REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të...

30
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Tiranë, më 4.5.2020 R A P O R T PËR PROJEKTLIGJIN “PËR TREGJET E KAPITALIT” I. Hyrje. Komisioni për Eknominë dhe Financat, në mbledhjet e datave 24 prill dhe 4 maj 2020, shqyrtoi projektligjin “Për tregjet e kapitalit”. Projektligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave. Komisioni për Ekonominë dhe Financat e shqyrton këtë projektligj në cilësinë e Komisionit përgjegjës dhe sipas procedurave të parashikuara në nenet 32-38 të Rregullores së Kuvendit. Komisioni caktoi relator, për shqyrtimin e këtij prjektligji, deputetin Ervin Bushati. Në mbledhjet e Komisionit morën pjesë Ministrja dhe Zëvendësministrja e Financave, përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie, si dhe disa drejtorë të drejtorive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, Komisioni mori edhe mendimin e grupeve të interesit, që aktualisht ushtrojnë veprimtari në tregun e titujve. Pas marrjes së mendimeve me shkrim nga grupet e interesit, Komisioni zhvilloi edhe një seancë dëgjimore me drejtuesit e tyre, për t’u njohur më nga afër dhe më plotësisht me propozimet e tyre. Komisioni i shqyrtoi propozimet e grupeve të interesit dhe miratoi një pjesë të madhe të tyre. Detaje më të hollësishme për grupet e interesit, që paraqitën mendime dhe morën pjesë në seancën dëgjimore, pasqyrohen në pjesën “Konsultimi publik” të këtij raporti. II. Baza ligjore. Këshilli i Ministrave e ka propozuar projektligjin bazuar në nenet 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës. Projektligji shoqërohet me relacionin përkatës, në përputhje me nenin 68 të Rregullores së Kuvendit.

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Tiranë, më 4.5.2020

R A P O R T

PËR PROJEKTLIGJIN “PËR TREGJET E KAPITALIT”

I. Hyrje.

Komisioni për Eknominë dhe Financat, në mbledhjet e datave 24 prill dhe 4 maj 2020, shqyrtoi

projektligjin “Për tregjet e kapitalit”. Projektligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat e shqyrton këtë projektligj në cilësinë e Komisionit

përgjegjës dhe sipas procedurave të parashikuara në nenet 32-38 të Rregullores së Kuvendit.

Komisioni caktoi relator, për shqyrtimin e këtij prjektligji, deputetin Ervin Bushati.

Në mbledhjet e Komisionit morën pjesë Ministrja dhe Zëvendësministrja e Financave, përfaqësues

të tjerë të kësaj ministrie, si dhe disa drejtorë të drejtorive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, Komisioni mori edhe mendimin e grupeve të interesit, që

aktualisht ushtrojnë veprimtari në tregun e titujve. Pas marrjes së mendimeve me shkrim nga

grupet e interesit, Komisioni zhvilloi edhe një seancë dëgjimore me drejtuesit e tyre, për t’u njohur

më nga afër dhe më plotësisht me propozimet e tyre. Komisioni i shqyrtoi propozimet e grupeve

të interesit dhe miratoi një pjesë të madhe të tyre. Detaje më të hollësishme për grupet e interesit,

që paraqitën mendime dhe morën pjesë në seancën dëgjimore, pasqyrohen në pjesën “Konsultimi

publik” të këtij raporti.

II. Baza ligjore.

Këshilli i Ministrave e ka propozuar projektligjin bazuar në nenet 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës.

Projektligji shoqërohet me relacionin përkatës, në përputhje me nenin 68 të Rregullores së

Kuvendit.

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

2

III. Qëllimi dhe përmbajtja e projektligjit.

III.1. Zhvillimet në tregun e kapitalit.

Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin e

kontributit të këtij tregu në rritjen ekonomike të vendit. Edhe pse ende në një stad më të ulët

zhvillimi në krahasim me vendet e rajonit, tregu i kapitaleve në vend po tregon zhvillime pozitive,

kryesisht në krijimin e bazës ligjore dhe rregullatore, si dhe në drejtim të infrastrukturës së tregut.

Rritja dhe zhvillimi i investitorëve institucionalë të rëndësishëm, si fondet e investimeve dhe ato

të pensioneve, kanë nxitur njëkohësisht edhe zhvillimin e tregut të kapitaleve në tërësi.

Fillimi i aktivitetit të Bursës Shqiptare të Titujve “ALSE”, në shkurt 2018, ndonëse fillimisht nën

titujt e Qeverisë, ishte një hap pozitiv në drejtim të zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe mundësisë

së kompanive shqiptare për të siguruar burime financimi nga ky treg. Edhe licencimi, në janar

2019, i Regjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG) me funksionet e një Depozitari Qendror, plotësoi

tablonë e infrastrukturës së plotë, me qëllim funksionimin e tregut të kapitaleve.

Zgjerimi i bazës së investitorëve, sigurimi i instrumenteve të larmishëm financiarë afatgjatë, si dhe

plotësimi me alternativa të reja financimi do të kenë efekte pozitive në sistemin financiar dhe

rritjen e qëndrueshmërisë së tij.

III.2. Nevoja për një ligj të ri.

Hartimi i një ligji të ri për tregjet e kapitalit u bë i nevojshëm për t’iu përgjigjur zhvillimeve

pozitive të tregut; rritjes së nevojës për një treg funksional, konkurrues e me standarde të larta dhe,

veçanërisht, domosdoshmërisë për përafrimin e legjislacionit me Direktivat e BE-së.

Në ndryshim nga ligji i mëparshëm “Për titujt”, projektligji titullohet “Për tregun e kapitalit”, pasi

termi “treg kapitali” ka një kuptim më të gjerë dhe përfshin tregun, operatorët e tregut,

instrumentet financiare, tipet e investitorëve dhe zhvillimet e tekonologjise financiare.

Projektligji është përafruar pjesërisht me Direktivën e BE-së për tregjet e instrumenteve financiare

(MiFID II) dhe rregulloren e BE-së në këtë fushë (MiFIR), me Direktivën për Transparencën dhe

Abuzimin me Tregun, Rregulloren e Prospektit, të Depozitarit Qendror të Titujve etj. Gjithashtu,

projektligji mbështetet edhe në parimet dhe objektivat e Organizatës Ndërkombëtare të

Komisioneve të Titujve (IOSCO) që konsistojnë në 38 parime për rregullimin e tregut të titujve.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

3

Nëpërmjet këtij projektligji synohet:

1. Promovimi dhe garantimi i besimit në paanësinë, efikasitetin, konkurrencën e lirë,

transparencën dhe ligjshmërinë e tregjeve të kapitalit;

2. Mbrojtja e interesave të investitorëve;

3. Parandalimi i abuzimit me tregjet financiare.

III.3. Elementët kryesorë të projektligjit.

Projektligji “Për Tregjet e Kapitalit” është hartuar në 14 Krerë dhe përmban 380 nene. Ky

projektligj fokusohet në:

- rregullimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive komisionere, si operatorët kryesorë të tregut të

kapitalit;

- rregullimin e shërbimeve kryesore dhe ndihmëse që ofrohen nga operatorët e tregut;

- kushtet për ofrimin e titujve publikut dhe pranimin e titujve në një treg të rregulluar;

- kushtet për tregtimin e instrumenteve financiare në një treg të rregulluar ose jashtë tij;

- detyrimet për dhënien e informacionit nga shoqëritë që ushtrojnë veprimtari të rregulluara

në tregjet e kapitalit;

- masat e parandalimit të abuzimeve me tregun, si manipulimi dhe tregtimi i titujve bazuar

në informacion të privilegjuar;

- masat ndëshkimore dhe gjobat;

- kompetencat dhe veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në fushën e tregjeve

të kapitalit.

