Rilindja Kombetare Shqiptare

61
Pikepamje te pergjithshme dhe ide te Rilindjes. Perfaqesuesit kryesore.

Transcript of Rilindja Kombetare Shqiptare

Page 1: Rilindja Kombetare Shqiptare

Pikepamje te pergjithshme dhe ide te Rilindjes.

Perfaqesuesit kryesore.

Page 2: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ne fillimin e shekullit XIX, perpjekjet kulturorete popullit shqiptar paten nje zhivillim te ri

cilesor qe u quajt Rilindje.

Idete kryesore lidheshin me ndikimin e Revoluconit Francez(1789-1794), me Deklaraten e

te Drejtave te Njeriut si dhe me parimin e “Pavaresise se Popujve’

Idete e Volterit, te Dideroit ,te Rusoit , si dhe teiluministit gjerman Herder motivonin

shkaterrimin e feudalizmit dhe hapnin horizonteper rritjen e marredhenieve kapitaliste dhe

krijimin e nje identiteti te vecante.

Page 3: Rilindja Kombetare Shqiptare

Keshtu Grigor Durrsaku dhe Teodor HaxhiFilipi(Dhaskal Totri) krijuan alfabetet e tyre

origjinale per gjuhen shqipe per ta perdorur edhene shkrimin e librave liturgjike.Por si

domosdoshmeri lindi nevoja per te krijuar njeideologji kombetare si dhe zhvillimi I nje letersie

te fuqishme , e cila ishte pjese e romantizmitevropian.

Kolonite arbereshe luajten nje rol shume te madhper ndricimin e studimit te gjuhes dhe te kulturesshqiptare. Poete te tjere si Serembe, Gavril Dara I

Riu krijuan disa nga veprat me te shquara teromantizmint shqiptar.

Page 4: Rilindja Kombetare Shqiptare

Studiuesit arbereshe ,Engell Mashi, Gjon

Skiroi shkruan libra dhe aritkuj ku nenvizonin lashtesinee madhe te gjuhes shqipe dhe karakterin autokton te

popullit shqiptar.

Naum Veqilharxhi ishte I pari qe formuloi strukturene nje ideologjie progresive te kohes.

Ne kete kohe filloi veprimtarine e tij Jeronim de Rada, I cili u be figura e pare e romantizmit shqiptar dheCeshtjes Kombetare ne pergjithesi. Ne vitin 1836 ai

botoi kryevepren e tij “Kenget e Milosaos”ne dialektinarberesh. Kjo eshte poema e pare e letersise romantike

shqiptare e vleresuar edhe nga poetet franceze siLamartini, Viktor Hygoi dhe Mistrali.

Page 5: Rilindja Kombetare Shqiptare

Kjo vale e romantizmit arberesh vinte nga Perendimidrejt Shqiperise .Ajo u gershetua me perpjekjet e

dijetareve dhe shkrimtareve te kolonive shqiptare ne Bukuresht, Stamboll si dhe brenda Shqiperise.

Kostandin Kristoforidhi ndermori perkthimin e librave te gjuhes shqipe si dhe hartoi fjalorin shqip-

greqisht me nje nivel te larte shkencor.

Thimi Mitko botoi permbledhjen me folklor shqiptar“Bleta shqiptare” qe tregoi pasurine e madhe te

kultures popullore dhe te folklorit tone.

Sami Frasheri ishte ideologu me I madh shqiptar , me vizionin me te plote per Ceshtjen Kombetare . Ai ishte dijetar, studiues, perpilues fjaloresh, filolog,

historian.

Page 6: Rilindja Kombetare Shqiptare

Naum Panajot Bredhi(1767-1846). Ideologu I pare I Rilindjes KombetareShqiptare, mendimtar I shquariluminist e veprimtar I shkollesshqipe.Lindi ne Vithkuq te Korces me 6 dhjetor. Me 1824 nisi punen per perpilimin e nje alfabeti shqiptar me 33 shkronja.Me kete alfabet botoi te parenabetare te shqipes “Evetarin”. NaumVeqilharxhi e kuptoi rrezikun e madhte shkollave te huaja dhe punoi per njeshkolle shqipe me permbajtje laike per te gjithe femijet pa dallim.U mbeshtette gjuha e popullit, perdori fjale tevjetra e te rralla dhe u shpreh per pastrimine shqipes nga fjalet e huja .

Page 7: Rilindja Kombetare Shqiptare

Pashko Vasa (1825-1892). Lindi ne Shkoder dhevdiq ne Bejrut te Libanit.Veprimtar I shquar I Rilidjes Kombetare, shkrimtar, poet , publicist dhe guvernator I Libanit derisa vdiq. Me 1847 shkoi ne Itali, ku mori pjese ne rradhet e forcave kryengritese italiane. Me 1864, ne Stamboll, bashkohet me KostandinKristoforidhin, Hasan Tasinin dhe Ismail Qemalin per sigurimin e fondeve, lidhur me shkronjat shqipe, si dhe caktimin e njealfabeti te vetem. Me 1879 ishet nderveprimtaret me aktive te “Shoqerise se teShtypurit Shkronja Shqip”.Eshte autor I poezise “Moj Shqypni e mjera Shqypni” me 1880.Veper e tij ne lemin e historise eshte“Bardha e Temalit”(1890)Eshtrat e tij u sollenne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore.

Page 8: Rilindja Kombetare Shqiptare

Zef Jubani(1818-1880). Veprimtar dheideolog I shquar I Rilindjes Kombetare. Lindi ne Shkoder me 1818. Studimet e larta I kreu ne Malte. Ne 1862 bashkepunoi me levizjen antiosmane teMirdites. Me 1871 botoi ne Italilibrin”Permbledhje kengesh populloredhe rapsodi shqiptare”. Me 1878 botoi ne Venedik vepren “Projekt lundrimi me avullore italiane ne Adriatik, tregtia e Venedikut me Shqiprine”. La ne doreshkrim ne gjuhen shqipe vepren“Historia e jetes dhe e veprave te GjergjKastriotit”. Njihet si krijuesi I nje alfabetite posacem me baze latine.Si atdhetardhe mendimtar I dha nje ndihmese tevyer Levizjes Kombetare Shqiptare. Vdiqne Shkoder ne vitin 1880.

Page 9: Rilindja Kombetare Shqiptare

Sami Frasheri(1850-1904). Lindi ne Frasher tePermetit me 1 qershor. Mesimet e para I morine fshatin e lindjes. Ketu se bashku me Naimin kreu shkollen e mesme “Zosimea”, kupervetesoi krahas greqishtes se re dhe tevjeter,edhe gjuhen latine, frenge dhe ate italiane.Ne Tetove mesoi arabisht, persishtdhe turqisht. Me 1872 u vendos ne Stambollku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike. Ishte nje nder organizatoret kryesore te“Komitetit Qendror per Mbojtjen e teDrejtave te Kombesise Shqiptare” dhe tethemelimit te “Shoqerise se te ShtypuritShkronja Shqip” ku u be kryetari I saj. Drejtoidy nga revistat e para “Drita” dhe “Dituria”. Ai haroi edhe librat “Abetare e gjuhes shqipe”, Shkronjtore e gjuhes shqipe”,”Shkronje” etj.

Page 10: Rilindja Kombetare Shqiptare

Nder veprat me te shquara te ketijmendimtari ka qene vepra “Shqiperia c’kaqene, c’eshte e c’do te behet”. Ky traktat u be manifesti I Rilindjes Kombetare, vepra qesintetizoi programin e levizjes, strategjine dhetaktiken e saj.Me vepren madhore ne gjuhenturke “Kamus-ul alam”, Samiu I jep nje vend te dukshem botes shqiptare, si dhe figurave teshquara qe ka nxjerre populli shqiptar gjatehistorise se tij. Vepra me e rendesishmeletrare e Sami Frasherit eshte “Besa”(1875 ) me subjekt nga jeta shqiptare. Ai shquhej per kulturen e tij te gjere ne shume fusha.

Page 11: Rilindja Kombetare Shqiptare

Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo mori pjesëgjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare tëEvropës si kundërshtare e sundimit despotikmonarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit nëmes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht RilindjenKombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si : Jeronim de Rada, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajorrahu mendime për organizimin e LëvizjesKombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit. Në një varg studimesh : “Kombësiashqiptare sipas këngëve popullore" Shkrimtarëtshqiptarë të Italisë Jugore, “Shqiptarët nëRumani” ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëvepopullore historike luftën shumëshekullore tëpopullit Shqiptar kundër sundimit osman. Nëshenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë nënjohjen e Cështjes Shqiptare nga opinioni publikbotëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.

Page 12: Rilindja Kombetare Shqiptare

Jeronim de Rada (1814-1903), poet, publicist, themeluesi I kultures arbereshe . Lindi ne Makia teKalabrise. Mesimet e para I kreu ne kolegjin e ShenAdrianit te Shen Miter Korones. Me 1834 studioidrejtesi ne Napoli, ku mori pjese ne levizjenkulturore te kohes. Me 1878 perkrahu LidhjenShqiptare te Prizrenit dhe ngriti zerin kundergjymtimit te trojeve shqiptare.Ne fushen e studimeve gjuhesore I kushtoi vemendje ceshtjevete prejardhjes shqiptare dhe gjuhes shqipe duke mbrojtur lashtesine e tyre. Ne veprimtarine e tijgjuhesore duhet permendur edhe organizimi I dykongreseve gjuhesore arbereshe te shqipes, I parine Koriliano Kalabro, I dyti ne Lungro.Perdhjetevjecare te tere, derisa vdiq dha me vetemohim mesimin e shqipes ne kolegjinarberesh te Shen Miter Korones. Vepra qe e spikatsi poet me talent te shquar eshte poema lirike-epike “Kenget e Milosaos”(1836), vepra e pare e letersise sone me vlera te medha artistike.

Page 13: Rilindja Kombetare Shqiptare

Naim Frasheri(1846-1900). Lindi me 25 maj ne Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor ne Stamboll, ku edhe u varros. Ishte poeti me I madh I Rilindjes Kombetare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar I shquar I arsimit e I kultures shqiptare. Me 1865 u shperngul ne Janine. Nen ndikimin e ngjarjevehistorike, sidomos te Lidhjes Shqiptare tePrizrenit dhe te veprimtarise kulturorepatriotike te Shoqerise se Stambollit, Naimi e braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtualetersise shqiptare. Poema e tij e pare ishte“Shqiperia”(1880). Ne Stamboll ka qene nderbotuesit kruesore te revistes “Drita”, me pas “Dituria”(1884-1885) Ishte anetar I Komisionitte Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me pas kryetar.

Page 14: Rilindja Kombetare Shqiptare

Me 1886 botoi poemen “Bageti e bujqesi”,” Deshira e vertetee shqiptareve”. Me 1890 doli permbledhja e lirikave “Lulet e veres”. Me 1898 u botua poema e madhe epike “Historia e Skenderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema“Historia e Skenderbeut” ishte nje kurorezim I vepres se tij. Naim Frasheri u shqua per liriken e tij patriotike me temeaktuale . Shkroi disa proza per te vegjelit dhe beri disapershtatje mjeshterore fabulash te La Fontenit. NaimFrasheri ishte nje veprimtar revolucionar ne tere fushat, sishkrimtar, njeri I mendimit, njeri politik etj. Kerkontearsimim per te gjithe, emancipimin e gruas, qeverisjendemokratike te vendit, ngrinte lart vetite e karakterit teshqiptareve, traditat shqiptare qe nga lashtesia pellazgjike.

Page 15: Rilindja Kombetare Shqiptare

Andon Zako Cajupi(27 mars 1866-11 korrik 1930) Poet I shquar, veprimtar, atdhetar dhe demokratrevolucionar shqiptar. Lindi ne Sheper teZagorise. Ne Nivan kreu mesimet gjysme temesme, te cilat I plotesoi ne nje lice francez ne Egjipt. Studimet e larta I kreu ne Zvicer, ku morititullin e doktorit te drejtesise. Me 1909 botoi“Klubi I Selanikut”, nje pamflet derrmueskunder armiqve te brendshem te LevizjesKombetare Shqiptare. Me 1902 botoi librin “Baba Tomorri”nje nga vepart me te shquara teRilindjes Kombetare. Vjersha e gjate “Baba Tomorri”, me te cilen hapet permbledhja, eshtenje grishje e zjarrte drejtuar bashkatdhetareveqe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e roberuar. Ne pjesen e trete te librit gjendet edhekomedia “Katermbedhjete vjec dhender”. Me 1919 u zgjodh kryetar I shoqerise “Vellazeria” me qender ne Kajro. Ishte frymezuesi dhe njeri ngahartuesit e memorandumit, qe shqiptaret e Egjiptit I derguan Konferences se Paqes me 1919 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise.

