S KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE TERMOMINERALË TE ...CBZIMI%20... · direkt të ujërave...
Transcript of S KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE TERMOMINERALË TE ...CBZIMI%20... · direkt të ujërave...
SHFRYTËZIMI INTEGRAL, KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE TERMOMINERALË TE
PUSIT GJEOTERMAL KOZANI-8 NJË METODË EKONOMIKISHT EFEKTIVE DHE ME NDIKIM
POZITIV MBI MJEDISIN E ZONËS PËRRETH
Nevton KODHELAJ1, Zija KAMBERI
2, Perikli LLESHI
3, Aida BODE
4, Nevina KOJA
1,
Esmeralda ZEQO1
Fjalët kyçe: Gjeotermi, Kozani-8, pishinë, temperaturë, kaskadë, këmbyes nxetësie, ekonomike.
Qëllimi
Artikulli ka për qëllim evidentimin e mundësive që ofron Shqipëria, dhe konkretisht një
prej burimeve(puseve) më të rëndësishëm të ujërave termomineralë, të zonës gjeotermale
Kruja në veçanti dhe tërë territorit Shqiptar. Vendi ynë është relativisht i pasur me burime
të ujërave termominerale, të cilët klasifikohen duke filluar nga entalpia e ulët deri në
kufijtë e poshtëm të entalpisë së mesme (temperatura varion nga 34÷65.5°C). Vlen të
theksohet se temperaturën maksimale, në sipërfaqe, e kanë ujërat e pusit Kozani-8. Ky pus
ështe shpuar në vitin 1989, për kërkim të naftës dhe të gazit, pra gjetja e shëllirës së
ngrohtë është konnsideruar si një lloj “aksidenti” për kohën. Pusi ndodhet në rajonin
kodrinor, 26 km në JL të qytetit të Tiranës. Ai ka kapur formacionet gëlqerore në thellësinë
1816 m dhe ka shpuar një interval prej 11 m në thellësi të tyre. Debiti i matur në grykë të
pusit është 10.3 l/s dhe paraqitet i qëndrueshëm prej më shumë se 23 vjetësh. Pozicionimi
gjeografik në afërsi të korridorit 8, temperatura, debiti dhe afërsia me qendrat e banuara,
kanë qenë parametrat bazë për përzgjedhjen e tij për hartimin e projektit të paraqitur.
Skema e propozuar mundëson përdorimin integral dhe kaskadë të tyre, por ajo mundëson
edhe prodhimin e energjise elektrike përmes një sistemi hibrid (kombinim i përdorimit
direkt të ujërave termomineralë me panelet diellore). Qendra e propozuar do te jetë e
pajisur me një qendër SPA, pishina të hapura dhe të mbyllura (me ujë të ngrohtë), qendër
fitnesi, masazhi, sera si edhe ambiente për kultivimin e spirulinës. Analiza e detajuar
ekonomike, bazuar në NPV dhe ROR të ndryshme, provon në mënyrë të
pakundërshtueshme, se “derdhja” e mëtejshme e tyre është e pajustifikuar dhe shoqërohet
jo vetëm më humbjë shumë të mëdha ekonomike, por edhe shkakton dëme të mëdha
mjedisore, për zonë dhe madje edhe më gjerë. Pavarësisht kostos shumë të lartë financiare
(më shumë së 5.5 milionë Euro), projekti i paraqitur është tërësisht fizibël. Zbatimi i tij do
të japë një ndihmesë të madhe edhe për përmirësimin e standardeve të jetesës për
komunitetin e zonës.
