Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5...

32
Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës jashtme REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2018 Prishtina Institute for Political Studies

Transcript of Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5...

Page 1: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

11

Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2018

Prishtina Institute for Political Studies

Page 2: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

2

Rishikim kritik

i organizimit dhe

zbatimit të politikës

së jashtme të

REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit

Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)- i

financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe

Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të

Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar

nga Fondacioni Kosovar për Shoëqri Civile (KCSF).

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Institutit

të Prishtinës për Studime Politike dhe në asnjë

mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SDC-

së. DANIDA-s apo KCSF.

Page 3: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

3

TABELA E PËRMBAJTJES

6.4.1 Struktura

1.Përmbledhje Ekzekutive

4.2 Sfida 2: Imazhi i Kosovës dhe reputacioni i liderëve politik

6.4 Sfida e organizimit dhe funksionimit të MPJ-së

5.3.1 Nga këndvështrimi I MPJ-së

4.4 Sfida 4: Mirëmbajtja e raporteve me shtetet që kanë njohur Kosovën

4.5 Shfrytëzimi i mundësive në kuadër të Titullit II të MSA-së për Dialog

Politik

3.2.2 Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim

Asociimit (PKZMSA) 2017–2021

3.2.1 Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021

3.3 Rishikim kritik i prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës

4.1 Sfida 1: Brishtësia e legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së

Kosovës

7. Arritjet

6.4.2 Rotacioni në shërbimin diplomatik

3.Politika e Jashtme e Republikës së Kosovës

4.6 Raportet me Bosnje Hercegovinën (BiH)

5.1 Politizimi i procesit të rekrutimit dhe avancimit në shërbimin

diplomatik

5.2 Konsistenca dhe koherenca

5.3.2 Nga këndvështrimi I Ambasadës

2.Kontekst

3.2 Prioritet e Politikës së Jashtme të Kosovës në kuadër të

dokumenteve strategjike

3.1 Korniza ligjore dhe institucionale

3.2.3 Strategjia për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare të

Republikës së Kosovës

5.3 Komunikim midis MPJ-së edhe Ambasadave të Kosovës

5. Sfida të zbatimit të politikës së jashtme

5.4 Koordinimi ndër-institucional

4. Sfidat e Kosovës në politikën e jashtme

4.3 Sfida 3: Mungesa e strategjisë për politikën e jashtme

6.4.3 Akademia Diplomatike

6.4.4 Rekomandime

7. Fletënotim

16

20

17

15

20

24

15

26

18

18

21

25

20

19

24

21

16

17

24

18

20

11

11

9

10

10

8

5

13

14

Page 4: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

4

Page 5: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

5

Ky punim i shkurtër ofron një rishikim

analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

Punëve të Jashtme të Republikës së

Kosovës në kontekst të funksionimit

institucional si dhe zbatimit të

politikës së jashtme. Kjo analizë

identifikon disa sfida të përgjithshme

të politikës së jashtme të Kosovës, si

dhe sfida të veçanta në zbatimin e

politikës së jashtme dhe sfida në

funksionimin e MPJ-së. Kjo analizë nuk

ka të bëj dhe nuk i referohet

periudhave të caktuara kohore ose

administrimit të Ministrisë nga ndonjë

Ministër përkatës. Kjo analizë e bazuar

në intervista me zyrtarë të MPJ-së

dhe analizë të dokumenteve, ka të bëjë

me institucionin e Ministrisë së

Punëve të Jashtme dhe zbatimit të

politikës së jashtme. Sfidat e

identifikuara në këtë analizë, nuk kanë

për qëllim të bëjnë kritikë politike MPJ-

së ose ndonjë Ministri që ka

udhëhequr MPJ-në, sepse sfidat dhe

problemet e identifikuara janë

akumulim i një procesi të gjatë. Kjo

analizë, duke pas parasysh rolin

qenësor që institucioni i MPJ-së ka në

këtë kohë për Republikën e Kosovës

kur shtetësia e saj sfidohet çdo ditë në

shoqërinë ndërkombëtare, synon të

Ministria e Punëve të Jashtme e

Kosovës ka disa arritje të rëndësishme

duke qenë në gjendje të tërheqë dhe

të mbajë individë të talentuar dhe të

përkushtuar në radhët e saj, mirëpo

ende ballafaqohet me sfida për të

ndërtuar një kulturë profesionale

diplomatike. Operacionet diplomatike

të MPJ-së për sa i përket avancimit të

interesave të Kosovës sfidohen nga

mungesa e një strategjie për politikë

të jashtme. Përmes disa iniciativave,

siç ishin Konferenca e Dialogut Ndër-

fetar (Interfaith Dialogue), Konferenca

Gërmia Hill, KSTalksEU, fushata për

anëtarësim në UNESCO, e disa

iniciativa të tjera, kanë bërë që MPJ të

mbahet në konsideratë nga ministritë

e jashtme të vendeve të tjera të rajonit

dhe më gjerë.

lehtësojë diskutime konstruktive midis

praktikuesve dhe hulumtuesve të

politikës së jashtme, për rolin e MPJ-

së dhe mundësive për të adresuar në

mënyrë të suksesshme sfidat

ekzistenciale të Republikës së

Kosovës.

Fushata për UNESCO ka pasur ndikim

të mirë në disa drejtime: duke qenë

fushata e parë me vetëiniciativë për

anëtarësim të Kosovës në një

1.Përmbledhje Ekzekutive

Page 6: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

6

Konferenca për Dialogun Ndër-fetar si

dhe Konferenca Gërmia Hill kanë

organizatë ndërkombëtare dhe e

udhëhequr nga MPJ, ka ndikuar

pozitivisht në zhvillimin e kapaciteteve;

ka ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të

reja për Kosovën dhe MPJ-në (të cilat

nuk janë kapitalizuar); ka ndihmuar

MPJ-në të kuptoj më mirë pozitën

reale të Kosovës në shoqërinë

ndërkombëtare; në një mënyrë ka

qenë një thirrje për zgjimin e

Ministrisë së Punëve të Jashtme,

sidomos për nevojën e ndërtimit të

kapaciteteve në MPJ për lobim; së

fundmi përkundër faktit që fushata

nuk siguroi anëtarësimin e Kosovës

pati ndikim pozitiv për imazhin e

Kosovës duke vënë në pah

trashëgiminë kulturore të saj si dhe

arriti të ndërtoj kohezion dhe

konsensus të fuqishëm shoqëror

brenda Kosovës. Në anën negative të

fushatës për UNESCO, strategjia e

MPJ-së nuk ka qenë e qartë dhe ka

pasur përpjekje për instrumentalizim

të fushatës për politikën ditore në

Kosovë. Po ashtu aftësitë e arritura

dhe kapacitetet e ndërtuara nuk kanë

mbetur në MPJ dhe nuk është

vazhduar të ndërtohet mbi përvojën e

fituar dhe raportet e reja të ndërtuara

si pjesë e fushatës. Shumica e stafit

që kanë punuar në fushatën për

UNESCO nuk janë më pjesë e

institucionit dhe MPJ po ashtu ka

mundur të ndërtoj një program për

zhvillim të kapaciteteve. Po ashtu,

fushata MPJ nuk iu është përgjigjur

thirrjes për zgjim, sidomos për

situatën dhe pozitën e Kosovës në

shoqërinë ndërkombëtare.

vendos Kosovën në hartën e ngjarjeve

për shumë personalitete dhe opinion

bërës ndërkombëtar. Shumica prej tyre

nga pjesëmarrja në konferenca kanë

ndërtuar një raport shumë pozitiv me

vendin dhe disa edhe kanë shkruar në

medie ndërkombëtare për përvojën e

tyre pozitive në Kosovë.¹

Ndër dobësitë kryesore të MPJ-së

përveç mungesës së strategjisë për

politikë të jashtme, janë edhe

problemet me procesin e rekrutimit

dhe avancimit në shërbimin diplomatik,

mungesa e një qasje sistematike të

mirëmbajtjes së raporteve me shtetet

që kanë njohur Kosovën, mos

shfrytëzimi i titullit II të MSA-së,

mungesa e reagimit të shpejtë për të

informuar shtetet e ndryshme, BE-në

e organizata të tjera për zhvillimet në

Kosovë, etj. Fushata e Serbisë për të

zhbërë njohjet e Kosovës krijon një

seri të re të rreziqeve për Kosovën.

