Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

20
ISLAMI ËSHTË NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT POZITIV TË PSIKËS SË INDIVIDIT Intervistë me psikologun, prof. dr. Musa Musai Viti IX. Nr. 87. 19 gusht - 19 shtator 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Intervistë me ekspertin e gjeopolitikës, mr. Mentor Tahiri DUHET DALLUAR EKSTREMIZMI NGA TERRORIZMI MBI OKB- DHE LUFTËN NË GAZA Editorial EKSTREMIZËM APO TERRORIZËM?!

description

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Transcript of Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

Page 1: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

1Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14ISLAMI ËSHTË NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT POZITIV TË PSIKËS SË INDIVIDIT

Intervistë me psikologun, prof. dr. Musa Musai

Viti IX. Nr. 87. 19 gusht - 19 shtator 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Intervistë me ekspertin e gjeopolitikës, mr. Mentor Tahiri

DUHET DALLUAR EKSTREMIZMI NGA TERRORIZMI

MBI OKB-në DHE LUFTËN NË GAZA

Editorial

EKSTREMIZËM APO TERRORIZËM?!

Page 2: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

2 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

1Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14ISLAMI ËSHTË NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT POZITIV TË PSIKËS SË INDIVIDIT

Intervistë me psikologun, prof. dr. Musa Musai

Viti IX. Nr. 87. 19 gusht - 19 shtator 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Intervistë me ekspertin e gjeopolitikës, mr. Mentor Tahiri

DUHET DALLUAR EKSTREMIZMI NGA TERRORIZMI

MBI OKB-në DHE LUFTËN NË GAZA

Editorial

EKSTREMIZËM APO TERRORIZËM?!

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 8719 gusht - 19 shtator 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Budizmi në Birmani:Ekstremizmi dhe krimet kundër njerëzimit

Dr. Muhamed J. KAJOLLIShejtani! (5) Kush është ky?

12 Mbi OKB-në dheluftën në Gaza

15

Lulzim AHMETIJugu perla e Shqipërisë, por mungojnë investimet

6

16

Page 3: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 3Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

Avni AVDIU

Secili njeri normal është kundër ekstremizmit. Në të gjitha pron-oncimet që mund të dëgjosh sot

në medie, mund ta kuptosh gatishmëri-në e të qënurit antiekstremist, por për fat të keq askush nuk jep definicion të qartë se çfarë kupton me ekstremizëm. Për të qenë habia e madhe, madje hetohet edhe një ngatërresë kuptimore e këtij termi me nocionin e terrorizmit. Kjo injorancë që shihet ad hoc në debate të ndryshme, ka shtrirje edhe më të thellë, prandaj mu për këtë shpesh ndodhemi në situata paradoksalisht të pashpjegueshme. Eks-tremizmi është tërësia e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe botëkuptimeve të ska-jshme që mbështesin fuqishëm një qasje, qëndrim, orientim, ideologji, doktrinë, politikë, religjion, grupacion etj. Ndahet në verbal, ku ekstremizmi manifestohet përmes vokabularit të vrazhdë e të fël-liqur në debate, biseda e diskutime dhe jo verbal, përmes demonstrimit fizik ose qërimit fizik të hesapeve me kundërsh-tarin, oponentin ose armikun që men-don ndryshe. Rrjedhimisht ekstremizmi ka prirje të shkasë drejt terrorizmit, i cili është zbatim i dhunshëm, i egër dhe i pamëshirshëm i qëllimit për likuidimin e kundërshtarit në formën më mizore të mundshme, duke mos zgjedhur mjete dhe duke mos respektuar asnjë normë humane të gjithëpranueshme nga kon-ventat ndërkombëtare.

Ishte e domosdoshme kjo hyrje sqa-ruese për të kuptuar arrestimet e fundit në Shqipëri e Kosovë. Mediet me pom-pozitet trumbetuan arrestimet, duke u ngutur si zakonisht kur bëhet fjalë për muslimanët, në kualifikimin e fajësisë së tyre për ekstremizëm e terrorizëm, ende pa u dëgjuar të arrestuarit dhe akoma pa e thënë fjalën e saj gjykata, gjë që kjo në vete është një formë e ekstremizmit. Arrestimet pasuan pas disa paralajmëri-meve mediatike për burgosjen e disa politikanëve të zhytur gjer në fyt në kor-rupsion. Dhe si ‘deus ex machina’ e kësaj amullie, ndërhyri qytetari nga Kaçaniku Lavdim Muhaxheri në stilin e ‘gjuajtjes së gurit në bunar’ për t’ua pamundësuar të gjithëve nxjerrjen e atij guri. Të pëgëd-

hendurin mos e vet se të kallxon vetë. Po ky qytetar, ish-punëtor në kampin ushtarak amerikan Bondstill, duke luf-tuar nën flamurin e Shtetit Islamik të Irakut, Shamit dhe Lavantit – ISIS, xhi-roi skena makabre të prerjes së kokës së fëmijës me thikë. Përndryshe vetë ISIS ka një prejardhje të turbulltë dhe sipas Eduard Snoudenit, ish-agjentit të Agjen-cisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë, është sajesë e Mosadit. Natyrisht Izraelit i duhet një kundërbalans për Hamasin. Jo rrallë herë Amerika ka ndërruar për interesa gjeopolitike partnerët strategjik. Dikur talebanët dhe Bin Ladeni ishin miq, më pas u bën armiq. Dikur Sadam Hyseni ishte mik, pastaj u bë armik. Di-kur kryeministri Nuri Al Maliki ishte mik, sot është i ezauruar. ‘Halifja’ e vetëshpallur Ebu Bekër El Bagdadi mund të mos jetë përjashtim. Skenat rrëqethëse që bëhen në emër të Islamit, s’kanë asgjë të përbashkët me Islamin dhe realisht janë njëllosje e tij. Imperativi islam në raste lufte historikisht është i njohur jo vetëm për mirësjellje ndaj të zënurve rob, por me urdhër të kategorik që të mos prehen as pemët e bimët, e lëre më koka e njeriut. Islami është tejet larg veprimeve të tyre neveritëse, ndërsa ato veprime u hynë në punë vetëm armiqve të Islamit, thelbi i të cilit është paqja, toleranca, mirësia e mirëqenia për të gjithë.

Sa i përket kosovarëve që shkuan në Siri, ata ia mësyn atij vendi para se të paraqitet grupacioni i SISI-it. Motivi i vetëm ishte ofrimi i ndihmës popullit liridashës sirian. Bota qe tmerruar kur diktatori gjakpirës Bashar Al Asad për-dori armët kimike edhe kundër fëmi-jëve. Kosova përmes ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, por edhe e gjithë bota e qytetëruar në krye me prijetaren e demokracisë SHBA-të, u shprehën në mbështetje të luftës kundër diktatorit Asad dhe mbështetën opozitën, ashtu siç përkrahën dikur Kosovën e kallur në luftë nga Serbia. Madje u tha se opozita siriane dhe lufta e saj do të mbështetet me të gjitha format. Së këtejmi shkuarja e vullnetarëve në Siri, gjithnjë shikuar nga ky kontekst, nuk dallon fare nga shkuarja e Asim Vokshit, Xhemal Kadës e dhjetëra të tjerëve për të ndihmuar

popullin liridashës spanjoll gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër nazi-fashizmit italo-gjerman. Vullnetarë nga bota liri-dashëse ka pasur edhe në radhët e UÇK-së dhe ky fakt e ka inkurajuar dhe e ka këndellur popullin shqiptar në rrugën e tij për liri e pavarësi. Gjykuar nga ky këndvështrim, rrëmbimi dramatik e spektakular për show mediatik, i vull-netarëve në luftën e Sirisë është gjykim me dy arshina. Kjo ta kujton kohën ko-muniste, kur përmes nenit për agjitacion e propagandë dënoheshin vetëm ata që luftonin kundër një vije ideologjike. Për më tepër është stigmatizim i musli-manëve dhe duke u ngutur nëpër këtë mjegull u bënë edhe gabime qesharake, duke burgosur për ekstremizëm e ter-rorizëm, edhe atë që madje as nuk është falur ndonjëherë (rasti i 52 vjeçarit Sh-aban R. Dumani, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë – Kosovës). Po ashtu është improvizim i problemeve inekzistente, është anashkalim dhe shpërqëndrim i qëllimshëm i vëmendjes nga problemet reale dhe të njëmendta siç e ka pranu-ar edhe drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni; se nuk është për Kosovën problem ekstremizmi e terror-izmi, por krimi i organizuar, trafikimi i narkotikëve, mungesa e mirëqenies so-ciale. Kur jemi te kriza ekonomike, vlen të thuhet fakti se dyert e Kosovës Evropa i ka mbyllur, perspektiva për gjetjen e një vendi pune është minimizuar dhe rrjedhimisht të gjitha këto ndikojnë në lindjen e alternativave e që shpesh janë të padëshirueshme. Përfundimisht këto arrestime treguan dështimin e shtetit ligjor, frikën e ‘trimave të hutbeve e derseve’ për të elaboruar problemin me gjuhën reale e jo eufemike dhe eskivuese dhe po ashtu hodhi në pah paftyrësinë e disa ‘intelektualëve’ që ta shfrytëzojnë rastin për të ejakuluar me gojët e duart e tyre gjithë atë mllef të mbledhur kundër Islamit dhe muslimanëve, pa u gjykuar në këtë rast nga shteti dhe konkretisht nga policia për mbjellje të urrejtjes e eks-tremizmit. Mungesa e kulturës së tyre e manifestuar përmes ekstremizmit anti-slam, dëshmon se ekstremizmi para së gjithash duhet të edukohet, kurse ter-rorizmi duhet të luftohet. n

Ekstremizëm apo

terrorizëm?!Editorial

Page 4: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA4 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

Intervistoi: Amel ILMIU

PAQJA: Si i vlerësoni arrestimet e fun-dit që u bën në Kosovë të pjesëmarrësve në Luftën e Sirisë?

Tahiri: Njerëzit që janë kthyer nga fushëbetejat në Siri, kanë lëvizur lirshëm në Kosovë. Ata nuk kanë bërë jetë ilegale. Arrestimet në mënyrën si u bënë, janë produkt i një trysnie psikologjike që vjen nga videot e lancuara ku kryepersonazhi famëkeq është një shtetas i Kosovës. Vër-tet dyshoj që vetë arrestimet kishin të bënin në aq masë me sigurinë kombëtare të Kosovës, ngase me aq sa ka arritur të del në opinion për të dyshuarit, bëhet fjalë për persona, të cilët janë kthyer nga fushëbetejat para një kohe të gjatë. Disa mund as të mos kenë qenë fare atje.

Për ata që kanë qenë, është me rëndësi thelbësore të përcaktohet koha e saktë e qëndrimit të tyre në fushëbeteja. Ata akuza i rëndon për përkatësi orga-nizatave terroriste, por pikërisht këtu ka shumë mospërputhje kronologjike, ngase ata kanë mundur të qëndrojnë në Siri, në një kohë kur këto organizata as që ekzistonin, qoftë Al Nusra ose ISIS.

Duhet bërë dallim të qartë mes vetë pjesëmarrjes në luftë dhe terrorizmit, me asnjë të drejtë ndërkombëtare e as me ligje të Kosovës në fuqi, këto dy koncepte nuk mund të konsiderohen ekuivalente mes tyre. Gjithashtu nuk duhet assesi harruar ambienti që ka mbretëruar në Kosovë në lidhje me pranverën arabe. Në raport me Sirinë, ky ambient ka qenë i përkrahur insti-tucionalisht së paku deri në gusht 2013. Republika e Kosovës, respektivisht MPJ ka pritur zyrtarisht përfaqësues të kry-engritësve sirianë gjatë vitit 2012. Kurse edhe më pas, është normale që Kosova ka qenë e rreshtuar krah perëndimit, aleat logjik i së cilit është Ushtria e Lirë Siriane, formacion ky politik dhe ush-tarak që është bartës i kryengritjes së armatosur kundër regjimit në Damask.

PAQJA: Mos po ekzagjerohen këto fenomene në Kosovë dhe po fryhen për kapital të brendshëm politik apo edhe për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet e përditshme politike dhe ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi?

Tahiri: Kosova ka shumë probleme. Një pjesë e tyre janë rrjedhë a pae-vitueshme e vetë pozitës së ndërlikuar që vendi ka në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, izolimin politik e kra-has me të edhe ekonomik. Mund të jetë mbase edhe e rastësishme, por ekza-gjerimi i rrezikut që vjen nga qarqe të caktuara, vërtet zhvendosë vëmendjen nga përditshmëria e vështirë e qytetarit. Sidoqoftë, e rastësishme a e planifikuar, kjo po bën shumë dëm, së pari duke kamufluar probleme jetësore, e së dyti duke krijuar një armik inekzistent, ose së paku një armik përtej kërcënimit real që i njëjti përbën. Nuk mund të hedhet ashtu thjesht një paralele mes ekzistimit të një organizate terroriste diku në botë dhe qytetarëve të caktuar të Kosovës. Kurse në momentin kur ekzagjerimi i rrezikut arrin të cënojë lirinë e individit, atëherë situata të ndryshme prodhojnë probleme të ndryshme.

PAQJA: Si i shihni këto arrestime në planin gjeopolitik: përmirësojnë apo dëmtojnë imazhin e Kosovës?

Tahiri: Arrestimet janë përcjellë me vëmendje nga mediet botërore dhe Kosova për një çast arriti të kthehet në top listën e lajmeve më të rëndësishme. Është e padiskutueshme, se mënyra se si janë realizuar arrestimet i ngjan një spe-ktakli. Unë e barazoj me rastin “mostra” në Shkup. Në këtë drejtim, nuk duhet harruar lajmi tronditës i propaganduar atëbotë nga institucionet maqedonase se si gjoja janë arrestuar individë që janë pjesë të një zinxhiri të madh të trajnuar në Afganistan. Propaganda pati efektin e saj, kurse më pas kur shumica e të ar-restuarve u liruan, kjo më nuk paraqiste lajm, kurse fakti se bëhej fjalë për njerëz të zakonshëm, në mesin e tyre edhe gra të moshuara më nuk zuri vend në me-diet botërore.