Page 16: Rilindja Kombetare Shqiptare

Gjergj Fishta(1871-1940). Lindi ne fshatin e Fishte te Zadrimes me 23 tetor, ku dhe u pagezua nga misionari franceskan Leonardo de Martino(1830-1923). Teolog , shkrimtar, (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor, deputet dhe mbrojtes I Shqierise ne arenennderkombetare. Eshte shqiptari I pare I kandiduar per cmimin Nobel. Me 1886, kurishte 15 vjec dergohet nga franceskanet ne Bosnje dhe ne vitin 1893 kthehet ne Shqiperi, tashme I formuar e njohes I disa gjuheve(latinisht, italisht, kroatisht, frengjisht e gjermanisht) me njohuri mbi muziken, artetfigurative etj. Ne moshen 23 vjecare, mbanmeshen e pare ne kishen e Troshanit. Ne vitin1902 emerohet sekretar I Komisariatit teMisionit Franceskan dhe drejtor I shkollesfranceskane ne Shkoder.

Page 17: Rilindja Kombetare Shqiptare

Si I pari drejtor shqiptar I kesaj shkolle, ai vendos ne programin mesimor gjuhen shqipe ne te gjitha lendet. Ne nentor 1908 mblidhet Kongresi I Manatirit. Fishta se bashku me Luigj Gurakuqin mori pjese si perfaqesues I shoqerise “Bashkimi”. Me 1907 botoi permbledhjensatirike “Anxat e Parnasit”, e cila hodhi themelet e satires si gjini poetike ne letersine shqiptare. Nje tjeter vellimsatirik-humoristik eshte edhe “Gomari I Babatasit”, ku aigodet patriotet e rreme dhe dembelet.Emri I tij eshte I lidhur me nje nga krijimet me mahnitese ne mbareleterine shqiptare, me “Lahuten e malcise”(1937). Ajoeshte nje poeme epike-historike me 15613 vargje, qe ve ne qender luften per autonomi e pavaresi e, ne vecanti, ngjarjet e historise se Shqiperise se Veriut nga 1858 derime 1913.

Page 18: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ndre Mjeda(1866-1937). Lindi ne 20 nentor ne Shkoder. Ne edukimin e tij paten ndikim shkrimtarijezuit Anton Xanoni dhe poeti franceskan Leonardo de Martino. Ne moshen 21 vjecare boton poemthinromantik “Vaji I bylbylit”(1887), ku shpreh mallinper vendin e tij. Po e kesaj periudhe eshte vjersha“Vorri I Skanderbegut”. Nga viti 1889 studioi per disavjet ne fakultetin teologjik te kolegjit Gregorian teKrakovit ne Poloni ku I zgjohet interesi per historinedhe zhvillimin e gjuhes shqipe. Vjershen “Gjuhashqype”(dhjetor 1892), ai ia kushtoi bashkegjuhetaritaustriak Majer. Mori pjese ne veprimtarine e shoqerise letrare “Bashkimi” te themeluar ne Shkoder nga Preng Doci, Ndoc Nikaj dhe GjergjFishta. Me 1901, bashke me vellane e tij themeloishoqerine “Agimi”. Per veprimatri patriotike aiarrestohet nga autoritetet osmane. Me 1908 merrpjese ne Kongresin e Manastirit dhe zgjidhet anetar I Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar teshqipes.

Page 19: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ne periudhen e hovit te levizjes demokratike (1920-1924) u zgjodh deputet. Nga viti 1930 ishte mesues I gjuhes dhe I letersise shqiptare ne kolegjin Jezuit ne Shkoder, ku dhe vdiqme 1 gusht 1937.Qe nga periudha qe botoi vjershen “Vaji I bylbylit”, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi asgje derisa pa driten e botimit vellimi me vjersha “Juvenilia”. E kesaj kohe janeedhe poema “I tretuni”, ne te cilen eshte derdhur malli per atdheun, per njerezit dhe natyren e vendit me bukurite e saj; vjersha”Shtegtari”, “Malli per atdhe” etj. Ai hartoi edhe veprapoetike si “Liria”(1910-1911). Vjersha “Mustafa Pasha na Babune ” fshikullon pavendosmerine dhe qendrimin e lekundshem teparise feudale ne lufte kunder zgjedhes se huaj. Ne poemen e njohur “Andrra e jetes”, autori zbuloi tragjedine e malesoreve tevarfer , qe rronin ne zgrip te jetes, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur.

Page 20: Rilindja Kombetare Shqiptare

Faik Konica(1875-1942). Lindi me 15 mars ne Konice dhe vdiqme 15 dhjetor ne Washington. Ky eseist I shkelqyer, stilist I perkryer, themelues teorik dhe praktik I kritikes letrareshqiptare, veprimtar politik me orientim perendimor, sic ishte edhe kultura e popullit qe I takonte, poligot, solli njemodel te ri intelektuali dhe krijuesi qe ndikoi ne dukshem ne mendesine shqiptare. Mesimet e para I mori ne vendlindje, ne gjuhen turke, arabe dhe greke. Ne moshen 21 vjecare nxorinumrin e pare te revistes “Albania”, qe u botua deri me 1909 ne Bruksel e ne Londer, me ndihmen e Austro-Hungarise. Me 1909 me mbyljen e revistes “Albania”, shkon ne SHBA kudrejton gazeten “Dielli” dhe me pas gazeten “Trumpeta e Krujes” Me themelimin e federates “Vatra” me 1912 zgjidhetsekretar I pergjithshem I saj. Faik konica dhe Fan Noli, duke qene udheheqeist kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare ne SHBA, shkojne ne Londer per mbrojtjen e ceshtjes kombetarene Konferencen e Ambasadoreve. Konica u zgjodh kryetar I kongresit shqiptar te Triestes qe u mbajt ne vitin 1913 per tekundershtuar copetimin e trojeve shqiptare.Konica njihetedhe si shkrimtar. Disa nga botimet e tij jane: “Shqiperia dheturqit”, “Gjuha jone”, “Mallkimi I memedheut”, “Doktorgjilpera”, “Shqiperia, kopshti shkembor I Evropes Juglindore” etj.

Page 21: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 22: Rilindja Kombetare Shqiptare

Gjuha eshte shenja dalluese kryesore e nje kombi. Gjuhashqipe eshte pasaporta e patjetersueshme e KombitShqiptar. Ajo eshte nje gjuhe me vete qe I perket familjes se gjuheve indoevropiane; eshte nje gjuhe e lashte e percaktuar nga etnogjeneza iliro-shqiptare qe ka pasurzhillimin e saj ne kohe. Libri I pare eshte “Meshari” I GjonBuzukut I shkruar ne vitin 1555.

