Reviste Nr. 1

30
BASHKIA BERAT PËR NJË BERAT TË QYTETARËVE NXËNËSIT EKSELENTË NË QYTETIN E BERATIT REVISTË PERIODIKE, MAJ 2013

description

Reviste Nr. 1

Transcript of Reviste Nr. 1

Page 1: Reviste Nr. 1

BASHKIA BERATPËR NJË BERAT TË QYTETARËVE

NXËNËSIT EKSELENTË NË QYTETIN E BERATIT

REVISTË PERIODIKE, MAJ 2013

Page 2: Reviste Nr. 1

100 vjetorii pavarËsisË

festime

koncert

paradËBashkia Berat festoi në datën 24 Nëntor 100-vjetorin e pavarësisë së SHQIPËRSIË. AK-TIVITETET ME RASTIN E KËTIJ EVENEMENTI TË RENDËSISHËM PËR POpuLLIN SHQIPTAR ISHIN TË LARMISHME. GJATË DITËS U KRYE NJË PARA-KALIM I NXËNËSVE DHE QYTETARËVE PËRGJATË QYTETIT DUKE MBARTUR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR. NUK MUNGUAN EDHE PARADAT ME KUAJ, MOTORRË, SI DHE NJË PARAKALIM SIM-BOLIK I KARROCËS SË PLAKUT ISMAIL QEMALI. AKTIVITETET VIJUAN MË TEJ ME NJE KONCERT.

" Me rastin e 100-Vjetorin e pavarësisë qyteti i Beratit ishte bërë si rrallëherë i bukur. Lagjet e Man-galemit dhe Goricës u stolisën me flamurin kombëtar duke i dhënë qytetit një pamje të papërsëritshme.

Page 3: Reviste Nr. 1

FESTIME

KAROCA E ISMAIL QEMALIT

ORGANIZIMINë sheshin kryesor të qytetit u orga-nizua një aktivtet me fëmijë të cilët kërcyen dhe kënduan këngë dhe val-le tradicionale shqiptare.

Në sheshin kryesor të qytetit u rikujtua udhëtimi i gjatë i Ismail Qemalit për të arritur qytetin e Vlorës dhe ngritur flamurin e pavarësisë. Djem dhe vajza të veshur me kostumet tradicio-nale të kohës parakaluan në qytet duke dhënë për qytetarët një pamje historike të kohës kur Shqipëria u bë e pavarur.

PARADA

Page 4: Reviste Nr. 1

LAPIDARI I DËSHMORËVE

DËSHMORËT E PAVAËSISËNë aktivitetin e organizuar nga Bashkia Berat morrën pjesë, drej-tues të qytetit, vetEranë dhe familjarë të dëshmorëvë të atdheut. Familjeve të dhëshmorëvE Bashkia Berat u akordoi cmime nderi-mi në emër të sakrifi cës së parardhësve të tyre.

Veteranët e qytetit duke vendosur lule në lapidarin e dëshmorëve.

Intelektualët dhe drejtuesit e qytetit nderojnë dëshmorët që ranë për Pavarësinë e Shqipërisë

Në daten 27 Nëntor Bashkia Berat përuroi Lapidarin e Dëshmorëve të Atdheut

Page 5: Reviste Nr. 1

NJERIU I VITIT 2012

KLODJAN ALLAJBEUNë praninë e shumë qytetarëve beratas, intelektualëve, njerëzve të artit, shkencës e kulturës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor është organizuar në një nga lokalet e qytetit ceremonia solemne e dhënies së çmimit “Njeriu i Vitit” 2012.

Page 6: Reviste Nr. 1

MOTIVACIONIKLODJAN ALLAJBEUKomisioni vlerësues pasi ka parë të gjitha propozimet ka vendosur që çmimi “Njeriu i Vitit” 2012 t’i jepet Dr. Klodian Allajbeu me motivacionin: “Intelektual i spikatur”. Sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtues me performancë të lartë menaxheriale në fushën e shërbimit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet Spitalit Amerikan që ka themeluar dhe drejton, ka kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qyte-tarëve dhe ka mbështetur e financuar shërbime falas për shumë qytetarë në nevojë” .

FOTO NGA DHËNIA E ÇMIMIT

Page 7: Reviste Nr. 1

AKTIVITETINë Galerinë e Arteve “Edward Lear” të qytetit muze u prezan-tuan ikonat e piktorëve të famshëm shqiptarë të shek. XVIII--XIX, Çetiri. Ekspozita fotografi ke e titulluar: “Piktorët Çetiri në Myzeqe, rrugëtimi nga stili pas-bizantin në atë laik midis shek. XVIII-XIX” është organizuar nga fondacioni grek i kul-turës.

Vëllezërit Çetiri, pikturuan për rreth një shekull. Ata pikturuan kisha si dhe ikonostase të Myzeqes duke fi lluar pas gjysmës së shek. XVIII-XIX. Vepra e tyre daton ndërmjet vitit 1762, kur Joani pikturoi një ikonostas, sipas Theofan Popës dhe vazhdoi deri në gjysmën e shek XIX (pas 1853). Kësaj tradite artistike i shërbyen gjithsej tre breza nga familja Çetiri.

PIKTORËT ÇETIRI NË MYZEQE FOTO NGA AKTIVITETI ME TË PRANISHMIT

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE E ARTIT PASBIZANTIN

Page 8: Reviste Nr. 1

EKSPOZITA NE GALERINË E ARTEVEEKSPOZITATPiktori Buron Kaceli erdhi në qytetin e Beratit me një ekspozite personale, me një përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë vepra të gji-nive të ndryshme si natyrë e qetë, pejzazh, portret dhe kompo-zim. Të gjitha këto realizime të piktures së kavaletit që i përkasin krijimtarisë së tij të pesë viteve të fundit janë realizuar në teknikën e ngjyrave te vajit. Buron Kaceli në krijimtarinë e tij shquhet për ndjeshmëri e sens poetik, për një lirshmëri në trajtimin koloristik e kompozicional të pikturës së tij

Në datën 29 Mars, në sallën e Galerisë “Edëard Lear” Berat u orga-nizua Ekspozita e piktorit Bajram Mato. Në ekspozitë u ekspozuan disa nga pikturat më të mira të piktorit. Ndër to dallonin ngjyrat e ndezura, autoportretet, skenat e fshatit etj.

PIKTURË NGA BURON KACELI

Page 9: Reviste Nr. 1

PIKTURË NGA BAJRAM MATO

FOTO NGA PJESËMARRJA E QYTE-TARËVE NË GALËRINË E ARTEVE

Page 10: Reviste Nr. 1

MATURANTËT EKSELENTËBashkia Berat KËTË VIT SHPËRBLEU NXËNËSIT EKSELENTË TË SHKOLLAVE TË MESME. ME KËTË RAST BASHKIA orga-nizoi nje aktivitet KU U PREZANTUAN NXËNËSIT MË TË MIRË DHE U PERFORMU-AN kercimE dhe kengË nga talentet e reja. GJITHASHTU BASHKIA U MUNDËSOI NXËNËSVE NJË UDHËTIM NË QYTETIN HI-STOIK TË DUBROVNIKUT. Nxenesit ek-selent te ketij viti JANË: Alteo Hysi, Pirro Sania, Eduart Lushka, Adi Totaj, Ariola Fasko, Armis Cuko, Olta Papa, Julian Hoxha, Adela Dauti DHE BRISEL-DA SELENICA.

Page 11: Reviste Nr. 1

" GJATË UDHËTIMIT TË MUNDËSUAR NGA BASJHKIA BERAT U VIZITUAN QYTETET HISTORIKE TË BUDVËS, DHE KOTORRIT NË MAL TË ZI SI DHE U U NDALUA NË ISHULLIN E SHËM STAFANIT. NXËNËSIT U NJOHËN MË NGA AFËR ME KULTURËN DHE HISTORINË E VENDEVE TONA FQINJË.

FOTO NË QYTETIN E DUBROVNIKUT

Page 12: Reviste Nr. 1

8 MARSI AKTIVITETIMe rastin e festes se 8 Marsit në Tavernen Ajka u organizua nje aktivitet me gratë të cilat kanë dhënë kontribute qytetare. Në këtë aktivitet u nderuan me cmim për kontribute të spikatura Znj. Liljana Bica, Znj. Nikoleta Manka dhe Znj. Teuta Qose si dhe për-faqësueset e organizatave PNUD dhe Save the Children.

GJATË CEREMONISË SË DHËNIES SË ÇMIMEVE

Page 13: Reviste Nr. 1

7 MARSIAKTIVITETIBashkia Berat organizoi një takim me mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Në këtë takim Bashkia nderoi me cmimin e mirën-johjes mësuesit Fitore Suljemani dhe Thanas Greku. Takimi u shoqërua me muzikë dhe me nje kokteil.

FOTO ME MËSUESIT QË U NDERUA ME CMIMIN E MIRËNJOHJES

Page 14: Reviste Nr. 1

DITA E VERËSBashkia Berat në bashkëpunim me part-nerë të tjerë organizoi një sërë veprim-tarish me rastin e Ditës së Verës. Në orën 09.00 në lumin Osum u organizua aktivite-ti Lumi është Jetë. Ky aktivitet u Organi-zua nga Federata Shqiptare e Rafting me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkise Berat dhe Shkolles 22 Tetori. Gjatë tij u manifestuan aktivitete rekreative të sporteve ujore duke synuar edukimin e nxënësve të shkollës 22 Tetori në lidhje me funksionimin e lumenjve.

FOTO NGA KONCERTI I ORGANIZUAR NGA STUDENTË TË BASHKISË SË BAGCILLARIT

Page 15: Reviste Nr. 1

EKSPOZITËFOTO NGA PËRURIMI I ESKOZITËS ME DOKUMENTE PËR BERATIN NGA ARKIVI OSMAN

AKTIVITETENë Galerinë e Arteve Eduard Lear u mbajt një ekspozitë me dokumenta për Beratin nga arkivi Osman. Materialet u mundësuan nga Bashkia e Bagcillarit ne Turqi. Në përfundim në pallatin e kulturës u mbajt një koncert me grupe të ftuar artistësh nga Bashkia Bagcil-lar ne Turqi dhe Bashkia Ulqin. Morrën pjesë edhe grupe muzikore vendase.

FOTO NGA AKTIVITETI LUMI ËSHTË JETË

Page 16: Reviste Nr. 1

Ajo që propozohet në projekt është kthimi i Bulevardit Republika në një rrugë të bukur pedonale për shopping. Asfalti i vjetër dhe trotuaret do të zevendësohen me plla-ka guri dhe një shesh i madh në qendër do të zëvendëso-je zonën e cila përdoret sot për taksitë dhe furgonat. Zona do t’i drejtojë turistët drejt një rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do të shërbejë si një vend mikpritës për panaire tregetare, evente, panaire ar-tizanati , aktivitete kulturore etj.

FOTO NGA PROJEKTI

Page 17: Reviste Nr. 1

MIRATOHET PËR FINANCIM RiKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT DHE SHESHIT QENDROR TË QYTETITPROJEKTIBashkia Berat ka aplikuar pranë Fondacionit Shqiptaro Ameri-kan për Zhvillim” për projektin Rikonstruksioni i Bulevardit Re-publika dhe Sheshit Qendror të Qytetit. Fonadcioni e ka miratuar projektin për ta fi nancuar. Shuma e përgjithshme tij është 1 400

000 000 (nje miliard e katerqind mije). Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj për buxhetin 2013/2014 në shumën 400 000 000 (katërqind milion) leke. Në kuadër të pro-jektit Fondacioni do të mbështesë me asistencë direkte edhe 57 bizneset që ndodhen në zonë.

FOTO NGA PROJEKTI

Page 18: Reviste Nr. 1

PËRGJITHNJË BERATAKTIVITETIAlbanian Excellence dhe Agjencia Telegrafi ke Shqiptare me mbështetjen e Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut Berat organizuan në datat 12-13 Prill aktivitetin “Përgjithnjë Berat”. Gjatë këtij aktiviteti shumëdimensio-nal u krye pastrimi i qytetit me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Beratit, personazheve të librit “Berati, histori suksesi”, përfaqësuesve të pushtetit lokal, aktorëve politikë dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik. Më tej në Bibliotekën e qytetit u organizua ceremonia e dhurimit të disa librave, u prezantuan veprat e shkrimtarit Sh.S.Noe si dhe u shfaq një fi lm nga Vlash Droboniku.

Camera: NIKON D800E

LENS: NIKKOR 18-200mm

ISO 200 | F/5.6 | 1/600s

Page 19: Reviste Nr. 1

MBRËMJE GALANë datën 13 Prill në Universitetin e Beratit u organizua një tryezë e rrumbullakët me titull “Beratasit për Beratin” si dhe u nënshkrua një memorandum në mbështetje te Beratit. Aktiviteti vijoi me theme-limin e Fondacionit Berati. Në mbrëmje në hollin e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u çel ekspozita fotografike e aktorit Alek-sandër Rrapi si dhe u ORGANIZUA një Mbremje Gala ku u prezantua botimi i ALBANIA EXCELLENCE “BERATI, HISTORI SUKSESI”.

Page 20: Reviste Nr. 1

DITA e tokËsAKTIVITETINë datën 22 Prill me rastin e Ditës së Tokës në qytetin e Beratit u organizuan një sërë aktivitetesh nga Federata Kombëtare e Rafting me mbështetjen e Bashkisë dhe të një sërë institucionesh të tjera. Gjatë aktiviteteve u zhvilluan konkurse midis nxënësve të shkollave të mesme për esenë më të mirë me temën “ndotja”. U zhvillua edhe një konkurs midis shkollave 9-vjeçare për gjetjen më të mirë të sendit të riciklueshëm si dhe një konkurs midis nxënësve të Liceut Artistik “Ajet Xhindole” për pikturën më të bukur me temën “UNE E DUA TOKËN”.

Konkursi: Unë e Dua Tokën

Kryetar Komisioni: Guri Bazaiti

Pastrimi i Bregut të Lumit Osum

Merrnin pjesë: Nxënës, Vullnetarë etj.

Veshje me sende të riciklueshme

Page 21: Reviste Nr. 1

18 Prill, Dita botËrore e trashËgimisË

Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Kul-turore në Teqenë e Helvetive të Qendrës Mesjetare Berat u orga-nizua një takim me specialistë të trashëgimisë kulturore si dhe me drejtues të qeverisë lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Evropian

ABOUT PHOTOAktivitetet me rastin e Ditës Botërore të Trashëgimisë vazhduan në Galerinë e Arteve Edward Lear ku u organizua një ekspozitë fotografike e cila ilustronte historikun e marrëdhënieve Ruso-Shqiptare në materialet arkivore të federatës Ruse dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morri pjesë edhe Ambasadori i Rusisë në vendin tonë.

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE

Page 22: Reviste Nr. 1

Projekti SUSTCULTBashkia Berat është përfshirë në projektin SUSTCULT të finanacuar nga Bashkimi Evro-pian. Projekti është trevjeçar dhe ka në fokus trashëgiminë kulturore. Objektivi kryesor i Pro-jektit SUSTCULT është të përmirësojë efek-tivitetin e menaxhimit të siteve të trashëgi-misë nëpërmjet zhvillimit të një metodologjie të përbashkët të vlerësimit të kompleksitetit të trashëgimisë kulturore në Europën Juglindore. Aktivitetet kryesore të projektit:• Ngritja e 7 rrjeteve lokale dhe një rrjeti ndërkombetar në Europën Juglindore në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.• Zhvillimi dhe funksionimi i një platforme WEB GIS për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgi-misë;• Përcaktimi i nje metodologjie të përbashkët ndërkombëtare për menaxhimin e integruar të siteve të trashëgimisë kulturore.•Hartimi dhe realizimi i nje pakete trajnimi (kurse trajnimi online dhe në cdo sit) për të rritur kapa-citetin menaxhues.•Zhvillimi/Përmirësimi i planeve të menaxhimit në sitet e partnereve bazuar në një metodologji të përbashkët.•Përcaktimi i një strategjie marketingu të qën-drueshëm për resurset specifike kulturore ba-zuar në analizën e tregut lokal dhe planet e bi-znesit.

“PRO

JEKT

E”

PROJEKTET JANË NË VAZHDIM

Page 23: Reviste Nr. 1

Projekti PLGPBashkia Berat është përfshirë gjithashtu në Projektin 5-Vjeçar “Planifikim dhe Qeverisje Vendore në Shqipëri” financuar nga USAID. Projekti fokusohet në këto fusha:

- Përmirësimi i Qeverisjes Ven-dore. Projekti PLGP do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e 15 njësive vendore të përzgjedhura, për një sërë çështjesh të menaxhi-mit dhe qeverisjes.

- Përmirësimi i Menaxhimit të Shër-bimeve Vendore.Projekti PLGP do të ndihmojë qeverinë shqiptare dhe bashkitë për të siguruar se ligjet, politikat, procedurat dhe shërbimet të tilla si uji i pijshëm, ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe, veçanër-isht, me standardet mjedisore.

Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifi-kimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal.