III.4. Risitë e projektligjit.

Në krahasim me ligjin ekzistues, projektligji sjell këto risi kryesore:

Së pari, projektligji ofron më shumë mbrojtje ndaj investitorëve, vecanërisht investitorëve

me pakicë (retail investors), e cila shprehet në:

a. Kategorizimin e qartë dhe të dallueshëm të investitorëve në: palë të pranueshme,

investitorë profesionistë, investitorë të kualifikuar dhe investitorë jo profesionistë.

b. Në varësi me kategorizimin, vlerësimin e përshtatshmërisë së investitorit dhe rritjen e

kërkesave për transparencë përpara se të ofrohet shërbimi apo produkti nga shoqëritë

komisionere.

c. Kërkesën për trajtim të drejtë dhe të barabartë (jo preferencial) të klientëve, si dhe për

sigurimin e konfidencialitetit për të dhënat e klientit.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

4

ç) Krijimin e fondit të kompensimit të investitorit, në rast të fillimit të procedurave të

falimentimit të shoqërisë komisionere, apo në kushtet e paaftësisë paguese kundrejt

investitorëve, klientë të tij.

Së dyti, projektligji parashikon kërkesa me rigoroze për licencimin, rregullimin e shoqërive

komisionere në drejtim të:

a) Standardeve Fit&Proper (të duhura dhe të përshtatshme) të aksionerëve kryesorë,

administratorëve, anëtarëve të Këshillit të Administrimit apo Këshillit Mbikëqyrës, si

dhe funksionarëve kryesorë;

b) Kapitalit dhe mjaftueshmërisë së tij;

c) Procedurave për garantimin e mbrojtjes së investitorëve, ndalimin e abuzimeve me

tregun, rritjen e aftësive profesionale;

ç) Krijimit të sistemit të administrimit të rrezikut dhe sistemit të kontrollit të brendshëm,

si dhe shmangies së konfliktit të interesit.

Së treti, projektligji mbështet veprimtarinë e shoqërive të huaja komisionere në vendin tonë.

Projektligji lejon veprimtarinë e shoqërive të huaja komisionere nëpërmjet regjistrimit të degës

apo zyrës së përfaqësimit në territorin e vendit tonë. Gjithashtu, ai njeh veprimtarinë e këtyre

shoqërive, pa vendosje në territorin e vendit tonë, nëpërmjet një agjenti të lidhur.

Së katërti, projektligji njeh dhe rregullon më shumë institucione të tregut të kapitaleve.

Krahas Bursës, projektligji njeh dhe rregullon edhe institucione të tjera financiare, si Platformën

shumëpalëshe të tregtimit, Platformën e Organizuar te Tregtimit, Internalizuesin Sistematik,

Depozitarin Qendror të Titujve, Shtëpinë e Klerimit dhe Agjensinë e Vlerësimit të Krediteve.

Së pesti, projektligji rrit kërkesat për mirëfunksionimin e tregut.

Kjo rritje e kërkesave vërehet në drejtimet e mëposhtme:

a) Më shumë kërkesa për transparencë nga emetuesit dhe shoqëritë e listuara;

b) Forcimi i sanksioneve, me qëllim parandalimin e abuzimeve me tregun;

c) Më shumë kërkesa për operatorët dhe institucionet e tregut.

Së gjashti, projektligji forcon kompetencat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në

drejtim të:

a) Rritjes së kompetencës për të kryer hetime,

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

5

b) Nxjerrjes së akteve rregulluese e udhëzuesve, si dhe dhënies së vlerësimeve e

gjykimeve.

Sipas parashikimeve të dispozitave tranzitore, subjektet e licencuara me ligjin e mëparshëm duhet

të përputhin veprimtarinë e tyre brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, ndërkohë që

hyrja në fuqi e dispozitave në lidhje me Skemën e Kompensimit të Investitorëve parashikohet pas

5 vjetësh, me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme të tregjeve të kapitalit.

IV. Konsultimi publik.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për tregjet e kapitalit, Komisioni për Ekonominë dhe Financat

kërkoi mendimin e grupeve të interesit, si më poshtë:

- Shoqata Shqiptare e Bankave;

- Shoqëria “Bursa ALSE”, sha;

- Shoqëria “Alreg”, sha;

- Shoqëria “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a;

- Shoqata e Tregtimit të Titujve.

Komisioni mori edhe mendimin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, i cili propozoi disa amendamente

në dispozitat e projektligjit, për të siguruar përputhshmërinë e tij me legjislacionin në fuqi për

auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar.

Pas marrjes së mendimeve të grupeve të interesit, Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me

drejtuesit e tyre, në prani edhe të Ministres së Financave dhe drejtuesve të disa drejtorive të

Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Disa nga çështjet kryesore që paraqitën grupet e interesit janë:

a) Vlerësimi i përgjithshëm për projektligjin.

Përfaqësuesit e grupeve të interesit e vlerësuan projektligjin mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e

tregut të kapitaleve, kreditimin e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë. Ata theksuan se projektligji

është gjithëpërfshirës, pasi përfshin pothuajse të gjitha institucionet financiare të tregut të

kapitaleve, duke përcaktuar rolin, përgjegjësitë dhe detyrimet e secilit prej tyre. Gjithashtu, ai

përfshin të gjitha hapat dhe procedurat për funksionimin e tregut të kapitaleve, i jep AMF

kompetencat dhe mundësitë që të hartojë rregullat, të mbikëqyrë tregun, si dhe t’i kushtojë

vëmendje mbrojtjes së investitorëve.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

6

b) Zhvillimi i tregut të kapitalit dhe zgjerimi i veprimtarisë së Bursës.

Përfaqësuesit e grupeve të interesit paraqitën disa mendime për zhvillimin e tregut të kapitalit në

vendin tonë. Ata ishin të mendimit se duhet të krijojmë një urë lidhëse midis gjendjes mjaft të mirë

të likuiditetit në sistemin bankar dhe nevojave të biznesit. Kjo urë lidhëse është tregu i kapitaleve

dhe Bursa. Bursa Shqiptare e Titujve është licencuar në shkurt 2018. Sot ajo tregton vetëm letrat

me vlerë të Qeverisë, duke realizuar një nivel mjaft të ulët transaksionesh, në krahasim me bursat

e vendeve të tjera. Për të zgjeruar veprimtarinë e Bursës dhe për të zhvilluar tregun e kapitalit,

është e nevojshme që ajo të tregtojë edhe obligacione private dhe aksione të shoqërive tregtare.

Një ndër masat që mund të merren, për këtë qëllim, është kalimi në Bursë i procesit të privatizimit

të shoqërive tregtare me kapital shtetëror. Të tilla janë shoqëritë tregtare të shërbimeve publike, si

ato të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike, ujësjellës-kanalizimeve, Posta

Shqiptare etj. Për të realizuar procesin e privatizimit dhe kuotimin e kapitalit të tyre në Bursë, lind

nevoja për hartimin e akteve ligjore përkatëse, prandaj kërkohet mbështetja e strukturave shtetërore

ekzekutive dhe legjislative. Një praktikë e tillë është ndjekur edhe nga vendet e rajonit.

c) Roli i institucioneve të postregtimit.

Grupet e interesit vlerësuan shumë të rëndësishëm faktin që projektligji trajton, për herë të parë,

elementet dhe institucionet e postregtimit, duke krijuar infrastrukturën e nevojshme për

funksionimin e Bursës. Tri elementet e postregtimit, që janë klerimi, shlyerja dhe regjistrimi i

titujve, trajtohen në projektligj, por do të detajohen më tej në rregulloret që do të hartojë AMF.

