REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet...

13
REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRI UDHEZIM Nr JO , date /Jl I 3 /2014 PER PROCEDURA DHE KRITERET PER REKRUTIMIN E USHTAREVE/DETAREVE AKTIVE NE FORCAT E ARMATOSURA Ne mbeshtetjete nenit 102, pika 4, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, shkronjes "f, pikes 2, te nenit 13, te ligjit Nr.64/2014, "Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise" dhe te pikes 4, te nenit 15, te ligjit Nr.59/2014, "Per karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise"; UDHEZOJ: KREU I. TE PERGJITHSHME 1. Hyrje Ne kushtet kur kerkohet rritja e nje profesionalizmi me te larte te FA dhe nje angazhimi gjithnje e me te madh ne permbushje te detyrave ne* mbrojtje te vendit dhe ne interes te Aleances, rekrutimi i ushtareve me nje profil sa me te larte eshte thelbesor per FA. Ushtrite e vendeve te NATO-s i kushtojne nje vemendje te madhe ketij problemi, ne menyre te vecante instrumenteve te perzgjedhjes dhe motivimit te tyre. Ne kushtet e ndryshimit ligjor dhe strukturor ku koha e qendrimit ne sherbimin aktiv eshte rritur dhe ushtaret aktive jane i vetmi burim per nenoficeret, rekrutimi i tyre ka nje impakt te rendesishem mbi te ardhmen e FA. Permbushja e ketij kriteri kerkon qe te rekrutohen shtetas me integritet te larte moral, nje profil cilesor, te afte nga na fizike dhe shendetesore dhe me nje nivel te larte kulturor. Nje gje e tille mund te arrihet nepermjet persosjes se sistemit te perzgjedhjes dhe motivimit. 2. Qellimi. Udhezimi "Procedurat dhe kriteret e rekrutimit te ushtareve/detareve aktive ne FA" percakton, parimet, objektivat, standardet, pergjegjesite, kryerjen e procedurave dhe zbatimin e kritereve per rekrutimin e ushtareve/detareve aktive. 3. Parimet. Rekrutimi per t'u bere ushtare/detare aktive ne Forcat e Armatosura duhet i nenshtrohet parimeve te transparences, shanse te barabarta, mos diskriminimit per shkak te races, etnise, ngjyres, gjinise, perkatesise fetare apo politike.

Transcript of REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet...

Page 1: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

REPUBL1KA E SHQIPERISE

MINISTRIA E MBROJTJESMINISTRI

UDHEZIM

Nr JO , date /Jl I 3 /2014

PER

PROCEDURA DHE KRITERET PER REKRUTIMIN E USHTAREVE/DETAREVE

AKTIVE NE FORCAT E ARMATOSURA

Ne mbeshtetje te nenit 102, pika 4, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, shkronjes"f, pikes 2, te nenit 13, te ligjit Nr.64/2014, "Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhekomandimit te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise" dhe te pikes 4, te nenit 15, teligjit Nr.59/2014, "Per karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise";

UDHEZOJ:

KREU I. TE PERGJITHSHME

1. Hyrje

Ne kushtet kur kerkohet rritja e nje profesionalizmi me te larte te FA dhe nje angazhimigjithnje e me te madh ne permbushje te detyrave ne* mbrojtje te vendit dhe ne interes te Aleances,rekrutimi i ushtareve me nje profil sa me te larte eshte thelbesor per FA. Ushtrite e vendeve teNATO-s i kushtojne nje vemendje te madhe ketij problemi, ne menyre te vecante instrumentevete perzgjedhjes dhe motivimit te tyre. Ne kushtet e ndryshimit ligjor dhe strukturor ku koha eqendrimit ne sherbimin aktiv eshte rritur dhe ushtaret aktive jane i vetmi burim per nenoficeret,rekrutimi i tyre ka nje impakt te rendesishem mbi te ardhmen e FA. Permbushja e ketij kriterikerkon qe te rekrutohen shtetas me integritet te larte moral, nje profil cilesor, te afte nga na fizikedhe shendetesore dhe me nje nivel te larte kulturor. Nje gje e tille mund te arrihet nepermjetpersosjes se sistemit te perzgjedhjes dhe motivimit.

2. Qellimi.

Udhezimi "Procedurat dhe kriteret e rekrutimit te ushtareve/detareve aktive ne FA"

percakton, parimet, objektivat, standardet, pergjegjesite, kryerjen e procedurave dhe zbatimin ekritereve per rekrutimin e ushtareve/detareve aktive.

