REPUBLIKA E SHQIPËRISË -...

41
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË Universiteti “ Aleksander Moisiu “ Durres Fakulteti i Studime Profesionale Dega: Infermieri e Përgjithshme (Master Professional) TEMA : Artriti Reumatoid dhe kujdesi infermieror i tij. Punoi : ZAMIRA DISHA Udheheqes shkencor : VIOLETA ZANAJ Durres 2014

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË -...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Universiteti “ Aleksander Moisiu “ Durres

Fakulteti i Studime Profesionale

Dega: Infermieri e Përgjithshme (Master Professional)

TEMA : Artriti Reumatoid dhe kujdesi infermieror i tij.

Punoi : ZAMIRA DISHA

Udheheqes shkencor : VIOLETA ZANAJ

Durres 2014

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

2

Përmbajtja

Objektivat 5

I. Përkufizimi 6

a) çfarë është Artriti Reumatoid?

b) Epidemiologjia

c) Si e prek organizmin Artriti Reumatoid?

II. Shkaqet 9

a) Faktorë riskues

III. Vlerësimi dhe diagnoza 12

a) Observimi klinik

b) Monitorimi i ndryshimeve klinike

c) Shfaqjet ekstaartikulare

d) Dokumentimi

IV. Kërkimi diagnostik 20

a) Vlerësimi klinik

b) Testet laboratorike

c) Imazheria

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

3

V. Komplikacionet dhe diagnoza diferenciale 28

a) Dallimi i Artritit Reumatoid me sëmundje të tjera të sistemit artikular

VI. Planifikimi i kujdesjeve infermierore 31

VII. Ndjekja 37

VIII. Përfundime dhe rekomandime 39

IX. Këshilla dhe kuriozitete 40

X. Bibliografia 44

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

4

Objektivat

Objektivi I pergjithshem : vleresimi I semundjeve reumatizmale ne pacientet e paraqitur ne

Spitalin Rajonal Durres per nje periudhe kohore janar 2013-janar 2014.

Objektivat specifikike :

A. C’eshte Artriti rheumatoid ?

B. Te njohim simptomat kryesore te semundjes ?

C. Te njohim karakteristikat e semundjes ne sistemet qe ajo prek ?

D. Te njohim komplikacionet me kryesore te artritit rheumatoid?

E. Te njohim testet laboratorike dhe radiologjike baze?

F. Te njohim trajtimin dhe ecurine e semundjes?

QËLLIMI I STUDIMIT

Ky studim është bërë për mbrojtjen e diplomës, dega Infermieri e përgjithshme, Master

Profesional kirurgjikal nen udheheqjen e pedagogut Violeta Zanaj.

Qëllimi i këtij studimi është dhënia e një kujdesi infermieror sa më adekuat tek pacientët me

Artrit Rheumatoid. Për të njohur më mirë shkaqet që çojnë në artrit reumatoid, fizpatologjinë,

klinikën, profilaksinë, trajtimin si dhe informimin rreth aplikimeve infermierore për shërimin e

pacientit.

Fjale kyce :

Artrit rheumatoid – eshte nje semundje sistemike kronike progreduese te indit lidhor qe

manifestohet me destruksion ne artikulacione.

Mialgji- dhimbje muskujsh.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

5

Edeme- enjtje.

Ngurtesim mengjesor- ngrirje ose rigitet te gishtave ne mengjes.

System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion.

Rubor-skuqje

Kalor-temperature

I. Përkufizimi

a) Çfarë është Artriti Reumatoid?

Artriti Reumatoid është një sëmundje sistemike autoimune që shkakton inflamacion

kronik të artikulacioneve. Sëmundja jep efekte sistemike (prek të gjitha organet e trupit),

por në veçanti prek sinoviumin, një membranë e indit lidhor që rrethon kapsulën rreth

kockave dhe sekreton një lëng lubrifikues, lëngun sinovial.

Sëmundja shoqërohet me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të të

ashtuquajturit "pannus".

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

6

FIGURA 1. Formimi i “pannus-it”

b) Epidemiologjia

Është forma më e zakonshme e artritit inflamator që prek deri në 1% të popullatës.

Sëmundja e Artritit Reumatoid prek të gjitha racat dhe është e përhapur në të gjithë botën.

Ajo mund të jetë e pranishme në çdo moshë, por prek më shumë moshat nga 30-60 vjeç dhe

është më e përhapur tre herë më shumë te seksi femër se te seksi mashkull. Meshkujt preken

në moshë më të madhe, por edhe pse më rrallë ata preken më ashpër nga kjo sëmundje.

Edhe pse është më e përhapur në moshën e mesme nga ajo preken edhe fëmijët edhe të

moshuarit.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

7

c) Si e prek organizmin Artriti Reumatoid?

Në Artritin Reumatoid për arsye që asnjë nuk mund t’i kuptojë, sistemi imun ( i përcaktuar të

mbrojë shëndetin tonë nga sulmi i baktereve dhe viruseve), sulmon indet e vetë trupit, në

mënyrë specifike sinoviumin.

FIGURA 2. Inflamimi i sinoviumit

Sinoviumi inflamohet, prodhon pak lëng dhe kartilagët skuqen dhe dhembin. Shumica e

kockave të prekura zakonisht është simetrike, përfshirë duart dhe kocka të tjera. Prekja nga

Artriti Reumatoid mund të shkojë deri në shkallën më të rëndë që është gjymtimi. Në stadin e

fundit kemi deformim të kockave siç është devijimi ulnar i kockave të dorës ose devijimi i

kockave të gishtave për arsye se muskujt dhe tendinat e një ane të kockave mposhtin ato të

anës tjetër, duke tërhequr kockat nga ligamentet.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

8

FIGURA 3. Deformimi i kockave të dorës

II. Shkaqet

Ndërsa shkaku i Artritit Reumatoid nuk është mirë i përcaktuar, ka një lidhje midis faktorëve

ambjental, faktorëve gjenetik dhe atyre hormonal.

Roli i agjentëve infektivë diskutohet.

Modelet eksperimentale janë përpjekur për të riprodhuar mekanizmat e Artritit Reumatoid.

Megjithatë, infeksionet në kafshë çojnë në Artrit Reumatoid, të tilla si artriti nga infeksioni

Mycoplasma në minj. Në njerëz, dyshimi ra mbi virusin Epstein-Barr, retrovirusëve të tilla si

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

9

HTLV, por nuk ka prova të përfshirjes së këtyre agjentëve infektivë që shkaktojnë sulm në

nyje.

Faktorët hormonalë gjithashtu mund të jenë të përfshirë në artritin reumatoid, sepse

sëmundja shpesh fillon gjatë menopauzës ose pas lindjes së fëmijës. Kontraceptivët duket

se kufizojnë peshën e sëmundjes.

Gjatë stresit, përgjigja e gjendrave mbiveshkore për të prodhuar kortizolin do të jetë e

pamjaftueshme. Nivelet e ulëta të kortizolit mund të nxisin përparimin e inflamacionit.

Disa teori të tjera thonë se faktorë të ndryshëm, si pirja e duhanit, mund të çojnë në Artrit

Reumatoid. Kohët e fundit, roli i duhanit në zhvillimin e sëmundjes është demonstruar.

Kështu, rreziku i zhvillimit të Artritit Reumatoid për një duhanpirës është rritur në burra

dhe gra, por me një përqindje shumë më të lartë të meshkujve.

