Seminar analiza e tregut te punes ne kosove

17
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK P U N I M S E M I N A R I K LËNDA: EKONOMIA E PUNËS TEMA: ANALIZA E TREGUT TE PUNËS NË KOSOVË Mentor: Punoi:

Transcript of Seminar analiza e tregut te punes ne kosove

Page 1: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK

P U N I M S E M I N A R I K

LËNDA: EKONOMIA E PUNËS

TEMA: ANALIZA E TREGUT TE PUNËS NË KOSOVË

Mentor: Punoi:Avdullah Hoti Mehreme Luzha

Prishtinë Maj 2010

Page 2: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

Përmbajtja:

- Hyrje …………………………………………………………………3

- Papunësia e regjistruar……………………………………………...4

- Papunësia e regjistruar sipas kualifikimeve……………………….5

- Papunësia e regjistruar sipas moshës………………………………6

- Papunësia e regjistruar sipas etnitetit...............................................6

- Punësimi sipas gjinisë…………………………………………….....7

- Punësimi sipas rajonit…………………………………………….....8

- Aftësimi profesional…………………………………………………9

- Projektet e realizuara gjatë vitit 2009..............................................10

- Strategjia dhe politikat......................................................................10

- Përfundimi..........................................................................................12

- Literatura............................................................................................13

2

Page 3: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

Hyrje

Gjatë viteve 1990, Kosova perjetoi trazira të thella politike,ekonomike dhe sociale.Gjatë tërë kësaj periudhe dhe duke arritur kulminacionin në vitin 1999,ekonomia u përkeqesua me humbjen e tregjeve të mëparshme dhe kollapsin e shumë ndërrmarrjeve shoqërore që kanë qenë punëdhënës të mëdhenjë.

Migrimi i numrit të madh të të rinjëve të grupmoshës ekomikisht aktive u dëshmua se ishte një e mirë e përzier pasiqë përderisa rriste të ardhurat nga remitancat, gjithashtu zvogëlonte kapitalin njerëzor të nevojshëm për të shtytur zhvillimin ekonomik.1

Deri në vitin 1999 gjysma e popullsisë ishin të papunë dhe më se gjysma ishin ne varfëri.2 Në vitet 2000-20001, një valë e perkrahjes nga donatorët dhe e remitancave kontribuoi në një zhvillim në PVB, kurse në vitet 2002-2005 pati një rënie në rritje. Gjatë kësaj periudhe, pjesa më e madhe e rritjes vinte nga dy sektorë: ndërtimtaria dhe tregtia .

Edhe më tutje Kosova mbetet një ndër shtetet më të varfëra në rajon me një PBV të vlerësuar për kokë banori prej 1855 euro në vitin 2008.

Qëllimi i këtijë punimi seminarik është analiza e tregut të punës duke operuar me të dhënat e viteve të fundit,sidomos me të dhënat e vitit 2009 të marra nga statistikat e botuara nga MPMS.

Janë paraqitur regjistrime të të papunëve të regjistruar sipas kualifikimeve,moshës dhe etnitetit.Gjithashtu ështe paraqitur punësimi sipas gjinisë,rajonit, aftesimi profesional dhe në fundë kam paraqitur strategjinë dhe politikat që duhet të ndërmeren nga qeverija për të përmirësuar TP në Kosovë.

___________________________ 1 Republika e Kosovës, Qeveria ( 2009 ) – Strategjia e punësimit 2010-2012, fq.4 2 B.B.(2005),”Vlerësimi i varfërisë në Kosovë “

3

Page 4: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

PAPUNËSIA E REGJISTRUAR

Kemi një shifër prej 338895 personash të regjistruar si të papunë nga shërbimet publike të punësimit në Kosovë deri në vitin 2009.

Të dhënat e paraqitura (tab.1) tregojnë një rritje prej 0.9% për 12 muaj,gjë që është dukshëm më e lartë krahasuar me rezultatet e rritjës për 12 muaj nga viti 2008, mirëpo ende shumë poshtë sesa rezultatet nga vitet tjera pararendese .

Në tabelë janë paraqitur këto të dhëna bashkë me shkallën e hyrjeve dhe daljeve ne TP.

Tabela 1: Papunësia2005 2006 2007 2008 2009

Hyrjet 12 mujore 29661 30327 23279 21979 19462SHH mesatarja mujore

0.79% 0.78% 0.58% 0.55% 0.35%

Daljet 12 mujore 12585 22691 14710 20632 16509SHD mesatarja mujore

0.34% 0.58% 0.37% 0.51% 0.41%

Rritja 12 mujore 5.7% 2.4% 2.6% 0.4% 0.9%Burimi: MPMS 2009

Papunësia afatgjatë është rritur dhe mbetet si problem qendror ne TP në Kosovë.3

_______________________

4

Page 5: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

3 www.ks-gov.net/mpms

PAPUNËSIA E REGJISTRUAR SIPAS KUALIFIKIMEVE

Krahasimi i niveleve të kualifikimit me 203764 persona të papunë te “pakualifikuar” në vitin 2009 akoma paraqet proporcion më të lartë të numrit të përgjithshëm të të papunëve (60%).

Tabela 2: Papunësia sipas kualifikimeveKualifikimi ISCED Papunësia

e regjistruar

% Hyrjet 12 mujore

Daljet 12 mujore

ShH mesatarja mujore

ShD mesatarja mujore

Pakualifikuar

0-2 203764 60 10406 7611 0.33% 0.31%

Gjysmë kualifikuar

3 13355 4 358 698 0.21% 0.43%

Kualifikuar 3a 28849 9 839 1015 0.18% 0.29%Shkolla e mesme

3c 87681 26 6613 6019 0.38% 0.57%

Shkolla e lartë

4 2184 1 139 168 0.50% 0.64%

Universitet 5a+ 3062 1 1107 998 3023% 2.74%Burimi:MPMS 2009

Të papunët në nivelin “gjysmë të kualifikuar” dhe të “kualifikuar” paraqesin një rënie në numër të regjistrimeve.

Kualifikimet sa më të larta që të jenë përballen me shkallen më të lartë të hyrjes mesatare mujore si dhe mesataren më të lartë të daljeve mujore.duke treguar dinamikë mbiproporcionale te tregut të punës,përkatësisht rrezik më të ulët për të mbetur të papune.

Përveq kapaciteteve të kufizuara,kosovarët me kualifikim të lartë me siguri përballen me kërkim( grupet e reja për nga mosha) dhe nuk përputhen,përkatësisht papunësia teknologjike ( personat më të vjetër),derisa papunësia e grupeve me kualifikim më të ulët mund të duket si dominuese për nga struktura.

5

Page 6: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

PAPUNËSIA E REGJISTRUAR SIPAS MOSHE

Sa i përket papunësisë sipas moshe, shumica e të papunëve në shifra të akumuluara ende i referohen moshën prej 25-39 vjeqar (149 382).Sikurse në vitet paraprake , presioni më i lartë sa i përket papunësisë është prapë grupi më i ri për nga mosha.

Tab 3: Papunësia sipas moshësMosha Papunësia e

regjistruarHyrjet 12 mujore

Daljet 12 mujore

ShH mesatarja mujore

ShD mesatarja mujore

15-24 103896 6964 4726 0.41% 0.38%25-39 149382 8146 6759 0.33% 0.38%40-54 65819 3261 3027 0.29% 0.38%55-64 19798 1091 1997 0.50% 0.82%Burimi: MPMS 2009

Shkalla e rritjes mujore e grupmoshës 15-24 është 2.2%, e asaj prej 25-39 është 0.9%,asaj pre 40-55-4 është 0.4% dhe asaj prej 55-64 është -4.4%.

PAPUNËSIA SIPAS ETNITETIT

Një prezantim sipas etnitetit është ndjekur më prioritet të parë për shkak të qëllimit që të krahasohen zhvillimet sa i përket qasjes së minoriteteve në SHP.