Krahas kësaj, rritja e popullzimit dhe

përkrahjes për të djathtën ekstreme

në shtetet anëtare të BE-së mund të

ketë po ashtu një ndikim negativ në

raportet midis Kosovës dhe

institucioneve të BE-së. Në anën tjetër,

arritja e një marrëveshje

gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e

obligueshme për Kosovën dhe Serbinë,

do të krijonte një momentum të

rëndësishëm për Kosovën që do të

duhej të shfrytëzohej në maksimum.

Kosova do të duhet t'i kushtojë më

shumë vëmendje raporteve me

Kroacinë, dhe të synoj të avancoj

raportet. Po ashtu vëmendje duhet ti

kushtohet raporteve me Bosnje dhe

Hercegovinën dhe të përpiqet të bind

BE-në të kushtëzoj këtë shtet me

1Si për shembull ky shkrim në Le Monde http://ëëë.lemondedesreligions.fr/actualite/le-symbolique-kosovo-organise-sa-

4e-conference-interreligieuse-01-07-2015-4841_118.php

Page 7: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

7

normalizim të marrëdhënieve me

Kosovën. Me burime të kufizuara në

dispozicion, do të jetë e rëndësishme

që Kosova të identifikojë dhe të

fokusohet në prioritetet e saj të

politikës së jashtme. Suksesi i MPJ-së

varet edhe nga performanca e

individëve të talentuar, prandaj duhet

të sigurohet që respektohen

mundësitë barabarta për të gjithë në

MPJ dhe avancimet bëhen mbi bazën

e meritës. Shumë nga Ministria

pranojnë dhe mirëpresin ndryshime në

organizimin dhe strukturën e MPJ-së

dhe mbrojtjen e institucionit nga

ndërhyrjet politike në rekrutim.

1) Në qasjen e MPJ-së ndaj; shteteve

që kanë njohur Kosovën, sidomos në

BE, shtetet anëtare të BE-së që nuk

kanë njohur Kosovën si dhe qasjen

ndaj shteteve të Azisë dhe shteteve

Myslimane;

2) Të dinamizojë punën dhe të jetë një

Ministri më pro-aktive dhe strategjike

në qasje. MPJ duhet të jetë në gjendje

të punojë me palët kyçe për të

caktuar prioritetet dhe për të

mobilizuar një përkrahje ndër-partiake

për zbatimin e politikës së jashtme.

Kjo do të kërkojë një përkufizim më të

qartë të kontekstit strategjik ku është

Kosova dhe në mënyrë të qartë

prioritetet.

3) Një artikulim i qartë i misionit,

qëllimit dhe rolit të Ministrisë që

përputhet mirë me sfidat aktuale të

Kosovës që kanë të bëjnë me

4) Forcimi i menaxhimit të Ministrisë,

në veçanti menaxhimi i performancës

dhe i njerëzve. Duhet të ketë një lidhje

më të mirë midis strategjisë,

rezultateve të dëshiruara nga MPJ dhe

vlerësimit të performancës së

Ministrisë dhe stafit në drejtim të

ofrimit të këtyre rezultateve. Ministria

aktualisht ka probleme serioze në

mënyrën se si bënë vlerësimin e

performancës së stafit. Procesi i

rishikimit të vlerësimit të

performancës duhet të ndahet nga

njohja dhe shpërblimi i performancës

së mirë ndaj stafit dhe menaxherëve

që kanë performancë të ulët.

Rrotullimet e shpeshta të stafit,

sidomos në shërbimin diplomatik,

praktikat efektive të menaxhimit dhe

ndikimit në politikën e jashtme.

5) Përshtatje më e mirë e strukturës

organizative me misionin dhe qëllimin

e MPJ-së që ka të bëjë me

mirëmbajtje të komunikimit me shtetet

që tashme kanë njohur Kosovën.

6) Kosova duhet të formojë një Agjenci

për Zhvillim Ndërkombëtar që të rrisin

prezencën e saj në shoqërinë

ndërkombëtare dhe të ndërtojë veten

si një akter racional. MPJ duhet të

modelojë dhe të nxisë ndryshimet e

nevojshme dhe të shfrytëzojë përvojën

dhe aftësitë e Ambasadorëve dhe të

përfshijë ata dhe të ndihmojë në

zhvillimin kapaciteteve të tyre për

zhvillimin e diplomacisë publike në

mënyrë më efektive.

legjitimitetin e brishtë në shoqërinë

ndërkombëtare.

Page 8: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

8

Ministria e Punëve të Jashtme u

themelua menjëherë pas shpalljes së

pavarësisë, përmes ligjit Nr. 03/L-044

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme

dhe Shërbimin Diplomatik tё

Republikës së Kosovës të datës 13

mars 2008. Ky ligj përcakton edhe

kompetencat dhe përgjegjësitë e

Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe

Shërbimit Diplomatik të Republikës së

Kosovës. Qëllimi kryesor i MPJ-së

është të formulojë dhe zbatojë

politikën e jashtme të Kosovës, sipas

nenit 3 të ligjit 03/L-044. Ndër

kompetencat kryesore të MPJ-së

është edhe përgjegjësia për të vepruar

në shtetet e tjera si dhe në organizata

ndërkombëtare në emër të ministrive

dhe organeve të tjera shtetërore të

Republikës së Kosovës. Kjo

kompetencë i përshkruan një rol të

rëndësishëm MPJ-së edhe në

koordinimin e institucioneve të tjera

publike në Kosovë.

Në respekt të interpretimit të duhur

ligjor, mbi këtë kompetencë MPJ mund

të zhvillojë më tutje si kornizën juridike

po ashtu edhe kapacitetin e saj

koordinues. Kjo bëhet edhe më e

MPJ është institucioni në frontin e

parë të përfaqësimit dhe mbrojtjes së

interesave të Republikës së Kosovës

në arenën dhe politikën

ndërkombëtare. Kjo kompetencë, po

ashtu në nënkupton se MPJ duhet të

zhvillojë një kornizë strategjike, ose së

paku të synojë konsensusin e

brendshëm mbi atë se cilat janë këto

interesa. Këto interesa duhet të jenë

gjithëpërfshirëse, sepse MPJ ka

përgjegjësi edhe të promovojë tregtinë

dhe investimet e huaja në Kosovë. MPJ

po ashtu është përgjegjëse të mbrojë

të drejtat e kosovarëve me banim të

përkohshëm ose të përhershëm në

vendet e tjera. Sa i përket ofrimit të

shërbimeve, MPJ u ofron shërbime

konsullore shtetasve të Kosovës në

vendet e tjera.

nevojshme kur kemi parasysh

përgjegjësinë e MPJ-së të jetë prijës

dhe bashkërendues në raportet

ndërmjet Qeverisë së Republikës së

Kosovës dhe misioneve diplomatike

ose përfaqësuese të shteteve të tjera

dhe organizatave ndërkombëtare

ndërqeveritare që veprojnë në Kosovë.

2.Kontekst

Page 9: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

9

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)

aktualisht nuk ka një strategji

gjithëpërfshirëse për politikën e

jashtme të vendit ku do të

definoheshin prioritetet në këtë fushë.

Në mungesë të saj, politika e jashtme,

është e artikuluar në mënyrë të

fragmentuar në disa dokumente të

Qeverisë, përfshirë: Programi i

Qeverisë së Republikës së Kosovës 22017-2021 , Programi Kombëtar për

Zbatimin e

Ueb faqja e zyrtare e Ministrisë është

e zbrazët me informacion për sa i

përket prioriteteve të politikës së

jashtme dhe shënon “në proces”.

Përderisa ky boshllëk me informacion

në këtë segment të ueb faqes mund të

jetë një gabim teknik, nga hulumtimi i

Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 3(PKZMSA) 2017–2021 , Strategjia për

arritjen e njohjes së plotë

ndërkombëtare të Republikës së 4Kosovës si dhe në baza ad-hoc.

realizuar për këtë analizë, me të

vërtetë nuk ka një listë të qartë të

prioriteteve të politikës së jashtme të

artikuluar përmes një dokumenti

strategjik. Gjatë kohës së shkrimit të

kësaj analize, MPJ ka qenë ende në

proces të hartimit të një strategjie për

politikë të jashtme, një iniciativë e

rëndësishme e cila do të duhej të

kishte një përkrahje të gjerë politike.

