REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni...

23
REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT INFORMATË për të drejtat e fëmijëve dhe personave me paralizë cerebrale, Sindromë të Daunit, aftësi të kufizuara intelektuale, të verbër dhe persona me shikim të dobësuar, dhe përvojat e tyre në realizimin e të drejtave Shkup, gusht 2016

Transcript of REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni...

Page 1: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT

INFORMATË për

të drejtat e fëmijëve dhe personave me paralizë cerebrale, Sindromë të Daunit, aftësi të kufizuara intelektuale, të verbër dhe persona me shikim të dobësuar, dhe

përvojat e tyre në realizimin e të drejtave

Shkup, gusht 2016

Page 2: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

1

Hyrje

Të drejtat e njeriut, barazia dhe mosdiskriminimi janë pjesë e parimeve dhe principeve themelore të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut nënkupton sigurimin jo vetëm të kushteve formale por edhe materiale për realizimin papengesë të këtyre të drejtave të qytetarëve, pavarësisht dallimeve mbi çfarëdo qoftë baze.

Sipas Avokatit të Popullit, fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar sikur edhe të gjithë fëmijëve/personave tjerë duhet t’u sigurohet jetë kuptimplotë/e përshtatshme, mbështetur mbi barazinë dhe mosdiskriminimin. Është e nevojshme që pikëpamjet e tyre të dëgjohen dhe të merren në konsideratë, si dhe të krijohen kushte për pjesëmarrjen e tyre në bashkësi dhe të kontribuohet në ndërtimin e shoqërisë në të cilën në mënyrë të barabartë sigurohet plotësimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, trajtimi i barabartë i dallimeve, me respektimin dhe vlerësimin e dinjitetit njerëzor.

Avancim, mbrojtje dhe sigurim të personave me aftësi të kufizuara me qëllim që plotësisht dhe në mënyrë të barabartë t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore, si dhe ta promovojnë dinjitetin e tyre, në të vërtetë ky është edhe qëllimi kryesor i Konventës për të Drejtat e Personave me Invaliditet, e ratifikuar nga ana e Republikës së Maqedonisë më datë 5 dhjetor 2011.

Po aq i rëndësishëm është edhe ndryshimi i vlerave dhe qëndrimeve shoqërore në drejtim të ngritjes së vetëdijes për aftësinë e kufizuar dhe zhvillimin e shërbimeve inkluzive, dhe me këtë edhe pranimi se fëmijët/personat me aftësi të kufizuara, njësoj sikurse edhe të tjerët, kanë nevojë për qasje të individualizuar.

Parimi i pjesëmarrjes dhe inkluzioni duhet të mundësojnë angazhimin (përfshirjen) e këtyre personave në shoqëri, veçanërisht në miratimin e vendimeve për ta dhe të drejtave të tyre, me ç’rast personat të cilët nuk janë me aftësi të kufizuar (pengesa) duhet të manifestojnë gatishmëri dhe transparencë për përfshirjen dhe pranimin e tyre.

E drejta e arsimit, kujdesi dhe mbrojtja adekuate shëndetësore, lëvizja e lirë, jeta e pavarur në shoqëri, punësimi, qasja në informata, marrja në mënyrë të pavarur e vendimeve – janë vetëm një pjesë e të drejtave për të cilat personat me aftësi të kufizuar i vënë në dukje si shkelje ose mosrespektim.

Ky Raport e pasqyron gjendjen me të drejtat e këtyre personave të rregulluar me kornizën ligjore, si dhe perceptimet për aftësitë e kufizuara dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuar në praktikë, të prezantuara në takimet me Avokatin e Popullit.

Page 3: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

2

Avokati i Popullit në mesin e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar

pranë Avokatit të Popullit, me qëllim që t’i promovojë të drejtat e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar, t’i informojë për Institucionin Avokat i Popullit, mandatin, rolin dhe kompetencat e këtij organi, t’i njoftojë me mënyrat se si t’i drejtohen, si dhe t’i dëgjojë pikëpamjet e këtij grupi të qytetarëve për qasje deri te të drejtat në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, në periudhën mars-prill 2016 realizoi takime edukative dhe promovuese me fëmijët/personat me aftësi të kufizuar dhe prindërit/kujdestarët e tyre, përkatësisht Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara.

Takimi i parë informativ u realizua më datë 10 mars të vitit 2016 në ambientet e “Dare Xhambaz” – Shkup, me kryetarët e Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve të Maqedonisë, Lidhjes Nacionale të të Verbërve të Republikës së Maqedonisë, Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër dhe me Dëgjim të Dëmtuar të Republikës së Maqedonisë, Lidhjes Nacionale të Personave me Invaliditet Fizik të Maqedonisë-“Mobiliteti Maqedoni”, Qendrës për Mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuar Intelektuale të Republikës – “Poraka” (Mesazhi”), Lidhjes Nacionale të Invalidëve Civilë nga Lufta në Maqedoni, Federatës Nacionale për Sport dhe Rekreacion të Invalidëve të Maqedonisë-Komiteti Para-olimpik Maqedonas dhe Lidhjes Nacionale të Invalidëve të Punës të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim u njohën me mandatin, rolin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, si dhe me aktivitetet për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar përmes mbajtjes së takimeve me personat dhe shoqatat e interesuara. Njëkohësisht, u shpërndanë materiale promovuese me kontakte, me qëllim të organizimit të takimeve me ato shoqata të cilat shprehin interesim për një gjë të tillë.

Pas këtij takimi, u realizuan takime me prindërit e fëmijëve dhe personave me paralizë cerebrale, prindërit e fëmijëve me sindromën Daun anëtarë të Shoqatës “Trisomnia 21”, prindërit, fëmijët e të cilëve i vizitojnë qendrat ditore për fëmijë me aftësi të kufizuar intelektuale “Poraka” – Shkup, si dhe me Shoqatën e të Verbërve dhe me Shikim të Dobësuar të Qytetit të Shkupit.

Page 4: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

3

Takim i Avokatit të Popullit me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në Qendrën ditore për fëmijë me

aftësi të kufizuara intelektuale ,,Poraka’’

Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre E drejta e arsimit Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në nenin 44 përcakton se gjithsecili ka të

drejtë të arsimit, të aksesshëm për secilin në kushte të barabarta, me ç’rast arsimi fillor është i detyrueshëm dhe falas.

Në Ligjin për arsimin fillore është përcaktuar se çdo fëmijë ka të drejtë të ndjek arsim fillor i cili është i detyrueshëm, ndërsa prindi, përkatësisht kujdestari, i fëmijës e ka për detyrë t’i mundësojë përmbushjen e obligimit për arsim fillor dhe edukimin e detyrueshëm. Së këtejmi, prindi ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën e vet në arsimin fillor në rajonin në të cilin jeton ose ka qëndrim të përhershëm.

Gjithashtu, Ligji përcakton se për nxënësit me aftësi të kufizuara arsimore sigurohen kushte përkatëse për fitimin e edukimit dhe arsimimit në shkollat fillore të rregullta dhe të posaçme dhe kanë të drejtë për ndihmë individuale për fitimin e arsimit fillor dhe edukimit. Arsimi fillor për nxënësit me aftësi të kufizuara arsimore, organizohet dhe realizohet në shkolla të posaçme fillore dhe në paralele të posaçme pranë shkollave të rregullta fillore. Plan-programin mësimor, sipas të cilit mësojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollat e posaçme fillore dhe në shkollat fillore të rregullta, e përcakton ministri i Arsimit, me propozim të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Page 5: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

4

Sipas Ligjit për arsim të mesëm, arsimi i mesëm është i detyrueshëm për çdo qytetar, me kushte të barabarta të përcaktuara me këtë Ligj. Arsimi i mesëm për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore, realizohet përmes plan-programeve për nxënësit me aftësi të kufizuara, si dhe sipas programeve për profesione përkatëse ose për aftësim për punë.

