shkenca 12

66

Transcript of shkenca 12

Page 1: shkenca 12
Page 2: shkenca 12

Nina GugaPerla XhaniMirela Bega

LIBËR PËR MËSUESINSHKENCA 12A

Page 3: shkenca 12

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi 2011

Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese

“Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër

qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 [email protected]

Sektori i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73

Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 [email protected]

Page 4: shkenca 12

PËRMBAJTJA

LINJA 1: UJI. TRETËSIRAT UJORE

Plani Mësimor 5

�������� � � � � � � � � �

Module mësimore 10

LINJA 2: ENERGJIA DHE TRANSFORMIMET E SAJ

Plani mësimor 28

Module mësimore 32

���� ����� � � � � � � � ��

LINJA 3: LARMIA E QENIEVE TË GJALLA

Plani mësimor 52

Module mësimore 54

����������� � ��������� � ������� � � � � � ��

���� ��� ������������ � � � � � � ��

Page 5: shkenca 12
Page 6: shkenca 12

5

Plani mësimor

Linja: Struktura dhe vetitë e lëndës

Nr. Nënlinja: Objektivat: Në fund të nënlinjës nxënësi/ja:

Temat e linjës Mjete burimore

Lloji Komente

1 Uji. Tretësirat ujore.

- Liston burimet kryesore të rezervave ujore të planetit.- Analizon rëndësinë e ujit në organizmin e njeriut, kafshëve e bimëve.

Uji në natyrë.Rëndësia e tij për jetën.

Teksti,burime të ndryshme,informacion internet etj

T

2 - Evidenton lidhjet kimike në molekulën e ujit.- Shpjegon gjeometrinë e molekulës së ujit në bazë të hibridizimit sp3.

Uji si përbërje kimike. Tekst T

3 - Përshkruan ujin në natyrë në të tri gjendjet agregate të tij. - Shpjegon vetitë tretëse të ujit lëng.

Gjendja fizike dhe vetitë e ujit si tretës.

Tekst, revista shkencore

T

4 - Përkufizon tretshmërinë nga ana cilësore dhe sasiore.- Liston faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë.

Tretshmëria. Faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë. Lakorja e tretshmërisë.

Tekst T

Page 7: shkenca 12

6

5 - Ndërton lakoret e tretshmërisë në rrugë eksperimentale.

Punë praktike. Ndërtimi i lakores së tretshmërisë në ujë të një substance të ngurtë.

Tekst, mjetet laboratorike

P.P.

6 - Jep kuptimin e përqendrimit të tretësirave.

Kuptimi mbi përqendrimin e tretësirave ujore. Përqendrimi në përqindje.

Tekst, libër ushtrimesh

T

7 - Njehson përqendrimin në përqindje molar dhe normal të tretësirave të ndryshme ujore.

Përqendrimi molar dhe normal i tretësirave.

Tekst ,libër ushtrimesh

T

8 - Njehson, duke kaluar nga një tip përqendrimi në një tjetër për një tretësirë të dhënë.

Lidhja midis përqendrimeve të tretësirave.

Tekst libër ushtrimesh

T

9 - Përdor lakoret e tretshmërisë për njehsimin e tretshmërisë së substancave në ujë dhe përqendrimin e tretësirave.

Ushtrime për tretshmërinë dhe përqendrimin e tretësirave.

Tekst U

10 - Përshkruan tretësirat elektrolite. - Tregon rëndësinë e tretësirave elektrolite në organizmat e gjalla.

Tretësirat e elektrolitëve. Rëndësia e tyre për organizmat e gjalla.

Tekst, botime të ndryshme,internet

T

11 - Shpjegon dukurinë e osmozës tek gjallesat.

Osmoza. Tekst T

Page 8: shkenca 12

7

12 - Jep kuptimin mbi trysninë osmotike.- Klasifikon tretësirat fiziologjike.

Trysnia osmotike. Tekst T

13 - Njehson në lidhje me trysninë osmotike dhe madhësitë që rrjedhin nga ekuacioni i Vant-Hofit.

Ushtrime mbi trysninë osmotike.

Tekst , libër ushtrimesh

U

14 - Referon në grup mbi përdorimin e tretësirave fiziologjike, hipotonike,hipertonike, izotonike

Punë kërkimore studimore: Tema:

Burime të ndryshme, informacionnë internet, media,

Pr. Punë në grup (2 orë )

15 për të siguruar përqindje normale të elektrolitëve dhe joelektrolitëve në lëngjet e trupit.

Tretësirat intravenoze, fiziologjike dhe roli ityre në ruajtjen e elektrolitëve e joelektrolitëve në lëngjet e trupit të njeriut.

Pr.

16 - Përshkruan kontaminimin biologjik, termik e kimik të ujit. - Analizon faktorë të ndryshëm që shkaktojnë ndotjen e ujërave.

Ndotja e ujit. Tekst, botime,internet,postera

T

17 - Përshkruan disa rrugë për pastrimin e ujërave.

Pastrimi i ujit. Tekst,informacione të tjera

T

18 - Analizon të dhëna të grumbulluara në grup mbi burimet ujore në

Projekt: Tema Burime të ndryshme

Pr. Punë në grup

Page 9: shkenca 12

8

komunitet dhe përdorimin e tyre. informacioni,botime,internet,media

(2 orë)

19 Burimet ujore të komunitetit. Përdorimi i tyre.

Pr.

20 - Kontrollon njohuritë nëpërmjet njehsimeve dhe koncepteve kryesore përmbledhëse.

Ushtrime përmbledhëse

Tekst, libër ushtrimesh

U

21 - Praktikon hartën e koncepteve për përmbledhjen e njohurive dhe fjalëve kyçe.

Përsëritje. Tekst P

22 Detyrë kontrolli. Tekst D.K.

Page 10: shkenca 12

9

OBJEKTIVATNë fund të linjës 1 nxënësi/ja:

Objektiva minimalë1. Përshkruan ujin në natyrë në tri gjendjet agregate të tij.2. Liston burimet kryesore të rezervave ujore të planetit.3. Evidenton lidhjet kimike në molekulën e ujit.4. Liston disa veti të ujit që rrjedhin nga prania e lidhjeve hidrogjenore.5. Përkufizon tretshmërinë nga ana cilësore dhe sasiore.6. Klasifikon tretësirat.7. Liston faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë.8. Tregon disa forma të përqendrimit të tretësirave.9. Njehson në shembuj të thjeshtë përqendrimin e tretësirave (CM,CN, C%).10. Përshkruan tretësirat elektrolite.11. Përshkruan kontaminimin biologjik, termik e kimik të ujit.

Objektiva mesatarë:1. Analizon fakte të pakësimit të rezervave ujore në planet.2. Shpjegon gjeometrinë e molekulës së ujit në bazë të hibridizimit sp3.3. Përcakton momentin dipolar të lidhjeve O-H në molekulën H2O.4. Shpjegon formimin e lidhjeve hidrogjenore midis molekulave të ujit.5. Argumenton vetitë tretëse të ujit lëng.6. Jep kuptimin e përqendrimit të tretësirave.7. Dallon tretësirën e përqendruar dhe të holluar nga tretësira e ngopur dhe e

pangopur.8. Kryen njehsime në lidhje me tretshmërinë e substancave në ujë dhe

përqendrimin e tretësirave.9. Tregon rëndësinë e tretësirave elektrolite në organizmat e gjalla.10. Shpjegon dukurinë e osmozës tek gjallesat.11. Njehson në lidhje më trysninë osmotike dhe marrëdhëniet që rrjedhin nga

ekuacioni i Vant Hofit.12. Analizon faktorët e ndryshëm që shkaktojnë ndotjen e ujërave.13. Shpjegon trajtimin dhe pastrimin e ujit të pijshëm.

Objektiva maksimalë1. Analizon rëndësinë e ujit në organizmin e njeriut, kafshëve, bimëve.2. Interpreton polaritetin e molekulës së ujit në bazë të momentit dipolar.3. Krahason veçoritë fizike të ujit midis tri gjendjeve agregate të tij.4. Analizon faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë.5. Ndërton lakoret e tretshmërisë së substancave në ujë, në rrugë

eksperimentale.

Page 11: shkenca 12

10

6. Interpreton në grafik ndikimin e faktorëve që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë.

7. Përdor lakoret e tretshmërisë për njehsimin e tretshmërisë së substancave në ujë.

8. Kryen njehsime stekiometrike në tretësirat ujore të elektrolitëve duke kombinuar përqendrime të ndryshme të tretësirave në reaksion.

9. Njehson duke kaluar nga tretësira të holluara në tretësira të përqendruara.10. Referon në grup mbi përdorimin e tretësirave fizioligjike, hipertonike,

izotonike dhe hipotonike për të siguruar përqindje normale të elektrolitëve e joelektrolitëve në lëngjet e trupit të njeriut.

11. Realizon punë në grup mbi të dhëna të grumbulluara për burimet ujore në komunitet përdorimin dhe menaxhimin e tyre.

12. Praktikon grafikët, tabelat, rubrikat: “të dimë më tepër”, “të vlerësojmë njohuritë”, “harta e koncepteve” për përmbledhjen e njohurive kryesore.

MODULE MËSIMORE

TEMA 4. TRETSHMËRIA. FAKTORËT QË NDIKOJNË NË TRETSHMËRINË E SUBSTANCAVE NË UJË. LAKORJA E TRETSHMËRISË.

Objektivat: (sipas niveleve)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja:

� Përkufizon tretshmërinë nga ana sasiore dhe cilësore.� Klasifikon substancat dhe tretësirat në bazë të sasisë së substancës së tretur

në një sasi të dhënë tretësi.� Analizon varësinë e tretshmërisë së substancave të ngurta në ujë, nga

faktorët që ndikojnë në të, duke ndërtuar grafikët përkatës.Konceptet kryesore: tretshmëri, substancë e tretshme, pak e tretshme, e pa tretshme, tretësirë e pangopur, e ngopur, e mbi ngopur, varësia e tretshmërisë nga faktorët që ndikojnë në të, lakore e tretshmërisë etj.

Mjetet: tabela e lakores së tretshmërisë, tabela e zezë, shkumësa me ngjyra. Për demonstrim: ujë, KNO3, vaj vegjetal, benzinë.Struktura e mësimit

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e

nxësve dhe kohaOrganizimi i

nxënësveParashikimi Parashikimi me terma

paraprakëZhvillimi i fjalorit

(5’)Të gjithë nxënësit

Ndërtimi i njohurive

Shpjegim i përparuar eksperiment demonstrativ

Diskutim i ideve (30’)

Grupe në dyshe ose treshe

Page 12: shkenca 12

11

Përforcimi Tabela e koncepteve e fjalëve kyçe,

interpretim në grafik

Ndërtim i shprehive studimore (10’)

Të gjithë nxënësit

Zhvillimi Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakëGjatë kësaj faze mësuesja jep në dërrasë termat: tretshmëri, substancë e tretur, tretës, tretësirë e pa ngopur, tretësirë e ngopur, tretësirë e mbingopur, substancë e tretshme, pak e tretshme, e pa tretshme etj. dhe kërkon nga nxënësit të japin sa më shumë informacion për këto terma. Në fund të fazës nxënësit duhet të kenë përkufizuar tretshmërinë e substancave në ujë dhe të kenë klasifikuar tretësirat në varësi të substancës së tretur në një sasi të dhënë tretësi në një temperaturë të caktuar.

Ndërtimi i njohurive: shpjegim i përparuar, eksperiment demonstrativ Në këtë fazë mësuesi/ja, së bashku me nxënësit, në grupe treshe liston dhe analizon faktorët që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë. Në tabelën e zezë nxënësit shkruajnë me radhë faktorët: natyra kimike e tretësit dhe e substancës së tretur, temperatura, trysnia, shkalla e grimcimit të substancës. Mësuesi/ja orienton nxënësit për analizën e faktorëve dhe drejton pyetje si: ç’kuptoni me natyrë kimike të tretësit dhe të substancës së tretur? Si e parashikoni tretshmërinë e KNO3 në ujë dhe të vajit në ujë? Më pas, mësuesi/ja demonstron tretshmërinë e KNO3 në ujë dhe të vajit në benzinë. Për të analizuar faktorët temperaturë dhe trysni mësuesi/ja përdor tabelat e lakoreve të tretshmërisë dhe u kërkon nxënësve t’i interpretojnë ato duke bërë krahasime për substanca të ndryshme.

Përforcimi: Tabela e fjalëve kyçe, interpretim i grafikëveNë fazën e përforcimit, mund të përdoret mjaft mirë tabela e fjalëve kyçe, tashmë në tabelën e zezë nxënësit kanë të renditur informacionet e mara. Iu kërkohet atyre t’u përgjigjen pyetjeve, si p.sh.: Si mund ta provoni nëse një tretësirë është e ngopur apo e pangopur? Si e shpjegoni shprehjen “i ngjashmi tret të ngjashmin”, Çfarë tregon lakorja e tretshmërisë së substancave? Duke u bazuar në këto lakorja, përcaktoni sa gram KNO3 tretet ne 200 C në 100 g ujë? Po në 600C?

Vlerësimi i nxënësve:Gjatë kësaj ore mësimore nxënësit mund të vlerësohen në bazë të vëzhgimeve që janë kryer për veprimtaritë e zhvilluara në klasë. Kështu nxënësit vlerësohen mbi:� Aktivizimin gjatë punës në dyshe dhe gadishmërisë për të zhvilluar detyrën

e dhënë.� Saktësinë e përgjigjeve që kanë dhënë gjatë diskutimit në klasë, në fazën e

parë dhe të përforcimit.

Page 13: shkenca 12

12

Të kontrollojmë njohuritë pas temës 1. 4 1. Ç’kuptoni me tretshmëri?

Përgjigje Në kuptimin cilësor, tretshmëria është aftësia e një substance për t’u tretur në ujë tretës të caktuar.Në kuptimin sasior ajo shpreh sasinë në gram të substancës së tretur në 100 g tretës në një temperaturë të caktuar, kur është arritur ngopja.

2. Si klasifikohen substancat në varësi të substancës së tretur në 100 g ujë, në temperaturën 200 C?

Përgjigje Substancat klasifikohen:

a) Të tretshme, kur në 100 g ujë, në temperaturën 200 C treten mbi 1 g substancë.

b) Pak të tretshme, kur në 100 g ujë në temperaturën 200 C, treten nga 1 g deri 0,1 g substancë.

c) Të patretshme, kur në 100 g ujë në temperaturën 200 C treten më pak se 1 g substancë.

3. Si klasifikohen tretësirat në varësi të substancës së tretur?

Përgjigjea) Tretësira të pangopura.b) Tretësira të ngopura.c) Tretësira të mbingopura

4. Cila është varësia e tretshmërisë së substancës të ngurtë nga temperatura?

Përgjigje a) N.q.s. procesi i tretjes në ujë të substancave të ngurta është proces

endotermik, përgjithësisht me rritjen e temperaturës rritet tretshmëria.b) N.q.s. procesi i tretjes në ujë të substancave të ngurta është është

proces ekzotermik, tretshmëria e këtyre substancave ulet me rritjen e temperaturës.

5. Ç’tregon lakorja e tretshmërisë?

Përgjigje Lakorja e tretshmërisë tregon varësinë e tretshmërisë së substancave të ndryshme nga temperatura ose trysnia.

6. Në dy shishe ndodhen përkatësisht:a) Tretësirë e ngopur.b) Tretësirë e pangopur.Si mund të përcaktojmë në cilën shishe ndodhet tretësira e ngopur?