Definimi i qartë i prioriteteve të

politikës së jashtme, përtej hartimit të

një liste të mirë të dëshirave, është një

nevojë qenësore për situatën ku

ndodhet sot Kosova në shoqërinë

ndërkombëtare dhe këto prioritete do

të duhej të shërbenin për të ndërtuar

kohezion dhe konsensus shoqëror.

Përkundër kësaj nga debatet dhe

fjalimet e zyrtarëve politik dhe jo-

politikë të Qeverisë së Kosovës, mund

të identifikohen këto gjashtë prioritete

kryesore për politikën e jashtme të

Kosovës:

3.Politika e Jashtme e Republikës së Kosovës

3Qeveria e Kosovës. (mars, 2017). Dokumente. Marrë nga Kryeministri-ks.net: http://kryeministri-ks.net/ëp-

content/uploads/docs/PKZMSA_2017-2021_miratuar_nga_Qeveria_(2).pdf

²Qeveria e Kosovës. (shtator, 2017). Marrë nga http://min-

rks.net/repository/docs/programi_i_qeverise_se_republikes_se_kosoves_2017_2021.pdf

4Qeveria e Kosovës. (qershor, 2011). Dokumente. Marrë nga Kryeministri-ks.net: http://ëëë.kryeministri-

ks.net/repository/docs/Strategjia_per_Arritjen_e_Njohjes_se_Plote_Nderkombetare_te_Republikes_se_Kosoves_SHQ.pdf

Page 10: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

10

4. Anëtarësimi në Aleancën Veri-

Atlantike (NATO);

5. Integrimi i plotë i Kosovës në

organizatat dhe nismat rajonale në

Ballkan, si dhe

6. Arritja e një marrëveshje

gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të

detyrueshme me Serbinë që do të

siguronte njohjen e pavarësisë së

Kosovës nga ana e Serbisë.

1. Rritja e numrit të njohjeve të

pavarësisë së Kosovës dhe në këtë

drejtim me fokus është sigurimi i

njohjes nga: Spanja, Qipro, Greqia,

Sllovakia dhe Romania;

2. Anëtarësimi në Organizatën e

Kombeve të Bashkuara (OKB);

3. Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin

Evropian (BE);

Ka një sërë ligjesh dhe dokumente të

tjera që kanë një rëndësi të veçantë

për politikën e jashtme të vendit dhe

të cilat janë miratuar siç është: Ligji

për Parandalimin e Shpëlarjes së

Parave dhe Financimit të Terrorizmit;

Ligjit për Ndalimin e Bashkimit në

Konflikte të Armatosura Jashtë

Territorit të Vendit; Strategjisë

Kombëtare për Parandalimin dhe

Luftimin e Ekonomisë Joformale,

3.1 Korniza ligjore dhe institucionale

Pastrimit të Parave, Financimit të

Terrorizmit dhe Krimeve Financiare

2014-2018, Strategjisë Kundër

Terrorizmit dhe Planit të Veprimit 52012-2017, etj . Në kuptimin

institucional koordinatorët kombëtarë

në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal

dhe Iniciativën Rajonale për Migracion,

Azil dhe Refugjatë (MARRI) luajnë një

rol të rëndësishëm në zbatimin e

politikës së jashtme të Kosovës,

sidomos në raport me Bashkimin

Evropian. Sipas PKZMSA, Kosova

është anëtare e 21 nismave rajonale,

në fushën e tregtisë, sigurisë, edukimit,

teknologjisë, ambientit, etj. Dialogu

midis Kosovës dhe Serbisë është

burimi kryesor i vëmendjes, levave dhe

rëndësisë së Kosovës në marrëdhëniet

ndërkombëtare.

3.2 Prioritet e Politikës së Jashtme të Kosovës në kuadër të dokumenteve strategjike

Në kuadër të këtij seksioni do të

bëjmë përmbledhjen e prioriteteve

kryesore të politikës së jashtme të

Kosovës nga tre dokumentet

strategjike të vendit: Programi i

Qeverisë së Kosovës, Programi

Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si

dhe Strategjia e vitit 2011 për arritjen

e njohjes së plotë ndërkombëtare të

Kosovës.

5PKZMSA. (mars, 2017). Faqe 335-338. Marrë nga: http://kryeministri-ks.net/ëp-content/uploads/docs/PKZMSA_2017-

2021_miratuar_nga_Qeveria_(2).pdf

Page 11: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

11

Programi i Qeverisë së Kosovës 2017-

2021 përcakton 13 objektiva kryesore

për politikën e jashtme të Kosovës të

cilat janë:

3.2.1 Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021

2) Intensifikimi i veprimeve për krijimin

e mundësive reale për liberalizimin e

vizave;

1) Riorganizimi i MPJ-së dhe Shërbimit

të Jashtëm, ngritja profesionale e

personelit diplomatik, dinamizimi i

punës në MPJ dhe ngritja e efiçiencës;

6) Ngritja dhe fuqizimi i bashkëpunimit

me NATO-n dhe mekanizmat tjera

Euro-Atlantike;

7) Intensifikimi dhe kultivimi i

mëtutjeshëm i Marrëdhënieve

Dypalëshe;

4) Vazhdimi dhe intensifikimi i

veprimeve për rritjen e numrit të

njohjeve ndërkombëtare të Kosovës në

botë;

3) Intensifikimi i veprimeve për

normalizimin e marrëdhënieve me

Serbinë;

5) Intensifikimi i veprimeve, për krijimin

e mundësive për Integrimin e Kosovës

në BE dhe organizata tjera evropiane;

8) Intensifikimi dhe kultivimi i

mëtutjeshëm i Marrëdhënieve

Shumëpalëshe;

12) Reformimi i Shërbimit të Jashtëm;

13) Shërbimet Digjitale Konsullore.

9) Fuqizimi dhe thellimi i

Partneriteteve Strategjike;

10) Promovimi dhe rritja e

Bashkëpunimit Rajonal;

11) Intensifikimi dhe fuqizimi i

Diplomacisë Ekonomike, Diplomacisë

Publike dhe Diplomacisë Parlamentare;

3.2.2 Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2017–2021

PKZMSA ka pesë shtylla kryesore

prioritare, ku bën pjesë edhe agjenda

evropiane dhe politika e jashtme.

Kapitulli 31 i Acquis-së rregullon

aspektet e politikës e jashtme, sigurisë

dhe mbrojtjes. Kosovës i kërkohet që

në mënyrë progresive të harmonizojë

qëndrimet e veta me ato të BE-së, si

dhe të zbatojnë sanksione dhe masa 6kufizuese kur dhe ku kërkohen ato .

Kosova zhvillon dialog politik me BE-

në në disa nivele në kuadër të procesit

të integrimit evropian. Kosova zotohet

në PKZMSA për “angazhim të

vazhdueshëm drejt përmirësimit të

dukshëm dhe të qëndrueshëm të 7marrëdhënieve me Serbinë .” Në

kuadër të PKZMSA ky zotim

6PKZMSA (mars, 2017)…

7Po aty.,

Page 12: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

12

arsyetohet me shmangien e bllokimit

të njërës apo tjetrës palë në përpjekje

për anëtarësim në BE. Normalizimi

definohet si një marrëveshje që do të

jetë ligjërisht e detyrueshme, përmes

së cilës të dy vendet do të jenë në

gjendje të ushtrojnë plotësisht të

drejtat e tyre dhe të përmbushin

përgjegjësitë e tyre. Kosova po ashtu

zotohet të zbatojë “në mirëbesim të

gjitha marrëveshjet e arritura në

dialog me Serbinë dhe të respektojë

plotësisht parimet e bashkëpunimit 8gjithëpërfshirës rajonal .” Është e

rëndësishme të theksohet se PKZMSA

zoton ndaj parimit të frymës së

kompromisit në përmbushjen e

detyrimeve që dalin nga MSA. Sa i

përket sigurisë, qasja e Kosovës e

shprehur në PKZMSA e ndërlidh

sigurinë kombëtare me sigurinë

rajonale, fillimisht. PKZMA përcakton

këto shtatë prioritete kryesore

afatmesme për Kosovën.

2) Do të vazhdojë trajnimi i shërbyesve

civil në fushën e politikës së jashtme

dhe të sigurisë. Prioritet do të kenë

ata që kanë për detyrë implementimin

e masave kufizuese dhe kontrollit të

armëve.

1) Hartimi dhe miratimi i Strategjisë

për Punë të Jashtme;

3) Gjithashtu, përmes vizitave në

shtetet anëtare, do të shkëmbehen

përvojat mbi implementimin sa më

efektiv të masave kufizuese.

4) Republika e Kosovës do të vazhdojë

të kontribuojë në përmirësimin e

5) Sa i përket bashkëpunimit me

organizatat ndërkombëtare, Republika

e Kosovës do të vazhdojë të jetë

anëtare aktive në organizata

ndërkombëtare (Komisionin e

Venedikut, Bankën Botërore, Fondin

Monetar Ndërkombëtar, Bankën

Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

Frankofoninë, etj). Republika e Kosovës

gjithashtu do të vazhdojë të luajë rol

proaktiv në vijë me të gjitha obligimet

në organizatat rajonale si partner i

barabartë (SEECP, RCC,...)

dialogut politik me BE-në dhe të jetë

një aktor aktiv në këtë dialog.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të

zbatojë aktet ligjore të BE-së në

fushën e politikës së jashtme dhe

sigurisë.

6) Gjithashtu, Republika e Kosovës do

të vazhdojë të zbatojë masat kufizuese

të imponuara nga Këshilli. Në këtë

mënyrë, Kosova do të krijojë

mekanizmin për implementimin e

masave restriktive.

7) Miratimi i akteve të brendshme

ligjore nga MFSK.

8Po aty.,

Page 13: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

13

Sipas strategjisë Kosova do të zbatojë

një orientim strategjik tre-drejtimor

për të siguruar njohje të reja për

vendin: duke iu qasur shteteve në

mënyrë individuale, në Grup-shtete

dhe rajone të caktuara si dhe

Strategjia për arritjen e njohjes së

plotë ndërkombëtare të Republikës së

Kosovës e Qershorit 2011, thekson se

janë “rreth 50 shtete të OKB-së që,

ose kanë sinjalizuar njohjen, ose kanë

mbajtur kanalet e komunikimit hapur

me Kosovën, ndërsa rreth 60 tjera nuk

kanë deklaruar pozitën e tyre apo

aktivisht kundërshtojnë pavarësinë.”

Strategjia përcakton kompletimin e

procesit të njohjes ndërkombëtare të

Kosovës si qëllim parësor për të

fuqizuar pozitën ndërkombëtare të

Republikës së Kosovës që, sipas

strategjisë, është prioriteti më i lartë

shtetëror. Objektiva e strategjisë është

“ta rrumbullakojë njohjen

ndërkombëtare të Kosovës....[integrimin

e] plotë, dhe brenda një periudhe

optimale, të vendit si anëtar i

barabartë në bashkësinë e shteteve të

lira.” Përderisa rritja e numrit të

njohjeve të shtetit të Kosovës është pa

dyshim e rëndësishme, strategjia, në

mungesë të përkufizimit të qartë, pre-

supozon se ka një numër të njohjeve i

cili do të konsistonte në

rrumbullakimin e njohjes së Kosovës, e

cila do të zgjidhte problemin me

legjitimitetin ndërkombëtar të vendit.

3.2.3 Strategjia për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës

organizatat dhe mekanizmat

ndërkombëtarë. Sa i përket qasjes

individuale ndaj shteteve strategjia

shpjegon se as kjo ka të bëjë me

“faktorët dhe dinamikat e politikës së

jashtme dhe, posaçërisht, pozicionimi i

tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.”

Qasja rajonale dhe ndaj grup-shteteve,

sipas strategjisë “ka për qëllim

përshtatjen e veprimeve për njohje

ndaj faktorëve dhe dinamikave politike

në rajone dhe grup-shtete të caktuara,

të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e

politikës së jashtme të shteteve

përkatëse.” Ndërsa drejtimi i fundit për

sa i përket organizatave dhe

mekanizmave ndërkombëtarë ka të

bëjë me “krijimin e lidhjeve me

organizata dhe mekanizma

shumëpalësh, për afirmim dhe njohje

të Kosovës si subjekt ndërkombëtar.”

Strategjia pretendon se pjesa

operacionale e saj “identifikon

qëndrimin relevant dhe të plotë të

secilit prej vendeve që ende nuk e ka

njohur shtetin e Kosovës, dhe kundrejt

kësaj, përcakton dhe projekton

veprime, metoda dhe strategji

”mikrokozmike”, pra, specifike,

kontekstuale dhe të drejtuara ndaj

secilit prej atyre vendeve”, mirëpo

“analizat janë konfidenciale dhe në

përdorim vetëm për subjektet e

përfshira në procesin e avokimit për

njohje, ndërsa plani i veprimit është

bazë për aktivitetet e MPJ-së dhe të

Zyrës së ZKM për njohje si dhe

aktorët tjerë institucionalë.” Nga

strategjia kuptohet se ka edhe një

Grup për Avokim mirëpo nuk jepen

informacione për këtë mekanizëm.

Strategjia po ashtu mban

Page 14: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

14

konfidenciale planin e veprimit për

publikun “për të minimizuar mundësitë

që aktivitetet apo partnerët në

implementim të identifikohen, zbehen

apo të pamundësohen nga pala tjetër

në përmbushje të synimeve.” Në

mungesë të transparencës së planit të

veprimit, si dhe në mungesë të ndonjë

raporti mbi zbatimin e kësaj strategjie

është e vështirë të vlerësohet ky

dokument, i cili nuk përmbush, për nga

aspekti profesional, kriteret bazike për

tu quajtur strategji. Krahas kësaj, duke

pasur parasysh se rritja e numrit të

njohjeve të Republikës së Kosovës

është prioritet për Qeverinë, nuk është

e qartë përse nuk ka pasur

aktiviteteve ose zhvillime pasuese ndaj

kësaj përpjekje për të ndërtuar një

strategji për rritjen e njohjeve.

Politika e jashtme e Kosovës është e

fragmentuar si në aspektin e

prioritetizimit po ashtu edhe në atë

institucional. Tre dokumentet e

analizuara në këtë raport dështojnë të

identifikojnë dhe adresojnë disa prej

sfidave kryesore të Kosovës në

politikën e jashtme. Edhe ato prioritete

që janë të përcaktuara në dokumente,

nuk janë të formuluara në mënyrë të

duhur, gjë që pamundëson edhe

organizim dhe veprimin strategjik të

MPJ-së. P.sh. në njërin prej

dokumenteve të lartëcekur thuhet se

prioritet është 'krijimi i mundësive për

3.3 Rishikim kritik i prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës

Integrimin e Kosovës në BE' ky është

një prioritet që përzien kompetencat

midis Kosovës dhe BE-së dhe ngreh

dilema rreth qëllimit real të Kosovës,

duke reflektuar mungesë të njohurisë

për procesin.

MPJ duhet që sa më shpejtë të

përmbyllë procesin e hartimit të

Strategjisë për Politikën e Jashtme që

adreson sfidat kryesore të vendit në

politikën e jashtme dhe ta përdorë si

një dokument për të ndërtuar

konsensus në shoqëri dhe qeveri. Një

shembull i formulimit të prioriteteve të

MPJ-së mund të shikojmë në vijim:

Republika e Kosovës është një partner

i besueshëm i Bashkimit Evropian në

ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe

avancimin e bashkëpunimit në

zhvillimin ekonomik, luftën kundër

krimit dhe korrupsionit, modernizimin

e administratës publike, si dhe

parandalimin e migrimit jo të rregullt.

Hyrja në fuqi të Marrëveshjes për

Stabilizim dhe Asocim (MSA) në muajin

prill, 2016 ka shënuar fillimin e

marrëdhënieve kontraktuale midis

Kosovës dhe BE-së. Kosova është e

përkushtuar të zbatojë të gjitha masat

nga Programi Kombëtar për Zbatimin

e MSA-së dhe të përgatitet të aplikojë

për anëtarësim sepse kjo nënkupton

për Kosovën zhvillim kombëtar dhe

avancim në procesin e anëtarësimit në

Bashkimin Evropian.

Veprimet afat-shkurta:

Prioritet 1: Marrja e statusit të vendit

kandidat për anëtarësim në Bashkimin

Evropian (BE) deri në vitin 2020.

Page 15: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

15

1.2 Përgatitja e një analize juridiko-

politike për aplikim për anëtarësim në

kontekst të statusit të Kosovës;

1.3 Rritja e shkëmbimit kulturor me

pesë-shtetet anëtare të BE-së që nuk

kanë njohur pavarësinë e Kosovës;

1.4 Zbatimi i një fushate të rritjes së

informacionit cilësor për Kosovën në

Shtetet Anëtare të Bashkimit

Evropian.

1.1 Ndërtimi i një partneriteti strategjik

me Kroacinë për mbështetje të

aplikimit të Kosovës për anëtarësim;

Në kuadër të këtij kapitulli do të diskutojmë për disa prej sfidave kryesore të

Kosovës në politikën e jashtme.

4. Sfidat e Kosovës në politikën e jashtme

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin

2008, Republika e Kosovës është

ballafaquar me një fushatë të

koordinuar të Serbisë dhe Rusisë për

të zbehur legjitimitetin e saj në

shoqërinë ndërkombëtare, e

manifestuar përmes veprimeve për të

penguar njohjen e pavarësisë së

Kosovës nga shtetet e tjera, integrimin

e vendit në organizata rajonale dhe

ndërkombëtare si dhe shpërndarjen e

informacioneve negative që kanë

synuar dëmtimin e imazhit të Kosovës,

të përpunuara veçanërisht për rajone

4.1 Sfida 1:Brishtësia e legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës

Page 16: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

16

të caktuara të botës. Përgjigja e

Kosovës, përkatësisht e Ministrisë së

Punëve të Jashtme, në këto raste

vazhdon të jetë defensivë dhe ad-hoc.

Imazhi i Kosovës në Shtetet Anëtare

të Bashkimit Evropian si dhe në disa

rajone të botës është shumë negativ.

Kosova shihet si një shtet me

korrupsion të lartë dhe i udhëhequr

nga një elitë politike e lidhur ngushtë

me rrjetet e krimit, që vetëm

keqpërdorë burimet e shtetit dhe të

mirat publike. Krahas kësaj

pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës

në luftën në Siri dhe Irak ka thelluar

edhe më tej imazhin negativ për

vendin. Ky perceptim për Kosovën, ka

ndikimin e vetë, sidomos në BE.

Përderisa MPJ ka zbatuar disa

iniciativa me qëllim ndryshimin e 9imazhit të vendit këto iniciativa

shumë të mira nuk janë vazhduar.

4.2 Sfida 2: Imazhi i Kosovës dhe reputacioni i liderëve politik

Politika e jashtme, imponon por edhe

reflekton, në shumicën e shteteve,

konsensus kombëtar. Instrumenti kyç

për të ndërtuar një konsensus të tillë

por edhe për të mobilizuar dhe

koordinuar burimet e Qeverisë së

4.3 Sfida 3: Mungesa e strategjisë për politikën e jashtme

Mungesa e strategjisë ka ndikuar që

planifikimi dhe zbatimi i politikës së

jashtme të jetë i fragmentuar dhe

jokoherent. Pasojat e kësaj situate

reflektojnë edhe në paaftësinë e

institucionit të Ministrisë së Punëve të

Jashtme t'i përgjigjet në mënyrë

efektive dhe të koordinuar fushatës së

Serbisë kundër Kosovës në politikën e

jashtme që ka arritur, deri në një masë

me sukses, të vazhdojë të mbajë të

kontestuar legjitimitetin e shtetit të

Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare,

së fundi përmes strategjisë së

zhbërjes së njohjeve të Kosovës. Në

këto raste, reagimet nga Kosova kanë

qenë post-festum, ad-hoc dhe të

pakoordinuara.

Kosovës, do të ishte një Strategji për

Politikën e Jashtme të Kosovës. Që

nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur

pavarësinë nuk ka një dokument të

tillë. PKZMSA në kuadër të masave

afatshkurta parasheh hartimin dhe

miratimin e një strategjie për politikë

të jashtme, prandaj hartimi i

strategjisë është edhe obligim nga

procesi i integrimit evropian të

Kosovës dhe do të konsistonte në

përmbushjen e obligimeve nga MSA.

9Si P.sh iniciativat: Dialogu Ndërfetar http://mfa-ks.net/?page=1,217,3479 ; http://digitalkosovo.org/sq/ Germia Hill

http://mfa-ks.net/?page=1,217,1476 KSTalksEU http://mfa-ks.net/?page=1,217,2628

Page 17: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

17

Përderisa arritja e njohjeve të reja për

Kosovën është shumë e rëndësishme,

duke pas parasysh fushatën e fundit

të Serbisë ndaj zhbërjes së njohjeve,

mirëmbajta, përcjellja e zhvillimeve dhe

mirëmbajtja e komunikimit të rregullt

me shtetet që kanë njohur Kosovën

bëhet edhe më e rëndësishme. Në këtë

drejtim MPJ duhet të ndërtojë një

qasje sistematike dhe strategjike të

mirëmbajtjes së komunikimit me

shtetet që kanë njohur Kosovën.

Aktualisht në MPJ në kuadër të

strukturës institucionale nuk ka

departamente të fokusuara në rajone

të caktuara të botës dhe as Desk

O�cers për shtete të ndryshme të

botës. Megjithëse duhet pas parasysh

burimet e kufizuara të shtetit të

Kosovës, situata aktuale e bën të

domosdoshme që MPJ në kuadër të

departamentit për marrëdhënie

bilaterale të krijojë divizione të veçanta

për secilin prej pesë grupeve

gjeografike të shteteve. Siç janë të

ndara aktualisht nga MPJ këto pesë

grupe janë: SHBA dhe Kanada, Azi dhe

Oqeani, Afrikë dhe Amerikë, Rusi dhe

Euro-Azi dhe Lindje të Mesme dhe

Vendet Arabe. Krahas kësaj, MPJ mund

të bëjë edhe veprime të tjera, siç është

letër informuese për arritjet e fundit të

Kosovës dhe shënim falënderuese për

vazhdimin e marrëdhënieve një

program i vizitave nëpër secilin shtet.

4.4 Sfida 4: Mirëmbajtja e raporteve me shtetet që kanë njohur Kosovën

Përkundër që MSA është në fuqi

tashmë dy vjet, titulli II i kësaj

marrëveshje nuk është shfrytëzuar në

potencialin e plotë. Titulli II thekson se

vendoset dialogu politik ndërmjet

Kosovës dhe BE-së i cili ka për qëllim,

në mes të tjerash, edhe të promovojë

“Pjesëmarrjen e Kosovës në

komunitetin ndërkombëtar demokratik,

nëse e lejojnë rrethanat objektive”.

Përkundër formulimit të mençur të

qëllimit është e qartë se kjo ka të bëjë

me një obligim që BE, përkatësisht

institucionet e BE-së, si p.sh.

Komisioni Evropian, të përkrahin

Kosovën për tu anëtarësuar në

organizata dhe iniciativa

ndërkombëtare. MPJ ka rolin kryesor

në materializimin e këtij obligimi prej

anës së BE-së dhe në këtë drejtim do

të duhej të niste një diskutim me

Zyrën e BE-së në Kosovë fillimisht

dhe pastaj edhe me Njësinë për

Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme

për Zgjerim. MPJ do të duhej të synojë

të institucionalizojë dialogun në kuadër

të titullit II dhe të kërkojë vazhdimisht,

në formë zyrtare, përkrahje nga BE

për përpjekjet për anëtarësim të

Kosovës.

4.5 Shfrytëzimi i mundësive në kuadër të Titullit II të MSA-së për Dialog Politik

Page 18: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

18

Raportet me BiH, që sipas disa të

dhënave shet në tregun e Kosovës

afër 100 milion Euro në vit, janë një

problem i rëndësishëm për Kosovën në

marrëdhënie ndërkombëtare.

Mosnjohja nga BiH ka pamundësuar

izolimin e Serbisë si i vetmi shtet në

rajon me probleme bilaterale me

Kosovën. Kjo situatë po ashtu dëmton

imazhin e Kosovës, e cila përderisa

synon njohje ndërkombëtare nuk

njohët plotësisht ende nga shtetet

4.6 Raportet me Bosnje Hercegovinën (BiH)

fqinje. Përkundër kësaj nuk duket se

kjo çështje zë vend të rëndësishëm në

preokupimet e Qeverisë për politikën e

jashtme, me disa përjashtime

sporadike që vetëm vë në pah qasjen

ad-hoc ndaj këtij problemi. Një raport i

fundit nga shoqëria civile sugjeron që

Bashkimi Evropian të kushtëzoj BiH

me normalizim të marrëdhënieve me

Kosovën në kuadër të procesit të

integrimit evropian. Kjo ide, do të duhej

të shfrytëzohej nga Kosova.

5. Sfida të zbatimit të politikës së jashtme

5.1 Politizimi i procesit të rekrutimit dhe avancimit në shërbimin diplomatik

Ministria e Punëve të Jashtme që nga

themelimi i saj ka bërë përpjekje

serioze për të ndërtuar një shërbim

dhe staf diplomatik që ka aftësi për

t'iu përgjigjur sfidave unike të vendit

në politikën e jashtme. Vështirësitë e

kësaj përpjekjeje bëhen edhe më të

qarta kur kemi parasysh faktin se

ndërtimi i shërbimit diplomatik dhe

kapaciteteve të politikës së jashtme

janë me përvojë të kufizuar vetanake.

Përkundër fillimit të mirë, procesi i

rekrutimit dhe zhvillimit të stafit

diplomatik është dëmtuar nga

ndërhyrjet politike, si në proces të

rekrutimit po ashtu në proces të

avancimeve dhe rotacionit në

shërbimin diplomatik. Si rezultat i

kësaj, në kuadër të shërbimit

diplomatik të Kosovës ka personel që

Page 19: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

19

Mirëpo problemet nga ndikimi politik

në shërbimin diplomatik janë edhe më

serioze sesa njohja e gjuhës angleze.

Si rezultat i rekrutimeve të personelit

jo profesional dhe avancimeve jo të

bazuara në meritë, shërbimit

diplomatik të Kosovës i mungojnë

kapacitet e nevojshme në fusha të

specializuara, dhe kjo ndikon në

kapacitetin e MPJ-së për të zbatuar

politikë të jashtme. Siç është bërë e

ditur nga disa të intervistuar, janë të

mangët pjesëtarët e shërbimit

diplomatik që kanë kapacitet të

hartojnë një analizë të mirëfilltë.

nuk plotëson as kriteret minimale të

përcaktuara me ligj siç është njohja e

gjuhës angleze. Tashmë lidhjet

familjare ndërmjet personelit të

shërbimit diplomatik të Kosovës me

disa Deputetë të Kuvendit të

Republikës ose personalitete me

ndikim në parti politike ose qeveri janë

të njohura për publikun. Ndikimi politik

në shërbimin diplomatik jo vetëm që

ka ndikuar në aspektin profesional të

personelit por ka penguar edhe në

funksionimin normal të Ambasadave

të Kosovës, duke qenë se në disa raste

pjesë e personelit diplomatik në këto

ambasada kanë qenë persona me më

shumë fuqi politike se vetë

Ambasadori dhe kjo në disa raste ka

sjellë probleme edhe me respektimin e

hierarkisë brenda ambasadës.

5.2 Konsistenca dhe koherenca

kryesisht me dy çështje kryesore:

raportet midis nivelit politik dhe

shërbimit civil në MPJ si dhe ndërrimet

e shpeshta dhe të pakoordinuara të

personelit në shërbimin diplomatik.

Shpesh zyrtarët që kanë përgjegjësi

përkatëse në një fushë të caktuar të

politikës së jashtme nuk përfshihen në

takime apo shkëmbime të tjera midis

MPJ-së dhe shteteve të tjera. Në disa

raste përfshirja e zyrtarëve të

shërbimit civil në MPJ bëhet,

zakonisht, mbi bazën e preferencave

personale të ministrit në detyrë.

Rastet kur ka përfshirje të zyrtarëve

janë kryesisht takimet protokollare.

Kjo situatë e bën të pamundur që MPJ

të ketë konsistencë dhe koherence në

zbatimin e politikës së jashtme.

Mungesa e konsistencës dhe

koherencës ka ndikuar në zbehjen e

kapacitetit të MPJ-së që të përcjell në

mënyrë efektive çështjet apo

iniciativat e ngritura nga niveli politik.

Një zyrtare e lartë në MPJ e

intervistuar për këtë raport, tregon se

si në një rast, Ministri i MPJ-së dhe

delegacioni përcjellës, janë gjetur në

një pozicion shumë të vështirë nga një

çështje e ngritur nga pala tjetër në

takim, për të cilën kishte pas zotim të

Ministrit paraprak, mirëpo çështja në

fjalë nuk është përcjellë tek shërbimi

civil. Kjo ndodh shpesh edhe si pasojë

e ndikimeve politike, ose moszbatimit

të procedurave në procesin e

vendimmarrjes si dhe mosplanifikimit

të mirëfilltë.

Problemet me konsistencën dhe

konferencën e MPJ-së në zbatimin e

politikës së jashtme kanë të bëjnë

Page 20: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

20

Komunikimi dhe marrëdhëniet midis

MPJ-së dhe përfaqësive diplomatikë të

Kosovës janë një sfidë e vazhdueshme

e cila duhet të shikohet nga dy

këndvështrime: nga këndvështrimi i

MPJ-së si dhe nga këndvështrimi i

ambasadave të Kosovës .

5.3 Komunikim midis MPJ-së edhe Ambasadave të Kosovës

Ambasadorët e emëruar politikë, për

shkak të ndikimit të tyre në vend,

shpesh si pasojë e të së kaluarës apo

lidhjeve me partitë politike dhe/apo

individë brenda tyre, ndonjëherë

injorojnë ose fare nuk e respektojnë

zinxhirin institucional të MPJ-së.

Komunikimi joformal midis

ambasadorëve dhe Ministrisë shpesh

lë në hije komplet institucionin e MPJ-

së në çështje shumë të rëndësishme.

Në raportet që dërgohen nga

ambasadat shpesh nuk përfshihen

departamentet e tematikës përkatëse

në MPJ dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në

aftësinë e departamenteve për të

informuar në mënyrë të duhur

Ministrin (p.sh. në përgatitjen e pikave

të diskutimit për takime) ose për të

kryer detyrat institucionale në

zbatimin e politikës së jashtme. Stafi

në ambasada nuk është gjithmonë

profesional dhe disa prej tyre që kanë

5.3.1 Nga këndvështrimi i MPJ-së

lidhje të fuqishme politike në Kosovë e

projektojnë fuqinë e tyre edhe brenda

ambasadës dhe manifestohet me

mosrespektim të hierarkisë.

MPJ shpesh dështon të reagojë shpejt

dhe të informojë me kohë ambasadat

e Kosovës për qëndrimet zyrtare të

Qeverisë së Kosovës karshi zhvillimeve

në vend, siç ishte rasti me arrestimin e

Marko Gjuriçit në Kosovë, kur reagimet

nga MPJ erdhën edhe si rezultat i

presionit të shteteve mike të Kosovës

që kërkonin një informacion zyrtar për

rastin.

Ambasadat e Kosovës, sidomos ato në

shtete me prioritet për Kosovën: siç

është SHBA, Gjermania, Mbretëria e

Bashkuar, Franca, etj. nuk kanë në

dispozicion burime të nevojshme për

të realizuar aktivitete me qëllim rritjen

e shkëmbimit kulturor midis dy

vendeve. Ka edhe sfida ligjore, sidomos

kur kemi të bëjmë me emërimet dhe

rotacionet në Ambasada.

5.3.2 Nga këndvështrimi i Ambasadës

Përderisa ka koordinim midis

drejtuesve kryesorë të politikës së

jashtme, ky koordinim shpesh ndodh

në nivelin politik, midis kabineteve dhe

në mënyrë joformale. Niveli i

5.4 Koordinimi ndër-institucional

Page 21: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

21

koordinimit këtu varet, shpesh, edhe

nga kimia personale e drejtuesve të

kabinetit. Duhet të krijohet një

mekanizëm/forum që sjell së bashku

në mënyrë zyrtare dhe të rregullt,

nivelin politik (shefat e kabineteve dhe

këshilltarët e lartë) dhe nivelin e lartë

drejtues (sekretarët e përgjithshëm,

drejtorin e përgjithshëm) në Zyrën e

Presidentit të Republikës, Zyrën e

Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të

Jashtme, Ministrinë e Integrimit

Evropian si dhe Ministrinë për Tregti

dhe Industri për të shkëmbyer

informacion, për të përcjell zhvillimet si

dhe për të koordinuar veprimet. Duke

qenë se Presidenti i Republikës së

Kosovës, sipas Kushtetutës, udhëheq

me politikën e jashtme, atëherë

vendimi për themelimin e një

mekanizmi të tillë duhet të merret nga

Zyra e Presidentit.

