REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF...

32
1 Aktivitetet e Keshillit Prokurorial te Kosoves REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL COUNCIL BULETINI MUJOR Prill 2019

Transcript of REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF...

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

1

Aktivitetet e Ke shillit Prokurorial te Kosove s

REPUBLIKA E KOSOVES

REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS/ TUŽILAČKI SAVET KOSOVA/KOSOVO PROSECUTORIAL

COUNCIL

BULETINI MUJOR

Prill 2019

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

2

1. Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 3 prill 2019 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) janë të shqetësuar me aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare. Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre. Andaj, të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

3

KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

Sqarim lidhur me shkrimin e datës 3 prill 2019 në gazetën “Koha Ditore” me

titull: “KPK-ja shmang britanikët nga konkursi për Kryeprokurorin Special”

Prishtinë, 3 prill 2019 - Sa i përket shkrimit të ditës së sotme, 3 prill 2019, në gazetën “Koha Ditore”, me titull: “KPK shmang britanikët nga konkursi për Kryeprokurorin Special”, Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se bazuar në aktet normative në fuqi, që kanë të bëjnë me funksionimin e veprimtarisë së përgjithshme të sistemit prokurorial, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e rregullt të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), me ç’rast kemi ftuar partnerët tanë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në mbikëqyrjen e këtij procesi, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Përfaqësuesit e Projektit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, BE-në, si dhe është aprovuar kërkesa e BIRN-it në kuadër të së drejtës së shoqërisë civile për monitorim. Paraprakisht, në letër-shkëmbimet për këtë proces, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka ftuar në vazhdimësi përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për monitorim

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

4

të këtij procesi, por të cilët kanë kërkuar edhe vlerësimin e kandidatëve duke u thirrur në Memorandumin e Bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, memorandum i cili nuk përfshin emërimet e larta në sistemin prokurorial. Lidhur me këto shqetësime të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, është diskutuar në takimin e fundit të KPK-së të mbajtur me datë 27 mars 2019, ku anëtarët e Këshillit me unanimitet janë pajtuar që ekspertët britanikë të bëjnë vlerësimin e kandidatëve dhe të njëjtin ta përcjellin në formë të raportit te anëtarët e Këshillit. Përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar që kanë marrë pjesë në këtë takim, janë pajtuar me këtë qëndrim të KPK-së dhe kanë kërkuar që Ambasadori të njoftohet me shkrim, gjë të cilën KPK e ka realizuar me datë 28 mars 2019. Si reflektim nga takimi i KPK-së, Komisioni Vlerësues me datë 29.03.2019 ka ftuar partnerët ndërkombëtar përfshirë Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në procesin e intervistave. Pas së cilës Ambasada i është drejtuar kryesuesit Hyseni me kërkesë ku është rekomanduar ri hapja e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së me arsyetimin se nuk kanë kohë të mjaftueshme për tu përgatitur lidhur me këtë proces. Në përgjigje të kësaj kërkese, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka njoftuar se në këtë fazë kur është paraqitur rekomandimi për ri hapje të konkursit është e pamundur të realizohet për shkak të procedurave ligjore të parapara për emërimin e Kryeprokurorit të PRSK-së dhe ka ftuar përsëri përfaqësuesit e Ambasadës për të marrë pjesë më datën 1 prill 2019, në orën 9:00, për të diskutuar hartimin e pyetjeve të mundshme për kandidatët dhe për mbarëvajtjen e procesit të intervistave. Vlen të potencohet se në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të PSRK-së kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Projektit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ku ishin pjesëmarrës në procesin e shqyrtimit të aplikacioneve të kandidatëve, më 21 mars 2019, ndërsa kanë munguar me rastin e intervistimit të kandidatëve, duke dërguar e-mail, në të cilin kanë thënë se kanë agjendë jashtë vendit dhe nuk mund të marrin pjesë me datën 1 prill 2019. Përfundimisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion kushtetues dhe i pavarur, shpreh përkushtimin dhe gatishmërinë e tij të përhershme për të bashkëpunuar me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Qeverinë dhe popullin britanik, të cilët na kanë mbështetur gjithnjë dhe shprehim mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj çdo ndihme që na kanë ofruar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Me këtë rast shprehim bindjen e thellë se KPK-ja është e interesuar jetësisht për t’i fuqizuar dhe avancuar marrëdhëniet e ndërsjella dhe natyrisht se mbesim të përkushtuar që procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të PSRK-së të jetë profesional, i paanshëm,

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

5

transparent dhe meritokratik, proces ky i cili është duke u monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesit e Projektit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, BE-së dhe përfaqësuesit e BIRN-it.

