REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e...

25
REZULTATET E SONDAZHIT: Vlerësim i mendimit qytetar mbi procesin zgjedhor dhe praktikat zgjedhore në Shqipëri

Transcript of REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e...

Page 1: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

REZULTATET E SONDAZHIT: Vlerësim i mendimit qytetar mbi procesin zgjedhor dhe praktikat zgjedhore në Shqipëri

Page 2: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

PREZANTIM: Ky Sondazh është realizuar në kuadër të një projekti të përbashkët të Fonacionit për një Shqipëri të Hapur – SOROS dhe Agjencisë për Administrimin e Zgjedhjeve (“Elections to Conduct” Agency – ECA), në partneritet me Institutin “AGENDA”, i cili ka kryer këtë vrojtim në terren. Qëllimi i këtij sondazhi është vlerësimi i opinionit publik mbi procesin dhe praktikat zgjedhore në Shqipëri dhe sjellja në vëmendje të publikut dhe veçanërisht politikës, të mendimit dhe perceptimit të qytetarëve – në rolin e votuesve - për praktikat zgjedhore që aplikohen në Shqipëri. Sondazhi është bazuar në një kampion shkencor dhe rezultatet e tij përfaqësojnë statistikisht opinionin e publikut Shqiptar. Rezultatet e tij nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimin e Fondacionit për një Shoqëri te Hapur – SOROS, apo të Agjencisë për Administrimin e Zgjedhjeve. METODOLOGJIA: Sondazhi është zhvilluar gjatë muajit Korrik 2007. Në vrojtim është përfshirë popullsia shqiptare e pranishme në Shqipëri. Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi është +/- 2.5% me një nivel sigurie 95% për të gjithë treguesit. Intervistimi është kryer me metodën ballë për ballë me pyetësor në letër. Të anketuarit janë zgjedhur në mënyrë rastësore dhe nuk është lejuar më shumë se 1 (një) intervistë për banesë, në mënyrë që të ruhet paanshmëria e përzgjedhjes rastësore. Njësia e vrojtimit është individi me moshë 18 vjeç e lart, që ka marre pjese në të paktën një nga zgjedhjet që prej vitit 2000. Metoda e kampionimit të përdorur është metoda e kuotave. Për llogaritjen e kuotave është përdorur shpërndarja e popullsisë sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2001 të kryer nga INSTAT. Kuotat janë llogaritur duke marrë për bazë gjininë dhe grupmoshat 18-29 vjeç, 30-59 vjeç dhe mbi 60 vjeç. Kampioni u realizua duke e ndarë vendin në 72 shtresa, sipas rrethit (36 rrethe) dhe zonës së banimit (urban dhe rural).

Page 3: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

70.9% 73.7% 79.2%

88.2% 92.7%

78.8%

17.4%

1.2 %

A1. Të anketuarit janë votues të cilët kanë marrë pjesë në të dyja llojet e proceseve zgjedhore të mbajtura në Shqipëri në vitet 2000-2007. Pjesa me e madhe e tyre kanë marre pjesë në zgjedhjet e fundit lokale (92.7%) dhe ato parlamentare të vitit 2005 (88.2%).

A2. 78.8 % e të intërvistuarve përgjigjen se procedura e votimit është e thjeshtë dhe vetëm 17.4 % thonë se është e ndërlikuar. Ndër ata që thonë se procedura është e ndërlikuar, 57 % janë pa arsim ose deri 8 vjeçar dhe 25 % janë mbi moshën 60 vjeç. Nga përgjigjet e marra lidhur me këtë pyetje rezulton se votuesit shqiptar janë mjaft të përshtatur me mënyrën e votimit dhe paraqitjen e të dhënave në fletën e votimit. Nëse i referohemi përqindjeve që rezultojnë për nënkategori të caktuara të të anketuarve mund të japim një vlerësim lidhur me nevojën e rishikimit dhe përmirësimit të procedurave në lidhje me zgjedhës që në një mënyrë ose në një tjetër janë të kufizuar në mënyrën e shprehjes së vullnetit të tyre. Gjithashtu mund të jepet një vlerësim i përgjithshëm edhe për sa i përket formave të reja të votimit të cilat do të aplikohen si rezultat i sistemeve të reja zgjedhore që po diskutohen aktualisht në kuadër të reformës zgjedhore. Pa dyshim që ndërlikimi i mënyrës së votimit mund të conte në rritjen e numrit të zgjedhësve që hasin vështirësi në votim e për rrjedhojë mund të përballemi me rritjen e numrit të votave të pavlefshme. Gjithsesi kjo mbetet një konsideratë e përgjithshme

Page 4: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

57.4%

31.8% 36.9%

57.6%

4.9% 9.2%

0.8% 1.4%

36.5% 34.9 %

24.4 %

3.5% 0.2% 0.3%

A3. 44 % e të intervistuarve në rang vendi thonë se janë njoftuar me shkrim për vendndodhjen e QV-së, ndërsa 48 % thonë se nuk janë njoftuar. Duket qartë se raportet e përgjigjeve në zonat rurale dhe urbane janë diametralisht të kundërta. Njoftimi i zgjedhësve mbetet një element i rëndësishëm i transparencës në procesin zgjedhor dhe një element i rëndësishëm për garantimin e të drejtës së zgjedhësit për të votuar. Gjithsesi edhe në pikëpamje të shpërndarjes gjeografike, procesi i njoftimit të zgjedhësit, duke qenë i lidhur ngushtë dhe në funksion të shpërndarjes së informacionit, merr rëndësi në zonat urbane, ku janë edhe mundësitë më të mëdha për gabime apo mosorientime të sakta. Në zonën rurale procesi i njoftimit mund të konsiderohet i parëndësishëm në praktikë, për arsye se në shumicën e fshatrave ka vetëm një QV dhe vendndodhja e saj përgjithësisht nuk ndryshon.

A4. 36.5 % e të pyeturve kanë paraqitur letërnjoftimin si dokument identifikimi në zgjedhjet e fundit, 34.9 % pasaportën dhe vetëm 24.4 % kanë votuar me çertifikatë.

Page 5: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

61.0%

32.1%

4.4% 1.8% 0.7%

73.0%

16.0%

8.9% 2.1%

A5. 61 % e të intervistuarve thonë se duhet të votohet vetëm në vendbanimin e përhershëm, 4.4 % vetëm në vendbanimin e përkohshëm dhe 32.1 % thonë kudo qoftë nga të dyja. Testimi i opinionit lidhur me vendin e votimit lidhet ngushtësisht me proçesin zgjedhor dhe parimin e zgjedhjeve të lira. Garantimi i të drejtës së votës bëhet efektiv vetëm atëherë kur zgjedhësi e gjen veten ne listën e zgjedhësve të një qendre apo zone zgjedhore të caktuar dhe ka gjithë informacionin e nevojshëm për t’u njohur me këtë fakt. Nisur nga kjo premisë përcaktimi me saktësi i procedurave për përpilimin e listës së zgjedhësve dhe mosndryshimi i këtyre procedurave në kohë, i japin zgjedhësit sigurinë e nevojshme për ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes. Për sa i takon alternativës së votimit në vendbanimin e përhershëm, sigurisht që mbetet më e parapëlqyera nga të intervistuarit, pasi lidhet me element të qëndrueshëm të jetës së përditshme të tyre, duke garantuar pikërisht sigurinë në ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes.

A6. 73 % e të intervistuarve në rang vendi përgjigjen se regjistrimi në listën e zgjedhësve duhet bërë pa kërkesë nga ana e tyre, ndërsa vetëm 16 % thonë se duhet të bëjnë kërkesë për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve. 22 % e studentëve të pyetur thonë se duhet të regjistrohen në listën e zgjedhësve duke bërë kërkesë nga ana e tyre. Duket qartë që opinioni qytetar mbetet i prirur t’i mveshë organeve shtetërore detyrimin për të hartuar listën e zgjedhësve. Megjithatë përgjigjet për këtë pyetje sugjerojnë edhe idenë se vota apo votimi mbetet një e drejtë e qytetarëve dhe si e tillë është qytetari që vendos nëse do ta ushtrojë ose jo këtë të drejtë, përkundër alternativës tjetër e cila e përcakton votën si një detyrim qytetar qoftë edhe në pikëpamjen morale. Sigurisht do të ishte e tepërt që prej përgjigjeve të kësaj pyetjeje të nxirreshin përfundime të cilat sugjerojnë se qytetarët nuk dëshirojnë të kenë një rol aktiv në sigurimin e të drejtës së tyre për të votuar dhe zgjedhur.

Page 6: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

43.8%

34.6 %

16.0%

5.3% 0.4%

42.2%

27.5%

14.1% 14.0%

1.0% 1.3%

A7. 48.8 % e të intervistuarve në rang vendi mendojnë se koha deri një muaj është e mjaftueshme për të verifikuar emrin në listën e zgjedhësve të afishuar në vende publike, 34.6 % preferojnë deri 2 muaj dhe vetëm 16 % dëshirojnë më tepër se 2 muaj. Raporti i përgjigjeve për këtë pyetjeve përafrohet në vija të përgjithshme me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin aktual që lidhet me procedurat për hartimin e listës së zgjedhësve. Gjithsesi më shumë se gjysma e opinionit publik mbetet me mendimin se do të duhej një afat më i madh se ai i parashikuar në legjislacionin aktual, për rishikimin e listës së zgjedhësve. Në këtë pikë ndoshta duhet të bëhet një analizë e perceptimit të opinionit publik për sa i takon zgjatjes së afatit, pasi jo detyrimisht do të ishte e nevojshme një zgjatje e afateve. Duhet mbajtur në konsideratë se periudha e rishikimit lidhet me mundësinë që kanë zgjedhësit për të verifikuar emrin e tyre në listë. Në këtë kuptim cdo pasaktësi apo problem që do të lidhej me mungesën e emrit në listën e zgjedhësve, duke privuar zgjedhësin nga hedhja e votës, në perceptimin e publikut mund të vendoset në lidhje të drejtpërdrejtë apo si rrjedhojë e pamundësisë së verifikimit të emrit në listën e zgjedhësve. Që këtej mund të kuptohet më qartë se përse më shumë se gjysma e përgjigjeve të dhëna për këtë pyetje, tenton drejt rritjes së kohës gjatë së cilës lista e zgjedhësve qëndron e afishuar publikisht

A8_1. 42.2% e të intervistuarve mendojnë se në zgjedhjen e tyre ndikohen shumë nga premtimet e bëra nga kandidatët apo subjektet zgjedhore, 27.5% e të intervistuarve ndikohen deri diku dhe 14 % ndikohen pak ose aspak.

Page 7: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

35.6% 31.3%

70.8%

33.9% 29.7%

19.9% 19.2% 21.5%

5.1% 9.0%

14.6%

2.8% 0.7%

0.9% 0.6% 1.6% 1.9%

0.8%

A8. Rezulton se 70.8% e të intervistuarve gjykojnë si më të rëndësishëm kandidatët që konkurrojnë në raport me subjektin politik apo edhe lidershipin e subjektit politik. Përgjigjet për këtë pyetje tregojnë se elektorati shqiptar është i prirur dhe parapëlqen cilësitë e kandidatit në raport me cilësitë e subjektit që e kandidon atë apo edhe vetë kryetarit të subjektit politik. Më tej nëse i referohemi sistemeve zgjedhor, rezultatet e marra nga përgjigjet e kësaj pyetjeje na sugjerojnë se zgjedhësit shqiptar, në pjesën dërrmuese të tyre (70.8%) parapëlqejnë aplikimin e sistemit zgjedhor mazhoritar.

Page 8: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

12.8

22.7

26.929.3

5.92.4

11.1

20.9

27.3

32.8

5.32.7

Shume Deri diku Pak Aspak Nuk e di Pa pergjigje

A8 Kur ju votoni sa rëndësi kanë në zgjedhjen tuaj faktorët: "Mospëlqimi Kandidatit kundërshtar - Mospëlqimi Partisë

kundërshtare"

Mospelqimi kandidatit Mospelqimi i Partise

A8. Rezulton se afërsisht 12% e të intervistuarve gjykojnë se në zgjedhjen e tyre ndikon shumë fakti i mospëlqimit të kandidatit apo partisë kundërshtare; afërsisht 22% shprehen se ky ndikim është deri diku i mundshëm, rreth 27% ndikohen pak në zgjedhjen e tyre prej këtyre faktorëve dhe pjesa më e madhe nga 29 % deri rreth 33% shprehen se ndikimi i këtyre faktorëve është i paqenë. Përgjithësisht, përgjigjet e marra nga të intervistuarit mund të konsiderohen si një pasqyrë e vërtetë e perceptimit publik dhe sjelljes së zgjedhësit në ushtrim të të drejtës së votës. Shifrat që rezultojnë nga përgjigjet e marra janë pothuajse të ekuilibruara për sa i takon faktorëve kandidat apo parti politike. Në analizë të fundit mund të shprehemi se perceptimi publik për kandidatët që konkurrojnë është vendimtar në përzgjedhjen e bërë. Është e qartë se pjesa dërrmuese e zgjedhësve nga njëra anë janë tradicionalisht të orientuar në përzgjedhjen politike, por gjithsesi mund të thuhet se ata nuk qëndrojnë pa vendosur në peshore alternativat e ndryshme që u prezantohen për të votuar.

Page 9: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

16.9%

80.6%

1.7% 0.9%

1.8% 4.0%

32.2%

4.0%

52.1%

4.3% 1.6%

A10. 53.39 % e të intervistuarve në rang vendi përgjigjen se në asnjë rastë nuk duhet votuar për një person tjetër, 32.23 % thonë se mund të votohet për një person tjetër që vjen në QV por është me aftësi të kufizuar (këtu mund të ketë keqkuptim me ndihmën), 4.22 % thonë se është e drejtë të votohet në vend të gruas apo vajzës së tij dhe po kaq thonë se është e drejtë të votohet për një person që është jashtë shtetit. Vetëm 1.94 % japin të drejtë të votohet për një person tjetër që nuk paraqitet në QV (si ai që pamë në tv në zonën 86). Devijimet nga mesatarja në rand vendi janë: 1. në asnjë rast: në qytet 63 %, me arsim të lartë 60 % dhe studentë 68 %;. 2. personi ndodhet jashtë shtetit: 6.53 % nga fshati.

A9. Lidhur me këtë pyetje 80.6% e të intervistuarve shprehen se nuk ndjehen të frikësuar nga fakti se persona të tjerë mund të kuptojnë mënyrën e votimit nga ana e tyre, ndërkohë që 16.9% shprehen se ndjehen të frikësuar për këtë fakt.

Page 10: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

Po Jo Nuk e di Pa pergjigje

%A11. A keni votuar per te njeten parti qe nga viti 2002

65.8%

27.5%

3.7% 3.1%

56.2%

43.8%

74.0%

18.2% 4.8% 3.0%

A11. 65.8 % e të intervistuarve në rang vendi përgjigjen se kanë votuar për të njëjtën parti, 27.5 % thonë se kanë ndryshuar preferencën e tyre në procese të ndryshme zgjedhore. Gjithsesi 56.2% e zgjedhësve që kanë votuar një parti tjetër shprehen se kanë mbetur brenda të njëjtit spektër politik, ndërkohë që 43.8% kanë ndryshuar edhe spektrin poltik të preferuar. Nga zgjedhësit që kanë ndryshuar preferencën por kanë mbetur brenda të njëjtit spektër, 74 % shprehen se e kanë bërë këtë për shkak të bindjes së tyre, ndërkohë 18.2% shprehen se e kanë bërë këtë për arsye se është kërkuar prej partisë që ata preferojnë. Shifrat e mësipërme flasin për një elektorat përgjithësisht të qëndrueshëm. Pjesa e zgjedhësve që kanë pasur ndryshime në qendrimet apo perceptimet politike ndahet pothuajse në dysh mes grupimeve që mund t’i konsideronim si “shumë të zhgënjyer” dhe “tërësisht të zhgënjyer”. Në fund të fundit kjo është edhe pjesa e elektoratit që bën ndryshimen në rezultatin e proceseve të ndryshme zgjedhore. Padyshim që analiza më e thellë e këtyre shifrave referuar nënkategorive të ndryshme të të intervistuarve apo referuar edhe rezultateve konkrete të zgjedhjeve (raportit të votave të marra prej partive politike), mund të nxjerrë në pah përfundime mjaft interesante.

Page 11: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

11.6%

85.2%

1.5% 1.7%

24.9%

9.2%

65.9%

A12. Një pyetje e tillë iu është drejtuar të intervistuarve me qëllimin e njohjes së perceptimit të tyre mbi fenomenin e ashtuquajtur “blerje e votës”, fenomen i cili është konstatuar rëndom në median e shkruar dhe vizive në vigjilje të fushatave zgjedhore apo ditës së votimit. Gjithsesi, raporti i përgjigjeve të marra për këtë pyetje duhet të të analizohet edhe në këndvështrimin e përqasjes psikologjike dhe morale të të intervistuarit karshi bërjes publike të një fakti të tillë. Rezulton se 85.2% e të intervistuarve janë shprehur se nuk iu janë ofruar shpërblime apo dhurata personale në këmbim të votës së tyre, ndërkohë që 11.6% kanë pranuar se u janë ofruar të tilla për votën e tyre. Nga këta 24.9% shprehen se përfundimisht i kanë marrë dhuratat apo shpërblimet personale, pas zhvillimit të zgjedhjeve, kurse 65.9% shprehen se premtimet për dhurata dhe shpërblime nuk janë mbajtur edhe pse ata e kanë “mbajtur premtimin” për dhënien e votës. Edhe nëse i referohemi pa rezerva shifrës prej 11.6% të zgjedhësve që pranojnë se iu janë ofruar shpërblime personale në këmbim të votës, përsëri mbetemi në një nivel të lartë, i cili kompromenton proceset zgjedhore, duke pasur parasysh edhe ndryshimet e vogla të rezultateve të partive politike, kryesisht në proceset e fundit zgjedhore.

Page 12: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

0.010.020.030.040.050.060.070.080.0

Premton pak dhe keni bindjen se i mban premtimet

Premton shume dhe keni bindjen

se mban nje pjese te premtimeve

Nuk e di Pa pergjigje

%A13 Cilin kandidat preferoni, ate qe?

71.9%

19.5% 4.3% 4.2%

13.8%

85.2%

0.5% 0.5%

34.0%

47.6%

17.0%

1.5%

A14. 85.2 % e të intervistuarve thonë se nuk janë penguar nga KQV për të votuar, ndërsa 13.8 % thonë që janë penguar. Ndër këta të fundit 47.6 % paraqesin si shkak të pengesës mospasjen e emrit në listën e zgjedhesve, 34 % mospasjen e dokumentit të duhur të identitetit dhe 17 % mendojnë se shkaku ka qënë preferenca e tyre politike.

A13. 79.1 % e të intervistuarve thonë se preferojnë një kandidat që i mban premtimet e bëra, pavarësisht se ato janë pak, ndërkohë që 19.5% e të intervistuarve preferojnë një kanidat që premton shumë por mund të mbajë një pjesë të premtimeve. Është e qartë se publiku është më i prirur drejt një kandidati me integritet, i cili tregon koherencë me mundësitë reale, në qëndrimet e tij dhe në përmbajtjen e fushatës zgjedhore që ai realizon. Në këtë raport të përgjigjeve mund të shquhet në analizë të fundit edhe një perceptim i vecuar i kandidatit nga partia politike që e kandidon atë, perceptim i cili dallohet në preferencën që shfaq publiku ndaj një qendrimi realist, karakteristikë kjo që nuk mund t’i mvishet partive politike, së paku gjatë fushatës zgjedhore.

Page 13: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

69.1

13.411.4 5.0%

0.7% 0.4%

35.5

14.7

48.1

0.9 0.7

A15. 69.1 % e të intervistuarve preferojnë të votojnë si deri tani, me flete votimi në QV; 13.4 % preferojnë votim me internet; 11.4 % me kompjuter në QV dhe 5 % me postë. Votimin me internet e preferojnë më shumë se mesatarja në rang vendi, moshat deri 24 vjeç (28%), në zonat urbane (17%), ata me arsim të lartë (24%) dhe studentët (34%). Të intervistuarit e po këtyre kategorive shprehin gjithashtu preferencën e tyre për alternativën e votimit me kompjuter në QV.

A16. 48.1 % e të intervistuarve preferojnë të votojnë si për kandidatin ashtu edhe për partinë; 35.5 % preferojnë të votojnë për kandidatin; 14.7 % shprehen se preferojnë të votojnë për partinë. Raportet e përgjigjeve të marra tregojnë se gati gjysma e zgjedhësve mendojnë se sistemi aktual i zgjedhjeve që përdoret në Shqipëri është i përshtatshëm për ta, pasi ofron mundësi të mira dhe të mjaftueshme për të shprehur një vullnet dhe preferencë politike. Nga ana tjetër kemi një përqindje relativisht të madhe të zgjedhësve, të cilët do të preferonin ta hidhnin votën e tyre për kandidatë, të cilët bëjnë fushatë zgjedhore, paraqesin programin dhe idetë e tyre dhe në këtë mënyrë bëhen të njohur për zgjedhësit. Një përqindje më e ulët kanë përzgjedhur alternativën e votimit për partinë. Nga shifrat e përftuara mund të japim një konkluzion të përgjithshëm se gjithsesi zgjedhësit shqiptar, pavarësisht se mbeten të lidhur me një parti apo rrymë politike, kanë nevojën që të jenë pragmatistë në përzgjedhjen e tyre, duke iu referuar personave konkretë.

Page 14: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

A17. 54.preferoninpartisë qëvotojnë ppartia. Interpretiato krijojdrejtpërdshqiptar, Është e shqiptar alternativtradicionaNëse do përgjigjevshprehemshumica preferenckërkojnë konkrete Këto përlidhur meaplikohet

A18. Nësi cili e peai simpatpërditshmKuvendinapo famdeputetëvdhe mjaft

.8 % e të inn të zgjidhnin ë simpatizojnë,për kandidatin

imi i saktë i pëjnë mes tyrerejtë me sistem të aplikohej pëqartë se më do të prefe

vave, ndërkohëale të partisë qëtë bënim një

ve të marra pëmi më tej në pëe zgjedhësve

cën e tyre panjë hapësirë

brenda kësaj krfundime munde diskutimet m në Shqipëri.

e i referohemi ercepton deputetizon, si një n

me të tij, apo e e Shqipërisë tiljare të tij, ve dhe partivet e fragmentari

ntervistuarve s mes kandidat, ndërkohë që 3që është caktu

ërgjigjeve të m, mund të lidmin që do të ër proceset zgje

shumë se gjeronin të zgjië që mbeten pë simpatizojnë.analizë krahas

ër pyetjen më sërforcim të përfshqiptar mbeteartiake apo r më të gjerëkornize. d të ishin një mbi sistemin zg

mentalitetit tëetin e zonës dhdikues i drejtpedhe si përçueë problemeve qvëmë re se

e politike mbetzuar.

shprehen se tëve të ndrysh33.7 % preferouar paraprakish

marra dhe rapodhet në mënypreferonit zgjeedhore. ysma e zgjedidhnin mes spërsëri në zgje. suese me raposipër (A16), mufundimit të arrien tradicionalisrymën politikeë përzgjedhëse

pararendje egjedhor që mu

ë zgjedhësit shqhe partinë politpërdrejtë në jes i drejtpërdreqoftë edhe persbesueshmëria

tet në nivele t

do të ëm të

ojnë të ht nga

rtit që yrë të edhësit

dhësve shumë edhjen

ortin e und të itur se stë në e, por e dhe

e mirë und të

qiptar, tike që etën e ejtë në sonale ndaj

të ulta 7.3 10.3

Shume

A1

"D

29.0 28.8

Disi

18. Sa i perKuve

Deputeti i 

33.7%

28.2 30.732.4

Pak As

rfaqson intendin e Shqzones ‐ pa

Deputeti Pa

54.8%

7

2.5

23.2

2.5

pak Nuk e d

teresat tuaqiperiseartia Politikartia

9.4%

2.35 2.7

di Pa pergjigje

aja në 

ke"?

2.1%

Page 15: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

38.0%

55.6%

4.7% 0.5% 0.8% 0.3% 0.5%

21.5%

42.0%

35.4%

0.5% 0.1%

14.4%

37.3%

22.8% 23.4%

1.8% 0.2%

6.1%

26.0%

36.7%

17.0%

9.8% 3.9%

0.5%

B1 – B4. Ky grup pyetjesh i referohet fushatës zgjedhore që zhvillojnë partitë politike. Në përgjithësi zgjedhësit mendojnë pozitivisht lidhur me mënyrën e të bërit fushatë të partive politike. Ndoshta një pjesë e mirë e zgjedhësve i referohen në përgjigjet e tyre, performancën dhe elementët e përdorur nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. E njëjta pamje shfaqet edhe në përgjigjet e pyetjes që lidhet me ndikimin që fushata zgjedhore ka tek zgjedhësit, ku duket se më shumë se gjysma e zgjedhësve ndikohen nga fushata. Megjithatë edhe pjesa që mendon se fushata zgjedhore nuk ka ndikim në krijimin e bindjes për të votuar mbetet mjaft domethënëse. Në vijim dy pyetjet e tjera kanë marrë përgjigje të cilat në një farë kuptimi bien në kundërshtim me pamjen e krijuar më sipër. Këto tregojnë për një perceptim negativ lidhur me programet elektorale (premtimet) që parashtrojnë partitë politike. Një shpjegim i kësaj kundërvënie mendimesh mund të gjendet nëse në analizën tonë, perceptimin qytetar mbi fushatën zgjedhore e barazvlerësojmë si perceptim mbi formën e fushatës zgjedhore, duke e zhveshur këtë fushatë nga përmbajtja konkrete në pikëpamje politike.

Page 16: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

0.5%

6.1%

33.4%

56.4%

3.5% 0.2%

4.3% 7.8%

32.0 31.8

48.7 45.3

13.3 12.01.7% 3.1%

B5. Përqindjet e rëndësishme lidhur me këtë pyetje janë: 56.4% e të intervistuarve përgjigjen se numri i partive politike që konkurrojnë në zgjedhje është “shumë i madh”, ndërkohë që 33.4% e tyre mendojnë se ky numër është “i madh” dhe 6.1% mendojnë se është “mesatar”. Është e qartë se pothuajse gjithë opinioni qytetar është i mendimit se tregu politik është i shumë i fragmentarizuar dhe mbingopur me parti politike, duke paraqitur vështirësi në dallimin e tyre në pikëpamje programore. Mbingopja e spektrit politik ka humbur identitetin e partive politike të cilat tashmë “bëhen të gjalla” vetëm kur vjen momenti i regjistrimit të partive politike për zgjedhje.

B6. Për lehtësi analizimi përgjigjet për këtë pyetje mund t’i konsiderojmë si një e tërë, pa pasur dëmtim të raporteve të përgjigjeve të marra, duke mbajtur parasysh se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes kandidatit për deputet dhe kandidatit për kryetar Bashkie/Komune. Është e qartë se përgjigjet sugjerojnë se kandidatët konkurrues politik duhet të përzgjidhen, nga një shumicë cilësore, e mishëruar kjo qoftë edhe në një organ drejtues të partisë, por që në rastin më të mirë do të ishte vetë partia si tërësi e individëve anëtarë të saj. Ky perceptim i fundit i pothuajse gjysmës së të intervistuarve përkon edhe me atë aksion politik ose evolucion politik, që është ndërmarrë nga disa parti politike, të cilat kanë sanksionuar marrjen e vendimeve të rëndësishme prej anëtarësisë së partisë. Në këtë grup çështjesh që i lihen në dorë anëtarësisë, mundet fare mirë të hyjë edhe caktimi i kandidatëve për zgjedhje.

Page 17: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

C1. 29.3 % e të pyeturve në rang vendi shprehen se kanë shumë besim te institucioni i Presidentit për administrimin e zgjedhjeve, kundrejt 26.3% për Kolegjin Zgjedhor, 25.3% për KQZ-në, 21.4% për Policinë, 16.4% për Qeverinë, 11.9% për Kuvendin dhe 8.1% për partitë. Kësaj pyetje i janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim 37.7% për partitë, 22.9% për Qeverinë, 22% për Kuvendin, 13.8% për KQZ, 12.8% për Policinë, 12.6% për Kolegjin Zgjedhor dhe 8.8% për Presidentin. Nga përgjigja e kësaj pyetje, duke marrë së bashku përgjigjet shumë besim dhe deri diku, del se për administrimin e zgjedhjeve shkalla e besueshmërisë lëviz nga më e lartë te Presidenti me 65.4%, mandej te KQZ me 61.8%, te Policia me 59.1%, te Kolegji me 57.4% e duke u ulur 46% për Qeverinë, 38.3% për Kuvendin dhe vetëm 28.6% për partitë politike. Nga shifrat e mësipërme vihet re tendenca e mendimit qytetar për ti besuar një rol primar në administrimin e zgjedhjeve institucioneve të cilat mbartin mbi vete karakteristika jo politike dhe që shfaqen më së shumti si organe të cilat nuk kanë një ndërhyrje thelbësore në politikën e përditshme. Në të kundërt shkalla e besimit shprehet mjaft e ulët në ato institucione apo organizma që ndikojnë drejtpërsëdrejti dhe luajnë rol aktiv në zhvillimet politike të vendit ose perceptohen si të tilla, sic janë partitë politike dhe parlamenti (të cilat janë shprehje e pastër e politikës) dhe në një farë mase edhe vetë qeveria si organizëm që buron drejtpërdrejtë nga politika. Gjithsesi alternativa e të pasurit besim “deri diku” e përballur me alternativën e të pasurit “pak besim” mbetet treguesi më i rëndësishëm për tendencën e përgjithshme të opinionit qytetar lidhur me administrimin e rregullt të zgjedhjeve, pa anashkaluar përqindjet e larta që kanë marrë alternativat “pak besim” dhe “aspak besim” në rastin e Kuvendit dhe Partive Politike.

29.3% 26.3% 25.3 21.4 16.4% 11.9% 8.1

36.1% 31.1

%36.5% 37.7

% 29.6% 26.4

% 20.5%

18.2% 14.8

%

19.9%

21.6% 27.7

% 31.2% 29.9

%

8.8% 12.

6%

13.8%

12.8% 22.9

% 22.0%

37.7%

Page 18: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

10.8%

53.0%

25.9%

9.6%

0.7%

22.1%

70.0%

6.2%1.7%

C2. 53% e të intervistuarve në rang vendi dhe 64% e studentëve thonë se nuk ka vullnet politik për të bërë regjistër të saktë të zgjedhësve dhe kartën e identitetit, 25.9% thonë se ka paaftësi të institucioneve përgjegjëse dhe vetëm 10.8% thonë se nuk përballohet financiarisht. Është mjaft e thjeshtë të konstatohet se tendenca e opinionit qytetar është tashmë e konsoliduar në gjetjen e shkaqeve (shkakut) kryesore të cilat në cdo proces zgjedhor krijojnë një problematikë kronike për votuesit në gjithë vendin. Ne si qytetarë jemi të bindur që politika, në kohë të ndryshme, me dashje, për interesa të pushtetit, nuk ndërton një Regjistër të saktë të zgjedhësve.

C3. 70% e të intervistuarve në rang vendi përgjigjen se komisionet zgjedhore i binden interesave partiake dhe 22.1% mendojnë se i binden ligjit. Nëse i referohemi përqindjeve, përgjigja se “Komisionet Zgjedhore i binden interesave të partive politike”, do të rezultojë se kjo alternative është përzgjedhur si përgjigje nga pjesa më e madhe e të intervistuarve dhe ka përqindjen e përzgjedhjes ndër më të lartat e pyetësorit. Në fakt ky është një tregues domethënës dhe që duhet besuar, nëse i referohemi përfshirjes së madhe të qytetarëve në proceset zgjedhore, përfshirje kjo e konceptuar jo vetëm në rrafshin e të qenit politikisht aktiv, por në rrafshin e të qenit spektator aktiv.

Page 19: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

C4. 36.1% e të intervistuarve në rang vendi përgjigjen se një komision zgjedhor duhet të ketë 7 anëtarë, 25.1% me 5 anëtar (26.5% në urbane dhe 23.8% rurale), 16.8% me 13 anëtarë (14.7% urbane dhe 18.8% rurale) dhe 4.3% me 3 anëtarë (6% urbane dhe 3.3% rurale). Pra 65.8% e të intervistuarve mendojnë se komisionet duhet të kenë deri në 7 anëtarë dhe vetëm 16.8% mendojnë të kenë 13 anëtarë. Analiza e shifrave që lidhen me përgjigjet për këtë pyetje mund të jetë e shumanshme dhe në këtë kuptim mund të guxohet në analiza mjaft të detajuara. Gjithsesi ajo që është e qartë është se komisionet zgjedhore duhet të përbëhen nga një numër i moderuar anëtarësh. Në fakt pyetja nuk përfshin një përcaktim lidhur me origjinën e anëtarësisë dhe për këtë nuk mund të spekulohet duke interpretuar opinionin qytetar si preferencial ndaj një grupi të caktuar partish politike, pavarësisht se në analizë krahasuese një lidhje e tillë mund të jetë e qenësishme. Gjithsesi testimi i perceptimit qytetar lidhur me këtë çështje përballet me faktin e pasjes së një tradite të mëparshme në lidhje me qenien e komisioneve me shtatë anëtarë. Duhet të kemi parasysh se komisionet me trembëdhjetë anëtarë u ngritën vetëm për zgjedhjet e fundit për organet e qeverisjes vendore. Një përfundim tjetër që mund të nxirret nga krahasimi i përgjigjeve të marra në zonat urbane dhe ato rurale lidhet me vetë preferencën për numrin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore. Alternativa e komisioneve me 13 anëtarë ka përqindje më të lartë të përzgjedhjes në zonat rurale (krahasuar me zonat urbane), ndërkohë që kjo përqindje për alternativat e tjera është më e ulët. Ky lloj reagimi mund të lidhet edhe me faktin e thjeshtë se të qenit anëtarë të komisioneve zgjedhore (e në mënyrë të veçantë në komisionet e qendrave të votimit) përbën një të ardhur shtesë për zonat rurale, përgjithësisht të varfra.

6.0% 3.3%

26.5 23.8

35.5 36.6

14.718.8

2.4% 3.3%

13.5 12.7

1.4% 1.4%

Page 20: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

C6. A duhet te kryhet numerimi i votave nga persona te caktuar nga:

2.5

9.9

1.1

1.1

3.8

19.7

22.4

39.4

0.0 5.0 10.0 15.0 20.0 25.0 30.0 35.0 40.0 45.0

Pa pergjigje

Nuk e di

Kryetari i bashkise apokomunes

Prefekti

Keshilli i Bashkesisekomunes

Gjykata

Partite

KQZ

%

32.0% 33.3%

29.5% 30.2%

19.4% 11.9%

2.7% 7.4%

0.8%

1.3%

2.7%

1.4%

13.0% 12.0%

1.4% 1.0%

C5. 32.7% e të intervistuarve në rang vendi përgjigjen se anëtarët e komisioneve zgjedhore duhet të caktohen nga partitë (33.3% në urbane dhe 32% në rurale), 29.9% nga KQZ, 15.5% nga gjykata (11.9% nga urbane dhe 19.4% nga rurale), 12.5% nuk e dinë, 5.1% nga këshilli bashkiak (7.4% në urbane dhe 2.7% në rurale), 1.8% nga kryetari i bashkisë dhe 1.3% nga prefekti. (kontradiktore me përgjigjet e C1: partive që kanë besueshmërinë më të vogël për administrimin e zgjedhjeve u “besohet” të caktojnë komisionerët që administrojnë zgjedhjet.)

C6. 39.4% e të intervistuarve në rang vendi mendojnë se numërimi i votave duhet të kryhet nga persona të caktuar nga KQZ-ja (37% nga urbane dhe 41% nga rurale), 22.4% nga partitë (20 me 25), 19.7% nga gjykatat (23 me 17), 3.8% nga këshillat bashkiak (3 me 5), 1.1% nga prefekti dhe po kaq nga kryetari i bashkisë.

Page 21: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

C7. 53.4mendojnnumërohurbane në një v48% rurRaportetpyetje zhvilliminë qenalternatvendin problemnuk ka realizohee zhvillimtij nga apolitikan

C8. 51mendojvetë karsim univers(60% vjecar

4% e të intervnë se është hen aty ku vodhe 50 rurale

vend të përqenrale). t e përgjigjevshfaqin preferin e procedurësndrat e votimivat janë të tonë dhe të

matike, çka sug një lidhje theet numërimi i vmit të këtij proaktorët që manë, parti politike

1% e të interjnë se numërim

komisionerët (68 vjear, 49% sitet), 45.3% universitar, 4dhe 16% pa ar

vistuarve në ramë mirë që tohet, pra në ) dhe 44.8%

ndruar (41% ur

ve në lidhje rencën e pubs së numërimit mit. Në fakt

provuara tasë dyja kanë gjeron se proelbësore me vvotave sesa meocesi dhe menarrin pjesë (kome, kandidatë, e

rvistuarve në mi i votave duh63% pa arsim të mesëm dhme paisje k

49% të mesërsim).

ang vendi votat të

QV (58% mendojnë rbane dhe

me këtë blikut për të votave

të dyja shmë në rezultuar

blematike vendin ku e mënyrën axhimit të misionerë, etj.)

rang vendi het bërë nga m, 62% me he 38% me kompjuterike m, 33% 8

Arsimi:

53.4%

44.8%

1.55% 0.3%

Page 22: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

Një analizë e gërshetuar e përgjigjeve të përzgjedhura për pyetjet C6, C7, C8, C9 dhe C10 na bën të arrijmë në përfundime mjaft të qarta dhe të arsyeshme lidhur me perceptimin qytetar përkundrejt procesit të numërimit të votave. Është e kuptueshme se ky element përbërës i procesit të madh zgjedhor merr një rëndësi të dorës së parë, për shkak të materializimit të vullnetit të shprehur të zgjedhësve dhe përmbledh gjithë thelbin e procesit zgjedhor. Shmangia e problematikës së vërejtur tradicionalisht gjatë këtij procesi përbën edhe brendinë e përgjigjeve të këtij grupi pyetjesh. Opinioni qytetar pavarësisht se ka një farë tendencë në një kahje apo në tjetrën, përgjithësisht mbetet i dyzuar në gjetjen e një zgjidhje të qartë dhe përfundimtare. Gjithsesi mund të thuhet se vihet re një përpjekje për ecjen drejt praktikave të tilla që do të mund të shmangnin në maksimum përfshirjen e politikës në këtë proces. Fakti i përqindjeve të larta të përgjigjeve të tilla si “KQZ duhet të caktojë personat që numërojnë votat”, “Numëruesit e votave duhet të caktohen me konkurs” apo edhe “Studentët janë më të besueshëm për të bërë numërimin e votave” përbën një tregues deri diku të qenësishëm për një tendencë në rritje në këtë drejtim. Megjithatë shifrat që flasin në favor të këtij interpretimi janë ende pak të diferencuara dhe rrjedhimisht ky interpretim duhet të merret me rezerva. Një fakt interesant që bie në sy nga përgjigjet e këtij grupi pyetjesh lidhet me testimin e reagimit të opinionit qytetar ndaj teknologjive të reja për realizimin e numërimit të votave. Një pjesë e madhe e qytetarëve mendojnë se pajisjet kompjuterike janë një alternativë e mundshme dhe e përshtatshme për numërimin e votave, duke shmangur kështu ndërhyrjen e drejtpërdrejtë njerëzore në këtë proces. Në favor të kësaj alternative janë shprehur më së shumti të intervistuarit me arsim të lartë dhe të mesëm, ndërkohë që të intervistuarit me arsim tetëvjeçar janë shprehur në favor të numërimit të votave prej komisionerëve zgjedhore.

35.0%

18.9%

35.5%

10.2%

2.4%

C9. 35.5% e të intervistuarve në rang vendi mendojnë se personat që numërojnë dhe vlerësojnë votat duhet të caktohen me emërim direkt, 35 % me konkurs, 18.4% me short dhe 10.2% nuk e di.

38.8%

21.8% 17.4%

7.5% 9.0%

C10. 38.8% e të intervistuarve në rang vendi mendojnë se personat më të besueshëm për të bërë numërimin e votave janë studentët, 21.8% mendojnë se janë mësuesit, 17.4% punonjësit e administratës dhe 7.5% mendojnë për pensionistët.