6.4 Sfida e organizimit dhe funksionimit të MPJ-së

Në kuadër të këtij kapitulli do të përmbledhim disa prej sfidave kryesore që kanë

të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e MPJ-së.

Njëra prej sfidave kryesore për MPJ-

në është edhe organizimi i brendshëm

i Ministrisë, përkatësisht struktura

organizative. Ministria ka katër

departamente administrative nën

udhëheqjen e Sekretarit të

Përgjithshëm dhe tetë departamente

tematike nën udhëheqjen e Drejtorit të

Përgjithshëm. Në kuadër të

Strukturës, Drejtori i Përgjithshëm dhe

Sekretari i Përgjithshëm, funksionojnë

si dy njësi të pavarura brenda

Ministrisë pa linja të rregulluara të

marrëdhënieve midis tyre dhe i

raportojnë drejtpërdrejt Ministritë.

Sekretari i Përgjithshëm në bazë të

ligjit për shërbimin civil duhet të jetë

zyrtari më i lartë mirëpo në realitet kjo

nuk ndodh. Për shkak të strukturës

organizative, të intervistuarit për këtë

raport nga MPJ, janë shprehur se

ndonjëherë ka tension midis drejtorit

të përgjithshëm dhe sekretarit të

përgjithshëm. Tetë departamentet

tematike, nuk kanë divizione apo

sektorë brenda tyre për tema të

caktuara. Stafi brenda departamenteve

tematike përbëhet kryesisht nga

6.4.1 Struktura

Page 22: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

22

zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, përderisa

ndarja e punëve dhe portofolit,

ndonjëherë bëhet në mënyrë të

fragmentuar dhe në baza ad-hoc.

Organizimi aktual brenda

departamenteve tematike po ashtu

mund të ketë ndikim negativ për

karrierën dhe ngritjen profesionale të

shërbyesve civil të cilët nuk kanë

mundësi të ndërtojnë përvojë pune

menaxheriale duke udhëhequr një

divizion apo sektor, që është një kriter

i rëndësishëm në procesin e avancimit

në MPJ.

Figura 1: Struktura aktuale e MPJ-së

Një shembull potencial që mund të

ndiqet për rregullimin strukturor të

MPJ-së është edhe ai i Ministrisë së

Punëve të Jashtme të Sllovenisë, që ka

katër drejtora të përgjithshëm që

përgjigjen tek dy Sekretar Shtetëror të

cilët përgjigjen para Ministrit, ndërsa

Sekretari i Përgjithshëm mbikëqyr

departamentet administrative, të 10personelit dhe logjistikës .

Përderisa grupi i punës për ligjin e ri

për MPJ-në si dhe shërbimin

diplomatik, mbase do të propozoj një

sërë ndryshimesh të rëndësishme në

organizimin e Ministrisë, në vijim disa

rekomandime mund të konsiderohen:

10Për më shumë shih http://mzz.gov.si/en/about_the_ministry/organisation/

Page 23: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

23

1) Të rishqyrtohet organizimi i

departamenteve tematike dhe

organizimi i tyre i brendshëm, duke

përfshirë edhe nivelin e divizionit. Kjo

do të ndihmojë në organizimin e punës

si dhe avancimin e stafit;

4) Të themelohet në kuadër të MPJ-së

Agjencia e Kosovës për Zhvillim

Ndërkombëtar (AKZhN). Kjo Agjenci

mund të funksionojë pa ndonjë

strategji apo plan ambicioz në fillim,

mirëpo me një përkrahje të nevojshme

buxhetore që i lejon të luajë një rol

qendror në mirëmbajtjen dhe forcimin

e lidhjeve me shtetet që tashmë kanë

njohur Kosovën, e të cilat janë shtete

ende në zhvillim ose të pazhvilluara.

Kjo Agjenci do të mundësonte që

2) Nevoja për t'iu përgjigjur në mënyrë

efektive sfidave që dalin si rezultat i

situatës speciale të Kosovës për shkak

të statusit të kontestuar nga disa

shtete, duhet të reflektohet edhe në

strukturën e MPJ-së, me

departamente tematike, ose së paku

divizione në kuadër të departamenteve

që mbulojnë të gjithë rajonet e hartës

politike. Ky rregullim do të

mundësonte një koordinim më të mirë

të përgjigjeve ndaj fushatës së fundit

për zhbërjen e njohjeve të Kosovës.

3) Të ketë së paku dy drejtorë të

përgjithshëm që menaxhojnë me

departamentet tematike dhe Sekretari

i Përgjithshëm të jetë zyrtari kryesor

brenda strukturës së shërbimit civil në

MPJ, që nënkupton se edhe drejtorët e

përgjithshëm duhet ti raportojnë

asaj/atij;

Kosova t'i përgjigjet krizave dhe

konflikteve ndërkombëtare dhe të

ndërtoj lidhje të reja, në të njëjtën kohë

(si një shtet që dikur kishte përfituar

nga ndihma ndërkombëtare) tani bëjë

diçka të ngjashme për shoqëritë në

nevojë;

5) Të krijohet forumi, Kolegji i

Diplomatëve, si një platformë

konsultative brenda kabinetit të

Ministrit, që mbledhë rreth vetës ish-

Ambasadorët dhe zyrtar të tjerë nga

shërbimi diplomatik i MPJ-së me

ambasadorët aktualë, ku diskutohen

çështjet e politikës së jashtme.

Page 24: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

24

Rotacioni në shërbimin diplomatik

është një problem serioz për MPJ-në, e

që mund të adresohet me ndryshime

në legjislacionin në fuqi. Sistemi aktual

dhe korniza ligjore nuk funksionojnë.

Një shembull i mangësisë së

legjislacionit aktual është edhe

kufizimi i qëndrimit në shërbimin

diplomatik për Ambasadorë mirëpo jo

edhe për diplomatë dhe sot ka

diplomatë që janë pjesë e shërbimit

diplomatik që nga themelimi.

Përzgjedhja për diplomatët e rijnë

zakonisht përcillet me probleme dhe

ndërhyrje politike. Raportet e

vlerësimit, që do të duhej të shërbenin

si bazë për vendimet për të dërguar

zyrtarët e MPJ-së në ambasadat e

Kosovës, realizohet vetëm formalisht,

dhe shumica e zyrtarëve marrin nota

maksimale. Probleme në këtë kontekst

ka edhe me rikthimin e ambasadorëve

në MPJ dhe akomodimin e duhur të

tyre me përgjegjësi. P.sh. ish-

Ambasadori i Kosovës në Bruksel

mbase do të ishte në një pozicion më

të mirë si Drejtor i Departamentit për

Evropë dhe BE duke përfituar edhe

rrjeti i kontakteve i ndërtuar gjatë

kohës sa ka shërbyer ambasador.

6.4.2 Rotacioni në shërbimin diplomatik

6.4.3 Akademia Diplomatike

Akademia Diplomatike e Republikës së

Kosovës është themeluar më 8 mars

2012 me vendimin e Qeverisë nr. 03/65

dhe ka për qëllim përgatitjen dhe

trajnimin e anëtarëve të stafit

diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që

shërbejnë nëpër misionet e Republikës

së Kosovës jashtë vendit. Akademia ka

përgjegjësi edhe në realizimin e

hulumtimeve. Mirëpo, Akademia

aktualisht nuk ka personel të

mjaftueshëm dhe nuk ka arritur të

konsolidoj veten si një qendër e

vërtetë burimore për MPJ-në. Ueb

faqja zyrtare ka të listuar vetëm dy

publikime, njëra monografi ndërsa

tjetra një përmbledhje e fjalimeve dhe 11agjendës së një konference në Vjenë .

2) Fuqizimi i drejtorëve të

departamenteve përmes përfshirjes së

tyre në procesin e rekrutimit të stafit;

4) Diplomatët duhet ti nënshtrohen

testimeve për vendin ku diplomati

duhet të dërgohet në mision dhe të

vlerësohet nëse ka përgatitjet e

duhura; si dhe

1) Ndërtimi i një programi efektiv të

zhvillimit të kapaciteteve të stafit të

MPJ-së;

3) Mbikëqyrja e procesit të vlerësimit

të stafit për të siguruar e konkurrencë

të barabartë dhe avancim të bazuar

në meritë. MPJ rrezikon të humbë

stafin e kualifikuar nëse vazhdon me

praktika jo profesionale të trajtimit të

shërbimit diplomatik, për sa i përket

rotacionit dhe avancimeve;

6.4.4 Rekomandime

11Për më shumë shih http://mfa-ks.net/ad/?page=1,36

Page 25: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

25

5) MPJ duhet të zhvilloj më shumë

kapacitete për të realizuar aktivitete

në kuadër të shtegut të dytë të

diplomacisë (për track II diplomacy) që

do të hapte mundësi të reja për

komunikim dhe shkëmbim me shtetet

që nuk kanë njohur pavarësinë e

Kosovës.

Arritja më kryesore e MPJ-së pas

shpalljes së pavarësisë s'ka dyshim se

ishte udhëheqja e procesit të

mbrojtjes së legalitetit të shpalljes së

pavarësisë së Kosovës në Gjykatën 12Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) .

Po ashtu nga të intervistuarit për këtë

analizë, bëhet në pah roli

jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe

pozitiv i MPJ-së përkatësisht i

Ambasadës së Kosovës në Maqedoni

gjatë krizës së fundit në këtë vend, që

rezultoi me ardhjen në fuqi të një

qeverie pro-Evropiane. Përfaqësitë

diplomatike të Republikës së Kosovës

në Belgjikë, SHBA, Mbretëri të

Bashkuar, Francë dhe deri së fundi

edhe në Gjermani, i kanë luajtur dhe

vazhdojnë të luajnë një rol qendror në

mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës,

7. Arritjet

avancimin e procesit të integrimit

Euro-Atlantik dhe fuqizimin e

marrëdhënie bilaterale më këto shtete.

MPJ, përkundër ndërhyrjeve në proces,

megjithatë ka një grup të diplomatëve

dhe zyrtarëve jashtëzakonisht të

përgatitur dhe të përkushtuar, mirëpo

përvoja dhe përgatitja e tyre

fatkeqësisht nuk shfrytëzohet nga

MPJ dhe Qeveria e vendit.

Sa i përket iniciativave që ka

ndërmarrur MPJ ne këtu po vendosim

dhjetë prej tyre:

12Për më shumë shih http://mfa-ks.net/repository/docs/kosova-ne-gjykaten-nderkombetare-te-drejtesise.pdf

Page 26: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

26

4. “Kosovo Talks EU” iniciativë me

shoqërinë civile (vizita në Rumani, 15Qipro, etj)

131. Diplomacia Digjitale

a.Gara ndërkombëtare 14#InstaKosova

3. Bursa Marti Ahtisaari

5. Lansimi i “Digital Kosovo” mbështet

qytetarët e Kosovës për të lobuar për 16 përfshirje më të gjerë në internet

2. Konferenca Ndërkombëtare "Thirrja

e Kosovës»

6. Ceremonia e lutjes së mëngjesit në

Evropën Juglindore

8. Festimi i trashëgimisë çifute të

Kosovës

10. Publikimi Shkatërrimi i

Trashëgimisë Islame në Luftën e

Kosovës 1998 - 1999

7. Zbulimi i Përkujtimit të Holokaustit

9. Shkolla verore - Feja dhe Politika e

Jashtme

Në kuadër të këtij seksioni, në bazë të

analizës së dokumenteve, aktiviteteve

të MPJ-së si dhe intervistave, ofrohet

një fletë-notim për zbatimin e politikës

së jashtme nga ana e Republikës së

Kosovës. Ky notim ka për qëllim ti

7. Fletënotim

ndihmoj MPJ-së të identifikoj më

saktësisht fushat që kanë nevojë për

intervenim. Nota (5) përfaqëson

vlerësim të lartë ndërsa nota (1)

nënkupton probleme serioze në fushën

përkatëse dhe kërkohet ndërhyrje

urgjente.

13Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,217,1549

15Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,236

16Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,219,1842

14Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,219,2590

Page 27: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

27

Fusha Nota

(1-5)

Shpjegim

Prioritetet

Njohjet ndërkombëtare

të Republikës së Kosovës

Bashkëpunimi rajonal

2Sipas listës së MPJ-së, Kosova ka 116

njohje nga 193 shtete anëtare të

OKB-së. Por ka disa vende që ende

nuk e kanë njohur Kosovën e njohja

prej tyre është qenësore për Kosovën

(pesë shtetet anëtare të BE-së,

Kina dhe Rusia)

3 Kosova nuk ende nuk njihet si shtet

i pavarur nga BiH dhe Serbia. Kosova

në CEFTA ende përfaqësohet nga

UNMIK-u.

Forcimi i marrëdhënieve

kryesore dypalëshe 1 Fushata e Serbisë për çnjohjen e

Kosovës ka treguar se MPJ nuk ka

mësuar mësimet e fushatës për

UNESCO, dhe përderisa fokusohet në

njohje të reja, nuk ka investim të

madh në avancimin ose së paku

mirëmbajtjen e raporteve dypalëshe

me shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Normalizimi i

marrëdhënieve me

Serbinë

3 Kosova ende nuk ka përfituar nga

Marrëveshja për Energji me Serbinë.

Marrëveshja për Asociacionin e

Komunave Serbe rrezikon ndryshime

kushtetuese për Kosovën që cenojnë

krijimin e një niveli të ri të qeverisjes.

Mungesa e konsensusit politikë për

procesin ka zbehur rolin dhe ndikimin

e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Page 28: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

28

Diplomacia Digjitale

Vizioni, Strategjia

dhe Qëllimi

3 MPJ në vitin 2012 ishte vlerësuar si

autore e Strategjisë më të mirë 17Kombëtare për Diplomaci Digjitale ,

dhe përderisa MPJ vazhdon të ketë

prezencë të fuqishme digjitale nuk

ka dinamik dhe iniciativë.

1 MPJ nuk ka Strategji për

Politikë të Jashtme.

Udhëheqja dhe qeverisja

(jo niveli politik)3 MPJ-së duhet të përmirësojë

provizionet në legjislacion, më tutje,

ndryshimin dhe plotësimin e

legjislacionit në fuqi për të lejuar

qeverisje dhe udhëheqje të mirë

brenda strukturave të saj.

Kultura & Vlerat 3 Në MPJ stafi nuk ndjehet se

respektohen vlerat dhe kultura

institucionale nuk i jep përparësi

profesionalizimit.

Diplomacia Publike 1 MPJ kohëve të fundit nuk ka

ndërmarrur asnjë iniciativë të

rëndësishme të diplomacisë publike.

Mesatare 2.1

Institucioni

Struktura, rolet

dhe përgjegjësitë2 MPJ duhet të bëjë ndryshime në

strukturën, rolet dhe përgjegjësitë në

hierarkinë institucionale për të

fuqizuar llogaridhënien menaxhimin,

raportimin, avancimin, rekrutimin dhe

për të shmangur çfarëdo keqkuptimi

për udhëheqjen.

17Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,217,1549

Page 29: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

29

Kontributet nga

Departamentet

Menaxhimi i

Performancës së Stafit

2.5 Politikëbërja në MPJ kryesisht

fokusohet në kabinetin e Ministrit

me një rol qendror të këshilltarëve.

Inputi nga departamentet duhet të

rritet, për të siguruar edhe koherencë

më të madhe në zbatimin e politikës

së jashtme.

1 Vlerësimet e performancës së stafit

janë improvizime dhe jo reale.

Angazhimi me stafin e

MPJ-së2 Stafi që punon në departamentet

tematike duhet të ketë një riorganizim

më të mirë që ju lejon përgjegjësi më

të madhe në menaxhim dhe

pjesëmarrje në politikë-bërje në MPJ.

Kultura & Vlerat 3 Në MPJ stafi nuk ndjehet se

respektohen vlerat dhe kultura

institucionale nuk i jep përparësi

profesionalizimit.

Angazhimi me Ministrin 3.5 Ka një rritje të pjesëmarrjes së stafit

profesional në takimet e Ministritë,

mirëpo nuk është e qartë nëse kjo

pjesëmarrje është cilësore, apo vetëm

protokollare.

Mesatarja 2.2

Page 30: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

30

Page 31: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

31

Ky grant është financuar nga projekti

Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) –

i financuar nga Agjencia Zvicerane për

Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe

Ministria e Punëve të Jashtme të

Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga

Fondi Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Page 32: Rishikim kritik REPUBLIKËS SË KOSOVËSpips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5 Ky punim i shkurtër ofron një rishikim analitik dhe kritik mbi Ministrinë e

32

Rishikim kritik

i organizimit dhe

zbatimit të politikës

së jashtme të

REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2018