1 HYRJE
Zona gjeotermale Ishmi-Kruja, figura 1, ndodhet në afërsi të aeroportit ndërkombëtar
“Nënë Tereza”. Ajo ka në afërsi edhe qytetin historik të Krujës si edhe plazhet e
mrekullueshme të detit Adriatik dhe liqenit të Ohrit. Në grykën e pusit Kozani-8, që është
një ndër puset e shpuar në strukturën e Kozanit uji ka temperaturë të lartë (65.5°C). Pusi
ndodhet në juglindje të Tiranës dhe vetem 8 km në veriperëndim të Elbasanit. Uji del nga
një horizont në thellësinë 1816-1837m. Temperatura e ujit në formacion është 80°C, kurse
trysnia 191 atmosferë në tavanin e gëlqerorëve në fund të pusit, si dhe 12 atmosferë në
grykën e tij. Mineralizimi i ujit 4.6g/l. Debiti është i qëndrueshëm, 10.3 l/s. Fuqia e
mundshme për tu instaluar është 2070kW. Faktori i kapacitetit termik 1.93MWt. Sipas
diagramës së rezistencës së dukshme, në intervalin (1816-1837)m, shtrihen gëlqerorë
1 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (Departamenti i Burimeve të Energjisë)
2Advanced Engineering Associates International Inc.
3 Komuna Kashar, Urshek, Tiranë
4 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (Departamenti i Burimeve Natyrore)
kompaktë, me rezistencë elektrike specifike të lartë. Aktualisht këto ujëra “derdhen” në
përrua, çka do të thotë humbje shumë të mëdha energjetike, por edhe dëme shumë të
mëdha mjedisore, për shkak të përmbajtjes së lartë të H2S si edhe të CO2. Qendra e
propozuar do të jetë e pajisur me një impiant për veçimin e tyre dhe përdorimin më pas në
industrinë ushqimore apo për qëllime mjekësore. Sistemi hibrid, mundëson kombinimin e
ujërave termomineralë të pusit Kozani-8, me panelet diellorë. Kushtet klimatike të zonës,
me më shumë se 280 ditë me diell në vit, do të rrisë efektivitetin ekonomik të projektit të
propozuar.
2 NDËRTIMI GJEOLOGJIK I ZONËS GJEOTERMALE KRUJA
Në pjesën e poshtme të prerjes së zhveshur të saj shtrihen shkëmbinj karbonatikë
neritikopelagjikë të kretak-paleogjenit dhe mbi ta vendoset flishi oligocenik, i cili ka
trashësi deri në 5 km dhe gjatësi 180 km [6]. Rrudhosja kryesore e kësaj zone u bë në
oligocenin e mesëm dhe në miocenin e poshtëm e të mesëm, prandaj, vende-vende takohen
edhe vendosje transgresive të depozitimeve të oligocenit të sipërm dhe sidomos të miocenit
mbi ato më të vjetrat, figura 2. Në zonën e Krujës ekziston pushimi stratigrafik në nivelin e
paleocen-eocenit, diapazoni i të cilit lëviz nga një varg antiklinal në tjetrin. Kjo zonë
ndërtohet nga disa vargje antiklinale dhe sinklinale, me vendosje shkallore ulëse drejt
perëndimit. Këto struktura janë lineare dhe kanë gjatësi disa dhjetëra kilometra.
Antiklinalet, në përgjithësi kanë krah perëndimor të këputur nga tektonika mbihipëse,
Figura 1: Harta e zonës gjeotermale Ishmi-Kruja
prandaj ato shpeshherë vrojtohen vetëm si monoklinale me rënie lindore, siç është ai i
vargut Dajti-Krujë. Përgjatë mbihipjeve, gëlqerorët dhe dolomitet e kretakut kontaktojnë
tektonikisht me flishet oligocenikë të sinklinaleve në perëndim, figura 3. Në këtë zonë
janë tre puse që prodhojnë ujë të ngrohtë (puse gjeotermalë): Ishmi-1/b, Kozani-8 dhe
Galigati-2. Nga pikëpamja krahinore, ata shtrihen deri në thellësinë 10 km, mbi evaporitet
me të cilat lidhet edhe tektonika rajonale [1]. Në këtë thellësi temperatura arrin vlerat
120÷150°C. Uji vjen nga intervali 1816÷1837 m [2]. Temperatura në këtë thellësi është
80°C ndërsa presioni 191 atm. Presioni në grykë të pusit është 12 atm ndërsa temperatura
65.5°C. Mineralizimi i ujërave 4.6 g/l [2], pH= 7.5; përmbajtja e kationeve Ca2+
=27.62
mg/l, Mg2+
=20.4 mg/l, Na+= 268.5 mg/l, NH4
+=47.5 mg/l; përmbajtja e anioneve Cl
-
=270.2 mg/l, SO42-
=46.2 mg/l dhe HCO32-
=10 mg/l; përmbajtja e mikroelementëve
B=0.00067 μg/l.
