Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të...

23
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave Ministry of Public Administration Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil - Departament o Administraciji Civilne Sluzbe Department of Civil Service Administration RAPORT PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2014 Prishtinë, maj 2015

Transcript of Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të...

Page 1: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave

Ministry of Public Administration

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil - Departament o Administraciji

Civilne Sluzbe

Department of Civil Service Administration

RAPORT

PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2014

Prishtinë, maj 2015

Page 2: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 1 nga 23

PËRMBAJTJA

1. Hyrje ................................................................................................................... 2

2. Pjesa e përgjithshme ......................................................................................... 3

3. Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) ..................... 4

4. Mbështetja e departamentit nga donatorët .................................................. 4

5. Gjendja në Shërbimin Civil për vitin 2014 ................................................... 5

5.1.Pranimi në Shërbimin Civil ........................................................................ 10

5.2. Numri i autorizimeve konkurseve dhe numri mesatar i aplikantëve

nëprocesin e rekrutimit (niveli i konkurrencës) ............................................ 12

5.3. Hartimi i përshkrimeve standarde të detyrave të punës dhe

zëvendësimi i kontratave të punës me akte të emërimit .............................. 13

5.4.Vlerësimi i rezultateve në punë i nëpunësve civil .................................. 13

6. Zhvillimi i Kapaciteteve të Nëpunësve Civil .......................................... 14

7. Fondi për Kuadro ......................................................................................... 16

8.e-Qeverisja ........................................................................................................ 18

9. Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil ........................ 18

9.1 Masat Disiplinore ......................................................................................... 19

9.2. Zgjidhja e Kontesteve dhe Ankesave ....................................................... 20

10. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ............ 21

11. Sfidat ............................................................................................................... 22

12. Përfundimi ..................................................................................................... 22

Page 3: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 2 nga 23

1. Hyrje

Ndërtimi i Administratës Publike profesionale, efikase dhe transparente është një nga

prioritetet strategjike të Reformës së Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Ligjet bazike për funksionimin e shërbimit civil: Ligji nr.03/L-149 për Shërbimin Civil

të Republikës së Kosovës; Ligji nr.03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civilë dhe Ligji

nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe rregulloret

përkatëse për zbatimin e këtyre ligjeve tashmë janë të aprovuara. Në pajtim me

legjislacionin në fuqi Ministria e Administratës Publike ( MAP) si organ kompetent ka

përgatitur raportin vjetor për gjendjen e përgjithshme në Shërbimin Civil për vitin

2014. Me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore në Shërbimin

Civil gjatë vitit 2014, Ministria e Administratës Publike (MAP), Departamenti i

Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) me përkrahjen e projekteve të Bankës

Botërore dhe UNDP-së, ka krijuar Sistemin e Informatave për Menaxhimin e

Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), si dhe ka miratuar aktet nënligjore si në vijim:

Rregullorja Nr.02/2014 për Planifikimin e Personelit në Shërbimin Civil;

Udhëzuesi Nr.01/2014 për Zbatimin e Procesit të Vlerësimit të Punës në

Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;

Metodologjia për standardizimin e vendeve të punës në Shërbimin Civil;

Qarkorja Administrative Nr.01/2014 Statusi i të punësuarve në Institucionet e

Republikës së Kosovës që kryejnë funksione mbështetëse dhe të mirëmbajtjes:

Ndërsa janë hartuar:

Projekt-strategjia për trajnimin e nëpunësve në Shërbimin Civil 2015-2019;

Katalogu i vendeve të punës në SHCK .

Meqenëse Sistemi i Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) ka

qenë në proces të zhvillimit, edhe këtë vit raporti është pergatitur përmes një pyetsori

të hartuar nga DASHC, si metodë për mbledhjen e informatave për gjendjen në

zbatimin e Ligjit të SHCRK-së, i cili është dërguar në të gjitha institucionet që kanë

në marrëdhënie pune nëpunës civilë.

Page 4: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 3 nga 23

2. Pjesa e përgjithshme

Ligji për Shërbimin Civil rregullon statusin e nëpunësve civil, dhe marrëdhënien e

tyre të punës në institucionet e administratës qëndrore dhe komunale.

Në bazë të legjislacionit të ri të Shërbimit Civil merita dhe përgjegjësia janë një ndër

parimet themelore të rekrutimit dhe avancimit të nëpunësve civilë. Me qëllim të

ngritjes në karrierë të nëpunësve civil, krijohet një shërbim civil profesional i cili do

të ndikojë në zbatimin e reformave të propozuara nga Qeveria.

Ligji për Pagat e Nëpunësve Civilë përcakton pagat, kategoritë e pagave, shtesat dhe

kompenzimet tjera për nëpunësit civilë, të cilët për punën e njejtë do të kenë pagë të

njejtë, që kontribon në krijimin e një shërbimi civil profesional dhe të qëndrueshëm.

