REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij....

80
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 21.07.2020, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” 2. Shqyrtimi i dekretit nr. 11443, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar”. 3. Shqyrtimi i dekretit nr. 11444, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. 4. Raportimi vjetor i Departamentit të Administratës Publike për veprimtarinë e vitit 2019. Miratimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2019. Marrin pjesë: Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban Zeneli, Ediola Braha, Adriatik Alimadhi, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Malo. Mungojnë: Fatmir Xhafaj, Andi Përmeti, Aurora Mara, Elda Hoti dhe Tom Doshi Të ftuar: Bledar Dervishaj Këshilltar i Presidentit për Çështjet Ligjore

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij....

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.07.2020, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.

10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”

2. Shqyrtimi i dekretit nr. 11443, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020

“Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e

Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar”.

3. Shqyrtimi i dekretit nr. 11444, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

4. Raportimi vjetor i Departamentit të Administratës Publike për veprimtarinë e

vitit 2019. Miratimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Departamentit të

Administratës Publike për vitin 2019.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim

Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban

Zeneli, Ediola Braha, Adriatik Alimadhi, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis

Malo.

Mungojnë:

Fatmir Xhafaj, Andi Përmeti, Aurora Mara, Elda Hoti dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Bledar Dervishaj – Këshilltar i Presidentit për Çështjet Ligjore

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

2

Katrin Treska – Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Institucionin e

Presidentit të Republikës

Etilda Gjonaj – Ministre e Drejtësisë

Besmir Beja – Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Albana Kociu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

3

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja – Përshëndetje kolegë!

Ju kërkoj ndjesë për vonesën. Mbledhja filloi 1 orë me vonesë, sepse teknika donte të

siguronte transmetimin live të kësaj mbledhjeje, për shkak të rëndësisë që ka rendi i ditës sot.

Kuorumi është i pranishëm për të vazhduar me rendin e ditës. Kemi 4 çështje në rendin

e ditës: shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.

10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Komisioni

ynë është komision përgjegjës. Relator është kolegu Alket Hyseni.

Çështja e dytë është shqyrtimi i dekretit nr. 11.443, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit

nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe

funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar””. Komisioni i Ligjeve është komision

përgjegjës. Relatore është kolegia Klotilda Bushka.

Çështja e tretë është përsëri shqyrtimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.444,

datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.

96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Edhe në këtë dekret ne jemi komision përgjegjës. Relatore është kolegia Bushka.

Çështja e katërt e rendit të ditës është raportimi vjetor i Departamentit të Administratës

Publike, për veprimtarinë e vitit 2019 dhe miratimi i projektrezolutës së vlerësimit të

veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2019. Ne jemi komision

përgjegjës dhe relator është përsëri kolegu Alket Hyseni.

Pa humbur kohë fillojmë me çështjen e parë të rendit të ditës, me shqyrtimin nen për

nen të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi

Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, që është nismë e kolegëve tanë deputetë,

si Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe

Bashkim Fino.

Në seancën e datës 15 korrik, ne e kemi miratuar në parim këtë projektligj, ndërsa sot

do ta shqyrtojmë nen për nen dhe do ta votojmë në tërësi.

Kolegët deputetë kanë përpara një tabelë me ndryshimet që propozohen në Kodin

Zgjedhor. Në kolonën e parë është Kodi Zgjedhor, që është në fuqi dhe projektligji për disa

ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor që është kolona e dytë, kurse në kolonën e tretë janë

propozimet për riformulime në nene të caktuara të këtij projektligji.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

4

Me mua sot është relatori zoti Hyseni dhe në emër të nismëtarëve është kolegu Damian

Gjiknuri. Përpara se të fillojmë me shqyrtimin nen për nen, po ia jap fjalën, në emër të

nismëtarëve, zotit Gjiknuri.

Adriatik Alimadhi – Zoti kryetar, të lutem për procedurë.

Ulsi Manja – Po, zoti Alimadhi për procedurë.

Adriatik Alimadhi – Në fakt, ashtu siç e dimë edhe ne, por edhe opinioni publik, dje

subjektet politke tashmë të dashuruara shumë, të dala nga sistemi komunist, si PS-ja dhe PD-

ja, po vazhdojnë negociatat. A përbën ky një precedent për rishikim të Kodit Zgjedhor?

Unë mendoj që duhet të futemi seriozisht, sepse përderisa shikojmë që këto subjekte

vazhdojnë akoma negociatat, mendoj që duhet të jemi pak më serioz në propozimet që

vazhdojnë të vijnë nga kjo marrëveshje.

Ulsi Manja – Zoti Alimadhi, sot në rendin e ditës kemi shqyrtimin nen për nen të

projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi

Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe isha i qartë kur thashë që do ta votojmë

nen për nen dhe në tërësi këtë projektligj. Unë nuk mund të aludoj tani se çfarë do të vijë dhe

se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Sot kemi këtë projektligj, të cilin e kemi votuar në parim

dhe do ta votojmë nen për nen dhe në tërësi, ashtu siç është dakordësuar edhe në marrëveshjen

e datës 5 qershor 2020 dhe që është depozituar nga kolegët tanë deputetë në përputhje me nenin

81, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pa humbur kohë po ia jap fjalën zotit Gjiknuri, i cili ka kërkuar fjalën në emër të

nismëtarëve. Fjala është për kolegun Gjiknuri.

Damian Gjiknuri – Faleminderit zoti kryetar!

Mirdita të nderuar deputetë!

Në fakt, për të hequr çdo dyshim për atë që po diskutojmë sot, diskutimet e djeshme

nuk kanë të bëjnë me ndryshimet e marrëveshjes që kemi rënë dakord. Për më tepër, po dje,

nga komunikimet që kemi pasur edhe me opozitën jashtëparlamentare kemi rënë dakord që të

bëhen disa ndryshime teknike të konstatuara nga stafi i Kuvendit. Kjo me të drejtë, sepse është

punuar pak shpejt me zbardhjen e asaj marrëveshjeje, pra unë kam konfirmim me shkrim edhe

nga opozita jashtëparlamentare për dakordësim, për një pjesë të të gjitha konstatimeve që janë

nxjerrë nga stafi i Kuvendit. Pra, dua t’ju them se për ato propozime që do të bëhen riformulime

këtu, është dhënë dakordësia e palës tjetër, prandaj të mos ketë asnjë lloj meraku apo sikleti

për shkelje të marrëveshjes apo për ndikime të njëanshme të draftit të amendimeve të Kodit

Zgjedhor.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

5

Megjithatë unë jam këtu edhe për të dhënë ndonjë sqarim në lidhje me këtë, në kuptimin

e ndonjë fjalie se mbase mund të dalë edhe ndonjë element tjetër teknik, për të cilin kemi rënë

dakord edhe në marrëveshje, për të mos pasur ndonjë keqkuptim, që nëse ka probleme të

teknikës legjislative, sepse ndodhin në projektligje, për gjëra që nuk ndryshojnë kuptimin dhe

përmbajtjen, ne kemi rënë dakord që t’i rishikojmë ato. Pra, me pak fjalë kjo është situata. Unë

mendoj të fillojmë me shqyrtimin e projektligjit, sipas parashtrimeve që do të bëjë relatori.

Besoj se ky lloj komunikimi është i mjaftueshëm.

Faleminderit, zoti kryetar!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Gjiknuri për qartësimin e disa propozimeve për

riformulime që nuk e prekin thelbin e ndryshimeve që i bëhen Kodit Zgjedhor.

Zoti Hyseni, a jemi gati për të vazhduar me shqyrtimin...

Korab Lita – Zoti kryetar, kisha një pyetje.

Ulsi Manja – E keni për nenin zero?

Korab Lita – Po, e kam për zotin Gjiknuri, për një sqarim.

Ulsi Manja – Zoti Gjiknuri foli në emër të propozuesve...

Korab Lita – Po pra, prandaj dua ta pyes në lidhje me atë që tha.

Ulsi Manja – Zoti Lita, jemi në shqyrtimin nen për nen dhe fazën e diskutimit dhe të

miratimit në parim e kemi kaluar...

Korab Lita – Për të qenë sa më i qartë zoti kryetar, zoti Gjiknuri tha që bashkë me

opozitën jashtëparlamentare kemi rënë dakord për riformulimin, e të tjera. Unë dua të pyes,

meqenëse e kanë trumbetuar shumë si marrëveshje më të rëndësishme se bërthamore, a janë

konsultuar me ndërkombëtarët, me amerikanët dhe europianët, për këto ndryshime që do të

bëjnë, sepse vetëm aty e mbajnë çengelin?

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Lita!

Sigurisht që Shqipëria është vend i hapur tashmë dhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë

janë të respektuar në këtë vend për të gjithë kontributin që kanë dhënë për zhvillimin e

demokracisë në këtë vend. Në fakt, ndërhyrja mu duk e pavend, por gjithsesi zoti Hyseni, a

jemi gati?

Alket Hyseni – Jemi gati zoti kryetar.

Ulsi Manja – Atëherë, vazhdojmë me shqyrtimin nen për nen të projektligjit për disa

ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor.

Neni 1.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

6

Alket Hyseni – Zoti kryetar, së pari dua t’u bëj me dije të gjithë kolegëve që kanë

përpara një tabelë të përbërë nga 3 kolona (me përpara, nënkuptoj elektronikisht). Në kolonën

e parë është Kodi Zgjedhor aktual. Në kolonën e dytë janë ndryshimet dhe shtesat e propozuara

nga marrëveshja, të cilat janë diskutuar dhe miratuar në parim dhe në kolonën e tretë keni

propozime për riformulime, të cilat e ritheksoj edhe një herë dhe falënderoj ndërhyrjen e zotit

Gjiknuri në këtë rast, janë vetëm përmirësime të teknikës legjislative, pra pa ndryshuar fare

thelbin e dispozitave, por kanë saktësuar termat, pika të ndryshme të neneve për t’u bërë më i

kuptueshëm qëllimi i këtyre ndryshimeve.

Fillojmë me nenin 1, i cili ndryshon nenin 2 të Kodit aktual. Shtohen pikat vijuese, nga

26 deri te pika 31, të cilat i keni aty. Nuk ka riformulime të kësaj pike.

Ulsi Manja – Kush është dakord me nenin 1? Kundër? 3 vota, zoti Zeneli, zoti Lita dhe

zoti Alimadhi. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 1 sipas variantit të propozuar në projektligj.

Neni 2.

Alket Hyseni – Në nenin 2 të projektligjit që ndryshon nenin 3 pas pikës 5 shtohet pika

5/1 me përmbajtjen vijuese “Nuk ka ndryshim nga projektligji”.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Hedhim në votim nenin 2. Kush është pro? Kundër? 3 vota. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 2.

Neni 3.

Alket Hyseni – Në nenin 3 të projektligjit ka një riformulim. Në këtë nen propozohen

këto ndryshime në draftin e projektligjit:

Në pikën 1 të këtij neni të shtohet fjala “respektim”. Pra, formulimi të bëhet: “Ky ligj

garanton respektimin e parimit të barazisë gjinore”.

Gjithashtu, në pikën 2 fjalët: “sipas pikës 1 të këtij neni” të zëvendësohen me fjalët:

“Për respektimin e parimit të barazisë gjinore”.

Ulsi Manja – Kush është dakord me riformulimet e propozuara nga relatori, zoti

Hyseni!

Adriatik Alimadhi – Zoti kryetar, ju lutem për procedurë.

Ulsi Manja – Po, zoti Alimadhi.

Adriatik Alimadhi – Në fakt, këtë e kam më shumë për zotin Gjiknuri, duke parë që

këtu shkelen të drejtat e Kushtetutës, mendoj që hyjmë në termin “emërim” dhe jo “zgjedhje”,

sepse zgjedhësve sipas Kushtetutës u është përcaktuar që të zgjedhin dhe jo të emërojnë. Pra,

nuk është se jam kundër përfaqësimit të gjinisë, por mendoj që kalojmë nga zgjedhës për të

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

7

zgjedhur, ne i emërojmë..., pra mandatet më shumë i certifikojmë duke i emëruar se sa ia

përcaktojmë zgjedhësve të zgjedhin. Në këtë rast a kemi prekje të Kushtetutës?

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Tashmë çështja e përfaqësimit gjinor në Shqipëri është një standard i vendosur, qoftë

në zgjedhjet vendore ashtu dhe në zgjedhjet politike. Pra, është një standard i vendosur, i

çertifikuar dhe nuk mund të bëjmë kthim prapa. Prandaj çdo diskutim për këtë pikë është

çështje e mbyllur.

Alket Hyseni – Kam një ndërhyrje.

Ulsi Manja – Po, zoti Hyseni.

Adriatik Alimadhi – Zoti Manja,...

Ulsi Manja – Të lutem, zoti Alimadhi ky diskutim është i mbyllur.

Alket Hyseni – Dua t’u bëj me dije kolegëve deputetë që në grupin e punës, por edhe

në komision zyrtarisht janë paraqitur dy kërkesa për parashikim të dispozitave të posaçme. Një

kërkesë është nga nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe kërkesa tjetër është bërë nga

nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, të firmosur nga dy

kryetarët, zonja Vasilika Hysi dhe zonja Eglantina Gjermeni. Kjo kërkesë përmban 2 elemente

bazë, por në thelb një, pra parashikimin e veçantë të mbrojtjes ndaj dhunës kundër grave gjatë

fushatës zgjedhore. Këtë e kemi diskutuar gjatë me nismëtarët dhe me këshilltarët dhe

mendojmë që, meqenëse kuadri ligjor është i plotë, të gjitha kërkesat e parashikuara këtu mund

të gjejnë zgjidhje me akte nënligjore nga Komisioni Rregullator, një institucion i ri që kemi

parashikuar në administratën e lartë në zgjedhje, i cili ka të gjithë tagrat, që në zbatim të

Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, të nxjerrë akte rregullatore, një nga të cilët mund të jetë

edhe mbrojtja e veçantë e grave gjatë fushatës zgjedhore. Kërkesa në thelb është e drejtë, sepse

ne jemi koshientë që në kushtet shqiptare ka rrethana të caktuara ku gratë ndodhen nën një

presion ndryshe nga burrat. Për këtë arsye ndoshta është e domosdoshme një mbrojtje e veçantë

e tyre, gjë që nuk bie ndesh me asnjë parim kushtetues, por përkundrazi është plotësisht në

përputhje me konceptet e reja të të drejtave të njeriut, me aktet ndërkombëtare në këtë fushë

dhe nuk duhet të shqetësohemi fare lidhur me mbrojtjen e veçantë që u japim kategorive të

caktuara të gjinive më pak të përfaqësuara, gjinive më të prirura ndaj dhunës e të tjera

komuniteteve.

Po ashtu, CRCA-ja ka paraqitur një kërkesë, për disa ndryshime në Kod lidhur me

moshën e personave, që kanë të drejtë për të zgjedhur, pra uljen e saj nën 16 vjeç, gjë që është

e papërshtatshme si kërkesë për sa kohë që është një përcaktim në Kushtetutë dhe nuk mund të

bëhet në Kod. Këto doja t’i bëja me dije zoti kryetar dhe vazhdojmë.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

8

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Alban Zeneli – Zoti Kryetar, për procedurë.

Ulsi Manja – Po, zoti Zeneli, për procedurë.

Alban Zeneli – Faleminderit!

Në vazhdim të asaj që tha zoti Alimadhi, unë e ndiej që ky nen i këtij projektligji

diskriminon jo vetëm burrat në këtë rast, por edhe disa grupe të tjera shoqërore. Prandaj duhet

të jemi të qartë, sepse nuk janë vetëm gratë të diskriminuara në shoqërinë tonë, por edhe grupe

të caktuara që normalisht duhet t’i përfshijmë. Nëse përfshijmë gratë me 30% të përfshijmë

edhe grupe të tjera shoqërore, të cilat janë pjesë e disa konventave dhe ne kemi miratuar ligje

për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Pra nëse u japim grave 30%, unë them që edhe pjesëve të tjera

t’u japim disa kuota brenda listës fituese apo...

Ulsi Manja – Zoti Zeneli, ne ua kemi dhënë tashmë dhe është realitet, nuk e di se përse

po diskutojmë, sepse kuota e përfaqësimit gjinor prej 30 % është një e drejtë e fituar. Nuk e di

përse po diskutojmë tani?

Alban Zeneli – Zoti kryetar, shoqëria jonë sot është zhvilluar dhe ka edhe grupe të tjera

shoqërore që nuk përfaqësohen as nga burrat dhe as nga gratë, si thua ti të vazhdojmë kështu?

Edhe ata kanë të drejtë të përfaqësohen.

Ulsi Manja – Të lutem, zoti Zeneli, jemi te neni 3 i Kodit, ku flitet për parime dhe

respektimi i parimit të barazisë gjinore është parim në Kod. E para.

E dyta, propozohet që në pikën 2 të shtohet...

Alban Zeneli –... unë po them që nuk është vetëm burri dhe gruaja, por ka edhe pjesë

të tjera të shoqërisë. Ne kemi miratuar ligje për ata dhe tani i diskriminojmë me ligjin më

thelbësor, që është vota e qytetarëve shqiptarë.

Ulsi Manja – Dakord, zoti Zeneli, ky është mendimi juaj. Zonja Hysi, ju lutem, shumë

shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij.

Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit!

Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni që e adresoj këtë çështje, megjithëse nuk e gjej me

vend, sepse aty ishte sanksionuar një parim shumë i rëndësishëm, i cili gjendet në ligjin e vitit

2008 “Për barazinë gjinore”.

Lidhur me shqetësimin që ngre zoti Zeneli, dua të theksoj se ky nen është parim, i cili

nuk flet për gratë, por mund të jenë edhe burrat deri diku të nënpërfaqësuar. Pra flet për gjininë

më pak të nënpërfaqësuar.

Unë kam një sugjerim për pikën 2, zoti kryetar, për termin “gjykatë” që është përdorur

dhe për këtë ndoshta zoti Hyseni dhe zoti Gjiknuri mund të na ndihmojnë. Pra kërkoj një

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

9

riformulim nga pikëpamja e teknikës legjislative. Detyrimet e parashikuara në pikën 1 të këtij

neni dhe jo detyrimet sipas pikës 1, i përkasin subjekteve zgjedhore, administratës zgjedhore

dhe kolegjit gjyqësor zgjedhor. Pra në Kod, në ndryshimin që është bërë ekspertët kanë

përdorur termin “kolegj gjyqësor zgjedhor”. Nëse ju thoni “gjykatës”, Komisioni Qendror i

Zgjedhjeve nuk mund të ndërhyjë për të gjitha gjykatat, por në rastin e Kolegjit Gjyqësor

Zgjedhor, parimi i barazisë gjinore duhet respektuar, (nëse u shpreha korrekt).

Gjithashtu, nga pikëpamja e teknikës legjislative sugjeroj të shmangen fjalët e huaja që

përdoren në terminologji, konkretisht në pikën 3, shkronja “c”.

Zoti kryetar, kam edhe një sugjerim, ku do të kërkoj nga zoti Hyseni që këtë qëndrim

që mbajti në lidhje me kërkesën e parashtruar nga zonja Gjermeni dhe unë, por që në fakt është

kërkesë e 46 organizatave dhe ambasadave që përbëjnë rrjetin e barazisë gjinore nën ombrellën

e OSBE-së, të vihet në raport dhe t’i lihet si detyrë mekanizmit të ri që do të krijohet, për t’i

adresuar në aktet nënligjore. Por, vetë personalisht them që: parandalimi i gjuhës së urrejtjes

edhe për minoritetet, edhe për grupet e tjera që thotë zoti Zeneli, edhe për gratë duhet të jetë në

kod, ky është parim esencial.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Nuk e di nëse është në linjë eksperti, zoti Gumi, për sugjerimin e zonjës Hysi.

Viktor Gumi – A më dëgjoni?

Ulsi Manja – Po, zoti Gumi.

Viktor Gumi – Unë jam dakord me zëvendësimin e fjalës “gjykatë” me “kolegj

zgjedhor”.

Ndërsa për shkronjën “c”, në dijeninë time ky ligj do të kalojë edhe te redaktorët

gjuhësor të parlamentit, prandaj ata do ta shikojnë nëse ka fjalë të huaja për t’u zëvendësuar në

këtë shkronjë. Nëse ju keni ndonjë propozim, jemi dakord.

Ulsi Manja – Atëherë, zoti Gumi thotë që fjala “gjykatë” të zëvendësohet me fjalët

“Kolegj Zgjedhor”

Ulsi Manja – Po, fjala“gjykatë” të zëvendësohet me fjalën “Kolegj Zgjedhor”.

Ndërkohë, e ka kërkuar fjalën zoti Gjiknuri për këtë pikë.

Damian Gjiknuri – Meqenëse dëgjova zotin Gumi, kam përshtypjen se, siç jemi, ky

parim është shumë e vështirë të zbatohet te Kolegji Zgjedhor, nisur nga stadi aktual edhe i

reformës në drejtësi, nisur edhe nga numri i pakët i kandidatëve, të cilët kanë kaluar vetingun,

pasi kemi pasur debate lidhur me numrin, pra bëhet për fjalë për ata kandidatë potencialë që

mund të ketë Kolegji Zgjedhor. Unë propozoj, këtu besoj se nuk do të kemi probleme as me

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

10

opozitën, që këtë term ta heqim fare. Pra, le të qëndrojmë tek termi “administrata”, sepse edhe

parimi ka qenë administrata zgjedhore dhe subjektet. Po të shikoni edhe vetë ligjin, në

përgjithësi ka imponuar raporte kuotash apo të paktën në respektim të parimit për administratën

zgjedhore në të të gjitha nivelet dhe komisionet. Sugjerimi im është ta eliminojmë fare këtë

pjesë, sepse nuk e dimë për momentin, aq më tepër që do të kemi 20 apo 25 që përzgjidhen me

short. Nëse do të fusim këtë parim, pastaj i bie që të krijojmë mekanizma të tjerë përzgjedhës

me pulle të ndryshme kandidatësh dhe, për mendimin tim, nuk duhet ta përfshijmë këtë për

momentin.

Viktor Gumi – Ne besojmë se kjo nuk ka të bëjë nëse Kolegji Zgjedhor do të ketë 1/3-

ën apo jo në përbërje, sepse ajo është një çështje tjetër që nuk e rregullon ky ligj. Ky ligj

rregullon që gardianë për zbatimin e dispozitave për kuotën gjinore janë, së pari, Komisioni

Qendror i Zgjedhjeve, dhe subjektet zgjedhore me vullnetin e tyre të lirë.

Së dyti, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Së treti, në çështjet dhe në mosmarrëveshjet që gjykon do të jetë gjykata. Pra, respektimi

jo në përbërje të kolegjit 1/3 femra, por respektimi i dispozitave të kuotës gjinore nga subjektet.

Ky është interpretimi që i kemi bërë...

Ulsi Manja – Pra, që të jemi të qartë, zoti Gumi, këtu nuk flitet për respektimin e

parimit të barazisë gjinore në përbërjen e Kolegjit Zgjedhor, por në detyrimin që ka Kolegji

Zgjedhor për të garantuar përfaqësimin gjinor.

Viktor Gumi – Zbatimin e detyrimit të përfaqësimit gjinor sipas dispozitave konkrete

në kod.

Ulsi Manja – Jemi të qartë …

Damian Gjiknuri – Unë këtë sugjerim kam që ta lemë“gjykatë”, jo “Kolegj Zgjedhor”.

Ulsi Manja – Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Shumë faleminderit!

Në fakt, shqetësimi që ka zoti Gjiknuri nuk qëndron. Sipas një studimi të botuar një

javë më parë lidhur me rezultatet e vetingut, rezultoi se vetingun e kanë kaluar më shumë gratë

dhe vajzat gjyqtare sesa burra. Pra, përqindja është gati dy herë më e lartë te gratë sesa te

burrat. Ne do të shikojmë a do të gjeni burra për të përfaqësuar të paktën…

Ulsi Manja – U lutem kolegëve që të jemi sa më racionalë, sepse…

Vasilika Hysi – Zoti kryetar, tani ne kemi të drejtë të flasim, sepse jemi anëtarë të

Komisionit të Reformës. Ne i dëgjuam përfaqësuesit e këshillit politik, por tani ata duhet t’i

dëgjojnë anëtarët e komisionit.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

11

Ulsi Manja – Jam plotësisht dakord, zonja Hysi, por jemi në një çështje të teknikës

legjislative …

Vasilika Hysi – Së pari, jemi ne ata që do të votojmë dhe jo përfaqësuesit e këshillit

politik.

Së dyti, jam dakord me sugjerimin që dha zoti Gumi, por do të doja të thosha që ne në

këtë parlament, kur ka qenë zoti Gumi, në vitin 2008 kemi miratuar një ligj për barazinë gjinore

dhe në këtë ligj thuhet se çdo organ në të gjitha institucionet, organet qendrore-vendore, në

organet e pavarura duhet të ketë minimumi 30% të secilës gjini. Prandaj, kjo duhet mbajtur në

konsideratë dhe ju e dini që Kuvendi i Shqipërisë ka filluar të monitorojë legjislacionin për

barazinë gjinore pas disa vitesh të zbatimit të tij. Ndaj, unë uroj dhe shpresoj që edhe në

Kolegjin Zgjedhor do të kemi 30% të secilës gjini, le të jenë 70% gra dhe 30% burra.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Unë do t’i ftoja kolegët që diskutimet të fokusohen në nenet përkatëse të Kodit

Zgjedhor. Sigurisht që secili ka të drejtën të diskutojë pa fund dhe këtë ia garanton Rregullorja,

jo unë si kryetar komisioni, por çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara tashmë dhe

e dakordësuam që në fillim të mbledhjes që ndërhyrjet për Kodin Zgjedhor do të jenë të

karakterit të teknikës legjislative. Referuar asaj çfarë thanë zoti Hyseni, zoti Gjiknuri, por edhe

sipas sqarimit që bënë zoti Gumi dhe zonja Hysi, në pikën 2 të nenit 3 duhet të qëndrojë fjala

“gjykatë”. Është gjykata në finale që garanton respektimin e parimit të barazisë gjinore, pastaj

se si…

Adriatik Alimadhi – Zoti Manja, a ka mundësi, ju lutem?