Figura 3: Skema strukturore e Kozanit dhe e tavanit të gëlqerorëve
Figura 2: Harta gjeologjike dhe hidrologjike e zonës gjeotermale Kruja
3 LLOGARITJA E REZERVAVE ENERGJETIKE TË STRUKTURËS
GËLQERORE TË KOZANIT
Sasia e nxehtësisë në shtresë llogaritet përmes relacionit [2]:
zAttcPcQ uumm 010 1 (1)
Ku: Φ poroziteti efektiv i gëlqerorëve (Φ =5.8x10-3
);
ρm dendësia mesatare e matriksit (ρm= 2640 kg/m3);
cm kapaciteti i nxehtësisë specifike të formacionit (cm=1.1 kJ/kgK);
ρu dendësia e ujit (ρu= 980.37 kg/m3);
cu nxehtësia specifike e ujit (cu=4.1893 kJ/kgK);
t1 temperatura në shtresë (t1=85°C);
t0 temperatura në sipërfaqe (t0=16.5°C).
GJQ 1036330 1007121102102751685241893798010851100264010851
...... (2)
Rezervat e energjisë gjeotermale llogariten përmes relacionit:
GJQRQ 918001 10071211007121 .. (3)
ku: R0=0.1 sepse Kozani-8 është i vetmi pus në strukturën karbonatike i
cili erupton ujë të ngrohtë.
Rezervat e nxjerrshme të energjisë llogariten:
GJ....tcttQE uurv63
1 10401230864003653418937980258510310 (4)
Rezervat specifike janë:
2
6
91 6339
1027
1007121mGJ
A
Qq /.
.
(5)
Kapaciteti energjetik është:
MWh..).(..)tt(PQ tumaxe 0520041840185653100041840 (6)
ku: Pmax debiti maksimal i pusit [l/s];
tu temperatura e ujit [°C];
tt temperatura e terrenit në sipërfaqe [°C].
Sasia vjetore e energjisë llogaritet:
vitTJ..).(.)tt(PS tumese 3901319018565113190 (7)
Ku: Pmes debiti mesatar i pusit [kg/s].
Faktori i kapacitetit është:
0060052
390031710031710 .
.
...
e
e
Q
SK (8)
4 SHFRYTËZIMI INTEGRAL, KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE
TERMOMINERALË TË PUSIT GJEOTERMAL KOZANI-8
Nga grupi i autorëve të studimit, u mendua fillimisht, bazuar edhe në eksperiencën më të
mirë ndërkombëtare, në fushën e përdorimt direkt të energjisë gjeotermale, se rruga më e
mirë, qoftë nga pikëpamja e koeficientit të shfrytëzimit ashtu edhe ajo ambientale e mbi të
gjitha ekonomike, ishte ndërtimi i një qendre rekreacionale [9]. Qendra do të përfshijë
SPA, qendra fitnesi dhe masazhi, pishina të hapura dhe të mbyllura (me përmasa dhe
temperatura të ndryshme), sera, ambiente për kultivimin e akuakulturave, salla
konferencash, impiant për prodhimin e energjisë elektrike etj. Ngrohja e saj do të
mundësohet nga përdorimi direkt i energjisë gjeotermale, duke instaluar këmbyes
nxehtësie [5], ndërsa freskimi do të mundësohet përmes instalimit të pompave të
nxehtësisë [3]. Tarraca e qendrës do të mbulohet nga panelet diellore, të cilët jo vetëm do
të sigurojnë ujin sanitar, por edhe duke këmbyer nxehtësinë me ujin gjeotermal do të rritin
temperaturën e tij, duke mundësuar kështu gjenerimin e energjisë elektrike (sistemi hibrid
gjeotermal+diellor). Energjia e prodhuar do të mundësojë plotësimin e nevojave për
ndriçim (energji plotësisht e gjelbër), por edhe për vënien në punë të pompave të
nxehtësisë si edhe gjithë pajisjeve të tjera të nevojshme, duke filluar që nga pompat e
qarkullimit të pishinave, sistemet e filtrimit, pajisjet elektrike të dhomave etj. Në figurën 4
paraqitet pamja anësore dhe ballore e qendrës rekreative, ndërsa në figurën 5 paraqitet
skema funksionale e sistemit integral, kaskadë dhe hibrid të shfrytëzimit të ujërave
termomineralë të pusit Kozani-8.