3. Parimet.

Rekrutimi per t'u bere ushtare/detare aktive ne Forcat e Armatosura duhet i nenshtrohetparimeve te transparences, shanse te barabarta, mos diskriminimit per shkak te races, etnise,ngjyres, gjinise, perkatesise fetare apo politike.

Page 2: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

4. Fusha e zbatimit

Kerkesat e ketij udhezimi jane te detyrueshme per te gjitha strukturat e Forcave teArmatosura. Strukturat pergjegjese per zbatimin procedurave dhe kritereve te rekrutimit jane:Shtabi i Pergjithshem i FA, Komandat e Forcave/Komandat Mbeshtetese dhe komandat e njesivedhereparteve, Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Zhvillimit te Personelit, Drejtoria e Arsimimitdhe Perkujdesjes Sociale te Ushtarakeve, Drejtoria e Personelit ne SHP( J-l), Qendra e PersonelRekrutimit, Qendra e Kultures, Mediave dhe Botimeve te Mbrojtjes dhe Spitali Ushtarak iForcave te Armatosura.

5. Objektivat

a) Rritja e standardeve te rekrutimit, persosja e sistemit te perzgjedhjes, permiresimi iinstrumenteve te testimit dhe vleresimit, trajnimi sipas specialiteteve dhe krijimi i mundesiveper karriere.

b) Rekrutimi i ushtareve/detareve aktive per misionet dhe sfidat e reja qe do te perballojneForcat tona te Armatosura do te behet duke ruajtur e zhvilluar balancat midis kerkeses permoshe mesatare sa me te re ne FA dhe nevojes per te qendruar me gjate ne sherbiminushtarak, raporte te arsyeshme midis forcave operacionale e forcave mbeshtetese; midisstrukturave te shtabeve me trupen, me qellim perzgjedhjeje sa me efektive nga kontingjentetqe aplikojne per te sherbyer ne Forcat e Armatosura.

c) Rekrutimi sipas nevojave dhe mbi bazen e specialiteteve te Forcave te Armatosura do te jetesynimi kryesor i procedurave te rekrutimit. Per kete arsye perparesi do t'i jepet rekrutimit teshtetasve me arsim te larte dhe me aftesi te mira per specialitete te ve9anta.

d) Rekrutimi i ushtareve femra ne FA do te perbeje 15 % te numrit te pergjithshem per cdostrukture operacionale te kerkuar, me synimin per t'u rritur nga viti ne vit. Do te inkurajohetrekrutimi i kandidateve femra per perfshirjen e tyre ne strukturat operacionale dhe njesite erepartete luftimit.

e) Te nxitet interesi i shtetasve per t'u bere pjese e Forcave te Armatosura, nepermjet zhvillimitte nje marketingu sa me efektiv.

6. Strukturat, Autoritetet dhe Pergjegjesite

Strukturat e perfshira ne procesin e rekrutimit te shtetasve ne FA jane:• Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Zhvillimit te Personelit (DBNJZHP)• Drejtoria e Arsimimit dhe Perkujdesjes Sociale te Ushtarakeve (DAPSU)• Drejtoria e Personelit ne SHP (J-l)• Qendra e Personel Rekrutimit ( QPR)• Komanda e Doktrines dhe Stervitjes (KDS)• Komandat e Forcave/Komandat Mbeshtetese ( KF/KM)• Qendra e Kultures, Medies dhe Botimeve te Mbrojtjes.

a) Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Zhvillimit te Personelit pergjigjet per:• Monitorimin e zbatimit te procedurave dhe kritereve te zhvillimit te procesit te vleresimit

te kandidateve

b) Drejtoria e Arsimimit dhe Perkujdesjes Sociale te Ushtarakeve pergjigjet per:• Mbeshtetjen e QPR me specialists' per pergatitjen dhe zhvillimin e testeve ne fushen e

testimit psikologjik dhe intelektual te kandidateve.

c) Drejtoria e Personelit ne Shtabin Pergjithshem te FA( J-l) pergjigjet per:

Page 3: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

• Hartimin e procedurave dhe kritereve per rekrutimin e ushtareve ne FA dhe miratimin etyre nga Ministri.

• Zbatimin e procedurave dhe kriterevete rekrutimit te ushtareve ne FA.• Planifikimin e nevojave te rekrutimit dhe dergimin e planeve vjetore te rekrutimit

komandave te interesuara dhe QPR-se.• Pergatitjen e praktikes se titullimit, gradimit dheshperndarjes se tyre

d) Qendra e Personel Rekrutimit• Qendra e Personel Rekrutimit eshte struktura pergjegjese per rekrutimin e

ushtareve/detareve aktive ne Forcat e Armatosura, mbi bazen e planit vjetor te rekrutimit,te detajuar me specialitete dhe kuota numerike. Ajo pergjigjet per administrimin edokumenteve te aplikanteve, verifikimin e vertetesise se tyre, si dhe hedhjen e te dhenavene sistemin elektronik.