Ulsi Manja – Ju lutem, zoti Alimadhi, ju jeni kundër kodit nen për nen, ndaj nuk ta jap

as të drejtën e fjalës. Dakord!

Atëherë, kush është dakord me nenin 3, me riformulimet që propozoi zoti Hyseni?

Kundër? 3 kundër, zoti Zeneli, zoti Lita…

Zoti Alimadhi, jeni pro apo kundër?

Adriatik Alimadhi – Më jepni fjalën, ju lutem, zoti Manja?

Ulsi Manja – Miratohet neni 3.

Kalojmë te neni 4 i projektligjit.

Alket Hyseni – Neni 4: qëndron varianti i projektligjit pa asnjë ndryshim.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 4? Kundër? 1 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 4.

Kalojmë te neni 5.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

12

Alket Hyseni – Zoti kryetar, te neni 5 ne kemi gjykuar, jemi konsultuar madje kemi

renë dakord me të gjithë aktorët që kërkohet njëri formulim në formën e plotë të nenit. Janë

bërë disa ndryshime të pikave, të cilat, për shkak të teknikës legjislative, linin vend për

interpretim. Ne i shkrimë ato ndryshime brenda pikave që nuk ndryshohen, duke i numërtuar

të gjitha të plota.

Tekstin e keni aty. Caktimi i datës së zgjedhjeve për Kuvendin është neni 9 i ligjit aktual

dhe numërtohen pikat nga 1 deri në pikën 8.

Ulsi Manja – Pra, kush është dakord me nenin 5, me riformulimin përkatës që

parashtroi kolegu Hyseni që ju e keni në kolonën e tretë të tabelës? Kundër? 2 kundër.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 5.

Kalojmë te neni 6 i projektligjit.

Alket Hyseni – Neni 6 është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 6 sipas projektligjit? Kundër? 2 kundër. Abstenim?

Nuk ka.

Miratohet neni 6.

Adriatik Alimadhi – Zoti Manja, a mund të më jepni fjalën për procedurë?

Ulsi Manja – Po, për procedurë, zoti Alimadhi. Pra, edhe pse ju jeni kundër kodit nen

për nen,unë po ta jap fjalën për procedurë.

Hapeni zërin zoti Alimadhi, se nuk dëgjoheni!

Adriatik Alimadhi – Unë po ngre një problem shumë të dobishëm dhe nuk po e them

nga mendja ime, por është në Kushtetutë. Zgjedhësit shqiptarë kanë të drejtë të zgjedhin dhe të

zgjidhen. Tani a ka mundësi të më thoni këtu në rastin konkret, ku ju përcaktoni 30% të gjinisë

femërore, i zgjedhin zgjedhësit shqiptarë, apo i emërojmë në shkelje të Kushtetutës? Pra, po

ose jo një përgjigje nga ekspertët ose nga zoti Gjiknuri. Këtë sqarim doja unë, pastaj ju mund

ta drejtoni si të doni mbledhjen, si kryeçobani, me urdhër partie apo si të doni, unë nuk kam

asnjë problem. Pra, a ka mundësi të më shpjegoni, sepse në Kushtetutë thuhet qartë: “Zgjedhësit

shqiptarë kanë të drejtë të zgjedhin ose të zgjidhen”. Pra, ne tani i emërojmë 30%, pra ky

koncept duhet ndarë juridikisht të paktën. Ne nuk jemi çobanë, por jemi anëtarë të Komisionit

të Ligjeve.

Ulsi Manja – Përgjigjen, zoti Alimadhi, nuk ka nevojë të ta japë zoti Gjiknuri. Shkurt

qartë dhe saktë: i zgjedhin zgjedhësit shqiptarë.

Adriatik Alimadhi – Atëherë, ju pse i emëroni?

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

13

Ulsi Manja – Edhe zonjat nuk do ta pranonin të emëroheshin në parlament nëse nuk

do t’i zgjidhnin zgjedhësit shqiptarë. Ne garantojmë parimin, 30% duhet t’i respektojmë kuotat

gjinore.

Adriatik Alimadhi – Unë zonjat kandidate për deputete do të doja t’i kisha përballej

në çdo zonë që të ishin, ashtu edhe ato do të ishin me dinjitet. jo të emëruara ndryshe.

Ulsi Manja – Ashtu do t’i ken,i zoti Alimadhi, rrini pa merak!

Kalojmë te neni 6 i projektligjit.

Po, zoti Hyseni.

Alket Hyseni – Neni 6 nuk ka ndryshime, por nuk jam i sigurt nëse e votuam apo jo,

megjithatë e hedhim edhe një herë në votim.

Ulsi Manja – E hedhin në votim nenin 6. Kush është pro nenit 6? Kundër? 2 kundër.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 7.

Alket Hyseni – Në nenin7 të projektligjit bëhet një rregullim i teknikës legjislative për

numërtimin e pjesës së kodit që ndryshohet.

Në nenin 12, sipas rregullave të teknikës, nënndarjet e paragrafëve në pikën 2 bëhen

me shkronja “a”, “b”, “c”, kurse pjesa tjetër është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Atëherë, kush është dakord me nenin 7 të projektligjit sipas variantit …

Alket Hyseni – Më falni, brenda nenit 7, po të shikoni,janë përfshirë një grup nenesh

nga 12-ta deri te 26-ta. Ne do t’i marrim një për një këto, pasi ndryshohen neni 13, neni 16,

neni 17, neni 20 dhe 21. Pra, le t’i marrim një nga një nenet që ndryshohen, duke filluar me

nenin 12.

Ulsi Manja – Pra, neni 7 i projektligjit ndryshon nenin 12, ndryshon nenin 13, 14, 15

të kodit aktual deri te neni 26, pra ta votojmë nenin 7 që ndryshon nenet nga neni 12 deri në

nenin 26 të Kodit me formulimin përkatës dhe me sugjerimet që ka bërë kolegu Hyseni.

Kush është pro nenit 7? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Vasilika Hysi – Zoti kryetar, kam diçka për saktësim.

Alket Hyseni – Dua të rezervoj diçka: për çdo merak që keni lidhur me termat, po ju

them se i gjithë drafti do të kalojë nga redaktimi dhe, nëse keni propozime lidhur me terma të

shqipërimit më të saktë apo terma që e plotësojnë kuptimin, ia çojmë të gjitha redaktorit. Jemi

të hapur në këtë aspekt, sepse nuk është arritur të punohet në redaktim në këtë rast.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

14

Ne e votuam nenin 7 të projektligjit dhe thamë se ndryshon nenet nga 12-ta deri te 26-

ta të Kodit aktual Zgjedhor, më lejoni që për efekt regjistrimi t’i citoj nenet që ndryshon neni

7, si më poshtë:

Neni 12 “Përbërja dhe funksionimi i KQZ-së”

Neni 13 “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve”

Neni 14 “Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve”

Neni 15 “Komisioni Rregullator (Rregullatori)”

Neni 16 “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)”

Neni 17 “Zgjedhja e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it”

Neni 18 “Shkarkimi i Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it”

Neni 19 “Kompetencat e Komisionerit”

Neni 20 “Kompetencat e Rregullatorit”

Neni 21 “Kompetencat e KAS-it”

Neni 22 “Kompetencat e KQZ-së lidhur me teknologjinë në zgjedhje”

Neni 23 “Procedura për futjen e teknologjisë në zgjedhje dhe vendimmarrja”

Neni 24 “Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë vendit”

Neni 25 “Procedura e votimit nga jashtë vendit”

Neni 26 “Përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore në KQZ”

Këto janë nenet e Kodit Zgjedhor aktual që ndryshon neni 7 i projektligjit që ne sapo

votuam.

Kalojmë te neni 8 i projektligjit.

Alket Hyseni – Neni 8 është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Neni 8 nuk ka ndryshime.

Kush është pro nenit 8? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 9.

Alket Hyseni – Neni 9 është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Neni 9 “Ngritja e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor” është

sipas projektligjit.

Kush është pro nenit 9? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 10 i projektligjit “Detyrat e sekretarit të KZAZ-së”

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Po, sipas projektligjit.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

15

Kush është pro nenit 10? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 11 “Kriteret për përfshirjen e zgjedhësit në listat e zgjedhësve”.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 11? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 12.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 12? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 13.

Alket Hyseni – Ka një ndryshim të teknikës legjislative në pikën 4, ku fjala “formon”

të zëvendësohet me fjalën “përbën” ndryshe siç është në draft.

Ulsi Manja – Atëherë, kush është pro nenit 13 me sugjerimin e teknikës që bëri

relatori? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 14.

Alket Hyseni – Neni 14 është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 14? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 15.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 15? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 16.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 16? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 17.

Alket Hyseni – Ka një saktësim në ndryshimet që bëhen në pikat 1 dhe 7 të nenit 62.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 17? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 18.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

16

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 18? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 19.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 19? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 20.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 20? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 21.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 21? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 22.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 22? Kundër? 2 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 23.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 23? Kundër? 3 kundër. Është bashkuar edhe zoti

Zeneli kundër së bashku me zotin Lita dhe zotin Alimadhi. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Dua të bëj një sqarim. Neni 23 ndryshon nenin 79 të Kodit.

Kalojmë te neni 24.

Alket Hyseni – Neni 24, që ndryshon nenin 84. Për efekt të teknikës legjislative,

ndryshimet në këtë nen të renditen me numra, ndërsa përmbajtja është e njëjtë.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 24? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 24 sipas tekstit bashkëlidhur.

Kalojmë te neni 25.

Alket Hyseni – Neni 25 që ndryshon nenin 85 është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 25? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 25 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 26.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

17

Alket Hyseni – Neni 26 që shfuqizon nenin 85/1.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 26? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 26 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 27.

Alket Hyseni – Në këtë nen bëhet një saktësim në numërtimin e pjesës së kodit si dhe

në shkronjën “ç” fjala “parave” të zëvendësohet me fjalën “fondeve” në përputhje me

parashikimin e nenit 92/1.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 27 të projektligjit?

Alket Hyseni – Duhet të kemi parasysh se në nenin 27 ndryshohen nenet nga 86 deri

te neni 92/3.

Ulsi Manja – Atëherë, kush është dakord me nenin 27 që ndryshon nenet 86 deri 92 të

pjesës së shtatë të Kodit Zgjedhor aktual? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Për efekt regjistrimi nenet që ndryshon neni 27 janë:

Neni 86 “Burimet e financimit të fushatës zgjedhore”

Neni 87 “Fondet për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve”

Neni 88 “Fondet nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje”

Neni 89 “Kompensimi financiar paszgjedhor”

Neni 90 “Trajtimi i dhurimeve, huave dhe kredive”

Neni 91 “Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve

zgjedhore”

Neni 92 “Veprimtaritë e institucioneve publike në fushatë”

Neni 92/1 “Financimi i subjekteve zgjedhore nga fondet jopublike”

Neni 92/2 “Regjistrimi i fondeve jopublike”

Neni 92/3 “Deklarimi dhe publikimi”

Neni 92/4 “Monitorimi i fushatës zgjedhore”

Neni 92/5 “Portali për denoncime në lidhje me financimet”

Neni 92/6 “Auditimi i fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore”

Neni 92/7 “Përzgjedhja e auditëve nga KQZ-ja”.

Kalojmë te neni 28 i projektligjit.

Alket Hyseni – Neni 28 sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 28? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 28 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 29.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

18

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit..

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 29? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 29 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 30.

Alket Hyseni – Neni 30 ndryshon disa nene.

Në pjesën e dhjetë, përpara nenit 124 shtohen nenet 123/1, 123/2 dhe 123/3 me

përmbajtjen që janë në projektligj.

Në pikën 3 të nenit 123/3 të bëhet referenca në legjislacionin në fuqi për sinjalizimin

dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Ky është ndryshimi që sugjerojmë në projektligj.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Kush është pro nenit 30? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 30 që ndryshon nenet si më poshtë:

Neni 123/1 “E drejta për të vënë në lëvizje KQZ-në”

Neni 123/2 “Kompetenca për hetimin administrativ”

Neni 123/3 “Pjesëmarrja e publikut në denoncimin e fakteve”.

Kalojmë te neni 31 i projektligjit.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 31? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 31 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 32.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 32? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 32 sipas projektligjit.

Neni 33.

Alket Hyseni – Neni 33 që ndryshon nenin 146, sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 33? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 33 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 34.

Alket Hyseni – Neni 34 ndryshon nenin 149 sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 34? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 34 sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 35.

Alket Hyseni – Në nenin 35, që ndryshon nenin 163, propozohet që ndryshimet të

renditen me numra dhe pjesa tjetër sipas projektligjit.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

19

Ulsi Manja – Faleminderit!

Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 35 sipas projektligjit, duke ndryshuar që renditja në nen të bëhet me

numra.

Kalojmë te neni 36.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 36? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 36 sipas projektligjit.

Neni 37.

Alket Hyseni – Është sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Kush është pro nenit 37? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Ky nen shton nenet 167/1 “Raportimi për hetimin penal”

Neni 167/2 “Këqyrja e mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor”. Ky

është një standard i arritur në këtë kod, pasi, po të kemi parasysh protestat e vazhdueshëm që

ka bërë PS-ja për hapjen e kutive, tashmë sanksionohet në këtë Kod Zgjedhor si një standard

që ne e kemi kërkuar në vitin 2009, dhe jemi po ne si maxhorancë që e vendosim këtë standard

në Kodin Zgjedhor.

Votojmë nenin 37.

Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë te neni 38 i projektligjit.

Alket Hyseni – Te pika 1 e nenit 38, të parashikohet që subjektet zgjedhore mund të

dënohen me gjobë nëse nuk marrin masa të menjëhershme për ndërprerjen e shkeljes vetëm

pas marrjes së dënimit për shkeljen që kryen një subjekt tjetër në favor të tyre.

Në pikën 2, shkronja “a”, fjala “formon” zëvendësohet me fjalën “përbën”.

Ulsi Manja - Kush është pro nenit 38? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 38, sipas projektligjit.

Neni 39.

Alket Hyseni – Sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 39, sipas projektligjit.

Neni 40.

Alket Hyseni – Sipas projektligjit.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

20

Ulsi Manja - Kush është pro nenit 40? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 40, sipas projektligjit.

Neni 41.

Alket Hyseni – Neni 41.

Neni 179 ndryshohet si vijon, sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro nenit 41? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Ndryshohet neni 179 i Kodit, sipas nenit 41 të projektligjit.

Miratohet.

Neni 42.

Alket Hyseni – Neni 42, që ndryshon nenin 180, sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 42, sipas projektligjit.

Neni 43.

Alket Hyseni – Neni 43 ndryshon nenin 181, sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 43, sipas projektligjit.

Neni 44.

Alket Hyseni – Neni 44 ndryshon nenin 182, sipas projektligjit, “Përfundimi i mandatit

të anëtarëve të KQZ-së”.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 44, sipas projektligjit.

Neni 45.

Alket Hyseni – Sipas projektligjit, me ndryshimet në këtë nen duhet të përcaktohen

qartë cila do të jetë shumica për votim për komisionierin dhe nënkomisionerin, meqenëse për

organe të tjera është parashikuar një shumicë tjetër nga ajo e përcaktuar në nenin 7 të

projektligjit.

Propozohet që në nenin 45 të projektligjit të bëhen këto ndryshime:

E para, fjalia e fundit e pikës 3 ndryshohet si vijon: “Dy kandidaturat e tjera i paraqiten

për votim Kuvendit, i cili vendos me shumicë votash”.

E dyta, “Fjalia e fundit e pikës 4 ndryshohet si vijon: “Dy kandidaturat e tjera i

paraqiten për votim Kuvendit, i cili vendos me shumicë votash”.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

21

Kush është pro nenit 45, me sugjerimet e kolegut Hyseni? Kundër? 3 kundër.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 45, me ndryshimet e propozuara.

Neni 46.

Alket Hyseni – Sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 46, sipas projektligjit.

Neni 47.

Alket Hyseni – Sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 47, sipas projektligjit.

Kalojmë te neni 48, “Hyrja në fuqi e projektligjit”.

Alket Hyseni – Sipas projektligjit.

Ulsi Manja - Kush është pro? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet neni 48, sipas projektligjit.

Kalojmë në votimin në tërësi.

Kush është dakord në tërësi me projektligjin? Kundër? 3 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet në tërësi projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë

29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Falënderoj, së pari, nismëtarët, zotin Gjiknuri, zonjën Gjylameti, zonjën Bushka, zonjën

Hysi, zotin Shameti dhe zotin Fino!

Dëshiroj të falënderoj për punën e shkëlqyer që është bërë, qoftë në komisionin e

posaçëm të reformës zgjedhore, edhe në dakordësinë në Këshillin Politik, produkti i

dakordësuar i të cilit u materializua në konform me nenin 81/1 të Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë nga kolegët tanë nismëtarë!

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

22

Dëshiroj të falënderoj edhe ekspertët që kanë punuar pranë komisionit të posaçëm të

reformës zgjedhore, por edhe ata që kanë asistuar si ekspertë në Këshillin Politik!

Një falënderim shkon për kolegun tim, relatorin Alket Hyseni, dhe për të gjithë kolegët

e tjerë deputetë, që me sugjerimet dhe propozimet e tyre konkrete e kanë pasuruar Kodin e ri

Zgjedhor!

Sekretar

Klotilda Bushka (Ferhati)

Përgjegjëse e Sektorit të Redaktorëve Sekretare e komisionit

Euzheni Pengili Evi Naku

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

23

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 11.07.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dekretit nr. 11443, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për

një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës

Kushtetuese”, i ndryshuar”.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim

Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban

Zeneli, Ediola Braha, Adriatik Alimadhi, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis

Malo.

Mungojnë:

Fatmir Xhafaj, Andi Përmeti, Aurora Mara, Elda Hoti dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Bledar Dervishaj - Këshilltar i Presidentit për Çështjet Ligjore

Katrin Treska - Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Institucionin e

Presidentit te Republikës

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

24

Ulsi Manja - Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës, shqyrtimi i dekretit nr. 11443,

datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë

10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar””.

Komisioni ynë është komision përgjegjës. Relatore do të jetë kolegia Klotilda Bushka.

Kemi prezentë në mbledhjen e komisionit nga Presidenca zotin Bledar Dervishaj, këshilltar i

Presidentit për Çështjet Ligjore dhe zonjën Katrin Treska, drejtoreshë e Përgjithshme e

Shërbimeve Juridike në institucionin e Presidentit. Nga Ministria e Drejtësisë nuk kemi

pjesëmarrës.

Pa humbur kohë, jeni në linjë, zoti Dervishaj?

Bledar Dervishaj – Përshëndetje!

Në linjë jam.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Përshëndetje, zoti Dervishaj!

Mirë se erdhët në Komisionin e Ligjeve!

Ju lutem, shumë shkurt, jepni arsyet e kthimit për shqyrtim të këtij projektligji në

Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës.

Më pas do ta marrë fjalën zonja Bushka.

Bledar Dervishaj – Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë të Komisionit të Ligjeve!

Do të jem shumë i përmbledhur.

Arsyet që shoqërojnë dekretin e Presidentit janë të gjata dhe shteruese, por ne kemi

zgjedhur të bëjmë një përmbledhje shumë të shkurtër të tyre.

Kuvendi, siç jeni në dijeni, në datën 12 shkurt ka miratuar ligjin nr. 14/2020 “Për një

shtesë në ligjin nr. 8577 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Përmes këtij ligji synohej një shtesë në nenin 8 të ligjit bazë, ku ndryshohet formati i

betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ligj që u përcoll për dekretim nga Kuvendi në

datën 12 shkurt pranë Presidentit.

Nga shqyrtimi që i është bërë praktikës parlamentare dhe nga relacioni shoqërues i

nismës, dërguar nga Komisioni i Ligjeve dhe Çështjeve Ligjore, kjo nismë u propozua në

muajin dhjetor 2019, si nismë deputetësh, e arsyetuar si zgjidhje e situatës kur gjyqtari i

Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur sipas nenit 125 të Kushtetutës, pas dekretimit të Presidentit

mund të fillojë të ushtrojë detyrën e tij sipas formatit që u propozua në këtë ligj për procesin e

betimit.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

25

Para së gjithash, vlen të theksohet se të gjithë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese,

të emëruar apo të zgjedhur nga Presidenti apo nga Kuvendi i Shqipërisë, kanë bërë betimin

para Presidentit brenda një kohe të shkurtër dhe në përputhje të plotë me kërkesat e Kushtetutës,

të ligjit dhe të nevojës jetike që kishte dhe ka vendi për një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Një analizë shteruese të të gjithë procesit të emërimit dhe të zgjedhësve të gjyqtarëve

kushtetues, procesit të betimit të tyre, përfshirë edhe vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit,

objektshqyrtimi është bërë nga Komisioni i Venecies në opinionin e tyre nr. 978, datë 19

qershor. Në këtë raport, siç do të citohet edhe më poshtë, evidentohet se procesi i pranimit të

betimit në gjykatë i të zgjedhurve të emëruar është zhvilluar në mënyrë korrekte pa pasur asnjë

vonesë dhe çdo veprim vazhdon të mbetet i justifikuar.

Ndërkohë, për ligjin nr. 14/2020 objekti i shqyrtimit, Komisioni i Venecies citon se ligji

është i paqartë dhe kushtetutshmëria e tij është e dyshimtë, pasi bie ndesh me parashikimin e

nenit 129 të Kushtetutës, i cili bën të qartë se betimi para Presidentit të Republikës është

parakusht për nisjen e funksionit të gjyqtarit kushtetues.

Komisioni i Venecies, gjithashtu, citon se ndryshimi përmes ligjit objekt shqyrtimi

krijon pasiguri për sa i përket legjimitetit të anëtarëve që nisin punën në Gjykatën Kushtetuese

pa bërë betimin, sipas procedurës së shkruar në Kushtetutë. Raporti i Komisionit të Venecies,

miratimi i së cilit ishte edhe shkaku që Kuvendi pezulloi shqyrtimin e dekretit, tashmë

administrohet nga Kuvendi, nga strukturat e tij, duke u bërë pjesë e shqyrtimit të kësaj çështjeje

dhe duke u marrë parasysh patjetër edhe nga Komisioni i Ligjeve në këtë proces të shqyrtimit

të dekretit.

Për t’u rikthyer tek arsyet e Presidentit, Presidenti, pas shqyrtimit të ligjit 14/2020, me

dekretin 11443, datë 02.02.2020, vendosi kthimin e tij për rishqyrtim me këto argumente

kryesore:

Ligji bie ndesh me nenin 4, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe me jurisprudencën e

Gjykatës Kushtetuese, që përcakton hierarkinë e normave në Republikën e Shqipërisë, me

autorizimin që Kushtetuta jep për ligjvënësit në nxjerrjen e akteve në zbatim të saj.

Çfarë thuhet në këtë dispozitë? “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e

Shqipërisë. Dispozitat e saj zbatohen drejtpërdrejt, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon

ndryshe”.

Në jurisprudencën e saj Gjykata Kushtetuese ka bërë interpretimin e nenit 4, pika 3 dhe

ka nënvizuar se atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se për çdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet

shprehimisht, ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejt. Përmbajtja e dispozitës kushtetuese

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

26

nuk mund të mënjanohet apo të tejkalohet, duke u dhënë përparësi akteve juridike që dalin në

pah dhe në zbatim të Kushtetutës. “Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e neneve 3 dhe 4 të

Kushtetutës”, - thotë Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr. 10 të vitit 2015.

Në nenin 129 përcaktohet se betimi i gjyqtarëve kushtetues renditet në dispozitat

kushtetuese që zbatohen drejtpërdrejt dhe qëllimi i këtij neni nuk mund të rregullohet, nuk

mund të shtohet apo të ndryshohet me ligj. Ligji nr. 129 i Kushtetutës është një dispozitë që

nuk është ndryshuar në kuadër të reformës së sistemit të drejtësisë. Përmbajtja e kësaj dispozite

është e njëjtë dhe e pandryshuar që prej vitit 1998, kur Kushtetuta është miratuar me

referendum popullor dhe ka hyrë në fuqi më 28 nëntor të vitit 1998. Kushtetutbërësit, pra

qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përmes referendumit, në nenin 129 nuk kanë pasur qëllim

të krijojnë ndonjë hapësirë për ligjvënësin për të rregulluar më tej procedurën e betimit të

gjyqtarit kushtetues. Kjo dispozitë nuk referon ndonjë hapësirë rregulluese në një ligj të veçantë

të këtij momenti, pra të procesit të betimit.

Kuvendi i Shqipërisë, me miratimin e ligjit nr. 14/2020 ka anashkaluar dispozitat

kushtetuese, duke i dhënë përparësi ligjit dhe duke përmbysur hierarkinë e normave në

Republikën e Shqipërisë, të përcaktuar në nenin 4, pika 2, të Kushtetutës.

