Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

20
Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkatdhetarët e tyre. Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.

Transcript of Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Page 1: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkatdhetarët e tyre. 

Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.

Page 2: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Këto këmbëngulje të Kadaresë duket se përforcohen nga gojëdhëna, sipas të cilave, gjatë kohës që u mbajt peng si skllav në Ulqin, Servantesi, emri i të cilit mund të jetë trashëguar nga shqiptarët në format “Servet, apo Sarvet”, ra në dashuri me një femër, kujtimin për të cilën e përjetësoi vite më pas në librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinë, pra një emër i ngjashëm me emrin e qytetit Ulqin. Dhe që këto pandehma të mos bien përtokë, ka edhe një tjetër detaj, edhe më të besueshëm, që thotë se në Ulqin, ka ende një lagje që quhet “Lagja e skllevërve”.

Autorja që ka shfletuar pothuaj të gjithë trashëgiminë arkivore për të ndërtuar këtë libër historik, shpjegon se Servantesi është mbajtur peng vetëm në Algjer, sot kryeqytet i Algjerisë, një zonë që kontrollohej nga otomanët. Pra në asnjë rast historia e Sevantesit nuk ka lidhje me Ulqinin, gjithsesi lidhja me racën e shqiptarëve mbetet. Pasi autorja shkruan se është e vërtetë që Servantesi u kap dhe u mor peng nga një pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami. Po kështu, në të njëjtin punim, autorja sqaron se më pas, për pesë vjet autori i ardhshëm i “Don Kishotit” u bë pronë e një tjetër pirati dhe më tej u ble përfundimisht nga vetë pashai i Algjerit. Por si e

Page 3: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

ka ndërtuar në librin e saj këtë pjesë të historisë kjo autore?

Duhet marrë parasysh se në këto kohëra, në vitet 1500, në Mesdhe përballeshin me gjithë forcën ushtarakisht dy qytetërime, ai evropian me atë otoman. Luftime të ashpra zhvilloheshin në tokë por edhe në det, ku Mbretëria e Spanjës që zotëronte një nga flotat më të fuqishme, kishte rol parësor. Ofensiva otomane kishte bërë përparime në Afrikën e Veriut, duke vënë nën zotërim, në vitin 1517, edhe qytetin e Algjerit, që ishte fare pranë portave jugore të Evropës, ndërkohë që beteja të fuqishme detare kryheshin ende për zotërimin e disa ishujve të Mesdheut, kryesisht grekë.

Historia thotë se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantesi i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën me shumë rëndësi historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi.

Page 4: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantesi sapo ishte graduar “soldato aventajado” në shqip “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës.

Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. Për fat të keq, pikërisht këto rekomandime, jo vetëm që nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin në ngatërresa e vështirësi, të cilat do i ndryshonin krejt rrjedhën e jetës, duke e bërë të niste të shihte botën me një sy krejt tjetër.Gjatë javës së parë të shtatorit të vitit 1575, ushtari elitar Servantes imbarkohet në Napoli të Italisë në anijen “Sol” bashkë me të vëllanë Rodrigo.

Page 5: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

 “Sol” ishte një nga pesë anijet e flotës Spanjolle që duhet të mbërrinin në Barcelonë nën komandën e Don Sancho Leivës. Por, tri ditë më pas, një stuhi godet anijet dhe vetëm tri prej tyre mbërrijnë në destinacion. Anija “Sol” nuk ia del mbanë. Për më keq akoma, më 26 shtator, pranë bregdetitë të Marsejës, kjo anije sulmohet nga piratët. Kapedani i anijes pirate ishte një shqiptar i frikshëm, që quhej “Arnaut Mami”, emri i të cilit ndërkohë ishte bërë i famshëm në gjithë Mesdheun. Ndërsa mëkëmbësin e tij me origjinë greke e quanin Dali Mami, një emër pak i habitshëm për një grek, të cilin të gjithë kundërshtarët e epitetonin “renegat” apo “tradhtar.