Pa dyshim që imazhi i Kosovës dëm-tohet nga spektakli që ndodhi. Opinioni dhe qeveritë e huaja nuk preokupohen me komplekset e autoriteteve përkatëse të Kosovës, mediet thjeshtë bartën tek opinioni i përgjithshëm, imazhin e një Kosove të stërmbushur me qarqe eks-

Duhet dalluar ekstremizmi nga terrorizmi“Në të kaluarën, ishin pikërisht viset me shumicë myslimane, ato ku strehoheshin edhe pjesëtarë të feve tjera, si psh. hebrenjtë në Andaluzi dhe më vonë në Perandorinë Osmane. Viset shqiptare, këtë e rikon-firmuan edhe një herë gjatë luftës së dytë botërore. Ajo që po shohim sot, me ekzekutimin dhe torturimin e robërve nuk gjen as edhe një të vetmen bazë në Islam. Në këtë drejtim, vërtet aktet po bëhen gjithnjë edhe më brutale. I takon vetë myslimanëve që duke dënuar këto krime ndaj njerëzimit, të përçojnë me-sazhin mbi Islamin si fe e paqes”, - tha në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’ mr. Mentor Tahiri – ekspert i gjeopolitikës

Intervistë m

e ekspertin

e

gjeopolitikës, M

entor Tahiri

Page 5: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 5Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

Duhet dalluar ekstremizmi nga terrorizmi

tremiste. Unë mendoj se është herët të flasim për pasojat politike, ngase ato do të reflektohen me kohë duke kontribuar në izolimin e mëtejshëm të Kosovës, kurse në diskurse të mundshme poli-tike do të theksohet më thellë përkatësia myslimane në Kosovë, por gjithnjë në konotacion negativ.

Gjeopolitikisht kjo thellon izolimin e Kosovës si shtet, kurse në raport me procesin e bisedimeve me Serbinë do të shërbejë si presion shtesë për palën kos-ovare duke u nisur nga efekti i rën-

duar psikologjik e deri te fakti se Kosova mund të perceptohet si një vend ku sig-uria kombëtare është e diskutueshme, gjë qe mund të shfrytëzohet jo vetëm nga pala serbe, por edhe segmente të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare. Në praktikën diplomatike, shtohen ar-syetimet për ato shtete që janë kundër Kosovës shtet, e një nga këto arsye kishte pretendim se shteti i ri nuk do të jetë faktor stabiliteti.

PAQJA: Ekziston një tendencë gjener-alizuese, e cila përgjithëson problema-tikën, në vend se ta lokalizojë e ta luftojë drejt e në mënyrë adekuate. Në të vërtetë ku mund të shpie kjo?

Tahiri: Kam frikë se janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen hapa të gabueshëm, si pasojë e perceptimeve të gabuara përgjithësuese. Nëse është konstatuar se ka dyshime të bazuara për aktivitete ter-roriste, ato vërtet duhet lokalizuar dhe trajtuar me mjetet që ka në dispozicion Kosova si shtet, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo gjithashtu nënkup-ton, se autoritetet respektive të sigurisë kombëtare mund të veprojnë brenda

dhe jashtë territorit të Kosovës. Por çfarë po ndodh? Kam frikë se në mesin e qarqeve që luftojnë terrorizmin mund të mos ketë njohuri të mjaftueshme për Islamin dhe myslimanët, shto këtu edhe faktin se shumë qarqe kontribuojnë në tabuizimin e fenomeneve, përfshirë edhe injorimin e asaj që me plotë arsye mund ta quajmë pluralizëm mendimesh në Islam. Si rrjedhojë, kjo mund të shpie në situata të frikshme, ku potencialisht çdo besimtar përbën “rrezik”, dhe ku çdo besimtar që mendon ndryshe nga autoritetet shtetërore apo edhe BIK, shpallet ekstremist.

PAQJA: Stigmatizimi ‘terrorist’ po prek në identitetin fetar sepse zakonisht për-doret sintagma ‘terrorizmi islamik’ në vend se të thuhet ‘terroristë myslimanë’. Edhe pse ka dhjetëra raste që janë bërë akte terroriste për dhe në emër te fesë krishtere si ai i Andres Breivikut (Nor-vegji) etj., nuk përdoret sintagma ‘ter-rorizmi kristian’. Si njohës i gjendjes globale gjeopolitike, si e vlerësoni këtë luftë konceptuale?

Tahiri: Mund edhe të mos ketë njo-huri të stërholluar të nocionit “islam” dhe atij “mysliman”, kjo shpesh është ngatërruar edhe në të kaluarën histor-ike, sot vazhdon posaçërisht në medie. Pajtohem, kjo e komplikon edhe më shumë njohurinë që bota jomyslimane ka për situatën. Sidoqoftë, terrorizmi i zhvilluar në emër të Islamit, nuk ka bazë në vetë Islamin si fe dhe Islamin si një sistem filozofik. Ajo që është ko-hëve të fundit shqetësuese, është se ter-rorizmi po shkatërron raportet brenda vetë Islamit, duke acaruar gati në nivel të parikuperueshëm, marrëdhëniet sektare brenda Islamit. Kjo është plotë-sisht antihistorike dhe kurrë s’ka qenë karakteristikë e raporteve ndërsektare në historinë moderne. Fatkeqësisht, or-ganizata të caktuara në botë kanë marrë “peng” Islamin për qëllime të tyre poli-tike, ato si të tilla manipulojnë me masat e pakënaqura myslimane. Terreni është relativisht i përshtatshëm, ngase kudo ka çështje të pazgjidhura kombëtare dhe territoriale ndër popuj me përkatësi fe-tare myslimane. Madje shumë lëvizje të armatosura dhe politike të popujve të ndryshëm me përkatësi myslimane, gabimisht trajtohen si pjesë e një rrjeti global terrorist islamik. Rasti se si ka vepruar Federata Ruse është tipik në këtë rrafsh. Moska zyrtare duke e njol-

Biografia: Mentor Tahiri ka

lindur në Prishti-në më 1976.

Ka kryer Fakulte-tin e Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në Austri me temën: “Crisis in North Cauca-sus”. Ka kryer masterin e Arteve në Politikën Ndërkombëtare dhe Diplomaci në kolegjin Victory në Prishtinë me temën: “Feder-alizmi dhe Regjionalizmi drejt menaxhimit të diversitetit etnik”.

Intervistë m

e ekspertin

e

gjeopolitikës, M

entor Tahiri

Page 6: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

6 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87 PAQJA

losur luftën e Çeçenisë për pavarësi me gjoja fundamentalizëm, i mbylli aspi-ratës çeçene, çdo derë ndihme nga bota perëndimore. Ngjashëm po veprojnë jo pak shtete. Ashtu ka vepruar dhe vazh-don të veprojë në raport me myslimanët brenda saj Tajlanda, Filipinet etj. Pastaj shpesh vijmë te paradoksi, që partnerë të paqes të gjenden pikërisht te lëvizjet kryengritëse, më parë të trajtuara padre-jtësisht si pjesë e rrjetit global terrorist.

Përndryshe, keqpërdorimi i fesë për qëllime terroriste, nuk i përket vetëm qarqeve ekstreme në lindjen e mesme. Rasti i Irlandës Veriore është një rast tipik i këtij fenomeni në Evropë. Në Azi në anën tjetër, Hinduizmi jo rrallë ka rënë pre e kësaj sfide. Çështja është se “terrorizmat fetarë” jomyslimanë kanë gjetur pak a shumë strehën brenda problemeve të caktuara kombëtare dhe shtetërore. Kurse duhet thënë qartë se rasti si ai i Breivikut, u trajtuan shpejt nga shteti përkatës.

PAQJA: Nëse realisht ka ekstremizëm në Kosovë, atëherë si duhet të luftohet ai?

Tahiri: Së pari ekstremizmi duhet dalluar nga terrorizmi. Kjo mundë-son të hidhen vija të qarta ndarëse dhe kjo pastaj na flet për qëllimet që eks-tremizmi mund të ketë. Organet e rendit sigurisht duhet të veprojnë aty ku kjo imponohet, duhet mbrojtur sigurinë e qytetarit. Por përtej kësaj, Kosova duhet të krijojë premisa të qëndrueshme të sigurisë, e kjo ngërthen edhe veprime të caktuara sociale dhe në përgjithësi përfshirjen e shoqërisë në dialog. Në Kosovën e pasluftës janë zhvilluar shumë ekstreme, shumica nuk lidhen

me fenë. Por ekstremizmi fetar, është i veçantë për shkak të ndërlidhshmërisë së tij në botën aktuale dhe rirreshtimet gjeopolitike, ku Islami po perceptohet si akter ndërkombëtar. Është e dëshmuar edhe historikisht, që shoqëria jonë ka jo vetëm fuqi, por edhe mençuri për t’u përballur me divergjencat e ndryshme religjioze, ndërmjet feve dhe brenda vetë një feje të caktuar. Në aspektin fe-tar, termi ekstremizëm disi tingëllon i importuar dhe artificialisht i imponuar, por një gjë është e qartë, që ballafaqimi i një qëndrimi ekstremist me një qëndrim ekstremist tjetër mund të sjellë vetëm konflikt. Shoqërisë i duhen koka të fto-hura dhe individë që kanë në konsider-atë edhe bindjet e tjetrit. Ka përfunduar koha e “deliktit verbal”, andaj nuk ka nevojë që një mendim, i cili dallon nga mendimi ynë personal ta konsiderojmë gjithsesi si ekstrem. Gjithnjë po e them, duke dalluar qartë ekstremizmat që kër-cënojnë sigurinë në aspektin fizik, si dhe sigurinë në aspektin social.

PAQJA: Dhe në fund lidhur me temën nëse keni për të shtuar diçka që nuk ar-ritëm ta përfshijmë në pyetjet tona?

Tahiri: Ajo që po shohim sot, me ekzekutimin dhe torturimin e robërve nuk gjen as edhe një të vetmen bazë në Islam. Në këtë drejtim, vërtet aktet po bëhen gjithnjë edhe më brutale. I takon vetë myslimanëve që duke dënuar këto krime ndaj njerëzimit, të përçojnë me-sazhin mbi Islamin si fe e paqes.

Në të kaluarën, ishin pikërisht viset me shumicë myslimane, ato ku stre-hoheshin edhe pjesëtarë të feve tjera, si psh. hebrenjtë në Andaluzi dhe më vonë në Perandorinë Osmane. Viset shqip-tare, këtë e rikonfirmuan edhe një herë gjatë luftës së dytë botërore. Përtej kësaj, mjafton të mendojmë se si janë raportet ndërfetare brenda vetë shqiptarëve. Janë për t’u krenuar dhe pikërisht kjo tregon karakterin e pastër të besimtarit shq-iptar pavarësisht se cilës fe i përket. Të kujdesemi shumë për këtë, të pranojmë dallimet kur ato ekzistojnë gjithashtu. Vetëm në atë rast dallimet nuk janë të rrezikshme. Sot njeriu ka identitetin e tij të përbërë nga disa dimensione, besimi fetar është një prej tij. Duke respektuar besimin fetar, respektojmë njeriun dhe anasjelltas përmes të respektuarit një njeri pavarësisht përkatësisë së tij, res-pektojmë dhe arsyetojmë vetë besimin tonë fetar. n

JUGU PERLA E SHQIPËRISË, POR MUNGOJNË INVESTIMETShkuarja në pushime verore në jug të Shqipërisë ia vlen pavarë-sisht se ka mungesë të madhe në infrastrukturë dhe në shërbime të tjera. Deti dhe plazhet janë per-fekt sidomos uji, i cili ka kthjelltë-si të madhe

Lulzim AHMETI

Bregdeti i Jugut të Shqipërisë, është njëri ndër vendet më të mira ku mund të kalohen pushi-

met verore. Po ashtu kthejlltësia e ujit të këtij deti është mjaft e mirë, por për dal-lim nga vendet tjera bregdetare, në këtë pjesë ende mungojnë investimet, të cilat shihen shumë të domosdoshme në këtë pjesë. Krahas kësaj, numri i pushuesve në këtë bregdet vazhdimisht është duke u rritur, pavarësisht largësisë. Rrugës për në Jug, që nga Vlora e deri në Ksamil, aty ku përfundon Shqipëria, mund të shohim detin e mrekullueshëm të kësaj ane. Investimet e nevojshme nga shteti kanë munguar dhe mungojnë, duke për-jashtuar Vlorën, ku dora e shtetit shihet sidomos te ndërtimet që janë bërë para ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste (PS), dhe që tash janë rrënuar sidomos në zonat afër bregdetit. Pas Vlorës, sh-trihet Dhërmiu, një vend shumë atraktiv për të rinjtë, pastaj Llogoraja e Himara me një rrugë gjarpërore, por pamje pan-oramike, ku ia vlen të kalohet këndej pasi që ka çka të shijohet përveç detit, rërës dhe diellit.

Pas kalimit të një rruge mjaft të rrezikshme, por me pamje mbresëlë-nëse, arrijmë në qytetin e Sarandës, e

Page 7: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

7Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14PAQJA 7

cila ka një plazh të bukur, por në kraha-sim me bregdetet tjera, këtu ka gurë, e jo zallë. Saranda një qytet që dikur nuk i kishte as 20 mijë banorë, tash është mbi-populluar ku numri i banorëve mund të arrijë deri në 60 mijë veta. Saranda një qytet mjaft i bukur, por me rrugë të ngushta dhe në të cilin ende nuk kanë arritur ekskavatorët e Qeverisë për t’i rrëzuar ndërtimet e egra që janë bërë mu në buzë të plazhit. Pas largimit nga Saranda, 12 kilometra nga aty shtrihet Komuna e Ksamilit, por që në realitet është një fshat i vërtetë, sepse në të nuk ka ndërtesa të larta, nuk ka infrastruk-turë madje një turistë, i cili vjen për herë të parë duke kërkuar qendrën e një ko-mune do të largohet nga Ksamili duke mos kuptuar se ai nuk ka qendër.

Në Ksamil përveç disa hoteleve të nivelit jo të lartë nuk ka ndonjë specifikë në “qytet” që ia vlen të vizitohet. Madje edhe infrastruktura rrugore është tejet e shkatërruar. Banorët e kësaj komune tregojnë se këtu jetojnë nga turizmi, të cilin ende nuk e kanë futur në kulturën e tyre.

