Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na...

270
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 4, 5, 10 DHE 11 PRILL 2013 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŢANE 4, 5, 10. I 11. APRILA 2013. GODINE PRILL - APRIL 2013

Transcript of Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na...

Page 1: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË

KOSOVËS, E MBAJTUR MË 4, 5, 10 DHE 11 PRILL 2013

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŢANE 4, 5, 10. I 11. APRILA 2013. GODINE

PRILL - APRIL

2013

Page 2: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

2

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sistemin e pagesave,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kontrollin e duhanit,

5. Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi sipas kërkesës së

Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me dyshimet për keqpërdorimet në

Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë kontratën e pasaportave biometrike me

kompaninë austriake OeSD,

6. Debat parlamentar lidhur me raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në

Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

7. Debat parlamentar lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë

periudhës 22 mars 1989 deri më 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të

Lëvizjes “Vetëvendosje”,

8. Debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes,

rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së

deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues,

9. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e

Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 04-L-163 për mallrat e

liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,

10. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit

të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012,

12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin

2012,

13. Miratimi i marrëveshjes së deputetëve nga radha e komuniteteve tjera jo shumicë dhe

zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga këto komunitete.

Page 3: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

3

Dnevni red

1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,

2. Vreme za parlamentarna pitanja,

3. Drugo razmatranje Nacrt zakona o sistemu plaćanja,

4. Drugo razmatranje Nacrta zakona o kontroli duvana,

5. Interpelacija ministra unutrašnjih poslova, g.-dina Bajram Rexhepi, na zahtev

parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje” u vezi sumnji za zloupotrebe pri

Ministarstvu unutrašnjih poslova, ukljuĉujući i Ugovor za biometrijske pasoše sa

Austrijskom kompanijom (OeSD),

6. Parlamentarna rasprava u vezi Izveštaja meĊunarodnih institucija o razvojima na

Kosovu, na zahtev parlamentarne grupe LDK,

7. Parlamentarna rasprava u vezi otuĊivanja javne i društvene imovine tokom perioda 22

marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”,

8. Parlamentarna rasprava u vezi izmena fiskalnih politika u funkciji podsticanja,

povećanja domaće proizvodnje i ekonomskog razvoja u celini, na zahtev poslanika Ramiz

Kelmendi, uz podršku poslanika potpisnika,

9. Razmatranje preporuke Komisije za budţet i financije u vezi odluke Predsednice

Republike Kosova za vraćanje Zakona br. 04/L-163 o robi osloboĊene od carinskog

poreza i robe sa tarifom nula carinskog poreza,

10. Razmatranje izveštaja Komisije za budţet i financije u vezi nadgledanja Zakona o

menadţiranju javnih financija i odgovornosti,

11. Razmatranje godišnjeg izveštaja Organa za razmatranje nabavki za 2012. godinu,

12. Razmatranje godišnjeg izveštaja Regulativne komisije za javnu nabavku za 2012.

godinu,

13. Usvajanje Sporazuma poslanika iz redova ostalih nevećinskih zajednica i izbor

potpredsednika Skupštine iz ovih zajednica.

Page 4: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

4

Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.

KRETARI: Të nderuar deputetë,

Të nderuar ministra,

I hapi punimet e mbledhjes plenre të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të

ditës të përgatitur nga Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare.

Pra, fillojmë seancë të re. Para se të fillojmë seancën e re duhet edhe një herë të konstatoj

votimi që është bërë ka qenë i rregullt dhe asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e

parapara me ligj, vota janë si ato që janë të rregullta si ato që janë të pa rregullta dhe në

tërësinë e tyre. Edhe herën e kaluar është vepruar me të njëjtën mënyrë, kurrfarë

ndryshimi nuk ka pasur, edhe herën e parë një nga kandidatët ka pas më tepër vota po për

shkak se nuk e ka arrit atë që e thotë me ligj që kërkon më shumë e gjysmën e votave të

atyre që votojnë dhe ata që votojnë mund të jetë për, mund të jenë kundër dhe mund të

abstenojnë vota janë. Mendoj që është dashtë një sqarim sikur ka pasur një konfuzion.

Vazhdojmë me pikën e parë të rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar në 30 minuta, në emër të grupit

parlamentar 5 minuta, në emër të deputetit 3 minuta.

Herën e kaluar ka mbet pa marrë fjalën disa deputetë dhe i kem thënë që do të ia

mundësojmë që në seancën e radhës ta kenë ata të parët fjalën. A jeni dakord që të

vazhdojmë me emra të mbetur. Jo. Atëherë votojmë pra, kush është që të shkojmë me

numër të ri dhe kush është me të vjetrin, ne votojmë për ata që kanë qenë të lajmëruar

herën e kaluar dhe unë po i lexoj emrat. Halit Krasniqi, Nazane Breca, Zenun Pajaziti,

Ramë Vataj, Teuta Sahatqija, Nijazi Idrizi, Fadil Demaku dhe Time Kadrijaj. Pra, janë

tetë deputetë nga seanca e kaluar.

Ju lutem, të pranishëm janë 62 deputetë, kush është që të shkojmë sipas kësaj liste,

votojmë tash, me ngritje dore natyrisht. Mirë, nuk kaloi

Vazhdojmë. Deputeti Halit Krasniqi e ka radhën, por mungon. Fjalën e ka deputeti Fadil

Demaku.

FADIL DEMAKU: I nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar ministra,

Kolegë deputetë,

Në seancën e 14 marsit 2013, në kohën për deklarime jashtë rendit të ditës, u ngrit çështja

e verifikimit të deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Ishin tri deklarime të ndryshme rreth kësaj çështje, ajo nga përfaqësuesi i Lidhjes

Demokratike zoti Ahmeti që është anëtar i atij Komisioni nga kryetari i Komisionit,

Florin Krasniqi dhe vetë kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.

Page 5: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

5

Në seancë ishin pikërisht ato deklarime të cilat më nxitën që ta kërkoja fjalën që të jepja

mendimin tim si nënkryetar i atij Komisioni, por jo duke bartur qëndrimet e Komisionit,

por qëndrimin tim si deputet rreth atyre çështjeve.

Është e vërtetë tani më të gjithë e dimë se ne si Komision Parlamentar nuk jemi

nënshtruar procesit të verifikimit dhe duhet të jem i qartë këtu para të gjithëve se askush

nga anëtarët e Komisionit, gjatë gjithë periudhës kohore sa kemi funksionuar nuk e ka

kontestua çështjen e verifikimit deri në atë seancë kur kryetari i Komisionit, zoti Florin

Krasniqi, doli dhe i shprehi disa qëndrime që ishin plotësisht në kundërshtim me

qëndrimet që janë marrë në Komision gjatë gjithë punës së Komisionit Parlamentar.

Natyrisht ne si Komision, duke pasur parasysh anën ligjore, kemi pasur pengesa dhe

kufizime në punën tonë, për arsye se Agjencia e Inteligjencës vazhdimisht është thirrur në

nenin 17 të Ligjit për klasifikimin e informacioneve të verifikuara.

Sa i përket verifikimit Departamenti për Verifikim në kuadër të AKI-së mund të bëjë

verifikim vetëm nëse dërgohet kërkesa në AKI nga titullari i institucionit që kërkohet të

bëhet verifikimi. Në rastin tonë është vetë kryetari i Kuvendit që mund ta bëjë një gjë të

tillë, në të kundërtën nuk mund të bëhet verifikimi i deputetëve anëtarë të Komisionit

përkatës pikërisht për arsye ligjore.

Ky konfuzion e bën të pamundur realizimin e plotë dhe me përgjegjësi të punës nga

Komisioni, për çka edhe funksionon.

Në anën tjetër, e them me përgjegjësi se ka arsye të mjaftueshme që të kërkohet angazhim

shumë më i madh për mbikëqyrjen më të fuqishme parlamentare të punës së Agjencisë

Kosovare të Inteligjencës.

Sa i përket verifikimit nuk dua të diskutoj se a është AKI e pa konsoliduar dhe pa

kompetencë të mjaftueshme si e thotë kryetari i Parlamentit, zoti Jakup Krasniqi, por janë

edhe arsyet të tjera dhe shumë të qëndrueshme pse nuk do të duhej të bëhej verifikimi i

deputetëve.

Mendoj se nuk është forma e duhur që institucioni që ka për t‟iu nënshtruar mbikëqyrjes,

në këtë rast Agjencia e Inteligjencës ta bëjë verifikimin paraprak të vetë mbikëqyrësve të

saj. Kjo nuk funksionon dhe as nuk është ndonjë praktikë në vendet demokratike.

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Jo, asnjë minutë, sa i përket të drejtës sime si kryetar i Kuvendit. Dëgjoni

lexojeni ligjin mirë. Unë kam të drejtë ta caktoj një kandidat, por ai kandidat që e caktoj

nuk është as kryetar i Komisionit, as anëtar i Komisionit. Lexojeni mirë ligjin. Unë kam

të drejtë nëse dua që një njeri i besueshëm imi të shkojë dhe në emrin tim ta kontrolloj,

kam të drejtë ta kërkoj verifikimin e atij personi. Unë me ligj nuk e kam të drejtën të

kërkoj verifikimin as kryetarit të Komisionit, as të anëtarëve të Komisionit. Ju lutem,

lexojeni ligjin mirë.

Page 6: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

6

Vazhdojmë. Fjalën e ka Nazane Breca.

NAZANE BRECA: Faleminderit!

I nderuari kryetar,

Të nderuar ministra,

Të nderuar kolegë deputetë,

Dua sot ta ngre një çështje që ka të bëjë me punësimin e specialistëve të rinj në QKUK.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë pasi që ta përfundojnë studimet dhe të kryejnë stazhin

obligativ mund të konkurrojnë në Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë ndonjë

specializim në bazë të interesimit për lëmin përkatëse.

Gjatë kësaj nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe marrin një pagë

gjersa përfundon stazhi specialistik në institucionin përkatës në bazë të përzgjedhjes së

specializimit. Për ata që nuk kanë fat të fitojnë konkursin nga Ministria e Shëndetësisë u

jepet mundësia që të marrin specializimin e dëshiruar volunter me ç‟rast shpenzimet e

specializimit i paguajnë ata vetë.

Pasi të përfundojnë stazhin specialistik, përfundon edhe kontrata me Ministrinë e

Shëndetësisë dhe të njëjtën edhe paga të cilën ata e marrin nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të marrë titullin specialist secili prej tyre i nënshtrohet provimit specialistik para

Komisionit të përbërë nga tre profesor të cilët e mundësojnë ose jo marrjen e titullit

specialist. Ata që e marrin këtë titull kanë të drejtë të konkurrojnë në konkurset për

punësim të cilët shpallen nga QKUK-ja. Tash këtu ndodhë anomalia, sepse këta

specialistë në vend që të vlerësohen për kriteret më relevante që kanë të bëjnë me

profesionalizmin e tyre, ata edhe një herë i futen një vlerësimi, pra provimi profesional

me shkrim me një tekst qesharak dhe aspak profesional.

Me këtë përbuzen profesorët, përbuzet i gjithë procesi i specializimit, përbuzet sakrifica e

këtyre mjekëve të rinj dhe bëhet degradimi i vlerave kombëtare mjekësore.

E gjithë kjo bëhet me qëllim që të punësohen njerëzit e dëshiruar, militantë politikë,

familjarë e jo punësimi i njerëzve në bazë të aftësive dhe kritereve të përmbushura në

konkurs. Kësaj dukurie duhet t‟i vijë fundi derisa nuk është vonë, derisa mjekët

specialistë të rinj e të aftë të mos gjejnë punësim në shtetet tjera, sepse kjo shoqëri ka

nevojë për ta, Kosova ka nevojë për ta.

Është koha e fundit që të ndërmerren hapa të duhur për të ndalur këta specialist të rinj e të

aftë. Faleminderit!

KRYETARI: Time Kadrijaj, Zenun Pajaziti, nuk janë. Fjalën e ka Ramë Vataj.

RAMË VATAJ: Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Kolegë deputetë,

Page 7: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

7

Unë kam kërkuar qe disa herë që të flas dhe të shpreh pakënaqësinë time dhe kolegëve

deputetë ndaj Kryesisë së Kuvendit që nuk ka lejuar të mbahet debat rreth punës dhe

zhvillimeve të fundit në ASHK. Kësaj pakënaqësie i bashkohen edhe dhjetëra intelektualë

dhe shkencëtarë të cilët kanë reaguar nëpërmjet medieve elektronike të ndryshme të

shkruara dhe vizuale, ndërsa kanë pritur që për ASHK-un të debatohet në organin i cili e

ka themeluar këtë institucion më të lartë të dijes dhe shkencës.

Kolegë të nderuar,

Dua t‟ ju rikujtoj se kërkesën e parë për debat e kam bërë më 18 tetor 2012 të nënshkruar

nga 20 deputetë, ndërsa kërkesën e dytë e kam bërë më 6 dhjetor 2012, të nënshkruar nga

22 deputetë.

Në kërkesën e parë është bërë një precedent, ku kërkesa për debat nga Kryesia është

dërguar që të shqyrtohet në dy komisione funksionale, praktikë e panjohur deri më tani në

punën e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa në kërkesën e dytë dhe pas tre muajve nuk kam marrë përgjigje për moslejimin e

debatit.

Unë habitem pse bëhet kjo shkelje e së drejtës për debat parlamentar për një institucion

shtetëror, i cili prej se jemi në këtë mandat nuk i ka raportuar për punën e vet organit i cili

e ka themeluar, pra Kuvendit të Kosovës, e që me nenin 1.2 të Ligjit për Akademinë e

Shkencave është i obliguar ta bëjë këtë.

Është e ndershme të deklarohen se kush, çfarë interesash ka që të mos flitet për shkeljet

që bëhen në Akademinë e Shkencave, ndërsa bëhen akuza të pabaza që shkojnë deri në

ofendime ndaj deputetëve që kërkojnë diçka të drejtë e të ligjshme.

Pyes, si ka mundësi të zgjidhen për anëtarë të Akademisë edhe anëtarët e Kuvendit dhe

njerëz të lartë të politikës e kjo të mos quhet çështje e ndërhyrjes së politikës në

Akademi, ndërsa kërkesa që të debatohet për punën e Akademisë dhe zgjedhjet në

Akademi, prej Kuvendit të Kosovës si themelues i saj, të quhen ndërhyrje në punën e

Akademisë.

Unë kur kamë kërkuar që të ketë më tepër transparencë në përzgjedhjen e më të mirëve,

jam akuzuar se po dua të fus shokë dhe njerëz të partisë sime në Akademi.

Në rastin e universiteteve publike, që po ashtu kanë lirinë akademike kur kandidatët janë

të pakënaqur me zgjedhje për një post, ata i drejtohen Komisionit për Ankesa në kuadër

të Universitetit apo Gjykatës përkatëse, kurse për zgjedhjet në Akademi nuk ka kurrfarë

transparence, nuk lejohet kurrfarë debati dhe nuk ka kurrfarë mundësie për ankesë.

Ju pyes juve, të nderuar deputetë se një Akademi e tillë e vetëmbyllur e që shkel ligjin sa

i ndihmon vendit tonë? Prandaj, unë do të kërkoj prej Komisionit për Mandate, Imunitete

dhe Rregullore që të shqyrtojë...

Page 8: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

8

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Deputet, kërko nga Komisioni le të funksionojë si duhet, ne jua kemi kthyer

kërkesën për ta modifikuar dhe nuk e keni kthyer përgjigjen. Faji është juaji, e jo i

Kryesisë.

Vazhdojmë. Deputetja Teuta Sahatqija e ka fjalën.

TEUTA SAHATQIJA: Faleminderit, kryetar!

Unë do ta ngre çështjen e dëmtimit të urës së Kramovikut për qarkullim.

Vështrimet e pranverës në Dukagjin kanë shkaktuar dëme të shumta dhe njëra prej

dëmeve më të rënda të cilat janë bërë është pikërisht dëmtimi i kësaj ure.

Dëmtimi i urës e ka vështirësuar qasjen e banorëve jo vetëm të komunës së Gjakovës dhe

të shumë fshatrave përreth të komunave të ndryshme, por ka shkaktuar edhe një rrezikim

të qytetarëve të cilët në mënyrë pa ndonjë siguri përsëri vazhdojnë të kalojnë nëpër këtë

urë. Ura është e dëmtuar rënd dhe është e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

Përderisa nëpër atë urë vazhdojnë të kalojnë bile edhe mjetet e rënda, mendoj që kjo është

një rast i rrezikimit të sigurisë së jetës dhe të shëndetit të qytetarëve. Kërkojmë që

Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës, këtu është edhe ministri i Infrastrukturës që të

ndërmarrin me të vërtetë masa urgjente që të sigurojnë kalimin e qytetarëve që të ketë

aftësim të kalimit dhe të sigurojnë që të mos ketë rrezikim të jetës edhe të shëndetit të

qytetarëve. Faleminderit!

KRETARI: Vazhdojmë me rendin e ri dhe fjalën e ka deputeti Ramiz Lladrovci.

RAMIZ LLADROVCI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar ministra,

Të nderuar kolegë deputetë,

Ndihem i obliguar t‟i drejtohem zotit Syleviq edhe një herë për çështjet që unë si deputet

i ngrita, në një nga seancat e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Veç, krimeve që kam denoncuar deri tani, sot, do të denoncojë një varg krimesh tjera,

bërë në kohë të ndryshme nga ana e zotit Syleviq.

Është i njohur po ashtu edhe fakti kur zoti Syleviq, bashkë me disa bashkëpunëtor të tij, u

ndalua nga ana e UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit, në një pikë kontrolli.

Në atë rast u zhvillua një betejë, në mes të zotit Syleviq dhe bashkëpunëtoreve të tij, të

cilët po e bartnin uniformën e milicisë serbe, në njërën anë, dhe ushtarëve të UÇK-së, në

anën tjetër.

Kjo ngjarje është e njohur nga opinioni publik, që rezultoi me plagosjen e dy ushtarëve të

UÇK-së, të kësaj zone.

Page 9: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

9

Nuk besoj se do të provojë, që edhe këtë rast të plagosjes së ushtarëve të UÇK-së, dhe

paraburgimit të tij, me ketë rast, ta mohojë zoti Syleviq, siç provoi ta mohojë edhe faktin,

kur tha në media se asnjëherë në jetën e tij nuk ka ftuar e as nuk ka takuar asnjë nga

familjarët e të dënuarve të rastit Kiçina.

Kjo orë, që unë mbaj në dorë tani, është ora e zotit Syleviq, që e përdori për ta regjistruar

bisedën e takimit të parë, me ata familjarë që shoqërohej edhe nga një shok i tij.

I gjetur ngushtë pasi u vërejt nga dy bashkëbiseduesit, zoti Syleviq e pranoi se është orë

për t‟i regjistruar bisedat.

Siç edhe premtoi, pasi i shkarkoi të gjitha regjistrimet në kompjuterin e tij nga kjo orë, ua

dha në takimin e dytë.

Të nderuar deputetë,

Dua të jua kujtoj gjithçka që ka regjistruar në këtë orë zoti Syleviq, apo kushdo qoftë

tjetër, do të mund të rikthehen, nga ekspertë të fushës përkatëse, edhe pse mund të

mendojë zoti Syleviq se janë fshirë përgjithmonë të gjitha regjistrimet nga ana e tij.

Të nderuar deputetë,

Zoti Syleviq, na del të jetë bashkëthemelues i AKSH-së.

Me po këtë projekt, ai akuzoi edhe me dy ushtarët e TMK-së, në rastin e hekurudhës në

Mitrovicë, që shërbeu në dëmtimin e procesit të zhvillimit dhe ristrukturimit të saj në sytë

e ndërkombëtarëve.

Po ashtu, zoti Syleviq ishte ideologu dhe udhëheqësi i trazirave të marsit, të vitit 2004, që

eskaluan me shumë viktima dhe me djegie të kishave serbe në disa qytete të Kosovës.

Këto kisha dhe udhëheqësit e saj shpirtëror gjatë gjithë historisë së Kosovës, si dhe gjatë

luftës së UÇK-së, u ruajtën të paprekura, të padjegura dhe të padëmtuara.

Ky fakt, vërtetojë traditën e shqiptarëve nëpër breza, për tolerancën e besimit dhe të

kultivimit të besimit ndëretnik.

Pjesë e dorëzuar me shkrim

Të nderuar deputetë,

Këto ngjarje e kanë për protagonist z. Syleviq, i cili më punën e tij kriminale, beri që në

sytë e bashkësisë ndërkombëtare, Kosovën ta kthej për 50 vjet mbrapa.

Ndër shumë krime tjera të tij, është i njohur për opinionin edhe rasti i bombës së montuar,

të ish-zyra famëkeqe serbe në Prishtinë, që shërbente ilegalisht për pajisjen me pasaporta

serbe.

Ai e montoi skenën duke marrë në një kafene, gjurmët e gishtave të një ish- ushtari të

UÇK-së, me kombësi gjermane, për t‟ia veshur pastaj, krimin atij.

Page 10: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

10

Njëjtë u provua me vonë, por, pa sukses, të bëhet skenari edhe me tre pjesëtarë të shtetit

gjerman, që po shërbenin në Kosovë, në rastin e hedhjes së bombës në oborrin e ICO-së.

Të nderuar deputetë,

Denoncime publike të krimeve të kryera nga z. Syleviq, apo kushdo qoftë tjetër, do të bëj

edhe në të ardhmen.

Kjo është edhe kërkesë e qytetarëve të Kosovës, për këtë jemi të obliguar edhe para ligjit

dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kjo është e vërteta, dhe të vërtetën, kurrë nuk duhet të frikohemi ta themi.

Andaj, duhet ta dijë z. Syleviq, që krimi kurrë nuk vjetrohet.

Sa më parë që të denoncohet apo të zbulohet, aq më e shëndetshme dhe me e sigurtë është

jeta e çdo njeriut. Faleminderit për vëmendjen!

KRYETARI: Faleminderit! Se ka mund ta kërkoj në emër të Grupit e me i pas 5 minuta,

por nuk e ka kërkuar, 3 minuta janë. Jo unë e kam një kërkesë materiale të tilla realisht

nuk janë për Parlament, janë për prokurori dhe kush ka materiale të kësaj natyre le t‟i

dorëzojë në Prokurori dhe Prokuroria e shtetit merret me këto çështje.

Vazhdojmë, fjalën e ka deputeti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Pas përfundimit pa marrëveshje të takimit të fundit mes Kryeministrit Thaçi dhe Ivica

Daçiqit e Aleksandër Vuçiqit, u shpall fitorja e delegacionit të Kosovës. Por puna është se

dialogu do të vazhdojë, kurse Serbia edhe më tutje mbetet e pozicionuar në rolin e të

pakënaqurit që kërkon gjithnjë e më shumë se që i ofrohet.

Pikërisht për shkak të kësaj strategjie, pra pikërisht për shkak se kështu bëri me Planin e

Ahtisarit, OKB-ja i ofroi Serbisë bisedime të reja me Kosovën, në të cilat ndodhemi

aktualisht.

Por pjesa kryesore e marrëveshjes në dëm të Kosovës tashmë është bërë. Asociacioni

njëetnik i komunave serbe nuk është temë që po diskutohet më. Ata në të ardhmen do të

flasin vetëm për kompetencat që do t‟i ketë ky institucion.

Kur dialogu të rinisë, ne nuk do të fillojmë sikurse nuk ka ndodhur asgjë, por gjithçka do

të jetë mbindërtim, mbi atë që tashmë është vendosur që nga marsi i vitit 2011.

Marrëveshjet e deritashme të Qeverisë së Kosovës të arritura përmes Edita Tahirit, kanë

qenë në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat kulmuan në

degradimin e emërtimit politik të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nga Republika

e Kosovës, në Kosovën e fusnotë.

Thaçi e nisi dialogun në këtë pikë pra, jo nga zeroja e as nga Kushtetuta e Kosovës, por

nga Kosova e fusnotës.

Page 11: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

11

Kryeministri pastaj i vazhdoi koncesionet e reja, duke pranuar asociacionin e komunave

serbe, për ta degraduar tutje decentralizimin etnik në centralizim etnik, duke krijuar

kështu formën e autonomisë përmes definimit të territorit e cila mbushet pastaj me

përmbajtje të caktuar.

Duke e pranuar Fondin për Veriun, pra buxhetin paralel të asociacionit, duke krijuar

kështu financat për autonominë, si dhe duke pranuar Njësitin e veçantë të policisë për

kishat dhe manastiret ortodokse.

Prandaj, vazhdimi i dialogut është vazhdim nga këtu ku ka mbetur. Pra, është vazhdim

nga koncesionet e deritashme, jo për t‟i zhbërë ato, por për ta vazhduar konkretizimin e

tyre. Vazhdimi i dialogut formal apo joformal është vazhdim i mbushjes së formës që

është asociacioni me përmbajtje që janë kompetencat shtesë çfarëdo qofshin ato.

Shtet, e aq më pak shtet sovran, nuk bëhemi në negociata me Serbinë. Shtetin duhet ta

ndërtojmë në rrethanat tona në kundërshtim me ndërhyrjen e Serbisë.

Tash nuk ka kurrfarë kuptimi tjetër për vazhdimin e kësaj varësie ndaj dialogut ku na ka

futur kryeministri.

Kosova duhet ta shtrijë sovranitetin e vet në veri, t‟i shpërbëjë strukturat ilegale

armiqësore të Serbisë, t‟ua ndërpresë atyre financimin dhe mundësinë e funksionimit, t‟i

kthejë dhe t‟i mbrojë shqiptarët nëpër pronat e tyre në veri, t‟ua garantojë kthimin të

gjithë të zhvendosurve nëpër shtëpitë dhe pronat e tyre, të investojë në “Trepçë” për ta

rritur punësimin, zhvillimin dhe mirëqenien në veri si dhe në tërë Kosovën.

Republika e Kosovës duhet t‟i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare e ekonomike me

Serbinë për t‟ia ndërprerë përfitimin eksploatues që ky vend ka nga shteti ynë.

Shteti i Kosovës duhet të këmbëngulë në barazi mes popujve dhe shteteve, që në rastin

me Serbinë , arrihet duke e kushtëzuar atë, marrëdhëniet me të, si dhe në njohje të

dyanshme dhe reciprocitet mes shteteve tona.

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Unë edhe një herë në emrin tim dua ta ngre një çështje që ka të bëjë me pronat e dy

ndërmarrjeve publike “APIKO” dhe “Iliria” dhe Manastirin e Deçanit.

Vendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, i cila muaj më parë miratoi

kontratën e paligjshme në mes të AKP-së dhe Manastirit të Deçanit mbi faljen e pronave

të dy ndërmarrjeve në fjalë, rreth 23 hektarë, aktualisht vazhdon dhe mbetet shqetësim

kryesor i deçanasve.

Page 12: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

12

Qytetarët atje janë të prerë në vendimet e tyre, ata asnjëherë nuk do të pajtohen me

vendimet e imponuara politikisht të cilat janë në dëm të tyre, janë diskriminuese për

Deçanin.

Nuk është e vërtetë se deçanasit kundërshtojnë vendimet e institucioneve, qofshin

gjyqësore apo të llojit tjetër, përkundrazi ata mbrojnë të drejtën e tyre të respektohen

vendimet e institucioneve të shtetit tonë, dëshirojnë që të bëhet respektimi i ligjeve të

këtij vendi.

Kohë më parë Gjykata Komunale në Deçan ka anuluar çdo marrëveshje mbi faljen e

këtyre pronave, marrëveshje këto që janë të bërë dhunshëm në vitet 1993 dhe 1997.

Mirëpo, përkundër këtij vendimi të marrë nga kjo Gjykatë nga qarqet e caktuara është

kundërshtuar ky vendim duke u vjedhur edhe dokumentacioni bazë nga kjo gjykatë që më

pastaj është shfrytëzuar për të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim me realitetin

dhe vullnetin e qytetarëve.

Qytetarët e Deçanit nuk janë ata që pretendojnë tokat e Manastirit, përkundrazi Manastiri

është duke pretenduar pronësinë mbi pronat e tyre duke penguar kështu zhvillimin e

komunës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Asnjëherë më parë, as ndërmarrja për përpunimin e mjaltit “APIKO” dhe as ajo hoteliere

Iliria nuk e kanë penguar dhe nuk do ta pengojnë zhvillimin në këtë komunë, asnjëherë

s‟kanë qenë kërcënim për Manastirin e Deçanit, sepse këtë tempull fetar vendësit e

konsiderojnë si vlerë të kulturës edhe trashëgimisë së tyre, për të cilin brez pas brezi vetë

janë përkujdesur dhe sakrifikuar dhe përsëri do të përkujdesen duke treguar se

respektojnë vlerat kulturore të çdo populli.

Edhe kleriku i nderuar Sava Janjiq, duhet të heqë dorë nga propagandat e rrejshme të cilat

nxisin urrejtje, duhet të heqë dorë nga pretendimet për të trupuar pronat e të tjerëve, të

cilat aspak nuk i nevojiten, sepse propagandat e tilla nuk i bëjnë nderë askujt e aq më pak

atij si predikuesi i fesë.

Manastiri i Deçanit duhet të funksionojë mbi bazat e misionit të tij fetar, duke hequr dorë

një herë e përgjithmonë nga pretendimet uzurpuese, të heqë dorë nga pengimi i lirisë së

lëvizjes dhe zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Nëse mendohet se ekstremist janë ata që mendojnë të drejtën e tyre, kërkojnë respektimin

e Kushtetutës së vendit dhe ligjeve në fuqi, atëherë gjithë qytetarët e kësaj komune

qenkan ekstremistë dhe kështu do të mbesin edhe në të ardhmen.

Institucionet shtetërore të Kosovës, i gjithë spektri politik i vendit e veçmas institucionet

e drejtësisë, duhet para së gjithash të mbrojnë Kushtetutën e vendit dhe ligjet e saja, të

mos bien pre e ndikimeve politike dhe presioneve të ndryshme dhe pazarllëqeve që bëhen

në dëm të qytetarëve të kësaj komune.

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Blerta Deliu- Kodra.

Page 13: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

13

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar ministra,

Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,

Do të flas për paralajmërimin e regjisorit serb me prejardhje boshnjake, Emir Kusturica, i

cili është duke shkruar një skenar filmi, bazuar në raportin e Dik Martit e në të cilin

pretendohet se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë tregti me organet e

njerëzve.

Do të thotë kjo ka nxitur reagimin e komunitetit artistik në Kosovë. Regjisori Kusturica, i

cili publikisht ka përkrahur regjimin e Milosheviqit e që njihet si regjisor i skenarëve që i

shkruan Qeveria serbe, do të duhej të sanksionohej nga komuniteti artistik ndërkombëtar

jo në kuptim e ndalimit të punës së tij, sepse kjo është e pamundur, por në kuptimin e

distancimit nga ky film, i cili për porosi ka nxitjen e urrejtjes ndëretnike, rritjen e

intolerancës e që për pasojë e ka pengimin e normalizimit midis dy shteteve që është

përpjekje e komunitetit ndërkombëtar dhe nevojë e domosdoshme e vetë këtyre dy

shteteve.

Në këtë rast, në emër të komunitetit artistik, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të

përkrahin këtë kërkesë të artistëve kosovarë duke bërë një reagim shtetëror karshi kësaj

propagande të shtetit të Serbisë e cila nëpërmjet këtij projekti po vazhdon t‟i ofendojë

qytetarët e Kosovës, por edhe të etiketojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës.

Skenari për këtë film të paralajmëruar nuk është projekt artistik, por është projekt politik,

është paragjykues dhe paraqet presion te hetuesit apo te ata të cilët duhet të marrin një

vendim gjyqësor.

Po e përsëris projekt nuk është projekt artistik, por është një projekt politik. E kundërta e

reagimit do të duhej të ishte nga institucionet kosovare në radhë të parë atyre artistike që

të bëhej trajtimi i luftës së Kosovës duke u mbështetur në fakte, pa glorifikim dhe pa

shtrembërim të fakteve, sepse ka aq shumë fakte të cilat flasin vetë pa pasur nevojë për

retushim të tyre.

Historia e lavdishme e Kosovës meriton që të tregohet ashtu siç është në të vërtetë, pa

politikë dhe pa skenarë të porositur. Emir Kusturica është i njohur për qasje nacionaliste

dhe shoviniste të luftës në Kroaci, në Bosnjë, por edhe së fundi në Kosovë. Ai nuk flet

me gjuhën e artistëve, të fakteve të vërtetës, por me gjuhën e urrejtjes.

Prandaj, të nderuar kolegë deputetë, ai po vazhdon t‟i nxitë edhe serbët e Kosovës që

jetojnë në veri të Kosovës, por edhe në qendra të tjera duke i nxitur në rebelim dhe duke i

shtyrë kundër institucioneve të Kosovës.

Dhe, në fund, mendoj se është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të mendojë seriozisht

në investimet në drejtim të zbardhjes së realitetit dhe jetës nën trysni në këto 30 vjetët e

fundit, sidomos për pasojat e regjimit okupues serb dhe gjithsesi të kontributit paqësor të

Page 14: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

14

luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të prezantohen realisht para opinionit

evropian, por edhe para atij botëror. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Hashim Deshishku.

HASHIM DESHISHKU: Faleminderit, i nderuari kryetar i Kuvendit zoti Krasniqi!

I nderuari Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë dhe deputete,

Ekonomia e vendit posaçërisht bizneset prodhuese synimet e veta për zgjerimin e tregut

në rend të parë janë duke i orientuar nga tregu i Shqipërisë. Edhe bizneset e Shqipërisë

synim të parë kanë tregun e Kosovës, kjo është krejt normale jo vetëm për shkak të

afërsisë gjeografike, por edhe për shkak të ekonomive dhe kërkesave të tregut.

Vetëm sa për ilustrim po përmendi se në Kosovë veprojnë mbi 500 biznese që janë të

regjistruara nga Shqipëria, kurse në Shqipëri, nga Kosova janë të regjistruara mbi 386

biznese. Sado që ky numër në totalin e biznesit ka pjesëmarrje të vogël, megjithatë pa

dyshim se ai do të lëvizë, varësisht nga interesat ekonomike të dy vendeve.

Mirëpo, unë po frikësohem se politikat që po udhëheqin Qeveria në Tiranë dhe ajo në

Prishtinë, po ndikojnë që këto tregje të mbyllen për njëri- tjetrin, përkatësisht të kenë

njëfarë armiqësie dhe konkurrencë të ndotur. Kjo nuk po ndodh me fajin e biznesit, por

pikërisht prej politikave të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Po përmendi vetëm 2-3 raste që argumentojnë këtë fakt. Në ditët e dyshimeve për praninë

e qumështit me përmbajtje të rrezikshme në treg, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së

Kosovës, në këtë listë e futi edhe qumështin „Primallak‟, të importuar nga Shqipëria,

ndonëse fillimisht kishte vetëm dyshime e jo edhe analiza të hollësishme që e vërtetojnë

se ky qumësht është i rrezikshëm.

Ndërkaq, kompania prodhuese nga Shqipëria vërteton të kundërtën, madje ajo as që ka

pasur ndonjë ndalesë për furnizimin e tregut të Shqipërisë me qumësht dhe prodhimet e

tij. Pak ditë më vonë, në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,

bllokohen 20 kamionë që eksportonin mall në Shqipëri. Bllokimi i tyre u bë me arsyetim

që mielli qenka i dyshimtë për shkak se ka përmbajtje të rrezikshme për shëndetin e

njeriut. Pas pak ditësh këta kamion u lejuan të hyjnë në tregun e Shqipërisë.

Më herët ka ndodhur edhe raste të tilla dhe sikur po lajmëronin një luftë e vogël tregtare

ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Të përkujtojmë bllokadën e patates apo taksën për

importin e çimentos në Kosovë nga Shqipëria.

Me këtë unë nuk dua të mohoj me çdo kusht dyshimet që mund t‟i kenë Agjencia e

Ushqimeve dhe i Veterinarisë apo ndonjë inspeksion tjetër, mirëpo pse as tani nuk janë

bërë publike të gjeturat nga analizat që i janë bërë këtij produkti? Po ashtu është e qartë

se kur është në pyetje shëndeti i konsumatorit, atëherë këtu nuk ka pardon për asnjë

prodhues, pra as për ata nga Shqipëria, mirëpo institucionet kosovare të kontrollit duhet

të jenë shumë të kujdesshëm që të mos i lëndojnë raportet ndërmjet tregut të Shqipërisë

Page 15: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

15

dhe Kosovës. Ato duhet të jenë shumë të sigurta kur bëjnë ndalesën e një produkti dhe

për këtë të sjellin argumente të besueshme. Këtë duhet ta bëjnë edhe për faktin se është

krijuar përshtypje se bllokadat e këtilla po bëhen edhe për shkak të interesave komerciale

të kompanive të caktuara.

Dhe krejt në fund, asnjë shërbim i kontrollit nuk ka kompetencë që të luajë me

kredibilitetin dhe besueshmërinë e kompanive dhe të prodhuesve, qoftë të brendshme apo

të jashtme, prandaj, kur e përmendi emrin ...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit, deputet! Formoni një grup dhe përgatitni Ligjin anti-monopol

se këto çështje lidhen pak edhe me monopolet që po krijohen.

Vazhdojmë. Fjalën e ka deputeti Visar Ymeri, le të përgatitet Ardian Gjini, kryetar i

Grupit.

VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!

Siç jeni informuar, sigurisht gjithë javën e kaluar autoritetet sllovene kanë arrestuar 7

persona në Slloveni, të cilët dyshohen se e kanë dëmtuar kompaninë „Telekom

Sllovenia‟, gjatë blerjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, përkatësisht

IPKO-n.

Mediet sllovene edhe ato në Kosovë raportojnë për një ndërmarrje të gjerë të

keqpërdorimeve për të fituar të drejtën e veprimit në Kosovë.

Përderisa mendohet se Kompania Telekom Sllovenia është dëmtuar për më shumë se 10

milionë euro, dyshimet ekzistojnë se kjo shumë parash është përdorur për të paguar palët

në Kosovë, në marrjen e licencës së telefonisë së dytë mobile.

Duhet ta kujtojmë opinionin publik se në qershor të vitit 2004, UNMIK-u në atëbotë pat

anuluar tenderin e parë, me rekomandimin e Qeverisë së Kosovës, e cila në atëbotë u

udhëhiqte nga zoti Bajram Rexhepi, ndërkohë që në tenderin e dytë, fitues kishte dal

IPKO-ja, të licencës për telefonin e dytë mobile pasi që ishte tërhequr, pra ofertuesi i parë

që e kishte fituar tenderin.

Po ashtu kujtoj se në tenderin e dytë kompania fituese që u tërhoq, pra nuk i pagoi

asnjëherë mjetet e nevojshme, ndërsa garancia bankare nuk u ekzekutua. Ky

mosekzekutim veçse i shton pyetjet mbi mbarëvajtjen e këtij procesi të tenderit.

Në qoftë se dyshimet e autoriteteve sllovene dalin të sakta, atëherë kjo aferë do të ishte

afera më e madhe korruptive e zbuluar në Kosovë, deri sot. Në qoftë se dikush në

Slloveni dyshohet se ka paguar ryshfet në Kosovë, atëherë shtrohet pyetja se kush janë

ata të cilët i kanë pranuar këto para të paguara në formë të ryshfetit në Kosovë?

Së pari mendojmë ne, duhet të përgjigjet ose të tregojë ish-kryeministri Bajram Rexhepi,

për arsyet dhe rolin e tij në anulimin e tenderit të parë.

Page 16: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

16

Së dyti, duhet të përgjigjet po ashtu ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, mbi rolin e

tij në aferën IPKO, meqenëse ky tender është udhëhequr sa ka qenë ai kryeministër.

Po ashtu, duhet të japë llogari edhe ish-drejtori i Autoritetit Rregullativ të

Telekomunikacionit, zoti Anton Berisha, i cili më pas u zgjodh ambasador në Slloveni.

Ndërsa, njëri nga pronarët e IPKO-së, pra zoti Akan Ismajli, i cili ishte palë në këtë shitje,

tani më është përzgjedhur nga partia në pushtet të jetë ambasador i Kosovës në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës.

Pa diskutim që opinioni publik në Kosovë ka nevojë të dijë më shumë edhe për rolin e

Kompanisë Ollbarajt Grup, pjesëmarrëse në këtë shitblerje.

Në Slloveni hetimet kanë filluar për shkak se është dëmtuar interesi publik. E njëjta gjë

vlen më shumë për Kosovën.

Lëvizja “Vetëvendosje”, kërkon nga hetuesia nisjen e menjëhershme të hetimeve në

Kosovë, në bashkëpunim me hetuesinë sllovene për të zbuluar këtë skandal multi-

milionësh. Pa zbardhjen e krimeve dhe shuarjen e rrjeteve kriminale, Kosova nuk do të

mund të zhvillohet kurrë as politikisht as ekonomikisht.

Tashmë brenga e vetme është se skandalet e zbuluara në të ardhmen do të jenë gjithnjë e

më të mëdha. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka Ardian Gjini, në emër të Grupit.

ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt kësaj radhe nuk e kam fjalën në emër të Grupit e nuk e pata, por po e marr në

emër të grupit tash me qenë se erdh më vonë.

Po më duket se është konform Rregullores siç po më thonë disa kolegë deputetë që të

ruhet radha e fjalës në deklarime prej seancave paraprake, mirëpo do të kishte qenë në

rregull që një gjë e tillë të ndodhë pas deklarimeve në emër të Grupit, për shkak se nuk

mbet arsye më për t‟u deklaruar në emër të grupit për shkak se tema të cilat mund të

ngritën nuk do të jenë të njëjta pas një jave, kjo është një kërkesë e imja. Sidoqoftë është

konform Rregullores dhe s‟kemi çfarë të bëjmë.

Çështjen të cilën desha ta ngre në emrin tim personal është ngritur edhe paraprakisht nga

një kolege deputete, nga Teuta Sahatqija, ka të bëjë me urën mbi lumin Drini i Bardhë në

Rakovinë, prej datës 16 mars është mbyllur rruga edhe dëmi që i shkaktohet publikut

është tepër i madh, qoftë në kohë të cilën e shpenzojnë për të gjetur rrugë alternative,

qoftë në shpenzime, në amortizim, por edhe qoftë në atë në të bërit biznes për shkak se

bizneset janë hendikepuar. Mendoj se për kaq kohë ka qenë dashur që Ministria e

Infrastrukturës e cila besoj se ka marrë ndonjë masë të na informojë se ku kanë mbërri,

cili është dëmi, sa do të zgjatë kjo gjendje dhe si do të sanohet problemi?

Page 17: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

17

Është një zonë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kjo është rrugë nacionale dhe ta dimë

se Kosova nuk i ka 1000 rrugë nacionale, ka goxha pak dhe mbyllja e një aksi të tillë

është goxha me dëm për Kosovën. Faleminderit!

KRYETARI: E ka fjalën Gëzim Kelmendi.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra,

Të nderuar kolegë deputetë,

Ne e dimë të gjithë se fatkeqësisht Kosova renditet në mesin e vendeve me një shkallë të

lartë të korrupsionit, ku pa dyshim që përgjegjësia e korrupsionit nuk bie mbi personat e

pozitave udhëheqëse dhe menaxheriale, por fatkeqësisht një pjesë e mirë të përgjegjësisë

e mbajnë edhe vetë qytetarët e këtij vendi.

Dëshiroj të ngre këtë shqetësim në një fushë e cila ka të bëjë jo vetëm me raste

individuale të korrupsionit, por pasojat e këtij korrupsioni në këtë fushë prekin edhe

shumë më gjerë jo vetëm aspektin financiar, por edhe aspektin shëndetësor dhe jetësor të

qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot e 14 vjet pas luftës vazhdon të jetë trend dukuria e keqpërdorimit apo e dhënieve jo të

rregullta të patentë- shoferëve të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe vetë procedurat

që qojnë në marrjen e patentë shoferëve, duke përfshirë edhe provimet teorike dhe

praktike. Prandaj, pasojat e këtyre keqpërdorimeve atakojnë drejtpërdrejt shëndetin e

qytetarëve të Republikës së Kosovës, ngase sot jemi koshientë të gjithë se sa aksidente

ndodhin në Republikën e Kosovës dhe fatkeqësisht shumica e tyre janë me pasoja fatale,

qoftë lëndime të rënda që shkaktojnë invaliditet apo edhe lëndime që pasojnë me vdekje.

Prandaj, në këtë aspekt jo vetëm personat zyrtarë përgjegjës të kësaj Ministrie, apo në

zonat rajonale që merren me proceset e provimeve të patentë- shoferëve dhe vetë dhënien

e patentë-shoferëve janë përgjegjës, por përgjegjës janë edhe vetë qytetarët e Republikës

së Kosovës, të cilët nuk zgjedhin rrugë dhe metoda që të vijnë deri te marrja e lejes së

patentë- shoferit. Unë e ngre këtë shqetësim duke njohur punën dhe sukseset e arritura

nga ministri në infrastrukturë dhe jam optimist që ministri do të marrë hapa konkret në

këtë aspekt që këtë korrupsion në këtë fushë nëse nuk mundet në tërësi ta zhdukë, së paku

ta zvogëlojë në shkallë të duhur ngase po ballafaqohemi çdo ditë me aksidente fatale.

Faleminderit!

KRYETARI: I fundit për sot, Halit Krasniqi e ka fjalën.

HALIT KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!

Përshëndetje për të gjithë,

Kabinet qeveritar dhe deputetë,

Unë kam një shqetësim të qytetarëve të Kosovës përgjithësisht nga i cili do të nis këtë

diskutim, i inspiruar nga qytetarët e Malishevës në administratën e komunës së

Malishevës, të cilët kanë probleme me sistemimin e emërtimeve të vendbanimeve në

sistemin e administratës, Ministrisë së Administratës Publike, përkatësisht nga Ministria e

Page 18: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

18

Brendshme, ku aty tash është bërë një sistemim i të dhënave, të personalit, të qytetarëve

është bërë një sistemim i vendbanimeve me emërtime të vjetra dhe natyrisht që kjo tash

është shfaqur në mes të muajit shkurt. Deri tani një pjesë e vendbanimeve janë regjistruar

në bazë të statuteve të komunave dhe këta qytetarë janë pajisur me të dhëna që tani

figurojnë krejt tjera me sistemimin e të dhënave të reja.

Kërkoj nga administrata dhe ministria përkatëse që të ketë në konsideratë shqetësimet e

qytetarëve dhe ndryshimin e vendbanimeve të tyre, me emërtime të vjetra, të cilat më nuk

janë në përdorim, ka vite, në përdorim të përditshëm, por që edhe në dokumentacionin e

qytetarëve figurojnë ndryshe.

Unë për veten time e kam ndeshur këtë në komunën e Malishevës dhe këto shqetësime

kanë qenë mjaftë të mëdha këtu në Kosovë dhe sidomos për qytetarët tanë, të cilët

punojnë jashtë vendit tonë. Atje nuk mund të kenë mirëkuptimin administratat përkatëse

të shteteve gjegjëse, të cilat mund të dyshojnë ose në falsifikimin e identitetit, ose në

ndërhyrjen e të dhënave të qytetarëve të cilët nuk mund të kenë përkujtimin tonë. Kështu

që kisha kërkuar që statutet e komunave të Kosovës të merren në konsideratë dhe të jenë

të respektueshme në gjithë punët administrative të cilat i kryejnë qytetarët.

Kjo ishte një shqetësim të cilën e kam ndeshur veçanërisht unë personalisht dhe me

bashkëfshtarët e mi atje, të cilët kanë nxjerr një identitet i cili nuk përkon me

dokumentacionin e vjetër.

Unë për veten time kam ndeshur në komunën tonë nja 7, 8, afër 10 ndryshime të

emërtimeve dhe sidomos kemi nja tri vendbanime të cilat nuk figurojnë fare në

sistemimin e ri të të dhënave të Ministrisë përkatëse. Kjo ishte edhe më e rëndë në

komunat...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit! E kemi shpenzuar kohën e paraparë për deklarime jashtë

rendit të ditës. Fjalën e ka, në emër të Qeverisë, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

MINISTRI FEHMI MUJOTA: Faleminderit, i nderuari kryetar!

I nderuari zëvendëskryeministër,

Të nderuar ministra,

Të nderuar deputetë,

Unë falënderoj deputeten Teuta Sahatqija dhe deputetin Ardian Gjini, për shqetësimin e

ngritur pas dëmtimit të rëndë të urës mbi lumin Drin, në Kramovik.

Dhe, natyrisht që është një shqetësim i përbashkët dhe qytetarët janë të penguar në

obligimet e tyre ditore dhe në qarkullimin më të shpejtë, natyrisht dhe më cilësor, por

Ministria e Infrastrukturës pas fatkeqësisë natyrore me të marrë lajmin për dëmtimin

serioz të urës ka ndërmarrë veprime të veta dhe vendimin për ndërprerjen e qarkullimit në

këtë urë me synim që të ruajë jetën e njerëzve në rend të parë. Dhe, synimi i parë është

arritur, ndonëse ka pasur shkelje të këtij vendimi herë pas herë nga qytetarë të caktuar që

Page 19: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

19

nuk u janë përmbajtur rregullave për të cilat ata duhet të jenë të vetëdijshëm dhe

ndërgjegjshëm se po rrezikojnë veten dhe po rrezikojnë edhe të tjerët.

Sidoqoftë, tash jemi në fazën e marrjes së masave vepruese për sanimin e gjendjes. Ne

kemi ngritur një komision të përbashkët me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

dhe dy ekipet tona profesionale, përkatësisht inxhinierët e dy ministrive, në bashkëpunim

edhe me inxhinierë të kompanisë „Behtel&Enka‟, po bëjnë vlerësimin e dëmeve në këtë

urë dhe po hartohet projekti sanues i kësaj ure.

Dëmtimi i deri tash sipas vlerësimeve të para është bukur serioz dhe do një kohë bukur të

gjatë për të arritur që ta kemi urën në funksion të plotë në vendin ku ekziston kjo urë.

Për informimin tuaj dhe të publikut, kjo urë është ndërtuar në vitin 2002 nga KFOR-i dhe

tashmë është barrë e Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë pas dëmtimeve serioze që janë

bërë nga këto vërshime.

Më duhet të ju njoftoj se ekipet tona profesionale kanë marrë edhe një veprim tjetër që

bën zgjidhje më të shpejtë ose zgjidhjen alternative për qytetarët. Për fat të mirë,

Ministria e Forcës së Sigurisë posedon një urë të konstruksionit metalik dhe tashmë

ekipet tona po punojnë bashkërisht që të krijojnë parakushtet teknike në terren që të

bëhen të gjitha hyrjet- daljet tek vendi ku është identifikuar që duhet të ngritët ura, në

afërsi të urës ekzistuese dhe në momentin kur lejojnë kushtet atmosferike dhe bie niveli i

ujit, ekipet tona do të punojnë intensivisht që të bëjmë një zgjidhje alternative, pra të

kemi urën e konstruksionit metalik në shfrytëzim derisa të arrihet të kemi projektin detaj

dhe zbatimin e projektit në rindërtimin ose në sanimin e dëmeve që janë shkaktuar në

urën e Kramovikut.

Prandaj, unë edhe në këtë rast lus qytetarët që kanë qarkullim në këtë aks rrugor dhe ai

qarkullim është bukur i dendur, që t‟i shmangen kalimit nëpër urën e Kramovikut, sepse

është e rrezikshme për jetën e tyre dhe t‟ ju përmbahen atyre ndalesave që i ka caktuar

Ministria e Infrastrukturës dhe t‟i përmbahen udhëzimeve të Policisë së Kosovës.

Po ashtu në këtë rast dua të falënderoj edhe deputetin Gëzimin, i cili ngriti një çështje që

është ngritur jo një herë publikisht, madje është ngritur disa herë edhe nga vetë unë si

Ministër i Infrastrukturës dhe ka të bëjë me çështjen e marrjes së patentë-shoferëve,

cilësisë së testit teorik që kalojnë kandidatët tanë dhe mënyrën se si ata pajisen me

patentë-shoferët deri tek ajo që ka të bëjë me sigurinë e tyre personale, por edhe sigurinë

e përgjithshme në rrugë.

Përkundër masave që janë ndërmarrë dhe ato kanë të bëjnë edhe me ndërrimet kuadrore

në Ministrinë e Infrastrukturës sa i takon çështjes që marrin, që bëjnë këtë menaxhim të

patentë-shoferëve, janë të pamjaftueshme, por ju kemi qasur një forme tjetër ose një

koncepti tjetër, i cili besojmë se do të bëjë zgjidhje besojmë përfundimtare për këtë fushë

të ndjeshme dhe të përfolur shumë me vite të tëra, për të mos thënë me dekada.

Page 20: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

20

Prandaj, është një barrë e rëndë për neve që ta zgjidhim këtë problem një herë e

përgjithmonë dhe një herë e përgjithmonë kandidatët tanë të përgatiten si duhet, të marrin

patentë shoferët me meritë të jenë ata të cilët e ngrenë sigurinë në rrugë dhe jo që

rrezikojnë sigurinë në rrugë dhe mbi të gjitha të futemi në standardet e përcaktuara

evropiane për këtë çështje.

Të nderuar deputetë,

Unë si ministër i Infrastrukturës kam dhënë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë për

ekipet profesionale që të bëjnë një studim dhe të hartojnë një koncept-dokument, i cili

nënkupton se patentë shoferët përfundimisht duhet të shkojnë në partneritet publikë

privat. Do të marrim praktikat më të mira, më moderne në Evropë dhe të shohim si kanë

zgjidhur këtë çështje vendet që më përpara neve kanë bërë një traditë të tillë dhe me këtë

përfundimisht do të hiqen të gjitha ato dilema që kanë qenë të ngritura në shoqërinë tonë,

që prej pas luftës e këndej dhe besoj se të gjithë do ta përkrahim këtë iniciativë. Dhe, unë

po mirëpres si ministër dhe gjithë stafin profesional, komentet që do të bëhen pas debatit

publik dhe nëse do të marrë notë kaluese, ajo do të shkojë në faza të mëtutjeshme të

zhvillimit të procedurave të partneritetit publiko-privat.

Dhe me këtë arrijmë edhe një efekt tjetër pozitiv, sepse për herë të parë një shërbim do të

mund t‟ia kalojmë një partneriteti publik- privat që nënkupton shkarkim të administratës

shtetërore për të paktën 90 veta.

Unë besoj se këtë koncept do ta zhvillojmë deri në fund dhe do të arrijmë që të zgjidhim

një çështje shumë të rëndësishme për vendin. Faleminderit!

KRYETARI: Ministër Çeku, e ke fjalën.

MINISTRI AGIM ÇEKU: I nderuar zoti kryetar,

Të nderuar ministra, deputetë,

Dola këtu që të japë një sqarim pasi që u ftova nga shefi i Grupit Parlamentar

“Vetëvendosje” që ta sqaroj rolin tim si ish- kryeministër në procesin e IPKO-s , dëshiroj

që t‟ia sqaroj edhe zotit deputet, por edhe opinionin.

Unë për këtë çështje kam qenë i ftuar si kryeministër në interpelancë dhe në interpelancë

të gjatë i ka dhënë të gjitha sqarimet, por si duket është harrua ajo.

Po e jap një sqarim shumë të shkurtër kësaj radhe. Kur e kam marrë në drejtim Qeverinë,

në tavolinën time i kam gjet dy vendime, një vendim i Qeverisë së Kosovës, në atë kohë

që t‟i jepet licenca e dytë një operatori mobil, - saktësisht nuk më kujtohet cilit dhe një

vendim tjetër të shefit të UNMIK-ut që procesi ka qenë jashtë, jo i ligjshëm, procesi është

kontestues dhe nuk lejohet Qeverisë që t‟i japë leje apo licencë operatorit i cili

pretendonte se ishte fitues.

UNMIK-u ka qenë autoriteti kryesor ekzekutiv në atë kohë në Kosovë, ju kujtohet një gjë

e tillë dhe unë si kryeministër për ta ndërprerë një telenovelë, e cila ka qenë, ka zgjatur

shumë, ka pasur procese gjyqësore e tjerë e tjerë, kam vendosur si Qeveri e atëhershme të

Page 21: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

21

rishpall nga fillimi tërë procesin e dhënëses së licencës së operatorit të dytë të telefonisë

mobile.

Në atë kohë ky proces ka kaluar, është udhëhequr nga Autoriteti Rregullativ i

Telekomunikacionit, një organ i pavarur nga Qeveria, plotësisht, organ i formuar nga

Parlamenti. Qeveria ka pasur, nga zyra ime ka qenë një këshilltar i imi politik, ka qenë në

Komitetin drejtues të këtij procesi dhe tërë procesi është udhëhequr nga ART-ja.

Si kryeministër kam qenë shumë i interesuar që procesi të zhvillohet në përputhje me

ligjin, ka qenë vazhdimisht i informuar edhe nga ministri i Telekomunikacioni edhe nga

anëtari i Komitetit Drejtues, këshilltari im politik dhe vazhdimisht kam qenë i siguruar se

procesi është duke ecur në përputhje me ligjin.

Është shpallur fituesi i parë dhe ka marrë letër me shkrim nga shefi i UNMIK-ut, nga

Zyra Ligjore që procesi është udhëhequr në përputhje me ligjin, konfirmim zyrtar që

procesi ka qenë i tillë.

Kam pasur tërë kohën, kurrë nuk jam takuar publikisht e them asnjëherë nuk jam takua

me drejtorin e ART-së, asnjëherë nuk jam takuar me asnjë tenderues, të vetmin kontakt

që e kam pasur e kam pasur telefonik ku më ka informuar se operatori që është shpallur

fitues tërhiqet për shkak të pamundësisë të pagesës, shumës të cilën e ka ofruar. Unë

vetëm i kam thënë vepro sipas ligjit, as mos më pyet vepro sipas ligjit, ai ka veprua sipas

ligjit, sipas tij e ka shpallur ofertuesin e dytë. Kështu që plotësisht me përgjegjësi të plotë

e them që as nuk e kam ndihmua askënd, as nuk e kam favorizua askënd, as nuk ka bërë

asnjë ndërhyrje në këtë proces dhe jam siguruar nga UNMIK-u që ka qenë procesi në

përputhje me ligjin dhe atëherë kam qenë pjesë edhe e zyrtarizmit të dhënies së licencës.

Jam shumë i interesuar që ky proces që ka nisur në Slloveni të shkojë deri në fund dhe ta

shohin edhe opinioni që kush e ka dëmtuar, pse është dëmtuar, por jam i sigurt se do të

zhgënjehesh, mua nuk do të më gjesh në atë listë që jam i përfshirë në këtë drejtim.

Kështu që uroj që këto hetime në Slloveni do të përfundojnë sa më shpejtë.

KRYETARI: Faleminderit! Po megjithatë fjalën e ka kërkuar Visar Ymeri. Por, unë e

kam një kërkesë që deputetëve të ju shpërndahet transkripti i seancës kur është zhvilluar

interpelanca në atë kohë. Fakte të reja, realisht kanë ngrehur shqetësime, sigurisht jo

vetëm tek ne, por edhe tek të tjerët dhe sigurisht do të dalin gjëra që nuk janë njohur më

herët. Fjalën e ka deputeti Visar Ymeri.

VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!

Mendoj që ministri ka qenë dashur të më dëgjojë deri në fund. Pra, unë i bëra thirrje

Prokurorisë që t‟i fillojë këto hetime dhe të gjitha këto fakte dhe të tjera që i ke, duhet t‟ia

japësh në Prokurori, por qe se Prokuroria e nis një hetim të tillë, i cili është dashur të nisë,

e jo këtu në Kuvend, nuk të ftova t‟i japësh këtu në Kuvend.

Page 22: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

22

Siç e tha ti, ne të kemi parë ty edhe në disa raste të tjera kur edhe ke inskenuar

nënshkrime në ligje, pra i ke dëgjua shumë të tjerë, por mendoj që ti si kryeministër i

Kosovës e ke përgjegjësinë, tash mbase nuk ke qenë drejtpërsëdrejti përfshinë, këtë lë ta

vlerësojë Prokuroria, unë nuk thashë që je drejtpërsëdrejti i përfshirë, vetëm thashë që t‟i

duhesh t‟i dërgosh faktet në Prokurori për këtë çështje dhe si kryeministër i Kosovës nuk

mund t‟i ikësh përgjegjësisë, ose do ta pranosh që s‟ke qenë kryeministër, pra kanë

udhëhequr tjerët në vend teje ose do ta pranosh që edhe ti ke pjesë në këtë çështje.

KRYETARI: Vlerësimin nuk e jep Prokuroria, vlerësimin përfundimtar e jep gjyqësia.

Nuk kemi të lajmëruar më për këtë çështje.

Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës:

2. Koha për pyetje parlamentare

Në këtë seancë janë parashtruar 7 pyetje parlamentare. Po fillojmë me pyetjen e parë.

Deputetja Ganimete Musliu, pyetje për ministrin Ibrahim Makolli.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,

Zoti ministër, siç jemi të informuar ju keni marrë disa hapa konkret në lidhje me

organizimin e arsimit shqip në diasporë, për çka bashkatdhetarët tanë janë shumë

mirënjohës për një iniciativë të tillë të shtetit.

Mirëpo, zoti ministër a mund të na jepni disa sqarime se deri ku ka arritur procesi i

realizimit të kësaj iniciative dhe deri ku ka arritur organizimi i arsimit në diasporën

shqiptare? Faleminderit!

KRYETARI: Ministër Makolli e ke fjalën.

MINISTRI IBRAHIM MAKOLLI: Faleminderit, i nderuari zoti kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

E nderuara zonja Musliu,

Më lejoni që të jap informacione përkitazi me pyetjen të cilën e shtruat ju.

Ministria e Diasporës mbështetur në rregullativën ligjore dhe duke u nisur nga gjendja

aktuale në bashkëkoordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së

Kosovës, me Mërgatën dhe me autoritetet mikpritëse, ka ndërmarrë veprime për

përkrahjen e mësimit plotësues në diasporë, veprime të cilat kanë për qëllim në radhë të

parë rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën amtare.

Disa nga veprimet e deritashme të Ministrisë së Diasporës janë: bashkëpunimi dhe

koordinimi me shoqatat e arsimtarëve dhe prindërve në mërgatë me qëllim të

identifikimit të nevojave për mbarëvajtjen e mësimit plotësues, hapja e portalit elektronik

Page 23: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

23

për mësim në distancë. Ky portal synohet të zgjerohet tashmë në formë dhe përmbajtje në

bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së

Kosovës dhe me atë të Shqipërisë.

Përkrahja e Abetares elektronike, alfabeti magjik, transmetimi në televizionin publik,

programi satelitor dhe aktualizimi i saj për qasje të përditshme në faqen zyrtare të

Ministrisë së Diasporës dhe në portalin elektronik për mësim plotësues, dërgimi deri më

tash i mbi 50 mijë librave shkollorë, lekturave shkollore dhe literaturës tjetër për pajisje

të bibliotekave publike apo të shkollave ku ka koncetrim më të madh të fëmijëve

shqiptarë në Evropë, në Turqi, SHBA dhe Kanada. Botimi i revistës “Ura” që u dedikohet

nxënësve dhe shkollave me mësim plotësues në diasporë dhe mërgatë, organizimi dhe

subvencionimi i ekskursioneve të nxënësve nga diaspora në atdhe, organizimi i kampit

veror për nxënës nga diaspora, përkrahje e kuizeve të diturisë të organizuara nga shkollat

me mësim plotësues në diasporë, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës për ta

ndihmuar mësimin plotësues në diasporë si trajnimi i mësuesve, regjistrimin e studentëve

nga diaspora në Kosovës dhe për kthimin e intelektualëve nga diaspora.

Në fund të vitit të kaluar në Prishtinë është organizuar Konferenca kombëtare -

Institucionalizimi i mësimit plotësues në diasporë.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë krerët dhe ekspertët e arsimit nga Republika e

Kosovës, nga Republika e Shqipërisë, përfaqësues të Luginës së Preshevës dhe të

shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe përfaqësues të mësimit plotësues nga të gjitha vendet e

Evropës.

Konferenca ka identifikuar çështjet që kanë të bëjnë me mësimin plotësues dhe ka krijuar

grupe të ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe nga

diaspora të cilët tashmë janë në proces të hartimit të politikave të përbashkëta për

mësimin plotësues në diasporë. Faleminderit!

KRYETARI: Deputete, ke pyetje shtesë?

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, zoti ministër për përgjigje, gjithashtu ju përgëzoj

për punën e bashkërenduar që bëni me Ministrinë e Arsimit dhe ministritë përkatëse. Po

shfrytëzoj rastin që edhe një herë t‟ ju them që do të ishte mirë që në të ardhmen të

bashkëpunoni edhe më ngushtë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që diaspora

shqiptare të paktën edhe kur të vijë në Kosovë të ketë kushte edhe më të mira edhe pritje

më të mirë. faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për ministrin Agim Çeku. Deputete, e ke

fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

I nderuar ministër Çeku,

Pyetja për ju është - Pas transformimit të TMK-së në FSK, shumë ish-ushtarë të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarë të TMK-së, gjithsej 1 800 kanë mbetur të pa

Page 24: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

24

përfshirë në strukturat e FSK-së. A keni të dhëna sa është tash numri i këtyre pjesëtarëve

të TMK-se, se nuk janë sistemuar në punë, duke përjashtuar edhe ata që marrin pensionin

e parakohshëm?

KRYETARI: E ka fjalën ministri Çeku.

MINISTRI AGIM ÇEKU: Faleminderit deputete për pyetje!

Trupat e Mbrojtjes të Kosovës zyrtarisht janë shpërbërë më 21 janar të vitit 2009. Në atë

kohë personalisht nuk kam qenë pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës, por si ish-

komandat i tyre e ndiej përgjegjësinë që të kujdesem për fatin e tyre dhe po ju përgjigjem

në pyetjen tuaj.

Fatkeqësisht kjo pyetje është dashur t‟i drejtohet ministrit të Punës dhe Mirëqenies

Sociale, sepse me shuarjen e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës Qeveria e ka formuar

Zyrën për trashëgiminë e TMK-së, zyre e cila është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe

Mirëqenies Sociale, e cila i ka disa zyrtarë ish- drejtues të lartë të TMK-së, të cilët

kujdesen dhe merren me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me TMK-n.

Por të dhënat që unë i kam janë se nuk kanë qenë 1 800 që nuk kanë kaluar, por 1486

pjesëtarë të TMK-së nuk e kanë pasur fatin për arsye të ndryshme që të bëhen pjesë e

FSK-së.

Çka ka bërë Qeveria për t‟i trajtuar këta? Fillimisht është nxjerr nga Parlamenti Ligji për

pensionet e TMK-së, ligj i cili është në kushte tona, në rrethana tona i favorshëm,

domethënë disa pjesëtarë e gëzojnë të drejtën e pensionit dhe pensioni i shkon mbi 200%

është mesatarja e pensionit që sot e gëzojnë. Saktësisht 742 ish-pjesëtarë të TMK-së sot e

gëzojnë pensionin e TMK-së.

Nga ky numër tjetër, 221 pjesëtarë janë punësuar deri më tash dhe sot e kemi një shifër

saktë 586 ish-pjesëtarë të TMK-së janë të papunë, por janë në pritje të arritjes së moshës

dhe fillimit të gëzimit të pensionit. Çka është bërë me ta, 6 muaj pas, deri në qershor të

vitit 2009, Qeveria ka vazhduar t‟ju japë rrogat që i kanë pasur në TMK, pastaj është

krijuar një trasfond ndërkombëtar për shuarjen e TMK-së, nga ky transfond, NDP-ia së

bashku me Agjencinë për Përgatitje për Punësim të Kosovës e ka zhvilluar një projekt të

çdo pjesëtari, gjithë këtyre 1486 ua ka ndarë nga 2 500 euro si ndihmë për të filluar

biznes të vogla sipas nevojave të tyre. Krahas kësaj është vazhduar nga ky fond edhe një

vit t‟i marrin rrogat të njëjta ato që i kanë pasur në TMK, pas kësaj edhe një vit Qeveria e

Kosovës u ka vazhduar nga 50% t‟i marrin rrogat. Por, kjo nuk mjafton kuptohet, çka

kemi bërë, unë personalisht si ish komandat i tyre e kam ftuar një takim zyrtar shefin e

IOM-it, kam biseduar me të për mundësinë e trajtimit të këtyre pjesëtarëve dhe mund t‟ ju

them që Zyra e TMK-së...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Deputete, ke pyetje shtesë?

Page 25: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

25

TIME KADRIJAJ: Ministër, faleminderit për sqarimet që na i dhe!

Mirëpo, prapëseprapë me gjithë sistemimin e pensionet e parakohshëm qenkan mbetur

586 ish-pjesëtarë të TMK-së të pasistemuar, përkundër projektit që po thoni të NDP-së

dhe kontakteve që keni pasur me IOM-in. Për mua dhe të gjithë ne këtu në sallë ky është

një fakt shqetësues për shkak se është përditshmëri dhe kohë pas kohe kemi raste të

shumta të ish- ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- pjesëtarë të TMK-së,

të cilët për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe të pasistemuar askund në punë dhe

të pa sistemuar po ndodhin shpesh raste të vetëvrasjeve që është bërë dukuri në Kosovë.

Megjithatë pas marrjes së kësaj pyetje, a ka ndonjë projekt tjetër konkret në mënyrë se

nuk është arsyetim ajo se shumica e këtyre pjesëtarëve janë në pritje të moshës së

pensionit. Çka deri në moshën e pensionit dhe a ka ndonjë veprim konkret që do të merret

për këta ish pjesëtarë të TMK-së?

KRYETARI: Ministër!

MINISTRI AGIM ÇEKU: Unë e thashë që si ish-komandat i tyre nuk i ik obligimit dhe

jem duke bërë përpjekje. Projekti konkret është diku rreth 300 pjesëtarë do të përfshihen

në projektin e IOMI-të, është duke u detajuar ky projekt dhe besoj që shumë shpejt do të

fillojë.

Është edhe një jemi së bashku, Zyra e TMK-së, përmes ministrit ekziston mundësia

buxhetore, jemi duke shqyrtuar mundësinë në Qeveri ta kemi një ndihmë që të vazhdojmë

me 50% të ishte paga e tyre për këta të tjerët, por, kjo nuk është veç obligim i imi apo i

ministrit apo i Qeverisë, është obligim i gjithë neve, në radhë të parë bashkëluftëtarëve

tanë që gjithë kemi kontakte, gjithë kemi mundësi që t‟i iniciojmë disa projekte me

subjekte të ndryshme ekonomike që t‟i inkurajojmë ata që t‟i ftojnë ish- pjesëtarët.

Kështu që është një projekt i të gjithëve që na takon të gjithëve dhe përgjegjësia në radhë

të parë i bie në institucione kuptohet, por edhe gjithë tjerëve kush do që mund të

ndihmojë.

KRYETARI: Vazhdojmë me pyetjen e tretë. Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, pyetje për

ministrin Enver Hoxhaj. Ministri nuk është këtu, do ta bësh pyetjen? Fjalën deputetes

Donika Kadaj-Bujupi.

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, kryetar!

Do ta bëj pyetjen, sepse hiqet pastaj prej rendit të ditës.

Nga të gjithë faktorët që përbëjnë forcën e një shteti sado i paqëndrueshëm të jetë, është

cilësia e diplomacisë.

Në valën e fundit të akreditimit të ambasadorëve të Kosovës, është konfirmua edhe një

herë nga Qeveria Thaçi që ky sektor komplet është politizuar, është sektori jetik dhe kjo

është jashtëzakonisht e dëmshme. E kemi marrë një listë të emrave të gjithë ish-

ministrave zyrtarë të lartë të PDK-së të cilët sot janë ambasadorë.

Përjashtim nga kjo listë ka qenë një emër, ambasadorja e akredituar 14 muaj më parë,

Vjosa Dobruna, e cila ka mbetur në Prishtinë. Prandaj, pyetja ime për ministrin ishte- a

Page 26: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

26

duhet që kjo paraprakisht të marrë librezën e PDK-së dhe pastaj t‟i jepet e drejta që të

angazhohet në funksionin në të cilin është caktuar dhe akredituar nga presidentja e

Republikës së Kosovës dhe sipas ligjit, apo cila është arsyeja e një veprimi të tillë i cili

është shkelje e ligjit dhe shkelje të vazhdueshme të ligjit, përveç që po ndikojnë në

kualitetin e jetës së qytetarit, në fakt po bëjnë që të gjitha raportet për Kosovën të vijnë

më të këqija se ato parapraket. Faleminderit!

KRYETARI: Vazhdojmë. Deputeti Enis Kervan, pyetje për ministrin Ramë Buja.

Deputet, e ke fjalën.

ENIS KERVAN: Faleminderit kryetar!

Sayın Bakan,

Kosova Eğitim, Bilim ve Teknoloji Bakanlığı, yeni Müfredat çalışmaları çerçevesinde

Kosova‟da öğretmenlere seminerler düzenlemektedir. Bu seminerlerde eğitilen

öğretmenler diğer öğretmenleri de eğitip, daha kaliteli bir eğitim için öğrencilerimizi

yetiştirmeye devam edecektir.

Ancak Çözümlü Müfredat el kitabı ve diğer malzemeler bugüne kadar Türk dilinde

yayınlanmamaıştır. Seminerlerde de Türkçe tercümanı sağlanmamıştır. Bu durumda Türk

öğretmenleri bu seminerlerden yeterince yararlanmayıp, ileriye yönelik eğitime katkısını

sunamayacaktır. Prizren‟de gerçekleşen seminerlerde Türkçe ilkokul öğretmenleri,

Türkçe eğitim malzeme ve tercüman istemiş fakat aldıkları cevap Türk öğretmenlerimizi

hayal kırıklığına uğratmıştır. Kosova‟da Türkçenin resmi dil olmayışı bahane edilerek,

Türkçe malzeme ve tercümanın bu yüzden sağlanmadığı gerekçesi ortaya atılmıştır.

Halbuki, bu cevap Anayasa ve yasalara aykırıdır. Türkçe, Kosova belediyelerinde resmi

dil ve kullanımda olan resmi dil statüsüne sahiptir ve Kosova genelinde eğitim dillerinden

biri de Türkçedir. Çok kültürlü ve çok dilliliğin geçerli olduğu Kosova‟da Anayasa,

Diller Yasası ve Topluluklar Yasası‟nı gözönünde bulundurarak, Bakanlık olarak bu

hattanın derhal çözüme bağlanması ve Müfredat el kitabının ve diğer malzemelerin

Türkçeye tercüme edilmesi dolayısıyla seminerlerde, Türkçe tercümanının temin edilmesi

konusunda herhangi bir somut adım attınız mı?

Saygılarımla,

KRYETARI: Fjalën e ka ministri Ramë Buja.

MINISTRI RAMË BUJA: Pyetje krejtësisht tjetër për mua.

KRYETARI: Fjalën e ka ministri Mujota.

MINISTRI FEHMI MUJOTA: Është përgjigjur edhe ministri Buja me siguri, por pyetja

qenka për Ministrinë e Infrastrukturës, është ngatërruar sigurisht deputeti në drejtimin e

pyetjes.

Çështja që është shtruar për mbishkrimet në autostradë janë shtruar edhe herrave të

kaluara në këtë Kuvend. Ne e kemi shpjeguar këtë çështje që çdo gjë është rregulluar

sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe në rrugët nacionale,

Page 27: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

27

respektojmë plotësisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe duke

respektuar plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYETARI: Ministër Buja, plotësoje ti.

MINISTRI RAMË BUJA: I nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar ministra, zëvendëskryeministre,

Në fund të pyetjes zoti deputet Kervan bëri pyetje për këto emërtime të rrugëve, tabelave

e tjerë për të cilën Ministria e Arsimit s‟ka të bëjë me te, por pyetja e juaj drejtuar

Ministrisë së Arsimit është- a ka marrë Ministria e Arsimit ndonjë hap konkret që

doracaku kurrikula-bërthamë dhe materialet të përkthehen në gjuhën turke dhe të

sigurohen përkthyesit për gjuhën turke. Kjo është pyetja që unë kam marrë dhe besoj që

edhe u tha.

Në të gjitha nivelet e arsimit para universitar për nacionalitetin turk mësimi zhvillohet në

gjuhën turke, ju e dini këtë gjë.

Pra, programet janë të përkthyera në gjuhën turke dhe të gjitha testet shkollore për

arsimin e obliguar prej klasës së parë gjer te e nënta.

Gjithashtu edhe shumica e testeve për arsimin e mesëm të lartë janë siguruar në gjuhën

turke ku disa prej tyre edhe sigurohen nga Turqia.

Reformat e kurrikulave të arsimit parauniversitar kanë filluar dhe për këtë qëllim janë

hartuar edhe kurrikulat bërthamë si dokumente orientuese se si do të zhvillohen plan-

programet dhe tekstet e reja që do të ribotohen.

Kurrikulat bërthamë janë miratuar më 21.10.2012, për shtyp janë përgatitur në dhjetor të

vitit 2012, ndërsa kanë dalë prej botimit këtë muaj në mars të vitit 2013. Tani jemi në

fazën e përkthimit në gjuhën mësimore jo shqipe në Kosovë dhe së shpejti do të kryhet

edhe ky përkthim që ju intereson juve.

Gjithashtu tani jemi në fazën e shikimit të plan-programeve, të cilat do të shkruhen dhe

do të përkthehen në gjuhën turke. Rishikimi dhe hartimi i plan-programeve do të

zhvillohet në faza të caktuara dhe që ju mund të jeni në dijeni se si i kemi përcaktuar.

Fillimisht do të provojmë në 10 shkollat prirëse dhe prijatare për t‟u pilotuar dhe pastaj të

shkojmë edhe në 9 shkollat e tjera në shkollën 9-vjeçare në Prizren që ka nxënës

shqiptarë, turq dhe boshnjak bashkë.

Faza e datë do të fillojë pas dy vjetësh që do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Kosovës.

Planet dhe programe do t‟i zhvillojnë mësimdhënësit e shkollave duke përfshirë edhe

mësimdhënësit e të gjitha minoriteteve dhe ata të gjuhës turke, natyrisht. Njësoj do të

veprohet edhe me testet shkollore, prezantimi i kurrikulave bërthamë do të vazhdojnë në

të ardhmen e afërt për të gjitha shkollat, arsimtarët dhe nxënësit në tërë Kosovën edhe të

komunitetit turk. Faleminderit!

Page 28: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

28

KRYETARI: Faleminderit! Deputet, ke pyetje shtesë. Po. Fjalën deputetit Enis Kervan.

ENIS KERVAN: Faleminderit, kryetar!

Unë pyetjen ia pata parashtruar vetëm ministrit të Arsimit, u bë një mosmarrëveshje, nuk

di a në përkthim a çka u bë. Faleminderit!

KRYETARI: Vazhdojmë. Deputetja Ganimete Musliu, pyetje për ministrin Ibrahim

Makolli. Deputete e ke fjalën.

GANIMETE MUSLIU: Si duket diçka administrata i ka ngatërruar pyetjet parlamentare,

po megjithatë unë e kam edhe një pyetje për Ibrahim Makollin, por kam mendua që do të

vijë në seancën e radhës dhe në këtë seancë jam përgatitur për ministrin Ramë Buja,

pyetjen e dytë. Nuk e di ministri a e ka marrë një pyetje që e kam parashtruar, atëherë unë

po e parashtroj pyetjen zotit Makolli.

Zoti ministër,

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë janë përjashtuar qytetarët e Kosovës që

jetojnë në diasporë dhe ju ka pamundësuar regjistrimi civil në Kosovë. Pasi që tani kemi

ambasadat tona në shumicën e vendeve ku frekuenton diaspora shqiptare, a ka ndërmarrë

diçka Ministria e juaj që të bëjë regjistrimin e bëjë regjistrimin e qytetarëve që jetojnë

jashtë Kosovës?

KRYETARI: Deputete, dy pyetjet i ke bërë më 15 mars. Urdhëro, ministër e ke fjalën.

MINISTRI IBRAHIM MAKOLLI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar deputetë,

E nderuara deputete Musliu,

Në kuadër të planit zhvillimor strategjik të Ministrisë së Diasporës është paraparë, përveç

tjerash edhe hartimi i regjistrit të mërgimtarëve tanë që jetojnë në vendet e ndryshme.

Në pajtim me përgjegjësitë e përcaktuara me menin 4, paragrafi 1.7 të Ligjit për

diasporën dhe mërgatën, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me institucionet e tjera

përkatëse është e obliguar që të hartojë regjistrin e mërgimtarëve.

Me propozim të Ministrisë së Diasporës, Qeveria ka themeluar Komisionin qeveritar për

hartimin e koncept- dokumentit për regjistrimin e mërgimtarëve i përbërë nga

përfaqësues të mekanizmave të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ky Komision e ka përgatitur koncept-dokumentin, i cili pritet që këto ditë të miratohet në

Qeveri. Koncept-dokumenti për regjistrin e mërgimtarëve shtron nevojën për krijimin e

një baze të të dhënave lidhur me shpërndarjen e tyre nëpër shtete jashtë Kosovës, numrin,

moshën, gjininë, profesionin, nivelin e arsimit, fuqinë intelektuale dhe ekonomike,

organizimin e tyre dhe të dhënat e tjera të nevojshme.

Një regjistër i tillë do t‟u mundësojë institucioneve politikëbërëse dhe vendimmarrëse të

zhvillojnë politika për mërgatën, shpërndarje më të lehtë të informatave, shërbime më

Page 29: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

29

efikase si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin socio-

ekonomik të vendit.

Tri opsione janë konsideruar të mundshme për zbatimin e veprimit të propozuar. Ato

ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme midis metodologjisë për mbledhjen e të

dhënave të diasporës. Sipas planit të aktivitetit të hartuar në këtë rast, hartimi i regjistrit

do të fillojë këtë vit dhe në këtë proces do të jenë të angazhuara, përpos mekanizmave të

tjerë edhe përfaqësitë konsullore të Republikës së Kosovës dhe në këtë do të përdoret

edhe regjistri të cilin tashmë e posedojnë këto përfaqësi.

Sipas planifikimeve rezultatet preliminare do të jenë të gatshme në fund të vitit 2014.

Faleminderit!

KRYETARI: Deputete, ke pyetje shtesë?

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, zoti kryetar!

Është e vërtetë që pyetjet i kam bërë më 15 mars, kur unë i kam deponuar tri pyetje,

faktikisht në Administratën e Kuvendit dhe nga administrata më është thënë që vetëm dy

pyetje mund të vijnë në seancë dhe kjo është arsyeja, njëra nga pyetjet ka ardhur ka

ardhur në seancën e kaluar që ka qenë pyetje për ministrin Nenad Rashiq dhe është bërë

një ngatërresë prapë e përsëris, sepse jam shumë e sigurt dhe kam argumente për këtë

çështje. Faleminderit, zoti ministër!

KRYETARI: Veç fajin mos ia hidhni Administratës. Administrata i ka administruar më

datën 15 mars dy pyetjet. Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për ministrin Ferid Agani. Edhe

t‟i deputet i ke dy pyetje të së njëjtës ditë.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Për këtë seancë kam, janë dy pyetje për ministrin Agani, ndërsa për seancën tjetër kam

bërë pyetje për ministrin Memli Krasniqin.

I nderuar ministër,

Çështja të cilën e kam ngritur është rreth spitalit të Mitrovicës, tani një kohë të gjatë

spitali publik në Mitrovicë është duke u përballur me mungesë të kuadrit për një numër të

caktuar të profileve shëndetësore, anesteziologëve dhe kirurgëve me theks dhe të tjerëve,

në mungesë të kuadrit profesional shëndetësor, qytetarët e rajonit të Mitrovicës nuk po u

afrohen një numër i madh i shërbimeve shëndetësore në bazë të Ligjit për shëndetësi.

Repartet dhe klinika të caktuara janë të kompletuara dhe të pajisura me aparaturë

mjekësore, por nuk ka kush të punojë me to, sepse Ministria nuk po e zbaton Ligjin për

shëndetësi, në veçanti Kreun III që rregullon politikat zhvillimore në Ministrinë e

Shëndetësisë, kur rregullohen përgjegjësitë e Ministrisë, në nenin 8, politika për kujdesin

shëndetësorë, ndërsa në nenin 9, udhëheqja dhe roli rregullator i Ministrisë së

Shëndetësisë dhe në nenin 10, politika zhvillimore në shëndetësi. Gjithsesi, Ministria

është përgjegjëse edhe për politikat zhvillimore në shëndetësi ku definohet domethënë

nëpërmjet planeve strategjike, planeve afatmesme dhe operative.

Page 30: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

30

Pyetja është- Çfarë hapash ka ndërmarrë Ministria që Spitali rajonal në Mitrovicë të jetë

funksional në shërbim të qytetarëve të rajonit të Mitrovicës duke iu afruar atyre shërbime

kualitative profesionale shëndetësore?

KRYETARI: Ministri Agani e ka fjalën.

MINISTRI FERID AGANI: Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar Kabinet qeveritar,

I nderuari deputetë,

I nderuari deputet Haxhiu,

Spitali rajonal i Mitrovicës ka qenë njëri prej prioriteteve të punës sime dhe tërë

Ministrisë në dy vjetët e mandatit për shumë specifika që tash nuk kam nevojë të hyjë në

detaje, besoj që i kemi të qarta.

Kemi arritur të krijojmë një infrastrukturë tejet bashkëkohore hospitalore të pajisur me

aparaturë të nevojshëm për të afruar shërbime cilësore për qytetarë, mirëpo për fat të keq

në rrafshin e resurseve njerëzore kemi vështirësi të mëdha për shkak të interesimit të

dobët të punëtorëve shëndetësor që të punojnë në këtë spital. Konkretisht, Ministria e

Shëndetësisë, në kuadër të politikave dhe programeve të saj të zhvillimit të resurseve

njerëzore, në vitin 2012 ka ndarë 26 specializime me financim, që e paraqet 25% të

numrit të përgjithshëm të specializimeve me financim, të ndara nga Ministria e

Shëndetësisë për Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe atë në 14 degë specialistike, të

identifikuara nga udhëheqja e spitalit. Po ashtu, nga fondi i përgjithshëm i pagave dhe

mëditjeve, për 300 punëtorë të rinj shëndetësorë, që kemi arritur ta sigurojmë me

buxhetin e vitit 2013, në 100 pozicione, prej tyre 20 pozicione për mjekë specialistë, janë

ndarë vetëm për spitalin rajonal në Mitrovicë.

Është brengosës fakti që në konkursin e hapur për 20 pozicione për mjekë specialistë

praktikisht nuk ka pasur asnjë aplikim, që nënkupton se kjo çështje ka dimensione më të

gjëra politike dhe kërkon edhe një qasje më serioze edhe në nivelin qeveritar.

Dua të theksoj se Ministria e Shëndetësisë ka tentuar edhe në vitin e kaluar që ta zbusë

këtë gjendje dhe që mungesë të shërbimeve shëndetësore, veçanërisht shërbimeve

kirurgjikale dhe gjinekologjike obstetrike ta zbusë nëpërmjet ekipeve emergjente të

mjekëve, të cilët kanë kujdestaruar në këtë spital qysh gjatë vitit 2012, përveç muajve të

verës, të kirurgëve dhe anesteziologëve në radhë të parë, por ajo praktikë më pastaj u

ndërpre gjatë muajve të verës për t‟u vazhduar tani. Sërish e kemi aktivizuar programin e

ndihmës emergjente, ku specialistët nga spitalet rajonale dhe qendra klinike universitare...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Deputet, ke pyetje shtesë?

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuari kryetar!

Faleminderit, i nderuari ministër,

Page 31: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

31

Unë e di, ministër, që ju e keni marrë detyrën tani më shumë se dy vjet dhe planet

strategjike zhvillimore dhe kuadrore nuk mund të plotësohen brenda dy vjetësh, por

mund të punohet në to. Duke e pasur parasysh që ju keni një departament për zhvillim

strategjik dhe kuadror në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë, i nderuar ministër,

si është e mundur që për këtë periudhë të pasluftës edhe në Prishtinë të punësohen 87

kirurgë, 47 anesteziologë, ndërsa në Mitrovicë të jenë dy kirurgë dhe një anesteziolog, i

cili ka shkuar me vetëdëshirë atje për të kontribuar në shëndetësinë e Mitrovicës? Cila

është përgjegjësia e departamentit dhe a keni kërkuar llogaridhënie nga Departamenti për

Zhvillim Strategjik për këtë disbalancë dhe për këtë politikë diskriminuese?

MINISTRI FERID AGANI: I nderuari deputet,

Unë mund të ju përgjigjem për dy vjetët e fundit të mandatit tim se çka ka ndodhur deri

në shkurt të vitit 2011. Natyrisht që ekziston përgjegjësia e adresuar tek ata që kanë qenë

në pozicione. Unë po flas për dy vjetët e fundit. Spitali Rajonal i Mitrovicës dhe

shërbimet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor në veçanti, por edhe parësor në

komunën e Mitrovicës ka qenë prioritet i Ministrisë. 26 specializime i përmenda, janë

realizuar nëpërmjet Departamentit të Menaxhimit Strategjik të Ministrisë së Shëndetësisë,

100 pozicione, 1/3 e vendeve tjera të punës që do t‟i plotësojmë gjatë vitit 2013, i janë

dedikuar Spitalit Rajonal të Mitrovicës, dhe pyetja e vërtetë është, edhe ajo që mua më

preokupon më së shumti: Pse në konkursin, kur janë shpallur 20 vende të lira të punës për

specialistë në Spitalin e Mitrovicës, sot nuk aplikon asnjë mjek dhe do të gjejmë përgjigje

edhe në këtë pyetje, natyrisht duke e ngritur motivacionin e mjekëve për të punuar në

këtë spital, do t‟i gjejmë mënyrat dhe mundësitë që ta realizojmë këtë.

KRYETARI: Deputet, e ke harxhuar kohën për pyetjen. Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje

për ministrin Ferid Agani.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar ministër!

Pyetja e dytë ka të bëjë me gjendjen e pastërtisë në Qendrën Klinike Universitare, e cila

është alarmante. Në furnizimin dhe me ushqimin, gjendja ashtë jo e mirë. Ushqimi i

pacientëve është jashtë çdo norme të pranueshme për ushqim spitalor. Gjendja e

ashensorëve është alarmante, ndërsa kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë nuk

janë aspak të favorshme, ndërsa furnizimi me barëra, me gjithë dyfishimin e buxhetit për

këtë qëllim, prapë mbetet jo i mirë. Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinike

Universitare kanë kontrata valide me operatorë të ndryshëm për mirëmbajtje, për pastrim,

furnizim me ushqime dhe furnizim me barna.

Pyetja është: Cilat janë veprimet e deritanishme të Ministrisë së Shëndetësisë për

përmirësimin e furnizimit me ushqim kualitativ, përmirësim të pastërtisë dhe

mirëmbajtjes në Qendrën Klinike Universitare, përmirësim të kushteve të punës për

personelin shëndetësor dhe për furnizim, përmirësim të furnizimit me barna? Si është e

mundur që të shpenzohen 426 365,57 centë për renovim dhe sanim të ashensorëve

ekzistues në Qendrën Klinike Universitare dhe ata të jenë në gjendje edhe më të keqe

sesa kanë qenë përpara renovimit dhe sanimit?

KRYETARI: Ministër, e keni fjalën!

Page 32: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

32

MINISTRI FERID AGANI: Faleminderit, zoti kryetar!

I nderuari zoti deputet,

Kjo pyetje ka në vete shumë nënpyetje, të cilat kërkojnë edhe kohë të gjatë për t‟u

elaboruar dhe për t‟u përgjigjur në mënyrë adekuate. Unë po mundohem në mënyrë

telegrafike, po nisem prej të fundit, si zakonisht kur kemi shumë pyetje. Do të thotë,

shuma totale e tenderit, i cili e ka mbështetur renovimin, sanimin dhe mirëmbajtjen e

ashensorëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka qenë 467 053 euro, ndërkaq

është mbuluar me 289 e 129 euro prej kësaj shume renovimi, sanimi dhe mirëmbajtja e

33 ashensorëve ekzistues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa me vlerën

prej 186 923 euro është paraparë ndërtimi i dy anekseve dhe i dy ashensorëve të rinj.

Në përgjigjen lidhur me gjendjen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, unë po

mbështetem në përgjigjen e siguruar nga Shërbimi Civil i Ministrisë dhe nga drejtori

ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili konstaton se gjendja me

ashensorë është duke u përmirësuar. Është hapur tenderi për mirëmbajtjen e tyre, sepse

prej janarit të këtij viti, de fakto mirëmbajtja e ashensorëve ka qenë e mangët për shkak të

mungesës së kompanisë së operatorit ekonomik, i cili është dashur të merret me të.

Sa i takon pastërtisë, thuhet se është trashëguar një kontratë me një operator, të cilit i

skadon kontrata me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Është shpallur tenderi i ri

për pastrimin e Qendrën Klinike dhe me qëllim të përmirësimit të nivelit të higjienës,

tenderi është ndarë në dy pjesë: në pjesën që do të merret me çështjen e pastrimit fizik të

hapësirave të Qendrës Klinike dhe dy, në pjesën që do ta furnizojë Qendrën Klinike me

detergjent, shamponë, letër higjienike dhe material tjetër të nevojshëm.

Sa i përket furnizimit me barna, kjo nuk vlen vetëm për Qendrën Klinike Universitare,

por për gjithë sistemin shëndetësor, në muajt e parë të këtij viti e kemi bërë një prerje

radikale dhe ndryshim të politikave të planifikimit të nevojave për produkte medicinale,

material harxhues, si dhe planifikimit të buxhetit për këto nevoja. Kjo ka rezultuar me një

krizë në furnizim me barna, por gjendja është duke u përmirësuar nga dita në ditë. Është

instaluar lista e ashtuquajtur „ven‟, pra e barnave vitale në listën esenciale. Është

ndryshuar dhe plotësuar lista esenciale e barnave, që këto ditë do të zyrtarizohet. Është

rritur përgjegjësia në masë të madhe, edhe e operatorëve ekonomikë, edhe e

institucioneve shëndetësore. Janë ndërprerë disa kontrata me operatorë ekonomikë që

janë vonuar në furnizimin me barna dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë që ta sanojmë

këtë gjendje.

Sa i takon kuzhinës, janë ndërmarrë hapa rreth renovimit të saj dhe furnizimit me enë dhe

mjete të nevojshme për të, ndërsa sa i takon përmirësimit të kushteve të punës së

punëtorëve shëndetësorë, janë marrë këto veprime: Është aftësuar Instituti i

Onkologjisë...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Deputet, ke pyetje shtesë?

Page 33: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

33

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar ministër!

Besoj që edhe ju, por edhe ne, edhe të gjithë qytetarët e Republikës të Kosovës e dinë që

kontratat janë valide edhe për mirëmbajtje, edhe për pastërti, edhe për të gjitha, por se

çfarë është gjendja atje e dini edhe ju, e dimë edhe ne. Pyetja ime rreth mirëmbajtjes së

ashensorëve ka lindur, pasi tri herë Qendrën Klinike Universitare kam ngecur në

ashensorët e rinovuar pas kësaj kontrate dhe në interesimin tim pastaj ka rezultuar se

mirëmbajtja, rinovimi dhe sanimi i këtyre ashensorëve ka kushtuar afro gjysmë milioni

euro dhe prapë ngec edhe personeli në të, edhe pacientët, dhe me këto shuma, domethënë

në bazë të interesimit tim, Ministria e Shëndetësisë ka mundur të blejë së paku nja 15 deri

20 ashensorë të rinj, ndërsa edhe me këtë rinovim...

Këtu ka hapësirë, i nderuar ministër, që ju vërtet ta inicioni një procedurë hetimore për

ata, të cilët kanë...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Ministër! Mund të vazhdosh aty ku mbete.

MINISTRI FERID AGANI: Po, do të vazhdoj aty ku e lashë. Sa i përket përmirësimit të

kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë, atyre u janë krijuar hapësira të reja të

punës në Institutin Onkologjik, për herë të parë në Shërbimin Kimoterapeutik dhe të

Radiologjisë Onkologjike, pra radioterapisë, në hapësirat e reja të Kardiokirurgjisë, në

hapësirën e re të Emergjencës Pediatrike, në repartet e reja në Klinikën Infektive të

sëmundjeve ngjitëse dhe në Klinikën e Kirurgjisë, pra nivel evropian i punëve. Pra,

gjendja anë këtë institucion natyrisht lë ende shumë për të dëshiruar, por është çështje e

cila kërkon kohë dhe veçanërisht që kërkon reforma, të cilat i kemi nisur dhe të cilat i

kemi sanksionuar edhe me Ligjin e shëndetësisë, që pritet të hyjë së shpejti në fuqi dhe

atëherë do ta kemi situatën, kur përgjegjësia për këto çështje që po i ngreni do të bie në

adresën e atyre, të cilëve edhe u takon, pra menaxhmentit të vetë Qendrës Klinike

Universitare të Kosovës. Ndërsa, sa i përket çështjes që e ngrehët, natyrisht se në qoftë se

konstatohen parregullsi gjatë realizimit të këtyre tenderëve, do të kërkohet edhe

përgjegjësia, edhe auditimi, dhe krejt çfarë është e nevojshme do të pasojë në pajtim me

ligjin.

KRYETARI: Faleminderit, ministër! Vazhdojmë me pikën e tretë të rendit të ditës.

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sistemin e pagesave

Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar Projektligjin për sistemin e pagesave dhe

Kuvendit ia kanë rekomanduar miratimin e tij me amendamentet e propozuara.

E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, deputeten Safete

Hadërgjonaj, që ta arsyetojë raportin me rekomandime.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Page 34: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

34

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Buxhet dhe Financa, në disa takime të mbajtura e ka shqyrtuar dhe

amendamentuar Projektligjin për sistemin e pagesave në të cilat takime janë ftuar

përfaqësuesit e Ministrisë sponsoruese, Ministrisë së Financave, përfaqësuesit e Bankës

Qendrore dhe shoqatat e bankave dhe e ka shqyrtuar Projektligjin me kujdes, i ka bërë

propozimet për ndryshim-plotësimet e nevojshme në fushën e sistemit të pagesave që e

rregullon projektligji.

Në mbledhjen e mbajtur më 20.3. 2013, Komisioni njëzëri e ka miratuar raportin final me

amendamente për Projektligjin për sistemin e pagesave dhe e ka proceduar për miratim

në Kuvend. Gjithashtu, Komisioni rekomandon që Administrata e Kuvendit të bëjë

harmonizimin formalo-juridik dhe gjyqësor të projektligjit sipas teknikës dhe standardeve

të hartimit të legjislacionit. Faleminderit!

KRYETARI: Pra, për këtë projektligj janë propozuar 37 amendamente. Vazhdojmë me

votimin e amendamenteve. Prania elektronike 105, ndërsa fizike 65 deputetë.

Amendamenti 1.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 2.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 3.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 4.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 5.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 6.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 7.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 8.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 9.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 10.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Page 35: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

35

Amendamenti 11.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 12.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 13.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 14.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 15.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 16.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 17.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 18.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 19.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 20.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 21.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 22.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 23.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 24.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 25.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Page 36: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

36

Amendamenti 26.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 27.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 28.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 29.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 30.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 31.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 32.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 33.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 34.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 35.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 36.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 37

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Lus deputetët dhe regjinë të përgatiten për ta votuar Ligjin në tërësi. Të pranishëm 68

deputetë, prania elektronike 105. Votojmë tash!

Me 58 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratohet Ligji për sistemin e

pagesave.

Por, deputetët e pranishëm është mirë të votojnë, ta dëshmojnë praninë e tyre, së paku.

Pika e katërt e rendit të ditës:

Page 37: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

37

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kontrollit e duhanit

Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar Projektligjin për kontrollin e duhanit dhe

Kuvendit ia kanë rekomanduar miratimin e tij me amendamentet e propozuara.

E ftoj nënkryetaren e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,

deputeten Time Kadrijaj, që ta arsyetojë raportin me rekomandime.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

Komisioni, pas shqyrtimit në parim të Projektligjit, beson se projektligji i plotëson

kushtet e parapara në nenin 5 e 4 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit

për miratim në parim.

KRYETARI: Fjalën e ka kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, deputeti Lutfi

Haziri.

LUTFI HAZIRI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë,

Ose tash, nëse më jepet mundësia, ose kur vijmë te amendamenti 20, sepse ne kemi

kundërshtim me atë amendament. Faleminderit!

KRYETARI: Para se të fillojmë, ju njoftoj se në këtë ligj janë propozuar 38

amendamente. Amendamentet numër 13 dhe 30 janë propozuar nga deputeti Ardian

Gjini, pa përkrahjen e Komisionit Funksional.

Amendamentet numër 16 dhe 18 janë propozuar nga deputeti Petar Miletiq, me

përkrahjen e Komisionit Funksional.

Për amendamentet numër 22 dhe 23, i kemi dy propozime: propozimi i Komisionit

Funksional dhe propozimi i deputetit Ardian Gjini. Por, kur të vijmë te këto

amendamente, ne mund të ndalemi. Vazhdojmë me votimin e amendamenteve.

Amendamenti 1.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 2.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 3.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 4.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 5.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Page 38: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

38

Amendamenti 6.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 7.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 8.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 9.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 10.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 11.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 12.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 13.

Propozim i deputetit Ardian Gjini, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Deputet, e ke

fjalën.

ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti kryetar!

Ky amendament ka të bëjë me përkufizimet. Në përkufizimet në këtë projektligj, për

dallim nga projektligji që ka qenë në fuqi, janë hequr tri produkte të duhanit, janë cigaret

puro dhe duhani për llullë dhe mbështjellje, të cilat janë produkte të cilat shiten dhe me

heqjen prej përkufizimeve dhe me përcaktimin e nivelit ose sasisë të nikotinës dhe

katranit në cigare, këto produkte përjashtohen nga shitja në Kosovë.

Do të thotë, nëse ligji mbetet kështu si është, pa futje në përkufizime të këtij elementi,

këto produkte të duhanit që shiten mbeten jashtë shitjes dhe do të duhet të futen

kontrabandë dhe Kosova shndërrohet në vendin e vetëm në botë që i ndalon.

Do të thotë ajo që propozohet me këtë amendament, është që në përkufizime të futet

fjalia: përpos cigareve puro dhe duhanit për llullë e tjera, për të cilat nuk përkufizohet

sasia e nikotinës, ajo varet nga duhani për shkak se është duhan i pastër dhe i lus

deputetët që ta votojnë këtë amendament. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Komisionit, deputeti Gëzim Kelmendi.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryetar!

Sa për sqarim, arsyeja pse Komisioni nuk e ka mbështetur këtë amendament qëndron në

faktin se neni 3 në parim i përcakton kriteret se si një përbërës i duhanit duhet t‟i ketë

Page 39: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

39

përbërësit e vet, kështu edhe këta përbërës që janë propozuar nga deputeti Gjini, qoftë

duhani puro apo në formë të llullës, nëse i përmbajnë përbërësit sipas nenit 3, do të thotë

ku përcaktohet gramazha, nuk ndalohet, por nëse e tejkalojnë këtë, atëherë ndalohet,

prandaj neni 3 e definon shumë qartë përbërjen e duhanit në Kosovë dhe për atë arsye

Komisioni ka pasur qëndrim dhe nuk e ka mbështetur amendamentin e deputetit Gjini.

KRYETARI: Deputetja Time Kadrijaj e ka fjalën!

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, zoti kryetar!

Ne i kemi marrë për model disa ligje të produkteve të duhanit në botë. Projektligji në fakt

që është sjellë në Kuvendin e Kosovës nga Ministria e Shëndetësisë, në këtë formë si ka

ardhur ka qenë, hyjmë në vendin e 6-të, ku ndalohet tërësisht duhani. Jemi në ranglistë

më të lartit veç me Ligjin e duhanit. Në të gjitha krahasimet që i kemi bërë me disa vende

të rajonit, duhani puro lejohet të pihet në secilin vend. I vetmi vend ku po ndalohet të

hyjë si produkt është Kosova, andaj edhe unë i ftoj edhe deputetët e tjerë që ta përkrahin

amendamentin e deputetit Ardian Gjini.

KRYETARI: Ju i dëgjuat dy mendimet paksa të kundërta. Shkojmë në votim. Lus

deputetët dhe regjinë të përgatiten për votim.

Amendamenti 13 - Propozim i deputetit Ardian Gjini, pa përkrahjen e Komisionit

Funksional. Votojmë tash!

Me 47 vota për, 20 kundër, 2 abstenime, miratohet amendamenti 13, i propozuar nga

deputeti Ardian Gjini.

Amendamenti 14.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 15.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 16 - Kemi propozimin e deputetit Petar Miletiq, me përkrahjen e

Komisionit Funksional. A ka nevojë për sqarim? Votojmë tash!

Me 63 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, miratohet amendamenti 16, propozim i

deputetit Petar Miletiq.

Amendamenti 17.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 18 - Propozim i deputetit Petar Miletiq, me përkrahjen e Komisionit

Funksional. Votojmë tash!

Me 63 vota për, asnjë kundër, 1 abstenim, miratohet amendamenti 18, propozim i

deputetit Petar Miletiq, me përkrahjen e Komisionit Funksional.

Page 40: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

40

Amendamenti 19.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 20 - Fjalën e ka kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, deputeti

Lutfi Haziri.

LUTFI HAZIRI: Faleminderit, kryetar!

Komisioni për Integrime Evropiane e ka kundërshtuar amendamentin 20, i cili flet për

reklamimin, promovimin dhe sponsorimin, sepse është në kundërshtim me AKI-në dhe

nuk lejohet që produktet e duhanit për shkak të pasojave dhe dëmit të shëndetit në asnjë

mënyrë të përdoret si mekanizëm për përfitime të çfarëdo natyre qoftë ajo. Unë e di që

mbështetësit e idesë të aktiviteteve humanitare dhe humanitare të nevojave të ndryshme e

gjejnë një mundësi të mirë që prodhuesit e cigareve dhe tregtarët e cigareve ta mbulojnë,

por është në kundërshtim dhe unë i lus deputetët të mos e votojnë, në mënyrë që ne vërtet

ta standardizojmë paku në këtë drejtim dhe ky ligj të jetë funksional.

KRYETARI: Fjalën e ka kërkuar deputeti Liburn Aliu.

LIBURN ALIU: Vetëm desha të sqaroj se këtu bëhet fjalë për ndryshim të titullit, pra

meqenëse më poshtë në këtë kapitull trajtohet sponsorimi, atëherë duhet të ekzistojë në

titull. Pra, është ë ndryshuar titulli, ndërsa për amendamentin për të cilin bëhet fjalë për

sponsorim, të cilin e ka kthyer Komisioni për buxhet dhe Financa, Komisioni Funksional

e ka tërhequr atë. Pra, bëhet fjalë për tjetër amendament në këtë rast.

Domethënë këtu kemi të bëjmë vetëm me titull, prandaj nuk mendoj se do të duhej të mos

votohej ky amendament.

KRYETARI: Deputeti Lutfi Haziri e ka sërish fjalën.

LUTFI HAZIRI: Faleminderit!

Titulli duhet të mbetet se thuhet ndalimi i reklamave, promovimi dhe sponsorimi i

produkteve të duhanit, për dallim nga amendamenti që thotë: reklamimi, promovimi dhe

sponsorimi. Titulli në kreun e katërt duhet të mbetet, sepse është eksplicit. Thotë:

ndalimi, dhe kështu duhet të mbetet si i tillë.

KRYETARI: Propozimi juaj është të mbetet siç ka qenë. Mirë, atëherë shkojmë në votim.

E votojmë amendamentin , nëse nuk e votojmë mbetet 20.

Në amendamentin 20 ka vërejtje dhe unë mendoj që vërejtjet janë të qëndrueshme. Lus

deputetët dhe regjinë të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Me 22 vota për, 44 kundër 1 abstenim, nuk miratohet amendamenti 20.

Deputetë, ju lutem, dëgjoni e mos bëni zhurmë, në mënyrë që ta dini për çfarë po votoni.

Page 41: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

41

Amendamenti 21.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 22 - Janë dy propozime: propozimi i Komisionit Funksional dhe propozimi

i deputetit Ardian Gjini.

Ne e dëgjuam, po e dimë mendimin e Komisionin Funksional, por duhet ta dëgjojmë

amendamentin e Ardian Gjinit, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Ardian Gjini e ka

fjalën.

ARDIAN GJINI: Faleminderit, kryetar!

Të dyja amendamentet janë ndryshe prej versionit fillestar që ka ardhur prej Qeverisë. Ka

të bëjë me ekspozimin e produkteve të duhanit nëpër pikat ku ai shitet.