Një arsye tjetër është se ligji nr. 14/2020 bie ndesh me përmbajtjen e nenit 129 të

Kushtetutës. Neni 8, pika 1 e ligjit në fuqi, që synohej të shikohej përmes ligjit ndryshues,

aktualisht ka këtë përmbajtje: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin

para Presidentit të Republikës”. Dispozita aktuale e këtij ligji ka të njëjtën përmbajtje me nenin

129 të Kushtetutës, i cili parashikon shprehimisht se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon

detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës. Ndryshimi që synohej t’i bëhej ligjit,

i justifikuar si mekanizëm zhbllokues, synon drejtpërdrejt kompetencat e Presidentit të

Republikës dhe është në kundërshtim me nenin 129. Nga vetë propozuesit dhe nga anëtarët e

Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, raportet dhe arsyetimet në relacionin e propozimit,

citohet se neni 129 ka në mënyrë të padiskutueshme epërsi në bërjen e betimit dhe rregullimi

me ligj mbetet si një rast përjashtimor. Kuvendi, përmes deputetëve të tij, është i qartë për

epërsinë e normës kushtetuese që përcakton në mënyrë të detyrueshme që betimi bëhet vetëm

para Presidentit të Republikës dhe askujt tjetër, duke pranuar kështu në mënyrë direkte

antikushtetueshmërinë e vetë ligjit nr. 14/2020.

Procesi i betimit para Presidentit të gjyqtarëve kushtetues është kërkesë kushtetuese për

të centralizuar marrjen e tyre, si dhe përgjegjësitë që i njeh detyra të sapozgjedhurit, gjyqtarit

kushtetues. Neni 129 i Kushtetutës nuk kërkon vetëm elementin formal të bërjes së betimit dhe

depozitimit para Presidentit, por përmban në vetvete detyrimin e anëtarit të zgjedhur apo të

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

27

emëruar të Gjykatës Kushtetuese, që të jetë i pranishëm personalisht dhe fizikisht para

Presidentit, shoqëruar me zhvillimin e një ceremonie dhe procedure përkatëse për kryerjen e

deklarimit të betimit dhe nënshkrimin e tij për të ndjerë vetë personi që betohet përgjegjësinë

e funksionit që i është dhënë. Jo më kot, betimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese është

vlerësuar nga kushtetutbërësit të bëhet para Presidentit, i cili, si kryetar shteti, përfaqëson

unitetin e popullit. Si i tillë, edhe gjyqtari kushtetues do të jetë, gjithashtu, gardian i

Kushtetutës, ruajtës dhe mbrojtës i saj. Ceremonia e betimit, në tërësinë e saj, duhet bërë

pikërisht para kryetarit të shtetit, duhet të betohet pikërisht në një mënyrë të tillë, që gjatë

kryerjes së detyrave do t’i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Kjo nuk është një kërkesë kushtetuese e rastësishme, por i përgjigjet traditës sonë kombëtare

dhe reflekton një traditë të gjatë historike ndërkombëtare, e cila është kujdesur deri në detajet

më të vogla, qoftë edhe simbolike, të këtij procesi kaq të rëndësishëm për personin që duhet të

vijojë punën në shërbim të shtetasve, në mbrojtje të parimeve dhe të të drejtave themelore

kushtetuese.

Ky veprim është shenjë besnikërie ndaj Kushtetutës së vendit. Aq i rëndësishëm është

ky moment për personin që nis detyrën zyrtarisht para procesit të betimit, sa protokollet e

vendeve të ndryshme, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë dhe lejojnë që

në një moment të tillë të jenë të pranishëm jo vetëm personi, por edhe familjarët e tij, për të

kuptuar edhe ata rëndësinë e detyrës që merr përsipër të kryejë i afërmi i tyre.

Kushtetuta ka parashikuar betimin si element të domosdoshëm para fillimit të detyrës

për gjyqtarin kushtetues, për Presidentin e Republikës, për deputetët e Kuvendit, për

Kryeministrin, për Zëvendëskryeministrin dhe për ministrat.

Neni 72 i Kushtetutës përcakton se deputetët, para fillimit të detyrës, bëjnë betimin në

Kuvend.

Neni 88 i Kushtetutës përcakton se Presidenti fillon detyrën pasi bën betimin para

Kuvendit.

Neni 99 përcakton se para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe

ministrat betohen para Presidentit.

Kushtetuta ka përcaktuar edhe vendin e kryerjes së betimit, pra, para Presidentit, dhe

momentin e kryerjes së betimit, para detyrës.

Në të tria rastet e mësipërme përcaktimi i momentit të kryerjes së betimit është kthyer

në një kusht thelbësor kushtetues për të nisur ushtrimin e funksionit. Në asnjë prej këtyre

rasteve momenti nuk është i përkufizuar me kufij të saktë kohor, brenda sa ditëve apo orëve

duhet kryer betimi. Nuk ka ligj të tillë, që të bëjë një përcaktim, as për Presidentin, që është

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

28

kreu i shtetit, as për Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, deputetët apo ministrat. Kushtetuta

nuk e kërkon dhe nuk e autorizon një detajim të tillë, siç nuk e ka kërkuar dhe aq më pak

autorizuar kryerjen e betimit të gjyqtarit kushtetues.

Një arsye tjetër është se ka një mungesë në procesin konsultativ, që ka paraqitur

problem në relacion. Është arsyetuar se nisma është konsultuar me organizata të ndryshme

jofitimprurëse apo institucione të ndryshme, por nga verifikimi apo informacioni i marrë,

rezulton se një pjesë e mirë e institucioneve, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i

Prokurorisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Shkolla e Magjistraturës, nuk kanë bërë emërim

për listat, sikundër edhe fondacioni SOROS, Respublika, nuk kanë dhënë një koment për këtë

ligj, si edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit apo Instituti për Studime Politike dhe Juridike kanë

dhënë një mendim të hapur dhe nuk e kanë pranuar këtë ndryshim ligjor.

Unë nuk po zgjatem më. Në arsyetimin që ju keni përpara janë qartësisht të dhëna me

detaje se çfarë ka thënë një organizatë jofitimprurëse apo një tjetër. Unë nuk do të zgjatesha,

por nuk është pranuar një ndryshim i tillë prej tyre, pasi është vlerësuar si antikushtetues.

Do të doja të ndalesha sërish se betimi, me arsyetimin e vetë, ka të bëjë me rëndësinë

formale dhe substanciale të realizimit të betimit para Presidentit, si kërkesë e pashmangshme e

Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese, në jurisprudencën e saj, është shprehur sa herë se hartuesit

e Kushtetutës e konceptuan rolin e kreut të shtetit, Presidentit, si të arbitrit, të moderatorit të

pushteteve dhe të rregullatorit si një figurë neutrale, me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e

krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive.

Gjykata thotë se në aspektin e përgjithshëm, për sa i përket pozicionit kushtetues të

Presidentit, ka theksuar se kompetencat e tij janë përcaktuar në zbatim të parimit të shtetit të së

drejtës. Parimi i shtetit të së drejtës sanksionon nenin 4, që unë citova më sipër, nënkupton

veprimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sipas interesit publik, si dhe supermadhësinë e

Kushtetutës ndaj akteve të tjera normative.

Çdo organ, në një shtet të së drejtës, duhet të veprojë për aq sa Kushtetuta e një vendi

dhe ligji ia lejon, duke mos i kaluar kufijtë e caktuar prej tyre. Në këtë kuptim çdo institucion

shtetëror duhet të ketë të përcaktuar qartë fushën e kompetencave të veta, duke qenë i autorizuar

të veprojë vetëm në përputhje me kërkesat e Kushtetutës, ndaj edhe parashikimi i nenit 129 të

Kushtetutës, për kryerjen e betimit para Presidentit të Republikës, nuk përmban vetëm aspektin

formal, honoritik apo ceremonial, por lidhet me ushtrimin e kompetencave thelbësore të kreut

të shtetit në rastin e krijimit të besimit se personi që po betohet ka gatishmërinë, vullnetin dhe

ndërgjegjësimin e nevojshëm për marrjen përsipër të detyrës për të cilën ai është zgjedhur apo

emëruar, sikundër edhe vlerësimin, për aq sa i lejohet, të procesit të ndjekur për kryerjen e

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

29

veprimit të Gjykatës Kushtetuese. Betimi në proces është një garanci për mbajtësin e pushtetit

publik, ashtu edhe për vetë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, që e lidh subjektin që merr

funksionin e rëndësishëm shtetëror me angazhimet që i janë deleguar përmes organeve, sipas

Kushtetutës. Si i tillë, akti i betimit nuk tregon vetëm për përmbajtjen, angazhimin e individit

që merr detyrën për të përmbushur atë konform ligjit themeltar të shtetit apo ligjeve të tjera,

por për nga forma ceremoniale, vetë kryerja e këtij akti para kreut të shtetit, si përfaqësues i

unitetit të popullit, është element përmbajtjesor, që tregon gatishmërinë dhe ndërgjegjësimin e

marrjes përsipër të kësaj detyre.

Në këndvështrimin kushtetues, Kushtetuta kuptohet si normë supreme e një shteti mbi

të cilën bazohet e gjithë struktura apo ngrehina funksionale e tij, ndaj betimi është konsideruar

si një respektim i vërtetë i Kushtetutës si normë supreme. Betimi është kusht për ushtrimin

legjitim të detyrës, që, të paktën, në 30 vjetët e fundit, është konsideruar si një akt individual.

Edhe në rastet e betimit të Kryeministrit, ministrave ...

Ulsi Manja – Zoti Dervishaj, ju lutem përmbylleni çështjen e betimit!

Bledar Dervishaj – Betimi para kreut të shtetit është një garanci më shumë për njohjen

e sovranitetit kombëtar dhe lirive të të drejtave themelore të popullit. Për rrjedhojë, anëtari i

Gjykatës Kushtetuese, që do të shërbejë në funksionin e tij si garant i Kushtetutës, legjitimitetit

që rrjedh nga Kushtetuta dhe vullnetit për të garantuar atë nuk mund ta deklarojë dhe ta

garantojë askund tjetër përveç se para kreut të shtetit personalisht.

Për ta përmbledhur, Komisioni i Venecies e pezulloi shqyrtimin e këtij dekreti në pritje

të marrjes së opinionit final. Tashmë shqyrtimi i këtij dekreti vjen pasi Shqipëria ka

administruar raportet nga Komisioni i Venecies. Komisioni i Venecies është shprehur

posaçërisht për çështjen e betimit të gjyqtarëve kushtetues në dy paragrafë. Paragrafi 99, që

citon se në këtë drejtim Komisioni i Venecies thekson se neni 129 i Kushtetutës parashikon që

një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën e tij apo të saj pasi të bëjë betimin para

Presidentit të Republikës. Kjo theksohet fort. Baza ligjore përkatëse e ceremonisë së betimit

mund të gjendet edhe në nenin 8 të ligjit nr. 8577. Një detyrim i tillë, - thotë Komisioni i

Venecies, - është gjerësisht i përhapur në sistemet kushtetuese, me qëllim që të përcaktojë

qartë momentin kur nis ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe momenti kur konfirmohet

legjitimiteti i mandatit të tij. Kushtetuta e Shqipërisë, - thotë Komisioni i Venecies, e bën të

qartë se betimi para Presidentit është parakusht për nisjen e ushtrimit të funksionit. Ndërkohë

që për ligjin Komisioni i Venecies thekson se kushtetutshmëria e këtij ndryshimi është e

dyshimte, pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të kryhet përpara Presidentit. Për më

tepër, dispozita e miratuar është shumë e paqartë, çfarë do të thotë shpallja e emërimit dhe

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

30

kush e ka kompetencën e shpalljes së tij. Edhe nëse do të mund të ishte Gjykata Kushtetuese,

konteksti i situatës në Shqipëri e përjashton këtë mundësi. Pra, ndryshimi, - thotë Komisioni i

Venecias - krijon pasiguri për sa i përket legjitimitetit të anëtarëve që nisin punën në Gjykatën

Kushtetuese pa bërë betimin sipas procedurës parashikuar në Kushtetutë, nëse vlerësohet e

nevojshme e të tjera.

Referuar arsyetimit të dekretit dhe përmbajtjes së raportit të Komisionit të Venecies,

Presidenti i Republikës kërkon pranimin e dekretit objekt shqyrtimi nga ana juaj si komision,

por edhe në seancën plenare.

Faleminderit, zoti kryetar!

Ndjesë për zgjatjen!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Dervishaj!

Ju e bëtë këtë arsyetim për dekretin nr. 11 443.

Bledar Dervishaj – Po, për dekretin nr. 11 443. Ndërkohë që për dekretin tjetër do

të relatojë në mënyrë të përmbledhur zonja Treska.

Ulsi Manja – Faleminderit!

Sapo ka hyrë në linjë në mbledhjen e komisionit tonë edhe ministrja e Drejtësisë, zonja

Gjonaj.

Zonja Ministre, mirë se erdhët në Komisionin e Ligjeve!

Përpara se t’ia jap fjalën relatores, zonjës Bushka, cili është mendimi i Ministrisë së

Drejtësisë në lidhje me dekretin nr. 11 443, datë 02.03.2020, “Për një shtesë në ligjin nr. 8577,

datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar?

Etilda Gjonaj – Faleminderit, zoti kryetar!

Unë do të doja të shprehja konsideratat për të dyja dekretet. Për të kursyer kohë,

njëkohësisht edhe për faktin se qëllimi në vetvete është i njëjtë, qëndrimi i Ministrisë së

Drejtësisë është ai që ka qenë. Unë u qëndroj konsekuente argumenteve se këto ndryshime

ligjor duhet të jenë në të dyja ligjet respektive, si në ligjin “Për Gjykatën Kushtetuese”, ashtu

edhe në ligjin “Për statusin e magjistratëve”. Për këtë arsye mendoj se fakti që ka një ndryshim

në procedurën dhe në formulën për pjesën e betimit... Është e vërtetë se kemi një vlerë të shtuar

që është opinioni i Komisionit të Venecies, por opinionin e Komisionit të Venecias duhet ta

lexojmë deri në fund, pasi thuhet shprehimisht se ky ndryshim... Nuk është gabim një ndryshim

i përcaktimit të përgjegjësisë së Presidentit, por ndoshta duhet të shikohet mundësia për këtë

ndryshim në Kushtetutë. Për këtë arsye është në vlerësimin e Komisionit të Ligjeve se si do ta

konsiderojë. Unë vazhdoj t’i mbetem, ashtu siç thashë, konsekuente qëndrimit tim lidhur me

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

31

çfarë kam shprehur në Komisionin e Ligjeve në momentin kur është diskutuar ky ndryshim për

t’u miratuar më pas nga seanca plenare, pavarësisht kthimit nga Presidenti.

Për sa i përket ligjit “Për statusin”, dua të shpreh konsideratat e mia që caktimi i

pagesës për vështirësi pune për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK-ut në masën 60% të pagës

bruto fillestare është një garanci për sa i përket shpërblimit të drejtë të këtyre magjistratëve

përkundrejt rëndësisë së funksionit që kryejnë, njëkohësisht edhe nevojës për të garantuar

pavarësinë dhe paanësinë e tyre. Qartësimi i procedurës ligjore për magjistratët për sa i përket

betimit është një element që duhet të detajohet dhe është në të njëjtën vazhdë me parashikimet

ligjore, me propozimin që është bërë në ligjin “Për Gjykatën Kushtetuese”, ku është e

nevojshme të bëhet një sqarim, një parashikim më i detajuar se kur e fillojnë detyrën

magjistratët, anëtarët e Gjykatës së Lartë që përzgjidhen nëpërmjet juristëve të spikatur dhe

Prokurorit të Përgjithshëm, duke qartësuar edhe datën e fillimit të mandatit për anëtarët që

vijnë nga radhët e gjyqësorit, por edhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Besoj se të

gjitha këto elemente që janë të parashikuara për t’u ndryshuar si propozime në ligjin “Për

statusin” janë një qartësim gjithmonë në vazhdën e asaj çfarë parashikon kuadri kushtetues dhe

ligjor për sa i përket paketës së reformës në drejtësi. Jemi brenda frymës dhe pa dyshim germës

së ligjit apo Kushtetutës nëse i miratojmë këto ndryshime.

E fundit është shumë e rëndësishme dhe besoj se vetë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

duhet t’i garantohen disa mekanizma të shtuar, me qëllim që të mos ketë asnjë mundësi që

gjyqtarë dhe prokurorë të kryejnë veprime të paligjshme, vendime të tyre apo çështje të

korrupsionit. Pra, t’i jepet mundësia Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të mund të veprojë

duke kërkuar pezullimin kur ka arsye dhe shkaqe të përligjura, të cilat parashikohen në këtë

ndryshim ligjor. Zoti kryetar, për ta përmbyllur, për këtë arsye i qëndroj idesë që këto

propozime për ndryshime në ligjet përkatëse të miratohen, duke i rrëzuar dekretet e Presidentit.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

Në emër të Komisionit të Ligjeve, fjalën e ka zonja Bushka për dekretin nr. 11 443,

datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë

10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar””.

Klotilda Bushka – Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar kolegë të pranishëm,

Dekreti nr. 11 443 i datës 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë

në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës

Kushtetuese”, i ndryshuar”” i referohet një nisme ligjore, propozim i një grupi deputetësh, e

cila është miratuar nga Kuvendi në seancën plenare të datës 12 shkurt 2020. Ky ligj synon

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

32

zgjidhjen e situatës: kur gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur sipas nenit 125, paragrafi i

parë i Kushtetutës, në rast mosveprimi të Presidentit për të organizuar ceremoninë e betimit,

që është kusht për fillimin e ushtrimi të detyrës, sipas nenit 129 të Kushtetutës.

Qëllimi i shtesave në ligj është ofrimi i një mekanizmi efektiv për të mos penguar në

të ardhmen punën e Gjykatës Kushtetuese duke siguruar që betimi të bëhet brenda një kohe të

mjaftueshme, pa cenuar fillimin e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës

Kushtetuese. Thënë këto, për sa kohë flasim për qëllimin e nismës, i cili në opinionin e

Komisionit të Venecies nuk është hedhur poshtë, pra është një qëllim legjitim, tjetër gjë se

diskutimi bëhet nëse këto lloj parashikimesh ligjore do të jenë në nivelin kushtetues apo në

nivelin e ligjeve, çështja e synimit pozitiv dhe interesit legjitim për këto ndryshime nuk është

vënë në diskutim nga opinioni i Komisionit të Venecies i qershorit të vitit 2020.

Para se të analizojmë arsyet e kthimit të dekretit dhe qëndrimin që ka Komisioni i

Ligjeve, mendoj se është e nevojshme fillimisht të sqarojmë se betimi si një kompetencë e

Presidentit të Republikës, ashtu siç thuhet qartësisht edhe në raportin e miratuar dje nga

Komisioni Hetimor i Kuvendit në lidhje me kërkesën e kolegëve deputetë për shkarkimin e

Presidentit, është një kompetencë formale dhe jo substanciale. Në teorinë dhe në

jurisprudencën kushtetuese është pranuar se betimi është një akt formal që shënon momentin

e pranimit të detyrës nga zyrtari dhe nuk mund të lidhet me asnjë kriter tjetër vlerësimi.

Betimi, si një kompetencë formale, njihet edhe në të gjitha standardet ndërkombëtare. Procesi

i betimit para Presidentit të Republikës nuk është pushtet i tij që vlerëson procesin për emërimin

apo zgjedhjen e zyrtarëve të caktuar. Betimi nuk është pushtet diskrecionar, ashtu siç është

shprehja e vullnetit në nxjerrjen e një akti juridik. Betimi nuk është vlerësim, nuk është as e

drejtë, por veçse një detyrim i Presidentit për të përmbyllur një proces nëpërmjet një akti

ceremonial. Presidenti nuk ka pushtet për të shmangur cilindo funksionar publik nga kryerja e

ceremonisë së betimit.

Nëse do të vlerësohej si një kompetencë substanciale dhe jo formale, atëherë

Kushtetuta e Shqipërisë, ashtu si çdo kushtetutë tjetër demokratike, do ta kishte parashikuar

si të tillë shprehimisht. Po të marrim një rast të ngjashëm që parashikohet në Kushtetutën e

Republikës së Shqipërisë, siç është rasti i emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë,

Kushtetuta shprehimisht i jep tagrat Presidentit për të vendosur edhe kthimin e kandidaturave

që listohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke i dhënë atij kompetenca substanciale. Pra, jo

vetëm formale. Ky është një shembull që parashikohet qartësisht në nenin 136 të Kushtetutës

dhe, nëse i referohemi këtij shembulli, del qartë se, kur Presidenti ka një kompetencë që nuk

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

33

është thjesht formale, Kushtetuta jep shprehimisht përcaktime për natyrën dhe sasinë e

tagrave të Presidentit që janë substanciale.

Prandaj në rastet e mosveprimit, nisur nga këto që sapo thashë, është parë e udhës që

me nismën ligjore, për të cilën është disponuar me dekret për kthimin e saj Kuvendit nga

Presidenti, të vihet një mekanizëm zhbllokues në frymën e reformës në drejtës, i cili rastet e

mosveprimit i kthen në situata, të cilat i japin udhë ushtrimit të mandatit nga gjyqtari

kushtetues. Kjo, në fakt, ka lidhje edhe me të gjitha teoritë e jurisprudencës sipas së cilave

çdo funksionar publik, qoftë dhe Presidenti i Republikës, në lidhje me përgjegjësitë dhe

kompetencat që i ngarkon Kushtetuta është interpretuesi dhe zbatuesi origjinal dhe i

drejtpërdrejtë i normës kushtetuese. Askush nuk mund t’i shmanget zbatimit të ligjit dhe

askush nuk mund të justifikohet për zbatimin e tij. Këtij detyrimi nuk mund t’i shmanget

askush, përfshirë dhe Presidentin, edhe në rastet kur në këndvështrimin e tij mund të ndodhet

përpara situatave të pasigurisë juridike apo të paqarta. Nuk ka justifikim apo ratio legis që të

pranohet si motiv për të mos e zbatuar Kushtetutën ose ligjin. Në rastin konkret, për shembull

mungesa e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese absolutisht nuk mund të shërbejë si një

arsye për të justifikuar moszbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit. Kushdo që është i paqartë

apo ka rezerva në lidhje me normat kushtetuese ka 2 rrugë: ose t’i drejtohet Gjykatës

Kushtetuese, ose do t’i zbatojë sipas arsyetimit të vet, por brenda kufijve të parashikimit

kushtetues, por jo të refuzojë zbatimin e normës kushtetuese. Meqenëse, në kuadër të

shqyrtimit të kërkesës së 55 deputetëve në Komisionin Hetimor, puna e të cilit u përmbyll dje,

ne vlerësuam t’i kërkonim një opinion Komisionit të Venecies në lidhje me ceremoninë e

betimit të gjyqtarit kushtetues dhe se çfarë mekanizmash mund të përdoreshin për ta zhbllokuar

një situatë, ku nuk ka veprim nga ana e Presidentit për ta organizuar ceremoninë e betimit,

morëm një opinion të qartë nga Komisioni i Venecies, i cili, midis të tjerave, në versionin final

të opinionit të datës 19 qershor 2020 ka arsyetuar: “Nëse shihet e nevojshme, për të shmangur

bllokimin në raste të qarta abuzimi, dispozitat e miratuara së fundi (ku i referohen ligjit që

kemi aktualisht në shqyrtim, duke qenë objekt i dekretit të Presidentit që ia ka kthyer Kuvendit

për rishqyrtim këtë ligj), por që ende nuk kanë hyrë në fuqi, për mekanizmin automatik të bërjes

së betimit duhen zëvendësuar me një dispozitë të formuluar më qartë, e cila duhet të miratohet

në nivel kushtetues”. Pra, del qartë se në thelb Komisioni i Venecies nuk është kundër

parashikimit të mekanizmave zhbllokues në rastet e ceremonive të betimit, por sugjeron që, për

sa kohë kompetenca formale e betimit është e parashikuar në Kushtetutë përpara institucionit

të Presidentit, edhe mekanizmi zhbllokues të vendoset në nivelin kushtetues. Referuar traditës

së këtij komisioni, por edhe të Kuvendit të Shqipërisë që rekomandimet e Komisionit të

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

34

Venecies merren në konsideratë, qëndrimi i Komisionit të Ligjeve duhet të jetë i tillë që duhet

të pranohet dekreti i Presidentit, në mënyrë që qëllimi i mirë i nismës ligjore proceduralisht

të parashikohet në nivelin e normës kushtetuese.

Për sa i përket pjesës së konsultimit publik, kam përshtypjen se ka një spekulim me ato

që shkruhen dhe thuhen, sepse, siç thonë italianët “La carta canta”, pra këndojnë letrat dhe

në praktikën e Komisionit të Ligjeve për shqyrtimin e të dyja nismave ligjore që kanë qenë

paketë, si ajo për ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës

Kushtetuese”, si ajo për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e

gjyqtarëve dhe prokurorëve” ka pasur një praktikë konsultimi të qartë të përbashkët. Të dyja

projektligjet pas depozitimit në Kuvend dhe përfshirjes në programin e punës së Kuvendit dhe

në kalendarin e punës së komisionit në datën 20.01.2010 u janë përcjellë për mendim me email

nga adresa e Komisionit të Ligjeve: Unionit të Gjyqtarëve, Shkollës së Magjistraturës,

Komitetit Shqiptar të Helsinkit, fondacionit “Soros”, “Res Publica”, Institutit të Studimeve

Politike, USAID-it, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kryetarit të tij, SPAK-ut dhe kryetarit

të tij zotit Arben Kraja. Në përgjigje të Komisionit të Ligjeve, kanë sjellë opinione me shkrim:

Fakulteti i Drejtësisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike, Shkolla e

Magjistraturës, vetëm për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve” dhe të tjerë.

Paralelisht me kërkesën për dhënien e mendimeve, me iniciativën e relatores, me

iniciativën time është ngritur një grup pune me përfaqësues të misionit EURALIUS, Këshillit

të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK-ut dhe Ministrisë së Drejtësisë, si

dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Grupi i punës ka zhvilluar 4 takime nga data 22 janar deri

në datën 4 shkurt për diskutimin e të dy projektligjeve. Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar të

gjitha dispozitat që ishin në shqyrtim, por edhe shtesat që kanë kërkuar institucionet e

drejtësisë, të cilat do t’i sqarojmë më mirë kur të flasim për dekretin tjetër.