Tab 4: Papunësia sipas etnitetit Etniteti Papunësia

e regjistruar

% Hyrjet 12 mujore

Daljet 12 mujore

ShH mesatarja mujore

ShD mesatarja mujore

Shqiptar 308200 91 17991 15224 0.35% 0.41%

Serbë 13190 4 475 483 0.31% 0.31%

Gjithe 30695 9 1471 1285 0.38% 0.35%

6

Page 7: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

min.Burimi: MPMS 2009

Minoritetet kosovare arrijnë rezultate mbiproporcionale sa i perket mesatares së shkallës së hyrjes mujore. Në një aspekt shkalla më e lartë e hyrjes dhe shkalla e rritjes në këtë rast në formë pozitive, tregojnë progresin e vazhdueshëm në përfshirjen e minotiteteve dhe në veqanti pranimin në shkallë të gjërë të shërbimeve të ofruara minoriteteve.4

PAPUNËSIA SIPAS GJINISË

Duke marrë parasysh pjesën e femrave nga të gjithë të papunët me rreth 54% dhe pjesën e femrave në të gjitha punësimet me rreth 16.2%, femrat e papunë ende përballen me performancë të vogël.

Tab 5:Punësimi sipas gjinisëPunësimet 2008 2008 2009 2009

Femra Meshkuj Femra MeshkujTotali 1524 4321 1804 5425ShP 0.97% 2.4% 1.13% 3.0%Proporcioni 26% 74% 25% 75%Rritja -30.2% 13.4% 18.6% 25.5%ShP pakualifik. 0.37% 2.40% 0.46% 3.26%15-24 1.32% 2.80% 1.46% 3.67%Burimi: MPMS 2009

Sidoqoftë sa i përket zhvillimit të përgjithshëm për zbrazëtinë gjinore,shpije tek rezultate më positive: Pjesa e femrave është zvogëluar prej 26% sa ishte në vitin 2008,deri në 25% në vitin 2009.Gjithashtu është rritur SHP nga 0.97% në 2008, në 1.13% në vitin 2009.5

___________________4 www.mpms-ks.org

7

Page 8: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

5 Raporti vjetor -MPMS

PUNËSIMI SIPAS RAJONIT

Sa i përket zhvillimit brenda rajoneve të Kosovës, sikurse në periudhat paraprake raportuese, zyrat e punësimit në Prishtinë gjithashtu edhe ne vitin 2009 kanë realizuar numrin më të lartë të punësimeve në shifra absolute.

Numrin më i ulët i punësimeve ishte ishte raportuar nga rajoni i Mitrovicës dhe Pejës.Të gjitha rajonet përballen me ngritje të papunësisë. Disa rajone kane ngritje më të lëhtë (12% në Ferizaj), zyret e punësimit nërajonin e Gjakovës jane përballur me ngritjen më të madhe në numër të gjithmbarshëm të të punësuarëvë, me rreth 85%.

Zyrtarët e punësimit në rajonin e Przrenit realizojnë numrin shumë më të lartë të punësimeve për staf (SHPS: 59:1), ndjekur nga rajoni i Prishtinës (SHPS: 47:1).

Performanca shumë më e dobët rajonale për vitin 2009 sa i përket SHP-se ishte raportuar nga zyrtarët e punësimit në rajonet e Mitrovices (26:1) dhe Pejës (29:1).

8

Page 9: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

AFTËSIMI PROFESIONAL

Departamenti i Punës dhe Punësimit menaxhon përveq Divizionit të Punësimit (DP), i cili është përgjegjës për regjistrimin, këshillimin dhe punësimin e të papunëve, edhe Divizionin e Aftësimeve Profesionale (DAP).

DAP ka një rrjet prej 8 Qendrave Rajonale për Aftësim ( QAP ). Në vitin 2009, 2977 të regjistruar si të papunë kanë marre pjesë në Aftësimin Profesional, duke pësuar një rënje krahasuar me vitin 2008 me rreth -8.1%.Sa u përket niveleve të ndryshme të kualifikimeve të të papunëve të aftësuar.tri grupet e kualifikimit më të ulët mbeten shumë më poshtë.6

Sa i përket pjesmarrjes ne AP sipas moshës , paraqitet një rënie e kapaciteteve në shkallën e aktivizimit vetëm për të papunët në moshën prej 15-24 për 0.22% dhe mbi 55 për 0.02%.

Grupi më i ri për nga mosha prej 15-24 , ka arritur nje shkalle aktivizimi prej 1.43%, kurse grupmosha prej 55-64 mbetet në nivel gati të parëndësishëm.Kur flasim për aftësimin sipas etnitetit, në vitin 2009 paraqitet një rënie në përfshirjen e të gjitha grupeve etnike kosovare.

Krahasuar me vitin 2008, regjistrimet e akumuluara për 12 muaj në AP sipas gjinisë në 2009 ishte në rënje për të dy gjinitë. Por më e theksuar ishte për gjininë femërore me rreth -10.82% se sa ajo e meshkujve -6.36.

Sa i përket aftësimeve sipas rajonit, në rajonin e Prishtinës, 81 persona të papunë janë përballur me një vend të lirë në QAP të DPP, në rajonin e Gjilanit 88 dhe ate te Gjakovës rreth 89.

______________________6 Raporti vjetor -MPMS

9

Page 10: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

PROJEKTET E REALIZUARA GJATË VITIT 2009

Për realizimin e politikave aktive të punësimit dhe ngritjen a punësueshmërisë, DDP ka bashkpunuar ngushtë në realizimin e një numri të caktuar të projekteve me MBPZHR,MTPT,ILO-në, UNDP, komunat dhe intstitucionet tjera.

Disa nga projektet e realizuara janë:

- Projekti: “Tregu aktiv i punës për gjenerim të punësimit”- Projekti: “ Angazhimi i posa te diplomuarëve në përgatitje superiore në punet

praktike”- Projekti: “ Ofrimi i munësive për punësim të personave me aftësi të

kufizuara”- Projekti: “ aftësimi profesional në Kosovë”

PUNËT PUBLIKE

- Projekti: “ Nje fidan, një banor”- Projekti: “ Pastrmimi i rrugëve rajonale”- Projekti: “ Punësimi sezonal i studentëve te rreguult në tregun gjerman të punës”- Projekti: “ Berza e punësimit”

STRATEGJIA DHE POLITIKAT

Vënia e Kosovës në një rrugë te drejtë dhe që krijon vende të reja pune është sfidë afatgjatë. Arritja e një përmirsimi të shpejtë në kushtet e TP siq nevoitet në Kosovë , kërkon qasjen e strategjisë nga dy aspekte:

10

Page 11: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

a) Në planin afatshkurtër, strategjia kërkon të zgjerohen investimet publike dhe programet e punëve publike për të ngritur nivelin e krijimit të vendeve të punës sa më shpejtë që është e mundur.

b) Në planin afatmesëm duhet të sigurojë një rrugë të qëndrueshme të krijimit të vendeve të punës duke reformuar sektorët e energjisë dhe minierave dhe duke promovuar zhvillimin e ndërmarrjeve.

Për të siguruar që nuk do të ngritet përqindja e të papunëve, rreth 15 000 vende të reja pune duhet të krijohen në vit nga ekonomia.7

Politikat për përmirësimin e klimës së investimeve për të mundësuar hapjen dhe zgjerimin e firmave, strategjia duhet të fokusohet në shqyrtimin e qështjeve të klimës së investimeve, për te kontribuar në infrastrukturën biznesore, lehtësimin e kufizimeve financiare dhe kornizave rregullative.

Një dobësi e TP në Kosovë e që duhet kushtuar kujdes i veqantë janë informatat e dobëta të tregut dhe baza e dobët e shkathtësive për bizneset e vogla. Forcimi i institucioneve që ofrojnë përkrahje për bizneset është mënyrë e rënddësishme e arritjes së zhvillimit të qëndrueshem të sektorit privat.Poashtu, duhet të merren masa në politikat në arsim, shkathtësi dhe trajnim, duke synuar në përmirsimin e relevancës dhe efikasitetit të arsimit profesional dhe të lartë dhe trajnimit si dhe për të zgjeruar mundësitë për arsim dhe trajnim të të rriturvë.

SHPP-të duhet të përmirsojë kapacitetin e shërbimeve të punësimit në Kosovë ndaj nevojave qe ndryshojnë në TP.Modernizimi i punësimit dhe shërbimeve të trajnimit dhe zhvillimi i një sistemi koherent informativ të TP ( SITP), janë disa nga fushat qe duhet dhe do të shqyrtohet nga strategjia.

Për një periudhë afatshkurtër, migrimi i fuqisë punëtore mund të konsiderohet si një nga mënyrat për të trajtuar qështjen e papunësisë, furnizimin e tepërt të tregut me fuqi punëtore, si dhe për të shtuar kapitalin social dhe njerëzor për të papunësuarit.

Programet e tregut aktiv te punës përkrahin krijimin e vendeve të punës ne dy mënyra themelore:

a) drejtpërdrejtë me masa të hapjes së vendeve të punës dhe b) tërthorazi duke përmirsuar aftësitë për të gjetur punë përmes trajnimit dhe duke

suguruar shkëmbim efikas të punës që ofron informata më të mira të TP dhe përputhje më të mira ndërmjet kërkesës dhe punës.

______________________________7 Republika e Kosovës, Qeveria ( 2009 ) – Strategjia e punësimit 2010-2012.

11

Page 12: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

PËRFUNDIMI

Në përgjithsi mënyra më e mirë për të përmirsuar kushtet e tregut të punës është duke rritur kërkesën për punëtor dhe njëkohësisht duke paisur fuqinë punëtore me kualitetet e nevojshme në mënyrë që ti përgjigjet kërkesës në mënyrë adekuate.Rritja e kërkesës për punë është edhe kusht I nevojshëm për përmirsimin e cilësisë së punës.

Arritja e qëllimit të zbutjes së papunësisë është sfidë afatgjatë dhe duhet marrë në shqyrtim kufizimet në këto fusha:

a) Klima e investimeve paraqet pengesa që e kufizojnë hyrjen e firmave në biznes dhe zgjerimin e tyre

b) Sistemet e arsimimit dhe afësimet nuk arrijnë mjaft për të rritur aftësinë për të gjetur punë punëtorë*

c) Institucionet egzistuese të tregut të punës, politikat dhe rregulloret janë joadekuate si bazë për të përmirsuar funksionimin e tregut të punës

Venia e Kosovës në një rrugë të drejtë dhe që krijon vende pune është sfidë afatgjatë dhe strategjia e duhur duhet te ndahet në tri shtylla kryesore:

a) Përmirsimi i klimës së investimeve dhe ulja e kostos së biznesit me qëllim të rritjes së përshpejtimit së krijimit të vendeve të lira të punës duke inkurajuar hapjen e firmave dhe zgjerimin në aktivitete me më shumë vlerë të shtuar

b) Promovimi i një baze të fuqishme të shkathtësive dhe zhvillim më rë madh të kapitalit njerëzor përmes arsimit formal dhe sistemeve të trajnimit profesional

c) Përmirsimi i funksionimit te TP përmes institucioneve më të mira të TP, politikave dhe procedurave

________________________* Sipas një studimi përcjellës të kryer nga OBP në vitin 2007, vetëm 27% të të diplomuarve nga shkollat e ATP në vitin 2006 kanë gjetur punë gjatë këtij viti.

12

Page 13: Seminar   analiza e tregut te punes ne kosove

LITERATURA

- Republika e Kosovës, Qeveria (2009), Strategjia e punësimit 2010-2012- fq.4- Banka Botërore (2005), “ Vlerësimi i varfërisë në Kosove”- www.mpms-ks.org - www.ks-gov.net - Puna dhe punësimi- Raporti vjetor 2009

13