Institucionet e postregtimit janë shtëpitë e klerimit dhe Depozitari Qendror i Titujve. Depozitari

Qendror i Titujve i jep mundësi tregut të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të ketë besueshmëri

tek publiku. Ky institucion mban llogaritë e titujve dhe të individëve dhe shlyen transaksionin që

ndodhet n Bursë. Kjo strukturë është licencuar dhe pritet të fillojë punë në fillim të vjeshtës.

ç) Roli i shoqërive komisionere.

Një çështje tjetër, ku u fokusuan grupet e interesit ishte roli i rëndësishëm që luajnë shoqëritë

komisionere në tregun e kapitalit. Projektligji parashikon procedurat e licencimit të këtyre

shoqërive, rregullat e funksionimit, kërkesat që duhet të plotësojnë që të jenë anëtarë dhe lojtarë

në treg, mbikëqyrjen nga AMF dhe nga Bursa etj.

d) Raportimi në Kuvend.

Grupet e interesit vlerësuan rolin e Bursës në tregun e kapitaleve dhe ekonominë e vendit, ndaj

sugjeruan që ajo të raportojë për veprimtarinë vjetore pranë Komisionit për Ekonominë dhe

Financat, siç raporton edhe AMF. Kjo do të forcojë rolin monitorues të Kuvendit ndaj veprimtarisë

së Bursës.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

7

Grupet e interesit paraqitën amendamentet përkatëse për ndryshime e riformulime në disa dispozita

të projektligjit, të cilat Komisioni i shqyrtoi paralelisht me nenet e projektligjit dhe mori në

konsideratë një pjesë të madhe të tyre.

V. Diskutimi në Komision.

V.1. Shqyrtimi i projektligjit në parim.

Ministrja e Financave prezantoi projektligjin, arsyet e hartimit të tij, risitë që sjell dhe rolin që

pritet të luajë në zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendin tonë. Ajo vuri theksin në rëndësinë e

veçantë që ka projektligji për sigurimin e mundësive të reja të financimit për biznesin shqiptar;

akumulimin e kursimeve të qytetarëve, nëpërmjet alternativave të reja të investimit; zgjerimin e

bazës së investitorit; nxitjen e investitorëve të huaj; si dhe harmonizimin e larmisë së

instrumenteve financiare. Zhvillimi i tregjeve të kapitalit do t’i japë impuls tregut financiar, i cili

aktualisht dominohet nga tregu bankar. Kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike të

vendit dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit financiar në vendin tonë. Më pas, Ministrja iu

përgjigj pyetjeve të deputetëve.

Relatori paraqiti opinionin e tij për projektligjin, duke e konsideruar atë një akt shumë të

rëndësishëm, që do të kontribuojë në ringritjen e ekonomisë, pas dy goditjeve që ajo pësoi:

tërmetit të fundvitit të mëparshëm dhe pandemisë shëndetësore të COVID-19. Ai theksoi se tregu

i kapitaleve në vendin tonë ekziston, por ndodhet në fazat fillestare. Prej dis vitesh është krijuar

Bursa Shqiptare e Titujve, por ende nuk ka asnjë kompani të listuar në të. Ai theksoi se, për të

bërë funksionale Bursën dhe për të zhvilluar tregjet e kapitalit të vendin tonë, është e nevojshme

që institucionet e qeverisjes qendrore, AMF, sistemi bankar, si dhe Bursa Shqiptare e Titujve të

ndërmarrin disa hapa, si:

Së pari, të bëhet vlerësimi financiar i shoqërive tregtare që mund të kuotojnë kapitalin e tyre në

Bursë. Ky vlerësim të bëhet transparent për publikun;

Së dyti, të bëhet vlerësimi në drejtim të performancës së qeverisjes së financave publike, i cili t’i

bëhet i njohur publikut. Gjithashtu, publiku duhet të informohet për titujt që janë në treg, ecurinë

e tregtimit të tyre ndër vite, termat e referencës së tyre etj;

Së treti, të bëhet përmirësimi, standardizimi dhe rivlerësimi i shërbimeve publike. Ky proces

duhet të fillojë me kompanitë e shërbimeve publike, si OSHE, OST, shoqëritë e ujësjellës-

kanalizimeve etj, kapitali i të cilave duhet të vlerësohet dhe të fillojë të kuotohet në Bursë.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

8

Gjithashtu, relatori sugjeroi që duhet të ketë një raportim periodik mbi veprimtarinë e Bursës

Shqiptare të Titujve, si dhe të institucioneve që kanë në fokus tregun e kapitaleve, për të forcuar

rolin mbikëqyrës të Kuvendit ndaj tyre. Hap tjetër mund të jetë binjakëzimi i Bursës shqiptare

me bursat që funksionojnë në vende të tjera, për të hapur tregjet e kapitaleve me ato

ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit për projektligjin, anëtarët e Komisionit e vlerësuan atë shumë të rëndësishëm

për zhvillimin e tregut të kapitalit në vendin tonë.

V.2. Shqyrtimi i projektligjit nen per nen.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit nen për nen, Komisioni mori në konsideratë edhe amendamentet e

propozuara nga grupet e interesit dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi edhe amendamentet e propozuara nga Komisioni

për Integrimin Europian lidhur me projektligjin.

Në përfundim, Komisioni për Ekonominë dhe Financat i paraqet seancës plenare, për shqyrtim,

një variant integral të amendamenteve në projektligj, si më poshtë:

Titulli i projektligjit

Shënimi në fund të faqes, që lidhet me titullin e projektligjit, riformulohet si më poshtë:

“Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

- Direktivën 2014/65/BE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 15 maj 2014 “Mbi tregjet

e instrumenteve financiare dhe që ndryshon Direktivën 2002/92/KE dhe Direktivën

2011/61/BE”, e ndryshuar”. Numri CELEX 32014L0065, Fletorja Zyrtare e Bashkimit

Europian, Seria L, nr.173, datë 12.06.2014, fq.349-496.

- Direktivën 2004/109/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 15 dhjetor 2014 “Mbi

harmonizimin e kërkesave të transparencës në lidhje me informacionin rreth emetuesve, letrat

me vlerë të të cilëve janë pranuar për tregtuar në tregje të rregulluara dhe që ndryshon

Direktivën 2001/34/KE”, e ndryshuar”. Numri CELEX 32004L0109, Fletorja Zyrtare e

Bashkimit Europian, Seria L, nr.390, datë 31.12.2004, fq.38-57.

- Direktivën 2014/57/BE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 16 prill 2014 “Mbi dënimet

penale për abuzimin me tregun” (Direktiva e abuzimit të tregut). Numri CELEX 32014L0057,

Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr.173, datë 12.06.2014, fq.179-189.

- Rregulloren (BE) Nr.909/2014 të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 23 korrik 2014 “Mbi

përmirësimin e shlyerjes së letrave me vlerë në BE dhe depozitarët qendrorë të letrave me vlerë

dhe që ndryshon Direktivat 98/26/KE dhe 2014/65/BE dhe Rregulloren (BE) Nr.236/2012”, e

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

9

ndryshuar”. Numri CELEX 32014R0909, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L,

nr.257, datë 28.08.2014, fq.1-72.

- Rregulloren (BE) 2017/1129 të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 14 qershor 2017 “Mbi

prospektin që do të publikohet kur letrat me vlerë ofrohen për publikun ose pranohen për

tregtim në një treg të rregulluar dhe që shfuqizon Direktivën 2003/71/KE”, e ndryshuar”.

Numri CELEX 32017R1129, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr.168, datë

30.06.2017, fq.12-82.