Dua të sqaroj se tashmë ka një traditë të konsoliduar se si Kuvendi e kryen konsultimin

publik, aq më tepër për ligjet që prekin reformën në drejtësi kemi detyrimin të ftojmë

institucionet e reja të drejtësisë të japin mendimet e tyre për ndryshimet legjislative që prekin

punën që kanë.

Përgjigjja ose jo, apo zgjedhja për të kthyer përgjigje ose jo e atyre që Komisioni i

Ligjeve apo Kuvendi fton për të dhënë mendime nuk e pengon punën dhe nuk e cenon procesin

e konsultimit. Pra, gjithçka që thuhet në këtë kuadër është më mirë të verifikohet lehtësisht në

praktikën dokumentare të Komisioni të Ligjeve, ashtu siç është i vërtetë edhe fakti që jo çdo

mendim që vjen në Komisionin e Ligjeve është një mendim që domosdoshmërish është i drejtë

100% apo i gabuar 100%. Prandaj Komisioni i Ligjeve kryen një proces konsultimi publik,

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

35

në përfundim të të cilit së bashku me grupet e interesit, relatorët dhe anëtarët e komisionit

vlerësojnë se cila do të jetë zgjedhja më e duhur në ushtrim të kompetencave ligjvënëse. Këto

diskutimet e transparencës është mirë, nëse i themi, të jenë të bazuara dhe të jemi të

kujdesshëm, sepse, siç ju thashë, praktika dokumentare nuk të lë të gabosh.

Zoti kryetar, në përfundim, në lidhje me këtë dekret, unë i sugjeroj komisionit të

pranohet nën dritën e rekomandimeve të Komisionit të Venecies.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Bushka!

Ka pyetje nga kolegët dhe diskutime?

Po, zoti Shameti.

Adnor Shameti – Faleminderit, zoti kryetar!

Jo për konformizëm, por nuk mund të bija më shumë se dakord me qëndrimin e

ministres së Drejtësisë në cilësinë e......

Kryetar, më dëgjoni?

Ulsi Manja – Zoti Shameti, nuk dëgjoheni.

Adnor Shameti –...prekur nga dekretet e Presidentit të Republikës. Në thelb, jam

dakord me qëndrimin e ministres së Drejtësisë dhe insistoj në atë që të dyja nismat ligjore kanë

qenë më se të domosdoshme, si nga pikëpamja...

Ulsa Manja – Zoti Shameti, nuk dëgjoheni. Shkëputen valët.

Nëse nuk e kam në linjë zotin Shameti, fjalën e ka zoti Fino, meqenëse është në linjë.

Pastaj kur të hyjë në linjë zoti Shameti, ia kalojmë përsëri fjalën.

Bashkim Fino – Faleminderit, zoti kryetar!

Doja t’ju bëja 2 pyetje ju, si kryetar. Dje mbaruat një detyrë shumë të rëndësishme si

kryetar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Pyetja ime: a është shkelje e rëndë

e Presidentit, apo është thjesht vërejtje, siç e thatë ju dje, kur nuk pranon të bëjë ceremoninë e

betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese?

E dyta, mos duhet t’i bëjmë këto ndryshime në ligjin organik të Presidentit që u

diskutua fort dje edhe në Komisionin Hetimor?

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Përpara se t’i jap përgjigje kolegut Fino, zoti Shameti është në linjë?

Adnor Shameti – Po.

Ulsi Manja – Mund ta përmbyllni edhe ju diskutimin tuaj, më pas do t’i jap përgjigje

kolegut Fino.

Adnor Shameti – Thelbi i qëndrimit tim është që ...

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

36

(Shkëputje e internetit.)

Ulsi Manja – Më vjen keq, zoti Shameti!

Adnor Shameti – E parë në frymën e propozimeve...

Më dëgjoni?

Ulsi Manja – Po.

Adnor Shameti – Më dëgjoni, kryetar?

Ulsi Manja – Tani po.

Adnor Shameti – Thjesht për konformizëm politik në lidhje me qëndrimin e

Komisionit të Venecias, do të ofrohesha vullnetarisht që sot, që të ndërmerrnim nismën

kushtetuese për ta ngritur në një nivel më lart nga ai organi që ishte për statusin e Gjykatës

Kushtetuese, pasi javën që vjen përfundojnë edhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese në

lidhje me reformën zgjedhore, që të mund të procedojmë me nismën tjetër, siç e kërkon

Kushtetuta.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit!

Ka pyetje e diskutime nga kolegët e tjerë?

Bledar Dervishaj – Nëse mundem, zoti kryetar, do të doja të bëja një koment të vogël.

Gjithmonë nëse mundem.

Ulsi Manja – Më vonë.

Zoti Fino më drejtoi dy pyetje lidhur me shkeljet e bëra nga ana e Presidentit të

Republikës, me mosbetimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Si ishte pyetja tjetër, zoti Fino?

Bashkim Fino – (Shkëputje e internetit) ..që këto ndryshime të bëhen kur ne të

përgatisim ligjin për Presidentin.

Ulsi Manja – Atëherë, lidhur me pyetjen e parë, qëndrimi ynë, qëndrimi im si kryetar

i komisionit, por edhe i kolegëve të Komisionit Hetimor, është i materializuar në raport, të cilin

do ta diskutojmë dhe miratojmë në seancë plenare.

Lidhur me parashikimin e këtij mekanizmi bllokues në ligjin organik për Presidentin e

Republikës, ne atje mund të detajojmë mënyrën e ushtrimit të kësaj kompetence nga ana e

Presidentit të Republikës, ndërsa mekanizmi zhbllokues, edhe në referencë të asaj që thotë

opinioni i Komisionit të Venecias, do të duhet të ngrihet në nivelin e normës kushtetuese. Këtu

bie dakord me zotin Shameti, që meqenëse kemi në proces ndryshimet kushtetuese për sa i

përket ligjit zgjedhor, mund ta adresojmë edhe këtë ndryshim që kërkohet në lidhje me betimin

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

37

e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pse jo, është mundësia për ta parashikuar këtë mekanizëm

edhe në Kushtetutë.

Bashkim Fino – Zoti kryetar, ma anashkalove pyetjen e parë.

Ulsi Manja – Zoti Fino, të lutem, nuk e anashkalova pyetjen e parë, sepse mendimin

tim e kam bërë publik dje, në mbledhje.

Bashkim Fino – Jo, jo, jo, nuk të pyeta për (Shkëputje e internetit.)

Thashë: ti përkon si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe si kryetar i Komisionit Hetimor.

Unë bëra një pyetje dhe kam të drejtë të marr një përgjigje. Më thuaj: nuk dua të përgjigjem.

Kjo është tjetër gjë. A është shkelje e rëndë nga ana e Presidentit apo është vërejtje për shokun

Ilir Meta, kur nuk pranon të bëjë ceremoninë e betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese,

ndërkohë që sot po diskutojmë pikërisht këtë dekret? Kaq është pyetja ime.

Ulsi Manja – Zoti Fino, kjo është pyetja juaj dhe ju keni gjithë të drejtën të bëni pyetje,

ndërsa përgjigja ime është ajo që ju dhashë. Mendimin tim e kam dhënë dje, edhe në mënyrë

publike, edhe me votë, në miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor, dhe nuk

kam arsye...

Bashkim Fino – Ka të bëjë me dekretin e sotëm. Nuk më ktheve përgjigje për pyetjen

e sotme.

Ulsi Manja – Të lutem, zoti Fino, nuk jam magnetofon unë. E kam shfaqur qëndrimin

tim.

Bashkim Fino – Jo, jo, nuk ka të bëjë me atë që ke thënë ti, ka të bëjë me dekretin e

sotëm.

Ulsi Manja – Lidhur me propozimin e zotit Shameti, jam plotësisht dakord.

Bashkohem me sugjerimin që bëri relatorja. Përderisa kemi zgjedhur “Venecian” si

arbitër, në rastin konkret, “Venecia” e ka thënë qartë se e nomizon të drejtën e Kuvendit për të

bërë ndryshime kushtetuese e ligjore. Sigurisht, vlerëson qëndrimin e mirë të nismës, në rastin

konkret në lidhje me parashikimin e një mekanizmi zhbllokues për betimin e anëtarëve të

Gjykatës Kushtetuese, por orienton që këto ndryshime të respektojnë hierarkinë e normës. Pra,

të mos jenë në ligjin organik “Për Gjykatën Kushtetuese”, por t’i referohen normës kushtetuese,

sepse është e sanksionuar në Kushtetutë, që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet

të bëhet te Presidenti i Republikës, dhe mekanizmi zhbllokues do të duhet të bëhet me

Kushtetutë.

Tani, përpara se ta hedh në votim, ka...

Bledar Dervishaj – Nëse më lejon, zoti kryetar, a mund të bëj një koment të fundit?

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

38

Ulsi Manja – Zoti Dervishaj, vetëm një koment të fundit, sepse arsyet tua të kthimit të

dekretit i pashë, por edhe kolegët i kanë me shkrim.

Bledar Dervishaj – Absolutisht po, është e vërtetë. Arsyet u parashtruan prej meje në

mënyrë shumë të përmbledhur, por në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias, në pikat

100 dhe 106, thuhet qartë: “Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të

qarta abuzimi, një dispozitë e formuluar më qartë mund të miratohet në nivel kushtetues”.

Po ashtu, edhe në paragrafë të tjerë, nga Komisioni i Venecias është arsyetuar qartë se

nuk ka pasur asnjë rast abuzivizmi, por veprimet e kreut të shtetit kanë qenë të arsyetuara dhe

të justifikuara.

Në këto kushte, duhet pasur shumë kujdes me këto që Komisioni i Venecias arsyeton,

ashtu sikundër në lidhje me konsultimin publik, që relatorja Bushka citoi, të gjitha faktet e

parashtruara në dekret janë të konfirmuara me shkresë. Fondacioni Shoqëria e hapur konfirmon

me shkresë 1128, se nuk ka kërkuar mendime në lidhje me këto dy nisma ligjore.

Ulsi Manja – Zoti Dervishaj, ju lutem...

Bledar Dervishaj – Nuk do të hy në debat me relatoren.

Klotilda Bushka – Kryetar, ka një problem. Nuk po themi çfarë mendimesh kemi

marrë, por po themi se çfarë procedurash kemi kryer në kuadër të transparencës.

Bledar Dervishaj – Të mos i ngatërrojmë dy nismat bashkë.

Klotilda Bushka – Nuk ka kërkuar mendim...

Ulsi Manja – Zoti Dervishaj...

Bledar Dervishaj – Zoti kryetar, unë ju uroj punë të mbarë!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Dervishaj!

Ju lutem, këtë kohë që ju dhashë nuk duhej ta kishit shfrytëzuar për replikë me

deputetët.

Bledar Dervishaj – Asnjë replikë.

Ulsi Manja – Deputetët në këtë komision janë përfaqësues të popullit, zoti Dervishaj,

nuk janë nëpunës të Administratës Publike.

Tani, ju i parashtruat arsyet, kërkoni pranimin e dekretit. Zonja Bushka, si relatore, nën

frymën e opinionit të Komisionit të Venecias, u kërkon kolegëve të komisionit pranimin e

dekretit, për ta adresuar këtë ndryshim në nivelin e normës kushtetuese. Sa për konsultimin

publik të nismave dhe projektligjeve që diskutohen në Komisionin e Ligjeve dhe në Kuvendin

e Shqipërisë, është një standard i vendosur dhe i vlerësuar edhe nga organizatat që monitorojnë

veprimtarinë e transparencës së punës së Kuvendit.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

39

Po, zonja Bushka, ajo që ne nuk kemi bërë në rastin konkret, është se Presidenti i

Republikës, pra institucioni i Presidentit të Republikës, kur i referohet konsultimit publik ka

parasysh konsultimin me Presidentin dhe jo me organizma, me shoqërinë, me organizata apo

me institucionet përkatëse, me të cilat ne jemi konsultuar në rastin konkret. Ai i referohet

konsultimit me institucionin e Presidentit.

Këtë nuk e kemi bërë, në fakt, sepse Kuvendi nuk ka sesi të konsultohet me aktorë të

tjerë nëse duhet të miratojë projektligje ose jo, nëse duhet të ndërhyjë me ndryshime

kushtetuese ose jo. Dihet publikisht se në një republikë parlamentare, sovrani është Kuvendi i

Shqipërisë.

Zoti Shameti, ta hedhim në votim dekretin, e më pas të kalojmë te shqyrtimi i dekretit

tjetër.

Adnor Shameti – Tridhjetë sekonda, kryetar.

Zoti Shameti, nuk mund ta mohoj të drejtën për ato tridhjetë sekonda, por vetëm

tridhjetë sekonda ama.

Adnor Shameti – Atëherë, duhet të sigurohemi sot e përgjithmonë, që të mos përsëriten

më veprime të tilla nga ana e Presidentit të Republikës, që të zbatojë praktikën e faktit të kryer

dhe të marrë si Lipe Shtogu prapa liste këdo që të mendojë ai, në listën e renditur nga KED-ja,

dhe ta bëjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Shameti!

Atëherë, e hedhim në votim.

Kush është dakord për pranimin e Dekretit nr. 11.443, datë 02.03.2020, “Për kthimin e

ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe

funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””, sipas arsyetimit që bëri relatorja?

Kundër? 1 kundër. Abstenime? 2 abstenime.

Atëherë, miratohet Dekreti i Presidentit të Republikës, nr. 11.443, datë 02.03.2020,

“Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për

organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””.

Sekretar

Klotilda Bushka (Ferhati)

Përgjegjëse e Sektorit të Redaktorëve Sekretare e komisionit

Euzheni Pengili Evi Naku

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

40

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.07.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dekretit nr. 11.444, datë 02.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për

disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim

Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban

Zeneli, Ediola Braha, Adriatik Alimadhi, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis

Malo.

Mungojnë:

Fatmir Xhafaj, Andi Përmeti, Aurora Mara, Elda Hoti dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

41

Ulsi Manja – Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës, që është shqyrtimi i dekretit

nr. 11.444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime

në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

i ndryshuar”.

Komisioni i Ligjeve do të jetë komision përgjegjës. Relatore do të jetë kolegia Klotilda

Bushka.

Nga institucioni i Presidencës kam në linjë zonjën Katrin Treska, Drejtoreshe e

Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Pa humbur kohë, fjala është për ju, zonja Treska. Shumë shkurt, arsyet e kthimit të këtij

dekreti, sepse arsyetimi i Presidentit të Republikës i është bashkëngjitur dekretit, dhe kolegët e

kanë përpara. Shumë shkurt.

Fjala është për ju.

Katrin Treska – Faleminderit, zoti Manja!

Do të përpiqem të flas shumë shkurt.

Është një ligj, dhe arsyetimi përmban detaje shumë teknike, po për aq sa është e mundur

do t’i përmbledh.

Para së gjithash më duhet ta nis me faktin se Presidenti mirëpriti në këtë ligj vetëm

shtesën e bërë nëpërmjet nenit 1 të ligjit nr. 15/2020, që duke saktësuar shtesën për vështirësi

pune për magjistratët, është një ndërhyrje që ndikon në forcimin e statusit të tyre, si mjet për të

forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Presidenti i Republikës ka vlerësuar përputhshmërinë e ligjit 15/2020 me Kushtetutën

e Republikës së Shqipërisë, dhe konstaton se disa prej neneve të tij, konkretisht nenet 2, 4, 5

dhe 8 bien në kundërshtim me nenet 7, 42, 116, 140, 145, 147/a dhe 147/b të Kushtetutës së

Republikës së Shqipërisë, si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, te

dispozitat që unë citova, të miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës, mund ta

theksoj edhe këtë, shkelin parimin e sigurisë juridike, parimin e pavarësisë dhe të paanësisë së

gjyqësorit, parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervave kushtetuese në

jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, në tërësi ky ligj karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, e cila i

bën dispozitat konfuze e të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtutshmërinë e

parashikimeve, e ka cenuar akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

42

Së pari, parashikimi i nenit 2 të ligjit 15/2020, që shton në pikën 3 të nenit 37 të ligjit

96/2016, si dhe parashikimi i nenit 4 i ligjit, që bën shtesa në nenin 61 të ligjit 96/2016 “Mbi

procedurën e betimit”, bien ndesh me disa dispozita të Kushtetutës, duke nisur nga neni 136 i

tij. Parashikimi i një alternative të ceremonisë së betimit, duke synuar që betimi me shkrim, jo

në prani të një autoriteti të lartë shtetëror, dhe dërgimi ose postimi i tij të kthehet në një rregull

të përgjithshëm, synon të deformojë rëndë këtë institut që tregon përgjegjshmërinë dhe

angazhimin e subjektit që merr një detyrë të rëndësishme.

Synimin për ta kthyer në rregull të përgjithshëm këtë përjashtim nga rregulli, pra

betimin individual, në copa letre, jashtë institucionit të njohur nga ligji, e tregon edhe neni 3 i

ligjit 15/2020, i cili në nenin 38, pika 2, parashikon që pjesë e dosjes personale të magjistratit

është bërja e betimit sipas nenit 37 të këtij ligji. Pra, e kthen këtë formë të betimit, mosthirrjen

e tij para këshillit për dërgimin e aktit të betimit të nënshkruar, në një rregull të përgjithshëm.

Përndryshe, nuk do të kishte arsye që dispozita e nenit 38 të po këtij ligji të rendisë në aktet që

administrohen në dosjen personale të magjistratit, aktin e betimit vetëm kur nuk e thërret

këshilli.

Dispozita, që ka si qëllim të parashikojë elementët që duhet të përmbajë dosja personale

e magjistratit, mund dhe duhej të kishte parashikuar pa referencë ligjore si pjesë të dosjes,

thjesht aktin e betimit të bërë para autoritetit që kërkon dhe nënkupton Kushtetuta, dhe ky akt

betimi të nënshkruhet rregullisht gjatë ceremonisë së betimit, në prani të tyre.

Ndryshimet e bëra në nenin 61 të ligjit krijojnë diferencim mes momentit të nisjes së

detyrës, prandaj një gjykatës i lartë, i cili zgjidhet midis juristësh të spikatur, natyrisht që do të

vijë nga radhët e gjyqësorit.

Gjykata e Lartë, pas ndryshimeve kushtetuese, është kthyer në një gjykatë ligji, sipas

nenit 141 të Kushtetutës, dhe pavarësisht mënyrës së përzgjedhjes apo të emërimit në të,

gjyqtarët që marrin detyrën në këtë gjykatë duhet të betohen njësoj, para nisjes së ushtrimit të

këtij funksioni.

Çdo parashikim i ndryshëm ligjor krijon ndasi edhe midis vetë anëtarëve që marrin

detyrën. Ky parashikim, sa i përket prokurorëve të prokurorisë së Posaçme, është vënë në

praktikën e mirë të deritanishme, kur që nga nisja e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme

Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët e saj janë betuar rregullisht para

Presidentit të Republikës.

Unë dua të theksoj se të gjitha këto procedura betimi janë bërë në kohën e duhur, brenda

një kohe shumë të shkurtër, sipas kërkesave dhe me një rakordim të plotë me Këshillin e Lartë

të Prokurorisë. Deri më sot nuk ka pasur asnjë problematikë në këtë drejtim.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

43

Nga ana tjetër, ndryshimet në nenin 161 të ligjit, zhbëjnë elementin ceremonial, që

shënon nisjen e detyrës me përgjegjësi nga ana e anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme

dhe të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ashtu siç është theksuar edhe në arsyetimin që shoqëron

dekretin 11443 të Presidentit, “Mbi kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve në ligjin “Për

Gjykatën Kushtetuese”, sa i përket vendimit, shkurtimisht dua të risjell në vëmendjen tuaj

faktin se betimi është shenjë besnikërie ndaj Kushtetutës së vendit. Aq i rëndësishëm është ky

moment për personin, i cili nis zyrtarisht detyrën, pas procesit të betimit, sa që protokollet e

vendeve të tjera, e në këtë rast mund të përmend Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë

dhe lejojnë që një moment të tillë të jenë të pranishëm deri edhe familjarët e personit që bën

betimin, me qëllim që ta kuptojnë edhe ata rëndësinë e detyrës që merr përsipër të kryejë i

afërmi i tyre.

Pra, betimi është një garanci për mbajtësin e pushtetit publik, vetë shtetasit e Republikës

së Shqipërisë, sepse subjektin që merr një funksion të rëndësishëm shtetëror, e lidh me

angazhimet që u janë deleguar organeve përmes Kushtetutës. Si i tillë, akti i betimit nuk tregon

vetëm për nga përmbajtja angazhimin e individit që merr detyrën, për ta përmbushur atë

konform ligjit themeltar të shtetit dhe ligjeve të tjera në fuqi, por edhe për nga forma, për nga

ceremoniali.

Pra, vetë kryerja e këtij akti betimi para kreut të shtetit, si përfaqësues i unitetit të

popullit, është element thelbësor përmbajtësor, i cili tregon gatishmërinë dhe përgjegjësinë e

marrjes përsipër të kësaj detyre.

Prania dhe zhvillimi i betimit, si procedurë e ceremonialit tek autoriteti shtetëror, në

këtë rast te kreu i shtetit, tregon ndërgjegjshmërinë dhe kuptueshmërinë e personit që kryen

betimin në lidhje me veprimet që po ndërmerr, si dhe krijon bindjen te kreu i shtetit, që ky

person nuk po e kryen këtë veprim duke qenë i mashtruar, i kanosur ose për shkak të nevojës

së madhe, çka do të sillte pavlefshmërinë e tij, si çdo veprim tjetër juridik.

Betimi para Presidentit të Republikës, përveç pasojave të kërkuara institucionale për

fillimin e ushtrimit të detyrës, sjell edhe garanci formale e forcim të angazhimit për mbrojtjen

e detyrimeve të paraqitura në tekstin e Kushtetutës, për këta funksionarë të rëndësishëm, siç

janë anëtarët e Gjykatës së Lartë apo prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit

dhe Krimit të Organizuar.

Ndryshimet në nenin 61 të ligjit, mbi deformimin e procedurës së betimit, duke

parashikuar si pasojë edhe momente të ndryshme të (Shkëputje e internetit) së mandatit për

gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, dhe të prokurorëve

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

44

të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bie ndesh me frymën

e nenit 136 të Kushtetutës.

Për sa kohë organi që emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë është Presidenti i

Republikës, edhe betimi i gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështje lidhur me kuptimin dhe

zbatimin e ligjit, për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit duhet

të bëhet para kreut të shtetit.

Betimi para Presidentit të Republikës përveç pasojave të kërkuara institucionale për

fillimin e ushtrimit të detyrës, sjell garanci morale dhe forcim të angazhimit për mbrojtjen e

detyrimeve të paraqitura në tekstin e Kushtetutës.

Nga ana tjetër, neni 5 i ligjit 15/2020 shton dispozitën e nenit 124/1 në ligjin 96/2016.

Kjo shtesë e re bie ndesh me nenet 140, 147/a, 147/b, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës

së Shqipërisë.

Parashikimi i bërë në dispozitën që shtohet në nenin 124/1, mban titullin: “Verifikimi i

pasurisë dhe i figurës”. Ky parashikim lejon tashmë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të kërkojë

informacion nga një sërë institucionesh publike apo subjektesh private, për verifikimin e

pasurisë dhe të figurës në lidhje me çdo shkelje tjetër disiplinore. Po kjo dispozitë, në paragrafin

e fundit parashikon që, në rast se nga verifikimi i pasurisë dhe figurës rezulton se ka dyshime

të arsyeshme për kryerjen e ndonjë shkeljeje tjetër disiplinore, përveç rastit kur shkelja përbën

vepër penale, merr vendim për të ushtruar ose ndryshuar objektin e hetimit, sipas përcaktimeve

të nenit 125 të ligjit.

Një parashikim i tillë bie ndesh me nenin 147/d të Kushtetutës, kryesisht me paragrafin

e parë dhe të dytë të këtij neni, që i kanë të përcaktuar qartë kompetencat dhe fushën e

veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pra, në asnjë moment, sipas normës kushtetuese, inspektorit nuk i është dhënë tagër për

të kryer verifikimin e pasurisë. Verifikimi i pasurisë dhe i figurës për magjistratët në detyrë

është zgjidhur me ligjin e posaçëm “Për rivlerësimin kalimtar”, në zbatim të parashikimeve

kushtetuese, ndërsa në lidhje me kandidatët për gjyqtarë apo prokurorë, verifikimi paraprak i

pasurisë dhe figurës së tyre bëhet si në momentin e fillimit të Shkollës së Magjistraturës, ashtu

edhe pas përfundimit të saj, por dhe para emërimit, sipas ligjit. Këtu i referohem nenit 135 dhe

nenit 148/ç të Kushtetutës.

Pra, ky verifikim kryhet në mënyrë të detajuar nga këshillat përkatës, siç përcakton edhe

neni 32 i ligjit 96/2016. Përveçse ky parashikim është në tejkalim të kompetencave kushtetuese

të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbivendos kompetencat e këshillave, një parashikim i

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

45

tillë nuk përputhet as me konceptin e nisjes së një procesi hetimor, sipas kuptimit që i ka dhënë

vetë ligji 96/2016.

Nisja e hetimit, sipas dispozitave të neneve 123 dhe 124 të ligjit, bëhet me nismën e

ankuesit ose me vetë iniciativën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa për nisjen e hetimit

Inspektori i Lartë i Drejtësisë merr vendim të posaçëm për fillimin e hetimit, vendim i cili

duhet të jetë i arsyetuar, sepse që këtu nisim garancinë për subjektin që do të vendoset në hetim

disiplinor.

Pra, nenet 123 dhe 124 përcaktojnë rrethana faktike të verifikueshme. Për pasojë, sipas

parashikimit që propozohet të bëhet në nenin 124/1 të shtuar, pasi është marrë vendimi për

fillimin e hetimeve, paraprakisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të ketë dalë me një vendim

të arsyetuar. Ky vendim i njoftohet edhe ankuesit, magjistratit e këshillit.

