Revista Mama

32
| Dhjetor 2011 | 1 Përgatite fëmijën tënd për pjesëtarin e ri të familjes Po vjen një vëlla! Ushqimi Probleme me të ngrënët Si të kënaqësh një fëmijë nazeli Fëmija juaj mund të jetë në Kopertinë! SHIH FAQEN 31 JU, FËMIJA DHE DIMRI Si të mbroheni nga i ftohti! Mirupafshim biberon! DHJETOR 2011 - NR 01 ÇMIMI - 200 LEKË

description

Revista mujore Mama, për Fëmijë të Shëndetshëm dhe Familje të Lumtura. Numri 0

Transcript of Revista Mama

Page 1: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 1

Përgatite fëmijën tënd përpjesëtarin e ri të familjes

Po vjen një vëlla!

UshqimiProbleme me të ngrënët

Si të kënaqësh një fëmijë nazeli

Fëmija juaj mund të jetë në Kopertinë! SHIH FAQEN 31

JU, FËMIJA DHE DIMRI

Si të mbroheninga i ftohti!

Mirupafshimbiberon!

DHJETOR 2011 - NR 01ÇMIMI - 200 LEKË

Page 2: Revista Mama

2 | Dhjetor 2011 |

Page 3: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 3

mama EDITORIALI

Asnjë fëmijë nuk është si një tjetër dhe cdo nënë ka eksperiencat e veta për të ndarë me ne dhe me ju. Ne do të mbledhim dhe do të përzgjedhim të gjitha këshillat tuaja të cilat do të publikohen nën rubrikat Shporta ime dhe Kjo funksionoi për mua

Puna jote është puna më e vështirë dhe e bukur në botë. Por në kohët e sotme, një nënë është shumë

më shumë se aq. Jeta e përditshme është plot punë shqetësime dhe një nënë duhet të ketë kohë për të gjitha. Nëna duhet të shkojë në punë, të gatuajë, të bëj punët, të jetë e kujdeshme për edukimin, për shkollën, për shëndetin. A mjaftojnë 24 orë për ti bërë të gjitha këto? Po kur fëmijët sëmuren? Po jeta private?

Revista mujore Mama të drejtohet ty! Përmbajtja jonë kreative do të jetë e

ndërthurur me informacione shkencore nga studime të bëra brenda dhe jashtë vendit që do të të ndihmojnë ty në rritjen e fëmijës tënd. Por sidomos ajo do të propagandojë rolin e nënës si njeriu më i dashur dhe më i dhimbsur për fëmijën e saj. Do të propagandojë zërin e ngrohtë dhe të dashur të nënës, besimet dhe gjykimet e saj por edhe hapësirën e saj personale.

Revista Mama është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të fokusohet në problemet e vogla të përditshme që shqetësojnë nënat e reja për fëmijët e

tyre. Brenda do të ketë informacione për shëndetin, sjelljen, disiplinën, dhe edukimin e fëmijës tënd. Kjo revistë i drejtohet grave nga 18 deri në 45 vjec , dhe sigurisht që ka informacione mbi jetën tënde, shëndetin , ushqyerjen, shatëzaninë, martesën dhe estetikën.

Një nga rubrikat do të jetë Hap pas Hapi, ajo do të mbulojë porbleme specifike të moshave të ndryshme të fëmijëve.

Ne duam që Revista Mama të jetë interaktive. Pra presim që ju nëna të na jepni mendimet tuaja për zgjidhje të shpejta, të sajuara nga ju, për të zgjidhur probleme të vogla e të mëdha. Asnjë fëmijë nuk është si një tjetër dhe cdo nënë ka eksperiencat e veta për të ndarë me ne dhe me ju. Ne do të mbledhim dhe do të përzgjedhim të gjitha këshillat tuaja të cilat do të publikohen nën rubrikat Shporta ime dhe Kjo funksionoi për mua.

Po cafrë është një nënë pa guzhinën e saj? Në rubrikën Zgjidhje do të do të këtë dhe receta të mira, të lehta dhe të shëndetshme për ju dhe fëmijët tuaj.

Ne mezi presim të fillojmë... Po ju?

Mama,

Page 4: Revista Mama

4 | Dhjetor 2011 |

dhjetor 2011

Koha e duhur është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve. Këshillat tona do të mundohen ti bëjnë fazat e bezdisura të tranzicionit nga njëra fazë në tjetrën, më të lehta.!!

!" Këshillatpër Pap-Test

!#Po sikur fëmija juaj ta urrejë qumështin

dhe të mos hajë asnjë zarzavat? Ne

kemi disa mënyra të thjeshta për ta

evituar këtë

Fëmija JuajSHËNDETI Këshilla për lëkurën e thatë të dimrit...ZGJIDHJE TË SHPEJTA Kjo funksionoi për muaSHPORTA JOTE 1 vit i fëmijës në jetën tuajSJELLJA Mirupafshim biberon

Jeta JoteSHËNDETI Zbute lëkurëne thatë të dimrit; Je shtatëzënë dhe të ka zënë gripi?KËSHILLA Po vjen një vëlla i vogël

Hap pas hapiSUGJERIME Hap pas hapi

ZgjidhjeSUGJERIME Si të kënaqësh një fëmijë nazeli?USHQIMI Ke neps për çokollata?

!"

!#

!$

!%

&"

&#

'&

''

'$

(!

Page 5: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 5

fëmija ytSHËNDETI | SJELLJA | FLASH INFO

Këshillapër lëkurën e thatë të dimrit...Në këtë periudhë duhet ti kushtosh

shumë vëmendje lëkurës së fëmijës.

Në dimër kalojmë më shumë kohë

në shtëpi me dritare të mbyllura

e shpeshherë me

kondicioner të ndezur

e kjo shkakton

tharje të

lëkurës.

BANJA MBROJTJA!NGA!DIELLI HIDRATIMINuk është e rëndësishme se sa

shpesh e lan fëmijën por është më e rëndësishme se me çfarë e lan atë. Produktet normale të banjës mund të kenë pehash (PH) shumë

të lartë dhe mund ta irritojnë lëkurën.

Edhe pse në dimër është ftohtë, dielli sërisht mund ta dëmtojë

lëkurën delikate të fëmijës tuaj. Duhet të kesh gjithmonë me vete një krem me faktor SPF të lartë (

mbi 30) për ta përdorur kur dielli është shumë i fortë.

Më shumë se 20% e fëmijëve, kanë egzema ose pjesë të tjera delikate të cilat irritohen gjatë dimrit Nëse fëmija yt bën pjesë në këtë kategori atëherë duhet të

përdorësh të paktën 1 herë në ditë një krem të thjeshtë hidratues.

| Dhjetor 2011 | 5

Page 6: Revista Mama

6 | Dhjetor 2011 |

shporta jotefëmija yt ZGJIDHJE TË SHPEJTA

Pse vajza ime 10 mujashe qesh kur unë i them jo?

Mos u shqetëso! Vajza jote nuk është bërë akoma rebele. Nëse ajo nuk është mësuar të degjojë nga ty zërin e acaruar që mund të përdorësh kur thua jo, mund ti vijë për të qeshur, siç mund ti vijë për të qeshur me çdo gjë të re. Kur janë 10 muajsh bebet fillojnë të kuptojnë se si ndihen njerëzit e tyre të afërt. (Ups, mami po e bën prap fytyrën kështu, kjo do të thotë që nuk është mirë...) Buzëqeshjet apo të qeshurat mund të jenë veprime të pandërgjegjshme për të të zbutur. Pra vajza jote nuk është duke u rebeluar por thjesht, po mundohet në mënyrën e saj të të heqë mërzinë dhe të të bëjë të lumtur.

