REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PERGJITHSHEM · 3 ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM -...

27
REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PERGJITHSHEM Nr. dokumentit: 23.0.5-2011-08 RAPORT I AUDITIMIT MENAXHIMI I TË HYRAVE NË KEK Prishtinë, Korrik 2012

Transcript of REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PERGJITHSHEM · 3 ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM -...

  • REPUBLIKA E KOSOVËS

    ZYRA E AUDITORIT TË PERGJITHSHEM

    Nr. dokumentit: 23.0.5-2011-08

    RAPORT I AUDITIMIT

    MENAXHIMI I TË HYRAVE NË KEK

    Prishtinë, Korrik 2012

  • 3

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    TABELA E PËRMBAJTJES

    Lista e shkurtesave ................................................................................................................ 4

    Përmbledhje e përgjithshme ................................................................................................ 5

    1 Hyrje ................................................................................................................................ 6

    2 Opinioni i vitit të kaluar ............................................................................................... 8

    3 Raportimi ........................................................................................................................ 9

    4 Menaxhimi financiar - Të hyrat ................................................................................. 10

    4.1 Buxheti i aprovuar dhe Rezultati financiar ................................................................. 10

    4.2 Menaxhimi financiar i të hyrave .................................................................................. 11

    4.3 Trajtimi i të hyrave nga energjia elektrike .................................................................. 11

    4.4 Të hyrat tjera ................................................................................................................... 14

    5 Trajtimi i të arkëtueshmëve ....................................................................................... 20

    6 Kontrolli menaxherial ................................................................................................. 23

    6.1 Sistemet e kontrollit të brendshëm .............................................................................. 23

    6.2 Sisitemi i auditimit të brendshëm ................................................................................ 24

    7 Konkluzioni i përgjithshëm mbi menaxhimin e të hyrave në KEK ..................... 26

    Shtojca I. Komentet e KEK-ut dhe përgjigjja e ZAP-it ................................................... 27

  • 4

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Lista e shkurtesave

    AB Auditimi i Brendshëm

    AP Auditori i Përgjithshëm

    ATK Administrata Tatimore e Kosovës

    ISA Institucioni Suprem i Auditimit

    KA Komiteti i Auditimit

    LLA Llogaritë e Arkëtueshme

    LMFPP Ligji 03/L-48 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë

    LPP Ligji për Prokurimin Publik nr.03/L-241 i ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-

    042 në fuqi prej 05.10.2011

    MF Ministria e Financave

    MF/K Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli

    NP Ndërmarrje Publike

    ONISA Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit

    (INTOSAI)

    PVF Pasqyrat Vjetore Financiare

    SNISA Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI)

    SNK Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

    SNRF Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar

    TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

    ZAP Zyra e Auditorit të Përgjithshëm

    ZRrE Zyra Rregullative e Energjisë

  • 5

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Përmbledhje e përgjithshme

    Ky auditim ka për objektivë cilësinë e menaxhimit të procesit të të hyrave në KEK për

    vitin 2011.

    Ne kemi rishikuar sistemet e menaxhimit financiar dhe të kontrollit në këtë ndërmarrje,

    duke përfshirë testimet dhe procedurat e nevojshme për të dhënë një konkludim lidhur

    me këtë proces.

    Të hyrat në KEK kanë një trend pozitiv, në vitin 2011 ato janë ngritur për 8% në raport me

    vitin paraprak. Inkasimi po ashtu ka shënuar rritje për rreth 3% dhe ka arritur në 91% nga

    shuma e faturuar. Borxhet e grumbulluara janë mjaftë të larta. Humbjet e energjisë janë

    zvogëluar për 3% këtë vit, por ato janë ende shumë të larta apo rreth 37%.

    Kemi vërejtur një përkushtim të menaxhmentit në implementimin e këshillave tona të

    dhëna në auditimin e përkohshëm. Ato kishin të bëjnë me krijimin e rregulloreve dhe

    politikave mbi menaxhimin e të hyrave tjera, krijimin e bazës unike për regjistrimin e tyre

    si dhe emërimin e zyrtarit të të hyrave në nivel të KEK-ut. Këto këshilla ende janë në

    fazën e implementimit

    Sistemi i faturimit të energjisë përcillet me dobësi të ndryshme dhe pamundësia e

    përmirësimit të tyre ndikon në besueshmërinë e sistemit. Humbjet e energjisë janë mjaftë

    të larta. Mungesa e shtrirjes së faturimit në veri të territorit të Kosovës i rritë edhe më

    tepër ato. Kontratat lidhur me të hyrat tjera brenda KEK-ut nuk janë menaxhuar dhe

    mbikëqyrur si duhet. Mungesa e trajtimit të duhur dhe me kohë e borxheve si dhe

    validiteti i dyshimt i disa prej tyre janë tregues negativ për menaxhimin dhe afarizmin e

    KEK-ut.

    Sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrolleve lidhur me të hyrat në KEK ka ende

    mangësi dhe dobësi të theksuara. Prania e tyre në vazhdimësi do të dëmtoj procesin e të

    hyrave dhe afarizmin e kompanisë në përgjithësi.

    Me qëllim që të përmirësohet funksionimi i sistemit të menaxhimit financiar dhe

    kontrolleve të brendshme, ne rekomandojmë Bordin të sigurojë se drejtori menaxhues të:

    Merr veprimet e duhura për analizimin e shkaqeve të humbjes së energjisë;

    Bëhet një analizë e përgjithshme e sistemit të faturimit, në mënyrë që sistemi të

    jetë i besueshëm;

    Trajtimi i duhur i borxheve, analizimi më i mirë i llogarive të arkëtueshme dhe

    sigurimi i validitetit të tyre; dhe

  • 6

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Të vendoset një sistem funksional i kontrollit, të krijojë një mjedis transparent në

    menaxhimin e të hyrave, duke filluar nga sistemi i faturimit të energjisë e deri të

    kontratat e nëshkruara për shitjet tjera në KEK.

    Menaxhmentit të KEK-ut i është dhënë mundësia për të dhënë komente mbi draftin e

    këtij raporti. Një çështje e papërfunduar, për të cilën ne si auditor dhe subjekti i audituar

    ende kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me konkluzionin tonë, mund ta gjeni në

    Shtojcën 1.

    Më tutje, Menaxhmenti i KEK-ut është zotuar që do ti bëjnë të gjitha përpjekjet për ti

    adresuar të gjitha rekomandimet e dhëna.

    1 Hyrje

    Ky auditim ka të bëjë me menaxhimin dhe rregullsinë e procesit të të hyrave të KEK-ut

    për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2011.

    Për auditimin e Pasqyrave Financiare në tërësi, në bazë të kërkesave ligjore KEK-u ka

    lidhur kontratë me një firmë private të auditimit.

    Është përgjegjësi e Bordit të KEK-ut të vendosë sistem funksional të menaxhimit të të

    hyrave dhe të sigurojë menaxhim të mirë financiar. KEK-u duhet të përgatisë pasqyrat

    dhe raportet financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe

    Raportimin financiar në bazë të parimit akrual të kontabilitetit.

    Auditimi Menaxherial është definuar si verifikim i kontrolleve, vlerësim i menaxhimit

    financiar, duke përfshirë ekzaminimin e raporteve financiare si dhe vlerësimin e tyre. Në

    këtë auditim ne kemi analizuar:

    Nëse pasqyrat vjetore financiare japin një pamje të drejtë lidhur me llogarinë e të

    hyrave dhe çështjeve financiare lidhur me to për periudhën e auditimit;

    Nëse të dhënat financiare lidhur me të hyrat, sistemet dhe transaksionet janë në

    pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi;

    Për përshtatshmërinë e funksioneve të kontrollit të brendshëm lidhur me procesin

    e të hyrave dhe të auditimit të brendshëm; dhe

    Për të gjitha çështjet të cilat dalin apo kanë të bëjnë me këtë auditim.