Ky vendim në lidhje me fillimin e hetimit lidhet me një rrethanë të caktuar, që mendohet

se bën shkak për nisjen e procedimit disiplinor. Për pasojë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk

mundet të hetojë përtej kësaj rrethane, duke hyrë në kompetencat e organeve për verifikimin e

figurës dhe pasurisë, siç janë këshillat respektivë, nëpërmjet marrjes së informacioneve prej

institucioneve apo autoriteteve të (Shkëputje e internetit) nga ligji.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kompetenca kushtetuese legjitime vetëm që të

verifikojë shkeljet disiplinore sipas veprimeve të magjistratëve, por jo pasurinë e tyre.

Kushtetuta nuk ia njeh këtë kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Nga ana tjetër, neni 8 i ligjit 15/2020, që ndryshon nenin 152 të ligjit 96/2016, është në

shkelje të neneve 42, 140, 145, 147/a dhe 147/b të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Sipas këtij parashikimi propozohet që tashmë, pezullimi nga detyra të aplikohet pa

marrë më përpara një vendim për fillimin disiplinor, dhe pa kryer as edhe një hetim të mirëfilltë

për ankesën dhe shkeljen e pretenduar. Edhe hetimi që dispozita parashikon se kryhet, së

bashku me raportin e arsyetuar, që i përcillet Këshillit, përgatitet për vetëm 3 ditë.

Një parashikim i tillë shmang hetimin që i paraprin fazës së fillimit të procedimit

disiplinor dhe referon në një vendimmarrje të kryer në kushtet e urgjencës, që dukshëm ul

garancitë procedurale mbrojtëse të magjistratit. Një parashikim i tillë, shoqëruar me

parashikimin antikushtetues që propozohet të shtohet përmes dispozitës 12411, që i lejon

Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të kryejë verifikim të pasurisë, krijon problematika të rënda,

pasi, përveçse mbivendos kompetencat e disa organeve kushtetuese, siç janë organet e

rivlerësimit kalimtar, dhe këshillat, sa i takon procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës për

magjistratët e rinj dhe për vijimin e ruajtjes së standardit të pasurisë dhe figurës në të ardhmen;

krijon edhe skenarin e mundshëm për t’u përdorur në mënyrë selektive për të gjithë ata

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

46

magjistratë që ende nuk kanë kaluar procesin e vetingut, ose edhe ata që e kanë kaluar me

sukses atë, por që me vendimmarrjet e tyre kanë treguar se janë të paanshëm dhe të

pandikueshëm nga presioni politik.

Një rregullim i pasaktë i normës ligjore, që i lë shteg zbatuesit t'i japë asaj kuptime të

ndryshme dhe që sjell pasoja, nuk shkon në përputhje me qëllimin, stabilitetin, besueshmërinë

dhe efektivitetin që synon vetë norma, si në rastin konkret, kur parashikimi i propozuar synon

të krijojë hapësira për kryerjen e hetimeve jashtë objektit për të cilin administrohet një ankesë

dhe jashtë kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të kryer këto hetime. Edhe për analogji,

mund të mbahet në konsideratë shembulli i gjykimit të drejtpërdrejtë në procesin penal.

Në procesin penal, prokurori mund të kërkojë direkt gjykimin e të pandehurit pa hetime

paraprake, kur situata është në gjendje flagrance dhe kur i pandehuri jep pëlqimin. Por në rastin

konkret ligji nuk merret me situatën e flagrancës, kur provat janë të mbledhura aty për aty

(vendimi nr.34, datë 10.04.2017 i Gjykatës Kushtetuese), por fut konceptin e "hetimit

paraprak" dhe të "dhënave të besueshme", që janë koncepte shtesë të reja.

Vetë ligji nr. 96/2016 është cilësuar nga Gjykata Kushtetuese si ligj i vështirë dhe se

detyrë e ligjvënësit ishte thjeshtimi i tij dhe jo ndërlikimi i mëtejshëm. Ndërkohë, logjika e

Kushtetutës është që Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton, ndërsa momenti që ai depoziton

kërkesën për procedimin disiplinor të magjistratit në këshill është momenti kur fillon procedimi

disiplinor. Sipas neni 140 të Kushtetutës, vetëm në këtë moment lejohet pezullimi i tij. Ndërsa

këto koncepte të reja, si "hetim paraprak" dhe "të dhëna të besueshme", janë të paqarta, krijojnë

konfuzion dhe sjellin rrezikun e abuzimit, duke cenuar parimin e sigurisë juridike dhe nevojës

së patjes së një ligji me parashikime të qarta dhe të sakta, që nuk lënë hapësira për interpretime

subjektive që rrezikojnë të çojnë më pas edhe në aplikime selektive të dispozitave ligjore.

Neni 140 i Kushtetutës, që u amendua me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016,

përcaktoi qartësisht rastet e shkarkimit apo të pezullimit nga detyra të gjyqtarit. Shkronja "c" e

paragrafit të sipërcituar të Kushtetutës, pezullimin e lejon vetëm kur ka nisur "procedimi

disiplinor, sipas ligjit". Ndërkohë që parashikimi i nenit 152 të ligjit nr. 15/2020, shkel hapur

ketë garanci kushtetuese që i është njohur gjyqtarit në funksion të ruajtjes se pavarësisë dhe

paanësisë së tij, duke bërë që pezullimi të bëhet ende pa nisur procedimi disiplinor, por vetëm

me një hetim të kryer për 3 ditë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nuk duket se ofron garanci

për ndjekjen e procesit të rregullt, i cili kërkon që shkelja të hetohet me mjetet dhe afatet e

duhura nga organi i ngritur nga Kushtetuta për këtë qëllim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ulsi Manja – Zonja Treska, do t’ju lutesha që ta përmblidhni, sepse të gjitha këto

arsyetime dhe shkaqe janë në materialin që bashkëshoqëron dekretin!

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

47

Treska – Unë po përpiqem t’i përmbledh sa më shumë të jetë e mundur, por ligji

paraqet aq shumë problematika.

Ulsi Manja – Ju lutem, jeni në Komisionin e Ligjeve dhe nuk jeni në auditorin e

Fakultetit Drejtësisë!

Procedura parlamentare është strikte. Arsyet e kthimit të dekretit me argumentet

juridike të institucionit të Presidentit i janë bashkëngjitur dekretit dhe në Komisionin e Ligjeve

ka një minutazh të përcaktuar për të sqaruar më tepër opinionin publik dhe jo kolegët deputetë.

Keni edhe 2 minuta në dispozicion dhe pastaj do t’ia kaloj fjalën relatores.

Treska – Do ta kem në konsideratë. Për herë tjetër mirë është që minutazhi të na

komunikohet përpara. Nuk është hera e parë që jam në këtë komision.

Ulsi Manja – Ju lutem, se tani do ta ndërpres fjalën krejt!

Treska – Jam e detyruar të vazhdoj të shtjelloj argumentet.

Ulsi Manja – 2 minuta ke në dispozicion. Rregullorja e Kuvendit është e përcaktuar.

Hap Rregulloren dhe lexoje!

Treska – Paraqitja nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë para këshillit, e kërkesës

për pezullimin e magjistratit nga detyra, siç parashikohet në ndryshimet që i bëhen nenit 152

të ligjit nr. 96/2016, nëpërmjet nenit 8 të ligjit nr.15/2020, tejkalojnë në mënyrë flagrantë

dispozitën kushtetuese të nenit 147/d, paragrafi 1, si dhe janë në shkelje të hierarkisë së akteve

ligjore në fuqi të parashikuara në nenin 116 të Kushtetutës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, sipas paragrafit 1, të nenit 147/a të Kushtetutës, ka

kompetencën kushtetuese për të kryer verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve

dhe fillimin e procedimit disiplinor.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka kompetencën të bëjë kërkesë për pezullimin e

magjistratit nga detyra, siç parashikohet në ligjin e propozuar.

Ky ligj rifut mundësinë e pezullimit diskrecional të magjistratit përpara fillimit të një

procedimi disiplinor, kamufluar nën një titull tjetër, edhe pse kjo masë e parashikuar në ligjin

fillestar nr. 96/2016 është shfuqizuar me vendimin nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës

Kushtetuese.

Pavarësisht këtij qëndrimi të shprehur të Gjykatës Kushtetuese, duke përfituar pikërisht

nga fakti i mosqenies funksionale tashmë prej dy vitesh të kësaj gjykate, çka i vë palët e

interesuara në pamundësi për t’iu drejtuar kësaj gjykatë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të

ligjit, bëhet i pamundur shqyrtimi i kushtetutshmërisë së propozimeve të miratuara me ligjin

nr. 15/2020.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

48

Neni 140 i Kushtetutës, edhe siç është shprehur Gjykata Kushtetuese në vitin 2017 me

vendimin e sipërcituar, ka përcaktuar qartë rastet kur mund të pezullohet nga detyra gjyqtari,

me vendim të KLGJ-së, dhe një ndër këto raste, është "kur fillon procedimi disiplinor, sipas

ligjt".

Neni 152 i propozuar me ligjin nr. 15/2020, shkel këtë parashikim dhe jurisprudencën

e Gjykatës Kushtetuese, duke sanksionuar pezullimin ende pa nisur procedimi disiplinor, me

afate aq të ngushta kohore, që i mohojnë palës së interesuar të drejtën për t’u njohur me faktet

që rendojnë kundër tij dhe për të përgatitur mbrojtjen.

Ndryshimet në ligj mund të justifikoheshin me nevojën e adresimit të problematikave

të shfaqura. Dhe nga aktorët e vetëm që mund të hidhnin dritë mbi këto problematika, siç është

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vetëm një çështje është kërkuar të

adresohej përmes ndryshimeve ligjore. Argumentet gjenden bashkëlidhur. Nuk po i citoj për të

kursyer kohë dhe respektuar minutazhin.

Ky fakt tregon qartë tashmë se shqetësimi i deputeteve nismëtarë dhe atyre votues të

këtij ligji nuk ka qenë adresimi i problematikave që kanë lindur nga zbatimi i ligjit, si justifikim

i vetëm që mund të përdoret për rishikimin e një ligji të ndryshuar jo më vonë se 6 muaj më

parë, por vënia nën trysni e çdo gjyqtari apo prokurori, përmes kompetencave që i jepen ILD-

së, jashtë rolit dhe funksionit të tij, sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Për arsyet e parashtruara më sipër, Kuvendi duhet të shqyrtojë edhe një herë nenet 2, 4,

5, dhe 8 të ligjit nr. 15/2020, me qëllim që çdo ndryshim në ligjin nr. 96/2016, të jetë në

respektim të frymës dhe germës së Kushtetutës, dhe vendimit nr. 34, datë 10.04.2017, të

Gjykatës Kushtetuese.

Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit!

Fjalën e ka zonja Bushka si relatore për të parashtruar para kolegëve gjetjet e saj në

lidhje me dekretin nr. 11444, datë 02.03.2020, të Presidentit të Republikës.

Klotilda Bushka – Faleminderit, kryetar!

Ndryshe nga dekreti i mëparshëm nga analiza e dekretit nr.11444, datë 02.03.2020, të

Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr.15/2020, « Për disa shtesa dhe

ndryshime në ligjin nr. 96/2016, «Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, rezulton se argumentet e paraqitura nga Presidenti i Republikës, por edhe nga

përfaqësuesja në këtë seancë janë të pabazuara dhe ne nuk biem dakord, kështu që në qëndrimin

tonë do të kërkojmë rrëzimin e këtij dekreti.

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

49

Në radhë të parë ky dekret duket si një nga ato dekretet që vjen për inerci të kthimit të

një ligji, sepse është një dekret tjetër që ka kthyer një ligj tjetër dhe i referohem ligjit “Për

Gjykatën Kushtetuese”.

Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh që e kemi vonuar shqyrtimin e këtij dekreti

bazuar në praktikën e mirë që kemi për të pritur rekomandimet e Komisionit të Venecias, në

fakt, ne e mbajtëm peng edhe ligjin, i cili propozon shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin

e gjyqtarëve dhe prokurorëve” nga shkurti në korrik. Gjatë kësaj periudhe ne mbajtëm peng,

në fakt, atë që të gjithë së bashku, me votë maxhorance dhe opozitë në Kuvend vendosëm

njëzëri për sa i takon pagave për vështirësi në punë të magjistratëve dhe të prokurorëve që

punojnë në SPAK.

Kjo, fatmirësisht, nuk është kundërshtuar nga Presidenti, por nga ana tjetër, ajo që vihet

re ka të bëjë me argumente të cilat janë më shumë perceptime se sa arsye të qenësishme për të

kundërshtuar një ligj.

Do t’i tërhiqja vëmendjen përfaqësueses së presidencës kur arrin në konkluzionin e

qëllimit të vërtetë që paskan pasur nismëtarët për këtë ligj. Institucionet e shtetit nuk bëjnë

perceptime, nëse kanë dyshime për qëllime të këqija, le të ndjekin mekanizmat ligjorë dhe t’i

referojnë problemet në organet e këtij vendi, por perceptime të qëllimeve të ndryshme nga ato

që nismëtarët dhe vetë Kuvendi kanë miratuar me një procedurë parlamentare në ushtrim të të

drejtave të veta si përfaqësues të sovranit, nuk mund pranohen.

Kështu që, në respekt të institucioneve, ju kërkoj që për herë tjetër të keni kujdes në

qëndrimet tuaja, sepse nuk është hera e parë që devijoni qëllimet e nismës, duke ulur

reputacinion qoftë të nismëtarëve, qoftë të komisioneve apo Kuvendit të RSH-së dhe kjo është

e patolerueshme.

Sa u takon argumenteve të paraqitura, në fakt, përpara fillimit të shqyrtimit të secilit

prej argumenteve të paraqitur në dekretin e Presidentit, unë e vlerësoj të nevojshme të ritheksoj

se në funksion të transparencës dhe gjithpërfshirjes, pas përfshirjes së projektligjit në

programin e punës dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, ligji nr.15/2020 “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën

e Shqipërisë”, i është nënshtruar një procesi konsultimi dhe marrje opinionesh jo vetëm nga

institucionet e sistemit të drejtësisë, por edhe nga organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në

fushën e drejtësisë.

E përsëris se spekulimi që bëhet për të thënë se nuk kanë sjellë mendime nuk e cenon

procesin e konsultimit publik. Kuvendi ka detyrë t’u kërkojë grupeve të interesit, organizatave

të shoqërisë civile apo institucioneve përkatëse, por nuk është i detyruar të presë që, nëse ky

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

50

mendim nuk vjen, të bllokohet puna dhe ju këtë e dini shumë mirë, sepse jeni punonjës me

përvojë në organet e shtetit. Ju lutem, hiqni dorë nga këto spekulime!

Ligji i është përcjellë për opinion Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Prokurorisë së

Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shoqatës së Gjyqtarëve,

Shkollës së Magjistraturës, Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, Komitetit

Shqiptar të Helsinkit, Fondacionit SOROS, qendrës “Res Publica”, Institutit të Studimeve

Politike dhe USAID, duke u lënë në dispozicion një afat 10-ditor për paraqitjen e komenteve

dhe sugjerimeve. Bazuar në nenin 93 dhe 187 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes

së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i

Prokurorisë japin mendim për projektligjet ose për çështje të tjera që mund të ndikojnë mbi

sistemin gjyqësor/prokurorisë dhe të drejtësisë në përgjithësi. Paralelisht me kërkesën për

dhënien e mendimeve është ngritur edhe një grup pune me përfaqësues të organeve të reja të

sistemit të drejtësisë (Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit

të Lartë të Drejtësisë), Ministrisë së Drejtësisë, nën asistencën e ekspertëve të misionit

EURALIUS.

Besoj se këtë praktikë zonja Treska e di shumë mirë, sepse është një praktikë që, kur

ka qenë në Ministrinë e Drejtësisë, e ka tashmë të njohur nga eksperiencat e mëparshme. Kaq

e vërtetë është kjo, sa jo vetëm është diskutuar për ato risi që paraqisnin ndryshimet, por

përfaqësuesit në këtë grup pune kanë ngritur edhe shqetësime të tjera që vitin ose nga zbatimi

i ligjit, ose nga problematikat në praktikë, në mënyrë që të adresonim zgjidhje të përbashkëta,

ndoshta, me amendime në këtë nismë ligjore, tej atyre që propozonin nismëtarët.

I kemi administruar shkresat e të gjitha këtyre institucioneve, më vjen keq në fakt, dhe

më duhet ta sqaroj për të gjitha institucionet e drejtësisë se paraprakisht ne patëm rënë dakord

që të gjitha kërkesat, që ishin tej objektit të nismës ligjore që ndryshonte ligjin “Për statusin e

gjyqtarëve dhe prokurorëve” në atë moment, duhej t’i nënshtroheshin një analize të plotë të

problematikave, efekteve, pritshmërive në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në

konsultim me partnerët tanë ndërkombëtarë, EURALIUS-in dhe OPDAT-in, të cilët na kanë

ndjekur dhe na janë pranë dhe vijojnë të jenë bashkëudhëtarë me ne në procesin e zbatimit të

reformës në drejtësi, por, fatkeqësisht, periudha e Covid-it në një farë mënyrë e ka lënë këtë

proces disi të paplotësuar.

Për t’u rikthyer argumenteve në thelb, pse kundërshtohet ligji “Për statusin e gjyqtarëve

dhe prokurorëve në RSH”, së pari, në lidhje me argumentin se parashikimi i nenit 2 të ligjit nr.

15/2020, që shton pikën 3, në nenin 37 të ligjit nr. 96/2016, si dhe parashikimi i nenit 4 të ligjit

nr. 15/2020, që bën shtesa dhe ndryshime në nenin 61 të ligjit nr. 96/2016 mbi procedurën e

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

51

betimit, shkel disa parime dhe dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke nisur

nga neni 136 i Kushtetutës, sqarojmë se: Ligji nr. 15/2020 parashikon ndryshime në

përmbajtjen e nenit 37 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë”. Nëpërmjet kësaj dispozite, parashikohet që ceremonia e betimit të

magjistratit të bëhet para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këto

organe duhet që jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit të organizojnë ceremoninë e betimit.

Dispozita parashikon se pas përfundimit të këtij afati, magjistrati kryen betimin në formë të

shkruar dhe ia dërgon atë Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Data

e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të tij me shkrim pranë organit të

emërtesës konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit. Propozimi i kësaj dispozitë,

në ndryshim nga sa argumenton Presidenti i Republikës në dekretin e tij nuk cenon asnjë

parashikim kushtetues.

Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk ka parashikuar institutin e betimit të magjistratit, dhe

aq me pak organin përpara të cilit të mund të bëhet ky betim. Për rrjedhojë, rregullimi i institutit

të betimit të magjistratit është bërë në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe

prokurorëve në RSH”. Është pikërisht ky ligj që në nenin 37 të tij përcakton vetëm formulën e

betimit duke mos parashikuar organin përpara të cili bëhet ky betim.

Në këtë aspekt ndryshimet e miratuara në përmbajtjen e nenit 37 të ligjit nr. 96/2016

“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” kanë parashikuar që

ceremonia e betimit të magjistratit të bëhet para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të

Lartë të Prokurorisë, duke specifikuar edhe afatin brenda të cilit reailzohet ky akt solemniteti,

i cili është i lidhur me fillimin e ushtrimit të detyrës nga magjistrati. Ligji parashikon edhe

mekanizmin zhbllokues, sipas të cilit në rast se pas kalimit të këtij afati, këshilli nuk thërret

magjistratin e emëruar prej tij për të kryer betimin, ky i fundit e kryen betimin në formë të

shkruar dhe ia dërgon atë Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndryshimi i miratuar në nenin 37 nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të sigurojë qartësinë

e plotë juridike në zbatimin e normës ligjore. Këto ndryshime parashikojnë që të jetë vetë

organi, i cili vendos për emërimin e kandidatëve të diplomuar dhe për caktimin e tyre në detyrë,

ai që do të realizojë edhe ceremoninë e betimit.

Ceremonia e betimit nuk duhet të shikohet si një funksion thelbësor i këshillave, ai është

një funksion ceremonial i tij, në funksion të kompetencave kushtetuese që Kushtetuta dhe ligji

nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ka atribuar Këshillave

pikërisht atë të emërimit të magjistratëve (nenet 147/a (pika 1/a) dhe 149/a (pika 1/a)) të

Kushtetutës.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

52

Vendosja e një afati për realizimin e ceremonisë së betimit dhe parashikimi i një

mekanizmi zhbllokues, pra realizimi i tij me shkrim dhe dërgimi pranë Këshillave, jo vetëm

nuk cenon në asnjë moment parashikimet kushtetutese por përkundrazi i shërben sigurimit të

funksionalitetit në ushtrimin e detyrës nga magjistratët e emëruar në përputhje me parimet e

pavarësisë së gjyqësorit në funksion të një sistemi drejtësie, të paanshëm, të përgjegjshëm, të

drejtë e profesional, të besueshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarit.

Edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj është shprehur lidhur me rëndësinë

e betimit të anëtarëve të organeve kushtetuese, si një shprehje e vullnetit për të marrë përsipër

detyrat dhe përgjegjësit kushtetuese të funksionit.

Në vendimin e saj nr.44/2011 ajo ka mbajtur qëndrimin, se: “Betimi është një akt që

shërben për të deklaruar vullnetin, gatishmërinë, bindjen dhe vendosmërinë e mëtejshme të

deputetit të mandatuar për të ushtruar funksionin e përfaqësuesit në Kuvendin e ri, në përputhje

me rregullat e parashikuara për këtë qëllim. Betimi nuk është kusht për të bërë të vlefshëm

mandatin e deputetit, pasi këtë e ka bërë komisioni zgjedhor, i cili e ka shpallur atë fitues nga

votat e marra prej zgjedhësve. Mosbërja e betimit përbën një nga shkaqet e humbjes së mandatit

parlamentar. Ky parashikim është bërë edhe për rastë të tjera të fillimit të detyrës si, për

shembull, nga Presidenti i Republikës, gjyqtarët etj.”

Pra, neni 2 i ligjit 15/2020 nuk cenon në asnjë moment as rekomandimet e dhëna në

opinionin e Komisionit të Venecias, pasi lidhur me procedurën e bërjes së betimit, Komisioni

i Venecias, nëpërmjet opinionit nr.978/2020, të datës 19 qershor 2020 shprehet se: “Nëse shihet

e nevojshme për të shmangur bllokimin në rastë të qarta abuzimi, dispozitat e miratuara së

fundi, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi, për mekanizmin automatik të bërjes së betimit duhen

zëvendësuar me një dispozitë të formuluar më qartë, e cila duhet miratuar në nivel kushtetues”.

Ky rekomandim i referohet nenit 129 të Kushtetutës, dispozitë që parashikon betimin e

gjyqtarëve kushtetues.

Të njëjtat argumente vlejnë edhe për nenin 3 të ligjit nr.15/2020, i cili ndryshon nenin

61 të ligjit aktual “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili

rregullon betimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, që përzgjidhet mes juristëve të spikatur dhe

të Prokurorit të Përgjithshëm. Edhe në këtë aspekt, përcaktimi i një afati për realizmin e

ceremonisë së betimit, si dhe parashikimin e mekanizmit zhbllokues, pra realizimi me shkrim

i betimit dhe dërgimi i disa organeve të parashikuara nga ligji, siguron funksionimin normal të

këtyre organeve kushtetuese. Edhe në këtë rast gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, që vijnë nga

radhët e juristëve të spikatur jomagjistratë, duhet që ceremoninë e betimit ta kryejnë në KLGJ,

si organi që vendos t’i propozojë Presidentit të Republikës kandidatin për gjyqtar të Gjykatës

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

53

së Lartë. Edhe në këtë rast nuk shohim dhe nuk çmojmë se cenohet në ndonjë moment neni

136 i Kushtetutës, pasi kjo dispozitë nuk parashikon as në shkronjë, as në frymë kryerjen e

ceremonisë së betimit nga Presidenti i Republikës për këta funksionarë. Ndërkohë, duke marrë

në konsideratë që për një kategori magjistratësh, siç janë anëtarët e Gjykatës së Lartë, që vijnë

nga radhët e gjyqtarëve, apo prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme, betimi i tyre është bërë

një herë. Kini parasysh se në momentin që janë emëruar si magjistratë e kanë bërë një herë

betimin, nëse do të shkojnë anëtarë në Gjykatën e Lartë, apo në Prokurorinë e Posaçme shkojnë

me një procedurë të ngritjen në detyrë dhe vlerësohet që nuk kërkohet një ceremoni e veçantë

e kryerjes së aktit të betimit për sa kohë ligji ka parashikuar që kalimi bëhet nëpërmjet

procedurës së ngritjes në detyrë. Në fakt, është e qartë se si dhe ku bëhet kjo ceremoni betimi.

Për sa i takon betimit të Prokurorit të Përgjithshëm, formulimi i bërë nëpërmjet nenit 3

të ligjit, që ndryshon ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, gjykojmë se siguron harmoni të plotë me parashikimet e nenit 97 të vitit 2016 “Për

organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, që përcakton në nenin 36 betimin e Prokurorit

të Përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Kalojmë tek argumenti i dytë, i cili ka të bëjë me nenin 124/1, i cili parashikon në titull

verifikimin e pasurisë së figurës, që kryen Inspektori i Lartë i Drejtësisë në kuadër të ushtrimit

të kompetencave të tij të inspektimit. Sipas Presidentit ky është një parashikim në tejkalim të

kompetencave kushtetuese. Në fakt, këtu mendojmë se ka pasur një mungesë të qartë të leximit

të dispozitës, ndoshta titulli me përmbajtjen mund të kenë krijuar një lloj ngatërrese, por bazuar

në nenin 147 “d”, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës

për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor

ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të KLGJ-së, të KLP-së,

Prokurorit të Përgjithshëm, sipas procedurës së përcaktuar me ligj, por dhe për inspektimin

institucional të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ka

parashikuar në mënyrë të qartë dhe të plotë procedura hetimore, duke parashikuar afate para

shkrimit të hetimit të shkeljes disiplinore, afate të procedimit të shkeljes, procedurën e

paraqitjes së ankesave, kriteret e pranueshmërisë, shqyrtimi fillestar, vlerësimin dhe

verifikimin e ankesave, vendimin etj.

Në funksion të kryerjes së hetimit disiplinor ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit

të drejtësisë” i ndryshuar”” u ka dhënë të drejtën inspektorëve të ILD-së, që të kryejnë

verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore, të mbledhin të

dhëna dhe të vlerësojnë çdo informacion, ose akt që çmojnë se është i rëndësishëm për zbatimin

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

54

e detyrës, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe ligjin “Për statusin e

gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të hyjnë në ambiente, të kërkojnë

prova, të shumëfishojnë, të marrin informacion, të kërkojnë nga çdo person fizik, apo juridik

informacione, dokumente, dëshmi me gojë, apo me shkrim për çdo çështje që lidhet me

objektin verifikimit. Parashikimi i dispozitës shtesë që i jep të drejtën ILD-së, që brenda një

jave nga vendimi për të filluar hetime për një pretendim për shkelje disiplinore, të kërkojë

informacion (është kompetenca e re që shtohet) nga ILDKP-ja, nga prokuroria, nga Policia e

Shtetit, nga organet e administratës tatimore-doganore, nga Drejtoria e Përgjithshme e

Parandalimit të Parave, nga BKH-ja, nga shërbimet shtetërore informative, nga çdo organ që

ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së magjistratit, si dhe çdo institucion tjetër

kompetent për verifikimin e pasurisë, apo të figurës në lidhje me çdo shkelje tjetër disiplinore.

Kjo, pra e drejta për të kërkuar informacion në funksion të hetimit ka për qëllim vetëm një gjë:

të drejtën e inspektorit, që në funksion të parimit të qartësisë juridike të kërkojë informacion

në disa institucione, të cilat funksionojnë mbi bazën e ligjeve të posaçme. Nëse nuk është e

shkruar në ligj, çdo kërkesë që do të bëjë inspektori, nuk do të jetë e detyrueshme për të marrë

përgjigje nga këto institucione, sepse secila vepron me një ligj të posaçëm dhe i ka të qarta

subjektet të cilave u përgjigjet. E shkruar në ligj për të ndihmuar hetimin që kryen inspektori,

në kuadër të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, kjo gjë mundëson qartësinë e

kësaj procedure dhe nuk bie ndesh me asnjë parim kushtetues, nuk mbivendoset me tagrat e

asnjë organi tjetër, sepse çdo gjë që merr Inspektori i Lartë i Drejtësisë, përdoret katërçipërisht

sipas parashikimeve të ligjit për qëllimin dhe objektin e hetimit të kryer. Pra nuk dublikohen

kompetencat e këshillave, të cilat në bazë të nenit 32 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe

prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” kryen verifikim pasurie të kandidatëve, që pranohen

në programin e formimit fillestar, nuk dublikohen kompetencat e kur kryejnë edhe verifikime

sa i takon emërimit në detyrë. Gjithashtu kjo dispozitë nuk ka si qëllim as të mbivendosë

kompetencat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me ato të organeve të rivlerësimit kalimtar të

cilat kanë funksione të specifikuara. Qartësisht, nga një lexim i thjesht i dispozitave, që flasin

për kompetencat e secilit, kjo gjë del në pah pa harxhuar kohë për të bërë një analizë

krahasimore. Synimi i këtij neni lidhet vetëm me të drejtën e inspektoratit, që të marrë

informacion në organet e listuara në këtë nen vetëm dhe vetëm në funksion të hetimit disiplinor.

Bazuar në nenin 123 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën

e Shqipërisë” ILD-ja fillon hetimin nëse ka dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer

bazuar në faktet dhe provat e mbledhura, që justifikojnë fillimin e një hetimi. E drejta e

inspektoratit për të kërkuar informacion pranë institucioneve të parashikuara në nenin 5 të ligjit

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

55

shërben për ofrimin e garancive të nevojshme, me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të

gjithanshëm disiplinor, duke respektuar njëkohësisht të drejtën për një proces të rregullt ligjor

të subjektit, që i nënshtrohet procedurës hetimore.

Po i përmbledh dy pikat e fundit. Në lidhje me argumentin se neni 8 i ligjit nr. 1520, që

ndryshon ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” në

nenin 152, është në shkelje të disa neneve të Kushtetutës, më duhet të sqaroj se qëllimi i kësaj

dispozite, siç është sqaruar edhe në raportin e Komisionit përgjegjës të Ligjeve është rikthimi

i besimit të publikut në sistemin gjyqësor dhe organin e prokurorisë, i cili ka përbërë një nga

prioritetet kryesore të reformës në drejtësi. Parashikimi i mundësisë së këshillave për të

pezulluar magjistratin nga detyra, kur vazhdimi i magjistratit në detyrë dëmton rezultatin e

procedimit, pengon konkluzionin e tij të drejtë, ose të rregullt, ose diskrediton rëndë figurën

dhe pozitën e magjistratit, është një mekanizëm ligjor i parashikuar dhe i njohur në disa vende

të BE-së. Këtu nuk do të ndalem të citoj të gjithë dokumentet që kemi marrë për bazë, vetëm

do të them që është opinioni 2017, nr. 018 i Komisionit të Venecies, që flet në lidhje me këtë

mundësi, që u njihet organeve të drejtësisë për pezullimin e gjyqtarëve, rasti që Venecia sqaron

për ligjin e sistemit gjyqësor në Bullgari është në harmoni edhe me notën shpjeguese të

publikuar nga OSBE-ja për standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të procedimit

disiplinor ndaj gjyqtarëve. Edhe sistemi gjyqësor austriak ka të njëjtat parashikime siç

propozon nisma ligjore, edhe dekreti i legjislativit italian nr. 109, i vitit 2006 parashikon të

njëjtën përmbajtje që parashikon nisma ligjore për hetimin e përshpejtuar në rastet flagrante të

magjistratëve, edhe ligji holandez parashikon mundësinë e pezullimit nga detyra të magjistratit,

kur ekziston një dyshim serioz për të supozuar se ekzistojnë fakte dhe rrethana që mund të

çojnë në shkarkimin e gjyqtarit.

Të nderuar kolegë, dua t’ju sjell në vëmendje se nuk ishte një nen që ne në atë kohë e

përqafuam si nismë të tre kolegëve tanë deputetë thjesht për një populizëm, apo për ndonjë

qëllim që perceptohet gabim, por u nisëm nga situata faktike, urgjente, të cilat ulërinin për

diskreditim të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga raste reale në jetën praktike, për të

cilat, sipas praktikës ndërkombëtare, e konsultuar edhe me ekspertët tanë, u arrit në

konkluzionin se tagrat e hetimit disiplinor dhe të pezullimit në mënyrë jo sipas parashikimeve

normale të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, apo të këshillave përkatës si organe

të drejtësisë, por sipas rasteve urgjentë (dhe konsiderohen si procedura të përshpejtuara) janë

të arsyeshme për t’u përdorur për t’iu përgjigjur nevojës, për të rritur besimin e publikut te

drejtësia, si dhe për të parandaluar veprime që vërtet e diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarëve

dhe magjistratëve. Ky është qëllimi mbizotërues i këtij parashikimi, prandaj ndryshimi i nenit

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

56

152 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” erdhi si

nevojë e përcaktimit të hetimit disiplinor paraprak që kryen Inspektori i Lartë i Drejtësisë për

të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit, ose ankesës së paraqitur nga subjektet

që përcakton ligji.

Argumentimi i parashtruar në dekret dhe nga përfaqësuesi i institucionit të Presidentit,

se ky nen cenon parashikimet e nenit 140 të Kushtetutës dhe parimin e hierarkisë së akteve të

sanksionuara në nenin 116, në gjykimin tonë, është një lexim i gabuar i normës ligjore jo në

përputhje me frymën dhe qëllimin e saj. Kjo dispozitë nuk parashikon në asnjë moment raste

të tjera pezullimi për magjistratin, në mungesë të delegimit të shprehur në nenin 140 të

Kushtetutës. Dispozita e propozuar është në përputhje me nenin 140, pika 3 të Kushtetutës,

trajton pezullim për shkak të procedimit disiplinor, duke mos parashikuar asnjë rast tjetër të

pezullimit tej atyre që parashikon Kushtetuta. Nga ana tjetër neni 8 ofron garancitë e nevojshme

procedurale për të siguruar respektimin e procesit të rregullt ligjor gjatë procedurës disiplinore

të sanksionuar nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pasi

parashikon në mënyrë specifike rastet që justifikojnë fillimin e procedurës së përshpejtuar të

hetimit paraprak, krijimin e bindjes nga ILD-ja se burimi ose ankesa është e besueshme dhe

paraqitja e një raporti të arsyetuar për fillimin e një procedimi disiplinor bashkë me kërkesën

për pezullimin e magjistratit. Njihet e drejta e magjistratit për të shprehur shpjegime përpara

këshillit para se ky i fundit të vendosë për pezullimin dhe njihet e drejta e këshillit për t’i

kërkuar inspektoratit kryerjen e hetimeve të mëtejshme. Të gjitha këto janë garanci

procedurale, që sigurojnë një balancë të drejtë dhe proporcionale mes respektimit të së drejtës

për proces të rregullt, mbrojtjes së interesit publik dhe reputacionit të sistemit gjyqësor dhe

prokurorisë në tërësi nga veprime që cenojnë dhe dëmtojnë rëndë pozitën dhe figurën e

magjistratit.

Ju kërkoj ndjesë, por duhet të isha ezauruese, sepse çështjet e parashtruara kanë shumë

rëndësi sa i takon reformës në drejtësi. Kolegët që nuk janë anëtarë të komisionit, por edhe

publiku, duhet të njihen me të gjitha çështjet në mënyrë shteruese. Për sa ju parashtrova, duke

vlerësuar se nenet e kontestuara të ligjit nr.1520 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.

96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar” janë në përputhje me parimin e sigurisë juridike, parimin e pavarësisë dhe

paanësinë e gjyqësorit dhe mbajnë në konsideratë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, u

propozoj anëtarëve të komisionit rrëzimin e dekretit nr. 11444, datë 2 mars 2020 të Presidentit

të Republikës.

Faleminderit!

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

57

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Bushka!

A ka pyetje dhe diskutime nga kolegët?

Po, zoti Shameti.

Adnor Shameti - Faleminderit, zoti kryetar!

Nuk dua t’ju marr shumë kohë. Duke vlerësuar në tërë përmbajtjen dhe argumentin

shterues të zonjës Bushka qëndrimin e saj, jam më se dakord në thelb me të gjithë elementet e

detajuara nga zonja Bushka. Dua të sjell në vëmendje të Komisionit të Ligjeve, duke qenë se e

nisi me atë “tarta tanta” dhe mi nxjerr ato fjalët si më darë zonja Bushka, dhe duke pasur

parasysh edhe shfaqjen e zonjës Treska pas largimit me parametra zero në markaton e janarit

nga Ministria e Drejtësisë me T-shirt-et e Venecias, që edhe opinioni i Komisionit të Venecies

nuk del kundër nismës ligjore që kemi paraqitur, latinisht thuhet “Chita cea consente” pra ai

që hesht miraton, dhe mendoj se nisma jonë është më se e bazuar në Kushtetutë dhe në ligj dhe

si i tillë duhet rrëzuar unanimisht dekreti i Presidentit të Republikës.

Faleminderit!

Ulsi Manja– A ka ndonjë nga kolegët diskutime?

(Flet zonja Treska, por nuk kuptohet)

Ju lutem, mbylleni mikrofonin, zonja Treska, se e kam unë fjalën!

A ka pyetje dhe diskutime nga kolegët e tjerë? Nuk ka.

Në analizë të atyre që tha kolegia Bushka si relatore, që të jemi të qartë për opinionin

publik lidhur me dekretin nr. 11444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për

disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë” unë bashkohem me atë tërheqje vëmendjeje që bëri kolegia Bushka

për përfaqësuesit e institucionit të Presidentit, që herën tjetër, kur të vijnë në Komisionin e

Ligjeve nuk duhet as ta çoni nëpër mend të dyshoni për qëllimin e mirë të ligjvënësit, sepse ka

një ndryshim shumë të madh mes nesh që jemi këtu (dihet që jemi më votat e qytetarëve

shqiptarë dhe përfaqësojmë sovranin), dhe nëpunësve të administratës publike, që shërbejnë

qoftë në Presidencë, qoftë në aparatin tjetër shtetëror. Nuk ua jep askush të drejtën të

paragjykoni ligjvënësin me qëllimet e veta të mira.

E dyta, çfarë janë këto ndryshime që i kemi bërë ligjit 96/2016, “Për statusin e

gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”? Kemi bërë një rregullim për trajtimin

financiar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që shërbejnë në strukturën e posaçme antikorrupsion,

për të cilën Presidenti është dakord, si dhe kemi parashikuar një mekanizëm zhbllokues, në

lidhje me formulën e betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjithmonë në rast se Presidenti

harron t’i thërrasë për betim, ose KLGJ-ja, KLP-ja, apo dhe Kuvendi, se mund të ndodhë që

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

58

Presidenti të harrojë për ta ushtruar këtë kompetencë, që i jep ligji. E thënë më qartë, nuk i

hiqet kjo kompetencë Presidentit, por ligji parashikon mekanizëm zhbllokimi në rast se organet

e përcaktuara në ligj nuk e ushtrojnë këtë kompetencë sipas ligjit.

Më lejoni të sqaroj opinionin publik! Kemi pranuar Venecien si arbitër dhe ajo nuk

mund të jetë e mirë kur i shkon përshtat Presidentit të Republikës dhe anasjelltas. Venecia ka

thënë qartë dhe shkoqur në opinionin që ka dhënë në lidhje me betimin e anëtarëve të Gjykatës

Kushtetuese. Qëllimi i ligjvënësit është i mirë për parashikimin e mekanizmave zhbllokues,

por duhet të respektojë hierarkinë e normës. E thënë më qartë mekanizmi zhbllokues në rastin

konkret është bërë në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë” dhe respekton në frymë dhe shkronjë atë që ka thënë opinioni i Komisionit të

Venecies në lidhje me formulën e betimit. Ndoshta në rastin e anëtarëve të Gjykatës

Kushtetuese, për të cilën ky komision e pranoi dekretin e Presidentit, Venecia ka thënë:

“Parashikimi i mekanizmit zhbllokues duhet të jetë në nivelin e normës kushtetuese, sepse atje

është përcaktuar formula e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa në rastin e

anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, apo prokurorëve dhe gjyqtarëve të

SPAK-ut është në nivelin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për

statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe parashikimi i

parashikimit zhbllokues është në këtë ligj, pra respekton hierarkinë e normës, është në nivel

horizontal.

E treta, është një ndryshim në nenin 152 të ligjit që ka të bëjë me Inspektorin e Lartë të

Drejtësisë. Të jemi të qartë edhe në këtë pikë se asnjë kompetencë substanciale e Inspektorit të

Lartë të Drejtësisë në raport me procedimin disiplinor nuk ndryshon. Ajo që ka parashikuar

ligjvënësi me këto ndryshim ka të bëjë me hetimin disiplinor në raste të ngutshme, pra nga

afatet e përgjithshme, që ka inspektimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me hetimin

disiplinor, ligji ka parashikuar disa afate të shkurtra në rastet e ngutshme, por në thelb nuk

ndryshojnë kompetencat substanciale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në raport me

inspektimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, për më tepër, këto ndryshime nuk e cenojnë

pavarësinë e KLGJ-së dhe KLP-së në vendimmarrje.

Për të gjitha këto arsye unë bashkohem me propozimin e relatores, zonjës Bushka, që

dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11444, datë 02.03.2020 duhet rrëzuar.

Pa humbur kohë e hedhim në votim.

Kush është dakord për rrëzimin e dekretit nr. 11444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e

ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

59

gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar” me arsyetimet e bëra

nga relatorja? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Rrëzohet.

Falënderoj përfaqësuesit e Presidentit, zotin Dervishaj dhe zonjën Treska, si dhe zonjën

Gjonaj, ministre e Drejtësisë për prezencën e tyre në Komisionin e Ligjeve.

Sekretar

Klotilda Bushka (Ferhati)

Përgjegjëse e Sektorit të Redaktorëve Sekretare e komisionit

Euzheni Pengili Evi Naku

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

60

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21 korrik 2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Raportimi vjetor i Departamentit të Administratës Publike për veprimtarinë e vitit 2019

(komision përgjegjës).

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim

Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban

Zeneli, Ediola Braha, Adriatik Alimadhi, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis

Malo.

Mungojnë:

Fatmir Xhafaj, Andi Përmeti, Aurora Mara, Elda Hoti dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publik

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

61

Ulsi Manja – Vazhdojmë me pikën e katërt të rendit të ditës. Si pikë të katërt në rendin

e ditës kemi raportimin vjetor të Departamentit të Administratës Publike për veprimtarinë e

vitit 2019.

Edhe një herë zoti Dervishaj, zonja Treska dhe zonja Gjonaj, faleminderit për prezencën

tuaj sot në Komisionin e Ligjeve!

Ju uroj një ditë të mbarë!

Në shqyrtimin e raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike për

veprimtarinë e vitit 2019 komisionin ynë është komision përgjegjës dhe relator është kolegu

Alket Hyseni.

E pranishme sot për të na raportuar përpara komisionit është zonja Albana Koçiu,

drejtoreshë e Përgjithshme e Departamentit të Administratës Publike pranë Këshillit të

Ministrave.

Zonja Koçiu, raporti i institucionit që ju drejtoni është i depozituar në Komisionin e

Ligjeve. Po ashtu, kemi edhe një raport të depozituar jo vetëm për veprimtarinë e institucionit

tuaj për vitin 2019, por edhe për zbatimin e ligjit nr. 138, të vitit 2015 “Për garantimin e

integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike për vitin

2019”.

Kolegët kanë edhe një memo të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura

të Kuvendit në lidhje me monitorimin që i është bërë institucionit tuaj për vitin 2019, kështu

që pa humbur kohë po jua kaloj fjalën për të na bërë një përmbledhje të shkurtër të punës së

Departamentit të Administratës Publike për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2019.

Më pas fjalën do ta ketë zoti Hyseni.

Po ashtu, si pikë të pestë të rendit të ditës do të kemi miratimin e projektrezolutës së

Kuvendit për veprimtarinë e institucionit tuaj.

Fjala për ju.

Albana Koçiu – Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë...

Ulsi Manja – Më falni, zonja Koçiu!

Sipas Rregullores së Kuvendit koha në dispozicionin tuaj, si për çdo organ tjetër që

raporton në Komisionin e Ligjeve, do të jetë 20 minuta.

Albana Koçiu – Faleminderit, zoti kryetar!

Do të mundohem t’i përmbledh shkurtimisht arritjet kryesore gjatë vitit 2019 sa i përket

reformës së Administratës Publike dhe punës së Departamentit të Administratës Publike. Në

fakt, reforma e Administratës Publike është një proces shumë i rëndësishëm dhe i

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

62

domosdoshëm në lidhjen e ngushtë me integrimin në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst

që prej 5 vjetësh tashmë Shqipëria ka një kornizë strategjike të mirëpërcaktuar, e cila përbën

themelet ku ndërtohet dhe bazohet zbatimi i reformës së Administratës Publike. Është pikërisht

strategjia ndërsektoriale e reformës në Administratën Publike e miratuar në vitin 2015 nga

qeveria shqiptare, e cila shërben si dokumenti kryesor bazë për të orientuar të gjithë

veprimtarinë e institucioneve publike në drejtim të reformimit të Administratës Publike.

Katër janë shtyllat kryesore në të cilat përmbahet dhe mbështetet ky kuptim politikash:

politikëbërja dhe cilësia e legjislacionit me 46 aktivitete, organizimi dhe funksionimi i

Administratës Publike me 18 aktivitete, shërbimi civil dhe menaxhimi i burimeve njerëzore me

36 aktivitete, procedurat administrative dhe mbikëqyrja me 30 aktivitete. Gjithashtu, ka edhe

një objektiv dhe plan veprimi të qartë, i cili parashikon zbatimin e 130 aktiviteteve konkrete.

Strategjia përfshin 9 struktura përgjegjëse në 8 institucione qendrore, 2 prej të cilave

janë institucione të pavarura si Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe

Komisioneri për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilët së

bashku kanë bërë një punë të lavdërueshme. Këtë më duhet t’jua them për hir të së vërtetës, në

drejtim të zbatimit të këtyre aktiviteteve.

Falë bashkëpunimit me të gjitha institucionet përgjegjëse deri më tani janë në zbatim

85% e këtyre aktivitete nga të cilat 36% janë realizuar plotësisht. Në shifra konkrete kemi 40

produkte të finalizuara në vetëm 1 vit e gjysmë implementim të planit të ri të veprimit 2018-

2022. Për të mbikëqyrur ecurinë e procesit dhe realizimin e aktiviteteve funksionon një

mekanizëm monitorimi i vlerësimit të këtyre aktiviteteve, i cili udhëhiqet nga Departamenti i

Administratës Publike si institucion përgjegjës.

Gjatë periudhës 2015-2019 janë përgatitur periodikisht raporte 6-mujore, si dhe raporte

vjetore, të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike

me qëllim rritjen e transparencës dhe kuptueshmërinë nga gjithë publiku dhe gjithë të

interesuarit lidhur me ecurinë e kësaj reforme. Qëllimi i përbashkët është forcimi i kapaciteteve

të Administratës Publike, rritja e cilësisë së ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe

përgjegjshmëri të çdo nëpunësi publik në funksion të detyrave që ai kryen në institucion.

Sa i përket shërbimit civil dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, ai ka vazhduar të jetë

në qendër të vëmendjes së qeverisë shqiptare si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë drejt

reformimit të shtetit. Edhe gjatë vitit 2019 fokusi kryesor ka qenë implementimi dhe garantimi

rigoroz i legjislacionit të nëpunësit civil nëpërmjet koordinimit me të gjitha njësitë e burimeve

njerëzore për njohjen, unifikimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve për përmirësimin e

performancës së Administratës Publike, si edhe reforma funksionale strukturore e

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

63

institucioneve të Administratës Publike me fokus të veçantë në institucionet e varësisë së

administratës qendrore, pra, thënë ndryshe, institucionet e varësisë së ministrive dhe të

Kryeministrisë.

Kuadri ligjor për nëpunësit civilë paraqitet i qartë dhe i plotë si rezultat edhe i

ndryshimit të akteve nënligjore që kemi miratuar gjatë kësaj periudhe dhe që rregullojnë

institute të rëndësishme të ligjit si pezullimi, lirimi, rekrutimi në nivelin ekzekutiv të ulët dhe

të mesëm drejtues, si dhe vlerësimi i njohurive shtesë.

Ky ligj parashikon edhe parimet themelore mbi të cilat duhet të funksionojë shërbimi

civil, si barazia, meritokracia, aftësia profesionale dhe mosdiskriminimi, të cilat kanë ndikuar

në përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe kanë qenë “thembra e Akilit” e të gjithë punës që

kemi bërë deri tani në drejtim të reformimit të proceseve.

Vëmendje e vazhdueshme i është kushtuar sigurimit të një trupe cilësore të nëpunësve

nëpërmjet konsolidimit të procesit të rekrutimit i miratuar me ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit

civil”, të ndryshuar””, ku fokus kryesor është sigurimi i një procesi të drejtë konkurrimi për

vendet vakante në shërbimin civil, duke pasur në vëmendje më shumë transparencë dhe

përmirësim të procedurave të rekrutimit. Në këtë mënyrë kemi arritur dhe kemi bërë të mundur

aplikimin e mekanizmave që garantojnë vlerësim objektiv të kandidatëve; implementim të

masave për thjeshtimin e procesit dhe rritjen e transparencës nëpërmjet portalit online të

aplikimit, si dhe duke kryer të gjithë procesin e aplikimit që nga fillim. Pra, që nga momenti

që një kandidat dëshiron të aplikojë për një vend vakant në shërbimin civil e deri në përfundim

të kësaj procedure ajo është tërësisht online.

Po ashtu, kemi bërë publikimin e materialeve orientuese në faqen zyrtare të

departamentit lidhur me çdo procedurë, mënyrën se si ajo kryhet, gjithashtu edhe prezantimin

e videove të shkurtra treguese për procesin me qëllim që gjithçka të jetë e qartë dhe në funksion

të rritjes së transparencës për çdo punëkërkues që kërkon të punësohet në Administratën

Publike si pjesë e shërbimit civil.

Diçka tjetër që e ka karakterizuar vitin 2019 është edhe bashkëpunimi shumë i ngushtë

me institucionet e arsimit të lartë sa i përket tërheqjes dhe përthithjes së studentëve ekselentë

në Administratën Publike. Po shkoj konkretisht në shifra sa i takon rekrutimit, pasi më duhet

t’ju them se viti 2019 shënon një rritje të përqindjes së plotësimit të nevojave për rekrutim në

institucionet e administratës shtetërore. Gjatë vitit 2019 në planin e rekrutimit kanë qenë të

parashikuara 650 vende, ndërkohë që janë plotësuar 771 vende vakante në portal, duke bërë që

përqindja e realizimit të planit të jetë 119%, pra më e lartë sesa ajo e arritur në vitin 2018.