Sa i përket edukimit dhe arsimit parashkollor të fëmijëve me aftësi të kufizuara në zhvillim, me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve jepet mundësia e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në zhvillim në kopshtet për fëmijë, konform llojit dhe shkallës së aftësisë së kufizuar, më saktësisht mundësia e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve me pengesa të lehta në zhvillimin mendor ose pengesa fizike, të cilët kanë nevojë për përshtatje të plan-programeve për fëmijët parashkollor me ndihmë plotësuese profesionale ose me programe të përshtatura organizohen në grupe të rregullta, ndërsa përkujdesja e fëmijëve me aftësi të kufizuara të mesme në zhvillimin mendor ose aftësi të kufizuara fizike organizohen në grupe të posaçme sipas programeve të posaçme.

Republika e Maqedonisë e ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventën për të Drejtat e Personave me Invaliditet në të cilat, gjithashtu, është parashikuar e drejta e arsimit.

Përkatësisht, në nenin 28 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës është përcaktuar se shtetet-anëtare, çdo fëmije ia njohin të drejtën e arsimit, ndërsa për shkak të realizimit gradual të kësaj të drejte, në bazë të mundësive të barabarta, arsimin fillor e shpallin të detyrueshëm dhe falas për të gjithë. Njëkohësisht, sipas Konventës, shtetet e kanë për detyrë të ndërmarrin masa për stimulimin e ndjekjes së rregullt të mësimit, si dhe për zvogëlimin e çregjistrimit nga shkollat.

Në përputhje me nenin 29 të Konventës, arsimi duhet të orientohet në drejtim të zhvillimit të personit të fëmijëve, talentit dhe aftësive mendore e fizike deri në kufijtë e fundit.

Konventa për të Drejtat e Personave me Invaliditet në nenin 24, i cili ka të bëjë me arsimin, përcakton se shtetet-anëtare ua njohin të drejtën e arsimit fëmijëve me invaliditet, pa diskriminim dhe në bazë të mundësive të barabarta, duke siguruar sistem arsimor në të gjitha nivelet dhe mësim gjatë gjithë jetës, të dedikuar për zhvillimin e plotë të potencialit njerëzor, ndjenjën e dinjitetit dhe vetëvlerësimit, si dhe përforcimin e respektimit të të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe diversitetin njerëzor.

Më tutje, Konventa vë në dukje që personat me invaliditet të mos përjashtohen nga sistemi i përgjithshëm arsimor në bazë të invaliditetit, t’u sigurohet qasje gjithëpërfshirëse cilësore dhe falas në arsimin fillor dhe të mesëm, në bazë të barabartë me të tjerët në bashkësinë në të cilën jetojnë, me përshtatje të arsyeshme të nevojave individuale, si dhe me mbështetje të nevojshme në kuadër të sistemit të përgjithshëm arsimor, gjithnjë me qëllim të thjeshtëzimit të arsimimit të tyre efikas.

Fëmijët/personat me aftësi të kufizuara, prindërit dhe kujdestarët e tyre në takim me përfaqësuesit e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi

Page 6: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

5

të kufizuara e njoftuan Avokatin e Popullit se në lidhje me realizimin e të drejtës së arsimit çdo ditë ballafaqohen me vështirësi. Njëra nga vështirësitë kryesore gjatë realizimit të kësaj të drejte është qasja e vështirësuar deri në shkollat fillore në të cilat janë regjistruar fëmijët.

Probleme, lidhur me realizimin e të drejtës së arsimit, i vunë në pah edhe prindërit e fëmijëve me paralizë cerebrale, të cilët shpeshherë nuk mund ta ndjekin procesin arsimor në të gjitha lëndët, veçanërisht në rast të mësimit kabinetik, sepse shkollat nuk janë adaptuara në mënyrë adekuate sipas aftësive të kufizuara të fëmijëve me paralizë cerebrale, të cilët lëvizin me ndihmën e karrocës. Gjithashtu, theksuan se shpesh kabinetet janë në katin e sipërm, si dhe se në shkolla nuk ka ashensorë, kështu që këta fëmijë nuk munden plotësisht dhe në mënyrë efikase ta realizojnë të drejtën e arsimit.

Prindërit e fëmijëve me sindromën e Daunit shprehën pakënaqësi për shkak të pamundësisë për inkluzionin e fëmijëve në arsim, duke potencuar se fëmijët me sindromën e Daunit edhe përkrah kapaciteteve intelektuale dhe plan-programeve të posaçme individuale, sipas të cilëve e ndjekin mësimin, ballafaqohen me problemin e kuadrit profesional për punë me këta fëmijë. Prindërit e theksuan nevojën e defektologut në çdo shkollë për punë me fëmijët me sindromën e Daunit, si dhe mënyrën joadekuate të testimit ekstern për njohuritë e fituara. Koncepti i pranishëm aktual i punës së defektologut një herë në javë, sipas prindërve të fëmijëve me sindromën e Daunit, jo vetëm që nuk është i mjaftueshëm por është edhe joefikas. Janë pranuar informata nga prindërit se ka përmirësime në gjendje të caktuara, para së gjithash për shkak se këta fëmijë regjistrohen në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në kopshte, megjithatë mungon logopedi nga mosha më e hershme për punë me fëmijët në drejtim të përparimit të të folurit të tyre.

Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale informuan se me vështirësi e realizojnë të drejtën e arsimit inkluziv, nuk trajtohen në mënyrë të barabartë, ndërsa sipas tyre ka pasur edhe raste të fyerjeve dhe përçmimit nga drejtorët e shkollave të mesme, të cilët nuk kanë lejuar që fëmija me aftësi të kufizuar të regjistrohet në shkollë. Sipas prindërve të këtyre fëmijëve, përfshirja e fëmijëve në sistemin arsimor varet nga shkalla e aftësisë së kufizuar intelektuale. Përkatësisht, në sistemin e rregullt arsimor përfshihen ata fëmijë që janë me shkallë më të lehtë të aftësisë së kufizuar, ndërsa në shkolla të posaçme fillore fëmijët me shkallë më të rëndë të aftësisë së kufizuar. Prindërit janë deklaruar pozitivisht për angazhimin e defektologëve mobil në shkollat (e rregullta) si mbështetje të fëmijëve, me qëllim që pa problem dhe papengesë të përfshihen në programin mësimor, megjithatë kishin vërejtje për numrin e vogël të defektologëve të angazhuar. Së këtejmi, ata kanë vënë në dukje se kuadri arsimor nuk është i trajnuar në mënyrë përkatëse për punë me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prandaj përballen me vështirësi në realizimin e procesit mësimor në klasat në të cilat janë përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale.

Page 7: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

6

Kërkesa e prindërve të fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara është të sigurohen mundësi që çdo fëmijë/person të përfshihet në procesin edukativ-arsimor, në paralelet e rregullta, detyrimisht institucionet arsimore të përshtaten sipas aftësive të kufizuara të fëmijës, të zbatohen trajnime profesionale për kuadrin mësimor për punë me fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe të ketë numër të mjaftueshëm të defektologëve dhe kuadrit tjetër profesional për ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve në sistemin arsimor.

Takim i Avokatit të Popullit me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në Qendrën ditore për fëmijë me

aftësi të kufizuara intelektuale ,,Poraka’’ E drejta e mbrojtjes dhe sigurisë shëndetësore E drejta e mbrojtjes shëndetësore garantohet për çdo qytetar, e cila gjithashtu

është rregulluar me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore, Ligjin për sigurimin shëndetësor, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe aktet nënligjore nga fusha e shëndetësisë.

Ligji për mbrojtje shëndetësore e përcakton veprimtarinë në nivel primar, e cila e përfshin trajtimin shëndetësor dhe rehabilitimin mjekësor të të rriturve, fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar. Ligji për sigurim shëndetësor parashikon çlirimin nga pagesa e pjesëmarrjes gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore dhe barnave për fëmijët me aftësi të kufizuar, ndërsa Fondi për Sigurim Shëndetësor i mbulon shpenzimet për një pjesë të masave dhe aktiviteteve për zbatimin e programeve parandaluese dhe programeve tjera për mjekimin e sëmundjeve të caktuara, si dhe për personat me aftësi të kufizuar.

Page 8: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

7

Ligji për mbrojtjen e pacientëve i përfshin edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar si pacientë, me ç’rast i rregullon dhe realizon të drejtat mbi bazë të barabartë me qytetarët e tjerë, përkatësisht se personi ka të drejtë për përkujdesje, mjekim, rehabilitim e që janë konform nevojave dhe aftësive të tij individuale, ndërkaq në drejtim të nivelit më të lartë personal të shëndetit në përputhje me metodat në dispozicion dhe mundësitë e medicinës.

Sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës, në të gjitha aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me fëmijët, interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë parimi kryesor. Njëkohësisht, sipas nenit 24 të kësaj Konvente, fëmijës duhet t’i sigurohet niveli më i lartë i mbrojtjes shëndetësore,mjekësore dhe rehabilitimit.

Sipas nenit 25 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve me Invaliditet, personat me invaliditet kanë të drejtë të gëzojnë standarde më të larta, pa diskriminim në bazë të invaliditetit dhe duhet të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e qasjes së personave me invaliditet deri te shërbimet shëndetësore të ndjeshme sa i përket gjinisë, përfshirë edhe rehabilitimin shëndetësor.

Në lidhje me realizimin e të drejtës së mbrojtjes shëndetësore të fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara, në takimin me Avokatin e Popullit, prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar me paralizë cerebrale informuan se ballafaqohen me probleme gjatë realizimit të të drejtave të mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor, midis të cilave edhe gjatë sigurimit të pajisjeve ortopedike për personat e siguruar.

Në këtë kontekst janë edhe vërejtjet e prindërve të fëmijëve/personave me sindromën e Daunit të cilët informuan për problemet gjatë realizimit të së drejtës të pajisjeve ortopedike për fëmijët, e që kufizohet vetëm në shfrytëzimin e një palë këpucëve ortopedike në çdo gjashtë muaj, e që sipas prindërve nuk mjafton, dhe për këtë shkak detyrohen që një palë këpucë t’i sigurojnë me shpenzim vetjak. Gjithashtu, informuan se për shkak se të folurit është më dobët i zhvilluar tek këta persona ata kanë nevojë për trajtim në Qendrën Shëndetësore për të Folurit. Ata vunë në pah se nevojitet përkushtim më i madh dhe punë për zhvillimin e të folurit, ndërsa një qendër shëndetësore e të folurit nuk është e mjaftueshme për një gjë të këtillë. Po ashtu, vunë në dukje se në Qendrën për të Folurit punohet me të gjithë fëmijët (edhe me ata me zhvillim normal edhe me fëmijët me aftësi të kufizuara), trajtimet janë të pakta në numër dhe në kohëzgjatje, përkatësisht nuk janë të mjaftueshme që të realizohet niveli i qartë i të folurit tek fëmijët me sindromën e Daunit, ndërsa potencuan se nuk ka kuadër të mjaftueshëm të specializuar për punë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Së këtejmi, janë pranuar informata se fëmijët/personat me paralizë cerebrale, gjithashtu ballafaqohen me vështirësi gjatë realizimit të së drejtës së sigurimit të pajisjeve ortopedike, me ç’rast prindërit informuan se fëmijët me diagnozën paraliza cerebrale (G-80) nuk mund të lëvizin në mënyrë të pavarur, për shkak se përdorin karrocë me rrota, por jo edhe karrocë invalidore me elektromotor-skuter. Në këtë kontekst potencojnë se

Page 9: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

8

në Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për indikacionet për realizimin e të drejtës së pajisjeve ortopedike dhe pajisjeve tjera, të miratuar në vitin 2015, këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm personat të cilët kanë të drejtë për karrocë invaliditeti të dhomës, ndërsa diagnoza paraliza cerebrale G-80 nuk është parashikuar si bazë për përdorimin e karrocës së dhomës.

Prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara intelektuale, në takimin me përfaqësuesit e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara theksuan se ligjet, me të cilët përcaktohen të drejta të caktuara, nuk implementohen çdoherë edhe në praktikë. Prindërit informuan se, për këta fëmijë, nuk ka organizim të mbrojtjes shëndetësore të specializuar dhe se cilësia e shërbimeve shëndetësore nuk është gjithmonë në nivel të kënaqshëm. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar të moshës mbi 26 vjet, si problem e vunë në dukje sigurimin e mbrojtjes shëndetësore falas, mjekimin, trajtimin dhe barnat, duke vënë në pah se në të shumtën e rasteve barnat janë të shtrenjta dhe nuk janë në listën pozitive, ndërsa nëse janë në listën pozitive nuk janë lehtësisht të aksesshme. Ata kishin vërejtje edhe sa i përket procedurës së refundimit të mjeteve, për të cilën konsiderojnë se është shumë e gjatë.

Prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar i vunë në dukje disa probleme kryesore gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve/personave, edhe atë: kategorizimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale, se fëmijët/personat me pengesa të kombinuara, të lehta dhe mesatare realizojnë të drejta dhe beneficione të ndryshme, veçanërisht duke i vënë në pah vërejtjet e kufirit të moshës, më saktësisht pragun deri në moshën 26 vjeçare, duke potencuar se nuk zvogëlohen nevojat e personave pasi ta arrijnë këtë moshë por, përkundrazi nevojat rriten, gjithashtu ata i potencuan kontrollet e panevojshëm të detyrueshëm të fëmijëve/personave të cilat detyrohen t’i bëjnë çdo vit për ripërtëritjen e dokumentacionit për gjendjen, edhe pse gjendja nuk ndryshon. Sipas tyre, nevojitet fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara t’u mundësohet mbrojtje shëndetësore falas, mjekimi dhe trajtimi pa kufizim të moshës, si dhe informimi më i madh, edukimi dhe trajnimi i personelit shëndetësor, si në mbrojtjen shëndetësore primare ashtu edhe në atë specialistike dhe spitalore.

Page 10: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

9

Takim i Avokatit të Popullit me Shoqatën e personave të verbët dhe me shikim të dobësuar të qytetit të Shkupit E drejta e qasjes (aksesit) Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtën e qasjes deri te të gjitha objektet, deri

në informata dhe pajisje, si edhe të gjithë qytetarët e tjerë. Me nenin 9 të Konventës për të Drejtat e Personave me Invaliditet inkorporohet

obligimi që shteti të ndërmerr masa përkatëse, me qëllim që këtyre personave t’u mundësohet jetë e pavarur dhe të marrin pjesë në të gjitha fushat e jetës. Në këtë kontekst duhet të sigurohet qasje mbi baza të barabarta me të tjerët deri në mjedisin fizik, transportin, informatat dhe komunikimin, përfshirë edhe teknologjitë e komunikimit dhe sistemet, si dhe deri te kapacitetet dhe shërbimet e tjera, të hapura ose të siguruara për publikun në mjediset urbane dhe rurale.

Strategjia nacionale për të drejtat e barabarta të personave me invaliditet (e reviduar) nga viti 2010 deri në vitin 2018, si qëllim të veçantë e vendosi zbatimin konsekuent të rregullave të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e detyrueshëm të standardeve të qasjes, me ç’rast parashikon masa të cilat përfshijnë krijimin e shërbimeve të bazuara mbi kënaqjen e nevojave të personave me invaliditet për përfshirjen e tyre të plotë në jetën personale, familjare, arsimore dhe profesionale. Mbështetja e hulumtimit, zhvillimit, prodhimit dhe zbatimit të teknologjive të reja informatike-komunikacionit dhe qasja e tyre deri te personat me invaliditet. Zhvillimi i

Page 11: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

10

mekanizmave për qasje deri në informacione dhe komunikime të personave me invaliditet. Gjithashtu, masa me qëllim që shteti, përmes sistemit juridik, të sigurojë zhvillim, prodhimtari, furnizim dhe sigurim të pajisjeve për personat me aftësi të kufizuara, si dhe inkorporim të standardeve dhe rregullave për shmangien e barrierave fizike dhe çdo lloj tjetër të barrierave.

Ligji për ndërtim në nenin 10 e rregullon çështjen e sigurimit të qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuar. Përkatësisht, Ligji parashikon përjashtimin e kërkesave themelore për ndërtim në rast të rikonstruksionit ose adaptimit të ndërtimit të regjistruar në Regjistrin Nacional për Trashëgimi Kulturore, me çka personave me invaliditet u mundësohet qasje papengesë, lëvizje, qëndrim dhe punë, pas marrjes së mendimit pozitiv nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe pas sigurimit të pëlqimit nga organi i administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve nga fusha e kulturës.

Në nenin 11 të Ligjit është rregulluar e drejta e qasjes dhe lëvizjes papengesë, deri në objekt dhe nga objekti, me ç’rast mënyra e sigurimit të qasjes papengesë, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së personave me invaliditet deri në objekt dhe nga objekti, nga paragrafi 1 të këtij neni e përcakton ministri kompetent për punët nga fusha e rregullimit të hapësirës. Me Rregulloren, për mënyrën e sigurimit të qasjes papengesë, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së personave me aftësi të kufizuar, deri në objekt dhe nga objekti, si akt nënligjor në mënyrë plotësuese rregullohen standardet e qasjes.

Në Ligjin për planifikimin hapësinor dhe urbanistik është rregulluar njëri nga parimet kryesore të procesit të planifikimit dhe rregullimit të hapësirës, përkatësisht tejkalimit të barrierave urbane të personave me invaliditet, ndërsa me Ligjin për banim parashikohet se plani për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit mund të përfshijë edhe aktivitete rreth përmirësimit të qasjes në objektet ekzistuese, si dhe se administratori duhet t’i dijë standardet dhe normat e qasjes për personat me handikap në objektin e banimit.

Në takimin me prindërit e fëmijëve/personave me paralizë cerebrale, prindërit e fëmijëve me sindromën e Daunit, aftësi të kufizuara intelektuale dhe personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, në lidhje me këtë të drejtë u potencua se ligjet nuk zbatohen në mënyrë konsekuente dhe për këtë shkak mjedisi fizik akoma nuk është mjaftueshëm i aksesshëm për këta fëmijë/persona. Përkatësisht, sipas prindërve, ky problem nuk është i pranishëm në objektet e ndërtuara të reja, të cilët detyrimisht duhet të kenë rampa të aksesshme dhe ashensorë, ndërsa numri më i madh i objekteve tjera – rrugët, mjetet e transportit dhe institucionet publike nuk janë të aksesshme për personat me aftësi të kufizuar. Për shkak të barrierave arkitekturale të mjedisit në të cilat jetojnë personat, atyre u pamundësohet lëvizja pa shoqërim të personit tjetër.

Për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar kontestohet kërkesa nga Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja e transportit urban - NTU, të cilët kërkojnë që personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar, që e përdorin transportin falas, të paraqesin mendim konziliar deri tek institucionet e cekura edhe për shoqëruesin e tyre.

Page 12: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

11

Në takim, prindërit por edhe vet personat e shprehën pakënaqësinë e tyre për shkak të pamundësisë së shfrytëzimit të parkingut falas në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa një pjesë e tyre informuan se u janë arkëtuar pagesat rrugore në autostradat e Republikës së Maqedonisë, obligim ky nga i cili paraprakisht janë liruar.

Në lidhje me qasjen deri te shërbimet, konkretisht në bankat, të pranishmit pohuan se vetëm “Komercialna banka” ka siguruar qasje, përkatësisht me plotësimin e formularit, personat të cilët janë të verbër dhe me shikim të dëmtuar mund të kryejnë transaksione të caktuara ose lloj tjetër të shërbime financiare. Megjithatë, personat njoftuan se faksimili, të cilin e shfrytëzojnë si nënshkrim dora vetë, nuk pranohet çdoherë nga ana e institucioneve si i besueshëm e që këta persona e vlerësojnë si qasje të pabarabartë dhe pengesë për realizimin e të drejtave të tyre.

Sipas prindërve të fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara, duhet të respektohen dhe në mënyrë konsekuente të zbatohen rregullat juridike, me qëllim që çdo person me aftësi të kufizuar të lëvizë papengesë dhe të orientohet në hapësirë, përmes sigurimit të rampave, ashensorëve, sinjalizimit me zë dhe me dritë, trotuareve adekuatë dhe ngjashëm.

Sa i përket qasjes në informata, ata manifestuan pakënaqësi, siç theksuan, për shkak të mosgatishmërisë dhe qasjes joserioze të institucioneve dhe organeve me qëllim të sigurimit të lehtë të informatave të nevojshme dhe mënyrës së kuptueshme dhe formatit, konform aftësisë së kufizuar të personit. Njëkohësisht, e potencuan rolin e mediave në ngritjen e vetëdijes publike, përmes informimit të personave me aftësi të kufizuara duke e respektuar dinjitetin e këtyre personave, ndërkohë që e theksuan edhe nevojën e angazhimit më të madh të organeve/institucioneve në nivel qendror dhe lokal të këtyre personave, respektimin e këtyre të drejtave dhe ndërgjegjësimin më të madh social për ekzistimin dhe nevojën e tyre për inkluzion të të gjitha llojeve.

E drejta e mosdiskriminimit dhe barazisë Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e garanton barazinë dhe barabarësinë e

qytetarëve, përkatësisht e ndalon diskriminimin mbi bazë të: gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës nacionale dhe sociale, besimit politik dhe fetar, pozitës pronësore dhe shoqërore. Sipas nenit 9 të Kushtetutës, qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve.

Ndalimi i diskriminimit në bazë të aftësisë së kufizuar mendore dhe fizike përcaktohet në nenin 3 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, me ç’rast në nenin 8, i cili e trajton diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, përcaktohet se me diskriminim nënkuptohet pamundësimi i qëllimshëm ose qasja e vështirësuar deri te mbrojtja shëndetësore, trajtimi i rregullt shëndetësor, trajtimi i rregullt mjekësor, mjetet rehabilituese dhe masat në përputhje me nevojat e tyre, qasja e

Page 13: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

12

vështirësuar ose pamundësimi i qëllimshëm deri në të drejtën e arsimimit, të drejtat e marrëdhënies së punës, e drejta e martesës dhe krijimit të familjes dhe të drejtave tjera.

Sipas Ligjit, diskriminimi i personave me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike ekziston edhe atëherë kur nuk do të ndërmerren masa për shmangien e kufizimeve, përkatësisht përshtatjen e infrastrukturës dhe hapësirës, shfrytëzimin e resurseve publikisht të aksesshme ose pjesëmarrjen në jetën publike dhe shoqërore.

Konventa për të Drejtat e Njeriut i njeh të drejtat pa kurrfarë diskriminimi dhe pavarësisht racës, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, bindjes politike ose bindjes tjetër, prejardhjes nacionale, etnike ose sociale, gjendjes pronësore, paaftësisë, origjinës ose statusit tjetër të fëmijës, prindit ose kujdestarit. Sipas kësaj Konvente, në të gjitha aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me fëmijët, me rëndësi primare janë interesat e fëmijëve, pavarësisht asaj se a i zbatojnë institucionet publike apo private për mbrojtje sociale, gjykatat, organet administrative ose trupat ligjvënës.

Konventa për të Drejtat e Personave me Invaliditet, në nenin 5 e konfirmon parimin universal të barazisë dhe barabarësisë së të gjithë njerëzve dhe në këtë kontekst, shtetet pranojnë se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe sipas ligjit kanë të drejtë, pa çfarëdo qoftë diskriminimi për mbrojtje të barabartë dhe përfitim të barabartë nga ligji.

Me Konventën, gjithashtu ndalohet çdo lloj diskriminimi në bazë të aftësive të kufizuara dhe këtyre personave u garanton mbrojtje të barabartë dhe efikase nga diskriminimi mbi çdo lloj baze.

Në takimin me prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar, ata thanë se nuk janë të kënaqur nga trajtimi në shoqëri, përkatësisht se ajo që është përcaktuar dhe garantuar nuk zbatohet në mënyrë konsekuente në praktikë. Sidomos u potencua gjendja me vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara duke vënë në dukje se diskriminimin e ndjejnë në disa nivele: në bazë përkatësisë gjinore, aftësisë së kufizuar dhe përkatësisë etnike.

Në këtë kontekst, prindërit konsiderojnë se nevojiten më shumë aktivitete efikase në këtë fushë, si dhe afirmim i mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi, por edhe masa dhe aktivitete për përfshirjen më të madhe të vet fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre, me qëllim të tejkalimit të paragjykimeve dhe vështirësive gjatë realizimit të të drejtave në fusha të ndryshme, përkatësisht për trajtim të barabartë dhe qasje papengesë deri te të drejtat.

Page 14: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

13

Takim i Avokatit të Popullit me prindërit e fëmijëve më paralizë cerebrale

E drejta e punësimit dhe punës Me nenin 32 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë garantohet se secili ka

të drejtë për punë, zgjedhje të lirë të punësimit, mbrojtje gjatë punës dhe siguri materiale gjatë kohës së papunësisë së përkohshme. Secili, në kushte të barabarta, ka të drejtë të përfitimit material përkatës, të drejtë të pushimit të paguar ditor, javor dhe vjetor dhe të punësuarit nuk mund të heqin dorë nga këto të drejta.

Realizimi i të drejtave të punësimit dhe pozita e tyre rregullohen me ligj dhe me marrëveshje kolektive.

Konventa për të Drejtat e Personave me Invaliditet në nenin 27 i njeh të drejtat e punës së personave me invaliditet në bazë të barabartë me të tjerët. Këtu përfshihet e drejta e mundësisë për përfitim për jetë përmes zgjedhjes së lirë dhe pranimit të punës në tregun e punës dhe mjedisin e punës, i cili është i hapur, i përfshirë dhe i pranueshëm për personat me aftësi të kufizuar.

Strategjia nacionale për të drejtat e barabarta të personave me invaliditet (2010-2018) si qëllim të veçantë i ka mundësitë e barabarta për punë dhe punësimin e këtyre personave, me zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve sistemore të cilat bazohen mbi nevojat dhe aftësitë përmes masave adekuate, siç janë: ngritja e nivelit të njohurive dhe kompetencave të të gjithë aktorëve të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e krijimit dhe

Page 15: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

14

zbatimit të politikave të punësimit të këtyre personave me invaliditet; fuqizimin e motivimit të personave me invaliditet me qëllim të përfshirjes së tyre në procesin e punës përmes promovimit të jetës aktive; zhvillimin dhe inkorporimin e sistemit të informacionit për punësim si për personat me aftësi të kufizuar, ashtu edhe për punëdhënësit; aftësimin profesional dhe kompetent përmes formave të trajnimit, arsimimit shtesë, përsosjes profesionale dhe formave tjera të nxënies përmes punës së personave me aftësi të kufizuar dhe ngjashëm.

Ligji për punësimin e personave me invaliditet i rregullon kushtet e veçanta për punësimin dhe punën e personave me invaliditet kur në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari si tregtar individual tek punëdhënësi, ose kur kanë cilësinë e punëdhënësit në administratën shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, institucionet, agjencitë dhe fondet e institucionet e tjera shtetërore, si dhe kushtet për themelimin dhe beneficionet për punën e shoqërisë tregtare për punësimin e personave me invaliditet – shoqëria mbrojtëse.

Së këtejmi, sipas këtij Ligji, si person invalid konsiderohet personi me shikim të dëmtuar, dëgjim të dëmtuar, me pengesa të zërit, të folurit dhe gjuhës, personi me invaliditet fizik, personi me aftësi të kufizuara të zhvillimit intelektual dhe personi me aftësi të kufizuara të kombinuara i cili për shkak të shkallës së invaliditetit ka nevoja specifike në punë.

Si masa për përmirësimin e kushteve për punësimin dhe punën e personit invalid, Ligji parashikon: akordimin e mjeteve për punësim në kohë të pacaktuar të punësimit të personit me invaliditet, adaptimin e tij në vendin e punës në të cilin do të punojë nëse një gjë e këtillë është e nevojshme dhe furnizimin e pajisjes sipas kritereve dhe mënyrës së përcaktuar me akt të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.

Më tutje, Ligji parashikon çlirimin nga tatimet dhe mjetet për kontribute, si dhe mbështetje financiare në punë.

Punëdhënësi e ka për detyrë që personit të punësuar pagën t’ia paguajë përmes llogarisë bankare, ndërsa të njëjtën mund ta tërheq vetëm personi me invaliditet, bashkëshorti/bashkëshortja, prindi ose kujdestari i tij.

Ligji për marrëdhënie pune përmban dispozita për personat me aftësi të kufizuara, përkatësisht e ndalon diskriminimin në bazë të invaliditetit, ndërsa si masë pozitive e rrit kohëzgjatjen e pushimit vjetor edhe për tre ditë pune për punëtorin invalid me më së paku 60% të dëmtimit trupor, punëtorit i cili përkujdeset dhe rrit fëmijë me të meta trupore dhe psiqike.

Me këtë Ligj, gjithashtu rregullohet e drejta e orarit të shkurtuar të punës për prindërit e fëmijëve me probleme në zhvillim dhe nevoja të posaçme arsimore, me ç’rast orari i shkurtuar i punës konsiderohet si orar i plotë i punës, ndërsa e drejta e kompensimit të pagës paguhet në përputhje me rregullat e mbrojtjes sociale.

Prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara në takim theksuan se e drejta e punës dhe punësimit të këtyre personave realizohet me vështirësi, me shumë pengesa

Page 16: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

15

ndërsa personat, në numrin më të madh të rasteve, janë viktima të manipulimeve nga ana e punëdhënësve. Sipas prindërve të fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar intelektuale këta persona shumë shpesh punësohen në firma private përmes Agjencisë së Punësimit dhe pas një periudhe kohore pushohen nga puna.

Njëkohësisht, informuan se nuk janë integruar plotësisht në shoqëri, në tregun e punës, si dhe se ka raste kur u ofrohen punë të cilat nuk mund t’i kryejnë për shkak të gjendjes shëndetësore dhe për këtë shkak prindërit shprehën dyshimin e tyre për mënyrën e punës së Komisioneve për vlerësimin e aftësisë së punës, përkatësisht mënyrën në të cilën kryhet vlerësimi i aftësisë për punë të këtyre fëmijëve/personave.

Gjithashtu, shprehën shqetësim për shkak të ekzistimit të rezistencës e cila ende ekziston lidhur me punësimin e këtyre personave, me çka pohojnë se më shumë vëmendje i përkushtohet handikapit/aftësisë së kufizuar të personit, sesa aftësive të tyre. Disa anëtarë të shoqërisë së qytetit për persona të verbër potencuan se kur punësohet një person me shikim të dëmtuar nuk mund të shfrytëzojë të drejta të mbrojtjes sociale, dhe për këtë shkak konsiderojnë se nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe vënë në pah qasjen jokorrekte.

Prindërit, njëzëri janë të mendimit se nuk janë krijuar parakushte reale për shfrytëzimin papengesë të kësaj të drejte në bazë të barabartë me të tjerët, duke theksuar se për shkak të nevojës për përshtatje përkatëse ndaj punëtorëve me aftësi të kufizuara nuk ka disponim për punësimin e tyre. Në këtë drejtim janë edhe opinionet e prindërve dhe personave me aftësi të kufizuar intelektuale, sipas të cilëve nevojitet promovimi i modelit të mbështetjes së punësimit dhe jo vetëm të punësimit mbrojtës i cili funksionon në Republikën e Maqedonisë i cili, sipas tyre, në kushte të mungesës së mbështetjes në vet rrjedhën e punës, shpeshherë personi i punësuar nuk mund ta ruaj punën ose nuk mund ta realizojë punësimin.

Prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara i përshëndesin masat dhe aktivitetet për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, por konsiderojnë se nevojiten hapa serioz, me masa konkrete dhe të vazhdueshme me qëllim të punësimit të këtyre personave në të gjitha organet/institucionet/trupat, dhe jo vetëm në shoqëritë e mbrojtura tregtare, përkatësisht të krijohen dhe ofrohen edhe mundësi tjera për zhvillimin dhe kualifikimin e personave me aftësi të kufizuara. Sipas tyre, gjatë punësimit të këtyre personave gjithashtu, duhet të respektohet qasja individuale, konform mundësive dhe kapaciteteve të personit me aftësi të kufizuara, si dhe të ndërmerren masa efikase nga ana e kompetentëve për detektimin dhe sanksionimin e punësimeve fiktive dhe keqpërdorimeve të punësimeve të personave me aftësi të kufizuar.

Page 17: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

16

E drejta e mbrojtjes sociale Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në nenin 34 të gjithë qytetarëve ua

garanton të drejtën e sigurimit social, mbrojtjes sociale, të përcaktuara me ligj dhe me marrëveshje kolektive. Në përputhje me Kushtetutën, shteti kujdeset për mbrojtjen sociale dhe sigurinë sociale, konform parimit të drejtësisë sociale, me ç’rast ua garanton të drejtën e ndihmës qytetarëve të pamundur dhe të paaftë për punë dhe u siguron mbrojtje të veçantë personave invalidë dhe kushte për përfshirjen e tyre në jetën shoqërore.

Konventa për të Drejtat e Njeriut e njeh të drejtën se fëmija me pengesa mendore ose fizike duhet të gëzojë jetë me dinjitet të plotë, në kushte me të cilat sigurohet dinjiteti i tij, nxitet pavarësimi dhe lehtësohet pjesëmarrja aktive e fëmijës në shoqëri. Njëkohësisht, e respekton të drejtën e fëmijës me aftësi të kufizuara në zhvillim, përkujdesjen e veçantë dhe e stimulon dhe siguron ndihmën e fëmijës i cili i përmbush kushtet dhe ata të cilët janë përgjegjës për të, për çka është paraqitur kërkesë, varësisht nga mjetet në dispozicion, që korrespondon me gjendjen e fëmijës dhe kushtet e prindërve ose personave tjerë të cilët kujdesen për të.

Duke i marrë parasysh aftësitë e kufizuara të fëmijës me pengesa në zhvillim, Konventa përcakton se ndihma jepet falas, çdoherë kur një gjë e këtillë është e mundur, duke i marrë parasysh mjetet financiare të prindërve ose personave tjerë të cilët kujdesen për fëmijën, ndërsa është paraparë që fëmijët me aftësi të kufizuara në zhvillim të kenë qasje efikase dhe të fitojnë arsimim, trajnim, shërbime të mbrojtjes shëndetësore dhe rehabilitim, përgatitje të integrimit të plotë shoqëror dhe zhvillim personal të fëmijës, përfshirë edhe zhvillimin kulturor dhe shpirtëror.

Më tutje, sipas nenit 26 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, shtetet-anëtare e respektojnë të drejtën e çdo fëmije për shfrytëzimin e mbrojtjes sociale, përfshirë edhe sigurimin social dhe të ndërmerren të gjitha masat të cilat janë të domosdoshme për realizimin e kësaj të drejte, në përputhje me ligjet nacionale.

Konventa për të Drejtat e Personave me Invaliditet në nenin 28 e përcakton të drejtën e standardit përkatës të jetesës dhe mbrojtjes sociale, duke konstatuar se personat me invaliditet dhe familjet e tyre kanë të drejtë të kenë standard përkatës të jetesës, ushqim adekuat, veshmbathje dhe strehim, si dhe përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të jetesës, përmes marrjes së hapave përkatës për mbrojtjen dhe promovimin e realizimin të kësaj të drejte pa diskriminim, në bazë të nevojave të veçanta, përkatësisht invaliditetit.

Në nenin e njëjtë të Konventës, shtetet e njohin të drejtën e personave me aftësitë të kufizuar për mbrojtje sociale dhe gëzimin e të drejtave pa diskriminim në bazë të aftësive të kufizuara dhe do t’i ndërmarrin të gjitha hapat përkatës për mbrojtjen dhe promovimin e realizimit të kësaj të drejte, përfshirë edhe masat për sigurimin e qasjes së barabartë të personave me aftësi të kufizuara deri te uji i pastër dhe qasjes deri te

Page 18: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

17

shërbimet dhe ndihmës tjetër përkatëse në dispozicion për nevojat e tyre, sigurimin e qasjes veçanërisht të grave dhe vajzave dhe personave të moshuar me programe të veçanta deri në programe për mbrojtje sociale dhe për reduktimin e varfërisë; sigurimin e qasjes së personave dhe familjeve të tyre të cilët jetojnë në gjendje të varfërisë, ndihmës lidhur me aftësitë e kufizuara, përfshirë edhe trajnimet përkatëse, këshillimet, ndihmës financiare dhe përkujdesjes së vazhdueshme, sigurimin e qasjes së personave me aftësi të kufizuar në programet e banimit, pensionet dhe programet për pensionim.

Strategjia nacionale për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimit social (e reviduar 2010-2020) parashikon masa dhe aktivitete lidhur me këta persona, të orientuara drejt avancimit të mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe ndërtimit të modelit të ri social, përfshirë edhe sigurimin e qasjes në drejtim të formave jashtë-institucionale dhe institucionale të mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara, përkatësisht me pengesa. Një pjesë e rëndësishme e Strategjisë ka të bëjë me masat për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimin social të kategorive vulnerabile të qytetarëve.

Strategjia nacionale për të drejtat e barabarta të personave me invaliditet përfshin masa të cilat synojnë garantimin e sigurisë sociale të personave me invaliditet edhe atë: sigurimin e personave me invaliditet, qasjen e barabartë deri te shërbimet, mjetet dhe asistenca tjera për plotësimin e nevojave lidhur me invaliditetin; zhvillimin e mekanizmave rregullator për shërbime cilësore për personat me invaliditet; përfshirjen e personave me invaliditet gjatë hartimit dhe implementimit të planeve dhe programeve për reduktimin e varfërisë; sigurimin e qasjes së barabartë bazuar mbi mosdiskriminimin e personave me aftësi të kufizuar/invaliditet deri te programet për pensionim; zhvillimin e programeve për banim dhe sigurimin e qasjes së barabartë lidhur me financimin e programeve sociale të banimit përmes masave aktive për strehim të Qeverisë.

Po ashtu, në Ligjin për mbrojtje sociale rregullohet sistemi dhe organizimi i mbrojtjes sociale, të drejtat e mbrojtjes sociale, financimi dhe procedura e realizimit të të drejtave të mbrojtjes sociale. Sipas nenit 2 të Ligjit, mbrojtja sociale përkufizohet si sistem i masave, aktiviteteve dhe politikave për parandalimin dhe tejkalimin e rreziqeve kryesore sociale, ndaj të cilave ekspozohet qytetari gjatë jetës së tij, për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimin social dhe për fuqizimin e kapacitetit të tij për mbrojtje personale. Së këtejmi, me rrezik social nënkuptohen rreziqet për jetë (sëmundje, lëndim dhe invaliditet), pleqëria dhe plakja, papunësia, familja me një prind, varfëria ose llojet e tjera të përjashtimit social.

Në nenin 44 janë përcaktuar të drejtat e ndihmës në para për mbrojtje sociale, edhe atë: ndihma sociale në para, ndihma e përhershme në para, ndihma në para për personin deri në moshën 18 vjeçare i cili ka pasur status të fëmijës pa prindër ose pa përkujdesje prindërore, ndihma në para për nënën e cila ka lindur fëmijën e katër, ndihma në para për personin përkujdesës, kompensim në para për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, ndihma e njëfishtë në para dhe ndihma në natyrë, kompensimi i pagës për orar të shkurtuar të punës për shkak të përkujdesjes për fëmijë

Page 19: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

18

me aftësi të kufizuara fizike ose mendore në zhvillim, shtesa për shurdhëri, ndihma në para për prindin e vetëm i cili ka fëmijë me aftësi të kufizuar në zhvillim, ndihma në para për strehim social, ndihma në para për mbrojtje shëndetësore dhe shtesë për verbëri dhe mobilitet.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve e parashikon të drejtën e shtesës për fëmijë, shtesës së veçantë, ndihmën e njëfishtë në para për fëmijën e sapolindur, shtesën e prindit për fëmijë dhe participimin, me ç’rast të drejtë të shtesës së veçantë si kompensim në para kanë fëmijët me nevoja specifike të cilët kanë pengesa në zhvillimin fizik dhe mendor dhe pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjet. Raport, vlerësim dhe mendim për nevojën e realizimit të këtij kompensimi jep organi profesional për vlerësimin e llojit dhe shkallës së aftësisë së kufizuar të personave, përkatësisht për gjendjen lidhur me zhvillimin mendor dhe fizik.

Sipas nenit 33, fëmija me pengesa në zhvillim dhe me nevoja specifike është fëmija me: pengesa të rënda ose shumë të rënda në zhvillimin fizik, fëmija me aftësi të kufizuar të mesme, të rëndë ose aftësi të kufizuar të thellë mendore, me forma më të rënda të sëmundjeve kronike, fëmija me shkallë më të rëndë të dëmtimit të shikimit, dëgjimit ose të folurit (person i verbër dhe praktikisht person i verbër, person praktikisht i shurdhër dhe totalisht i shurdhër, person me mungesë të plotë të të folurit, person me dëmtim të rëndë të të folurit për shkak të paralizës fëmijërore, person me autizëm dhe person me të folur të dëmtuar ose të cilin në ndërkohë e ka humbur), me sindromën e Daunit dhe me më shumë lloje të aftësive të kufizuara (të kombinuara) në zhvillim.

Prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar i dinë të drejtat e kompensimit në para, megjithatë konsiderojnë se lartësia e kompensimit nuk është e mjaftueshme për t’i mbuluar nevojat e fëmijëve/personave. Mes tjerash, nuk janë të kënaqur edhe nga gjendja e qendrave ditore dhe format e tjera të përkujdesjes dhe mbështetjes së fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar.

Prindërit, me shqetësim dhe revolt, i shpalosnin përvojat e hidhura, joazhurnitetin dhe joprofesionalizmin e qendrave për punë sociale, ndërkohë që shprehën pakënaqësi nga lartësia e ndihmës të cilën e pranojnë (ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër) e cila nuk është e mjaftueshme, përkatësisht nuk i përmbush nevojat e fëmijëve/personave. Ata theksuan se pas moshës 26 vjeçare, shumë shpesh gjendja shëndetësore e këtyre fëmijëve/personave përkeqësohet dhe për këtë shkak kanë nevojë për më shumë përkujdesje, mbrojtje dhe vëmendje. Veçanërisht u potencua se në mungesë të qendrave për përkujdesje dhe vendosje të fëmijëve/personave konform aftësisë së kufizuar, shumica e prindërve, për shkak të nevojës për përkujdesje 24 orë ndaj fëmijës, nuk mund të themelojnë marrëdhënie pune, me çka gjendja e rrezikut në të cilën ndodhen thellohet akoma më shumë.

Prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar intelektuale potencuan se Ligji për mbrojtje sociale mundëson vendosjen dhe përkujdesjen e këtyre fëmijëve/personave në familje kujdestare, e cila pranon kompensim mujor për shpenzimet e vendosjes së

Page 20: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

19

personit dhe për përkujdesjen prandaj, siç konsiderojnë prindërit, ata janë në gjendje të pabarabartë.

Në këtë drejtim, prindërit e fëmijëve me sindromën e Daunit informuan se këta fëmijë/persona doemos duhet të kenë shoqërues, i cili do t’u ndihmojë të lëvizin më lehtë, përkatësisht të orientohen në hapësirë, por të kenë edhe mbështetje fizike për shkak të gjendjes specifike të cilën e kanë. Prindërit potencuan se për fëmijët me sindromën e Daunit nuk ka qendër për përkujdesje, përkatësisht vend ku do të mund të kalojnë një pjesë të caktuar të kohës përmes aktiviteteve sociale dhe llojeve tjera të aktiviteteve.

Në drejtim të njëjtë ishin edhe pikëpamjet e prindërve të fëmijëve/personave me paralizë cerebrale dhe me aftësi të kufizuar intelektuale, ndërsa disa prindër si shembull përmendën se me vite të tëra nuk mund të dalin dhe të relaksohen, të vizitojnë teatër, kinema dhe ngjashëm, meqë doemos duhet të jenë 24 me fëmijët e tyre.

Gjithashtu, në pjesën e realizimit të të drejtave nga mbrojtja sociale, prindërit e fëmijëve me sindromën e Daunit manifestuan pakënaqësi nga obligimi për ripërtëritjen e dokumenteve për çdo vit, e që paraqet shpenzim plotësues financiar, ndërkohë që gjendja shëndetësore nuk ndryshon, duke theksuar se sindroma e Daunit është gjendje e cila nuk ndryshohet.

Një pjesë e prindërve të pranishëm theksuan se procedurat për realizimin e të drejtës së pensionit, para komisioneve për vlerësimin e aftësisë së punës, janë të gjata dhe se shpeshherë janë kthyer për plotësimin e dokumentacionit me dokumente të reja, edhe pse në bazë të dokumenteve të paraqitura paraprakisht kanë realizuar ndonjë të drejtë të caktuar të fëmijës/personit me aftësi të kufizuara.

Për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për fëmijët/personat me paralizë cerebrale shqetësimi më i madh është se çka do të ndodhë me fëmijët pas vdekjes së tyre (prindërve). Në këtë kontekst, prindërit informuan se pjesa më e madhe e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar janë të paaftë për punë dhe ligjërisht të paaftë, ndërkaq edhe pas vdekjes së prindërve/kujdestarëve ata kanë nevojë për mbrojtje dhe përkujdesje përkatëse.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve me paralizë cerebrale u ankuan për përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore për shkak të përpjekjeve të përditshme fizike gjatë ngritjes ose lëvizjes së fëmijës/personit me paralizë cerebrale, me ç’rast e vunë në dukje nevojën për asistentë/ndihmës për familjet të cilat kanë fëmijë/persona me paralizë cerebrale.

Disa prindër konsiderojnë se shteti duhet të sigurojë forma përkatëse të strehimit të pavarur për fëmijët/personat me aftësi të kufizuar me ndihmën e asistentit, si dhe të sigurojnë ndihmës për prindërit të cilët kanë nevojë për një gjë të këtillë, me çka edhe ata do të mund të planifikojnë aktivitetet të lira (vizita në teatër, kinema, pushim dhe ngjashëm), pa pasur frikë se kush do të kujdeset për fëmijët, mundësi kjo e cila realizohet dhe është realitet në vende të caktuara.

Page 21: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

20

Takim i Avokatit të Popullit me prindërit e fëmijëve me sindromën Daun në Shoqatën “Trisomnija 21”

Kultura, sporti dhe rekreacioni Konventa për të Drejtat e Personave me Invaliditet ua njeh të drejtën personave me

aftësi të kufizuara që, në bazë të barabartë me të tjerët, të marrin pjesë në jetën kulturore, në aktivitetet rekreative, të lira dhe sportive, përkatësisht i vendos detyrimet kryesore të shtetit lidhur me participimin kulturor, sportin dhe rekreacionin si pjesë të rëndësishme të jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Sipas Konventës, me qëllim të realizimit të këtyre të drejtave, shteti duhet të ndërmerr masa për sigurimin e këtyre personave që të gëzojnë qasje deri në materialet kulturore në formate të aksesshme, qasje në programet televizive, filma, aktivitete të tjera teatrore dhe kulturore të tjera, gjithashtu në formate të akesshme, përkatësisht të sigurojë gëzimin e qasjes deri në vendet e shfaqjeve kulturore ose shërbimeve, si për shembull: teatro, muze, kinema, biblioteka dhe shërbime turistike, si dhe sa më shumë të jetë e mundur qasje deri te monumentet dhe vendet me rëndësi kulturore nacionale.

Në pjesën e sportit dhe rekreacionit, Konventa stimulon dhe promovon pjesëmarrje deri në përmasa më të mëdha të mundshme për fëmijët me aftësi të kufizuara në integrimin e tyre në aktivitete sportive në të gjitha nivelet, përkatësisht sigurimin e

Page 22: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

21

mundësisë së organizimit, avancimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete sportive dhe rekreative specifike për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa për këtë qëllim edhe instruksione përkatëse, trajnime dhe resurse.

Në bisedë me prindërit e fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara, në lidhje me këto të drejta janë pranuar informata se fëmijët/personat me aftësi të kufizuar pamjaftueshëm janë përfshirë në jetën kulturore të bashkësisë, dhe prezenca varet nga mundësitë e prindit/kujdestarit.

Sipas prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të lehta në zhvillim, të cilët janë përfshirë në sistemin arsimor, në kuadër të programit mësimor, marrin pjesë në disa lloje të sporteve dhe aktiviteteve rekreative, e që nuk është rast edhe me fëmijët e tjerë varësisht nga aftësia e kufizuar.

Në takim u potencua nevoja për angazhimin më të madh të bashkësive lokale për vizita dhe manifestime të organizuara për të gjithë fëmijët në mënyrë të barabartë, në mesin e tyre edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar, stimulimi i pjesëmarrjes në ngjarjet dhe aktivitetet sportive dhe rekreative përmes sigurimit të shfrytëzimit falas të shërbimeve të objekteve të caktuara, me çka do të rritet pjesëmarrja e këtyre fëmijëve/personave në ngjarjet dhe aktivitetet sportive dhe rekreative, ndërsa do të ndryshojë edhe vetëdija tek të tjerët për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, përkatësisht do të kontribuohet në drejtim të pranimit më të madh të diversiteteve.

Gjithashtu, prindërit vunë në pah se ka nevojë për përshtatjen e programeve me të cilët këta fëmijë/ persona do të mund të përfshihen në aktivitete sportive dhe rekreative, si dhe të ndërmerren masa për realizimin e këtyre të drejtave të fëmijëve/personave të cilët jetojnë në vendet rurale ku mundësitë për realizimin e këtyre të drejtave në masë të madhe janë të kufizuara.

Në vend të konkluzionit: Iniciativa e Avokatit të Popullit për takime me prindërit e fëmijëve/personave me

aftësi të kufizuara, në të cilat morën pjesë edhe persona me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara u përshëndet dhe u vlerësua pozitivisht si mundësi që në mënyrë transparente t’i prezantojnë pikëpamjet sa u përket vështirësive me të cilat ballafaqohen gjatë qasjes në të drejtat dhe trajtimin nga të tjerët.

Të gjithë, njëzëri ranë dakord se personat me aftësi të kufizuar, pavarësisht nëse emërtohen si “persona me aftësi të kufizuar”, “persona me handikap” ose “persona me invaliditet” edhe më tej vazhdojnë të jenë në margjinat e shoqërisë, me ç’rast për çdo ditë luftojnë për të dëshmuar se nevojat e tyre doemos duhet të merren parasysh në kontekst të të drejtave të njeriut.

Page 23: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT …ombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016...Legjislacioni lidhur me qasjen deri te të drejtat nga përvoja e ... përshtatje të planprogrameve

22

Pritshmëritë e personave me aftësi të kufizuar dhe të prindërve të tyre nuk janë asgjë më shumë sesa ngritja e vetëdijes për ekzistimin e tyre dhe zgjidhja e domosdoshme e problemeve; promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe sigurimi i kushteve për gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut, të cilat nuk janë privilegj; perceptimi i personave me aftësi të kufizuar dhe përfshirja e tyre si qytetar të kësaj shoqërie të cilët kanë të drejtë të barabartë të jetës sikurse edhe të tjerët, krijimi i familjes dhe rritja e fëmijëve të vet, e drejta e arsimit dhe punës, pjesëmarrja në jetën sociale... për çka nevojitet krijimi i mjedisit jetësor pa barriera dhe inkurajimi që të jetojnë në mënyrë të pavarur, duke kontribuar në shoqëri nga çdo aspekt, duke e marrë parasysh dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenie njerëzore.