• Qendra e Personel Rekrutimit, ne bashkepunim me Qendren e Kultures, Medias dheBotimeve te Mbrojtjes, Muzeun dhe Shtepite e Pushimit, si dhe organet e pushtetit lokal,shkollat e ciklit parauniversitar e te arsimit te larta dhe mediet e ndryshme elektronike ete shkruara ndjek marketingun per rekrutimin e ushtaret/detareve aktiv ne Forcat eArmatosura

e) Qendra e Kultures, Medies dhe Botimeve te Mbrojtjes, Muzeu i FA dhe Shtepite ePushimit pergjigjet per organizimin e marketingut dhe promovimin e vlerave te FA, dukebashkepunuar me QPR-ne.

f) Komanda e Doktrines dhe Stervitjes, Komandat e Forcave/Komanda Mbeshtetese, si dheKomandat e reparteve mbeshtesin Qendren e Personel Rekrutimit ne veprimtarine e saj.

• KDS eshte pergjegjese per dergimin e rekruteve te perzgjedhur ne Shkollen e Trupes dheQendren e Stervitjes Individuate per zhvillimin e stervitjes individuate baze dhe stervitjesse avancuar.

• Me perfundimin e stervitjes baze, KDS i percjell Shtabit te Pergjithshem te FA,propozimet e Komandantit te Shkolles se Trupes per titullim e rekruteve "ushtar/detar".

• Komandat e te gjitha niveleve marrin masa per prezantimin e vlerave, mundesive eperfitimeve qe ofron rekrutimi ushtar/detar aktiv ne Forcat e Armatosura.

• Pas titullimit "ushtar/detar" dhe dhenies se grades "ushtar/detar I-re" ose "ushtar/detar lite", bejne emerimin e ushtareve dhe dergojne dokumentacionin e nevojshem ne Qendrene Personel Rekrutimit.

g) Policia Ushtarake ne bashkepunim me Agjencine e Inteligjences dhe Sigurise se Mbrojtjes(AISM) dhe QPR, verifikon vertetesine dhe saktesine e te dhenave te deklaruara nga aplikantet.

Verifikimi i tyre duhet te mbyllet perpara perfundimit te stervitjes baze ne Shkollen e Trupes.

KREU II. PROCEDURAT E REKRUTIMIT TE USHTAREVE

1. Procedurat e planifikimit per ushtaret/detaret aktive

a) Ne periudhen prill-maj te cdo viti, Komandat e Forcave, Komanda Mbeshtetese, Komanda eDoktrines dhe Stervitjes, Komandat e reparteve dhe strukturave te tjera, paraqesin praneDrejtorise se Personelit ne Shtabin e Pergjithshem (J-l) nevojat dhe kerkesat perkompletimin e Tabelave te Organizimit dhe Pajisjeve me ushtare/detare aktive per vitinpasardhes sipas prioriteteve, specialiteteve dhe kerkesave per permbushjen e nevojave.

Page 4: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

b) Drejtoriae Personelitne Shtabin e Pergjithshem te FA, mbi bazen e nevojave dhe kerkesave,harton planin e rekrutimit, duke marre ne konsiderate prioritetet e percaktuara, specialitetet,nevojat organike per cdo force, njesi e repart dhe numrin e personelit femer qe duhet terekrutohet. Plani i rekrutimit miratohet nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA dhe ndahetme periudha.

c) Drejtoria e Personelit ne Shtabin e Pergjithshem te FA, ne muajin Qershor, dergon planin erekrutimit ne Qendren e Personel Rekrutimit dhe ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjesper te planezuar Stervitjen Baze dhe Stervitjen Individuate te Avancuar ne baze tekapaciteteve stervitore.

d) Qendra e Personel Rekrutimit, ne zbatim te planit te rekrutimit te miratuar nga Shefi i Shtabitte Pergjithshem te FA, bazuar ne kapacitetet e ofruara nga Komanda e Doktrines dheStervitjes, ben rekrutimin e kandidateve per ushtare/detare aktiv, per kompletimin e njesivedhe reparteve te Forcave te Armatosura.

e) Qendra e Personel Rekrutimit dhe Komanda e Doktrines dhe Stervitjes, bashkerendojneplanifikimin me qellim qe, menjehere pas rekrutimit te kandidateve per ushtare/detare aktive,te filloje Stervitja Individual Baze dhe Stervitja Individuate e Avancuar e tyre.