Figura 4: Pamja ballore dhe anësore e qendrës rekreative Kozani-8
Figura 5: Skema funksionale e sistemit integral, kaskadë dhe hibrid të qendrës rekreative
Kozani-8
5 HUMBJET E NXEHTËSISË
Qendra rekreative Kozani-8 do të ketë disa pishina: një pishinë gjeotermale (e projektuar si
një pellg natyror, me përmasa 10*8*0.5 m dhe ujë me temperaturë 38°C, i degazuar), një
pishinë të hapur me përmasa olimpike (50*23*3 m, ujë më temperaturë 30°C), një pishinë
me ujë të ëmbël (10*5*1.5 m-e shkallëzuar, ujë me temperaturë 38°C, i degazuar,
lehtësisht e mbyllur), një pishinë për fëmijë me ujë të ëmbël (5*3*0.5 m, ujë me
temperaturë 30°C). Kriteret për projektimin e pishinave janë: psikologjike dhe fiziologjike,
të kenë rrugë komunikimi me gjerësi 1÷3 m, lartësia e ambienteve për pishinat e mbyllura
4 m, kontroll të nivelit të lagështisë dhe temperaturës, të mundësojnë lehtësisht
mirëmbajtjen si edhe të kenë nivel të zhurmës më të ulët se 60 dB. Ngarkesa termale e
sistemit ndikohet nga një numër i madh faktorësh, përfshirë numrin e pushuesve,
aktivitetin e tyre fizik, pajisjet termike, rrezatimin diellor dhe intensitetin e tij, ventilimin
natyror, termoizolimin etj. Llogaritjet e pajisjeve elektrike janë bërë nisur nga supozimi që
ngarkesa maksimale është e ndryshueshme, me qëllim optimizimin e tyre. Në figurën 6
paraqitet skema funksionale e sistemit të qarkullimit të ujit të pishinave. Në shkallën e parë
të kaskadës uji do të përdoret për ngrohje ambienti si edhe pishina. Uji i shkarkuar nga
pishinat (me temperaturë 38°C) do të përdoret për kultivimin e spirulinave. Kapaciteti i
këmbyesit do të jetë 22.69 tonë ujë/orë, për një fuqi të instaluar prej 512 kW [7]. Kjo sasi
energjie do të transmetohet përmes ujit të ëmbël, të ngrohur në temperaturat 45÷50°C. Në
këmbyesin e dytë të nxehtësisë do të kalojnë 15 tonë ujë/orë, për një fuqi të instaluar prej
480 kW. Temperatura e ujit në këtë këmbyes do të jetë 40÷50°C [7].
Në tabelën 1 paraqiten ngarkesat termale për të dy stinët: dimër dhe verë, ndërsa në tabelën
2 paraqiten parametrat për ambientet e pishinave të mbyllura [8].