Është mirë e dokumentuar që në sëmundje ndikojnë komponentët gjenetik. Ne vitet 1960-

1970 u zbulua që HLA (antigjeni i leukociteve humane) kontribuon në sëmundje. Në vitin

2003 u bë e njohur PADIA (peptiolilarginina deiminase tip 4) si faktori i dytë gjenetik

riskues për Artritin Reumatoid. Që në 2004 janë zbuluar më shumë se 20 gjene si

kontribues në zhvillimin e sëmundjes. Hulumtuesit ende nuk e kanë përcaktuar saktësisht

se çfarë roli luajnë gjenet, megjithatë te disa njerëz duket se faktorët gjenetik (trashëgues)

rrisin shanset e tyre për të zhvilluar Artritin Reumatoid. Kjo do të thotë se nëse njëri nga

prindërit tuaj ka vuajtur nga kjo sëmundje, gjasat janë të mëdha që edhe ju të prekeni nga

Artriti Reumatoid.

FIGURA 4.Ndikimi i gjeneve në sëmundje

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

10

a) Faktorë riskues

Seksi femër

Mosha ndërmjet 30-60 vjeç

Histori familjare me Artrit Reumatoid

Ekspozimi ndaj kimikateve

Hormonet

Duhani

Stresi

Raca (amerikanët vendas më të predispozuar)

III. Vlerësimi dhe diagnoza

a) Observimi klinik

Artriti Reumatoid diagnostikohet me vështirësi sepse:

Nuk ka një test të vetëm që zbulon sëmundjen

Simptomat mund të jenë të njëjta me disa sëmundje të tjera të artikulacioneve

Zbulimi i të gjitha simptomave kërkon kohë

Për të vendosur diagnozën e kësaj sëmundjeje mjeku bazohet në historinë mjekësore,

aktivitetin fizik, imazherinë dhe testet laboratorike

Kriteret diagnostike për Artritin Reumatoid sipas Kolegjit të Reumatologëve Amerikan

(Kriteret ACR të vitit 1987) janë mesa vijon:

1. Ngurtësimi mëngjesor i nyjave të gishtërinjve (më i gjatë se 1 orë).

2. Artrit i tre apo më shumë artikulacioneve të konstatuara gjatë kontrollit mjekësor.

3. Artrit i së paku një artikulacioni të dorës.

4. Artriti simetrik ( përfshirje bilaterale e artikulacioneve).

5. Nyjat reumatoide të konstatuara gjatë kontrollit mjekësor.

6. Faktori reumatoid pozitiv në serum.

7. Manifestimet radiologjike (osteoporoza difuze e artikulacionit MCP-

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

11

metakarpofalangjeal), ngushtimi i hapësirës intraartikulare, uzurat, erozionet skajore,

subluksacionet dhe luksacionet, ankiloza fibroze dhe kockore parë me rreze-X.

Diagnoza caktohet nëse janë prezent 4 nga 7 kriteret. 1-4 kritere duhet të jenë prezente për

të paktën gjashtë javë dhe mjeku duhet të observojë 2-5 kritere. Këto kritere shërbejnë si

guide në klasifikimin e pacientëve, absolutisht që nuk konfirmojnë apo përjashtojnë një

diagnozë të AR në pacientë të veçantë, veçanërisht në ata me artrit të hershëm.

Sipas Kolegjit Amerikan të Reumatologëve stadet e Artritit Reumatoid janë:

Progresi i AR (stadet klinike dhe radiologjike)

Stadi I (fillimi i AR)

o Në ekzaminimet radiologjike nuk vërehen ndryshime të kockave për të përcaktuar

saktë diagnozën

o Radiografia tregon për një osteoporozë të mundshme

Stadi II (stadi i moderuar)

o Pamjet radiografike tregojnë osteoporozë me ose pa shkatërrim të kockave

subkondrale

o Kartilagë të dëmtuar

o Lëvizja e artikulacioneve e kufizuar; nuk vërehen deformime të kockave

o Atrofi e muskujve

o Lezione ekstra-artikulare të indeve ( nodule, tenosynovite)

Stadi III (stadi i rëndë)

o Pamjet radiografike tregojnë shkatërrimin e kartilagëve dhe kockave

o Deformimi i kockave ( subluksacion, devijim ulnar, hyperextension) pa fibrozë apo

ankilozë të kockave

o Atrofi e thellë e muskujve

o Lezione ekstra-articulare të indeve (nodule, tenosynovite)

Stadi IV (stadi terminal)

o Fibrozë ose ankilozë e kockave

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

12

o Kriteret e stadit III

Remisioni (periudhat e përmirësimit të sëmundjes) te pacientët me Artrit Reumatoid

Pesë ose më shumë nga kushtet e mëposhtme prezente në dy muajt e fundit.

o Ngurtësimi mëngjesor nuk i kalon 15 minuta

o Nuk ndjehet lodhje

o Artikulacionet nuk janë të dhimbshme në lëvizje

o Nuk vërehen enjtje(nodule)

o Eritrosendimenti më pak se 30 mm/h për një femër dhe më pak se 20 mm/h për

një mashkull

Statusi funksional i pacientëve me Artrit Reumatoid

o Klasa I –Tërësisht të aftë të kryejnë aktivitetet e perditshme jetësore

o Klasa II – Të aftë të kujdesen për vehten e tyre dhe të kryejnë aktivitet professional,

por ky i fundit i limituar

o Klasa III – Të aftë të kujdesen për vehten e tyre, por duke kryer një aktivitet

professional dhe jo professional të limituar

o Klasa IV – Kufizim në kujdesin për vehten e tyre, në aktivitetet profesionale dhe jo

profesionale

b) Monitorimi i ndryshimeve në kocka

çdo tip kocke mund te preket nga Artriti Reumatoid, por ka një simetri në prekjen e kockave,

për shembull të dy gjunjët janë më shpesh të prekur se vetëm njëri.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

13

FIGURA 5.çdo tip kocke mund të preket, por në mënyrë simetrike

Duart- Artriti Reumatoid është pothuaj i ngjashëm në 2/3 e pacientëve që

diagnostikohen me prekje të sëmundjes në duar dhe në kyçet e duarve.

Zakonisht artikulacionet e metakarpeve, falangjet, karpet e metakarpet, ulna dhe radiusi janë

më të kompromentuara. Një pacient me Artrit Reumatoid në duar do të ndiejë dhimbje,

skuqje dhe inflamim në kyçin e dorës, nyjet e gishtave si dhe deformim të duarve (gishti i

madh i dorës, devijim të artikulacioneve të metakarpeve dhe deformimi i gishtave si qafa e

mjelmës).

FIGURA 6.Deformimi i gishtave si qafa e mjelmës

Gjunjët- Artriti Reumatoid në gjunjë mund të shkaktojë edema, dhimbje, skuqje dhe

veshtirësi në lëvizje.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

14

FIGURA 7. Prekja e patellës

Këmbët- Pothuaj të gjithë pacientët që diagnostikohen me Artrit Reumatoid tregojnë

për simptoma në këmbë. Dhimbja në këmbë, edemat, nodulet reumatoide dhe

ngurtësimi i këmbëve apo kyçeve janë të përbashkëta për çdo pacient. Metatarset e

këmbëve mund të deformohen në çdo kohë dhe i japin këmbës pamjen e thundrës nga

deformimi.

FIGURA 8.Nodulet reumatoide në kembë

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

15

Këllku ( artikulacioni kokso-femoral)- çdo tip kocke mund të preket nga Artriti

Reumatoid. Prekja e kockave peshëmbajtëse si këllqet ndodh atëherë kur sëmundja

agravohet dhe çon në reduktim të lëvizjes.

FIG.9

Prekja nga Artriti Reumatoid i artikulacinit kokso-femoral

c) Shfaqjet ekstraartikulare

Artriti reumatoid karakterizohet nga një inflamacion artikular kronik. Kjo shoqërohet gjithnjë

me një inflamacion sistemik, pra prek dhe organe të tjera të trupit si zemrën, veshkat,

lëkurën, mushkëritë etj.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

16

Disa nga efektet e Artritit Reumatoid në organe dhe sisteme:

Lëkurë: Nodulet reumatoide të pranishme në pacientë me AR ku vlerat e faktorit

rheumatoid janë në shifra anormale. Lezionet vaskulite mund të manifestohen si purpura

palpebrale dhe ulçeracione.

