Shkresë për ministren Kodheli

2
Adresa: Kuvendi i Shqipërisë, Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4Tiranë-Shqiperi. Tel:+355 4 2278291 / Tel:+ 355 4 2278290 www.parlament.al e-mail: [email protected] REPUBLIKA E SHQIPERISË KUVENDI Komisioni për Sigurinë Kombëtare Nr._____Prot. Tiranë, mё __/__/2015 Lënda: Letër mbi prenoncimet e Keshilltarit Ushtarak te Presidentit z.Pirro Ahmetaj Drejtuar: Znj. Mimi KODHELI MINISTER I MBROJTJES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Për dijeni: Z. Bujar NISHANI PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE Z. Ilir META KRYETAR I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Tiranë Znj. Ministre, Ju vëmë në dijeni se në datën 07.09.2015 në një prononcim publik të bërë në mediat sociale dhe të botuar në shtypin e ditës z.Pirro Ahmetaj me detyrë Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës në kundërshtim me funksionet dhe detyrën e tij, me ligjet në fuqi dhe etiken e ushtarakut ndër të tjera është shprehur se : “Konfirmoj se të gjitha ligjet e reformës së mbrojtjes kanë kaluar në Kuvend me nga 72 vota nga 140 dhe shtoj se në asnjë rast në 23 vjet demokraci nuk ka ndodhur kjo qasje sovjetësh (gjithë pushteti Sovjetëve/fitimtarëve dmth aleancës kriminelëve, sigurimsave dhe qelbësirave).” Konfirmoj po ashtu se në këto 72 vota PRO ARROGANCËS (nga 140deputetë) – ka qenë dhe vota e banditëve si Prenga (subjekt i këtij rasti), Frroku, Lutaj, Sterkaj dhe 8 deputetët me rekorde të rënda kriminale dhe disa ish-ushtarakë mediokër deri në perversitet. “ [Shqiptarja.com]

description

Shkresë për ministren Kodheli

Transcript of Shkresë për ministren Kodheli

Page 1: Shkresë për ministren Kodheli

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë, Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4Tiranë-Shqiperi. Tel:+355 4 2278291 / Tel:+ 355 4 2278290www.parlament.al e-mail: [email protected]

REPUBLIKA E SHQIPERISË

KUVENDIKomisioni për Sigurinë Kombëtare

Nr._____Prot. Tiranë, mё __/__/2015

Lënda: Letër mbi prenoncimet e Keshilltarit Ushtarak te Presidentitz.Pirro Ahmetaj

Drejtuar: Znj. Mimi KODHELI

MINISTER I MBROJTJES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Për dijeni:       Z. Bujar NISHANI

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Z. Ilir META

KRYETAR I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Tiranë

Znj. Ministre,

Ju vëmë në dijeni se në datën 07.09.2015 në një prononcim publik të bërë në mediat socialedhe të botuar në shtypin e ditës z.Pirro Ahmetaj me detyrë Këshilltar Ushtarak i Presidentittë Republikës në kundërshtim me funksionet dhe detyrën e tij, me ligjet në fuqi dhe etiken eushtarakut ndër të tjera është shprehur se :

“Konfirmoj se të gjitha ligjet e reformës së mbrojtjes kanë kaluar në Kuvend me nga 72vota nga 140 dhe shtoj se në asnjë rast në 23 vjet demokraci nuk ka ndodhur kjo qasjesovjetësh (gjithë pushteti Sovjetëve/fitimtarëve dmth aleancës kriminelëve, sigurimsave dheqelbësirave).”

Konfirmoj po ashtu se në këto 72 vota PRO ARROGANCËS (nga 140deputetë) – ka qenëdhe vota e banditëve si Prenga (subjekt i këtij rasti), Frroku, Lutaj, Sterkaj dhe 8 deputetëtme rekorde të rënda kriminale dhe disa ish-ushtarakë mediokër deri në perversitet. “

[Shqiptarja.com]

Page 2: Shkresë për ministren Kodheli

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë, Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4Tiranë-Shqiperi. Tel:+355 4 2278291 / Tel:+ 355 4 2278290www.parlament.al e-mail: [email protected]

“Po ashtu konfirmoj se në Komisionin e Sigurisë Kombëtare – gati gjysma janëish-oficerë&Kryetarë Dege të Sigurimit dhe Hetuesisë Kriminale të Shtetit (që me diplomafalco janë konvertuar “Juridiks” dhe Doktorë Shkencash” … dhe pjesa tjetër mediokërderi për t’u mëshiruar (që vënë syze miopi për t’u dukur intelektualë)… “

“ Ky komision, dhe jo vetëm, do të futet në historinë e Parlamentit dhe reformave tëmbrojtjes si komisioni i turpit, kriminelëve dhe perversëve”. 

“Siguroj këdo kontribues dhe të shqetësuar se mund të dojë ca kohë por nuk do të vonojëshumë që këto MONSTRA (dhe ata që heshtin), do të përgjigjen për të gjithë këtë historiturpi dhe arrogancë staliniste mbi sistemin e sigurisë dhe qasjen bolshevike me asetetstrategjike të mbrojtjes”.

Prononcimin publik të mësipërm të mbushur me mllef haptazi politik, e konsiderojmë ngjarjetë rëndë dhe shkelje të paprecedentë te marrëdhënieve institucionale, shkelje të rëndë tëlegjislacionit shqiptar në fuqi, të statusit të ushtarakut, të etikës dhe ligjit për depolitizimin, sifyerje dhe shpifje ndaj veprimtarisë së Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe deputetëve tëtij.

Eshtë i pakuptueshëm njëkohësisht burimi i këtij “frymëzimi”, motivet të cilat i vlerësojmë sebien në kundërshtim të hapur me funksionet dhe detyrën që ai kryen si këshilltar pranëPresidentit të Republikës.

Në këto kushte, krahas vënies në dijeni të këtij akti dhe qëndrimi jo normal të z.PirroAhmetaj, ju kërkojmë të thirret nga Presidenti për të sqaruar përmbajtjen e kësaj deklarate, tëbëni vlerësimin përkatës duke informuar për sa më sipër Kuvendin e Shqipërisë.

Znj. Ministre, duke qënë se prononcimet publike të Ushtarakut Aktiv Gjeneral Brigade PirroAhmetaj vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe me ligjet në Republikën eShqipërisë, me ligjet që normojnë veprimtarinë dhe drejtimin e Forcave të Armatosura tëRepublikës së Shqipërisë kërkojmë :

Nisjen e procedurave disiplinore për ushtarakun Pirro Ahmetaj me gradë Gjeneral Brigade,me detyrë Këshilltar Ushtarak pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vënien përparapërgjegjësisë ligjore si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto raste.

Mbetemi në pritje të reagimit të institucionit që ju drejtoni.

Me respekt

Spartak Braho

Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

  [Shqiptarja.com]