Ndajini me ne idetë dhe sugjerimet tuaja: na shkruani në faqen tonë të facebook mama. Po të doni na dërgoni dhe një foto të zgjidhjes inteligjente që i keni dhënë problemeve të vogla.

Vajza ime dhe një vajzë tjetër në kopësht kishin të njëjtat çizme e me të njëjtën ngjyrë. Që të mos i ngatërronin unë i ndërrova lidhëset çizmeve të vajzës sime.... dhe tani nuk janë më njësoj.

Bëji një hartëDjali im 6 vjeçar në çdo udhëtim që

bëjmë më pyët tërë kohën ....Mami arritëm? Mami kur do arrijmë? Edhe sa kemi? Kjo kthehej në një lodhje për të dy ndaj ia gjeta zgjidhjen...Në çdo udhëtim pregatis një hartë, sa herë që më pyet ose kur ndalojmë për një pushim, i shënoj me kryq pikën e hartës ku kemi arritur. Kështu ai është i

lumtur sepse e ndjen veten më pjesmarrës në udhëtim.

NDAJINI ME NE IDETË DHE SUGJERIMET TUAJANa shkruani në adresat tona për çdo ide tuajën dhe

sesi e keni zgjidhur atë, po të doni na dërgoni dhe një foto të zgjidhjes inteligjente që i keni dhënë prolemeve të vogla.

NAFLISNI

p j

Page 7: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 7

shporta joteTA SHOHËSH | TA BLESH | TA BËSH

1 vit i fëmijës në jetën tuaj

Ja dy mënyra të mrekullueshme për të dokumentuar 12 muajt e parë të fëmijës tënd në mënyrë

të veçantë.

NgjitëseNgjit numra tek rrobat e bebit dhe

bej një foto për cdo ditë-muaj-lindje. Tek foto Rreli në Bulevardin Zogu i Parë ju mund të stamponi në

cfardolloj veshje.

Facebook BabybookDuhet ta pranosh, të gjitha updatet

e statusit të facebook janë për bebin ose mbi bebin ose me nje foto të bebit. Fotografoji ato bashkë me gjithë komentet që lënë të afërmit e tu. Printoji dhe vendosi në një

album... Nje ditë në të ardhmen do të të pëlqejë ti shikosh....

p j

Page 8: Revista Mama

8 | Dhjetor 2011 |

fëmija yt SJELLJA

Ishte dashuri që me thithjen e parë..... Vajza ime, ishte e dashuruar me biberonin dhe për dy

vitet e para të jetës së saj, as që mund të pretendonim t’ja hiqnim. Nëse ajo donte biberonin e saj, dhe nuk e kishte në gojë për një sekondë, ajo nuk qante por mekej. Shumë shpejt, kuptuam që mund të harronim në shtëpi çdo gjë, portofolin, xhakëten, çelësat, kokën... por në asnjë mënyrë biberonin.

Unë në fakt, kam qenë kundra biberonit. Kur linda djalin tim të parë,

nuk doja t’ja mësoja dhe i paragjykoja prindërit që i mësonin fëmijët me to. Kështu, Davidi nuk u mësua kurrë me biberon. Por, kur ai mbushi 1 vjeç, unë kuptova qe kisha berë një gabim fatal. Ai nuk e hiqte gishtin nga goja. Ishte shumë e vështirë ta c’mësoje nga ai zakon i keq. Kështu, kur vajza ime Ana lindi një vit me vonë, vendosa të mos bëja më të njëjtin gabim dhe të mos ja kurseja biberonin.

Çfarë shpëtimi! Pediatrët e rekomandojnë biberonin para gjumit

Mirupafshim Biberon

Page 9: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 9

SJELLJA fëmija yt

të natës dhe të pasdites. Studime të ndryshme kanë treguar se, përdorimi i biberonit tek bebet, redukton riskun e sindromës së vdekjes së menjëherëshme. Mjekët në fakt nuk kanë një shpjegim të saktë për këtë fenomen. Ata mendojnë që kur fëmija është duke përdorur muskujt e gojës për të thithur biberonin, ai është më i ndërgjegjshëm dhe kjo ndihmon në parandalimin e kësaj sindrome. I vetmi problem që më mbetej ishte mos më ngatërronte gjirin me biberonin. Atëherë u këshillova me pediatren time e cila më shpjegoi që ky fenomen nuk ndodh në të gjithë fëmijët. Megjithatë, bebet që janë pak përtacë dhe nuk hanë shumë, e kanë më të thjeshtë të thithin biberonin se gjirin dhe mund të mos marrin sasinë e duhur të ushqimit. Ajo më sugjeroi t’ja mësoja biberonin Anës sime të vockël pasi të fillonte të merrte peshë mirë. Pra, pasi të ishte stabilizuar me ushqimin.

Unë kisha ndërmend ta ndiqja këshillën e padiatres, por burri im, i cili është më pak “i durueshëm” se unë, në një nga netët pa gjumë, ia futi biberonin në gojë Anës kur ajo ishte vetëm 2 javëshe.

Ne ishim të lumtur. Fjetëm 5 orë rrjesht.... Ishte e mrekullueshme, ndihesha si në parajsë.

Muaji i mjaltit... Pasi Ana dhe biberoni u bashkuan,

asgjë nuk mund t’i ndante më. Mua as që më shkonte në mendje të bëja diçka sepse ishim të dyja të lumtura. Megjithatë jo të gjitha bebet janë kështu. Për një pjesë të tyre, biberoni është zakon që mund të fitohet dalëngadalë. Për këtë arsye mjekët rakomandojnë që të provohen disa lloje biberonash.

Në fillim biberoni nuk bën asgjë të keqe... Përkundrazi...

Por, e vërteta vonon por nuk harron dhe kur vjen, kafshon....

Periudha e mjaltit nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Të paktën për disa prindër. Diku nga fundi i vitit të parë, të këqijat e biberonit e nxjerrin kokën. Fëmija fillon të qajë sa herë që i bie biberoni nga goja dhe në pikë të natës duhet të fillosh të kërkosh kudo nëpër krevat, nëper mbulesa, në tokë. Përveç kohës për ta gjetur, bezdia tjetër është larja dhe sterilizimi. Ndonëse në rastet më të shumta nga sterilizimi i mirfilltë, kalohet në sterilizim natyral, nëna për të pastruar biberonin, e fut ne gojën e saj...

Një problem tjeter mund të jetë që fëmija ka filluar të flasë dhe biberoni ia vështirëson punën.

Kur Ana ime 2-vjeçare formonte fjali perfekte dhe sapo mbaronte fjalën e fuste biberonin prapë në gojë, fillova të bezdisesha. Kur pas kësaj filloi të fliste pa e hequr fare biberonin nga goja, kuptova që kishte ardhur koha ti thonim mirupafshim biberonit. Gjithëandej, mami, vjehrra, gjyshja, shoqja, motra, madje dhe njërëzit në rrugë më thoshin që Ana ishte shumë e madhe për të mbajtur biberon.

Biberoni, nga një zakon që na falte qetësi, ishte kthyer në një zakon të tmerrshëm..

Praktikisht, kur fëmija bëhet 1 vjeç, më e mira është të fillosh ta heqësh biberonin nga qarkullimi, pasi mund të bëhet problem. Sipas një terapisteje, prindërit mund ta ndjejnë veten keq duke qenë se mbajtja e biberonit mund të reflektojë paaftësinë e tyre për të vendosur limite me fëmijët.

Përballja e vështirë...Fillimisht fillova të pyes veten për dëmet

Page 10: Revista Mama

10 | Dhjetor 2011 |

që mund të shkatonte përdorimi i gjatë i biberonit? Doktorë të ndryshëm kanë opinione të ndryshme për argumentin, megjithatë të gjithë janë dakort me heqjen e biberonit brenda moshës 2 vjeç. Shumë mjekë mendojnë se përdorimi i tij për një kohë të zgjatur mund të rrisë mundësinë e infeksioneve të veshit në neonatët dhe fëmijët më të rritur. Përveç kësaj është dhe pjesa e dhëmbëve, përdorimi i biberonit pas moshës 2 vjeçare mund ti shkaktojë nofullës dëme serioze.