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

64

Po gjatë vitit 2019 mobiliteti në shërbimin civil shënon shifra inkurajuese, ku janë

shënuar 158 lëvizje paralele dhe 162 ngritje në detyrë, pra, nëpunës civilë brenda

institucioneve, të cilët për shkak të një prej parimeve kryesore që është mobiliteti i jep mundësi

nëpunësit të lëvizë të një institucion tjetër të Administratës Publike apo të promovohet

nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. 39% e pozicioneve janë plotësuar nëpërmjet

procedurave të lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, pra nëpërmjet procedurave të

promovimeve numri i nëpunësve brenda sistemit është rritur për vitin 2019 me 35,8%

krahasuar me vitin 2018.

Rritja e kapaciteteve të Administratës Publike për të zhvilluar procedurat e rekrutimit

bazuar në mëritë është vlerësuar edhe nga Komisioni Europian, duke e evidentuar si një ndër

pikat në të cilën Shqipëria ka pasur progres nga raporti i fundit i publikuar në maj të vitit 2019.

Gjithashtu më duhet t’ju them me kënaqësi se Shqipëria është renditur e para ndër vendet e

rajonit të Ballkanit Perëndimor sa i përket digjitalizimit të gjithë procesit të rekrutimit, si dhe

përballimit me sukses gjatë gjithë kësaj faze pandemie të plotësimit të pozicioneve të punës

nëpërmjet procesit tërësisht online.

Tashmë rekrutimi është i digjitalizuar në të gjitha etapat e tij, duke filluar nga aplikimi

për një pozicion pune, i cili ka qenë edhe më parë; vlerësimi i dosjes së aplikantëve; gjenerimi

automatik i tezave të testimit me shkrim; banka e pyetjeve, e cila pasurohet vazhdimisht dhe

korrigjimi elektronik, duke kontribuar drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës. Dy fazat të reja

që janë shtuar gjatë pandemisë COVID janë ato të zhvillimit të e-testit, pra të testit me shkrim

dhe intervistës me gojë tërësisht online, duke u bazuar në aplikacionet që janë në dispozicion

si Dembec-i dhe Skyp-i. Ndërkohë, nëpërmjet platformës administrata.al kemi bërë të mundur

që të zhvillohet e-testi dhe që kandidatët t’i marrim pikët menjëherë pasi e kanë përmbyllur

testin me shkrim, gjë, e cila na ka ndihmuar shumë në rritjen e transparencës dhe efikasitetit të

kryerjes së këtyre procedurave.

Në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil

dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore është lehtësuar dhe përmirësuar komunikimi dhe

ndërveprimi ndërmjet institucione përmes portalit unik administrata.al. Kjo platformë është

hartuar si një burim unik ku është përqendruar informacioni për procedurat e menaxhimit të

burimeve njerëzore dhe synon rritjen e bashkëveprimit dhe të komunikimit brenda

institucioneve të administratës. Ajo çka ne synojmë tashmë është jo vetëm bashkëpunim dhe

komunikim ndërmjet institucioneve të administratës shtetërore, por edhe me institucionet e

pushtetit vendor dhe me administratën vendore, e cila është në fokus edhe të Bashkimit

Europian sa i përket unifikimit dhe standardizimit të praktikave dhe të procedurave të shërbimit

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

65

civil në mënyrë të unifikuar mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore në respektim edhe të

legjislacionit të shërbimit civil.

Nëse do t’ju thosha disa nga funksionalitetet që përfshin kjo platformë ato janë:

Proceset e standardizuara për krijimin dhe përcaktimin e shërbimeve të punës në

shërbimin civil; menaxhim dhe transparencë të thjeshtuar të procesit të planifikimit të vendeve

vakante; procese uniforme të vlerësimit dhe performancës së nëpunësit civil; analizë

gjithëpërfshirëse të nevojave për trajnim. Pra, nëpërmjet kësaj platforme fare mirë do të bëhet

vlerësimi i nevojave për trajnim dhe menaxhimi i moduleve të trajnimit nga Shkolla Shqiptare

e Administratës Publike.

Proceset gjithëpërfshirëse të mbledhjes, monitorimit dhe menaxhimit të të dhënave që

janë shumë të rëndësishme edhe në raport me palët e treta, me institucionet e pavarura, por

gjithashtu edhe me Komisionin Europian kur vjen puna për të raportuar për shifra dhe për të

treguar progresin e deritanishëm lidhur me reformën në administratë.

Menaxhim dhe përcjellje të informacionit për masat disiplinore dhe vendimet gjyqësore

për të unifikuar qëndrimet në gjykatë, por edhe për të bërë një mbrojtje më të mirë të

qëndrimeve të administratës ndaj rasteve që shkojnë dhe atakohen në komisionet disiplinore

për të sanksionuar çdo nëpunës, i cili nuk e kryen ashtu siç duhet punën apo ka mangësi në

performancë dhe në kryerjen e detyrës.

Kemi lehtësim të vendimmarrjes kryesore strategjike bazuar në të dhënat në kohë reale

dhe tregues kryesorë të performancës. Për ta thënë me fjalë më të thjeshta, në momentin që kjo

platformë do të gjenerojë të dhëna, treguesit apo indikatorët e performancës do të dalin

automatikisht nëpërmjet kësaj platforme dhe do të na japin tregues realë lidhur me institutet e

ligjit të shërbimit civil dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Për ne është një portal publik për rritjen e transparencës dhe një internet për komunikim

të përmirësuar e të vazhduar nëpërmjet profesionistëve të burimeve njerëzore. Pra, ka më

shumë se 12 funksionalitete të portalit që aktualisht janë në vlefshme në përdorim e sipër dhe

portali aktualisht administrohet dhe do të vazhdojë të administrohet nga Departamenti i

Administratës Publike në koordinim me ASPA-n dhe Komisionerin e Mbikëqyrjes së

Shërbimit Civil për të bërë të mundur që krahas qeverisjes qendrore edhe pushteti vendor të

vihet në linjë me praktikat më të mira të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Në drejtim të standardizimit dhe unifikimit të menaxhimit të shërbimit civil për të

krijuar një shërbim civil të pavarur, transparent e profesional në nivel qendror kemi raportuar

dhe kemi mbështetjen e një projekti IPA, zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën

publike, ku puna gjatë vitit 2019 është fokusuar në disa drejtime.

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

66

Së pari, në përmirësimin dhe harmonizimin e përshkrimit të punës bazuar në praktikat

e suksesshme. Sot që jemi duke folur kemi 80% të përshkrimeve të punës nga institucionet

qendrore të unifikuara brenda standardeve dhe parashikimeve të nevojshme të legjislacionit të

shërbimit civil, si dhe presim që ta përfundojmë, pra të jemi 100% me përshkrime pune të

standardizuara dhe të unifikuara brenda fundit të këtij viti.

Po ashtu, kemi hartimin e metodologjisë për përcaktimin e rrjedhës së proceseve të

punës apo siç njihet ndryshe manuali i procedurave, i cili do të përfshijë 20 procedura

horizontale në të gjitha institucionet qendrore dhe nga 5 procedura të rëndësishme funksionale

të punës thelbësore të secilës ministri. Nëpërmjet detajimit të proceseve të punës do të

mundësojmë që çdo nëpunës publik në administratën qendrore të jetë i qartë lidhur me

funksionet dhe detyrat që ka, kohën që ka në dispozicion për ta kryer detyrën, si dhe vlerësimi

i performancës, i cili do të jetë lehtësisht më i dokumentuar edhe sa i përket përmirësimit të

vlerësimit të në raport me të dhënat konkrete.

Hartimi i metodologjisë për klasifikimin e pozicioneve të punës ka përfunduar tashmë,

falë këtij projekti, si dhe procesi i vlerësimit të punonjësve. Ne kemi punuar së bashku me

ekspertët e projektit dhe kemi një draft mjaft të mirë për ta përmirësuar procesin e vlerësimit

të performancës së nëpunësve, e cila për hir të së vërtetës vijon të mbetet një sfidë e

institucioneve tona për ta bërë sa më objektiv dhe sa më pranë realitetit për të mos qenë formalë

dhe për ta kryer atë vetëm se e kërkon legjislacioni, por që t’i shërbejë thelbit, duke e vlerësuar

vërtetë performancën e punonjësve.

Aktualisht kemi hartuar dhe tani do të futet për konsultim udhëzuesi me raste konkrete

lidhur me zbatimin në praktikë të Kodit të Procedurave Administrative, një Kod shumë i

rëndësishëm për punonjësit e administratës publike me qëllim që ta njohin dhe ta zbatojnë atë

ashtu siç duhet. Jemi mundur që nëpërmjet këtij manuali të sjellim raste praktike, të thjeshta

dhe të kuptueshme për t’u përdorur nga të gjithë nëpunësit publikë për ta kuptuar dhe

interpretuar më mirë këtë Kod, i cili për hir të së vërtetës është një ligj i rëndësishëm që

rregullon gjithë veprimtarinë e nëpunësve publikë në institucionet e administratës.

Po ashtu, kemi realizuar trajnimet përkatëse për manualet e përgatitura në nivelin

qendror dhe lokal, por do të vijojmë edhe gjatë këtij viti, megjithëse pandemia ka izoluar pjesën

më të madhe të punonjësve dhe shumica e tyre punojnë nga shtëpia, kështu që do të përdorim

platformat e komunikimit elektronik me qëllim që nëpërmjet tyre të ofrohet një trajnim i

vazhdueshëm në lidhje me të gjitha këto procese që ju përmenda.

Sa i përket sistemit të pagave dhe implementimit të reformës së pagave, dua t’ju them

se departamenti me mbështetjen e projektit IPA-2014 ka si një ndër objektivat kryesore

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

67

pikërisht reformën e pagave. Aktualisht ka hartuar një studim analitik në mënyrë që të

përcaktohet rruga për zbatimin e elementeve të rinj të sistemit të pagave, strukturë page, e cila

tashmë është e miratuar në ligjin e shërbimit civil, por ende nuk është implementuar.

Dokumenti përmban dy nënrregullime sa i takon strukturës së re të pagave në

administratën publike, konkretisht zbatimin e strukturës së re të pagave, sipas legjislacionit të

shërbimit civil dhe vendosjen e standardeve që do të shërbejnë si një udhërrëfyes për

përcaktimin e pagave për të gjithë administratën publike, duke mbajtur në konsideratë parimin

kryesor, pagë e njëjtë për punë të njëjtë, si dhe shpërblimin e drejtë për përgjegjësinë dhe

impaktin që jep puna e gjithsecilit në realizimin e funksioneve dhe të detyrave të institucionit.

Struktura e re e pagës parashikon dy komponentë kryesorë, pjesën fikse të strukturës, e

përbërë nga paga bazë e kategorisë, shtesa për klasë dhe shtesa për kushte pune, si dhe pjesën

dinamike të strukturës, e cila ndikohet nga tre elementë, formimi profesional, përfundimi me

sukses i trajnimeve të detyrueshme për klasën përkatëse, krijimi i kushteve për realizimin e

trajnimeve në ngritjen profesionale të nëpunësve, vlerësimi i performancës, metodologjia për

vlerësimin, ngritja e mekanizmave të vlerësimit dhe vjetërsia në shërbimin civil.

Për të diskutuar këtë draft-dokument, si dhe reformën e pagave në gjysmën e dytë të

vitit 2019, DAP-i ka organizuar tryeza konsultimi me nëpunësit civilë të ministrive të linjës në

nivel të lartë drejtues, gjithashtu edhe takime të dedikuara me ekspertë dhe teknikë nga

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe disa ministri të tjera. Këto takime kanë siguruar

një kuptim më të mirë të dokumentit të politikës që po propozojmë dhe ndarjen e ideve dhe

përmirësimin e kësaj skeme me qëllim aplikimin e saj në një të ardhme të afërt.

Dokumenti për reformimin e pagave pritet të finalizohet në fund të këtij viti, pavarësisht

se ky dokument ishte planifikuar për t’u përfunduar në mes të vitit, por për shkak të pandemisë

ekspertët ndërkombëtarë u detyruan të mos ishin prezentë, si dhe të zhvillonim tryeza diskutimi

jo vetëm me aktorët që ju përmenda me ministritë e linjës dhe me Ministrinë e Financës, por

ndërkohë do të vinim të zhvillonim edhe një tryezë konsultuese me ju, të nderuar anëtarë të

Komisionit të Ligjeve, si dhe dy tryeza konsultuese me aktorë të tjerë të interesuar lidhur me

këtë proces.

Reforma e pagave në të vërtetë është një sfidë, për faktin se kërkon një transformim të

organizimit aktual të pagave dhe pa dyshim organizimi i sistemit të pagave të shërbimit civil

bazuar në vlerësimin e punës, vlerësimin e arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultat e

trajnimit të detyrueshëm janë mjaft sfiduese në kuptimin e përcaktimit të qasjes më të mirë për

administratën publike, duke mbajtur parasysh se si do të funksionojë në praktikë, pasi kemi

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

68

ende probleme lidhur me vlerësimin e performancës dhe mënyrën se sa aktivë ose proaktivë

janë nëpunësit publikë për të zhvilluar dhe rritur kapacitete e tyre.

Ulsi Manja- Zonja Koçiu, keni edhe 2 minuta kohë shtesë, prandaj përmblidheni.

Albana Koçiu – Ndërkohë, desha të ndalesha edhe në diçka të fundit, që ka të bëjë me

sistemin informatik të menaxhimit të burimeve njerëzore ose atë që quhet regjistri qendror i

personelit ose databasa e punonjësve publikë. Ka vijuar puna edhe në këtë drejtim dhe kemi

një shtim të popullimit të këtij sistemi me mbi 60 mijë të punësuar. Kishim parashikuar që gjatë

këtij viti të përfshinim në këtë sistem edhe sistemin shëndetësor, sepse sistemi arsimor është i

përfshirë, duke rritur numrin e popullimit ose të dhënave që do të gjeneroheshin, por për shkak

të pandemisë kjo gjë do të shtyhet, shpresojmë të fillojmë në shtator, megjithatë të shohim si

do të shkojë puna, sepse sistemi shëndetësor është shumë i ngarkuar, me qëllim që të popullohet

me të dhënat e punonjësve që janë në sistemin shëndetësor.

Kemi trajnuar mbi 514 nëpunës të sektorëve të burimeve njerëzore lidhur me

popullimin dhe përdorimin e këtij sistemi, më shumë në kuptim të mënyrës se si duhet të hedhin

në këtë sistem strukturat, organikat dhe dosjet individuale të punonjësve.

Sa i përket gjenerimit të pagave nëpërmjet sistemit HRMIS, ai që do ta mundësonte

këtë lidhje në mes thesarit, pra HRMIS do të mundësonte një përditësim në kohë reale të

sistemi, në fund të vitit 2019 kemi 120 institucione fizike, të cilat e gjenerojnë pagën nëpërmjet

HRMIS-it.

Sa i takon Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për sigurimin e një trupe

nëpunësish civilë me perfomancë të lartë në të gjithë nivelet, ASPA ka vazhduar të përballojë

një volum të madh pune si në procesin e organizimit të aktiviteteve trajnuese, ashtu edhe në

drejtim të rritjes institucionale dhe profesionale të saj. Ka nisur pilotimi i programit të trajnimit

për kalimin nga niveli i mesëm drejtues në trupën e nivelit të lartë drejtues, duke përdorur

anëtarët e ekzistues të TND-së. Gjatë vitit 2019 janë realizuar 7 trajnime, programi përmban

280 orë, 33 module, 40 trajner të përzgjedhur, target grup 57 pjesëmarrës dhe ka përfundur në

qershor të këtij viti, mbetet për t’u kolauduar dhe për të vendosur së bashku me ekspertët e

projektit nëse ky do të jetë ai modul, i cili do të prezantohet dhe do të shërbejë për të rekrutuar

nivelin e mesëm drejtues në trupën e nivelit të lartë drejtues.

Jam e hapur për pyetje dhe çdo gjë që mbeti e patrajtuar.

Faleminderit!

Ulsi Manja- Faleminderit!

Unë do t’ia kaloj fjalën relatorit zotit Alket Hyseni, i cili do të bëjë relatimin për

veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për gjendjen në shërbimin civil për

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

69

vitin 2019, si dhe prezantimin e projekrezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për institucionin që

ju drejtoni.

Fjala për relatorin, pastaj kolegët për pyetje dhe diskutime.

Alket Hyseni-Faleminderit!

Tashmë të gjithë janë të bindur se Departamenti i Administratës Publike është një

institucion i konsoliduar, si i tillë është në vëmendjen e vazhdueshme të Kuvendit edhe për

faktin se është njësia përgjegjëse, në kuptim të ligjit, për nëpunësit civilë, me të gjitha

ndryshimet e bëra në vite për përgatitjen dhe mbikëqyrjen e politikave shtetërore për shërbimin

civil, për hartimin e legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore,

por dhe për zhvillimin mëtejshëm të një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të

paanshëm dhe të bazuar në meritokraci.

Gjithashtu, merr një rëndësi prioritare fakti që një nga prioritetet kyçe për integrimin e

Shqipërisë në BE është pikërisht reforma në administratën publike. Për këtë arsye Kuvendi,

nëpërmjet Shërbimit të Monitorimit, e ka mbajtur vazhdimisht në mbikëqyrje Departamentin

e Administratës Publike, edhe në fokus të rezolutës së vitit të kaluar, dhe rezulton një punë e

mirë e bërë nga Departamenti i Administratës Publike dhe qeveria në tërësi sa i takon zhvillimit

të qëndrueshëm të shërbimit civil, profesional dhe të paanshëm, që unë përmenda, duke sjellë

një rritje cilësore në procesin e rekrutimit të administratës, duke sjellë nga viti në vit rritje të

numrit të aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura, por edhe rritje të përqindjes të

kandidatëve të kualifikuar dhe rritje të numrit mesatar të aplikantëve për çdo pozicion pune.

Drejtoresha e bëri prezantimin, por unë po përmend disa nga pikat që Kuvendi dhe

Shërbimi i Monitorimit ka përcjellë. Një nga këto pika është punësimi i studentëve të

ekselencës. Ishte një rast i rrallë dhe një iniciativë e qeverisë dhe e administratës sonë, ku pati

1900 aplikime të studentëve me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera, nga këta rreth 500

janë futur në administratë, në shërbim civil dhe rreth 100 në institucionet ose ndërmarrjet me

Kod Pune. Këta 600 studentë për një vit bëhen pjesë e kësaj administrate dhe besoj se i kanë të

gjitha rrugët, nëpërmjet formave ligjore të konkurrimit, për të vazhduar karrierën, nëse do t’ia

arrijnë.

Po ashtu një punë e mirë është bërë për zbatimin dhe monitorimin e planit të veprimit

2018-2022, detyrë e lënë edhe në rezolutën e vitit të kaluar. Risi është përdorimi i platformës

administrata.al, e cila ka implementuar teknologjinë e të gjitha shërbimeve të administratës,

por edhe ndërveprimit të administratës me qytetarin, që është gjëja më e rëndësishme.

Një punë e mirë është bërë për rishikimin e strukturave dhe organikave të institucioneve

shtetërore, me qëllim riorganizimin më të mirë të punës, një shpërndarje më të drejtë të

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

70

burimeve njerëzore dhe një ristrukturim të 54 institucioneve, përfshirë edhe ISHP-në,

Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe disa agjenci të tjera.

Ka pasur një ndërveprim dhe bashkëpunim shumë të mirë me Komisionerin për

Shërbimin Publik, ka filluar puna për detyrat e lëna në rezolutë, por edhe në diskutimet që ka

pasur me Komisionin e Ligjeve, me kolegë të caktuar, por edhe me Nënkomisionin për

Administratën Publike lidhur me fillimin studimit për politikën e pagave. Kjo është një detyrë

e rëndësishme dhe, në mos gaboj, ka qenë kolegu Fino një nga flamurtarët e kësaj reforme, që

duhet të nisë, edhe pse jemi të vonuar, për përcaktimin e një politike dhe hierarkie pagash të

studiuar mirë, e cila, në fakt, duhet të përmbyllet brenda këtij viti. Ne do t’ia lëmë detyrë edhe

ne rezolutë. Por hapat e parë i ka bërë administrata publike, duke përcaktuar një draftdokument

për këtë reformë.

Është për t’u vlerësuar bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë të fushës dhe

botës akademike lidhur me përthithjen dhe rekrutimin e burimeve më të mira të studentëve,

por edhe për përthithjen e pedagogëve më të mirë në komisionet e rekrutimit, për ta bërë më

të saktë dhe më të drejtë procesin.

Një punë e mirë është fakti i administrimit dhe përpunimit të formularëve të

vetëdeklarimit. Këtu gjej rastin, zoti kryetar, dhe kolegë, t’ju bëj me dije që Nënkoimisioni i

Administratës Publike do të bëjë një dëgjesë të posaçme vetëm për këtë pikë, sepse e ka detyrim

për raportim më vete, është një pikë e rëndësishme. Gjithë ajo reformë e madhe që është

ndërmarrë për dekriminalizimin e ka, në fakt, risi, është edhe në raport, por nuk dua të ndalem

edhe për shkak të orës së zgjatur të mbledhjes.

Po ashtu, sikurse u citua, shtrirja e sistemit të HRMIS gjatë vitit 2019-2020, duke u

shtrirë në një numër shumë të madh, në mbi 920 struktura dhe gati mbi 60 mijë punonjës të

administratës shtetërore.

Përtej këtyre arritjeve, kërkohet të mbahet ritmi, madje të shtohet ritmi nga ky

institucion, i cili tashmë është konsoliduar dhe ka gjetur vetveten, ka të gjitha kapacitetet dhe

të gjitha aftësitë, që nga nëpunësi më i ulët i këtij departamenti deri në krye të departamentit,

por ka edhe mbështetjen e qeverisë dhe, natyrisht, ka sportin e Komisionit të Ligjeve dhe të

Kuvendit për të avancuar në detyrat e tij, të cilat unë nuk do t’i citoj, sepse përmbledhtas ne ia

kemi përcaktuar në draftrezolutën. Secili nga kolegët ka në email draftin e parë, i cili është

punuar prej meje dhe këshilltarëve, duke hequr shumë statistika të panevojshme që ishin aty

dhe duke nxjerrë në pah ato problematika, që Kuvendi i mendon si të domosdoshme, ju ftoj ta

shikoni, por edhe me ndonjë përmirësim në redaktim dhe me ndonjë sugjerim të kolegëve, ne

ta miratojmë sot dhe thjesht të mbetët për redaktim dhe t’ia përcjellim seancës plenare.

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

71

Po kështu e njëjta gjë për Shkollën e Administratës Publike, e cila ka pasur përmirësim

të punës së saj. Megjithatë, lipset që të shtrëngojë burimet e saj njerëzore dhe të ndërmarrë

hapat e nevojshëm për rritjen e trajnimeve të nëpunësve civilë. Sivjet ka pasur vështirësi të

mëdha për shkak të situatës së COVID-it, por në periudhën e mbetur, duke shfrytëzuar edhe

teknologjinë, të arrijmë të rrisim numrin e nëpunësve të trajnuar, të përditësojë në mënyrë të

vazhdueshme databaset e këtij sistemi për personat e trajnuar, që të jenë efektive dhe koherente,

të hartojë dhe miratojë objektiva të kënaqësisë së klientëve për kurset e trajnimit, sipas

kërkesave që janë përcaktuar në Strategjinë Ndërsektoriale për Reformën e Administratës

Publike 2018-2020 dhe po ashtu të marrë masa për të kryer vlerësime periodike të pavarura në

cilësinë e shërbimit çdo dy vjet.

Njëkohësisht, do t’i bëja thirrje administratës publike në gjetjen e një skeme më të saktë

të vlerësimit të nëpunësit të administratës publike. Akoma nuk po gjejmë modulin e duhur për

të motivuar vërtet nëpunësin e aftë dhe të përgatitur, të devotshëm e të ndershëm dhe për ta

diferencuar atë nga njerëzit që vegjetojnë, ose shtyjnë ditët, ose mbijetojnë falë punës së të

tjerëve. Këta duhet që gradualisht ose t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u aftësuar ose duhet të

dalin jashtë radhëve të shërbimit civil, në një vend që nuk ka kohë për të humbur, në një

Shqipëri që do t’i rriten sfidat për të kapërcyer me nisjen e procesit teknik të nënshkrimit dhe

negociatave, ku kapitull pas kapitulli kërkohen ekspertët më të mirë të mundshëm nga

Shqipëria dhe pse jo nga shqiptarët që janë jashtë atdheut, që janë arsimuar apo punojnë në

vende të ndryshme dhe kanë ekspertizën e duhur.

Në përfundim, i ftoj të gjithë kolegët që të miratojmë raportin, njëkohësisht të

miratojmë edhe rezolutën e përgatitur për seancën plenare për veprimtarinë e punës së

administratës publike për vitin që kaloj.

Ju faleminderit.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Kolegët e kanë fjalën për pyetje.

Po zoti Fino.

Bashkim Fino – Faleminderit, kryetar!

Meqë relatori pati vetëm vlerësime, unë kam përgatitur disa pyetje, por tri pyetje do të

bëj dhe nga përgjigjet mund të arrij dhe unë në konkluzionet e vlerësimit të relatorit.

Sa për rezolutën, ajo duhet të shikohet edhe në funksion të përgjigjeve të drejtoreshës

së përgjithshme dhe problemeve që ne do të ngremë.

Pyetja e parë që kam unë, zonja drejtoreshë, lidhet me procedurën e ndjekur në vitin

2019 për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës, që e tha edhe relatori: a mendoni

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

72

se suksesi i kësaj procedure ka qenë i plotë, duke qenë se nga 1022 pozicione, siç thoni ju në

raport, të shpallur në fund, janë arritur të plotësohen vetëm 59% e pozicioneve? A ka ndikuar

punësimi i ekselentëve në pengimin e aplikantëve të tjerë, duke qenë se për vitin 2019 ne na

rezulton që janë rreth 59% e aplikantëve më pak se viti 2018? Ne me të vërtetë duam t’i

stimulojmë ekselentët, por kjo nuk do të thotë që aplikantët e tjerë, që e kanë mbaruar shkollën

me kohë dhe që aplikojnë të jenë 59% më pak se 2018.

Pyetja e dytë që kam është: në progresraport specifikohet se zbatimi i duhur i ligjit për

shërbimin civil kërkon shumë përpjekje në nivelin lokal, ku janë bërë shumë emërime në

kundërshtim me këtë ligj, si dhe nëpunësit civil të nivelit lokal marrin shumë pak trajnim nga

ASPA, pavarësisht, dhe dua ta theksoj këtë, se DAP nuk është drejtpërdrejt përgjegjës për të

dy problematikat e evidentuara. Në cilësinë e kryetarit të Nënkomisionit të Qeverisjes Vendore

pranë Komisionit të Ligjeve, do të doja të dija: cilat janë përpjekjet tuaja për përmirësimin e

situatës si për sa i takon zbatimit të ligjit, po ashtu dhe për rritjen e trajnimit të nëpunësve

lokalë?

Pyetja e tretë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, madje është më e rëndësishme

do të thosha se dy të parat, e preku pak dhe relatori, duke më përkëdhelur, që tha është një

çështje që e ka ngritur zoti Fino, por unë nuk përkëdhelem kollaj për sa kohë ajo nuk është

reale dhe zoti Ulsi e di shumë mirë këtë. Pyetja ime është: duke qenë se një rekomandim i

vazhdueshëm ndër vite jo vetëm në raportin e Bashkimit Europian, por edhe në raportet e

institucioneve që mbikëqyrin reformën e administratës publike, kur mund të arrihet të

finalizohet reforma e pagave, për një skemë pagash të drejtë, transparente, të bazuar në merita,

për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet? Po nuk u bë kjo reformë pagash nga ana juaj ne kot

që diskutojmë në çdo projektbuxhet dhe që unë e ngre çdo herë, pastaj ajo do të vijë shkallë-

shkallë, sipas hierarkisë.

Faleminderit shumë.

Ulsi Manja – Faleminderit zoti Fino!

Zonja Koçiu përgjigje për pyetjet e kolegut.

Albana Koçiu – Faleminderit, zoti Fino, për pyetjet!

Në fakt, janë shumë të mira, sepse hedhin ose krijojnë një pamje më të qartë të atij

raporti që unë bëra, por q,ë për hir të kohës dhe të të gjithë volumit të punës që ne kemi kryer,

ndoshta nuk dolën aq sa duhet.

Sa i përket eksperiencës me pranimin e ekselentëve në institucionet publike, unë do të

thosha që është një eksperiencë mjaft e mirë për disa arsye, por do të përmendja faktin që u

jemi drejtuar të gjithë atyre që kanë kryer studimet nga viti 2015 e këtej dhe kanë një diplomë

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

73

me listë notash me mesatare 9.00 – 10.00. I kemi ftuar, sipas mesatares që ato kanë, për të

përzgjedhur pozicionet që ne shpallëm. Ndërkohë, sigurisht, nuk u plotësuan të gjitha

pozicionet që shpallëm jo se nuk pati kërkesë, pati jashtëzakonisht shumë kërkesë, madje një

pjesë e studentëve nuk zgjodhën dot në raundin e parë, por vendet vakante që ngelën erdhën si

rezultat i kritereve që kërkonin disa nga pozicionet që shpallëm.

Unë, në mos gaboj, e kam thënë dhe në një seancë tjetër dëgjimore me Nënkomisionit

e Administratës Publike, kërkesat specifike për disa pozicione pune kishin të bënin me studentë

ekselencë, që kishin mbaruar profile të tilla si: inxhinieri, IT, shkenca ekzakte, matematikë,

fizikë, në të cilat patëm pak ose aspak prurje nga fakultetet. Kjo është arsyeja përse nuk u

plotësuan të gjitha vendet që ne ia dedikuam punësimit të studentëve ekselentë.

Aktualisht ka mbaruar afati njëvjeçar i kontratës së punës për ekselentët e punësuar në

thirrjen e parë, pra ata që filluan punë në mars të vitit 2019. Në janar të këtij viti dhe në shkurt

kemi publikuar shpalljen për vendet vakante për pozicionet që këta ekselentë mbajtën në

shërbimin civil, me qëllimin që t’u japim mundësinë që, nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e

shërbimit civil, të aplikojnë në ato pozicione. Për shkak të pandemisë u pezullua dy muaj.

Ndërkohë, siç e thashë, ne kemi rifilluar duke e kryer të gjithë procedurën online, një procedurë

e cila ka rezultuar e suksesshme, e njohur edhe nga ndërkombëtarët. Aktualisht kemi filluar të

përmbyllim procesin e rekrutimit për pozicionet që kanë mbajtur ekselentët e thirrjes së parë.

Sot që flasim kemi nxjerrë 85 akte emërimi për 85 ekselentët e parë, ndërkohë që janë

në proces rekrutimi, pra janë në fazat e rekrutimit, 200 pozicione të tjera, që këta ekselentë të

thirrjes së parë kanë mbajtur në administratën publike. Unë do të thosha që është një

eksperiencë e suksesshme, e përgëzuar, siç e thatë ju, edhe nga opinioni publik, por edhe nga

organizmat ndërkombëtarë, sepse u jep mundësin të rinjve të futen në administratë dhe të bëhen

pjesë vetëm falë notës dhe meritës së tyre në bankat e shkollës.

Do ta quaja të mirë edhe për administratën publike, pasi ka marrë energjinë e të rinjve

brenda saj dhe ka elementë shumë të mirë prej këtyre studentëve ekselencë, të cilët nesër do të

jenë e ardhmja e nëpunësve publikë të administratës publike.

Sa i përket faktit pse kemi një ulje të aplikantëve për shërbimin civil, pra për pranimet

e zakonshme që ne bëjmë, jo vetëm për ekselentët, ne gjatë vitit 2018 kemi pasur më shumë

vende dedikuar punësimit nëpërmjet procedurave të shërbimit. Kjo është arsyeja, edhe pse

duket sikur ka më pak aplikantë në vitin 2019 se në vitin 2018. Kanë qenë më pak vende, që i

janë dedikuar punësimit të të gjithëve gjatë vitit 2019, por ky nuk është një tregues për

atraktivitetin e shërbimit civil, pra sa atraktiv ka qenë shërbimi civil. Sigurisht, çdokush që

dëshiron të bëhet pjesë e administratës duhet të kalojë hapat e procedurave të rekrutimit, por

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

74

unë nuk besoj se ne kemi bërë një diskriminim në favor të ekselentëve. Pse e them këtë? Sepse,

me vendim të Këshillit të Ministrave, është parashikuar edhe një klauzolë, që vetëm 1/3 e

pozicioneve vakante të administratës publike hapen për studentët ekselentë, duke u munduar

kështu të ruajmë një balancë mes studentëve ekselentë, por edhe atyre që dëshirojnë të bëhen

pjesë e shërbimit civil, sepse mendojnë se kanë karakteristikat dhe dëshirën për të kontribuuar

në administratën publike shqiptare.

Pra, nëpërmjet këtij mekanizmi sigurojmë balancën mes vendeve vakante, që u

nënshtrohen procedurave për të gjithë, dhe vendeve vakante që u dedikohen studentëve të

ekselencës.

Besoj se kjo procedurë do të vijojë të aplikohet dhe të kuptohet më mirë se sa vend zë

një grup ekselentësh në institucionet e administratës publike. Jemi munduar ta harmonizojmë

këtë nivel, duke thënë që 1/3 e pozicioneve do të hapet për studentët ekselentë.

Sa i përket pyetjes së dytë, lidhur me harmonizimin apo unifikimin e praktikave të

pushtetit vendor në drejtim të implementimit të ligjit për shërbimin civil, unë e përmenda në

prezantim, një instrument, që ne e vlerësojmë si një akt të rëndësishëm dhe që do të japë një

kontribut të shtuar në mënyrën se si ekzekuton pushteti vendor, por edhe të gjitha institucionet

e tjera, qofshin edhe institucionet e pavarura se si e aplikojnë legjislacionin e shërbimit civil,

është platforma “administrata.al”. Sot që flasim, jo më larg se dje, i kemi drejtuar Këshillit të

Ministrave një draft, propozim për një vendim, i cili do ta zyrtarizojë këtë platformë, si bazë

kryesore shtetërore për unifikimin e praktikave dhe procedurave të shërbimit civil së bashku

me regjistrin qendror të personelit, që është një bazë unike shtetërore të dhënash. Kjo,

gjithashtu, do të jetë një bazë unike procesesh, procedurash pune për të gjitha institucionet e

shërbimit civil, për ta përdorur dhe për të garantuar harmonizimin e praktikave në drejtim të

menaxhimit të burimeve njerëzore.

Pse besojmë që kjo platformë apo modul, që ne do të hedhim aty, do të shërbejnë më

së miri dhe do të shërbejnë më shumë se sa trajnimet? Sepse janë praktika, template të gatshme

të të gjithë instituteve të shërbimit civil, që mjafton t’i ndjekësh, me një akses të thjeshtë, dhe

gjithashtu t’i mbash të rifreskuara në kohë, për shkak se DAP-i, siç e thashë, është

administratori i kësaj platforme. Në momentin që kemi një ndryshim, e hedhim drejtpërdrejt

në platformë dhe bëhet e mundur aksesueshmëria nga të gjithë punonjësit, të cilët kanë

detyrimin, së pari, të zbatojnë praktikat e shërbimit civil, por, gjithashtu, duan edhe të rrisin

performancën e tyre.

Sigurisht, trajnimet janë një gjë më vete, mjaft e rëndësishme. Shkolla Shqiptare ka

filluar dhe unë jam e bindur që do të vijojë të bëjë një punë shumë të mirë në drejtim të trajnimit

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

75

të pushtetit vendor, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, të cilët mbështesin fushën e

vetëqeverisjes vendore. Edhe sot që flasim shkolla nëpërmjet punonjësve të ueb-eve është

drejtuar në bashki dhe ka ofruar dhe ofron shërbim dhe trajnim të dedikuar për bashkitë dhe

pushtetin vendor. Sigurisht, nevojitet të kryhet akoma më shumë punë.

Sa i përket pyetjes së tretë, do t’ju lutesha të ma qartësonit.

Bashkim Fino - Reforma e pagave për një sistem pagash të drejta, transparente, të

bazuara në meritë, për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet...

Ulsi Manja – ...Dhe në përputhje me nenin 12 të ligjit për buxhetin, që përcakton pagën

e Presidentit, si pagën më të lartë në Republikën e Shqipërisë.

Albana Koçiu - Në fakt, edhe këtu, sikundër unë e përmenda...

Bashkim Fino – Kryetari më mbështet mua.

Ulsi Manja – Jam i bindur, zoti Fino, që edhe sivjet nuk ka për t’u bërë. Shpresoj të

bëhet vitin e ardhshëm.

Albana Koçiu – Pa shumë ekspertizëm, siç e thashë, kemi bërë një dokument politike

page, pra dokument për t’u zbatuar, shumë të mirë, e thënë me fjalë të thjeshta. Ne, si

departament, mendojmë se i vjen për shtat të gjithë rregullimit të problematikave që kemi me

sistemin e pagave, kur vjen puna edhe te hierarkia e pagave, edhe te hierarkia e institucionit

qendror me atë të varësisë, edhe te fakti që pse disa institucione dallohen në raport me disa të

tjerë, kur ndërkohë mund të kenë në thelb të njëjtat funksionalitete apo të njëjtën rëndësi pune;

edhe për të rregulluar problematikat që janë mes pozicioneve brenda strukturave, mendojmë se

kemi sjellë një dokument të mirë, i cili gjithashtu reflekton edhe parashikimet ligjore, pra edhe

detyrimin që na jep ligji i shërbimit civil për të implementuar strukturën e parashikuar në këtë

ligj.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ajo çka do të bënim tani, që është pezulluar/shtyrë për shkak

të situatës, ishte fakti që, së bashku me ekspertin anglez, që na ka asistuar, do të vinim edhe te

ju për ta diskutuar këtë problematikë sa merrte zgjidhje, sa jo; nëse kishte mendime nga ju;

nëse kishte mendime nga palë të treta, shoqëri civile, institucione të interesuara, institucione të

pavarura e të gjitha me radhë. Më pas, sigurisht do të shkonim edhe në pilotimin e disa

institucioneve për të kuptuar efektin financiar që do të sjellë kjo politikë e re pagash, se jam e

sigurt dhe të gjithë jeni të bindur, që në momentin që aplikohet një skemë e re, do të duhet të

shikohet edhe efekti financiar që mban kjo skemë. Kështu që, duke u pjekur të gjitha këto

kushte, besojmë që, së pari, do të përfundojmë këtë dokument politikash, do ta aprovojmë në

qeveri dhe implementimi i këtij dokumenti politik, i kësaj strukture të re, sigurisht që

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

76

kondicionet edhe nga faktorët ekonomikë, pra nga diskutimet me ministrin e Financave dhe

nga buxheti.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Koçiu!

Zoti Fino, fjala për ju.

Bashkim Fino – Kam dy gjëra të vogla, kryetar: do të ishte mirë që këtë draftpropozim

duhet ta kishit bërë shumë kohë më parë dhe të mos kishit pritur kaq gjatë, sepse dihet se si

janë dhe se si bëhen emërimet në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil në organet e

pushtetit vendor. Ne duhet të jemi korrektë dhe konkretë me ta, pavarësisht trajnimit të ASPA-

s apo të Departamentit.

Lidhur me çështjen e tretë, më vjen keq që doli fjala e Ulsiut, që nuk do të bëhet asgjë

edhe sivjet, sepse kur më thoni që po përgatisni një dokument page për ta zbatuar e t’ia çoni

qeverisë për miratim, ndërkohë që situata e Covid-it ju ka pezulluar, mua më duket pak për të

qeshur dhe absurde, sepse ju punoni nga zyra dhe mund të komunikoni shumë mirë me anglezë,

amerikanë, holandezë, merrini nga të doni këta, edhe nëpërmjet email-it për të dhënë mendime

e sugjerime se si mund të zbatohet ky dokument dhe për të pasur një finalizim të reformës së

pagave.

Për sa i përket pilotimit, unë jam absolutisht kundër, sepse këtu nuk bëhet fjalë për

ndonjë gjë të re, por për një skemë të re të reformës së pagave. Në momentin që qeveria është

e gatshme ta pranojë atë dokument, pasi ju jeni duke e përgatitur, këtu nuk është fjala për të

bërë pilotimin e disa aksioneve, por që ai dokument të ketë mbështetjen financiare të qeverisë

nëpërmjet buxhetit dhe të bëhet e mundur për të gjithë. Nuk ka nevojë për pilotime të caktuara,

sepse ti i ke bërë dhe i ke për të gjitha vendet e punës, dhe mbi bazën e tyre them që duhet të

finalizohet reforma e pagave, për një skemë page të drejtë dhe transparente. Po të marrim pastaj

dhe të bëjmë pilotimin e dy institucioneve, i bie që mbas 5 apo 10 vjetëve, të arrijmë në

përfundimin që të gjitha institucionet të konkludohen në finalizimin e reformës së pagës.

Ndaj do të thosha, që edhe kjo çështje, që relatori e ka vënë në rezolutë, duhet të

theksohet fortë, zoti kryetar, duhet të mbarojë dhe të bëhet sivjet. Jam absolutisht kundër

pilotimeve për të vërtetuar se disa institucione mund të marrin paga më të larta (ta përkthejmë

kështu në gjuhën popullore) dhe disa të tjera të presin sa të vërtetohet pilotimi i institucioneve

të para, se kështu u duk.

Albana Koçiu – Ndjesë, nëse më keni keqkuptuar!

Nuk doja të thosha që do të pilotojmë në një institucion dhe të tjerët do të vazhdojnë

me skemën e vjetër. “Pilotim” do të thotë të nxjerrim efektet financiare të institucionit dhe më

pas do ta trajtojmë tek të gjitha institucionet për efektet financiare.

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

77

Bashkim Fino – Kjo që sapo thatë është në kuadër të dokumentit bazë që ju po

përgatisni për qeverinë, kjo nuk ka të bëjë fare me pilotimin.

Atëherë, përgatiteni këtë dokument, të ketë një faturë, është qeveria (dhe unë jam

avokati i qeverisë në rastin konkret) që vendos, në fund të fundit, nëse ka mundësi ta bëjë këtë

gjë, apo jo. Mundet që qeveria ta miratojë draftin e punës suaj me afate vjetore, por ama sot

jemi pa asnjë dokument.

Rëndësi ka që erdhe në mendimin tim.

Albana Koçiu - Ndërkohë, do të vijë me afate konkrete që nga momenti që miratohet,

si do implementohet, kur, si e me radhë. Pra, pilotimin e thashë vetëm për të kuptuar efektin

financiar, peshën që do të zërë kjo strukturë e re apo ky propozim i ri.

Bashkim Fino – Ulsiu ngatërrohet me pilotimet, se unë jo, pasi jam ekonomist!

Ulsi Manja – Zoti Fino, në fakt, po konsultohesha me relatorin dhe e pyeta: për të

njëjtin funksion, a ka të njëjtën klasë page nëpër institucione të ndryshme, i njëjti punonjës?

Mu përgjigj: jo. Që këtu unë jo vetëm jam plotësisht dakord me ty, por nuk di pse nuk bëhet

kjo reforma e pagave, se do të duhet ta kishim përmbyllur brenda këtyre 8 vjetve. Për shembull

“Këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë”, që është i njëjti funksion, i njëjti vend pune, a paguhet

me të njëjtën klasë page si këshilltari nëpër institucionet e tjera? Përgjigja që marr nga relatori

është “jo”. Që këtu...

Albana Koçiu - Ndaj e thashë që në fillim, kryetar, që qëllimi parësor i kësaj reforme

është shpërblimi i barabartë për punë të barabartë.

Ulsi Manja – Parimin ka 8 vjet që zoti Fino, në Komisionin e Ligjeve ma ka futur në

kokë dhe nuk më del as për 80 vjet të tjera, edhe neni 12 i ligjit për buxhetit, ku përcakton

pagën e Presidentit, si pagën më të lartë të Republikës së Shqipërisë, dhe të gjithë të tjerët janë

poshtë, me përjashtim të sistemit të drejtësisë, këtë e kanë marrë vesh të gjithë.

Alket Hyseni - Unë mendoj ta zgjidhim nëpërmjet rezolutës, ku besoj do të integrojmë

shqetësimin duke e futur edhe si afat. Të mos themi më “të vijojë puna për konsultimin e

dokumentit për reformën e pagave”, por “të përmbyllet puna”, në mënyrë që ky dokument t’i

shërbejë qeverisë për hapat që duhet të ndiqen dhe afatet që mund ta realizojmë këtë reformë,

sepse ndryshe do të vazhdojmë me diskutime pa fund.

Në këtë kuptim, i ftoj të gjithë kolegët që të mos shqetësohen, sepse drafti përfundimtar

i rezolutës do të integrojë gjëra më konkrete duke futur edhe afate, në mënyrë që administrata

t’i ketë si busull referimi në punën e saj gjatë kësaj pjese të vitit dhe kur të vijë në parlament

vitin e ardhshëm për raportimin vjetor, të vijë me gjëra konkrete duke thënë “që po, unë e kam

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

78

respektuar këtë afat që më ka lënë Kuvendi”, apo “e kam pasur të pamundur” dhe të bëjmë

analizën përse.

Bashkim Fino – Ja që u shpejtove në vlerësimet e institucionit!

Alket Hyseni - Unë e thashë që ka vend për të rritur shpejtësinë. Përherë ka vend për

t’u përmirësuar jo vetëm ai institucion, por edhe ne si Kuvend, vetë qeveria dhe çdo institucion

tjetër.

Bashkim Fino – Më vjen mirë kur reflektoni!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Zonja Xhina.

Elena Xhina – Faleminderit, zoti kryetar!

U bashkohem pa dyshim diskutimeve që bëri zoti Fino, por gjithashtu edhe të relatorit.

Dua të them se për sa kohë që unë kam qenë në raportimin e këtij institucioni janë

shtruar po këto diskutime, dhe këtë doja të theksoja në projektrezolutën që kemi para, se nuk

është vetëm çështja e formimit të pagave, që është një nga çështjet më themelore që duhet të

marrë zgjidhje patjetër, por edhe për sa i përket përshkrimit të pozicioneve të vendeve të punës,

i kam dëgjuar pa fund që duhet të bëhet, duhet të bëhet.

Ndaj, në draftrezolutë të mos themi “të vijojë punën” por “të përmbyllë punën”, pasi

duhet të jemi më konkretë, sepse unë nuk shoh ndonjë vështirësi që të përmbyllë edhe këtë

proces për rishikimin e pozicioneve të punës, pasi për mua këto janë pika themelore, siç është

reformimi i pagave, ashtu edhe pozicionet e punës, të cilat çojnë para punën cilësore të

administratës publike. Ndaj edhe te kjo pikë do të kërkoja një rregullim, siç tha edhe Alketi,

pra të themi “të përmbyllet procesi”.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Xhina!

Ka pyetje dhe diskutime të tjera nga kolegët? Nuk ka.

Dua ta falënderoj zonjën Koçiu për raportimin në Komisionin e Ligjeve në lidhje me

veprimtarinë e DAP-it për veprimtarinë e vitit 2019!

Sigurisht, DAP-i është përgjegjës edhe për zbatimin e ligjit të shërbimit civil, të

ndryshuar, por edhe për ligjin nr. 138 të vitit 2015 “Për garantimin e integritetit të personave

që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë”, por ka

edhe disa detyra që ua ngarkon ligji nr. 60 i vitit 2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e

sinjalizuesve në administratën publike”.

Për sa parashtroi relatori Hyseni, dhe për sa dolën nga pyetjet dhe diskutimet e

kolegëve, Komisioni i Ligjeve e vlerëson pozitivisht punën dhe veprimtarinë e DAP-it për vitin

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

79

2019, sigurisht edhe e nxit këtë institucion për realizimin e atyre objektivave që janë premtime

të tonat në fakt, dhe që këtu i referohem reformës së pagave. Në rezolutë do të ketë një pikë të

caktuar, që do ta nxisë departamentin që, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave

besoj, ta përfundojë sa më parë edhe këtë reformë të pagave, me qëllim që t’i heqim mundësinë

kolegut Fino, që raportimi që do të bëhet vitin tjetër, të mos jetë më pikë e rezolutës, zonja

Koçiu; siç bashkohem edhe me mendimin e kolegut Hyseni, sepse ne kemi 3 nënkomisione:

Nënkomisionin e Administratës Publike, por edhe Nënkomisionin për Pushtetin Vendor, që

departamenti që ju drejtoni të ketë raportime periodike në Komisionin e Ligjeve dhe

nënkomisionet përkatëse për problematika të caktuara që ne kemi me zbatimin e ligjit të

shërbimit civil, por jo vetëm, por edhe me zbatimin e ligjit nr. 138 të vitit 2015 “Për garantimin

e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike në

Republikën e Shqipërisë”. Për këtë ligj do të kemi një raportim të posaçëm në Komisionin e

Ligjeve në bashkëpunim edhe me Nënkomisionin e Administratës Publike, por edhe

nënkomisionin që drejton zoti Fino, sepse institucioni juaj është përgjegjës edhe për zbatimin

e këtij ligji.

Dua t’ju falënderoj edhe një herë dhe të ftoj kolegët që të votojmë edhe projektrezolutën

e Kuvendit në lidhje me vlerësimin e veprimtarisë së DAP-it për vitin 2019, sipas tekstit që u

ka shpërndarë sekretaria e komisionit me përmirësimet e bëra nga ana e relatorit, zotit Hyseni,

por edhe me shtimin e problematikave që u evidentuan gjatë seancës dëgjimore, me qëllim që

kjo rezolutë të miratohet në seancën e datës 23, ku edhe do të raportohet për veprimtarinë e

DAP-it për vitin 2019. Shfrytëzoj rastin që qeveria, në raportimin që do të bëjë në seancën

plenare të përfaqësohet në nivel të zëvendëskryeministrit ose të një ministri të ngarkuar për

veprimtarinë e DAP-it në Republikën e Shqipërisë.

E thënë kjo, raportimi i zonjës Koçiu, sot, si drejtoreshë e DAP-it, nuk e zbeh aspak

rëndësinë e këtij raportimi, sepse zbatimi i ligjit në shërbimin civil është një nga reformat tona,

me të cilin kemi arsye edhe të krenohemi me mundësinë që u krijuam ekselentëve për tu bërë

pjesë e DAP-it.

Të nderuar kolegë, kush është dakord me projektrezolutën “Për vlerësimin e

veprimtarisë së DAP-it për vitin 2019” me përmirësimin, shtesat dhe gjetjet e bëra nga relatori,

zoti Hyseni? Kundër? Abstenim?

Miratohet projektrezoluta projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së DAP-it

për vitin 2019”, që ishte edhe çështja e pestë e rendit të ditës që kishim sot.

Me këtë votim, unë e deklaroj të mbyllur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, duke ju

falënderuar për korrektesën dhe durimin, sepse ka qenë një mbledhje e gjatë.

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · shkurt, sepse zoti Hyseni ishte shterues në fjalën e tij. Vasilika Hysi – Zoti kryetar, faleminderit! Në fakt, unë falënderoj zotin Hyseni

80

Ju falënderoj të nderuar kolegë deputetë!

Falënderoj edhe zonjën Koçiu për prezencën dhe raportimin!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar

Klotilda Bushka (Ferhati)

Përgjegjëse e Sektorit të Redaktorëve Sekretare e komisionit

Euzheni Pengili Evi Naku