Propozimi fillestar ka qenë që të ndalohet plotësisht ekspozimi i duhanit, për mendimin

tim i gabueshëm, për shkak se tregtarët detyrohen që një mall, i cili u lejohet ta shesin, të

mos e ekspozojnë, përderisa rrugëve kemi stërshitës, të cilët e ekspozojnë gjithë kohën

dhe e kemi gati të pamundur t‟i heqim. Sidoqoftë, propozimi që ka ardhur më vonë i

Komisionit Funksional e zbut atë propozimin i cili ka ardhur fillimisht dhe i lejon

tregtarët që ta ekspozojnë mallin, por në sasi të caktuar, më duket vetëm një ekzemplar

për llojin e mallit. Kështu që, nëse ky amendament i Komisionit Funksional votohet, unë

tërhiqem nga amendamenti të cilin e kam bërë për këtë nen. Faleminderit!

KRYETARI: Atëherë, ia lëmë votimit. Është fjala për amendamentin 22. Po, natyrisht që

shkon, ne e votojmë propozimin e Komisionit Funksional. Urdhëro, por nuk di pse duhet

ta marrësh fjalën. Gëzim Kelmendi e ka fjalën.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryetar!

Në parim, desha vetëm një sqarim. Edhe amendamenti 22 i Komisionit Funksional,

propozimi i parë dhe propozimi i deputetit Gjini, të dyja janë në kundërshtim me nenin 9

që ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket ndalimit të reklamimit të duhanit.

Nuk duhet ta zbehim rolin dhe qëllimin që e ka ky nen. Arsyeja ka qenë që të mbrohen

kryesisht adoleshentët dhe qytetarët e rinj të Kosovës, të cilët ekspozohen para

produkteve të duhanit. Domethënë ky ka qenë një lëshim, i cili është bërë.

Unë edhe në Komision me disa deputetë tjerë kemi votuar kundër për faktin se është

zbehur qëllimi i këtij projektligji. Nëse kështu kalon, atëherë do të humbë efekti i këtij

projektligji, i cili qëllim kryesor e ka pasur të mbrohet popullata e re nga ekspozimi i

produkteve të duhanit. Nuk u ndalohet shitja e produkteve të duhanit, por ndalohet

ekspozimi dhe reklamimi në vendet ku ata lejohen ta shesin. Njëherësh është në përputhje

me amendamentin e mëhershëm që e votuam, e që pati reagim nga Komisioni për

Integrime Evropiane, kreu IV, ku në bazë të direktivave evropiane ndalohet reklamimi,

sponsorimi dhe promovimi i produkteve të duhanit.

Page 42: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

42

Prandaj, duke e parë rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij amendamenti, unë kërkoj që

seanca ta merr përgjegjësinë për votimin e këtij, do të thotë të votojë kundër këtyre dy

propozimeve. Faleminderit!

KRYETARI: Liburn Aliu e ka fjalën!

LIBURN ALIU: Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” do të votojë kundër

propozimit për amendamentin e Komisionit Funksional, por edhe kundër propozimit të

deputetit Ardian Gjini, meqë me këtë projektligj duhani ndalohet të ekspozohet pranë

produkteve ushqimore, ku personat e moshave të reja do të kenë kontakt vizual me

produktet e duhanit.

Në shumë vende të Bashkimit Evropian, ekspozimi lejohet vetëm në lokalet që janë

vetëm për duhan, ndërsa në vetëshërbime, në markete të ndryshme ndalohet ekspozimi i

produkteve të duhanit pranë produkteve ushqimore, sidomos për faktin që moshat e reja -

fëmijët do të kenë kontakt të drejtpërdrejtë vizual me këto produkte dhe ky ndikim vizual

është mjaft i madh për këto mosha.

KRYETARI: Edhe unë jam dakord. Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

Pse ky amendament është votuar me shumicën e anëtarëve të Komisionit ka qenë që të

mos bëhet diskriminim ndërmjet bizneseve të vogla dhe bizneseve të mëdha, sepse në

bizneset e mëdha është lejuar ekspozimi në një kënd ku shihet nga shitësi, ndërsa i vetmi

diskriminim është dashur të bëhet ndaj bizneseve të vogla, siç është një kioskë, e cila

burim të të ardhurave e ka kryesisht duhanin. Unë mendoj se ky amendament nuk është

në kundërshtim me asnjë ligj, që është marrë si shembull, dhe i ftoj të gjithë deputetët ta

përkrahin amendamentin e Komisionit. Faleminderit!

KRYETARI: Jo, tash le të vendosë votimi. Është një dakordim për të mos e votuar.

Atëherë lus deputetët dhe regjinë të përgatiten për ta votuar amendamentin 22, të

propozuar nga Komisioni, pasi Ardian Gjini është tërhequr nga propozimi. Votojmë tash!

Me 36 vota për, 38 kundër, një abstenim nuk miratohet amendamenti 22 i propozuar nga

Komisioni.

Vazhdojmë me amendamentin 23. I kemi dy propozime. Propozimi i parë është i

Komisionit Funksional dhe i dyti i deputeti Ardian Gjini, pa përkrahjen e Komisionit

Funksional. Fjalën e deputeti Ardian Gjini.

ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti kryetar!

Mendoj se ajo që po bën Kuvendi është diçka që në gjuhën juridike quhet „lex

inperfekta‟, që domethënë ligj i pazbatueshëm, dhe për fitore politike të rastit të bëhen

ligje të pazbatueshme është çudi, mirëpo vendimi i Kuvendit është vullnetit i Kuvendit

dhe kështu do të jetë. Por, me siguri se do të vijmë në pozitë sikur disa vende të Unionit

Evropian, të cilat e kanë votuar ligjin një herë, pastaj e kanë kthyer mbrapshtë se e kanë

Page 43: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

43

parë që nuk mundet të prodhohet „lex inperfekta‟, nuk mund të prodhohet ligj që nuk

zbatohet, që është e pamundur të zbatohet. Sidoqoftë, amendamenti 23 ka të bëjë me

shitjen e duhanit në makina shitëse, e cila prapë është çështje e cila me këtë ligj ndalohet

plotësisht, përderisa shteti i Kosovës ka licencuar kompani dhe ua merr taksat atyre.

Amendamenti im propozon shumë thjesht, që aparatet mund të vendosen vetëm në vende

ku është e lejuar që të pihet duhani, do të thotë jo nëpër supermarkete, jo nëpër spitale, jo

nëpër restorante, ku është e ndaluar, por në vende ku lejohet të pihet duhani. Kjo ka të

bëjë me një çështje prapë krejt të thjeshtë - ndërtimi i një ligji i cili, përpos që nuk e mbyt

biznesin, i ruan njerëzit ose joduhanxhinjtë prej ekspozimit dhe në të njëjtën kohë

shndërrohet në ligj të zbatueshëm. Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Shaip Muja e ka fjalën.

SHAIP MUJA: I nderuar kryetar!

Unë po befasohem nganjëherë - shumë lehtë përdoret edhe në të shkruar kur vjen nga

Qeveria dhe nga prezantuesit e ligjit - praktikat e Bashkimit Evropian, e nuk qëndrojnë

ashtu siç shkruajnë në letër, e për atë nganjëherë e nxjerrin edhe atë që e tha zoti Ardian

Gjini, se është e vërtetë që disa po pretendojnë nëpërmjet njëfarë forme të mbrojtjes, de

fakto e dëmtojnë më shumë interesin, edhe ekonomik, edhe qytetar, por edhe e stimulojnë

në mënyrë ilegale më shumë këtë aktivitet.

Këtu nuk bëhet fjalë për problemin e produktit, por për problemin e edukimit. Ne si

shoqëri duhet të angazhohemi më shumë në edukimin e popullatës, sesa të ndalojë. Çdo

gjë e ndaluar është më shumë e kërkuar. Prandaj, ky ligj besoj se nuk do ta gjejë

implementimin në praktikë, e edhe po e gjeti zbatimin në praktikë, ky ligj do të jetë

mundësi për një aktivitet ilegal të kontrabandës së këtij produkti në mënyrë të

pakontrolluar. Prandaj, nëse kishit pasur durim ju, grupi i LDK-së, ju kisha lutur për

respekt të dyanshëm dhe mendoj që, me gjithë dëshirën e mirë që ky ligj të vijë dhe me

gjithë ndihmën që e japin disa institucione ndërkombëtare, të cilat e shohin më shumë në

mënyrë fiktive sesa në realizim praktik, ky ligj që de fakto sot është votuar, nuk do të jetë

ligji i cili do të na nderojë ne, por ne në këtë ligj është dashur të angazhohemi shumë në

edukim dhe kompanitë e duhanit është dashur, edhe ministri, edhe të gjithë, t‟i tarifojë.

Për edukim të dëmeve, për edukim të veseve të këqija. Të ndalen taksat, por jo të

restriktohen.

Në disa shtete të Bashkimit Evropian ekziston një tjetër praktikë, edhe për cigaret tjera që

reklamohen, edhe ku i jepet rëndësi edukimit dhe formës së krahasimit më të madh.

Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Bekim Haxhiu e ka fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Edhe pse nuk jam pjesë e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kam

marrë pjesë në disa takime të Komisionit rreth shqyrtimit të këtij ligji. Mendoj se ne si

Kuvend duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të aprovojmë ligje, të cilat janë të zbatueshme.

Page 44: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

44

Nne nuk kemi nevojë që me këtë ligji ta favorizojmë kontrabandën dhe shitjen nën tezga

të duhanit, në emër mosekspozimit. Unë edhe në seancë kam deklaruar që ndoshta do të

ishte mirë që të stimulohet e të favorizohej që në pakot e cigareve të prezantohen dëmet

të cilat i shkakton duhani, duke filluar edhe me fotografi dhe me imazhe, të cilat vijnë si

pasojë e sëmundjeve kancerogjene dhe këtë praktikë e zbatojnë shumë vende të

Bashkimit Evropian.

Dhe, ne, në vend se t‟i ikim një ekspozimi formal nëpër dyqane, ne nëpërmjet këtij

ekspozimi do t‟i frikësonim apo parandalonim edhe më tutje pirjen e duhanit dhe të gjithë

ata të cilët do ta kenë në dorë një pako të duhanit, do të kishin mundësi që të irritohen

ndoshta nga pirja e duhanit.

Mendoj se do të ishte mirë që si Kuvend vërtet t‟i marrim për bazë rekomandimet e

Komisionit për arsye se aty ka punuar një grupi i madh i ekspertëve, në bashkëpunim me

anëtarët tonë dhe nuk duhet t‟i neglizhojmë vendimet dhe propozimet e komisioneve

funksionale. Faleminderit!

KRYETARI: Shkojmë në votim. Me votim e thoni mendimin tuaj. Fjalën e ka deputeti

Bahri Thaçi.

BAHRI THAÇI: Faleminderit, zoti kryetar!

Ky ligj nuk ua ndalon kompanive të tregtojnë me duhanin. Ky ligj nuk ua ndalon edhe

duhanxhinjve të blejnë duhan dhe do të blejnë e do të gjejnë duhan ku të duan. Qëllimin

kryesor ky ligj e ka ta pengojë rekrutimin e duhanxhinjve të rinj, të mos joshë fëmijët dhe

adoleshentët për të pirë duhan. Kaq!

KRYETARI: Zenun Pajaziti e ka fjalën.

ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, kryetar!

Kolegë deputetë,

Pikërisht në vazhdim të kësaj dëshiroj të them që edhe në mendjen time, besoj edhe nga

shumica e deputetëve kemi pasur kërkesa dhe kemi pasur material nga kompani të

ndryshme në favor të amendamenteve që u dëgjuan këtu. Dëshiroj të theksoj që janë ligje

tjera ato që e përcaktojnë mënyrën e shitjes së mallrave në përgjithësi dhe mendoj se

askush nuk i ndalon ato. Është fjala për disa masa që janë në përputhje me ambientin dhe

shëndetin e njeriut, prandaj edhe drafti i propozuar nga Qeveria i ka pasur parasysh edhe

rekomandimet që vijnë nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare, por para së gjithash

politikat ambientale dhe shëndetësore.

Është shumë mirë që për herë të parë, me ligj kemi mundësi t‟i rregullojmë këto dhe unë

propozoj që të mos lëshohet pe, por pikërisht të votohet në favor të versionit të parë dhe

në favor të shëndetit dhe të ambientit. Faleminderit!

KRYETARI: Shkojmë në votim.

Amendamenti 23, i Komisionit Funksional. Votojmë tash!

Page 45: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

45

Me 62 vota për, 10 kundër, 3 abstenime, miratohet amendamenti 23, i propozuar nga

Komisioni Funksional.

Amendamenti 24.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 25.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 26.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 27.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 28.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 29.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 30 - Propozim i deputetit Ardian Gjini, pa përkrahjen e Komisionit

Funksional.

Deputet, e ke fjalën. Dëgjoni, e mos thoni pastaj se nuk po di çka të votoj!

ARDIAN GJINI: Faleminderit!

Po më duket që për këtë amendament pata nevojë të dal karshi deputetëve. Fillimisht

mendoj se ky ligj nuk është ligj, për atë sesa është i dëmshëm duhani. Mendoj se nuk ka

individë në këtë sallë që nuk e dinë se cilat janë dëmet të cilat i shkakton duhani, por ne

nuk po bëjmë ligj për dëmet, ne po bëjmë ligj për tregtim dhe për shfrytëzim. Domethënë,

e dini cili është ligji.

Tani, ne të gjithë e kemi të qartë që duhet ndërmarrë masa për ta parandaluar krijimin e

duhanxhinjve të rinj. Shumë prej nesh këtu kemi fëmijë dhe e dimë goxha mirë, disa janë

më të rinj, por shumë nga ne kemi fëmijë dhe e dimë se çka do të thotë ekspozimi ndaj

tymit, e asnjëri prej nesh nuk kemi qejf t‟i shohim fëmijët tanë duke pirë duhan. Të jemi

të qartë në këtë temë. Por, ne jemi Kuvend dhe bëjmë ligje, të cilat shkojnë përtej asaj që

kemi - pak më mirë, por që nuk shndërrohen edhe një herë po ju them në „lex

imperfekta‟, ligje të cilat nuk mund të zbatohen, se efekti i punës që e bëjnë është zero.

Nëse një ligj, që ne e bëjmë, nuk zbatohet hiç, cili është efekti i gjithë punës që e bën

Kuvendi dhe ajo që kemi provuar ta bëjmë nuk ka të bëjë me duhanxhinj, nuk ka të bëjmë

me kompani, nuk ka të bëjë me njerëz që shesin duhan. Ka të bëjë me ndërtimin e një

ligji, i cili implementohet në momentin që aprovohet, dhe kjo çfarë kam bërë unë - nuk ka

lidhje me asgjë tjetër. Edhe një herë po ju them - nuk ka lidhje me duhanxhinj, nuk ka

Page 46: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

46

lidhje me tregtarë, nuk ka lidhje me kompani. Ka lidhje me ndërtimin e një ligji që

funksionon, dhe po jua jap disa elemente.

U përmendën vendet e Unionit Evropian. Shumica dërmuese e vendeve të Unionit

Evropian kanë ligje që e kufizojnë përdorimin e duhanit, shumica dërmuese, për të mos

thënë të gjitha. Vetëm disa, pakicë, kanë ligje që e ndalojnë plotësisht. Ju dilni dhe

shiheni se si është e rregulluar në vendet e ndryshme të Unionit Evropian dhe nuk është e

drejtë të thuhet se është normë, ose është AKI për ta ndaluar. Nuk ka ligj evropian që i

detyron të gjitha vendet të sillen njëjtë sa i përket duhanit.

Ky amendamenti i fundit është një propozim ndryshe prej propozimeve tjera. Ne e kemi

parë që nuk ka funksionuar ndarja fizike nëpër bare dhe restorante, ose ndarja jo fizike,

ndarja në zona. Nuk ka funksionuar në ligjin aktual për shkak se tymi i duhanit është

shpërndarë gjithandej dhe nuk është respektuar. Domethënë nuk ka funksionuar dhe të

gjithë e kemi të qartë dhe është e vërtetë se Qeveria dhe Kuvendi duhet të bëjnë diçka

ndryshe.

Tani, modeli i cili shfrytëzohet në shumicën e vendeve të Unionit Evropian, mund të ju

sjell materiale, është se baret, restorantet dhe klubet e natës deklarohen nëse janë zona ku

pihet duhani apo jo, e nëse deklarohen se janë zona ku pihet duhani dhe e shënojnë qartë

se në ato zona pihet duhani, i paguajnë shtetit taksa shtesë. Tani janë dy metoda për ta

ulur konsumin e duhanit, të cilat janë përdorur në botë. Metoda e parë është ndalimi, i cili

zakonisht nuk ka funksionuar dhe metoda e dytë është ngritja e çmimit të duhanit. Ngritja

e çmimit të duhanit në Kosovë ballafaqohet me një problem, ose ideja e ngritjes së

çmimit ballafaqohet me një problem dhe ai problem është se kemi kufij porozë. Nëse ne e

rritim akcizën shumë, na rritet kontrabanda për shkak se duhet të shkojmë të balancuar

me vendet e rajonit. Nëse një vend tjetër e ka akcizën e ulët dhe produkti është i lirë,

ndërsa ne e rritim çmimin, duhani na hyn në kontrabandë. Ne e kemi provuar këtë,

prandaj e di.

Metoda e dytë është ta bëjmë të kushtueshëm, ose ta bëjmë gjest të kushtueshëm pirjen e

duhanit gjithkund ku është e mundshme dhe nëse në shkolla, në spitale, në institucione

publike ndalohet plotësisht, dhe duhet të ndalohet, bile edhe nëpër oborre të shkollave,

atëherë vendet e posaçme, janë baret dhe restorante, e në të cilat ne kemi mundësi ta

bëjmë më të kushtueshme pirjen e duhanit. Dhe nëse vendosim taksa shtesë në ato zona

ku pihet duhani, me siguri se edhe shërbimet në ato restorante do të jenë më të shtrenjta

dhe njerëzit do të kenë mundësi që të zgjedhin ndërmjet vendeve ku pihet duhani dhe ku

nuk pihet duhani, dhe ata që nuk duan t‟i ekspozohen kanë mundësi të mos jenë kurrë aty.

Kjo është ajo çka propozohet këtu, që të lejohet që baret, restorantet dhe klubet e natës të

deklarohen dhe në rast se deklarohen paguajnë taksa shtesë. Kjo e sjell edhe një

benificion tjetër, se nëse në një vend ku është e ndaluar, lejohet tymosja, atëherë shkelësi

i bën dy shkelje, fillimisht e shkel Ligjin për duhanin, e pastaj edhe i vjedh taksat e shtetit

të Kosovës. Do të thotë, edhe kjo provon ta bëjë një ligj, i cili mund të implementohet, që

të mos shndërrohet në „lex imperfekta‟. Mendoj se komisionet po e bëjnë punën e vet.

Page 47: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

47

Komisioni për Shëndetësi e ka kryer punën e vet. Kam qenë i pranishëm te ata. Mendoj

se është punë e mirë, por mendoj se Kuvendi duhet të sillet politikisht le ta shohë pamjen

e madhe të Kosovës, e të mos shndërrohen komisionet në grupe të interesit, ose të

bindjeve të veçanta.

Unë mendoj se u desh të dal para jush, sepse ky është njëri ndër amendamentet kryesore.

Sidoqoftë, as nuk shkatërrohet bota, e as nuk ndreqet bota, u votua apo nuk u votua ky

amendament. Mirëpo, ajo që do të ndodhë është se nëse nuk votohet, ne do të

ballafaqohemi me një situatë tepër të qartë të shkeljes masive të ligjit në krejt Kosovën,

për shkak se nuk besoj se dikush prej jush do të thirrni njerëz në dasmë, shembull ta

marrim, dhe t‟ua ndaloni dasmorëve të pinë duhan. Ju e dini vetë që nuk mundeni, por

duhet pasur zona ku lejohet dhe për atë pirje të duhanit paguhet taksë shtesë.

Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetar i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Buzhala.

BERAT BUZHALA: Logjika e diskutimit të zotit Gjini ishte që nëse e aprovojmë këtë

ligj, pa amendamentin e tij, nuk do të respektohet ligji. Unë nuk mendoj se kjo logjikë

duhet të funksionojë. Mendoj që Kosova është vendi ku më së shumti ka njerëz që vdesin

në rajon nga kanceri. Mendoj se Kosova është vendi në rajon me më së shumti sëmundje

të zemrës. Mendoj që statistikat në Bashkimin Evropian, që vendet që e kanë ndaluar

komplet pirjen e duhanit tregojnë se ka rënë numri i duhanpirësve, prandaj nuk mendoj

që duhet nisur prej logjikës se nuk do të respektohet. Mendoj që gjasat janë më të mëdha

të mos respektohet nëse ndalohet në një pjesë e lokaleve, sepse mandej krijohet hapësira

për korruptim të inspektorëve dhe gjithë hierarkisë, prandaj është shumë ma thjeshtë dhe

shumë më e avancuar dhe me më shumë benifit për të gjithë qytetarët që pirja e duhanit të

ndalohet komplet në hapësirat publike.

KRYESUESI: Faleminderit! Replikë, zoti Gjini.

ARDIAN GJINI: Krejt çka pati logjikë, unë e thashë në foltore, e nuk kam nevojë të

parafrazohem. Po ju them që jo për shkak se unë po them që nuk respektohet ligji, por ma

merr mendja që edhe ata që po kërkojnë të votohet kështu e dinë që nuk do të

respektohet, dhe arsyeja pse nuk ka reagim të publikut, të atyre njerëzve që e tregtojnë,

dhe e restoranteve, është ekzakt për faktin se as që janë kah lodhen se a po bëhet ky ligj

apo jo, dhe ajo që po provoj të bëj unë, është t‟ua bëjmë më të zorshme për ta thyer ligjin,

për shkak se nëse janë duke e thyer Ligjin e duhanit, do t‟i vjedhin edhe taksat e shtetit.

Dhe nëse inspektorët e shëndetësisë do të korruptohen, Administrata tatimore mezi do të

presë t‟ua marrë paratë.

Domethënë, bëjeni dallimin - nuk ka të bëjë me duhanxhinj, nuk ka të bëjë me grupet e

interesit. Ka të bëjë me atë se a do të kemi mundësi për ta implementuar, a jo.

Faleminderit!

Page 48: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

48

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Kelmendi e ka fjalën.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryesues!

Të nderuar ministra,

Të nderuar deputetë,

Arsyeja pse dola është desha ta jap edhe një sqarim shtesë, pikërisht te ky nen, i cili

paraqet themelin e këtij projektligji. Të mos harrojmë se ky nen, që ka ardhur nga

Ministria e Shëndetësisë, ka qenë edhe ndër rekomandimet e Komisionit për Shëndetësi

vitin e kaluar, ngase ne si komision e kemi monitoruar Ligjin për duhanin në Kosovë, dhe

ndër mangësitë kryesore të këtij projektligji ka qenë moszbatimi në praktikë i tij. Pse nuk

është zbatuar, pikërisht ajo që u përmend deri tash - mungesa e ndarjes - nuk ka

funksionuar.

Prandaj, neni i tillë, i cili parasheh se duhet të ndalohet tërësisht prija e duhanit në

ambiente të mbyllura, është mënyra më e lehtë edhe për Inspektoratin, edhe për

funksionet e shtetit që të detektojnë në një institucion nëse pihet apo nuk pihet duhani. Do

të thotë, në këtë formë që ka ardhur prej Ministrisë së Shëndetësisë, i mbështetur në

mënyrë unanime nga Komisioni për Shëndetësi, është një ligj shumë praktik dhe shumë

lehtë të detektohet Inspektorati, e para.

E dyta, desha ta përgëzoj deputetin Buzhala për qëndrimet korrekte dhe parimore, edhe

pse nuk ka qenë asnjëherë në mbledhjet e Komisionit për Shëndetësi, por me fjalimin e tij

dëshmoj sikur të ishte vazhdimisht, ashtu kanë qenë edhe arsyetimet tona. Unë nuk besoj

se ndonjë deputet në Komisionin Funksional për Shëndetësi, i cilitdo qoftë grup

parlamentar, i ka mbrojtur interesat e ndonjë kompanie. Përkundrazi, ata e ka mbrojtur

interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, e kanë mbrojtur shëndetin e qytetarëve

të Republikës së Kosovës dhe një nen i tillë, përveç që i mbron konsumuesit të duhanit, e

ndihmon Inspektoratin e Kosovës që të detektojë kur shkelet ligji dhe shumë më lehtë ta

zbatojë në praktikë këtë Projektligj. Unë i ftoj deputetët që ta mbështetin këtë nen dhe të

votojnë kundër amendamentit 30. Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Sahatqija e ka fjalën.

TEUTA SAHATQIJA: Faleminderit, zoti kryesues!

Mendoj se shumë herë dëgjuam „lex imperfekta‟, por është dashur të flitet për „vi

imperfekta‟, për jetën imperfekte, e cila do të krijohet për të gjithë ata që nuk e pinë

duhanin, duke i mbrojtur bizneset e tjera. Mendoj se ky amendament nuk është

amendament që duhet të votohet. Duhet të votohet këtij amendamenti, sepse rrezikohet

shëndeti i njerëzve. Ne që nuk jemi shumë të rinj, na kujtohet që edhe nëpër autobusë

përpara është pirë duhani, edhe nëpër aeroplanë është pirë duhani. Paramendo, të thuhet

gjysma e autobusit mund të pijë, e gjysma nuk mund të pijë. Vetëm ndalesa e plotë ka

sjellë deri te një jetë normale për ata njerëz, të cilët nuk pinë. Sot nuk pihet as në autobus,

nuk pihet as në aeroplan. Ndalesa e plotë ka krijuar mënyrë, ka krijuar hapësirë për një

jetë normale për ata që nuk pinë duhan.

Page 49: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

49

Prandaj, unë mendoj se duhet të votohet ligji dhe të mos krijohet hapësira në të cilën do të

krijohet në jetë imperfekte për njerëzit e tjerë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Gjini, replikë.

ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Vetëm sa për sqarim. Unë zakonisht jam tepër i saktë kur flas, ndoshta sot më ka ikur

diçka. Amendamenti që e kam propozuar unë nuk propozon në gjysmën të pihet, e në

gjysmën jo. Të jemi të qartë! E ndalon aty ku është e ndaluar krejt. Edhe unë thashë që

nuk ka funksionuar ligji kur gjysma është hapësirë e duhanxhinjve, e gjysma jo. Këtë që

po e bëj tash, vetëm të jemi të qartë - çka po propozojmë, të mos ketë konfuzion çka po

votohet. Nuk e di pse pati nevojë me më thënë „nuk bën gjysma‟. Unë isha tepër i saktë

që nuk bën të ketë ndarje fizike dhe nuk bënë të ketë hapësirë, në të cilën diku pihet, e

diku nuk pihet. Faleminderit!

KRYESUESI: Unë besoj se mund të votojmë, ose të mos votojmë. Më shumë argumente,

veç sa paraqiteni për të thënë diçka. Megjithatë, unë po jua jap fjalën. Në radhë është zoti

Kurtan Kajtazi.

KURTAN KAJTAZI: Faleminderit, kryesues!

Përshëndetje ministra,

Unë mendoj që kur miratohet një ligj në Kosovë, ai duhet të zbatohet. Edhe praktika në

vendet e regjionit ka treguar se Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha objektet

hoteliere nuk është i zbatueshëm shumë në shumë vende të rajonit. Por, praktika në disa

vende evropiane që të lejohet në vende të veçanta hoteliere pirja e duhanit me leje

speciale, por edhe sigurisht edhe me pagë shtesë, atëherë qytetarët mund të zgjedhin aty

ku duhet të shkojnë, a pihet duhani apo jo dhe vendosin vetë për shëndetin e vet.

Nëse ne tentojmë ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve me këtë ligj, që po mendohet të

kalohet me këtë nen, atëherë ne do ta ndalim në tërësi shitjen e duhanit në Kosovë, nëse

mendojmë ashtu. Unë mendoj që kjo praktikë dhe propozimi i Ardian Gjini është i mirë,

që në mënyrë që të zbatohet ligji në tërësi në Kosovë, se përndryshe do të jetë i

pazbatueshëm. Jo pse unë jam duhanpirës, por unë e di që Shqipëria është munduar, e ka

ndalë në tërësi, por nuk ka mundur ta miratojë ligjin dhe sot nuk zbatohet askund atje.

Unë jam pro propozimit të deputetit Ardian Gjini dhe i lus deputetët që të votojnë që të

ketë hapësira, që qytetarët vendosin vetë a do të shkojnë atje ku pihet duhani, apo jo.

Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Nazane Breca e ka fjalën.

NAZANE BRECA: Faleminderit, kryesues!

Unë desha ta cek një gjë, në qoftë se ne fillojmë me paragjykime se nuk do të

implementohet, atëherë edhe për ligjet tjera mund të mendojmë ashtu dhe në start ta

ndërpresim, asgjë të mos punojmë, të mos e kalojmë asnjë projektligj, se për secilin

ekzistojnë sfidat e implementimit. Por, ligji është i implementueshëm dhe i mbron

joduhanpirësit. Duhanpirësit mund të pinë duhan sa të duan, por duhet ta mbrojnë

Page 50: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

50

shëndetin e joduhanpirësve, të adoleshentëve dhe të fëmijëve. Për këtë arsye, mendoj se

ky ligj është shumë i implementueshëm dhe i ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Bekim Haxhiu e ka fjalën

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar nënkryetar!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Mendoj që nuk do shumë koment zbatimi apo moszbatimi i këtij ligji për arsye se para

vetes e kemi pasur raportin e Komisionit për Shëndetësi në lidhje me zbatimin e ligjit

paraprak dhe ndarja në zona për pirjen e duhanit në bazë të ligjit paraprak ka dëshmuar se

është i paimplementueshëm dhe derisa Ligji për duhanin shkelet në Kuvendin e Kosovës,

nga ata të cilët e kanë votuar ligjin dhe në hapësirat e ndaluara në zona në Kuvendin e

Republikës së Kosovës konsumohet duhani, të jeni të bindur se edhe në këtë formën e

propozuar nga Komisioni dhe nga Ministria, posa ta votojmë këtë ligj, vetë deputetët në

hapësirat e bufesë do ta shkelin këtë ligj.

Prandaj, le të krijohet një ligj, i cili do të ketë zbatueshmëri. E kemi një propozim të

deputetit Ardian Gjini, i cili edhe do të kontribuojë edhe në taksa dhe mendoj se ne duhet

të bëjmë ligje, të cilat do të gjejnë zbatim në praktikë, e jo ligje të cilat do të jenë të

paimplementueshme praktikë, duke marrë parasysh edhe mentalitetin e qytetarëve tanë

dhe ndenjën për duhanin, derisa duhani deri në kohë të caktuar ka qenë edhe nder, edhe

respekt për t‟i dhënë tjetrit. Prandaj, mendoj që ne duhet të fokusohemi dhe ta votojmë

amendamentin e deputetit Gjini.

KRYESUESI: Zoti Ferati e ka fjalën.

SADRI FERATI: Faleminderit kryesues!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë

Ne po flasim për një ligj që ka dy qëllimet kryesore, të zvogëlojë përdorimin e duhanit

dhe të mbrojë shëndetin e joduhanxhinjve, mirëpo, duhet të kemi mirëkuptim, sepse që të

gjithë diskutuesit e kanë atë qëllim. Unë e kuptova zotin Gjini kur e tha se qasja është

pragmatike. Si të shkohet deri te rezultati, që po flasim dhe nuk duhet të thjeshtohet,

sepse po ta largojmë mendjen nga pirja e duhanit dhe të themi, çfarë Ligji kemi për

vrasjet. Themi shumë lehtë, ai që e vranë njeriun e dënojmë me vdekje edhe e kemi

zgjedhur problemin. Por, shoqëria ka treguar se nuk zgjidhen ashtu problemet, por duhet

të kemi një qasje, e cila na çon hap pas hapi deri në sukses të plotë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Zenun Pajaziti, një minutë më shumë e ke.

ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Dëshiroj të flas vetëm shkurtimisht, meqenëse u tha këtu që ky ligj ky projektligj nuk ju

dedikohet duhanxhinjve, as grupeve të interesit, e tjerë, dëshiroj të theksoj që pikërisht

Page 51: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

51

duhanxhinjve, pikërisht joduhanxhinjve edhe grupeve të interesit, për të gjithë ka ndikim

ky projektligj.

Kompanitë më të mëdha, për të cilat kam respekt, i ndihmojnë edhe ekonomisë së tregut,

Buxhetit të Kosovës edhe xhepit të qytetarëve ndoshta, po ato kanë lobuar shumë, bile më

shumë duke i vajtuar tregtarët e vegjël. Ju mendoni më mirë, pse, për të hyrë disa prej

amendamenteve në këtë projektligj.

Jam kundër, mendoj që dokumenti bazë i projektligjit i ardhur nga Qeveria është i bazuar

në direktivat e BE-së dhe kërkoj edhe nga të tjerët që ta votojnë draftin, propozimin e

Qeverisë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryesues!

Unë nuk e mora fjalën për të treguar se jam joduhanpirës, sepse u krijua këtu një bllok i

atyre që e pinë duhanin dhe i atyre që nuk e pinë duhanin, por sido që të jetë është mirë

që të shikohet amendamenti i propozuar, sepse po flet krejt diçka tjetër nga ajo çka këtu

po thonë të tjerët. Domethënë, edhe propozimi i deputetit Gjini thotë që ata që pinë duhan

kanë kushte specifike, taksa e të gjitha të tjerat, ndërsa këtu po flet dikush që është i

implementueshëm ose jo i implementueshëm dhe kjo logjikë, besoj që nuk duhet të

funksionojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, se atëherë mund të themi që edhe

Qeveria është e papërgjegjshme dhe ka sjell ligje të papërgjegjshme, të cilat nuk i

implementon.

Për këtë arsye unë kërkoj edhe fjalën që ta ketë edhe vetë ministri i Shëndetësisë dhe të

jetë kategorik, ta mbrojë atë amendamentin që të gjithë po thonë është jo i

implementueshëm. Dhe, nuk bën që të krijohet këtu logjika se çdo ligj që kalon prej

Kuvendit me sfida ose pa sfida, nuk do të implementohet. Nëse nuk implementohet, ata

janë shkelës të ligjit dhe duhet të sanksionohen.

Në propozimin e Ardianit janë sanksionet të cilat parashihen për mosrespektimin e kësaj

dispozite. Por, unë mendoj që shumica e qytetarëve të vendit e kanë arritur një kulturë që

të kemi sanksionim apo mbrojtje për ata që nuk e pinë duhanin dhe sanksionim për ata që

dëshirojnë ta pinë duhanin. Dhe, mendoj që kështu duhet të bisedohet e jo të krijohen

blloqet se kush e pi duhanin dhe kush s‟e pi, a pihet në Kuvend, a pihet mbas dere a pihet

në odë të burrave.

Dhe, ajo çka unë kërkoj është që të sqarohet qartë amendamenti i propozuar, por të

sqarohet qartë edhe implementimi i ligjit nga ministri apo amendamenti në fjalë.

Faleminderit shumë!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, nënkryetar!

Page 52: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

52

Po flasim shumë për mbrojtjen e të rinjve dhe mbrojtjen e duhanpirësve nga pirja e

duhanit. Unë mendoj se ajo nuk arrihet me një amendament, i cili është në këtë

projektligj, por ajo arrihet përmes edukimit shëndetësor. Dhe, këto debate po më duken të

tepërta, sepse nëse kushtëzohemi se me këtë ose një amendament, që propozuam më

herët, ndalohet pirja e duhanit, kjo nuk ka logjikë, sepse pirja e duhanit dhe për t‟i

ndaluar jo duhanpirësit dhe gjeneratat e reja për ta pirë duhanin, kjo mund të arrihet

vetëm me anë të edukimit shëndetësor e jo me ndonjë amendament dhe me sanksione.

KRYESUESI: Faleminderit! E ka fjalën zonja Berisha-Shala.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetar!

Edhe unë do të jap kontributin tim, sa i përket kësaj sfere.

Këtu dëgjuam komente prej më të ndryshmeve, madje u mor shembull si arsyetim, se ky

ligj është i paimplementueshëm, u mor edhe shembulli i Shqipërisë, që unë s‟kisha

dashur të marr shembuj të këqij. Duhet të shkojmë të marrim për shembull, shembujt të

Gjermanisë, atje edhe në rrugë është e ndaluar të pihet duhani, në qoftë se dikush e pi në

rrugë dhe e shkund cigaren në rrugë, ndëshkohet.

Prandaj, nuk mendoj që është i pazbatueshëm ky ligj, sepse ne duhet të bëjmë ligje dhe

përmes tyre të edukojmë njerëzit e sidomos gjeneratat e reja që vijnë, që të mos i

ekspozohen, se po përpiqemi të bëjmë ligje, t‟i përshtatemi ambientit ose rrethanave të

Kosovës, por gjithsesi ne jemi të përkushtuar, që të bëjmë ligje që janë në harmoni edhe

me standardet e Bashkimit Evropian dhe që të bëjmë ligje, që shkojnë në favor edhe të

ambientit, që edhe ky ligj është i tillë.

Dhe, unë mendoj se gjatë monitorimit që e ka bërë Komisionit se sa po zbatohet Ligji i

duhanit, ka vërejtur se ndarja e hapësirave nëpër lokale nuk e ka treguar efektin e duhur,

sepse ka qenë vetëm një mashtrim dhe unë mendoj që në qoftë se u ndalohet tërësisht do

të fillojmë ta bëjmë një edukim, ndoshta jo të vullnetshëm, po sidoqoftë, përderisa ky ligj

mbi të gjitha mbron joduhanpirësit, unë jam pro këtij ligji që i mbron joduhanpirësit dhe

ata që nuk mund të rrinë pa duhan, le të pinë nëpër hapësirat ku e rrezikojnë vetëm

vetveten dhe jo t‟i ekspozojnë edhe të tjerët, që nuk janë duhanpirës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E ka fjalën zoti Lutfi Haziri.

LUTFI HAZIRI: Faleminderit, zoti kryesues!

Po më duket se shumë e zgjatëm rreth këtij amendamenti, por në fakt pika 2 flet për

ndarje. Zoti Gjini tha: nuk po flas për ndarje, por pika 2 flet për ndarje. Pika 3 flet për

metra katrorë shtesë dhe pika 4, përkundër që e thërret Ministrinë e Financave dhe të

Shëndetësisë, ta caktojë e cakton vlerën e taksës shtesë, që thotë trefishi i 20 cigareve me

filtër.

Është shumë i qartë në kërkesa duke lejuar deklarim vullnetar. Vullnetarisht hotelet dhe

restorantet deklarohen a donë apo nuk donë ta mbajnë, kjo është problematike, për mua.

Po të ishte provizion kalimtar, i cili thuhet për 5 vjetët e para do të lejohet kështu, sepse

Page 53: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

53

Kosova është një popullatë duhanpirëse dhe arsyetohet në mënyrën tjetër unë do të isha

në qejf, por në këtë mënyrë të organizimit, ky amendament është i paqëndrueshëm, sepse

krejt arsyetimi është frika se nuk implementohet ligji. Por, nëse hyn ligji në fuqi duhet të

implementohet dhe të jetë i pakompromis dhe unë mendoj që vërtet kjo duhet të bjerë si

amendament dhe nuk bën të lejohet, sepse ne vetëm e vazhdojmë agoninë dhe lejojmë të

pihet duhani, kushdo qysh deklarohen, e krejt lokalet do të deklarohen që lejojnë hapësirë

të tillë.

Edhe një sqarim, ndoshta nga sponsori i këtij amendamenti, për sa është kjo vlerë, a është

për një muaj, a për një javë, a për një vit, si taksë shtesë, sepse këtu nuk është e qartë se

për sa vlen kjo?

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Fadil Demaku.

FADIL DEMAKU: Faleminderit, nënkryetar!

Të nderuar Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Normalisht, që u fol shumë rreth kësaj çështjeje nga shumë deputetë, por një diçka që

dëshiroj ta përsëris edhe unë, ndoshta nuk është formë e mirë, nuk është praktikë e mirë

që ne në Kuvend të themi se po bëjmë ligje të cilat nuk mund të zbatohen edhe nëse

përmenden arsye të ndryshme, sepse në këtë formë ne do të krijojmë një huti tek qytetarët

e ndershëm. Mirëpo, ndoshta në formë të pavetëdijshme ne mund ta krijojmë një hapësirë

të mjaftueshme për keqbërësit, për ata të cilët nuk iu konvenon që të implementohen

ligjet.

Pastaj, edhe një çështje tjetër, ne po marrim shembuj dhe krahasime me vendet

demokratike, të cilat kanë standarde të larta. Edhe ato, vite më parë kanë kaluar nëpër

vështirësi dhe problematika të tilla, por mendoj që forma funksionale ka qenë, sepse ata

kanë qenë rigoroz në bërjen e ligjeve të sakta dhe të cilat duhet të implementohen dhe

vetëm në këtë formë mund të ngrihemi edhe në nivelin e atyre vendeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Vjosa Osmani.

VJOSA OSMANI: Faleminderit, zoti kryesues!

Në radhë të parë desha të them, që në qoftë se nisemi prej logjikës që secili ligj që

miratohet në këtë Kuvend, duhet ta ketë si parakusht domosdoshmërisht implementimin e

tij të plotë në praktikë, atëherë Kuvendi nuk do të duhej të ekzistonte fare, sepse ne e

dimë që nuk ka asnjë ligj që e miratojmë këtu, që nuk ballafaqohet me sfida në praktikë,

sa i përket implementimit të vet.

Dhe, me gjithë respektin që kam me vendet fqinje, sidomos për Shqipërinë, unë mendoj

se vendet fqinje duhet t‟i marrim shembull vetëm kur ato paraqesin shembuj të mirë. Dhe,

rasti i Shqipërisë vërtet nuk paraqet shembull të mirë në këtë rast, por duhet t‟i marrim si

shembull shtetet tjera, të cilat në shumë raste, përkundër asaj që kanë, janë demokraci

liberale, gjithnjë kanë marrë për bazë masa sanksionuese për të edukuar qytetarët për

parandalimin dhe mos pirjen e duhanit.

Page 54: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

54

Prandaj, unë jam kundër këtij amendamenti dhe shpresoj që nuk do të kalojë.

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Deliu.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, kryesues!

Edhe unë do të lidhem me fjalën e zotit Haziri, për shkak se mendoj se ligji duhet të jetë i

implementueshëm dhe ajo që këtë ligj e bën të implementueshëm, natyrisht është edhe

rritja e sanksioneve dhe të krijohen edhe mekanizma, që këtë ligj e bëjnë të

implementueshëm, në të kundërtën të gjithë ata që janë duhanpirës pasivë do të jenë

kryesisht të atakuar nga ky ligj, sepse siç e dimë të gjithë ne, duhanpirësit pasivë janë më

të atakuar, se sa ata që janë duhanpirës.

Prandaj, kërkoj që një sqarim edhe më të plotë nga ministri për çështjen në fjalë dhe

mendoj, që edhe unë jam kundër këtij amendamenti të zotit Gjini.

KRYESUESI: Fjalën e ka zoti Shaip Muja.

SHAIP MUJA: Po zoti kryesues, unë ju falënderoj!

Unë jam shumë i kënaqur për disa që po angazhohen për ruajtjen e shëndetit të popullatës

dhe unë i bashkëngjitëm dhe angazhohem edhe praktikisht.

Unë në këtë foltore kam ngritur për disa kontingjente më të rënda se sa duhani që e

dëmtojnë popullin e Kosovës dhe asnjëherë nuk kam marrë solidarizim të tillë. Në

Evropë janë realizuar detyrat me radhë, nuk janë realizuar pa radhë. Në Evropë nuk merr

raport nga Komiteti i Energjetikës, që sulfuri në naftën e Republikën e Kosovës është 150

herë më i lartë se sa në Evropë, kjo është zgjidhur. Në Evropë nuk flitet për filtrat e KEK-

ut edhe të Sharr-Cemit edhe të Ferronikelit dhe për këto nuk është ngritur edhe përkundër

kërkesave, që kam kërkuar që në masë të mbrohet popullata, nuk është ngritur asnjë

Komision.

Unë mendoj dhe jam prapë dakord, që nëse masat restriktive të ndarjes së ambientit, të

lokalizimit të ambienteve, ne dalim në Evropë, disa po flasin këtu, që siç duket nuk kanë

qenë në Evropë asnjëherë. Edhe për ata duhet Evropa të na japin MSA-në më shpejtë.

Unë nuk e kam atë restrikcion fatmirësisht, mirëpo nuk është e vërtetë ajo që merret si

shembull.

Unë kam qenë në Francë, s‟i ka një muaj ditë, edhe në dyqanin ku shiten ushqimet, ka

cigare. Kam qenë...

(Ndërhyrje)

Shiten cigaret edhe në dyqanin e ushqimeve. Nëse doni, edhe në Chans de Lise që është,

shiten cigaret, mirëpo ne po themi, që inspektorati i cili është i paaftë, ne po tregojmë një

diçka që hajde po bëjmë ne ligj dhe inspektorati nuk do të punojë. Nuk është e thënë që të

ketë vetëm inspektorat Ministria e Shëndetësisë, por duhet të kenë disa sektorë, edhe

Page 55: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

55

policia duhet të ketë, po duhet të kenë edhe disa sektorë të tjerë, të cilët kanë të drejtë

shqiptimin e gjobës dhe gjobimin edhe të restorantit ose të ambientit ku pihet cigarja.

Ndërsa, nëse bëhet restriktimi shumë ilegal i kësaj pune, ne e dimë dhe do t‟i favorizojmë

vetëm kontrabandistët dhe do të shthuret tregu komplet dhe do të shihet vetvetiu nga

Ministria e Financave dhe nga të tjerët dhe te deklarimet. Ka shumë ligje, të cilat ne i

kemi aprovuar këtu dhe nuk janë duke u implementuar dhe unë mendoj që restrikcionet e

tilla nuk mund të gjejnë aprovim, aplikim. Mirëpo, nëse merret si problem multidisiplinar

edhe me ministritë tjera, që të angazhohen në përditshmëri, jo të thuhet ne s‟kemi

inspektorat, nuk mund ta ndalojmë. Mund ta ndalojë edhe një polic, i cili e sheh për

shembull, në një lokal që është duke u pirë dhe ta ketë si të drejtë shqiptimin e një gjobe

të tillë, siç i shqipton edhe për makinat. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Ganimete Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuar Kabinet Qeveritar,

Kolege dhe kolegë deputetë,

Fillimisht dua të them që jam pro projektligjit dhe kundër amendamentit të propozuar dhe

ftoj edhe deputetët tjerë, që të mos e votojnë këtë amendament.

Flitet këtu për taksa shtesë dhe unë kisha dashur veç një pyetje ta bëj, a ka taksë që

ekziston e që e paguan shëndetin e dëmtuar të qytetarit të Republikës së Kosovës?

Konsideroj që jo.

Prandaj, kur kemi parasysh shëndetin e qytetarit të Kosovës, shëndetin tonë personal,

mendoj që nuk duhet shumë të diskutohet dhe më duket paksa e kotë gjithë ky debat, që u

zhvillua sot, se a duhet apo nuk duhet lejuar pirja e duhanit në ambiente të mbyllura?

Ne e dimë shumë mirë që në shtëpitë tona ku jetojmë, nuk e aplikojmë pirjen e duhanit,

por përdorim ballkonet tona, ose thjesht ambientet e hapura për të konsumuar duhan. Po

flitet shumë se ky ligj nuk do të jetë i implementueshëm dhe edhe ky fakt më befason nga

deputetët në fjalë, sepse nëse kishim paraparë implementimin e 100%-të të gjitha ligjeve

që dalin nga Kuvendi, atëherë pse do të ekzistonte organi mbikëqyrës ose mekanizmat

mbikëqyrës dhe kontrollues për implementimin e ligjeve në Kosovë?

Prandaj, edhe njëherë duke i marrë këto dy gjëra ose dy arsye për bazë, kisha ftuar të

gjithë deputetët, që të mos e votojnë amendamentin e propozuar.

KRYESUESI: Faleminderit! Unë desha të replikoj me Shaipin, nëse më lejohet jashtë

rendit të ditës. Ti e di, që Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë ka të licencuara disa

kompani për kontrollin e naftës e në këtë rast edhe të sulfurit të naftës. Në qoftë se atje

janë prodhuar vazhdimisht letra dhe nuk është bërë kontrolli, ne si deputetë nuk kemi faj.

Pra, do të duhej dhënë mesazhin që kjo çështje të rregullohet më mirë me ligj dhe të

shihet se kush po e kontrollon naftën dhe a po e kontrollon mirë dhe a po e kontrollojnë

naftën që është në cisternë apo në bidon që e çojnë?

Page 56: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

56

E dyta, për cigare. Ne të gjithë kemi dalë në Evropë shumica këtu dhe shumica edhe me

paret e buxhetit këtu dhe e dimë si funksionon Evropa, e dimë si funksionon Amerika. Në

Amerikë kur kemi qenë në një konferencë njëherë, rreth një tryeze, një referim i një

padroni të një kompanie shumë të madhe, tha që në kompaninë tonë është e ndaluar të

punësohet dikush që s‟e pinë duhanin. Pra, krejt ishin duhanxhinjë.

Në Evropë ka pasur një proces transitor të ndarjes së lokalit në duhanpirës dhe

joduhanpirës. Më vonë janë ndërtuar kabinat e duhanpirjes dhe tani në asnjë lokal nuk

pihet asnjë cigare.

(Ndërhyrje: pihet, pihet.)

Jo, kurrkund. Objektet publike kanë kabinat e veta ku pihen cigare. Jam plotësisht

dakord, që në qoftë se lokali e ka atë të mbyllur dhe nuk i pengon këta që s‟pinë duhan, e

ka të lajmëruar dhe ndoshta paguan edhe taksë, megjithatë unë e mbylli diskutimin këtu,

duke ia dhënë fjalën përfundimtare zotit Gjini dhe pastaj ministrit. Nuk ka më. Zoti Gjini

e ka fjalën.

ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Para se të vazhdoj me këtë fjalë, vetëm po i thërras deputetët, shumica dërmuese kanë I-

phona, I-pada, le të shkojnë në google dhe le të lypin “smoking in Germany te Der

shpiegel”, meqenëse u përmend Gjermania këtu dhe po ju lexoj vetëm fjalinë e fundit të

raportit, po e përkthej prej anglishtes, se cila thotë se “ndalimi i pirjes së duhanit nëpër

bare dhe restorante shumë dobët po monitorohet dhe autoritetet nuk po mbërrijnë t‟i

kontrollojnë fare, që sugjeron se duhet të ndërrohet ligji, në një shtet që u

përmend këtu, në Gjermani, përderisa në vendet tjera të Unionit Evropian, unë nuk i

përmendi vendet kurrë, zakonisht kam kujdes prej foltores e as prej këtu mos të përmendi

vende tjera, por sot po më detyroni, në Austri lejohet në ato vende ku është e lejuar, që

lejohet, ka bare që paguajnë taksë shtesë, në Çeki, në Zvicër edhe pse nuk është në Union

Evropian, e në shumë vende tjera, e mos e bëni normë, se nuk është normë.

Sidoqoftë, ligji votohet ose nuk votohet sot, por të thuhet diçka që nuk është, është

gabim. Të përmenden vendet më të zhvilluara të Unionit Evropian dhe të shohim që edhe

atje po kanë problem me implementim të ligjit edhe me thënë këtu çka po flisni ju, qysh

nuk implementohet, po më duket që Kuvendi nuk po tregohet i pjekur për këtë debat. E

ne, mund ta votojmë ligjin dhe është krejt në rregull, kurrgjë personale nuk ka, as nuk e

pengon votimi, as nuk e pengon të mos pijë duhan ku nuk pihet, as nuk e pengon kur pinë

të tjerët, njerëzit kanë punët e veta, fëmijët e mi nuk i lë ku ka duhan. Ama, mos thoni

sende që nuk janë edhe të shkaktoni tollovitje këtu, të kujtojnë njerëzit që çka apo bëjmë

ne, krejt bota qenka perfekt veç na çka jem kah i bëjmë vetes. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka ministri Ferid Agani.

MINISTRI FERID AGANI: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuar deputetë,

Page 57: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

57

Unë ju falënderoj për këtë debat përmbajtjesor e veçanërisht e falënderoj Komisionin

Funksional, i cili në periudhën e kaluar e ka treguar një shkallë të lartë të përkushtimit, në

elaborimin e çdo neni të këtij ligji tejet me rëndësi për shëndetin publik të popullatës

sonë.

Me qëllim po e përmendi shëndeti publik, sepse është një kategori e cila për Ministrinë e

Shëndetësisë paraqet një rëndësi të veçantë dhe të gjithë pajtohemi këtu në këtë Kuvend,

unë jam i bindur, asnjë deputet nuk është kundër asaj se gjithmonë është më lirë që të

parandalojmë se sa të shërojmë dhe në këtë aspekt, votimi kundër këtij amendamenti

është kontribut i drejtpërdrejtë për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës.

Nuk po dua të hyj të shpjegoj më detalisht se ku zbatohet, ku nuk zbatohet, në cilat shtete,

kjo është elaboruar shumë qartë gjatë procesit të kaluar, dëgjimeve publike, shumë

emisioneve ku është trajtuar kjo temë.

Unë dua vetëm të jem praktikë dhe të flas vetëm për amendamentin. Amendamenti i zotit

Gjinit është variant i ligjit ekzistues, e kërkon ndarjen e hapësirave, prapë. Konkretisht

thuhet, po e lexoj, paragrafi 2 i amendamentit: “nëse duhan-pirja lejohet vetëm në një

pjesë të caktuar, ajo pjesë duhet të jetë e ndarë fizikisht nga pjesa tjetër e hapësirës”. Pra,

kërkohet prapë ndarja. Ndarja nuk ka funksionuar në periudhën e deritanishme. E ka bërë

ligjin aktual të paimplementueshëm.

Prandaj, unë me përgjegjësi të plotë e them se ky ligj është plotësisht i zbatueshëm. Ky

ligj është i mbikëqyrur në aspektin multidisiplinar. E kemi të paraparë Këshillin

Ndërministror në nenin 13, i cili do të monitorojë zbatimin e ligjit.

Është e paraparë me nenin 19, cilat janë organet për zbatimin dhe mbikëqyrjen e

ekzekutimit, ku janë të përfshira të gjitha inspektoratet, jo vetëm i shëndetësisë, ndërsa,

neni 20 edhe vetë ekzekutimin e këtij ligji.

Prandaj, unë ju lutem, që të jemi në nivel të përgjegjësisë, ta shënojmë një lëvizje përpara

sa i përket kujdesit tonë ndaj kujdesit publik dhe t‟i jepni mundësi Ministrisë së

Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve të vendit, të dëshmojnë se janë të afta ta

zbatojnë këtë ligj me përpikëri, ashtu qysh e kanë zbatuar shumë shtete tjera deri më tani.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Konstatoj që s‟ka tjera diskutime. E hedh në votim

amendamentin 30, propozim i deputetit Ardian Gjini, pa përkrahjen e Komisionit

Funksional. Votojmë tash!

Në sallë janë 91 deputetë.

Konstatoj që me 47 kundër, 4 abstenime, 28 vota për, nuk miratohet amendamenti 30.

Amendamenti 31.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Page 58: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

58

Amendamenti 32.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 33.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 34.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 35.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 36.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 37.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Amendamenti 38.

Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

Votojmë tekstin e Projektligjit në tërësi me amendamentet e propozuara. Në sallë janë 88

deputetë. Përgatitemi për votim dhe votojmë tani.

Konstatoj se me 71 vota për, 2 abstenime, asnjë votë kundër, Kuvendi miratoi Ligjin për

kontrollin e duhanit.

Pika e pestë e rendit të ditës:

5. Interpelancë e ministrit të Punëve të Brendshme, zotit Bajram Rexhepi, sipas

kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje" lidhur me dyshimet për

keqpërdorimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë kontratën e

pasaportave biometrike me kompaninë austriake OeSD

Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” në bazë të nenit 44 të Rregullores së

Kuvendit ka parashtruar kërkesë për të ftuar në interpelancë ministrin e Punëve të

Brendshme zotin Bajram Rexhepi lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë që

ai drejton dhe kontratën e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OeSD.

Ju njoftoj, që në bazë të Rregullores së Kuvendit interpelanca mund të zgjasë deri në 3

orë. Përfaqësuesi i interpelancës mban të drejtën e debatit në kohëzgjatje deri në 10

minuta dhe në përmbyllje të debatit deri në 5 minuta, neni 44, pika 7 e Rregullores së

Kuvendit.

Në bazë të nenit 44, pika 8 e Rregullores së Kuvendit, ministri Bajram Rexhepi paraqet

dhe arsyeton qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e shtruar në interpelancë në

Page 59: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

59

kohëzgjatje prej 15 minutave. Koha e ndarë për diskutim sipas grupeve parlamentare dhe

deputetëve në grupin parlamentar është si vijon:

- Grupi Parlamentar i PDK-së ka 34 deputetë dhe 50 minuta, minus 8 minuta për

kryeministrin, barazi 44 minuta,

- Grupi Parlamentar i LDK-së 27 deputetë, 40 minuta,

- Grupi Parlamentar Vetëvendosje 12 deputetë, 18 minuta,

- Grupi i AAK-së 12 deputetë, 18 minuta,

- Grupi Parlamentar Koalicioni Kosova e Re, 9 deputetë, 13 minuta,

- SLS-ja 11 deputetë, 16 minuta,

- “6+”, 6 deputetë, 9 minuta,

- Deputetët pa grup parlamentar deri në 2 minuta i kanë gjithsej 16 minuta.

Ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në cilësinë e

propozuesit të interpelancës, zotin Rexhep Selimin që ta marrë fjalën. Fjala juaj është 10

minuta.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryesues!

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka thirrur në interpelancë ministrin e

Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin lidhur me keqpërdorimet, që kanë ndodhur në

Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë drejtimit të tij.

Kjo Qeveri është qeveria më e korruptuara pas luftës. Në këtë Qeveri Ministria e Punëve

të Brendshme është Ministria më e korruptuar e kësaj Qeverie.

Interpelanca e sotme krijon një mundësi të mirë, që korrupsioni të goditet në vendin e

krimit, në zonën e krimit, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kur ka aq shumë korrupsion në një institucion, që duhej ta luftonte korrupsionin, edhe

vetë fjala korrupsion bëhet e pamjaftueshme. Në vargun e gjatë të skandaleve jemi të

përqendruar në njërin nga ato skandale, që nuk ngel i fundit, e që ka të bëjë me kontratën

e furnizimit të pasaportave elektronike, respektivisht me korrupsionin në kontratën e

Ministrisë së Punëve të Brendshme me Österreichische Staatsdruckerei, me vlerë prej 14

milionë e 127 mijë e 003 euro e 24 centë, ku mbi 1,4 milion përfunduan në duart e

qeveritarëve si ryshfet, që i bie fiks 10% e vlerës së tenderit.

Në nëntor të vitit 2012 u bë e ditur se Ministria e Punëve të Brendshme kishte paguar 1,4

milionë e më shumë euro në llogarinë e shtetases gjermane Natali Velijaj, në emër të

kontratës me kompaninë austriake OeSD, të cilat ajo më pastaj nuk i kishte dërguar tek

kompania austriake. Në prokurori zonja Velijaj deklaroi se ato 1,4 milionë ishin të

destinuara për zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë, si ryshfet

për ta fituar kontratën.

Përveç dëmeve të tjera, duke dëmtuar procesin e prodhimit të pasaportave biometrike,

Qeveria ka dëmtuar seriozisht procesin e liberalizimit të vizave me shtetet e Shengenit,

Page 60: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

60

ku një prej kushteve kryesore është pikërisht ofrimi i pasaportave biometrike. Dy muaj

pas publikimit të skandalit është shkëputur kontrata me kompaninë austriake OeSD.

E ky skandal pasoi pas një varg skandalesh, si ai i 25 korrikut 2011, ku ministri e

kryeministri, “përgatisnin planin operativ e në telefonat e tyre përgjoheshin nga

ndërkombëtarët”. Aksioni në veri, vrasja e Enver Zymberit rezultoi me humbjen e një jete

njeriu dhe me humbjen e kontrollit në veri të vendit.

Më 6 tetor 2011 u bastis nga EULEX-i Ministria e Punëve të Brendshme, kur u arrestuan

punonjësit, arrestimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme për 1 milion euro

keqpërdorim me tenderët e municioneve.

Pra, tenderi të cilin ne e denoncojmë sot nuk mbeti i vetëm, për shkak se më 14 janar

2012 dhuna policore ndaj protestuesve të “Vetëvendosjes” në Merdar dhe te Dheu i

Bardhë kaloi përmasat e dhunës brutale e për këtë nuk ndodhi asnjë i pushuar nga detyra.

Më 1 prill 2012 policët kosovarë, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri u arrestuan nga

xhandarmëria serbe, në mëngjesin e asaj dite policët u arrestuan, siç thotë edhe Ministria

e Punëve të Brendshme, 130 metra brenda kufirit të Kosovës. Po ashtu, më 7 prill 2012

vritet Selver Haradinaj. Më 8 prill 2012 sulmohen policët, patrulla e vendosur në një

kioskë në një nga lagjet e pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës e më 9 prill, ministri

Rexhepi deklaron:” shpërthimi në Mitrovicë qenka një dorë profesionisti”. Po ashtu

deklaroi më vonë se Selverin nuk e kanë vrarë serbët dhe kurrë nuk tha se kush e ka vrarë

atë pra.

Më 5 maj 2012 hetohen zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti

Antikorrupsion i Policisë së Kosovës ka kërkuar informata për udhëtimin jashtë vendit të

4 zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë

keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Më 16 maj 2012, Ministria e Punëve të Brendshme falsifikoi edhe ditëlindjet. Ndryshimet

e datëlindjeve dhe statuseve pensionale nga një komision i Ministrisë së Punëve të

Brendshme, në mënyrë kundërligjore kanë bërë që Misioni i Bashkimit Evropian për

forcimin e ligjit në Kosovë të nisë hetimet lidhur me këtë shkelje.

Ju kujtoj se korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara të bëhen vetëm me

vendim gjyqësor të formës së prerë, apo me vendim të lëshuar nga Zyra e Gjendjes

Civile, thuhet në pikën e parë të nenit 23 të Ligjit për gjendjen civile.

Më 5 qershor 2012, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arrestime sërish. Në

Ministrinë e Punëve të Brendshme është arrestuar një zyrtar për marrje ryshfeti në

procesin e riatdhesimit, në ndërkohë Ministria pranon se ka dështuar procesi i

riatdhesimit.

Page 61: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

61

Më 26 qershor 2012, në kohën e Vidovdanit serb bllokohet kufiri, incidente ndaj policëve

në Merdar dhe më shumë se 6 policë janë lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në

Merdar, pasi një grup serbësh, të hyrë me autobusë nga Mitrovica Veriore janë depërtuar

në Merdar, të njëjtit mandej i kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Në mesin e policëve të

lënduar është edhe komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Podujevës.

Ka edhe ende. Korriku i vitit 2012, ministri aksidentohet në Tunelin e Kalimashit, këtë

nuk po e përmend.

Më 16 tetor 2012, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon skandalin me tenderët e

targave. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të “shpërblejë” me tenderë

kompanitë, që ofrojnë çmime më të larta. Tenderin për furnizim me targa për automjete

kjo ministri ia ka dhënë një kompanie, edhe pse ishte mbi 300 mijë euro më e lartë se sa

oferta tjetër, ashtu siç kishte vepruar edhe tri vjet më herët.

Më 17 tetor 2012 dhunë ndaj deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Bajram Rexhepi jep urdhra direkt operativ, dhunon verbalisht edhe Kuvendin e Kosovës

duke u kërcënuar se do të vazhdojë me urdhra të tjerë.

Më 22 tetor 2012, rreth 8 orë dhunë, gaz e lotsjellës, rreth 50 të arrestuar, rrahje të

deputetit Liburn Aliu, lëndime të ¾-ve të deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” e të

tjerë. Pra, në këtë dhunë mbeti e lënduar rënd edhe shtetasja gjermane, e cila akoma

gjendet në koma.

Pra, skandal pas skandali, erdhëm deri tek ai, që ashtu siç e kishin paralajmëruar, nuk

rezultoi i fundit, sepse edhe pas krejt atyre skandaleve, e sidomos pas atij të kontratës me

OeSD-në, që përfundoi me shkëputje kontrate, Ministria e Punëve të Brendshme u tregua

edhe më e guximshme në korrupsion duke e riprodhuar edhe skandalin tjetër të radhës,

atë të kontratës me GND për prodhimin e pasaportave elektronike e në pritje, si

paralajmërim mbetet edhe ai që do të pasojë në të ardhmen, që ka të bëjë me prodhimin e

ID-ve elektronike.

Pasi që ky korrupsion i radhës doli në dritë, Bajram Rexhepi si ministër, kishte tentuar të

shfajësojë veten duke shkarkuar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke aluduar se

kështu ishin ata që e morën ryshfetin dhe, se ai gjoja nuk paska ditur asgjë. Ministri u

involvua tashmë edhe në tentimin e fshehjes së fakteve para Prokurorisë.

Në ndërkohë, pati edhe ndërhyrje direkt në drejtësi e deri edhe në ndërhyrjen e mbrojtjes

së të akuzuarës, e cila tashmë nuk po guxon të flasë. Sot në këtë interpelancë, Kuvendi i

Kosovës e ka rastin, që duke i mbështetur rekomandimet e këtij mocioni t‟i japë fund

korrupsionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t‟i japë një mundësi luftimit të

korrupsionit, duke filluar nga kjo Ministri e duke mos u ndalur vetëm aty.

Shkarkimi i ministrit Rexhepi nga Qeveria, mbështetur në rekomandimet e kësaj seance i

hap rrugë luftës kundër korrupsionit dhe krijon mundësi për shtetin ligjor, i cili akoma

nuk po duket në sfond.

Page 62: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

62

Ne e dimë, që Kuvendi nuk shkarkon ministra, por njëkohësisht besojmë se ky Kuvend

nuk do të mbrojë këtë ministër të skandaleve. Korrupsioni është i gjithë pranishëm nëpër

të gjitha institucionet qeveritare në Kosovë. Por, nuk ka vend më adekuat për të filluar

kjo luftë kundër korrupsionit, se sa në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Prandaj, në përputhje me Kushtetutën i takon Qeverisë së Kosovës, që ta bëjë këtë hap,

kurse Kuvendi ta shtyjë atë, siç edhe pretendon ta bëjë tani. Që Qeveria të distancohet

nga të gjitha këto skandale, duhet që menjëherë ta shkarkojë ministrin e Punëve të

Brendshme, Bajram Rexhepin.

Pres që të kontribuoni me debatet tuaja në këtë interpelancë, ku nga kjo interpelancë,

ashtu siç edhe ua kemi dorëzuar, ne kemi një mocion, të cilin po ashtu presim që ta

votoni. Faleminderit!

KRYESUESI: Fjalën e ka ministri i Punëve të Brendshme zoti Rexhepi, të paraqesë

qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me çështjen e shtruar për

interpelancë.

Keni hapësirë kohore 15 minuta.

MINISTRI BAJRAM REXHEPI: Faleminderit, i nderuari kryesues!

Të nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Unë do t‟i përmbahem pyetjeve dhe kërkesave, të cilat janë kërkuar për interpelancë,

përndryshe akuza të përditshme kam pasur edhe gjatë tërë kohës, prandaj do të

koncentrohem në ato pyetje që edhe janë prezantuar dhe kërkesës së Kryesisë së

Kuvendit.

Rasti i pasaportave biometrikë, Ministria e Punëve të Brendshme në vitin 2010 kishte

iniciuar kërkesë për furnizim me pasaporta elektronike biometrike, duke përdorur

procedurën me dy faza të tenderimit.

Në fazën e parë të tenderimit, dosjen e tenderit e kishin kërkuar 42 kompani dhe prej tyre

12 kompani kanë konkurruar. Komisioni i vlerësimit kishte parakualifikuar 6 kompani të

përgjegjshme. Në bazë të Ligjit mbi prokurimin publik kemi bërë ftesën për ofertim 6

kompanive të përgjegjshme. Bundes druckerei - Gjermani, AKD - Kroaci, GND -

Gjermani, dhe Oesterreichische Staatsdruckerei - Austri, CEPTIS - Sllovani dhe Siemens

- Austri.

Në fazën e dytë, prej 6 kompanive të parakualifikuar kishin ofertuar 4 kompani.

- AKD & KIG ICT - Kroaci me çmimin total prej 15 754 830 euro,

- CEPTIS - Slloveni me çmimin prej 13 673 199 eurosh,

- GND - Gjermani me çmimin total prej 15 955 520 eurosh, dhe

- Oesterreichische Staatsdruckerei me çmimin total prej 14 127 003 eurove.

Page 63: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

63

Komisioni i vlerësimit të ofertave gjatë ekzaminimit, krahasimit dhe vlerësimit të

ofertave prej katër kompanive, të cilat kishin ofertuar, një kompani e kishte eliminuar nga

gara dhe tri kompani i kishte vlerësuar të përgjegjshme.

Kompania CEPTIS nga Sllovenia ishe eliminuar për arsye se nuk plotësonte kërkesat

teknike të prodhimit të pasaportave. Sipas kërkesave të MPB-së se makinat e prodhimit

duhet të kishin kapacitetin e prodhimit minimum 3 500 pasaporta të personalizuara për 8

orë, kurse kompania CEPTIS kishte ofertuar me makina të prodhimit me kapacitet prej 3

360 pasaporta për tetë orë dhe kjo kompani është eliminuar nga gara.

Prej 3 kompanive të përgjegjshme, Komisioni kishte rekomanduar ofertën me çmimin më

të lirë e që ishte kompania Oesterreichische Staatsdruckerei, me çmimin prej 14 127 003

euro. Më pas me çmim ishte kompania AKD dhe GND.

Pas vlerësimit të ofertave është bërë shpallja e fituesit dhe njoftimi për dhënie të

kontratës. Gjatë kësaj faze kemi pasur ankesë nga kompania CEPTIS nga Sllovenia.

Lënda ka shkuar në organin shqyrtues të prokurimit, e cila ka angazhuar ekspertin

shqyrtues të lëndës dhe më pas paneli shqyrtues, pas seancës përfundimtare kishte marrë

vendim në të cilin kishte konstatuar, se të gjitha procedurat e prokurimit ishin zhvilluar

në harmoni me Ligjin mbi prokurimin publik dhe ankesën e kompanisë CEPTIS e kishte

vlerësuar si të pabazuar, duke rekomanduar MPB-në për vazhdimin e mëtejmë të

aktivitetit të prokurimit.

Më pas, MPB në vitin 2011 kishte lidhur kontratën me Oesterreichische Staatsdruckerei

për furnizim me pasaporta elektronike. Duke u bazuar në nenin 5 të kontratës së

nënshkruar dhe Ligjin mbi prokurimin publik, kompania Oesterreichische Staatsdruckerei

kishte për obligim të ketë përfaqësinë e regjistruar në Kosovë dhe në bazë të këtij kushti,

Ostereischte Druckerei kishte njoftuar MPB-në për përfaqësuesin e tij në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme, më 8 nëntor 2011 dhe 29 nëntor 2011, ka pranuar

autorizimin e lëshuar nga kompania Oesterreichische Staatsdruckerei, me të cilën e

autorizon Consalting EU SHPK me numër biznesi 70776480, adresa Xh. Rekalia 32000

në Prishtinë, si përfaqësues zyrtar të kompanisë Oesterreichische Staatsdruckerei, si dhe

me marrëveshjen shtesë të datës 6 dhjetor 2011, në të cilën është përcaktuar xhirollogaria

e përfaqësuesit zyrtar të OSD-së, ku do të kryhen obligimet financiare të OSD-së nga

MPB-ja.

Nga kjo datë, MPB-ja të gjitha obligimet financiare ndaj kompanisë Oesterreichische

Staatsdruckerei i ka kryer duke bërë pagesat në xhirollogarinë vendore të kompanisë

Consalting EU SHPK, si përfaqësues zyrtar i kompanisë Oesterreichische

Staatsdruckerei. Gjatë kësaj periudhe MPB në llogari të Consalting EU ka paguar 7 fatura

në vlerë prej 3 361 283 euro. Të gjitha këto fatura ishin paguar në llogarinë e Consalting

EU dhe asnjëherë më herët Oesterreichische Staatsdruckerei nuk kishte kundërshtuar.

Ndërkohë, gjatë muajit gusht 2012 jam informuar nga ambasadori austriak në Prishtinë

lidhur me ankesën e kompanisë Oesterreichische Staatsdruckerei, sipas të cilave një

shumë e mjeteve financiare në vlerë prej 1,4 milion euro nuk është transferuar në

xhirollogarinë bankare të kompanisë.

Page 64: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

64

Me të marrë këto informata e kam ftuar në takim stafin përgjegjës të MPB-së, të cilët

kanë qenë të ngarkuar me menaxhimin e kontratës, për të ofruar sqarime lidhur me

çështjen në fjalë. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori austriak në Prishtinë. Në këtë

takim stafi i MPB-së ka ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të konfirmuar

kryerjen e obligimeve ligjore. Në këtë takim janë prezantuar raportet nga Departamenti i

Thesarit, Banka Qendrore dhe Banka Komerciale NLB, që vërteton transferin e mjeteve

nga MPB-ja tek përfaqësuesi i kompanisë EU Consalting SHPK. Por, faktet se këto mjete

nuk janë transferuar pastaj në llogarinë e Oesterreichische Staatsdruckerei më ka shtyrë të

kërkoj fillimin e hetimit penal të rastit nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Këtu është letra, që kam kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit, nga ish-udhëheqësi i

EULEX-it Bo de Marnak dhe drejtori i Policisë, t‟i fillojnë hetimet.

Rasti pastaj ka kaluar në kompetencë të prokurorit të EULEX-it dhe gjatë gjithë procesit

kemi ofruar dokumentacionin e nevojshëm për këtë proces hetimor dhe me të drejtë

presim përmbylljen e këtij rasti dhe ngritjen e aktakuzës për personat e dyshuar të

përfshirë në këtë rast.

Pas shfaqjes së problemeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në bazë të kontratës

kemi ftuar tri herë kompaninë Oesterreichische Staatsdruckerei për zgjidhje miqësore të

mosmarrëveshjeve. Në ftesën e tretë kompania Oesterreichische Staatsdruckerei i është

përgjigjur ftesës dhe gjatë takimeve që kemi pasur, kompania Oesterreichische

Staatsdruckerei ka refuzuar në tërësi kërkesat e Ministrisë së Punëve të Brendshme që

dalin nga kontrata lidhur me hapjen e kompanisë lokale dhe përdorimin e xhirollogarisë

bankare. Ministria e Punëve të Brendshme jep shpjegimin, si në vijim:

- Me nenin 5 të pjesës së veçantë, pjesa e 3-të e kontratës, është e përcaktuar qartë se

operatori ekonomik që ndodhet jashtë Kosovës ka për obligim që ky operator ekonomik

të regjistrohet në regjistrin e shoqërive tregtare dhe emrave tregtarë në Kosovë, gjithashtu

neni 66 paragrafi 4 i Ligjit nr. 02/L-99 për prokurim publik i shpallur me Rregulloren

2007/20 përcakton një gjë të tillë. Andaj, Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me këtë

çështje konsideron se në kuptim të nenit 5 të pjesës së veçantë, pjesa 3 e kontratës dhe

nenit 66, paragrafi 4 i Ligjit nr. 02/L-99 mbi prokurimin publik, kompania

Oesterreichische Staatsdruckerei duhet ta ketë të regjistruar kompaninë e cila duhet ta

përfaqësojë në regjistrat tregtarë lidhur me çështjen e taksave doganore TVSH-së,

Ministria e Punëve të Brendshme jep përgjigjen si në vijim:

- Sipas nenit 3.2 të dosjes së tenderit, faqe 5 dhe përshkrimit të çmimeve në faqen 64 dhe

sipas ofertës së kompanisë Oesterreichische Staatsdruckerei të datës 28 mars 2011 dhe në

përputhje me nenin 3 paragrafi 3.1 dhe nenit 16.2 të kontratës, kompania

Oesterreichische Staatsdruckerei është e obliguar që të paguajë të gjitha obligimet duke

përfshirë taksat doganore dhe TVSH-në, ku merret parasysh se në këtë paragraf është e

përcaktuar DDP-ja INKO-Term 2000. Sipas INKO-termit shitësi i mallrave ngarkohet me

të gjitha taksat doganore, TVSH-në dhe të gjitha rreziqet tjera të importit të mallit deri në

vendosjen e mallit në depon e blerësit.

Page 65: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

65

Andaj, Ministria e Punëve të Brendshme konsideron se nuk ka mundësi të ndryshohen

termat e referencës së dosjes së tenderit dhe kontratës. Ministria e Punëve të Brendshme,

duke marrë parasysh gjendjen aktuale të legjislacionit në fuqi, të cilit i është referuar më

lartë, kishte rekomanduar.

- Për pjesën e kontestit që tani është çështje e organeve të drejtësisë, të pritet një

vendim final.

- OSD-ja të hapë një filial kompani përfaqësuese në Kosovë, e cila do të operojë

duke u mbështetur në nenin 5 të kontratës dhe dispozitat e ligjeve në fuqi, e

posaçërisht Ligjin për Administratë Tatimore në Kosovë, Ligjin për TVSH-në dhe

Ligjin për prokurim publik,

- Pasi që Oesterreichische Staatsdruckerei zyrtarisht ka lajmëruar se Consalting EU

nuk është më përfaqësues i autorizuar, të hapë xhirollogari bankare në një nga

bankat komerciale në Kosovë.

- Filiali, përfaqësia në Kosovë të lëshojë faturat me të gjitha taksat e aplikueshme

në Kosovë,

- Kompania Oesterreichische Staatsdruckerei kishte refuzuar kërkesat e MPB-së, që

kishin dalë nga kontrata, të hapë filialin në Kosovë, pagesën e doganës dhe

pagesën e TVSH-së.

- Pas refuzimit të të gjitha kërkesave tona, lidhur me përmbushjen e kontratës nga

kompania Oesterreichische Staatsdruckerei MPB ka bërë njoftimin për

ndërprerjen e kontratës më datë 30 janar 2013.

- MPB ka në dispozicion sigurimin e ekzekutimit të kontratës në vlerë prej 10% si

garanci bankar dhe ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve materiale të

shkaktuara nga kompania Oesterreichische Staatsdruckerei për mospërmbushjen e

kontratës dhe do të konfiskojë këtë sigurinë e ekzekutimit, pas vlerësimit të

dëmeve materiale.

Masat për tejkalimin e situatës:

- MPB menjëherë pas shkëputjes së kontratës më datën 1.2.2003 ka publikuar

njoftim për kontratë për furnizim me pasaporta elektronik dhe biometrik, duke

përdorur procedurën e hapur me afate të përshpejtuara;

- Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 19 shkurt 2013 dhe kemi pranuar 4 oferta;

- Gjatë kohës së hapjes dhe vlerësimit të ofertave i kemi ftuar: Agjencinë Kundër

Korrupsionit; shoqërinë civile; mediet, të cilat gjatë gjithë kohës kanë monitoruar

vlerësimin e ofertave;

- Prej 4 kompanive që kanë konkurruar, dy kompani janë zgjedhur të përgjegjshme;

- Fituese është shpallur kompania GND nga Gjermania, që kishte 98,11 pikë,

ndërsa kompania e dytë e përgjegjshme CEPTIS nga Sllovenia - 93,33 pikë.

- Kompania CEPTIS nga Sllovenia ka bërë ankesë dhe tani pritet vendimi i OSHP-

së, pra Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Në lidhje me rastin tjetër, rasti i blerjes së armëve, çështja në fjalë pra, rreth hetimit që ka

të bëjë me dyshimet për keqpërdorim tek blerja e armëve dhe municionit, prokurimi ka

pasur për çfarë të deklarohet edhe pse formulimi nga ana e kërkuesve të interpelancës ka

disa pasaktësi.

Page 66: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

66

Mund të deklarohet pak ose aspak, sepse kjo çështje sipas informacioneve tona, është

ende në ...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Regjia, vazhdojani minutat e Grupit Parlamentar.

MINISTRI BAJRAM REXHEPI: ...zhvillim e sipër, se kjo mund të dërgojë porosi të

gabuara te organet e ndjekjes e veçanërisht në raste të tilla, kur bartës i procedurës është

EULEX-i.

Arsyeja e dytë pse mund të deklarohet pak ose aspak është se ende nuk ka ngritje të

aktakuzës dhe as konfirmim nga gjykata kompetente. Kjo nënkupton që pretendimet e

ngritura duhet të vërtetohen. Pra, çdo deklarim yni sot, i bazuar vetëm në informacione të

medieve apo jozyrtare, mund të krijojë efekte negative për vetë organin ndjekës dhe për

palët e përfshira po ashtu.

Në një rrethanë të tillë, akuzat e pabaza më shumë do t‟i ngjanin kategorisë së shpifjes

apo linçimit publik, se sa debatit për forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e tyre nga

keqpërdorimet e mundshme. Ajo çfarë mund të deklaroj është se këto hetime kanë filluar

zyrtarisht në fillim të vitit 2010. Gjatë muajit tetor të vitit 2011, EULEX-i ka bërë

arrestimin e disa personave, në mesin e tyre ishin të dyshuar edhe 3 zyrtarë të

institucioneve. Në ditën e operacionit të EULEX-it, ashtu siç kam deklaruar publikisht,

jam njoftuar për këtë operacion dhe unë i kam dhënë gjithë përkrahjen e mundshme në

këtë proces dhe ky zotim imi për përkrahje në luftë kundër korrupsionit vlen edhe sot.

Dhe, këto janë informacionet që kemi edhe për rastin në fjalë, se janë disa persona të

dyshuar dhe nën hetim dhe se hetimet nuk kanë përfunduar ende që nga fillimi i vitit

2010. Andaj, përderisa ky proces nuk ka përfunduar ende nuk e shoh të udhës që të

diskutoj çështje të bazuara në hamendje, supozime apo deklarata mediale.

Në këto rrethana janë ndërmarrë veprimet sipas ligjeve në fuqi, për të lehtësuar zhvillimin

e hetimeve. Kemi suspenduar përkohësisht zyrtarët e dyshuar dhe kemi nxjerrë dy

vendime:

1. Për ndalim të përkohshëm të veprimtarisë për dy operatorët ekonomikë, deri në

vendimin e gjykatës kompetente.

2. Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë edhe veprime tjera shumë të

rëndësishme për ta rregulluar këtë fushë të ndjeshme.

Kjo fushë e ndjeshme, pra blerja e pajisjeve e veçanërisht e armëve dhe pjesëve tjera për

nevoja operacionale në mënyrë sekrete, nuk ka qenë e rregulluar më parë. Deri në nëntor

të vitit 2010 ka ekzistuar një rregullore e UNMIK-ut, e cila në fakt nuk e ka rregulluar

asnjëherë e sidomos procedura për furnizime të tilla nga institucionet e sigurisë, nuk ka

ekzistuar fare.

Page 67: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

67

Në këtë drejtim, Qeveria ka ndërmarrë hapat për rregullimin e kësaj fushe, sponsorimin e

Ligjit për armët, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2010, sponsorimin e Ligjit për

armë dhe pajisje speciale, për institucionet shtetërore të sigurisë, i cili është miratuar me

procedurë urgjente në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2011, janë hartuar dhe

miratuar rreth 20 udhëzime administrative, të cilat e rregullojnë këtë fushë.

Unë si ministër i Punëve të Brendshme, më 30 shtator 2011 kam miratuar dokumentin

udhëzues për institucionet, që quhet “13 rregullat e ministrit”, por nuk do t‟i lexoj, që të

mos ju marr kohë. Nëse e doni, është në formë të shkruar. Nëse doni e lexojmë, s‟ka

problem. Në rregull.

13 rregullat kryesore, që ministri i Punëve të Brendshme do të kërkojë të zbatohen në

procedurën e negocimit, në miratimin e draft-marrëveshjeve të arritura, në procedurë

negocimi, transfere dhe procedura të tjera, bazuar në vendimet e kryeministrit, vendimet

e Qeverisë së Kosovës dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës, autorizuar sipas

Ligjit për pajisje për qëllime të veçanta, neni 4, paragrafi 4, personi përgjegjës është i

obliguar të raportojë për këto parregullsi te ministri i Punëve të Brendshme, vendimi

numër 647 pika 3 data 28.7.2011 dhe të raportojë me shkrim te kryeministri i Kosovës

për çdo parregullsi të evidentuar.

13 rregullat themelore për procedurën e negocimit dhe transfereve janë këto:

1. Do të vlerësohet nëse është respektuar neni 5, pika 1.3 dhe pika 1.4 Ligji për

klasifikim të informacionit dhe verifikim të sigurisë;

2. Do të konfirmohet se produktet e kontraktuara janë në përputhje me listën e

autorizuar, listën speciale të nënshkruara nga kryeministri i Kosovës dhe

vendimet e Qeverisë;

3. Do të vlerësohet se është draft-marrëveshja për tregtim me armë dhe municion

kategoria A, është bërë me operatorin ekonomik, i cili përmbush kriteret sipas

Ligjit për armët, neni 55, paragrafi 4 dhe në përputhje me Ligjin për pajisje për

qëllime të veçanta dhe neni 3 paragrafi 1.2 Ligji për pajisje të qëllimeve të

veçanta;

4. Çmimi që ofrohet është i arsyeshëm krahasuar me kushtet e tregut të lirë, në

rrethanat e një procedure të rregullt;

5. Do të krahasohen çmimet e Marrëveshjes për kategorinë, njëjtë për secilin

institucion, në rastet kur një operator ekonomik tregton për dy a më shumë

institucione. Dallimet janë të mundshme, nëse ekziston arsyeshmëri;

6. Kërkohet që kontratat që përmbajë edhe një nen të veçantë për ruajtjen e sekretit

të ligjshëm nga prodhuesi, transportuesi, kalimet kufitare dhe nga operatori

ekonomik;

7. Kërkohet që operatori ekonomik të sigurojë që do t‟i përmbahet nenit 20,

paragrafi 2 të Ligjit për pajisje për qëllime të veçanta;

8. Leje për importimin e pajisjeve për qëllime të veçanta, të destinuara për t‟u

përdorur nga institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë, lëshuar nga

Komisioni shqyrtues për armët pas vendimit nga Komisioni shqyrtues për armët

Page 68: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

68

në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në përputhje me Udhëzimin

administrativ për leje importi, transport dhe prokurim sekret;

9. Paraprakisht duhet nënshkruar kontratën e përdoruesit të fondit, që e quajnë And

user Certifikate, nga secili institucion përkatës, personi përgjegjës në MPB do t‟i

ofrojë institucioneve përkatëse formën standarde, të përdoruesit të fundit, dhe

10. Transporti i pajisjeve për qëllime të veçanta duhet të bëhet në përputhje me

dispozitat e ligjeve përkatëse.

Ruajtja e të dhënave:

11. Të thënat duhet të ruhen së paku 20 vjet, neni 4, paragrafi 5 i Ligjit për pajisje për

qëllime të veçanta;

12. Personi përgjegjës në MPB duhet të informohet çdoherë për procedurën e ndjekur,

deri në hartimin e draft-marrëveshjes; dhe

13. Institucionet përkatëse duhet të themelojnë Komision të veçantë prej 3 anëtarësh,

për të zbatuar lista nacionale shtator - dhjetor 2011 dhe lista speciale shtator 2011.

Pyetja e tretë, që ishte rasti i vjedhjes në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Kosovës.

Më 25 prill 2009, rreth orës 7:45 minuta, drejtori i Departamentit Kundër Krimit të

Organizuar, është vërejtur se dera e Dhomës së Dëshmive në Drejtorinë Kundër Krimit të

Organizuar në ndërtesën e “Police training center” si e quajnë, në katin V ishte e hapur

me forcë, përkatësisht e thyer, ku janë vërejtur disa paketa të hapura në korridor, të cilat

ishin me dëshmi. Po ashtu, dera për dalje emergjente, në po të njëjtin kat, ka qenë e

hapur, në të cilën nuk është vërejtur ndonjë dëmtim.

Në Dhomën e Dëshmive të Departamentit kundër Krimit të Organizuar ka pasur dëshmi

të ndryshme, si drogë, armë, para dhe dëshmi tjera të rasteve të ndryshme, të cilat janë

hetuar nga Departamenti kundër Krimit të Organizuar.

Sipas inventarizimit të kryer më datën 12 maj 2009, është konstatuar se janë vjedhur si në

vijim:

- 47 kg dhe 627 g substancë narkotike, të llojit heroinë,

- 3 828,5 euro,

- 520 rupi të Indisë,

- 6,5 milionë lira të vjetra të Turqisë, që duket paradoksale, por vlera e tyre 3,5 euro

është e verifikuar.

- 5 000 lej të Rumanisë,

- 950 lek të Shqipërisë, dhe

- 1 çantë e zbrazët.

Asnjë dokument apo dosje e përfolur në media, nuk është vjedhur apo shkatërruar, sepse

në fakt në Dhomën e Dëshmive, as që ka pasur dosje të rasteve ndonjëherë. Hetimet për

këtë rast janë udhëhequr nga prokurori i EULEX-it i quajtur Françesko Mandoi dhe

veprimet hetimore janë kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda të

Policisë së Kosovës deri më 2 shtator 2009, kur Prokuroria Speciale e Republikës së

Page 69: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

69

Kosovës ka marrë vendim që rasti të kalojë në kompetencë hetimore të Policisë së

EULEX-it.

Megjithatë, hetuesit e Policisë së Kosovës në vazhdimësi kanë kryer veprime hetimore,

sipas rekomandimeve të prokurorit, mirëpo autorizimin për udhëheqjen e hetimeve e kanë

pasur hetuesit e EULEX-it. Për veprimet e hetuesve të EULEX-it ata kanë raportuar

drejtpërdrejt te prokurori, prandaj dokumentacioni i atyre veprimeve nuk është pjesë e

dosjeve që posedojmë ne.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë edhe veprime tjera shumë të rëndësishme

për të përmirësuar gjendjen në Dhomën e Dëshmive. Kështu, me qëllim të përmirësimit

të kushteve në ambientet e ruajtjes së dëshmive, më 5 mars 2013, EC TAP-i amerikan ka

dhuruar pajisje në shumë prej 384 127 dollarëve, me qëllim që Policisë së Kosovës si dhe

Prokurorisë të Shtetit t‟i sigurojë një evidencë të sigurt të dëshmive dhe i cili sistem më

pas do të përmirësohet sa më efektivisht dhe që do të mund të dokumentohet sa më

profesionalisht.

Nga ky donacion është arritur të instalohen dhoma të dëshmive me sistem të avancuar të

sigurisë, në 35 stacione policore, 6 rajone policore, 13 vendkalime kufitare, si dhe në zyrë

të Prokurorisë së Shtetit.

Furnizimin dhe pajisjen e dhomave të dëshmive në nivel rajonal, sirtarët për ruajtje të

dëshmive, kamerat e sigurisë në dhomat e dëshmive, sistemin e alarmimit, sistemin e

qasjes nga qendra në dhoma të dëshmive në nivele rajonale.

Në anën tjetër, sipas një udhëzuesi të Prokurorisë së Shtetit, prokurori kujdestar në

procedura, posa të informohet se është konfiskuar ndonjë sasi e narkotikëve, do të

kërkohet nga Policia e Kosovës që të veprojë si në vijim:

- Të fotografohet vendi i ngjarjes dhe vendi ku janë gjetur narkotikët;

- I dyshuari të merret në pyetje në prani të mbrojtësit;

- Fillimisht, para se të ndërmerret operacioni i kontrollit, Policia e Kosovës pajiset

me kamera nga Drejtoria e Forenzikës, apo nga njësitet hetimore;

- Pas intervistimit të lëshuarve, zyrtari i autorizuar që zhvillon intervistimin do të

incizohet me video gjatë pjesës së intervistës, e cila incizohet;

- Do të matet sasia e narkotikëve dhe shënohen vërejtjet eventuale të të dyshuarit,

apo të mbrojtësit;

- Pas matjes së sasisë, një sasi e narkotikëve nga secili paketim të merret për mostër

të nevojshme për ekspertim dhe për prova në shqyrtim gjyqësor dhe të konstatohet

sasia e marrë mostër për provë, eksperimentim dhe provë për shqyrtim gjyqësor,

si dhe vërejtjet eventuale të të dyshuarve apo mbrojtjes;

- Transkripti i incizimeve me video duhet të kryhet me afat prej 3 ditësh, nga dita e

incizimit dhe menjëherë i dorëzohet prokurorit, së bashku me incizimin;

- I dyshuari pyetet për shtëpinë apo pronën e kujt është, e vërteton me fjalët e veta,

se i është gjendur në shtëpi, fotografohet dhe incizohet me kamera;

Page 70: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

70

- Lloji i drogës, matet sasia e përgjithshme dhe nga kjo sasi ndahet mostra për

ekzaminim në prani të oficerëve që janë në ekip: personit të dyshuar, avokatit, si

dhe dy dëshmitarëve;

- Mostrat gjatë procedurës dërgohen në laborator, ndërsa sasia tjetër procedohet për

shkatërrim, ku të plotësohen kushtet, formimi i Komisionit, grumbullimi drogës e

tjera;

Këto u përmendën për arsye, se vjedhja në Dhomën e Evidencës është me të vërtetë një

njollë për Policinë e Kosovës, e cila edhe më tutje nuk është zbuluar. Është komplet nën

juridiksionin e EULEX-it, të cilët po ashtu nuk kanë arritur kurrgjë. Edhe unë jam shumë

i interesuar, që herë do kurdo ky rast të zbulohet dhe ata që e kanë bërë ta marrin dënimin

e merituar.

Po, sa për hir të informacionit dhe tuajin, deputetë të nderuar, po edhe të qytetarëve të

Kosovës, në kohën kur ka ndodh vjedhja në Dhomën e Dëshmive, unë kam qenë kryetar i

Komunës së Mitrovicës, prandaj, kjo nuk mund të më gjuhet, siç më gjuhet nga...

Rasti i katërt, i furnizimit me targa.

Për tenderin për furnizim me targa, për regjistrimin e automjeteve gjatë vitit 2012 kanë

ofertuar gjithsej 3 kompani:

1. KIG me 489 mijë e 848,

2. Malësia me 413 mijë e 355, dhe

3. G-3 & Rade Konçar me 302 mijë e 557 euro.

Kompania G-3 & Rade Konçar, edhe pse ka pasur çmim më të lirë në mesin e tre

ofertuesve, nuk ka plotësuar kërkesat, të cilat janë parashtruar me dosje në tenderin e

njëjtë dhe është eliminuar.

Prej 2 kompanive, të cilat kanë qenë të përgjegjshme sipas kërkesës në dosjen e tenderit,

është zgjedhur kompania Malësia nga Istogu, si ofertues me çmimin më të lirë në vlerë

prej 413 355 uro. Më rastin e njoftimit për dhënie të kontratës, ka pasur ankesa dhe lënda

ka shkuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Dhe, organi Shqyrtues i Prokurimit në

bazë të dokumentacionit ka nxjerrë vendim, në të cilin thekson se të gjitha fazat e

prokurimit për këtë lëndë janë në harmoni me Ligjin mbi prokurimin publik, si dhe

vlerësimi i ofertave nga ana e MPB-së është bërë në pajtim me Ligjin mbi prokurimi

publik dhe ankesat kanë qenë të pabazuara.

Për tenderin e zhvilluar gjatë vitit 2010, për furnizim me targa, për regjistrimin e

automjeteve kanë ofertuar gjithsej 10 kompani. Komisioni i vlerësimit i përbërë nga 5

anëtarë, në bazë të ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të ofertave dhe mostrave, nga

ofertat e dorëzuara kishte përzgjedhur vetëm një ofertë të përgjegjshme - AS COM Group

& KIG nga Prishtina, me çmim prej 1 milion e 722 mijë e 670 urove, e cila i ka plotësuar

kërkesat për furnizim me targa, për regjistrimin e automjeteve.

Page 71: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

71

Ka ofertuar në përputhshmëri teknike dhe profesionale me specifikimet dhe kërkesat e

dhëna në njoftimin për kontratë dhe dosje të tenderit. Pasi që kjo ishte hera e katërt, që

ishte përsëritur ky aktivitet i prokurimit dhe nuk kishte tre ofertues të përgjegjshëm,

Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të Ligjit për prokurim publik, kishte bërë

kërkesë për revokimin e nenit 30/a.4 në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe për të

vazhduar me këtë aktivitet vetëm me një ofertë të përgjegjshme.

Agjencia e Prokurimit Publik kishte marrë vendim dhe nuk e kishte aprovuar kërkesën e

MPB-së. Pas refuzimit të kërkesës sonë nga Agjencia e Prokurimit Publik, Ministria e

Punëve të Brendshme, në bazë të Ligjit për prokurim publik kishte bërë kërkesë në

Organin Shqyrtues të Prokurimit për zhvleftësimin e vendimit të Agjencisë të Prokurimit

Publik. Kjo kërkesë është aprovuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe kemi vazhduar

me aktivitetin e prokurimit vetëm me një ofertë të përgjegjshme.

Me rastin e njoftimit për dhënie të kontratës ka pasur 4 ankesa dhe lënda ka shkuar në

Organin Shqyrtues të Prokurimit për shqyrtim. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Organi

Shqyrtues i Prokurimit ka nxjerrë vendim, në të cilin thekson se të gjitha fazat e

prokurimit për këtë lëndë janë në harmoni me Ligjin për prokurim publik. Gjithashtu

edhe vlerësimi i ofertave nga ana e MPB-së është bërë në pajtim me këtë ligj dhe ankesat

kanë qenë të pabazuara.

Pika e pestë, pyetja e pestë lidhur me raportin e Auditorit, punimet për Qendrën e

Regjistrimit, kontrata për furnizim me ushqim dhe pije, furnizimin me targa për

regjistrimin e automjeteve.

Për tenderin për punimet në Qendrën e Regjistrimit Civil kanë konkurruar gjithsej 8

kompani. Prej 8 kompanive, që kishin ofertuar Komisioni i vlerësimit ka konstatuar se 5

prej tyre nuk i plotësonin kriteret e parashtruara me dosjen e tenderit dhe vetëm 3 oferta

ishin të përgjegjshme.

Nga tre ofertuesit e përgjegjshëm, të cilët kanë ofruar oferta të përgjegjshme, për

vazhdimin e punimeve në ndërtimin e objektit të ri të Agjencisë të Regjistrimit Civil, pasi

që kriter për dhënie të kontratës është tenderi i përgjegjshëm, me çmimin më të ultë,

Komisioni i vlerësimit më rastin e vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve, ka konstatuar

se ofertuesi ALBERS nga Istogu, për tenderin vazhdim i punimeve në ndërtimin e

objektit të ri të ARC-së, e ka ofruar çmimin më të ultë. Duke qenë se ka fituar kompania

me ofertën e përgjegjshme, me çmimin e përgjithshëm më të lirë, operatori ekonomik

kishte ekzekutuar kontratën pa probleme dhe nuk ka pasur vërejtje nga organi mbikëqyrës

për realizimin e kontratës.

Për tenderin për furnizim me ushqim dhe pije, kishin ofertuar 3 kompani. Komisioni i

vlerësimit gjatë ekzaminimit dhe krahasimit të tenderëve, ka vërtetuar se kompanitë të

cilat kanë ofertuar janë të përgjegjshme në aspektin administrativ. Te oferta e kompanisë

BENAF nga Prishtina, Suhareka, është gjetur gabim aritmetik në mbledhje, kemi hasur

mospërputhje ndërmjet çmimit dhe njësisë dhe vlerës së përgjithshme që merret nga

Page 72: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

72

shumëzimi i çmimit, njësi dhe sasi, shuma totale është treguar më e vogël se sa duhet të

jetë.

MPB-ja ka bërë kërkesë për interpretim ligjor lidhur me gabimet aritmetikore dhe ka

marrë një përgjigje, e cila citohet paragrafi 3, neni 59 i Ligjit të prokurimit publik, “e bën

një tender të përgjegjshëm edhe në qoftë se përmban në vete gabime apo paqartësi, që

mund të korrigjohen pa pasur nevojë të ndryshohet ndonjë material ose aspekt i tenderit

në fjalë”. Këtu përfshin edhe korrigjimin e gabimeve në çmim. Për të vlerësuar këtë

tender në mënyrë të duhur, Komisioni e ka korrigjuar gabimin, duke bërë amendamentet.

Radhitja e ofertave nuk ka ndryshuar nga procesverbali i hapjes.

Në këtë rast Komisioni ka kërkuar sqarime për gabimet e bëra dhe ka marrë përgjigje se

kompania i pranon këto gabime. Komisioni i vlerësimit nga tenderët e përgjegjshëm, pasi

që kriter për dhënien e kontratës është tenderi me çmim më të ultë, duke pasur parasysh

se edhe përkundër gabimeve aritmetike, kjo ofertë është më e lira, Komisioni u përcaktua

që të pranojë ofertat e tenderit të përgjegjshëm me çmim më të ultë prej 482 mijë e 200

euro e ofertuesit BENAF nga Prishtina, Suhareka.

Konkluzion: Përkundër shumë sfidave me të cilat jemi përballur, Ministria e Punëve të

Brendshme në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime konkrete, me qëllim të përmirësimit të

mëtutjeshëm të performansës, duke adresuar rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm.

Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat vjetore financiare të MPB-së

për vitin fiskal 2011 përfshin gjithsej 11 rekomandime lidhur me përmirësimin në

sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit. Prej tyre 9 rekomandimet janë të

adresuara pjesërisht apo në fazën e adresimit, ndërsa një rekomandim, menaxhimi i flotës

në Policinë e Kosovës nuk është adresuar ende.

Menaxhmenti i MPB-së ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura në drejtim të

implementimit të rekomandimeve, duke uruar dhe mobilizuar stafin e lartë menaxhues

ekzekutiv në përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga rekomandimet e dhëna në

raportin final të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Rezultatet e këtij angazhimi janë të

dhëna edhe me memon e auditimit për MPB-në të Zyrës së Auditimit të Përgjithshëm të

muajit dhjetor të vitit 2012.

Ndryshimet në stafin menaxhues, si rezultat i mospërmbushjes së përgjegjësive

menaxheriale janë bërë ndryshime në kuadër të stafit menaxhues të MPB-së. Në këtë

drejtim ministri i Punëve të Brendshme ka suspenduar nga puna kryeshefin ekzekutiv të

Agjencisë të Regjistrimit Civil. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i MPB-së ka suspenduar

drejtorin e Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, drejtorin e Departamentit të

Prokurimit, ndërsa drejtoresha e Departamentit të Buxhetit është lëvizur në një pozitë

tjetër.

Themelimi i Divizionit për Menaxhimin e kontratave, një ndër mangësitë e identifikuara

në administratën publike të vendit është menaxhimi i kontratave. Me qëllim të

përmirësimit të performansës, përkatësisht menaxhimit efikas dhe implementimit të

Page 73: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

73

kontratave, Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e EC TAP-it, në projekt-

rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, ka

paraparë themelimin e Divizionit për Menaxhimin e Kontratave.

Ky divizion mund të jetë model shumë i mirë edhe për institucionet tjera. Përgjegjësi e

këtij Divizioni është mbikëqyrja direkte e implementimit të kontratave dhe në këtë

mënyrë është e adresuar, e iniciuar përgjegjësia që në të kaluarën ka qenë e paqartë.

Transparenca është një ndër mënyrat kryesore për ta luftuar korrupsionin. Qëllim i

Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të jetë transparente për punën e saj ndaj

opinionit të gjerë, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e zhvillimit të procedurave të

tenderimit dhe me qëllim të transparencës, bazuar në nenin 7 të Ligjit të prokurimit

publik dhe ligjeve e akteve tjera, të nxjerra nga Kuvendi i Kosovës, që sigurojnë

transparencë në menaxhimin e parasë publike. E kemi rastin e fundit, kur në hapjen e

ofertave dhe në vlerësimin për tenderin e pasaportave elektronikë janë ftuar në cilësinë e

vëzhguesit dhe kanë marrë pjesë organizatat joqeveritare, Agjencia Kundër Korrupsionit

dhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës. Në këtë mënyrë, tash e tutje do të

ftohen të jenë pjesëmarrës edhe gjatë hapjes së ofertave dhe gjatë procesit të vlerësimit të

ofertave në të gjitha procedurat e prokurimit.

Dhe, krejt në fund, kërkoj falje për këto sqarime të zgjatura që janë të natyrës teknike, por

realisht kanë qenë 5 pyetje, që është dashur shpjeguar krejt kronologjinë e procedurave

dhe natyrisht që unë nuk mund të flas në gjuhën e organeve hetuese dhe gjyqësore për

arsye se ndoshta edhe vetë debati mund të konsiderohet si interferim në Gjyqësor dhe unë

si ministër i kam marrë ato masa, të cilat m‟i lejojnë rregulloret dhe ligjet në fuqi. Unë

nuk jam as prokuror, nuk jam as gjyqtar, prandaj mendoj se në këto raste i kam marrë

masat konform ligjeve që janë në fuqi. Edhe një herë e përsëris, se është thënë që fillimi i

hetimeve ka filluar pas daljes në gazetë, gjë që nuk është e vërtetë. Sqarime se ku kanë

shkuar paratë kanë filluar 2 muaj para se gazeta t‟i publikojë.

KRYESUESI: Faleminderit! I keni shpenzuar 29 minuta të Grupit Parlamentar. Ta kenë

këtë parasysh. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, fjalën e ka zonja Musliu.

GANIMETE MUSLIU: I nderuar kryesues i Kuvendit,

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra,

Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,

Debatet dhe diskutimet që bëhen në Kuvend e kanë gjithmonë rëndësinë e vet, e në

veçanti kur diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe punët e brendshme,

si një sektor më vital të shtetit.

Sidoqoftë, debatet për çështje të ndjeshme si këto të sigurisë dhe punëve të brendshme

duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe assesi të mos keqpërdoren si terren i

mundshëm me qëllim të fushatës elektorale.

Edhe pse parimisht askush në këtë Kuvend nuk është kundër kësaj interpelance, të gjithë

duhet të jemi të vëmendshëm, si iniciuesit e interpelancës, ashtu edhe Kryesia e

Page 74: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

74

Kuvendit, që të mos lejojmë që mocionet e tilla të përmbajnë elemente që bien ndesh me

ligjet, Kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Nëse nisemi nga ajo që përgjegjësia politike duhet të jetë e lidhur ngushtë me

përgjegjësinë administrative në vendet në tranzicion, siç është edhe vendi ynë, duhet që

çdo muaj ta ndërrojmë nga një ministër.

Ministri Rexhepi me korrektësi i prezantoi të gjitha çështjet e ngritura nga parashtruesi i

kërkesës për interpelancë, duke ofruar informacione të detajuara për të gjitha rastet e

ngritura, si dhe veprimet e ndërmarra për ta adresuar përgjegjësinë menaxheriale dhe për

ta përmirësuar performansën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Duke pasur parasysh se jemi në një fazë shumë të rëndësishme të zgjidhjes së problemit

të veriut dhe shuarjes së strukturave ilegale të sigurisë, ne prapë kemi kërkesa nga

subjektet e mendësisë së vjetër për të krijuar vakum institucional, me synim degradimin e

institucioneve të sigurisë në vend.

Anarkia nuk është zgjidhje për veriun e Kosovës, e as për pjesën tjetër të vendit. Prandaj,

si PDK, si parti lidere në vend, konsiderojmë sundimin e ligjit dhe ligjshmërinë në vend

si opsion që nuk ka alternativë tjetër.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë, por

përkrahja dhe besimi në organet e drejtësisë nuk duhet lëkundur për asnjë çast.

Përkundrazi, duhet ta ofrojmë mbështetjen e plotë dhe të bëjmë krejt çka është e mundur

dhe çka na takon që të kemi institucione sa më të besueshme dhe më të qëndrueshme në

vend.

Si deputetë, duhet të dimë ta bëjmë dallimin ndërmjet përgjegjësisë menaxheriale dhe

përgjegjësisë penale. Përgjegjësia penale është mandat i organeve të drejtësisë, prandaj

çdo debat në këtë Kuvend që tenton ta adresojë përgjegjësinë penale është ndërhyrje e

drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë në vend.

Ministria e Punëve të Brendshme është ndër ministritë më të mëdha në vend, me rreth 10

000 punonjës, që e mbulon një fushë të gjerë të përgjegjësive, duke filluar nga siguria

publike, menaxhimi i emergjencave, dokumenteve civile, çështjet e migracionit, azilit e

tjera.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme koordinon shumë procese në vend, ndër më

kryesoret atë për liberalizimin e vizave me BE-në. Në këtë proces, Ministria e Punëve të

Brendshme është partnere me Komisionin Evropian në zbatimin e kritereve të

udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Një numër i konsiderueshëm i këtyre kritereve

ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rezultatet janë

inkurajuese, gjë që dëshmohet edhe në raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e

vizave.

Page 75: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

75

Krejt në fund, konsideroj se fushatat negative dhe tendencioze të orkestruara nga

subjektet e caktuara politike me metoda të shantazhit, duke abuzuar me votën e qytetarit,

nuk i shërbejnë avancimit të sektorit të sigurisë në vend.

Prandaj, të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë, ju ftoj që t‟i respektoni parimet bazë

të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve dhe në emër të Partisë Demokratike dhe Grupit

Parlamentar të PDK-së, ju ftoj të votoni kundër këtyre rekomandimeve, sepse çdo votim

pro i këtyre rekomandimeve i cenon këto parime, të cilat vetë i kemi votuar në këtë

Kuvend. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, zoti Quni e ka

fjalën.

ANTON QUNI: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra,

Deputetë,

Në rrafshin teorik, nga Ministria e Punëve të Brendshme janë promovuar prioritetet

strategjike, siç janë ndërtimi i infrastrukturës ligjore, sigurimi i zbatimit të ligjit, mbrojtja

e jetës dhe pronës, liria e lëvizjes, parandalimi dhe reduktimi i krimit, garantimi i rendit

dhe sigurisë publike, zhvillimi i administratës efektive, bashkëpunimi me agjencitë dhe

organizatat përkatëse të Bashkësisë Evropiane, të gjitha këto prioritete me qëllim të

përmbushjes së misionit, kujdesi për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike, gjithnjë duke

i prezantuar vlerat për qasje moderne profesionale, transparente, respektim të diversitetit,

të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.

Për të siguruar përmbushjen e misionit, të strategjive dhe për t‟i prezantuar vlerat, ju zoti

ministër i keni në dispozicion ligjet e dala nga Kuvendi në mënyrën demokratike, në

varësi afro 10 000 zyrtarë të Policisë dhe punonjës të Ministrisë, me buxhet të

respektueshëm rreth 100 milionë euro.

Pra, ju i keni të gjitha paradispozitat për një udhëheqje dhe menaxhim të mirë dhe të

siguroni zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Por, rezultatet janë në shpërputhje, sepse gjendja në terren është krejt ndryshe nga ajo që

ju e prezantoni.

Në rritje janë hajnitë dhe plaçkitjet ordinere në vendet rurale, të shtëpive, ndalimi i

automjeteve në zonat pranë kufirit, që në disa raste kanë përfunduar edhe me gjakderdhje

dhe rrahje brutale të viktimave. Po ashtu, plaçkitjet e armatosura në vendet urbane të

filialeve bankare, të shitoreve, pompave të karburanteve, kalimtarëve e tjera.

Kosova në raportet e institucioneve ndërkombëtare etiketohet si vend i preferuar për

trafikim me qenie njerëzore, përdorimin e fëmijëve si krah pune e tjera.

Është në rritje dhuna e shfrenuar në ngjarjet sportive, në tubime të ndryshme, koncerte,

brenda dhe përreth shkollave.

Page 76: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

76

Posedimi në masë të madhe i armatimit të paautorizuar dhe keqpërdorimi i tyre.

Kultura e trafikut në gjendje kaotike, lëndimi i kalimtarëve, nxënësve, ndeshjet,

automjetet pa kontroll teknik, ngasësit pa licenca, mungesa e sinjalizimit, mungesat e

masave mbrojtëse për nxënësit kalimtarë, të hendikepit e tjera.

Shfrenimet në lokalet e ndryshme jashtë orarit të limituar, rritja e përdoruesve të

narkotikëve dhe implikimi në fazat e transportit dhe distribuimit të lëndëve narkotike,

zhvillimit të tregut të zi me derivate të naftës, cigare, alkool, produkte ushqimore, barna,

vetura, reketime dhe mbledhja e haraçeve nga grupet kriminale të ndarë në territoret që

ofrojnë siguri për afaristë të ndryshëm, kidnapimi i afaristëve dhe i familjarëve të tyre,

përdorimi i mjeteve eksploduese me qëllim të vrasjes, frikësimit dhe shkatërrimit, dhuna

ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe mospërfillja e instruksioneve të tyre, ryshfeti

dhe korrupsioni gjatë aplikimit për shkollim, shërim, në gjykata, punësim, shmangie të

detyrimeve, përparime në karrierë e tjera, krimet ekonomike, shpëlarja e parave,

favorizimi i kompanive, grupacioneve dhe individëve, provizionet nga tenderët, dëmtimi

i pasurive natyrore, djegia e qëllimshme, eksploatimi legal i lumenjve dhe pyjeve,

bllokimi i rrugëve, kalimeve, kufizimet e lëvizjes, veprimi ilegal i grupeve dhe

institucioneve të huaja brenda territorit të Kosovës, kërcënimi dhe frikësimi i

dëshmitarëve.

Të gjitha këto dukuri kriminale janë pasqyra reale e Kosovës, për të cilën ju, zoti

ministër, duhet të jeni përgjegjës. Ju jeni ai që duhet të luftoni për sigurimin e rendit dhe

ligjit.

Nëse ju do të ishit shembull i mirë i respektimit të ligjit, zhvillimit të mirë të politikave të

sigurisë, politikave kuadrore, i politikave të bashkëpunimit me qytetarët, racional me

fondet, i qëndrueshëm ndaj presioneve, real në vlerësime dhe identifikimin e problemeve,

me siguri se situata e sigurisë në Kosovë do të ishte më e mirë.

Por, përkundrazi, ndodh e kundërta. Me ardhjen tuaj në krye të Ministrisë së Punëve të

Brendshme, rendi dhe ligji vihen në pikëpyetje, dhe virusi i dukurive kriminale fillon ta

përfshijë edhe institucionin që ju e udhëhiqni.

Ja për çka unë mendoj se ju jeni drejtpërdrejt përgjegjës:

Për favorizimi e zyrtarëve joprofesionalë me grada dhe pozita, duke i shpërblyer për

lojalitet personal ndaj jush, për zhdukje të dëshmive, heshtje, favorizim të kompanive të

ndryshme;

Për mos-hetimin e rasteve të nxehta, implikime gjatë fushatës zgjedhore e tjera;

Për shantazhimin, lëvizjen nga detyra, uljen në funksion dhe burgosjen e atyre që me të

vërtetë ishin shembull dhe model i policit;

Page 77: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

77

Për mosndëshkimin e atyre që abuzojnë me fonde, derivate, automjete, armatim,

veshmbathje, teknikë e tjera;

Për rrezikimin e paarsyeshëm të pjesëtarëve të Policisë në operacionet më komplekse;

Për kontrollin e dobët të brendshëm;

Për rrjedhjen e informatave të klasifikuara;

Për dështimin e strategjive dhe planeve të veprimit, që ju i keni sponsoruar dhe miratuar;

Për shkurtimin e fondeve për operacione të veçanta, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe

shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të Policisë;

Për marrëdhëniet e keqësuara ndërnjerëzore brenda Policisë së Kosovës;

Për komunikim agresiv dhe nxitje të situatave në raportin qytetar-polic;

Për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve brenda zinxhirit komandues të

Policisë;

Për jotransparencë dhe sipërfaqësore ndaj Komisionit për Mbikëqyrje të Sigurisë.

Qasja e tillë ndikon rëndë te zyrtarët e Policisë. Ata demotivohen dhe bien në depresion e

apati. Thjesht, dorëzohen para krimit, kurse për kriminelët, bandat, matrapazët, Kosova

bëhet tokë e premtuar, ku pa asnjë frikë, në mënyrë ilegale, mund të krijojnë dhe

shumëfishojnë pasurinë.

Vjedhjet në Dhomën e Dëshmive, skandali i pasaportave dhe shumë skandale tjera janë

vetëm maja e Ajsbergut.

Prandaj, në mungesë të sundimit të ligjit dhe rendit, korrupsioni, vjedhjet zhvillohen në

Polici dhe brenda Ministrisë dhe kabinetit tuaj të ngushtë, sepse ata nuk frikohen nga

askush, nuk kanë respekt për ju dhe për shoqërinë.

Një ministër i tillë duhet të japë përgjegjësi, filluar nga ju.

Zoti ministër,

Ju vitin e parë gëzonit respekt si mjek që e ka rrezikuar jetën gjatë luftës në ndihmë

ushtarëve dhe civilëve të plagosur. Po ashtu ishit shumë konstruktiv si kryeministër në

relaksimin e raporteve ndërmjet subjekteve politike. Por, performansa juaj si ministër i

Punëve të Brendshme e ka lëkundur rëndë besueshmërinë e qytetarit ndaj jush, duke u

reflektuar edhe te disponimi i qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës. Thjesht, ky post nuk

ju përshtatet.

Page 78: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

78

Ju duhet të largoheni, ta lironi postin, së paku duke llogaritur në përgjegjësinë tuaj

morale.

Kam dëshirë që t‟i mbaheni mend për të mirat që ia keni bërë Kosovës, e jo për

skandalet, hajnitë, krimet, agresivitetin e tjera.

Po ashtu, i drejtohem kryeministrit që të bëjë zëvendësimin adekuat. Besoj se në mesin

tuaj ka të aftë, të guximshëm dhe të pakomprometuar, të cilët mund ta drejtojnë

Ministrinë drejt përmbushjes së misionit dhe përgjegjësive të saj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, fjalën e ka

zoti Ymeri.

VISAR YMERI: Faleminderit nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Është interesant së pari sesi deri tash ministri nuk tha „më hiqni për një minutë prej këtu‟,

mbase edhe do ta thotë më vonë, por është po ashtu interesant se si në njëfarë mënyre

këtë Kuvend e ka shpëtuar Ambasada amerikane për shkak se e ka zbuluar këtë termin -

„mos ndërhyni në pushtetet tjera‟ dhe tash nja 50 fjalime në fakt i dedikohen kësaj

mosndërhyrjeje. Pra, në secilin rast e përmendin „mos ndërhyni këtu, mos ndërhyni aty‟.

Çfarëdo lëvizje e Kuvendit tash po shihet si ndërhyrje në pushtetet e ndara në Kosovë, që

qenkan.

Por, nuk e kuptova qëndrimin e Grupit Parlamentar të PDK-së për shkak se nisi sikur

mosndërhyrje, pra bënte ftesë që të mos ndërhyjmë si Kuvend në punën e Gjyqësorit, dhe

pastaj u bë mosndërhyrje në punën e Ekzekutivit. Pra, nuk e di se ku ishte problemi. A

ishte problemi te ndërhyrja në Gjyqësor apo në Ekzekutiv, sepse nisi duke thënë që kjo

është çështje e hetimit të Prokurorisë e kështu me radhë, gjë që e tha edhe ministri, dhe

pastaj përfundoi te rekomandimet, mocioni në fakt i propozuar nga Lëvizja

“Vetëvendosje” i cili kërkon që Kuvendi ta shkarkojë ministrin e Rendit, e nëse kjo është

ndërhyrje në punët e Ekzekutivit, atëherë pse të mos e zgjerojmë këtë logjikë dhe të themi

që edhe votimi i Qeverisë në Kuvend është ndërhyrje në punët e Ekzekutivit. Pra, pse po

përziheni duke e votuar Qeverinë, meqenëse nuk po bëka të përzihemi duke e votuar

mocionin që kërkon shkarkimin e njërit prej ministrave, pjesëtar të Qeverisë.

Pra, ta kemi Kuvendin autonom dhe Qeverinë autonome, madje-madje jo autonome, por

në këtë rast po kërkohet të jenë plotësisht të pavarura, e të punojnë secili krye në vete dhe

të bëjnë çka të donë.

Unë desha t‟i ngre vetëm dy çështje, që janë të rëndësishme për këtë debat, mendoj unë.

Pra, njëra prej çështjeve është për shkelje të shumta, të cilat janë vlerësuar nga Auditori i

Përgjithshëm, që kanë dalë me raportin e tij, e që ndërlidhen drejtpërdrejt me Ministrinë e

Rendit, e që kanë të bëjnë edhe me skandalin e pasaportave, por edhe me çështjet tjera.

Për shembull te kompania NNT Albesi, e cila qartë, sipas Auditorit, në ofertën e vet ka

afruar çmime joreale, pra që janë në kundërshtim të plotë me çmimet në treg dhe

rrjedhimisht sipas nenit të prokurimit publik dhe nenit 61 të Ligjit për prokurimin publik,

Page 79: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

79

atëherë organet e Ministrisë është dashur të kërkojnë me shkrim shpjegime shtesë për

këto çmime dhe për përmirësimin e këtyre çmimeve, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast,

domethënë projekti ka vazhduar, përkundër kësaj shkeljeje të Ligjit për prokurimin

publik.

Por, një çështje më e rëndësishme që më duket mua është një mospërputhje ndërmjet

datave, për shkak se këto i përmendi edhe ministri, domethënë iu referua edhe raportit

auditorit dhe çështjeve tjera. Sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë OeSD, ata

është dashur që deri më 27 shtator 2011 ta hapin përfaqësinë e tyre këtu, ose ta

regjistrojnë një kompani që do të jetë përfaqësuese e tyre në Kosovë, domethënë ta

regjistrojnë në regjistrin e biznesit në Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur.

Dhe, meqenëse nuk ka ndodhur, pyetja ime do të ishte: Pse është vazhduar zbatimi i

kontratës? Domethënë, pse Ministria ka pritur edhe një vit e sa, madje edhe ka hyrë në

transaksione financiare me këtë kompani, e cila nuk e ka përmbushur njërin prej kushteve

të kontratës, që ka qenë një kusht goxha i rëndësishëm sipas kësaj kontrate.

Çështja e dytë është që në kontratë, në nenin 5, pika 5.2, thuhet që kontraktuesi nuk

mund, pa miratimin paraprak me shkrim nga autoriteti kontraktues, ta transferojë

kontratën ose një pjesë të saj, ose ndonjë përfitim apo interes nga ajo, përveç në raste,

pastaj i përmend cilat raste domethënë janë lidhur me bankat e kështu me radhë.

A është miratuar së pari bartja e përgjegjësive të kontratës te kompania Konsalting EU, e

përfaqësuar nga Natalije Velijaj, e cila tash është në burg? Pra, a është miratuar nga

Ministria një gjë e tillë për shkak se këtu po thuhet që autoriteti kontraktues duhet ta

miratojë këtë. E, nëse nuk është miratuar një çështje e tillë, atëherë pse janë bartur fondet

1,4 milion sosh në llogarinë e kësaj kompanie, meqenëse paska qenë një kompani, e cila

nuk paska pasur miratim paraprak sipas kontratës nga autoriteti kontraktues. Pse i janë

bartur paret kësaj kompanie? Me çfarë të drejte? Pse e keni shkelur kontratën kur i keni

bartur paratë në një kompani të caktuar, e cila nuk ka pasur miratim paraprak?

Dhe, çështja tjetër, kur nuk është ndërprerë kontrata në shtator të vitit 2011, atëherë pse

Ministria ka hyrë në aso marrëveshje tjera me të cilat ka shërbyer në njëfarë mënyre edhe

si importues i pajisjeve që do t‟i përdorte kompania për shtypjen e pasaportave në

Kosovë? Për shkak se figuroni në regjistrin e doganave, pra MPB-ja figuron si importues

i pajisjeve të kompanisë, gjë që thuhet edhe në raportin e auditimit, ndërkohë që Ministria

po refuzon ta pranojë se ka qenë importues, përderisa një kompani tjetër, që e ka kryer

rolin e „shpediterit‟, në këtë rast „Shala-Kompani‟, thotë që ka shërbyer si „shpediter‟ i

MPB-së - i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila i ka importuar këto pajisje dhe

pastaj e ka importuar edhe letrën, e cila është përdorur për t‟i shtypur pasaportat

biometrike këtu në Kosovë.

Pra, pse kanë ndodhur këto gjëra në një moment kur kompania nuk i ka përmbushur

kushtet? Nuk i është ndërprerë kontrata dhe pastaj Ministria e Punëve të Brendshme e ka

marrë në dijeni këtë mospërmbushje të kontratës, duke shërbyer madje që në vend se ta

ndëshkojë kompaninë, që nuk po e përmbush kontratën, ajo e ka ndihmuar duke u bërë

Page 80: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

80

importues për këtë kompani të pajisjeve dhe letrave, që është dashur të vijnë në Kosovë.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka zoti

Ramadani.

BURIM RAMADANI: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuara deputete, të nderuar deputetë,

Interpelancën e sotme të thirrur për ministrin e Punëve të Brendshme, ne e kuptojmë si

njërën prej formave për t‟i shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë me punën dhe rrjedhën

e punëve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve nga kjo Ministri dhe dua të them qysh në

fillim se Grupi Parlamentar i Aleancës e ka të qartë rregullimin kushtetues për çështjen

dhe mënyrat e shkarkimit të ndonjë ministri. Megjithatë, jemi të bindur që edhe Kuvendi i

Kosovës duhet ta thotë vetë fjalën e tij për ta shkarkuar nga detyra ministrin aktual.

Por, në të njëjtën kohë, në ambientin politik që të gjithë po jetojmë, mund të them se

cilido rezultat i votimit në fund të kësaj interpelance do të tentohet të interpretohet sipas

interesit politik dhe partiak të partisë së kryeministrit Thaçi.

Sidoqoftë, ne besojmë se nuk duhet të heshtim dhe duhet t‟i përsëritim shumë prej atyre

vërejtjeve që i kemi dhënë me vite të tëra kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dua të ritheksoj se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë krejt këtyre viteve pas

shpalljes së pavarësisë së vendit ka qenë e palëkundur në vizionet, planet, propozimet dhe

idetë e shumta që i ka shtruar në publik për përmirësimin e gjendjes, të sundimit të ligjit

në tërësi, sikur edhe përmirësimin e qeverisjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si

njëra prej ministrive kyçe, në veçanti.

Sidoqoftë, prej themelimit të MPB-së, në vitin 2006, i katërti ministër është në detyrë.

Pra, është e qartë se nuk ka ndonjë traditë shumë dekadëshe të zhvilluar, nëse e

krahasojmë me vendet tjera në rajon, apo edhe më larg. Porse nuk mund të heshtim kur

bëhet fjalë për degradimin e këtij institucioni, nuk mund t‟i mbyllim sytë kur bëhet fjalë

për gabimet e panumërta që po ndodhin vitet e fundit, nuk mund të mos reagojmë ndaj

dështimeve të çdoditshme që po i vërejmë në këtë sektor vërtet të rëndësishëm të shtetit.

Më 2 prill 2010, zoti Bajram Rexhepi e ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të

Brendshme. Saktësisht, 3 vjet e 2 ditë më vonë ne po flasim në Kuvendin e Kosovës rreth

tij dhe rreth punës së tij. Jo më shumë se 36 muaj i janë dashur zotit Rexhepi për t‟i

shkaktuar dëme Kosovës, buxhetit të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve.

Gabim pas gabimi, dështim pas dështimi, tërë kohën i pranishëm në media, shumicën

dërmuese të herëve duke e demantuar veten, një herë thotë ashtu, një herë kështu, gjithnjë

në kundërshtim me deklaratat e veta paraprake.

Page 81: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

81

Qysh në ditët e para të detyrës së tij, pra në prill 2010, i pata kërkuar ministrit Rexhepi të

punojë në tri detyra kryesore: zbatimin e ligjit në krejt territorin e Kosovës, ndaljen e

politizimit të policisë dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarë.

Dhe, çfarë ka ndodhur gjatë këtyre tre vjetëve? Asnjëra prej tyre nuk është realizuar.

Së pari, jo vetëm që nuk arriti ta zbatojë ligjin në pjesën më të ndjeshme të vendit për

shkak të situatës së ndjeshme në veri të Kosovës, por realisht Ministria e tij u bë ndër

kampionët kryesorë të shkeljes së ligjit, me tenderë të dyshimtë, me punësime personale e

partiake, me super-paga për asistente, e çka jo tjetër.

Së dyti, ndërhyrjet politike në Policinë e Kosovës vetëm sa u rritën gjatë këtyre tre

vjetëve të fundit. Në mungesë të politikave për zhvillimin e Policisë, nuk u ndal ndërhyrja

edhe në çështjet operative.

Të gjithëve na kujtohet se si ministri Rexhepi është sjellë si komandat i njësitit kur u jepte

urdhra direkte policëve, në sytë e kamerave.

Së treti, shërbimet për qytetarët vetëm sa u dëmtuan gjatë këtyre tre vjetëve, sidomos

gjatë kësaj kohës së fundit, javëve të fundit, kur qytetarët e kanë vështirë të pajisen me

dokumente për shkak të ndërrimit të sistemit, ndërrim ky i cili nuk ishte paraprirë me

trajnimet të bollshme e të nevojshme për zyrtarët nëpër komuna.

Po ashtu, në ditën që e mori detyrën, pra më 2 prill 2010, ministri Rexhepi i deklaroi tri

prioritete të punës së tij. Prioriteti i parë, kushte më të mira të punës për MPB-në dhe

Policinë. Prioriteti i dytë, dinamizmi i bashkëpunimit me EULEX-in, sidomos për veriun.

Dhe, prioriteti i tretë, plotësimi i kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët e

Kosovës. Pra, këto janë tri prioritetet që ministri Rexhepi, ose tri grupet e prioriteteve, i

ka deklaruar 3 vjet e 2 ditë më herë. Që të tria, dështim.

Aleanca i ndan këto dështime të MPB-së në katër grupe kryesore. Grupi i parë është

sigurua e përgjithshme, sundimi i ligjit. Grupi i dytë, politikat ndaj Policisë së Kosovës.

Grupi i tretë, integrimet evropiane. Dhe, grupi i katërt, administrata.

Në vazhdim, për shkak se jemi 3 vjet të udhëheqjes së kësaj Ministrie nga zoti Rexhepi,

dhe për shkak të simbolikës, shkurtimisht dhe shpejt dua t‟i përmend 30 dështime të

Ministrisë.

1. Nuk e ka ndërtuar sundimin e ligjit dhe sigurinë publike, sikur e ka të përcaktuar

në misionin e MPB-së;

2. Nuk i ka përmbushur planifikimet e saj legjislative;

3. Nuk ka shtrirje të shërbimeve të veta në krejt territorin e Kosovës;

4. Ka dështuar në përmbushjen e prioriteteve të saj strategjike;

5. Ka probleme të vazhdueshme me dokumentet e udhëtimeve;

6. Ka dështuar në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, normalisht në

fushën që e mbulon MPB-ja;

Page 82: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

82

7. Ka ndërhyrje të vazhdueshme në Policinë e Kosovës;

8. Nuk i ka përmbushur kërkesat dhe nevojat buxhetore të Policisë së Kosovës;

9. Nuk e ka përmbushur dhe nuk po e zbaton Ligjin për Policinë e Kosovës;

10. Nuk i ka përmirësuar kushtet e punës dhe nuk i ka përmirësuar pajisjet për

Policinë e Kosovës;

11. Nuk ka vendosur përkujdesje të duhur për familjet e policëve të rënë në detyrë;

12. Ka dështuar në zvogëlimin e rasteve të rënda të vjedhjeve në Dhomat e Dëshmive

në Policinë e Kosovës;

13. Raportet ndërkombëtare tregojnë se nuk ka pasur sukses në luftimin e trafikimit

me qenie njerëzore;

14. Ka dështuar në procesin për furnizimin e qytetarëve me targa të reja të veturave,

duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës në vitin 2010 për 700 000 euro dhe më vonë

rreth 300 000 euro;

15. Ka dështuar në luftimin e strukturave ilegale dhe paralele të Serbisë në Kosovë;

16. Nuk ka zhvilluar dhe nuk i ka përmirësuar kushtet për emergjencat në Kosovë;

17. Ka ndryshuar dhe kështu edhe e ka dëmtuar konceptin e Inspektoratit Policor të

Kosovës;

18. Nuk ka pasur përparim të nevojshëm në sigurinë publike;

19. Nuk ka pasur sukses në pastrimin e listave të votuesve, që është tepër me rëndësi;

20. Ka pasur ndërhyrje politike te shërbyesit civilë, duke punësuar militantë partiakë;

21. Nuk i ka shmangur radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve për nxjerrjen e

dokumenteve personale;

22. Kosova edhe më tutje dhe më shumë kritikohet nga mekanizmat ndërkombëtarë

në fushën që e mbulon MPB-ja;

23. Kontrolli i kufirit të Kosovës është joefikas;

24. Nuk ka pasur ndonjë sukses në luftën kundër krimit të organizuar;

25. Ka pasur vonesa të panevojshme dhe të pashpjegueshme në procesin e

riatdhesimit;

26. Ka bërë shpenzime të mëdha dhe të panevojshme në reprezentacion;

27. Zyrtarët e lartë të kësaj Ministrie nuk e kanë kaluar verifikimin e sigurisë;

28. Ka ndërtuar sistem joproporcional të pagave për shërbyes civilë, që reflektohet

kryesisht nëpërmjet skandalit “super-paga”;

29. Nuk ka qenë plotësisht e hapur ndaj mediave dhe opinionit publik, duke e

bllokuar komunikimin me media të caktuara; dhe

30. Është përcjellë me skandale të ndryshme, ndër të cilat prin skandali me pasaporta.

Në përgjithësi, besoj se kjo listë e gjatë e dështimeve të kësaj Ministrie tregon për

domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit të qeverisjes.

Po këtu, më lejoni të them, se nuk është fajtor i vetëm zoti Bajram Rexhepi. Ministri

Rexhepi është pjesë e një Qeverie joefikase. Është pjesë e një qeverisjeje të keqe, e cila

duhet të ndalet sa më shpejt.

Të ju them të drejtën, Grupi Parlamentar i Aleancës nuk mendon se zoti Rexhepi është

ministri më i keq i kësaj Qeverie. Ndoshta ju, zoti ministër, do të mund të ishit të

suksesshëm sikur Qeveria të udhëhiqej ndryshe.

Page 83: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

83

Ne si Aleancë, në Kuvendin e Kosovës, do të votojmë pro mocionit për shkarkimin tuaj,

edhe pse, po e përsëris, e kemi të qartë rregullimin kushtetues për këtë çështje.

Sidoqoftë, ne kemi kërkuar me dhjetëra herë, zoti ministër, dorëheqjen tuaj, që nga viti

2010 e deri më tash. Nuk e keni marrë kurajën që të dorëhiqeni. Tash, mendoj se është

momenti i duhur që ju ta deklaroni dorëheqjen tuaj, para se Kuvendi të votojë për

mocionin e kësaj interpelance.

Sa i përket mocionit për interpelancë, më lejoni që të kërkoj nga iniciuesi - Grupit

Parlamentar “Vetëvendosje”, që pikën 3 të mocionit ta largojë nga ky mocion, sepse jemi

të bindur se komisionet parlamentare nuk mund ta bëjnë punën efikase për temën të cilën

e keni paraqitur. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Koalicionit Kosova e Re, fjalën e ka kryetarja e

Grupit, Myzejene Selmani.

MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Koalicioni për Kosovë të Re e ka përkrahur edhe në Kryesinë e Kuvendit interpelancën, e

cila është kërkuar nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, në të cilën thuhet - të

informohet Kuvendi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në lidhje me keqpërdorimet

që kanë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë kontratën e pasaportave

biometrike me kompaninë austriake, OeSD.

Në rast se e shohim Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mocionin, i cili është

paraqitur në këtë dokument nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, thuhet - të kërkohet

shkarkimi i ministrit Rexhepi, mirëpo ne mjaft mirë e dimë që ministri është i ngarkuar

në postin e ministrit nga vetë kryeministri dhe kryeministri është njëri përgjegjës për

punën e ministrave brenda Kabinetit.

Në rast se e shohim pikën 2 të tekstit të mocionit - Kuvendi e fton Prokurorinë e Kosovës

për t‟i hetuar skandalet dhe përgjegjësitë ligjore të ministrit Rexhepi në të gjitha projektet

e lartpërmendura, atëherë Aleanca për Kosovën e Re është që Kosova të funksionojë si

shtet ligjor, andaj kërkojmë nga institucionet përgjegjëse zbatimin e ligjit, përkatësisht

organet e drejtësisë ta hetojnë me profesionalizëm rastin e aferës së pasaportave dhe t‟i

përmbushin obligimet e tyre kushtetuese, që si institucione të pavarura t‟i ushtrojnë

funksionet e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

AKR-ja kërkon që çështja e pasaportave në Ministrinë e Punëve të Brendshme të

qartësohet, ndërsa përgjegjësit të dalin para organeve të drejtësisë.

Apelojmë që Gjyqësori të punojë në mënyrë të paanshme e të pavarur, të jetë efiçient dhe

të garantojë transparencë në këtë rast dhe rastet tjera, të cilat lidhen me shkeljen e ligjit.

Besojmë se zbardhja e këtij rasti nga Gjyqësori do të ketë impute pozitive për

institucionet e drejtësisë, si dhe do të ndikojë pozitivisht në imazhin e përgjithshëm të

Page 84: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

84

Kosovës, si dhe do ta rrisë sigurinë për investitorët e huaj të cilët planifikojnë të

investojnë në Kosovën tonë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! “6+”, nuk është paraqitur, As SLS-ja. Radhën e kanë

deputetët. Zoti Bajrami e ka fjalën.

ARSIM BAJRAMI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Unë do të flas shumë pak për objektin e kësaj interpelance, sepse ai është objekt i një

hetimi penal, që po bëhet...

KRYESUESI: Ju njoftoj se edhe 9 minuta i keni si grup parlamentar!

ARSIM BAJRAMI: Nuk do t‟i shpenzoj më shumë se 3 minuta.

Nuk do të flas për objektin e kësaj interpelance, është e drejtë e opozitës që të ngrejë

interpelanca. Kjo çështje tani është nën hetim penal dhe çfarëdo që flasim ne e

paragjykojmë një proces që po zhvillohet nga organet e ndjekjes.

Por, do të flas pak për disa aspekte legale dhe kushtetuese, sidomos të 2 konkluzioneve të

mocionit. Është e vërtetë se interpelanca është një mjet i fuqishëm i kontrollit parlamentar

që praktikohet në shumë vende parlamentare, por duhet të dihet se cili është qëllimi i

interpelancës dhe a mund të penalizohet një ministër apo qeveri nëpërmjet një

interpelance.

Unë i pashë këtu 2 konkluzione dhe të dyja konkluzionet duhet të diskutohen në aspektin

legal, sepse çfarëdo rekomandimi që i jepet Qeverisë në raport me një ministër është i

pavlefshëm, duke pasur parasysh se në bazë të nenit 94 pika 4, kryeministri është personi

i cili vendos për ndërrimin e cilitdo ministër dhe ai e bën gjykimin e performansës së

ministrave veç e veç dhe ai vendos.

Vetëm një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit mund t‟i penalizojë edhe ministrat dhe

në këtë drejtim një rekomandim i tillë, edhe pse ndoshta mund të jepet, është i pavlerë në

aspektin kushtetues dhe nuk e obligon kryeministrin, i cili në bazë të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, vetë gjykon për performansën e çdo ministri.

Ndoshta kur ka këso problemesh në ministritë përkatëse, ne kemi pasur edhe në

legjislaturat e kaluara disa interpelanca, atëherë ndoshta është mirë që opozita ta gjykojë

mirë rastin dhe në vend të interpelancës ta praktikojë mocionin e mosbesimit, që është një

mocion me të cilin penalizohet e tërë Qeveria, sepse në bazë të Kushtetutës nuk ka

shkarkime individuale të ministrave nga Parlamenti, por ka vetëm rrëzim të Qeverisë

nëpërmjet mocionit të mosbesimit.

Edhe konkluzioni 2, që i bën ftesë Prokurorisë publike ta hetojë rastin, është i

diskutueshëm në aspektin kushtetues, sepse në bazë të nenit 109, pika 2, Prokuroria

publike është organ i pavarur, i cili i ndjek kryerësit e veprës penale dhe Parlamentit,

sikur edhe Qeverisë dhe institucioneve tjera nuk u lejohet të japin rekomandime për

Prokurorinë publike, sepse kjo është një ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni.

Page 85: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

85

Prokuroria publike vepron ex officio dhe ajo, sipas detyrës zyrtare, nis hetime, e jo sipas

propozimit të organeve politike, sepse mund të vijmë në një situatë të çuditshme, kur, për

shembull, Qeveria, mund t‟i rekomandojë Prokurorisë publike fillimin e ndonjë kontesti

apo organeve tjera dhe me këtë, jo vetëm që prishet ekuilibri ndërmjet pushteteve, por

edhe cenohet pavarësia dhe integriteti i Prokurorisë publike.

Kështu, unë mendoj që ky debat politik është debat tipik opozitar, por duhet të

strukturoret mirë në aspektin kushtetues, sepse mund të prodhojë vetëm efekte morale,

por jo edhe efekte kushtetuese dhe legale, ngase ne e kemi një Qeveri të cilën e votojmë

vetëm herën e parë kur e merr detyrën dhe e votojmë kryeministrin me ekipin e tij, pastaj

Qeveria vepron më shumë sipas modelit kabinetik dhe është në dorën e kryeministrit me

autoritetin e tij kushtetues eventualisht shkarkimi apo ndërrimi i ndonjë ministri dhe këtu

nuk mund të bëjë shumë punë edhe një rekomandim i një debati parlamentar lidhur me

interpelancën.

Po e përsëris, në praktikat parlamentare, interpelanca përdoret vetëm për ta përgatitur

terrenin eventualisht për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit ndaj

kryeministrit, sepse Parlamenti mund ta penalizojë vetëm kryeministrin, me çka edhe e

prodhon pasojën juridike të rrëzimit të Qeverisë dhe pasojën tjetër juridike - të shkuarjes

së vendit në zgjedhje të parakohshme, kështu që mendoj se efektet e këtij debati për këtë

interpelancë, në aspektin kushtetues, janë shumë të limitura. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Bajrami e ka fjalën.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryesues!

Të nderuar deputetë,

Ministria e Punëve të Brendshme për një shtet në konsolidim pa dyshim se është një ndër

dikasteret më të rëndësishme në aspektin e sigurisë.

Rëndësia e kësaj ministrie vjen në shprehje edhe më shumë, sidomos në një vend ku

lulëzojnë krimi dhe korrupsioni.

Por, fatkeqësisht, në vend se aktivitetet e kësaj ministrie të jenë të orientuara drejt luftimit

të kësaj dukurie, e cila po e gllabëron të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, kjo ministri në

vendin tonë po prin për korrupsion.

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Sa herë që flitet për korrupsionin, bëhet fjalë se dikush po ua vjedh të ardhmen. Sa herë

që dikush pasurohet brenda natës, ju të gjithë do të varfëroheni. Sa herë që Kosova

përflitet për korrupsion, ne po i largohemi Evropës.

Ne sot kërkojmë përgjegjësi nga ata që dikur i kanë marrë këto përgjegjësi me plot

krenari. Ne kërkojmë të dimë se si mediet kanë më shumë informata se sa ministri se

çfarë po ndodh në ministrinë e tij.

Page 86: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

86

Në raportin e auditorit të vitit 2011 flitet për shkelje të rënda, pothuaj në të gjithë

tenderët, tenderin për pasaporta, për punimet në Qendrën e Regjistrimit Civil, për

kontratën për furnizim me ushqim dhe pije, e shumë tenderë të tjerë.

Si e arsyeton ministri se ende nuk dihen fajtorët e vërtetë të 1,4 milionëve eurove të

pasaportave. Dhe, në emër të zbulimit të së vërtetës, ka dërguar disa njerëz në pushim me

pagesë, si dhe të disa të tjerëve, na tregoi se ua paska ndërruar vendin. Merreni me mend

çfarë ndëshkimi!

Si po ndodh që me paratë që janë paguar disa firma, që merren me pllakat e qeramikës,

ne ende nuk kemi emra. Do të thotë, dihen kompanitë, dihet veprimtaria e tyre, natyrisht

se dihen pronarët, por kinse nuk dihet se kujt i janë dedikuar të hollat.

Ky me të vërtetë është skandal! Të nderuar qytetarë, kjo është fyerje e inteligjencës, që në

radhë të parë u bëhet juve, e pastaj neve.

Me këtë skandal, të gjithë e dimë se Qeveria bëri shumë hapa prapa nga liberalizimi i

vizave.

Skandal tjetër ishte tenderi për furnizim me targa për automjete. Mandej, vjedhjet në

Dhomën e Dëshmive në Prishtinë e në Pejë.

Cilat janë dëmet? Ku mbeti heroina që u konfiskua në masën prej 50 kilogramëve? Kjo i

bie që edhe në mesin e policëve paska edhe trafikantë droge. Përndryshe, kush do të

mund të hynte në godinat me siguri të lartë dhe me kamera anekënd?

Respekt për Policinë e Kosovës, por askush nuk mund ta fshehë krimin pas punës së mirë

të tjetrit.

Ku mbet ari? Ku mbetën të hollat? Dhe në fund, ku janë fajtorët që asnjëherë nuk u

zbuluan?

Në tenderin për municion dhe armatim për Ministrinë dhe Policinë u keqpërdorën rreth 1

milion. Edhe për këtë rast u arrestuan disa persona, por asnjëherë nuk u zbardh e vërteta.

Të gjitha këto skandale u zbuluan nga mediet, por fatkeqësisht ato nuk po mund t‟i

dënojnë të korruptuarit.

Andaj, ne sot këtu, me të drejtë kërkojmë përgjegjësi nga ministri. Ne gjithashtu i bëjmë

thirrje edhe hetuesisë, edhe gjyqësisë që sa më parë të zbardhen aferat dhe në emër të

qytetarëve, e në emër të së drejtës së tyre themelore për taksat e tyre, të korruptuarit të

bëhen të ditur me emra, me fytyra dhe me adresa, të dihen se kush janë ata dhe të mos na

riciklohen nëpër institucione, siç po ndodhin rastet gjithmonë.

Edhe unë e përkrah mocionin e “Vetëvendosjes”. Faleminderit!

Page 87: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

87

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Albin Kurti e ka fjalën.

ALBIN KURTI: Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Nëse shkojnë policët e njësive speciale në veri, i vrasin siç e vranë Enver Zymberin. Nëse

policët patrullojnë në kufirin me Serbinë, i rrëmben xhandarmëria e Serbisë. Nëse

vendosen kontejnerë statikë të Policisë në veri të Mitrovicës, ata demolohen.

Pra, Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme është munduar t‟i

bindë qytetarët e vendit tonë që nuk është e mundur më mirë dhe më shumë karshi

Serbisë për sovranitetin e vendit dhe integritetin e territorit.

Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës negocion sërish me Serbinë për veriun e Kosovës dhe

financat e saj, për kufijtë e Kosovës dhe vulat doganore, për kopjet e regjistrave civilë e

të dokumentacionit kadastralë, për fusnotën e trashëgiminë kulturore ortodokse, e deri te

asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kësisoj, Qeveria e Kosovës organizon dështime të shtetit të Kosovës me paramendim që

të bëjë negociata më lehtë me Serbinë.

Ndërkaq, për shqiptarët në veri të Kosovës, ministri i kësaj Qeverie, Bajram Rexhepi,

thoshte që atyre shqiptarëve atje që frikësohen duhet t‟u shkruhet nga një hajmali, sepse

ata nuk kanë arsye.

Ky ministër e ka edhe politikën policore, edhe policinë politike. E ka politikën policore,

sepse e përdor njësinë e inteligjencës brenda Policisë për ta përgjuar Lëvizjen

“Vetëvendosje” para protestës si kundërshtar politik të tij; mandej pas dhunës policore

mbi protestuesit thotë që do t‟ua bënte atyre edhe më zi se Policia; dhe, policëve e

truprojave të kryeministrit u dha urdhër që për një minutë të largohen deputetët nga

oborri i Qeverisë, atëherë kur u shit Distribucioni dhe Furnizimi i KEK-ut për vetëm 26

milionë euro.

Në anën tjetër, Policia është politizuar nëpërmjet ndërhyrjeve selektive: dhunë e egër

kundër protestuesve të “Vetëvendosjes”, kur dhjetëra lëndohen dhe dhjetëra të tjerë

arrestohen, disa prej të cilëve i rrahin edhe në stacion të Policisë, për shembull më 14

janar e 22 tetor 2012, ndërkaq më 28 qershor 2012, kur vijnë grupe ekstremiste nga

Serbia, që ekspozojnë armiqësi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve kemi dhjetëra policë të

lënduar të Kosovës.

Njësoj, pas ndërhyrjeve ndaj “Vetëvendosjes”, asnjë polic i dhunshëm nuk suspendohet,

kurse për “sjellje të keqe” ndaj truprojave të Vulinit plot 11 policë të Kosovës u

suspenduan.

Nuk mund të thuhet që ky ministër dhe kjo Qeveri e luftojnë korrupsionin kur vetë janë

kaq shumë të korruptuar. Kur të korruptuarit shtiren se po e luftojnë korrupsionin, aty

vetëm sa rritet korrupsioni. Largimi i këtij ministri e zvogëlon korrupsionin, e kurrsesi e

ashtuquajtura “luftë e Qeverisë kundër korrupsionit”.

Page 88: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

88

Skandali me pasaportat biometrike është gjithsesi më i theksuari për shkak të

pretendimeve të Qeverisë për liberalizimin e vizave. Ky premtim për qytetarët e Kosovës

si individë është intensifikuar posaçërisht në këto dy vjet që Serbia avanconte drejt BE-së

si shtet. Ky skandal është i shumëfishtë, sepse aty kemi aq shumë skandale të lidhura,

prej ryshfetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për çfarë Natalije Veliajt iu mbyll

goja, e deri te çështja e TVSh-së në kontratën me OeSD-në.

Të gjitha këto e paraqesin edhe një dëshmi se Kosovës do t‟i mungojë edhe për shumë

kohë liberalizimi i vizave, jo pse na mungojnë pasaportat biometrike, por për shkak se

nuk na mungon korrupsioni qeveritar. Ka pasur një tendencë të vazhdueshme që procesi i

liberalizimit të vizave të shfaqet si proces teknik, ndërkohë që ai është i lidhur ngushtë

me krejt procesin e shtetndërtimit dhe me pasqyrën, pra me imazhin e shtetndërtimit.

Dihet që liberalizimi i vizave varet prej instancave më konservatore në Bashkimin

Evropian - ministrive të punëve të brendshme të shteteve anëtare. Dhe, kur ata ministra,

homologë tuaj, zotëri Rexhepi, kanë mësuar për skandalin e pasaportave në ministrinë

tuaj, mund ta merrni me mend se çka mendojnë ata për ju. Në fakt, ata nuk mendojnë

mjaftueshëm keq për ju. Sepse, ata e dinë këtë skandal dhe mbase nuk i dinë skandalet e

tjera që i keni bërë. Pra, ata me siguri mendojnë keq për ju, por, njëkohësisht, me siguri

nuk mendojnë mjaftueshëm keq për ju. Kësisoj, ata e kanë përshtypjen e vërtetë për ju,

por jo edhe të saktë.

Në anën tjetër, ata kanë përshtypje të gabueshme për popullin e Kosovës. Ata mendojnë

që meqë ju jeni kështu i korruptuar, atëherë ashtu disi janë edhe qytetarët e këtij vendi.

Sepse, kur ministri i Brendshëm është i korruptuar, atëherë ai largohet, jep dorëheqje a

shkarkohet, që të mos mendohet se i gjithë shteti a populli është i korruptuar.

Në aso raste, ministri paraqet pasqyrë të deformuar për një shtet. Pasqyra e tillë është e

padurueshme dhe ajo pasqyrë nuk gënjen vetëm në ndonjë vend ku ne e shohim e ajo nuk

na sheh, në ndonjë vend të izoluar, ku pasqyra është kthyer me fytyrë për muri. Më tutje,

kjo pasqyrë e deformuar, ky subjekt prej ministri të korruptuar, jo vetëm që duhet larguar,

por edhe duhet risocializuar. Sepse, shiheni se çfarë i ka bërë ajo parulla “Familja, Prona,

Shteti”, ku shteti kapet nga familja për të shtuar e mbrojtur pronat e saj. Shihni se çfarë i

ka bërë ministrit ky botëkuptim që e përjashton shoqërinë dhe kombin, qytetarin dhe

individin, publiken dhe barazinë.

Ky ministër, i përqendruar te interesi i tij i veçantë, ka nevojë që pas largimit nga posti të

risocializohet. Këtij duhet t‟i mësohet prej fillimit për rëndësinë e shoqërisë dhe të

qytetarëve, për moralin e shërbyesit publik dhe të politikanit përfaqësues. Parulla

“Familja, Prona, Shteti” ia ka shpërlarë trurin këtij ministri, prandaj aty duhet filluar prej

fillimit. Ama, që të fillojmë prej fillimit me qytetarin Bajram Rexhepi duhet t‟i japim

fund ministrit Bajram Rexhepi. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Donika Kadaj-Bujupi!

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!

Page 89: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

89

Nuk po di a u lodh ministri kaq shpejt, a çfarë ndodhi. Mendoj se duhet t‟i dëgjojë fjalët e

deputetëve, sepse tha që po bëjmë linçim publik, ndërkaq unë i them që është një kërkesë

për llogaridhënie në një dikaster jetik, i cili ndryshe njihet si ministria e aferave

korruptive, e që në fakt, nëpërmjet Policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me

Prokurorinë e Shtetit, do të duhej të ishte lider në parandalimin dhe luftimin e

korrupsionit.

Përkundrazi, edhe pas shumë vërejtjeve nga institucionet përgjegjëse, nga komisioni

përgjegjës në Parlamentin e Kosovës, Komisionit Evropian dhe Raporti i fundit i

Progresit që cek përzierjen e politikës në hetimet policore, ky nuk është linçim publik,

por një raport që e kam këtu, i Auditorit të Përgjithshëm, Shoqërisë Civile e shumë e

shumë organizatave të tjera, vendore e ndërkombëtare, vazhdojnë keqpërdorimet dhe

keqmenaxhimi në këtë ministri.

Nëse ministri thotë që nuk është fajtor për këtë keqmenaxhim, atëherë le të tregojë kush e

menaxhon ministrinë e tij. Ndoshta ai vetë edhe nuk e menaxhon, por atëherë le të tregojë

se kush qenka menaxheri në këtë ministri.

Skandalet të cilat do t‟i numëroj në vijim nuk janë të vetmet, dhe u cekën, mirëpo në

mënyrë telegrafike do të shkoj shkurt, për të treguar se të gjitha këto skandale kanë

ndikuar dukshëm në kualitetin e jetës së qytetarëve, në imazhin e institucioneve të

Republikës së Kosovës karshi komunitetit ndërkombëtar, me theks të veçantë Bashkimit

Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E kanë dëmtuar rëndë procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimeve. Nuk është që

Evropa është kundër nesh, por në fakt ministrat si Rexhepi dhe Qeveria Thaçi bëjnë që të

mos kemi liberalizim të vizave, që të mbetemi në geto, që rinia jonë ta humbë jetën duke

ikur rrugëve të pasigurta për të arritur në Perëndim.

E kanë zbehur besimin e qytetarëve për një zbatim të mirëfilltë të ligjit në Kosovë,

garantimin e jetës, garantimin e pronës dhe lirisë së lëvizjes së lirë, që janë të drejtat

themelore të garantuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht edhe me

Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Do t‟i përmend shkurtimisht disa përpjekje për t‟i evituar këto skandale, por pa sukses.

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të mbajtur më 7 nëntor

të vitit 2012, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në prani të ministrit Rexhepi janë

diskutuar disa të gjeturat e Auditorit, si për shembull çmimi i pakuptueshëm prej 999

euro metër kub i betonit, ndërkaq 5 euro dyer e dritare. A nuk është turp kjo?! Ky rast, jo

që është një keqmenaxhim, por përbën elemente serioze të veprës penale.

Bëhet fjalë për ndërtesën e Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, që gjendet

përballë ndërtesës së Prokurorisë, ngjitur me Gjykatën Supreme. Edhe kjo është për

keqardhje.

Page 90: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

90

Po në të njëjtin takim, ministri Rexhepi, para anëtarëve të Komisionit, është përgjigjur se

nuk e di për këtë rast dhe para medieve është shprehur: “A nuk po e shihni si po shkojnë

punët në tërë Kosovën?”. Do të thotë, ky ministër, në vitin 2012, si ministër i Punëve të

Brendshme, e ka pranuar publikisht se në Kosovë ka fituar krimi.

Pastaj, kontratat e ushqimit, po ashtu një parregullsi, meqë fiton tenderi që është 200-300

000 euro më i shtrenjtë dhe kësaj shkeljeje ministri i thotë “gabime aritmetike në

llogaritje”. Unë kësaj i them korrupsion dhe mendoj që ky është korrupsion, nuk ka të

bëjë me gabime aritmetike, siç tha ministri.

Pastaj, vazhdon skandal pas skandali, kontrata me furnizim me inventar, 50 000 euro më

shtrenjtë i jepet tenderi atij që aplikon. Pastaj, dyshimi i bazuar prej 1,4 milion eurove.

S‟po e përmendi, se të gjithë e dimë sa na ka kushtuar, e përsëri po them se na ka

kushtuar me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që ka

reflektuar edhe në raportin vlerësues të Komisionit Evropian mbi përmbushjen e kritereve

për liberalizim të vizave, të publikuar më 8.2.2013. Nuk besoj që ata kanë pasur për

qëllim linçimin publik të ministrit.

Pastaj, rreth 1 milion euro keqpërdorime në tenderin për municion dhe armatim.

Gjithashtu, kjo aferë ka rezultuar edhe me arrestime dhe disa suspendime të niveleve më

të ulëta.

Pastaj, moszbulimi i rasteve të vjedhjes në Dhomat e Dëshmive, si në Prishtinë, ashtu

edhe në Pejë. Dhe, nëse ministri ditën e caktuar nuk ka qenë ministër, ka pasur

përgjegjësi që të hartojë politika dhe të kërkojë llogari dhe të mbyllet ky turp.

Pastaj, dhënia e kontratës për furnizim me targa të automjeteve ofertuesit të dytë që ka

ofruar çmim më të lartë për 300 000 euro. Unë nuk e di si shpjegohet kjo.

Dobësi si kjo kanë pasuar edhe me vendime të drejtpërdrejta të ministrit. Për shembull,

shefi i Divizionit në Departamentin e prodhimit të dokumenteve të Agjencisë së

Regjistrimit Civil, e kam emrin e mbiemrin, por nuk po dua ta përmend, sepse jemi në

Kuvend, prej koeficientit 9 ka kërcyer në koeficientin 19. Kjo është një shkelje e rëndë

dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ministrit.

Nuk po flasim për 3 komunat veriore, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq, ku gjatë vitit

të fundit janë regjistruar vrasje, tentimvrasje, kërcënime, shantazhe, shpërthime, si dhe

viktima kanë qenë shqiptarët dhe të të gjitha nacionaliteteve, edhe pjesëtarë të EULEX-it

dhe të KFOR-it.

Ministri Rexhepi nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz dhe nuk ka e kërkuar një gjë të tillë

nga Policia e Kosovës për t‟i siguruar qytetarët e këtyre tri komunave. U tha edhe më

herët, ai ka kërkuar që të shkojnë te hoxhallarët dhe të shkruajnë hajmali, e kjo nuk është

serioze.

I nderuar ministër,

Page 91: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

91

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë,

Të nderuar kolegë deputetë,

Demokracia është mënyra e të jetuarit dhe unë mendoj që Kosova nuk varet nga një

individ, nuk varet as nga dy, as nga tre, as nga katër, as nga pesë. Nëse krejt bota e

drejton gishtin, duke na identifikuar si hajna, nëse çdo lëvizje jashtë shtetit na bën të

skuqemi, duke na përkujtuar aferat, a nuk mjafton kjo për të dhënë dorëheqje?

Unë po dua ta përkujtoj një rast të fundit, kur një ministër në Slloveni jep dorëheqje për

shkak se zbulohet që e ka ndërtuar një pushimore të drurit pa leje. Atëherë, çfarë duhet të

ndodhë në Kosovë që ministrat të japin dorëheqje?

Po dua ta përmbyll me fjalën që krimi në çdo kohë duhet evidencuar dhe ndëshkuar.

Përndryshe, do të na ndëshkojë neve, ashtu siç po ndodh në vazhdimësi. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Dibra e ka fjalën, për 5 minuta!

VALBONA DIBRA: Faleminderit, i nderuar nënkryetar!

I nderuar zëvendëskryeministër,

Të nderuar ministra,

Të nderuar kolegë deputetë,

Fillimisht më lejoni ta falënderoj ministrin Rexhepi për sqarime gjithëpërfshirëse dhe

shumë të detajuara.

Ne të gjithë e dimë që Ministria e Punëve të Brendshme është njëra nga ministritë më të

rëndësishme, me numër mjaft të madh - rreth 10 000 zyrtarë dhe po ashtu është edhe

ministria më gjithëpërfshirëse, veprimtaria e së cilës është e ndërlidhur drejtpërdrejt me

jetën tonë të përditshme, me shërbimet për qytetarët dhe sigurinë.

Duke e pasur parasysh edhe fushën shumë të gjerë të veprimtarive që i mbulon kjo

ministri, normalisht se është njëra ndër ministritë që nuk është lehtë të menaxhohet, si

dhe funksionimi i saj reflektohet shumë lehtë në përditshmërinë tonë, duke qenë në

kontakt të përhershëm me publikun.

Sa i përket raportit, që sot e dha ministri, ne duhet të theksojmë se ministri në të gjitha

pikat e kërkuara ka ndërmarrë veprime të duhura për adresimin e të gjitha çështjeve të

kërkuara për raportim. Po në këtë rast, përveç problemeve, ne duhet t‟i vëmë në dukje

edhe shumë veprime pozitive nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht ministri

Rexhepi, duke ditur që Ministria e Punëve të Brendshme e ka dhënë dhe është duke

dhënë kontributin më të madh në plotësimin e kritereve të parapara në Udhërrëfyesin për

liberalizimin e vizave.

Sa i përket çështjes së pasaportave, Ministria i ka zbatuar të gjitha kushtet e kontratës për

kryerjen e obligimeve ndaj kontraktuesit, OeSD. Po ashtu, ministri me kohë ka ndërmarrë

veprime dhe ka ofruar në bashkëpunim me organet e drejtësisë për procedimin e rastit në

organet kompetente, pas njoftimit që pagesat e bëra nuk kanë arritur në llogarinë e

kontraktuesit.

Page 92: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

92

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme i ka ndërmarrë të gjitha veprimet për

zgjedhjen e mosmarrëveshjeve me ish-kontraktorin, gjë e cila ka rezultuar e

pasuksesshme pas refuzimit të kontraktuesit.

Një gjë që mendoj është më relevante në këtë rast, është që Ministria me kohë i ka

ndërmarrë të gjitha veprimet, që pajisja me pasaporta biometrike për qytetarët e

Republikës së Kosovës të mos ndërpritet në asnjë moment, edhe pse është bërë shumë

zhurmë e panevojshme për këtë çështje.

Sipas raporteve, pajisja me pasaporta biometrike ka vazhduar pa asnjë moment

ndërprerjeje, si dhe procedura e tenderimit për furnizuesin e ri është kryer me një

transparencë shumë të madhe, duke i dhënë mundësi shoqërisë civile, Agjencisë Kundër

Korrupsionit dhe medieve që ta monitorojnë këtë proces, duke qenë vëzhgues gjatë gjithë

kohës.

Duke ditur që tani kontraktori i ri është zgjedhur dhe procedurat e nënshkrimit të

kontratës janë në finalizim, pritet që furnizimi me pasaporta biometrike të vazhdojë pa

asnjë problem.

E shfrytëzoj rastin ta inkurajoj ministrin që të vazhdojë me punën në adresimin e

çështjeve dhe në këtë rast dua t‟i theksoj të arriturat e fundit në këtë ministri, e disa prej

tyre janë:

Futja në funksion e regjistrit të ri të gjendjes civile si njëri ndër kushtet për krijimin e një

regjistri të besueshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëri ndër kushtet për

liberalizim të vizave. Ky është një sistem i përgatitur në përkrahje të Komisionit

Evropian, i cili është i sofistikuar dhe për të cilin ka pasur kritika nga deputetët skeptikë

në kohën kur ka filluar të implementohet, dhe në këtë rast, sipas disa deputetëve, ministri

Rexhepi duhej të qenka fajtor për mosfunksionimin e zyrtarëve nëpër komuna.

Po ashtu, duhet përmendur edhe vendimin për implementimin e gjobave për automjetet e

paregjistruara, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e komunikacionit dhe në

formë indirekte në sigurinë e jetës së qytetarëve, si dhe është njëri ndër kushtet që

Kosova të bëhet anëtare e Kartonit të Gjelbër, me të cilin do të përfitojnë të gjithë

qytetarët e Kosovës.

Ministri Rexhepi, po ashtu, kohë më parë ka marrë vendim për zbritjen e taksës për vulë

verifikuese, apo siç njihet apostile, nga 20 në 10 euro, për lirimin nga pagesa e taksave

administrative për regjistrim të automjeteve dhe pajisjeve me dokumente të identifikimit,

si letërnjoftimet dhe pasaportat për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës,

veteranëve dhe ish-pjesëtarëve të TMK-së, si kategori të privilegjuara dhe si një reflektim

për respektin që e ka Qeveria e Republikës së Kosovës për grupe të caktuara të shoqërisë

sonë.

Dhe, përfundimisht, të nderuar deputetë, në raportimin që sot bëri ministri, mund të

shihet qartë se të gjitha çështjet janë adresuar dhe janë marrë veprime të duhura sa i

Page 93: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

93

përket nivelit të përgjegjësisë së ministrit, duke u nisur nga ndërmarrja e masave ndaj

stafit që ka menaxhuar me çështje të caktuara, e deri te adresimi i të gjeturave të Auditorit

të Përgjithshëm. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Krasniqi e ka fjalën.

VJOLLCA KRASNIQI: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuar ministra,

Kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Kosova ka mijëra e mijëra probleme të natyrave të ndryshme, shumë prej tyre se vendin e

udhëheq kjo klasë politike e papërgjegjshme, jollogaridhënëse, si ndaj Kuvendit, ashtu

edhe ndaj qytetarëve.

Pikërisht pse e kemi një strukturë të tillë, sot e kemi vënë në rend të ditës këtë debat që

për substancë ka skandalet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky dikaster shumë i

rëndësishëm, krerët e të cilit duhej të ishin pararojë e luftës kundër krimit, korrupsionit,

vjedhjes, kontrabandës, luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, kundër drogës dhe

narkotikëve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ka probleme me vetveten.

Ministri në prononcimet e tij, të cilat i bën shpeshherë me fodullëk, thotë që është duke e

luftuar krimin përbrenda ministrisë që e udhëheq ai, sepse aty është vendi ku duhet të

luftohet krimi, por nuk është parë e dëgjuar të vidhet shtëpia e vet, për ç‟gjë që edhe

ndërkombëtarët po na mbajnë leksione dhe sugjerime të mos e bëjmë një gjë të tillë.

Jo që po vidhet kjo shtëpi, por po vidhet e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës. Prandaj,

ministri nuk po mund të merret me krimin e jashtëm, sepse njëherë duhet ta luftojë atë të

brendshmin, por skandalet e kësaj ministrie dhe institucioneve vartëse të saj për çdo ditë

mbushin faqet e gazetave se nëse drejtësia fle, mediet, ato të cilat nuk janë nën ndikim të

pushtetit, nuk flenë. Media të shpalosë në dritë me diell brenda 24 orësh edhe atë që

hetuesit nuk mund ta bëjnë, apo nuk duan, për vite të tëra.

Të gjithëpushtetshmit bëjnë gafë pas gafe, skandal pas skandali, gjithnjë në kërkim të një

fajtori të mundshëm, apo kujdestar. Rrethi i krimit është më i madh dhe më i gjerë seç

pretendon vetë ministri.

Duke filluar nga vjedhja e Dhomës së Dëshmive në Prishtinë, për të vazhduar me

vjedhjen e arit po në Dhomën e Dëshmive në Pejë, duke ditur se këto dhoma më së paku

shërbejnë për ruajtje dhe shumë mirë ishin “ruajtur” në datat e caktuara. Nuk po i

përmend të gjitha skandalet se u përmendën nga kolegët parafolës, por nuk mund të mos

e përmend skandalin e pasaportave biometrike, afera 1,4 milion euro, që, sipas asaj

zonjës Velijaj, dihet se në cilat xhirollogari janë shpërndarë këto mjete të taksapaguesve

të varfër të Kosovës.

Kultura e kësaj Qeverie shihet edhe nga sjellja e familjarëve të tyre karshi Policisë së

Kosovës dhe këto akte, jo që janë të papranueshme, por janë edhe të dënueshme.

Page 94: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

94

Para disa ditësh, i bëra pyetje ministrit lidhur me zjarrfikësit, të cilët janë harruar për t‟u

paraparë pagat e tyre për këtë vit, dhe nuk e quaj skandal, por një papërgjegjësi të

institucionit, ndërsa, në anën tjetër, sipas një artikulli në një gazetë ditore, thuhet që një

punëtores suaj, zoti ministër, në një nga muajt e vitit të kaluar paga i arrin afër pagës suaj,

diku mbi 1 100 euro. Nuk e di a është e vërtetë kjo, zoti ministër, dhe nuk e di a jeni ju në

dijeni, por do të ju lutja që ta verifikoni një gjë të tillë.

Shprehja e Zhan Mone-së, babai i Evropës së Bashkuar, kur thoshte në vitet 1950, se

Evropa nuk do të bëhet me një të rënë të lapsit, por me realizime të vogla të

njëpasnjëshme, të herëpashershme, që do ta krijojnë së pari ndjenjën evropiane. Kështu

edhe në memorialin publik në Kosovë, Qeveria dhe zyrtarët e lartë nuk do të bëhen po aq

të ndershëm sa, shembull Suedia, me një të rënë të lapsit, por nuk e bëjnë këtë se ka ende

vend për përfitim dhe zhvatje.

Fjala është për popuj, të cilët nuk durojnë, nuk tolerojnë politikanë me afera korruptive,

popujt që e kanë krijuar kulturën në të cilën politikanët pa pritur t‟u dëshmohet fajësia,

japin dorëheqje. Dhe, nëse nuk duan ta bëjnë këtë, i largon vetë sistemi.

E te ne është krijuar kjo kulturë. Atëherë nuk duhet të habitemi kur të tjerët nuk na

trajtojnë në mënyrë të barabartë. Morali publik nuk i pranon këto fenomene, madje

populli nuk i meriton këto.

Unë kam respekt për ju zotni ministër, por praktika e këtij shërbimi, të cilin e udhëhiqni

ju, po shkon skandal pas skandali, aferë pas afere. Dhe, ju keni përgjegjësi, sepse jeni në

krye të dikasterit.

E pas gjithë këtyre skandaleve dhe hajnive e aferave, siç do të thoshte një gazetar yni - rri

e bën sehir, në mes të Prishtinës, Doktor Honoris Causa. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Sahatqija e ka fjalën.

TEUTA SAHATQIJA: Faleminderit, kryesues!

Ne e patëm rastin ta dëgjojmë ministrin Bajram Rexhepi, i cili na e lexoi procesverbalin e

tenderit të pasaportave biometrike, vazhdoi me leximin e neneve të ligjeve, pastaj me

leximin e procedurave se si ruhen dëshmitë, se si deponohen dëshmitë e tjera. Dhe kjo

teknika filli-baster zgjati bukur shumë, derisa e mori një kohë të madhe.

Mendoj se kjo qasje është një qasje tallëse, jo vetëm ndaj çështjes së interpelancës, por

është edhe tallje ndaj Kuvendit.

Vazhdimisht, vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe sipas fjalëve tuaja ministër, ishin raste të

praktikave të tenderëve, të cilët quhen si praktika korruptive. U përmendën targat,

dhomat e dëshmive, heroina, ari, pasaportat biometrike, të cilat vetëm i paraqesin disa

prej këtyre. Ndërsa, raporti i auditimit rregullisht i ka dokumentuar, jo vetëm këto, por

edhe shkeljet tjera nëpër procedurat e tenderimeve.

Page 95: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

95

Po ashtu, nuk është vetëm raporti i Auditorit, por janë edhe raportet ndërkombëtare, të

cilat vazhdimisht, vit pas viti, e identifikojnë Kosovën si vend të krimit dhe vend të

korrupsionit. Por, tash pamë që ajo tarifa prej 10% në tender nuk është vetëm

thashetheme, por u pa se edhe me këtë 1,4-milionëshin u tregua që ajo praktikë është

edhe realitet.

Në Rregulloren e Kuvendit, në nenin 44.1, ku flitet për interpelancën, thuhet që

interpelanca mund të thirret prej 6 a më shumë deputetëve për çështje që kanë të bëjnë me

punën e Qeverisë, ose të një ministrie, prandaj mendoj që kjo interpelancë është vetëm

një instrument i Kuvendit për mbikëqyrjen e Qeverisë dhe kërkon përgjegjësi morale, e jo

gjykime, siç mendonin disa, dhe jo dënime penale, por pikërisht mbikëqyrje të Qeverisë

dhe përgjegjësi morale.

Pra, edhe me këtë interpelancë, Kuvendi po e kryen punën e vet dhe kjo është në rregull.

E ajo që nuk është në rregull, është tentimi i pengimit të punës së Kuvendit, por nuk është

në rregull as që ministri të mos ndiejë kurrfarë përgjegjësie morale për të gjitha këto

parregullsi për të cilat u fol.

Nuk është në rregull që kryeministri as Qeveria nuk çajnë kokën dhe nuk ndiejnë

përgjegjësi as morale për parregullsitë, e të krijon përshtypjen se e gjithë kjo as nuk është

bërë pa dijeninë dhe pa miratimin e kryeministrit.

Kjo mungesa e përgjegjësisë së Qeverisë dhe mosndëshkimi i fajtorëve, edhe pas shumë

viteve, ndikon edhe në lulëzimin e krimit në çdo instancë dhe në çdo nivel dhe kolegët e

mi edhe i përmendën shumë prej tyre.

Prandaj, ministri Rexhepi, më së paku çka do të duhej të bëjë, është që ta pranojë

përgjegjësinë morale, dhe kryeministri më së paku që mund të bëjë është ta shkarkojë

këtë ministër.

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Atëherë, zoti Rexhep Selimi e

ka fjalën.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Ministri në krejt atë që e tha, faktet dhe dokumentet që ne i parashtruam i quajti

hamendje, supozime, i quajti edhe deklarata mediale.

Unë dua edhe një herë t‟i them se nuk janë as hamendje, as supozime, as thjesht deklarata

mediale, por janë fakte në të cilat ai do të duhej të përgjigjej tani, para se të përgjigjet

diku tjetër.

Por, sidoqoftë, në mesin e asaj që ministri e paraqiti këtu, ishin edhe 13 rregullat e

ministrit. Megjithëse ministri nuk e plotësoi rregullën e parë të përgjegjshmërisë, unë dua

t‟ia numëroj po aq sa ai i kishte, por jo 13 rregullat e ministrit, por 13 papërgjegjësitë e

ministrit.

Page 96: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

96

1. Publikuar më datën 26.8.2011, ministri thotë: Nëse jo Serbia, Kosova i heq paralelet.

Paralelet, akoma vazhdojnë në veri.

2. Më 12 shtator 2011, ministri Rexhepi thotë: Ndërkombëtarët i përgjojnë bisedimet e

mia me Thaçin.

Pra, kjo ishte e dyta.

3. E treta, meqë edhe unë po i numëroj ashtu siç i numëroi ministri.

Më 29 shtator 2011, Rexhepi thotë: Barrikadat gjithsesi do të hiqen.

Barrikadat akoma janë atje, megjithëse ai në këtë prononcim pati thënë që heqja e

barrikadave është një veprim i pashmangshëm.

4. Më 5 maj të vitit 2012, ministri premton arrestimin e Veselinoviqit, në ndërkohë kur

Veselinoviqi i organizonte zgjedhjet serbe në Kosovë, përkatësisht në veri.

5. Ministri Rexhepi thotë: 101 kriteret e udhërrëfyesit i plotësojmë deri në fund të vitit, që

i bie deri në fund të vitit 2012.

Kjo është publikuar më 13.6.2012.

6. Publikuar më 5 dhjetor 2012, ministri i Brendshëm thotë: Përgjohemi tash e 13 vjet.

7. Bajram Rexhepi e paralajmëron “Vetëvendosjen” - zero tolerancë, publikuar më 6

janar 2012.

Pra, e paralajmëron “Vetëvendosjen” me zero tolerancë. Edhe kjo është një ndër

papërgjegjësitë e tij.

8. Ministri Rexhepi deklaron: Policia e përdori forcën minimale mbi protestuesit,

publikuar më 5 janar 2012.

Po, nëse ajo ishte forca minimale mbi protestuesit, cila është forca maksimale, zoti

ministër?

9. Publikuar më 28 gusht 2012, Rexhepi paralajmëron padi penale ndaj 3 aktivistëve të

Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Pse nuk i padite, zoti ministër?

10. Më 17.10.2012, Rexhepi thotë: Unë dhashë urdhrin për të mos lejuar hyrjen në

Qeveri.

Page 97: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

97

Ai ka thënë se Policia do të duhej të ishte edhe më rigoroze.

11. Më 1 nëntor 2012, Bajram Rexhepi konfirmon përgjimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

12. Arrestohen 2 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që po e “arrestonin” me poster

Bajram Rexhepin, publikuar më 11 janar 2013.

13. Papërgjegjësi, e cila gjithsesi mbetet edhe skandal, është deklarimi juaj, zoti ministër,

edhe në këtë interpelancë, ku ju akoma po vazhdoni të silleni i papërgjegjshëm.

Numri 13 zakonisht është numër i pafat, domethënë është numër fatkeq. Le të jetë ky

numër fatkeq për postin tuaj, e jo për qytetarët e Kosovës, zoti ministër.

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka ministri i Punëve të Brendshme, zoti Bajram

Rexhepi, që t‟i bëjë sqarimet e veta lidhur me çështjet që u ngrehën.

MINISTRI BAJRAM REXHEPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Unë nuk dua të flas shumë se fola me të vërtetë tepër për t‟i shpjeguar të gjitha ato

procedura dhe çfarë janë kompetencat, për të mos interferuar në procesin e hetimit.

Desha vetëm një sqarim zonjës Sahatqija, sa i përket 10%. Ishte fjala për garancinë

bankare që e lë kompania përfituese e tenderit. Dhe, kjo është e bllokuar. Këtu ishte

pyetja, jo çështje tjetër. Kjo është vetëm për çështje të sqarimit.

Unë e kuptoj edhe debatin politik, i di edhe përgjegjësitë morale. Mirëpo, në shumicën e

rasteve, kur përgjegjësitë janë të ndara dhe nëse dikush ka vjedhur, ose është i korruptuar,

prapë është përgjegjësi individuale, dhe nëse adresohen drejt, nëse shkohet me logjikën

që çfarëdo që të ndodhë në një ministri, kushdo qoftë, kushtimisht të them të vjedhë, e në

fund duhet vetëm ministri të japë dorëheqje, do të na instalohet një logjikë shumë e

rrezikshme që njerëzit të mund të bëjnë çka të duan dhe në fund kërkohet vetëm koka e të

parit. Ky është sqarimi në lidhje me këtë.

Unë, si çdo herë, në çdo funksion që kam qenë në kohën e pasluftës, kam qenë i

përkushtuar dhe jam i përkushtuar ta luftoj edhe korrupsionin, krimin, me aq sa kemi

mekanizma dhe mundemi. Edhe në këtë rast, as opinionet tjera nuk mund të ndikojnë në

qasjen time ndaj këtij procesi.

Dhe, çdo herë që ndonjë hetim është lidhur, në cilindo funksion që kam qenë, kam

kërkuar hetime dhe kam thënë - le të fillojnë nga unë.

Edhe me këtë rast, unë i kam parë edhe rekomandimet për mocion, që kërkojnë të dihet

pasuria ime, me kënaqësinë më të madhe mund të them që prej kohës si kryeministër, çdo

herë në Agjencinë Kundër Korrupsionit unë i kam të gjitha të dhënat e pasurisë sime dhe

si ka lëvizur ajo.

Page 98: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

98

Unë kisha kërkuar që ato të gjitha të bëhen transparente edhe në media.

Dhe, të nderuar të “Vetëvendosjes”, ju më sulmoni mua në pikën më të fortë që e kam. Se

kurrë nuk kam qenë i korruptuar, e as nuk jam. Prandaj, e keni një qasje të gabuar në këtë

drejtim. Edhe unë shumë kisha dashur, me të vërtetë, që edhe propozuesi ta tregojë

origjinën e pasurisë që e ka bërë pas luftës dhe tash pa ndonjë cinizëm, por thjesht, le ta

dinë edhe deputetët dhe qytetarët e Kosovës - qysh u bë, qysh u privatizua Fabrika e

Farave te ish-Silosi, me presion, pa presion? Si janë ndërtesat në kuadër të saj? Qysh u bë

gurthyesi? Qysh u bë një ndër apartamentet - shtëpitë më të mira në Kodrën e Diellit? Ku

janë të uzurpuara te Rrethi pronat dhe shumë çështje tjera? Me të vërtetë, këto do të ishte

shumë mirë t‟i prezantojë edhe para deputetëve, edhe para qytetarëve.

Drejtësisë i bëj thirrje edhe kundër meje, por edhe kundër të tjerëve, aty ku ka argumente

dhe do të jem i lumtur që këto të hulumtohen. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka propozuesi i interpelancës, zoti Selimi, i cili do

t‟i prezantojë rekomandimet dhe konstatimin si propozues.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Ky diskutim sot në kuadër të kësaj interpelance, vetëm sa e rikonfirmoi në fakt

domosdoshmërinë se Ministria e Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e Bajram

Rexhepit, është shndërruar në çerdhe korrupsioni qeveritar në Kosovë.

Keqpërdorimet e parasë së taksapaguesve në Kosovë kanë qenë sistematike, kurse

skandalet të vazhdueshme.

Nëse votohen rekomandimet që i kemi paraqitur, kjo do të thotë që ne ta ndalim këtë

ministri nga keqpërdorimet e radhës.

Ne kishim paralajmëruar keqpërdorime dhe skandale edhe kur diskutonim skandalet e

mëhershme. Pra, kur diskutonim skandalin e kontratës me OeSD-në, ne e paralajmëruam

skandalin e radhës, dhe ashtu doli - skandali i kontratës së Ministrisë së Punëve të

Brendshme me kontratën, e cila tashmë e ka fituar tenderin e prodhimit të pasaportave

elektronike.

Pra, skandale tjera janë në radhë akoma, siç është ai në përgatitje e sipër i ID elektronike.

Por, e kam një mesazh për kryeministrin e Kosovës. Shkarkimi i këtij ministri, së paku do

të ishte respekt për Policinë e Kosovës, kurse dorëheqja do të ishte respekt për qytetarin e

Kosovës.

Por, sidoqoftë, si rezultat i këtij debati dhe si kërkesë e Lëvizjes “Vetëvendosje” për

mocion ne e propozojmë mocionin. Në konsultime me deputetë dhe kolegë tjerë deputetë

kemi bërë dy ndërhyrje, respektivisht dy ndryshime. Kemi ndërhyrë në pikën e parë dhe

në pikën e tretë.

Page 99: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

99

Në pikën e parë kemi ndërhyrë aty ku thuhet se Kuvendi i kërkon Qeverisë, e kemi bërë

Kuvendi i kërkon kryeministrit. Pra, e lexoj edhe një herë për Sekretarinë:

Kuvendi i kërkon kryeministrit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të ministrit

Bajram Rexhepi nga të gjitha funksionet në Republikën e Kosovës.

Pika 2 mbetet e pandryshueshme, ashtu siç e kemi paraqitur më herët. Pra, nën

2. Kuvendi e fton Prokurorinë e Kosovës për t‟i hetuar skandalet dhe paligjshmëritë, pra

papërgjegjësitë ligjore të ministrit Rexhepi në të gjitha projektet e lartpërmendura, me

theks të veçantë në kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike.

Kuvendi po ashtu i bën thirrje Prokurorisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit për ta

vlerësuar pasurinë e ministrit Rexhepi dhe deklarimin e tij në autoritetet përkatëse të

Republikës së Kosovës.

Kurse, pika e tretë të jetë, në konsultim me kolegët deputetë dhe me propozimin e kolegut

Ramadani, e heqim fare nga mocioni, kështu që si rezultat i gjithë kësaj çfarë dëgjuam

dhe si rezultat i bashkërendimit, ne presim nga Kuvendi, respektivisht nga deputetët e

Parlamentit të Republikës së Kosovës, që ta mbështetin këtë mocion. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Të nderuar deputetë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes

“Vetëvendosje”, në bazë të nenit 44, pika 4, të Rregullores së Kuvendit, e ka propozuar

për votim në Kuvend tekstin me korrigjimet që u cekën. Tani kërkohet deklarimi për

miratimin e mocionit të propozuar nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”.

Në sallë janë të pranishëm 94 deputetë. A është dikush pa kartelë? Nuk ka.

Këtu janë të regjistruar 103. Nuk e di kush e ka kartelën, e nuk është në sallë.

(Ndërhyrje)

Atëherë, votojmë për praninë. Regjia, votojmë për praninë!

(Ndërhyrje)

Tani janë 93 deputetë. Ju lutem, kolegë ose ju të Administratës t‟i kontrolloni kartelat ku

janë të vendosura, e nuk ka deputetë. Hiqini kartelat! Kështu do të ishte më së miri.

Po më duket se është bërë përmirësimi. 94 janë në elektronikë dhe 94 sipas Administratës

dhe regjisë. Gjithsej janë pra 94 deputetë.

(Ndërhyrje)

Jo, jo. Ja Jakupi e ka të hequr kartelën. Nganjëherë po habitem, po votoj në vend të tij...

Atëherë kërkohet deklarimi me votim për miratimin e mocionit të propozuar nga Grupi

Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Page 100: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

100

Në sallë tash janë 95 deputetë të pranishëm.

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Konstatoj se me 51 vota kundër, 3 abstenime dhe 34 vota për, nuk miratohet mocioni i

propozuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

(Ndërhyrje)

Doni të vazhdojmë? Atëherë, uluni! Zoti Grabovci e ka kërkuar fjalën.

ADEM GRABOVCI: Faleminderit, kryesues!

Është mirë që, pasi kemi filluar, të vazhdojmë me debate, kështu siç kemi filluar. Dhe, të

shihen qartë forcat si janë, se koalicioni është i konsoliduar dhe funksionon.

KRYESUESI: Në rregull! Zoti Beqiri e ka fjalën. Nuk po e kuptoj se çfarë po doni, por

s‟mund të vazhdojmë kështu. Ju lus, e vazhdojmë apo jo këtë seancë?

Atëherë, e lëmë vazhdimin për nesër, në orën 10:00.

* * *

Vazhdimi i mbledhjes plenare, të filluar më 4 prill 2013

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi.

KRYETARI: Të nderuar deputetë, i vazhdojmë punimet e seancës. Sot në rend të ditës

kemi:

6. Debat parlamentar lidhur me raportet e institucioneve ndërkombëtare për

zhvillimet në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike

të Kosovës

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike, në bazë të nenit 15 pika 8 të Rregullores së

Kuvendit, ka kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me raportet e institucioneve

ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë.

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të

mbajtur më 2 prill 2013, vendosi që këtë pikë ta radhisë në mbledhjen plenare të datës 4

prill 2013.

E ftoj deputeten Vjosa Osmani që, në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes

Demokratike, ta paraqesë çështjen, të cilën e ka kërkuar për debat.

VJOSA OSMANI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Page 101: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

101

Kabinet qeveritar, që mungoni sot natyrisht, edhe një herë dhe për të shumtën herë, duke

e dëshmuar joseriozitetin kur diskutohen çështje të rëndësishme për vendin.

Arsyeja pse Lidhja Demokratike e Kosovës e ka thirrur këtë debat është për të qenë në

radhë me praktikat parlamentare të shumë vendeve të tjera të Evropës, të cilat në raste kur

publikohen raporte për ato vende gjithnjë i debatojnë në Kuvend dhe natyrisht pastaj

kërkojnë nga qeveritë e tyre që t‟i adresojnë sfidat e paraqitura në raporte.

Institucionet ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane, në baza vjetore i publikojnë

raportet e tyre për zhvillimet në Kosovë.

Një numër i këtyre raporteve kanë rëndësi fundamentale për ecjen përpara të Kosovës si

shtet, meqë pasqyrimi i zhvillimeve në vendin tonë në ato raporte e përcakton edhe

suksesin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimit të

subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

Imazhi ndërkombëtar i Kosovës që tani paraqitet në shumicën e këtyre raporteve është

shumë i zymtë. Në pothuaj se çdo raport mbizotërojnë vlerësimet për nivelin e lartë të

krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.

Për më tepër, mungesa e sundimit të ligjit, ndërhyrjet politike në Gjyqësor, shkelja e të

drejtave themelore të njeriut nga institucionet publike, mungesa e zhvillimit ekonomik

dhe e reformës në Administratën Publike janë vetëm disa nga sfidat e paraqitura në

raporte.

Është me rëndësi që Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni më i lartë

përfaqësues në vend të debatojë për këto sfida, në mënyrë që ato të adresohen dhe të

përshpejtohet zbatimi i rekomandimeve të paraqitura në to.

Për më tepër, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe, në qoftë se miratohen

rekomandimet, edhe Qeveria, do ta tregojnë përkushtimin e tyre për adresimin e këtyre

problemeve, si dhe seriozitetin me të cilin merren raportet e institucioneve

ndërkombëtare.

Duke marrë si shembull disa nga raportet që kanë më së shumti rëndësi për Kosovën, siç

e dini, raporti i fiziblitetit, i publikuar në vitin 2012, thekson se për t‟i përmbushur

obligimet e veta sipas MSA-së, Kosova duhet të ketë angazhim të besueshëm për të

ndërmarrë reforma demokratike, në veçanti për zgjedhje e lira dhe të rregullta. Aty

konfirmohet se zgjedhjet e fundit parlamentare u shënuan me mangësi serioze dhe

vështirësi teknike dhe për më tepër ndër kërkesat kryesore të këtij raporti është rritja e

rolit mbikëqyrës të Kuvendit mbi Qeverinë.

Prandaj, miratimi i rekomandimeve të sotme e bën pikërisht këtë. Pra, është në funksion

të rritjes së mbikëqyrjes efektive të Legjislativit mbi Ekzekutivin.

Page 102: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

102

Sfidat e tjera të paraqitura në raportin e fizibilitetit përfshijnë pothuajse të gjitha fushat e

jetës dhe Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës që të punojë në depolitizimin e

institucioneve të pavarura, në veçanti të Gjyqësorit, reformimin e Administratës Publike,

bashkëpunimin ndërkombëtar, reformat në sektorin e sigurisë, e natyrisht edhe luftimin

efektiv të krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket kësaj të fundit, raporti thekson qartë se nuk mjafton vetëm korniza ligjore për

luftimin e korrupsionit, por ajo duhet shoqëruar nga politika dhe institucionet për

zbatimin e saj.

Pra, duhet treguar vullnet të qartë politik për luftimin e këtyre dukurive.

Për më tepër, moskoordinimi ndërmjet institucioneve të shumta që janë krijuar kinse për

luftim korrupsioni nuk ka ndikuar në uljen e këtij fenomeni sipas këtij raporti.

Në anën tjetër, rezoluta me rekomandime e Këshillit të Evropës, që nga Ministria e

Punëve të Jashtme është paraqitur si një hap drejt anëtarësimit në këtë organizatë, e

cilëson Kosovën si vend ku progresi në fushën e sundimit të ligjit është i ngadalshëm, në

veçanti sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe Gjyqësori vazhdon të

ballafaqohet me ndërhyrje politike, joefikasitet, mungesë transparence dhe mungesë të

ekzekutimit të vendimeve.

Mirëpo, ka të dhëna në këtë rezolutë dhe rekomandime që nuk e paraqesin realitetin në

Kosovë, për të cilat institucionet e Kosovës duhet të kujdesen që të mos figurojnë në

raportet e ardhshme.

Për t‟i përmendur vetëm disa prej tyre, përkundër asaj që Këshilli i Evropës thirret në

neutralitet ndaj statusit të Kosovës, teksti i këtyre dokumenteve i referohet deklaratës së

njëanshme të pavarësisë së Kosovës, zhargon ky që ishe kundërshtuar qartë nga Gjykata

Ndërkombëtare e Drejtësisë, përkundër insistimit të Serbisë.

Rezoluta dhe rekomandimet po ashtu theksojnë se targat e makinave në Kosovë lëshohen

në baza diskriminuese, gjë që nuk mund të vërtetohet në praktikë. Pra, flitet për diskutim

në baza etnike, kuptohet.

Pastaj theksohet fakti se serbët në veri të Kosovës nuk kanë siguri, duke mos përmendur

se të rrezikuarit në të vërtetë janë shqiptarët.

Për më tepër, aty thuhet se Zyra Administrative në Veri të Mitrovicës ka qenë hap jo i

koordinuar me komunitetin ndërkombëtar, si dhe i imponuar. Do të thotë, konstatime që

nuk qëndrojnë.

Këto dhe shumë të tjera e tregojnë mungesën e komunikimeve të nevojshme ndërmjet

këtij institucioni ndërkombëtar dhe institucioneve të Kosovës dhe mosefikasitetin e

diplomacisë, e në qoftë se do të ishte e kundërta, natyrisht se kjo do të rezultonte me një

rezolutë, që do t‟i paraqiste, si të arriturat, ashtu edhe realitetin në terren.

Page 103: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

103

Në anën tjetër, raporti për liberalizimin e vizave, po ashtu i publikuar nga Komisioni

Evropian, ka paraqitur edhe afro 80 kritere që kanë mbetur të paplotësuara, e që kanë të

bëjnë, ndër të tjera, me ripranimin dhe riintegrimin e personave të riatdhesuar, sigurinë e

dokumenteve, menaxhimin e kufirit, menaxhimin e migracionit, azilin, bashkëpunimin

rreth zbatimit të ligjit dhe në çështje penale, mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtave të

njeriut, e në veçanti të lirisë së lëvizjes.

Transparency Internacional, një organizatë tjetër, e rangon Kosovën ndër vendet më të

korruptuarat në botë, duke krijuar kështu perceptimin e një vendi që nuk është i interesuar

për sundimin e ligjit, kurse Freedom House në tri raportet e veta paraqet sfidat e shumta

të Kosovës si vend në tranzicion, në veçanti nivelin jo të kënaqshëm të respektimit të

lirisë së shtypit e të medieve, që ende përballen me sfida të shumta.

Raportet dhe strategjitë e institucioneve ekonomike ndërkombëtare, në anën tjetër,

dëshmojnë dështimet në politikat fiskale dhe listojnë sfidat me të cilat duhet të merret

Kosova, në mënyrë që të ketë ngritje të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve dhe ulje

të papunësisë.

Kolegët e mi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e shpresoj edhe ju deputetë të nderuar

nga partitë tjera, do ta japin kontributin e tyre, duke u përqendruar në fusha të veçanta të

trajtuara në këto raporte, duke dhënë edhe propozime të tyre për trajtimin e këtyre

çështjeve.

Prandaj, duke pasur parasysh gjendjen në Kosovë të pasqyruar në këto raporte, si dhe

rekomandimet e dhëna në to, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës:

1. I propozon Kuvendit që nga Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë të ndërmarrë

hapa të menjëhershëm për adresimin e sfidave të paraqitura dhe plotësimin e kritereve të

paraqitura në Raportin e Fizibilitetit, në Raportin e Komisionit Evropian për procesin e

liberalizimit të vizave, në Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

dhe rekomandimet e kësaj asambleje, si dhe në raportet e tjera të institucioneve kredibile

ndërkombëtare dhe, nën

2. Qeveria t‟i raportojë Kuvendit në baza tremujore për të arriturat në adresimin e këtyre

sfidave.

Faleminderit për vëmendjen!

KRYETARI: Faleminderit deputete! Sipas radhës do të ishin përfaqësuesit e Qeverisë, që

na mungojnë. Por, duhet të ju njoftoj për debatet e ardhshme, pasi kemi goxha shumë, me

pikën 8 të nenit 15: Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtjesor që mbështetet nga

6 a më shumë deputetë të Kuvendit do të futet në rendin e ditës në mbledhjen plenare të

Kuvendit brenda 3 javësh pune nga dita kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes, dhe

pjesa në vazhdim është, që nuk e kemi praktikuar, e po më duket duhet ta praktikojmë...

“për të cilën çështje vendos Kuvendi”.

Page 104: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

104

Vazhdojmë. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, fjalën e ka kërkuar

Blerta Deliu-Kodra.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, kryesues!

Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,

Gjatë pesë vjetëve të pavarësisë dhe të qeverisjes së suksesshme, Kosova ka bërë

përparime të mëdha në drejtim të konsolidimit të shtetit të saj dhe të një shoqërie

demokratike. Janë bërë investime strategjike në infrastrukturë si kusht themelor për një

zhvillim ekonomik, si dhe ka avancuar mirëqenia e përgjithshme sociale.

Shteti i Kosovës e ka forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar, duke qenë i njohur gati

nga gjysma e vendeve të botës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e vendeve

të Bashkimit Evropian, të G-20, shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Shteti e ka një të ardhme të sigurt evropiane dhe euroatlantike dhe ka bërë hapa të

rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO dhe tashmë është anëtar i Bankës

Botërore, i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i EBRD-së, i Këshillit për Bashkëpunim

Rajonal dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Po ashtu, në vitin 2012, Kosova e arriti sovranitetin e plotë, duke e përfunduar me sukses

fazën e mbikëqyrjes ndërkombëtare, që dëshmoi se është dhe do të mbetet një storie e

suksesit.

Nëse flasim për relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, konkretisht të

Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe liberalizimit të vizave, atëherë në këtë kuadër

të integrimeve evropiane dhe euroatlantike Kosova e ka hapur një kapitull të ri të

marrëdhënieve me BE-në nëpërmjet procesit të kësaj marrëveshjeje.

BE-ja tashmë i ka vlerësuar pozitivisht rezultatet e studimit të fiziblitetit për Kosovën, që

edhe u konfirmua publikisht nga komisionari Fylle gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë.

Kosova me të drejtë pret t‟i nisë sa më shpejt negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit, sepse i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për këtë proces nëpërmjet

reformave evropiane që po zhvillohen në vendin tonë.

Po ashtu, shteti ynë, Kosova, ka dëshmuar politikat e fqinjësisë së mirë dhe të

bashkëpunimit rajonal, duke qenë kështu faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Vlen të theksohet se rezultatet e studimit të fizibilitetit u vlerësuan pozitivisht nga

Bashkimi Evropian dhe ju ftojmë ta lexoni me kujdes edhe dokumentin e Komisionit

Evropian për studim të fiziblitetit të Kosovës të datës 10.10.2012, ku të gjeturat tregojnë

se Kosova i ka arritur kushtet për t‟u përfshirë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Dokumenti e përshkruan progresin që Kosova e ka arritur në tre vjetët e fundit dhe

thuhet: “Kosova është e gatshme për t‟i filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit”.

Page 105: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

105

Në ndërkohë, ne i plotësuam edhe prioritetet afatshkurtra, gjë e cila u konfirmua nga

komisionari për Zgjerim Fyle, më 19 mars 2013.

Me fjalë të tjera, shteti ynë arriti të bëjë përparime substanciale në përmbushjen e

kritereve politike, të atyre ekonomike dhe në përafrim të vazhdueshëm me legjislacionin

e Bashkimit Evropian.

U përmend këtu edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe sa i takon kësaj, Kosova i ka

plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe dhënia e kësaj të drejte

qytetarëve të Kosovës duhet të realizohet sa më parë, sepse nuk është e drejtë që Kosova

të vazhdojë të mbetet e izoluar edhe më tej.

Ne mendojmë se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet që të hiqen pengesat politike në

rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, që lidhet në mosnjohjen nga 5 vendet e

Bashkimit Evropian. Po ashtu, Bashkimi Evropian duhet t‟i kalojë ndasitë që kanë

ndërmjet vete kur është në pyetje Kosova, sepse ne e kemi dëshmuar se jemi një partner

kredibil i Bashkimit Evropian.

Nëse ndalemi te dialogu, shteti i pavarur i Kosovës është kontribuues për stabilitet dhe

për paqe në rajon dhe është angazhuar për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me

dialogun.

Kosova ka qenë, e po ashtu mbetet konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Brukseli për

normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve - Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ndalemi te bashkëpunimi rajonal, Kosova si shtet është anëtar i Këshillit për

Bashkëpunim Rajonal CEFTA, Komunitetit të Athinës për Energji, Observatorit të

Evropës Juglindore për Tregti, si dhe anëtarësime të reja do të ndodhin edhe në vazhdim.

Dhe, krejt në fund, progresi i shtetit të Kosovës, diplomacia aktive dhe partneriteti me

aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, po

japin rezultate për rritjen e numrit të njohjeve dhe angazhimi ynë do të përqendrohet në

anëtarësimin e Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian, në Organizatën e Kombeve

të Bashkuara, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit të LDK-së, Salih Morina e ka fjalën.

SALIH MORINA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Duke iu referuar disa raporteve, si raporti i fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit të Bashkimit Evropian, pastaj raportit të Freedom House, si dhe raporteve të

Bankës Botërore, Kosova po ballafaqohet me sfida kryesore, si sundimin e ligjit, krimin e

organizuar, korrupsionin, varfëria, papunësia e madhe, deficiti tregtar, si dhe zhvillimi jo

i mirë ekonomik.

Page 106: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

106

Sipas raportit të fiziblitetit, Kosova mbetet një vend origjine dhe transiti për viktimat e

trafikimit, pastaj mbrojtja e dëshmitarëve në Kosovë është një sfidë veçanërisht e vështirë

dhe, në përgjithësi, lufta kundër krimit të organizuar është një sfidë madhore për

Kosovën.

Qeveria e Kosovës, por edhe institucionet tjera përgjegjëse, ende nuk po mund t‟i

eliminojnë vërejtjet të cilat po raportohen nga organizatat më të fuqishme ndërkombëtare,

metë cilat kërkohet që Kosova ta përmirësojë qeverisjen e saj.

Sipas raportit Freedom House, vlerësimi për shkallën e demokracisë në qeverisjen në

shkallë vendi mbetet i pandryshuar.

Formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve problematike, të kritikuara si zgjedhje të manipuluara

dhe të vjedhura, të cilësuara nga faktori ndërkombëtar, sollën si rezultat vënien në

pikëpyetje të besueshmërisë së Qeverisë Thaçi 2.

Sipas Freedom Heuse, Qeveria e përmirësoi kuadrin legjislativ për media, por në disa

raste nuk e zbatoi. Gazetarët u përballën me presione politike dhe vlerësimi për media

mbetet i pandryshuar.

Sistemi i gjykatave vazhdon të vuajë nga dobësitë strukturore dhe autonomia e sistemit

juridik mbetet ende e brishtë.

Po ashtu, sipas raportit të Freedom House thuhet se si edhe në vitet e mëparshme,

privatizimet, tenderët publikë dhe menaxhimi i ndërmarrjeve shtetërore krijuan mundësi

të shumta për korrupsion. Vazhdon mospërputhja ndërmjet aseteve të deklaruara të

zyrtarëve dhe fitimeve që ata i raportojnë.

Shteti i ri, në bazë të vlerësimit të jashtme, nuk është në rrugën e duhur drejt

funksionalitetit, kurse vlerësimet që vijnë nga raportet ndërkombëtare janë vërejtje

esenciale dhe prekin fushat thelbësore të shtetësisë.

Shteti i Kosovës në shumë raporte është në konkurrencë me shtetet e dështuara, si

Uganda, Haiti dhe vendet tjera më të pazhvilluara në botë.

Në raport me regjionin, Kosova gjithmonë gjendet në vendet e fundit në shumë sektorë.

Faktet e të gjeturave kryesore tregojnë se Kosova renditet në vendet më të prapambetura

në shumë sektorë, në pozitën 110, me Bolivinë dhe Gabonin, për korrupsion në sektorin

publik.

Të gjitha këto e kanë krijuar një jostabilitet të mirë edhe në aspektin e zhvillimit

ekonomik, prandaj mbetet që Qeveria, në bazë të kritereve, të cilat i janë dhënë edhe nga

raporti i liberalizmit të vizave, t‟i përmbushë kriteret të cilat u raportuan edhe nga

deputetja kolege Vjosa Osmani. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të “Vetëvendosjes”, deputeti Afrim Kasolli e ka fjalën.

Page 107: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

107

AFRIM KASOLLI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar deputetë,

Nuk ka dyshim se imazhi i Kosovës, sipas raporteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit

ka qenë i zymtë. Shumica e këtyre analizave që kanë pasur për fokus zhvillimet në

Kosovë nuk flasin mirë për këto zhvillime.

Për më tepër, sipas këtyre vlerësimeve, Republika e Kosovës, jo vetëm që nuk ndodhet në

rrugë të duhur sa i përket instalimit të shtetit ligjor, funksionalitetit të shtetit dhe krijimit

të një rendi demokratik përmbajtjesor, por fatkeqësisht shteti ynë madje ka shënuar edhe

hapa prapa në këtë drejtim dhe këto vlerësime prekin pikërisht disa nga sferat më

substanciale të shtetësisë.

Ndërkaq këtë gjendje nuk e ndryshon as përpjekja e dështuar e Qeverisë së Kosovës që

nëpërmjet kompanisë së njohur izraelite Satchi&Satchi për ta përmirësuar prezantimin e

Kosovës para auditorit ndërkombëtar.

Ashtu siç dihet, Kosova e pati nisur një fushatë publicitare për ta reklamuar veten në

botë, të paguar nga taksapaguesit, në vlerë prej rreth 6 milionë erosh.

Mirëpo, ky prezantim i evropianëve të rinj në moshë mesatare 26-vjeçare dështoi, ngase

kjo fushë ishte konceptuar gabimisht në të gjitha dimensionet e mundshme, qoftë në

rrafshin e performansës publicistike, mediatike dhe estetike. Duke qenë më tepër

prezantim i shoqërisë së spektaklit sesa i gjendjes reale, kjo fushatë në të vërtetë në

mënyrë simptomatike e pasqyroi mendësinë e kësaj qeverie. Dhe, kjo qasje nuk është një

shtojcë e botës reale, apo dekorim i ndajshtuar i saj.

Mirëpo, ajo tregoi se kjo Qeveri është zemra e irealizmit të shoqërisë reale. E manifestuar

nëpërmjet të gjitha formave të veçanta, qoftë informacion apo propagandë, publicitet apo

konsumim i drejtpërdrejtë i argëtimeve, spektakli përbën të vetmin model mbizotërues e

të gjithëpranishëm të kësaj qeverie ndaj botës reale. Pra, imazhi dhe spektakli synojnë ta

dhunojnë dhe zhbëjnë simbolikisht realitetin.

Ndërkaq, kur dështoi para opinionet të jashtëm, atëherë transmetimi i këtij spoti u

fokusua para opinionit të brendshëm dhe atij shqiptar, ku prezantoheshin „kosovarët -

evropianët e rinj‟. Pra, tani ky produksion u kërkua t'i shitej opinionit gjithëshqiptar,

sepse spotet dhe publiciteti me fotografi të “evropianëve të rinj” u përqendrua në

televizionet dhe gazetat tona. Është ky një transformim eklatant i dyfishimit të

gënjeshtrës. Sepse gënjeshtari tanimë shndërrohet edhe në të vetëgënjyer. Dhe, në fund,

së bashku me evropianët e rinj, edhe spoti mbeti i izoluar dhe askush nuk dha përgjegjësi

nga keqpërdorimi i atyre parave nga dështimi i këtij spoti.

Sidoqoftë, përtej kësaj loje të pakuptimtë dhe retorikës propagandistike të kësaj Qeverie

për arritjet e historike të Kosovës nën drejtimin e saj, të gjitha raportet ndërkombëtare që

e vlerësojnë funksionalitetin shtetëror të Kosovës e thonë të kundërtën.

Page 108: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

108

Kështu, disa nga raportet e organizatave të njohura, që u përmendën, si Freedom House,

Reporters Without Borders, Media Freedom Index, Transparency International, raportet e

progresit, ato të të drejtave të njeriut, vazhdimisht e kanë theksuar dështimin e shtetit të

Kosovës në plotësimin e standardeve demokratike, dhe sidomos kur dihet se raportet e

këtyre institucioneve i karakterizon një kredibilitetit i lartë i vlerësimeve profesionale.

Fatkeqësisht, ajo që spikat dëshpërimisht keq në këto raporte është fakti se shteti i

Kosovës në shumë raporte është në “konkurrencë me shtetet e dështuara.

Po ashtu, krahasuar me rajonin, Kosova gati gjithmonë gjendet në vendin e fundit.

Vërehet një trend konstant i rënies së performansës, ndërkaq mungesa, sundimi i ligjit

dhe korrupsioni përbëjnë disa nga kërcënimet kryesore për shtetin e Kosovës. Ndërsa,

tani këtij imazhi të denigruar ndërkombëtar, pas korrupsionit dhe krimit të organizuar, që

janë bërë si sinonime të shtetit, kohët e fundit i është shtuar trafikimi dhe prostitucioni i

detyruar.

Ajo që duhet të jetë burim shqetësimi qëndron te kredibiliteti global i këtyre

organizatave, e të cilat më pastaj me konkluzionet e tyre ndikojnë në dinamikat e

brendshme politike dhe në proceset e politikëbërjës të shteteve që e mbështetin

funksionimin e tyre.

Sa për ilustrim të mënyrës se si portretizohet sot shteti i Kosovës, edhe kaq vite pas

shpalljes së pavarësisë, e pasqyron vendosja e tij për krahasim me shtetet e dështuara. Në

këtë kontekst, krijohet ndërlidhja kur përmenden emrat e disa shteteve, si Uganda, Haiti,

Sierra Leone, Kongo e Kenia, vende këto ku dominon shteti i dështuar dhe varfëria e

skajshme. Raportet ndërkombëtare, sidomos ato që e vlerësojnë situatën globale mbi të

drejtat politike, pavarësinë e medies, korrupsionin, demokratizimin e vendosin Kosovën

në pozita të njëjta ose të afërta me shtetet, si Nigeria, Uganda, Senegali, Burundi, Kongo,

Gaboni, Mozambiku - në Afrikë; Moldavia, Rusia, Bjellorusia në Evropë; Pakistani,

Indonezia, Timori Lindor në Azi, Venezuela, Haiti, Bolivia - në Amerikën Latine.

Gati të gjitha këto shtete janë pjesë e indeksit të shteteve të dështuara, të cilën e publikon

rregullisht në revistat prestigjioze ndërkombëtare, si Foreign Policy Magazine.

Kështu, derisa kjo Qeveri jeton e zhytur brenda mendësisë së saj skizofrenike, ndërmjet

retorikës së saj ideologjike mbi progresin e pandalur historik, shumica e këtyre raporteve

dhe faktet konkrete që ato prezantojnë e demantojnë këtë retorikë.

Dhe, me kalimin e kohës, derisa performansa e shtetit, jo vetëm që nuk po përmirësohet,

por ajo po degradon në përmasa të shteteve të dështuara, disa nga problemet tjera më të

ndjeshme, me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, dhe të cilat konstatohen në këto

raporte janë: kufizime të lirisë, korrupsioni në rritje, ndërhyrja politike në emërime të

larta publike, keqpërdorimet brutale veçanërisht ne zgjedhjet e fundit parlamentare, kur

këto zgjedhje u cilësuan edhe si sistem industrial i vjedhjes së votave, duke e dhunuar

kështu në përmasa të papara vullnetin politik dhe qytetar të kësaj shoqërie, veprime këto

që mund ta definojnë këtë pushtet edhe si varrmihësin kryesor të demokracisë sonë.

Page 109: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

109

Serisë së kësaj logjike mund t‟i shtohet edhe përzierja e politikës në Gjyqësor, skandalet

e korrupsionit në nivele të larta, jotransparenca në financimin e partive politike, konflikti

i interesit i parregulluar, mangësi serioze në mbrojtjen e investitorëve, sundim politik i

kundërligjshëm, deficit i madh tregtar, rritje e borxhit të jashtëm, papunësi e lartë, krimi i

organizuar.

E për ta pasqyruar këtë trend negativ të zhvillimeve në Kosovë, ne mund ta marrim edhe

një rast konkret nga Raporti i Progresit, e që në mënyrën më domethënëse e ilustron këtë

gjendje. Huazimi i vlerësimeve të tilla, veçanërisht nga Raporti i Progresit është i

rëndësishëm edhe për arsye të faktit, sepse Raporti i Progresit është një nga dokumentet

më të rëndësishme që e vlerëson gjendjen ekonomike, politike dhe sociale në vend.

Rëndësia e këtij raporti në relacion prej shumë raporteve tjera ndërkombëtare qëndron në

atë se përshkrimi i gjendjes vjen nga një institucion relevant ndërkombëtar, ku Kosova

aspiron të anëtarësohet. Dhe ky raport, bie fjala, derisa në vitin 2009, kur e përshkruan

gjendjen në Kosovë sa i përket sferës së arsimit dhe hulumtimeve, konstaton se pikërisht

në sferën e hulumtimeve Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres.

Mirëpo, për dallim prej raportit të vitit 2009, në vitin 2011, përpos që e përmend përsëri

mungesën e progresit në këtë sferë, ai tashmë e shton edhe një tipar tjetër, atë të pushtimit

edhe të kësaj sfere nga niveli i lartë i korrupsionit. Argument më të fuqishëm lidhur me

dështimin strukturor për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme sesa ky fakt besoj se

nuk nevojitet. Faleminderit!

KRYETARI: Vazhdojmë. Vetëm të jua përkujtoj se debati është për raportet e

institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë. Fjalën e ka deputetja Donika

Kadaj-Bujupi.

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kryetari tha - bëhet fjalë për raportet ndërkombëtare, prandaj me qëllim i mora 5 raporte

ndërkombëtare, të cilat flasin për Kosovën dhe zhvillimet aty, duke filluar nga raporti i

Departamentit të Shtetit, e deri te dokumenti punues i stafit të Komisionit dhe

komunikata e Komisionit për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Pra, janë diku rreth 5 raporte.

Fjalët kyçe në këto raporte i kam nxjerrë dhe thonë: korrupsioni në Qeveri; influenca

politike në sektorët e sigurisë; në ndërmarrjet publike; në bordet e pavarura; në Gjyqësor,

dhe së fundi, krim i organizuar, trafikim dhe drogë. Do të thotë, në 5 raporte janë fjalët

kyçe, të cilat e përshkruajnë Kosovën dhe zhvillimet në të.

Këto raporte nuk dallojnë, sepse e kam bërë një krahasim, as me raportin e vitit 2009,

2010, 2011 dhe 2012. Do të thotë, nuk ka asnjë përmirësim.

Page 110: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

110

Kah po e çon vendin kjo Qeveri, mbetet të shihet ndoshta vitin e ardhshëm, kur do ta

marrim raportin tjetër, por do ta shohim edhe në kualitetin e jetës së qytetarëve të këtij

vendi dhe të jetës sonë.

Ku e ka sjellë vendin kjo Qeveri, flet fakti edhe në njërin nga këto raporte që Kosova

radhitet në listën e 9 vendeve më të varfra, do të thotë është e nënta. Është vendi ku

korrupsioni vit për vit rritet, edhe pse tani në këtë fazë veç se ka arritur kulmin, sepse

gjithçka po kontrollohet nga kjo Qeveri. Do të thotë, e kemi një kapje të shtetit nëpërmjet

politizimit të të gjithë sektorëve, sektorë të cilët unë i përmenda, dhe një mënyrë e tillë e

qeverisjes është një definicion për shtetet e dështuara. E tha edhe kolegu para meje, nuk

do të hyj se cilat janë ato shtete, por do ta jap shkurt definicionin.

Shtetet e dështuara janë ato shtete ku Qeveria nuk e kontrollon territorin e vet, dhe besoj

që ajo po i përngjan shumë Kosovës; ku Qeveria e ka një korrupsion shumë të lartë, dhe

besoj që po i përngjan shumë Kosovës; ku kemi trafikim në nivel të krimit të organizuar

të qenieve njerëzore, dhe besoj se po i përngjan vendit tonë; ku papunësia për çdo ditë

rritet dhe të gjithë qytetarët që jetojnë këtu e kuptojnë se po flitet për vendin tonë.

Prandaj, që të mos e zgjas më shumë, kisha kërkuar që ky trend të ndalet, sepse as

qytetarët e Kosovës, as gjeneratat para nesh, por as e nesërmja, fëmijët tanë, nuk e

meritojnë të radhiten në mesin e shteteve të dështuara. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Koalicionit për Kosovë të Re, kryetarja Myzejene

Selmani e ka fjalën.

MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!

Përshëndetje për deputetët, sepse Qeveria s‟është këtu.

Nëse nisemi nga debati, i cili është ftuar sot për raportin e institucioneve ndërkombëtare

për zhvillimet në Kosovë dhe nëse e shohim vetëm nga një prizëm që Kosova është

vetëm e Qeverisë Thaçi, do të ishte gabim shumë i madh, sepse Kosova është e gjithë

qytetarëve të saj dhe besoj se asnjë raport i mirë apo i keq nuk e etiketon vetëm një

person, por etiketohet Kosova si tërësi.

Në rast se flasim për këto raporte, ne po i diskutojmë si Raportin e Progresit,

Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, i kemi diskutuar në Kuvendin e Kosovës dhe mund

të themi se në rast se përsëriten të njëjtat gjëra, atëherë nuk kemi arritur kurrgjë. Gjuajmë

akuza prej njërës palë te tjetra, mirëpo esenca është ta përmirësojmë çështjen nga vetvetja

dhe pastaj drejt institucioneve, siç janë Qeveria, Kuvendi dhe Gjyqësori.

Në rast se flasim në efekt, si e shohin Kosovën shumë raporte, atëherë mund të themi se

nuk jemi të kënaqur të gjithë. Mirëpo, çfarë mbetet? Mbetet që të punojmë si pozitë dhe

opozitë, që Kosova në këto raporte të jetë në pozicione më të larta. Faleminderit!

KRYETARI: Nga SLS-ja, nënkryetari Petar Miletiq e ka fjalën.

PETAR MILETIĆ: Gospodine predsedniĉe,

Page 111: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

111

Poštovane koleginice i kolege,

Zahvaljujem se kolegama iz LDK-a na prilici da u Skupštini Kosova razgovaramo o

izveštajima meĊunarodnih institucija po integracionim procesima na Kosovu.

Vaţno je da se suoĉimo sa svim pozitivnim i negativnim ocenama koje meĊunarodne

institucije iznose o radu izvršne, sudske i zakonodavne vlasti na Kosovu.

Analize i zakljuĉci koje, pred svih Evropska unija iznosi u svojim izveštajima, su priliĉno

precizna slika stanja na terenu. Teško da se moţe osporiti i jedna taĉka iz tih izveštaja.

Ignorisanje izveštaja meĊunarodnih institucija bi samo pogoršalo poziciju Kosova i

poloţaj njegovih graĊana. Dobro je da danas imamo priliku da se posvetimo analizi

meĊunarodnih izveštaja o stanju napretka Kosova u procesu evropskih integracija, jer

imamo jasno iskazanu ţelju da se prikljuĉimo evropskoj porodici naroda, i za to moramo

poštovati kada nam ta ista porodica iskreno i bez uvijanja ukazuje kakvo društvo treba da

stvaramo da bi nas prihvatili.

Manjinska prava su prema evropskim standardima ogledalo razvijenosti jednog društva.

Ukoliko prava manjina nisu na nivou Evrope, onda ni većina ne moţe oĉekivati da će

razvoj vladavine prava i graĊanskih sloboda biti unapreĊena.

Kolege iz LDK-a su u obrazloţenju svog zahteva, kao jedno od zabrinutosti iznele

politiĉko mešanje u sudstvo, i na tome sam im takoĊe zahvalan i pitam: Kakvu poruku

šaljemo Evropskoj uniji, kada na kritiku o mešanju zakonodavne sudske izvršne vlasti,

odgovaramo današnjim debatom iniciranom nezadovoljstvom nekih poslanika odlukom

Vrhovnog suda o vraćenoj imovini Srpskoj pravoslavnoj crkvi, taĉnije Manastir u

Deĉanima. Ima li flagrantnijeg mešanja od strane ove Skupštine u rad sudskih organa,

nego što je ova vrsta pritiska, kojem se pokušava osporiti višegodišnji sudski proces, koji

je završen odlukom posebnog odeljenja Vrhovnog suda Kosova.

Kakav naredni izveštaj da oĉekujemo ako mi, koji iniciramo raspravu o izveštajima

meĊunarodnih institucija, već istog dana vršimo pritisak na kosovsko sudstvo, koja po

Ustavu mora biti nezavisno.

U kontaktima koje imam kao poslanik u Skupštini Kosova sa meĊunarodnim

predstavnicima, ĉesto slušam moje kolege koji govore o previsokom stepenu prava koje

ima Srpska zajednica na Kosovu. Najveći deo tih prava proizilazi iz sveobuhvatnog

predloga za rešenje statusa Kosova, koji izradio bivši finski predsednik, Marti Ahtisari.

Odredbe tog plana danas su u najvećoj meri ugraĊene u zakone i Ustav Kosova, i na

osnovu tih zakona moje kolege iznose svoj stav da Srbi, ali i druge nealbanske i nesrpske

zajednice, imaju više prava nego što bi trebalo, a to naravno nije tako.

Koliko komandira policijskih stanica u opštinama sa Srpskim većina je izabrano prema

procedurama koje predviĊa Zakon o Policiji Kosova? Nijedan!

Page 112: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

112

Koliko je opštinskih sudova formirano u opštinama sa Srpskom većinom, a koji su morali

biti formirani? Nijedan!

U koliko su na novoformiranih opština preneta sva ovlašćenja sa centralnog nivoa vlasti i

opštine u ĉijem su sastavu nove formirane opštine bile? Ni u jednoj!

U koliko javnih institucija je ispoštovana zakonska odredba da 10% zaposlenih budu iz

reda nealbanskog stanovništva? Ni u jednom!

Nakon što smo se u Skupštini Kosova više od 6 meseci prepirali oko Zakona o selu

Velika Hoća, i Istorijskom centru Prizrena, danas godinu dana nakon usvajanja tih

zakona, oni se ne poštuju ni u jednoj taĉki.

U kojoj meri se poštuje ĉlan 5. Ustava Kosova i Zakon o jezicima? Vrlo malo, ili skoro

uopšte!

Koliko je ubistava poĉinjenih nad Srbima policijsko rešeno i sudsko procesuirano?

Nijedno!

O manjim kriviĉnim delima, kao što su napadi na povratnike, pljaĉkanje i paljenje

njihovih kuća, da i ne govorimo.

Da li su objekti sekundarne zdravstvene zaštite, koji su predviĊeni Ahtisarijevom planom

završeni? Nisu!

Diplome Univerziteta u Mitrovici, koji je Ahtisarijevim planom predviĊen da postoji,

danas se na Kosovu osporavaju.

Da li je to taj višak prava, koji Srpska zajednica ima danas na Kosovu?

I nemojmo se ĉuditi kada su meĊunarodni izveštaji nepovoljni i nemojmo traţiti krivce u

Evropskoj uniji zbog nepovoljnih izveštaja, već pogledajmo sami sebe u oĉi i suoĉimo se

sa našim zadacima i obavezama.

U procesu evropskih integracija, svi mi, koji smo predstavnici graĊana u Skupštini

Kosova, imamo svoju odgovornost, bez obzira da li smo deo vladajuće koalicije, ili

opozicije.

Da bi se nagomilani problemi rešavali, potrebno je da se kao društvo, a ne samo kao

politiĉke partije, drugaĉije odnosimo prema njima.

Naravno, ima puno toga što je uraĊeno, i to ne treba prećutati. Uglavnom smo uspešno

ugradili odredbe Ahtisarijevog plana u zakone Kosova. Uspešno smo formirali nove

opštine, koje danas dobro funkcionišu. Pokrenuli smo kancelariju poverenika za jezike,

ubrzo će sa radom poĉeti TV kanal na srpskom jeziku, i smatram da kritikom uraĊenog

nećemo umanjiti znaĉaj onog što je uraĊeno.

Page 113: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

113

Ako zanemarimo ĉinjenicu da je još mnogo posla pred nama, a da su pojedini procesi

kreću ĉak i unazad, umanjićemo znaĉaje onoga što smo dobro uradili.

Naš odgovor na navode iz Izveštaja o Kosovu mora biti jasna poruka i Evropskoj uniji i

graĊanima da smo spremni da više radimo, doţivljavajući ispunjavanje evropskih

kriterijuma kao naš interes. To je jedini naĉin da bi ispunili i oĉekivanja koje pred nas

postavljaju graĊani i vreme u kojem ţivimo.

KRYETARI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit. Edhe në shoqëritë më

demokratike, edhe të Evropës, edhe të Amerikës, qytetarët nuk kanë vetëm të drejta, por

kanë edhe obligime.

Vazhdojmë diskutimin. “6+” nuk janë këtu. Fjalën e ka deputetja Xhevahire Izmaku.

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Sot po diskutojmë për raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në shtetin

tonë, të cilat në vazhdimësi kanë bërë vlerësimin e performansës sonë si shtet i ri, por

edhe nga çlirimi e deri në shpalljen e pavarësisë.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilat i përcjellin paralelisht zhvillimet në

Ballkanin Perëndimor, bashkë me ne vazhdojnë të kenë ndikim pozitiv në proceset

përpara, duke shërbyer edhe si motiv për përparime, në perspektivën e anëtarësimit,

liberalizimit dhe në ndërtimin e shtetësisë së mirëfilltë.

Komisioni Evropian publikon raporte vjetore që e vlerësojnë përparimin e bërë nga

shtetet e përfshira në agjendën për zgjerimin e BE-së drejt hyrjes së tyre në Union.

Raportet e progresit i adresojnë edhe përmirësimet që i ka bërë vendi në fushën e

medieve, duke pasur parasysh lirinë e shprehjes, komunikimin elektronik, teknologjinë

informative dhe politikat audio-vizuale.

Si një sferë e ndjeshme kjo që u përcoll me shumë evoluime, Kosova arriti që vitin e

fundit ta ketë një vlerësim pozitiv, duke i përmbushur mungesat në legjislacion dhe në

këtë drejtim duke e mbrojtur fjalën e lirë, të garantuar edhe me Kushtetutën e vendit tonë.

Sipas organizatës Freedom House, Kosova ka shënuar përmirësim edhe në qeverisjen

lokale, me krijimin e komunave të reja dhe me kushtet më të mira për ripranimin dhe

integrimin e të kthyerve. Ky zhvillim ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e

bisedimeve me BE-në për liberalizimin e vizave.

Në këtë drejtim, raporti i fundit, megjithatë, në krahasim me vendet Shqipëri, Bosnjë-

Hercegovinë, Maqedoni, ka pasur përparime në pavarësinë e Gjyqësorit, në lirinë e

medieve, në të drejtat dhe liritë e njeriut.

Page 114: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

114

Organizata Freedom House thotë se Kosova ka shënuar përmirësim edhe në pavarësinë e

Gjyqësorit, pra duke përfshirë një bazë më funksionale dhe ligjore në sistemin e saj

gjyqësor.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë në raportin e fundit është vlerësuar me notën 5,50, një notë

kjo më e lartë se Shqipëria, se Maqedonia, se Bosnja. Po ashtu, për nivelin e demokracisë

në vend, Kosova vlerësohet me notën 5,18, shumë më mirë se Shqipëria dhe më mirë se

Bosnjë-Hercegovina, më mirë se Maqedonia.

E vlerësoj dhe e theksoj këtë me qëllim që ne duhet t‟i vlerësojmë zhvillimet edhe në

kontekstin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa nëse e krahasojmë me shtetet më të

zhvilluara, sigurisht se ka vend për dëshpërim.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht i ka trajtuar me seriozitet të gjitha raportet e organizatave

prestigjioze ndërkombëtare dhe rekomandimet që i adresojnë ato raporte.

Rekomandimet, të cilat i adresohen në mungesë të arritjeve, vendi ynë i sheh si sfida dhe

ato prioritete janë të njëjta me ato që përmenden në raporte.

Kosova ka shënuar një numër të dukshëm të përmirësimeve, të cilat duhet të

interpretohen qartë, pasi të gjithë sektorët e shtetit duhet t‟i marrin seriozisht këto

vlerësime. Aty ku ka pak përmirësime, të vazhdohet me punë e përgjegjësi për ta forcuar

vlerësimin dhe në fushat ku vërehen mungesat dhe kritika, sigurisht se duhet të punohet

shumë më shumë.

Gjithashtu, i dëgjova me vëmendje dhe desha vetëm pak të komentoj fjalimet e kolegëve

të mi, posaçërisht të Afrimit, meqë dëgjova se me të vërtet ishte një fjalim që të sjellë një

depresion, mirëpo unë e kisha ftuar kolegun tim, por edhe kolegët tjerë, që raportet të

mos i keqpërdorim, ose të mos i keqinterpretojmë, pasi ato janë vlerësime reale dhe

sigurisht që nuk duhet t‟i përdorim për të krijuar opinion.

Dhe, e fundit, të gjitha këto janë edhe produkt i të bëmave tona që nga paslufta e deri më

sot, por unë konsideroj që raportet janë vlerësimet të cilat duhet përdorur si referenca për

ta zhvilluar vendin dhe mendoj e shpresoj se në këtë sallë janë kolegët e mi tjerë nga

opozita që nuk dëshirojnë të dëgjojnë vetëm zi për shtetin e tyre. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit, deputete! Por, raportet bëhen për të krijuar opinion. Fjalën e

ka deputetja Teuta Sahatqija.

TEUTA SAHATQIJA: Faleminderit, kryetar!

Çdo vit, institucionet dhe organizatat e ndryshme evropiane e botërore në periudhat e

caktuara kohore publikojnë raporte, udhërrëfyes dhe analiza.

Disa nga raportet janë speciale për Kosovën, e të tjerat e kanë të përfshirë Kosovën në

mesin e shteteve tjera. Disa prej tyre kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi paraqesin

dokumente udhëzuese, por edhe kushtëzuese për anëtarësimin e saj në këto organizata,

Page 115: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

115

siç është raporti i Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, raporti i fizibilitetit të

Komisionit Evropian për Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim nëdrmjet BE-së dhe

Kosovës, Raporti i Progresit lidhur me strategjinë e zgjerimit, rezoluta me rekomandimet

e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e tjera.

Raportet tjera nuk i obligojnë institucionet tona, por paraqesin të dhënat mbi pozitën në të

cilën gjendet Kosova në mesin e shteteve të tjera në fushat e sundimit të ligjit, të

trafikimit të njerëzve, të të bërit biznes, të drejtave të njeriut, të lirisë së medieve, të

varfërisë, pozitës së fëmijëve, barazisë gjinore e tjera. Dhe, secili prej nesh kishim pasur

dëshirë që të shohim vetëm raporte të mira, por në qoftë se vetëm i zbukurojmë gjërat për

t‟u dukur të lumtur, mendoj se ne nuk i bëjmë nder as vetes sonë, por nuk i ndihmojmë as

Kosovës.

Prandaj, mendoj se ky debat, i cili do t‟i shtjellojë nga të gjitha aspektet, edhe pozitive,

edhe negative, në fakt është duke i bërë nder dhe është duke i ndihmuar Kosovës.

Sidoqoftë, këto raporte e pasqyrojnë gjendjen e përgjithshme në të gjitha fushat, i

identifikojnë problemet, sfidat, arsyet, progresin, të arriturat, por edhe mundësitë e

rekomandimet si të tejkalohen këto vështirësi.

Prandaj, këto raporte duhet trajtuar miqësisht dhe meritojnë të diskutohen në Kuvend, të

analizohen problemet dhe të nxirren rekomandimet për përmirësimin e gjendjes, e me

këtë krijimi i kushteve për anëtarësim në organizatat e ndryshme, e ajo që është më e

rëndësishme - përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë dhe funksionimi i shtetit konform

standardeve të shteteve të zhvilluara.

Raportet nga Evropa në çdo dokument i referohen Kosovës, por Kosovës me fusnotë, e

cila edhe pse u ngroh koha, ende nuk u shkri. Dhe, vazhdon të na përkujtojë Rezolutën

1244 dhe neutralitetin ndaj statusit.

Unë do t‟i përmend fushat në të cilat ka ngecje, se mendoj që kolegët e pozitës do t‟i

mbulojnë ato fushat tjera të progresit.

Do të flas për Rezolutën e Asamblesë së Këshillit të Evropës, të reporterit Bjorn Van

Sidou, i cili në pikën 25 flet për monitorimin e zgjedhjeve nga një delegacion i

Parlamentit Evropian në janar 2011. Ky delegacion shkruan në raport - mangësi serioze e

karakterizuan mungesën e vullnetit politik, përfshirë edhe nivelin lokal, për të pasur

zgjidhje të vërteta, në vijë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira zgjedhore.

Raporti i BERZH-it, i Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, shprehet pak më but,

dhe thotë që nga viti 2008 institucionet vendore zgjedhore i kanë organizuar zgjedhjet,

ndërsa OSBE-ja ka ushtruar rol këshillëdhënës. Zgjedhjet e fundit të përgjithshme, që

janë zhvilluar në dhjetor 2010, ishin zgjedhjet e para të organizuara plotësisht nga

autoritetet e Kosovës, megjithëse OSBE0-ja e kishte një rol këshillëdhënës. Këto

zgjedhje kanë pasur mangësi serioze dhe probleme teknike, siç është përshkruar nga

Page 116: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

116

Parlamenti Evropian, që shfaq nevojën për përmirësimin e zhvillimit me praktikat dhe

standardet ndërkombëtare.

Sa i përket sistemit gjyqësor, në raportin e fizibilitetit thuhet se më 30 tetor 2012, Gjykata

Evropiane e Auditorëve e ka kritikuar Gjyqësorin, por edhe EULEX-in në Kosovë, duke

akuzuar se krimi e korrupsioni janë të shfrenuar dhe se Policia nuk është e aftë të merret

me krime serioze, me krime financiare, siç është shpëlarja e parave.

Gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrjet politike, paaftësi dhe mungesë të

transparencës.

Vazhdon i njëjti raport me akuza për sjellje të korruptuar në Gjyqësor, të cilat vazhdojnë.

Pavarësia e kufizuar dhe paanshmëria e Gjyqësorit në praktikë është një pengesë serioze

për forcimin e sundimit të ligjit dhe thuhet që 160 000 raste janë të grumbulluara nga 31

dhjetori 2008.

Në të njëjtin raport, apo në Këshillin e Evropës, në seancën dëgjimore, ku ishim të ftuar,

nga deputetët u ngreh edhe çështja e EULEX-it, dhe u tha që në EULEX është një staf i

pakualifikuar dhe i paaftë. Mendoj se ata e kanë për detyrë të merren me këtë, e më pak

ne.

Bashkëpunimi në bazë të MSA-së kërkon forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së

Gjyqësorit dhe përmirësimin e efiçiencës së tij. Në përgjithësi, Kosova ka elemente të

mjaftueshme të vendosura në kornizën ligjore, sikur edhe institucionet përkatëse.

Por, gjithashtu thuhet që në afat të shkurtër, Kosova ka nevojë të demonstrojë një

angazhim të qartë për të dhënë rezultate në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë

kështu fillimin e hulumtimeve në bashkëpunim me EULEX-in. Kosova duhet ta miratojë

një strategji të re antikorrupsioni.

Në Rezolutën e Këshillit të Evropës për sundimin e ligjit, në pikën 8, kërkohet përforcimi

i sundimit të ligjit dhe luftimi i korrupsionit dhe jep një varg rekomandimesh sesi të

përmirësohet gjendja në Gjyqësor, dhe këto rekomandime do të duhej marrë parasysh dhe

do të duhej aplikuar.

Ekonomia është gjithashtu fushë, e cila përmendet në të gjitha raportet. Në raportin e

fizibilitetit thuhet që pas rritjeve që lëvizin ndërmjet 30 dhe 50%, në vitin 2011, paga

mesatare mujore neto në sektorin publik arriti 368 euro, në dhjetor të vitit 2011. Pagat e

sektorit publik janë rritur më shumë se 60% në përgjithësi në tre vjetët e fundit, duke i

tejkaluar fitimet e produktivitetit. Ekzistojnë informata të pakta në lidhje me pagat e

sektorit privat, por një studim i bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit tregon se niveli i

tyre është nën nivelin mesatar të pagave të sektorit publik.

Ne e dimë që sektori privat është ai i cili e mbush buxhetin dhe e mban shtetin me taksat

e tij, ndërsa sektori publik është ai i cili shpenzon buxhetin e shtetit. Nga analiza shihet se

Page 117: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

117

sektori privat, ai i cili e mbush buxhetin, ka të ardhura më të vogla se sektori publik, i cili

e shpenzon atë.

Kjo sigurisht se nuk paraqet politika djathtiste, me të cilët Qeveria Thaçi po lavdërohet, e

aq më pak paraqet vizionin e prioritetit të zhvillimit të sektorit privat si krah të zhvillimit

ekonomik dhe mendoj se kjo duhet urgjentisht të rregullohet.

Në raportin e BERZH-it, Kosova vazhdon të jetë njëra nga shtetet më të varfra të Evropës

me bruto-produktin vendor për kokë banori sipas normës së tregut afërsisht 2 800 euro,

në vitin 2012.

Sektori privat i Kosovës, në raportin e BERZH-it, thuhet se është ende i vogël në

krahasim me rajonin. Zhvillimi ekonomik është penguar nga mjedisi i pafavorshëm i

biznesit dhe mungesa e investimeve. Mungon involvimi i sektorit privat në infrastrukturë

dhe zhvillimi i elementeve komerciale për menaxhimin e ujërave, ujërave të zeza, të

menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe në sektorin e transportit urban.

Sektori i energjisë dhe i minierave paraqet sektor të pazhvilluar, ndonëse do të pritej që të

jenë nxitës i zhvillimit ekonomik.

Një rritje e konsiderueshme e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka rezultuar në

inflacionin dyshifror në fillim të vitit 2011.

Vazhdon raporti i BERZH-it, duke pasur parasysh kapacitetet e mangëta administrative,

ku thuhet që Administrata nuk ka aftësi të mjaftueshme për ta bartur reformën ekonomike

strukturore.

Mjedisi afarist në Kosovë është i vështirë, thuhet në këtë dokument. Në sondazhin për

mjedisin e biznesit dhe performansën e ndërmarrjeve, të mbajtura në vitin 2008, pronarët

e bizneseve kishin identifikuar, përsëri, e nuk po na vjen çudi - korrupsionin, furnizimin

me energji elektrike, krimin, vjedhjet, parregullsinë, si pengesa kryesore të të bërit

biznes. Indeksi për perceptimin e korrupsionit nga Transparency International në vitin

2012, e rangon Kosovën në vendin 105, nga gjithsej 176 shteteve, dhe e parafundit nga

shtetet e Evropës Juglindore.

Të përbashkëta nga të gjitha këto raporte janë sundimi i ligjit dhe fjala “korrupsion”, e

cila pa kufi herë përsëritet. Është ngulfatja e sektorit biznes dhe mungesa e zhvillimit

ekonomik që direkt ndërlidhet me këtë. Janë kapacitetet administrative, ku dajat dhe

hallat ende nuk kanë arritur të aftësohen si administratë e duhur dhe mbetet që dajat dhe

hallat t‟i aftësojnë për ta pasur një Administratë që është në gjendje të zhvillojë dhe ta

bartë reformën ekonomike...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit! Deputetja Albulena Haxhiu e ka fjalën.

Page 118: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

118

ALBULENA HAXHIU: Faleminderit, kryetar!

Për çdo vit, Kosova i nënshtrohet vlerësimit të shumë organizatave ndërkombëtare, qoftë

institucione multilaterale, apo edhe shteteve individuale, apo edhe organizatave jo

qeveritare ndërkombëtare.

Vetëm në vitin e kaluar, pra më 2012, Kosova është pasqyruar në së paku 11 raporte

vlerësuese ndërkombëtare të 7 organizmave të ndryshëm. Pothuajse në të gjitha fushat e

vlerësimit, si në nivelin e korrupsionit, sundimin e ligjit, të bërit biznes, respektimin e të

drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes, Kosova ka shënuar keq dhe është një ndër vendet e

vlerësuara më negativisht, në krahasim me vendet e rajonit.

Në raportin e Integritetit Global 2011 për Kosovën, thuhet se Kosova shënon mirë sa i

përket legjislacionit në fuqi, por është një ndër vendet e ranguara më së keqi sa i përket

zbatueshmërisë së legjislacionit, çfarë do të thotë se zbatuesit e ligjit në Kosovë nuk janë

duke e zbatuar legjislacionin në fuqi. Në këtë mënyrë, një ligj i pazbatuar është më keq se

mosekzistimi i tij fare.

Për të tretin vit me radhë, Kosova nuk shënon fare progres në indeksin e lirisë të

publikuar nga Freedom House. Sipas raportit të fundit të Freedom House, Kosova

radhitet si një vend “gjysmë i lirë” sa u përket lirive individuale dhe atyre politike.

Kosova shënon keq edhe në indeksin e lirisë së shprehjes, të publikuar po nga e njëjta

organizatë. Kosova mbetet vendi me indeksin më të lartë të korrupsionit, sipas

Transparency International dhe vend i cili i shkel në vazhdimësi të drejtat e njeriut.

Sa i përket studimit të fizibilitetit për Kosovën, kriteret e parapara e paraqesin gjendjen

faktike dhe reale që ka shkaktuar kjo Qeveri, pra: sundimin e ligjit; lufta kundër

korrupsionit, ku përveçse nuk ka vullnet politik për ta luftuar korrupsionin - krimin e

organizuar, krimet ekonomike, shpëlarjen e parave, kjo Qeveri ndërhyn në punën e

Gjyqësorit. Pra, kemi të bëjmë me një dorë të padukshme të kësaj Qeverie në sistemin e

drejtësisë, madje mungojnë edhe ligjet më kryesore; reforma e Administratës Publike.

Këtu vlen ta përmendim pushtimin e Administratës Publike nga militantë partiakë e

familjarë pushtetarësh, që dëshmohet më së miri edhe në aferën "Pronto"; reforma në

sektorin e sigurisë; reforma në gjyqësor; të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat civile

dhe politike, liria e shprehjes, qasja në gjykim të drejtë dhe të pavarur, të drejtat

ekonomike dhe gjinore.

Kjo Qeveri deri më tani vetëm ka ngritur mekanizma për të krijuar imazh se kinse po i

bën këto ndryshime, ndërkohë që me mospunën, me mosvullnetin e tyre dhe me

skandalet që na vërshojnë çdo ditë, të gjitha këto fusha janë duke pësuar degradim, e

assesi përparim.

Korrupsioni nga majat më të larta të shtetit e deri te ato lokale, krimi i organizuar që po

lulëzon gjithandej, skandali me pasaporta, ndërhyrjet politike në Gjyqësor, skandali i

përgjimeve telefonike që, përveç tjerash, dëshmon nepotizmin në Administratën Publike,

Page 119: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

119

emërimi partiak nëpër bordet e pavarura tregojnë që progresi për këtë Qeveri ka vetëm

barasvlerë të stagnimit, ose më keq të regresit.

Më tej, raporti prej 71 faqesh i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, i publikuar më 30 tetor

2012, do duhej të ishte bazë për dorëheqje të kësaj Qeverie.

Raporti flet për shumë dështime, si në Policinë e Kosovës, në Gjyqësorin e Kosovës, në

luftën kundër korrupsionit dhe në veriun e Kosovës. Si dështime kryesore përmenden

pamundësia e hetimit të krimeve serioze për shkak të papërvojës dhe të ndërhyrjeve

politike, e po ashtu është shënuar fare pak ose hiç progres në adresimin e krimeve

ekonomike dhe pastrimit të parasë.

Në gjyqësor bëhen kritika të mëdha për shkak se EULEX-i mban përgjegjësi ekzekutive,

si pjesë integrale e Gjyqësorit në Kosovë dhe theksohet se gjyqtarët dhe prokurorët

vendorë nuk ia dalin të merren me krime serioze për shkak të kërcënimeve dhe frikësimit

ndaj pushtetit.

Një pjesë tjetër tejet e rëndësishme e këtij raporti është edhe lufta kundër korrupsionit.

Raporti mban përgjegjës edhe EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës. Të parin për

mosperformansë, ndërsa të dytin, pra Qeverinë e Kosovës, për shkak se kalojnë ligje të

komplikuara për ta luftuar korrupsionin.

Po ju sjell këtu në vëmendjen tuaj Ligjin për zgjerimin e kompetencave për konfiskimin e

pasurisë së fituar me vepër penale, ligj i cili e amniston pasurinë e fituar në mënyrë të

paligjshme, e jo që e lufton atë.

Po ashtu, thuhet se nuk maten kurrë rezultatet e strategjive të Qeverisë, e gjithashtu që

raporti vë në pah ndërtimin e trupave të panevojshëm, me mandate të duplifikuara dhe

mbi të gjitha mungon vullneti politik.

Kosova nuk pritet të shënojë më mirë as në raportet tjera, të cilat do ta matin progresin

gjatë vitit të fundit, e të cilat do të publikohen në muajt në vazhdim. Madje, në shumë

fusha, Kosova do të shënojë shumë më keq. Si për shembull, insistimi i Qeverisë së

Kosovës për ta aprovuar draft-ligjin për përgjimet, menjëherë pas aferës “Pronto”, e që

bie ndesh me parimet të cilat vlerësohen nga Komisioni Evropian, Freedom House,

Human Rights Watch, madje kundër këtij projektligji janë deklaruar edhe Komisioni

Evropian, por edhe Avokati i popullit dhe Shoqëria Civile.

Skandali me pasaporta dhe tabelat e regjistrimit do të shënohet si sfidë në Raportin e

ardhshëm të Progresit të Komisionit Evropian. Endja nëpër gjykata dhe akuzat për mbi

30% të kryetarëve të komunave dhe një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të

Kabinetit qeveritar dhe mosdorëheqja e tyre nga postet publike do të ndikojë për të keq

edhe në raportet tjera.

Page 120: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

120

Tendenca e Qeverisë për të penalizuar gazetarë, të cilët nuk i tregojnë burimet e

informatave është shënuar dhe do të shënohet negativisht në raportet për lirinë e

shprehjes, TAIR EX-it, Reporterët pa Kufij dhe Freedom House.

Dua të ndalem pak edhe te raporti i dytë për liberalizimin e vizave, i cili nuk është vetëm

një dokument më shumë, që evidenton ngecjet dhe regresin, nëpër të cilin po kalon vendi

ynë.

Raporti i hartuar nga Komisioni Evropian është certifikatë e dështimit të Qeverisë dhe

njoftim për izolim. Mund të duken pak 30 e sa faqe, të cilat i solli me vete delegacioni i

Komisionit Evropian, por janë pikërisht këto 30 e sa faqe që e skicojnë një pikturë të

qartë se si duket Kosova në sytë e Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare, ashtu siç

edhe është ky vend.

Ky pasqyrim përmban fakte për korrupsion, krim të organizuar, sistem të munguar në

gjyqësor, stagnim në të drejtat e njeriut. Me pak fjalë, tregon se kjo qeverisje ka dështuar

për ta ndërtuar një shtet funksional.

Për fund, dua të them se gjendja në Kosovë do të jetë edhe më keq, përderisa e kemi në

pushtet këtë Qeveri, e cila në secilin takim që ka pasur me përfaqësues ndërkombëtarë,

temë qendrore, besa edhe të vetme, i ka pasur negociatat me Serbinë. Dhe, kjo tregon se

kjo është Qeveri e negociatave dhe se shpëtimi i vetëm i kësaj Qeverie nga legjitimiteti

ndërkombëtar janë negociatat me Serbinë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit, deputete! Po, ajo “Pronto” nuk ka qenë pjesë e raporteve.

Fjalën e ka deputeti Halit Krasniqi.

HALIT KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!

Tema të cilën sot po e trajtojmë është mjaft e gjerë dhe mjaft me rëndësi për ta trajtuar

dhe për ta pasur në konsideratë.

Tema të cilën e kemi shtruar sot, me kërkesën e një grupi të deputetëve, duhet ta trajtojmë

në esencë e të mos merremi me periferinë e saj, dhe as ta krijojmë një objektiv sikur

Qeveria është tabelë qitjeje dhe goditjet le të jenë çfarë të jenë, qoftë në 10-she, apo edhe

më larg.

Është me rëndësi që kjo temë të shfrytëzohet që jeta e qytetarëve të përmirësohet dhe

raportet tona ndërmjet nesh e dhe me Bashkimin Evropian dhe me institucione

ndërkombëtare të pësojnë një cilësi, një kualitet dhe ta ndërtojnë një raport në interes të

popullit dhe qytetarëve të Kosovës.

Unë për veten time, kur i kam lexuar këto raporte, ndonjëherë jam gjetur në siklet,

ndonjëherë i kam parë me shumë seriozitet dhe i kam nënshkruar një pjesë të tyre, sepse

kanë qenë edhe observime të miat, por një pjesë e bashkëpunëtorëve të mi, natyrisht, që

nuk janë pajtuar me të gjitha gjetjet që janë bërë në këto raporte.

Page 121: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

121

Unë për veten time, në të gjitha këto raporte, pjesën më të madhe e kam parë si vlerësime

pozitive dhe, natyrisht, si zhvillime progresive të institucioneve të Kosovës. Edhe unë

dakordohem me një pjesë të deputetëve këtu, që Qeveria në politikat e saj ka pas ngecje

në realizimin e objektivave të këtyre politikave, që i ka hartuar dhe prezantuar në fillimet

e punës së saj.

Edhe unë pajtohem me një pjesë të madhe të deputetëve dhe të qytetarëve që një pjesë e

ministrave mbase nuk kanë mundur të jenë në nivel të detyrave të tyre. Dhe, dakord edhe

unë ndoshta do të jepja votën që për një pjesë, kurdo që të kërkohet votëbesim, ndoshta

ndonjërin prej tyre edhe të mos e votoj për ta mbështetur më tutje.

Por, nuk jam për atë që të lëshohem në zhargone politike, në aksioma patetike dhe nuk

jam për atë që unë tash ta bëj një përshkrim gjeografik të Evropës dhe të botës për të bërë

krahasime me shtetin e ri, që i ka kaq pak vjet jetë. Dhe, nuk jam për atë që unë tash të

shëtis nëpër emra të shteteve dhe të mësojmë në gjeografi dhe ta rifreskojmë kujtesën

tonë për disa emra që edhe i kemi harruar nga koha kur i kemi mësuar dhe kemi bërë

gjeografi.

Tani, është e vërtetë që një pjesë e raporteve të progresit dhe vërejtjet që i kemi gjetur aty

nuk janë marrë seriozisht. Unë për veten time, në një raport që kam gjetur diku nja 260-

270 gjetjeje, 80% prej tyre kanë qenë analiza, konstatime pozitive dhe natyrisht që këto

do të duhej të merreshin për një inkurajim të Qeverisë dhe të qeverisjes. Por, edhe ajo pak

20% është mjaft evidente dhe mjaft me kompetencë, janë bërë gjetje, të cilat natyrisht se

do të duhej të përmirësoheshin për një kohë të shkurtër. Këto vërejtje, që kanë ardhur në

atë pjesë, sado të vogla që janë, do të duhej ta mobilizonin Qeverinë dhe ministritë

përkatëse, që ata, natyrisht, t‟i pranonin këto lëshime, këto dobësi dhe, natyrisht, ta

hartonin menjëherë një strategji dhe ta caktonin një afat për aq sa ata shohin të arsyeshme

për t‟i përmirësuar dhe për ta ndryshuar qeverisjen e vendit.

Edhe unë jam që ta shikojmë realisht çdo raport dhe çdo vërejtje. Madje, për njërin nga

raportet e fundit e pata sjellë edhe një shembull nga zhvillimet në thellësitë edhe më të

larta të Prishtinës, ku u mundova ta ilustroj atë raport edhe ta thimthoj ndërgjegjen e

Qeverisë, që natyrisht se duhet ta marrë seriozisht gjithë ato ngecje që i ka gjetur, që janë

në raportin përkatës.

Për veten time, tani unë solidarizohem me të gjitha ato fjalë konstruktive që i dëgjuam

këtu në Parlament dhe të gjitha ato përpjekje me inovacion, të cilat natyrisht se e kanë një

qëllim të mirë dhe janë një leksion i mirë për Qeverinë dhe për qeverisjen tonë.

Nuk duhet tash të reagojmë si pozitë ndaj vërejtjeve të opozitës. Edhe këto vërejtje që i

dëgjuam këtu, qofshin ato qëllimmira për ta përmirësuar qeverisjen, qofshin ato

tendencioze për ta pasqyruar keqqeverisjen, duhet t‟i marrim jashtëzakonisht me

seriozitet dhe në bashkëbisedim me Qeverinë dhe ministritë përkatëse si leksione për ta

përmirësuar imazhin e Qeverisë dhe për ta ndryshuar jetën e qytetarëve.

Page 122: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

122

Për të gjitha ato vërejtje dhe përpjekje që bëhen në këtë Parlament për të ndihmuar për

një qeverisje të mirë, nuk duhet të kemi alergji, as si pozitë dhe as si Qeveri. Të gjitha ato

vërejtje të cilat tani këtu i dëgjuam si patetikë, natyrisht se nuk duhet të përsëriten dhe

nuk i ndihmojnë as prosperitetit të vendit, po as ndryshimit, përfitimit dhe rritjes së zonës

dhe harkut elektoral.

Jam i bindur që seancë pas seance, këtu sidomos disa grupe parlamentare e kanë bërë si

etablon dhe si program elektoral dhe si fushatë të re dhe pas çdo seance e shohin sikur një

proces votimi po bie. Dhe, tani përshkrimet e njëanshme, ato tendencioze, as nuk i

ndihmojnë vendit, as nuk e ndryshojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, por as nuk e rritin

mbështetjen elektorale të akëcilit grup.

Kështu që kisha kërkuar nga të gjithë kolegët, të cilët kanë përgatitje dhe kompetencë,

gjithë këtë temë është shumë me rëndësi që ta trajtojmë me seriozitet dhe të japim ide, të

nënvizojmë vërejtje, të cilat janë të dobishme për Qeverinë dhe për qeverisjen e vendit

dhe secila ndihmon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe me progresin e qeverisjes.

Unë jam për atë që kurdo që të shtrohet votëbesimi, për akëcilin ministër, i cili i ka

dobësitë e tij të theksuara, të dukshme, të prekshme, që edhe t‟i bashkojmë votat tona, por

jo edhe siç ishte dje, ose në ndonjë rast tjetër. Kështu që, kjo temë le të shërbejë dhe të na

ndihmojë edhe ne që të jemi më në nivel të detyrave, por edhe qeverisja të shërbejë në

përmirësimin e jetës së qytetarëve. Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Haki Demolli e ka fjalën.

HAKI DEMOLLI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

I nderuar ministër,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Sundimi i ligjit është njëri prej segmenteve kryesore për ekzistimin dhe funksionimin e

një shteti demokratik, i cili synon të anëtarësohet dhe të integrohet në mekanizmat dhe

institucionet relevante ndërkombëtare.

Për fat të keq të qytetarëve dhe vendit tonë, në përgjithësi, në Kosovë sundimi i ligjit

ende është larg nivelit të kërkuar për një vend të mirëfilltë demokratik. Sepse, kjo sferë e

rëndësishme e shtetit tonë ende është duke u ballafaquar me probleme dhe sfida të

shumta, madje edhe me ato të natyrës më themelore, apo bazike.

Andaj, me plot të drejtë, në të gjitha raportet ndërkombëtare lidhur me Kosovën,

pavarësisht se kush i përpilon dhe kush i publikon, hasen kërkesa të shumta në

përmirësimin e kësaj sfere të funksionimit të shtetit tonë. Problemet e paraqitura në sferën

e sundimit të ligjit kanë të bëjnë, si me organizimin dhe veprimin konkret të organeve

përgjegjësie për sundimin e ligjit, ashtu edhe me infrastrukturën ligjore në këtë fushë, por

edhe me segmente tjera të saj.

Kështu, për sistemin gjyqësor, që është njëra nga shtyllat kryesore, mbi të cilën

mbështetet sundimi i ligjit, ekziston vlerësimi se përkundër faktit që pagat e gjyqtarëve

Page 123: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

123

dhe të prokurorëve janë rritur, në përgjithësi, edhe më tutje ka mbetur njëri prej sistemeve

më të dobëta dhe më joefikasi në shoqërinë tonë.

Ky sistem, përkundër faktit që me Kushtetutë dhe ligje i garantohet pavarësia dhe

paanshmëria, në praktikë, faktikisht, nuk është i pavarur. Por, përkundrazi, është i ndikuar

politikisht, e po ashtu edhe kërcënimet dhe frikësimet ndaj pjesëtarëve të tij janë të

shpeshta dhe vazhdojnë të ekzistojnë. E aq më keq, edhe akuzat për sjellje të korruptuara

të Gjyqësorit tonë janë të evidentuara dhe të raportuara thuajse në të gjitha raportet

ndërkombëtare për Kosovën.

Këto ndërhyrje, qofshin politike, qofshin kërcënuese, apo korruptuese, bëjnë që sistemi

ynë gjyqësor të mos jetë i paanshëm dhe objektiv, me çka shkaktohet pakënaqësia dhe

mosbesimi i qytetarit tonë në këtë sistem. Kur këtyre të dhënave u shtohet fakti se

Gjyqësori ynë është tejet joefikas, sepse i ka të pazgjidhura mbi 100 mijë lëndë, e po

ashtu edhe menaxhimi i të dhënave dhe ekzekutimi i vendimeve ende është shumë i dobët

në gjykatat tona, atëherë nuk ka dyshim se qytetari ynë, jo që nuk do t‟i besojë Gjyqësorit

tonë, por me të gjitha forcat dhe mundësitë do të orvatet t‟u shmanget shërbimeve të një

sistemi të tillë.

Një e metë tjetër, dhe atë shumë serioze e këtij sistemi, është se ky sistem nuk është unik,

që domethënë se nuk vepron në tërë territorin e Kosovës, sepse komuniteti serb në veri

nuk pranon gjyqtarë vendorë në gjykata dhe se gjykatat paralele komunale serbe ende

ekzistojnë dhe veprojnë në veri të Kosovës, duke ofruar drejtësi kryesisht në fushën

civilo-juridike, ndërsa për çështjet penalo-juridike, edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës,

atje nuk ka mekanizma vendorë të zbatimit të ligjit, përveç atyre të EULEX-it.

Politikat dhe politikanët e partisë në pushtet nuk janë të kënaqur vetëm me ndërhyrjet në

sistemin gjyqësor të Kosovës, por ndërhyrje të theksuara kanë bërë edhe në Policinë

Kosovare, gjë që është vënë re dhe theksuar edhe në Raportin e Progresit, ku haset

formulimi: “Ka pasur ndërhyrje të pavend nga politika në emërime të larta të Policisë dhe

në kryerjen e operacioneve të ndjeshme të Policisë”.

Mirëpo, në Raportin e Progresit, Policisë sonë i bëhet vërejtje edhe për mungesën e

kontakteve sistematike ndërmjet kësaj dhe komunave në komitete lokale për siguri

publike, si dhe për dobësitë strukturore dhe organizative për t‟i luftuar llojet e ndërlikuara

të krimit.

Mirëpo, puna e Policisë sonë është përcjellë edhe me një varg dobësish dhe aferash, të

cilat, jo vetëm që e dobësojnë imazhin e saj para qytetarit, por e dobësojnë edhe imazhin

e vendit tonë para faktorit ndërkombëtar, sepse shtrohet pyetja: Çfarë imazhi mund të

ketë, si mund të vlerësohet dhe si mund ta luftojë Policia me sukses krimin, në Dhomën e

Dëshmive të së cilës vidhen afro 500 kg drogë, sasi e madhe e të hollave dhe shumë e

shumë prova dhe dëshmi tjera relevante procedurale? Aq më keq, po kësaj Policie i

përsëritet rasti i njëjtë duke vjedhur për herë të dytë nga Dhoma e Dëshmive me dhjetëra

kilogramë ar, në vlerë prej 1 milion euro. Kurse, organizatorët dhe planifikuesit e tyre

ende janë në liri.

Page 124: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

124

Jo vetëm kaq. Në raportet mbi Kosovën janë theksuar edhe arrestimet e oficerëve

policorë për veprimet e kundërligjshme, gjë që ndikon drejtpërdrejt në dobësimin e frontit

në luftë kundër formave të rënda të kriminalitetit, siç janë krimi i organizuar, korrupsioni,

pastrimi i parave dhe format e ndryshme të trafikimit, sepse është e kuptueshme dhe e

logjikshme që një gjyqësor i ndikuar politikisht dhe i prekur nga korrupsioni, së bashku

me një polici me numër të madh të pjesëtarëve të arrestuar, në lokalet e së cilës vidhen

sende me vlerë disamilionëshe, assesi nuk mund të jenë të suksesshme në sferën e

sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit.

Pikërisht edhe krimi i organizuar, korrupsioni dhe pastrimi i parave janë theksuar në

raportet ndërkombëtare si probleme dhe sfida, të cilat shteti kosovar duhet tejkaluar, në

mënyrë që t‟i mundësohet anëtarësimi në organizatat respektive ndërkombëtare.

Kështu, në raportet ndërkombëtare për korrupsionin thuhet se vazhdon të jetë problem

serioz, sepse, sipas Transparency International, Kosova është ranguar në vendin 105, nga

gjithsej 176 shtete. Si e tillë vazhdon të jetë njëra nga shtetet më të korruptuara, si në

Evropë, në përgjithësi, ashtu edhe në vetë Evropën Juglindore.

Përkundër faktit se në vitin 2006 është themeluar Agjencia Kundër Korrupsionit, në vitin

2012, Këshilli Shtetëror Kundër Korrupsionit, pastaj Prokuroria e ka krijuar një task-

forcë kundër korrupsionit, Policia e ka themeluar Drejtorinë për luftimin e korrupsionit,

në praktikë nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm në këtë rrafsh, sepse ende nuk ka

rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit. Por,

përkundrazi, sipas raporteve ndërkombëtare, korrupsioni mbetet i pranishëm në shumë

fusha dhe vazhdon të jetë brengë serioze e shoqërisë kosovare.

E për dalje nga kjo situatë, i kotë është themelimi i agjencive dhe komiteteve të shumta

jofunksionale, por duhet të sigurohet mbështetja e nivelit të lartë politik për përkrahjen e

luftës kundër korrupsionit. E kështu, vullneti politik i shprehur në mbledhjet e Këshillit

Antikorrupsion të mos mbetet vetëm fjalë në letër, siç është bërë shprehi në Kosovë, por

ky vullnet duhet të vihet në praktikë.

Gjendje më të mirë nuk kemi as në fushën e pastrimit të parave, nga i cili aktivitet

kriminel Kosova brenda vitit dëmtohet në vlerë deri në 30 milionë euro. Kurse, përpjekjet

e organeve të sundimit të ligjit të Kosovës në luftë kundër trafikimit me drogë, në

Raportin e Progresit janë vlerësuar si të pamjaftueshme për t‟u ballafaquar me këtë sfidë

tejet të rëndë për shtetin tonë. Si pasojë e luftimit joefikas të trafikimit me drogë, në

raport vlerësohet: “Dërgesat e drogës ripaketohen në Kosovë dhe dërgohen në tregjet

evropiane, në sasi më të vogla. Tregu i brendshëm është rritur, sidomos për kokainë. Ka

pasur lëvizje të narkotikëve në të gjithë kufijtë, ku janë përfshirë kamionë, autobusë dhe

automjete private”.

Gjyqësori dhe Policia e Kosovës, me karakteristikat dhe të metat e lartëtheksuara, nuk

kanë mundur të ballafaqohen me sukses as me krimin e organizuar, as me trafikimin e

qenieve njerëzore, por madje kohëve të fundit kanë pasur probleme të theksuara edhe me

familjarët dhe fëmijët e politikanëve në pushtet, gjë që ka treguar se jo vetëm që ka

Page 125: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

125

defekte në sferën e sundimit të ligjit, por fatkeqësisht në Kosovë ka qytetarë dhe persona,

që jo vetëm që nuk i nënshtrohen ligjit, por janë mbi ligjin. Madje, janë në gjendje edhe

t‟i sulmojnë zbatuesit e ligjit.

I vetëdijshëm se mekanizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë nuk do të lejojnë që në radhët

e tyre të anëtarësohet një shtet me një shkallë kaq të ulët të sundimit të ligjit, një shtet ku

qeveritarët e saj, në vend se ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, ata janë

bartësit, shtytësit dhe mbrojtësit e aktiviteteve të tilla kriminale, si deputet i Kuvendit i

përkrah në tërësi rekomandimet e propozuara nga Grupi Parlamentar i LDK-së, duke

kërkuar aprovimin e tyre edhe prej...

(Ndërprerje nga regjia)

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti.)

KRYESUESI: Fjalën e ka kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Unë dëshiroj t‟i shërbej këtij debati vetëm në një segment të asaj, për të cilën vërtet kanë

folur shumë raporte. Dhe, mendoj që kështu duhet t‟u qasemi problemeve, në mënyrë të

veçantë.

Dua të flas vetëm për çështjen e zgjedhjeve dhe vërejtjet, që raportet e ndryshme kanë

dhënë për zgjedhjet e fundit, por edhe për ndryshimin e tyre, për reformën që do të duhej

të bëhej.

Ne si Kuvend, në të gjitha raportet e kemi një vlerësim pozitiv. Dhe, kjo mendoj se do të

duhej të thuhej edhe nga deputetët tjerë. Pse dua të flas vetëm për zgjedhjet?

Ne para dy vjetësh e më tepër, e kemi formuar një komision, të cilit edhe një herë i është

zgjatur mandati dhe nuk ka denjuar ta bëjë një raport në Kuvend, për të treguar se cilat

janë pengesat për reformën zgjedhore. Kryetari i komisionit dhe komisioni kanë bërë

shpenzime dhe është dashur ta bëjnë një raport në Kuvend.

Për zgjedhjet, realisht, është folur në çdo raport, për parregullsinë e tyre, por nuk është

problemi vetëm ai. Ai është një problem që ka shkuar. Çfarë jemi duke bërë që ne të

përgatitemi për ta bërë një reformë zgjedhore, që e përmirëson gjendjen dhe në raportet e

tjera, të mos e gjejë vendin e vet.

Konsideroj që nuk ekziston një vullnet politik dhe ky vullnet politik nuk ekziston te asnjë

subjekt politik, e sidomos te shefat e partive politike. Dihet se burimi i keqpërdorimeve te

zgjedhjet e fundit është te shumë vota, që i jep një zgjedhës, dhe ne do të duhej vërtet të

mësonim nga kjo dhe të kërkonim që zgjedhësi më së shumti të ketë vetëm dy vota, të

votojë për një subjekt politik dhe për një kandidat të listës së subjektit politik.

Page 126: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

126

Dhe, nëse e reduktojmë dhe e thjeshtojmë këtë sistem zgjedhor, në këto dy vota të një

zgjedhësi, konsideroj që mund ta përmirësojmë imazhin edhe për vendin tonë, që jemi të

gatshëm dhe kemi vullnet për të bërë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të drejtpërdrejta

dhe që rezultati përfundimtar të jetë i qytetarëve.

Nëse vazhdojmë siç po vazhdohet me, siç u tha, para pak ditësh, me 5 kandidatë në listë,

unë sot dua ta them mendimin tim që rezultati përfundimtar nuk do të jetë as vullneti

qytetar i shprehur në votim, por, në anën tjetër, nuk do të jetë as mundësia që kandidati t‟i

mbrojë votat e veta. Prandaj, do të na përsëritet dhe Kosova përsëri do të gjendet në të

gjitha raportet, se nuk e ka kryer ABC-në e demokracisë, se, në fund të fundit, zgjedhjet e

lira, të drejta dhe të fshehta janë ABC-ja e demokracisë.

Prandaj, është mirë që secili deputet i secilës parti, secili anëtar i një organi të partive ta

japë kontribut e vet që ne vërtet të bëjmë zgjidhje, edhe të lira, edhe të drejta, dhe që

rezultati final të jetë puna e secilit deputet ose kandidat për deputet dhe të jetë vullneti i

qytetarëve.

Unë po e bëj këtë apel, sepse e kam bindjen që po të shkohet me lista të hapura, me 5

kandidatë të votuar, do ta kemi të njëjtin rezultat. Jam për lista të hapura me kusht që

zgjedhësi ta zgjedhë vetëm një kandidat të listës së propozuar nga një subjekt politik.

Vetëm kështu mund të themi se do të bëjmë zgjedhje të lira, do të bëjmë zgjedhje të

drejta dhe do të bëjmë zgjedhje të pranueshme dhe që raportet e ardhshme të mos e kenë

këtë vërejtje për zgjedhjet.

Dhe, e kisha lutur çdo deputet ta marrë një segment, se mendoj që edhe debati bëhet më

interesant dhe jo secili deputet t‟i fusë në diskutimin e vet të gjitha çështjet, pa arritur ta

trajtojë asnjërën si duhet. Faleminderit për vëmendje!

KRYESUESI: Duke e përkrahur idenë instruktive të kryetarit të Parlamentit, që të

përqendrohemi në pika të veçanta, unë ju njoftoj që për diskutim janë paraqitur edhe 14

deputetë, dhe janë të gjithë të LDK-së dhe të PDK-së dhe një i AAK-së. Fjalën e ka

Burim Ramadani.

BURIM RAMADANI: Faleminderit zoti nënkryetar i Kuvendit!

Unë dua t‟i them vetëm disa fjali sa i përket kësaj teme që po e diskutojmë dhe

normalisht edhe vlerësimeve që Kosova i merr në mënyrë periodike nga mekanizmat e

ndryshëm dhe shumica, ose elementi i parë për të cilin dua të flas është se kush janë

vlerësuesit? Pse ata bëjnë vlerësime për ne?

Ideja është e qartë. Besueshmëria për këta vlerësues është e madhe. Shumica e

vlerësimeve që i marrim janë prej mekanizmave në të cilët qytetarët e Kosovës, nëse jo

Qeveria, po qytetarët e Kosovës dëshirojnë dhe synojnë të anëtarësohen. I kemi kryesisht

mekanizmat e Bashkimit Evropian dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë, për të cilët ne

synojmë që një ditë të jemi anëtar me të drejta të plota.

Page 127: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

127

Dhe, këtu është problemi. Problemi është se këta vlerësues që po e vlerësojnë gjendjen në

Kosovë, sikur e kemi rastin me Komisionin Evropian në raportin e fundit dhe me një prej

fjalive, e cila nuk është thënë asnjëherë. Thuhet se mungesa e luftës së krimit të

organizuar dhe shpëlarjes së parave nga institucionet e Kosovës përbëjnë rrezik të

drejtpërdrejtë për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian.

A nuk ju duket pak kjo? Kjo është thënë për herë të parë. E kam ngritur edhe në Kuvend

më herët, e kam pyetur edhe ministrin Rexhepi se çka do të ndodhë, çka po bën që ta

heqim këtë njollë të madhe. Që Kosova të paraqesë rrezik për sigurinë e brendshme të

Bashkimit Evropian, kjo është një shkallë vërtet tepër e largët për të keq, që është

zhvilluar në këto vitet e fundit.

Elementi i dytë, për të cilin dua të flas është se kush po i lexon këto raporte dhe si po i

lexojnë këto raporte. Ne kemi parë se tashmë është bërë si rregull që sa herë të vijnë

raporte dalin vlerësime se po, është raport real, ne do të vazhdojmë përpara.

E vërteta është se ky raport real është i keq, sepse kallëzon për gjendjen që është e keqe

në Kosovë. Dhe, pse bëhen këto raporte? Tek e fundit, bëhen për të dëshmuar qartë se cili

është roli i institucioneve publike të Kosovës në jetën e qytetarit. Ky është thelbi i

raporteve, për bindjen time.

Dhe, cila është jeta e qytetarit? E kemi tepër të qartë se jeta e qytetarit të rëndomtë të

Kosovës është e keqe. Mund të shpjegohet me një simbolikë, ndoshta krejt të rëndë, por e

shpjegon se cila është jeta e një qytetari të rëndomtë. Edhe ata qytetarë të paktë që kanë

mundësi të punojnë dhe ta marrin një pagë mujore, gjithë muajin punojnë për ta kthyer

këstin e kredisë, ndërsa kur shkojnë në shtëpi e shohin se shtëpia i është vjedhur.

Kjo është gjendja e vërtetë e një qytetari të rëndomtë. Pra, punon për ta kthyer këstin e

kredisë në banka dhe kur të kthehet në shtëpi e sheh që shtëpia i është vjedhur, prandaj

mbetet edhe pa mundësinë për ta kthyer këstin, edhe në pamundësi për t‟i zëvendësuar

elementet e shtëpisë që i janë vjedhur. Kjo është jeta dhe për këtë ne duhet ta qartësojmë,

sidomos kur i lexojmë këto raporte. Sepse, te leximi i raporteve ka definitivisht

manipulim të opinionit, duke thënë se këto janë reale, ne do të ecim përpara. Nuk ecim

kështu përpara.

Në këtë vazhdë, dua ta rikujtoj për të gjithë një aksiomë të matematicientit të lashtë grek

Euklitit, e cila është vërtet shumë interesante. Sidomos e shpjegon këtë formën se si disa

zyrtarë po i lexojnë këto raporte, duke dhënë vlerë ose nota krejt pozitive për raportet,

ndërkohë që gjendja është e keqe dhe raportet janë negative, sipas zhvillimeve. Eukliti

thotë, normalisht me simbolikat dhe aksiomat matematike: Krejt gjërat që janë të

barabarta me të njëjtën gjë, janë të barabarta me njëra-tjetrën. Këtë e ka thënë 2 300 vjet

më parë. Domethënë, krejt ato që e shpjegojnë njëjtë të njëjtën gjë, janë të barabarta me

njëra-tjetrën, prandaj nuk mund të presim që ata që janë të barabartë me njëri-tjetrin do ta

ndryshojnë të njëjtën gjë, sepse janë të barabartë me të njëjtën gjë. Dhe, kjo është logjika

se si po zhvillohet.

Page 128: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

128

Definitivisht, për fund, jashtëzakonisht shpesh, njerëzit e rëndomtë thonë, pos këtyre

vlerësimeve me letra që po japin, pse këta ndërkombëtarë s‟po e ndëshkojnë qeverisjen?

Unë po e them qartë se ne jemi të ndëshkuar, qytetarët e Kosovës jemi të ndëshkuar dhe

derisa të arrijmë ta kuptojmë se krejt kjo gjendje është ndëshkim për aktivizimin tonë,

atëherë do ta vazhdojmë të njëjtën gjendje, fatkeqësisht të keqe. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti Ramadani! Fjalën e ka deputeti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit!

Kolegë deputetë,

Raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë, si Raporti i Progresit

e të tjera, janë një pasqyrë reale e zhvillimeve në vend në të gjitha fushat, edhe pse

fatkeqësisht pothuajse të gjitha në kontekst negativ, të cilat e tregojnë më së miri gjendjen

në vendin tonë, por edhe imazhin e Kosovës karshi miqve ndërkombëtarë dhe vendeve

demokratike që e mbështetin Kosovën.

Edhe pse pas çdo raporti të organizatave ndërkombëtare, çdoherë kemi dëgjuar nga

Qeveria aktuale duke i paraqitur më shumë si pozitive dhe si të arritura, duke u munduar

që të bëjnë arsyetime nga më të ndryshmet, por shpeshherë edhe duke akuzuar njerëz dhe

subjekte se po dezinformojnë për gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi ynë.

Raportet e tilla pothuajse të gjitha kanë qenë me vërejtje dhe me gjuhë negative, duke

përmendur ngecje dhe moszbatim të ligjit në shumë fusha, që nënkupton më shumë

regres sesa progres të kërkuar, për të cilin Qeveria e vendit është përgjegjëse, jo vetëm

nga neglizhenca e treguar, por edhe dikasteret e saj direkt të përfshira në afera korruptive,

nepotizëm, keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqmenaxhim dhe jo rrallëherë edhe raste që

dyshohen për krim të organizuar.

Duke marrë parasysh që tri shtyllat kryesore institucionale, që e kanë mandatin për

hetimin, ndjekjen dhe dënimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik,

që nënkupton Gjyqësorin, Prokurorinë dhe Policinë, shihet qartë se edhe më tutje kemi

raporte negative sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit në vend.

Edhe pse nisja e reformimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial ishte proklamuar se do të

jetë prioritet i Qeverisë, rezultatet tregojnë se akoma mungon vullneti i duhur, duke marrë

parasysh mbështetjen financiare, si dhe ndërhyrjet e shpeshta në sistemin e drejtësisë nga

politika në raste të caktuara, sidomos kur kemi të bëjmë me eksponentë politikë të partive

në pushtet, apo struktura të lidhura me to.

Të nderuar kolegë deputetë,

E kam theksuar edhe më parë në këtë Parlament, prandaj nuk e shoh të tepërt që ta

përsëris - një shtet që fle mbi krimin, kurrë nuk mund të bëhet shtet. Vrasjet dhe tentim-

vrasjet që ndodhën në Kosovën e pasluftës, por edhe ato të gjatë luftës, si vrasja e Enver

Malokut e Xhemajl Mustafës dhe shumë veprimtarëve të tjerë, janë njollë e zezë në

Kosovën e pasluftës, e që duhet të kërkohet dhe të vihet drejtësi.

Page 129: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

129

Heshtja e këtyre vrasjeve i turpëron institucionet e drejtësisë, Kuvendin, Qeverinë e

Kosovën, sepse plagët nuk shërohen duke i mbuluar, por duke e vënë drejtësinë në vend,

edhe pse në shumë raporte akuzohen eksponentë politikë, deputetë vrasës dhe të cilët

mbeten akoma nën hijen e vullnetit apo edhe e tregojnë mundësitë dhe kapacitetet e

Gjyqësorit vendor për t‟i hetuar dhe zbuluar këto vrasje.

Policia e Kosovës akoma mbetet e sfiduar në luftën kundër krimit të organizuar dhe

korrupsionit, jo vetëm nga mungesa e pajisjeve dhe kapaciteteve strukturore dhe

profesionale. Kur rastet, të cilat tregojnë në raportet ndërkombëtare, si vjedhja në

Dhomën e Dëshmive, policë të përfshirë në krim dhe korrupsion, kjo ndikon edhe në

punën dhe angazhimin e shumë djemve dhe vajzave që me nder dhe përkushtim janë në

kryerje të detyrës zyrtare.

Të gjitha këto janë si rrjedhojë e asaj që theksova, e mungesës së vullnetit politik për t‟u

angazhuar maksimalisht për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë jo

vetëm të kritikuara nga institucionet kredibile ndërkombëtare, por mbeten edhe pengesë

në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Prandaj, kjo jo vetëm që është brengosëse, por

edhe duhet ndryshim rrënjësor në qasjen e kësaj Qeverie.

Raportohet se korrupsioni, apo më mirë të thuhet tenderomania është shumë e përhapur

në fusha të ndryshme në Kosovë dhe mbetet brengë serioze për proceset e shtetndërtimit

të Kosovës. Raportet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, pothuajse çdo vit pasqyrojnë

skandale, afera, si dhe raportime mediale për keqpërdorim të parasë publike, si dhe

pasurime marramendëse të zyrtarëve të lartë publikë. Kjo më së miri është pasqyruar

edhe nga deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë në Kosovë, ku tregohet mospërputhje

ndërmjet të hyrave dhe pronave të zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Kjo tregon më së miri se sa është niveli i korrupsionit në vendin tonë, ku vetëm dje e

kishim një deklarim nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, që thekson se brenda

vitit ka zyrtarë publikë që janë shndërruar në milionerë.

Është krijuar përshtypja se këta zyrtarë dhe bashkëpunëtorët e tyre janë imunë ndaj

hetimeve dhe përndjekjeve, ndërsa hetimet që kemi parë në lidhje me to kanë qenë

minimale, apo më mirë të themi kemi parë vetëm disa të ashtuquajtur „peshq të vegjël‟,

që janë hetuar dhe dënuar, në mënyrë që të përmbushet norma.

Unë mendoj se kjo Qeveri nuk është e aftë që të përmirësojë apo edhe ta rishikojë qasjen

e vet aktuale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, prandaj është i nevojshëm një

ndryshim, apo bile së paku të ketë përpjekje serioze për t‟i adresuar këto sfida, të cilat

janë të bashkëngjitura në raportet e shumta për Kosovën dhe për zhvillimin në vend.

Unë i përkrah rekomandimet që kanë dalë nga grupi ynë parlamentar, të cilat besoj që

duhet të merren shumë seriozisht dhe t‟i drejtohen, jo vetëm në aspektin e përmirësimit,

por edhe të vënies para përgjegjësisë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti Zemaj! Fjalën e ka deputeti Hydajet Hyseni.

Page 130: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

130

HYDAJET HYSENI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Bashkë me përshëndetjen për ju, përsëri ta përshëndes debatin, po përsëri të theksoj

vërejtjen time për praktikën tonë për të pasur debat pas debati dhe debate shumë të

pazakonshme me, po ashtu, mbështetje dhe referenca të diskutueshme, edhe procedurale.

Dua të jem korrekt ndaj kolegëve, se e pëlqej kërkesën për debat, por mendoj që duhet ta

rishikojmë praktikën tonë të debatit, sepse është edhe kjo mënyrë për ta dezavuuar

debatin parlamentar. Unë, madje do të sugjeroja që bashkë me NDA-në dhe të tjerët që na

kanë ndihmuar në ndërtimin e praktikave parlamentare, ta organizojmë edhe ndonjë lloj

tryeze apo “work-shop”-i për ta konsoliduar praktikën tonë të debatit parlamentar.

Është një fjalë popullore te ne që thotë „fjalët kallaballëk janë fukarallëk‟. Mund të thuhet

po ashtu se edhe debati kallaballëk, kthehet në fukarallëk. Debati bëhet në praktikat

parlamentare për një çështje të caktuar, me një synim të caktuar, por nuk praktikohet që

të ketë debat për debat, debat për të gjitha çështjet.

Rregullorja jonë nuk e ka paraparë një formë të debati çfarë ne po e bëjmë dhe mendoj që

nuk është e rastit kjo. Ne kishim, ta zëmë, disa ditë më parë të njëjtën ditë një debat për

gjendjen ekonomike. Merreni me mend si mund të debatohet për gjendjen ekonomike dhe

futëm gjithçka në këtë. Vetëm pak më vonë e kishim një pikë të rendit të ditës për një

çështje kruciale për gjendjen ekonomike dhe proceset ekonomike. Pse nuk

harmonizohen?

Sugjerimi im është që Kryesia t‟i harmonizojë dhe t‟i koordinojë këto. Edhe sot ka ardhur

një debat, vini re, për raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë.

Shtrohet menjëherë pyetja - a janë të gjitha raporte të institucioneve?

Ka raporte të institucioneve, ka raporte të asociacioneve, ka raporte të organizatave dhe

s‟mund t‟i futësh të gjitha në një thes. Si do t‟i debatojmë të gjitha raportet në një debat

që do të jetë edhe i kufizuar? Edhe po të jetë një konferencë shkencore njëjavore, nuk i

përthekon dot. Për pasojë, debati ynë kthehet në “hajt pak”, në një “hid park” të

pazakonshëm, se është Parlament.

Edhe sot, për fat të keq, po na ndodh kjo. Bisedojmë për raportet dhe futen këtu çështje

politike, ekonomike, sociale, kulturore, të drejta të njeriut, madje edhe çështje hallash e

dajallarësh. Nuk besoj që është ajo që i duhet Kosovës në këtë segment shumë të

rëndësishëm. Është tema për raportet për Kosovën dhe mendoj që kjo s‟do të duhej të

futej në kallëpet e raporteve pozitë-opozitë. Për fat të keq, krijohet kjo përshtypje.

Së paku, në këtë segment do të duhej ta kishim një qasje inkluzive gjithëpërfshirëse,

prandaj unë s‟mund të mos e mirëpres edhe angazhimin produktiv kritik, por nuk besoj se

qasja skajshmërisht e politizuar i kontribuon përmirësimit të pozitës së Kosovës në këto

raporte.

Page 131: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

131

Në anën tjetër, Kuvendi, siç dihet, funksionon në plenare dhe në komisione. Raportet dhe

dokumentet e ngjashme si raportet, sipas një rregulli, shqyrtohen një herë në komisione,

përpunohen dhe pastaj dilet në Kuvend. Rekomandimet, që janë propozuar këtu,

zakonisht i përgatit komisioni për Kuvendin, ose Kuvendi mund ta bëjë një debat, po me

synim që të nxjerrë një rezolutë dhe Kushtetuta dhe Rregullorja jonë këtë formë e kanë

paraparë. Rekomandimet mund të jenë eventualisht pjesë përbërëse e rezolutës,

konkretizim i rezolutës, siç janë edhe në praktikat evropiane e ndërkombëtare

parlamentare. Por, te ne nuk ka ndodhur kjo.

Unë prandaj, sot, nuk do të diskutoj për raportet, sepse e kam të pamundur. Mund t‟i

theksoj, me lejen tuaj, vetëm dy çështje që mund të jenë me interes.

Një, qasjen tonë ndaj raporteve, që pjesërisht e thashë dhe i mbështes ato që ishin për një

qasje të përgjegjshme, kreative, produktive, por edhe të angazhuar. Për shembull, mua më

del e diskutueshme qasja që kanë bërë autorët e mocionit, në të cilën në rekomandime për

të gjitha raportet kanë paraparë vetëm adresime. Çka do të thotë kur Kuvendi adreson

çështje që i janë adresuar Kuvendit? Kujt do t‟ia adresojmë ne? Prandaj, mbeten në ajër.

Nuk besoj që kjo gjuhë duhet të jetë gjuhë e Kuvendit. Për më tepër, në pikën e parë

sugjerohet të adresohen sfidat e paraqitura në raportin e fizibilitetit. E të tjerat, jo?

Në pikën dy, përsëri adresimi i kritereve teknike dhe jo të tjerat. Tjerat do t‟i lëmë anash?

Nuk besoj se mund të qëndrojë kjo!

Dhe, e treta pastaj, te Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

rekomandimeve të paraqitura, kurse atje është miratuar një rezolutë dhe rekomandimet.

Cila është qasja jonë atëherë ndaj rezolutës? Dhe, të gjitha rekomandimet duhet të

adresohen? Ka në rezolutat, që i kemi shqyrtuar dhe në raportet edhe sfida e konstatime,

që janë të mbështetshme dhe Kosova duhet t‟i marrë seriozisht, por besoj jo në këtë

mënyrë.

Po, ka edhe çështje të cilat duhen shqyrtuar, duhen analizuar, duhen kundërshtuar, se janë

pa bazë. Përndryshe, qasja jonë del servile dhe nuk besoj se kjo na nderon dhe se e

ndihmon procesin.

Në pikën 4, përsëri adresim. Po këtu tash jo vetëm një pjesë, por të gjitha sfidave të

paraqitura në raportet e tjera, vini re, të institucioneve kredibile ndërkombëtare. Po, cilat

janë atëherë institucionet tjera kredibile ndërkombëtare? Këto që u përmendën përpara

nuk janë kredibile?

Prandaj, unë s‟mund ta mbështes këtë tekst të rekomandimeve, sepse nuk është

proceduralisht në rregull, nuk është substancialisht në rregull dhe mendoj se do

rishqyrtuar në komision, e tek më vonë t‟i vijë Kuvendit. Kjo është zaten praktika

parlamentare. Nuk mund të jetë Kuvendi një fabrikë që përpunon lëndë të parë.

Iniciativat, nismat, raportet shqyrtohen në komisione, prandaj bëhen komisionet dhe vijnë

këtu të përpunuara.

Page 132: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

132

Dhe, çështja e dytë që dua të theksoj është prirja që nuk e theksojmë ne sa duhet që ne

vetë e dëmtojmë imazhin e Kosovës. Segmente të caktuara, edhe politike, për fat të keq,

edhe të Shoqërisë Civile, sikur bëjnë garë kush më shumë tregohet i zhdërvjelltë për ta

fabrikuar një të pavërtetë ose gjysmë të vërtetë, që janë jo më pak të rrezikshme, për ta

nxirë edhe më shumë imazhin edhe ashtu jo të ndritur të Kosovës në sytë e botës dhe kjo

kthehet në një qasje plëngprishëse. I duhet dhënë përgjigjja e duhur kësaj.

Unë nuk jam për lustrimin e realitetit. Ku është keq, le ta themi keq! Ku është Qeveria

mbështetëse, le ta mbështetim për muri dhe ta fshikullojmë. I ndihmojmë besoj. Por, jo

edhe të marrim prioritet, ta bëjmë dëmtimin e imazhit të Kosovës, sepse kjo i dëmton të

gjithë. Fundi i fundit, pse të mos e theksojmë faktin se raportet të cilat flasin për Kosovën

dhe për të cilat po diskutojmë sot janë plot ambiguitete, plot qëndrime joparimore dhe të

njëanshme në raport me të tjerët. Standardet, në të cilat thirremi, nuk zbatohen në mënyrë

të standardizuar.

Prandaj, edhe do ta përfundoja - nuk na e ka gjithmonë fajin pasqyra. Duhet ta shikojmë

fytyrën tonë. Kemi çka të korrigjojmë. Por, ç‟është e vërteta, edhe pasqyra shpesh nuk

është e rregullt, është e deformuar dhe kjo do konstatuar, sepse, në fund të fundit, është

obligim, për të cilin ne edhe jemi këtu, është obligim ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit që

përfaqësojmë. Por, është edhe shprehje e lirisë demokratike, në të cilën thirremi aq

shumë.

Angazhohem që ta përpunojmë në këtë mënyrë edhe iniciativën, të cilën e përshëndes, e

pëlqej, por e pëlqej vetëm si nismë, e cila duhet ripunuar, duhet kthyer në komision dhe

prej andej të na vijë pastaj e gatshme dhe të na bëhet praktikë për të ardhmen.

Faleminderit!

KRYESUESI: Lutfi Haziri, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të

Republikës së Kosovës, e ka fjalën.

LUTFI HAZIRI: Faleminderit nënkryetar dhe kryesues!

Të nderuar kolegë,

Ministër i nderuar,

Prania jote është simbolikë që kjo ministri nuk është drejtpërdrejt e përmendur në raporte,

po në mënyrë indirekte, sigurisht që do të jetë së paku ministër ndërlidhës për të na

dëgjuar sot, për të ditur çka dhe ku jemi të shqetësuar, sepse raportet ndërkombëtare, për

shkak se nuk e kemi marrë seriozisht, së paku ne si Kuvend, asnjëherë, e më së paku

Qeveria, kanë bërë që institucionet ndërkombëtare të prodhojnë raporte jashtëzakonisht të

dëmshme.

Dhe, nga mosserioziteti ynë dhe serioziteti i raporteve, edhe kredibiliteti i institucioneve

ndërkombëtare, njëri nga raportet e ka akuzuar edhe vetë kryeministrin dhe e ka vendosur

në hetime.

Tash, po t‟i prekim krejt raportet dhe t‟i ikim raportit kryesor, është josinqeritet, sepse

praktika që sot e ka sjellë Grupi Parlamentar i LDK-së është që raportet ndërkombëtare

Page 133: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

133

lidhur me Kosovën dhe për Kosovën të merren seriozisht, të diskutohen, nëse jo në nivel

të seancës plenare, në komisionet e saj, në trupat e saj punuese dhe Qeveria të merret me

implementim. Së paku, kur merret seriozisht, parandalohet ajo që është e dëmshme.

Në njërin nga këto raporte, ne jemi pajtuar pozitë-opozitë qe sa herë, është raporti tash

me emër i senatorit zviceran, që e ka prodhuar Këshilli i Evropës, por ne mund të jemi të

pakënaqur me atë raport. Ai raport është zhvilluar, ai raport i jep imazh krejt tjetër, jo

individëve, i jep vendit, i jep Kosovës. Po, nga mosserioziteti dhe nga mosrespektimi i

këtyre raporteve, i këtyre angazhimeve ndërkombëtare, ne kemi ardhur në këtë nivel.

Nëntë raporte, nëse nuk gaboj, Grupi Parlamentar i LDK-së i ka shqyrtuar seriozisht.

Nëntë raporte ndërkombëtare kredibile, sepse raporte për dhe rreth Kosovës bëhen

shumë. Dy raporte janë jashtëzakonisht të fuqishme, është raporti i Departamentit të

Shtetit, i cili është raport periodik dhe e vlerëson gjendjen edhe të Kosovës në raport me

krejt zhvillimet, dhe raporti i dytë është raporti i Komisionit Evropian, që është Raporti i

Progresit, për shkak të aspiratës evropiane të Kosovës.

Këto raporte e pasqyrojnë gjendjen, ashtu siç është në Kosovë, gjithmonë e kemi thënë.

Dhe, këto raporte gjithmonë, për të mos mbetur vetëm në letër. Me raportin e Komisionit

Evropian ne detyrimisht duhet të merremi, sepse është detyrë dhe përkushtim i

institucioneve të vendit për t‟u marrë me këto probleme, përderisa raporti i Departamentit

të Shtetit, deshëm a nuk deshëm, shtyhet nga Qeveria amerikane në të gjitha vendet, edhe

në vendin tonë, jo për shkak të aleancës që e kemi, por për shkak të nevojës që e kanë ata.

Cilat janë tri probleme që i pasqyrojnë krejt raportet. Problemi që e shqyrtojnë këto

raporte, e që unë do t‟i përmend është - të gjitha raportet thonë që Kosova ka problem me

trafiqe. Trafikimi është problem serioz dhe trafikimet e të gjitha llojeve, që përfshijnë

njerëzit, që përfshijnë mallrat dhe format tjera të trafikimit janë problem serioz, ku

Kosova ose është burim, ose është vend i cili kalohet lehtë. Vend i cili kalohet lehtë, ku

hyhet dhe dilet dhe nuk ka problem. Mund të barten njerëz. Bile më herët, para dy

vjetëve, ka qenë problem edhe trafikimi i fëmijëve. Por, tash në raportet e fundit nuk e

shohim që është problem serioz, por është i notuar. Trafikimi i llojeve të ndryshme të

drogave dhe trafiqet, që sot janë armiku kryesor i civilizimit dhe i njerëzve, për të cilat

luftohet.

Kosova ka marrë përkushtime, por edhe më tutje jemi në këtë nivel, në nivel të

përkushtimit tonë për ta luftuar, por jemi njëri prej problemeve kryesore.

Problemi i dytë, që barazohemi në të gjitha raportet është krimi i organizuar dhe sfida që

institucionet e Kosovës e kanë. Krimi i organizuar është problem serioz në të gjitha ato

vende ku preket, por zakonisht kur është përmendur krimi i organizuar, gjithmonë është

menduar bota e tretë. Bota e tretë, tash në rastin tonë, krimi i organizuar është

jashtëzakonisht ajo që ne e kemi thënë më herët, por kemi pasur kë ta lëmë fajtor. Kur e

kanë pyetur dikë, cili është dallimi ndërmjet krimit të organizuar dhe Qeverisë, thotë

mafia apo krimi i organizuar është më mirë i organizuar. Më mirë i organizuar karshi

institucionit, sepse nëse arrin të të sfidojë dhe nëse ata bëhen vendimmarrës në këtë vend,

Page 134: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

134

në mënyrë indirekte tregon qartë që e kanë sfiduar institucionin apo organin, i cili duhet

ta ketë krejt besimin e qytetarëve.

Barazimi i tretë i krejt raporteve është korrupsioni dhe mënyra korruptive për të ardhur

deri te realizimi i një interesi. Korrupsioni nuk është vetëm financiar, korrupsioni është i

shfaqur në shumë forma, në shumë mënyra dhe si i tillë e sfidon institucionin, që e

përfshin kryesisht korrupsion nëpërmjet shkeljeve të rënda të detyrës zyrtare dhe të ligjit

dhe të funksionimit të ligjit në Kosovë.

Këto tri probleme kronike, që kërthizën e kanë në mosgatishmërinë për t‟i luftuar

barazohen me dy raporte po ashtu periodike në raport me Kosovën, e që paraqiten nga dy

raportues. Raportuesi i parë është i Parlamentit Evropian, raportuesja e njohur si zonja

Lunaçek, e që Kosova është fytyra - figura e Evropës për Kosovën. Ajo është raportuese

e BE-së, e cila mbi baza të rregullta e përcjell gjendjen në Kosovë dhe raporton. Ndërsa

ne e lexojmë vetëm nëpërmjet rezolutës. Ne e lexojmë një rezolutë, që zakonisht është e

mirë, zakonisht thirremi në të mirat e saj, por asnjëherë nuk e kemi lexuar anën tjetër të

rezolutës, e cila bën thirrje për angazhime shtesë, për detyra shtesë, për përkushtim shtesë

që të luftohen problemet që janë në Kosovë.

Dhe, raportuesi i dytë është i Këshillit të Evropës, i cili po ashtu e ka sponsoruar një

rezolutë dhe ajo rezolutë pak a shumë e forcon pozitën e Kosovës, por natyrisht që i

përshkruan të gjitha këto probleme që sot po i bisedojmë.

Raportet ndërkombëtare për Kosovën në asnjë rast nuk e kanë paraqitur një imazh tjetër

të Kosovës, çfarë Kosova është. Imazhi në këto raporte është që është vendi i ri, është

fragjil, nuk janë ndërtuar kapacitete të mjaftueshme, ku ka krim, ku ka korrupsion, ku ka

trafikim, deri te ajo që është problematike dhe shumë serioze. Trafikimi na është

paraqitur, edhe trafikimi me organe të njerëzve. Ky është imazhi jashtë. Ne mund ta

zbukurojmë brenda, të themi ne jemi mirë, por e dimë që nuk është ashtu. Mund të themi

ne jemi duke jetuar mirë, por ky nuk është problem i tyre, sepse ata nuk jetojnë këtu. Ata

na shohin, na lexojnë, edhe kur ulen me ne, edhe në Bruksel, edhe në Uashington, edhe

këtu në Prishtinë, para tyre në tavolinë jemi të tillë. A je i pozitës, a je i opozitës, ata nuk

e bëjnë këtë dallim, por përgjegjësinë e ka gjithmonë pozita.

„Rolling Party‟ gjithmonë është ajo e cila e ka mekanizmin e shtetit të qeverisë dhe

qeverisja është kur e lufton, mandej ndërron raporti, sepse na thonë këta njerëz janë të

mirë, por kanë problem me individë e me grupe, dhe individ dhe grupet nuk e pasqyrojnë

gjendjen e popullatës, apo të krejt popullit.

Më lejoni në një minutë të fundit ta pasqyroj çfarë kemi qenë ne para disa viteve në sy, të

njëjtit njerëz. Të diskriminuar, të vrarë, pa të drejta elementare për shkollim, pa të drejta

elementare për pensionim, njerëz që u janë dhunuar të drejtat kolektive, njerëz që merren

natën shtëpi e çohen pa vendim nëpër polici në hetime, njerëz që vriten në rrugë dhe

njerëz që dëbohen nga shtëpitë e veta. Por, ky pasqyrim dhe ky imazh na sjellë partneritet

dhe fuqi për ta realizua këtë ditë që sot e kemi. Ai ka qenë imazhi i vërtetë i Kosovës. Ai

ka qenë imazhi që ne e kemi ndërtuar për veten dhe imazhi i viktimës nuk është imazh

Page 135: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

135

për ta luajtur viktimën, por ne kemi qenë viktima kolektivisht dhe solidariteti

europerëndimor është ai i cili na ka ndihmua. Po frikohem që solidariteti europerëndimor

po kalon në anën tjetër, duke na parë me këtë imazhin tjetër, e mandej është problem për

ta thyer krejt atë gjendje që e kemi.

Kryeministri me varësit e tij nuk duhet të hezitojnë, sepse ai e di kush është problem në

Kosovë, ku janë problemet në Kosovë. I di edhe me emra, i di edhe me grupe, sepse nuk

janë bërë sot. Ata kanë qenë këtu. Nuk ka kompromis, nuk duhet të ketë kompromis dhe

shtyrje të afateve. Dialogu për normalizim nuk është më i rëndësishëm se jeta më e mirë,

apo lufta kundër krimit në Kosovë. Aspak nuk është më i rëndësishëm. Nëse ne e

luftojmë krimin në Kosovë dhe korrupsionin, je më i fuqishëm në Bruksel, je më i

fuqishëm politikisht në Bruksel, sepse tregon fuqi institucionale për të vepruar pa

kompromis ndaj të tjerëve. Fuqia jonë ka të bëjë me fuqinë e drejtësisë.

Unë edhe një herë e shfrytëzoj rastin që ta përmirësojmë...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Lutfi, fundi i 10 minutave, prandaj përfundoje.

LUTFI HAZIRI: Fuqia jonë është fuqia për të vendosur drejtësi në Kosovë. Drejtësia

ndaj të gjithë atyre që u është shkelur e drejta e jetës, u është marrë, privuar, u është

dhunuar dhe deri sot, në ditën e sotme duhet të veprojmë pa mëshirë, duke kthyer besimin

dhe duke kthyer realisht gjendjen edhe duke e përmirësuar këtë pamje. Raportet janë

çfarë jemi. Aty ku nuk e kemi besuar, por po të kishim besuar me kohë, nuk do të kishte

dalë, se do të kishim marrë veprime, do të kishim dëshmuar në ato forume se nuk është

kështu. Nuk kemi besuar, sepse krejt, në mënyrën tonë jemi sjellë papërgjegjshëm, e më

së shumti kjo Qeveri dhe kjo qeverisje, e cila Kosovën, nga një imazh i vendit, i cili duhet

të ketë liri e drejtësi, është kthyer në një vend, në të cilin po cenohet liria dhe po humb

drejtësia.

KRYESUESI: Faleminderit! Kolegë deputetë, jam i detyruar të them që e keni një sjellje

jo të natyrshme kur doni të diskutoni dhe një padurim të paarsyeshëm... Unë e kam para

vetes një listë elektronike dhe dua ta lexoj si duket ajo: Afërdita Berisha-Shaqiri, Hashim

Deshishku, Bahri Thaçi, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Zenun Pajaziti, Nazane Breca,

Hykmete Bajrami, Vjollca Krasniqi, Behar Selimi, Alma Lama, Shaip Muja. Zonja e

zotërinj, ky është regjistri elektronik që e kam unë këtu. Tash, si doni, ta merrni fjalën me

rend, apo doni të intervenoni, siç zakonisht ndodh, i jepet një herë një partie, pastaj

tjetrës. Ju lutem, nuk dua kurrfarë urgjence se është qesharake urgjenca. Ky është rendi

juaj. Atëherë, i pari sipas rendit është i PDK-së, Zenun Pajaziti. Urdhëro!

ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, zoti kryesues!

Ministër, kolegë deputetë,

Në raste të tilla, kur ka debate të tilla, është vështirë të jemi të fokusuar në çështje që për

qytetarët do të ishte më mirë të trajtoheshin me hollësi. Do të pyeteshin të gjithë a ka

pasur nevojë ta kemi një debat të tillë vetëm kur para pak seancash kemi debatuar dhe e

Page 136: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

136

kemi miratuar në njëfarë mënyre një dokument, i cili ka të bëjë me studimin e fizibilitetit

për marrëdhëniet e stabilizim-asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe kur jemi zotuar

bashkërisht në këtë Kuvend për realizimin e disa objektivave, edhe pozita, edhe opozita.

Edhe këto që sot i shohim si rekomandime janë të përfshira kryesisht në këtë dokument të

rëndësishëm për Kosovën.

Pajtohem plotësisht që do të ishte më mirë që në debate të tilla të jemi më të fokusuar në

çështje të veçanta, në sfida që realisht janë sfida për Kosovën, e që u përmendën këtu nga

të gjithë, e të mos trajtohen ashtu siç është moti përjashta - të gjitha proceset, të gjitha

zhvillimet në Kosovë.

Unë mendoj që nëse i trajtojmë të gjitha këto raporte, pse të mos e përmendim që pas

vlerësimit të dokumentit, i cili e ka vlerësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pra

GJND-ja, vlerësimi më i rëndësishëm për vendin tonë është ai i vitit të kaluar i grupit

ndërkombëtar për Kosovë, i cili botërisht me një pompozitet që e meritonte në atë kohë,

vlerësoi që Kosova tanimë është e gatshme ta qeverisë vetveten pa mbikëqyrje

ndërkombëtare. Pse të mos thuhet, kur kjo temë veçse është thënë, edhe në kohën kur ne

po duam të bëjmë debate kaq të përgjithësuara, t‟i mrekullojmë qytetarët dhe elektoratin

me çështje që herë pas here edhe nuk janë të nevojshme të thuhen.

Unë mendoj që në raste të tilla ka shumëçka, por të thuhen vetëm sfidat e të mos merren

ato që të thuhen, sidomos në dokumente të rëndësishme për Kosovën. Unë e kam këtu

komunikatën e Komisionit të Parlamentit Evropian mbi studimin e fizibilitetit. Dhe, më

lejoni vetëm të përmend diçka që nuk besoj që duhet të kalohet pa u përmendur në këtë

sallë, ose në këtë Parlament, e të thuhen vetëm ato që u thanë edhe shumë prej atyre që

nuk përmenden.

Lexojeni vetëm pjesën e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ku në pjesën

kryesore thuhet që Kosova gradualisht i ka forcuar strukturat e veta që merren me

procesin e integrimeve evropiane. Kosova e ka ndërtuar Këshillin Kombëtar për

Integrime. Pastaj flet për qëllimet e këtij këshilli, pastaj flet për Ministrinë e Integrimit

Evropian, që e udhëheq një task-forcë, dhe thotë që ministria ka demonstruar aftësi të

mirë të mobilizimit të vet dhe institucioneve tjera për ta bashkërenduar një kontribut

gjithëpërfshirës në përgatitjen e këtij studimi të fizibilitetit. Pra, duhet të prezantohen

çështjet që janë thënë në dokumentin kryesor, që e vlerëson këtë proces të vendit tonë.

Më lejoni të ju citoj vetëm pak nga pjesa kryesore që është për çështjet politike, duhet t‟u

thuhen qytetarëve. Sistemi politik i Kosovës është bazuar në parimet e demokracisë

parlamentare. Këto parime janë të shkruara në Kushtetutën dhe kornizën ligjore të

Kosovës dhe gjatë tre vjetëve të shkuara funksionimi i institucioneve demokratike dhe

respektimi i sundimit të ligjit është konsoliduar. Duhet të thuhet kjo. Pse të mos thuhet

kur po bëjmë tema kaq të përgjithësuara, debate kaq të përgjithësuara? Flitet për zgjedhje.

Ne të gjithë në këtë vend i dimë sfidat, i kemi parë ato zgjedhje dhe i dimë realisht

proceset, ngecjet, e sidomos problemet kanë qenë brenda subjekteve.

Page 137: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

137

Më lejoni ta them atë që shkruan në vlerësim dhe që është e rëndësishme të thuhet pas

ideve që u thanë këtu për zgjedhjet. Kosova ka mbajtur zgjedhje të rregullta në të dyja

nivelet, qendror dhe lokal. Sistemi zgjedhor e lejon garën ndërmjet partive të ndryshme

politike dhe zgjedhjen votuesve. Një pasus thotë se zgjedhjet e fundit të përgjithshme të

mbajtura më 20.10.2011 kanë demonstruar që partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend.

Kosova është e gatshme për këtë. Pastaj flet edhe për gatishmërinë e Kosovës që mund t‟i

fillojë negociatat për stabilizim-asociim. Po të ishin zgjedhjet ashtu siç paraqiten këtu nga

disa, nuk do të kishim mundur të hyjnë as parti të reja politike në Parlament, dhe as të

kishim ndryshime koalicionesh pastaj, gjë që është përmendur po ashtu në këtë raport.

Flitet për korrupsionin - nuk kem çfarë të themi. Këto janë raporte të përditshme. Duhet

të zotohemi të gjithë, t‟u ndihmojmë institucioneve dhe ta bëjmë punën tonë të gjithë.

Thotë Kosova ka ndërtuar elemente të rëndësishme të kornizës legjislative, që janë të

domosdoshme për luftimin e korrupsionit. Pse të mos e themi? Pastaj, përmendet edhe

deklarimi i pasurisë dhe çështjet që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit dhe që janë

risi, që përmenden për të mirë si hapa të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Flitet edhe për pakicat. Më lejoni të them që nuk dëshiroj të jenë pjesë e debatit. Unë e

dëgjova edhe kolegun e Kuvendit që i tha se disa nga ngecjet në këtë drejtim.

Korniza legjislative për mbrojtjen e pakicave ekziston tashmë dhe përfshihen garancitë

kushtetuese. Sipas Kushtetutës, paraqiten edhe të drejtat, edhe benifitet, përfaqësimi i

mirë në Kuvend, thuhet tekstualisht dhe në institucionet, në partitë politike, dhe në nivel

qeveritar. Duhet të thuhet kjo. Dua të them që si shoqëri kemi bërë, jemi munduar, duhet

të bëjmë më shumë për pakicat. Më shumë se shoqëria kosovare, asnjë shoqëri tjetër në

regjion nuk e ka të ditur se si nuk duhet të bëhet me pakicat. Prandaj, edhe e kemi një

përkushtim të përbashkët për të punuar. Unë dëshiroj të nxirren dhe të adresohen shembuj

pozitivë. U përmend këtu Policia. Të gjithë ata që kanë qenë policë, që janë këtu, e që

nuk janë përfshirë në luftën e fundit, të gjithë janë përfshirë në Policinë e Kosovës. Kemi

bërë edhe diskriminim pozitiv. Unë vetë e kam emëruar në kohën time një

zëvendësdrejtor të Policisë dhe e kemi adaptuar edhe ligjin, e kemi përshtatur për të qenë

një polic nga komuniteti serb, një zëvendëskomisar - atëherë zëvendëskomandant i

Policisë, por mbetet shumë për të bërë. Pajtohem që duhet, por duhet të inkurajohet dhe

ne duhet ta bëjmë një klimë pozitive këtu për ata.

Më lejoni të kthehem, duke u bazuar në këtë raport, në ato që janë konkludime dhe që

mendoj që duhet të përsëriten. Përfundimet e përgjithshme - rekomandimet, Kosova ka

shënuar progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt BE-së që nga fundi i konfliktit.

Përmenden me radhë korniza ligjore, qeverisja demokratike, mbrojtja e të drejtave të

njeriut, për të gjitha pakicat që jetojnë në Kosovë, për kthimin e personave të zhvendosur,

në pikën e parë përmendet kjo. Pastaj, korniza e domosdoshme e institucioneve ligjore

përmendet po ashtu, në pjesën e dytë legjislacioni. Në pjesën e tretë, zbatimi i reformave

për themelimin e ekonomisë së tregut. Normalisht, kjo është bërë duke u bazuar

normalisht edhe në anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, në Fondin Monetar

Ndërkombëtar, në Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim e tjerë.

Page 138: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

138

Pastaj, një pjesë tjetër e këtyre rekomandimeve flet për angazhimin e dialogut me

Serbinë, që është pjesa ndoshta më e rëndësishme që ka të bëjë edhe me zgjidhjen e

problemeve në veriun e vendit dhe po ashtu përmendet edhe ndërtimi i marrëdhënieve të

mira me shumicën e fqinjëve dhe pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA dhe angazhimet

tjera regjionale.

Të nderuar deputetë,

Më lejoni të konsideroj që ia vlen të përmenden sfidat dhe këto raporte, ia vlen të

angazhohemi të gjithë si deputetë, si parti politike, si institucione për tejkalimin e sfidave

që i kemi të përbashkëta, por në Parlament, te qytetarët t‟i nxjerrim realisht ato që thuhen

në këto raporte, ato që janë të theksuara për progresin dhe ato që janë të theksuara për

sfidat që i kemi tejkaluar. Dhe, unë sugjeroj që në raste të tilla, në raste të tjera, këto

debate të theksohen, të veçohen për çështje konkrete, e nëse flasim vetëm për raportet

ndërkombëtare është më mirë të thuhen sfidat që dalin nga këto raporte dhe të

fokusohemi pastaj vetëm në këto sfida. Po kur flasim për raporte është mirë që këto

realisht të prezantohen ashtu siç janë.

Unë besoj që ne do të vazhdojmë të jemi të përqendruar bashkërisht në tejkalimin e të

gjitha sfidave që janë para nesh, e sidomos në ato që janë të theksuara në raporte të

rëndësishme, siç janë i Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Afërdita Berisha-Shaqiri, nuk është. Hashim Deshishku e ka fjalën.

HASHIM DESHISHKU: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Unë, para se ta filloj fjalimin tim, të cilin e kam përgatitur, nuk do të kisha hyrë në debat

me zotin Miletiq, i cili thotë se nuk po respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe plani i

Ahtisarit për komandantët e Policisë atje ku është komuniteti serb në komunat e tyre. Unë

vetëm dua t‟i shpjegoj se në Ranillug, komandant i Policisë është zoti Periq Lubisha, në

Bërnjak është zoti Mihajoviq Negovan, në Leposaviq është Radosavleviq Sreçko dhe nuk

dua të vazhdoj me të tjerë, por në të gjitha komunat ku është minoriteti serb komandantët

janë nga popullata serbe.

Dikur e kishim në përshtypje se të huajt janë bartësit e të gjitha të këqija që i ndodhnin

këtij vendi. Ndoshta këto kualifikime pranoheshin si të arsyeshme, kryesisht për shkak të

mungesës së përgjegjësisë të faktorit vendor. Mirëpo, kur e lexojmë raporte

ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovës, sërish del e njëjta dilemë.

Pse ky vend mbetet shumë larg standardeve ndërkombëtare, me një nivel tepër të ulët të

funksionimit të ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, i pareformuar

dhe me nivel të lartë të varfërisë dhe të papunësisë? Për fat të keq, kështu përshkruhet

gjendja gati në të gjitha raportet, duke filluar nga raporti i fizibilitetit, ai për perceptimin e

korrupsionit të raportit për kualitetin e jetës, ai për të drejtat dhe liritë, i njohur si raport

Freedem House, por edhe raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i Bankës Evropiane

për Zhvillim dhe Rindërtim, apo i Bankës Botërore.

Page 139: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

139

Është fakt se raporti i fundit i Bankës Botërore i jep një notë më të mirë zhvillimit në

vend, meqenëse në përbërjen e biznesit Kosova radhitet në vendin e 98-të, apo ka

përparuar për 18 vende. Mirëpo, kjo nuk mjafton për ta përmirësuar imazhin e

përgjithshëm, posaçërisht kur dihet se në Kosovë është lehtë të themelohet një biznes, por

është tepër vështirë për zhvillimin dhe forcimin e tij.

Dëshmia më e mirë për këtë është rënia e investimeve të huaja direkte, por e edhe numrit

të ndërmarrjeve me kapital të huaj. Prandaj, kur i kemi parasysh këto zhvillime atëherë

përmirësimi në listën e Bankës Botërore nuk e reflekton gjendjen reale, që është në këtë

rrafsh tonin. Ajo edhe më tej është e ngarkuar me burokraci, me moskoordinimin e

veprimeve ndërmjet institucioneve të pushtetit, por edhe me korrupsion. Se gjendja edhe

më tej mbetet e rënduar, flasin raportet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndër të tjera, aty thuhet: Sektori privat është ende i vogël në krahasim me rajonin.

Zhvillimi është penguar nga mjedisi i pafavorshëm i biznesit dhe mungesa e investimeve.

Mungesa e kapaciteteve menaxheriale dhe qeverisjes koorporative. Qasja e kufizuar në

financim dhe niveli i ulët i kapitalit. Gjendja e rëndë po ashtu del edhe nga raporti për

perceptimin e korrupsionit. Sipas tij, Kosova radhitet në vendin e 105-të, që hyn në një

rang me shtete, si Algjeria, Armenia, Bolivia, Gambia, Mali, Meksika dhe Filipinet.

Sado që në këtë raport thuhet se Kosova është përmirësuar, përkatësisht ka lëvizur për një

vend, krahasuar me vitin 2011, kjo ka ndodhur më tepër për shkak të ndryshimit të

metodologjisë për hartimin e tij, sesa për përparimet e vërteta që ka ndodhur në vendin

tonë.

Mirëpo, vlerësimet që dalin nga ky raport janë shqetësuese. Ndër të tjera, thuhet se nga

dita në ditë korrupsioni po e vështirëson dhe rëndon edhe më tej jetën e qytetarëve, por

edhe po e ngulfat biznesin dhe gjithashtu po e ndalon zhvillimin e vendit.

Ngecja në luftimin e korrupsionit vjen si rezultat i mosgatishmërisë së Ekzekutivit për ta

garantuar pavarësinë e pushteteve tjera.

Për parimin e ndarjes së pushteteve praktikat e gjertanishme ka dëshmuar se klasa

politike në pushtet në forma të ndryshme ndikon në të gjitha pushtetet dhe institucione

tjera të pavarura.

Rreth këtij problemi, edhe më i ashpër është raporti i Freedem House. Sipas tij

privatizimi, tenderët publikë dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike kanë krijuar mundësi

të shumta për korrupsion. Ka shpërputhje të mëdha ndërmjet pasurisë së deklaruar nga

zyrtarët politikë dhe asaj reale që e kanë.

Po ashtu, raporti thekson se Qeveria ka ndërhyrë në sektorin privat në përpjekje që të

krijojë monopole në disa sektorë të caktuar. Pos tij, edhe raporti i fizibilitetit i veçon

problemet që ka ekonomia në Kosovë, të cilat ndërlidhen me mosveprimin e

institucioneve, përkatësisht të Qeverisë dhe të agjencive të saj, sado që aty thuhet se që

nga gjysma e dytë e vitit 2011 Qeveria ka përparuar edhe në reformën për ta përmirësuar

Page 140: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

140

mjedisin rregullator të ekonomisë së biznesit. Mirëpo, më poshtë radhiten një varg

argumentesh që edhe më detajisht e prezantojnë të vërtetën në Kosovë.

Sa për ilustrim, po e përmend mosefikasitetin e Bordit për Shqyrtimin e Ankesave ndaj

AKK-së dhe Doganave. Ai vlerësohet si joefikas dhe me këtë mosveprim po i dëmton

subjektet ekonomike. Sipas raportit, në shqyrtim ka pasur rreth 2 000 raste të pa

zgjidhura.

Po ashtu, gjendja del edhe më e keqe kur merret parasysh se 119 raste janë dërguar në

Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjithashtu, sipas raportit, Kosova duhet ta përgatisë

legjislacionin për t‟i përfshirë vendimet e Apelit në sistemin e gjykatave të rregullta, duke

e themeluar një sektor në Gjykatën Administrative. Sado që ekziston një vendim për

formimin e sektorit të tillë, ai ende është jofunksional.

Në fund, po theksoj edhe një herë se asnjë raport ndërkombëtar nuk ka vlerësime pozitive

për politikat që udhëheq Qeveria, si dhe për reflektimin e tyre në situatën ekonomike

sociale. Për më keq, nga raportet e këtilla nuk u nxor asnjë mësim, meqenëse vazhdojnë

ndërhyrjet në biznese, vazhdojnë lojërat me tenderët, me vendime të dyshimta të

privatizimit të aseteve publike, si dhe nepotizmi dhe riinstalimi i njerëzve politikë dhe

partiakë nëpër borde të agjencive të pavarura. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Për replikë, nënkryetari i Kuvendit, Petar Miletiq e ka

fjalën.

PETAR MILETIĆ: Hvala gospodine podpredsedniĉe Skupštine,

Više jedno pojašnjena onoga što sam rekao, jer me oĉigledno ni kolega Pajaziti ni kolega

Dešišku nisu dobro razumeli.

Dakle ja sam pohvalio ovaj dom, i rekao da smo uspešno ugradili odredbe Ahtisarije

ovog plana u zakone Kosova, i to konstatuje izveštaj Evropske Unije, i mi to

pozdravljamo.

Ja sam govorio da postoji problem sprovoĊenja posle tih zakona koji smo mi ovde

usvojili, i to je ono što je problem. Dakle mi smo svoj posao dobro završili, i kaţem to još

jednom ja sam to u svom govoru pohvalio.

Ono što sam kritikovao, i mislim da su svi oni koji su ţeleli da ĉuju na koji naĉin sam to

uradio, da sam bio potpuno dobro nameran u svojim kritikama i to sam rekao, jer sam

opet ĉitam iz mog govora jedan deo, kritikom neuraĊenog nećemo manjiti znaĉaj onog

što je uraĊeno. Dakle, takoĊe nisam rekao da nema komandira policijskih stanica koji su

Srbi, ĉak sam ĉuo ovde i imena, nego je moje pitanje bilo ovako. “Koliko je komandira

policijskih stanica u opštinama sa Srpskom većinom izabranom prema procedurama koje

predviĊa Zakon o policiji Kosova?”. I dalje tvrdim nijedan. Dakle to je suština mog

obraĊenja bilo, i molim da se ono što sam rekao svati potpuno dobronamerno, jer ja

mislim da je moja obaveza kao poslanik u ovoj Skupštini, jer me i to pitao predsednik

Page 141: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

141

Parlamenta, odnosno imao komentar na moj izlaganje, da je moja obaveza da ukaţem na

ono što su problemi moje zajednice. Hvala!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Bahri Thaçi.

BAHRI THAÇI: Faleminderit, zoti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës!

I nderuari ministër,

Të nderuar kolegë deputetë,

Raportet vjetore të institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë e prekin edhe

lëmin e shëndetësisë.

Shëndetësia në vendin tonë është një fushë shumë sfiduese. Sistemi shëndetësor në

vendin tonë është një sistem në rrethanat emergjente të pasluftës.

Sistemi ynë shëndetësor aktual karakterizohet nga mungesa e operimit kosto-efektiv, pra

sistemi ynë shpenzon shumë mjete, krahasuar me shërbimet të cilat i ofron. Mjetet

financiare që futen në sistem nuk multiplikohen dhe nuk kthehen, po them kushtimisht

humbin duke shkuar në një drejtim.

Mënyra e financimit të sistemit nuk ofron mundësi të rritjes së performansës të asnjë

hallke të sistemit shëndetësor.

Nuk ka sistem të sigurimeve shëndetësore, nuk ofrohen shërbime të cilat janë rutinë për

vendet e tjera, siç është kardiokirurgjia, kardiologjia invazive gjatë 24 orëve, në mënyrë

që te secili infarkt të intervenohet brenda 2-3 orëve, që të mundësohet eliminimi i

invaliditetit te ata që përjetojnë infarkt.

Nuk mundësohet skeningu i rregullt të popullatës për sëmundje të caktuara, siç është

infarkti, kanceri, diabeti e sëmundje të tjera. Në një skening të mirëfilltë do të mund të

zbuloheshin sëmundjet në faza të hershme dhe trajtim-mjekimi do të ishte më i

suksesshëm nga aspekti mjekësor dhe më i lirë në aspektin financiar. Do të bëhej kursimi

i mjeteve të shpenzuara për mjekim.

Sistemi shëndetësor nuk e ka prioritet investimin e nevojshëm me programe të edukimit

masiv të popullatës. Me një edukim të tillë do të mundësohej zvogëlimi i smundshmërisë

së popullatës. Një zvogëlim i tillë krijon mundësitë për realizimin në shpërndarjen e

mjeteve financiare dhe rritjen e nivelit të shërbimeve, siç është kursimi i mjeteve të

shpenzuara për mjekim.

Sistemi aktual shëndetësor nuk është sa do të duhej koheziv. Pjesë të caktuara të sistemit

nuk e kanë ndërlidhjen e duhur. Arsyeja për këtë janë në radhë të parë politike, siç është

organizimi paralel në shumë pjesë të vendit, dhe organizative, siç është komunikimi i

qendrave kryesore të mjekësisë familjare me spitalet rajonale dhe spitalet rajonale me

QKUK-në. Pra, nuk funksionon mirëfilli sistemi i referimit.

Page 142: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

142

Po ashtu, nuk funksionon komunikimi ndërmjet sistemit publik dhe atij privat

shëndetësor. Apo më mirë të themi, bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy lloj llojeve të

organizimit të sistemit shëndetësor, privat dhe publik, bëhet vetëm nga individët që

punojnë në ato institucione, në rastet kur në sistemin privat kemi ndonjë komplikim gjatë

trajtimit të ndonjë pacienti. Atëherë, ai transferohet në sistem publik shëndetësor dhe, në

anën tjetër, për kryerjen e ndonjë shërbimi, pacienti referohet në sistemin privat

shëndetësor, ndonëse shërbimi i caktuar ofrohet edhe në sistemin publik shëndetësor.

Me fjalë të tjera, nuk ekziston një bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet sistemit publik dhe

privat që duhej të bëhej ndërmjet institucionit privat dhe atij publik, por bëhet ndërmjet

individëve, të cilët punojnë njëri në privat, ose tjetri në publik, ose individi i njëjtë që

punon edhe në privat, edhe në publik. Duhet të insistojmë pra një bashkëpunim të

mirëfilltë ndërmjet sistemit privat e publik, e jo që ky bashkëpunim të jetë vetëm për

malverzime, nën minimumin e etikës profesionale, të cilën duhet ta ketë secili njeri.

Mënyra e funksionimit të sistemit është shumë e tejkaluar dhe është koha për ndryshime

të këtij sistemi të improvizuar që nga koha e pasluftës. Por, e kam frikën se ky sistem do

të mbetet i improvizuar edhe një kohë, sepse kjo Qeveri asnjëherë nuk e kishte dhe nuk e

ka prioritet shëndetësinë. Ndoshta dikush do të thotë se kjo Qeveri e ka prioritet

shëndetësinë, por si mund të na argumentojë këtë kur në Raportin e Progresit të vitit 2011

për Kosovën thuhet se është punuar shumë pak në implementimin e programeve për

kontrollin e kancerit të gjirit, atij cervikal dhe kolorektal. Qeveria e vendit tonë nuk ka

punuar asgjë në këtë drejtim për ta plotësuar këtë standard. Por, njëherësh, përkatësisht në

radhë të parë për t‟i plotësuar nevojat e qytetarëve tanë.

Ndërsa në komunikatën e komitetit për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e

Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës konstatohet se një reformë madhore

shëndetësore është duke u zhvilluar, duke aluduar në Ligjin për shëndetësinë. Qeveria

jonë, në vend që ta implementojë sa më parë këtë ligj, sepse i takon, ngase vetë e ka sjellë

në këtë Kuvend, na ka lutur të gjithëve që ta votojmë, sepse është më të mirën e vendit

dhe të qytetarëve tanë. E ne, si LDK, meqë ishte ashtu, nuk ngurruam dhe votuam. Për

çudi, ndodhi e papritura! Partia që është në pushtet, e dërgoi këtë ligj në Gjykatën

Kushtetuese, me qëllim që të mos implementohet. E dihet që pa implementimin e këtij

ligji, nuk mund të aprovohet Ligji për sigurime shëndetësore, e pa implementimin e

këtyre dy ligjeve nuk do të ketë zhvillim pozitiv në shëndetësinë kosovare, që do të thotë

se do të pësojnë pacientët, por do të pësojnë edhe shumica e punëtorëve shëndetësorë.

Edhe në Raportin e Progresit për shëndetësi për vitin 2013 vlerësimi do të jetë se nuk ka

progres. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Sadri Ferati.

SADRI FERATI: Faleminderit, nënkryetar!

I nderuari ministër,

Të nderuar kolegë,

Vërehet se ne tani po diskutojmë për raportet ndërkombëtare që janë plotësisht neutrale,

janë qëllimmira dhe unë mendoj se kjo duhet t‟u shërbejë të gjithëve, edhe pozitë-

Page 143: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

143

opozitë, edhe Parlament-Qeveri, që të jemi më të përkushtuar dhe që sa më shpejt të

realizohen, jo vetëm këto objektiva, por edhe ato që është në përgjegjësinë dhe në

detyrimet tona.

Ajo çka bie në sy, po t‟i lexojmë të gjitha raportet me vëmendje, shihet niveli se ku dhe

për çka vlerësohemi. Vlerësohemi për gjëra bazike. A kemi aprovua ligje, a kemi

strategji, a kemi filluar të demonstrojmë se ne dimë të ecim përpara. Dhe, në këtë nivel të

vlerësimeve shihet se cilat janë të gjeturat. U tha mjaft për tema të rëndësishme, siç është

sundimi i ligjit, por shumë brengosës është përkushtimi dhe vullneti i mirë në zbatimin e

ligjeve, tek pastaj të flitet se sa sundon ligji.

Në anën tjetër, nuk ka nevojë të lexojmë raporte ndërkombëtare për të parë se si jetojmë,

sa jemi të pasur, sa vende të punës po krijohen, cila është shkalla e zhvillimit dhe cila

është perspektiva që ne po ofrojmë. Ne flasim për liberalizimin e vizave. E dini cili është

perceptimi i qytetarëve për vizat? Se do të ikën nga Kosova me shpresë se do të gjejnë

diku punë. Nuk e lidhin fare me lirinë e lëvizjes. Edhe kjo duhet të na brengosë të

gjithëve dhe duhet të na e ndërrojë kahun e sjelljes dhe të veprimeve.

Dhe, tani si tema tejet të rëndësishme, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik për të

demonstruar se vërtet kemi probleme të mëdha, unë do të flas dhe të fokusohem në një

temë të veçantë, shumë më të ngushtë, që është shumë më e lehtë, por që tregon se sa

mungon përkushtimi dhe vullneti i mirë.

Po e marrë temën, Administrata. Ne e kemi konkluzionin në të gjitha raportet që e zënë

në gojë se kemi ngecur që në fillimin e reformave që kërkohen në Administratë. Nuk

diskutohet se ne e dimë se cila është sot Administrata, cilat janë reformat, çfarë kërkohet?

Flasim për një Administratë që do të jetë racionale, e cila do t‟u kushtojë më pak

qytetarëve tanë. Po të marrim dhe ta analizojmë numrin e të punësuarve në Administratë,

ne e shohim se sa të shtrenjtë e kemi atë për qytetarin, në një vend kur ne e themi se 40%

të qytetarëve janë të papunë, ndërsa ne ua kemi ndërtuar një administratë që është më e

shtrenjta, jo veç në regjion, por edhe më gjerë. Vetëm në nivelin lokal, diku mesatarja

është se një shërbyes civil nuk u shërben më shumë se diku rreth 250 qytetarëve. E

krahasojmë me regjionin dhe me gjerë dhe e shohim se sa të shtrenjtë jemi ne si

administratë për qytetarët, të cilët kanë aq pak fonde. Të mos flasim më tutje për një

administratë të përgjegjshme, pastaj për një administratë të depolitizuar dhe një

administratë që është për të gjithë qytetarët, ku respektohen mundësitë e barabarta për të

gjithë qytetarët, për të qenë pjesë e Administratës dhe, në anën tjetër për t‟i shërbyer të

njëjtët pra, për t‟u shërbyer qytetarëve.

Shumica e të rinjve sot në Kosovë kanë hequr dorë që të konkurrojnë. Ata nuk kanë

shpresa se do të trajtohen për aftësitë dhe profesionalizmin e tyre, sepse nëse eventualisht

nuk kanë mbështetje të fuqishme, dorëzohen dhe fillojnë të mos konkurrojnë. Nëse jo në

këtë raport, ne edhe shumë vite do të jemi të nënvizuar për të keq në të gjitha raportet për

shkak të këtyre fenomeneve.

Page 144: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

144

Po e marë edhe një rast shumë eklatant. Ne e kemi ndërtuar dhe e kemi votuar në këtë

Parlament një institucion të pavarur, që është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për

Shërbimin Civil, dhe të gjithë i kemi lexuar raportet se 40% të atyre vendimeve të këtij

institucioni, që është shkalla e fundit administrative. Do të thotë të interesuarit i mbetet

vetëm rruga e mjeteve të veçantë, siç është gjykata, dhe 40% të atyre qytetarëve, shërbyes

civilë, që e kanë fitua të drejtën, ata bredhin rrugëve, sepse ai që e ka larguar nga puna i

thotë „unë të kam larguar nga puna, ti e ke fituar këtë të drejtë, po unë nuk të kthej në

punë‟. Dhe, ne jemi indiferentë edhe si Kuvend, por edhe si institucione, e kjo vërtet

është parametri që tregon se sa është mungesa e vullnetit. Ajo është një shkelje eklatante

e të drejtave të njeriut. Kur personi fiton në të gjitha shkallët e të drejtave administrative,

dhe ai sot rri në shtëpi, sepse një zyrtar volunter nuk do ta kthejë në punë, ky është alarmi

më i madh dhe nuk kemi pse të presim raporte të tjera. Ne këtu po jetojmë në Kosovë, e

dimë më së miri cila është jeta jonë.

Prandaj, të mos e presim një raport tash një vit, ose tash dy vjet. Është në dorën e

institucioneve të Republikës së Kosovës që të merren me këto sfida. Të mos pritet derisa

të na shkruajë dikush, pastaj ta humbim edhe një vit për konstatuar se e paska pasur mirë.

Të gjithë po themi të gjeturat e raportit janë reale, pot ç‟po bëjmë ne për t‟i tejkaluar këto,

ose për të mos na evidentuar këto të meta herëve të tjera.

Prandaj, çështjet dhe problemet e Administratës janë më të lehtat, po nëse ne hezitojmë të

merremi me këto probleme kaq të lehta, kur do ta fitojmë betejën me sundimin e ligjit,

me zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera? Faleminderit!

KRESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka Lirije Kajtazi.

LIRIJE KAJTAZI: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuar deputetë,

Janë evidentuar mjaft çështje të rënda, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të

drejtave elementare të njeriut, parandalimi, zbulimi dhe hetimi i krimeve të rënda,

trafikimi me qenie njerëzore, narkotikë, pasurime të dyshimta apo të pazakonta, shpëlarja

e parave, paaftësia e institucioneve tona edhe gjykatave për t‟i zgjidhur këto probleme,

por, megjithatë, secili e ka një fokus të veçantë.

Unë sot do të fokusohem në lirinë e medies.

Liria e shprehjes dhe mediet e lira janë të lidhura ngushtë me funksionimin e demokracisë

dhe me prosperitetin e shoqërisë. Kushtetuta e Kosovës, neni 40, 41 dhe 42 i saj

garantojnë lirinë e shprehjes, lirinë e medies dhe qasjes në dokumentet zyrtare. Raportet

për vlerësimin e funksionimit të jetës institucionale në Kosovë e matin nivelin e

demokracisë dhe lirisë. Ato tregojnë se ky përparim është i kërcënuar.

Askush nga ne nuk mund të kalojë pa e vërejtur fjalinë e parë në Raportin e vlerësimit të

Progresit për mashtrimin zgjedhor dhe askush nuk mund të mohojë se mashtrimi veç

vazhdon të kultivohet gjatë kësaj qeverisjeje.

Page 145: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

145

Trajtimi i këtyre raporteve le të jetë sinjal për t‟i ndërgjegjësuar bartësit e jetës

institucionale dhe t‟i motivojë qeveritarët në kryerjen e detyrave të veta.

Liria e shtypit duhet të jetë urë për mirëkuptim dhe dituri që inkurajon transparencën dhe

siguron se shoqëria e gëzon të drejtën dhe lirinë e vërtetë.

Kudo në botë, regjimet autoritare i frikësohen pavarësisë gazetareske, ngase ato tregojnë

drejt për keqqeverisjen, e Qeveria ka dëshirë që gjithherë t‟i zbukurohen punët e veta dhe

si rrjedhojë del bojkoti nga Qeveria dhe, siç e dimë, Qeveria mbetet punëdhënësi më i

madh, që do të thotë në njëfarë mënyre e bën varësinë financiare nga reklamat,

publikimet e veta e çështje tjera.

Kjo fillon ta bëjë medien të vetëcensurohet, apo edhe siç është thënë nga një udhëheqës i

një mediumi se kemi edhe gazetarë vullnetarë për t‟i thurur lavde partisë në pushtet.

Dëshmi e kësaj kohëve të fundit janë edhe furnizimi me kuadro i partive politike nga

bahçja e medies.

Dhe, më e rënda kërcënimet që bëhen për gazetarët dhe paaftësia, apo mosgatishmëria

për t‟i mbrojtur ata me ligj.

Qytetarët e Kosovës, por aq më pak gazetarët nuk e kanë harruar vrasjen e kolegëve të

tyre dhe gjyqësia ende nuk ka lëvizur për t‟i ndëshkuar krimbërësit.

Gazetarët vazhdojnë të përballen me presione politike dhe me frikësim. Pavarësia

editoriale e transmetuesit publik - Radiotelevizionit të Kosovës, i cili shpesh, posa del

kryeministri i shkon prapa, e harron t‟i përcjellë edhe seancat këtu, nuk është e garantuar.

Dhe, e kujtojmë letrën e Unionit të Transmetuesit të Evropës, drejtuar Qeverisë së

Kosovës, me të cilën drejtori i EBU-së shpreh keqardhjen e tij që RTK-ja është

shndërruar në dorë të zgjatur të partisë në pushtet dhe të kryeministrit të saj.

Liria e informimit mbet faktor shumë i rëndësishëm në promovimin e paqes dhe të

zhvillimit.

Po e përmbylli me një citat nga këto raporte. Institucionet e Kosovës vazhdojnë të vuajnë,

e me to vuan edhe populli i Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka Nazane Breca.

NAZANE BRECA: Faleminderit!

I nderuar nënkryetar,

I nderuar ministër,

Të nderuar deputetë,

Në lidhje me raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë, unë do të

fokusohem në çështjen e shëndetësisë.

Page 146: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

146

Shëndeti në Kosovë është çështje e rëndë dhe kaotike. Shëndetësia është vetë e sëmurë

dhe është iluzion që i sëmuri të kujdeset për të sëmurin. Problemet janë grumbulluar me

vite dhe asnjëherë shëndetësia nuk ka qenë prioritet i Qeverisë.

Pacienti ka shumë vërejtje, pakënaqësi dhe dëshpërim lidhur me shërbime shëndetësore

që i bëhen atij. Shëndetësia vuan nga konflikti i interesave, keqmenaxhimi i barnave,

prishja e qëllimshme e aparaturave mjekësore, nepotizmi e probleme të tjera. Ministria e

Shëndetësisë po ashtu është e sëmurë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për të sëmurët

e tjerë.

Qe paralajmëruar se Ligji për sigurime shëndetësore do të fillojë së zbatuari më 1 janar

2013, por kjo nuk ndodhi. Gjithashtu, edhe Ligji i shëndetësisë nuk ka filluar të

implementohet, sepse themelet nuk u vunë me kohë dhe nuk u vunë si duhet. Në lidhje

me këto dy ligje, edhe në Raportin e Progresit për Kosovën ceket qysh në vitin 2011.

Shteti i Kosovës, me të gjithë mekanizmat që i pati në dispozicion, nuk ia doli që ta

krijojë një shëndetësi të shëndoshë për vete, e pastaj edhe për popullatën. Pacientët në

Kosovë i marrin shërbimet shëndetësore spitalore, farmaceutike dhe shërbime tjera të

shkelur, të mashtruar, të ofenduar në kushte të padenja, rrethana nënçmuese, në situata

denigruese.

Problem tjetër është se edhe mantelbardhët nuk janë të kënaqur, nuk janë të motivuar as

teknikisht, e as materialisht.

Nuk ka komunikim të mirë ndërmjet niveleve të ndryshme të kujdesit shëndetësor.

Sistemi i referimit nuk funksionon si duhet, marrja e barnave të mjekut nuk funksionon

dhe nuk monitorohet sa duhet për arsye të numrit shumë të vogël të inspektorëve

shëndetësorë, që duhet ta kryejnë këtë punë. Nuk ka përparim sa i përket sistemit të

informimit shëndetësor.

Koncepti i mjekësisë familjare ende nuk po implementohet sa duhet. Sistemi i depistimit

të disa sëmundjeve që mund të parandalohen në qoftë se zbulohen herët nuk funksionon.

Milionat donacione te impiantët e shtrenjtë, medikamentet, specializimet që u dhanë në

formë donacionesh, kontribute pacientësh, me taksapagues vendorë, edhe nga vendet

mike, u keqmenaxhuan duke mos i dhënë llogari askujt.

Shteti i paaftë, aplikimi i ulët i ligjeve, aferat korruptive, grupet, klanet, mundësitë e

mëdha të abuzimeve nga më të ndryshmet, kjo është pasqyra reale.

Shëndetësia e tillë çfarë është nuk e aftë të ofrojë, e lëre më të na sigurojë dhe garantojë

asnjë standard, as cilësi e besim, as sasi e mbështetje, as kontinuitet e rahati, as standarde

shëndetësore botërore, ose evropiane. E të mos flasim për mirëqenien e popullatës që

ballafaqohet me probleme prej më të ndryshmeve.

Page 147: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

147

Kosova ballafaqohet me disa probleme shumë të vështira sociale. Sipas vlerësimeve të

Bankës Botërore, 34,5% e popullatës jeton nën vijën e varfërisë, me 1,55 euro në ditë.

Varfëria është e shpërndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet zonave urbane dhe rurale.

Të rinjtë përbëjnë rreth 60% të njerëzve nën vijën e varfërisë. Gjithashtu, ka një lidhje të

konsiderueshme ndërmjet varfërisë dhe edukimit, meqë ata që nuk e kanë përfunduar

shkollimin e mesëm kanë më shumë mundësi të gjenden në këtë grup, se ata që e kanë

përfunduar.

Sikur në shumicën e vendeve të tjera ekziston një lidhje e konsiderueshme ndërmjet

varfërisë dhe papunësisë. Shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 44% e fuqisë

punëtore, megjithëse shifrat e sakta janë të pamundshme për shkak të përmasave të

ekonomisë joformale.

Shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës është e ulët në krahasim me vendet e rajonit,

posaçërisht për femrat, për të cilat shkalla në vitin 2009 ishte 29%, krahasuar me 67% për

meshkujt. Papunësia ndër të rinjtë është posaçërisht e lartë, 82% për femra, dhe 69% për

meshkuj.

Sipas komunikatës së Komisionit për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e

Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për t‟i përmbushur

obligimet e veta për këtë marrëveshje, Kosova duhet të bëjë më shumë në nxitjen e

dialogut social. Legjislacioni i rëndësishëm për duhanin, gjakun, indet, qelizat, dhurimin

e organeve, transplantimin dhe sëmundje ngjitëse ende duhet të miratohet apo të

ndryshohet.

Kosova, gjithashtu, duhet t‟i miratojë ligjet për sigurimin shëndetësor dhe shëndetin

publik.

Qasja e përballueshme për të gjitha shtresat shoqërore mbetet një brengë në vete.

Shërbimet e mira shëndetësore dhe menaxhimi i burimeve njerëzore, përgjegjësia dhe

parimet e angazhimit duhet të vihen në vend.

Statistikat për të dhënat shëndetësore dhe informimi mbetet i dobët. Ka mungesë të

burimeve të nevojshme financiare dhe njerëzore, miratimi, zbatimi dhe fuqizimi i

legjislacionit shëndetësor të BE-së mbetet i dobët. Në përgjithësi, kompletimi dhe zbatimi

i politikave dhe legjislacionit ka të ngjarë të mbetet sfidë për vitet në vijim, sidomos kur

është fjala për reformat ekonomiko-sociale dhe zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm

shëndetësor.

Kosova duhet t‟i zhvillojë më tej politika e mbrojtjes shëndetësore në përputhshmëri me

ligjet e BE-së për përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të popullsisë

së saj. Ta harmonizojë legjislacionin e saj për mbrojtjen e shëndetit, të zhvillojë struktura

të pavarura dhe efektive të Administratës dhe zbatimit të fuqive për sigurimin e shëndetit

parësor dhe nevojave të sigurisë në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe t‟i mbrojë

Page 148: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

148

qytetarët nga kërcënimet e shëndetit dhe të sëmundjeve, ta promovojë jetën e

shëndetshme dhe të bashkëpunojë me BE-në në çështjet e shëndetit.

Sipas Raportit të Progresit të vitit 2011, për Kosovën shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve

vazhdon ende të mbetet e lartë. Lufta kundër abuzimit të drogës ende nuk është adresuar,

ashtu sikur politikat për parandalimin e sëmundjeve jongjitëse. Ka pasur shumë pak

përparim në implementimin e programeve për kontrollimin e kancerit të gjirit, të atij

cervikal dhe korolektal, në pajtim me rekomandimet e Këshillit të BE-së.

Dispozitat për shërbime shëndetësore nuk kanë arritur në mënyrë adekuate deri te

komuniteti pakicë. Disponueshmëria e të dhënave për gjendjen shëndetësore të

komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është e kufizuar.

Në fushën e shëndetit mendor, dispozitat për personat me sëmundje mendore duhet të

përfshihen në strategjinë dhe planin e veprimit për shëndetin. Nevojitet financim adekuat

për rindërtim të duhur të sektorit. Nevojiten veprime shtesë për promovim të përfshirjes

së personave me probleme në shëndetin mendor, në sistemin e arsimit dhe për fuqizimin

e tyre.

Në përgjithësi, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të preket nga mungesa e fondeve dhe

kapaciteteve adekuate. Buxheti i ulët i Sektorit të Shëndetësisë ende e pengon

përmbushjen e nevojave themelore për shëndetin e nënës dhe të fëmijës.

Në qoftë se kjo Qeveri vazhdon edhe më tutje ta neglizhojë shëndetësinë, që të mos e

ndajë buxhetin, i cili është më se i nevojshëm për reformat dhe rregullimin e sistemit

shëndetësor, vështirë se do të mund të rregullohet diçka, vështirë se mund të ngrihet

shëndetësia dhe vështirë mund të plotësohen rekomandimet, të cilat janë dhënë nga

ndërkombëtarët. Faleminderit!

KRYESUESI: Fjalën e ka deputeti Shaip Muja.

SHAIP MUJA: I nderuar kryesues,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Kur kam qenë student, e kemi pasur një amfiteatër kësisoj dhe kur profesorët e anatomisë

shkruanin tri fjali, unë e bëja një vijë me tri fjali, dhe në atë kohë nuk kisha syza. Kur i

vëra syzat e pashë që janë tri vija dhe tri fjali. Do të thotë një lëkurë, mbështjellësi,

muskujt dhe në këtë mënyrë ma përkujtojnë atë situatë këto rekomandime, të cilat opozita

në këtë prezantim mundohet të tregojë se nuk është bërë asgjë. Nuk dëgjova asgjë

pozitive që është bërë deri më sot. Ne, para 5 muajsh, grupit ndërkombëtar të monitorimit

të Kosovës, në krye me Piter Fejt, i kemi thënë lamtumirë, i cili na ka vlerësuar për

sukseset dhe të arriturat, e nëse parafrazohet si filmi “Beni ecën vetë”, Luli është ende i

vogël, por ka fillua të ecën. Beni do ecën ende vetëm, ndoshta për mendimin e të tjerëve

do ecën edhe më mirë.

Page 149: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

149

Nëse shihet ku ishte Kosova në planin, edhe politik, edhe ushtarak, para disa vitesh, në

krahasim me republika tjera, të cilat sot ose janë pjesë, duke filluar nga Sllovenia dhe nga

Kroacia, që do të bëhet shpejt anëtar i Bashkimit Evropian, ne besoj që jemi çdo ditë

duke arritur rezultate, të cilat janë të pamohueshme. Por, a jemi të kënaqur? Është e

vërtetë që nuk mund të jemi të kënaqur, as pozita, as pozita. Por, do të ishte shumë më

realiste të thuhet se nga 80 rekomandime që janë para nesh, janë plotësuar nja 250 a 300,

ose janë këto obligime. Ose ne e kemi përgjegjësinë që e ndajmë në spektrin politik

pozitë e opozitë, por jo të thuhet vetëm pozita. Edhe ne nga pozita e kritikojmë punën e

Qeverisë dhe e vlerësojmë. Jemi bashkërisht nganjëherë edhe në pikat, në të cilat ndajmë

mendime të përbashkëta, por jo të ngrihen në këtë formë, për të cilat sot jepet një

përshtypje para qytetarëve se në Kosovë nuk është arritur asgjë.

Do të thotë, një skepticizëm, i cili tregon se opozita nuk ka material bosht politik që të

bëjë opozitë, por influencohet nga influencimet anësore vetëm sa për t‟u dukur se ne po

bëjmë opozitë. Nëse lexohen intelektualist rekomandimet, profesorët e gjuhësisë që janë

këtu do të thonë se e kemi një tautologji, një përsëritje - „të ndërmerret, të ndërmerret, të

ndërmerret‟.

Në aspektin politik, e kemi një grumbullim, një fraksionim të një grumbulli të

problemeve, të cilat janë të institucioneve ndërkombëtare që paraqiten dhe të cilat nuk

janë për t‟u injoruar, por nuk janë edhe që ne të fillojmë intelektualist t‟i bazojmë këto.

Ne, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t‟i përkrahim nëse thuhet se janë bërë,

përkundër arritjeve të Qeverisë deri më tani, rekomandojmë që t‟i kenë edhe këto pika, të

cilat duhet të jenë pak më të fokusuara, por jo të fraksionuara në këtë mënyrë dhe të

largohet kjo formë e tautologjisë.

Prandaj, nuk e dëgjova, një kolegu im, në debatet e lira tha se në rekomandim ekziston

edhe një vërejtje për Komunën e Prishtinës për qentë endacakë. Nuk e dëgjova opozitën

këtu. Do të thotë është e ulët ne nëse futemi një klime, një cikërrime të vogla, për të cilat

ne sot humbim kohë me debate, e qytetarët e Republikës së Kosovës presin ta fuqizojmë

këtë demokraci me ligje. Ose disa bashkëfolës këtu i përmendën disa raporte, të cilat o

kanë qëllime politike, ose kanë influencim dhe financim të dyshimtë dhe depërtojnë

nëpër rrugë të ndryshme. Është e vërtetë që Kosova është shtet i vogël, por falë miqve

dhe orientimit politik shoqëror që ka Kosova me orientimin e vet, që të jetë në Bashkimin

Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përkrahës të zhvillimit dhe të integrimit

të Kosovës në këto institucione, ne nuk duhet të stepemi nga ai interes, i cili na hap

rrugën që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Ka të arritura të cilat vlerësohen nga një shtet, i cili edhe nga aspekti ekonomik, disa që

po e përmendin Kosovën në planet e regresit, mirëpo ka të arritura, të cilat e garantojnë

Kosovën, ose nuk flitet këtu për krizën e eurozonës. Nuk e dëgjova asnjë ekonomist të

famshëm këtu, ne do ta kemi një debat më vonë për çështjen fiskale, si do të reflektojë

kriza e eurozonës në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Nuk e dëgjoj askënd. Ose krizat

tjera, të cilat interferojnë edhe në zhvillimet e Kosovës, prandaj një rekomandim i tillë,

unë mendoj që opozita e ka huq prapë, duke u munduar vetëm të duket në pjesën e

Page 150: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

150

prononcimit mediatik kështu. Mirëpo, ne jemi që të bashkëpunojmë, jemi që të

monitorojmë në vazhdimësi.

Kam vërejtje edhe personale për mospraninë e ministrave, të cilët është dashur të jenë

këtu dhe të përgjigjen me dinamikën e implementimit të këtyre propozimeve, të cilat janë

dhe shpresoj që Kosova, duke i parë procedurat edhe ecuritë, të cilat janë duke ecur nga

ky izolim, i cili i është bërë vetëm Kosovës në lëvizjen e lirë të qytetarëve në Bashkimin

Evropian, të jemi pjesë e lëvizjes së lirë, të punojmë bashkërisht në plotësimin e këtyre

standardeve, të cilat dakordohen me bashkëfolësit në shumë pika, mirëpo të cilat nuk

mund të arrihen brenda natës, përkundër dëshirës që ne duhet t‟i plotësojmë ato.

Faleminderit!

KRYESUESI: Hykmete Bajrami e ka fjalën, le të përgatitet Vjollca Krasniqi.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryesues!

I nderuar ministër,

Të nderuar deputetë,

Me të vërtetë befasohem nga deputetët e pozitës kur ata kërkojnë, dëgjojnë vlerësime

pozitive nga deputetët e opozitës. Në fakt, këtë ju mund ta prisni vetëm atëherë kur të

paktën një nga ju të dilni dhe ta kritikoni Qeverinë, t‟i kritikoni ministrat për punën që

nuk po e bëjnë mirë. Mirëpo, kjo nuk po ndodh. Ne dje patëm në rekomandim pezullimin

e procesit të privatizimit të PTK-së dhe asnjë nga ju nuk pati guximin që të votojë për ato

rekomandim. Thjesht, ishte raportim që u kërkohej dikastereve të ndryshme të Qeverisë

suaj që t‟i raportojnë këtij Kuvendi, qoftë për ngecjet, qoftë për progresin që ata e kanë

bërë gjatë këtyre dy vjet e gjysmë, dhe ju nuk votuat. Përse? Sepse ju e dini se ata nuk

janë të aftë dhe nuk ka progres që të raportohet në këtë Kuvend.

Pezullimi i procesit të privatizimit ishte diçka shumë e mirë që e pritnin të gjithë qytetarët

e Kosovës. Në këtë proces, për të katërtën herë u shty hapja e ofertave. Edhe kur u bë

hapja e ofertave, ato nuk ishin publike, sepse u shty edhe për një javë që të bëhen

pazarllëqe të ndryshme ndërmjet ministrave të Qeverisë suaj.

Unë, sa i përket debatit, do t‟i lexoj disa citate, inserte të raporteve të ndryshme që e

vërtetojnë atë që LDK-ja e thotë në çdo konferencë për media, kur i ngre çështjet

ekonomike. Çdo çështje që e ngremë ne për dimensionin ekonomik të jetës së qytetarëve

të Kosovës këtu në Parlament, gjithashtu e konfirmon atë çka e kemi thënë në debatin për

zhvillim ekonomik dhe për gjendjen ekonomike në Kosovë.

Të nderuar deputetë,

Pothuajse 5 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova po vazhdon të jetë njëri nga shtetet

më të varfra në Evropë me brutoprodukt vendor për kokë të banorit prej përafërsisht 2

800 euro në vitin 2012. Ekonomia është rritur me 3% në vitin 2009, rënia e kërkesës

vendore gjithashtu ka rezultuar me rënien e importeve. Njëkohësisht, edhe eksportet kanë

rënë vit pas viti. Një rritje e konsiderueshme e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka

rezultuar në inflacion dyshifror. Këtë nuk e ka thënë LDK-ja, këtë e thotë dokumenti i

Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në strategjinë për Kosovën. Të njëjtat

Page 151: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

151

gjëra i thotë raporti i fizibilitetit, në të cilin kur flitet për gjendjen ekonomike thuhet se

politikat ekonomike kanë qenë të paqëndrueshme gjatë tre vjetëve të fundit. Që nga

gjysma e dytë e vitit 2011 hapat fiskalë të konsolidimit janë ndërmarrë si reagim ndaj

kufizimeve ekzistuese financiare.

E kemi thënë disa herë, gjithë reforma fiskale ka shkuar në favor të plotësimit dhe

mbylljes së vrimave buxhetore që kjo Qeveri i ka krijuar. Korrupsioni dhe praktikat e

biznesit joformal janë ende të përhapura dhe mbeten sfida të rëndësishme për zhvillimin

ekonomik. Në këtë kontest, sundimi i ligjit duhet të forcohet. Të gjitha këto thuhen në

raportin e fizibilitetit. Për më tutje, thuhet: Të dhënat mbi punësimin janë të pakta dhe

shpesh nuk janë të besueshme. Punësimi dhe nivelet e aktivitetit janë jashtëzakonisht të

ulëta. Vlerësimet sugjerojnë se vetëm rreth 1/4 e popullsisë në moshë pune e ka një vend

pune. Papunësia është mbi 40% dhe veçanërisht është e dukshme në mesin e të rinjve, ku

ajo arrin nivelet prej 70%.

Inflacioni ka qenë i paqëndrueshëm, duke lëvizur nga deflacioni me minus 2,4 në vitin

2009, deri te një inflacion mesatar, në 7,4 në vitin 2011. Sa u përket politikave fiskale,

thuhet se në tre vjetët e fundit politikat fiskale kanë qenë ekspansioniste dhe të

paqëndrueshme. Por, Qeveria është përpjekur për t‟i stabilizuar shpenzimet. Deficiti

buxhetor është rritur nga 0,7% në 2009, në 2,6% të brutoproduktit vendor në vitin 2010.

Gjithashtu, në këtë raport thuhet se prioritetet e Qeverisë janë kryesisht të orientuara drejt

infrastrukturës rrugore, duke lënë pa burime për të financuar zhvillimet e tjera të

ngutshme dhe nevojat tjera sociale. Ndërtimi i një autostrade për në Shqipëri filloi më

2010, dhe e ka ngarkuar rëndë buxhetin e Kosovës, duke shtypur shpenzime tjera kapitale

dhe duke i zvogëluar hapësirat fiskale për t‟i financuar shpenzimet e tjera që mund të

kontribuojnë në përmirësimin e kohezionit social dhe perspektivat për punësim të

qëndrueshëm dhe afatgjatë të rritjes ekonomike.

Të nderuar deputetë,

Raporti i fizibilitetit gjithashtu flet edhe për masat kundër korrupsionit dhe thotë: Në

pikëpamje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ka nevojë ta ketë një kornizë

ligjore për luftim kundër korrupsionit, të shoqëruar me politika dhe institucione për

zbatimin e saj dhe për t‟i mbushur obligimet që dalin nga MSA-ja, Kosova ka nevojë t‟i

ofrojë hetimet dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe ta përmirësojë besueshmërinë e

statistikave në luftën kundër korrupsionit. Është e qartë se ka sfida të mëtutjeshme që

Kosova ka nevojë t‟i adresojë.

Gjithashtu, në këtë raport flitet edhe për Ligjin për financimin e partive politike dhe

thuhet që ato biznese që ofrojnë donacione, nuk duhet të marrin tenderë, gjë e cila po

ndodh vazhdimisht. Raporti i Progresit gjithashtu i konfirmon të njëjtat gjëra, thotë se

gjendja ekonomike është sfiduese, kemi rritje të madhe të deficitit buxhetor gjatë dy

vjetëve të fundit, e cila rritje e deficitit nuk ka arritur ta nxisë rritjen ekonomike në ndonjë

masë të konsiderueshme.

Të nderuar deputetë,

Page 152: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

152

Për të mos ju lodhur me citatet e ndryshme të raporteve, kjo është ajo që flitet për

gjendjen ekonomike në Kosovë në secilin raport. Kur e shikoni seksionin për gjendjen

ekonomike, kjo është. Kjo është që LDK-ja e thotë çdo ditë dhe nuk janë statistika që ne i

prodhojmë, por janë vlerësime të një realiteti kosovar dhe nëse dikush pret që ne të dalim

dhe të flasim për progresin, atëherë pritja është e kotë. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi.)

KRYETARI: Shaip Muja, diskutimi për replikë 2 minuta.

SHAIP MUJA: I nderuari kryetar!

Parafolësja i parafrazoi prononcimet e deputetëve të Partisë Demokratike, që në këtë rast

janë edhe në pozitë dhe harroi që ne, kur e kritikojmë Qeverinë, ose kur solidarizohemi

edhe me mendimet e opozitës, tregojmë se jemi demokratë të vërtetë. Do të thotë, ajo

vetvetiu e demanton vetveten se nuk kanë demokraci brenda, prandaj qëndrimet e tilla, të

cilat dalin nga tema, vetëm sa për t‟i mbushur mediet, ose sa për t‟u thënë familjarëve se

dola në televizor, unë i kisha lutur që nuk e përmbushim ne obligimin qytetar pse jemi

ulur këtu.

Unë prapëseprapë kthehem te këto rekomandime, të cilat i përmenda pak më parë që të

rishikohen. Partia Demokratike është dakorduar dhe është në vazhdimësi në përkrahje të

këtyre rekomandimeve, para se të vijnë në këtë seancë, por jo të quhen se janë

rekomandime pa asnjë të arritur deri më tani. Prandaj, nëse nuk përmendet se nuk është

bërë asnjë e arritur, këto rekomandime janë më shumë për konsum politik, duke mos parë

asnjë të arritur dhe kur thashë që duhet t‟i referohesh dhe grupit ndërkombëtar me Piter

Fejtin, kur i kemi aplauduar bashkë që është larguar për monitorimin dhe ecjen, që ne

jemi e bërë tash, së bashku me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe

Bashkimit Evropian, nuk është mirë, sepse ofendohen edhe këto institucione të larta

ndërkombëtare. Faleminderit!

KRYETARI: Hykmete, një minutë kundër-replikë.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar!

Ndoshta mund ta përdor Kuvendin edhe për të dalë në televizor se ne nuk e kemi në

dispozicion RTK-në që ta dërgojmë edhe në restorantet tona private dhe të krijojmë

emisione, të cilat kanë të bëjnë posaçërisht me ne, ose për shembull emisionin që e ka

bashkëshortja e zotit Shaip Muja në RTK, që është komplet konflikt interesi. Kështu që

edhe nëse e përdorim, është e drejtë jona. Përndryshe, sa ka demokraci në subjektin tonë

e sa ka në tuajin, besoj që krejt qytetarët e Kosovës e dinë. Edhe rekomandimet, të kisha

lutur, lexoji se në to nuk thuhet që nuk ka asnjë arritje. Ato i adresojnë sfidat. Kështu që

lexoji. Faleminderit!

KRYTARI: Deputetja Alma Lama e ka fjalën

ALMA LAMA: Faleminderit, zoti kryetar!

Page 153: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

153

Është e vërtetë që për Kosovën prodhohen shumë raporte dhe është mirë që prodhohen

shumë raporte, sepse ne e shohim veten se ku jemi në lidhje me këto raporte. Është njëlloj

pasqyre shumë e mirë për ta parë gjendjen në të cilën është Kosova. Në fakt, në rast se do

të ishim ne opozita, apo institucione vendore apo organizata vendore, të cilat do të

prodhonin raporte, gjithmonë për pozitën dhe për Qeverinë do të ishin të pabesueshme.

Gjithsesi, raportet kryesore dhe më të rëndësishme që prodhohen për Kosovën është

Raporti i Progresit, raporti për studimin e fizibilitetit që e kishim këtë vit, raporti për

MSA-në, për liberalizimin e vizave etj. E përbashkëta e gjithë këtyre raporteve që vijnë

nga Komisioni Evropian, edhe nga komisionet e tjera, por edhe nga institucionet e tjera,

është që këto në përgjithësi janë raporte negative për Kosovën.

Çështja që ne duhet të diskutojmë, sepse ne tashmë e dimë që këto raporte janë negative

dhe nuk mund të lexohen ndryshe, por çështja që ne duhet të diskutojmë është se si duhet

t‟i adresojmë këto raporte dhe çfarë po bëjnë institucionet e Kosovës, në mënyrë që t‟i

adresojnë sfidat, vërejtjet problemet nga këto raporte. Ajo që mund të them unë është që

mungon tërësisht serioziteti i institucioneve të Kosovës për t‟i trajtuar sfidat. Dua të jua

kujtoj vetëm debatin, për shembull, që e pata thirrur unë dhe grupi im parlamentar në

lidhje me mënyrën e si menaxhohet paraja publike në institucionet e Kosovës.

Rekomandimi ishte për më shumë transparencë financiare. Ky rekomandim u votua

kundër...

KRYETARI: Qëndroni, ju lutem, brenda rendit të ditës!

ALMA LAMA: U dëshmua që nuk ka absolutisht vullnet për t‟i marrë parasysh

rekomandimet ose vërejtjet, të cilat vijnë nga raportet ndërkombëtare për Kosovën. Një

raport tjetër, në të cilin dua të ndalem, është ai i Freedom House, i vitit 2013, i cili

adreson lirinë e medieve në Kosovë. Kosova, sipas kësaj organizate, radhitet në mesin e

vendeve me liri të pjesshme. Jemi në fakt në të njëjtin vend me vendet si Nigeria, Sira

Leone, Tanzania e të tjera, gjë që nuk na bën aspak nder të renditemi në mesin e këtyre

vendeve. Liri e pjesshme për mediet do të thotë edhe liri e pjesshme për shoqërinë dhe

jemi në një realitet ku këtë liri ia kufizojmë ne njëri-tjetrit. Nuk është që dikush nga

jashtë po na e kufizon këtë liri. Liri e pjesshme do të thotë liri e pjesshme për medie, do

të thotë një qeveri më autoritariste, e cila kontrollon mediet, e cila e nxit autosensurën

dhe vetësensurën.

Roli mbikëqyrës i medies është i zbehtë. Llogaridhënia ndaj pushtetit mbetet e zbehtë,

kur mediet nuk janë të fuqishme, kur ato nuk e luajnë rolin... të Qeverisë dhe për pasojë

opinioni publik mbetet i manipuluar dhe natyrisht një opinion publik i manipuluar nuk

është në gjendje të bëjë zgjedhjet e duhura.

Sot e kemi një situatë kur fare pak media kanë mundësi të punojnë në liri, pa ndërhyrjen e

pushtetit. Ndërhyrjet e pushtetit madje kanë qenë flagrante apo spektakulare, si për

shembull disa në televizionin publik. Kemi medie të tjera, të cilat financohen nga

politikanë. Politikanët qëndrojnë pas këtyre dhe natyrisht mediet u shërbejnë agjendës së

Page 154: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

154

tyre. Jam një kontakt përditë me gazetarët dhe e di se nëpër çfarë kalojnë ata gazetarë, të

cilët duan të bëjnë gazetari profesioniste, nëpër çfarë lloji presionesh gjenden ata.

E vërteta është që Kosova për rrëshqet nga dita në ditë nëpër fundin e listave të cilat i

hartojnë raportet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat i matin liritë e medies, liritë dhe të

drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit e tjerë. Në fakt, ajo që është më e keqe është

që bota po e humb simpatinë për popullin e Kosovës, për shtetin e Kosovës, simpati të

cilën e kishte gjatë luftës dhe pas luftës, e për këtë barra kryesore bie mbi Qeverinë.

Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Vjollca Krasniqi e ka fjalën! Të ju them që kur e merr fjalën një

deputet i Lidhjes Demokratike, fjala vijuese i jepet një deputeti ose deputetit tjetër të

partisë tjetër. Kështu, na kuptoni drejtë nëse nganjëherë e kapërcejmë rendin, por është

një praktikë me të cilën mendoj që e krijojmë një balancë dhe kemi të drejtë të krijojmë

balance.

VJOLLCA KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!

Këto devijime që po i bëni në dhënien e fjalës deputetëve, sigurisht nuk përshkruhen në

raportet ndërkombëtare, por unë po ju përshkruaj këtu, edhe pse ju fort nuk po bëheni

merak për këtë punë. Dhe nëse atë elektronikë e lexoni ndryshe ju, dhe ndryshe zotëri

Hamiti, mendoj që ndoshta keni pak problem me dioptrinë, sepse bartni syza që të dytë,

kështu që lexojeni elektronikën. Lexojeni elektronikën të dytë njësoj, sepse nënkryetari

veç tha që pas zonjës Bajrami, jam unë në radhë, kurse ju ia dhatë fjalën dikujt tjetër, por

po ju fal për këtë.

Sa u përket raporteve ndërkombëtare, unë do të ndalem në dy segmente: raportet

ndërkombëtare i vlerësojnë zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe natyrisht bëjnë edhe

vlerësimin e sektorit të sigurisë. Gjithashtu, sa i përket luftës kundër trafikimit të drogës,

në Raportin e Progresit thuhet që Kosova ka bërë përparim të kufizuar dhe sigurisht

deputeti nga radhët e PDK-së do të kënaqet me këtë shprehje „raport të kufizuar‟ ,sepse

nuk thuhet që ka bërë progres të plotë, dhe unë nuk mund ta them ndryshe, përveç ashtu

siç e ka thënë raporti. Mirëpo, flukset vazhdojnë të përfshijnë heroinën dhe drogat që

vijnë nga Lindja e Mesme nëpërmjet Turqisë e Maqedonisë, nëpërmjet njërit nga

korridoret kryesore të Ballkanit për tregjet e Evropës, dhe kokaina që vjen nëpërmjet

Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Këto dërgesa të drogës, gjë që është shumë e rëndësishme të thuhet, ripaketohen në

Kosovë dhe dërgohen në tregjet evropiane në sasi më të vogla. Tregu i brendshëm është

rritur sidomos për kokainën. Ka pasur lëvizje të narkotikëve në të gjithë kufijtë, ku janë

përfshirë kamionë, autobusë dhe automjete private. Sasia e aseteve të sekuestruara është e

ulët dhe mbetet e tillë. Rastet nuk janë përcjellë në mënyrë adekuate nga Gjyqësori. Ka

mungesë të prokurorëve me përvojë të specializuar. Burimet për zbatimin e politikave për

ndjekjen e narkotikëve janë të pamjaftueshme. Ka mungesë të personelit, të hapësirës dhe

të pajisjeve të punës dhe mungon gjithashtu një qasje e udhëhequr nga inteligjenca. Me

përjashtim të disa oficerëve të trajnuar, nuk ka njësi të fshehtë adekuate në Polici.

Page 155: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

155

Do të flas pak edhe për kapacitetet për zbulimin e krimit tejkufitar, të cilat, sipas Raportit

të Progresit, mbeten te ulëta. Rrjedha e informatave ndërmjet Departamentit Kundër

Krimit të oOganizuar dhe qendrave rajonale të Policisë nuk është në nivelin e duhur.

Departamenti është i ngadalshëm në përshtatjen ndaj ndryshimit të vazhdueshëm të

teknikave të krimit dhe ndryshimit të legjislacionit. Vetëm disa raste të vogla janë

iniciuar nga Policia. Programi i dobët aktual i mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë dhe

legjislacioni nuk ia japin besimin e nevojshëm publikut për të bashkëpunuar si dëshmitar

me autoritete. Në përgjithësi, kapacitetet për ta luftuar krimin e organizuar janë ende të

pamjaftueshme. Përpjekjet serioze janë të nevojshme për të adresuar këto sfida, në

veçanti për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Kosova gjithashtu mbetet vend i origjinës, transitit dhe destinimit për viktimat e

trafikimit. Ka vazhduar trendi i trafikimit të femrave përbrenda Kosovës, por edhe në

shtetet tjera kudo në Evropë për qëllime të shfrytëzimit seksual. Gjithashtu, brengë është

trafikimi i fëmijëve dhe shfrytëzimi për qëllime të lëmoshës mbetet në nivel të lartë.

Numri i viktimave ka shënuar rritje gjatë periudhës raportuese. Gjithashtu, segment tjetër

që do të doja ta theksoja është se sipas Raportit të Progresit, Kosova ka bërë pak në

mbrojtjen e të dhënave personale. Kapacitetet nga të gjitha institucionet në përputhje me

legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale kanë vazhduar të jenë shumë të

kufizuara. Në përgjithësi, mungesa e mbrojtjes së të dhënave personale mbetet një çështje

brengosëse. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Deputete, edhe një herë po jua lexoj nenin 40, nën shkronjën

f): Deputetët tjerë diskutojnë për Projektligjin ose mocionin përmbajtjesor sipas rendit të

caktuar nga kryetari i Kuvendit, ose kur nuk është kryetari, nga kryesuesi i seancës.

Vazhdojmë, fjalën e ka deputetja Emilija Rexhepi.

EMILIJA REDŢEPI: Zahvaljujem predsedniĉe!

Poštovani predstavnici Vlade,

Kolege poslanici,

Pozdravljam današnju dabatu, izveštaj meĊunarodnih institucija o integracionim

procesima na Kosovu, i kao predstavnik naroda Bošnjaĉke nacionalne zajednice u

obavezi sam da za ovom govornicom iznesem odreĊenu problematiku, kako bi smo je u

što skorije vreme svi zajedno mogli prebroditi, a tiĉe se poštovanje Ustava Republike

Kosovo o pravima nevećinskih zajednica, odnosno upotrebi sluţbenih jezika u našoj

drţavi, kao i zaposlenosti manjinskih zajednica po javnim i meĊunarodnim

organizacijama, koja je ispod svakog proseka, a da ne govorim više o stalnom

potenciranju o procesu decentralizacije, odnosno lokalne samouprave u mestima gde ţive

Bošnjaĉka zajednica, a kao zajednica ispunjavamo sve kriterijume koje Ministarstvo za

lokalnu samoupravu nalaţe. Ono što bih ja ţelela da iznesem, jeste da je Bošnjaĉka

zajednica integrativni deo kosovskog društva, ali afirmisati u potpunosti moju zajednicu

je jako teško, jer svakim danom imamo sve veću i veću migraciju naših graĊana u

zemljama zapadne Evrope. Jedan od većih problema jeste i proces nostrifikacija diploma

naših studenata, koji traje već 13. godina. Već su oni u samom startu diskriminisani da

konkurišu za bilo koji posao.

Page 156: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

156

Naša deca u obrazovnom sistemu još nemaju udţbenike po srednjim školama.

Degradiranje Bošnjaĉkih policajaca u Prizrenskoj opštini posebno u „Alfa stanici‟, i

sklanjanje sa rukovodećih mesta je veliki problem unazad nekoliko godina, a znamo da je

Bošnjaĉka zajednica po broju stanovnika odmah posle većinske albanske zajednice, i

vaţan je i uticajan faktor u svim sferama.

Problem narušavanja bezbednosti, stalne kraĊe, pljaĉke i podmetanje poţara u Ţupskom i

podgorskom kraju je u poslednih meseci jako zabrinjavajući. Neću govoriti o

problematici medija, zato što ne postoji nijedni štampani pisani mediji, ne postoji nijedna

lokalna TV stanica na našem jeziku, odnosno ne postojimo ni kao zajednice, de fakto u

odreĊenim opštinama. Tako da pozivam sve nas poslanike da ozbiljno svatimo ovu

problematiku i da se posvetimo tome, jer za jednu drţavu ovi su mali rešljivi i

svakodnevni problemi, a za Bošnjaćku zajednicu znaĉi puno. A svi znamo da jedan od

vaţnih EU standarda jeste poštovanje manjinskih prva, uvaţavanje jedne drugih, a mi to

trebamo zajedno koristiti kao vrednosti našeg društva, jer samo zajedniĉkim snagama,

moţemo ostvariti, i kao društvo u celini ostvariti uspeh. Zahvaljujem!

KRYETARI: Deputetja Kimete Bytyçi e ka fjalën.

KIMETE BYTYÇI: Faleminderit, kryetar!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe janë

bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, përveç që garanton

liritë dhe të drejtat e njeriut, ajo edhe lejon zbatimin e të drejtave të marrëveshjeve dhe

konventave ndërkombëtare. Prandaj, dinjiteti i njeriut është i pandashëm, i pacenueshëm

dhe bazë për të gjitha të drejtave themelore të njeriut.

Gjithashtu, edhe para ligjit jemi të barabartë dhe askush nuk guxon të diskriminohet.

Mirëpo, prapëseprapë këto të drejta pozitive në ligj nuk respektohen nga institucionet

publike dhe private, kështu që në këtë drejtim ka pakënaqësi te qytetarët, e kjo tregon për

shkeljet dhe liritë e të drejtave të njeriut, sidomos në fushën e marrëdhënieve pronësore-

juridike, shëndetësi, administratë, gjyqësi, arsim, punësim e të tjera. Këtë e vërtetojnë

edhe raportet ndërkombëtare, si dhe institucionet ndërkombëtare që merren me të drejtat

e njeriut.

Është theksuar edhe në raportet e Komisionit Evropian që është plani i veprimit për

negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që e rekomandon Qeverinë dhe

Ministrinë që të bëjë përpjekje në përmbushjen e detyrave të ofruara në këtë raport, si dhe

ofrimin e legjislacionit kosovar me standardet ndërkombëtare.

Mungesa e standardeve dhe mosnxjerrja e rregullave të duhura e ka krijuar mundësinë që

organizatat ndërkombëtare, si dhe bashkësitë evropiane ta kritikojnë Kosovën për shkak

të moszgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Lejimi i korrupsionit, krimit të organizuar,

mosefikasiteti i gjykatave, i prokurorisë, bëjnë që të zbehet imazhi i Kosovës. Mendoj se

Qeveria nuk po jep rezultate në luftimin e këtyre dukurive që janë të pranishme në

Page 157: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

157

Kosovë dhe vetëm japin fjalë, pa marrjen e sanksioneve ndaj kryerësve. Edhe fjalimi im

është në funksion të korrigjimit të keqqeverisjes në raport me të drejtat e njeriut.

Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Kurtan Kajtazi e ka fjalën.

KURTAN KAJTAZI: Faleminderit, kryetar!

Meqenëse deputetët e opozitës po e shohin Kosovën vetëm zi, më shtyn të diskutoj vetëm

për një temë të caktuar, qoftë për gjendjen ekonomike, dhe për fushat tjera, edhe për

shkeljen e të drejtave të njeriut, unë po e marr veç raportin e fundit të Fondit Monetar

Ndërkombëtar, që është mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Një vlerësim i tyre që kanë

qenë më 18 mars në Kosovë në një mision dyjavor për rishikimin e tretë të marrëveshjes

stand by në Kosovë, por megjithatë ata kanë dalë me një prononcim për gjendjen e

përgjithshme ekonomike në Kosovë.

Sipas vlerësimit të tyre, politikat makro-ekonomike dhe financiare vlerësohen pozitivisht,

thonë se janë në rrugë të mbarë. Është vlerësuar gjithashtu angazhimi i Qeverisë së

Republikës së Kosovës për përmbushjen e kritereve të performansës dhe atyre

strukturore, të përcaktuara me marrëveshjen stand by, të nënshkruar ndërmjet Kosovës

dhe FMN-së, vitin e kaluar.

Gjithashtu, edhe zhvillimet fiskale kanë qenë në harmoni me planifikimet thonë. Po

ashtu, është përmendur edhe niveli i rritjes ekonomike, i cili për disa vite me radhë është

mbi nivelin e vendeve fqinja. Është thënë se edhe përkundër krizës ekonomike në

eurozonë, Kosova vazhdimisht ka pasur rritje ekonomike, dhe kjo do të jetë edhe gjatë

viteve tjera.

Pastaj, e vlerëson lart nivelin e ulët të inflacionit të vendit tonë. Edhe gjendja e sistemit

bankar të vendit është vlerësuar mjaft stabile dhe me performansë shumë të mirë.

Vlerësimi i FMN-së, e thashë edhe një herë, është mjaft me rëndësi për vendin tonë.

Gjithashtu, Banka Botërore vazhdimisht ka ofruar mbështetje për Kosovën dhe në

vlerësimet e zyrtarëve të saj është vlerësuar lart gjendja stabile ekonomike dhe financiare

e vendit tonë.

Raportet e Bankës Botërore për Kosovën janë shumë të mira, e kjo konfirmohet edhe me

numrin e madh të projekteve që implementohen në Kosovë. Vlen të përmenden edhe

raportet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pastaj raporti i studimit të

fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por edhe Raporti i Progresit që

tregon përparim në shumë fusha në Kosovë. Faleminderit!

KRYETARI: Debati ka përfunduar. 5 minuta i ka deputetja Vjosa Osmani. Fjalën e ka

ministri Mujota. Është dashur më herët të ta japë fjalën, ke pasur të drejtë një minutë

kundër-replikë.

FEHMI MUJOTA: I nderuar, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Page 158: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

158

Më lejoni, meqë e përcolla gjithë debatin e sotëm, që i referohet një çështjeje bukur

serioze, dhe u referohet raportimeve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë, më duket

se është një temë shumë e përgjithësuar dhe, mbi të gjitha, do të thosha se është shumë

me rëndësi që në fund të debatit, të nxirren ato konkluzione, të cilat e ndihmojnë

Qeverinë në zbatimin e të gjitha rekomandimeve që kanë të bëjnë me rritjen e

performansës dhe vlerësimit të vendit përgjithësisht dhe, mbi të gjitha, dua të mos

eharrojmë faktin se asnjë raport ndërkombëtar që bëhet për institucionet e vendit nuk

adresohet vetëm në një institucion, por ai i adresohet gjithë shoqërisë së Kosovës.

Pra, është evidente që Qeveria është bartëse e politikave dhe zbatimit të konceptit që e

zhvillon në periudhën kohore për sa qeveris, por nuk qëndrojnë shumë nga gjërat, për të

cilat besoj se edhe ju e keni të qartë, se kur takojmë njerëz jashtë vendit, referojmë dhe

flasim në kuptim shumë më pozitiv sesa që flasim ashtu si flasim tani në këtë foltore,

përkatësisht në këtë sallë të Kuvendit.

Unë e çmoj shumë lart diskutimin e atyre deputetëve, të cilët i dhanë synimet e tyre për të

shpjeguar pse ka prodhim... të dëmshëm për institucionet e Kosovës. Dhe, njëkohësisht

besoj se ndaj pikëpamjen dhe mendimin me ju se në prodhimin e raporteve të dëmshme

për institucionet e Kosovës, jo rrallë herë mund të kenë ndikime edhe ato grupe sociale,

të cilat kanë përkatësi të dyshimtë sociale për Kosovën, qofshin ato brenda, qofshin ato

jashtë të Kosovës dhe duhet ta kemi vëmendjen e plotë të gjitha institucionet dhe ata që i

përfaqësojnë institucionet, kudo që jemi.

Por, që duhet të merren raportet e vlerësimit seriozisht, është shumë e sigurt dhe shumë e

saktë, se çdo raport që nxirret e ka një ndikim dhe refleksion, qoftë në shoqërinë tonë

këtu në Kosovë, qoftë në perceptimin ndërkombëtar për zhvillimet në Kosovë dhe ne do

të përpiqemi që, ashtu si deri më tani, të gjitha raportet të vlerësohen në nivelet qeveritare

dhe të bëhen raporte të vazhdueshme brenda Qeverisë dhe institucioneve tjera të

Kosovës, ta arrijnë një standard më të lartë dhe është shumë normale që standardi dhe

kriteret të rriten vazhdimisht për Kosovën dhe për institucionet e Kosovës, sado më parë

që do të lëvizin në drejtim të përmbushjeve të kërkesave evropiane dhe standardeve të

përgjithshme që ka Bashkimi Evropian.

Pra, duhet t‟i dallojmë dy gjëra, standardet dhe kriteret që kanë qenë menjëherë pas

luftës, kanë qenë krejt tjetër fare. Atëherë janë bërë krahasime me nivelin e urrejtjes

ndëretnike, me nivelin e urrejtjes ndërpartiake, ndoshta me nivelin e vrasjeve në Kosovë

dhe shumë çështje që kanë qenë pasojë ose refleksion pas kohës së luftës, por tani është

shumë e drejtë dhe shumë korrekte që të rritet standardi dhe kërkesat për kriteret e

forcuara për Kosovën, sepse ne e synojmë integrimin në Bashkimin Evropian në të

ardhmen. Prandaj, në këtë drejtim, duhet të kenë vëmendje të gjithë ata që flasin se po i

kontribuojnë apo nuk po i kontribuojnë një perceptimi të drejtë për Kosovën, për

institucionet e vendit, përgjithësisht, dhe për zhvillimet që ka aktualisht Kosova.

Kolegë të nderuar deputetë,

Page 159: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

159

Duke mos dashur të merrem me asnjërin veç e veç prej deputetëve që kanë diskutuar, e

kam përshtypjen se ka deputetë, të cilët këtë debat sot e kanë parë më tepër se një raport i

punës të Qeverisë, sesa një vlerësim të raporteve ndërkombëtare për zhvillimet në

Kosovë. Sa i takon raportit të punës së Qeverisë, unë personalisht po flas për dikasterin

që e drejtoj. Në çdo kohë jam i gatshëm të ofroj raport të fortë për të gjitha zhvillimet

brenda ministrisë, për të gjitha ndikimet që ato mund të kenë në percepsionin e

përgjithshëm për zhvillimin e Kosovës dhe, mbi të gjitha, duke dhënë një shembull se

natyrshëm është se pa zhvillimin e infrastrukturës, si parakusht për zhvillimin ekonomik,

vendi nuk mund të ecën përpara dhe jo rrallë herë, deputetë të nderuar, mund të ketë

aktorë, eksponentë, qofshin ata të institucioneve ndërkombëtare, apo edhe brenda vendit,

që nuk e dëshirojnë një zhvillim të shpejtë me hapat që ka ndërmarrë Kosova për

rregullimin e jetës të qytetarëve të vet për integrimin dhe, përgjithësisht, për progresin që

po arrihet.

Por, gjithsesi, në fund, dua të ju inkurajoj të gjithë juve që të vazhdoni edhe më tutje të

kërkoni, të insistoni që Qeveria t‟i përmbushë obligimet e veta, secili sipas dikasterit të

vet dhe, mbi të gjitha, të shprehin bashkërisht brengën për sfidat që kemi në shoqëri dhe

atë mospërmbushje të obligimeve që kemi pasur deri tani. Edhe në herë, dua të ju

sigurojë se do t‟i ndërmarrin të gjitha masat dhe këto diskutime që janë bërë, të gjitha ato

që kanë pasur një efekt pozitiv, do të barten besnikërisht në Qeveri dhe shpresoj se do të

merren në konsideratë. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Vjosa Osmani e ka fjalën, 5 minuta.

VJOSA OSMANI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

I falënderoj të gjithë deputetët për adresimet e tyre. Është natyrisht e qartë që ka shumë

fusha në të cilat nuk pajtohemi, mirëpo mendoj se ky debat është bërë për një qëllim të

caktuar dhe për ta konfirmuar edhe një herë unitetin e të gjitha partive politike në Kosovë

për agjendën evropiane të Kosovës dhe besoj se me votimin e këtyre rekomandimeve, ne

do ta shprehim këtë përkushtim edhe një herë.

Natyrisht që pajtohem me deputetët, por edhe me ministrin tani, që këto raporte paraqesin

obligime për të gjitha institucionet e Kosovës, jo vetëm për Qeverinë e Kosovës.

Megjithatë, në këto raporte po ashtu theksohet që Kuvendi duhet ta ngrejë rolin e vetë

mbikëqyrës dhe rregullisht të kërkojë nga Qeveria që t‟i plotësojë sfidat që kanë mbetur

pa u plotësuar. Prandaj, këto rekomandime që do t‟i lexoj edhe një herë, shkojnë pikërisht

në këtë drejtim dhe i ftoj deputetët që t‟i votojnë, sepse besoj se votimi kundër këtyre

rekomandimeve vërtet do të jetë votim kundër agjendës evropiane të Kosovës. Pra,

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që:

1. Të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin dhe plotësimin e sfidave të mbetura, të

paraqitura në raportin e fizibilitetit, në raportin për liberalizimin e vizave, Rezolutën e

Këshillit të Evropës dhe në raportet e tjera kredibile ndërkombëtare, dhe

Page 160: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

160

2. Në baza tremujore t‟i raportojë Kuvendit për të arriturat në plotësimin e këtyre

kritereve.

Faleminderit!

KRYETARI: Mirë, vazhdo Vjollca!

VJOSA OSMANI: Po, natyrisht që kërkesa për plotësimin e kritereve, siç e thashë është

për të gjitha institucionet e Kosovës, kurse Kuvendi e ka për detyrë, sepse sipas

Kushtetutës ka të drejtë të kërkojë vetëm nga Qeveria. Nën dy, desha të them që ka pasur

harmonizim me grupet e tjera parlamentare lidhur me këto rekomandime dhe i falënderoj

për përkrahjen.

KRYETARI: Të shkojmë në procedurën e votimit. I dëgjuat rekomandimet, edhe pse ne e

kemi një plan të veprimit, megjithatë i hedhim në votim. Debati është krye. Të pranishëm

janë 78 deputetë.

Lus deputetët dhe regjinë të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Me 64 vota për, asnjë kundër, 3 abstenime, Kuvendi i miratoi rekomandimet për raportet

e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë.

Pauzë, vazhdojmë në orën 15:00.

* * *

Vazhdimi i mbledhjes pasdite

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.

KRYETARI: Të nderuar deputetë, fillojmë me pikën e 7-të,

7. Debat parlamentar lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë

periudhës 22 mars 1989 - 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të

Lëvizjes “Vetëvendosje”

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në bazë të nenit 15, pika 8 të Rregullores së

Kuvendit, ka kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me tjetërsimin e pronës

publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri më 10 qershor 1999.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të

mbajtur më 2 prill 2012 vendosi, që këtë pikë të radhisë në mbledhjen plenare të datës 4

prill 2013.

Ftoj deputetin Visar Ymeri, që në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,

në cilësinë e propozuesit të çështjes të parashtrojë, mirë deputeti Liburn Aliu e ka fjalën.

Page 161: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

161

A janë 61 deputetë? Jo, pa 61 deputetë s‟keni çka me kërkua. Janë 50 deputetë dhe nuk

mund të marrim vendim me 50 deputetë. Ju e dini shumë mirë, debatin mund ta

zhvillojmë. Fjalën e ka Liburn Aliu.

LIBURN ALIU: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Duke qenë se prona publike dhe shoqërore është themeluar nga qytetarët e këtij vendi dhe

e njëjta është shfrytëzuar në interes të përgjithshëm e po ashtu, të drejtën e pronësisë të

pakontestueshme mbi të e ka vetëm populli. Tjetërsimi i saj në kundërshtim me vullnetin

e popullit është krim ndaja këtij vendi dhe popullit të tij. Andaj, njohja e tjetërsimit të

kësaj prone nga strukturat e regjimit shtypës të Milosheviqit është legalizim i krimit të

bërë ndaj këtij populli.

Shteti i sotëm i Kosovës në fazën e ndërtimit të tij si hap elementar përcaktues, për

karakterin e tij dhe për atë, se në shërbim të cilave politika do të jetë, e ka të

domosdoshme të sqarojë raportin e vet me periudha të caktuara historike. A ka histori ky

vend apo ka lindur në vitin 2008 nga asgjëja? A është shteti i sotëm vazhdimësi e punës

në periudhat e kaluara?

Ndër më të rëndësishmet është sqarimi i raportit të shtetit tonë me periudhën e viteve 90

dhe me regjimin shtypës të Milosheviqit. Si e trajtojmë ne këtë regjim? E njohim atë si

regjim pushtues apo si legjitim?

Dhe në mënyrë paralele me këtë duhet të qartësojmë raportin tonë me Republikën e

Kosovës të shpallur në vitin 1990. E njohim atë apo e trajtojmë atë jolegjitime? A e

njohim Kushtetutën e Republikës së Kosovës të shpallur më 7 shtator? A i njohim ne

deputetët e atij Kuvendi, institucionet, fondet, rezistencën popullore, arsimtarët në punën

e tyre, si dhe luftën e armatosur?

Të gjitha këto në zinxhirë na sjellin deri te e sotmja dhe në këtë çështje duhet dhënë

përgjigje konkrete dhe kjo përgjigje, pastaj sqaron çdo gjë edhe në lidhje me pronat edhe

në lidhje me punëtorët e përjashtuar nga puna edhe me ata punëtorë të shtypur, që punuan

nën masa të dhunshme edhe me punëtorët e arsimit, e kështu me radhë.

Dhe, mendoj se deklarimi në këtë pikë është i domosdoshëm nga deputetët pa dallime

politike, etnike. Mostrajtimi shtetëror i këtyre vlerave i zbeh ato duke lejuar që të

shpërndara të trajtohen si prona të partive, grupeve e individëve. Lëria më një anë dhe

qëndrimi i heshtur në këtë pikë, vetëm sa ndikon në fuqizim të vendimeve diskriminuese

të pushtetit të Milosheviqit.

Diskutimi dhe vendimet sot janë tejet me rëndësi edhe për raportet ndërmjet shqiptarëve

dhe serbëve, raporte këto që periudha e pushtimit serb i ka dëmtuar rënd. Prandaj, për

cilindo qytetar të Kosovës ka rëndësi të madhe sot, se çka mendojnë dhe si deklarohen

deputetët e këtij Kuvendi. Dhe, është i domosdoshëm trajtimi në retrospektivë i çështjes,

për ta kuptuar më mirë epilogun e tendencës për tjetërsimin e kontrabanduar të pronës

publike dhe shtetërore të shtetit të Kosovës.

Page 162: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

162

Kosova në ish-Federatën jugosllave e kishte statusin e njësisë federale si krahinë

autonome brenda të gjitha strukturave vendimmarrëse dhe ligjvënëse të RSFJ-së e në disa

aspekte edhe me të drejta të barabarta me njësitë tjera federative, që kishin statusin e

Republikës brenda Federatës Jugosllave.

Më pas, rrjedhat e fundit të viteve të „80-ta përfunduan me suprimimin e kësaj autonomie

të Kosovës së vitit 1989. Në këtë mënyrë, ky suprimim i autonomisë së Kosovës është

bërë me ndryshimet kushtetuese, që bëri Serbia e që u procedua më pas edhe në

Kuvendin e Kosovës, përmes presionit faktik që aplikohej në mënyrë të drejtpërdrejtë

ndaj udhëheqjes së atëhershme.

Këto ndryshime u përballën me demonstrata të popullit të Kosovës gjithandej nëpër

Kosovë e në të cilat demonstrata pati me dhjetëra të vrarë. Pushtimi serb erdhi me

represion dhe populli shqiptar në Kosovë e priti me rezistencë gjithëpopullore. Vrasjet,

helmimet, burgosjet dhe largimet nga puna nga njëra anë dhe protestat, grevat dhe

padëgjueshmëria në anën tjetër u bënë pjesë e jetës. Serbia në mënyrë të dhunshme dëboi

nga puna mbi 150 mijë punëtorë. Vendosi në krye të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore

drejtues të tjerë, si pasojë e masave të dhunshme që i zbatonte në Kosovë.

Këto masa mbështeteshin në bazë juridike, në ndryshimet kushtetuese që i kishte bërë një

vit më parë e që kjo ndikoi në humbjen e subjektivitetit të organeve vendimmarrëse të

Kosovës. Në këtë mënyrë, duke u nisur nga kjo, ndërmarrjet shoqërore u zbrazën nga

punëtorët shqiptarë në baza etnike. Kjo gjë tregon mjaft qartë praktikën e qasjes politike

ndaj popullit të Kosovës nga ana e regjimit të Milosheviqit.

Duke qenë se masat e dhunshme të instaluara në Kosovë kishin për qëllim futjen nën

kontroll absolut të Kosovës nga ana e Serbisë, veprimet e ndërmarrjeve publike dhe

institucioneve publike në përgjithësi, kishin veprim denigrues kundrejt popullatës

shqiptare të Kosovës.

Pjesë e aplikimit të kësaj politike nacionaliste, supermaciste kundrejt shqiptarëve ishin

edhe të ashtuquajturat kontrata të dhurimit, nëpërmjet të cilave ndodhi tjetërsimi i pronës

shoqërore në atë private. Ndërmarrje të shumta shoqërore e që në vete përfshijnë asete të

ndryshme, qoftë tokë, objekte të ndërtuara apo pajisje dhe makineri pune, kaluan anë

pronë private.

E përbashkëta e këtyre tjetërsimeve ishin përfituesit serbë të lidhur me shtetin e Serbisë.

Forcimi i pozicioneve të shovinizmit serb kundrejt shqiptarëve, qoftë i Kishës Ortodokse

si instrument në duart e këtij shovinizmi, qoftë i strukturave që jetësonin atë, bëhej

përmes këtij tjetërsimi pronash.

Rasti më eklatant e që e kemi në praktikë që tregon qartë qëllimin kolonizator të Serbisë

përmes instalimit të strukturës shtetërore dhe masave të dhunshme, është edhe rasti i

Deçanit. Në vitin „92 dhe vitin „97 ndërmarrjet shoqërore, që udhëhiqeshin nga strukturat

Page 163: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

163

e masave të dhunshme, përmes kontratës së dhurimit, ia falën Manastirit të Deçanit

paluajtshmërinë, që ishte në pronën e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Transferimi i paluajtshmërive, që ishin në pronësi publike rezultonte me humbjen e

çfarëdo gjase për perspektivë pune e jete për shqiptarët në Kosovë dhe rrjedhimisht nuk

mbetej rrugë tjetër përpos largimit nga Kosova. Këto ndërmarrje kishin qëllime të punës

afariste dhe tjetërsimi i tyre nuk bëri gjë tjetër përpos veprimit konkret me qëllim politik

kundrejt popullatës shqiptare.

Në shtetin e Kosovës sot vazhdojnë të konsiderohen valide të gjitha ato vendime nga

periudha e Milosheviqit në lidhje me pronat. Ta zëmë, nga njëra anë toka e ndërmarrjeve

shoqërore bujqësore në zonat e banuara me serbë, dhënë qytetarëve serb në kohën e

Milosheviqit, vërtetohet sot nga gjykatat tona. E nga ana tjetër, ndërmarrjet shoqërore

bujqësore në zonat ku jetojnë shqiptarët jo që nuk u kthehen pronarëve legjitimë, por ato

privatizohen pa asnjë konsideratë ndaj këtyre pronarëve.

Logjikë e njëjtë përcillet në lidhje me çfarëdo prone që lidhet me vendimet e periudhës së

Milosheviqit.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” nëpërmejt inicimit të këtij debati

parlamentar për çështjen e shpronësimit politik të pasurisë kombëtare të popullit të

Kosovës, synon që si rezultat i këtij debati parlamentar, Kuvendi i Kosovës të shprehë

vullnetin e tij ligjvënës për të lidhur me shpalljen e pavlefshmërisë së të gjitha kontratave,

me të cilat është tjetërsuar prona publike dhe shoqërore.

Kjo pronë me karakter publik “lege artis” është njohur si pasuri e punëtorëve të Kosovës,

qoftë përmes ligjit që ishte në fuqi, konkretisht Ligjit për punën e bashkuar i vitit 1976

dhe Ligjit për ndërmarrjet i vitit 1989.

Në kuptim të legjislacionit, që ishte në fuqi, prona shoqërore u ishte dhënë në shfrytëzim

punëtorëve të punësuar në ndërmarrjet shoqërore, ku ata me punën e tyre do të arrinin

qëllimet dhe interesat e tyre socio-ekonomike, si dhe përmes kësaj pune do të rrisnin

kapitalin e ndërmarrjes. Pra, pronarë legjitim të ndërmarrjeve shoqërore ishin punëtorët

dhe Kosova, si pronare e mjeteve të prodhimit, që u kishte dhënë atyre këto mjete në

shfrytëzim.

Ne mendojmë, se Kuvendi i Republikës së Kosovës, në cilësinë e organit më të lartë

legjislativ në vend, duhet që të nxjerrë një rezolutë, me të cilën do të kishte shpallur

pavlefshmërinë juridike të të gjitha kontratave dhe marrëveshjeve përmes të të cilave

është bërë tjetërsimi i pronës publike dhe shoqërore, në përjashtim të transaksioneve

pronësore që janë bërë me personat fizikë, gjegjësisht qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, unë po i lexoj pikat e rezolutës, që besoj se i keni marrë të gjithë e më pastaj

do të donim që të gjitha këto të diskutoheshin në këtë debat.

Pra, kjo draft-rezolutë i përmban katër pikat, të cilat i keni pa, ku pika e parë thotë:

Page 164: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

164

1. Të gjitha kontratat publike në lidhje me tjetërsimin e pronës publike dhe

shoqërore, të lidhura në periudhën kohore nga data 22.3.1989 deri më datën

10.6.1999 ndërmjet subjekteve juridike, publike që administroheshin nga regjimi i

Serbisë, konsiderohen absolutisht të pavlefshme dhe nuk krijojnë asnjë efekt

juridik.

2. Kontratat publike në mes të subjekteve juridike publike, të cilat kanë lidhur ato

brenda periudhës kohore të përcaktuara në pikën një të kësaj Rezolute, në asnjë

rast nuk paraqesin titullin juridik dhe fitimin e së drejtës së pronësisë mbi pronën

publike dhe shoqërore.

3. Pavlefshmëria juridike e kontratave publike që është shprehur në pikën 1 dhe 2 të

kësaj Rezolute, nënkupton kthimin e titullit të pronës publike dhe shoqërore në

gjendjen e mëparshme, pra në statusin e pronës publike dhe shoqërore, që kishte

para datës 22 mars 1989 dhe

4. Në kuptim të kësaj rezolute, termi “subjekt juridik publik” u referohet

ndërmarrjeve shoqërore publike, të organizuara si organizata të punës së

bashkuar, personave civilë, organizatat joqeveritare, bashkësitë fetare dhe partitë

politike.

Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Partisë Demokratike a e do dikush fjalën? E ka

fjalën Justina Shiroka-Pula.

JUSTINA SHIROKA-PULA: Faleminderit, kryetar!

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Lidhur me këtë pikë rreth debatit parlamentar për tjetërsimin e pronës publike dhe

shoqërore gjatë periudhës 28 mars 1989 deri më 10 qershor 1999 edhe unë si deputete do

të jap mendimin tim.

Prona është garantuar me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me Konventën Evropiane për

Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. E drejta e pronës është e garantuar dhe

shfrytëzimi i pronës garantohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

Në Kosovë problemet pronësore juridike mbeten të mëdha, ngase një pjesë e bukur e

këtyre problemeve është e trashëguar nga sistemi i mëparshëm. Në atë sistem ka pasur

keqpërdorime, të cilat i ka krijuar vetë sistemi. Në atë kohë pasuritë shoqërore dhe

ndërmarrjet në Kosovë u keqpërdorën e sidomos prona shoqërore apo pronat, të cilat janë

transformuar në pronën shtetërore.

Ligji për pronësinë dhe të drejtat nuk ka pasur një përkufizim të qartë për të gjitha të

drejtat pronësore, për shembull, prona private, publike, shoqërore dhe të drejtën e

shfrytëzimit shoqëror. Tokat në pronësinë e ndërmarrjeve publike ishin të regjistruara si

Page 165: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

165

prona shoqërore, ndërmarrjet publike kanë pasur vetëm të drejtën e shfrytëzimit në ato

prona, por jo edhe të drejtën pronësore, pasi që titullari i tyre ishte kuvendi komunal. Në

ato ligje të mëparshme nuk ka ekzistuar mundësia për të fituar pronësinë mbi pronën

shoqërore përmes parashkrimeve, vjetërsimit. Edhe pse ka ekzistuar regjistri i të drejtave

së pronës së paralajmëruar, qytetarët e Kosovës për regjistrimin e tyre në regjistrat

kadastrale kanë pasur probleme.

Procedurat administrative kërkojnë kërkesa për regjistrimin e transaksioneve pronësore

që duhet t‟i paraqiteshin për konfirmimin e pagesave, tatimeve dhe taksave të tjera

komunale, të cilat duhej të paguheshin para se ato të regjistroheshin në zyrat e kadastrale.

Në këtë kohë nuk ka pasur një koordinim të këtyre organeve për kryerjen e punëve që do

t‟u kursente kohën e qytetarëve për t‟i regjistruar pronat e tyre në regjistrat kadastrale,

ngase shpeshherë këto të dhëna kadastrale ishin të pasakta, pasi një pjesë të

dokumentacionit të tyre e grabiti vetë Serbia.

Prandaj, kjo e vështirësonte identifikimin e mbrojtësve legjitim të të drejtave pronësore

dhe vente në dyshim vlerësimin e certifikatës kadastrale. Në këtë kohë nuk kishte

bashkëpunim në mes zyrave kadastrale dhe gjykatave që shpeshherë gjykata pa të drejtë i

regjistronin këto prona në pronarët e komuniteteve tjera, pa procedura dhe pa vërtetim të

fakteve.

Pas luftës, organet tona lidhur me transformimin e këtyre pronave nuk ka mundur të

eliminojë të metat e krijuara nga ish-sistemi dhe t‟i vërtetojnë të gjitha kontestet

pronësore, pasi ende qytetarët e Kosovës kanë kërkesa, për shkak të moszgjidhjes së

ankesave të cilat pretendojnë se kanë të drejtë në pronën e tyre.

Këto raste më së shumti i dedikoheshin Agjencisë Kosovare të Pronës, si pasardhës e ish-

Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Banesore, e cila nuk ka mundur të kryejë funksionin

e saj, pasi që një pjesë e këtyre kontesteve kanë ngelur të pazgjidhura, sidomos në pjesën

veriore të Mitrovicës.

Mirëpo, transformimi i këtyre komplekseve të tokave nga prona shoqërore në private ka

pakënaqësi te qytetarët e Kosovës, sidomos këto tani po reflektohen në komunën e

Malishevës, Suharekës, Deçanit, Drenasit dhe me siguri këto probleme janë të

trashëguara para vitit 1989, çka domethënë se ish- organet bashkë me komisionarët për

shfrytëzimin e marrëdhënieve pronësore, nga viti 1977 nuk janë zgjidhur.

Edhe unë pajtohem se lidhur me tjetërsimin e pronave për periudhën 1989 - 1999 ka

pasur keqpërdorime të cilat kanë qenë që të kërkohet një zgjidhje, në mënyrë që qytetarët

e Kosovës të mos dëmtohen.

Besoj që tani Qeveria e Kosovës ka krijuar mekanizma që qytetarët nëse mendojnë se u

ka shkelur e drejta pronësore, t‟i realizojnë të drejtat e tyre, qoftë me procedura

administrative apo gjyqësore. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit, deputete! Në emër të Lidhjes Demokratike është lajmëruar

deputeti Armend Zemaj.

Page 166: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

166

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryetar!

Edhe pse tash është bërë praktikë, por praktikë e keqe që asnjë nga ministrat të mos jenë

të pranishëm gjatë debateve të kërkuara nga grupet parlamentare dhe kjo tregon jo vetëm

neglizhencën, por edhe mosinteresimin për problematikat çfarëdo qofshin ato që

përballen qytetarët e vendit.

Të nderuar kolegë deputetë,

Zonja dhe zotërinj,

Ideja e spastrimit etnik dhe politikat hegjemoniste serbe të kohës së Milosheviqit ndaj

popullatës shqiptare, sidomos koncepti i spastrimit etnik, si në teori ashtu edhe në

praktikë, ku një nga këto elemente ishte edhe kolonizimi si objekt i shpërnguljes, tokat e

marra në mënyrë kundërligjore, ishin politika dhe plane kundër popullatës shqiptare jo

vetëm për ndryshimin etnik, por edhe në ato me përmasa gjenocidale, sidomos edhe në

luftën e fundit.

E gjithë kjo jo vetëm me pasoja të kohës, por këto pasoja vazhdojnë edhe sot në Kosovën

e lirë e demokratike. Por, a duhet që edhe sot e 14 vjet pas nga përfundimi i luftës,

qytetarët tanë të përballen me këto probleme dhe këto padrejtësi, të cilat fatkeqësisht kanë

marrë edhe miratimin e institucioneve tona, deri në ato edhe me vendime gjyqësore?

Unë besoj dhe në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së se institucionet shtetërore të

Kosovës dhe gjithë spektri politik i vendit, e veçmas institucionet e drejtësisë, duhet të

mbrojnë Kushtetutën e vendit dhe ligjet e saj pozitive, të cilat duhet të jenë në favor të

interesave të përgjithshme si dhe në avancimin dhe prosperitetin ekonomik të vendit tonë.

Sa i përket pikave të debatit të sotshëm dhe kërkesës, e cila me shumë të drejtë adreson

interesat e qytetarëve në shumë vende anembanë Kosovës, unë do ta theksoj një çështje e

cila ishte edhe më aktuale kohëve të fundit.

Kolegë deputetë, kohë më parë ne kishim një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës

Supreme, i cili ka miratuar kontratën e që për qytetarët e Komunës së Deçanit

konsiderohet e paligjshme, në mes të AKM-së dhe Manastirit të Deçanit, mbi faljen e

pronave të dy ndërmarrjeve publike, asaj “Apiko” dhe “Iliria”. Kjo theksohet se ka

ndodhur nga neglizhenca e institucioneve vendore, por edhe ndërkombëtare për të

respektuar ligjshmërinë dhe respektuar institucionet përkatëse, dy ndërmarrje publike dhe

Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Shoqëria civile, qytetarët e Deçanit, subjektet politike, kanë kundërshtuar këtë vendim si

të padrejtë, mendojnë se është i paligjshëm dhe i imponuar politikisht, duke qenë vendim

që pengon zhvillimin ekonomik të asaj komune dhe duke penguar të ardhmen e jetës së

qytetarëve të Deçanit.

Kolegë deputetë,

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Page 167: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

167

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon që këto kërkesa t‟i

adresohen Qeverisë dhe të merren seriozisht, të debatohen në mënyrën ligjore dhe

institucionale edhe me faktorin vendës dhe faktorin ndërkombëtar.

Ne duhet këto rekomandime t‟i harmonizojmë me qëndrimet që të jenë në harmoni me

Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe të mos kemi asnjë kundërthënie, por të kemi

legjislacion kompakt i cili pa marrë parasysh imponimet nga brenda dhe nga jashtë, këto

çështje duhet të rregullohen. Përndryshe, ne do të kemi pakënaqësi të vazhdueshme të

qytetarëve, të cilët edhe më parë kanë bërë në format ligjore dhe demokratike.

Faleminderit shumë!

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: I nderuar kryetar,

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Një prej aspekteve më brutale të pushtimit të Kosovës nga Serbia, krah për krah me

dhunën ndaj shqiptarëve ishte tjetërsimi sistematik i pronës publike dhe shoqërore në

Kosovë.

Gjatë pushtimeve të mëhershme, para Luftës së Dytë Botërore ky tjetërsim ishte më i

përqendruar në tjetërsimin e pronës private, duke u shpronësuar tokat e dhjetëra mijëra

shqiptarë. Sipas fakteve historike dihet fare mirë se vetëm në mes dy luftërave botërore,

sistemi shtypës i Serbisë mbretërore tjetërsoi dhe uzurpoi 135 mijë hektarë të shqiptarëve

në Kosovës.

Një pjesë e kësaj prone të tjetërsuar iu dha padrejtësisht mijëra kolonëve të sjellë serb,

kurse një pjesë tjetër u mbajt nga shteti i Serbisë. Kurse pas suprimimit të autonomisë së

Kosovës nga Serbia, në mars të vitit 1989, në vendin tonë filloi një shfrytëzim i egër i

pasurisë publike, prej të cilës qytetarët shqiptarë u përjashtuan plotësisht.

Në njërën anë ndodhte deindustrializimi i Kosovës duke e shndërruar vendin tonë vetëm

në burim të lëndëve të para të eksploatuara, si dhe duke e shpërngulur në Serbi shumicën

e rrjetit të industrive përpunuese. Në këtë mënyrë Serbia e shndërroi Kosovën në koloni

klasike ekonomike, përveçse në një vend që e mbante nën okupim të dhunshëm dhe me

aparat represiv sistematik, kurse në anën tjetër, kompanitë publike të Kosovës i degradoi

në degë të kompanive të profilit të njëjtë në Serbi.

Prandaj, mund të thuhet se ajo që po i ndodhte Kosovës gjatë kësaj kohe politikisht dhe

konstitucionalisht në raport me Serbinë e njëjta vlente edhe për ndërmarrjet tona publike

dhe për ekonominë në përgjithësi në raport me ekonominë serbe.

Në vitin 1999, në vend që Kosova ta fitonte vetëvendosjen, statusi i saj u ngri, prandaj

nuk ndodhi procesi më i rëndësishëm ekonomik, që është pjesë e çdo lufte çlirimtare të

vërtetë e ky është procesi i dekolonizimit prej Serbisë.

Page 168: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

168

Dekolonizimi e definon pronësinë e publikut mbi pasurinë e përbashkët, shkëputet çdo

lidhje pronësore ndaj pasurisë në mes vendit të çliruar dhe pushtuesit. Vendit pushtues i

mohohet kategorikisht çfarëdo vendimmarrjeje apo pronësie mbi pasurinë e uzurpuar dhe

të keqpërdorur të vendit të pushtuar. Pikërisht, për shkak se nuk jemi dekolonizuar

paraprakisht, vendimet e Serbisë të Milosheviqit, që e kanë tjetërsuar pasurinë tonë të

përbashkët, ende kanë efekte konkrete juridike në Kosovë, 5 vjet pas shpalljes së

Pavarësisë si dhe 14 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Këtu tashmë u përmend disa herë çështja e pronave të uzurpuara publike në Manastirin e

Deçanit, sipas një vendimit të Parlamentit serb në kohën e Sllobodan Milosheviqit. Por e

njëjta mund të thuhet edhe për tjetërsimin e pronës së Universitetit të Prishtinës, si dhe

fillimin e ndërtimit të një kishe ortodokse aty brenda hapësirës së uzurpuar të

Universitetit të Prishtinës, jo një kishë e mesjetës, por një kishë e viteve të „90-ta.

Dhe, a nuk qëndron e njëjta logjikë edhe me „Trepçën“, me ndërmarrjen tonë, në

gjigantin ekonomik të Kosovës, dikur. Tash Kosovës po i kërkohet t‟i bartë pasojat

financiare në formë të borxhit të jashtëm, për shkak të kolonizimit të egër të kohës së

Milosheviqit.

Pas ardhjes së UNMIK-ut në Kosovë u pat vendosur nga administrata e OKB-së, që ishin

të paimplementueshme të gjitha ligjet të cilat ishin me karakter diskriminues, sidomos

pas suprimimit të autonomisë së Kosovës. Përderisa shumë nga ligjet e Serbisë të viteve

90-të janë shpallur diskriminuese dhe të pavlefshme, nuk ka ndodhur e njëjta gjë edhe me

vendimet e ndryshme të institucioneve të Serbisë, qoftë kjo Qeveria e Serbisë apo

Parlamenti i Serbisë.

Pyetja që do të shtrohet është: A është diskriminues vendimi i Serbisë i vitit 1997, që

Manastirit të Deçanit t‟i kalohet pronësia e ndërmarrjeve tona publike? Nuk ka dyshim se

vendime të tilla janë diskriminuese dhe uzurpuese.

Ajo që vërehet në këto vendime të Serbisë për tjetërsimin e pronës publike, është se disa

prej këtyre vendimeve Serbia i ka ambalazhuar me vellon e fesë dhe mendoj që bashkësia

ndërkombëtare ka rënë pre e kësaj lajthitje. Në emër të asaj se çështjet e fesë kanë një

integritet të pavarur dhe të paprekshëm, kjo ka qenë për sistemin e Milosheviqit një

mënyrë e përkryer për të kontrabanduar vendime shumë të dëmshme. Sot këto vendime

po njihen edhe prej gjykatave të EULEX-it, siç ishte rasti i fundit, që është mision i

Bashkimit Evropian në Kosovë.

Unë jam i bindur që po të kishte qenë këtu rasti i një institucioni tjetër e jo i një

institucioni fetar, siç është Manastiri i Deçanit, ky vendim nuk do të kishte ndodhur apo

do të ishte anuluar lehtësisht. Por, pikërisht se çështja ka të bëjë me një institucion të fesë,

ka si të thuash, një miratim automatik, një pranim të veprimit, pavarësisht përmbajtjes së

tij.

Page 169: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

169

Institucionet ndërkombëtare duhet ta dinë se Kisha Ortodokse me seli në Beograd,

tradicionalisht ka qenë motër e Qeverisë dhe Akademisë Serbe për ndërtimin e politikave

hegjemoniste prej së cilës ka vuajtur i gjithë rajoni ynë, por më së shumti kombi shqiptar.

Kjo ka krijuar një situatë vërtet të çuditshme dhe paradoksale, me ç‟rast ne me Kushtetutë

definohemi si shtet sekular, kurse statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë është

absolut mbi institucionet, mbi gjykatat tona, si dhe mbi shtetin e Kosovës.

Ne kurrë nuk do të jemi shtet tamam i pavarur, pa u shfuqizuar të gjitha vendimet e

Serbisë në Kosovë, e sidomos ato gjatë viteve të „90-ta, pavarësisht se me çfarë

mbështjellësi janë paketuar ato, qoftë edhe me mbështjellësin fetar. Vendime të tilla si ky

i EULEX-it për të njohur uzurpimin e pronave nga Manastiri i Deçanit, mendoj se është

një politikë që po e bën Kosovën “Metohi”.

KRYETARI: Time Kadrijaj, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Tjetërsimi i pronës publike dhe shoqërore nga regjimi i Milosheviqit, përmes masave të

dhunshme ka qenë një dukuri, që është bërë në mes të vitit 1989-1999. Një dukuri e tillë

është bërë edhe për ndërmarrjet Apiko dhe Iliria në Deçan.

Manastiri i Deçanit posedon me pronë të paluajtshme në sipërfaqe prej rreth 52 hektarësh,

kjo në bazë të aerofotografimit të vitit 1983, i cili është fuqizuar në vitin 1990, me të cilin

rast Manastiri e ka pranuar këtë gjendje dhe i ka nënshkruar fletëregjistrimet e

aerofotografimit. Pra, në atë kohë, nuk ka pasur pretendime tjera dhe këtë sipërfaqe

posedon dhe shfrytëzon pa kurrfarë problemi dhe askush nuk ia konteston.

Në vitin 1993, së pari Ndërmarrja hoteliere “Slloga” nga Prishtina, në kuadër të së cilës

ka qenë i integruar në mënyrë të dhunshme edhe hoteli i Deçanit me kontratë mbi falje

numër 1235, ia fal Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit paluajtshmërinë e hotelit të

Deçanit, me të gjitha objektet përcjellëse, gjegjësisht gjithsej 11 hektarë 40 ari e 51

metër, kontratë e cila nuk është zbatuar asnjëherë, sepse ka qenë antiligjore edhe sipas

ligjeve të atëhershme në fuqi.

Më vonë në vitin 1997, Qeveria e Serbisë bën kontratë faljeje 04 numër 464-2914/97 me

Manastirin e Deçanit dhe ia falë ngastrat e hotelit, të cilat ia kish falur më parë edhe

“Slloga”, në sipërfaqe prej 11 hektarësh 40 arë e 51 metra, si dhe ngastrat e ndërmarrjes

“Apiko” në sipërfaqe prej 12 hektarë 5 ari e 12 metra, si dhe objektin e mermerit në

sipërfaqe prej 1 ari e 92 metra, krejtësisht 23 hektarë, 47 ari e 55 metra.

Këto kontrata nuk janë zbatuar në shërbimin kadastral asnjëherë. Pra, edhe sot e kësaj

dite paluajtshmëritë e dhuruara nga Qeveria e Serbisë me kontratë gjendet e evidentuar në

emër të ndërmarrjeve “Ilira” dhe “Apiko”.

Page 170: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

170

Pas luftës kur ndërmarrjeve në fjalë iu kontestua qasja në pronat paluajtshmëri të tyre,

ndërmarrjet paraqitën padi në Gjykatën Komunale në Deçan, për anulimin e kontratave të

faljes dhe që të vërtetohet që ndërmarrjet në fjalë janë pronarët e paluajtshmërive tani

kontestuese ku palët e paditura ishin Qeveria e Serbisë, Manastiri i Deçani dhe komuna e

Deçanit, me ç‟rast Gjykata Komunale në Deçan mbajti disa seanca dhe nxori

aktgjykimet numër 5/2000 të datës 28.6.2002 dhe 88/2001 të datës 28.6.2002 me të cilat

anulohen kontratat e faljes dhe vërtetohet se ndërmarrjet janë pronarët e paligjshmërive

kontestuese.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2003 i ka shpallur të pavlefshme të gjitha vendimet

diskriminuese të marra nga Qeveria e dhunshme e Serbisë e në këtë kohë edhe dy

kontratat e faljes së pronave të këtyre dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”. Pse kjo nuk

ndodhi edhe me këto dy ndërmarrje, pse nuk u shfuqizuan edhe këto dy vendime për këto

dy ndërmarrje?

Kuvendi Komunal i Deçanit dhe Asambleja komunale e përbërë nga të gjitha subjektet

politike çdo vit janë përballur me këtë problem nga presioni i qytetarëve dhe i këtyre dy

ndërmarrjeve. Për këtë është detyruar të organizojë seanca të jashtëzakonshme dhe nga

seancat kanë dalë me vendime që tashmë janë të njohura për tërë publikun e Kosovës.

Nuk është e vërtetë se qytetarët e Deçanit kundërshtojnë vendimet e institucioneve të

saja, qofshin gjyqësore apo të llojit tjetër, përkundrazi qytetarët e kësaj komune janë ata

që dëshirojnë të respektojnë vendimin e institucionit të shtetit tonë, dëshirojnë që të bëhet

respektimi i ligjeve të këtij shteti.

Shoqëria civile dhe subjektet politike janë duke kundërshtuar vendimet e padrejta, të

paligjshme dhe të imponuara politikisht duke qenë vendime që pengojnë zhvillimin

ekonomik të kësaj komune, duke penguar të ardhmen e jetës së qytetarëve të Deçanit.

Qytetarët e Deçanit nuk janë ata që pretendojnë tokat e Manastirit, por Manastiri është

duke pretenduar për t‟i marrë pronat të cilat do të pengojnë zhvillimin e komunës dhe

lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Asnjëherë më parë, as ndërmarrja për përpunimin e mjaltit “Apiko” dhe ajo hoteliere

“Iliria” nuk e kanë penguar dhe as që kanë qenë kërcënim për Manastirin e Deçanit, sepse

këtë manastir vendasit e konsiderojnë si vlerë të kulturës dhe monumente fetar për të

cilën brez pas brezi vetë janë përkujdesur dhe përsëri do të përkujdesen duke treguar se

edhe respektojmë vlerat kulturore të çdo populli.

Institucionet shtetërore të Kosovës, i gjithë spektri politik i vendit e veçmas institucionet

e drejtësisë duhet të mbrojnë Kushtetutën e vendit dhe ligjet e saja mos të bien pre e

ndikimeve politike dhe presioneve të ndryshme dhe pazarllëqeve që bëhen në dëm të

qytetarëve të këtij vendi e në këtë rast në dëm të qytetarëve të Deçanit. Faleminderit!

KRYETARI: Koalicioni për Kosovë të Re, nuk është këtu. Fjalën e ka kryetari i Grupit të

SLS-së, Sasha Milosavleviq.

Page 171: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

171

SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala predsedniĉe!

Poštovane koleginice i kolege,

Mi se kao Poslaniĉka grupa Samostalne liberalne stranke protivimo inicijativi da se u

Skupštini vodi ova rasprava, razlog za to je naše protivljenje neskrivena ĉinjenica da je

ova taĉka inicirana Odlukom Vrhovnog suda Kosova o vraćanju otete imovine Manastiru

visoki Deĉani.

Ovo smatramo mešanjem parlamenta u rad sudstva, atmosferu koja se time nameće

nedopustivom i opasnom.

PrenuĊenu rezoluciju i raspravu u njoj doţivljavamo kao zloupotrebu demokratskih

procesa u parlamentu.

Rezolucija ne moţe imati dejstvo zakona i ne moţe biti iznad Ustava i ne moţe vaţiti

retroaktivno. Pa je za to dokument o kome raspravljamo po svom sadrţaju bez mislen.

Jasno je da rezolucija je usmerena ka imovini srpske pravoslavne crkve i predstavlja

pokušaj odmazde njenih predlagaĉa nezadovoljnim odlukom posebnog odelenja

Vrhovnog suda Kosova oko imenovanja Deĉanskog manastira, to u voj sali svi znamo.

Ĉlan 4. stav 5. Ustava Kosova, glasi: “sudska vlast je jedinstvena i nezavisna i sprovode

nezavisni sudovi”. U zakonu o verskim slobodama, ĉlan 3. stav 3. taĉka 1. stoji:

“nepokretna imovina kao i ostali posedi srpske pravoslavne crkve, biće neprikosnoveni i

neće biti objekat eksproprijacije”. U sve obuhvatnom predlogu, za rešenje statusa Kosova

koji je izradio bivši finski predsednik Marti Ahtisari, pretoĉenom u Ustavu Kosova stoji:

“Kosovo će garantovati da pokretna i nepokretna imovina i ostala imovina srpske

pravoslavne crkve bude nepovrediva i da neće biti predmet eksproprijacije i šta je

predloţena rezolucija drugo nego pokušaj kršenja Ustava Kosova”.

Pisana je samo sa namerom da se prigrebe jeftini politiĉki poeni, potpuno neodgovorno i

pravno nepismeno. Njoj ĉak ne prethodi ni bar formalna analiza o kojoj se i kojoj se, i

koliko imovini radi i kakve posledice ona imala. U potpunom neskladu sa Zakonom

Kosova, pravno i u praksi ne primenljiva imala bih meĊutim jedno drugo znaĉenje. Njeno

usvajanje znaĉilo bi da Ustav i zakoni Kosova nisu dovoljna garancija za proklamovanje i

garantovanje prava pojedinih graĊana Kosova. O imovini u normalnoj i civilizovanoj

zemlji, odluĉuju sudovi slobodno i nezavisno na osnovu zakona i ustava a ne politiĉkih

pamfleta i neustavnih rezolucija.

U nerazvijenim ekonomijama i u periodima krize, najlakše je ali najneodgovornije

optuţiti nekog da je krivac za tuĊu nemaštinu nezadovoljstvo. To je poštovanje

koleginice i kolege jako opasna poruka koje sveštenstvu i vernicima srpske pravoslavne

crkve moţe naneti dodatne neprijatnosti koji su ranije od ekstremista ĉesto i doţivljavali.

Uveren sam da ovaj Dom ima zrelosti da prepozna nameru ovakve rezolucije i njenim

odbijanjem, pošalje poruku svim graĊanima da imovina garantovana i da se njome bave

sudovi koji su u svom radu nezavisni.

Page 172: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

172

Pozivam vas da ovaj predlog odbijemo jer je direktno usmeren protiv interesa srpskog

zajednice i kao takav, neće biti potrebno, neće im dobiti potrebnu podršku manjinskih

stranaka, ipak mislim da bi bilo jako dobro kada bi kao odgovorni ljudi Kosova,

njegovim odbijanjem poslali poruku da većina razume osetljivost manjine prilikom

pokušaja otimanja Ustavom zagarantovanih prava, tako bi u periodu kada nam treba

dodatni iskorak u poboljšanju odnosa, poslali dobar signal da je parlament nije mesto gde

se ĉuvaju ili otimaju prava zajednica već mesto sa koga se ureĊuju sistem koji

omogućava bolji ţivot svima. Hvala!

KRYETARI: Albulena Haxhiu e ka fjalën

ALBULENA HAXHIU: Faleminderit, kryetar!

Dua të ndalem pak te sqarimi i pikave të Rezolutës të Lëvizjes “Vetëvendosje”. U tha

këtu disa herë që duhet të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,

mirëpo Komisioni për Legjislacion tashmë ka shqyrtuar këtë rezolutë dhe ka konstatuar

unanimisht që as njëra prej pikave të paraqitura në këtë rezolutë nuk bie ndesh me

Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Rezoluta e Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk ka për qëllim shpalljen e pavlefshmërisë

absolute të kontratave që kanë karakter publik. Pra, me këtë rezolutë nuk synohet

pavlefshmëria e kontratave që ishin lidhur në mes të subjekteve të ndryshme publike dhe

personave fizik, respektivisht qytetarëve. Në asnjë mënyrë, nuk mund të vijë te ndonjë

shpronësim i pronës private, ngase dispozitat e Rezolutës në pikën 1 e qartësojnë mirë se

pavlefshmëria shtrihet në kontratat me karakter publik që ishin të lidhura në mes të

subjekteve publike juridike.

Për më tej, në përmbajtjen e rezolutës specifikohet mjaft qartë se kush bie në rrethin e

subjekteve publike juridike. Këtu përfshihen ndërmarrjet shoqërore që njiheshin si

organizatat të punës së bashkuar, në cilësinë e personave civilë, bashkësitë fetare, partitë

politike, sindikatat, shoqatat e ndryshme joqeveritare.

Rezoluta synon që në aspekt kohor të kufizojë pavlefshmërinë e kontratave me karakter

publik për periudhën nga 22 mars 1989 e deri më 10 qershor 1999.

Pra, në kuptimin e kësaj rezolute, të gjitha kontratat publike të lidhura brenda periudhës

së cekur do të konsiderohen absolutisht të pavlefshme dhe nuk do të duhej të prodhonin

asnjë efekt juridik. Pra, këto kontrata në asnjë mënyrë nuk mund të paraqesin titullin

juridik për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi objektin apo lëndën që e përfshin këto

kontrata. Mirëpo, kur jemi tek lënda e kontratës, duhet përmendur se Rezoluta e

specifikon edhe çështjen e lëndës së kontratave, ngase në pikën 1 të Rezolutës ceket se do

të prishen kontratat që kanë për qëllim tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore.

Kjo Rezolutë nuk shtrin ndikimin juridik për transaksionet në mes të personave civil të

përfshirë në definimin e termit subjekt publik-juridik. Për shembull Rezoluta nuk ka për

qëllim prishjen e ndonjë kontrate të lidhur në mes të bashkësisë fetare dhe një sindikatë.

Rezoluta strikt koncentrohet për kontratat që kanë për qëllim tjetërsimin e pronës publike

Page 173: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

173

dhe shoqërore që paraqitet si lëndë e kontratës, qoftë asaj të shitjes, dhurimit apo edhe

këmbimit.

Në anën tjetër, kur jemi tek aspekti kohor i përfshirjes së kontratave, vlen të theksohet se

datat 22 mars 1989 e deri më 10 qershor 1999 janë të përputhshme me datat e shfuqizimit

të legjislacionit të Serbisë që shtrinte efekt edhe për territorin e Kosovës, e që ishte bërë

me nxjerrjen e Rregullores së UNMIK-ut 1999/1 e amendamentuar me Rregulloren

1999/24.

Sipas këtij rregullimi të përfshirë me këto rregullore të UNMIK-ut theksohet se të gjitha

ligjet e miratuara pas 22 mars 1989 nuk do të jenë të zbatueshme në territorin e

Republikës së Kosovës. Një përjashtim është bërë, që legjislacioni i miratuar pas kësaj

date do të jetë i zbatueshëm vetëm nëse përmbajtja e ligjit nuk është diskriminuese dhe

nëse nuk është në kundërshtim me standardet e theksuara në Seksionin 2 të Rregullores së

UNMIK-ut.

Në pikën 3 të rezolutës është theksuar se me miratimin e saj, statusi i pronës shoqërore i

tjetërsuar me kontratat me karakter publik, pronës do t‟i kthehet statusi që kishte para

datës 22 mars 1989. Me këtë nuk aludohet që prona e tillë të organizohet sipas

legjislacionit që ishte në fuqi, por që në aspektin e së drejtës së pronësisë, e drejta e

pronësisë t'i njihet titullarit, pra ndërmarrjes shoqërore-publike që e kishte në pronësi në

kohën para 22 marsit 1989.

Me këtë rezolutë nuk bie deri te cenimi i statusit të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore të

përkufizuara me Ligjin për ndërmarrjet publike dhe si për ndërmarrjet shoqërore të

përkufizuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12 mbi themelimin e Agjencisë

Kosovare të Mirëbesimit. Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Goran Marinkoviq e ka fjalën.

GORAN MARINKOVIĆ: Hvala predsedniĉe!

Kada govorimo o ovoj temi, moramo da se vratimo malo i u prošlosti i da sagledamo i

pratimo ĉinjenice zašto i koji su razlozi koji su nas doveli, naveli da govorimo o temi kao

što je otuĊivanje javne i društvene imovine.

Likvidacija privatne imovine poperizacije njenih titulara ukljuĉujući i sve verske

zajednice, kao i srpske pravoslavne crkve, sistematski je sprovedena u drugoj Jugoslaviji

u periodu od 1944.godine, do 1958. godine. Putem niza kaznenih imovinskih zakona,

drugih propisa, administrativnih mera, bez naknade i sa propisanom nikad isplaćenom

naknadom.

Nacionalizacijom 1946.godine, 1948. i 1958. godine, pogoĊena je privatna imovina,

imovina crkava i verskih zajednica, tako da je u tom periodu sva imovina preduzeće i

firme koje su osnivaĉi bili verske zajednice, prešli u drţavnu svojinu.

Poštovano gospodo poslanici,

Page 174: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

174

Zakon o ograrnoj reformi iz 1946. godine, i njegovim sprovoĊenjem, Srpskoj

pravoslavnoj crkvi oduzeto je 70 hiljada hektara plodnog zemljišta i 1181 graĊevinski

objekat kao i još mnogo ostalih dobara koje tada bilo upisano u katastarske knjige, na ima

srpske pravoslavne crkve. Na sve ove, daću neke primere koje se odnose na

eksproprijaciji imovine Srpske pravoslavne crkve na Kosovu.

Pećkoj Patrijaršiji rešenjem oglasnog odbora, odeljenje za agrarnu reformu i kolonizaciju

od 20.12.1946.godine, oduzeto je 223 hektara obradive zemlje i 570 hektara šuma. U

prkos ţalbi koju je uloţila Uprava manastira, oblasni sudija to njihovu ţalbu odbio kao

neosnovano. Manastiru Visoki Deĉani, oduzeto je 793. hektara plodnog zemljišta i šuma

kao i ostala prateća imovina, meĊu kojima je bila i kuća sa elektriĉnom centralom koji je

manastir Deĉani izgradio od svojih sredstava za ţitelje Deĉana kao i još mnogo

nepokretne i pokretne imovine.

Isto i Manastir Visoki Deĉane uloţio ţalbu na presudu ali je ona isto odbijena i moram

priznati po spisima koji govori o tom vremenu, otimaĉina ljudi koji su tada radili bili su

to vredni, tako da je oblasti i Agrarni sud u Prizrenu istog dana potvrdio tu istu presudu.

Kada govorimo o tom veoma sramnom vremenu, otimaĉine i privatne i crkvenih imovine,

da ironija bude veća svi manastiri na Kosovu i šire pa i manastir Visoki Deĉani nije

mogao da bira koji će parcelu da zadrţi. Tako da je manastiru dodeljeno od 30 hektara

zemlje gde je uraĉunato i 15 hektara zemlje u Istinicu kod Deĉana, gde su tada već

meštani napravili svoje kuće.

Poštovani poslanici,

Ali da apsurd bude veći a šteta još teţa, u sredini Manastirskog kompleksa dodeljeno je

zemljište od jednog hektara tada visokom funkcioneru koji po nacionalnosti, a ja se

izvinjavam ali moram da kaţem bio je Albanac, a gde je njegova porodica 1969.godine,

prodala tu istu zemlju po veoma visokoj ceni ponovo Manastiru u Visoki Deĉani.

Poštovani gospodo poslanici

Kada govorimo o restruciju oduzete imovine, moramo da se pozovemo i na Ustav

Kosova, u ĉlanu 46. taĉka 1., koji govori i garantuje pravo na imovinu, a isti ĉlan 46.

taĉka 4. govori da je neko delo sporno a koje se tiĉu eksproprijacije odluĉi nadleţni sud

na Kosovu. Usvajanjem ovakve deklaracije, svi zakoni koji sada vaţe na Kosovu, bili bi

dovedeni u pitanje i ovo bi bilo direktni pokušaj rušavanjem vladavine prava i išlo bih

direktno na štetu Kosova, jer bi samo potvrdili i ovakve loše ocene o primenjivosti

zakona na Kosovu. Iz toga pozivam poslanike da ne usvajaju ovu rezoluciju i preporuke

koje iz nje proizilaze jer mislim da ne doprinose napretku Kosova i njegove evropskoj

integraciji.

KRYETARI: Faleminderit! Për replikë është lajmëruar deputeti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Zoti kryetar,

Unë desha vetëm një minutë me kolegun tonë deputet t‟i theksoj që nuk mundet ky

askush tjetër jo vetëm nga Prishtina, por as nga Beogradi as nga asnjë vend tjetër ta dijë

Page 175: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

175

situatën dhe gjendjen cila është në komunën e Deçanit dhe si është bërë transformimi i

atyre pronave. Dhe, askush nuk po kërkon as sot as në të ardhmen më shumë se sa të

respektohet Kushtetuta dhe ligjet pozitive të vendit.

Prandaj, është mirë që të jemi mirë të informuar edhe këta kolegët jo mirë po shumë mirë

jo me propaganda të së kaluarës, po me të vërtetën dhe kërkesat e qytetarëve autokton që

jetojnë me shekuj aty. Faleminderit, shumë!

KRYETARI: Shaip Muja e ka fjalën.

SHAIP MUJA: I nderuar kryetar,

Të nderuar deputetë,

Kjo është një temë e cila është ngritur po thuaj se çdo vit në Parlament lidhur me

tjetërsimin e pronës në mënyrë direkte ose indirekte ose kundërshtimin.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka pasur të vështirë të vjen në konkludim të

miratimit të një rezolute të tillë për të diskutuar, derisa nuk kemi informacione të

kompletuara mbi rregulloret e UNMIK-ut në fuqi të cilat ende janë në fuqi dhe ju kisha

përmendur Rregulloren 2002/20012 të 13 qershor të vitit 2002 ku në kapitullin II, detyrat

dhe kompetencat e Agjencisë që përshkruhen, në pikën 5.3 që quhet transformimi i

mëvonshëm i ndërmarrjeve në formë tjetër të organizatës afariste ndikon në statusin e saj

si ndërmarrje në pronësi shoqërore, vetëm nëse transformimi i tillë është bërë para datës

22 mars të vitit 1989, ose nëse është bërë më vonë, është bazuar në ligjet në fuqi dhe

është bazuar në mënyrë jo diskriminuese.

Një interpretim juridik të këtyre dhe shfuqizimit të cilit i është bërë, mandej është edhe

Rregullorja UNMIK-ut 2003/13 më 9 maj, e cila kishte pasur nevojë një konsultë juridike

më të fuqishme dhe kishim lutur Grupin Parlamentar të “Vetëvendosjes” përkundër

kërkesës që të sqarohen uzurpimet dhe pronat apo transformimet apo fetishizimet e

pronave që ne të kemi një afat kohor bashkërisht edhe me Agjencinë Kosovare të

Privatizimit ku nuk kemi një vendim të tillë i cili është njëri ndër institucionet më të

thirrura edhe si organ i Kuvendit, të kemi një vendim edhe nga ata në këtë komentime,

sepse ky Kuvend si organi më i lartë ligjvënës të marrë vendime të tilla, mendoj që janë

edhe të rënda, por edhe kam frikë se mos po kalojmë nga kompetencat. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Albin Kurti.

ALBIN KURTI: Faleminderit, zoti kryetar!

Në këtë vit janë bërë 4 protesta në Deçan për çështjen e 23 hektarëve të marrë nga

Manastiri i Deçanit me ç‟rast në këto 4 protesta edhe në një aktivitet të Këshillit

Organizativ ka pasur një unitet të pazakonshëm të shoqërisë civile dhe të gjitha

subjekteve politike në Deçan, gjë që gjithsesi paraqet një lajm të mirë për Kosovën

meqenëse bëhej fjalë për një unitet që ishte për të mirë dhe për drejtësi.

Çështja pse ata janë mbledhur në këto katër protesta dhe kanë protestuar, ishte një çështje

për krejt Kosovën. Tempujt fetarë janë të feve të ndryshme porse si trashëgimi kulturore

Page 176: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

176

janë të të gjithëve jo vetëm të klerit të caktuar fetar apo të fesë përkatëse. Pra, trashëgimia

kulturore është e përbashkëta e gjithë neve dhe është e përbashkëta jonë për historinë, për

popullin, por edhe për brezat e ardhshëm.

Shqiptarët gjithmonë kanë pasur bashkëveprim e bashkëpunim ndërfetar e jo thjeshtë

tolerancë ndër fetare që konsiderohet sukses i madh gjetiu nëpër botë.

Ne e dimë se si shpesh burokratë të ndryshëm ndërkombëtarë vijnë edhe na thonë: duhet

të keni tolerancë ndërfetare. Ne s‟kemi tolerancë ndërfetare se ne kemi bashkëpunim

ndërfetar. Pra, për ata është sukses toleranca, ndërkohë që ne këtë e kemi tejkaluar pa

qenë asnjëherë në të. Mos të harrojmë që toleranca e ka një esencë negative, kur dikush

dikujt i thotë që unë të toleroj ty, kjo do të thotë që në fakt unë do të duhej të të toleroj ty,

por t‟i duhesh të jesh mirënjohës se falënderues që po të toleroj.

Prandaj, tek fetë që i kanë shqiptarët nuk kemi pasur tolerancë, por kemi pasur shumë më

tepër se kaq në aspektin cilësor, bashkëpunim e bashkëveprim ndërfetar.

Në këtë aspekt pra do të mund të themi se shqiptarët janë para botës dhe nëse ka shumë

gjera në të cilën ne duhet ta ndjekim botën, kjo është një çështje në të cilën bota do të

duhej të na ndjekë neve shqiptarëve si komb me qenë se kemi këtë bashkëpunim e

bashkëveprim ndërfetar.

Deçani është komuna më e shkatërruar gjatë luftës, dje, nuk ka një komunë tjetër në

Kosovë që ka kaq shumë shtëpi të djegura e shkatërruara e të rrënuara nga të gjitha

komunat e Kosovës. Por, në të njëjtën kohë, Deçani është edhe komuna me papunësinë

më të lartë në Kosovë. E vetmja shans për Deçanin është turizmi dhe blegtoria dhe ata

janë në disfavor të tmerrshëm me qenë se bjeshkët u janë djegur për bindjen time për t‟u

shitur lirë dhe këto ndërmarrje pra bletaria “Apiko” dhe pushimorja “Iliria” u bllokuan

brenda zonës së veçantë. Pa bjeshkët edhe pa këto ndërmarrje publike nuk ka shans

Deçani.

Manastiri i Deçanit e ka oborrin e vet dhe unë jam dakord që duhet të ketë ca tokë që i

nevojitet për punë dhe jetesë priftërinjve aty, mirëpo jo kjo të jetë në llogari të popullsisë

lokale. Në fund të fundit unë kuptoj që ata priftërinj që janë në Manastir të Deçanit kanë

nevojë për 3 hektarë, 4 hektarë e kështu me radhë, po çka i duhen 1 000 hektarë, çka do

bëjnë ata priftërinj aty me 1000 hektarë? Ajo është tepër shumë për ata tepër pak njerëz

që jetojnë e banojnë aty.

Xhamia, kisha, manastiri, sinagoga, teqeja dhe tempujt të tjerë fetarë besoj që duhet të

jenë të përqendruar në aspektin shpirtëror e hyjnor të jetës dhe gjithësisë, të kenë pikë

vështrim vertikal e jo horizontal në materialitetin e botës si puna e tokës dhe e pasurive.

Pra, priftërinjtë, hoxhallarët le të orientohen kah Zoti vertikalisht në aspektin shpirtëror

me probleme metafizike të jetës, gjithësisë, qenies e kështu me radhë e jo të na flasin për

vullgaritetin material horizontal të botës për më shumë prona, për më shumë pasuri, sepse

për këtë gjë janë njerëzit e tjerë të cilët diskutojnë në institucione shtetërore, në jetën

shoqërore, në marrëdhëniet e tyre ekonomike e kështu me radhë.

Page 177: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

177

Prandaj, unë ju bëjë thirrje priftërinjve të Manastirit të Deçanit që të heqin dorë prej

kërkesave për tokë e pasuri, kjo nuk është aspak një kërkesë le të themi fetare dhe që

konsiston në hyjnoren, në të përtejmen, në universalen e kështu me radhë.

Problemi i këtyre 23 hektarëve ka histori, së pari me vendimet e regjimit të Milosheviqit

në vitet 1993 dhe 1997 e së dyti me vendimet ekzekutive të UNMIK-ut 2000/3 të Bernar

Kushnerit dhe 2005/5 të Soren Jesen Petersenit.

Ne kemi besuar që pas shpalljes së pavarësisë do të kemi ndërprerje të kësaj padrejtësie

dhe çrrënjosje të saj e jo sforcim të saj siç ishte rasti në Gjykatën Supreme. Por, mbasi ky

është edhe dallimi midis pavarësisë me vetëvendosje dhe pa vetëvendosje, pavarësia pa

vetëvendosje është kjo e jona nominale, formale, emri i ri me të cilin u pagëzuam

Republika e Kosovës, por nuk e ka vendvendosjen brenda në zemër të së cilës është

dekolonizimi. Kur e ka fituar pavarësinë me vetëvendosje Algjeria prej Francës, 1/5 e

tapive në Algjeri kanë qenë sërish të francezëve, por është dashur të ndodhë dekolonizimi

në mënyrë që pavarësia ta fitojë substancën e mos të jetë veç në emër. Po them pavarësia

pa vetëvendosje është pavarësi pa dekolonizim dhe rrjedhimisht shumë prej problemeve

të mëhershme janë duke u bartur edhe sot e kësaj dite.

Nuk mendoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës i organi më i lartë në këtë Republikën

tonë parlamentare duhet të jetë le të themi hezitues, ngurues se me veprime tona kë po e

lëndojmë apo çfarë nuk po respektojmë, sepse në fund të fundit nëse e kemi qëllimin e

mirë mund të bëjmë ndonjë gabim eventual, por ato do t‟i korrigjojmë gjatë ecjes tonë. E

në këtë rast mendojmë që e kem edhe qëllimin e mirë edhe s‟jemi duke bërë asnjë gabim

të vetëm.

Prandaj, ju ftoj të gjithëve që ta votoni mocionin e sotëm për këtë çështje. Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Halit Krasniqi e ka fjalën.

HALIT KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuara deputete dhe të nderuar deputetë,

Ngritja e ndonjë çështje nga Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” më nxiti kërshërinë

dhe zilinë së bashku me simpatinë e përmbajtjes së temës, por jo gjithnjë edhe qasja ndaj

saj.

Është një çështje shumë e rëndësishme dhe një temë jashtëzakonisht përmbajtësore dhe e

tillë çfarë e preokupon këtë brez dhe brezat e tjerë të cilët kanë përjetuar përvetësimin e

pronës publike dhe shoqërore të këtij vendi.

Kufijtë e caktuar prej datës 22 mars deri më 10 qershor ‟99, edhe kanë një kuptim, por

nuk e përfshinë në plotëni temën.

Ne e dimë që nga 45 e këndej përvetësimi i pronës shoqërore, publike dhe asaj private

është bërë vazhdimisht, por edhe këtu nëse ndalemi nuk e kemi trajtuar në nivel temën,

por nuk kemi kompetenca se jo vetëm atë të 22-tës, por kemi edhe 645 fshatra që janë

Page 178: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

178

pastruar etnikisht nga vendbanimet e tyre në Serbi dhe pastaj është përvetësuar prona

publike dhe shoqërore dhe ajo private në tërësi.

Dhe, në rast se neve nuk fokusohemi në tërësi të këtyre përvetësimeve dhe të kësaj

padrejtësie, e kemi lënduar temën dhe nuk i jemi qasur seriozisht, kështu që neve kemi

dëgjuar për eksproprijim që gjithnjë edhe nuk është bërë, kemi dëgjuar edhe për format

tjera të cilat ndoshta kanë qenë në letër, por kurrë nuk janë bërë veprime juridike. Për

këtë arsye, për të qenë kompetent edhe për të qenë në nivel të temës për të mos e lënduar

atë, është mirë që një konsultë e përbashkët, me një vullnet të mirë, në qoftë se jo nga të

gjitha grupet, nga ato pjesë brenda grupeve që kanë vullnetin për t‟i harmonizuar

qëndrimet, e kisha lutur propozuesin që ta bëjë në mbledhje të ardhshme. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Alma Lama e ka fjalën.

ALMA LAMA: Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar deputetë,

Serbia ka grabitur Kosovën për një shekull, që kur bëri aneksimin e saj me 1913. Me zjarr

e hekur e ka mbajtur këtë vend dhe është munduar ta shndërrojë strukturën etnike, të

përzejë shqiptarët, të grabisë sa të mundet pasuritë natyrore.

Kisha serbe jo vetëm po përvetëson në mënyre të paligjshme tokat përreth Manastirit të

Deçanit dhe unë në fakt shtroj pyetjen se çfarë i duhen tokat një kishe, përveçse për

qëllime politike, dhe më vjen keq por ky është një mentalitet mesjetar, por kisha serbe në

bashkëpunim me politikën serbe, ka përvetësuar edhe vetë Manastirin e Deçanit.

Ky manastir nuk i përket arkitekturës ortodokse serbe dhe studiuesit e kanë vërtetuar me

kohë këtë, por është marrë në mënyrë perfide. Sot për shembull nuk lejon studiuesit jo

serbë të shkojnë për të bërë ndonjë studim, pikërisht nga frika se këto studime do të

rrëzonin mitet e ngritura nga kisha serbe. Edhe kisha të tjera, janë grabitur dhe janë futur

tashmë në listën e monumenteve të mbrojtura dhe në një farë pronësie të kishës serbe,

edhe pse këto pasuri shpirtërore të Kosovës.

Kisha e Korishës, në mal për shembull, apo Manastiri i Sokolicës, i ndërtuar në tokat e

Isa Boletinit, janë dëshmi e një manipulimi të shëmtuar historik e kulturor.

Siç thotë Aristoteli, e kam mik Platonin, po më mik kam të vërtetën, edhe unë

personalisht e kam mik më shumë të vërtetën se sa politikën dhe, edhe pse kjo mund t'i

dhemb dikujt. Dhe e vërteta është se kisha serbe është ngritur mbi manipulimin e

historisë së Kosovës dhe duke manipuluar shpirtin e vet popullit serb.

Kështu që komuniteti serb nuk ka pse të ndjehet i goditur, siç u tha këtu, kur dikush thotë

të vërtetën se si shteti serb ka grabitur pronat e këtij vendi, se si ka vjedhur pensionet dhe

kursimet, ka bërë rrafsh Kosovën duke shkatërruar 300 mijë shtëpi, dhe si po bën

përpjekje për të vjedhur edhe tani, por duhet të gjejnë forcë e të kërkojnë falje për

fashizmin 100-vjeçar ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Page 179: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

179

Në rast se këtë kërkim-falje nuk e bën dot Beogradi, sepse nuk e ndjen që ka bërë faj, se

paku le të distancohen serbët e Kosovës, të cilët në mënyrë të privilegjuar janë edhe pjesë

e këtij Kuvendi. Askush të mos na shesë përralla këtu për të drejtat e njeriut, sepse e

gjithë bota e di se çfarë mendon Serbia për të drejtat e njeriut. Faleminderit!

KRYETARI: E ka fjalën Visar Ymeri.

VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!

Dua ta shfrytëzoj rastin këtu që të flas si deputet për t‟iu përgjigjur mendoj unë disa

çështjeve që u ngritën nga deputetë të ndryshëm, por po filloj nga kjo që më tërhoqi

vëmendjen së pari që as Grupi Parlamentar i PDK-së, si Grup e as Grupi Parlamentar i

AKR-së pra, Koalicioni qeverisës nuk patën qëndrim të Grupit. Pra, nga PDK-ja i

dëgjuam tri qëndrimet e deputetëve, njëri i shfaqur nga zoti Shaip Muja, pastaj nga zoti

Halit Krasniqi dhe e para që ishte deputetja Justina Pula- Shiroka, por në këto asnjërën

prej tyre të paktën nuk e thanë që e kanë qëndrimin e Grupit. Dhe pastaj u kërkua që të

harmonizohen qëndrimet pra me grupet tjera, por qëndrimi i grupit të PDK-së, në këtë

rast ishte kontradiktor mendoj unë mes dy deputetëve për shkak se deputeti, zoti Shaip

Muja kërkoi që të konsultohet edhe AKM-ja, pra që të presim deri në të ardhmen ta

shtyjmë këtë çështje, ndërkohë që pastaj Halit Krasniqi, tha që të kthehemi në 1878, mos

e kam keqkuptuar, pra nuk ishte dakord me periudhën ose ta zgjaste me thellë në histori,

por që nuk po them se nuk ka të drejtë, por vetëm po them që është qëndrim kontradiktor

i Grupit. Tash me cilin Grup të merremi vesh ne për Rezolutën, pra cili është Grupi në

këtë rast te ju, se nuk po e di?

Çështja tjetër ishte se pra ju referuam prapë e dëgjuam këtë ndërhyrjen në gjyqësor, por

tash nga deputetët e SLS-së e jo nga këta të PDK-së çuditërisht dhe dua të them vetëm

një gjë që është mandat i deputetit edhe i Kuvendit në përgjithësi në demokracitë

parlamentare duke e pasur mandatin ekskluziv të ligjvënies t‟i diskutojë ligjet edhe

miratimin e tyre apo mosmiratimin e tyre. Pra, nëse bën diçka Kuvendi, Kuvendi përherë

ndërhyn në sistemin juridik të vendit përmes ligjeve apo jo, rezolutave tjera e

dokumenteve dhe akteve tjera të cilat nganjëherë kanë edhe fuqinë ligjore, pra që

vendosin rrethana të reja juridike në terren. Pra, është punë e Kuvendit të ndërhyjë në

sistemin gjyqësor. T‟i thuhet Kuvendit të mos ndërhyjë në sistemin gjyqësor, por jo në

vendimet e gjyqësisë, po flas pra, po në rregullimin juridik ligjor të jetës politike, publike

dhe shoqërore, atëherë është t‟i thuash Kuvendit që më s‟ je Kuvend, pra nga ne po

kërkohet tash e disa herë këtu në Kosovë që të mos jemi Kuvend, e nëse ne nuk jemi

Kuvend, atëherë unë nuk e di se çfarë do të mund të bëhemi, pra pse mblidhemi ne këtu,

çfarë bëjmë se tash biseda të kënaqshme nuk kemi pasur ndonjëherë dhe nuk mund të

kemi. Pra, ne mblidhemi këtu për ta bërë Kuvendin Kuvend që të miratojmë ligje, që të

miratojmë rezoluta dhe me këto pra t‟i shprehim mendimet tona, qëndrimet tona jo

unanime, por edhe të përbashkëta të shumicës së deputetëve për çështjet e caktuara, gjë

që është edhe kjo që po e diskutojmë sot, pra. Është ë një çështje e caktuar për të cilën

Kuvendi është mbledhur dhe është ftuar që ta votojë një rezolutë me të cilën do ta marrë

një vendim.

Page 180: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

180

Dhe, kjo rezolutë e tillë, e cila është prezantuar nga ne, nuk është një diçka që nuk ka

ndodhur në Kosovë. U përmend këtu, në vitin 2003, pra edhe Kuvendi i atëhershëm i

institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, e ka nxjerr një rezolutë me të cilën

anulohen të gjitha ligjet dhe vendimet diskriminuese të Milosheviqit të periudhës së pas

1989, pra pas 22 marsit 1989, dhe tash kjo rezoluta jonë është vazhdimësi e asaj për

shkak se e konkretizon atë rezolutë me një çështje të caktuar në vendimet e transformimit

ose transferimit të pronës shoqërore që është bërë gjatë asaj periudhe.

Pra u tha këtu nga deputetët e SLS-së që të mos merremi me vendime politike karshi

pronës për shkak se gjykata merret me to, por mirë transferimin e pronës pas 22 marsit të

vitit 1989, kush e ka bërë? A e kanë bërë gjykatat, a e kanë bërë sipas ligjit apo ka qenë

vendim politik i një pushteti i cili e ka okupuar dhunshëm Kosovën, që ka qenë pushteti i

Serbisë së Slobodan Milosheviqit? Pra, nëse Kuvendi sot edhe institucionet e Kosovës

refuzojnë për të ndërhyrë në ato vendime politike të cilat nuk duhet të kenë legjitimitet në

Kosovë, atëherë Kuvendi praktikisht po i ndihmon zbatimit të vendimeve të Milosheviqit,

madje, madje edhe pas vdekjes së tij, që është një lloj absurdi i llojit të vet. Pra, kur

shqiptarët e Kosovës, i gjithë populli i Kosovës, atëherë u patën organizuar në

institucionet e veta edhe politike, edhe të arsimit edhe të shëndetësisë edhe ekonomike

për ta refuzuar atë pushtim të Serbisë, përmes padëgjushmërisë qytetare e formave tjera të

zgjedhura atëherë, sot në Kosovën e pavarur dhe në Republikën e Kosovës, sot po i

zbatojmë ato vendime që i kemi kundërshtuar edhe atëherë. Pra nëse ky është progresi,

unë mendoj që e se kisha bërë ftesë- hajde të bëjmë pak regres, pra të kthehemi në anën e

kundërt, se pyetja u shtrua nga Liburni shumë mirë, pra pyetja kryesore këtu është po e

dimë të gjithë.

Kjo Republikë e Kosovës sot edhe ky Kuvend i Republikës sot a e njeh legjitimitetin

politik të Kuvendit të Kuvendit dhe Republikës së Kosovës të të „90-tave apo e njeh

legjitimitetin politik të pushtimit të Milosheviqit. Kjo është pyetja kryesore edhe në këtë

pyetje besoj unë të gjithë ne duhet të përgjigjemi, pra për qëndrimin tonë individual si

deputetë, por edhe si grupe politike që jemi këtu në Kuvend. Po cili për ne, cili pushtet

është legjitim, për shkak se nëse është pushteti legjitim ai i Republikës së Kosovës,

atëherë do ta njohin Kushtetutën e asaj Republike, referendumin gjithë popullor të

organizuar atëherë, duhet ta njohin pastaj edhe Kuvendin e asaj Republike, rrjedhimisht

do ta njohin edhe deputetin e atij Kuvendi të asaj Republike, edhe kemi këtu njërën prej

deputetëve, zotin nënkryetar Sabri Hamiti, që ka qenë në ato dy legjislatura dhe pastaj do

ta njohin natyrisht edhe përvojën e punës së sektorit të arsimit të asaj Republike, të

sektorit të shëndetësisë të asaj Republike, të Fondit të 3% që ka qenë një formë e tatimit

për një buxhet dhe të institucioneve tjera, ose në këtë anën tjetër, do t‟i njohim vendimet

e Milosheviqit siç ka bërë Gjykata ose Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme që e ka

njohur legjitimitetin e Milosheviqit për shkak se e ia ka njohur vendimin e Milosheviqit

për transferim prone edhe po e zbaton edhe sot.

Por çfarë duhet të bëjë Kosova? Kjo është pyetja për të cilën natyrisht që Kuvendi duhet

të përgjigjet dhe rezoluta jonë, nuk po them që jep përgjigje krejt të kësaj që e ngrita, por

jep përgjigje një çështje të caktuar e cila është edhe e rëndësishme tash për shkak se është

aktuale, por është edhe e rëndësishme në përgjithësi për shkak se administrimi i pronës

Page 181: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

181

është çështje shumë e rëndësishme e sovranitetit dhe këtu kemi të bëjmë drejtpërdrejti me

një çështje që do ta definojë Kosovën nëse Kosova është vend sovran apo jo, në të

ardhmen.

Pra a administrojmë pronën shoqërore publike, por edhe private, ne si Kosovë, si shtet

sovran apo do të lejojmë që këtë pronë të na e administroj dikush tjetër? Ajo fantazma e

pushtetit të Milosheviqit që po i vie vërdallë Kosovës edhe sot në këto vendime në

gjykatë.

Edhe një çështje tjetër, e përmendi edhe zoti Muja me shumë të drejtë, pra në rregulloret

e UNMIK-ut që e kanë pasur nivelin e ligjeve këtu në Kosovë, veçanërisht ajo që e

themelon Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit që është quajtur atëherë, e cila pastaj me

ligjin e kaluar në Kuvend, trashëgohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në atë

thuhet shumë qartë që asnjë transformim i pronës së ndërmarrjes shoqërore që ka

ndodhur pas 22 marsit të vitit l989, nuk do të jetë i vlefshëm, pra nuk do të pranohet, nuk

do të llogaritet si transformim i pronës. Dhe rrjedhimisht, po ashtu me atë Rregullore dhe

pastaj me tërë frymën legjislative që e mbulon procesin e privatizimit, një gjë është

shumë e qartë, prona shoqërore në Kosovë, madje është thënë edhe në Kushtetutën e

Kosovës, do të privatizohet përmes një procesi të tenderit konkurrues dhe transparent,

apo jo? Pra, këtu pyetja tash tjetër është për Gjykatën, a kanë qenë këto ndërmarrje dhe a

janë këto ndërmarrje pronë shoqërore?

Dhe nëse këto ndërmarrje janë pronë shoqërore, atëherë cili ka qenë procesi konkurrues i

tenderimit në të cilin Kisha Ortodokse Serbe e Deçanit paska fituar në privatizim, pra kur

janë hapur këto oferta të privatizimit, cila ka qenë oferta më e shtrenjtë, me gjasë paska

qenë e kishës, po cila ka qenë ajo e dyta që ta dimë për sa pare është shitur kjo pronë

edhe ku do të shkojnë ato para, a kanë shkuar në Fondin e privatizimit, për shkak se nuk

lejohet me ligj të falet prona shoqërore? Ajo duhet të shitet, tash çmimin do ta përcaktojë

edhe e ka përcaktuar, nuk e ka përcaktuar deri tash, mirë apo keq, ai proces i tenderimit,

po këtu nuk ka pasur proces të tenderimit fare , këtu nuk kemi çmim fare, këtu përfituesit

nuk do të marrin 20% se nuk kanë çka me marrë, domethënë është bërë procesi i faljes së

pronës, i cili është i kundërligjshëm me ligjet që e përmendi edhe deputeti Zemaj me

ligjet pozitive sot në Kosovës, dhe si i tillë është detyrë e këtij Kuvendi për ta vlerësuar si

të jashtëligjshëm këtë vendim të Gjykatës edhe rrjedhimisht të kërkojë që kjo gjykatë të

mos marrë ose të mos i shkel ligjet e Kosovës, për shkak se po thuhet që duhet gjykimin

ose vendimin, do ta merr përfundimtare e merr Gjykata. Dakord jam, ashtu edhe duhet

me mbet. Gjykata do ta merr, por Gjykata aq më pak ka të drejtë me i shkelë ligjet e

Kosovës.

Pra, nëse një gjykatë ose një gjykatës vepron në kundërshtim me ligjet e Kosovës, atëherë

të cilat do të jetë instanca në Kosovë e pushtetit që do të merret me këtë çështje apo do ta

lëmë që të gjithë ne të tjerët duhet t‟i nënshtrohemi ligjeve në Kosovë, përveç

gjykatëseve dhe gjykatës. A do të jetë ky rregullim shtetëror juridik të Kosovës të cilin ne

po duam ta zbatojmë? Pra edhe unë ju bëjë ftesë edhe një herë që ta votojmë këtë rezolutë

dhe përfundimisht të merremi si institucion i Kosovës me anulimin edhe pamundësimin e

zbatimin të çfarëdo vendimi diskriminues të Milosheviqit, duke e pasur parasysh që

Page 182: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

182

pushteti i Milosheviqit nuk ka qenë legjitim në Kosovë dhe në vitin 1999, në

bombardimet e NATO-së...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit, Visar! Halit Krasniqi ka kërkuar replikë.

HALIT KRASNIQI: Tani jemi në një ambient edhe në një temë të ndjeshme, e cila nuk

përjetohet njësoj edhe brenda një Grupi Parlamentar, por njësoj nuk përjetohet edhe as në

këtë Kuvend.

Ne si Grup Parlamentar nuk kemi nevojë të deklarohemi, sepse deklarimi dhe qëndrimi i

Grupit Parlamentar të PDK-së në lidhje me këtë materie, është publik, i njohur edhe nuk

ka pasur nevojë tani të thuhet këtu absolutisht. Ne që prezantuam qëndrimet tona këtu,

ishin qëndrime individuale që na kishte tërhequr përmbajtja e temës edhe menduam që të

kontribuojmë në afrimin e grupeve dhe në trajtimin e çështjes.

Në këtë çështje që trajtuam tani ne, edhe kësaj radhe themi që nuk ka pasur moment të

duhur për ta shtruar këtë çështje, sepse Grupi Parlamentar i joni është një koalicion me

grupe të tjera politike dhe politikat tona ekzekutive i manifestojmë përmes Qeverisë.

Qeveria është në bisedime për problemet kruciale dhe shumë të rëndësishme me Serbinë.

Në këtë temë dhe në këtë çështje janë duke kontribuar Bashkim Evropian dhe Stej

Departamenti Amerikan. Kështu që këtu mendoj se është momenti, që të pritet ky proces,

të rrumbullakohet dhe pastaj të trajtojmë çështje të cilat janë me interes për vendim. Por,

edhe unë mendoj që as kjo temë dhe as temat tjera të ndjeshme që na ndajnë në këtë

Parlament, por edhe më tepër që na prishin unifikimin e koalicionit, nuk do të duhej t‟i

trajtonim të paktën...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Shaip Muja, replikë.

SHAIP MUJA: Nuk është shumë replikë sa është edhe sqarim, zoti kryetar lidhur me atë

kërkesën që unë e kërkova, por siç edhe replikë, sepse Grupi Parlamentar i

“Vetëvendosjes” nuk mund të avokojë për Partinë Demokratike se s‟i plotëson kushtet,

por edhe kur thirret në Kushtetutë, kur thirret në njohjen e institucioneve, tash për ironi,

Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk e njohin “Vetëvendosja”. Unë kërkova që kjo

përmbajtje e kësaj rezolutës të jetë më e kompletuar, më e analizuar më e kompresuar dhe

të ketë bazë, një bazë juridike ku thirremi në shumë pika të cilat ekzistojnë në disa

rregullore, të cilat nuk janë të interpretuar. Prandaj, ne nuk jemi duke kundërshtuar një

diçka që vërteton ligjshmërinë, por jemi duke kërkuar kohë e cila nevojitet për ta

plotësuar një vendim i cili ne si ligjvënës nëse edhe e votojmë, të kemi një votë parimore

të qëndrueshme dhe e cila do të zë vend, por jo vetëm sa të bisedojmë për çështje të cilat

është e vërtetë ajo që Serbia dhe pushteti serb ka marrë shumë prona të Kosovës, ka

tjetërsuar në forma të ndryshme, mirëpo ne nuk mundemi për një debat të tillë të vijmë në

përfundim që t‟i sqarojmë të gjitha. Prandaj, edhe sot kërkoj që ky debat nuk mund ta

Page 183: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

183

marrë edhe votimin se shihet që as grupi “Vetëvendosja” nuk është komplet, asnjëri grup

parlamentar nuk është i kompletuar për ta votuar dhe kërkoj që ta spostojmë këtë.

Zonja Alma më ka fascionuar kur ka fol që kjo nga Fushë-Kruja e ka kuptuar edhe

çështjen sa e madhe është historia kështu. Faleminderit!

KRYETARI: Alma Lama e ka fjalën.

ALMA LAMA: Faleminderit, zoti kryetar!

Thjesht dua t‟i tregoj deputetit Muja dhe ndonjë tjetri që Fushë-Kruja është nga ato vende

që ka pritur më së mirë qytetarët e Kosovës dhe unë kam edhe miq familjar atje, janë

pjesë madje familjes sime. Po ajo që dua t‟ ju them ju zoti Muja është që po të isha unë

ndoshta nga Kragujevci, ju do të ndiheshit më mirë. Faleminderit!

KRYETARI: Shaip, po ta jap fjalën, po mos e bëj pazar Kuvendin!

SHAIP MUJA: Unë nuk e bëj pazar, por as ju nuk jeni pronar, zoti kryetar, të lutem.

Unë se me kënd ndihem më mirë, kjo është çështje të cilën mundohet zonja Alma për ta

identifikuar vetveten. Prandaj, mua nuk ka nevojë të më tregoj për çështjen se ku ndihem

unë dhe me kënd ndihem unë, unë ndihem me çdo person, më mirë që është person, por

jo për ata që fetishizojnë vlera. Faleminderit!

KRYETARI: Urdhëro, Alma, e ke fjalën, një minutë.

ALMA LAMA: Faleminderit, shumë zoti kryetar!

Dua t‟i them secili nga deputetët e këtushëm që mua jo vetëm që s‟më mungon

legjitimiteti kombëtar siç po do ta paraqesë zoti Muja, po as legjitimiteti demokratik,

sepse unë nuk kam ardhur nga votat e vjedhura në këtë Kuvend, siç mund të ketë ardhur

ai. Faleminderit!

KRYETARI: Time Kadrijaj, replikë.

TIME KADRIJAJ: Jo replikë veç i kisha lutur gjithë deputetët këtu t‟i kontribuojnë

debatit të mirëfilltë e jo të merren me çështje private me u gjuajt prej replike në replikë se

s‟është në rregull se nuk është tema me u gjuajt prej replike në replikë, është turp.

KRYETARI: Nënkryetari Sabri Hamiti e ka fjalën.

SABRI HAMITI: Faleminderit, zoti kryetar!

I mirëpres vërejtjet e deputetëve për Qeverinë. Për vërejtjet pse nuk është Qeveria këtu,

sidomos dy ministritë, të cilave u takon kjo. Po e artikuloj fuqishëm vërejtjen personale

për vetë deputetët. Le të numërojnë sa janë këtu dhe i pyes ku i kanë shefat e grupeve

parlamentare PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja edhe AKR-ja ka qenë këtu, por zëri s‟i është

dëgjuar. Kështu që, të jemi të qartë! Le të këqyrin sa janë sovranë vetë, sa vendosin vetë,

sa kanë interesim vetë. Të njëjtën kohë ta bëjnë të njëjtën pyetje për Qeverinë. Vërejtja

është e dyanshme.

Page 184: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

184

Atëherë, këtu e kemi një çështje që e ka ngrehur Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes”. Ju

e patë që diskutimet ishin kryesisht të Grupit “Vetëvendosje”, me një shtim të vogël të

tjerëve, më shumë për t‟u ngatërruar e për të bërë pyetje sesa për të zgjidhur problem.

Problemi është shumë i rëndësishëm dhe mund të ju them që ka qenë i rëndësishëm në të

dy deceniet e kaluara.

Zoti Ymeri ma përmendi emrin, unë s‟po ta përmend as për të bërë replikë se nuk jam i

interesuar, por veç për ta rimarrë atë që e the ti. Po zoti, Ymeri dhe deputetë, kolegë të

tashëm, dhe i përshëndet kolegët e atëhershëm.

Të gjitha vendimet që i ka marrë Kuvendi i Republikës së Kosovës, se i tillë është quajtur

në vitet e „90-ta, i përkrah dhe kam punuar sipas tyre tërë kohën, në të gjitha sferat e jetës

shoqërore, siç i përkrah edhe vendimet e Kuvendit të Kosovës në kohën e pasluftës në

legjislatura tjera. Dhe, unë po ju them që ekziston një vendim i Kuvendit të Kosovës rreth

këtyre çështjeve, që është votuar më 11 dhjetor 2003, në të cilin thuhet: “Të shpallen të

pazbatueshme për Kosovën të gjitha aktet kushtetuese, aktet ligjore dhe nënligjore,

vendimet, si dhe aktet të tjera të cilat i ka nxjerrë Serbia dhe Jugosllavia pas datës 22

mars 1989, si dhe të anulohen si të kundërligjshme të gjitha efektet e dëmshme, që aktet e

tilla i ka shkaktuar në vazhdimësi për Kosovën”. Tutje thuhet: “Ngarkohet Qeveria e

Kosovës ta përgatisë listën e akteve kushtetuese ligjore të nxjerra pas kësaj date, e cila do

të jetë pjesë përbërëse e vendimit të Kuvendit të Kosovës”. Kjo, pak a shumë është ajo që

po kërkon “Vetëvendosja” sot. Dhe unë, të ju them drejt, tash është çështje e tyre, por nuk

e di pse nuk e kanë bërë referencë këtë, sepse ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, të

cilin qeveritë ose Qeveria nuk e kanë zbatuar në nivelin e kërkesës së Kuvendit dhe kjo të

shtyn të mendosh, të bëhemi seriozë, dhe sot nëse e bëjmë një rezolutë të re, çështja është

a është serioze, a do të zbatohet apo jo?

Tash, çështja është përtej tokave që i rimerr ose pretendon t‟i rimarrë, ose t‟i marrë për së

pari Kisha.

Çështja e tjetërsimit të pronave shoqërore në Kosovë është problem shumë i koklavitur

dhe duhet të shtrohet në një plan shumë më të gjerë.

Pronat shoqërore, që janë prodhim i kolektivizmit, pastaj i mënyrës së ndërtimit të

bujqësisë kolektive e tjera, kanë degjeneruar në dy deceniet e fundit dhe mijëra hektarë

janë shitur nëpër tri nivelet - shitje, blerje, stërshitje në Kosovë, nganjëherë me çmim

qesharak çfarë pasurie tokësore kanë marrë individët me çfarë parash. Dhe, kjo s‟ka të

bëjë veç me Kishën. Kjo ka të bëjë edhe me njerëz, individë dhe të ashtuquajtur pasanikë

të rinj e të vjetër, e ata që janë bërë prapë të rinj e janë bërë të vjetër e tjera. Dhe, ju, nëse

doni, merrni evidenca. Do t‟i gjeni që janë të implikuar shumica e njerëzve, që janë të

ashtuquajtur pushtetarë të kohës së re, po i quaj, pas luftës. Pa marrë parasysh origjinën,

s‟po flas unë për back graund-et, por ata që quhen pushtetarë, e pushtetarë ballkanikë e

kosovarë është jo veç ai që është në pushtet, por edhe ai që ka para, pak a shumë. Pushteti

e paraja këtu bëhen me njëfarë barazimi.

Page 185: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

185

Sa i përket Kishës, unë dëgjova zotin Kurtin, dhe ai zakonisht i bën diskutimet pak edhe

si ese, dhe ai e luajti - “Pa vetëvendosje s‟ka pavarësi”. Shiko, Albin, duhet të ketë edhe

vetëvendosje edhe pavarësi, se tash a jeni ju “Vetëvendosje”, ne ju kemi brenda këtu, por

ju po thoni pavarësi s‟ka.

Ju luajtët me Algjerinë e Francën. Është e vërtetë, veç mos harroni - dekolonizimi i rëndë

është dekolonizim i trurit. Pushtimi mendor është rrezik i madh, se edhe Algjeria, pas kaq

vitesh, është dekolonizuar fizikisht, veç jo politikisht. Jovarshmëria e tyre prej Francës

është kiamet. Fundi i fundit, për shkak se në brezin e tretë nja 5 milionë i kanë brenda në

Francë.

Por, nuk do të merrem më tutje me të, veçse m‟u duk interesant dhe në këtë moment

problemi „pavarësi - vetëvendosje‟.

A sa i përket Kishës, përsëri me Albinin e kam. Po thotë, po ata pak a shumë, ironizon

Albini, pasi janë hyjnorë, çka po u duhet toka. Jo, ata e kanë një rreth të pasurisë, e kanë

maksimën krejt tokësore. Unë po e përkthej, di edhe origjinal t‟i them, por po e përkthej

shqip maksimën rreth pasurisë edhe sundimit, thotë: “Kush e ka tufën, e ka malin”. Kjo

është metaforë, natyrisht, a? Sundojnë ata që janë gjallë, popujt sundojnë. Nuk sundon

miti. Pra, shitje, rishitje, blerje-shitje. Duhet ta shfrytëzojë ai që jeton aty, bota e gjallë që

prodhon, që rrit. Dhe, unë mendoj që nuk ka kurrfarë të keqeje, përkundrazi rishqyrtimi,

bisedimi për tjetërsimin e pasurive publike në mënyrë joligjore, e kujtdo qoftë është temë

e përhershme e një vendi, siç është Kosova sot dhe dje.

Unë e thashë edhe një herë. Shikoni, unë e kujtoj „Gërminë‟ tash, ja s‟po merrem me

Deçanin. „Gërminë‟ e mbajmë mend si pasuri shoqërore. Viteve të „90-ta ka sunduar një

serb, ka qenë në Komunë në Prishtinë, dhe ua ka rishpërndarë të gjithë pronarëve serbë

krejt „Gërminë‟. Në vitet e UNMIK-ut, që po i bie 2000, kur është bërë kombinimi

UNMIK-vendorë, kanë dalë rishitësit shqiptarë. Krejt ato toka i kanë blerë prej pronarëve

të rinj serbë të „Gërmisë‟ dhe tash të gjitha ato toka janë prapë të atyre që kanë pasur për

të paguar dyfish. Ju garantoj që ai që nuk ka pasur të paguajë dyfish, asnjë gram s‟e ka

blerë. Faleminderit!

KRYETARI: Hydajet Hyseni e ka fjalën.

HYDAJET HYSENI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

S‟e kisha ndërmend të diskutoj, se ç‟është e vërteta, hezitoja a ta marr fjalën ose jo. Unë

s‟ thashë sot për të dytën herë që kjo puna e debateve tona, njëri pas tjetrit, vërtet po na e

krijon një kallaballëk debat me pak bereqet.

Po kjo formë tash e debatit është jo vetëm kallaballëk, po ka brenda edhe goxha shumë

sherr, është debat me spec, me shumë gracka. Dhe, ç‟është e vërteta unë pa pretenduar

shumë se ka të tillë që do ta bënin edhe më mirë se unë, por po të dua, mund të gjej

dhjetëra tema që me të cilat do ta bombardoja Kuvendin dhe Kuvendi nuk do të mund të

gjente zgjidhje.

Page 186: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

186

Nuk besoj se i ndihmojmë proceset me këtë qasje, duke kërkuar tema si kjo që praktikisht

janë aktuale, janë të rëndësishme, po janë delikate dhe të papërshtatshme për shqyrtim

parlamentar. E thashë edhe në një rast tjetër, kanë rëndësinë e vet, po në vendin e vet.

Nuk zgjidhen me debat parlamentar çështje si kjo që po e diskutojmë sot.

Shikuar në parim, teksti i mocionit më del OK, në rregull, parimisht, është i drejtë.

Arsyetimi u dha dhe s‟po dua ta përsëris.

Ka qenë një gjendje që është vlerësuar jo vetëm nga faktorë ndërkombëtarë e nga

institucionet e vendit, por ka qenë vlerësuar madje për ata që kanë mund ta harrojnë, edhe

nga Gjykata Kushtetuese e ish- Jugosllavisë si jo kushtetuese, ajo që e ka bërë regjimi i

Milosheviqit, i Beogradit. Dhe do të thotë ka qenë ilegale.

Prandaj, është krejt normale që të krijohen parakushtet për t‟i shpallur të paligjshme jo

vetëm legjislacionin, por edhe atë që e ka prodhuar ajo kohë. Por, a mund të bëhet kjo në

mënyrën qysh po e bëjmë ne, fët e fët, partizançe, kjo është dilema që më imponohet

mua. Nuk e besoj se është kjo qasja e duhur, siç edhe shumë të tjera.

Në tekst, është fjala për marrëveshjet dhe ne kemi qenë të ballafaquar edhe me ndonjë

marrëveshje që është bërë ta zëmë me ndonjë shtet fqinj për toka të Kosovës. S‟mund të

jemi indiferentë, s‟mund të mos e kundërshtojmë këtë prirje.

Por, nëse specifikohet në tekst siç është bërë, në një çështje shumë të veçantë, shumë të

ndjeshme, që ka të bëjë me kontestin po e them për pronat e dhuruara, apo si është

gjendja e tyre, që është problem me të cilin është marrë popullata e Dukagjinit. S‟është

do të thotë një çështje vetëm e jona, është një çështje që e kanë shtruar qytetarët, na

obligon që ta trajtojmë, por specifikimi i saj, vetëm i saj e ngushton pastaj edhe fokusin

dhe e bën edhe më të zorshme ndoshta qasjen në këtë situatë.

Unë prandaj s‟mund të mos e përkrahi në parim tekstin e mocionit, marrëveshjet ilegale

duhet të rishqyrtohen edhe të anulohen, por që të jem korrekt, nëse çështja është ashtu siç

e shtruan kolegët që s‟qenkan këtu, që dilnin në mbrojtje të, siç thoshin ata, pronës së

kishës të cilën dikush do t‟ua marrë, ne jemi të obliguar me Kushtetutë e me ligje e me

akte ndërkombëtare që këtë fenomen të mos e lejojmë.

Por, shtrohet çështja, a është vërtet që dikush po do t‟ia marrë kishës pronat, apo në një

mënyrë të paligjshme u janë marrë banorëve tokat? Dhe tash, kësaj pyetjeje, me gjithë

vullnetin e mirë, unë s‟mund t‟i jap përgjigje, konsideroj që ky Kuvend s‟mund t‟i japë

përgjigje. Nuk është çështje e debatit parlamentar, është çështje e ligjit, është çështje e

drejtësisë dhe drejtësia në këtë çështje s‟ka funksionuar.

Këtu u fol dhe unë s‟jam ekspert, s‟jam as i përgatitur për të, por e di një fakt që Dhoma e

Posaçme e Apelit, nuk ka qenë as e pavarur dhe në rastin e duhur ka injoruar edhe

Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe i ka injoruar madje edhe përfaqësuesit kosovarë,

të gjithë nuk janë ftuar në proces.

Page 187: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

187

Është, prandaj një vendim i kontestueshëm, por ju lutem, i kontestueshëm juridikisht,

prandaj edhe po dua ta vë theksin pikërisht te kjo. Zgjidhja nuk mund të jetë politike, jo

parlamentare, jo me debat, po juridike - ligjore.

Dhe këtu, unë i shoh dy rrugë, ose që të vazhdojë debati në Komisionin përkatës, ndoshta

Komisioni për Çështje Legjislative, Gjyqësi e tjera, ta marrë, ta përpunojë dhe ta vë në

rrugë , në binarë të zgjidhjes legale, ose eventualisht arbitrazhi për këto çështje. Ka

mekanizma, Kosova ka një hendikep, Kosova është e privuar nga mundësia për të

adresuar çështje të tilla në nivelet evropiane të drejtësisë, në Gjykatën Evropiane për të

Drejtat e Njeriut ose në gjykatat e tjera. Dhe mendoj që do theksuar me forcë ky hendikep

i madh, Kosova është i vetmi vend që është i privuar nga ky nivel i drejtësisë dhe mendoj

se çështjet e këtilla do të merrnin rrugë të duhur të zgjidhjes pikërisht pa lejuar që t‟i

politizojmë, pa lejuar që t‟i etnicizojmë, pa lejuar që të bimë në grackën, qoftë të

injorimit të padrejtësive të së kaluarës, s‟mund ta bëjmë këtë, por edhe në qoftë që të

bimë në grackën e të akuzohemi se ne tani po marrim vendime kundër një komuniteti,

kundër një bashkësie fetare e tjera, se po na ndodh edhe kjo.

Ky është, zonja e zotërinj, edhe sugjerimi im, që megjithatë të mos ngutemi për të marrë

vendime as po as jo, sepse s‟është çështje që zgjidhet me po e jo kjo, por të gjejmë rrugën

për ta vënë në binar të zgjidhjes së drejtë e të qëndrueshme që do të shërbente si

precedent edhe për zgjidhjet tjera, se ka një mori çështjesh të tilla.

Apeloj që të reflektojnë edhe bartësit e mocionit dhe të dalim nga kjo situatë as pa dëme,

as pa autogol. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti.)

KRYESUESI: Fjalën e ka kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

JAKUP KRASNIQI: Realisht, mua më habit fakti se kësaj teme, sigurisht, qysh i jemi

qasur dhe si pat debate këtu se është kundër Kushtetutës, kundër të drejtave të njeriut, e

plot gjëra të tilla dhe nuk pat një reagim pak më të bazuar dhe nuk pati një qasje, thjesht,

të themi edhe ligjore.

Ne e dimë që nuk e kemi bërë eksproprijimin e pronave pas Luftës së Dytë Botërore dhe

ekspropriues i pronave kanë qenë në një pushtet tjetër. Dhe ata sigurisht se nuk e kanë

bërë eksproprijimin të vetëm pronës së kishave, por ne të gjithë e dimë që më së shumti

prona kanë humbur qytetarët shqiptarë, atëherë të Krahinës së Kosovës, e sot të

Republikës së Kosovës. Dhe ne nuk po kërkojmë t‟i merret e drejta asnjë kishe, asnjë

xhamie, asnjë njeriu, por ne jemi Kuvend dhe duhet ta dimë ky kthim i pronave, qofshin

të kishës qofshin private, është dashur të bëhet mbi bazën e një ligji, mbi bazën e cilit ligj

është bërë ai kthim, ose mbi bazën e cilit ligj janë kthyer disa prona në Prishtinë që kanë

qenë të ekspropriuara, ose mbi bazën e cilit ligj janë eksproprijuar edhe tokat në Kodrën e

Diellit, që njerëzit e lidhur edhe me pushtetin vendor, edhe me pushtetin qendror,

ndërtojnë banesa dhe fitojnë shumë.

Page 188: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

188

Do të thotë, shumë prona shoqërore janë rikthyer, por mbi bazën e cilit ligj janë kthyer?

Ne është dashur, nëse domi t‟ua kthejmë pronat, ose nëse dikush është dashur t‟ia kthejë

pronën, qoftë kishës ose xhamisë, apo edhe një qytetari apo disa qytetarëve, këtë do të

duhej ta bëjmë me ligj dhe është dashur të kërkohet nxjerrja e ligjit e pastaj ato prona të

eksproprijuara t‟i kthehen të gjithë pronarëve të tyre.

Dhe kjo nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, një e drejtë ja është për të gjithë, ja nuk

është për asnjë, por gjyshet tona, e kanë pasur një fjalë, kanë thënë: “mos të raftë me

harru”.

Mendoj që Kosova do të ketë edhe probleme tjera. Ne e kemi nxjerrë një rezolutë, e u

përmendën edhe rregulloret e atëhershme të UNMIK-ut që kanë qenë kundër ligjeve

diskriminuese që janë nxjerrë pas vitit 1989. Dhe, ne e dimë që pasuritë më të mëdha

nëntokësore të Kosovës janë tjetërsuar më vonë, siç është kompleksi “Trepça”, me të

gjitha komplekset tjera, që nuk janë vetëm në “Trepçë”.

Ne e dimë se është një tendencë për t‟ i likuiduar ndërmarrjet shoqërore dhe në këtë

likuidim do të hyjë edhe “Trepça”. Dhe, dikush e ka privatizuar në mënyrë të padrejtë atë

dhe Kosova, të gjitha shitjet që i ka bërë të pronës shoqërore e publike pas luftës, nuk ka

mjete për t‟ua kthyer atyre që mund të konsiderohen si kërkues ose pronarë të “Trepçës”,

të blerë pas vitit 1989.

Unë mendoj se probleme do të ketë shumë, prandaj ne nuk duhet ta shohim këtë debat

pse i është kthyer një kishe apo manastiri prona, po pse ajo është bërë në mënyrë të

paligjshme. Ne nuk kemi ligj mbi bazën e të cilit duhet ta rikthejmë atë pronë.

Nëse duhet ta rikthyejmë, atëherë duhet t‟i kthejmë të gjitha. Unë mendoj se kjo çështje

është më serioze.

Mirëpo, ne dëgjuam sot, se shumica e shefave të grupeve parlamentare nuk e prezantuan

politikën e tyre për këto fenomene.

(Ndërhyrje nga salla)

Unë, e di çka po them! Komisionet që e kanë një rëndësi të veçantë, edhe për çështjen që

e diskutuam më parë, edhe për këtë çështje, thuaja se s‟ishin të pranishme, por as

ministritë përkatëse që do të duhej të ishin për ta dëgjuar këtë debat nuk ishin të

pranishme.

Unë konsideroj se me këtë ne po tregojmë një nivel të ultë të kulturës demokratike dhe të

respektimit të institucioneve ashtu siç janë. Dhe me këtë kulturë, e me këtë përgjegjësi që

e kemi shpeshherë, unë nuk besoj që jemi në përgjegjësinë të cilën e kemi marrë nga

qytetarët. Dhe secili nga ne e ka për obligim të pyet veten: Unë e kam marrë një

përgjegjësi nga qytetarët, a po e mbroj interesin e qytetarit, apo po e mbroj interesin e

dikujt, që megjithatë e ka shfrytëzuar këtë kohë të paligjshme për të përfituar në mënyrë

të paligjshme.

Page 189: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

189

Dhe, një çështje tjetër të cilën duhet ta themi, dhe harruam ta themi, i gjithë sistemi i

drejtësisë komplet, dhe për mua sistemi i drejtësisë janë gjyqet, prokurorët dhe

avokatët,për tjetërsimin e pronës shoqërore, për pasurimin e

kanë ndihmuar edhe avokati, edhe prokurori, edhe gjyqtari, sepse shpeshherë ne ia

drejtojmë fajin vetëm klasës politike. Unë mendoj se do të ishte fat i madh sikur në

shoqërinë tonë të ishin të korruptuar e të pa përgjegjshëm vetëm politikanët, se këta mund

të ndërrohen, problemi është që kur fenomenet shtrihen në gjithë shoqërinë. Dhe jam i

bindur që nuk ka segment shoqëror që nuk është prekur nga korrupsioni. Prandaj, edhe

është vështirë të luftohet korrupsioni, se ai është shtrirë edhe te ata që mund të mos bëjnë

korrupsion, ekziston një dëshirë për të ardhur në vendin e këtyre që janë dhe për të

vazhduar të njëjtën gjë.

Konsideroj se vërtet duhet t‟i shikojmë gjërat tamam ashtu si janë, sepse është krijuar një

gjendje mjegull dhe populli, përsëri e ka një fjalë thotë: Ujku do mjegull! Dhe këtu, po

më duket, po janë disa ujqër që po donë mjegull. Faleminderit për vëmendjen!

KRYESUESI: Fjalën e ka deputeti Muhamet Mustafa, dhe pastaj paraqitësi i kërkesës.

MUHAMET MUSTAFA: I nderuari kryetar i Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Padyshim që kjo temë është me rëndësi të madhe dhe gjithashtu e ndjeshme. Sigurisht se

e meriton një trajtim, siç e tha edhe kryetari i Kuvendit, të kemi pak më shumë mendime

profesionale, të Komisionit për Legjislacion dhe tjerave këtu, në kuadër të përgatitjes për

këtë debat, e sidomos është problematike edhe mungesa totale e Qeverisë kur po

debatojmë vërtet tema shumë të rëndësishme.

Ndoshta unë pak po ua shoh për të madhe shefave të grupeve parlamentare, e edhe

Kryesisë së Kuvendit që na ka ngarkuar sot me tri-katër debate për tema shumë të

rëndësishme që e kemi vështirë të koncentrohemi e t‟u japim vëmendjen e merituar.

Sa i përket kësaj teme, unë mendoj se kjo që e tha edhe nënkryetari i Kuvendit, profesor

Hamiti, do të duhej ndoshta të thirreshim në vendimet e përparshme të Kuvendit të

Kosovës nga 1993, por edhe në trajtimin që e ka bërë administrata ndërkombëtare ligjeve

diskriminuese të cilat nuk janë marrë parasysh dhe është bërë pastaj privatizimi i pronës,

siç është bërë më tutje, domethënë, të gjitha ato transformime të pronës që janë bë në

kohën e Milosheviqit, e të cilat kanë pasur një trajtim diskriminues, janë të pavlefshme.

Unë nuk shoh kurrgjë të keqe që Kuvendi t‟i fuqizojë me një qëndrim politik dhe ato

transformime të bëhen të pavlefshme dhe të ngarkojmë Qeverinë që të gjitha ato akte t‟i

evidentojmë dhe të themi se ato nuk prodhojnë efekte. Por, në arsyetim, është mirë të

adresohen edhe në atë vendim nga 1993 edhe në trajtimin që e ka bërë administrata e

UNMIK-ut dhe që i ka shpallur ligje diskriminuese dhe ka bërë privatizimin edhe të atyre

pronave që kinse Milosheviqi ose regjimi i tij i ka transformuar.

Problemi me kishën, është problem i ndjeshëm, unë mendoj se nuk duhet këtu të trajtohet

ky problem dhe që tash Kuvendi i Kosovës po hyn në konfrontim me Kishën Ortodokse.

Page 190: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

190

Ky është një problem i cili është adresuar edhe në pakon e Ahtisarit dhe sigurisht Kosova

ka marrë obligime me pakon e Ahtisarit që të adresojë këtë problem. Por, në qoftë se

diçka është bërë pa ligj, ajo duhet të korrigjohet, kjo s‟do të thotë që vetëm në një mënyrë

mund të mbrohen interesat e kishës. Sigurisht, Kosova, institucionet e Kosovës e njerëzit

tjerë, e kanë një ndjesi, e kanë një përgjegjësi, ajo që është siguruar me pakon e Ahtisarit

ta zgjidhin, por jo vetëm në një mënyrë dhe në dëm të ligjit.

Unë besoj se ka mundësi që të zgjidhen këto probleme pa krijuar tensione të panevojshme

politike. Prandaj, mendoj se ky Kuvend i Kosovës ka nevojë ta riafirmojë atë vendim të

Kuvendit të 1993 edhe qëndrimet administratës së UNMIK-ut, në mënyrë që më tutje të

zhvillohet kjo çështje. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi.)

KRYETARI: Faleminderit! Do të thotë, nuk ka më të lajmëruar për diskutim. Fjalën e ka

deputeti, parashtruesi, Liburn Aliu.

LIBURN ALIU: Faleminderit kryetar,

Të nderuar deputetë,

Vërejtjet që arritëm t‟i dëgjojmë deri tash, po përpiqem tu përgjigjem disave prej tyre.

U tha që debati është bërë shpejt e shpejt. Nuk mendoj që është bërë debati shpejt e

shpejt. Kanë qenë procedura të rregullta, siç parashihen me Rregullore, pastaj kjo temë ka

qenë temë diskutimi edhe më parë dhe lidhur me këtë temë cilido qytetar i Kosovës, në

njëfarë mënyre preket dhe rrjedhimisht argumentet dhe qëndrimet në lidhje me këtë temë,

kanë mund të jenë që prej kohësh të përgatitura nga secili dhe sidomos nga subjektet

politike, prandaj mendoj se edhe më shpejt po të ndodhte, deputetët dhe subjektet politike

do të duhej të ishin gati të diskutonin për këtë çështje.

Nuk kemi të bëjmë këtu me eksproprijimin, pra nuk po e trajtojmë këtë çështje, po e

trajtojmë çështjen e tjetërsimit të pronës. Pronat shoqërore janë tjetërsuar dhe janë bërë

prona private në periudhën e pushtimit të Milosheviqit, ndërsa eksproprijim do të

nënkuptonte që ne tash pronën e Manastirit të Deçanit, që po i takuaka Manastirit të

Deçanit, po duam ta marrim apo të bëjmë diçka tjetër.

Pra, në këtë aspekt, Rezoluta i ka mjaft të qarta pikat e saj. Nuk përmendet konkretisht

Manastiri i Deçanit, që të mund të vihemi tash në dilemat historike me i trajtuar, por

mjaft qartë thuhen, në përgjithësi, çështjet e vendimeve të asaj kohe që kanë të bëjnë me

tjetërsimin e pronës publike.

Për sa i përket deputetëve serbë, për mua personalisht dhe përgjithësisht mendoj që ka

qenë një rast i mirë që nga deputetët serbë të dëgjoja këtu një lloj distancimi nga periudha

e Milosheviqit, nga ajo kohë.

Mendoj që ky veprim do të ishte përafrim në mes të dy popujve. Periudha e pushtimit

serb ka ndikuar shumë keq në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe për tu

Page 191: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

191

korrigjuar kjo, duhet të korrigjohen dëmet që janë bërë në të kaluarën. Dhe, për të ndodh

një hap i mirë dhe i përmirësimit të këtyre marrëdhënieve, ne do të donim të dëgjonim

nga vetë deputetët serbë një lloj distancimi nga ajo kohë. Ne nuk e dëgjuam atë dhe është

keq, është për të ardhur keq kjo gjë.

Por, historinë e të kaluarës, në fund të fundit, kam pas rast ta mësoj edhe nga Millorad

Obradoviq, që ka folur për kolonizimin dhe janë vetë historianët serbë që kemi pasur

rastin ta njohim historinë e të kaluarës sonë nga vetë ata.

Pastaj, ka serbë të tjerë dhe unë jam shumë i bindur se nuk janë këta deputetë që do të

mund ta përfaqësonin këtu popullin serb. Në fund të fundit, Radovan Zogoviq, Dimitrije

Tucoviq kanë qenë shkrimtarë e historianë, e letrarë e filozofë të ndryshëm të cilët kanë

ndikuar edhe tek ne shqiptarët në vetëdijesim në lidhje me kombin tonë.

Prandaj, ky qëndrim mua nuk ma thyen besimin që tek ai populli mund të gjenden

elementë të cilët do të distancohen nga e kaluara kriminale e shtetit serb kundrejt popullit

shqiptar.

Unë shpresoj që ky Kuvend tani, ne si Grup Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, do

ta votojmë këtë rezolutë, për shkak se kjo rezolutë hap rrugë drejt përafrimit mes

popujve. Unë mendoj që politikat e sotme popujt i kanë larguar, pavarësisht që mund t‟i

afrojmë politikanët mes veti.

Do të doja të vazhdoj, ta lexoj tekstin e Rezolutës, i cili është po ai i njëjti.

Si pikë e parë, pra pika e parë thotë:

1. Të gjitha kontratat publike në lidhje me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore, të

lidhura në periudhën kohore nga data 22.3.1989 e deri më datën 10.6.1999 në mes të

subjekteve juridike publike që administroheshin nga regjimi i Serbisë, konsiderohen

absolutisht të pavlefshme dhe nuk krijojnë asnjë efekt juridik;

2. Kontratat publike në mes të subjekteve juridike publike të cilat i kanë lidhur ato brenda

periudhës kohore të përcaktuara në pikën 1 të kësaj rezolute, në asnjë rast nuk paraqesin

titullin juridik për fitimin e të drejtës së pronësisë mbi pronën publike dhe shoqërore;

3. Pavlefshmëria juridike e kontratave publike që është shprehur në pikën 1 dhe 2 të kësaj

Rezolute, nënkupton kthimin e titullit të pronës publike dhe shoqërore në gjendjen e

mëparshme, pra në statusin e pronës publike dhe shoqërore që e kishte para datës 22 mars

1989.

4. Në kuptim të kësaj rezolute, termi “subjekt juridik publik” i referohet:

a) Ndërmarrjeve shoqërore - publike të organizuara si organizata të punës së bashkuar;

dhe nën

Page 192: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

192

b) Personave civilë, që janë organizatat jo-qeveritare, bashkësitë fetare dhe partitë

politike.

Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tash e kemi pikën e tetë:

8. Debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të

nxitjes, rritjes së prodhimit vendor dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës

së deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues

Parashtruesi, e ka të drejtën ta bëjë kërkesën. Ramiz Kelmendi e ka fjalën.

RAMIZ KELMENDI: I nderuar kryetar,

Kolegë deputetë,

Meqenëse mungon një numër i madh i deputetëve dhe mungon e tërë Qeveria, kërkoj që

ky debat, në mbështetje të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të

shtyhet për mbledhjen e radhës.

KRYETARI: Këtë mocion ne s‟mund ta votojmë, por mundemi ta respektojmë vullnetin

tuaj që ta heqim nga rendi i ditës dhe kur ta kërkosh për herën tjetër, e shtimë në rend

dite. Deputet, qartësoni kërkesën.

RAMIZ KELMENDI: Nëse kishte pas mundësi ta shtyjmë për seancën e radhës, e në të

kundërtën, do ta lexoj por po më duket si pa vlerë.

KRYETARI: Jo, jo debati mund të zhvillohet. Shikoni, ne nuk mund t‟i zgjidhim të gjitha

problemet që i ka Kosova, por për t‟i diskutuar të gjitha çështjet, kemi të drejtë.

(Ndërhyrje)

Urdhëro! Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

Meqenëse sot kanë qenë dy debate shumë të ngjeshura e intensive dhe besoj që edhe

deputetët tjerë janë lodhur, nuk e di sa ka kuptim të zhvillohet edhe një debat tjetër sot,

kisha pasur dëshirë të kemi mirëkuptim dhe kërkoj përkrahjen edhe të deputetëve tjerë që

të shtyhet ky debat për seancën e radhës.

KRYETARI: Për atë çështje, vendos Kryesia në mbledhjen e ardhshme dhe meqë ne nuk

kemi kuorum për të vazhduar me pikat vijuese, për shkak se duhet votimi, Kryesia, për

pikat e mbetura, përveç kësaj të debatit, vendos të hënën.

Mirupafshim në seancën e radhës!

* * *

Page 193: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

193

Vazhdimi i seancës plenare, të filluar më 4 prill, dhe të vazhduar më 5 prill

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Vazhdojmë punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të filluar më 4 dhe 5 prill

2013.

Në sallë janë 54 deputetë, që do të thotë nuk mund të fillojmë me pikën e parë të rendit të

ditës që e kem për sot votimi i Rezolutës të kërkuar nga Grupi i “Vetëvendosjes”.

Kalojmë në debatin parlamentar.

- Debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes,

rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së

deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues

Deputeti Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues në bazë të nenit 15.8 të

Rregullores së Punës së Kuvendit, ka kërkuar debat parlamentar lidhur me ndryshimin e

politikave fiskale në funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit

ekonomik në tërësi.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare të

mbajtur më 2 prill 2013, vendosi që këtë pikë ta radhisë në mbledhjen plenare të datës 4

prill 2013.

Fjala është për ta prezantuar çështjen, deputeti Ramiz Kelmendi, në cilësinë e

propozuesit.

RAMIZ KELMENDI: I nderuar kryetar i Parlamentit,

Kolegë deputetë,

E bëjë arsyetimin e kërkesës time.

Është e ditur se niveli i zhvillimit ekonomik në Kosovë nuk është i duhuri, numri i madh i

të papunëve dhe një gjenerate të rinjve të arsimuar që me energjinë dhe vullnetin që kanë

për të punuar dhe për bërë afaristë si dhe afaristëve ekzistues t‟u mundësohet rritja dhe

konkurrenca në tregun vendorë dhe ndërkombëtarë, e kjo mund të arrihet nëse do të

bëhen këto ndryshime fiskale.

Shpesh mendohet se ndryshimet fiskale të caktuara e dëmtojnë buxhetin e aprovuar të

Kosovës. Që sipas mendimit të analizave profesionale të grupit të ekspertëve të AAK-së

se me këtë rast nuk e dëmtojnë buxhetin por e shtrijnë inkasimin e tyre në mënyrë

horizontale inkasojnë taksat duke zvogëluar informalitetin e lartë dhe tatimet nga shtimi i

numrit të punësuarve, konsumit dhe shtimit të eksportit që mund të vijë shumë shpejtë

dhe eliminimin e diskriminimit që këto politika ju kanë sjellë prodhuesve vendorë duke i

sjellë këta në disfavor me prodhuesit e shteteve të rajonit, e që rastin tonë, përveç që janë

konkurrues, janë edhe politikisht të dëmshëm.

Së pari do të filloj nga TVSH-ja e paguar në impute për prodhim agrar, të rimbursohet në

vlerë prej 6% për ato prodhime që qarkullojnë në mënyre legale. Agrari si ekonomi

Page 194: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

194

shfrytëzon resursin kryesor që është toka dhe rendimentet e saj që mund të jenë më

shumë se një rendiment vjetor. Kjo ekonomi është elementare dhe punëson shumë njerëz,

po ashtu është resurs i pashtershëm, por tek kjo prodhimtari, që në shumicën e rasteve

është individuale për shkak të sipërfaqeve të vogla të punueshme të tokës për familje, për

të punuar dhe përpunuar përdoren shumë impute, të cilat kanë në përmbajtje, si TVSH-

në, doganën apo edhe akcizën, siç është për shembull karburanti ku në hyrje paguhet

TVSH-ja, akciza që sipas llogaritjes të gjitha këto prodhime që janë agrare e kanë në

përmbajtje të vet 6% të TVSH-së që ish dashur të rimbursohet.

E meqenëse kemi të bëjmë ekonomi individuale nuk mund të rimbursojmë këto taksa të

paguara, pra këtyre prodhuesve individual duhet t'iu pranohet si TVSH e rimbursushme,

meqë është në vlerë përmbajtësore në produktin e gatshëm, dhe meqenëse këto produkte

tregtohen në shumicën e rasteve në tregje të hapura, ku nuk ka fiskalizim, dhe këto

produkte përdoren edhe për përpunim dhe paketim, siç është qumështi, trangujt, domatet

dhe shumë sende të tjera dhe që në këtë degë kemi mbi 80% informalitet, edhe kjo mund

të rregullohet në këtë mënyrë.

Ne rimbursojmë 6% dhe inkasojmë 16% TVSH, pra duke e implementuar këtë, kemi një

diferencë të mbushjet të buxhetit mbi 10% të prodhimtarisë agrare dhe njëkohësisht i

mbrojmë këto prodhime nga importet të cilat këtyre produkteve iu rimbursohen, vlerat

edhe më të larta të taksave dhe subvencioneve nga shtetet e regjionit.

Pra, për të kanalizuar dhe kontrolluar këtë, përdoret metoda e qarkullimit nëpërmjet

pagesave bankare legale dhe me këtë do kemi informatën e të hyrave të qytetarëve tanë

nga kjo veprimtari e që për momentin na mungon. Pra do kemi rritje të bruto-produktit

dhe me këtë eliminohet tërësisht tatimimi i dyfishtë i këtyre ekonomive e që për

momentin vazhdon të jetë në fuqi në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat

ekonomike.

Pika e dytë, është dogana 10% në të gjitha repromaterialet, amballazhat e nevojshme për

përpunim dhe prodhim si dhe pjesët rezervë të makinave prodhuese.

Dogana 10% duhet të hiqet për repromaterialet që përdoren për prodhim dhe përpunim në

të gjitha ekonomitë e në veçanti te ato te industria e tekstilit, industria e këpucëve,

industria ushqimore dhe shumë industrive që punësojnë njerëz e në veçanti gjininë

femërore.

Pse duhet bërë këtë? Ne mundësojmë konkurrencë me shtete të regjionit të cilët kur

eksportojnë në shtetin tonë në bazë të marrëveshjes së Ceftës dhe marrëveshjeve tjera

lirohen nga dogana për të njëjtat prodhime që prodhojnë edhe prodhuesit tanë. Dhe me

këtë sjellim prodhuesin tonë në disproporcion, me konkurrencën e shteteve përreth për

shembull nëse një grumbullues i lëkurave eksporton lëkurën në Itali, një prodhues i

këpucëve lëkurën e njëjtën e importon në Kosovë, paguan doganë 10%, ndërsa shtetet

përreth nuk e kanë këtë doganë me produktin e gatshëm për arsye se kanë teknologji të

përpunimit të atij produkti.

Page 195: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

195

Pra, kjo diferencë e paguar e doganës e bënë prodhuesin tonë të mos ketë mundësi të

akumulojë potencial financiar dhe duke ndikuar në të ardhurat personale të punëtorëve

apo duke zgjedhur informalitetin si masë mbrojtëse të biznesit dhe punëtorëve te ne.

Gjithashtu është pengesa kryesore për prodhuesit ekzistues dhe bizneset të cilët

dëshirojnë të kyçen në tregje e të punojnë pa informalitet. Kjo doganë i ka bërë bizneset

informal për të mbijetuar dhe në këtë rast kjo doganë 10% analizuar profesionalisht nuk e

zvogëlon buxhetin, por e mundëson inkasimin indirekt dhe shtimin e konsumit të tatimit

të të ardhurave dhe nga numri i shtuar të punësuarve dhe mundëson rritjen e punësimit,

shtimin e kapaciteteve dhe eksportin shumë më të madh.

Dogana duhet të qëndrojë në produkte të gatshme edhe më tutje dhe për çdo marrëveshje

e re që nënshkruhet sidomos me shtetet që i kanë ekspanzion të fuqishëm duke

seleksionuar ato produkte të të cilat shuajnë ekonomitë tona e që janë fillestare dhe të

pafuqishme për të konkurruar konkurrencën në bazë të ligjeve që janë në fuqi.

Tek pas kalimit të një kohe të caktuar atëherë mund të hiqen doganat dhe të

implementohen marrëveshjet me shtetet e fuqishme në ekspansion.

Pika e tretë është TVSH-ja në makineri prodhuese dhe makineritë tjera të cilat janë në

funksion të zhvillimit ekonomik.

Çka është TVSH-ja 16%, në makineri dhe makineri prodhuese apo transportuese, është

TVSH që paguhet në hyrje gjatë importit, që është së pari ngarkesë fillestare për të gjitha

ekonomitë vijuese e në veçanti ato fillestare e që sipas ligjeve në fuqi të gjitha këto

TVSH të paguara, kthehen përsëri menjëherë pas fillimit të procesit të punës.

Zakonisht pasi të krijohet TVSH-ja e pagueshme që do të thotë paguaje tani e ta kthej kur

të fillosh punën apo të njëjtën vlerë, pra nëse kthehet pse të merret.

Pse të shtrenjtohet investimi fillestar, pse të destimulohet investitori, pse të dëmtohet

ekonomia familjare që për Kosovën është bazë. Pra, kjo TVSH i dëmton mu këto biznese

fillestare dhe i destimulon që t‟i qasen investimeve dhe shton ngarkesën kreditore në

banka duke paguar kamatat në TVSH-në e kthyeshme për kohën derisa të kthehet. Ka

raste kur investimet zgjasin më shumë se një vit, që do të thotë se duhet të paguajmë

kamatën që është mbi 10% në vlerën e TVSH-së së paguar.

Pse duhet të bëhet kjo, se të kemi hipotekë më të lartë për vlera që kthehen?

Këto tri pika shumë të rëndësishme në lëmin fiskale për zhvillimin ekonomik të Kosovës

i mundësojnë ndryshime radikale prodhuese dhe eksportuese e që i nevojiten shumë

Kosovës.

Edhe njëherë dua të ceku, se implementimi i këtyre pikave i analizuar nga grupi i

ekspertëve të AAK së , nuk e zvogëlon buxhetin e aprovuar të Kosovës dhe nuk bie

ndesh me ligjet ekzistuese, por e bën buxhetin më stabil dhe më të qëndrueshëm.

Page 196: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

196

Kjo është kërkesë edhe shumë asociacioneve ekonomike dhe të afaristëve që ata

përfaqësojnë dhe është një ndryshim radikal pozitiv që rezultatet do të shihen që në ditën

e parë të implementimit dhe gjithashtu u mundësojnë qytetarëve afarist-dashës t‟i qasen

investimit të brendshëm dhe të jashtëm në funksion të zhvillimit ekonomik.

Këto ndryshime nuk lejojnë dallime apo favorizime të investitorëve të jashtëm apo

vendor. Pra, të gjitha këto ndryshime janë ndryshime që i bëjnë prodhuesit tanë me të

barabartë me shtetet e regjionit, nuk janë ndryshime favorizuese dhe nuk ka të bëjë me

ndryshime favorizuese, por vetëm barazuese e që është obligim joni ligjor dhe kushtetues

që prodhuesit tanë të jenë të barabartë me prodhuesit e shteteve të regjionit. Ju

faleminderit dhe pres që debati të nxisë dhe të japë disa arsyetime tjera.

KRYETARI: Faleminderit! Qeverinë nuk e kemi këtu, se ndoshta është herët për të

ardhur. Vazhdojmë me grupet parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike, kush e do fjalën? Deputetja Safete Hadërgjonaj e ka fjalën.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Është mirë që po diskutojmë për politikat fiskale dhe për një rast të cilën e ka ngritur

deputeti.

Ne nëse marrim ta analizojmë tërë sistemin fiskal dhe nëse analizojmë politikat fiskale

shohim që në vazhdimësi ka ardhur duke u bërë një përsosje e politikave fiskale me

qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe krijimit të kushteve më të favorshme për këto

biznese.

Këto politika kanë përfshirë vendime administrative, akte ligjore dhe nënligjore e të tjera

të cilat janë bërë krejtësisht në favor të këtyre politikave për t‟ iu lehtësuar puna

bizneseve.

Ky proces është i vazhdueshëm dhe po vazhdohet edhe më tutje për përmirësimin e

politikave fiskale dhe e gjithë kjo është bërë duke u konsultuar me bizneset dhe

asociacionet e tyre për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për zhvillimin e biznesit

dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ne i kemi pasur në Kuvendin e Kosovës dy ligje, të cilat pritet që së shpejti të shqyrtohen

edhe në leximin e dytë të cilat po ashtu i lehtësojnë këto politika fiskale dhe përkatësisht

këto çështje të cilat sot janë ngritur nga deputeti në fjalë, është në shqyrtim e sipër, në

shqyrtim të dytë tani Projektligji për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar

dhe prodhimin e produkteve të vogla alkoolike dhe është Ligji për lirime nga tatimet

doganore dhe mallrat me tatim doganorë zero.

Nëpërmjet Ligjit për lirime nga tatimi doganorë dhe mallrat me tatim zero të tatimit

doganor janë përfshirë politika për krijimin e një ambienti të favorshëm për disa industri

në sektorin privat, përmirësimi potencial të bilancit tregtar duke i ndihmuar kompanitë që

të eksportojnë mallra dhe shërbime si dhe të stimulohet zëvendësimi i produkteve të

Page 197: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

197

importuara me ato të prodhuara në vend, si dhe me këto politika bëhet edhe rritja e

punësimit dhe rritja e mirëqenies dhe e standardit jetësor.

Përmes kësaj do të mundësohet edhe zhvillimi i biznesit, zhvillimi i qëndrueshëm e

sidomos i sektorëve të cilët janë në zhvillim e sipër dhe që po fillojnë prodhimin duke

rritur prodhimin e me këtë edhe numrin e punëtorëve.

Lirimet nga tatimet doganore të propozuara kryesisht përfshijnë lëndët e parë dhe gjysmë

produktet të cilat përdoren në prodhim, vijat e prodhimit, makinat e veçanta dhe të

kombinuara të të gjitha llojeve që shërbejnë për prodhim, pastaj pajisjet për ofrimin e

shërbimeve të teknologjisë informative, sektor ky i cili është duke u zhvilluar me të

madhe në vendin tonë.

Është paraparë me këtë ligj të cilin sot e kemi pas kësaj pike të rendit të ditës, e drejta e

lirimit për të gjitha llojet e konstruksioneve montazh që shërbejnë për ndërtimin e

objekteve montuese prodhuese, fabrikave e të tjera. Këtu përfshihen edhe stabilimentet

frigorifer që përdoren për bizneset që kultivojnë fruta dhe perime, në sektorin e bujqësisë

janë liruar edhe sistemet e ujitjes.

Me këtë ligj rregullohet edhe një aspekt tjetër i rëndësishëm kur bëhet fjalë për efektet e

krijuara si rezultat i marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe që ka nënshkruar Kosova me

shtetet tjera.

Si rezultat i kësaj një kategori e produkteve finale gjatë importimit nuk i nënshtrohet

tatimit doganor. Në të njëjtën kohë lënda e parë për prodhimin e këtyre produkteve i

nënshtrohet tatimit doganor gjatë importit dhe natyrisht që kjo situatë bën që prodhuesit

të mos jenë në pozitë të favorshme krahasuar me importuesit.

Andaj duke parë këtë gjendje është vendosur që këto lëndë të para për këto produkte të

lirohen nga tatimi doganor.

Gjithashtu me këtë ligj do të lirohen nga tatimi doganor edhe një grup produktesh

farmaceutike që përdoren në institucionet shëndetësore, spitalore e posaçërisht nëpër

klinikat e QKUK-së. Bëhet fjalë për preparate kundër sëmundjeve të rënda dhe kronike

siç janë barnat e shtrenjta kundër kancerit, barnat dhe preparatet që përdoren për

hemodializë, barnat të ndryshme të cilat janë shumë të nevojshme si dhe materiali

harxhues mjekësor që përdoren si mjet ndihmës pas operacioneve. Më këto lirime bëhet e

mundur që qytetarët tanë t‟i kenë këto produkte farmaceutike t‟i marrin me çmime më të

lira.

Sa i përket rekomandimit të parë të cilin e ka ngritur deputeti më parë, me Ligjin numër

03/L-146 mbi TVSH-n, në nenin 64 të këtij ligji është përfshirë periudha kalimtare e cila

i mundëson legjislacionit të TVSH-së së Kosovës që gradualisht në fusha specifike t‟i

adaptohet legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Page 198: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

198

Këto dispozita kryesisht kanë të bëjnë me importet dhe furnizime të bëra brenda

kontekstit të programeve dhe projekteve për rindërtimin e Kosovës si dhe furnizimet e

bëra brenda kontekstit të sektorit të bujqësisë.

Importet e liruara në aneksin IV të këtij ligji janë të liruara gjatë periudhës kalimtare të

referuara në nenin 64 të Ligjit për TVSH-në e cila periudhë tranzitore në fund të vitit

2012 u zgjat deri në fund të vitit 2014. Kryesisht ky aneks përmban lirimet e produkteve

bujqësore, lëndë të para për bujqësinë si dhe pjesë të makinerisë bujqësore që janë një

ndihmë e madhe për prodhuesit vendorë dhe sigurisht edhe një ndër prioritetet e Qeverisë

për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Këto lirime kanë dhënë rezultate të konsiderueshme

deri më tani, por edhe në të ardhmen pritet një zhvillim i mëtutjeshëm i këtij sektori.

Këto lirime do të ndikojnë në të ardhmen në zbutjen e papunësisë që është problem kyç

për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Në të njëjtën kohë bazuar në Ligjin për lirimet doganore i cili gjatë muajit të kaluar është

aprovuar në Parlament dhe pritet që sot të kalojë edhe në leximin e dytë janë përfshirë

edhe numri i konsiderueshëm i imputeve që përdoren si lëndë të parë në bujqësi të cilat

janë të liruara nga tatimi doganor prej 10%.

Këto në mes tjerash janë përfshirë edhe produktet dhe mallrat të cilat janë ngritur nga

deputeti i cili foli pak më parë.

Ashtu siç u përmend më lart në kuadër të listës së lirimeve për TVSH-n është përfshirë

edhe pjesa kyçe e makinerisë që përdoret për sektorin e bujqësisë e cila është e liruar nga

TVSH-ja dhe me amendamentimin e fundit të këtij ligji afati tranzitor i këtyre lirimeve

është shtyrë deri në vitin 2014. Ky është një veprim që do të ketë efekte shumë pozitive

në sektorin e bujqësisë dhe në kuadër të kësaj është edhe lista e produkteve të makinerisë

e cila është e liruar dhe unë nuk dua ta përmend listën e pajisjeve dhe makinerive të

liruara nga TVSH-ja, sepse kjo është e paraparë në kuadër të lirimeve të cilat janë bërë

nga TVSH-ja në ligjin përkatës.

Kurse në Ligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero te

tatimi doganor është përfshirë një numër i konsiderueshëm i lëndëve të para gjysmë-

fabrikateve repromaterialit, makinerive për ambalazh të nevojshëm. Të gjitha këto kanë

të bëjnë me mbështetjen e prodhimit.

Është aneksi i disa produkteve repromateriale dhe ambalazheve të liruara nga tatimi taksa

doganore 10%, që nuk dua t‟i përmend tash me radhë ambalazha për materiale, profile

plastike e të tjera e të tjera.

Ndërsa në kuadër të kërkesës për makineri të cilat janë në funksion të zhvillimit

ekonomik në Projektligjin për lirime doganore tashmë janë përfshirë të gjitha pajisjet dhe

makineritë që kryesisht janë të përfshira në kuadër të kapitullit 34.

Page 199: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

199

Në kuadër të këtyre po përmend vetëm disa ku përfshihen makineritë për ndërtim,

makineritë bujqësore, përfshirë makineritë për korrje e shirje, makineritë e industrisë së

qumështit, përpunimit të bulmetit, makineritë e industrisë së farës, frigoriferë për fruta

dhe perime si dhe një gamë e gjerë e produkteve që përdoren në industrinë përpunuese

dhe atë të ushqimit si dhe një numër i madh i pjesëve rezervë të këtyre makinerive.

Me qenë se ne si deputetë kemi mundësi që të bëjmë plotësim- ndryshime të ligjeve është

mirë që të konkretizohen çështjet dhe deputetët të kërkojnë apo të marrin iniciativa për

plotësime e ndryshme të ligjeve apo në kuadër të ligjeve të cilat i kemi në Kuvend, të

insistojnë që të futen edhe ato çështje të cilat ata mendojnë se duhet përmirësuar.

Mirëpo, ngritja e çështjeve kështu në formë të rekomandimeve, mendoj se nuk prodhon

kurrfarë efekti, sepse edhe nëse ne i miratojmë këto rekomandime nuk do të bëjmë

ndonjë zgjidhe, e mira së mirës është që deputetët të angazhohen që çështjet të cilat

mendojnë se janë në favor të zhvillimit ekonomik në përgjithësi t‟i bëjnë me plotësim

ndryshimet e ligjeve dhe këto ligje të miratohen në Kuvend dhe mandej janë obligative që

të realizohen dhe sjellin efekte më të mëdha se sa rekomandimet.

Kurse nëse duam vetëm të zhvillojmë debat, atëherë mund të bëhen debate të ndryshme

mirëpo zgjidhje të problemit nuk bëjnë.

KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, deputeti Naser

Osmani e ka fjalën.

NASER OSMANI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Ekonomia në Kosovë duhet të sigurojë zhvillimin e saj stabil, afatgjatë dhe të

qëndrueshëm, ashtu që në një afat sa më të shkurtër të arrihet shkalla mesatare e

zhvillimit në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

Nuk ekziston ndonjë formulë e përgjithshme, por për këtë arsye ekzistojnë parimet

ekonomike me të cilat çdo program i zhvillimit ekonomik duhet të bazohet në kushte

specifike, politike, ekonomike, sociale, historike, kulturore e tjerë.

Për rritjen e ekonomisë është me rëndësi një politikë e mirë ekonomike përmes rritjes së

investimeve të faktorit prodhues, përmes rritjes së investimeve, një politikë e mirë

ekonomike mundet që përmes investimeve më të vogla të nxjerrë një shkallë më të lartë

të rritjes.

Politika e mirë ekonomike fillon me programin ekonomik që ka si detyrë realizimin e

qëllimeve të caktuara ekonomike.

Qëllimet ekonomike dalin nga qëllimet politike, liria politike dhe liria ekonomike janë të

ndërvarura në mes veti, qëllimet politike janë ndërtimi i një shoqërie demokratike dhe i

mirëqenies së qytetarëve të saj.

Page 200: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

200

Kusht i domosdoshëm i ndërtimit të shoqërisë demokratike është ekonomia e tregut. Në

një ekonomi jo të tregut nuk mund të zhvillohet demokracia politike, megjithatë

ekonomia e tregut nuk është kusht i mjaftueshëm për demokraci politike.

Në ekonominë e tregut konkurrenca jo e plotë, monopoli e rrënojnë lirinë ekonomike,

kurse liria e rrënuar ekonomike e rrënon edhe lirinë politike dhe efikasitetin ekonomik.

Qëllimi themelor i politikës ekonomike në demokraci është realizimi i mirëqenies më të

mirë të banorëve të saj, ngritja e mirëqenies më e mirë ekonomike për kënaqjen e

nevojave të popullsisë, do të thotë një prodhim vendor dhe import.

Duke pasur parasysh se importi do të duhet të paguhet përmes eksporteve atëherë kushti i

ngritjes së mirëqenies së banorëve të Kosovës realizohet me rritjen maksimale të

prodhimeve të vendit, një kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi është ekzistimi

i tregut të konkurrencës së plotë nëpërmjet politikave të drejta fiskale, që pikërisht debati

i kërkuar nga deputeti Ramiz Kelmendi ka këtë qëllim të përmirësimit të politikave

fiskale.

Politika fiskale udhëhiqet përmes ndryshimit të të hyrave dhe shpenzimeve, në afat të

shkurtër qëllimi i saj është stabilizimi i aktiviteteve ekonomike, pra, ka karakter të

politikës stabilizuese.

Ndërsa në një afat më të gjatë qëllimi i politikës fiskale është stimulimi i zhvillimit

ekonomik. Duke qenë se investimet janë kusht i rritjes ekonomike kjo do të thotë që

politika tatimore duhet të nxitë investime të reja e nëpërmjet saj të bëjë rritjen e sasisë së

kapitalit prodhues.

Zvogëlimi i shkallës efektive të tatimit të propozuar nga deputeti Kelmendi ndikon në

rritjen e investimeve në një normë të dhënë interesi, sepse në këtë mënyrë do të nxitë më

së shumti shkallën e rritjes ekonomike.

Ndryshimi tatimor duhet të jetë stabil dhe i zbatueshëm që do të stimulojë prodhimtarinë

vendore e do të promovonte rritjen ekonomike.

Detyrat e politikës fiskale duhet të jenë: rritja e efikasitetit të ekonomisë, stabilizimi i

luhatjeve ekonomike, rritja e tempos më të shpejtë të zhvillimit dhe ndarja më e drejtë e

të ardhurave kombëtare përmes rishpërndarjes së tyre përmes tatimeve.

Shkalla e TVSH-së duhet të zvogëlohet në 10%, pa përjashtime dhe të bëhet zbatimi

strikt i pagesës së TVSH-së. Edhe shkalla tjera të tatimeve dhe kontributeve duhet të

zvogëlohen në nivelin mesatar evropian.

Zvogëlimi i shkallës tatimore mund të ndikojë në rritjen e të ardhurave nga tatimi për

shkak të ndikimit në rritjen e prodhimtarisë dhe të ardhurave, do të thotë rritjen e bazës

për tatim dhe për shkak të ndikimit të mundshëm në zvogëlimin e evazionit.

Page 201: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

201

Deri më tani prodhuesit kosovarë janë sjellë në pozitë të pabarabartë me ata të regjionit

dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se janë të diskriminuar dhe

nuk mund të mbrohen përmes masave të tregtisë me jashtë dhe mbrojtjes doganore për

shkak të qasjes së Kosovës në organizata ndërkombëtare, politikave doganore dhe

tregtisë, në përgjithësi.

Duke qenë se Kosova është shtet i vogël ajo duhet të hapë ekonominë e saj. Kosova duhet

që të kalojë menjëherë në sistemin tatimor evropian, i cili është i organizuar më mirë, me

këtë do të arrihet një ngarkesë tatimore ekonomisë dhe individëve të janë të njëjta sikurse

në Evropë.

Ngarkesa e tanishme tatimore në Kosovë është më e madhe se në Evropë. Kjo ndikon

negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve të Kosovës, prandaj edhe destimulon

eksportin.

Zhvillimi ekonomik varet nga efikasiteti i sistemit ekonomik i cili manifestohet me

efikasitetin e organizimit dhe udhëheqjes ekonomike dhe politike. Për këtë arsye

udhëheqja efikase është çelësi i rritjes dhe i zhvillimit ekonomik, me të cilët nuk mund të

themi që kemi pasur deri më tani.

Udhëheqja efikase nënkupton parashikim, planifikim, organizim, kontrollin dhe

efikasitetin më të madh në aktivitetet ekonomike.

Qeveria nuk është kujdesur sa duhet në lidhje me stimulimin e prodhuesve dhe

investitorëve vendorë duke lënë shumë larg nga prioritetet politike të cilat i ka vu para

vetes.

Ne si Grup Parlamentar i LDK-së përkrahim rekomandimet e deputetit Kelmendi dhe do

t‟i votojmë si të tilla. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri.

VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Nuk kam si t‟ia bëj pa e ngritur një çështje këtu para se të nis për temën që është që po na

ndodh që dy herë karshi kësaj rezolutës të cilën e kemi propozua ne për tjetërsimin ose

për vendimet e regjimit të Milosheviqit për transferim të pronës.

Pra, është hera e dytë që nuk po votohet ajo për mungesë të kuorumit dhe duket sikur një

numër i deputetëve mbase edhe një numër i tyre me arsye, disa tjerë edhe mbase edhe pa

arsye, po mungojnë qëllimisht nga kjo seancë vetëm për ta shmangur votën e tyre dhe

mua vërtet po më çudit ky lloj refuzimi i deputetëve për t‟u përcaktuar për një temë e cila

është kaq e qartë. Dhe këtu po shihet se me çfarë përmasa dhe në çfarë mase mund të

arrijë kjo trysnia ndërkombëtare e cila faktikisht po e do Kuvendin si një Kuvend i cili

nuk mund të marrë vendime. Pra, për çështje të rëndësishme po e do Kuvendin i cili

Page 202: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

202

debaton, por në fund nuk vendos gjë, pra po e do një Kuvend impotent dhe fatkeqësisht

disa deputetë po ia mundësojnë këtë impotencë këtij Kuvendi.

Po vazhdoj tash me temën, është një temë e cila në përshkrimin e saj pra si çështje e cila

është ngritur përmes këtij debati, thuhet që është për ndryshimin e politikave fiskale në

funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi.

Mirëpo, pastaj natyrisht që kjo temë edhe në rekomandimet e veta dhe në fjalët e disa

deputetëve, ka mendoj unë një njëlloj rreziku që të degradojë në disa çështje

jashtëzakonisht teknike të ndryshimeve të disa normave tatimore të cilat nuk po e them se

nuk do ta ndihmonin prodhimin vendor, por nuk është se do ta zgjidhnin çështjen e

prodhimit vendor për shkak se natyrisht që prodhimi vendor sot ballafaqohet me sfida

shumë më të mëdha sesa 6% TVSH të rimbursueshme apo jo dhe ato të tjera të cilat janë

përmendur në këto rekomandime.

Pra, është ditur natyrisht që një ekonomi e cila nuk prodhon nuk mund të jetë ekonomi e

qëndrueshme. Dhe kjo është dëshmuar në secilën situatë krize që e ka kapluar globin,

qoftë më herët qoftë në këtë ciklin e mëvonshëm të krizës ku është dëshmuar që në fakt

ekonomitë që prodhojnë produkte materiale apo që prodhojnë ato shërbime që quhen “të

shitshme”, shërbime të cilat i eksportojnë, janë ekonomi të cilat e kanë garantuar njëlloj

qëndrueshmërie, dhe sa më i madh që është eksporti i ekonomive, aq më e fortë

qëndrueshmëria e këtyre ekonomive, siç është dëshmuar edhe në krizën e fundit.

Ndërkohë që ekonomia e Kosovës, është një ekonomi e cila që prej fillimit prej vitit 1999

e tutje, e veçanërisht me procesin e privatizimit, është një ekonomi e cila ka synuar të

ndërtohet mbrapsht. Pra ka synuar që të ndërtojë shërbime, përmes shkatërrimit të

prodhimit, i cili ka ndodhur përmes procesit të privatizimit, ku një pjesë e

konsiderueshme e potencialit prodhues që ka pasur Kosova, është shkatërruar përmes

këtij privatizimi, dhe në anën tjetër duke përdorur politika të tilla edhe fiskale, të cilat e

kanë shkatërruar prodhimin vendor, pra e kanë shkatërruar mundësinë e prodhimit

vendor.

Prodhimi është shtimi real i vlerës, prandaj edhe prodhimi e bën ekonominë e

qëndrueshme, se prodhimi i shton vlerë vërtet për shkak se prodhimi krijon të mira

materiale, pra krijon vlera këmbimi edhe vlera përdorimi për dikë tjetër, duke e përdorur

punën e organizuar, qoftë në fabrika e miniera, dhe kështu me radhë dhe duke ia shtuar

vlerën atyre produkteve si lëndë të parë të cilat mund të gjinden ose nxirren në territorin e

vendit apo që importohen nga jashtë. Pra vlera e shtuar vërtet ndodh në prodhim,

ndërkohë që në tregti kjo vlerë e shtuar është vlerë fiktive e shtuar, pra është vlerë

financiare i të shtuarit, nuk është vlerë reale që i shtohet mallit, por vetëm është vlerë

financiare e cila e inkorporon njëlloj profiti që e gjeneron tregtari përmes sjelljes apo

shitjes së një produkti prej burimit, pra prej prodhimit te konsumatori.

Prodhimi nuk e ka rëndësi vetëm te zhvillimi ekonomik, edhe pse rëndësinë primare

natyrisht e ka te zhvillimi ekonomik, por prodhimi është edhe zhvillim shoqëror. Për

shkak se prodhimi dhe industrializimi konsekuent që ndodh për shkak të prodhimit, është

Page 203: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

203

njëlloj organizimi i shoqërisë i cili ka dëshmuar të jetë organizimi më i mirë që është parë

deri tash dhe njëkohësisht prodhimi e mundëson edhe një shpërndarje më të mirë të

pasurisë, për shkak se përmes prodhimit dhe rritjes së punësimit, natyrisht që edhe

mirëqenia e qytetarëve shkon gradualisht duke u rritur dhe për shkak se punëtorët në

prodhim është dëshmuar kjo edhe historikisht, janë shumë më mirë të organizuar dhe

kanë potencial shumë më të mirë të tërheqjes së të mirave materiale kah vetja, sesa

punëtorët tjerë të cilët janë punësuar nëpër shërbime edhe sektorë tjerë të ekonomisë, të

cilët nivelin e organizimit e kanë më të ulët dhe natyrisht edhe nivelin e kushtëzimit pra e

kanë më të ulët.

Pra është dëshmuar që punëtorët e prodhimit janë ata që vërtet mund ta nxisin pronarin e

kompanisë apo pronarin e fabrikës që t‟ua respektojë më shumë të drejtat e punës, sesa që

mund të ndodh kjo në sektorë tjerë, siç po e shohim faktikisht edhe në Kosovë, ku në të

gjitha ato shërbime ku janë të punësuar qytetarët e Kosovës, në fakt leva e tyre ë

kushtëzimit është thuajse inekzistente. Për shembull e kemi tash rastin e punëtorëve të

bankës ProCredit, 300 sish, që po planifikojnë t‟i nxjerrë banka nga puna edhe ata nuk po

munden të bëjnë asgjë, për shkak as organizim sindikal nuk kanë brenda vetes. Pra, as kjo

nuk u lejohet, e lëre më diçka më shumë.

Tash, kur flasim për politikat fiskale duhet ta kemi parasysh një gjë që politikat fiskale

janë para së gjithash dhe mbi të gjitha janë politika. Pra, kjo fjala politikë nënkupton që

politikat fiskale janë një plan afatgjatë përmes të cilit synohet intervenimi në ekonomi në

mënyrë që ekonomia ta marrë një kahe të caktuar të zhvillimit. Dhe, politikat fiskale

natyrisht që pastaj zbatohen përmes ndryshimit të numrave, qoftë si mbledhës, përqindje

të tatimeve që mblidhen, qoftë si shpenzime nga Qeveria përmes buxhetit, mirëpo para së

gjithash janë politika. Dhe, çfarëdo tentimi i intervenimit në politikat fiskale nga aspekti i

kulluar teknik, ka shumë më shumë mundësi që t‟i deformojë ato sesa t‟i rregullojë ato,

dhe në anën tjetër natyrisht që me to ose me një ndryshim të pjesshëm të tyre nuk mund

të pritet që të ketë rezultate shumë të mira për një çështje për të cilën po flasim këtu, që

është prodhimi.

Pra, natyrisht që prodhimi i Kosovë ballafaqohet edhe me politika jo të favorshme

tatimore, edhe me politika jo të favorshme fiskale në përgjithësi, mirëpo problemi kryesor

i prodhimit nuk janë këto politika, siç edhe kanë treguar disa herë madje edhe prodhuesit

që janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në këtë.

Pra, politika fiskale është term shumë më i gjerë sesa vetëm mbledhja e tatimeve dhe

niveli i tatimeve. Si instrument në duar të Qeverisë, natyrisht këto politika zbatohen

përmes njërës anë, nivelit të mbledhjes së tatimeve, dhe në anën tjetër, përmes

shpenzimeve në ekonomi apo përmes investimeve të Qeverisë në ekonomi, me të cilat

nxitet prodhimi apo nxitet aktiviteti në një apo shumë sektorë të caktuar të ekonomisë,

varësisht se ku dhe si do të rrugëtojë Qeveria.

Mirëpo duhet ta kemi parasysh një gjë që politikat fiskale si instrument së pari janë të

lidhura nduarduarshëm me politikat monetare, dhe së dyti i kanë ose mund të përdoren

për tri qëllime kryesore siç edhe janë përshkruar nga ekonomisti Keyns, pra ato mund te

Page 204: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

204

jenë tkurrëse, neutrale dhe mund të jenë zgjeruese. Dhe varësisht prej çfarë do shteti apo

Qeveria të bëjë me ekonominë e vet, do të përdorë edhe këto politika, në mënyrë që ato ta

tkurrin apo ta mbajnë, ta mirëmbajnë nivelin ekonomik të zhvillimit apo edhe ta nxisin

zhvillimin ekonomik, që do të nënkuptonte edhe zhvillim të prodhimit.

Është e domosdoshme që në sektorin e prodhimit veçanërisht, të mendojmë për politika

selektive, për shkak se nuk mund dhe nuk duhet të synojmë që do t‟i prodhojmë të gjitha

gjërat në nivel të njëjtë. Pra Kosova duhet ta ketë të qartë që do të përqendrohet

domosdoshmërisht në zhvillimin e disa sektorëve të industrisë, të disa sektorëve të

prodhimit, dhe pastaj natyrisht që të kemi politika që i përshtaten këtij lloj rrugëtimi apo

këtij lloj vizioni, synimi për të ardhmen, për shkak se me politika selektive është

dëshmuar qartë tashmë më që nuk mund të bëjmë asgjë. Pra kur kemi joselektivitet në

politika, kur kemi sheshësi, atëherë do t‟i mbajmë të gjithë sektorët ekonomisë në nivelin

e njëjtë për shkak se të gjithë ose do t‟i shpërblejmë, ose do t‟i tatimojmë, në nivelin e

njëjtë dhe në mënyrën e njëjtë dhe në këtë mënyrë praktikisht do ta bëjmë të pamundur

zhvillimin e disave prej tyre, ndërkohë që madje do ta mundësojmë zhvillimin e disave

për të cilat edhe nuk kemi interes edhe nuk na sjellin domosdoshmërisht zhvillim

ekonomik.

Po një çështje që është shumë e rëndësishme për prodhimin, me qenë se po flasim për

prodhimin është tregu.

Pra, duhet ta kemi parasysh një gjë që nuk ka nevojë e as kuptim të prodhojmë po që se

nuk mund të shesim. Pra kjo është edhe nga perspektiva e një prodhuesi individual ,

kompanie individuale, edhe nga perspektiva e një ekonomie shtetërore kombëtare, por

dhe nga perspektiva e ekonomie globale. Pra e keni parë që prodhimi rritet për aq sa rritet

tregu dhe mundësia për t‟i tregtuar produktet e veta. Dhe në këtë drejtim konsiderojmë që

mbrojtja e tregut do të ishte një mekanizëm i domosdoshëm për ta siguruar

vijueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e prodhimit në Kosovë, gjë që nuk ka

ndodhur kurrë këtu në Kosovë, e gjë që nuk po ndodh as sot, e gjë që faktikisht as nuk po

kërkohet sot nga ky Kuvend.

Për shembull, e kemi një prej problemet kryesore që është këtu është importet nga Serbia

apo jo. Secili prodhues i Kosovës deri tash e ka dëshmuar që importimi i produkteve nga

Serbia është ajo që më së shumti e dëmton prodhimin vendor.

Pra, gjithë ai mall që vjen nga Serbia e që është lehtë i prodhueshëm këtu në Kosovë,

është ajo që po e dëmton prodhimin. Për shembull, në ato momente kur Qeveria e

Kosovës ka zbatuar masat e ndalesës së importit nga Serbia, shumica e prodhuesve kanë

raportuar që shitjet e tyre janë rritur për diku 10%, diku 50%, e diku 100%. Pra, është po

ashtu e sigurt që një prej....

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Një minutë, regjia!

Page 205: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

205

VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!

Pra, një prej importuesve kryesor të produkteve nga Serbia është pikërisht deputeti i cili e

ka thirrur këtë debat, pra përmes kompanisë së tij ETC, që e sjell, domethënë përveç

tjerash edhe produktet e kompanisë “Bambi”, që janë drejtpërsëdrejti konkurrencë në

prodhimet që prodhohen tashmë në Kosovë, pra përmes prodhuesit “Liri”.

Pra, për t‟i ndihmuar prodhimit të vendit, zoti Kelmendi, unë të kisha sugjeruar që ta

ndalësh për shembull “Bambi”-n, të mos e sjellësh më në Kosovë, e kështu i kishe

ndihmuar të paktën një prodhuesi të Kosovës dhe me këtë i kishe ndihmuar prodhimit në

përgjithësi. Për shkak se është po ky prodhues “Liri”, i cili gjatë kohës sa kanë qenë

masat e ndalimit të importit nga Serbia, që iu ka rritur shitja në prodhimet e veta

konitorike për 1500%. dhe kur është kthyer pastaj tregtimi i lirë me Serbinë, këto kanë

rënë në të njëjtin nivel. Pra, natyrisht që është dëmtuar si prodhues shumë, por nuk është

dëmtuar për shkak të 6% të tatimeve apo 10% edhe pse edhe për atë është demtuar...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Aleancës, kush e do fjalën? Fjalën e ka deputeti

Xhevdet Neziraj.

XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit, i nderuar zoti kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Unë nuk do të thirrem në disa që biseduan këtu, do të bëjë përpjekje se ato çka u

përmendën t‟i largoj, mirëpo është një temë shumë e rëndësishme që po bëhet debat në

këtë Kuvend, për arsye se Kosova nuk ka politikë të vete monetare për arsye se euroja si

mjet pagese nuk emitohet në Kosovë, do të thotë Banka Qendrore e Kosovës nuk e bën

emitimin e euros dhe e vetmja kahje e zhvillimit ekonomik janë politikat fiskale dhe që

luajnë një rol kyç në orientimin e zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Politikat fiskale të bazuara në analiza shkencore dhe ekonomike dhe duke e pasur për

bazë që zoti Kelmendi është një afarist i shquar ka prekur temat shumë me rëndësi dhe ka

prekur ato prodhimtari pse do t‟i kishin sjell Kosovës edhe investime, do t‟ i sillnin

Kosovës edhe vende të reja të punës dhe do të kishte një zhvillim më të hovshëm

ekonomik.