Page 23: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

C11. 34prezencashumë ndikim, ky vlerëkandidatmendojnnegativivetëm 2 Pyetja efaktorë rrjedhojfundit zqytetarëvotave. zgjedhorëndësistë jenë Opinionishprehuduke koelementtransparkonsidercenimin opinionitrishikimjo efektprocesit

.2% e të interva e vëzhguesvepozitivisht, 45.6% negativissim është dhe tëve është dnë se influensht, 20.2% nu

2.1% shumë po

e të intervistutë ndryshëm gë e tendencavzgjedhore (20ëve dhe kandidKodi Zgjedhor

r elementë të tshëm shoqëror të pranishëm qytetar mbi r në Kodin Zgj

onsideruar nga të pozitivë merencës së proruar kandidatë e procesit të nt publik ndosin e disa procetive dhe i kun zgjedhor.

vistuarve në rane në numërimi2.7% pozitivissht, 1% shumëpër median, nd

diametralisht ncojnë negati

uk ka ndikim, 1ozitivisht.

uarve lidhur mgjatë procesit tve që janë sh005, 2007) liddatëve në procr, duke dashurtransparencës si media, vëzh në vendin e këtë risi dhe jedhor, mban qnjëra anë med një ndikim tocesit dhe ngët si faktorët numërimit të vohta do të jet

edurave të cilatndërvihen në f

ng vendi mendn e votave inflsht, 12.8% në negativisht. Pdërsa për prezee kundërta: ivisht, 22% 10.5% pozitivis

me ndikimin qëtë votimit, ka

hfaqur në procdhur me ekscesin e numërr të fusë në pka lejuar që akguesit dhe kannumërimit të vpërpjekje poziqëndrim mjaft diat dhe vëzhgë madh në rrga ana tjetërkryesorë nega

otave. Kjo tendtë një pikënis kanë treguar fakt mbarëvaj

ojnë se uencon

nuk ka Pothuaj encën e 39.3% shumë

sht dhe

ë kanë dalë si

ceset e sesin e rimit të procesin ktorë të ndidatët votave. itive të realist, uesit si ritjen e r duke ativ në dencë e sje për se janë tjes së

33.3

42.8

10.29.21.12.41.0

Media

C11. S

Shume pNegativisPa pergji

Si ndikon në n

ozitivisht Posht Shgje

34.2

42.7

12.85.60.82.81.1

Vezhguesit

numërimin e vfaktorëve

ozitivishthume negativis

212

3

232

Kan

votave prezen

Nuk ka ndsht Nuk e di

2.110.520.2

39.3

22.03.72.1

didatet

nca e

dikim

Page 24: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

12.0%

18.0% 17.6%

28.9%

14.3%

7.5%

1.7%

11.8%

24.1%

31.0%

23.2%

8.1%

1.8%

D1. 28.9% e të intervistuarve në rang vendi do të preferonin që numri i partive politike të ishte pesë, 18% preferojnë tre parti politike, 17.6% preferojnë katër parti politike, 14.3% preferojnë më shumë se pesë parti politike, dhe 12% preferojnë dy parti politike. Pyetja e të intervistuarve lidhur me numrin e partive politike në vend, ka dalë si rrjedhojë e tendencave që janë shfaqur shpesh herë në skenën politike shqiptare për të analizuar rëndësinë që ka numri i partive politike në vend. Kush është më mirë fragmentarizimi apo kompaktësimi i skenës politike? Është e qartë se pjesa dërrmuese e të intervistuarve i qëndrojnë zgjedhjes së një spektri politik kompakt me maksimumi pesë parti politike, të cilat ndoshta do të kryenin më mirë atë rol që u njihet këtyre subjekteve në jetën e vendit. Në vijim edhe raportet e përgjigjeve për pyetjen D2 lidhur me numrin e partive politike në qeverisje, është në koherencë me përgjigjet e pyetjes më sipër, duke dhënë një preferencë më të madhe për alternativën e një qeverie të ngritur nga tre parti politike. Në pikëpamje të përzgjedhjes së alternativave kemi një përputhje perfekte, e cila dikton një spektër politik me pak parti, të cilat alternohen në opozitë dhe qeverisje, ndoshta me një parti politike, e cila krijon mundësinë e koalicioneve qeverisëse. Në analizë të fundit, mund të themi se opinioni publik shprehet për një sistem politik i cili do të garantonte një qëndrueshmëri politike dhe qeverisëse, me një afat të gjatë, për të mos thënë për një mandat të plotë.

Page 25: REZULTATET E SONDAZHIT · Kampioni përbehet nga 1497 persona të rritur, të moshës 18 vjeç e lart në zonat urbane dhe rurale të vendit. Toleranca e gabimit të këtij sondazhi

7.6%14.2%

47.1%

24.2%

4.9% 1.9%

3.3% 3.2%

8.2%

14.4%

23.8%

34.6%

11.6%

0.9%

D4. 34.6% e të intervistuarve në rang vendi do të preferonin që partive politike tu jepej mundësia të kishin deputet në Kuvend nëse arrijnë të marrin më shumë se 5% të votave. 23.8% mendojnë se ky prag duhet të jetë 5%. 14.4% mendojnë se ky prag duhet të jetë 4%. 8.2% e të intervistuarve shprehen për një prag elektoral prej 3%. 3.2% e të intervistuarve shprehen për një prag elektoral prej 2.5%. 3.3% e të intervistuarve shprehen për një prag elektoral prej 2%. Shihet qartë një tendencë e opinionit publik për të pasur një reduktim të numrit të partive politike që marrin pjesë në jetën parlamentare të vendit. Në të vërtetë edhe përgjigjet për këtë pyetje janë në vijimësi logjike me pyetjet pararendëse. Kundërshtimi i fragmentarizmit të spektrit politik e si rrjedhojë edhe të përfaqësimit në Parlament, çon në përzgjedhjen e alternativave që shprehin një prag të lartë elektoral. Në analizë të fundit ky raport përgjigjesh dikton parapëlqimin e një qeverisje të qëndrueshme, e cila e merr mbështetjen kryesore nga një parlament i kompaktësuar politikisht.

D5. Përgjigjet e marra nga të intervistuarit për këtë pyetje tregojnë se pothuajse gjysma e opinionit publik mendojnë se ligji për zgjedhjet është një akt i cili duhet të miratohet me një marrëveshje të plotë mes partive politike. Mbetet për t’u analizuar kuptimi i këtyre shifrave lidhur me faktin e konsiderimit të këtij procesi si një proces politik apo si një proces i pastër teknik dhe ligjor. Gjithsesi duhet nënvizuar fakti se nevoja për marrëveshje në miratimin e ligjit për zgjedhjet është e parë ngushtësisht e lidhur me nevojën për një kuadër ligjor të qëndrueshëm dhe jetëgjatë, dhe jo objekt i ndryshimeve të vazhdueshme.