Ne shekullin XIX gjuha shqipe ishte kulti kryesor I frymezimit jo vetem per shkrimtaret dhe dijetaretshqiptare, por per te gjithe kombin. Perhapjen e shkronjaveshqipe, shkrimit dhe leximit shqip brenda dhe jashteatdheut, patriotet dhe intelektualet e shquar e vleresonin sinje domosdoshmeri per te pare kombi drite , per te zgjuar e bashkuar shqiptaret per liri e perparim.

Page 23: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 24: Rilindja Kombetare Shqiptare

Mesimi I gjuhes shqipe te arbereshet e italise dhe ne pergjithesi, ne Diaspore lidhet me emrat e shkrimtareve dhemesuesve te njohur si De Rada, Vicens Dorsa, Anton Santori. Ata u pergatiten ne kolegjin e Shen Adrianit. Ne kete kolegj u vendos mesimi I shqipes me mesues te pare, De Raden. Ai ngriti Katedren e Gjuhes Shqipe, ku nxenesit njiheshin me lufterat heroike te Skenderbeut kunder pushtuesve osmanene gjuhen shqipe. Nga kjo shkolle kane dale dhjeteraintelektuale te shquar , si L.Gurakuqi, A.Rustemi, A.Xhuvani. Perpjekjet e pareshtura te Pashko Vasos me Zef Jubanin, Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Naim e Sami Frasherit per nje alfabet unik u konkretizuan ne botimin e librit te pare “Alfabetrja e gjuhes shqipe”. Ne tetor 1879 u krijua “Shoqeria e Stambollit”, te cilen e drejtonte Sami Frasheri. Kembengulja dhe presioni I Levizjes KombetareShqiptare, bene te mundur hapjen e shkolles se pare shqipelaike nen drejtimin e Pandeli Sotirit ne Korce me 7 mars 1887.

Page 25: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 26: Rilindja Kombetare Shqiptare

“Me mire vone se kurre, po nisemi nga perparimi, ngandertimi dhe perhapja e shkolles shqipe...”shkruan NaumVeqilharxhi. Naimi I madh ne vjershen kushtuar kesajngjarjeje “Mesonjetores” thote me gezim e shprese: “Hapu,hapu erresire/pa jake tehu, o dite/ se arriti koh’emire/U gdhi nata, u be dite…”

Shkolla te tjera a hapen edhe ne Pogradec, Oher, Reke, Treske, Leskovik, Elbasan, Erseke, Puke, Mat, Tropoje. Me gjithe pengesat dhe veshtiresite e panumerta u arrit te hapej e para shkolle shqipe ne Prizrenin historik me 1 maj 1889 kumesuesi I pare ishte 23 vjecari Mati Logoreci. Me perpjekjet e palodhura dhe mbeshtetjen e pakursyer te Parashevi, Gjerasim e Sevasti Qiriazit si dhe te Kristo Dakos u ngrit e para shkolle shqipe Vashave me 23 tetor 1891. Ajo ishte per vajzat pa dallim feje dhe shtresash te ndryshme shoqerore.

Page 27: Rilindja Kombetare Shqiptare

Me 1909, qeveria turke mbylli te gjitha shkollat shqipe dhedha urdher te prere te shuhen ne zjarr te gjithe librat, dokumentet dhe letersia ne kete gjuhe. Gjendja politike ne vend ishte kritike. Gjate punes per krijimin e sistemitshkollor, atdhetaret u ndeshen me tri probleme te medha: pengesa nga autoritetet turke e greke, mungesa e te hollavedhe mungesa e mesuesve te shkolluar. Shuma te vogla sihinmbledhur aty-ketu brenda vendit, kurse ato me te medhate u grumbulluan nga klubet shqiptare ne vendet e tjera. Per t’Ibere balle kesaj sfide arsimore, klubi I “Selanikut” thirri njetjeter Kongres ne Elbasan nga data 20 deri me 07 gusht 1909. Ne kete kongres u vendos qe te themelohet“Shkolla Normale” ne Elbasan, nje shkolle gjashtevjecare per pergatitjen e mesuesve te rinj. Drejtori I pare I Normalesishte Luigj Gurakuqi. Vite me vone kjo shkolle u pagezua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap ne dhjetor te vitit 1909 dhekishte 143 nxenes.

Page 28: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 29: Rilindja Kombetare Shqiptare

Me 14 nentor-22 nentor 1908 dijetaret shqiptare u mblodhenne Manastir, per te percaktuar alfabetin e gjuhes shqipe. Per kete arsye, shoqeria “Bashkimi” ne Manastir thirri Kongresine Pare te Pergjithshem per diskutimin e nje alfabeti tenjesuar, I cili u be fillimi I shkrimit mbareshqiptar. Prandaj, me 14 nentor 1908 ne Manastir u mblodh Kongresi iManastirit ose Kongresi I Alfabetit. Kryetari I kongresit u zgjodh Mit’hat Frasheri; sekretare e komisionit ParasheviQiriazi, mesuese e shkolles se vashave ne Korce; nenkryetarGrigori Cilka nga Korca si dhe 11 anetare te tjere. Kongresivendosi njezeri shkrimin e gjuhes shqipe me alfabetin latinme 36 shkronja, alfabet te cilin e perdorim edhe sot e kesajdite. Gjithashtu u vendos qe pas 2 vjetesh te mbahej njekongres I dyte ne Janine per te shqyrtuar problemetdrejtshkrimore e letrare, si dhe per te bere perpjekje per shkrijen e dialekteve gege e toske ne nje gjuhe te njesuarshqipe.

Page 30: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 31: Rilindja Kombetare Shqiptare

Parashevi Qiriazi(1880-1970). Studioi ne Kostandinopoje dhe u kthye ne Shqiperi per tepunuar si mesuese. Me 1909 botoi nje abetare per shkollat fillore. Me pas organizoi arsimin per tevegjel, shkolla mbremjeje ne Shqiperine e Jugutdhe ndihmoi per te vene bazat e sistemitbibliotekar. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Ajo ndihmoi per themelimin e shoqates “Yll’ I mengjesit” me 1909 dhe ne SHBA botoi periodikun e ilustruar me te njejtin emer, qedoli ne Boston nga 1907-1920. E perdyjavshmja“Yll’ I mengjesit”, kushtuar ndricimit dheperparimit te popullit shqiptar, perfshinte artikujmbi politiken, shoqerine, historine, filologjine, letersine, arsimin dhe folkorin. Parashevi Qiriazimori pjese edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919 si perfaqesuese e bashkesise shqiptaro-amerikane.

Page 32: Rilindja Kombetare Shqiptare

Petro Nini Luarasi(1865-1911) Lindi me 22 prill ne Luaras te Kolonjes dhe vdiq me 17 gusht. Ishtenxenes ne shkollen e Qestoriatit drejtoar nga Koto Hoxhi. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, kuu mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe dhepergatiti nje grup shokesh si mesues. Me 1882 hapi shkollen e pare shqipe ne fshatin Bezhan teKolonjes, kurse me 1887 celi shkollen ne Ersekedhe pak me vone(1892-1893) shkollat shqipe ne krahinen e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtordhe si mesues I Mesonjetores. Ishte nismetar I shoqerive patriotike “Mall I memedheut” dhe“Pellazgu”. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Per veprimtarine patriotike perndiqej ngaxhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq I helmuar prej tyre ne Erseke ne 17 gusht 1911. Bashkepunoi me shume gazeta ku dhe botoishkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Ne vepren “Mallkimi I shkronjave dhe çperfolja e shqiptarit ”(Manastir ,1911) mbrojti te drejten e popullit shqiptar dhe kulturen e vet kombetare.

Page 33: Rilindja Kombetare Shqiptare

Perandoria osmane nuk I njohu asnjehere shqiptaret si nje kombme vete. Ajo zyratrisht I trajtoi ata sipas fese qe praktikonin, myslimanet si osmane, katolike si latine dhe ortodokset si greke. Ne shekullin XIX ishin kater vilajete, ai I Shkodres, I Kosoves, I Manastirit dhe I Janines ku perfshiheshin te gjitha trojet shqiptarepor e vise malazeze, serbe, maqedonase dhe greke. Mungesa e njenjesie administrative teresisht per viset shqiptare, pra si njesigjeografike me karakter etnik krijonte veshtiresi te medha edhe ne konceptin e karakterit homogjen te Kombit Shqiptar. Ne mesin e viteve ’70 te shekullit XIX vete Perandoria Osmane po kalonte njekrize te thelle e cila ishte e gjitheanshme, ekonomike, politike, e brendshme dhe ne kuadrin nderkombetar. Kjo u paqyrua ne ate qeu quajt Kriza Ballkanike e viteve 1875-1877. Shume popuj u ngritenne kryengritje ndaj Portes se Larte dhe Perandorise, e cila u quajt“si e semura e Bosforit”.Kjo situate shperthyese ndodhi edhe ne Shqiperi me kryengritjen e Mirdites(1876-1877). Ne paranveren e vitit 1877 u be nje mbledhje e parise shqiptare te Shqiperise se Jugut ku rol kryesor ne organizimin e saj kishte Abdyl Frasheri.

Page 34: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ne kete mbledhje u formulua nje memorandum, qe njihet siMemorandumi Janines. Ne kete memorandum shqiptarettheksonin gjendjen e keqe ekonomike ne te cilen ndodheshinkrahinat shqiptare dhe I parashtronin Portes se Larte, kerkesen per bashkimin e te gjitha krahinave te banuara ngashqiptare ne nje vilajet te vetem dhe ne nje administrate teperbere prej nepunesve shqiptare, me shkolla dhe gjyqe ne gjuhen shqipe. Memorandumi I Janines ishte kerkesa e pare e hapur dhe zyrtare per autonomine territoriale-administrative te Shqiperise. Ne vitet 1877-1878 ndodhi lufta ruso-turke dhepas kesaj, Traktati I Shen Stefanit(3 mars 1878), ku Porta e Larte do I jepte Serbise, Malit te Zi dhe Rumanise pavaresinee plote. Bullgaria e fitoi autonomine por nen sovranitetin e sulltanit.

Page 35: Rilindja Kombetare Shqiptare

Traktati I Shen Stefanit jo vetem qee linte Shqiperine nen sundiminturk, por I cungonte mjaft rendeterritoret e saj ne favor para se gjithash te Bullgarise, pastaj teMalit te Zi dhe te Serbise. Situatapas traktatit te Shen Stefanit beri qeatdhetaret shqiptare te mobilizoninforcat per te krijuar forma te njeorganizimi te fuqishem per shkak terrezikut jo vetem te trojeveshqiptare, por edhe te veteekzistences se Kombit Shqiptar.

Page 36: Rilindja Kombetare Shqiptare

Traktati I Shen Stefanit shkaktoi shume protesta te medha ne Shqiperi, u organizuan shume mbledhje atdhetaresh ne qytete tendryshme te Kosoves dhe ne Shkoder. Bazuar ne zemerimin e thelle te masave popullore, atdhetaret shqiptare zhvilluan idene e vetembrojtjes politike dhe ushtarake te trojeve shqiptare.

Si qender per nje kuvend tepergjithshem atdhetaret caktuanPrizrenin, ku u ftuan perfaqesues nga te gjitha trojet shqiptare poredhe nga krahinat e prekura nga traktati I Shen Stefanit. Kykuvend I zhvilloi punimet ne nje ndertese ne Prizren, me 10 qershor 1878. Ne te u vendos krijimi I nje organizate me karakterpolitik e ushtarak me qender Prizrenin dhe me dege ne perkatesene krahinat e Shqiperise. Keshtu u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kryetari I saj u zgjodh Iljaz Pashe Dibra, ndersa aianetare te komitetit drejtues ishin Ali Pashe Gucia, Sheh MusafaTetova, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj. Me 18 qershor u miratua dokumenti kryesor ku u caktuan detyrat e degeve teLidhjes neper krahina, qe te organizoheshin dhe te mbanin secilareparte ushtarake.

Page 37: Rilindja Kombetare Shqiptare

Me 18 qershor 1878 iu dergua nje memorandum te nenshkruar nga500 shqiptare, kryetarit te delegacionit anglez ne Kongresin e Berlinit

Me 20 qershor 1878 drejtuar ministrit te jashtem austro- hugarez, Andrashi, nga anetaret e Komitetit Shqiptar te Stambollit , Sami Frasheri, Jani Vreto, Zija Prishtina, iu shtrua kerkesa per teformuar nje komision shqiptaresh, per te hartuar nje rregulloreorganike per administrimin autonom dhe te njehsuar te krahinaveshqiptare, duke iu pershtatur karakterit, dokeve dhe nevojave tevendit.

Ne 2 korrik 1878 Lidhja e Prizrenit shpalli ”Udhezimet ushtarake” per formimin e 5-6 korpuseve me nje force prej afersisht 100 mijeburrash per te mbrojtur vendin nga copetimi I trojeve shqiptare.