“Në Ksamil nuk ka perspektivë dhe punësim për të rinjtë”, - rrëfen Faiku një mësues i pensionuar. Ai tregon se ata kanë katër muaj për të punuar në Ksamil, nga qershori deri në shtator e pastaj sipas tij humbet edhe gjallëria në këtë vend turistik, pasi që turistet kthe-hen në vendet e tyre dhe banorëve aty pas shtatorit u mbetet që të ardhurat e tyre t’i sigurojnë vetëm nga peshkimi.

Për dallim nga vitet e tjera numri i turistëve në Ksamil është rritur thekso-jnë banorët, por bashkë me të janë rritur edhe çmimet për fjetje dhe në shumë

vende edhe të ushqimit, sidomos në pikën e sezonës turistike.

Edhe pse Ksamili funksionon si ko-munë dhe ka një administratë, infra-struktura rrugore është tejet e shkatër-ruar, sidomos rrugët që shkojnë për në plazh, të cilat janë të pluhurosura dhe makinat udhëtojnë me këmbë të breshkës pasi që disa rrugë janë edhe të rrezikshme.

Deti i Ksamilit me katër ngjyraPor, pavarësisht sa vështirë është të

shkohet në plazhe, mundi shpaguhet kur e sheh ujin e detit, i cili ka katër ngjyra për shkak të kthjelltësisë dhe pastërtisë së tij. Kthjelltësia dhe kaltërsia janë kara-kteristikë e detit në jug të Shqipërisë. Por pas gjithë kësaj, në Ksamil për shkak të plazheve jo të mëdha nga hapësira dhe dyndja e turistëve për të zëne një çadër me dy shtretër, duhet të jesh që në ora 8 në plazh ndryshe zgjidhje mbetet Saranda ose kalimi i ditës pa çadër në diellin përvëlues.

Te shërbimet dhe mirëpritja sikurse në tërë Shqipërinë edhe në Ksamil mun-gon kultura e turizmit si dhe shërbimet çalojnë shumë. Por edhe pse duhet të kalohen mbi 500 kilometra rrugë ia vlen që pushimet të kalohen në Jugun e Shqipërisë.

Dominojnë turistët nga KosovaNga 1 milionë pushuese që kanë

kaluar pushimet deri më 15 gusht në Shqipëri, shumica nga ta janë kosovarë, ku numri i këtyre të fundit është duke u rritur me të madhe nga viti në vit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar ka publikuar të dhënat e para mbi hyrje-daljet e personave dhe automjeteve në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit. Fluksi i vizitorëve në këtë sezon veror është në rritje, me rreth 381 mijë shtetas më shumë se viti i kaluar.

Sipas Policisë Shqiptare, gjatë kësaj periudhe kanë hyrë rreth 1 milionë e 350 mijë e 404 shtetas, të huaja, ku pjesa më e madhe e tyre është nga Kosova. n

JUGU PERLA E SHQIPËRISË, POR MUNGOJNË INVESTIMET

Page 8: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA8 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

Intervistoi: Labinot KUNUSHEVCI

PAQJA: Fillimisht disa fjalë rreth punës suaj dhe sfidave në USHT, për sistemin arsimor, kuadrot dhe perspektivën e psikologëve të rinj?

Musai: Puna e profesorit universitar është sa sfiduese aq edhe inkurajuese. Ne jemi të vetëdijshëm se në botën post-moderne ku ka relativitete të shumta, nuk mund të ketë edhe sisteme të përkryera. Mirëpo çdo qendër universitare synim duhet ta ketë inkurajimin e të rinjve që përmes vlerave të mirëfillta shkencore dhe virtytshmërisë të ngriten drejt pied-estaleve më të larta. Psikologët e rinj, që dalin prej kësaj vatre arsimore unë i çmoj dhe mendoj se në mesin e tyre ka studentë tejet të zellshëm dhe të përkushtuar. Secili prej tyre që është i përkushtuar në profe-sionin që ka do ta gjejë fushën dhe hapë-sirën adekuate të dhënies së kontributit në shoqëri; qoftë në institucionet tona arsimore, qoftë edhe në jetën shoqërore në përgjithësi (arsim, treg, ambient, in-stitucione publike dhe private). Ne jemi të vetëdijshëm që profesioni i psikologut te ne akoma shihet si një punë pak më sensibile dhe jo edhe gjithaq e pranuar. Realisht sfidat edhe duhet të jenë ngase na bëjnë më të përkushtuar në hapërim me kohën dhe zhvillimet shkencore që ndodhin gjithandej. Shpresoj se percep-timi jo edhe aq i shëndoshë i shoqërisë sonë, dalëngadalë do “evoluojë” në kup-timin e mirë të fjalës dhe do krijohen mundësi adekuate, sa profesionale aq edhe humane për psikologët e ardhshëm.

PAQJA: Cila është rëndësia e psikologjisë në jetën e njeriut, qoftë si individ apo si shoqëri, cili është roli i një psikologu në shoqëri e në veçanti, në shoqërinë tonë?

Musai: Ne jemi të vetëdijshëm për lashtësinë e trajtimit psikologjik si fenomen shoqëror. Psikologjia sipas meje është ajo e cila më së miri e luan rolin e përfshirjes së secilit në shoqëri. Si shem-bull mund të marrë zhvillimin e njeriut (sipas psikologëve prej periudhës parana-tale e deri në fund të jetës së tij). Njohja e secilit me ato procese aq të rëndësishme

të secilit stad dhe periudhë zhvillimore, me të vërtetë mundëson që në mënyrë të drejtë dhe adekuate të japim kontributin tonë në zhvillimin e drejtë të personalitetit. Si shembull marrë situatën e një ndjekësi të kinematografisë, i cili në një film shkon me vonesë prej 10-15 minutave, me të hyrë atë që ka më afër do e pyes për atë pjesën që nuk e ka ndjekur me qëllim që të krijojë kontinuitetin e ngjarjeve. Edhe në jetën e individit nëse prindërit, të afërmit në pro-cesin e zhvillimit të një individi inkuadro-hen me vonesë ose ngelin jo të informuar drejt, asnjëherë nuk do kuptojnë dhe nuk do dinë për nevojat e drejta dhe themelore të një fëmije (në rast të prindërve), ose nxënësi (në rast të mësimdhënësve), pu-nëtorit (në rast të punëdhënësve). Mendoj se roli i psikologut duhet të jetë dhënia e kontributit në zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit psikofizik.

PAQJA: Cili është çelësi për ndërti-min e suksesshëm të një personaliteti të shëndoshë?

Musai: Karriera si nocion realisht në fillim duket si diçka e frikshme trishtuese. Realisht preokupon çdo individ. Zgjedhja e profesionit ka të bëjë edhe me aftësimin e marrjes së vendimeve, që për mendimin tim është një aftësim i jashtëzakonshëm i pjesëve të trurit sa i përket cortex’it orbito frontal dhe botës emocionale të njeriut. Pasja e vizionit, idesë lidhje me atë se çka duhet të bëjë unë, me të vërtetë tregon për një predispozitë artikuluese të gjërave të individit. Rritja e ambicies në fakt rrit edhe motivin për arritje. Një ndër elementet e rëndësishme të suksesit dhe arritjeve profesionale në jetë është vetëbesimi dhe niveli i motivit për arritje të njeriut. Vetëbesimi vjen si rezultat i di-jeve të marra, aftësimit adekuat që njeriu ka arritur, shtrirjes së tij në sfera të ndry-shme, përvojës së ndërtuar etj. Personal-iteti reflekton tërësinë e tipareve të një in-dividi, pjesë e të cilave janë të trashëguara dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre përfitohen. Për formim ose kultivim të një personaliteti ndër faktorët e parë

Islami është në funksion të zhvillimit pozitiv të psikës së individit“Në këtë kontekst po shtojmë faktin që besimi, ortopraktika fetare, meditimi rreth porosive të Krijuesit me siguri janë vlerat më të përshtatshme për ruajtjen e natyrshmërisë së njeriut dhe mbrojtje e fuqishme nga presionet e ndryshme psikologjike”- tha në mes tjerash psikologu prof.dr. Musa Musai në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’

Biografia Musa Musai është i lindur në Gradec të Gostivarit në vi-

tin 1970. Pas shkollës fillore ka kryer Medresenë e “Isa Beut” në Shkup në vitin 1988, si gjeneratë e parë e kësaj

shkolle. Pas përfundimit të shkollës së mesme ka vazhduar stu-dimet në Sarajevë të B dhe H. Megjithatë para se të përfundojë studimet shpërtheu lufta në atë vend dhe ka qenë i detyruar t’i ndërpres studimet për një kohë. I bindur në premisë se pas çdo një vështirësie vjen lehtësimi, në vitin 1993 është transferuar në Stamboll të R. së Turqisë, pranë Univer-sitetit Marmara, në Fakultetin Teologjik. Pas kurseve të gjuhës, arrinë që në vitin 1996 të diplomojë në këtë universitet. Menjëherë pas studimeve bazë vazhdon studimet master në të njëjtin universitet, por tani në Insti-tutin e Shkencave Sociale, dega e psikologjisë së religjionit. Në vitin 1998 arrinë që të magjistrojë me temën “Përceptimi i identitetit kombëtar dhe fetar të shqiptarëve të Turqisë dhe Maqedonisë” (botuar nga shtëpia bot-uese Logos-A). dhe pas një viti pauze në të njëjtin drejtim ka regjistruar edhe studimet e doktoraturës, ku në vitin 2004 arrinë edhe të doktorojë në lëminë e psikologjisë së religjionit me temën e disertacionit të dok-toraturës “Integrimi i fesë-identitetit social te Muslimanët e Ballkanit”. Një kohë të gjatë ka punuar në Universitetin Internacional të Novi Pazarit (diku rreth 6 viteve) në Fakultetin e Shkencave Sociale, prej vitit 2009 punon si ligjërues i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Psikologjisë. Njëkohësisht prej vitit 2011 e këndej është profesor në kolegjin universitar “Fama” në Prishtinë dhe në Prizren, në Fakultetin e Psikologjisë si dhe në studimet master.

Page 9: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 9Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

Islami është në funksion të zhvillimit pozitiv të psikës së individit

duhet të përmendim kuptimin e jetës, përgjegjësitë, optimizmin, vizionin, mo-tivimin dhe të ngjashëm. Nëse ne që në fëmijërinë e një personi injektojmë idenë se ti i takon një populli të rëndësishëm, më pas ata njerëz do të kenë arritjet e tyre gjë që është dëshmuar. Duke interiori-zuar këtë imperative si intencë vlerore, individi do të kuptojë se shoqëria prej tij pret. Në psikën e tij mbillet ideja e të qenit i rëndësishëm dhe madhor. E kundërta ndodh kur te fëmija fillojmë të mbjel-lim ndjenjën e inferioritetin duke i thënë vazhdimisht: ‘s’del gjë prej teje – s’vyn sen’. Ose nëse i flisni se ne jemi popull i vogël dhe ne nuk çojmë kurrfarë peshe.

PAQJA: Si reflekton besimi dhe prakti-kimi i besimit në aspektin shpirtëror dhe anasjelltas çfarë reperskusione mund të ketë mosbesimi gjatë përballjes me sfidat e jetës?

Musai: Feja është çështje e cila në tërësi i drejtohet unit të njeriut, që do të thotë se ju drejtohet (referohet), be-simit, ndjenjës dhe mendimeve dhe ka një funksion, i cili në brendi ju bënë për-shtypje cilësive, të cilat janë të veçanta për njeriun. Gjinia njerëzore në çdo periudhë, ka besuar në disa qenie mbin-jerëzore, në të njejtën kohë ka kërkuar rrugët e vënies kontakt me ta, si dhe ka lodhur trurin e tij në lidhje me jetën pas vdekjes. Esenca e fesë është imani (be-simi), vetëm se njeriut që beson nuk i mjafton vetëm besimi i thatë, gjithsesi që ai hulumton pas asaj që beson dhe

atë besim që e ka e reflekton në sjelljet-veprimet e tij. Kështu që njeriu që beson, lidhjen që e ka me të Lartmadhëruarin, bën përpjekje që ta nxjerrë në pah me anë të fjalëve dhe disa veprimeve fetare. “Agjërimi është terapi hyjnore”.

Do doja të citoj një konstatim të një profesori të shquar amerikan, i cili thotë: “Agjërimi na mbron nga harxhimi i tretjes së ushqimeve, të cilat janë en-ergjia e jetës sonë, kështu që energjia jetësore përdoret në evitimin e struk-turave (organizmave) të sëmura dhe toksikëve të ndryshëm. Një tjetër dobi e agjërimit qëndron në faktin që si i tillë na siguron pushimin (qetësinë) psikologjik. Sistemi i tretjes, sistemi i gjëndrave endokrine, sistemi i qarkul-limit të gjakut, sistemi i frymëmarrjes si edhe sistemi nervor futen në një pro-ces të të pushuarit. Gjatë agjërimit në trupin tonë ndodh procesi i ripërtrirjes dhe mirëmbajtjes së qelizave”. Madje agjërimi kthjellon mendjen, mprehtëson shqisat dhe përforcon memorien. Një lukth i zbrazur – gjakun, i cili do harxho-het për tretje, e dërgon në tru, kështu që truri pranon më shumë gjak dhe energji. Dhe si rezultat i kësaj rritet koncentrimi dhe aftësia e të menduarit. Konstatimet dhe arritjet e këtilla shkencore s’do mend se tek agjëruesit sigurojnë një ndjesi krejt tjetër nga ajo që deri më tani mund të kenë pasur lidhur me agjërimin. Përpos asaj, në aspektin psikologjik ju lehtëson për të ndërtuar një percepsion sa më të shëndoshë, madje edhe më objektiv lid-hur me këtë ortopraktik fetare të vetë agjëruesit. Pra gjithësesi është vërtetuar shkencërisht, bile edhe nga mjekësia bashkëkohore se agjërimi lëre që nuk dëmton shëndetin, por në të kundërtën përforcon ose rigjeneron shumë sisteme në kuadër të organizmit të njeriut. Nëse agjërimin e analizojmë nga këndvësh-trimi psikologjik mund të themi që agjërimi është një mësues i mirëfilltë dhe me vlerë për çdo individ. Në saje të agjërimit individi arrinë të frenojë epshin, pasionet e tij, arrinë t’i marrë në kontroll sjelljet instinktive, prirjet e vullnetit për të cilat tanimë ai është dre-jtues i tyre.

