Shenjat e Saldimit

12
2.0. SHENJAT KRYESORE TE SALDIMIT Shenjat e saldimit i përfshijnë të gjitha shkronjat, simbolet, figurat, numrat dhe vijat me të cilat përshkruhet tegeli i saldimit. Në mënyrë skematike është paraqitur në fig.2.0, ku varësisht nga pozicioni se ku paraqitet e përmban edhe sqarimin. Fig.2.0. Shenja e saldimit sipas Shoqatës se Salduesve Amerikan (AWS - American Welding Society). Me anë të këtyre shenjave do të sqarohet se: Si të përgatiten buzët e materialit bazë para saldimit. Forma e kanalit dhe dimensionet. Procesi i saldimit që do të përdoret. Metoda e saldimit. Madhesia e kanalit Fytyra e tegelit- perpunimi Kendi i kanalit dhe forma Kontura e tegelit Thellesia e kanalit dhe shenimet tjera Jepen sqarime per metoden e saldimit,pro cesin e tjer. Simboli i saldimit Hapsira e kanalit te rrenjes,fyyra e tegelit e tjer. Gjatesia e tegelit Distanca mes tegelave të ndërprerë Tegelat bashkues Simboli për saldim rreth tërë detalit Vija referente Ana e shigjetës Ana tjetër S(E) L- P F A R T Shigjeta tregon vend saldimin 9

Transcript of Shenjat e Saldimit

Page 1: Shenjat e Saldimit

2.0. SHENJAT KRYESORE TE SALDIMIT

Shenjat e saldimit i përfshijnë të gjitha shkronjat, simbolet, figurat, numrat dhe vijat me

të cilat përshkruhet tegeli i saldimit. Në mënyrë skematike është paraqitur në fig.2.0, ku

varësisht nga pozicioni se ku paraqitet e përmban edhe sqarimin.

Fig.2.0. Shenja e saldimit sipas Shoqatës se Salduesve Amerikan (AWS - American Welding Society).

Me anë të këtyre shenjave do të sqarohet se:

Si të përgatiten buzët e materialit bazë para saldimit.

Forma e kanalit dhe dimensionet.

Procesi i saldimit që do të përdoret.

Metoda e saldimit.

Madhësia e tegelit.

Forma e tegelit dhe

Fytyra e përfunduar e tegelit.

2.1. Shënimi i tegelave te saldimit

Madhesia e kanalit

Fytyra e tegelit-perpunimi

Kendi i kanalit dhe forma

Kontura e tegelitThellesia e kanalit dhe shenimet tjera

Jepen sqarime per metoden e saldimit,procesin e tjer.

Simboli i saldimit

Hapsira e kanalit te rrenjes,fyyra e tegelit e tjer.

Gjatesia e tegelit

Distanca mes tegelave të ndërprerë

Tegelat bashkues

Simboli për saldim rreth tërë detalit

Vija referente

Ana

e

shig

jetë

s Ana

tj

etër

S(E) L-P

FAR

T

Shigjeta tregon vend saldimin

9

Page 2: Shenjat e Saldimit

Tegelat shënohen në përputhje me rregullat e vizatimit teknik, me ane te shenjave

themelore dhe plotësuese, ku pjesët kryesore janë:

vija horizontale,

shigjeta dhe

bishti.

Fig.2.1. Struktura kryesore e shënimit të tegelave.

- Vija horizontale , ndryshe quhet vija referente siç shihet në fig.2.2, gjithmonë

vizatohet horizontalisht. Kjo lidhet me shigjetën dhe nga mbrapa e ka bishtin.

Informatat me anën e simboleve paraqiten mbi dhe nën të, varësisht se cilës ane të

materialit bazë i referohemi.

Fig.2.2. Shënimi i tegelit, materialit bazë me kanal te drejt.

Saldimi fillohet me tegela montues

Saldimi të bëhet rreth tërë detalit

Shigjeta te ana e materialit bazë

Shenimet në këtë anë vlejnë për anën e shigjetës

Vlejnë për anën tjetër të shigjetës

TIG

B

A

C

Bishti

Shigjeta

Shenja e saldimit Vija referente

10

Page 3: Shenjat e Saldimit

- Shigjeta vizatohet në vazhdim te vijës referente, deri te tehu i materialit bazë, te vend-

saldimi. Por nganjëherë simbolet i referohen anës tjetër te materialit bazë, anës tjetër

ku vizatohet shigjeta! Ketë e përcakton vija referente (simbolet mbi vijën

horizontale).

Fig.2.3. Forma te ndryshme te shigjetave.

- Bishti nuk përdoret çdo herë, vetëm në ato raste për të treguar procesin e saldimit,

procedurën apo ndonjë kod të veçantë sipas kompanisë projektuese. Zakonisht

shënohet me numra (p.sh metoda e saldimit HED 111), ose shkronja TIG si në

fig.2.2.

Shenjat të cilat shkruhen nën vijën horizontale i referohen anës së tegelit te maja e

shigjetës, ndërsa shenjat të cilat shkruhen mbi vijën horizontale i referohen anës së

kundërt të materialit bazë (anës tjetër te shigjetës fig.2.3). Kjo është sqaruar në fig.2.5.

Fig.2.4. Shenjat kryesore dhe ndihmëse për shënimin e tegelave.

Ana tjetër Ana e shigjetës

Shenjat për formatë e kanalit të saldimit

i drejtë i pjerrtë

Saldimi rreth tërë detalit

Tegela bashkues

Dalja e rrënjës

Forma e

½ VV ½ V me hark

V me hark

U J

Përd[orimi i nënshtresave

Nënshtresa

Distancuesi

Fytyra e tegelit-forma

E rrafshtë Konvekse Konkave

11

Page 4: Shenjat e Saldimit

Fig.2.5. Në bazë te simboleve te paraqitur në vizatime përkatëse, janë salduar tegelat në materialin bazë.

Vija referente përbëhet prej dy vijave paralele (2a) dhe të ndërprera (2b). Vija e ndërprerë

e cila mund të jetë mbi ose nën vijën e pandërprerë tregon se në cilën anë të shigjetës gjendet

fytyra e tegelit. Nëse tegeli është simetrik vija nuk vizatohet.

Fig.2.6. Shënimi i tegelave: 1– shigjetat, 2 – vijat treguese, 3 – shenja e tegelit.

Shenja per kanal te drejt te saldimi ballor Shenja per kanal ½ V per

saldimi ballor

Mbushja e kanalit te saldimi ballor Tegeli i kanalit ½ V

Tegelat kendor

Shenja per saldim te bashkesise “T” me saldim kendor nga te dy anet

12

Page 5: Shenjat e Saldimit

Mënyra e paraqitjes së shenjës së kombinuar është treguar në fig.2.7, ndërsa shënimi i

përmasave të tegelit në fig.2.8.

Fig.2.7. Paraqitja e kombinuar: a – shenja, b – prerja tërthore e tegelit.

Çdo lloj i tegelit ka simbolin e vetë të caktuar, ku me shenja plotësuese plotësohen shënimet

qe kanë te bëjnë për atë tegel.

a) aareee i saldimit)

13

Page 6: Shenjat e Saldimit

Fig.2.8. Shënimi i përmasave të tegelit.

Përveç këtyre ekzistojnë edhe shenja të tjera plotësuese:

- Rrethi, tregon se saldimi bëhet përreth detalit (fig.2.9.a).

- Flamuri, tregon tegelin montues (fig.2.9.b).

- Vlera numerike që tregon shenjën e metodës së saldimit (111 – saldimi me hark

elektrik me dorë me elektrodë të mbështjellë, fig.2.9c).

Fig.2.9. Shenjat plotësuese: a) rrethi – tegeli i salduar përreth tërë detalit, b) flamuri – tegeli montues, c) vlera numerike që tregon metodën e saldimit (111 – saldimi me hark

elektrik me dorë me elektrodë të mbështjellë).

Fig. 2.10. Fytyra e tegelit e rrafshët dhe është përcaktuar metoda e përpunimit,

R-retifikim.

Distanca në mes materialit bazë (hapësira dritë) ndikon në rrënjën e mirë të tegelit, për

këtë arsye shpesh në shenjat e saldimit përfshihen edhe këto të dhëna: distanca, forma e

kanalit, thellësia e kanalit, dhe këndi, si në fig.2.11.

Siç shihet nga vizatimi teknik, kanali do te hapet në te dy anët por me kënde te

ndryshme, 60˚ dhe 45˚, kurse thellësia e kanalit është e njëjtë në te dy anët, 12mm.

14

Page 7: Shenjat e Saldimit

Fig.2.11. Vizatimi me shenjat e saldimit në figurën majtas, kurse figura djathtas

paraqet përgatitjen e kanalit dhe saldimin sipas shenjave në vizatimin teknik.

Fig.2.12. Shembuj te realizimit te bashkësisë se salduar sipas shenjave te saldimit.

Fig.2.13. Përgatitja e kanalit U dhe 1/2U, sipas shenjave te saldimit më lart.

Në rastet kur duam te jemi më te sigurt në tegelin e salduar në anën tjetër te materialit

bazë, me simbolin e përdorur në fig 2.14 do te lejohet rrjedhje më e madhe e materialit te

600

450 450

600

12

12

12

12

45 m

m

15

Page 8: Shenjat e Saldimit

shkrirë, pra dalje te rrënjës në lartësi 3.2mm, ose në te kundërtën kur mundësitë funksionale

nuk e lejojnë daljen në sipërfaqe, përdoren nënshtresat.

Fig.2.14. Lartësia e rrënjës dhe përdorimi i nënshtresave.

Fig.2.15. Saldimi sipas shenjave te saldimit, me kanale V-hark dhe ½ V-hark.

Te saldimi i pllakave te shtresuara me anën e kanaleve apo vrimave qe do te hapen, ku për

arsye te ndryshme nuk mund te realizohet saldimi këndor apo ballor, gjithashtu me anën e

shenjave te saldimit do te jepen në detale shënimet e nevojshme: përmasat e kanalit apo

vrimave, distanca (aksi) mes tyre, mbushja e kanalit me material plotësues, në te cilën pllakë

do te hapen kanalet apo vrimat, etj si në fig.2.16.

Në anën e majte te shenjës së kanalit nën vijën referente është paraqitur gjerësia e kanalit,

kurse në anën e djathte është paraqitur gjatësia e kanalit dhe distanca në mes te kanaleve pas

shenjës “ – “.

Bishti i shenjës i referohet shënimeve për detalin B.

16

Page 9: Shenjat e Saldimit

Fig.2.16. Është paraqitur në mënyrë skematike realizimi i bashkësisë se salduar nga te dhënat e vizatimit teknik me shenjat e saldimit. Përmasat janë te shprehura në inç(inch).

Për ta kursyer kohen dhe materialin plotësues në rastet ku nuk ka nevoje qe komplet

detalet te mbushen me tegela gjatësor, veprohet si në figurat në vazhdim.

Fig.2.17. Gjatësia dhe distanca e tegelave. Përmasat janë te shprehura në inç(inch).

Ku: A - me shenjat e saldimit është treguar se gjatësia e tegelit duhet te jetë 3", kurse distanca në mes te qendrave të tegelave 6".

B - realizimi i bashkësisë “T” sipas shenjave te saldimit te paraqitura në figurën A.

C - saldimi këndor në te dy anët.

D - realizimi i saldimit te bashkësisë “T” sipas shenjave te treguara në figurën C.

Kur është e nevojshme qe me anën e shenjave te saldimit te jepen më shumë sqarime

mund te përdoren më shumë vija referente, si në fig.2.18.

A B

C

D

22

4

6

3

3

2

6

3

2 2 2

1/8 3-6

2-42-4

17

Page 10: Shenjat e Saldimit

Vija më e afërt me shigjetën (vija e poshtme horizontale) tregon tegelin e parë te saldimit,

kurse vija ma e lart tregon tegelin e fundit te saldimit.

Fig.2.18. Përdorimi i disa vijave referente, ku:

A-janë përdorur tri vija referente, ku vija e parë e tregon tegelin këndor në anën tjetër te

shigjetës. B-bashkësia e salduar “T” sipas shenjave te saldimit në figurën A.

AB

Tegeli i dyte i saldimit Tegeli i trete i

saldimitTegeli i pare

18