*****

Analize “Don Kishoti”

- Romani “Don Kishoti” i te madhit Miguel Serantes gjeniut te letersise Spanjolle,qe bashkon ne menyre krejt te natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del ne drite ne periudhen kur romani kalorsiak e kishte humbur plotesisht joshjen dhe vemendjen e lexuesit te kohes.Si nje kundervenie e fuqishme ndaj mentalitetit Spanjoll, mbi romanin kalorsiak,te fryre me figura heronjsh te vendosur ne situate super te mbingarkuara qe levizin ne nje bote mjaft pasionante dhe te mbushur me intriga dhe aventura.

Page 6: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Ky roman ishte:

- Lufte e hapur ndaj erresires obskurantike mesjetare.- Ironizim i prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqerore dhe historike e Spanjes(per te kthyer mbrapa rroten e histories).

Servantesi zgjedh pikerisht nje “hero “ te tille si Don Kishoti (nje hero grotesk,kaq komplekse) per ta vendosur perball ngjarjeve dhe situatave te fryra dhe shpesh here absurde per te realizuar dhe permbushur aventura percartse, te cilat e pozicionojne si romanin e pare antiroman ne historine e letersise, kurse Don Kishotin si te parin antihero, megjithate ky roman e vuri Servantesin ne nje radhe me perfaqesuesit e tjere te medhenj te Rilindjes evropiane. Duke filluar nga shekulli XVIII Don Kishoti hyri ne fondin e arte te letersise boterore si nje nga veprat me te persosura te saj.

Kjo lidhej me nentekstin e thelle qe pershkonte krejt vepren.“Tragjedise njerezore te fshehur pas nje komizmi unikal”

I frymezuar dhe i dhene totalisht pas romaneve kalorsiake Alonso Kishano, pesedhjetvjecar, duket se perben pjesen kryesore te romanit te mbushur me aventura zbavitese dhe bema qesharake.

Page 7: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

I frymezuar nga literature kalorsiake Don Kishoti “kaloresi i fytyres se vrerosur” vendos te veje ne zbatim idene me te cmendur qe ka filluar ta dominoje, te behet kalores i arratisur per te ndrequr c’do padrejtesi te botes per te fituar “nam” e fame te perjetshme.Ai fillon te dominohet nga rregullat kalorsiake dhe maje kalit te tij gerdalle, fillon te ndermarre misione”nderi”duke kryer plot “bema”.Eshte pikerisht kjo figure “heroike”e gllaberuar nga etja per aventure ,e pare ne te gjithe kompleksitetin e saj ,qe e ben lexuesin, ta pozicionoje Don Kishotin “heroin e vepres”si qesharak dhe te cekuilibruar, por njekohesisht ne mund ta analizojme kete figure edhe ne nje plan tjeter, ku autori ka vendosur ne qenien e ketij personazhi pikerisht ne momentet e kthjelltesise mendore,tiparet e nje heroi magjepes ,me gjykim te sakte, shpirtmadhesi te admirueshme.

Pra jane te dyja keto ane te karakterit te kesaj figure qe mban boshtin kryesor te vepres ,te cilat e bejne romanin te analizueshem ne dy plane :

1-Ne planin ku tregohen aventurat absurde te heroit .( rrefimi per aventurat zbavitese dhe bema)2-Ne thellesine e te konceptuarit te gjerave, duke shkuar deri tek kerkesat per te arritur idealen, te verteten, drejtesine qe jo pa qellim Servantesi ia ka ngarkuar heroit te vetmuar per ti realizuar me cdo kusht ne te gjitha situatat.

Ne kete roman Servantesi me nje nderthurje te perkryer te komikes me tragjiken ne menyren e konceptimit te personazheve, jo thjesht vuri ne loje romanet kalorsiake por goditi fuqishem idene dhe prirjen e kalorsise si dukuri shoqerore dhe historike e prapambetur, e cila dominoi shoqerine njerezore te kesaj periudhe duke e cuar ne nje regres .Ndaj problematika e ngritur dhe e zgjidhur sipas nje menyre mjaft unikale nga Servantesi eshte me karakter te pergjithshem njerezor.

Romani pershkruhet nga nje fryme e thelle popullore.

-Romani Don Kishoti,tregon se komikja ne letersi tregon nje menyre komunikimi teper te efektshme,me kusht qe ajo te realizohet me forma te pershtatshme.Ne teresine e romanit

Page 8: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

forma kryesore e komikes eshte kontrasti,q eve ne dukje mospajtimin mes qellimit dhe mjetit,mes veprimit dhe pasojes. Don Kishoti ka qellime fisnike por perdor mjete te papershtatshme,kerkon te realizoje gjera te medha ,por arrin rezultate krejt te kunderta.-Format e komikes te perdorura prej Servantesit ,jane format e quajtura egzagjeruese,si p.sh.

-hiperbola kur flet per viganet;-karikature kur pershkruhet helmeta;-grotesk kur imagjinohet Dylqinja;

-Servantesi perdor format imituese dhe perseritese.Nese Don Kishoti eshte qesharak dhe per tu meshiruar ,vjen nga fakti se ai imiton tjeterkend dhe tjetergje nga ceshte vete .Qe ne paragrafin e pare krijojme nje ide qesharake per te kur lexojme se hiqet si kalores ,por ndryshe nga kaloresit e vertete ka nje kal thatanik ,mburoje te ndryshkur,langoj te zgjebosur. Njekohesisht elemente te ushqimit, veshjes,arsyetimit ,tregojne fare mire komizmin qe buron nga perseritja,sin e rastin per here te dyte te helmetes.Komizmi i perseritjes na shoqeron gjate tere romanit ,ku shohim se Don Kishoti kembengul net e veten dhe perserit per te saten here veprime qe bien ndesh me logjiken me te thjeshte.

-Perdorimi i formave gjuhesore te komikes,sic jane manierizmi dhe komizmi.Manierizmi shfaqet si artificialitet net e shprehur dhe si mungese natyrshmerie p.sh.shprehjet me te cilat ai mendon ti drejtohet Dylqinjes se Tobozes

Anakronizmi ka te beje me fjale te vjeteruara te dala nga perdorimi,cka i pershtatet me se miri personazhit tone qe orvatet te ringjalle te vjetren.

Analiza psikologjike e personazheve.

E pare ne planin psikologjik figura si qe Don Kishoti dhe Sanco Panco jane dhene si natyra te ndryshme njerezish:

Page 9: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

- Don Kishoti, enderrimtar i ekzaltuar dhe ekspresiv,perfaqesues i mentalitetit te vjeter konservator,te shtresave te pasura sunduese.Ai interpreton realitetin nisur nga menyra si paraqitet ky realitet ne romanet kalorsiake , pra ai perdor kodin letrar per te deshifruar boten reale .Edhe kur realiteti e perplas ne toke ai beson ate qe do ai te besoje dhe jo te verteten qe i shkakton dhimbja .

Ne figuren e Don Kishotit perfaqesohet tere ajo gjenerate lexuesish qe vendosin marrdhenie shpirterore me ate qe lexojne, duke besuar gjithcka pa kurfare fryme kritike. Ai merr persiper te provoje ne realitet vleren e leximeve te tij. Pra ne te tere formimin e tij filozofik ai s’eshte tjeter vecse nje peshtjellim anakronik.

Page 10: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Megjithate Don Kishoti priret nga deshira fisnike per t’u bere mire njerezve.Kerkon ti imponoje shoqerise se rregulluar keq idealin e tij te dashurise, te nderit te drejtesise te virtytit njerezor. Lirine ai e quan gjene me te shtrenjte ne jete.

Kontrastet me te cilat jepet formimi filozofik i ketij personazhi na lejojne ta quajme nje figure tragjikomike.

Don Kishoti figure tragjikomiketragjizmi-priret nga deshira per te kryer heroizma- ndjenja humane per te bere mire-synon nga e verteta dhe drejtesiakomizmi-Kontradita ndermjet fjaleve te mencura dhe veprimeve prej te rrjedhuri-ron me iluzione dhe endrra-perfaqesues iI feudalizmit qe kerkon te ktheje rroten e historise mbrapa

Page 11: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

-Sanco Panco praktik,perfaqesues dhe shprehes i vetedijes se kthjellet, te mendjes se arsyeshme por te ndrydhur nga sistemi shoqeror shtypes. Sanco Panco eshte menduar ne roman si shtojce e Don Kishotit.Ai ndryshon nga zoteria e tij sepse perfaqeson shpirtin praktik te fshatarit dhe nje mencuri popullore te lindur.