Vetë procesi i të qëndruarit i uri-tur dhe i etur në vete ngërthen shumë pikëpamje të dobishme psikologjike, ngase njeriu kupton vështirësinë e të

qëndruarit pa ushqim dhe pije, mbase paralel me këtë kupton edhe paaftësinë dhe sa i pamundshëm që është, që në njëfarë mënyrë do të dijë të kontrolloj në mënyrë më të drejtë diçka që ka si potencial dhe më tepër nga të tjerët, të kontrollojë dhe ulë ndjenjën e superi-oritetin ndaj tjetrit me ndihmën që do t’i afrojë agjërimi në krijimin e imazhit dhe vlerësimit sa më të drejtë dhe real ndaj vetes dhe të tjerëve. Agjëruesi e ka të qartë se njeriu mund të jetojë për një periudhë kohore pa ngrënie dhe pa pirje, andaj edhe e kupton se ushqimi i tepërt është i panevojshëm mbase edhe i dëmshëm. Agjërimi që bëhet gjatë mua-jit të Ramazanit na vetëdijëson për një premisë të lartë se ne nuk jetojmë për t’u ushqyer, por se hamë për të jetuar. Dhe se nuk ushqehemi pa rend dhe si duam, gjë që në fakt na përforcon vullnetin tonë për kontroll. Agjërimi i Ramazanit është i rëndësishëm edhe për vetë edukimin e ndjenjave të njeriut, ngase duke filluar nga më primarja ka ndikim në aftësi-min e tyre, na mundëson që gjërat dhe njerëzit përreth t’i shohin pa paragjy-kime dhe bënë riaftësimin ndërgjejgë-sues të individit sa i përket raporteve me të tjerët. Ngase përceptimi i vetes në një prizëm të shëndoshë është bazë e njohjes dhe përceptimit të drejtë për tjetrin. Gjendja agjërueshëm është ajo që njeriut i sugjeron “bëj durim”, “ndalo dhe mendo”, “fillo nga e para” e që për nga as-pekti psikologjik është mundësi riparimi dhe rinovimi i vetvetes e përforcuar me prirjen për vetkontroll të mirëfilltë. Një introspektim i brendshëm dhe kontroll i sërishëm i gjërave mundëson që njollat (mëkatet) brenda vetes sonë të pastro-hen dhe riparohen si të tilla. Në fakt këto përforcime që ndodhin me të mendu-arit dhe me ndjenjën për bamirësi, janë përfitime të rëndësishme në rindërti-min e sërishëm të vetvetes. Andaj duke e edukuar vetë-mohimin (nefsin) me agjërim gjatë ditëve të nxehta të verës, në fakt e arsimojmë pjesën frontale të trurit tonë të njohur si Anterior Cingulat Gyrus, i cili sikur mekanizmi i marzhit bën rregullimin e shpejtësisë, proces ky, edukativo-arsimor që trajton dhe zhvil-lon inteligjencën tonë emocionale.

Nëse agjërimin e analizojmë nga këndvështrimi psikologjik, mund të themi se ai është një mësues i mirëfilltë

Page 10: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA10 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

dhe me vlerë. Në saje të agjërimit, in-dividi arrinë të frenojë epshin, pasionet e tij, arrinë të marrë në kontroll sjelljet instinktive, prirjet e vullnetit për të cilat tanimë ai është drejtues i tyre. E kjo është një përforcues i qartë i egos së tij. Përpos kësaj njeriu mëson që, duke qenë i vetëdi-jshëm se organizmi i tij ka nevojë për t’u ushqyer dhe furnizuar me lëngje të ndry-shme dhe se kontrolli për diçka të tillë është vetëm në duart e tij, në fakt tregon që këtu ndodh një proces edukativ tejet i rëndësishëm i kontrollit të dëshirave dhe sistemit të vulnerabilitetit të njeriut. Ndo-nëse është premisë fetare e njohur mirë se agjërimi nuk kërkon prej nesh vetëm ndërprerjen nga ngrënia dhe pirja, por se në të njëjtën kohë kërkon përmirësi-min tonë në sjelljen karshi tjetrit, kërkon virtytin e respektit të ndërsjellë, madje mundësisht ta realizojë me shumë vigji-lencë dhe kujdes të posaçëm. Do ishte e rrugës që mos lëmë pa theksuar aspektin terapeutik të këtij muaji, duke u përqën-druar në preferencat bazë të këtij muaji sa i përket mbrojtjes nga stresi, ngarke-sat psikologjike, shqetësime tjera të kësaj natyre. Agjërimi një ndër mekanizmat bazë që i preferon e ka atë si mbrojtës nga stresi, e të cilët në psikologji njihen si mënyra të mbrojtjes nga stresi sikur med-itimet, ushtrimet e ndryshme, aktivitete e lira, e kështu me radhë. Duke na trajnuar me qëndrueshmëri na mëson që të jemi të durueshëm, në fakt na tregon fuqinë meditative të këtij muaji. Njeriu që nuk di dhe nuk e qëllon ushqimin e shpirtit tij gjithnjë do jetë në pritje që psikologët të futen në “kuzhinë” e të gatuajnë ose ta përgatitin ndonjë reçetë adekuate për shqetësimet dhe streset, të cilët shpesh herë na kaplojnë gjatë jetës sonë. Një jetë pa stres do ishte dëshira më e madhe e secilit nga ne, mirëpo ja që diçka e tillë për këtë botë duket e pamundshme dhe e parealizuar. Megjithatë të jetosh me re-alitetin e stresit dhe të kesh antistresantët më organik është jeta më e rehatshme psikologjike. Në këtë kontekst po shto-jmë faktin që besimi, ortopraktika fetare, meditimi rreth porosive të Krijuesit me siguri janë vlerat më të përshtatshme për ruajtjen e natyrshmërisë së njeriut dhe mbrojtje e fuqishme nga presionet e ndryshme psikologjike. Nga e tërë ajo që u cek më lart nxjerrim përfundimin se terapitë hyjnore (kam për qëllim në radhë të parë leximin e Kuranit, pastaj ibadetet sikur agjërimi e namazi) janë më adekuatët për shpëtim nga streset dhe

stresorët e ndryshëm. Për fund uroj që muaji i agjërimit të mundësojë që brenda nesh të rritet dhe përforcohet shpirti e të zvogëlohet epshi, të forcohet humanja brenda njeriut e të dobësohet kafshërorja.

PAQJA: Nga cilët faktorë varet karakteri i njeriut dhe çfarë rrethanash e bëjnë një njeri me sjellje devijante e patologjike?

Musai: Tipologjitë ose edhe karakteri kanë të bëjnë me personalitetin, i cili si i tillë përfshinë tërësitë e veçorive të një individi, që si të tilla janë unike dhe të papërsëritura në secilin individ, kanë in-tenstitetin dhe nivelin e përfshirjes brenda tyre me performancë të ndryshme prej një personi te tjetri. Në përgjithësi kemi të lin-dura dhe të fituara ose edhe të kombinu-ara, në kuadër të së cilave mund të themi që përbërja gjenetike dhe ajo e përfitu-ara krijojnë atë simbiozën e një procesi të përkryer krijimi nga Krijuesi. Ndërsa kur janë në pyetje tipat e personalitetit atëherë mund të marrim për bazë disa psikologë që dallojnë në këtë drejtim. Si për shem-bull Carl Gustav Jung, Hans Eysenck, Sig-mund Freud, Karen Horney, Alfred Adler etj. Ndarjet e Jungut, për bazë marrin in-troversionin dhe ekstroversionin, d.m.th. personalitete që gjërat i jetojnë për vete, më të mbyllur, më të përfshirë në ngjarje dhe përjetime të caktuara. Tek introverti sistemi nervor simpatik, mekanizmat e frenimit ose kontrollimit të përfshirjes emocionale janë më të ngadalsuar dhe për këtë arsye individi preokupohet më së tepërmi me diçka që i ndodh dhe nuk e tejkalon dot një situatë të caktuar. Krejt të kundërtën e kemi te personaliti ekstrovert. Mos harrojmë se te të dyja llojet për bazë mund të merren aspektet e një bote intuitive, afektive, intelektuale dhe bihejvoriste. Ndërkaq Adleri më tepër vëren tiparet e personalitetit me natyrë të krijimtarisë ose stagnacionit, dobisë shoqërore ose frigjiditetit nga rrethana të caktuara shoqërore. Sigurisht pjesë e pandashme e llojeve të personalitetit janë edhe segmentet patologjike, ku më së tepërmi dallohen Eysenck, Freud dhe Karen Horney. Eysenck neurotikët dhe psikotikët nuk i sheh vetëm nga aspekti patologjik dhe si çrregullime mentale. Sa për ilustrim njerëzit krijimtarë, heronjë, zbulues, shkencëtarë sipas Eysenckut detyrimisht në një farë forme duhet të kenë qenë në një gjendje specifike psiko-tike, jo për të thënë se shkencëtarët janë psikotik ose me çrregullime të shën-detit mental. Megjithatë paramendoni

një shkencëtar zbulues, me siguri që në përjetimin maksimal të prodhimit të një ideje, shumë pak kohë ka të mendojë për kollaren e tij, ose për ngjyrën e këpucëve. Tani kjo atë e bënë jo të vëmendshëm për momentin për nga pamja, megjithatë nëse ndalemi të analizojmë krijimtarinë e tij ne i mahnitemi kryeveprave të këtij lloji të njerëzve, sepse siç thotë edhe një psiko-log humanist Abraham Maslow ata kanë origjinalitetin dhe arritjen e motiveve më të larta siç është vetëaktualizimi. Dua të përmendi edhe idenë bazë të Horney-nit sa i përket pikëpamjes patologjike të personalitetit. Vërtet që ajo ndalet më së shumti te neurozat, të cilat i sheh si të do-mosdoshme për jetën. Dhe se neurozat e bëjnë jetën me kuptim dhe të jetueshme. Do duket pak sa e çuditshme, por secili prej nesh përfshihemi nga këto preoku-pime neurotike në jetë. P.sh. ne duam që të gjithë të na duan, të na respektojnë. Me gjithë faktin se është iracionale, por herë pas here kemi tipare të personalitetit, të cilat reflektohen përmes ideve të tilla që Horney i ka konsideruar si irracionale.

PAQJA: Çka është stresi e çka trauma, si tejkalohen ato dhe sa janë të pranishme ato te ne?

Musai: Stresi është gjendje dinamike ku individi ballafaqohet me mundësinë, kërkesën ose burimin, e ndërlidhur me diçka që dëshiron, përfundimi i të cilit përceptohet edhe si jo i sigurt edhe si i rëndësishëm. Janë akte të jashtme ose të brendshme, të cilat tentojnë të prishin ose deformojnë funksionin e ekuilibruar të gjendjes aktuale e të asaj emocionale, afektive dhe konjitive. Të gjithë njerëzit janë nën stres. Është shumë rëndë të gje-

Page 11: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 11Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

jmë dikë që thekson se nuk është nën stres. Stresi u referohet karakteristikave komplekse të niveleve emocionale, reak-cioneve fiziologjike dhe mendimeve rele-vante që paraqiten si përgjigje e kërkesave të jashtme ose stresorët. Andaj stresin aq sa duhet parë në prizmin negativ, mos harrojmë se pa të edhe serioziteti edhe suksesi në jetë nuk do ishin të plotë. An-daj jeta pa stres nuk do ishte kuptimplote, nuk do paraqiste sfidë për ne dhe do ishte e njëtrajtshme. Për shembull planifikimi për martesë, ose përgatitja e provimit aq sa janë preokupim, ngarkesë shqetësimi, në atë masë individit i mundësojnë rritjen e vetëbesimit, vullnetin për të perfeksion-uar gjëra dhe njohuri të caktuara etj. Në situatat stresuese si reagim i këtyre gjënd-jeve tajiten hormone rregulluese të kë-tyre shqetësimeve si glukagon, epinefrin, norepinefrin, kortizol dhe somatotropin. Stres derisa ai është nën kontrollin dhe menaxhimin tonë, në atë masë që stresin nuk kemi mundësi ta kontrollojmë dhe ai dalëngadalë faktorizon gjendjen e çrregullimit dhe dezorientimit men-dor, atëherë këto përmasa dalëngadalë shndërrohen në frikë, fobi, traumë etj. Tash mes të përjetuarës së luftës për një shoqëri dhe të përjetuarës së vështirë-sive në jetë pa mos qenë nën presionin e ndonjë lloji të okupitmit ka dallime të mëdha. Lufta dhe situatat e jashtëzakon-shme detyrimisht imponojnë përjetime të vështira dimensionet e të cilave mund të jenë të gjëra. Motivi i sigurisë është nevoja e dytë themelore për njeriun. Në luftë dihet se më së paku që e ndjejmë ose përjetojmë është ndjenja e sigurisë. Dhe është proces i detyrueshëm që në mung-esë të sigurisë shëndetin mental të indi-

vidit ta atakojnë shqetësime, frikëra, fobi të caktuara. Traumat janë një kategori edhe më komplekse e përjetimeve nega-tive pasi aty kemi përfshirje intenzive të frikës deri në atë masë që njeriu nuk ka mundësi të kontrollojë dhe përmes me-kanizmave mbrojtës të tij deri në njëfarë mase ta stabilizojë të njëjtën. Popullata jonë është e përvuajtur në këtë drejtim, andaj edhe herë pas herë ne shohim vetëdije kolektive më të shqetësuar, më refleksive, inercuese etj. Ndoshta do kishte qenë më e butë kjo situatë sikur të kishim pasur mundësinë e trajtimeve psikoterapeutike më të theksuar kur di-het mirë se çdo përjetim krijon një lloj presioni në botën tone të brendshme dhe ajo energji ose presion negativ në njërën ose tjetrën mënyrë ka mundësi ta shfaq veten në forma të ndryshme.

PAQJA: A ndikojnë serialet dhe tele-novelat në prirjen e të rinjve për imitim dhe marrjen për model të aktorëve?

