Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

6
[Qershor 2012] TECH.AL [SEPSE TEKNOLOGJIA ESHTE E ARDHMJA]

description

Revista Tech.Al ju sjell publikimin e dytë, me një dizajn të ri, dhe më shumë informactione.

Transcript of Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

Page 1: Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

[Qershor 2012]

TECH.AL [SEPSE TEKNOLOGJIA ESHTE E ARDHMJA]

Page 2: Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

1

TECH.AL Publikimi II Qershor 2012

N Ë B R Ë N D Ë S I D O T Ë L E X O N I :

2 10 gjëra me më pak vlerë se Facebook

3 Google merr patentën për makinën pa shofer

3 iPad Mini vjen në Tetor

4 Kujdes me privatësinë në Facebook

4 10 gjëra që nuk I dinit rreth Facebook

Tech.Al pothuajse 500

postime

Si arritëm nga zero në pesëqind.

Vetëm rreth dhjetë (10) postime na ndajnë nga arritja a

numrit pesëqind të postimeve në faqen tonë.

Këtë arritje e kanë mundësuar lexuesit tanë, si ti. Pa

lexuesat tanë, ne nuk do ishim ku jemi sot. Kështu që

duam të përfitojmë nga rasti t’ju falenderojmë

përzemërsisht, dhe të qëndroni edhe me ne në vitet e

ardhshme.

A jemi të varur nga rrjetet

sociale?

Shqiptarët dhe rrjetet sociale

Tek faqja tech.al mbajtëm një sondazh (i cili është akoma i hapur për votime) për të parë nëse shqiptarët janë të varur nga rrjetet sociale, sic janë facebook dhe twitter.

Tech.Al/Marketing

Votoni edhe ju tek Tech.Al.

Reklamo Këtu

Tech.Al/Marketing

Page 3: Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

2

ur Facebook u bë kompani publike në Shtetet e Bashkuara, vlera e kompanisë arriti majat. Sot kemi mbledhur për ju një

listë me 10 gjëra shumë gjigande, që vlejnë më pak se Facebook.

1. Ekonomia e Katarit

Shteti i Katarit, një nga vëndet më të pasur me naftë, ka një GDP që arrin $98 miliardë. Facebook ka një vlerë më të madhe se e

gjithë ekonomia e këtij vëndi.

2. 6.3 muaj fast-food-i në SHBA

Sipas një sondazhi nga Mint, Amerikanët shpezojnë rreth $51.79 në fast-food në muaj. Shumëzo këtë numër me numrin e

popullatës, 307.006.550, dhe merr $15.899.869.225. Shumëzo atë numër me 6.25, numrin e muajve, dhe merr $99.374.182.653.

Pra Facebook ka një vlerë më të madhe se rreth 6.3 muajve fast-food-i në Amerikë.

3. Trajtimi i kancerit të gjirit për 6 vjet

Kanceri i gjirit i kushton SHBA-së rreth $16,5 milardë në vit. Shumëzo këtë me 6 vjet, dhe merr një numër që është më i vogël se

vlera e Facebook-ut.

4. 120 Kulla Eifel

Sipas TV Show-ut të National Geographic, ‘Cmimi i të Pacmuarave’, ndërtimi i Kullës Eifel në Paris të Francës kushton rreth 480

miliona USD, dhe rreth 350 miliona USD për vëndin. Kështu që sipas llogarive, rreth 120 Kulla Eifel kanë një vlerë më të vogël

se Facebook.

5. Buxheti i Brazilit për Udhëtim dhe Turizëm në 2011-n

Brazili ka një nga udhëtimin dhe turizmin më të madh në botë. Buxheti i 2011-s arrin në rreth $74 miliardë. Kjo e bën Facebook

më një vlerë më të madhe se i gjithë buxheti i Brazilit për 2011-n.

6. E gjithë industria e kafesë në botë

Facebook ka një vlerë më të madhe se e gjithë industria e kafesë në të gjithë botën.

7. 2,5 Lojra Olimpike

Lojrat Olimpike të mbajtura në Pekin, Kinë në 2008-n kushtuan rreth $40 milardë, dhe kushtuan më shumë se të gjithë lojrat e

tjera olimpike. Facebook vlen më shumë se 2,5 nga këto lojra olimpike.

8. I gjithë pastrimi i Urraganit Katrina në SHBA, dhe më shumë…

Pastrimi i një nga urraganët më të mëdhenj në histori, Urragani Katrina i 2005-s, kushoi rreth 81 miliardë USD. Dhe tërmeti Kobe

i 1995-s në Japoni kushtoi rreth 100 miliardë USD. Facebook ka një vlerë më të madhe se të dyja këto katastrofa.

9. Lufta e Gjirit

Facebook ka një vlerë më të madhe se e gjithë kostoja e Luftës së Gjirit.

10. 50 Nëndetëse Navale

Një nëndetëse të Marinës së SHBA-së kushton $2 miliardë për t’u ndërtuar. Facebook ka një vlerë më të madhe se 50 nga këto.

10 Gjëra Me Më Pak Vlerë Se Facebook!

K

Page 4: Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

3

Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në

Internet, Apple është duke përgatitur një verzion ‘mini’ të

iPad-it. Raportet tregojnë se ‘iPad Mini’ pritet të dalë në treg

në Tetor të këtij viti, për një cmim rreth 200 deri më 250 $.

Raportë të mëparshme sygjerojnë se ky verzion i ri i iPad do

të ketë një ekran prej 7,85 inch, ose 19.9 cm. Edhe pse

produkti i ri i Apple nuk është bërë zyrtar nga vetë kompania,

pritet që të jetë i njëjtë me iPad-in e tanishëm, vec se me një

ekran më të vogël.

Shteti i Amerikës Nevada ka aprovuar aplikimin e Google për patentë për testimin e makinave pa shofer. Makinat pa shofer do të testohen në rrugët e shtetit të Nevadës, dhe ky është një hap shumë i madh për projektin e Google, dhe për industrinë e automjeteve në përgjithësi. Patenta do të lejojë Google të përdorë këto makina në të gjithë shtetin e Nevadës, me disa kushte sigurisht. Brenda në makinë duhet të jenë dy persona, njëri mbrapa timonit, dhe një person tjetër që ka mundësi të kontrollojë automjetin. Google duhet të marrë një siguracion automjeti prej 1 Milion $, dhe duhet t’a bëjë të qartë se ku do të vozitë makina. Google ka thënë se makinat pa shofer mund të përdoren më së shumti për taksi, por që kanë potencial shumë të madh për t’u përdorur nga personat invalidë.

Page 5: Revista Tech.Al, Publikimi i Dytë

4

K U J D E S M E P R I V A T Ë S I N Ë N Ë

F A C E B O O K

Një incident ka ndodhur në Australia që ka përfshirë një

vajzë 17 vjecare, që sipas ngjarjes, ka dhënë shumë

informacione në rrjetin social shumë popullor. Kjo gjë ka

bërë që hajdutët të tentojnë të grabisin dhe plackitin shtëpinë

e adoleshentes.

Vajza po ndihmonte gjyshen e saj 72 vjecare të numëronte

lekët. Për t’u dukur ‘cik cool’ para shoqeve dhe shokëve të

saj në Facebook, ajo ka marrë një foto me paratë, dhe e ka

postuar atë në Facebook. Shumë pak orë më vonë, disa

persona të maskuar me thika kanë shkuar tek shtëpia e

vajzës, nga ku kanë vjedhur para dhe gjëra personale të së

ëmës të vajzës.

Policia locale ka lëshuar një njoftim për të gjithë njerëzit, ku

paralajmëron se ata duhet të kenë shumë kujdes me cfarë

postojnë në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale. Në rastin e

mësipërm, adresa e vajzës ishte në profiling e saj; për fat të

mire, hajdutët nuk e dinin se ku ndodheshe shtëpia e

gjyshes të vajzës.

Sipas McAfee, 17% e

kompjuterave janë ‘lakuriq’!

Sipas kompanisë të anti virusave McAfee,

shtatëmbëdhjetë përqind e kompjuterave personalë

nuk përdorin asnjë software për anti virus. Ose sic e

thotë ndryshe bashkë-presidenti i kompanisë të

lartpërmendur, “këto kompjutera personalë janë

‘lakuriq’”.

17 përqind e kompjuterave personalë në botë

janë ‘lakuriq’

Krijuesi i anti virusit ka bërë një studim nga ku ka

konkluzuar se 28 miliona kompjutera jo Apple, në 24

vënde të ndryshmë, ka gjetur se një në gjashtë

kompjutera ose nuk ka një anti virus të instaluar, ose

anti virusi i tyre ka skaduar. SHBA-ja është në pesë

vëndet më të rrezikuara me 19.32 përqind të

kompjuterave në rrezik, bashkë me Meksikën me

21.57 përqind, Spanjën me 21.45 përqind, Singaporin

me 21.75 përqind, dhe Japoninë me 19.35 përqind.

Studimet kanë gjetur se Finlanda ka numrin më të 10 GJËRA QË NUK I DINI RRETH FACEBOOK

1. Shikimet e Faqeve

Një në pesë shikime faqesh ishte në Facebook, numër

që e shpie numrin total të shikimeve të faqeve në 400

Milionë vetëm këtë vit për Facebook-un.

2. Koha e Kaluar

Koha e shpenzuar në Facebook është mesatarisht

njëzet minuta në ditë.

3. Top 10

10 shtetet e SHBA-ve që janë të përgjegjshëm për 52

përqind të vizitave në Facebook janë Kalifornia,

Teksasi, Nju Jorku, Florida, Illinoi, Pensellvenia, Ohajo,

Michigani, Gjeorgjia, dhe Karolina e Veriut.

4. Rajoni më I populluar

Rajoni që sjell trafikun me më shumë volum në

Facebook është rajoni I Nju Jork City-t.

5. Për Kokë

West Virxhinia ka qytetarët që janë më të apasionuar

pas Facebook-ut. Më pas vjen Kentaki, Mein,

Vermond, Arkensas, Aioa, Indiana, Misisipi, Oklahoma,

dhe Alabama.

6. Numri 1

Facebook doli si faqja numër një e radhitur në SHBA në

vitin 2010.

7. Jashtë SHBA-së

Facebook nuk është faqja më popullore vetëm në

SHBA. Edhe Kanadaja, Zelanda e Re, Hong Kongu, dhe

Singapori e radhitin Facebook-un si numër 1.

8. Gjinitë

Audienca e Facebook ka tendencën të jetë më shumë

femra, përafërsisht pesëdhjet e pesë për qind.

9. Kërkim

Që nga 18 Korriku, 2009, fjala ‘Facebook’ ka qënë më I

kërkuari në motorat e kërkimit në SHBA.

10. Besnikëria

Sipas statistikave të Prillit 2012, 96 për qind e

përdoruesave të Facebook janë rikthyer brënda 30

ditëve.