Rregullat krysore te studimit akademik

27
METODAT HULUMTUESE NË SHKENCA SHOQËRORE Ligjërata 6: Rregullat kryesore të studimit akademik Yllka Hoxha, MA 1

Transcript of Rregullat krysore te studimit akademik

Page 1: Rregullat krysore te studimit akademik

1

METODAT HULUMTUESE NË SHKENCA SHOQËRORE

Ligjërata 6: Rregullat kryesore të studimit akademik

Yllka Hoxha, MA

Page 2: Rregullat krysore te studimit akademik

2

Cilësitë e shkrimit të mirë akademik

Përdorimi i gjuhës formale Stili i përshtatshëm Terminologjia plotësisht e përpiktë Gramatika dhe pikësimi i saktë Teksti i lirë nga plagjiatura Mendimi dhe shprehja origjinale Teksti mbështetë titullin Referimi dhe citimi i rregullt Pjesët e bashkuara rrjedhshëm në tërësinë e tekstit.

Page 3: Rregullat krysore te studimit akademik

3

Disa probleme të zakonshme të shkrimit akademik

Hyrja dhe përfundimi nuk shkruhen mirë◦ Hyrja ka rëndësi të veçantë

Struktura e përgjithshme është e ngatërruar ◦ Pjesët duhet të jenë koherent*) në vazhdimësi të logjikshme

Shkrimi nuk rrjedh mirë ◦ Mungojnë lidhëset ◦ Mungojnë fjalitë hyrëse ◦ Paragrafet nuk lidhen mirë njëra me tjetrën◦ Titujt dhe nëntitujt nuk përdorën mirë

Page 4: Rregullat krysore te studimit akademik

4

Përdorimi i gjuhës formale • Shmang përdorimin e shkurtesave (për shembull, s’është)

• Shmang përdorimin e “etj.” dhe formave tjera të shkurtimit të papërcaktuar të kuptimeve

• Në vend të tyre përdor “dhe kështu me radhë” ose “duke përshirë...” . Përdor terma përkatës për fusha të caktuara studimi• Për shembull: Një ligj, vendim apo kontratë “hyn në fuqi” e jo “fillon”

• Shmang shprehjet e papërcaktuara, siç janë • Plot, shumë, njëfarë, goxha, bëhet (në vend të tyre përdor shprehje përcaktuese)

Page 5: Rregullat krysore te studimit akademik

5

Shkruaj shkurt dhe saktë Thuaj atë që mendon me aq fjalë sa është e nevojshme, duke përdorur

terminologjinë përkatëse◦ Shembull, në vend të shkruash “njerëzit që kanë plotësuar pyetësorin” thuaj

“respondentët”◦ “Gjëja që veçohet në mënyrë më të fuqishme është...” duhet të shkruhet “Ajo

çka veçohet më fuqishëm është….”◦ “Do të thosha, edhe pse nuk jam i sigurt...” duhet të shkruhet “Si duket…”

Shmang zhargonet

Page 6: Rregullat krysore te studimit akademik

6

Pyetje që ju ndihmojnë të zhvilloni shprehjen tuaj...

Cili është qëndrimi juaj ndaj çështjes që shkruani?

A qëndron argumenti juaj kritik?

A keni qenë mjaft i saktë?

A keni qenë objektiv (i paanshëm)?

A keni mund të shmangni përgjithësimet?

Page 7: Rregullat krysore te studimit akademik

7

Përmbaju temës Përgjigju në pyetjen tuaj kërkimore

Përzgjedh me kujdes idetë e të tjerëve

Shkruaj shkurt dhe saktë (në vend që të tregosh në detaje një rast, përmblidhi atë në pika kryesore, analizo dhe lidhi çështjet me teoritë relevante nga fusha e biznesit dhe ekonomisë)

Krejt kjo do të ju mundësoj të ndriçoni aspektet ende të pasqaruara, të pasigurta apo të papërcaktuara të përmirësoni mjeshtrit tuaja analitike.

Page 8: Rregullat krysore te studimit akademik

8

Udhëzime për shkrim cilësor akademik Drejtpërdrejt dhe qartë

◦ Listo ...◦ Përkufizo ...◦ Cili është / janë ...? ◦ Përshkruaj ...◦ Jep argumente për dhe kundër ◦ Shpjego se... (shpjego se si / pse diçka ka ndodhë ose u krijua)◦ Vlerëso në mënyrë kritike ... (pesho argumentet për dhe kundër, justifiko

mendimit tuaj) ◦ Analizo... (shqyrto secilën pikë në hollësi të ngushtë; vlerëso...) ◦ Nxjerr përfundime nga analiza e fakteve dhe vlerësimi i gjetjeve.

Page 9: Rregullat krysore te studimit akademik

9

Në cilën vetë? Në punim mendimet nuk duhet të paraqiten në vetën e parë. (Unë mendoj, them, rekomandoj,

shpresoj, citoj etj.).

Është jo e qëlluar të shkruhet në këtë vetë, ngaqë kjo nënkupton: Unë shkruaj me qëllim që ti ta lexosh dhe të pranosh atë që them unë. (IMPONIM)

• Duhet të përpiqeni që në vend se të shkruani unë… të shkruani:

• Duhet të vij në përfundim se…

• Duhet ardhur në përfundim…

• Tash jam i sigurt se…

• Duket tashmë e sigurt se …

Page 10: Rregullat krysore te studimit akademik

10

Tash duhet të them se…

Tash duhet thënë se…

Mendoj që…

Mendohet që…

Nga shqyrtimi i këtij teksti shoh që…

Nga shqyrtimi i këtij teksti shihet që….

Nga kjo mund të konstatoj…

Nga kjo mund të konstatohet…

Page 11: Rregullat krysore te studimit akademik

11

Për shembull: në vend se të shkruhet: Artikulli që kam cituar më parë Artikulli i cituar më parë…

Page 12: Rregullat krysore te studimit akademik

12

Gjatë hartimit të punimit, mbani vëmendjen çdo herë te lexuesi JO - ju të jeni në qendër të vëmendjes

Mos përdorni stil ironik

Mënjanoni humorin

Page 13: Rregullat krysore te studimit akademik

13

Cka duhet të përfshijë një projekt dhe një plan i projektit?

Leximi:

Udhërrëfyesin e projektit Udhërrëfyesin e propozimit

Page 14: Rregullat krysore te studimit akademik

14

Cka duhet të përfshijë një projekt dhe një plan i projektit?

Abstraktin (një përshkrim të shkurtër mbi konkluzionet e projektit)

Qëllimet e projektit (cka dëshironi të arrini me këtë hulumtim dhe pse është i rëndësishëm)

Përshkrimi i Literaturës (hulumtime tjera të mëparshme dhe të rëndësishme mbi të cilat do të bazoheni)

Metodat e Hulumtimit– plani dhe arsyetimi (cka keni për për ti arritur qëllimet e projektit, dhe pse është një metodë e duhur)

Analiza (e detajuar, tabelat e rendësishme, diagramet, etj duhet të jenë si tekst dhe vetëm detajet në shtojcë)

Rezultatet, konkluzionet, rekomandimet, kufizimet dhe hulumtimi i ardshëm)

Referencat (listo hulumtimet e tjera në radhitje alfabetike )

Shtojcat – Tabelat, grafet, detajet shtesë.

Page 15: Rregullat krysore te studimit akademik

15

Karakteristikat e një projekti të mireI rëndësishëm dhe interesant Vështirë të mos pajtohesh me hulumtimin për shkak të: argumenteve që i ka

përdorur dhe analizave të detajuara, të qarta dhe valide

I ka konsideruar mos-pajtimet e mundshme dhe mundësisht i ka adresuar

I përputhur Qëllimet përputhen me metodat Konkluzionet nxjerren nga analiza

Page 16: Rregullat krysore te studimit akademik

16

Plagjiatura dhe llojet e sajPlagjiaturë është paraqitja nga një individ e një vepre, e një teorie ose e një

pjese të veprës ose të teorisë së autorëve tjerë sikur të ishte e vetja, pa treguar burimin.

Llojet e plagjiaturës: Kopjimi fjalë për fjalë (“cut & paste”) Ndryshimi i vetëm disa fjalëve aty këtu të tekstit të huaj Përfolja e tekstit të huaj duke ndryshuar gati të gjitha fjalët, por pa ndryshuar radhën e

ideve. Mungesa e shprehjes së mendimit të hartuesit të tekstit Mungesa e thonjëzave në citimin e drejtpërdrejtë Parafrazimi i ideve të huaja pa referuar në tekst autorin dhe vetin e botimit të burimit Burimi figuron në listën e bibliografisë por ai nuk është përmend në tekstin e punimit.

Page 17: Rregullat krysore te studimit akademik

17

Si të shmangni plagjiaturën?

Deri sa lexoni tekstin, merr shënime në pika kryesore Gjatë shkrimit, bazohu në shënime, e jo në tekstin origjinal Shkruaj ashtu sikur po i shpjegon idetë një miku Asnjëherë mos shkruaj për idetë që nuk i kupton Refero me korrektësi Zhvillo mendimin/qëndrimin/shprehjen tuaj Përpiqu që idetë të rrjedhin logjikisht.

Page 18: Rregullat krysore te studimit akademik

18

Referencimet dhe citimetJu jepni referenca për literaturën në të cilën jeni mbështetur dhe keni

lexuarTë qarta (fjalë për fjalë) kuotimet duhet të vendosen në “…” dhe

referencat duhet të jipen Më së shumti një paragrafPërdor një nga format e referencimit– forma më e preferuar është stili i

Harvardit Kopjimi i fjalëve dhe mos vendosja në thonjëza “…” duke mos i

shkruar referencat konsiderohet plagjiature

Page 19: Rregullat krysore te studimit akademik

19

Citimet • Citimi do të thotë se ju pajtoheni me autorin që citoni

• Citimet duhet të jenë identike me origjinalin, duke përdorur në mënyrë të detajuar burimin

• Ato duhet të paraqiten fjalë - fjalë dhe t'i atribuohen autorit origjinal

• Kur citohet një autor i huaj, citimi duhet të jetë në gjuhën origjinale, ndërsa përkthimi duhet të jetë në kllapa

Page 20: Rregullat krysore te studimit akademik

20

Citimet Citimet e drejtpërdrejta futen në thonjëza dyshe (“ “)

“Materiali i cituar futet në thonjëza”

Nëse përdoret citimi brenda citimit, atëherë aplikohet thonjëza (‘ ‘) (për shembull, autori që citoni ka cituar dikë)

“Nëse përdoret citimi ‘brenda citimit’, atëherë përdoret thonjëza njëshe”

Page 21: Rregullat krysore te studimit akademik

21

Stili i Referncimit: Harvard

Eshtë shumë e rëndësishme të përdorët ky stil (ose ndonjë standard tjetër i njohur)

Duket i lehtë, por mund të shkaktoj vështirësi

Shiko webfaqet (kërko Harvard) dhe kopjo ndonjë artikull akademik ose libër

Të gjitha citimet në formën: Smith (2001)

Në fund vendos listën në radhitje alfabetike.

Duhet të përfshihet cdo artikull apo libër ku jeni referuar dhe jo të tjera.

Page 22: Rregullat krysore te studimit akademik

22

Stili i Referncimit: Harvard Gjatë citimit të tekstit të një libri:

(Smith & Bruce 1997)

Nëse citoni direkt nga libri i një autori, frazën, idenë ose konceptin e tij atëherë duhet të përfshini numrin e faqes nga e keni marrë citimin:

(Smith & Bruce 1997, p.8)

Page 23: Rregullat krysore te studimit akademik

23

Stili i Referncimit: Harvard Lista e referencave për librat:

Smith, J & Bruce, S 1997, A guide to personnel management, 4th edit, McGraë Hill, Sydney.

Lista e referencave për artikujt, studimet:

Conley, TG & Galeson, Dë 1998, ‘Nativity and ëealth in mid-nineteenth century cities’, Journal of Economics History, vol. 58, no. 2, pp. 468-493.

Page 24: Rregullat krysore te studimit akademik

24

Cka duhet të përfshijë plani juaj i projektit (propozimi)?

Ju duhet ti vendosni pjesët e hulumtimit në një projekt të tërë! Ju duhet ti përshkruani metodat ose metodologjinë e hulumtimit në sa

më shumë detaje që të jetë e mundur

Page 25: Rregullat krysore te studimit akademik

25

Qëllimet e Hulumtimit Zakonisht fillojnë nga një ide e papërpunuar

Formulo një qëllim të qartë, ose listo qëllimet, të cilat hulumtimi tenton ti arrij. Mendo për to si rezultate që do të dëshironit ti arrini

Gjithashtu mund të formuloni një pyetje të qartë apo një listë pyetjesh…

Ky proces mund të kërkon të menduar kreativ

Page 26: Rregullat krysore te studimit akademik

26

Qëllimet, objektivat, pyetjet

Ju mund të formuloni qëllimet tuaja të hulumtitmit si qëllime (ose objektiva) ose pyetje

Pra, këto janë mënyra të ndryshme për të thënë të njejtën gjë. Nuk është e rëndësishme cilën ju e përdorni, por mos i ngatërroni gjërat duke i ndarë qëllimet dhe pyetjet

Mund të krijoni një listë hierarkike të qëllimeve

Page 27: Rregullat krysore te studimit akademik

27

Qëllimet hulumtuese ose pyetjetQëllimet e hulumtimit ose pyetjet duhet të:

Janë të qarta dhe të parashtuara mirë Të përputhen (në mënyrë që të keni një projekt koherent) Të qartësojnë rezultatin përfundimtar Të jenë të matshme dhe të arritshme