Dentistët shpjegojë se ka dy lloje dëmesh që mund të shkaktohen nga përdorimi i zgjatur i biberonit. Më i zakonshmi është që fëmijët të kenë deformim të dhëmbëve të përparme. Ky problem vetërregullohet kryesisht 6 muaj pas eleminimit të biberonit. Problemi kryesor qëndron kur të deformohet nofulla. Ky problem korrigjohet vetem me ndërhyrje kirurgjikale.

Mirupafshim biberon...Kur mora vesh për këto dëme,

vendosa që kishte ardhur koha që Ana ta hiqte biberonin. Ishte e qartë që ajo nuk do hiqte dorë kollaj. Dashuria e saj me biberonin ishte rritur dita ditës. Fillova duke ia dhënë vetëm për të fjetur. Kjo ishte pjesa me e lehtë. Ajo që më tmerronte ishte si do ta vija në gjumë pa biberon. Isha e bindur që do të kaloja netë pa gjumë. Dëgjova histori pa fund, por asnjëra s’ishte si tjetra. Ekspertët pranojnë se sa më të rritur të jenë fëmijët aq më e vështirë është heqja e biberonit. E dija që kishtë një mënyrë paqësore dhe të ëmbel për ta hequr biberonin. Të gjithë më sugjeruan përrallën e famshme në të

cilën natën vjen babai i biberonve dhe ia merr biberonat fëmijëve të mëdhej për t’ja dhënë më të vegjëlve, duke i lënë një dhuratë si këmbim. Një mundësi tjetër që mu sugjerua ishte ta merrja vajzën dhe ta çoja në nje dyqan ku ta ndërronte biberonin me një lodër të madhe. Një zgjidhje akoma më piktoreske ishte të lidhje të gjithë biberonat me tullumbaca të fryra me helium dhe ti lëshoje në qiell ku mund të fluturonin. Një tjetër akoma ishte ti lidhje tek pema e biberonave ku mund të koloviteshin.

Me Anën time funksionoi vizita nga babai i biberonave gjatë natës. Kur ishte 2 vjeç e gjysëm filluam ti flisnim për natën e mrekullueshme në të cilën do të vinte babai i biberonave. Më pas i çuam një letër në të cilën ai lajmëronte ardhjen dhe kërkonte që Ana ta linte biberonin jashtë derës. Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua gjeti një dhuratë të madhe aty ku kishte lënë biberonin.

fëmija yt SJELLJA

Page 11: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 11

SHËNDETI fëmija yt

Sekrete për fëmijë që nuk sëmuren kurrëMos prindërit e këtyre fëmijëve dinë ndonjë gjë që ti nuk e di? Ja disa këshilla që duhet ti kthesh në zakone për të patur fëmijë të shëndetshëm...

Mbaji duart e tyre të pastraLarja e duarve e ul shumë

mundësinë e sëmundjeve gastrointestinale dhe respiratore. Mësoje fëmijën t’i lajë duart sa herë vjen nga jashtë, si dhe para dhe pas çdo vakti. Po të këndosh një këngë ndërkohë që lan duart, momenti do të bëhet më interesant dhe do të zgjasë më shumë.

Mbaje aktiv përditëStudime të ndryshme kanë treguar

se aktiviteti fizik ul mundësinë e shfaqjeve të gripit dhe të ftohjeve në harkun e një viti me 25 deri në 50%. Duke rritur qarkullimin e gjakut ushtrimet rrisin dhe qarkullimin e qelizave që luftojnë infeksionet.

Sa më shumë gjumëPagjumësia e shton dyfish rrezikun

e virozave dhe të ftohjeve. Fëmijët nga 1 deri në 4 vjeç kanë nevojë për

14 orë gjumë në ditë. Nga 4-6 vjeç nga 11 deri në 13 orë.

Ta prekin fytyrën sa më pakShumica e sëmundjeve hyjnë në

trup nëpërmjet gojës dhe hundës, sa më larg kësaj zone ti mbajnë fëmijët duart aq më mirë është.

Të kenë një dietë të shëndetshme

Vaktet plot me fruta dhe zarzavate me ngjyra të ndryshme do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të rritet në mënyrë të shëndetshme. Ato gjithashtu ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Dieta e tyre duhet të përmbajë ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli, luleshtrydhe, portokalle) dhe me vitamine D (peshk ton, qumësht dhe drithra). Kosi, sidomos ai i pasur me probiotik, është shumë i dobishëm për forcimin e sistemit imunitar.

MËSIME NGA VITI I KALUAR

Vaksinat e gripit janë të sigurta

Një studim nga universiteti i Michigan-it

gjeti se 66 % e prindërve ishin të shqetësuar

nëse duhej bëre apo jo vaksina e gripit tek fëmijët e vegjël. Por të dhënat nga studimet tregojne se vaksina

H1N1 ishte e sigurtë po aq sa vaksinat e

gripit sezonal. Shumë pak njerëz, kryesisht ata alergjikë, patën

reaksione.

H1N1 është një virozë e rrezikshme për fëmijët

dhe gratë shtatzëna Afërsisht 270 fëmijë vdiqën në botë nga

kjo viroze gjatë vitit të kaluar (trefishi i vdekjeve

që sjell një virozë e thjeshtë në vit). Gratë

shtatzëna që infektohen nga H1N1-shi mund të hasin probleme

gjatë shtatzanisë dhe komplikime deri në lindje

të parakohëshme.

| Dhjetor 2011 | 11

Page 12: Revista Mama

12 | Dhjetor 2011 |

fëmija yt SHËNDETI

Me gjithë mundimet e tua për ta izoluar dhe për ta mbajtur të shëndetshëm, herët a vonë fëmija yt do të marrë ndonjë grip. Duhet të përdorësh sterilizuesin e duarve vazhdimisht dhe të detyrosh çdo njeri të lajë duart para se ta prekin bebin

Lëre fëmijën të flerë në karrigen e makinës ose në karrigen e relaksit

Pozicioni i kokës pak i ngritur i ndihmon fëmijët me rrufë për të çliruar rrugët e frymëmarrjes. Jastiku në krevat nuk do të funksiononte njësoj pasi fëmijët lëvizin shumë.

Banjo me avullPara se ti bësh banjë fëmijës, sigurohu që banja të jetë plot me

avull. Avulli është shumë efektiv në lirimin e hundëve dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Kujdes me biberoninBëj kujdes kur bebet janë me grip, i

kanë hundët e zëna dhe kanë vështirësi në frymëmarrje. Kur je duke i dhënë qumështin me shishe, ndërroji kokën e biberonit për ta bërë më të vështirë qumështin për të dalë. Kështu do të evitosh mbytjen nga vrulli i daljes së qumështit. Herë pas here hiqe biberonin nga goja që të marrë frymë.

Ndihmoje bebin tënd të ndihet më mirë kur është me grip

FËMIJËT DUHET TË PIJNË SA MË PAK ILAÇE:Ti mund ta përshpejtosh shërimin e fëmijës me disa metoda tradicionale

! MjaltiËshtë i mrekullueshëm

për kollën (ndonjëherë më i mirë se shurupet). Ai i ndihmon fëmijët

të bëjnë gjumë më të mirë. Mjalti i errët është më

shumë i rekomanduar pasi ka më shumë

antioksidantë.

" Supë puleNuk është thjeshtë

një ushqim i lehtë për tu bërë. Studime të ndryshme

kanë treguar se supa e pulës ul inflamacionin që shkakton

simptomat e ftohjes.

# PushimiGjumi dhe imuniteti

janë të lidhur fort me njeri tjetrin. Më e mira është që

fëmijët kur janë të sëmurë të rrijnë në shtëpi. Ata duhet të

rrijnë shtrirë sa më shumë dhe të flenë sa më herët.

$ LëngjeLëngjet zbusin fytin

e acaruar, evitojnë dehidratimin dhe dobësojnë

mukozat që të thahen më lehtësisht.

% DisinfektimiMbajtja e mikrobeve

larg nga fëmijët pasi ata kanë qenë të sëmurë

është shumë e rëndësishme. Çarçafët dhe rrobat duhen larë

të gjitha me 90 gradë, duhet ndërruar furça e dhëmbëve dhe të gjitha sipërfaqet duhen disinfektuar me solucione antibakteriale...

Page 13: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 13

SHËNDETI fëmija yt

KOMPLIKIMI SHENJAT TRAJTIMI

KOMPLIKIMET E FTOHJEVE

! Infeksion i veshit(otitis media)

Lëngu i bllokuar në veshin e mesëm infektohet nga bakteriet.

" Innfeksion i sinusit

Kavitetet rreth hundës dhe syve të cilatmund të inflamohen dhe të fryhen

# PneumoniInfeksion

i mushkrive i shkaktuar nga viroza ose bakterie

Temperaturë, dhimbje veshi nëse e prekni, gjumë i crregullt dhe në disa raste sekrecione nga veshi. Doktori duhet të kontrollojë membranën e veshit nëse është e skuqur e fryrë ose e ngurtë.

Temperaturë, dhimbje koke, sekrecione të trasha nga hundët, kollë e zgjatur mbi 2-3 javë, frymëmarrje e rënduar, fryrje e sipërfaqes rreth syve, faqeve, hundës ose ballit.

Temperaturë, ethe, mungesë oreksi, kollë e thatë, dhimbje gjoksi, tharje buzësh dhe frymëmarrje e shpejtë dhe e zhurmëshme

Mjekët rekomandojnë që fëmijët mbi 2 vjeç, të shikojnë nëse infeksioni qetësohet vetë duke përdorur anti-inflamatorë si psh. ibuprofen. Nëse dhimbjet vazhdojnë atëherë mjeku do t’ju rekomandojë antibiotikun pediatrik më të përshtatshëm.

Të diagnostikosh infeksionin e sinusit tek fëmijët është e vështirë. Megjithatë, shumë pediatër japin antibiotik nëse simptomat e gripit zgjasin për më shumë se 10 ditë. Mjekët gjithashtu rekomandojnë përdorimin e spreit të hundës ose shpëlarje me ujë të kripur.

Doktori juaj mund të kërkojë një grafi për të konfirmuar pneumoninë, megjithatë nuk është e domosdoshme. Për ta luftuar do të duhen antibiotikë. Fëmija duhet të pushojë dhe të pijë shumë lëngje.

Page 14: Revista Mama

14 | Dhjetor 2011 |

Page 15: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 15

jeta joteSTAYING HEALTHY | EATING RIGHT | GOOD BEHAVIOR

Zbute lëkurën e thatë të dimrit

Buzë të plasuraMundohuni ti lëpini sa me pak. Ja një metodë e lehtë dhe e aplikueshme në kushtet e shtëpisë për të zhdukur lekurën e tharë të buzëve:Përziej 1 lugë sheqer, 1 lugë sodë buke dhe një lugë ujë në një tas. Lyej buzët me përzierjen dhe leri 1 minutë. Më pas shpëlaji ato.

Këmbë të tharaPërziej një gotë qumësht me 3 gota ujë të ftohtë. Merr një leckë dhe lage në përzierje dhe shtrydhe lehtësisht, më pas vendose në pjesën e thatë që ju kruhet dhe lëre ashtu për 15 minuta. Në fund shpëlaji këmbët me ujë të freskët.

Megjithëse nuk është aq delikate sa lëkura e bebit, lëkura juaj mund të thahet në dimër. Ja këshillat që na jep zj. Mira Vasili, drejtoreshë e pavionit të Dermatologjisë në QSUT

| Dhjetor 2011 | 15

Page 16: Revista Mama

16 | Dhjetor 2011 |

Bëj kujdes me mjekimin që përdor!!Dhimbje koke dhe temperaturë:

Aspirina, paracetamoli, anti-inflamatorët: domethënë të gjithë ato medikamente që merren normalisht kur je me grip nuk mund të merren gjatë shtatëzanisë. Por ka disa përjashtime...

Aspirina mund të përdoret, por me shumë kujdes. Më mirë është ta evitosh në simestrin e parë, kjo sepse sipas disa studimeve, ajo rrit rrezikun e abortit spontan. Megjithatë, aspirina dhe të gjithë anti-inflamatoret si ibuprofen ose diclofenac, duhen evituar totalisht mbas javës së 30-të. Ato mund të shkaktojnë probleme në qarkullimin e gjakut të

jeta jote SHËNDETI

Je shtatëzanë dhe të ka zënë gripi? Ja disa këshilla për ju....

Kollë, rrufë dhe dhimbje fyti? Kur temperaturat bien, fillojnë dhe gripërat e para të stinës. Je shtatëzënë dhe ke frikë se mos teshtimat dhe kolla do të dëmtojnë fetusin? Mos u shqetëso për bebin, do të jetë njësoj sikur ai të lekundet tek lëngu amniotik. Dhe nëse ke pak temperaturë, mos u shqetëso për bebin. Konsultohu me mjekun vetëm nëse ke temperaturë mbi 39 Gradë Celcius për më shumë se dy ditë.

Page 17: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 17

SHËNDETI jeta jote

fëmijës duke mbyllur gypin e Botalit, (është një enë gjaku e domosdoshme për qarkullimin e gjakut të fëmijës) ose mund të zvogëlojnë sasinë e lëngut amniotik rreth fëmijës tuaj. Medikamenti me i mirë për shtatëzaninë është paracetamoli (Tachipirina, Eferalgan, etj.).

Më mirë mjekimet populloreKollë: Shurupet për kollë në përgjithësi

nuk janë të testuara tek nënat shtatëzanë dhe tek kafshët e për këtë arsye është më mirë të provosh mjaltë për të zbutur fytin ose:

Shurup me qepë. Merr një qepë mesatare dhe prite me feta dhe më pas vendose në një tas. Hidhi 2 -3 lugë sheqer dhe përziji bashkë me qepën. Mbuloje me një pjatë dhe lëre disa ore . Ha 4-6 lugë të vogla, disa herë në ditë.

Hundë të zëna ose hundë që rrjedhinShumica e medikamenteve për rrjedhjen

e hundëve (spray nazale dekongestant) kanë si efekt shtrëngimin e enëve të gjakut, kjo mund të sjellë zvogëlimin e qarkullimit të gjakut të fetusit. Disa mjekë i lejojnë pacientët e tyre të përdorin spray për hundën për pak ditë, meqënëse pjesa më ë madhe e medikamentit qëndron në hundë. Në raste kur simptomat vazhdojnë për kohë të gjatë mund të përdoren antihistaminike të lehtë të cilat janë testuar në kafshë.

Për të liruar hundët e zëna ose në raste rrufe, mjekët këshillojnë pirjen e sa më shumë lëngjeve, lavazhet e hudës me ujë të valuar me kripë ose sodë. Ose aerosol me ujë fiziologjik që ndihmojnë në shkrirjen e mukozave.

Shkrij një lugë të vogël kripë në gjysëm litri ujë të zier të vakët. Spërkate në hundë me një shiringë pa gjilpërë. Si alterantivë, mund të ziesh ujin e kripur në një

tenxhere dhe të thithësh avullin.

