SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia...

24
Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha. Qeveria ka dhënë shumë koncesione, ndërsa një pjesë e madhe janë që në kohën e PD. Por cilat janë fitimet e këtyre kompanive. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë vitit 2018 kompania koncesionare“S2 Albania”, e cila ka... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë 21 Gusht 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-18 Nga Besi BEKTESHI Nga Gjon NEÇAJ Internimi në diktaturë dje vs “vetë-internimi demokratik” sot!? Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3 vitesh, Basha mori 16.8 mln euro në kohë rekord për pallatin Prapaskenat e bllokimit të vetingut në polici, qindra emra figurojnë me pasuri sheikësh, nga apartamentet, te makinat luksoze Amerikanët zbardhin detajet, ja si Ramiz Alia mori drejtimin e PPSH pas vdekjes së Enver Hoxhës, dyshimet që u ngritën mbi vendin e lindjes së tij Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijuar aty. Kandidati socialist Valdrin Pjetri u dorëhoq para disa ditësh pas publikimeve të dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike që tregonin se ai ishte i dënuar në Itali e se nuk e kishte deklaruar një gjë të tillë... Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator. Edhe pse protestat para 30 qershorit nuk prodhuan asnjë rezultat, PD dhe LSI do t’u rikthe- hen tubimeve në rrugë.Vetë Basha e ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen. Ndërsa gazeta ka mësuar se kanë filluar përgatitjet... Beteja për Shkodrën, këshilli bashkiak e kalon stafetën në KQZ, qeveria i bllokon fondet Voltana Ademit PD nis përgatitjet për protesta në shtator, Basha: Ka ardhur koha të largojmë Ramën, po varfëron shqiptarët SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen të korruptuarit, të rrezikuar nga Meta, Berisha dhe Basha, te ish-ministrat e PD-PS-LSI Faqe 10 Banka e Shqipërisë vijon të heshtë për skan- dalin me falimentimin e“Veneto Banka”. Largimi i bankës italiane ka kaluar jo pa pasoja, pasi janë me qindra shqiptarët që po enden dyerve të gjykat- ave për shkak se rrezikohet t’u sekuestrohen shtëpitë dhe bizneset. Pasi u bë falimenti,“Intesa Sanpaolo Bank”mori kreditë e mira... Koncesionarët mbushin xhepat, “skanimi” fiton 1 mln euro në vit, ja bilancet e 3 koncesioneve në shëndetësi Skandali me “Veneto Banka”, ja si BSH mori në mbrojtje “Tranzit”, asnjë problem për Sejkon regjistrimi në parajsat fiskale Spartak Ngjela: Meta po kërkon gjakderdhje për të shpëtuar nga burgu, i ka varur shpresat tek Berisha, të dy do të jenë subjekt i SPAK Vazhdon represioni i amerikanëve ndaj të korruptuarve, ambasada i bllokon vizën një ish-ministri të qeverisë “Rama”, ja detajet Procesi i vetingut në polici duket se është një proces i dështuar ende pa nisur. Kalimi në“sitë”i punonjësve të policisë ishte planifikuar të niste që në muajin maj të vitit 2018. Por deri më sot ai është shtyrë... Faqe 2,3 Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë vendin drejt gjakderdhjes për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia e re. Gazeta raportoi një ditë më parë se presidenti po shton presio- net ndaj Bashës për të shkuar tek protestat e dhunshme në vjeshtë. Madje Meta për herë të parë ka folur edhe për gjakderdhje, duke dhënë sinjale se është gati të bëjë gjithçka... Faqe 8 Faqe 6 Faqe 4 Faqe 9 Nga Bardhyl BEJKO Ish bashkitë e djathta në “padurim” të pritjes së çlirimtarëve Faqe 5 Faqe 7 Fq. 12,13

Transcript of SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia...

Page 1: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha. Qeveria ka dhënë shumë koncesione, ndërsa një pjesë e madhe janë që në kohën e PD. Por cilat janë fitimet e këtyre kompanive. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë vitit 2018 kompania koncesionare “S2 Albania”, e cila ka...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Mërkurë 21 Gusht 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-18

Nga Besi BEKTESHI

Nga Gjon NEÇAJ

Internimi në diktaturë dje vs “vetë-internimi

demokratik” sot!?

Durimi i popullit dhe maturia e politikës

Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3 vitesh, Basha mori 16.8 mln euro në kohë rekord për pallatin

Prapaskenat e bllokimit të vetingut në polici, qindra emra figurojnë

me pasuri sheikësh, nga apartamentet, te makinat luksoze

Amerikanët zbardhin detajet, ja si Ramiz Alia mori drejtimin e PPSH pas vdekjes së Enver Hoxhës, dyshimet që u ngritën

mbi vendin e lindjes së tij

Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijuar aty. Kandidati socialist Valdrin Pjetri u dorëhoq para disa ditësh pas publikimeve të dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike që tregonin se ai ishte i dënuar në Itali e se nuk e kishte deklaruar një gjë të tillë...

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator. Edhe pse protestat para 30 qershorit nuk prodhuan asnjë rezultat, PD dhe LSI do t’u rikthe-hen tubimeve në rrugë. Vetë Basha e ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen. Ndërsa gazeta ka mësuar se kanë filluar përgatitjet...

Beteja për Shkodrën, këshilli bashkiak e kalon stafetën në KQZ, qeveria i bllokon

fondet Voltana Ademit

PD nis përgatitjet për protesta në shtator, Basha: Ka ardhur

koha të largojmë Ramën, po varfëron shqiptarët

SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen të korruptuarit, të rrezikuar nga Meta, Berisha dhe Basha, te ish-ministrat e PD-PS-LSI

Faqe 10

Banka e Shqipërisë vijon të heshtë për skan-dalin me falimentimin e “Veneto Banka”. Largimi i bankës italiane ka kaluar jo pa pasoja, pasi janë me qindra shqiptarët që po enden dyerve të gjykat-ave për shkak se rrezikohet t’u sekuestrohen shtëpitë dhe bizneset. Pasi u bë falimenti, “Intesa Sanpaolo Bank” mori kreditë e mira...

Koncesionarët mbushin xhepat, “skanimi” fiton 1 mln

euro në vit, ja bilancet e 3 koncesioneve në shëndetësi

Skandali me “Veneto Banka”, ja si BSH mori në mbrojtje “Tranzit”, asnjë problem

për Sejkon regjistrimi në parajsat fiskale

Spartak Ngjela: Meta po kërkon gjakderdhje për të shpëtuar nga burgu, i ka varur shpresat tek Berisha, të dy do të jenë subjekt i SPAK

Vazhdon represioni i amerikanëve ndaj të korruptuarve, ambasada i bllokon vizën një ish-ministri të qeverisë “Rama”, ja detajet

Procesi i vetingut në polici duket se është një proces i dështuar ende pa nisur. Kalimi në “sitë” i punonjësve të policisë ishte planifikuar të niste që në muajin maj të vitit 2018. Por deri më sot ai është shtyrë...

Faqe 2,3

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë vendin drejt gjakderdhjes për t’i shpëtuar

ndëshkimit nga drejtësia e re. Gazeta raportoi një ditë më parë se presidenti po shton presio-net ndaj Bashës për të shkuar tek protestat e

dhunshme në vjeshtë. Madje Meta për herë të parë ka folur edhe për gjakderdhje, duke dhënë sinjale se është gati të bëjë gjithçka...

Faqe 8

Faqe 6

Faqe 4

Faqe 9

Nga Bardhyl BEJKO

Ish bashkitë e djathta në “padurim” të pritjes

së çlirimtarëveFaqe 5

Faqe 7

Fq. 1

2,1

3

Page 2: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT2 E Mërkurë 21 Gusht 2019

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vazhdon represioni i amerikanëve, ambasada i bllokon vizën një ish-ministri të qeverisë “Rama”, ja detajet e vendimit

SHBA e vendosur për të luftuar të korruptuarit

Ja si do jetë e përbërë Byroja Kombëtare e Hetimit, nga hetuesit e Policia Gjyqësore, te stafet mbështetëse

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit. Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, zëvendësdrejtori dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdre-jtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilët janë nën

drejtimin administrativ të Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nën varësi procedurale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Punonjësit e shërbimeve mund të qëndrojnë në mjediset e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ato të Policisë së Shtetit apo ato të institucioneve për-katëse, sipas nevojave të përcaktuara nga Dre-jtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj dhe shërbime të Policisë Gjyqësore. Qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së

Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. Oficerët nga shërbimet e Policisë Gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesëvjeçare. Gjatë këtij mandati, ata paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, raportojnë tek zëvendësdrejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe vendosen nën varësinë procedur-ale hetimore të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Byroja ka në përbërje të saj dhe het-ues. Hetuesi gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin

e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas ligjit kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekruti-mi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rregullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profe-sionale. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve. Për 30 vite korrupsioni ka qenë i ulur

këmbëkryq në institucionet shqiptare, por me nisjen e reformës në drejtësi, duket se kushdo që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve do vuajë pasojat. Dje ambasada e SHBA dha detaje se si do të funksionojë SPAK, ndërsa gazeta ka mësuar se ambasada i ka dhënë goditje të fortë një ish-ministri të qeverisë “Rama”. Pak javë më parë ishte Vangjush Dako që u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa mësohet se i padëshiruar është dhe një ish-ministër. Bëhet fjalë për një emër të njohur, i cili është akuzuar për korrupsion. Një burim shumë i rëndësishëm në ambasadë i tha gazetës se ai është informuar se nuk mund të udhëtojë më drejt SHBA. Pra është ndjekur e njëjta strategji si me Sali Berishën. Ky i fundit mori një ftesë për të shkuar te mëngjesi i lutjeve në SHBA një vit më parë, por ambasada i sugjeroi që të mos aplikonte për vizë, pasi nuk do përfitonte. Edhe me ish-ministrin në fjalë ka ndodhur e njëjta gjë. Atij i është kërkuar që të mos tentojë të ud-hëtojë më në SHBA, pasi është person i padëshiruar, pasi dyshohet se është përfshirë në afera korrupsioni. Pritet që shumë shpejt emri i tij të bëhet publik, pasi kushdo që është shpallur i padëshiruar nga amerikanët, është i rrezikuar dhe nga SPAK. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët që u refuzuan nga amerikanët kanë ngelur në veting. Gazeta ka mësuar se SHBA ka futur në listë të zezë dhe shumë emra të tjerë, por kur SPAK të nisë funksionimin do dalin në pah. Kushdo që është akuzuar përmes mediave apo kanë dalë në publik prona për afera e ka shumë të vështirë të udhëtojë drejt amerikanëve. Pra, në harkun e 3 viteve, SHBA ka dhënë një mesazh shumë të fortë për të korruptuarit, pasi ka bllokuar vizat për 5 emra të njohur. I pari ishte Llalla, më pas Berisha, pastaj Vasili, Dako dhe në fund një ish-ministër.

Përcaktimet ligjoreVendimet e amerikanëve për të

bllokuar vizat e të korruptuarve bazo-hen në dy aspekte. Së pari është ligji

për buxhetin. Në sesionin 7031/c, për-caktohet qartë se Sekretari Amerikan i Shteti kur ka prova mund të shpallë non grata një person të përfshirë në afera. “Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA. Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë”, thuhet në ligj. Elementi tjetër është një vendim presidencial. Bëhet fjalë për vendimin 7750, i cili ndalon të gjithë shtetasit e huaj që të futen në SHBA nëse janë të korruptuar. Sipas tij, nuk do lejohen në SHBA nëpunësit

Rama: Shkarkoni aplikacionin, stop

informalitetitTashmë jo vetëm qeveria do të

jetë pjesë e aksionit anti informalitet por edhe qytetarët dhe bizneset. Me anë të aplikacionit “Stop Informalitet-it”, të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, qytetarët mund të denon-cojnë raste kur nuk marrin kupon tatimor, kur janë të padeklaruar në punë, apo kur kanë informacione për tatimpagues të paregjistruar në tatim. Ky aplikacion mund të për-doret gjithashtu edhe nga bizneset, të cilët mund të denoncojnë rastet kur inspektorët tatimorë kanë sjellje të keqe apo kërkojnë ryshfet. Kryem-inistri Rama me anë të një postimi ne facebook, u kërkon qytetarëve të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi, ndërsa deklaron se ruhet më së miri anonimati. “59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin Denon-cimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor”, tha Rama.

Koncesionet e shëndetësisë,

ja sugjerimet e OBSHPasi gjeti një sërë problemati-

kash në administrimin e tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetë-sisë (OBSH) e këshilloi qeverinë shqiptare të mbajë shërbimin labora-torik ne spitale në pronësi të shtetit. Nisur nga situata konfuze që ishte krijuar dy vitet e fundit për adminis-trimin e këtij shërbimi me Partneritet Publik -Privat, ekspertët e OBSH-së i kërkuan qeverisë së Shqipërisë pak muaj më parë që shteti të vijonte të kishte nën administrimin e saj shërbimin e laboratorit në spitale. Por pavarësisht kundërshtive që erdhën për këtë koncesion si nga institucionet financiare ndërkom-bëtarë ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtarë të specializuara të shëndetësisë qeveria e miratoi kon-cesionin e shërbimit laboratorik dy muaj para zgjedhjeve lokale.

publikë ose ish-zyrtarët publikë të cilët kanë kërkuar apo pranuar vlera mone-tare, ose ndonjë përfitim tjetër, në këm-bim të një veprimi apo mosveprimi në kryerjen e funksioneve të tyre publike. Po ashtu, personat të cilët përfitojnë ose ofrojnë vlera monetare apo përfitim tjetër, për çdo zyrtar publik në këmbim, të një akti apo lëshimi në kryerjen e funksioneve publike. Nëpunësi publik

ose ish-zyrtari publik i cili ka shpër-doruar fondet publike apo ka ndërhyrë në proceset gjyqësore, elektorale, apo procese të tjera publike. Gjithashtu u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe e bashkëshortëve, të afërmve, familjarëve apo fëmijëve të personit që dyshohet se është i kor-ruptuar, të cilët mund të kenë përfituar nga paratë e marra në mënyrë jo ligjore.

a. Nëpunësi publik ose ish-zyrtarë publikë të cilët kanë kërkuar apo pranuar vlerë monetare, ose ndonjë përfitim tjetër, në këmbim të një veprimi apo mosveprimi në kryerjen e funksioneve të tyre publike.

b. Personat të cilët përfitojnë ose ofrojnë vlerë mone-tare apo përfitim tjetër për çdo zyrtar publik në këmbim të një akti apo lëshimi në kryerjen e funksioneve publike.

c. Nëpunësi publik ose ish-zyrtari publik i cili ka shpërdoruar fondet publike apo ka ndërhyrë në proceset gjyqësore, elektorale, apo procese të tjera publike.

d. Bashkëshortët, fëmijët dhe anëtarët e familjes në ngarkim të personave përshkruar në paragrafët më lart (a), (b), dhe (c), të cilët janë përfitues të çdo vlere mon-etare apo përfitime të tjera të marra nga këta persona.

KATEGORITË QË PENALIZOHEN SIPAS VENDIMIT PRESIDENCIAL4

“Vendosmëria e Shtetet e Bash-kuara për të mbrojtur shtetin lig-jor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetingun për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin

Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetingun. Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë”, tha të enjten Daniel Koski.

JA PARALAJMËRIMI I ZYRTARIT AMERIKAN

Pak javë më parë ishte Vangjush Dako që u shpall “non grata” nga Depar-tamenti Amerikan i Shtetit, ndër-sa mësohet se i padëshiruar është dhe një ish-ministër. Bëhet fjalë për një emër të njohur, i cili është akuzuar për vjedhje të shumta...

Page 3: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

SHBA shkund politikën, zbardh prapaskenat si do arrestohen të korruptuarit, të rrezikuar nga Meta, Berisha e Basha, te ish-ministrat e PD-PS-LSI

Ambasada: SPAK s’do të jetë i politizuar, do të hetojë të paprekshmit

Gjermania me ambasador të ri, ja kush është Peter Zingraf që pritet të ndihmojë për negociatat dhe reformën në drejtësi

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sus-sane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf. Ai mori dje zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, duke i paraqitur letrat kredenciale presidentit Ilir Meta. Por kush është Peter Zingraf, i cili vjen në një kohë mjaft të vështirë për Shqipërinë? Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanis-tikë në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Ita-li. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breis-

gau. Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza. Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm. Në 1994 ai ka punuar si nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, në 1995 ka qenë i punësuar tek Depar-tamenti Politik i Ministrisë së Jashtme Federale në Bonn, ndërsa në 1999 tek Departamenti i Kulturës tek Ministria e Jashtme e Berlinit. Sa i takon shërbimit të tij në ambasada, si fillim Peter Zingraf ka punuar tek ambasada e Var-

shavës në Poloni në 1996, për të pasuar punën tek ambasada e Daresslalamit në Tanzani në 2002. Zingraf ka shërbyer edhe tek ambasada e Dublinit në Irlandë. Në vitin 2016 ambasadori i ri gjerman i vendit tonë ka dhënë kontributin e tij tek Ministria e Jashtme Federale, Departa-menti Qendror, ndërsa tani mori postin e ri në Shqipëri. Siç e thamë edhe më lart, mbërritja e tij në Tiranë vjen në një moment mjaft delikat për vendin, kur kriza politike është ende ak-tuale dhe reforma në drejtësi po ecën përpara,

por shumë organe nuk janë ngritur akoma. Po ashtu ai vjen dy muaj para se të merret vendimi për çeljen e negociatave. Duke marrë parasysh këtë situatë, Zingraf pritet të japë ndihmën e tij në zgjidhjen e krizës, të mbështesë vendin e të lobojë që në tetor të hapen negociatat me Bashkimin Evropian dhe të shtyjë që reforma në drejtësi të ecë përpara. Pas Peter Zingraf, pritet që në vjeshtë të zbarkojë në Tiranë edhe ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Mimoza IBRA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushte-tarëve të korruptuar shqiptarë,

se nuk do të shpëtojnë dot nga Struk-tura e Posaçme Antikorrupsion. SPAK cilësohet si “krijesa” më e rëndësishme e reformës në drejtësi të cilës i është besuar lufta pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe është fare pranë ngritjes. Por teksa ka nga ata që nuk besojnë se Proku-roria e Posaçme Antikorrupsion do ta përmbushë misionin e saj, ambasada e SHBA tregoi dje se nuk do të ketë asnjë devijim e se SPAK do të veprojë me dorë të hekurt. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi se politika do t’i mbajë duart larg nga SPAK, çka garanton besimin e pub-likut tek kjo strukturë e re. Ambasada e SHBA e bëri të qartë se Kushtetuta i ka dhënë fuqinë “krijesës” së re që të veprojë pa frikë kundër pushtetarëve të kor-ruptuar. Sipas saj, në rrezik nga SPAK janë si zyrtarë të tanishëm, ashtu edhe ish-zyrtarë. “SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht të “paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, jo nga politikanët apo zyrtarët e korruptuar. Po ashtu të gjithë anëtarët e SPAK do të duhet të kalojnë rivlerësimin (VETTING). Proku-rorët e Posaçëm do t'i nënshtrohen mon-itorimit të vazhdueshëm të financave dhe të telefonatave të tyre për të paran-daluar korruptimin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur edhe në vende të tjera si Kroacia apo Rumania. Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për t'iu kundërvënë ko-rrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në videon e ambasadës. Amerika u tregua e prerë kur tha se askush nuk mund ta ndryshojë përcaktimin në Kushtetutë për SPAK, duke hedhur poshtë kështu çdo pazar politik që mund të tentohet kundër reformës në drejtësi. “Duke qenë se është në Kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Me pak fjalë SPAK do t'i kundërvihet nivelit më të lartë të korrupsionit. Me SPAK askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm. I gjithë vendi do të përfitojë nga kjo”, citohet në postimin e ambasadës.

Të rrezikuaritAshtu siç e theksoi edhe ambasada

e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga SPAK janë rrezikuar si zyrtarë, ashtu edhe ish-zyrtarë. Ka disa emra zyr-tarësh momentalë të cilët janë të përfolur se janë përfshirë në afera me tenderat e koncesionet e që mund ta pësojnë nga SPAK. Por nga ana tjetër, ka edhe ish-zyrtarë. Sakaq, i rrezikuar është edhe vetë presidenti. Për Ilir Metën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha vazhdon ende të jetë e hapur në prokurori dosja e CEZ. Presidenti mund të fundoset edhe nga pasuria e tij, të cilën para pak ditësh gazeta e zbardhi të plotë, duke treguar

se ai gëzon pasuri marramendëse. Nga ana tjetër, përballë SPAK mund të dalë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai rrezikohet nga çështja e lobimeve në SHBA, për të cilën aku-zohet se ka kryer pastrim parash, por edhe për aferën e Rrugës së Kombit. Më herët gazeta ka sjellë pesë rrugët përmes të cilave SPAK mund të rihapë dosjet e bujshme. Një nga këto dosje është edhe ajo e Rrugës së Kombit, e cila mund të fundosë Bashën. Nga ana tjetër, ka edhe një sërë ish-ministrash të PD-LSI të cilëve mund t’iu vijë ora e llogaridhënies para SPAK. Bëhet fjalë për emra të tillë si Ridvan Bode, Arben Imami, Genc Ruli,

Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili e Ylli Manjani. Bode e Ruli janë të implikuar tek dosja e “CEZ”, Imami është akuzuar për korrupsion nga Mimi Kodheli, për Haxhinaston pati hetime për rrugën Tiranë-Elbasan, ndërsa Manjanit dhe Vasilit mund t’iu hapë punë tenderi për byzylykët e të burgosurve. Po ashtu ka dhe disa ish-ministra të PS të akuzuar për afera me rrugët e koncesionet. Pra, ka një sërë emrash të njohur që rreziko-jnë me ngritjen e SPAK. Kjo do të thotë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë reprezalje në radhët e pushtetarëve, ndërsa garancinë për këtë e dha dje ambasada e SHBA.

Kokëdhima: Qeveria të tregojë si e ndërtoi “Polin e Drejtësisë”

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima nisi dje sulmet ndaj re-formës në drejtësi dhe qeverisë. Duke folur për ndërtesën “Poli i Drejtësisë”, Kokëdhima tha se duhet investiguar se me çfarë parash u ndërtua ajo. “Në 2013, qeveria i dha Dhomës Kom-bëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë Fushës së Aviacionit. Dhoma e Avokatëve e ndërtoi pallatin. Se me çfarë çmimi dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF. Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 mil-ionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar. Tani pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e blen si zyra për institucionet e reja të drejtësisë. Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro. Pra 11 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndërtuar në tokë të falur shtetërore”, tha Kokëdhima.

Manjani: Rilindja po sundon vendin,

koha për demokraciIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli

Manjani deklaroi dje se qeveria po kërkon që sundojë vendin. Në rrjetet sociale, ai kërkoi që të ndryshojë sistemi. “Rilindja synon më shumë se sa kontrollin. Ajo kërkon sundimin. Qeverisja e saj vendos për: trajtimin e të sëmurëve, pavarësisht spitalit ku shkon; çfarë mësojnë fëmijët në shkolla pavarësisht shkollës ku stu-diojnë; thellimin më shumë sesa në palcë të borxhit publik, pavarësisht nëse paguhet dot mbrapsht apo jo; kush bëhet i pasur dhe kush kalon në varfëri; kujt i merret prona, pa-varësisht se mund të kesh dokument pronësie; kujt i jepet tenderi. E fundit ndërhyrje që bëri Rilindja ishte: marrja nën kontrollin e saj politik shtetin. Ndaj nëse duhet të ndryshojë ky vend, duhet hequr Sundimtari si fillim. Pastaj duhet ndërtuar shteti jo partiak që të shërbejë dhe jo sundojë. Mendoj se ende është e mundur të çlirohemi nga sundimi dhe të bash-kohemi me perëndimin nëpërmjet demokracisë”, tha Manjani.

Pak ditë më parë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës foli edhe për procesin e vetingut në drejtësi, duke garantuar një sistem të barabartë për të gjithë. “Kandidatët që kalojnë vetingun vazhdojnë të shërbejnë si gjykatës e prokurorë. Ata që dështojnë bazuar në pasuri të pashpjeg-ueshme dhe lidhje me krimin, shkarkohen. Nëse gjyqtari ose prokurori gjendet i paaftë, ai ose ajo shkarkohet ose

mund t’i kthehet shkollës së Magjistraturës. Synimi i procesit të vetingut është të krijojë një sistem me gjyqtarë e prokurorë kompetentë. Në ditët e shkuara cilido me para apo pushtet mund të çonte vendimet e gjyqtarit apo prokurorit në favor të vet. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun do të veprojnë sipas rregullave dhe kushdo do të jetë i barabartë përpara ligjit”, tha ambasada e SHBA.

AMBASADA E SHBA: KUSHDO DO JETË I BARABARTË PARA LIGJIT

Amerikanët kanë radhitur edhe arsyet pse Shqipëria ka nevojë për një organ të ri si Struktura e Posaçme Antikorrupsion. “Struktura e Posaçme Anti-Korrup-sion dhe Anti-Krim i organizuar, është një institucion i ri i Kushtetueses, detyra e të cilit është të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. SPAK përbëhet nga dy pjesë. Prokuroria e Posaçme, e cila për-bëhet nga Prokurorë, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e cila përbehet nga Hetues. Por pse nevojitet SPAK? Në

sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të 'Pa-prekshëm' sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Me anë të parave, lidhjeve, përkatësisë politike dhe kanos-jeve këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bënte thuajse të pamundur ndjekjen penale të korrupsionit në nivelet më larta. Çmimin e paguante i gjithë vendi”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

JA PSE NEVOJITET SPAK

Page 4: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

4 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. Rikthimi i besimit tek opozita me betejën e saj për zgjedhjet e lira e të ndershme është ar-ritja kryesore e PD dhe e aleatëve. Ne i kemi sakrifikuar të gjitha privilegjet tona dhe jemi rreshtuar në krah të njerëzve në betejën për të pasur një qeveri nga njerëzit, për njerëzit dhe një Shqipëri si Evropa”, ka deklaruar ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Njëkohësisht nuk mund të mbetet pa përgjegjësi edhe opozita, që në vlerësimin tim ka ndjekur një strategji të gabuar, atë të djegies së mandateve, të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet vendore, pra të mos-regjistrimit në kohë, por edhe të delegjitimimit të çdo institucioni, ndërkohë që mund të kishte ndjekur një politikë tjetër. Atë të paraqitjes së një alternative që mund të ndihmonte në parandalimin e kësaj drame institucionale dhe demokracie që ne sot kemi në vend, ku praktikisht sistemi i llogaridhënies është asgjësuar si në nivel qendror, në Parlament, si në nivel vendor”, ka deklaruar ditë më parë Meta.

BASHA: BETEJA PËR TË BËRË SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA

META THIRRJE BASHËS: MERR PJESË NË ZGJEDHJE

Rama i çon mesazh Bashës për aferën me rrugën Durrës-Kukës: Punë ditësh do ndërtohen 7 ura të reja

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha, sa i takon Rrugës së Kombit. Basha u akuzua për afera me tenderin e kësaj rruge, e cila ende nuk ka përfunduar. Rama deklaroi dje se shumë shpejt do jenë gati 7 ura të reja. “Edhe pak punë ditësh dhe 7 “gjysmag-jelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullim”, ka

shkruar dje Rama. Ndërkohë kryeministri Rama ka bërë dje edhe një tjetër postim ku promovon turizmin me anë të projektit që është nisur “Smile Albania”. Rama ka publikuar një foto të një turisteje e cila shënon numrin si turistja e 1 milion. Nëpërmjet kësaj Rama ka dashur të përcjellë mesazhin se turizmi është rritur me 16.5% nga viti i kaluar. “Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy va-jzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku

me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar. Rritja që po shënon tu-rizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respek-

timin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes. Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social”, ka shkaruar Rama në profilin e tij në lidhje me turizmin. Nisma “Smile Albania” është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, kryesisht qytete turistike, më së shumti në ato bregdetare por edhe në qytete si Shkodra, Berati, Gjirokas-tra etj. Në këtë projekt janë përfshirë të rinj të cilët kanë për detyrë të promovojnë turizmin dhe mbrojtjen e natyrës.

Arbjona ÇIBUKU

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator. Edhe pse protestat para 30 qershorit nuk prodhuan

asnjë rezultat, PD dhe LSI do t’u rikthehen tubimeve në rrugë. Vetë Basha e ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen. Ndërsa gazeta ka mësuar se kanë filluar përgatitjet. Degëve u është kërkuar që të jenë gati për çdo lëvizje në shtator dhe për këtë arsye duhen mbledhur sa më shumë njerëz. Sipas burimeve, takimet kanë nisur dhe degët po zhvillojnë mbledhje të përditshme. Por ndryshe nga sa kërkojnë Meta dhe Berisha, deri më tani Basha nuk ka dhënë asnjë sinjal për skena dhune. Presionet ndaj tij janë rritur ndjeshëm pasi Berisha, Meta dhe LSI kërkojnë protesta të dhunshme. Por në mes të tyre janë ndërkombëtarët të cilët nuk pranojnë dhunën, por përkundrazi kërkojnë që palët të ulen në tryezë për dialog. Megjithatë Basha dje e ka dhënë një mesazh të qartë se përgatitjet për protesta kanë filluar.

Reagon BashaKreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha, ka reaguar në pro-filin e tij në Facebook ku parala-jmëron haptazi protesta në shtator. “Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të provojë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasuro-hen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama”, ka shkruar dje Basha. Më tej Basha akuzoi Ramën se ka vjedhur miliarda euro dhe se ka abuzuar me këto para për 6 vjet. Sipas Bashës, këto para janë

Basha: Rama në shërbim të oligarkëve, të shpëtojmë Shqipërinë

PD nis përgatitjet për protesta në shtator, Basha: Ka ardhur koha të

largojmë Ramën, po varfëron shqiptarëtPD: Partia Socialiste po

vjedh taksat e qyetarëveIsh-deputeti i Partisë Demokratike

Luan Baçi ka reaguar në Facebook ku denoncon qeverinë për shpërdorim të fondeve. “Prisni edhe pak thotë kryem-inistri hajduti psiqik. Parkim në mes të qytetit, gjashtë milionë e gjysmë euro, dhe vetëm beton nga lartë. Me gjithë këto lek, do të investonte për ujin e pijshëm, që është i pisët dhe llum, në çezmat tona, dhe dy deri në tre orë në ditë. Gjanica, si kanal vaditës beton, dhe vetëm një pjesë e vogël e saj, vetëm në qendër aty ku duket. Pedonale vetëm me beton, e zhveshur nga gjelbërimi. Mbi 50 milionë euro të investuara në këto katër vjet, po çfarë është bërë? Sikur të ishin vërtet të investuara, do të ishte bërë një ndryshim shumë i madh. Por më shumë se gjysma e kësaj shumë është vjedhur”, ka shkruar dje Luan Baçi. Ndër të tjera Baçi ka bërë apel socialistëve të ndershëm siç i ka quajtur ai, që të zgjohen. “Zgjohuni ju socialistë të ndershëm, shikoni realitetin në sy, pyesni, kontrolloni, mos besoni mua dhe pastaj gjykoni mbi punën e tyre”, ka apeluar Baçi.

Xhemal Gjunkshi: Narko-shteti ka dështuar

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka reaguar me një status në profilin e tij në Facebook ku shkruan për qeverinë se është duke kapitulluar dhe e cilëson këtë të fundit si narko-shtet. Gjunkshi ka cituar ministrin e Brendshëm i cili ka thënë: “Roli dhe përgjegjësia e au-toriteteve qofshin vendore, është përg-jegjësia e drejtpërdrejte e drejtuesve që operojnë në çdo pjesë të vendit.” Më tej ai ka vijuar duke ironizuar njoftimin se janë aktivizuar 1600 forca policie për të zbuluar 133 bime narkotike. “Narko-Shteti paska aktivizuar 1600 forca policie per të zbuluar 133 bimë narkotike? 133 bimë narkotike i asg-jeson minimumi vetëm një polic. Kush e dha urdhërin për të aktivizuar 1600 forca policie? Ishte e domosdoshme prononcimi dhe deklarimi i institucion-eve me prestigjoze ndërkombëtare, që Shqipëria është kthyer në Columbia-n e Evropës, që Narko-Qeveria të shtojë numrin e policëve për kontrollin e terri-torit, pasi përbëjmë rrezik për Sigurinë Rajonale”, ka shkruar ai.

shpërdoruar për fasada dhe për jetën luksoze të kryeministrit Edi Rama. “Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfrit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve”, ka vijuar më tej Kreu i PD-së.

Thirrja e BashësBasha ka bërë thirrje për

largimin e Ramës, pasi ai është fajtor për varfërinë e vendit. Kreu demokrat e ka cilësuar kryeministrin Rama si hajdut dhe mashtrues, e për këto arsye ai duhet të largohet dhe ka lënë të kuptohet se këtë Basha do e arrijë me anë të protestave që do të vijojnë në shtator. “Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë i Hajdutit Psiqik është mash-

trim për shqiptarët në shërbim të oli-garkëve. Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën”, ka përmbyllur reagimin e tij Basha. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë pas 30 qershorit që Basha ka përmendur rikthimin e protestave, por ndryshe nga Meta që paralajmëron gjakderdhje apo LSI që lë të nënkuptohet se duan protesta të dhunshme, Basha është më i rezervuar dhe nuk e thotë këtë. Kujtojmë se edhe në protestën që u bë në Shkodër, Partia Demokratike bëri thirrje për protestë paqësore.

Page 5: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Meta do të vijojë të ashpërsojë gju-hën, të gënjejë dhe të mundohet te trembë Ramën, por ka shpresë edhe te Erdogani. Po mirë, ky Meta nuk e di që Rama nuk ka rrugë tjetër veç hetimit dhe shkarkimit të Metës! Nuk e ka mësuar ende Meta që Rama nuk ka më gjë në dorë për çështjen Meta? Ende nuk po e kupton ky Meta që politika

amerikane, me gjithë presidentin amerikan, edhe pse janë të angazhuar për çështjen e Koresë së veriut, nuk heqin dorë pa e çuar deri në fund procesin e Rreformës në drejtësi në Shqipëri? Dhe në fund: vërtet mendojnë Meta dhe Erdogani që Rama mund të dalë kundër politikës amerikane”, ka deklaruar ditë më parë Ngjela për Metën.

“Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?! Pra kjo krizë është aq artificiale në vlerësimin tim dhe duket që ka një interes që Shqipëria të duket keq. Në momentin kur Shqipëria

duket keq, kjo nuk e ndihmon as Kosovën, as shqiptarët në përgjithësi kemi të bëjmë me lojëra të individëve të caktuar, të cilët janë kyçur në skenare që nuk i shërbejnë as stabilitetit të Shqipërisë, dhe as afirmimit të saj si një faktor stabilizues, evropianizues në rajonin tonë”, ka deklaruar ditë më parë për mediat kosovare Meta.

NGJELA: META I KA VARUR SHPRESAT TEK ERDOGANI

META PARALAJMËRON GJAKDERDHJE

Qeveria rinis operacionet për shfarosjen e kanabisit, angazhohen 1.600 forca policie për të ndaluar kultivimin

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit. Policia e Shtetit ka deklaruar ditën e djeshme se janë angazhuar për kontrollin e territorit, Drejtoritë Vendore të Policisë, Policia Kufitare, Forcat e Lëvizshme Operacionale, nën drejtimin e grupeve të posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. “1600 forca policie, prej ditës së djeshme dhe paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin peri-

odik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtës dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, ka deklaruar dje policia. Me nisjen e kontrollit deri më tani, sipas njoftimit të policisë, janë evidentu-ar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis. “Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Finanza, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e kontrollit

nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike. Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të paran-dalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, ka njoftuar ditën e djeshme policia. Ndër të tjera policia ka deklaruar se çdo Drejtori Vendore të Policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e ka pajisur me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe

në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit. Ndërkohë ditën e djeshme mbi këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi i cili e ka ironizuar këtë nismë të marrë nga Policia e Shtetit. “Narko-shteti paska aktivizuar 1600 forca policie për të zbuluar 133 bimë narkotike? 133 bimë narkotike i asgjëson minimumi vetëm një polic. Kush e dha urdhrin për të aktivizuar 1600 forca policie”, ka shkruar ditën e djeshme në profilin e tij në Facebook, Xhemal Gjunkshi.

Arbjona ÇIBUKU

Avokati Spartak Ngjela ka deklaru-ar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë vendin drejt gjakderdhjes për t’i shpëtu-

ar ndëshkimit nga drejtësia e re. Gazeta raportoi një ditë më parë se presidenti po shton presionet ndaj Bashës për të shkuar tek protestat e dhunshme në vjeshtë. Madje Meta për herë të parë ka folur edhe për gjakderdhje, duke dhënë sinjale se është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten edhe LSI. Por për avokatin Spartak Ngjela, pas gjithë kësaj fshihet frika nga SPAK. Sipas tij, Meta po kërkon gjakderdhje për t’i shpëtuar burgut. Ngjela në statusin e tij shprehet se Meta është duke dërguar me-sazhe te Meta e Berisha që të nisin trazirat në vjeshtë. “‘Ka sjellë përplasje shoqërore’, thonë dokumentet që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Kurse Meta nuk kupton dot asgjë. Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e dhunshme në shtator. Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra”, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt burgut për ata. “Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?”, pyet Meta. Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me gjak, që të shpëtoj nga burgu”. Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht! Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo. Po Basha, a do ta këndojë sërish himnin kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?”, ka shkruar ndër të tjera avokati Ngjela.

Frika nga reformaMë tej avokati ka cituar presidentin

Meta, i cili pak ditë më parë tha se do të ketë gjak. Sipas Ngjelës, Meta po paralajmëron gjakderdhje pasi i trembet reformës në drejtësi. “Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse ambasada amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut. “Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje. “SPAK-u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë”, ka vijuar reagimin e tij Ngjela. Sipas Ngjelës të gjitha këto tregojnë se lufta antikorrupsion ka filluar, por atë e “mundon” diçka se kur do të vijë goditja penale e Metës. “Po goditja penale e Metës kur vjen? Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas godit-jes që duhet t'i vijë Metës në shtator, hapen

Avokati: Meta i frikësohet SPAK, kërkon ndihmën e Bashës

Spartak Ngjela: Meta po kërkon gjakderdhje për të shpëtuar nga burgu, i ka varur shpresat tek Berisha, të dy do të jenë subjekt i SPAK

Meta takon kreun e Tuzit, e sheh si

partner kyç të stabilitetitDitën e djeshme Presidenti i Re-

publikës Ilir Meta ka pritur kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Pasi i ka uruar suksese Gjeloshajt për mandatin Meta ka thënë se fitorja e Gjeloshaj është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit. Presidenti ka bërë edhe një postim në rrjetin social Facebook ku ka publikuar një foto me Gjeloshajn. “I urova suksese gjatë mandatit të tij, me bindjen se kjo fitore është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit. Përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike. Ndamë vlerësimin se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdo-jnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partneri të rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon”, ka shkruar dje Meta.

Bardh Spahia: Edi Rama të mos

e provokojë ShkodrënIsh-deputeti demokrat, Bardh Spahia

ka reaguar në Facebook dje ku i drejtohej Ramës që të mos e provokojë Shkodrën. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i bllokuar të gjitha fondet Bashkisë së Shkodrës. “Nuk priti as 24 orë, pa e nxjerrë në pah mllefin politik, që ende nuk e ka kapur Shkodrën si bashkitë e tjera, natyrisht për shkak se përzgjedh kriminelë për të përfaqësuar qeverisjen e vet. Me urdhër politik e pa një referencë ligjore Ministria e Financave bllokon përmes degës së the-sarit procedurat e likuidimit për fondet dhe investimet e Bashkisë Shkodër. 11 vjet në krye të Bashkisë Tiranë, Edi Rama e ka të qartë se nuk po bllokon Voltana Ademin por veç u heq shërbimet qytet-arëve të Bashkisë Shkodër. Prandaj Edi Rama lëri provokimet! Shërbimet ndaj qytetarëve janë një detyrim kushtetues, e për to paguajnë taksa, jo të ardhurat e Surrelit që i menaxhon si të duash”, ka shkruar dje Spahia.

negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Euro-pian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat”, ka përmbyllur sta-tusin Ngjela.

Shkarkimi Sipas avokatit, në shtator Venecia do të

vulosë shkarkimin e Metës. Ai deklaroi se dekreti për të shtyrë zgjedhjet e fundosi pres-identin. “Naiviteti për t'i shpëtuar reformës në drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete

fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri. Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për krimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës. Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta”, ka shkru-ar dje Ngjela në profilin e tij në Facebook.

Page 6: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

6 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kryetari i Komisionit Qen-dror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume u shpreh ditën e djeshme se zgjidhja e ngërçit në Bashkinë e Shkodrës mund të vijë vetëm me ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta. Sipas tij, vetëm dekretimi i një datë të re zgjedhjesh është zgjidhje. “Nuk shoh rrugë tjetër alternative. Çdo zgjidhje tjetër që

mund të bëhet do të jetë zgjidhje e sforcuar për të kapërcyer situatën pasi duhet të kemi parasysh se cili është qëndrimi presidentit ndaj këtij problemi. Dhe ajo që arrihet në fund të fundit është në fund të fundit shmangie nga kërkesat ai që duhet të emërtohet si një shtet ligjor. Respek-timi ligjit”, tha Kristaq Kume.

Ish-kreu i KQZ: Presidenti të dekretojë datë të re

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume deklaroi dje se KQZ nuk e zgjidh dot ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës. “Pasi këshilli bashkiak Shkodër verifikoi vakancën e krijuar nga dorëheqja e zotit Pjetri për mendimin tim duhet që të njoftonte për këtë vakancë prefektin e qarkut të Shkod-rës i cili njofton pas kësaj kryeministrin e vendit. Nuk e kuptoj pse Këshilli Bashkiak do të njoftojë KQZ ndër-

kohë që ky proces për KQZ është i mbyllur për sa kohë ai ka deklaruar vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit. Për sa kohë që vakanca nuk është krijuar si rezultat i veprimit mbi personin përkatës sipas ligjit të dekriminalizimit konstatim që në këtë rast do ta bënte KQZ e të shpallte pavlefshmërinë e mandatit, por kemi të bëjmë me një dorëheqje. Prandaj nuk e shikoj se çfarë mund të bëjë KQZ”, sqaroi Kume për mediat.

KUME: KQZ NUK E ZGJIDH DOT SITUATËN

Voltana Ademi vijon rezistencën: Duhen zgjedhje të reja për Shkodrën, jo marrëveshje politike për të zgjidhur krizën

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në de-tyrën e saj, duke mos e dorëzuar mandatin. Dy ditë pas konstituimit të këshillit të ri ajo ka inspektuar punimet në qendrën multifunk-sionale, duke deklaruar dhe vazhdimin e puni-meve në investime të tjera. “Me një kopsht të ri të rikonstruktuar me dyfishin e hapësirës ne do kemi mundësi që të shërbejmë më shumë. Nga ana tjetër do të hapim një çerdhe të re, një shërbim që ka munguar në lagjen 1. Një

çerdhe e cila ka hapësirën e mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë lagjes. Me një qendër të re shëndetësore që i bashkëngjitet shërbimit multifunksional, një shërbim i ri”, tha Voltana Ademi. Pra, ajo duket se ka ndërmend të vijojë detyrën dhe të hiqet sikur nuk ka ndodhur as-gjë. Por mbetet të shihet sesi do të veprojë tani që qeveria i preu fondet. Po ditën e djeshme, ajo foli për mediat duke kërkuar zgjedhje të reja për Shkodrën. Qytetarëve, sipas saj i është mohuar e drejta për të zgjedhur, jo vetëm duke

ju referuar 30 qershorit, por zhvillimeve pas kësaj date, që nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit për shkak të akuzave. “Unë dua të shpresoj që shpejt të kemi zgjedhje për Shkodrën, besoj do kemi zgjedhje për gjithë Shqipërinë, por ngjar-jet e Shkodrës e kanë dëshmuar se qytetarëve u është mohuar kjo e drejtë, prandaj duhet t’u jepet sa më shpejt mundësia për të zgjedhur. Zgjedhjet vendore nuk janë vendim që lidhen domosdoshmërisht me atë që them unë. Dua të them që askush edhe unë në këtë rast, nuk do

merrja guximin që të veja njerëzit e ndershëm të qytetit përballë krimit kur bëhet fjalë për të vendosur qoftë edhe Voltana Ademin në një pozicion, të vështirë në një situatë kriminale”, u shpreh Ademi. Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës shtoi se është kundër çdo mar-rëveshjeje politike mes palëve për zgjidhjen e krizës politike. Kujtojmë që pak ditë më parë Voltana Ademi u shpreh e prerë se nuk do ta lëshojë bashkinë derisa, sipas saj, në vend të ketë zgjedhje të vërteta.

Mimoza IBRA

Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijuar aty. Kandi-

dati socialist Valdrin Pjetri u dorëhoq para disa ditësh pas publikimeve të dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike që tregonin se ai ishte i dënuar në Itali e se nuk e kishte deklaruar një gjë të tillë. Por tërheqja e tij krijoi një situatë të paprecedentë në Bashkinë e Shkodrës, për të cilën asnjë jurist a ekspert i fushës nuk jep dot një përgjigje të saktë sesi mund të dilet nga ajo. Largimi i Pjetrit ka futur në dilemë edhe Partinë Socialiste sesi të veprojë. Fillimisht u përfol se socialistët do të drejtojnë Bashkinë e Shkodrës me nënkryetar deri në momentin që të zgjidhet një kryetar tjetër, por edhe kjo skemë duket e vështirë sepse nuk ka një përcaktim specifik në ligj. Tani pritet të hyjë në lojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës i ka varur shpresat tek KQZ për zgjidhjen e ngërçit. Dy ditë më parë, kryetarja e re e këshillit, Briseda Kadiu deklaroi se do t’i drejtohen me një kërkesë KQZ për interpretim juridik sesi do të zgjid-het kjo situatë. Një kërkesë e tillë ende nuk ka mbërritur në KQZ. Por perfekti i Shkodrës, Cesk Millja tha për mediat dje se në ditët në vijim pritet të mblid-het këshilli bashkiak i cili do t’i drejto-het me një kërkesë KQZ dhe Këshillit të Ministrave. Ekspertë të çështjeve zgjedhore pohojnë se nëse Valdrin Pjetri paraditen e të hënës do të ishte betuar si kryetar i Bashkisë Shkodër e më pas kryeministri menjëherë do ta shkarkonte, atëherë situata do të ishte më pak e komplikuar.

KQZ dhe roli i sajStrategjia më e mundshme për t’u

aplikuar për t’i dhënë zgjidhje situatës është që Komisioni Qendror i Zgjedh-jeve të mblidhet këto ditë për të marrë në shqyrtim kërkesën e këshillit bash-kiak. Pasi të njihet me kërkesën, pritet që KQZ të shpallë vakancën. Brenda 48 orëve nga shpallja e vakancës në lojë hyn presidenti, i cili sipas ligjit, duhet të përcaktojë një datë të re zgjedhjesh dhe më pas brenda 45 ditëve shpallet data e kryhet procesi i votimit për Shkodrën. Por në këtë pikë sërish del një problem. Duke qenë se Ilir Meta nuk i njeh zg-jedhjet e 30 qershorit, gjasat janë që ai të

PS e pavendosur për strategjinë me nënkryetarë

Beteja për Shkodrën, këshilli bashkiak e kalon stafetën në KQZ, qeveria i bllokon fondet Voltana Ademit

Largimi i punonjësve, ja sqarimi i kryebashkiakut

të Selenicës Kryetari i ri i Bashkisë së Se-

lenicës, Pëllumb Binaj reagoi dje lidhur me largimin nga puna të 66 punonjësve të administratës. Binaj deklaroi për mediat se largimi i tyre nga puna nuk ka prapavijë politike, siç disa kundërshtarë politikë kanë pretenduar, por se u ka përfunduar kontrata. “Në tetor të vitit të kaluar Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një kontroll të përgjithshëm në Bash-kinë e Selenicës. Nga ky kontroll u gjenden 56 punonjës aso kohe të Bashkisë Selenicë të cilët thuajse punonin në të zezë. Pa një kontratë pune efektive, pa siguracione dhe me një rrogë 10 mijë lek të reja në muaj. Në mars 2019 KLSH ushtroi një tjetër kontroll, këtë radhë jo vetëm që këto kontrata nuk ishin plotësuar, por ish-in shtuar edhe 10 të tjera të ngjashme në të tilla. Tashmë që qershori kaloi këta persona kanë mbetur pa punë sepse i ka selektuar vetë kontrata, le të themi i ka djegur, i ka pushuar nga puna vetë kontrata dhe jo unë si kryetar i Bashkisë Selenicë”, tha Pëllumb Binaj.

Nada Meçorapaj: Mazhoranca nisi spastrimet politikeIsh-deputetja e Partisë Demokra-

tike, Nada Meçorapaj akuzoi ditën e djeshme kryetarin e Bashkisë së Se-lenicës se hodhi në rrugë punonjësit e bashkisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meçorapaj deklaroi se mazhoranca ka nisur spastrimet politike. Sipas saj, gjithçka do të mbahet shënim dhe çdo heqje e padrejtë nga puna do të ndëshkohet. “60 punonjës të Bashkisë Selenicë janë hedhur në rrugë, pa u vendosur mirë në zyrë kryetari i ri i votimeve të 30 qershorit. Nxitimi për t'ia filluar nga spastrimet politike në kurriz të hallexhinjve, duke i zëvendësuar me hallexhinj të tjerë, të cilëve u ke marrë me pahir votën, është shenja se 'pushteti i sovjetëve' nuk ushtrohet për të ndihmuar qytetarin dhe për t'i shërbyer atij, por për të nisur nga shkelja e ligjit dhe plaçkitjet që ditën e parë. Asgjë nuk kalon pa u shënuar dhe asnjë padrejtësi apo abuzim pa marrë përgjigje, herët a vonë”, u shpreh Nada Meçorapaj.

për shkak se Dega e Thesarit Shkodër nuk pranon të kryejë veprimet për-katëse për likuidimin e faturave. “Sot ka ndodhur një ngjarje e paprece-dent në historinë e administrimit të vetëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv/kryetarja e

Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre”, thuhet në letrën e Ademit. Ky vendim i qeverisë për t’i bllokuar fondet vjen fiks në ditën kur Ademit i mbaron mandati si kryetare e Bashkisë së Shkodrës. Pra, në një farë mënyre tregohet se qeveria e ka të vendosur që Voltana Ademi nuk mund të vijojë në krye të bashkisë, pavarësisht krizës.

mos shpallë datë të re zgjedhjesh vetëm për Shkodrën sepse sipas tij, përpara është 13 tetori, kur njerëzit mund të vo-tojnë e të zgjedhin. Nga ana tjetër, është edhe alternativa që socialistët t’i dre-jtohen Kolegjit Zgjedhor, por edhe kjo shihet me dyshim nga Partia Socialiste sepse nuk është e bindur se vendimin e Kolegjit do ta zbatojë presidenti, duke qenë se ky i fundit ka deklaruar se për vendimet e tij mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese.

Bllokohen fondet për AdeminTeksa zgjidhja për krizën nuk

është gjetur, qeveria ka vendosur t’i bllokojë fondet Voltana Ademit. Ishte kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës ajo e cila e bëri të ditur një gjë të tillë, duke iu drejtuar me një letër Ministrisë së Financave dhe Ekono-misë lidhur me funksionimin e kësaj bashkie. Në letër Ademi i bën me dije kësaj ministrie se po pengohen puni-met në shumë sektorë të rëndësishëm

Page 7: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Një formular i rëndësishëm që duhet të plotësojnë punonjësit e policisë në kuadër të vetingut është ai për pastërtinë e figurës. Aty ata duhet të specifikojnë nëse kanë pasur emër tjetër apo ndonjë nofkë, adresat e banimit, të dhënat për arsimimin si edhe të gjitha punët që kanë kryer nga data 1 janar 2012. Në formular ata duhet të tregojnë edhe nëse kanë qenë ndonjëherë të ndaluar apo të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, njësoj si deputetët me ligjin e dekriminalizimit. Të

tjera pika që efektivët duhet të bëjnë publike janë: nëse ndonjë nga familjarët e tyre është i lidhur me krimin e organizuar; nëse ata vetë janë takuar ndonjëherë me anëtarët e grupeve kriminale ose nëse kanë marrë dhurata dhe para nga krimi i organizuar; nëse konsumojnë lëndë narkotike, kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit. Ndër-kohë, në fund të dy formularëve bëhet me dije se nëse efektivët plotësojnë të dhëna të pasakta, do të lirohen nga detyra.

FORMULARI PËR PASTËRTINË E FIGURËS SË POLICËVE

Formulari i parë që plotësohet nga punon-jësit e policisë është ai për pasurinë. Në këtë formular shefat e policisë dhe të gjithë punon-jësit e tjerë deklarojnë pronat e blera ose të trashëguara, makinat që kanë në përdorim si edhe paratë që kanë në llogaritë bankare. Po kështu, një tjetër pikë që efektivët e policisë du-het ta deklarojnë janë edhe udhëtimet e kryera jashtë shtetit gjatë 3-vjeçarit të fundit, ku do të

përfshihen edhe lëvizjet e familjarëve të tyre. Mirëpo në formularin për pasurinë kërkohet që punonjësit e policisë të deklarojnë edhe ar-simimin e fëmijëve, pra ata duhet të specifikojnë shkollat private brenda apo jashtë vendit ku kanë arsimuar ose arsimojnë momentalisht fëmijët. Nga ana tjetër, policët janë të “detyruar” të bëjnë publike në formular edhe nëse kanë biznese apo borxhe ndaj personave të tjerë.

JA TË DHËNAT PËR PASURINË QË DUHET TË JAPIN POLICËT

Etilda Gjonaj: Fuqizojmë sistemin teknologjik në burgje, bllokojmë valët celulare për të përmirësuar sigurinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ndali vëmendjen e saj ditën e djeshme tek sistemi peni-tenciar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj deklaroi se mazhoranca ka vendosur që të fuqizojë sistemin teknologjik në burgje me qëllim që të rritet siguria. Sipas saj, përmes punëve të bëra deri tani është bërë e mundur prekja e rezultateve pozitive. “Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket

monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm. Këto mjete bashkëkohore që mendu-am t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryer-jen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, vep-rimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që

vuajnë dënimin”, deklaroi ministrja e Drejtësisë. Ajo përmendi rastet e burgut “Jordan Misja” dhe të “Peqinit” si shembuj që reflektojnë punën e bërë nga qeveria për të përmirësuar sigurinë në burgje. Sipas Gjonajt, sistemi i ri i instaluar ka bllokuar valët e telefonisë celulare dhe kjo do të instalohet në çdo burg tjetër. “Ndërkohë, shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri mundëm të bllokojmë valët e telefonisë celulare ne ambientet e brendshme,

do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komu-nikuar me botën e jashtme. Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucio-net”, u shpreh Etilda Gjonaj.

Mimoza IBRA

Procesi i vetingut në polici duket se është një proces i dështuar ende pa nisur. Kalimi në “sitë” i punonjësve të policisë ishte planifikuar të niste

që në muajin maj të vitit 2018. Por deri më sot ai është shtyrë, ndërsa justifikimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Një herë mezi u ngritën komisionet e vlerësimit, më pas ndry-shoi ligji, ndërsa tani përcaktohen data për fillimin e procesit, por nuk ka asnjë rezultat. Deri para pak ditësh thuhej se “skanimi” i uniformave blu do të niste në javën e parë të gushtit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Data u shty sërish për në fillimin e shtatorit. Por duket se as muajin e ardhshëm ky proces nuk do të futet në rrugën e duhur sepse çdo gjë është në pikëpyetje. Arsyeja është se Ministria e Brendshme është në dilemë për ta vijuar vetingun në radhët e policisë sepse nga deklaratat që këta të fundit kanë dorëzuar në kuadër të këtij procesi, janë gjetur shumë emra me probleme. Burime të sigurta i thanë gazetës se komisionerët e përcaktuar për të kryer rivlerësimin e uniformave blu kanë gjetur me qindra policë me pasuri marra-mendëse dhe me kontakte me krimin e organ-izuar. Për shumë prej punonjësve të policisë janë gjetur apartamente e makina luksoze. Por të gjithë e dinë se është shumë e vështirë, gati e pamundur, të gëzosh pasuri sheiku me rrogën e policit. Kjo do të thotë se pasuria e shumë prej punonjësve të policisë është e vënë në mënyrë të paligjshme apo përmes lidhjeve me krimin e korrupsionin. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata punonjës të cilët kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Një konstatim të tillë e ka bërë Autoriteti i Dosjeve pak kohë më parë, nga kërkimet e të cilës kishin rezultuar 3 punonjës policie ish-sigurimsa. Duke marrë parasysh këto gjetje, burimet i thanë gazetës se Ministria e Brendshme është në dilemë nëse duhet të vijojë procesi i vetingut apo jo. Kjo për arsye se nëse vazhdon, i bie që të spastrohen shumë punonjës policie, çka do të krijonte boshllëqe ne radhët e policisë. Tani mbetet për t’u parë sesi do të procedohet, por të gjitha gjasat janë që ky proces i shumëpërfolur të jetë i dështuar.

Shtyrja e procesitPak ditë më parë u bë publik lajmi se pro-

cesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit u shty për në shtator. Një nga justifikimet që u përdor ishte se po përgatiten dosjet volumi-noze në lidhje me seancat e para dëgjimore që do të zhvillohen për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, disa nga Anëtarët e Komisionit të Jashtëm ndodhen jashtë vendit si dhe kanë marrë pushimet verore, duke bërë që procesi të mos fillonte në

Ministria e Brendshme në dilemë të vijojë apo jo me procesin e vetingut

Prapaskenat e bllokimit të vetingut në polici, qindra emra figurojnë me pasuri sheikësh,

nga apartamentet, te makinat luksozeShezai Rrokaj:

Jemi të gatshëm për dialog me PS

Ish deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ko-mentoi ditën e djeshme aktualitetin poli-tik në vend. Në një intervistë televizive, ai tha se opozita është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me PS, duke shtuar se do të futen në zgjedhje kur të bëhen vendoret dhe qendroret së bashku. “Opozita nuk i ka njohur dhe nuk i ka pranuar zgjedhjet e 30 qershorit pasi i ka quajtur si një partiake dhe të papërshtatshme për të bërë zgjedhje demokratike të cilat I bëjnë nder një vendi që pretendon të çel negociata. Ajo që u tregua publikisht është se PS u fut në zgjedhjet e 30 qershorit e papërgat-itur nga pikëpamja e alternativave por edhe figurave, pasi siç tregoj figura e Shkodrës që ishte me problem. Ne kemi pranuar që jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendor edhe po ashtu jemi të gatshëm të pranojmë propozimin e presidentit për zgjedhje presidenciale. Ne jemi të gatshëm për dialog me PS për të disku-tuar për të gjitha problematikat që kanë shqiptarët”, tha ai.

Masat e policisë rrugore, ndëshkohen

1.767 shoferëNë kuadër të kontrolleve për rrit-

jen e sigurisë publike në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës gjatë kësaj jave ka ndëshkuar me masa administrative 1.767 drejtues mjetesh për parkime të gabuar, si dhe ka vendosur 2.050 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Kon-trollet e shtuara nga Policia e Tiranës janë fokusuar në drejtim të parkimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sin-jalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, garave me shpejtësi, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj. Si rezultat i planeve të veprimit, Policia e Tiranës ka kapur në kushtet e flagrancës 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për trafikim të mjeteve motorike. Po ashtu, janë pezulluar 111 leje drejtimi si masë ndëshkuese.

fund të korrikut. Ligji për procesin e vetingut në polici përcakton se të parët që duhet të kalojnë në skaner janë drejtuesit e lartë. Pak kohë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësim-it për “Rivlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, përzgjodhi 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Dosjet

e vetë-deklarimit u tërhoqën nga Komisio-ni i Jashtëm i Vlerësimit dhe nisi puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse. Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, për çdo sub-jekt do të mbahet seancë e hapur dëgjimore. Por pavarësisht këtyre procedurave, akoma nuk është zhvilluar asnjë seancë dhe nuk ka një produkt konkret të procesit të vetingut.

Page 8: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT8 E Mërkurë 21 Gusht 2019

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Korrupsion në Gjykatën e Strasburgut, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3 vitesh, Basha mori

16.8 mln euro në kohë rekord për shembjen e pallatit

Vorpsi: Pranë ATP janë ende 8600 dosje pa u trajtuar

Petrit Vasili sulmon Edi Ramën për laboratorët mjekësorë, akuza qeverisë se i ka dhënë me koncesione

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integ-rim Petrit Vasili ka shpërthyer ditën e djeshme në sulme dhe akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se kryeministri Edi Rama ka refuzuar këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mos dhënien me koncesion të laboratorëve, duke shtuar se kryeministri shqiptar është i vetmi në glob që merr një vendim të tillë. “Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar

qeverisë së Edi Ramës që të mos i japë laboratorët e spitaleve me koncesion. Edi Rama nuk pyeti as për Organizatën Botërore të Shëndetësisë e jo më për institucionet financiare dhe i dha laboratorët me koncesion. As vendet më të prapambetura dhe diktatoriale të globit për problemet e shëndetësisë nuk kanë guxuar kurrë ta sfidojnë e ta kundërsh-tojnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak të autoritetit absolut profesional që ajo ka dhe orientimit mbarëbotëror të politikave shën-

detësore që Organizata Botërore e Shëndetësisë bën. I vetmi në glob që e refuzon Organizatën Botërore të Shëndetësisë është një i paditur dhe shkollëpakët si Edi Rama”, u shpreh Vasili. Më tej, ish deputeti i LSI i drejtoi dy pyetje publike kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se shefi i qeverisë është përgjegjës për vjedhjen e parave të qytetarëve shqiptarë. “Pyetjet që shtrohen për Edi Ramën: A mos është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kazan?; Apo mos është qeveria e tij

grabitqare e paskrupullt e parave të shqiptarëve ndaj nuk pyet as për Organizatën Botërore të Shëndetësisë? Përgjigjja është shumë qartë për të gjithë shqiptarët: arsyeja e vetme është e dyta pra qeveria e Edi Ramës si grabitqare e parave të pop-ullit. Megjithatë edhe për këtë turp të padëgjuar Edi Rama i ka marrë masat se nuk ka firmosur vetë po ja ka lënë zv.kryeministrit”, u shpreh ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në postimin e tij.

Elisjeda KIKO

Çështja e pronave në Shqipëri duket se nuk ka për të marrë zgjidhje ndonjëherë. Kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi

i regjimit diktatorial dhe një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve kanë ende probleme me pronat. Gjykata e Strasburgut është kthyer në një shesh-beteje mes qeverisë dhe pr-onarëve, por edhe kjo nuk është se po jep zgjidhje të shpejta. Ashtu siç ndodh në gjykatat shqiptare, edhe në Strasburg po hasen vonesa të shumta. Faktet tregojnë se edhe kjo gjykatë po punon me dy standarde. Për pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës vendimi u dha në kohë rekord, ndërsa për çështjet e pronave të shqiptarëve të thjeshtë çështjet zvarriten për vite më radhë. Edhe Gjykata e Strasburgut është e njëjtë me gjykatat shqiptare, ku korrupsioni është sheshit. Vjehrri i kreu demokrat Lulzim Basha përfitoi në kohë rekord 16.8 milionë euro nga shembja e pallatit, vendim ky i marrë nga Gjykata e Strasburgut. Për të hed-hur më shumë dritë gazeta kontaktoi me Myrshit Vorpsin, kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi. Sipas tij, janë plot 89 çështje të cilat kanë qëndruar për plot 3 vjet të bllokuara, duke mos marrë asnjë zgjidhje nga Strasburgu. Vorpsi deklaroi se këto vonesa vijnë për shkak të ndërhyrjes së shtetit shqiptar, që sipas tij, dërgon një herë në 6 muaj kërkesa të pa kërkuara në drejtim të Gjykatës së Strasburgut, me qëllimin e vetëm që të mos përfitojnë pronarët e thjeshtë. “Janë 89 çështje që presin zbardhjen e vendimit. Ka kaluar një periudhë 3 vjeçare nga data që teknikisht duhet të ishte dhënë, kjo për shkak të ndë-rhyrjes së qeverisë shqiptare e cila ka dërguar disa kërkesa të pa kërkuara drejt Gjykatës së Strasburgut. 89 çësht-jet janë vlerësuara me çmimet e 2016 nga Gjykata e Strasburgut, të paktën sipas deklarimit të avokatit të shtetit në atë periudhën në nivelin e 420 milionë eurove. Ky ka qenë vlerësimi financiar i 89 çështjeve. Ndërkohë që para një viti, në të njëjtën periudhë Agjencia e Trajtimit të Pronave në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka bërë një vlerësim financiar sipas kërkesave të ligjit 133 për 89 çështje. Vlerësimi financiar që ka bërë shteti shqiptar për 89 çështjet ka qenë 32 milion euro, pra ky është ligji 133 që një pronë që vlerësohej në 2016 420 milionë euro,

sipas ligjit të ri vlerësohet 32 milionë euro”, u shpreh Myrshit Vorpsi.

Dosjet e patrajtuaraKryetar i Shoqatës Kombëtare

Pronësi me Drejtësi, deklaroi më tej

Alimadhi: Rama po mashtron qytetarët

për legalizimet Çështja për legalizimin e

pronave mbetet ende një nga çështjet më të diskutuara dhe më të komen-tuara nga të gjitha kategoritë. Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi akuzoi ditën e djeshme kryemi-nistrin Edi Rama se ka mashtruar qytetarët shqiptarë sa i takon legal-izimeve të pronave falas. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se deri tani pronari legjitim nuk ka përfituar asnjë gjë nga prona e vet, duke shtuar se këto përfitime kanë shkuar në buxhetin e shtetit. “Legalizimi falas, premtimi i Ramës, mashtroi shqiptarët, shikoni faturën sa duhet të paguajë, qytetari vlerën prej 6891110, pra ( gjashtë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë e njëqind e dhjetë) lekë. E vodhën deri tani buxhetin e shtetit, pronarit legjitim kurrë nuk ia dhanë pronën e vet, i vodhën lekët e pronës private deri tani dhe përsëri lekët e pronarit i merr shteti, këtij i thonë shtet ligjor dhe shtet i së drejtës”, tha Alimadhi.

Anti-informaliteti, në 46 ditë 1245

punonjës pa sigurimePunëdhënësit vijojnë në masë

të shfrytëzojnë maksimalisht punonjësit e tyre duke mos përm-bushur detyrimet ligjore. Puna në të zezë, ku bizneset nuk deklarojnë të punësuarit, duke iu shmangur kësh-tu detyrimeve të pagesave për sig-urime shëndetësore dhe shoqërore, apo taksave mbi pagën, vijon të mbetet një fenomen shqetësues në vend. Fushata anti-informalitet e ndërmarrë së fundmi, ka nxjerrë në pah këtë problematikë, ku si-pas të dhënave zyrtare vetëm për 46 ditë janë kapur të pasiguruar 1245 punonjës. Një shifër rekord kjo, që thuajse i afrohet asaj të një viti të plotë, pasi në total në 2018-ën u evidentuan në të zezë 1580 punonjës. Tashmë të punësuarit pa të drejta janë referuar në organet tatimore dhe janë futur në skemën e detyrueshme të sigurimeve, nga ku dhe marrin përfitimet e përcaktuara me ligj. Sipas të dhënave, rajoni qen-dror ka rezultuar më problematiku në këtë drejtim, me 580 punonjës informalë, ku peshën kryesore e zë Durrësi dhe Elbasani.

Kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Dre-jtësi Myrship Vorpsi u shpreh ditën e djeshme në një reagim për gazetën ku tha se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenin 61, që sipas tij ky nen nuk u jep të drejta pronarëve. “Është i sigurt që ligji do bjerë nëse do ketë një vendimmarrje nga Gjykata e Strasburgut, sepse ne do i drejtohemi edhe

një herë Gjykatës Kushtetuese e cila do ngrihet së shpejti ku do kërkojmë shfuqizimin e nenit 61. Në 2025 ligjit i mbaron afati i zbatimit të tij, sepse ligji ka një afat 10-vjeçar që të përfundojë. Pra ligjvënësit do miratojnë një ligj tjetër dhe do shtyhet një periudhë tjetër për kompensimin e pronave. Që nga 2004 e deri sot shteti është tallur me pronarët”, tha Vorpsi.

VORPSI: DO KËRKOJMË SHFUQIZIMIN E NENIT 61

se prej shumë vitesh kanë mbetur të patrajtuara 8600 dosje, të cilat janë depozituar nga pronarët shqiptarë pranë ATP. Ligji 133 është miratuar nga qeveria për kompensimin e pronave, por sipas Vorpsit ky ligj nuk sjell asnjë gjë në favor të pronarëve shqiptarë. “Ligji 133 ishte një ligj që shteti shqiptar për këtë periudhë 4 vjeçare që ka kaluar të mos mer-rte asnjë gjë në favor të pronarëve shqiptarë. Në 22 mars të këtij viti i ka mbaruar mandati 3 vjeçar ATP që vlerësonte 8600 dosje të patrajtuara

akoma. Këto dosje janë të depozit-uara që nga viti i largët 2008-2009 pranë ATP dhe nga 2008-2015 shteti shqiptar dhe ATP nuk kanë bërë lëvizjen më të vogël që të vlerësonte këto vendime. Tani presin që këto ven-dime të shkojnë të vlerësohen pranë gjykatave shqiptare. A ka tallje më të madhe që shteti shqiptar ka bërë me pronarët? I kanë plotësuar 8600 dosje pronarët shqiptarë i kanë depozituar qysh në vitin 2008”, u shpreh kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi.

Kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi Myrship Vorpsi deklaroi se qeveria shqiptare dhe Gjykata e Strasburgut kanë bërë një marrëveshje të përbashkët, në mënyrë që të mos përfitojnë pronarët shqiptarë. “Nëse deri më sot nuk ka një vendimmarrje nga Gjykata e Strasburgut ka qenë loja që ka bërë qeveria shqiptare në raport me Stras-burgun. Nëpërmjet Avokatit të Shtet-

it, një herë në 6 muaj i ka dërguar nga një kërkesë të pakërkuar në Gjykatën e Strasburgut me qëllimin e vetëm që të vështirësohen sa më tepër vendim-marrja. Nga viti 2016 që janë marrë në shqyrtim 3 çështje nga 89 për të cilat Gjykata e Strasburgut nuk ka marrë ende vendim. Janë vendime që ka mbaruar procesi gjyqësor. Gjykata e Strasburgut thjesht duhet të shpallte vendimin”, tha Vorpsi.

MARRËVESHJA E QEVERISË SHQIPTAREJanë 89 çështje që presin zbardhjen e vendimit. Ka kalu-ar një periudhë 3 vjeçare nga data që teknikisht duhet të ishte dhënë, kjo për shkak të ndërhyrjes së qeverisë shqiptare e cila ka dërguar disa kërkesa të pa kërkuara drejt Gjykatës së Strasburgut...

Page 9: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nga sa u trajtua më sipër kemi një situatë aspak normale. SGA kontrakton një kompani offshore, e cila do të bëjë mbledhjen e kredive të shqiptarëve. Sipas klientëve të “Veneto Banka”, ndaj tyre është ushtruar presion i madh, pasi të gjithë janë njoftuar se duhet të paguajnë menjëherë detyrimet, ndry-she do nisin procedurat gjyqësore dhe të përmbarimit. Por kjo kompani nuk jep sqarime se ku janë kolateralet e lëna në bankë. Shumë kredimarrës kanë lënë tapitë e banesave, por ato

janë zhdukur. Asgjë nuk figuron në regjistrin e Hipotekës apo Bankës së Shqipërisë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së Bankës së Shqipërisë. Nëse kjo e fundit do e kishte monitoruar si duhet largimin e “Veneto Banka”, gjithçka mund të kalonte pa probleme. Por kredimarrësit prej mua-jsh nuk marrin një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta. Lojërat me SGA dhe Tranzit kanë bërë që shumë qytetarë me 1 apo dy muaj vonesë, kreditë tu futen te kreditë e këqija.

Kolateralet e shqiptarëve

Futja në lojë e Tranzit ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi drejtuesi i saj është drejtues i “Abi Bank”. Por sipas mediave italiane, Tranzit është kompani ruse dhe e reg-jistruar në parajsat fiskale. Sipas “Bankileaks”, Tranziti është i autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të vepruar si institucion financiar jobankar. Ajo ofron mundësi të ndryshme financimi, këshillime financiare dhe asistencë për kompani në Shqipëri. Kjo kompani është pjesë e rrjetit NCH Capital Inc. Ky rrjet është themeluar në vitin 1993 dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në Rusi, Ev-

ropën Qendrore e Lindore. Ka një kapital prej 3 miliardë dollarë. Që nga viti 2007, NCH zotëron dhe menaxhon disa kompani në të gjithë rajonin që ofrojnë kredi për kompanitë dhe sipërmarrësit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë: ndërtim, turizëm, pasuri të paluajtshme, naftë dhe gaz, etj. NCH menaxhon rreth 3 miliardë dollarë kapital nëpërmjet një rrjeti prej nëntë zyrash në Rusi, në Evropën Lindore dhe në Brazil. Tranzit varet drejtpërdrejt nga NCH Balkan Fund, LP, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar regjistruar në Ishujt Cayman.

JA KUSH ËSHTË TRANZIT

Aksioni kundër informalitetit, Delina Ibrahimaj: Nga 3.440 subjekte të kontrolluara, 1.487 me shkelje

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh dje se, në kuadër të aksionit kundër informalitetit deri tani janë kontrolluar 3440 subjekte, prej të cilëve 1487 kanë rezultuar me shkelje të ndryshme. “Janë kryer rreth 50 mijë vizita në Shqipëri, me qëllim sensibilizimi para se të fillonim planin e kontrol-lit. Aktualisht jemi shtrirë në gjithë bregdetin, në bar-biznese, hoteleri-turizmit. Kemi konstatuar shkelje të ndryshme, regjistrim subjekti, faturë, sigurimi i punonjësve. Kemi konstatuar shkelje të të gjitha llojeve. Numri më i madh i shkeljeve ka qenë për moslëshim të kuponit tatimor, ku

subjektet janë bllokuar”, tha Ibrahimaj në një intervistë televizive. Sipas saj, qëllimi kryesor është që ata biznese që paguajnë të gjitha taksat e detyrimet të punojnë në kushtet e një konkur-rence të rregullt. Ndërsa theksoi se, plani oper-acional do vijojë me kontrollin e karburanteve dhe subjekteve të ndërtimit. “Deri në mes të muajit shtator, kontrolli do jetë i përqendruar te turizmi dhe më pas do vijojë aty ku ka më shumë informalitet, karburantet dhe ndërtimi, disa janë biznese VIP-a, disa janë të mëdhenj, dhe aty janë humbjet më të mëdha”, tha ajo. Ibrahimaj shpjegoi se, përmes procesit të fiskalizimit syn-

ojmë që i gjithë sistemi të funksionojë me fatura elektronike, që do transmetohen në kohë reale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Projekti ka fazën e parë, nga biznesi drejtuar konsumatorit, e dyta implikon biznesin me biz-nesin, që nuk do komunikojnë më me fatura me letër, por me fatura elektronike, që do jetë një mjet që do përdoret dhe nga bankat. “Kjo do na lejojë që produkti të ndiqet nga prodhimi, deri te konsumatori. Kjo do shmangë një pjesë të madhe të terrenit, pasi pjesa më e madhe e kon-trolleve do të bëhet nga zyra. Fiskalizimi është një revolucion, sesi administrata dhe biznesi do të

funksionojnë. E kemi parashikuar që faza e parë të nisë më 1 janar 2020, ndërsa faza e dytë vitin e ardhshëm. Faza e tretë është biznes me shtet”, deklaroi Ibrahimaj. Ajo u shpreh se adminis-trata tatimore po trajnohet për mënyrën e re të kontrollit. Trajnimet do të përfundojnë brenda këtij viti. Ndërsa për bizneset, kemi hapur një link të veçantë për fiskalizimin, ku ata mund të drejtojnë pyetje për informim. Drejtoresha e Tatimeve tha se, faturimi elektronik, patjetër që do të ketë kosto. Koston do ta vlerësojë tregu dhe konsumatorët. Bizneset do duhet të blejnë softwer dhe një kasë, që ka kosto të ulët.

KLITI TOPALLI

Banka e Shqipërisë vijon të heshtë për skandalin me fal-imentimin e “Veneto Banka”. Largimi i bankës italiane ka

kaluar jo pa pasoja, pasi janë me qin-dra shqiptarët që po enden dyerve të gjykatave për shkak se rrezikohet t’u sekuestrohen shtëpitë dhe bizneset. Pasi u bë falimenti, “Intesa Sanpaolo Bank” mori kreditë e mira dhe asetet e “Veneto Banka”, ndërsa përmes një akti noterial, kreditë e këqija i kaluan kompanisë italiane me qendër në Napoli, “SGA”. Kjo e fundit, duke qenë se nuk ka degë në vendin tonë, kontraktoi kompaninë shqiptare “Tranzit”, e cila shërben si ndërmjetësues për të shkuar te kredi-marrësi. Por kush është kjo kompani? Gazeta e deklaroi pak kohë më parë se “Tranzit” është një kompani me aksione në parajsa fiskale. Ajo është e regjistruar në ishujt Kajman dhe është deklaruar si kompani offshore. Por i dyshimtë është qëndrimi i Bankës së Shqipërisë në këtë rast. Në një prej marrëveshjeve që janë firmosur me akte noteriale, SGA deklaron se ka marrë mbështetjen e Bankë së Shqipërisë për kontraktimin e “Tranzit”. Ndërkohë gazeta po tregon dy veprime të BSH që bien ndesh me njëra-tjetrën. “Tranzit” është pjesë e së njëjtës kompani ku bën pjesë dhe “ABI Bank”. Kohë më parë opozita lëshoi akuza të shumta, pasi kemi kompani që janë në parajsa fiskale. Por BSH doli në mbështetje të tyre pak muaj më parë. “Miratimi i blerjes nga shoqëria “Tranzit shpk”, të bankës Credit Agricole, në Shqipëri, e më pas licencimi nga Banka e Shqipërisë për ABI Bank, është kryer “në bazë dhe në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi” dhe se ajo ka vlerësuar integritetin dhe rep-utacionin e aksionerëve të rinj si edhe të aksionerëve të tërthortë të Bankës Amerikane të Investimeve, bazuar në të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në bazë të ligjeve në fuqi: vërtetimin e autoritetit të tatim-taksave, për shlyer-jen e detyrimeve tatimore nga shoqëria Tranzit sh.p.k.; vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, Neë Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë të përjashtuara nga taksat, etj”, njoftonte BSH në shkurt të këtij viti.

Pasi e mori në mbrojtje “Tranzit”, BSH udhëzim për të verifikuar kompanitë offshore

Skandali me “Veneto Banka”, ja si BSH mori në mbrojtje “Tranzit”, asnjë problem

për Gent Sejkon regjistrimi në parajsat fiskaleNga sot, 9 shërbime

në sportelin e Drejtorisë Rrugore

Nga 20 gushti, rezervimi online i takimit në sportel, është një tjetër risi shërbimi për qytetarët që ofron Drejto-ria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPTRR). Shërbimi i ri mundëson organizimin e ditës për qytetarët, pa humbur kohë në radhë të paparashi-kueshme. Rezervimi i orarit të takimit në DRSHTRR Tiranë, në Kashar kryhet për 9 shërbimet kryesore: Ndryshimi i pronësisë mbi mjetin (kur zotëron kontratën e shitjes); Kontratë shitblerje për mjetin; Humbja, vjedh-ja, shkatërrimi ose dëmtimi i targës/targave; Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i Lejes së Qarkullimit; Ndryshimi i vendbanimit të pronarit të mjetit; Ndryshimi i gjeneraliteteve të pronarit të mjetit; Ndryshimi i karakter-istikave konstruktive dhe funksionale të mjetit; Çregjistrim i përkohshëm i mjetit dhe Çregjistrim i përhershëm i mjetit. Rezervimi online lehtëson 45% të praktikave në rang vendi, në një kohë kur kryhen 60.000 praktika në vit.

Treni Tiranë-Durrës-Rinas, avancon zbatimi i projektit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përmbyllur procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve për re-habilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re drejt Rinasit. Përzgjedhja e kompanisë shënon një avancim në realizmin e një prej pro-jekteve më të rëndësishme në fushën e infrastrukturës hekurudhore. Sipas BERZH nënshkrimi i kontratës do të bëhet në datën 31 tetor 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e saj do të jetë 44 muaj. Financimi do të bëhet nga kredia që BERZH ka akorduar për realizimin e këtij projekti dhe kap vlerën e 1.5 mln eu-rove. Ndërkohë që, në total ky institucion do të financojë veprën me një hua prej 36 mln euro, ndërkohë që kosto totale arrin në 90 mln euro. Përveç kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 16 mln euro financohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 35.4 mln euro janë garant i Bashkimit Evropi-an. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.

portofole të vogla në Rumani, në Mol-davi, në Kroaci dhe në Shqipëri. Duke mos pasur prani të drejtpërdrejtë në këto vende, SGA ka lidhur marrëveshje me operatorë privatë që veprojnë aty, të cilët janë të përfshirë në menaxhimin e kredive

me probleme. U kërkuan të dhëna dhe më pas u bënë një sërë verifikimesh dhe kon-trollesh. SGA ka vendosur që në Shqipëri të bashkëpunojë me Tranzit. Tranzit është një subjekt i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë”, thuhej në një reagim.

Qëndrimi i dytëPor teksa në shkurt Banka e

Shqipërisë shprehej se nuk ka asnjë problem që “Tranzit” është kompani e reg-jistruar në parajsat fiskale, në korrik Sejko ka miratuar një udhëzim ku kërkohet që të nisë verifikimi i të gjitha subjekteve financiare që janë offshore. Pra banka, kompani kreditimi, etj. Vendimi u mor pas kërkesës së Drejtorisë së Parandalimit të Parave, e cila ka ngritur dyshime se kom-panitë offshore kanë një rrezik të lartë pastrimi parash. Pra vetë Sejko fillimisht ka dalë garant për “Tranzit”, ndërsa më pas po Sejko ngre dyshime mbi këto lloj kom-panish dhe firmos një udhëzim kontrolli.

Dyshimet për BSHMediat italiane pak ditë më parë

hodhën dyshime në këtë aspekt, ndërsa SGA deklaroi se “Tranzit” është kompani e mbikëqyrur nga BSH dhe prandaj e kanë kontraktuar. "Ne kemi trashëguar

Page 10: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT10 E Mërkurë 21 Gusht 2019

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Koncesionarët mbushin xhepat, “skanimi” fiton 1 milionë euro në vit, ja bilancet e 3 koncesioneve në shëndetësi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKompania “S2 Albania” arkëtoi 1.5 miliardë lekë

Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha. Qeveria ka dhënë shumë konce-

sione, ndërsa një pjesë e madhe janë që në kohën e PD. Por cilat janë fitimet e këtyre kompanive. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë vitit 2018 kompania koncesionare “S2 Albania”, e cila ka koncesionin e skanimit në dogana, regjistroi një fitim neto 1 milionë euro nga monopoli i skanimit të kon-tenierëve në dogana. Kompania kon-cesionare “S2 Albania” pas fitimeve kolosale u bashkëngjit listës shumë të gjatë të kontratave fitimprurëse. Sipas QKB, gjatë vitit të kaluar kompania “S2 Albania” arkëtoi 1.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, nga të cilat fitim neto ishte vetëm 127 milionë lekë. Koncesioni i skanimit të doganave u dha në prill të vitit 2013 dhe ishte parashikuar që të paguhej direkt nga biznesi gjatë importit të mallrave në doganë, përkatësisht 40 euro për çdo deklaratë doganore. Por pas rrotacion-it politik të vitit 2013 dhe kundërshti-meve të biznesit, veçanërisht atij fason, qeveria e ndryshoi kontratën duke vendosur ta paguajë koston e skanimit direkt nga buxheti i shtetit. Zyrtarisht koncesioni e skanimit ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2015. Sipas kontratës, kompania “S2 Albania” do të ketë monopolin e shërbimit të ska-nimit në dogana për 15 vjet, pra deri

Sipas të dhënave zyr-tare të Qendrës Kom-bëtare të Biznesit, gjatë vitit 2018 kom-pania koncesionare “S2 Albania” regjistroi një fitim neto 1 mil-ionë euro nga monop-oli i skanimit të kon-tenierëve në dogana.

në shtator të vitit 2030. Ky koncesion është një nga më të kushtueshmit për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, mesatarisht qeveria paguan rreth 1.5 miliardë lekë ose 12 milionë euro në vit për kompaninë koncesionare të skanimit. Por koncesioni i skanimit të doganave, për shumë arsye është vënë edhe në qendër të opinionit publik. “Muddis Waters research”, një kompani amerikane përpiloi hartoi një raport të gjatë, ku akuzoi shumë fortë pronarin e koncesionit të skanimit

kishte paguar ryshfet tek zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptarë për të përfi-tuar kontratën e koncesionit. Çështja u vu nën hetim nga komisioni amerikan i titujve dhe bursës si dhe prokuroria e Kalifornisë, por pas dy vjetësh hetime akuzat u rrëzuan.

3 koncesionet në shëndetësiPor fitime të larta kanë pasur edhe

3 kompani koncesionare të tjera në shëndetësi. Kompania “SaniServise”, që ofron shërbimin e sterilizimit për instrumentet kirurgjikale, raportoi 265 milionë lekë fitime ose rreth 2.1

milionë euro, sipas deklarimeve zyr-tare në bilancin 2018 të publikuara nga QKB. Të ardhurat e kompanisë arritën në 1.7 miliardë lekë vitin e kaluar, ndërsa norma e fitimit ishte 15 për qind. Fitimet e “SaniServis” u trefishuan në raport me 2017. Një tjetër kompani koncesionare me fitime të mëdha është edhe ajo e kontrollit bazë Check-Up nëpërmjet kompanisë “3P LifeLogistic”, ku realizoi të ardhura në masën 876 milionë lekë, teksa fitimet ishin rreth 90 milionë lekë ose 731 mijë euro, sipas të dhënave nga Tatimet më

Bilanci javor, 1.183 masa administrative për drejtuesit e mjeteve

Sinjalistika, ARRSH dhe FSHZH hapin 2 tenderë paralelë

Policia Rrugore ka in-tensifikuar masat me qëllim përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj duke bashkëpunuar me Pa-trullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Përgjatë javës, në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital janë bërë 76 raportime për shkelje të ndryshme të rregullave të

qarkullimit rrugor. Si rezu-ltat i kontrolleve të shtuara përgjatë javës që lamë pas, janë proceduar dhe arrestu-ar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët: 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë pezulluar 25 leje drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpe-jtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

A u t o r i t e t i R r u g o r Shqiptar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapën 2 procedura paralele prokurimi, që kanë si objekt përmirësimin e sinjal-istikës rrugore në vend, ndër-kohë që fondit total i vënë në dispozicion arrin në 541.2 mln lekë. Tenderi i hapur nga ARRSH ka një fond limit prej 166.2 mln lekë, ndërsa përf-shin ndërhyrjen në 5 akse në rajonin e veriut, me një gjatë-si prej 140 km. Kukës-Pe-shkopi, Ura e Matit-Lezhë, Bajram Curri-Valbonë apo Shkodër-Velipojë janë disa nga akset ku do të ndërhyhet.

Kjo është vetëm 20 për qind e rrjetit rrugor verior, që në total përbëhet nga 755 km rrugë. Në 20 për qind të këtij rrjeti janë realizuar ndërhyrje më herët, ndërsa në pjesën e mbetur prej 60 për qind do të duhet të ndërhyhet në vitet e ardhshme, pasi për vitin 2019 nuk është planifikuar fond në buxhetin e shtetit. Ndërkaq, tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kap vlerën e 375 milion lekëve, por ajo që vlen të thekso-het është fakti se nuk janë përcaktuar akset se ku do të ndërhyhet.

Shifrat, bien investimet e individëve për bono thsari

Interesi i individëve për të blerë bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare është në rënie. Sipas të dhënave të BSH, në tremujorin e dytë, individët morën pjesë në ankandet e letrave me vlerë në një shumë rreth 2.1 mil-iardë lekë më të ulët nga ajo që u maturohej për të njëjtën periudhë kohore. Kjo tregon se një pjesë e mirë e instru-menteve të maturuara të in-dividëve nuk janë riinvestuar. Banka Qendrore konstaton se kjo tendencë ka vijuar për 4 tremujorët e fundit. Shpjegimi kryesor mund të jetë rënia në

nivele mjaft të ulëta e normave të interesit. Pavarësisht se rënia u frenua në tremujorin e dytë të këtij viti, sërish yield-et ngelën pranë niveleve më të ulëta historike dhe nuk janë shumë joshëse për investitorët. Sidoqoftë, shtimi i kërkesës së qeverisë për huamarrje, në raport me dy tremujorët e mëparshëm, e ka rikthyer rritjen e kurbës së yield-eve. Në tremujorin e dytë të vitit, qeveria zgjeroi huamarrjen e brendshme me 7.8 miliardë lekë, kryesisht përmes emeti-mit të obligacioneve referencë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare.

2018, pasi kjo kompani ende nuk ka dorëzuar një bilanc përfundimtar. Një vit më parë, fitimet e kompanisë ishin 750 mijë euro mbi 100 milionë lekë. Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi, rreth 47 milionë lekë, ose 381 mijë euro fitime vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i vitit 2018, kompania realizoi të ardhura rreth 643 milionë lekë, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit. Edhe pse të ardhurat më 2018 ishin më të larta se një vit më parë, kompania raportoi rënie të fitimeve me 36 për qind në raport me vitin 2017.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nisi ditën e djeshme takimet e drejtpërdrejta me kontabilistët për konsultimin e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkul-limit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”. Zëvendësministri i Ekonomisë Elton Haxhi bëri një prezantim të përgjithshëm të gjitha ndrys-himeve të do të sjellë ky projektligj, i cili ka për qëllim modernizimin e sistemit fiskal. Haxhi deklaroi se projektligji do të sjellë ndryshime edhe në komunikimin e pajisjeve fiskale, krye-

sisht për transaksionet me para në dorë. Sipas tij, sistemi i ri do të ofrojë edhe një regjistër të aktiveve të qëndrueshme, të cilët janë si rezultat i faturimeve, transaksione midis tatimpaguesve dhe njëkohësisht do të bëhet dhe marrja e infor-macionit nga bankat në lidhje me shlyerjen e transaksioneve pa para në dorë. Gjithashtu, në fazën e fundit parashikohet ndërtimi i një regjistri për tatimpaguesit në lidhje me aktivet kryesore, pra përveç transaksionit të mallrave apo shërbi-meve kemi dhe transaksione që kanë lidhje me

aktivet e qëndrueshme. Përfaqësuesit e shoqat-ave të kontabilistëve u shprehën se kanë nisur tashmë punën për njohjen me projektligjin për të dalë me pas me propozime konkrete. Konta-bilistët vlerësuan këtë nismë të qeverisë, e cila pritet të modernizojë sistemin fiskal shqiptar. Takimi i radhës konsultues do të mbahet në datë 22 gusht me përfaqësues të sipërmarrjeve që operojnë në fushën e Teknologjisë dhe Informa-cionit. Por në kuadër të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegoi detaje teknike

Kasat, ministria e Financave nis konsultimet me kontabilistët, ja si do të bëhet faturimi pa internet

që lidhen me procesin e ri të faturës elektronike. Ka raste kur fiskalizimi i faturës nuk do të jetë i mundur në momentin e lëshimit të faturës, për shkak të mungesës së internetit. Sipas Tatimeve në këto situata emetuesi do të lëshojë faturë të blerësit, së bashku me të gjitha karakteristikat e tij, por në vetvete fiskalizimi nuk do të bëhet në momentin e lëshimit të faturës. Emetuesit do të ruajnë faturat që lëshuan në pajisjen që përdorën (arkën ose të ngjashme). Çdo mesazh do të futet në dosjen e vet të cilësuar “Register-InvoiceRequest___.xml”. Pasi emetuesi të lidhet me internetin do të bëjë fiskalizimin e faturave të tij përmes portalit. Çdo faturë duhet të reg-jistrohet në shërbimin e fiskalizimit dhe pas regjistrimit të suksesshëm faturës i caktohet FIC, e cila shtypet në faturë.

Page 11: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Plas në Itali, Conte jep dorëheqjen, shpërthen në sulme ndaj Salvinit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraConte: Salvini fut vendin në krizë për të shtuar pushtetin personal dhe të partisë

Andi LAMKO

Kryeministri italian Gi-useppe Conte ka njoftuar dje dorëheqjen e tij në një fjalim sensacional

në Senat dhe akuzoi ministrin e Brendshëm Matteo Slavini, të ulur përkrah tij, për krizë të qël-limshme politike në vend. Conte kishte kërkuar një prononcim në Senat pas tërheqjes së mbështetjes për koalicionin nga Salvini dhe hyri në sallë mes duartrokitjeve të senatorëve të partisë së tij Lëvizja 5-Yje, por jo të atyre të Legas së Salvinit. “Kam kërkuar ndërhyrje për krizën qeveritare të nisur nga deklaratat e ministrit të Brendshëm, lideri i një nga dy forcave politike të maxhorancës. Ndërprerja e koali-cionit nga Salvini kërkon një debat publik me mbajtje transparente të përgjegjësisë, dhe unë nuk mund të lejoj që kjo temë të konsumohet në rrethe private, në rrjete sociale apo në rrugë. Nisja e krizës nga ministri i brendshëm duket se është bërë për interesa personale apo partiake. Në fund të këtij debati do të kërkoj dorëheqjen te presidenti i republikës”, tha Conte në ndërhyr-jen e tij në Senat, ndërsa Salvini në krah të tij nuk dinte nga të shikonte. Conte vazhdoi më tej: "Zgjedhjet e bëra ditët e fundit nga ministri i brendshëm tregojnë ndjeshmëri të dobët institucionale dhe mungesë të theksuar kulture kushtetuese. Ne nuk kemi nevojë për njerëz me pushtete të plota, por që të kenë kulturë kushtetuese dhe ndjenjë përgjegjësie. Krizat e qeverisë, në rendin tonë nuk zgjidhen nëpër sheshe, por në Parlament”.

Trump këshillon Indinë dhe Pakistanin të ulin tensionet

Anketat, Biden kryeson fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Don-ald Trump ka thënë se ka bisedu-ar me liderët e Pakistanit dhe Indisë rreth uljes së tensioneve në Kashmir, rajonin për të cilin kanë pretendime të dyja këto shtete. “Kam biseduar se dy shokët e mi të mirë, kryeminis-trin (Narendra) Modi të Indisë dhe kryeministrin (Imran) Khan të Pakistanit, sa i përket tregtisë, bashkëpunimit strategjik dhe çfarë është me rëndësishmja për Indinë dhe Pakistanin, ulja e tensioneve në Kashmir. Një situatë e vështirë, mirëpo bisedë

e mirë”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter. Kjo ka qenë biseda e dytë e kryeminis-trit pakistanez me Trump në tri ditë. Pakistani kërkon një që një mision i Kombeve të Bashkuara të administrojë Kashmirin dhe masa e rrethimit të anulohet “menjëherë”, ka thënë ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Me-hmood Qureshi. Thirrjet telefon-ike të Trumpit ndaj liderëve kanë ardhur në kohën e raportimeve se trupat indiane kanë shtënë me armë zjarri rreth Linjës së Kontrollit në Kashmir.

Anketat e opinionit publik tregojnë se ish Zv/Presidenti Joe Biden vazhdon të udhëheqë mes sfiduesve demokratë për zgjedh-jet presidenciale të vitit 2020. Por shqetësimet për moshën e Biden 76, dhe gafat e tij në fjalime i kanë bërë demokratët që të shtrojnë pikëpyetje nëse ai do të ishte kandidati më i mirë përballë Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit që vjen. Në Ajova, zoti Biden synon të përforcojë statusin e tij në krye të garës demokrate, duke vënë në shënjestër Presidentin Trump. “Nëse i japim atij tetë vite,

dhe këtë e besoj nga thellësia e zemrës time, ai përgjithmonë do të ndryshojë karakterin dhe natyrën tonë. Prandaj duhet ta mposhtim zotin Trump në vitin 2020. “Zoti Biden mbetet në krye të anketave kombëtare dhe të shteteve, por përballet me konkurrencë të fortë nga disa rivalë, përfshirë senatoren e Masaçusetsit, Elizabeth Ëarren. “2020 është shansi ynë. Ne mund ta bëjmë këtë qeveri të punojë për të gjithë Amerikën. Demokratë, le ta bëjmë këtë. Të punojmë shumë dhe të fitojmë.”

BE refuzon propozimin e Johnson për kufirin në IrlandëPresidenti i Këshillit Ev-

ropian, Donald Tusk tha dje se kërkesa e kryeministrit britanik Boris Johnson për heqjen e ndalesës kufitare të Brexit në Irlandë, erdhi pa “alternativa reale" prandaj është e papranueshme. Tusk po përgjigjej ndaj letrës së dër-guar prej Johnson ku kërkohej një politikë sigurimi për të ruajtur kufijtë e hapur brenda ishullit të Irlandës pas largimit të Britanisë nga BE. "Ndalesa kufitare është e vetmja siguri për të evituar ndarjen e plotë

në ishullin e Irlandës, për sa kohë nuk një zgjidhje reale alternative. Ata që janë kundër saj dhe nuk propozojnë alterna-tive reale në fakt po propozojnë rivendosjen e kufijve, edhe pse nuk e pranojnë këtë," tha Tusk në argumentimin e tij. Komen-tet e tij u mbështetën dhe nga ekzekutivi i BE, Komisioni Ev-ropian, të cilët thanë se ndalesa është e vetmja rrugë e pranuar nga pararendësja e Johnson, Theresa May për të evituar vendosjen e kontrolleve të plota kufitare.

Rusia dënon testimet e SHBA me raketë Kruz

Takohen Haradinaj e Limaj, AAK: Ka

disponim për koalicion

Dështon përpjekja për formimin e qeverisë në Bosnje e HercegovinëTakimi në Sarajevë ndërmjet

anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Komshic dhe Milorad Dodik përfundoi pa një marrëveshje për formimin e kabinetit të ri, sepse Dodiku ishte kundër një pakete që do të përfshinte afrimin e Bosnjës drejt anëtarësimit në NATO. Bosnja në vitin 2010 iu bashkua Plani të Veprimit për Anëtarësimin në NATO - një hap i parë drejt anëtarësimit për-fundimtar në aleancë, por Dodiku ka qenë përgjithmonë kundër.

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala ka pritur dje në Prishtinë ministrin i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi me të cilin janë pajtuar për kryerjen e veprimeve që deri në fundjavë të hiqen barrierat tregtare si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut. “Ne si ministri por edhe Agjen-cia e Ushqimit dhe Veterinës jemi dakorduar të dër-gojë garanci shtesë drejt Maqedonisë së Veriut për monitorimin aktiv të vezëve të peshkut me qëllim që agjencitë maqedonase ta kenë më të lehtë zbutjen e masave tregtare. Jemi dakorduar që deri në fund të javës të hiqet barriera ndaj Republikës së Kosovës kjo problematikë do të eliminohet”, ka thënë Shala në konferencë me ministrin maqedonas.

Udhëheqësja e Hong Kongut tha dje se qeveria është e gatshme të nisë një dialog me ata që protes-tojnë në mënyrë paqësore për zgjidhjen e kontradik-tave, pas disa muajsh protestash kundër rritjes së autoritetit të qeverisë së Pekinit. Guvernatorja Carrie Lam njoftoi se po kryhet një studim faktmbledhës për të gjetur shkaqet e protestave si dhe përgjigjen e policisë ndaj tyre. "Do të hartojmë menjëherë një platformë për dialog me njerëzit e të gjitha shtresave të shoqërisë. Kjo është diçka që duam ta bëjmë me shumë sinqeritet dhe përulësi. Unë dhe zyrtarët e mi kryesorë jemi të përkushtuar të dëgjojmë njerëzit ", tha ajo. Lam i shmangu kërkesat e protestuesve, përfshirë thirrjet për dorëheqje dhe një hetim për brutalitet të policisë.

Prishtina e Shkupi pajtohen për heqjen e barrierave tregtare Udhëheqësja e Hong Kong, e gatshme për bisedime me protestuesit

Akuza pambarim Në sulmin e tij të paparala-

jmëruar, mes deputetëve të thirrur nga pushimet posaçërisht për seancën, Conte tha se Salvini po tradhtonte qeverinë dhe akuzonte se donte të përfitonte nga rritja e popullaritetit të tij si ministër i brendshëm. “Vendimet e tij pa-raqesin rreziqe serioze për këtë vend pasi ka treguar papërgjeg-jshmëri serioze institucionale, duke treguar mbi të gjitha mung-esë respekti ndaj parlamentit dhe përgjegjëse për futjen e vendit në një spirale pasigurie politike dhe paqëndrueshmëria financi-are", tha Cointe, duke shtuar se do ta dorëzojnë dorëheqjen e tij më vonë, duke i hapur rrugën kreut të shtetit që të fillojë kon-sultimet zyrtare me partitë për të parë nëse mund të formohet një koalicion i ri. Në rast të kundërt, Presidenti Sergio Mattarella do

të shpërndante Parlamentin. Zoti Salvini herë pas here tundte kokën, rrotullonte sytë me tallje, ose u tundte kokën senatorëve të Legës, ndërsa kryeministri shpa-losi kritikat e ashpra ndaj vepri-meve të Salvinit gjatë dy javëve të fundit.Salvini kërkon të vendosë populli

Ndërkohë, Salvini për të dhënë përgjigjen u ul pranë sen-atorëve të partisë së tij. Ai hodhi poshtë komentet e zotit Conte, duke thënë se me mocionin e tij të mosbesimit të qeverisë kërkonte zgjedhje të reja dhe votën e qartë të sovranit. Ai tha se partitë e tjera kishin frikë të shkonin në zgjedhje dhe të humbnin postet e tyre. “Qëllimi im është të vazhdoj sfidën ndaj rregullave fiskale të Bashkimit Evropian, të cilat ajnë me faj për varfërimin e vendit. Ne duhet të shpenzojmë të pak-tën 50 miliardë për të stimuluar

ekonominë e dobët. Prandaj nuk pendohem për asgjë. Do ribëj gjithçka me të njëjtën forcë për të qenë njeri i lire…Nuk dua një Itali skllave të askujt”, tha Salvini. Në anën tjetër të zotit Conte ishte ulur Luigi Di Maio, kreu i Partnerit tashmë të padëshiruar të koalicionit tani, Lëvizja 5 Yje, të cilën Salvini e kishte e quajtur ‘obstruksioniste’ gjatë 12 ditëve të kaluara, prej hezitimit ndaj politikave të tij të emigracionit dhe ndaj BE. Zoti Salvini ka kërkuar zgjedhje të par-akohshme, 3-1 / 2 vjet përpara ciklit normal, i bindur se popullariteti i tij në rritje do t’i sigurojë postin e kryeministrit dhe se lëvizja 5 yjet do të kalojë në opozitë.

Rusia kritikoi të martën Shte-tet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej nga traktati i armëve të rangut të mesëm mes dy vendeve. "Shtetet e Bashkuara qartësisht kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve ush-tarake", tha sot zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, duke shtuar se megjithatë Rusia nuk do të bëhej pjesë e një "garë të kushtueshme armatimesh".

Pas arritjes së koalicionit me PSD, kreu i AAK Ramush Haradinaj ka takuar dje kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj, ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të AAK, Ahmet Isufi. “Po, takimi është zhvilluar ka pasur bisedime rreth mundësisë së hyrjes në koalicion të përbashkët parazgjedhor. Në ditët në vijim ka gjasa që të zyrta-rizohet kjo marrëveshje, pasi që ende jemi në fazën e bisedimeve”, ka thënë Isufi. Zyrtarët e Nismas kanë mohuar të jetë diskutuar për koalicion.

Ndërprerja e koa-licionit nga Salvini kërkon një debat publik me mbajt-je transparente të përgjegjësisë. Nisja e krizës nga ministri i brendshëm duket se është bërë për intere-sa personale apo par-tiake. Në fund të këtij debati do të kërkoj dorëheqjen te presi-denti i republikës...

Page 12: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

12 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019 GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët zbardhin detajet, ja si Ramiz Alia mori drejtimin e PPSH pas vdekjes së Hoxhës,

dyshimet që u ngritën mbi vendlindjen e tij

Amerikanët kanë dhënë de-taje nga kalimi i pushteti te Ramiz Alia. Pas vdekje së Hoxhës ishte ai që

mori frenat e PPSH. Gazeta “New York Times’ ka dhënë detaje në këtë aspekt, ndërsa ka ngritur dhe dy-shime mbi origjinën e tij.

21 gusht 1984Vizitë gjermano-perëndimore

në ShqipëriKryeministri bavarez Franz

Josef Strauss, ka ardhur sot për një vizitë në Shqipëri, duke shtuar spekulimet se po përgatitet rruga për hapjen e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve. Strauss u takua me zv. kryeministrin Manush My-ftiu, por mediat shqiptare nuk kanë dhënë detaje për bisedimet. Strauss është një nga udhëheqësit perëndimorë më të lartë që viziton vendin e izoluar të Ballkanit edhe pse në Bonn udhëtimi përshkruhej si një ''vizitë thjesht private''. Muajt e fundit zoti Strauss ka marrë disa iniciativa në politikën e jashtme për qeverinë e Bonn, duke përf-shirë dhe marrëveshjen e huave me Gjermaninë Lindore dhe vizitat në disa vende të lindjes si Çekosll-ovaki, Poloni e Rumani. Agjencitë gjermane të lajmeve duke raportuar nga Tirana, thanë se Strauss kishte udhëtuar bashkë me disa miq dhe anëtarë të familjes. Grupi i tij kishte vizituar disa muzeume e qendra kulturore e turistike, dhe më pas ishte larguar për në Greqi.

Kërkesa e reparacioneve Shqipëria ka qenë duke negoci-

uar prej muajsh mundësinë e ven-dosjes së marrëdhënieve diploma-tike me Gjermaninë Perëndimore, por bisedimet kanë rezultuar pa sukses prej kërkesës së Shqipërisë për dëmshpërblime të luftës, por Gjermania thotë se kjo është ven-dosur nga traktatet e paqes. Zyr-tarët në Bonn thonë se kontaktet mes palëve vazhdojnë me anë të ambasadave të vendeve në Vjenë. Vitin e kaluar Shqipëria përfitoi një kontratë të përpunimit të nikelit në shtetin gjermano-perëndimor Salzgitter. Diplomatët e interpret-uan këtë si një hap afrimi mes dy vendeve. Shqipëria është një vend komunist malor me popullsi 2.5 milionë banorë, por nuk është më pjesë e bllokut lindor të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik. Regjimi Stalinist i drejtuar nga Enver Hox-ha, nuk ka kontakte me qeveritë perëndimore edhe lejon shumë pak vizitorë në vend, por kohët e fundit ka nisur një hapje graduale drejt Perëndimit.

5 tetor 1984Shqiptarët e Jugosllavisë,

të varfër, krenarë dhe pjellorëTregu i të shtunës në këtë qytet

pranë Shqipërisë është i mbushur me ngjyra dhe objekte orientale, me qytetarë e fshatarë që bëjnë pazar për specat e verdhë, sapunët dhe zbukurime të florinjta. Shumica e burrave kanë mustaqe dhe veshje koke ndërsa gratë kanë përparëse të qëndisura e pantallona të gjera. Të gjithë njerëzit që sillen në treg janë shqiptarë, një grup jo-sllav në Jugosllavi, me përqindjen e lindjeve më të madhe në Evropë. Tashmë shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 80 për qind të 1.6 mil-ionë banorëve të rajonit jugosllav të Kosovës, një nga dy provincat autonome të federatës, që bash-kë me gjashtë republikat etnike, përbëjnë Jugosllavinë. ''Ne jemi shqiptarë sigurisht,'' thotë një nga gratë që shkon nga tregu në fshat market. “Jemi myslimanë, por jemi

Ja incidentet dhe vrasjet që ndodhnin në kufi

modernë. Ne nuk veshim rroba mys-limane dhe nuk mbulojmë fytyrën”, shton ajo. Gratë shpjegojnë më tej se në të gjithë provincën e Kosovës krenaria dhe pritshmëria shqiptare po rriten. Ato thonë se nuk duan të bashkohen me Shqipërinë pasi jeta atje siç kanë dëgjuar, është e tmerrshme. Por duan të kenë të njëjtin kontroll mbi krahinën e tyre si dhe popujt e tjerë të Jugosl-lavisë, serbët në Serbi, kroatët në Kroaci, malazezët, sllovenët dhe myslimanët e Bosnje-Hercegovinës. Ky nacionalizëm në rritje ka habi-tur autoritetet jugosllave prej më shumë se një dekade. Por tashmë të mbështetur nga shtimi eksploziv i popullatës së tyre, emigracioni nga Kosova po tremb serbët ortodoksë dhe përpjekjet shqiptare po fitojnë forcë. Teknikisht shqiptarët njihen në Jugosllavi si një grup etnik, por ata dallojnë nga grupet e mëdha sllave me republika të veçanta në Jugosllavi, pasi kanë vetëm kra-hinë autonome si hungarezët. Por ky dallim nuk ka qenë bindës për studentët militantë shqiptarë që janë mbledhur për të parë paradën

në bulevardin e Prishtinës. Të rin-jtë serbë në njërën anë të rrugës pedonale, ndërsa shqiptarët në tjetrën. “Ata thonë se ne nuk mund të jemi republikë, por dhe Bosnja myslimane është republikë” thotë një prej tyre. Studentët ishin inicia-torët e trazirave politike të tre viteve më parë ku nëntë veta u vranë. Pas tyre me qindra aktivistë u arrestuan dhe njësitë e Ushtrisë Jugosllave pa-trullonin rrugët e Prishtinës. Ushtria u tërhoq vetëm vitin e kaluar dhe sot dy pjesët e qytetit duken të qeta edhe dhe shëtitja e mbrëmjes është e ndarë etnikisht. Dëgjohen ende inci-dente etnike. Tetë mullarë të një ma-nastiri serb u ishte vënë zjarri kohët e fundit, dhe serbët shpreheshin të sigurt se ishte vepër e nacionalistëve shqiptarë. Në një ndeshje televizive të kohëve të fundit një i ri thërriti “Kosova republikë!” para se të ar-restohej. Spektatorë të tjerë nisën të thërrisnin emrin e Enver Hoxhës, udhëheqësit të Shqipërisë. Por në fakt janë shumë të paktë ata që preferojnë bashkimin me Shqipërinë. Ka një ndërgjegjësim të gjerë se liritë në Jugosllavi janë më të mëdha dhe se përdorimi i emrit të Hoxhës ishte vetëm një provokim. Por ka skenarë të tjerë separatistë që nxisin popullin e Kosovës në konflikt me federalistët, siç është klauzola në kushtetutën e Jugosllavisë, që u jep lirinë vetëm ‘republikave’ për t’u ndarë nga un-ioni. Siç shpjegohet nga një grup studentësh në Prishtinë, një e drejtë e tillë për ndarje mund të ndihmojë në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe ndoshta, pas vdekjes së Hoxhës kryeqyteti i saj mund të bëhet Prishti-na. Por studentët nuk kanë një përg-jigje kur pyeten sesi do ta mbante

veten një komb i tillë, pasi Kosova është rajoni më i varfër i Jugosllavisë, ashtu si dhe Shqipëria, që është vendi më i varfër i Evropës. Të ardhurat e një familjeje në Kosovë janë sa një e treta e mesatares së Jugosllavisë. Krahina ka papunësinë më të lartë dhe merr 70 për qind të buxhetit të saj nga Jugosllavia. Një sllav që punon në administratën e provincës thotë se taktikat e shqiptarëve kanë ndryshuar që prej demonstratave. “Ata e dinë se nuk duhet të bëjnë më shumë sesa të lindin fëmijë. Kanë familje me nga 10-12 fëmijë. Ata nuk bëjnë luftë, bëjnë dashuri”, thotë zyrtari duke shtuar se me këtë po largojnë serbët dhe jo-shqiptarët e tjerë nga krahina. ''Çdo javë njerëzit largohen prej këtej”, shtoi ai.

11 nëntor 1984Shqipëria hap pak derën e sajMë 18 qershor rojet kufitare

shqiptare qëlluan ndaj tre zhytësve

francezë në mes të ditës duke vrarë njërin prej tyre. Më 16 shtator roje të tjera kufitare vranë një bari grek. Lajme të tilla nuk janë të pazakonta nga Shqipëria, vendi i mbushur me bunkerë dhe armë në kufi, ku dhe himni kombëtar përfshin vargun “me pushkë e me kazmë”. Por me gjithë incidente të tilla ajo që të habit është se ky vend solidar kohët e fundit ka nisur të dalë nga guaska e tij izolacioniste duke kërkuar lidhje me Lindjen dhe Perëndimin. Kjo po ndodh në një kohë kur diktatori i 43 viteve të fundit Enver Hoxha është ende gjallë. Ai konsiderohet gjerësisht si një paranojak brutal, por në një mënyrë të çmendur dhe mbijetues. Hapjet e fundit të Shqipërisë janë një tjetër mister i historisë së katër dekadave të vendit më të trembur nga bota, që armiqësinë e tij më të ashpër e ka pasqyruar ndaj ish-padronëve të tij

Por mbeten ende pengesa për real-izimin e nismave të tilla siç është re-fuzimi i Shqipërisë në pranimin e huave të huaja dhe në kufizimin vetëm në një vit kohëzgjatjeje të kontratave të biz-nesit. Si rezultat shumica e tregtisë së Shqipërisë du-het të kryhet në formë këmbimesh, ku Shqipëria of-ron krom, nikel e naftë në këmbim të produkteve të fasonerisë...

Page 13: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

12 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019 GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët zbardhin detajet, ja si Ramiz Alia mori drejtimin e PPSH pas vdekjes së Hoxhës,

dyshimet që u ngritën mbi vendlindjen e tij

Ja incidentet dhe vrasjet që ndodhnin në kufi

Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik e Kinës. Shqiptarët janë pasardhës të një prej popujve më të vjetër të Evropës, Ilirëve, e megjithatë kombi i tyre është nga më të rinjtë në Ev-ropë, i formuar me dekret të fuqive të mëdha në 1912. Vendi është i vogël dhe me siguri më i varfri në Evropë, por mburret me veten si bastioni i vetëm Stalinist, i painteresuar për marrëdhënie me vendet e mëdha perëndimore. Por vendndodhja, politikat e pazakonta dhe sherret me fqinjët Greqi e Jugosllavia, e bëjnë kritik për balancën delikate në gadishullin e Ballkanit. Shqipëria tashmë duket më dinamike si rezu-ltat i rritjes së popullsisë që është tre ose katër herë më lartë se pje-sa tjetër e Evropës me një moshë mesatare prej 26 vjeç. Autoritetet në Tiranë thonë se popullsia do të arrijë në 4 milionë për 15 vjet. Këtu ka dhe implikime nacionaliste pasi dhe Hoxha ka thënë në 1981 se ''ne jemi gjashtë milionë'', një llogaritje që përfshinte dhe shqiptarët etnikë në Jugosllavi, Turqi e Greqi. Gjatë vitit të fundit Shqipëria me kujdes po përpiqet të hapë disa nga dritaret e saj drejt Perëndimit, teksa në të njëjtën kohë duket se në Tiranë do të ketë ndryshim personeli. Udhëheqja e 40 nga koha e revolucionarëve të luftës, tashmë po zëvendësohet me

të rinj e të reja. Këto tendenca, të kombinuara me shfaqjet e rralla të Hoxhës në publik kanë shtuar interesin në zhvillimet shqiptare. Për afro tre dekada Shqipëria nuk ka lejuar asnjë gazetar amerikan në vend. 21 vjet më parë unë aplikova për vizë për të vizituar Shqipërinë nga Jugosllavia. Konsulli shqiptar në Beograd ishte i sjellshëm, por i vendosur për të refuzuar aplikimin. Edhe letrat e mia për Tiranën nuk morën përgjigje siç ndodhi dhe me kërkesën time për t’u takuar me misionin shqiptar në Kombet e Bashkuara. Ajo që dihet për Shqipërinë vjen nga raportet zyr-tare të qeverisë së Tiranës, nga të arratisurit prej Shqipërisë apo anal-izat e analistëve perëndimorë që kanë vizituar vendin. Kreu komunist Enver Hoxha i cili së fundmi mbushi 76 vjeç, raportohet se është sëmurë pasi shfaqja e tij e fundit publike ka qenë më 20 tetor dhe dukej se mbështetej te ndihmësit e tij për të ecur. Ai nuk ka folur në publik që prej fillimit të vitit dhe shpeshherë në raste të rëndësishme publike nuk është paraqitur, por vetëm ka dërguar mesazhe urimi. Prandaj në Shqipëri po ngrihej pyetje në lidhje me atë që do të ndodhë pas vdekjes së Hoxhës. Kur u formua Partia Komuniste në Tiranë në 1941, nga dy të dërguarit e partisë jugosllave, Hoxha u zgjodh si sekretari i parë, dhe pozitën e ruan edhe sot, në një rekord për komunizmin evropian. Në Jugosllavi ka nisur, tashmë edhe aty nervozizmi për atë që mund të ndodhë me pasuesit e Hoxhës dhe rikthimin e mundshëm të vendit në orbitën e Bashkimit Sovjetik. Jugosllavët konsiderojnë si shenja të një bashkimi të tilla çdo afrim të lidhjeve të Shqipërisë me aleatët e vjetër si Hungaria e Bullgaria. Prej shumë vitesh tashmë qeveria e Hoxhës përçmon Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur të dyja superfuqi ''imperialiste'', politikat e të cilave kërcënojnë paqen botërore dhe aspiratat e popujve të vegjël. Por në dekadën e fundit Tirana ka bërë një kthesë në politikën e jashtme duke tentuar të hapet me perëndimin, kryesisht me Italinë. Një marrëve-shje e gjerë tregtare u nënshkrua në mars në Tiranë, mes ministrit italian të Tregtisë Nicola Capria, dhe homologut shqiptar Shane Korbeci, të cilët nënshkruan gjithashtu për shkëmbime kulturore dhe krijimin e Fakultetit të Gjuhës Italiane në Universitetin e Tiranës dhe mësimin e saj në shkollat e mesme shqiptare. Me këtë rast agjencia italiane e lajmeve ANSA në nëntor bëri një intervistë të rrallë me zv. kryemi-nistrin Manush Myftiu. Nëntorin e shkuar u hap linja e trageteve

Durrës – Trieste dhe së shpejti pritet të hapet linja e trageteve përmes ngushticës së Otrantos drejt Brin-disit. Shqiptarët janë të interesuar gjithashtu në kontrata me italianët për ndërtimin e një hidrocentrali, të strukturave të telekomunikimit dhe të impianteve të tjera industriale, në këmbim të mallrave shqiptare. Por mbeten ende pengesa për realizimin e nismave të tilla, siç është refuzimi i Shqipërisë në pranimin e huave të huaja dhe në kufizimin vetëm në një vit kohëzgjatjeje të kontratave të biznesit. Si rezultat shumica e treg-tisë së Shqipërisë duhet të kryhet në formë këmbimesh, ku Shqipëria ofron krom, nikel e naftë në këmbim të produkteve të fasonerisë. Shumë pak vende perëndimore janë mësu-ar të tregtojnë në këtë mënyrë dhe italianët hezitojnë në angazhimin në projekte afatgjata në Shqipëri. Ndryshimet e mundshme në qeveri janë të dukshme me ardhjen e zyr-tarëve të rinj si Lenka Cuko, anëtar i byrosë politike; zv. kryemisnitri Besnik Bekteshi, dhe Sekretari i Partisë Vangjel Cerrava, që janë të gjithë në të 40-at e tyre. Profesori i shkencave politike në Howard University, Nikolaos A. Stavrou, ka kryer tezën e masterit të tij mbi elitën në Shqipëri, në të cilën argu-menton se aktualisht Komiteti Qen-dror i partisë shqiptare ka moshën më të re se çdo parti komuniste dhe pjesëmarrje të gjerë të grave. Përveç shtimit në byronë politike të Lenka Cukos, është gjithashtu ministrja e Bujqësisë Themie Thomai, min-istrja e Arsimit dhe Kulturës Tefta Cami dhe ministrja e Industrisë së Lehtë Vito Kapo. Gruaja e Hoxhës, Nexhmija, ka mbajtur pozicione të rëndësishme prej vitesh, si drejtore-shë e Institutit të Marksism-Leniniz-mit. Është thuajse e pamundur të mësohet mbi planet e udhëheqjes shqiptare po aq sa të mësosh për jetën e përditshme atje. Vendi pret rreth 3000 turistë në vit, të cilën mbahen nën kontroll të ashpër. Vizitorët që vijnë te të afërmit e tyre janë të betuar për heshtje kurse

tregimet e të arratisurve nuk mund të verifikohen lehtë.