- Rregulloren (BE) Nr. 462/2013 të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 21 maj 2013 “Për

ndryshimin e Rregullores (KE) Nr.1060/2009 për agjencitë e vlerësimit të kreditit”. Numri

CELEX 32013R0462, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr.146, datë 31.05.2013,

fq.1-33.

Kudo ku përmenden në nenet 19, 39, 40, 44, 48, 52, 53, 58, 110, 115, 123,

130, 152, 210, 242, 270, 302, 305, 307, 318, 363 të projektligjit, pas fjalëve “këshilli i

administrimit”, shtohen fjalët “/këshilli mbikëqyrës.

Neni 1

Në nenin 1, titulli i nenit dhe pika 1 të riformulohen si më poshtë:

“Objekti

1. Objekti i këtij ligji është rregullimi i tregjeve të kapitalit,mënyrës dhe kushteve për ofrimin,

blerjen dhe shitjen e instrumenteve financiare në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcaktimi i

procedurave për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve të instrumenteve financiare.”.

Neni 2

Përmbajtja e nenit 2 ndahet në dy pika, si më poshtë:

“1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha veprimtaritë e rregulluara të përcaktuara në këtë

ligj.

2. Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari të rregulluara në territorin e

Republikës së Shqipërisë ose nga Republika e Shqipërisë për klientët që ndodhen jashtë saj.”.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

10

Neni 3

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

Fjalia e parë riformulohet si më poshtë:

“Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:”.

Në çdo pikë, pas fjalës që përkufizohet, shtohet folja “është/janë”.

Pika 4 riformulohet si më poshtë:

“4. “Veprimtari ndihmëse”, është veprimtaria që nuk është veprimtari e rregulluar, por

që kryhet:

a) në lidhje me një veprimtari të rregulluar; ose

b) në funksion të një veprimtarie të rregulluar.”.

Në pikën 5, shkronja “c” fjala “ndërmarrje”, zëvendësohet me fjalët “shoqëri tregtare”.

Ky ndryshim bëhet edhe në pikën 16.1, shkronja “b”, si dhe në nenin 13, pika

5,shkronja“c”, nëndarja “ii” të këtij projektligji.

Pika 8 riformulohet si më poshtë:

“8. “Dega”, eshte nje vend i ushtrimit te veprimtarise, i ndryshem nga selia qendrore, që

është pjesë e një shoqërie komisionere dhe nuk ka personalitet juridik, e cila regjistrohet

ne perputhje me legjislacionin në fuqi dhe ofron sherbime dhe/ose veprimtari investimi

ne tituj dhe qe mund te kryeje edhe sherbime ndihmese, per te cilat eshte licencuar,

regjistruar ose njohur shoqeria komisionere.”

Në pikën 10, para inicialeve “CCP” shtohet fjala “shkurt”.

Në pikën 16.1, shkronja “b” fjalët “Ndërmarrje të mëdha” zëvendësohen me fjalët

“Shoqëri tregtare”.

Në pikën 16.3, fjalët “person juridik ose fizik” zëvendësohen me fjalët “person fizik ose

juridik”. Ky ndryshim bëhet edhe në pikat 31, 81 dhe 106 të nenit 3 të projektligjit.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

11

Pika 25 riformulohet si më poshtë:

“25. “Kujdestari”, është ruajtja dhe administrimi i llogarive të titujve në emër të klientëve.”.

Pika 33 riformulohet si më poshtë:

“33. “Derivativet” janë instrumentet financiare, sipas percaktimit te dhene ne shkronjat

“ç”, “d”, “dh” “e”, “ë”, “f” dhe “g”, te pikes 40, te ketij neni.”

Në pikën 40, shkronja “ç” fjala “valuta”, zëvendësohet me fjalën “monedha”.

Në pikën 43, shkronja ”a” riformulohet si më poshtë:

“a) ne rastin e shoqerive komisionere:

i. nëse shoqëria komisionere është një person fizik, vendi në të cilin ndodhet selia e

shoqërisë komisionere;

ii. nëse shoqëra komisionere është një person juridik, vendi ne te cilin ndodhet selia e

regjistruar e shoqerise komisionere;

iii. nese shoqeria komisionere, ne baze te legjislacionit te vet kombetar, nuk ka seli te

regjistruar, vendi ne te cilin ndodhet selia qendrore;”

Pika 41 riformulohet si më poshtë:

41. “Autoritet i huaj rregullator” është autoriteti i huaj i cili ushtron funksione rregullatore

dhe mbikëqyrëse që përkojnë me funksionet e Autoritetit, sipas këtij ligji dhe ligjit për

autoritetin e mbikëqyrjes financiare, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në pikën 45, shkronja “b”, fjalët “shkronjën “a” më sipër” zëvendësohen me fjalët

“shkronjën “a” të kësaj pike”.

Pika 47 riformulohet si më poshtë:

“47. “Shoqeri komisionere” është cdo person juridik, profesioni ose aktiviteti i rregullt

tregtar i te cilit eshte ofrimi i nje ose me shume sherbimesh investimi ne tituj paleve te treta

dhe/ose kryerja e nje ose me shume veprimtarive të investimit ne forme profesionale”.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

12

Në pikën 48, paragrafi i parë, fjalët “të cilat do të trajtohen si shoqëri komisionere”,

zëvendësohen me fjalët “të cilat do të respektojnë kërkesat e këtij ligji”.

Pika 50 riformulohet si më poshtë:

“50. “Person i licencuar”, është personi fizik ose juridik, i cili është ose ka qenë në çdo

moment i licencuar nga Autoriteti për të kryer një veprimtari të rregulluar dhe disponon

një licencë të vlefshme.”.

Pika 53 ndryshohet si më poshtë:

“53. “Shoqëri e listuar është shoqëria aksionare, titujt e së cilës janë pranuar për tregtim në

një treg të rregulluar.”.

Pika 70 ndryshohet si më poshtë:

“70. "Ofertë e titujve drejtuar publikut"është një komunikim ndaj çdo personi, në çdo formë

dhe me çdo lloj mjeti, që paraqet informacion të mjaftueshëm mbi kushtet e ofertës dhe

titujve që do të ofrohen, në mënyrë që të bëjë të mundur që investitori të vendosë mbi

blerjen apo nënshkrimin e këtyre titujve. Ky përkufizimaplikohet edhe përvendosjene

titujve nëpërmjet ndërmjetësit financiar.”

Në pikën 72, fjalët “siç përkufizohet në këtë ligj” zëvendësohen me fjalët “sipas kuptimit

të dhënë në këtë ligj”.

Pika 77 riformulohet si më poshtë:

“77. “Ofertë private” është ofrimi i titujve një grupi të kufizuar ose të përcaktuar

investitorësh të mundshëm dhe jo publikut të gjerë, e cila komunikohet pa përdorur mjetet

e komunikimit në masë.”.

Pika 78 riformulohet si më poshtë:

“78. “Prospekt”, është çdo dokument, i cili përbën një lloj ftese që i drejtohet publikut të

gjerë, pa kufizim, për t’i ftuar të investojnë në titujt që emetuesi ua ofron investitorëve të

mundshëm.

Në pikën 84 bëhen këto ndryshime:

Shkronja “a” riformulohet si më poshtë:

“a) bashkëshorti/bashkëshortja ose bashkëjetuesi/bashkëjetuesja sipas kuptimit të

dhënë në Kodin e Familjes;”.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

13

Në shkronjën “b”, fjalët “fëmijën në varësi” zëvendësohen me fjalët “fëmijën në

kujdestari”.

Në pikën 87, shkronja “gj”, pas fjalës “depozitarit”, shtohet fjala “qendror".

Në pikën 91, rreshti i pestë, fjalët “të qeverisjes vendore” zëvendësohen me fjalët “të

njësive të vetqeverisjes vendore”.

Në pikën 92, në fillim të shkronjave “a” dhe “b”, hiqen përemrat “ato” dhe “ata”.

Pika 96 riformulohet si më poshtë:

“96. «Borxh shtetëror », ka të njëjtin kuptim sipas legjislacionit në fuqi për huamarrjen

shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancinë shtetërore të huasë dhe legjislacionit në fuqi për

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë ».

Në pikën 97, shkronja “a” fjalët “një autoritet të vetqeverisjes vendore” zëvendësohen me

fjalët “një njësi e vetqeverisjes vendore”.

Neni 5

Në këtë nen bëhen ndryshimet si më poshtë:

Pika 1 riformulohet si më poshtë:

“1. Të gjithë personat që janë subjekt i këtij ligji duhet të zbatojnë kërkesat që rrjedhin nga

legjislacioni në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe

aktet nënligjore në zbatim të tij.”.

Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2 me këtë përmbajtje:

“1/1. Subjektet e licencuara janë të detyruara që, pa njoftim paraprak dhe përfshirje të

personave të dyshuar apo të prekur, të njoftojnë menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të

Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Autoritetin për çdo rast kur kanë dijeni apo

dyshojnë se është kryer, po kryhet apo tentohet të kryhet pastrimi i parave dhe financimi i

terrorizmit.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

14

1/2. Në rast se ekziston një dyshim i arsyeshëm se shkeljet lidhen me pastrimin e parave

ose financimin e terrorizmit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i raporton autoritetit

përgjegjës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave

dhe financimit të terrorizmit.”

Pika 2 bëhet pika 4 dhe riformulohet si më poshtë:

“4.Në rastet kur Autoriteti vlerëson se subjekti i licencuar, ka shkelur detyrimet ligjore mbi

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, ndaj tij merr një ose disa

nga masat e mëposhtme:

a) Urdhër për marrjen e masave për eleminimin e shkeljeve;

b) Pezullon apo heq pjesërisht ose plotësisht, licencën;

c) Urdhëron pezullim ose largim nga puna të personave përgjegjës”.

Neni 7

Në nenin 7, pika 2, shkronja “k” riformulohet si më poshtë:

“k) kriteret e vendosjes së masave ndëshkimore dhe gjobave;

Neni 8

Në këtë nen bëhen ndryshimet si më poshtë:

Fjalia e parë riformulohet si më poshtë:

“Autoriteti, në funksion të përmbushjes së objektivave, të përcaktuara në këtë ligj, kryen këto

detyra:”.

Në shkronjën “dh”, fjalët “nga një auditues i kualifikuar, me formën dhe mënyrën e

përcaktuar nga Autoriteti”, zëvendësohen me fjalët “nga njëauditues ligjor, në përputhje

me formën dhe mënyrën e përcaktuar nga Autoriteti”.

Në shkronjën “e”,fjalët “i jep urdhra të veçantë çdo personi” zëvendësohen me fjalët

“urdhëron çdo person”.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

15

Në shkronjën “gj”, fjalët “heton veprimtarinë e shoqërisë komisionere” zëvendësohen me

fjalët “kryen hetime administrative për veprimtarinë e shoqërisë komisionere”.

Në shkronjën “i”, fjalët “heton çdo pretendim” zëvendësohen me fjalët “heton në rrugë

administrative çdo pretendim”.

Neni 9

Pika 1 ndahet në dy nënpika, me këtë përmbajtje:

“1. Veprimtaritë e rregulluara sipas këtij ligji ushtrohen në territorin e Republikës së

Shqipërisë, nga personat e licencuar, të regjistruar ose të njohur, në zbatim të këtij ligji.

1/1. Ushtrimi i veprimtarive të rregulluara në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni

konsiderohet vepër penale në kuptim të nenit 170, shkronja “ç” të Kodit Penal të

Republikës së Shqipërisë.”

Në pikën 2, shkronja “ç” riformulohet si më poshtë:

“ ç) të jenë persona të njohur, pavarësisht se selia e tyre ndodhet në një vend tjetër.”

Neni 10

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 2, shkronja “a” riformulohet si më poshtë:

“a) shoqerite e sigurimit, te risigurimit dhe shoqëritë që kryejnë veprimtari retrocedimi te

licencuara ne perputhje me kerkesat e ligjit ne fuqi “Per sigurimet dhe risigurimet”, kur

kryejne veprimtari te rregulluara sipas ketij ligji;”.

Në pikën 2, shkronja “b” riformulohet si më poshtë:

“b) personat qe u ofrojne sherbime investimi vetem shoqerive te tyre meme, shoqerive te

tyre te kontrolluara ose shoqërive të tjera të kontrolluara nga shoqëria mëmë;”

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

16

Në pikën 2, shkronja “ç”, nëndarja “ii”, inicialet “MTF” zëvendësohen me inicialet

“PSHT”. Ky ndryshim bëhet edhe në nenin 166, pika 1 të këtij ligji.

Në fund të shkronjës “dh” shtohen fjalët “të licencuara në përputhje me kërkesat e

legjislacionit të posaçëm në fuqi”.

Shkronja “e”riformulohet si më poshtë:

“e) personat qe tregtojne per llogari te vet, përfshirë krijuesit e tregut në derivativët e

mallrave apo në kuotat e lejuara të clirimit të gazeve ose derivativët e tyre, duke

perjashtuar ata persona qe tregtojne per llogari te vet kur ekzekutojne urdhrat e klienteve,

personat qe ofrojne sherbime investimi, përveç atyre që tregtojnë për llogari të

vet në derivativët e mallrave ose në kuotat e lejuar të clirimit të gazeve ose derivativët e

tyre për klientët ose furnitorët e biznesit të tyre kryesor me kusht që:

i. kjo veprimtari te jete ndihmese per aktivitetin e tyre kryesor, e vleresuar si rast

individual apo agregat ne baze grupi;

ii. aktiviteti i tyre kryesor të mos jetë ofrimi i sherbimeve;

iii. keta persona të mos përdorin nje teknike tregtimi algoritmik me frekuence te larte;

iv. të njoftojne cdo vit Autoritetin se po perdorin këte perjashtim dhe, sipas kërkesës,

të raportojne tek Autoriteti bazën mbi të cilën konsiderojnë se veprimtaria e tyre eshte

ndihmese kundrejt biznesit te tyre kryesor.

Neni 13

Në pikën 5, shkronja “a”, bëhen këto ndryshime:

Nëndarja “i”riformulohet si më poshtë:

“i) është në proces hetimor, gjyqësor, shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për

vepra penale kundër pasurisë ose krimit ekonomik apo vepra të tjera penale lidhur me

shoqëritë tregtare,organizimin dhe vënien në funksionim të skemave mashtruese dhe

piramidale të huamarrjes, si dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Nëndarja “ii”, hiqet.

Nëndarjet rinumërtohen.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

17

Në pikën 5, shkronja “c”, nëndarja “i” riformulohet si më poshtë:

“i. është përfshirë, ka bashkëpunuar ose ështëi lidhur me humbje financiare, të shkaktuara

nga veprimet e pandershme, të papërgjegjshme apo neglizhente, në lidhje me kryerjen e

shërbimeve financiare dhe administrimin e shoqërive të tjera ose”.

Pika 7 riformulohet si më poshtë:

“7. Rregulla të detajuara për mënyrën e vlerësimit të kritereve të aftësisë dhe të

përshtatshmërisë, në përputhje me pozicionin dhe përgjegjësitë e çdo personi që është objekt i

këtij neni, duke pasur parasysh edhe standardet ndërkombëtare në fushën e tregjeve të kapitalit,

përcaktohen me rregullore tëAutoritetit.

Neni 14

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 2, fjalët “duhet të dëshmojë“ zëvendësohen me fjalët “duhet të vërtetojë”.

Në fund të pikës 3, fjalët “tarifës së kërkuar nga Autoriteti” zëvendësohen me fjalët “tarifës

së miratuar nga Autoriteti”.

Në fund të pikës 5 shtohet një fjali me këtë përmbajtje: “Brenda 3 muajve nga plotesimi i

kerkesave, subjekti kerkues njoftohet mbi vendimin e Autoritetit”.

Neni 15

Në këtë nen, shkronja “ç” e pikës 2 riformulohet si më poshtë:

“ç) përshkrimin e procedurave që do të ndiqen për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me këtë ligj”

Neni 16

Në këtë nen, në pikën 1, shkronja b, nënndarja xi, riformulohet si më poshtë:

“xi) përshkrimin e procedurave që do të zbatohen për të garantuar zbatimin e të gjitha kërkesave

rregullatore, në mënyrë që të mbrohen interesat e investitorëve dhe integriteti i tregut;”.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

18

Neni 34

Në nenin 34, pika 2, fjala “shkualifikimit”, bëhet “skualifikimit”.

Titulli i Seksionit III të Kreut III riformulohet si më poshtë:

“Miratimi i anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërisë komisionere dhe certifikimi i

funksionarëve kryesorë”.

Neni 38

Në nenin 38 bëhen ndryshimet si më poshtë:

Pikat 2, 4 dhe 5 riformulohen si më poshtë:

“2. Çdo individ që propozohet të punësohet me cilësinë e funksionarit kryesor, duhet të

dëshmojë se është person i aftë dhe i përshtatshëm në përputhje me kërkesat e nenit 13, të

këtij ligji dhe rregulloren e Autoritetit mbi aftësinë dhe përshtatshmërinë.

4. Çdo individ që propozohet të punësohet në funksionin e brokerit/këshilltarit të

investimeve/administratorit të portofolit apo pozicioneve të tjera të ngjashme, në përputhje

me veprimtaritë për të cilat është licencuar shoqëria komisionere, çertifikohet sipas

kërkesave të këtij neni dhe rregullores të miratuar nga Autoriteti për këtë qëllim.

5. Shoqëria komisionere certifikon funksionarët kryesorë, duke i pajisur me një dokument për

aftësinë dhe përshtatshmërinë e tyre, vlefshmëria e së cilit duhet të rishqyrtohet të paktën një

herë në vit ose në momentin kur personi merret në punë nga shoqëria.”

Në pikën 8, pas fjalëve “në pikën 1”, shtohen fjalët “dhe pikën 4”.

Neni 42.

Në këtë nen bëhen disa ndryshime, si më poshtë:

Shkronja “a” e pikës 3 riformulohet si më poshtë:

“a) personi i certifikuar është në proces hetimor, gjyqësor, shpallur fajtor me vendim të

formës së prerë për vepra penale kundër pasurisë, krimit ekonomik apo vepra të tjera penale

lidhur me shoqëritë tregtare, organizimin dhe vënien në funksionim të skemave mashtruese

dhe piramidale të huamarrjes, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

19

Në pikën 6 hiqet fjala “përgjithmonë”.

Neni 44

Në nenin 44, pika 1 riformulohet si më poshtë:

“1. Te gjitha shoqerite komisionere duhet t’i njoftojne paraprakisht Autoritetit identitetin dhe cdo

ndryshim te mepasshem te anetareve te keshillit te administrimit dhe funksionareve kryesore,

bashkë me të gjitha informacionet e nevojshme për të vlerësuar përputhshmërinë me kërkesat e

përcaktuara në nenin 35 të këtij ligji, te cilet, ne menyre efektive, ushtrojne pergjegjesi drejtuese

mbi veprimtarine e saj perpara se te zbatohen keto ndryshime.

Neni 45

Në nenin 45, pika 3 riformulohet si më poshtë:

“3. Autoriteti merr vendim per miratimin ose refuzimin e ndryshimit te pjesemarrjes influencuese

brenda tre muajve nga data e njoftimit te ndryshimit. Nëse Autoriteti, pas përfundimit të vlerësimit,

vendos refuzimin e ndryshimit të pjesës influencuese, jo më vonë se periudha e vlerësimit,

informojn personin me shkrim dhe jep arsyet për vendimin e refuzimit. Një deklaratë e

përshtatshme për arsyet e vendimit mund të bëhet e disponueshme për publikun me kërkesën e

personit, por kjo nuk do të pengojë që Autoriteti të bëjë një deklarim të tillë në mungesë të një

kërkese nga personi.”.

Neni 55

Në këtë nen, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:

“5. Autoriteti përcakton me rregullore kërkesa specifike për veprimtarinë e administrimit të

portofolit.”

Në nenin 58, pika 1 riformulohet si më poshtë:

“1. Te gjitha shoqerite komisionere duhet te kene sisteme, procedura dhe kontrolle per te

identifikuar dhe parandaluar osemenaxhuar konfliktin ekzistues ose te mundshem te interesit dhe

transaksionet me palet e lidhura.”

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

20

Neni 60

Në titullin e nenit 60, hiqen fjalët “pa pëlqimin e klientit”.

Neni 61

Në titullin dhe tekstin e nenit 61, fjalët “veprimtaritë e rregulluara”, zëvendësohen me fjalët

“shërbime investimi”.

Neni 64

Në nenin 64, pika 1, pas fjalëve “këshilla për investime” shtohen fjalët “ose kryen aktivitet të

administrimit të portofolit”.

Neni 66

Në pikën 1 të këtij neni, shkronja a, nëndarja “ii”, pas shprehjes “treg të rregulluar”, shtohet

shprehja “tituj të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë”.

Neni 91

Në pikën 3 të nenit 91 bëhen këto ndryshime:

Në shkronjën “a” fjalët “duke pasur parasysh madhësinë e urdhrit”, zëvendësohen me

fjalët “për atë madhësi urdhëri”.

Shkronja “b” riformulohet si më poshtë:

“b) vepron nga portofoli i vet, shoqëria komisionere ekzekuton urdhrin me një çmim më të

mirë për klientin sesa po ta kishte ekzekutuar urdhrin sipas shkronjës “a”, të kësaj pike;”.

Neni 94

Neni 94 riformulohet si më poshtë:

“Shoqeria komisionere duhet te jete ne gjendje t’i demonstroje klientit, me kerkesen e ketij te

fundit, se urdhri eshte ekzekutuar ne perputhje me rregulloren e shoqerise komisionere per

ekzekutimin e urdhrave dhe ti demonstrojë Autoritetit, me kërkesën e këtij të fundit se e kanë

zbatuar këtë nen.”

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

21

Neni 95

Titulli i nenit 95 riformulohet si më poshtë:

"Ekzekutimi më i mirë për transaksionet e financimit me tituj".

Neni 96

Në nenin 96, pika 1, fjalët “shoqëri investimi”, zëvendësohen me fjalët “shoqëri komisionere”.

Neni 110

Në këtë nen bëhen këto ndryshime:

Në pikën 1, fjalët “tre muajve” zëvendësohen me fjalët “katër muajve”;

Në pikën 2, fjalët “opinion të kualifikuar” zëvendësohen me fjalët “opinion të modifikuar”.