Musai: Sfera e artit është reflektim i zhvillimit të sferës kulturore në një shoqëri. Dhe njerëzit ndjejnë nevojën për zhanre të ndryshme artistike në kuadër të së cilës mendohet se ushqe-het bota kognitive dhe emocionale e një kombi. Filmi është krijimtari artistike e një shoqërie, e cila shfaq gjendjen aktuale të një shoqërie sa i përket kul-turës, shkencës, krijimtarisë artistike, ngritjes shpirtërore, nivelit qytetërues dhe shumë faktorëve tjerë me karakter shoqëror. Bota është në një garë të kë-tyre arritjeve. Në këtë kuadër vërejmë përpjekje për ndërtime imazhesh dhe indoktrinime të mundshme. Madje nuk mund të mendohet ndonjë krijimtari artistike, e cila nuk lë përshtypjet e saj nëse jo te të gjithë, atëherë te një pjesë e spektatorëve. Nuk do të thotë se duhet paragjykuar këto. Megjithatë herë pas here ndodhin procese akulturuese të til-la që vetëm përmes imitimit tentohet të jepet pasqyrë jo reale e një shoqërie. Në anën tjetër tëhuajësimi nga vetja mund të jetë rezultat i mundshëm i një spe-ktri të tillë të gjërë konsumesh artistike. Qëllimin e kam se shoqëritë nuk duhet të jenë vetëm në pozitën e spektatorit ose ndjekësit nga jashtë sa i përket artit dhe krijimtarive artistike. Sot kulturat pa identitet të fuqishëm, janë të prirura drejt proceseve të “imitimit të verbër”, pre e së cilës në masë të madhe jemi ne. Keni parasyshë se në të shumtën e rasteve më tepër ju jepet hapësirë zhar-

goneve që aspak nuk kanë të bëjnë me tekstshkruarjen e përshtatshme, por më tepër i jepet hapësirë dhe rëndësi viziualitetit, ndonjëherë jemi dëshmitarë edhe të skenave denigruese të dinjitetit njerëzor. Një pjesë e konsiderueshme e “artistëve” më tepër janë kopjues të verbër të produksioneve më të mëdha të arenës ndërkombëtare, ku më e keqja është se ndonjëherë degjenerimi dhe format e akulturimit janë prezente dhe popullatës i servohen si “vlera”!

PAQJA: Çfarë mund të jetë qasja psikologjike ndaj fenomeneve të reja, produkte të botës virtual, konkretisht për ndikimet e internetit në raport me kulturën e leximit?

Musai: Përparimi teknologjik është diçka që duhet parë si shtim i mundë-sive për arritje deri tek informacioni më lehtë dhe për pak kohë. Megjithatë do pajtoheni edhe ju, se rruga e bërë është aq e shkurtër për të arritur deri te njohu-ria ose informacioni i duhur saqë nuk e përmbush individi me diçka të gjallë dhe përpëlitëse. Elementi tjetër është mal-verzimi dhe manipulimet e panumërta që shumë herë marrin karakter shpifës. Andaj gjithsesi që ne nuk e ndalim dot, depërtimin e internetit në jetën tone. Megjithatë për shkak të mungesës së kontrollimit në tërësi, ekziston mundë-sia që të lëvizet diçka në këtë drejtim. Unë personalisht jam ithtar i librit ngase me gjithë faktin që edhe ai i është nën-shtruar një sërë ndërhyrjesh dhe for-matimeve teknologjike, prapëseprapë kur kalon në duar, gjithnjë krijohet përshtypja se ke lidhur një raport dhe kontakt të drejtpërdrejtë me autorin dhe sikur e ke pranë dhe mund ta shtrosh bisedën me të. Statistikisht njerëzit duke zgjedhur të lehtën, të lirën, të shkurtën, kam frikë se i ikin esencës, thellësisë, ezoterizmit dhe hermeneutikës së gjërave, mbase edhe përqëndrohen në teknika më shumë se në kontakte reale. Për mendimin tim është shumë prob-lem dhe dilemë morale, kur sot njeriu vështirë gjen kohë që të ju shtrëngojë dorën, të bisedojë me ju, të diskutojë në botën reale. E paramendoni jeni në një vendtakim me shumë njerëz dhe ju nuk jeni duke parë asnjë kontakt real të tyre, përpos lidhjes virtuale etj. Njerëzit qën-drojnë pranë njër-tjetrit por zgjedhin komunikimin virtual ose me shenja dhe simbole të rrjeteve të ndryshme. n

(vijon në numrin e ardhshëm)

Page 12: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA12 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 8712

Dr. Muhamed J. KAJOLLI

Ka disa numra që jemi duke shkoq-itur temën e shejtanit. Shpjeguam se si mendojnë besimtarët e feve

të tjera ekzistuese dhe më të hershme. Nga numri katër, kemi filluar të shpjego-jmë se çfarë na mëson Islami. Për ta kup-tuar më qartë e më lehtë këtë emër, ne, u morëm fillimisht me melekët, ndërsa nga ky numër do të fillojmë të shpjegojmë se kush janë xhinët, për të vazhduar më pastaj me njeriun. Islami na ka treguar qartë se kush janë melekët dhe elementët përbërës të tyre, pastaj xhinët e njerëzit dhe elementet përbërëse të tyre. Këto të dhëna nuk i gjeni dot në asnjë fe ose ide-ologji tjetër përveç në Islam. Mbase me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, do të mund të kuptojmë edhe më mirë ajetet kuranore edhe thëniet e Muha-medit s.v.a.s. rreth këtyre krijesave.

Përvoja ime më thotë se, në këtë numër para se të sjell argumentet për elementet përbërës të xhinëve dhe lëviz-jet e tyre, është e udhës të sjell disa had-ithe dhe thënie të çmuara të dijetarëve nëpër shekujt e hershëm, me qëllim që në numrin tjetër kur të flasim për to, të bëhet më e kapshme dhe më e lehtë për lexuesin e rëndomtë. Prandaj fillimisht do të fillojmë me thënien e të Dërguarit të Allahut i cili thotë: “Ai që kap dy-ert e shkencës së yjeve, përveç atyre që janë nga Allahu, ai ka kap një pjesë të magjisë”. (Lisanul Arab,sh/rgjm)

Omeri r.a., kujtoi Resulullahin s.a.v.s.: ka thënë i Dërguari Allahut s.a.v.s. “Kush nga ju, do mesin e xhenetit, atëherë le t’i bashkohet xhematit (gru-pit), sepse shejtani qëndron afër atyre që vetmohen, ndërsa largohet pak sa, kur janë dy vetë”.

Pastaj thënie tjetër: “Duart e Alla-hut janë në xhemat, nëse dikush e përbuz xhematin e grabisin shejtanët, mu sikur ujku që grabitë delen”.

Kujdes nga tundimet e IblisitHadith: “O ju njerëz, Allahu i Lartë-

madhëruar më ka urdhëruar që t’ju më-soj atë që ju nuk e dinit, sot. Ai më mësoi mua duke më thënë se secili rob imi që ka

përfituar nga pasuria i është hallall. Unë (Allahu) të gjithë robit e Mi i krijova të pastër, mirëpo, joshja e shejtanëve i bëri për vete duke ju thënë: mos i bëni shirk Atij, përderisa nuk ju ka zbritur forcën argumentuese. Allahu i Lartëmadhëru-ar nuk ia ndan vështrimin banorëve të Tokës, qofshin arabë ose jo arabë, përveç mbetjeve të Ithtarëve të Librit”.1

Hadith: “Pa dyshim Iblisi e vendos fronin e tij mbi ujë dhe që aty i dërgon pinjollët e tij nëpër shtëpi, që ata, t’i sjellin lajmet se cili prej tyre ka përçarë më keq. Njëri prej tyre i tha: kam bërë këtë e atë, (Iblisi) iu ktheu duke i thënë se nuk paske bërë asgjë. Një tjetër i thotë, nuk erdha të raportoj derisa nuk arrita ta ndaj një çift. Atij i buzëqesh dhe i thotë: ti paske vepruar mirë”.

Xhabiri r. a. shton duke thënë: “Ib-lisi është i shqetësuar me namazlinjtë grindavecë që atë e besojnë”.

Enes Ibën Malik r.a. thotë: “Shejtani e vendos një peshore në zemrën e secilit njeri, kur ai e përkujton Allahun ai djal-lëzohet, kur ndodh ta harrojnë Atë, atij i këndellet zemra”.

Ibën Mesudi r.a. thotë: Shejtani më së shumti vërvitet përreth anëtarëve të këshillave, dhe mundohet ta përvetëso-jnë ndonjërin prej tyre. Nëse nuk ia arrin qëllimit, ai do të pret momentin derisa ata të merren me hallet e dunjasë, sepse vetëm në këto raste arrin t’i mashtrojë derisa ata të përçahen ose vriten”.

Katade r.a. thotë: “Edhe Iblisi ka shejtan, njëri prej tyre quhet Kabkab, cilësitë e të cilit janë të pret (viktimën e tij) për katërdhjetë vjet, derisa në rrugën e tij futet ndonjë fëmijë. Atij i thotë: O ti, qenke i humbur sikurse unë, vazhdon me të derisa ta joshë e ta përvetësojë.”

Thabit el Benani r.a. thotë: “Na është thënë se Iblisi i është paraqitur Jahjasë a.s. E ka parë me shumë grepa (varëse) në mantelin e tij. Jahjai i thotë: O Iblis, ç’janë këto grepa? Janë joshjet e njerëzve me të cilat bëj gjueti, ia ktheu. A ke për mua? Mendoj se nuk je i uritur, mirëpo, të ka rënduar namazi dhe po kullon dhikër. A ka diçka tjetër? Jo, pasha Allahun. Jajai a.s. i tha: Për atë Allah, unë më kurrë nuk do ta ngop stomakun tim. Iblisi tha:

Për atë Allah, unë më kurrë nuk do ta këshilloj një musliman.”

Harith ibën Kajs thotë: “Nëse shejtani të vjen duke qenë në namaz dhe të thotë se je duke më shikuar, zgjate namazin.”

Veheb el Munebih r.a. thotë: “Një rabin bashkëkohanik i Isait a.s. ishte sprovuar nga Iblisi, i cili nuk kishte ar-rit disa herë rezultat kundër tij. Atë nuk kishte arritur ta tundojë e ta përvetësojë edhe me pinjollët e tij. Tundimi i fundit i tij kishte qenë të shndërrohet në ima-zhin e Isait a.s., dhe i thërriti: O ti rabin, dil, sa të flasim pak së bashku. Largohu i tha se nuk kam kohë të merrem me ty, a nuk po e sheh se koha po na ikën. Dil të llafosim se unë jam Isai a.s.. ia ktheu. Po çka nëse ti je Isai a.s., as edhe për ty nuk kam nevojë. A je ti ai, i cili na ke urdhëruar që Allahun ta adhurojmë dhe na ke premtuar për Ditën e Kijametit? Pra, ik andej nga e ke rrugën sepse unë nuk kam nevojë për ty. I mallkuari iku dhe e la të lirë.”

Nga babai Salim ibën Abdullah r.a.: “Kur Nuhu a.s. hyri në anije, e pa një të moshuar të cilin nuk e kishte njohur më parë dhe i tha atij. Çfarë e mirë të solli këtu? Kam hyrë këtu që t’i përvetësoj zemrat e shokëve të tu edhe pse trupin do ta kanë te ti. Nuhu a.s. i tha: ‘Ik që këtu o armik i Allahut!’. Iblisi i tha: ‘Pesë cilësi të njeriut e shkatërrojnë atë, mirë-po, unë do t’i tregoj vetëm tri të parat. Në çast Allahu i Lartëmadhëruar ia shpalli pesë cilësitë. Nuhi a.s. i tha: ‘Nuk kam nevojë as për ato tri cilësitë fare, sepse unë do të tregoj ty për ato dy të fundit, me të cilat shkatërrohen njerëzit: Hasedi –(xhelozia) dhe lakmia e tepruar. Nga hasedi u mallkove dhe të bëri shejtan të dëbuar e të goditur, ndërsa lakmia e nxori Ademin nga xheneti”.

Mos u shoqëroni me gra të panjohura

Thuhet se Iblisi takoi Musanë a.s. dhe i tha: “O Musa, ti je i përzgjedhuri i Allahut dhe Ai të dhuroi Libër dhe të foli drejtpërdrejt. Unë jam gjithashtu një krijesë e Allahut që bëj mëkate, mirëpo, dua të pendohem. Të lutem ndërmjetëso te Zoti i Plotfuqishëm që të më fal mua.

Shejtani! (5)KUSH ËSHTË KY?

Edhe Iblisi ka shejtan, njëri prej tyre quhet Kabkab, cilësitë e të cilit janë të pret (viktimën e tij) për katërdhjetë vjet, derisa në rrugën e tij të futet ndonjë fëmijë. Atij i thotë: O ti, qenke i humbur sikurse unë, vazhdon me të derisa ta joshë e ta përvetësojë

Page 13: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 13Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

Musai a.s. i tregoi Allahut, ndërsa Allahu i tha: O Musa, ti e kreve detyrën tënde. Pasi takoi Musa a.s. Iblisin i tha: Pen-dimi yt do të pranohet, vetëm atëherë nëse i bën sexhde Ademit te varri tij. Ky është një urdhër. U krekos dhe i hidhëruar tha: Këtë nuk e bëra kur isha gjallë, e si ta bëj tani kur jam i vdekur!? Vazhdoi Iblisi: o Musa, të kam një hak përderisa ndërmjetësove te Zoti yt. Më kujto në tri raste, kur të jesh në rrezik. Më thirr kur të jesh i hidhëruar, se unë do të jem shpallja jote në zemrën tënde. Syri im do të jetë te syri yt, sepse unë rrjedh nëpër trupin tënd, mu, sikurse që rrjedh gjaku yt nëpër trupin tënd. Më thirr kur të jesh shumë ngushtë, sepse unë i vizitoj bijtë e Ademit kur janë tepër ngushtë. Në ato momente ua përkujtoj atyre fëmijët, gruan dhe familjen, derisa ata të kapen për pushtetin. Kujdes, mos prano të qëndrosh me gra të panjohura pa praninë e ndonjë mashkulli që është me atë grua, sepse unë jam i dërguari i saj te ti dhe i dërguari yt tek ajo”.