2. Kriteret e pergjithshme per rekrutimin e ushtareve /detareve aktive

a) Per t'u rekrutuar ne FA si ushtar/detar shtetasit shqiptare duhet te plotesojne kriteret emeposhtme:

• Te jete shtetas shqiptar.• Te kete figure te paster morale.• Te mos jete denuar nga gjykata per vepra penale.• Te mos jete ne ndjekje penale.• Te mos kete humbur te drejten e ushtrimit te profesionit ose veprimtarise ne

administrated publike me vendim gjykate.• Te mos jete ne proces gjykimi penal nga Gjykata• Mosha minimale e rekrutimit eshte 18 vjec. Ne momentin e titullimit ushtar/detar

aktiv, nuk duhet te kene mbushur moshen 27 vjec. Perjashtim bejne vetem shtetasit qedo te titullohen ushtar/detar aktiv, te cilet do te jene personel mjekesor i FA dhe nemomentin e titullimit nuk duhet te kene mbushur moshen 32 vjec

• Te kete kryer arsimin parauniversitar ose te larte brenda ose jashte vendit.• Te kete kryer kontrollin shendetesor dhe te jete vleresuar i afte per ushtar/detar aktiv

nga Spitali Ushtarak i Forcave te Armatosura ne Komanden Mbeshtetese.• Te kete kaluar testin, fizik, intelektual dhe psikologjik.• Duke filluar nga viti 2015, te kene gjatesine trupore mbi 170 cm per meshkujt dhe mbi

165 cm per femrat.• Kandidatet per ushtar aktiv, te planifikuar per kompletimin e Policise Ushtarake, duhet

te kene gjatesine trupore mbi 170 cm per meshkuj dhe femra.b) Duke filluar nga viti 2015, per rekrutimin sipas specialiteteve te vecanta, ve? ketyre kritereve

te aplikohen edhe kritere specifike per aftesite profesionale dhe parametrat fizike, te cilat tepercaktohen me nje udhezim te vecante te SHSHP.

3. Procedura e aplikimit per ushtar/detar.

a) Shtetasit qe deshirojne te sherbejne ne FA si ushtare/detare aktive, do te aplikojnedrejtperdrejte ne zyren e pranimit ne Qendren e Personel Rekrutimit.

b) Aplikantet plotesojne formularin e aplikimit dhe pranimit te dokumentacionit (bashkelidhurketij udhezimi) dhe marrin njoftimin per dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes neQendren e Personel Rekrutimit per vijimin e procesit te pranimit, testimit e perzgjedhjes.

Page 5: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit behen publike ne faqen e internetit te FA.

4. Regjistrimii kandidateve, dokumentacioni i nevojshem

a) Kandidatet per ushtare/detare aktive, paraqesin ne Qendren e Personel Rekrutimit, dokumentete meposhtme:

• Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar(martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron te behet ushtar/detar aktiv, njesia aporeparti dhe specialiteti ne te cilin do te deshironte per te sherbyer. Aftesite, pervoja nepune, prirjet e tij ne fusha te caktuara, sipas modelit bashkelidhur ketij udhezimi(formulari i aplikimit).Fotokopjene kartes se identitetitCertifikate familjare.Dy fotografi te permasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi te permasave 9x12 cmFotokopje te diplomes se arsimit parauniversitar ose te arsimit te larte te noterizuar dhete vertetuarnga Drejtoria ArsimoreRajonale/Rrethit.Diplome, deshmi, certifikate per aftesite profesionale (nese ka), te noterizuar.Deshmi penaliteti.Vertetim nga prokuroria.Vertetim nga gjykata.Flete te ekzaminimit mjekesor nga Spitali Ushtarak i Forcave te Armatosura neKomanden Mbeshtetese.

b) Te gjithe kandidatet qe plotesojne kushtet e percaktuara nga ligji, kane dokumentacioninkonform kerkesave dhe jane vleresuar te afte nga ana shendetesore, regjistrohen ne QPRsipas rregullave te percaktuara dhe marrin njoftim mbi pranimin si kandidat.

c) Qendra e Personel Rekrutimit, vijon procedurat e testimit dhe perzgjedhjes me kandidatet, tecilet jane gjykuar te afte nga ana shendetesore.

5. Fazat dhe procedurat e konkurrimit.

Per t'u rekrutuar ne FA, te gjithe aplikantet duhet te plotesojne disa standarde per edukimin,gjendjen fizike dhe shendetesore. Zhvillimi i konkurrimit parashikon:

a) ekzaminimin shendetesorb) testimin fizikc) testimin intelektuald) testimin psikologjik.