    Ne kemi kryer auditimin e përkohshëm të KEK-ut. Gjatë asaj faze të procesit të auditimit,

    kemi adresuar cilësinë e menaxhimit financiar dhe kontrollet.

  • 7

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Në fazën e përkohshme të këtij auditimi kemi dhënë 5 këshilla kryesore për

    menaxhmentin e KEK-ut, lidhur me përmirësimin e sistemit në procesin e të hyrave.

    Menaxhmenti i KEK-ut i ka pranuar këshillat tona dhe ka filluar menjëherë

    implementimin e tyre aty ku ishte e mundur. Ne jemi të kënaqur me fillimin e adresimit

    të menjëhershëm të tri këshillave kryesore, ndërsa dy prej tyre janë në proces.

    Këshillat e adresuara kishin të bëjnë me krijimin e sistemit adekuat të procesit të të

    hyrave siq janë: Nxjerrja e rregulloreve dhe procedurave adekuate për të hyrat tjera;

    krijimi i bazës unike të regjistrimit dhe raportimit lidhur me to, si dhe emërimi i zyrtarit

    të hyrave në nivel të KEK-ut. Ndërsa, në proces janë këshillat për funksionimin e

    kontrolleve për të hyrat në përgjithësi dhe adresimi i rekomandimeve të AB-së.

    Memorandumi i auditimit, në rastin tonë është dorëzuar në dhjetor 2011.

    Me qëllim të përmbushjes së përgjegjësive tona për auditimin e KEK-ut, ne kemi

    ndërmarrë aktivitetet si në vijim:

    Kemi rishikuar rezultatin në pasqyrat vjetore financiare të KEK-ut në raport me

    planifikimin e miratuar për vitin 2011;

    Kemi përcaktuar nëse raportimi financiar i KEK-ut është bërë në pajtim me SNRF

    në bazë të kontabilitetit akrual si dhe kërkesave ligjore të aplikuara në vend për

    raportimin financiar të NP-ve;

    Kemi zbatuar një kombinim të mostrimit sipas gjykimit dhe sipas rastit, në

    përzgjedhjen e transaksioneve për testim;

    Kemi kryer vlerësimin e kontrolleve të brendshme dhe testimin e tyre sipas

    nevojës;

    Kemi kryer testime substanciale gjithëpërfshirëse mbi transaksionet financiare;

    Jemi mbështetur në një lloj kombinimi të intervistave, rishikimeve analitike,

    rishikimin e dokumenteve dhe verifikimin fizik për të vlerësuar vlefshmërinë dhe

    rregullsinë e transaksioneve financiare; dhe

    Kemi vlerësuar cilësinë e punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm në KEK

    lidhur më fushën tonë audituese.

    Në këtë raport ne përmbledhim auditimin e këtij viti lidhur me menaxhimin dhe

    rregullsinë e procesit të të hyrave, dhe japim një konkludim mbi cilësinë dhe

    funksionimin e tyre për vitin 2011.

  • 8

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    2 Opinioni i vitit të kaluar

    Vitin e kaluar Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) të KEK-ut janë audituar nga kompania

    private e auditimit Deloitte. Për PVF-të të vitit 2010 ishte dhënë Opinion i kualifikuar.

    Bazat për kualifikimin e opinionit ishin kufizimet në fushëveprimin e auditimit sa i

    përket: numërimit fizik të inventarit në mungesë të pjesëmarrjes se auditorit, saktësisë së

    saldove të tyre në fund të vitit dhe saldo fillestare më 1 janar 2010, si dhe ndikimet e tyre

    të mundshme në pasqyren e të ardhurave dhe rrjedhën e parasë për vitin e përfunduar

    me 31 dhjetor 2010.

    Si çështje të theksuara ishin vazhdueshmëria e varësisë nga grantet Qeveritare si dhe

    çështjet lidhur me mungesen e analizës së dëmtimit të mjeteve në çmimin e rregulluar të

    energjisë elektrike, pronësinë e aseteve në librat e KEK-ut, taksat dhe metodat e

    zhvlerësimit të aseteve.

    Lidhur me vitin 2011, PVF-të e KEK-ut janë audituar nga kompania e jashtme e pavarur

    e auditimit ”Grant Thornton”. Kjo kompani ka dhënë opinion të pakualifikuar me theksim të

    disa çështjeve.

  • 9

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    3 Raportimi

    KEK-u është Ndërmarrje Publike Qendrore. Drejtori Menaxhues i KEK-ut i raporton

    Bordit të Drejtorëve, ndërsa Bordi raporton në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik

    përkatësisht të Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike. Raportimi

    bëhet përmes raporteve tremujore të cilat KEK-u i bënë publike dhe i pasqyron rezultatet

    financiare për veprimtarinë e saj. Në fund të vitit dorëzohet raporti vjetor i kompanisë i

    cili përfshin ngjarjet vjetore financiare dhe operative. Raportet dhe Pasqyrat Financiare të

    KEK-ut përgatiten në bazë të SNRF dhe SNK të sektorit publik sipas parimit akrual të

    Kontabilitetit.

    KEK-u ka dorëzuar me kohë raportin vjetor të saj. Po ashtu ka përgatitur PF në përputhje

    me kornizën e raportimit të jashtëm të NP-ve.

    Në këtë auditim ne kemi analizuar draft pasqyrat vjetore sa i përket të hyrave.

    Ne analizuam cilësinë e informatave në pasqyra dhe raporte dhe kemi shpalosur

    mangësitë në vijim:

    Vlefshmëria e disa saldove të arkëtueshmeve të paraqitura në pasqyrat financiare

    është e dyshimtë, vlera e tyre nuk përputhet me shënimet e blerësve e në disa

    raste nuk janë konfirmuar nga klientet; dhe

    Faturat lidhur me të hyrat në disa raste janë regjistruar me vonesë në kontabilitet,

    si rrjedhojë ka ndikim në saktësinë dhe plotësinë e raporteve financiare.

    Mungesa e plotësisë dhe validitetit rreth llogarive të arkëtueshme dhe vonesa në

    regjistrimet e duhura kontabël ka ndikim në besueshmërinë e raportimit. Po ashtu plani

    kontabël i KEK-ut ka nevojë të rishikohet.

    Konkluzioni

    KEK-u ka dorëzuar Raportin vjetor dhe Pasqyrat Financiare me kohë. Mirëpo , kualiteti i

    informatave lidhur me të hyrat dhe të arkëtueshmet kërkojnë verifikim. Sistemi i

    kontrollit për të hyrat ka nevojë të përmirësohet që të sigurohet cilësi dhe besueshmëri e

    informacioneve që përmbajnë raportet financiare.

    Rekomandimi 1

    Rekomandojmë Bordin e KEK-ut që të sigurojë se Drejtori Menaxhues do të iniciojë:

    Që sistemi i kontrollit në financa të forcohet për të siguruar raportim cilësor lidhur

    me të hyrat dhe analizimin e të arkëtueshmeve.

  • 10

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    4 Menaxhimi financiar - Të hyrat

    4.1 Buxheti i aprovuar dhe Rezultati financiar

    Analiza e Rezultatit në Pasqyrat Vjetore Financiare kundrejt Buxhetit të Aprovuar tregon:

    Tabela 1 Burimet e të hyrave – aktualet ndaj buxhetit 000 (€)

    Burimet e fondeve buxhetore

    Buxheti

    fillestar

    2011

    Buxheti i

    rishikuar 2011

    Realizimi

    2011

    Realizimi

    2010

    Gjithsej 238,050 238,470 259,487 238,827

    Të hyrat nga furnizimi me

    energji 186,240 189,220 189,377 172,553

    Eksporti i energjisë 9,200 9,200 15,264 9,580

    Të hyrat nga KOSTT 6,060 5,400 3,578 4,319

    Total nga energjia 201,500 203,820 208,220 186,452

    Të hyrat tjera jashtë inkasimit 3,500 7,300 12,457 8,320

    Subvencioni për import 33,050 27,350 27,350 39,021

    Njohja e të hyrave nga

    amortizimi i mjeteve 0 0 10,683 5,034

    Rishikimi i buxhetit ishte bërë në qershor të vitit 2011 dhe ishte aprovuar nga bordi i

    KEK-ut. Realizimi i të hyrave vetanake është më i lartë se parashikimi i tyre. Tejkalimi

    ishte në të gjitha llojet e të hyrave me përjashtim të humbjeve nga KOSTT-i . Subvencioni

    për import ishte zbritur për 5.7 milion€. Ndërsa krahasuar me vitin 2010 të hyrat në total

    janë më të larta për rreth 8%.

    KEK-u nuk kishte arritur të parashikoj si duhet të hyrat tjera te vitit 2011 edhe pas

    rishikimit të buxhetit në pjesen e dytë të vitit. Planifikimi adekuat buxhetor do të krijonte

    një parashikim më real financiar vjetor dhe do ti ndihmojë kompanisë në afarizmin e saj.

  • 11

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    4.2 Menaxhimi financiar i të hyrave

    Në pasqyra dhe raporte financiare KEK-u raporton këto lloje te të hyrave (000€):

    Të hyrat nga veprimtaria – energjia 208,220€;

    Të hyrat nga grantet 38,033€; dhe

    Të hyrat tjera 13,234€.

    4.3 Trajtimi i të hyrave nga energjia elektrike

    Të hyrat nga energjia janë të ndara sipas grupeve tarifore prej 4kV deri 35kV dhe

    konsumatorët e mëdhenjë 110-220kV. Të dhënat lidhur me grupin e parë regjistrohen në

    programin CCP1. dhe në mënyrë automatike barten në sistemin CAS. Ndërsa faturimet e

    konsumatorëve të mëdhenjë mbahen të veçanta në programin RCS. Këto krijohen nga

    Divizioni i Furnizimit në kuadër të KEK-ut. Menaxhimi dhe raportimi financiar i këtyre

    të hyrave bëhet nga qendra kryesore e kontabilitetit në nivel të KEK-ut.

    KEK-u ka raportuar se prodhimi i energjisë në vitin 2011 ishte rreth 5.6milionMW/h, apo

    rreth 8% më shumë se në vitin 2010 në nivel bruto. Prej saj janë faturuar rreth

    3.5milionMW/h apo mbi 63% e prodhimit. Niveli i faturimit të energjisë së prodhuar ka

    shënuar rritje në krahasim me vitin 2010 për rreth 3%.

    Numri i konsumatorëve në fillim të viti 2011 ishte 424,234. Gjatë vitit numri i

    konsumatorëve është rritur për rreth 20,000 dhe ka arritur në 441,884 konsumatorë aktiv

    të regjistruar. Niveli i inkasimit të energjisë ka shënuar rritje dhe ka arritur rreth 91% në

    raport me faturimin.

    Të hyrat nga energjia në vitin 2011 janë 208,220mijë€ duke përfshirë eksportin dhe të

    hyrat nga KOSTT-i, ndërsa vetëm nga furnizimi me energji janë 189,377mijë€. Lidhur me

    këto ne kemi testuar 155 mostra (faturime) sipas konsumatorëve individual. Janë

    analizuar të dhënat e katër distrikteve të KEK-ut. Një analizë më detaje e kemi kryer në

    Distriktin e Prishtinës (DPR).

    Faturimi i energjisë bëhet sipas rregullave dhe kushteve për furnizim me energji të

    nxjerrura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE). Tarifat e energjisë janë të aprovuara

    nga ZRrE-ja. Lidhur me procesin e faturimit menaxhmenti i KEK-ut ka nxjerr urdhëresë

    për leximin e njehsorëve që sipas tij duhet të bëhet një herë në muaj.

    1 CCP – program softuerik për përkudesje ndaj konsumatorëve; CAS – sistem i kompjuterizuar i kontabilitetit; RCS – sistem i dizajnuar nga KEK-u për menaxhimin e të dhënave për të hyrat tjera.

  • 12

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Auditimi ynë ka identifikuar dobësi dhe disa mangësi në menaxhimin dhe faturimin e të

    hyrave nga energjia.

    Humbjet e energjisë së prodhuar për shitje, janë në nivel të lartë

    KEK-u nuk arrinë të faturoj rreth 37% të energjisë së prodhuar. Prej tyre 16.8% nuk

    faturohen për shkak të humbjeve teknike apo që krijohen nga shpërndarja e energjisë.

    Ndërsa humbjet komerciale janë rreth 20%, këtu janë përfshirë edhe 4.5% humbjet në

    pjesën veriore të Kosovës. Humbjet komerciale shkaktohen nga përdorimi ilegal i

    energjisë si dhe pamundësia e matjes dhe faturimit nga ana e KEK-ut.

    Nivelin më të lartë të humbjeve e ka Distrikti i Mitrovicës (DMI), ku humbjet janë rreth

    63%. Kjo përqindje e lartë rrjedhë nga pamundësia e faturimit të energjisë në pjesën

    veriore të territorit të Republikës së Kosovës, për shkak të rrethanave aktuale në vend.

    Humbjet janë të përfshira në formimin e çmimit të energjisë, i cili ju ngarkohet

    konsumatorëve të KEK-ut përmes tarifave të energjisë.

    Numër i lartë i konsumatorëve pa kontratë

    Gjatë vitit 2011 KEK-u kishte të regjistruar 441,884 konsumatorë aktiv. Prej tyre 166,280

    apo rreth 38% nuk janë të pajisur me kontratë. Pjesa më e madhe e konsumatorëve pa

    kontratë janë të regjistruar para vitit 1999. Pajisja e konsumatorëve me kontratë është

    kërkesë e ligjeve dhe rregullave vendore për furnizim me energji elektrike.

    Lidhur me nivelin e humbjeve të energjisë dhe numrin e konsumatorëve pa kontratë,

    konkluzioni ynë është i bazuar në raportet e KEK-ut. Ne nuk kemi bërë ndonjë analizë

    lidhur me saktësinë e tyre.

    Faturim pa njehsor apo në formë paushall

    Gjatë vitit 2011 në mungesë të njehsorëve 1,041,745€ janë faturuar në formë paushall. Në

    DPR për vitin 2011 janë faturuar 8,669€ në këtë mënyrë. Nuk dihet se kujt i janë faturuar,

    pasi që në faturë nuk figuron fare emri i konsumatorit. Ndërsa borxhi për këtë mënyrë të

    faturimit është mbi 82,000€. Kjo i vë në dyshim të hyrat e regjistruara si dhe pronësinë e

    borxhit të krijuar.

    Numër i lartë i ankesave nga konsumatorët si dhe numër i lartë i padive të KEK-ut

    Raportet e KEK-ut tregojnë se këtë vit KEK-u ka pranuar 27,417 ankesa nga konsumatorët

    e tij. Numri më i madh i tyre kishte të bëjë me lexim jo korrekt të njehsorëve dhe ankesa

    të tjera. Gjatë vitit 2011 janë shqyrtuar 32,086 raste. Këtu janë përfshirë edhe ankesa të

    bartura nga vitet e mëhershme si dhe vetinicimi nga Departamentet brenda KEK-ut.

  • 13

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Në anën tjetër në vitin 2011 KEK-u ka paraqitur në gjykatë rreth 5,380 raste kryesisht

    lidhur për shfrytëzim ilegal të energjisë elektrike. Por sipas zyrtarëve të kompanisë ende

    nuk është përfunduar asnjë prej rasteve të vitit 2011 nga ana e Gjykatës.

    Procesi i faturimit përmban gabime dhe dobësi që ndikon në besueshmërinë e procesit

    Ne kemi identifikuar numër të lartë të faturave të gjeneruara me vlerë zero dhe vetëm me

    tarifë fikse. Numrin e tyre për katër distrikte e kemi paraqitur në formë tabelare:

    Tabela 2 Numri i faturave me vlerë zero dhe vetëm me tarifë fikse për vitin 2011 (€)

    Faturat me

    vlerë zero (0 €)

    Faturat me tarifë fikse

    amvisëri (2.41€)

    Faturat me tarifë fikse

    biznese (3.39€)

    DPR 10,971 159,033 58,835

    DPZ 3,860 117,848 31,356

    DPE 2,580 98,117 32,998

    DMI 5,711 62,638 20,217

    Totali për 4

    distrikte 23,122 437,636 143,406

    Ne analizuam në detaje disa raste për ti nxjerrë arsyet që i shkaktojnë këto lloje të

    faturimit.

    Disa prej tyre shkaktohen nga veprimet e marra nga KEK-u në përputhje me rregullat e

    furnizimit me energji, siç janë: ndërrimi i njehsorëve për shkak të problemeve në matjen e

    energjisë, leximi jo i rregullt dhe i pa saktë, dëmtimi i njehsorit, kur hargjimi i energjisë

    është zero dhe raste tjera të keqpërdorimit të energjisë të njohura nga KEK-u.

    Për shkak të numrit të madh të faturave jo valide, nuk përjashtohet mundësia e

    parregullsive tjera të shkaktuara nga konsumatorët apo mosveprimet e KEK-ut.

    Ne kemi identifikuar dy raste ku një konsumator me një numër të njehsorit kishte

    dy numra identifikues dhe gjatë vitit i janë lëshuar nga dy fatura mujore, shumica

    e tyre me tarifë fikse;

    Rasti tjeter ishte konsumatori i cili është shkyçur nga KEK-u në vitin 2008, por ai

    është aktiv dhe prej asaj kohe faturohet me tarfë fikse.

    Auditimi ynë ka përfshirë vetëm disa mostra të cilat treguan llojet e problemeve në

    procesin e faturimit. Andaj zbulimin, analizimin dhe eliminimin e këtyre mangësive

    duhet ta bëjë menaxhmenti i KEK-ut.

  • 14

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    KEK-u ka marrë veprime lidhur me përmirësimin e gjendjes, por dobësitë janë evidente

    dhe rezultati është ende i mangët, andaj një analizë e thellë nga menaxhmenti është e

    nevojshme.

    Konkluzioni

    Niveli i lartë i humbjeve të energjisë paraqet sfidë për KEK-un. Pamundësia e faturimit

    dhe menaxhimit në pjesën veriore të territorit të Kosovës ka ndikim në humbjet e

    energjisë, tarifat dhe në afarizmin e kompanisë.

    Sistemi i faturimit në KEK ende nuk siguron besueshmëri të plotë. Niveli i gabimeve dhe parregullsive është i lartë në procesin e matjes, leximit dhe faturimit të energjisë Kompania nuk ka arritur ende të ketë sistem të qëndrueshëm për të hyrat (faturimin) dhe nuk ka kontrolle dhe mbikëqyrje të mirë në këtë proces.

    Rekomandimi 2

    Rekomandojmë Bordin e KEK-ut që të sigurojë se Drejtori Menaxhues do të iniciojë:

    Marrjen e veprimeve të duhura për analizimin e shkaqeve të humbjes së energjisë, të bëhet eliminimi i tyre dhe të përmirësohet përformanca në kompani;

    Që faturimi i energjisë dhe borxhet në pjesën veriore të Kosovës të konsiderohen me prioritet të arsyeshëm nga KEK-u dhe Aksionari i saj (Qeveria e Kosovës);

    Konsumatorët të pajisen me kontrata të furnizimit me energji, të vendosen njehsorët për secilin konsumator për eliminimin e faturimit paushall;

    Analizimin e shkaqeve të numrit të lartë të ankesave nga konsumatorët dhe të eliminohen ato, po ashtu të merren veprimet e duhura ndaj konsumatorëve të papërgjegjshëm; dhe

    Një analizë e përgjithshme e sistemit të faturimit. Të eliminohen faturat me vlerë zero, tarifë fikse dhe në përgjithësi faturimet e dyshimta.

    4.4 Të hyrat tjera

    Të hyrat tjera të krijuara nga Divizionet e KEK-ut raportohen nga qendra kryesore e

    kontabilitetit nëpërmjet programit CAS. Mirëpo faturat lëshohen nga Divizionet

    përkatëse ku krijohen të hyrat. Divizionet të dhënat lidhur me të hyrat e krijuara i mbajnë

    në programin RCS i cili monitorohet nga zyrtari i të hyrave.

    Të hyrat tjera të raportuara në PF për vitin 2011 janë 13,234mijë€, këtu janë përfshirë këto

    të hyra:

  • 15

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Tabela 3 Të hyrat tjera (€)

    Përshkrimi Vlera në €

    Të hyrat nga shitja e thëngjillit dhe hirit 2,334,346

    Të hyrat nga shërbimet dhe avulli 1,564,079

    Të hyrat nga pëlqimet energjetike, penalet, pjesëmarrja në tender etj. 3,942,562

    Të hyrat nga qiraja dhe tjera 209,708

    Të hyrat e jashtëzakonshme dhe nga vitet e mëhershme 4,506,721

    Gjithsejë të hyrat tjera 12,457,416

    Të hyrat financiare, interesi 776,738

    Totali 13,234,153

    4.4.1 Të hyrat nga shitja e thëngjillit

    Të hyrat nga shitja e thëngjillit për vitin 2011 janë 2,201,043€. Auditimi ynë ka përfshirë

    testimin e mostrave në vlerë prej 563,808€, apo shitjet për Kosova Thëngjillin sh.a.

    Shitja e thëngjillit është bërë në bazë të marrëveshjes të nënshkruar në Maj/2007 për një

    periudhë 2 vjeçare. Në vitin 2009 kjo marrëveshje ishte vazhduar me një aneks deri në

    Nëntor 2011.

    Matjet e thëngjillit të shitur nuk ishin monitoruar si duhet

    Matjet e Thëngjillit ishin bërë në dy mënyra, përmes peshimit me kamion dhe përmes

    mbushjes se autokllavave.

    Autokllavat janë të vendosura në ambientet e Kosova thëngjillit sh.a dhe kapaciteti i tyre

    është përcaktuar të jetë përafërsisht 30 tonë. Matja e tyre është bazuar vetëm në raportet

    që Kosova Thëngjilli i ka dërguar KEK-ut. Sipas këtyre raporteve është bërë faturimi i

    thëngjillit.

    Në ketë rast mungonin dëshmitë mbi kontrollet e ushtruara nga KEK-u për te siguruar

    matje dhe numërim të saktë të mbushjës se autokllavave me thëngjill.

    Ndërsa të rasti i matjes me kamion procesi është kryer në ambientet e KEK-ut dhe në

    prani të zyrtarit përgjegjës në bazë të rregullave të percaktuara.

  • 16

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Konkluzion

    Nuk është dokumentuar funksionimi i kontrolleve lidhur me matjen e sasisë së thëngjillit

    në rastin e matjës përmes autokllavave. Andaj nuk ka siguri se matja është e plotë dhe në

    përputhje me rregullat e përcaktuara.

    4.4.2 Të hyrat nga shitja e hirit dhe avullit

    Të hyrat nga shitja e hirit për vitin 2011 janë 131,556€ ndërsa nga shitja e avullit 362,488€.

    Në kemi audituar dy kontrata për shitjen e hirit, në vlerë prej 16,318€. Për shitjen e avullit

    ishte vetëm një kontratë dhe ne kemi testuar faturat në vlerë prej 116,305€. Lidhur me

    këto të hyra kemi identifikuar dobësit në vijim.

    Kontrata për shitjen e hirit nuk është realizuar sipas afateve të përcaktuara

    Kohëzgjatja e kontratës në mes të KEK sh.a dhe Trepça–Mitrovicë është përcaktuar të jetë

    45 ditë nga dita e fillimit. Shitja e hirit ka vazhduar mbi 6 muaj pas skadimit të kësaj

    kontrate. Menaxhmenti nuk ka marrë ndonjë veprim lidhur më këtë. Kjo është tregues i

    monitorimit të dobët të kontratave të tilla.

    Konkluzion

    Monitorimi dhe kontrolli i shitjeve të hirit dhe avullit nuk ishte i mjaftueshëm. Mungonte

    mbikëqyrja e duhur e kontratave lidhur me to dhe nuk kishte mekanizëm i cili do të

    diktonte skadimin dhe mos zbatimin adekuat të tyre.

    4.4.3 Të hyrat nga shitja e mbeturinave

    Të hyrat e realizuara nga shitja e mbeturinave gjatë vitit 2011 janë në vlerë prej 418,455€.

    Prej tyre pjesën më të madhe e përbën shitja e mbeturinave të metalit 98% apo 411,149€,

    ndërsa pjesa tjetër janë shitja e vajrave dhe e gomave.

    Ne i kemi testuar gjithsej dhjetë mostra prej të cilave gjashtë mostra nga shitja e

    mbeturinave të metalit, tri mostra nga shitja e mbeturinave të vajit dhe një mostër nga

    shitja e gomave. Testimet tona kanë shpalosur të gjeturat në vijim:

    Nuk është bërë klasifikim i metaleve dhe nuk është hulumtuar tregu me rastin e shitjes së tyre

    Mbeturinat metalike të cilësuara si SKRAP2 përmbajnë lloje të ndryshme të metaleve si

    krom, çelik, hekur, alumin, bakër dhe llojet të tjera të metaleve të cilat kanë dallim në

    2 SKRAP – material i papërdorshëm - mbeturinat metalike dhe të tjera

  • 17

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    cilësi dhe vlerë. KEK-u nuk i ka klasifikuar këto metale pavarësisht dallimit të tyre dhe i

    ka shitur si metale të kombinuara me çmim të njëjtë për njësi.

    Gjatë shitjes së metaleve-SKRAP janë ndjekur procedurat e shitjes në formë ankandi

    publik, dhe fitues ka qënë çmimi më i lartë i ofertuar (0.21€/kg- me TVSH). Por caktimi i

    çmimit si prag për konkurrim ishte bërë pa u bërë hulumtimi i çmimit të tregut.

    KEK-u kishte përcaktuar çmimin prej 0.16€/kg (përfshirë TVSH-në) si prag për

    kualifikim të konkurruesve. Ky çmim është caktuar duke u bazuar në procedurën e

    shitjes së vitit paraprak. Nuk ishte bërë analizë dhe hulumtim që ky çmim të jetë në

    përputhje me çmimin e tregut në kohën e tenderimit. Çështja e çmimit të ultë është

    adresuar edhe nga Auditimi i Brendshëm në procedurën e shitjes së vitit paraprak për

    shitjen e SKRAP-it, përkatësisht shitjen e telit të bakrit.

    Në specifikacionin e tenderit janë futur pajisje për shitje të cilat ishin si të përdorshme në

    regjistrat e ndërmarrjes

    Në Termocentralin Kosova A janë identifikuar disa pajisje (Trafo T2 dhe Trafo T4) të cilat

    janë përfshirë në ofertën e shitjes pa u shlyer si të papërdorshme nga regjistrat e KEK-ut.

    Rreth gjashtë muaj pasi ato janë kontraktuar, KEK-u ka marrë vendim për formimin e

    komisionit për të vlerësuar gjendjen teknike të këtyre transformatorëve. Mirëpo prap nuk

    ishte bërë ndonjë vlerësim i tyre. Në prill të vitit 2012, apo një vit pas nënshkrimit të

    kontratës është nxjerrë propozimi për hedhjen e tyre në SKRAP.

    Kontraktimi i pajisjeve të përdorshme për shitje si SKRAP tregon për menaxhim jo të

    mirë dhe mungesë të kontrolleve me rastin e shitjes së mbeturinave metalike.

    Shitja e metaleve në disa divizione ka tejkaluar sasinë e planifikuar

    Në specifikacionin e mallit të ofruar për shitje është përcaktuar sasia e përafërt e

    mbeturinave metalike për shitje që i posedon çdo divizion. Në Divizionin e Prodhimit të

    Qymyrit (DPQ) sasia e ofruar e SKRAP-it ishte 1,000 tonë ndërsa sipas raportit të shitjes

    së mbeturinave gjatë vitit 2011 OE i janë shitur 1,197 tonë. Një gjë të tillë ishte edhe në TC

    Kosova B, Distriktin e Prishtinës dhe në Drejtori (Prishtinë). Sasia e ofruar e metalit për

    shitje në Termocentralin B ishte 200 tonë ndërsa shitja 417 tonë, në Distrikitin e Prishtinës

    sasia e ofruar 10 tonë ndërsa shitja 15 tonë si dhe në Drejtori (Prishtinë) sasia e ofruar 2.5

    tonë dhe sasia e realizuar e shitjes 21 tonë. Kjo tregon se ka munguar një vlerësim i duhur

    i metaleve për shitje.

    Mungesë e kontrollit gjatë realizimit të shitjes

    Në mostrat e testuara të mbeturinave të shitura, kemi hasur në mungesë të kontrolleve në

    procesin e daljes së mallrave nga depoja. Në letërshkarkimet e shitjes së vajrave

  • 18

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    mungojnë nënshkrimet e personave të autorizuar të shitësit. Fletëdalja e shitjes së vajit në

    vlerë prej 1,548€ në Distriktin e Prizrenit nuk është nënshkruar nga personi i autorizuar.

    Konkluzion

    Organizimi i shitjes së mbeturinave metalike – SKRAP-it nuk ishte në nivel të duhur.

    Procesi deri te tenderimi nuk ishtë mjaft i qartë, mungonte monitorimi i procesit dhe si

    rrjedhojë kanë ndodhur dobësitë e cekura më lartë.

    Procesi i shitjes së mbeturinave të të gjitha kategorive, në disa raste është përcjellë me

    mungesë të kontrolleve dhe si pasojë mallrat kanë dalë nga KEK-u pa u plotësuar kushtet

    e obliguara me kontratë. Po ashtu vlera e lartë e sasisë së tejkaluar tregon mungesë të

    planifikimit të mirë.

    4.4.4 Të hyrat nga qiraja

    KEK-u ka në pronësi një numër të objekteve dhe pajisjeve të cilat i lëshon me qira. Të

    hyrat nga qiraja të realizuara në vitin 2011 janë 191,246€. Realizimi i tyre është bërë nga

    këto kategori të qirasë:

    Qiraja e Apartamenteve të lëshuara me qira për punëtorët dhe ish punëtorët e

    KEK-ut;

    Qiraja e shoqërive aksionare – Objektet dhe pajisjet e lëshuara me qira për

    shoqëritë aksionare të ndara nga KEK-u;

    Qiraja e hidrocentraleve – Hidrocentralet e lëshuara me qira përmes procesit të

    tenderimit.

    Ne kemi testuar gjithsej 13 mostra të të hyrave nga qiraja prej të cilave 7 nga kategoria e

    qirasë se apartamenteve, 6 nga kategoria e qirasë së shoqërive aksionare dhe

    hidrocentralet. Testimet tona kanë shpalosur të gjeturat në vijim:

    Raportim dhe prezantim jo i drejtë financiar i gjendjes së qirasë

    Të dhënat e kontabilitetit në KEK tregojnë se Kompania “Ushqimi” Sh.A. deri në

    fund të muajit prill 2011 është në parapagim të qirasë, përkundër faktit se kjo

    kompani nuk ka paguar qira KEK-ut. Deri të ky prezantim jo i saktë ka ardhur si

    pasojë e regjistrimeve të gabuara në kontabilitet. Pagesa në vlerë prej 20,922€ të

    cilën Kompania “Ushqimi” ka paguar në emër të huasë që e ka ndaj KEK-ut, është

    regjistruar gabimisht si pages ë e qirasë. Po ashtu vlera prej 13,079€ është pagesë e

    pa identifikuar prej vitit 2009 e cila figuron të qiraja. Pas këshillave tona

    menaxhmenti ka marrë veprime por kjo tregon se dobësitë në menaxhimin e tyre

    ishin përcjellur vite me radhë.

  • 19

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Obligimi i qirasë se vitit 2011 në disa raste ishte regjistruar dhe raportuar në vitin

    2012. Kjo rrjedhë si pasojë e vonesave në nënshkrimin e kontratave. Andaj duke

    ju referuar parimit akrual në bazë të cilit raporton ndërmarrja, ky regjistrim në

    vlerë prej 2,880€ nuk është i drejtë dhe në kohë.

    Vonesë në vazhdimin e kontratave kemi hasur edhe tek qiraja e shoqërive

    aksionare përkatësisht tek “Instituti Inkos”, të cilit kontrata me KEK-un i ka

    skaduar në gusht të vitit 2011, ndërsa faturimi pa kontratë ka vazhduar ti bëhej

    deri në fund të vitit. Marrëveshja e re është kontraktuar më 31.01.2012.

    Konkluzion

    Në mungesë të menaxhimit të mirë të kontratave të qirasë raportimi i të hyrave nga qiraja

    nuk është ne harmoni me parimin e kontabilitetit akrual sipas të cilit raporton KEK-u.

    Vlera e regjistrimeve me vonesë nuk është materiale në pasqyrat e KEK-ut, mirëpo këto

    dobësi tregojnë mungesën e kontrolleve në menaxhimin e kontratave dhe regjistrimeve

    kontabël.

    Rekomandimi 3

    Rekomandojmë Bordin e KEK-ut që të sigurojë se Drejtori Menaxhues do të iniciojë:

    Kontrolle dhe monitorim mbi menaxhimin dhe implementimin e kontratave për

    shitjen e thëngjillit, avullit dhe hirit duke respektuar të gjitha kushtet sa i përket

    matjeve dhe realizimit të tyre;

    Monitorimin më të mirë menaxherial të proceseve të shitjes së metaleve të ndryshme

    (skrap); dhe

    Përpilimin e kontratave të qirasë dhe vazhdimin me kohë të tyre si dhe raportimin e

    prezantimin e plotë të të hyrave në përputhje me parimin e kontabilitetit akrual.

  • 20

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    5 Trajtimi i të arkëtueshmëve

    Të arkëtueshmet janë paraqitur në vlerën neto në Pasqyrat Financiare, ndërsa shpalosja e

    tyre bëhet në vlerën bruto dhe lejimet lidhur me to.

    Vlera neto e Llogarive të arkëtueshme nga shitjet e energjisë të paraqitura në pasqyrat

    financiare të vitit 2011 është 13,250,000€.

    Vlera bruto e LLA të shpalosura në pasqyra financiare është 376,746,000€. Kjo vlerë është

    prezantuar më e vogël për vlerën e TVSH-së të faturar por ende të pa inkasuar nga

    konsumatorët e KEK-ut, e cila është rreth 58,356mijë€. Paraqitja e tillë rrjedhë pas

    Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet MEF-it dhe AKM-së i nënshkruar në vitin

    2006. Sipas tij Ndërmarrjet Publike paguajnë TVSH-në në inkasim e jo në faturim. Ky

    Memorandum ishte i përkohshëm, i paraparë vetëm për 12 muaj. Por një vendim i

    ngjashëm i përkohshëm për trajtimin e TVSH-së nga NP-të është nxjerrë nga ATK-ja në

    vitin 2012.

    Duke përfshirë edhe pjesën e TVSH-së llogaritë e arkëtueshme bruto të KEK-ut në fund të

    vitit 2011 janë 435,092,237€. Ndërsa vlera prej 421,851,594€ është regjistruar në regjistrat

    kontabël të KEK-ut si lejim për borxhet e këqija dhe të dyshimta, e cila është shpalosur në

    PVF-të duke përfshirë sqarimet për pjesën e TVSH-së.

    Për arsye të rrethanave të krijuara shpalosja e diferencës prej rreth 58 milion€ është bërë

    në Pasqyrat Financiare të KEK-ut të vitit 2011, të cilat janë audituar nga Auditor i pavarur

    i jashtëm. Shpalosja dhe prezantimi i informacionit të plotë lidhur me të arkëtueshmet

    bruto është i nevojshëm dhe në pajtim me SNK-të dhe kërkesat e SNRF-ve.

    Andaj për shkak të ndikimit që mund të ketë kjo çështje në raportimet financiare të KEK-

    ut, menaxhmenti duhet të ketë vëmendjen e duhur në të ardhmen.

    Pjesa më e madhe e këtyre borxheve rrjedh nga vitet e mëhershme. Siç është cekur më

    lartë, norma e inkasimit është ngritur dukshëm gjatë vitieve të fundit, dhe në vitin 2011

    ka arritur 91% e faturimit.

    Mungesa e aftësisë së ndërmarrjes në arkëtimin e borxheve të vjetra ka rezultuar me

    dobësi në menaxhimin dhe raportimin e tyre, të cilat do ti shpalosim në vijim:

    Disa nga Llogaritë e arkëtueshme të KEK-ut nuk kanë validitetin e plotë

    Validiteti i saldove të LLA të paraqitura në pasqyrat financiare të KEK-ut nuk është

    mjaftë i plotë pasi që vlera e disa saldove të LLA nuk është konfirmuar nga blerësit, dhe

    në disa raste nuk është pranuar.

  • 21

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Ne kemi kërkuar konfirmim për disa saldo të klientëve. Konfirmimi i kërkuar i këtyre

    llogarive ishte në vlerë prej 10,507,934€, të cilat i paraqesim në vijim:

    Tabela 4 Borxhet për konfirmime (€)

    Përshkrimi i klientit Saldo me 31.12.2011 në € Konfirmimi nga klienti në €

    1 Trepça-AKP, pjesa jugore 4,979,915.86 2,348,495.69

    2 Kosova Thëngjilli sh.a 2,332,862.90 Nuk është përgjigjur

    3 Lagja e Kuvajtit, Ballovc 1,182,736.17 Nuk është përgjigjur

    4 UNMIK 1 Pallati i Shtypit 1,162,344.15 Nuk është përgjigjur

    5 WDG sh.a 368,726.04 1,771.30

    6 Termokos nenstacioni

    drejtori 273,137.29 Nuk është përgjigjur

    7 Nn Ramiz Sadiku 208,211.43 Ka mohuar vlerën e borxhit

    Totali 10,507,934

    Disa nga klientët nuk kanë treguar fare interesim të përgjigjen rreth borxhit që kan ndaj

    KEK-ut. Ndërsa nga tri përgjigjet e marra tregojnë për mosbarazime të mëdha rreth vlerës

    se borxheve ndërmjet regjistrimeve në KEK dhe të dhënave të klientëve.

    Ky është tregues që ndikon në vlefshmërinë e llogarive të arkëtueshme të raportuara nga

    KEK-u.

    Kjo rrjedhë si pasojë e vjetërsisë së tyre dhe pa mundësisë së KEK-ut për mbledhjen e tyre

    me kohë. Mungesa e komunikimeve permanente me klientet është mangësi dhe sjellë

    efekte negative.

    Lidhur me blerësin Trepça-AKP, pjesa jugore e cila kishte saldo të borxhit më 31 dhjetor

    2011 prej 4,979,915€, KEK-u ka kryer korrigjim prej 2,076,125€, duke e zvogëluar borxhin

    ndaj Trepça-AKP pjesa jugore, dhe duke e ngarkuar pjesën veriore të Trepçës për vlerën

    e njëjtë. Por në këtë korrigjim (marrëveshje) nuk kishin marrë pjesë zyrtarët nga Trepça

    veriore.

    Ne po ashtu kemi kryer procedura shtesë audituese lidhur më dy saldo:

    Blerësi “UNMIK 1 Pallati i shtypit Rilindja” figuron si borxhli në vlerë prej

    1,162,344€. Pallati i Shtypit Rilindja tani ka pronar të ri ndërsa çështja e borxhit të

    vjetër nuk është zgjidhur. Një komision i formuar nga KEK-u për definimin e këtij

    borxhi ka ardhë në përfundim se vlera prej 824,235€ duhet të korrigjohet (shlyhet)

    pasi ka qënë faturim i dyfisht. Mirëpo, ende nuk ka ndodhë asnjë veprim lidhur

  • 22

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    me këtë. Ndërsa për pjesën tjetër të borxhit nuk ka asnjë rezultat nëse do të jetë

    valid dhe i arkëtueshëm nga KEK-u.

    Blerësi tjetër me salldo prej 1,182,732€ është Lagja e Kuvajtit në Ballovc. Në këtë

    lagje jetojnë disa familje (konsumatorë) por KEK-u ka lëshuar vetëm një faturë të

    përbashkët mujore për të gjithë. Vlefshmëria e këtij borxhi është e dyshimt pasi që

    ky borxh ka mbetur pa adresë dhe pa pronar valid. Në ketë lagje gjatë vitit 2009

    janë vendosur njehsorët individual për secilin konsumatorë. Ndërsa çështja e

    borxhit të vjetër është ende e pa zgjidhur. Rrjedhimisht ne nuk kemi marrë

    konfirmim lidhur me këtë vlerë të borxhit.

    Ndërsa sa i përket blerësit “Nn Ramiz Sadiku” që e ka mohuar vlerën e borxhit ndaj

    KEK-ut. Kjo pronë është privatizuar dhe çështja e borxhit ka mbetur ende e pa definuar

    dhe nën autoritetin e ish AKM-së tani AKP prej vitit 2006.

    Menaxhimi jo i duhur i borxheve dhe niveli i ultë i arkëtimit të tyre

    KEK-u nuk ka bërë analizime të duhura rreth vjetërsisë së borxheve dhe analiza tjera mbi

    borxhet e pa arkëtuara për klientët individual.

    Kjo nuk është praktikë e mirë e menaxhimit të tyre dhe ndikon që borxhet të mos

    trajtohen në mënyrë të barabartë dhe efektive. Trajtimi i tyre në menyrë individuale sipas

    vjetërsisë dhe specifikave që kanë do të krijonte besueshmëri në menaxhim dhe në raport

    me konsumatorët.

    Përveç borxheve të larta nga energjia, mungesë e arkëtimeve me kohë është vërejtur në

    kategoritë e të hyrave tjera dhe ndaj ish njësive të KEK-ut;

    Kompania Kosova Thëngjilli sh.a nuk ka arritur ti kryej me kohë pagesat e

    thëngjillit dhe avullit ndaj KEK-ut. Borxhi në fund të vitit 2011 ishte në vlerë prej

    2,332,863€ për thëngjill dhe 419,964€ për avull. Sipas marrëveshjes pagesat duhet

    të bëhen në baza mujore jo më larg se data 10 e muajit pasues.

    Instituti Inkos SH.A dhe Instituti i Mjekësisë së Punës nuk e kanë bërë asnjë

    pagesë të qirasë që kanë ndaj KEK-ut gjatë vitit 2011. Shuma e borxhit të qirasë në

    fund të vitit 2011 arrin vlerën prej 43,426€ për “Istituti Inkos SH.A” dhe 62,432€

    për “Instituti i Mjekësisë së Punës”.

    Mospagesë të obligimeve të qirasë gjatë vitit 2011, është vërejtur edhe te qiratë e

    apartamenteve. Po ashtu, mungojnë veprimet lidhur me inkasimin e tyre në kohë.

    Konkluzioni

    Borxhet ndaj KEK-ut janë çështje serioze në afarizmin e kompanisë. Shpalosja e plotë e

    LLA dhe çështja e provizionimeve duhet trajtuar si duhet nga menaxhmenti, për arsye të

  • 23

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    rëndësisë dhe vlerës së lartë financiare që kanë. Vjetërsia e lartë e LLA dhe çështja e

    validitetit, janë sfidë për arkëtimin e tyre në të ardhmen.

    Po ashtu pamundësia e trajtimit të barabartë të borxheve sidomos të konsumatorëve

    individual ndikon në nivelin e inkasimit dhe kredibilitetitn në menaxhimin e kompanisë.

    Rekomandimi 4

    Rekomandojmë Bordin e KEK-ut që të sigurojë se Drejtori Menaxhues do të iniciojë:

    Veprime adekuate për menaxhimin dhe raportimin e LLA, dhe të zhvilloj aktivitete

    rreth efikasitetit të mbledhjes së borxheve; dhe

    Krijimin e komunikimeve të duhura sidomos me borxhlinjtë e mëdhenjë dhe të

    kryhen konfirmimet e nevojshme lidhur me vlerën e borxheve.

    6 Kontrolli menaxherial

    6.1 Sistemet e kontrollit të brendshëm

    Sistemi i mirë i kontrollit të brendshëm e ndihmon çdo organizatë buxhetore në arritjen e

    objektivave të përcaktuara në shfrytëzimin sa më të mirë të parave publike, duke

    siguruar raportim të besueshëm financiar.

    Mjedisi i Kontrollit – KEK-u ende është në fazen e krijimit të një mjedisi adekuat të

    kontrollit. Në fund të vitit 2011 KEK-u ka nxjerrur një formë të rregullores mbi

    menaxhimin dhe kontrollin e të hyrave. Këto politika dhe procedura janë në fazën e

    implementimit. Ndërsa menaxhmenti duhet të fokusohet në rezultatet e saj dhe të

    sigurohet se këto politika janë të duhura dhe të mjaftueshme për kompaninë.

    Vlerësimet e rrezikut – Mungesa e përcaktimit të objektivave është vërejtur me rastin e

    planifikimit të hyrave tjera. Kjo ka ndikuar që rreziqet të mos vlerësohen sa duhet dhe

    njëkohësisht matja e performancës nuk ishte e mundur, pasi që mungonin synimet e

    planifikuara.

    Aktivitetet e kontrollit – Në përgjithësi KEK-u nuk ka një sistem efikas të kontrollit dhe

    aktiviteteve lidhur me to. Mungesa e efikasitetit të tyre është vërejtur sidomos në shitjet e

    hirit, thëngjillit dhe në matjet e tyre. Aktivitetet e kontrolleve kanë munguar edhe në

    shitjet e mbeturinave metalike. Përkundër përpjekjeve të KEK-ut për të qenë efikas në

    menaxhimin e procesit të shitjes së energjisë, nuk ka arritur të krijoj sistem të besueshëm

    në këtë proces. Numri i lartë i faturave jo valide është nje tregues jo i mirë i këtij procesi.

  • 24

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Informacioni dhe komunikimi – Duke u bazuar në rezultatet e auditimit mund të themi

    se përgatitja e informacioneve dhe komunikimi brenda KEK-ut duhet përmirësuar.

    Komunikimi duhet ngritur brenda dhe jashtë organizatës. Sidomos duhet ngritur dhe

    zhvilluar komunikimi me klintët (borxhlinjtë) për të konfirmuar vlerën e borxheve.

    Monitorimi – KEK-u nuk ka kryer monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm të

    veprimtarisë dhe operimeve. Këto do të duhej të kryheshin nga menaxherët operativ ose

    funksional, si dhe vlerësime të veçanta të cilat duhej të kryheshin nga auditimi i

    brendshëm. Me këto veprime do të konstatohej nëse kontrollet e brendshme janë të

    pranishme dhe funksionale.

    Konkluzioni

    Bazuar në auditmin tonë, kontrollet mbi menaxhimin dhe procesin e të hyrave nuk janë të

    kënaqshme. Mbikëqyrja dhe monitorimi i kontratave për të hyrat tjera nuk është në

    nivelin e duhur andaj prezenca e parregullsive ishte evidente. Menaxhimi i borxheve po

    ashtu nuk është i kënaqshëm.

    Rekomandimi 5

    Rekomandojmë Bordin e KEK-ut që të sigurojë se Drejtori Menaxhues do të iniciojë:

    Analizimin në përgjithësi të menaxhimit dhe kontrolleve lidhur me të hyrat, si dhe të

    merren veprimet adekuate për secilën fushë ku janë identifikuar dobësitë; dhe

    Që të bëhen monitorime dhe vlerësime të vazhdueshme në mënyrë që të sigurohet se

    komunikimi dhe kontrollet e brendshme funksionojnë në mënyrë të duhur.

    6.2 Sisitemi i auditimit të brendshëm

    Gjatë vitit 2011 Njësia e Auditimit të Brendshëm kishte bërë auditime me objektiva të

    ndryshme. Lidhur me objektiven tonë të auditimit ishin dy raporte: Raporti lidhur me

    “Llogaritë e arkëtueshme në Korporatën Energjetike të Kosovës” dhe “Auditimi i

    faturave zero”i kryer në fillim të vitit 2012.

    Zyra e Auditimit të Brendshëm nuk e kishte mbikëqyrur procesin e eksportit të energjisë

    Sipas politikave operuese dhe rregullave për shitje të energjisë Departamenti i Auditimit

    të Brendshëm është përgjegjës për vëzhgimin, vlerësimin dhe implementimin e duhur të

    këtyre rregullave për shitje të energjisë.

    Zyra e AB nuk kishte kryer vëzhgimin gjatë vitit 2011 për implementimin e duhur apo

    ndonjë raport për zhvillimin e këtyre procedurave.

  • 25

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Mos angazhimi i ZAB në proceset e shitjes së energjisë nuk i ka ofruar menaxhmentit

    sigurinë e duhur se procedurat janë implementuar ashtu siç kërkohet në politikat

    operuese.

    Konkluzioni

    Duke ju referuar mungesës së kontrolleve lidhur me të hyrat në KEK vijmë në përfundim

    se Auditimi i Brendshëm duhet të konsideroj fushën e të hyrave të një rëndësie të

    arsyeshme. Më shumë fokus i AB-së në sistemin e të hyrave dhe faturimin do të

    ndihmonte menaxhmentin e KEK-ut lidhur me vendosjen në funksion të kontrolleve.

    Ndërsa mungesa e mbikëqyrjes së procesit të eksportit të energjisë tregon devijim nga

    detyrat e planifikuara.

    Rekomandimi 6

    Rekomandojmë Bordin e KEK-ut që të sigurojë se:

    Auditimi i brendshëm kryen detyrat dhe përgjegjësitë sipas zotimeve dhe planit të

    aprovuar.

  • 26

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /244/236 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    7 Konkluzioni i përgjithshëm mbi menaxhimin e të

    hyrave në KEK

    Bazuar në këtë raport rrjedhë konkluzioni se të hyrat e KEK-ut vitet e fundit kan trend

    pozitiv të rritjes. Në vitin 2011 është rritur inkasimi krahas vitit paraprak, po ashtu edhe

    humbjet e energjisë janë zvogëluar.

    Sa i përket menaxhimit dhe kontrolleve lidhur me procesin e të hyrave KEK-u ka ende

    punë për të bërë. Sistemi i faturimit shoqërohet me mangësi të shumta, numër i lartë i

    faturave jo valide dhe numri i lartë i ankesave nga konsumatorët janë shqetësuese për

    këtë proces. Ndërsa pamundësia e menaxhimit dhe faturimit të energjisë në pjesën

    veriore të territorit të Kosovës paraqet sfidë për KEK-un, Bordin e Drejtoreve dhe

    Aksionarin e saj (Qeverinë).

    Pastaj vlera e lartë e borxheve dhe pa mundësia e trajtimit të duhur, me kohë dhe në

    mënyrë të barabartë paraqet sfidë për Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut. Me këtë rast

    rol të rëndesishem kanë edhe autoritetet gjygjësore dhe juridike të vendit. Andaj në

    përgjithësi duhet siguruar mjedis adekuat të kontrollit dhe menaxhim më cilësor në

    procesin e të hyrave të përgjithshme të KEK-ut.

    Prania e vazhdueshme e dobësive të evidentuara mund të dëmtoj trendet pozitive të

    KEK-ut.

    Menaxhmenti i KEK-ut duhet të angazhohet në hartimin e një plani për menaxhimin e

    situatës aktuale që do të përmbajë objektiva dhe aktivitete që duhet të ndërmerren për

    eliminimin e mangësive të shfaqura.

    Rekomandimi 7

    Ne rekomandojmë Bordin e KEK-ut të:

    Rishikoj dhe të analizoj situatën brenda atyre fushave me mangësi të theksuara, si dhe

    të ndërmerr veprime të mëtutjeshme në përmirësimin e sistemit të kontrollit të

    brendshëm dhe menaxhimit i cili do të ndihmonte KEK-un në arritjen e objektivave të

    përcaktuara.

  • 27

    ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHEM - Rr. Musine Kokollari Nr 16, Prishtinë 10000, Kosovë

    Tel.: +381 (0) 38 2535 /121/ 262 - FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/

    Shtojca I. Komentet e KEK-ut dhe përgjigjja e ZAP-it

    Menaxhmentit të KEK-ut i është dhënë mundësia për të dhënë komente mbi draftin e këtij raporti. Një çështje e papërfunduar, për të

    cilen ne si auditor dhe subjekti i audituar ende kemi pikëpamje të ndryshme:

    REKOMANDIMET Pajtohemi Pajtohemi

    pjesërisht

    Nuk

    pajtohemi

    Komentet e KEK-ut Komentet e ZAP-it

    Rekomandimi 4:

    -Veprime adekuate për

    menaxhimin dhe

    raportimin e LLA, dhe të

    zhvilloj aktivitete rreth

    efikasitetit të mbledhjes se

    borxheve; dhe

    -Krijimin e

    komunikimeve të duhura

    sidomos me borxhlinjtë e

    mëdhenjë dhe të kryhen

    konfirmimet e nevojshme

    lidhur më vlerën e

    borxheve.

    X Për sa i perket Konkluzionit tuaj

    në faqen 21 për Shpalosjen e

    Llogarive të Arketueshme,

    Menaxhmenti i KEK-ut nuk

    pajtohet pasi qe te gjitha

    shpalosjet e Llogarive te

    arkëtueshme dhe provizionet në

    lidhje me to jane të trajtuara ne

    perputhje të plotë me

    Standardet Ndërkomebëtare të

    Raportimit financiar, fakt ky i

    vërtetuar edhe me Raportin e

    Auditorit te Pavarur.

    Shpalosja e tillë e të

    arkëtueshmeve dhe

    provizionimeve të tyre

    nuk ishte bërë me kohë,

    por vetëm pasi që ne e

    këshilluam këtë gjë.

    Andaj ne vlerësojm se

    çështja e LLA dhe

    provizionimeve

    (lejimeve) duhet të ketë

    vëmenedjen e

    menaxhmentit në te

    ardhmen.