Neni 112

Në nenin 112 bëhen këto ndryshime:

- Në titull dhe në tekstin e nenit, pas fjalës “auditues” shtohet fjala “ligjor”. Ky ndryshim

bëhet edhe në nenet 113 dhe 114 të këtij ligji.

- Pika 1 riformulohet si më poshtë:

"Shoqëria komisionere duhet të emërojë një auditues ligjor sipas parashikimeve të

legjislacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor

dhe të kontabilistit të miratuar.

- Pika 2, riformulohet si më poshtë:

“Audituesi i shoqërisë komisionere duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara me rregullore të

Autoritetit.”

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

22

Neni 114.

Në nenin 114 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 3 shkronja “c” riformulohet si më poshtë:

"Detyrimin për të kryer vlerësime të tjera ose për të përcaktuar një procedurë për një

rast të veçantë, të cilat nuk bien ndesh me legjislacionin në fuqi".

Në pikën 5, referenca në pikën “4”, zëvendësohet me referencën në pikën “3”.

Neni 116

Në këtë nen bëhen këto ndryshime:

Pika 1 ndahet në dy pika dhe riformulohet si më poshtë:

"1. Autoriteti, nëse nuk është dakord me raportin e auditimit, mund ti kërkojë audituesit:

a) Informacione të tjera shtesë;

b) Të japë shpjegime për raportin e auditimit;

c) Të zgjerojë objektin e auditimit apo të kryejë procedura të tjera, të cilat nuk bien

ndesh me legjislacionin në fuqi.

1/1. Në rast se autoriteti nuk është dakord edhe pas këtyre hapave, mund të kërkojë

kontrollin e cilësisë së auditimit sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për

auditimin lig/or, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të

miratuar.”.

Pika 2 riformulohet si më poshtë:

“2. Kur e refuzon raportin e auditimit, Autoriteti mund të kërkojë dhe miratojë emërimin e

një audituesi tjetër, për llogari të personit të licencuar ose të regjistruar dhe përcakton

shpërblimin që i paguhet audituesit të dytë nga personi i licencuar ose i regjistruar.”.

Neni 130

Në pikën 2 fjalët "opinion të kualifikuar" zëvendësohen me fjalët "opinion të modifikuar”.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

23

Neni 132

Në nenin 132 bëhen këto ndryshime:

Pika 1 ndahet në dy pika dhe riformulohet si më poshtë:

"1. Autoriteti, nëse nuk është dakord me raportin e auditimit, mund t’i kërkojë audituesit:

a) Informacione të tjera shtesë;

b) Të japë shpjegime për raportin e auditimit;

c) Të zgjerojë objektin e auditimit apo të kryejë procedura të tjera, të cilat nuk bien

ndeshme legjislacionin në fuqi.

1/1. Në rast se autoriteti nuk është dakord edhe pas këtyre hapave, mund të kërkojë

kontrollin e cilësisë së auditimit sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për auditimin

ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar.

Pika 2 riformulohet si më poshtë:

"2. Kur refuzon raportin e auditimit, Autoriteti mund të kërkojë dhe miratojë një auditues

për llogari të institucionit të tregut. Autoriteti përcakton shpërblimin që i paguhet audituesit

të dytë nga institucioni i tregut".

Neni 134

Në nenin 134, shkronja“c” e pikës 3 riformulohet si më poshtë:

"Detyrimin për të kryer vlerësime të tjera ose për të përcaktuar një procedurë për një rast të

veçantë, të cilat nuk bien ndesh me legjislacionin në fuqi".

Neni 137

Në nenin 137, kudo ku përdoret fjala “revokim”, zëvendësohet me fjalën “heqje”.

Në nenin 138, pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. Autoriteti publikon,në faqen zyrtare web të institucionit, heqjen e çdo licence ose njohjeje të

bërë në zbatim të pikës 2 të këtij neni.”

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

24

Neni 151

Neni 151 riformulohet si më poshtë

“Mbikëqyrja e anëtarëve të bursës

Bursa miraton, zbaton dhe mban procedura efikase për monitorimin e rregullt të përputhshmërisë

së anëtarëve dhe punonjësve të tyre me rregulloren e tregut të rregulluar, të administruar prej saj.”.

Neni 153 riformulohet si më poshtë:

“Procedurat mbikëqyrëse të bursës

1. Bursa mbikëqyr transaksionet e kryera nga anëtarët në tregun e rregulluar, të cilin e administron

për të identifikuar shkeljet e rregullores, kushtet jo të rregullta të tregtimit ose sjelljet që përbëjnë

abuzim të tregut. Mbikëqyrja e tregtimit mbështetet në një sistem të përshtatshëm monitorimi

kompjuterik, që mundëson mbledhjen dhe vlerësimin sistematik e të plotë të të dhënave në lidhje

me tregtimin, për të ndihmuar procedurat e nevojshme të hetimit.

2. Bursa njofton Autoritetin menjëherë, në rast se merr dijeni për shkelje të rregullores, kushte

të parregullta të tregtimit ose sjellje që përbëjnë abuzim të tregut.

3. Në rastet e abuzimit të tregut, bursa i dorëzon menjëherë të gjitha të dhënat Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare dhe autoritetit kompetent për ndjekjen penale, si dhe bashkëpunon me to

gjatë procesit të mbikëqyrjes dhe hetimit.”

Neni 195

Në pikën 1, pas fjalëve “për të operuar një shtëpi klerimi”, shtohen fjalët “edhe kur vepron”.

Neni 197

Në pikën 1, shkronja “a” riformulohet si më poshtë:

“a) Duhet të disponojë dhe menaxhojë mjetet e duhura që lehtësojnë procesin e realizimit të

transaksionit me tituj”.

Neni 212

Në pikën 1, shkronja b, nëndarja “iii”, pas fjalës “kodet”, shtohen fjalët “ndërkombëtare të

identifikimit të titujve”.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

25

Neni 218

Në këtë nen, pika 2 riformulohet si më poshtë:

“2. Pavarësisht nga kërkesat e parashtruara në pikën 1, të këtij neni, shoqëritë komisionere, sipas

rastit, marrin masa për të kufizuar numrin e mos shlyerjeve. Këto masa, si minimum, konsistojnë

në marrëveshje midis shoqërisë komisionere dhe klientëve të saj profesionistë, për të siguruar

komunikimin e menjëhershëm në lidhje me konfirmimet përkatëse për të

ekzekutuar transferimin e titujve, subjekt i një transaksioni, përpara datës së shlyerjes.”

Neni 226

Në pikën 1, shkronja “ç” riformulohet si më poshtë:

“Duhet të përcaktojë tarifat për shërbimet që ofron në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në

fuqi”.

Neni 231

Në këtë nen, fjalët “prima facie” zëvendësohen me fjalën “paraprake”.

Neni 243

Në këtë nen, pikat 1 dhe 2 riformulohen si më poshtë:

1. Titujt e emetuar nëpërmjet ofertës së titujve drejtuar publikut duhet të listohen në një treg

të rregulluar, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenet 244 dhe 245 të këtij ligji.

2. Titujt e emetuar nëpërmjet ofertës së titujve, objekt i përjashtimeve të neneve 244 dhe 245

të këtij ligji, mund të listohen dhe pranohen për tregtim vullnetarisht në një treg të

rregulluar. Listimi dhe pranimi për tregtim i këtyre titujve, objekt përjashtimi të neneve

244 dhe 245 të këtij ligji, shoqërohet me publikimin e prospektit të plotë, në përputhje me

kërkesat e këtij ligji, me përjashtim të shkronjave “a”, “d”, “dh” dhe “e” të nenit 245 të

këtij ligji.

Neni 248

Në nenin 248, pika 4 riformulohet si më poshtë:

“4. Autoriteti regjistron aktofertat sipas procedurës së parashikuar me rregullore.”