Kardiake: Incidenca e sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet

kardiovaskulare rritet te pacientët me AR.

Në mushkëri: AR me formën e tij që prek mushkëritë paraqitet me forma të ndryshme si

prekje të pleurës, fibroza intersticiale, nodule (Caplan sindrom) shfaqje të bronkiolitit

duke çuar në pneumoni. Artriti reumatoid është më i përhapur te gratë por kur prek

mushkëritë është më i përhapur te burrat të cilët janë pozitivë për faktorin reumatoid,

kanë nodule subkutane dhe një dekurs të zgjatur të sëmundjes.

Sistemi Gastro-intestinal: Më tepër preket nga përdorimi i medikamenteve, pra nga

efektet anësore të barnave.

Sistemi Renal: Veshkat nuk preken direkt nga AR, pra prekja e tyre vjen si pasojë e

përdorimit të medikamenteve si barnat antiinflamatore.

Sistemi vaskular: Lezionet vaskulitike shfaqen në çdo organ, por janë më të përhapura në

lëkurë. Lezionet shfaqen si purpura palpebrale, ulçera në lëkurë etj.

Në gjak: Shumë pacintë shfaqin një anemi kronike. Leukopenia është e pranishme te

pacientët me sindromin Felty.

Neurologjike: Shoqërohet me cefale.

Sistemin okular: Dallojmë keratokonjunktivitis i thatë, uveit, episklerit, skleromalaci etj.

Pacientët me Artrit Reumatoid kanë një risk më të lartë në krahasim me individë të

popullatës normale për të zhvillur sëmundje të koronareve. Studimet kanë treguar se

mortaliteti kardiovaskular është i rritur midis pacientëve me Artrit Reumatoid dhe

pacientët me këtë sëmundje përjetojnë ngjarje kardiovaskulare më shumë se njerëzit pa

këtë sëmundje. Gjithashtu studime të fundit kanë demonstruar se neoangiogjeneza, një

faktor i rëndësishëm në patogenezën e Artritit Reumatoid është një kontribut madhor në

zhvillimin e aterosklerozes. Duke u nisur nga rezultatet e studimeve se atheroskleroza në

pacientët me Artrit Reumatoid është më e avancuar se në ata të kontrollit,del e nevojshme

të japim disa rekomandime për sa i përket kontrollit sa më të mirë të atherosklerozës në

këta pacientë.

a. Kryerja e shpeshtë e lipidogramës apo edhe marrja e mjekimit me antilipemiantë kur

është e nevojshme në pacientët me Artrit Reumatoid.

b. Diagnostikimi sa më i herët i shfaqjes së hipertensionit dhe fillimi i shpejtë i mjekimit

te tij.

c. Inkurajimi i aktivitetit fizik në këta pacientë.

d. Duke marrë parasysh ato që thamë më sipër për patogenezën e atherosklerozës del e

nevojshme fillimi sa më shpejt i mjekimit të Artritit Reumatoid me medikamentet e

reja që modifikojnë sëmundjen si anti TNF-α të cilët frenojnë një hallkë të

rëndësishme të inflamacionit.

e. Duke marrë parasysh natyrën sistemike të Artritit Reumatoid del e nevojshme të

theksojmë se pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kërkojnë një ndjekje të

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

17

vazhdueshme jo vetëm nga mjeku reumatolog, por edhe nga mjeku infeksionist,

kardiologu, nefrologu,etj.

Te pacientët e pakuruar me Artrit Reumatoid aktiv kemi metabolizëm të dëmtuar të

yndyrnave,gjegjësisht vlera patologjike të yndyrnave në gjak (dislipidemi).

Koncentrimet e rritura të kolesterolit LDL dhe disa koncentrime të kolesterolit HDL

janë faktorët më të rrezikshëm dhe mjaft mirë të njohur për aterosklerozë e me të edhe

për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç klasave të njohura dhe të

dëgjuara lipoproteinike, ku bëjnë pjesë kolesteroli HDL, kolesteroli LDL,

apolipoproteina A1 dhe B, në vitin 1963 Bergu për herë të parë e ka përshkruar

Lipoproteinën a (Lp a) si një përbërje e veçantë antigjene e kolesterolit LDL. Ndezja

te Artriti Reumatoid mund të shkaktojë alterim të sistemit dhe të metabolizmit, e si

pasojë e kësaj të rrezikohet edhe metabolizmi i lipideve. Në rast se paraqiten vlera të

dëmtuara të lipideve,kjo në fakt do ta shpjegojë rrezikun e rritur nga sëmundjet

kardiovaskulare te pacientët me Artrit Reumatoid.

Manifestimet otorinolaringologjike të Artritit Reumatoid janë prekja e

artikulacioneve të zinxhirit kockor, të artikulacionit temporomandibular, të

artikulacionit krikoaritenoid dhe të pjesës cervikale të shtyllës kurrizore. Prekja e

artikulacionit temporomandibular është e zakonshme. 55 % e pacientëve kanë

simptoma të prekjes së artikulacionit temporomandibular dhe deri në 70 % e

pacientëve kanë në radiografi erozione artikulare. Simptomat përfshijnë dhimbje ose

sensibilitet në artikulacion ose në muskujt e përtypjes, krepitus, lëvizshmëri të

kufizuar dhe devijim. Kontrakturat e muskujve të përtypjes mund të çojne ne

deformim. Gjithashtu pacientët me prekje të artikulacionit temporomandibular kanë

dhe dhimbje veshi. Artriti Reumatoid është shkaku më i shpeshtë i artritit të

artikulacionit krikoaritenoid. Ekzaminimi i laringsit mund të tregojë skuqje të

mukozës dhe kur ajo kalon mbi artikulacion edemë dhe ulçeracion . Artriti Reumatoid

mund të shkakojë stenozë ose fiksim të artikulacionit krikoaritenoid duke çuar në

dëmtim të lëvizshmërisë së kordave vokale. Nodujt reumatoid mund të shfaqen kudo

në larings dhe në brendësi të kordave vokale duke çuar në ngjirje zëri.Nodujt

reumatoid kanë paraqitje të ndryshme. Ato mund të shfaqen si noduj submukozal të

bardhë, lezione polipoide të ulçeruara dhe të shkrifta ose si masa të vendosura në

brendësi të kordave vokale .

d) Dokumentimi

Shënohet trajtimi i nevojshëm në një plan të shkruar kujdesi dhe i komunikohet ekipit

mjekësor dhe personelit tjetër të nevojshëm.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

18

Dokumentimi i çdo ndryshimi në lidhje me sëmundjen në kartelën personale të

pacientit.

Pacientit i komunikohet çdo efekt pozitiv apo anësor i terapisë dhe i kërkohet

nënshkrimi.

IV. Kërkimi diagnostik

a) Vlerësimi klinik

Simptomat mund të shfaqen gradualisht dhe mund të kalojnë muaj që të shfaqen tërësisht që

nga episodi i parë.

Simptomat me të cilat fillon sëmundja janë:

1- dhembja e nyjeve,

2- ngurtësimi mëngjesor,

3- edema,

4-skuqja

5- nxehtësia e lëkurës mbi artikulacione, temperatura subfebrile.

Pacienti ankohet për lodhje anormale dhe në përgjithësi për dhembje muskujsh. Nëse këto

episode do të vazhdojnë me itensitet më të madh si përgjigje do të kemi praninë e

inflamacionit në kapsulën e artikulacionit.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

19

FIG 10.

