Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/...

19
Qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyu iopasdfghghjklzxcvbnmqwertyuiopasd flzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbn mqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdf ghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc vbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw ertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiop asdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjkl zxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnm qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfgh jklzxcvbnmqwertyuopasdfghjklzxcvbg hjklzxcvbnmq Prishtinë, korrik 2013 rtyuioprtyuipd fghjklzxcvf rtyuiopasdfghjklzxcvf Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute RAPORTI PËR ORGANIZIMIN, HARTIMIN DHE VLERËSIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR PËR KANDIDATËT POTENCIAL PËR GJYQTARË DHE PROKURORË

Transcript of Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/...

Page 1: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghghjklzxcvbnmqwertyuiopasdflzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuopasdfghjklzxcvbghjklzxcvbnmq Prishtinë, korrik 2013 rtyuioprtyuipd fghjklzxcvf rtyuiopasdfghjklzxcvf

Republika e Kosovës

Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute

RAPORTI

PËR ORGANIZIMIN, HARTIMIN DHE VLERËSIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR PËR KANDIDATËT POTENCIAL PËR GJYQTARË DHE PROKURORË

Page 2: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

2

Tabela e përmbajtjes 1. HYRJE ......................................................................................................................................................... 3

2. QËLLIMI I RAPORTIT .................................................................................................................................. 3

3. HISTORIKU ................................................................................................................................................. 3

4. BAZA LIGJORE ............................................................................................................................................ 4

5. KOMISIONI PËR HARTIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR .............................................................................. 4

6. STRUKTURA E PROVIMIT PËRGATITOR ..................................................................................................... 5

6.1 Provimi me shkrim ........................................................................................................................ 5

6.2 Provimi me gojë .................................................................................................................................. 6

7. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E PJESËVE TË PROVIMIT ............................................................................... 6

8. SHPALLJA PUBLIKE..................................................................................................................................... 7

9. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE .................................................................................................................... 7

10. HARTIMI I PROVIMIT PËRGATITOR ......................................................................................................... 8

10.1 Tryeza për Hartim të Provimit ....................................................................................................... 8

10.2 Tryeza për Rishikimin e Provimit ................................................................................................. 10

11. FORMATIZIMI, SHTYPJA DHE RUAJTJA E PROVIMIT ............................................................................. 10

11.1 Formatizimi i provimit ..................................................................................................................... 10

11.2. Fotokopjimi i materialeve të provimit ........................................................................................... 10

11.3. Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria ................................................................................................... 11

12. PUBLICITETI DHE TRANSMETIMI I TË DHËNAVE TEK KANDIDATËT....................................................... 11

13. ORGANIZIMI DHE ADMINISTRIMI I PROVIMIT ME SHKRIM .................................................................. 11

14. VLERËSIMI I PROVIMIT ME SHKRIM ...................................................................................................... 14

15. SHPALLJA E REZULTATEVE TË PROVIMIT ME SHKRIM .......................................................................... 15

16. PROVIMI ME GOJË ................................................................................................................................ 15

17. REZULTATET PËRFUNDIMTARE ............................................................................................................ 16

17. ANKESAT E KANDIDATËVE .................................................................................................................... 17

18. MASAT E VEÇANTA TË NDËRMARRA PËR TË ARRITUR STANDARDET NDËRKOMBËTARE .................... 17

19. FALËNDERIM PËR MBËSHTETJE ............................................................................................................ 18

20. KOMENTET E MONITORUESVE NDËRKOMBËTARË ............................................................................... 18

21. PËRFUNDIM .......................................................................................................................................... 18

22. AKRONIMET .......................................................................................................................................... 19

Page 3: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

3

1. HYRJE

Trajnimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm, para emërimit të tyre është një

prej funksioneve themelore të institucioneve për trajnimin e bartësve dhe bartësve potencial të

funksioneve në gjyqësi dhe prokurori. Kjo nisur edhe nga fakti se trajnimi gjyqësor është

esencial në funksionimin e një sistemi gjyqësor e prokurorial profesional dhe për garantimin e

pavarësisë, paanshmërisë dhe kompetencës profesionale e etike të gjyqësorit.

IGJK nëpërmjet Programit të Trajnimit Fillestar (PTF) ka zhvilluar programe trajnimi adekuate

në mbështetje të ngritjes së shkathtësive teorike e praktike të kandidatëve për gjyqtarë dhe

prokurorë, duke plotësuar njohuritë e fituara në kualifikimet e mëparshme, me qëllim të

përgatitjes së tyre për të ushtruar me sukses funksionin e gjyqtarit apo prokurorit.

Një shkallë të lartë profesionalizimi të kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë të cilët trajnohen në

PTF e siguron Provimi Përgatitor. Organizimi i këtij provimi nga IGJK bëhet në bazë të

standardeve më të larta të cilat tashmë janë krijuar dhe zhvilluar nga gjenerata në gjeneratë.

Provimit Përgatitor në vitin 2013 i janë nënshtruar profesionistët ligjorë të cilët pretendojnë të

jenë kandidatë të gjeneratës së pestë (5) për gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo mund të konsiderohet si

një e arritur solide e IGJK-së, pasi që nga viti 2008 kur ka filluar zbatimi i këtij programi,

Provimit Përgatitor dhe trajnimeve në Programin e Trajnimit Fillestar i janë nënshtruar dhe kanë

përfunduar me sukses 141 kandidatë nga katër (4) gjenerata.

2. QËLLIMI I RAPORTIT Nëpërmjet këtij raporti do të paraqitet në mënyrë të detajuar i gjithë procesi i hartimit,

administrimit dhe vlerësimit të Provimit Përgatitor për vitin 2013. Si qëllime kryesore të këtij raporti janë:

Paraqitja e punës së IGJK-së dhe Komisionit për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit

Përgatitor; Prezantimi i standardeve në bazë të cilave është administruar provimi; Prezantimi i rregullave dhe procedurës së hartimit, administrimit dhe vlerësimit të

provimit;

Prezantimi i aktiviteteve që i paraprinë zbatimit të Provimit Përgatitor;

Paraqitja e fazave të zbatimit të Provimit Përgatitor;

Prezantimi i masave të veçanta që u ndërmorën nga IGJK për të arritur standardet

ndërkombëtare në organizim të këtij provimi. 3. HISTORIKU Vitit 2013 është viti i pestë i organizimit të Provimit Përgatitor për kandidatët për gjyqtarë dhe

prokurorë.

Organizimi i këtij provimi ka filluar nga viti 2008 dhe gjatë katër gjeneratave provimit i janë

Page 4: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

4

nënshtruar 720 kandidatë nga të cilët 141 i kanë përfunduar edhe trajnimet në kuadër të

Programit të Trajnimit Fillestar. Provimin Përgatitor IGJK e ka organizuar në konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë me KGJK-

në dhe KPK-në.

4. BAZA LIGJORE Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës”

(IGJK), nga Kuvendi i Kosovës më datën 23 shkurt 2006, IGJK-së i janë përcaktuar

përgjegjësitë si institucion udhëheqës në fushën e trajnimeve në kuadër të sistemit të drejtësisë së

Kosovës. Ndër përgjegjësitë kryesore të cilat janë të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji janë;

• aftësimi i bartësve aktual dhe bartësve potencial të funksionit në gjyqësi (gjyqtarëve

dhe prokurorëve) dhe • vlerësimi dhe organizimi i Provimit Përgatitor për gjyqtarë dhe prokurorë.

Ky ligj i vë bazat themelore për një institucion modern trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët që

ushtrojnë funksionet e tyre si dhe për përgatitjen profesionale të kandidatëve për gjyqtarë dhe

prokurorë.

“Në bazë të nenit 2.1.a dhe nenit 7 të Ligjit për Themelimin e IGJK-së dhe seksionit B 7 të

Rregullores Nr. 2006/23 për hyrjen në fuqi të këtij ligji, IGJK është institucioni i vetëm

kompetent dhe përgjegjës për organizimin dhe vlerësimin e Provimit Përgatitor për kandidatët

për pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit”.

Mbështetur mbi këtë bazë ligjore organizimi i këtij provimi është paraparë dhe rregulluar edhe

me këto dokumente:

· Statuti i IGJK-së;

· Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar dhe Provimit Përgatitor;

· Rregullat për Procedurën e Organizimit të Provimit Përgatitor;

· Struktura e Provimit Përgatitor.

5. KOMISIONI PËR HARTIMIN E PROVIMIT PËRGATITOR

Në bazë të nenit 8.3 (e) të Statutit të IGJK-së, Këshilli Drejtues i IGJK-së ka miratuar përbërjen

e Komisionit për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor.

Komisioni për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor për vitin 2013 ishte në këtë

përbërje:

z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme;

z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit;

Page 5: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

5

z. Ymer Hoxha, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren;

z. Halil Ilazi, Avokat;

znj. Raima Elezi, Gjyqtare e Gjykatës Themelore në Prizren;

z. Muharrem Shala, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Prishtinë;

z. Reshat Millaku, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës;

z. Destan Rukiqi, Avokat;

z. Osman Ismajli, Profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës;

z.Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Përbërja e komisionit të Provimit Përgatitor ka një gjithëpërfshirje dhe pasqyron edhe strukturën

etnike në Kosovë. Po ashtu pjesë e komisionit për provimin përgatitor janë edhe përfaqësuesit

më të lartë të sistemit gjyqësor e prokurorial duke përfshirë Kryetarin e Gjykatës Supreme të

Republikës së Kosovës, Kryesuesin e KGJK-së dhe Kryeprokurorin e Shtetit njëherit Kryesues i

Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me miratimin e Rregullores për Programin e Trajnimit Fillestar dhe Provimin Përgatitor nga ana

e Këshillit Drejtues të IGJK-së me datë 25 janar 2013, komisionit të provimit i shtohet edhe

Drejtori i IGJK-së në cilësinë e anëtarit mandatar.

6. STRUKTURA E PROVIMIT PËRGATITOR Këshilli Programor i IGJK-së miratoi strukturën e Provimit Përgatitor për vitin 2013 sipas së

cilës administrimi i provimit është ndarë në dy pjesë:

1. Pjesa e provimit me shkrim dhe

2. Pjesa e provimit me gojë

6.1 Provimi me shkrim

Kjo pjesë e provimit përbëhet nga pesë seksione.

Kjo pjesë e provimit u vlerësua me 90 % nga pikët e përgjithshme të provimit.

Numri i

pjesëve të

provimit

Titulli Përqindja e caktuar në

secilën pjesë të provimit–

Provimi me shkrim të

vlerësohet 90% nga pikët

e provimit

Pikat e caktuara

në secilën pjesë të

provimit

Pjesa 1 Testi i aftësive analitike dhe

Analizë e tekstit i përbërë prej

25 pyetjeve

5 % 50 pikë

Pjesa 2 Etikë profesionale e përbërë

prej 50 pyetjeve

30 % 300 pikë

Pjesa 3 Zgjidhje e shumëfishtë ligjore e

përbërë prej 50 pyetjeve

25 % 250 pikë

Pjesa 4 Ese me shkrim 10 % 100 pikë

Pjesa 5 Rast studimi nga drejta civile 20 % 200 pikë

Page 6: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

6

6.2 Provimi me gojë

Provimi me gojë ishte i përbërë vetëm nga një seksion.

Numri i

pjesëve të

provimit

Titulli Përqindja e caktuar në

secilën pjesë të

provimit

Pikat e caktuara në

secilën pjesë të

provimit

Pjesa 6

Rast studimi nga e drejta penale

(prezantim gojor)

10% nga pikat e

përgjithshme

100 pikë

Kjo pjesë e provimit u vlerësua me 10 % nga pikët e përgjithshme.

7. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E PJESËVE TË PROVIMIT

Pjesa 1 - (Testi i Aftësive Analitike dhe Analizë e Tekstit)

Kjo pjesë e provimit është dizajnuar që të vlerësohen aftësitë e kandidatëve për të menduar

logjikisht dhe praktikisht gjatë zgjidhjes së problemeve, mënyrën e përdorimit të

informacioneve të reja dhe nxjerrjen e përfundimeve për vlerësimin e aftësive të kandidatëve në

leximin e teksteve të ndërlikuara nën rrethana të vështira dhe vërtetimin e kuptimit thelbësor të

tekstit. Nëpërmjet kësaj pjese vlerësohen aftësitë e kandidatëve për të lexuar shpejt dhe për të

nxjerrë çështjet e rëndësishme brenda tekstit si dhe për të bërë dallimin në mes të fakteve

relevante dhe irelevante.

Pjesa 2 - (Etikë profesionale)

Ka për qëllim që vlerësoj nëse kandidatët posedojnë njohuri të mjaftueshme për parimet dhe

rregullat kyçe të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarët, prokurorët, gjyqtarët porotë dhe

avokatët si dhe aftësitë e aplikimit të dispozitave të këtyre kodeve. Lidhur me këtë, nga

kandidatët është kërkuar që t’i demonstrojnë aftësitë e tyre përmes ofrimit të përgjigjeve të

strukturuara për vlerësimin e njohurive lidhur me pyetjet e përzgjedhura.

Pjesa 3 - (Zgjidhje e Shumëfishtë ligjore)

Nëpërmjet këtyre pyetjeve synohet të bëhet vlerësimi i aftësive të kandidatëve mbi njohuritë

themelore të ligjit. Pyetjet me mundësi të shumëfishta mbulojnë të gjitha degët e së drejtës duke

përfshirë edhe pyetje nga e drejta penale, e drejta civile, të drejtat e njeriut, kushtetuta, e drejta

ndërkombëtare etj.

Pjesa 4 - (Ese me Shkrim)

Kjo pjesë e provimit është dizajnuar për të vlerësuar aftësitë e kandidatëve në shkrimit. Nga

kandidatët është kërkuar që t’i demonstrojnë aftësitë e tyre përmes ofrimit të përgjigjeve të

strukturuara, argumenteve cilësore dhe vërtetimin e njohurive lidhur me temën e përzgjedhur.

Page 7: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

7

Pjesa 5 - (Rast Studimi nga e Drejta Civile)

Kjo pjesë e provimit ka për qëllim vlerësimin e aftësive të kandidatëve lidhur me menaxhimin e

rasteve, marrjes së përgjigjeve analitike në vend të përsëritjes së thjeshtë të fakteve, për zbatimin

e ligjit bazuar në faktet e ofruara dhe arritjen e një përfundimi të arsyeshëm sipas ligjit. Gjatë

vlerësimit të aftësive të kandidatëve në këtë fushë, vëmendja është përqendruar në strukturën e

përgjigjes, kuptimin dhe analizimin e fakteve, identifikimin e çështjeve ligjore dhe zbatimin e

ligjit bazuar në fakte.

Pjesa 6 - (Rast Studimi nga e Drejta Penale – Prezantim Gojor)

Kjo pjesë e provimit është dizajnuar me qëllim të vlerësimit të aftësive linguistike dhe

shkathtësive për komunikim gojor të kandidatëve. Gjatë vlerësimit, kandidatëve u jepet

mundësia t’i demonstrojnë aftësitë e tyre në mënyrë gojore lidhur me një rast praktik, duke e

prezantuar me qartësi dhe në mënyrë të strukturuar dhe me aftësinë për të bërë arsyetim solid

bazuar në faktet e ofruara dhe ligjet e aplikueshme.

8. SHPALLJA PUBLIKE

Me datë 14, 15 dhe 16 maj 2012, në të gazetat ditore është publikuar shpallja publike për

organizimin e Provimit Përgatitor dhe pranimin e kandidatëve potencial për gjyqtarë e prokurorë

në trajnimet e Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.

Me qëllim të rishikimit të plotësimit të vendeve të lira për gjyqtarë e prokurorë dhe përcaktimit të

numrit të saktë të kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë nga ana e KGJK dhe KPK u kërkua që ky

proces të shtyhej për një periudhë të mëvonshme, për çka IGJK anuloi shpalljen publike dhe

gjithë procesin në maj 2012 deri në një afat të pacaktuar.

Pas përcaktimit të numrit të kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë nga ana e KGJK dhe KPK, në

bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë, KGJK, KPK dhe IGJK me datë 17 dhe 18 maj 2013 në

gazetat e përditshme bënë Shpalljen Publike për Organizimin e Provimit Përgatitor dhe

Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, për 22 kandidatë për gjyqtarë dhe 12 kandidatë për

prokurorë.

9. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE

Regjistrimi i kandidatëve për të marrë pjesë në këtë provim ka filluar me datë 20 maj dhe ka

vazhduar deri me datën 07 qershor 2013. Regjistrimi është bërë në zyrat e IGJK-së.

Për shkak të kritereve ligjore jo të njëjta për kandidatët për gjyqtarë dhe ata për prokurorë gjatë

regjistrimit, kandidatëve u është kërkuar që të deklarohen se për cilin pozitë do të regjistrohen.

Bazuar në këtë, gjatë procesit të administrimit të provimit është marrë parasysh ky kategorizim.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 163 kandidatë ku 100 prej tyre kanë qenë meshkuj, 63 femra,

162 shqiptarë, 1 nga komuniteti serb. Nga ata, 104 kandidatë e kanë preferuar profilin për

gjyqtarë, ndërsa 59 profilin për prokurorë.

Page 8: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

8

10. HARTIMI I PROVIMIT PËRGATITOR

10.1 Tryeza për Hartim të Provimit

Nga data 07 – 12 mars 2012 është mbajtur tryeza e punës për hartimin e Provimit Përgatitor. Ky

provim është hartuar jashtë Kosovës me qëllim që pjesëmarrësit të koncentrohen vetëm në

hartimin e provimit duke mos u marr njëkohësisht edhe me obligimet tjera ditore që mund të

dalin papritmas si dhe për të treguar rëndësinë që ka ky proces dhe aplikimin e masave për

ruajtjen e rreptë të fshehtësisë dhe të sigurisë nga ana e pjesëmarrësve. Përveç anëtarëve të komisionit, në tryezën për hartimin e Provimit Përgatitor morën pjesë edhe

zyrtarë nga IGJK dhe monitorues nga OSBE, si:

z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së;

z. Besim Morina, Udhëheqës i Programit Fillestar për Arsimim Ligjor; znj. Mary An Aguirre Shahin, Këshilltare Speciale e OSBE-së në IGJK; znj. Flutra Hoxha, Eksperte Ligjore e UNDP-së;

z. Ismet Sadriu, Asistent i Lartë Gjuhësor;

znj. Nora Dedi, përkthyese e UNDP-së;

1. Grupi punues për hartim të provimit

Në këtë tryezë pune, Drejtori i IGJK-së, z. Lavdim Krasniqi, prezantoi para anëtarëve të

komisionit qëllimin, rëndësinë dhe metodologjinë e hartimit të provimit si dhe prezantoj

udhëzimet e nevojshme rreth detyrave të anëtarëve të komisionit.

Para se të fillonte hartimi i provimit anëtarët e komisionit dhe i gjithë stafi tjetër pjesëmarrës

kanë nënshkruar një Deklaratë mbi Konfidencialitetin me të cilën morën obligimin që të ruajnë

sekretin lidhur me përmbajtjen e provimit dhe në asnjë formë të mos e publikojnë atë.

Anëtarët e komisionit kanë punuar të ndarë në grupe punuese, nga tre anëtarë secili grup, me

qëllim të hartimit të provimit në mënyrë të pavarur, në konfidencialitet të plotë dhe fizikisht larg

Page 9: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

9

nga njëri tjetri. Ata kanë hartuar pyetjet nga të gjitha sferat e së drejtës mbështetur në ligjet e

zbatueshme. Secili grup ka hartuar pyetjet në numër të njëjtë për secilën pjesë të provimit, pa e

ditur përmbajtjen e punës së grupit tjetër. Qëllimi i hartimit të më shumë se një versioni të

provimit ishte që të ruhet sekreti në mënyrë që asnjë nga pjesëmarrësit në këtë tryezë të mos di

se cili version i provimit do të përdoret nga kandidatët në provim.

Provimet e hartuara janë rishikuar për ndonjë pasaktësi eventuale apo gabime gramatikore në

formulim dhe çdo pyetje që është konsideruar e paqartë është diskutuar me grupin hartues dhe

është evituar çdo paqartësi. Pyetjet janë rishikuar nga Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryesuesi i

KGJK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryesues i KPK-së.

Përkthimi i provimeve në gjuhën serbe është bërë menjëherë pas rishikimit nga grupi rishikues.

Po ashtu edhe përkthyesit kanë qenë të ulur larg njëri tjetrit dhe kanë përkthyer pyetjet pa ditur se

nga cili grup janë hartuar ato.

Në fund të çdo dite pune dhe në fund të procesit të hartimit të provimit, pyetjet e hartuara, të

rishikuara dhe të përkthyera janë vendosur në USB e cila është mbajtur nga Administratori i

Provimit dhe janë fshirë nga të gjithë kompjuterët.

Kompjuterët ku është punuar provimi nuk kanë pasur lidhje interneti, ndërsa komunikimi me

telefon gjatë kohës së hartimit të provimit ka qenë i ndaluar.

2. Anëtarët e komisionit gjatë hartimit të provimit

Kjo tryezë u realizua me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

(UNDP).

3. Anëtarët e komisionit dhe grupi për rishikim të provimit

Page 10: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

10

10.2 Tryeza për Rishikimin e Provimit

Organizimi i Provimit Përgatitor në vitin 2012 ishte shtyrë me kërkesën e KGJK dhe KPK,

ndërsa që nga koha e hartimit të provimit në vitin 2012 e deri në kohën e administrimit të

provimit në vitin 2013 ka pasur ndryshime legjislative dhe për këtë arsye është shtruar nevoja e

rishikimit të pyetjeve të hartuara.

Nga data 14-17 shkurt 2013, komisioni në përbërje të njëjtë ka rishikuar të gjitha pyetjet e

hartuara duke i harmonizuar ato me ndryshimet legjislative si dhe Kodin e Etikës për Prokurorë i

cili kishte ndryshuar ndërkohë.