Njëri ndër prioritetet e Qeverisë është Reforma e Administratës Publike, e cila ka për

qëllim një administratë publike të reformuar në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe

të institucioneve. MAP, si institucion përgjegjës për procesin e organizimit të

brendshëm të Administratës Shtetërore dhe sigurimin e zbatimit të legjislacionit në

fuqi, në bazë të Ligjit për Administratën Shtetërore ka harmonizuar, dhënë pëlqimin

për projekt rregulloret për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të

punës, të organeve të larta të Administratës Shtetërore dhe të një numri të

konsiderueshëm të organeve të pavarura, dhe të atyre qendrore të Administratës

Shtetërore, të cilat më pas janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Departamenti për Menaxhimin e Reformës së Administratës Publike (DMRAP), në

mbështetje të Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike

(KNRAP), ka zhvilluar aktivitete për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të

Udhërrëfyesit për Reformën e Administratës Publike, i cili është miratuar nga Qeveria

me datën 2 prill 2014.

Nga të dhënat e analizuara, rezulton se ka pasur përparim në zbatimin e

Udhërrëfyesit për Reformën e Administratës Publike, për hartimin dhe plotësimin e

kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj.

Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave për SRAP 2015 –

2020, me strukturat përgjegjëse për zbatimin e SRAP, ku është prezantuar

Page 5: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 4 nga 23

metodologjia e cila kërkon involvimin dhe kontributin e të gjitha institucioneve

koordinuese dhe zbatuese të procesit të reformës.

Për ta mbështetur Reformën në MAP, ka pasur bashkëpunim me donatorët

ndërkombëtarë për sigurimin e mbështetjes financiare për procesin e reformës,

SIGMA, GIZ, UNDP, Komisionin Evropian, Bankën Botërore, dhe donatorë tjerë nga

Kosova.

3. Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC)

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, në Ministrinë e Administratës

Publike sipas legjislacionit për SHCK-së dhe Rregullores për Organizimin e

Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Ministrisë së Administratës

Publike është përgjegjës për Administrimin e Shërbimit Civil, hartimin dhe

mbikëqyrjen e zbatimit të politikave që rregullojnë burimet njerëzore në Shërbimin

Civil, hartimin e politikave të pagave në administratën publike, hartimin e politikave

për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të nëpunësve civil, mbajtjen dhe

administrimin e Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

(SIMBNJ) si dhe sistemin e pagave.

4. Mbështetja e departamentit nga donatorët

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil është mbështetur nga Projekti i

Modernizimit të Sektorit Publik i Bankës Botërorë me “Asistencë Teknike për

përmirësimin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në Shërbimin Civil ”.

Ky projekt është realizuar me kërkesë të DASHC, në MAP. Projekti ka mbështetur

DASHC-in në përgatitjen e disa dokumenteve për lehtësimin e zbatimit te

legjislacionit për shërbimin civil si; Rregullorja Nr.02/2014 për Planifikimin e

Personelit në Shërbimin Civil, udhëzuesin Nr.01./2014 për Zbatimin e Procesit të

Vlerësimit të Punës në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili është aprovuar

me 20.02.2014. Metodologjinë për Standardizimin e Vendeve të Punës, e aprovuar me

02.09.2014 dhe hartimi i Katalogut të Vendeve të Punës. Me një projekt tjetër të

rëndësishëm UNDP ka mbështetur Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil

Page 6: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 5 nga 23

për hartimin e Strategjisë së Trajnimit për nëpunësit e Shërbimit Civil 2015-2019.

Strategjia e re e hartuar për periudhën kohore 2015-2019, synon të përmirësojë

kornizën ekzistuese për nëpunësit civil e cila është bazuar në strategjinë e mëparshme

të trajnimit.

Krijimi i Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, mbështetur

nga Banka Botërore, i cili mundëson automatizimin e menaxhimit të të gjitha

proceseve të punës në formë elektronike, dhe ndërlidhjen me sistemin e pagesave dhe

sistemin e thesarit. Krijimi i këtij sistemi është i rëndësisë së veçantë për institucionet e

shërbimit civil për arsye të lehtësimit të proceseve të punës dhe menaxhimin e

informatave më të sakta dhe të shpejtë.

Gjatë vitit 2014 për zhvillimin e SIMBNJ-së ka pasur aktivitete të shtuara të MAP-it në

bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera, të cilat do të jenë të përfshira në këtë

sistem për përdorimin e tije.

DASHC, në bashkëpunim me ekspertët e kompanisë fituese ka mbajtur trajnime për

menaxherët dhe zyrtarët e personelit të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal. Pas

trajnimit të menaxherëve dhe zyrtarëve të personelit është organizuar pilotimi i

SIMBNJ-së në pesë institucione, ministrinë e administratës publike, ministrinë e

arsimit shkencës dhe teknologjisë, ministrinë e administrimit të pushtetit lokal,

komunën e Fushë Kosovës dhe agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pilotimi ka pasur për qëllim të identifikojë mangësitë, dhe vështirësitë teknike, të cilat

i ka evidentua ministria e administratës publike para se të shtrihet SIMBNJ-ja në të

gjitha institucionet.

5. Gjendja në Shërbimin Civil për vitin 2014

Sipas Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe

Rregullores nr.05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil,

vendet e punës në institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Shërbimin Civil ndahen

në katër (4) kategori funksionale:

1. Niveli i lartë drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm

administrativ të institucionit të Administratës Publike në Shërbimin Civil.

Page 7: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 6 nga 23

2. Niveli drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e

punës në fushë të caktuar të veprimtarisë së Administratës Publike në

Shërbimin Civil.

3. Niveli profesional, është pozitë përgjegjëse për ushtrimin e detyrave dhe

zhvillimin në fushë të caktuar profesionale.

4. Niveli tekniko - administrativ, është pozitë përgjegjëse për ofrimin e

mbështetjes administrative dhe teknike në institucionin e Shërbimit Civil.

Meqenëse klasifikimi i vendeve të punës ende është në fazën e realizimit, nuk mund

të bëjmë një ndarje të tyre sipas kategorive të mësipërme.

Nga të dhënat e mbledhura nga secili institucion, gjendja në shërbimin civil është si në

tabelën nr. 1 dhe grafikonin si më poshtë.

Tabela 1, numri i përgjithshëm i pozitave në Shërbimin Civil

Tabela grafike për numrin e pozitave në Shërbimin Civil 1

1 Për numrin e nëpunësve civil 1115, në Policinë e Kosovës dhe për komunat: Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan me

410 nëpunës civil, të dhënat jane marrur nga sistemi i pagave, për arsye se nuk iu kanë përgjigjur kërkesës së

MAP/DASHC.

0

5000

10000

15000

20000

Vende të lira të punës Nëpunës në detyrë

894

16364

Totali 17258

Nr. i vendeve të punës sipas Vende të lira të Nëpunës në detyrë

strukturës organizative punës

Totali 17,258 894 16,364

Përqindja 100% 5.20% 94.80%

Page 8: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 7 nga 23

Të dhënat në tabelat e mëposhtme janë përgatitur vetëm për 16,364 nëpunës civil.

Përgatitja arsimore e nëpunësve në Shërbimin Civil është paraqitur në

tabelën nr. 2 dhe në grafikonin si më poshtë.

Tabela 2 , struktura sipas kualifikimit

Krahasuar me vitin 2013, ka pasur ngritje të strukturës kualifikuese:

- fillor nga 3.14%në 2.28%;

- i mesëm nga 43.66%,në 39.07%;

- i lartë nga 7.85% ,në 4.47%.dhe

-superior nga 45.35% në 54.18%.

Legjislacioni në fuqi si qëllim parësor ka sistemin e karrierës, dhe duke u bazuar në

rregulloren për klasifikimin e vendeve të punës, e cila ka paraparë kriteret e

kualifikimit për secilën kategori përkatëse dhe mundësinë e arritjes së tyre për një

periudhë të mjaftueshme deri në kohën e diplomimit (Pajisja me diplomë

universitare), ka motivuar nëpunësit për kualifikim superior.

Tabela grafike sipas strukturës kualifikuese

0

2000

4000

6000

8000

10000

Fillorë I mesëm Sh.e lartë Superiorë

374

6393

732

8865

Totali 16364

Arsimimi

Numri dhe perqindja fillorë i mesëm sh. e lartë superior

Totali: 16364 374 6393 732 8865

Përqindja 100% 2.28% 39.07% 4.47% 54.18%

Page 9: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 8 nga 23

Zbatimi i procedurave të legjislacionit të Shërbimit Civil gjatë vitit 2014, është

udhëhequr nga parimi i respektimit të mundësive të barabarta për komunitete dhe

gjini. Mundësi të barabarta për pjesëmarrje në Shërbimin Civil në organet e

Administratës Publike kanë pjesëtarët e dy gjinive.

Tabela 3, sipas strukturës gjinore

Tabela grafike sipas strukturës gjinore

Krahasuar me vitin 2013 në vitin 2014 ka pasur rënie në disfavor të gjinisë femërore

në raport me gjininë mashkullore, nga 38.86% në 36.80% femra, ndërsa meshkuj nga

61.14% në 63.20%.

Rregullorja nr. 04/2010 për procedurat e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të

komuniteteve jo shumicë në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ka përcaktuar

standardet përmes të cilave autoritetet punëdhënëse të Shërbimit Civil në institucionet

e dy niveleve sigurojnë përfaqësim të drejtë dhe proporcional të personave që iu

përkasin këtyre komuniteteve. Sipas dispozitave të kësaj rregulloreje, së paku 10% e

0

2000

4000

6000

8000

10000

12000

M F

10343

6021

Totali, 16364

Gjinia

M F

Totali: 16364 10343 6021

Përqindja: 100% 63.20% 36.80%

Page 10: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 9 nga 23

nëpunësve civilë në institucionet e nivelit qendror përfaqësohen nga stafi, që ju përket

komuniteteve jo shumicë në Kosovë dhe në

institucionet e nivelit lokal secili komunitet jo shumicë përfaqësohet proporcionalisht

me popullatën e përgjithshme në komunë. Të dhënat për strukturën etnike janë të

paraqitura në tabelën (tab.4) dhe grafikonin, si më poshtë

Tabela 4. Tabela sipas përkatësisë etnike

Tabela grafike sipas përkatësisë etnike

Tabela grafike sipas përkatësisë etnike në SHCK kemi këto rezultate të përqindjes

mbi punësimin si në vazhdim: Shqiptar – 91.21%, Serbë- 5.55%, Boshnjak – 1.46%,

Turq – 1.15%, Goran – 0.15%, Rom –0.23%, Ashkali – 0.16%, Egjiptian –0.09%.