Inflamimi i artikulacioneve

Ngurtësimi do të jetë më i ndjeshëm në mëngjes dhe do të zgjasë për rreth 45-min që nga

fillimi. Një pacient me Artrit Reumatoid në gjunjë ka gjasa që më përpara të ketë patur Artrit

Reumatoid në këmbë dhe/ose duar. Simptomat kanë tendencë që të shfaqen në mënyrë

simetrike sepse natyra sistemike e kësaj gjendje e favorizon.

Preken disa artikulacione dhe fillimisht më shpesh preken artikulacionet e vogla të duarve

dhe të këmbëve. Më vonë sëmundja prek artikulacionet e tjera si: bërrylat, skapulohumeralët,

gjunjët, artikulacionin atlantoaksial, temporomandibular, krikoaritenoid etj.

Është karakteristike prekja simetrike e artikulacioneve proksimale interfalangeale dhe

metakarpofalangeale.

Fenomeni Raynaud mund të shihet në pak të sëmurë, ndërsa eritema palmare më shpesh.

Infarktet në majat e gishtërinjve dhe në bazën e thonjve janë tregues të vaskulitit reumatoid

dhe të një forme mjaft agresive të sëmundjes. Vihen re disa deformime karakteristike siç

janë: “devijimi ulnar” i duarve, gishtat me deformim të shkronjës Z “qafa e mjellmës”, apo

deformime si forma e “çekiçit” etj. Ndërlikimet e Artritit Reumatoid në përgjithësi janë të

lidhura me kohëzgjatjen dhe agresivitetin e sëmundjes,të cilat shpesh mund të shkaktojnë

edhe invaliditet.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

20

FIG 11.

Prekja simetrike e gishtërinjëve

Si pasojë e vazhdimit të sëmundjes mund të shkaktohen edhe: dëmtime të syve, nyjet

reumatoide, infeksionet, vaskulitet, dëmtimet e veshkave, dëmtimet e mushkërive,

ndërlikimet kardiake, alterimet hematologjike.

Gjithashtu,simptomat mund të agravohen në gjendje të caktuara të motit si në rastin e

temperaturave ekstreme. Njerëzit me Artrit Reumatoid paraqesin humbje në peshë që është

mirë në rastin kur simptomat janë të agravuara.

Shenja dhe simptoma karakteristike për Artritin Rreumatoid:

1- Është simetrik, prek gjunjët, këmbët, kyçet

2- Simptomat janë më të forta në mëngjes. Pacientja ose pacienti

e ka të vështirë të lahet, vishet apo të krihet në mëngjes.

3- Shoqërohet edhe me serozit

4- Anemi

5- Nodule nën lëkurë.

6- Kur sëmundja përparon shkakton shformime karakteristike të

gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për

nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë, etj.

7- Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

21

FIG 12.

Përhapja e Artritit Reumatoid në menyrë simetrike

b) Testet laboratorike

Ështe provuar që Artriti Reumatoid është një sëmundje komplekse dhe kërkon një kombinim

të testeve radiografike dhe diagnostike që ndihmojne ne zbulimin e tij. Faktori Reumatoid

(RF) është një tregues diagnostikimi për testimin e Artritit Reumatoid, ashtu si në gjendjet e

tjera autoimmune; ky antitrup ndikon në funksionin normal të kockave. Së bashku me

faktorin rheumatoid rekomandohen dhe teste te tjera laboratorike rutinë si:

Gjaku komplet ( eritrocite, leukocite, trombocite, hemoglobinë)

Eritrosedimenti (ERS)

Proteina C- reaktive (PCR)

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

22

Antitrupat Antinukleare (AAN)-Ky test tregon për faktin se Artriti Reumatoid

është një sëmundje autoimune dhe ndonjëherë mbulohet nga sëmundjet tjera

autoimune.

Kolesteroli, Trigliceridet, LDL

Azotemi, Kreatinemi

Provat e heparit

Glicemia

Antitrupat CCP -Një test i ri, më specifik i gjakut që përcakton Artritin

Reumatoid është analiza e antitrupit “cylic citrulline”, i quajtur anti-CCP. Kur

del pozitiv është e dhënë shumë bindëse për praninë e Artritit Reumatoid.

Prania e antitrupave anti-CCP lë të kuptohet se ka një tendencë për një formë

më agresive të Artritit Reumatoid.

Dhimbja dhe edema në artikulacione është një karakteristikë thelbësore e artritit reumatoid

(AR), ndërsa në të njëjtën kohë sasia e likidit sinovial mund të rritet së tepërmi. Analiza e

likidit sinovial është përdorur zakonisht për të diagnostikuar artritin dhe për të vlerësuar

aktivitetin inflamator të edemave artikulare.

Lëngu sinovial nga kocka të pacientëve me AR

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

23

Tabela më poshtë është një shembull i zbulimeve tipike lidhur me klinikën e Artitit

Reumatoid

Testet laboratorike Përfundime

Proteina C-reaktive Tipike është rritja >0.7 picograms/ml;përdoret për të monitoruar kursin e

sëmundjes

Sendimenti i

eritrociteve

Zakonisht rritet >30 mm/h;përdoret për të monitoruar kursin e sëmundjes

Hemoglobina/

hematocriti

Rritje e vogël;hemoglobina ka një vlerë mesatare rreth 10g/dl(100g/l;anemi

normokrome,gjithashtu mund të jetë normocitike ose mikrocitike

Funksioni i heparit Normal ose kemi një rritje të fosfatazës alkaline

Radiografia e

artikulacioneve

Mund të jeteë normale ose mund të tregojë osteopeni ose skuqje në hapësirat e

artikulacioneve; kyci i dorës dhe nyja e këmbës përdoren për krahasim

Faktori Rheumatoid Negative në 30% të pacientëve ku sëmundja sapo ka filluar të shfaqet;nëse

fillimisht është negative,mund të shfaqet pas 6-12 muajsh nga fillimi i

sëmundjes; mund të jetë positive në procese të tjera si

p.sh.lupus,sklerodermi,sindromin Sjögren’s; sëmundjet neoplastike;

sarkoidoze; në disa infeksione të caktuara virale ose bakteriale;

Rruazat e bardha të

gjakut

Mund të rriten

Antitrupi CCP Ka një korrelacion të mirë me progresionin e sëmundjes; rritet ndjeshëm kur

përdoret i kombinuar me faktorin rheumatoid; më shumë se faktori rheumatoid

(80-90%);jopercent); jo shumë i përdorshëm në laboratore

Antitrupat

antinuklear

Vlera të limituara

Niveli i

komplementit

Normal ose i rritur

Immunoglobulinat Rritje të alpha-1 dhe alpha-2 globulinave

Vlerësimi i lëngut në

artikulacione

Diagnoza nuk është e sigurt vetëm nga zbrasja e artikulacionit; shpesh vërehet

fluid në ngjyrë të verdhë; fluidi mund të trombozohet në temperaturën e

dhomës; 5,000 - 25,000 mm3 numri i leukociteve (rruazat e bardha të gjakut)

ku 85% janë polimorfonuklearë; në Artritin Reumatoid kulturat janë

negative,nuk kemi prani të kristaleve, niveli i glukozës në lëng është e ulët

Analiza e urinës Vërehet hematuri dhe proteinuri mikroskopike

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

24

c) Imazheria

Imazhet radiografike mund të tregojnë për ecurine e Artritit Reumatoid. Rrezet-X në duar

dhe këmbë duhet të bëhen në fillim të vendosjes së diagnozës dhe gjatë kohës që bëhet

studimi dhe vleresimi i skuqjes së artikulacioneve.

FIG 13. Pamja në Ro-grafi të duarve të një pacienti me Artrit Reumatoid

Rezonanca Manjetike (MRI) gjithashtu përdoret në identifikimin e faktorëve patologjike në

Artritin Reumatoid dhe gjithashtu mund të shtohet në proçeset diagnostike.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

25

Nga studimet në vitin 2010 është zbuluar se imazhet e përftuara nga MRI identifikojnë

inflamacionin e sinoviumit (nje celës kyç anormal në Artritin Reumatoid),gërryerjen e

kockave,praninë e edemave etj.