Page 38: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 39: Rilindja Kombetare Shqiptare

Kongresi I Berlinit u hap ,e 13 qershor 1878. Me 13 korrik u nenshkrua traktati I Berlinit ku u moren vendime te pa drejta ne lidhje me Ceshtjen Shqiptare. Nuk u perkrah as kerkesa per njohjen e autonomise duke injoruar edhe vete ekzistencen e Ceshtjes Shqiptare.

Me 27 nentor 1878 atdhetaret shqiptare iu drejtuan Portes se Larteme kerkesen ultimative se autonomia e Shqiperise ishte urgjentedhe e domosdoshme. Porta e Larte jo vetem qe nuk iu pergjigjekerkese per autonomi por nisi ta konsideronte Lidhjen si njerrezik te madh edhe per vete ate. Per te mbrojtur interesat e Shqiperise, Abdyl Frasheri se bashku me Mehmet Ali Vrionin ne pranveren e vitit 1879, shkuan ne Rome, ne Paris, ne Londer, ne Berlin dhe ne Vjene per te kundershtuar vendimet e Kongresit teBerlinit.

Page 40: Rilindja Kombetare Shqiptare

Me 22 prill 1881 ushtria osmane e Dervish Pashes hyri ne Prizren, ku arrestoiudheheqesit dhe aktivistet e ushtriseshqiptare, midis te cileve edhe AbdylFrasherin, te cilin e burgosi ne keshtjellen e Prizrenit, gjate viteve 1881-1884. AbdylFrasherit I bene gjygj ushtarak dhe e denuanme vdekje, por ky demin u ndryshua ne burgim te perjetshem. Abdyli u semur rendene burg dhe u lirua me kusht qe te mos shfaqejne publik ne vitin 1886. Vdiq ne nje mosheshume te re. Keshtu u vendos terrori dhe I mbaroi ditet e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Page 41: Rilindja Kombetare Shqiptare

Kjo ngjarje pati karakter te madh epokal:

E para, mbas kaq shume shekujsh nen suazen e PerandoriseOsmane, shqiptaret e te gjithe trojeve ne menyreinstitucionale krijuan nje organizim mbarekombetar. U ndertua keshtu nje adminsitrate me nje forme juridike me atribute te nje qeverie autonome, qe synoi shkeputjen ngashteti osman.

E dyta, e ngriti ndergjegjen kombetare ne nje lartesi te re, gjeqe perben nje risi ne rrafshin politik, qe shpalli publikisht jovetem ne aspektin kombetar, por edhe ne ate nderkombetarte drejten per krijimin e nje shteti shqiptar ne baze tekombesise se shqipetareve.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit shpalosi perpara gjithe botesshembelltyren e nje Shteti te Pavarur Shqiptar jo thjesht ne menyre embrionale, por per gati tre vite me rradhe deri ne vitin 1881, si nje force reale e mendimit politik dhe organizueste shqipetareve nga vete shqipetaret.

Page 42: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ymer Prizreni(1826-188). Nje nga udheheqesitkryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhekryetar I qeverise se perkohshme te formuar ne periudhen e fundit te saj. Sapo filloi lufta ruso-turke (1878-1888) udhehoqi levizjen shqiptareper te mbrojtur madhesine territoriale teShqiperise. Organizoi komisionin e vetembrojtjes per sanxhakun e Prizrenit. Mori pjese ne formimin e Komitetit te Stambollit. Ne pranveren e vitit 1878 organizoi ne Prizrenmbledhjen e kuvendit te pergjishem qethemeloi Lidhjen Shqiptare. Ne tetor 1879 u zgjodh kryetar I Lidhjes Shqiptare, kurse ne janar 1881 kryetar u qeverise se perkohshme tesaj. Mbas shtypjes se Lidhjes, Ymer Prizreni u arratis per te mos rene ne duart e autoriteteveosmane. Vdiq me 1886 ne Ulqin.

Page 43: Rilindja Kombetare Shqiptare

Abdyl Frasheri(1839-1892). Lindi ne Frasher tePermetit. Patriot, demokrat I shquar, nje ngaideologet perparimtare te Rilindjes Kombetaredhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Hartoi projektin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me ane tekryengritjes clirimtare antiosmane. Bisedimet qezhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhene dhjetor 1877, per nje aleance politike dheushtarake shqiptaro-greke kunder perandoriseosmane deshtuan sepse athina nuk e pranonteidene e nje shteti te pavarur shqiptar ne kufijte e saj etnike. Ne fund te vitit 1877, Abdyli u zgjodhkryetar I Komitetit Qendror per Mbrojtjen e teDrejtave te Kombesise Shqipatre, qe u formua ne Stamboll. Mori pjese dhe ishte nismetari kryesorne thmelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Page 44: Rilindja Kombetare Shqiptare

Veprimtarine e tij e ushtroi kryesisht ne viset e Kosoves dhete vilajetit te Janines. Ne kuvedin themelues te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh kryetar I Komisionit te Puneve teJashtme. Ne pranveren e vitit 1879, kryesoi delegacionin e Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per tembrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per autonomi te Shqiperise. U be anetar I qeverise se perkoheshme qe u formua ne fillim te vitit 1881. Dha njekontribut te rendesishem ne pergatitjet politike dheushtarake per mbrojtjen e autonomise kunder ekspeditesushtarake osmane. Ai e vazhdoi veprimtarine e tij derisavdiq ne Stamboll me 23 tetor 1892. Eshtrat e tij u sollen ne Tirane me 1978.

Page 45: Rilindja Kombetare Shqiptare

Iliaz Pashe Dibra(Iliaz Qoku) ka qenepersonalitet I shquar I Lidhjes Shqiptare tePrizrenit. Lindi ne Kollbisht te Dibres. Me 1844 mori pjese ne kryengritjen e Dibreskunder Tanzimatit. Me 1861 udhehoqi forcatdibrane kunder perpjekjeve malazeze per teshtene ne dore viset shqiptare te Shkodres. Eshte nje nga nismetaret e Lidhjes Shqiptarete Prizrenit. Kryesoi me 10 qershor 1878 kuvendin e pergjithshem qe coi ne themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar I saj. Drejtoi Kuvendin e Dibres (1 nentor 1878), qe miratoi rezoluten ne te cilen kerkoikrijimin e vilajetit autonom shqiptar. KryesoiKuvendin e Dyte te Dibres (20 tetor 1880) dhekerkoi shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.

Page 46: Rilindja Kombetare Shqiptare

Hodo Sokoli – Veprimtar I lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kryetar I deges se Lidhjes ne Shkoder. Ne 1880 doli hapurkunder vendimit te Portes se Larte per t’I dorezuar Malit te ZiHotin dhe Gruden. Ne menyredemonstrative zhveshi publikishtuniformen e kolonelit texhandarmerise turke. Shembullin e tij e ndoqen edheshume oficere te tjere shqiptareqe sherbenin ne ushtrineshqiptare. Hodo Sokoli drejtoiluftimet per mbrojtjen e Hotitdhe te Grudes. Pas resnies se Ulqinit ne duart e Malit te Zi me 26 nentor 1880 Hodo u arrestuadhe u internua ne Anadoll kuedhe vdiq me 1883.

Mic Sokoli(1839-1881).Luftetar dhe hero I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Lindine Frang te Bujanit. Mori pjese ne luftimet e Gjakoveskunder Mehmet Ali Pashesdhe u dallua ne betejen e Nikshiqit kunger agresorevemalazeze. Luftoi ne Plave, Guci, Hot, Grude, Tuz, Prizren, Gjakove, Ferizaj, Gjilan dhe ne Shkup. Ne betejen e Slivoves (prill 1881) kunder forcave osmane teDervish Pashes kreu nje akt terralle trimerie duke I venegjoksin grykes se topit tearmikut dhe ra heroikisht ne fushen e betejes

Page 47: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 48: Rilindja Kombetare Shqiptare

Haxhi Zeka (1832-1902). Lindi me 20 dhjetorne fshtain Shoshan te Malesise se Gjakovesdhe me vone u shprengul ne Peje. Ne Kuvendin e pare te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh anetar I komitetit qendror. U shquasi komandant ushtarak ne ngjarjet e Gjakoves dhe ne mbrojtjen e Plaves dhe teGucise. Me 1893 se bashku me BajramCurrin organizuan kryengritjen qe perfshiuPejen, Gjakoven dhe vise te tjera te Kosoves. Me 1893 u arrestua ne Stamboll ku u mbajt I burgosur deri me 1896. Me 23-29 janar 1899 ai organizoi Kuvendin e Pejes. U vrapabesisht ne Peje me 1902 nga nje agjent I qarqeve shoviniste serbe.

Page 49: Rilindja Kombetare Shqiptare

Idriz Seferi. Udheheqes ushtarakpopullor. Lindi me 1847 ne fshatinSefer ne Shkup. Ishte pjesetar ne kuvendet e Lidhjes Shqiptare se Prizrenit dhe te Pejes. Udheheqeskryesor I asaj te Kosoves me 1910. ushqua si strateg popullor ne betejen e Kacanikut, te Karadakutdhe te Moraves. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshmeantiosmane me 1912 ne Kosove, ne clirimin e Shkupit, Kumanoves, Gjilanit, Presheves etj

Page 50: Rilindja Kombetare Shqiptare

Isa Boletini(1864-1916). Atdhetar I shquar, udheheqes I levizjes per bashkimkombetar. Lindi ne Boletin te Mitrovices. Mori pjese ne Lidhjen e Prizrenit ne betejen e Slivoves. Ishte nje ngaorganizatoret e Kuvendit te Ferizajt me 1908. Gjate luftes se pare ballkanike u vendos ne krye te cetave per mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe qeverise se perkohshme te Vlores. Me 1913 si anetar I delegacionit shqiptar se bashku me Ismail Qemalin shkoi ne Londer ku protestoikunder vendimit per te copetuar trojetshqiptare. Me 23 janar 1916 vritet pabesishtne Podgorice

Page 51: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ded Gjo Luli – Luftetar I shquar I Malesise se Mbishkodres ne lufteper clirimin kombetar. Mori pjesene qendresen ushtarake teorganizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit per mbrojtjen e Hotitdhe Grudes nga forcat malazeze. Aftesite e tij si prijes organizatorushtarak u shfaqen gjatekryengritjes antiosmane teshqiptareve gjate viteve 1911. U vrapabesisht me 24 shtator 1915 ne afersi te Oroshit.

Page 52: Rilindja Kombetare Shqiptare

Sulejman Vokshi, (1815 - 1890) është veprimtar dhefigurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero iPopullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë në një familjeme tradita kombëtare. Pjesëmarrës në kryengritjetantiosmane kundër Tanzimatit. Veprimtarinëpatriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet40 të shek. XIX mori pjesë me armë kundërreformave të Tanzimatit dhe prandaj qeveria osmanee internoi dhe e burgosi shumë herë. LidhjaShqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte tëqarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimittë Lidhjes dhe gjatë veprimtarisë së saj një ndërudhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë. Anëtar iKomitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent ikrahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm nëballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeveshqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcëne armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare sishkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e pavarësisë së plotë.

Page 53: Rilindja Kombetare Shqiptare

Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhera dëshmor më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës iluftës së armatosur të çetave kundër sunduesveosmane për çlirimin kombëtar të vendit. Hero iPopullit. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosurqë vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos nëkrahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim tëKomitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranënë fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantinturk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorësmë 18 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topullipasi dënonte grabitjet e administratës osmanekërkonte që Shqipëria të shkëputej nga PerandoriaOsmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehtebindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë, ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte te gjithë shqiptarët të ngriheshin me armënë dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

Page 54: Rilindja Kombetare Shqiptare

17 qershor 1878 – Statuti I pare I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

1 korrik 1878 – Statuti I dyte I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

1 nentor 1878 – Kuvendi I Dibres I

11 janar 1879 – Kuvendi I Prevezes

26 nentor 1880 – Ulqini I kaloi Malit te Zi

25 korrik 1880 – U mblodh Kuvendi I Gjirokastres

20-24 tetor 1880 – U mblodh kuvendi I Dibres II

Janar 1881 – Krijohet qeveria e perkohshme e Lidhjes se Prizrenit

23 prill 1881 – Ushtria osmane hyn ne Prizren

23-29 janar 1899 – zhvilloi punimet Kuvendi Shqiptar I Pejes

Nentor 1905 – Komiteti I Manastirit

Janar 1906 – Formohet ceta e pare ne krahinen e Korces

Page 55: Rilindja Kombetare Shqiptare
Page 56: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ndonëse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikërisht në fundin e shek. XIX, që i takon periudhës së Rilindjes Kombëtare, gjithsesi është trashëguar njëpasuri e vyer më e hershme e kulturës popullore që i përgjigjet korpusit tënjohur me emrin “Teatri folklorik”, ku përfshihen shumë lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj.Rilindja Kombëtare Shqiptare është periudha kur teatri shfaqet tashmë si njëdukuri e mirënjohur, e dokumentuar dhe e shtrirë në gjithë trojet shqiptare. Është koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis të shënojë, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e parë të veprave dhe të autorëve të tyre. E parashfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e Lunxhërisë” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxënësit e shkollës normale “Ta zografia” të Qestoratit Gjirokastër. Ajo u prit me entuziazëm nga fshatarët e Qestoratit e fshatrat përreth dhe u çmua si një përpjekje për të ruajtur gjuhën e zakonet shqiptare. Më 1875 Sami Frashëri (1850-1904) botoi në gjuhën turkedramën “Besa”, lënda e së cilës ishte marrë nga jeta, nga morali dhe nga zakonetshqiptare. Ajo u shfaq po atë vit në Stamboll dhe më 1901 e më pas, tashmë e përkthyer në shqip, u vu në skenë në disa qytete të Shqipërisë. Më 1879 nëShkodër u shfaq farsa “Makko” e përkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxënësite “Kolegjës Saveriane”. Në vitin 1880 arbëreshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramën me karakter liturgjik “Nata e këshndellave”, e cila u shfaqpo atë vit në Shkodër nga nxënësit e po këtij kolegji, kurse në vitin 1882 u dhakomedia “I biri i çifutit”, e përshtatur në shqip nga Pashk Babi. E para dramë me strukturë të mirëfilltë është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885 dhe e botuar nga De Rada në gazetën “Fjamuri iArbrit” në vitet 1886-1887; më pas vjen drama “Alles Dukagjini”.

Page 57: Rilindja Kombetare Shqiptare

Autorët që e ngrenë dramaturgjinë e kësaj periudhe në shkallën e saj më të lartë janë Andon Z. Çajupi (1866-1930) me komeditë“Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), siedhe me tragjedinë në vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871-1940) me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramën “Israelitë e Filistinë” (1902); MihalGrameno (1872-1931) me komedinë në tri akte “Mallkimi i gjuhësshqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros” (1905); Kristo Floqi me dramën “Fe e kombësi” (1912) dhe më tej Tito Toska, Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj.Lënda letrare e shkruar për shfaqjet teatrore të kësaj kohe ka qenëe natyrave të ndryshme, qoftë kjo e organizuar në format e mirëfillta dramatike, qoftë në trajtën e skenarëve a të libreteve kuthureshin e tuboheshin brenda një teme shumë elemente teatroreqë shërbenin për ndërtimin e shfaqjes, qoftë edhe në trajta tëpërshtatshme për skenë. Pjesët teatrore në formë fjalëkëmbimeshtë lëvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro NiniLuarasi, të cilat janë dhënë në një varg shkollash në Shqipërinë e Jugut, kishin karakter didaktik (për mësimdhënien); ato synoninnxënien e diturive, mësimin e edukimin me norma të shëndoshamorale dhe përcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura ngahistoria e popullit shqiptar.

Page 58: Rilindja Kombetare Shqiptare

Në vitin 1890 Urdhri i Jezuitëve i kishës katolike të Shkodrësmundi të ndërtojë në Shkodër një sallë për të organizuarshfaqje teatri. Ky është institucioni i parë teatror i ngritur me ndihmën e kishës, ndonëse u sollën mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Në këtë sallë janë dhënë shumë shfaqjeme karakter fetar, kryesisht në gjuhën italiane, por edhe nëgjuhën shqipe. Vlen të theksohet se Urdhri i Jezuitëve bënteshpenzime të mëdha për përgatitjen dhe për mbarëvajtjen e shfaqjeve, për veshjet e shtrenjta e luksoze të aktorëve, përdekorimet e skenës, për krijimin e mjediseve skenografikehistorike a alegorike, deri edhe për përdorimin e pajisjeveteknike të kohës, për efektet e ndriçimit etj.Në vitin 1899 në Korçë u dha nga një grup shkollor shfaqja e tragjedisë “Otello” e Shekspirit, gjë që flet për dashurinë dhepër njohjen e vlerave të larta të dramaturgjisë botërore.

Page 59: Rilindja Kombetare Shqiptare

Ndonëse zhvillimi i teatrit në periudhën e Rilindjes është i vijueshëmdhe përfaqëson në vetvete një dukuri pak a shumë të njësuar, për ngaritmet e shtrirja ai mund të ndahet në dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit të turqve të rinj dhe shpalljes së kushtetutës së shtetit turk. Duke shfrytëzuar disa të drejta që iu njohën, shqiptarët organizuan me shpejtësi klube kulturore artistike. Një vend të veçantë zinin grupetteatrore. Brenda një kohe të shkurtër në qytetet kryesore të Shqipërisëvepronin shumë shoqëri e grupe dramatike teatrore. Janë të shumtashfaqjet teatrore që u dhanë në vitet 1908-1912. Kështu, klubi “Labëria” iVlorës spikati me shfaqjen e tragjedisë së Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros” (1908) dhe të dramës së Sami Frashërit “Besa” (1909); klubi“Drita” i Gjirokastrës dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” iDelvinës shfaqi dramën “Dashuria e mëmëdheut” të Namik Delvinës; shoqëria e grave “Ylli i mëngjesit” shfaqi dramën e Shilerit “Vilhelm Teli”. Po kështu dhanë shfaqje klubi “Dituria” i Korçës, klubi “Afërdita” iElbasanit, shoqëria “Vllaznia” e Durrësit. Në Shkodër jepeshinrregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla françeskane, si dhe nga “Motratstigmatike”, shfaqje pjesësh dramatike të njohura në gjuhën italiane, poredhe në gjuhën shqipe, edhe pse si subjekte të tyre parapëlqeheshin atome motive fetare e biblike. Në Janinë më 1909, në kafe “Iskania” u luajtdrama “Besa”, e cila ngjalli entuziazëm te shqiptarët. Shfaqje teatrore u luajtën nga klube atdhetare kulturore edhe në Stamboll, Bukuresht, Kostancë, Shkup, Uorçester (ShBA) etj.

Page 60: Rilindja Kombetare Shqiptare

Edhe muzika shqiptare e periudhës së Rilindjes është pjesë e zhvillimit të përgjithshëm kulturor e artistik që u vu re në Shqipërigjatë kësaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjenkulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parëmuzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e njëmuzike të re në Shqipëri. Formimi i orkestrave frymore më parë nëShkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri tëmundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artinmuzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do tëshërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e vepravemuzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, ikompozuar nga Palokë Kurti më 1881.Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore tëzhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”.Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteriatdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thellua më tejme periudhën e Pavarësisë.

Page 61: Rilindja Kombetare Shqiptare

Punoi: Olsjan Sita