Tabela 1: Ngarkesa termale sezonale e qendrës rekreative Kozani-8
Mjedisi
DIMËR VERË
Ngarkesa
termale
[kW]
Ajri
[kW]
Uji sanitar
[kW]
Totali
[kW]
Ngarkesa
termale
[kW]
Ajri
[kW]
Uji sanitar
[kW]
Totali
[kW]
Godina qendrore 512 420 80 1012 100 130 53 283
Pishinat e mbyllura 32.3 63.6 130.5 226.4 130.5
Pishina gjeotermale (10x 8)m 18 35 72 125 72 Pishina me ujë të ëmbël (10x5m) 11 22 45 78 45
Pishina e fëmijëve (5x3m) 3.3 6.6 13.5 23.4 13.5
Nëntotali 1236.4 413.5
Pishina e mbyllur (ujë) 68
Pishina gjeotermale (ujë) 48 Pishina me ujë të ëmbël (ujë) 20
Pishina olimpike (ujë) 1300
Totali 2674.4 413.5
pbV .
quD . put .
puD .
kuD .kquD ..
pquD ..
puD .
G "
1t
'
1t
G
"
. put
put .
put .
kuD .
''
2t
''
2t
'
1t
Pishinë
Këmbyes
nxehtësie
Pompë qarkullimiFiltër
Pusi gjeotermal
put .
Figura 6: Skema e qarkullimit të ujit të pishinave
Tabela 2: Parametrat mjedisorë të pishinave të mbyllura
6 NDIKIMI POZITIV NË MJEDIS I QENDRËS REKREATIVE KOZANI-8
Aktualisht gjendja mjedisore pranë pusit Kozani-8, paraqitet alarmante. Kjo vjen për dy
asrye: Përmbajtja e lartë e gazeve të dëmshëm; Përmbajtja e lartë e kripërave minerale.
Analizat kimike të ujit termimineral tregojnë se përmbajtja e H2S është 410.07 mg/l,
H2SO4 është 43.1 mg/l, HBO2 është 25.4 mg/l dhe CO2 të lirë është 184.7 mg/l. Elemntë të
tjerë që gjenden në ujin e pusit Kozani-8, në temperaturën 65.5°C janë are Cl, F, Br, J dhe
NO2 [9]. Të gjithë këto gaze nuk janë të tretur në ujë, prandaj mjafton një ngacmim i vogël
që ata të çlirohen në atmosferë. Shumica e tyre janë helmues dhe shumë helmues për
njerëzit dhe kafshët. Përveç kësaj ata janë edhe shumë të dëmshëm për pajisjet, duke qenë
se kanë veti shumë të forta acide. Ndikimi i tyre në mjedis dhe në shëndetin e komunitetit
është shumë i lartë. Për këtë arsye është e domosdoshme të pastrohen këto gaze, përpara se
uji të shkarkohet në mjedis, përmes një procesi degazimi. Vlerësimet sasiore tregojnë se
sasia e gazeve që duhet të pastrohen është 5.12 kg/orë, për një masë uji gjeotermal 12.04
tonë/orë, me temperaturë mesatare 40.68°C. Po ashtu edhe përmbajtja e kripërave minerale
në ujin e pusit Kozani-8 është shumë e lartë.
Analizat kanë treguar se kjo sasi arrin 4.6 g/l.
Uji përmban sasi të mëdha të kationeve Na+
1.19 g/l, Ca2+
0.79 g/l, Mg2+
0.2 g/l, K+ 0.17
g/l, NH4+ 0.02 g/l, përmban gjurmë të
metaleve si Fe, Cu, Al si edhe anioneve Cl-
2.36 g/l, SO42-
1.78 g/l, HCO3- 0.43 g/l etj.
Ndikimi i tyre fillon që nga ndotja e tokës,
figura 7, ndotja e ujërave mbi dhe
nëntokësorë, problemet e lidhur me krijimin
e depozitimeve të silicit dhe kalcitit,
probleme të korrozionit dhe mbi të gjitha
problemet shëndetësore mbi njerëzit dhe
kafshët. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse
projekti i qendrës rekreative parasheh
ndërtimin e imipanteve të trajtimit dhe
pastrimit të gjithë këtyre ndotësve. Procesi i
pastrimit përfshin shkripëzimin e plotë dhe si
hap të dytë shkripëzimin selektiv me qëllim
veçimin dhe grumbullimin e elementëve me
vlerë tregu. Më pas këta elementë do të
tregtohen, kryesisht në tregun vendas, duke
ndihmuar kështu në përmirësimin e treguesve
ekonomikë të qendrës rekreative Kozani-8.
7 ANALIZA EKONOMIKE
Investimi që duhet të kryhet për ndërtimin e qendrës rekreative, Kozani-8, është i
rëndësishëm jo vetëm për shkak të vlerave të larta financiare, por edhe për shkak të faktit
që duke qenë i pari i llojit të tij në vendin tonë, duhet të jetë i suksesshëm për ti hapur
Mjedisi Parametri
Pishinat e mbyllura
Vajrit=45 [m3/hm
2]
Qdyshemesw=220 [W/m2]
Qujit sanitar=0.90 [kW/m2]
Figura 7: Pusi gjeotermal Kozani-8
rrugën edhe investime të tjera të ngjashëm me të. Në tabelën 3 paraqitet e detajuar kostoja
e ndërtimit të qendrës së propozuar. Atu shihet qartë se investimi kryesor shkon për
ndërtimin e ndërtesës kryesore (66.7%), ndërsa investimi total kap vlerën e 5 708 285 Euro
[8]. Tabela 3: Kostoja e detajuar sipas zërave për ndërtimin e qendrës rekreative, Kozani-8
Analiza e detajuar ekonomike është bërë bazuar në llogaritjet e Net Present Value (NPV).
Ndërtimi i qendrës do të mundësohet përmes një kredie bankare, me interesa të zbutur. Ky
është një fakt që nënvizohet jo pa qëllim, por për faktin se sistemi bankar shqiptar nuk
mundëson kreditimin e projekteve me ROR më të vogël se 0.1 (10%). Nga tabela 4, e cila
paraqet vlera e NPV për skenarë të ndryshëm, del qartë se vlera e saj bëhet pozitive për të
ardhura (Cash Flow-CF) jo më të vogla se 350 000 €/y [11]. Në figurat 7 dhe 8 paraqitet
ndryshimi i vlerës së çastit (present Value-PV) në kohë dhe i ndryshimit të NPV nga të
ardhurat (CF). Përpunimi analitik i tyre tregon se NPV bëhet zero për të ardhura vjetore në
vlerën e 382 949 €/y [11]. Plani i biznesit përllogarit të ardhura vjetore (CF) në vlerën e
445 000 €/y, bazuar në tregun turistik Shqiptar dhe çmimet që ai ofron për klientët e vet,
pra 16.2% më të larta se kufiri minimal i përllogaritur.
Table 4: Llogaritja e Vlerës Neto të Çastit (NPV) për skenarë (CF) të ndryshëm Koha
[vite]
Vlera e çastit (PV) për të ardhura(CF) të ndryshme
250000 [€/v] 300000 [€/v] 350000 [€/v] 400000 [€/v] 450000 [€/v] 500000 [€/v]
1 -5.09E+06 -5.05E+06 -5.00E+06 -4.95E+06 -4.91E+06 -4.86E+06
2 -4.67E+06 -4.58E+06 -4.49E+06 -4.40E+06 -4.31E+06 -4.22E+06
3 -4.32E+06 -4.19E+06 -4.06E+06 -3.93E+06 -3.79E+06 -3.66E+06
4 -4.01E+06 -3.84E+06 -3.67E+06 -3.50E+06 -3.33E+06 -3.16E+06
5 -3.73E+06 -3.52E+06 -3.31E+06 -3.10E+06 -2.89E+06 -2.68E+06
6 -3.46E+06 -3.22E+06 -2.97E+06 -2.72E+06 -2.48E+06 -2.23E+06
7 -3.22E+06 -2.93E+06 -2.65E+06 -2.36E+06 -2.08E+06 -1.79E+06
8 -2.98E+06 -2.66E+06 -2.34E+06 -2.01E+06 -1.69E+06 -1.37E+06
9 -2.75E+06 -2.39E+06 -2.03E+06 -1.68E+06 -1.32E+06 -959775
10 -2.52E+06 -2.13E+06 -1.74E+06 -1.34E+06 -950671 -557274
11 -2.31E+06 -1.88E+06 -1.45E+06 -1.02E+06 -591445 -162458
12 -2.10E+06 -1.63E+06 -1.17E+06 -702794 -238538 225717
13 -1.89E+06 -1.39E+06 -889616 -390386 108844 608073
14 -1.68E+06 -1.15E+06 -616532 -82596 451340 985275
15 -1.48E+06 -915709 -347315 221079 789472 1.36E+06
16 -1.29E+06 -684191 -81569 521053 1.12E+06 1.73E+06
17 -1.09E+06 -455596 181041 817677 1.45E+06 2.09E+06
18 -900107 -229656 440796 1.11E+06 1.78E+06 2.45E+06
19 -710218 -6140 697937 1.40E+06 2.11E+06 2.81E+06
20 -522379 215148 952675 1.69E+06 2.43E+06 3.17E+06
21 -336429 434380 1.21E+06 1.98E+06 2.75E+06 3.52E+06
22 -152225 651708 1.46E+06 2.26E+06 3.06E+06 3.87E+06
23 30358 867264 1.70E+06 2.54E+06 3.38E+06 4.22E+06
24 211429 1.08E+06 1.95E+06 2.82E+06 3.69E+06 4.56E+06
25 391087 1.29E+06 2.20E+06 3.10E+06 4.00E+06 4.90E+06
Përbërësi Investimi [€]
Blerja e tokës 440 880 Qendra rekreative
- Ndërtesa kryesore
- Sistemi i klimatizimit
- Mobiljet
3 808 280 654 560
229 670
Serat 186 710
Impianti i kultivimit të spirulinës 252 085
Instalimet e akuakulturave 136 100
Totali [€] 5 708 285
26 569420 1.50E+06 2.44E+06 3.37E+06 4.31E+06 5.24E+06
27 746506 1.71E+06 2.68E+06 3.65E+06 4.62E+06 5.58E+06
28 922416 1.92E+06 2.92E+06 3.92E+06 4.92E+06 5.92E+06
29 1.10E+06 2.13E+06 3.16E+06 4.19E+06 5.23E+06 6.26E+06
30 1.27E+06 2.34E+06 3.40E+06 4.46E+06 5.53E+06 6.59E+06
N.P.V -4.60E+07 -2.87E+07 -1.14E+07 5.87E+06 2.32E+07 4.04E+07
0 2 4 6 8 10 12 14 16 18 20 22 24 26 28 30
Koha (vite)
-6000000€
-4000000€
-2000000€
0€
2000000€
4000000€
6000000€
8000000€V
lera
e ç
ast
it (
PV
) [€
]
CF=250000 €/v
CF=300000 €/v
CF=350000 €/v
CF=400000 €/v
CF=450000 €/v
CF=250000 €/v
Ndryshimi i Vlerës së Çastit (PV) në kohë
Figura 8: Ndryshimi në kohë i Vlerës së Çastit (PV)
250000€ 300000€ 350000€ 400000€ 450000€ 500000€
Të ardhurat (€/v)
-50000000€
-40000000€
-30000000€
-20000000€
-10000000€
0€
10000000€
20000000€
30000000€
40000000€
50000000€
Vle
ra N
eto
e Ç
ast
it (
NP
V) €
-4.6x107
-2.87x107
-1.14x107
5.87x106
2.32x107
4.04x107
Figura 9: Ndryshimi i Vlerës Neto të Çastit në varësi të të Ardhurave Vjetore (CF)
8 PWRFUNDIME DHE REKOMANDIME
1. Temperatura e ujërave termomineralë të pusit Kozani-8 është e mjaftueshme për të
plotësuar nevojat e një qendre rekreative, përfshirë edhe pishinat gjeotermale të
hapura dhe të mbyllura;
2. Debiti i ujit dhe temperatura e tij janë te mjaftueshme për të plotësuar nevojat e dy
kaskadave;
3. Aplikimi i sistemit hibrid (gjeotermal+diellor) do të përmirësojë treguesit
ekonomikë të projektit të propozuar;
4. Ndërtimi i qendrës rekreative, Kozani-8 do të ndihmojë në përmirësimin e bilancit
energjetik të zonës;
5. Nërtimi i qendrës do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të prodhimit të
energjisë elektrike në Shqipëri;
6. Degazimi dhe shkripëzimi i ujërave termomineralë të pusit gjeotermal Kozani-8 do
të përmirësojë situatën mjedisore në Shijon dhe më gjerë;
7. Kjo qendër do të përmirësojë nivelin e jetesës së komunitëtetit të zonës dhe më
gjerë;