FIG 14

Rezonanca Manjetike në identifikimin e faktorëve pathologjikë të Artritit Reumatoid

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

26

V. Komplikacionet dhe diagnoza diferenciale

Në përgjithësi Artriti Reumatoid është në progres dhe nuk mund të shërohet; te disa pacientë

sëmundja gradualisht mund të jetë më pak agresive dhe simptomat ndjehen më pak.

Gjithsesi,nëse artikulacionet dhe ligamentet janë dëmtuar dhe kanë pësuar deformim efektet

janë të pranishme. Imobilizimi i artikulacioneve dhe dhimbja janë të pranishme në jetën e

përditshme. Artikulacionet e prekura mund të deformohen dhe lëvizja mund të vështirësohet

ose të jetë e pamundur të relizohet. Duke u nisur nga studimet, 70% e pacientëve me Artrit

Reumatoid besojnë se sëmundja i pengon ata të jetojnë dhe të kenë një jetë produktive. Në

vitin 2000, sipas një studimi në Angli afërsisht 1/3 e individëve nuk ushtronin aktivitet që

prej 5 vjet nga fillimi i sëmundjes.

Artriti Reumatoid si një sëmundje sistemike prek dhe pjesë të tjera të trupit përvec

artikulacioneve. Këtu përmendim:

Sistemi nervor: Në këtë gjendje preken nervat,më së shumti ato të duarve dhe

këmbëve.

Eritrocitet (anemi)

Infeksion të sklerave: Eshtë një inflamacion i qelizave të gjakut në sy që rezulton me

dëmtim të kornesë,skleromalaci dhe në rastet e rënda me nodule në sclera dhe

perforacion.

Infeksionet: Pacientët me Artrit Reumatoid janë me të predizpozuar nga prekja e

infeksioneve,në vecanti imunosupresoret.

Problemet gastro-intestinale: Pacientët kane probleme gastrointestinale dhe tumoret

kolorektale janë të pranishme te të sëmurët me AR.

Osteoporoza: Osteoporoza ndeshet më së shumti te gratë në moshën post-

menopauzale. Artikulacioni kokso-femoral është më i prekuri. Rrisku për osteporpzë

shfaqet dhe në meshkujt në moshë më të madhe se 60 vjeç.

Sëmundje të mushkërive: Studimet e kryera kanë gjetur një rritje të prevalencës së

sëmundjeve të mushkërive (inflamacioni pulmonar dhe fibroza) në pacientë të

diagnostikuar me AR. Gjithsesi ka një lidhje midis historisë së duhanpirësve dhe

rriskut të lartë për të zhvilluar AR. Cigaret e tymosura mund të në Çdo rast mund të

çojnë në rëndim të sëmundjes.

Sëmundjet kardivaskulare: AR mund të prekë enët e gjakut dhe rritet rrisku për

sëmundje ishemike të zemres dhe koronareve.

Sindromi Sjögren: Keratokonjunktivitis i thatë eshtë një ndër komplikacionet më të

shpeshta të AR. Goja e thatë dhe zmadhim i gjendrave të pështymës janë më pak të

ndeshura.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

27

Sindromi Felty: Kombinimi i splenomegalisë, leukopenisë dhe infeksioneve të

shpeshta bakteriale. Herë-herë ky sindrom i përgjigjet terpisë me DMARD.

Limfoma dhe lloje të tjera tumoresh: Ndryshimet që sjell Artriti Reumatoid në

sistemin imun çojnë në limfoma te këta pacientë. Trajtimi agresiv i AR dobëson të

gjithë sistemin imun duke çuar dhe në shfaqjen e tumoreve të tjera si kanceri i

prostatës dhe ai i mushkërive.

Sindromi i aktivizimit të makrofagëve: Ky është një komplikacion që vjen nga trajtimi

për një kohë të gjatë i Artritit Reumatoid dhe kërkon një trajtim me doza të larta

steroidesh dhe ciklosporina A. Simptomat përfshijnë temperaturë që persiston, akne,

letargji.

a) Dallimi me osteoartritin dhe sëmundje të tjera të sistemit artikular

Që të dyja si osteoartriti dhe Artriti Reumatoid shkaktojnë dhimbje të artikulacioneve,por

kanë etiologji dhe simptoma klinike të ndryshme. Osteoartriti prek kockat e gjata, ato që

mbajnë peshën dhe ndodh thyerja apo krisja e kockës.

Personat obezë mund të zhvillojnë osteoartrit. Përdorimi i madh i kockave çon në degradim të

tyre dhe si rezultat shkaktohet inflamacioni me pesë karakteristikat e tij:

dhimbjen,temperaturën,skuqjen,edemat dhe prishjen e funksionit.

Dhimbja ndjehet në maksimum në mbrëmje ose pas një aktiviteti të rëndë të artikulacioneve.

Artriti Reumatoid shkaktohet nga antitrupat që sulmojnë membranën e artikulacioneve;

artikulacionet prodhojnë një lëng lubrifikues për të parandaluar fërkimin dhe kërcitjen. Kur

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

28

membrana sinoviale inflamohet shenjat dhe simptomat e inflamacionit do të bëhen të

dukshme. Antitrupat depozitohen natën kështu që dhimbja në Artritin Reumatoid ndjehet më

shumë në mëngjes.

Ndjenja e ngurtësimit të artikulacioneve do të jetë prezente. Megjithatë duke levizur

dhimbja mund të reduktohet ose të zhduket. Kur antitrupat do të shkojnë drejt artikulacioneve

të vogla inflamacioni do të jetë edhe më i dukshëm.

Deformimi i kockave vjen me kalimin e kohës.

Krahasuar me Artritin Reumatoid,osteoartriti trajtohet me medikamente të thjeshtë dhe

"vrasës" të dhimbjes si paracetamol dhe këshillohet rënia nga pesha.

Faktori reumatoid i cili gjendet në gjakun e të sëmurëve mund të ndihmojë në diagnostikimin

e Artritit Reumatoid,por jo gjithmonë është prezent në të gjitha Artritet Reumatide. Pa

prezencën e këtij faktori quhet artrit zero negativ.

Diagnoza diferenciale duhet bërë dhe me sëmundjet e tjera: artritin psoriatik, artritet

infeksioze, sarkoidozën, lupusin eritematoz të diseminuar, amiloidozën, cryoglobulinemia,

fibromyalgia, hepatiti B, Hypothyroidism Inflammatory Boëel Disease, multicentric

reticulohistiocytosis, paraneoplastic syndromes, polychondritis, polymyalgjia rheumatica,

sindromi Sjorgen etj.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

29

VI. Planifikimi i kujdesjeve infermierore

Doktorët kanë shumë mënyra për të trajtuar AR. Pikat kyçe të trajtimit konsistojnë:

Reduktimin e dhimbjes

Reduktimin e ngërçit

Të ndalohet dëmtimi i mëtejshëm i kockave

Të ndimojnë pacientët të ndihen mirë

Të ndihmojnë pacientët të qëndrojnë aktiv

Edukimi i pacientit

Pa marrë mjekimin e duhur, Artriti Reumatoid mund të dëmtojë seriozisht sipërfaqen

artikulare të kockave brenda dy viteve. Lloji i mjekimit varet nga disa faktorë përfshirë

moshën e personit, shëndetin e përgjithshëm,historinë mjekësore dhe ashpërsinë e artritit.

Pacienti duhet të njoftohet me sëmundjen, terapinë dhe veprimet e padëshiruara të saj.

Në trajtimin e Artritit Reumatoid përfshihet:

Ndryshimi i jetesës

Ka shumë mënyra se sit ë kujdeseni për vehten tuaj: mbajtja e një balance të duhur mes

pushimit dhe ushtrimeve, kujdesuni për kockat tuaja, mos i krijoni vehtes stres, hani në

mënyrë të shëndetshme etj.

Ushqimi për të sëmurët me Artrit Reumatoid

Qëkur Artriti Reumatoid është zbuluar si një sëmundje që shkakton inflamacion është e

kuptueshme që duhet të eliminojmë sa më shumë të jetë e mundur ushqime që shkaktojnë

inflamacion.

Konsumoni më pak ushqime që shkaktojnë inflamacion:

o Sheqernat

o Glutenet

o Shumë drithëra përmbajnë gluten dhe shkaktojnë inflamacion

o Lëngjet e frutave,sodat

Konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme që parandalojnë inflamacionin:

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

30

o Omega 3

o Mish vici i freskët,ushqyer me bar organic

o Perime

o Pini sa më shumë ujë të pastër

Medikamentet

Ka shumë barna të dedikuara për artritin reumatik të cilat ulin dhimbjet, ënjtjet dhe

inflamacionin në nyja. Disa prej atyre parandalojnë ose minimizojnë progresin e sëmundjes.

Mjekimi farmakologjik fillon me barërat anti-inflamatorë josteroidë së bashku me

kortikosteroidet që shërbejnë si terapi fillestare deri sa të japin efektin barërat që modifikojnë

sëmundjet reumatike (DMARDs).

Barnat të cilat lehtësojnë simptomat e artritit (dhimbjen, shtangien dhe enjtjen e nyjave)

përshijnë:

Barnat analgjezike anti-inflamatore (kunder pezmatuese) si: aspirina,

ibuprofen ketoprofen,naprokseni,piroxicam,diclofenac etj.

Lehtësuesit e jashtëm të dhimbjeve (që aplikohen drejt në lëkurë) si:

Kortikosteroidet si prednizoloni etj.

Ka edhe shumë barna të fuqishme të quajtura barna antireumatike modifikuese

të sëmundjes, të cilat përdoren për mjekimin e Artritit Reumatoid.

Këto barna zakonisht funksionojnë duke interferuar ose duke frenuar sulmin e sistemit imun

në nyja. Ata përshkruhen si shtesë me pushimin,aktivitetin fizik dhe medikamentet anti-

inflamatore. Në këtë grup bëjnë pjesë: Hydroxychloroquine (Plaquenil-përdoret në mjekimin

e malaries),i cili zakonisht përdoret me metotrexatin.

Methotrexati përdoret në format mesatarisht të rënda, të rënda dhe në rastet shumë aktive.

Dozimi prej 10-15-25mg/një herë në javë eventualisht oral mundet që pas 3-6 javësh të

shkaktojë një përmirësim në drejtim të dobësimit të aktivitetit të sëmundjes.

Mjekimet biologjike, si Etanercept, Adalimumab, Infliximab, Abatacept dhe

Rituximab janë krijuar për të vepruar në atë pjesë të sistemit imun që luan rol

në zhvillimin e procesit inflamator të Artritit Reumatoid.

Ata mund të administrohen kur medikamentet e tjera nuk kanë dhënë efekt.

E mira është që doktori juaj t’ju rekomandojë këto medikamente sa më shpejt dhe bashkë me

këto dhe medikamentet e tjera për Artritin Reumatoid. Shumica prej tyre adminitrohen në

rrugë subkutane (s/c) ose intravenë(i/v).

Këtu bëjnë pjesë:

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

31

Modulatoret e qelizave të bardha

Faktori i nekrozës tumorale (TNF)

Inhibitorët interleukin-6 (IL-6)

Agjentët biologjikë ndihmojnë në trajtimin e Artritit Reumatoid, por pacientët që janë

përdorues të këtyre duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme për shkak të :

Infeksioneve nga bakteriet, viruset, kërpudhat

Leukemia ose lymphoma

Psoriasis

Agjentët biologjikë që bllokojnë TNF janë etanercepti, infliximabi etj. Enbreli është TNF-

frenues, aplikohet me injeksione nën lëkurë 25 mg dy herë në javë. Infliximabi është një

antikorp monoklonal anti-TNF, aplikohet në dozë 3 mg/kg. i.v 5-6 herë në vit.

Barna të tjera si sulfasalazine dhe leflunomide.

Sulfasalazina përoret me dozë 0.5-.3.0 g në ditë, ndërsa efektet anësore me leukopeni,

gjegjësisht me agranulocitozë janë të mundshme, prandaj analizat laboratorike të leukociteve

bëhen çdo 5-6 javë.

Preparatet e arit aplikohen në rastet e mesme dhe të rënda të sëmundjes edhe pse sukseset me

preparate të arit janë nën sukseset me sulfasalazinë.

Kirurgjia

Ndërhyrja kirurgjike mund të jetë si opsion vetëm kur dëmtimi i nyjave i shkaktuar nga artriti

reumatoid është bërë shumë i ashpër ose dhimbja nuk mund të kontrollohet me barna.

Ndërhyrja kirurgjike ndihmon të rikthehet funksionimi i nyjave të dëmtuar.

Sinovektomia është një procedurë e cila përfshin heqjen e sinoviumit të inflamuar. Kirurgu

do të bëjë sinovektomi nëse dhimbja,edemat dhe ndryshimet radiologjike janë aq të ashpra sa

metodat konservative nuk japin efekt.

Tendinat e kycit të dorës dhe nyjat e këmbës janë më të predispozuara për sinovektomi.

Osteotomia është ajo procedurë që përfshin rregullimin e devijimit të kockave nga Artriti

Reumatoid.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

32

Proçedura kirurgjikale

Zëvendësimi i kockave është ajo procedurë kirurgjikale e cila përdoret në ato raste kur

demtimi i kockave është shumë i rëndë. Përfshin heqjen e artikulacioneve të prekura dhe

vënien e protezave.

Vizita të rregullta te mjeku

Duke marrë parasysh natyrën sistemike të Artriti Reumatoid del e nevojshme të theksojmë se

pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kërkojnë një ndjekje të vazhdueshme jo vetem nga

mjeku reumatolog, por edhe nga mjeku internist, kardiologu, nefrologu, etj.

Terapia alternative

Terapia fizikale nënkupton terapinë me lëvizje aktive dhe pasive, gjimnastikën, ergoterapinë,

lëvizjen e artikulacioneve në banjo me ujë të ngrohtë dhe të gjitha këto e zvogëlojnë

tendosjen muskulore dhe evitojnë invaliditetin.

Një ekuilibër mes pushimit dhe ushtrimeve fizike, është i rëndësishëm për mjekimin e artritit

reumatoid.

Gjatë shpërthimit të inflamacionit (përkeqësimit të sëmundjes), është më së miri t’i pushoni

nyjat të cilat janë të inflamuara. Kjo mund të arrihet përmes përdorimit të përkohshëm të

shkopit ose rripave të nyjave.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

33

Kur inflamacioni zvogëlohet, programet stërvitore janë të patjetërsueshme për të ruajtur

fleksibilitetin e nyjave dhe për të formuar muskujt të cilat mbulojnë nyjat.

Një varg i ushtrimeve duhet të bëhen rregullisht për të ruajtur lëvizshmërinë e nyjave.

Mbani një aktivitet fizik në normë

Artikulacionet e inflamuara mund të dëmtohen edhe më shumë gjatë një aktiviteti,

kështu që është e këshillueshme të kërkojmë një person të kualifikuar i cili e kupton

Artrititin Reumatoid dhe sëmundjet inflamatore autoimune të tjera përpara se të

nisni një program me ushtrime. Specialisti duhet të trajnojë cdo pacient.

Nuk duhet të stresoheni nga kjo pjesë, por duhet të jeni të sigurt të gjeni një person të

kualifikuar i cili e di se si të punojë me pacientë të prekur nga Artriti Reumatoid, këta

e dinë se persona të tillë nuk duhet kurrsesi të bëjnë ushtrime të mundimshme.

Një pyetje që do na gëzonte është: "çfarë ushtrimesh duhet të bëjmë"?

Zakonisht një program i mirë fitnesi nis me një lëvizje dinamike të artikulacioneve.

Levizje të tilla do të na ndihmojnë të levizim, në rehabilitimin e plagëve, eleminimin

e shenjave në inde dhe të reduktojmë ngurtësimin e artikulacioneve.

Më pas një force e ndjeshme dhe një program trajnues për zemrën. Ushtrimet duhet

të jenë gjithmonë të përzgjedhura me kujdes që progresivisht të parandalojnë

inflamacionin.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

34

A mund të shërohet artriti reumatoid?

Edhe pse ende nuk ka një shërim për artritin reumatoid, trajtimi i hershëm, agresiv është

treguar efektiv për të ndihmuar parandalimin e përkeqësimit të sëmundjes.

VII. Ndjekja

Rastet e regjistruara me Artriti Reumatoid në Spitalin Rajonal të Durrësit (SRD)

Për periudhën janar 2013-janar 2014 pranë SRD janë paraqitur 70 raste me Artrit Reumatoid,

prej të cilëve 55 janë të seksit femër dhe 15 janë të seksit mashkull. Femrat e prekura kanë

një moshë mesatare 52.5 vjet ndërsa meshkujt me moshë mesatare 57 vjet.

Nga këta 15 individë janë banorë nga fshati dhe 55 janë banorë nga qyteti.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

35

Shpërndarja femra-meshkuj sipas vendbanimit (fshat-qytet) paraqitet në grafikun më poshtë:

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

36

Duke u nisur nga studimi i rasteve të sipërpërmendura arrita në këto konkluzione:

Sëmundja ka filluar me prekjen e artikulacioneve të vogla të duarve në mënyrë

simetrike dhe më pas me prekjen e artikulacioneve të tjera.

Praninë e ndjenjës së ngurtësimit mëngjesor i cili zgjat më shumë se një orë.

Numri i të prekurve me këtë sëmundje është më i madh në qytet se sa në fshat dhe kjo

më shumë për shkak të mënyrës së jetesës.

Kur sëmundja ka mbi 5 vite që është instaluar pacienti e ka të vështirë të kryejë një

aktivitet ditor normal për arsye të dhimbjeve të forta, pranisë së noduleve subkutane e

dobësisë trupore. Periudhat e acarimit dhe të qetësisë janë një tjetër karakteristikë e

përbashkët e sëmundjes (afërsisht 5-10%).

Jeta për pacientët me Artrit Reumatoid mund të shkurtohet me 5-10 vjet, ndërsa ata që

ndjekin terapinë kanë mortalitet më të ulët. Rritja e mortalitetit është e lidhur me

faktorë si: mosha, seksi mashkull, faktorët social-ekonomik (niveli i edukimit), faktori

rheumatoid pozitiv, sëmundje të tjera ekstraartikulare, rastet e rënda klinike (prekja e

shumë artikulacioneve).

Sëmundshmëria favorizohet nga infeksionet, sëmundjet kardiovaskulare, ulçera

gastrike, sëmundjet renale.

Dhe në vend të përfundimit do të përkujtojmë se vetëm me diagnostikim dhe mjekim të

hershëm të kësaj sëmundjeje, me bashkëpunim dhe me punë profesionale do të pretendojmë

zbutjen e shenjave dhe simptomave të sëmundjes, evitimin e invaliditetit, aftësimin dhe

kthimin e të sëmurëve në vendin e punës dhe në aktivitetet jetësore.

VIII. Përfundime dhe rekomandime

Ju nuk duhet kurrë artritin, i cdo lloji qoftë, gjithashtu dhe gjendje të tjera t’i lini që t'ju

pengojnë të jetoni. Në të vërtetë duke u dorëzuar jeni duke i bërë gjërat keq.

Eshtë e dokumentuar se personat që janë marrë me ushtrime për një kohë të gjatë bëjnë

një jetë me të mirë nga ana cilësore. Ushtrimet që shkaktojnë dhimbje të mëdha gjithashtu

ndihmojnë në të kundërt të shëndetshmit.

Por gjithmonë duhet të keni të qartë se kush është duke u marrë me trajnimin e tuaj. Shumë

trajnjerë personal dhe instrukorë të fitnesit dinë të bëjnë vetëm një gjë, t'ju kërkojnë të shtyni

më fort. Kjo është më e përhapura, por jo mënyra e duhur për t'u ushtruar.

Edukimi i Pacientit

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

37

Kohës së edukimit dhe këshilimit të pacientit i duhet dhënë shumë vlerë pasi kjo ndihmon në

reduktimin e dhimbjes, imobilizimit dhe vizitave të shpeshta te një doktor.

Informimi i pacientit me diagnozën

Duke ditur potencialin që ka AR si sëmundje në reduktimin e lëvizjeve informimi i

pacientit për diagnozën që ka merr një rëndësi shumë të madhe. Ti tregojmë pacientit më

shumë se sa gjendja e tij intelektuale dhe psikologjike mund të perceptojë vetëm sa do e

vështirësonte punën e ekipit mjekësor.

Pacienti duhet të dijë çfarë eshtë sëmundja e tij, ka nevojë për mbështetje psikologjike,

këshilla dhe terapinë e nevojshme. Të inkurajojmë pacientin të bëjë pyetje që ndihmojnë

atë të na komunikojë interesat dhe për çka ka nevojë.

Diskutimi i ndjekjes

Pacientët dhe familja e tyre bëjnë më të mirën kur e dinë se çfarë kaë dhe e shohin

sëmundjen me syrin e realistit, absolutisht shumë e rëndësishme për sëmundjen e Artritit

Reumatoid. Shumë pacientë i druhen imobilizimit dhe të qënit i pavarur në kryerjen e

aktivitetit normal ditor.

Duhet të përshkruhen qartë të gjitha manfestimet klinike të sëmundjes që janë të

përbashkëta për shumë të prekur.

Braktisja është frika më e madhe. Pacientët janë të qetësuar kur mësojnë se do të ndiqen

vazhdimisht nga i gjithë ekipi mjekësor i nevojshëm.

IX. Këshilla dhe kuriozitete

Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të dobishme se si ta parandalojmë Artritin

Reumatoid:

Ushtrime gjatë gjithë ditës në krahasim vetëm me një ushtrim të zgjatur. Specialistët

këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo

vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar në procesin e kalcifikimit, mjaft i

domosdoshëm për njeriun.

Përdorimi i të ftohtave (copa akulli) dhe i antiflamatorëve jo-steroide në reduktimin e

inflamacionit dhe dhimbjes.

Merrni herë pas here (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.

Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

38

Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe

pasdites.

Pini sa më shumë çarja me bimë të gjelbra.

Përdorni ujë mineral.

Hani sa më shumë fruta më vitaminë A dhe C.

Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me

përmbajtje paracetamoli.

Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes reumatizmin. Jo

pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh për të gjithë personat që kanë

probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, pra që ata të shtrihen në

rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve të gjelbra është

shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të

lehtësuar dhimbjet reumatizmale.

Disa kuriozitete për Artritin Reumatoid

Artriti reumatoid, luftohet nga borziloku

Duket si e pamundur, por, në fakt, është e vërtetë. Borziloku është një antidolorifik për

dhembjet e reumatizmës, kësaj patologjie shumë të dhimbshme që godet kyçet dhe kockat.

Borziloku që ne e rrisim edhe në ballkonet tona nuk na jep vetëm gjellët e mira të Mesdheut,

por është i aftë edhe të kurojë dhimbjet.