Me këtë politikë fiskale dëshirohet të favorizohet prodhimi vendor, sepse të gjitha

produktet janë të importuara jo vetëm nga kompania e zotit Kelmendi, po edhe të gjitha

kompanive në Kosovë. Prandaj, me këto politika po dëshirohet të rritet prodhimtaria

vendore e sidomos prodhimtaria bujqësore ku mbi 500 milionë dalin nga buxheti i

Kosovës për produkte bujqësore ushqimore, të cilat mund të prodhohen në vend. Po, nëse

në Kosovë nuk bëhen politika të favorshme fiskale, atëherë me siguri kjo do të zgjatë

edhe me vite të tëra. Për momentin buxheti i Kosovës mund të ketë ndonjë pësim ose

zvogëlim të vogël, por më vonë të hyrat buxhetore do të jenë shumë më të mëdha se sa

sot se janë. Prandaj, politika të tilla fiskale të analizuara shumë mirë, do të thotë në bazë

shkencore ekonomike dhe të afaristëve të suksesshëm në praktikë, do të jenë një sukses i

mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Faleminderit!

Page 206: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

206

KRYETARI: Në emër të Koalicionit për Kosovë të Re, kryetarja e Grupit Myzejene

Selmani e ka fjalën.

MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!

Përshëndetje për deputetët,

Përkrah debatin e iniciuar nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës zotit Ramiz

Kelmendi, është mirë të debatohet në Parlamentin e Kosovës për ndryshimin e politikave

fiskale në funksionim të nxitjes së rritjes së prodhimit vendor dhe të zhvillimit ekonomik

në tërësi.

Nëse e shohim zhvillimin ekonomik në Kosovë, mund të themi se edhe ne si deputetë dhe

si qytetarë të Kosovës nuk jemi shumë të kënaqur.

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar një numër i madh i ligjeve për ndryshimin e

politikave ekonomike në Kosovë dhe një numër i ligjeve të cilat nuk janë miratuar në

Kuvend të Kosovës, për arsye politike, siç është Ligji për investimet e huaja.

Në rast se marrim çështjen e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen e prodhimit vendor dhe

bizneseve vendore, atëherë mund të themi se secila qeveri që vjen, pavarësisht që është

kjo qeveri tash, ajo i bën politikat e veta fiskale, mirëpo duke marrë parasysh zhvillimin

ekonomik në Kosovë, mund të themi se Qeveria duhet të drejtohet në zhvillimin e

politikave fiskale në favorizim të prodhuesve vendorë.

U potencua edhe nga parafolësit se janë miratuar ligjet të cilat mund të ndikojnë në

procesin e politikave dhe në zhvillimin ekonomik të bizneseve siç është Ligji për tatimin

doganor zero dhe Ligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrave me tarifë

zero në tatimin doganor.

Mirëpo, siç u tha se ato ligje duhet të kenë fazën kalimtare deri në vitin 2014. Të gjitha

mundësitë e ndryshimit dhe plotësimit të politikave fiskale në favor të prodhuesve dhe

investitorëve vendorë dhe investitorëve të huaj do të shihen atëherë kur Doganat e

Kosovës do të jenë të liruara komplet në bazë të marrëveshjeve të cilat do të arrihen.

Duhet të kemi kujdes edhe ne si deputetë dhe Qeveria që gjatë miratimit të ligjeve të

kërkojmë favorizim për investitorët vendorë dhe prodhimin vendor dhe jo të ngrehim

debate se me debate dhe rekomandime atëherë nuk mund të arrijmë që t‟i plotësojmë

politikat fiskale në favor të investitorëve.

Këtu u pa që është edhe një listë e produkteve bujqësore të cilat janë të liruara nga

TVSH-ja, mirëpo prapëseprapë unë them se Qeveria dhe Kuvendi, Qeveria i sjell ligjet,

ndërsa Kuvendi i miraton ligjet, në rast e dom të ndryshojmë politikat fiskale në favor të

qytetarëve dhe prodhuesve vendorë, atëherë presioni dhe rekomandimet të bëhen në

projektligje. Faleminderit!

KRYETARI: SLS-ja, nuk ka. “6+” nuk ka. Vazhdojmë me paraqitjen e deputetëve.

Fillojmë me deputetin Ramiz Lladrovci.

Page 207: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

207

RAMIZ LLADROVCI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Politika fiskale është politika më e rëndësishme dhe më dinamike e politikave ekonomike

të shteteve bashkëkohore. Është më e rëndësishme për faktin se përmes saj shteti mund të

arrijë të ndikojë në stimulimin e zhvillimit ekonomik, përveç funksionit fiskal që

konsiston në mbushjen e buxhetit të shtetit.

Ndërsa është më dinamikja për faktin se ajo është nën fluksin e ndryshimeve të

përhershme me qëllim që ajo të jetë në përputhje me rrethanat ekonomike të cilat direkt

apo indirekt e determinojnë atë.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim dhe në konsultim me institucione ndërkombëtare

relevante, përveç qëllimeve fiskale, sistemit dhe politikës fiskale i ka vënë edhe funksion

zhvillimor.

Në vazhdimësi janë ndërmarrë masa me qëllim të ndërtimit të një politike fiskale që në

vete bart lehtësira tatimore e të cilat janë në funksion të stimulimit të aktiviteteve

biznesore në Kosovë.

Kjo për faktin se aplikimi i lehtësirave tatimore, përveç që krijon një ambient lehtësues

për bizneset rezidente e ngrit edhe aftësinë konkurruese të Kosovës viza-vizë shteteve në

regjion, të cilat janë në garë për thithje të investimeve të jashtme direkt përmes krijimit të

lehtësirave tatimore.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit pranojnë se Qeveria ka freskuar politikat fiskale,

por sigurisht se ende mbetet për të punuar.

Mendoj se ne vazhdimisht duhet t‟i analizojmë mundësitë për reformat e politikave

fiskale në dobi të bizneseve vendore dhe joshëse si investimeve të jashtme.

Ne sot para vetes kemi një propozim konkret të AAK-së për ndryshimin e trajtimit

tatimor të nënprodukteve agrare, trajtimi tatimor nga aspekti i TVSH-së, të

repromaterialeve dhe ambalazheve dhe kërkesën për heqje të TVSH-së për makineri të

punës.

Në parim e përkrahi këtë propozim, por aplikimit të tyre në sistem duhet t‟i paraprijë një

analizë e mirëfilltë e efekteve buxhetore që do t‟i kenë këto ndryshime.

Në këtë kuadër për zotin Kelmendi e ngreh këtë pyetje për trajtim. Pra, a e keni bërë

analizën e efekteve financiare që kanë këto masa për buxhetin e Kosovës? Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Hykmete Bajrami.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Page 208: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

208

Kur flasim për ambientin e biznesit dhe segmentet e veçanta të tij siç është politika

fiskale, pengesa e parë që duhet të përmendet, është mungesa e strategjisë zhvillimore

gjithëpërfshirëse për vendin, gjë që ka bërë që Qeveria ta bazojë zhvillimin e strategjisë

sektoriale, që në masë të madhe janë dokumente ad hoc të përgatitura nga personat e

caktuar që shpesh bijën në konflikt me objektivat zhvillimore t vendit.

Në të shumtën e rasteve, këto strategji sektoriale nuk janë të harmonizuara me njëra-

tjetrën duke shkaktuar kështu konflikte në implementimin e projekteve të ndryshme.

Përmirësimi i pozitës në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, nuk po përkthehet

në efekte ekonomike siç do të duhej të ishte. Të gjithë indikatorët ekonomikë po tregojnë

se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë.

Kosova e mbylli vitin me deficit tregtar prej 2.2 miliardë euro, importon produkte

bujqësore për rreth 500 milionë në vit, të ardhurat reale po bien e papunësia po numëron

në vend. Krejt kjo për shkak të një ambienti jo të favorshëm të biznesit.

Bujqit kosovarë vazhdojnë të përballen me vështirësi për shkak të çmimeve të larta në

këto ditë pranvere kur kanë më së shumti nevojë për farëra, plehra, pesticide dhe impute

të tjera bujqësore. Problemi strukturor që ka ekonomia e Kosovës, mbetet sektori i madh

publik, i cili po e ngulfat sektorin privat. Të dhënat nga raporti i Komisionit Evropian të

vitit 3012, e mbështesin plotësisht këtë konstatim.

Sipas raportit në fjalë, në nivel vendi të ardhurat nga pagat në sektorin publik, mbesin

burimi më i madh i të hyrave për familjet e Kosovës. Për më tepër marrëveshja e fundit e

arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, po përcillet me reforma të thella fiskale që po

u kushtojnë xhepave të varfër të qytetarëve të Kosovës. Kjo për arsye se iniciativat ligjore

dhe reformat tjera që kanë implikime buxhetore, nuk po lejohen të ndërmerren nën këtë

marrëveshje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se kjo e minimizon aftësinë e Qeverisë për të

ndërmarrë masa për të adresuar problemet ekonomike në nivel të vendit, e në veçanti,

papunësinë e lartë. Një sërë ligjesh kanë mbetur të paaprovuara, e shumë të tjera janë

zhveshur komplet nga kostoja buxhetore duke i bërë ato të pa implementushme në

praktikë. Krejt kjo për shkak të politikës fiskale e cila po bëhet me qëllim të zvogëlimit të

deficitit buxhetor dhe assesi për të përmirësuar ambientin e biznesit.

Që nga fillimi i mandatit, Qeveria Thaçi dy nuk është ndalë së proklamuari se po punon

për një ambient biznesi më të mirë, por në praktikë po ndodh pikërisht e kundërta.

Qeveria po dëmton rënd bizneset, duhet theksuar faktin që vetëm në emër të tatimit mbi

vlerën e shtuar, Qeveria merr në doganë nga bizneset rreth 450 milionë euro për mallrat

ende të parealizuara, duke hequr kështu padrejtësisht nga qarkullimi këtë shumë të madhe

të parave nga sektori privat.

Qeverisë Thaçi, sikur kjo nuk i mjafton, por në emër të pakos fiskale, ajo ka bërë

dyfishimin edhe të një varg tatimesh të tjera. Lidhja Demokratike e Kosovës është e

shqetësuar me gjendjen e rëndë të sektorit privat dhe kërkon nga Qeveria që ajo ta ngritë

Page 209: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

209

zërin dhe të arsyetojë dyfishimin e tatimeve ashtu siç e bën zëshëm eliminimin e disa

licencave dhe procedurave administrative.

Më lejoni të prezantoj se çfarë ka ndodhur me politikat fiskale. Ju kujtohet se në vitin

2009, Qeveria rriti tatimin mbi vlerën e shtuar për produktet nga 15 në 16%, kjo rritje për

një pikë të përqindjes e rriti ngarkesën tatimore për 7% krahasuar me ngarkesën fillestare.

Mandej në vitin 2012, ndodhi trefishimi i tatimit në pronë, rritje për 200% krahasuar me

ngarkesën minimale paraprake. Mandej kemi ngritjen e tatimit në të hyrat nga

veprimtaritë profesionale nga 5 në 9%, rritje për 80% krahasuar me normën paraprake.

Kjo rritje e tatimit për veprimtaritë shërbyese nga 5 në 9%, nuk është signifikante për

Buxhetin e Kosovës, por ka krijuar vështirësi për biznesin.

Nga të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës, del se ky lloj tatimi merr pjesë me

vetëm 1% të të hyrave të përgjithshme që mblidhen nga ATK-ja. Mandej, gjatë vitit 2012

kemi pasur rritjen e akcizës për duhanin, vendosjen e saj në një sërë produktesh tjera si

qese najloni, poqa elektrike, goma të përdorura, rritja e tantiemës për qymyrin nga 23

cent në 3 euro. Ndryshimet në pakon fiskale që janë bërë gjatë vitit 2012, nuk janë bërë

për të ndihmuar bizneset, por për të siguruar 38 milionë në Buxhetin e Kosovës, gjë e cila

theksohet në letrën e kryeministrit dhe guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, letër

kjo e adresuar Fondit Monetar Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2011.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se kjo politikë tatimore është e padrejtë. Kjo

politikë tatimore po krijon më shumë humbës se sa fitues., Nëse analizohen në detale

ndryshimet që kanë ndodhur në pakon fiskale, atëherë del se Qeveria po i ngarkon me

taksa qytetarët me të ardhura të ulëta dhe bizneset e vogla e të mesme dhe po i liron nga

taksat qytetarët me të ardhura të larta dhe korporatat e mëdha. Këtu e kam fjalën te

zvogëlimi i normave tatimore në të ardhurave personale dhe në fitimin e korporatave.

Kur jemi te politika fiskale, është e domosdoshme të thuhet se është skandaloze fakti që

Ministria e Punëve të Brendshme, ende nuk e ka paguar ngarkesën doganore prej 300

mijë euro për pasaportat biometrike. Gjithashtu duhet t‟i kujtojmë Qeverisë se ajo ka

premtuar një pako krejt tjetër fiskale, e cila përveç tjerash përfshinte uljen e pragut të

TVSH-së nga 50 mijë euro në 30 mijë euro. Gjithashtu premtimi ka qenë që ë ulet norma

e tatimit të TVSH-së nga 16 % në 7% për produktet ushqimore, siç janë: buka, drithërat,

qumështi, vaji për gatim dhe produktet farmaceutike që importohen, këto nuk kanë

ndodhur.

Kur jemi te politikat fiskale, duhet patjetër të përmendet fiskalizimi dhe dështimi i këtij

procesi, kostoja e lartë e arkave fiskale, ka dëmtuar rënd bizneset dhe po rrit evazionin

fiskal i cili vlerësohet të jetë rreth 450 000 euro në vendin tonë. Ne vlerësojmë se

monopolizimi i krijuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave lidhur me furnizimin

me arka fiskale, e ka rritur çmimin e tyre në treg dhe ka rritur informalitetin. Qeveria

është dashur të marrë shembull nga endet e rajonit që e kanë bërë subvencionimin e

arkave fiskale përmes lirimit nga TVSH-ja, por fiskalizimi në Kosovë po duket si një

proces i cili asnjëherë nuk do të përfundojë. Sikur këto të mos mjaftonin, kjo Qeveri po i

pengonin bizneset edhe me politikat tregtare jo adekuate, nuk ka se si mos t‟ju kujtohet

Page 210: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

210

taksa prej 35% në importin e çimentos, e vendosur vitin e kaluar që Qeveria Thaçi

shkaktoi tronditje në marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke

marrë parasysh të gjitha këto, situata ekonomike nuk duket të jetë e shëndetshme. Rritja

ekonomike afatgjatë dhe e qëndrueshme duhet të vijë nga sektori privat e jo sektori

publik, sepse vetëm aty krijohet vlera e shtuar dhe rritet produktiviteti.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme që

ka vizion, që integron objektivat zhvillimore në një plan të përgjithshëm dhe i orienton

resurset e vendit drejt arritjes së këtyre objektivave. Në veçanti duhet të përmirësohet

gjendja në fushën e mbrojtjes së investitorëve, lehtësimin e tregtisë ndërkufitare dhe

qasjes në energji elektrike. Gjithashtu ne apelojmë te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,

që të mos i neglizhojë kërkesat e fermerëve dhe së bashku me ta të bëjë zgjidhjen e

problemeve të tyre në kohë, këtu është fjala për masat lehtësuese për eksportin e

produkteve bujqësore. Ndërsa, sa i përket politikës fiskale, ne i përkrahim të gjitha masat

lehtësuese për bizneset por këto masa duhet të jenë sistematike dhe të drejtuara drejt

arritjes së objektivave zhvillimore që kësaj Qeverie i mungojnë.

Vërejtja jonë kryesore është që të mos eksperimentohet çdo tre muaj me politikat fiskale,

sepse kjo shkatërron pritjet e bizneseve. Ne insistojmë që të ngritën kapacitetet e

Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Doganave dhe të luftohet evazioni fiskal. Nëse

arrijnë që të luftojnë vetëm 1/3 e vazionit fiskal, atëherë Qeveria nuk ka nevojë për rritje

të asnjë tatimi. Ne mendojmë se duhet të ndodhë ulja e TVSH-së për produktet

ushqimore pasi kjo prek një numër të madh të familjeve që jetojnë në varfëri, ndërkohë

që efekti në buxhet do të ishte minimal. Gjithashtu ne kërkojmë që të bëhet sa më parë

ulja e TVSH-së për produkte dhe impute bujqësore, pasi kjo do të kishte efekt të vogël të

drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës, ndërkohë do të shumëfishonte prodhimin në

bujqësi. Ju faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Do të thotë nga “Vetëvendosja” qenka deputeti Afrim

Kasolli.

AFRIM KASOLLI: Faleminderit, i nderuari kryetar!

Dhe të nderuar deputetë,

Nuk ka dyshim se politikat fiskale që dominojnë tash e sa kohë nuk janë në shërbim të

zhvillimit ekonomik te vendit. Për më tepër politikat e tilla jo vetëm që nuk i kanë

ndihmuar zhvillimit ekonomik, por në të vërtet ato e kanë penguar këtë zhvillim si dhe

kanë dëmtuar kapacitet ekonomike të shtetit të Kosovës.

Me këtë rast shkalla e lartë e papunësisë, varfëria e madhe, mungesa e prodhimtarisë

vendore si dhe deficiti ekstrem tregtar ndërmjet importit dhe eksportit, janë vetëm disa

nga pasojat e dukshme të këtyre politikave mos zhvillimore. Rrjedhimisht për këtë arsye

edhe Kosova sot mbetet vendi që shpenzon më së shumti produkte të huaja për konsum,

kurse prodhimtaria vendore mbetet tejet dobët në krahasim më konkurrencën e cila

importohet nga vende tjera dhe atë kryesisht nga Serbia. Po ashtu këtu nuk duhet harruar

faktin se pjesë e pjesë e kësaj qasjeje që destimulon zhvillimin e ekonomik si dhe

prodhimin vendor mbetet edhe niveli i lartë i kamatave që aktualisht i aplikojnë bankat në

Kosove edhe për veprimtari ekonomike.

Page 211: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

211

Megjithatë, nuk ka dyshim se shkatërrimi i resurseve ekonomike Kosovës, një pjesë të

origjinës e ka edhe gjatë viteve të pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë së Milosheviqit.

Është e ditur se Kosova deri në atë kohë kishte pasur një traditë solide të prodhimtarisë

vendore, madje deri në vitet 90 sipas shumë analistëve të kohës, Kosova kishte arritur që

të plotësonte deri në 80% të nevojave të veta ekonomike me prodhimtari vendore në

fusha kyçe sikur se janë bujqësia dhe produktet që lidhen me këtë sferë. Por, Milosheviqi

për arsye strategjike politike dhe ekonomike i shkatërroi këto resurse më synim që ta

rrënojë përfundimisht ekonominë e Kosovës si dhe ta varësojë atë nga produktet e

ndërmarrjeve prodhuese të Serbisë. Kështu qytetarët e Kosovës që në atë kohë burim

kryesor të mbijetesës kishin remintencat nga diaspora, sipas të dhënave statistikore të

kohës importonin mallra nga Serbia me vlerë rreth 400 milionë marka gjermane për gjatë

një viti. Në këtë mënyrë Serbia arriti ta siguronte mbijetesën e ndërmarrjeve të saj, duke

eksportuar mallra në tregun e Kosovës, në këmbim të valutave të huaja.

Mirëpo, fatkeqësisht kjo gjendje nuk ka ndryshuar as sot, vetëm se tani shifra e mallrave

të importuara nga Serbia për në tregun e Kosovës përmendet të jetë diku edhe mbi 500

milionë euro brenda një viti. Pra, kjo trashëgimi e politikës së Milosheviqit në planin e

ekonomik vazhdon te jetë ende e pranishme dhe të mbrohet nga politikat e

papërgjegjshme të kësaj qeverie. Ajo mbetet njëra nga pengesat kryesore në rivitalizimin

e kapaciteteve prodhuese vendore, duke e mbajtur Serbinë si njërën nga importueset

kryesore në ekonominë e Kosovës si dhe duke e shndërruar tregun e Kosovës në më

profitabilin për shtetin e Serbisë edhe përkundër qëndrimit armiqësor që ky shtet në

vazhdimësi mban kundrejt nesh.

Sidoqoftë, përpos këtyre pengesave të sipërcekura nuk duhet harruar faktin

se ndër shkaqet tjera që e kushtëzuan këtë degradim të jetës ekonomike të Kosovës,

mbesin edhe politikat fiskale qe u aplikuan ne vendin tonë, veçanërisht pas përfundimit të

luftës. Kosova i filloi eksperiencat e para të politikës së vet fiskale mbi premisa

krejtësisht të reja të organizmit të jetës institucionale ekonomike. Kështu burokratët

administratës ndërkombëtare që u instalua në vendin tonë pas përfundimit të luftës, u

bënë bartësit kryesor në dizajnimin dhe hartimin e politikave të reja fiskale në Kosovë.

Ndërkaq, synimet kryesore të kësaj kaste të teknokratëve të rinj u reduktuan në dy

elemente bazë “në atë të gjenerimit të hyrave të mjaftueshme buxhetore dhe në alokimin

e resurseve buxhetore drejt ofrimit të shërbimeve publike. Si rrjedhojë tri synimet e tjera

me rëndësi të politikave fiskale si mbështetja e rritjes ekonomike, stabilizimi ekonomik

dhe ulja e pabarazisë sociale u anashkaluan plotësisht. Buxheti modest i Kosovës,

financohet në masë të madhe nga të hyrat në Doganë, të cilat janë rreth 830 milionë euro

dhe shumë pak nga të hyrat e tjera vendore (në të hyra dhe tatimet në pronë). Të hyrat

doganore reflektojnë tre lloj tatimesh, tatimin në vlerë të shtuar (TVSH), Doganat dhe

akcizat në mallra të caktuara. Këto tatime janë tatime në konsum, ku i gjithë tatimi i

bartet konsumatorit përfundimtar. Shumica e konsumit në Kosovë është konsum i

mbijetesës, pra, mund të konkludojmë që buxheti i Kosovës financohet nga tatimet mbi

klasën e varfër dhe të mesme.

Në ndërkohë është e ditur se edukimi dhe shëndetësia janë dy nga burimet themelore të

akumulimit të kapitalit human si një determinantë kyçe e rritjes së produktivitetit të

Page 212: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

212

resursit kryesor me të cilin disponon Kosova. Fatkeqësisht, në vitet e deritanishme

zhvillimet në këto dy lëmi jo vetëm se nuk kanë gëzuar tretmanin e merituar nga ana e

politikëbërjes, porse zhvillimet në to i janë lënë stihisë. Po ashtu edhe si përqindje të

GDP, Kosova ka ndarë proporcionin më të vogël nga të gjitha vendet e rajonit për

financim të edukimit dhe shëndetësisë. Kjo përkundër përqindjes së lartë të fëmijëve në

popullsinë e gjithëmbarshme dhe përkundër indikatorëve tejet të disfavorshëm

shëndetësor.

Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga pasojat serioze që politikat e deritanishme fiskale

kanë prodhuar për ekonominë e Kosovës. Është e ditur se këto politika janë

operacionalizuar drejtpërdrejt nga modeli ideologjik i neoliberalizmit që ka qenë dogma

kryesore mbi të cilën janë themeluar institucionet e jetës tonë politike dhe institucionale.

Pra kjo ideologji drejtonte kryesisht recetat politike deri më tani. Por, problemi kryesor i

vendeve të vogla në zhvillim siç ka vënë në pah një ekonomist i njohur që është edhe

fitues i çmimit Nobel për ekonomi, është se ato janë sikur se anijet të vogla, prandaj

imponimi i politikave neoliberale që kërkojnë tkurrjen e shpejt të shtetit dhe pasivizimin

e tij si aktor fundamental në procese ekonomike, është i barabartë më lëshimin e “tyre të

lundrojnë në një udhëtim në det të trazuar, para riparimit të vrimave në anije, para se

kapiteni të ketë marrë trajnimin e duhur dhe para se jelekët prej ajri, të jenë vendosur në

të.” Madje, në rrethanat më të mira, ka shumë të ngjarë që ata do të përmbyseshin posa t‟i

godiste një valë e fuqishme.

Gjykuar mbi këto parametra kjo sot është gjendja përgjithshme në Kosovë, ekonomia e së

cilës po fundoset dita- ditës si pasojë e këtij modeli. Rrjedhimisht ky dështim i sipërcekur

shënon edhe dështimin e një paradigme mendore dhe modeli ideologjik ekonomik që si e

tillë e ka quar vendin drejt një humnere pa shtegdalje. Prandaj edhe ndryshimi i këtij

kursi aktual degradues nuk mund të bëhet me masa paliative, por me një reformë

strukturore, sepse problemi i moszhvillimi ekonomik në Kosovë, është një problem i

strukturës së vet shtetit çfarë është ndërtuar. Sepse me të drejtë një ekonomist ka thënë se

varfëria në një vend nuk është produkt i mungesës së burimeve për zhvillim në atë vend,

por rrjedhojë e drejtpërdrejtë e mënyrës së institucioneve që dominojnë në atë shoqëri.

Dhe Kosova është rast eklatant i kësaj logjike, sepse varfëria është rrjedhojë e mënyrës së

karakterit dhe veprimit të institucioneve tona çfarë janë ndërtuar.

Në këtë kontekst shtegdalja nga kjo gjendje nënkupton fillimin e ndërtimit të një shteti

zhvillimor përkundrejt atij që e kemi aktualisht. Dhe, ky model i ri i shtetit nuk e

konsideron atë vetëm si një menaxher që ndërhyn me masa të limituara makroekonomike,

ndonëse ato nuk janë të parëndësishme, por ku ai luan një rol aktiv në nxitjen e

transformimit ekonomik të vendit. Me një fjalë drejtpërsëdrejt e drejton dhe orienton

transformimin strukturor të ekonomisë së vendit, duke nxitur krijimin e industrive të reja

apo zgjerimin dhe transformimin e atyre ekzistuese, jo vetëm përmes stimujve

makrofiskal, por përmes ndërhyrjeve direkte me subvencione, mbështetje organizative,

proteksionizëm, dhe lehtësime të tjera të llojllojshme që favorizon ndërtimin e bazës

prodhuese.

Page 213: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

213

Përfundimisht shteti zhvillimor është alternativa e vetme kundrejt asaj që aktualisht është

një model i dështuar ekonomik e të cilën e përfaqëson qeveria aktuale.

KRYETARI: Fjalën e ka Kymete Bajraktari.

KYMETE BAJRAKTARI: Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë,

Ndryshimi i politikave fiskale është më se i domosdoshëm për përmirësimin e ambientit

biznesor në Kosovë. Heqja e taksës doganore për lëndën e parë dhe ulja e tatimit mbi

vlerën e shtuar, do të ndikojnë në krijimin e vendeve të lira të punës dhe krijimin e një

situate më të mirë për mirëqenien e qytetarit si dhe kushtet e barabarta që prodhuesit

vendorë të enë të barabartë me prodhuesit e vendeve në rajon.

Interesi bankar është shumë i lartë, më i larti në rajon dhe në Evropë. Qeveria duhet të

gjejë mundësi për subvencionim të interesit ose autoriteti bankar qendror të bëjë trysni te

bankat që kjo në një formë të jetë e barazuar me interesin rajonal.

TVSH-ja të mos paguhet në pikat kufitare, por të bartet gjatë shitjes së produktit final.

Eksporti i prodhimeve vendore për në vendet e BE-së është liruar nga doganat, ndërsa

importi nga vendet e BE-së për në Kosovë doganohet për mallrat dhe produktet të cilat

nëse importohen nga vendet anëtare të CEFTAS, janë të liruara. Kjo lojë është jo fer ndaj

BE-së dhe qytetarit të Kosovës.

Krijimi i konkurrencës dhe sigurisë në treg, është një i rëndësishëm për qytetarët, sepse

nga vendet fqinje importohen produktet të cilat janë të dyshimta dhe kjo krijon pasiguri te

konsumatori. Me krijimin e kushteve për import të mallrave nga vendet anëtare të BE-së,

qytetarit i krijohet mundësia e zgjedhjes dhe në treg krijohet konkurrencë e cila do të jetë

në favor të qytetarit. Pastaj kemi konkurrencë jo lojale për prodhuesit vendor në raport

me prodhuesit të cilët janë nënshkrues të marrëveshjes së CEFTA-s, konkurrencë e cila

dëmton prodhuesin vendor dhe buxhetin e Kosovës.

Kërkoj nga Qeveria, kërkesë e bërë edhe më herët, që të respektohet marrëveshja e

CEFTA-s nga të gjitha shtetet nënshkruese, e nëse jo, kjo Qeveri të hartojë politikat të

cilat do të favorizojnë dhe mbrojnë prodhuesin vendor, të respektohen masat e

reciprocitetit. Mos favorizimi dhe mos krijimi i politikave nga ana e Qeverisë për

përmirësimin e ambientit biznesor, po ndikon në moszhvillimin ekonomik të Kosovës

dhe njëherit në varfërimin e qytetarit tanë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nijazi Idrizi e ka fjalën.

NIJAZI IDRIZI: Faleminderit, i nderuari kryetar!

Të nderuar deputetë

Ky debat duhet të konsiderohet si vazhdim i debatit në të cilin u debatua për gjendjen

ekonomike në vend për shkak se politikat fiskale janë dimensioni më i rëndësishëm i cili

determinon në masë të madhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Page 214: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

214

Qeveria e Kosovës herë pas here me shumë ndrojtje nga frika se mund të shkaktojë

pasoja në sistemin tatimor, ka miratuar pako fiskale në të cilat janë përfshirë disa masa

me të cilat është synuar krijimi i kushteve të favorshme për mbështetjen e bizneseve dhe

zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Këto pako kanë përfshirë vendime

administrative, akte ligjore, nënligjore, një pjesë të cilave i kemi miratuar edhe këtu. Në

konsultim me bizneset dhe asociacionet e tyre, disa herë janë liruar në proces nga

obligimet doganore një numër i lëndëve të para, sidomos të atyre që u duhen prodhuesve

tanë këtu. Janë liruar: mediat, bartësit privat të arsimit të lartë, shërbimet spitalore dhe

kujdesi mjekësor. Ka pasur lirime në vazhdimësi edhe nga TVSH-ja edhe nga taksat

doganore të imputeve të ndryshme për sektorin e bujqësisë.

Si rezultat i marrëveshjes së CEFTA-s, në të cilën Kosova është futur pak a shumë e

diskriminuar për shkak se nuk ka pasur një infrastrukturë të qëndrueshme, këtë vend e

kanë arritur që në një masë të madhe ta dominojnë edhe tregun e Kosovës për shkak s

Kosova nuk ka pasur ofertën e vet për tregjet e tyre. Meqë shumë çka u tha, dëshiroj të

përmend vetëm një fakt që është jashtëzakonisht senzitiv për të kuptuar se çka ka

ndodhur te ne për një kohë shumë të gjatë.

Që në vitin 2004 ka ndodhur një anomali e madhe nga TVSH-ja dhe taksa është liruar te

koncentrati, ndërsa në të njëjtën kohë, misri si komponent kryesore me 70% e

koncentratit, ka pasur TVSH, e cila ka variruar nga 15 deri në 16%. Është për t‟u çuditur

si është vendosur kjo masë për faktin se në Kosovës ka pasur kapacitete për prodhimin e

koncentratit, ku ekzistojnë rreth 100 përzierëse ose teknologji me çka këto teknologji

kanë pushuar së funksionuari dhe kanë mbetur pa punë rreth disa qindra familje në

Kosovë ku rreth 50% e popullsisë është e varfër, kjo gjendje po vazhdon edhe më tutje.

Unë pres që nga Ligji që është në proces, t‟i hiqet kjo masë edhe misrit ose t‟i hiqet

TVSH-ja, ose koncentratit t‟i shtohet TVSH-ja me qëllim që bizneset tona të jenë

konkurrent në tregun e vet, e pse jo edhe në tregjet përreth. Po ashtu dëshiroj ta përmend

edhe një fakt tjetër për heqjen e TVSH-së për fundicidet për disa ilaçe të bimëve, por në

të njëjtën kohë ne nuk kemi heqje të TVSH-së për insekticidet të cilat, siç jeni në dijeni

insektet jo vetëm që janë vetë shkaktar të dëmeve, por njëkohësisht edhe janë bartës të

disa sëmundjeve dhe kjo është një anomali e llojit të vet.

Dëshiroj ta përmend edhe një fakt që pak a shumë këtu u theksua që ideja e mëhershme

për heqjen e TVSH-së për disa produkte sociale për shtresat sociale në vend, do të ishte e

mirëseardhur që të hiqet ose së paku të përshkallëzohet. Këtu duhet të përfshihen pak a

shumë produktet që u përmendën si buka, mishi, qumështi, sheqeri, vaji dhe disa

produkte tjera. Ne duhet ta përshkallëzojmë TVSH-n për këto produkte ose duhet ta

heqim krejtësisht për ta humanizuar diferencën në mes të tavolinës dhe sofrës e cila nuk e

rëndon aq shumë të parën, por që e liron mjaft të dytën dhe u bënë mirë qytetarëve tanë.

Po ashtu do të ishte mirë që herë pas here të maten masat, këto masa efekti i këtyre

masave për lirimin e herë pas hershëm që po e bëjnë nga doganat e disa imputeve për të

ditur se sa këto kanë dhënë efekt në zhvillim ekonomik të vendit. Edhe një gjë tjetër do të

ishte me rëndësi që në kuadër të ministrive të krijohet një ekip i ekspertëve të cilët do ta

dinamizonin marrjen e masave për të parë se cilat masa japin efekt më të madh në

zhvillim ekonomik të vendit dhe për t‟i prioritetizuar këto masa. Faleminderit!

Page 215: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

215

KRYETARI: Deputetja Afërdita Berisha-Shaqiri e ka fjalën.

AFËRDITA BERISHA-SHAQIRI: Faleminderit, i nderuari kryetar!

Tenderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Ndërtimi i politikave tatimore dhe zbatimi i tyre përmes mbushjes së buxhetit të vendit,

ka një rol të rëndësishëm ekonomik për mbajtjen dhe zhvillimin e një seri sektorësh të

shoqërisë.

Politika tatimore e një shteti, është pjesë e politikës fiskale që lidhet me përcaktimin e

llojeve të tatimeve të zbatuara në një vend, nivelet dhe llojet e përqindjeve tatimore për

burimet e ndryshme. Politika dhe sistemi tatimor i çdo vendi luan një rol shumë të

rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin e ekonomisë, por edhe në zhvillimin e arsimit,

kulturës, shëndetësisë, punësimit dhe veçanërisht në rishpërndarjen e të ardhurave në

favor të shtresave shoqërore me të ardhura më të ulëta të cilat në vendin tonë, fatkeqësisht

janë një numër i konsiderueshëm. Politika tatimore e një shteti arsyetohet me organizimin

e asaj politike tatimore që ndikon në drejtim të mënjanimit të dukurive që bëhen pengesë

për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë. Këto dukuri lidhen me veprimin jo

të përkryer të tregut në mbrojtjen e shtresave të varfra të shoqërisë, krijimin e vendeve të

punës, evitimin e monopoleve dhe rritjen e konkurrencës së mirëfilltë, barabarësinë në

mes të tatimpaguesve e të tjera.

Politika tatimore apo zbatimi i mirë i sistemit tatimor, nuk matet vetëm me atë nëse

administrata është përgjegjëse mbledh më pak apo më shumë të ardhura nga

tatimpaguesit, por matet me lehtësimin e procedurave për tatimpaguesit dhe veçanërisht

për investitorët vendorë dhe sidomos ata të huaj në mënyrë që atyre t‟u bëhet sa më

atraktiv dhe jo burokratik tregu.

Sot politikat fiskale në Kosovë, nuk sa duhet në shërbim të zhvillim ekonomik në vend.

Ekonomia e Kosovës, brenda vitit po nxjerr jashtë vendit para të gatshme në vlerë prej

2,2 miliardë euro. Kjo nënkupton se qytetarët po blejnë më shumë mallra nga jashtë dhe

bizneset vendore po rrezikojnë të falimentojnë. Kamatat e larta bankare po e rrezikojnë

edhe më tej këtë zhvillim, po ashtu vitin 2012, është mbyllur me rënien e eksporteve për

15% krahasuar me vitin 2011, apo për 50 milionë më pak. Këtë fakt e vërtetojnë se

reformat e të bërit biznes, ndryshimet në politikat fiskale, investimet në infrastrukturë e të

tjera, nuk kanë prodhuar efekte të mjaftueshme për ekonominë vendore.

Tatimi mbi vlerën e shtuar, është rritur nga 15% në 16% dhe është tatimi mbi vlerën e

shtuar, është tatim për të gjitha mallrat në Kosovë pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe

kjo shkaktoi goditje të lehtë në çmimet e mallrave për tregun kosovar. Ndërsa, tek tatimi

në pronë, kemi rritje të konsiderueshme nga janari i vitit 2013, pasi që norma e tatimit

është rritur nga 0,05% në 0,15%, ndërsa zvogëlim të normave tatimore, kemi pasur tek

tatimi në të ardhura personale dhe të ardhurat e korporatave të bizneseve të mëdha ku

tatimi në fitim për këto korporata, është përgjysmuar nga 20 në 10%.

Page 216: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

216

Investimet në vitin e kaluar kanë rënë dhe kjo është mbi 50%, kjo është shqetësuese për

faktin se partnerët tanë nuk po vijnë në Kosovë për të investuar. Kosova mbetet vendi që

shpenzon më së shumti produktet e huaja për konsum, kurse prodhimtaria vendore mbetet

tejet e dobët në krahasim me konkurrencën e cila vjen nga jashtë. Edhe pse janë bërë disa

ndryshime të politikave fiskale kohëve të fundit, siç ka qenë heqja e tatimit mbi vlerën e

shtuar për media, universitetet private dhe shërbimet spitalore, ende mbetet për të punuar,

bile disa biznese po ankohen se një rritje në taksën e akcizës së duhanit, çmimet e larta

ushqimore po shtyjnë konsumatorët drejtë tregut të zi. Thjeshtë Kosova po mbetet pas

vendeve të rajonit, është një ndër vendet me shkallën më të ulët të investimeve të huaja

direke në Evropë.

Rrjedhimisht pa investime, nuk ka as transferim të dijes, të teknologjisë moderne, nuk ka

kapital të freskët, vende të reja të punës e prodhim vendor. Zhvillimi i ndërmarrjeve të

vogla dhe të mesme private, më shumë në fushën tregtisë dhe shërbimeve dhe shumë pak

në sektorët prodhues dhe eksportues, është pasojë e kushteve jo të favorshme që

shkaktuan politikat makro-ekonomike, taksat, tregu i kredisë dhe shërbimet e tjera

publike të cilat nuk ishin të favorshme për industritë e reja.

Pajtohem me atë që u tha që një ekonomi që nuk prodhon, nuk mund të sigurojë një

zhvillim të qëndrueshëm. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën e ka Albin Kurti.

ALBIN KURTI: Faleminderit, kryetar!

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Nga pikëpamja zhvillimore, dallimi kryesor në Kosovë nuk është midis prodhuesve dhe

konsumatorëve, por midis prodhuesve dhe tregtarëve. Prodhuesit janë edhe konsumatorë,

ndërkaq tregtarët janë tregtarë të importit e jo të eksportit për shkak të deficitit enorm

tregtar që e ka mbërthyer Kosovën. Edhe në aspektin social nuk është ndryshe, ka shumë

tregtarë që janë të pasur, kurse prodhuesit janë, përgjithësisht, ose klasë e mesme ose të

varfër, pra shumë më afër popullit. Nëse këtu i fusim edhe politikanët atëherë fitojmë një

tablo shumë interesante. Prodhuesit janë të pakënaqur dhe të afërt me politikanët

opozitarë, kurse tregtarët e mëdhenj janë të kënaqur dhe më të afërt me Qeverinë dhe

partitë e saj. Prodhuesit janë prodhues të mallrave të Kosovës, kurse tregtarët janë shitës

të mallrave në Kosovë. Prandaj, duhet t‟i diferencojmë urgjentisht prodhuesit vendorë që

e forcojnë Kosovën, prej tregtarëve që i forcojnë vendet prej nga ata i sjellin produktet e

huaja.

Dallimi ndërmjet dy mallrave nuk bën të kufizohet te përjetimi i ndryshëm nga përdorimi

i tyre. Dallimi midis mallrave duhet të trajtohet edhe si dallim i marrëdhënieve në

prodhim që ka rezultuar me ato mallra, dallim i vendit e mënyrës së prodhimit, dallim i

prodhimit dhe i prodhuesve. Sepse, prejardhja dhe historia e mallrave që konsumojmë ose

shërbimeve që marrim e përcakton jetën tonë socio-ekonomike e jo, thjesht, e tashmja e

atyre mallrave e shërbimeve, jo aktualiteti banal i mallrave e i shërbimeve. Shteti i

Kosovës nuk është në shërbim të prodhuesve vendorë që nuk i subvencionon fare, por në

shërbim të tregtarëve të huaj që ua ka hapur tregun për gjithçka. Nuk do t‟i blejë askush

Page 217: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

217

prodhimet tona pa i blerë njëherë ne vetë ato. Prodhimet vendore nuk forcohen nga

jashtë, por nga brenda, përmes përkrahjes së shtetit dhe konsumimit të qytetarëve. Në

vend se të ndërtohen fabrika të cilat pastaj do të na e sillnin edhe asfaltin e ri, po shtrohet

asfalti që t‟ua ndërtojë fabrikat e do t‟ua forcojë ato të huajve që shesin gjithnjë e më

shumë produkte të tyre tek ne. Siç e ka shpjeguar profesori Nuri Bashota, në një punim të

tij, infrastruktura nuk paraqet vetvetiu zhvillim ekonomik, por ajo është bartëse e

zhvillimit ekonomik. Infrastruktura e re në Kosovë do të jetë më shumë bartëse e

zhvillimit të huaj sesa e zhvillimit tonë.

Antagonizmin ndërmjet prodhuesve dhe konsumatorëve në njërën anë, dhe tregtarëve e

konjukturave të regjimit, në anën tjetër, duhet ta bëjmë publik. Ky antagonizëm sigurisht

që nënkupton beteja politike dhe ideologjike. Dhe, mund të duket i vrazhdë, mirëpo, për

të gjithë ata që duan ta ndryshojnë këtë gjendje, njëmend mund të ketë betejë pa fitore,

por nuk do të mund të kemi fitore pa betejë. Transformimi i shtetit të Kosovës drejt një

shteti zhvillimor ku ekonomia bazohet te prodhimi, nuk është një rrugë e shtruar me lule,

sepse miliarda e miliarda euro janë në pyetje. Sipas një raporti të Institutit GAP, që

bazohet në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për Stabilitetin Financiar, 2011,

norma mesatare e interesit për gjysmën e parë të vitit 2011 ishte 14,3%, me ç‟rast te

struktura e kredive shohim se 52,5% janë të orientuara për sektorin e tregtisë, ndërkaq

vetëm 3,5% të kredive të lëshuara i janë dedikuar bujqësisë me mesataren e shkallës së

interesit për ndërmarrje, plot 15,6%.

Sipas Bankës Botërore, në bazë të vlerësimit të vitit 2007, pas Serbisë, Kosova si vend ka

përqindjen më të lartë në rajon të tokës agrikulturore (52%) dhe të lëvrueshme (27%).

Pra, mundësitë janë; ajo që mungon është shteti dhe intenca për prodhim, sepse për vitin

2013, Qeveria e Kosovës nga buxheti ka ndarë vetëm 8,8 milionë euro për projekte

kapitale në bujqësi.

Në Kosovën e pasluftës, gjendja jo vetëm që ishte e keqe, por ajo edhe u përkeqësua.

Para 12 vjetëve, fshatarët e kanë shitur qumështin e tyre për 70 fening litrin, domethënë

rreth 35 cent të euros, sot e shesin edhe 29 cent të euros, pra, kaq lirë, pra edhe më lirë

sesa para 12 vjetëve. E, para 12 vjetëve, litri i naftës kushtonte 65 feningë të markës

gjermane, kurse sot është një euro e 20 centë, pra katërfish më shtrenjtë.

E di që Qeveria e Kosovës dhe secila ministri e zyre e saj kanë pafund strategji për aq

shumë çështje, mirëpo kjo është kështu, sepse asnjëherë s‟ka parime të qëndrueshme për

asgjë, dhe mu për këtë strategjitë nuk i zbaton dot më pastaj.

Një profesor i Kembrixhit, ku ne e bazojmë si Lëvizje “Vetëvendosje” alternativën tonë

qeverisëse, ai thotë që në një vizitë kur ka qenë në Finlandë- tha , shkova në një bar në

Finlandë, edhe askush prej finlandezëve nuk fliste me mua. Bile, finlandezët nuk flisnin

as me njëri-tjetrin, nuk ishin aspak popull komunikativ. Dhe, e pyeta veten pse

finlandezët e kanë NOKIA-n, si bëhet që finlandezët nuk komunikojnë fare me njëri-

tjetrin, janë kaq shumë asocial, e megjithatë e kanë NOKIA-n? A nuk do të duhej që

kompaninë NOKIA ta kenë italianët, sepse italianët janë shumë komunikativ? Si bëhet që

NOKIA është në Finlandë e nuk është në Itali? Pra, ato përrallat neoliberale për

Page 218: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

218

incentivat, besoj që demantohen nga realiteti i përditshëm dhe arsyeja pse e kanë

finlandezët NOKIA-n, e jo italianët, nuk e kanë as Koreja e Jugut, për të cilën ky

profesori thotë që kur u pat zbuluar telefoni secili korean thoshte, sikur ta kisha ta marrë

me vete një të tillë, e megjithatë kjo që është bërë vetëm në Finlandë, është për shkak se

Finlanda ka marrë vendim për një gjë të tillë dhe me dekada të tëra e ka subvencionuar

NOKIA-n. D.m.th. në ekonomi duhet të merren vendime, duhet të ketë parime, e mandej

strategji. Ne në Kosovë kemi pa fund strategji, por pa parime dhe pa vendime në

ekonominë politike.

Qeveritarët kosovarë besojnë që duke e mbrojtur tregun si koncept, pra duke qenë kundër

tregut të mbrojtur, në fakt po e mbrojnë kapitalizmin. Mirëpo, tregu është shumë më i

vjetër sesa kapitalizmi. Qeveritarët kosovarë duke mbrojtur tregun, në të vërtetë, mbrojnë

feudalizmin. Në anën tjetër, ose më mirë të them në të njëjtën anë, ka pasur dikur e ka

edhe sot shtete pa kapitalizëm, mirëpo nuk ka kapitalizëm pa shtet. E, në Kosovë, ne e

dimë, që nuk kemi as ekonomi në shtet dhe as shtet në ekonomi. Së pari, nuk kemi

ekonomi në shtet edhe pse nuk i shihni sot këtu, por ne i kemi 19 ministra, 38

zëvendësministra, 6 zëvendëskryeministra dhe zyra të panumërta pranë Kryeministrisë e

pafund konsulentë gjithandej. Dhe, së dyti, nuk kemi shtet në ekonomi, andaj mbretëron

kjo anarkia që na ka shndërruar në vend transit dhe pa akumulim të kapitalit.

Pa ekonomi prodhuese nuk mund të ketë mirëqenie shoqërore. Në një tubim kur kam

qenë para disa viteve në Mitrovicë, në të njëjtën kohë zhvillohej një protestë e mjekëve

para Qeverisë, ku një mjek pat deklaruar që para një çerek shekulli e kemi pasur gjendjen

dhe të ardhurat më të mirë. Në atë tubim ku isha unë në Mitrovicë, u ngrit një minator

dhe tha: po, i kanë pasur pagat më të mira mjekët, sepse kemi punuar ne “Trepça”.

Domethënë prodhimi vendas drejtpërsëdrejti është i lidhur me shkollat, me spitalet, me

mirëqenien në përgjithësi.

Por, Qeveria e Kosovës nuk punon për klasën e mesme dhe as atë të varfër, nuk ka vende

të reja pune për ata që s‟e kanë mbiemrin e duhur, nuk ka pensione që nuk janë lëmoshë,

ndërsa nga asistenca sociale del pse të përjashtojnë e jo pse je fuqizuar e aftësuar. Për

pasojë, ajo që konsiderohet mirëqenie në shtetet e zhvilluara dhe demokratike

perëndimore pra:arsimi, shëndetësia, punësimi, sigurimi dhe kultura, paraqet vetë luksin

në Kosovë, ndërkaq, për mirëqenie merret ajo më elementarja që konsiston vetëm te

ushqimi, veshmbathja, ngrohja, higjiena dhe strehimi. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Aurora Bakalli e ka fjalën.

AURORA BAKALLI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Në vazhdim do të prezantoj pikëpamjet e ekonomisë dhe të Lëvizjes për Bashkim lidhur

me temën të cilën po e debatojmë sot. Është me rëndësi të kuptohet se gjatë përpilimit të

politikave tatimore, bëhen përpjekjet e gjetjes së mënyrave për mbledhjen e sa më shumë

tatimeve, por që ato të jenë sa më pak të dhembshme për paguesit e tyre.

Page 219: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

219

Tatimet e mbledhura shfrytëzohen për funksionimin e institucioneve qeveritare të cilat

punojnë në zhvillimin e politikave të shtetit, e njëra nga këto politika është edhe politika

ekonomike të cilën Qeveria e Kosovës do të duhej ta bënte me qëllim të zhvillimit të

vendit, por ndonjëherë ndodh që të njëjta bëhen pikërisht pengesë e zhvillimit të

politikave të duhura ekonomike. Politikat aktuale tatimore në Kosovë janë mjaft të

moderuara.

TVSH-ja është 16%, që e stimulon importin dhe që është më e ulëta në rajon. Tatimet në

të ardhura janë progresive të moderuara, gjë që më shumë i favorizon ata që kanë paga të

mëdha, se sa ata me paga të ulëta. Tatimet të cilat paguhen në kufi, siç është TVSH-ja

riimbursohen më pastaj nga vetë konsumatorët tek shitësit dhe prodhuesit.

Tani do të fokusohem me shqyrtimin e atyre tatimeve, të cilat janë vendimtare në

politikat tregtare dhe fiskale.

Tatimi prej 10% në Dogana. Lidhur me këtë kemi bërë një analizë gjysmë empirike duke

u nisur së pari nga fakti që të gjithë e dimë që aktualisht kemi 2,2 miliardë euro importe,

duke abstrahuar këtu 47% të tregtisë me vendet e CEFTA-s, me të cilat nuk paguhet 10%

dogana, atëherë mbetet që për 1,13 miliardë euro importe, mblidhen 10% të tatimit

doganor. E nëse kësaj ia shtojmë të dhënat statistikore, që diku rreth 20% të këtyre

importeve janë repromaetriale, atëherë del se miliona euro do të duhej humbur nga

Buxheti i Kosovës në rast të lirimit imediat të bizneseve nga këto tatime.

Këtu padyshim, që vështirë se ndonjë shtet në rajon dhe botë do të mund ta bënte, pra

përnjëherë t‟i shkaktojë vetes mungesa në buxhet me një sasi, sipas vlerësimit tonë prej

rreth 5-10%. Kjo do të shkaktonte mosfunksionimin e disa nga dikasteret, të cilat edhe

ashtu janë gjysmëfunksionale. Por, çfarë propozojmë ne si Lëvizje për Bashkim, se mund

të bëhet në këtë drejtim? Pa dyshim, se një reformë e këtyre politikave tatimore duhet

bërë, në kuptim që së pari të caktohen sektorët prioritarë të ekonomisë dhe pastaj për këto

sektorë të shfrytëzohen modelet e lirimit nga tatimet. Kjo do të zvogëlonte humbjet

buxhetore të përnjëhershme dhe do t‟u jepte mundësi zhvillimit të sektorëve, të cilët kanë

përparësi konkurruese me rajonin dhe më gjerë.

Kjo do të thotë se këto kompani mund të prodhojnë për të eksportuar e me këtë edhe do të

ndikonin në zgjerimin e bazës ekonomike të Kosovës. Është me rëndësi se gjitha këto

tatime do të mund të formuloheshin në atë mënyrë, që do t‟i ndihmonin bizneseve të cilat

kanë kapacitet zgjerimi. Mirëpo, kjo assesi nuk do të thotë, se kompanitë më të dobëta do

të duhet lënë anash. Për këto kompani Qeveria do të duhej krijuar fonde të veçanta nga

suficiti buxhetor, me të cilat do t‟i financonte ato me norma shumë të ulëta të interesit.

Kjo do të krijonte një hapësirë të mirë që këto kompani pasi që të jenë treguar të

suksesshme, të lirohen nga tatimet, të cilat atyre do t‟u pengonin në zhvillimin e tyre dhe

me eksportim të produkteve të tyre.

Një tjetër reformë që do të mund të ishte, rritja e TVSH-së apo hapja e fluktuimit të

TVSH-së, për shembull, nga 6-20% për disa produkte, si dhe vendosja e një TVSH-je të

Page 220: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

220

përshkallëzuar, që do të kishte një rol të rëndësishëm në ofrimin e mundësive të

zhvillimit të kompanive kosovare.

Pra, kompanitë do të mund të paguanin TVSH më të ulët për disa makineri prodhuese,

makineri pune dhe lëndë të parë. Në anën tjetër, TVSH-ja e rritur sigurisht që do të

vështirësonte pozitën e konsumatorit për disa nga produktet e konsumit të zgjatur apo

produktet e luksit, por që në të njëjtën kohë do të zvogëlonte mundësinë e qasjes së

produkteve nga importi në Kosovë me nivel fluksi të tanishëm.

Kjo do të stimulonte produktin vendor, i cili me këtë reformë tatimore do të dilte më i lirë

në treg. Kjo rritje e TVSH-së për disa nga produktet, gjithashtu do të mund të balanconte

humbjet të cilat do të mund të shkaktoheshin me aplikimin e TVSH-së së përshkallëzuar.

Dhe krejt në fund, duhet theksuar se tanimë janë bërë disa përpjekje për lehtësime

tatimore, të cilat janë përfshirë në ligjin i cili liron nga tatimet disa nga sektorët dhe disa

nga makineritë. Ky ligj mundëson lirime nga tatimet e produkteve, të cilat përdoren për

mirëqenie të përgjithshme, si automjete dhe makineri, të cilat përdoren për rastet

urgjente, si dhe për raste të veçanta, pra që nuk përdoren shpesh, kanë kosto të mëdha dhe

nuk ofrojnë produkt të madh, siç janë për shembull, makinat për ndërtim të urave të

mëdha, të digave, e tjerë. Pra, në këtë ligj nuk hasim lirime për produkte, të cilat do të

mund të ndihmonin rritjen e kapacitetit prodhues të vendit për eksport.

Si përfundim, ne si Lëvizje për Bashkim konsiderojmë se çështjet e ngritura dhe

rekomandimet që dalin nga ky debat janë të rëndësishme për zhvillimin e prodhimtarisë,

por që këto reforma të propozuara do të duhej të bëhen me formë të moderuar dhe të

balancuar, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme për Kosovën.

Pra, çdo orientim i përnjëhershëm në cilindo drejtim, qoftë në mbledhjen e numrit sa më

të madh të tatimeve apo edhe në të kundërtën, në heqjen e tyre në mënyrë imediate, do të

mund të shkaktonin dëme që vështirë do të rikuperohen.Ju faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Time Kadrijaj e ka fjalën.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

Të gjithë e dimë se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë. Ajo sa vjen e po

përkeqësohet, numri i madh i të papunëve, ku mbi 70% e të rinjve janë të papunë,

shumica me arsimim të lartë, është një problem që kërkon trajtim.

Shpesh mendohet se ndryshimet fiskale të caktuara dëmtojnë buxhetin e aprovuar të

Kosovës, në mendojmë, se nuk e dëmtojnë buxhetin, por shtrijnë inkasimin në mënyrë

horizontale. Lëvizjet fiskale që zhvillojnë ekonominë e vogël, ekonominë familjare, janë

më se të nevojshme për kosovarin, e sidomos nëse mundëson punësimin e femrës. Dhe,

kjo taksë edhe atyre u pamundëson të zhvillojnë ndonjë biznes apo artizanat, sepse nuk e

kanë mundësinë e një pagese të tillë fillestare dhe derisa të fillojnë punë, duhet të marrin

kredi dhe të paguajnë një tatim ndoshta një vit ose dy vjet derisa ta aktivizojnë biznesin.

Page 221: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

221

Qeveria prej fillimit të këtij mandati ka thënë se po punon për një ambient të biznesit më

të mirë, mirëpo në fakt ajo po punon në të kundërtën e kësaj, sepse ka rritur tatimet dhe

ka krijuar vështirësi për bizneset.

Qeveria e Kosovës e dhënë pas interesave ditore ka harruar qytetarët dhe bizneset. Rritja

e ngarkesës tatimore për ndërmarrjet e vogla ka bërë që shumë biznese të tilla të

falimentojnë ose të dalin në informalitet. Pagesa e TVSH-së për makineri dhe makineri

prodhuese e transportuese që paguhet në hyrje gjatë importit, është një ngarkesë fillestare

për të gjitha ekonomitë vijuese e në veçanti ato fillestare e që sipas ligjeve në fuqi, të

gjitha këto TVSH të paguara kthehen përsëri, menjëherë pas fillimit të procesit të punës.

Pra, nëse kthehen, pse po merren, pse të shtrenjtohet investimi fillestar, për të destimuluar

investitorët, pse të dëmtohet ekonomia familjare?

Prandaj ne mendojmë se këto ndryshime fiskale nxisin zhvillimin ekonomik dhe do t‟i

përkrahim në tërësi.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)

KRYESUESI: Fjalën e ka zoti Jakup Krasniqi.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Politikat fiskale vërtet janë ato që një shoqërie i japin një frymë të re zhvillimi. Unë nuk

do të flas profesionalisht, më tepër do të flas politikisht.

Kosova që në fillim realisht ka pasur në administrimin ndërkombëtar, politika të gabuara

edhe ekonomike edhe fiskale. Për fat të keq, ajo praktikë e nisur keq dhe ka vazhduar

keq. Nuk ka pasur politika ekonomike që do ta ndihmonin zhvillimin dhe nuk ka pasur

politika fiskale, që gjithashtu do të ishin në shërbim të investitorëve jo vetëm të

brendshëm, por edhe të jashtëm. Dhe, me këto politika fiskale nuk e kanë stimuluar

asnjërin dhe as tjetrin.

Prej fillimit po bëhen 14 vjet e më tepër, Kosova si shtet i ri nuk ka strategji të vetën të

zhvillimit ekonomik. Nuk mund të themi se kemi një planifikim dhe programim

zhvillimor. Me politikat fiskale ne duhet të themi, çka kemi pasur për qëllim? A kemi

pasur për qëllim vërtet stimulimin e investimeve të brendshme, apo me to kemi ndihmuar

që vërtet t‟i lehtësojmë doganat dhe duke i lehtësuar doganat ne kemi ndihmuar tregtarët,

por jo zhvillimin.

Kur është fjala te doganat dhe te tregtarët, në Kosovë mallrat nga Serbia hyjnë pa dogana.

Dhe, në një pjesë të Kosovës zhvillohet kontrabanda dhe ajo kontrabandë kontrollohet

nga kriminelët e tri luftërave. Pra, kemi një krim të organizuar. Menjëherë këtu bëhet

pyetja: Nëse në pjesën veriore kemi një krim të organizuar që shikuar në aspektin

hapësinor është shumë i kufizuar, me kë është i lidhur ai krim i organizuar i pjesës

veriore me një krim të organizuar të pjesës jugore?

Page 222: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

222

Dhe, është e pamundshme që të zhvillohet një krim i organizuar ekonomik në pjesën

veriore të Kosovës, pa një krim të organizuar ekonomik në pjesën jugore të saj. Çka

organet edhe të EULEX-it, por edhe tonat, kanë bërë që ta pengojnë këtë krim të

organizuar në Kosovë?

Gjithashtu ne e dimë që në Kosovë ka kompani tregtare të fuqishme dhe kemi kompani

tregtare më pak të fuqishme. Si u krijuan këto kompani të fuqishme tregtare, a thua janë

krijuar duke paguar doganën sipas ligjit? Unë dyshoj.

Prandaj, nuk është çudi se kompanitë e mëdha tregtare që nuk paguajnë dogana janë të

lidhura me politika të larta të partive politike. Dhe, vërtet ne shpeshherë i akuzojmë

vetëm politikanët, por edhe një pjesë e kompanive tregtare të mëdha, që s‟paguajnë tatim

as TVSH, as dogana, unë konsideroj që janë pjesë e një krimi të organizuar që e dëmton

zhvillimin e vendit.

Kështu që ne duhet t‟i ndjekim disa politika fiskale, për shembull që të punësuarit me

rroga më të larta të kenë tatim më të lartë, kompanitë e mëdha të kenë tatime më të larta.

Në një raport të Agjencisë Antikorrupsion po del se një numër i madh i zyrtarëve që i

raportojnë asaj agjencie, mbajnë dy vende, tri vende, katër vende dhe pesë vende të

punës. Këta njerëz a paguajnë tatim? Dhe, nuk do të duhej të paguante tatim njësoj si ai

që ka një vend të punës, si ai që ka dy, tre apo katër. Tatimi do të duhej të ishte në ngritje

për çdo vend të punës. Mandej, shtohet pyetja: prej nga ky luks për zyrtarë të lartë, për të

pasur deri në pesë vende pune? Çfarë supermenësh janë ata që t‟i kenë pesë vende të

punës dhe a mund t‟i kryejnë të gjitha detyrat siç i kërkojnë ligjet në Kosovë? Është e

pamundshme.

Prandaj, ata njerëz që mbajnë poste zyrtare, ata përditë e shkelin ligjin, përditë bëjnë

veprime të paligjshme dhe askush nuk ua prish timin e duhanit.

Mungesa e doganave për mallrat që hyjnë nga Serbia, Kosovës i bën shumëfish dëme.

Një që në Kosovë vijnë mallra me cilësi të dobët dhe të dyshuar dhe dy, prodhuesit

shumë më në nivel, shumë më me standard janë të pabarabartë, pasi që mallrat e tyre

kanë dogana. Dhe, kështu ne vetë, në vend që të vendosim pengesa për mallrat e

dyshimta, ne kemi vendosur pengesa për mallrat që janë më cilësor.

Dhe, krejt në fund, unë dua ta them edhe një çështje. Këtu po flasim vetëm për

investimet, më tepër për investimet vendore, që edhe duhet të krijojmë mundësi për këta

investitorë. Por, ne duhet ta shtrojmë edhe një pyetje tjetër. Ne shpeshherë thirremi se

kemi partnerë ndërkombëtarë dhe është mirë që kemi partnerë ndërkombëtarë, po sa janë

duke investuar ata partnerë ndërkombëtarë në Kosovë, çfarë ligje kemi bërë që ata vërtet

të kenë lehtësi për të investuar në Kosovë?

Jo vetëm që nuk kemi ligje, që do t‟u mundësonin partnerëve ndërkombëtarë për të

investuar në Kosovë, po ne kemi vendosur 1001 pengesa të tjera. Unë kam pasur rast të

bisedoj me partnerë ndërkombëtarë, për çështje të investimeve dhe unë e kam marrë një

Page 223: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

223

përgjigje dhe atë përgjigje dua ta bëj publike. Ata thonë, se ne investitorët tanë te vendit

më të zhvilluar të Evropës, nuk mund të vijmë në Kosovë, se në Kosovë po u lypen para,

një. Po, nuk është e vërtetë që këtyre investitorëve iu lypen vetëm para, po shumë

investitorëve, qarqe të caktuara në Kosovë dëshirojnë t‟u hyjnë në hise në investimet e

tyre. Dhe, cili do të jetë ai investitor serioz i jashtëm, që do të vijë e të investojë në

Kosovë, kur dikush kërkon t‟i hyjë në hise, në fitimin e tij, në djersën e tij?

Derisa ne këtyre fenomeneve tepër të dëmshme zhvillimore, nuk ua qesim një pengesë,

ne mund të flasim ditë e natë për politika të lehtësuara fiskale, se do të vijnë investitorët,

ata nuk do të vijnë. Dhe, për këtë duhet të jetë një vullnet politik i forcave kryesore

politike parlamentare në Kosovë, që fatkeqësisht mungon.

Kam pasur rast të bisedoj para pak ditësh me një investitor të jashtëm, që ka kërkuar

hapësirë tokësore në komunën më të madhe të Kosovës dhe thotë, ia kemi nisur me dhjetë

mijë euro, kemi shkuar te 150 mijë euro dhe jam detyruar të tërhiqem, se duhej t‟ia nisja

me 100 mijë apo 150 mijë euro, pa filluar biznesi. Kush janë ata investitorë edhe të

brendshëm edhe të jashtëm, që do të investonin në vendin tonë. Dhe, nëse nuk ka

investitorë dhe nuk ka investime, nuk do të ketë vende të punës.

Ata njerëz që e mbajnë pushtetin, qoftë në nivelin lokal, qoftë në nivelin qendror, duhet të

jenë të përgjegjshëm se me pengesat që janë duke ua vendosur investitorëve, në Kosovë

nuk mund të ketë investime dhe kot flasim për politika fiskale. Ne kemi për obligim të

miratojmë ligje, që vërtetë i ndihmojnë investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, por për

këtë duhet të kemi një vullnet të gjithë. Faleminderit për vëmendje!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Deshishku.

HASHIM DESHISHKU: Faleminderit!

Të nderuar deputetë dhe deputete,

Nuk është asgjë e re nëse thuhet se të gjitha problemet ekonomike të këtij vendi kanë një

burim, politikat qeveritare të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e

mirëqenies sociale.

Në rend të parë kjo vërehet përmes politikave fiskale. Ato janë në funksion të sigurimit të

të hyrave për buxhetin e vendit, por jo edhe të forcimit të subjekteve ekonomike, por

edhe të qytetarëve. Tash del se kjo para nuk vjen nga rritja ekonomike, por nga shtrydhja

e bizneseve si dhe qytetarëve. Se kjo është e vërtetë, po përmendi disa fakte. Një, në

secilin vit kemi rritje të buxhetit të vendit, qoftë të të hyrave apo të shpenzimeve. Nga ana

tjetër shkalla e rritjes ekonomike është në rënie, nga 5,6% sa ishte tash është në rreth 3%.

Kur këto dy çështje i vëmë në një rrafsh atëherë është qartë, se në rritjen e buxhetit

ndikon vetëm një element, pagesat e menjëhershme, që janë të detyruara t‟i bëjnë

subjektet ekonomike apo edhe qytetarët.

Orientimet strategjike të kësaj Qeverie janë të drejtuara kah stimulimi i degëve që sjellin

të hyra në buxhet, se sa të atyre, që përmes zhvillimit ekonomik garantojnë edhe për

qëndrueshmërinë e buxhetit. Nëse analizojmë kornizën afatmesme të shpenzimeve, del

Page 224: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

224

shumë qartë se edhe për shumë kohë burim kryesor i të hyrave në buxhet është Dogana,

përkatësisht vjelja e tatimeve dhe taksave në kufi.

Thënë më shkurt, Qeveria si koncept ka nxitjen e importit, përmes të cilit është më e

sigurt se nuk do të dështojë plani i sigurimit të të hyrave të buxhetit. Sigurimi i të hyrave

në kufi pas vetes bart edhe shumë anomali, të cilat pengojnë zhvillimin e bizneseve, por

edhe në të njëjtën kohë, bukur shumë e ngarkojnë edhe konsumatorin.

Sado që shumë herë është kërkuar që të bëhen ndryshime në politikat fiskale, kjo nuk

është e pranuar. Kjo ka ndodhur për shkak se Qeveria nuk ka dashur të prishë

komoditetin, kur është në pyetje buxheti, por në të njëjtën kohë ka dyshime rreth

efikasitetit dhe potencialit që ka Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e

Kosovës.

Është kërkuar që TVSH-ja të hiqet nga kufiri, kurse pagesat tjera të bëhen brenda, apo në

momentin kur malli i importuar shndërrohet në para. Me këtë do të lehtësohej barra për

bizneset, të cilat nuk do të jenë të detyruara të rrezikojnë ne likuiditetin, për shkak të

pagesave në kufi. Mirëpo, kjo qasje është në kundërshtim me strategjinë e Qeverisë, e

cila dëshiron që paratë sa më shpejt t‟i fusë në buxhetin e vet.

Pajtohem plotësisht me propozimet e AAK-së, që disa importe krejtësisht të lirohen nga

TVSH-ja. Është fjala për makineri, të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Kjo

është edhe më e kuptueshme, se TVSH-ja për këto importe është e kthyeshme apo se ajo

kthehet në momentin, kur këto pajisje hyjnë në përdorim. Pra, pse duhet të paguhet një

tatim, i cili më vonë i kthehet paguesit? Arsyeja kryesore është që këto para të futen në

buxhet, kurse kthimi është më i ngadalshëm, madje edhe mjaft i ndërlikuar.

Heqja e TVSH-së do të lehtësonte importin e pajisjeve që janë në funksion të zhvillimit,

ndërsa Qeveria e Kosovës mund të përdorë mekanizma të tjerë, që të garantojnë se ky

import duhet të përfundojë në destinimin e duhur. Krahas këtyre ka edhe zhvillime të

tjera, përmes të cilave dalin qartë dështimet, si dhe joefikasiteti i politikave fiskale që

udhëheq kjo Qeveri.

Në radhë të parë po përmendi pakon fiskale, e cila në esencë ofron ndryshime kozmetike,

por jo edhe lehtësi që vërtet do të reflektojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Dihet se

sa kundërshtime ka pasur rreth listës së produkteve të liruara nga obligimet doganore,

mirëpo për shkak të kokëfortësisë së të gjitha qeverive deri më sot, por edhe të partive, të

cilat e përbëjnë shumicën në Kuvend, është miratuar një dokument përplot defekte dhe i

pazbatueshëm. Për këtë arsye, ai ende nuk është funksional, apo ende nuk jep efekte për

biznesin, ndërsa ne edhe një herë duhet të merremi me këtë.

Qeveria e ka ulur normën e interesit për pagesat e vonuara tatimore nga 18 në 15% në vit

dhe ka rritur normën e interesit për riimbursimet e vonuara në 2,4% në vit. LDK-ja në

parim ka përkrahur këto propozime, por me kohë ka pasur dyshime për efektin e tyre. Kjo

po vërehet tani. Bizneset paguajnë ndëshkime nëse vonohen në pagesat e tatimit, por

realizimi i pagesës së interesit për riimbursimet e vonuara nga ATK-ja thjesht është e

Page 225: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

225

pamundur. Pra, me kohë është e ditur se këto masa nuk janë ndërmarrë që të ndihmojnë

biznesin.

Sado që rreth kësaj çështjeje mund të thuhet edhe shumëçka, mjaftojnë argumentet e

cekura që të vërehet se çfarë dëmi janë duke i sjell zhvillimit të vendit politikat e gabuara

fiskale. Për më keq, ajo me ndryshimet që ka bërë, vetëm sa ka përkeqësuar gjendjen.

Qytetarë me të ardhura të ulëta kanë humbur nga rritja e normës së TVSH-së dhe tatimit

në pronë. Ndërkaq, ndryshime të këtilla kanë stimuluar njerëzit apo subjektet afër

Qeverisë, ata që kanë paga më të larta se mbi 450 euro, meqenëse mbi këtë shumë është

përgjysmuar tatimi, si dhe korporatat që paguajnë më pak tatim, se para pak viteve.

Prandaj, ndryshimet e ndodhura janë formale, janë vetëm sa për të thënë se kemi bërë

diçka, meqenëse ato nuk kanë sjell asnjë të mirë për zhvillimin e vendit, apo për

standardin e qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Shpresoj që ju zoti Deshishku dhe zoti Kelmendi, i keni

rregulluar çështjet me raportet që i keni me ligjin dhe statusin e deputetit, para se të

kritikoni. Sepse, në intervista publike po prezantoheni edhe si deputetë edhe si pronarë të

kompanive dhe ju e dini qysh është ligji. Zonja Ganimete Musliu e ka fjalën.

GANIMETE MUSLIU: I nderuari nënkryetar,

Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,

Në politika fiskale duhet të jenë të përfshira parashikimi dhe analiza fiskale të treguesve

kryesorë fiskalë, si dhe hartimi i politikave fiskale. Po ashtu, duhet të bëhen propozim-

politika fiskale në përputhje me situatat ne vend, duke u mbështetur gjithashtu edhe në

eksperiencën e vendeve tjera.

Siç e dimë të gjithë, me qëllim të përmirësimit të veprimtarisë së bizneseve private në

Kosovë, autoritetet kompetente tashmë kanë ndryshuar disa politika fiskale. Ky ndryshim

i politikave fiskale është bërë me kërkesë të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe

tashmë, shumë vendime administrative, që përmirësojnë kushtet e afaristëve në Kosovë,

janë duke u zbatuar.

Duhet vlerësuar vendimi që është marrë për normat e reja të interesit në ATK, ku kemi të

bëjmë me uljen e normës së interesit për pagesat e vonuara tatimore nga ana e bizneseve.

Në këtë kuadër është marrë vendimi që të zvogëlohet numri i dokumenteve te procedurat

doganore, për qarkullim ndërkombëtar të mallrave, pra për import dhe eksport të mallrave

në dogana. Vlen të theksohet se nga 9 dokumente të kërkuar, tashmë kërkohen 3

dokumente dhe këtu kemi të bëjmë me një zvogëlim të mirëfilltë të procedurave.

Po ashtu, heqja e TVSH-së për media dhe shërbimet spitalore është një ndryshim pozitiv i

politikave fiskale që kanë ndodhur vitin që lamë pas. Edhe vetë përfaqësuesit e

komunitetit të biznesit pranojnë se Qeveria ka freskuar politikat fiskale, por ne nuk

guxojmë në asnjë mënyrë të kënaqemi me të arriturat në këtë fushë. Dhe, konsideroj që

ende mbetet për të punuar në reformimin e kësaj lëmie.

Page 226: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

226

Ndryshimi i politikave fiskale ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së arsimit të

lartë dhe në gjithë arsimin shtetëror të Kosovës, në thjeshtësimin e procedurave të

importit të produkteve e tjera. Reformat tregtare kanë krijuar ambient më të përshtatshëm

për sektorin privat, çka rrjedhimisht ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Ne duhet t‟i shikojmë në vazhdimësi mundësitë për reforma të politikave fiskale, në dobi

të bizneseve vendore. Interesi bankar ende vazhdon të mbetet i lartë, prandaj autoriteti

bankar qendror duhet të bëjë trysni te bankat që kjo në një formë të jetë e barazuar me

interesin rajonal, sepse Kosova ka interesin më të lartë në rajon dhe Evropë, gjë që po

paraqet pengesë për zhvillimin e investimeve në vend. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E ka fjalën zoti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Më shumë se një dekadë pas luftës e pas shkatërrimeve e dëmeve të papërshkrueshme që

pësoi populli dhe ekonomia e Kosovës, ne gjendemi në një situatë kur ekonomia ngjan si

të ishim ende në luftë.

Prodhohet fare pak dhe prodhuesit e kanë të vështirë gjithnjë e më shumë. Duket sikur ata

që prodhojnë e që kësisoj e rrisin ekonominë e përbashkët të Kosovës, janë halë në sy për

pushtetin aktual. Dhe, shtrohet pyetja: Pse ndodhë kështu? A nuk ishin arsyet që kërkuam

liri dhe që luftuam, pra që të mund edhe të punojmë dhe të prodhojmë lirisht?

Prodhimi, siç dihet është pjesë e qytetërimit. T‟ia heqësh një populli mundësinë e të qenit

prodhues dhe prodhimtar, do të thotë ta reduktosh atë në konsumerizëm, e kjo do të thotë

shkatërrim i ekonomisë vetjake. Prandaj, nuk është e rastësishme që në Kosovë e kemi

papunësinë kaq të lartë me mbi 40%, me ç‟rast 18% e popullsisë jetojnë në varfëri të

skajshme, të cilët kanë më pak se 80 centë në ditë.

Në programin e Lëvizjes „Vetëvendosje“, për ta shtruar saktë idenë tonë për zhvillim, ne

bëjmë dallimin e qartë mes dy llojeve të kapitalit, mes të kapitalit të destinuar për

prodhim dhe atij të destinuar për konsum.

I pari është kapital aktiv, gjeneron vende të reja të punës, gjeneron vlerë të shtuar, si dhe

rrit ekonominë, mundëson pagesën e taksave dhe të shërbimeve, si dhe ia mundëson edhe

vetë shtetit qenien dhe funksionimin e mirë të tij.

I dyti kapitali për konsum është i domosdoshëm, që secili ta shijojë jetën e vetë sipas

qejfit, ama nuk premton ndonjë gjë të madhe në aspektin makroekonomik, përveçse rrit

fitimet e fare pak vetëve, që janë tregtarë të mëdhenj importues.

Në programin tonë, si në fushën e agroindustrisë, ashtu edhe në atë të sektorit të

energjisë, të industrisë minerale apo për prodhime të tjera, ku mund të kemi ne sukses si

shtet, ne japim rëndësi prioritare kapitalit prodhues. Do ta ndihmojmë këtë kapital

prodhues përmes politikave fiskale, duke ia mundësuar mbrojtjen në kufi si dhe

subvencionimin brenda shtetit, për produktet, të cilat i kualifikojmë të rëndësisë

strategjike.

Page 227: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

227

Sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët, si dhe nga profesorët e njohur të ekonomisë,

brenda 4 vjetëve Kosova do të mund t‟i zëvendësonte eksportet në disa fusha të industrisë

së lehtë bujqësore e brenda 9 vjetëve, Kosova do të mund të eksportonte prodhimin e saj

edhe në rajon, por edhe në vende më larg, me prioritet siç e theksojmë ne, të krijimit të

një tregu të përbashkët bujqësor, sidomos mes Shqipërisë dhe në mes të Kosovës, që për

arsye klimatike e bën bujqësinë tonë e cila është më kontinentale, plotësisht

komplementare me bujqësinë e Shqipërisë, që është më mesdhetare.

E njëjta gjë vlen edhe për “Trepçën” dhe për industrinë minerare. Nëse investohet në

industrinë minerare, gjysma e parave që Qeveria aktuale ka shpenzuar për asfaltin

pompoz, brenda 3 deri 5 vjetëve investimi do të shlyhej dhe do të hapeshin 30 mijë vende

të reja të punës, me ç‟rast trefishi i këtyre vendeve të reja të punës do të hapeshin si

pasojë e zhvillimit të sektorëve sekondar dhe terciar, sidomos në ekonominë lokale.

Do të thotë që edhe asfaltin do të mund ta bënim sërish, por edhe vendet e punës do të na

mbeteshin dhe njerëzit do të vazhdonin t‟i mbanin familjet e tyre.

Mirëpo, Qeveria zgjedh që t‟i praktikojë të njëjtat ide politike në ekonomi, pikërisht ato

të cilat e kanë çuar edhe globin në një krizë shumë të thellë ekonomike dhe financiare,

pra, politikat të cilave tashmë u ka dalë boja dhe të cilat njihen me termin, si politika

neoliberale. Këto politika, kjo Qeveri nuk po i ndjek për ndonjë arsye doktrinare, apo për

bindje studimore, sepse vetë politikanët tanë qeveritarë edhe janë krejtësisht joparimor në

këtë kuptim. Ju e mbani në mend, se edhe vetveten para disa vjetëve e quanin politikanë

të denjë të krahut të majtë, por ka qenë paaftësia e tyre për të bërë diçka të mirë për

ekonominë, si dhe padurimi i tyre për t‟u pasuruar në mënyrë kaq të shpejtë, ajo që e ka

prodhuar dorëheqjen totale të shtetit zhvillimor dhe shtetit social prej Kosovës. Të njëjtat

arsye e kanë prodhuar edhe korrupsionin shumë të gjerë, që po shpërndahet gjithnjë e më

shumë e që këta politikanë po e përdorin si justifikim për procesin e privatizimit në

Kosovë.

Në programin tonë ne shprehemi qartë se nuk jemi kundër biznesit privat apo kundër

kapitalit privat, mirëpo historia botërore e vjetër dhe ajo e re na dëshmon se asnjë vend

nuk është zhvilluar pa një shtet më të fortë dhe më prezent në politikat ekonomike dhe në

ato sociale. Të gjitha vendet e zhvilluara ia detyrojnë zhvillimin e tyre një periudhe, kur

morali i shtetndërtimit dhe jo ai i korrupsionit dhe i dobësimit të shtetit e kanë

mbizotëruar politikën e atij shteti. Mirëpo, Qeveria jonë nuk i ka hyrë rrugës së zhvillimit

ekonomik, prandaj nuk e parapëlqen prodhimin dhe nuk i bëhet vonë për të.

Është e lehtë ta përkrahësh tregtinë, kur qëllim dhe praktikë e vetme është korrupsioni,

sepse një tregtar i madh dhe importues i madh mund t‟i bëhet atij fare lehtë presion për

ryshfet, apo për allishverishe edhe në doganë. Por, tregtari duhet të lirohet prej kësaj

barre të padenjë dhe të padrejtë që po i bëhet dhe që po pasuron njerëz, të cilët nuk ia

njohin vlerën e vërtetë punës. Ama, importi duhet të normohet, të bëhet i përgjegjshëm

ndaj prodhuesit, ndaj punëtorit, si dhe ndaj konsumatorit.

Page 228: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

228

Modeli ynë janë shtetet e zhvilluara, shtet e Bashkimit Evropian, pra, që praktikojnë

mbrojtje sa herë që ka nevojë e ne, më shumë se të gjithë, e kam fjalën si vend dhe si

prodhues vendor, kemi nevojë për masa të tilla.

Shtet të lirë nuk ka pa qenë e lirë edhe ekonomia në këtë aspekt. Prandaj, hapat për lirinë

e ekonomisë janë dy shumë të rëndësishme:

- Politikat e prodhimit, që prodhojnë rritje dhe zhvillim; dhe

- Politikat sociale, për të zbutur varfërinë, që ka prodhuar regjimi i pangopshëm i

Kabinetit qeveritar.

KRYESUESI: Fjalën e ka zoti Muhamet Mustafa.

MUHAMET MUSTAFA: Meqenëse ka kaluar një kohë e gjatë në këtë debat, unë do të

shkurtoj diskutimin, do të përqendrohem vetëm në disa nga thekset kryesore që desha t‟i

paraqes lidhur me temën.

Gjatë dy tri vjetëve të fundit ka pas propozime dhe disa përpjekje nga Qeveria që të bëhet

një reformë tatimore dhe të ulen normat e tatimeve dhe të taksave. Tash, nëse e marrim

dhe e krahasojmë ngarkesën e përgjithshme me tatime dhe taksa në Kosovë, në krahasim

me vendet e rajonit, ne jemi aty diku. Bile, TVSH-ja ndoshta është më e ulët se në disa

vende, mirëpo struktura dhe mënyra e zbatimit të këtyre tatimeve nuk është adekuate dhe

mendoj se Qeveria nuk ka bërë atë që është dashur ta bëjë lidhur me reformën e taksave,

në mënyrë që ajo të bëhet më miqësore për prodhuesit dhe investitorët.

Dhe, këtu është problemi kryesor, ne këtë e kemi theksuar shpesh edhe kur i kemi

diskutuar buxhetet, por këtu po lëvizim shumë ngadalë. Dhe, pikërisht disa nga çështjet

që janë problematike i ka nxitur në këtë iniciativë, kolegu ynë Ramiz Kelmendi.

Ne kemi pasur shumë ligje që kanë ardhur me ndryshime parciale të taksave, pra edhe

mendoj se tash e kemi një situatë shumë të vështirë për t‟u gjetur dhe për tu vlerësuar

efektet e saj. Domethënë, unë mendoj se nga ky debat ne duhet të nxjerrim edhe një

konkluzion që Qeveria të vijë me një analizë dhe një propozim më sistematik, më

organik, lidhur me ndërtimin e një politike të taksave dhe tatimeve, të cilat do të ishin në

dobi të zhvillimit afatgjatë të aftësisë konkurruese të ekonomisë në Kosovë, sidomos në

aspektin e reindustrializimit dhe tërheqjes më të madhe të investitorëve, sepse tash kemi

domethënë një laramani. Disa pajisje lejohen që të importohen pa doganë, disa nuk

lejohen. Dhe, kjo krijon mandej shumë administrim. Këto ndryshime të taksave, të cilat

janë bërë deri tash e kanë rritë administrimin në maksimum edhe kjo e rrit edhe koston e

bizneseve, por edhe krijon mundësi më të mëdha edhe për keqpërdorime dhe për

keqpërdorim të pozitës zyrtare deri në korrupsion.

Pra, e tërë teoria bashkëkohore e industrializimit nuk sugjeron shumë që të ketë shumë

diferenca midis sektorëve të caktuar, përpos ata që vërtet kanë një përparësi konkurruese.

Më tepër shkohet në masa horizontale në një skemë tatimore të thjeshtë, të lehtë për t‟u

zbatuar dhe me sa më pak administrim dhe involvim të zyrtarëve të Administratës

Page 229: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

229

Tatimore ose të Ministrisë së Financave në nivel qendror apo në komuna. Mendoj, se ne

kemi këtu ende shumë probleme.

Prandaj, e dhashë propozimin që Qeveria ka bërë shumë intervenime në politikën e

taksave në këto dy tri vjet, duhet të shohim ku janë ato. Ne nuk e kemi tash një pasqyrë të

saktë. Mendoj se duhet një nga konkluzat, zoti Ramiz, të jetë që të kemi një analizë

komplekse, për efektet e politikës së taksave, duke përfshirë edhe propozimet tuaja, sepse

propozimet e zotit Kelmendi me të vërtet shkojnë në drejtimin e duhur, në forcimin e

aftësisë konkurruese të organizatave prodhuese. Ndoshta, mund të flasim tash këtu

tregtia, andej, këndej, por ne duhet të flasim për këto propozime që janë në dobi të

veprimtarive prodhuese.

Konkretisht, propozimi i parë është i mirë, sepse e rrit aftësinë konkurruese të prodhuesve

të imtë bujqësor dhe e stimulon bashkëpunimin e tyre me tregtarët dhe me prodhuesit në

Kosovë. Kjo është ajo që i duhet Kosovës.

Propozimi i dytë, doganat në pajisje. Ne kemi edhe ashtu, po më duket se një pjesë e

konsiderueshme e pajisjeve janë te lejuara prej doganave. Po mendoj se duhet të lirohen

të gjitha pajisjet prej doganave, sepse ne nuk kemi çka të mbrojmë, nuk prodhojmë

pajisje në Kosovë. Dogana ka kuptim kur e mbron një prodhim tëndin. Dhe, pastaj ne

duhet të krijojmë pra këtu, në qoftë se pajisjet vijnë për investime, për rritje të prodhimit,

doganat duhet të hiqen. Dogana në lëndët e para dhe inputet e prodhimit duhet të hiqet

për ato lëndë të para dhe inpute të cilat nuk prodhohen në Kosovë, ose që nuk kanë

kushte për t‟u prodhuar në Kosovë. Nuk ishte dashur të hiqet dogana në krejt inputet dhe

krejt repromaterialet, sepse në qoftë se ne kemi kushte që të prodhojmë më shumë

qumësht, atëherë lëndët e para për prodhimin e qumështit duhet të mbrohet prodhuesi

vendor me një doganë dhe të vihet në pozitë të barabartë me prodhuesit rajonal, ngjashëm

edhe me veprimtaritë tjera.

TVSH-ja në pajisje, ky mendoj se është propozim shumë me vend. Ne e kemi cekur

shumë herë, qe shumë vjet po e cekim dhe kjo mënyrë e mbledhjes së TVSH-së në pajisje

vetëm rrit administrimin dhe i dënon prodhuesit dhe dënon gjithsecilin që dëshiron të

investojë pajisje në Kosovë. Domethënë, ne e mbledhim njëherë duhet me e rritë

administrimin, për ta riimbursuar, te riimbursimi mandej ai duhet të shkojë në sportel atje

edhe në sportelin e Administratës Tatimore ndodh që kalon mirë, po ndodh edhe që

kushtëzohet dhe s‟kalon mirë, kështu që këto sende duhet të hiqen, ta bëjmë sa më të

thjeshtë, sa më miqësore për investime. Pra, ky ishte propozimi im. Ju faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Halit Krasniqi e ka fjalën.

HALIT KRASNIQI: Faleminderit, nënkryetar dhe kryesues i seancës!

Të nderuar deputetë dhe deputete,

Kjo është një temë e cila është me interes për vendin dhe qytetarët e tij. Propozuesi, zoti

Ramiz Kelmendi ka bërë shumë mirë si deputet, po edhe si njëri nga njerëzit që është

shumë aktiv në ekonominë e Kosovës, me bizneset e tij, është edhe njëri nga kompetentët

për gjithë këtë problematikë që ka ngritur dhe që neve tani na ka familjarizuar me një

Page 230: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

230

çështje, të cilën e kemi pothuaj temë të përditshme dhe të shumëhershme edhe në grupe

parlamentare edhe në institucionet tona.

Unë për veten time i kam parë me vëmendje propozimet e tij dhe mjaft inkurajuese janë,

të cilat duhet të merren në konsideratë nga ekspertët e Ministrisë së Financave, kryesisht

ekspertët e Qeverisë.

Qeveria jonë dhe Partia Demokratike kanë një temë aktuale të përhershme, përmirësimin

e politikave fiskale. Ne në Grupin Parlamentar shumë herë e kemi trajtuar me ekspertë të

Qeverisë begatimin e politikave fiskale, mirëpo ngaqë kjo është një materie konkrete dhe

është një gjendje, në të cilën ne edhe nuk mund të bëjmë teori autoktone edhe nuk mund

të nxjerrim të bëjmë politika të pavarura krejtësisht nga regjioni dhe nga ndikimet e tregut

global dhe politikave globale, për këtë arsye edhe ne kemi qenë të preokupuar shumë

herë që të gjejmë zgjidhje, që të perfeksionojmë dhe t‟i zbusim këto politika në favor të

qytetarëve dhe kryesisht në favor të bizneseve dhe konsumatorëve.

Por, t‟i harmonizosh këto dy çështje është çikëz e vështirë. Duke pasur parasysh se 800

milionë të Buxhetit të Kosovës hyjnë nga doganat dhe 280 milionë hyjnë nga tatimet dhe

pjesën tjetër të buxhetit e plotësojnë të ardhurat nga gjykata, nga policia, e tjera, ne edhe

po të jemi vetë përpilues të buxhetit dhe të politikave fiskale, e kemi të vështirë tash t‟i

harmonizojmë këto nevoja dhe këto kërkesa.

Kërkesat e komunitetit të biznesit janë të njohura dhe një pjesë e tyre janë edhe të

arsyeshme, por në rast se e shohim armatën e konsumatorëve, frontin e konsumimit, që

është shporta jonë, është shporta e familjeve tona, atëherë vërtetë vihemi në siklet. Por,

këtë siklet duhet ta trajtojmë me maturi, duhet ta trajtojmë me një përgjegjësi të madhe

dhe së bashku me ekspertët e Qeverisë, të cilët bëjnë politika fiskale, të kihen në

konsideratë të gjithë këta faktorë.

Unë dëgjova edhe përmendjen e një autori, i cili më kujton në kohë të përkushtimit tim,

kur bëja artikuj në shtypin ilegal nga fusha e ekonomisë dhe për ta atakuar ekonominë në

krizë të shtetit jugosllav, unë në mungesë të kompetencave të njohurive, që kisha nga

profesioni, më është dashur t‟i qasem literaturës nga ekonomia dhe të konsultohesha me

të, për të bërë artikull kompetent dhe për të atakuar dobësitë e zhvillimit ekonomik të asaj

kohe.

Me një nga këta autorë, që u përmend këtu, unë isha në konflikt, sepse aty menjëherë më

ofrohej kriza e zhvillimit ciklik të ekonomisë kapitaliste. Dhe, më ofrohej modeli i

ekonomisë socialiste dhe përplasesha tash në përsiatje, të cilat më nxisnin të shfletoja

literaturë dhe mbytesha në teori dhe teoricienë, të cilët veçse ma krijonin një amalgamë

edhe një konflikt konceptual, që ishte vështirë pastaj pa u konsultuar me një ekspert të

ekonomisë, për të ardhur deri te një konkluzion të domosdoshëm dhe të nevojshëm

atëherë.

Kështu, me këtë dua të ilustroj një fakt, që politikat fiskale kanë kundrime të ndryshme

dhe vijnë në shprehje përgatitje e qasje të caktuara, për zhvillimin ekonomik. Prandaj,

Page 231: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

231

këtu edhe hetohen, natyrisht edhe koncepte të ndryshme nga grupet parlamentare, sepse

edhe ka mundësi të perfeksionohet zhvillimi ekonomik, të ndryshohen këto politika, por

nuk mund të bëhen krejt të pavarura ashtu siç dëshirojmë ne.

Këtu dua të them për kolegët deputetë, por edhe për publikun, qytetarët, që edhe brenda

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur shqetësime dhe ka pasur debate mjaft

të shpeshta brenda nesh, bashkë me ekspertë të Qeverisë dhe me ministrin e Financave

dhe të Ekonomisë. Aty, çka ka qenë e mundur deri tash, vërtet janë bërë intervenime dhe

janë bërë ndryshime. Kemi edhe në të ardhmen premtime të parealizuara, që ne presim që

të realizohen në përmirësimin e politikave fiskale.

Por, krejt këto nuk mund të bëhen sipas dëshirave që ne i kemi shfaqur. Këtë problem e

kam trajtuar edhe në një nga seancat e kaluara, të vitit të kaluar, sepse kam qenë i

pakënaqur për favorizimin e disa bizneseve, disa produkteve, që kanë qenë me preferenca

të caktuara në politikat doganore. Ne si vend agrar, natyrisht që kemi dëshirë që kjo fushë

të ketë një qasje dhe një trajtim shumë në përkujdesje dhe shumë favorizuese, sepse edhe

mund të stimulojë zhvillimin ekonomik të vendit, por ajo që është më e rëndësishme,

mund të mobilizojë qytetarët tanë, të cilët kanë lëndën e parë, kanë tokën e tyre dhe që

mund të zhvillojnë biznese familjare dhe të begatojnë ekonominë familjare, rrjedhimisht,

edhe të zbusin koston e shportës familjare.

Janë edhe një varg produktesh që mund dhe do të duhej të kenë konsideratë të ekspertëve

të Qeverisë, që të përmirësojnë politikat fiskale dhe ato doganore. Janë edhe një varg

çështjesh që mua më preokupojnë, më kanë preokupuar, i kam debatuar, i kam trajtuar

këtu, por nuk e konsideroj veten shumë kompetent të kësaj fushe dhe nuk shquhem me

ndonjë përgatitje të konsoliduar në këtë fushë, kështu që do të kisha pasur konsideratë

kohën për t‟ua lënë atyre që vërtet kanë një përgatitje dhe mund të bëjnë preferenca

profesionale dhe të dobishme për qytetarët dhe për Qeverinë, për ekspertët e saj, por edhe

në funksion të debatit të sotëm. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Morina.

SALIH MORINA: Faleminderit kryesues!

Të nderuar kolegë deputetë,

Edhe gjatë vitit 2012 dhe po ashtu viti 2013 kanë qenë vite jo të lehta për prodhuesit

kosovarë, të cilët po ballafaqohen me probleme të shumta lidhur me veprimtaritë e tyre si

pasojë e tatimeve të larta mbi vlerën e shtuar, pastaj taksat doganore për lëndën e parë,

financim i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit, janë vetëm disa nga

vështirësitë me të cilat po ballafaqohen prodhuesit vendorë.

Komuniteti i biznesit vazhdimisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëhen

ndryshime në politika fiskale në mënyrë që prodhuesit kosovarë të jenë të barabartë me

prodhuesit e vendeve rajonale. Andaj ne kërkojmë dhe jemi për një pako gjithëpërfshirëse

fiskale nga Qeveria që do të ishte stimuluse për zhvillimin e sektorit të prodhimit në

vend.

Page 232: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

232

Duke pasur parasysh eksportet gjithnjë më të ulëta të vendit dhe rritjet e larta të

importeve, ambienti i pafavorshëm i biznesit ka bërë që prodhuesit të jenë në një pozitë jo

të mirë afariste, pra është ambient i brendshëm i cili nuk krijon kushte për zhvillimi të

biznesit. Andaj duhet të bëhen reforma fiskale substanciale, që në pamundësi të prodhimit

të lëndës së parë në Kosovë, lënda e parë që importohet të jetë pa tarifa doganore, sepse

do të jetë në shërbim të bizneseve dhe do të krijojë mundësi e kushte më të mira

bizneseve vendore.

Nga zyrtarët e Ministrisë së Industrisë thonë se mbrojtja e prodhuesve vendorë është një

ndër prioritetet e kësaj Ministrie, por kjo nuk qëndron sepse ndryshimi në mes të

eksportit dhe importit është prezent që një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë, sepse nuk

mund të jeshë konkurrent kur paguan 10% në vlerën e importit të lëndës së parë, po ashtu

plus TVSH-ja, ndërsa prodhimi fiskal në Kosovë hyn me 16% prej shteteve të rajonit.

Prandaj Kosova vazhdon të varet nga importi i produkteve të huaja dhe sipas raportit të

fundit të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë vitit 2012 eksporti i mallrave arrin në vlerë

prej 269.3 milionë euro, ndërsa importi i mallrave në 2.5 miliardë euro, prandaj kjo

dëshmon më së miri se çfarë ndryshimi i madh është mes eksportit dhe importit në

Kosovë.

Pa ndryshim të politikave fiskale, pa stimulim të prodhimit nuk do të ketë rritje të

eksportit, nuk do të ketë vende të reja të punës dhe nuk do të ketë rritje ekonomike dhe

zhvillim ekonomik të vendit. Prandaj prodhuesit kosovarë kërkojnë trajtim të barabartë të

importit nga të gjitha pikat doganore si dhe heqjen e ngarkesës tatimore për prodhuesit

vendorë në një periudhë prej 3 deri në 5 vjet, në mënyrë që të stimulohen prodhuesit

vendorë.

Krijimi i politikave ekonomike dhe fiskale me qëllim të rritje së stimulimit të prodhimit

vendor janë hapat e parë që duhet të ndërmarrë Qeveria për krijimin e një ambienti

ekonomik, prandaj me ndryshimin e politikave fiskale dhe angazhimin e kapitalit të

biznesit në Kosovë, në fushën e prodhimit do të realizohet objektivi i ekonomisë

kosovare për të larguar një vend konsumues siç është tash dhe që të bëhet aktualisht në

një vend prodhues.

Prandaj nëse arrijmë t‟i stimulojmë bizneset e në veçanti agrobiznesin atëherë ne do të

forcojmë qëndrueshmërinë buxhetore për një kohë të gjatë, dhe po ashtu nëse insistojmë

që gjithmonë të stimulojmë prodhimet vendore dhe ato kryesisht të produkteve bujqësore,

atëherë jemi të bindur se do të kemi një zhvillim më të mirë ekonomik dhe njëkohësisht

do të ulet papunësia e cila është jashtëzakonisht shumë e madhe në krahasim me vendet e

rajonit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Aliu.

LIBURN ALIU: Faleminderit kryesues!

Page 233: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

233

Buxheti i Republikës së Kosovës sot mbushet nga mbi ¾ nga doganat. Një fakt i vetëm

shndërrohet në pasqyrë të qartë për shtetin e Kosovës dhe politikën e tij fiskale, dhe edhe

më të fuqishëm si fakt, e përforcon pandryshueshmëria e tij për vite të tëra.

Ekonomia e vendit e orientuar vetëm në treg dhe kaq, punë e lehtë kjo, apo? Buxheti

mbushet nga doganat e të cilat nuk janë bërë tjetër gjë përpos janë shndërruar në valvula

njëkahore që lejojnë qarkullimin e vetëm në një drejtim të mallrave e kur shteti mbetet si

spektator. A ndodh kjo dukuri vetëm si pasojë e përtesës për t'u orientuar nga shteti, e që

shteti të orientohet nga zhvillimi, pasi kjo nënkupton punë për Qeverinë e Kosovës, apo

bëhet fjalë edhe për interesa? A jemi në këtë gjendje sot, sepse Qeveria nuk di ndryshe

apo i leverdis kësisoj?

Mendoj që këtu kombinohen të gjithë faktorët për të keq, natyrisht.

U tha këtu që politika dhe ekonomia janë të ndërlidhura, dhe kjo u tha në kuptimin e

lirisë. Jam dakord për ndërlidhjen dhe pikërisht te kjo ndërlidhje sot mund të gjendet

përgjigja për çdo gjë pasi politika është drejtpërdrejt e lidhur me ekonominë.

Importi si alfa dhe omega e ekonomisë së Kosovës lidhet drejtpërdrejt me interesat në

politikë dhe kësisoj kjo logjikë e sjell pamundësinë e zhvillimit të mirëfilltë që buron nga

prodhimi. Të jesh prodhues në Kosovë nënkupton të vuash dhe në shumicën e rasteve të

dështosh pas vuajtjeve të shumta.

Mbështetja vetëm te importi, nuk sjell zhvillim. Kompanitë e zhvilluara parcialisht në

shtetin e orientuar nga importi e të cilat mund të transformohen nga tregtare në parcialisht

prodhuese, sjellin një zhvillim të mbrapsht dhe të brishtë, pasi mbeten përherë të

rrezikuara dhe rrjedhimisht në shumicën e rasteve përfundojnë si biznese të shitura në

fund.

Politika aktuale ekonomike e vendit tonë i shet të arriturat. Janë shitur të arriturat nga e

kaluara dhe shiten të arriturat e sotme.

Ata që përpiqen të arrijnë përmes të prodhuarit, përpos që e kanë vështirë ta bëjnë këtë, e

kanë të vështirë edhe ta mbajnë. Shteti ynë shet të arritura dhe parat i nxjerrë jashtë

përmes tregut. Kjo ndodh pasi shteti ynë qytetarin e sheh si konsumator, e jo si prodhues.

E tërë kjo brishtësi e shanseve për prodhuesit buron nga politika e shtetit që orientohet

pra vetëm në import.

Ta zëmë nëse Vala 900 ishte një arritje e brendshme, ajo tash përfundon si e shitur.

Prodhuesi ynë sot ballafaqohet në konkurrencë jo vetëm me prodhuesit e vendeve tjera,

por edhe me shtetet e tyre pasi i mungon shteti i Kosovës në mbrojtje. Ta zëmë bujku ynë

i ka konkurrentë prodhuesit e subvencionuar nga shtetet tjera, e që ato shtete i

subvencionojnë ato prodhime dhe i fusin në Kosovë lirshëm. Në ndërkohë që

subvencionimi që ndodh tek ne, ndodh jo si një rezultat i një plani për zhvillim, por

Page 234: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

234

thjesht si një nevojë për shpërndarje të keshit tek qytetarët, ngjashëm ndodh edhe me

prodhuesit tjerë.

E si mund të jetë në anën e qytetarëve të vet prodhues shteti i cili refuzon të ketë

marrëdhënie reciproke me shtetet tjera, e në këtë rast me Serbinë? Ditët e reciprocitetit që

ishin ditët e prodhuesve vendorë, parajsa e tyre dhe njëkohësisht ditët e reciprocitetit

ishin ndalim i zhvillimit të Serbisë në kurriz të Kosovës.

Në ato ditë ne ishim çdo ditë më të fortë kundrejt shtetit që sot na e rrezikon lirinë dhe

zhvillimin, dhe Serbia ishte çdo ditë e më e dobët kundrejt përpjekjeve tona dhe tani

sërish vazhdon që Serbia të jetë makthi kryesor për prodhuesit vendorë. E për sa i përket

diskursit politik - ekonomik në raport me vendet tjera, flitet vazhdimisht për investimet e

huaja dhe kjo është ajo që e dominion të tërë diskursin.

Të bësh thirrje vetëm për investime të huaja dhe njëkohësisht pa shpresë në krijimin e

potencialit të brendshëm, nuk është asgjë tjetër përpos thirrje për kolonizim. Dhe kur

shteti zbret dhe heq madje tërësisht kriteret elementare në emër të masave lehtësuese

kundrejt investitorëve të huaj, vendi përfundon duke mos parë gjë tjetër pos investimeve

në shërbime e banka, investimet e huaja në fabrika që do të hapnin vende pune, mbeten

ende ëndërr.

E japim Aeroportin, Rrjetin e Distribucionit, pritet të japim edhe Postën, e po ashtu

presim që edhe numri i punëtorëve në to të zvogëlohet.

Kur krahas të ashtuquajturave lehtësira për investitorë shohim dështimet sistematike të

bizneseve nga mërgata jonë, nuk mbetet tjetër përpos që këto të ashtuquajtura masa

lehtësuese t‟i shohim si kushte për matrapazët.

Deri tash në rolin e konsumatorit të huajve po ua shohim vetëm produktin, por kurrsesi

investime në prodhim, ku ne jemi punëtorë prodhues. Kjo sjell varësinë e përhershme.

Shpenzimi i parave në autostradë, do të sjellë zhvillim për ata që do t‟i kenë fabrikat, do

të varet nga qarkullimi i mallrave se kush do të jetë përfitues. Punëtori i angazhuar për

disa muaj me rrogë minimale në autostradë, në fakt është varfëruar edhe më tepër, pasi

me rrogën që e ka marrë nuk ka arritur gjë tjetër përpos të sigurojë bukën, dhe atë pa

djathë.

Tash, ai punëtor, ai ish punëtor e tani i papunë, i shfrytëzuar nga të gjithë e madje edhe

nga Qeveria kur përdorej se si ishte i punësuar në krah të Qeverisë, do të mbetet si

vështrues pasiv i kamionëve transportues të mallrave të huaja në autostradën që e ndërtoi

vetë në kompensim të bukës.

Dhe fakti që qytetari i Kosovës shpenzon sot shumicën e të ardhurave në artikuj

ushqimorë, e bën atë më të pasigurtin kundrejt çdo krize.

Page 235: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

235

Përderisa krizat në vendet tjera i varfërojnë vendet, por prodhimet e brendshme sigurojnë

mirëqenien elementare, gjë që bën që këto kriza të mos kenë pasoja katastrofale për

popullatat e vendeve të caktuara.

Te ne, në rast krizash, qytetari do të jetë dyfish i goditur nga kriza në vend dhe nga krizat

e vendeve të tjera të cilat synojnë zbutjen e krizës në kurriz të vendit tonë si importues.

Kjo do të vazhdojë për deri sa qytetari inkurajohet për të qenë konsumator pa mundësinë

që të jetë punëtor, por kjo qytetarin e sjell pashmangshëm në pozitën kur ai s‟ia del dot në

fund as si konsumator.

Dhe për ta shndërruar qytetarin nga konsumatori pasiv në prodhues është e domosdoshme

që të ndërhyhet nga shteti, e kjo ndër të tjera, u thanë këtu shumë fakte, unë po i

përmendi edhe disa të tjera, konkretisht do të thotë që ta zëmë në dogana duhet të hiqet

patjetër dogana për lëndën e parë dhe për ambalazhin, të hiqen akcizat për prodhimet e

ambalazhit nga PVC-ja kur kjo është në dobi të prodhuesit vendor në raport me

konkurrencën. Heqja e akcizës për naftën kur përdoret në prodhim e në rastet kur

prodhuesit vendorë ballafaqohen me konkurrencë, t‟u rimbursohet akciza për prodhuesin

vendor. Për prodhuesit të aplikohet TVSH-ja pas shitjes e jo në hyrjen e mallit në doganë.

Të vendosen kufizime apo tavane të çmimeve nëpër dogana duke u bazuar në çmimet e

prodhimeve vendore.

Shumë prodhime sot që importohen nga Serbia e tani që janë ndaluar si rezultat i

kontrollit të kualitetit, siç është rasti me misrin, e siç është rasti ta zëmë edhe me

nishestën e glukozën, duhet të zgjerohet edhe më tutje tek produktet tjera që i përmbajnë

këto elemente.

Dhe natyrisht kur bëhet fjalë për kontrollin, kontrolli i kualitetit të prodhimeve të

importuara luan rol tejet me rëndësi në favor të prodhimit vendor, por natyrisht kjo

përherë duhet bërë jo në mënyrë selektive po me të gjitha mostrat e jo në rastet selektive

siç ndodhi me rastin e qumështit.

Prodhuesit tanë pra kanë nevojën e shtetit dhe njëkohësisht kushti për ndërtimin e shtetit

është vetë prodhuesi vendor.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu e ka fjalën.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit nënkryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Se kjo Qeveri e Kosovës nuk e ka në agjendë zhvillimin ekonomik të vendit shihet edhe

sot nga injorimi që i bëhet Kuvendit me mospraninë e 19 ministrave, 6

zëvendësministrave të cilët sigurisht kanë dalë të lobojnë për njohjen e Kosovë jashtë

vendit.

Niveli i zhvillimit ekonomik në Kosovë jo vetëm që është shumë i ulët, por e vërteta

është edhe më e madhe se fakti se ai nuk është në rrugë të mbarë. Papunësia në vend

Page 236: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

236

fatkeqësisht është shumë e madhe dhe kurdoherë po rritet, rrugët e qyteteve dhe

vendbanimeve tjera nëpër Kosovë janë të stërmbushura me armatën e të rinjve që çdo ditë

kërkojnë punë. Brengosëse para se gjithash është e dhëna se një pjesë e madhe të

papunëve në Kosovë është pjesa e të rinjve të arsimuar të cilët tash më e kanë përfunduar

shkollimin.

Ndërsa, gjithashtu e kemi shumë të qartë se përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje

alarmante në vend, për këtë nivel shumë të ulët të zhvillimit ekonomik është gjithsesi

Qeveria e Kosovës.

Natyrisht për të ndryshuar gjendjen kërkohet punë, përkushtim dhe mbi të gjitha

kreativitet nga të gjitha nivelet e Qeverisë. Ku do të shkojmë ne si shoqëri, nëse

vazhdohet me këto politika, pa strategji zhvillimore? Fëmijët tanë nuk janë shkolluar për

të mbushur rrugët dhe sheshet duke qenë të përjashtuar nga e drejta për punë.

Ne duhet të mendojmë se potencialin e tyre njerëzor dhe intelektual ta kanalizojmë. Atyre

duhet t‟u mundësohet hapja e rrugëve të jetës, në radhë të parë e drejta për të kontribuar

për familjen dhe shoqërinë. Atyre nuk u mungon vullneti për angazhim dhe për punë, por

se ne nuk po ua mundësojmë dhe nuk po ua krijojmë mundësitë për të punuar.

Në këtë mënyrë ne po ua paralizojmë mundësitë për ngritjen dhe prosperimin e tyre. Në

anën tjetër, prodhuesit vendorë nuk janë të stimuluar në masën e duhur në kërkesat e tyre

të vazhdueshme.

Si mund të mendohet se ndryshimi i politikave fiskale ta dëmtojë buxhetin e Kosovës të

aprovuar në këtë Kuvend. Ne mendojmë se në këtë mënyrë do ta rrisim numrin e të

punësuarve në këtë rast në sektorin e bujqësisë si degë e rëndësishme e zhvillimit

ekonomik.

Kjo rritje natyrisht do të ndikonte në rritjen e eksportit të prodhimeve vendore dhe

eliminimin e politikave të cilat kanë sjell diskriminim për prodhuesit tanë.

Kjo ekonomi e cila në të shumtën e rasteve është familjare, është elementare dhe është

resurs i pashtershëm dhe rrit numrin e të punësuarve në vazhdimësi, prandaj duhet

mbështetet në të gjitha format.

Lehtësimet doganore gjithashtu duhet të jenë pjesë e politikave afariste zhvillimore në

vend. Dogana prej 10% duhet të hiqet për repromaterialet që përdoren në prodhim dhe

përpunimin në të gjitha ekonomitë në veçanti në industrinë ushqimore dhe atë të tekstilit

dhe në industritë tjera.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të fillojmë përpjekjet tona për konkurrencë me vendet e

tjera të rajonit.

Në këtë mënyrë ne do t‟u mundësojmë afaristëve dhe prodhuesve tanë konkurrencën me

ato vende të cilat kur eksportojnë në Kosovë në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s dhe

Page 237: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

237

marrëveshjeve tjera, lirohen nga dogana për të njëjtat prodhime që prodhojnë edhe

prodhuesit duke u sjellë kështu gjendjen që prodhuesi ynë të mos diskriminohet në raport

me prodhuesit e vendeve tjera, sepse ky diskriminim, këto raporte të disbalancuara e

vendosin prodhuesin tanë para një akti të kryer, e bëjnë të pamundur në grumbullimin

dhe konsolidimin e potencialit financiar.

Në këtë mënyrë dogana duhet të kufizohet me produkte të gatshme edhe në të ardhmen.

Dhe për çdo marrëveshje eventuale të cilat nënshkruhen e sidomos me vendet që

ekspansion të lartë duhet seleksionuar ato produkte të cilat i dëmtojnë ekonomitë tona

edhe ashtu të pakta që janë fillestare dhe të pafuqishme për të konkurruar në bazë të

ligjeve që aktualisht janë në fuqi.

Edhe një herë nga ky vend ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të cilët ndoshta me fjalimet e

tyre ishin pak sa të pakanalizuar që t‟i përkrahin këto rekomandime të cilat vijnë nga

eksperti jonë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Zharku e ka fjalën.

LULTFI ZHARKU: Faleminderit nënkryetar!

Kolegë deputetë,

Kolegë të nderuar,

Do të kthehem, në realitet është ndër diskutimet e fundit, dhe do të shpreh të themi disa

rezerva të mia sa i përket asaj se si e shohim ne politikën fiskale në përgjithësi. E kam një

përshtypje që prej shumicës prej nesh politika fiskale shihet vetëm si çelës për zhvillimin

ekonomik të vendit, në realitet politika fiskale duhet të shihet vetëm nga ana si një hallkë

e një zinxhiri të plotë apo një si pjesë e zhvillimit zhvillimore të vendit, se nëse nuk

përkrahet me politikat tjera nuk besoj që edhe me politikën fiskale do të kalojmë mirë.

Unë do të ceki, do të kthehem në vitin 2008 kur e kemi pasur një shkallë të lartë të rritjes

ekonomike, e kemi pasur 6% dhe kemi parë, kemi hyrë në një garë, në një valle me të

gjitha shtetet e rajonit që ta bëjmë një ndryshim apo për politika të reja fiskale të cilat

kanë hyrë në fuqi në janar të vitit 2009.

Esenca e atyre politikave krejt e dimë se ka qenë përgjysmimi i tatimit në të ardhura në

korporata dhe përgjysmimi i tatimit në të ardhurat personale. Në realitet prej vitit 2009,

përkundër politikave të themi të pakos fiskale që e kemi marrë, asnjë nga indikatorët kyç

makroekonomikë nuk është përmirësuar, veç kemi përkeqësim të tyre. Prej vitit 2009

kemi ramje të brutoprodhimit të vendit, prej vitit 2009 kemi ramje të investimeve të

huaja, prej vitit 2009 kemi të themi rritje të deficitit tregtar e tjera, kështu që tregon që

politika fiskale nuk është elementi i vetëm që ne ta zgjidhim çështjen e zhvillimit

ekonomik të vendit dhe natyrisht që nuk po them se politikat aktuale fiskale të themi se

duhet patjetër, unë po them se në parim janë në përputhje në regjionin që e kemi.

Sa i përket propozimit për zvogëlimin e TVSH apo rimbursimin e TVSH nga ana e

fermerëve individualë, nuk mendoj që është zgjidhje më e mirë mënyra e paraqitur nga

deputeti Kelmendi.

Page 238: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

238

Unë po përmend që përkundër asaj të themi që ne kërkojmë zvogëlimin apo rimbursimin

e TVSH në gjithë Unionin Evropian kemi pasur tendencë të rritjes së shkallës së TVSH

në vitin 2010 deri në vitin 2012. Sot aktualisht Unioni Evropian e ka shkallën e TVSH-ës

me mesatarën 21%, vetëm Luksemburgu e ka më të ulët se ne, e ka 15%, kurse në nivelin

e rajonit pothuaj se jemi më të ultit në krahasim me shtetet tjera.

E vetmja zgjidhje në këtë aspekt unë besoj se është ajo që e kam cekur edhe më herët

aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së shumica, pothuaj se në të gjitha vendet e

Unionit Evropian po edhe në të gjitha vendet e rajonit e kanë shkallën e reduktuar të

TVSH-së e cila shtrihet në një nivel prej 30 deri 50% kështu që një shkallë e reduktuar e

TVSH-së krahas asaj standarde të cilën e kemi, besoj se do t‟i adresojë në mënyrë më

adekuate çështjet që kanë të bëjnë, të themi, me brengat e deputetit Kelmendi në lidhje

me politikën aktuale fiskale, gjegjësisht me politikën, me normat aktuale të TVSH-së.

Unë thjesht dyshoj se nëse ne shkojmë me propozimin që e kemi aktualisht mund të

themi se mund të kemi rritje të evazionit fiskal, kurse në realitet e pamë që është vështirë

të pritet që të kemi një zhvillim më të madh ekonomik apo rritje të prodhimit vendor

bazuar në propozimin vetëm në, të themi, lojën apo vetëm në ndryshimin e shkallëve të

TVSH-së. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Sahatqija.

TEUTA SAHATQIJA: Faleminderit kryesues!

Shpresova që duke mbetur si një ndër të fundit do të kem mundësi ta përshëndes dikë prej

Qeverisë, por nuk e pata atë kënaqësi që ta përshëndes asnjërin pasi asnjë ministër nuk e

pa të arsyeshëm për të ardhur në Kuvend.

Zhvillimi ekonomik mendoj që është një fushë shumë më e gjerë se këto propozime të

cilat u dhanë, po nuk mund të mos flasim për zhvillim ekonomik duke pasur parasysh që

edhe këto politika edh kërkesa për rimbursimin e TVSH-së apo heqjen e doganave në fakt

duhet të shkojnë në kuadër të zhvillimit ekonomik, prandaj zhvillimi ekonomik si shtyllë

kryesore e një qeverisjeje në fakt suksesi i Qeverisë do të duhej që të matej me rritjen

ekonomike, me nxitjen e prodhimit vendor dhe me hapjen e vendeve të reja të punës, gjë

e cila edhe në njëfarë mënyre kërkohet përmes këtij debati.

Prodhimi vendor do të duhej të jetë prioritet për shkak të rëndësisë së vet për stabilitetin

ekonomik, pasi vendi që e ushqen vetveten është jo vetëm ekonomikisht stabil, por është

edhe politikisht stabil, ajo e cila sot po na mungon.

Dihet se arka e shtetit apo buxheti i shtetit në fakt mbushet prej biznesit dhe atë prej

biznesit privat, ndërsa të gjitha vendet tjera në fakt janë shpenzuese të buxhetit, prandaj

Qeveria do të duhej që të punojë për mbajtjen dhe për fuqizimin e këtyre kontribuuesve të

buxhetit, gjë e cila edhe me këto masa të cilat sot janë propozuar mëtohet që të arrihet.

Page 239: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

239

Në fakt ne nuk patëm fatin që as privatizimi të ndihmojë në një zhvillim ekonomik dhe

fabrikat u shndërruan në banesa dhe makineritë e shtrenjta u shitën për skrap me

kilogram.

Po prej 2008 është interesant të ceket se deficiti tregtar në Kosovë është rritur për 800

milionë euro.

Një vend i cili çdo vit në tregun e punës hyjnë 30 000 njerëz prej të cilëve vetëm 7 000

me këto politika mund të gjejnë punë, tregon që edhe kjo mënyrën e zhvillimit ekonomik

në fakt do të rëndojë ekonominë e jo të zhvillon atë. Dhe të gjitha ato reforma për të bërit

biznes që fatmirësisht së paku në botë po kanë një jehonë pozitive apo reformat fiskale

dhe investimet në infrastrukturë, në fakt shihet se nuk patën ndonjë efekt pozitiv në

ekonominë vendore.

Sot 2.2 miliardë euro shkojnë në import, ndërsa eksporti është zvogëluar për 15% apo për

50 milionë euro. Në qoftë se kësaj i shtojmë edhe informatat nga shpenzimi i energjisë

elektrike ku shihet që më tepër se gjysma shkon në amvisri dhe jo në biznes, rezulton me

përkeqësimin e ambientit të biznesit vendor dhe të prodhuesve vendorë.

Në anën tjetër më duhet patjetër të përmendi edhe që pagat në sektorin publik janë më të

larta se pagat në sektorin privat, gjë e cila përsëri e bën jo atraktiv biznesin privat dhe

Qeveria po vazhdon përsëri të punojë në disfavor të zhvillimit ekonomik apo në

avancimin e biznesit privat apo thënë ndryshe të atyre të cilët e mbushin arkën e shtetit.

Në debatin e kaluar për raportet ndërkombëtare u bë dokumentimi edhe i korrupsionit të

lartë i cili edhe u përmend këtu që nuk lejon as investime të huaja as ndonjë zhvillim

ekonomik dhe krahasohet me fenomenin nëpër vendet tejet të korruptuara afrikane, ku

prej investitorëve kërkohen që të bëhen aksionarë.

Ne mendojmë që me këto politika të deritashme Qeveria jo që nuk e ka ndihmuar

zhvillimin ekonomik e mirëqenien e qytetarëve, por mendojmë se në qoftë se suksesi me

zhvillim ekonomik i Qeverisë matet, atëherë shihet që kjo Qeveri ka dështuar rënd në

qeverisjen e shtetit dhe mendoj që me këto masa ndoshta mund të ndihmohet dhe ne u

shprehëm pro këtyre masave, por mendoj që këto masa do të duhej të ishin vetëm njëra

pjesë e vogël e një strategjie të gjithëmbarshme zhvillimore, strategji e cila deri më sot po

vazhdon të mungojë, ashtu si po mungon Qeveria kur të flitet për zhvillim ekonomik.

KRYESUESI: Faleminderit! I fundit është zoti Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit! Meqë jam i fundit unë kisha planifikuar që ta trajtoj

çështjen pak më ndryshe dhe besoj se është me rëndësi dhe nuk u trajtua në mënyrën e

duhur për mendimin tim, edhe pse qasja e propozuesit të debatit është e rëndësishme që të

diskutohet skema tatimore me qëllim të promovimit të zhvillimit ekonomik, mirëpo

realisht unë mendoj se problemet janë më të thella. Dhe problemi fillon qysh me çështjen

të cilat janë kushtet e bërjes biznes në Kosovë.

Page 240: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

240

Këtu u tha se ka pasur përmirësim në aspektin e aplikimit dhe regjistrimit dhe licencimit

të bërjes biznes nga 5 procedura ka mbërri në 3, mirëpo rezultati është që nuk ka shtim të

regjistrimit të bizneseve.

Problemi i dytë kryesor është çfarë lloj qasjesh kanë bizneset e reja në Kosovë në disa

çështje elementare, për shembull në furnizim me energji elektrike.

Si rezultat i mungesës së furnizimit të energjisë elektrike 24 orë, bizneset detyrohen të

garantojnë energji elektrike alternative e cila minimalisht është 30% më shtrenjtë dhe rrit

koston e funksionimit të biznesit për 30%.

Cila është qasja e bizneseve në ujin industrial. Nëse flasim për industri prodhuese, sa

është kostoja e tij, sa është sasia që mund të furnizohet dhe sa është çmimi i furnizimit,

cila është qasja e bizneseve në staf të kualifikuar, sa po garanton sistemi arsimor në

Kosovë që bizneset në momentin që regjistrohen vendorë apo të huaja, të kenë mundësi

që të kenë staf të kualifikuar dhe kjo është një problem shumë i madh? Cila është qasja e

biznesit në instrumente financiare? Ky është problem krucial.

Kostoja e marrjes së parasë në administrim apo në posedim nga biznesi është

jashtëzakonisht e lartë. Këtu u tha se bankat normën mesatare të dhënies në shfrytëzim

për bizneset e reja të parasë e kanë rreth 16%

Në qoftë se flasim për institucionet mikrofinancire ato e kanë 24 deri 35%. Si mund të

jetë fitimprurës apo i vetëqëndrueshëm një biznes i cili mund të kërkojë para shtesë në

posedim dhe kostoja e parasë shtesë në posedim është 30% plus 30% tjera furnizimi me

energji elektrike alternative, ky biznes normalisht që është qysh në start i falimentuar.

Një koncept tjetër për promovimin e zhvillimit të biznesit është ndërtimi i zonave të

biznesit, inkubatorëve të biznesit, zonave industriale, zonave ekonomike apo çfarë lloj

industrie.

Ju apo të gjithë ne jemi dëshmitarë të ndërtimit të një zone të biznesit në drejtim të

Komaranit, një zonë e biznesit e cila ka pasur për qëllim promovimin dhe zhvillimin e

biznesit prodhues dhe të gjithë ata që kanë kaluar andej e shohin që aty ka biznes tregtar,

aty ka shitje Mitsubishi, shitet AKIA dhe disa lloje tjera të automjeteve, po aty nuk

prodhohet asnjë gjë dhe asnjë lloj zonë industriale apo zonë e biznesit është jashtë çdo

koncepti dhe besoj se nuk ka dhënë asnjë lloj imputi në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Një çështje e cila u diskutua këtu dhe mendoj që është me rëndësi, mirëpo që në të njëjtën

kohë pak mund të bëhet, është skema tatimor edhe zhvillimi i biznesit nëpërmjet

zhvillimit të skemës tatimore. Dhe u tha që taksa dhe tatimet në kufi janë pengesë. Është

e vërtetë që është pengesë, mirëpo unë po e jap një element tjetër.

Në diskutimet që unë personalisht kam pasur dhe shumica prej deputetëve e kanë pasur

me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, është diskutuar një element dhe ky element që

është diskutuar si mund të funksionojë ekonomia e Kosovës apo vetë Kosova kur të hyrat

Page 241: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

241

kryesore janë të hyrat në kufi. Si pretendon Kosova të ketë anëtarësim në Bashkimin

Evropian apo përafrim me anëtarësimin në Bashkimin Evropian kur dihet se elementi

kryesor i Bashkimit Evropian është liberalizimi i tregut dhe liberalizmi i qarkullimit. Në

qoftë se do të kishim liberalizim të tregut apo heqje të hyrave në kufi apo heqje të

doganave, si do të mund të funksionojë Kosova, sepse dihet se 80% e të hyrave shtetërore

të Kosovës janë të hyra në kufi.

Ky është një problem jashtëzakonisht i madh, çfarë lloj industrie është fokusuar

ekonomia e Kosovës.

Fokusi kryesor kohëve të fundit ka qenë industria e ndërtimit dhe industria e ndërtimit

tashmë e dimë që është në krizë mbase ndryshimit të profilit të industrisë së ndërtimit dhe

jepjes së mundësisë që bizneset e mëdha ndërkombëtare të kenë akses në industrinë e

ndërtimit ose të kenë qasje preferenciale për të mos thënë qasje absolute, sepse projekti

kryesor i ndërtimit në Kosovë që është autostrada është bërë me kompaninë

ndërkombëtare dhe të gjitha paratë kanë shkuar jashtë. Dhe ju e dini që shumica e

bizneseve të cilat janë themeluar apo kanë pasur një ekspansion jashtëzakonisht të madh

para dy viteve në industrinë e ndërtimit tashmë janë në falimentim, sepse nuk kanë

mundësi që të marrin punë në Kosovë.

Ju e dini se para katër vjetësh industria e ndërtimit ka qenë mbi 400 milionë euro për

kompanitë vendore, tashmë nuk është as 100 milionë euro dhe kjo e ka futur në krizë

industrinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë ka futur në krizë industrinë e bankave, sepse

bankat që kanë dhënë kredi për rritjen e këtij lloji të biznesit tashmë janë në krizë dhe ky

është problem shumë i madh.

Unë këtu para vetes kam një gazetë që është gazeta Koha ditore dhe kur po flasim për

qasjen e institucioneve financiare apo qasjen e instrumenteve financiare, unë shoh këtu

dhe e lexoj një kryartikull që thotë: Qeveria depozitoi në banka ndërkombëtare 197

milionë euro.

Një element i nxjerrjes së parasë nga tregu, i nxjerrjes së parasë së Kosovës jashtë, është

element jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse efekti i multi-mplikatorit të pasjes së parasë

në posedim brenda tregut të Kosovës, është dobësuar, jo vetëm me këto 197 milionë euro,

por me 800 milionë euro tjera të Fondit të Privatizimit, me 800 milionë euro të Fondit

Pensional, me 700 milionë euro apo 650 milionë euro të produkteve ushqimore që blehen

jashtë, ato para dalin jashtë. Me 700 milionë euro të ndërtimit të autostradës që janë

paguar në Londër dhe janë regjistruar si investime direkt të jashtme në Kosovë kur janë

ardhur investime, rreth 300 milionë euro që kanë ardhur në Kosovë që janë investuar në

rrugë.

Domethënë ky koncept i ekonomisë nuk është koncept i zhvillimit, nuk është koncept i

një ekonomie të mirëqenë, prandaj ky është problem i mentalitetit të qeverisjes

ekonomike dhe ky është problem i cili duhet të rrëzohet dhe të ndërtohet një koncept i

mirëfilltë i ndërtimit të kushteve të biznesit në Kosovë. Dhe kur të ndërtohen kushtet e

biznesit kemi të flasim për regjistrim të biznesit, kemi të flasim për furnizim me energji,

Page 242: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

242

flasim për furnizim me ujë industrial, flasim me përgatitjen e stafit dhe posedimit të stafit,

flasim për ndërtimin e instrumenteve financiare dhe posedimin e instrumenteve financiare

në interes të bizneseve dhe të ekonomisë, flasim për zona të biznesit, zonat ekonomike,

inkubatorë të biznesit, dhe shtesë e kësaj normalisht që është edhe sistemi financiar apo

sistemi fiskal. Sistemi fiskal është i rëndësishëm, por nëse mungojnë të gjitha këto

instrumente tjera, absolutisht do të jetë ndoshta përkohësisht në interes të disa bizneseve

të mëdha po në afatgjatë nuk do të prodhojë ndonjë efekt pozitiv për ekonominë e

Kosovës.

Dhe mendoj se qasja është e gabuar dhe e ardhmja e ekonomisë së Kosovë është në

rrezik. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Tani radha është që t‟i japë edhe zoti Kelmendi sqarimet e

veta dhe rekomandimet, por para kësaj ia jep fjalën kryetares së Komisionit për Buxhet

dhe Financa, e cila si kryetare Komisionit ka kërkuar që të bëjë një sqarim shtesë.

Faleminderit!

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetar!

Ne e kemi në procedurë Ligjin, Projektligjin për lirimet doganore dhe aty janë të

përfshira shumica e çështjeve të cilat janë ngritur sot.

Rekomandimet të cilat sot i kemi për votim kanë implikime buxhetore, domethënë

reflektojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Deputeti Kelmendi tha se nuk kanë efekte negative në buxhetin e Kosovës dhe ka qenë

mirë që këtyre rekomandimeve t‟iu bashkëngjitet edhe materiali me analizat e bëra nga

ekspertët që ne të bazohemi në realitet kur të miratojmë rekomandimet, cilat janë efektet

në buxhet të këtyre rekomandimeve. Prandaj unë kisha rekomanduar që rekomandimet e

tilla të kthehen në komisionet funksionale, në mënyrë që t‟u bëhet një analizë e mirëfilltë

e kostos buxhetore ku do të kërkojmë informata shtesë rreth implikimeve buxhetore nga

Qeveria dhe bashkërisht edhe me deputetin zotin Kelmendi, t‟i analizojmë efektet

buxhetore të këtyre rekomandimeve dhe tek pastaj të dalim me një përfundim.

Ne kemi edhe Ligjin për TVSH-ën që e kemi në procedurë dhe kemi shumë plotësim-

ndryshime të ligjeve të cilat kanë reflektuar në plotësim- në ndryshimet e tilla, prandaj

kemi nevojë që t‟i harmonizojmë, t‟i analizojmë dhe të shohim koston e vërtetë buxhetore

të këtyre rekomandimeve, prandaj rekomandoj të kthehen në komisionet funksionale dhe

të marrim një qëndrim.

KRYESUESI: Fjalën e ka zoti Kelmendi. Procedurat i dini cilat janë.

RAMIZ KELMENDI: I nderuar kryesues,

Ne e dimë që gjendja politike dhe zgjedhja e saj në aspektin ndërkombëtar të Kosovës,

ndoshta e ka zvogëluar pak përkushtimin në zhvillimin ekonomik që sipas mendimit tim

është edhe esenca e shteteve fqinje të regjionit që Kosovën mos ta shohin si aktor

Page 243: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

243

konkurrues ekonomik, por ta shohin si një konsumator i prodhimeve dhe produkteve që

prodhohen në regjion.

Gjithmonë deficiti tregtar që krijohet është i dëmshëm për Kosovën, e sidomos nëse ky

deficit tregtar krijohet nga shtetet që nuk janë mike të shtetit tonë, e jo ndoshta diferencat

ideore e politike apo sociale të pengojnë procesin e aprovimit të këtyre rekomandimeve

që do t‟i lexoj që tash.

Por edhe një herë dua të cek sa për informim, meqenëse këto rekomandime i kemi nxjerrë

duke analizuar matematikisht të gjitha që mund t‟ ju them në mënyrë direkte duken që

ndikojnë në buxhetin e aprovuar të Republikës së Kosovës, por në mënyrë të plotë

indirekte kompensohen nga të hyrat tjera që krijohen duke eliminuar informalitetin e

madh që e kemi në këto lëmi që po i propozoj.

Prandaj, nuk ishte dashur të shqetësohemi, edhe pse unë jam në gjendje që t‟i jap këto në

mënyrë matematikore dhe dua të cek edhe një herë se ne kemi obligim edh kushtetues

edhe ligjor, edhe njerëzor që prodhuesit bujqësorë, prodhuesit e ndryshëm, përpunuesit

mos t‟i tatimojmë dyfish, siç jemi duke e bërë tani, prandaj kjo edhe është obligim.

Pra, duke ditur që edhe shtetet e regjionit, se zhvillimi ekonomik bazohet duke krijuar

ligje si formë të peshores me shtetet e regjionit dhe shtetet e regjionit nuk duhet lejuar që

të kenë favorizime fiskale duke na dëmtuar neve e sidomos agrarët e vegjël. Ne e dimë që

shumë lehtësira të doganës janë bërë për repromateriale, janë bërë, ka shumë pozitivitete

në këtë, por nuk janë bërë mu për disa prodhues të vegjël të cilët nuk kanë mundësi që të

shprehin brengat e veta ekonomike e ndoshta edhe të politikanëve. Prandaj, po i lexoj

rekomandimet:

1. Të pranohet 6% TVSH si e ri mbursueshme nga prodhimet bujqësore dhe

prodhimet që kanë nus-produkt, produktet agrare siç janë: gruri, farat, misri,

qumështi, mishi i freskët dhe artikuj të tjerë që janë direkt nga agrari apo që e

përdorin agrarin si nus-produkt për prodhime finale.

2. Të hiqet dogana 10% në të gjitha repromaterialet, pra këtij ligji që është në fuqi,

që është kah sillet në Kuvend t‟i shtohen edhe ato repromateriale që ndikojnë në

zhvillimin e ekonomisë, sidomos në punësimin e gjinisë femërore në industrinë e

tekstilit, industrinë e këpucëve dhe industrinë ushqimore dhe në pjesët rezervë të

makinave prodhuese.

3. Të hiqet apo mos të paguhet TVSH-ja në makineri prodhuese transportuese,

makineri të punës dhe makineri tjera të cilat janë në funksion të zhvillimit

ekonomik e që rimbursohen fill pas procesit të prodhimit.

Prandaj, ju kisha ftuar që këto rekomandime, ndoshta edhe këto të sinkronizuara në mes

veti në mes grupeve parlamentare, të votohen jo për shkak të iniciuesit, por për shkak të

atyre që presin që ne t‟i bëjmë ndryshimet pozitive fiskale në funksion të zhvillimit

ekonomik. Ju faleminderit!

Page 244: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

244

KRYESUESI: Faleminderit! Unë jam i obliguar që sipas praktikës dhe Rregullores, edhe

pse nuk pajtohem fare që të bëhet kapërcim përmes një debati të tillë për të krijuar një

krizë, do ta quaja, buxhetore në Kosovë, megjithatë është në duart e deputetëve se a do të

votojnë rekomandimet apo jo. Unë mendoj se praktika është e tillë dhe e hedh në votim.

(Ndërhyrje)

Jo, ose kërkoni le ta tërheqë ai këtë. Qysh?

(Ndërhyrje - Ndërprerje e incizimit)

Atëherë, vazhdojmë me votimin e rekomandimeve lidhur me ndryshimin e politikave

fiskale në fokusin e nxitjes së rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik

në tërësi, të paraqitura nga deputeti Ramiz Kelmendi dhe Grupi i deputetëve nënshkrues.

Konstatoj se në sallë janë të pranishëm 74 deputetë.

(Ndërhyrje)

Po, u kryen fjalët. Unë e hedh votim , ose votoni kundër ose për. Po ani, le ta thotë ai.

Ramiz, ju lutem kur s‟jeni të sigurt në propozime dhe në kërkesa që i bëni, mos e futni në

lajthitje Parlamentin e Kosovës. Po them, përveç se po e fusim në krizë buxhetin e

Kosovës me këto propozime, por po i fusim në lajthitje edhe deputetët të cilët bëjnë debat

shumë herë edhe për elektorat dhe jo për interesat e vendit. Prandaj, në qoftë se e bëjmë

opozitën, e kam thënë edhe një herë, ta bëjmë opozitën ndaj Qeverisë, por mos ta bëjmë

opozitën ndaj shtetit.

A ke diçka të shtosh, zoti Kelmendi apo do t‟i hedhim në votim kështu propozimet si i

kemi?

RAMIZ KELMENDI: I nderuar kryesues,

Unë jam shumë i interesuar që këto rekomandime të zënë vend, jo për shkak që jam

propozues unë, por meqenëse e kam një përvojë të mirë dhe e njoh këtë lëmi shumë mirë,

e di që këto propozime nuk kanë implementime buxhetore, por për fat të keq nuk kam

mund ndoshta t‟i prezantoj matematikisht këto mosimplikime dhe e di që këto vendime

ose rekomandime nuk implementohen menjëherë, por janë bazë e mirë që Qeveria, me

ekspertët e vet dhe nëpërmjet komisioneve të caktuara dhe duke debatuar edhe në

komisione mund të shkohet më tutje.

Dhe, nëse propozimet e mia kanë implikime buxhetore, unë isha tërhequr, por mund të ju

siguroj që nuk do ta ketë asnjë cent implikim buxhetor në buxhetin e aprovuar të

Republikës së Kosovës e le në tjera buxhete të cilat nuk janë aprovuar.

Prandaj, ndoshta është mirë të qiten në votim, për të qenë më zyrtare për trajtim ligjor në

komisione apo në forma të ndryshme.

Page 245: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

245

KRYESUESI: Unë e përshëndes qëndrimin e fundit të zotit Kelmendi, është një qëndrim

do të thosha parimor, për shkak të interesit të vendit, jo për shkak as të Qeverisë as të

interesave të partive politike dhe unë ju kisha lutur që vërtet të mos i votojmë këto

rekomandime, t‟i kalojmë edhe një herë, dhe nuk po i konsiderojmë të përfunduara, t‟i

kalojmë edhe një herë në procedurë dhe pastaj...

Në qoftë se Ramizi do që t‟i votojmë, unë e kam obligim ta hedh në votim. Vetëm kaq!

(Ndërhyrje)

Jo, ky u tërhoq, realisht! Atëherë, në qoftë se unë e kuptoj shqip, ky u tërhoq.

(Reagime)

Këqyr, jo! Ju s‟mund të flisni në emrin e tij.

(Reagime)

Atëherë, unë e hedh në votim dhe ju lus deputetë të keni parasysh çka po votoni. Pra, lus

regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim dhe votojmë tash për ose kundër

rekomandimeve.

Faleminderit! Nuk miratohen rekomandimet! 33 vota kundër, 23 për dhe 9 abstenime.

Në sallë janë 77 deputetë. Prapë, sipas mbetjeve të rendit të ditës, ka mbetur pa u votuar

Rezoluta lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars

1989 deri më 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes

Vetëvendosje.

Siç e dini për këtë pikë të rendit të ditës, kanë përfunduar në mbledhjen e mbajtur më 5

prill 2013. Në mungesë të kuorumit, procedimi lidhur me votimin e propozim-rezolutës

së paraqitur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka mund të bëhet.

Të nderuar deputetë,

Vazhdojmë me votimin e Propozim-rezolutës lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe

shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri më 10 qershor 1999, të paraqitur nga

deputeti Visar Ymeri, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konstatoj se në sallë janë 77 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim

dhe votojmë tash.

Faleminderit! Nuk miratohet projektrezoluta. Janë 36 vota kundër, 20 për dhe 4

abstenime.

A të marrim pauzë? Atëherë, po bëjmë pauzë deri në orën 15:00.

Page 246: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

246

* * *

Vazhdimi i mbledhjes pasdite

Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

KRYESUESI: Të nderuar deputetë, meqenëse nuk kemi numër të mjaftueshëm për pikën

e tretë, po vazhdojmë me pikën e katërt të rendit të ditës:

4. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e

zbatimit të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë

Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka mbikëqyrur zbatimin e Ligjit numër 03/L-048

për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me

Ligjin numër 03/L-221 dhe Ligjin numër 04/L-116 dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin

me rekomandime.

E ftoj kryetaren e Komisionit për Buxhet dhe Financa, zonjën Safete Hadërgjonaj për

arsyetimin e raportit me rekomandime.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Komisioni për Buxhet dhe Financa, në pajtim me planin e punës në kuadër të

përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve ka bërë mbikëqyrjen e zbatimit të

Ligjit numër 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Me qëllim të përmbushjes së aktivitetit mbikëqyrës, Komisioni e ka krijuar grupin

punues, në përbërje të së cilit kanë qenë 6 anëtarë. Sipas kërkesës së Komisionit për

Buxhet dhe Financa drejtuar Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pjesë e

grupit punues ishin edhe 2 anëtarë të këtij komisioni: Ali Sadriu, kryetar, dhe Ramiz

Lladrovci, zëvendëskryetar i parë.

Grupi punues e ka hartuar dhe aprovuar planin e veprimit, në të cilin janë përcaktuar

institucionet që janë përgjegjëse të drejtpërdrejta në zbatimin e ligjit.

Në funksion të zbatimit të Planit të Veprimit, në mbledhjen e Komisionit, ministri i

Financave, zoti Bedri Hamza, ka raportuar para Komisionit për nivelin e zbatimit të ligjit

dhe rolin e Ministrisë së Financave, si institucion që e ka përgjegjësinë kryesore në

zbatimin e këtij ligji.

Ndër të tjera, ministri raportoi se gjatë vitit 2012 janë bërë plotësim-ndryshimet e Ligjit

me qëllim që këtij ligji t‟i jepet përparësi mbi të gjitha ligjet tjera sa i përket menaxhimit

të parasë publike.

Ministria e Financave, ndër të tjera, i ka nxjerrë aktet nënligjore që përcaktohen me këtë

ligj. Në bashkëpunim me Komisionin Evropian, e ka aprovuar Rregulloren financiare për

menaxhimin financiar dhe kontrollin, e cila është në harmoni me parimet e kontrollit të

brendshëm të financave publike. Po ashtu, Ministria, në bashkëpunim me Komisionin

Evropian, duke u bazuar në dokumentin e politikave për sistemin e kontrollit të

Page 247: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

247

brendshëm të financave publike, të aprovuar nga Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2011,

e ka hartuar doracakun për menaxhimin financiar dhe kontrollin dhe procedurat e

caktuara.

Investimet e autorizuara bëhen në përputhje të plotë me nenin 8 dhe 9 të Ligjit për

menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe efikasiteti e efektiviteti i

investimeve të autorizuara kontrollohet nga Komiteti i likuiditetit, i formuar nga Thesari

dhe Banka Qendrore e Kosovës.

Ministri i Financave u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e

Komisionit dhe e ka dorëzuar edhe raportin me shkrim në përgjigje të të gjitha pyetjeve të

Komisionit, i cili i është bashkëngjitur këtij raporti të monitorimit.

Gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe

përgjegjësive, Grupi punues ka arritur të mbledhë të dhëna të mjaftueshme mbi nivelin e

zbatimit të tij.

Në bazë të të gjeturave nga vizita në terren, Grupi punues ka bërë këto veprime:

vlerësimin se cili është niveli i zbatimit të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe

përgjegjësive; identifikimin e çështjeve të ngrehura nga palët, respektivisht institucionet,

me të cilat Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur takime dhe ka rekomanduar

masa konkrete që duhet të ndërmerren për t‟u lehtësuar përmirësimi në zbatimin e ligjit.

Grupi punues, sipas Planit të Veprimit, ka realizuar 16 vizita në terren në nivele të

ndryshme të institucioneve. Në institucionet e nivelit qendror e ka vizituar Departamentin

e buxhetit qendror, Departamentin e buxhetit komunal, Departamentin e Thesarit dhe

Administratën Tatimore të Kosovës, që janë në kuadër të Ministrisë së Financave;

Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,

Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës. Në kuadër të institucioneve të

pavarura i ka bërë vizitë Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Komisionit të

Pavarur për Miniera e Minerale dhe Zyrën e Auditorit Gjeneral. Kurse në kuadër të

monitorimit, e ka monitoruar zbatueshmërinë e ligjit edhe në Komunën e Prishtinës, në

Komunën e Graçanicës, të Kamenicës, Gjilanit dhe Drenasit, dhe është takuar me

personat përgjegjës të drejtpërdrejtë në zbatimin e ligjit.

Grupi punues për monitorim gjatë vizitave në institucionet e lartpërmendura dhe gjatë

shqyrtimit të të dhënave ka ardhur në përfundim se Ligji për menaxhimin e financave

publike dhe përgjegjësive në pjesën më të madhe ka gjetur implementim efikas nga

Ministria e Financave dhe të gjitha organizatat tjera buxhetore, si ato në nivelin qendror,

po ashtu edhe në nivelin lokal.

I tërë procesi buxhetor, duke filluar nga qarkoret buxhetore, dëgjimet buxhetore,

përgatitja dhe dorëzimi i propozim-buxheteve nga organizatat buxhetore te Ministria e

Financave, si dhe përgatitja e propozim-buxhetit vjetor nga Ministria e Financave dhe

dërgimit të tij në Qeveri dhe Kuvend për aprovim është tërësisht i implementueshëm

konform kërkesave të Ligjit për menaxhimin e financave publike.

Page 248: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

248

Gjithashtu, raportimi i ekzekutimit të buxhetit nga organizatat buxhetore, nga Thesari

është konstatuar se është konform kërkesave të ligjit për menaxhimin e financave.

Si sfidë kryesore janë identifikuar çështja e obligimeve të papaguara nga organizatat

buxhetore dhe bartja e tyre në vitin pasues, riorganizimi i Departamentit të buxhetit të

Ministrisë së Financave sipas ligjit, zhvillimi i aktivitetit dhe nënshkrimi i kontratave për

projekte të caktuara nga organizatat buxhetore pa pasur zotime të mjeteve, mungesa e

përcaktimit ligjor të çështjeve së shpenzimit të mjeteve me bashkëfinancim ndërmjet

ministrive të linjës dhe komunave, si dhe çështjet teknike të mosharmonizimit apo

mosintegrimit të sistemeve të përbashkëta të futjes së të dhënave për projektet e caktuara

të organizatave buxhetore.

Shqetësimet e ngrehura nga organizatat buxhetore ishin në përgjithësi të ndërlidhura me

çështjen e rritjes së ndarjeve buxhetore vjetore sipas kërkesave të tyre, ngritjes së fondeve

për financime kapitale, ngritjes së fondit në kuadër të buxhetit për shpronësime,

reduktimit të buxhetit të organizatave përkatëse të destinuara për shpenzime të caktuara

nga Thesari në emër të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, kufizimeve që i bëhen nenit

80 për kompensimet shtesë për funksionimin e bordeve, komisioneve dhe grupeve të

caktuara punuese, me ndikim negativ në funksionimin e punës së këtyre mekanizmave.

Pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara, Grupi punues e ka hartuar raportin

përfundimtar të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për menaxhimin e financave publike, i

cili është shqyrtuar dhe miratuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

Raporti me rekomandime përfshin problemet e identifikuara gjatë mbikëqyrjes së

zbatimit të ligjit, rekomandimet e dhëna për zbatimin e neneve përkatëse të ligjit dhe

kërkesat e nevojat për ndryshim-plotësim të dispozitave të ligjit ekzistues.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, Komisioni për Buxhet dhe Financa i rekomandon

Kuvendit t‟i miratojë rekomandimet si në vijim:

- Organizatat buxhetore t‟i ekzekutojnë pagesat e faturave brenda afatit të paraparë me

nenin 39 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

- Ministria e Financave ta krijojë një plan veprimi afatmesëm për mënyrën e ekzekutimit

të të gjitha obligimeve të papaguara nga organizatat buxhetore, në mënyrë që ato të mos

barten nga viti në vit dhe të krijojnë mekanizma efikas për monitorimin e tyre.

- Të zbatohet neni 5 i Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i

ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 3 të Ligjit numër 03/L-221 lidhur me strukturën e

funksionimit të Departamentit të buxhetit në Ministrinë e Financave, i cili do të udhëhiqej

nga drejtori i buxhetit i përgjithshëm i buxhetit dhe së paku dy njësive të veçanta - Njësia

e buxhetit qendror dhe Njësia e buxhetit komunal.

- Ministria e Financave gjatë përgatitjes së buxhetit vjetor dhe dorëzimit në Kuvend,

përveç kushteve tjera, të paraqesë të dhëna për huamarrjet e pritura, duke përfshirë në

Page 249: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

249

hollësi burimet e mundshme të huamarrjes, si dhe kushtet e mundshme lidhur me

shfrytëzimin dhe kthimin e huas, hollësitë e çdo huamarrjeje, ose garancinë ekzistues,

dhe çdo huamarrje ose garanci në organizatat buxhetore që propozojnë për vitin e

ardhshëm fiskal nga organizatat buxhetore, si dhe vlerësimet e hollësishme të borxheve

shumëvjeçare, siç kërkohet me nenin 21, pika f, të Ligjit për menaxhimin e financave

publike dhe përgjegjësitë.

- Po ashtu, rekomandohet që organizatat buxhetore të mos marrin asnjë obligim gjatë vitit

fiskal në shumën që i tejkalon fondet e ndara në pajtim me nenin 37 të Ligjit për

menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i cili nen është shtuar me nenin 13 të

Ligjit numër 03/L-221 për ndryshim-plotësimin e Ligjit për menaxhim të financave.

- Propozuesit e projektligjeve t‟i respektojnë rekomandimet e Departamentit të buxhetit të

Ministrisë së Financave lidhur me vlerësimin e ndikimit buxhetor të projektligjit apo

plotësim-ndryshimit të ligjit ekzistues para procedimit të një projektligji në Qeveri dhe në

Kuvend, në pajtim me nenin 26 të Ligjit për menaxhimin e financave publike...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: A ke edhe diçka të shtosh? Atëherë, përmbylle fjalën, edhe 1 minutë.

SAFETE HADËRGJONAJ: Po ashtu, rekomandohet që të rishikohet neni 80 i Ligjit për

menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive në atë mënyrë që të rregullohen

çështjet e ekzekutimit të kompensimeve shtesë për funksionimin e bordeve, këshillave,

komisioneve dhe grupeve punuese, të cilat themelohen për shqyrtimin e çështjeve të

caktuara.

Me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë buxhetore dhe ngritjes së efikasitetit të

menaxhimit të financave publike, rekomandojmë që në ndryshim-plotësimet e Ligjit për

menaxhimin e financave publike, në pajtim me strategjinë legjislative të Qeverisë për

vitin 2013, të vendosen rregullat e qarta fiskale dhe makro-ekonomike.

Dhe, rekomandimi i fundit, është që me ndryshim-plotësimet e Ligjit të rregullohet qartë

mënyra e shfrytëzimit të mjeteve me bashkëfinancim në ndërmjet ministrive të linjës dhe

të komunave.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Përfaqësuesi i Qeverisë nuk është këtu. Radha është e

kryetarëve të grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja

Hasime Krasniqi.

HASIME KRASNIQI: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar raportin me rekomandime për

mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë

dhe i mbështet rekomandimet e Komisionit Funksional për Buxhet e Financa.

Faleminderit!

Page 250: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

250

KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, fjalën e ka zonja

Hykmete Bajrami.

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryesues!

Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar raportin. Në

fakt, ne vlerësojmë se ligji nuk është i keq. Ligji për menaxhimin e financave publike dhe

përgjegjësitë i ndryshuar dhe i plotësuar nuk është një ligj i keq, mirëpo ngecjet janë

pikërisht në praktikë tek implementimi i tij.

Ne si Grup Parlamentar pajtohemi plotësisht me rekomandimet që i ka nxjerrë Komisioni

për Buxhet dhe Financa. Sidomos pajtohemi me rekomandimin e parë, ku thuhet që

organizatat buxhetore t‟i ekzekutojnë pagesat e faturave brenda afatit të paraparë me

nenin 39 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë; Ministria e

Financave ta krijojë një plan veprimi buxhetor afatmesëm për mënyrën e ekzekutimit të

të gjitha obligimeve të papaguara nga organizatat buxhetore.

Ne rekomandojmë që faktikisht kjo të bëhet një rregull dhe të implementohet ky nen i

këtij ligji, për arsye se çdo vit po kemi bartje të obligimeve nga viti në vit. Për shembull,

nëse e shohim raportin financiar të Qeverisë për vitin 2012, aty shihet që shuma e

faturave të papaguara për atë vit është plot 40 milionë, që do të thotë se është një

mashtrim optik që u bëhet qytetarëve, sepse Buxheti i Kosovës i vitit 2012 në fakt nuk ka

qenë aq sa është paraqitur nga Qeveria, por është për 40 milionë më pak, kur paguhen

faturat të cilat kanë mbetur pa u paguar.

Mandej, thashë se i përkrahim të gjitha rekomandimet tjera, por gjithashtu mendojmë që

nuk është i implementueshëm, kur i shohim edhe lëvizjet buxhetore që bëhen gjatë gjithë

vitit nga një pozicion në tjetrin. Për shembull, mjafton ta përmendim Ministrinë e Arsimit

dhe blerjen e librave nëpër vite. Kemi zotim të mjeteve diku për 500 mijë euro, kurse

faturat për libra shkojnë diku rreth në 8 milionë që blihen çdo vit dhe këto barten mandej

vit pas viti dhe paguhen mandej me lëvizje nga një pozicion në pozicionin tjetër.

Ne i përkrahim rekomandimet dhe besojmë që kur të vijë ligji, përpos këtij raporti, duhet

të shikohet me të vërtetë në praktikë se ku janë fytet e ngushta që po dalin si pengesë për

implementimin e plotë të tij. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes”, zonja Fetoshi e ka

fjalën.

ALBANA FETOSHI: Faleminderit kryesues!

Në fakt, ne i përkrahim rekomandimet e këtij raporti, mirëpo nuk e përkrahim

rekomandimin 5 të këtij raporti, i cili thotë që propozuesit e projektligjeve t‟i respektojnë

rekomandimet e Departamentit të buxhetit të Ministrisë së Financave lidhur me

vlerësimin e ndikimit buxhetor të projektligjit, apo plotësim-ndryshimit të ligjit ekzistues,

pra procedimit të një projektligji në Kuvend dhe në Qeveri.

Page 251: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

251

Domethënë, para procedimit të këtij projektligji në Kuvend e Qeveri thuhet që

parashtruesi i tij duhet që t‟i respektojë rekomandimet që dalin nga Departamenti i

buxhetit të Ministrisë së Financave, mirëpo mendoj që kjo nuk është në rregull për shkak

se hartuesi i projektligjit, kur ta bëjë ligjin, nuk mund që kostoja financiare e këtij ligji të

jetë e ndarë nga përmbajtja e ligjit, për shkak se përmbajtja e ligjit e definon koston

financiare të tij dhe këto dy gjëra nuk mund të shkojnë ndaras.

Pra, arsyeja pse ne nuk i votojmë këto rekomandimet është për shkak të nenit 5. Nëse

rekomandimet do të votohen një nga një, rekomandimet tjera që u lexuan nga parafolësit

do t‟i përkrahim, mirëpo j edhe rekomandimin 5. Nëse do të votohen të gjitha bashkë,

atëherë nuk do t‟i përkrahim këto rekomandime. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Grupi Parlamentar i AAK-së, zoti Neziraj e ka fjalën.

XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit, i nderuar zoti nënkryetar!

Kolegë deputetë,

Edhe Grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në parim do t‟i përkrahë

rekomandimet që i ka bërë Grupi punues gjatë punimit të këtij ligji, e edhe vërejtjet tona

janë që neni 39, neni 5, neni 21, neni 80 të korrigjohen dhe që ligji në plotësi të zbatohet

në praktikë, me qëllim që të ketë edhe qëndrueshmëri buxhetore, por edhe një funksionim

më të mirë financiar. Faleminderit!

KRYESUESI: Grupi Parlamentar i Koalicionit Kosova e Re, zonja Lama e ka fjalën!

SEVDIJE LAMA: Faleminderit, kryesues!

Edhe Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re e përkrah raportin me

rekomandime të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Grupi “6+”, zoti Kinolli e ka fjalën.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar kryesues!

Të nderuar kolegë deputetë,

Edhe Grupi Parlamentar “6+” e ka shqyrtuar raportin e Komisionit për Buxhet dhe

Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe

përgjegjësitë dhe pajtohemi me rekomandimet e bëra nga ky komisioni. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Muhamet Mustafa e ka fjalën.

MUHAMET MUSTAFA: Faleminderit, zoti kryesues!

Të nderuar kolegë deputetë,

Mendoj se Grupi punues e ka bërë një punë të rëndësishme në evidentimin e përvojave

lidhur me zbatimin e Ligjit mbi menaxhimin e financave publike. Ky ligj është njëri nga

ligjet organike dhe ligjet më të rëndësishme që është në zbatim. Ka një kohë të gjatë dhe

krahas efekteve pozitive, të cilat janë arritur me këtë ligj, sidomos në aftësimin e

institucioneve të Kosovës që ta udhëheqin një politikë cilësore në menaxhimin e

Page 252: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

252

financave publike, janë disa elemente, të cilat duhet të rishikohen, në mënyrë që ta bëjnë

më efektive përdorimin e parasë publike.

Unë në një kohë kam qenë i angazhuar në fillet e punës së këtij komisioni dhe kam marrë

pjesë në disa biseda. Unë dëshiroj të them se ajo që është konstatuar në ato biseda, që

ndoshta do ishte dashur më mirë të prezantoeht këtu, por unë më vonë nuk kam qenë i

angazhuar në Grupin punues. Kështu që kanë ngelur dy çështje. Dëshiroj të them se këto

çështje janë prezantuar edhe në raportin vjetor të Auditorit Gjeneral, kur kemi biseduar

rreth këtij raporti.

Çështja e parë është e lidhur me marrjen e vendimeve mbi investimet kapitale apo

shpenzimet kapitale për projekte të rëndësishme, siç mund të jenë autostradat, siç mund

të jenë edhe shumë projekte tjera për shkolla, universitete, e shumë nevoja tjera.

Praktika tregon se vendimet shpeshherë merren pa analizë të efekteve ekonomike dhe

sociale, respektivisht pa i nxjerrë ato përfitime dhe kosto të shoqërisë lidhur me projektin

e caktuar. Ma merr mendja se kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse me 600

milionë investime kapitale, sa i kemi ne përafërsisht tash, nëse do të vendosnim

procedura rigoroze të përgatitjes me studime dhe analiza të nevojshme, para se të merret

vendimi për një projekt, ne do të arrinim efekte shumë më të mëdha në rritjen ekonomike

dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Nuk do të thotë që vendimet nganjëherë janë të gabueshme, edhe kur merren për

ndërtimin e një rruge shumë të rëndësishme, pa studimin e fizibilitetit. Por, rreziku është

shumë i madh që vendimet të jenë të gabueshme.

Prandaj, mendoj se këtë çështje duhet ta problematizojmë dhe një nga konkluzionet është

që në ndryshimet e ardhshme të ligjit t‟i obligojmë organizatat buxhetore që kërkesave

për investime publike, për shpenzime kapitale, t‟ua bashkëngjitim edhe studimet e

fizibilitetit dhe projektet e caktuara, në bazë të të cilave për secilin projekt shihen efektet

e tij në rritje ekonomike, në përmirësim të shërbimeve, cilësi të jetës së qytetarëve, e të

tjera. Dhe, gjithashtu, e obligojmë edhe Ministrinë e Financave që projektet të tilla që e

kanë vlerën disamilionëshe, të mos futen në Buxhetin e Kosovës, në qoftë se nuk ka

ekzistuar një studim i tillë dhe në qoftë se nuk ekzistojnë këto vlerësime për efektet e

tyre.

Kur e kemi aprovuar Buxhetin, ne kemi marrë shembull ta zëmë autostradën për Shkup,

për të cilën kemi dilema nëse është e nevojshme mu tash dhe a janë efektet e duhura. Pse

kemi dilema? Sepse nuk e kemi studimin e fizibilitetit! Ne nuk i dimë efektet e asaj rruge.

A mund të presë edhe tre vjet, a kemi ndonjë projekt tjetër më urgjent, që ta zhvillojmë

në ndërkohë.

Këto janë çështje, sipas mendimit tim, që ishte dashur të precizohen që projektet me

rëndësi të madhe, që kërkojnë miliona investime, të vendosen në buxhet, vetëm nëse e

kanë kaluar një procedurë dhe nëse i shoqëron studimi i fizibilitetit, përkatësisht projekti,

i cili i tregon përfitimet dhe kostot e tyre dhe e nxjerr një efekt neto.

Page 253: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

253

Çështja e dytë ka të bëjë me një kulturë që do të duhej ta ndërmerrnim, që t‟i analizojmë

efektet. Prandaj, çështja tjetër është shumë e rëndësishme është që ta krijojmë një kulturë,

të krijojmë një procedurë që t‟i analizojmë efektet e projekteve, që i kemi financuar. Nuk

ekziston një praktikë e tillë. Ne ndërtojmë shkolla, ndërtojmë spitale, ndërtojmë rrugë,

investojmë, japim subvencione, por nuk e kemi një analizë kthyese - cilat kanë qenë

efektet? Kjo është e nevojshme, sepse kjo e krijon një kulturë, e krijon një mësim, e

krijon një përvojë, që për projektet e ardhshme të mësojmë dhe të marrim vendime më të

mira. Këto janë dy propozime të miat, me të cilat propozoj që të plotësohet raporti dhe

rekomandimet. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Salih Morina e ka fjalën.

SALIH MORINA: Faleminderit, kryesues!

Rekomandimet tjera edhe unë i mbështes gjithashtu. Desha të ndalem pak te

rekomandimi numër 5, i cili ka të bëjë pikërisht me implikimet ose me ndikimet

buxhetore, sa u përket projektligjeve, të cilat i sjellin organizatat buxhetore në këtë rast,

apo edhe ministritë përkatëse.

Unë këtë çështje e kam ngrehur disa herë, i kam bërë edhe pyetje parlamentare ministrit

për Ekonomi dhe Financa dhe pikërisht me disa ligje, të cilat kanë ardhur në Parlament

me ndikime të mëdha buxhetore ose nga Departamenti i buxhetit, kur ka kërkuar që këto

ligje t‟i kthehen Qeverisë për shkak të implikimeve të mëdha buxhetore dhe për shkak se

nuk mund të implementohen në praktikë, e kam ngrehur disa herë këtë çështje dhe

pikërisht te ky rekomandim, e tha edhe kolegia nga “Vetëvendosja”, mirëpo mendoj që

kjo mund të parandalohet nga organizata buxhetore, e cila e dërgon ligjin në

Departamentin e buxhetit, i cili e paraqet me shkrim deklaratën financiare. Dhe, në këtë

rast, kur Departamenti i buxhetit paraqet deklaratë financiare dhe kërkon nga ministria

përkatëse që t‟i kthehet ligji, unë mendoj që në këtë rast Qeveria e Kosovës nuk duhet t‟i

miratojë këto projektligje, të cilat kanë ndikime dhe implikime të mëdha buxhetore.

Pra, këto projektligje nuk duhet t‟i sillen Parlamentit për aprovim, sepse ne biem në

kundërshtim edhe me Rregulloren e Parlamentit, në të cilën thuhet që të gjitha ligjet të

cilat kanë ndikime të mëdha buxhetore nuk duhet të miratohen në Parlamentin e Kosovës.

Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Selmani, kryetarja e Grupit të AKR-së e ka fjalën.

MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, i nderuari nënkryetar!

Duke marrë parasysh se nga Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të re u

përkrahën rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa në lidhje me raportimin

mbi mbikëqyrjen e zbatimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike, unë do të

ndalem te rekomandimet dhe njëkohësisht e përgëzoj komisionin për punën shumë të

mirë që e ka bërë në këtë mbikëqyrje të këtij ligji, për arsye se sot ne nuk është dashur të

fillojmë me këtë pikë të rendit të ditës, pa qenë dikush i Qeverisë, sepse është ligji më i

rëndësishëm që e ka Republika e Kosovës për vendin, prandaj është dashur të jetë i

pranishëm dikush nga Qeveria, kur dihet se komisioni e ka bërë një punë shumë të mirë.

Page 254: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

254

Mirëpo, siç po shihet, Qeveria nuk është e interesuar ta dëgjojë Kuvendin. Vetëm kur të

vijë koha për miratimin e Buxhetit, vjen këtu brenda Kuvendit.

Te rekomandimi i parë, të cilin e ka nxjerrë Komisioni Parlamentar - të zbatohet neni 5 i

Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë lidhur me strukturën dhe

funksionimin e Departamentit të buxhetit në Ministrinë e Financave, i cili duhet të

udhëhiqet nga drejtori i përgjithshëm dhe së paku nga dy njësi të veçanta: Njësia e

buxhetit qendror dhe Njësia e buxhetit komunal, unë do të propozoja në këtë rast dhe

njëkohësisht edhe te rekomandimi i parë, ky do të jetë një propozim që do të ngelë në

transkript për Qeverinë, jo të ndryshohen rekomandimet, organizatat buxhetore t‟i

ekzekutojnë pagesat e faturave brenda afatit të paraparë, e jo këto fatura të sillen në

buxhetin e ardhshëm, të papaguara nga shumë linja buxhetore dhe të definohet se janë

paguar në vitin e kaluar. Kjo është pengesa më e madhe, që bëhet gjatë implementimit të

këtij ligji.

Dhe, njëkohësisht, i gjithë buxheti nga investimet, në të cilat shihet që kemi investime të

mëdha kapitale nga Buxheti i Kosovës, dhe të gjitha investimet, të cilat vijnë nga Fondi i

Privatizimit dhe investimet nga Trusti Pensional të lihen për investime të zhvillimit për

gjeneratat e ardhshme.

Unë e di mjaft mirë që kryetarja e Komisionit Parlamentar është një zonjë, e cila e njeh

shumë mirë punën e vet brenda komisionit, mirëpo nuk e di se Qeveria a është në dijeni

për punën që e ka bërë komisioni dhe të jetë e pranishme këtu, të na dëgjojë për të gjitha

rekomandimet që i kemi marrë. Mirëpo, ndoshta do të kenë kohë ta lexojnë transkriptin.

Rekomandimi i katërt - rekomandohet që organizatat buxhetore të mos marrin asnjë

obligim gjatë këtij viti fiskal në shumën që i tejkalon fondet e ndara. Ne kemi shumë

raste kur këto i marrin. Më vjen mirë shumë që Komisioni Parlamentar e ka identifikuar

këtë problem. Dhe, çështja - propozuesit e ligjeve t‟i respektojnë rek

omandimet e Departamentit për buxhet të Ministrisë së Financave lidhur me vlerësimin e

ndikimit buxhetor. U tha edhe nga parafolësi se këtu është një problem se vijnë shumë

ligje, të cilat në fund mbeten pa kosto financiare dhe nuk mund të zbatohen.

Rekomandimi im i fundit do të ishte që Qeveria të jetë e pranishme dhe të ta dëgjojë

punën, të cilën e ka bërë Komisioni Parlamentar për Monitorimin e Ligjit dhe të mësojë

se si punohet në ekip në favor të qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur. Lus regjinë dhe deputetët të

përgatiten për votim. Në sallë të pranishëm janë 67 deputetë. Votojmë tash!

Faleminderit! Konstatoj që me 43 vota për, 7 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi e miratoi

raportin me rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e

zbatimit të Ligjit nr. 03/L-48 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i

ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-221 dhe Ligjin nr. 04/L-116.

Vazhdojmë me pikën e pestë të rendit të ditës:

Page 255: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

255

5. Shqyrtimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012

Akoma nuk është numri i duhur për të votuar. Komisioni Funksional për Buxhet dhe

Financa, në pajtim me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, e ka shqyrtuar raportin vjetor

të Organit Shqyrtues dhe Prokurimit për vitin 2012 dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin

me rekomandime për shqyrtim dhe miratim.

Radhën e ka kryetarja e Komisionit Funksional, zonja Hadërgjonaj, për arsyetimin e

raportit me rekomandime.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetar!

Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 20 mars 2013, në të cilën

ishte i pranishëm edhe kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, zoti Hysni

Hoxha, e ka shqyrtuar raportin e Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe ka vlerësuar se

raporti teknikisht është përgatitur mirë, i përfshin të gjitha të dhënat që Ligji për

prokurimin publik e obligon t‟i raportojë.

Në pajtim me ligjin, raporti përmban informacione për numrin e përgjithshëm të

ankesave të pranuara, numrin e ankesave të refuzuara për shkak të mosrespektimit të

afateve kohore, ose joplotësisë së ligjit, ose dështimit për të depozituar sigurimin e

kërkuar me ligj, numri i ankesave që janë konstatuar se nuk përmbajnë pretendime të

vlefshme, numri i aktiviteteve të prokurimit që janë anuluar si rezultat i një ankese,

informatat e detajuara mbi çdo ngjarje, ku autoriteti kontraktues ka dështuar në

respektimin e një urdhërese të Organit Shqyrtues të Prokurimit, numrin e procedurave të

shqyrtimit, që kanë rezultuar në konstatimin se aktiviteti përkatës i prokurimit, dhe

dhënia ose vendimi janë bërë në mënyrë të vlefshme.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik është i obliguar ta sigurojë mbrojtjen e operatorëve

ekonomikë ankues, por gjithashtu të garantojë që procedurat e prokurimit të zhvillohen

në harmoni të plotë me Ligjin për prokurimin publik.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik gjatë vitit 2012 i ka pranuar 379 ankesa, që

krahasuar me vitin 2011 janë 7 ankesa më pak se sa në vitin 2011.

- Në 176 raste, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka aprovuar vendime të autoritetit

kontraktues duke verifikuar se palët ankimore nuk kanë mbështetje, nuk i kanë

mbështetur ankesat e tyre me argumente ligjore, që të pranohen si të vlefshme.

- Në 102 raste, Paneli Shqyrtues ka marrë vendim për rivlerësimin e ofertave, duke

konstatuar se është bërë vlerësimi i gabuar nga komisionet vlerësuese, duke hasur në

shkelje të caktuara të Ligjit për prokurimin publik dhe rregullave të prokurimit.

- Në 55 raste, Paneli Shqyrtues ka marrë vendim për anulimin e aktiviteteve të

prokurimit.

Page 256: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

256

- 19 ankesa janë hedhur poshtë për shkak të moskompletimit të ankesës brenda afatit të

paraparë me Ligjin për prokurim, ndërsa 25 ankesa janë tërhequr nga organizatat

ekonomike ankuese dhe 4 ankesa të pranuara janë refuzuar, sepse nuk kanë qenë në

kompetencën ligjore të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Komisioni e shqyrtoi edhe raportin financiar të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik

për vitin 2012, ku këtij institucioni i janë ndarë nga Buxheti 288 508 euro, ndërsa janë

alokuar 282 744 euro, kurse janë shpenzuar 253 841 euro, apo 89,78%.

Gjatë vitit 2012, ky institucion ka realizuar të hyra nga gjobat në vlerë prej 40 mijë euro

nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe të hyra nga depozitat,

sigurimi i ankesës në vlerë prej 92 638 euro. Me vendimet e veta, ky institucion e ka

kursyer Buxhetin e Kosovës në vlerë prej 1 475 e 656 euro.

Të pakënaqur me vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik 16 raste janë

iniciuar në Gjykatën Supreme, ndërsa 2 operatorë ekonomikë janë futur në listë të zezë,

sepse kanë ofruar dëshmi të rrejshme në ofertat e tyre përkitazi me procedurat e

prokurimit.

Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar sqarime nga kryetari i Organi Shqyrtues të

Prokurimit Publik sidomos rreth tërheqjes së 25 ankesave nga operatorët ekonomikë dhe

rreth kryerjes së rivlerësimit të ankesave të operatorëve ekonomikë dhe është kërkuar që

të bëhen publikë emrat e operatorëve që janë futur në listën e zezë nga ky institucion.

Pas marrjes së përgjigjeve nga kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik,

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka vlerësuar, me shumicë votash, se raporti është i

detajuar dhe i përmbush kushtet e parapara për raportim sipas Ligjit të prokurimit publik

dhe Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe i ka rekomanduar Kuvendit që ta

miratojë atë.

(Ndërprerje e shkurtër e incizimit)

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi.)

KRYETARI: Vazhdojmë me shefat, përkatësisht kryetarët e grupeve. Prej PDK-së,

deputetja Hasime Krasniqi e ka kërkuar fjalën.

HASIME KRASNIQI: Faleminderit, zoti kryetar!

Grupi Parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar raportin vjetor të Organit Shqyrtues të

Prokurimit për vitin 2012, në të cilin është paraqitur veprimtaria e këtij institucioni, që ka

për qëllim mbrojtjen e të drejtave të operatorëve ekonomikë lidhur me procedurat e

prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike.

Të dhënat e ofruara në këtë raport janë të detajuara dhe paraqesin punën e OSHP-së gjatë

vitit 2012, sidomos në mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit, rregullave të prokurimit,

respektimin e prokurave ligjore nga autoritetet kontraktuese konform Ligjit të prokurimit

Page 257: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

257

publik, duke u mbështetur në ankesat dhe kërkesat e operatorëve ekonomikë, me synimin

e vetëm - garantimin e të drejtave të tyre.

OSHP-ja gjatë vitit 2012 ka pranuar gjithsej 379 ankesa nga operatorët ekonomikë, prej

të cilave 331 ankesa të parashtruara i kanë plotësuar kushtet ligjore për shqyrtim, prej

tyre në 46% është aprovuar vendimi i autoriteteve kontaktuese, 55% ritenderim, 27%

kanë shkuar në rivlerësim dhe 7% tërheqje e ankesës, ndërsa 5% flakje të ankesave si të

padokumentuara, po ashtu 1% e ankesave nuk ka qenë kompetencë e Organit Shqyrtues

të Prokurimit.

E gjithë puna e OSHP-së, përveç shqyrtimit të ankesave nga panelet shqyrtuese, e ka

përfshirë edhe verifikimin e dosjeve të tenderëve, po ashtu e ka përfshirë edhe aktivitetin

e prokurimit. OSHP-ja gjatë vitit 2012 nuk ka pasur vështirësi buxhetore, pasi procesi i

realizimit të shpenzimeve është në përputhje me planifikimin vjetor dhe është shpenzuar

buxheti për vitin 2012 prej 89,78%.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta mbështesë këtë raport. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Lidhjes Demokratike, deputeti Salih Morina e ka fjalën.

SALIH MORINA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e ka shqyrtuar raportin nga Organi

Shqyrtues i Prokurimit Publik. Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik është një institucion

i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ishte

e pavarur në vendimmarrje dhe i distancuar ndaj çdo ndikimi politik, apo grupi të

interesit.

Gjatë realizimit të hollësishëm të këtij raporti dhe statistikave përmbajtjesore të tij shihet

që pothuajse në secilin autoritet kontraktues publik, përfshirë qeverisjen qendrore, lokale,

si dhe agjencitë e pavarura, pretendohet të ketë pasur shkelje të Ligjit të prokurimit

publik gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre prokuruese. Edhe pse ky raport e tregon një

situatë progresive në zbatueshmërinë e Ligjit të prokurimit nëpër autoritetet kontraktuese

publike në Kosovë, por duke u bazuar në raportet e organizatave vendore dhe

ndërkombëtare mbi monitorimin e sistemit të prokurimit publik, gjithmonë thuhet e

kundërta.

Sot lirisht mund të themi se një ndër sfidat më të mëdha në të gjitha autoritetet

kontraktuese në Kosovës, duke përfshirë edhe OSHP-në, janë ndërhyrjet e vazhdueshme

nga politika dhe nga grupet e interesit, të cilat, përveç se po rezultojnë me aferat e

ndryshme korruptive dhe shpenzim joracional të buxhetit publik, ato po krijojnë edhe

deformime profesionale të stafit, konkretisht shërbyesve civilë, të cilët janë të autorizuar

dhe kompetentë ta ushtrojnë këtë fushëveprimtari.

Kjo rezulton që në autoritetet kontraktuese në Kosovë vazhdimisht është duke pasur

shkelje të Ligjit të prokurimit, edhe pse tanimë Kosova ka në zbatim kornizë ligjore më të

Page 258: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

258

avancuar në rajon, përfshirë këtu Ligjin aktual të prokurimit publik numër 04/L-042,

udhëzimet operative, administrative, si dhe legjislacionin sekondar, që do të thotë që

ndërhyrjet politike dhe interferimet në këto procese po e dëmtojnë jashtëzakonisht

imazhin e gjithë sistemit të prokurimit publik në Kosovë, në përgjithësi.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike kërkon që për të gjitha raportet që i dërgohen

Parlamentit për raportimet vjetore, së pari të publikohen raportet e auditimit dhe pastaj të

vijnë raportet e këtyre agjencive për shkak se secila agjenci mendon që edhe e sjell një

raport sipas bindjes dhe dëshirës së vet. Prandaj, ne kërkojmë që së pari të publikohen

raportet e auditimit, e pastaj të vijnë raportet e agjencive në Parlament. Edhe ne, me

vërejtjet që i dhamë, do ta mbështetim në parim raportin e Organit Shqyrtues të

Prokurimit. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Grupit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albana Fetoshi e ka fjalën.

ALBANA FETOSHI: Faleminderit, kryetar!

Sa i përket raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, është një raport në të cilin na

paraqiten shumë shifra, pra numri i operatorëve ekonomikë, të cilët kanë parashtruar

ankesa, numri i tyre që janë shqyrtuar dhe atyre që nuk janë shqyrtuar nga Organi

Shqyrtues i Prokurimit. Por, nuk kemi madje as disa pika të përgjithshme që tregojnë se

pse këto 102 raste kanë shkuar për rivlerësim të ofertave. Pse për 55 raste është marrë

vendim për ritenderim? Pra, është dashur që ta kemi që të kemi një shpjegim pak më të

madh për punën konkrete që e ka bërë OSHP-ja gjatë kësaj periudhe, për aq sa ka

kompetenca ta bëjë një gjë të tillë, sigurisht edhe për atë sa ka kompetenca t‟i bëjë

publike ato gjëra, dhe aq sa lejohet, sepse do ta kishim një pasqyrë më të qartë të asaj se

çfarë po ndodh.

Në këtë mënyrë se si na është ofruar raporti, nuk ka asgjë tjetër, përveçse shifra dhe

numri i operatorëve ekonomikë që kanë bërë ankesë, të atyre që janë shqyrtuar dhe të

atyre që nuk janë shqyrtuar. Pastaj, kemi edhe 25 operatorë ekonomikë, të cilët i kanë

tërhequr ankesat e tyre. Është pak sa e çuditshme tërheqja e një numri të tillë të ankesave,

të cilët janë tërhequr kur e dimë se çdo operator ekonomik, i cili bën ankesë në OSHP

është i obliguar t‟i paguajë 500 euro për një ankesë. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës, deputeti Xhevdet Neziraj e ka

fjalën.

XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit, i nderuar zoti kryetar!

Kolegë deputetë,

Edhe Grupi i Aleancës e ka shqyrtuar raportin e Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe

thënë të drejtën jemi ndalur vetëm te disa shifra, të cilat Organi Shqyrtues i Prokurimit i

ka ofruar, siç është pranimi i 379 ankesave nga operatorët ekonomikë. Autoriteti

kontraktues ka më së shumti ankesa të pranuara nga Ministria e Infrastrukturës 40;

Korporata energjetike 34 dhe nga Policia e Kosovës, 16. Urdhëresat e shqiptuara për

mosrespektimin e vendimeve të OSHP-së janë gjithsej 8. Organi Shqyrtues gjithashtu

realizon të hyra nga gjobat e shqyrtuara dhe dispozitat e ankesave, të hyrat nga gjobat

Page 259: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

259

janë gjithsej 40 000, ndërsa të hyrat nga depozitat janë 92.638 euro. Unë besoj se këto

raporte do të ishte shumë më mirë, por nuk na lejon Rregullorja, të shqyrtohen dhe të

analizohen pas auditimit për arsye se do ta kishim një pasqyrë shumë më të qartë të

këtyre organizatave. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Koalicionit për Kosovën e Re, deputetja Sevdije Lama e ka

fjalën.

SEVDIJE LAMA: Faleminderit, kryetar!

Edhe Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovën e Re e ka shqyrtuar raportin vjetor të

Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012 dhe të njëjtin e përkrahim. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tani pa grup, në cilësinë e deputetit, fjalën e ka Muhamet

Mustafa.

MUHAMET MUSTAFA: I nderuar kryetar i Kuvendit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Unë dëshiroj të tërheq vërejtjen se raportet që i marrim edhe nga Organi Shqyrtues i

Prokurimit, edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit, janë përshkruese, një evidencë

e thjeshtë nga e cila del pothuaj se një vlerësim pozitiv në vetëkënaqësinë e këtyre

organeve lidhur me situatën e përdorimit të parasë publike dhe të zhvillimit të procesit të

prokurimit.

Në anën tjetër, të gjitha analizat dhe të gjitha vlerësimet janë se problemet më të mëdha

në korrupsionin dhe me përdorimin e keq të parasë publike janë pikërisht në procesin e

prokurimit dhe këtu e kemi një kundërthënie që duhet të shohim në raportet vijuese se si

duhet ta zgjedhim këtë, sepse në qoftë se ne kemi një përmirësim, një lavdërim dhe një

aprovim të vazhdueshëm të punës edhe të këtij organi, edhe të Komisionit Rregullativ të

Prokurimit, edhe të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ndërsa korrupsioni në shoqërinë tonë

rritet, atëherë duhet të shohim çfarë ndodh, dhe pikërisht për këtë arsye mendoj se ne

duhet të konstatojmë se nuk kemi nevojë shumë për raporte deskriptive të këtyre

organeve, por për rolin që ata e luajnë në përdorimin efektiv të parasë publike.

Ne tash e kemi një situatë, kur përshkrimet janë të mira, por situata fatkeqësisht është e

keqe dhe me tendencë përkeqësimi. Në këtë drejtim, mendoj se ne duhet të kërkojmë

raporte tjera, punë tjetër dhe angazhim shumë më serioz të këtyre organeve edhe në

parandalimin, por edhe në analizën e këtyre lëndëve. Si duket, mjeshtëria në shkeljen e

ligjeve dhe në realizimin e aktiviteteve të prokurimit publik është përsosur aq shumë sa

formalisht gjërat duken në rregull, por situata nuk është në rregull.

Andaj, mendoj se ky Kuvend e ka një përgjegjësi më të madhe që të mos kënaqet me

aprovimin e raporteve, që në mënyrë sipërfaqësore dhe deskriptive na tregojnë për

procese pozitive dhe tendenca pozitive në këtë lëmi. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Hykmete Bajrami e ka fjalën.

Page 260: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

260

HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryetar!

Unë pajtohem plotësisht me profesorin, deputetin Muhamet Mustafa. Me të vërtetë

dëgjuam edhe nga deputetët parafolës, përveç që raporti është deskriptiv, edhe fjalimet e

deputetëve ishin shumë deskriptive. Sa ankesa janë paraqitur, sa janë refuzuar, sa janë

tërhequr? Ne e kemi pasur gjithashtu në Komisionin për Buxhet dhe Financa edhe

kryesuesin e këtij institucioni, edhe në raport, edhe në prezantimin e tij, asnjë fjalë nuk ka

qenë në lidhje me korrupsionin në rritje në shoqërinë kosovare.

Nëse ne pajtohemi me këtë raport, që natyrisht s‟është i mirë, sepse asnjëra prej të gjitha

institucioneve të pavarura nuk do të thotë që ne jemi të korruptuar, ose nuk po e luftojmë

korrupsionin, nuk po e shfrytëzojmë mandatin për të cilin jemi të thirrur, atëherë ne sot

pajtohemi se në Kosovë faktikisht nuk ka korrupsion.

Siç u tha edhe më herët, në Kosovë korrupsioni është në rritje edhe marrja e 10-

përqindëshit nga të gjithë operatorët ekonomikë kur është fjala te prokurimi publik,

tashmë pothuajse bëhet hapur. Këtë të gjithë e dinë. Organi Shqyrtues i Prokurimit ka

dështuar t‟i paraqesë sfidat në adresimin në luftën kundër korrupsionit. Tash në masë të

madhe nga operatorët ekonomikë përflitet se edhe ky institucion është i korruptuar dhe

nëse operatorët ekonomikë dëshirojnë që të dërgojnë ankesa në Organin Shqyrtues të

Prokurimit, atëherë ata duhet ta gjejnë një njeri që ta japin 10-përqindëshit edhe atje, në

mënyrë që kërkesat e tyre të pranohen. Kështu që unë mendoj se ne duhet të shikojmë më

mirë se si po punojnë këto organe të pavarura, sepse në fakt nuk po e kryejnë punën si

duhet. Edhe sikur këto ta kryenin punën si duhet, atëherë ne nuk do të kishim percepcion

në rritje të korrupsionit, por të paktën do ta kishim 10-përqindëshit një trend në rënie.

Vota ime është kundër. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Të lajmëruar të tjerë për diskutim nuk ka, por nuk kemi

deputetë për votim, prandaj kalojmë në pikën vijuese.

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për

vitin 2012

Komisioni Funksional për Buxhet dhe Financa, në pajtim me dispozitat e Rregullores së

Kuvendit, e ka shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit Rregllativ të Prokurimit Publik për

vitin 2012 dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe

miratim.

E ftoj kryetaren e Komisionit, deputeten Safete Hadërgjonaj, që ta arsyetojë raportin me

rekomandime.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit kryetar!

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 20.3.2013, e ka shqyrtuar

raportin vjetor për vitin 2012 të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe ka

vlerësuar se raporti ka ardhur me kohë dhe është i përgatitur teknikisht dhe në formën

përmbajtjesore, ashtu siç e kërkon Ligji për prokurimin publik. Në raport është përfshirë

Page 261: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

261

numri i kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2012, që janë 12 045 sosh, nga të cilat 9 112

janë në nivelin qeveritar, kurse 2 910 kompani publike, ndërsa 23 janë të tjera.

Kontrata-kornizë në vitin 2012 janë përdorur pothuajse nga të gjitha autoritetet

kontraktuese. Po ashtu, në këtë raport është përfshirë edhe vlera e kontratave të

nënshkruara sipas burimit të financimit, llojit të prokurimit, sipas vlerës së prokurimit,

sipas procedurave, aneks-kontratat, vlerat e kontratave sipas operatorëve ekonomikë dhe

të dhënat e tjera, ashtu siç kërkon ligji, dhe të gjitha të dhënat janë paraqitur duke u

krahasuar me vitet paraprake, domethënë me vitet 2010 dhe 1011.

Vlera e kontratave të nënshkruara është 10,40%, e bruto-produktit vendor, ndërsa së

bashku me vlerën e kontratës për projektin e autostradës Morinë-Merdar, pjesëmarrja e

prokurimeve publike në bruto-produktin vendor është 15,21%.

Përdorimi i procedurës së hapur në vlerën e përgjithshme të kontratave të nënshkruara

është 84%, ndërsa në vitin 2011 ka qenë 82,80%. Shihet se ka pasur një rritje të lehtë të

përdorimit të kësaj procedure, ndërsa procedura e kufizuar nuk është përdorur fare.

Rritja e përdorimi të procedurës së hapur është indikator pozitiv për sistemin e prokurimit

publik për ekonominë e Kosovës dhe për të ardhmen e saj.

Ndërsa përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë ka pasur

rritje ka pasur rritje për 10,44%, krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu edhe pjesëmarrja

e procedurës së negociuar pas publikimit të njoftimit të kontratës është 10%.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i ka kushtuar kujdes mirëmbajtjes së faqes

informative në internet që i ofron publikut qasje të pakufizuar dhe është përqendruar në

zbatimin e proceduarve dhe rregullave që e promovojnë prokurimin efikas dhe zhvillimin

e prokurimit elektronik dhe komunikimit brenda fushës së prokurimit publik.

Në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, ka bërë ngritjen e

kapaciteteve të zyrtarëve të prokurimit, duke organizuar trajnimin e zyrtarëve ashtu siç e

obligon Ligji për prokurimin publik. Sipas kësaj kërkese, Komisioni Rregullativ i

Prokurimit Publik, në bashkëpunim me Institutin e Administratës Publike, domethënë

sipas kërkesave të cilat janë bërë edhe nga Komisioni Evropian, shqetësim ky që ka qenë

i shprehur në Raportin e Progresit, ka filluar të organizojë trajnime për nivelin e avancuar

për të gjithë zyrtarët që i kanë kryer trajnimet themelore.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka bërë 24 monitorime të autoriteteve

kontraktuese nga 25, sa i ka pasur të planifikuara, çka do të thotë që 96% i ka kryer ato,

që i ka planifikuar për të bërë monitorime.

Komisioni po ashtu e ka shqyrtuar edhe raportin financiar të Komisionit Rregullativ të

Prokurimit Publik, ku nga 326 523 euro të planifikuara, ky institucion ka shpenzuar 310

196,09 euro, apo 95 % të buxhetit, i cili i është ndarë. Komisioni për Buxhet dhe Financa

Page 262: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

262

e vlerësoi raportin si të detajuar dhe që i përmbush kushtet e parapara për Ligjin për

menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Deputetët në Komisionin për Buxhet dhe Financa kanë treguar interesim dhe kanë

kërkuar sqarim nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik për çështjet e ngrehura në

Raportin e Progresit, i cili kërkon që të garantohet qaseja e barabartë e kompanive

vendore dhe të Bashkësisë Evropiane në procedurat e dhënies së kontratës, duke përfshirë

negocimin e një periudhe kalimtare për kompanitë e Bashkimit Evropian, që nuk janë

themeluar në Kosovë, përafrimi i këtij legjislacioni, si dhe ngritja e kapaciteteve

institucionale, duke përfshirë Gjyqësorin.

Pasi Komisioni i ka marrë sqarimet e kërkuara nga kryetari i Komisionit Rregullativ të

Prokurimit Publik, ka konstatuar se raporti vjetor i përmbush ligjore të parapara me nenin

87 të Ligjit për prokurimin publik të Kosovës dhe i rekomandon Kuvendit ta miratojë

raportin vjetor të Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012.

KRYETARI: Në emër të Partisë Demokratike, deputetja Hasime Krasniqi e ka fjalën.

HASIME KRASNIQI: Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar deputetë,

Grupi Parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar dhe analizuar raportin vjetor të

Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012, i cili është në përputhje të

plotë me kërkesat e Ligjit për prokurimin publik, duke na ofruar të dhënat e detajuara mbi

të gjitha aktivitetet e prokurimit publik në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2012.

Në këtë raport janë paraqitur të gjitha aktivitetet e prokurimit publik sipas burimeve të

financimit, vlerave të kontratave të prokurimit, llojeve të aktivitetit të prokurimit, si dhe

procedurave të prokurimit. Bazuar në këtë raport, struktura e vlerës së kontratave sipas

burimeve të financimit gjatë vitit 2012 është me një pjesëmarrje prej 62% nga Buxheti i

Kosovës, me 37% nga të hyrat vetjake, si dhe me 1% nga donacionet. Struktura e

ndërtuar kështu sipas vlerës së kontratave të nënshkruara, sipas llojit të prokurimit, është

me një pjesëmarrje prej 60,5% në punë, duke përfshirë edhe pjesën e autostradës, 26%

me furnizime, 13,3% shërbime dhe me 0,20% konkurse të projektimeve.

Nga të dhënat e ofruara në këtë raport mund të konstatohet se 84% e buxhetit për

prokurime publike në Kosovë gjatë vitit 2012 është shpenzuar nëpërmjet procedurës së

hapur, që njihet si procedura më transparente në prokurimin publik. Nga ajo që u cek më

lart, krahasuar ndër vite, mund të konstatojmë se përdorimi sa më i madh i procedurës së

hapur, si dhe zvogëlimi i përdorimit të procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit

të kontratës është indikator mjaft shpresëdhënës për sistemin e prokurimit publik.

Po ashtu, KRPP-ja gjatë vitit 2012, gjatë kryerjes së veprimtarive, të parapara me Ligjin e

prokurimit publik në Kosovë, ka arritur ta shpenzojë buxhetin në vlerë prej 95%. Grupi

Parlamentar i Partisë Demokratike do ta mbështesë këtë raport.

KRYETARI: Në emër të LDK-së, fjalën e ka deputeti Salih Morina.

Page 263: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

263

SALIH MORINA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e ka shqyrtuar këtë raport dhe kryesisht

kemi menduar që në kuadër të kësaj zyre, do të thotë pikërisht nga KRPP-ja, është

paraqitur monitorimi i menaxhimit të kontratave, ku kjo zyrë dhe ky monitorim që u

është bërë të gjitha organizatave buxhetore, pikërisht i ka paraqitur disa parregullsi të

evidentuara, ku nën një paraqet mospërputhjen e versioneve gjyqësore, nën dy

mosevidentimin si ritenderim, nën tre kemi shkurtim të afatit më tepër sesa lejohet me

Ligjin e prokurimit publik, pastaj kemi shënimet jo të plota për operatorë ekonomikë, të

propozuar për kontratë, si dhe kriteret për dhënien e kontratës, çmimi ekonomikisht më i

favorshëm nën kriteret e përdorura.

Mendoj që nëpër zyrat e organizatave buxhetore ka probleme akoma më të mëdha sesa

këto të cilat janë paraqitur në kuadër të këtij raporti, prandaj dhe Grupi Parlamentar i

Lidhjes Demokratike kërkojmë që kjo zyrë gjatë monitorimit të merret drejtpërdrejt me

problemet me të cilat po ballafaqohen zyrat e prokurimit dhe njëkohësisht të shikohet

nëse po implementohet Ligji i prokurimit publik, apo vërejtjet janë dhënë më tepër si

kozmetike sesa si reale.

Mendojmë si Grup Parlamentar, që raportin të cilin e ka paraqitur kjo zyrë në parim ne do

ta mbështetim, por kërkojmë më tutje kjo zyrë, e cila është shumë e rëndësishme, të jetë

më aktive në zgjidhjen e problemeve, që po hasin zyrat e prokurimit në përgjithësi nga të

gjitha organizatat buxhetore. Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të “Vetëvendosjes”, deputeti Afrim Hoti e ka fjalën.

AFRIM HOTI: Faleminderit, kryetar!

Raportuesi, qysh në hyrje i ka cekur kërkesat ligjore për raportimin periodik të KRPP-së

lidhur me aktivitetet vjetore të prokurimit publik të autoriteteve kontraktuese, të cilat janë

të obliguara ta zbatojnë Ligjin për prokurimin publik numër 04/L-042.

Duke qenë se qysh në hyrje tregohet obligimi ligjor për përmbajtjen e cekur të raportit, i

cili duhet të jetë i përpiluar në përputhje me kompetencat ligjore të KRPP-së, ai

njëkohësisht duhet të paraqesë në mënyrën më të thuktë objektin e monitorimit. Kur jemi

te përmbajtja ekzakte e raportit, sidomos duke pasur parasysh autorizimet e KRPP-së,

duhet pasur parasysh dispozitën e nenit 87, paragrafi 2.8, të Ligjit për prokurimin publik,

në të cilin theksohet se KRPP-ja do t‟u japë ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve

kontraktuese dhe operatorëve ekonomikë për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të

këtij ligji, si dhe për çdo dokument që nxirret nga KRPP-ja.

Në raport shihet qartë se nuk janë përfshirë aspektet udhëzuese dhe rekomanduese të

KRPP-së kundrejt autoriteteve kontraktuese që e kanë ushtruar aktivitetin e prokurimit

publik.

Në anën tjetër, nëse analizohet përshkrimi ligjor mbi obligimin e përmbajtjes se raportit

të KRPP-së mbi aktivitetin e prokurimit publik, ky raport është më shumë përshkrues

Page 264: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

264

sesa është konstatues i gjendjes së rregullsisë adekuate dhe identifikimit të problemeve

konkrete dhe identifikimin e autoriteteve kontraktuese, të cilat e kanë cekur procedurën e

prokurimit publik.

Në anën tjetër, sipas dispozitave të nenit 87, paragrafi 2.13, të Ligjit për prokurimin

publik, theksohet se KRPP-ja është e obliguar që për çdo vit kalendarik ta përgatisë dhe

dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend një raport vjetor që analizon aktivitetet e prokurimit

publik në Kosovë për atë vit kalendarik, së bashku me rekomandimet për përmirësimin e

sistemit të prokurimit publik, ose përmirësimin e këtij ligji, raport ky që dorëzohet jo më

vonë se në fund të shkurtit të vitit vijues kalendarik.

Në këtë raport, në pjesën përmbyllëse dhe të rekomandimeve që janë përfshirë shihet

qartë se ndër këto rekomandime janë përfshirë tri rekomandime me konstatime tejet të

papërgjegjshme, gjë që më së miri tregon tendencën e mbulesës së gjendjes reale në

prokurimin publik.

Nëse analizohet raporti i rregullsisë, i përpiluar nga Auditori i Përgjithshëm për vitin

2012, do të shohim se parregullsitë kryesore dhe gjithëpërfshirëse në organizatat

buxhetore janë pikërisht problemet me prokurimin publik.

Dhe, përfshirja e vetëm tri rekomandimeve, që janë aq të përgjithshme, pa ndonjë

udhëzim për zgjidhje konkrete, e tregon më së miri defektin kryesor të këtij raporti.

Në pikën 2.1 të raportit, ku flitet për numrin e kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2012,

shihet qartë se numri më i madh i kontratave të nënshkruara janë nga Qeveria, me gjithsej

9 112 kontrata të nënshkruara, nga gjithsej 12 045. Në kuadër të kontratave të

nënshkruara, si procedues më i madh i prokurimit publik, është evidentuar në raport se

vlera e nënshkruar e këtyre kontratave përfshin një vlerë prej 507 863 303 euro, që janë

nënshkruar nga Qeveria. Raporti evidenton se vetëm gjatë vitit 2012, duke e llogaritur në

formë të pagesës, raporti përmend pagesën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar në

vlerë prej 235 379 330,33 euro.

Është për t‟u çuditur se në raportet e tjera paraprake, asnjëherë më parë nuk është treguar

vlera totale e ndërtimit të kësaj autostrade, e cila tani në raport, në pikën 2.2, theksohet se

është 659 813 399,88 euro.

Shtrohet pyetja se përse KRPP-ja e fut vlerën e këstit të pagesës vjetore për ndërtimin e

autostradës, duke e konsideruar si kontratë të veçante, kur kihet parasysh se vlera totale e

pagesave dhe procedura e prokurimit është kryer në vitin 2010, ndërsa pagesat e futura në

raportimin e aktivitetit të prokurimit publik janë vetëm realizimi i kërkesave të cekura në

kontratë.

Në anën tjetër, vetë raporti në pjesën hyrëse të tij i emërton kontratat e nënshkruara në

procedurën e prokurimit publik si kontrata publike, ndërsa në anën tjetër, deri më tani,

vetë KRPP-ja nuk e ka publikuar asnjëherë më parë vlerën reale të kontratës për

ndërtimin e autostradës.

Page 265: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

265

Në pikën 2.5, ku është bërë evidentimi i kontratave të nënshkruara sipas vlerës së tyre,

shihet qartë se rritja e vlerës së kontratave me vlerë të madhe, që përbën vlerën prej 306

168 146 euro, nga totali i 507 863 303 euro për vitin 2012, në krahasim me vitin 2010,

kur vlera e kontratave me vlerë të madhe është 298 457 903 euro, kjo më së miri e tregon

burimin e pasurimit pa masë të qeveritarëve të korruptuar.

Te pjesa e evidentimit të shkeljeve ligjore, vlen të theksohet se raporti e ka përfshirë

vetëm evidencën e shkeljeve cilësore sipas dispozitave konkrete të Ligjit për prokurimin

publik, e jo sipas subjektit, i cili e ka shkelur. Ndoshta evidentimi i këtyre shkeljeve

mund të shërbejë në të ardhmen që ta kemi parasysh gjatë analizës së funksionalitetit të

strukturës juridike, e cila e rregullon prokurimin publik, mirëpo kjo nuk i shërben

përshkrimit real të gjendjes së aktivitetit të prokurimit publik, e aq më pak një raporti

periodik, sikur është ky raport.

Përderisa raporti në pikën 2.15 i ka evidentuar kontratat e nënshkruara, të cilat e

tejkalojnë vlerën mbi 3 milionë euro, asnjëherë nuk tregohet rekomandimi, i cili do të

duhej të bëhej nga KRPP-ja, e që realisht është obligim ligjor i saj. Duke marrë parasysh

për shembull vlerën abnormale të cilën e ka shpenzuar AKP-ja për shërbimet profesionale

për procedimin, gjykimin dhe përfaqësimin ligjor, duke qenë se këtë vlerë raporti e ka

evidentuar në shumën prej 19 920 304 euro, dhe duke pasur parasysh se vetë Ligji për

prokurimin publik parasheh se gjithmonë gjatë përzgjedhjes së ofertave duhet të kihet

parasysh parimi i ekonomizimit të KRPP-së, nuk shihet që ka bërë ndonjë veprim konkret

lidhur me këtë problematikë.

Në anën tjetër, te pasqyra e monitorimit të KRPP-së, nuk shihet se është bërë një

monitorim kualitativ, duke pasur parasysh monitorimin e procedurave me vlera të mëdha

të prokurimit publik, e ku do të duhej të jetë maksimalisht e angazhuar në drejtim të

mbrojtjes së mjeteve publike financiare.

Në fund, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” mendon se ky raport assesi nuk

duhet votuar për shkak të tendencës së mbulimit të gjendjes faktike, e cila mjerisht është

katastrofale në fushën e prokurimit publik. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit, deputet! Në emër të Aleancës, fjalën e ka deputeti Xhevdet

Neziraj.

XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit, i nderuar zoti kryetar!

Kolegë deputetë,

Unë nuk do të ju lodh shumë me shifra të cilat u përmendën, por do të ndalem në sfidat e

prokurimit publik. Unë besoj që sfida më e madhe është ndërmjet njësisë, kërkesës,

prokurimit dhe realizimit, do të thotë implementimit të projektit.

Gjithashtu, edhe çmimi më i lirë dhe më i favorshëm ekonomik. Këtu, në këtë sferë, janë

duke u bërë ndoshta krimet më të rënda, për arsye se çmimi më i lirë po shihet që është

duke na e sjellë edhe kualitetin më të dobët, është duke na sjellë rrugë jo të mira, shkolla

jo të mira dhe pas gjithë kësaj po del që prokurimi nuk ka qenë në rregull.

Page 266: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

266

Ndërsa në raportet e prokurimit, të monitorimit dhe të gjitha tjerat është krejt në rregull.

Prandaj, si raporte janë shumë të mira, janë shumë të qarta dhe çdo gjë është në rregull,

por në praktikë po ndodh e kundërta. Po na ndodh që rrugët, pas një kohe shumë të

shkurtër, të shkatërrohen, po na ndodh që pas një viti shkollat nuk janë funksionale, për

arsye të çmimit më të lirë të tregut, por është edhe ai zinxhiri ndërmjet kërkesës,

prokurimit dhe ai që e realizon projektin. Do të thotë mbikëqyrja. Këtu duhet që me këtë,

edhe Kuvendi, por edhe institucionet, tjera të merren më shumë, sesa që merren me

raporte dhe me shënime të mira, dhe të themi se gjendja e prokurimit në Kosovë është e

kënaqshme. Nëse është e kënaqshme, atëherë nuk e di, realiteti po tregon diçka tjetër.

Faleminderit!

KRYETARI: Në emër të Koalicionit për Kosovën e Re, shefja e Grupit, Myzejene

Selmani e ka fjalën.

MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!

Koalicioni për Kosovën e Re e ka shqyrtuar raportin e aktivitetit të të Komisionit

Rregullativ të Prokurimit për vitin 2012. Çka do që të flasim tash është e tepërt, për arsye

se taksat e qytetarëve kanë shkuar. U tha edhe nga parafolësi se në rast se çdo detaj këtu

paraqitet në mënyrë të rregullt, atëherë nuk e di çfarë është puna e njerëzve të cilët

ofertojnë e nuk zgjidhen, e zgjidhen do kontrata të cilat nuk duhet zgjidhen. Këtu le të

mbetet çështja e dikujt tjetër që të merret me këtë.

Mirëpo, do ta lexoj vetëm një paragraf, i cili është dhënë në Komisionin Rregullativ të

Prokurimit, raporti financiar për vitin 2012, i cili thotë: “Ne konfirmojmë, për sa kemi

njohuri dhe besim, se nuk ka pasur parregullsi lidhur me udhëheqësin, apo punëtorët, që

ka mundur të ketë efekte materiale në pasqyrat financiare”. A keni besim a nuk keni,

prokurimi prapëseprapë mbetet sfidë, edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin. Mirëpo, siç

po shihet, duhet të miratohet një raport i tillë, mirëpo dikush tjetër duhet të merret me

çështjet e prokurimit publik. Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Ali Sadria e ka fjalën.

ALI SADRIU: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar deputetë,

Çfarë të themi? Nga të gjitha raportet që i kemi shqyrtuar si Komision për Mbikëqyrjen e

Financave Publike, në dy vjetët e radhës, nuk ka ndodhur në asnjë organizatë e cila është

audituar që nuk janë gjet vërejtje në sferën e prokurimit. Në asnjë!

Janë katër instanca që merren me këtë çështje: Njësia e prokurimit brenda organizatës

buxhetore; Autoriteti kontraktues që merret si një organizatë e jashtme që duhet t‟i

ndihmojë, në kuptimin e blerjeve të përgjithshëm, por edhe të kontrollojë nëse ka mjete, a

i ka të zotuara mjetet, a i ka të parapara, a e ka dosjen e kompletuar e tjera e tjera. E kemi

institucionin në shkallën tjetër - KRPP-në, që merret me legjislacion sa a janë respektuar

rregullat dhe normat gjatë punës.

Page 267: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

267

Në veçanti, Auditori ka vërejtur se nuk ruhen dosjet e tenderit, me qëllim që kur duhet ta

kontrollosh do të kesh pengesa në mungesë të dokumentacionit, që unë mendoj se KRPP-

ja duhet ta sanksionojë mosruajtjen e dosjes së tenderit, dhe kur i merr parasysh të gjitha

këto rezultate që faktikisht - raporti është i mirë, po pikërisht që është i mirë ai të jep të

kuptosh se në performansë e ke keq punën. E ke keq, sepse çështjet që atje janë të

prezantuara, në mënyrën se si janë të prezantuara, ka shkuar nga aspekti i rregullsisë, por

jo edhe i përformansës. Edhe KRPP-ja, edhe OSHP-ja, që më parë e trajtuam, është

dashur më tepër të lëshohen në performansën e analizës së vet. Çka ka pasur efekt? Ose

nëse e marrim tjetër te Organi Shqyrtues. 500 euro e ka organizata buxhetore. e lica do të

ngrejë ankesë. Ndoshta edhe ajo është numër, por ndoshta edhe kërcënimi. Pse tërhiqen?

Ka shumëçka që këtu duhet të hulumtohet dhe unë mendoj se çështja këtu nuk është mirë,

pavarësisht që është prezantuar në këto dy raporte se është mirë.

Unë mendoj se ka hapësirë dhe Kuvendi nuk do të duhet të jetë ai i cili në një mënyrë i

tejkalon, i mbulon të gjitha këto parregullsi, sepse këtu është problemi i të gjitha

çështjeve tjera. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Deputetja e fundit për diskutim është Donika Kada-Bujupi.

DONIKA KADA-BUJUPI: Faleminderit, kryetar!

Kolegë deputetë,

Do të flas shumë shkurt, edhe pse e mora fjalën vonë. Raporti që na është sjellë edhe një

herë e rikonfirmon atë politizimin e skajshëm të të gjitha organeve të pavarura,

përndryshe nuk mund të jetë një publikim ose një pasqyrim i saktë dhe i vërtetë i

performansës në fushën e prokurimit. Edhe më e dhimbshme është që raporti është i mirë,

kur e dimë se cila është gjendja.

Prandaj, kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, përveçse në këto organe më së paku

punojnë njerëzit që janë të pavarur.

Dhe, e dyta, deri në momentin kur, ashtu si në krejt botën, të fillojë publikimi i

kontratave, ne do të vazhdojmë të kemi raporte të mira, por në fakt gjendja do të vazhdojë

të keqësohet çdo ditë e më shumë. Faleminderit!

KRYETARI: E keni pasur një rast të mirë sot të flitni për një çështje të ndjeshme, të bëni

debat, por keni dëshirë të bëni veç debat politik. Kjo është çështje tjetër.

Nuk i kemi të pranishëm 61 deputetë. Më tutje nuk mund të shkojmë pa kuorum. Vetëm

dy shefa të grupeve i paskemi këtu!

Në sallë janë të pranishëm 52 deputetë. Po presim edhe pak.

(Ndërprerje e shkurtër e incizimit)

I kemi 66 kartela, një e hequr, se 67 ishin. Ju lutem, hiqni kartelat e atyre që nuk janë. E

votojmë praninë. Regjia, përgatitemi për votim, deputetët votojnë për praninë. Gjithsej

Page 268: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

268

50. I kemi edhe dy pika të rendit të ditës, që kërkojnë ta kemi kuorumin e mjaftueshëm të

deputetëve.

(Debat në sallë)

Të nderuar deputetë,

Vazhdojmë nesër në orën 10:00.

* * *

Vazhdimi i mbledhjes plenare, të filluar më 4 prill, e të vazhduar më 5 dhe 10 prill 2013

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

I nderuari zëvendëskryeministër,

Ministra të Kabinetit qeveritar,

Konstatoj se në mbledhje janë të pranishëm 71 deputetë, që do të thotë se mund të

vazhdojmë me pikat e mbetura të rendit të ditës.

- Votimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitit 2012

Diskutimet dhe debati për këtë pikë ka përfunduar dje, ndërkaq në mungesë të kuorumit

votimi është shtyrë për sot.

Kështu, tani vazhdojmë me votimin e raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit

për vitin 2012. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Konstatoj se me 36 vota për, 18 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi e miratoi raportin

vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012.

- Votimi i raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012

Prania 75 deputetë. Diskutimet dhe debatet për këtë pikë kanë përfunduar dje, ndërkaq në

mungesë të kuorumit votimi është shtyrë për sot.

Vazhdojmë me votim e raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për

vitin 2012. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Pa kartela, a ka? Mirë.

Atëherë, me 36 vota për, 27 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi e miratoi raportin vjetor të

Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012.

Vazhdojmë me pikën e radhës:

Page 269: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

269

12. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me

vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit numër 04-L-

163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit

doganor

Fjalën e ka kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar!

Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar vendimin e presidentes të Kosovës për

kthimin e Ligjit numër 04-L-163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me

tarifë zero të tatimit doganor.

Ne në Komision e kemi shqyrtuar, e kemi bërë një amendament. Dje e kam vërejtur që ka

ardhur edhe një amendament nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ne si Komision kemi

nevojë që të konsultohemi prapë në lidhje me nenin, të cilën presidentja e ka kthyer.

Prandaj, kisha kërkuar nga deputetët që ta përkrahin rekomandimin e Komisionit që të

kthehet edhe një herë në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe ta shqyrtojmë më mirë

këtë vendim.

KRYETARI: Është mirë që edhe Komisioni për Legjislacion të deklarohet për këtë. Ia

jap fjalën deputetit Arben Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit, kryetar!

Amendamenti i propozuar strukturalisht e ka një problem, sepse thotë në raste të veçanta

Qeveria e Republikës së Kosovës, në konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa

të Kuvendit të Republikës së Kosovës mund ta ndryshojë aneksin një të këtij ligji.

Problemi është në koncept, sepse një akt ligjor, një akt i fuqisë më të lartë nuk mund të

ndryshohet me një akt të fuqisë më të ulët. Vendimi i Qeverisë është një akt më i ulët se

sa vendimi i Kuvendit, që është në ligj. Në këtë rast duhet më shumë kohë që të sqarohet

dhe edhe unë propozoj që të kthehet në Komisionin për Legjislacion dhe në Komisionin

për Buxhet dhe Financa dhe bashkërisht ta gjejmë një zgjidhje, e cila do të ishte më e

përshtatshme, sepse në këtë koncept akti i Qeverisë ndërhyn në vendimmarrjen e

Kuvendit dhe ndikon në pavarësinë e pushteteve. Faleminderit!

KRYETARI: Mirë! Të nderuar deputetë, i dëgjuat dy kryetarët e komisioneve. Edhe unë

konsideroj që është mirë që komisionet ta shqyrtojnë edhe një herë këtë. Nuk kemi

nevojë për debat dhe t‟u kthehet këtyre komisioneve, e pastaj ta kemi një rekomandim të

përbashkët nga dy komisionet.

Na duhet një votim formal. Kush është për? Faleminderit! Shumica absolute janë për.

Kundër, a ka? Nuk ka. Abstenim nuk ka.

Kuvendi i ngarkon dy komisionet që ta rishqyrtojnë edhe një herë kërkesën e Presidentes

për këtë çështje.

Vazhdojmë me pikën e fundit i seancës së mbetur.

Page 270: Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština ... · marta 1989 do 10 juni 1999, na zahtev parlamentarne grupe pokreta “Vetëvendosje”, ... Jo, asnjë minutë, sa

270

13. Miratimi i marrëveshjes së deputetëve nga radha e komuniteteve tjera

joshumicë për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga këto komunitete

Marrëveshjen e dini, është marrëveshje e Grupit “6+”, janë caktuar, është ndarë koha për

tre anëtarë të këtyre komuniteteve deri në fund të kësaj legjislature. Ne e votojmë

marrëveshjen që është arritur dhe që e keni përpara të këtij grupi.

Unë po jua lexoj si është marrëveshja e Grupit.

Prej 1.4.2013 deri më 30.9.2013, deputeti Rasim Demiri e ka mandatin e nënkryetarit

sipas marrëveshjes.

Prej 1.10.2013 deri më 30.4.2014, deputeti Albert Kinolli.

Dhe prej 1.5.2014 deri më 31.2,2014, deputeti Etem Arifi.

Pra, një është i komuniteti boshnjak, një i komuniteti rom dhe një i komunitetit ashkali.

Në ndërkohë, për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komuniteteve tjera, që

nuk janë shumicë dhe joserbë kanë parashtruar kërkesë dhe deputetët Emilija Rexhepi,

nga radhët e komunitetit boshnjak, dhe Danush Ademi, nga radhët e komunitetit shkali.

Për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, sipas nenit 67, paragrafi 4 i Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, nevojitet shumica e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit,

pra duhen së paku 61 vota për.

Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për zgjedhjen e zotit Rasim Demiri nënkryetar

të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë

shumicë.

Të pranishëm janë 82 deputetë, prania fizike, me kartelë 83. Lus regjinë dhe deputetët të

përgatiten për votim. Votojmë tash!

Për janë 54 vota, 5 kundër dhe 2 abstenime. Të pranishëm 82 deputetë. Nuk kalon. Nuk

ka arsye për përsëritje.

Unë ju lexova dhe ju tregova sesi është puna, prandaj ju, deputetë të nderuar, e dini që në

shumë parlamente, në vende të botës demokratike, deputetët që nuk marrin pjesë në

votim, nuk marrin pjesë as në mëditje. Këtë po e harroni! Dhe, këtë është mirë ta futim në

rend dite dhe ata deputetë që janë të pranishëm, e nuk marrin pjesë në votim, se votimi

është obligim i tyre, unë mendoj që nuk duhet ta marrin pjesën prej 250 eurove.

Mirupafshim në seancën e radhës!

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë