REPUBLIKA E SHQIPËRISË...Ne jemi krenarë, sepse, sa herë që historia na ka thirrur, kemi qenë...
Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË...Ne jemi krenarë, sepse, sa herë që historia na ka thirrur, kemi qenë...
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020, TIRANË
1
PROCESVERBAL
SEANCËN E DREJTON
KRYETARI I KUVENDIT
GRAMOZ RUÇI
(Seanca filloi në orën 10:00)
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës
plenare të datës 29.07.2020 (neni 44, pika 2, i
Rregullores)
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në
Kuvend për shqyrtim (neni 44, pika 3, i
Rregullores)
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin
nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e
Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”” (nenet
81 dhe 177 të Kushtetutës dhe nenet 77/b dhe 73-
77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për
miratim, 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Relatorë: Klotilda Bushka, Alket Hyseni,
Ediola Braha, Korab Lita.
Pyetje
Shprehet nismëtari.
Shprehet Këshilli për Legjislacionin dhe
Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit në parim, nen për nen dhe
në tërësi
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
2
Gramoz Ruçi – Seancën e deklaroj të
hapur.
(Pasi lexon rendin e ditës.)
Lidhur me procesverbalin, ju njoftoj se,
meqenëse seanca u zhvillua dje, nuk ka pasur
kohë për zbardhjen e tij, kështu që procesverbali
i kësaj seance do të miratohet në fillim të sesionit
të ardhshëm.
Lidhur me njoftimet, ju bëj me dije se nuk
ka akte të depozituara në Kuvend. Shërbimet e
Kuvendit jua kanë dërguar, si çdo herë, me anë të
postës elektronike dokumentacionin që do të
shqyrtohet sot, që, gjithashtu, e keni të
shpërndarë në sistemin elektronik të votimit në
sallë.
Koha e debatit do të jetë 2 orë, sikurse edhe
dje, kurse për votimin do të ndiqet e njëjta
procedurë si në seancat e tjera.
Urdhëroni, zoti Gjuzi!
Kujtim Gjuzi – Te procesverbali i ditës së
hënë ka 2-3 gabime, të cilat mund t’i
korrektojmë së bashku me administratën. Nuk e
di a jeni dakord?
Gramoz Ruçi – Plotësisht dakord. Të
gjitha vërejtjet që keni jepjani administratës!a
Kujtim Gjuzi – Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fillojmë me projektligjin
“Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë
21.10. 1998 “Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar””.
Janë regjistruar deputetët: Alket Hyseni,
Klotilda Bushka, Edi Rama, Taulant Balla,
Korab Lita, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi,
Edmond Stojku, Ediola Braha, Nimet Musaj,
Artur Roshi, Kostaq Papa, Suzana Topi, Fatjona
Dhimitri, Adriatik Alimadhi, Zef Shtjefni,
Kujtim Gjuzi, Erion Piciri.
Urdhëroni, zoti Alimadhi!
Adriatik Alimadhi – Faleminderit, zoti
Kryetar!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar shqiptarë kudo që ndodheni,
Zoti Kryetar, në mbledhjen e përbashkët të
Këshillit Legjislativ dhe të Komisionit të Ligjeve
kam kërkuar të verifikohen firmat e deputetëve
që kanë firmosur për ndryshimet kushtetuese.
Në fakt, njërën nga listat, e cila është
firmosur fillimisht, unë e kam në dispozicion.
Këtë shqetësim juridik shumë të rëndësishëm e
kam ngritur në këtë mbledhje të përbashkët.
E para, do të kërkoja nga ju në mënyrë
procedurale që një nga listat, ku kanë firmosur
deputetët, të na vihej në dispozicion, sepse ky
shqetësim është problematik, por është edhe
shkelje ligjore, se nuk mund të mendoj që një
deputet ka firmosur në emër të disa deputetëve të
tjerë. Kjo më duket një shkelje e rëndë
procedurale.
E dyta, pa filluar kjo seancë, e kërkova
fjalën për procedurë, sepse e shoh të pamundur
mënyrën se si operohet, kur Kushtetuta kërkon
një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike. Në
rastin konkret 28 deputetët, tashmë të etiketuar si
të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë
mendoj që këta deputetë, të cilët kanë firmosur,
nuk kanë një ndërgjegjësim të saktë se për cilat
ndryshime kushtetuese flitet.
Në këtë rast do t’i bëja një apel të dobishëm
zotit Murrizi, si kryetar i Grupit Parlamentar
Demokrat, sepse në datën 25 maj të vitit të
kaluar kemi firmosur një dokument, në të cilin
kërkojmë ndryshime në sistemin zgjedhor dhe,
me sa di unë, ideja e të gjithë deputetëve është
për një sistem të pastër kombëtar. Pra, do të
kërkoja nga zoti Murrizi, njëkohësisht edhe nga
kryetarët e grupeve të tjera parlamentare për ta
parë me realizëm, sepse kjo nismë kushtetuese
privon liritë dhe të drejtat e subjekteve politike,
njëkohësisht, bie ndesh me Kushtetutën, me
nenin 9, por edhe me disa nene të tjera, si dhe me
ligjin e partive politike, me nenin 1, “Qëllimi dhe
veprimtaria e partive politike”.
(I ndërpritet fjala, se i ka përfunduar koha
në dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti
Alimadhi!
Kam dy komente lidhur me atë çka ngritët.
E para, lista nuk është sekrete, por është
transparente. Është e botuar në faqen e Kuvendit,
deputetët janë konkretë, nuk janë abstraktë, por
janë këtu në sallë, kështu që ju s’keni pse t’i
anatemoni firmëtarët.
Nisur nga pikëpamja procedurale
kushtetuese dhe sipas Rregullores së Kuvendit,
është tërësisht legjitime.
Konsideratat politike tuajat janë personale,
është mendimi juaj, shprehini nëpërmjet
diskutimit dhe nëpërmjet votës.
Urdhëroni, zoti Gjuzi!
(Deputeti Alimadhi vazhdon të debatojë pa
mikrofon.)
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
3
Kujtim Gjuzi – Faleminderit, zoti Kryetar
i Kuvendit!
Shqiptarë, Kryeministri përsëri do të flasë
50 minuta, kurse 11 deputetë do të flasin nga 1
minutë.
Janë 8 parti politike të anashkaluara në
projektin që vjen sot për të ndërhyrë në
Kushtetutë. Drejtpërsëdrejti preken të drejtat e
partive politike parlamentare dhe joparlamentare
në këtë projekt, në të cilin kërkohet ndërhyrja në
Kushtetutë.
Zoti Kryeministër mund të bënte të
pamundurën që t’i hiqte komisionerët partiakë,
por jo të rriste pragun; jo për mua, se për mua le
ta rrisë pragun sa të dojë. Nëse nuk vidhen
zgjedhjet, ne jemi përsëri këtu për shqiptarët.
Ajo që i ka vjedhur dhe i ka grabitur zgjedhjet
është Partia Komuniste, e cila erdhi me 15% të
elektoratit, me pushkë, pastaj Partia e Punës. Të
gjithë administratën e shtetit e keni disponibël,
ju, zoti Kryeministër, prandaj doni t’i vidhni
zgjedhjet, por s’keni për të pasur shanse për
këtë...
(I ndërpritet fjala, se i ka përfunduar koha
në dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Faleminderit!
Fjala për deputetin Alket Hyseni.
Alket Hyseni – Të nderuar kolegë,
I nderuar zoti Kryetar,
Sot është një ditë e rëndësishme, një ditë
historike për parlamentarizmin. Ndryshimi i
Kushtetutës nuk ndodh në çdo seancë, nuk ndodh
në çdo sesion, ndoshta nuk ndodh as në një
mandat, por ne kemi shansin që sot, së bashku,
me vullnetin e një shumice dërmuese shqiptarësh
pas nesh dhe me fuqinë e një shumice dërmuese
të kartonëve të këtij parlamenti, të kalojmë disa
ndryshime të rëndësishme kushtetuese, të cilat
do të prekin drejtpërdrejt qytetarin shqiptar,
votuesin shqiptar, nga i cili ne marrim fuqi, nga i
cili ne marrin përfaqësim në aktin me të cilin
jemi të pranishëm këtu sot.
Kur u bë Kushtetuta në vitit ’98, unë së
bashku me një grup tjetër ishim studentë në vitet
e fundit të Fakultetit të Drejtësisë. Shumica e
tyre janë me të majtën, por një pjesë janë me të
djathtën dhe një pjesë janë me opozitën
jashtëparlamentare. Janë njerëz të mirë,
profesionistë të mirë dhe me vjen keq, se një
pjesë e tyre mund të ishin këtu sot, sikurse kanë
qenë dhe besoj se do të jenë në të ardhmen. Jam i
bindur se po të ishin këtu sot, në këtë sallë,
profesionalisht do ta kishin të vështirë, për të
mos të thënë të pamundur që të mos i votonin
këto amendamente të ndryshimit të Kushtetutës.
Ne jemi krenarë, sepse, sa herë që historia
na ka thirrur, kemi qenë në krahun e duhur të
historisë, ndërkohë një pjesë e atyre që çirren fort
sot, kanë qenë në krahun e gabuar dhe jo thjesht
në krahun e gabuar, por kanë qenë ata që i kanë
vënë pengesa kësaj Kushtetute, të cilën përpiqen
ta mbrojnë sot.
A ju kujtohet në vitin ’98 (edhe më herët,
që në vitin ’97) çdolloj përpjekje, me çdo formë
për ta penguar Kushtetutën, derisa arritën me
përpjekjet e tyre të sabotonin referendumin e
Kushtetutës dhe nuk ia dolën dot? Ashtu besoj se
nuk do t’ia dalin dot sa herë që prapa nesh
qëndron fuqia e madhe e shqiptarëve të thjeshtë,
e atyre shqiptarëve që, kur shkojnë ditën e
votimit, kanë të vetmen armë, votën. Ne do t’u
japim atyre një votë edhe më të fortë se ajo që
kishin deri sot.
Projektligji vjen si pasojë e një nisme
totalisht kushtetuese e një kuorumi deputetësh të
përcaktuar në këtë Kushtetutë, të verifikuar dhe
të kaluar në një procedurë parlamentare, ashtu
siç e përcakton vetë Kushtetuta dhe ashtu siç e
përcakton Rregullorja.
Ju jeni në dijeni që Këshilli i Legjislacionit
në një mbledhje të përbashkët me Komisionin e
Ligjeve e morën në shqyrtim këtë nismë, e kanë
diskutuar dhe e kanë kaluar në disa etapa. Ai ka
kaluar në vlerësimin e konstitucionalistëve më të
mirëve që kemi thirrur dhe kemi pasur në
dispozicion në Shqipëri, ekspertë, të cilët janë
shprehur totalisht në favor të këtyre ndryshimeve
dhe na kanë ndihmuar edhe në përmirësimin e
formulimit të draftit.
E kaluam në konsultim me grupet
parlamentare; e kaluam në konsultim me
përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Legjislacionit,
si dhe me kolegët tanë në Komisionin e Ligjeve.
Bëmë konsultimet publike më të gjera të
mundshme; u ftuan të gjithë aktorët dhe faktorët
që e njohin Kushtetutën dhe mund të merren me
Kushtetutën, duke filluar që nga katedrat
akademike, nga subjektet e shoqërisë civile,
aktorë e individë të kësaj shoqërie. Ata dhanë
mendime shumë të vyera, të cilat u mbajtën
shënim dhe një pjesë e tyre u pasqyruan edhe
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
4
gjatë formulimeve përfundimtare që paraqitëm
sot.
Drafti ka dy ndryshime, nenet 64 dhe 68 të
tij. Janë të thjeshta dhe konsistojnë në dy
elemente bazë. Së pari, siç ju thashë, i japin
votës se shqiptarit fuqi, ashtu sikundër e ka
merituar. Tashmë shqiptarët nuk do të votojnë
vetëm për siglën e partive politike, nuk do të
votojnë vetëm për emrin e kryetarëve të partive
politike, por do të kenë mundësi që nga listat e
subjekteve politike të zgjedhin emrin që ata
mendojnë se mund të jetë më i miri, me një votë
parapëlqyese, e cila shkon deri në 100%. Le t’ia
lëmë kohës; le t’ia lëmë momentit historik, për të
parë se sa e thellë do të jetë kjo, kur të
diskutojmë Kodin Zgjedhor.
Ne mendojmë se sot shoqëria shqiptare nuk
ka emancipimin e Holandës, Danimarkës,
Suedisë, Gjermanisë, pse jo edhe të Francës,
Italisë apo të ndonjë vendi tjetër të përparuar
demokratik, ndonëse kemi bërë hapa viganë për
zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të shtetit
shqiptar. Për këtë arsye na duhet të mbrojmë
disa arritje dhe disa standarde, me të cilat pse jo
mund edhe të krenohemi. Mund të krahasohemi
me këto vende të zhvilluara...
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Hyseni!
Fjala për Korab Litën.
Të përgatitet Klotilda Bushka.
Korab Lita – Faleminderit, zoti Kryetar!
Të nderuar kolegë,
Kur erdhëm në parlament para një viti dhe
ne, të gjithë deputetët e opozitës parlamentare
deklaruam unison se ishim për hapjen e sistemit,
për hapjen e listave, të bindur se ishte fjala për
diçka që shumica e qytetarëve e donin,
shumëkujt qoftë nga jashtë parlamentit, qoftë
edhe këtu në sallë iu duk si një kërkesë që vinte
nga njerëz që s’ishin fort të rëndësishëm, nuk
ishin profesionalisht në nivelin e duhur për të
qenë në parlament, nuk përfaqësonin askënd, iu
duk diçka shumë qesharake. Sot, pas një viti,
kohë kur gjej rastin edhe t’i përshëndes deputetët
e opozitës për vendosmërinë që treguan në lidhje
me atë synim që i kishin vënë vetes, të bindur se
ishte ajo çfarë qytetarët shqiptarë duan, jemi në
një gjendje tjetër, ku edhe ata që e anatemonin
këtë synim tonin, këtë kauzë tonën, siç është
Kryeministri, të cilit i dukej qesharake kjo kauzë,
sot është ulur dhe e ka pranuar atë që donim ne,
sigurisht, në mënyrë të pjesshme, por e ka
pranuar dhe është ulur e tani së bashku me ne
është për ndryshimet kushtetuese.
Para pak ditësh e pranoi hapjen e listave
edhe lideri i opozitës, pasi të gjithë duhet të jenë
të bindur se askush nuk del dot mbi interesin
qytetar. Të gjithë u bindën se ky ishte vërtet
interesi i qytetarëve. Procedura e ndryshimit të
Kushtetutës në lidhje me hapjen e listave ka
kaluar të gjithë praktikën ligjore nëpër
komisione, me grupet e interesit, me ekspertët;
është diskutuar në Komisionin e Legjislacionit
dhe në Komisionin e Ligjeve në bazë të të gjitha
procedurave, duke marrë gjithë kohën e duhur.
Kjo është një përgjigje për të gjithë ata që
thonë se Kushtetuta po ndryshohet me shpejtësi,
pa asnjë diskutim, pak muaj para zgjedhjeve. Ne
kemi shembullin e ndryshimeve kushtetuese të
vitit 2008, të cilat u bënë pa asnjë diskutim
publik. U ndryshuan brenda një dite të vetme.
Ne, për ta zhbërë atë që bënë ndryshimet
kushtetuese të vitit 2008, kemi bërë sot
diskutimet e nevojshme, të cilat duhen në raste të
tilla. Sot jemi para publikut, para qytetarëve për
t’u kthyer të drejtën e votimit të drejtpërdrejtë,
për t’u kthyer sovranitetin e votës, pasi, siç e
dimë që prej tri palë zgjedhjesh, shqiptarët
votojnë si në vitin 1945. Thjesht votojnë, por nuk
zgjedhin dot.
Ndryshimet e sotme kushtetuese janë porta
me të cilën do të hapet diskutimi publik për
Kodin Zgjedhor, pasi klasa e vjetër politike e
kishte mbyllur me çelës votën e shqiptarëve.
(Deputeti Alimadhi ndërhyn nga salla.)
Ju lutem, koleg!
Gramoz Ruçi – Koleg deputet, ju lutem!
Korab Lita – Zoti Alimadhi!
(Debat në sallë.)
Gramoz Ruçi – Kolegë deputetë, ju tërheq
vëmendjen!
(Debat në sallë.)
Zoti Alimadhi! Zoti Alimadhi!
Korab Lita – Dua ta siguroj zotin
Alimadhi dhe çdo koleg të zotit Alimadhi se sot
hapet porta për të shkuar...
(Debat në sallë.)
Zoti kryetar, do të vini qetësi, apo jo?
Gramoz Ruçi – Zoti Alimadhi!
(Debat në sallë.)
Zoti Alimadhi, për të disatën herë po ju
tërheq vëmendjen! Ju lutem shumë!
Korab Lita – Zoti Alimadhi!
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
5
Gramoz Ruçi – Po të jap vërejtje, se do të
të nxjerr nga seanca.
Korab Lita – Të ftoj të mos trembesh nga
ndryshimet kushtetuese. Ajo që ne po
mundohemi të bëjmë sot, është që zoti Alimadhi
dhe të gjithë kolegët të dalin para publikut, ta
pyesin veten se sa vlejnë para sovranit, të marrin
votën e sovranit dhe peshën e qeverisjes pas
zgjedhjeve; t’ia kthejmë votën sovranit.
Sot këtu hapet porta drejt dhënies fuqi votës
së qytetarit. Prej 2008-ës klasa e vjetër politike,
në të cilën bën pjesë edhe ti, e ka mbyllur me
çelës votën e shqiptarëve dhe të gjithë ata si puna
jote, zoti Alimadhi, shkojnë e rrinë si mizat e
kalit nëpër partitë e mëdha. Dil në fushë të
mejdanit; shikoje sa të vlen lëkura, bëhu deputet
dhe eja përfaqëso kombin!
Faleminderit!
Gramoz Ruçi - Fjala për Klotilda Bushkën.
Të përgatitet Ediola Braha.
(Debat në sallë.)
Edhe një herë po të tërheq vëmendjen. Po të
tërheq vëmendjen, të thashë.
(Debat në sallë)
Vazhdo, zonja Bushka!
Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti
kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
30 korriku do të mbahet mend si dita kur në
ligjin tonë themeltar të shtetit, në Kushtetutë,
sanksionohet fuqizimi i qytetarëve nëpërmjet
votimit me lista të hapura. Kjo është kërkesë e
qytetarëve shqiptarë. Prandaj ne e pranojmë me
veprime konkrete, duke miratuar ndryshimet
kushtetuese përkatëse. Ky është thelbi i
ndryshimeve kushtetuese, i cili garanton
përkthimin e votës së drejtpërdrejt në mandate
përfaqësimi, sipas vullnetit të qytetarit.
Nuk më vjen mirë që, për shkak të një
situate atipike në vendin tonë që dikton dialogun
politik në nisma ligjore si kjo e sotmja, jo vetëm
në Kuvend, siç ndodh në çdo shtet demokratik,
ku institucionet e shtetit respektohen dhe janë të
shenjta, por edhe në të ashtuquajturën opozitë
jashtëparlamentare, ne kemi harxhuar kohë dhe
energji pa fund për të sqaruar aktorët politikë
jashtë kësaj salle, kur, në fakt, në qendër të
vëmendjes është qytetari dhe jo politika.
Reforma zgjedhore dhe proceset zgjedhore
bëhen nga aktorët politikë, por ato i shërbejnë
qytetarit. Këto procese nuk kanë si qëllim vetëm
përcaktimin e rregullave dhe procedurave të
garës elektorale, por, mbi të gjitha, krijimin e
garancive se vullneti i sovranit nuk deformohet
me truke apo kërkesa politike.
Publiku duhet të ketë besim në proceset
zgjedhore, ndaj është detyra jonë të informojmë
publikun në lidhje me çdo detaj të reformave, të
proceseve zgjedhore, si dhe të nismave si kjo e
sotmja. Nisma e sotme për ndryshime
kushtetuese krijon kushtet që të sigurohet një
përfaqësim sa më i mirë i preferencave të
zgjedhësve në organet e zgjedhura nëpërmjet
votës direkte për kandidatin, përveç asaj për
partinë politike.
Kushtetuta vendos një nivel, poshtë të cilit
nuk mund të shkohet. Dy të tretat e listës duhet
të jenë patjetër të hapura dhe kjo nuk është
vendosur pa një qëllim. Ekspertët dhe modelet që
kanë lista të hapura sugjerojnë që një pjesë e
listës duhet të jetë jo e hapur për të garantuar atë
standard që në Shqipëri mund të themi me
krenari se e kemi arritur që është pikërisht
përfaqësimi gjinor. Në fakt, sistemet me lista të
hapura janë sisteme të përcaktuara në bazë të
standardeve ndërkombëtare. Nuk po i shpikim ne
në këtë Kuvend. Ne vendosëm që dyshemeja
jonë të jetë dy të tretat e listës, duke lënë
mundësinë që në Kodin Zgjedhor listat të hapen
edhe më shumë se kaq, deri në 100 % të tyre.
Thënë këtë, nisur nga qëndrimet politike
brenda e jashtë kësaj salle të Kuvendit, mua më
rezulton se të gjithë aktorët politikë kanë rënë
dakord në lidhje me çështjen e listave të hapura.
Detajet do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor, në
bazë të një konsultimi e diskutimi të gjerë, siç
kanë ndodhur edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor,
sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Po në Kodin
Zgjedhor, pas miratimit të ndryshimeve
kushtetuese sot, do të vendosen edhe rregulla për
pragun elektoral si dhe për sa i takon çështjes së
debatit të koalicioneve që për mua mishërohet në
shprehjen “shumë zhurmë për asgjë”. Më duhet
të sqaroj opinionin publik se Kushtetuta nuk e
ndalon shprehimisht se koalicionet
parazgjedhore s’do të jenë, por sistemi me lista të
hapura, të nderuar kolegë dhe të dashur qytetarë,
nuk i pranon formatet e koalicioneve, sipas atyre
që zbatohen sot.
Kushtetuta parashikon parimet dhe kriteret
bazë, por detajet përcaktohen në Kodin
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
6
Zgjedhor. Ndryshimet kushtetuese parashikojnë
se kandidatët për deputetë paraqiten nga partitë
politike dhe nga zgjedhësit. Aty nuk ka asnjë
parashikim, sipas të cilit ndalohen koalicionet.
Është Kodi Zgjedhor ai që vendos më pas në
lidhje me formatin e koalicioneve. Partitë
politike mund të organizohen për të regjistruar
kandidatët e tyre, për shembull në një listë të
kombinuar të kandidatëve, ose të gjenden forma
të tjera, sipas modeleve të vendeve të Bashkimit
Europian apo më gjerë që kanë sistem të
ngjashëm me tonin, pra me lista të hapura. Në
thelb, sistemet zgjedhore kanë disa kritere: ato
duhet të jenë të kuptueshme për qytetarët, duhet
të jenë të thjeshta, të menaxhueshme dhe me sa
më pak kosto.
Të mbajmë formatin e koalicioneve me
lista më vete për secilin subjekt në koalicion në
votimin me lista të hapura, sipas ekspertëve, por
jo vetëm, sepse s’ka njeri që s’e kupton këtë gjë,
është një fakt që e bën procesin të
pamenaxhueshëm dhe shkak për cenimin e
besimit të publikut në këtë proces, rrjedhimisht
rriskohet edhe legjitimiteti i përfaqësuesve të
zgjedhur.
Prandaj, duke falënderuar gjithë ekspertët,
grupet që konsultuam gjatë procesit për
ndryshimet kushtetuese, si dhe dakordësimin
politik të arritur në këtë Kuvend midis shumicës
dhe pakicës parlamentare, duke besuar se kjo
nismë fuqizon ndikimin e votuesve në
përzgjedhjen e kandidatëve, ju ftoj të gjithëve ta
miratojmë këtë nisëm sot, në mënyrë që të fillojë
puna menjëherë për ndryshimet në Kodin
Zgjedhor që pasojnë ndryshimet e nismës “Për
ndryshimet kushtetuese”.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjala për Ediola Brahajn.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Fjala për Ediola ...
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Ta mbarojë fjalën Ediola, më pas do t’jua
jap fjalën juve.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Për votimin, kur të vijë radha.
Të mbarojnë diskutimet.
Ediola, fjala për ju!
Ediola Brahaj – Të nderuar deputetë,
Seanca e sotme plenare ka në rend të ditës
miratimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe
ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998,
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i
ndryshuar””. Kjo nismë është propozuar nga 28
deputetë të opozitës parlamentare dhe është në
përputhje me parashikimet e nenit 177 të
Kushtetutës së Shqipërisë. Kuvendi, nëpërmjet
organeve të tij, Këshillit të Legjislacionit dhe
Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën
Publike dhe të Drejtat e Njeriut, e ka shqyrtuar
në përputhje me përcaktimet e nenit 77/a të
Rregullores së Kuvendit.
Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli për
Legjislacionin zhvilluan 9 mbledhje të
përbashkëta për shqyrtimin e projektligjit, duke
filluar me mbledhjen e përbashkët të datës
30.06.2020 dhe duke vijuar me 3 seanca
dëgjimore me grupet e interesit, me organizatat e
shoqërisë civile, me përfaqësues të botës
akademike, me përfaqësues të institucioneve të
pavarura dhe të organizatave ndërkombëtare.
Mbledhjet e përbashkëta, pas zhvillimit të
seancave dëgjimore, vijuan me opinionet e
ekspertëve dhe më pas me shqyrtimin në parim,
nen për nen dhe në tërësi të nismës.
Seancat dëgjimore, opinionet e
parashtruara, diskutimi midis përfaqësuesve të
organizatave, të botës akademike dhe të
institucioneve të pavarura shërbyen për të
sqaruar disa aspekte të rëndësishme të nismës
dhe rishikimin e saj në frymën e rekomandimeve
të dhëna, me qëllim sigurimin e së drejtës
kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Gjatë shqyrtimit të kësaj nisme mori
rëndësi të veçantë opinioni i ekspertëve, të cilët,
në përgjigje të pyetjeve të adresuara, bazuar në
standardet ndërkombëtare për sistemet dhe
proceset zgjedhore, si Konventa Europiane e të
Drejtave të Njeriut, Jurisprudenca e Gjykatës
Europiane të të Drejtave të Njeriut, Deklarata
Universale e të Drejtave të Njeriut, Pakti
Ndërkombëtar i të Drejtave Civile dhe Politike,
Dokumenti i Kopenhagenit, Karta e Parisit,
ODIHR-i, deklarata interpretuese e Komisionit të
Venecies për qëndrueshmërinë e legjislacionit
zgjedhor dhe shumë të tjera sqaruan se kjo nismë
është në përputhje me sa parashikojnë standardet
ndërkombëtare për sistemet zgjedhore.
Projektligji sjell amendime në nenet 64 dhe
68 të Kushtetutës. Amendamentet synojnë që
sistemi zgjedhor aktual i llojit proporcional me
konkurrim rajonal me lista të mbyllura të
zbatohet me lista të hapura ose pjesërisht të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
7
hapura. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e
sistemit zgjedhor proporcional rajonal me lista të
hapura duhet të detajohen në Kodin Zgjedhor,
por që të mundësohet kjo Kushtetuta duhet të
garantojë për votuesit të drejtën për të dhënë
votën parapëlqyese për kandidatët për deputetë.
Amendamentet kushtetuese të propozuara
sjellin disa risi në zbatimin e sistemit zgjedhor që
garantojnë të drejtën e zgjedhësve për të votuar
dhe leximin sa më të drejtë të votës së tyre
parapëlqyese.
Projektligji paraqet propozime për
ndryshime kushtetuese, që kanë të bëjnë me
kalimin nga një sistem konkurrues të
kandidatëve, i njohur si lista të mbyllura, në
sistemin konkurrues të kandidatëve me lista të
hapura.
Nisur nga përcaktimi i subjekteve
elektorale, që paraqesin kandidatët për deputetë
përkatësisht në partitë politike dhe zgjedhësit,
duke hequr koalicionet parazgjedhore nga
parashikimi i dispozitës kushtetuese, shohim se
nisma lë të hapur opsionet qeverisëse në varësi të
koalicioneve eventuale që mund të lindin pasi të
jetë shpallur rezultati zgjedhor.
Projektligji nuk sjell ndryshim në sistemin
zgjedhor. Komisioni i Venecies, në Kodin e
Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore dhe
nëpërmjet sqarimit shterues të deklaratës
interpretuese të Komisionit të Venecies për
qëndrueshmërinë e legjislacionit zgjedhor
përcakton, ndër të tjera, se sistemi zgjedhor në
kuptimin e ngushtë nuk konsiston në çdo aspekt
apo rregull të tij, por vetëm në rregullat që
transformojnë votat në mandate.
Sistemi me lista të hapura, siç propozohet
në projektligj, këshillohej në raportet e OSBE-
ODIHR-it edhe në zgjedhjet e kaluara. Raporti i
këtij misioni për zgjedhjet parlamentare të datës
28 qershor 2009 thekson se, duke pasur parasysh
parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, duke
rishikuar dispozitat e Kodit Zgjedhor që u jep
kryetarëve të partive politike të drejta të veçanta
kandidimi, duhet siguruar që zgjedhësit t’i dinë
paraprakisht kandidatët që mund të zgjidhen si
rezultat i mbështetjes së tyre.
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja
Brahaj!
Fjala për Rudina Hajdarin.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
E more një herë fjalën për procedurë.
Nuk ka dy herë procedurë.
Rudina Hajdari – Kohë më parë, kur në
këtë sallë unë dhe kolegët e mi artikuluam idenë
e ndryshimit të mënyrës së përzgjedhjes së
deputetëve, shumë pak njerëz na përkrahën.
Shumë prej jush ishin skeptikë, disa ndoshta me
të drejtë dhe disa të tjerë ende nuk e kuptonin
çfarë rëndësie kishte hapja e listave dhe e
sistemit ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sot ne po shqyrtojmë hapjen e listave, duke
votuar për një ndryshim historik të vendit tonë.
Unë jam shumë krenare për këtë kauzë, sepse
nga një çështje periferike, për të cilën shqiptarët
nuk ishin shumë të interesuar apo të informuar,
kolegët tanë dhe një pjesë e shëndoshë e
shoqërive civile arritëm ta kthenim në një nga
çështjet që ka gjetur mbështetje nga publiku i
gjerë, e cila tashmë mbështetet pa rezerva nga e
gjithë klasa politike.
Unë sot dua t’ua dedikoj këtë fitore
qytetarëve shqiptare, të cilët me mbështetjen e
tyre na qëndruan pranë gjatë gjithë periudhës dhe
vazhdojnë edhe sot; na inkurajuan; bërtitën në
salla dhe në sheshe; shprehën mbështetjen e tyre
ne rrjetet sociale dhe nëpërmjet sondazheve i
treguan politikës shqiptare që ata e mbështesin
këtë ndryshim. Pa dyshim, pa ata sot ky votim do
të ishte i pamundur.
Unë sot dua t’ua dedikoj këtë fitore të
gjithë qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve
kanë qenë kundër kësaj klase politike dhe kundër
mënyrës se si ata e kanë qeverisur këtë vend për
30 vjet. 2 apo 3 kryetarë të partive duke u
imponuar axhendën e tyre personale, e kanë bërë
këtë vend më të varfër dhe më të korruptuar. Po
ashtu, shumë prej shqiptarëve janë detyruar të
largohen për shkak të situatës ku jemi: pa
shpresë dhe pa asnjë vizion.
Të dashur qytetarë shqiptarë,
Mesazhi im sot është për ju dhe jo për ta.
Unë dua t’ju them se me këtë votim, me këtë
fitore që po korrim sot me hapjen e listave, ne do
të kemi në dorë të administrojmë me një lloj
mençurie, pjekurie dhe urtësi. Duhet të kuptojmë
se me këtë armë që kemi sot në dorë, do t’ua
heqim sado pak fuqinë kryetarëve dhe t’ua
kthejmë qytetarëve shqiptarë.
Ju siguroj se asgjë nuk do të vlejë në këtë
përpjekje nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të
dalim në votime dhe nuk do t’u japim votën
kandidatëve që vërtet përfaqësojnë qytetarin
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
8
shqiptar dhe vërtet e duan demokracinë në këtë
vend. Ne duhet të luftojmë për t’i ndëshkuar të
gjithë ata që kanë abuzuar me besimin tuaj.
Në vitin 2021 ju garantoj se në këtë
parlament do të vijnë njerëz të ndershëm e të
mirë dhe jo matrapazë. Falë listave të hapura ju
do të mund ta bëni këtë, sepse nëpërmjet votës
suaj, ju, të nderuar qytetarë shqiptarë, do të sillni
deputetë që janë punëtorë dhe jo deputetë lëpirës
ndaj kryetarëve të partive.
Me votën tuaj ju do të sillni nesër në këtë
parlament qytetarë të vyer, profesorë, me
profesione të nderuara dhe jo kriminelë apo
matrapazë. Me votë nesër do të sillni ata që
besojnë tek idetë dhe parimet dhe jo ata që
vazhdojnë të lakmojnë pushtetin, karrigen dhe
paranë. Me listat e hapura ju tani mund të
vlerësoni njerëzit që do t’i ndëshkojnë vërtet këta
njerëz, këta kryetarë.
Të nderuar qytetarë shqiptarë, Shqipëria sot
ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo ndarje nuk
është mes të majtëve dhe të djathtëve, nuk është
mes socialistëve dhe ...
Gramoz Ruçi – Ju lutem, mbylleni fjalën,
zonja Hajdari!
IT-ja, lëreni të vazhdojë!
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Do të ta jap fjalën kur të të vijë radha.
Vazhdoni, zonja Hajdari!
Rudina Hajdari – Shqipëria sot ka një
ndarje shumë të madhe, që nuk është midis të
djathtëve dhe të majtëve, midis socialistëve dhe
demokratëve, por është midis atyre që kanë
gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që
kanë marrë të gjitha burimet natyrore dhe pronat
në bregdet.
Sot 2,8 milionë shqiptarë paguajnë taksa pa
marrë absolutisht asnjë shërbim dhe shikojnë
pikërisht këta politikanë që bëhen më të pasur.
Ndarja sot është midis atyre që jetojnë në luks
dhe shqiptarëve që rropaten nga mëngjesi deri në
darkë për të siguruar jetesën e tyre; ndarja sot
është mes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që
kanë pak ose ndoshta asgjë; ndarja sot është
midis të shkuarës dhe së ardhmes. E shkuara
përfaqësohet nga kjo klasë politike dhe e
ardhmja do të varet nga mënyra se si ne do ta
përdorim këtë armë që do të votohet pikërisht për
ndryshimin në vend.
Me listat e hapura do të mund ta zhdukim
këtë ndarje dhe këtë pasuri të pamasë që ekziston
në Shqipëri, ta shpërndajmë për të gjithë
shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish
me pushtet. E kemi sot këtë mundësi, ndaj ju
ftojmë ta përdorim dhe ta bëjmë realitet. Ejani të
ndryshojmë ta ndryshojmë këtë vend, sepse
ndryshimi është vërtet i mundur kur besojmë tek
ai! Unë besova se ndryshimi do të ndodhte;
luftova fort dhe ia dola, sigurisht, jo vetëm, por
me një armatë njerëzish që ishin idealistë dhe
qëndrestarë. Nëse do të bashkohemi të gjithë, do
të kemi mundësi ta ndryshojmë nesër të gjithë
Shqipërinë.
Ne sot nuk kemi hedhur thjesht një hap për
listat; sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm
drejt ndryshimit. Prandaj, unë dua t’u them të
gjithë shqiptarëve: urime të gjithëve kudo ku jeni
në Shqipëri!
Urime Shqipëri!
Gramoz Ruçi – Zoti Gjuzi, për votimin?
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Jo, e morët një herë fjalën për procedurë,
nuk mund ta merrni dy herë.
(Diskutime nga salla pa mikrofon.)
Kujtim Gjuzi – Zoti Alimadhi, ju lutem, të
paktën kur jam unë këtu...
Zoti Kryetar, fleta e votimit është
shpërndarë vetëm tani tek të gjithë kolegët
deputetë. Ky është një mashtrim, është një
kontroll i votës, pra për të marrë votën në lidhje
me këtë që kërkoni sot.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Po pse më ndërhyn, o vëlla?
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Zoti kryetar i Komisionit të Ligjeve, çfarë
ke, o vëlla?!
Listën e ke të falsifikuar, me njerëz të
falsifikuar... A e kuptoni që mund të shkoni në
burg nesër?!
Gramoz Ruçi – Vazhdoni, zoti Gjuzi!
Kujtim Gjuzi – Prandaj, në këtë koncept,
Kujtim Gjuzi e deklaron votën kundër, sepse ka
katër firma të falsifikuara në 28-n e deputetëve.
Prandaj, zoti Kryetar, pas kësaj përgjegjësia bie
mbi ju. Në fakt, ju kam thënë disa herë që nuk
keni përgjegjësi, por në këtë moment fillon
përgjegjësia juaj. Ndaj, unë do ta braktis sallën,
sepse nuk mund të rri më këtu, kur edhe në
parlament falsifikohet vjedhja e zgjedhjeve të
2021-it.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Rrugë të mbarë!
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
9
Fjala për deputetin Artur Roshi.
Të përgatitet deputeti Selami Jenishehri.
(Diskutime në sallë pa mikrofon.)
Artur Roshi – Zoti Kryetar,
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Nuk do t’i votoj ndryshimet kushtetuese,
sepse, për mua, Kushtetuta nuk mund të jetë
ëndrra e një nate vere, por mbrojtësja e lirive dhe
e të drejtave themelore të individit.
Ndërhyrjet në të duhet të jenë të
mirëstudiuara dhe të aprovuara nga të gjithë.
Filozofi Burke thotë: “Kushtetutën e një vendi,
pasi të jetë miratuar një herë me një marrëveshje,
të heshtur apo të shprehur, shumica nuk ka më
pushtet apo fuqi ta ndryshojë, pa shkelur
kontratën ose miratimin e të gjitha palëve”.
Ndryshimet kushtetuese nuk mund ta
garantojnë vazhdimësinë e qeverisjes suaj, e cila
përkthehet për shqiptarët në gati 30 vjetët që do
të vijnë, për ata që janë sot dhe për ata që ende
nuk kanë lindur, që të mbajnë mbi kurriz jo
vetëm kontrata koncensionare të gabuara, por
edhe shformimet zgjedhore që do të përkthehen
në pushtet për një parti politike dhe një
Kryeministër që e nisi si antimonarkist dhe
kërkon të kurorëzohet perandor...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaroi koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Ta mbarojë koha, zoti
Roshi!
Artur Roshi – Listat gjysmë të hapura nuk
e zbehin aspak fuqinë e kryetarit, i cili në pjesën
e mbyllur të listës së hapur mund të fusë këdo.
Listat e hapura, të shkëputura nga e gjithë
ajo që ne kërkuam kur u futëm në këtë
parlament, që fillonte me ndryshimin e sistemit
dhe me votën e lirë, sot kanë vlerën e zeros,
sepse të gjithë e dimë që listat e hapura nuk kanë
vlerë pa lirinë e votës dhe liria e votës arrihet
para së gjithash nga çlirimi mental i shoqërisë,
kur ajo të kuptojë që “big brother” nuk po e
vëzhgon. Këtë e bëjnë proporcionali i pastër
kombëtar, identifikimi, votimi dhe numërimi
elektronik, sepse në rang kombëtar askush nuk
ka fuqi t’i kontrollojë votat. Ky ndryshim u jep
mundësi edhe emigrantëve që të votojnë. Faktori
njeri duhet hequr nga numërimi i votave.
Këto ndryshime e lënë PS-në në pushtet për
sa kohë të dojë. Ky është një ndryshim ligjor,
gati me edikt të përjetshëm dhe të
parevokueshëm dhe na jep neve të drejtën për t’i
thënë Kryeministrit: “Ti je një Putin në
Shqipëri”.
Zoti Rama thotë se nuk është tiran. Sipas
përkufizimit, “tiran” është ai që bëhet
përfaqësues i sovranit vetëm me anë të pushtetit
të tij të mirëfilltë pa zgjedhje, as me të drejtë
trashëgimie, as me hedhje në short, as me luftë të
drejtë, as me vullnet të veçantë të Perëndisë. Pra,
në situatën kur Kryeministri kërkon të rrëmbejë
të drejtat e sovranit jo nëpërmjet zgjedhjeve, por
nëpërmjet taktikave kushtetuese dhe nëpërmjet
autoritetit të pushtetit, si mund të quhesh veçse
“tiran”?! Nga ana tjetër, ai që do të heqë nga
pushteti tiranin, nuk duhet të marrë titullin si
“çlirimtar i atdheut”, duke i falur të gjithë
pushtetin absolut të tiranit.
Gramoz Ruçi – Zoti Roshi, mbylleni
fjalën, ju lutem, sepse keni kaluar çdo limit!
Artur Roshi – Prandaj, krijimi i një
sistemi demokratik për votën e lirë duhet të jetë
mekanizmi i kontrollit të sovranit mbi individin
lider dhe nuk duhet të jetë lideri ai nga duhet të
presim lirinë e sistemit demokratik.
Mendjet tona duhet t’u binden ligjeve
themelore të funksionit të jetës demokratike, si
në rastin konkret ligjësisë demokratike.
Shembullin e kemi të freskët: opozita jashtë
parlamentit po vuan kundërshtinë e kësaj ligjësie,
pra të përfaqësimit, e cila u korrigjua nga opozita
parlamentare.
Çdo lider, në këtë rast Kryeministri, duhet
të ketë një mendje, e cila, si gjithë të tjerat, duhet
të jetë e shtrënguar t’i bindet realitetit që krijon
ligjësia demokratike e lirisë për të bashkëpunuar
në koalicione politike parazgjedhore. Heqja e
koalicioneve, me pretekstin se ka shumë parti të
vogla dhe se nuk kemi letër dhe bojë printeri t’i
shënojmë të gjitha, është ulëritëse, sepse cenon
jo vetëm të drejtat e një individi, por edhe të një
grupi individësh të bashkuar në një formacion të
caktuar politik.
Në cilat zgjedhje u vendos që këto parti
janë të vogla?! A po thoni se votat janë vjedhur,
janë shitur, apo janë blerë?! Atëherë, nga e dini
ju sa vota i janë vjedhur një partie?! Balli
Kombëtar ka pasur vota për tre deri në pesë
deputetë. Ku kanë shkuar ato?! U shkrinë si kripa
dhe sheqeri në ujë?! Votat janë numëruar nga
komisionerë të partive të mëdha. Po të
numëroheshin nga komisionerë të partive të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
10
vogla, atëherë partitë e vogla do të ishin të
mëdha dhe të mëdhatë do të ishin të vogla.
Thatë se partitë e vogla nuk votohen as nga
anëtarësia e tyre dhe as nga ata që kanë firmosur
për krijimin e tyre. Kjo gjë është e gabuar, sepse
ata që firmosin krijimin e një partie nuk janë
patjetër anëtarë apo simpatizantë të saj, por
individë që të japin të drejtën të ushtrosh një
veprimtari kushtetuese, të cilën ta garanton
Kushtetuta.
Pra, në këndvështrimin tim, këto ndryshime
me heqjen e koalicioneve dhe me rritjen e pragut
të fshehtë dëmtojnë pluralizmin në Shqipëri dhe
do të themi se nga një parti që kishim para viteve
‘90, u deshën 30 vjet për t’i bërë dy.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjala për deputetin Selami
Jenishehri.
Të përgatitet deputeti Kostaq Papa.
Zoti Jenishehri, keni 5 minuta kohë.
Selami Jenishehri – I nderuar Kryetar i
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zoti
Gramoz Ruçi,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar dhe të dashur shqiptarë, që na
ndiqni brenda atdheut dhe jashtë tij,
Sot është një ditë e rëndësishme e
punimeve të parlamentit, sepse do të votojmë
projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.
8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës
së Shqipërisë”, i ndryshuar””.
I gjithë populli shqiptar pret nga parlamenti
që të votojë ligje, të cilat do ta ndryshojnë këtë
realitet me të cilin ata janë të pakënaqur. Sa herë
që ne e bëjmë këtë, e çojmë përpara jetën e
shqiptarëve.
Nëse sot, për herë të parë, do t’u japim të
drejtën shqiptarëve që në zgjedhjet e ardhshme ta
zgjedhin vetë deputetin, e cila është një kauzë që
duhet respektuar dhe është mbrojtur këtu nga
zonja Hajdari, Partia Bashkimi
Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, i nënave
dhe baballarëve tanë dhe i trashëgimtarëve të
tyre, i falënderon të gjithë ata që kanë
kontribuuar që sot në parlamentin shqiptar të
vijë ky projektligj për ta ndryshuar këtë
realitet, që në zgjedhjet e ardhshme t’i themi
popullit: zgjidhini përfaqësuesit që ju keni për
zemër dhe besoni te ndershmëria e tyre! Nëse
nuk e bëjmë këtë, ne nuk meritojmë të ulemi në
këto karrige të nderuara.
Unë, si kryetar i Partisë Bashkimi
Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, do të
votoj pro sa herë që do të kemi ndryshime
kushtetuese, të cilat do ta çojnë përpara jetën e
shqiptarëve, ashtu siç është edhe ky projektligj.
Ne nuk duhet të shikojmë se kush i propozon
këto ligje dhe na i sjell këtu përpara, por duhet të
shohim nëse këto ligje e çojnë përpara jetën e
shqiptarëve dhe t’i votojmë.
Mos kujtoni se, nëse ky projektligj do të
votohet, do të rregullojë gjithçka. Ajo që është
më e rëndësishme, të cilën e kam thënë
gjithmonë në këtë foltore dhe po e përsëris, ka të
bëjë me shfuqizimin e nenit 315 të Kodit Penal.
Shfuqizimi i këtij neni ka sjellë gjithë këtë
ngatërresë dhe këtë realitet, me të cilin populli
shqiptar nuk është pajtuar. “Kur një gjyqtar merr
një vendim të padrejtë, ai nuk dënohet, – këtë e
ka thënë ish-trupi gjykues i Gjykatës
Kushtetuese. Pra, i ka thënë gjyqtarit dhe
prokurorit: “Në qoftë se ti merr një vendim të
padrejtë, nuk dënohesh”, prandaj populli
shqiptar po i vuan këto gjëra. Vetingu nuk e
rregullon këtë punë, për sa kohë që ky nen është i
shfuqizuar.
Prandaj, u lutem të gjithë parlamentarëve të
këtij parlamenti, në emër të popullit shqiptar, në
emër të nënave dhe baballarëve tanë, në emër të
të gjithë trashëgimtarëve të tyre, në emër të
emigrantëve, të cilët japin shpirtin e tyre për të
na sjellë dy lekë që ne të jetojmë këtu, ta
fuqizojmë përsëri këtë nen, në mënyrë që
gjyqtari të mos ketë të drejtë t’i marrë nëpër
këmbë dhe të ketë në dorë jetën e shqiptarëve.
Nëse e rregullojmë këtë gjë, atëherë kur të vijnë
zgjedhjet, partia së cilës i është bërë një
padrejtësi do të kundërshtojë partinë tjetër dhe ai
gjyqtari, që do ta gjykojë çështjen, të mos ketë në
dorë të bëjë si të dojë ai, pra të mos marrë një
vendim në dobi të atij që i jep para, por të japë
një vendim sikur të ketë shpatën mbi kokë. Në
qoftë se ai gjyqtar merr një vendim që dihet se
është i padrejtë, ai duhet të dënohet patjetër. Unë
jam i sigurt se për këtë që thashë kam miratimin
dhe dakordësinë e popullit shqiptar, edhe tuajën
personalisht, që jeni kolegët e mi këtu në këtë
parlament.
Ju lutem, kini kujdes që në seancat e
ardhshme në shtator t’i japim jetë kësaj gjëje!
Unë t’ju them të drejtën kam biseduar me
ministren e Drejtësisë, të cilën e falënderoj para
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
11
të gjithë shqiptarëve për gatishmërinë dhe për
mirëkuptimin që ka treguar për këtë gjë!
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjala për Kostaq Papën. Të
përgatitet Suzana Topi.
Kostaq Papa – Faleminderit!
Sot është një moment i rëndësishëm për sa
u përket ndryshimeve kushtetuese, sepse i ka
kërkuar 85-87% e popullsisë, por nën ombrellën
e kësaj të mos manipulohet për interesa
personale partiake dhe klanore, sepse në disa
momente në pikën që ndryshohet mbështesim
fuqizimin e sovranit, ndërsa në disa të tjera nuk i
mundësojmë atij përfaqësimin në parlament. Nuk
ka pasur kurrë prag 5%, i cili të pengojë
pluralizmin në parlament. Të njëjtën gjë bën
edhe mungesa e korrektimit kombëtar. Kështu, si
pragu i lartë edhe mungesa e korrektimit
kombëtar bëjnë devijim të votës. Pra devijohet
vota e komuniteteve të vogla dhe humbet
prezenca e mozaikut politik.
Dua që folësit të theksojnë dhe të
ngulmojnë edhe për administrimin jopolitik të
zgjedhjeve, po aq sa për hapjen e listave dhe për
pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje. Kjo
përpjekje e nisur sot nuk realizohet në terren
nëse opozita parlamentare nuk kompaktësohet në
një lëvizje politike popullore dhe kombëtare...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaron koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Fjala për Suzana Topin. Të
përgatitet Fatjona Dhimitri.
Suzana Topi – I nderuar Kryetar i
Kuvendit,
Rilindja e krimit dhe e drogës sot vrau
marrëveshjet e 14 janarit dhe të 5 qershorit, të
dakordësuara në Këshillin Politik.
Sot ju vratë demokracinë dhe po prodhoni
destabilitet. Duke krijuar një krizë të madhe
politike, po e çoni vendin në një konflikt civil.
Ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe të
Kodit Zgjedhor minojnë elementet thelbësore të
sistemit zgjedhor, që impaktojnë ndryshimet e
njëanshme të rregullave themelore të garës me
impakt në rezultatin zgjedhor. Ky është një puç
që po i bëni Kushtetutës. Ndryshimet e
njëanshme të hartuara dhe të miratuara nga ju, pa
dakordësinë dhe pa gjithëpërfshirjen e opozitës
së bashkuar dhe ekspertëve ndërkombëtarë janë
një dhunim flagrant, duke cenuar edhe
rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të
Komisionit të Venecies. Prandaj, dua t’u
drejtohem kolegëve deputetë të opozitës: mos
lejoni të përdoret pushteti i votës suaj për
interesat e maxhorancës dhe të pushtetit të tyre!
Ata nuk pranuan propozimin e opozitës së
bashkuar për hapjen 100% të listave. A nuk është
kjo kauza e opozitës parlamentare? Tregojeni
veten që nuk jeni të kapur, të përdorur, të
joshur...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaron koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Faleminderit!
Fjala për Fatjona Dhimitrin. Të përgatitet
Adriatik Alimadhi.
Fatjona Dhimitri – Ndryshimet
kushtetuese cenojnë, së pari, zgjedhjet dhe
sistemin zgjedhor, heqin kualicionet, duke
krijuar një sistem qesharak edhe të hapur, edhe të
mbyllur, as të hapur dhe as të mbyllur, një sistem
që vetëm një mendje diabolike dhe djallëzore si e
Edi Ramës di ta pjellë.
Kushtetuta është paradigma e vlerave tona.
Nëse ndryshimet bëhen vetëm nga një krah
politik, pra nga krahu i Ramës, atëherë ato janë
paradigma e vlerave të Ramës. Ju i njihni vlerat e
Kryeministrit tuaj, burg, krim, censurë,
antikulturë dhe po jua them këtu që nuk keni
para gjë akoma.
Sot ju vulosët fundin e vendit tonë. Sot ju
vulosët diktaturën, duke u marrë frymën
parimeve demokratike të mishëruara që prej
rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Nuk
dihet se kur do të marrë fund ky regjim
diktatorial drejt të cilit po e orientoni
Shqipërinë. Ajo që do të udhëheqë është
paligjshmëria. Nuk do të ketë korrupsion, pasi
nuk do të ketë nevojë, sepse Edi Rama do t’i ketë
të gjitha...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaron koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Fjala për Adriatik
Alimadhin. Të përgatitet Zef Shtjefni.
Adriatik Alimadhi – Zoti kryetar, siç po
na shikoni ne po sulemi me vrap për të fituar
kohën, prandaj nëse ka mundësi kohën prej 1
minute na e jepni kur të fillojmë të flasim, pra jo
duke ardhur nga fundi i sallës deri këtu në
foltore. Gjithashtu, kërkoj 1 minutë shtesë nëse
mundeni.
Gramoz Ruçi – Ti po i harxhon 10
sekonda, megjithatë po jua rikthej. Vazhdoni!
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
12
Adriatik Alimadhi – Mendoj se thashë
diçka të dobishme.
Gramoz Ruçi – Vazhdoni!
Adriatik Alimadhi – E para, na është
ofruar një fletë votimi, e cila është kundër të
gjitha rregullave dhe procedurave demokratike.
Shikojeni fletën e votimit, pa e diskutuar dhe pa
e bërë pjesë të debatit. Duket sikur Taulant Balla
me Myslim Murrizin, me zotin Stojku dhe me
zotin Musaj kanë rënë dakord me zotin Rama për
t’i kaluar ndryshimet kushtetuese. Më vjen
shumë keq që përmenda emrat e zotërinjve. Nuk
kam dashur asnjëherë në këtë 1 vit e gjysmë t’i
përmend këta emra, si të zotit Murrizi, po ashtu
nuk kam punë me zotin Stojku dhe as me zotin
Musaj.
Zoti Korab, kërkoj ndjesë që debatova me
ju për familjen tuaj apo për familjet e të gjithë
atyre, që janë vrarë apo pushkatuar në atë sistem.
Dua të kërkoj një gjë: në nenin 9 të Kushtetutës,
zoti Lita, thuhet shprehimisht: “Partitë politike
krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të
përputhet me parimet demokratike”. Ju ku jeni,
jeni te parimet demokratike apo jeni te parimet...
(Zoti Lita ndërhyn pa mikrofon.)
Gramoz Ruçi – Të lutem, zoti Lita, mos
ndërhy!
Adriatik Alimadhi – Më fal, të lutem!
(Zoti Lita ndërhyn pa mikrofon.)
Lëreni fushën e mejdanit, sepse komunistët
thoshin kështu.
Gramoz Ruçi – Të lutem, zoti Lita.
Adriatik Alimadhi – E fundit, që kam, zoti
Rama, shfrytëzoj mundësinë që jeni këtu prapa.
Kam kërkuar...
(Zoti Lita ndërhyn pa mikrofon.)
Mos ma merrni kohën tani, sepse nuk kam
frikë as nga ju dhe as nga Perëndia. Nuk kam
pasur frikë as në kohën e komunizmit.
Gramoz Ruçi – Zoti Alimadhi...
(Debat në sallë pa mikrofon)
Zoti Alimadhi, mbylleni, sepse ju ka
mbaruar koha!
(Debat në sallë pa mikrofon)
Zoti Alimadhi, uluni, sepse ju ka mbaruar
koha!
(Deputeti Alimadhi flet pa mikrofon.)
Thuaje edhe atë fjali, por mos fol andej.
Adriatik Alimadhi – Ja shiko si qeshin
këta, si komunistët. O sa bukur, është një
kënaqësi e madhe.
Zoti Rama, ju lutem, sinqerisht ju kam
lexuar dhe ju kam dëgjuar me kujdes. Ju kujtoj
se përpara vitit 2009, diku para zgjedhjeve të
përgjithshme, kur keni qenë në Dibër keni thënë:
“Sali, hap kutitë ose largohu”. Unë po ju them
një gjë: nëse jeni burrë i ndërgjegjshëm i këtij
vendi, mos u shitni me ato 28 firma, sepse janë të
pandërgjegjshëm se çfarë kanë firmosur. Ta
kërkoj këtë si shqiptar...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Të lutem, nuk e kam me ju.
Ta kërkoj si njeri që kam kontribuar në këtë
vend, ta kërkoj si njeri që kam dhënë kontributin
tim si kryetar i Ballit Kombëtar. Po ta kërkoj në
përputhje me interesin kombëtar dhe për
mosprekjen e lirive dhe të drejtave të subjekteve
politike...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaron koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti
Alimadhi!
Fjala për Zef Shtjefnin.
(Debat në sallë pa mikrofon)
Zoti Alimadhi, uluni ju lutem!
(Debat në sallë pa mikrofon)
Zoti Alimadhi, fjalën e ka kolegu Zef
Shtjefni, ju lutem, lëreni të flasë!
Zef Shtjefni – Zoti Kryetar,
Zonja dhe zotërinj deputetë dhe qytetarë,
kjo seancë që mbyll sot sesionin parlamentar
është shumë e rëndësishme, pasi merr në
shqyrtim ndryshimet kushtetuese në Republikën
e Shqipërisë. Nuk ndryshohet Kushtetuta se duan
përfaqësuesit e gjysmës së Shqipërisë. Listat e
hapura i kemi pranuar të gjithë, por jo heqjen e
kualicioneve parazgjedhore. Ne jemi këtu me
mandate të ligjshme, por qytetarët nuk i kemi ne,
i ka pjesa tjetër e opozitës, që është jashtë. Pra
nuk duhet t’u hiqet e drejta partive politike që të
grupohen bashkë për të garuar në zgjedhjet që
vijnë, sepse kjo është një e drejtë kushtetuese.
Maxhoranca qeverisëse erdhi në pushtet në vitin
2013 me kualicione parazgjedhore dhe e mori
pushtetin me një varg partish, pastaj kur u
fuqizua i hoqi partitë, sepse nuk i duheshin më.
Unë nuk do të bëhem pjesë e së keqes me ju.
Votova marrëveshjen e 5 qershorit jo se na
favorizonte shumë, por se i lejonte kualicionet
dhe partitë sipas interesave të tyre të grupohen
për të fituar zgjedhjet. Skema që keni përgatitur
nuk do të funksionojë, sepse ndalon rotacionin
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
13
politik në Shqipëri dhe zhbën marrëveshjen e
firmosur me dakordësi të ndërkombëtarëve. Unë
nuk votoj shkatërrimin e shtetit dhe i bëj thirrje...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaron koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – Fjala është për Erion
Picirin.
Erion Piciri – E deklaroj votën time
kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese. Jam
kundër ndryshimeve të paraqitura në pikën 1 të
nenin 64, sepse parlamentit shqiptar i duhen 90
deputetë dhe jo 140. I duhet një proporcional i
pastër kombëtar dhe jo rajonal. I duhet një sistem
që përkthen ekzaktësisht, ta dëgjojë edhe ky
mbrapa, votën e qytetarëve në mandate
parlamentare, sepse ndryshe është një minim i
demokracisë. I duhet pluralizmi dhe jo
monopolizimi i jetës politike.
Jam kundër ndryshimeve të pikës 2 të nenit
64, sepse pragu kombëtar shkatërron partitë e
vogla dhe zhduk pluralizmin.
Jam pro votës parapëlqyese, por kundër
riformulimit që u lë partive hapjen e plotë ose të
pjesshme.
Jam kundër diskriminimit gjinor të nenit
64, pika 3, sepse është një marifet për të
kontrolluar përfaqësimin politik në parlament...
(I ndërpritet fjala, sepse i mbaron koha në
dispozicion.)
Gramoz Ruçi – IT-ja, lëreni ta përfundojë!
Erion Piciri – Vlen mendja e karakteri dhe
jo gjinia. Jam kundër ndryshimeve të shpeshta, të
shpejta dhe të pakonsultuara kushtetuese, rast i
rrallë në Europë, 6 herë në 13 vjet. Jam për
kalimin me referendum të çdo ndryshimi
kushtetues.
Jam kundër ndryshimit të nenit 68, pika 1,
që u heq kandidatëve mundësinë që u paraqitet
nga kualicionet. Ky nen ka për qëllim
fragmetarizimin e opozitës dhe sundimin e
pakicës më të madhe.
Jam kundër ndryshimeve kushtetuese të
udhëhequra nga një maxhorancë përjashtuese
dhe antidemokratike, në mungesë të një opozite
unitare dhe me rrënjë të forta elektorale.
Fjalia e fundit: vlerësoj përpjekjen e hapjes
së listave nga ana e opozitës parlamentare, por
kjo po ndodh me një çmim të lartë të minimit të
demokracisë dhe pluralizmit në nivel kombëtar.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjala për Halit Valterin.
Halit Valteri – I nderuar zoti Kryetar,
Dua t’i tërheq vëmendjen seancës plenare,
pasi një deputete ka hedhur pesë fletë votimi.
Ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore dhe
ka shkuar fiks në vendin e vet, ose ka ardhur të
verifikojë votat nga jashtë për ata që janë sjellë
në këtë Kuvend se si kanë votuar.
Ju lutem, merrni masa, sepse vota është
individuale dhe deputetët mund të vijnë ta
hedhin vetë në kutinë e votimit!
Gramoz Ruçi – Vërejtja është e drejtë,
sepse e konstatova edhe unë që këtu, por
deputetja ka shpjeguar që ka votuar vetëm një
herë dhe ka përcjellë në kutinë e votimit fletët e
votimit të deputetëve të tjerë. Kjo ngelet për t’u
verifikuar nga komisioni përkatës.
Fjalën e ka deputeti Nimet Musaj.
(Ndërhyrje pa mikrofon në sallë)
Zoti Alimadhi, ajo vërejtje është si për ty,
ashtu edhe për mua. Ju lutem, respektoni masat
dhe vendoseni maskën! Në qoftë se ju e kaluat,
kjo nuk do të thotë që duhet të prekemi ne të
tjerët. Ne të kemi uruar me gjithë shpirt shërim të
shpejtë dhe jemi interesuar për të gjitha ditët e
vuajtjeve që kaluat.
Nimet Musaj – I nderuar zoti Kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar ndjekës të kësaj seance, që
parandiej të mos jetë e fundit, sepse të tjera
zhvillime priten e që uroj të jenë gjithmonë
pozitive,
Dua ta nis fjalën time në këtë seancë të
fundit për këtë sesion, që e rithem, parandiej të
mos jetë e fundit, duke iu drejtuar thirrjen sy me
sy qytetarëve shqiptarë që të ruajnë veten dhe të
tjerët, grupmoshat e treta, prindërit, vëllezërit
dhe motrat, sepse krejt si pa e kuptuar,
padrejtësisht dhe papandehur ky virus na ka
marrë më se 120 djem dhe vajza, burra dhe gra,
nëna dhe gjyshër.
Vaksina e këtij virusi vrastar është shpikur
dhe pritja gjithë ankth e stres për të tillë shpikje
duke anashkaluar masat protokollare nuk është
zgjidhje e mençur. Këtë vaksinë e zotëron
gjithsecili prej nesh këtu në këtë sallë dhe jashtë
kësaj salle, falas, të pakufishme, ta panumërt, të
ripërdorshme dhe super të sigurt. Çdo shqiptar, i
çdo moshe, që jeton kudo, që punon kudo, që ka
çfarëdo rutinë jete, personale dhe profesionale, e
zotëron vaksinën e tij të quajtur “Kujdes”.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
14
“Kujdes i shtuar” është vaksina e parë që
shkenca ka konfirmuar ndaj kësaj sëmundjeje me
plot të panjohura. Duhet të mbajmë maskë dhe
distancë fizike përballë njerëzve që duam, në
mënyrë që t’i mbrojmë ata.
Të nderuar qytetarë, jo për penalitetet që
kaluan dje me aktin normativ, por për vete, për
shoqërinë tonë, për vendin tonë, për të ardhmen
dhe për ata që në të shkuarën bënë shumë për ne,
në situata si këto, sa më qytetarë të mirë të jemi,
atë Shqipëri do të kemi. Nesër duam të kemi një
Shqipëri më të mirë se e sotmja dhe kjo jo vetëm
nga pikëpamja sanitare, por edhe ajo sociale,
morale, ekonomike dhe politike. Situata si këto
na sprovojnë se sa e kemi bërë tonin
komunitetin, kombin dhe shtetin dhe në të tria sa
listova, investohem për secilën dhe dua që
bashkërisht të bëjmë më të mirën për to.
Me këtë rast, me ndjeshmëri të lartë dhe
shumë sinqeritet u uroj shërim të shpejt dy miqve
të mi më të mirë, kolegëve të Grupit të Pavarur,
zotit Gjoni dhe zotit Roshi, profesorit të nderuar,
që kanë qenë përkrahës e promotorë të palodhur
të momentit politik kulminant në të cilin u
gjetëm sot, hapjes së listave. Do të doja që sot të
ishin këtu për minutazhin e tyre të diskutimit,
por e rëndësishme është që janë mirë dhe uroj që
ta hedhin pas krahëve sa më parë këtë vështirësi.
Gjithashtu, i uroj forcë dhe kapërcim të
shpejtë të sëmundjes njërit prej djemve më të
mirë të kësaj salle, Eljo Hyskos! Uroj për secilën
nga familjet shqiptare, ku ky virus bujti i paftuar,
që të rimëkëmben sa më parë emocionalisht dhe
fizikisht!
Vëllezër dhe motra, këto vuajtje i kemi
bashkë dhe forcën do ta gjejmë po bashkë, ndaj
kurajë dhe kujdes për të parë përpara, edhe pse
kemi lënë dhjetëra shqiptarë të mirë pas.
Në hyrje të fjalës sime jo pa qëllim fola për
parandjenjën e një ritakimi në kushte të
jashtëzakonshme të këtij parlamenti brenda këtij
sesioni, edhe pse seanca e fundit është sot.
Personalisht, uroj dhe shpreh gatishmëri që në
rast vijimësie dhe dakordësie mes opozitës
jashtëparlamentare dhe shumicës qeverisëse dhe
në rast vijimësie të suksesshme të dialogut mes
palëve të Këshillit Politik, që në fund të ditës ka
sytë dhe mbështetjen e miqve tanë të mirë në
Perëndim, të vijmë sërish këtu, duke i braktisur
pushimet tona, për të votuar dakordësitë e reja
mes palëve.
Të nderuar kolegë, këtu nuk flas për
dakordësi si ato të vitit 2008, që rëndonin mbi
zgjedhësin dhe qytetarin shqiptar, që fryjnë
institucione në kurriz të besimit dhe parimeve të
kontrollit dhe balancës, që krijonin liderë të
gjithëpushtetshëm dhe demokraci hibride jashtë
partiake dhe demokraci inekzistente brenda
partiake, që nxirrnin mandate me bishta votash
dhe pamundësonin mandate me 4, 5 dhe 6 mijë
vota të plota shqiptarësh, e kështu me radhë, që
ndërtuan folenë e florinjtë të antidemokracisë,
por flas për marrëveshje që e ndihmojnë vendin
të gjejë ritmet e humbura, ritmet e duhura për të
kapur veten atje ku do të duhet të ishte dhe për
t’iu afruar sadopak modeleve demokratike pranë
të cilave duhet të rrinte, flas për marrëveshje që
nuk e cenojnë, por e konturojnë dhe e çojnë
përpara idenë e listave të hapura, flas për
marrëveshje që, nëse është e mundur të ndodhin,
nuk e lustrojnë, por e rishëndoshin dhe e çojnë
përpara kulturën e garës dhe për rrjedhojë
kulturën demokratike të vendit, flas për
marrëveshje që nënshkruhen për shqiptarët dhe
jo për miqtë e shqiptarëve, që, gjithsesi, për
mundin dhe energjinë, durimin dhe
përkushtimin, meritojnë falënderimet tona nga
zemra, flas për marrëveshje, dhe këtu e kam
dëshirën dhe urimin, që nuk e lënë në sirtar edhe
këtë herë votën e diasporës, flas për marrëveshje
që nuk e përdorin as si mjet presioni dhe as si
sebep tensioni, por si shpallje vizionare idenë e
shumëpëlqyer dhe të mbështetur edhe nga ana
ime, depolitizim e plotë të administratës
zgjedhore.
Politizimi i pjesshëm i administratës
publike nuk është kusht i mjaftueshëm për të
hequr dorë nga ideja e depolitizimit të
administratës zgjedhore. Duke e depolitizuar të
dytën, ne reformojmë edhe të parën, sepse trupa
numëruese e votave do t’i përgjigjet ligjit dhe
vetëm ligjit dhe jo shkopinjve magjikë të
ndëshkimit apo shpërblimit nga trupat partiakë
që i vërvitin nga tavolinat e numërimit në zyrat e
administratës, kur llogaritë elektorale u dalin për
mirë atyre.
Mirëpo, nga përvoja e gjatë në politikë,
edhe pse lokalisht, kam mësuar që të lëshosh
është një nga lëvizjet më të zakonshme, por të
dish çfarë nuk duhet lëshuar me çdo kusht, është
një nga cilësitë më të rralla e gati të bekuara të
kësaj fushe. Në këtë pikë do të doja që të dy
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
15
liderët e dy partive më të mëdha në vend, për
çfarëdo që të dakordësohen, të mos lëshojnë në
atë që përbën tullën e parë të një republike të
vërtetë, listat e hapura.
Të hapim listat, të nderuar kolegë, të hapim
partitë, të hapim institucionet për publikun, të
hapim një kapitull të historisë politike të vendit,
të një marrëdhënie të re komunikimi politik.
Kolege dhe kolegë,
Të nderuar qytetarë të Shqipërisë,
Shkuarja në Këshill dhe gatishmëria e
Kryeministrit Rama për të lënë të hapur dhe për
të ruajtur të hapur në vijimësi procesin e
diskutimit në Këshillit Politik është vërtetë e
lavdërueshme. Sa më takon mua, e përshëndes
për të dytën herë nga kjo foltore edhe
marrëveshjen që zoti Rama gjeti me opozitën
parlamentare. Gjithashtu, vlerësoj edhe kthesën
që opozita jashtëparlamentare bëri.
E vetmja rrugë e sigurt, pa të humbur, pa të
lòdhur dhe pa të dëmtuar, mbetet mirëbesimi i
palëve. Opozita parlamentare ka shumë për të
parë në pozicionin e saj mes shumicës dhe
opozitës jashtëparlamentare. Opozita
jashtëparlamentare duhet ta rishikojë të plotë
qëndrimin e saj ndaj opozitës legjitime, ndaj
opozitës parlamentare të 30 burrave dhe grave që
nuk u renditën në listat rezervë si pasojë e ndonjë
gare të humbur, por si pasojë e një sistemi të
mbrapsht, që bashkërisht duhet ta rrëzojmë.
Shumica duhet të shikojë me mirëbesim se
në kërkesën e opozitës jashtëparlamentare për
hapje të plotë të listave ka shumë prej asaj që
publiku shqiptar pret dhe kërkon. Të gjithë kemi
çfarë të themi, çfarë të bëjmë, nuk kemi pse të
humbasim kohë e as të kursehemi për ta ngritur
të gjithë këtë proces mbi të vetmen fjalë kyçe që
jep garanci, “mirëbesimin”.
Në këtë kuptim, unë nuk i kam prenotuar
pushimet verore dhe do të ruaj një alert për
ritakim brenda kësaj salle. Çfarëdo që të votojmë
sot, unë dua vërtet të rimblidhemi në këtë
Kuvend sërish gjatë verës për ta konkretizuar në
gjerësi dhe thellësi këtë rrugë të mbarë që sapo
kemi nisur dhe ta shtrojmë me frytet e para
konkrete, por të reflektuar me votë mbështetëse
dakordësinë mes të mëdhenjve që ju shërbejnë
shqiptarëve dhe vetëm shqiptarëve.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit!
Fjalën e ka deputeti Edmond Stojku deri në
pesë minuta.
Para se ta marrë fjalën zoti Stojku, dua të
njoftoj të gjithë deputetët që të mos largohen,
sepse në fund të debatit, duke pasur parasysh që
këtu u anatemua dhe u denoncua rasti i një
deputeteje, në emër të transparencës dhe
rëndësisë së problemit për të cilin po diskutojmë,
siç janë ndryshimet kushtetuese, Sekretariati i
Votimit do të bëj lexim nominal për çdo fletë
votimi këtu në sallë, duke lexuar emrin dhe
mënyrën si ka votuar.
Edmond Stojku – I nderuar zoti Kryetar,
Të nderuar deputetë,
Kolegë,
Të nderuar qytetarë shqiptarë,
Sot është një ditë e madhe, e cila ka nisur
në maj të vitit të kaluar me firmëtarët e një
kërkese të pazakontë për këtë parlament, të
pazakontë për mentalitetin e kësaj politike 30-
vjeçare, një firmosje nga 39 deputetë të opozitës
parlamentare për hapjen e listave, ndryshimin e
sistemit, votën e lirë, votën e barabartë, votën e
drejtpërdrejtë.
Nuk bëj asgjë tjetër veçse përsëris, dhe bëj
shumë mirë që e përsëris, thënien e ambasadores
amerikane, Yuri Kim, e cila deklaroi para 24
orëve: “Parlamenti është legjitim, ndërsa opozita
jashtëparlamentare është realitet politik”.
Pikërisht ky mentalitet, ky realitet, ka qenë
gjithmonë udhëheqësi bazë i komunikimit tonë
ndërparlamentar dhe i komunikimit tonë me
opozitën jashtëparlamentare, e cila vërtet nuk ka
shprehur dhe nuk ka dashur kurrë të ketë një
marrëdhënie të barabartë bashkëpunimi me
asnjërën nga palët, nga grupet dhe deputetët e
pavarur këtu në Kuvend. Pikërisht këtu bëhet
dallimi. Politika është arti i të pamundurës. Në
politikë arrihen kompromise në interes të
publikut, të cilat në jetën e përditshme do të ishin
të pamundura. Pra, ne sot kemi ardhur në një ditë
në të cilën, edhe pse flamurin e listave të hapura
po e valëvit me të madhe opozita
jashtëparlamentare, edhe pse idenë e listave të
hapura e kishin socialistët dhe ne deklaruam që
në fillim se ishim dakord, faktet janë kokëforta.
Publiku e di shumë mirë se ne në maj të vitit të
kaluar hodhëm 39 firma, pra ndërkohë që sapo
kishim ardhur në parlament dhe nuk njiheshim
aspak me njëri-tjetrin, dinim mendimin e
publikut shqiptar. Sipas “Eurobarometrit 2020”,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
16
91% e shqiptarëve kërkojnë lista të hapura, të
cilat garantojnë një individ përfaqësues të tyre,
që e njeh komunitetin dhe që e njeh komuniteti.
Ky individ, që do të kishte marrë votën e këtij
komuniteti në një zonë zgjedhore, do të ishte
deputeti ose i zgjedhuri i tyre për katër vjet për të
mbrojtur pikërisht interesat e këtij komuniteti.
Ne e arritëm këtë, por kjo nuk është fitorja
përfundimtare. Ky është vetëm fillimi i një pune
të madhe dhe nuk më pëlqen fare ta them “i një
lufte të madhe”, sepse është vetëm punë e
madhe. Ne i kemi hapur listat, të cilat kanë ende
një problematikë të vogël teknike në hapjen ose
moshapjen e tyre në përqindje, por e drejta për
t’u hapur deri 100%, cilado forcë politike ta
dëshirojë, është një e drejtë që do të prevalojë
mbi mbylljen e këtyre listave.
Prandaj, unë dua të deklaroj se ne sot do të
fillojmë punën e madhe, ku një nga proceset më
të rëndësishme për votën e lirë e të ndershme të
shqiptarëve është depolitizimi i komisioneve
zgjedhore. Një tjetër proces është votimi i
diasporës, e cila përbën gjysmën e votuesve të
këtij vendi, e votuesve potentë, të cilët mbajnë në
këmbë ekonominë dhe jetesën e shqiptarëve.
Këtu gjej rastin, për herë të parë publikisht,
të falënderoj kryetarët e të tria grupeve
parlamentare opozitare për bashkëpunimin, për
konsensusin, për gjithëpërfshirjen, për
diskutimin në bazë, në thelb dhe në koncept për
të arritur sot në këtë ditë që të jemi të gjithë
bashkë. Gjej rastin këtu t’i përmend edhe me
emra: zotin Lita, zotin Murrizi, zotin Musaj,
zotin Rrushi, zotin Bojaxhiu, zotin Jakimi, zotin
Zeneli, patjetër, zonjën e nderuar Hajdari, zotin
Çaçani, zotin Valteri...
(Bie gongu)
Të gjithë ne që iu bashkëngjitim kësaj
nisme, e nisëm, nuk duam flamurin, por duam
vetëm që kjo ngjarje të ndodhë. Le ta tundin
flamurin të tjerët, le ta konsiderojnë nismën e
marrë të tjerët, por e rëndësishme është që
publiku shqiptar është aq i zgjuar sa di t’i mbajë
mend nismëtarët dhe firmëtarët; firmëtarët e tretë
pas firmëtarëve të Pavarësisë dhe Kongresit të
Lushnjës, të cilët nuk janë 28, siç thuhet, por
janë 30 firmëtarë, së bashku me zotin Ralf Gjoni,
të cilit i uroj shërim të shpejtë, dhe me zotin
Kostaq Papa, që kanë firmosur pasi lista ishte
depozituar me deklaratë.
(Duartrokitje)
Gramoz Ruçi – Fjala për zotin Murrizi. Të
përgatitet zoti Balla.
Myslim Murrizi – Faleminderit, zoti
Kryetar!
Të nderuar kolegë,
Sot, 15 muaj pasi unë qëndrova në këtë
parlament, ditë pas dite m’u bashkuan kolegë të
tjerë nga listat e Partisë Demokratike dhe të
Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në atë kohë nuk
besohej kurrë që një grusht i vogël deputetësh, jo
pjesë e establishmentit politik 30-vjeçar, jo e
elitave vendimmarrëse të pista politike të këtij
vendi, por individë të thjeshtë, njerëz të
përçmuar, ndoshta nga renditja dhe nga kryetarët
e partive, do të arrinin t’u rikthenin pas 12
vjetësh votën e lirë qytetarëve shqiptarë për të
zgjedhur me votën e tyre individët që do të vijnë
në këtë sallë si përfaqësues të tyre; një ëndërr e
nisur në dhjetor të ’90-ës, e ndërprerë më 21 prill
të 2008-ës. Nga kush? Nga dy kapot e dy
subjekteve politike. A u pyet në atë kohë
shoqëria civile? Jo! A u pyetën shqiptarët me
referendum? Jo! A u pyetën, me të drejtë,
subjekte të tjera politike, përveç dy partive të
mëdha? Jo!
Shpejt keni harruar, ju, të ardhurit nga LSI-
ja, që i pari juaj, që sot është President, ka
ndenjur në këtë sallë 7 ditë në grevë urie së
bashku me grupin e tij parlamentar, së bashku
me deputetë të Partisë Demokristiane të asaj
kohe! Çfarë po bëjmë sot? Po u japim mundësinë
shqiptarëve që në vitin 2021 të mos shkojnë me
detyrim-përcaktim dhe të zgjedhin apo të votojnë
dy gjellë të prishura, një supë me krimba dhe një
supë të ndenjur, por t’u mundësojmë që me
votën e tyre të na shohin në kokërr të syrit dhe
secilit të na japin asprën.
Kush e meriton, të vijë në këtë sallë nga
vota e qytetarëve shqiptarë, bujrëm! Nëse gjatë
15 muajve, unë, si Myslim Murrizi, pa të drejtë
mund të kem stigmatizuar ose anatemuar cilindo
nga ky krah, nuk flas për deputetë të PS-së, do t’i
kërkoj falje publike me gramë! Dilni në pazar
për vota në 2021-shin, dilni te qytetarët! Çdo
votë do të quhet “gram”. Nëse e kaloni kilen, do
t’ju kërkoj ndjesë publike dhe nuk do të më
shihni më publikisht në asnjë cep të politikës
shqiptare! Nuk ka nevojë të fshiheni dhe nuk ka
nevojë që kjo sallë të ketë dy palë njerëz që
aspirojnë për të qenë përfaqësues të qytetarëve
shqiptarë! Unë aspiroj për të qenë përfaqësues i
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
17
qytetarëve shqiptarë, si pjesa dërrmuese e
kolegëve të opozitës, por edhe e një pjese jo të
vogël të maxhorancës. Kush kandidon për
përgjegjës grumbullimi, për drejtor ujësjellësi,
për zëvendësministër, për drejtor INUK-u, për
shef arsimi apo shef tatimesh, zotëri, nuk është
konkurrim me votë te qytetarët shqiptarë!
Ngjituni si rrikna pas atyre që e kanë në dorë
këtë emërim dhe vazhdoni në mënyrën
tradicionale historike të 30 vjetëve
postkomunizëm!
Hapja e listave (në parimin e së drejtës çdo
gjë që nuk është e ndaluar, është e lejuar, kurse
ne kemi vënë kufij për poshtë) me jo më pak se
dy të tretat do të vërë në dukje në 2021-shin
këllqet, dinjitetin dhe moralin e çdo subjekti
politik. Unë për vete do të kandidoj me emër dhe
ata, që do të jenë në listën ku do të kandidoj unë,
do të jenë të gjithë listë e hapur. Ftoj çdo subjekt
politik të mos fshehë hajdutë nën 25%, 15%,
12% apo 30%.
Mirë, more, ky qenka një qamet i madh, se
shoh garën e fundit të turpshme të një teatri
politik 30-vjeçar; shoh që këto tri ditët e fundit
PS-ja dhe PD-ja po dalin publikisht dhe po i
bëjnë sfidë njëra-tjetrës se kush do t’i hapë më
shumë! Jo ato që të shkojnë në mendje ty, Korab,
por listat!
Ku paskeni qenë ju, hapësit e mëdhenj, që
qenkeni të hapur gjithandej, ju që vdiskeni për
t’u hapur në total?! Bujrëm, pra, nuk jua
kushtëzon Kushtetuta nëse do të merrni sot 94
vota! Për 30%-in e gjinisë femërore, që
sanksionohet në Kod, a mundet një subjekt
politik t’i kërkojë hesap PS-së apo PD-së pse atë
30%-ësh mund ta bëjë 95%? Kush mund të
kërkojë llogari nëse lista e PS-së dhe e PD-së ka
130 zonja dhe 10 burra brenda?! Askush!
Atëherë, te përqindja e listës së hapur kush ju
ndalon që nga 73 që thotë Kushtetuta, ta bëni
100?! Pallavra të këtij lloji, se mbyllet një e treta,
nuk i hanë më shqiptarët! Hapja e listave nuk
është hall i qytetarëve shqiptarë, por mbyllja e
tyre prej 12 vjetësh ka qenë halli i qytetarëve
shqiptarë. Ja që ia arritëm kësaj dite ne, të
panjohurit; ne, të stigmatizuarit, ne, që nuk na
pyet njeri, t’u themi hapur shqiptarëve që pas 8
muajsh do të na keni në betejë, do të vijmë me
këtë fytyrë, me këtë këmbëngulje, me këtë kurajë
si qytetarë, si njëri nga ju që t’ju kërkojmë votën.
A vlejmë, a meritojmë për të qenë në këtë sallë
përfaqësuesit tuaj, apo do të vazhdoni të votoni
klounë dhe hajdutë të mbyllur në listat e kapove,
që prej 30 vjetësh, jo pak, por miliarda euro në
burgje private dhe rezidenca, rreth Tiranës dhe
rreth bregdetit, kanë gllabëruar nga taksat tuaja?!
Unë ftoj zotin Balla dhe zotin Rama që pas
kësaj të ulemi me përgjegjësi për depolitizimin e
administratës zgjedhore. Raporti i fletë-arresteve
të fundit të SPAK-ut 7-7-7-1 më duket si
informacion luftarak i zborit të para viteve ’90; 7
të arrestuar nga PS-ja, 7 nga PD-ja, 7 nga Lëvizja
Socialiste për Integrim dhe 1 hibrid i Partisë
Republikane, përpos dy të varrezave, që nuk janë
gjetur dot. Ju 3-7-hajdutëshit do t’i ruani votat e
131 subjekteve të tjera politike?!
Damian! Paska ikur! Siç duket, Damiani do
të jetë me Oerdin. Nuk besoj unë, por as
shqiptarët që 7 hajdutët tuaj...
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Ah, të përgëzoj, Damian, paske kaluar nga
opozita, kjo është shenjë e mirë!
Shtatë hajdutët tuaj, shtatë hajdutët e
sivëllezërve tuaj dhe shtatë hajdutët e partisë që
bërtet për të futur Shqipërinë në Europë nuk do
të kenë më të drejtë për të numëruar votat e
subjekteve të tjera politike! SPAK-u ka arrestuar
22 sot, pa u hapur dosja 184, pa 394-ën dhe pa u
hetuar të gjitha krimet zgjedhore të pesë palë
zgjedhjeve të fundit, ku vetë OSBE-ODIHR-i i
ka etiketuar hajdutë komisionerët politikë!
Që të shkojmë dhe të jemi të barabartë në
finish, në garë, duhet që gjithsecili nga ne të ketë
besimin se nuk preket vota e qytetarëve
shqiptarë, e adresuar me sigël partie dhe me
individë, që, pas 2021-shit në këtë sallë, të vijnë
ata që votohen nga qytetarët shqiptarë. E di që
nuk është e lehtë. Eh, sa u dhimbset baballarëve
të 21 prillit të 2008-ës! Eh, sa vrer nxjerrin nga
shpirti, edhe i pari juaj, se u është prishur hallva!
Nuk e kanë menduar kurrë. Keni nënqeshur
këtu 15 muaj! Ju këtu, papagajtë tuaj në çdo
studio, ata që i joshni prej 25 vjetësh me lekë të
parave publike nuk na kanë lënë gjë pa thënë:
eunukë, bilbilukë, vemje, kërmij, ata që dinë të
ngjiten vetëm duke u lëpirë, jo si shqiponja! Ne
që s’bënim, ne që na nënqeshët, ne, që nuk latë
gjë pa na thënë në çdo studio, erdhëm në seancën
e 30 korrikut të 2020-ës, mund të na shajnë edhe
6 muaj më mbrapa, por do të mbahet mend që u
hoqëm nga fyti shqiptarëve lakun e kapove të
partive. Po, po, ua hoqëm. Ua hoqëm dhe
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
18
shqiptarët do të kenë të drejtën e tyre të
ndëshkojnë me votë në kutitë e votimit të vitit
2021, çdo kloun, çdo hajdut tenderash, çdo njeri
që ka abuzuar me pushtetin, çdo të ashtuquajtur
deputet, që pasi ka marrë mandatin, u ka kthyer
kurrizin, çdo arrogant dhe harbut, që bredh si
endacak 4 vjet në një qark, 4 vjet në një qark.
Ftoj edhe opozitën jashtëparlamentare të
bëhet pjesë e bisedimeve të menjëhershme mbas
20 gushtit, kur Kushtetuta të hyjë në fuqi. Të
ulemi të flasim seriozisht për depolitizimin e
administratës, pika kryesore e rekomandimeve të
OSBE/ODHIR-it. Duhet administratë për të
mbikëqyrur zgjedhjet, që një herë të vetme, pas
31 vjetësh, pasi kemi dreqin në shpirt, të
pranojmë me objektivitet rezultatin e çdo kutie
votimi. Lëreni farsën, u them atyre që janë
jashtë, si- vëllezërve. Lëreni farsën duke
propaganduar me të madhe me tam-tam, po
pyesni anëtarësinë. Pse bëni dy herë shpenzime
kot? E pyesim njëherë e mirë në kutinë e votimit
në vitin 2021. 6320 kandidatë kanë dalë deri tani,
kandidatë për kandidatë te partia tjetër, po hapët
garën ju, 16 620 te ju, kandidatë për kandidatë.
Ç`është kjo tallje me ata njerëz nga subjekti
politik? Tallje me ata që e kanë mbajtur në
pushtet prej vitesh, edhe ju, edhe pjesën tjetër.
Dhe një minutë, ju lutem!
(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)
Vasilika Hysi – Dy minuta, ju lutem
teknika!
Myslim Murrizi - Kush janë të zemëruarit
e kësaj seance të sotme? Ata që shpresojnë që
duke lëpirë menderen e çdo kryetari do të jenë të
privilegjuar dhe do të vijnë në këtë sallë si
vemje, si kërmij. Çfarë gallate! Çfarë
palaçollëku!
25 vjet që futen nën sqetullën e kryetarëve,
me kundërgaz në hundë dhe nuk mbyten nga era
e pistë e sqetullës së atyre që i mbajnë. 25 vjet që
vijnë dhe bubërrojnë, jo për të qenë përfaqësues
të shqiptarëve. Unë kam guxuar, zoti Alimadhi,
kam guxuar në ’90-ën, sepse nuk jam spiun i
Sigurimit të Shtetit. Kam guxuar në vitin 2000,
përballë Metës. Nuk kam qenë në administratë
në vitet 2005-2013, zoti Alimadhi. Kam qenë
kandidat i pavarur dhe kam marrë 3200 vota më
shumë se partia jote në të gjithë Shqipërinë.
(Ndërhyn deputeti Adriatik Alimadhi, pa
mikrofon.)
Po, po, kam kandiduar në vitin 2009, kur ti
fshiheshe mbas siglës së zëvendësministrit. Po,
more, po. Kam kandiduar në vitin 2013, por ka
hyrë Mesila deputete. Do të kandidoj përsëri, zoti
Alimadhi, por jo për zëvendësministër, do të
kandidoj për deputet, jo për hajdut administrate.
Vasilika Hysi – Zoti Alimadhi, ju tërheq
vëmendjen!
(Ndërhyn deputeti Adriatik Alimadhi, pa
mikrofon.)
Myslim Murrizi – Të ftoj publikisht, zoti
Alimadhi, dhe ata që të kanë sjellë këtu, para se
të flasësh me mua, minimalja duhet të shkosh te
Genta Sula të sjellësh një copë letër se çfarë
përfaqëson.
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi pa mikrofon.)
Spiunët e Sigurimit nuk më impresionojnë
fare dhe beteja ime prej dhjetorit të ’90-ës ka
qenë përbuzje dhe përçmim për ta. Unë nuk jam
anëtar i PPSH-së dhe këtu kam ardhur jo nga
PPSH-ja. Në dhjetor të ’90-ës...
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi pa mikrofon.)
U flas atyre dhe vartësve të tyre. Po, po,
nga dhjetori i ‘90-ës kam pasur të njëjtin stil, të
njëjtën betejë. Kjo sallë, zoti Alimadhi, në vitin
2021 nuk do të ketë më vemje, nuk do të ketë më
njerëz që kandidojnë për administratë. Mbaje
mend mirë dhe bëj foto sa të mundësh!
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi, pa mikrofon.)
Unë nuk kakaris, zoti Alimadhi dhe nuk
bëj...
Vasilika Hysi – Zoti Alimadhi, ju tërheq
vëmendjen për etikën!
(Vazhdon të flasë deputeti Myslim Murrizi
pa mikrofon.)
E di që nuk është normale, prandaj po i
tërheq vëmendjen.
Zoti Alimadhi, morët fjalën sipas
Rregullores, morët fjalën për procedurë. Lajmin
e bëtë. Nuk ka më vlerë debati që bëni.
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi, pa mikrofon.)
Ju lutem, respektoni gjuhën e komunikimit
me kolegët!
Ju lutem, vini maskën!
Nuk mund të thoni “kakaris deputeti”,
zotëri.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
19
Teknika, ju lutem edhe një minutë për zotin
Murrizi.
Myslim Murrizi – Ma përmende emrin
dhe nuk të bëra replikë.
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi, pa mikrofon.)
Jam kryetar i grupit im, jo i tëndit. Dakord?
Zotëri i nderuar, jam shumë krenar që
firmën tënde...
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi, pa mikrofon.)
Zotëri deputet, zoti Alimadhi, jam shumë
krenar që firmën tënde e kam çuar në tenxheren e
fasules. Zoti Alimadhi, firma juaj është zier me
fasulet dhe nuk është përdorur gjëkundi dhe jam
krenar që nuk ta kam përdorur. Është firmë që
mban erë.
Kështu që, zoti Balla, të bëjmë
depolitizimin e administratës, ta çlirojmë
makthin e shqiptarëve te zgjedhjet. Unë jam
këtu...
Vasilika Hysi – Teknika, ju lutem ta
mbarojë fjalën zoti Murrizi.
Të nderuar kolegë, respektoni kryetarin e
grupit.
Myslim Murrizi – Po e mbyll. Jam këtu
për të falënderuar të 30 deputetët firmëtarë të
opozitës, që morën nismën për të përmbysur
kapadaillëkun, arrogancën dhe bajraktarllëkun e
kapove të politikës prej 12 vjetësh. Jam këtu për
të falënderuar çdo votues, që prish murin e
kalbur të 21 prillit të viti 2008. E di që u djeg
atyre që janë të sponsorizuar, që janë me çengela
në hundë nga e kaluara e largët apo e djeshme,
për mua nuk ka fare problem, mjafton që kërkesa
jonë është në sinkron me kërkesë e shumicës
dërmuese të qytetarëve shqiptarë, është në
sinkron me atë që shqiptarët duan, që të mos
fshihet pas siglës së partisë dhe pas gishtit asnjë
burrë, grua, zonjë ose zotëri, që do të vijojë në
këtë sallë pas viti 2021.
Ftoj edhe ata që ende nuk e kanë hedhur
votën, të votojnë për të prishur kapjen prej fyti
dhe vrasjen e garës prej 12 vjetësh, brenda kësaj
salle, jashtë kësaj salle dhe t’i japim fund
arrogancës së politikës së listave të mbyllura.
Faleminderit!
(Duartrokitje në sallë)
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Murrizi!
Zoti Gjuzi, më falni, çfarë dëshironi?
Përsëri për procedurë?
(Flet deputeti Kujtim Gjuzi, pa mikrofon.)
Ju lutem, mos keqpërdorni Rregulloren e
Kuvendit!
Fjalën e ka kryetari i Grupit të Partisë
Socialiste, zoti Balla.
Ju lutem shumë, zoti Gjuzi, mësoni
Rregulloren! Ju lutem, mësoni Rregulloren dhe
mos abuzoni!
Faleminderit!
Taulant Balla – Të nderuar kolegë, njëri
prej kolegëve tanë të nderuar, zoti Enver Roshi,
sot është në një gjendje të vështirë shëndetësore
në përballje...
(Ndërhyn deputeti Adriatik Alimadhi, pa
mikrofon.)
Më fal, unë nuk kam parë në jetën time
njeri si ti.
Vasilika Hysi – Zoti Alimadhi, mos
shpenzoni kohën!
Taulant Balla – Më fal! Të lutem!
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi, pa mikrofon.)
Të mbaroj unë, pastaj vazhdo fol sa të
duash. Unë njeri si ti nuk kam parë. Po flas për
një koleg, që po kalon në të njëjtën situatë, që ke
kaluar ti.
(Ndërhyn deputeti Myslim Murrizi, pa
mikrofon.)
Ju lutem, zoti Murrizi, mos i ktheni
përgjigje!
Zotëria nuk ka faj, ka të drejtën e vet, por
nuk mund të shkelë mbi të drejtën time për të
folur.
Të lutem, mos më ndërprit!
(Vazhdon të ndërhyjë deputeti Adriatik
Alimadhi, pa mikrofon.)
Unë e kuptoj detyrën që ke marrë, por të
lutem të mbaroj. Harroje që një ballist mund të
më pengojë të drejtën time për të shprehur idetë e
mia.
(Duartrokitje në sallë.)
Po rikthehem.
E nderuar zonja Ministre, në emër të shumë
kolegëve deputetë, të cilët më kanë shprehur
shqetësimin, por edhe solidaritetin e tyre për të
gjithë të sëmurët që janë në gjendje të vështirë,
ju falënderoj për punën tuaj! Unë përmenda zotin
Enver Roshi, që dora e Zotit dhe rastësia bënë që
është edhe kryetari i Komisionit të Shëndetësisë
në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është në një
gjendje të vështirë në përballje me sëmundjen
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
20
dhe i uroj shërim të plotë, sikurse ju uroj shërim
të plotë të gjithë atyre që janë në përballje me
këtë virus të padukshëm. Përfitoj nga rasti që t’i
bëj thirrje çdo qytetari shqiptar, çdo deputeti, që
të respektojë rregullat dhe masat. Është
keqardhje që një deputet, i cili ka kaluar përmes
kësaj situate të vështirë, është i pari që shkel
rregullat. Përdorimi i maskës gjatë gjithë
qëndrimit brenda kësaj salle, por jo duke folur,
se është e pamundur, është i domosdoshëm dhe
ne duhet të japim shembullin e parë.
Meqenëse kjo është seanca e fundit, edhe
pse një pjesë fillojnë pushimet, duhet që masat të
respektohen kudo dhe Kuvendi i Shqipërisë
duhet të jetë shembulli i parë i respektimit të
këtyre masave.
E dyta, mua më vjen mirë, e thashë edhe në
seancën e kaluar, që Partia Demokratike dhe
Lëvizja Socialiste për Integrim janë rithyer në
Kuvend dhe me fillimin e sesionit të ri
parlamentar, do t’u lutesha të gjithë deputetëve të
Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për
Integrim, që jeni bashkuar mbrëmë gjatë natës në
përpjekje për të penguar Kuvendin e Shqipërisë
në një vendimmarrje historike për të hapur listat,
të formësoni grupet tuaja parlamentare dhe
shumë mirë mund të merrni këshilltarë të grupit
parlamentar zotin Bardhi, apo zotin Vasili, apo
gjithkënd tjetër që keni takuar dhe që keni
dakordësuar qëndrimin e sotëm të bërë publik
përmes disa prej kolegëve tuaj. Ky është një hap
pozitiv drejt një gjithëpërfshirje në Parlamentin e
Shqipërisë edhe të partive që përmenda më lart.
E treta, në sesionin e ardhshëm
parlamentar...
(Ndërhyn deputeti Ulsi Manja, pa
mikrofon.)
Faleminderit, zoti Manja për korrektesën,
por atë thashë edhe unë.
Tjetra që dua të theksoj, përpara se të kaloj
në fjalën time, ka të bëjë me një hetim që po
kryen Prokuroria Speciale Antikorrupsion, mbi
një dosje shumë të rëndësishme, e cila është
përmendur nga gojëtarët e opozitës, që sa herë u
ka interesuar hetimi mbi dosjen 339 apo mbi
dosjen 184, kanë nxjerrë në publik xhevahire të
rëndësishme, të domosdoshmërisë për të
mbështetur atë që kërkon me të drejtë Myslim
Murrizi, Korab Lita e të gjithë kolegët, nuk po
hyj në emra, për depolitizimin e komisioneve
zgjedhore.
Të gjithë ne e kemi parë sesi për shkak të
komisionerëve Lëvizja Socialiste për Integrim ka
trefishuar rezultatin në atë qendër votimi, Partia
Demokratike e ka dyfishuar rezultatin në atë
qendër votimi. Për këtë ka një shprehje
kuptimplotë, që sa kohë që partive politike u
jepet e drejta të numërojnë vullnetin e popullit,
kjo është e papranueshme, edhe pse unë e
rishpreh në emër të grupit parlamentar, ne e kemi
votuar me bindje marrëveshjen e 5 qershorit, një
marrëveshje që nuk ishte reformë zgjedhore, nuk
kishte asnjë hap pozitiv në drejtim të adresimit të
plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, por
me bindjen se duhet t'u krijojmë edhe atyre që
janë jashtë parlamentit të gjitha mundësitë për t'u
përfshirë në procesin e ardhshëm zgjedhor, dhe
përfshirja në procesin e ardhshëm zgjedhor është
duke i hequr të gjitha alibitë.
Edhe alibia që do të ngrihet që nga sot, se
gjoja votimi i sotëm paskërka prishur
marrëveshjen e 5 qershorit, nuk ekziston. Bllofi
se gjoja ata janë pro listave të hapura, por që
Kuvendi i Shqipërisë të mos votojë sot
procedurën e nisur sipas frymës së Kushtetutës,
pa dyshim që nuk u vlejti aspak.
Përfitoj nga rasti të rishpreh edhe një herë
konsideratën më të lartë për angazhimin e
ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
në Tiranë, të delegacionit të Bashkimit Europian
dhe të gjithë miqve të tjerë të Shqipërisë në një
proces që solli bashkë opozitën parlamentare, atë
jashtëparlamentare dhe maxhorancën
parlamentare, për të konkluduar në një
dokument, i cili u votua fjalë për fjalë, presje për
presje, por që, pa dyshim, nuk zgjidhi problemin
akut të zgjedhjeve në Shqipëri. Pa një
depolitizim të komisioneve, pa dyshim që ne nuk
jemi dhe nuk do të shkojmë dot në një standard
më të mirë të zgjedhjeve. Në këtë kontekst, çdo
hetim i organeve ligjzbatuese dhe hetimi i "339"-
s po tregojnë qartë se, në fakt, ata që qahen për
zgjedhjet, janë ata që kanë shpikur të gjitha
formulat, madje edhe sjellja e deputetes Dhimitri
sot në sallën e Kuvendit është shprehja me
kuptimplotë se si funksionon Partia
Demokratike. Merrni, për shembull, votimet
brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha nuk
votohet dot në Partinë Demokratike nëse ka
votim të ndershëm. Kush e mban mend në vitin
2013 përballjen me Sokol Olldashin, e di fare
mirë që ishte një përballje ku nuk kishte votim të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
21
ndershëm.
Edhe mediet çdo ditë raportojnë dhe
unë e kam mbështetur atë që po bën një pjesë e
medieve, të cilat po hapin "petët e byrekut" të
pasurisë së Shkëlzen Berishës. Është e njëjta
sjellje: kundër listave të hapura, kundër hapjes së
"petëve të byrekut" të Shkëlzenit, një magjistar,
që brenda një kohë të shkurtër arrin të pasurohet
me një profesion disi të çuditshëm: sekser,
ndërmjetës.
Prandaj, do t'ju lutesha që, në kushtet e
krijimit dhe të forcimit të drejtësisë së re, çdo gjë
duhet marrë "me qetësi dhe dashuri", siç thoshte
dikush, që ua di vlerën qetësisë dhe dashurisë, se
çdo lloj hetimi i bën nder drejtësisë, dhe "339"-a,
"184"-ra dhe gjithçka tjetër duhen hetuar;
pasuritë e Shkëlzen Berishës pa dyshim që duhen
hetuar, sepse qytetarët shqiptarë, sa herë që
flasim për këtë çështje, thonë: "Po hë? Po kur?".
Pa dyshim, sepse ka kërkuar një kohë të gjatë.
Meqenëse kam edhe pak minuta kohë nga
mundësia që m'u hoq në minutat e para nga
zhurma e një kolegu, dua t'i them shumë qartë
Partisë Demokratike: amendamentet që
miratohen sot në Kuvendin e Shqipërisë janë
çelësat që mundësojnë gjithçka, që edhe ju
pretendoni se doni; amendamentet e sotme e
lejojnë edhe 100% listën e hapur, pa dyshim,
sepse kush merr vesh pak nga matematika, kur
thua "jo më pak se 2/3-t", pa dyshim që janë
edhe 3/3-t brenda, për të qenë korrektë me
shifrën, pra 100%. Kjo do të thotë që kjo nuk
është 7 herë 7 bëjnë 42, saç bëjnë për Lulin.
Në këtë kuptim, unë dua t'i bëj një thirrje
të fundit Partisë Demokratike, që u mundua sot
dhe mbrëmë të krijonte grupin parlamentar
(shumë mirë që e krijoi grupin parlamentar këtu):
pranimi i listave të hapura, sipas formulës së
propozuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë dhe e
miratuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë, është
zgjedhja e duhur për t'u dhënë shqiptarëve dy
mundësi, sepse deri më sot shqiptarët kanë pasur
vetëm një mundësi: të zgjedhin partinë, por nga
sot kanë mundësinë të zgjedhin edhe individin.
Një parti, e cila këtu e 30 vjet më parë e ka
pasur sloganin "Liri, demokraci", sot është
kundër këtij slogani për t'u dhënë shqiptarëve dy
vota, një për partinë dhe një për kandidatin.
Sa për çështjen e koalicioneve, rrini të qetë,
sepse koalicionet ekzistojnë, po jua them
sinqerisht, si sekretar i Përgjithshëm i Partisë
Socialiste, ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë
bashkë! Që këta të dy të jenë bashkë, është gjëja
më e mirë për shqiptarët, që më në fund t'u japin
hakën dhe, pa dyshim, jo në opozitë në vitin
2021, por me sa kam parë dhe me sa po shoh, me
mundësitë e reja dhe me ofertat e reja që vijnë
nga opozita parlamentare për qytetarët, të jeni të
sigurt që ne do të jemi përsëri në qeverisjen e
vendit dhe, siç jeni ju sot, do të jetë edhe ai grupi
tjetër, që u krijua mbrëmë.
Faleminderit!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
(Drejtimin e seancës e merr zoti Ruçi.)
Gramoz Ruçi - Çfarë keni, zoti Alimadhi?
Ti, zotit Murrizi, vetëm i ndërhyre dhe ai të
thoshte: "Të lutem!".
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)
Të përmendi emrin? Bëje njëherë replikën,
ta dëgjojmë.
Adriatik Alimadhi - Së pari, po e filloj me
ju, zoti Balla. Ne kemi kontaktuar disa herë së
bashku, kemi shprehur mendime të ndryshme
dhe unë ruaj një konsideratë për ju, sinqerisht e
kam këtë, sepse nuk jam nga ata tipa servilë,
edhe kur takohem me ju, edhe kur ulem me ju,
apo edhe kur flas me ju, por mënyra se si ju u
shprehët, kur thatë: "Je tip i çuditshëm", sigurisht
që del në atë fundin e mendësisë komuniste,
duke diskriminuar një njeri. Nuk do të doja që
nga goja juaj të dilte kjo ide ose ky mendim.
Sinqerisht, e ndiej veten të fyer, të paktën në
marrëdhëniet që kemi pasur bashkë.
Zoti Murrizi, as me ju dhe as me Grupin
Parlamentar Demokrat, sinqerisht, as me ndonjë
nga deputetët e opozitës, që kanë marrë
mandatin, jemi përbaltur shumë, koncepti im
është i qartë, zotëri, unë të kam dhënë firmën
(rrallë e jap firmën ose nuk e jap fare) më 25 maj
të vitit 2019, ta kam dhënë për një sistem të
pastër kombëtar, pa prag, pa rajone, siç keni
vendosur ju. Nga momenti kur ju e keni
vendosur me rajone, unë jam kundër kësaj ideje.
Të lutem! Nga momenti kur unë shpreh një
dëshirë timen, askush nga ju nuk ka të drejtë...
Kuptojeni si të doni dhe flisni si të doni, nuk
kam frikë nga askush prej jush!
Ke folur këtu shpeshherë se kam qenë
zëvendësministër e ku ta di unë (ma the edhe sot,
e ke thënë edhe një herë tjetër), jam i lumtur që
kam qenë zëvendësministër dhe kam dhënë
kontributin tim. Kjo është e para.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
22
E dyta, në rast se doni të dini për dosjet e
ish-Sigurimit të Shtetit, bujrum, të shkojmë së
bashku dhe t'i verifikojmë, por më lejoni të them
që, për shkak të asaj që ju thoni ndaj meje,
hajdeni të shkojmë për të parë tuajën dhe të
shohim pak se kush është ai që është tërhequr
zvarrë nga diktatura komuniste, pastaj të flisni
për mua! Ju duhet të kuptoni një gjë, zoti
Murrizi, se për të tjerët mund të flisni shumë
mirë...
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Të lutem!
Gramoz Ruçi - Boll, se ju mbaroi koha!
Uluni!
Adriatik Alimadhi - Zoti Murrizi, ju mund
të flisni për këdo, por keni të drejtë të flisni nga
momenti kur keni dokumentin...
(Deputeti Alimadhi flet pa mikrofon, pasi i
ka mbaruar koha në dispozicion.)
Gramoz Ruçi - Zoti Alimadhi, uluni, se ju
mbaroi koha!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
(Deputeti Alimadhi flet pa mikrofon, pasi i
ka mbaruar koha në dispozicion.)
Zoti Murrizi, mos i ndërhy!
Zoti Alimadhi, të ka mbaruar koha në
dispozicion. Ulu!
Zoti Gjuzi, çfarë kishit?
(Deputeti Alimadhi flet pa mikrofon, pasi i
ka mbaruar koha në dispozicion.)
Zoti Alimadhi, uluni, ju lutem!
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
Merr një mikrofon te hyrja e parlamentit
dhe sqaroje, të lutem!
(Deputeti Alimadhi flet pa mikrofon, pasi i
ka mbaruar koha në dispozicion.)
Zoti Alimadhi, edhe një herë po të them...!
Zoti Gjuzi, çfarë kishit?
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)
IT-ja, edhe një herë te zoti Gjuzi!
Kujtim Gjuzi - Faleminderit, zoti Kryetar!
Te deputetët e pavarur deri tani emri im
nuk po lexohet. A kam radhë për të folur apo e
kemi edhe këtë të...?
Gramoz Ruçi - Radha kaloi. Nuk ishe në
sallë, se e braktise sallën me deklaratë. Dakord?
Zonjë, çfarë kishit?
Suzana Topi - Faleminderit, zoti Kryetar!
Unë kam depozituar disa pyetje për
nismëtarët dhe nuk kam marrë përgjigje.
Gramoz Ruçi - Përgjigjet t'i ktheu zoti
Murrizi, në mos gaboj.
Suzana Topi - Zoti Murrizi nuk ka kthyer
asnjë përgjigje për pyetjet që kam bërë unë.
Gramoz Ruçi - Zoti Murrizi, merre edhe
një herë fjalën.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)
Myslim Murrizi - Faleminderit, Kryetar!
Megjithëse nuk jam nismëtar i grupit të 30
deputetëve që e kanë kërkuar këtë, si kryetar i
Grupit Parlamentar Demokrat, nga eksperienca,
meqenëse isha nismëtar më 21 maj të vitit 2019,
kur edhe zonja Topi ka firmosur për ndryshimin
e sistemit dhe ende sot e kësaj dite nuk ka bërë
deklaratë ku të tërhiqet nga dhënia e firmës për
ndryshimin e sistemit, në respekt të zonjës, po
përpiqem shkurtimisht të jap përgjigjet.
"Nisma e deputetëve të opozitës është
propozuar në datën 15 qershor. Amendamenti
kushtetues kërkon zëra alternativë,
gjithëpërfshirës dhe shoqërinë civile. A është
cenuar në këtë rast konsultimi publik, i cili mund
të jepte një kontribut të rëndësishëm në këtë
proces?". Prej dy javësh, e nderuar deputete, nga
1 korriku deri më 15 korrik, janë dëgjuar të
gjitha grupet e interesit, bota akademike dhe
shoqëria civile, që e keni kaq shumë merak, por
disa përfaqësues të shoqërisë civile, për efekt të
zgjatjes së mandatpagesës nga andej ku paguhen,
pas 5 vjetësh nëpër studio e debate publike,
kërkonin lista të hapura dhe pastaj thanë që duhet
të hapen partitë.
Në cilin vend të Europës është ndryshuar
Kushtetuta në mënyrë urgjente, të njëanshme, pa
dakordësinë dhe gjithëpërfshirjen e aktorëve të
rëndësishëm politikë dhe...? Është ndryshuar në
Republikën shqiptare në vitin '98, kur gjysma e
shqiptarëve nuk morën pjesë, zonja Topi (ti
duhet të kesh votuar në atë kohë, unë kam qenë
deputet dhe kam qenë kundër, sepse kështu mori
vendim Partia Demokratike dhe të gjithë
demokratët në çdo cep të Shqipërisë nuk e
votuan); është ndryshuar më 21 prill të vitit
2008, pa pyetur kurrkënd dhe për 20 minuta, mes
Ramës dhe Berishës, pa pyetur shoqërinë civile
dhe çfarëdolloj grupi tjetër që ju mund..., është
ndryshuar në vitet 2014 dhe 2016 për gjithë
natën, nën presionin e atyre ustallarëve që
mbajnë biçakë me vete.
"Si ka mundësi që për një akt të ulët, që
është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, krahasuar me
Kushtetutën, me gjithë aktorët politikë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
23
gjithëpërfshirës prej 6 muajsh konsensusi u arrit
më 5 qershor, ndërsa për një akt kaq të
rëndësishëm, siç është ndryshimi i Kushtetutës,
po bëhet në mënyrë të njëanshme?"
Theksoj se kjo gjë nuk ka ndodhur në këto
30 ditë. Besoj se e more vesh që Kushtetuta në
vitin 1998 hoqi 15 deputetë dhe nuk pyeti
gjysmën e shqiptarëve. Kjo sallë ka pasur 155
deputetë, por me Kushtetutën e vitit 1998 janë
140 deputetë.
Me ndryshimet e vitit 2008 u hoq mocioni i
besimit ndaj Kryeministrit dhe u bë me mocion
mosbesimi nga vetë Kryeministri.
Ato ndryshime bënë të mundur që
Presidenti të zgjidhet me shumicë të thjeshtë
votash. Kërkohen më shumë vota për të zgjedhur
Avokaten e Popullit se sa Presidentin, edhe pse
është e marrëveshjes së 17 majit.
Kështu, meraku për të cilin të kanë thënë të
më pyesësh mua, është merak i atyre që kanë
qenë elitë vendimmarrëse në politikë prej 30
vjetësh në këtë sallë. Unë personalisht, por edhe
grupi që përfaqësoj, kam dashur fort që këto
ndryshime kushtetuese të bëheshin me
referendum, por partia që të ka dhënë pyetjet...
(Bie gongu)
Gramoz Ruçi – Ta mbarojë fjalën zoti
Murrizi!
Myslim Murrizi – ...partitë e mëdha
teorikisht jashtë parlamentit, partia e madhe, po
teorikisht, sepse ndaj subjektet politike shkojnë
para kutive të votimit çdo dy vjet: një herë për
zgjedhjet lokale, një herë për zgjedhjet qendrore,
sepse maten. Po të ishte stabël maxhoranca dhe
stabël opozita pas 31 marsit të vitit 1991 PSSH-
ja do të ishte në pushtet, PD-ja në opozitë, sepse
ata morën 170 deputetë, ndërsa ne morëm 80
deputetë.
“Le të themi -thoni në fund, se për listat e
hapura ka pasur një ndjeshmëri nga partnerët
ndërkombëtarë, nga shoqëria civile dhe opozita
parlamentare, por edhe për çështjet e prishjes së
koalicioneve zgjedhore ka pasur rekomandim
nga OSBE-ODHIR-i”. Një rekomandim të
OSBE-ODIHR-it kam lexuar unë, zonja Topi, i
cili kërkon depolitizim të administratës
zgjedhore.
Nëse kolegët e mi, 30 firmëtarët e
ndryshimeve kushtetuese, dhe grupi i
maxhorancës do të dojë t’u japë një gjë të mirë
shqiptarëve, pas ndryshimeve të sotme
kushtetuese, do të jetë heqja e hajdutëve nga
kutitë e votimit në formacion luftimi: 7, 7, 7, 1,
të arrestuar nga SPAK-u vetëm me një dosje.
Kur të hapet dosja numër 184, të jeni të bindur
që do të jetë një formacion llahtar: 17,17,17 dhe
nuk do të merret vesh se në cilin burg kanë për të
shkuar këta.
Ndërsa për listat e hapura dhe koalicionet,
mbase të kanë keqinformuar, nuk përjashtohen
koalicionet. Propozimi i parë ka qenë që të
sanksionohej në Kushtetutë heqja e koalicioneve.
Amendamenti i ardhur në seancë, i kaluar me
dakordësi të plotë në Këshillin e Legjislacionit
dhe në Komisionin e Ligjeve, nuk sanksionon
heqjen e koalicioneve, por koalicione klasike të
atyre që nuk konkurrojnë për deputetë dhe besoj
se për efekt liste nuk krijohet mundësia praktike.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit!
Fjala për Kryeministrin Rama.
Edi Rama – Së pari, dëshiroj të shpreh
kënaqësinë për formën e jashtëzakonshme fizike
të zotit Alimadhi, gjë që besoj se është një
dëshmi e punës së shkëlqyer të mjekëve dhe
sistemit tonë në vijën e zjarrit, ku, për fat të keq,
deputeti Alimadhi u gjend si pasojë e infektimit.
Përfitoj nga rasti ta them sot, meqë nuk më është
dhënë mundësia, se për të gjithë ata që shkojnë
në duart e mjekëve dhe të infermierëve të
sistemit tonë ka pasur një përkujdesje fantastike
dhe nuk bën përjashtim as zoti Alimadhi. Forma
juaj sot është dëshmi edhe e kësaj.
Sa i përket Ballit Kombëtar, dihet që ka
rënë nga forma shumë kohë më parë dhe, sado në
formë të shkëlqyer të jeni ju, zoti Alimadhi, nuk
arrini dot ta kompensoni një rënie nga forma pa
kthim të Ballit Kombëtar. Duke qenë se unë jam
akuzuar si tradhtar nga të gjithë mbështetësit e
palëkundur të Partisë Socialiste, por edhe të mitë
në vite, për nderimin që i bëra Mithat Frashërit,
për të cilin ruaj respekt, gjë që do ta bëja përsëri
pa asnjë rezervë, më besoni se Mithat Frashëri,
po t’ju dëgjonte sot do të ishte me Myslimin, jo
me ju.
Natyrisht, në betejën mes jush ka edhe një
reminishencë nga lufta e vjetër mes Ballit dhe
Legalitetit, por kjo është çështje juaja, jo imja.
Kështu që, duke përfituar nga mungesa e
naltmadhnisë së tij, Kujtim Gjuzit, në sallë, po e
konsideroj Myslimin si përfaqësuesin më të lartë
të llogores monarkike. Ama në këtë rast Mithat
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
24
Frashri do të ishte me Myslimin qind për qind.
Ki besim te fjala ime, se nuk jam në konflikt
interesi. Mithati është yti, nuk është imi, por e
njoh Mithatin më mire se sa e njeh ti dhe nga
njohja e tij më buron respekti për të. Kështu që të
jesh i sigurt po të them që sot do të ishte me
Myslimin.
Sidoqoftë, duke ndjekur disa qëndrime
këtu, sepse këtu nuk ka vetëm një Ballë
Kombëtar, ka disa. Kjo ishte edhe një nga
karakteristikat e rrënimit të Ballit Kombëtar, që u
bë një ballë me “7 ballë”. Dëgjova këtu një
ballist tjetër duke folur, i cili mbajti një qëndrim
që turpëron Mithat Frashërin, turpëron kulturën e
Mithat e Frashërit, turpëron atdhetarinë e Mithat
Frashërit, turpëron intelektin e Mithat Frashërit
dhe tregon, në fakt, pse kauza e Mithat Frashërit
nuk kishte shans të kishte sukses, sepse ai që foli
këtu është ballisti tipik, që nuk i duhet as dreqit.
Ndërkohë, dëgjova edhe disa zonja që
klithën këtu, në foltoren e këtij parlamenti, të
cilit i marrin edhe rrogën, për diktaturë, për
ilegjitimitetin e parlamentit. Tani, zonja të
nderuara, si lidhen këto dy gjëra: parlamenti
qenka ilegjitim, ndërsa ju jeni legjitime?! Nuk po
shkoj më tutje, sepse respektoj statusin e të qenit
zonja, por, sinqerisht, ndiej keqardhje të madhe
për çedukimin publik që përcillni nga foltorja e
këtij parlamenti, me ato klithma dhe me ato fjalë
të ulëta, të cilat janë karakteristikë për shumë nga
burrat e mbledhur jashtë këtij parlamenti, që
sulmojnë këtë parlament.
Tani po vij tek tema, sepse është shumë më
e rëndësishme se sa klithmat sporadike këtu ose
ngritjet e zërit të ballistëve. Dëgjova dhe një
shprehje tipike të ballistëve: “Nuk kam frikë nga
asnjë prej jush”. Kush nuk ka frikë nuk thotë:
“Nuk kam frikë”, nuk ka nevojë ta thotë.
Ballistët e thoshin gjithmonë këtë: “Nuk kemi
frikë nga ju”.
(Ndërhyrje nga salla.)
Unë nuk ka dyshim që nuk ka asnjë arsye
për të pasur frikë nga Korabi, nga Haliti dhe nga
Myslimi, por është frika që të flet ty kur i thua
nuk kam frikë nga ju, sepse nuk është rreziku që
e krijon frikën, është frika që e krijon rrezikun,
zakonisht. Gjithsesi, kjo për një hyrje të butë në
një temë të rëndë, që është një debat i madh, por,
si rrallëherë ndonjëherë, e bën këtë parlament
qoftë në shumicë, qoftë në pakicë një trupë të
bashkuar, me disa përjashtime, që përforcojnë
rregullin, në anën e duhur të historisë dhe në
krah të popullit shqiptar.
Sot, pavarësisht se shumëçka ne na ndan,
vota e përbashkët është, në fakt, të qenit së
bashku në anën e duhur të historisë, të zhvillimit
demokratik, të përsosjes së pluralizmit dhe në
anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve
shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim
mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por dhe
deputetin apo deputeten që duan. Të dalësh
kundër kësaj do të thotë të jesh në anën e gabuar
të historisë dhe të jesh kundër popullit tënd, të
mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se
nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në
gjendje t’i japësh mundësinë të bëjë zgjedhjen e
vet.
Meqë sot këtu po mbyllim një fazë jo të
lehtë të një reforme, që falë këtij parlamenti u bë
reformë, se deri më 5 qershor ishte formalinë,
dua t’i falënderoj të gjithë deputetët pa
përjashtim, për kontributin e dhënë për ta sjellë
këtë ditë këtu në parlament, dua të falënderoj
edhe miqtë, edhe partnerët që janë përfshirë në
këtë proces!
Më lejoni që nga kjo foltore t’u përcjell një
mesazh të gjithë miqve dhe partnerëve. Uroj ta
lexojnë këtë mesazh ashtu siç është mesazhi nga
foltorja e një parlamenti sovran, e një qeverie
sovrane dhe e një Kryeministri që përfaqëson një
shtet sovran. Po e nis me çfarë thotë Komisioni i
Venecies për sistemet zgjedhore: “Shtetet kanë
marzh të gjerë vlerësimi në përzgjedhjen e
sistemeve zgjedhore; shtetet e gëzojnë këtë
marzh të gjerë vlerësimi pasi këto zgjedhje janë
vendime politike”.
Komisioni i Venecies dhe OSBE/ODIHR-i
nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë. Në
mënyrë të ngjashme nuk ka standarde
ndërkombëtare, që rekomandojnë një metodë
specifike ose shkallë proporcionaliteti në lidhje
me shpërndarjen e mandateve. Ky është
standardi që ka vendosur në unison i gjithë grupi
i organizmave ndërkombëtarë që garantojnë
votën e lirë: OSBE/ODIHR-i, Këshilli i Europës,
Komisioni i Venecies, Gjykata e Strasburgut.
Prandaj miqtë dhe partnerët tanë duhet ta
dëgjojnë mirë, se ky është vendim i parlamentit
të Republikës së Shqipërisë dhe i takon shtetit
shqiptar të vendosë përmes parlamentit të vet se
çfarë bën me sistemin zgjedhor. Nuk është një
zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
25
ambasadoren amerikane, me ambasadorin e
Bashkimit Europian apo me ndokënd tjetër, duke
i respektuar maksimalisht dhe duke i konsideruar
këtu Zot në vendin e tyre. E them këtë, sepse u
bënë 30 vjet dhe nuk mund të bëhen edhe 30 të
tjerë nëse ne vazhdojmë të mos i themi gjërat siç
janë.
Natyrisht, nuk është përgjegjësia e
ambasadores amerikane, e ambasadorit të BE-së,
e Uashingtonit apo e Brukselit, e Berlinit apo e
Parisit, që ne prej 30 vjetësh kërkojmë në
anglisht zgjidhjen e problemeve tona, që janë
probleme shqiptare, që ne prej 30 vjetësh
kërkojmë shahid për të komunikuar me njëri-
tjetrin dhe për të zgjidhur problemet që i
krijojmë vetë, apo që na takon t’i zgjidhim së
bashku. Nuk është përgjegjësia e tyre dhe për
këtë ata meritojnë falënderim dhe respekt, por
kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë: “Do
t’i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do
ta mbajnë fjalën, a s’do ta mbajnë fjalën”,
sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time,
por për të gjithë ne. Kjo fjali është një arsye për
çdo person këtu në këtë vend, qoftë socialist,
qoftë demokrat, qoftë legalist, qoftë ballist
madje, që, kur merr përsipër të përfaqësojë
popullin e vet në këtë sallë, apo në çdo rang
tjetër përfaqësimi, të mos e bëjë qesharak
popullin e vet, të mos e bëjë qesharak vendin e
vet, të mos e bëjë qesharak shtetin e vet, sepse e
kemi krijuar ne këtë trashëgimi të ulët, e cila
është vazhdim i një historie të gjatë
moskuptimesh mes shqiptarëve, që i kanë çuar
shqiptarët në situata fare të pajustifikueshme dhe
që nuk e kanë lënë këtë vend të bekuar të bëhet
ai që Zoti ka krijuar me bujari të madhe, duke i
dhënë të gjitha ato që i duhen që populli të jetojë
me dinjitet. Këtu sot kjo votë është me dinjitet.
Është vendimmarrja jonë tërësisht e përputhur
me standardet ndërkombëtare, tërësisht e
përputhur me ambicien për ta bërë Shqipërinë një
vend më demokratik, një vend me më shumë
përgjegjësi të të zgjedhurve ndaj zgjedhësve, një
vend ku përgjegjësia përkthehet në punë për
Shqipërinë dhe jo në sherr mes shqiptarësh.
Kështu që duke vazhduar më tej me çfarë
thotë Komisioni i Venecies në deklaratën
interpretuese të Kodit të Praktikave të Mira,
dëshiroj të vazhdojnë ta dëgjojnë këtë mesazh
miqtë tanë, partnerët tanë dhe këtu mendoj se
duhet ta dëgjojnë me vëmendje edhe ata kolegët
tanë, që janë në rrugë dhe që nuk i çuam ne në
rrugë, por shkuan vetë.
Ligjvënësi duhet të jetë i ndërgjegjshëm që,
në përzgjedhjen e sistemeve zgjedhore dhe të
mekanizmave të zbatimit të tyre, të garantojë
elementet thelbësore të sistemit zgjedhor, që
sigurojnë lidhjen e drejtë dhe të ndershme të
votës së lirë të qytetarit dhe të kandidatit,
subjektit politik që atë e përfaqëson më mirë e
nëse ka një mekanizëm, që nuk e garanton
lidhjen e drejtë dhe të ndershme të votës së lirë të
qytetarit dhe të kandidatit, pra subjektit politik,
që atë e përfaqëson më mirë, është sistemi unikal
– nga Vankuveri në Vladivostok nuk e ka asnjë
vend, në të gjithë hapësirën e OSBE-së, ku
jetojnë 1 miliard banorë, – i koalicioneve të
ashtuquajtura të përbëra. Është një shpikje
shqiptare, hile tipike, por një hile që rëndon mbi
standardin, një hile, që nuk e garanton atë që
Kodi i Praktikave të Mira zgjedhore në 2005-n i
Komisionit të Venecies nënvizon: lidhjen e
drejtë dhe të ndershme mes votës së lirë të
qytetarit dhe kandidatit ose subjektit. Çfarë
lidhje e drejtë dhe e ndershme është kur ti i thua
votuesit “Ke një tren me 40 parti dhe nuk ke
mundësi t’i shohësh ata që janë futur nëpër
vagonë. Hidhe votën këtu te vagoni që do të kapë
dora!, dhe vota jote nuk u shkon atyre që janë në
atë vagon, por mblidhet te lokomotiva ose te
vagoni i dytë dhe vagoni i dytë sillet si
lokomotivë pastaj, duke tërhequr zvarrë sa
njërin, sa tjetrin, sipas rastit, me gjysmën e
votave për deputetë që kanë lokomotivat e këtyre
trenave pa fund”. Çfarë është kjo?! Këtë s’e ka
askush! Këtë sot do ta fshijmë, edhe pse është
një fshirje e vonuar e një hileje, që i ka
karakterizuar zgjedhjet në Shqipëri për vite të
tëra dhe që e ka deformuar vullnetin e
shqiptarëve.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ballist, Churchilli thotë: “Kush nuk
ndryshon mendim, është budalla”. Unë jam
shumë i qetë sot, që, pavarësisht se nuk kam të
njëjtin mendim të lartë siç e ka Myslimi, Rudina
Hajdari, apo të tjerë se ç’do bëjnë listat e hapura,
ama kjo është ajo që do populli dhe këtë do të
bëjmë. Shumë e thjeshtë dhe sa për komunistin,
ballist...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Lartmadhëri, të lutem! Sa për komunistin,
unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
26
intelektuale me komunizmin. Im atë, po, ka qenë
komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën
e duhur të historisë, kur ju, tani të të thuash ty
“Ju” është fyerje për Mithat Frashërin, sepse ti je
një mbetje e lodhur në një gropë të historisë.
Po ju them edhe një herë tjetër që unë nuk
kam asnjë problem me komunistët dhe ballistët
si persona dhe ju e mësuat këtë nga Enver
Hoxha, sepse ju bëri Enver Hoxha më të zi sesa
veten, në mënyrën se si sulmoni kundërshtarët se
ju mësoi Enver Hoxha ju që “mos u merr me
mesazhin, merru me mesazherin”, “mos u merr
me mendimin, merru me kokën që mendon”.
Fatmirësisht ju nuk keni asnjë gjë në dorë, se po
të kishit në dorë diçka do të ishit më zi se Enver
Hoxha. Këtu ndahemi ne, sepse ndarja mes
demokratëve, në kuptimin e të qenit demokrat,
dhe mendjeve antidemokratike, këtu është.
Demokratët dhe socialistët janë demokratë.
Socialistët, që ta dish, janë antifashistë dhe
antikomunistë, nuk janë siç mendoni ju, por nuk
merren me personat, merren me ideologjitë. Kjo
është ndarja e madhe, kurse ju jeni thjesht kopje
e zezë, ti, ai tjetri, Saliu i pari, e të gjithë ata që
janë jashtë, një kopje e zezë e të shkuarës, që i
turreni “të kuqes” si demi, por në fakt jeni “e
zeza”, kur e ktheni politikën në një instrument
për të sulmuar dhe për të fyer njerëz, në një
rrugë për të sharë dhe për të diskretituar njerëz,
ndërkohë që politika është përballje opinionesh,
idesh, alternativash, është sport i vështirë, nuk
është sport për ty, por ty të solli këtu ai
koalicioni me shumë vagonë dhe ti ishe në një
vagon mallrash. I ke parë ato trenat me shumë
vagonë, që në fund kishin një vagon mallrash, që
kishin lopata të hedhura atje, që i merrnin ata që
ishin në vagonët e tjerë? Ti je thjesht një lopatë,
ti nuk je përfaqësues i një partie, por bishti i një
lopate dhe lopata quhet Balli Kombëtar nr. 2 dhe
pretendon të vish prapë në parlament. Nuk do të
ketë më parlament për ty dhe për bishtat e
lopatave, se në parlament vijnë përfaqësuesit e
popullit, jo bishtat e lopatave. Kështu që me
votimin e sotëm vagonët me lopata do të
shkëputen nga treni i pluralizmit.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Që këtë e vendos ky parlament sot, kjo siç e
sheh dhe ti, ndërkohë që unë po flas, ka vdekur,
sepse votat janë aty që ta dish dhe kjo nuk ka
lidhje me mua fare personalisht, kjo ka lidhje me
domosdoshmërinë që Shqipëria të ketë një
sistem, që të jetë minimalisht brenda kornizës së
gjeografisë së botës nga Vankuveri në
Vladivostok, nga Kanadaja në Rusi, që janë të
gjitha vende anëtare të OSBE/ODIHR-it dhe nuk
kanë një sistem si ky këtu, që të solli ty në
parlament. Pikërisht se ti dhe të tjerë si ti keni
ardhur në këtë parlament, këtë sistem sot do ta
fshijmë, që këtij parlamenti të mos i bien më në
qafë karikatura si puna jote dhe e të tjerëve si ti,
jo si person, por si politikan. Karikatura politike,
që vini këtu dhe na tregoni neve hajdutët e
kriminelët, na tregoni kush është ky e kush është
ai, na tregoni komunistët dhe komunizmin në
vitin 2020. Ju jeni një bashkësi karikaturash,
bashkë me disa nga ata që janë jashtë. Ky
parlament boll ka qenë “Hosteni” i Shqipërisë
për 30 vjet. Këtu nuk ka më revistë “Hosteni”.
Këtu sistemi i ndërtimit të koalicionit do të jetë
si në çdo vend, që ka sistemin propocional
rajonal, ku nuk ka trena fantazmë, të cilët nisen
dhe me bishta lopatash mundohen të mbledhin
vota lart e poshtë. Prandaj përmbysen normat
etike të përfaqësimit, sepse ti nuk mban asnjë
përgjegjësi. Unë me ty personalisht nuk kam
asgjë, sepse ti je një ballist i lodhur. Imagjino, të
jesh ballist në vitin 2020! As Mithat Frashëri nuk
do të ishte ballist në vitin 2020, por je ti, që nuk
e di nëse mund ta marrësh me mik provimin e
gjuhës shqipe të klasës së nëntë! Ti e disa të tjerë
këtu dhe shumë të tjerë që janë jashtë vetëm me
mik mund ta merrni provimin e gjuhës shqipe të
klasës së nëntë. Madje të duhet një mik
komunist, sepse nuk ka mik ballist që të jep notë
kaluese ty.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Nuk kam çfarë të bëj, ma entuziazmojnë
dellin oratorik ballistët!
Dua të them se këto ndryshime kushtetuese
që po bëjmë ne sot, këtë ta dëgjojnë mirë miqtë
dhe partnerët tanë, ta dëgjojnë mirë ata që 5
qershorin e bënë si 28 nëntorin, sepse Shqipëria
ka 28 nëntorin, ka 29 nëntorin, ballist, ndërsa 5
qershori është thjesht një ditë, që vjen 4 ditë pas
Ditës së Fëmijëve, megjithatë, ne e votuam 5
qershorin, e votuam një për një dhe nuk e prekim
5 qershorin, e futim sistemin zgjedhor shqiptar
në kornizën e botës me 1 miliard banorë të
OSBE/ODIHR-it, sepse nuk ishte.
Kur shkova në Këshillin Politik i pyeta në
sallë edhe ekspertët e pavarur, të cilët janë të
pavarur sot, por dje ishin të varur te Partia
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
27
Demokratike, edhe këta të varurit e sotëm: “Na
tregoni një vend që e ka këtë sistem” dhe i vetmi
vend që dëgjova ishte në një libër të La
Sapienza-s. Unë nuk e njoh këtë libër, ndoshta
është edhe në ndonjë kapitull, ku tregon se si nuk
duhet bërë kjo punë, por në botën e
OSBE/ODIHR-it këtë sistem nuk e ka askush.
Që të jemi shumë të qartë: ne nuk po heqim
të drejtën për t’u bashkuar Luli me Monën, ne
nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë
tek ai çift, sepse ai çift neve na duhet bashkë.
Duke pasur ata të dy bashkë, kemi edhe baba
Xhiken bashkë me ta, kemi edhe digjitalin e
Lalzit bashkë, pra kemi gati bandën e të katërve,
të cilën do t’ua tregojmë shqiptarëve, por bashkë
me sistemin normal. Cili është sistemi normal?
Ata thanë që e donin sistemin si Letonia, në
rregull, ramë dakord, pastaj thanë të shikojmë
Holandën, edhe për këtë ramë dakord, pastaj e
kërkuan si Belgjika, përsëri ramë dakord, si
Austria, si Sllovenia, si Kroacia, si Sllovakia, si
ta donin ata. Jo po Syriza. Syriza është
ekzaktësisht kjo që themi ne: një grumbullim
partish nën një sigël dhe nën një listë, në mënyrë
që t’u tregosh njerëzve se për kë do të votojnë
dhe jo t’u shkosh atje, t’u shfaqesh vetëm ti dhe
ndërkohë nga mbrapa ke një tren me lopata, që
zbresin nga vagonët dhe turren nëpër ara.
Mblidhen njerëzit tek ti për të të dëgjuar
programin, ndërkohë andej janë futur ballistët
nëpër pula. Si i bëhet kjo?! Ai vjen tek ti dhe të
thotë: “Unë do të votoj ty për programin” e
pastaj kur kthehet në shtëpi i ka marrë ballisti
pulën! Çfarë sistemi është ky?! Pastaj vjen këtu
ulesh dhe ha kofsha!
(Ndërhyrje nga salla.)
Propozimi për ndryshimin e nenit 64, që të
jemi të qartë, nuk ndryshon. Këtë ia kam thënë
edhe Myslimit, por nuk dëgjon. Në fakt, Myslimi
kupton, por bën sikur nuk kupton. Ne nuk po
ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor, sepse po
të ndryshosh natyrën e sistemit zgjedhor, do të
thotë të kalosh nga proporcional rajonal në
proporcional kombëtar, ose do të thotë të
ndryshosh konfiguracionin.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
O Kujtim, boll tani, sepse edhe ti je një
bisht lopate, që je këtu përkohësisht!
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Edhe ti je një bisht lopate, që ndodhesh
këtu përkohësisht.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Lopatën nuk e ke ti, sepse lopata jote është
kurora e ëndërruar e monarkisë, ti je bishti.
Pra, ose duhet të ndryshojë natyra e
sistemit, ose duhet të ndryshojë madhësia e
zonave dhe ka edhe një të tretë, që është
administrimi i sipërm, të cilin ne, faktikisht, do
ta ndryshojmë, por jo këtu sot, do ta ndryshojmë
me 5 qershorin KQZ-në, pra është bërë atje. Kjo
vlen për ata që thonë se këto ndryshime nuk
bëhen kur ka kaluar një vit para zgjedhjeve të
ardhshme. Po 5 qershori çfarë ishte?! Me çfarë i
bëni llogaritë, apo 7 x 7 = 42?! Apo qershori
është një 7, korriku një 7 tjetër dhe kanë peshë të
ndryshme?! Jo, është e njëjta gjë, sepse sistemin
ne po e prekim te 5 qershori, jo këtu. Ne këtu po
prekim mekanizmat korrektues të sistemit, që
është diçka tjetër e shpjeguar mirë nga
Komisioni i Venecies. Kështu është kur këtu
dalin disa, të cilët ose kanë mbetur te leximet e
legjendave për Ballin Kombëtar, ose marrin e
lexojnë këtu ato që u shkruan opozita
presidenciale.
Në Komisionin e Venecies janë këto që ju
them unë, të cilat nuk i kam ditur më parë, por që
i kam mësuar dhe vij këtu pasi i kam mësuar,
sepse nuk i di të gjitha. Ju kujtoni se mjafton të
dilni këtu të thoni çfarë dini, që s’dini asgjë, në
fakt, dhe sa herë dilni këtu tregoni që s’dini
asgjë.
Në mbyllje, pragu elektoral, u përmend
këtu nga Myslimi, në mos gaboj, në shpjegimin
që i bëri zonjës matanë, e cila kishte disa pyetje
dhe thoshte: “Dua përgjigje, por dua përgjigjet
që dua unë, jo përgjigjet që më dhe ti”. Kjo është
çështja e vagonit. Unë nuk e di se nga cili vagon
vini ju, zonjë, por ma merr mendja se edhe ju
nga ndonjë vagon nga ato të mallrave keni qenë
në zgjedhje. Pragu elektoral nuk është vendosur
në Kushtetutë me këto ndryshime si përqindje.
Kur erdhi nisma ishte me përqindje, 5%, dhe
kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore
në Kushtetutë, por që të dyja këto ranë. Pse
ranë?! Ato ranë, sepse nuk do të bënim dot votat
ne me ata që sollën nismën?! Ranë, sepse u
tremb diktatori, sipas jush, diktatori që shikoni
në fantazitë tuaja?! Ato ranë, sepse Partia
Socialiste kërkoi heqjen e tyre, pasi Partia
Socialiste nuk ka lidhje me ato që thoni ju. As
qeveria e Partisë Socialiste dhe as unë,
personalisht, nuk kemi lidhje me ato që thoni ju.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
28
Ne kemi plot të meta, por jo ato që thoni ju. Ju,
ngaqë s’shkrehët një pushkë në luftë, doni luftë
imagjinare që të gjuani me lopatë! Ngaqë nuk
keni shkrehur një pushkë duhet që të mbani atë
qeleshen me shqiponjën pa yll dhe doni luftë me
zor, doni diktaturë me zor. Nuk po i hyj se çfarë
keni bërë ju kur ishte diktatura këtu, sepse unë
nuk merrem me dosje, merret Myslimi me dosje,
por kam frikë se po të hapeshin ato dosje...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Nuk e kam me ty personalisht, sepse nuk të
njoh fare se kush je, nuk të njoh fare...
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Ti mua më njeh, sepse ti mua më akuzon.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Kijeni parasysh: kur komunikoj me ju,
personalisht, nuk e kam me ty si person, por e
kam me Ballin numër 3, numër 4 apo 18 që
përfaqëson ti! Vini këtu dhe bëni si ballistë.
Ç’ballistë jeni ju?! Ç’lidhje keni ju?! Ju jeni pa
lidhje fare.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ju pra, që vini këtu dhe thoni: “Ne të
ballit”. Çfarë Balli jeni ju?! Cili Ballë?! Të
thuash: “Ne te ballit” është si të thuash: “Ne të
ikurit”.
Së pari, ndryshimet kushtetuese nuk i
pengojnë palët politike t’i hapin listat 100%;
ndryshimet kushtetuese përcaktojnë, jo për sot,
por për shumë kohë, ndoshta deri kur palët e
tjera do të duan t’i prekin prapë, që nuk mund të
jenë më pak se 2/3-at. Prapë vij tek unë dhe
Partia Socialiste. Nëse kjo është një hile jona,
atëherë, si shpjegohet që ne i hapkemi listat më
shumë se ju të tjerët?! Nëse ne nuk dashkemi
hapjen e listave, si shpjegohet që i hapim më
shumë se ju të tjerët?! Faktikisht, ne jemi partia
më e madhe, kemi qenë, jemi dhe do të jemi, që
ta keni të qartë. Atëherë, si shpjegohet që ne
bëjmë hapjen më të madhe?! Nuk po bëj edhe
unë si ballist, që të them që nuk kemi frikë nga
hapja, jo, përkundrazi. Pra, në proces, kjo me
dakordësi të gjerë, mund të shkojë 100%, por
duhet të ulemi dhe të vazhdojmë argumentet.
Unë e kam shpjeguar pse ne e filluam nga ky
tavan: për gratë, për përfaqësimin e grave dhe
për faktin që hymë në një sistem administrimi
komplet të ri dhe mbase është diçka që duhet
menduar të bëhet me 2 apo 3 faza. Këto janë të
gjitha gjëra për t’u diskutuar dhe ne nuk kemi
problem t’i diskutojmë, sikundër është për t’u
diskutuar dhe u bë gati për t’u diskutuar dhe ne
jemi gati të diskutojmë, por u bënë dy javë që ne
shkojmë për ta diskutuar sesi do jetë koalicioni
parazgjedhor dhe ata na vijnë na lexojnë parulla.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Faleminderit shumë për durimin!
Faleminderit shumë për qëndrueshmërinë nga
fillimi në fund! Nuk ka qenë një proces i lehtë.
Edhe një herë shumë faleminderit miqve dhe
partnerëve ndërkombëtare! Pa dyshim,
faleminderit të gjithë atyre në krahun e opozitës
këtu, të cilët kanë qenë zëdhënës të fortë të gjithë
këtij procesi! Ata që kanë votuar sot këtu duhet
të jenë të bindur që kanë bërë gjënë e duhur,
ndërkohë ata që nuk kanë votuar kanë penguar
zbatimin më të mirë të parimit të sistemit
proporcional rajonal në kontekstin e këtij vendi;
kanë ndaluar dhe kanë penguar fuqizimin e
ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e
kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë
së udhëheqjes apo të kryetarit të partisë në
përcaktimin e deputetëve; kanë penguar uljen e
efektit të drejtpërdrejtë që ka marrëdhënia
lidership-listë e mbyllur në cilësinë e debatit të
brendshëm; kanë penguar përfaqësimin më të
mirë të komuniteteve në parlament dhe
lehtësimin e ndikimit të grupimeve partiake mbi
komunitetet kur vjen puna te zgjedhja e
individëve; kanë ndaluar komunitetet të kenë një
njohuri më të mirë për cilësitë së paku të
përgjithshme të kandidaturave dhe për fytyrën e
kandidatëve fizikisht dhe nga vijnë; kanë
penguar fuqizimin e platformave dhe rritjen e
cilësisë së betejës së ideve në fushatë; kanë
sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të
të gjithëve bashkë dhe në mënyrë të veçantë të
gjinive. Por, në fakt, nuk keni bërë asnjë gjë, as
nuk i keni ndaluar dot, as i keni sabotuar dot, as
ju këtu dhe as ata atje jashtë, sepse pas pak nga
numërimi i votave do dalë që tanimë treni me
vagonët fantazmë ka ikur në lumë dhe hapja e
listave dhe mundësia për popullin që të zgjedhë
vetë deputetin është reale. Kaq!
Herë tjetër jini më të vëmendshëm që të
mos bëni përsëri gabimin, të cilin e keni bërë që
nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot që
gjithmonë, ku është ana e gabuar e historisë, aty
futeni ju për të kapur ndonjë pulë. Pula nuk ka
më!
(Diskutime nga salla pa mikrofon.)
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
29
Gramoz Ruçi – Të dy duhet të kuptoni një
gjë: kur mbarojnë grupet parlamentare, nuk ka të
drejtë ta marrë njeri fjalën. Dakord?
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
12 herë mund t’jua përmendte të dyve,
sepse keni folur 24 herë nga vendi.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Ftoj nga Sekretariati i Votimit zotin Hyseni
të deklarojë votimin nominalisht për çdo deputet.
Fjalën e ka zoti Hyseni.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Ju lutem, zoti Hyseni, në foltore që të
deklaroni votimin. Është më i rëndësishëm
deklarimi i votimit nominalisht për problemet që
ngritët se sa çdo replikë që mund të bëni ju.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Alket Hyseni – Të nderuar kolegë,
I nderuar zoti Kryetar,
I nderuar zoti Kryeministër,
Sekretariati i Votimit e përfundoi
procedurën e numërimit të votave për votimin
për ndryshimet kushtetues me një përbërje prej
katër anëtarësh dhe me një mungesë, pra kolegu
Enver Roshi, i cili për arsye shëndetësore nuk
është sot i pranishëm.
Në përfundim të votimit nuk kanë marrë
pjesë në votim 6 deputetë dhe kanë marrë pjesë
në votim 116 deputetë. Unë po i lexoj një nga një
emrat, njëkohësisht, sekretaria do të demonstrojë
fletën e votimit për secilin emër.
Gramoz Ruçi – Jo vetëm emrin, por
mënyrën se si ka votuar.
Alket Hyseni – Sadri Abazi ka votuar pro;
Arben Ahmetaj ka votuar pro; Adriatik Alimadhi
ka votuar kundër; Anastas Angjeli ka votuar
pro; Taulant Balla ka votuar pro; Besnik Baraj ka
votuar pro; Amra Borova nuk ka marrë pjesë në
votim; Vilma Bello ka votuar pro; Ilir Beqaj ka
votuar pro; Ismet Beqiraj ka votuar pro; Dritan
Bici ka votuar pro; Robert Bitri ka votuar pro.
Ju bëj me dije se fletët e votimit do të
administrohen, do të ruhen dhe do të jenë pjesë e
procesverbalit dhe do të nxirren në faqen e
Kuvendit.
Edlira Bode ka votuar pro; Eugen Bojaxhiu
ka votuar pro; Erion Braçe ka votuar pro; Ediola
Braha ka votuar pro; Spartak Braho ka votuar
pro; Xhevit Bushaj ka votuar pro; Ditmir Bushati
ka votuar pro; Ervin Bushati ka votuar pro;
Klotilda Bushka ka votuar pro; Arlind Çaçani ka
votuar pro; Bujar Çela ka votuar pro; Bledar
Çuçi ka votuar pro; Jurgis Çyrbja ka votuar pro;
Tom Doshi ka votuar pro; Artemis Dralo ka
votuar pro; Luan Duzha ka votuar pro;
Antoneta Dhima ka votuar pro; Fatjona
Dhimitri ka votuar kundër. Këtu gjej rastin si
Sekretariat t’i tërheq vëmendjen deputetes
Fatjona Dhimitri, e cila mori edhe disa fletë të
kolegëve që ishin në sallë dhe bëri postierin për
t’i çuar. Ndalohet me Rregullore dhe nuk duhet
të ndodhë më ky veprim!
Milva Ekonomi ka votuar pro.
(Diskutime nga salla pa mikrofon)
Në disa raste është edhe vepër penale. Ju
lutem, mos e zgjasni më këtë gjë!
(Diskutime nga salla pa mikrofon)
Arben Elezi ka votuar pro; Bashkim Fino
ka votuar pro; Eglantina Gjermeni ka votuar pro;
Gjetan Gjetani ka votuar kundër; Damian
Gjiknuri ka votuar pro; Ralf Gjoni ka munguar;
Kujtim Gjuzi ka votuar kundër; Ramazan Gjuzi
ka votuar pro; Blerina Gjylameti ka votuar pro;
Rudina Hajdari ka votuar pro; Majlinda Halilaj
ka votuar pro; Luan Harusha ka votuar pro; Elda
Hoti ka votuar kundër; Elona Hoxha ka votuar
pro; Alket Hyseni ka votuar pro; Edlira Hyseni
ka votuar pro; Vasilika Hysi ka votuar pro.
Deputeti Eljo Hysko ka munguar.
(Diskutime nga salla pa mikrofon)
Deputetja votoi; është e faktuar.
Halil Jakimi ka votuar pro; Ardiana Jaku ka
votuar pro; Selami Jenishehri ka votuar pro;
Arben Kamami ka votuar pro.
Kanë munguar deputetët: Enada Kapllani
dhe Ligoraq Karamelo. Blendi Klosi ka votuar
pro; Mimi Kodheli ka votuar pro; Lefter Koka ka
votuar pro; Ardit Konomi ka votuar pro; Mirela
Kumbaro ka votuar pro; Evis Kushi ka votuar
pro; Reme Lala ka votuar pro; Edmond Leka ka
votuar pro; Korab Lita ka votuar pro; Pandeli
Majko ka votuar pro; Lefter Maliqi ka votuar
kundër; Ogerta Manastirliu ka votuar pro; Ulsi
Manja ka votuar pro; Aurora Mara ka votuar pro;
Andrea Marto ka votuar pro; Ervis Meçe ka
votuar pro; Senida Mesi ka votuar pro; Myslim
Murrizi ka votuar pro; Nimet Musaj ka votuar
pro; Fadil Nasufi ka votuar pro; Ilir Ndraxhi ka
votuar pro; Lindita Nikolla ka votuar pro; Kostaq
Papa ka votuar pro; Niko Peleshi ka votuar pro;
Ilir Pendavinji ka votuar pro; Arben Pëllumbi ka
votuar pro; Andi Përmeti ka votuar pro; Erion
Piciri ka votuar kundër; Tatiana Piro ka votuar
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 KORRIK 2020
30
pro, Klajdi Qama ka votuar pro; Xhemal Qefalia
ka votuar pro; Edi Rama ka votuar pro; Adelina
Rista ka votuar pro; Artur Roshi ka votuar
kundër; ka munguar, sikurse e thashë, Enver
Roshi; Gramoz Ruçi ka votuar pro; Rrahman
Rraja ka votuar pro; Edmond Rrushi ka votuar
pro; Krenar Rryçi ka votuar pro; Vullnet Sinaj ka
votuar pro; Klodiana Spahiu ka votuar pro;
Florenc Spaho ka votuar pro; Elisa Spiropali ka
votuar pro; Nikolin Staka ka votuar pro; Vasil
Sterjovski ka votuar pro; Paulin Sterkaj ka
votuar pro; Edmond Stojku ka votuar pro; Eduart
Shalsi ka votuar pro; Adnor Shameti ka votuar
pro; Ylli Shehu ka votuar pro; Zef Shtjefni ka
votuar kundër; Koçi Tahiri ka votuar pro; Suzana
Topi ka votuar kundër; Besnik Troplini ka votuar
pro; Musa Ulqini ka votuar pro;
Ermonela Felaj ka votuar pro; Halit Valteri
ka votuar pro; Fatmir Velaj ka votuar pro; Sadi
Vorpsi ka votuar pro; Olta Xhaçka ka votuar pro;
Fatmir Xhafaj ka votuar pro; Rolant Xhelilaj ka
Sekretar i Sekretariatit për
Procedurat, Votimin dhe Etikën
Alket Hyseni
Drejtori i Shërbimit të Botimeve
Parlamentare
Krenar Hajdëri
votuar pro; Almira Xhembulla ka votuar pro;
Elena Xhina ka votuar pro; Anduel Xhindi ka
votuar pro; Fidel Ylli ka votuar pro dhe Alban
Zeneli ka votuar pro.
Të nderuar kolegë, ishin 116 vota gjithsej,
nga të cilat 106 pro dhe 6 kundër.
Suksese!
Gramoz Ruçi – Faleminderit!
Këtu e deklaroj të mbyllur sesionin VI të
Kuvendit të Shqipërisë dhe sesioni VII hapet më
7 shtator.
Pushime të mbara dhe kujdes protokollin e
COVID-it!
(Seanca u mbyll në orën 13:00)
Kryetari i Kuvendit
Gramoz Ruçi