Salih Konjusha, intervista në Besa 47

5
1 NR.47/2014 Atdheu BESA Ballina

description

 

Transcript of Salih Konjusha, intervista në Besa 47

Page 1: Salih Konjusha, intervista në Besa 47

1

NR.47/2014 Atdheu BESA

Ballina

Page 2: Salih Konjusha, intervista në Besa 47

NR.47/2014 BESA

44

Kurrë, në asnjë etapë të zhvillimit tonë si komb, si kulturë, si shoqëri nuk kemi qenë më të katandisur e të shthurur nga vlerat patriotike e kombëtare. Është kohë e pakohë kur heronjtë shëndrrohen në tradhtarë e tradhtarët ne heronj e burrështetas. Kam një shpresë, kam një ëndërr, kam një lutje që vëllezërit e mi të gjakut të punojnë e përpiqen për Bashkimin Kombëtar nën një flamur, nën flamurin e Gjergjit.

Si të duket Polaci i sotëm krahasuar me Polacin kur ti u detyrove ta lësh? A mendoni të ktheheni në Kosovë dhe Polac?

Fshati im i dashur është i veçantë, ka bukuri të veçanta dhe banorët e fshatit tim janë të veçantë, të urtë, të kulturuar dhe atdhetar të devotshëm. Polaci i rinisë sime dhe vendlindja ime e përjetshme, i bukur ishte atëherë dhe më i bukur

më duket sot ngase frymon i lirë si shqipja me dy krena.

Unë jam i bindur së në zemrën e njeriut kurrë vendi në të cilin ka mërguar nuk bëhet atdheu i tij. Unë do kthehem në atdheun tim, në vendlindjen time, në vendin e të parëve të mijë, aty ku i kam thellë rrënjët e të parëve të mijë, në Polacin e dashur e të paharruar.

Në fund më lejoni që në emër të stafit të redaksisë së revistës tonë t’ju uroj nga zemra suksese në punën e tuaj të ndritur, të mbushur plotë me sakrifica, të cilën ju po e realizoni me sukses!

Ne fund më lejoni edhe mua që gjithë stafit të redaksisë së revistës tonë dhe tuajës t'u uroj nga zemra suksese në punën e ndritur e që do mund dhe sakrificë dhe ju po bëni atë!

SALIH KONJUSHA, RRUGËTIM I FUQISHËM ME IDEALIN Nga Muhamed Krasniqi

Salih Konjusha: Ëndrra dhe realiteti dallojnë shumë. Ëndrra ishte dhe mbetet që të bashkohemi me shtetin amë dhe shteti i Kosovës ka kuptim vetëm si një hap drejt bashkimit përndryshe do të ishte e kotë beteja që kaluam.

Veprimtari i dalluar i çështjes sonë kombëtare, Salih Konjusha, jeton me familje në Falun të

Suedisë, në Dalarna, dhe aty edhe punon. Në vitin 1984 ishte i dënuar me tetë vite burg, për shkak të angazhimit të tij atdhetar, bashkëpunonte me grupin ilegal “Kosova e Re”.

U lind në fshatin Hade, është teknik i automatikës, e në Suedi , erdhi në vitin 1991, pos tjerash punoi mësues me fëmijët tanë, u angazhua në ndihmën e pakursyeshme Kosovës dhe luftës çlirimtare të saj, u angazhua në jetën kulturore dhe në aktivitete të ndryshme me miqtë suedez për senzibilizimin e çështjes së Kosovës si dhe botoi në këtë drejtim shkrime në revista e gazeta suedeze.Salihun veprimtar dhe atdhetar të dalluar e njoh kaherë. Ai ishte dhe është njeri i sakrificës, i qëndresës, i idealit dhe i vizionit. Këtu mjaft mirë i integruar në shoqërinë suedeze dhe me një familje që ai krenohet.Bisedën për “Besa”, e nisëm më 10 qershor, në Ditën e Lidhjes së Prizrenit, në 136 vjetorin e saj, dhe kur e kontaktova në telefon më tha se ishte në rrugë duke u kthyer nga Kosova.

Personalitete

Page 3: Salih Konjusha, intervista në Besa 47

45

NR.47/2014 Personalitete

BESA

- Jam duke u kthyer nga Kosova, mu përgjegj dhe nga zëri shihej se është i disponuar, i gëzuar që ka qenë atje. Edhe nja dy orë mbërrij në Falun,në qytetin ku ai jeton dhe punon, por mun d të bisedojmë, megjithatë i thash pasi të shkosh në shtëpi, të pushosh pak e bisedojmë.

Ndejta 10 ditë, isha dhe votova që është një ndjenjë e veçantë… tha ai.

Dhe këtu edhe e filluam bisedën, me pyetjene e parë spontane për Kosovën e ditëve pranverore fillimqershorit, për zgjedhjet parlamentare dhe përshtypjet e perspektivën për Kosovën sot?

- Kosova po përparon, pavarsisht asaj se ky përparim është i vogël me rëndësi është se po shkon në drejtimin e duhur. Njerzit kanë filluar të piqen edhe politikisht dhe të veprojnë e të mendojnë në mënyrë demokratike. Ishte hera e parë për mua të marrë pjesë në votime në Kosovë dhe isha më se i knaqur me rrjedhën. Nuk kishte far dallimi me zgjedhjet që i patëm në maj këtu në Suedi. Rezultati nuk mund tu pëlqej të gjithëve por mbarvajtja e procesit ishte fenomenale. Kishte vetëm një gjë që më irritoj. Po shiqoja një program televiziv ku merrte pjesë një vëzhgues i zgjedhjeve. Programi ishte i hapur dhe shikuesit telefononin. Përveç tjerëve edhe disa nga diaspora të cilët i shanin zgjedhjet e bile njëri deklaroi se në në diasporë i shohim sendet ma mirë se sa ata në Kosovë. Kjo çirrje sorrash prej perëndimit ishte ajo që më irritoi. Ne nuk mund ti shofim sendet më mirë se sa ata të cilët jetojnë në Kosovë e bile unë mendoj se ne nga diaspora nuk kemi të drejt morale të votojmë e aq më pak tu shesim mend atyre në vendlindje. Vet fakti se ne kemi ikur që andej e edhe fakti se ne edhe sot e kësaj dite qëndrojmë në mërgim tregon se sa egoist të pandreqshëm jemi. Ne mund tu shesim mend atyre se ne kemi qenë “të mençur” e kemi siguruar një jetë më të mirë për ne dhe familjen tonë por ne kurrsesi nuk mund tu shesim mend atyre e ti mësojm se si ndërtohet vendi. Poashtu, 10 qershori është edhe Dita e Lidhjes së Prizrenit, 136 vjetori, si reflekton sot kjo ngjarje, apo mësimet që na duhen?, - e pyesim Salihun.

- Sipas mendimit tim, kjo është një datë historike me të cilën duhet të krenohemi por ne kemi shkuar më tutje. Unë mendoj se na presin sfida të reja dhe ajo më kryesorja prej tyre është se si ti çlirojmë trojet shqiptare dhe si ta bashkojmë Kosovën me shtetin amë Shqipërinë. Kërkesat për komb e gjuhë kosovare janë ugurzeza dhe veprojnë në kundërshtim me frymën e Lidhjes së Prizrenit dhe në kundërshtim me krejt ate çka kemi arritur deri sot. Dhe qershori sërish , hyrja e NATO-s në Kosovë, apo fillimi i çlirimit definitiv te Kosovës . Si e përjetoi atë datë Salih Konjusha, i cili është një nga protagonistët e vuajtjeve shqiptare për shkak të idealit? - Kosova do ta kishte të vështirë të çlirohej pa ndihmën e miqve tanë por nuk mendoj se kjo ishte mënyra më e mirë për të na ndihmuar. Sido që të jetë at ditë e përjetova me gëzim sepse u ndërpre dhuna dhe terrori ndaj popullit tonë.

Jeta e atdhetarëve tanë është një jetë ofensive në drejtim të përjetësimit të idealit shqiptar në tërësi. Stoicizmi yt drejt këtij ideali, i pamposhtur në rethana pak më ndryshe, flet biografia jote . Kujtimet janë të shumta. Sikur të të pyesja për ndonjë nga ato kujtime do të veçoje ndonjë?

- Ato që ne kemi bërë këtu në mërgim janë pak me ato çka na kërkonte momenti. Ndarja e një 3% dhe i mjeteve në fondin Vendlindja Thërret nuk ishin në nivelin që kërkonte situata. Mua më kujtohet se në vitin 1998 dhe 1999 unë nuk dërgova as një öre për familjen time në Kosovë. Të gjitha të hollat që mund ti ndanim i dërgonim në fondin Vendlindja Thërret. Dikuj kjo mund ti duket shumë por mua më duket se ishte pak. Momenti kërkonte më shumë dhe ne kishim më shumë mundësi. Ja, psh unë sot kam një shtëpi këtu Suedi, pra jam rrasë në borxh deri në fyt për ta bërë këtë shtëpi. Por unë nuk kam hyr kurr borxh për ti dërguar mjetet për Ushtrinë tonë të lavdishme. Prandaj kakarisja e atyre pak mjeteve që kemi ndarë gjatë kohës së luftës është fare e pa shije.

Page 4: Salih Konjusha, intervista në Besa 47

NR.47/2014 BESA

46

Si punonit në vitet e vështira kur duhej më shumë fjalë e shkruar e lirë apo ilegale, kur duhej më shumë demonstrata, dhe kur duhej më shumë energji në të gjitha frontet, pastaj greva urie, e aktivitetet të tjera për të bindë opinionin dhe politikën suedeze, si një nga faktorët me ndikim në politikën e gjithmbarshme evropiane dhe botërore se lufta çlirimtare e shqiptarëve është e drejtë?

- Kam marrë pjesë në shumicën e aktiviteteve që organizoheshin aso kohe për të sensibilizuar çështjen e Kosovës. Përveç kësaj kam shkruar disa artikuj në gjuhën suedeze ku përpiqesha të formoj një opinion pro çështjes tonë. Në gazetat lokale në Dalarna nuk kam pasë edhe aq sukses sepse këtu vepronte një lobi i cili edhe inicioi nënshkrimin e disa intelektualëve suedezë kundër intervenimit në Kosovë. Por në Sydsvenska dagbladet, në Geffledagbladet, Sundsvallstidningen kam pasur disa shkrime të suksesshme. Nuk ishte leht sepse këtu ishte shumë e fuqishme një frymë kundër angazhimeve të SHBA-s në Europë.

Në Suedi kemi miq të mrekullueshëm

Në Suedi ka shumë miq të Kosovës e shqiptarëve. Do të hynim ne hak të mos përmendim të gjithë. Mirëpo si e vlerëson ti punën e tyre, do të dalloje ndonjërin?

- Vërtetë kemi miq të mrekullueshëm dhe unë u jam shumë mirënjohës për atë që kanë bërë për ne. Nuk mund ti përmendim të gjithë por unë po përmend këtu dy prej atyre me të cilët unë kam kontakte edhe sot e kësaj dite dhe i çmoj shumë. Ullmar Qvick e Anders Wesman që i njoh një kohë të gjatë dhe që ishin aktiv gjat gjithë kohës.

Salih Konjusha, cila është Kosova e ëndërrave tua, si duhet të jetë?

- Ëndrra dhe realiteti dallojnë shumë. Ëndrra ishte dhe mbetet që ne të bashkohemi me shtetin amë dhe shteti i Kosovës ka kuptim vetëm si një hap drejt bashkimit përndryshe do të ishte e kotë beteja që kaluam.

Atdhetari Salih Konjusha dhe mërgimi, si përjetohet jeta në kurbet?

- Thonë se trimi vdes një herë e frikacaku për ditë. Njësoj edhe për mërgimtarin.

Përvojat këtu, mësimet apo shembujt. Integrimi përmendet në shumë forma, por sa jeni ti dhe familja te integruar, sa e dëmton apo forcon integrimi ruajtjen e identitetit nacional?

- Integrimi në shoqërinë suedeze nuk është aspak i lehtë. Sa herë që bie kjo bisedë, shokët e mi të punës më thonë se ti je integruar plotësisht por unë nuk mendoj kështu. Unë edhe ma tutje e ndjej veten të huaj. Mërgimtari për vendësit është njeri pa identitet.

Unë nuk mendoj se integrimi rrezikon ndjenjën kombëtare por të qëndruarit këtu po. Ne mund të shofim ëndrra me sy hapur por unë jam i sigurt se fëmijt tanë një ditë do të asimilohen. Unë nuk mendoj se Jejms Belushi është shqiptar vetëm se ai në ndonjë reklam ndoshta edhe të sponsorizuar deklaron I am albanian. Fëmijtë e mi janë shqiptar dhe e ndiejn mallin për Shqipërinë (Kosovën). Unë që kur kanë filluar të flasin i kam mësuar të mos e përmendin Kosovën por Shqipërinë. Asnjë suedez po e takove jashtë Suedie, nuk të thotë se është prej Dalarnës, prej Värmland, prej Skåne. Jo, ai thot Jag är från Sverige ( jam nga Suedia). Edhe ne shqiptarët duhet të deklarohemi se jemi prej Shqipërie, jam prej Prishtine. Ani pse ne sot kemi dy shtete por ne duhet të deklarohemi sikur ato të jenë një sepse qëllimi ynë është ky.

Mërgata shqiptare sa po e luan rolin e saj, a është e fuqishme dhe a është ajo që përfaqëson kombin me tiparet e tij shembullore? Sikur ti falënderoje suedezët, çka do të thoje?

- Ka individ të cilët na përfasojnë ashtu siç jemi por ka edhe të atillë që të bëjnë të turpërohemi, por ky është realiteti. Në fillim të viteve 90-a kam punuar disa vjet si mësues i gjuhës amtare por edhe si ndihmës i mësuesit në gjuhën suedeze. Në çdo prezentim timin para shokëve të punës jam deklaruar -Unë jam kovaç! Dhe këtë e kam bërë sepse unë jam teknik me profesion e punoja si mësues. Nëse unë bëja një punë të mirë si mësues kjo do të ishte një nder

Personalitete

Page 5: Salih Konjusha, intervista në Besa 47

47

NR.47/2014 Personalitete

BESA

për sistemin shkollor të Kosovës dhe nëse unë do të bëja ndonjë gabim nuk do të dëmtoja imazhin e shkollës kosovare sepse shokët e mi të punës do të thonin: natyrisht, ai nuk mund të bëj punë më të mirë, ai është kovaç. Mendoj se këte duhet ta kemi parasysh kur prezentohemi para tjerëve. Çdo herë imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarit e masandej ai personal.

Jam krenar me familjen time, më gëzojnë sukseset e fëmijëve tanë në Suedi

Familja jote, sa krenohesh me te, me fëmijët dhe shkollimin e punën e e tyre?

- Jam krenar me familjen time. Me fëmijt e mi ka punuar kryesisht Eminja, gruaja ime që është juriste me profesion dhe që ka studiuar edhe gjuhën dhe letërsinë. Dhe ajo ka qenë përgjegjëse për edukimin dhe arsimimin e fëmijve. Po edhe unë kam qenë aty afër.Uunë për shembull u kam mësuar matematikëm dhe shkencat natyrore. Sot fëmijt tanë shkollohen nëpër universitete të ndryshme të Suedisë. Dardani këto ditë ka kryer vitin e parë për master në medicinë molekulare. Dijedona ka dal në vitin e dytë në fakultetin e mjeksisë së përgjithshme. Albana studion të drejtat e njeriut dhe Besforti shkon në gjimnaz në drejtimin e teknikut të automatikës.

Pra, të rinjtë shqiptarë në Suedi po dëshmohen ditë e më tepër me suksese të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës. Cili është vlerësimi yt për këto të arritura dhe a ke ndonjë mesazh për të rinjtë këtu në Suedi?

- Natyrisht se me gëzojnë shumë sukseset e fëmijve tanë këtu në Suedi dhe unë i përgëzoj por edhe të tjerët të moshës madhore i këshilloj të shfrytzojnë mundësitë e sistemit për shkollim. Unë psh në moshën 54 vjeçare kam përfunduar një shkollë të lartë. Këtë shkollë e kam kryer pa shkëputje nga puna dhe falë gruas time e cila është kujdesur për fëmijtë dhe mbarvajtjen e shkollimit të tyre.

Biografia e Salih Konjushës

U lind më 1 mars 1956 në Hade. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në Prishtinë ka mbaruar

shkollën teknike, drejtimi i makinerisë. Deri në marsin e vitit 1984, ka punuar në Termocentralin Kosova B. Prej vitit 1981 deri me 1984 ka bashkëpunuar me grupin ilegal ”Kosova e Re”.

Por, më 15 mars 1984, është arrestuar dhe është dënuar me 8 vjet burg, të cilat i ka mbajtur në burgjet serbe, në Prishtinë, Gjilan, Zrenjanin e Sombor.

Mbas burgut ka marrë pjesë aktive edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, të cilin e drejtonte Anton Çetta. Në nëntor të vitit 1991 ka ardhur në Suedi. Në strehimoren e Rämshyttanit, së bashku me Shaipin prej Koliqi, kanë punuar me nxënës shqiptarë. Kanë pasur rreth 50 nxënës. Pas marrjes së lejeqëndrimit, u vendos në Falun me ç´rast si mësues i mësimit plotësues në gjuhën amtare shqipe ka punuar gjatë viteve 1993-1995, kur i kthehet profesionit të tij – teknik i automatikës. Dhe ato vite për Salihun kanë qenë vitet më të lumtura në jetën e tij. Përpos punës me nxënës, ai ka qenë mjaft aktiv edhe në veprimtaritë atdhetare. Kështu, ka dhënë kontribut të çmueshëm në funksionimin e fondit humanitar të Republikës së Kosovës, të njohur si fondi i Trepërqindëshit, pastaj në aksionet e tjera për grumbullimin e ndihmave për shkolla dhe ndihma të tjera për Kosovën, në fondin “Vendlindja thërret” e kështu me radhë. Një kohë ai ka qenë i angazhuar edhe në kuadër të veprimtarive kulturore të komunitetit shqiptar në Suedi. Pos të tjerash, ka qenë anëtar i kryesisë në shoqatën ”Republika” në Falun, e cila ka qenë aktive deri në vitin 1997, pastaj edhe në shoqatën ”Anton Çetta” në Borlänge, në shoqatën shqiptaro-suedeze në Borlänge, në shoqatën ”Iliria” në Borlänge, në Lidhjen e Shoqatave Shqiptare për Suedi e të tjera. Para dhe gjatë kohës së luftës në Kosovë ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm në sensibilizimin e çështjes së Kosovës gjatë takimeve dhe kontakteve me suedezët si dhe ka shkruar artikuj të ndryshëm për të vërtetën në shtypin dhe revistat e Dalarnës dhe me gjerë.