Për fytin e irrituar: çaj sherebele në vend të karameleve..

Merr 8 gjethe sherebele të freskët dhe vendosi në 200 ml ujë të valuar, lëre të valojë për 15 minuta.

Bëj gargara herë pas here. Kujdes propolin, më mirë të mos përdoret gjatë shtatëzanisë pasi shpesh përgatitet me përzierje solucionesh alkolike të cilat mund ti kalojnë fetusit.

Dhimbje fyti: Patate në vend te anti-inflamatorëve.

Bëj një pure me patate dhe vendose në nje copë. Pastaj merr copën e ngrohte dhe vendose rreth e përqark fytit.

Djersa është miku më i mirë i shërimit.

Infeksionet bakteriale: Nëse ju keni një infeksion që nuk shërohet, mjeku juaj mund të përshkruajnë një antibiotik të kategorisë B, si penicilina, eritromicina, amoksicilina ose azitromicina. Sigurohuni që të shmangni tetraciklinën, doksaciklinen dhe mionciklinën, sepse ato mund të shkaktojnë probleme në fetus dhe sidomos në dhëmbët e fëmijës. Është shumë e gabuar të përdorësh antibiotikë vetëm sepse ke temperaturë. Per temperaturën e shkaktuar nga virusi, (si në shumicën e rasteve) antibiotikët nuk kanë asnjë efekt.

Kur je shtatëzanë dhe të zë gripi: Bëj kujdes me medikamentet: më mirë

të evitosh aspirinën në tremujorin e parë dhe mbas javës së 30-të. Medikamenti më i këshilluar është paracetamoli i cili është gjithashtu principi aktiv më efikas për të ulur temperaturën. Po pse mos të provosh të kurohesh më mirë me lavazhe hunde dhe metoda popullore?

Page 18: Revista Mama

18 | Dhjetor 2011 |

Page 19: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 19

SHËNDETI jeta jote

Çfarë ndodh nëse kam dhimbje koke dhe marr dyfishin

e dozës së fëmijës tim?

Ju duhet të merrni më shumë se 2 doza, e barazvlefshme do ishin 3 doza... Por duhet të dini që kjo nuk funksionon kurrë në të kundërt. Asnjëherë mos i jepni femjies gjysmen (ose me pak) e dozes se ilacit tuaj...

Fol me nëna të reja ne park. Studime tregojnë se e folura me njerez ne menyren që njeriu flet në momentin e njohjes e zhvillon trurin po aq sa mund ta zhvillojë një ushtrim i posatshëm për të. Kete mezi e kuptova, por une them :”Studime tregojnë se mënyra se si ne flasim me njerëzit kur i takojmë për herë të parë e zhvillon trurin njësoj sic mund ta zhvillonte një ushtrim i posacëm për të.”

PP&

Do të dobësohesh? Kërkimet tregojnë se personat që ndjekin online peshën dhe sasinë e ushqimit që hanë janë më të suksesshëm në dieta dhe rënie në peshë se personat që nuk e ndjekin. Ja disa website që të ndihmojnë:

Të peshohesh në web

Fiday.com dhe Myfitnesspal.com: këto faqe interneti të lejojnë të masësh sasinë e kalorive që ha dhe sasine e kalorive që djeg duke u ushtruar.

Livestrong.com: tek opsioni “my plate” ka më shumë se 60000 ushqime dhe 220000 receta të shëndetshme që do t’ju ndihmojnë të arrini objektivin tuaj për tu kthyer në një formë të shkëlqyer.

Page 20: Revista Mama

20 | Dhjetor 2011 |

jeta jote SHËNDETI

Këshillat për Pap Test

HPV testi është më specifik në

sinjalizimin e kancerit të qafës

së mitrës. Nëse të dyja testet dalin

negative, probabiliteti që të kesh

kancer në mitër në 3 vitet në vijim

është shumë i vogël. Kjo do të thotë

që mund të bësh më pak kontrolle të

panevojshme. Megjithatë edhe nëse

testi HPV del pozitiv, përsëri nuk duhet

të shqetësohesh pasi 3 në 4 gra janë

të ekspozuara nga ky virus gjatë jetës

së tyre dhe në shumicën e rasteve

vetëkurohet në harkun e dy vjetëve.

Nëse je më shumë se 30 vjec, fol me gjinekologun tënd për të bërë një HPV test përvec Pap Testit

Lajme të freskëta Uji është lëngu më i mirë për të shuar etjen por ka dhe pije të tjera që janë po aq të mira

ÇAJI JESHILNdër të tjera caji jeshil përmban

Katechin, kjo substancë të mbron nga glaukomat dhe sëmundje të tjera të syrit.

VERA E KUQEStudimet tregojnë që femrat që pijnë alkol në mënyrë të moderuar e kanë më të lehte të bien

në peshë se sa femrat që heqin dorë plotësisht

LIMONATALimonatat e bëra nga limoni i

shtrydhur të ndihmojnë në eleminimin e gurëve në veshka.

QUMËSHTIStudimet tregojnë se femrat që pijnë 1 gotë qumësht të pasterizuar direkt pas

stërvitjes humbin më shumë peshë.

Page 21: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 21

Përgatite fëmijën tënd për ardhjen e vëllait ose motrës.

Nëse fëmija yt i parë ka qenë në qëndrën e padiskutueshme të vëmendjes së familjes, mbas lindjes, duhet ta ndajë dashurinë, kohën dhë vëmëndjen e të rriturve me fëmijën e sapoardhur. Për ta ndihmuar të madhin që ta përballojë pozitivisht këtë ndryshim, duhet ta pregatisësh për ardhjen e vëllait ose motrës në kohën e duhur. Nuk do ta fshehesh dot shtatëzaninë për kohë të gjatë. Edhe nëse barku nuk është shumë i madh, fëmijët e ndiejnë që diçka në familje po ndryshon. Shumë prej tyre reagojnë me egërsi, kokfortësi dhe refuzim.

Thuaj gjithmonë të vërtetën dhe përshkruaje fëmijën në mënyrë realiste, pra si një bebe që ha, qan dhe e bën çiçin në brekë dhe jo si një shok lojrash fantastik. Në këtë mënyrë nuk do ta zhgënjesh.

Kur të flasësh për të dytin trego dhe kujtimet qe ke me të parin. Është shumë e rëndësishme që fëmija të kuptojë që edhe atë e keni pritur me padurim dhe me dashuri. Kjo do ta ndihmojë ta pranojë më mirë vëllain ose motrën.

Bëje bashkëpunëtor. Nëse fëmija më i madh do ti zgjedhë vetë lodrat e veta që nuk i duhen më dhe do tja dhurojë të vëllait ose motrës, do të

KËSHILLA jeta jote

Po vjen një vëlla i vogëlDeri tani , fëmija yt i parë ka qenë në qendër të vëmëndjes të të gjithë familjes. Kur të vijë i ose e dyta duhet të mësohet të ndajë me të, të gjithë dashurinë, vëmendjen dhe kohën. Lexojini këshillat tona për të përballuar me vëmendjen e duhur këtë ndryshim

ndihet i marrë seriozisht dhe do të ndahet më lehtësisht nga gjërat që nuk i duhen. Mos ia merr “thesaret” pa e pyetur fare...

Babi merr një rol shumë të rëndësishëm. Mund të fillojë të marrë që gjatë shtatëzanisë rolin që do të marrë pas lindjes. Kjo do të thotë qe babai duhet ti lexojë një përrallë para se të flërë, ta shoqërojë në kopësht. Në këtë mënyrë fëmija i parë do të mësohet më lehtë me ndryshimet që e presin.