Këtë zbulim e ka bërë një studim indian që është drejtuar nga Kolegji Farmacisë së qytetit

Pune dhe është prezantuar në Mançester, gjatë një kongresi të përvitshëm të problemeve me

reumatizmat. Shkencëtarët indianë kanë testuar aftësitë kuruese të borzilokut dhe kanë

zbuluar se një përqendrim i caktuar i lëndës që përmbahet në borzilok, nëse merret në formën

e pilulave, mund të reduktojë deri në 73% volumin e kockave të fryra dhe dhembjen e tyre. E

gjitha kjo ndodh për 24 orë. Shkencëtaret indianë madje janë të mendimit se edhe po të hash

fletët e borzilokut mund të ndihmojë në luftën kundër disa infeksioneve siç janë: të ftohtët,

asthma dhe sëmundjet e lëkurës.

Substanca që i jep parfumin karakteristik borzilokut, eugenoli, është substancë që mendohet

të ketë këto veti të mrekullueshme. Shkencëtarët po vazhdojnë zbulimet e tyre për të parë më

në brendësi dhe për të kuptuar se cilat molekula brenda eugenolit janë përgjegjëse për këtë

efekt kundër artritit.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

39

Ideja e këtij studimi është që këto veti të borzilokut të krijojnë ilaçe, të cilat të mund të

ndihmojnë njeriun në luftën e tij kundër reumatizmës…

Ndikimi i Omega-3 në Artritin Reumatoid

Studimet kanë demonstruar se Omega-3 mund të çojë në reduktim të enzimës përgjegjëse që

shkakton deformimet kockore. Konsumi i shpeshtë i peshkut, si burim i madh i Omega-3-6-9

nuk është gjithnjë komod dhe ekonomik, prandaj duhet gjithmonë të merren doza nga jashtë.

Marrja e një plotësuesi ushqimor me acidet yndyrore thelbësore është një investim për

shëndetin e njeriut, megjithatë kërkon pak kohë që të japë efekte të cilat progresojnë sa më

gjatë të përdoren. Omega mund të vazhdojë të jetë shoqëruese edhe në rastet kur merren

mjekime me antiinflamatorët josteroidë klasikë.

Le të hedhim një vështrim mbi studimet e fundit që marrin në konsideratë ndikimet e vajit të

peshkut në trajtimin e artritit reumatoid.

Dr. Gail Darlington (Britani e Madhe): Sot ka një evidencë të padiskutueshme se artriti

reumatoid shkaktohet nga një proces oksidativ, ku përfshihen disa komponentë

proinflamatorë, si ato të nekrozës tumorale, siç janë faktori alfa dhe interleukin-1beta.

Studimi tregoi se prodhimi i kësaj të fundit pengohet nga Omega 3 dhe mundet të reduktojë

ngurtësimin mëngjesor si shenjë e dukshme e artritit reumatoid.

Artriti reumatoid e vështirëson mbetjen shtatzënë

Femrat që vuajnë nga artriti reumatoid mund ta kenë më të vështirë që të mbesin shtatzënë,

sugjeron një studim i ri, i cili është botuar në revistën shkencore, “Arthritis & Rheumatism”.

Në studimin ku kanë marrë pjesë më shumë se 68 000 gra shtatzëna është konstatuar se 25%

të pjesëmarrëseve që vuanin nga artriti reumatoid, kishin provuar pa sukses që të mbetnin

shtatzëna të paktën një vit para shtatzanisë. Vështirësitë e tilla ishin vërejtur edhe te 16% e

grave, që nuk vuajnë nga artriti reumatoid. 10% e pjesëmarrëseve në studim, që vuanin nga

artriti reumatoid, ishin trajtuar për sterilitet, përkundër 8% të pjesëmarrëseve të tjera, që nuk

vuanin nga kjo sëmundje. Artriti reumatoid më shumë prek femrat dhe mund të paraqitet që

në rininë e hershme.

Do të vuani nga artriti reumatoid? Këtë na e thonë mishrat e dhëmbëve!!!!

Problemet me misharat e dhëmbëve mund të jenë sinjale për të qënë të ekspozuar ndaj artritit

rheumatoid. Kohë më parë ishte zbuluar se ata që vuanin nga artriti rheumatoid, një sëmundje

autoimmune që godet nyjet, duke shkaktuar humbjen e indeve të kockave dhe kërceve, ishin

më të ekspozuar ndaj rënies të dhëmbëve.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

40

Por falë një zbulimi të ri, shkencëtarët kanë një objektiv të ri; të kuptojnë se duke u kujdesur

për shëndetin e mishrave të dhëmbëve mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të

artritit. Sipas shkencëtareve gjatë eksperimentit u vu re se ata që vuanin nga mishrat e

dhëmbëve dhe nuk kishin artrit tregonin me kalimin e kohës shenja të humbjes së indeve dhe

shfaqjen e artritit.

Të pish alkool zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga AR?!

Sipas një studimi të ri, pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar mund të zvogëlojë rrezikun e

artritit reumatoid.

Disa konsumues të rregullt të alkoolit kishin gati gjysmën e shanseve për të zhvilluar

gjendjen paralizuese se sa ata që rrallë pinë. Hulumtuesit zbuluan lidhjen pas rishikimit të

gjerë të studimeve të mëparshme për lidhjen mes pirjes së alkoolit dhe artritit reumatoid.

Rezultatet e publikuara në revistën “Rheumatology”, sugjerojnë se pak pije në javë mund të

ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjes. Edhe pse hulumtimi i fundit nuk gjen arsyet përse

një pije e rregullt mund të ofrojë disa mbrojtje, hulumtimet më parë sugjeronin se ajo mund të

jetë për shkak se alkooli duket të ndikojë në rënien e inflamacionit në trup dhe gjithashtu ka

një efekt të butë të dhimbjes vrasëse.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Artriti-Reumatoid-dhe... · System monoartikular- system qe prek vetem nje artikulacion. Rubor-skuqje

41

Bibliografia Si të shkruajmë një punim kërkimor- Qendra për Arsim Demokratik

1. Disease Center. Rheumatoid

Arthritis. Arthritis Foundation.

http://ëëë.arthritis.org/conditions/dise

asecenter/RA/ra_symptoms asp

2. Rheumatoid Arthritis.

American College of Rheumatology.

http://ëëë.rheumatology.org/public/fa

ctsheets/ra_neë.asp?aud=pat

3. Health Topics. Joint

Replacement Surgery and You.

NIAMS.

http://ëëë.niams.nih.gov/hi/topics/arth

ritis/jointrep.htm

4. Anaya, JM. Pulmonary

involvement in rheumatoid arthritis.

Seminars in Arthritis and

Rheumatism 24(4) Feb 1995 242-54.

http://dx.doi.org/doi:10.1016/S0049-

0172(95)80034-4

5. Additional Ëeb Based Resources

Arthritis Foundation: http://ëëë.arthritis.org/

6. Journal of American Medical Association Patient Page for Rheumatoid Arthritis:

http://jama.ama-assn.org/content/305/17/1824.full.pdf

8. National Institute of Arthritis and Musculoskeletal and Skin Diseases: Rheumatoid

Arthritis: http://ëëë.niams.nih.gov/Health_Info/Rheumatic_Disease/default.asp U.S.

Department of Health & Human Services Agency for Healthcare Research and Quality –

Rheumatoid Arthritis: A Guide for

Adults:http://effectivehealthcare.ahrq.gov/ehc/products/14/86/RheumArthritisConsumerGuid

e_Singlepage.pdf

9. Mayo Clinic – Rheumatoid arthritis

pain: Tips for protecting your

joints: http://ëëë.mayoclinic.com/heal

th/arthritis/AR00015/METHOD

JANAR 2014