Tryezë për caktimin e parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Prishtinë, 3 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni sot ka marrë pjesë në tryezën e punës me temë: “Caktimi i parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve në Rregulloren e re”. Kjo tryezë është organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa është mbështetur nga Ambasada amerikane në Kosovë. Në hapje të kësaj tryezë, kryesuesi Hyseni ka vlerësuar rëndësinë e kësaj tryeze, ndërsa ka inkurajuar grupin punues në ngritjen e kritereve për vlerësimin e përformances së prokurorëve, duke u bazuar në burimet objektive të informacioneve. Po ashtu, kryesuesi Hyseni ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për punën që janë duke e bërë grupi punues për caktimin e parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve në Rregulloren e re.

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

6

Gjatë kësaj tryeze përveç për parimet kryesore për vlerësimin e performancës, është diskutuar edhe për sfidat e Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe propozimet e Komisionit për tejkalimin e sfidave në vlerësimin e performancës së prokurorëve. Në këtë tryezë, përveç grupit punues për hartimin e Rregullores së re për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe Ambasadës amerikane që e ka mbështetur tryezën, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Projektit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit vizituan Prokurorinë

Themelore në Pejë dhe Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Pejë–Gjakovë, 3 prill 2019 – Në kuadër të vizitave të punës nëpër prokuroritë e vendit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, kanë qëndruar për një vizitë pune në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe në atë të Gjakovës.

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

7

Të dy krerët e lartë të sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, për punën, të arriturat dhe sfidat e këtyre prokurorive në hetimin dhe ndjekjen e veprave të ndryshme penale. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka përgëzuar të dy prokuroritë për rezultatet e arritura, duke pohuar se Këshilli Prokurorial është i fokusuar në ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimit të integritetit të sistemit prokurorial. “Qëllimi ynë i përbashkët është arritja e objektivave të përcaktuara institucionale dhe, në këtë aspekt, vlerësoj lart punën dhe të arriturat e secilit prokuror, por njëkohësisht kërkoj edhe efikasitet dhe profesionalizëm në të ardhmen”, ka thënë Kryesuesi Bahri Hyseni. Duke e vlerësuar punën e deritashme dhe rezultatet e arritura në këto dy prokurori, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm në trajtimin dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, me theks të veçantë luftimin e korrupsionit, si dhe në kuadër të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale të ketë rezultate më të mëdha në sekuestrim dhe ngrirjen e pasurisë. Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka potencuar nevojën e avancimit të profesionalizmit, llogaridhënies dhe efikasitetit të prokurorëve në trajtimin e rasteve të ndryshme penale. Në fund, Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit kanë ofruar bashkëpunim dhe përkrahje për kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin mbështetës të prokurorive përkatëse për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe do të angazhohen për plotësimin e nevojave me prokurorë të rinj, bashkëpunëtorë profesionalë dhe zyrtarë ligjorë në këto dy prokurori. Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit.

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

8

Diskutohet drafti i Rregullores për shërbimin e komunikimit publik në

sistemin prokurorial

Prishtinë, 4 prill 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin ka diskutuar për draftin e Rregullores për shërbimin e komunikimit publik në sistemin prokurorial. Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e Komisionit, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, prokurorët dhe zyrtarët për komunikim publik në sistemin prokurorial. Ky drafti i rregullores, i përgatitur nga grupi punues, i cili u plotësua dhe ndryshua, kurse në fund Komisioni vendosi që i njëjti t’i propozohet Këshillit për miratim në takimin e radhës. Vlen të theksohet që kontribut për hartimin e këtij drafti kanë dhënë edhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

9

Mbahet takim koordinues me donatorë Prishtinë, 4 prill 2019 – Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë, zyrës se BE-së, organizatave dhe projekteve të ndryshme, që mbështesin sistemin prokurorial, takim ky, në të cilin janë diskutuar mundësitë e mbështetjes së objektivave për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të këtij sistemi. Fillimisht, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka njoftuar përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet kryesore në sistemin prokurorial, duke u fokusuar kryesisht në objektivat strategjike, që dalin nga Plani Strategjik për vitet 2019-2021 dhe planet vjetore të punës, me ç’rast ka theksuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme nga ana e donatorëve, ashtu siç është vepruar deri më tani. “Përfitimi nga përvojat, ekspertiza dhe mbështetja juaj është e pazëvendësueshme, sepse kemi pasur ndikime tejet pozitive në dinamikën e punës së Këshillit dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit”, ka thënë Hyseni. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e donatorëve vlerësuan lart iniciativën e KPK-së për koordinimin e donatorëve, si dhe kanë diskutuar për projektet që kanë realizuar dhe janë

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

10

në realizim e sipër, duke shprehur gatishmërinë e tyre që edhe në të ardhmen të vazhdojnë mbështetjen përmes projekteve të ndryshme. Në vijim të këtij takimi, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka prezantuar propozimprojektet, në të cilat janë përcaktuar objektivat specifike, rezultatet e pritshme, aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe përftimet që do të ketë sistemi prokurorial nga zbatimi i tyre. Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit synojnë që me anë të realizimit të mbështetjes së donatorëve të fuqizojnw kriteret, vlerat dhe standardet më të larta të punës, kurse projektet e propozuara për mbështetje kanë të bëjnë me sistemin e digjitalizimit të procesit të punës, regjistrimin e lëndëve të vjetra në punë, infrastrukturën, ngritjen e besimit publik në sistemin prokurorial, ngritjen e kapaciteteve të komisioneve të Këshillit dhe stafit, menaxhimin e dosjeve personale të prokurorëve, avancimin e infrastrukturës fizike, sistemit të sigurisë dhe teknologjisë informative.

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

11

Krerët e sistemit prokurorial kërkojnë angazhim konkret për forcimin e

sundimit të ligjit

Prizren – Ferizaj, 5 prill 2019 – Agjenda e vizitave të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vazhduar sot në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Bartësit e sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për punën, të arriturat dhe sfidat e këtyre prokurorive në hetimin dhe ndjekjen e veprave të ndryshme penale në këto dy regjione. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka vlerësuar të dy prokuroritë për rezultatet e arritura, duke pohuar se KPK-ja është e fokusuar në ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimit të tërësishëm të sistemit prokurorial, duke kërkuar rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies, sjelljeve etike dhe integritetit të secilit pjesëtar të sistemit prokurorial. Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar punën e deritashme dhe rezultatet e arritura nga të dyja prokuroritë, mirëpo edhe përkundër kësaj, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm në trajtimin dhe luftimin e veprave penale që

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

12

ndërlidhen me korrupsionin, krimet ekonomike dhe krimet financiare, si dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të tjera kriminale, ngaqë kjo, sipas tij, do të ndikojë dukshëm në ngritjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial. Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar nga prokurorët e këtyre prokurorive të kenë përkushtim dhe integritet të lartë në punën e tyre, duke përfshirë edhe nevojën e avancimit të profesionalizmit dhe llogaridhënies gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale. Ndër të tjera, gjatë këtyre takimeve, ishte në fokus edhe forcimi i komunikimit të brendshëm në mes të kryeprokurorëve me prokurorët e prokurorive, Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial, me ç’rast dy krerët e sistemit prokurorial kanë ofruar bashkëpunim dhe përkrahje për kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin mbështetës të prokurorive përkatëse për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe janë zotuar se do të angazhohen për plotësimin e nevojave të këtyre prokurorive.

Reagimi i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit te Shtetit ndaj deklaratave të

deputetit Selimi në RTK

Prishtinë, 6 prill 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit konsiderojnë se deklaratat e deputetit Rexhep Selimi, të dhëna në emisionin “Imazh”, në RTK, më datën 5 prill 2019 dhe gjuha e përdorur ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, Kryesuesit të

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

13

Këshillit Prokurorial dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, përbëjnë një gjuhë kërcënuese, të papranueshme dhe tejet tendencioze dhe kanë për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe sistemit prokurorial në përgjithësi. Me këtë rast ia kujtojmë deputetit Selimi, por edhe tërë opinionit publik se pushteti gjyqësor është pushtet i veçantë dhe se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit janë institucione kushtetuese, unike, të pavarura dhe të paanshme, të ndërtuara mbi parimet kushtetuese dhe ligjore. Prandaj, deklaratat e tilla janë në kundërshtim me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Prokurorit të Shtetit. Në kuadër të këtyre parimeve, Kryeprokurori i Shtetit zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial të Kosovës, prandaj puna, angazhimi dhe mandati i tij varen vetëm nga detyrat dhe obligimet e përcaktuara, të cilat dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar, kushdo qofshin ata. Prokurori i Shtetit dhe sistemi prokurorial, të mbështetur fuqishëm nga partnerët ndërkombëtarë janë duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm, të cilët do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit për luftimin e veprave të ndryshme penale, forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit ligjor, duke ndikuar dukshëm në ngritjen e besimit publik në sistemin prokurorial. Andaj, në këtë kontekst, një deputet i Kuvendit të Kosovës duhet të jetë shembull i respektimit të organeve zbatuese të ligjit dhe të përmbahet nga deklarimet e tilla që janë kundërshtim me rendin dhe parimet kushtetuese e ligjore. Për më tepër, institucioni i Prokurorit të Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, shprehin keqardhje të madhe për joseriozitetin e deklaratave të tilla, të cilat bëhen qëllimisht pikërisht në kohën kur tërë mekanizmat prokurorialë janë vënë në veprime dhe angazhime konkrete në çështjet jetike për forcimin e zbatimit dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Pra, theksojmë fuqishëm edhe njëherë se sistemi prokurorial i Kosovës përbëhet nga institucione profesionale, të themeluara me Kushtetutë dhe ligje, të cilat janë të palëkundura në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të tyre dhe janë të pandikuara nga çfarëdo pretendimi, përfshirë edhe pretendimin e fundit të pamatur, të pavërtetë dhe tendencioz të deputetit Selimi, i cili iu ka shërbyer çdoherë forcave që nuk kanë ndihmuar forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë. Në përfundim ia bëjmë me dije opinionit publik se tendencat e vazhdueshme që rrjedhin nga deklaratat e tilla politike dhe jopolitike kanë vetëm një emër: Përpjekje e pasuksesshme për njollosje dhe etiketim të vlerave që përfaqësojnë zbatimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

14

Diskutohet zbatimi i Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në

ushtrimin e funksionit publik

Prishtinë, 8 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka mbajtur takim me Grupin punues të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, në përbërje të të cilit ishin Kryesuesja e tij, Albulena Haxhiu, si dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës. Fillimisht, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka njoftuar anëtarët e grupit punues për rrjedhat e zbatimit e këtij ligji, caktimin e pikave të kontaktit dhe masat e ndërmarra nga KPK-ja. Bashkëbiseduesit diskutuan në vijim të takimit edhe për mënyrat adekuate dhe mundësitë e lehtësimit të bashkëpunimit reciprok për hartimin e akteve nënligjore, që ndërlidhen me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

15

Në fund të takimit, Kryesuesi Hyseni, ka kërkuar nga bashkëbiseduesit të angazhohen që Kuvendi i Kosovës të bëjë harmonizimin e ligjeve që mund të bien ndesh me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe ka shprehur vullnetin për të diskutuar në të ardhmen për të gjitha çështjet e ndërsjella, duke respektuar në mënyrë të veçantë pavarësinë e pushteteve, në mënyrë që të bashkërendojnë harmonizimin e veprimeve për forcimin e zbatimit të ligjit. Kryesuesja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu. si dhe deputetët e tjerë që morën pjesë në takim, u pajtuan për të bërë monitorimin e ligjeve të tjera në fuqi, si dhe për të mbështetur propozimet e KPK-së për ligjet që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial dhe përgjithësisht me sistemin e drejtësisë.

Mbahet takimi i 165-të i KPK-së

Prishtinë, 10 prill 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 165-të me radhë, të cilin e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar një mori pikash të rendit të ditës.

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

16

Fillimisht, Kryeprokurorit i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar Raportin e punës për vitin 2018 të Prokurorit të Shtetit, i cili përmbledh veprimtarinë njëvjeçare të punës operative. Në vijim të këtij takimi të sotëm është bërë miratimi i Rregullores së plotësuar dhe të ndryshuar nr.03/2019 për shërbimin e komunikimit publik, e cila përcakton mënyrat e ofrimit të shërbimit, funksionimit dhe koordinimit të komunikimit publik në sistemin, duke përfshirë edhe rekomandimin e Kryesuesit të Komisionit për Çështje Normative. Gjithashtu anëtarët e Këshillit kanë aprovuar formimin e tri grupeve të punës, që rrjedhin nga Plani strategjik i miratuar në takimin e kaluar: Grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit strategjik të sistemit prokurorial 2019-2021, Grupin punues për zbatimin e detyrave specifike, që rrjedhin nga ky plan dhe Grupin punues për mbikëqyrjen e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, grupe këto, të përbëra prej tre anëtarësh. Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka njoftuar anëtarët e KPK-së se pas arritjes së moshës së pensionimit të prokurorit Reshat Millaku do të njoftojë Presidentin e vendit për lirimin e tij nga detyra. Në fund të takimit të KPK-së, Kryesuesi i Komisionit Vlerësues, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka prezantuar para anëtarëve të Këshillit Raportin e procedurave për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së.

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

17

Koordinohet hartimi i rregulloreve për përgjegjësitë disiplinore të

prokurorëve dhe gjyqtarëve

Prishtinë, 11 prill 2019 – Grupet punuese të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për hartimin e akteve nënligjore, në përputhje me Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë mbajtur takim të përbashkët, me ç’rast kanë diskutuar për hartimin e rregulloreve përkatëse për përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në këtë takim, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Projektit të USAID-it, është diskutuar për format dhe metodat e punës, si dhe bashkëpunimin e dy këshillave për hartimin e rregulloreve të lartcekura. Gjithashtu, në vijim të këtij takimi, pjesëmarrësit thanë se hartimi i rregulloreve për përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve dhe të gjyqtarëve është me rëndësi të madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë, kurse pas hartimit të tyre do të ketë përcaktim të saktë të përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës në punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë. Grupet punuese të Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të Kosovës janë koordinuar për vazhdimin e punëve deri në hartimin final të këtyre rregulloreve.

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

18

Bashkërendohen format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Këshillit

Prokurorial dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Prishtinë, 12 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Conell, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast kanë prezantuar format e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se sistemi prokurorial është duke punuar pa ndërprerë për forcimin e sundimit të ligjit, si një ndër vlerat më të rëndësishme për qytetarët e vendit. ”Ne jemi shumë të lumtur që kemi një partner si Mbretëria e Bashkuar, e cila përmes Ambasadës së saj në Kosovë ka krijuar mundësi për ne që të punojmë për arritjen e objektivave të rëndësishme strategjike”, ka thënë Kryesuesi i KPK-së, Hyseni. Në këtë kontekst, Kryesuesi Hyseni ka theksuar se jemi pajtuar plotësisht me Ambasadorin Ruari O’Conell që projekti i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar të mbështesë avancimin e mëtejshëm të proceseve për rekrutimin e prokurorëve,

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

19

përmirësimin e sistemet të vlerësimit të performancës së prokurorëve, ndërtimin e mekanizmave për forcimin e integritetit dhe transparencës, fuqizimi i shërbimeve të Sekretariatit të Këshillit dhe zhvillimin e kapaciteteve të përgjithshme të sistemit prokurorial. Nga ana tjetër, Ambasadori O’Conell, ka thënë se është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që të besojnë se prokurorët e tyre kanë detyra dhe përgjegjësi shumë të mëdha për të realizuar, andaj duhet të zgjidhen në bazë të meritës dhe të jenë njerëzit më të kualifikuar për pozitat më të ndjeshme, duke mos pasur ndikime politike dhe ndikime nga jashtë. “Projekti britanik ka përkrahur edhe institucione të tjera në Kosovë për të siguruar procese dhe rekrutime të drejta, andaj më vjen shumë mirë që në këtë rast Këshilli Prokurorial ka gjetur mundësinë për të përkrahur bashkëpunimin për ofrimin e mbështetjes për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Shpresoj që ky projekt të jetë një fillim i mirë dhe i mbarë për ngritjen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit prokurorial”, ka potencuar Ambasadori Ruari O’Conell. Ambasadori O‘Conell ka përcjellë një mesazh përmes mediave të pranishme për prokurorët e Kosovës, duke thënë atë që e përsërit shpeshherë se ka ardhur koha që prokurorët e Kosovës të shndërrohen në heronj të Kosovës, ngaqë Kosova sfidohet prej krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Krimi që prek Kosovën, prek edhe Britaninë e Madhe”, ka theksuar Ambasadori O’Conell, duke përfunduar se inkurajon të gjithë kandidatët që janë të kualifikuar për këtë vend pune, të aplikojnë, ta sfidojnë edhe projektin britanik, edhe Këshillin Prokurorial, me dëshmi se ata mund të kryejnë punët dhe të sjellin rezultatet që kërkohen prej qytetarëve të Kosovës. Në përfundim të prezantimit para mediave, të dy organizatorët e kësaj konference, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe të sinqertë për zbatimin e projekteve të financuara nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat do të kontribuojnë për avancimin e mëtejmë të administrimit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

20

Diskutohen draftet e dy rregulloreve

Prishtinë, 17 prill 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, të cilin e ka udhëhequr Kryesuesi i këtij komisioni, Zejnullah Gashi, me ç’rast kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit të Këshillit, Lavdim Krasniqi, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Ndër pikat kryesore të rendit të ditës për diskutim në këtë takim ishin drafti i Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.08/2016 për emërimin e kryeprokurorëve, draft ky, i cili është plotësuar në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e votimit dhe drafti i Rregullores për procedurën e ndërmjetësimit të rasteve nga prokuroritë e vendit, e cila rrjedh nga Ligji për Ndërmjetësim, gjë që ka obliguar Këshillin Prokurorial të hartojë një rregullore të veçantë për referim të rasteve në procedurë të ndërmjetësimit. Pas diskutimeve të këtyre dy rregulloreve, Komisioni për Çështje Normative vendosi t’i propozojë Këshillit Prokurorial miratimin e tyre në takimin e tij të radhës.

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

21

Kryesuesi Hyseni prezanton aktivitetet e KPK-së që ndërlidhen me Agjendën

“Drejtësia 2020”

Prishtinë, 17 prill 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, kanë mbajtur takimin e tretë të Bordit të Përbashkët të Agjendës “Drejtësia 2020”, takim ky, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare. Në këtë takim janë trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në Kosovë, me ç’rast është diskutuar për themelimin e disa mekanizmave të rinj dhe për funksionimin e disa njësive në sistemin e drejtësisë, si dhe është diskutuar për plotësimin e kornizës ligjore, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies të sistemit të drejtësisë të Kosovës. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka folur për aktivitetet e zhvilluara nga KPK-ja, të cilat lidhen me Agjendën e “Drejtësia 2020”. “Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar Planin Strategjik të sistemit prokurorial 2019-2021, i cili përqendrohet në përmirësimin e efikasitetit, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit prokurorial përmes ndërmarrjes së masave specifike që janë të detajizuara në objektiva specifike dhe planin e veprimit”, ka thënë Hyseni.

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

22

Gjithashtu, Kryesuesi Hyseni, ka folur edhe për veprimet e ndërmarra nga KPK-ja për hartimin e akteve nënligjore, që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zbatimin e Ligjit për ndërmjetësimin, si dhe duke prezantuar në mënyrë të përmbledhur punën e bërë nga sistemi prokurorial i Kosovës për zvogëlimin e numrit të lëndëve në prokurori dhe sfidat e këtij sistemi. Në fund, Kryesuesi Hyseni ka shtuar nevojën e hartimit të një ligji të veçantë, i cili do të bënte rregullimin e procedurave të ekspertizave të nevojshme për sistemin e drejtësisë.

Vlerësohet mbështetja holandeze për sistemin prokurorial

Prishtinë, 18 prill 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe Koordinatoren regjionale të Rrjetit për Sundimin e Ligjit për ambasadat holandeze në Ballkanin Perëndimor, Dicky Methorst-de Bie, me të cilat ka biseduar për një sërë temash, që ndërlidhën me fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

23

Kryesuesi Hyseni e ka njoftuar Ambasadoren Willems për angazhimet konkrete të Këshillit Prokurorial të Kosovës për realizimin e tre objektivave kryesore - llogaridhënien, profesionalizmin dhe transparencën në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në Kosovë. “Ne, me ndihmën e Ambasadës holandeze dhe ekspertëve të saj, kemi hartuar disa dokumente të rëndësishme, siç janë Kodi i Etikës për sjelljen e prokurorëve dhe Komentari i këtij kodi, të cilat po ashtu mbështesin fuqishëm zbatimin praktik të integritetit, dinjitetit, pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, gjë që, në fakt, kemi krijuar mekanizma konkretë për zbatimin e parimeve të drejtësisë në Kosovë, andaj, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj”, i ka thënë Hyseni Willems-it. Ambasadorja Willems ka përcjellë mesazhe inkurajuese për angazhimin dhe zbatimin e ligjshmërisë në Kosovë, duke thënë se është shumë e rëndësishme që sistemi prokurorial kosovarë të përkrahet për të siguruar procese të drejta dhe të paanshme. “Mbretëria e Holandës ka gjetur mundësinë për t’ju përkrahur dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen për realizimin e objektivave dhe standardeve të sistemit prokurorial të Kosovës”, ka theksuar Willems. Kryesuesi Hyseni dhe Ambasadorja Willems janë pajtuar që të punojnë bashkë për realizimin e projekteve të ndryshme, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve.

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

24

Reagim i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 23 prill 2019 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) shpreh indinjatë të thellë për gjuhën denigruese, propaganduese, ofenduese dhe kërcënuese të subjektit politik “Vetëvendosje”, e cila ka marrë përmasa tendencioze dhe synon cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit prokurorial. Këshilli u bën thirrje publike të gjithë faktorëve, në veçanti, subjekteve politike që të evitojnë përhapjen e një gjuhe të tillë, që përbën ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë, si dhe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. KPK-ja thekson se keqpërdorimi i fjalës së lirë është dhe mbetet kryekëput jashtë të drejtës demokratike në vendin tonë, ngaqë menaxhimi dhe kontrolli institucional ndaj Prokurorit të Shtetit është e drejtë e patjetërsueshme e Këshillit, me ç’rast bëjmë me dije se nuk ndikohemi nga qarqet politike dhe grupet e interesit, sepse pushteti gjyqësor, në kuadër të të cilit funksionojmë, është pushtet i veçantë dhe se Prokurori i Shtetit është institucion unik, i pavarur dhe i paanshëm.

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

25

Këshilli Prokurorial është i përkushtuar me të gjithë mekanizmat e tij që të punojë, mbrojë dhe avancojë çdo vlerë të integritetit, dinjitetit dhe transparencës publike, si dhe të luftojë çdo tendencë për presion dhe ndërhyrje nga ana e kujtdoqoftë. Andaj, KPK-ja bën thirrje që Prokurori i Shtetit, puna dhe misioni i tij, të jenë jashtë çdo agjende të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorëve bëhet vetëm e vetëm nga Këshilli Prokurorial dhe mekanizmat e tij, e nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara.

Diskutohet dhënia e prioritetit të ekspertizave forenzike për sistemin

prokurorial

Prishtinë, 24 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), Blerim Olluri, më të cilin ka biseduar për çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mbështetjes së nevojshme për ofrimin e shërbimeve forenzike me prioritet të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë për rastet që lidhen me lëndët e ndryshme penale.

Page 26: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

26

Në këtë kontekst, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka kërkuar nga Kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, që të mundësohet dhënia e prioritetit për lëndët me paraburgim dhe lëndët e tjera, në mënyrë që të zbardhen shpejt hetimet për rastet e ndryshme kriminale. Ndër të tjera, Hyseni dhe Olluri kanë diskutuar edhe për organizimin e takimeve të zyrtarëve të sistemit prokurorial dhe atyre të kësaj agjencie për t’i koordinuar çështjet e përbashkëta, si dhe kanë theksuar nevojën e njohjes së proceseve dhe procedurave të nxjerrjes së ekzaminimeve forenzike përmes organizimit të vizitave të prokurorëve në laboratorët përkatës. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të mbështesin hartimin e një ligji të veçantë për rregullimin e procedurave të ekspertizave të nevojshme për sistemin e drejtësisë, ligj ky, i cili është edhe shtruar si kërkesë imediate nga ana e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, në takimin e tretë të Bordit të Agjendës së Përbashkët “Drejtësia 2020”. Agjencia e Kosovës për Forenzikë lehtëson punën e institucioneve për arritjen e drejtësisë, duke bërë të mundur që provat materiale të ofrohen pas ekzaminimit për Prokurorin e Shtetit, gjyqësinë, hetuesinë dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Page 27: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

27

Mbahet takimi i 166-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 25 prill 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 166-të, të cilin e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, me ç‘rast janë shqyrtuar dhe miratuar disa çështje të rëndësishme. Kryesuesi Bahri Hyseni ka thënë në fillim të takimit se Këshillin Prokurorial të Kosovës e presin procese të rëndësishme, realizimi i të cilave kërkon dinamikë të shtuar, të cilat do të zbatohen me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të fuqizimit dhe avancimit të përgjithshëm të sistemit prokurorial. Në vijim të takimit, Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative i KPK-së, Zejnullah Gashi, ka prezantuar Rregulloren nr.05/2019 për referim në procedurë të ndërmjetësimit të rasteve nga prokuroria, e cila u miratua unanimisht nga anëtarët e KPK-së, rregullore kjo, e cila është hartuar në përputhje të plotë me Ligjin për ndërmjetësim, i cili rregullon mënyrat alternative të ndërmjetësimit për zgjidhjen e rasteve në lëmin penale dhe civile nga Prokurori i Shtetit dhe Gjyqësori, në mënyrë që rastet të zgjidhen më shpejtë, të kenë kosto më të ulët të shpenzimeve dhe kryerësit të mos futen në evidencat e të dënuarve, respektivisht, të mos ketë stigmatizim të tyre.

Page 28: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

28

Këshilli ka miratuar edhe shpalljet për avancim të dy pozitave për prokurorë në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të një pozite për prokurorë në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Ndërkaq, Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë, Valon Jupa, ka bërë prezantimin e analizës së ngarkesës me lëndë të prokurorëve në prokuroritë e Kosovës, analizë kjo, që do t’i shërbejë Këshillit në të ardhmen për të vendosur për politikat e tij në procesin e rekrutimit të prokurorëve, kurse Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka paraqitur një raport për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në sistemin prokurorial të Kosovës, ne të cilin rekomandohet që angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë të bëhet me anë të memorandumeve të mirëkuptimeve. Nga ana tjetër, Raporti i Komisionit Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së është prezantuar nga anëtari i Komisionit Vlerësues, Haxhi Dërguti, me ç’rast anëtarët e Këshillit morën vendim që të anulohet konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, kurse, në këtë kontekst, Këshilli ka autorizuar Komisionin për Çështje Normative që në afat sa më të shpejtë të hartojë Rregulloren për emërimin e kryeprokurorëve bazuar në ndryshimet ligjore dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në fund të takimit, Këshilli caktoi prokurorin Afrim Shefkiu Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të PRSK-së.

Page 29: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

29

Vlerësohen planet e punës dhe dokumentet strategjike të Këshillit Prokurorial

Prishtinë, 26 prill 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me Kryesuesin e Komisionit për Çështje Normative të KPK-së, Zejnullah Gashi, ka marrë pjesë në punëtorinë në kuadër të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë, e cila është organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi dhe diskutimi i dokumentit të politikave me titull: “Ngritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial”, dokument ky, i cili ka të bëjë me përmirësimin e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, procedurat e brendshme të punës, raportimin, përmirësimin e shkathtësive menaxheriale dhe çështjeve sfiduese, më të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka thënë se Këshilli Prokurorial ka përgatitur plane të mira të punës dhe dokumente strategjike, të cilat janë të qasshme dhe në funksion të arritjes së objektivave të sistemit prokurorial, në kuadër të të cilave janë paraparë që të mbahen trajnime dhe të ofrohet asistencë tjetër e specializuar profesionale për të siguruar bartjen e njohurive të nevojshme dhe shkathtësive menaxheriale, gjë që do të mundësohet në koordinim me donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë. “Më vjen mirë që në këtë punëtori të rëndësishme vlerësohen planet e hartuara të punës dhe planet strategjike të

Page 30: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

30

sistemit prokurorial, të cilat do t’i zbatojmë në rrugën që kemi përpara”, ka thënë Kryesuesi Hyseni. Nga kjo punëtori kanë dalë rekomandime të ndryshme, për të cilat pati pajtim të përgjithshëm të pjesëmarrësve, në veçanti, për të ndërmarrë masa për rritjen e kapaciteteve të stafeve përkatëse në aspektin e hartimit, analizës së raporteve dhe të dhënave statistikore, si dhe planifikimin e bazuar në analizën e të dhënave dhe indikatorëve të tyre, në mënyrë që të ketë avancim të mirëfilltë të sektorit të drejtësisë në Kosovë. Ndër të tjera, kreu i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka theksuar në përmbyllje të takimit se rekomandimet e dala nga dokumenti i politikave për ngritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial do të merren parasysh për zbatimin e tyre adekuat, sepse përforcojnë dhe avancojnë llogaridhënien, transparencën dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Page 31: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

31

Sekretariati i KPK-së

Në kuadër të përgjegjësive administrative dhe mbështetjes për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë e vendit, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka zhvilluar takime të ndryshme me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes profesionale të administratës së sistemit prokurorial për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë. Gjatë këtij muaji, njësitë organizative të Sekretariatit dhe NJSHPP të KPK-së kanë bërë hartimin e projekteve në bazë të nevojave të tyre, i cili është bërë me qëllim të prezantimit para donatorëve për mbeshtetje në implementimin e tyre. Zyra Ligjore e SKPK-së ka analizuar dhe ofruar mendime juridike për të gjitha aktet e hartuara nga njësitë e Sekretariatit të Këshillit dhe ka mbeshtetur komisionet dhe trupat e tjerë të tij në hartimin e akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera. Zyra për Komunikim Publik ka përcjellë aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit, Drejtorit të të Përgjithshëm të Sekretariatit, komisioneve të ndryshme dhe njësive të tjera të sistemit prokurorial, me ç’rast ka prezentuar punët e tyre përmes mjeteve të informimit publik. Po ashtu, kjo zyrë ka realizuar kërkesat e mediave dhe OJQ-ve lidhur me interesimin e tyre për t’u njoftuar me punët, aktivitetet dhe proceset e zhvilluara, që po zhvillohen dhe pritet të zhvillohen në sistemin prokurorial. Njësia e Auditimit të Brendshëm gjatë këtij muaji është duke bërë auditimin në Divizionin e Shërbimeve të Përgjithshme. Me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë me synim të realizimeve të objektivave dhe obligimeve ligjore, gjatë muajit prill, në sistemin prokurorial të Kosovës kanë filluar punën në pozita të ndryshme 11 punëtorë të rinj të stafit administrativ. Divizioni i Pokurimit, pas zhvillimit të të gjitha procedurave ligjore, ka nënshkruar tri kontrata për realizimin e nevojave të sistemit prokurorial. Departamenti i Teknologjisë Informative në prokuroritë themelore të Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajit dhe Prizrenit kanë përgatitur dhomat për të mitur me të gjitha pajisjet dhe orenditë e nevojshme, të cilat janë dhuruar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Po ashtu kanë vendosur në zbatim sistemi elektronik të HelpDesk-ut për të gjithë stafin e sistemit prokurorial të Kosovës.

Page 32: REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVO / REPUBLIC OF …kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · 2019-05-13 · koordinues me përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë,

32

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive i KPK-së

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive ka hartuar analizën për ngarkesën

me lëndë dhe numrin e nevojshëm për prokurorë për të gjitha prokuroritë.

Gjithashtu, NJSHPP-ja ka mbështetur Komisionin për rekrutim në procesin e rekrutimit

të prokurorëve dhe ka bërë pranimin e ankesave për këtë proces, Komisionin për

zbatimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të PSRK-së dhe Komisionin për

Vlerësimin e Performancës në procesin e vlerësimit të performancës së prokurorëve.

Ndërkohë ka përgatitur raporte për rastet penale me persona madhorë, të mitur dhe

kryes të panjohur, si dhe janë përgatitur raportet për Zyrën e koordinatorit për krime

ekonomike, raporte statistikore për OJQ-të: Fol, Çohu, IKD, raporte statistikore për

Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe MSA-në.

Po ashtu, NJSHPP-ja ka bërë monitorimin e procesit të harmonizimit të shënimeve

statistikore mes agjencive për zbatimin e ligjit të KPK-së dhe gjykatave për muajin prill

të vitit 2019.