Një kukull “për t’u stërvitur” më vëllain ose motrën i bën të lumtur shumë fëmijët

Fëmijët e parë kanë gjithmonë nevojë për pika referimi; persona që e dinë që mund ti shoqërojnë te lodrat, të gatuajnë për ta apo ti lexojnë përrallat. Këto mund të jenë gjyshërit, komshinjtë, të afërm të tjerë.. Është shumë e rëndësishme të zgjedhësh personat e duhur që do të rrijnë me fëmijën në rast se mamaja duhet të qëndrojë ndonjë ditë më shumë në spital apo pranë bebes të sapo ardhur në jetë.

Fëmijët mund të suportojnë vetëm një ndryshim në herë. Është e rëndësishme të mos bësh shumë ndryshime njëherazi, si psh të vendosësh ti çosh në kopësht, ose ti ndërrosh dhomë ose të ndërrosh shtëpi menjëherë me lindjen e fëmijës së dytë.

Page 22: Revista Mama

22 | Dhjetor 2011 |

Hap pas hapiKoha e duhur është shumë e rëndësishme kur bëhet &alë për

rritjen e fëmijëve. Këshillat tona do të mundohen ti bëjnë më të lehta fazat e bezdisura të tranzicionit

Jepi nje shishe biberoni një bebi që ushqehet me gjiTi japesh shishe, fëmijës së porsalindur kur sapo mësohet me

ushqyerjen me gji mund ta bëjë atë konfuz, dhe për një moment mund të refuzojë gjirin. Megjithatë shumë pediatër besojnë se më e mira është që fëmija ta mësojë shishen para se të mbushë 1 muaj. Nëse pret më gjatë atëherë fëmija yt do ta ketë të vështirë ta pranojë shishen e biberonit. KËSHILLA TË SHPEJTA: Nëse planifikon ta thithësh gjirin me pompë në mënyrë të rregullt (sepse duhet të kthehesh në punë apo për arsye të tjera), duhet të marrësh me qera ose të blesh një pompë elektrike që punon me të dy gjinjtë njëkohësisht në mënyrë që të kursesh kohën. Përdore pompën pasi ta kesh ushqyer bebin në mëngjes. Ai eshtë momenti në të cilin do të kesh më shumë qumësht në harkun e 24 orëve. Më pas, lëre babin ose gjyshen ta ushqejë fëmijën. Fëmija nuk do ta dojë biberonin nëse të sheh.

Lëre të flerë gjatë natësNë këtë moshë, shumë bebe nuk kanë më nevojë

të ushqehen gjatë natës dhe janë të afta ta venë veten në gjumë edhe kur zgjohen gjatë natës. Nëse gjatë ditës ti e lë ta zërë gjumi vetë, ai

nuk do të ketë nevojë për ty gjatë natës. Nëse jo, ky është momenti më i përshtatshëm që ta mësosh atë. Nëse je e zonja ta lësh të qajë pa bërë

asgjë do të jetë shumë mirë por kjo është shumë e vështirë. Si alternativë e kësaj mund ta tundësh ose ti flasësh nga afër sa herë të zgjohet (që mund të jetë dhe çdo 5 minuta) duke e shtuar intervalin nga zgjimi në zgjim dalëngadalë. Nëse pret për ta bërë këtë hap kur fëmija të jetë bërë 8 muajsh, ai do ta dijë që do të të ketë aty sa herë të të kërkojë dhe do ta kesh shumë më të vështirë. KËSHILLA TË SHPEJTA: Nëse ke probleme për ta vënë në gjumë sepse fëmija qan shumë, vëre në gjumë më herët, para se të lodhet, errsoja dhomën nëse është akoma ditë. Kjo do ta ndihmojë dhë në zgjatjen e orëve të gjumit.

Fillo të përdorësh shishen magjike me dorezaFëmija yt nuk do të jetë në gjëndje ta pijë në mënyrën e duhur menjëherë.

Megjithatë, ti duhet tja vendosësh përpara gjatë çdo vakti. Me praktikë dhe inkurajim ai do të mësojë si të pijë nga ajo lloj shisheje. Kjo do ta bëjë kalimin nga biberoni deri tek gota më të lehtë. KËSHILLA TË SHPEJTA: Nëse fëmija yt ka vështirësi në përdorimin e shishes magjike provo t’ja heqësh valvulën e sigurisë anti derdhje që ka brenda. Herët e para do të bëhet qullë, por do të mësojë më shpejt. Një tjetër mënyrë është ta mbushësh me qumësht (gjiri ose formule) shishen në vend të ujit në mënyrë që ti pëlqejë më shumë.

DRITARJAMAGJIKE

2-4 javësh

DRITARJAMAGJIKE

4-6 muajsh

DRITARJAMAGJIKE

7-9 muajsh

Page 23: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 23

DRITARJAMAGJIKE

Rreth 6 muajsh

Fillo me supëratNëse fillon ti hedhësh drithra në biberon fëmija mund të kalojë në konfuzion. Më mirë prit deri sa të behet 6 muajsh për ti filluar ushqime të tjera perveç qumështit. Fëmijët e kësaj moshe mund të rrijnë ulur, kanë kontroll të plotë të peshës së kokës së

tyre, dhe duket sikur i interesojnë gjërat që hanë të rriturit. Fillimi i ushqyerjes para kohe, kur stomaku nuk është akoma i papërgatitur, rrit mundësinë që fëmija të vuajë nga alergji të ndryshme. Por, nuk duhet të presësh më shumë se 6 muaj. Fëmija yt ka nevojë për hekurin e drithrave dhe për kaloritë e ushqimeve të tjera. KËSHILLA TË SHPEJTA: Fillo ta ushqesh në momentin e ditës në të cilin ke më pak sasi gjiri. Një nënë e di kur fëmija i saj nuk është akoma i ngopur. Ai është momenti i duhur për ti provuar ushqime të reja. Mos eksperimento kur fëmija të jëtë shumë i uritur pasi kjo mund ta bëjë nervoz atë.

Page 24: Revista Mama

24 | Dhjetor 2011 |

DRITARJAMAGJIKE

12-18muajsh

DRITARJAMAGJIKE

12-23muajsh

Hiqe biberoninBiberoni i fëmijës tënd, ka funksionuar si qetësues për të për një kohë të gjatë, por kur fëmija fillon të rritet, duhet hequr pasi mund të japi impakt në mardhëniet e fëmijës me fëmijët e tjerë dhe të ndalojë zhvillimin e të

folurit. Fillo ta evitosh përdorimin e çuços gjatë ditës kur fëmija të jetë 1 vjeç, përdore vetëm natën ose në momente stresi (si psh kur je duke ikur për në punë). Kur fëmija të jetë 2 vjeç duhet ta ketë hequr atë. Nëse e neglizhon këtë moment, ai objekt që të ka ndihmuar aq shumë në qetësimin e fëmijës mund të kthehet në një ves shumë të keq për të. KËSHILLA TË SHPEJTA: trego një përrallë ku çuço ikën në shtëpinë e tij bashkë me gjithë çuçot e tjera të botës. Ose bej një festë për ikjen e çuços ku do të fusni në një kuti të gjithë çuçot dhe dergojeni në postë... Mos harroni ta përshëndesni...

Kaloni nga krevati për beba në një krevat të vërtetëKur fëmija bën dy vjeç ai mund ti kapërcejë kangjellat e krevatit tipik

për beba dhe të hidhet. Megjithatë, kalimi nga një krevat i tillë në një krevat normal duhet të jetë gradual. Në fillim hiqini hekurat e larta ose ulini në mënyre që fëmija të fillojë të mësohet dhe të mos bjerë natën. Kur të shikoni që krevati është vërtetë i vogël duhet ta kaloni në një krevat tek normal. KËSHILLA TË SHPEJTA: 2 -3 javë para se t’ja ndërroni krevatin shkoni tek shtëpia e dikujt më të madh dhe tregojini krevatin tek. Në mënyrë që ai te fillojë ta dëshirojë. Blejini çarçafë të bukur. Nëse duket nervoz , fillimisht vendoseni të pushojë në drekë aty. Më pas kalojeni dhe për gjumin e darkës.