Shqipëria prezanton udhëheqësin e ri Ramiz Alia

14 prill 1985Ramiz Alia, presidenti 59-vjeçar

shqiptar u zgjodh sot si udhëheqësi i ri i vendit, duke pasuar në post Enver Hoxhën, i cili vdiq të enjten në moshën 76 vjeçare. Alia, zgjedh-ja e të cilit nga Komiteti Qendror u raportua në radion shqiptare, duket se është bërë rreth tre vjet më parë nga Hoxha. Përveç postit të presi-dentit, Alia ka kryer dhe shumicën e detyrave të Hoxhës prej verës së vitit 1983. Kjo u bë e nevojshme pas përkeqësimit të shëndetit të dikta-torit aq sa ai nuk mund të shfaqej më në paraqitjet publike. Hoxha ka dre-jtuar partinë që prej krijimit të vitit 1941, duke ruajtur sistemin stalinist, dhe duke drejtuar vendin përmes prishjeve ideologjike me Moskën në 1961 e me Pekinin në 1976.

Alia i vlerësuar në fjalimet e Hoxhës

Përcaktimi i Hoxhës për Alian si pasues përfundimtar u bë i qartë në verën e vitit 1984, kur Alia nisi një seri vizitash në qytetet kryesore të vendit, duke dhënë fjalime të rëndësishme. Këtë vit duke kujtuar ditëlindjen e 75 të Hoxhës, Alia tha në fjalimin e tij: “Partia jonë ishte me fat që kishte një udhëheqës si shoku Enver Hoxha, me disiplinë besnike ndaj mësimeve të Marx, En-gels, Lenin e Stalin, një udhëheqës i karakterizuar nga dituria dhe ori-entimi në çdo situatë, largpamësia dhe kuraja për të marrë vendime të rëndësishme.” Para ngritjes në rrethin e brendshëm të partisë në vitet 1960, Alia ka mbajtur pozita kyçe në Komitetin Qendror për dy vjet, i ngarkuar për ideologjinë. Ishte një kohë kritike pasi Shqipëria kishte nisur shkëputjen e vështirë nga varësia ndaj Bashkimit Sovje-tik, duke kërkuar lidhje të ngushta me komunistët kinezë. Alia kishte atëherë detyrën për përgatitjen e terrenit ideologjik me anëtarët e partisë për ndryshimin e aleancës.

Vendlindje e dyshimtë Ramiz Alia ka lindur në 18 tetor

1925. Në listimet zyrtare vendlindja e tij jepet si Shkodër por ish-mësuesi i tij Arshi Pipa, i cili është tashmë profesor gjuhe në University of Minnesota, thotë se Alia ka lindur në Jugosllavi, në provincën shqiptare autonome të Kosovës, dhe ka ardhur me familjen në Shkodër kur ishte i vogël. Alia konsiderohet pjesë e komunitetit verior gegë të vendit. Hoxha ishte një toskë nga jugu dhe me përjashtim të Alias, thua-jse të gjithë anëtarët e udhëheqjes shqiptare janë nga jugu. Alia ka mësuar në shkollën franceze në Tiranë, në fund të viteve 1930-të dhe ka qenë një student politikisht aktiv. Gjatë Luftës së dytë Botërore ai u bashkua me guerrilasit komunistë në 1944, në moshën 19. Ai ishte pjesë e Brigadës së Shtatë që kreu aksione guerile kundër forcave gjermane në tërheqje. Alia mbylli luftën si komisar politik i divizionit të pestë me rang lejtnant-kolonel. Posti i tij i parë në qeverinë komu-niste të pasluftës, ishte udhëheqës i të rinjve. Ai drejtoi Sindikatën e të Rinjve Punëtorë deri në 1955, me përjashtim të një periudhe të shkurtër në krye të stafit të propa-gandës së qeverisë në 1948. Stephen Peters, zyrtari amerikan me origjinë shqiptare që është takuar atëherë me Alian thotë se ishte “i gjatë, i sjellshëm e miqësor”.

Tre vjet ministërAlia u emëruar ministër Arsimi

në 1955 dhe tre vjet më vonë u bë zyrtar me kohë të plotë i Partisë Komuniste. Kur Partia Komuniste mori emrin Partia e Punës në 1948, në vitin e ndarjes së Shqipërisë dhe bllokut sovjetik me Jugosllavinë, Alia ishte ende udhëheqës i të rinjve dhe anëtar i Komitetit Qendror. Në 1956, në moshën 30 vjeçare ai u bë kandidat për këshillin e ministrave. Pesë vjet më vonë në shtator 1960, ai u bë anëtar i plotë i Byrosë Politike dhe një nga sekretarët e partisë së Hoxhës, që vetë ishte sekretar i parë. Në 1982, pasi shërbeu gati dy dekada në sekretariatin e partisë, Alia u bë president dhe kryetar i Parlamentit, duke pasuar në post Haxhi Lleshi, i cili e kishte mbajtur atë që prej vitit 1953.

Martuar me bijën e mësuesitAlia është martuar me Sem-

iramis Xhuvani, bija e edukatorit Aleksandër Xhuvani, i cili ka dre-jtuar kolegjin e mësuesve në Elba-san para luftës II Botërore dhe më vonë gjatë qeverisjes komuniste. Peters kujton Semiramis Xhuvanin si një vajzë e mrekullueshme që e kishte pasur nxënëse në kolegjin e Elbasanit. Ai thotë se babai i saj me besim ortodoks ishte mërzitur që e bija po martohej me një mysliman. ''Unë i thashë, më nuk kemi ç’bëjmë, kohët kanë ndryshuar'' i kishte thënë asokohe Peters. Semiramis Alia tashmë drejton Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universi-tetin e Tiranës, nuk duhet nëse çifti ka fëmijë. Ish-mësuesi i Alias, Dr. Pipa, u pyet kësaj jave për kujtimet që kishte nga udhëheqësi i ri. Dr. Pipa e kujton atë si një nxënës në shkollën e mesme të Tiranës në 1943, Alia ishte një nxënës i mirë, por nuk binte në sy se ishte i qetë dhe i rezervuar. Dr. Pipa ka qenë i burgosur politik në Shqipëri dhe pas lirimit të tij në 1956, shkoi te Alia, asokohe ministër Arsimi, për të kërkuar punë. Alia e bëri atë mësues të shkollës së mesme në Shkodër. ''Ishte i mirë me mua. Nuk më hapi probleme me të kaluarën,'' tha Professor Pipa.

Ramiz Alia, pres-identi 59-vjeçar shqiptar u zgjodh sot si udhëheqësi i ri i vendit, duke pasuar Në post En-ver Hoxha, i cili vdiq të enjten në moshën 76 vjeçare. Alia, zg-jedhja e të cilit nga Komiteti Qendror u raportua në radion shqiptare, duket se është bërë rreth tre vjet më parë nga Hoxha. Përveç postit të presidentit Alia ka kryer dhe shu-micën e detyrave të Hoxhës prej verës së vitit 1983...

Page 14: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT14 E Mërkurë 21 Gusht 2019

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra28-vjeçari vrau babanë se i tha që do e ndanin nusen bashkë

“Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit,

goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana. I riu Aliaj ka dëshmuar gjatë fazës së hetimeve, se gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë ishte me babain e tij...

Akuzohet për vjedhjen e Lamborghinit, 38-vjeçari disponon kontratë qirajeGjykata e Tiranës ka liruar nga qelia

38-vjeçarin e arrestuar katër ditë më parë në kryeqytet si i dyshuar për vjedhjen e një “Lamborghini Huracan”, në Gjermani, e cila kap vlerën e 250 mijë eurove. Togat e zeza të kryeqytetit caktuan masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndaj Mendu Dukës. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë 38-vjeçari paraqiti si provë një kontratë e cila vërteton që Duka e ka marrë me qira automjetin luksoz. Pavarë-sisht faktit që automjeti me të cilin u kap duke udhëtuar 38-vjeçari ishte denoncuar i vjedhur në shtetin gjerman, elbasanasi dispononte një kontratë qiraje deri më 2 shtator. E ndodhur

në këtë situatë gjykata vendosi të lirojë të riun. Mesditën e së shtunës Policia e Tiranës mundi të gjejë dhe bllokojë një Lamborghini Huracan, i cili kushton rreth 250 mijë euro dhe që rezulton-te se ishte i vjedhur në Gjermani rreth 1 muaji më parë. Gjetja e mjetit luksoz është realizuar gjatë operacionit “Luxury Cars”, ku u vu në pranga dhe 38-vjeçari, ndaj të cilët u ngritën dhe akuzat për “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ky mjet nga shteti gjerman është deklaruar i vjed-hur më datë 30 korrik 2019. Sipas të dhënave, policia po heton sesi ka mundësi që mjeti ka hyrë në Shqipëri më 13 korrik dhe është denon-

cuar dy javë më vonë nga pala gjermane. Fil-limisht uniformat blu menduan se kjo mund të kishte ndodhur për shkak të vonesës së hedhjes së informacioneve në sistem. Por pas paraqitjes së dokumenteve dhe kontratës së qirasë nga Mendu Duka, janë hedhur dyshimet për një skemë mashtrimi me kompanitë e sigurimit. Burimet thonë se të gjitha provat e mbledhura nga autoritetet shqiptare do ti kalojnë atyre gjermane, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje. Megjithatë, burimet thanë se pas marrjes së informacioneve për vjedhjen e mjetit luksoz, kanë konstatuar automjetin dhe men-jëherë bënë bllokimin e tij.

Kultivonin kanabis në banesë, arrestohen babë e bir

Dy persona atë e bir janë arrestuar në flagrancë, pasi djalit iu gjet një sasi e vogël droge dhe në shtëpinë e tyre u gjetën bimë të kultivuara të dyshuara kanabis. Personat janë shtetasit me inicialet D. L., 19 vjeç dhe Xh. L, 51 vjeç, banues në fshatin Gjono-madh të Korçës. Arrestimi i tyre u bë në makinën tip “Volkswagen”, në lagjen nr.17 dhe në banesën e tyre në fshat u gjetën bimët e kultivuara të dyshuar kanabis. Lidhur me këtë materialet u referuan në Prokurorinë e Korçës, për hetime të mëtejshme. Gjithashtu mësohet se do të hetohet në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit. Sipas policisë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë Korçë, për veprat penale “Shpërdorimi i de-tyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj kryetarit të fshatit shtetasi me inicialet N. S., 40 vjeç.

Shpërndante kanabis në kryeqytet, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga është vënë një person, i cili shpërndante lëndën narkotike. “Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin me inicialet A. V., 52 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike kanabis sativa”, tha zyrtarisht pas arrestimit të 52-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet A. V.. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"

Australi, babai 49-vjeçar pranon krimin: Vajzën e vrava unëKur ka kaluar rreth një muaj nga ngjarja e rëndë që

tronditi Australinë, ku babai u akuzua për vrasjen e vajzës së tij se shkoi në një pub, Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar nga spitali psikiatrik ku ndodhet momentalisht se është ai që ka vrarë të bijën. Sipas medias australiane, 49-vjeçari foli me gjykatësit nëpërmjet një video-tele-fonate nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar. Sabrina Lekaj 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park, natën e 24 korrikut. Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës. Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën, ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë. Sipas mediave të huaja, prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për rastin për të lejuar përfundimin e raporteve toksikologjike pas vdekjes. 49- vjeçari u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën Supreme në datën 25 nëntor. Mbi shqiptarin rëndon akuza e vrasjes të së bijës.

Elvis MYRTA

Gjykata për Krime të Rënda ka dënu-ar me 21 vite burg Selman Alijan, i cili

rreth dy vite më parë vrau me çekiç babanë e tij dhe i hodhi trupin në liqenin e Farkës. Togat e zeza të Krimeve të Rënda e kanë gjetur fajtor 28-vjeçarin për veprën pe-nale të vrasjes në familje dhe rreth tre javë më parë e kanë dënuar atë. Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit, goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana. I riu Alija ka dëshmuar gjatë fazës së hetimeve se gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë ishte me babanë e tij. Rreth orës 17:00 të së dielës, i ati i tha se ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”. Në këtë moment, Alija e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë. Trupin e ka hed-hur në liqen dhe është larguar në drejtim të Kukësit. Rreth tre javë më parë Gjykata për Krime të Rënda ven-dosi: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Selman Fejzi Alijës, për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe, në bazë të nenit 79/c të Kodit Penal, e dënon me njëzet e një vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Selman Fejzi Alija fillon t’i llogaritet nga data 23.12.2017, dita e arrestimit tij”, shkruhet në vendimin e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 22 vite burg për 28-vjeçarin, ndërsa mbrojtja në konkluzionet përfundimtare, kërkoi ndry-shimin e akuzës, nga “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në “Vrasje e kryer në kushte të tronditjes së fortë psikologjike”. “Mbrojt-

ja në përfundim kërkoi ndry-shimin e cilësimit juridik të veprës penale nga ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i K. Penal në ve-prën penale ‘Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike’, të parashi-kuar nga neni 82 i Kodit Penal”, shkruhet në ven-dim, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata, që e ka shpallur fajtor për vrasje brenda familjes. Nga dësh-mitë e dhëna nga të afërm, por edhe të vetë 28- vjeçarit, duket se dhuna dhe ofendi-met e kanë shtyrë Selman Alijën të vriste babanë e tij. Familjarët e 28-vjeçarit

kanë pohuar në gjykatë se pas fejesës, pa dëshirën e tij, marrëdhëniet atë e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate. Nga dëshmia e mamasë së të riut dhe motrës së tij, flitej për një histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike të zgjatura në kohë.

Pranimi i krimitSelman Alija është ar-

restuar në Kamzë, në dh-jetor të 2017-ës, kur pas një udhëtimi deri në Kukës pas vrasjes, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Menjëherë pas arrestimit, Selman Alija e ka pranuar atë që kishte bërë, duke treguar edhe de-taje për ngjarjen. “Mbrëmjen

e 22 dhjetorit, rreth orës 17:00, kur ishte errësuar, isha në derën e avllisë së shtëpisë, në portën kryesore, së bashku me babanë, Fejzi Alija, ku po shkarkonim disa materiale për shtëpinë nga një zetor. Këto materi-ale i kishim marrë te motra e babit. Në kohën që po shkarkoja thasët me mate-riale nga mjeti, babai më ka thënë që ‘nusen tënde e kemi përgjysmë së bashku’. Ndërkohë, kanë qenë disa gjurmë gjaku, që kanë bërë familjarët e tjerë të dyshonin se në banesën e tyre mund të kishte ndodhur një krim. Në dëshminë e saj, nëna e të pandehurit tregon se në oborr ka parë gjurmë gjaku dhe u ka treguar fëmijëve të saj, të cilët kanë shkuar në polici dhe kanë bërë denon-cimin. “Pasi po kontrolloja rreth e rrotull nëpër shtëpi në një tokë aty afër, kam gjetur gjurmë gjaku dhe u thashë fëmijëve për këtë. Më pas vendosëm të njoftonim policinë. Pas kësaj djali dhe dhëndri telefonuan Policinë dhe më pas shkuam në Ko-misariatin e Policisë nr. 1. Aty kemi kallëzuar faktin që nuk e dinim se ku ndod-heshin Selmani dhe Fejziu dhe u treguam edhe që kemi gjetur gjurmë gjaku te toka”, është shprehur ajo.

Vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqenin e Farkës, gjykata dënon me 21 vite burg Selman Alijan

Page 15: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 15

www.sot.com.al

Dëshminë e saj para hetuesve e ka dhënë edhe bashkëshortja e këtij të fundit që ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa e vetmja gjë që i ka thënë ishte se çfarë kishte bërë. “Pasi ka shkuar për të zier qumështin, Apostolin e ka lënë në oborrin e banesës së tyre. Pas rreth pesë minutash ka...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Kur kanë kaluar dy vite nga vrasja e dyfishtë që tronditi qytetin e Gjirokastrës, dosja në

ngarkim të Apostol Kostës, i dy-shuar si autor i krimit të dyfishtë i ka kaluar krimeve të rënda. Konfliktet për pronësinë ishin motivet e vrasjes së dyfishtë në tetor të 2017-ës në Gjirokastër, ndërsa prej një muaji Gjykata për Krime të Rënda ka marrë në dorë dosjen, ku në fillim të muajit shtator pritet që kjo gjykatë të nisë gjykimin ndaj autorit të vrasjes së Aleko dhe Afërdita Kostës. Krimi ka ndod-hur në banesën e çiftit Kosta, dy ditë pasi Zyra e Përmba-rimit i kishte dërguar autorit të dyshuar shkresë për prishje vullnetare të një muri ndarës ndërmjet oborreve. Sipas dësh-mive të djalit dhe bashkëshortes së autorit, gjithçka ka qenë e momentit dhe ka zgjatur disa minuta. Djali i Kostës ka treguar se pas të bërtiturave të nënës ka dalë në oborr dhe ka parë se i ati ishte duke qëlluar veten dhe më pas ka marrë vesh se çfarë kishte ndodhur në banesën e kushëririt. “Rreth orës 07.00 ka dëgjuar të bërtitura të nënës së tij e cila thoshte: “Ç’bëre, ç’bëre”. Ka kuptuar se kishte ndodhur diçka, është veshur dhe ka dalë në oborr te shkallët metalike që ngjitesh në katin e dytë të banesës, ka parë babanë e tij të ulur, me kallash në dorë dhe tytën poshtë mjekrës i cili në çast ka realizuar qitje. Ai deklaron se me viktimën Alek Kosta, babai i tij ka pasur konflikte pronësie dhe për këtë fakt kanë qenë dhe në procese gjyqësore të cilat i kishin humbur dhe para dy ditësh, nga zyra e përmba-rimit ju kishte ardhur shkresë për prishje vullnetare të një muri ndarës ndërmjet oborreve, objekt i konfliktit”, kështu ka dëshmuar djali i Apostol Kostës. Dëshminë e saj para hetuesve e ka dhënë edhe bashkëshortja e këtij të fundit që ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa e vetmja gjë që i ka thënë ishte se çfarë kishte

bërë. “Pasi ka shkuar për të zier qumështin, Apostolin e ka lënë në oborrin e banesës së tyre. Pas rreth pesë minutash ka dëgjuar krisma. Ka dalë së bashku me fëmijët në oborr dhe ka parë Apostolin që vinte nga shtëpia e shtetaseve Aleko dhe Afërdita Kosta. Apostoli u ul te shkalla e hekurit. Ajo i foli se “çfarë bëre?” por Apostoli e pa egër dhe vuri tytën e armës poshtë mjekrës dhe e shkrepi”, ka thënë bash-këshortja e tij. Ndërkohë, djali i viktimave tregon se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja dhe çdo gjë ka ndodhur shumë shpjet, fillimisht ka njoftuar gjyshin e tij e më pas policinë. “Rreth orës 07:30 ka qenë në gjumë dhe në këto momente ka dëgjuar që është hapur dera e jashtme e banesës dhe pas këtij çasti ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka parë në brendësi të banesës shtetasin Apostol Kosta, i cili mbante në duar një armë zjarri kallashnikov me të cilin qëlloi në drejtim të njerkut të tij shtetasit Aleko Kosta. Gjithashtu ai deklaron që autori i dyshuar mbante në njërën dorë një bidon plastik, të cilin pasi e la në tokë, hodhi në brendësi të banesës një lëndë plasëse. Më pas deklaron se ka njoftuar gjyshin si dhe policinë për ngjarjen”, shkruhet në dosje.

Vrasja e dyfishtë Vrasja e Alek dhe Afërdi-

ta Kostës ka ndodhur në datë 25.10.2017 rreth orës 07.15, në lagjen Palorto të qytetit Gjiro-kastër. Duke iu referuar proku-rorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur një numër i konsid-erueshëm gëzhojash dhe granatë dorë. Sipas Prokurorisë, gjithçka ka ndodhur për motive pronësie. Shtetasi i dyshuar Apostol Kosta, ka vrarë me armë zjarri kom-shinjtë e tij, bashkëshortët Aleko dhe Afërdita Kosta dhe më pas ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri. “Nga këqyrja e vendit të

ngjarjes si dhe nga veprimet e para hetimore u konstatua se në banesën e viktimës, duke filluar që nga porta hyrëse e oborrit vërehen një numër tepër i konsiderueshëm gëzhojash (17 gëzhoja), predhash, dëmtime të mureve, tavanit nga predhat e armëve të zjarrit. Në fund të oborrit në largësi 1.5 metra nga piketa nr.3 ndodhet në dysheme një unazë sigurese granate dore, në formë rrethore, me ngjyrë metalike”, shkruhet në dosje. Tru-pat e viktimave janë gjetur bren-da në banesën e tyre dhe kanë pasur plagë nga disa plumba.

Shpërndante heroinë në Vlorë, pranga 28-vjeçarit

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2017

Ekzekutoi burrë e grua për një mur, dosja ndaj Apostol Kostës kalon te Krimet e Rënda

Grupi hetimor prej tre prokurorësh që po punon për mbledhjen e provave ndaj të akuzuarve për su-per grabitjen e 9 prillit në Rinas, ku u morën plot 6.5 milion euro, kanë arritur të sigurojnë një tjetër provë të fortë që i lidh të arrestuarit me njëri-tjetrin. Sipas burimeve mësohet se hetuesit katër nga shtatë të ar-restuarve, u janë sekuestruar para që korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendit mesditën e 9 prillit. Ato janë në prerje 50 euro. Deri më tani janë sekuestruar 300 mijë euro, nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin "Nënë Tereza", Hasan Kanaçi, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme. Referuar të njëjtave burime, mësohet

se prej disa javësh, prokuroria ka kërkuar ADN e të arrestuarve, për t'i krahasuar ato me gjurmët e gjetura në fugonin e padjegur, por, ato kanë refuzuar. Pas refuzimit nga ana e të arrestuarve prokuroria ka bërë një kërkesë në gjykatë dhe do të jetë gjykata e Krimeve të Rënda e cila do të vendosë nëse do të lejojë që t'u bëhen analizat e ADN-së 7 të arrestuarve. Për grabitjen e 4.6 milion eurove në 9 prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Ve-seli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e

Eldi Cala, si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre. Grabitja e armatosur në Aeroportin e Rinasit ku u morën rreth 6.5 milionë euro ndodhi rreth orës 15:00 të së martës së 9 prillit. Autorët u futën me një fugon me targa false dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Dy prej tyre lëvizën betonin dhe prenë zinxhirët që mbanin të mbyllur portën. Më pas hynë në pistë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën paratë. Në kohën kur ata po largoheshin u përplasën me policinë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i të paktën 3 grabitjeve të tjera të parave të bankave.

Grabitja e Rinasit, grupi hetimor siguron prova të reja, të arrestuarve u gjenden para me seri të njëjtë

Në kërkim për kanosje e armëmbajtje pa leje, pranga 31-vjeçarit fierak

Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Një person tashmë i identifikuar nga Policia e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, para autobusit me pasagjerë të linjës së plazhit në zonën e Semanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur "Kulla e Ujit", Topojë e Fierit. Sipas banorëve të zonës, personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë për të ndaluar dhe marrë pasagjerë, duke i kërkuar që të hapë rrugën. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se në debat e sipër për hapjen e rrugës, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Fierit të cilat kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij. “Sot rreth orës 19:00, në fshatin Topojë, nga 1 automjet është qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Një djalë i ri në Vlorë është vënë në prangat e policisë, pasi u kap me disa doza heroinë. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar përfundoi Arjan Çumani, 28 vjeç, banues në Vlorë. Kapja e tij u bë, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Dyshohet se Çumani merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, teksa policia ishte sinjalizuar lidhur me aktivitetin e tij. Kështu mbrëmjen e kësaj të hëne ai u vu në pranga, ndërkohë që hetimet janë në vijim. “Më datë 20.08.2019 u bë i mundur arrestimi i një personi që merrej me shpërndarje të drogave të forta. Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë nga Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë”, sqaroi zyrtarisht policia pas arrestimit të të riut.

Një i ri i shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje është vënë në prangat e Policisë së Fierit. Bëhet fjalë për Denis Mollaj, 31 vjeç, banues në Patos, i cili u arrestua mbrëmjen e kësaj të hëne. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me një vit burg, për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Kjo pasi në 16 prill, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin me inicialet A. Sh. “Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit me inicialet D. M., 31 vjeç, banues në Patos. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin me inicialet A. Sh”, sqaroi policia.

Page 16: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

16 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019

Nga Gjon NEÇAJ

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcakto-jnë dualitetin shtet-

pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të pa-nevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të har-tojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përd-hunime, as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake, siç ka ndodhur dhe ndodh rëndomtë. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithë-si, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politi-kanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Opiumi, mashtrimi, mosmbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë as-gjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës pub-like nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër e më gjerë. Morali i njeriut të thjeshtë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Më kanë larguar nga qendra e Tiranës që kur isha 8 vjeç, në bazë të depor-

timeve dhe largimit internim "të zbutur" nga qendra në per-iferitë e vendit, të kuadrove të cilët partia nuk i donte më! Më vonë, akoma më keq gjithë familja e pësoi sepse u dënua babai politikisht dhe padyshim do ta pësonim dhe ne të gjithë mbas tij! Nuk dua të tregoj jetën, se tashmë as që ka më rëndësi kjo gjë e kaluar e momentit internim dhe deportim në diktaturë, kur në fakt shumë familje intelektualësh e pësonin nga diktatura shumë më keq se sa ne! Por e kam fjalën se ajo kohë ishte pikërisht esenca e "internimit dhe deportimit" pastaj vinin burgjet dhe pushkatimet! Të deportuar, larguar nga vendi i tyre, shtëpia e tyre, puna e tyre, dashuritë e tyre, pasionet e tyre ishin shumë e shumë më tepër se sa burgosjet dhe pushkatimet! Por si burgosjet dhe pushkatimet, kishin si "dokumentar" internimin dhe deportimin pa dëshirë dhe me dhunë! I bënte PPSH-ja, Fronti Demokratik, Lagjja dhe Komiteti Ekzekutiv dhe patjetër merrte pjesë Sigurimi i Shtetit! Ishte një kohë plehrë ideologjike dhe politike, e sajuar kryesisht kundër intelektualit në formim, ose të formuar, kurse me njerëzit e pjesës poshtë saj

Internimi në diktaturë dje vs "vetë-internimi demokratik" sot!?

Durimi i popullit dhe maturia e politikës

merreshin ashtu si me instinkt dhe ishte e qartë se armiqtë kryesor ishin ata që lexonin libra dhe dinin më shumë! Kështu ishte dhe nuk ka nevojë për shumë komente! E kanë pësuar mijëra e mi-jëra familje! Ky ishte internimi politik në diktaturë! Por ka më shumë se 29-të vite, që kjo shoqëri i është nënshtruar një tjetër internimi, një tjetër deportimi nga vendi i tyre! Me sens të kundërt, por me të njëjtën përmbajtje! Sot nuk është PPSH dhe levat e saj që të deportojnë dhe largojnë nga vendi jot, por ti detyrohesh nga bijat e sotme të PPSH-së të ikësh, largohesh, vetinternohesh nga vendi jo! Sot shqiptarët vetinternohen, sepse kështu janë politikat si ekonomike dhe financiare dhe ato politike në thelb! Sigurisht jemi në liri dhe të ashtuquajturën demokraci dhe të gjithë kanë të drejtë të lëvizin, por jo për karshillëk të diktat-urës, e cila nga ideologjike është bërë politike dhe ekonomike! Tani është bërë një garë idiote dhe e çmendur mes "internimit politik në diktaturë dhe vetinternimit "demokratik"! E quaj "demokratik" sepse ai po u jep rrugët jo vetëm rinisë shqiptare, por dhe shoqërisë në përgjithësi e cila kujton se jeton në demokraci! Por fajtorja është e njëjta! Po pra po, dhe nuk e kam fjalën për "nënën Parti", por për bijat e saj! Si mund të iket nga një vend kaq i begatë me pasuri, me turizëm dhe me resurse ujërash e klimë apo faunë pa fund? Si mund të iket nga vendi me pasuri nëntokësore fenome-nale kromi, bakri, nafte, xeherorësh hekuri? Si mund të iket nga vendi kur ka ujëra shumë më

tepër se sa Evropa e pasur, ku ka lumenj dhe liqene më tepër se sa Evropa për sipërfaqe dhe numër të popullsisë? Si mund të iket nga një vend me klimë dhe pasuri turistike malesh dhe pyjesh, por dhe alpesh dhe liqenesh të mëdhenj e të bukur? Si mund të iket nga një vend përrallor bregdeti ranor, dhe ligatinash madhështore, por dhe bregdeti shkëmbor me bukuri magjepse? Si mund të iket nga një vend që të krijon kushtet më të mira për shëndet dhe banim? Por ja që iket dhe njerëzit realisht duan të ikin se nuk jetojnë dot në mungesë të rregullave të qytetërimit dhe kulturës urbane akoma të pa ushtruar nga shteti dhe si pasojë shoqëria! Ikin ose vetinternohen, largohen nga vendi i tyre i bukur, sepse nuk duro-jnë dot destabilitetin politik dhe korrupsionin gjigant në administratë. Ikin dhe abandonojnë vendin dhe pleqtë e tyre, sepse nuk pranojnë t’iu shkojë jeta dëm nga presionin i rrugës dhe i dhunës verbale e ligjore në korrupsion! Ikin, sepse prona nuk ka asnjë rëndësi faktike! Ikin dhe vet internohen, duke shërbyer rrugëve të botës, sepse nuk pranojnë më të bëjnë shkollë false dhe të pësojnë shëndetësi false dhe të ko-rruptuar! Ky është një vetinternim katastrofik gjigant! E kush e krijoi gjithë këtë vetinternim akoma më keq se internimi në kohë të PPSH-së? Po pikërisht vajzat e saja ose PSSH (rilindja në krye), PDSH, LSI dhe të gjithë të tjerat me radhë! Vajzat jo vetëm me trashëgiminë njerëzore, por dhe veset e nënës parti! Biles akoma më keq se

sa ajo! Sepse vërtetë ajo të internonte, por nuk të linte pa punë si këto mostra partish që kemi sot! Shqiptari është ankuar dhe ka mallkuar se e internonin dje, por sot po ankohet se po vetin-ternohet dhe po ikën nga sytë këmbët, pikërisht nga vendi i tij! Pse e kanë krijuar këtë garë me të djeshmen, pse e realizuan këtë vetinternim? Sepse, vetëm kjo është mënyra për të sunduar! E vetmja mënyrë për të mbajtur në pushtet një shoqëri e cila nuk është e zonja të bëjë hapin e madh të rëndësishëm përpara në qytetërim. E mbajnë kështu, sepse nuk duan demokracinë! E mbajnë kështu dhe e detyrojnë shqiptarin të vetëlargohet, sepse nuk duan as kundërshti shoqërore dhe as zbatim ligjor të pikërisht shtetit me ligje! Prandaj kanë shkatërruar shkollën dhe edukatën në përgjithësi! Për ti dhënë arratinë njerëzve, për ti "internuar" me mënyrën e sotme që është - vetinternimi! I kanë mbushur me taksa dhe i kanë vënë sipër kokave shqiptarëve në përg-jithësi - horra dhe gangsterë politikë dhe ordinerë si dashnor të politikës! I zvarrisin në protesta, jo për demokracinë, por për hallin e tyre, miliardat e tyre dhe pasurinë e tyre! E njerëzit sa më tepër e kuptojnë këtë gjë, akoma më shumë ikin! E dinë se do të vijë një ditë që do ta kthejnë këtë vend në fatkeqësi njerëzore dhe pamundësi jetese! Kjo garë është, ose pikërisht ajo "internimi në diktaturë vs vetinternimi demokratik" sot! E mund ta them me bindje se e kanë fituar garën e ndyrë mes njëra tjetrës, ose njëra më e poshtër se tjetra!

synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar po-rositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër inte-resave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrën-josë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet ele-ktorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elek-toratit, e ata sigurisht i besojnë katërçipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Evropës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky pop-ull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin, e më sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e nje-riut. Njeriu, si qenie e tjetërsueshme në galaktikën e jetës, rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës. Eseistët, filologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluz-ione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Sot,nga studimet e bëra, re-zulton se po kalon një krizë disi të pariparueshme, e nëse shoqëria dhe mjedisi ku jetojmë nuk ndë-rhyjnë, brezi i ri percepton klauzolat e jetës së shthurur. Ndaj postulati i dhënë është domethënës dhe aktual, ndaj në veçanti politika duhet menduar dhe studiuar dhe gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet. Pra, aty ku shitet ideali dhe mor-ali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e

mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerë-zore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfil-itur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta. Në këtë periudhë kohore prej mëse një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kom-bi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë pros-peritet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat. E dhimbshme, por e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillim-vitet nëntëdh-jetë disa trutharë, që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë për-fundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantu-ar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, Kushte-tuta e Republikës së Shqipërisë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevo-jshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parla-ment e sa më shumë të ardhura për të varfrit, dre-jtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpër-dorime dhe bindjet politike të mos përdoren për

interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Tashmë ka ardhur caku i shkoqitjes së problemeve të mbetura pezull prej kohësh, e më nuk duhet të na humbin shansi, por mesa duket shumë ftohtë qëndrojnë këto teza që cekëm më lart. Sot o kurrë duhet të kenë ndërmend fjalët e rilindasve të mëdhenj për Shqipërinë tonë, ndonëse durimi i popullit dhe maturia e politikës duhet të kenë një cak. Botë e ngatërruar, mistike, jo vetëm për të pazbuluarat e saj, por kryesisht për banorët e saj me ndërgjegje shoqërore. Politika, propaganda, programe, pushtete e alternativa të dyshimta. Tjetërsim i logjikave. Gënjeshtarët kanë frikë nga e vërteta. Të saktët kanë frikë nga gën-jeshtra. Besnikët ju tremben të pabesëve, këta të fundit vegjetojnë në sajë të të parëve, ushqehen prej tyre, pastaj i tradhtojnë dhe kërkojnë besnikë të tjerë në radhët e të pabesëve, e kështu ciklet përsëriten. A nuk ka ndodhur që në betejat për jetë a vdekje, trimat e idealistët kanë rënë, frika-cakët e ata pa ideale janë fshehur, pastaj pas qetësimit të situatës kanë rrahur gjoksin për trimëri e fitore?! Kush fitoi trimi apo frikacaku? Kush triumfoi besniku a besëshkelësi, mashtrue-si a i drejti, i sakti a gënjeshtari? Në dekadat e fundit situata është rënduar, në vend që të lehtëso-hej. Imorali bën moral, hajduti flet për humanizëm, vrasësi predikon paqe, mëkatari hiqet si shpëtimtar e djalli si engjëll. Liderët syzgurdulluar me e për pushtet, i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit e qytetarët e tyre i duartrokasin! Mjeranët, nuk e kuptojnë se karshillëku e mashtrimi ju bëhet atyre e jo sho-qi-shoqit. I mllefosur prej këtij realiteti, nuk mund të mos vijë në mend thënia e Shekspirit: “Botë e shthurur, botë dreq, unë paskam lindur të të ndreq?!”. Që atëherë nuk është përmirësuar ndon-jë gjë, përveçse teknologjisë. Deri më sot ajo, nuk ka arritur të përmirësojë sjelljen njerëzore, për të qenë më të mirë, më të dashur,më humanë, shkurt për të qenë më shumë njeri. Përkundrazi.

Page 17: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 17

Nga Panajot ZOTO

Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që, në shtëpinë time, një vizitor i huaj të shprehej me superlativa për qytetin tim, Sarandën. Ai ishtë polaku Kamil

Benebek. Erdhi në Sarandë nga Londra,( ku punonte me një familjarin tim), me një axhendë disi të pazakontë. Bashkë me bashkëshorten, stjuardesë në një nga aeroportet e Londrës, dhe me djalin 10 vjeçar, Michael, do të qëndronin një javë me pushime në Sarandë, pastaj do shkonin në vendlindjen e tyre, Poloni. Më nderuan me një vizitë të paplanifikuar në shtëpi, dhe Kamil, me intuitën që karakterizon një evropian, i thotë Marjos që e shoqëronte, të mos shqetëso-heshim ngaqë shtëpia ishte paksa rrëmujë dhe e zhurmshme nga “zënkat” e nipërve e mbesave, që si çdo verë kthehen nga emigracioni dhe kalojnë pushimet me gjyshërit në Sarandë. Ime shoqe, sipas zakonit, serviri pije, dhe pyeti nëse polaku donte ndonjë birrë. No, no.. tha ai, raki, raki. Ktheu gotën dhe shprehu me një mimikë dalluese kënaqësi. Unë i thashë se polakët pinë birrë, se dallohen edhe këtu si birrë pirës nëpër lokalet e natës. Ai qeshi dhe e miratoi si fakt, por tha se rakia bënte dallim... I thashë se në qytet kishte shumë turistë nga Polonia dhe e pyeta nëse kishte takuar ndonjë bashkëkombës. Tha se kjo ishte e vërtetë, dhe shtoi se, si vet ai, me sa ishte takuar ishin mrekulluar nga bukuria e këtij qyteti, që të josh e të bën për vete, sidomos me shumëllojshmërinë e dritave gjatë orëve të mbrëmjes. Saranda e heshtur gjatë muajve të dimrit gjallërohet tridimensionalisht në pran-verë, merr jetë e “digjet” gjatë verës. Gushti është muaji ku “dashuria-dielli-deti” shpërfaqen me gjithë bujarinë për mijëra e mijëra pushues që e shumëfishojnë popullsinë e këtij qyteti Jonian. Duket se vetëm pushohet dhe nuk punohet këtu. Por jo. Është veç iluzion që e krijon zhurmnaja e ditë-netëve, pasi kjo ushtri e stërmadhe tu-ristësh nuk mund të qëndrojë pa një prapavijë njerëzish në shërbim të tyre. Të punësuarit në këtë industri janë me qindra, të ardhur edhe nga qytete të tjera, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme specialistësh që ka vet Saranda. Ditët në qytet, i ngjajnë pak a shumë, njëra- tjetrës. Amatorët e sportit të vrapimit, por dhe dhjetëra të tjerë më të moshuar, mes tyre shumë turistë, ngrihen herët dhe zbresin buzë detit. Shëtitorja i ngjan një piste garuesish, të cilët lar-gohen sapo rrezet e para të diellit bien mbi det. Pastaj zbresin tregtarët e suvenireve që ngrenë “

Saranda e heshtur gjatë muajve të dim-rit gjallërohet tridi-mensionalisht në pranverë, merr jetë e “digjet” gjatë verës. Gushti është muaji ku “dashuria-dielli-deti” shpërfaqen me gjithë bujarinë për mijëra e mijëra pushues që e shumëfishojnë pop-ullsinë e këtij qyteti Jonian. Duket se vetëm pushohet dhe nuk punohet këtu. Por jo. Është veç iluzion që e krijon zhurmnaja e ditë-netëve, pasi kjo ushtri e stërmadhe turistësh nuk mund të qëndro-jë pa një prapavijë njerëzish në shërbim të tyre. Të punësuarit në këtë industri janë me...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Fatos ÇOÇOLI

KLSH është ndër institucionet e pak-ta publike të përg-jegjshme të vendit,

që ndërton plane pune për zbatimin e rekomandimeve të Progres-Raporteve të Komi-sionit Evropian, menjëherë pasi këto bëhen publike. Kjo qasje pune është bërë tashmë një traditë në këtë institucion. Sikur një e dhjeta e institucioneve tona shtetërore të ndiqnin shem-bullin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, do të kishim si vend një trajektore krejtësisht tjetër integruese për në BE. Shumë më të lartë nga sa e kemi. Kjo, për shkak të seriozitetit dhe përkushtimit që auditi i jashtëm publik vendos në respektimin e këshillave dhe orientimeve të Bashkimit Ev-ropian. Në Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar” të Progres-Raportit për Shqipërinë 2018, Komisioni Evropian rekomandon se “Shqipëria duhet në veçanti të miratojë një qasje të bazuar në risk të auditimit të jashtëm që do të përshkruajë si të re-duktojë gradualisht numrin e auditimeve të për-puthshmërisë dhe të rrisë numrin e auditimeve financiare dhe të performancës”. Rekomandimi i Komisionit Evropian është në koherencë të plotë me Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2018-2022, e cila përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit institucional për periudhën 2019-2022. Menjëherë

KLSH dhe zbatimi i rekomandimeve të BE-së

Saranda, qyteti që nuk fle

pas marrjes së rekomandimit, duke u bazuar edhe në eksperiencën ndërkombëtare, sidomos në Udhëzuesin e Programit SIGMA/OECD “Mbi vlerësimin e riskut në planifikimin e auditimit si dhe zbatimin e kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit”, institucioni rishi-koi planin e auditimeve, duke ndryshuar në rritje numrin e auditimeve financiare dhe auditimeve të performancës. E gjitha kjo u bë me një do-kument institucional, në zbatim të objektivave të veta të zhvillimit, si dhe të rekomandimit të adresuar nga Komisioni Evropian. Institucioni përgatiti Dokumentin ”Metodologjia e hartimit të planit strategjik dhe vjetor të auditimit”, i cili u miratua me vendim të kryetarit Bujar Leskaj. Ky dokument, i bazuar në eksperiencat më të mira të auditimit të institucioneve të zhvilluara të audit-imit suprem dhe standardeve ndërkombëtare të fushës ISSAI, ofron një proces profesional dhe të thellë të planifikimit të auditimeve, mbi analizën e gjerë dhe të plotë të riskut. Pas ndryshimeve në qasjen e planifikimit të punës audituese, numri i auditimeve financiare në vit nga 20 u rrit në 28. Po

ashtu edhe numri i auditimeve të performancës nga 18 u rrit në 20 auditime. KLSH po konsolidon qasjen strategjike të planifikimit të veprimtarisë audituese, bazuar në analizën e riskut. Po zvogëlon gradualisht numrin e auditimeve të përputhshmërisë dhe po rrit numrin e auditimeve të performancës dhe të auditimeve financiare, në funksion të zbatimit të parimeve të qeverisjes së mirë. Përsa i përket rekomandimit në Kapitullin 5 “Prokurimi Publik” të Progres-Raportit 2018, i dhënë si për KLSH dhe për ILDKPKI, “Shqipëria në vitet në vijim në veçanti duhet të ndjekë sistematikisht konfliktet e interesit dhe forcojë kapacitetet e auditimit publik në këtë drejtim”, Kryetari i KLSH-së dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, në tetor të vitit të kaluar rinovuan urat e bashkëpunimit mes tyre (www.klsh.al), duke plotësuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2012. Në këtë dokument të ri, si KLSH dhe ILDKPKI, në bazë të rekomandimeve të BE-së, angazhohen ndër të tjera, që të bashkëpunojnë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Të dyja institucionet, kyçe në luftën ndaj korrup-

sionit tek ne, zotohen që t’i ofrojnë njëri-tjetrit shërbime të ekspertizës dhe trajnimit të audi-tuesve të KLSH dhe inspektorëve të ILDKPKI, në lidhje me çështje të parandalimit, trajtimit dhe sanksionimit të konfliktit të interesave gjatë procedurave të prokurimeve publike. Në këto bashkëpunime, KLSH bazohet në moton e INTOSAI-t, organizatës botërore të institucion-eve supreme të auditimit “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”, si dhe ofron një eksperiencë të gjerë të vetën, të fituar nga bashkëpunimi dhe partneriteti institucional me ekspertë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK) dhe të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, në kuadrin e projektit të Binjakëzimit IPA 2013 “Forcimi i kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian. Zbatimi i re-komandimeve të Komisionit Evropian ndihmon jo vetëm KLSH në integrimin dhe ngjasimin gjithnjë e më të fortë të saj me institucionet evropiane të zhvilluara të auditimit suprem, por edhe integrimin e vendit në tërësi.

tezgat bri njëra tjetrës, duke formuar kështu, një “ merkato” të stërzgjatur në gjithë shëtitoren, Të apasionuarit e shëtitjeve me skafe, imbarkohen në skafet- taksi,të prenotuara qysh në mbrëm-je, dhe nisin rrugëtimin për të eksploruar dhe shijuar bukuritë e bregdetit Jon. Plazhet, në disa kilometra gjatësi brenda harkut të qytetit, mbushen plot sapo dielli lëshon rrezet mbi qytet. Por jo vetëm. Plazhet me emra vendesh si “Bora Bora”, “Pasqyra”, “Manastiri” (pa përmendur plazhet ekzotike të ishujve të Ksamilit) dhe më tej në veri: “krorëza” me kampingun e vet, e dhjetëra “xhepa” rëre me ujë të kristaltë përgjatë bregut deri në Borsh, e më tej, janë mikpritësit e përditshëm të ushtrisë turistike. Po nuk janë vetëm plazhet. Monumentet e shumta natyrore si “Pllakat”, “Syri i Kaltër”, “Gjiri i Kakomesë”, “Pylli i Butrintit”, pse jo dhe “kanali i Vivarit”, apo vendet historike: Butrinti e Amfiteatri i Finiqit, “kisha e 40 shenjtorëve”,”Sinagoga”, muzetë dhe kalaja e Lëkursit; të gjitha këto janë destinacione që mbushin jetën e përditshme të të gjithë atyre që përzgjedhin Sarandën si destinacion turistik. Vet qyteti, Saranda, është një monument natyre, për të cilin, polaku Kamil Benebek do përmendte një referencë për qyte-tin, lexuar në një shkrim, autori i të cilit thoshte: ”...ëndërro Monakon, shijo Sarandën”, ç’ka e kishte bindur për aventurën e tij. Dhe nuk janë të paktë vizitorët e gazetarët e huaj, që kanë shkruar dhe ia kanë dedikuar Zotit këtë bukuri të rrallë të krijuar prej dorës së tij. Veç nuk ka pse mohojmë edhe dorën e njeriut, që në këto dekada të fundit ka ndryshuar performancën arkitekturore, infrastrukturën dhe mentalitetin njerëzor, por që ende nuk është e mjaftueshme. Nëse pushtetarët vendorë dhe sidomos, ata qendrorë do ta besonin sinqeritetin e propozimit të një gazetari francez, që shkruante se “duhet ende punë që dora e njeriut të ndërtojë të një-jtën infrastrukturë si në rivierën franceze....dhe nëse kjo ndodh, ky qytet bregdetar shqiptar do të qëndrojë,ndoshta, edhe më lart se Monte Carlo...”, do ta vinin në prioritetet e zhvillimit turistik këtë qytet, që, pse mos ta themi, nuk është parë me këtë seriozitet këto vitet e fun-dit. E ka bërë të vetën sipërmarrja private, me dhjetëra hotele dhe një infrastrukturë gjigante të industrisë, turistike, shtrirë përgjatë kilome-trave të vijës bregdetare. Hotelet dhe sidomos lokalet me emërtime nga më ekzotikët, janë të krahasueshme me ato të brigjeve të Mesdheut, ndërsa lokalet e natës do t’i kishin zili të rinjtë e çdo vendi evropian. Këtë e thonë ata që i provo-

jnë ditë-netët në Sarandë, ku pas një melodie pianisimo të ditës, nis dalëngadalë simfonia e zhurmshme e orëve të mbrëmjes. Pas fshehjes të diellit tej horizontit ujor në veri të Korfuzit, nis e gumëzhin shëtitorja në disa kilometra gjatësi, ku dendësia e pamat e njerëzve në atë ecejake të zakontë, i përshtatet thënies “nuk ke ku hedh mollën”. Ndërsa hëna në plotësin e saj, teksa ngjitet mbi Lëkurs, derdh dritën mahnitëse mbi qytetin plot “yje” drite. Mbase me tepri, por në mbrëmjet e freskëta të këtij gushti, kësaj turme gjigante që lëviz përgjatë shëtitores, i “shërben”, si jo zakonisht, një lukuni të vetpunësuarish në kioska bare e kioska lodrash, deri tregtar çikërrimash e artizane me punime qëndismash etj. Si asnjë sezon tjetër, këtë verë nuk ka punë vetëm për taksitë që nuk pushojnë në ecejaket e tyre në tokë, por dhe për flotën e taksive ujore. Te “limani” ku ato akustohen mbrëmjeve, pas kthimit nga udhëtimi, turistët ndalen para tabelave e monitorëve guidë që promovojnë papushim vendet e plazhet më të bukura të bregdetit, nga Vivari i kanalit të Butrintit në jug, gjer në Gjipe të Dhërmiut, e më tej. Ndërkaq një duzinë veljerash mbajnë në bordet e tyre push-ues të veçantë, parallinj, dhe të tjera, si veljera “Onhezmus”, të mbushura në bord me udhëtar kureshtarë, nisin udhëtimin shëtitës të mbrëm-jes përgjatë bregut jonian. Gjuhët e të gjithë botës i dëgjon teksa kalon përmes turmave në shëtitore, ku zhurmnaja e bisedave përzihet me thirrjet e fëmijëve kur provojnë aftësitë e tyre në makinat e forcës, apo në gjuajtjen e shënjestrave me pistoleta e pushkë -lodër. Dhe sapo dita ia lë vendin natës, në orët e para të saj, lokalet, baret dhe restorantet nisin e mbushen, për të mos u zbrazur gjer në agim. Dhjetëra bare e clube, Bar-clube e disko, Bar clube e Tours etj. etj, janë të pamjaftueshme për të përballuar qindra e mijëra vendas e të huaj, që duan të kalojnë orë dëfrimi në to. Me famë për jetë nate në këtë qytet janë klubet: “The original faktory club” me hapësirë për 2500 vetë, “Limani-B&B”, si një industri e pa matë turistike, “Orange Bar Beach” dhe “Orange Coctail Bar music”, “Mango Beach”, “Grant Arena” e dalluar për muzikë të përzgjedhur, “Santa Cuaranta” e famshme, si dhe diskot “Afrika” “Difi live muzic”,etj,etj. Pak pas mesnate shëtitorja “zbrazet”, por qyteti mbetet i zhurmshëm nga lëvizjet e njerëzve dhe ecejaket e makinave. Qetësia bie pak para agimit, kur “të lodhurit” e jetës së natës kthehen të zhurmshëm nga lokalet... Qyteti i pagjumë është i “dënuar” ta pranoj këtë mënyrë jetese.

Page 18: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

18 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

ROMIR ZALLA:

Ish bashkitë e djathta në “padurim” të pritjes së çlirimtarëve

programe, shkurt të bëhej një rotacion demokratik, pa trauma dhe plagë, aq më pak për të mos bërë garë me vetveten, siç realisht ngjau. E veçanta në këtë betejën post konsti-tuimit të këshillave bashkiakë dhe betimit të kryetarëve të rinj është padurimi i PD dhe LSI-së për ti rimarrë bashkitë deri dje të dre-jtuara nga përfaqësues të tyre. Në vijim të kësaj politike të mbrapshtë, pa asnjë ndroje, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur rre-beshin e akuzave kundër të gjithë kryebash-kiakëve fitues të 30 qershorit 2019. Qëllimi? Si ti denigrojë përfaqësuesit e zgjedhur dhe ti armiqësojë me popullin. Këtë mënyrë sjelljeje po e përdor ngado, veçanërisht në ato bashki që i gjykon të vetat, sikurse bëhen zgjedhje edhe kur nuk ka garë serioze, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. Nuk është vetëm Bashkia e Shkodrës që përdoret si eksperiment i demokratëve të Bashës. Kudo që gjykojnë se u është marrë pushteti, u është ngrënë copa e simites pushtet, pushtet që e mendojnë të trashëgueshëm dhe të pamundur ta fitojnë kundërshtarët. Sulmet janë dhe më fyese. Oratorët opozitarë nga podiumet e selive të partive, sulmojnë me të gjitha mënyrat dhe hedhin baltë përmes shpifjeve kundër cilitdo që është ulur në karriget e bashkive që ata i gjykojnë shtëpinë e tyre. Shikoni ç`bëjnë kundër Sulit të bashkisë Kamzë, që e mbanin si model të fortesës demokratike dhe bazë e furnizimit me militantë protestues. Nuk lënë asgjë mangët kundër drejtuesve të rinj. U hedhin mbi shpinë, jo ato që kanë, po ato që vet ata imagjinojnë dhe llogarisin, si efektive për t`i degjeneruar me rrënjë e degë, për t`i shpallur armiq të popullit, individë që duhen hedhur në det, si të ishin pushtues e grabitës postesh dhe qytetesh. Kjo logjikë, është e denjë për kundërshtarë që luftojnë dhe nuk konkurrojnë. Nuk ka lidhje fare me demokracinë dhe as me sistemin që jetojmë. Dëgjoni si flasin përfaqësuesit e PD-së: Flakë për flakë, Sekretari i kësaj force politike deklaron se populli i Lezhës është gati të çlirojë bashkinë nga ata që e kanë uzurpuar. Me të njëjtin fjalor dhe në të njëjtën gjatësi vale, kryetari Basha ftesës së kryebashkiakut Pjerin Nderu për të dialoguar dhe për tu takuar në zyrë dhe diskutuar për hallet që ka Lezha dhe që PD dhe kryetatri i saj të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe të mos mbeten problemi, iu kundërvu me fjalorin më të egër dhe fjalët më fyese. Akuza pa fund nga më monstruozet, si vjedhës, bashkëpunëtor me kriminelët, drogaxhi. Sikur Ndreu të vinte në krye të Bashkisë së qytetit të Lezhës i deleguar nga mbretëria e djajve apo ufot, të sundojë në një trevë që PD e vlerëson si ngastër të vetën, si mall të saj, të patjetërsueshme dhe të patrashëgueshme nga askush tjetër, veç nga njerëzit e opozitës. Bashkia e Lezhës për katër

vitet e shkuara ishte në drejtimin e për-faqësuesit të kësaj partie. Për të gjithë janë të njohura bëmat epike të drejtuesve të kësaj bashkie. Ekip që privatizoi dhe shiti deri dhe vijën e ujit. Për këto vepra në dëm të shtetit e popullit, u arrestuan e gjithë kupola bashki-ake. Po nuk u dënuan. Megjithatë askush nuk i denigroi dhe nuk i fyeu as i kërcënoi. Ashtu siç po bën sot kryetari Basha dhe njerëzit rreth tij ndaj të zgjedhurve në bashki. Ftesa e Ndreut për Bashën mund të jetë sa për të larë gojën. Mund të bëhet për politikë ose për ta vënë në provë sa i gatshëm është kryetari i PD-së për t`u ballafaquar me fakte dhe të marrë pjesë në debate në të mirë të qytetarëve. Po kundërsh-timi i Bashës është vërtetë luftarak. Pa sens dhe pa pikën e luajalitetit. Nuk është ndonjë hata e madhe nëse të fton kundërshtari. Ti edhe mund të mos shkosh në zyrën e tij se do të etiketonin tradhtar të partisë. Po nëse nuk bën këtë akt formal, nuk e ke të drejtën morale të sulmosh sikur të hodhën mizat e kalit apo xhindet dhe nis të hedhësh shkelma e të ul-ërasësh. Thjesht një ftesë qytetare është, asg-jë më shumë. Po pse u acarua Basha kaq shumë? Arsyet janë të shumta. Së pari Ndreu i ka marrë karrigen e njeriut të partisë. I është futur në kështjellën e djathtë. Ai ka hyrë në atë zyrë pa pëlqim të opozitës, në një garë që Basha nuk e njeh siç nuk njeh datën e re të caktuar nga Presidenti. Ndreu ka qenë i dre-jtpërdrejtë me opozitën dhe ka mbajtur qën-drime të prera të guximshme. Nga opozita është sulmuar si i inkriminuar, si trafikant, i përjashtuar nga policia, dhe pas ftesës së fundit sulmet u bënë më të egra. Po sikur të mos mjaftonte refuzimi i ftesës dhe fyerja flagrante, akuzat e ashpra, sikur flitet për një të burgosur ordiner, keqbërës apo individ të pavlerë. Për Bashën, jo vetëm lufta për rik-thimin e bashkive tek të vetët vijon dhe nuk ndalet, po ajo që habiti tërë opinionin shqiptar është thirrja dhe deklaratat e tij se bashkitë që kanë qenë në drejtim të njerëzve të tij, presin me padurim të çlirohen nga uzurpatorët socialistë. Të majtët konsiderohen pushtues në këto bashki. Dhe opozitarët vetëllogariten si çlirimtarë. Logjikë që i shkon për shtat vetëm PD-së dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Vetëm ai mund të bëjë deklarata të tilla boshe, me pushtues të majtë dhe çlirues të djathtë. Ne, populli nuk dimë deri tani që ndonjë nga bashkitë shqiptare të jetë e pushtuar. Cili është pushtuesi dhe cili çlirimtari tek e fundit? Kush na pushtoi dhe cili do na çlirojë? A nuk jemi të gjithë qytetarë të këtij vendi? Cila pjesë e shqiptarëve llogaritet si ushtri armike dhe cila antifashiste nga kryeopozitari i opozitës së rrugës? A nuk është logjika e 1941-1944-ës kjo? Në realitet, çlirimtarët nuk kanë ç`të çlirojnë. Veç çlirimit të mendjeve të armatosu-ra të kryeopozitarëve tanë!

Nga Bardhyl BEJKO

Partia Demokratike trashëgoi nga zg-jedhjet e pushtetit lokal të vitit 2015,

një numër jo të vogël bashk-ish me shtrirje nga Përmeti në jug, Mallakastra në qendër, deri me Shkodrën në veri. Dy vjet më parë, bash-kitë e fituara nga LSI me votat e socialistëve, iu bashkuan atyre të PD-së. Në këtë mënyrë numri u rrit, duke zënë një peshë specifike të vlerësueshme të pushtetit lokal. Braktisja e zgjedhjeve të 2019-ës nga opozita me justifikime të pabaza, gati qeshar-ake të ngjashme me lodrat e fëmijëve, këtë potencial pushteti e zhbënë dhe e tretën si kripa në ujë, duke e çuar në zero. Betimi për moslejim të zgjedhjeve, fillimisht dhe kërcëni-mi në harmoni simetrike, opozitë-President me revolucion e gjakderdhje dhe më pas be-timi se nuk do dorëzoheshin me asnjë çmim, bashkitë kështjella të opozitës, sikur të ishin pronat personale të Basha –Monikës nuk e kanë mbyllur ende ciklin. Edhe pse u kon-stituuan këshillat bashkiakë dhe u betuan kryetarët e rinj, me përjashtim të kryebashki-akut të Shkodrës i cili dha dorëheqjen për arsye të prekjes nga ligji i dekriminalizimit, fakt i kthyer në kalë beteje, kauzë e flamur qëndrese për opozitën që përdoret si presion ndaj mazhorancës, një betejë e re edhe më e egër ka nisur. Është aksioni riorganizimi në pritje të shtatorit, po këtë herë me terma ush-tarakë, rreshtim për luftë. Është beteja me rreshtim forcash e përqendrim energjish njerëzore e fizike, mobilizim i militantëve, nxehje e gjakrave për të rimarrë “kalatë” e sapo dorëzuara. Kuptohet, jo në mënyrë të na-tyrshme. Kurrsesi me zgjedhje. Po sipas prak-tikës së dhunës. Opozita për rimarrjen dhe mosdorëzimin e bashkive, ku deri dje bënin komandën të zgjedhurit prej tyre, ecën me logjikën për të rikthyer “mallin” tek i zoti. Njëlloj si të ishin tregtarë sipas strategjisë dhe taktikave të betejave në lashtësi. Ju mi morët kështjellat me shpatë dhe shigjeta! Vërtetë ne nuk rezistuam, po duhet ta dini ua lamë vet për të kursyer jetë njerëzore. U toleruam. U mbrojtëm. Nuk deshëm të përplasej populli. Vini nga zgjedhje farse, të paligjshme. Tani është radha jonë. Mbahuni, ruhuni, trembuni, dridhuni, jemi duke marshuar drejtë bashkive tona. Do ua rimarrim. Do u tregojmë vendin juve të paligjshmëve. Hajdut pushteti. Zaptues bashkish. Liderët e opozitës ecin sipas prak-tikës se: Janë malli ynë. Janë pronat tona. Dhe në emër të rimarrjes së bashkive kështjella opozitare, kanë lënë mënjanë politikën, in-strumentet partiake dhe shtetërore, rrugët demokratike si merret pushteti. Nga kryetarë partish, të gjithë janë kthyer në komandat ushtrie. Ngado komanda: Ndal! Përpara! Ma-jtas! Djathtas! Ti përmbysim! Ti djegim! Ti detyrojmë! T`i rrëzojmë! Është pushteti ynë. Të mos guxojnë të shkelin në këto troje. Do të luftojmë. T`i çlirojmë! Nuk e duam përplas-jen, po jeni duke na detyruar. E gjithë energjia opozitare, sot për sot është përqendruar në kryeqendrën e veriut në Shkodër, ku figura të rëndësishme të opozitës lëshojnë ultimatume e deklarata të mos iu qasen Shkodrës, social-istët. Të qëndrojnë larg bashkisë simbol të Voltana Ademit, që për hir të së vërtetës ka qenë një nga gladiatoret më luftarake të kundërshtimit të zgjedhjeve dhe luftës në çdo hap kundër të sapozgjedhurve, të cilët jo për faj të tyre hynë në një betejë nga e cila ishte larguar fronti kundërshtar, duke i hequr garës konkurrencën e ndershme edhe vet qëllimin e politikës për tu ballafaquar alternativat, ide, “

Liderët e opozitës ecin sipas praktikës se: Janë malli ynë. Janë pronat tona. Dhe në emër të rimarrjes së bashkive kështjella opozitare, kanë lënë mënjanë poli-tikën, instrumentet par-tiake dhe shtetërore, rrugët demokratike si merret pushteti. Nga kryetarë partish, të gjithë janë kthyer në ko-mandat ushtrie. Ngado komanda: Ndal! Përpa-ra! Majtas! Djathtas! Ti përmbysim! Ti djegim! Ti detyrojmë! T`i rrëzo-jmë! Është pushteti ynë. Të mos guxojnë të shke-lin në këto troje. Do të luftojmë. T`i çlirojmë! Nuk e duam përplasjen, po jeni duke na detyru-ar. E gjithë energjia opozitare, sot për sot është përqendruar në kryeqendrën e veriut në Shkodër, ku figu-ra të rëndësishme të opozitës lëshojnë ulti-matume e deklarata të mos iu qasen Shkodrës, socialistët. Të qëndro-jnë larg bashkisë simbol të Voltana Ademit, që për hir të së vërtetës...

Page 19: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 19

Jemi në kulmin e protestave për të mbro-jtur godinën e Teatrit Kombëtar. Ne tani kemi filluar 24 orë në 24 për të ruajtur

teatrin dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër. Nëse kthehesh mbrapa do të thotë se do të

tërhiqesh dhe ne nuk mund të tërhiqemi.

k u l t u r e www.sot.com.al

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore. Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë ka hartuar projektin “Konsolidim i murit romak në banesën me dy peristile në Parkun Arkeologjik të Finiqit”. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese-restauruese në monument. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën kombëtare Sarandë-Gjiro-kastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit. Në qendër të fshatit, do të gjeni një rrugë të asfaltuar e cila do t’ju çojë në kodrën ku ndodhet parku. Krahas monu-menteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperi-encë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës. Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë shqiptare kul-turore. Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeolog-jik Kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kao-nëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e ak-ropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar. Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II p.k.r. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër. Tek akropoli është zbuluar një thesar i vogël, që në peri-udhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri cisterna që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para. Kr. dhe disa rrënoja ndërtesash. Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Univer-sitetit të Bolonjës (Itali), kryen rregullisht gërmime arkeologjike. Sot ky park është një destinacion i mirëfilltë turistik, ku vizitor të shumtë njihen aty me historinë dhe antikitetin.

Budina: Teatri ruhet 24 orë në 24, nuk tërhiqemi nga kauza jonë

kthim mbrapa as për kryetarin e bashkisë, as për kryeministrin. Nëse duam ne, i menaxhojmë më mirë se ata që e kanë për detyrë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të rrimë 24 orë këtu jo për ambicie, por për dashuri. Do të jemi këtu dhëmb për dhëmb me ata që kanë shkatërruar demokracinë e institucionet. Nëse ne rrimë këtu, u jepet e drejta të mos lejojnë më asnjë politikan të bëjë atë që kanë bërë këta. Janë kryer masakra brenda institucionit. Gjërat që kanë vlerë i kanë lënë në gjendje të mjerueshme. Ne duhet ta çojmë deri në fund këtë nismë për ta mbrojtur Teatrin Kombëtar”, tha regjisori Robert Budina.

Mbrojtja e godinësNë të njëjtën linjë ka qenë

edhe aktori Neritan Liçaj, i cili u shpreh më herët se godina e Teatrit Kombëtar duhet të mbahet

për historinë e vendit. Pak ditë më parë, ai deklaroi se kauza e tyre ka gjetur një mbështetje të madhe qytetare, duke u shprehur i bindur se do të vazhdojë me rezistencën e tij deri sa qeveria të tërhiqet nga ky projekt. “Do mbrojmë god-inën, dinjitetin e artistëve. Këtu kanë nisur të gjitha institucionet profesioniste të artit në Shqipëri. Vetëm për histori ky vend duhej mbajtur. Nuk ka një projekt, është një vizatim i bukur dhe kaq. Aty ke një xham, sikur aktorët të jenë kafshë të kopshtit zoologjik. Unë jam kundër prishjes së këtij tetari. Ky teatër është shumë funksional, shumë i mirë. Ky nuk ka asnjë rrezik, është thjesht propagandë. Mbështetja popullore, qytetare është rritur. Unë do ta vazhdoj edhe aleanca po ashtu do të vazh-dojë rezistencën”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.

Parku Arkeologjik në Finiq, nis restaurimi

i murit romak

Artistët nuk lëvizin nga teatri, rezistencë deri në fund për të ndalur shembjen e godinës

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojt-jen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë

e përditshme dhe e pandërprerë. Gjatë protestës për mbrojtjen e godinës, ata kanë kërcënuar “qeverinë” të mos duket më në teatër, se nuk do ketë më kthim pas. Ndërkohë prej datës 24 kor-rik kur artistët morën në kontroll sallën e Teatrit Kombëtar, ka nisur edhe Festivali për mbrojtjen e Te-atrit Kombëtar. Artistë, aktivistë, qytetarë në mbrojtje të teatrit vijnë dhe dëgjojnë ose ndjekin muzikë, dramë, kinema, letërsi duke sjellë çdo mbrëmje një at-mosferë ndryshe. Nën kujdesin e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” godina monitorohet 24 orë, pastrohet dhe fton artdashësit në shesh. Në një reagim për gazetën regjisori Robert Budina u shpreh se ruajtja e godinës së teatrit nga artistët është 24 orë në 24, duke shtuar se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kauza e tyre. Budina deklaroi se po mer-ren me organizime të ndryshme që jepen në sheshin para teatrit si dhe me koncerte të ndryshme. “Jemi në kulmin e protestave për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Ne tani kemi filluar 24 orë në 24 për të ruajtur teatrin dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër. Nëse kthehesh mbrapa do të thotë se do të tërhiqesh dhe ne nuk mund të tërhiqemi. Ne po vazhdojmë të merremi me organizimet e ndrys-hme siç janë shfaqjet e filmave apo dhe koncerte nga grupe roku apo pop-i”, u shpreh regjisori Robert Budina.

Qëndrimi në teatërRobert Budina u shpreh se

rezistenca e artistëve nuk është për ambicie, por për dashurinë që kanë për teatrin. Në një reagim për media, ai tha se qeveria i ka lënë në gjendje të mjerueshme gjërat që kanë më shumë vlerë, duke theksuar se nismën e nisur do e çojnë deri në fund. “Nuk jemi të interesuar për numra këtu në shesh, por nëse qeveria synon të vijë prapë këtu, do vijnë prapë. E nisëm me 10 artistë e 100 polici, që e përfunduan me 1000 policë e 3 mijë qytetarë. Nëse e bëjnë këtë, nuk do ketë më

Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar

Çështja e teatrit, Edi Rama sjell një tjetër zë

Qindra turistë vendas dhe të huaj zgjodhën të vizitojnë muzeun më të madh në vend, atë Historik Kombëtar për t”u njohur me historinë dhe kul-turën shqiptare. Muzeu Historik Kombëtar po spikat si atraksion kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe për muajin gusht. Pas dyfishimit të numrit gjatë muajve janar – korrik krahasuar me një vit më parë, vijon të ketë një numër të madh vizitorësh në ambi-entet e Muzeut Historik Kom-bëtar. Ditën e djeshme vizitorë të shumtë kanë ardhur në muze

për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefak-teve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Muzeu Historik Kom-bëtar synon të nxisë vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytet-arëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë his-torike dhe kulturore të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama vijon të sjellë nga një zë artistësh çdo ditë, të cilët dalin pro godinës së re të Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi, shefi i qeverisë solli zërin e aktorit dhe regjisorit Genti Kame. "Aktori dhe regjisori Genti Kame, i shkolluar në Francë dhe me një karrierën artistike mes Ti-ranës, Parisit e Romës, ka shpre-hur qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj. Genti Kame:Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si

mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përd-hosin ikonat? Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefo-noi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektuaka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë", shkruan Rama.

Nis puna për zbulimet arkeologjike në Apoloni

Tek akropoli është zb-uluar një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri cister-na që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para Krishtit dhe disa rrënoja ndërtesash. Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Universitetit të Bolonjës në Itali, kryen rregullisht gërmime arkeologjike. Sot ky park është një destina-cion i mirëfilltë turistik, ku

vizitorë të shumtë njihen aty me historinë dhe antikitetin. Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë është një nga des-tinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili këtë sezon turistik po tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e turistë të huaj. Ri-hapja e muzeut arkeologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shër-bimit në Parkun Kombëtar të Apolonisë janë disa nga fak-torët që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve.

Page 20: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT20 E Mërkurë 21 Gusht 2019

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Vedat Muriqi e nisi aventurën e

tij me skuadrën e Fenerbahçes në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar që në debutim në ndeshje zyrtare. Ai arriti të real-izonte një gol mjaft të bukur në ndeshjen e fituar 5-0. Në një pro-noncim për mediat pas ndeshjes, Muriqi tha se e kishte ndjerë që do të merrte topin në atë pozicion, duke realizuar. “Jam i lumtur me fi-toren që kemi arritur. Kjo ishte me rëndësi për ne. Përveç rezultatit të thellë, edhe loja e bukur e shfaqur na ka gëzuar. Jam i kënaqur me golin. Kemi pasur edhe disa raste, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjera. Shpresoj që edhe javën tjetër të shënoj”, tha Muriqi që falënderoi për asistin tek goli i tij mesfushorin Emre.

LËVIZJA

MBROJTËSI

SULMUESI

Sulmuesi s’e gjeti veten as në Belgjikë e as në Kroaci, rikthehet për ta nisur nga e para

Adriatik BALLA

Një nga emrat e lojtarëve që janë lakuar shumë në media është padyshim ai i sulmuesit Kristal

Abazaj, i cili prej një viti nuk po kalon moment të mirë dhe ndodhet në situatë të vështirë. Ndryshe nga Sidrit Guri, i cili kaloi gjithashtu në kampionatin belg dhe ia doli edhe të shënojë ndonjë gol e të bëjë minuta të rëndësishme tek Ostende, për Abazajn kalimi tek Anderlehti ishte mjaft i bujshëm, por aspak frytdhënës. Ndoshta lojtari nuk u përshtat sa duhet, por ndoshta edhe pati rivalitet apo nuk u përfshi në skemat taktike të stafit teknik, por është fakt që Abazaj nuk u pëlqye tek Anderlehti dhe u huazua në vijim tek Osijeku në Kroaci. Luajti në fillim mirë, por më pas u harruar dhe tani emri i tij lakohet në treg si një prej fut-bollistëve që mund të kthehet në Kategorinë Superiore. Dhe është Kukësi skuadra që me shumë gjasë do të presë sulmuesin e ri kuqezi.

Situata me Abazajn dhe shanset e kalimit tek Kukësi.

Kukësi është një prej rivalëve kryesorë të Tiranës dhe Partizanit në garën për titull gjatë sezonit të ri dhe që të ketë sukses në objektivat e tij i duhet të bëjë diferencë me blerjet, prandaj dhe Abazaj mund të shihet si objektiv në këtë merkato në funksion të objektivave që ka klubi në Kate-gorinë Superiore, pra në sezonin e ri. Humbja ndaj Partizanit në Superkupën e Shqipërisë, e ka shkundur jo pak Kukësin që duket

se ka ndërhyrë edhe njëherë në merkato. “Verilindorët po për-gatisin sërish goditje”, shkruan “VipSport.al”, që pretendon se ka burime të sigurta pranë klubit verilindor se është arritur akordi me Kristal Abazajn. Sulmuesi, kartonin e të cilit e zotëron Ander-lehti do të jetë futbollisti më i ri i Kukësit dhe pritet vetëm firma në kontratë dhe prezantimi. Gjithçka pritet të zyrtarizohet para ndesh-jes me Partizanin, ndërkohë që orët në vijim mund të jenë ven-dimtare për të. Abazaj flitej se kishte një akord me Tiranën, por në fakt bardheblutë nuk kanë ar-ritur të bindin dhe të plotësojnë kushtet financiare të sulmuesit, i cili e njeh mirë futbollin në vend. Abazaj mund të vihet nën urdhrat e Shpëtim Duros shumë shpejt dhe ndoshta do të jetë i gatshëm që në ndeshjen ndaj Partizanit.

Kombëtarja, për momentin e pamundur për AbazajnFakti që ai ka luajtur fare pak

dhe nuk ka pasur rol titullari e protagonisti në fushë, nuk e ndi-hmon Kristal Abazajn të marrë vëmendjen e trajnerit Edi reja dhe nuk pritet të ftohet për dy ndesh-jet e përfaqësueses që kemi ndaj Francës dhe Islandës në gjysmën e parë të shtatorit. Padyshim që këto janë duele vendimtare për fatet e grupit dhe Shqipërisë i duhen pikë maksimale që të mbajë të gjallë shpresën e një kualifikimi, por me gjendjen ë ka kaluar Abazaj gjatë javëve të fundit vështirë se ai do të marrë ftesë. Pra këtë herë ai mund të “digjet”, pasi konkurrenca është shumë e fortë dhe tekniku veter-an Reja e ka bërë të qartë se në kuadër të dy ndeshjeve të shtatorit do të ftohen lojtarët më në formë. Pra Abazaj e humb “bastin” pa u

Mbrojtësi shkodran Elseid Hys-aj mbetet ende pikëpyetja e madhe e kësaj merkatoje vere. Është enigma-tike sjellja e tij dhe e menaxherit në treg, por edhe e vetë klubit të Napolit që nuk pranon ta shesë nën 25 mln euro. Roma ishte një shans, i konsid-eruar i fundit, por një lëvizje dje nga verdhekuqtë mund t’i ketë dhënë goditje dëmtuese Hysajt. Kështu, Roma ka vendosur të huazojë Da-vide Zapakostën për të mbushur boshllëkun që do të krijohej nga largimi i Santon drejt Majorkas, duke mbyllur kështu çdo hapësirë

për transferimin e Elseid Hysajt në kryeqytetin italian. Tashmë merr gjithnjë e më shumë jetë hipoteza e qëndrimin te shkodranit te Napoli edhe pse ishte i shumëkërkuar në merkato. “Telenovela” e anësorit shqiptar e ndez edhe më shumë debatin te Napoli rreth kërkesave të larta financiare për lojtarët që do të shiten nga klubi i drejtuar nga presidenti De Laurentis. Për rastin e Hysajt, Napoli fillimisht refuzoi ofertën prej 15 milionë eurosh të Atletiko Madridit, më pas kërkoi nga Roma 3 milionë euro për huazimin

dhe me detyrim blerjeje për 17 milionë. Roma në fund preferoi huazimin e Zapakostas nga Çelsi, pa shpenzuar për kartonin e tij dhe pa qenë e detyruar që ta blejë në të ardhmen. Duke parë aftësitë e për-shtatjes që ka, Hysajt nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë për rolin e titullarit në të djathtë dhe në të majtë të mbrojtjes, por edhe në qendër, në rast emergjence. Gjithsesi, me 4 anësorë, 2 për çdo krah dhe 5 qen-drorë në dispozicion të Ançelotit, Hysaj rrezikon të mbetet gjatë gjithë kohës në stol.

Mbrojtësi/ Roma merr Zapakostën, Hysaj i mbetet në derë Napolit

Muriqi i kalon të gjitha sprovat tek Fenerbahçe

Kastrati lë vetëm Uzunin, largohet nga

Lokomotiva e Zagrebit

diskutuar ende ftesat. Gjithsesi, mosha e tij është premtuese dhe futbollisti mund të shkëlqejë në vitet në vijim. Por një rikthim në kampionatin shqiptar mund të jetë për të përtërirë energjitë dhe për t’ia nisur nga e para. Nuk do të jetë e lehtë, pasi rrallë kthehen lojtarët që e kanë krijuar një eksperiencë jashtë vendit, por ndoshta Kukësi mund të jetë “shpëtimi” për dja-loshin që më parë ka luajtur për Luftëtarin dhe që ishte në pronësi të Skënderbeut. Mbetet të shihet a do të arrihet marrëveshja, por gjasat janë të mëdha që Kristal Abazaj të rikthehet në Kategorinë Superiore dhe Kukësi me siguri që do të presë sulmuesin. Nëse arri-het marrëveshja, atëherë Kukësi si skuadër do të ketë një element të fuqishëm në repartin e avancuar.

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, së bashku me drejtorin sportiv, Engin Firat, por edhe trajneri Mirsad Jonuz, konfirmuan ekipin kuqeblu që do të përballojë sezonin e ri. Lici dhe Firat u shfaqën optimistë, megjithëse në shumë drejtime Vllaznia nuk është në ditën e saj më të mirë. “Besoj pas një viti të vështirë, edhe pse u formuam me vonesë, them që skuadra nuk është në ritmin e duhur. Shpresoj që këtë sezon Vllaznia të jetë krejt tjetër me objektiva të qarta. Shpresojmë që ajo që po ndodh në Bashkinë e Shkodrës të mos ndikojë, pasi futbolli është i tëri i shkodranëve. Mendoj që të gjithë strukturat

e klubit kanë qenë të kujdesshme. Nuk kemi patur preferenca, por kemi marrë lojtarë aty ku ka nevojë trajneri dhe skuadra”, tha Lici. Në të njëjtën linjë me të u shfaq edhe trajneri Mirsad Jonuz. “Njerëzit dhe qyteti janë shumë miqësor. Jetoj në qendër dhe jam këtu prej vetëm 10 ditësh duke qenë se ishim me fazë përgatitore. Është një eksperiencë e re dhe shumë e mirë. Vllaznia është një skuadër e madhe që ka fituar tituj dhe ka qenë në Europë. Do të ndërtoj një skuadër të re me një sistem të ri loje. I vetmi problem është që më duhet më shumë kohë për të punuar në aspektin taktik. Është kampionat shumë i fortë me lojtarë të mirë,

shumë ekipe luajnë në kundërsulm si Laçi. Më pëlqen të luaj futboll të hapur, për të kënaqur tifozët. Luaj për të shënuar sa më shumë gola. Për këtë mënyrë loje më nevojiten këta lojtarë që do të vijnë. Besoj që në këto 3 ndeshje do të marrim pikë. I kam ndjekur lojtarët dhe mendoj se me prurjet e reja jemi më të fortë. Presim lojtarë brazilianë si dhe një afrikan. Ramadani ka nisur të punojë me ekipin. Pas tri ndeshjeve të para do të kemi 15 ditë pushim dhe mendoj se në atë kohë do të kemi një skuadër shumë të mirë. Duke qenë se ka filluar me vonesë përgatitjet, Vllaznia mund të vuajë disi gjendjen fizike në start, një problem

i hasur në përgjithësi edhe te skuadrat më të mira. Megjithatë, në Shkodër janë të bindur se këtë sezon muzika do të jetë krejt ndryshe nga vitet e shkuara”, tha Jonuz, dukshëm i entuziaz-muar nga përkushtimi i grupit. Në fund, drejtori Lici ktheu në qendër të vëmendjes ambicien e skuadrës për ta nisur sezonin me fitore. “E rëndësishme është të fillojmë javën e parë suk-sesshëm. Mendoj që pas javës së 3-të mund të shohim Vllazninë e vërtetë, pasi vijnë nga faza përgatitore. Do të bëjmë një kampionat të mirë, me skuadër cilësore dhe futboll që jemi mësuar ta shohim nga Vllaznia”, shtoi ai.

Vllaznia prezanton skuadrën e sezonit të ri, Lici e Jonuz optimistë

Mustafi drejt Serisë A, Roma destinacioni i ri

Lirim Kastrati nuk do të jetë më pjesë e Lokomotivës së Zagrebit edhe për shumë kohë, duke qenë se mediat franceze raportojnë se është arritur akordi për transferimin e tij në Francë. Skuadra që e pret është ajo e Reims, skuadër me të cilën aktivizohet edhe Arbër Zeneli. Kastrati është një futbollist i cili ka spikatur në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës, ku me golat e tij ka bërë që Shaland ta grumbullojë edhe me ekipin e parë. Së bashku me Uzunin, Kastrati arriti të ndihmonte jo pak skuadrën e Lokomotivës këtë sezon, për të qenë në vendet e para në klasifikim. Kosovari do t’i kushtojë Reimsit 1.5 milionë euro dhe pritet që orët në vijim të zyrtarizohet.

Një prej futbollistëve shqiptarë që ka luajtur në nivele të larta gjatë këtyre viteve është padyshim mbrojtësi nga Kumanova, Shkod-ran Mustafi, i cili është aktualisht pjesë e Arsenalit. Roma vijon të jetë në kërkim të një mbrojtësi qendror pas lamtumirës së Mano-las. Drejtuesit verdhekuq por studiojnë mundësinë e afrimit të Shkodran Mustafit, që dëshiron largimin nga Arsenali. Formula e transferimit të shqiptarit në kryeqytetin italian mund të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 20-25 milionë euro. 27-vjeçari aktualisht përfiton një pagë 3 milionë euro në sezon, një shumë që është brenda parametrave të pagave në klubin kryeqytetas.

Nuk ka më dyshime, Kristal Abazaj kthehet në Superiore, firmos për Kukësin

“Kukësi mund të jetë “shpëtimi” për dja-loshin që më parë ka luajtur për Luftëtarin dhe që ishte në pronë-si të Skënderbeut. Mbetet të shihet a do të arrihet marrëvesh-ja, por gjasat janë të mëdha që Kristal Aba-zaj të rikthehet në Kat-egorinë Superiore...”

Page 21: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Midis Eros Grezdës dhe trajnerit

të Rejnxhërsit, Stiven Xherard, nuk ka një marrëdhënie të mirë dhe shqiptari po luan tek të rinjtë, si masë që tregon se nuk pëlqehet në ekip të parë. Kështu, gjakovari ka luajtur për 90 minuta në përballjen miqësore ndaj anglezëve të Fletud, teksa ekipi i Grezdës fitoi me shifrat 2-0. Dëmtimet e kanë penalizuar jashtë mase sulmuesin për të tre-guar potencialin e plotë tek trajneri Xherrard, teksa një pjesë të madhe të sezonit të shkuar e ka kaluar në infermieri. Tashmë, Grezda duhet të mendojë për një akomodim dhe mundësi të re në karrierë, në mënyrë për t’iu rikthyer formës së shfaqur gjatë kohës që aktivizohej në Kroaci me Osijekun.

TRAJNERI

MESFUSHORI

SULMUESI

Braziliani fitoi me Kukësin Kupën, kurse tani me të kuqtë shpreson t’i fitojë të gjitha

Adriatik BALLA

Kukësi e humbi Superkupën përballë Partizanit, një trofe që shënoi start me sukses për “demat e kuq”,

të cilët për herë të parë në shumë e shumë vite e nisin edicionin me një trofe si Superkupa dhe shfaqen si pretendentë edhe këtë edicion për të fituar titullin kampion në sezonin e ri. Nuk është e lehtë, pasi Partizani këtë edicion do të ketë rivalitetin e madh të Tiranës në kryeqytet, por nga ana tjetër ka edhe rivalitetin e Teutës e cila ka bërë një merkato mjaft aktive dhe është shfaqur si pretendente. Kurse Kukësi është si zakonisht një ekip konkurrues për trofe dhe prej disa vitesh luan në nivel të lartë, duke mos e diskutuar pjesëmarrjen në Ligën e Europës. por këtë edicion Kukësi ka ngritur pikëpyetjet e tij dhe këto pikëpyetje kanë lidhje me largimet e shumta që kanë ndodhur nga verilindorët gjatë kësaj merkatoje vere, ku një pjesë e futbollistëve kanë dalë jashtë Shqipërisë e një pjesë kanë “emigruar” në Kosovë. Por sërish Kukësi mbetet pretendent, pasi ka kontigjent të mirë, ka bërë af-rime në treg, duke i kompensuar sadopak largimet. Një nga emrat e larguar është dhe ai i brazilianit Kordeiro, i cilësuar një lojtar me kualitet të spikatur dhe që mund të bënte diferencë, por lojtari e ka lënë dashurinë e vjetër dhe i është përkushtuar dashurisë së re. Pra, pasi ka braktisur Kukësin, është bërë pjesë e Partizanit. Ndërsa me Kukësin fitoi kupën, me të kuqtë fitoi Superkupën dhe është normale që

braziliani të flasë siç e do “puna” për të mirën e “demave të kuq”. Natyr-isht, kalimi nga Kukësi te Partizani i jep të drejtë të pretendojë titullin, pavarësisht se në gjirin e Kukësit janë të bindur se ai nuk e bënte diferencën në skuadër dhe nuk i jep titullin kampion asnjë ekipi nëse grupi nuk është kompakt dhe nëse repartet nuk harmonizohen në lojën e tyre. Gjithsesi, është fakt dhe duhet thënë që Uilliam Kordeiro arriti të fitonte trofeun e dytë në Shqipëri, këtë radhë duke mundur ish-skuad-rën e tij. Mesfushori brazilian që fitoi me Kukësin kupën pak javë më parë, ishte fitues i Superkupës ndaj verilindorëve me fanellën e Partizanit. Në një intervistë që i dha portalit sportiv “VipSport.al”, Kordeiro u shpreh se ndihet i lumtur që mori një tjetër trofe me Partiza-

nin duke shtuar se ishte një trofe i rëndësishëm për të. Sakaq, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Kukësin, të cilin e konsideron të fortë. “Mendoj se ishte trofe i rëndësishëm. Kukësi ka një skuadër të re me një ekip të mirë, por jam i lumtur që jam te Partizani te një ekip i fortë dhe që mora këtë trofe. Kukësi është një ekip i ri. Jam i emocionuar pasi kam fituar një tjetër trofe dhe për këtë jam shumë i lumtur”, u shpreh Kordeiro. Në fund duhet thënë se Partizani dhe Kukësi do të përballen së bashku në fundjavë (të premten) në stadiumin “Elbasan Arena”, një duel që ngre tiparin e kampionatit të ri kombëtar dhe të Kategorisë Superiore për edi-cionin e ri. Do të jetë një duel shumë domethënës për vazhdimësinë, pasi dy skuadrat janë pretendente për titull. Kuptohet, një tjetër skuadër në

Një nga futbollistët që erd-hi me bujë në merkaton e dim-rit në radhët e Kukësit, ishte Valdet Rama, i cili bëri një lojë të mirë e me vlerësim mbime-satar, pavarësisht se as loja e as golat e tij nuk e ndihmuan Kukësin të fitonte titullin kam-pion. Këtë verë kosovari larg-ohet, për të provuar fatin në një kampionat tjetër. Kësh-tu, Valdet Rama, i cili tha jo Kukësit duke vendosur të mos rikthehet tek verilindorët, ka gjetur menjëherë një skuadër

të re për të vijuar karrierën. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare është prezantuar te skuadra e ligës së tretë të futbollit gjerman Mepen duke u rikthyer në Gjermani pas 2 vitesh pasi në sezonin 2016-2017 ishte pjesë e Vurzburger Kikers. Siç shkruan edhe vetë klubi i Mepen në faqen zyrtare Rama ka firmosur për 2 vite me skuadrën e tij të re dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 19. Afrimi i lojtarit shqiptar është një ëndërr e bërë

realitet për drejtuesit e Mepen dhe për trajnerin Kristian Neidhart i cili e ka kërkuar me ngulm. Në marrëveshjen mes Ramës dhe klubit të ligës së tretë gjermane është përfshirë edhe opsioni i rinovimit pas 2 vitesh, nëse 31-vjeçari bind me paraqitjet e tij. Rama e kishte arritur që më herët akordin me Mepen por transferimi u shty deri tani pasi shqiptari ishte nën kontratë me Kukësin për pjesëmarrjen në Kupat e Eu-ropës, njofton klubi gjerman.

Valdet Rama iku nga Superiorja, kalon në Gjermani tek Mepen në ligën e tretë

Grezda, gjithnjë e më larg Rejnxhërsit

Ilir Daja formaton Skënderbeun e ri,

pret rivalitet për trofe

kryeqytet do të shpresojë që midis tyre të ketë barazim dhe kjo është Ti-rana, e cila këtë sezon lakmon titullin kampion, në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të klubit. Dihet ë Tirana ka vuajtur gjatë dekadës së fundit, madje ra dhe nga kategoria dy vjet më parë, por u ringjet shpejt dhe tani shfaqet si pretendente, po0r Tiranës i duhet të bëjë një goditje të fortë në treg, me një emër të s-pikatur, ndosh-ta një sulmues perfekt për ambiciet e grupit. Dhe klubi e ka këtë mundësi dhe trajneri Ardian Mema është shfaqur entuziast për këtë. Mbetet të shihet forca e vërtetë e Tiranës, por klubi ka treguar kujdes që të mos ketë rrjedhje, por vetë afrime dhe kjo e bën Tiranën automatikisht një skuadër pretendente.

Kategoria Superiore nis këtë të premte me kryeduelin e javës së parë Kukësi-Partizani, dy skuadra që kanë pretendime për titullin. Por verilindorët këtë sezon do të kenë sërish probleme me stadiumin. Kukësi, për shkak të rikonstruksionit që është duke u zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” edhe këtë sezon është i detyruar të shtegtojë në të tjerë impiante të Shqipërisë për të luajtur ndeshjet e Kategorisë Superiore, e cila fillon këtë fundjavë. Kalen-dari i ka përcaktuar verilindorëve me ekipin kampin në fuqi, Partizanin. Për shkak edhe të ceremonisë nga ana e Federatës Shqiptare

të Futbollit, kjo sfidë është vendosur të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, nën dritën e prozhektorëve. Ndërkaq, klubi i Kukësit ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale se është në bisedime me bashkinë por edhe me klubin e Kamzës për të zhvilluar aty ndeshjet si pritëse të këtij sezoni. Kjo nisur edhe nga fakti se në këtë zonë ka një numër të madh mbështetësish për ekipin nënkampion. “Sezoni i ri i Kategorisë Superiore, do të nisë këtë të premte. Ndeshja mes FK Kukësit dhe FK Parti-zanit, e cila është një nga përballjet kryesore, do të çelë sezonin e ri. Kjo sfidë do të zhvillohet në

“Elbasan Arena”, pasi FSHF-ja do të organizojë ceremoninë hapëse të këtij eventi, nën prozhek-torët e stadiumit të qytetit të Elbasanit. Drejtuesit e klubit tonë, janë në bisedime me përfaqësuesit e bashkisë dhe klubit të Kamzës, për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet në stadiumin e këtij qyteti, pasi numri i mbështetësve të skuadrës sonë në këtë zonë është shumë i madh. Ky do të jetë sezoni i fundit futbollistik, në të cilin skuadra jonë do të zhvillojë ndeshjet larg “Zeqir Ymeri”-t, pasi punimet për rikonstruksionin e stadiumit të Kukësit po vijojnë me ritme të shpejta”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor.

Kukësi: Presim përgjigjen që të luajmë sezonin në Kamzë

Rashica dëmtohet, rrezikon të humbasë ndeshjet e Kosovës

Ilir Daja thotë se është shumë pranë finalizimit të Skënderbeut me të cilin do të përballojë sezonin. “Po punojmë fort pasi sezoni i ri është shumë afër dhe ne duhet të jemi gati. Kam në ekip shumë futbollistë në provë, por të mërkurën do bëjmë një seleksionim dhe do mbaj në ekip vetëm 23-futbollistë. Natyrisht do jetë një ndërthurje e eksperiencës me talentet e rinj. Merkatoja është e hapur dhe ne presim edhe përforcime të tjera, por është e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë në këtë periudhë pasi janë të angazhuar me ekipet e tjera. Do të jemi konkurrues dhe do bëjmë kam-pionatin tonë”, tha Daja pas stërvitjes. Gjatë ditëve të fundit, korçarëve u janë bashkuar shumë emra të rinj.

Milot Rashica është dëmtuar në ndeshjen e parë të Bundesligës, në të cilën Verderi u mposht 1-3 nga Dysel-dorfi. Rashica dhuroi një asist në atë sfidë, mirëpo në minutën e 65-të u detyrua të linte fushën për shkak të kontraktimeve muskulore. Ishte Verd-eri që pas analizave më të detajuara ka deklaruar nëpërmjet një statusi në Tëiter se 23-vjeçarit do t’i duhen disa javë për t’i rikthyer sërish në dispozi-cion, duke mos përcaktuar kohën e rikuperimit. Kështu, Rashica do të hum-basë me 100% dy ndeshjet e radhës në kampionat ndaj, Hofenhajmit dhe Augsburgut. Por, sulmuesi është në dy-shim të fortë edhe për dy ndeshjet tepër të rëndësishme të Kosovës për fushatën eliminatore të Euro-2020.

Kordeiro harron “dashuritë e vjetra”, i sfidon me “dashurinë e re” – Partizanin

“Në fund duhet thënë se Partizani dhe Kukësi do të përbal-len së bashku në fundjavë (të premten) në stadiumin “El-basan Arena”, një duel që ngre tiparin e kampionatit të ri kombëtar dhe të Kat-egorisë Superiore për edicionin e ri...

Page 22: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

22 GAZETA SOTE Mërkurë 21 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

6 vjet bashkë, çifti hollivudian Holmes dhe Foxx i japin fund lidhjes

Lidhja mes çiftit të njohur hollivudian, Katie Holmes dhe Jamie Foxx, duket se ka përfunduar zyrtarisht. Edhe pse kishin gjashtë vjet bashkë, thuhet se marrëdhënia e tyre mori fund për shkak të disa fotografive që qarkulluan në rrjetet so-ciale. Në fakt, gjatë periudhës së lidhjes ata nuk kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre dhe kanë qenë shumë të zotë për të evituar papar-acët, të cilët i kanë fotografuar bashkë vetëm në raste shumë të rralla. Ata takoheshin në hotele natën. Edhe njoftimi i ndarjes së tyre ka mbërri-tur pas disa muajsh ndarjeje në “E!News”, që ka

fotografuar Foxx me të dashurën e re Sela Vave jashtë një lokali në West Hollywood. Aktori është fotografuar disa ditë më parë dorë për dore me këngëtaren Sela Vave jashtë një klubi nate, teksa largoheshin nga festa e ditëlindjes e reperit Lil Pump. Një burim ka konfirmuar për “E!News” që Holmes dhe Fox janë ndarë në maj, vetëm pak muaj pasi njoftuan zyrtarisht lidhjen e tyre dashu-rore. Të dy në maj u paraqitën së bashku për herë të parë në tapetin e kuq të Met Gala, përpara se të ndaheshin. Ata nisën lidhjen që në vitin 2013, rreth një vit pasi Katie Holmes u nda nga Tom Cruise.

Nastradini dhe djaliNjë ditë gruaja e Nastradinit e

thirri këtë të fundit dhe i tha:-Bobo, i lava rrobat djalit dhe tani

ato janë zvogëluar. Nuk i bëjnë më, kështu që duhet të blejmë të tjera.

-Jo moj, pse të blejmë të tjera, ia ktheu Nastradini. Laje edhe djalin që të zvogëlohet edhe i bien tamam ato që ka.

Krokodili i vogëlNjë krokodil i vogël i thotë të atit:– Babi, po unë do kem ndonjë

ditë shumë para?– Po bir!– Po kur babi?– Kur të bëhesh portofol biri

im….

Lepuri dhe ariuNjë lepur shkon tek pastiçeria

që sapo kishte hapur ariu dhe i thotë:-O ari, a ke aty 100 pasta?-Jo, i thotë ariu, s’kam aq shumë.-E mirë, thotë lepuri, po iki.Ariu mendon me vete se pse mos

t’i bëjë 100 pastat që do lepuri me qëllim që të fitojë edhe ca para më shumë dhe në këtë mënyrë fillon dhe i përgatit. Të nesërmen lepuri shkon sërish dhe e pyet:

-O ari ke aty 100 pasta?-Kam o lepur, i thotë ariu.-Po kot i ke se si merr njeri gjithë

ato pasta o ari, i tha lepuri, dhe iku.

4 7 3

7 9 6 5

5 8 3 7

6 8

2 3 5 9

1 2

2 1 3 6

7 6 8 2

3 2 4

8 3 9 4

5 6 9 1

2 3

9 7 8 1

4 1 7 5

2 1 6 3

4 2

3 9 6 4

4 9 6 7

1 2

2 5 9 8

7

3 2 9 7

7 5 4 1 3

6 3 8 2

5

8 7 6 3

4 9

Leopardi “luleshtrydhe” shfaqet në Afrikën e Jugut

Një çift kapi imazhet mahnitëse të një leopardi të rrallë “luleshtrydhe” në Afrikën e Jugut. Pamjet e leopardit, të emërtuar “Luleshtrydhe” për shkak të gëzofit të tij me ngjyrë rozë, u kapën nga një kamerë e ndjeshme ndaj lëviz-jes, të vendosur nga Alan Watson, 45 vjeç, dhe gruaja e tij Lynsey, 41 vjeçe, në Rezervatin e Shkretëtirës Thaba Tholo në fund të korrikut. Çifti e lidhi kamerën në një pemë të vendosur pranë një gjirafe të ngordhur, e cila u vra pas një stuhie të fortë, me shpresën për të kapur imazhe të kafshëve që vinin për tu ushqyer. Fotografitë thuhet se janë të parat e një leopardi “lulesh-trydhe”. “Shumë njerëz që vijnë për të parë jetën e egër në zonë largohen të zhgënjyer që nuk kanë parë një leopard. Ata janë kaq të kamufluar dhe tepër të pakapshëm. Nëse ai nuk dëshiron të shihet, ti nuk do ta shohësh atë”, tha Alan Watson.

1-Janë vegla gjimnastikore për forcimin e muskujve të duarve. 2- Ngastër e mbjellë. 3- Ish-futbollisti anglez Frenk ... ka luajtur me Çelsean. 4- Figurë tek gurët e shahut. 5- Profil metalik. 6- Spartaku regjisor në inic. 7-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore. 8- ... Koshevi, ke romani “Si u kalit çeliku”. 9- Kular që i vihet qeve në qafë. 10- Energjia Natyrore. 11- Port i Ukrainës në Detin e Zi. 13- Ajo mund të jetë edhe elektro-magnetikte. 14- Futbollisti i Bajernit Tomas... 15- Një gazetë e përditëshme. 17- Punon hamall në port. 18- Ajo mund ë jetë edhe protestë. 20- Stomaku i pulës. 21- Diçka që duket si hije në një sfond, diçka që duket larg por jo shumë e qartë. 22- Kodra të formuluara në shkretëtirë. 23- Në formë ovale. 24- Kripos ose... 25- Një fshat i Kavajës. 26- Aktori i hollivudit ... Bedi. 27- Është njësi administrative e qytetit, pa fund. 29- Një dythundrrak i egër me lesh të mirë. 30- Jeton. 31- Alibegaj e basketbollit, i thirrin Klodi. 33- Janë dirigjenti i organizimit. 34- Ish-aktorja italiane Manjani. 35- Patrioti ... Pjetër Gega. 36- Gorishti aktor në inic. 37- Targa e automejeteve të Shqipërisë.

1-Stërqoka, femra e gallofi, një shpend që ushqehet me kërma. 4- Njëlloj si provim. 7- Qytet historik në jug të Madridit. 12- Grup terrorist në Irlandë. 13- Aleksandër ... shpikës i pilës elektrike, pa të fundit. 14- Një ekip futbolli italian. 15- Bashkëpunues. 17- Tundësi i qumështit. 18- Përemër vetor. 19- Një kafshë shtëpiake femër, i shquar. 20- Shok pune. 21- Sinjal i koduar për ndërhyrjet emergjente. 22-“ ... Pik”, opera nga Musorgsi. 23- Rrin pezull në ajër. 24- Personazh tek komedia “Pallati 176”. 25- Vend turistik në veri me disa liqenj. 26- Kafshë e vogël, një brejtës gjithnjë i frikësuar. 27- Myslym, ish-këngëtar popullor. 28-Edhe, në anglisht. 29- Filipi, ish-aktor. 30- Gjellë me copa mishi dhe zarzavate.32- Zotëron. 33- Letër në format të madh. 34- I thonë ndryshe serma, metal i çmuar. 36- Kundërshtar, dushman. 37- Marr anën e dikujt. 38- Targa e automjeteve të transportit ndërkombëtar. 39- Një kafshë e egër që i ngjan leopardit. 40- Një stacion televiziv privat. 41- Firmë e një detergjenti larës.

Page 23: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT E Mërkurë 21 Gusht 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Shtoni një dozë romance në jetën tuaj. Duhet të buzëqesh-ni më shpesh! Mos harroni: Ju nuk duhet të keni një partner për të pasur romancë.

23 shattor - 22 tetor

Sot nuk është dita për të këshillat e askujt, por të dëg-joni mendjen tuaj. Bëjini gjërat sipas dëshirës për të provuar deri ku mund të shkoni.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Kjo është një kohë eduka-tive, ku do filloni të mësoni për gjëra për të cilat kurrë nuk keni pasur ndonjë interes. Shfrytëzojeni këtë moment.

Kjo ditë është e përsh-tatshme për veprim, por jo edhe aq e përsosur për mendime. Truri juaj është pak i ngadaltë kur bëhet fjalë për planet e reja.

Mos u befasoni shumë nëse ndiheni pak të çuditshëm ose jashtë territorit tuaj në mesin e njerëzve me të cilët do të shoqëroheni sot.

Dashi Demi

Ju mund të merrni frymë lehtë sot sepse një çështje që ju ka frikësuar shumë nuk do t’ju shkaktojë asnjë problem për momentin.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Një problem mund të shfaqet sot rreth shtëpisë tuaj. Një anëtar i familjes mund të mos dijë si të reagojë, por ju do të keni përgjigjen e duhur.

Të qenit aktiv është më e lehtë nga sa mendoni dhe përfi-timet do të jenë shumë të mëdha. Gjërat do të ndryshojnë për mirë në aspektin emocional.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Njerëzit që nuk janë da-kord me ju sot nuk po përpiqen të bëjnë të vështirin, ata thjesht përpiqen të ndjekin atë që be-sojnë se është mënyra e duhur.

Pas 50 vitesh, gjendet në shishen që lundronte letra e rusit

Mos u habitni nëse ndi-heni sikur askush në rre-thin tuaj të miqve dhe bash-këpunëtorëve nuk ju kupton. Do njihni disa njerëz tërheqës!

Horizontal

Askush s'do bëjë kurrë një punë më të mirë për të krijuar të ardhmen tuaj sesa vetë ju. Vizioni juaj për të ardhmen du-het të vijë në mënyrë organike.

Ju mund ta bëni sot këtë ditë të shkëlqyeshme, pa mar-rë parasysh se mund të keni frikë për një detyrë, ngjarje ose provë të caktuar.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Vargmale në Europën Qëndrore, pa fund. 6- ... Sharif, ish-aktor egjiptian i lauruar. 7- Zotëroj. 8- Shkrimtari Isaku në inic. 9- Shkrimtari turk Nesin në inic. 10- Viç mashkull 1-2 vjeç që mbahet për ndërzim. 11- Qytet italian me një kullë karak-teristike. 12- I shkret, i braktisur, i mjerë, i gjorë. 16- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës. 17- Heroi i Trojës, pa të fundit. 18- Është hamall në port. 19- Një lloj sporti. 20- Aktori Fehmiu. 22- Stadiumi Dovano në inic. 23- Njeri me qëndrim njerëzor e fisnik që tregon dashuri dhe respekt për njerëzit. 24- Humoristi anglez Atikson në inic. 25- I thonë çallmës së hoxhës. 26- Njeri me të meta fizike. 27- Njeri i veshur me veladon. 29- Reizi gazetar. 30- Hoxha që drejton lutjet në xhami. 31- Lloj buke e hollë me zarzavate sipër. 32- Ish-aktorja Besa ..., pa fund. 33- Kafshë e egër i ngjashëm me ujkun që angullit shumë. 35- Fshat turistik buzë Ohrit. 36- Rrogat. 37- Ernest Telman. 38- Janë konstruksione prej betoni për ndërtim. 39-Ministria e Brendshme. 40- Makashi i këngës lirike. 41- Stacioni ndërplan-etar rus në hapësirë. 42- Gadishull në Europën Ju-gore. 43- ktori kryesor tek filmi ‘Tokë e përgjakur”.

1- Lloj peshku liqeni me pika të kuqe. 2- Ka për kryeqytet Jordania. 3- Patrioti Sadria. 4- Shkrimtari Pulaha në inic. 5- Atyre nuk i dridhet bebëza e syrit. 8- Titulli i Kryeminis-trit në kohën e Sulltanit. 10- Jam në hall, në mëdyshje apo në... 11- Një kryeqytet aziatik. 12- Grumbull plaçkash të lidhura sëbashku. 13- Piktor i një shenjtori në dru. 14- Ka edhe një të tillë fetar. 15- Automjetet e Shqipërisë. 16- Rrugicë, me dialekt. 18- Është lidhëse, gjoja, kinse, domethënë, pra. 20- Një i tillë mund të jetë edhe frymëzimi. 21- Ish-aktori Banushi. 23- Njeri koti që nuk i hyn në punë asnjërit. 24- Lëng prej frutash. 25- Lumi që kalon përmes Fierit. 26- Riprodhim fjalë për fjalë i një shprehjeje apo mendimi të një tjetri. 28- Kufi, cak apo... 29- Vajzat nga krahinat e veriut. 31- Njeri që beson në shumë perën-di.32- Sëmundja e tokës, epilepsi. 33- Kocka e kofshës së këmbës. 34- Është miku më i mirë i njeriut. 36- Akuzë, kallxim, 38- Një zotëri anglez. 39- Legjendë, gojëdhënë. 40- Notë në pentagram. 41- Notë muzikore.

I akuzuar për dhunë, prokuroria vendos në favor të Chris Brown

Chris Brown nuk ka përse të shqetëso-het më për çështjen penale kundër tij. Prokuroria ka rrëzuar akuzat për goditjen e një fotografi në një klub nate. Kjo është një fitore e madhe për këngëtarin, i cili u arrestua vitin e kaluar pas konfliktit. “Pas një shqyrtimi të plotë të fakteve dhe informacioneve nga viktima e pretenduar, zyra jonë përcaktoi se kishte prova të pamjaftueshme për ta ndjekur penalisht”, njoftoi zyra e proku-rorëve. Kujtojmë se fotografi akuzoi Chris Brown dhe menaxherët e tij duke thënë se e goditën kur po përpiqej t’i bënte foto. Sipas tij, këngëtari e humbi kontrollin dhe e goditi në gojë duke i lënë disa shenja. Madje në rr-jetet sociale u publikuan edhe disa foto për të provuar dhunën. Menjëherë pas denoncimit, policia arrestoi këngëtarin, por e liroi me kusht për 2 mijë dollarë. Kujtojmë që Chris Brown ka ende një hetim të hapur rreth një përdhunimi në Francë, të cilin e ka mohuar.

Një mesazh i shkruar gjysmë shekulli më parë është gjetur brenda një shisheje të hedhur në det. Një 50-vjeçar në Alaskë ka gjetur letrën e shkruar në gjuhën ruse, që i përket qershorit të vitit 1969 e që konsiderohej si një sekret i asaj periudhe. Tyer Ivanoff e postoi në rrjetin social Facebook foton e shishes. Shkaku i postimit të menjëhershëm ishte shpresa se dikush do ta përkthente atë çfarë shkruhej në letër. Mësohet se letra është shkruar nga një marins në bordin e anijes ruse Sulak. “Përshëndetje të sinqerta! Nga Flota Ruse e Lindjes së Largët VRXF Su-lak. Të përshëndes ty që do të gjesh letrën dhe të kërkoj t’i përgjigjesh adresës Vladivostok -43 BRXF Sulak për të gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe lundrim të mbarë. 20 Qershor 1969”, thuhet në këtë letër.

Page 24: SHBA shkund politikën, zbardh mënyrën si do të arrestohen ... · Durimi i popullit dhe maturia e politikës Korrupsion në Strasburg, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3

GAZETA SOT24 E Mërkurë 21 Gusht 2019

2,3,8,10,11,12,13,14,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Merkato në top-ligat europiane të futbollit po

shkon drejt fundit dhe klubet e mëdha po nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre të dëshiruara për të mbajtur profil të lartë pretendimi në kampionatet respektive. Padyshim që pas Premier League, kampionati italian Serie A është gjithashtu një prej më të fortëve në botë dhe këtë verë pati spektakël në treg, sidomos Juventusi, që bëri goditje të fuqishme dhe është shfaqur si një prej skuadrave që lakmon të fitojë jo vetëm titullin në Itali, por edhe trofeun Champions League që i mungon prej gati 25 vjetësh. Sigurisht, ekipet e tjera do të përpiqen të rivalizojnë “Zonjën e Vjetër” italiane, ku përfshihen Napoli, Interi dhe padyshim dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma e Lacio. Një tjetër skuadër që këtë vit synon të kthehet në peshën e dikurshme të saj, është Fiorentina. “Vjoll-cët” italianë kanë bërë një

Merkato/ Çështja “Nejmar”, edhe një herë ndizet dueli Real-Barcelona

SULMUESI Merkato po futet enë ditët e saj “përvëluese”. Klubet po nxitojnë të mbyllin boshllëqet e tyre duke bërë lëvizje të fuqishme në treg dhe një nga klubet që deri tani ka spikatur për lëvizjet e tij është Interi i Milanos. Kalimi i Aleksis Sançez tek Inter, tashmë duket vetëm çështje orësh. Zikaltrit presin vetëm konfirmimin e Mançester Junajtid. Inter kërkon të transferojë kilianin në formën e huazimit, pa paguar asgjë, por me detyrim blerjeje për 15 milionë euro.

Sa i përket shumës që përfiton sul-muesi, nga 20 milionë euro në sezon që merr aktualisht, do të zbresë në 10 mln euro. “Djajtë e Kuq” nuk kanë dhënë ende një përgjigje për ofertën e Interit, ndërsa janë të vetëdijshëm që vetë Sançez dëshiron të luajë në Itali, për të tentuar rikthimin në ditët e tij më të mira, por njëkohësisht do të gjente edhe më shumë hapësira. Trajneri Solskjaer ka lënë gjithçka të hapur, madje në një deklaratë të fundit ai shprehej se Sançez, për

momentin, është një lojtar i Junajtid, teksa shtoi se duhet pritur se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos. Zikaltrit shpresojnë që të marrin një konfirmim sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që sulmuesi të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit. Fakti që Sançez e dëshiron kalimin tek Inter e favorizon klubin milanez, ndërsa për të është gati dhe fanella me numrin 7. Mbetet të shihet si do të përfundojë ky proces në terma financiarë.

REALI SULMUESI QËNDRIMI

Surpriza, Ikardi prezantohet me nr.7 tek Interi

Mesi vijon rikuperimin tregon fotot nga stërvitja

Reali i Madridit nuk është në momentin e tij kul-mor, por trajneri francez Zinedin Zidane beson se skuadra e tij mund të gjejë ekuilibrat e dëshiruar me kalimin e javëve të para në kampionatin spanjoll. Ndër-kohë, dëmtimi i Eden Hazard është më i lehtë nga sa para-shikohej fillimisht. Edhe pse u mendua se sulmuesi belg do të mungonte rreth 1 muaj, kontrollet e fundit mjekësore kanë zbuluar se Hazard do të qëndrojë edhe vetëm 1 javë tjetër pushim për t’u vënë në dispozicion të Zidane në fillim të javës së ardhshme.

Barça e pret Betisin në “Camp Nou” të dielën, ndër-kohë që Lionel Mesi, vazhdon të stërvitë i veçuar nga grupi. Superylli argjentinas ka vazh-duar me punën për t’u riaftësu-ar sa më shpejt nga lëndimi që e pësoi vetë gjatë seancës së parë stërvitore javë më parë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po stërvit i veçuar dhe paraqitja e tij në atë ndeshje tani vihet në dyshim. Mesi i ka publikuar disa fotografi në llogarinë e vet në Instagram, ku shihet duke bërë punë specifike përgatitore, si dhe me topin, gjë që është lajm i mirë për Barçën. Ai nuk ka

Rrjeti mediatike italian, “Sport Mediaset”, raportoi dje se Ikardi do të veshë fanellën me numrin 7 tek Inter, teksa më vonë menax-herja dhe bashkëshortja e tij, Uanda Nara, konfirmoi se ajo do të kthehet në emisionin televiziv italian “Tiki Taka”. Sulmuesi argjentinas e ka thyer heshtjen duke publi-kuar fotografi të shtëpisë së vet të re në Milano, edhe pse më shumë ngjan në një zonë ndërtimi. Ai kërkohet nga Roma, Monako dhe Napoli, por nuk është i interesuar të kalojë te asnjëra prej tyre, de-risa Juventusi e ka të vështirë

Belgu pritet të jetë i gatshëm për takimin e javës së 3-të të La Ligas që Reali do të ketë ndaj Vilarealit. Deri atëherë në kapacitetin e tij maksimal.

të grumbullojë fonde për blerjen e tij. Trajneri Konte dhe drejtori Marota, e kanë bërë të qartë se Ikardi është tepricë në skuadër.

merkato pa shumë zhurmë, por kur merkato po shkon drejt fundit bënë edhe një lëvizje që shkaktoi zhurmë të madhe, pasi emri i fut-bollistët që blenë ka qenë kandidat për “Topin e Artë”, bëhet fjalë për sulmuesin francez Frenk Riberi, i cili deri disa muaj më parë luante në nivel të lartë tek kampionët e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut. Sipas medieve sportive italiane dhe që e mbështesin edhe mediat e tjera sportive në Francë, Frenk Riberi është

Surprizë në merkato, Frenk Riberi kalon në Serie A, firmos dy vjet me Fiorentinën

futbollist i Fiorentinës. Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje orësh, pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të gjitha pi-kat e kontratës. Ajo që para 40 ditësh dukej thjesht një zë merkatoje, tashmë është kthyer në realitet. Kontak-tet e para mes drejtuesve të skuadrës vjollcë dhe futbollistit francez nisën që më 13 korrik. Dita-ditës, bisedimet morën formë derisa u gjet akordi për pagën e ish-futbollistit të Bajernit, që dukej shumë e

Sulmuesi veteran francez po diskuton detajet e fundit financiare me klubin “vjollcë” të Italisë, shpreson të ruajë të njëjtin ritëm që kishte tek Bajerni

qenë në gjendje të stërvitë nën urdhrat e Ernesto Valverdes. Barcelonës do t’i mungojnë preje dëmtimit edhe dy lojtarët e sulmit, Suarez e Dembele.

lartë për Fiorentinën. Edhe bashkëshortja e tij, Vahiba, kishte thënë “ok”-in për transferimin në Firenze. Tashmë trajneri Montela ka një armë “vdekjeprurëse” për sulmin e “vjollcave”. Mësohet se Riberi do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me pagë 4 mil-ionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa prezantimi mund të bëhet që këtë të mërkurë. Duhet thënë se Riberi nuk e ka më atë po-tencial fizik që kishte për shumë vite tek kampionët e Gjermanisë, por ekspe-rienca, kualiteti, saktësia e veprimeve teknike etj, bëjnë diferencë dhe këto “armë” të tij duket se i ka kuptuar dhe po tenton t’i shfrytëzojë Fiorentina, për t’iu përgjigjur ambicieve që ka klubi për t’u ringritur në lartësinë që të marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës. dhe Frenk Riberi i plotëson këto standarde, pasi ka nivel të lartë teknik dhe padyshim energji pozitive karizmatike që mund t’i japin një hov të ri Fiorentinës në edicionin e ri të kampionatit italian.

Rikuperohet belgu Hazard, buzëqesh tekniku Zidane

Sançez rrezikon të mbetet me gjysmë page tek Interi

Barcelona dhe PSG-ja duket se kanë një luftë mes tyre në distancë. Fakti që Ne-jmar kërkon të rikthehet te katalanasit, e kanë bërë PSG-në që të mendojë se si mund t’i prishë punë për shërbimet e tij. Kështu, mediat spanjolle raportojnë se PSG-ja po mun-dohet që ta mbajë sa më larg Nejmarin nga Barça. Skuadra pariziene është në diskutime edhe me Juventusin e Realin, por këtyre të fundit u ka ofruar Nejmarin me një kërkesë tjetër.

PSG kërkon të transferojë në Francë mbrojtësin Rafael Varan dhe yllin brazilian, Vinisius Zhunior i cili shihet si Nejmari i ri megjithëse ende nuk e ka tre-guar këtë. Kjo ofertë, nuk duket shumë bindëse për Realin duke qenë se nuk do që të humbë shërbimet e një futbollisti si Varan, të cilin vështirë se mund ta gjesh në merkato. Tashmë është Perez ai që e ka gjithçka në dorë dhe do të japë verdiktin e tij, por natyrisht duhet bindur edhe Nejmar.

MLN euro e ka blerë Paris San Zhermen yllin bra-zilian dy vjet më parë nga Barcelona dhe insiston ta shesë po kaq shtrenjtë tek klubet e interesuara.222