5.1. Komisionet dhe perberja e tyre.

5.1.1 Komisioni i ekzaminimit mjekesor, i cili perbehet nga 3 mjeke te spitalit te FA.

5.1.2 Komisioni i testimitfizik ka neperberje te tij:• nje oficer me graden major, kryetar• dy instruktor te pergatitjes fizike, anetare• specialisti i testimit fizik te QPR-se• nje perfaqesues i SHP, anetar

5.1.3 Komisioni i testimit intelektual• nje oficer me graden nenkolonel, kryetar• nje oficer me graden kapiten, anetar;

Page 6: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

5.1.4 Komisionipsikologjik• nje perfaqesues nga DAPSU, kryetar• specialisti i testimit psikologjik te QPR-se, anetar• nje oficer me graden kapiten, anetar

5.7.5 Komisioni i shqyrtimit te ankesave perbehet nga:• nje nenkolonel, perfaqesues i SHP (J-l), kryetar;• nje nenkolonel, perfaqesues i QPR-se, anetar;• nje nenoficer me graden kapter, perfaqesues i QPR-se, anetar

5.2. Kontrolli shendetesor.

5.2.1 Ekzaminimi mjekesor i kandidateve per ushtare/detare aktive, kryhet nga Spitali Ushtarak iForcave te Armatosura ne Komanden Mbeshtetese. Ai kryhet perpara pranimit si kandidatper ushtar. Ekzaminimi mjekesor eshte parakusht per vijimin e metejshem te konkurrimitdhe perfshin:

Kontrollin fizik

Vizite tek PatologuVizite tek Okulisti

Vizite tek KardiologuVizite tek Neurologu/ PsikiatriVizite tek KirurguVizite ORL

Analiza AgHbs, HIV testGrupi i gjaku/Rezus, gjatesia, pesha, ngjyra e syve dhe flokeve.

5.2.2 Ne perfundim te ekzaminimeve te kryera, komisioni mjekesor vendos nese kandidati eshtei afte per te sherbyerne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise ose jo.

5.3. Testimi fizik

5.3.1 Testimi fizik eshte hapi i pare i konkurrimit. Ai ka si qellim te verifikoje standardet fizikeqe kandidatet duhet te plotesojne per t'u rekrutuar si ushtare/detare ne FA. Kontrolli iaftesive fizike zhvillohet sipas procedurave dhe normave te percaktuara ne "Rregulloren etestimit ushtarak te pergatitjes fizike", miratuar me urdher te MM, Nr.1947, date7.11.2013.

5.3.2 Kandidati per ushtar/detar aktiv, duhet te arrije 60 pike per cdo disipline te pergatitjesfizike, nga 100 pike te mundshme, per te vijuar konkurrimin e metejshem. Kur kandidatinuk arrin te siguroje 60 pike per 9do disipline, nderpret konkurrimin e metejshem.

5.3.3 Ne testin fizik kandidati duhet te paraqitet me veshje sportive te siguruara prej tij (bluze epantallona te shkurtra/tuta) dhe kepuce sportive (atlete).

5.4. Testimi intelektual

5.4.1 Nepermjet testimit intelektual, synohet te vleresohen niveli i njohurive dhe kultures sepergjithshme, aftesive per te gjykuar dhe vepruar, aftesite e perqendrimit te vemendjes, sidhe niveli i pergjithshem i inteligjences.

Page 7: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

5.4.2 Testimi intelektual zhvillohet pas kualifikimit ne testin e pergatitjes fizike. Ai zhvillohet nemenyre elektronike ne dy pjese: testimi i pergjithshem intelektual dhe testimi sipasspecialiteteve, i cili ka si qellim identifikimin e disa njohurive te domosdoshme perspecialitetet ne FA.

5.4.3 Testi i pergjithshem intelektual zhvillohet ne fushat e meposhtme:• Arsyetim aritmetik• Njohja e kuptimit te fjaleve• Te kuptuarit e paragrafeve• Njohuri matematikore

5.4.4 Ne testin epergjithshem intelektual, minimumi i pikeve per kualifikim do te jete 78 pike.Kandidati qe nuk arrin minimumin e pikeve skualifikohet, duke nderprere konkurrimin emetejshem. Kontrolli dhe rezultati i testit intelektual behet nepermjet sistemit elektronik.Renditjabehet duke filluar nga piket maksimale.

5.4.5 Pas perfundimit te testit te pergjithshem, me kandidatet e kualifikuar zhvillohet testiintelektual per specialitetet. Testimi intelektual per specialitetet zhvillohet per vleresimin enjohurive per:• Shkencat e pergjithshme• Mekaniken&Automatizimin

• Elektroniken dhe Informacionin

• Sherbimet mekanike5.4.6 Gjate testimit per specialitetet kandidati duhet te arrije nje minimum pikesh qe te

kualifikohet per specialitetin perkates. Ne perfundim te testimit, nepermjet sistemit nxirretlista e rezultateve te kandidateve, duke filluar nga kandidati qe ka marre me shume pikederi tek kandidati i fundit.

5.4.7 Vleresimi per specialitetet behet mbi bazen e kombinimit te njohurive te testimit tepergjithshem intelektual dhe njohurive nga fushat e testimit per specialitetet. Kombinimivaret nga lloji i specialitetit. Ai eshte i ndryshem per specialitete te ndryshme.

5.4.8 Kriteret per testimin per specialitetet dhe minimumi i pikeve qe kandidatet duhet te arrijnete percaktohen ne Rregulloren e Testimit, e cila te miratohetnga SHSHP.

5.4.9 Hartimi i testeve, zbatimi i procedurave te testimit per pranimin e kandidateve perushtare/detare aktive ne FA, jane pergjegjesi e Qendres se Personel Rekrutimit, nebashkepunim me DAPSU, Drejtorine e Personelit (Jl) dhe Komanden e Doktrines dheStervitjes.

5.5. Testimi psikologjik

5.5.1 Testimi psikologjik zhvillohet me qellim per te verifikuar tek kandidati pergjegjshmerine,motivimin, aftesine e te menduarit dhe te gjykuarit, si dhe stabilitetin e sjelljes.

5.5.2 Testi psikologjik zhvillohet pas testimit intelektual.

5.5.3 Testi psikologjik zhvillohet ne forme interviste dhe eshte skualifikues. Ne cdo rast, arsyet eskualifikimit te kandidateve motivohen me shkrim.

6. Nxjerrja e rezultatit dhe shpallja e fituesve

6.1 Qendra e Personel Rekrutimit, pas perfundimit te testit psikologjik shpall listenperfundimtare te rezultateve te arritura nga konkurrentet, sipas specialiteteve. Klasifikimibehet nepermjet sistemit te automatizuar te te dhenave, sipas pikeve dhe specialitetit.Kombinimi i aftesive per specialitetet dhe minimumi i pikeve qe duhet te arrije cdokandidat per specialitetet percaktohet ne rregulloren e testimit.

Page 8: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

6.2 Qendra e Personel Rekrutimit, pas shpalljes se rezultateve, dergon me shkrese zyrtare neDrejtorine e Personelit ne Shtabin e Pergjithshem dhe Komanden e Doktrines dheStervitjes, listen emerore te kandidateve fitues per ushtare/detare aktive.

6.3 Lista e kandidateve qe jane perzgjedhur per ushtare/detare vihet ne dispozicion te KDS-seper kryerjen e stervitjes individual baze ne Shkollen e Trupes dhe Qendren e StervitjesIndividuale.

7. Procedura e zgjidhjes se ankesave

7.1 Kandidatet kane te drejte qe, brenda 5 diteve nga shpallja e rezultateve, te ankohen meshkrim ne Qendren e Personel Rekrutimit ne lidhje me rezultatet e vleresimit.

7.2 Komisioni i ankesave i ngritur prane Qendres se Personel Rekrutimit kthen pergjigje meshkrim te interesuarve brenda 10 diteve nga paraqitja e ankimimit.

7.3 Procedura e zgjidhjes se ankesave dokumentohet zyrtarisht.7.4 Qendra e Personel Rekrutimit, kur vlereson se ankesat jane te bazuara dhe periudha e

testimit eshte me pak se 6 muaj, i njeh ankuesit rezultatin e arritur ne testimin intelektualdhe psikologjik per rekrutimin e ardhshem.

8. Procedurat e titullimit, gradimit dhe emerimit ushtar/detar aktiv

8.1 Ne baze te ligjit 59/2014, " Per karrieren ne FA", nenit 12, pika 3, rekrutet, ne perfundimte stervitjes baze certifikohen dhe titullohen ne "ushtar/detar"aktiv. Titullimi behet meurdher te Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA, sipas propozimit te Komandantit teShkolles se Trupes dhe Qendres se Stervitjes Individuale, i cili ka certifikuar kandidatin neperfundim te kursit.

8.2 Ne perfundim te kursit, Komandanti i Shkolles se Trupes dhe Qendres se StervitjesIndividuale, i percjell SHSHP, nepermjet KDS-se, propozimet per titullimin e rekruteve"ushtar/detar" aktiv.

8.3 Drejtoria e Personelit ne Shtabin e Pergjithshem te FA, bazuar ne propozimin eKomandantit te Shkolles se Trupes dhe Qendres se Stervitjes Individuale, pergatitpraktiken per Shefin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, per titullimin erekruteve ushtare/detare aktive dhe gradimin e tyre ne "ushtar/detar aktiv i I"ose"ushtar/detar aktiv i II" per rekrutet qe kane arsim te larte.

8.4 Drejtoria e Personelit ne Shtabin e Pergjithshem te FA, pas titullimit dhe gradimit terekruteve nga SHSHP, pergatit urdhrat per shpemdarjen e ushtareve ne FA (kalimin neemertese te strukturave te FA-se) per emerimin ne detyre, ne perputhje me planin eshperndarjes. Nje kopje e urdhrave dergohet ne QPR.

8.5 Ne baze te urdhrit te SHSHP per shpemdarjen e tyre ne FA dhe konfirmimin e urdhrave teemerimit, QPR-ja, dergon ne strukturat perkatese ku ata jane emeruar nje kopje te dosjes tekandidatit per ushtar/detar aktiv.

9. Kontrata me Forcat e Armatosura

9.1 Ne baze te ligjit nr.59/2014, " Per karrieren ushtarake ne FA te RSH-se", neni 9, pika 1,kontrata e sherbimit per ushtaret/detaret aktive nenshkruhet midis ushtarakut dhe Forcavete Armatosura. Ne emer te FA-se nenshkruajne Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, osepersoni i autorizuar prej tij, komandanti i forces, komandanti i struktures mbeshtetese apokomandantet e strukturave te tjera kryesore, ne perputhje me strukturen e Forcave teArmatosura.

9.2 Kontrata nenshkruhet me titullimin "ushtar/detar" aktiv.

Page 9: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

9.3 Per periudhen e trajnimit nenshkruhet kontrate midis Komandantit te Shkolles se Trupesdhe Qendres se Stervitjes Individuale dhe kandidatit perushtar.

9.4 Ne qofte se kandidati per ushtar/detar nuk certifikohet ne perfundim te stervitjes baze, ainuk titullohet "ushtar/detar" aktiv.

KREU III. DISPOZITA TE FUNDIT

1. Pergjigjen per zbatimin e ketij udhezimi Komandantet e Forcave, Komandanti i KomandesMbeshtetese, Komandanti i Komandes se Doktrinave dhe Stervitjes, komandantet e repartevete varesise te drejtperdrejte, Qendra e Personel Rekrutimit, AISM, drejtorite ne Ministrine eMbrojtjes dhe ne Shtabin e Pergjithshem te FA.

2. Urdhri i Ministrit te Mbrojtjes nr. 1586, date 30.09.2011, "Politikat dhe procedurat standardete rekrutimit te ushtareve profesioniste ne Forcat e Armatosura", i ndryshuar, revokohet.

3. Ndjek zbatimin eketij udhezimi Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes dhe Shefi iShtabit te Pergjithshem te FA.

Ky udhezimhyn ne fuqi menjehere.

MINI$T

MIMI KfODHELl y

Page 10: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E MBROJTJES

Formular pranimi

DOKITMKNTACIONT I APLIKANTTT PER USHTAR/DFTARE AKTIVE

T. TE DHENA PERSONALE:

. Emer Atesi Mbiemer- Datelindja Vendlindja Vendbanimi• Numri i Kartes se identitetit

TT. P.TESA E DYTE:VERIFIKTM DOKUMANTACIONI.Specialistet e Seksionit te Rekrutimit, prane QPR, pasi verifikuan pyetesorin e aplikimit perushtar/detare aktive, te plotesuar nga aplikanti, si dhe dokumentacionin edorezuar nga ana e ty,vendosi:

1. Aplikanti ka dorezuar sipas kerkesave ligjore dokumentacionin ekerkuar: • Po [j Jo2. Aplikanti ploteson kriteret per vijimin eprocedurave te testimit. |—| Po |—| JoMe qellim vijimin e procedurave te testimit, bashkelidhur ju dergojme dokumentacionin edorezuar nga aplikanti >si mg poshte:.

(Emer, Atesi, Mbiemer)

1. Fotokopje e Kartes se Identitetit2. Certifikate familjare3. Vertetim nga Prokuroria4. Vertetim nga Gjykata5. Deshmi Penaliteti6. Deftese/diplome/diploma per arsimin e kryer7. Deshmi, certifikate peraftesite profesionale8. Raport mjekesor nga Spitali Ushtarak i Forces Armatosura9. Fotografi 4cope (2 cope 4x6 cm, 2cope 9x12 cm).

10. Formular aplikimi nr.l

Shefi /specialist! iRekrutimit Aplikanti

, ) ( - >Grade/Emer//Mbiemer,Nenshkri^i) (Emer//Mbiemer, Nenshknm.)

Shenim: Formulari iaplikimit nr.2 iplotesuar prane Qendres se Personel ^™l"^"^se bashku me dokumentacionin edorezuar prej tij, eshte pjese epandare edos es P^le^ekandidatit per ushtar/detare aktive. Mora njoftim se testet dhe procedurat e testimit per pran.mkandidat per ushtar aktive do te zhvillohen ne Qendren ePersonel Rekrutimit, neTirane, me daten / /201

Page 11: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E MBROJTJES

Formular aplikimi

FORMULARII APLIKIMIT

PER USHTAR/DETARE AKTIVE NE FORCAT E ARMATOSURA

I. A) TE DHENAT PERSONALE:

. Emer: Atesi: Mbiemer: ...

• Nr. i Kartes se Identitetit:

• Gjinia: Mashkull • FemerQ Gjatesia: ....

• Datelindja: Vendlindja: Vendbanimi.• Kombesia:

B) ADRESA/KONTAKT:

• Adresa e vendbanimit:

Shtetesia:

• Numri i Telefonit: Fiks: Ce':

• E-mail:

C) TE DHENA MBI ARSIMIMIN.

1. Arsimi i kryer: D Para universitara) Lloji iarsimit para universitar: Q I pergjithshem

PI I Larte

[~~] Profesional

Tslese keni kryer arsimin para universitar profesional, sheno specialitetin:

Institucioni arsimor ku keni kryer studimet (emertimi i shkolles, qyteti/fshati):

Nota mesatare e arsimit para universitar te pergjithshem

Nota mesatare e arsimit profesional

Faqe

Page 12: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

b) Lloji iArsimit te Larte: • Publik I—I. Diploma qezoteronhD Bachelor Q Master Profesional Q Master Shkencor• Universiteti/Fakulteti/Dega• Koha ekryerjes se studimeve (fillim/mbarim)

D) TE DHENA TETJERA:

- Akeni kryer sherbimin edetyrueshem ushtarak aktiv:

D Po• Nese e keni kryer, ploteso:

a) Repartin Ushtarak ku ekeni kryer sherbimin:

b) Adresa:

c) Specialiteti:d) Koha ekryerjes se sherbimit(fillim/mbarim, muaji, viti)II: (Forca/Brigada/Reparti ushtarak ku deshironi te sherbeni: (sheno me X)

Forcen Tokesore

Forcen Ajrore

Forcen Detare

Komanden e Doktrines dhe StervitjesKomanda e Mbeshtetjes

Policing Ushtarake e FAAgjencine eInteligjences se' MbrojtjesAgjencine eSistemeve te Nderlidhjes dhe InformacionitBatalioni iMbeshtetjes se Shtabit Pergjithshem

• Jo

•••D••D•

HI: Lexoni me kujdes secilen pyetje dhe vendosni shenjen "x" ne njeren nga kolonat emeposhtme, PO ose JO.

Pyetja 1Pyetja 2

Pyetja 3

Pyetja 6Pyetja 7Pyetja 8

Pyetja 9

Pyetja 10

PYETJET

Akeni ndryshuar emrin apo mbiemrin m6 pare?Akeni shtetesi tjeter pervec asaj shqiptare?A Keni snieiesi ucici yv,i vwV ^^ —n . _ „

OTi^eTrnliaTe^^Shqiperise?

Pyetia4 if^^^^^^^^^^f^^Ajeni ne" marredhenie pune?Niiel^^^Akeni pi"wi ne ndonie qiuhe te huaj ?

Shqiperise ^itJtj^T*«p^^^^]^^^^nenoficer?

Page 13: REPUBL1KA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES · • Kerkese me shkrim, ne te cilen parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet per te cilat deshiron

^ inn fiais nprse deshironi te sherbeni ne Forcat eIV: Shkruani me shkrim dore me rreth 100 fjale perse desh>™ ,,-Armatosura, cfare dini per Forcat eArmatosura, per Forcen, bngaden, repartsherbeni dhe pSr specialitetin qii keni zgjedhur

autoriteteve kompetente per te bere verif.kimin enevojshem.

Aplikanti

(Emer/Atesi/Mbiemer, Nenshkrimi)