Abdurrahman ibën Zijad r.a. ka thënë: “Derisa ishte Musa a.s. në një tubim, hyri Iblisi me një mantel (brenes),2shumëngjyrësh. Para se të ulej e hoqi mantelin, e mbajti pranë vetes dhe tha: Selamun Alejke o Musa! Kush je ti ia ktheu Musa a.s.? Jam Iblisi. Mos të qoftë mirëseardhja ime, çfarë të solli këtu? Erdha që të dorëzohem ty, në shtëpinë tënde, për tek Allahu i Lartëmadhëruar. Vendi yt është prej Tij ia ktheu Musa a.s.. E pyeti: çfarë ke parë atje për ty? Iblisi tha: Që prej aty t’ua rrëmbej zemrat e bijve të Ademit. Musai ia ktheu: çka nëse atë, e ka bërë një njeri që kërkon ta push-tosh atë? I tha: vetëm nëse e pëlqen veten, ose është mendjemadh në veprimet e tij dhe nëse i ka harruar mëkatet e veta. Të këshilloj tri gjera i tha Iblisi: • Mos lejo të qëndrosh me një grua që

nuk të është hallall, sepse ai njeri që e ka lejuar një gjë të tillë, unë, kam qenë shoku i tij pa pinjollët e mi de-risa e kam tunduar (magjepsur t’i hidhet asaj).

• Mos i premto Allahut ndonjë prem-tim pa e kryer atë, sepse ai i cili e ka bërë, unë isha shoku i tij pa pinjollët e mi, derisa ia kam ndryshuar prem-timin e dhënë.

• Mos e nxirrni sadakanë e dhënë, nëse dikush prej njerëzve e jep sa-dakanë dhe nuk e nxjerr atë, unë bëhem shoku i tij pa pinjollët e mi derisa ta bëj që ta nxjerr atë.

Pastaj u largua duke thënë: Mjerë ai, i mësoi Musait tri gjëra prej të cilave biri Ademit duhet të bëhet shumë i ku-jdesshëm”.

Hasan ibën Salihu ka thënë: “Dëg-jova shejtanin duke i thënë një gruaje: je sa gjysma e ushtarëve të mi, ti je një pjesë e imja, që kur të hedh në aksion nuk gabohem, derisa ti të jesh sekreti im, ti je e dërguara ime në nevojat e mia.”

Vigjilenca e shejtanëve për t’i bërë njerëzit të humbur

Thabiti r.a. ka thënë: “Kur i erdhi Shpallja të Dërguarit s.a.v.s., Iblisi, mall-kimi qoftë mbi të, dërgonte shejtanët e tij te sahabët e të Dërguarit s.v.a.s.. Atyre ju jepnin fletushkat e tyre, por ata nuk ndikoheshin aspak prej tyre. I ndëshkonte (Iblisi) duke ju thënë: pse nuk ndikohen ata prej tyre? Ata përgjigjeshin: Nuk kemi parë më herët popull si këta. I këshillonte (Iblisi) duke ju thënë: jeni të kujdesshëm dhe mos nxitoni dhe vazhdimisht përcillni. Nëse

ndodh të hapin temat e dunjasë, men-jëherë ndërhyni. Këtu ndikohen prej jush, sepse kanë nevojën tuaj.”

Aisha r.a. thotë: “Mund t’ju vjen she-jtani dhe t’ju thotë: Kush të ka krijuar? Do t’i thotë: Allahu i Lartëmadëruar, pastaj do ta pyet, kush e krijoi Allahun: kur dikush do të hasë në këtë pyetje le të thotë: Kam besuar Allahun dhe të Dër-guarin e tij, ai do të ikën prej tij”.

Mukhlid ibën Husejn ka thënë: “Kur Allahu e dërgon robin e Tij në ndonjë vend, Iblisi mundohet ta paraqesë në dy forma, për të cilën nuk merakoset se cila prej këtyre dyjave pranohet nga masa. Ta njohin si ekstremist ose ta ekzagjerojnë dhe e dyta, ta nënvlerësojnë.”

Abdullah ibën Omeri r.a. ka thënë: “Iblisi është i ngulitur fort në tokë. Në çdo lëvizje të tij shpërthen sherri në tokë, midis dy a më shumë personave.”

Çdo njeri ka nga një ShejtanAisha r.a. ka thënë: “Doli nga unë i

Dërguari Allahut s.a.v.s. natën, ka thënë

Ilsutrim

Page 14: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA14 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

se kishte qenë në rrezik. Kur erdhi, pa se çfarë ishte bërë. I tha: ç’ke moj Aishe, a ishe në rrezik? I thotë ajo: si të mos rrezikohem si puna ime, kur jam me ty? I tha, mos vallë të erdhi Shejtani? Iu përgjigj: o i Dërguari Allahut, a kam unë shejtan! Po, i ka thënë. I thotë: a çdo njeri e ka? I është përgjigjur, po. A edhe ti ke, o i Dërguari Allahut? I ka thënë: po, mirëpo, Zoti im i Plotëfuqishëm më ka ndihmuar që ai të bëhet musliman”.

(Ky hadith transmetohet nga shumë as’habë në forma të ndryshme por me përmbajtje të njejtë...)

Shejtani lëviz nëpër trupin e bijve të Ademit sikur që lëviz gjaku

Gruaja e Pejgamberit s.a.v.s. Safija thotë: “Shkova ta vizitoja të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. një natë derisa ishte në i’tikaf. Bisedova me të dhe, më pas u ngrita që të kthehesha në shtëpi. U ngrit edhe ai të më shoqërojë deri në shtëpinë ku unë banoja te shtëpia e Usame ibën Zejdit. Aty kaluan dy njerëz nga ensarët. Kur e panë Resulullahin s.a.v.s., nxituan, mirëpo Resulullahi s.a.v.s. i ndaloi dhe ju tha: O ju dy, kjo është Safija e bija e Hajit, ia kthyen ata: Subhanallah, o i Dërguari Allahut! Iu tha: Shejtani lëviz nëpër trupin e bijve të Ademit, mu ashtu sikur lëviz gjaku. U merakosa, se mos vallë po hyn në zemrat tuaja sherri, ose tha ndonjë gjë tjetër”. (Sahihejn)

Kemi shumë hadithe të tjera që na tregojnë se besimtari në asnjë mënyrë nuk duhet të ecën hapave të shejtanit, për arsye se ai të dërgon për në xhehe-nem. Ai ka këshilluar besimtarët të mos i japin mundësinë më të vogël shejtanit të ndikojë në zemrat e tyre. Në këtë shkrim nuk do të sjell thënie nga i Dërguari i

Allahut, por do të sjell një shembull se si do të imagjinohet mbrojtja ndaj tij:

Shkaku është se kemi të bëjmë me iluzionin dhe dyshimin. “Kështu Iblisi mundohet të hyjë sa më afër njerëzve. Aq sa atij i lejohet. Ai përpiqet që sa më afër të hyjë, qoftë në gjumë ose zgjuar, për t’ia thelluar sa më shumë injorancën atyre. Zemra është si një kështjellë, kjo kështjellë ka mure, dyer dhe, secila derë ka dhomën e vet, në të cilën banojnë mendjet. Melekët gjithashtu jetojnë te kjo kështjellë, ato qëndrojnë varur nëpër muret e saj(mu, si njerëzit roje që qën-drojnë nëpër vende të posaçme që ka kështjella përgjatë murit të kështjellës dhe dyerve të saj). Mirëpo, kemi erërat dhe shejtanët, që sillen aty pranë pa ndonjë qëllim përreth rojeve.

Padyshim se do të zhvillohet një betejë midis banorëve të kështjellës, rojeve dhe shejtanëve. Ajo fillimisht do të zhvillohet përreth kështjellës, prandaj kërkohet syçelësia maksimale. Pala kundërshtare (shejtanët) janë në pritje të ndonjë pakujdesie që mund ta bëjë ndonjë rojtar, që të mund të hyjnë brenda nëpër dhoma. Rojtarët duhet të dinë saktë se sa dyer i ka kështjella. Një njeri e pyeti Hasan el Basriun, vallë, fle Iblisi? Iu përgjigj. Sikur të flinte do të gjenim rehati. Kjo kështjellë duhet të jetë e ndriçuar me dhikër (lutje të ndryshme) që lindin nga Imani.3 Për t’u mbrojtur më mirë nga armiqtë, sikur asaj t’i vendosen pasqyra të shumta me qëllim që kur të reflektojnë pasqyrat, ato japin disa foto-grafi me imazhin e kështjellës me qëllim që ta hutojë armikun.

Gjëja e parë që bën shejtani është të përhapë tym me qëllim që t’i nxijë muret e kështjellës. Mirëpo, roli i pasqyreve

është që tymi të reflektohet dhe në sy të tij, dhe t’i kthehet atij imazhi i tymit. Ai do të përpiqet që t’i thejë pasqyrat, këtë do ta bënte disa herë me qëllim që të hyjë brenda në kështjellë. Roja do të përpiqet ta ndalojë, mbase ai do të hyjë dhe kështu prishet çdo gjë. Kjo mund të vjen si rezultat i pakujdesit të rojës, ose për shkak të erës4 që e ka shtyrën tymin dhe ka arrit ta nxijë kështjellën dhe të zbulohen pasqyrat, që shejtani të mund të kalojë. Apo kjo ndodh për shkak se ndonjë nga rojtarët mund të jetë plagosur nga moskujdesi dhe e nxë rob dhe mund ta përdorë për vete, duke e shfrytëzuar erën dhe ndihmën e tij. Mbase e bind për sherr ose diçka tjetër...”.

Emrat e fëmijëve të IblisitZejd ibën Muxhahir ka thënë: “Iblisi

ka pesë fëmijë, secili prej tyre është i ngarkuar me një detyrë të veçantë. Em-rat e tyre: Thibër, Eur, Mesut, Dasim, Zekenebur.5

• Theburi, është përgjegjës për fat-keqësitë. Urdhërohet t’i gris xhepat, t’i hap brazdat e kacafytjeve dhe t’i thërret injorantët.

• Euri, është i ngarkuar për zina. Ai huton dhe magjeps (hijeshon part-nerët).

• Mesuti, është përgjegjës për gënjesh-tra, bën që njeriu vetë ta përcjell të dëgjuarën e “hajrit” dhe ta përcjell në masë. Kur shkon atje, për të dëgjuarën thotë se, e kam parë njer-iun, ia njoh fytyrën, mirëpo nuk e di se si e ka emrin, kështu apo ashtu...

• Dasimi, është përgjegjës për t’i tur-përuar njerëzit. Ai hyn me njeriun në familjen e tij, dhe bën që të nx-irret një pjesë e turpshme, që ai të zemërohet me ta.

• Zekenebur, është përgjegjës në treg. Ai hap sytë e tij për çdo imtësi të tregut. n

1 Të gjitha hadithet e poshtëshënuar, thëniet e sahabëve dhe dijetarëve janë marrë nga li-bri "Telbisu el Iblis", B. Mekke el Mukerreme lil i'lam, 1368 h. (nga faqja 24-39) i autorit: El BAGDADI, Abdurrahman ibën el Xhuzij.2 Transmetuesi thotë se, Bernes, është një lloj i mantelave sikur i marokenëve, me të cilin mbulohet edhe koka.3 Mbrojtja më e mirë e secilit njeri është të jetë i pajisur me lutje, që të mos ketë mundësi shejtani të ndikojë derisa është në gjumë.4 Ai që i beson thashethemet e nuk bën sabër të mësojë të vërtetën5 Nuk do të thotë të jetë vërtetë. Ai që i ka theksuar emrat, mbase ka ndonjë mbështetje. Sigurisht që do të kjo do të vërtetohet në Ahiret inshaAllah. Unë e solla këtu, sa për ta kuptuar më shumë fushëveprimtarinë e Iblisit.

Ilsutrim

Page 15: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 15Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

/Al Jazeera/

Kur Ban Ki-Moon bëri thirrje për një “përfundim të dhunës” në Gaza muajin e kaluar, thirrja e

tij ra në vesh të shurdhër. Kur ai nxiti për një “përfundim të çmendurisë”, Izraeli shqeu gojën me habi. Ky i fundit nuk rea-goi deri atëherë kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së nxori një deklaratë jo të mprehtë presidenciale, duke bërë thirrje për “ar-mëpushim të menjëhershëm humanitar” që qeveria izraelite e theu.

Edhe pse deklarata dështoi në bazë të kërkesave palestineze dhe arabe, kryemi-nistri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje shefit të OKB-së, Ban Ki-moon që të kundërshtojë deklaratën pjesërisht në drejtim të Hamasit. Ai i ligjëroi atij për të drejtat dhe gabimet e fjalëve të tij, edhe pse deklarata asnjëherë nuk e për-mendte Izraelin ose Hamasin me emër, dhe përkundër kësaj Ban Ki-Moon nuk është përgjegjës për deklaratat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenti Mahmoud Abbas nuk i bëri një thirrje të tillë sekretarit të përgjith-shëm, por një grup i dalluar i dijetarëve dhe OJQ-ve i thanë atij në një letër të hapur se ai ose duhet t’i përmbahet ligjit dhe drejtësisë ose të japë dorëheqje.

Ata kujtuan se si në një varg të deklaratave, Ban Ki-Moon shpërfilli emrin e Izraelit si autor i dhunës, duke mos bërë dallimin mes okupuesit dhe të okupuarit.

Ish-ministri i jashtëm korean, i cili është zgjedhur për herë të dytë në pos-tin e OKB-së, ka treguar fytyra të ndry-shme publikisht: diplomatin e inatosur, i cili kërkoi që palët duhet “të ndalojnë luftimet” dhe se “kjo çmenduri duhet të ndalet”, ose diplomatin pragmatik, i cili ndjek shembullin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ose sekretarin e dobët pa dhëmbë, i cili drejton një Or-ganizatë të Kombeve jo-të Bashkuara.

Sikurse shumica e pararendësve të tij, sekretari i përgjithshëm mund të jetë i efektshëm vetëm kur OKB-ja është e bashkuar. Mjerisht, organizata, e cila është dëshmuar pjesërisht e nevojshme në pjesë të ndryshme të botës, është tmerrësisht mosfunksionale kur është fjala për Palestinën.

Zhargoni i OKB-sëGjatë dekadave të fundit, Izraeli nën-

vlerësoi qindra rezoluta, “duke censu-ruar”, “duke vajtuar”, “nxitur kundër”, “duke rekomanduar kundër” ose “duke kundërshtuar” sulmet, kolonizimet, dëbimet, okupimet e tij, etj.

Në zhargonin e diplomacisë së OKB-së, duket se një rezolutë që “nxitet” nënkupton “ne nuk jemi të lumtur, por nuk do të lëvizim as gishtin”, “vajtimi” nënkupton “ne nuk aprovojmë, por ju jeni të lirë të vazhdoni me ligësinë tuaj”, “kundërshtimi” nënkupton “ne jemi shumë të trishtuar, por s’do të bëjmë asgjë në lidhje me të, asgjë”; dhe “ndër-prerje” nënkupton “nëse ju nuk ndaloni ne do t’ua rikujtojmë nëse dikush na e rikujton neve herën tjetër përsëri”.

Mjerisht, deklaratës1 së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk ka nevojë t’i shtohet ndonjë kritikë: “Këshilli i Sigurimit shpreh shqetësimin e tij të thellë në lidhje me keqësimin e situatës në Lindjen e Mesme si rezultat i krizës lidhur me Gazan dhe humbjen e jetëve të civilëve dhe viktimave”. Për më tepër, deklarata fuqishëm i dëmton të arriturat në terren duke e lënë në fil-lim procesin e përfundimit të okupimit të Gazas dhe Palestinës, e cila e fitoi statusin e vëzhguesit në OKB më 2012.

Palestina si një futboll diplomatik Asnjë çështje nuk është konsumuar

sesa copat e letrës së OKB-së si një prem-

tim për palestinezët e zhvendosur dhe të okupuar. Por pas gjashtë dekadash, qin-dra rezolutave të saj për Palestinën ende nuk respektohen ose implementohen.

Askund nuk janë përbaltur më shumë idealet e OKB-së në politikën e fuqishme sesa në Palestinë. Rivalitetet e Luftës së Ftohtë gjithashtu kanë kontribuuar në paralizën e OKB-së ndaj konfliktet izraelo-palestinez, që shpjegon se përse më shumë se sa gjys-ma e 690 rezolutave të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme prej 1947 deri 1990 janë injohuar. Por çfarë e justifikon njëanshmërinë e OKB-së nga atëherë?

SHBA ka kryesimin në përpjekjet e saj për të neutralizuar intervenimin e OKB-së për t’i dhënë fund okupimit të Palestinës; Uashingtoni ka vënë veton në më shumë se 40 rezoluta kritikuese të Këshillit të Sigurimit për politikat e Izraelit disa prej të cilave u draftuan prej aleatëve evropianë.

Obstruksione të këtilla patën suk-ses në dobësimin madje zvogëlimin e të gjitha pritjeve se OKB-ja mund të luajë një rol kryesor në përfundimin e okupi-mit dhe zgjidhjen e konfliktit. Mjerisht, rezultati përfundimtar nuk i ka shërbyer asnjërës palë dhe as që ka ndihmuar në paqen dhe sigurinë e rajonit.

Është për të marrë mësim se shumica e konflikteve të pas-Luftës së Ftohtë kanë parë përzierjen e drejtpërdrejtë të OKB-së përfshirë këtu në: Bosnjë, Kosovë, So-mali, Kuvajt, Irak, Afganistan, Siri/Liban

MBI OKB-në DHE LUFTËN NË GAZASi dhe pse OKB-ja u bë e njëanshme në Palestinë

Page 16: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA16 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

dhe së fundmi Sudanin Jugor. Por jo më i vjetri ndër këto, Palestina.

Përkundrazi, të gjitha lutjet dhe kërkesat për intervenim humanitar dhe politik shkuan në vesh të shurd-hër. E vetmja herë kur është lejuar që OKB-ja të veprojë ishte më 1997 kur dërgoi disa vëzhgues ndërkombëtar të paarmatosur në qytetin e okupuar të Hebronit. Mjerisht, ata madje nuk ishin të mandatuar të flisnin publikisht për veprimet e dhunshme.

Vetëm pas dështimit të tmerrshëm të procesit të paqes të sponsorizuar nga Uashingtoni, u “lejua” OKB-ja të luajë rolin politik; u bë partneri më i ri i SHBA-së në Kuartetin Ndërkombëtar bashkë me BE-në dhe Rusinë.

Pafuqia e paturpshme Për katër dekadat e fundit, Izraeli

nuk ka respektuar asnjë nga rezolutat e KS të OKB-së siç është rezoluta 465 e vitit 1980, e cila fuqishëm dënon të gjitha masat e marra nga Izraeli për të ndryshuar karakterin fizik, kompozi-cionin demografik, strukturën institu-cionale të statusit të palestinezëve dhe territoreve tjera arabe të okupuara që prej 1967-tës, përfshirë edhe Jerusale-min.

Ai po ashtu ka refuzuar rezolutën 476, e cila riafirmonte nevojën për për-fundimin e okupimit izraelit të terri-toreve arabe që nga lufta e vitit 1967. E vetmja rezolutë e KS të OKB-së që është pranuar nga SHBA dhe Izraeli si bazë e procesit diplomatik është 242 e 1967-tës, e cila gjithashtu sistematikisht është shkelur. Izraeli i ka zgjeruar aktivitetet e tij kolonizuese kur rezoluta shënonte

“papranueshmërinë e përvetësimit të territorit me forcë”.

Por e ashtuquajtura “bashkësi ndërkombëtare” që ka hyrë në zhargo-nin diplomatik në të njëjtën kohë kur Izraeli u bë realitet e Palestina tragjedi, nuk ka qenë as “ndërkombëtar” e as s’është sjellë si një “bashkësi” kur është puna për Izraelin dhe Palestinën.

Në këtë kontekst, Izraeli u krijuar nga një rekomandim i OKB-së, dhe që u pranua si një anëtar i saj mbi bazën e angazhimit të tij për të respektuar rezolutat e OKB-së, veçanërisht rezo-lutën 194 të AP të OKB-së që ka të bëjë me kthimin e refugjatëve palestinezë. Më shumë se një milion e këtyre ref-ugjatëve vazhdojnë të sorollaten dhe vuajnë nën rrethimin izraelit në rripin e Gazas.

Nevojitet një kurajë e madhe për KS të OKB-së që të trajtojë një tjetër luftë të Izraelit mbi palestinezët e Ga-zas si të ishte mes dy partnerëve të barabartë pa kujtuar faktin e hidhur se Izraeli ka poshtëruar refugjatët pal-estinezë për dekada.

Ashtu siç ka argumentuar ish-Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan, dështimin e tij për të zgjidhur konflik-tin izraelo-palestinez dhe dhënien fund dekadave të okupimit, do të “vazhdojë të dëmtojë reputacionin e Kombeve të Bashkuara rritjen e pyetjeve për paan-shmërinë e saj”.

Për më tepër rëndësi, dështimi i saj vazhdon të shkaktojë më tepër vuajte dhe jostabilitet në Palestinë dhe më gjerë. n

1 http://www.un.org/en/ga/search/view_doc.asp?symbol=S/PRST/2014/13

Në mes të këtyre ndryshimeve, Birmania gjithashtu është edhe dëshmitare e rritjes së rasteve

të mostolerancës fetare. Pavarësisht trashëgimisë kulturore të saj dhe har-monisë socio-fetare, Birmania e sotme sigurisht se nuk është vendi më i mirë për pakicat e saj fetare.

Së fundmi, qeveria e Birmanisë propo-zoi një ligj që kërkon të imponojë ndalimin virtual të konvertimeve fetare (ndonjë rast i konvertimeve fetare fillimisht nevojitet të ketë aprovimin e shtetit). Ky ligj i propo-zuar është një prej shumë të fundit që janë miratuar për të ndikuar në shënjestrimin e pakicave fetare të vendit: ekzistojnë plane për të deligjitimuar martesat ndërfetare, dhe gjithashtu të kufizojnë numrin e lind-jeve mes familjeve jo budiste që jetojnë në Birmani.

Por kjo nuk është e tëra. Pjesa më e keqe është fakti se këto ligje diskrimin-uese po ‘gatuhen’ nga murgjit radikal budist (përgjithësisht të njohur si Ma-batha), dhe janë nënshkruar peticione nga më shumë se 1,3 milion njerëz duke bërë thirrje për eliminim të muslima-nëve prej vendit.

Një perspektivë historikeAshtu si çdo tjetër religjion, Budizmi

po ashtu ka përjetuar atë që parimet e tij janë vënë në pikëpyetje nga vetë klerikët dhe klergjia e tij. Për shekuj, sektet dhe manastiret budiste kanë dështuar të ar-rijnë një konsensus të përbashkët për çështje të ndryshme, të vogla a të mëdha.

A duhet murgu që me rrobën e tij të mbulojë të dy supet apo vetëm njërin? Ende jemi në pritje të përgjigjes.

Gjithashtu, pavarësisht parimeve dhe mësimeve jo të dhunshme të Budës, murgjit budistë nuk janë të huaj kur bëhet fjalë për dhunë dhe konflikt. Gjatë periudhës koloniale, disa rende murgjish budistë e patën bërë të obligueshme për anëtarët e tyre që të angazhohen në dhu-nën e armatosur kundër evropianëve.

Si të tillë, edhe politika nuk është ter-ritor i panjohur për murgjit budistë që pretendojnë se kanë denoncuar botën.

Budizmi në Birmani: Ekstremizmi dhe krimet kundër njerëzimitBirmania është një shtet në të cilin po ndodh përmbysja dhe trans-formimi. Tani për tani, vendi po përjeton ndryshimet në politikë, ekonomi dhe aspektin social

Page 17: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 17Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

Budizmi në Birmani: Ekstremizmi dhe krimet kundër njerëzimitNë periudhën prej viteve 1980 deri 2000, shumë murgj birmanë kanë marrë pjesë në luftimet pro-demokracisë.

Mirëpo, pas tranzicionit politik të 2011-tës, dy organizata ekstremiste budiste -- Mabatha dhe Lëvizja 969 -- kanë dominuar ideologjinë dhe men-dimin politik birmanë. Nxitësi radikal Ashin Wirathu është shfaqur edhe de fakto si propozues i mosmarrëveshjeve shoqërore. Edhe Lëvizja 969 edhe Ma-batha duket se kanë një qëllim të për-bashkët: krijimin e një shteti ekskluziv-isht budist në Birmani.

Krimet kundër njerëzimitPrapa në mes të vitit 2012, dhuna

komunitare mori thua për të keq, kur trazirat shpërthyen në shtetin perëndi-mor Rakhine, duke vrarë qindra dhe zhvendosur mbi 140 mijë muslimanë Rohingya. Qeveria thjeshtë refuzoi të ndërhyjë, dhe kur e bëri, autoritetet zhurmshëm u pozicionuan në anën e ekstremistëve dhe esencialisht i ka-tandisën popullin Rohingya si të pan-dihmë. Kjo tregoi se aktivitetet anti-Rohingya në Birmani ishin (dhe ende janë) asgjë më shumë se sa pogrom i planifikuar fetar i udhëhequr nga orga-nizatat terroriste budiste në asonancë me qeverinë e Birmanisë. Më shumë për detajet e efekteve të sëmura të trazirave mund të gjenden këtu1.

Pavarësisht nga gjenocidi i planifi-kuar, grupet ekstremiste budiste po ashtu plotësuan propagandën anti-minoritare në formën e bojkotit kundër bizneseve muslimane dhe kriticizmin falso të feve që ata s’i pëlqenin (që përfshin, përveç feve tjera, forma të Budizmit që nuk pajtohen me veprimet e tyre ekstremiste). Natyr-isht, Islami është në qendër të urrejtjes së tyre: kur delegatët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik vizituan Birmaninë më 2013, u nxorën banderola e flamuj ku shkruhej “Islami është një fe e kafshëve me numër të pakontrolluar të lindjeve”.

Fundamentalizmi mes murgjve birmanë -- shqyrtimi i qëllimeve

Pyetja është, nëse sekte të caktuara të Budizmit po angazhohen në dhunë, pse ata s’pësojnë gjë prej saj? Fundamental-izmi mund të gjendet në çdo religjion: Krishterizëm, Hinduizëm, Judaizëm, Is-lamizëm...çfarëdoqoftë. Por në secilin religjion, shumica e pasuesve gjithmonë

janë kundër fundamentalizmit.Por në rastin e Budizmit, zërat anti-

esktremistë apo të moderuar janë shumë të pafuqishëm.

Problemi është se në mësimet e za-konshme budiste, vazhdimisht mëso-het të mendohet se, murgjit si asketë kanë hequr dorë nga komforet e kësaj bote dhe ata janë imunë nga të metat njerëzore. Edhe nëse një murg gabon, ai nuk quhet i “korruptuar”, por në vend të kësaj pëdoret termi “i devijuar”. Edhe në ditët e sotshme manteli i murgut barazohet me urtësinë e Budës, edhe nëse murgu në fjalë është me milje larg prej mësimeve të të Përndriturit (v.j. Budës). Si rezultat, secili murg budist e konsideron veten të jetë një Papë në të drejtën e tij -- i pakorruptueshëm (v.j. i pagabueshëm).

Më e rëndësishmja, në rrafshin prak-tik, murgjit radikalë shërbejnë si aleatë të dobishëm për qeverinë pseudo-civile të Birmanisë. Prandaj, edhe Aung San Suu Kyi, e mirënjohur për kredencialet e saj pro-lirisë, ka zgjedhur të jetë një spekta-tore e heshtur2, derisa fëmijët e pafajshëm Rohingya janë duke u masakruar.

Një rreze shprese?Megjithatë, nuk janë humbur tërë

shpresat. Në Birmani, edhe pse ekstrem-istët duket se kanë pjesën e sipërme, ka zëra që po provojnë të mbrojnë fabri-kimin sekular të shtetit. Të udhëhequr nga murgu Metta Shin U Zawana, disa intelektualë dhe studentë po u dalin në ballë politikave dhe propagandës së organizatave radikale. Blogerët sikurse Nay Phone Latt kanë shkruar vazhdi-misht lidhur me këtë temë.

Megjithatë, Mabatha dhe Lëvizja 969 janë të shpejtë për të hedhur poshtë zërat paqësorë, duke i quajtur si “jehonë

e tradhëtisë”. Kur u kritikuan nga ak-tivistet femra politikat diskriminuese qeveritare kundër popullit Rohingya, terroristët Mabatha i quajtën aktivistet si “tradhëtare”.

Përfundim Buda ka ligjëruar që shpëtimi mund

të arrihet vetëm nëse dikush arrin të liro-jë veten e tij ose saj prej dëshirave të kësaj bote. Vëllazëria universale e njerëzimit ishte parimi themelor i Budizmit në for-mën e pacenuar.

Fatkeqësisht, ekstremistët moder-në të Birmanisë janë më të interesuar me spastrimin etnik. Kritikat e tyre përgjithësisht janë heshtur nga qeveria e Birmanisë dhe kjo ka lënë popullin Rohingya në mëshirën e anëtarëve ter-roristë të Mabatha dhe Lëvizjes 969.

Kjo është ajo ku bashkësia ndërkom-bëtare nevojitet të ndërhyjë. Dalai Lama, për shembull, duhet t’i kërkohet ndi-hmë që të përhap mesazhin e vërtetë të Budizmit në mesin e masave birmane dhe veçanërisht të kritikojë ekstremistët që po shpifin për Budizmin.

Veprimet e fundamentalistëve po shkaktojnë tension dhe trazira të mëdha në Birmani (për mos ta përmendur fak-tin që kjo ka vënë jetët dhe pronat e pop-ullit Rohingya në rrezik). Nëse Birmania aktualisht po synon të përparojë drejtë demokracisë dhe prosperitetit, i duhet t’i eliminojë grupet terroriste si Mabatha dhe Lëvizja 969, dhe të provojë t’i ruajë interesat e pakicave fetare. Zhvillimi i vërtetë duket i pamundur përderisa terroristët po dominojnë politikën dhe shoqërinë birmane. n

1 http://politicalperiscope.com/rohingya-genocide-myanmar/2 http://politicalperiscope.com/open-letter-aung-san-suu-kyi/

Murgjit budistë në protes-ta kundër përfaqësuesve të Konferencës Ndërkom-bëtare Islamike (OIC)

Page 18: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA18 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

Për herë të parë në histori, turqit kanë votuar për presidentin e tyre, një pozicion që në letër është

kryesisht ceremonial. Me përfundimin e fushatës, çdo ndjesi rëndësie historike u eklipsua prej një ndjesie bindjeje to-tale. Erdogani do të arrijë të sigurojë një trashëgimi shumë më të madhe, edhe se ajo e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturkut. Erdogani, tashmë në pushtet prej më shumë se një dekade, me gjasë do të qëndrojë në krye të shtetit turk edhe për 10 vite, dhe të jetë udhëheqës edhe në 100-vje-torin e Republikës Turke, në vitin 2023. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan është fituesi i zgjedhjeve të para të dre-jtpërdrejta presidenciale në Turqi, pasi siguroi një shumicë absolute në zgjed-hjet presidenciale. Fitorja e Erdoganit bën që sundimi i tij prej një dekade në politikën e Turqisë të vazhdojë më tej. Ai ka lënë një gjurmë në jetën publike të Turqisë, pothuajse po aq të madhe sa ajo e Ataturkut. Ai është tani përfundimisht burri i fortë i Turqisë: ende kryeministri dhe së shpejti president i Turqisë.

Erdogani ka shmangur ushtrinë duke mos e lejuar të ketë rol në politikë dhe ka thyer tabutë e kahershme laike duke lejuar më shumë liri të shprehjes fetare, si për shembull - mbajtja e sha-mive në kolegje dhe në Parlament. Ai ka arritur një popullaritet shumë të madh mes bazës së tij fetare konservatore, me një politikë që bashkon besimin fetar dhe luftën e klasave dhe politi-

kat e tij ekonomike kanë përmirësuar jetët e shumë prej atyre që ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë në sistemin e vjetër laik të Turqisë. "Ai e bëri Turqinë një vend me prestigj, me vetëbesim". Natën pas shpalljes së fitores, duke mba-jtur grushtin lart në ajër, Erdogani u tha mbështetësve të tij: "Allahu na mjafton, populli na mjafton, Turqia na mjafton". Pas përfundimit të zgjedhjeve presiden-ciale, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha se do të nisë një "epokë të re" dhe se do ta pushojë "grindjen e së kaluarës". Me tërheqjen e vëmendjes në "grindjen e së shkuarës" Erdogani e pati fjalën për krizat e shumta të peri-udhës më të fundit të tij në post. Por as protestat në të gjithë vendin, as afera e korrupsionit ose kritika ndërkombëtare për stilin e tij autoritar të drejtimit nuk e rrezikuan seriozisht pushtetin e tij. Erdogani i ka dhënë Turqisë një rol më aktiv në Lindjen e Mesme, duke e paraqitur vendin e tij, me ekonominë në rritje dhe përzierjen e kredencia-leve islamikë dhe demokratikë, si një model për një botë arabe në trazirë. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka qenë prej kohësh një aleat strategjik i SHBA. Në fillimin e revolucioneve arabe në vitin 2011, presidenti Obama zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë personale me Erdoganin, duke e parë Turqinë si një model për t'u ndjekur nga vendet e mbërthyer prej revolucioneve. Por mar-rëdhënia është dëmtuar shumë kohët e fundit, për shkak të dallimeve në qën-

drime për Egjiptin dhe Sirinë. Ajo mori një tjetër goditje, kur Erdogani la të kup-tohet se ka një komplot ku përfshihet edhe SHBA, prapa një hetimi të gjerë për korrupsion që vuri në shënjestër atë vetë dhe rrethin e tij më të ngushtë. Erdogani ka akuzuar ndjekësit e Fetul-lah Gulenit, një klerik shumë popullor në mëgrim në SHBA, mbështetësit e tij kanë poste në sistemin policor dhe gjyqësor të Turqisë, për hetimin e kor-rupsionit dhe ka kërkuar që SHBA të ekstradojnë Gulenin. Sot, Erdogani nuk flet më direkt me Obamën, siç ka thënë vetë. "Përse SHBA qëndroi në heshtje, kur Morsi i zgjedhur me votë popullore u rrëzua përmes një grushti ushtarak?", - tha Erdogani në intervistë. "Përse heshti Perëndimi? Dhe kështu, ata na kërkuan edhe ne që të heshtim. Kur ne e quajtëm një grusht ushtarak shteti, ata na vësh-truan në mënyrën e gabuar dhe kështu marrëdhëniet u prenë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të themi të njëjtën gjë".

Edhe kundërshtarët e tij janë të për-çarë, mes nacionalistëve, atyre që janë besnikë ndaj parimeve laike të Atatur-kut, dhe turqve urbanë, më liberalë që ishin edhe shtylla e një lëvizje proteste që

Çfarë kanë disa muslimanë që e shajnë Erdoganin?!

Page 19: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA 19Nr. 87nGUSHT/SHTATOR'14

Çfarë kanë disa muslimanë që e shajnë Erdoganin?!tronditi rrugët e Stambollit dhe qyteteve të tjerë verën e vitit që kaloi. Megjithatë, shumë gjëra janë në lojë për politikën turke. Si president, pritet që Erdogani të tërheqë më shumë pushtet nga një zyrë, e cila tradicionalisht i është nënshtruar kryeministrit. Me shumë gjasa ai do të kërkojë ndryshime kushtetuese për të krijuar një sistem presidencial të push-tetshëm dhe ndërkohë që i kërkohet me ligj të presë lidhjet me partinë e tij, shumë pak besojnë që do ta bëjë. Këto ishin zgjedhjet e para të drejtpërdrejta të presidentit në Turqi, ku kryetarin e shtetit deri tani e zgjidhte parlamenti. Erdogani synon dy mandate me pesë vjet secili. Ja disa rezultate të Erdoganit:

1. NPV (Neto prodhimi vendor) i Turqisë në vitin 2013 me rreth 100.000.000.000 trilion dollarë, e cila është e barabartë me NPV e përgjith-shëm të ekonomive më të forta të tri vendeve në Lindjen e Mesme: Ira-nit, Arabisë Saudite, Emirateve të e Bashkuara Arabe, Jordanisë, Sirisë dhe Libanit.

2. Erdogan kërceu me vendin e tij një hap të mahnitshëm nga qendra eko-

nomike e 111-të, në vendin e 16-të në një normë prej dhjetë gradë vje-tore, që do të thotë hyrje në klubin e grupit të fuqishëm të njëzet (G-20) ekonomive më të fuqishme në botë.

3. Viti 2023 përputhet me krijimin e shtetit modern turk, një datë e caktuar nga Erdogan për t'u bërë Turqia forca ekonomike dhe politike e parë në botë dhe do të jetë i suksesshëm, ditën në vijim do ta dëshmojnë këtë synim.

4. Aeroporti Ndërkombëtar i Stambol-lit është aeroporti më i madh në Ev-ropë dhe merr në ditë 1260 aeroplan.

5. Turkish Airlines fiton vendin e parë për tre vjet rradhazi si transportues më i mirë në botë.

6. Në Turqi brenda dhjetë viteve janë mbjellë dy miliardë dhe 770 milionë pemë pyjore dhe të frytshme!

7. Turqia bëri për herë të parë në epokën qeverisëse civile tanket e para të blinduara dhe aeroplanmba-jtesen ajrore.

8. Avioni i parë pa pilot dhe satelitin e parë ushtarak multifunksional.

9. Erdogani në dhjetë vite ndërtoi 125 universitete të reja, 189 shkolla dhe 510 spitale, 169 000 klasa moderne

ku numri i nxënësve nuk e kalon 21 studentët apo nxënësit..

10. Kur kriza ekonomike e intensifiuar përfshiu Evropën dhe Amerikën, universitetet amerikane dhe evro-piane ngritën tarifat univesitare, ndërsa Erdogan lëshoi një dekret duke e bërë studimin në të gjitha universitetet dhe shkollat turke pa pagesë dhe në kurriz të shtetit.

11. Në dhjetë vjet, të ardhurat vjetore për frymë në Turqi ishin 3,500 $, të cilat në vitin 2013 arritën në 10,000 $., Arriti të rrisë vlerën e monedhës turke për 30 herë.

12. Në Turqi, shteti është duke punu-ar shumë për të krijuar 300 000 shkencëtarë që do të mirren me kër-kime shkencore për të arritur vitin 2023 sa më të përgatitur me kuadro shkencorë të të gjitha fushave.

13. Në arritjen më të madhe politike për Turqinë, Erdogan ka punuar për të sjellë paqe në mes të dy pjesëve të Qipros. Bisedoi për zgjidhjen e krizës me PKK për të ndaluar gjakderdhjen dhe u kërkoi falje armenëve, prob-lem këto që qëndruan pezull që prej nëntë dekadash.

14. Në Turqi paga u rrit në 300% , paga e punëtorëve të pakulifiikuar dhe fill-estar shënoi rritje nga 340 lira deri 957 lira turke dhe shkalla e papunë-sisë ra nga 38% në 2% .

15. Në Turqi buxheti i arsimit dhe shën-detësisë ka tejkaluar buxhetin e mbro-jtjes, ndërsa paga e mësuesit është ekuivalente me pagën e mjekut.

16. Në Turqi janë themeluar 35 000 qen-dra laboratorike për teknologjinë e informacionit, Insitute moderne grafike me ç’rast të rinj turq trajno-hen në qendrat që nuk janë subjekt i organizatave të spiunazhit.

17. Erdogan përmbylli me suksess de-fiçitin buxhetor prej 47 miliard dol-larë. Turqia i dha borxh 5 miliard dollarë Bankës Botërore. Dhe madje Erdogan ka shtuar 100 miliardë dol-larë në thesarin publik, ndërsa në këtë periudhë shtetet e lashta në Evropë dhe Amerikë ishin duke u përballur me peshën e borxhit dhe të kamatës si dhe falimentimit.

18. Eksportet e Turqisë, para dhjetë vitesh kishin arritur në 23 miliardë,

Page 20: Revista Paqja nr. 87, gusht - shtator 2014

PAQJA20 GUSHT/SHTATOR'14nNr. 87

ndërsa tani kanë arritur deri në 153 miliard dollarë.

19. Qeveria e Erdoganit ka miratuar një proces të riciklimit të mbeturinave për nxjerrjen e energjisë, e cila do të gjenerojë energji elektrike për të përfituar një e treta e popullsisë së Turqisë, ndërsa energjia elektrike ka arritur te 98% të shtëpive të turqve në zonat urbane dhe rurale.

20. Erdogan, “një mik i Izraelit” gjoja sipas laikëve arabë, i ka dhënë një goditje të rëndë Izraelit dhe i detyroi

ata të kërkojnë falje për hirë të anijes Marmara, e cila ishte drejtuar për në Gaza, duke e kushtëzuar pranimin e faljes me heqjen e rrethimin ndaj Gazës. Erdogan (‘një mik’ i Izraelit) në Forumin Ekonomik në Davos në vitin 2009 drejtoi një kritikë të ashpër Perezit në praninë e arabëve dhe të huajve meqë Perez kishte jus-tifikuar luftën në Gaza.

21. Erdogani, është i vetmi lider musli-man, i cili vizitoi Birmaninë, ai dhe gruaja e tij dhe u takua me njerëzit e

provincës së Mianmar, i cili kujdesej dhe interesohej për hallet e muslima-nëve si një baba i vërtetë.

22. Erdogan e riktheu lëndën fetare, mësimin e Kuranit dhe hadithit për shkollat publike pas nëntë dekadash të pezulluar si lëndë në shkollat publike.

23. Erdogan mundësoi bartjen e shamisë në universitete dhe vende publike nëpëmjet një referendumi.

24. Erdogani, është udhëheqës musli-man, i cili ndriçoi urën më të mad-he në botë që lidhë brigjet e Detit të Zi. Ndriçimi më madhështor që përfshin në vete germat (Bismilahir rahmanir rahim) në ndërkohë një nga shtetet arabe (Emiratet e Bash-kuara Arabe) që pretendon arabiz-min dhe Islamin vendosi një bredh për krishtlindjet që kapë vlerën e 40 milionë dollarësh amerikanë.

25. Erdogan filloi një marshim të për-bërë nga dhjetë mijë fëmijë mysli-man të moshës shtatë vjeç që bred-hën rrugëve të Stambollit për të proklamuar se kanë arritur moshën shtatë vjeçare duke u mburrur se tani e tutje do të mësojnë namazin dhe leximin e Kuranit.Arritjet e Erdoganit janë të shumta,

por e tij është fakti si ai zgjoi te muslima-nët dinjitetin, krenarinë, altruizmin në ndërkohë kur liderët arabë garojnë mes vete për jetë lukzose, poshtërim të popul-latës, duke i konsideruar shtetasit e tyre si kope delesh që nuk dijnë të sundojnë. n

Amel ILMIU