8. Analiza ekonomike tregon se projekti i propozuar është plotësisht fizibël.
9 SUMMARY
Albania is relatively rich with low up to the middle enthalpy, geothermal resources. Their
temperature varies from 34°C up to 65.5°C to Kozani -8, the most important among the
Albanian geothermal wells. It had been drilled in 1989. Finding of the hot brine was
considered and “accident” at that time, as the well had been designed and drilled to search
oil &gas. The well is located on the hills, 26km SE of Tirana. It encounters limestone strata
at 1819m, penetrating 10m into the section. The yield of the well is 10.3 l/s, and is stable
from more than 23 years. The geographical position of the well, placed in the middle of a
village, very close to the corridor 8, are the basic parameters on choosing these waters for
our designs and calculations. The design provides the cascade and integral use, but not
only. It also provide the electricity generations, through a hybrid system. The center will be
also equipped with SPA, open and closed pools, fitness, massages, and greenhouse & also
aquaculture pools. The economic analyses, based on the NPV calculations, shows that this
resource is completely competitive, and is unjustified it’s further “waste”. Despite the fact
that the investment is too high (over 5.5 million Euro), it is completely feasible. It will also
help on improving the living standards for the local community.
10 LITERATURA
[1]. Agraal, K.M., Sikdar, P.K., Deb, S.C. A Textbook of Environment. Macmillan India
Limited, Kolkata. 454 pp, 2002.
[2]. Kodhelaj, N. Albanian Possibilities on Geothermal Direct Utilization. Renewable
and Sustainable Energy-Elsevier, vol. 15, issue 5, pages 2534-2544, 2011.
[3]. Bhagi, A., Chatal, G.R. Environmental Chemistry. Himalaya Publishing House,
Girgaon, India. 506 pp, 2003.
[4]. Bharucha, E. Textbook of Environmental Studies. Universities Press, Hyderabad,
India. 276 pp, 2005.
[5]. Bhatia, S.C. Environmental Pollution and Control in Chemical Process Industries.
Khanna Publishers, Ne Delhi. 1133 pp, 2001.
[6]. Brady, N.C. and R.R. eil 1999. The Nature and Properties of Soils (12th
Edition),
Upper Saddle River, Printice Hall, Ne Jersey.
[7]. Broeckner, .S. T. Takahashi, H.J. Simpson and T.H. Peng 1979. Fate of Fossil Fuel
carbon dioxide and the Global Carbon Budget. Science 206:409-418.
[8]. Bron, C.. and Lynch, P.F., Tanker Tragedies: Identifying the Source and
Determining the Fate of Petroleum in the Marine Environment. Tenth International
Conference on Environmental Toxicity, Rochester, N.Y., 23-25 may 1977.
[9]. Buckman, H.O. and N.C. Brady 1984. The Nature and Properties of Soils (9th
Edition), Collier Mac Millan, Ne York.
[10]. Prenafeta-Boldú, F. X., Vervoort, J., Grotenhuis, J. T. C., Van Groenestijn, J. .
(2002). Substrate interactions during the biodegradation of benzene, toluene,
ethylbenzene, and xylene (BTEX) hydrocarbons by the fungus Cladophialophora
sp. Strain T1. Appl Environ Microbiol 68:2660–2665.
[11]. Kodhelaj, N., Bode, A., et al. (2012). Combined use of the Kozani-8 geothermal
water through an integral, cascade and hybrid scheme and its positive efects on
the environment, some thermal and economical calculations. CMSE proceedings
44-59.