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

26

Neni 249

Neni 249 riformulohet si më poshtë:

“Përbërja e prospektit

1. Prospekti duhet të përfshijë:

a) dokumentin e regjistrimit, i cili përmban informacion mbi emetuesin;

b) një shënim mbi titullin, i cili përmban informacion mbi titullin/titujt që do t’i ofrohen publikut

apo do të pranohen në një treg të rregulluar dhe

c) përmbledhjen e prospektit.

2. Prospekti duhet të përfshijë informacionin që kërkohet sipas përcaktimit të neneve 250-272, të

këtij ligji.

3. Prospekti mund të paraqitet si një dokument i vetëm ose si disa dokumente të veçanta.

4. Cdo ngjarje e rëndësishme, gabim ose pasaktësi materiale në lidhje me informacionin e përfshirë

në prospekt, e cila mund të ndikojë në vlerësimin e titujve dhe që ndodh ndermjet kohes qe

prospekti miratohet dhe mbylljes se periudhes se ofertes, dhe mbylljen e periudhes se ofertes dhe

kohen kur titujt pranohen per tregtim ne treg te rregulluar, duhet te jepet ne nje suplement qe i

shtohet prospektit pa vonesa nga Emetuesi. Forma dhe permbajtja e ketij suplementi percaktohet

me rregullore nga Autoriteti.

5. Autoriteti mund te beje parashikime te metejshme me rregullore ne lidhje me formen dhe

permbajtjen e dokumentave te parashikuar ne piken 1 të këtij neni.”.

Neni 269

Në nenin 269, pika 3, pas fjalëve “komitetin e pagave të emetuesit”, shtohen fjalët “nëse ka”.

Neni 273

Në këtë nen bëhen këto ndryshime:

Titulli i nenit riformulohet si më poshtë:

“Të dhënat financiare”;

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

27

Në fjalinë e parë të nenit hiqen fjalët “një dokument regjistrimi, i cili përmban”.

Neni 276

Neni 276 riformulohet si më poshtë:

“Auditimi i pasqyrave financiare vjetore

1. Pasqyrat financiare vjetore historike duhet të jenë të audituara nga audituesi ligjor.

2. Në rast se pasqyrat financiare të vitit të fundit janë ende të paaudituara për shkak se procesi

i auditimit nuk ka përfunduar ende, duhet të deklarohet se këto pasqyra financiare janë të pa

audituara dhe se drejtimi i shoqërisë merr përsipër paraqitjen me vërtetësi të tyre.”.

Neni 284

Në nenin 284, shkronja “ç” e pikës 2 riformulohet si më poshtë:

“ç) Emetuesi ose ofruesi i titujve duhet të zbatojë detyrimin e hartimit të një prospekti në

përputhje me seksionin II, të këtij kreu, me përjashtim të titujve të emetuar nga qeveria e

Republikës së Shqipërisë.”

Neni 285

Në pikën 1, hiqen fjalët “e emetuesit me seli të regjistruar në Republikën e Shqipërisë mund të”.

Neni 289

Në pikën 1, shkronja “b”, shtohet një nëndarje e re me këtë përmbajtje:

“v) sigurohet procesi i klerimit dhe shlyerjes së këtyre titujve”.

Neni 298

Pika 1 riformulohet si më poshtë:

“Asambleja e përgjithshme e emetuesit mund të marrë vendim për tërheqjen e titujve nga listimi

në tregun e rregulluar.”.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

28

Neni 307

Në nenin 307, pika 4, shkronja “c” riformulohet si më poshtë:

"c) Të kryejë vlerësime të tjera ose të miratojë procedura për raste të veçanta, të cilat nuk

bien ndesh me legjislacionin në fuqi".

Neni 321

Në titullin e nenit 321, pas fjalës “Bashkimi” shtohen fjalët “dhe ndarja”.

Kreu VIII.

Titulli i kreut VIII riformulohet si më poshtë:

“PROCESET GJYQËSORE, BASHKIMET, SHPËTIMI, FALIMENTIMI, LIKUIDIMI DHE

MBYLLJA E SUBJEKTEVE”.

Seksioni “Likuidimi dhe paaftësia paguese”.

Seksioni “Likuidimi dhe paaftësia paguese”, rinumërtohet “Seksioni “II”.

Neni 325

Neni 325 riformulohet si më poshtë:

“Autoriteti duhet të konstatojë nëse kandidati është i aftë dhe i përshtatshëm për pozicionin e

administratorit të përkohshëm, sipas kërkesave të këtij ligji dhe ka të paktën pesë vjet përvojë

pune si drejtues i një institucioni financiar, banke ose shoqërie auditimi.”.

Neni 326

Në nenin 326 bëhen këto ndryshime:

- Shkronja “a” riformulohet si më poshtë:

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

29

“a) nëse është në proces hetimor, gjyqësor, shpallur fajtor me vendim të formës së prerë

për vepra penale kundër pasurisë ose krimit ekonomik apo vepra të tjera penale lidhur me

shoqëritë tregtare; për organizimin dhe vënien në funksionim të skemave mashtruese dhe

piramidale të huamarrjes, si dhe për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

- Shkronja “c” hiqet;

- Shkronja “ç” bëhet shkronja “c”, dhe fjala “objekt” zëvendësohet me fjalën “subjekt”;

- Në shkronjën “d” hiqen fjalët “i cili duket se”.

Neni 327.

Në nenin 327, në shkronjën “b” të pikës 2, fjalët “gazeta kombëtare”, zëvendësohen me fjalët

“media të shkruar dhe elektronike me përhapje më të gjerë në publik”. Ky ndryshim bëhet edhe

në nenin 340, pika 2.

Neni 332

Në nenin 332, në pikat 1 dhe 4, fjalët “për prishjen e shoqërisë” zëvendësohen me fjalët “për

mbylljen e shoqërisë”.

Neni 334

Në nenin 334, pika 2, fjalët “për prishjen e veprimtarisë”, zëvendësohen me fjalët “për mbylljen

e veprimtarisë”.

Neni 340

Në nenin 340 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 1, fjalët “kësaj pjese” zëvendësohen me fjalët “këtij seksioni”.

Në pikën 2, i njëjti ndryshim me nenin 327.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Zhvillimet në tregun e kapitalit. Zhvillimi i tregut të kapitalit në Shqipëri përbën një sfidë për vetë rëndësinë dhe potencialin

30

Neni 337

Në nenin 337, shtohet një pikë me këtë përmbajtje:

"Auditimi, për qëllime të këtij ligji, konsiderohet me interes publik.Çdo angazhim auditimi ligjor konsiderohet si angazhim i një njësie me interes publik dhe i nënshtrohet detyrimeve ligjore, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar."

Neni 374.

Në nenin 374, pika 3 bëhen këto ndryshime:

Në shkronjën “d”, referencat në“shkronjat “a” deri në “d”, zëvendësohen me referencat

në “shkronjat “a” deri në “ç”.

Në fund të nenit, fjalët “kjo pjesë”, zëvendësohen me fjalët “ky kre”.

Neni 375

Në nenin 375, pika 4, shkronja “b”, fjalët “në përputhje me nenin 166 të këtij ligji”, zëvendësohen

me fjalët “në përputhje me dispozitat e këtij ligji”.

Neni 380

Neni 380 riformulohet si më poshtë:

“Ky ligj hyn në fuqi në datën 1 Shtator 2020.”.

VI. Përfundim.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat e miratoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në

tërësi, me ndryshimet e paraqitura më lart.

RELATORI KRYETARJA

Ervin BUSHATI Milva EKONOMI