PROJEKTET JANË NË VAZHDIM

FILLIMI I PROJEKTIT PLGP

Page 24: Reviste Nr. 1

“ARSIMI” Rikonstruktohet shkolla Zihni Toska. Vlera e rikonstruksionit është 500 000 euro dhe është një bashkëpunim midis bashkisë Berat dhe UNDP.

RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA SHYQYRI LAKRA. PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TË KËSAJ SHKOLLE ËSHTË HARTUAR NGA BASHKIA BERAT DHE FONDI PREJ 30 000 000

LEKËSH ËSHTË BËRË I MUNDUR ME ANË TË GRANDEVE KONKURUESE.

ZIHNI TOSKA

sHYQYRI LAKRA

Page 25: Reviste Nr. 1

Në datën 27 Prill, Bashkia Berat organizoi një takim me studentë dhe specialistë të rinj në fushën e trashëgimisë kulturore. Në takim pjesëmarrësit morën informacion mbi aktivitetet e projektit SUSTCULT si dhe shkëmbyen ide dhe eksperienca mbi përfshirjen e të rinjve në fushën e trashëgimisë.

“RINIA

DH

E TRASH

ËGIM

IA”

Page 26: Reviste Nr. 1

Disa ditë më parë është inauguruar përfundimi i projektit për rijetëzimin e Kalasë së qytetit të Beratit. Investimi ka nje vlerë prej 1 milione euro. 75 % e projektit eshte fi nancuar nga Bashkimi Evropian ne kuadrin e Instrumentit IPa dhe 25 % e projektit është bashkë fi nan-cuar nga Bashkia Berat. Nëpërmjet këtij projekti është restauruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, rrugicat, kalldrëmet si dhe sistemimi i rrjetit elektrik në lagjen Kala. Projekti ka një ndikim shumë pozitiv në përmirësimin ndjeshëm të infrastrukturës, siguron rritjen e numrit të turistëve si dhe rrit cilësinë e shërbimeve.

Page 27: Reviste Nr. 1

ashkia Berat ne bash-këpunim me Kom-paninë Zvicerane Gjeo Bruck kanë bërë një projekt paraprak për të vlerësuar rrezikshmëri-në e rënies se shkëm-binjve në shpatin jugor të lagjes historike Man-galem. Në projektin e

zhvilluar nga kompania e specializuar është bërë një vlerësim teknik i situatës si dhe janë parashikuar masat e nevo-jshme për ndërhyrje. Ky projekt përkon edhe me një tjetër projekt sizmik të zh-villuar në Qendrën Historike nga kom-pani të specializuara Italiane. Qëllim i projektit të fundit është të bëjë një anal-izë sizmike të nëntokës së Qendrës për të parashikuar dhe marrë masat ndaj tërmeteve të mundshme.

BRI

JETË

ZIM

I I KA

LASË

Page 28: Reviste Nr. 1

Krijohet Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor pranë Bashkisë Berat. Komisioni këshillimor Qytetar është një grup vullnetar qytetar që ka fi lluar të funksio-nojë tashmë në Bashkinë Berat si qytet partner në projektin PLGP. KKQV do të shërbejë si organ këshillimor për bashkinë dhe Këshillin Bashkiak. Ai do të jetë gjithëpërfshirës, dypalësh dhe i pavarur nga kontrolli prej njësisë vendore. KKQV do të ketë një për-faqësim të gjerë, me qytetarë që kanë vizion dhe duan të mundës-ojnë ndryshime pozitive në qyte-tin e tyre. KKQV përbëhet nga dre-jtues dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore, bizneseve, rinisë, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Ai ka si synim të bëjë të mundur trajtimin e sa më shumë proble-meve dhe tematikave me rëndë-si për komunitetin. KKQV do të institucionalizohet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe do të mblidhet rregullisht për çështje që lidhen me buxhetimin, pake-tën vjetore fi skale, ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve vendore, planifi kimin e territorit, si dhe me përparësitë dhe projektet e bas-hkisë.

KOMISIONI KËSHILLIMOR QYTETAR

Page 29: Reviste Nr. 1

AKTIVITETE TË NDRYSHME TË KRYERA NGA BASHKIA BERAT DHE PARTNERËT E SAJ

KONFERENCA EKONOMIKE GJERMANI SHQIPËRI PROMOVIMI I LIBRIT ANJES 660, GRAM

8 PRILL, DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE SEMINAR PËR PLANIN E MENAXHIMIT TË TRASHËGIMISË

Page 30: Reviste Nr. 1

www.bashkiaberat.gov.alBASHKIA BERAT