0

2000

4000

6000

8000

10000

12000

14000

1600014925

909 239 189 24 37 27 14

Totali 16364

Përkatësia etnike

Shqipëtar Serb Boshnjak Turq Goran Rom Ashkali

Egjiptian

Totali: 16364 14925 909 239 189 24 37 27 14

Përqindja: 100% 91.21% 5.55% 1.46% 1.15% 0.15% 0.23% 0.16% 0.09%

Page 11: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 10 nga 23

Paraqitja tabelare për vitin 2012,2013 dhe 2014.

Përkatësit etnike 2012 2013 2014

Shqiptar 91.9% 90.50% 91.21%

Serb 5.2% 6.23% 5.55%

Boshnjak 1.3% 1.21% 1.46%

Turq 1.1% 1.05% 1.15%

Goran 0.1% 0.23% 0.15%

Rom. 0.4% 0.28 % 0.23%

Ashkali 0.26% 0.16%

Egjiptian 0.24% 0.09%

Totali i komuniteteve

jo shumicë :

8.10% 9.5% 8.79%

Duke u bazuar nga të dhënat e ofruara të institucioneve në SHCK, në vitin 2014 janë

të punësuar 94 persona me aftësi të kufizuar.

5.1.Pranimi në Shërbimin Civil

Pranimi në Shërbimin Civil mbështetet në parimet e meritës, me shpallje publike të

pozitave të lira, me transparencë të procesit, me objektivitetin dhe paanësinë e

komisionit testues, mos diskriminimin e kandidatëve dhe të drejtën për t’u ankuar në

fund të procedurës. Në vitin 2014 janë plotësuar 1894 vende pune, prej tyre 561

rekrutime të jashtme ose rreth 29.62% (nivel drejtues 84 ose 15%), rekrutime të

brendshme 647 ose rreth 34.16% (nivel drejtues 119 ose 18.40%), transfere 473 ose

24.97% (niveli drejtues 96 ose 20.30%) dhe avancime 213 ose 11.25% (niveli drejtues 72

ose 33.80%) e pozitave ekzistuese të nëpunësve civilë në institucione. Dispozitat ligjore

kanë parashikuar edhe mundësitë e transferimit të nëpunësve civilë, i cili mund të jetë

i përkohshëm: në kuadër të institucionit të njëjtë në Shërbimin Civil, në institucionin

tjetër në Shërbimin Civil dhe jashtë institucionit të Shërbimit Civil, ndërsa transferimi i

përhershëm mund të bëhet, në kuadër të institucionit të njëjtë në Shërbimin Civil dhe

në institucionin tjetër të Shërbimit Civil.

Në pajtim me Rregulloren për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në

Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, e cila përcakton procedurat e veqanta për

emërimin në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil, me qëllim të kalimit nga

sistemi ekzistues në sistemin e ri të emërimit në pozita të larta drejtuese, të përcaktuar

Page 12: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 11 nga 23

në Ligjin nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe aktet

nënligjor, gjatë periudhës raportuese Sekretaria e Komisionit për Vlerësimin e

Kritereve ka zhvilluar procedurat e rekrutimit për këto pozita të nivelit të lartë

drejtues, në Ministri gjegjësishtë në Agjensionet Ekzekutive; Sekretar i Përgjithshëm

në Ministrin e Drejtësisë , Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim

Profesional për te Rritur – MASHT, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror në Avokaturën

Shtetërore e Republikës së Kosovës-MD, Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut-

MTI, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit – MF, Drejtor i

Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues i Kosovës - MD, Drejtor i Përgjithshëm në

Institutin e Kosovës për Administratë Publike - MAP, Drejtor i Përgjithshëm në

Agjencinë për Pronësi Industriale –MTI. Numri i rekrutimeve, transfereve dhe numri i

të avancuarve në karrierë, nga jashtë në shërbimin civil dhe nga brenda shërbimit

civil, janë të paraqitura në: tab.5 dhe grafikonin si më poshtë.

Tabela 5 për rekrutimet në SHCK

Tabela grafike për rekrutimet në SHCK

0

100

200

300

400

500

600

Rekrutimenga jashtë

Sh.C

R.ngajashtë ins.

R.ngabrenda ins.

Tr.ngajashtë ins.

Tr.ngabrenda ins.

Avancimet

561

181

466

74

399

213

Totali 1894

Rekrutime nga Rekrutime nga brenda Sh.C Transfere ne sh.c.k Avancimet jashtë ShC. Jashtë dhe brenda jashtë dhe brenda institucionit institucionit

Totali :1894 561 181 466 74 399 213

Përqindja : 100% 29.62 % 9.56 % 24.60.% 3.90% 21.07% 11.25 %

Page 13: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 12 nga 23

Krahasuar me vitin 2013 dhe vitin 2014, është shënuar rritje për 68 rekrutime nga

jashtë ShCK, nga brenda ka rritje për 382 NC ndërsa transferime me një rritje prej 150

NC në SHCRK.

