Rregullorja mbi politikat e Stafitaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/4. Rregullorja...

25
Rregullorja mbi politikat e Stafit NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë Page 1 Rregullorja mbi politikat e Stafit NPQ “AEROPORTI GJAKOVËSSH.A 18/01/2016

Transcript of Rregullorja mbi politikat e Stafitaeroportigjakoves.com/assets/cms/uploads/files/4. Rregullorja...

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 1

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “AEROPORTI GJAKOVËS” SH.A

18/01/2016

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 2

Përmbajtja Hyrje .......................................................................................................................................................... 4

NENI 1 - Qëllimi ......................................................................................................................................... 5

NENI 2 - Përkufizimet ................................................................................................................................ 5

NENI 3 - Kushtet e përgjithshme ............................................................................................................... 6

NENI 4 - Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës ................................................. 6

NENI 5 - Përcaktimi dhe menaxhimi i listës së aprovuar të vendeve të punës ......................................... 7

NENI 6 - Mënyra e punësimit .................................................................................................................... 7

NENI 7 - Konkursi publik ............................................................................................................................ 7

NENI 8 - Konkursi i Brendshëm ................................................................................................................. 8

NENI 9 - Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatit ...................................................................................... 8

NENI 10 - Intervista ................................................................................................................................... 8

NENI 11 - Kontrata e Punës ....................................................................................................................... 9

NENI 12 - Themelimi i marrëdhënies së punës ......................................................................................... 9

NENI 13 - Zëvendësimi i punëtorit që mungon përkohësisht ................................................................. 10

NENI 14 - Periudha e punës provuese .................................................................................................... 10

NENI 15 - Praktikantët ............................................................................................................................. 10

NENI 16 - Të drejtat e të punësuarit me rastin e ndërrimit të punëdhënësit ......................................... 10

NENI 17 - Caktimi i punëtorëve në vende pune ...................................................................................... 11

NENI 18 - Sistemimi i përkohshëm .......................................................................................................... 11

NENI 19 - Sistemimi i të punësuarit me pëlqimin e tij ............................................................................ 11

NENI 20 - Punët e përkohshme ............................................................................................................... 12

NENI 21 - Përcaktimi i orarit të punës ..................................................................................................... 12

NENI 22 - Puna më e gjatë se orari i plotë i punës .................................................................................. 13

NENI 23 - Ndarja dhe ndryshimi i orarit të punës ................................................................................... 14

NENI 24 - Puna e natës ............................................................................................................................ 14

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 3

NENI 25- Pushimi gjatë orarit të punës ................................................................................................... 14

NENI 26 - Pushimi javor ........................................................................................................................... 15

NENI 27 - Pushimi vjetor ......................................................................................................................... 15

NENI 28 - Pushimi vjetor në ditën e festave zyrtare ............................................................................... 16

NENI 29 - Pushimi vjetor për herë të pare .............................................................................................. 16

NENI 30 - Pjesa e pushimit vjetor në përpjesëtim me kohën e kaluar në punë ..................................... 16

NENI 31 - Orari i shfrytëzimit të pushimit vjetor .................................................................................... 16

NENI 32 - Kompensimi për mosshfrytëzimin e pushimit vjetor .............................................................. 17

NENI 33 - Mungesa nga puna me pagesë ............................................................................................... 17

NENI 34 - Mungesa nga puna pa pagesë................................................................................................. 17

NENI 35 - Ngritja profesionale (Trajnimet e stafit) ................................................................................. 18

NENI 36 - Pezullimi i përkohshëm i të drejtave dhe detyrave nga marrëdhënia e punës ...................... 18

NENI 37 - Mbrojtja dhe Siguria në Punë ................................................................................................. 18

NENI 38 - Mbrojtja e të rinjëve, femrave dhe e personave me aftësi të kufizuara ................................ 19

NENI 39 - Mbrojtja e femrave të punësuara ........................................................................................... 19

NENI 40 - Pushimi i lehonisë ................................................................................................................... 19

NENI 41 - Të drejtat e të atit të fëmijës .................................................................................................. 20

NENI 42 - Pushimi i lehonisë për humbjen e fëmijës .............................................................................. 20

NENI 43 - Mungesa nga puna për përkujdesje të veçantë të fëmijës ..................................................... 20

NENI 44 - Pushimi mjekësor .................................................................................................................... 21

NENI 45 - Kompensimi i lëndimit në punë .............................................................................................. 21

NENI 46 - Paga dhe Beneficionet e të Punësuarve ................................................................................. 22

NENI 47 - Paga shtesë ............................................................................................................................. 22

NENI 48 - Beneficionet dhe shpërblimet ................................................................................................. 23

NENI 49 - Pushimi i marrëdhënies së punës ........................................................................................... 23

NENI 50 - Ndërprerja e kontratës se punës ............................................................................................ 23

NENI 51 - Pensionimi ............................................................................................................................... 23

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 4

NENI 52 - Liria e organizimit Sindikal dhe e drejta e Grevës ................................................................... 23

NENI 53 - Dispozita Kalimtare dhe Përfundimtare .................................................................................. 24

Hyrje

Prona intelektuale e NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A mbrohet në bazë të Ligjit Nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Shpërndarja e paautorizuar politikave te aplikuara ose pjesëve të saj, jashtë procesit të rregulluar të shpërndarjes ose trajnimeve të brendshme të NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A do të konsiderohet si shkelje e procedurave të NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A dhe në kundërshtim me ligjin.

Kryeshef Ekzekutiv

Në mbështetje të Ligjit të punës - neni 1, neni 95. paragrafi 1 , NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A nxjerr këtë Rregullore mbi politikat e stafit.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 5

NENI 1 - Qëllimi Me këtë Rregullore, rregullohet marrëdhënia e punës, të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës siç përcaktohen me Ligjin e punës ne fuqi dhe aktet tjera që rregullojnë marrëdhënien e punës në raport punëdhënës -punëmarrës, procedura e marrjes së vendimeve si dhe politikat e zbatueshme në NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A

NENI 2 - Përkufizimet

2. Shprehjet e përdorura në këtë Rregullore kanë këtë kuptim: 2.1 I punësuari - personi fizik i punësuar për të kryer punë ose shërbime me pagesë për

punëdhënësin; 2.2 Punëdhënësi - Personi juridik NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A i cili i siguron punë të

punësuarit dhe i paguan pagën për punën ose për shërbimet e kryera; 2.3 Dialogu Social - procesi demokratik i konsultimeve dhe i shkëmbimit të informatave në mes të

përfaqësuesve të punëdhënësve, punonjësve dhe përfaqësuesve të qeverisë 2.4 Organizatat e të punësuarve – sindikatat të cilat janë të pavarura, vullnetare, të themeluara

për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve; 2.5 Kontrata Kolektive - marrëveshja ndërmjet NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A dhe organizatave

të të punësuarve me të cilën rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës sipas marrëveshjes së arritur;

2.6 Rregullore mbi Politikat e Stafit - akti i cili rregullon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, në pajtim me Ligjin e punës ne fuqi dhe aktet tjera ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës në raport punëdhënës - punëmarrës dhe me Kontratën Kolektive,

2.7 Marrëdhënia e Punës - një marrëveshje ose rregullim i kontraktuar ndërmjet një punëdhënësi dhe të punësuarit për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive specifike nga i punësuari nën mbikëqyrjen e punëdhënësit, kundrejt një pagese të dakorduar, zakonisht në formë të parave;

2.8 Kontrata e Punës - akti individual i cili lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, më të cilin rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës në pajtim me këtë ligj, me Kontratën Kolektive dhe me Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit;

2.9 Kontrata e Punës në vepër- akti individual i cili lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, për një detyre specifike me kohëzgjatje maksimale deri ne 120 dite pune brenda një viti.

2.10 Praktikanti - personi i kualifikuar i cili themelon për herë të parë marrëdhënie pune, me qëllim që gjatë punës praktike të aftësohet për punë të caktuara;

2.11 Paga - shpërblimi ose fitimi i çfarëdo niveli të llogaritur e shprehur në para për të punësuarin; 2.12 Paga bazë - pagesa bazë në NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A nënkupton pagën bruto të

përcaktuar në kontratë. 2.13 Puna e detyruar - puna ose shërbimet të cilat kërkohen të kryhen nën kërcënim me ndëshkim,

për të cilat i punësuari nuk shprehë vullnet t’i kryejë; 2.14 Anëtarët e familjes së ngushtë - bashkëshorti/ja, fëmijët martesorë dhe jashtë martesorë,

fëmijët e birësuar, vëllezërit, motrat dhe prindërit; 2.15 Diskriminimi - çdo dallim që përfshinë përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës,

ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 6

NENI 3 - Kushtet e përgjithshme

3.1 Punonjësit të cilët janë punësuar nga NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A si kundërshpërblim për punën e

tyre do të marrin një pagë mujore siç është e përcaktuar në kontratën e punës si dhe mund të gëzojnë

benificione të tjera në harmoni me politikat e miratuara nga NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A 3.2 Kontrata e punës dhe kushtet e cekura në të, nuk do të jenë obliguese as për punëdhënësin as për

punonjësin deri sa të jetë nënshkruar nga punonjësi dhe përfaqësuesi përkatës NPQ “Aeroporti Gjakovës” SH.A (Kryeshefi Ekzekutiv) dhe të mos jetë kthyer në Sektorin e Burimeve Njerëzore.

3.3 Kontrata lëshohet në fillim të punës dhe përfundon në datën e caktuar në kontratë. Kontrata mund të

vazhdohet me pëlqimin e punëdhënësit dhe punonjësit për një periudhë kohore ose për kohë të

pacaktuar me kushtet të cilat i ofron NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A

3.4 Në rast se nuk do të vazhdohet kontrata e punonjësit, duhet të behët njoftimi me shkrim sipas

afateve të dhëna me këtë rregullore dhe në ligjin e punës.

3.5 Me rastin e lidhjes së kontratës, punonjësi duhet t’i dorëzojë Sektorit të Burimeve Njerëzore për

hapjen e dosjes personale dokumentet vijuese: 3.5.1 Formularin e të dhënave personale (i përgatitur nga BNj) 3.5.2 Fotokopjen e pasaportës ose dokument të vlefshëm identifikues 3.5.3 Çertifikatën(tat) e përgatitjes profesionale 3.5.4 Vërtetimin e punësimit të mëparshëm (nëse ka) 3.5.5 Curriculum Vitae (CV) – historiku i punësimit 3.5.6 Një foto e madhësisë së pasaportës 3.5.7 Letër rekomandimet, diplomat dhe çertifikatat profesionale 3.5.8 Kontratat dhe marrëveshjet 3.5.9 Përshkrimi i detyrave të punës 3.5.10 Konfirmimi i leximit dhe kuptimit të rregulloreve (në dispozicion) të punëdhënësit 3.5.11 Evaluimet e performancës 3.5.12 Kopja e lejes së vozitjes 3.5.13 Komunikimi (brendshëem jashtëm, avancimet në punë, vërejtjet, motivimet,

kompenzimet, etj) 3.5.14 Kërkesa për pushim dhe kartela e pushimeve 3.5.15 Koha e kaluar në punë 3.5.16 Detajet e bankës 3.5.17 Adresa postale, adresa elektronike dhe nr i telefonit 3.5.18 Grupi i gjakut

3.6 Të dhënat personale duhet të mbahen në fshehtësi dhe do të jenë në dispozicion vetëm të Burimeve

Njerëzore. Sektori i Burimeve Njerëzore ka të drejtë te verifikojë të gjitha të dhënat e ofruara nga pu-nonjësi.

3.7 Në momentin e nënshkrimit të kontratës nga të dy palët, punonjësi do të marrë një kopje të politikave të stafit të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A dhe udhëzimet e tjera të domosdoshme.

3.8 Në raste të veçanta të cilat nuk janë të përcaktuara me ligj, Kryeshefi Ekzekutiv ka të drejtë të kërkoje nga Bordi i Drejtorëve që t’i tërheqë rregullat e parashtruara në këto politika.

NENI 4 - Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies

së punës

Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës në NPQ "Aeroporti i Gjakovës" Sh.A janë të rregulluara në pajtim me nenin 7 të Ligjit të Punës.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 7

NENI 5 - Përcaktimi dhe menaxhimi i listës së aprovuar të

vendeve të punës

5.1 Sektori i Burimeve Njerëzore mban një listë të vendeve të aprovuara të punës në NPQ "Aeroporti

Gjakovës" Sh.A

5.2 Vendi i ri i punës, në kuadër të departamentit mund të plotësohet me aprovimin e Kryeshefit

Ekzekutiv pas arsyetimit me shkrim të departamentit kërkues dhe arsyeshmerisë buxhetore.

5.3 Plotësimi i vendeve të lira të punës përmes konkursit të brendshëm (intern), duhet të përdoret si

mënyrë, nëse ka bazë të arsyeshme (kualifikim profesional të kërkuar për pozitën e lirë) se posti i ri

mund të plotësohet nga Brenda

NENI 6 - Mënyra e punësimit

Sektori i Burimeve Njerëzore përmes te Sekretarit është përgjegjës për udhëheqjen, bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e gjithë procesit të rekrutimit dhe punësimit sipas ligjit të punës në fuqi në NPQ "Aeroporti i Gjakovës" Sh.A

NENI 7 - Konkursi publik

7.1 Themelimi i marrëdhënies së punës bëhet në bazë të konkursit publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.

7.2 Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e interesuar, pa asnjë lloj diskriminimi,

ashtu siç parashihet me ligjin e punës dhe aktet tjera në fuqi.

7.3 Konkursi, përmban kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që janë përcaktuar në rregulloren mbi

politikat e stafit dhe aktet tjera në fuqi .

7.4 Afati për paraqitjen e kërkesave sipas konkursit është 15 ditë për konkurs publik, kurse 8 ditë për konkurs të brendshëm pas shpalljes prej ditës së publikimit të konkursit, respektivisht shpalljes së vendit të lirë të punës.

7.5 Afati për marrjen e vendimit për përzgjedhje të kandidatëve të përshtatshëm është 30 ditë që nga dita e mbylljes së konkursit.

7.6 Publikimi i vendit të lirë të punës do të bëhet në një nga mënyrat vijuese:

7.6.1 Shpalljes në Web faqen e NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A 7.6.2 Shpalljes në gazeta lokale dhe ndërkombëtare (sipas nevojës) 7.6.3 Shpallja duhet t’i përmbajë qartë detyrat kryesore të cilat duhet t’i kryejë punonjësi si dhe

kualifikimet dhe përvoja që kërkohen për vendin e ri të punës. 7.6.4 Shpalljet duhet të publikohen në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës (gjuhët Shqipe,

Serbe, Angleze).

7.7 Përsëritja e konkursit respektivisht shpalljes bëhet nëse asnjëri nga kandidatët nuk është përzgjedhur

dhe nëse edhe më tej është e nevojshme që të pranohen punëtorë, atëherë publikohet konkursi, respektivisht shpallja e re brenda afatit prej 30 ditësh që nga dita e marrjes së vendimit nëse nuk zgjidhet asnjëri nga kandidatët.

7.8 Anulimi i konkursit mund të behët në raste të ndryshimeve teknike dhe teknologjike, të riorganizimit

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 8

të brendshëm apo shkeljeve procedurale.

7.9 Vendimi për anulimin e konkursit merret nga Kryeshefi Ekzekutiv ose (nëse i delegohet) Sektori i Burimeve Njerëzore dhe publikohet në mjete të informimit publik të parapara në Nenin 7 pika 6, në të cilin ka qenë i shpallur konkursi apo shpallja për punëtorë të rinjë. Me vendimin për anulimin e konkursit ose të shpalljes informohen kandidatët e paraqitur.

7.10 Punësimi me konkurs publik është kërkesë e detyrueshme për plotësimin e vendeve të lira të punës

në NPQ "Aeroporti i Gjakovës" Sh.A

NENI 8 - Konkursi i Brendshëm

Plotësimi i vendeve të lira të punës përmes konkursit të brendshëm (intern), duhet të përdorët si mënyrë, nëse ka bazë të arsyeshme (kualifikim profesional të kërkuar për pozitën e lirë) për të mos e përdorur konkursin publik, kur besohet se posti i ri mund të plotësohet nga brenda NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A

NENI 9 - Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatit

9.1 Kryeshefi Ekzekutiv emëron komisionin për përzgjedhjen e kandidateve të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë për intervista dhe përzgjedhje.

9.2 Procedurat e përzgjedhjes se kandidateve ne të gjitha fazat e rekrutimit janë të rregulluara si me

poshtë. 9.2.1 Kërkesa e kandidatit shqyrtohet për të vërtetuar: 9.2.2 Të drejtën për punësim dhe, 9.2.3 Përshtatshmërinë për vendin e punës;

9.3 Gjatë shqyrtimit të kandidatëve për të përcaktuar të drejtën për punësim, në formularin e kërkesës

për punësim duhet parë nëse: 9.3.1 Kandidati është ish punonjës dhe nëse ai/ajo është përjashtuar me procedurë të shkurtër ose i

lar-guar për sjellje të keqe;

9.4 Gjatë shqyrtimit të kandidatëve, duhet të merren parasysh edhe këto kritere plotësuese: 9.4.1 Nëse kandidati ka përgatitjen e duhur shkollore ashtu siç kërkohet në shpallje; 9.4.2 Nëse kandidati ka përvojën e duhur të punës e cila kërkohet në shpallje për vendin e punës; 9.4.3 Nëse kandidati ka njohuritë e duhura gjuhësore që kërkohen për vendin e punës; 9.4.4 Nëse kandidati posedon shkathtësitë specifike të punës që kërkohen dhe/ose aftësitë e

parashtruara në shpallje;

9.5 Në bazë të shqyrtimit fillestar, kërkesat për punësim klasifikohen nga Sektori i Burimeve Njerëzore në

ka-tegoritë që: 9.5.1 I plotësojnë të gjitha kushtet; 9.5.2 I plotësojnë shumicën e kushteve; ose 9.5.3 Nuk i plotësojnë shumicën e kushteve;

NENI 10 - Intervista

10.1 Parashtruesit e kërkesave për punësim që plotësojnë shumicën e kushteve mund të intervistohen, sidomos në rastet kur ka më pak se tre kandidatë që i plotësojnë të gjitha kushtet.

10.2 Parashtruesit e kërkesave për punësim të cilët futen në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të

ftohen për intervistë. Në parim, së paku tre kandidatë intervistohen për një vend të lirë pune. Kandidatët duhet të njoftohen për intervistë së paku dy ditë përpara.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 9

10.3 Komisionin intervistues e propozon Sektori i Burimeve Njerëzore dhe e miraton Kryeshefi Ekzekutiv. 10.3.1 Komisioni duhet të përbëhet nga së paku tre anëtarë dhe i udhëhequr nga Sektori i

Burimeve Njerëzore; 10.3.2 Në komision duhet të jetë një anëtar nga njësia ose departamenti që punëson kandidatin,

dhe anëtari I tretë duhet të jetë nga sektori i Burimeve Njerëzore; 10.3.3 Sektori i Burimeve Njerëzore mund të ftojë edhe ndonjë person të jashtëm të kualifikuar

për të marrë pjesë në komision nga këndvështrimi profesional; 10.3.4 Një formular interviste i shkruar dhe i lexueshëm duhet të plotësohet për secilin kandidat

të intervistuar, të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit, dhe të ruhet në dosjen e punësimit në Sektorin e Burimeve Njerëzore.

10.3.5 Kryeshefi Ekzekutiv mund ta rishikojë procesin e punësimit për të vërtetuar që të jetë kryer në përputhje me ligjin dhe politikat e parapara, në mënyrë të drejt dhe transparente.

10.3.6 Vlerësimin për zgjedhjen e kandidatit sipas konkursit, e bënë komisioni vlerësues me shumicë votash të të gjithë anëtarëve të pranishëm.

10.4 Komisioni vlerësues përpilon procesverbal për kandidatët e përzgjedhur, në bazë të se cilit Kryeshefi

Ekzekutiv merr vendimin përfundimtar.

10.5 Në bazë të këtij vendimi përfundimtar lëshohet Kontrata e punës .

NENI 11 - Kontrata e Punës

11.1 Bazuar në ligjin e punës, kontrata e punës mund të jete: 11.1.1 Kontratë me kohë te pacaktuar 11.1.2 Kontratë me kohë të caktuar 11.1.3 Për punë dhe detyra specifike (kontratë mbi vepër)

11.2 Kontrata e punës që nuk përmban kurrfarë hollësish për kohëzgjatjen e vet, duhet të konsiderohet si

kontratë në periudhë të pacaktuar.

11.3 Kontrata për periudhë të caktuar nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se dhjetë (10) vite

11.4 NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A të punësuarve pas periudhës provuese u ofron kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme. Ndërsa kontratat për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore

11.5 Kontrata për një detyre specifike (kontrata mbi vepër) nuk mund te jete me e gjatë se 120 (njëqind e njëzet) ditë pune brenda një viti kalendarik.

11.6 Përmbajtja e kontratës se punës duhet te jetë në përputhje me Nenin 11, të ligjit të punës.

NENI 12 - Themelimi i marrëdhënies së punës

12.1 Konsiderohet se punëtori ka themeluar marrëdhënie pune atëherë kur kontrata e punës është nënshkruar nga të dyja palët, punëdhënësi në njërën anë dhe punëmarrësi në anën tjetër.

12.2 I punësuari e fillon punën ditën e përcaktuar me Kontratën e Punës. Në qoftë se i punësuari nuk e fillon punën në ditën e caktuar me Kontratën e Punës, do të konsiderohet se nuk ka themeluar marrëdhënie pune, përveç në qoftë se është penguar të fillojë punën për shkaqe të arsyeshme, ose në qoftë se punëdhënësi dhe i punësuari merren vesh ndryshe.

12.3 Nëse punëtori nuk fillon të punojë pa arsye brenda afatit të parashikuar në paragrafin e mësipërm të

këtij neni, atëherë konsiderohet se ai s’ka themeluar marrëdhënie pune.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 10

NENI 13 - Zëvendësimi i punëtorit që mungon përkohësisht

13.1 Zëvendësimi i punëtorit që mungon përkohësisht mundë të bëhet në këto raste: 13.1.1 Punëtori, kur për një kohë të gjatë është në pushim mjekësor dhe atë me gjatë se (90) ditë

pune, 13.1.2 Në pushim të shtatzënisë, 13.1.3 Në vuajtjen e dënimit sipas aktgjykimit të formës së prerë jo më gjatë se 6 muaj, 13.1.4 Kur punëtori është në ngritje profesionale, 13.1.5 Kur punëtori mungon për arsye të tjera të ligjshme.

NENI 14 - Periudha e punës provuese

14.1 Punëtorët e rinjë duhet t’i nënshtrohen një periudhe pune provuese e cila punë mund të zgjasë, më së shumti tre (3) muaj në pajtim me këtë rregullore, ligjin e punës.

14.2 Gjatë kësaj kohe provuese të punës, punëdhënësi dhe të punësuarit, mund t’a ndërpresin

marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej shtatë (7) ditësh.

14.3 I punësuari gjatë periudhës provuese mbikëqyret dhe vlerësohet për së afërmi nga mbikëqyrësi i

departamentit përkatës.

14.4 Puna provuese nuk vlen për praktikantët,

NENI 15 - Praktikantët

Punëdhënësi NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A mund të lidhë Kontratë Pune me praktikantin

15.1 I punësuari në cilësinë e praktikantit i cili ka lidhur kontratë pune me punëdhënësin, i realizon të

gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës sikurse të punësuarit e tjerë.

15.2 Punëdhënësi i cili pranon praktikant në ndërmarrjen e tij, është i detyruar që të ofrojë mbrojtje dhe

siguri në punë duke u bazuar në Ligji Nr. 04/L-161 për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës.

15.3 Puna praktike e praktikantit me përgatitje pasuniversitare, universitare dhe të lartë mund të zgjasë

më së shumti një (1) vit, ndërsa puna praktike e praktikantit me shkollim të mesëm mund të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj.

15.4 Punëdhënësi në marrëveshje me personin e interesuar mund të angazhojë praktikant pa ndonjë

kompensim të pagës dhe të drejtave të tjera nga marrëdhënia e punës, përveç që duhet të ofrojë mbrojtje dhe siguri në vendin e punës sipas ligjit. Punëdhënësi i cili e angazhon praktikantin pa kompensim page, është i obliguar t’a evidentojë praktikantin në listën e evidencave pa kompensim page.

NENI 16 - Të drejtat e të punësuarit me rastin e ndërrimit të

punëdhënësit

16.1 Në rast të ndërrimit statusor, përkatësisht të ndërrimit të punëdhënësit, punëdhënësi i ardhshëm nga punëdhënësi paraprak në përputhje me Ligjin e Punës dhe kontratat e punës, i merr përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë nga marrëdhënia e punës të cilat janë të aplikueshme në ditën e ndërrimit të punëdhënësit.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 11

16.2 Punëdhënësi paraprak është i obliguar që punëdhënësin e ardhshëm ta informojë drejtë dhe plotësisht për të drejtat dhe detyrimet nga Kontrata e Punës dhe rregulloren mbi politikat e stafit në fuqi.

16.3 Punëdhënësi paraprak është i obliguar që në formë të shkruar t’i informojë të gjithë të punësuarit

për bartjen e detyrimeve dhe përgjegjësive tek punëdhënësi i ardhshëm.

16.4 Nëse i punësuari refuzon bartjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës apo nuk deklarohet në afatin

prej pesë (5) ditësh nga dita e marrjes së njoftimit sipas paragrafit 3. të këtij Neni, punëdhënësi paraprak mund t’i shkëpusë marrëdhënien e punës.

NENI 17 - Caktimi i punëtorëve në vende pune

17.1 I punësuari caktohet në vendin e punës, për të cilën ka lidhur Kontratë Pune.

17.2 Në rast të nevojës për ristrukturim apo organizim të ri të punës, i punësuari në pajtim me Kontratën e

Punës mund të sistemohet në vend tjetër të punës që i përgjigjet përgatitjes profesionale, aftësisë së tij dhe nivelit të njëjtë të pagës, në pajtim me Kontratën e Punës.

17.3 I punësuari sipas nevojës mund të sistemohet në punë nga një vend në një vend tjetër, në pajtim me

Kontratën e Punës.

17.4 E punësuara gjatë kohës së shtatzënisë, pushimit të lehonisë, e punësuara me fëmijë deri në moshën tri vjeç, prindi i vetëm me fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç, prindi i punësuar me fëmijë me pengesa të rënda në zhvillim, i punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç si dhe i punësuari me aftësi të kufizuara, nuk mund të sistemohen në detyra të renda që do të ishin pengesa për punën e tyre .

17.5 Vendimin për caktimin e punëtorit në punë e në detyra të tjera pune e nxjerr Kryeshefi Ekzekutiv i NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A

NENI 18 - Sistemimi i përkohshëm

18.1 I punësuari mund të sistemohet përkohësisht në punë dhe detyra tjera, pa pëlqimin paraprak, kryerja e të cilave kërkon përgatitje më të ulët profesionale nga përgatitja të cilin e posedon, në këto raste: 18.1.1 Kur është krijuar gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit, zjarrit, vërshimeve ose

fatkeqësive tjera natyrore elementare; 18.1.2 Kur ekziston nevoja që të zëvendësohet i punësuari i cili mungon nga puna; 18.1.3 Kur ka rritje të menjëhershme të vëllimit të punës, por jo më gjatë se tridhjetë (30) ditë pune; 18.1.4 I punësuari është i detyruar t’i kryejë punët nga paragrafi 18.1, nën-paragrafi 1.1, i këtij neni

derisa të ekzistojnë këto rrethana, ndërsa sipas nën – paragrafit 1.2 dhe 1.3 më së shumti deri në tridhjetë (30) ditë pune.

18.1.5 Si pasoj e hetimit disiplinore, derisa te përfundoj procedura disiplinore. 18.1.6 I punësuari i cili është sistemuar, sipas paragrafit 1. Të këtij neni, i takon e drejta në diferencë

të pagës të cilin e kishte në vendin paraprak të punës, nëse është më e volitshme për të punësuarit e siste-muar

NENI 19 - Sistemimi i të punësuarit me pëlqimin e tij 19.1 Punëtori në cilindo departament të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A mund të caktohet përkohësisht

në çdo punë e detyrë pune që i përgjigjet kualifikimit të tij profesional, respektivisht aftësive të punës të fituara në punë në bazë të nevojave të përcaktuara të punës dhe në pajtim me kriteret e parashikuara në këtë Rregullore, por më se shumti gjer ne 60 ditë pune.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 12

19.2 Përjashtimisht nga kjo, punëtori mund të caktohet përkohësisht me pëlqimin e tij në çdo punë e detyrë që i përgjigjet kualifikimit profesional të tij, përkatësisht aftësisë së punës së fituar me punë në rast pakësimi të vëllimit të punës në ndonjë pjesë organizative të Departamenteve në NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A ose në rast shtimi të vëllimit të punës në ndonjë pjesë tjetër organizative, por më se shumti gjer në 6 muaj. Caktimi i punëtorëve në vende pune në vështrim të nenit 18 mund të bëhet në këto raste:

19.2.1 Me rastin e organizimit të ri të punës në NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A apo të riorganizimit të tanishëm

19.2.2 Me qellim shfrytëzimi më të plotë të aftësive të punës së punëtorit; 19.2.3 Për arsye pakësimi të vëllimit të punës në ndonjë pjesë organizative në shërbimet

gjithëpërfshirëse të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A apo shtimit të vëllimit të punës në ndonjë pjesë tjetër organizative të saj;

19.2.4 Në interes të shëndetit e të sigurisë së punëtorit; 19.2.5 Për të plotësuar vendet e lira (vakante) të punës sipas nevojave të konstatuara 3.6 për shkak

të invaliditetit. 19.2.6 Në rast të mosplotësimit te kërkesave të caktuara shëndetësore për vendin e punës nga

punëtorët e KTA-së, punëtorët e tillë kërkohet të caktohen në një pozitë brenda NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A

NENI 20 - Punët e përkohshme

20.1 Punëtori është i obliguar që përkohësisht të kryej punë e detyra të cilat nuk i përgjigjen kualifikimit profesional të tij, respektivisht aftësisë së tij të punës të fituar në punë vetëm në këto rrethana të jashtëzakonshme:

20.2 Në raste fuqishë madhore që ndodhin apo nëse ndodhin në rast zjarri, tërmeti, vërshimi apo „rrëzimi“ të ndonjë aeroplani etj.

20.3 Në rast zëvendësimi të punëtorit që mungon papritur nga puna;

20.4 Në rast shtimi të përkohshëm të paparashikuar të vëllimit të punës;

20.5 Në rast të ndërprerjes të punës nga ndonjë punëtor;

20.6 Punëtori nuk mund të caktohet në ato punë e detyra që nuk mund t’i kryej, respektivisht t’i ushtrojë sipas dispozitave ligjore, sipas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës apo të ndonjë organi tjetër, madje deri sa një ndalesë e tillë të jetë në fuqi.

NENI 21 - Përcaktimi i orarit të punës

21.1 Orari i punës nënkupton periudhën kohore, gjatë së cilës i punësuari kryen punë ose shërbime në të mirë të punëdhënësit.

21.2 Orari i plotë i punës zgjatë dyzet (40) orë në javë, ditë pune nënkupton orarin 8 orësh nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

21.3 Çdo i punësuar është obliguar te evidentohet me rastin e ardhjes në punë dhe daljes nga puna.

21.4 Çdo i punësuar i cili nuk evidentohet në sistemin për ardhje dhe vajtje nga puna do të konsiderohet si shkelje e rregullores për ardhje në punë.

21.5 Përgjegjës për përcjelljen e pranisë së punëtorit/ës brenda orarit zyrtar të punës është udhëheqësi i drejtpërdrejt i tij/saj.

21.6 Vonesat në punë për shkak të rasteve të pa pritura, si vonesat në transport, rastet e

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 13

jashtëzakonshme private, mund të tolerohen nëse jepen dëshmi bindëse brenda një muaji, mungesë nga puna mund të tolerohen me së shumti në total mujor deri ne 180 min (3 orë pune), të llogaritura për brenda afatit të rregullt mes orës 08;00 deri 16:00 ose 08:00 deri 20:00. Toleranca prej 180 min nuk nënkupton të drejtën e vonesës apo daljes me qëllim nga puna.

21.7 Çdo vonesë përtej 180 min që nuk arsyetohet do të ndëshkohet në masën 20% të pagës mujore për punëtorin që është vonuar.

21.8 Në rastet kur vonesat janë të përsëritura, udhëheqësi i drejtpërdrejt duhet t’i tërheqë vërejtjen punëtorit/ës dhe nëse nuk ka përmirësime, atëherë në konsultim me Udhëheqësin e Sektorit te Burimeve Njerëzore iniciohet procedurë disiplinore.

21.9 Mospërfillja e këtyre kërkesave rreth orarit të punës mund të jetë bazë e mjaftueshme për inicim të procedurave disiplinore.

21.10 Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç, nuk mund të jetë më shumë se tridhjetë (30) orë në javë.

21.11 Pragu i orëve ne NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A është i llogaritur pa festa zyrtare.

21.12 Orari jo i plotë i punës; 21.12.1 Orari jo i plotë i punës, është orar pune më i shkurtër sesa orari i plotë i punës. 21.12.2 I punësuari i cili punon me orar jo të plotë pune, i gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet

që rrjedhin nga marrëdhënia e punës sikurse i punësuari me orar të plotë pune, në proporcion me orët e punës që ka punuar i punësuari

21.12.3 Orari i shkurtuar i punës: 21.12.4 Orari i shkurtuar i punës mund të reduktohet më së shumti deri në njëzet (20) orë në javë,

për punët me shkallë të lartë të rrezikshmërisë. 21.12.5 Punët dhe detyrat e punës nga paragrafi 5.1. i kësaj rregullore përcaktohen në bazë të

analizës profesionale nga organi kompetent, në pajtim me këtë rregullore dhe me ligjin e punës.

21.12.6 I punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës nga paragrafi 5.1. i kësaj rregullore nuk mund të punojë në punë dhe detyra të njëjta jashtë orarit të punës.

21.12.7 I punësuari i cili punon me orar të shkurtuar të punës, i gëzon të gjitha të drejtat, sikurse i punësuari me orar të plotë pune, në proporcion me orët e punës që ka punuar i punësuari. Punëdhënësi nuk mund të bëjë zgjatjen e orarit të punës për të punësuarën gjatë kohës së shtatzënisë, dhe prindin vetushqyes me fëmijë më të ri se tri (3) vjeç, ose me fëmijë të hendikepuar

NENI 22 - Puna më e gjatë se orari i plotë i punës

22.1 Në raste të jashtëzakonshme, me rritjen e vëllimit të punëve dhe në raste të tjera të domosdoshme, me kërkesën e punëdhënësit, punëtori duhet të punojë me gjatë se orari i punës (puna jashtë orarit), më së shumti deri në tetë (8) orë në javë.

22.2 Puna më e gjatë se orari i plotë i punës, në pajtim me paragrafin 1. të këtij Neni, mund të zgjasë

vetëm për aq kohë sa është e domosdoshme.

22.3 Puna që e tejkalon kufirin e përcaktuar sipas paragrafit 1. të këtij Neni mund të bëhet edhe në rastet

emergjente për parandalimin e aksidenteve ose forcave madhore të paparashikuara.

22.4 Përveç punës shtesë të detyrueshme nga paragrafi 1. i këtij Neni, i punësuari mund të bëjë punë

shtesë vullnetare në marrëveshje me punëdhënësin, me kompensim page sipas Nenit 56 të ligjit të punës.

22.5 Ndalohet puna jashtë orarit për të punësuarit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 14

22.6 I punësuari i cili punon me orar të shkurtuar të punës nuk mund të punojë më gjatë se orari i plotë i punës.

22.7 Punëdhënësi është i obliguar të mbajë të dhëna të sakta për punët jashtë orarit dhe t’i prezantojë ato

sipas kërkesës së Inspektoratit të Punës.

22.8 Punëdhënësi është i obliguar të shpallë orarin e punës në vend të dukshëm.

NENI 23 - Ndarja dhe ndryshimi i orarit të punës

23.1 Ndarjen e orarit të punës në kuadër të javës së punës e përcakton punëdhënësi. Në NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A aplikohet ndërrimi 8 dhe 12 orësh.

23.2 Java e punës mund të organizohet ndryshe, në rast se punëdhënësi e organizon punën me ndërrime, gjatë natës ose kur natyra e punës e kërkon një gjë të tillë.

23.3 Punëdhënësi, është i obliguar që t’a informojë të punësuarin për ndarjen dhe ndryshimin e orarit të punës, së paku shtatë (7) ditë para fillimit të punës.

23.4 Punëdhënësi, mund t’a ndryshojë orarin e punës kur e kërkon natyra e punës, si: organizimi i punës, shfrytëzimi racional i mjeteve të punës, shfrytëzimi racional i orarit të punës dhe kryerja e ndonjë pune të caktuar dhe të parashikuar me afat.

23.5 Në rastet nga paragrafi 4. i këtij Neni, ndryshimi i orarit të punës bëhet në atë mënyrë që orari i punës i të punësuarit gjatë vitit kalendarik, të mos jetë më i gjatë se orari i plotë i punës.

NENI 24 - Puna e natës

24.1 Orët e punës ndërmjet orës 22:00 natën deri 6:00 mëngjes, numërohen si punë nate.

24.2 Në qoftë se puna është e organizuar me ndërrime, është e domosdoshme që të sigurohen ndërrime

të atilla që i punësuari të mos punojë natën pa ndërprerë më gjatë se një (1) javë të punës.

24.3 Ndalohet puna e natës për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe të punësuarat

shtatzëna dhe gratë gjidhënëse. Ndërrimet e natës mund të kryhen nga prindërit e vetëm dhe gratë me fëmijë më të rinj se tri (3) vjeç, ose me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, vetëm me pëlqimin e tyre.

24.4 Në qoftë se të punësuarit gjatë punës së natës, për shkak të punës së bërë sipas vlerësimit të organit

kompetent shëndetësor, i përkeqësohet gjendja shëndetësore, punëdhënësi është i detyruar ta caktojë në punë të përshtatshme gjatë orarit të ditës.

NENI 25- Pushimi gjatë orarit të punës

25.1 I punësuari në punë administrative ka të drejtë për pushim gjatë ditës së punës, me orar të plotë të pandërprerë të punës, në kohëzgjatje më së paku prej tridhjetë (30) minutash, në mes të orës 12:00 deri 13:00.

25.2 I punësuari i cili punon më gjatë se katër (4) orë, dhe më pak se gjashtë (6) orë në ditë, ka të drejtë

për pushim gjatë punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) minutash.

25.3 I punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare i cili punon më së paku katër (4) orë e tridhjetë

(30) minuta, ka të drejtë në pushim ditor në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) minutash.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 15

25.4 Koha e pushimit nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij Neni, konsiderohet si kohë e kaluar në punë.

25.5 Në qoftë se natyra e punës nuk lejon që puna të ndërpritet, organizimi i pushimit gjatë ditës së punës bëhet në mënyrë që të mos shkaktohet ndërprerja e procesit të punës.Koha e pushimit përcaktohet nga menaxheri i departamentit përkatës në pajtim me këtë rregullore.

25.6 Për të punësuarit me orar ditor 12 orësh pushimi ditor ju takon dy herë nga 30 minuta. 25.7 Për të punësuarit në kontrollin e trafikut ajror vlen orari i pushimit ditor, sipas standardeve të

miratuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AACK, Manuali i operimeve të KTA).

25.8 I punësuari ka të drejtë në pushim ditor midis dy (2) ditëve të njëpasnjëshme të punës në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) orë pa ndërprerë.

NENI 26 - Pushimi javor

26.1 I punësuari ka të drejtë në pushim javor në kohëzgjatje prej së paku njëzetekatër (24) orë pandërprerë.

26.2 I punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç ka të drejtë në pushim javor në kohëzgjatje prej së paku tridhjetegjashtë (36) orë pandërprerë.

26.3 Nëse të punësuarit i duhet të punojë në ditën e pushimit javor, atij duhet t’i sigurohet një ditë pushimi

gjatë javës së ardhshme.

NENI 27 - Pushimi vjetor

27.1 I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër (4) javë, ose 20 dite pune, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar.

27.2 Pushimi vjetor duhet te planifikohet ne fillim te vitit ne mes te datës 01/janar, deri 15/ janar te vitit kalendarik dhe përgjegjës për planifikim janë menaxheret e divizioneve dhe udhëheqësit e sektorëve.

27.3 Zgjatja e pushimit vjetor përcaktohet varësisht nga përvoja e punës, ku për çdo pesë (5) vite të përvojës së punës qe mund të dokumentohet, shtohet një ditë pushimi.

27.4 I punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave

mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditë pune, për vitin kalendarik. (Ky Nen hyn në fuqi pas nxjerrjes se aktit nënligjor nga Ministria e Punës dhe Ministria e Shëndetësisë Neni 22 pika 5. të ligjit të punës).

27.5 Nënat me fëmijë deri në tri (3) vjeç si dhe prindi vetëushqyes dhe personat me aftësi të kufizuara

kanë të drejtë në pushim vjetor edhe për dy (2) ditë pune shtesë.

27.6 Invalidët dhe veteranët e luftës kanë të drejtë në pushim vjetor edhe për dy (2) ditë pune shtesë.

27.7 Ditët e pashfrytëzuara të pushimit vjetor nuk mund të kompensohen me para, përjashtimisht kjo mund të bëhet kur për nevoja operative, me aprovim paraprak të Kryeshefit Ekzekutiv ose kur marrëdhënia e punës i skadon të punësuarit.

27.8 Dita e pushimit për të gjitha llojet e pushimit nënkupton ditën prej tetë (8) orësh, pa marr parasysh

se në çfarë orari punon punëtori, si për shembull 20 (ditë pune pushim vjetor) X 8 (tetë orë dita)= 160 (orë pune).

27.9 Për shkaqe praktike punëtorët mund të mbajnë orarin operativ 12 orësh por pushimi duhet të

kalkulohet 8 orë dita e pushimit/punës.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 16

NENI 28 - Pushimi vjetor në ditën e festave zyrtare

28.1 Festat zyrtare që bien në ditë pune, sipas Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, nuk llogaritën ditë të pushimit vjetor.

28.2 Nëse i punësuari gjatë kohës së shfrytëzimit të pushimit vjetor sëmuret, koha e pushimit të lejuar mjekësor, nuk llogaritët në pushim vjetor.

NENI 29 - Pushimi vjetor për herë të pare

29.1 I punësuari i cili për herë të parë themelon marrëdhënie pune ose i cili nuk ka ndërprerje më tepër se pesë se (5) ditë pune, fiton të drejtën për shfrytëzimin e pushimit vjetor pas gjashtë (6) muajsh të punës së pandërprerë, në proporcion me muajt e punuar.

29.2 Paaftësia e përkohshme për punë sipas dispozitave për sigurimin shëndetësor dhe mungesa me pagesë nga puna, si dhe në rast të mungesës së arsyeshme nga puna, nuk konsiderohen ndërprerje në punë, sipas paragrafit 1. të këtij Neni.

29.3 I punësuari nuk mund të heqë dorë nga e drejta e shfrytëzimit të pushimit vjetor.

NENI 30 - Pjesa e pushimit vjetor në përpjesëtim me kohën e

kaluar në punë

30.1 I punësuari ka të drejtë, së paku një ditë e gjysmë (1.5) të pushimit, për çdo muaj kalendarik të kaluar në punë, nëse: 30.1.1 Në vitin kalendarik në të cilin për herë të parë ka themeluar marrëdhënie pune, nuk i ka

gjashtë (6) muaj të punës së pandërprerë; 30.1.2 Në vitin kalendarik nuk e ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e pushimit vjetor për shkak të

ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

NENI 31 - Orari i shfrytëzimit të pushimit vjetor

31.1 Orarin e shfrytëzimit të pushimit vjetor e përcakton punëdhënësi në marrëveshje me punëtorin, në pajtim me ligjin e punës.

31.2 Me rastin e caktimit të orarit për shfrytëzimin e pushimit vjetor, punëdhënësi mund të marrë parasysh kërkesën dhe vullnetin e arsyeshëm të punëtorit por gjithmonë duhet të shikoj aspektin operacional dhe duhet të refuzoj kërkesën nëse ndikon negativisht mungesa e punëtorit në ofrimin e shërbimit.

31.3 Planifikimi i shfrytëzimit të pushimit vjetor behët paraprakisht nga i punësuari i cili duhet t’a njoftojë punëdhënësin me përpilimin e planit për shfrytëzimin e pushimit vjetor (në Janar për tërë vitin dhe në Maj për ndonjë ndry-shim të munshëm). Ky planifikim I dorëzohet Sektorit të Burimeve Njerëzore më së largu me 31 Janar respek-tivisht formati I përditësuar me 31 Maj me qëllim njoftimi për ndonjë ndryshim të mundshëm.

31.4 Pushimi vjetor duhet të kërkohet me shkrim.

31.5 Me rastin e lejimit të pushimit vjetor, punonjësit i aprovohet kërkesa e pushimit vjetor për orarin dhe kohëzgjatjen e pushimit vjetor më së paku pesë (5) ditë para fillimit të shfrytëzimit të pushimit vjetor.

31.6 Pushimi vjetor mund të shfrytëzohet në dy (2) apo më shumë pjesë, në marrëveshje me punëdhënësin.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 17

31.7 Në qoftë se i punësuari e shfrytëzon në dy apo me shumë pjesë pushimin vjetor, pjesa kryesore duhet të shfrytëzohet për së paku dhjetë (10) ditë pune të pandërprera gjatë një (1) viti kalendarik. Pjesa tjetër e pushimit të pashfrytëzuar duhet të shfrytëzohet jo më vonë se 30 qershor të vitit të ardhshëm kalendarik.

31.8 Sektori i burimeve njerëzore njofton punëtorët lidhur me saldon e ditëve të pushimit për barjet në vitin vijues jo më larg se me 31 Dhjetor të vitit aktual.

NENI 32 - Kompensimi për mosshfrytëzimin e pushimit vjetor

32.1 Të punësuarit nuk mund t’i mohohet e drejta në shfrytëzimin e pushimit vjetor.

32.2 I punësuari që nuk e ka shfrytëzuar pushimin vjetor apo një pjesë të pushimit me kërkesën e punëdhënësit, ka të drejtë për ta shfrytëzuar atë pushim gjatë periudhës vijuese e cila i përshtatët punëmarrësit, apo të kompensohet me të holla me aprovim paraprak të Kryeshefit Ekzekutiv.

32.3 Lartësia e kompensimit nga paragrafi 2. i këtij Neni, caktohet varësisht nga kohëzgjatja e pushimit vjetor të pashfrytëzuar sipas të ardhurave (sipas vlerës se orës në kontratë) të cilat i punësuari i realizon për muajin kur kompensohet .

NENI 33 - Mungesa nga puna me pagesë

33.1 I punësuari ka të drejtë të mungojë nga puna me kompensim të pagës: 33.1.1 Pesë (5) ditë në rast të martesës së tij, 33.1.2 Pesë (5) ditë në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes, 33.1.3 Tri (3) ditë për lindje të fëmiut;(brenda 15 dite si pushim pa ndërprerë), 33.1.4 Një (1) ditë pune për çdo rast të dhënies vullnetare të gjakut, 33.1.5 Me leje të Kryeshefit Ekzekutiv të punësuarve mund t’u lejohet mungesa me pagesë nga puna

për raste të veçanta.

NENI 34 - Mungesa nga puna pa pagesë

34.1 Punëtorit mund t’i lejohet mungesa nga puna pa kompensim të të ardhurave personale gjer në 30 ditë brenda një viti kalendarik në këto raste: 34.1.1 Punëve urgjente personale, 34.1.2 Përkujdesjes ndaj anëtarit të familjes që ka nevojë përkujdesjeje mjekësore, 34.1.3 Shkollimit të mëtutjeshëm për kualifikim që e synon punëtori, 34.1.4 Në interes të punëdhënësit dhe të punëtorit, 34.1.5 Në raste të tjera të arsyeshme.

34.2 Punëdhënësi mund t’i refuzojë kërkesat e punëtorit për mungesë nga puna pa kompensim të të ardhurave, nëse nevojat e punës këtë nuk e lejojnë.

34.3 Pushimi pa pagesë mund të lejohet edhe në zgjatje më së shumti deri një vit për raste të shërimit dhe për raste tjera të jashtëzakonshme, apo për interesa të vendit.

34.4 Për kohën e mungesës në punë pa kompensim të pagës nga paragrafi 1 dhe 3 i këtij Neni, të punësuarit i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës për kohë të caktuar, përveç të drejtave të cilat burojnë nga pagesa e detyrueshme e kontributeve nga ana e të punësuarit.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 18

NENI 35 - Ngritja profesionale (Trajnimet e stafit)

Ngritja profesionale, trajnimi, arsimimi dhe specializimi i punëtorëve në vend dhe jashtë vendit, si dhe të drejtat dhe obligimet e punëtorëve, rastet, kushtet, koha e zgjatjes së të munguarit nga puna dhe çështjet e tjera lidhur me ngritjen profesionale , rregullohen me politikat e trajnimeve si dokument i veçantë.

NENI 36 - Pezullimi i përkohshëm i të drejtave dhe detyrave

nga marrëdhënia e punës

36.1 Të punësuarit i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga puna dhe marrëdhënia e punës për kohë të caktuar, përveç të drejtave dhe detyrave për të cilat me ligjin e punës, dhe me Kontratën e Punës është përcaktuar ndryshe, në qoftë se mungon në punë, për këto raste:

36.1.1 Kur i punësuari është dërguar në punë jashtë vendit për përfaqësimin e interesave të vendit,

36.1.2 Kur zgjidhet apo emërohet në funksione publike, 36.1.3 Deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga Gjykata në kohëzgjatje deri në

gjashtë (6) muaj; 36.1.4 Me rastin e suspendimit me vendim te komisionit disiplinor.

36.2 Pas pushimit të të drejtave të punës sipas paragrafit 1. të këtij Neni, i punësuari ka të drejtë të kthehet te punëdhënësi brenda afatit prej pesë (5) ditësh.

NENI 37 - Mbrojtja dhe Siguria në Punë

37.1 I punësuari ka të drejtë në sigurinë në punë, mbrojtje të shëndetit dhe në ambientin e përshtatshëm të punës, në përputhje me ligjin e punës, ligjin për siguri në punë dhe ligjet tjera të aplikueshme.

37.2 Punëdhënësi është i detyruar të sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat

sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve në pajtim me ligjin.

37.3 Punëdhënësi detyrohet t’a informojë punëtorin me shkrim para angazhimit të tij, për rreziqet në

punë dhe për masat mbrojtëse të cilat obligohet t’i marrë.

37.4 Punëdhënësi obligohet të jap udhëzime që tregojnë rreziqet në punë dhe masat mbrojtëse të cilat

duhet të merren në përputhje me udhëzimet e lëshuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

37.5 Punëdhënësi është i detyruar t’i zbatojë rregullat dhe procedurat e përgjithshme për mbrojtjen dhe

sigurinë në punë, që janë të përcaktuara me Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarve dhe Mbrojtjen e Ambientit të Punës.

37.6 I punësuari është i detyruar t’i përmbahet rregullave për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë,

në mënyrë që mos të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë e vet, si dhe sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve të tjerë.

37.7 Punëtorit, të cilit i pason invaliditeti, ka të drejtë të punoj në punët e detyrat e tija apo edhe në punë

dhe detyra të tjera përkatëse nëse, në bazë të aftësisë së mbetur të punës mund t’i kryejë këto punë pa rehabilitimin profesional.

37.78 Punëtori, të cilit i është pakësuar aftësia shëndetësore apo e punës, nëse me rehabilitimin

profesional është aftësuar për kryerjen e punëve të caktuara, konsiderohet i aftë për kryerjen e punëve për të cilat është aftësuar me rehabilitim.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 19

NENI 38 - Mbrojtja e të rinjëve, femrave dhe e personave me

aftësi të kufizuara

Femra e punësuar, i punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe personi me aftësi të kufizuara, gëzojnë mbrojtje të veçantë në përputhje me këtë Rregullore dhe Ligjin e Punës.

NENI 39 - Mbrojtja e femrave të punësuara

39.1 Punëtores shtatzënë dhe gjidhënëse i ndalohet të kryejë punë e cila është e përcaktuar si e dëmshme për shëndetin e nënës apo të fëmijës;

39.2 Punëtores shtatzënë dhe gjidhënëse i ndalohet të punojë në vendet e punës ku paraqiten punë

veçanërisht të rënda fizike, punë që i ekspozohen faktorëve objektiv të jashtëm biologjik, kimik apo fizik të cilët paraqesin rrezik për shëndetin riprodhues dhe rastet e tjera specifike;

39.3 Për mbrojtjen e shëndetit të femrave të punësuara, të kihet kujdes për sistemimin e punëve të rënda

dhe të rrezikshme të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e femrave shtatzëna dhe gjidhënëse.

NENI 40 - Pushimi i lehonisë

40.1 Femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të pushimit të lehonisë. Me prezantimin e certifikatës mjekësore, femra e punësuar mund t’a fillojë pushimin e lehonisë deri në dyzet e pesë (45) ditë para datës kur pritet të lindë.

40.2 Në periudhën prej njëzet e tetë (28) ditëve para datës kur pritet të lindë, punëdhënësi me

pëlqimin e femrës shtatzënë, mund të kërkojë që ajo ta fillojë pushimin e lehonisë, nëse punëdhënësi mendon se femra e punësuar nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat e saj.

40.3 Punëtorja që ka fëmijë gjer në moshën njëvjeçare dymbëdhjetë (12) muaj ka të drejtë në të ardhura personale në NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A, si vijon:

40.3.1 Gjashtë (6) muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa kryhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë.

40.3.2 Tre (3) muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë .

40.3.3 Femra e punësuar ka të drejtë me këtë ligj që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre (3) muaj të tjera pa pagesë.

40.3.4 Nëse lehona nuk dëshiron t’a shfrytëzoj të drejtën në pushim të lehonisë nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, duhet t’a lajmëroj punëdhënësin më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë para përfundimit të pushimit, nga paragrafi 3.i këtij Neni.

40.4 Babai i fëmijës mund të marrë të drejtat e nënës, nëse nëna vdes ose e braktis fëmijën para se të

përfundojë pushimi i lehonisë.

40.5 Të drejtat nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij Neni mund të barten tek babai i fëmijës në marrëveshje me nënën.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 20

NENI 41 - Të drejtat e të atit të fëmijës

41.1 Të drejtat e përcaktuara sipas nenit 40 paragrafi 40.4 & 40.5 të kësaj Rregulloreje mund t’i realizojë edhe i ati i fëmijës me rastin e sëmundjes së nënës, braktisjes së fëmijës nga nëna dhe vdekjes së nënës;

41.2 Prindi i fëmijës ka të drejtën për: 41.2.1 Tre (3) ditë pushim me pagesë me rastin e lindjes së fëmijës ose adoptimit të fëmijës; 41.2.2 Dy (2) javë pushim të papaguar pas lindjes së fëmijës, ose adoptimit të fëmijës, në

periudhën derisa fëmija ta ketë arritur moshën tri (3) vjeç.

41.3 I punësuari duhet të informojë punëdhënësin për qëllimet e tij për të marrë pushimin së paku dhjetë (10) ditë më herët.

41.4 Mbrojtjen, përkatësisht të drejtat nga paragrafi 1. të Neni 40 të rregullores, mund t’i shfrytëzojë edhe adoptuesi i fëmijës, përkatësisht kujdestari i fëmijës, në rast të vdekjes së dy prindërve, ose nëse prindërit braktisin fëmijën.

NENI 42 - Pushimi i lehonisë për humbjen e fëmijës

42.1 Nëse lehona e punësuar lind fëmijë të vdekur, ose nëse fëmija i vdes para skadimit të pushimit të lehonisë, ka të drejtë për pushim lehonie sipas konstatimit të mjekut, për sa kohë i nevojitet të këndellet nga lindja dhe nga gjendja psiqike - fizike e shkaktuar nga humbja e fëmijës, por jo më pak se dyzet e pesë (45) ditë, dhe për këtë kohë i takojnë të gjitha të drejtat mbi bazën e pushimit të lehonisë.

42.2 Femra e punësuar sipas paragrafit 1. të këtij Neni, mund të kërkojë nga punëdhënësi që të kthehet në punë para skadimit të pushimit të lehonisë.

42.3 Në raste të fillimit të punës sipas paragrafit 2. të këtij Neni, të punësuarës nuk i lejohet të

shfrytëzojë pushimin e lehonisë sipas paragrafit 1, 2. dhe 3. të Nenit 40 të Rregullores.

NENI 43 - Mungesa nga puna për përkujdesje të veçantë të

fëmijës

43.1 Ndaj fëmijës që ka nevojë për përkujdesje të veçantë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, respektivisht fëmija i cili është me aftësi të kufizuara të përhershme, njëri prej prindërve me skadimin e pushimit të lehonisë ka të drejtë, që të punojë me gjysmë orari të punës derisa fëmija t’i mbushë dy (2) vjeç.

43.2 Mbrojtjen dhe të drejtat nga paragrafi 1. i këtij Neni, mund t’i shfrytëzojë adoptuesi, përkatësisht kujdestari i fëmijës, në rast të vdekjes së të dy (2) prindërve ose nëse prindërit e braktisin fëmijën.

43.3 Mënyra dhe procedura e realizimit të të drejtave nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij Neni, kryhet sipas dispozitave të Ligjit për Përkujdesje Materiale për Familjet me Fëmijë me Aftësi të Kufizuara.

43.4 Për mungesa në punë për shkak të përkujdesjes së veçantë ndaj fëmijës, punëdhënësi nuk mund t’i shkëpusë kontratën të punësuarit dhe t’i ndërrojë vendin e punës, përveç në rastet e shkëputjes së kontratës sipas Nenit 76 të Ligji të Punës.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 21

NENI 44 - Pushimi mjekësor

44.1 Punonjësi ka të drejtë të marrë pushim mjekësor kur nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij/saj për shkak të sëmundjes ose lëndimeve.

44.2 Punonjësi mund të marrë deri në dy (2) ditë rresht pushim mjekësor me lejen e mjekut të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A (ne fuqi kur është në dispozicion mjeku i Aeroportit “A.GJ”), pa raport-shenja të mjekut. Nëse punonjësi nuk është në gjendje të ndjekë punën për më shumë se dy (2) ditë, një raport mjekësor duhet të sigurohet nga një mjek i licencuar dhe të dorëzohet të zyra e mjekut të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A (ne fuqi kur është në dispozicion mjeku i Aeroportit “A.GJ”) dhe pastaj të Sektori i Burimeve Njerëzore, që vërteton se sëmundja është shkaktar që ka ndalur punëtorin nga puna.

44.3 Punonjësi i cili nuk është në gjendje të punojë duhet të njoftojë mbikëqyrësin e Departamentit

përkatës për mungesën e tij/saj gjatë ditës së parë të mungesës. Përveçse nëse ofrohen arsye të forta, punonjësi duhet të sigurojë një raport mjekësor në ditën e tretë të mungesës. Mungesa në punë pa një raport mjekësor nuk mund të kalojë 5 ditë pune brenda vitit kalendarik.

44.4 Në rast të aksidentit në punë, në komunikacion apo rrugë për në punë, ose në rast të ndonjë sëmundjeje që ndërlidhet me profesionin, një çertifikatë mjekësore duhet të sigurohet sa më parë që të jetë e mundur, pas deklarimit të aksidentit ose sëmundjes profesionale. Në lidhje me pushimin mjekësor të punonjësit, NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A rezervon të drejtën për të kërkuar kontroll mjekësor të punonjësit nga një mjek i çertifikuar sipas dëshirës së tij.

44.5 Kur një punonjës nuk mund të lajmërohet në punë në fund të pushimit mjekësor për shkak të

sëmundjes, ai/ajo duhet menjëherë të njoftojë departamentin përkatës dhe të ofrojë çertifikatën mjekësore që tregon fillimin dhe kohëzgjatjen e pritur të sëmundjes si dhe emrin dhe informacionet kontaktuese të mjekut që ofron trajtim.

44.6 Punonjësi mund te shfrytëzoj me se tepërmi 20 ditë pune pushim mjekësor me pagesë me

kompensim prej 100% të pagës për çdo vit kalendarik në raste të sëmundjes së tij ose të fëmijëve të tij.

44.7 Punonjësi ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor në kohëzgjatje prej 10 deri (90) ditë pune të pushimit mjekësor të çertifikuar me pagesë prej 70%, nëse sëmundja është si pasojë e lëndimit ose sëmundjes profesionale në punë e cila ndërlidhet me kryerjen e punëve dhe të shërbimeve për punëdhënësin. Me qëllim që kjo dispozitë të aplikohet, punonjësi duhet të ofrojë një çertifikatë mjekësore që tregon gjendjen e tij/saj. Nëse sëmundja tejkalon periudhën nëntëdhjetë (90) ditësh, atëherë punëtorit pas kësaj periudhe (90) ditësh i ndërpritet pagesa.

44.8 Për çdo lloj të pushimit duhet të plotësohet formulari i kërkesës për pushim dhe të autorizohet me

nënshkrim nga mbikëqyrësi i punëtorit para se të dorëzohet në Sektorin e Burimeve Njerëzore.

NENI 45 - Kompensimi i lëndimit në punë

Punëdhënësi është i obliguar që në rast të lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale të të punësuarit, të marra gjatë kryerjes së punës, t’u ofrojë sigurimin për kompensimin e shpenzimeve sipas ligjit të punës dhe ligjeve tjera të aplikueshme.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 22

NENI 46 - Paga dhe Beneficionet e të Punësuarve

46.1 I punësuari ka të drejtë në pagë, e cila përcaktohet me Kontratën e Punës, në pajtim me ligjin e punës.

46.2 Të drejtën për pagë, pagën shtesë, kompensimin në pagë dhe të ardhurat e tjera, i punësuari i

realizon sipas marrëveshjes së arritur me punëdhënësin për punën e kryer dhe kohën e kaluar në punë, të përcaktuar me Kontratën e Punës.

46.3 Punëdhënësi duhet t’i paguajë punëtorëve pa dallim gjinie kompensimin e njëjtë për punën e vlerës

së njëjtë, kompensim i cili mbulon pagën bazë dhe shtesat e tjera.

46.4 Pagat duhet të paguhen përmes transferimit bankar me ç’rast punëdhënësi duhet të mbajë regjistrin

për pagesat e bëra.

46.5 Paga, paguhet në afatet e përcaktuara me këtë rregullore dhe atë në mes të datës 01 deri ne datën

05 të muajit vijues.

46.6 Një njoftim, çertifikatë e pagesës në formë elektronike duhet t’i dërgohet secilit punëtor me rastin e

pagesës së pagesë në çdo fillim muaji.

NENI 47 - Paga shtesë

47.1 Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me Ligjin e Punës dhe Kontratën e Punës.

47.2 Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:

47.2.1 20 % në orë për kujdestari; 47.2.2 30 % në orë për punë gjatë natës; 47.2.3 30 % në orë për punë jashtë orarit; 47.2.4 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe 47.2.5 50 % në orë për punë gjatë fundjavës.

47.3 Pagesa shtesë për punë gjatë fundjavës, festave dhe ditëve të lira sipas ligjit e përjashtojnë njëra-

tjetrën.

47.4 I punësuari mund të kërkojë nga punëdhënësi që në vend të pagës shtesë nga paragrafi 2 i këtij Neni, kompensimi t’i bëhet me ditë pushimi;

47.5 Punëdhënësi mund të vendosë që një pjesë e punës jashtë orarit të kompensohet me ditë pushimi,

në përputhje me përqindjet e parapara në paragrafin 2. të këtij Neni

47.6 Bazuar në Nenin 23 paragrafi 1, të Ligjit të Punës të punësuarit mund t’i kompensohen deri në 32 orë

pune shtesë jashtë orarit brenda muajit, ndërsa çdo ore pune mbi 32 orë pune, mund të kompensohet me ditë pushimi .

47.7 Pagesa e orës së punës gjatë ditëve të festave zyrtare sipas Nenit 47 paragrafi 2.4 nënkupton

pagesën shtese prej 50% të pagës bazë për vlerën e orës. P.sh. Nëse vlera e orës se punës është 10 euro, një orë e kaluar në punë gjatë festes do të paguhet plus (+)5 euro.

47.8 Bazuar në Nenin 31 paragrafi 3 të Ligjit të Punës, Nëse të punësuarit i duhet të punojë në ditën e

pushimit javor, atij duhet t’i sigurohet një ditë pushimi gjatë javës së ardhshme.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 23

NENI 48 - Beneficionet dhe shpërblimet

48.1 Më qëllim të motivimit dhe ruajtes së stafit të kualifikuar bazuar në qëndrueshmerinë financiare të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A Bordi i Drejtorëve me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv mund të vendosë për beneficione dhe shpërblime për të punësuarit si në vijim: 48.1.1 Dhënia në shfrytëzim e telefonit celular zyrtar i cili duhet të jetë në shërbim 24 orë. 48.1.2 Dhënia në shfrytëzim e veturave zyrtare në shërbim 24 orë për stafin menaxhues dhe gjatë

orëve të punës duhet të jetë në dispozicion për anëtaret e tyre të departamentit për qëllime zyrtare.

48.2 Ndarja e bonuseve dhe pagës së trembëdhjetë (13)

48.3 Kryeshefi Ekzekutiv me një udhëzim, të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve, mund të autorizojë beneficione dhe shperblime të tjera për menaxhmentin dhe pjesëtarët e tjerë të stafit.

NENI 49 - Pushimi i marrëdhënies së punës

49.1 Punëtorit i pushon marrëdhënia e punës nëse ai deklaron me shkrim se nuk dëshiron të punoj në NPQ "Aeroporti i Gjakovës" Sh.A ,dhe se e ndërpret marrëdhënien e punës.

49.2 Deklarata e punëtorit nga paragrafi 1 të këtij Neni i parashtrohet Sektori të Burimeve Njerëzore, dhe

deri në ditën e fundit të punës punëtori është përgjegjës për detyrimet e tija.

49.3 Punëtori duhet të dorëzoj detyrën dhe të gjitha pajisjet e NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A menjëherë si t’i aprovohet dorëheqja.

NENI 50 - Ndërprerja e kontratës se punës

50.1 Në vështrim të Nenit 68, 69 dhe 70 të Ligjit të punës është rregulluar: 50.1.1 Kontrata e Punës mund të ndërpritet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe të

punësuarit; 50.1.2 Ndërprerja e Kontratës së Punës me marrëveshje 50.1.3 Ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari 50.1.4 Ndërprerja e Kontratës së Punës nga ana e punëdhënësit

50.2 Marrëveshja nga paragrafi 1. i këtij Neni bëhet në formë të shkruar. 50.3 Në rast të ndërprerjes së Kontratës së Punës me marrëveshje, punëdhënësi është i obliguar t’i

paguajë të punësuarit pagën, për ditët e punës dhe ditët e pushimit të mbetur deri në ndërprerje.

NENI 51 - Pensionimi Pensionimi i vjetërsisë dhe i përkohshëm rregullohet me ligj të veçantë.

NENI 52 - Liria e organizimit Sindikal dhe e drejta e Grevës

52.1 NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A. njehë të drejtën e punëtorëve të vet për organizimin sindikal sipas Nenit 88 të Ligjit të Punës.

52.2 NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A njehë të drejtën e punëtorëve të vet për organizimin e grevave sipas Nenit 89 të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Greva Neni 3, dhe Neni 17.

Rregullorja mbi politikat e Stafit

NPQ “ Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Trakaniq, Rr “Wesley Clark” 10000 Gjakovë

Page 24

NENI 53 - Dispozita Kalimtare dhe Përfundimtare

53.1 Të gjitha çështjet,që s’janë rregulluar sipas kësaj Rregulloreje do të zgjidhen në pajtim me dispozitat ligjore, përkatësisht sipas marrëveshjeve përkatëse nga marrëdhënia e punës dhe sipas akteve të tjera të përgjithshme të NPQ "Aeroporti Gjakovës" Sh.A

53.2 Kjo rregullore mbi politikat e stafit do të jetë subjekt i rishikimit dhe plotësimit pas miratimit të ligjit

për OSHNA.

Grupi punues për hartimin e kësaj rregulloreje mbi politikat e stafit i është referuar ligjeve si më poshtë:

1. Ligji i Punës Nr. 03/L-212 2. Ligji për Siguri dhe Mbrojtje në Punë ligji nr. 04/l-161 3. Ligji për Ndërmarrjet Publike Nr. Nr. 03/L-087 4. Ligji kundër Diskriminimit Nr. 2004/3 5. Ligji për Aviacion Civil Nr. 03-051 6. Ligji për Festa Zyrtare Nr. 03/L-064 7. Ligji për Gjuhë Zyrtare Nr. 02/L-37 8. Ligji për Barazi Gjinore Nr. 2004/18 9. Ligji për Greva Nr. 03/L-200

Gjakovë, Janar/2016