DRITARJAMAGJIKE

2-3vjeç

Jepi një pellush, një objekt të dashur:Në këtë moshë, shumë beba dashurohen me një batanije ose me një kukull. Ti mund ta ndihmosh që ai të ambjentohet me lodrën e tij të preferuar

duke ia afruar kur e vë në gjumë ose kur i lexon diçka. Ankthi i ndarjes, fillon në vitin e dytë të jetës. Një objekt i dashur, ndihmon në qetësimin e fëmijës kur ti nuk je aty. (40 % e fëmijëve nuk ngjiten pas një objekti të caktuar)KËSHILLA TË SHPEJTA: Humbja e objektit të preferuar të fëmijës mund të jetë shakatërruese për të, strategjia më e mirë është të blesh 2 ose 3 (lodra identike) dhe t’ja japësh ti përdori me rradhë. Kështu, ato do të jënë të gjitha të përdorura dhe nëse humb njëra, fëmija nuk do ta kuptojë që është zëvendësuar.

Page 25: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 25

DRITARJAMAGJIKE

2.5-3vjeç

OturakuKa fëmijë që e përdorin tualetin më herët. Megjithatë studimet tregojnë

se prindërit që i mësojnë fëmijët të shkojnë në tualet para moshës 27 muaj, e kanë me problem çiçin në brekë. Po e hoqe panolinon shumë shpejt do të përfundosh duke harxhuar më shumë kohë për ta mësuar. Duke pritur mund të jesh në gjëndje ta bësh për 1 weekend. KËSHILLA TË SHPEJTA: Filloje duke i dhënë fëmijës tënd një oturak në mënyrë që të stërvitet. Megjithëse fëmija e bën çiçin ndonjëherë në oturak, nuk do të thotë që është gati që ta heqë panolinon. Fillimisht fëmija duhet të kalojë disa orë pa u lagur. Më pas duhet të njohë dhe të perdorë fjalët “çiëi” dhe “kaka”, të jetë në gjëndje ti ulë dhe ti ngrejë vetë pantallonat dhe të çohet vetë nga oturaku. Në këtë situatë është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi. Nëse fëmija yt nuk do, duhet të prisni.

DRITARJAMAGJIKE

3-5vjeç

Fundi i gjumit të drekësDuhet të jesh shumë e kujdesshme me gjumin e

fëmijës tënd. 92% e fëmijëve në moshën 3 vjeçare flenë në drekë, ndërkohë që më shumë se gjysma e 4-vjeçarëve nuk flenë. Shumica e fëmijëve e lënë gjumin e drekës që në kopësht. Nëse fëmijën tënd e zë gjumi shpejt pasdite, atëherë do të thotë që ai ka nevojë për këtë pushim, por, nëse pas gjumit ai rri zgjuar deri në orën 9 e gjysëm të darkës atëherë është koha e duhur për ti thënë lamtumirë gjumit të drekës. KËSHILLA TË SHPEJTA: Kur fëmija yt të fillojë ta heqë gjumin e drekës duhet ti afroni orarin e gjumit të darkës me 30 deri në 60 minuta. Gjithashtu, gjatë ditës ai duhet të ketë një moment pushimi pa aktivitet.

Page 26: Revista Mama

26 | Dhjetor 2011 |

Hiqni rrotat mbështetëse të bicikletësPjesa më e madhe e

fëmijëve mund ti japin biçikletës me dy rrota që në kopësht. Dy rrotat ndihmëse duhet të jenë të tilla deri sa fëmija yt të fitojë sigurinë. Më pas duhet t’ja heqësh ato. KËSHILLA TË SHPEJTA: Hiqi dhe rrotat e pasme ndihmëse dhe pedalet dhe mësoje fëmijën ti japë biçikletës me dy këmbë ne tokë duke marrë vrull dhe më pas duke i ngritur këmbët nga toka. Pasi fëmija ta mësojë ketë dhe të fitojë siguri ju duhet ti vendosni përsëri pedalet. Ai do të ketë mësuar ti japë biçikletës me dy rrota.

DRITARJAMAGJIKE

5-7vjeç

DRITARJAMAGJIKE

6-7vjeç

Lëreni të lahet vetë në dushFëmijët më të vegjël se aq nuk duhen lënë vetëm në

dush pasi mund të rrëshkasin dhe të bien, ata kanë nevojë për mbikqyrje. Para se ta lësh vetëm shikoje se si i lan flokët, trupin dhe se si e hap dhe e mbyll rubinetin pa e bërë qull gjithë banjën.KËSHILLA TË SHPEJTA: Mësoje fëmijën me idene që tani ai është gati për shkollë, ai duhet të lahet vetë tashmë. Duhet të lahet me ty disa herë dhe dalëngadalë do të mësojë (vajzat me mamat dhe çunat me babatë).

Nuk është kurrë vonë! Nësë e keni humbur dritaren magjike,me disa truke mund tja dalësh përsëri.

BËJ NJË PAUZË: Fëmijët e ndjejnë kur ju jeni të stresuar, kjo vetem e përkeqëson dhe e intensifikon situatën. Nëse fëmija i reziston një mësimi të ri, merrni frymë thellë, dhe lëreni.... ju mund ta provoni përsëri një muaj më vonë LËRJA NË DORË ATIJ /ASAJ: jepi fëmijës tënd sa më

shumë mundësi që të vendosë për veten e tij për ta inkurajuar. (do të ulesh tek oturaku i vogel apo tek wc).

JI KONSISTENTE: Nga momenti që e heq çuçon mos ia jep më. Sado e vështirë të jetë, kur të qajë tërë kohën jashtë në sy të gjithë njerëzve. Nëse bie në kontradiktë me veten do të të ulet autoriteti. PËRDOR MODELE NË AVANTAZHIN TËND. Kur një

shok bën një diçka të cilën është mirë që dhe fëmija yt ta bëjë, mund ta frymëzosh duke ia vënë në dukje.

Page 27: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 27

SHËNDETI zgjidhje

Shpesh herë më qëllon të shikoj fytyrat e mërzitura të miqve të mij të cilët pranojnë se hanë sandëice dhe pizza për darkë. Unë gjithmonë i këshilloj të qetësohen

dhe të mos e cajnë kokën sepse asnjë fëmijë nuk ha në mënyrë të përkryer. Për më tepër, për të qenë të shëndetshëm, nuk duhet patjeter ti hanë të gjitha. Nëse fëmija juaj ka një nga këto zakone “të këqija”ka gjithmonë mënyra alternative për ti marrë vlerat që nuk merr drejtpërdrjet.

Si të kënaqësh një fëmijë nazeli?Po sikur fëmija yt ta urrejë qumështin dhe të mos hajë fare zarzavate? Ne kemi disa mënyra të thjeshta për ta evituar këtë... të mbledhura nga eksperienca të marra ndër vite

Page 28: Revista Mama

28 | Dhjetor 2011 |

Refuzon të pijëqumësht

Çfarë problemi ka? Qumështi ka kalcium, magnez, kalium dhe vitaminë D të cilat e ndihmojnë trupin dhe kockat e fëmijës tënd të forcohen. Të pish shumë qumësht kur je i vogël do të thotë të kesh kocka shumë të forta kur të rritesh. Kërkimet tregojnë se gratë që nuk kanë pirë shumë qumësht në vegjëli kanë 6% më pak minerale nëpër kocka. Këto të fundit e rritin mundësinë e frakturave të shkaktuara nga rrëzimi. Për më tepër, studimet tregojnë se pirja e qumështit, i ndihmon fëmijët të kenë një peshë të balancuar dhe të shëndetshme.

Bëj diçka: Ti mund ti plotësosh nevojat për kalcium të fëmijës tënd duke i dhënë pije dhe ushqime të ndryshme. Një fëmijë nga 1 deri në 3 vjeç, për të plotësuar sasinë ditore të kalciumit për të cilën ka nevojë, duhet të pijë 100 gr kos, gjysmë gote lëng portokalli dhe të hajë një fetë djath. Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç i përmbushin nevojat ditore me një pjatë të vogël polentë me miell misri, 1 copë djathë, 1 gote lëng portokalli,

130 gr kos me pak yndyrë dhe një copë kek. Kosi dhe djathi përmbajnë kalium dhe magnez kështu që vlerat ushqyese janë të balancuara. Vitamina D që e ndihmon trupin e fëmijës tënd të thithë kalciumin është më e vështirë për tu zëvendësuar pasi gjendet në pak ushqime të tjera si peshku dhe vezët. Kështu që nëse fëmija juaj nuk pi qumësht konsideroni si alternativë ti jepni suplement vitamine D.

Fëmija do të hajë vetëm sanduiçe me bukë të bardhë

Çfarë problemi ka? Buka e zezë ka 25% proteina dhe 78% më shume fibra dhe 93% më shumë vitaminë sesa buka e bardhë e përpunuar. Fibrat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut tek fëmijët dhe bashkë me proteinat i ngopin fëmijët më shumë. Vitamina E? Në një studim të kryer në fëmijë nga 8 deri në 13 vjeç, fëmijët e ushqyer më bukë të zezë ishin 54% më pak të ekspozuar nga Azma.

Bëj diçka: Vetëm gjysma e bukës për të cilën kanë nevojë fëmijët duhet të jetë e zezë. Nëse fëmija nuk pranon të hajë bukë të zezë atëherë plotësojeni atë me oriz kaf ose drithëra të pasura me fibra për mëngjes. Mundohu t’ia bësh më interesante bukën duke i bërë sanduiçe si zebër me një copë bukë të bardhë dhe një copë bukë të zezë.

Realiteti kafshon Edhe dietologët më të mirë i lënë fëmijët e tyre të hanë ushqime jo të shëndetshme

Çdo javë ose dy i jap vajzës time të vogël një ëmbëlsirë dhe e lë të hajë sa të dojë.... Kjo ia heq fiksimin e saj për ëmbëlsirat- dhe nuk ha aq shumë sa unë do të kisha menduar

Unë i gatuaj vetë biskotat me produkte të kontrolluara. Dhe i jap gjithmonë fëmijëve biskota nga shtëpia. Në këtë mënyrë ata mësojnë që edhe ëmbëlsirat mund të jenë të shëndetshme. Mjafton të jenë të kontrolluara

zgjidhje SHËNDETI

Page 29: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 29

Praktikisht urren çdo zarzavate

Çfarë problemi ka? Zarzavatet kanë shumë pak kalori dhe janë plot me vlera ushqyese si vitamina A dhe C. Studimet tregojnë se fëmijët parashkollorë nga 1 deri në 6 vjeç të cilët kanë një dietë të ekuilibruar me pak ushqime të skuqura dhe më shumë zarzavate me ngjyra të forta si brokoli, karota, patate, kanë një trup pa dhjam dhe kocka të forta. Kjo vjen kryesisht nga sasia e kaliumit që punon si forcues kockash.

Bëj diçka: Fokusohu tek zarzavatet që fëmija yt nuk ha. Edhe pse teknikisht është frut. Domatja është shumë e shëndetshme. Keshtu që mund të provosh lëngun e domates. Patatet gjithashtu në përgjithësi preferohen nga kalamajtë. Është

shumë e rëndësishme që zarzavatet ti afrosh tek fëmija pa i ushtruar presion atij. Vendosi përditë në pjatë ose kur hani darkë ne tavolinë. Nësë fëmija nuk i prek mos i bëj presion. Një strategji tjetër është të përgatitësh disa antipasta me zarzavate dhe me ndonjë salcë interesante dhe ti nxjerrësh përpara darke kur fëmijët janë shumë të uritur. Sipas një studimi, fëmijët hanë më shumë karrota kur ia servir përpara darkës sesa gjatë vaktit. Nëse prapë nuk funksionon atëherë duhet ti zëvendësosh me fruta. Spinaqi ka shumë vitaminë A. Ai mund të zëvenësohet me kajsi, pjepër dhe mango.

Do të hajë çdo gjë me Ketchup sipër

Çfarë problemi ka? Ketchupi ka sheqer dhe kripe. Çdo lugë ketchup ka gati një lugë sheqer dhe po aq sodium sa një tas me patate të skuqura. Megjithatë një e spërkatur shton vetëm 15 kalori dhe për tepër e rrit gamën e produkteve që mund të hanë fëmijët.

Bëj diçka: Shiko markat, Ketchup i markës Heinz pa kripë të shtuar që nuk ka sodium dhe as sheqer industrial është zgjidhja e duhur. Mos e çaj koken për sa ketchup do të përdorë fëmija yt në zarzavate apo peshk apo çdo ushqim të shëndetshëm. Të mirat janë më të mëdha se të këqiat e të ngrënit pa kripë dhe pa sheqer.

GIC ME ROZMARINËDHE UTHULL BALSAMIKE

PËRBËRËSIT

1 kg mish gici pa kockë dhe pa dhjam. 2 degë rozmarinë të vogla. 12 thelpi hudher. 3 luge vaj ulliri.2 lugë uthull balsamike1 lugë kripë 2 lugë piper i zi 1 kg patate të vogla të kuqe të prera përgjysëm.

PËRGATITITJA

Ngrohe furren në 230 gradë. Në një frulator përziej rozmarinën, hudhrën, vajin e ullirit, uthullën balsamike, kripën, piperin, dhe përzieji deri sa të bëhet një salcë e lagësht. Shpernda ! e salces sipër mishit nga të gjitha anët. Vendose ne nje tavë për mish dhe gatuaje për 15 minuta. Ndërkohë në një tas të madh përziej patet me salcën e mbetur. Ule zjarrin në 180 gradë. Vendosi patatet reth e perqark rostos dhe vazhdo pjekjen për 1 orë. Kontrollo herë pas here patatet sepse mund të kenë nevojë për tu kthyer. Ju bëftë mirë!

Page 30: Revista Mama

30 | Dhjetor 2011 |

zgjidhje USHQIMI

PËRBËRËSIT

PËRGATITITJA

qumështin pluhur. Përzieji mirë.

tenxheren nga zjarri. Lëre pak

hedhësh sipër rrush të thatë, lajthi,

dhe.....

30 | Dhjetor 2011 |

Ke neps për çokollata?Fëmija më shumë se ty? Sot do të mësojmë si të përgatisësh bashkë me fëmijën tënd një çokollatë...

Page 31: Revista Mama

| Dhjetor 2011 | 31

- Shkrep disa foto të fëmijës tënd (nga 3 muajsh deri 6 vjec)- Karikoji në faqen tonë të facebook. Revista mama- Thuaj të gjithë miqëve të tu të bëjnë like fotografinë.- 5 fëmijët që do të kenë numrin më të lartë të pëlqimeve do të shkojnë në finale. Juria do të vendosë kush nga ata do të jëtë në kopertinën e muajit janar.

DËSHIRON QË FËMIJA YT TË JETË IMAZHI I KOPERTINËS SONË TË PARË?Është shumë e thjeshtë...

SHKREP! KARIKO! FITO!PËRHAP FJALËN!

Si bëhet?

Page 32: Revista Mama

32 | Dhjetor 2011 |