Nga të dhënat e mësipërme, rezulton se rekrutimet nga brenda Shërbimit Civil kanë

qenë një procedurë e parapëlqyer në institucione, duke i dhënë një shtytje më shumë

zhvillimit të karrierës së nëpunësve ekzistues. Në këtë drejtim ka kontribuar edhe

përdorimi i transferimeve. Në total plotësimi i vendeve të punës nga brenda ShC

duke përfshirë transferet dhe avancimet janë 70.38% , të numrit të përgjithshëm të

rekrutimeve.

Të dhënat për grup mosha sipas strukturës gjinore janë të paraqitura në tab.6 , si më

poshtë.

Tabela 6 për grup moshat ne SHCK

5.2. Numri i autorizimeve konkurseve dhe numri mesatar i aplikantëve

nëprocesin e rekrutimit (niveli i konkurrencës)

DASHC, në vitin 2014 ka miratuar: 92 autorizime (196 pozita) për konkurse të

brendshme dhe 317 autorizime (743 pozita) për konkurse të jashtme, gjithsejtë 409

autorizime (939 pozita). Numri mesatar i aplikantëve për një pozitë pune nga jashtë

shërbimit civil ishte 23, ndërsa numri i aplikantëve brenda shërbimit civil për një

pozitë pune ishte 5.

Grup Mosha, nr. nëpunësve

18-35 35-50 50-65

M F F M F M

58.79% 41.20% 64.29% 35.70% 70.11% 29.89%

Page 14: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 13 nga 23

5.3. Hartimi i përshkrimeve standarde të detyrave të punës dhe

zëvendësimi i kontratave të punës me akte të emërimit

Ky proces ka përfunduar në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil të Republikës së

Kosovës, përjashtimisht disa institucione nuk i kanë bërë ndarjen e një numri te vogël

te pozitave për kategorinë e te punësuarve sipas Qarkores Administrative Nr.01/2014

Statusi i të punësuarve në Institucionet e Republikës së Kosovës që kryejnë funksione

mbështetëse dhe të mirëmbajtjes, e cila i’u është dërguar se fundmi institucioneve.

5.4.Vlerësimi i rezultateve në punë i nëpunësve civil

Në bazë të rregullores për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve Civilë, çdo

Institucion i Administratës i SHCK-së, në fund të çdo viti bënë vlerësimin formal të

rezultateve në punë. Vlerësimi formal i kryerjes së punës në fund të vitit kalendarik

për vitin 2014, është kryer duke u bazuar në rregullore Nr. 19/2012 për Vlerësimin e

Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil, e cila përcakton kriteret dhe procedurat për

vlerësimin e rezultateve të punës të nëpunësve civil në Shërbimin Civil.

Ministria e Administratës Publike në mbështetje nga projekti i Bankës Botërore,

“Asistenca Teknike për Përmirësimin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në

Shërbimin Civil Bazë ”, ka bërë të gjitha përgatitjet për zbatimin e sistemit të ri të

vlerësimit i cili u aplikua për herë të parë në shërbimin civil pas miratimit të

rregullores së lartë cekur. Në vitin 2014, është hartuar plani për trajnim dhe janë

mbajtur trajnime për zbatimin e sistemit të ri të vlerësimit. Mbajtja e trajnimit kishte

për qëllim ngritjen e kapaciteteve të menaxherëve dhe zyrtarëve të personelit për

zbatimin sa më efikas dhe në mënyrë unike të rregullorës për vlerësimin e rezultateve

në punë.

Të gjitha institucionet në fillim të vitit janë udhëzuar nga DASHC-i, që të bëjnë

përcaktimin e objektivave për vitin 2014 në bazë të cilave është bërë vlerësimi duke u

bazuar edhe në kritere tjera të vlerësimit. Sipas rregullores për çdo njërën nga tri

kategoritë funksionale ( duke përjashtuar nivelin e lartë drejtues) të nëpunësve civil në

institucion rezultatet e vlerësimi te kryerjes se punes nuk mund të kalojnë limitet e

percaktuara me këtë rregullore. Shkelqyshem 5%, shumë mirë 15% dhe jo më shumë

Page 15: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 14 nga 23

se 30% vlersuar mirë. Të dhënat e pranuara nga institucionet mbi vlerësimin e

rezultateve të kryerjes së punës, janë të paraqitura në tabelën si më poshtë

Tabela 8 për vlerësimin e rezultateve të kryerjes së punës

6. Zhvillimi i Kapaciteteve të Nëpunësve Civil

Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

dhe plotësimin e kritereve për Integrimin Evropian, ka qenë një prioritet edhe në vitin

2014. Instituti i Kosovës për Administratë Publike, gjatë vitit 2014 ka trajnuar 2068

nëpunës civil nëpërmjet 88 moduleve të trajnimit dhe janë realizuar 272 ditë trajnim.

Nëpunësit e trajnuar ishin nga niveli Qendror dhe Lokal i Administratës Publike. Në

trajnime janë përfshi nëpunës të nivelit të lart drejtues, drejtues, profesional dhe

administrativë me një përfaqësim të gjerë përfshirë të gjitha Ministritë, agjëncionetë

dhe komunat. Struktura gjinore e pjesëmarrësve në trajnim përbëhej nga 43.25% gjinia

femërorë, 56.75% gjinia mashkullore dhe 2.41% pjesëtarë të komuniteteve të cilët e

flasin gjuhën serbe

Instituti i Kosovës për Administratë Publike ka zhvilluar trajnime në këto fusha

kryesore:

Menaxhimin e Përgjithshëm

Administratë dhe Legjislacion

Burime Njerëzore

Buxhet dhe Financa

Teknologjisë informativë

Çështjet e Komunale

Çështjet e Bashkimit Evropian

Vlerësimi irezultateve të kryerjes së punës

Shkëlqyeshëm shumë mirë mirë mjaftueshëm dobët

Totali: 9980 1339 3526 3987 1084 44

Përqindja: 100% 13.41% 35.33% 39.96% 10.86% 0.44%

Page 16: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 15 nga 23

Nga niveli qendror i institucioneve në trajnimet e organizuara nga IKAP–i, kanë marrë

pjesë 1638 pjesëmarrës apo 79.21% të totalit të trajnuarve gjatë vitit, ndërsa nga Niveli

Lokal i institucioneve në trajnimet e IKAP kanë marrë pjesë 430 apo 20.79%

pjesëmarrës të totalit të trajnuarve gjatë vitit.

Për organizmin e trajnimeve IKAP ka bashkëpunuar ngushtë me Departamentin e

Administrimit të Shërbimit Civil dhe me njësitë e personelit të institucioneve të cilat

kanë përgjegjësi për Administrimin e Trajnimeve në Shërbimin Civil. IKAP, ka

zhvilluar një aktivitet bashkëpunimi edhe me organizatat ndërkombëtare që

veprojnë në Kosovë, ndër të tjera edhe me Organizatën Gjermane Shoqëria për

Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Organizatat që kanë zbatuar projektet e

financuara nga Komisioni Evropian, siç ishin ”Projekti për Mbështetje Prokurimit Publik

në Kosovë, ”Projekti” Mbështetje agjencionit për Administrimin e Pasurisë së

Page 17: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 16 nga 23

sekuestruar ose të konfiskuar, Projektin “Asistenca Teknike për Përmirësimin e

Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në Shërbimin Civil Bazë”, i financuar

nga Banka Botërore. Edhe gjatë vitit 2014, ka vijuar bashkëpunimin me Institutin

Evropian të Administratës Publike(EIPA) dhe me Shkollën Regjionale për

Administrate Publike (ReSPA) me seli ne Danilovograd (Mal i Zi). Në programet e

trajnimit të organizuara nga ReSPA gjatë vitit kanë marr pjesë 72 nëpunës civil nga

23 institucione të Republikës se Kosovës. Aktivitetet e ReSPA-së, bazuar në programin

e punës të saj ishin: trajnime, punëtori, konferenca, rrjetëzimet.

7. Fondi për Kuadro

Qeveria e Kosovës me qëllim për të krijuar, mbajtur dhe zhvilluar përvojën,

kualifikimet dhe shkathtësitë në pozita strategjike dhe prioritare të dikastereve të

Qeverisë ka themeluar me vendim Skemën e Fondit për Kuadro. Kjo skemë mundëson

pagesa konkurruese në raport me sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare për

një numër të pozitave të caktuara në Shërbimin Civil të cilat janë me rëndësi prioritare

dhe strategjike për Qeverinë.

Fondi për Kuadro në radhë të parë synon të mbështesë pozitat ekzistuese në

Shërbimin Civil të cilat edhe tani financohen nga buxheti i shtetit si pjesë e stafit aktual

të autorizuar të Ministrive dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim të sjellë kuadro të reja

të kualifikuara dhe me përvojë.

Fushat me prioritet për Qeverinë e Kosovës për të cilat Ministritë mund të kërkojnë

mbështetje nga Fondi për Kuadro janë; zhvillimi i politikave në fusha kryesore të

përcaktuara me prioritetet e Qeverisë; përmbushje të kërkesave që lidhen me raportet

e Kosovës me organizatat ndërkombëtare në veçanti me organizatat financiare

ndërkombëtare dhe integrimet evropiane dhe përmbushjen e standardeve

ndërkombëtare në fushat përkatëse.

Skema e Fondit për Kuadro zbatohet në bazë të rregullores së miratuar nga Komisioni

i Fondit për Kuadro. Komisioni i Fondit për Kuadro është komision ndërministror, i

cili udhëhiqet nga Zëvendës kryeministri dhe ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e

Page 18: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 17 nga 23

Skemës së Fondit për Kuadro. Rregullorja mbi funksionimin e Fondit për Kuadro

parasheh; kriteret për klasifikimin e pozitave për Fondin për Kuadro; kriteret dhe

procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përfshirë rregullat për përcaktimin e

pagesës; vlerësimin e përmbushjes së detyrave të punës i cili do të përdoret për të

përkufizuar objektivat dhe standardet e punës të pozitave të Fondit për Kuadro dhe

për vlerësimin e punës individuale për secilin anëtar të personelit të përzgjedhur të

Fondit për Kuadro në raport me ato objektiva dhe standarde. Përfitues nga ky fond

për vitin 2014 ishin;

Institucioni Nr.perfituesve Shumat

Zyra e Kryeministrit 9 46,920.00

Ministria për Komunitete dhe Kthim 5 13,950.00

Ministria e Zhvillimit Ekonomik 11 15,840.00

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 15 46,900.00

Ministria e Shëndetsisë 19 34,400.00

Ministria e Punëve të Jashtme 4 7,750.00

Ministria e Punëve të Brendshme 8 13,200.00

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 8 14,800.00

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor 5 10,996.77

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 10 19,270.00

Ministria e Integrimit Evropian 23 41,840.00

Ministria e Infrastrukturës 8 29,550.00

Ministria e Financave 16 62,960.00

Ministria e Drejtësisë 32 41,920.00

Ministria e Diaspores 4 7,200.00

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 3 1,050.00

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 14 31,950.00

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal 13 17,300.00

Ministria e Administratës Publike 15 25,950.00

222 483,746.77

Page 19: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 18 nga 23

8. e-Qeverisja

Rritja e transparencës dhe e qasjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe

ofrimi i shërbimeve të shpejta dhe efikase për qytetarët përmes e–Qeverisjes në

Administratën Publike ka qenë një ndër prioritetet, e Ministrisë së Administratës

Publike (MAP).

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) e themeluar sipas Ligjit për Organet

Qeveritare për Shoqërinë e Informacionit, në vitin 2014, ka vazhduar funksionalizimi

e saj me formimin e strukturave te reja organizative dhe plotësimin e stafit.

Me qëllim të avancimit të shërbimeve për qytetarë, biznese dhe institucione, ASHI

gjatë vitit 2014 ka ndërmarrë hapa konkret në monitorimin dhe dokumentimin e

zhvillimeve të e-Qeverisjes në institucione me qëllim të zhvillimit të një platforme

unike të Interoperabilitetit (ndërveprimit automatik të sistemeve elektronike) që del si

kërkesë nga Strategjia për Qeverisje elektronike 2009-2015 dhe Korniza e

Interoperabilitetit të Republikës së Kosovës.

Në fushën e ngritjes profesionale të nëpunësve civil, ASHI gjatë viti 2014 në bazë të

benificioneve që dalin nga kontrata me licenca Microsoft ka trajnuar 14 zyrtarë, prej të

cilëve 5 zyrtarë janë trajnuar në fushë të Interoperabilitetit (BIZ TALK) të sistemeve

elektronike ndërsa pjesa tjetër në trajnime të specializuara për administrimin e bazave

të dhenave dhe infrastruktures serverike.

9. Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil

Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil mund të pezullohet, të ndërpritet dhe

të përfundojë sipas kushteve të parapara me Ligjin e Shërbimit Civil (LSHCK).

Të dhënat për largimet nga Shërbimi Civil gjatë vitit 2014 janë të paraqitura në

pasqyrën tabelore si më poshtë.

Tabela 9. Largime nga shërbimi civil

Largime nga shërbimi civil

Me vetë dëshirë Masë Shkurtim i Pensionim i Pensionim Shkak tjetër(paaft.pëher.Vd.)

displinore pozitës parakohshum.

Totali: 612 156 134 0 18 223 81

Përqindja: 100% 25.50% 21.90% 0 2.94% 36.43% 13.23%

Page 20: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 19 nga 23

Tabela Grafike për Largime nga Shërbimi Civil

9.1 Masat Disiplinore

Në bazë të Rregullores nr. 05/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil, e

cila përcakton klasifikimin e shkeljeve të detyrave të punës, procedurat disiplinore

dhe masat që shqiptohen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shkeljet e

detyrave të punës ndahen në:

Shkelje të lehta dhe

Shkelje të rënda –serioze.

Numri dhe lloji i masave të shqiptuara, gjatë vitit 2014, në Institucionet e Nivelit

Qendror dhe Lokal, të grupuara sipas llojit të masës, janë të paraqitura në formën

tabelore si më poshtë.

Tabela 10, Masat Disiplinore

0

200

400

156 134

0 18

223

81

Totali 6012

Numri i masave disiplinore

Të lehta Të rënda

Totali: 228 140 88

Përqindja : 100% 61.40% 38.60%

Page 21: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 20 nga 23

Tabela Grafike për Numrin e Masave Disiplinore për Vitin – 2014

Tabela Grafike për Numrin e Masave Disiplinore për Vitin – 2013

Në vitin 2014, numri i masave disiplinore rezulton i njejtë me vitin 2013.

9.2. Zgjidhja e Kontesteve dhe Ankesave

Zgjidhja e kontesteve dhe ankesave nga marrëdhënia e punës të nëpunësve civilë dhe

të personave të cilët kanë konkurruar në procedurë të rregullt për rekrutim në

Shërbimin Civil, bazohet në Rregulloren nr. 05/2011 për Procedurat e Zgjidhjes së

Kontesteve dhe Ankesave. Nëpunësit civilë kanë të drejtë për ankesë kundër vendimit

administrativ apo çdo shkelje ose lëshimi të rregullave ose procedurave të

përgjithshme administrative, që ndikojnë dhe që kanë të bëjnë me marrëdhënien e tyre

të punës.

0

50

100

150

Të lehta Të rënda

140

88

Totali 228

0

50

100

150

Të lehta Të rënda

148

80

Totali 223

Page 22: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 21 nga 23

Të dhënat mbi numrin dhe tipin e ankesave brenda institucionit (ankesa kundër

procesit të rekrutimit, kundër masave disiplinore të lehta, kundër masave disiplinore

të rënda, kundër rezultatit të vlerësimit të kryerjes së punës, kundër ndërprerjes së

marrëdhënies së punës dhe ankesa në fusha të tjera), si dhe të dhënat për ankesat e

zgjidhura në favor të nëpunësit, janë të paraqitura në pasqyrën tabelore si më poshtë

Tabela 11, ankesat

Viti 2014, ka shënuar rritje të numrit të ankesave për 376, krahasuar me vitin 2013.

Viti 2014, ka shënuar rritje të numrit të ankesave për 346 krahasuar me vitin 2013.

Krahasimete vitit 2013 më vitin 2014 ndaj procesit të rekrutimit nga 83 ose 31.93% në

215 ose 35.48% ,ndaj masave disiplinore të lehta nga 28 ose 10.77% në 43 ose 7.10%,

ndaj masave disiplinore të renda nga 56 ose 21.54 % në 49 ose 8.09%, ndaj vlerësimit të

rezultateve në punë nga 17 ose 6.54% në 65 ose 10.72%, në fusha tjera nga 76 ose

29.23% në 174 ose 28.71% dhe të zgjedhura në favor të nëpunësit nga 45 ose 17.31% në

77 ose 12.71%.2

Numri i ankesave të ushtruara nga ana e nëpunësve civil dhe aplikuesëve për

punësim në Shërbimin Civil të Kosovës në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për

Shërbimin Civil të Kosovës në vitin 2014 është 689 ankesa, këto të dhëna janë siguruar

nga KPMSHCK.

10. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë në

aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të

Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili zgjidh ankesat e nëpunësve dhe siguron

respektimin e të gjitha rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në

Republikën e Kosovës.

2 Në vitin 2014 janë nxjerrë të dhëna edhe për numrin e ankesave ndaj ndërprerjes të marrëdhënies së punës për 60 N.C apo

9.90%.

Tipi I Ankesa ndaj Ankesa ndaj Ankesa ndaj Ankesa ndaj Ankesa Ankesa Ankesa të Ankesës procesit të masave d. masave d. rezultatit të ndaj ndp.se pu. në fusha të zgjidh.në Rekrutimit të lehta të renda vlerësimit tjera favor të NC

Nr. i ank. 215 43 49 65 60 174 77

Përqindja: 35.48% 7.10% 8.09% 10.72% 9.90% 28.71% 12.71%

Page 23: Republika e Kosovës Qeveria - map.rks-gov.net · kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj. Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave

Faqe 22 nga 23

11. Sfidat

Zbatimi i sistemit të ri të Vlerësimit të rezultateve në punë.

Standardizimi dhe unifikimi i titujve dhe përshkrimeve të vendeve të punes sipas metodologjise

dhe katalogut të vendeve të punës;

Zbatimi i sistemit të klasifikimit, gradimit dhe zabtimi i sistemit të ri të pagave;

Funksionalizimi i të gjitha moduleve të Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve

Njerëzore

Miratimi i Strategjisë së Trajnimit për Nëpunësit Civil 2015 – 2019 dhe Plani i Veprimit;

Plotësim ndryshimi i legjislacionit për SHCK;

Planifikimi i burimeve njerëzore në institucionet e shërbimit civil.

12. Përfundimi

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me institucionet dhe mbështetjen

e partnerëve ndërkombëtar kanë bërë progres ne reformimin e Shërbimit Civil dhe

Administratës Publike duke plotësuar aktet ligjore dhe nënligjore të nevojshëm,

hartimin e dokumenteve strategjike për ngritjen e kapaciteteve te nëpunësve civil dhe

zbatimin e tyre. Krijimi i Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve

Njerëzore ka lehtësuar proceset e punës për menaxhimin me efikas të Burimeve

Njerëzore në Shërbimin Civil.

Këto reforma kanë ndikuar në krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, të

motivuar dhe profesional i cili do të jetë në gjendje t’u bëjë ballë sfidave zhvilluese

dhe integruese të vendit që Administrata Publike të jetë efikase për qytetarët dhe

bizneset.

Meqenëse aktet ligjore janë kompletuar në tërësi prioritet i Qeverisë dhe MAP-it do të

jetë zhvillimi i burimeve njerëzore, ngritja e kapaciteteve të nëpunësve civilë, njohja e

tyre me metodat, teknikat dhe proceset e administrimit dhe menaxhimit më efikas.