Page 14: shkenca 12

13

Përgjigje Në mënyrë eksperimentale, veprojmë në këtë mënyrë: Në të dyja tretësirat shtojmë sasi të reja substance dhe shohim se njëra nga tretësirat tret ende substancë, që do të thotë se kjo tretësirë është e pangopur.Ndërsa në tretësirën tjetër, vëmë re se aq sa substancë tretet, aq dhe veçohet nga tretësira. Kjo është tretësirë e ngopur.

Ushtrime1- Duke ditur se në 100 g ujë, në temperaturë 200C, treten 36 g NaCl, si

do të quhet tretësira e cila përmban 45 g NaCl në 100 g H2O (në 280

C)?Zgjidhje:Tretësira që përmban 45 g NaCl në 100 g ujë në temperaturë 200 C, përmban më shumë substancë të tretur se tretësira e ngopur e saj, për të njëjta kushte. Për këtë arsye kjo tretësirë është e mbingopur.

2- Duke përdorur grafikun 1 (shih grafikun në tekst) përcaktoni:a) Sa g KNO3 janë tretur në 525 g tretësirë të ngopur në temperaturën

600 C?b) Në 600C, janë tretur 220 g KNO3 në 250 g H2O.c) Sa gram ujë duhet larguar nga tretësira për ta bërë tretësirën e ngopur?

Zgjidhje:a) Nga grafiku nxjerrim se: në 100 g ujë tretet 110 g KNO3.

Masa e tretësirës do të jetë: 100 + 110 = 210 g.Njehsojmë: 210 g tretësirë e ngopur përmban 110 g KNO3.525 g tretësirë e ngopur përmban X g KNO3. X = 275 g.

b) Njehsojmë masën e ujit që tret 220 g KNO3 në temperaturën 600C.110 g KNO3 treten në 100 g H2O.220 g KNO3 treten në X g H2O X = 200 g

Tretësira e përbërë nga 200 g ujë dhe 220 g KNO3 është tretësirë e ngopur, si pasojë sasia e ujit që duhet të largohet është: 250 – 200 = 50 g ujë.

3- Duke përdorur grafikun 2. (shih grafikun në tekst) përcaktoni:a) Sa gram NaNO3 ndodhen të tretura në 300 g tretësirë të ngopur në

temperaturën 400C?b) Sa gram NaNO3 do të precipitojë n.q.s. temperatura ulet në 100C?

Zgjidhje:a) Nga grafiku shohim se në temperaturë 400C, në 100 g H2O treten 104 g

NaNO3, duke formuar kështu një tretësirë të ngopur 100 + 104 = 204 g tretësirë.

Njehsojmë sa gr NaNO3 ka në 200 g tretësirë të ngopur në temperaturën 400C.

204 g tretësirë të ngopur ka = 104 g NaNO3.300g tretësirë të ngopur ka = X X = 153 g NaNO3.

Page 15: shkenca 12

14

b) Nga grafiku shohim se në 100C tretet 80 g NaNO3 në 100 g H2O. Përftohet tretësira e ngopur 100 + 80 = 180 g.

Në 180 g tretësirë të ngopur ka 80 g NaNO3. 200 g tretësirë të gopur ka X g NaNO3 X = 89 g

NaNO3.Masa e precipitatit NaNO3 është diferenca midis masës NaNO3 të tretur në 100 g H2O në teperaturë 400C, me atë të tretur në 100C, pra 153 g – 89 g = 64 g NaNO3, do të precipitojë

TEMA 1.12 : TRYSNIA OSMOTIKE

Objektivat:Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja:

� Përkufizon trysninë osmotike.� Njehson në lidhje me trysninë osmotike dhe marrëdhëniet që rrjedhin nga

ekuacioni i Vant Hofit.� Interpreton tipat e tretësirave në varësi të vlerës së trysnisë osmotike.

Konceptet Kryesore: Osmozë, trysni osmotike, elektrolit, joelektrolit, përqendrim molar, koeficient izotonik, tretësirë izotonike, hipotonike, hipertonike.

Mjetet: Gota kimike me tretësira të holluara e të përqendruara të një substance të tretshme në ujë, p.sh. krip gjelle ose sheqer, lapsa me ngjyra, shkumësa me ngjyrë, tabak letre, tabela e zezë.

Struktura e mësimitFazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e Nx dhe Koha Organizimi i

NxParashikimi D.D.MNdërtimi i njohurive

D.D.M Diskutim i ideve (35’)

Përforcimi Hartë koncepti

Nxitje për të zhvilluar të gjykuarin përmbledhës (10’)

Të gjithë nxënësit

ZHVILLIMIParashikimi Di /Dua të di/MësovaMësuesi/ja ndërton tabelën e mëposhtme në dërrasën e zezë. Nxënësit ndahen në grupe pune. Grupet e punës punojnë me tabakët e letrës dhe lapsat me ngjyra mbi tavolinat e tyre të punës. Mësuesi punon në tabelën e zezë duke përdorur shkumësat me ngjyra dhe në bashkëpunim me nxënësit mbushin kolonën Di, duke evokuar informacionet nga mësimet e kaluara dhe të trajtuara në lëndën e kimisë bërthamë klasa e 10-të. Si p.sh: Tretësirë e holluar dhe e përqendruar, përqendrim

Page 16: shkenca 12

15

molar, shpërbashkim elektrolitik, grada e shpërbashkimit elektrolitik, osmoza, membranë gjysmë përshkruese, tretësirë elektrolite etj. Kjo fazë zgjat rreth dhjetë minuta.

Di Dua të di MësovaKuptimin mbi:1. Tretësirën e holluar.2. Tretësirën e përqendruar.3. Membranën gjysmë të përshkueshme.4. Tretësirën elektrolite.5. Osmozën6. CM7. Shpërbashkimin elektrolitik.8. R = 8,31 J/K mol.9. T = 273 + t 0C. (kelvin)10. ������������ërbashkimit elektrolitik 11. n: numri i moleve.

Ndërtimi i njohurive: Di /Dua të di/MësovaNë stadin e parë të kësaj faze e cila, nga 25’ që është e gjithë faza, zgjat 15’ mësuesja ju kërkon nxënësve që të mbushin kolonën e dytë të tabelës me pyetje rreth çështjeve në fjalë. Më pas ajo iu jep nxënësve informacionin mbi trysninë osmotike, dallimin midis saj dhe osmozës, si dhe njehsimin e trysnisë osmotike nëpërmjet ekuacionit të Vant Hoffit. Nxënësit njihen me tipat e tretësirave sipas vlerës së trysnisë osmotike. Në këtë fazë tabela duhet të ketë formën:

Di Dua të di MësovaKuptimin mbi:1. Tretësirën e holluar.2. Tretësirën e përqendruar.3. Membranën gjysmë të përshkueshme.4. Tretësirën elektrolite.5. Osmozën6. CM7. Shpërbashkimin elektrolitik.8. R = 8,31 J/K mol.9. T = 273 + t 0C. (kelvin) �������������shpërbashkimit elektrolitik 11. n: numri i moleve.

1. Ç’është trysnia osmotike?2. Cili është dallimi midis osmozës dhe trysnisë osmotike?3. Nga varet trysnia osmotike?4. Si njehsohet trysnia osmotike në tretësirat elektrolite dhe joelektrolite?5. Ç’është koeficienti izotonik?6. Si gjendet ai në elektrolitët e fortë dhe në elektrolitët e dobët?7. Si klasifikohen tretësirat në varësi të vlerës së trysnisë osmotike?

Page 17: shkenca 12

16

Në stadin e fundit të fazës së realizimit të kuptimit, nxënësit duhet të mbushin kolonën e fundit me njohuritë që mësuan rreth trysnisë osmotike, njehsimit të saj dhe klasifikimit të tretësirave në varësi të vlerës se trysnisë osmotike. Kjo fazë mund të zgjasë 10’. Në fund të fazës së realizimit, të kuptimit tabela DDM duhet të ketë këtë pamje:

Di Dua të di MësovaKuptimin mbi:1. Tretësirën e holluar.2. Tretësirën e përqendruar.3. Membranë gjysmë të përshkueshme.4. Tretësirën elektrolite.5. Osmozën6. CM7. Shpërbashkimin elektrolitik.8. R = 8,31 J/K mol.9. T = 273 + t 0C. (kelvin)10. ����������shpërbashkimit elektrolitik 11. n: numri i moleve.

1. Ç’është trysnia osmotike?2. Cili është dallimi midis osmozës dhe trysnisë osmotike?3. Nga varet trysnia osmotike?4. Si njehsohet trysnia osmotike në tretësirat elektrolite dhe joelektrolite?5. Ç’është koeficenti izotonik?6. Si gjendet ai në elektrolitët e fortë dhe në elektrolitët e dobët.7. Si klasifikohen tretësirat në varësi të vlerës së trysnisë osmotike.

1. Kuptimin mbi trysninë osmotike.2. Dallimin midis osmozës dhe trysnisë osmotike.3. Trysnia osmotike varet nga përqendrimi i tretësirës dhe jo nga lloji i saj.4. Njehsimi i trysnisë osmotike bëhet nëpërmjet ekuacionit të Vant Hofit: ��������MRT (për joelektrolitët)����������MRT (për elektrolitët)5. Përcaktimi i koeficientit izotonik për:a) elektrolitët e fortë: i = numri i mol/joneve të formuara nga shpërbashkimi i 1 moli substancë të tretur.b) elektrolitët e dobët:������ �����-1)]6. Tipat e tretësirave:izotonike, hipotonike, hipertonike.

Përforcimi: Hartë koncepti.Mësuesja në këtë fazë të ripërforcimit të njohurive, e cila mund të zgjasë rreth 10 minuta, iu kërkon grupeve të punës të kompozojnë një hartë se si mund të lidhen konceptet që mësuan me njëri-tjetrin. Më pas mund të çojë një nxënës në tabelë dhe ai të vizatojë hartën e koncepteve.

Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për:� Argumentet që japin për shpjegimin e koncepteve të njohura më parë.

Page 18: shkenca 12

17

� Aftësinë e tyre për të lidhur konceptet e njohura, me konceptet e reja dhe fjalët kyçe të temës së re. � Shprehitë e punës në grup.� Interpretime, përfundime, përgjithësime, krahasime, njehsime, saktësi në zgjidhjen e ushtrimeve.

Kontrolloni njohuritë pas temës 1.12

1- Cili është dallimi midis osmozës dhe trysnisë osmotike ?PërgjigjeOsmoza është dukuria e kalimit të ujit nga një tretësirë e holluar në një tretësirë më të përqendruar nëpërmjet një membrane gjysmë të përshkueshme. Ndërsa trysnia osmotike është trysnia e ushtruar për të penguar kalimin e molekulave të ujit përmes membranës gjysmë të përshkueshme drejt një mjedisi me përqendrim më të lartë. 2- Kur një tretësirë është hipertonike në lidhje me një tretësirë tjetër?Përgjigje Tretësira është hipertonike, kur ka trysni osmotike më të madhe në krahasim me një tretësirë tjetër.3- Kur një tretësirë është hipotonike në lidhje me një tretësirë tjetër?Përgjigje Tretësira është hipotonike, kur ka trysni osmotike më të vogël në krahasim me një tretësirë tjetër.4- Kur një tretësirë është izotonike në lidhje me një tretësirë tjetër?PërgjigjeTretësira është izotonike, kur ka trysni osmotike të njëjtë me një tretësirë tjetër.Ushtrime1- Trysnia osmotike e tretësirës të saharozit (M=342), me përqendrim 171g/l, në temperaturën 25oC, është: a. 6,11 atm. b. 5 atm. c. 12,21 atm. d. 122,1 atm. Zgjidhje:Zbatojmë formulën �������MRT nga ku CM = m/M. Zëvendësojmë dhe kemi:

��� � ���������!"��#��$�&���molKatml�� #��'&$ *�;��� ��� ��<��

2- Nga tretësirat ujore të mëposhtme, cilat janë izotonike midis tyre: tretësira të uresë CO(NH2)2 me përqendrim 6g/l dhe 0,01M; tretësira të glukozit (C6H12O6), me përqendrim 18 g/l dhe 1,8 g/l.Zgjidhje: a) Njehsojmë CM e uresë në tretësirën 6 g/l: M CO(NH2)2 = 60 g/molCM = 6g/60g/mol = 0.1Mb) Njehsojmë CM e glukozit në tretësirën 18g/l dhe 1.8g/l M C6H12O6 = 180g/mol CM = 18g/180g/mol = 0.1 M dhe tretësira tjetër CM = 1.8g/180g/mol = 0.01M

Page 19: shkenca 12

18

Nga njehsimet nxjerrim se tretësirat izotonike janë ato me përqendrime të njëjta, përkatësisht: tretësira e uresë 6g/l me tretësirën e glukozit 18g/l dhe tretësira e uresë 0.01 M me tretësirën 1.8g/l të glukozit.3- Trysnia osmotike e tretësirës së MgSO4 (elektrolit i fortë) 0,3 M, në temperaturën 20oC, është:a. 12,14 atm. b. 10,0 atm. c. 14.41 atm. d. 25 atm.Përgjigje: (c)4- Njehsoni trysninë osmotike në 25oC të një tretësirë 0,01M të acidit metanoik, HCOOH që e ka gradën e shpërbashkimit �����$ **�Zgjidhje:Trysnia osmotike njehsohet me formulën ��������#��M #�@�#��Q�Në këtë rast ������� ��������– 1)] = [1 + 0,155 (2 -1 )] = 1,155.������#��M #�@�#��Q��� $155 #��$� �!"�"�#��$�&���"#��<����;�#��!"�#��'&�;���0,28 atm

TEMA 19. Ushtrime përmbledhëse

Qëllimi:Mësuesi nëpërmjet kësaj ore i orienton nxënësit drejt përdorimit me efikasitet të ushtrimeve e problemave dhe zgjidhjeve të tyre logjike, duke bërë të mundur lidhjen teorike të koncepteve me zbatimet praktike në ushtrime.Shembujt e ndryshëm të ushtrimeve që janë zgjedhur në këtë rubrikë janë në përputhje me objektivat e kapitullit. Ato përfaqësojnë ushtrime mbi strukturën elektronike të molekulës së ujit, vetitë fizike të ujit, vetitë tretëse të ujit, përqendrimit të tretësirave, osmozës, trysnisë osmotike etj. Nëpërmjet modeleve të ndryshme të ushtrimeve, mësuesi parashikon një orë mësimi me ushtrime të zgjidhura e të pa zgjidhura, duke diferencuar ushtrimet në përputhje me tri nivelet e objektivave që ai ka hartuar për këtë kapitull.Duke u mbështetur në këto objektiva, mësuesi përcakton ushtrimet e dhëna në tekst.E ndan klasën me grupe dhe ka mundësi që të realizojë të gjithë objektivat me shembuj nga ushtrimet e përcaktuara sipas objektivave.

Vlerësimi i nxënësveMësuesi vlerëson nxënësit për:1) punën e bërë në grupe ose në mënyrë individuale gjatë përcaktimit të vetive të ujit në tri gjendjet agregate të tij. 2) interpretimin që ai bën mbi formën gjeometrike të molekulës së ujit.3) interpretimin nëpërmjet lakoreve të tretshmërisë të faktorëve që ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë. 4) saktësinë në kryerjen e njehsimeve mbi përqendrimin e tretësirave dhe trysnisë osmotike.

Page 20: shkenca 12

19

5) aftësinë për të parashikuar, krahasuar dhe për të nxjerrë përfundime mbi anët e përbashkëta e dalluese të tretësirave me përqendrime të ndryshme.

Tema 1.18. Zgjidhje të ushtrimeve përmbledhëse

1. Uji është:a) substancë e thjeshtë;b) përzierje e hidrogjenit me oksigjenin;c) substancë e përbërë nga molekula;d) përbërje jonike.

2. Lidhja hidrogjenore është:a) një lidhje e fortë;b) një lidhje kovalente e dobët;c) e pranishme tek sulfuri i hidrogjenit;d) e pranishme tek uji i lëngët dhe i ngurtë.

3. Lidhja midis oksigjenit dhe hidrogjenit tek molekula e ujit është:a) jonike;b) hidrogjenore;c) kovalente polare;d) kovalente polare.

4. Membrana gjysmë e përshkueshme e vendosur midis dy tretësirave me përqendrime të ndryshme, shkakton:a) një trysni osmotike;b) rritje të pikës së vlimit;c) ulje të pikës së ngrirjes;d) një trysni të avujve.

5. Në eksperimentin që vë në dukje osmozën, kur vendoset ekuilibri:a) ndalet kalimi i molekulave të ujit nëpër membranën gjysmë të përshkueshme;b) numri i molekulave të ujit që përshkojnë membranën nga të dyja anët bëhet i barabartë;c) përqendrimi i tretësirës më të holluar, rritet;d) përqendrimi i tretësirës më të përqendruar rritet.

6. Një lëng mund të injektohet në gjak në qoftë se:a) ka përbërje të përafërt me gjakun;b) është hipertonik kundrejt tij;c) është hipotonik kundrejt tij;d) është izotonik me të.

Page 21: shkenca 12

20

7. Osmoza është kalimi i molekulave të tretësit nëpërmjet një membrane gjysmë të përshkueshme:a) nga tretësi i pastër ose një tretësirë më e holluar në një tretësirë më të përqendruar;b) vetëm nga një tretës i pastër në një tretësirë të përqendruar;c) nga tretësi i pastër në një tretësirë;d) nga një tretësirë më e përqendruar në një tretësirë më të holluar.

8. Përqendrimi i shprehur në përqindje në masë, tregon gramët e substancës së tretur në:a) 100 g tretësirëb) 100 g tretësc) 100 cm3 tretësirëd) 100 cm3 tretës

9. Molariteti i një tretësire shpreh numrin e:a) moleve të substancës së tretur në një litër tretësirë;b) moleve të substancës së tretur në një litër tretës;c) molekulave të substancës së tretur në 1 kg tretësirë;d) molekulave të substancës së tretur në 1 kg tretës.

10. Normaliteti i një tretësire shpreh numrin e:a) masave njëvlerëse të substancës së tretur në 1 litër tretës;b) masave njëvlerëse të substancës së tretur në 1 litër tretësirë;c) moleve të substancës së tretur në 1 litër tretësirë;d) moleve të substancës së tretur në 1 litër tretës.

11. Tretësira 0,3 M e acidit sulfurik do të jetë:a) 0,003N;b) 0,15N;c) 0,3N;d) 0,6N.12. Tretësira 1% HCl ka:a) 1 g HCl, 99 g H2O;b) 1 g HCl, 1000 ml H2O;c) 0,5 mol HCl,100 ml H2O; d) 1 mol HCl,1 litër H2O.

13. Masa në gram e BaCl2.2H2O që shpenzohet për të gatitur 50 g tretësirë BaCl212% (MBaCl2 =208 g/mol) është:a) 7 g; b) 6 g;c) 5 g;

Page 22: shkenca 12

21

d) 4 g.

14. Për të gatitur një litër tretësirë 0,1 M të Na2CO3,duhet marrë: a) 106 g Na2CO3

.10H2O;b) 10,6 g Na2CO3

.10H2O;c) 28,6 g Na2CO3

.10H2O;d) 2,86 g Na2CO3

.10H2O.

15. Masa në gram e acidit nitrik që ndodhet në 200 ml tretësirë 3N është:a) 3,78 g;b) 37,8 g;c) 1,89 g;d) 18,9 g.

Projekt kurrikular

Në planin mësimor janë përcaktuar dy tema për punë kërkimore shkencore dhe projekt kurrikular, gjithashtu një paketë projektesh ku janë sugjeruar disa tema. Mësuesi është i lirë të zgjedhë ose të zhvillojë tema të tjera në përshtatje me aktualitetin dhe objektivat e linjës. Më poshtë është dhënë një model për formatin e projektit kurrikular.1. Tema:………….2. Synimi i projektita. Aftësimi i nxënësve në punë kërkimore studimore.b. Nxitja e mendimit krijues dhe shprehive praktike.c. Përfshirja në veprimtari të vogla profesionale.3. Përshkrimi i projektitKy projekt bazohet dhe ka për qellim shfaqjen e njohurive, aftësive dhe shprehive të fituara …………………...Projekti realizohet në 3 faza:

a) Prezantimi me temën.b) Studimi dhe përpunimi i materialit të grumbulluar, aktivitet në teren.c) Përzgjedhja e punëve më të mira për veprimtari ndërkurrikulare.

4. Përfituesit:a. Nxënësit e klasës 12-të …….b. Videoteka dhe arkivi i projekteve dhe moduleve të kimisë.

5. Objektivat e projektit:a. ……b. ……c. .........

Page 23: shkenca 12

22

6. Mënyra e organizimit:a. Prezantimi i temës dhe gamës së përzgjedhjeve.b. Krijimi i grupeve të punës për çdo nëntemë specifike.c. Përcaktimi i mjedisit të punës dhe ruajtja e bazës materiale.d. Përcaktimi i mjeteve dhe ambientit ku do të zhvillohet në përputhje me prezantimet.e. Marrja e masave për të stimuluar punimet më të mira.

7. Mjetet që duhen:a. Laptop.b. Video-projektor.c. Kompjuter.d. USB Flash-drive.e. DVD.f. Mjete të tjera ndihmëse për realizimin e projektit

8. Literatura dhe burimi:a. Libra shkencore b. Interneti.c. Revista shkencore.d. Media etj.e. Të dhëna të grumbulluara në qendra dhe institucione të specializuara

9. Procedura e vlerësimit:a. Saktësia dhe cilësia e materialeve.b. Aftësia treguese, shpjeguese, komentuese e analizuese.c. Aktivizimi në punën e grupit.d. Aktivizimi në punë individuale

Më poshtë është dhënë një udhëzues për vlerësimin në projektet kurrikulare. Ndarja është në katër nivele, të cilave u korrespondojnë:Niveli pakalues Nota 4Niveli bazë Nota 5 dhe 6.Niveli mesatar Nota 7 dhe 8Niveli i lartë Nota 9 dhe 10

Nivelet Kriteret

Pakalues Nuk paraqitet raporti dhe nuk dorëzohet produkti (kur ka të tillë) ose raporti ka gabime të shumta për sa u përket njohurive. Mungojnë argumentet. Nuk ka bashkëpunim në grup. Nuk janë respektuar afatet.

Page 24: shkenca 12

23

Bazë Pak burime informacioni. Kopjime nga informacionet. Pak argumente. Nxënësit përpiqen të bashkëpunojnë. Përgjithësisht janë respektuar afatet. Raporti me gabime gjuhësore dhe i pastrukturuar. Prezantim i përciptë.

Mesatar Disa burime informacioni. Përpunim i mirë i informacioneve. Argumente të mira. Të përpiktë në afate. Nxënësit bashkëpunojnë. Parashtrimi me shkrim, me pak gabime gjuhësore dhe i strukturuar mirë.

I lartë Larmi burimesh të informacionit. Gjykime kritike ndaj informacioneve. Ide origjinale. Të gjithë nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur dhe në grup. Parashtrimi me shkrim, korrekt dhe i strukturuar mirë.

.10. Kalendari i veprimit:a. Dhënia e temës, dt …….b. Krijimi i grupeve ………..c. Zhvillimi i projektit ………d. Punimet më të mira, Prill (veprimtari në muajin e shkencës)11. Kohëzgjatja: ……. Orë mësimore

Tema 1.19. Të vlerësojmë njohuritë

1. Te molekula e ujit, H2O, këndi i lidhjes është afërsisht: (1 pikë)a) 90o;b) 180o;c) 109,5o;d) 45o.

2. Në ujë tretet mirë: (1 pikë)a) benzeni;b) kloruri i hidrogjenit;c) metani;d) jodi.

3. Midis një atomi H dhe një atomi shumë elektronegativ të dy molekulave të së njëjtës substance vendoset: (1 pikë)a) një lidhje hidrogjenore;b) një lidhje kovalente polare;c) një lidhje kovalente;d) një lidhje jonike.

Page 25: shkenca 12

24

4. Nxehtësia specifike e ujit është: (1 pikë)a) e ulët;b) 0,5 J/g oC;c) 4,184 J/g oC;d) asnjë nga këto përgjigje.

5. Formula për njehsimin e trysnisë osmotike është: (1 pikë)a) ����;osm #��%;b) �����M�R���

W������T

RCM �;

�������R

TCM �.

6. Dy tretësira që kanë të njëjtën trysni osmotike janë: (1 pikë)a) hipertonike;b) hipotonike;c) izotonike;d) asnjë nga këto.

7. Trysnia osmotike e një tretësire të glukozit me përqendrim 0,306M në temperaturën 37oC, është e barabartë me: (1 pikë)a) 7,8 atm;b) 78 atm;c) 0,78 atm;d) 3,9 atm.

8. Deri në cilin vëllim duhet të hollojmë 10 ml tretësirë të HCl 8M, për të fituar tretësirë të HCl 0,4 M? (1 pikë)a) 40 ml;b) 200 ml;c) 80 ml;d) 400 ml.

9. Tretësira 2M e Ba(OH)2, për t’u bërë 2N, duhet të hollohet me ujë:(1 pikë)a) 1,5 herë;b) 2 herë;c) 6 herë;d) 8 herë.

Page 26: shkenca 12

25

10. Tretësira që përmban 120 g NaOH (M=40g/mol), në 2 litra të saj është: a) 1,5 N; (1 pikë)b) 2N;c) 2M;d) 2,5M.

11. Sa është trysnia osmotike e një tretësirë që është izotonike me tretësirën e një joelektroliti me përqendrim 0,02 M, në temperaturën 20oC? ZgjidhjePër tretësirat joelektrolite njehsojmë trysninë osmotike në bazë të formulës: �����M�R��������� �����0,0820l#�<��;#�!"#�'�;�����$�&��<�Meqenëse tretësirat janë izotonike, pra me përqendrime të njëjta, del se trysnia osmotike edhe për tretësirën tjetër është 0,48 atm. (1 pikë)

12. Njehsoni trysninë osmotike në 25oC të tretësirës 0,100M të acidit etanoik, CH3COOH, kur dimë se grada e shpërbashkimit elektrolitik të këtij acidi në këtë tretësirë është �����$� ���ZgjidhjeTrysnia osmotike njehsohet me formulën: ������#��M #�@�#��Q�Në këtë rast: i = [1 + �����– 1)] = [1 + 0,0134 (2 -1 )] = 1,0134.������#��M #�@�#��Q��� $� ���#��$ �!"�"�#��$�&���"#��<����;�#��!"�#��'&�;���$�� atm

13. Është dhënë 500 ml tretësirë 20% (në vëllim) etanol, njehsoni:a) vëllimin e etanolit në tretësirë;b) vëllimin e ujit në tretësirë. Zgjidhje

a) nga formula C% = 1vvt

100 nxjerrim:

v1=C%vt /100 zëvendësojmë:v1 = 20. 500 /100 = 100 ml b) V H2O = 500 – 100 = 400 ml. (2 pikë)

14. Në 200 ml tretësirë NaOH (d= 1,2g/ml), ka 20 g NaOH. Njehsoni:a) përqendrimin në përqindje;b) përqendrimin molar;c) përqendrimin normal. (3 pikë)Zgjidhje

a) C% = 1mdv

100 C% = 201,2 / 200

gg ml ml�

100 = 8,3%

Page 27: shkenca 12

26

b) CM = 1000mMV

CM = 20 100040 / 200

gg mol ml�

= 2,5 M

c) CN = 1000mEV

CN = 20 100040 200

gg ml�

= 2,5 M

15. Është dhënë tretësira 10 % H2SO4 (d=1,2 g/ml). Njehsoni:a) përqendrimin molar të tretësirës; b) përqendrimin normal të tretësirës. Zgjidhje

a) zbatojmë formulën: CM = % 10C dM� �

CM = 10 1,2 / 1098 /

g mlg mol

� � = 1,22 M

b) Nga lidhja e CM dhe CN kemi CN = X CMKu x = 2 (nr. i protoneve H+) CN = 2.1,22 = 2,44 N(2 pikë)

16. Janë dhënë tretësirat 1,5 M H3PO4 dhe 3 N H3PO4. Njehsoni:a) cila tretësirë është më e përqendruar;b) sa herë më e përqendruar. Zgjidhjea) kthejmë të dyja tretësirat në përqendrim molar kemi tretësirën 1,5M dhe 3N =1 M, tretësira 1,5 M është më e përqendruar.b) tretësira 1,5M H3PO4 është 1,5 herë më e përqendruar se tretësira 3N H3PO4.(2pikë)

17. Sa molare është tretësira 1,5 N Ca(OH)2Zgjidhje CM = CN/X CM = 1,5/2 = 0,75M (1 pikë)

18. Sa masa njëvlerëse ndodhen në: a) 116 g Mg(OH)2;b) 31,5 g HNO3;c) 14,2 g Na2SO4; Zgjidhje

Zbatojmë formulën : nE = mE

dhe E= MX

a) E Mg(OH)2 = 58/2 = 29 g nE = 116g/29 = 4Eb) EHNO3 = 63/1 = 63 g nE=31,5/63 = 0,5 Ec) ENa2SO4 = 142/2= 71g nE= 14,2/71= 0,2E(3 pikë)

Page 28: shkenca 12

27

19. Njehsoni vëllimin e tretësirës 2N të NaOH që duhet për të asnjanësuar 300 ml tretësirë H2SO4 2,5N. ZgjidhjeI. Shkruajmë reaksionin kimik: 2NaOH + H2SO4 =Na2SO4+ 2H2OII. Kthejmë përqendrimet normale në molare, tretësira NaOH 2N = 2M, tretësira H2SO4 2,5N = 1,25 MIII. Njehsojmë numrin e moleve të acidit sulfurik n=CM.V n=1,25mol. 0,3litra=0,375 mol. Numri i moleve NaOH në raport me acidin është 2.0,375=0,75molIV. Njehsojmë vëllimin e tretësirës NaOH v = n/CM V= 0,75/2=0,375 L(3 pikë)

20. Sa njëvlerësa të CaCl2 ndodhen në një mol të këtij komponimi? Zgjidhje 1 mol CaCl2 = 111g E = 111/2 = 55.5g nE = 111g/55,5 = 2 E(1 pikë)

TABELA E VLERËSIMIT

Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0 - 9 10 - 15 16 - 21 22 - 27 28 - 32 33 - 37 38 - 40

Page 29: shkenca 12

28

LINJA: ENERGJIA DHE TRASFORMIMET E SAJ

PËRMBAJTJA

Plani mësimor� Kreu I� Kreu II� Kreu III� Kreu IV� Model Moduli Mësimor (objektivat)� Punë laboratori� Model Testi Përmbledhës

NË NDIHMË TË MËSUESVE TË FIZIKËSKLASA XII

� PLANI MËSIMOR� GJITHSEJ 22 ORE:� TEORI 16 ORË� USHTRIME 2 ORË� PUNË LABORATORI 1 ORË� PËRSËRITJE 1 ORË� MODULE MËSIMORE 1 ORË� TESTE 1 ORË

Page 30: shkenca 12

29

Kreu Temat Objektiva të përgjithshëm Materiali burimorKREU I. Temperatura. Bymimi i trupave2 Orë (2T)

1.1 Ekuilibri termik. Parimi zero i termodinamikës. Temperatura1.2. Bymimi termik i trupave

1-Të kuptojnë domosdoshmërinë e parimit zero të termodinamikës për të dhënë konceptin e temperaturës, 2-Të formulojnë këtë parim.3-Të lidhin bymimin e trupave me ndryshimin e temperaturës4- Të shpjegojnë ndikimin e anomalisë së bymimit të ujit në jetën e gjallesave.

TekstiMateriale plotësuese

(1-Nga Interneti;2-CDme materiale dhe eksperimente

fizike)

KREU II. Teoria molekularo-kinetike 6Orë (5T; 1U-P)

2.1 Gazi ideal. Ekuacioni i gjendjes së gazit ideal

2.2 Ekuacioni themelor i teorisë molekularo-kinetike

2.3 Kuptimi molekular i shtypjes dhe temperaturës

2.4 Energjia e brendshme e gazit ideal

2.5 Shpejtësitë e molekulaveZgjidhje problemash

1-Të kryejnë eksperimente të thjeshta për vërtetimin e këtij ekuacioni;2-Të shpjegojnë kuptimin molekular të shtypjes.3-Të shpjegojnë kuptimin temperaturës për gazin ideal, duke u bazuar në teorinë molekulare kinetike.4-Të kuptojnë cilësisht shpërndarjen e molekulave sipas shpejtësive.5-Të bëjnë dallimin midis shpejtësive karakteristike të gazit ideal.6-Të zgjidhin problema duke zbatuar ekuacionin e përgjithshëm të gazit ideal

TekstiEksperimente të kryera me bazën

materiale të lab.

Page 31: shkenca 12

30

KREU III. Ndryshimet e gjendjes së lëndës5 Orë (5T)

3.1 Gazet reale. Ndryshimet fazore 3.2 Shkrirja, avullimi dhe sublimimi 3.3 Nxehtësitë specifike të shkrirjes dhe avullimit3.4 Avullimi dhe kondensimi i ujit. Vlimi3.5 Lagështira e ajrit

1-Të dallojnë fazat e lëndës dhe kalimet fazore.2- Të shpjegojnë kalimet fazore të ujit nga ana molekulare.3-Të vlerësojnë ndikimin e këtyre kalimeve në treguesit e klimës.4-Të kuptojnë karakteristikat e lagështirës. 5-Të jenë të aftë t’i përcaktojnë eksperimentalisht ato 6-Të vlerësojnë ndikimin e tyre në jetën e përditshme;

TekstiMateriale plotësuese

(1-Nga Interneti;2-CDme materiale dhe eksperimente

fizike)

KREU IV.Termodinamika.7Orë(5T;1PL;1U-P)

4.1 Ndryshimi i energjia së brendshme. Parimi i parë i termodinamikës

4.2 Proceset me gazet ideale. Procesi adiabatik

4.3 Parimi i dytë i termodinamikës. Motorët termikë

4.4 Makinat frigorifer

4.5 Entropia

1-Të kuptojë energjinë e brendshme të gazit ideal dhe të vlerësojë ndryshimet e saj lidhur me punën dhe nxehtësinë nëpërmjet parimit të parë të termodinamikës;2-Të formulojë parimin e dytë të termodinamikës në dy format kryesore të tij dhe ta zbatojë atë në motorët termikë dhe frigoriferët; 3-Të kuptojë kufizimet shtesë që vendos parimi i dytë i termodinamikës në krahasim me parimin e parë dhe rëndësinë e konceptit të entropisë.

Teksti

Page 32: shkenca 12

31

Punë laboratoriBymimi i gazeve. Përcaktimi i zeros absolute

1-Të përcaktojë eksperimentalisht zeron absolute

Teksti;Mjete që disponon laboratori i

shkollës, për realizimin e eksperimentit.

Zgjidhje problemash 1-Të aplikojë në ushtrime formulat, ligjet e parimet e mësuara 2-Të nxjerrë rezultate e të bëjë komentin fizik të tyre.

Teksti;Ushtrime të përshtatura nga

mësuesi

1 P Përsëritje fund kapitulli 1-Të rikujtojë njohuritë e mësuara: formulat, ligjet, parimet2-T’i zbatojnë ato në ushtrime e problema.

Teksti

1 Tp Test përmbledhës 1-Të aplikojë në zgjidhjen e ushtrimeve të testit, njohuritë e marra.2-Të bëjë arsyetimin fizik të tyre.

Teksti;Ushtrime të përshtatura nga

mësuesi22 orë TOTALI

Page 33: shkenca 12

32

KREU I. Temperatura,bymimi i trupave1.1 Ekuilibri termik. Parimi zero i termodinamikës. TemperaturaNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që:Objektiva minimalë1. Te paraqesin shembuj të ndryshëm të trupave me shkallë ngrohje jo të njëjtë para dhe pas kontaktit me njeri-tjetrin.2. Të japin formulimin e Parimit zero të TD.3. Të theksojnë cilat janë vetitë fizike ku mbështetet ndërtimi I një termometri.Objektiva mesatarë1. Të tregojnë mekanizmin e shkëmbimit termik midis trupave në rastet e dhëna.2. Të paraqesin vlerat e Parimit 0 të TD.3. Të japin lidhjen midis njësive të ndryshme matëse të temperaturës. Objektiva maksimalë1. Të përkufizojnë madhësinë fizike “Temperature”.2. Të riformulojnë Parimin 0 të TD duke futur konceptin “temperaturë”.3. Të zgjidhin ushtrime ku aplikohen vlera të temperaturës në njësi të ndryshme.

Mjetet: Trupa në temperature të ndryshme (copa akulli, gotë uji, ujë I nxehtë, lugë, etj.)Koncepte: Ekuilibër termik, temperaturë, zero absolute.Zhvillimi i përmbajtjes:

I. Kontrolli I të kuptuarit (10’)Këtu mësuesi diskuton me nxënësit në klasë shembuj në praktikë ku trupa të ndryshëm, në të njëjtin ambient, kanë shkallë të ndryshme ngrohtësie: a) Dora e “ngrohtë” prek një metal të “ftohtë”.b) Këmba prek rërën e “nxehtë” e ujin e “ftohtë” në mesditën me diell në stinën e verës, apo rërën e “ftohtë” e ujin e “ngrohtë” pas perëndimit të diellitc) Ndjesia e krijuar kur kemi kontakt me ujin në 00C dhe pastaj me atë në temperaturën e dhomës, apo me ujin e nxehtë dhe pastaj me atë në temperaturën e dhomës. (Nxënësit vënë në dukje se në rastin e parë duket I ngrohtë, në të dytin I ftohtë).

II. Njohuritë të reja (25’)a) Ekuilibri termik.Mësuesi realizon eksperimentin e hedhjes së ujit të nxehtë në gotën e ftohtë,më pas lugën me të cilën e përziejnë .Nxënësit diskutojnë për atë që vërejnë me anë të të prekurit.Jepet koncepti”Ekuilibër termik”.b) Parimi 0 i Termodinamikës. Temperatura e trupave.Mësuesi jep:- Konceptin e ri “Temperaturë”I. SimboliII. Kuptimi fizik

Page 34: shkenca 12

33

III. Lloji I madhësisë fizike (skalare)IV. Kuptimi kinetiko-�!"Y\"���^_k>)- Kuptimin e parimit zero të termodinamikës që lidhet me temperaturën - Faktin që një trup i veçuar termikisht arrin vetvetiu pas një fare kohe gjendjen e ekuilibrit termik; pra mund të flitet për temperaturën e tij.c) TermometriMësuesi tregon lloje termometrash; nxënësit marrin pjesë në diskutimin në lidhje me: - Çfarë përfaqëson termometri,- Cilët janë llojet e termometrave ,- Si shkallëzohen,- Ku bazohet parimi I punës së tyre, etj.d) Shkallët e temperaturësNxënësit rikujtojnë shtatë njësitë themelore të sistemit SI.Njësi e temperaturës e sistemit SI-->Kelvin.Rikujtohet lidhja Kelvin-Celcius: T=273+tTheksohet: - 0 absolute-kufi i poshtëm i temperaturës. - Kufiri I sipërm nuk ekziston ende.

III. Përforcimi (10’) (me grupe)a) Nxënësit japin përmbajtjen e Parimit Zero të Termodinamikësb) -Përkufizimi I temperaturës si madhësi e re fizike.-Shkallët e matjes së temperaturës.c) Ç’temperaturë në 00C i përgjigjet 0-s absolute.d) Në ç’temperaturë vlon uji? Shprehe në Kelvin.

IV. Vlerësohen nxënësit qe morën pjesë dhe kontribuan me përgjigje të sakta në mësim.

1.2. Bymimi termik i trupaveNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që:Objektiva minimalë1. Të japin konceptin “Bymim linear”, bazuar në atë çka ndodh kur ndryshon temperatura.2. Të japin konceptin “Bymim vëllimor”, bazuar në atë çka ndodh kur ndryshon temperatura.3. Të japin një shembull të thjeshtë bymimi të trupave.

Objektiva mesatarë1. Të japin faktorët nga varet bymimi i trupave.2. Të paraqesin formulën që lidh bymimin linear me ndryshimin e temperaturës.3. Të paraqesin formulën që lidh bymimin vëllimor me ndryshimin e temperaturës.

Page 35: shkenca 12

34

Objektiva maksimalë1. Të analizojnë formulën e varësisë së bymimit linear të trupave nga temperatura.2. Të analizojnë formulën e varësisë së bymimit vëllimor të trupave nga temperatura.3. Të zgjidhin ushtrime të ndryshme ku aplikohen formulat e trajtuara.

Mjetet: Shufër bimetalike, unazë e sferë metalike, ngrohës, shkumës me ngjyraKoncepte: Bymimi termik linear, vëllimor; koeficienti bymimit termik.Zhvillimi i përmbajtjes:I. Kontrolli i të kuptuarit (10’)- Mësuesi ka ngritur grupet në klasat ku zhvillon mësim, të cilat i riorganizon sipas skemave të tij, ndërtuar në kritere që i përshtaten me kushtet individuale të çdo klase. - Ndërton bllokun e pyetjeve e kërkon përgjigje të sakta nga grupet:a) Kuptimi i parimit zero të termodinamikës b) Kuptimi mbi temperaturënc) Në cilin kriter bazohet ndërtimi i termometraved) Kthe në Kelvin temperaturat: 00C, 100C, 250C, 1000Ce) Kthe ne 0C temperaturat: 0K, 273K, 400K, 700KII. Njohuritë të reja (25’)Mësuesi me nxënës zhvillon eksperimentet:a) Ngrohet pllaka bimetalike (rezultati: pllaka përkulet).b) Ngrohet unaza metalike (rezultati: sfera depërton në të).c) Ngrohet unaza me sferën njëkohësisht (rezultati: sfera nuk kalon në unazë). 1. Bymimi Linear 2. Bymimi VëllimorMësuesi, mbështetur në rezultatet e vërejtura në eksperimente:a) Përkufizon “Bymimin termik”, si dukuri e zmadhimit të përmasave të trupit, si rrjedhim i rritjes së temperaturës.b) Tregon varësinë e tij nga: - Lloji I trupit,- Natyra fizike e tij,- Forma, etj…c) Specifikon faktin që “bymimin termik” e klasifikojmë në: - bymim linear- bymim vëllimord) Prezanton formulat që shprehin varësinë e bymimit nga temperatura, duke treguar kuptimin fizik të koeficientëve �����w�

Page 36: shkenca 12

35

e) Tregon lidhjen f) Ilustron me një shembull të thjeshtë ndryshimin e gjatësisë apo vëllimit të trupave, në varësi të temperaturës.g) Jep shembuj e kuriozitete nga praktika:- Veçoritë individuale të ujit në dallim nga lëndët e tjera- Përgatitja e materialit: oksidi i zink-volframit, i cili ndryshon përmasat në një diapazon shumë të gjerë temperaturash (0.5K < T < 1000K).- Pavarësia e koeficientit të bymimit vëllimor te gazet nga lloji i gazit, duke theksuar se kjo është arsyeja që bymimi i gazeve studiohet vecmas.

III. Përforcimi(8’) (me grupe)Diskutohen pyetjet 1, 4, 5 dhe ushtrimi 1 pas mësimit.IV. Vlerësimi(2’)Bëhet një analizë e orës së mësimit, ku si rubrikë e rëndësishme është vlerësimi i nxënësve me dhe pa notë, mbështetur në treguesit:- Pjesëmarrja aktive në mësim.- Kthimi i njësive në të njëjtin sistem (sistemi i përdorur SI).- Shkalla e arsyetimit logjik të dukurive fizike.- Zbatimi i saktë i formulave në zgjidhje ushtrimesh.- Detyra shtëpie korrekte dhe sistematike.

KREU II. Teoria molekularo-kinetike 2.1 Gazi ideal. Ekuacioni i gjendjes së gazit ideal.Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që:Objektiva minimalë1. Të emërtojnë parametrat e gjendjes së gazit.2. Të japin formulën që bashkon këto parametra gjatë kalimit të tij në gjendje të ndryshme.3. Të paraqesin formulën e ekuacionit të gjendjes së gazit ideal.Objektiva mesatarë1. Të përvetësojnë formulat e ligjeve të veçanta të gazeve.2. Të njehsojnë konstanten universale.3. Të bëjnë dallimin gaz real-gaz ideal.Objektiva maksimalë1. Të vërtetojnë formulën që bashkon parametrat e gjendjes së gazit ideal.2. Të vërtetojnë ekuacionin e gjendjes së gazit ideal.3. Të kalojnë në formulat e tre ligjeve të veçanta të gazeve duke u bazuar në ekuacionin e gjendjes së gazit ideal.Mjetet: Tabelë me strukturën e vendosjes së atomeve dhe molekulave në gazeKoncepte: Gaz ideal, parametra të gjendjes.Zhvillimi i përmbajtjes:

I. Kontrolli i të kuptuarit (10’)

Page 37: shkenca 12

36

Mësuesi shtron për diskutim pyetjet: a) Cilat janë gjendjet agregate të lëndës?b) Ç’dini për to?c) Cilat janë veçoritë më individuale të gazeve që i dallojnë nga lëngjet dhe trupat e ngurtë?d) Si janë forcat e bashkëveprimit midis molekulave dhe atomeve në gaze?

II. Njohuri të reja (25’)1. Ligjet e veçanta të gazeve idealëMësuesi vë theksin në gjërat kyçe:a) Në faktin që do të merret në studim gazi ideal dhe jep përkufizimin e tij.b) Ku qëndron rëndësia e këtij koncepti.c) Njeh nxënësit me parametrat që përcaktojnë gjendjen e një gazi.d) Tregon lidhjen midis dy parametrave të gjendjes, kur i treti nuk ndryshon dhe i prezanton nxënësit me tre ligjet e veçanta të gazeve.e) Rikujton ligjin e Avogadros (ata e kanë studiuar në lëndën e kimisë) si dhe “kushte normale”, d.m.th. P0=1Atm, T0=00C, Vmol=22.4l.

2. Lidhja PVT për një sasi të caktuar të gazit idealMësuesi ndan tabelën në tre pjesë, klasën në grupe dhe shtron situatat problemore:a) Të gjendet lidhja midis tre parametrave, në gjendje të ndryshme, të të njëjtit gaz, duke shfrytëzuar ligjet e veçanta të gazeve.b) Të njehsohet konstantja universal e gazeve duke u bazuar në formulën

c) Gjeni ekuacionin që lidh tre parametrat e gjendjes për një sasi çfarëdo gazi ideal me masë m, dhe masë molare M, duke u nisur nga 1 mol i tij në kushte normale.Mësuesi konkludon për zgjidhjet a), b), c) dhe përfundimisht liston njohuritë e reja që dalin nga to; krijon sërish tre situata të reja a’), b’), c’) në lidhje me nxjerrjen e tre ligjeve të veçanta, duke u bazuar në ekuacionin e gjendjes së gazit ideal.3. Lidhja me praktikëna) Theksohet që vetitë e gazeve realë dhe ato të gazit ideal përputhen për temperatura jo shumë të ulëta e trysni jo shumë të mëdha.b) Nisur nga kjo situatë e thjeshtuar ideale u arrit që shkenctarër të studjojnë vetitë termike të gazeve reale, lëngjeve, trupave të ngurtë.

III. Përforcimi(8’) (me grupe)+ Analizë e orës së mësimit e Vlerësim i nxënësve(2’)a) Ndërtohet mbi bazë të pyetjeve në tekst.b) Zgjidhje e një situate të thjeshtë problemore (ushtrimi 2).

Page 38: shkenca 12

37

IV. D.Sh: Njehsoni sasinë e ajrit në shtëpinë tuaj (individuale), nqs T=300C; P=1Atm.2.2 Ekuacioni themelor i teorisë molekularo-kinetikeNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që:Objektiva minimalë1. Të japin disa nga karakteristikat molekulare të gazit ideal.Objektiva mesatarë1. Të listojnë hapat që ndiqen për njehsimin e shtypjes që ushtrojnë molekulat me faqet e enës.Objektiva maksimalë1. Të analizojnë:a) Thjeshtimet që bëhen për të kaluar në konceptin e gazit idealb) Ekuacionin themelor të teorisë molekularo-kinetike( TMK).

Mjetet: Tabelë me strukturën e vendosjes së atomeve dhe molekulave në gaze.Metoda: ERRZhvillimi I përmbajtjes:

I. Evokimi (10’)a) Vetitë e gazeve të rikujtuara orën e kaluar.

b) Formula që lidh P, F, S ( ).c) Ligji i II-të i Njutonit (F=ma).d) Sasia e lëvizjes së një trupi (p=mv).

e) në lëvizjen drejtvizore të njëtrajtshme.

II. Realizimi i kuptimit (25’)a) Njehsohet shtypja që ushtron një molekulë gazi mbi faqet e enës.b) Mësuesi vë në dukje hapat: a-f.c) Vihet theksi që këtu merret , pastaj kalohet te formula

ose

III. Reflektimi(8’) (me grupe)a) Njehso P që ushtrojnë mbi faqet e enës 3 mole gaz H2 në kushte normale, kur energjia mesatare e molekulave të tij është 540J.b) Cili është kuptimi i formulës (1)?

IV. D.Sh: Jepen 2 ushtrime detyrë shtëpie.

Page 39: shkenca 12

38

2.3 Kuptimi molekular i shtypjes dhe temperaturës

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimale.1. Shkruajnë formulën e ekuacionit themelor të TMK, ku trysnia varet nga përqendrimi dhe energjia kinetike mesatare e lëvizjes tejbartëse të molekulave të ��|�<����"�^_k>).2. Shkruajnë formulën e ekuacionit të përgjithshëm të gjendjes së gazeve, ku merr pjesë konstantja e Boltzmanit.3. Paraqesin formulën ku njehsohet kjo konstante.Objektiva mesatarë1. Tregojnë kuptimin fizik të ekuacionit themelor të TMK, duke përdorur termin “përqendrim”.2. Argumentojnë varësinë e trysnisë së gazit nga <_k>.3. Llogarisin vlerën e konstantes së re k.Objektiva maksimalë1. Analizojnë kuptimin molekular të shtypjes2. Transformojnë ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes së gazit deri në një formë të re.3. Vërtetojnë lidhjen midis temperaturës së gazit dhe <_k> të thërrmijave të tij.

2.4 Energjia e brendshme e gazit ideal

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Shkruajnë shprehjen e <_k> të thërrmijave të gazit ideal.2. Paraqesin formulën e energjisë kinetike të një sasie të dhënë gazi.3. Shkruajnë formulën e energjisë së brendshme të gazit ideal.Objektiva mesatarë1. Argumentojnë varësinë e <_k> nga temperatura dhe pavarësinë e saj nga lloji I gazit.2. Argumentojnë varësinë e Ek nga temperatura dhe sasia e lëndës.3. Argumentojnë, bazuar te formula e energjisë së brendshme, varësinë e saj nga temperatura dhe lloji I molekulave(1, 2 apo shume atomike).Objektiva maksimalë1. Vërtetojnë formulën e (v2)mes2. Vërtetojnë formulën e Ek të gazit ideal.3. Vërtetojnë formulën e energjisë së brendshme të gazit ideal.

2.5 Shpejtësitë e molekulaveNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:

Page 40: shkenca 12

39

Objektiva minimalë1. Përkufizojnë termin Vmes k.2. Përkufizojnë termin “shpejtësia më probabël”.3. Paraqesin disa shembuj të shpërndarjes së molekulave sipas shpejtësive.Objektiva mesatarë1. Transformojnë formulën e Vmes nga shprehja me konstanten e Boltcmanit në shprehjen me konstanten e përgjithshme të gazeve.2. Bëjnë dallimin shpejtësi mesatare – shpejtësi mesatare kuadratike me një shembull të thjeshtë numerik.Objektiva maksimalë1. Njehsojnë shpejtësinë më probabël në statistika të ndryshme të dhëna nga matjet e bëra.2. Zgjidhin ushtrime e problema ku njehsohen këto shpejtësi karakteristike të gazeve.

Zgjidhje problemash

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimaleListojnë:1. Formulat bazë të ligjeve të veçanta në gaze.2. Formulën e ekuacionit të përgjithshëm të gjendjes së gazeve dhe ekuacionit themelor të TMK.3. Formulat e energjisë së brendshme të gazeve 1, 2 dhe shumëatomikë.Objektiva mesatarëAplikojnë në zgjidhjen e problemave:1. Formulat bazë të ligjeve të veçanta në gaze.2. Formulën e ekuacionit të përgjithshëm të gjendjes së gazeve dhe ekuacionit themelor të TMK.3. Formulat e energjisë së brendshme të gazeve 1, 2 dhe shumëatomikë.Objektiva maksimalë(Duke aplikuar formulat e mësuara)1. Njehsojnë madhësi fizike të tjera që bëjnë pjesë në to.2. Argumentojnë veprimet e kryera.3. Analizojnë nga pikëpamja fizike rezultatet e gjetura.Zhvillimi i përmbajtjes (mësuesi aplikon punë me grupe)

I. Praktikë e udhëhequr (10’)1. Listohen formulat e ligjeve të veçanta në gaze:

a)

Page 41: shkenca 12

40

b)

c)

2. Listohen ekuacionet në gaze:a) Ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazeve:

b) Ekuacioni themelor i TMK:

c) Formulat e shpejtësive: mesatare dhe mesatare kuadratike:

d) Listohen formulat e energjisë së brendshme për gazin 1, 2, shume atomik:

----> Gaz 1-atomik: ;

----> Gaz 2-atomik: ;

----> Gaz shumëatomik

II. Praktikë e pavarur (25’)Zgjidhen ushtrimet 1-5 të sugjeruara në tekst.

III. Vlerësimi (10’) a) I orës së mësimitb) 3-4 nxënës vlerësohen me notë në regjistër duke u bazuar në:

-shkallën e përvetësimit të njohurive teorike,-aplikimin e saktë në problema të formulave të mësuara,-arsyetimin fizik të problemave,-analizën e saktë të situatave problemore të shtruara.

c) D.Sh:-2-3 ushtrime të tekstit,

-ushtrime me situatat e mësipërme apo të ngjashme të hartuara nga mësuesi.

Page 42: shkenca 12

41

KREU III. Ndryshimet e gjendjes së lëndës

3.1 Gazet reale. Ndryshimet fazore

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimale.1. Paraqesin disa veçori të gazeve reale.2. Përkufizojnë termin ”Temperaturë kritike”3. Përkufizojnë termin “fazë” e lëndës.Objektiva mesatarë.1. Bëjnë dallimin gaz ideal-gaz real.2. Tregojnë se në ç’gjendje është lënda mbi dhe nën temperaturën kritike.3. Evidentojnë faktorët dominant në ndryshimin fazor të lëndës ( P, T).Objektiva maksimalë.1. Interpretojnë nga pikëpamja fizike veçoritë e gazeve reale.2. Argumentojnë rëndësinë e njohjes së Tkritike të gazeve.3. Analizojnë diagramin fazor.Koncepte: Temperaturë kritike, pikë trefishe, fazë e lëndës, kalim fazor, diagramë fazore.Zhvillimi I përmbajtjes:o Mësimi këtu realizohet në formë bashkëbisedimi ku nxënësit interpretojnë dy nga ushtrimet e detyrave të shtëpisë.o Mësuesi në tabelë liston veçoritë e gazeve ideale të dhëna nga nxënësit, paraqet diagramin fazor si analizë e asaj që u dha. o Gjatë dhënies së materialit të ri jepen veçoritë e gazeve reale, prezantohen konceptet e reja dhe bëhet interpretimi fizik i tyre.o Vlerësohen 1-2 nxënës të cilët i interpretojnë saktë njohuritë fizike të detyrave të shtëpisë, marrin pjesë dhe japin përgjigje të sakta gjatë interpretimit të materialit të ri mësimor.o Detyrat e shtëpisë mbështeten në ushtrimet e dhëna nga paragrafi i kaluar, plus pyetja 5 e mësimit të ri.

3.2 Shkrirja, avullimi dhe sublimimi

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimale.1. Paraqesin saktë fazat e lëndës.2. Emërtojnë dukurinë e kalimit nga faza e parë në të tretë dhe anasjelltas.3. Përshkruajnë eksperimentet e realizuara në klasë.Objektiva mesatarë.1. Paraqesin saktë nga pikëpamja molekulare situatën në çdo fazë.2. Argumentojnë fizikisht dukurinë e sublimimit.

Page 43: shkenca 12

42

3. Komentojnë saktë rezultatet e eksperimenteve.Objektiva maksimalë.1. Analizojnë kalimet fazore nga pikëpamja kinetiko-molekulare.2. Japin argumente për kushtet dhe lëndët ku vërehet dukuria “sublimim”.3. Analizojnë grafikun e varësisë së temperaturës nga koha dhe nxjerrin konkluzione për nxehtësinë e marrë nga akulli dhe uji.

3.3 Nxehtësitë specifike të shkrirjes dhe avullimit

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Listojnë faktorët që ndikojnë në: pikën e shkrirjes dhe sasinë e nxehtësisë që i nevojitet lëndës për t’u shkrirë.2. Listojnë faktorët që ndikojnë në: pikën e vlimit dhe sasinë e nxehtësisë që i nevojitet lëndës për të avulluar.3. Shkruajnë formulën e njehsimit të sasisë së nxehtësisë që i nevojitet lëndës me masë m, për t’u shkrirë apo avulluar.Objektiva mesatarë1. Japin kuptimin fizik të nxehtësisë specifike të shkrirjes.2. Japin kuptimin fizik të nxehtësisë specifike të avullimit.3. Analizojnë formulën e njehsimit të sasisë së nxehtësisë gjatë shkrirjes, avullimit.Objektiva maksimalë1. Analizojnë mekanizmin e formimit të reve.2. Analizojnë mekanizmin e formimit të mjegullës.3. Argumentojnë nga pikëpamja fizike vlerat e nxehtësisë specifike të shkrirjes, avullimit në lëndë të ndryshme (sidomos të H2O).Koncepte: Nxehtësi specifike e shkrirjes, nxehtësi specifike e avullimit.Mjete: Tabelë me pikat e shkrirjes dhe të vlimit të lëndëve.Metoda: ERRZhvillimi i përmbajtjes:I. Evokimi (10’)(me grupe)

Nxënësit diskutojnë në lidhje me:a) Dallimi gaz real-gaz idealb) Vlerat e ndryshme të pikave të shkrirjes, vlimit.

c) Sasitë e nxehtësisë që do të nevojiteshin për shkrirjen apo avullimin e lëndëve të ndryshme, në varësi të natyrës së bashkëveprimit të thërrmijave të tyre.II. Realizimi i kuptimit (20’)

1. Nxehtësia specifike e shkrirjes:a) Jepet kuptimi fizik për nxehtësinë specifike të shkrirjes.b) Mbështetur në a) jepet formula e njehsimit të saj.c) Zgjidhen ushtrimet:

Page 44: shkenca 12

43

� Njehsoni sasitë e nxehtësive që nevojiten për shkrirjen e 2kg: H2O, O2, Fe, Pb dhe argumentoni rezultatet nga pikëpamja fizike.d) Theksohet: Gjatë procesit të kundërt (ngrirja) lënda jep nxehtësi po aq sa merr gjatë shkrirjes.e) Vihen në dukje faktorët nga të cilët varet temperatura e shkrirjes së lëndës, ilustruar me shembuj nga praktika.

2. Nxehtësia specifike e avullimit:Skema e trajtimit është e njëjtë si tek 1.

Këtu trajtohet veçmas uji, si lëndë me veti fizike të spikatura, që i shfaq në praktikë gjatë të gjithë stinëve.III. Reflektimi(10’)Trajtohet shembulli i zgjidhur në tekst. (Këtu nxënësit rikujtojnë formulën e njehsimit të Q gjatë ngrohjes apo ftohjes së lëndës pa ndryshimin e gjendjes agregate të saj)IV. Vlerësimi (5’)

Pjesa më e rëndësishme këtu është vlerësimi i nxënësve për:a) D. Sh. të zgjidhura,b) Pjesëmarrje aktive në mësim,c) Arsyetim fizik të saktë për problemet e trajtuara,d) Zgjidhje të shpejta e korrekte të ushtrimeve e problemave të dhëna,

� Pozitive është që të gjithë nxënësit që kontribuan në realizimin e orës mësimore të vlerësohen, por nga këto të veçohen 2 apo 3 që vlerësohen me notë në regjistër (mbështetur në kriteret a-d).� Detyrë shtëpie: Mësuesi arsyeton në bazë të nivelit të nxënësve që ka dhe mund të japë 2 nga 6 ushtrimet e tekstit, por dhe rastin e kundërt të shembullit që u trajtua në mësim(me të dhëna të ndryshuara).

3.4 Avullimi dhe kondensimi i ujit. Vlimi

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Listojnë konceptet e mësimit: avullim, avull i ngopur, vlim, pikë vlimi.2. Përshkruajnë eksperimentin e vlimit të ujit.3. Përkufizojnë termin “temperaturë kritike”.Objektiva mesatarë1. Përshkruajnë procesin e avullimit që ndodh në një enë të hapur.2. Japin përkufizimin dhe kushtet që një lëndë të vlojë.3. Argumentojnë nga pikëpamja fizike rezultate e eksperimenteve.Objektiva maksimalë1. Analizojnë nga pikëpamja fizike avullimin e lëngjeve.2. Krahasojnë e bëjnë dallimin avull-avull i ngopur.3. Marrin pjesë duke realizuar dhe vetë eksperimente për vlimin e ujit.

Page 45: shkenca 12

44

3.5 Lagështira e ajrit

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Japin përkufizimin për lagështinë absolute e relative të ajrit.2. Zbatojnë formulën e njehsimit të lagështisë relative në ushtrime.3. Japin konceptin “Pikë e vesës”.Objektiva mesatarë1. Bëjnë dallimin lagështi absolute- lagështi relative.2. Evidentojnë parametrat normal të lagështisë absolute për shëndetin e njeriut.3. Zgjidhin ushtrime me formulën e lagështisë relative dhe bëjnë arsyetimin fizik të tyre.Objektiva maksimalë1. Analizojnë kontributin në shtypjen e gazit të përbërësve të tij (p.sh. ajri).2. Argumentojnë nga pikëpamja fizike rolin e lagështisë në shëndetin e njeriut.3. Nxjerrin konkluzione në lidhje me mënyrën e ndryshimit të lagështisë relative të ajrit.4. Analizojnë kushtet fizike të përcaktimit të “pikës së vesës”.

KREU IV. Termodinamika

4.1 Ndryshimi i energjisë së brendshme. Parimi i parë i termodinamikës

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Japin mënyrat e ndryshimit të energjisë së brendshme(U) të gazit.2. Formulojnë Parimin e Parë të Termodinamikës (P I TD).3. Japin përkufizimin e “motorit të përjetshëm”.Objektiva mesatarë1. Paraqesin U si madhësi fizike-funksion i gjendjes së sistemit.2. Zbatojnë P I TD në situata të ndryshme problemore.3. Argumentojnë nga pikëpamja fizike metabolizmin te njeriu.Objektiva maksimalë1. Analizojnë P I TD si zbatim i ligjit të shndërrimit dhe ruajtjes së energjisë.2. Krahasojnë e nxjerrin konkluzione për mënyrat e ndryshimit të U.3. Analizojnë pamundësinë e ndërtimit të “motorit të përjetshëm”.Koncepte: Parimi i Parë i Termodinamikës, proces i mbyllur (ciklik).Metoda: ERR.Mjete: Skema të realizimit të eksperimenteve të ndryshimit të U-së me të gjitha mënyrat.

Page 46: shkenca 12

45

Zhvillimi i përmbajtjes:I. Evokimi (10’) (grupe me nga 2 ose 3 nxënës siç janë të vendosur në klasë)

Evokohen njohuritë e mësuara: a) Kuptimi fizik i U-së në rastin e gazit ideal,b) Formulat e njehsimit të saj në rastin e gazit 1,2 dhe shumëatomik,c) Varësia e drejtë me temperaturën, si rrjedhim dhe me energjinë kinetike,d) Kushtet që trupi të kryejë punë,e) Formulat e njehsimit të sasisë së nxehtësisë në raste të ndryshme,

II. Realizimi i kuptimit (30’)1. Mënyrat e ndryshimi të energjisë së brendshme të gazit.

� Pas diskutimit të a), b), c), d), e), theksohet që:o U është funksion i gjendjes së gazit,o U ndryshon në dy mënyra:

- me kryerje pune-me shkëmbim nxehtësie

Në praktikë ajo mund të ndryshojë gjithashtu me të dyja mënyrat njëherësh.� Analizohen eksperimentet e dhëna në tekst dhe konkludohet:o Trupit në eksperimentin 1, i rritet energjia e brendshme, Uo Gazit i zvogëlohet po aq energjia e brendshme (Ligji i Ruajtjes së Energjisë-LRE)� Marrëveshja: A>0 ----> Gazi kryen punë

~U>0 ----> Mbi gazin kryhet punë => Energjia e brendshme rritet.

A<0 ----> Mbi gazin kryhet punë�~�^��----> Gazi kryen punë =>Energjia e brendshme zvogëlohet.

� Evokohet formula e njehsimit të A dhe bëhet diskutimi për vlerat positive e negative të saj.� Në eksperimentin 2 me të njejtin arsyetim si tek i pari U2-U1=Q� Marrëveshja: Q>0 ----> Gazi merr nxehtësi

~������----> Gazi merr nxehtësi => Energjia e brendshme rritet.

Q<0 ----> Gazi jep nxehtësi�~�^��----> Gazi jep nxehtësi =>Energjia e brendshme zvogëlohet.� Nga evokimi i formulave të njehsimit të sasisë së nxehtësisë gjatë shkrirje-ngrirjes, avullim-kondensimit, gjykohet për shenjën e Q.� Diskutohet rasti praktik kur gazit i ndryshon energjia e brendshme njëkohësisht me shkëmbim nxehtësie dhe kryerje pune, nga ku rrjedh Parimi i

Page 47: shkenca 12

46

Parë i Termodinamikës(P I TD):

������2 - U1 = Q - A ose ����������

� Interpretohet P I TD si rast i zbatimit të LRE.� Ilustrohet me një shembull që e zgjidh një nxënës në tabelë.

2. Procesi i mbyllur (ciklik)� Jepet përkufizimi i “procesit të mbyllur” ose ciklik.� Nxirret konkluzion i rëndësishëm në lidhje me zbatimin e P I TD për të.� Jepet përkufizimi i “motorit të përjetshëm”.� Diskutohet pamundësia e ndërtimit të tij, nga pikëpamja fizike.

III. Reflektimi (5’)o Shembuj nga praktika të ndryshimi të U vetëm me A.o Shembuj nga praktika të ndryshimit të U vetëm me Q.o Shembuj nga praktika të ndryshimit të U me A dhe Q.o Marrëveshja për shenjat e U, A, Q.o P I TD.o Pamundësia e ndërtimit të motorit termik të përjetshëm.o D.Sh: Duke shfrytëzuar burime të tjera informacioni (përveç tekstit) të argumentohet nga pikëpamja fizike se si ndodh metabolizmi në organizmin e njeriut.

4.2 Proceset me gazet ideale. Procesi adiabatikNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Shkruajnë formulat e P I TD në izoprocese.2. I zbatojnë ato në ushtrime të thjeshta.3. Përkufizojnë procesin adiabatik.Objektiva mesatarë1. Vërtetojnë formulat e reja të P I TD në izoprocese.2. Formulojnë P I TD për procesin adiabatik.3. Interpretojnë rastin e rezultateve negative të punës, nxehtësisë dhe ndryshimit të energjisë së brendshme (A, Q, ~���Objektiva maksimalë1. Interpretojnë nga pikëpamja fizike P I TD në izoprocese.2. Analizojnë fizikisht P I TD në procesin adiabatik.3. Zgjidhin situata të ndryshme problemore të zbatimit të P I TD, duke interpretuar dhe nga pikëpamja fizike.

Page 48: shkenca 12

47

4.3 Parimi i dytë i termodinamikës. Motorët termikë

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Përkufizojnë punën dhe nxehtësinë në termodinamikë.2. Formulojnë Parimin e Dytë të Termodinamikës (P II TD).3. Shkruajnë formulat e rendimentit (mirësisë) të motorit termik apo atij Karno.Objektiva mesatarë1. Interpretojnë nga pikëpamja fizike konceptin pune, nxehtësi.2. Paraqesin shembuj të ndryshëm ku zbatohet P II TD.3. Zbatojnë në zgjidhje ushtrimesh e problemash formulat e rendimentit të motorëve termikë).Objektiva maksimalë1. Krahasojnë madhësitë fizike A-Q.2. Analizojnë P II TD duke interpretuar nga pikëpamja fizike shembujt që lidhen me të .3. Interpretojnë P II TD duke analizuar punën e motorëve termikë të llojeve të ndryshëm.

4.4 Makinat frigorifer

Në përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimale1. Formulojnë shprehjen tjetër të P II TD.2. Përkufizojnë “makinën frigorifer”3. Shkruajnë formulën e koeficientit të ftohjes.Objektiva mesatarë1. Shprehin P I TD për “makinën frigorifer”.2. Zgjidhin ushtrime e problema ku njehsohen koeficientët e ftohjes e të ngrohjes.3. Shpjegojnë punën e “makinës frigorifer”.Objektiva maksimalë1. Analizojnë nga pikëpamja fizike shprehjen tjetër të P II TD.2. Argumentojnë punën e aparateve që përdoren për ajrin e kondicionuar dhe i krahasojnë ato3. Bëjnë krahasimin motor termik- makinë frigorifer duke i ilustruar me shembuj konkretë në ushtrime e problema.

4.5 EntropiaNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:

Page 49: shkenca 12

48

Objektiva minimalë1. Përkufizojnë madhësinë fizike entropi.2. Formulojnë P II TD nëpërmjet entropisë.3. Tregojnë drejtimin e zhvillimit të një procesi të vetvetishëm.Objektiva mesatarë1. Nxjerrin konkluzioni mbi shkallën e çrregullsisë së një sistemi.2. Përcaktojnë entropinë e ndryshimin e saj në situata të ndryshme problemore.Objektiva maksimalë1. Krahasojnë entropitë e lëndëve të ndryshme.2. Analizojnë ndryshimin e entropisë në raste të ndryshme, duke arritur në konkluzione të rëndësishme për sa i përket shkallë së çrregullsisë së molekulave sipas gjendjeve agregate të ndryshme të lëndës.

Model Moduli Mësimor (mund të realizohet në bashkëpunim me mësuesin e biologjisë), mbështetur te kurioziteti i dhënë në tekst.Tema: Termodinamika dhe fotosintezaNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Paraqesin skemën e motorit termik.2. Përshkruajnë lëvizjen e molekulës së myosinës.3. Japin shembuj te ndryshëm të punës së organizmit të njeriut.Objektiva mesatarë1. Paraqesin etapat e punës së motorit termik.2. Përshkruajnë nga pikëpamja fizike procesin e fotosintezës.3. Llogarisin rendimentin gjatë aktiviteteve të ndryshme të njeriut.Objektiva maksimalë1. Krahasojnë motorin termik me atë molekular në gjallesa.2. Argumentojnë vlerat e ndryshme të rendimentit në të dyja rastet. 3. Analizojnë rezultatet e sjella dhe nxjerrin konkluzione për to.

Punë laboratoriBymimi i gazeve. Përcaktimi i zeros absoluteNë përfundim të procesit mësimor nxënësit të jenë të aftë që të:Objektiva minimalë1. Rikujtojnë ligjin e Gey-Lysakut.2. Përshkruajnë eksperimentin.3. Shënojnë në tabelë matjet.Objektiva mesatarë1. ��������Y!��W��<����������!��\"���"����<�<ë Gey-Lysakut.2. Marrin pjesë në kryerjen e eksperimentit.3. Ndërtojnë grafikun me matjet e tabelës

Page 50: shkenca 12

49

Objektiva maksimalë1. Llogarisin vlerën e�Y!��W��<�<���2. Kryejnë eksperimentin.3. Llogaritin saktësinë e matjeve (Gabimet: relativ, absolute, intervalin ku variojnë vlerat e koeficientit ����

Qëllimi i punësStudimi i varësisë së vëllimit të gazit nga temperatura, në shtypje konstante, dhe nga ekstrapolimi i matjeve të përcaktohet vlera e zeros absolute në shkallën Celsius.Realizohet në skemën e dhënë në tekst.

MODEL TESTI PËRMBLEDHËS

Koha: 45 minutaEmër Mbiemër: ____________________Klasa: ___1. Një gotë plot (me ujë ) në 20C përmban 100ml ujë.a) Sa ml ujë do të derdhet nga gota nëse temperatura bëhet 920���w�� �# �-6

1/K)b) Sa është masa e kësaj sasie uji nëse dendësia e ujit në 20C merret 1000 kg/m3?

(8 pikë)2. Qarko pohimin e saktë:Bymimi linear është karakteristik:A. Për të gjitha gjendjet agregate të lëndës.B. Vetëm për trupat e ngurtë.C. Vetëm për trupat e lëngët.D. Vetëm për gazet.E. Për lëngjet dhe gazet.

(2 pikë)3. Në një enë ka 64 gram oksigjen në temperaturë 270C.a) Njehsoni vëllimin e enës nëse shtypja është 105 Pa.b) Nëse ena është e mbyllur sa bëhet shtypja në temperaturën 1270C?c) Me sa ndryshon energjia e brendshme e oksigjenit?d) Sa nxehtësi ka marrë ai gjatë nxehjes?(Jepet M=32g/mol, gazi është 2 atomik)

(8 pikë)

Pikët 0-12

13-17

18-24 25-32

33-39

40-45

46-50

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 51: shkenca 12

50

4. Qarkoni pohimin e saktë, duke e zgjidhur më parë:Mbi një sasi gazi kryhet një proces gjatë të cilit shtypja përgjysmohet, ndërsa vëllimi i gazit 3-fishohet. Temperatura e këtij gazi bëhet:

A.B.

C.D.E. Asnjëri nga këto.

(4 pikë)

5. Jepet varësia e shtypjes nga temperatura në P-T. a)Ndërtoni grafikun në koordinata P-V. b)Njehsoni punën e kryer nga gazi nëse vëllimi fillestar i tij është 4 litra.

P (kPa)

200

100 500

(8 pikë)6. Qarkoni pohimin e saktë:Vetitë e gazeve idealë janë të njëjta me ato të gazeve realë:A. Në temperaturë shumë të ulëta.B. Në trysni shumë të mëdha.C. Në temperaturë shumë të ulëta e trysni shumë të mëdha.D. Në temperatura jo shumë të ulëta e trysni jo shumë të mëdha.E. Asnjëra nga këto.

(2 pikë)

7. Një copë akulli në 00C e ka masën 200gram. Sa ujë me temperaturë 500C duhet të hidhet në enë nëse në fund sistemi e ka temperaturën 100C? Gjeni ndryshimin e entropisë së sistemit. (CU=4190J/Kg0C, qsh=3.33 ·105 J/Kg)

(8 pikë)

21----------|

|

|

|

|

|

Page 52: shkenca 12

51

8. Qarkoni pohimin e saktë:Rendimenti (mirësia) e motorit termik njehsohet me formulë:

A. D.

B. E.

C. (2 pikë)

9. Temperatura e ftohësit është 270C dhe e ngrohësit 1270C. Gjeni rendimentin e ngrohësit, punën e kryer dhe nxehtësinë që i jepet ftohësit nëse nxehtësia e marrë nga ngrohësi është 2000J.

(8 pikë)

Page 53: shkenca 12

52

LINJA: LARMIA E QENIEVE TË GJALLA

PLANI MËSIMOR

Kreu Nr. i orëve

Temat Mjetet dhe literatura

Synimet e programit

Larmia e qenieve te gjalla

1

2

34

5

6-8

9

10

11-12

1314

15

16

17

18

1. Klasifikimi i organizmave dhe historia e tij.

2. Niveli sistematik dhe pema filogjenetike e organizmave shtazore3. Të njohim moneret4. Protistët

5. Të njohim botën e kërpudhave dhe likeneve

Projekt: Vlerësimi i nivelit të ndotjes së ajrit në qytetin ton

6. Shumëllojshmëria e jetës në mbretërinë e bimëve

7. Të njohim botën e bimëve

Punë praktike: Vëzhgimi dhe studimi në natyrë i përbërjes llojore të bimëvePërsëritje 18. Të njohim botën shtazore: Jorruazorët

9. Të njohim botën shtazore: Rruazorët

Vepra: “Origjina e llojeve” nga Ç.Darvin

Atlas i biologjisë

Tabela mësimoreme lloje të protistëve

Harte e qytetit, aparat fotografikU.S.B. laptop, doreza plastike

Bimë të freskëta ose të herbarizuara

Kuadratet prove, fletore shënimesh

Tabelë mësimore me pamje të jorruazoreve

Programi synon ne pajisjen e nxënësve me njohuri, shprehi, aftësi rreth koncepteve te kreut si: parimet baze taksonomike e filogjenike.Nxenesi përshkruan karakteristikat e përbashkëta dalluese anatomike e fiziologjike te organizmave nga secila mbretëri:Moneret, Protistët, Kërpudhat, Bimët, KafshëtProgrami synon zhvillimin e aftësive praktike për të përcaktuar nivelin e ndotjes së ajrit apo për të mbledhur organizma të ndryshëm dhe t’i klasifikojë. Nxënësi shpjegon ndryshimet strukturore e funksionale gjatë evolucionit të organizmave në tokë.

Page 54: shkenca 12

53

19

20

10. Zhvillimi i strukturave të ndryshme te kafshët11. Evolucioni i ditëve të sotme

12. Thesaret e biodiversiteti t

13. Vlerat e biodiversitetit

14. Dëmtimi dhe rrugët për mbrojtjen e biodiversitetit.

dhe rruazoreve

Vepra “Origjina e llojeve”

Revista “Ne dhe mjedisi”, buletini i Ministrisë se Mjedisit

Nxënësi diskuton mbi ndikimet në varfërimin e larmisë biologjike që shkaktohen nga aktiviteti i njeriut si zhdukja e habitateve nga urbanizimi, shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore biologjike

21

22

Punë praktike:Ndërtimi i diagramave moshore për njerëzit

Përsëritje përfundimtare

Fletore shënimesh,

laps, kompjuter

Nxënësi të ndërtojë diagramën moshore mbështetur në disa karakteristika si mosha, gjinia etj. Të përdorë fjalor shkencor terminologjik për interpretimin e ideve për speciet.

OBJEKTIVAT

LINJA: Larmia e qenieve te gjallaObjektiva minimalë:Në përfundim të kësaj linje nxënësi/ja:1. Përkufizon konceptet e nivelit taksonomik dhe marrëdhënieve si gjini, specie, takson.2. Përdor teknikat e duhura për të mbledhur organizma të ndryshëm në një livadh, pyll ose zonë e largët.3. Rendit kriteret e klasifikimit të llojeve.4. Jep shembullin e organizmave autotrofe e heterotrofe.5. Ndërton zinxhir ushqimor me gjallesat.6. Tregon karakteristika të baktereve, protistëve, kërpudhave, bimëve e kafshëve.7. Jep shembuj të strukturave homologe e analoge të gjallesave të ndryshme.

Page 55: shkenca 12

54

8. Përkufizon biodiversitetin ose shumëllojshmërinë biologjike.9. Rendit vlerat materiale dhe jomateriale të biodiversitetit.

Objektivat mesatarë:1. Krahason gjallesat e mbretërive të ndryshme.2. Shpjegon ndryshimet midis baktereve aerobe, anaerobe, simbiotike e azotofiksuese.3. Klasifikon protistët për nga mënyra e të ushqyerit dhe të shumimit.4. Plotëson tabela mbi dallimet midis bimëve enëzore e joenëzore.5. Shpjegon origjinën e përbashkët të shpendëve e gjitarëve.6. Argumenton larminë e biodiversitetit në vendin tonë.

Objektivat maksimalë:1. Shpjegon parimet bazë taksonomike e filogjenetike.2. Ndërton diagrama të organizmave përfaqësues të seciles prej pesë mbretërive, mbështetur në karakteristikat anatomike e fiziologjike të tyre.3. Vlerëson rëndësinë e biodiversitetit për mbijetesën e njeriut.4. Skicon hartën e koncepteve për biodiversitetin.5. Vlerëson nëse burimet e biodiversitetit janë të kultivuara apo të grumbulluara nga natyra.6. Vlerëson pozicionin e njeriut në pemën filogjenetike.

MODULE MËSIMORE

Tema 1.2: Niveli taksonomik dhe pema filogjenetike e organizmave shtazorë.

Objektivat (sipas niveleve )Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja:

� Liston tiparet që përdoren për ndarjen e organizmave sipas mbretërive të ndryshme.

� Krahason gjallesat e mbretërive të ndryshme lidhur me tipin dhe numrin e qelizave dhe mënyrën e të ushqyerit.

� Analizon vendin e njeriut në pemën filogjenetike.

Konceptet kryesore: Mbretëri, monere, protistë, kërpudha, taksonomi, simetri trupore, celum, pema filogjenetike.

Mjetet: Tabelë mësimore me pemën filogjenetike të botës shtazore, shkumësa me ngjyra etj.

Page 56: shkenca 12

55

Struktura e mësimitFazat e strukturës

Metodat mësimore

Veprimtaria enxënësve dhe koha

Organizimi inxënësve

Parashikimi Kllaster Të nxënët 10’ Punë në dyshe dhe individuale

Ndërtimi i njohurive

Ditari dypjesësh Ndërtimi i shprehive mësimore 15’

Grupe me nga 3-5 nxënës

Përforcimi Gushëkuqi rrethor Nxitja e diskutimit 20’

Punë individuale në grup

Zhvillimi i mësimita) Parashikimi (kllaster)Do të formohet kllaster me fjalët “Mbretëritë e gjallesave”Nga mësuesi dhe nxënësit nxirren drejtimet kryesore ku do të përqendrohet plotësimi i mëtejshëm i kllasterit.

Nxënësit në mënyrë individuale do të plotësojnë secilën nga çështjet e përmendura më lart me njohuritë e marra në ciklin e klasës së 8të. Diskutimi vazhdon në dyshe e pastaj në grupe më të mëdha. Një përfaqësues i grupit do të lexojë punën e bërë, ndërkohë mësuesi plotëson kllasterin e shkruar në tabelë.

b) Ndërtimi i njohurive (ditari dypjesësh)Mësuesi ka përgatitur një fletë pune të ndarë në dy kolona ku në njërën prej tyre bëhet pyetja, ndërsa në tjetrën kërkohet që nxënësit të japin përgjigje sipas modelit të mëposhtëm.

Pyetja PërgjigjeÇfarë gjallesash përfshin mbretëria

Monera?Njëqelizorë

Si klasifikohen protistët sipas mënyrës së të ushqyerit?

Autotrofë ose Heterotrofë

Si klasifikohen kërpudhat sipas mënyrës së të ushqyerit?

Heterotrofë

A janë bimët gjallesa autotorfe apo heterotrofe?

Autotrofë

MoneretMbretëria e gjallesave

Protistët

Kërpudhat

KërpudhatBimët

Page 57: shkenca 12

56

Mësuesi shton edhe pyetje të tjera me ndihmën e nxënësve. Mësuesi pasi i ka grupuar nxënësit në grupe me 3-5 nxënës shpërndan kube prej letre për secilin grup dhe kërkon që nxënësit të plotësojnë në 5 faqet e kubit emrin e çdo mbretërie dhe çfarë gjallesash përfshin ajo mbretëri nisur nga tipi i qelizave që ato kanë (prokariote apo ekuariote).- Fletët e punës dhe kubet e plotësuar lexohen nga një përfaqësues i secilit grup.

c) Përforcimi (Gushëkuqi rrethor)Mësuesi jep detyrë: Duke vëzhguar skemën e pemës filogjenetike të shfaqjes së gjallesave të ndryshme në planetin tonë, reflektoni se ku qëndron njeriu në pemën filogjenetike?Idenë tuaj do ta shkruani në letër, më pas do ta palosni letrën dhe do t’ia jepni shokut që keni pranë. Ai do të shkruajë idenë e tij dhe ia palos letrën shokut tjetër. Letra do të kalojë në duart e të gjithë anëtarëve të grupit. Në fund hapet letra dhe lexohet, si dhe nxirret cila është ideja më e plotë e secilit grup.

Pyetje e përgjigje 1. Listoni disa nga dallimet ndërmjet mbretërive të ndryshme.Përgjigjja: Mbretëritë dallohen nga numri i qelizave, tipat e qelizave (prokariotë apo ekuariotë) dhe mënyrat e të ushqyerit (autotrofe apo heterotrofe).2. Listoni tiparet që përdoren për ndarjen e organizmave sipas mbretërive të ndryshme.Përgjigjja:Biologët përdorin tipare të ndryshme për klasifikimin e organizmave:- Te moneret dhe protistët përdorin numrin e qelizave dhe mënyrën e të ushqyerit.- Te bimët, prania ose jo e enëve përçuese, mënyra e shumimit, ndërtimi morfologjik.- Te kafshët, shkalla e organizimit të qelizave (inde, organe), simetria e trupit, si dhe ngjashmëri anatomike.3. Jepni shembuj të organizimit autotrofë dhe heterotrofë. Ndërtoni lidhje ushqimore me to.Përgjigje: Organizma autotrofe: Algat, fitoplanktonet, bimët Organizma heterotrofe: zooplanktonët, kafshët shumëqelizore, njeriu.

Zinxhiri ushqimor:

fitoplankton peshku peshkaqeni bakteret

Page 58: shkenca 12

57

Tema 1.6: Shumëllojshmëria e jetës në mbretërinë e bimëve

Objektivat (sipas niveleve )Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja:

� Rendit kriteret bazë të klasifikimit të bimëve.� Tregon cilat grupe të bimëve janë shfaqur më herët. � Shpjegon mënyrat e ruajtjes së bimëve sipas metodës in-situ dhe ex-situ.� Vlerëson rolin e bimëve mjekësore në vendin tonë.

Konceptet kryesore: myshqet, bimë enëzore, ruajtja e in-situ e ex-situ, mjekësi tradicionale.

Mjetet: Herbare me lloje të ndryshme bimësh të vendit tonë.

Struktura e mësimitFazat e

strukturësMetodat

mësimoreVeprimtaria e

nxënësve dhe kohaOrganizimi i

nxënësveParashikimi Parashikimi me

terma paraprakëZhvillimi i fjalorit

10’Punë në grup

Ndërtimi i njohurive

Mësimi i përqendruar mbi

argumentet

Nxitja e diskutimit 25’

Punë në grupe dyshe

Përforcimi Hulumtimi i përbashkët

Të nxënët në bashkëpunim 10’

Punë në grupe dyshe

Zhvillimi i mësimita) Parashikimi (Parashikimi me terma paraprakë)

- Mësuesi shkruan në tabelë fjalët: myshqe, hepatikë, bimë joenëzore, bimë enëzore, fiere, spore, pishat, bredhat, bimë me lule.Ndahet klasa në grupe:Mësuesi:- Çfarë përfaqësojnë termat e shkruar në tabelë? (nxënësit shfrytëzojnë njohuritë e marra më parë për bimët)- Nxënësit: lloje të ndryshme bimësh që mund të jenë joenëzore ose enëzore.Mësuesi u kërkon nxënësve që, duke patur parasysh paraqitjen skematike të pemës së evolucionit të bimëve, të tregojnë se cilat grupe të bimëve janë shfaqur më herët?Cilat forma gjenden më shumë në trajtë fosilesh?Pasi u lë kohë të mjaftueshme, mësuesi i kërkon përfaqësuesit të grupit të japin rezultatin e punës vëzhguese.Përgjigjet i shkruan në tabelë.

Page 59: shkenca 12

58

- Nga algat e gjelbra fillimisht u shkëputën myshqet, ndërsa nga dega kryesore dha bimët enëzore.- Më shumë në trajtë fosilesh gjenden fiernat meqë shtresat e sotme qymyrmbajtëse kanë qenë dikur moçale, habitate të këtyre bimëve.

b) Ndërtimi i njohurive: (Mësimi i ndërtuar mbi argumentet )Mësuesi u drejtohet nxënësve që, mbi bazën e njohurive që ata kanë mbi Mbretërinë e bimëve të:

1. Klasifikojnë bimët e shënuara në tabelë në bazë të pranisë ose jo të indit përçues dhe të shkrimit me farë apo me spore.

Përgjigjet e mundshme:

Nxënësi 1: Myshqet dhe hepatikë janë pa ind përçues, ndërsa fieret, pishat e bimët me lule kanë ind përçues (enëzore).

Nxënësi 2: Myshqet, hepatikë, fieret shumohen me spore, ndërsa pisha dhe bimët me lule shumohen me farë.

2. Bëni një listë të bimëve mjekësore që rriten në zonën ku ju banoni e jetoni: A e njihni mënyrën e përdorimit të tyre?

Argumentimi i përgjigjeve të mundshme të dhëna nga nxënësit.

Nxënësi 1: Unë kam parë të rritet dafina, kamomili, boronica, rozmarina, sherebela që përdoren si bimë mjekësore.

Nxënësi 2: Dafina, kamomili e sherebela përdoren si çajra, duke u zier gjethet e tyre e duke përdorur lëngun e tyre.Mësuesi u kërkon nxënësve të jenë të vëmendshëm në argumentimin mbi njohuritë e reja në lidhje me: Ruajtjen e bimëve në mjedise natyrore (in-situ) e kopshtet botanike (ex-situ).- Përdorimin e bimëve për prodhimin e medikamenteve mjekësore.- Si fosilizohet një bimë (llojet e fosileve varen nga vendi ku ka jetuar organizmi dhe shpejtësia e mbulimit të tij prej sedimenteve).

c) Përforcimi (Hulumtim i përbashkët)Është momenti që nxënësi të punojë me testin për të lexuar e reflektuar mbi pyetjet e drejtuara në rubrikën “Kontrolloni njohuritë” (rubrika 1).Mësuesi lejon që nxënësit të konsultohen, të bashkëpunojnë me shokun e bankës për 4-6 minuta. U kërkoj nxënësve të shkruajnë emrat e bimëve me laps me qëllim që të kenë mundësi të bëjnë korrigjimet e duhura gjatë debatit të përbashkët. Pas mbarimit të kohës mësuesi u kërkon që të japin përgjigjet duke imponuar dhe nxitur nxënësit që kanë qenë të heshtur gjatë gjithë orës së mësimit, me qëllim që

Page 60: shkenca 12

59

ata të jenë të gjithë pjesëmarrës aktivë në procesin e të nxënit. Kur mësuesi sheh që nxënësit nuk kanë më diskutime, parashtron me zë të lartë versionet e drejta për bimët nga të cilat mund të përftohen produktet e dhëna në rubrikën 1 të “Kontrollit të njohurive”.Pas këtij hapi mësuesi u drejton nxënësve një pyetje të hapur formuese dhe nxit debatin.Çfarë përparësish e problemesh mund të ndeshen gjatë ruajtjes in-situ e ex-situ të bimëve?

Pyetje e përgjigje:1. Cilat grupe të bimëve janë shfaqur më herët?Më herët janë shfaqur myshqet pastaj bimët enëzore pa farë e me farë.2. Bëni një listë të bimëve mjekësore në zonën tuaj.Bimë mjekësore mund të jenë: rigoni, rozmarina, dafina, kamomili, çaji i malit, mëllaga, trëndafili i egër etj.

Tema 1.12: Thesaret e biodiversitetit

Objektivat (sipas niveleve)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja:

� Tregon çfarë kupton me termin biodiversitet ose shumëllojshmëri biologjike.

� Tregon elemente të florës dhe të faunës së vendit tonë.� Shpjegon se cilët faktorë e bëjnë biodiversitetin në Shqipëri të pasur?� Analizon shkaqet pse zonat tropikale qëndrojnë në vend të parë në nivel

global, lidhur me biodiversitetin.

Konceptet kryesore: gjen, ekosistem, biodiversitet, fosile, flora, fauna.

Mjetet: Tabelë ku paraqitet shpërndarja gjeografike e bimësisë dhe e faunës në vendin tonë, revista mjedisore. Struktura e mësimit

Fazat estrukturës

Metodatmësimore

Veprimtaria enxënësve dhe koha

Organizimi inxënësve

Parashikimi Shkrim I lirë Ndërtimi i shprehive

studimore 10’

Punë individuale

Ndërtimi i njohurive

Ruaje fjalën e fundit për mua

Të lexuarit ndërveprues 25’

Punë në dyshe e në grup

Përforcimi Tabela e koncepteve

Paraqitje grafike e informacionit 10’

Të gjithë nxënësit

Page 61: shkenca 12

60

Zhvillimi i mësimita) Parashikimi (shkrim i lirë)Nxënësit shkruajnë një shkrim të lirë mbi dëshirat që ata kanë për të eksploruar e vëzhguar pasurinë llojore të florës e faunës në vendin tonë ose në botë.Zhvillohet një diskutim në grup rreth pyetjeve të mëposhtme:- A keni patur mundësi të zbuloni apo vizitoni parqet kombëtare të vendit tonë?- Ç’ndihmë keni patur nga prindërit për këtë?

b) Ndërtimi i njohurive (ruaje fjalën e fundit për mua)Lexohet teksti.Nxënësit shënojnë në fletore idetë më domethënëse dhe më të rëndësishme që kanë nxjerrë pas komunikimit në dyshe.Fillohet me raportimin e tyre, duke ballafaquar komente të ndryshme rreth çdo ideje të paraqitur.Nxënësi bën komentin përfundimtar, duke thënë fjalën e fundit (mendimin më të konsoliduar të tij rreth problemit të trajtuar).

c) Reflektimi:Tabela e koncepteve plotësohet individualisht dhe në grup si më poshtë:

Llojet e gjallesave në vendin tonë

Bimore _____________________________

Jorruazorët: _________________________Shtazore

Rruazorët: ____________________________

Ekspozohen tabelat e plotësuara nga grupet.Diskutohet në klasë për biodiversitetin në vendin tonë, duke e krahasuar me atë të pyjeve tropikale.

Pyetje e përgjigje:1. Tregoni çfarë kuptojmë me termin biodiversitet ose shumëllojshmëri biologjike?

Përgjigjja: Biodiversiteti përfshin tërësinë e gjeneve, të llojeve dhe ekosistemeve në një zonë të caktuar pa marrë në konsideratë format që kanë jetuar më parë (fosilet).2. Përmendni elemente të florës e faunës në vendin tonë, të cilat argumentojnë faktin se biodiversiteti në Shqipëri është i pasur.

Page 62: shkenca 12

61

Përgjigje: Flora (bota bimore) e Shqipërisë përfaqësohet nga 165 familje: 85 % e bimëve rriten në kushte natyrore, ndërsa 15 % janë të importuara nga jashtë, 11% e bimësisë janë endemike si gështenja e kalit, tisi etj.Fauna (bota shtazore) e Shqipërisë përfaqësohet nga 4000 lloje insektesh, 64 lloje kafshësh në ujërat e ëmbla e 249 lloje kafshësh në ujërat e kripura, ku nga këto 4 lloje janë endemike.

PUNË PRAKTIKETema: Vëzhgimi dhe studimi në natyrë i përbërjes llojore të bimëveObjektivi: Nxënësi/ja të jetë i/e aftë të:- përcaktojë përbërjen e llojeve bimore në një zonë të caktuar.

Mjetet e punës: Katrorë të vegjël, spango, fletore shënimeshKohëzgjatja: 2 orëVendi: një livadh, një park ose një zonë pyjore.

STRUKTURA E MËSIMITOra e parë mësimore: Ndërtimi i katrorëve provëNxënësit do të ndahen në tri grupe. Çdo grup do të ndërtojë kuadratet provë. Ato ndërtohen prej druri me 4 ristela dhe nga brenda tyre janë fiksuar gozhdë të vogla, ku lidhet fije spangoje ose ndonjë fije tjetër për të formuar një rrjetë me katrorë të vegjël brenda kornizës. Gozhdët do të jenë çdo 10 cm nga brenda në katër anët e kuadratit provë, i cili do të ketë përmasat 50 cm me 50 cm. Brenda kuadratit provë do të formohen 25 katrorë të vegjël nga fija e spangos.Ora e dytë mësimore: Puna në terrenMësuesi zgjedh një sipërfaqe të caktuar me bimësi barishtore, si: një park, një livadh ose një zone pyjore brenda rrethit ku ndodhet shkolla. Kjo sipërfaqe do të shërbejë si sipërfaqe prove.Çdo grupi i cakton të bëjë studime të bimësisë në një zonë të caktuar të sipërfaqes provë. Nxënësit vendosin katrorët në ato pjesë të sipërfaqes që ka më tepër bimësi dhe numërojnë llojet e ndryshme të bimëve brenda katrorëve të vegjël me përmasa 10cm me 10cm, si dhe numrin e bimëve të të njëjtit lloj në këto kuadrate. Bimët e numëruara i shënon në fletore. Pastaj nxënësit nxjerrin konkluzione për numrin e bimëve e të llojeve të reja, duke i numëruar ato në të gjithë katrorët e vegjël dhe llogarisin numrin e bimëve në katrorin e madh 0,5m me 0,5m. Për llojet bimore që nuk i njohim, i shënojmë me germa të caktuara dhe bëjmë një përshkrim të asaj bime për ta njohur kur të bëhet ballafaqimi i numrit të bimëve për metër katror me grupet e tjera. Në fund të tre grupet ballafaqojnë të dhënat e tyre dhe nxjerrin një konkluzion mbi numrin e bimëve të një lloji në sipërfaqen provë të marrë në studim si dhe numrin e llojeve të ndryshme bimore për metër katror në atë sipërfaqe të livadhit apo të një parku.

Page 63: shkenca 12

62

VLERËSIMI:Nxënësit do të vlerësohen për bashkëpunimin në grup për përgatitjen e katroreve provë si dhe për punën në terren.

SHPJEGIMI I FJALËVE KYÇESfungjerë - gjallesat më të thjeshta shtazore dyshtresoreKnidare - gjallesat dyshtresore detareArtropoda – këmbënyjëtuarit, gjallesa me skelet të jashtëm e me këmbët me nyjeEndoskelet - skelet i brendshëmAnatomi e krahasuar - shkenca që studion gjallesat në mënyrë të krahasuarStruktura homologe - struktura me origjinë të ngjashme, por me funksione të ndryshmeStrukturë rudimentare - struktura që kanë humbur funksioninEvolucion konvergjent – procesi evolutiv i formimit të strukturave përmes përzgjedhjes natyroreMbretëri – njësia më e lartë e klasifikimit të gjallesaveLloj – njësia më e ulët e klasifikimit të gjallesaveMonere - gjallesat me qeliza prokarioteHeterotrofe - gjallesa që e marrin ushqimin të gatshëm nga mjedisiAutotrofe - gjallesa që e sigurojnë vetë ushqimin me anë të fotosintezësBazidiomicetes – kërpudha më këmbëz e kapeleAngjiospermë – bimë me farë të veshurGjimnospermë – bimë me farë të zhveshurFlora -bimësiaFauna – kafshëtEkinodermatët – lëkurëgjemborët Popullatë e qëndrueshme - popullatë që nuk ndryshon me kalimin e kohës Strukturë analoge - struktura që kanë ngjashmëri në pamjen e jashtme, por jo në prejardhjeBiodiversitet – shumëllojshmëri e gjallesave

PERMBLEDHJE E NJOHURIVE TE LENDESTaksonomia është shkenca e klasifikimit të organizmave bazuar në lidhjet e tyre evolutive. Ka shtatë kategori kryesore të klasifikimit: mbretëria, tipi, klasa, rendi, familja, gjinia dhe lloji.

Klasifikimi i gjallesave është bërë fillimisht nga Aristoteli, pastaj më vonë nga K. Lineu dhe u plotësua nga Darvini me teorinë e tij të evolucionit.

Në ditët e sotme klasifikimi i gjallesave bazohet në katër kritere:

a) anatomia,

b) stadet e zhvillimit,

Page 64: shkenca 12

63

c) ngjashmëritë biokimike,

d) sjellja.

Moneret janë organizma pak më të mëdha se viruset, por më të vogla se eukariotet. Këtu bëjnë pjesë bakteret, të cilat kanë forma të ndryshme, si kokë, bacile, spirile, vibrione.

Protistët janë organizma eukariote. Ata janë të ndryshëm për nga mënyra e të ushqyerit, lëvizjes, membranës qelizore dhe ciklit të jetës. Megjithatë ata janë organizma njëqelizore. Protistët klasifikohen në alga që janë organizma fotosintetike dhe organizma heterotrofe, si: ciliatet, flagjelatet, forameniferet e amebat. Protistët riprodhohen me rrugë aseksuale me ndarje, dhe me rruge seksuale me konjugim.

Kërpudhat janë organizma heterotrofe një dhe shumëqelizore. Ato ndahen në tre grupe të mëdha: zigomicete, askomicete dhe bazidiomicete. Ato luajnë rolin e dekompozuesve dhe formojnë forma simbiotike, si likenet e mikorizat.

Kriteret për klasifikimin e bimëve janë: a) prania ose jo e enëve përçuese; b) prania ose jo e farës. Bimët pa enë përçuese janë myshqet, ndërsa bimët me enë përçuese ndahen në bimë pa farë e me farë. Këto të fundit janë farëzhveshura dhe farëveshura. Mbetëria e bimëve përbëhet nga organizma fotosintetikë shumëqelizorë. Bimët e para janë shfaqur në ujë dhe kur kaluan në tokë pësuan disa përshtatje, si shfaqja e enëve përçuese dhe kutikulës mbrojtëse. Fillimisht u shfaqen myshqet, pastaj gjimnospermat e angjiospermat.

Mbretëria e kafshëve përfshin organizma shumëqelizorë heterotrofë. Të gjitha kafshët grupohen në dy kategori: rruazorë me shtylle kurrizore e jorruazorë pa shtylle kurrizore. Biologët i klasifikojnë kafshët në bazë të disa tipareve, si shkalla e organizimit të qelizave brenda trupit, simetria trupore, celumi apo ngjashmëri të tjera anatomike.

Jorruazorët përfshijnë disa tipa si: sfungjerët, knidarët, krimbat, artropodet, molusqet, ekinodermatet.

Tipi i krimbave është më i evoluar se knidarët dhe sfungjerët, gjë që duket në shumë drejtime, si: shfaqja e mezodermës si dhe e sistemit të qarkullimit të gjakut, sistemi tretës, ekskretimit etj.

Molusqet janë më të evoluar, ku dallohet oktapodi me trurin të ndërlikuar.

Artropodet janë jorruazorët më të bollshëm mbi tokë. Grupi më i madh i tyre janë kandrrat.

Rruazorët kanë endoskelet dhe për nga frymëmarrja ata ndahen në: peshqit që bëhen me velëza, amfibët me mushkëri e lëkurë, ndërsa zvarranikët, shpendët e gjitarët me mushkëri.

Page 65: shkenca 12

64

Klasa më e evoluar është ajo e gjitarëve, ku spikat sistemi nervor më i evoluar, duke u siguruar atyre aftësinë e të mësuarit dhe u jep mundësinë që të përshtaten me mjedisin.

Anatomia e krahasuar është shkenca që studion ndërtimin dhe funksionimin e organizmave, duke e krahasuar me njëri-tjetrin. Strukturat e brendshme të ngjashme quhen struktura homologe d.m.th., ato kanë origjinë të ngjashme, por funksione të ndryshme, ndërsa strukturat që kanë ngjashmëri nga pamja e jashtme quhen struktura analoge.

Strukturat rudimentare janë ato që kane humbur funksionin. si p.sh. kockat e legenit tek balena dhe zorra e verbër te njeriu.

Evolucioni ka ndodhur në të kaluarën, por ai ndodh edhe në ditët e sotme. Si shembull për këtë është rasti i fluturës Biston betularja. Bota bimore e vendit tonë përbëhet nga 165 familje bimore ku 320 lloje bimësh janë të kërcënuara ose të rralla. Shqipëria ka një botë shtazore të pasur me 15 lloje amfibësh, 37 lloje zvarranikësh, 323 lloje shpendësh dhe 64 lloje gjitarësh tokësor e 5 lloje detare.

Biodiversiteti nuk është vetëm baza e jetës në tokë, por ofron edhe vlera të tjera, si pastrimi i ajrit, pastrimi i ujërave, shmangia e erozionit. Biodiversiteti është rezervuar ushqimi gjallesash natyrore si dhe bimësh kurative dhe industriale.

TEST PËRMBLEDHËS I NJOHURIVE

1. Kriteret moderne të klasifikimit të gjallesave janë:A) mjedisore;B) sjellja;C) morfologjike;D) citologjike. 1 pikë

2. Te protistët bëjnë pjesë organizma:A) prokariote;B) eukariote;C) as njëra, as tjetra;D) a dhe b. 1 pikë

3. Mikorizat janë forma simbiotike ndërmjet:A) kërcellit të bimëve e një alge;B) rrënjëve të bimëve e një alge;C) rrënjëve të bimëve e një kërpudhe;D) një alge dhe një kërpudhe. 1 pikë

Page 66: shkenca 12

65

4. Janë bimë joenëzore:A) briofitet;B) angjiospermet;C) gjimnospermat;D) fierit. 1 pikë

5. Zvarranikët:A) kanë lëkurë të lagësht;B) kanë pllenim të jashtëm;C) kanë mushkëri të zhvilluara mirë;D) janë vivipare. 1 pikë

6. Tretja te sfungjerët bëhet në:A) qelizat e ektodermës;B) qelizat e endodermës;C) qelizat e mezodermës;D) në zgavrën e trupit. 1 pikë

7. Strukturat quhen homologe kur kanë:A) funksion të njëjtë;B) prejardhje të njëjtë;C) ndërtim të njëjtë;D) të tria (A, B, C) 1 pikë

8. Renditni dy nga përshtatjet që pësuan bimët kur kaluan nga jeta ujore në atë tokësore 2 pikë

9. Shpjegoni përmes një shembulli për secilin rast së ç’janë bakteret simbiotike e azotofiksuese. 2 pikë

10. Krahasoni likenet me mikorizat, duke treguar një anë të përbashkët dhe një ndryshim midis tyre: 2 pikë

11. Në cilin aspekt duket se shpendët dhe gjitarët kane evoluar nga një paraardhës i përbashkët? 1 pikë

12. Shpjegoni pse zona tropikale qëndron në vend të parë në nivel global për shkallën më të lartë të biodiversitetit. 3 pikë

13. Biodiversiteti është pjesë e jetës në tokë. Tregoni tri nga shërbimet që ofron ai për jetën në tokë. 3 pikë

Notat 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-4 5-7 6-10 11-13 14-16 17-18 19-20