-duket si shtojce e Don Kishotit-ka iluzione si i zoti-i shkon prapa per te realizuar interesin-ka nuhatje instiktive-perfaqesues i mentalitetit te ngushte fshatar

Page 12: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Ne marrdheniet me njeri tjetrin dhe me mjedisin ata kane mundesi te ndryshojne.Don Kishoti e kupton se endrra e tij eshte vec nje iluzion dhe iken thellesisht i zhgenjyer nga kjo bote, ndersa Sanco Panco heq dore nga qellimet e perfitimit dhe i qendron deri ne fund zoterise se tij duke shfaqur shenja te idealizmit te tij.

Dyshja Don Kishot – Sanco Panca – jane plotesim njeri-tjetrit-Te dy enderrojne me sy hapur-Te dy jane anakronik dhe qesharak.

Page 13: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Per te plotesuar sa me mire tablone pasqyruese te ketij realiteti anakronik Servantesi ka vendosur ne roman edhe figura te tjera si p.sh Dylqinja e Tobozes apo kali i vet Rosinanti Don Kishoti pagezoi kalin me emrin Rosinant, ne mendesine e vet anakronike emir i kalit perfaqesonte nje shkelqim vleredhenes per vete figuren e “heroitdhe vete” por nese fillojme ta analizojme , emri Rosinant perben nje aliteracion te tille ku perdorimi i shkronjave r,s,n, t te parapergatisin per epitetin gerdalle qe e meriton plotesisht pamja e raskapitur e shoqeruesit te kaloresit.

Page 14: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Dylqinja e Toneobozes-eshte fantazia dhe hiperbolizimi i Don Kishotit per figuren e femres se enderuar ,edhe nje here te kjo figure e rendomte tregohet kontrasti ndermjet reales (fshtarja e rendomte tipike) dhe zonjes rezatuese te romaneve kalorsiake.

KOMENT

Page 15: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Ne qoftese do te komentojme te dyja pjeset e zgjedhura ne tekst do te mbeshtetemi pikerisht tek analiza qe i beme romanit si dhe figurave.

Page 16: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Duke filluar me pjesen e pare “Sojliu i Mances”ne mund te themi se qysh ne paragrafet e pare vihet re prezantimi i figures kryesore te romanit dhe njekohesisht prezantohet gjithe mendesia e ambientit shoqeror ne te cilen do te udhetoje heroi yne.Menyra e perceptimit te realitetit nga ana e heroit tone i cili ka nje varesi te tmershme nga leximi i romaneve kalorsiake.Perceptimi i realitetit apo i gjithckaje reale,itransformohet ne mendesine hiperkalorsiake te “heroit tone”duke krijuar nje shembellim te shformuar te ketij realiteti dhe kjo ndodh deri ne detajet me te imta te jetes se perditshme.

Page 17: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

“Mos ikni frikacake…..

Nepermjet groteskes shpesh here duket sikur krijimi i figures se D.K.eshte nje menyre qe vet autori te shpreh qendrimin e tij mbi fenomenet negative te kohes .

Page 18: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Viganet kunder te cileve luftonte D.K. nuk jane gje tjeter vecse hiperbolizimi i antikapeve shoqerore te cilat eshte e pamundur te luftohen nga nje njeri vetem , pasi jane te perhapura ne kohe hapesire dhe ne vete mendesine e shoqerise se kohes. Personifikimi apo shnderimi tyre ne objekte konkrete s’eshte vecse aspirate e tij per ti rregulluar me nje te rene te shpates,sepse eshte shume e lehte te perballesh vetem me nje vigan sado forte qofte ai ,sesa me qindra mijra apo miliona xhuxhe ,lilipute te fshehur ne mendesine e njerezve.

Page 19: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarët

Donkishotizmi

• Dukuri shterpe e panevojshme• Nuk njeh ligjesite e verteta te jetes• Nuk di te vendose ekuilibrin ndermjet te shkuares dhe te sotmes• Aventurizem qesharak