Tryeza për rishikimin e provimit u organizua sipas rregullave dhe procedurës së njëjtë me atë të

hartimit të provimit. Po ashtu edhe kjo tryezë u organizua jashtë vendit.

4. Grupet punuese gjatë tryezës së rishikimit të provimit

11. FORMATIZIMI, SHTYPJA DHE RUAJTJA E PROVIMIT

11.1 Formatizimi i provimit Provimi i hartuar është formatizuar në atë mënyrë që secili version kishte dy forma për pyetjet

me përgjigje të shumëfishta. Secila formë (A ose B) ka pasur pyetjet e njëjta por ka ndryshuar

vetëm renditja e përgjigjeve. Qëllimi ishte që të krijohet një standard unik për të gjitha pjesët e provimit me zgjidhje të

shumëfishta, të vendosen forma unike për të gjitha grupet dhe pjesët e provimit, të standardizohet

teksti dhe elemente tjera të karakterit teknik.

11.2. Fotokopjimi i materialeve të provimit

Procesi i fotokopjimit është kryer në ndërtesën IGJK-së në hapësirë të veçantë pa qasje nga stafi,

me përjashtim të zyrtarit të autorizuar të provimit e në prani të monitoruesit të OSBE-së.

Çdo letër e dëmtuar gjatë fotokopjimit apo ndonjë letër e kopjuar dobët është shkatërruar

menjëherë.

Të gjitha kopjet e përfunduara të provimit janë paketuar nga Drejtori i IGJK-së dhe zyrtari i

autorizuar, duke u siguruar që janë të gjitha kopjet e nevojshme brenda dhe se nuk ka ndonjë

material tjetër në pako.

Page 11: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

11

I gjithë procesi ka qenë nën monitorimin e monitoruesit të OSBE-së që është njëkohësisht edhe

Këshilltare Speciale e OSBE-së në IGJK.

5. Fotokopjimi dhe paketimi i provimit

11.3. Ruajtja e fshehtësisë dhe siguria

Ruajtja e fshehtësisë lidhur me pyetjet dhe përgjigjet e provimeve është konsideruar si çështje me

prioritet të lartë për IGJK-në. Janë aplikuar rregulla dhe procedura të rrepta për t’u siguruar që

asnjë e dhënë lidhur me pyetjet apo përgjigjet e provimit të mos i bëhet e ditur askujt. Kjo është

bërë për t’u siguruar që asnjëri prej kandidatëve të mos ketë përparësi ndaj kandidatëve tjerë për

shkak të çfarëdo përhapje paraprake të të dhënave lidhur me pyetjet e provimit.

12. PUBLICITETI DHE TRANSMETIMI I TË DHËNAVE TEK KANDIDATËT

Të gjithë kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit janë njoftuar me

Rregullat e Provimit, Strukturën e Provimit, procedurën e provimit, vendin dhe datën e provimit

si dhe detajet tjera, drejtpërdrejt në momentin e regjistrimit, nëpërmjet e-mailit, telefonit dhe

web faqes së IGJK-së.

13. ORGANIZIMI DHE ADMINISTRIMI I PROVIMIT ME SHKRIM

Provimi me shkrim është mbajtur më 22 qershor 2013, në Akademia e Kosovës për Siguri

Publike (ish Akademia Policore) në Vushtrri. Këtij provimi i janë nënshtruar 146 kandidatë, 94 kandidatë për gjyqtarë (93 shqiptarë dhe 1 i

komunitetit serb) dhe 52 kandidatë për prokurorë. Regjistrimi i kandidatëve për t’iu nënshtruar

provimit është bërë nga stafi i IGJK-së.

Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të regjistruar, provimit nuk ju nënshtruan 17 kandidatë.

Page 12: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

12

6. Stafi i IGJK-së gjatë regjistrimit

Në momentin e regjistrimit, kandidatët janë njoftuar paraprakisht se; telefona, çanta, çanta dore,

letra dhe gjësende tjera personale, që nuk janë veshmbathje, nuk do të lejohen në sallën e

provimit. Ata që me vete kanë marrë gjësende të tilla i kanë dorëzuar ato gjatë regjistrimit dhe të

njëjtat janë vendosur në zarf apo qese të posaçme të cilave iu është vendosur një numër për t’i

identifikuar në momentin e kthimit tek kandidatët. Të gjitha ato gjëra u janë kthyer kandidatëve

pas provimit. Po ashtu në momentin e regjistrimit, kandidatët kanë nënshkruar një formular të pranimit me

nënshkrimin e të cilit ata janë pajtuar se kanë lexuar, kuptuar dhe do të sillen sipas rregullave

dhe udhëzimeve të Provimit Përgatitor. Të gjithë kandidatët kanë bartur në vend të dukshëm një

shenjë dalluese me logon e IGJK-së.

I gjithë procesi i regjistrimit të kandidatëve në AKSP, të cilët janë paraqitur për t’iu nënshtruar

provimit, nga stafi i IGJK-së është bërë në mënyrë shumë mirë të organizuar, shumë

profesionale, të shpejtë, të përpiktë dhe të rregullt.

Para se të fillonte provimi, një kandidat i zgjedhur nga një monitorues ndërkombëtarë ka

zgjedhur grupin e provimit i cili do të përdorej. Më pas kandidatëve u janë dhënë udhëzimet e

nevojshme për provimin në tërësi, ndërsa për pjesët konkrete janë dhënë udhëzime të veçanta.

Udhëzimet hyrëse dhe përmbyllëse janë lexuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.

Provimi është mbajtur nën drejtimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të IGJK-së i cili

si administrator i provimit ishte mbikëqyrësi kryesor dhe ka pasur autoritetin për vendimmarrje

përfundimtare në rast të ndonjë shkelje të rregullave dhe procedurave për organizim të provimit.

Page 13: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

13

7. Dhënia e udhëzimeve gjatë provimit

Provimi ishte monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe USAID/EROL,

ndërsa siguria ishte bërë nga personeli i AKSP-së.

Secili kandidat është ulur në një tavolinë të veçantë me largësi të konsiderueshme nga njëra

tjetra.

Pas përfundimit të provimit, kandidatëve iu është shpërndarë një zarf i madh në të cilin janë futur

zarfat me provime dhe një zarf i vogël brenda të cilit ishte një letër e zbrazët dhe e vulosur ku

kandidatët shënuan emrin dhe mbiemrin.

Të dy zarfat janë dorëzuar nga kandidatët pastaj janë bashkuar me makinë kapëse për letër dhe u

është shënuar një numër i njëjtë në secilin zarf. Këtë numër nuk e ka mësuar askush. Pastaj të dy

zarfat janë vendosur në një kuti e cila është mbyllur dhe nënshkruar nga Administratori i

Provimit dhe monitoruesit ndërkombëtarë. Numrat e zarfeve nuk iu kanë bërë të ditur as

kandidatëve e as anëtarëve të komisionit me qëllim që të mbrohej konfidencialiteti i procesit.

Për shpërndarjen e provimit dhe materialeve tjera të nevojshme gjatë provimit është përkujdesur

stafi i IGJK-së.

Për shkak se gjatë procesit të provimit një (1) kandidati i janë gjetur letra të shkruara në xhep,

përmbajtja e të cilave ishte e karakterit profesional edhe përkundër faktit se nga të gjithë

kandidatët në momentin e regjistrimit është kërkuar që t’i dorëzojnë të gjitha, pas konsultimeve

edhe me monitoruesit ndërkombëtarë ai kandidat është përjashtuar nga provimi për shkak të mos

respektimit të rregullave të provimit.

Provimi është administruar ndaras për kandidatët për gjyqtarë nga ata për prokurorë.

Page 14: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

14

14. VLERËSIMI I PROVIMIT ME SHKRIM

Më 24-26 qershor, në ambientet e IGJK-së, është punuar në mënyrë profesionale për vlerësimin

e provimit. Provimi u vlerësua nga Komisioni për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor.

Administratori i Provimit para komisionit hapi vetëm zarfat e mëdhenj në të cilët gjendeshin

provimet e kandidatëve, ndërsa zarfat e vegjël me emrat e kandidatëve u vendosën në vend tjetër.

Në momentin e hapjes së zarfeve secilës faqe të provimit iu dha numri identifikues që ishte në

zarf, në mënyrë që testeve të mos u mungonte asnjë faqe dhe të mos mund të ngatërroheshin ato

me testet tjera. Pastaj Komisioni ka vlerësuar provimet vetëm sipas numrit të provimit në zarf.

8. Komisioni gjatë vlerësimit të provimit

9. Shënimi i kodit sekret të provimit në çdo fletë

Komisioni ka punuar i ndarë në grupe dhe ka vlerësuar pjesë të caktuara të provimit e jo të gjitha

pjesët e tij. Ata e kanë bërë vlerësimin duke përdorur çelësat e përgjigjeve të sakta për zgjidhjet e

shumëfishta si dhe në bazë të formularëve standard të vlerësimit për ese dhe rast praktik,

përmbajtja e të cilave ka qenë e miratuar nga Këshilli Programor i IGJK-së.

Page 15: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

15

15. SHPALLJA E REZULTATEVE TË PROVIMIT ME SHKRIM

Bazuar në rregullat e provimit të miratuara nga Këshilli Programor i IGJK-së, me datë 03 korrik

2013 publikisht në ndërtesën e IGJK-së, në prani të kandidatëve dhe përfaqësuesve të OSBE-së,

u hapën zarfet e vogla me ç’rast u bë përshtatja e numrit të provimit me emrin e kandidatëve.

IGJK në prezencë të përfaqësuesve të OSBE-së e rishikoi listën me qëllim që të verifikoi

saktësinë e saj dhe certifikuan rezultatet e provimit me shkrim. Kalueshmëria e provimit me

shkrim është e përcaktuar me Rregullat për Procedurën e Organizimit të Provimit Përgatitor,

(neni 8 pika 8.5).

10. Shpallja e rezultateve të provimit me shkrim

Rezultatet u shpallën për kandidatët për gjyqtarë veçmas nga ato për kandidatët për prokurorë.

Mbështetur në rregullat e provimit nga 93 kandidatët për gjyqtarë sa ishte numri i kandidatëve që

iu nënshtruan provimit atë e kaluan 83 kandidatë, ndërsa nga 52 sa ishte numri i kandidatëve për

prokurorë që iu nënshtruan provimit 45 prej tyre e kaluan me sukses dhe fituan të drejtën t’i

nënshtrohen provimit me gojë.

Rezultatet janë shpallur pa u publikuar pikët e provimit të grumbulluara nga kandidatët, por

vetëm sipas renditjes rendore bazuar në Kodin Sekret të provimit.

16. PROVIMI ME GOJË

Provimi me gojë është organizuar në dy (2) ditë.

Me datën 05 korrik është organizuar provimi për kandidatët për gjyqtarë të cilit i janë nënshtruar

82 kandidatë, pasi që një kandidatë edhe pse ishte regjistruar për t’iu nënshtruar provimit, për

arsye subjektive ishte tërhequr nga provimi para se ai të fillonte.

Provimi me gojë për kandidatët për prokurorë është mbajtur me 10 korrik. Provimit iu

nënshtruan 45 kandidatë.

Në momentin e regjistrimit, kandidatët janë njoftuar se asnjë gjësend personal si; telefona, çanta,

çanta dore, letra dhe gjësende tjera personale, që nuk janë veshmbathje, nuk do të lejohen në

sallën e provimit. Ata që me vete kanë marrë gjësende të tilla i kanë dorëzuar ato gjatë

regjistrimit dhe të njëjtat janë vendosur në zarf apo qese të posaçme të cilave iu është vendosur

një numër për t’i identifikuar në momentin e kthimit tek kandidatët. Gjësendet që u janë ndaluar

kandidatëve gjatë provimit, u janë kthyer kandidatëve pas provimit.

Page 16: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

16

Para fillimit të provimit në të dy datat nga një kandidat ka zgjedhur me short versionin e

provimit nga tri versione të provimeve sa ishin përgatitur për këtë pjesë.

Provimi filloi në orën 09:00 duke i vendosur pesë kandidatët e parë në sallën e dedikuar për

përgatitjen paraprake të kandidatëve. Në këtë sallë çdo 20 minuta janë vendosur nga 5 kandidatë

që do të thotë se në çdo kohë në këtë sallë kanë qenë 10 kandidatë njëkohësisht. Kandidatët kanë

pasur 40 minuta kohë për të lexuar rastin dhe për tu përgatitur për prezantim, ndërsa 10 minuta i

kanë pasur për prezantim para komisionit.

11. Kandidatët gjatë provimit me gojë

Komisioni ka qenë i ndarë në pesë grupe nga dy anëtarë. Para fillimit të provimit anëtarët e

komisionit identifikuan kandidatët nga lista të cilët i njihnin në bazë të rrethanave të caktuara, në

mënyrë që ata kandidatë të mos paraqiten para tyre. Për dërgimin e kandidatëve para grupeve të

komisionit u kujdes stafi i IGJK-së të cilët shpërndanë kandidatët duke mundësuar shmangien e

konfliktit të interesit në mes kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit.

Pas përfundimit të prezantimit nga kandidati, anëtarët e komisionit plotësonin formularin e

vlerësimit duke shënuar pikët për kandidatët në mënyrë individuale e të pavarur, dhe nënshkruan

vlerësimet e tyre. Gjatë gjithë kohës sa ka vazhduar provimi, i tërë procesi ka qenë i siguruar nga

roje të sigurisë.

Gjatë përgatitjes së rastit lidhur me provimin një (1) kandidati i janë gjetur letra të shkruara në

xhep, përmbajtja e të cilave ishte e karakterit profesional edhe përkundër faktit se nga të gjithë

kandidatët në momentin e regjistrimit është kërkuar që t’i dorëzojnë të gjitha dhe pas

konsultimeve edhe me monitoruesit ndërkombëtarë kandidati është përjashtuar nga provimi për

shkak të mos respektimit të rregullave të provimit.

17. REZULTATET PËRFUNDIMTARE

Rezultatet përfundimtare të Provimit Përgatitor u publikuan me datën 16 korrik së bashku me

këtë raport.

Rezultatet u shpallën në dy lista, lista e kandidatëve për gjyqtarë dhe lista e kandidatëve për

prokurorë.

Bazuar në nenin 19 të Rregullores për Programin e Trajnimit Fillestar dhe Provimit Përgatitor si

Page 17: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

17

dhe nenit 14 të Rregullave për Procedurën e Organizimit të Provimit Përgatitor, lista

përfundimtare e kandidatëve që do të ndjekin trajnimet në PTF, konsiderohet lista pas

përfundimit të procesit të verifikimit nga KGJK dhe KPK.

Bazuar në vendimin e KPK-së, IGJK do të trajnojë në kuadër të PTF 12 kandidatë për prokurorë

të cilët kanë më pak se 7 vite përvojë pune ligjore.

Vendi i kandidatëve që kanë më shumë se 7 vite përvojë ligjore të cilët largohen nga lista e

kandidatëve që do të ndjekin trajnimet do të plotësohet me kandidatët e radhës sipas pikëve deri

në plotësimin e numrit 12 aq kandidatë sa ka kërkuar KPK për trajnim (neni 11.2 i Rregullave

për Procedurën e Organizimit të Provimit Përgatitor).

17. ANKESAT E KANDIDATËVE

Në pajtueshmëri me Rregulloren për Programin e Trajnimit Fillestar dhe Provimit Përgatitor si

dhe Rregullave për Procedurën e Organizimit të Provimit Përgatitor kandidatët kanë të drejtë

ankese. Afati për paraqitjen e ankesave është 3 (tre) ditë nga dita e shpalljes së rezultateve

përfundimtare.

Ankesat shqyrtohen nga Këshilli programor i IGJK-së në afat prej 5 ditësh. Nëse Këshilli

Programor pas shqyrtimit të ankesës gjen se janë bërë shkelje të procedurës së organizmit të

provimit, lidhur me ankuesin mund të marr vendim që të përsëritet provimi për atë kandidat.

Në rast se janë bërë gabime teknike apo matematikore në numërimin e pikëve, nëse pas

numërimit të pikëve kandidati renditet në grupin e kandidatëve që kanë kaluar provimin, ai

kandidat do të futet në listën e kandidatëve që do të ndjekin trajnimet në PTF.

18. MASAT E VEÇANTA TË NDËRMARRA PËR TË ARRITUR STANDARDET NDËRKOMBËTARE Me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare për organizimin e provimit përgatitor për

kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, IGJK-ja ka ndërmarrë këto masa:

Janë hartuar disa grupe provimesh, me qëllim të ketë përzgjedhje më të zgjeruar të

pyetjeve dhe më pak mundësi që vet hartuesit, komisioni apo stafi i IGJK-së të njohin

përmbajtjen e pjesëve që do të përdoreshin në ditët e provimit;

Të gjitha pjesët e provimit me zgjidhje të shumëfishta janë përgatitur në dy versione

(versioni A dhe versioni B);

Me qëllim të vlerësimit sa më të gjithanshëm të kandidatëve provimi është ndarë në

gjashtë pjesë (testi i aftësive analitike dhe analizë e tekstit, test me pyetje të shumëfishta

nga lëmi i etikës dhe sjelljes profesionale, test me pyetje të shumëfishta ligjore nga të

gjitha sferat e së drejtës, ese me shkrim, një rast studimi nga e drejta civile dhe një rast

studimi nga e drejta penale); Pas hartimit, të gjitha pjesët e provimit janë vendosur dhe janë ruajtur nën masa të rrepta

sigurie;

Anëtarët e komisionit nuk kanë pasur dijeni se cilat grupe të provimeve do të përdoren

nga kandidatët;

Fotokopjimi i testeve është bërë nga një zyrtar i IGJK-së në prani të këshilltarit special të

OSBE-së për IGJK-në;

Page 18: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

18

Përkthimi i testeve është bërë menjëherë pas hartimit në tryezën për hartim të provimit,

në kompjuterë të veçantë të cilët nuk kanë qenë të lidhur në rrjet interneti;

Anëtarëve të komisionit, stafit administrues të provimit dhe përkthyesve nuk iu është

lejuar të përdorin telefonin apo të kenë USB, ose pajisje tjetër që mund të regjistrojë apo

transferojë materialet e provimit, me përjashtim të Drejtorit të IGJK-së, i cili është edhe

Administratori i Provimit;

Vet kandidatët kanë zgjedhur me short grupin e provimit që do t’i nënshtroheshin;

Provimet janë vlerësuar nga anëtarët e komisionit të IGJK-së në mënyrë të paanshme, dhe

konfidenciale pa njohur identitetin e kandidatëve, por vetëm sipas Kodit Sekret; Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të provimit është mbikëqyrur nga

monitorues ndërkombëtarë;

Provimi me gojë përveç se është monitoruar nga ndërkombëtarët është siguruar dhe

mbikëqyrur nga roje të sigurisë;

Të gjitha materialet e nevojshme për realizimin e provimit janë siguruar nga IGJK dhe

kandidatët nuk janë lejuar të sjellin asgjë me vete gjatë provimeve;

Stafi i IGJK-së të cilët kanë shprehur interesim për t’iu nënshtruar provimit është dashur

të largohet nga IGJK-ja në momentin e publikimit të shpalljes publike për provim. 19. FALËNDERIM PËR MBËSHTETJE

IGJK-ja shpreh falënderimin e veçantë për mbështetje dhe përkrahje për organizatat dhe personat

e poshtëshënuar cilët ndihmuan gjatë procesit të provimit:

o KGJK;

o KPK;

o AKSP për ofrimin e personelit dhe objektit në shfrytëzim gjatë provimit;

o UNDP për mbështetje financiare dhe me personel gjatë procesit të provimit;

o OSBE për ofrimin e ndihmës përmes, Këshilltarit Special dhe stafit për monitorim të

provimit;

o USAID/EROL, për ofrimin e ndihmës për monitorim të provimit. 20. KOMENTET E MONITORUESVE NDËRKOMBËTARË Monitoruesit ndërkombëtarë kanë vërejtur dhe vlerësuar se provimet janë hartuar, organizuar,

administruar dhe vlerësuar në pajtueshmëri me standardet më të larta dhe të pranuara

ndërkombëtarisht.

21. PËRFUNDIM

Përkundër shumë sfidave, IGJK me sukses hartoj, administroj dhe vlerësoj Provimin Përgatitor

për gjeneratën e pestë të kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë me paanësi dhe transparencë

përgjatë tërë procesit. Rezultat i këtij provimi është një grup i kandidatëve të cilët do të

vazhdojnë përgatitjen e mëtejme profesionale në kuadër të Programit për Trajnim Fillestar i cili

do të filloj gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013.

Page 19: Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i ... · Me miratimin e ligjit nr. 02/ L-25, “Ligji mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës” (IGJK), nga Kuvendi

Instituti Gjyqësor i Kosovës Provimi Përgatitor 2013

19

22. AKRONIMET

IGJK ................................Instituti Gjyqësor i Kosovës

KGJK ..............................Këshilli Gjyqësor i Kosovës

KPK .................................Këshilli Prokurorial i Kosovës

UNDP ..............................Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

EROL...............................Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit i financuar nga USAID

OSBE ...............................Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

AKSP ...............................Akademia e Kosovës për Siguri Publike PTF... ...............................Programi i Trajnimit Fillestar

Raport i përgatitur nga;

Besim Morina, Udhëheqës i PTF në IGJK;

Versioni në gjuhen angleze i përkthyer nga z. Gëzim Fetahu dhe Suzana Gota, Zyrtarë të Lartë

Gjuhësor në IGJK.

Versioni në gjuhen serbe i përkthyer nga z. Besim Hetemi dhe Vjollca Gashi, Zyrtarë të Lartë

Gjuhësor në IGJK.

Publikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës ©