Roli i Infermieres Tek Personat Me Retardim Mendor

29
Pas këtij sesioni ne duhet ta dijmë: Ç’ka është retardimi mental ? Kush janë përsonat me retardim mental ? Çfarë lloj prapambetjesh mendore kemi? Tiparet diagnostike ? Diagnoza diferenciale më çrregullime tjera psikike ? Të dijm mënyrat e edukimit shëndetsor për personat me retardim mental ?

Transcript of Roli i Infermieres Tek Personat Me Retardim Mendor

Pas këtij sesioni ne duhet ta dijmë:Ç’ka është retardimi mental ?Kush janë përsonat me retardim mental ?Çfarë lloj prapambetjesh mendore kemi?Tiparet diagnostike ?Diagnoza diferenciale më çrregullime tjera psikike ?Të dijm mënyrat e edukimit shëndetsor për personat me retardim mental ?

Edhe pse sëmundjet kan ekzistuar qysh me ekzistimin e vetë njeriut, historia tregon se kujdesi për përsonat me vonesë mentale ka filluar në gjysmën e shekullit 19.

Në kohën e vjetër si dhe në kohën e mesme as që ëahtë menduar në lidhje në mënyren arrogante dhe i kan mbytur, sepse këta persona i kan quajtur edhe sëmundje e shoqëris.

Në kohën e mesme këta përsona të sëmurë shpirtërishtë i kanë injoruar përqeshur dhe maltretuar në lidhje me defektet e tyre, sa që janë marrë edhe me sterilizimin e tyre në mënyrë që të paaftit të mos lindin fëmijë. Enti i parë për persona me vonesë mentale është formuar në vitin 1841 në Gjermani dhe Francë.

Ç’ka kuptojmë me fjalën retardim mental, përson me aftësi të kufizuar si dhe person me ngecje të kufizuar, që në kohen e fundit janë quajtur edhe persona me nevoja të veqanta? Termi retardim mental ka të bëjë me një grup gjendjesh të ndryshme që ndikojnë në tru.

Vonesa e zhvillimit mental është shumë e gjerë se mendohet. Ajo në realitet do të thot pengesë në tersi e jetës psiqike, ajo fillon me shumë pak të theksuara deri në shkallën ku nuk ekzistojnë mundësit për korreksion edukues.

Për ta kuptuar retardimin apo aftësin e kufizuar apo ngecje në zhvillim, duhet të ceket se qfarë aftësije të kufizuar ka përsoni apo fëmija, duhet të ceket se a është ajo aftësi e kufizuar fizike apo aftësi e kufizuar mentale, aftësi e kufizuar mendore apo aftësi e kufizuar në të folur apo në të parë apo në të degjuar, apo aftësi e kufizuar e kombinuar.

Me cekjen e këtyre aftësive nënkuptojmë se këta persona nuk janë të pa aftë për punë, por në mas të madhe apo të vogël të këta persona paraqitet zvoglimi i aftësis së punës.

Të fëmijët: Ngecje në zhvillim të zakonshëm (të

ecurit, të folurit, kontrolliimi i nevojave) Vështirsit në shkollë, me fëmijët tjerë për

shkak të pa-aftësis për mësim Probleme në sjellje

Te adoleshentët : vështërsi me shokët e ngushtë sjellje joadekuate seksuale

Te të rriturit: Vështërsit në funksionim të përditshëm

(p.sh., gatim, pastrim) Vështërsi në zhvillim social (p.sh.

punësim, martesa, rritja e fëmiut)

Zhvillimi mental jo i plot ose i ngadalsuar që rezulton me:

vështirsi ne mësim probleme në përshtatjen sociale

Shkalla e retardimit përfshinë: retardimin e rëndë (zakonihst identifikohet para

moshës dy vjeqare, kërkojnë ndihmë në dëtyrat ë përditshme, janë të aftë për të folur të thjeshtë)

retardimin e mesëm (zakonisht identifikohet rreth moshës 3-5 vjeqare, janë të aftë për punë të thjeshta nën mbikqyrje, kanë nevojë për marrdhënie ose mbikqyrje në aktivitetet ditore)

retardimin e lehtë (zakonisht identifikohet gjatë moshës shkollore, janë të kufizuar në aktivitet shkollore, por janë në gjendje të jetojnë vetëm dhe të punojnë punë të thjeshta)Nëse është e mundur, evaulimi duhet t’i përfshijë konsultimet rreth trajnimit dhe rehabilitimit adekuat.

Në bazë të diagnostifikimit bëjmë edhe klasifikimin e aftësisë së kufizuar.

1. Aftësia e kufizuar fizike nënkuptojm përsonin apo fëmiu që ka të meta trupore siq janë: qrregullimet e ekstremiteteve, për shkak të tyre paraqitet mos levizshnëria, qrregullimi senzomotorik. Mirpo te personi apo fëmija është ruajtur intelegjenca.

2. Aftësi e kufizuar në të degjuar, kuptojmë kur përsoni nuk mund të bëjë përceptimin uditiv.

3. Aftësi e kufizuar në të pamur e kuptojmë kur përsoni në mënyrë vizuele nuk mund të bëjë përceptimin e gjërave që i sheh.

4. Aftësi e kufizuar mentale nënkuptojmë kur personi apo fëmija fizikisht është i shëndoshë por mentalisht ngec në intelegjenc, i mungon orientimi në kohë dhe hapësir dhe percepcionet e të menduarit.

5. Aftësi e kufizuar mendore nënkuptojmë personin të cilit i mungojn gjykimi, para gjykimi dhe vetëvendosja për diqka, dhese çdo qe e vendos sipas paragjykimit dhe ndikimit të huaj. Kjo mund të jet edhe e përkohshme.

6. Aftësi e kufizuar në të folur quhet kur përsoni apo fëmija i cili nëpërmes të shprëhurit te folur nuk mundti përcjell informatat apo porositë.

7. Aftësi e kufizuar të kombinuara nënkuptojmë kur përsoni është i goditur prej të gjitha aftësive të kufizuara mentale siq janë: fizike, mentale, mendore në të folur etj.

Me edukimin dhe arsimimin e fëmijve me të meta mentale merret pedagogjija speciale e cila quhet OLGOFRENO-PEDAGOGJI e cila në bazë të diagnostifikimit bënë klasifikimin e fëmijve dhe në bazë të metodave speciale bënë rëhabilitimin-arsimimin e këtyre fëmijeve.

Personat me aftësi të kufizuar mentale ndajmë në tri shkallë në bazë të koeficiences së inteligjencës.

shkalla e rëndë fillon prej 0 deri 25 shkalla e mesme fillon prej 25 deri 50 shkalla e lehtë fillon prej 50 deri 75. Koeficienti i inteligjencës në mes të

shkallës normale dhe asaj jo normale është 70 deri 85 Sipas klasifikimit ndërkombëtar

vonesa mentale ndahet në: vonesë mentale e lehtë, e rëndë, shumë e rëndë dhe vonesë mentale e pa specifikuar

Vështirsit specifike të mësimit, çrregullimi nga përqendrimi joadekuat i vëmendjes, çrregullimet motorike (p.sh. paraliza cerebrale ) dhe problemet senzorike (p.sh shurdhimi) gjithashtu mund të ndërlidhen me vështërsi gjatë shkollimit

Malnutricioni ose sëmundjet kronike mund të shkaktojnë ngecje në zhvillim. Shumica e shkaqeve të retardimit mental nuk mund të shërohen.

Shkaqet më të shpeshta të retardimit të cilat mund të mjekohen janë hipotireoidizimi, helmimi me plumb dhe ca çrregullime metabolike të lindura .

Retardimi edukativ është një përzirje e qrregullimeve të ndryshme, është varietet specific të retardimit siq janë pamundësia për të lëxuar formojn një grup mjaftë hetorogjen. Retardimi mund të jetë i përcaktuar gjenetikisht apo mund të lidhet me defekte të ndryshme përceptuale, mund të jetë pasoj e lëndimit të trurit apo mund të jetë rezultat indeprovimit kulturo-edukativ.

Klasifikimi i llojeve të retardimit edukativ është akoma shumë më i palakmushëm, por është e qartë se ekzistojnë një grup i fëmijëve të cilët janë mbrapa në shkollimin e tyre por që nuk janë neurotic, delikuent apo intelektualisht subnormal.

Karakteristikat e këtyre fëmije me të meta psiko-fizike dallojmë shumë prej fëmijëve normal.

Shkaqet e zhvillimit të vonesës mentale janë të llojllojshme dhe si të tilla sipas natyrës i ndajmë në:

Endogjene dhe ekzogjene qe do të thotë në ato të para lindjes dhe të pas lindjes.

Të metat e këtyre fëmijëve paraqiten në mënyra të ndryshme për këtë arsye këta fëmijë ndahen ne disa grupe

1. Në grupin e parë bëjnë pjesë fëmijët me individualitet truporë: si dëmtim të dëgjuarit, të pamurit etj;

2. Në grupin e dytë bëjnë pjesë fëmijët me çrregullime psikike: vonesa mentale, psikopatia,

3. Në grupin e tret bëjnë pjesë fëmijët me çrregullime në të folur, qofshin ato centrale organike apo funksionale,

4. Në grupin e katërt bëjnë pjesë fëmijët me të meta të kombinuara mentale dhe trupore.

Këta fëmijë sipas shkallës së zhvillimit mental mund të shkollohen në shkolla

të rregullta, si dhe në shkolla paralele speciale, ndërsa ata me retardime mentale e fizike nuk mund të edukohen-arsimohen por duhet të caktohet kujdesi i posaçëm ndaj tyre

Pra shkaktarët e zhvillimit të vonesës mentale ndahen në ata të para dhe pas lindjes, ku bëjnë pjesë infeksionet dhe intoksikacionet, helmimet, traumat fizike, psikike, lëndimet edhe streset e nënës gjatë shtatëzanis dhe organizimi i dobët i prindërve.

Pasojat më të rënda janë infeksionet të cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e përjetshëm të fëmijës, sepse infeksionet bëjnë helmimin e SNQ.

Dëmtimi, i SNQ të fëmijët paraqet çrregullime psiko-fizike të fëmijëve siç është të verbëritë dëmtimi të dëgjuarit dhe shkallë të ndryshme të retardimeve mentale.

TBC-ja një ndër shkaqet e vonesës mentale të fëmija mund të jetë edhe infektimi i nënës me tbc gjatë gravitetit

INTOKSIKACIONO- ndikonin negativisht në zhvillimin e fëmijës. Femra e cila mbetet shtatzënë në gjendje të dehur, sidomos gjatë mardhënjëve seksuale mund të lind fëmijë me të meta mentale, sepse akoli bënë helmimin e spermatozoideve d.m.th. degjeneron organet dhe tërë organizmin.

ORGANIZIMI I DOBËT I PRINDËRVE- në shumë raste ndikon në zhvillimin jo normal të fëmijës.

KRYQZIMI I GJAKUT-grupi i njëjtë i gjakut tek dy prindërit ndikon negativisht në zhvillimin psiko –fizik të fëmijëve.

SEKRECIONI-i gjëndrave endokrine,sekrecion jo normal i gjëndrave endokrine gjatë shtatzënisë së nënës mund të shkaktojë çrregullime sidomos në kohen embrionale të zhvillimit të fëmijës.

TRAUMAT-e nënës gjatë shtatzënisë janë shumë të rrezikshme ato mund të shkaktojnë vonesë në zhvillim metal.

DEGJENERIMET e trashëguara-prindërit me çrregullime të degjenerimet gjithmonë degjenerimet i përcjellin te fëmijët e vet.

DEGJENERIMET E FITUARA-janë sëmundje të llojllojshme siq janë infeksionet e ndryshme të percjellura me temperature të lartë siç është difterija, ,fruthi, meningjiti, encefallitisi etj.

LËNDIMET FIZIKE-janë shkasë i vonesës mentale sidomos lendimi i kokës që varet cila pjesë e trurit është lënduar,qendra e motorikes,qendra e te folurit apo qendra e intelegjecë.

Është detyrë e infermieres që të jetë në gjendje të ju shpjegoj dhe të ju ndihmoj antarëve te familjes apo kujdestarëve si të sillen me një person me retardime mentale, duhet të ju tegoj se trajtimi i hershëm mund të ndihmoj personat mentalisht të retarduar të arrijnë pavarsi dhe vetë kujdes.

Të jetë në gjendje që në komunitet në bazë të shpalljes së një fëmije të dalloj ngecjen ne zhvillim p.sh. kur një fëmijë i moshës 10 vjeçare mund të mos jetë në gjendje të bëjë atë që mund ta bëj një fëmijë i moshës 5 vjeçare.

Te rastet me sulme epileptike personat duhet te trajtohen me barna për të kontrolluar sulmet epileptike apo shpërthimet e agresivitetit prandaj infermierja duhet te ju shpjegoj familjarëve se si duhet te përdoren barnat.

Masat preventive bëhen në fusha të ndryshme medicinale, sociale dhe pedagogjike. Në përgjithësi infermierja duhet të merret me edukim shëndetësor të prindërve të bëhet luftë sociale për luftimin e sëmundjeve venerike,kundër alkoolizimit,lufte për mbajtjen e higjienës personale dhe asaj kolektive. Infermierja duhet të jetë në gjendje të bind komunitetin që këta persona nuk duhet të bëjnë jetë të izoluar,si në familje ashtu edhe në shoqëri të trajtohen njëjtë si personat me zhvillim mental normal.

Meqenëse familjaret mund të ndiejnë barrë të madhe ose të ndjehen të stërngarkuar nga pesha e kujdesit për këta persona por prapë duhet të shpërblyer për përpjekjet e tyre. Duhet të inkurajuar prindërit që këta persona kanë nevojë për mbajtjen e higjienës personalë,ushqim,shëtitje,aktivitete të lira sikur edhe personat me zhvillim menta normal…

http\agim.petcfor,.com/diskutime shoqrore-dhe-dashurija F37/emrush bejtullahu-

njohur-mbaftësin-e kufizuar dhe rehabilitimi-1-12127.htm.

Kujdesi parësor ICD=10 Kapitulli V Versioni i kujdesit parësor

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj