Reporter.al Numri Special

32
Abuzime me pushten, drejtësi jofunksionale, krim i organizuar & çështje të sigurisë, polika në dëm të mjedisit, çështje sociale & të drejtat e njeriut; një përmbledhje e 25 invesgimeve të realizuara përgjatë viteve 2014-2015. EDICION SPECIAL 1 vit investigime

description

Reporter.al është publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Një përmbledhje e 25 investigimeve të realizuara përgjatë viteve 2014-2015. Abuzime me pushtetin, drejtësi jofunksionale, krim i organizuar & çështje të sigurisë, politika në dëm të mjedisit, çështje sociale & të drejtat e njeriut.

Transcript of Reporter.al Numri Special

Page 1: Reporter.al Numri Special

Abuzime me pushtetin, drejtësi jofunksionale, krim i organizuar & çështje të sigurisë, politika në dëm të mjedisit, çështje sociale & të drejtat e njeriut; një përmbledhje e 25 investigimeve të realizuara përgjatë viteve 2014-2015.

Edicion spEcial

1 vit investigime

Page 2: Reporter.al Numri Special

2

Stafi Kristina Voko, drejtore e BIRN Albania Besar Likmeta, redaktor Aleksandra Bogdani, gazetareGjergj Erebara, gazetar Ivana Dervishi, gazetare Lindita Çela, gazetare

KontaKtoni: Bulevardi Zhan Dark,

Kulla 5, Ap. 22, Tiranë

E-mail: [email protected]

Tel: +35544502592

URL: http://www.reporter.al/

Skemat maShtrueSe të mbledhjeS Së borxheve i kuShtuan miliona euro Shqiptarëve

marrëveShja me albtelekomin i kuShtoi ‘1 milionë dollarë për të blerë politikanët’

Gruaja e tony blair, këShilltarit të ramëS, fiton kontratë liGjore nGa qeveria Shqiptare

boSët e krimit në Shqipëri i Shpëtojnë ekStradimit

Si i Shpëtojnë drejtëSiSë Gjyqtarët milionerë

rruGa e mySlimanëve Shqiptarë drejt xhihadit në Siri

dhjetra fëmijë Shqiptarë, 'penGje' të xhihadiStëve në Siri

nGa bjeShkët në bronkS: udhëtimi ileGal i Shqiptarëve drejt amerikëS

të penduarit e drejtëSiSë zbulojnë lidhjet meS bizneSit dhe krimit të orGanizuar

mali i plehrave i nxjerr bojën qeveriSë rama

hidrocentrali i financuar nGa banka botërore kërcënon kanionin e lenGaricëS

mallkimi i naftëS: jeta midiS ndotjeS dhe vdekjeS në patoS-marinzë

Skandali i ilaçeve prek kupolën e fondit të SiGurimeve

oShee akuzohet Se manipuloi tenderët e enerGjiSë

akuzat për favorizim bëjnë piS tenderin e lavanteriSë në qSut

kryeminiStri nGriti Grup pune për dëmShpërblimin e viktimave 21-janarit

dyShekë në dySheme dhe Gjumë me turne: Standardi i ri çnjerëzor i burGjeve

04

06

08

09

10

12

14

16

18

19

20

22

23

24

26

28

30

Biznesmeni Damir Fazliç me kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha

4-5

Dhjetra shqiptarë u përfshinë në konfliktin e armatosur sirian, pasi u rekrutuan nga imamët e arrestuar

12-15

Gjyqtari i Apelit dhe anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni i cili u hetua dhe u shpall i pafajshëm për pasurinë

10

Një hidrocentral i ndërtuar me financim të Bankës Botërore vë në rrezik kanionin e Lengaricës

20-21

Është publikimi i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania.BIRN Albania është një organizatë jo-fitimprurëse, e cila mbështet zhvillimin e gazetarisë investigative në Shqipëri me qëllim ekspozimin e rasteve të korrupsionit dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vend. Ky publikim i përmuajshëm është një përmbledhje e disa prej artikujve të botuar nga rrjeti BIRN në faqen www.reporter.al dhe www.balkaninsight.com. Ky publikim shpërndahet falas. Printimi dhe shpërndarja e tij mundësohet nga: National Endowment for Democracy Balkan Trust for Democracy

Publikuar nga:

Mbështetur nga:

INVESTIGIME

ANALIZA

LAJME

REPORTAZHE OPINION

INTERVISTA RAJONI

B T DFONDACIONI

SHOQËRIA

E HAPUR

PËR SHQIPËRINË

Publikuar nga:

Mbështetur nga:

INVESTIGIME

ANALIZA

LAJME

REPORTAZHE OPINION

INTERVISTA RAJONI

B T DFONDACIONI

SHOQËRIA

E HAPUR

PËR SHQIPËRINË

Page 3: Reporter.al Numri Special

Abuzime me pushtetin 17 qershor 2015 publikuar më:

3

Shqiptarët do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 61 bashkive, në një palë zgjedhjesh që kon-siderohen si shumë të rëndësishme për am-biciet e vendit në përparimin e procesit të in-tegrimit në Bashkimin Europian.

Gjithsesi, të dhëna të mbledhura nga BIRN nga agjencitë ligjzbatuese nëpër Eu-ropë tregojnë se një numër kandidatësh të nominuar nga partitë politike kanë të shkuar kriminale. Madje, disa janë akuzuar për kon-trabandë të sasive të mëdha të drogës mes vendeve të ndryshme të Europës.Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rro-shi, të cilët kërkojnë postet e kryebashki-akëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të ar-restuar për trafik droge. Një kandidat nga Partia Demokratike për bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge. Gjithsesi, Partia Demokra-tike më vonë e tërhoqi Muhametin nga lista e saj e kandidatëve, dukshëm nën presion nga BE dhe SHBA-të. Partia në pushtet nuk e ka bërë këtë. Një zëdhënës për kryemini-strin Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, mohoi akuzën që partia e tij ka nominuar “ndonjë kandidat të dënuar penalisht nga ndonjë gjykatë vendëse apo e huaj, qoftë me vendim të formës jo të prerë”.

Një zëdhënës i Rroshit i tha BIRN se aku-zat janë të pavërteta dhe të motivuara poli-tikisht. Ndërsa zëdhënësi i Bushit nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk komentoi arsyen pse demokratët e patën mbështetur më herët kandidimin e Muhametit për ta tërhequr atë më pas. Am-basadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, i thanë BIRN se vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar.

Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hed-hin votën të dielën.

Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shq-ipërisë në BE. Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjid-hin problemin e njerëzve me të shkuar krim-inale që garojnë për poste publike.

Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

Ironikisht, Artur Bushi si ish deputet,

mbështeti në janar një rezolutë të parlamen-tit, ku bëhej thirrje ndaj partive politike që të pastronin radhët e veta nga njerëzit me të shkuar kriminale.

Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës.

Ata e mbajtën atë deri më 24 korrik atë vit, të dyshuar si pjesë e një organizate krim-inale, të njohur si banda e Morriggia-s. Fran-co Novati, një ish komandant policie në Gal-larate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Hollanda në Itali. “Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për ‘pjesë këmbimi’, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokai-nën,” rikujtoi ai. Novati tha se kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza. “Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Hollanda dhe ar-restuam bandën,” shtoi ai. Gjithsesi, megjithëse Bushi u arrestua, ai nuk u dënua, tha për BIRN zyra e prokurorisë së Busto Arsizio.

“Çështja e Bushit u nda mënjanë nga çështja nr. 1986/2010RGNR mbi bandën Moriggia. Numri i çështjes së re qe 7257/2010,” shpjegoi një zëdhënës.

“Më 20 mars 2011, çështja e Bushit u arki-vua dhe u mbyll pa dënim kundër tij,” shtoi zëdhënësi. Novati tha se Bushi pretendoi në gjykatë se ai po shkonte në Hollandë bashkë me të tjerët, thjesht për të blerë makina dhe për t’i shitur në Itali dhe se nuk kishte dijeni për atë se çfarë bënin të tjerët në Hollandë. “Policia qe e sigurt që ai qe i përfshirë, por provat nuk qenë të mjaftueshme në gjykatë,” tha Novati. “Ai qe pranë bosit të bandës Mor-

rigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension. Një kandidat tjetër i akuzuar në të shkuarën – dhe i dënuar – për trafik droge, është ajo e kryetarit të bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, i njohur gjithashtu si Ervin Rroshi. Rroshi, i cili u zgjodh më 2011 si kryebash-kiak, po kërkon aktualisht një mandat të dytë në këtë bashki. Para se të bëhej kryebashki-ak, Rroshi qe dënuar në Zvicër për shpërndarje droge. Një zyrtar i Zvicrës, i cili foli në kushtin e anonimatit, i tha BIRN se të dhënat policore të Zvicrës tregojnë se Rro-shi qe subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri më 1997. “Ai u hetua për trafik droge dhe shpërndarje, por nga ajo që mund të shoh unë, qe një peshk i vogël,” tha zyrtari i policisë për BIRN.

“Atij iu dha një dënim i vogël dhe u de-portua në Shqipëri pas periudhës së para-burgimit,” shtoi ai. I njëjti burim tha se au-toritetet e Shqipërisë patën kërkuar infor-macion në vitin 2011 nga homologët e tyre zviceranë nëse Rroshi qe dënuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe se ata e patën marrë përgjigjen. “Interpol Tirana mo-ri të njëjtin informacion,” specifikoi zyrtari zviceran. Zëdhënësi i Rroshit, Shpend Barameta i tha BIRN se ai nuk ka qenë asn-jëherë i dënuar. “Na vjen vërtet keq që situ-ata dhe histori të tilla sajohen sa herë ka fush-ata zgjedhore…,” tha ai. Endri Fuga, këshill-tar i kryeministrit Edi Rama, gjithashtu mo-hoi që ndonjë nga kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga socialistët, Aleanca për Shq-ipërinë Europiane, qe dënuar për krime.

“Partia Socialiste dhe Aleanca për Shq-ipërinë Europiane po punojnë për një ligj europian dhe demokratik, përmes të cilit të vendoset një vijë e kuqe që ndalon zgjedhjen apo emërimin në detyrat publike të person-

ave me rekorde kriminale,” tha ai.“Të tjerat janë politikë e llojit të ulët që

merr rëndom formën antidemokratike të gjuetisë së shtrigave, të cilën, Partia Sociali-ste e refuzon me bindje të plotë si mjet famëkeq të së kaluarës diktatoriale apo gjysmëdiktatoriale,” shtoi Fuga.

Gentian Muhameti, kandidat për Kël-cyrën, i cili më pas u tërhoq nga Partia De-mokratike, qe arrestuar gjithashtu në Itali më 1997, për trafik droge. Eliana Martella, zëdhënëse e policisë për qytetin e Leçes në Italinë e jugut i tha BIRN se Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijua-në. “Ai u dënua me dy vjet burg dhe me 15 milionë lireta [gjobë] (në atë kohë rreth 7,500 euro],” shtoi Martella.

“Ai e pranoi fajin dhe përfitoi një dënim [të reduktuar] prej një viti e gjashtë muajsh burg dhe 10 milionë lireta [gjobë] më 15 mars 1997”, shtoi ajo.

Më 9 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të hequr Muhametin nga lista e kandidatëve për Partinë Demokra-tike. Kolegji Zgjedhor, një gjykatë e special-izuar për mosmarrëveshjet zgjedhore, e la në fuqi këtë vendim.

KQZ, njësoj si partitë politike, ka qenë nën presion nga SHBA dhe BE për të ndalu-ar kandidatët me të shkuar kriminale në zgjedhje. Drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë Vlahutin, i tha BIRN se kjo qe një çështje për të cilën BE “ka lobuar fort… për shkak se zyrat publike janë për t’i shërbyer popullit”. “Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitu-cion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto par-ti politike,” tha ajo. “Në procesin e integrim-it do të analizohet gjithashtu angazhimi për t’i dhënë qytetarëve qeverisjen më të mirë, kështu që do të ketë efekt, por ne duhet të jemi njësoj, madje edhe më shumë të shqetë-suar për pasojat që kjo do të ketë mbi shoqërinë [shqiptare],” shtoi Vlahutin.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Don-ald Lu, i cili ka bërë gjithashtu përpjekje kundër nominimit të kandidatëve me të shkuar kriminale, thotë se Shqipëria meri-ton të ketë kandidatë më të mirë.

“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luk-sozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidatë.

“Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për siste-min politik të Shqipërisë,” shtoi ai.

Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendoreTë dhëna policore të marra nga BIRN në Itali dhe Zvicër tregojnë se së paku tri kandidatë që garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit së dielës kanë të shkuar kriminale

beSar likmeta, fauSto biloSlavo, alekSandra boGdani | BIRN | tiranë dhe milano

Edi Rama-Elvis Roshi në mitingun përmbyllës të fushatës në Kavajë

Page 4: Reporter.al Numri Special

Dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë se ish kreu i bordit të drej-torëve të CEZ Shpërndarje, dega e

grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe bi-znesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, janë or-ganizatorët e një skeme mashtruese të mbled-hjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro.

Skema u shfaq pasi grupi CEZ bleu një pa-ketë dominuese aksionesh të kompanisë shq-iptare të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH, më 2009, dhe duket se kjo skemë syn-onte të ndikonte politikanët shqiptarë dhe En-tin Rregullator të Energjisë, ERE, përmes ryshfeteve.

Gjithsesi, skema shkoi keq pasi Ismailaj, pronari i Debt International Advisory (DIA), partneri i CEZ për mbledhjen e borxheve në Shqipëri, futi në xhep paratë e kontratës pa bërë asnjë punë reale. Skemat e Ismailajt besohet se kanë shkatërruar marrëdhëniet mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, e cila në janar 2013 i hoqi CEZ Shpërndarje licencën, duke praktikisht e shtetëzuar atë. CEZ për rrjedhojë nisi proces arbitrazhi kundër Shq-ipërisë për dëmet. Mosmarrëveshja u zgjidh më vonë pasi Tirana, nën presion nga Repub-lika e Çeke lidhur me statusin e vendit kandi-dat për anëtar në BE, i pagoi CEZ-it 95 mil-ionë euro për të rimarrë pronësinë e kompa-nisë. Ismailaj, i cili ndërkohë është arrestuar i akuzuar për pastrim parash dhe mashtrime të rënda, ka hedhur gjithashtu në arbitrazh CEZ Shpërndarje, tashmë nën pronësinë e qeverisë dhe e emërtuar OSHEE. Ai po kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës në një çështje që mbetet pezull në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë. Do-kumente të siguruara nga BIRN tregojnë se kur CEZ nënshkroi kontratën me DIA, Ismai-laj sakaq qe nën hetim në Shqipëri për pastrim parash.

Biznesmeni akuzohet se përdori doku-mente false për të fituar kontratën me CEZ Shpërndarje, ndërsa drejtuesit e CEZ bënin një sy qorr. “Ky është mashtrimi më i madh në historinë e Shqipërisë,” tha një ish-punon-jës i DIA për BIRN, i cili foli në kushtet e anon-imatit. BIRN mësoi gjithashtu se DIA nuk qe kompania e vetme e mbledhjes së borxheve që fitoi kontrata të dyshimta për mbledhje borxhesh nga CEZ. Në vitin 2012, së paku katër kompani të tjera patën kontrata të tilla, po kaq të dyshimta dhe me rezultate ng-jashëm shumë të dobëta. Hejsek nuk iu përgjigj kërkesës të BIRN për koment. Ismai-laj, i cili është nën arrest, ka mohuar akuzat gjatë marrjes së masës së arrestit. Ndërkohë, CEZ Grup gjithashtu nuk iu përgjigj kërke-

save të BIRN për komente mbi akuzat.Partneri i gabuar i biznesitCEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të

shpërndarjes së energjisë elektrike në Shq-ipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve. Pasi CEZ mori kontrollin e kompanisë, e riemërtoi atë CEZ Shpërndarje. Gjiganti çek i energjisë filloi të kërkojë për partnerë në Shqipëri për të lehtësuar biznesin me au-toritetet shqiptare. Dëshmia që Hejsek ka dhënë për autoritetet shqiptare thotë se kom-pania fillimisht kontaktoi një ish-ambasador shqiptar në Pragë dhe, përmes tij, ish mini-strin e jashtëm dhe njeriun që sot është kry-etar i parlamentit, Ilir Meta.

Hejsek thotë se Meta i referoi ata te Ismai-laj si dikush që gëzonte mbështetjen e qe-verisë së Shqipërisë. Meta veproi si garantues i marrëveshjes.

Një akuzë e ngjashme ndikimi të tillë të paligjshëm ndaj Metës u bë më 2011 nga ish ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

Prifti i tha Top Channel se Meta pati ud-hëruar në Çeki për të negociuar kontratën për Ismailajn, “një person me dosje”.

Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë eu-ro borxhe të pambledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, “merrte gjysmën,” shtoi ai.

Zëdhënësi i Metës nuk iu përgjigj kërke-save të BIRN për komente mbi akuzat.

Përmes zyrës së tij ligjore në Tiranë, Hax-hiaj & Hajdari, Ismailaj regjistroi kompaninë Debt International Advisory, DIA, në Ishujt Virgjin Britanikë në 7 korrik 2010. Drejtorja e vetme qe Juliana Muço, mbesa e avokatit Artan Hajdari në Tiranë. Kompania më pas, më 4 gusht 2010, regjistroi degën e saj në Ti-ranë, Debt International Advisory-Albania, administrator i të cilit u emërua Ismailaj. Më 1 shtator 2010, DIA nënshkroi një kontratë me OSSH për të mbledhur borxhet që insti-tucionet publike dhe konsumatorët privatë i detyroheshin shpërndarësit të energjisë dhe që ishin më shumë se 90 ditë të mbartura.

Sipas provave të mbledhura nga proku-rorët shqiptarë, bazuar në emailet mes CEZ Albania dhe CEZ a.s në Pragë, marrëveshja mes DIA dhe OSSH e nënshkruar më 1 shta-tor 2010 bazohej në “gënjeshtra” dhe “doku-mente false”.

Pesë muaj para se të firmosej kontrata mes DIA dhe OSSH, Ismailaj i dërgoi Hejsek një email përmes kunatit të tij i cili përmbante de-taje të kompanisë së tij si dhe një prezantim se si do të funksiononte skema e mbledhjes së borxheve.

Sipas dokumentit, të cilin Hejsek ia dërgoi më vonë bordit të CEZ a.s në Pragë, Ismailaj

pretendonte se DIA kishte 22 të punësuar në Tiranë si dhe departamente në qytetet e El-basanit, Shkodrës dhe Fierit.

Në këtë email, ai pretendoi gjithashtu se prezantimi i skemës së mbledhjes së borxheve qe përgatitur nga kompania austriake Pasut & Partners sa. Gjithsesi, investigimi nga prokurorët shqiptarë më vonë zbuloi se infor-macioni që Ismailaj i pati dërguar OSSH për DIA dhe për skemën e mbledhjes së borxhit, të cilën më pas Hejsek ia dërgoi bordit të CEZ në Pragë, qe i pavërtetë. Në periudhën në të cilën prezantimi ishte përgatitur, kur Ismailaj pretendonte të kishte dhjetëra punonjës dhe shumë departamente, DIA ltd nuk qe ende e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë. Kom-pania Pasut & Partners, për të cilën Ismailaj pretendonte se kishte përgatitur prezantimin e DIA, as që nuk ekzistonte në kohën kur pre-zantimi qe përgatitur. Sipas regjistrit të bizne-sit të qytetit Villach në Austri Pasut & Part-ners ndryshoi emrin në International Corpo-rate Consultants AG në 4 nëntor 2009.

Ndryshe nga pretendimet e Ismailajt, ra-porti qe përgatitur përgjatë një periudhe dy-javore në prill 2010 nga dy ekspertë shqiptarë të energjisë. Sipas dëshmisë që Elvis Mataj, ish drejtor ekzekutiv i DIA dha për proku-rorët, Kastriot Ismailaj, Sokol Hysenaj dhe Petrit Ahmeti përgatitën raportin. Hysenaj ishte një punonjës i OSSH në atë kohë dhe më vonë u bë drejtor ekzekutiv i DIA pasi Mataj dha dorëheqjen. Ahmeti qe këshilltar i Entit Rregullator të Energjisë, ERE, dhe në tetor 2013 u bë kryetar i saj. “Ismailaj ka kërkuar ndihmën e Ahmetit dhe Hysenajt për të përgatitur një prezantim i cili do të bindte drejtuesit çekë për të nënshkruar kontratën për mbledhjen e borxheve,” shkruajnë proku-rorët në aktakuzën ndaj Ismailajt.

“Manipulimi dhe përfshirja e emrit të një kompanie austriake në propozim synonte të bindte zyrtarët e lartë çekë të CEZ se ky pre-zantim ishte përgatitur nga DIA ltd,” shtuan ata.

Raport i rremë për identifikimin e borx-heve

Megjithëse DIA dhe OSSH nënshkruan kontatën për mbledhjen e borxheve më 1 shta-tor 2010, kontrata kishte gjithashtu nevojë për miratim nga bordi i kompanisë së shpërndarjes që të bëhej e vlefshme.

Më 25 nëntor 2010, bordi mbikëqyrës i kompanisë, tashmë i riemërtuar CEZ Shpërndarje, mbajti një takim ku pika e parë e rendit të ditës qe kontrata për mbledhjen e borxheve me DIA.

Gjithsesi, për shkak se kontrata e dërguar te bordi i drejtorëve në takim nuk kishte shto-jcat bashkangjitur, bordi refuzoi ta votojë atë.

Megjithëse kontrata nuk qe miratuar nga bor-di, në të njëjtën ditë DIA i faturoi CEZ Shpërndarje 1 milionë euro dhe më pas 500 mijë euro, fatura të cilat kompania e shpërndarjes i pagoi.

Në dëshminë për prokurorët shqiptarë, Hejsek thotë se pagesa u bë te DIA për të ash-tuquajturin Raport për Identifikimin e Borx-hit. Gjithsesi, sipas prokurorëve ky raport u dërgua nga DIA te CEZ Shpërndarje me shumë vonesë.

Provat e mbledhura gjatë hetimit tregojnë se i ashtuquajturi Raport i Identifikimit të Borxheve i dërguar nga DIA te CEZ qe një dokument i rremë.

Emaile të shkëmbyera mes Hejsek dhe Is-mailaj, të marra nga prokurorët, tregojnë se ai kërkoi që DIA të kryejë procesin e identifi-kimit të borxheve shumë herë “për të justifi-kuar faturat e lëshuara.”

Në një email që i është dërguar Ismailajt më 13 dhjetor 2010, me titullin fatura e DIA për pastrimin e databazës së klientëve, He-jsek shkruan se ata kishin nevojë për raportet për të justifikuar faturat që CEZ pati paguar. “I dashur Kastriot. Për periudhën e parë 3 mujorë të bashkëpunimit ndërmjet CEZ, Peri-udha e Identifikimit të Debitorëve, na nevo-jiten dhe raportet për të mbështetur faturat e lëshuara së fundmi,” shkroi Hejsek. Gjithse-si, të dhëna të mbledhura nga prokurorët tregojnë se DIA nuk e kreu kurrë procesin e identifikimit të borxhit. Në dokumentet e prodhuara si Raporti i Identifikimit të Borx-heve, DIA pretendon se e nisi procesin më 1 shtator 2010 duke angazhuar 360 njerëz në 40 agjenci për të identifikuar debitorët derë më derë.

Gjithsesi, të dhënat e siguruara nga proku-rorët nga administrata tatimore tregojnë se DIA pati maksimalisht 122 punëmarrës. “Kjo shoqëri nuk ka pasur asnjëherë 40 agjenci dhe gjithashtu nuk ka pasur asnjëherë kapa-citetet e duhura njerëzore apo materiale për

4

Pasi CEZ bleu kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, kompania hyri në partneritet me një biznesmen vendas për të mbledhur faturat e papaguara – por përfundoi e zhvatur prej tij.

Skemat mashtruese të mbledhjes së borxheve i kushtuan miliona euro shqiptarëve beSar likmeta, flamur vezaj | BIRN | tiranë

Page 5: Reporter.al Numri Special

5

të kryer verifikimin e më shumë se 318,000 konsumatorëve të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë sikurse pretendohet në DIR,” shk-ruajnë prokurorët në aktakuzën kundër Is-mailajt. “Kjo punë pretendohet se filloi më 1 shtator 2010 kur i vetmi i punësuar në këtë shoqëri në këtë periudhë ka qenë shtetasi Kastriot Ismailaj,” thonë ata.

Prokurorët zbuluan gjithashtu se në nën-tor 2010, CEZ Shpërndarje nisi një Projekt të Përgjithshëm për Pastrimin e të Dhënave, i cili kishte të njëjtin synim me Raportin e Identifikimit të Borxheve.

Konkluzioni i tyre qe që asnjë nga faturat e lëshuara nga DIA dhe të paguara nga CEZ Shpërndarje nuk kishte “asnjë bazë ligjore apo kontraktuale dhe janë thjesht vjedhje përmes mashtrimit të llogarive të kompa-nisë”. Një ish i punësuar i DIA, i cili foli në kushtet e anonimatit, i tha BIRN se CEZ nuk kishte nevojë për procesin e identifikimit të borxheve të DIA.

“Paratë që ata i paguan Ismailajt kishin për synim të korruptonin zyrtarët shqiptarë për llogari të CEZ,” tha ish punonjësi.

Shfaqen dyshime për DIAPasi bordi i CEZ Shpërndarje refuzoi të

miratojë marrëveshjen e 1 shtatorit 2010 me DIA, anëtarët e bordit kërkuan informacion nga Hejsek në lidhje me eksperiencën e DIA. Ata kërkuan të dinin se cilët qenë pronarët e DIA dhe cila qe situata financiare e kompa-nisë si dhe çfarë eksperience të mëparshme kishte në mbledhjen e borxheve. Pasi Hejsek ia kaloi kërkesën Ismailajt më 10 dhjetor 2010, DIA dërgoi një email te CEZ duke pre-tenduar se ajo ishte e vetmja kompani në Shq-ipëri me eksperiencë në mbledhjen e borx-heve.

Ismailaj pretendoi se DIA ishte degë e Debt Advisory International LLC, një shumëkombëshe me seli në Uashinton D.C, e cila menaxhon portofole të mbledhjes së borxheve nëpër vendet në zhvillim.

Sipas Ismailajt, aksionerët e DIA më 2010 patën investuar më shumë se 2.5 miliardë eu-ro në vendet në zhvillim dhe se kompania kishte kontrata për mbledhje borxhesh me dy bashki në Shqipëri – Shkodër dhe Lezhë – dhe shumë banka, mes të cilave, Raiffeisen, Emporiki Bank, Credit Agricole dhe banka Veneto.

Ismailaj pretendoi gjithashtu se Banka Qendrore e Shqipërisë pati audituar këtë kompani dhe i pati dhënë një vlerësim të pastër financiar dhe ligjor.

Gjithsesi, prokurorët që nga ajo kohë e ka-në cilësuar të gjithë informacionin e dhënë nga DIA te CEZ si “tërësisht të falsifikuar”. Rezultoi se DIA nuk kishte lidhje me Debt Advisory International LLC, nuk kishte kontrata mbledhjesh borxhesh me bankat shqiptare dhe se Banka e Shqipërisë nuk e pati audituar kurrë atë.

Gjithsesi, ky informacion fals, përfshirë dhe informacionin e dërguar më herët nga DIA, bindi bordin mbikëqyrës së CEZ për të miratuar kontratën në takimin e saj në Pragë më 14 shkurt 2011.

Kompania ekzistonte vetëm në letërPas miratimit nga bordi i CEZ Shpërndar-

je, kontrata e firmosur mes DIA dhe kompa-nisë së energjisë elektrike u pajis me anekse. Aneksi 8, një kopje e të cilit disponohet nga BIRN, ndan pagesën për DIA në dy tarifa, një tarifë fikse dhe një tarifë suksesi. Tarifa fikse që CEZ duhej t’i paguante DIA ishte 512 mi-jë euro në muaj, ndërsa tarifa e suksesit ba-zohej në një numër koeficentësh të lidhur me rezultatet mujore të mbledhjes së borxheve.

Bazuar në këtë marrëveshje, 210 punon-jës të CEZ Shpërndarje të cilët qenë përfshirë në mbledhjen e borxheve u transferuan nga CEZ për te DIA. Punëmarrësit të cilët nuk ranë dakord me transferimin u pushuan nga puna. Marrëveshja dyvjeçare u nda në tri peri-udha mbledhjeje borxhi nga tetë muaj secila. Objektivi i periudhës së parë të mbledhjes së

borxheve qe 18 milionë euro. Sipas kontratës, DIA merrte 512 mijë euro si kosto fikse, nëse mblidhte së paku 33.4 për qind të objektivit të 18 milionë eurove borxhe gjatë një periud-he 8 mujore. Pagesa fikse mujore e 512 mijë eurove synonte të mbulonte të gjitha shpenz-imet e brendshme dhe të jashme të DIA-s, përfshirë stafin, zyrat, makinat, teknologjinë e informacionit, sigurimet, taksat – praktiki-sht të gjitha kostot që kompania kishte nevojë për të operuar. Megjithëse DIA punësoi disa nga punëtorët e pushuar nga CEZ, ajo nuk kreu asnjë nga investimet e premtuara dhe nuk siguroi materialet bazë për të cilat kishte nevojë për të kryer punën që kishte marrë për-sipër. Ish drejtori ekzekutiv i DIA Elvis Mataj tha në dëshminë e tij para prokurorëve se në dy muajt e parë, disa nga punëtorët përdorën makinat personale, paguan vetë për karbu-rantin dhe pajisjet me idenë se do të kom-pensoheshin më vonë por kjo nuk ndodhi kur-rë. “Numri simbolik i punonjësve, mungesa totale e logjistikës, mungesa e urdhrave dhe udhëzimeve dhe metodologjisë së punës nga drejtoria qendrore të DIA, nuk justifikonin në asnjë mënyrë… detyrimin që ishte marrë përsipër,” shtoi Mataj. Mataj i tha proku-rorëve se Ismailaj nuk shfaqi ndonjë interes në mbledhjen e borxheve por vetëm në prod-himin e dokumenteve që justifikonin punën e identifikimit të debitorëve.

“Shumë herë ai më tha mua, ‘ti prodho le-tra dhe për pjesën tjetër merrem unë,’” riku-jton ai. Një ish punonjës i kompanisë i cili fo-li për BIRN në kushtet e anonimatit tha se kostot e kompanisë qenë “maksimumi 50 mi-jë euro në muaj – Ismailaj futi në xhep pjesën tjetër”. Sipas dëshmisë dhënë para proku-rorëve nga Elvis Gjergji, mbikëqyrës i borx-heve nga palët e treta në CEZ Shpërndarjë, DIA nuk qe e interesuar në mbledhjen e borx-heve për shkak se marrëveshja siguronte që kompania të paguhej gjithsesi. Ai ka deklaru-ar se nuk ka pasur rakordim për punën e kry-er nga DIA. Sipas aktakuzës kompania rapor-tonte si punë të gjitha pagesat e borxheve më të vjetra se 90 ditë nga institucionet shtetërore dhe shkollat, të cilat CEZ Shpërndarje po i mblidhte vetë.

Histori pastrimi parashKur prokurorët nisën një hetim mbi

çështjen DIA më 2012, Ismailaj qe sakaq i njohur për ta. Biznesmeni me bazë në Tiranë pati qenë në hetim që nga viti 2008 për pastrim parash në një numër transaksionesh të dyshimta që përhapeshin nga Ballkani në Malajzi, Ishujt Virgjin të Britanisë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Një nga kom-panitë e tij të regjistruara në Tiranë, Adriatic Development Corporation LTD, pati marrë miliona euro transaksione të dyshimta nga kompani nga e gjithë bota nga viti 2007 deri më 2010. Megjithëse kompania nuk kishte aktivitet të dukshëm, një padi penale e marrë nga BIRN thotë se gjatë një periudhe trev-jeçare ajo mori 9.7 milionë dollarë dhe 800 mijë euro nga shumë kompani ndërsa trans-feroi jashtë vendit 4.13 milionë dollarë dhe 10,973 euro. Një urdhër i Gjykatës së Tiranës më maj 2015 sekuestroi Adriatic Develop-ment Corporation Ltd dhe llogaritë e pesë kompanive të tjera të regjistruara nga Ismai-laj në Shqipëri, përfshirë Debt Advisory In-ternational. Prokurorët shqiptarë thonë se ak-tivitetet e pastrimit të parave të Ismailajt sh-triheshin nga Ballkani në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Zvicër dhe Gjibraltar, Re-publikën Demokratike të Kongos, Pakistan, Kurdistan dhe Shtetet e Bashkuara – si dhe vende të tjera. Ismailaj bashkëpunoi në pastr-imin e parave me një bankiere amerikane me bazë në Afrikë, Rebecca Gaskin Gain.

“Rebecca Gaskin Gain siguron fonde nëpër botë dhe kërkon t’i pastrojë ato në Ball-kan para se këto vende të rajonit të anëtarëso-hen në BE,” shkruajnë prokurorët shqiptarë në parashtrimin e hetimit, një kopje e të cilit u sigurua nga BIRN.

Gaskin Gain qe një ish menaxhere për Standard Bank në Kongo, një nga bankat më të mëdha të Afrikës së Jugut, besohet se e ka lidhur Ismailajn me operacionet ndërkom-bëtare të pastrimit të parave.

Një lajm i publikuar më 2009 te Neue Zürcher Zeitung, gazetë zvicerave, thotë se Is-mailaj dhe Gaskin qenë përfshirë në privatiz-imin e errët të minierës Kipushi në Kongo përmes një kompanie guackë të regjistruar në Zvicër, United Resources AG. United Re-source AG dhe Gaskin Gain, shfaqen në të dhënat për transaksionet e Adriatic Develop-ment Corporation, të cilën prokurorët shqip-tarë e sekuestruan.

Një burim në Tiranë, i cili zgjodhi të mbetet anonim, i tha BIRN se Ismailaj dhe Gaskin Gain u takuan në Ohër të Maqedo-nisë në vitin 2006, kur ai veproi si ndërmjetës në një marrëveshje privatizimi. Të dy pastaj ranë në dashuri. “Ismailaj madje i premtoi asaj se ata do të kishin një fëmijë sëbashku,” tha burimi. I njëjti burim tha se Gaskin Gain transferoi një pjesë të parave të fituara në mar-rëveshjen e Kipushit te Ismailaj pasi ky i fun-dit e bindi se interesat bankare në Shqipëri qenë më të larta. “Paratë që u sekuestruan qenë paratë e Rebecca-s,” shtoi ai.

Si shumë nga njerëzit me të cilët Ismailaj bëri biznes, Gaskin Gain përfundoi e bindur se biznesmeni shqiptar e pati mashtruar atë. BIRN mësoi se ajo tashmë po bashkëpunon me autoritetet shqiptare, duke i ndihmuar për të çmontuar çështjen 130 milionë euroshe që Ismailaj ka ngritur në arbitrazh kundër CEZ Shpërndarje.

Kontrata në fund është zgjidhurMegjithëse drejtuesit e CEZ qenë të vetëdi-

jshëm se puna e DIA në termat e mbledhjes së borxheve qe tërësisht fiktive, Ismailaj u bë gjithnjë e më i vështirë për t’u kontaktuar në periudhën e parë të kontratës së mbledhjes së borxheve.

Një nga arsyet e sugjeruara për pak-ënaqësitë e CEZ me Ismailaj qe se ai nuk po i transferonte ryshfetet që pati premtuar zyr-tarëve vendas por po i mbante paratë për ve-te. “Në një rast, ai premtoi një ryshfet prej 500 mijë eurosh te komisionerët e Entit Rregullator të Energjisë për një vendim të fa-vorshëm ndaj CEZ, por nuk e pagoi kurrë ryshfetin,” tha një ish punonjës i kompanisë për BIRN. Ismailaj shpesh nuk u shfaq në ta-kime me drejtorët e CEZ dhe i shtyu ato duke përdorur justifikime të dobëta. BIRN mësoi se nga fundi i vitit 2011, pas një takimi në Vi-enë me Ismailajn dhe Gaskin Gain, CEZ kërkoi ta rriste objektivin e mbledhjes së borx-heve nga DIA nga 18 në 45 milionë euro.

DIA e pranoi objektivin e ri por vendosi kushte shtesë për CEZ, të cilat bindën gjigan-din e energjisë se tashmë qe koha për t’i dhë-në fund bashkëpunimit me biznesmenin. Më 28 nëntor 2011, CEZ Shpërndarje zyrtarisht njoftoi degën e DIA në Shqipëri se po e ndër-priste kontratën e mbledhjes së borxheve.

Pasi kontrata u ndërpre, Ismailaj ngriti pa-di duke kërkuar 130 milionë euro në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë. He-jsek dhe Gaskin Gain i kthyen kurrizin Ismai-lajt dhe tashmë po bashkëpunojnë me auto-ritetet shqiptare në çështjen e Shqipërisë kundër tij.

Gaskin Gain përdori një prokurë përfaqësimi për të marrë pronësinë...

3 qershor 2015 publikuar më:

Vijon në faqen 6

Qytetarë në radhë për të paguar faturat e energjisë elektrike

Page 6: Reporter.al Numri Special

Dy biznesmenë amerikanë që nisën një sipërmarrje të për-bashkët me britaniko-bosh-

njakun Damir Fazlliç pretendojnë se ata i dhanë atij 1 milionë dollarë për t’ia kaluar ato Partisë Demokratike të Shqipërisë në këmbim, thonë ata, të miratimit të marrëveshjes nga ana e qeverisë. Ndërsa Shqipëria përgatitej për të hapur tregun e vet të bisedave telefonike përmes internetit, Voice over Internet Protocol (VoIP), në vitin 2006, Fazlliç dhe partnerët e tij ameri-kanë sakaq kishin krijuar Meridian Telecommunications, dhe po për-gatiteshin të përfitonin avantazh të gjerë duke qenë firma e parë që ofron-te këtë shërbim në bashkëpunim me

kompaninë shtetërore Albtelecom.Meridian, me bazë në Indiana, SH-

BA, sipas dokumenteve të mbajtura nga Komisioni Federal i Komunikim-it (FCC), organit shtetëror amerikan përgjegjës për rregullimin e kompa-nive të telekomit që vepronjnë jashtë vendit, është në bashkëpronësi të Fa-zlliç, i cili zotëron 50 për qind të ak-sioneve, dhe amerikanëve Tim Ginn dhe Tony Altavilla. Kompania po shpresonte të realizonte së paku 3 mil-ionë dollarë fitime vetëm gjatë vitit 2007, tregojnë dokumentet e kompa-nisë, por kishte vetëm një problem. Partnerët amerikanë duhej të bënin dy ‘pagesa për investim’ prej 500 mi-jë dollarësh secila për Partinë De-

mokratike në pushtet para 15 dhjeto-rit 2006, për të arritur marrëveshjen.

Fazlliç, një njeri i lidhur ngushtë me kryeministrin shqiptar të kohës, Sali Berisha, i tha partnerëve të tij amerikanë se këto para nevojiteshin për të bërë pagesën duke qenë se “megjithëse kryeministri aktual i ka edhe tre vite të tjera mandat, ne kemi nevojë për njerëzit e duhur në qeveris-jen vendore për të fituar. Kjo ndihmon këtë kauzë para fundit të vitit zgjed-hor,” sipas procesverbalit të takimit të mbajtur nga Meridian në shtator 2006 dhe të lexuara nga BIRN.

“Ai [Fazlliç] tha se gjithçka që duhet të bëjmë është të investojmë 1 milionë dollarë për të blerë politika-

6

“ai [fazlliç] tha se gjithçka që duhet të bëjmë është të investojmë 1 milionë dollarë për të blerë politikanët atje për shkak se në këtë kohë, ma ha mendja mua, po ndodhin zgjedhjet [vendore]".

Vijon nga faqja 5

...e DIA-s në Ishujt Virgjin të Britanisë, duke i hapur rrugën një beteje të re ligjore mes saj dhe Ismailajt në ishujt në Karaibe.

Ajo i ka dërguar gjithashtu një kërkesë Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për të tërhequr çështjen kundër CEZ Shpërndarje. Gjithsesi, dho-ma e arbitrazhit po pret rezultatet e gjyqit në Ishujt Virgjin mes Gaskin Gain dhe Ismailajt para se të vendosë nëse çështja do të çohet përpara apo do të arkivohet.

Të dhënat gjyqësore në Ishujt Virgjin Britanikë tregojnë se një vendim mbi mosmarrëveshjen mbi pronësinë e DIA mes Gaskin Gain dhe Ismailajt pritet në korrik 2015.

Më 12 maj, bazuar në urdhërin e gjykatës së Ti-ranës, policia e arrestoi Ismailaj në Tiranë. Ai u aku-zua për një listë të gjatë krimesh financiare që vari-onin nga mashtrimet e rënda te pastrimi i parave.

Ai raportohet se u arrestua në apartamentin e nënës së tij në Tiranë, duke u fshehur në ballkonin e banesës. Kur policia hyri në banesë për ta arres-tuar atë, ata zbuluan një numër dokumentesh false që ai po i përgatiste për çështjen e arbitrazhit në Vienë.

Nuk qe i vetmi mbledhës borxhesh mashtruesDIA e Ismailajt nuk qe kompania e vetme që u

angazhua në skemën e mbledhjes së borxheve të CEZ në Shqipëri. Një raport konfidencial i përgati-tur nga kompania e kontabilitetit BDO, një kopje e të cilës u sigurua nga BIRN, thotë se CEZ Shpërndar-je hyri në marrëveshje për mbledhjen e borxheve më 2012 me së paku katër kompani të tjera, përf-shirë Mercl Consulting Sh.p.k, CE2 Services Sh.p.k, CE2 Debt Management Sh.p.k dhe CE2 Debt Man-agement Sh.p.k. Raporti i BDO vëren se për nëntë muajt e parë, deri në shtator 2012, kompanive iu paguan në total 421,476,564 lekë [3 milion euro] dhe totali për vitin 2012 pritej të ishte 4.4 milionë euro. Sipas BDO, këto kompani merrnin një pagesë “suksesi” prej 28 deri në 50 për qind të borxhit të mbledhur, gjë që duket se ishte “tepër e lartë”.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se këto kom-pani mbledhjesh borxhesh duket se janë punësuar pa asnjë proces konkurrues tenderimi,” vërejti BDO.

BDO vërejti edhe një seri problemesh të tjera me kontratat e CEZ Shpërndarje për mbledhjen e borx-heve. Kompania audituese vërejti se kontratat me MERCL dhe DIA qenë nëshkruar nga administra-torët e CEZ Sh.a, konkretisht Hejsek dhe Ian Ivan, dhe jo nga bordi mbikëqyrës.

Pavarësisht se deklaronte se kishte mbledhur sa-si të stërmëdha parash, MERCL pati vetëm një pu-nonjës të regjistruar, gjë që e bën të pagjasë që të qe në gjendje të ofronte shërbime kontraktuale te CEZ Sh.a. Asnjë dokument nuk është parë në lidhje me ndonjë shërbim të ofruar nga MERCL. Ne nuk ke-mi qenë në gjendje të gjejmë asnjë dokument që të tregojë sasinë e parave të mbledhura si pasojë e ak-tivitetit të saj. CEZ Sh.a nuk qe në gjendje të jepte asnjë provë se çfarë borxhesh qenë mbledhur nga kompanitë e mbledhjes së borxheve.

Në vend të kësaj, ajo mblodhi informacion nga sistemi i faturimit, duke supozuar se të gjitha të ar-dhurat që fitonte pas pagesave të faturave qenë re-zultat i punës së kompanisë së mbledhjes.

“Qeveria e Shqipërisë dyshon se këto Mar-rëveshje Mbledhjesh Borxhesh qenë një skemë e or-ganizuar për të zhvatur CEZ Sh.a nga punonjës brenda saj,” shkruan BDO.

“Dyshimi bazohet te fakti se CEZ Sh.a e dekla-roi veten në vështirësi financiare, gjë që e vuri atë në pamundësi për të realizuar planin e vet të inves-timeve, megjithatë ajo vijoi të paguajë 50 për qind të borxhit të mbledhur te kompanitë e mbledhjes së borxheve,” shton ajo.

Sipas BDO, menaxhimi i Çek i kompanisë së shpërndarjes qe katastrofik, ndoshta kriminal.

Ndërsa vlera e kompanisë në momentin e priva-tizimit qe 102 milionë euro, në fund të vitit 2012 ajo qe praktikisht e pavlerë.

Pretendimi i biznesmenit amerikan

Marrëveshja me Albtelekomin i kushtoi ‘1 milionë dollarë për të blerë politikanët’Biznesmeni i dyshimtë boshnjak Damir Fazlliç, një sekser me miq të fuqishëm në Uashington DC dhe në Ballkan, kërkoi 1 milionë dollarë ‘investim’ për Partinë Demokratike të Shqipërisë në mënyrë që të siguronte një kontratë fitimprurëse në telekomunikacion, aludon ish partneri i tij në biznes nga SHBA.

lawrence marzouk, beSar likmeta, lindita çela, Gordana andric | BIRN

Damir fazllic [majtas] me ish ministrin e transportit dhe telekomunikacionit Lulzim Basha [djathtas], sot kryetar i Partisë Demokratike.

Page 7: Reporter.al Numri Special

7

23 tetor 2014 publikuar më:

nët atje për shkak se në këtë kohë, ma ha mendja mua, po ndodhin zgjedhjet [ven-dore]. Ai pretendoi se ne duhet të mbushim arkat e partisë fituese në mënyrë që ne, në fakt, të kishim arkën tonë [të telekomit] të mbushur. Kështu, Tim dhe unë dhamë atë një milion dollarësh,” pre-tendon Altavilla. Fazlliç mohoi prerazi pretendimet se ai ia kaloi paratë Partisë Demokratike, ndërsa kjo e fundit refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN.

1 milionë dollarë të depozituara në llogaritë personale të Fazlliçit

Ginn dhe Altavilla i thanë BIRN në in-tervista të veçanta se ata morën bash-karisht një kredi një milionë dollarëshe dhe ia transferuan paratë Fazlliçit në llog-aritë e tij personale në bankën HSBC në SHBA, si dhe në ishullin e Xhersit, para-jsë fiskale britanike.

As BIRN dhe as partnerët amerikanë të biznesit nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë nëse paratë u dërguan më pas te Partia Demokratike dhe megjithëse Fazlliç pranoi se disa ‘investime’ u kryen, ai refuzoi të japë ndonjë detaj se si u shpenzuan këto para dhe mohon prerazi të ketë premtuar se do t’i çonte fondet te partia në këmbim të miratimit të mar-rëveshjes. Gjithsesi, sipas një emaili nga Fazlliç të lexuar nga BIRN, marrëveshja mes Meridian dhe Albtelecom u nënshk-rua në tetor 2006 nga Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Transportit dhe Tele-komunikacionit në qeverinë e Partisë De-mokratike. Ky i fundit, Basha, është aktu-alisht kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe udhëheqës i Partisë Demokratike.

Basha refuzoi kërkesën për një interv-istë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim. Kontrata që iu dha Fazlliçit dhe partnerëve të tij amerikanë u jepte akses te infrastruktura e internetit të Albtele-com për sipërmarrjen e tyre shqiptare me VoIP për gjashtë muaj. Marrëveshja me Albtelecom filloi shumë mirë dhe Merid-ian fitoi së paku 150 mijë dollarë brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2007, pre-tendojnë biznesmenët amerikanë. Të gjitha këto para, thonë Ginn dhe Altavil-la, u përdorën për të shlyernjë pjesë të kredisë bankare. Gjithsesi, probleme teknike sollën ndërprerjen e shërbimit për shkak se kutia e telekomit që përdorej për të drejtuar thirrjet e tyre VoIP fikej vazh-dimisht. Fazlliç, kontakti në terren në Shq-ipëri, fillimisht punoi për të zgjidhur vështirësitë, por, siç pretendojnë part-nerët amerikanë, ai papritur nuk iu përgjigj më emaileve dhe telefonatave të tyre. Në tetor 2007, Albtelecom u ble nga

dy kompani turke pas një procesi të gjatë privatizimi.

Kontrata e ‘falsifikuar’Emailet e brendshme të Medirian, të

lexuara nga BIRN tregojnë se, ndërsa sipërmarrja e tyre në Shqipëri filloi të tronditej, Ginn dhe Altavilla zbuluan gjithashtu se kontrata e mbajtur nga Al-btelecom kishte çmime dhe tarifa të ndry-shme nga ato në kontratën që i qe prezan-tuar atyre nga Fazlliçi. Jo vetëm kaq, por Steve Slavin, administratori i Meridian, pretendoi se firma e tij në kontratën e Al-btelecom qe falsifikuar, emri i tij qe shk-ruar gabim dhe se ai qe përshkruar në mënyrë jokorrekte me titullin ‘president’. BIRN nuk qe në gjendje të siguronte një kopje të kontratës. Në emailet e lexuara nga BIRN, Albtelecom argumentoi se ku-tia qe fikur për shkak se Meridian nuk kishte paguar faturat e veta, gjë e kundër-shtuar nga amerikanët në bazë të faktit se ata dispononin një kontratë tjetër të cilën e kishin firmosur. Albtelecom i tha Merid-ian se ata nuk e dinin se kush i kishte dhë-në kontratën atyre dhe se ata nuk kishin të dhëna të ndonjë dokumenti alternativ. Fazlliç refuzoi të komentojë. Ortakët më pas sollën në fushë Obrad Kesiç, një lo-bist me ndikim në Uashington DC me origjinë serbe, për të gjurmuar Fazlliçin dhe për të rigjallëruar kontratën e tyre me Albtelecom, por pa sukses. Ginn thotë se në fund ata vendosën të pranojnë humb-jet. “Duke parë sasinë e parave në lojë, unë prisja që ai [Fazlliçi] të qe kujdesur… Tony dhe unë nuk kishim para për ta ndjekur,” i tha ai BIRN.

Fazlliç, bashkëshortja e të cilit Amra është një nënshtetase amerikane, i takoi fillimisht dy biznesmenët amerikanë më 2006 përmes një kontakti biznesi të për-bashkët. Të impresionuar nga lidhjet e Fa-zlliçit në Shqipëri, trioja hartoi plane për të shfrytëzuar tregun VoIP që pritej të hapej së shpejti atje.

“Mundësia qe aty për shkak se Damiri kishte lidhje politike në Shqipëri. Ai qe mik i mirë me kryeministrin [Berisha] dhe mund të merrte një kuti telekomi në Shq-ipëri dhe ne do mund të ishim në gjendje të shisnim minuta,” Altavilla i tha BIRN.

Fazlliç: ‘Partia Demokratike nuk mori asgjë’

Kur BIRN pyeti Fazlliçin mbi mar-rëveshjet e tij me Albtelecom përmes emailit, ai mohoi të kishte bërë ndon-jëherë biznes me ta. Njësoj i ndrojtur në lidhje me përzjerjen e tij me Meridian, Fa-zlliç i tha BIRN gjatë një interviste në qer-shor se ai “kishte punuar me kompaninë”,

duke u përpjekur të hedhë dyshime nëse ai qe një aksioner dhe duke refuzuar t’i përgjigjet drejtpërsëdrejti pyetjeve mbi pronësinë, thjesht duke pyetur: “Si isha unë një partner?”. Gjithsesi, dokumente nga rregullatori amerikan FCC tregojnë se Fazlliç kishte nën pronësi gjysmën e Meridian Telecommunications përmes kompanisë me bazë në Qipro Cleone Lim-ited. Sipas dokumenteve qipriote, Fazlliç është i regjistruar si drejtor i Cleone ndër-sa aksioneri i vetëm i saj është kompania me bazë në Londër Morewig Limited.

Morewig është një kompani guackë e themeluar në Londër nga një firmë regjistrimi qipriote, Ergoserve. Ajo është gjithashtu aksionerja e vetme e një kom-panie tjetër me bazë në Qipro, Kelena Limited, e cila është e regjistruar zyrtar-isht në këtë ishull. Bazuar në dokumentet ligjorë nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Shqipëri, pronari i Kele-na-s është Fazlliç. Kur u pyet nga BIRN se pse ai i pati këshilluar Ginn dhe Altavilla për të paguar 1 milionë dollarë, Fazlliç mohoi të ketë patur ndonjëherë qëllim t’i transferonte paratë te Berisha apo te Par-tia Demokratike.

“Ata [Ginn dhe Altavilla] duhej të bënin investimet dhe çdo gjë tjetër – unë thjesht po them se asgjë nuk m’u dha mua për t’ia dhënë Berishës apo Partisë De-mokratike – kjo është deklarata,” tha ai.

“Unë mendoj se ju do të gjeni se kjo [marrëveshje] qe një nga ato gjëra që nuk funksionoi.” Fazlliç argumenton gjithash-tu se ai nuk fitoi asgjë nga marrëveshja mes Meridian dhe Albtelecom për shkak se ajo dështoi, megjithëse emailet e shkëmbyera mes tij dhe partnerëve të tij amerikanë Ginn dhe Altavilla e bëjnë të qartë se ai natyrisht priste të fitonte.

Në këto emaile, të lexuara nga BIRN, Fazlliç kërkoi që të gjitha fitimet të trans-feroheshin në llogarinë e tij bankare në Ishujt Britanikë Virgjin.

Fazlliç: Aksesi politik është ‘i ligjshëm’Dosja me emaile dhe dokumente të

marra nga BIRN gjatë investigimit mbi marrëveshjen mes Meridian-Albtelecom hedh më shumë dritë në mënyrën se si Fa-zlliçi përdori aksesin e tij te Berisha dhe elita politike për të ndërmjetësuar mar-rëveshje dhe për të marrë informacion nga politikanët. Në një email, Fazlliç i thotë partnerëve të tij amerikanë se ai kishte ‘marrëveshjen e Meridian të nënsh-kruar nga Ministri i Transportit dhe Tele-komunikacionit’. Në një tjetër, një punon-jës i Meridian përmbledh një bisedë tele-fonike me Fazlliç gjatë së cilës Boshnjaku

flet për takimin me kryeministrin e Shq-ipërisë për të diskutuar një marrëveshje energjetike ku Meridian po përgatitej të hynte. Fazlliç qe këshilltar i afërt i Ber-ishës dhe anëtarëve të tjerë të lartë të Par-tisë Demokratike gjatë fushatës së tyre të suksesshme zgjedhore të vitit 2005, duke rekrutuar kompaninë e lobimit me ndikim në Uashington DC, BGR, për të këshillu-ar. Ai këmbëngul se nuk i tarifoi asgjë par-tisë për ndihmën e tij, duke pretenduar se ai ka ndihmuar thjesht sepse besonte te kauza e tyre. Pas fitores zgjedhore të Ber-ishës, Fazlliçi me shpejtësi filloi të përdorë kontaktet e tij për të ndërtuar perandori-në e tij të biznesit në Shqipëri – në atë ko-hë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë. Ai themeloi në Tiranë tre kompani – Crown Acquisitions, Virtu Acquisition dhe SRF Developments – duke vendosur kunatin e Bashës, Erion Isufin, si menaxher të tyre.

Lidhjet e tij të dyshimta me pushtetin erdhën nën hetim intensiv kur prokurorët e Shqipërisë – të alarmuar nga përdorimi i bankave nëpër parajsa fiskale dhe bler-jeve me para në dorë të tokave – filluan një hetim për pastrim parash në tetor 2008 mbi një seri marrëveshjesh tokash të ndërmjetësuara për Fazlliçin nga vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi.

Hetimi u kritikua rëndë dhe publikisht nga Berisha dhe mbështetësit e tij dhe prokurorët në fund hoqën dorë pasi dësh-tuan të gjejnë dokumente kyçe në lidhje me operacionet e biznesit të Fazlliç nga zyrtarët e Qipros dhe Bosnjës.

Si Berisha ashtu edhe Fazlliçi në mënyrë të përsëritur mohuan akuzat se bosnjaku pati përfituar nga lidhjet e tij politike, por dokumentet e zbuluara nga BIRN në një hetim mbi marrëveshjet e dyshimta të tokave sugjerojnë të kundërtën. Në një intervistë me BIRN, Fazlliçi, i cili ka miq të fuqishëm në Uash-ington dhe Ballkan, pranoi se ai përdori kontaktet e tij për të hapur dyer, por mo-hoi të ketë bërë gjëra të papërshtatshme.

“A i përdor unë çdo ditë kontaktet e mija për të hapur disa dyer? Po. Një gjë është të kesh akses, një gjë tjetër të bësh korrupsion. Aksesi është një mjet i ligjshëm në biznes dhe kjo është ajo që unë dua ta bëj të qartë,” tha ai.

Përgjatë kësaj kohe, Altavilla ka qenë duke rindërtuar jetën e tij pasi u detyrua të deklarojë falimentin më 2012, ende i bllokuar me gjysmën e kredisë 1 milionë dollarëshe. “Unë u tregova budalla,” pra-non ai, tashmë që ka humbur shpresat se do të shohë investimin e tij sërish.

Perandoria e FazlliçitEmailet e marra nga BiRn gjatë investigimit mbi marrëdhënien e fazlliç me Meridian tregojnë se si britaniko-boshnjaku përdori lidhjet e tij politike të krijuara gjatë fushatës elektorale shqiptare për të lehtësuar investimet e tij të biznesit nëpër botë ndërsa ia doli të mbajë përfshirjen e tij në marrëvesh-jet shtetërore shqiptare jashtë vëmendjes së njerëzve.

Sipas një emaili, fazlliçi ishte në kontakt me kryeministrin e kohës në Shqipëri, Sali Berisha, për një tender shtetëror të vitit 2007 për t’i siguruar vendit gjeneratorë. Meridian përgatiti ofertën për kontratën por partnerët amerikanë të firmës nuk qenë

në gjendje të tregojnë nëse ajo u tenderua apo jo pasi komunikimet me fazlliçin u ndërprenë.

Korrespondenca mes partnerëve amerikanë të Meridian dhe fazlliçit zbulojnë gjithashtu që britaniko-bosnjaku planifikoi të përdorte kontaktet e tij të fituara përmes këshillimit të një partie pa emër në një fushatë zgjedhore në Maqedoni për të siguruar marrëveshje telekomunikimi atje.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se fazlliç ka qenë në kontakt me përfaqësues në Kongo në lidhje me një projekt të ngjashëm. fazlliçi punoi krahas ekspertëve amerikanë të zgjedhjeve në fushatën e suksesshme të vitit 2006 për president nga Joseph Kabila.

Page 8: Reporter.al Numri Special

Firma ligjore e zonjës Blair, Omnia Strategy, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mos-

marrëveshje arbitrazhi me vlerë çerek mili-ardi paund. Zoti Blair punon sakaq si këshill-tar zyrtar për qeverinë e Shqipërisë ndërkohë që deputetë të opozitës kanë bërë thirrje për më shumë transparencë për mar-rëveshjet e vendit me çiftin Blair.

Biznesi në Shqipëri vjen pas një kontrate që zonja Blair ka marrë nga qeveria e Kaza-kistanit, ku zoti Blair është gjithashtu këshill-tar zyrtar dhe i paguar nga presidenti au-tokratik i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev.

Nuk është e qartë se sa shumë po e pa-guan Shqipëria zonjën Blair për shërbimet e saj, por nëse kontrata është e ngjashme me atë fitimprurësen me Kazakistanin, zonja Blair duhet të jetë e lumtur. Omnia Strate-gy, siç u zbulua më herët nga Sunday Tele-graph, u pagua gati 400,000 paund për gjashtë muaj punë në Kazakistan me detyrën për të analizuar “traktatet dypalëshe të in-vestimeve” të këtij vendi. Zonja Blair, e njo-hur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut, i faturoi për shërbimet e saj qeverisë së Kazakistanit një tarifë prej 975 paund për orë, ndërsa juristët e tjerë të Omnia Strategy tarifuan shifra më të ulëta. Zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë, por ajo i ofroi shërbimet e saj për tak-sapaguesit e Kazakistanit më lirë. Mos-marrëveshja ligjore në Shqipëri pason një vendim të marrë nga qeveria e re socialiste për t’i hequr kontratën prej 250 milionë paund një kompanie amerikane që kishte për detyrë të vendoste dhe operonte skane-ra specialë në kufijtë ndërkombëtarë të ven-dit. Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013 teksa Shqipëria për-piqej të forconte kufijtë e saj dhe të ndalon-te trafikun e drogës, duhanit dhe armëve, si dhe atë të qenieve njerëzore. Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Eu-ropian dhe ka nevojë për të arritur stan-darde më të larta në kontrollin kufitar për këtë qëllim. Por kjo kontratë u anulua nga Shqipëria pas zgjedhjes së Edi Ramës si kry-

eministër në shtator 2013. Rama, një mik i z. Blair, në po atë kohë e emëroi atë si këshilltar zyrtar. Marrëveshja mes të dyve qe realizuar në Londër para zgjedhjeve. Blair është shumë popullor në Shqipëri për shkak të ndërhyrjes në Kosovën fqinje, e banuar në maxhorancë nga shqiptarët, të cilët po luftonin për pavarësi nga ish-Jugosl-lavia. Rapiscan hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar nga Shqipëria 250 milionë paund, përmes një çështjeje të ngri-tur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, një gjykatë me bazë në Vienë.

Qeveria e Shqipërisë kërkoi me këtë qël-lim një kompani ligjore për të luftuar për llogari të saj dhe, pas një procesi tenderues që filloi në tetor të vitit të kaluar, i dha kon-tratën për konsulencë ligjore Omnia Strat-egy, një kompanie konsulence ligjore e kri-juar nga zonja Blair më 2011. Zonja Blair së fundmi hoqi dorë si avokate për të drejtat e

njeriut në Matrix Chambers, pjesërisht për t’u përqendruar te puna e saj me Omnia-n.

Dhënia e kontratës te zonja Blair ka ngri-tur shqetësime në Shqipëri ku zoti Blair është sakaq pranë qeverisë. Genc Pollo, një deputet i Partisë Demokratike në opozitë dhe ish ministër, tha: “Tony Blair, si kryem-inistër i Britanisë, është një figurë e respe-ktuar në Shqipëri veçanërisht për rolin e tij gjatë ndërhyrjes në Kosovë. Por marrëvesh-jet aktuale të qeverisë Rama me bizneset e tij janë shqetësuese për shkak se nuk kanë transparencë dhe nuk ka një përfitim të qa-rtë për Shqipërinë.” Florion Mima, deputet i Partisë Demokratike dhe ish ministër i eko-nomisë, tha: “Jam shumë i habitur që firma e bashkëshortes së ish kryeministrit të Bri-tanisë Blair ka fituar një kontratë për të ofru-ar shërbime ligjore të përfaqësimit të Qe-verisë së Shqipërisë në një çështje gjyqësore, ndërkohë që bashkëshorti i saj njihet pub-

likisht si këshilltar i Qeverisë së Shqipërisë dhe mik personal i kryeministrit të Shq-ipërisë.” Kjo nuk është hera e parë që Om-nia Strategy është punësuar nga qeveria e Shqipërisë. Omnia Strategy mori një kon-tratë me kosto 300,000 paund në fund të vitit 2012 për të këshilluar qeverinë e asaj kohe të Shqipërisë në një mosmarrëveshje nafte me vlerë gjysmë miliardi dollarë.

Nuk është e qartë se sa shumë kushtuan shërbimet ligjore të Omnia Strategy.

Zonja Blair mendohet se ka vizituar filli-misht Shqipërinë më 2010 e ftuar nga Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit të ko-hës Sali Berisha. Zonja Blair dhe Zonja Ber-isha u bënë mike kur bashkëshorti i saj qe ende kryeministër në Downing Street.

Zonja Blair fluturoi në Shqipëri më 2012 me një avion privat nën pronësinë e Rezart Taçit, një biznesmen nafte kontroversial dhe një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë.

Shqipëria është vetëm një nga shumë vende të këshilluara nga Z. Blair përmes një kompanie, Tony Blair Associates të cilën ai e krijoi pasi iku nga Downing Street më 2007. Z. Blair ka marrëveshje fitimprurëse në Kazakistan, Brazil, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mongoli mes të tjerash.

Blair ka këmbëngulur se taksapaguesit shqiptarë nuk e paguajnë skuadrën e tij në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, megjithëse nuk është e qartë se kush po paguan me të vërtetë për këshilltarët e tij në terren, mes të cilëve është edhe nipi i Alastair Campbell, ish-kuratori i imazhit të z. Blair.

Julia Yun Hulme, drejtoresha menax-huese e Omnia refuzoi të thotë se cila është vlera e kontratës më të fundit ligjore për këtë kompani. Ajo refuzoi të thotë nëse Omnia ka fituar kontrata në ndonjë vend tjetër ku z. Blair është këshilltar. Ajo tha në një deklaratë: “Omnia Strategy LLP është një firmë ligjore e rregulluar nga Solicitors Reg-ulation Authority. Z. Blair nuk është i an-gazhuar me Omnia Strategy LLP.”

Kompania Rapiscan refuzoi të komento-jë mbi këtë çështje.

Publikuar në Sunday Telegraph

Qeveria shqiptare i dha vitin e kaluar kompanisë omnia Strategy të avokates britanike Cherie Blair, një kontratë për përfaqësimin e shtetit shqiptar në një gjyq arbitrazhi, por kompania e zonjës Blair duket se nuk plotësonte së paku një nga kriteret e përzgjedhjes të vendosura nga vetë qeveria shqiptare, zbuloi BiRn.

në 10 tetor 2014, avokatura e shtetit publikoi një ftesë për negociata me avo-katë apo studio avokate që do ta përfaqë-sonin Shqipërinë në një gjyq që mund t’i kushtojë vendit tonë deri në 359 milionë dollarë. objekti i kontratës ishte përzgjed-

hja e një konsulenti ligjor i cili do të për-faqësonte Ministrinë e financave dhe Dre-jtorinë e Përgjithshme të Doganave, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Rapis-can Systems dhe nënkontraktorin e saj shqiptar, S2 albania Sh.p.k. në kërkesën për oferta, avokatura e shtetit vendos gjashtë kritere, për përzgjedhjen e avo-katit ose zyrën e avokatisë që do të për-faqësojë Shqipërinë, të ndara në kritere të përgjithshme dhe kritere të veçanta. në kriteret e veçanta, avokatura e shtetit kërkon që avokati apo zyra e avokatisë e përzgjedhur të ketë jo më pak se pesë vjet eksperiencë pune, të provojë se ka përvojë në përfaqësimin në arbitrazh ndërkombëtar si pas rregullave të Dhomës

ndërkombëtare të tregtisë, si dhe të jetë në gjendje të tregojë dy raste të mëparshme suksesi në fushën e kontrat-ave koncesionare. omnia Strategy LLP nuk i përmbush të gjitha këto kritere sepse është regjistruar si studio ligjore në vitin 2011 dhe në kohën ku është bërë thirrja nuk kishte pesë vjet eksperiencë pune. Pyetur nga BiRn, Endri fuga, Dre-jtori i Komunikimit i kryeministrit Edi Ra-ma, sugjeroi që qeveria shqiptare nuk kishte vlerësuar kompaninë omnia Strat-egy si entitet, por avokatët e saj në veçan-ti. “në datën e ftesës për negociata, secili nga avokatët individual të prezantuar në ofertën e omnia Strategy, kishte nga gjatë e deri në 35-vjet eskperiencë,” u

shpreh fuga. nuk është e qartë nëse ft-esës për negociata iu përgjigj ndonjë stu-dio tjetër konsulence.

Megjithatë jo çdokush në Shqipëri bie dakord me interpretimin e qeverisë, mbi kriteret e tenderimit të kontratës së fitu-ar nga studio ligjore e znj. Blair.

Zonja Blair është bashkëshorte e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar tony Blair. Ky i fundit është zyrtarisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama por deklarohet se shërbimet e z. Blair janë “pa kosto për popullin shqiptar”. Z. Blair është kritikuar së fundmi për disa kontra-ta konsulence që ka marrë me drejtues shtetesh të akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

7 mars 2015publikuar më:nuk është e qartë se sa shumë po e paguan Shqipëria zonjën Blair

për shërbimet e saj, por nëse kontrata është e ngjashme me atë fitimprurësen me Kazakistanin, zonja Blair duhet të jetë e lumtur.

8

Gruaja e Tony Blair, këshilltarit të Ramës, fiton kontratë ligjore nga qeveria shqiptare Cherie Blair ka kapur një kontratë fitimprurëse konsulence ligjore me qeverinë e Shqipërisë, pak më shumë se një vit pasi bashkëshorti i saj filloi të punojë si këshilltar zyrtar i saj.

robert mendick, beSar likmeta | BIRN | londër dhe tiranë

Qeveria shkeli kriteret e tenderit në kontratën me Cherie BlairbeSar likmeta | BIRN | tiranë

Cherie Blair në takimin me ministrin i Drejtësisë, nasip naço më 11 mars 2015

Page 9: Reporter.al Numri Special

1 prill 2015 publikuar më:

9

Drejtësi

Deputeti Mark frroku, pas arrestimit nga policia

Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Artan Didi dha dorëheqjen të martën pasi rezul-

toi se një kërkesë ekstradimi për depute-tin Mark Frroku, që kishte pasur një man-dat arresti ndërkombëtar për vrasje të lësh-uar nga Belgjika, kishte zënë pluhur në zyrën e Interpolit në Tiranë për më shumë se dy muaj.

Në letrën e tij të dorëheqjes për kryem-inistrin Edi Rama dhe ministrin e Brend-shëm Saimir Tahiri, Didi nënvizoi se ai u ndje përgjegjës për dështimin e zyrës së Interpolit në Tiranë për të çuar kërkesën për ekstradim të Frrokut në zyrën e Proku-rorit të Përgjithshëm.

“Shkeljet procedurale të specialistes së Interpolit dhe kreut të këtij sektori kanë njollosur imazhin e policisë,” tha Artan Didi. “Duke konsideruar këtë incident si të papranueshëm për institucionin që unë drejtoj… vendosa të paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga posti im,” shtoi ai. Shefi i Interpol Tiranës, Arben Bajraktari dhe një specialist e zyrës, Loreta Alla, u arrestuan në mbrëmjen e së hënës, të aku-zuar për abuzim me detyrën për fshehjen e mandat arrestit ndërkombëtar kundër deputetit.

Frroku ka qenë dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë në Bruksel për vrasjen e paramenduar të një shtetasi shqiptar, Aleksandër Kurti, në 1999 në bashkëpun-im me tre të tjerë. Të martën, komisioni parlamentar i mandateve i dha dritën jeshile zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e deputetit dhe për të filluar procedurat e ekstradimit në gjykatat ven-dase. Megjithatë, nuk ka garanci që depu-teti do të dorëzohet ndonjëherë tek auto-ritetet belge dhe do dalë ndonjëherë në gjyq në Bruksel. Edhe pse autoritetet shq-iptare janë përgjithësisht aprovuese me kërkesat për ekstradim që vijnë nga shtetet anëtare në BE, gjatë viteve të fun-dit, disa të arratisur të profilit të lartë, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe ve-primtari të krimit të organizuar, kanë mundur t’i luftojnë me sukses kërkesat për ekstradim në gjykatë. Vendimet e gjykatave i kanë vënë autoritetet shqiptare shpesh në vështirësi me partnerët ndërkombëtarë, duke cënuar ambicien e vendit për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Si-

pas të dhënave të marra nga BIRN prej Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, 97 shtetas shqiptarë ose të huaj u arrestuan në 2014, bazuar në mandat-ar-reste ndërkombëtare, kryesisht të ardhu-ra prej Italisë.

Në 64 raste, të arratisurit u ekstraduan, në 21 raste autoritetet e huaja ranë dakord të konvertojnë mandat-arrestet me njohje të vendimit në një gjykatë shqiptare, në shtatë raste ata tërhoqën urdhrin e arres-tit, ndërsa në pesë syresh, kërkesa për ekstradim nuk u pranua nga gjykatat shq-iptare.

Megjithëse rastet ku gjykatat nuk pran-uan ekstradimin përbëjnë një pakicë në kërkesat për ekstradim, dokumentet e gjykatës të siguruara nga BIRN tregojnë se në to bënin pjesë të arratisur të akuzuar për krime të rënda.

Frroku nuk është i vetmi politikan shq-iptar që është akuzuar apo dënuar për krime në një shtet të BE-së. Në 2012, një këshilltar në qytetin e Fierit për Partinë Republikane, atëherë një partnere në ko-alicionin qeverisës, Fatmir Kajolli, u arres-tua bazuar në një kërkesë italiane për ekstradim. Ashtu si në çështjen e Frrokut, policia në atë kohë u akuzuan se e kishte pluhurosur prej kohësh mandat-arrestin, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit midis Italisë dhe Shqipërisë, në shtator 2011.

Sipas zyrës së Prokurorit, kërkesa e ekstradimit të paraqitur në gjykatën e shkallës së parë të Fierit tregonte se Ka-jolli ishte dënuar nga gjykata e apelit të Romës me gjashtë vite burg në 2008, pasi u shpall fajtor për trafikim droge dhe përf-shirje në një organizatë kriminale.

Në vitin 2000, një gjykatë në Milano e kishte dënuar gjithashtu Kajollin me 16 vite burg për pjesëmarrje në një organiza-të kriminale, qëllimi i së cilës ishte trafiki-mi ndërkombëtar i narkotikëve.

Megjithatë, në qershor 2012, gjykata e shkallës së parë të Fierit refuzoi kërkesën për ekstradim, duke argumentuar se ven-dimi i gjykatës së apelit të Romës nuk je-pte garanci se Kajolli nuk do të vuante ed-he dënimin në Milano, me të shkuar në Itali. Një javë më vonë, gjykata e apelit të Vlorës iu përmbajt vendimit të gjykatës së shkallës më të ulët, duke shtuar se krimi i kryer nga Kajolli ‘nuk dëmtonte interesat

e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë’. Një tjetër rast i profilit të lartë përfshin Ar-ben Isufajn, i njohur edhe si Ben Qimja, që u arrestua më 9 mars 2014, gjithashtu me një mandat ekstradimi nga Italia. Isu-faj ishte akuzuar nga një gjykatë e Torinos për trafikim të kokainës dhe lidhje me një organizatë kriminale.

Prokurorët italianë kishin mundur të provonin se Isufaj kishte trafikuar në disa raste, mes 2004 dhe 2005, në bashkëpun-im me të tjerë sasi të mëdha të kokainës nga Holanda në Itali.

Bazuar në akuzat e ngritura kundër tij, gjykata e Torinos kishte lëshuar një man-dat-arresti ndërkombëtar.

Megjithatë, kur çështja doli përpara tru-pit gjykues shqiptar në mars 2015, gjykata e apelit të Torinos e kishte hedhur poshtë akuzën për organizatë kriminale, duke lë-në vetëm akuzën e trafikimit të nar-kotikëve, gjë që ishte mjaftueshëm për gjykatën shqiptare që të refuzonte ekstrad-imin. “Mandat-arresti europian është lësh-uar bazuar në një vendimi që nuk është në fuqi,” shkruan gjykatësja Matilda Shala në vendimin e saj për të refuzuar ekstradimin dhe lirimin e Isufajt.

Të arratisurit shqiptarë i kanë bërë dre-dhi ekstradimit, jo vetëm përmes teknika-ve ligjore në gjykatë, por gjithashtu duke ia mbathur kur kanë qenë në arrest shtëpie në pritje ekstradimit.

Vangjel Zijaj, alias Arben Gropa njihej në qytetin e Fierit si pronar i tavernës “Pelikani”. Megjithatë, gjykata e Romës e kishte dënuar në janar 2004 me 32 vite burg për akuza të trafikimit të narkotikëve. Ai u arrestua në shkurt 2014, bazuar në një mandat-arrest ndërkombëtar të lësh-uar nga autoritetet italiane. Pas arrestimit të tij, gjykata e apelit në Vlorë e ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Kur kërkesa e ekstradimit të Gropës u pranua më në fund disa muaj më vonë, ai ia kishte mbathur nga arresti i shtëpisë dhe nuk gjendej gjëkundi.

Një dështim i ngjashëm ndodhi me një tjetër ‘biznesmen’ nga qyteti i Vlorës me të shkuar kriminale, Gramoz Murataj, që zotëron një nga kompanitë më të mëdha të basteve sportive në Shqipëri.

Murataj u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë italiane në qyte-tin jugor të Leçes në 2004, për trafikim të

narkotikëve dhe lidhje me krimin e orga-nizuar.

Bazuar në mandat-arrestin italian, Mu-rataj u arrestua nga policia në vendlindjen e tij Vlorë në prill 2013.

Si gjykata e shkallës së parë edhe ajo e apelit në Vlorë e miratuan kërkesën për ekstradim; por Murataj u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie . Kërkesa për ekstradim e tij në fund u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në janar 2014.

Gëzim Çela nga qyteti i Fushë Krujës, njihej gjithashtu si biznesmen, pronar i di-sa supermarketeve në të njëjtën zonë.

Çela u arrestua në shtator 2012, bazuar në një mandat-arresti ndërkombëtar, pasi gjykata e Triestes në Italinë veriore e kishte akuzuar atë në vitin 2000 për lidhje me krimin e organizuar dhe shfrytëzim prostitucioni.

Çela ishte shpallur fajtor me disa ven-dime gjykate në Itali dhe dënuar në total me 19 vite e nëntë muaj burg.

Teksa kërkesa për ekstradimin e tij shqyrtohej nga gjykatat në Shqipëri, Çelës i ishte caktuar gjithashtu me masën e sig-urisë arrest shtëpie.

Megjithatë, ndërkohë që ndodhej në ar-rest shtëpie, ai vazhdonte të drejtonte një rrjet trafikimi kokaine të shtrirë në Shq-ipëri dhe Kosovë.

Pasi rrjeti u zbulua në qershor 2014, Çela u arratis dhe tani është një prej per-sonave me të shumëkërkuar nga auto-ritetet Shqiptare.

Një prokuror në Tiranë, që foli për BIRN në kushtet e anonimatit, sepse nuk ishte i autorizuar , tha se këta kriminelë të shumëkërkuar po shfrytëzonin me zgjuar-si sistemin e dobët të drejtësisë shqiptare për t’i shpëtuar ekstradimit.

“Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka depozituar një ankesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kundër disa gjyqtarëve, por ndërsa flasim, nuk ka pasur përgjigje nga Këshilli,” tha ai.

“Në të gjitha këto raste ne kemi kërkuar ekstradim të këtyre individëve, por në fund është gjykata ajo që vendos,” shtoi ai duke iu dorëzuar faktit.

Ky artikull u prodhua si pjesë e inicia-tivës "Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investi-gativë", me mbështetjen e National En-dowment for Democracy.

Bosët e krimit në Shqipëri i shpëtojnë ekstradimitTrafikantët e arratisur të drogës dhe figurat e krimit të organizuar i bëjnë dredhi kërkesave evropiane për ekstradim, duke shfrytëzuar mangësitë ligjore dhe sistemin e dobët të drejtësinë në Shqipëri.

elton qyno | BIRN |tiranë

Page 10: Reporter.al Numri Special

10

Një gjyqtar i Beratit, i cili deklaronte luhatje të vogla pasurie për tetë vite rresht, u kap mat me një aparta-

ment të dyshimtë dhe një llogari bankare të padeklaruar. Në prill të vitit 2012, Inspe-ktoriati i Lartë i Deklarimit e kallëzoi gjyq-tarin në Prokurori për deklarim të rremë, por hetimi u pushua tre muaj më pas me ar-gumentin se mospërputhjet kishin ardhur si “pasojë e harresës, moskuptimit apo keq-interpretimit”. Sipas kallëzimit të ILDK, gjyqtari kishte blerë një apartament në Dur-rës për 65 mijë euro, por në deklaratën e tij të pasurisë e kishte shënuar në vlerën e 6 milionë lekëve. Gjyqtari u mbrojt para het-uesve me argumentin se mospërputhja e vlerës ishte “një gabim njerëzor”.

Në kallëzim, ai akuzohej gjithashtu se nuk kishte deklaruar një llogari bankare të bashkëshortes, në vlerën e 1.9 milionë le-këve. Gjyqtari u justifikua sërish, me pre-tendimin se nuk kishte dijeni për këto para të ndara mënjanë nga e shoqja.

Një dokument i Prokurorisë, i siguruar nga BIRN, tregon se gjyqtari i Beratit pre-tendoi se 1.9 milionë lekët në llogarinë e së shoqes ishin dhuratë nga prindërit e saj. Vjehrri i gjyqtarit, një i moshuar në pension, deklaroi për Prokurorinë se paratë i kishte siguruar nga tregtia e qymyrit të drurit.

“Fitoja deri në 30 mijë lekë në ditë nga tregtia e qymyrit. Paratë e mbledhura ndër vite ia dhashë vajzës sime, se kisha frikë se m’i vidhnin,” deklaroi ai.

Gjyqtari deklaroi se kishte marrë disa shuma parash përmes transfertave bankare dhe në rrugë informale nga i biri që punon-te prej 10 vitesh si emigrant në Angli. Poli-cia i konfirmoi Prokurorisë se djali i gjyq-tarit nuk kishte hyrë asnjëherë në Shqipëri në vitet 2005-2010. Por e dashura e tij, në llogarinë e së cilës u deklarua se kishin mbërritur 11 mijë paund dhe 15 mijë euro nga Anglia pretendoi se ishte njohur me të në Durrës në vitin 2008, teksa stërviteshin në të njëjtën palestër.

Prokuroria zbuloi se paratë ishin trans-feruar në vitin 2010, ndërsa llogaria bank-are ishte hapur në vitin 2012. Por edhe kjo mospërputhje nuk shërbeu për të regjistru-ar një procedim penal ndaj gjyqtarit të kal-lëzuar. Hetimi ndaj gjyqtarit të Beratit është vetëm njëri prej 10 kallëzimeve që Inspe-ktoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i ka dorëzuar Prokurorisë përgjatë viteve 2004-2014. Rekordi i këtij Inspektoriati përsa i përket gjyqtarëve është mesatarisht një kal-lëzim për 1 vit pune. Tetë nga 10 kallëzimet e ILDKP-së u pushuan nga Prokuroria, ende pa e gjetur rrugën drejt Gjykatës. Dy kallëzimet e tjera ndodhen ende në proces hetimi.

Gjyqtarët milionerë të ApelitGjyqtari i hetuar nga Berati nuk është i

vetmi që ka në dukje mospërputhje në deklaratën e tij të pasurisë.

BIRN ka hulumtuar deklaratat e pasur-ive të 25 gjyqtarëve të Apelit të Tiranës, e cila konsiderohet gjykata më e lartë e kar-rierës në vend, përgjatë 10 viteve të deklar-imit të tyre. Të dhënat e përftuara tregojnë

se 25 gjyqtarët janë përfshirë në miliona euro transaksione financiare në pasuri të patundshme, aksione kompanish apo bler-je makinash luksi. Deklaratat e pasurisë, të analizuara nga BIRN, tregojnë rritje pro-gresive të pasurisë së gjyqtarëve të Apelit nga viti në vit. Megjithatë, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka arritur të dokumentojë shkelje dhe të kallëzojë në Prokurori vetëm njërin prej gjyqtarëve të Apelit. Një zyrtar i ILDKP-së, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit, tha se në 10 vitet e funksionimit të institucionit nuk ka pasur asnjë hetim të plotë të pasurisë së gjy-qtarëve. Rezultati është i qartë; 10 kallëzi-met e ILDKP në 10 vite nuk kanë prodhuar asnjë dënim për fshehje të pasurisë në rad-hët e gjyqtarëve. BIRN analizoi 250 deklara-ta pasurie të 25 gjyqtarëve të trupës së Apelit të Tiranës, nga viti 2004 deri në vi-tin 2014. Të dhënat tregojnë se gjyqtarët kanë xhiruar rreth 5 milionë euro transak-sione financiare në blerje dhe shitje pasur-ish të patundshme. Dy prej gjyqtarëve të Apelit kanë deklaruar gjithashtu se zotëro-jnë nga një pallat secili. Pallatet ndodhen në Tiranë dhe në Vlorë, ndërsa vlera e tyre re-zulton e padeklaruar. Gjithashtu, të padeklaruara në vlerë janë edhe 20 aparta-mente dhe qindra metra katrorë truall që zotërohen nga gjyqtarët e Apelit. Vetëdeklar-imet e pasurisë tregojnë një fenomen të për-bashkët për të gjithë gjyqtarët; ata i investo-jnë paratë e tyre në blerje apartamentesh. Apartamenti më i shtrejtë kushton 200 mi-jë euro, ndërsa më i liri është 14 mijë euro.

Burimet kryesore për blerje apartamen-tesh janë kreditë bankare dhe huatë nga të afërmit. Një gjyqtar deklaronte se për të blerë apartamentin 130 mijë euro ishte ndi-hmuar nga daja dhe tezja që jetojnë në Kanada.

BIRN zbuloi gjithashtu se në 8 vjet, gjy-qtarët e Apelit të Tiranës apo të afërmit e tyre shpenzuan 840 mijë euro për makina. Vetëm katër nga 25 gjyqtarët e Apelit nuk deklarojnë se kanë në pronësi makinë. Bashkëshortet luajnë rol kyç në pasurimin e një pjese të gjyqtarëve, deklarimet e të cilëve u morën në shqyrtim. Në të paktën 8 deklarime rezulton se pasuritë e bash-këshorteve janë disa herë më të mëdha se ato të gjyqtarëve. Në tre raste, bash-këshortet e gjyqtarëve zotërojnë aksione kompanish ndërtimi, duke shumëfishuar të ardhurat e familjes.

Në deklarata theksohet gjithashtu se bash-këshortet marrin dhurata në toka apo para nga të afërmit e tyre. Përveç prindërve të tyre, bashkëshortet e gjyqtarëve marrin dhurata të majme edhe nga vjehrrit. Një një rast, babai i një gjyqtari rezulton t’i ketë dhuruar nuses së të birit dy apartamente, të cilat më pas u dhanë me qira në vlera të konsiderueshme.

Gjyqtarët e Apelit të Tiranës deklarojnë më shumë kursime kesh sesa llogari bank-are, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë në marrëdhënie kredie me bankat. Megjithatë, investimi në pasuri të patundshme është njëra prej formave ku gjenerohen të ardhu-rat e tyre, të cilat shtohen nga dhënia me qi-ra e zyrave, apartamenteve apo dyqaneve. BIRN angazhoi një ekspert kontabilist për llogari të këtij investigimi, për të analizuar trendin e rritjes së pasurisë për 25 gjyqtarët e Apelit të Tiranës. Eksperti Hekuran Vladi konstatoi luhatje të mëdha në pasurinë e gjyqtarëve. Ai analizoi pasurinë e një gjyq-tari të Apelit, i cili rezulton se ka shtuar me 5 herë pasurinë e patundshme përgjatë 10 viteve të deklarimit. Sipas ekspertit konta-bilist, të ardhurat bruto të të njëjtit gjyqtar u rritën me 28 herë në 10 vite, edhe pse pa-ga nuk shënoi ndryshime të mëdha.

Sipas ILDKP, deklaratat e pasurisë së gjyqtarëve të Apelit rezultojnë matematiki-sht të sakta. Por eksperti kontabilist, Hek-uran Vladi argumenton se mënyra se si deklarohet pasuria është e gabuar. Ai shpjegon se të dhënat në formular nuk kry-qëzohen për të krahasuar të ardhurat me shpenzimet, ndërsa deklarimet e pasurisë nuk bëhen në përputhje me legjislacionin fiskal të Shqipërisë.

“Formularët e deklarimit shërbejnë për të fshehur dhe jo për të zbardhur pasuritë

reale,” argumenton ai.Asnjë ndëshkim për fshehje pasurieNjë zyrtar i Drejtorisë së Parandalimit

të Pastrimit të Parave i tha BIRN në kush-tet e anonomatit se familjarët përdoreshin prej gjyqtarëve në skema të dyshuara si pastrim parash të padeklaruara.

“Kemi evidentuar raste kur familjarë të afërt të gjyqtarëve janë përfshirë në skema të pastrimit të parave kryesisht nëpërmjet kompanive të ndërtimit. Në pjesën më të madhe të rasteve, familjarët e gjyqtarëve zotërojnë kuota minimale, 10 apo 15 përq-ind në këto kompani”, tha ai.

Eksperti Vladi ngulmon se problemi i fshehjes së pasurisë lidhet edhe me metodën e deklarimit të saj.

“Ky formular deklarimi nuk merr para-sysh kurthin, që normalisht duhet të ngrejë për deklaruesit jo të sinqertë,” thotë ai për BIRN. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është krijuar në vitin 2003 dhe nga koha e krijimit ka mundur të dërgojë për ndjekje penale 10 gjyqtarë, të dyshuar për fshehje pasurie apo falsifikim dokumentesh me qëllim fshehjen e pasur-isë reale.

Katër nga këto kallëzime i përkasin peri-udhës 2006-2012, ndërsa 6 raste u denon-cuan në prokurori përgjatë vitit të shkuar. Në të paktën tetë raste, prokuroria ka ven-dosur pushimin apo mosfillimin e proced-imit penal, pasi nuk ka gjetur elemente të veprës penale.

Në këtë pikë, institucionet akuzojnë njëra-tjetrën për mosndëshkimin e gjy-qtarëve me pasuri të pajustifikuar. Proku-roria konteston mënyrën se si ILDKP e re-alizon hetimin administrativ, çka sipas tyre cenon hetimin e mëtejshëm të rastit.

“Në rastet e kallëzimeve të tilla, ne krye-jmë verifikime që duhej të ishin bërë më parë nga ILDKP. Në përfundim të këtyre verifikimeve na ka rezultuar që nuk ka fshe-hje apo mosdeklarim,” tha një prokuror, duke folur në kushtet e anonimatit. Gjatë vitit të fundit, ILDKP dorëzoi në prokurori 6 kallëzime penale ndaj gjyqtarëve, duke argumentuar se të kallëzuarit nuk kishin burim të ligjshëm për pasuri që arrinin qin-dra mijëra euro. Madje në rastin e gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, ILDKP pretendoi se ai nuk justifikonte 2 milionë euro pasuri. Katër çështje u pushuan nga Prokuroria, përfshi edhe rastin e zotit Gjoni.

Pasuritë e gjyqtarëve janë bërë objekt debatesh edhe në Këshillin e Lartë të Dre-jtësisë, ku janë shqyrtuar procedimet dis-iplinore kundër tyre. Në njërën prej këtyre mbledhjeve, anëtari i KLD, Sokol Çomo ngrinte pikëpyetje për një gjyqtar që kishte shpenzuar 42 mijë euro për ushqime dhe veshje në 1 vit.

“Mbaj 15 vetë me bukë se i kam të gjithë pa punë,” ishte përgjigja e gjyqtarit për KLD-në.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës "Fuqizimi i Bashkëpunimit mes

Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë", me mbështetjen e National

Endowment for Democracy.

Si i shpëtojnë drejtësisë gjyqtarët milionerë

17 prill 2015 publikuar më:në kallëzim, ai akuzohej gjithashtu se nuk

kishte deklaruar një llogari bankare të bashkëshortes, në vlerën e 1.9 milionë lekëve.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Tiranës zotërojnë pallate dhe më shumë se 5 milionë euro pasuri të patundshme, ndërkohë që në 10 vitet fundit asnjë gjyqtar në të gjithë sistemin e drejtësisë nuk është dënuar për fshehje të pasurisë.

leonard bakillari | BIRN | tiranë

Page 11: Reporter.al Numri Special

11

Një gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës, i di-agnostikuar me sklerozë u vendos në një pozicion të vështirë përballë

Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi tre qytetarë u ankuan se ai kishte dhënë vendime të paligjshme. Inspektimi i nisur kundër gjyqtarit Albano Çepele zbuloi se ai kishte shkelur dy nene të Kushtetutës, Kodin e Procedurës Pe-nale dhe atë të Procedurës Civile në 34 çështje gjyqësore të zvarritura apo të zbardhura tej af-ateve ligjore prej tij. “Kam pasur humbje të rëndë të ekuilibrit dhe shikimit në atë periud-hë. Kam qenë duke u trajtuar në spitalin Neu-rologjik,” u mbrojt gjyqtari Çepele në KLD.

Më 15 prill 2014, ministri i Drejtësisë, Na-sip Naço i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtë-sisë masën e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Albano Çepele, me argumentin se “kishte dis-kretituar rëndë figurën e gjyqtarit”. Gjyqtari Çepele vuante prej vitesh nga sëmundja e pashërueshme, e megjithatë ai shqyrtonte deri në 590 çështje gjyqësore në vit. Në procesver-balin e mbledhjes së KLD-së së 15 prillit 2014, gjyqtari u quajt “një minë me sahat për siste-min”. Anëtarët e Këshillit vendosën si rral-lëherë të miratonin kërkesën e ministrit për të shkarkuar kolegun e tyre të Shkodrës. Megjithatë, të tjerë kolegë të Çepeles në Ko-legjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e qua-jtën të paligjshëm vendimin e KLD-së dhe rrë-zuan shkarkimin e tij.

Vendimi i Gjykatës së Lartë zhbën të vet-min shkarkim të një gjyqtari, që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte realizuar me iniciativën e vet përgjatë viteve 2014-2015. Në të njëjtën periudhë, ministri Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të ndëshkojë me shkar-kim ose me masa më të buta 26 gjyqtarë të ven-dit. Megjithatë, kërkesat e tij janë rrëzuar ma-sivisht nga gjyqtarët në KLD. Ministri i Drejtë-sisë është njëri prej 15 anëtarëve të KLD-së, ku nëntë zgjidhen nga komuniteti i gjyqtarëve, tre nga Parlamenti dhe tre të tjerë e marrin këtë rol ex-officio për shkak të pozicionit të tyre.

Megjithatë, ligji shqiptar i jep vetëm atij të drejtën që të vërë në lëvizje Këshillin për të proceduar gjyqtarët e kapur me shkelje. Në një intervistë për BIRN-in, ministri Naço pra-noi se ka pak fuqi për ndryshimin e vendimar-rjes në KLD. “KLD ka vepruar si një koorpo-ratë në mbrojtje të gjyqtarëve,” tha Naço një vit e gjysmë pas marrjes së detyrës. “Ata janë të gatshëm të bëjnë çdo propozim tjetër përveç shkarkimit nga detyra, duke menduar se nëse e marrin sot këtë vendim, ndoshta do t’u vijë atyre radha nesër,” shtoi ai. Politika “toleran-te” ndaj gjyqtarëve e ka bërë bilancin e KLD-së të vakët dhe të pamjaftueshëm për të për-mirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri, që per-ceptohet gjerësisht si ndër më të korruptuarit në vend. BIRN ka siguruar procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilat zbulojnë mënyrat se si amnistohen gjy-qtarët e kapur me shkelje nga qeveria e gjyqë-sorit. Të njëjtat dokumente tregojnë gjithashtu pozicionin e lëkundshëm të ministrit të Dre-

jtësisë, për thuajse gjysmën e procedimeve të dorëzuara në KLD.

Sipas informacionit të siguruar nga KLD, ministri i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e shtatë gjyqtarëve përgjatë një viti. Anëtarët e Këshillit kanë votuar pro vetëm për shkarki-min e Çepeles dhe Shtjefën Lleshit, një gjyqtar i arrestuar në fund të vitit 2013 për korrupsion. Për 13 gjyqtarë të inspektuar, KLD ka dhënë masat e vërejtjes apo transferimit në një gjykatë më të ulët. 15 gjyqtarë të tjerë kanë dalë të larë nga procedimet disiplinore, edhe pse inspekti-met u kishin gjetur shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Dokumentet tregojnë se 10 nga këta gjyqtarë kanë shpëtuar falë votave kundër pro-pozimit të ministrit dhe heshtjes së tij për të kërkuar masa më të buta. Ndërsa pesë inspe-ktime të tjera kanë “humbur” pa e gjetur rrugën drejt KLD-së, duke djegur kështu afa-tin 1 vjeçar të përcaktuar për procedimin e një gjyqtari.

Gjyqtarë dhe shkelës të ligjitProcesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, të analizuara nga BIRN tregojnë se shkeljet më të shpeshta mes gjy-qtarëve janë dorëzimi me vonesë i vendimeve të zbardhura, zvarritja e proceseve deri tre vjet apo shkelje të vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë. Nën inspektim kanë qenë gjithashtu gjyqtarë që kanë shmangur përdor-imin e sistemit audio gjatë seancave gjyqësore apo ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pa-surinë përballë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa bie përgjysmë dakord me mini-strin e Drejtësisë, lidhur me një marrëveshje të heshtur mes gjyqtarëve për të mbrojtur njëri-tjetrin. Megjithatë, ai ia faturon përgjegjësinë cilësisë së inspektimeve apo kontrolleve që ush-trohen ndaj gjyqtarëve. “Praktika ime perso-nale më ka mësuar se përballë një kontrolli apo procedimi të mirëstrukturuar apo mirëargu-

mentuar juridikisht, asnjë gjyqtar shkeles i ligjit nuk mund të mbrohet, sado “miq” të ketë në KLD,” i tha ai BIRN-it. Mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kthehen në arenë debati, në rastet kur ministri popozon shkarkimin e një gjyqtari dhe rrëzohet nga gjyqtarët në shu-micë. Megjithatë, në mbledhjen e 4 shkurtit 2015, ishte ministri ai që duhej të jepte llogari për “zhdukjen” e pesë procedimeve. Proces-verbali i mbledhjes tregon se ka qenë Presiden-ti Nishani ai që ka shprehur shqetësimin për djegien e afatit të procedimit për 5 gjyqtarë. “Zoti ministër, kam edhe unë një shqetësim. Janë depozituar praktikat disiplinore për disa gjyqtarë dhe ka kaluar afati 1 vjeçar,” pyeste Nishani. Vetë ministri ka shpjeguar se inspe-ktimet nuk i janë dorëzuar zyrtarisht kur kishte marrë detyrën, dhe se ai mbante mend vetëm një gjyqtare. “Nuk më kujtohen të gjitha. Shqetësimi juaj është më vend dhe do ta res-pektoj atë duke informuar zyrtarisht KLD-në,” përgjigjej Naço. Ministri kujton në intervistën për BIRN se shtatë inspektimet për 5 gjy-qtarëve nuk i janë dorëzuar zyrtarisht nga paraardhësi, në shtator 2013 kur ai mori detyrën. Naço shton se pas një hetimi admin-istrativ, ka bërë edhe një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje. “Për të pesta rastet është bërë kallzim në prokurorinë e rrethit gjy-qësor Tiranë, për gjetjen e autorëve të hum-bjes së këtyre materialeve, gjë që ndikoi dhe në nxjerrjen e tyre jashtë afatit,” përgjigjet Na-ço. Gjyqtarët konsiderohen të paprekshëm në Shqipëri, ndërsa sistemi i drejtësisë noton prej vitesh në stanjacionin e besimit të ulët dhe ima-zhit të keq tek publiku. Për këtë gjendje, gjy-qtarët dhe politika tregtojnë fajin tek njëri-tje-tri. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i tha BIRN-it se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka fy-tyrën e gjyqësorit dhe jo të vullnetit të qeverisë. “Në çdo rast, shumicën e kanë gjyqtarët,” thotë ai. “Ata dhe të tjerë që u janë bashkuar

këtyre gjyqtarëve nuk duan që gjendja të ndry-shojë, duke mbetur të vetëkënaqur në ishullin e tyre,” shton ai.

Të të kundërt, ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa e sheh ministrin si pjesë të problemit. “Përqendrimi ekskluziv vetëm në dorën e ministrit i kompetencës për masë disiplinore nuk ndihmon,” thotë Çefa për BIRN. “Nga praktika personale mund të them që në shumë raste, procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve janë dështuar nga vetë ministri i Drejtësisë, duke shfrytëzuar pushtetin ekskluz-iv që i jep ligji,” shton ai.

Gjyqtarët nën hetimGjatë vitit 2014, tetë gjyqtarë janë bërë ob-

jekt i procedimeve penale nga Prokuroria, pro-ces ky që ka ecur paralelisht me 26 procedimet disiplinore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Por edhe në këtë drejtim, rezultatet janë të zbehta. Dy gjyqtarë u dënuan nga gjykata për veprën penale të korrupsionit, ndërsa proce-set e tyre vazhdojnë në shkallët e tjera të gjy-qësorit. Gjyqtari i Pukës, Shtjefën Lleshi u dënua me 3 vjet burg, ndërsa kolegu i tij i Po-gradecit, Dhimitër Pojanaku me 3.5 vjet. Ndër-sa hetimet e nisura për fshehje pasurie ndaj gjashtë gjyqtarëve të tjerë nuk janë mbyllur ende. Prokuroria e Përgjithshme i tha BIRN-it se ka nën hetim gjyqtarin e Apelit, njëherazi anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni, dy bashkëshortët Ken Dhima dhe Herieta Çela, gjyqtarin e Ka-vajës, Osman Alia, Ardian Kalinë dhe Qani Hasën. Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që KLD të shkarkojë një pjesë të mirë të tyre, por është rrëzuar vazhdimisht me shumicë votash. Përgjatë vitit 2014, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i ka kallëzuar gjashtë gjyqtarët në prokurori për fshehje pasurie që variojnë nga mijëra në dy milionë euro. Min-istri i Drejtësisë, Nasip Naço pohon se gjy-qtarët me miliona lekë pasuri po analizohen me kujdes nga ana e ministrisë. Por edhe në këto raste, KLD ka rrëzuar kërkesat e tij për ndëshkim. “Të ardhurat që gjyqtarët pretend-ojnë se i kanë siguruar nga botimi i librave apo mësimdhënia do t’i kishin zili edhe personal-itetet më të larta të letrave shqipe si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli,” thotë Naço.

Mazhoranca ka propozuar disa formula për KLD-në, por ende nuk ka një konsensus mbi variantin më efikas të funksionimit të Këshil-lit. Ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa i tha BIRN-it se ka tanimë disa propozime të ndërkombëtarëve për të ndryshuar situatën në KLD. “Ekzistenca e dy inspektoriateve para-lele që kontrollojnë gjyqtarët nuk ndihmojnë në procesin e procedimeve,” tha Çefa. “Është sugjeruar gjithashtu që kompetenca për të kërkuar fillimin e procedimit të liberalizohet; përveç ministrit, këtë të drejtë duhet ta kenë edhe nënkryetari i KLD-së apo kryetarët e gjykatave,” përfundoi ai.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës "Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civi-le dhe Gazetarëve Investigativë," me mbështetjen e National Endowment for Democracy.

2 prill 2015 publikuar më:

flamur vezaj | BIRN | tiranë

Gardianë dhe shkelës të ligjit: gjyqtarët i shpëtojnë drejtësisë në KLDGjyqtarët e kapur në shkelje të ligjit amnistohen nga kolegët e tyre në KLD apo gjykata, duke e mbajtur sistemin brenda rrethit vicioz të pandëshkueshmërisë dhe besimit të ulët të publikut.

Page 12: Reporter.al Numri Special

12

Në udhëtimin e parë jashtë Shq-ipërisë, ai u nis me 400 euro në xhep, një hartë të printuar nga in-

terneti dhe me besimin se po përmbushte fatin e vet para Zotit. Destinacioni ishte fronti i luftës në Siri, por xhihadi i tij për-fundoi më shpejt nga sa e kishte menduar. Dy vjet më vonë, në një lokal të mbushur plot me njerëz në qytetin e tij të lindjes në veri të Shqipërisë, Ebu Merjem* shquhet që së largu prej mjekrës së tij të gjatë dhe pan-tallonave që varen pezull mbi kyçin e këm-bës. I bezdisur nga vëmendja që tërheq pas vetes, ai zgjedh një ndarje thuajse bosh të lokalit për të rrëfyer arsyet që e shtynë dre-jt një lufte të largët dhe e kthyen sërish në vendin ku ndjehet i padëshirueshëm.

“Po të kisha mundësi, do të ikja edhe sot të luftoja në Siri. Xhihadin e ka vënë Zoti. Duhet me e dashtë diçka që e don Zoti,” thotë ai pa asnjë dilemë, edhe pas thirrjeve të shumë teologëve të njohur që shqiptarët të rrinë larg luftës së Sirisë.

Ebu Merjemi është një 37 vjeçar i papu-në, baba i dy fëmijëve të mitur dhe mysli-man praktikant prej 17 vitesh.

Ai është njëri prej rreth 90 burrave, grave e fëmijëve shqiptarë që u nisën drejt Sirisë gjatë viteve 2012-2014, me bindjen se do të bëheshin pjesë e një lufte të shen-jtë. Që prej nisjes së konfliktit, 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri dhe 30 të tjerë janë kthyer në atdhe, përpara hyrjes në fuqi të ligjit që i dënon ata për bashkëpunim me terroristët.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, rreth 50 prej tyre, të identifikuar tashmë nga autoritetet e sigurisë vazhdojnë të jenë pjesë e konfliktit në Siri. Shumica e shqiptarëve i sheh me dyshim arsyet që i shtynë këta njerëz të luftonin e të vriteshin në një luftë që s’është e tyrja. Por Ebu Mer-jem këmbëngul për të kundërtën.

Ai ka kaluar 37 vitet e jetës së tij në Shq-ipëri, por beson se shtëpia e tij ndodhet atje ku ka myslimanë. Nëse vëllezërit e tij sul-mohen, qoftë edhe mijëra kilometra larg vendit të tij, ai ndjehet i detyruar t’u dalë në mbrojtje.

“Vëllai im është myslimani amerikan, si-rian apo francez. Armiku im mund të jetë edhe vëllai që ma ka bërë nëna. Nuk ka as-një lidhje me kombësinë apo gjakun kjo pu-

në. Unë shkova atje për fenë dhe pengu më i madh është që nuk munda ta përjetoja luftën,” thotë për BIRN xhihadisti shqiptar.

Rruga për në Siri Siria ishte vendi i fundit arab që u përf-

shi nga vala e protestave antiqeveritare, në pranverën e vitit 2011, por konflikti mori shumë shpejt nuancat e një lufte civile. Kat-apultimi i organizatave terroriste në këtë luftë dhe afërsia gjeografike me Europën e kthyen Sirinë në “Mekën” e xhihadistëve nga e gjithë bota. Përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, direkt nga fusha e betejës, i dhanë një popullaritet të panjohur deri më sot, thirrjeve për xhihad anekënd globit, por veçanërisht në Europë, ku një numër jo i vogël i gjeneratës së dytë të emigrantëve me prejardhje nga Lindja e Mesme përqafuan ekstremizmin fetar si alternativë ndaj të ndjerit të përjashtuar nga shoqëria e vendit ku jetojnë. Nga fillimi i konfliktit e deri më sot, mbi 12 mijë xhihadistë të huaj nga 81 vende të botës janë bashkuar në armë me luftëtarët sirianë. Rreth 3 mijë prej tyre mendohet se u përkasin vendeve Perëndi-more. Nëntëdhjetë prej këtyre luftëtarëve janë shqiptarë, ndjekës të rrymës selafiste që predikohet përkundër dëshirës së Komu-nitetit zyrtar Mysliman, në disa xhami të izoluara dhe me status të dyshimtë ligjor në Shqipëri.

Këta besimtarë nisën të shfaqeshin gjith-një e më dendur në aeroportin e Rinasit, në vjeshtën e vitit 2012, ku deklaronin se po udhëtonin drejt Turqisë për vizita shënde-tësore. Pjesa tjetër e udhëtimit, drejt frontit të luftës në Siri vazhdonte ilegalisht. Kryet-ari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinian Topulli rendit disa arsye për përf-shirjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Ai thotë se ata u solidarizuan fetarisht me po-pullin sirian në luftën kundër diktaturës, po aq sa gjetën një mundësi arratisjeje nga re-aliteti shqiptar, ku nuk ndjehen komodë.

Një arsye e tretë, por jo më pak e rëndë-sishme sipas Topullit është keqkuptimi dhe keqinterpretimi i teksteve fetare për ngjar-jet e Ditëve të Fundit, ku gabimisht bëhet aludimi me ato që po ndodhin në Siri. Por Ebu Merjem beson që të sakrifikohesh për xhihadin është qëllimi më i lartë i një mys-limani. “Njeriu duhet të synojë atë që është e përjetshmja. Të gjithë kemi për të vdekur

një ditë, por të vdesësh si shehid është ma-ja,’ thotë me bindje ai.

Ai u nis në kërkim të kësaj maje drejt Sirisë më 17 nëntor 2012, së bashku me 3 besimtarë të tjerë nga Shqipëria. Për tre muaj me radhë, kaloi sa në një kamp në tjetrin, pa mundur të dalë asnjë ditë në një front luftimesh. Kjo e zhgënjeu.

U kthye mbrapsht më 2 shkurt 2013, pak ditë pasi ishin kthyer dy bashkëudhëtarët e tjerë. I katërti ishte Denis Jangulli, i cili mbe-ti i vrarë në të vetmen ditë që doli për të luf-tuar kundër forcave qeveritare të Bashar Assadit. Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, si në Shqipëri ashtu edhe në Siri. Udhëheqësit fetarë të luftëtarëve në Siri ndodhen të arrestuar ose të shpallur në kër-kim. Prej 19 gushtit të këtij viti, Shqipëria ka hedhur në qarkullim ligjin që dënon de-ri në 15 vjet burg këdo që përfshihet në kon-fliktin sirian ose bën thirrje për rekrutime apo pjesmarrje në luftë.

Pasi bënë një sy të verbër për një kohë të gjatë, autoritetet shqiptare u shkundën në dhjetor të vitit 2013, duke nisur një he-tim të gjerë për xhihadistët shqiptarë në Si-ri. Më 11 mars, në një operacion blic të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shërbim-it Informativ Shtetëror dhe të Policisë shq-iptare u arrestuan 8 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë.

Dy prej të arrestuarve ishin imamë, të cilët akuzohen si organizatorë të rekrutime-ve të “ushtarëve të Zotit”. Genci Balla dhe Bujar Hysa predikonin xhihadin në xham-itë e Unazës së Re, në periferi të Tiranës dhe atë të Mëzezit, një fshat vetëm pak ki-lometra larg kryeqytetit. Celula më të izolu-ara u identifikuan në Leshnicë të Pogra-decit, Cërrik të Elbasanit dhe në Dragos-

tunjë të Librazhdit.Organizatori i tretë ishte Gerti Pashaj,

një student me bindje radikale në Turqi, që mendohet se luante rolin e udhërrëfyesit për besimtarët shqiptarë, që kërkonin me zell frontin e luftimeve.

Por Ebu Merjemi kundërshton faktin se është rekrutuar apo paguar nga ndonjëri prej tyre. Ai thotë se ka ikur me vullnetin e tij dhe është ndihmuar nga Denis Jangulli vetëm për detajet e udhëtimit. Të vrarin e përshkruan si një vëlla dhe besimtar të de-votshëm, që dinte 4 gjuhë të huaja dhe kishte lidhje të forta në Kosovë dhe Maqe-doni. Ebu Merjem nuk di vetë asnjë gjuhë të huaj. Ai ka mbaruar gjimnazin, ndërsa Islamin e ka përqafuar megjithë qënien e tij në ato vite, kur u bë pjesë e ekskursioneve që organizoheshin prej dy studentëve shq-iptarë të kthyer nga Arabia Saudite. Kleri-ku Justinian Topulli mendon se njohja e cekët e Islamit është emërues i përbashkët i të gjithë shqiptarëve që kanë shkuar në Si-ri, duke besuar se po bënin xhihad. Ai shpjegon se myslimani e ka detyrim për-pjekjen njerëzore për të vënë në jetë po-rositë e Zotit, por jo xhihadin e armatosur. “Xhihadi i armatosur nuk është obligim in-dividual as për shqiptarët dhe as për të tjerët, por për bashkësitë dhe shtetet, nëse kanë mundësi të bëjnë diçka në këtë rast. Xhihadi ynë është të kontribuojmë për ven-din dhe familjen tonë, të merremi me hallet e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shq-ipëri,” thotë ai.

“Ushtarët e Zotit” i betohen Al QaedësRrugëtimi drejt Sirisë, sipas xhihadistit

që s’kish dalë kurrë më parë jashtë vendit ishte krejt i thjeshtë. Mjafton të shkoje në Stamboll, të prisje një biletë autobusi prej

siguriA Dhe krimi i orgAnizuAr

Rruga e myslimanëve shqiptarë drejt xhihadit në SiriQindra faqe dokumente dhe rrëfimi i një xhihadisti të kthyer në shtëpi hedhin dritë mbi rrugëtimin e dhjetra të rinjve shqiptarë drej luftës në Siri, në krah të al-Qaedës dhe Shtetit Islamik.

alekSandra boGdani, flamur vezaj | BIRN | tiranë

Page 13: Reporter.al Numri Special

13

15 dhjetor 2014 publikuar më:

80 eurosh drejt qytetit kufitar të Rehanlisë dhe të gjeje njeriun e duhur që të të hidhte përtej kufirit. Ebu Merjemi e përshkruan zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë si një han pa porta, ku dhjetra djem të rinj nga Franca, Suedia, Amerika apo Belgjika hynin e dilnin përmes një teli të rrëzuar përtokë, që dikur kishte qenë barrierë kufitare mes dy vendeve. Trafikimi i xhihadistëve nga njëra anë e kufirit në tjetrën nuk dallon shumë nga llojet e tjera të trafiqeve. Xhihad-isti tregon se i pagoi pak euro një bariu turk për t’i kaluar matanë, më shumë nga frika e spiunimit sesa nga nevoja për t’u treguar rrugën. Qyteti i Halebit (Aleppos), zona me luftimet më të ashpra për një kohë të gjatë në Siri ishte destinacioni i preferuar i tyre. Por shqiptarët ngecën për një kohë të gjatë në kampet e pritjes në Tal Rifat, qytet në ra-jonin e Aleppos dhe zonë e kontrolluar nga krahu ushtarak i Al Qaedas; fronti Al Nus-

ra. Xhihadisti shqiptar rrëfen se ata ishin të etur për të dalë në front, por u përballën me një seri verifikimesh të rrepta nga drejtuesit e xhihadistëve të huaj. “Na shihnin me dys-him dhe na mblodhën pasaportat për të na verifikuar. Ne u mërzitëm, por ata kishin frikën e ndonjë infiltrimi,” – tregon ai.

Djemtë nga Shqipëria qëndruan për 10 ditë në shtëpinë e pritjes e më pas u dërguan në një kamp të vërtetë trajnimi, po në zo-nën e Tal Rifatit. Këtë herë, ata u vendosën në një shtëpi luksoze të pushtuar nga gru-pet opozitare, një fenomen që ka marrë em-rin si “Xhihadi me 5 yje” në mediat botërore. Ditët kalonin me mësime Kurani dhe trajnim për përdorimin e kallshnikovit apo snajperit. “Bënim edhe pak vrap, po jo ndonjë gjë të madhe. Mungesa e armëve ishte problem kryesor dhe asnjëri prej nesh nuk kishte 1500 dollarë për të blerë një kallashnikov,”-thotë ai. Në dosjen e Proku-rorisë, të siguruar nga BIRN rezulton se pjesa më e madhe e xhihadistëve shqiptarë u përfshinë në krah të frontit Jabhat Al Nus-ra në Siri, e njohur si degë e Al Qaedës. Një pjesë e vogël mbërritën atje si anëtarë të grupit ekstremist turk, Murat Gezenler, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë luftonin nën udhëheqjen e grupit të çeçenëve.

Megjithatë, në një luftë kaotike, edhe ky konfigurim ndryshoi shpejt. Viti 2013 i gje-ti shqiptarët të mbledhur në një brigadë më vete prej 45-50 vetash në periferitë e Alep-pos, fillimisht të drejtuar nga kosovari Nu-man Demolli e pas vrasjes së tij nga Lav-drim Muhaxheri.

Deri pas daljes në skenë të ISIS, ata qën-druan fort nën ombrellën e Al Nusrës. Sot, pjesa më e madhe e 50 shqiptarëve të mb-etur në Siri po luftojnë përkrah forcave eks-tremiste të Shtetit Islamik.

Në intervistën e tij për BIRN, Ebu Mer-jemi tregon se nuk mund të rrije në kamp, nëse nuk i jepje besën Al Nusrës. Në të kundërt, qëndrimi atje bëhej edhe më i dys-himtë dhe i padëshirueshëm.

“Ata të Xhapetul Al Nusrës (i njohur në anglisht si Jabhat al-Nusra) erdhën dhe na kërkuan besën, por grupi ynë nuk e dha. U thamë që besën ia kishim dhënë Allahut dhe se aty ishim për të ndihmuar popullin si-rian,” tregon ai. Gjatë tre muajve të qën-drimit në Siri, Ebu Merjemi kishte edhe një problem të dytë. Ai nuk kishte marrë lejen e nënës së tij për të vajtur në luftë të Shen-jtë, një shqetësim madhor për besimtarët, pasi argumentohet se xhihadi është i pavlef-shëm nëse nuk kryhet me lejen e prindit.

Përballë kësaj situate të komplikuar dhe nënës që refuzonte t’i jepte lejen, Ebu Mer-jemi vendosi të kthehej në Shqipëri. Por në atë kohë, Denis Jangulli u vra gjatë një sul-mi me një predhë tanku në periferi të Alep-pos. “U hidhërova se do të më mungonte një shok. Por edhe u gëzova, se atij ia bëri Zoti mbarë për ta pranuar si shehid,” përgjigjet ftohtë ai.

Ebu Merjemi u kthye në Shqipëri më 2 shkurt 2013. Që prej asaj kohe, autoritetet nuk e kanë lejuar të dalë më nga Shqipëria. Por ditët e kaluara në tokën e luftës, duket se ia kanë zbehur vullnetin për t’u marrë me gjëra të jetës së zakonshme.

Është i informuar për gjithçka ndodh në Siri. Por kaosi i luftës duket se e ka sjellë në një realitet të padëshirueshëm dhe në dilema në lidhje me ISIS. Lufta po shkak-ton të vrarë nga të gjitha palët dhe mizori të pafundme, përfshirë krimet që “vëllezërit myslimanë” të ISIS po shfaqin me arro-gancë në mediat sociale. E megjithatë, nuk

i vjen mirë kur krimet e tyre gjykohen prej të huajve.

“Ata po bëjnë gjakderdhje të madhe në emër të keqkuptimit të fesë dhe keqinter-pretimit të Kuranit. Dhe dijetarët kanë fol-ur për këtë. Por ne nuk duam që gabimet e tyre t’i gjykojë dikush tjetër, përveç mysli-manëve,” ia pret shkurt ai.

Rreziku i radikalizimitPas përballjes me valën e të ikurve për

xhihad, vendet e Bashkimit Europian dhe Europoli janë të shqetësuar për rrezikun e sulmeve terroriste në Europë, pas kthimit të këtyre njerëzve në shtëpi.

Në vendet e Perëndimit po flitet gjithnjë e më shumë për de-radikalizimin e xhihad-istëve, sipas një formule të ngjashme me atë të rehabilitimit të të alkoolizuarve apo të droguarve. Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit në King’s College në Londër rekomandon se kërcënimet me burg nuk janë zgjidhje për përballjen e këtij problemi në plan afatgjatë. Sipas studimeve të saj, vetëm 1 në 9 xhihadistë ka pasur kon-takte me grupet terroriste në Siri dhe jo të gjithë ata duhen trajtuar njësoj. Shumica janë kthyer të penduar dhe në intervista anonime kanë pranuar se e kanë gjetur re-alitetin shumë të të ndryshëm se ç’e kishin menduar. “Ishim të bombarduar me propa-gandë,” kanë pranuar ata për ICSR. Shq-ipëria e ka ende të paqartë se si do ta për-ballojë këtë problem në të ardhmen e afërt dhe të largët. Pas miratimit të ligjit që dënon këdo që përfshihet në luftën e Sirisë, qeve-ria shqiptare krijoi edhe një strukturë ma-sive Antiterrori për të trajtuar valën e të ikurve në luftë. Ndërsa Kryeministri Edi Ra-ma beson se Shqipëria është e rrezikuar po aq sa vendet e tjera nga radikalizmi islamik. “Ky rrezik është si gjithandej, njësoj si ebo-la,” tha ai në një intervistë televizive. Zyr-tarët e policisë shqiptare, të kontaktuar nga BIRN besojnë se të kthyerit nuk përbëjnë ndonjë rrezik real për vendin, ndërsa izo-limi i tyre mund të kthehet në një problem për të ardhmen. Kreu i Lidhjes së Hoxhal-larëve të Shqipërisë bashkohet në këtë anal-izë dhe e sheh integrimin e këtyre besim-tarëve në shoqëri si sfidën më të madhe. Ai u rekomandon autoriteteve shtetërore të tregojnë kujdes me përndjekjen dhe repre-sionin ndaj këtyre njerëzve, në mënyrë që të mos krijojnë tensione të reja.

“Ata njerëz të kthyer nga Siria janë pjesë e jona dhe duhen trajtuar nga të gjithë si njerëz normalë, që të mos ndjehen të huaj në këtë shoqëri,” thotë ai për BIRN. Në in-tervistën e tij, Ebu Merjem konfirmon se je-ton i trazuar në shoqërinë shqiptare. Për shkak të kodeve të besimit, atij i është dashur të braktisë njërën punë pas tjetrës e të vihet shpesh në vështirësi për të mbijet-uar e mbajtur familjen.

Ai nuk beson tek Komuniteti Mysliman, tek shteti apo komuniteti ndërkombëtar, të cilët i sheh në bashkëpunim me njëri-tjetrin për t’u futur shkopinjtë nën rrota vëllezërve të tij të besimit, në Shqipëri dhe në botë. Para këtij realiteti, Ebu Merjem do të zgjidhte një vend të largët si atdheun e vet, të cilin edhe pse e vizitoi në luftë, ndjeu më shumë paqe shpirtërore se në Shqipëri. “Nëse në të ardhmen realizohet ngritja e një shteti islam për mirë, unë për vete do të zgjidhja të jetoja atje. Njerëz si ne ndjehen të përbuzur këtu, të paqetë,’ përfundon ai.

*Ebu Merjem është emri fetar i të kthyerit nga Siria. Ai pranoi ta jepte këtë

intervistë për BIRN, pa zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

Xhamia e Unazës së Re, në të cilën janë arrestuar disa persona, të dyshuar si të perfshirë në rekrutimin

e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. foto nga : franc Zhurda/LSa

“Ata njerëz të kthyer nga Siria janë pjesë e jona dhe duhen trajtuar nga të gjithë si njerëz normalë, që të mos ndjehen të huaj në këtë shoqëri,” thotë ai për BIRN.

Justinian Topulli

Page 14: Reporter.al Numri Special

14

Në kërkim të një atdheu të ri ku sun-don ligji i Sheriatit, një numër xhi-hadistësh shqiptarë morën me vete

gratë e fëmijët dhe u shpërngulën në Siri për të luftuar me al-Qaedën dhe Shtetin Islamik. Dokumente zyrtare të sigurura nga BIRN zbu-lojnë se 13 gra dhe 31 fëmijë janë shpërngu-luar në Siri dhe një pjesë e tyrë kanë mbetur jetimë, pasi baballarët kanë humbur jetën në front. Nga 31 fëmijët e marrë në Siri nga xhi-hadistët, 23 janë të mitur.

Këto familje u nisën për në Siri përgjatë viteve 2012-2014, ndërsa kryefamiljarët e tyre konsiderohen si më të devotshmit e 90 qytetarëve shqiptarë që u bënë pjesë luftës ci-vile në Siri, duke luftuar në krah të organiza-tave radikale islamike.

BIRN ka siguruar dosjen e hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, ku zbulohet se gratë dhe fëmijët e xhihadis-tëve qëndrojnë në kampet e luftës, ndërsa ba-ballarët luftojnë e vriten për ngritjen e një shteti islamik. Të paktën në një rast, një xhi-hadist që ishte në përgjim nga SHISH dhe Prokuroria, ka marrë në Siri fëmijët e tij pa pëlqimin e nënës se tyre, ndërsa dy punonjës policie e kanë ndihmuar atë t’i kalojë ata në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se një pjesë e këtyre fëmijëve kanë mbetur jetimë mijëra kilome-tra larg shtëpisë, ndërkohë që grupet radikale për të cilët prindërit e tyre luftonin u ndaloj-në kthimin në atdhe.

Oficeri antiterrorit ndihmoi xhihadistinEva dhe Endri Dumani, 9 dhe 7 vjeç janë

dy prej 31 fëmijëve shqiptarë, të mbetur mes katër rrugëve në Siri. Babai i tyre, Shkëlzen Dumani u vra në një betejë, teksa luftonte në krah të militantëve të ISIS më 5 nëntor të këtij viti, nëntë muaj pasi mori me mashtrim dhe pa dijeninë e së shoqes fëmijët dhe u nis dre-jt Sirisë. Pas udhëtimit në Siri, Dumani i ka ndryshuar emrat e fëmijëve në Sara dhe Tal-ha. Pas vdekjes së Dumanit, megjithë përpjek-jet disa mujore të familjarëve dhe autoriteteve shtetërore shqiptare, fëmijët e tij nuk lejohen nga ISIS të kthehen në atdhe. Në një letër pub-like, nëna e fëmijëve Mide Dumani, kërkonte dëshpërimisht ndihmë për kthimin e fëmijëve në shtëpi. Pas dështimit të përpjekjeve perso-nale, ajo kërkon nga shteti që t’i bëhet krah në këtë betejë për kthimin e Evës dhe Endrit.

“Unë kam mundur të flas vetëm disa herë me ta, kur babai kthehej nga fronti i luftës, gjithnjë në praninë e njerëzve të armatosur. Eva dhe Endri janë tanimë pa baba dhe të pa-sigurtë për jetën e tyre. Ata janë pengje të një

lufte të pakuptimtë,” bën apel nëna e fëmi-jëve. Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rën-da ka zbuluar se autoritetet shqiptare ishin në dijeni të planit të Shkëlzen Dumanit për t’u larguar bashkë me fëmijët drejt Sirisë, e megjithatë nuk ndërhynë për ta penguar. Poz-itat e Policisë shqiptare rëndohen edhe më tej, pas zbulimit se dy punonjës të policisë së Rinasit, njëri prej të cilëve inspektor antiter-rori, ndihmuan xhihadistin për të kaluar pa probleme dy fëmijët e mitur përtej kufirit. Si-pas dosjes së siguruar nga BIRN, besimtari me origjinë nga Peshkopia ishte kujdesur gjatë për gjetjen e një mënyre për t’i nxjerrë jashtë vendit fëmijët, pa lejen e nënës së tyre me të cilën sapo kishte përfunduar në divorc.

Ai arriti të largohej bashkë me Evën dhe Endrin më 1 shkurt të vitit 2014, edhe pse në atë kohë ishte nën përgjim nga Prokuroria dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Pak ditë para nisjes, Dumani është përgjuar teksa fliste me imamin e tij, Bujar Hysa për rrezikun e ndalimit të fëmijëve në Rinas. Por Hysa, i arrestuar në fillim të vitit si organizator i rekrutimeve për luftën e Sirisë e qetësonte dhe instruktonte se si të sillej. “Ti për vizitë mjekësore do të ikësh në Turqi,” i sugjeronte të gënjente ai.

Para se të nisej drejt aeroportit të Rinasit, Shkëlzen Dumani kishte marrë edhe masat paraprake. Me ndihmën e një noteri, ai mash-troi ish-bashkëshorten që të firmoste një prokurë për nxjerrjen e fëmijëve jashtë ven-dit. “Unë mendova se po firmosja kontratën e shitjes së shtëpisë, por pa e ditur firmosa një pëlqim për largimin e fëmijëve jashtë vendit,” shkruan në letrën publike nëna e fëmijëve, Mide Dumani.

Përveç biletave për veten dhe fëmijët, Shkëlzen Dumani ka financuar udhëtimet Ti-ranë-Stamboll-Gynej edhe për dy besimtarë të tjerë myslimanë. Kur ka mbërritur në aero-portin e Rinasit, ai është ndihmuar nga një punonjës policie për të kaluar pa probleme kontrollin. Prokuroria ka zbuluar se Shkëlzen Dumani kishte përdorur një lidhje personale më një oficer antieksplozivi në Rinas për t’i nxjerrë fëmijët jashtë vendit. Ditën e udhëtim-it të Dumanit, ky punonjës policie nuk ndod-hej me shërbim në Rinas, por arriti të ndër-mjetësojë që xhihadistin ta ndihmonte një ko-leg i tij. Në aeroport, Dumani ka takuar një koleg të oficerit, i cili e ka marrë mënjanë në dhomën e kontrollit të bagazheve. Me ndih-mën e tij, Dumani ka mundur të kalojë bash-kë me fëmijët në pikën e kontrollit.

Ndryshe nga Dumani një nga bashkëud-

harët e tij, Ilir Shala u ndalua në Rinas.Shala u ndalua pak minuta pasi Shkëlzen

Dumani kishte hipur në avion, bashkë me dy fëmijët dhe pohoi para policisë se po udhë-tonte drejt Turqisë për të gjetur punë.

Të afërmve ai u kishte thënë se do të ikte në Francë, ndërsa e vërteta është se ai po ud-hëtonte në drejtim të Sirisë, me biletë të paguar nga Shkëlzen Dumani.

Që prej këtij momenti, Mide Dumani nuk i ka parë më fëmijët e saj. Ajo ka folur shumë rrallë me ta përmes rrjetit Skype, por vrasja e ish-bashkëshortit në Siri e ka shqetësuar ed-he më tepër gruan e mbetur vetëm në Tiranë. Ajo ka denoncuar prej shkurtit 2014 bash-këshortin për zhdukjen e fëmijëve, por shpal-lja e tyre në kërkim ndërkombëtar prej Inter-polit nuk ka ndihmuar për kthimin e Evës dhe Endrit në shtëpi. Nga ana tjetër, askush nuk është quajtur përgjegjës për neglizhencën dhe ndihmesën që i është dhënë Shkëlzen Duma-nit, për t’i çuar fëmijët mijëra kilometra larg së ëmës.

Të kontaktuar nga BIRN, zyrtarë të Min-istrisë së Brendshme refuzuan të japin një përgjigje nëse dy punonjësit e policisë së Ri-nasit ishin proceduar për këtë episod.

Rasti në Kosovë, shpresë për Mide DumaninErion Zena, fëmija 8-vjeçar nga Kosova

arriti të kthehej pak javë më parë në krahët e së ëmës, pas qëndrimit për më shumë se pesë muaj në kampet e luftës në Siri. Erioni ndan-te të njëjtin fat me Eva dhe Endri Dumanin; ai ishte marrë me vete në Siri nga babai i vet pa lejen e së shoqes.

Lutjet e Pranvera Abazit për kthimin e të birit u përmbushën pas ndërhyrjes së Agjen-cisë Kosovare të Inteligjencës. Shërbimi sekret arriti të hynte në negociata me xhihad-istët kosovarë në Siri dhe pas disa muajsh, ar-riti ta kthente me sukses të miturin nga Siria. Erioni kishte shkruar në Siri me babanë e tij, Arben Zena, i cili ashtu si Shkëlzen Dumani luftonte atje përkrah militantëve të Shtetit Is-lamik. E ndërsa Pranvera Abazi ndjehet me fat, Mide Dumani jeton prej një viti me an-kthin e pasigurisë së fëmijëve të saj. Burime nga Shërbimit Informativ Shtetëtor, SHISH, i thanë BIRN-it se një operacion i dytë nego-

ciatash, ku janë përfshirë shërbimet inteligjen-te Turke, Shqiptare dhe Kosovare, ka filluar për kthimin në Shqipëri të Eva dhe Endri Du-manit.

Por edhe pse kanë kaluar 9 muaj, një ndër-marrje e tillë po rezulton më e vështirë se ç’ishte menduar. Para se të vdiste Shkëlzen Dumani, thuhet se ka lënë si amanet të fundit qëndrimin e fëmijëve në Siri.

Vëllai i tij deklaroi për mediat se Shkëlze-ni u ka thënë miqve të tij që nëse vritej, të mos i kthenin fëmijët tek nëna e tyre. “Në Shqipëri nuk kanë mbetur më njerëz,” mësohet të ketë thënë militanti i ISIS-it, në ditët e fundit të jetës së vet. Nëna e Dumanit udhëtoi pak ja-vë pas të birit drejt Sirisë, për të kthyer nipin dhe mbesën e mitur në Shqipëri, por ky mis-ion ende nuk është realizuar. Gjyshja bashkë me dy fëmijët ndodhen ende në kampet e Shtetit Islamik në Siri, në pritje të lejes për t’u larguar nga vendi.

Fëmijët, pengje në luftëEva dhe Endri Dumani nuk janë fëmijët e

vetëm shqiptarë që kanë mbetur jetimë në mes të luftës civile siriane. Dhjetë xhihadistë shqiptarë janë vrarë në këtë luftë nga viti 2012, dhe shumë prej tyre kanë marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët e mitur.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar se pesë prej të vrarëve kanë lënë në mes të luftës bashkëshortet e tyre dhe fëmi-jët e mitur. Nga të vrarët në Siri, Hamit Mysli-ja iku me katër fëmijët, Bledar Hamza me va-jzën 2 vjeçare, Diamant Rasha me gruan dhe dy fëmijët ndërsa Hasan Korvafaj e Sherif Taushani kanë lënë pas nga 3 fëmijë. Pjesa tjetër e 31 fëmijëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Siri, i kanë të dy prindërit gjallë, edhe pse askush nuk mund t’u japë garanci për sa gjatë. Hetimi ka zbuluar se ata qëndro-jnë me fëmijë e gra të xhihadistëve të huaj në kampet e luftës në qytete të ndryshme të Sirisë.

Ato nuk janë të lirë të kthehen në vendin e tyre, edhe pse xhihadistët këmbëngulin për të kundërtën. Floresha Rasha, gruaja e Dia-mant Rashës, ka mbetur në Siri prej fillimit të vitit 2014, kohë kur bashkëshorti i saj u vra në luftë. Në Shqipëri, Diamant Rasha i njo-hur me emrin Ebu Amar punonte si

16 dhjetor 2014 publikuar më:Pas vdekjes së Dumanit, megjithë përpjekjet disa mujore

të familjarëve dhe autoriteteve shtetërore shqiptare, fëmijët e tij nuk lejohen nga iSiS të kthehen në atdhe.

Dhjetra fëmijë shqiptarë, 'pengje' të xhihadistëve në SiriDisa prej grave dhe fëmijëve të mitur të xhihadistëve shqiptarë, të vrarë në Siri mbahen peng nga grupet radikale islamike për të cilët ata luftonin, që u ndalojnë kthimin në atdhe.

alekSandra boGdani, flamur vezaj | BIRN | tiranë

Pranvera abazi përqafon të birin e kthyer nga Siria në aeroportin e Prishtinës

Page 15: Reporter.al Numri Special

15

shpërndarës picash.Në Siri, ai u kthye në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik, për të cilin u vra nga një snajper në janar të vitit 2014. Floresha Rasha, e mbetur atje me dy fëmijët e mitur donte të kthehej në Shqipëri, por xhihadistët i nxorrën fillimisht si justifi-kim një rregull të paqartë, sipas të cilit famil-jarët e të vrarit nuk mund të largoheshin pa kaluar 4 muaj e 10 ditë nga vdekja e tij.

Por edhe pse ka kaluar thuajse një vit, ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë mundur të mbër-rijnë në Tiranë. Përgjimet telefonike kanë zbu-luar se çështja e Floresha Rashës, e cila donte të largohej nga kampi ka shkaktuar shqetësim tek imamët në Tiranë. Në një bisedë telefon-ike, Bujar Hysa i kërkonte një xhihadisti më të cilin ishte i afërt në Siri që t’i mbushte mendjen gruas së ve të mos kthehej. “I kam thënë që nëse do të kthehet, do të përfundojë në burg,” i kthehej xhihadisti nga ana tjetër e telefonit. E ndërsa ditët kalonin, kthimi i të vesë së Diamand Rashës dhe fëmijëve të saj u bë edhe më i vështirë. Burime të Prokuror-isë i thanë BIRN-it se vjehrrit të saj në Tiranë i ka mbërritur një kërkesë për t’i dhënë leje asaj të martohej me dikë tjetër në Siri.

E ndërsa plaku ia ka lënë në dorë nuses së tij këtë vendim, nuk dihet ende se ç’bëhet me fatin e saj të mëtejshëm. Lajmet që mbërrijnë në Shqipëri për gratë dhe fëmijët janë gjith-monë të pakta dhe të paqarta.

Xhihadistët e huaj u nisën drejt Sirisë me idenë e çlirimit të këtij vendi nga Presidenti Assad dhe krijimin e një shteti islamik të She-riatit në territoret e tij. Ata morën me vete familjet dhe fëmijët, për të populluar shtetin e ri që synojnë të themelojnë.

Gratë dhe fëmijët kanë mbetur pengje të kësaj aventure të rrezikshme, pa asnjë mundë-si zgjedhjeje dhe shpëtimi. Nëna e dy fëmijëve të mbetur në Siri, Mide Dumani vuan prej një viti mungesën tyre dhe jeton me shpresën se një ditë do t’i përqafojë përsëri. “Eva dhe En-dri janë fëmijët e mi, fëmijë shqiptarë, që ka-në këtu shokët dhe shoqet e tyre, shkollën dhe lodrat e tyre. Ata gdhihen e ngrysen në një vend ku vdekja është më afër njeriut se Zotit. Ju lutem, më bashkoni me ta,” shruan ajo në letrën e hapur duke kërkuar ndihmën e auto-riteteve shqiptare.

Aldo Kobuzi ishte adoleshenti tipik i një fshati të harruar të Shqipërisë së Mesme, përpara se të ndiqte rrugën

e besimit drejt islamit radikal dhe t’i bashko-hej militantëve të ISIS. Në të shkuarën, ai kishte pasion motorët dhe Toni Montanën, personazhin kryesor të filmit aksion të 1983, “Njeriu me shenjë”. Në anën tjetër të Adria-tikut, në Itali, Maria Giulia Sergio ishte një katolike napolitane, që pas konvertimit në Is-lam në vitin 2007, shfaqej në show televizivë nën emrin fetar Fatima Az Zahra dhe mbron-te mbulimin e vajzave me shami. Gjatë verës së vitit 2013, Kobuzi 23-vjeçar dhe Sergio 25, u takuan në Milano me ndërmjetësinë e njo-hjeve të përbashkëta dhe vendosën të marto-heshin. Fotot e dasmës, të cilat bënë më vonë xhiron e revistave italiane e shfaqin nusen të mbuluar nga koka tek këmbët me hixhabin e bardhë prej satini.Shtatorin e kaluar, çifti ud-hëtoi nga Italia në Turqi, prej nga mendohet se ka vazhduar rrugëtimin drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, grupit terrorist të militantëve që kontrollojnë hapësira të gjera territori në Siri dhe Irak. Ata synojnë të themelojnë Kalifatin Islamik nën ligjin e Shar-ia-s. Sergio ishte gruaja e parë mes 59 rezi-dentëve italianë, shumë prej të cilëve emi-grantë nga Afrika Veriore dhe Ballkani, të cilët kanë udhëtuar nga Italia drejt Sirisë për t’iu bashkuar Kalifatit. Media italiane e ka quaj-tur atë “Lady Xhihad”. Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim për udhëtimin e çiftit drejt Sirisë, pas shqetësimit në rritje të autoriteteve italiane mbi aktivitetin rekrutues të celulave radikale islamike. Në fshatin Gërmenj i Madh pranë qytetit të Lushnjes, daja i Kobuzit, Ble-dar Çoku thotë se ata ndodhen në një vend të sigurt dhe komunikon me ta në Skype. “Fola me ta një muaj më parë,” thotë Çoku në kaf-enenë e vetme të fshatit. “Janë në një vend të sigurt dhe të qetë. Më thanë të mos shqetëso-hesha,” shton ai. Autoritetet italiane dyshojnë se celula radikale islamike në Shqipëri, të lid-hura me Kobuzin mundësuan udhëtimin e çiftit drejt Sirisë. BIRN zbuloi se lidhje të tilla i kanë rrënjët thellë në familjen e Kobuzit.

Rrugëtimi i tij drejt radikalizimit filloi me-sa duket pas braktisjes së familjes nga i ati, në fundin e viteve ’90. E detyruar të linte shtëpi-në e të shoqit dhe të kthehej tek prindërit, në-na e Kobuzit, Donika gjeti ngushëllim tek një rrymë e panjohur e Islamit dhe u kthye në be-simtare praktikante.

Sipas dajës së Kobuzit, Donika ishte per-sonazhi kryesor që ndikoi në konvertimin e fëmijëve dhe gjithë familjes. “Ajo na fliste vazhdimisht për Zotin,” thotë Çoku, i cili ng-

jan me nipin nga mjekra e gjatë-është edhe vetë një besimtar mysliman i rrymës së ash-për Salafi. Fqinjët e familjes së Kobuzit në Gërmenj tregojnë se Donika konvertoi filli-misht të bijën, Serjolën. Në vitin 2011, ajo u mbulua me hixhab dhe u martua pa mbushur 15 vjeç me Mariglen Dervishllarin, një i ri mysliman nga fshati Rrëmenj i Pogradecit në juglindje të Shqipërisë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, Dervishllari udhëtoi drejt Sirisë në fil-lim të vitit 2013 dhe iu bashkua frontit Al-Nus-ra, grupit të militantëve islamikë të lidhur me al-Kaedën. Serjola dhe e bija foshnjë e ndo-qën pas Dervishllarin në Siri në vitin 2014, pak para se ai të vdiste në rrethana ende të paqarta. Pandi Janko, pronari i servisit të mo-torëve ku dikur punonte Kobuzi thotë se ai u kthye në një mysliman të betuar gjatë një viz-ite 3-mujore tek familja e së motrës në Pogra-dec, në vitin 2012. “Kur u kthye, e kishte mjekrën deri në gjoks,” pohon Janko. Fatjoni, fqinj dhe shok fëmijërie me Aldon pranon se përpara kësaj periudhe, ai ishte një adolesh-ent i zakonshëm. “Bënim xhiro me motor, pu-nonim me raste dhe kthenim ndonjë birrë në lokalin e fshatit,” kujton Fatjoni. Ai tregon se shoku i tij i fëmijërisë ndryshoi 100 për qind, si të ishte një tjetër person. “Fliste vetëm për vdekjen dhe parajsën,” shton ai. “E përshk-ruante parajsën si një vend me shtatë kate dhe ku ata që merrnin plumbin në ballë, shkonin drejt e në më të lartin,” thotë Fatjoni. Janko tregon se Kobuzi u zhvendos drejt Italisë, në fshatin Scansano pranë Grosetos, ku daja i tij i madh kishte emigruar që prej mesit të viteve ’90. Sipas regjistrit të komunës në Groseto, Kobuzi është regjistruar për herë të parë si banor i vilës së dajës në pranverën e vitit 2012. Kjo procedurë është përsëritur edhe në vitin 2013. Në një intervistë të sajën për revistën

italiane L’espresso, Maria Giulia Sergio tregon se u konvertua në Islam në vitin 2007 dhe u martua me një djalë nga Maroku. Me të u di-vorcua shpejt, pasi ai “nuk e interpretonte siç duhej fenë”. Në kohën që Kobuzi u zhvendos në Itali, Sergio me origjinë nga Napoli jetonte me familjen e saj në Inzagi, një zonë mes Mi-lanos dhe Bergamos. Ajo u takua me Kobuz-in në Milano në vitin 2013, përmes njohjeve të përbashkëta të myslimanëve të tjerë. Daja i Kobuzit thotë se ai udhëtoi nga Groseto në Milano për ta parë atë dhe se menjëherë e pëlqyen njëri-tjetrin. U martuan në një xhami në Milano dhe u rikthyen në Groseto, ku jet-uan së bashku deri në shtator 2014. Atë verë, Kobuzi u kthye në fshatin Gërmenj të Lush-njes, më radikal se ç’ishte larguar. Prokurorët e Milanos besojnë se Kobuzi u kthye në Shq-ipëri për të riaktivizuar kontaktet me radi-kalët islamikë, të cilët do t’i mundësonin atij udhëtimin drejt Sirisë. Emri i kunatit të Ko-buzit, Mariglen Dervishllari shfaqet në heti-min e rrjetit shqiptar të rekrutuesve, të drej-tuar nga dy imamët e Tiranës me emrin “Hali-ti nga Pogradeci”. Në tetor të vitit 2013, ai ud-hëtoi sërish drejt Sirisë dhe nuk u kthye më kurrë. Banorë të fshatit Rrëmenj në Pogradec thonë se e shoqja dhe vajza e mitur iu bash-kuan atij pak muaj pas udhëtimit të dytë dre-jt Sirisë. Data e vdekjes së Dervishllarit nuk është e qartë. Familjarët e tij ngulmojnë se ai vdiq nga leuçemia dhe jo nga lufta përkrah ISIS. Aldo Kobuzi dhe Maria Giulia udhëtu-an drejt Sirisë në shtator 2014, pas vdekjes së Dervishllarit.

Vetëm pak javë pasi iku nga aeroporti i Romës, Kobuzi postoi flamurin e ISIS dhe një fotografi me mesazh në profilin e tij në Face-book.

“Vdekja vjen vërtet një herë në jetë, ndaj le të jetë në rrugën e Allahut”.

2 prill 2015 publikuar më:

Islamikët shqiptarë dërguan italianen e njohur si “Lady Xhihad” drejt sirisëMaria Giulia Sergio, vajza italiane e njohur si “Lady Xhihad” udhëtoi drejt Sirisë përkrah burrit të saj shqiptar, Aldo Kobuzi, me ndihmën e radikalëve islamikë të Shqipërisë.

alekSandra boGdani | BIRN | tiranë dhe luShnje

Maria Giulia Sergio, para dhe pas konvertimit në islam

Page 16: Reporter.al Numri Special

16

Prokurorët shqiptarë besojnë se përveç trafikantëve, edhe ndërmjetësuesit luajnë një rol të rëndësishëm në rrjetin e trafikimit, pasi ata japin garanci se paratë do të shlyhen, sapo emigrantët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Vila 3-katëshe e familjes Malaj në qytezën e vogël të Bajzës në Malësi të Madhe ka mbetur

thuajse e shkretë. Pronari Palokë Malaj, baba i gjashtë fëmijëve qëndron në një dhomë të saj, bashkë me gruan dhe djalin adoleshent. Pjesa tjetër e familjes ka emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“Detroit, New York, Florida dhe Toronto. Ja ku ndodhen të gjithë njerëzit e mi tani,” thotë Malaj. “Të gjithë ata kanë ikur ilegalisht në kërkim të një jete më të mirë,” shton ai.

Malaj është fermer dhe i shpenzon ditët me kultivimin e bimëve medicinale dhe lajmet që vijnë nga Amerika. Sipas llogarive të tij, 124 nga 164 anëtarët e fisit të tij të madh ndodhen ose në Shtetet e Bashkuara ose në Kanada, mes të cilëve edhe katër vajzat e tij.

Ai ka shpenzuar rreth 80 mijë dollarë në tetë vitet e fundit për të dërguar të bijat përtej oqeanit. I ka mbetur vetëm i biri adoleshent, por edhe ai po pret me zor të ikë.

“Duam që të mbarojë shkollën, por mendja i punon si e si të ikë në Amerikë,” thotë Malaj i dorëzuar.

Shumë fqinjë të Malajt gjithashtu kanë emigruar. Ata kanë kyçur shtëpitë në këtë qytezë të vogël në rrëzë të Bjeshkëve të Nëmura.

“Të gjithë po ikin dhe askush nuk kthehet mbrapsht,” thotë Malaj.

Emigracioni ka qenë një mënyrë jetese në këtë rajon të varfër të Veriut në kufi me Malin e Zi për më shumë se dy dekada, që prej kohës kur regjimi

komunist ra dhe kufinjtë e vendit u hapën.

Disa banorë, mes të cilëve edhe xhaxhai i Malajt u arratisën madje gjatë regjimit komunist, pavarësisht kërcënimit dhe reprezaljeve ndaj të afërmve që lanë pas.

Megjithatë, emigracioni nga Malësia e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara ka lulëzuar gjatë viteve të fundit, i ndihmuar nga një rrjet trafikantësh që lehtësojnë kalimin përmes kufinjve.

Një raport i Ambasadës Amerikane në Tiranë, i dërguar Policisë së Shtetit në Janar 2014 thotë se numri i klandestinëve shqiptarë të kapur në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara u dhjetëfishua në vitin 2013, krahasuar me vitin paraardhës.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga BIRN tregojnë se numri i emigrantëve ilegalë të ndaluar në kufirin Meksikë-SHBA në 2012 ishte 56. Në vitin 2013, kjo shifër kërceu në 487.

Edhe pse shqiptarët zënë një vend të vogël në numrin e emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së çdo vit, rruga e ndjekur prej tyre përmes vendeve të Amerikës Qëndrore ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve amerikane.

Një raport “konfidencial” i rrjedhur në shtyp nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Doganave dhe Kufinjve tregon se qindra emigrantë shqiptarë mendohet të ketë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në SHBA, përgjatë viteve 2009-2013.

Pas raportit të Ambasadës

Amerikane në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për rrjetin e trafikantëve që po dërgonin emigrantët ilegalë drejt Shteteve të Bash-kuara.

Përmes përgjimeve telefonike dhe infliltrimit të një agjenti në mbulim, prokurorët arritën të identifikonin itinerarin e ndjekur dhe personat që lehtësonin trafikimin e qindra shqiptarëve nga Malësia e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara.

Në Maj 2014, policia arrestoi 15 anëtarët e dyshuar të rrjetit, të cilët përdornin dokumente të falsifikuara për emigrantët ilegalë që donin të mbërrinin në SHBA.

Ky rrugëtim niste nga Shqipëria dhe vazhdonte në Maqedoni, Bullgari, Austri dhe Spanjë, vende ku shqiptarët mund të lëvizin lirisht, falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Nga Spanja, emigrantët udhëtojnë drejt Meksikës me dokumente të falsifikuara bullgare. Ato i kthehen rrjetit të trafikantëve, sapo klandestinët mbërrijnë në Amerikë.

Dy rrugët e tjera të trafikut i dërgojnë emigrantët në Guatemalë, prej nga ata udhëtojnë për dy javë me autobus apo kamionë drejt kufirit Meksikë-SHBA.

Dokumentet e hetimit të Prokurorisë tregojnë se trafikantët përdorin gjithashtu edhe stacione të tjera në Amerikën Qendrore.

Në vjeshtën e vitit 2012, tre të rinj nga komuna malore e Kelmendit në Malësi të Madhe u ndaluan në aeroportin e El Salvadorit, teksa kishin

Nga Bjeshkët në Bronks: udhëtimi ilegal i shqiptarëve drejt AmerikësTrafikantët përdorin dokumentet false për të dërguar shqiptarët e varfër dhe të shumtë në numër drejt Shteteve të Bashkuara, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës.

alekSandra boGdani, flamur vezaj | BIRN | tiranë dhe bajzë

Palokë Malaj“Detroit, New York,

Florida dhe Toronto. Ja ku ndodhen të

gjithë njerëzit e mi tani,” thotë Malaj. “Të

gjithë ata kanë ikur ilegalisht në kërkim të

një jete më të mirë,” shton ai.

Një raport “konfidencial” i rrjedhur

në shtyp nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes

së Doganave dhe Kufinjve tregon se qindra emigrantë

shqiptarë mendohet të ketë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në SHBA, përgjatë viteve

2009-2013.

Palokë Malaj në shtëpinë e tij në Bajzë të Malësisë së Madhe

Page 17: Reporter.al Numri Special

17

17 mars 2015publikuar më:

Nga Bjeshkët në Bronks: udhëtimi ilegal i shqiptarëve drejt Amerikësnë përdorim dokumente false bullgare.

Të tre ata u deportuan në Bullgari. Megjithatë, në 22 dhjetor 2012 ata ia dolën të hyjnë sërish në Shtetet e Bashkuara dhe plotësuan kërkesat për azil.

Sipas dëshmive të tyre, dhënë për Departamentin e Sigurisë, në udhëtimin e dytë fluturuan nga Shqipëria drejt Bullgarisë e më pas Spanjës, prej nga shkuan në Costa Rica dhe Honduras.

“Në Honduras hipëm në autobus dhe udhëtuam përqark Guatemalës, për të mbërritur në Meksikë 17 ditë pasi kishim lënë Shqipërinë,” thuhet në dëshminë e njërit prej tyre. “Kufirin Meksikë-SHBA e kaluam më këmbë,” shtoi ai.

Tre të rinjtë jetojnë në Bronx, në pritje të azilit dhe postojnë në Facebook të rejat e jetës së tyre në New York.

Të ardhura të majme për rrjetin e trafikantëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon shtatë persona, përfshirë edhe një shqiptar nga Maqedonia si pjesë e rrjetit që trafikoi qindra shqiptarë nga Malësia e Madhe drejt Amerikës në vitet 2012-2013.

Njëri prej të akuzuarve, i cili foli për BIRN në kushtet e anonimatit tha se çdo emigrant u pagoi trafikantëve 25 mijë dollarë për udhëtimin.

Emigrantët që udhëtuan ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2013, të cilët janë identifikuar nga autoritetet, llogaritet të kenë gjeneruar rreth 12 milionë dollarë për rrjetin e trafikut.

“Shumë nga emigrantët kanë vëllezër apo anëtarë të familjes në Amerikë. Fatura u pagua prej tyre,” thotë i akuzuari. “Me të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ata punojnë fort në dy vitet e para për të kthyer borxhet,” shton ai.

Skema krijon efektin domino. Pasi shlyejnë borxhin e tyre, emigrantët e rinj financojnë udhëtimet për anëtarët e tjerë të familjes, të mbetur në Shqipëri.

Në Bajzë, Palokë Malaj i tha BIRN se ai pagoi 25 mijë dollarë, menjëherë sapo e bija e telefonoi nga Kanadaja dhe i tha se kishte mbërritur shëndoshë e mirë.

Prokurorët shqiptarë besojnë se përveç trafikantëve, edhe ndërmjetë-suesit luajnë një rol të rëndësishëm në rrjetin e trafikimit, pasi ata japin garanci se paratë do të shlyhen, sapo emigrantët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Paravërisht goditjes së rrjetit, i akuzuari i tha BIRN-it se trafiku ilegal nga zonat e varfra të Veriut të Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara vazhdon.

“Dëshira për të emigruar është e lartë, ndaj do të gjenden gjithnjë njerëzit e duhur për ta realizuar,” thotë ai.

Palokë Malaj bie dakord, teksa thotë se pjesa më e vështirë është gjetja e parave. “Mjafton të kesh paratë dhe

gjithçka është e mundur,” thotë ai.Kryetari i komunës Kastrat në Malësi

të Madhe, Viktor Popaj ia hedh fajin qeverisë shqiptare për eksodin.

“Njerëzit ikin, sepse nuk kanë asnjë mundësi për mbijetesë,” thotë ai. “Politikat e mbrapshta të qeverisë shqiptare po i detyrojnë ata të braktisin vendin,” shton Popaj.

New Yorku, më tolerant se TeksasiQendra Kërkimore Pew vlerëson se

11.2 milionë emigrantë ilegalë ishin të pranishëm në Shtetet e Bashkuara gjatë 2012-s, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Meksika apo Amerika Qendrore.

Shumë prej shqiptarëve që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht kërkojnë leje qëndrimi si azilkërkues.

Departamenti i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ka një sërë kriteresh, mbi të cilat jep azil. Një oficer emigracioni, bord apeli apo gjykatës aprovon kërkesën për azil, nëse aplikanti i përmbush kushtet e refugjatit.

Ai është “i pamundur apo pa

vullnetin për t’u kthyer në vendin e tij, për shkak të persekutimit apo frikës së bazuar të persekutimit për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar apo opinionit të tij politik”.

Kur aplikanti shfaqet vullnetarisht përballë oficerit të emigracionit, pasi ka hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, ai plotëson një kërkesë pohuese për azil; në të kundërt, kur kapet nga autoritetet, ai mbush kërkesën mbrojtëse kundër de-portimit.

Statistikat e Zyrës së Emigracionit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se përgjatë viteve 2004-2013, përfituan azil 3 782 qytetarëve shqiptarë. Nga këto kërkesa, 3 422 ishin pohuese dhe vetëm 486 mbrojtëse.

Një përkthyes i Gjykatës Federale të Emigracionit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimitetit tha se shqiptarët synojnë të mbërrijnë në New York, para se të dorëzohen në Departamentin e Sigurisë dhe të plotësojnë kërkesat për azil. “Ata kanë frikë nga gjyqtarët e Teksasit, ndërsa gjykatat në New York janë më tolerante ndaj kërkesave për azil,” thotë ai.

Sipas përkthyesit, shumë shqiptarë nga Malësia e Madhe, e njohur si një zonë që mbështet fort partitë e djathta, përdorin kartën e persekutimit politik në kërkesat e tyre për azil.

“Vrasja e vitit 2009 të kryetarit të Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe, Aleks Keka të siguron ende një kartë jeshile nga shoqata përtej oqeanit,” thotë ai.

“Të tjerët përdorin konflikte gjyqësore ose ekstra-ligjore për të justifikuar kërkesat e azilit, shpesh duke luajtur me kodin shqiptar të hakmar-rjes sy për sy përballë gjyqtarëve,” përfundon ai.

Kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës

Shtëpi e mbetur bosh në Bajzë pas largimit të pronarëve në SHBa

Page 18: Reporter.al Numri Special

18

Dy vëllezër, biznesmenë në qytetin e Vlorës në jug të Shqipërisë u gjen-dën përballë një kërcënimi me

gjobë në vjeshtën e vitit 2013. Duhej të pa-guanin, ose rrezikonin të sulmoheshin nga një bandë kriminale. Në vend të denoncim-it në polici, vëllezërit zgjodhën rrugën më të shkurtër, që e besonin si më të sigurtën; pajtimin e një bande tjetër kriminale për t’i mbrojtur. “Unë kam qëndruar roje me au-tomatik për 10 ditë me radhë tek këta vëllezër,” tregon Ndriçim Gjokona, një nga detajet e shumta në dëshminë e tij të gjatë për Prokurorinë, e cila hedh dritë mbi bash-këjetesën midis biznesit dhe krimit në Shq-ipëri. Ndriçim Gjokona është bashkëpunë-tor i drejtësisë që prej janarit të vitit 2014. Ai u pendua bashkë me shokun tjetër të bandës, Julian Sinanaj, e të dy pranuan të rrëfejnë një seri krimesh të ndodhura në Ti-ranë, Vlorë dhe Durrës përgjatë viteve 2012-2014. Dy të penduarit e drejtësisë ishin kra-hu i armatosur i grupit kriminal prej 7 anëtarësh, që akuzohenga Prokuroria e Kri-meve të Rënda për vrasje me pagesë, vepra për qëllime terroriste, prodhim dhe shitje të lëndësh plasëse dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi gjyqësor kundër grupit kriminal të Sinanajt sapo ka filluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Shtatë të pandehurit akuzohen për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, at-entatet me tritol kundër zyrtarëve Ardian Kollozi dhe Besnik Dervishaj si dhe planifi-kimin e eliminimeve për dy ndërtues nga Vlora dhe për biznesmenin e gazit në Tira-në, Pirro Bare. Nëpërmjet dëshmive të tyrë përpara prokurorëve, dy të penduarit, Sin-anaj dhe Gjokona, i kanë servirur Prokuror-isë të dhëna mbi nëntokën e krimit në qyte-tin e Vlorës dhe konvertimin në biznesme-në, të disa njerëzve me të kaluar të errët në këtë qytet. Dëshmitë e Ndriçim Gjokonës dhe Julian Sinanajt, të siguruara nga BIRN zbulojnë një panoramë të detajuar të impli-kimit të krimit me biznesin në Shqipëri, veçanërisht në fushën e ndërtimit, në atë të pasurive të patundshme apo të investimit të parave të pista në biznese të ligjshme.

Ata tregojnë gjithashtu luftën e përgjak-shme të konkurrentëve në këto biznese dhe kërcënimet e tyre ndaj zyrtarëve lokalë, në rastet ku ata zvarrisnin apo nuk aprovojnë kërkesat për leje ndërtimi.

Kriza solli lulëzimin e vrasjeve me pagesëSektori i ndërtimit mbajti peshën krye-

sore të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vite me radhë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2008 ai zinte 15 për qind të PBB-së, ndërsa më 2013 kishte rënë në 12.3 për qind.

Kriza e këtij sektori duket se ka sjellë rritjen e dhunës në biznes dhe futjen në lojë të atentatorëve me pagesë si Julian Sinanaj apo Ndriçim Gjokona, për zgjidhjen e kon-flikteve. Përveç Julian Sinanajt dhe Ndriçim Gjokonës, në bankën e të akuzuarve janë edhe Erjon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Mari-

on Mitro, Ilir Karçini dhe Albin Mexhaj.Para se të zbulohej aktiviteti i tyre krimi-

nal, Erjon dhe Genis Mëhillaj njiheshin si biznesmenë ndërtimi, Marion Mitro si pu-nonjës i Bashkisë së Vlorës dhe aksioner në ndërtime, ndërsa Ilir Karçini si biznesmen në tregun e gazit. Katër të akuzuarit, sipas Prokurorisë shqiptare kanë përdorur Julian Sinanajn dhe Ndriçim Gjokonën për të larë hesapet me rivalët e tyre të vjetër dhe të rinj.

Sipas rrëfimit të Julian Sinanajt, katër nga tetë porositë që ai mori për atentate kishin të bënin me probleme pronësie apo konflikte të biznesit të ndërtimit në qytetin e Vlorës. Njëra prej porosive ishte vrasja e dy ndërtuesve të njohur në këtë qytet.

“Këta dy biznesmenë që më kërkuan t’i vrisja, kishin një konflikt për një rrugë që ndodhej në afërsi të pallateve që ndërtonin Mëhillajt. Unë nuk e pranova të kryeja këtë vrasje, pasi ende nuk më kishin paguar dety-rimin që më kishin për vrasjen e Sokol Veiz-it,” thotë Sinanaj në dëshminë e tij.

Dëshmia e siguruar nga BIRN implikon gjithashtu edhe persona të tjerë, të mbetur jashtë fushës së veprimit të Prokurorisë, që e kanë njërën këmbë në krim dhe tjetrën në biznes. Këto personazhe rezultojnë të dënu-ar për trafik droge në Itali, por që paratë e tyre i kanë investuar në sektorin e ndërtim-it në Vlorë dhe Tiranë. Gjergj Buxhuku, ad-ministrator i organizatës “Konfindustria” që përfaqëson biznesin në Shqipëri, men-don se pompimi i parave të pista në ekono-mi ka prishur rregullat e lojës dhe ka shkak-tuar konkurrencë të pandershme. Për këtë arsye, janë rritur edhe mundësitë e elimini-meve fizike mes njerëzve që merren me bi-znes. Kriza ekonomike është një tjetër arsye për dhunë sipas Buxhukut. “Në kushte krize, biznese të paafta për të mbijetuar në treg rrisin përpjekjet për të asgjësuar rivalët

me mjete të pandershme, që fillojnë nga kor-rupsioni klasik deri te asgjësimi fizik,” thotë ai për BIRN. Pllakosja e krizës dhe munge-sa e parave kesh në biznesin e ndërtimit gjeneroi një skemë të re pagesash; aparta-mente në këmbim të shërbimeve. E njëjta formë kleringu u fut në lojë edhe për page-sat e atentateve për llogari të bizneseve në telashe. Për atentatet me pagesë, Julian Sin-anaj është paguar një herë me tokë dhe dy herë të tjera me apartamente në zonën e Or-ikumit. Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Erion Mëhillaj i kishte premtuar 1500 metra katrorë tokë në Kara-burun Sinanajt për vrasjen e Sokol Veizajt. Por kur ky atentat u mbyll me vrasjen e Veizajt, në gusht të vitit 2012, ata refuzuan ta kalojnë tokën në emrin e Julian Sinanajt.

Vonesat në pagesa u bënë shkak për re-fuzime nga ana e tij dhe konflikte të brend-shme mes anëtarëve të grupit kriminal. Për këtë arsye, shumë prej biznesmenëve të ven-dosur në listën e hakmarrjes i shpëtuan at-entateve. Problemet në biznesin e ndërtim-it lidheshin me vështirësitë për të siguruar lejet, por edhe me ngërçin e pagesave për nënkontraktorët. Për këto arsye, Julian Sin-anaj ishte gjithmonë i joshur nga ofertat për atentate mes viteve 2012-2014.

Në dëshminë e tij, bashkëpunëtori i dre-jtësisë rrëfen bisedën me një ndërtues nga Orikumi i Vlorës, që ishte i gatshëm të pa-guante për të trembur për vdekje një zyrtar lokal në këtë qytet. “Ai kishte probleme me një person nga Orikumi për punën e lejeve të ndërtimit. Ky person ishte zgjedhur kry-etar bashkie a diçka e tillë në këtë qytet. Më kërkoi që t’i bëja presion nëpërmjet ndonjë shpërthimi ose të qëlloja me armë në ajër,” i thotë Sinanaj Prokurorisë.

Përfshirja e krimit deri në këto nivele, si-pas publicistit Fatos Lubonja tregon se ai ka

kapur për fyti të gjithë shoqërinë. “Unë them se më së pari duhet pastruar politika nga krimi. Politika duhet kthyer në shërbim të së mirës publike dhe jo të trajtohet si një biznes për pasurimin e individëve që mer-ren me të. Ky lloj pastrimi mund të reflekto-het edhe poshtë sidoqoftë,” thotë Lubonja për BIRN.

Gjobëvënia dhe pastrimi parave në rritjeNjë tjetër akuzë në dosjen e krimeve të

Julian Sinanajt është përgatitja e atentatit kundër Pirro Bares. Bare është biznesmeni më i madh i gazit në Shqipëri, ndërsa fuq-izimi i tij i kishte shkelur në kallo Ilir Kar-çinit, një sipërmarrës në prag falimentimi.

“Më ka bërë një gol 500 mijë euro”, ci-ton Sinanaj një pjesë të bisedës me Karçinin, mbi arsyet se pse ky donte të hiqte qafe Pir-ro Baren. Për këtë krim, Karçini pagoi 50 mijë euro ndërsa Sinanaj i kërkoi edhe 100 mijë të tjera. Julian Sinanaj u arrestua nga policia para datës kur kishte vendosur të vriste Pirro Baren. Në pranga përfundoi ed-he Ilir Karçini, i cili para gjykatës mohoi akuzën se kishte paguar për të vrarë konkur-rentin në biznes.

Zbulimi i kësaj ngjarjeje tronditi opinio-nin publik, i cili ishte mësuar me kërcënime deri në vdekje të biznesmenëve, pa ditur ar-syet që përgjithësisht nuk zbulohen nga Poli-cia dhe Prokuroria. Në të vërtetë, krimi i kërcënimit apo i gjobëvënies së biznesme-nëve ka shënuar vetëm rritje në 5 vitet e fun-dit. Një raport i Prokurorisë së Përgjithshme tregon se gjatë këtij harku kohor janë regjis-truar 132 krime të kësaj natyre në të gjithë vendin. Pak muaj më parë, Prokuroria ar-restoi një ish-punonjës të Gardës dhe tru-projë të ish-kryeministrit Sali Berisha, me akuzën se i kishte kërkuar 100 mijë euro me kanosje një biznesmeni shqiptaro-amerikan.

Të tjerë biznesmenë kanë qenë më të pa-fat se shqiptaro-amerikani i kërcënuar me jetë në këmbim të pasurisë. Statistikat e pol-icisë tregojnë 5 biznesmenë të vrarë në 12 muajt e fundit, ku rasti më i rëndë dhe ende i pazbardhur është ai i bankierit Artan San-to. Pastrimi i parave është një tjetër krim i vështirë për t’u zbuluar nga Prokuroria. Drejtoria e Pastrimit të Parave, në bashkë-punim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për 174 raste përgjatë viteve 2012-2013, por ato përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut të parave të pista, që qarkullojnë në eko-nominë shqiptare. Përballë kësaj situate, bi-znesmenët shqiptarë gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u shpëtuar presioneve. Njëra prej tyre është blerja e sigurisë, përmes pagesave që u bëjnë bandave të gatshme për të ofruar këtë “shërbim”.

Të tjerë paguajnë haraçin dhe shumë pak denoncojnë në polici. Publicisti Fatos Lu-bonja, që ka shkuar gjatë për lidhjet mes bi-znesit, krimit dhe politikës në Shqipëri thotë se policia nuk është zgjidhja e vetme. “Kri-min e shohim të gjithë, sepse ka kapur gjithë shoqërinë. E në këto kushte, lufta kundër tij është shumë e vështirë,” përfundon ai.

Të penduarit e drejtësisë zbulojnë lidhjet mes biznesit dhe krimit të organizuar

2 dhjetor 2014 publikuar më:Gjokona u pendua bashkë me shokun tjetër të bandës, Julian

Sinanaj, e të dy pranuan të rrëfejnë një seri krimesh të ndodhura në tiranë, Vlorë dhe Durrës përgjatë viteve 2012-2014

Dëshmitë e dy vrasësve me pagesë, të kthyer në të penduar të drejtësisë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona, hedhin dritë për lidhjet e ngushta mes krimit të organizuar dhe biznesit në Shqipëri.

vladimir karaj | BIRN | tiranë

Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë dhe bashkëpunëtori i drejtësisë

Page 19: Reporter.al Numri Special

19

Një mal sfungjeri me blozë ngrihet në breg të Shkumbinit, me gjasa ekologjikisht katastrofa më e mad-

he e anashkaluar e vendit, në atë pjesë të këtij fshati zënë nga gjurma e Kombinatit Metalurgjik. Masa gjigande e sfungjerit dhe plastikës – kryesisht prej makinave të impor-tuara për skrap që një prodhues çeliku i ka nxjerrë të papërdorshme – është peshqesh i një vendimi qeverie që të mos i quajë të til-la importe mbetje apo plehra.

Kodra e krijuar është të paktën 200 me-tra e gjerë dhe rreth 20 metra e lartë, dhe vë në dyshim betimet ekologjike të bëra nga qe-veria e kryeministrit Edi Rama.

Rama erdhi në pushtet duke premtuar fundin e importit të plehrave.

Por ai anashkaloi faktin se plehrat më problematike në vend s’vijnë nga sipërmar-rës të vegjël shqiptarë që duan të sjellin mbetje nga Bashkimi Evropian, por nga Ku-rum Holding, kompania metalurgjike që duket të jetë përgjegjëse për këtë ngrehinë.

Të paktën 10,000 tonë nga skrapi që sjell apo përpunon Kurumi është i paproce-suesëm dhe duket të shtrihet përgjatë apo pranë bregut, duke kërcënuar mjedisin.

“Rrezik është problemi më i madh mje-disor i Shqipërisë,” i tha BIRN-it një zyrtar që kërkoi të mos identifikohej.

Importi i plehrave (apo mbetjeve) u shpall teorikisht i paligjshëm prej shtojcës së 2013-it të Ligjit shqiptar mbi Manaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Megjithatë, Kuru-mit iu lejua të importojë skrap që prej 2012-ës, pak pasi qeveria e atëhershme e dekla-sifikoi skrapin e hekurit prej listës së mbetjeve. Zyra e kryeministrit Rama konfir-moi se importet e skrapit nga Kurumi ishin të ligjshme dhe sipas kritereve të BE-së.

Ajo shtoi se “mbetjet toksike” të mbled-hura nga fabrika ishin nënprodukt i trajtim-it të skrapit dhe ishin të planifikuara për eksport. Por e pyetur nga BIRN-i, kompania turke tha se mbetjet do përdoreshin në një vend tjetër në Shqipëri, pranë bregdetit.

Një pjesë e madhe e importeve të skrapit nga Kurumi dalin të papërdorshme dhe grumbullohen prej të paktën tre vjetësh në një depozitë në terrenin e fabrikës.

Kjo kompani turke ka qenë aktive në Shqipëri prej vitit 1997 dhe është furnizues i rëndësishëm rajonal i shufrave të hekurit për ndërtim. Vitet e fundit, ajo e ka zgjeru-ar aktivitetin në Shqipëri me biznese të ad-ministrimit portual dhe prodhimit të en-ergjisë elektrike. Me 700 punëtorë, ajo është punëdhënëse e rëndësishme në Elbasan, një

qytet 120,000 banorësh papunësia dhe plagët sociale të të cilit shpërthyen me mb-ylljen e industrive të rënda shtetërore dy dekada më parë. Masa e plehrave është në kombinatin metalurgjik që Shqipëria ndër-toi viteve shtatëdhjetë me ndihmën e Kinës, aleates kryesore të asaj kohe.

Por kolapsi ekonomik e ktheu këtë vend në skëterrë mega-eksperimentesh të falimen-tuara dhe katastrofash ekologjike.

Shqipëria importoi 240,000 tonë skrap të derivateve të hekurit që nga vendimi i qe-verisë i fund-2011-ës, sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara. Prej 2009-ës deri vjet, importet e skrapit në total arritën në 805,000 tonë. Mbi gjysma e kësaj vinte nga Serbia, çereku nga Maqedonia ndërsa pjesa tjetër nga Bullgaria dhe Rusia. Pjesa dërrm-uese është sjellë nga Kurumi.

Masa e plehrave dhe sfungjerërave në Bradashesh u dokumentua fillimisht nga ekologu shqiptar Fatbardh Sallaku dhe shkencëtari amerikan Ryan Perroy.

Ata nxorën një video të masës në You-Tube në 2012, video që sipas tij tregonte ka-mionë të Kurumit që hidhnin plehra në të.

Në një email të janarit 2013, Perroy tregonte se ç’pati vënë re.

“Korrikun e kaluar, kur mblidhja mostra për testime përgjatë Shkumbinit, pranë kompleksit metalurgjik, tre shkarkesa me skorje u hodhën direkt në lumë brenda 20 minutave që isha aty,” pati shkruar ai. Ai e pati njoftuar qeverinë shqiptare për këtë problem që në atë verë. “Ky aktivitet, them, mundet vetëm të rritet sa herë që të rrisnin prodhimin po nuk pati presion real nga shoqëria/qeveria/BE-ja? për ta ndaluar,” shtonte ai. Kurumi përpiqet të mbajë larg veprimtarët dhe gazetarët nga ajo masë. Ah-met Mehmeti, një aktivist mjedisor nga El-basani, tha se roje agresive të kodrës së mbetjeve s’e lanë t’i afrohej asaj mase pran-verën që kaloi. Foto satelitore nga Google Earth sugjerojnë se zona e mbuluar nga plehrat është rritur disa herë katër vitet e fundit. Shqipëria ndalonte të gjitha impor-tet e mbetjeve, por qeveria e qendrës së djathtë e Sali Berishës vendosi të lejonte im-portin e një pjese prej tyre në 2011-in dhe ta administronte si proces. Në nëntor të atij viti, ajo aprovoi një ligj që lejonte importet e 55 materialeve të një liste mbetjesh “të gjelbërta.” Kjo mbrohej me faktin se indu-stria ricikluese e vendit nuk do mbijetonte vetëm duke ricikluar mbetjet e vendit. Por ky tolerim zgjoi furinë e protestave e ambi-entalistëve dhe veprimtarëve të tjerë të

shoqërisë civile, të cilët ngulmonin se Shq-ipëria s’e kishte aftësinë të përpunonte ma-teriale të tilla të rrezikshme. Ambientalistët krijuan një front të përbashkët dhe arritën të siguronin mbajtjen e një referendumi në fund të 2013-ës, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, për anulimin e neneve që le-jonin importin. Por Berisha humbi pushtetin nga koalicioni i udhëhequr nga Rama në ato zgjedhje. Qeveria e re, e cila pati ndërtuar fushatën mbi ndalimin e importimit të mbetjeve kur ishte në opozitë, i ndaloi përsëri të gjitha importet në mbledhjen e saj të parë. Kurumi, i cili llogaritej të kishte mbi nëntëdhjetë përqind të importit të skrapit, e kishte bindur qeverinë Berisha ta lejonte të importonte deri në 600,000 tonë skrap në vit – dhe të mos e quante mbetje.

Një ish-zyrtar i qeverisë Berisha i tha BIRN-it se kompania pati pranuar se 10 përqind e këtyre mbetjeve nuk ishin të tra-jtueshme, ndaj ishin mbetje me çdo kriter. Një pjesë prej këtyre ishin metale të rënda.

Por ndalimi që i bëri qeveria aktuale mbetjeve pengonte vetëm kompani të vogla dhe të mesme riciklimi.

Këto kompani importonin letër dhe plas-tikë, për shkak të sasisë së pakët të lëndës së parë në vend. Vullnet Haka, kryetari i shoqatës shqiptare të ricikluesve, i cili koordinonte përgjigjen e sektorit ndaj nda-limit të importeve, tha se Kurumi pati traj-tim të veçantë pasi ishte shumë më i madh se importuesit e letrës apo plastikës.

“Ata kishin lobim më të fuqishëm. Çeli-ku ka lobim më të fuqishëm edhe në Ev-

ropë,” tha ai. “Edhe në BE, çeliku dhe hek-uri u deklasifikuan të parat si mbetje. E çu-ditshmja ishte se Shqipëria e bëri menjëherë më pas,” tha Haka. Ai tha se një licensim i tillë tregonte trajtim të pabarabartë.

Burime të tanishme zyrtare thonë se Ku-rumi nuk arriti të gjente zgjidhje të për-shtatshme për mbetjet e patrajtueshme që prodhonte, të depozi tuara pranë Shkumbinit. “Kompania na pati thënë se kishte 10,000 deri në 15,000 tonë mbetje metalesh të rënda të depozituara pranë fab-rikës,” tha një zyrtar i Ministrisë së Mjedis-it deri vonë i ngarkuar me mbetjet.

“Tha se do i gjente vend të sigurtë por nuk i dha ende zgjidhje përfundimtare,” tha ai. Zyra e Kryeministrit Rama tha në një deklaratë se Kurumi duhet të bënte hapa të kujdesshëm me mbetjet që prodhonte.

“Shoqërisë Kurum i është lënë detyrë që t’i ambalazhojë mbetjet, t’i etiketojë dhe t’i magazinojë në vende të përshtatshme, duke qënë se janë mbetje të rrezikshme,” tha zyra e Ramës. “Në mungesë të trajtimit të këtyre mbetjeve në impiantet e shoqërisë Kurum, alternativë e vetme është eksportimi i tyre jashtë territorit të Republikës së Shq-ipërisë.” “Dhe në asnjë mënyrë të mos hid-hen në venddepozitimet ekzistuese.”

Gjë që Kurumi s’e përmend kund.“Një pjesë e mbetjeve nga shkrirja u je-

pet kompanive të shtrimit të rrugëve,” tha një zyrtare e Kurumit. “Pjesa tjetër mendo-het të përdoret për nivelimin e një territori pranë portit të Durrësit ku kompania do që të ndërtojë një bazë logjistike.”

24 dhjetor 2014 publikuar më:

altin raxhimi | BIRN | tiranë

Mali i plehrave i nxjerr bojën qeverisë RamaNë pushtet mbasi premtoi fundin e importeve plehrave, qeveria e kryeministrit Edi Rama s’po bën ç’duhet për të ndaluar kodrat me mbetje të rrezikshme në Elbasan.

mjeDis

një punëtor mbi kodrën e krijuar prej mbetjeve të depozituara në Shkumbin

Page 20: Reporter.al Numri Special

Kamionët e tonazhit të rëndë dhe makineritë që gërryejnë tokën për ndërtimin e një hidrocentrali në lu-

min e Lengaricës në Përmet, rajon jugor i Shqipërisë pranë kufirit me Greqinë, duken si përbindësha të huaj në mes të një peisazhi natyror të paprekur.

I gjendur në zemër të parkut kombëtar Hotovë-Dangëlli, lumi çan përmes kanio-nin 4 kilometra të gjatë prej shkëmbinjsh gëlqerorë dhe rrethohet nga një seri burimesh me ujëra termale, të njohura për aftësitë e tyre kuruese. Një urë e shekullit të 17-të çel rrugën për tek kanioni dhe gër-sheton në një hapësirë të ngushtë ansamb-lin e monumenteve natyrore dhe kulturore, të mbrojtura nga ligji.

Por pavarësisht vlerave të mëdha të zo-nës, qeveria shqiptare ka dhënë me konce-sion ndërtimin e një hidrocentrali mbi lumë, për të cilin aktivistët mjedisorë para-lajmërojnë se do të shkatërrojë kanionin.

Hidrocentrali i vogël, i mbështetur nga krahu financiar i Bankës Botërore, Korpo-rata Financiare Ndërkombëtare, po ndër-tohet nga kompania austriake Enso Hydro, përmes një firme të hapur në Shqipëri, të quajtur Lengarica & Energy.

Dokumentet e sigurura nga BIRN dhe intervistat me ekspertë apo zyrtarë të qe-verisë tregojnë se Lengarica & Energy nuk duhej në asnjë rast të ishte paisur me leje mjedisore, për shkak të ndikimit shkatër-rues që ky projekt rrezikon të shkaktojë mbi kanionin e Lengaricës dhe Parkun Kombëtar të Hotovës.

Kanioni është një monument i rrallë natyror dhe ligji shqiptar i jep atij një mbro-jtje të shkallës së parë.

“Projekti (hidrocentrali) do të ketë ndi-kim negativ mbi kanionin e Lengaricës, ku sipas ligjit shqiptar për Zonat e Mbrojtura, ai gëzon një mbrojtje të shkallës së parë ku nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi”-shpjegon Zamir Dedej, drejtues i Institutit për Mbro-jtjen e Natyrës në Shqipëri.

Kompania austriake Enso Hydro pra-non se hidrocentrali po ndërtohet pranë një monumenti natyror “sensitiv”; megjithatë mohon që projekti do të ketë ndikim negativ mbi kanionin. Kompania

thotë se do të përdorë vetëm ujin që rrjedh në kanion, por nuk po kryen punime bren-da tij.

Enso Hydro thekson gjithashtu se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ndër-timin nga qeveria shqiptare dhe tanimë, është punë e autoriteteve të monitorojnë që ata po veprojnë në përputhje me këto leje. “Ne jemi të ndërgjegjshëm se është një zonë sensitive,” thotë administratori i Len-garica & Energy, Wolfgang Kropfl.

“Me aq sa jemi në dijeni, projekti shtri-het në një zonë të kategorisë së dytë. Këtë na kanë raportuar autoritetet shqiptare,” shtoi ai. Banka Botërore, e cila kontrollon 20 për qind të projektit përmes investimit të saj në Lengarica & Energy, mohon gjithashtu çdo shkelje të mundshme, duke theksuar se projekti është vlerësuar në për-puthje me Standardet e Performancës Mje-disore të IFC, para se të vendosej financimi i tij.

Por qeveria e qendrës së majtë, e gjen-dur befas përballë një dallge protestash të grupeve mjedisore për projektin e firmosur nga paraardhësit e saj, thotë se ka krijuar një Task-Forcë për të analizuar impaktin mjedisor të projektit.

Një resort turistik shndërrohet në hidrocentral:Kanioni i Lengaricës konsiderohet nga

ekspertët si një monument natyror i rrallë për nga formimi gjeologjik, i veshur me bimësi të dendur, ku strehohen shumë spe-cie zogjsh.

Së bashku me burimet e ujërave termale të Bënjës dhe urën e shekullit të 17 të Ka-diut, kanioni ka thithur një numër gjithnjë e në rritje turistësh në Parkun Kombëtar të Hotovës, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash edhe për banorët vendas përgjatë viteve të fundit.

“Në Shqipëri, njerëzit mendojnë sot për sot dhe nuk e vrasin mendjen për të ardh-men,” ankohet Giorgio Ponti, një qytetar Italian i cili punon si koordinator i qendrës pritëse për turistët e huaj në qytetin e Për-metit.

“Qeveria shqiptare promovon zhvilli-min turistik të zonës, por më pas shkon dhe ndërton një hidrocentral aty. Ky është një

paradoks,” shton ai.Projekti Lengarica mori jetë në vitin

2008, kur qeveria shqiptare i dha me kon-cesion të drejtën për të ndërtuar dy hidro-centrale të vegjël në lumin e Lengaricës një kompanie shqiptare modeste të quajtur Ha-si Energji. Më pas, kompania me portofol minimal, Hasi Energji filloi të shiste përmes një serie transaksionesh koncesionin tek kompania austriake Enso Hydro, e cila sa-po kishte zbarkuar në Shqipëri për të eksploruar mundësitë e sistemit hidro-en-ergjetik. Kompania austriake është e spe-cializuar në këtë sektor dhe përveç Shq-ipërisë, zotëron hidrocentrale edhe në Aus-tri, Norvegji dhe Turqi.

Për të nisur projektin, Enso Hydro sigu-roi financimin e IFC dhe një banke tregtare gjermane, ndërkohë që ndërtimi në terren nisi verën e vitit 2013, pavarësisht kundër-shtive të para nga grupet mjedisore lokale.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se fillimisht, Hasi Energji kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks vilash pranë burimeve të ujërave termale të Bënjës, dhe madje kishte aplikuar për leje ndërtimi në 2006.

Megjithatë, kompania shqiptare ndërroi shpejt mendje dhe aplikoi për të drejtën e koncesionit për dy hidrocentrale të vegjël, Lengarica 1 dhe Lengarica 2, me kapacitet 3,700 kW dhe 2,500kW, siç thuhet në kon-tratën e vitit 2008.

Kur iu dha koncesioni nga Ministria e Ekonomisë, Hasi Energji zotëronte një kap-ital prej vetëm 100, 000 lekësh (€850), minimumi i kërkuar nga ligji për t’u regjis-truar si kompani, me eksperiencë vetëm në import-eksportin e produkteve ushqimore.

Astrit Dhomaj, njëri prej ish-aksionerëve të kompanisë, thotë se ata nuk e kishin çuar kurrë ndërmend që të investonin paratë e tyre në këtë projekt.

“Ne donim të gjenim një kompani të huaj (për investimin) dhe kjo është gjithë sa bëmë,” i tha Dhromaj BIRN-it gjatë një

interviste telefonike.Në vitin 2009, ministri i Ekonomisë,

Genc Ruli, firmosi një kontratë të dytë me Hasi Energji për të amenduar marrëveshjen koncesionare që kompania kishte marrë një vit më parë, duke reduktuar numrin e hidrocentraleve në koncesion nga dy në një, por me një kapacitet më të madh të insta-luar.

Hidrodentrali i ri, sipas kontratës së amenduar koncesionare, do të kishte një kapacitet të instaluar prej 8,906 kW.

Me koncesionin në dorë, Hasi Energji krijoi në vitin 2011 një kompani të përbash-kët me Enso Hydro të quajtur Lengarica & Energy. Fillimisht Hasi Energji i transferoi 20 % të aksioneve dhe më pas ia shiti të gjitha për 800 mijë euro.

Më 3 gusht 2011, Enso Hydro mori kon-trollin e të gjitha aksioneve të Lengarica & Energji. Vlerësohet se Hasi Energji shpen-zoi 15,000-20,000 mijë euro për koncesio-nin para se ta shiste atë tek austriakët e “Enso”.

“Ky ishte një projekt i rëndësishëm dhe unë mendoj se bëmë një pazar të mirë,” tha Dhromaj, ish-aksioneri i Hasi Energji.

Kanioni në rrezikPasi Enso Hydro mori kontrollin e plotë

të kompanisë “Lengarica & Energy”, pro-jekti për ndërtimin e një hidrocentrali të vetëm me kapacitet 8.9 MW eci përpara në lumin e Lengaricës.

Megjithatë, qeveria e kryeministrit Sali Berisha e shpalli zonën e Hotovë-Dangël-lisë një Park Kombëtar në Dhjetor 2008, pasi kompanisë Hasi Energji i ishin apr-ovuar koncesioni dhe leja mjedisore.

Vendimi i qeverisë e ndau parkun në katër zona; në bërthamën qendrore, zonën për zhvillim të qëndrueshëm, zonën rekreative dhe atë për përdorim tradicio-nal.

Paralelisht me përvetësimin e “Lengari-ca & Energji”, Enso Hydro përgatiti një projekt të ri për hidrocentralin.

Hidrocentrali i financuar nga Banka Botërore kërcënon kanionin e LengaricësNjë hidrocentral i ndërtuar në lumin e Lengaricës prej kompanisë austriake Enso Hydro dhe me financim të IFC-së, kërcënon me shkatërrim kanionin e njohur, në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe rregullat mjedisore të Bankës Botërore.

alekSandra boGdani, lindita çela | BIRN | përmet dhe tiranë

20

Hidrocentrali i vogël, i mbështetur nga krahu financiar i Bankës Botërore, Korporata Financiare Ndërkombëtare, po ndërtohet nga kompania austriake Enso Hydro, përmes një firme të hapur në Shqipëri, të quajtur Lengarica & Energy. ambientalistët protestojnë se ndërtimi do të dëmtojë monumentet e natyrës

HEC-i i Lengaricës, i ndërtuar me financim të Enso Hydro

Page 21: Reporter.al Numri Special

Ky projekt përmban vendosjen e një tu-bi për marrjen e ujit në pjesën e sipërme të kanionit dhe devijimin e tij për 4 kilometra përmes një tuneli të gjatë nëntokësor. Para se të mbërrijë në godinën e centralit, tuba-cioni shtrihet edhe 3.75 kilometra të tjerë mbi tokë.

Hidrocentrali do të përdorë 8 metër kub ujë për sekondë nga prurjet totale, duke lë-në vetëm 0.2 metër kub për sekondë të rrjedhë në kanion. Kompania pretendon se kjo është sasi e mjaftueshme për ruajtjen e ekosistemit.

Kur Lengarica & Energji bleu koncesio-nin nga Hasi Energji në 2011, iu desh të ap-likonte sërish për një leje të re mjedisore në Ministrinë e Mjedisit, pasi hidrocentra-li shtrihej tanimë brenda kufijve të Parkut Kombëtar Hotovë-Dangëlli.

Dokumentet e sigurura nga BIRN trego-jnë se aplikimi i parë për leje mjedisore i Lengarica & Energji u refuzua nga Minis-tria e Mjedisit më 4 Tetor 2011.

Komisioni i Ministrisë së Mjedisit, i ngarkuar për vlerësimin e projektit argu-mentoi në aktin e refuzimit se hidrocentra-li nuk ishte i realizueshëm sepse ishte bren-da një Parku Kombëtar të mbrojtur nga ligji. Komisioni gjithashtu vlerësoi se në ku-finjtë e projektit ishte edhe kanioni i Len-garicës, një monument natyre i mbroj-tur dhe ai nga ligji për Mjedisin.

“Implementimi i këtij projekti shkakton pasoja të konsiderueshme negative dhe dëmton kanionin, çka bie ndesh me ligjin e vitit 2002 për Zonat e Mbrojtura,” thotë Komisioni.

“Devijimi i rrjedhës së ujit do të ketë ndi-kim negativ edhe tek ujërat termale afër Bënjës, në fund të kanionit,” thuhet në do-kument. Komisioni vendosi që projekti nuk mund të aprovohej në “formatin e vet ak-tual”, pasi bie në kundërshtim me legjisla-cionin mjedisor.

“Hidrocentrali mund të ndërtohet vetëm nëse përdor ujin në pjesën e poshtme të

kanionit; pasi ai kalon burimet e ujërave termale,” theksoi Komisioni.

Megjithatë, pasi Lengarica & Energji bëri një kërkesë të dytë për leje mjedisore dy muaj më vonë, pa asnjë ndryshim të pro-jektit, i njëjti Komision ndërron mendje dhe aprovon ndërtimin e hidrocentralit më 21 Janar 2012.

Një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i cili foli në kushtet e anonimatit, i tha BIRN-it se lejimi i projektit erdhi pas presionit të dy deputetëve të Partisë Demokratike, aso-kohe në pushtet.

“Pas refuzimit, mua më pushuan direkt nga puna me urdhër të ministrit,” shtoi ish-zyrtari.

Kanioni i Lengaricës është një monu-ment natyre i mbrojtur sipas ligjit të vitit 2002 për “Zonat e Mbrojtura” dhe gëzon mbrojtje të shkallës së parë.

Neni 5 i ligjit, në pikën 2 thotë se në zonat ku zbatohet shkalla e parë e mbro-jtjes ndalohet çdo lloj ndërtimi.

Por Lengarica& Energji pretendon se niveli i mbrojtjes në kanion nuk ka asnjë lidhje me projektin, pasi ata vetëm sa devi-jojnë ujin prej tij, por nuk kryejnë asnjë ndërtim brenda kanionit.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Lengarica & Energji mohuan çdo lloj ndikimi të paligjshëm për të siguruar lejen mjedisore.

“Nëse ishte e ndaluar, qeveria nuk duhej të na e kishte dhënë lejen mjedisore,” tha avokatja e kompanisë, Vilma Gjyshi. “Gjith-sesi, tani që na është dhënë kjo leje, ne je-mi në të drejtën tonë për të zhvilluar pro-jektin,” shtoi ajo.

Wolfgang Kropfl, drejtori ekzekutiv i Lengarica & Energji insistoi se hidrocen-trali shtrihet vetëm në parkun kombëtar, që gëzon mbrojtje të Kategorisë II dhe si-pas ligjit shqiptar, aty lejohet ndërtimi i një hidrocentrali, pasi është lëshuar një leje mjedisore.

“Ne nuk po punojmë në kanion,” tha Kropfl. “Është apo jo nën mbrojtjen e kat-

egorisë së parë, nuk ka lidhje me projektin, për sa kohë ne nuk kryejmë punime aty,” shtoi ai.

Megjithatë, Sokol Abazaj, i cili ka punu-ar si konsulent i Enso Hydro-s për zhvilli-min e projektit të Lengaricës deri në 2012, i tha BIRN-it se Kropfl e dinte fare mirë që zona mbrohej me ligj, e madje kishte lobuar për ta hequr atë zonë nga Parku Kombëtar.

“Përveç gjërave të tjera, Lengarica & Energji ka kërkuar zhvendosjen e zonës nga Parku Kombëtar,” tha Abazaj. “Kjo kërkesë nuk u miratua kurrë nga institucio-net shqiptare, megjithëse zoti Kropfl, në cilësinë e administratorit të Lengarica & Energji, me firmë dhe vulë të kompanisë, e ka përsëritur kërkesën më shumë se një here,” shtoi ai.

Abazaj pretendon se mosmarrëveshjet lidhur me mjedisin në Shqipëri u kthyen në një burim konflikti mes tij dhe drejtorit të Lengarica & Energji, zotit Kropfl.

“I thashë atij se Shqipëria nuk është Bangladesh dhe se këtu ka ligje dhe rregul-la që nuk mund të shkelen,” tha Abazaj. “Do të dilte një ditë në media, siç edhe do-li, që mund të shkaktohet një katastrofë atje,” tha ai, duke folur për projektin.

Abazaj e përshkruan zotin Kropfl si ar-rogant, që nuk i pëlqente të luante sipas rregullave.

“Kropfl deklaronte se rregullat i bën ai që ka paratë dhe se shqiptarët e duan me dajak,” pretendon Abazaj.

Kropfl hodhi poshtë pretendimet dhe përgojimet dhe tha se kompania nuk kishte asnjë arsye për të lobuar heqjen e zonës nga Parku Kombëtar.

“Ne si kompani nuk kemi bërë asgjë të tillë,” tha ai. “E pse na duhej të kërkonim heqjen apo të lobonim për këtë?” pyet Kropfl.

IFC i tha BIRN-it përmes një deklarate se projekti është vlerësuar në përputhje me “Kornizat e Qëndrueshmërisë së IFC, Stan-dardet e Performancës Sociale dhe Mje-disore, të cilat promovojnë mbrojtjen e bio-diversitetit dhe menaxhimin e qën-drueshëm të burimeve natyrore”.

“Sipas informacioneve të vëna në dis-pozicion nga kompania, projekti Lengari-ca” nuk bie në zonë të mbrojtur të Kate-gorisë 1,” tha zëdhënësi i IFC. “Tubi dhe

tuneli shtrihen në kategorinë 2, porta e ujit/ centrali dhe pjesë të nënstacionit bien në Kategorinë 3”.

Sipas ligjit 8906 “Për Zonat e Mbrojtu-ra”, gjithçka është analizuar në përputhje me Nenin 6, pika 3 a) e ligjit”,-shtoi ai.

Neni 6, pika 3 a) e ligjit thotë se aktiv-itetet që “ndryshojnë gjendjen natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sis-temeve të zonave të lagura” nuk ndalohen, por nuk lë të kuptohet se e ka fjalën për ndërtime hidrocentralesh brenda parqeve kombëtare.

Sipas Lengarica & Energji, hidrocentra-li po ndërtohet në zonat e zhvillimit të qën-drueshëm dhe atij për përdorim tradicio-nal, brenda parkut Hotovë-Dangëlli.

Gjithsesi, në vendimin e qeverisë së Dh-jetorit 2008, që i jep zonës statusin e Par-kut Kombëtar, theksohet se në zonën e zh-villimit të qëndrueshëm lejohet të kryhen vetëm aktivitete ekonomike me ndikim minimal mbi mjedisin.

“Në zonën e zhvillimit të qëndrueshëm, e cila shërben si hapësirë buferike për qen-drën e parkut, lejohen vetëm aktivitete eko-nomike sezonale (kullotë, mbledhje e bimëve medicinale apo e prodhimeve dytë-sore nga pylli), të cilat nuk kanë asnjë im-pakt në integritetin ekologjik të ekosiste-mit,” thuhet në vendim.

Të kontaktuar nga BIRN, Ministria e En-ergjetikës dhe ajo e Mjedisit thanë se janë në pritje të konkluzioneve të Task-Forcës së përbashkët të ngritur pas ankesave të ko-munitetit lokal dhe grupeve mjedisore.

“Do të analizojmë konkluzionet e Task-Focës për të kuptuar nëse shqetësimet e shprehura nga komuniteti dhe shoqëria ci-vile kanë bazë reale,” thotë ministri i En-ergjetikës, Damian Gjiknuri.

Duke iu shmangur shqetësimeve të shoqërisë civile, Kropfl argumenton se me devijimin e ujit nga kanioni, hidrocentrali do të mbrojë pjesën e poshtme të lumit nga përmbytjet në kohën e pikut.

“Lengarica është një lumë me dinamikë tepër të lartë dhe në disa sezone, sjell deri në 20 metër kub për sekondë. Nëse e shi-kon lumin, çdo vit ai merr një drejtim tjetër në pjesën e poshtme të parkut,” thotë ai. “Ngaqë është shumë dinamik, ai shkatër-ron vetveten,” përfundon Kropfl.

Dy vendimet e kundërta për HEC-in e Lengaricës, ku e njëjta ministri i ka refuzuar dhe më pas miratuar lejen mjedisore.

21

4 nëntor 2014 publikuar më:

Ura e Kadiut mbi lumin Lengaricë, prej nga fillojnë kanionet e shpalluar monument natyre

Page 22: Reporter.al Numri Special

22

Mallkimi i naftës: Jeta midis ndotjes dhe vdekjes në Patos-Marinzë

14 prill 2015 publikuar më:“Shpërndarja e sëmundshmërisë në këtë zonë tregon se

prekshmëria më e lartë është në moshën mbi 60 vjeç si dhe ka tendencë rritje në 2014,” thuhet në raportin e iSHP.

Banorët e Marinzës po përballen me shtim të sëmundjeve respiratore dhe të kancereve në vitet e fundit, por autoritetet shtetërore nuk janë të afta të vërtetojnë se shëndeti i lig vjen prej ndotjeve që shkakton industria e naftës.

alekSandra boGdani, | BIRN | patoS marinzë

Në rrugën që çan përmes fshatin e Marinzës, rreth 10 kilometra larg qytetit të Fierit, katër gra janë mbled-

hur bashkë për të ndarë fatin e keq dhe armiqësinë me Bankers Petroleum, kompani-në kanadeze që shfrytëzon prej 10 vitesh fush-at që notojnë mbi naftë. Moti është i vrenjtur, por ajri të çan hundët nga era e gazit prej veze të prishur. Gratë flasin me zë të lartë dhe janë të zemërura. E para qan hallin e të birit, që vuan prej 7 vitesh nga astma bronkiale. E dyta ka humbur të shoqin, Kito Gjata nga leuçemia dhe frikësohet për shëndetin e tre fëmijëve. E treta, nënë dhe gjyshe jeton me asistencë, që prej kohës kur i shoqi u sëmur nga tromboza në këmbë dhe humbi punën si naftëtar. Më e reja, Enkelejda Nushi është shtruar së fundmi në spital me të vjella dhe marrje mendsh për shkak të gazit që davaritet në ajër. “Çdo shtëpi ka nga një të sëmurë dhe jeta po na shkatërro-het dita-ditës nga nafta,” thotë Enkelejda Nushi për BIRN. Fshati i Marinzës me rreth 3 mijë banorë jeton mes sëmundjeve. Shumica e banorëve ankohet për probleme me frymëmar-rjen, lëkurën apo veshkat. Sipas një raporti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili iu refero-het punonjësve të qendrave shëndetësore, në zonë ka një shtim me 6 për qind të sëmundjeve kancerogjene. Zona naftë-mbajtëse e Patos-Marinzës renditet e treta në listën e 31 hot-spo-teve të identifikuara të vendit, që sipas Minis-trisë së Mjedisit kanë nivel të lartë ndotjeje. Megjithatë, është e vështirë të llogarisësh kos-tot e industrisë së naftës mbi jetën e banorëve të Marinzës dhe fshatrave përreth. Prej vjeshtës së vitit 2014, Komiteti Shqiptar i Hel-sinkit është përpjekur të marrë përgjigje nga institucionet shtetërore për nivelin e ndotjes së ajrit dhe tokës në këtë zonë. Organizata ka kërkuar gjithashtu të dijë se si ndikon aktivite-ti i kompanisë Bankers Petroleum në shëndetin e banorëve të zonës. Kryetarja e KSHH, Vjoll-ca Meçaj pohon se përgjigjet që kanë marrë nga autoritetet shtetërore janë zhgënjyese. “Kemi kërkuar shpjegime nga Ministria e En-ergjetikës dhe e Shëndetësisë, por gjithë sa ke-mi marrë janë justifikime,” thotë Meçaj.

“Nëse kompania dëmton jetën e banorëve, ajo duhet t’i dëmshpërblejë ata. Ndërsa shteti duhet të mendojë një zgjidhje afatgjatë për të siguruar shëndetin e tyre,” shton ajo. Edhe pse pranon që zona është e ndotur, Bankers Petro-leum i hedh poshtë akuzat që ndotja dhe rën-dimi i shëndetit të banorëve të Marinzës janë pasojë e aktivitetit të saj. Kompania ia faturon ndotjen e mjedisit kompanisë Albpetrol, që ka shfrytëzuar vendburimet e naftës që prej mesit të viteve ’50. Ajo pretendon se teknologjia e avancuar që përdoret aktualisht për nxjerrjen e naftës nuk shkakton ndotje. “Situata që ke-mi trashëguar nga Albpetrol ka qenë shumë e rënduar. Kemi pastruar mbi 600 puse të vje-tra nafte,” i tha BIRN-it zëdhënësja e kompa-nisë, Laura Dashi.

“Ka ende puse të trashëguara, që nuk janë pastruar,” shtoi ajo.

Edhe pse historia e ndotjes së zonës nga mbetjet e naftës është e gjatë, BIRN ka zbulu-ar se në tre vitet e fundit ka shtim të sëmund-jeve që lidhen me cilësinë e ajrit. Një raport i

Institutit të Shëndetit Publik, i datës 11 nëntor 2014 vlerëson se gjatë viteve 2012-2014 ka rritje të rasteve me astmë bronkiale, bronkit kronik, emfizemë dhe kancer pulmoni në fsha-trat Marinzë dhe Zharrës. ISHP pohon se në këtë zonë, sëmundjet e astmës dhe bronkitit kronik kanë një frekuencë 5-7 raste për një mi-jë banorë. Emfizema dhe kanceri i pulmonit gjenden me një shpërndarje më të ulët; 1 rast për 1 mijë banorë. Instituti i Shëndetit Publik vlerëson megjithatë se në tre vitet e fundit ka pasur rritje të rasteve për të katërta sëmund-jet. “Shpërndarja e sëmundshmërisë në këtë zonë tregon se prekshmëria më e lartë është në moshën mbi 60 vjeç si dhe ka tendencë rritje në 2014,” thuhet në raportin e ISHP.

Ajri i ndotur nuk matetShaban Nurka mbi të 60-at i ka sytë e

skuqur dhe fytyrën e ënjtur, ndërsa fjalët i da-lin nga fyti bashkë me një fishkëllimë të çjerrë. Ai ka punuar për 38 vite si naftëtar dhe vuan që herët nga një sëmundje e mushkërive. “Jam i lodhur nga jeta. Vetëm humbasim dhe asgjë nuk fitojmë nga pasuria që mban nëntoka jo-në,” thotë ai. Nurka shkon herë pas here në qytetin e Fierit për vizita, por bën vetëm anal-izat e domosdoshme. Nuk ia mban xhepi të paguajë edhe për analizat që kontrollojnë niv-elin e helmeve në gjak. I moshuari vuan prej vitesh nga sëmundja e mushkërive. Megjithatë, ai ankohet se vitin e fundit është rënduar si pa-sojë e gazit të shpërndarë në ajër.

“Në mëngjes herët, një shtresë e trashë gazi ngrihet mbi tokë sa një bojë njeriu,” thotë Nur-ka për BIRN-in. Ashtu si banorët e tjerë, edhe ai dyshon se sëmundja e tij vjen nga ndotja e shkaktuar prej industrisë së naftës. Nga aktiv-iteti i dikurshëm i Albpetrolit, por edhe nga shpimet masive të viteve të fundit nga Bankers Petroleum. Në ambulancën modeste të Marinzës, e cila shërben vetëm për injeksione, mjekja e fshatit pranon heshturazi rëndimin e shëndetit të banorëve gjatë viteve të fundit. Ajo është duke përgatitur një raport për Institutin Rajonal të Shëndetit Publik dhe thotë se nuk është e autorizuar të japë të dhëna. “Pacientët

me kancer i humbim shumë shpejt. Ndërsa me sëmundje respiratore ka shumë në fshat,” thotë shkurt ajo. Instituti i Shëndetit Publik thotë se e ka të pamundur të vërtetojë lidhjen mes nivelit të ndotjes dhe rritjes së sëmundsh-mërisë në zonë. Në shkresën e siguruar nga BIRN, Instituti i Shëndetit Publik pohon se nuk ka kapacitetet e nevojshme materiale dhe lab-oratorike për të monitoruar ndotësit e mund-shëm nga aktiviteti i kompanive të naftës në zonë. Nga 13 elementë të dëmshëm që emeto-hen në ajër nga industria e prodhimit të naftës, Instituti i Shëndetit Publik mund të monitoro-jë vetëm dy prej tyre. Në raport thuhet se ISHP mat elementët PM 10 dhe PM2 përmes aparaturave të vendosura në drejtorinë rajo-nale të Fierit. Megjithatë, të dhënat e përftuara nuk kanë domethënie specifike për zonat e Marinzës dhe të Zharrëzit. ISHP rendit se ndotësit e tjerë nga burimet e naftës janë SO2, NOx, CO, VOC, Benzeni, 1,3-butadiene, naph-thalene, fluor hidrogjeni, mërkur dhe H2S.

“Ndotësit e sipërpërmendur nuk mund të monitorohen nga institucioni ynë për mungesë aparaturash prej tre vjetësh,” thuhet në doku-ment. “Një mungesë e tillë dhe mospasja e të dhënave për nivelin e ndotjes nuk na lejon të themi që ndotja ka ndikuar në rritjen e nive-leve të sëmundshmërisë në këto zona,” shton ISHP. Të nxitur nga kërkesa e Komitetit Shq-iptar të Helsinkit, edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN ka dërguar në dh-jetor 2014 një grup specialistësh për të verifi-kuar në terren operacionet hidrokarbure të kr-yera nga Bankers Petroleum. “Duhet të prano-jmë se një pjesë e madhe e popullatës dhe e punonjësve janë identifikuar pozitivisht të prekur nga sëmundje të ndryshme, të cilat vi-jnë si rezultat i ndotjeve me prejardhje nga hi-drokarburet” thuhet në shkresën e AKBN. “Ndotjet i përkasin periudhës së mëparshme, kur ende nuk ishin realizuar investimet për re-habilitimet mjedisore në vendburimin Patos-Marinzë,” thuhet më tej.

Zgjidhja e munguarVendburimet e naftës në Patos-Marinzë

konsiderohen si një ndër pasuritë kryesore të Shqipërisë. Kompania Bankers Petroleum, që i shfrytëzon ato prej 10 vitesh deklaroi në vitin 2014 se prodhonte deri në 20 690 fuçi naftë në ditë, ndërsa kishte shënuar shifrën rekord të të ardhurave vjetore prej 583 milionë dol-larësh. Ky bilanc e rendit Bankers Petroleum në kompaninë me xhiro vjetore më të madhe në vend. Megjithatë, industria e naftës ka sjel-lë pak mirëqënie për banorët e zonës. Vangjel Prifti, një inxhinier mekanik në pension kuj-ton se në vitin 1957 fshati u “përmbyt” nga nafta dhe gazi që shpërtheu si shatërvan nga toka për më shumë se 2 muaj.

Ai kujton se pemët u thanë dhe toka u dëm-tua, ndërsa flakë të mëdha zjarri përfshinë zo-nën ku u zbulua nafta.

“Në atë kohë erdhi ushtria në fshat dhe banorët u shpërngulën nga shteti në fermën Çlirim. Por ata u kthyen sërish në tokat e tyre,” tregon Prifti. Më 1 prill 2015, fshati i Marinzës kaloi në një situatë të ngjashme emergjence. Dy fontana 50 metra të larta me gaz dhe ujëra nëntokësore shpërthyen në oborret e banorëve, duke shtuar ankthin e tyre dhe rënduar ndotjen në mjedis. Banorët dhe autoritetet shtetërore ia faturojnë këtë aksident kompanisë Bankers Petrolium, e cila shfrytëzon vendburimet e naf-tës në zonën Patos-Marinzë që prej vitit 2014. Prokuroria e Fierit ka nisur një hetim për ak-sidentin, ndërsa autoritetet shtetërore kanë kërkuar dëmshpërblim për banorët e dëmtuar. Kompania kanadeze, Bankers Petroleum ka premtuar se një situatë e tillë nuk do të përsëritet më. Shpërthimi i gazit më 1 prill është vetëm ana e dukshme e presionit që in-dustria e naftës shkakton mbi banorët e zonës. Megjithatë, ky nuk ishte aksidenti i vetëm. Më 15 shtator 2014, në fshatin Vërri të Fierit kishte pasur shpërthim të gazit dhe të naftës mbi sipërfaqja, por ngjarja pati mbulim të vakët mediatik. Kompania Bankers Petroleum i tha BIRN-it se do të dëmshpërblente 100 për qind banorët e dëmtuar nga aksidenti i 1 prillit dhe se po mendon një projekt afatgjatë për reha-bilitimin total të zonës. Megjithatë, ajo kërkon që edhe pushteti lokal të luajë rolin e vet, me paratë që kompania paguan çdo vit si rentë.

“Kemi një projekt për rehabilitimin e plotë të zonës. Do të marrim për 2 vjet tokat me qera për t’i pastruar plotësisht,” tha zëdhënësja e kompanisë. Pas monitorimit që Agjencia Kom-bëtare e Burimeve Natyrore i bëri aktivitetit të kompanisë, arriti në përfundimin se në vend-burim ka ende probleme që duhen zgjidhur në bashkëpunim me komunitetin. “Ka ende rrjed-hje të naftës që ndotin ambientin, ka rrjedhje në atmosferë të gazit dhe pluhura që lidhen me trafikun e dendur të automjeteve,” thuhet në raport. “Kjo vjen edhe si rezultat i afërsisë që kanë zonat e banuara dhe banesat e veçanta me puset dhe infrastrukturën lidhëse,” thuhet në raport. Komuniteti Shqiptar i Helsinkit u bën apel autoriteteve të shtetit që të marrin masa urgjente për të garantuar jetën dhe shën-detin e banorëve të zonës. “Asnjë sipërmarrje ekonomike, sado me interes nuk mund e nuk duhet të lejohet në kurriz të të drejtave themelore të qytetarëve të vendit,” thotë Vjoll-ca Meçaj për BIRN.

Pas shpërthimit të puseve të naftës në Patos Marinzë

Page 23: Reporter.al Numri Special

23

Një recetë mjekësore, e lëshuar në nën-tor 2014 në Tiranë i rekomandon një pacienti me Osteoperozë që të marrë

çdo mëngjes, para buke dhe esëll, një dozë Aci-di Ibandronik. Kjo kurë dhe 13 të tjera të ng-jashme me gjasë do t’i kishin “vrarë” të sëmurët. Protokolli mjekësor për trajtimin me këtë medikament lejon vetëm një dozë në muaj.

Fatmirësisht, këto nuk janë receta të lësh-uara prej mjekësh për pacientë të vërtetë. Fat-keqësisht, përmes këtyre recetave false, dre-jtues farmacish dhe zyrtarë të Fondit të Siguri-meve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH dyshohet se kanë përfituar 150 mil-ionë lekë (1.07 milionë euro) gjatë vitit të fun-dit. Më 5 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës arrestoi nëntë persona, mes të cilëve edhe dre-jtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani për abuzime me fondin e ilaçeve të rimbur-sueshme. Prokuroria hetoi një skemë mashtri-mi me katër farmaci “fantazmë”, që përmes recetave të falsifikuara kishin përfituar rreth 56 milionë lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetë-sor. Megjithatë, një raport i Njësisë së Kontrol-lit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit pranë qeverisë, të cilin BIRN e disponon tregon se Prokuroria ka hetuar deri më tani vetëm ma-jën e ajsbergut të këtij abuzimi. Ky raport evi-denton një dëm që e kalon vlerën e 150 milio-në lekëve, ndërsa e ka zgjeruar skemën e abuz-imit edhe me shtatë farmaci të tjera.

Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe An-tikorrupsionit, NJKBA evidenton gjithashtu se drejtuesit e Fondit u përpoqën të fshihnin shkel-jet ose ta shkarkonin përgjegjësinë vetëm zyrën rajonale të Tiranës. Zyrtarët e arrestuar deri më tani i përkasin vetëm kësaj drejtorie.

Ndërsa dokumenti i kontrollit, i siguruar nga BIRN, i shtrin përgjegjësitë deri tek zv.drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm, Sokol Skura. Tre farmacitë e të afërmve të tij kanë përfituar shumë të konsi-derueshme parash nga rimbursimi i ilaçeve gjatë vitit 2014, deri në prill të 2015.

Sipas raportit të NJKBA, Skura, i cili është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste dhe kandidat për Këshillin Bashkiak të Librazhdit në këto zgjedhje, dyshohet se është në konflikt interesi për të paktën 3 farmaci, që drejtohen nga kunata dhe bashkëshortja e tij.

Skura refuzoi t’i përgjigjej kërkesës për ko-ment të BIRN.

Ndërsa zëdhënësja e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Etiola Kola i tha BIRN se drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar mendimin e ILDKP-së, nëse Skura ishte apo jo në konflikt interesi, teksa të afërm të tij përfituan para nga skema e rimbursimit.

“Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje nga ILDKP,” tha ajo.

Abuzimi me skemën e rimbursimitHetimi administrativ i NJKBA për skemën

e abuzimit me ilaçet e rimbursueshme filloi më 18 mars 2015, pas një urdhri të kryeministrit Edi Rama. Një anëtar i grupit të kontrollit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se Njësia ishte vënë në lëvizje pas ankesës së një pensionisti.

I moshuari kishte këmbëngulur të takonte kryeministrin, pasi nuk merrte barna të rim-bursueshme prej muajsh. Ai pretendonte se fq-inji i tij i merrte ato rregullisht.

Fondi i Kujdesit Shëndetësor është krijuar për të financuar mjekimin e shtresave në nevo-jë, pensionistët, fëmijët apo pacientë me së-mundje të rënda. Në raportin vjetor të FSD-KSH thuhet se fondi i rimbursimeve për 2014 ishte 8.2 miliardë lekë, nga të cilat u shpenzuan 98 për qind. Në faqen 30 të raportit vjetor të vitit 2014 thuhet se “kategoria Pensionistë ka një ulje prej 140 milion lekësh më pak në kra-hasim me vitin 2013”. Megjithatë, FSDKSH evidenton se numri i recetave të rimbursuara për kategori ishte rritur me 283 810 më shumë, falë uljes së çmimit të ilaçeve. Raporti vlerëson gjithashtu një rritje me 19 milion lekë të reja për të sëmurët me kancer, të cilëve u është de-dikuar një shifër prej 500 milionë lekësh rim-bursim gjatë 2014. Pensionistët dhe të sëmurët me kancer janë kategoritë më të prekura nga skema e recetave të falsifikuara. Në raportin e kontrollit prej 47 faqesh, të cilin BIRN e dis-ponon rezulton se 11 farmaci janë pjesë e ske-mës së abuzimit. Një pjesë prej tyre nuk kanë pasur asnjëherë aktivitet, ndërsa të tjerat kanë përfituar rimbursim përmes recetave false.

“Në të gjitha rastet nuk ishte e vështirë të dallohej vula e falsifikuar e mjekut në receta që rezultojnë deri në 90 për qind fiktive,” thuhet në raport. Burimi pranë grupit të kontrollit i tha BIRN se vulat ishin blerë në kancelari; të ngjashme me ato që përdoren nga fëmijët e shkollave, pasi rindërtohen nga shkronja të ndryshme. “…Vulat e mjekëve dallohen me sy të lirë që janë të falsifikuara, pasi duket që janë bashkim shkronjash,” thuhet në pjesë të Akt Kontrollit. Në disa prej farmacive si Nutrimed, Lundër, Bërzhitë dhe Adelina, të cilat janë mar-rë në hetim edhe nga prokuroria, numri i recetave false shkon nga 90 deri në 100 për qind. Vlerat e tyre kanë qenë gjithmonë të lar-ta, ndërsa barnat e përshkruara në të gjitha ras-tet, sipas kontrolluesve nuk i përmbahen pro-tokollit të mjekimit. Sidoqoftë, ato duket se i kanë shpëtuar verifikimeve edhe pse “gafat” në to ishin të dukshme dhe të rrezikshme.

Kontrolluesit e Kryeministrisë kanë zbulu-ar gjithashtu se kontratat e nënshkruara me farmacitë, thuajse të 11 të marra në shqyrtim, janë me probleme dhe në shkelje të ligjeve. Në rastin e farmacisë Nutrimed 2012, pronar i të

cilës është i arrestuari Hysni Roçi, NJKBA ka zbuluar se në kontratën me Fondin janë për-dorur tre NIPT-e të ndryshme dhe emër i rre-më pronari. Në rastet e tjera, NIPT-i nuk gjen-det i regjistruar në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve) edhe pse me këtë NIPT është lëshuar leja/licenca prej QKL-së (Qendra Kombëtare e Lejeve/licensave).

Gjatë procesit të kontrollit, NJKBA ka kon-taktuar mjekët që pretendohej se kishin lësh-uar receta në këto farmaci. Në të gjitha rastet, mjekët kanë mohuar t’i kenë lëshuar recetat.

NJKBA thotë se dëshmia e mjekëve ka qe-në e saktë, pasi recetat e lëshuara nuk janë të shënuara në regjistrat përkatës, pacientët e su-pozuar nuk janë pacientë të këtyre mjekëve dhe se në disa raste mjekët nuk kanë qenë në punë në qendrat shëndetësore prej nga vinin recetat.

Kontrollet selektive të FonditKontrolli i NJKBA ka vërejtur se drejtuesit

e Fondit urdhëronin kontrolle të shumëfishta mbi farmaci të rregullta dhe pa arsye dyshimi, ndërsa mbyllnin sytë para luhatjes së shifrave në farmacitë e përfshira në skemën e mashtrim-it. Raporti i kontrollit tregon se farmacia “Ade-lina” kishte përfituar zero lekë nga fondi në gusht dhe 74 mijë lekë të reja në shtator. Në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, kjo farmaci ka përfituar 1.7 milionë, 1.6 milionë dhe 3 milio-në lekë nga fondi i rimbursimit. Megjithatë, ajo nuk ishte kontrolluar asnjëherë.

Në listën e farmacive të pakontrolluara janë edhe tre farmacitë e të afërmve të zv.drejtorit të Përgjithshëm të FSDKSH, Sokol Skura. Dy prej tyre janë në pronësi të kunatës ndërsa e treta në pronësi të bashkëshortes.

Sipas NJKBA, farmacia e bashkëshortes së Skurës nuk ishte kontrolluar që prej ditës së regjistrimit në QKR. Raporti i kontrollit eviden-ton se këto raste janë të rënduara nga rretha-nat e konfliktit të interesit, pasi “zv.drejtori ka për detyrë të bashkërendojë punët mes struk-turave të fondit dhe të kontrollojë marrëdhëni-et me subjektet e kontraktuara”. Pavarësisht se gjatë gjithë raportit flitet për shkelje e falsifi-kime të kapura lehtësisht me sy të lirë, NJKBA vëren se pati përpjekje për ta fshehur atë që kishte ndodhur prej kontrollit. “Fondi u vu në lëvizje për subjekte farmaceutike të caktuara,

pas evidentimit të tërheqjes së dosjeve prob-lematike nga ana e grupit të kontrollit në Drej-torinë Rajonale Tiranë”, thuhet në faqen 44 të raportit të NJKBA-së. Sipas shënimit, kjo ishte një provë që Fondi kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm. Njësia e Antikorrupsionit thotë se Fondi urdhëroi dy kontrolle të tjera mbi DRFSDKSH që u kryen paralelisht me atë të njësisë. Qëllimi i këtyre kontrolleve, sipas gru-pit të dërguar nga kryeministri ishte mbulimi i problemeve dhe shmangien e përgjegjësive lig-jore të FSDKSH dhe ngarkimin e shkeljeve mbi drejtorinë rajonale.

“Në momentin e tre kontrolleve, drejtoria rajonale kaloi në kaos të plotë pasi tre grupe të ndryshme inspektimi kërkonin të njëjtat dos-je,” thuhet në raport. Pas arrestimit të nëntë personave dhe shpalljes në kërkim të dy të tjerëve, Prokuroria po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të abuzimit me skemën e rim-bursimit të ilaçeve. Një burim nga organi i akuzës i tha BIRN se numri i personave që mund të ndiqen penalisht mund të shkojë në 50. Përveç raportit të NJKBA-së, dyshime për përfshirjen e drejtuesve të lartë në këtë skemë ka hedhur edhe njëra prej specialisteve të ar-restuara. Frida Lamçe, njëra prej specialisteve të arrestuara, gjatë dëshmisë së saj para gjykatës tha se “kontratat i kishte firmosur, pa-si kështu kishin urdhëruar shefat”.

“Unë debatova dhe nuk isha dakord për këtë firmë, por juristja më tha se nëse nuk e bë-ja, do të kisha probleme,” shtoi Lamçe.

Megjithatë, edhe pas shpërthimit të skan-dalit, Fondi vazhdoi të disbursonte shuma të majme parash për farmacitë me probleme.

Në prill 2015, FSDKSH vendosi të publiko-jë online listën e farmacive që rimbursoheshin dhe vlerat përkatëse. Raporti i detajuar për mu-ajin prill 2015 gjendet në faqen online të fon-dit. Pesë nga 11 farmacitë e kapura me shkelje nga Njësia e Kontrollit dhe Antikorrupsionit gjenden sërish mes 15 përfituesve më të mëd-henj nga fondi i rimbursimeve në Tiranë. Në prill 2015, këto farmaci kanë përfituar së bashku më shumë se 44 milionë lekë rimbursime ilaçesh. Sipas NJKBA-së asnjëra prej këtyre farmacive nuk duhej të merrte rimbursim, pasi në dhjetor kishin prishur kontratën me fondin dhe rilidhja mund të bëhej vetëm pas një viti.

10 qershor 2015 publikuar më:

leonard bakillari | BIRN | tiranë

Skandali i ilaçeve prek kupolën e Fondit të SigurimeveNjë raport i Njësisë së Kontrollit të Brendshëm dhe Antikor-rupsionit në Kryeministri tregon se hetimi i prokurorisë për skemën e abuzimit të ilaçeve është vetëm maja e ajsbergut dhe vlera e dëmit është të paktën tre herë më e lartë.

sociAle

Ministri Beqja dhe ish-kreu i fondit, astrit Beci i cili dha dorëheqjen pas publikimit të abuzimeve

Page 24: Reporter.al Numri Special

24

OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

17 tetor 2014 publikuar më:GEn-i tirana pretendon se praktikat jokonkurruese dhe ilegale të oSHEE i

kanë kushtuar konsumatorëve dhe taksapaguesve shqiptarë miliona euro. ankesat janë bërë për nëntë tenderë mujorë për importet e energjisë të zhvilluara nga oSHEE nga janari deri në shtator 2014

BIRN zbuloi se Autoriteti i Konkurrencës po heton pretendimet se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bashkëpunoi me dy tregtarë të energjisë, EFT A.G dhe GSA – për të manipuluar rezultatin e tenderëve për importimin e energjisë elektrike.

GjerGj erebara, beSar likmeta | BIRN | tiranë

Autoriteti i Konkurrencës së Shq-ipërisë ka filluar hetimin kundër Operatorit të Shpërndarjes së En-

ergjisë elektrike dhe kompanive EFT dhe GSA pas ankesave të dorëzuara nga një tregtar tjetër i energjisë. GEN-I Tirana pretendon se praktikat jokonkurruese dhe ilegale të OSHEE i kanë kushtuar kon-sumatorëve dhe taksapaguesve shqiptarë miliona euro. Ankesat janë bërë për nëntë tenderë mujorë për importet e energjisë të zhvilluara nga OSHEE nga janari deri në shtator 2014. Sipas dy ankesave të dorëzuara te Autoriteti i Konkurrencës më 30 korrik dhe 18 shtator, të cilat BIRN i disponon, GEN-I pretendon se praktikat jokonkurruese të OSHEE i kushtuan tak-sapaguesve 6.87 milionë euro nga janari deri në korrik dhe 457 mijë euro të tjera në muajt gusht dhe shtator. Në ankesën e 18 shtatorit, GEN-I thotë se “OSHEE i ka siguruar përfitime të jashtëligjshme oper-atorëve të tregut – EFT dhe GSA – duke kryer të njëjtat shkelje ligjore siç janë për-mendur në ankimin e mëparshëm, duke bërë të mundur që EFT dhe GSA të har-monizonin ofertat e tyre (në lidhje me çm-imin/sasinë), mbi bazën e shkëmbimit në mënyrë të paligjshme me këta operatorë të të dhënave konfidenciale mbi ofertat e fundit dhe më të mira, të paraqitura nga operatorët e tjerë, ndër to dhe ofertat e GEN-I Tirana Sh.p.k.”

Ankesa thotë se tenderët e OSHEE u manipuluan përmes dy metodave krye-sore, të cilat u alternuan në muaj të ndry-shëm. Metoda e parë përfshinte vendos-jen e ofertave nga EFT dhe GSA, të cilat qenë vetëm pak cent të euros më të ulëta si çmime për MWh se sa ofertat e GEN-I Tirana, duke bërë të mundur eliminimin e konkurrencës. Metoda e dytë e GSA dhe EFT përfshinte hedhjen e ofertave që qe-në shumë më të larta se sa çmimet e tre-gut në raste ku kishte konkurrentë të tjerë, të tillë si GEN-I Tirana, që po konkurro-nin për të furnizuar sasi të vogla energjie në krahasim me kërkesat e OSHEE.

Pyetur nga BIRN për këto akuza, OS-HEE dhe EFT nuk dhanë komente.

GSA lëshoi një deklaratë duke mohuar akuzat. “Ne jemi informuar mbi ankesën e GEN-I Tirana, por nuk kemi asnjë infor-macion të detajuar mbi përmbajtjen e saj,” tha për BIRN drejtori ekzekutiv i GSA, Serafin Orgocka.

Orgocka tha gjithashtu se GSA nuk kishte partneritet apo marrëdhënie me as-një kompani tjetër që vepron në këtë sek-tor, “përfshirë EFT-në”. Shqipëria impor-ton dhjetëramilionë euro energji elektrike çdo vit për të plotësuar kërkesën e brend-shme dhe për të mbuluar humbjet e shkak-tuara nga rrjeti i vjetruar dhe vjedhjet e gjithëpërhapura. Energjia elektrike im-portohet përmes prodhuesit shtetëror të energjisë, KESH dhe shpërndarësit të en-

ergjisë, OSHEE.Nga viti 2009 deri më 2013, OSHEE

qe nën pronësinë e gjigantit çek të en-ergjisë CEZ dhe kishte emrin CEZ Shpërndarje. Në janar 2013, Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri i hoqi CEZ licencën dhe mori kontrollin e kom-panisë pas mosmarrëveshjeve mbi faturat e papaguara nga institucionet publike të Shqipërisë ndaj CEZ dhe faturat e pap-aguara nga CEZ ndaj prodhuesit publik të energjisë KESH. Një auditim i kryer më 2013 në kulm të mosmarrëveshjes mes Shqipërisë dhe CEZ Group, zbuloi se CEZ Shpërndarje për shkak të borxheve të mëdha nuk kishte më vlerë tregu. E për-ballur me kërcënimin e një procesi të gjatë arbitrazhi si dhe me presion politik nga Republika e Çekisë, Shqipëria ra dakord t’i paguajë CEZ Group 95 milionë euro për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhe për të rifituar aksionet që i qenë shitur CEZ në vitin 2009. Pas marrëveshjes, në kor-rik 2014 shpërndarës i energjisë u

riemërua OSHEE. EFT AG, ose Electric-ity Financing Team, është një tregtar en-ergjie i regjistruar në Zvicër dhe e kontrol-luar nga oligarku serb Vuk Hamovic. GSA është një kompani shqiptare e tregtimit të energjisë e kontrolluar nga dy biznesme-në shqiptarë, Agron Shpallo dhe Serafin Orgocka. Orgocka tha se GSA është themeluar në vitin 1990 dhe është an-gazhuar në tregtinë dhe furnizimin me en-ergji që nga viti 2005. Ai vlerëson se GSA ka rreth 15 për qind të tregut në tenderët e kompanive publike të energjisë. Gjashtëdhjetë për qind e klientëve të kom-panisë janë kompani private në sektorin e industrisë, tha ai. “Ne furnizojmë indus-tritë e ferrokromit, çimentos, naftës dhe çelikut dhe kemi kontrata afatgjata me di-sa prej tyre,” shtoi Orgocka. Sipas ankesës së GEN-I Tirana të 30 korrikut, OSHEE, EFT dhe GSA kanë përqasur sjelljen e tyre në mënyrë të paligjshme lidhur me tenderët e zhvilluar nga janari deri në kor-rik 2014 për furnizimin me energji elek-

trike. OSHEE akuzohet se ka kaluar in-formacion konfidencial mbi ofertat te EFT dhe GSA duke i lejuar dy kompanive konkurruese të harmonizonin ofertat e tyre finale për tenderët në mënyrë që të manipulonin rezultatet. Duke folur në veçanti për tenderin e muajit mars 2014, ankuesi thotë:

“Gjykojmë se nëpërmjet rolit të OS-HEE në këtë tender, EFT dhe GSA (si shoqëri të shpallura fituese) kanë përqa-sur sjelljen e tyre lidhur me sasinë e en-ergjisë dhe në veçanti të çmimeve të ofru-ara, ku siç mund të konstatohet lehtësisht çmimet fituese për njësi janë 55.85 Euro/MWh (çmimi i ofruar nga EFT) dhe 55.80 EUR/MWh (çmimi i ofruar nga GSA) pra me një diferencë çmimi nga njëra-tjetra prej vetëm 5 cent.”

Ankesa shton se në kushte normale konkurrimi të tregut “është e pamundur që ofertuesit të paraqesin oferta kaq të ng-jashme me njëra-tjetrën, me një diferencë të pakonsiderueshme/inekzistente të çmimit për njësi, përveçse kur konkur-rentët, të koordinuar dhe të informuar paraprakisht nga subjekti prokurues [OS-HEE] fiksojnë çmimet dhe ndajnë tregjet përkatëse, në dëm të interesave jo vetëm të konkurrentëve të tjerë por edhe të vetë subjektit prokurues dhe në rastin konkret, edhe në dëm të konsumatorëve fundorë.”

Në këtë ankesë GEN-I vëren se EFT A.G dhe GSA kanë ofruar fillimisht çmime të larta, shumë më të larta se sa tregu – por pastaj dorëzuan oferta finale me çmime pothuajse identike.

Sipas ankesës, në disa tenderë mujorë për blerje elektriciteti të zhvilluara nga OSHEE nga janari deri në korrik, diferen-ca për MWh në tender mes EFT AG dhe GSA qe vetëm 4 deri në 10 cent të euros për njësi. Në ankesën e 18 shtatorit, GEN-I pretendoi se OSHEE ka vijuar manipu-limin e procedurave të tenderëve duke detyruar tregtarët e tjerë në treg të japin oferta për sasi më të vogla ose të mos mar-rin pjesë fare në garë. GEN-I thotë se ofer-tat e bëra nga EFT A.G dhe GSA qenë strukturuar në mënyrë të tillë që të sigu-ronin ose kontrata fitimprurëse me çmime të larta ose të siguronin pjesën më të mad-he të tregut të importit të elektricitetit.

Sipas GEN-I, OSHEE është fajtore për praktika të paligjshme të cilat qëllimisht “eliminuan konkurrencën nga tregu”.

Orgocka i GSA hodhi poshtë akuzat, duke i thënë BIRN se diferencat e vogla në çmim mes GSA dhe EFT qenë thjesht rastësore. “Procedura e tenderit zhvillo-het në çdo muaj dhe kështu mund të ndod-hë që diferenca një herë të jetë e vogël ndërsa në raste të tjera nuk janë kaq të vo-gla,” tha ai. Orgocka i përshkroi akuzat se çmimet e tenderëve të energjisë elek-trike që i kanë kushtuar miliona euro kon-sumatorëve shqiptarë si “të pakuptimta”.

faksimile e ankesës së datës 25 korrik 2014 për tenderat e energjisë elektrike

Page 25: Reporter.al Numri Special

25

Shumë shkolla publike në Tiranë janë duke kërkuar në mënyrë agresive donacione nga prindërit për të mbu-

luar nevojat për gjëra bazë si detergjentë apo për pagat e rojeve – gjëra që duhet të sigurohen nga fondet e bashkisë. Paratë e mbledhura përmes kontributeve menaxho-hen nga drejtorët e shkollave dhe krerët e bordeve të shkollave përmes llogarive të tyre private, të cilat nuk kontrollohen dhe kanë mungesë transparence.

BIRN ka mësuar gjithashtu se nxënësit vendosen shpesh nën presion për të siguru-ar kontributet nga prindërit, duke i vënë shumë familje të varfëra në vështirësi, veça-nërisht në komunitetet e margjinalizuara si romët. Mungesat e fondeve janë shpesh pa-sojë e paaftësisë së administratës së shkol-lave dhe bashkisë për të buxhetuar siç duhet nevojat për vitin shkollor përkatës, duke lë-në vrima financiare të cilat nuk mbulojnë edhe nevojat më bazike të institucioneve ar-simore. BIRN pyeti bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës mbi këto fakte por asnjëri nga institucionet nuk iu përgjigj kërkesave me shkrim deri në çastin e publikimit. Sipas ligjit për arsimin parauniversitar të miratuar në vitin 2012, financimi i shkollave publike bëhet nga bux-heti i njësisë së administrimit vendor për-katës. Pagat e mësuesve ndërkohë paguhen përmes Drejtorive Arsimore Rajonale, të cilat veprojnë nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Qeveria i jep fonde bashkive dhe komunave në bazë të një formule që bazo-het te numri i nxënësve. Ndërsa fondet për mallra dhe shërbime jepen për njësitë ven-dore sërish në bazë të formulës së numrit të nxënësve, ato shpërndahen me një rregul-lore të Ministrisë së Financave. Shkollat mundet të marrin fonde edhe përmes dona-cioneve apo mbështetjes materiale nga do-natorët. Ligji thotë se këto fonde duhet të

përdoren “për të përmirësuar cilësinë e ar-simit,” jo për të mbuluar nevojat bazë. Gjith-sesi, kopjet e buxheteve dhe shpenzimeve të dy shkollave 9-vjeçare në Tiranë të sigu-ruara nga BIRN, tregojnë se dhuratat nga prindërit qenë përdorur për mirëmbajtje, furnizime dhe siguri për shkollat, jo për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Mënyra se si këto fonde përdoren duhet të miratohet gjithashtu nga bordi i shkollës, i cili përbëhet nga prindërit, nxënësit, mësuesit dhe për-faqësues të qeverisjes vendore dhe komu-nitetit. Në shkollën 9-vjeçare Niket Dardani, për shembull, kontributet nga prindërit qe-në përdorur për të blerë punto, vida, bojë dhe perde si dhe për të paguar rrogën e ro-jës. Gjatë vitit shkollor 2014-2015 shkolla mblodhi 276 mijë lekë, nga kontributet e prindërve. Çdo nxënës qe nxitur për të dhë-në një kontribut prej 1 mijë lekësh dhe shkol-la mbante llogaritë e procesit të mbledhjes së kontributeve. Shkolla madje llogariti ed-he se çfarë përqindjeje të fondit total duhej të mblidhte çdo mësues.

Për shembull, një mësuese parashkollore në Niket Dardani kishte arritur të mblidhte vetëm 27 për qind të kontributeve që priteshin nga klasa e saj me 42 fëmijë deri në nëntor 2014. Gjithsesi, një mësuese e klasës së nëntë qe në gjendje të mblidhte 81 për qind të fondeve nga 26 nxënësit e saj.

Në shkollën e ‘Kuqe’ në Tiranë, çdo nxë-nësi iu kërkua gjithashtu një kontribut prej 1 mijë lekësh. Këto fonde u kërkuan për të paguar rojën dhe për të blerë mallra, bojë për printer, perde dhe materiale të tjera.

Në total shkolla mblodhi 692,388 lekë nga prindërit në vitin shkollor 2013-2014.

Sipas ligjit për arsimin, kosto të tilla duhet të përballohen nga bashkia e Tiranës, bazuar në fondet që buxheti i shtetit i jep bashkisë. Në intervistat me BIRN, prindërit thanë se kërkimi i kontributeve nga mësuesit

për llogari të shkollës është normë në shkol-lat e Tiranës dhe nxënësit e prindërit janë nën presion për të paguar.

“Në shumë raste, mësuesit i vendosin nxënësit nën presion dhe këto të fundit ka-në frikë se mësuesi do ti marri me sy të keq nëse nuk paguajnë,” tha prindi i një adolesh-enti në shkollën e mesme Partizani. Aktiv-isti i të drejtave të komunitetit rom dhe egji-ptian Gentian Serjani tha se praktika e pre-sionit mbi nxënësit për të mbledhur fonde i vendos veçanërisht në vështirësi familjet e varfra rome.

“Familjet rome subvencionohen nga shteti për të marrë libra shkollorë dhe ma-teriale të tjera për fëmijët e tyre falas – por në anën tjetër, atyre u kërkohen kontribute,” vërejti Serjani. Përfshirja e mësuesve në këtë formë grumbullimi fondesh nga nxënësit nuk është e ligjshme, thotë Hysni Elezi, kreu i Shoqatës Kombëtare të Prindërve.

Dhe kur mësuesit mbledhin këto para, “edhe pse praktika është e paligjshme, ata duhet t’i japin një faturë prindërit apo fëmi-jës që jep kontributin,” shtoi ai.

Fondet e mbledhura nga kontributet e prindërve ndërkohë zakonisht derdhen nëpër llogari bankare private të drejtorit apo të kryetarit të bordit të shkollës.

Shkollat në Shqipëri nuk mund të hapin llogari bankare si institucione për shkak se ata nuk kanë numër identifikimi fiskal, NIPT, një handikap i krijuar nga ligji i vitit 2012. Megjithëse bordet e shkollave duhet të luajnë një rol thelbësor në menaxhimin e fondeve të shkollave, organizatat që mbulo-jnë çështjet e arsimit thonë se ato shpesh nuk merren me këto punë për shkak se prindërit e angazhuar nuk kanë njohuri mbi kompetencat që u jep ligji.

“Prindërit në Shqipëri nuk janë ende të ndërgjegjshëm për fuqitë që i ka dhënë legjislacioni aktual,” thotë Rozeta Hoxhal-

lari, një menaxhere programesh në organi-zatën jofitimprurëse Fëmijët janë e Ardhm-ja në Tiranë. Hoxhallari vëren se kur pyeten mbi mungesën e angazhimit të tyre në bor-det e shkollave dhe këshillat e shkollave, prindërit shpesh përgjigjen se ndjejnë se ad-ministratat e shkollave nuk janë shumë poz-itive ndaj mendimeve të tyre.

Shoqata Kombëtare e Prindërve thotë se kjo mungesë angazhimi ka bërë që shumë pak borde të miratojnë dhe kontrollojnë për-dorimin e fondeve të mbledhura përmes kontributeve të bëra nga prindërit.

Shkollat ndërkohë kanë filluar të bazo-hen te këto kontribute për shkak se furnizi-met dhe materialet që marrin nga njësitë e pushtetit vendor janë të pamjaftueshme.

Pas fillimit të vitit shkollor, drejtorët e shkollave duhet të dorëzojnë kërkesat për materiale te bashkia. Shumë pak prej tyre e bëjnë. Në shumë raste, ata bazohen në atë çfarë administrata e qytetit i dërgon vetë.

Nga shumë shkolla fillore ku BIRN pyeti në Tiranë, vetëm një prej tyre e kishte dorë-zuar kërkesën për materiale në bashki gjatë vitit aktual shkollor.

Gjithsesi, drejtorët ankohen se kur ata dorëzojnë kërkesa, furnizimet që marrin sërish nuk janë të mjaftueshme. Drejtorët ankohen gjithashtu se njësitë e administrim-it vendor nuk janë transparente.

“E vetmja faturë që ne kemi marrë ndon-jëherë nga bashkia është ajo e gazit,” thotë drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Misto Mame në Tiranë. “Për fatura të tjera si ato të inter-netit apo mirëmbajtjes së shkollës, asnjë bord shkolle apo admistratë në Tiranë nuk ka asnjë informacion,” tha ajo.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës "Fuqizimi i Bashkëpunimit mes

Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë," me mbështetjen e Fondacion-

it Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

29 janar 2015 publikuar më:

manjola tërShana | BIRN | tiranë

Shkollat publike në Tiranë janë bërë gjithnjë e më shumë të varura në “kontributet” e vazhdueshme të mbledhura nga prindërit, të cilat familjet kanë frikë të mos i paguajnë

Shkolla niket Dardani, e rikonstruktuar

Nga detergjentët tek rojet: prindërit paguajnë haraçet e bashkisë në shkollat e Tiranës

nxënësit vendosen shpesh nën presion për të siguruar kontributet nga prindërit, duke i vënë shumë familje të varfëra në vështirësi, veçanërisht në komunitetet e margjinalizuara si romët. Mungesat e fondeve janë shpesh pasojë e paaftësisë së administratës së shkollave dhe bashkisë për të buxhetuar siç duhet nevojat për vitin shkollor përkatës, duke lënë vrima financiare të cilat nuk mbulojnë edhe nevojat më bazike të institucioneve arsimore

Page 26: Reporter.al Numri Special

26

28 korrik 2015 publikuar më:

“Kam dy ditë që jam shtruar në spital, por s’kanë ardhur të më ndërrojnë çarçafët. Jastëku nuk ka këllëf fare,” thotë Mira, një grua që vuan nga diabeti, e shtruar pranë Shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT. “I thashë infermieres të më sillte, por më tha ’se nuk kishte’,” shton ajo. Një tjetër pacient që ka kryer një operacion në pavijonin e kirurgjisë së përgjithshme ka të njëjtën ankesë.

“Çarçafët na i ndërrojnë një herë në tre ditë,” shprehet burri rreth të 60-ave.

“Unë jam i operuar dhe kam nevojë për higjienë, sidomos këto ditë që është vapë, por s’kemi ç’të bëjmë,” ankohet ai.

Sipas një urdhri të lëshuar nga drejtore-sha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, sanita-ret në pavijonet e këtij spitali mund t’i ndër-rojnë shtretërit vetëm dy herë në javë. Ndër-rimi më i shpeshtë, sipas urdhrit mund të kryhet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me aprovimin e shefit të shërbimit për-katës. Kjo situatë e paprecedentë në QSUT ka ardhur pas dështimit të një tenderi afat-gjatë për shërbimin të lavanterisë për më shumë se një vit, si dhe padisë penale të Kon-trollit të Lartë të Shtetit, KLSH, për shkelje të barazisësë pjesëmarrësve në një tender afatshkurtër për të njëjtin shërbim.

Dy nga kompanitë pjesëmarrëse akuzo-jnë autoritetin kontraktues se ka vendosur standarde kualifikuese në tender që fa-vorizojnë një operator të vetëm, A.G.S Sh.p.k. Kontaktuar nga BIRN, Drejtoria e QSUT tha që nuk mund të komentonte mbi tenderin në fjalë, për shkak të padisë në prokurori nga KLSH.

“Duke qenë se për këtë procedurë ka ni-sur një kallëzim në organet kompetente për arsye të procedurave që lidhen me këtë çështje, jemi në pritje të konkluzioneve për-katëse nga organet kompetente,” tha QSUT nëpërmjet një njoftimi të shkruar. Ndërkohë, A.G.S Sh.p.k hodhi poshtë akuzat e kompa-nive të tjera si të motivuara nga konkurren-ca dhe të pabazuara në fakte.

Tenderi i debatueshëmNë 11 dhjetor 2014, Qendra Spitalore

Universitare Nënë Tereza – spitali kryesor publik i vendit, çeli një tender me ‘procedurë

të hapur mbi kufirin monetar’ për shërbi-min e lavanterisë dhe hotelerisë nëpavijonet e saj për një periudhë katër vjeçare. Fondi limit ishte 1.1 miliard lek (€7.92 milion).

Pas hapjes së tenderit, Komisioni i Prokurimit Publik, KPP, ka marrë një ankesë nga një kompani e quajtur Devis Sh.p.k, e cila kontestonte kriteret te veçanta të kualifikimit në tender si të panevojshme dhe jo të bazuara në ligj.

Sipas kompanisë,autoriteti kontraktor kishte vendosur kapacitete teknike dhe fi-nanciare shumë të larta, një numër të madh të të punësuarve apo licenca specifike ISO për konkurrentët në garë. Ankesa e Devis Sh.p.k në pjesën e saj më të madhe është hedhur poshtë nga KPP.

Dy muaj më vonë, në datën 16 shkurt 2015, komisioni i vlerësimit të ofertave në QSUT ka zhvilluar procedurën e prokurim-it. Tre operatorë dhe tre bashkime opera-torësh ekonomikë kanë dhënë gjashtë ofer-ta për tenderin shumë milionësh, që shko-nin në minimale sa gjysma e fondit limit e deri tek më i larti, shumë pranë fondit limit. Respektivisht, bashkimi i operatorëve Ball-kan Laundry Sh.p.k dhe Serv Hotel S.r.l ka bërë një ofertë prej 478 milion lekë; KLP Sh.p.k një ofertë prej 795 milion lekë; bash-kimi i operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensio-ne të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k me ofertë 881 milion lek; Neproma Serice Srl me ofertë 881 milion lek; bashkimi i operatorëve Shpresa Sh.p.k dhe Servizi Sanitari Intergrali s.r.l me 998 milion lek dhe A.G.S Sh.p.k me ofertë 1.07 miliard lek.

Komisioni i vlerësimit të ofertave, KVO, ka skualifikuara nga gara bashkimin e op-eratorëve Ballkan Laundry dhe Serv Hotel s.r.l si dhe K.P.L Sh.p.k, duke renditur sipas ofertës më të ulët ekonomike operatorët ose bashkimin e operatorëve të tjerë.

Kundër vendimit të KVO-së, pasi është ezauruar edhe animimi tek autoriteti kon-traktor, janë paraqitur dy ankesa në KPP.

Ankesa e parë është paraqitur nga bash-kimi i operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensio-ne të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company, me anë të të cilës kërkohej skual-ifikimi i Neproma Service S.r.l, sepse nuk

plotësonte kriterin e kapacitetit teknik për mesatare të jo më pak se 60 punëtorë në tre vitet e fundit të operimit. Sipas ankesës, Neproma Services S.r.L kishte pasur mesa-tarisht vetëm 57.5 të punësuar.

Ankesa e dytë ka shkuar në KPP nga kom-pania A.G.S sh.p.k, me anë të së cilës kërkohej skualifikimi i tre ofertave; ajo e bashkimit të operatorëve Devis Sh.p.k, Di-mensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k; Neproma Serice Srl dhe ofertën e bashkimit të operatorëve Shpresa Sh.p.k dhe Servizi Sanitari Inter-grali S.r.l. KPP ka pranuar të dy ankesat, si atë kundër Neproma Service Srl dhe ankesën e A.G.S Sh.p.k për skualifikimin e tre operatorëve që renditen në një pozicion më të mirë se ajo në tender.

Komisioni i Prokurimit Publik gjithashtu ka skualifikuar dhe vetë ofertën e ankimuesit, A.G.S Sh.p.k për mungesë dokumentacioni dhe me një vendim të datës 15 prill 2015, i ka kërkuar autoritetit kontraktor tëanulojë procedurën e tenderimit.

“Për këtë procedurë nuk mbetet më as-një ofertë e vlefshme,” thuhet në vendim.

Kundër vendimit të KPP-së, në Gjykatën Administrative të Tiranës janë paraqitur dy padi nga Neproma Service Srl dhe Bashki-mi i operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Com-pany Sh.p.k. Të dy operatorët kanë kërkuar në gjykatë gjithashtu sigurimin e padisë për të pezulluar deri në një vendim gjyqësor efektet e vendimit të KPP-së.

Në rastin e Neproma Service Srl, Gjyka-ta Administrative e Shkallës së Parë ka pran-uar me vendim të datës 1 qershor sigurimin e padisë dhe pezullimin e vendimit të KPP-së. Kurse në rastin e bashkimit të opera-torëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company

Sh.p.k, Gjykata Administrative nuk e ka pranuar sigurimin e padisë. Çështja është apeluar.

Ndërkohë me datë 7 qershor, një javë pas vendimit të gjykatës administrative për pe-zullimin e vendimit të KPP-së, tenderi i la-vanterisë rihapet nga Ministria e Punëve të Brendshme, si organ qendror blerës për kry-erjen e procedurave të prokurimit. Për të mbuluar nevojat për shërbim lavanterie, gjatë periudhës Janar-Prill 2015, QSUT ka hapur gjithashtu një tender të dytë me “ne-gocim pa shpallje paraprake të njoftimit,” me vlerë 94.2 milion lek. Pas zhvillimit të ti-jme 2 kompani pjesëmarrëse, fituesështë shpallur firma A.G.S Sh.p.k. Megjithatë, përzgjedhje e A.G.S Sh,p,k, sipas Kontrol-lit të Lartë të Shtetit,KLSH, besohet t’i ketë shkaktuar taksapaguesve një dëm prej 10.8 milion lekësh. “Nga auditimi u konstatua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbat-imin e procedurës së tenderit për shërbimin e lavanterisë, ka skualifikuar padrejtësisht një operator që paraqiti ofertë më të ulët se operatori i shpallur fitues,” thotë KLSH nëpërmjet një njoftimi për shtyp në datën 7 maj. “Me skualifikimin e këtij operatori eko-nomik është shkelur barazia e pjesëmar-rësve në tenderë publikë dhe është favori-zuar subjekti fitues”, thuhet në njoftim. Për këtë rast, KLSH kallëzoi penalisht anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në QSUT.

Akuza për favorizimBalkan Laundry, një ndërmarrje italo-

shqiptare si dhe një nga kompanitë ofer-tuese në tenderin e QSUT-së, thotë se ishte e gatshme të mbulonte shërbimin e lavanter-isë në QSUT me gjysmën e fondit limit të përcaktuar nga autoriteti kontraktor, por “kriteret e vendosura nga ky i fundit ishin të paarritshme”. Drejtuesit e kompanisë pre-

Akuzat për favorizim bëjnë pis tenderin e lavanterisë në QSUTKomisioni i Prokurimit Publik dhe Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza janë vënë në qendër të akuzave se po favorizojnë një kompani me ofertë më të lartë ekonomike në tenderin prej 1.1 miliardë lekësh të shërbimit të lavanterisë.

ola mitre | BIRN | tiranë

Dy nga kompanitë pjesëmarrëse akuzojnë autoritetin kontraktues se ka vendosur standarde kualifikuese në tender që favorizojnë një operator të vetëm, A.G.S Sh.p.k. Kontaktuar nga BiRn, Drejtoria e QSUt tha që nuk mund të komentonte mbi tenderin në fjalë, për shkak të padisë në prokurori nga KLSH.

Page 27: Reporter.al Numri Special

27

28 gusht 2015 publikuar më:

tendojnë se pavarësisht investimit modern prej miliona eurosh, kompania u skualifikua pasi ishte shumë e re në tregun shqiptar.

“Duke marrë parasysh tarifat që ne kemi për larjen e produkteve, blerjen e materialeve të buta (çarçafë), prodhimin e veshjeve të in-fermierëve dhe mjekëve, blerjen e materia-

leve të tjera ndihmëse, ne kemi bërë ofertë rreth 54 për qind më të ulët se fondi limit, por u skulifikuam sepse ishim të rinj në treg,” thotë administratori i shoqërisë, Arben Sharra për BIRN.

Sipas Sharrës, kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor favorizuan hapur fir-mën A.G.S shpk për të fituar tenderin, pasi i ‘shkojnë për shtat’ karakteristikave që ajo plotëson. “Ky tender kërkon larjen e 2000 kg material në ditë. Teknologjia që ne kemi përdorur në fabrikën tonë është bashkëko-hore dhe për të larë 3000 kg në ditë ne na duhet një numër punonjësish 8-12 vetë,” tha ai. Sharra pretendon se kriteri për 60 pu-nonjës në tender është i pabazuar nga enti prokurues dhe hedh dyshime se është ven-dosur për të favorizuar një kompani që ka një numër të tillë të të punësuarve.

“Ku është bazuar enti prokurues që ven-dos një specifikim prej ’60 punonjës’? I ba-zohet teknologjisë së vjetër që duhet të bëhet me dorë apo i shkon për shtat ndonjë firme tjetër që ka 60 punonjës?” shtoi Sharra. Rezerva për kriteret e larta e të paar-ritshme pati edhe nga kompani të tjera që donin të merrnin pjesë në tender, si kompa-nia “Devis” sh.p.k që ka depozituar një ankesë në KPP pas shpalljes së tenderit.

Një prej përfaqësuesve të kësaj firme i tha BIRN se kërkesat e tyre nuk u pranuan qëllimisht, për të favorizuar firmën A.G.S Sh.p.k për të fituar këtë tender.

“Për të plotësuar kriteret e larta të kërkuara nga autoriteti kontraktor ne bëmë bashkimin e katër kompanive dhe u futëm në tender”, thotë ai.

KPP vendos të pranojë kërkesën e kom-panisë A.G.S sh.p.k e të skualifikojë këtë bashkim operatorësh nga gara.

‘Ky skualifkim ishte i padrejtë, pasi në kriteret e kërkuara nga autoriteti kontrak-tor nuk specifikohej që certifikatat ISO duhej t’i kishte secili prej operatorëve”, shprehen përfaqësues të kompanisë Devis shpk për BIRN. Duke iu përgjigjur akuzave të operatorëve të tjerë, administratorja e kompanisë A.G.S, Alma Tafani u shpreh se kompania që ajo drejtonte kishte një eksper-iencë të gjatë në treg dhe përmbushte stan-darde të larta. “Përtej paragjykimeve, ju bëj me dije që kompania që unë përfaqësoj ka një aktivitet në këtë sektor prej 8-vitesh… me standarde shumë të larta në funksion të këtij shërbimi,” tha ajo. “Theksojmëqë nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë lloj mundësie apo shansi për të ndërhyrë apo ndikuar në entet prokuruese,” shtoi Tafani. Sa për paragjykimet dhe akuzat e kompanive të tjera, Tafani shtoi se: “gjëja më e lehtë kur të mungojnë standardet është të hedhësh baltë mbi tjetrin.” Nga ana tjetër, KPP skual-ifikoi nga gara dhe kompaninë Neproma Service, pasi nga 60 punonjës që kërkoheshin nga QSUT për të kryer shërbi-min, ajo kishte një numër mesatar prej 57.5 punonjësish gjatë tre viteve të fundit. “Ne bëmë garën dhe dolëm barazim me bashki-min tjetër të operatorëve, por më pas i gjithë procesi u anulua,” thotë për BIRN Avni Lika, administrator i “Neproma Service S.r.l. “S’po marrim vesh ç’po ndodh, por e kemi çuar në gjykatë çështjen,” shtoi ai.

Ola Mitre është marrëse e grantit hulumtues të Rrjetit Ballkanik të

Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, bërë i mundur me mbështetjen e

USAID. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë

ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Asnjë surprizë në tenderin e lavanterisë në QSUT, fiton kompania në qendër të akuzave

përsëritja e tenderit shumë të debatu-ar katër vjeçar të lavanterisë në qSut nga ministria e brendshme, që në këtë

raste shërbente si organ qëndron kontrak-tues, nuk ka sjellë surpriza. kompania a.G.S Sh.p.k, e cila akuzohej se ishte favorizuar gjatë procedurës së parë të prokurimit , e ci-la u anulua nga komisioni i prokurimit publik, kpp, është shpallur fituese me një ofertë prej 1,097 miliardë lekë. oferta fituese është e barabartë me 99.2 për qind e çmimit limit të tenderit. fondi limit qe 1,160 miliardë lekë. oferta e dytë në tender ka qenë ajo e bash-kimit të operatorëve devis Sh.p.k, dimensio-ne të reja, univers Servis Sh.p.k dhe a-k company Sh.p.k me 1.1 miliardë lekë. në ten-derin e parë ky konsorcium kompanish kishte dhënë një ofertë për të njëjtin shërbim rela-tivisht më të ulët. të pyetur nga birn dre-jtuesit e davis Sh.p.k nuk e komentuan rritjen e ofertës financiare në tenderin e dytë. ten-deri i parë i mbajtur me 16 shkurt me auto-ritet kontraktues, qSut,  pati 6 oferta nga kompani ose bashkime operatorësh. në ten-derin  e dytë të mbajtur nga ministria e brendshme në 3 gusht  pati dy oferta, shenjë që një pjesë e kompanive ka humbur besimin në procedurën e prokurimit. fituesja e ten-derit të dytë, a.G.S sh.p.k. është akuzuar nga klSh se ka përfituar nga favorizimi i padre-jtë i komisionit të vlerësimit të ofertave, kvo, në qSut, në një tender tjetër për lavan-terinë që mbulonte periudhën janar-prill 2014, duke i shkaktuar taksapaguesve një dëm prej 10.8 milionë lekë. anëtarët e kvo-së në qSut janë paditur nga klSh në proku-rori, por kjo e fundit  i tha birn se është ende në procesin e verifikimit të akuzave. ankesa për favorizim nga qSut për a.G.S sh.p.k ka pasur dhe nga operatorët e tjerë që morën pjesë në tender.

Akuzat për favorizim në tenderin e parëtenderi për shërbimin e lavanterisë dhe

hotelerisë në qSut e ka zanafillën në janar 2014, kur procedura u hap nga spitali kryesor publik i vendit me një ‘procedurë të hapur mbi kufirin monetar.’ tre operatorë dhe tre bash-kime operatorësh ekonomikë kanë dhënë gjashtë oferta për tenderin shumë-milion-ësh. oferta më e ulët në tenderin e parë qe vetëm 478 milionë lekë, ose dy herë më pak se sa oferta fituese e tenderit të dytë. pro-cedura e parë e prokurimit është anuluar me 7 qershor me një vendim të kpp, pas anke-save të disa operatorëve, përfshirë dhe aGS sh,p.k që kishte dhe ofertën me vlerë mon-etare më të lartë. anulimi i tenderit nga kpp ka prodhuar një seri akuzash kundër qSut-së dhe aGS Sh.p.k, për shkeljen e barazisë në tenderë duke përdorur specifikime teknike dhe financiare jo realiste. balkan laundry, një ndërmarrje italo-shqiptare si dhe një nga kompanitë ofertuese në tenderin e parë, thotë se ishte e gatshme të mbulonte shër-

bimin e lavanterisë në qSut me më pak se gjysmën e fondit limit të përcaktuar nga au-toriteti kontraktor, por “kriteret e vendosura nga ky i fundit ishin të paarritshme”. dre-jtuesit e kompanisë pretendojnë se pavarë-sisht investimit modern prej miliona eurosh, kompania u skualifikua pasi ishte shumë e re në tregun shqiptar. “duke marrë parasysh tarifat që ne kemi për larjen e produkteve, blerjen e materialeve të buta (çarçafë), prod-himin e veshjeve të infermierëve dhe mjekëve, blerjen e materialeve të tjera ndih-mëse, ne kemi bërë ofertë rreth 54 për qind më të ulët se fondi limit, por u skualifikuam sepse ishim të rinj në treg,” thotë administra-tori i shoqërisë, arben Sharra për birn. Si-pas Sharrës, kriteret e vendosura nga auto-riteti kontraktor favorizuan hapur firmën a.G.S sh.p.k për të fituar tenderin, pasi i ‘shkojnë për shtat’ karakteristikave që ajo plotëson. “ky tender kërkon larjen e 2,000 kg material në ditë. teknologjia që ne kemi për-dorur në fabrikën tonë është bashkëkohore dhe për të larë 3000 kg në ditë ne na duhet një numër punonjësish 8-12 vetë,” tha ai. Sharra pretendon se kriteri për 60 punonjës në tender është i pabazuar nga enti proku-rues dhe hedh dyshime se është vendosur për të favorizuar një kompani që ka një numër të tillë të të punësuarve. “ku është bazuar en-ti prokurues që vendos një specifikim prej ’60 punonjës’? i bazohet teknologjisë së vjetër që duhet të bëhet me dorë apo i shkon për shtat ndonjë firme tjetër që ka 60 punon-jës?” shtoi Sharra. rezerva për kriteret e lar-ta e të paarritshme pati edhe nga kompani të tjera që donin të merrnin pjesë në tender, si kompania “devis” sh.p.k që ka depozituar një ankesë në kpp pas shpalljes së tenderit. një prej përfaqësuesve të kësaj firme i tha birn se kërkesat e tyre nuk u pranuan qëlli-misht, për të favorizuar firmën a.G.S Sh.p.k për të fituar këtë tender. “për të plotësuar kriteret e larta të kërkuara nga autoriteti kontraktor ne bëmë bashkimin e katër kom-panive dhe u futëm në tender”, thotë ai. kpp vendos të pranojë kërkesën e kompanisë a.G.S sh.p.k e të skualifikojë këtë bashkim operatorësh nga gara. ‘ky skualifkim ishte i padrejtë, pasi në kriteret e kërkuara nga au-toriteti kontraktor nuk specifikohej që cer-tifikatat iSo duhej t’i kishte secili prej op-eratorëve”, shprehen përfaqësues të kom-panisë devis shpk për birn. nga ana tjetër, kpp skualifikoi nga gara dhe kompaninë neproma Service, pasi nga 60 punonjës që kërkoheshin nga qSut për të kryer shërbi-min, ajo kishte një numër mesatar prej 57.5 punonjësish gjatë tre viteve të fundit. “ne bëmë garën dhe dolëm barazim me bashki-min tjetër të operatorëve, por më pas i gjithë procesi u anulua,” thotë për birn av-ni lika, administrator i “neproma Service S.r.l. “S’po marrim vesh ç’po ndodh, por e ke-mi çuar në gjykatë çështjen,” shtoi ai.

Kompania A.G.S sh.p.k , e akuzuar nga konkurrentët dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit se është favorizuar në mënyrë të paligjshme nga QSUT, ka fituar tenderin prej 1.1 miliardë lekë të lavanterisë.

ola mitre | BIRN | tiranë

1

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

V E N D I M

K.P.P. 199/2015

Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga:

Gentian Këri Kryetar Spiro Kuro Zv/Kryetar Juliana Hoxha Anëtar Leonard Gremshi Anëtar Hektor Balluku Anëtar

Në mbledhjen e datës 15.04.2015 shqyrtoi ankesat përkatësisht me: Objekt: “Shfuqizim i vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në

lidhje me kualifikimin e operatorëve ekonomikë “Devis” sh.p.k. & “Dimensione të reja” sh.p.k. & “Univers Servis” sh.p.k. & “A-K Company” sh.p.k.; “Neproma Service” srl; “Shpresa” sh.p.k. & “Servizi Sanitari Integrati” s.r.l., në procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur, mbi kufirin monetar” me objekt: “Për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë në pavionet “QSU - Nënë Tereza” Tiranë”, me fond limit 1.106.416.176,7050 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 16.02.2015, nga autoriteti kontraktor, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Shfuqizim i vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në lidhje me kualifikimin e operatorit ekonomik “Neproma Service” srl, në procedurën e mësipërme të prokurimit.

Padia e kompanisë Devis Shpk dhe vendimi i KPP për tenderin e lavanderisë në QSUt

Page 28: Reporter.al Numri Special

Familjarët e viktimave të Gërdecit, ‘të tradhtuar’ nga Edi RamaNë opozitë, Rama e quante shpërthimin e Gërdecit një ‘krim shtetëror,’ ndërsa sot në pushtet, Kryeministria dhe Ministria e Mbrojtjes po luajnë pingpong me kërkesat për dëmshpërblim të familjarëve të viktimave.

Zamira Durda është një grua që ka humbur shumë beteja në gjashtë vitet e fundit, që kur shpërthimi i depos së

demontimit të municioneve në fshatin Gër-dec i mori jetën djalit të saj 6-vjeçar.

Pas një kalvari prej 300 seancash gjyqë-sore dhe një vendimi penal që liroi shumicën e të akuzuarve si përgjegjës për vdekjen e të birit, ajo ka ende forcë për të luftuar, megjithëse shpresa se drejtësia do të vihet në vend i venitet çdo ditë që kalon.

“Qeveria e kaluar na vrau pa dashje, [ndërsa] prokurorët dhe gjyqtarët na vranë me dashje duke mos bërë drejtësi,” thotë Za-mira. “Shpresa na mbeti gjallë, por edhe ajo po na shuhet,” shton ajo.

Shpërthimi i 15 marsit 2008 në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre.

Procesi penal ndaj 28 të pandehurve, dre-jtues të kompanisë Albademil dhe ish-zyrtarë të lartë të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbro-jtjes u mbyll me dënime minimale. Gjashtë vjet më pas, vetëm dy prej tyre ndodhen ende në qeli. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Me-diu i shpëtoi procesit falë imunitetit si depu-tet. E kur parlamenti vendosi heqjen e imu-nitetit për të zgjedhurit e tij, Prokuroria nuk e rihapi më çështjen. Paralel më çështjen pe-nale, Zamira dhe familjarët e tjerë të vikti-mave prej vitesh kanë hapur një çështje civi-le kundër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ndër-marrjes së Import-Eksportit të Armëve, MEI-CO, e cila po ndjek të njëjtën rrugë plot pengesa si çështja penale. Mbas shtyrjeve të panumërta të procesit dhe në pamundësi për të përballuar kostot e larta të çështjes civile, më 15 Mars 2014 shumica e familjarëve të viktimave të Gërdecit iu drejtuan nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryeministrit Edi Rama, për të arritur një zgjidhje të ndërmjetësuar të pa-dive. Megjithatë, dokumentet e siguruara nga BIRN, tregojnë që për më shumë se shtatë muaj, kryeministria dhe Ministria e Mbro-jtjes kanë luajtur pingpong me shkresa zyr-tare me njëra-tjetrën, duke shmangur përgjegjësitë shtetërore për shpërthimin.

Qeveri e re, qëndrim i vjetërQeveria e djathtë e ish kryeministrit Sali

Berisha e konsideronte shpërthimin e Gër-decit një aksident teknologjik. Ndërsa ishte në pushtet deri në vitin 2013, ajo vendosi të dëmshpërblejë banorët e Gërdecit për çdo derë e dritare të shkatërruar, por jo për jetët njerëzore që u shuan me shpërthimin.

Gjatë kohës që ishte në opozitë, kryemin-istri Edi Rama e kishte cilësuar shpërthimin e Gërdecit një krim shtetëror, duke e kthyer në një kauzë politike. Pas vizitës së tij të fun-dit në Gërdec në 5-vjetorin e tragjedisë, më 15 Mars 2013, Rama shkroi në blogun e tij se qeveria Berisha e kishte përdorur manda-tin e saj të fundit, “për të shkatërruar proce-sin gjyqësor dhe varrosur çdo shpresë të

familjeve të viktimave për drejtësi,” ndërkohë që premtonte se ardhja e së majtës në push-tet do të “sjellë rilindjen e shpresës tek dre-jtësia.” Me gjithë premtimin e bërë në atë përvjetor solemn, një vit më vonë tashmë kry-eministër, Edi Rama nuk do ta vizitonte më Gërdecin siç kishte bërë për vite me radhë.

Kryeministri i ri mungoi për herë të parë në ceremoninë që zhvillohet çdo mesditë të 15 marsit, në memorialin e ngritur për nder të të vdekurve. “U ndjemë të tradhtuar,” thotë Zamira Durda. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte e vetmja zyrtare që vazh-doi traditën e kohës së opozitës dhe vizitoi Gërdecin më 15 mars, por familjarët e vikti-mave nuk patën mundësi ta takonin.

“Homazhet zhvillohen çdo vit në orën 12, por zonja Kodheli kishte ardhur në 10,” ku-jton Zamira. “Nuk e caktuam ne orën e cer-emonisë por shpërthimi që na rrënoi jetët,” shtoi ajo. Në të njëjtën ditë që zonja Kodhe-li vizitoi Gërdecin, avokati që përfaqëson familjarët e viktimave iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes për zgjidhje me marrëveshje të çështjes civile që ata kishin ngritur.

Familjarët e 26 viktimave të shpërthimit tragjik të 15 marsit 2008 kërkojnë një mar-rëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Këshillin e Ministrave për dëmshpërblimin e çdo jete të humbur në Gërdec.

Kërkesa e 181 trashëgimtarëve dhe famil-jarëve të tragjedisë i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Ministrave dhe ndër-marrjes “MEICO”, përmes së cilës ata pre-tendojnë të dëmshpërblehen me 1.9 miliardë lekë në total për 26 jetët e humbura. Një kërkesë të ngjashme, të dëmtuarit e kishin dorëzuar në Ministrinë e Mbrojtjes edhe në kohën kur ajo drejtohej nga Arben Imami i Partisë Demokratike, por ish-ministri qe i pre-rë në përgjigjen e tij se institucioni që drej-tonte, nuk kishte asnjë përgjegjësi për Gër-

decin. “Ne iu drejtuam qeverisë Rama për zgjidhje, pasi qëndrimi i saj [në opozitë] ka qenë i qartë që tragjedia e 15 marsit 2008 ishte një krim shtetëror dhe faji nisi nga Min-istria e Mbrojtjes,” shpjegon Dorian Matlija, përfaqësuesi ligjor i disa prej familjeve të vik-timave. Për tre muaj, kërkesa e nisur nga Matlija në emër të familjarëve të viktimave nuk mori asnjë përgjigje. Përpjekjet vazhd-uan me të tjera kërkesa, derisa në 31 tetor, familjarët e viktimave në Gërdec marrin një letër nga Këshilli i Ministrave. Përmes saj, qeveria po u përcillte qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes për kërkesën e tyre të dorëzuar që në mars. Në shkresën e siguruar nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes nuk refuzon mundësinë e një marrëveshjeje,por lë pak shpresë për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së dëmshpërblimeve, duke mbajtur një qëndrim të ngjashëm me qeverinë e ish-kryeministrit Berisha. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Arian Kraja në të vërtetë infor-mon Kryeministrinë se familjarët e pretend-ojnë dëmshpërblimin nga Ministria e Mbro-jtjes dhe MEICO, “duke mos e përmendur fare faktin se kjo veprimtari është kryer nga disa shoqëri private dhe se një pjesë e vikti-mave punonin realisht atje”. Më tej shtohet se Ministria e Mbrojtjes, në vazhdimësi ka mbajtur qëndrimin se “nuk është përgjegjëse për shkaktimin e këtij aksidenti”. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes sugjeron ngritjen e një grupi ekspertësh nga fusha të ndryshme për përcaktimin e dëmit dhe masën e dëmshpër-blimit në këtë rast. E kontaktuar nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes shmangu komentin nëse ky komision është ngritur tashmë apo jo. Gjyqin e fitojnë vetëm gjyqtarët

Gjyqi i dëmshpërblimeve për familjarët e tragjedisë së Gërdecit është ndarë tanimë në 18 procese të ndryshme në Gjykatën Admin-istrative. Gjykata e Tiranës, ku u dorëzua pa-

dia e parë dështoi të dilte me një vendim për më shumë se 1 vit.

Në mënyrë që çështja të shkojë përpara, gjykata i kërkon familjarëve të viktimave pag-esën e taksës 1% të vlerës së kërkuar të dëm-shpërblimit si dhe tarifat e ekspertëve, që shkojnë diku tek 200 mijë lekë për një vlerësim. Për shkak se shumica e tyre jetojnë me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë të ard-hura të mjaftueshme për t’i paguar kostot ad-ministrative të procesit, ata rrezikojnë të dje-gin afatet e gjykimit dhe ta humbin çështjen përfundimisht. Dritan Cani iu fut bashkë me të tjerët gjyqit të dëmshpërblimit, por një vit më pas vendosi ta ndiqte çështjen vetëm në gjykatë, pasi humbi shpresat për një ndërm-jetësim të mundshëm me qeverinë.

“I mora 4 milionë lekë borxh kunatit në Itali që të paguaja taksën gjyqësore,” pohon ai në shtëpinë e tij gjysmë-karabina e akull të ftohtë në fshatin Marqinet, vetëm pak metra larg kraterit të shpërthimit.

Deri ditën e tragjedisë, babai i katër fëmi-jëve vazhdonte jetën normale në Greqi, ku punonte prej 13 vitesh si bojaxhi. Të nesër-men e kthimit me urgjencë ishte pa baba, me motrën dhe vëllanë të djegur rëndë dhe me shtëpinë e kthyer në gërmadhë.

“Nuk kam ndërmend ta lë këtë çështje, do të shkoj deri në Strasburg për të gjetur të drejtën,” thotë Cani i vendosur, edhe pse lis-ta e tij borxheve sa vjen dhe rritet.

Nga të gjithë çështjet e ngritura, vetëm familjarët e njërit prej viktimave të shpërthi-mit, Endri Dvoranit, ish-magazinier i shoqërisë Albademil, që kryente demontimin në Gërdec, kanë arritur të marrim një ven-dim gjykate përfundimtar që i shpërblen me 20 milion lekë për humbjen e të afërmit të tyre. Njëri prej familjarëve të tij që përfitoi dëmshpërblimin është anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Apeli konfirmoi ven-dimin më 21 Maj 2012.

Precedenti i vendosur nga çështja Dvora-ni, ia vështirëson mundësinë familjeve të tjera për të kërkuar dëmshpërblim nga Ministria e Mbrojtjes, duke e ngushtuar përgjegjësinë civile te kompanitë MEICO dhe Albademil. MEICO, ndërmarrja shtetërore e importeve dhe eksporteve ushtarake, nuk ka buxhet për të shlyer dëmshpërblimin. Ndërsa kompania Albademil, edhe pse vazhdon të ketë status aktiv në Qendrën Kombëtarë të Regjistrimit, QKR, ka mbetur pa administrator dhe kapi-tale, pas masës së sekuestros të vendosur nga Gjykata pas tragjedisë së Gërdecit dhe ven-dimit penal që e gjobiste me gjobë.

Në kërkesën e tij drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, avokati Matlija apelon që shteti të marrë përgjegjësi për tragjedinë, t’u japë zgjidhje familjarëve e më pas të vazhdojë vetë procesin gjyqësor me kompanitë. "Vendimi për Dvoranin na dëmtoi ne të tjerëve, ndaj nuk dua që procesi për ne të dëmtojë të tjerë njerëz që do të gjenden në kushte të ng-jashme në të ardhmen,” thotë Durda.

alekSandra boGdani | BIRN | Gërdec

28

25 nëntor 2014publikuar më:të DrejtAt e njeriut

Zamira Durda duke folur për të birin në shtëpinë e saj në Gërdec

Page 29: Reporter.al Numri Special

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se ndryshe nga deklarata e tij publike, Edi Rama urdhëroi vlerësimin e dëmit dhe gjetjen e mënyrës së pagesës për familjarët e viktimave.

29

një natë përpara përvjetorit të katërt të 21 janarit, një përfaqësues i qeverisë negocioi

deri vonë me avokatin e familjarëve të viktimave për të arritur një marrëveshje për dëmshpërbli-min e jetëve të humbura gjatë protestës. birn ka mësuar se negociata që vazhdoi deri në orët e vo-na të mbrëmjes dështoi, pasi qeveria refuzon të paguajë 400 milionë lekë për familjet e ziver veizit, faik myrtajt dhe hekuran dedës. më 17 janar të vitit 2014, familjarët e tre viktimave të 21 janarit iu drejtuan me një kërkesë këshillit të mi-nistrave, për të shqyrtuar mundësinë e zgjidhjes

me marrëveshje të kërkesës për dëmshpërblim për tre të vrarët nga Garda e republikës. në këtë kërkesë, familjarët e viktimave i kërkojnë qe-verisë së drejtuar nga rama të marrë përgjegjë-si për vrasjet shtetërore dhe të dëmshpërblejë familjarët e viktimave me 400 milionë lekë. Sipas kërkesës republika e Shqipërisë dhe veçanërisht Garda e republikës, janë përgjegjëse për humb-jen e jetës së 4 personave në tubimin e zhvilluar në datën 21.01.2011 në blv. dëshmorët e kombit, jo vetëm bazuar mbi legjislacionin shqiptar, por edhe mbi konventën europiane të drejtave të njeriut, pasi “forca e përdorur” nuk ishte e “nevo-jshme në mënyrë absolute” në marrjen e jetës, pr-ovuar kjo dhe me vendim gjyqësor të formës së

prerë. Së pari, shkruhet në kërkesë, në këtë konkluzion ka arritur gjykata me vendim të for-mës së prerë, duke e cilësuar përfundimisht se shkaku ka qenë përdorimi i parregullt i armëve të zjarrit nga Garda e republikës. Së dyti, sepse sta-fi politik që drejton këto organe të administratës shtetërore është emëruar nga një forcë politikë e cila e ka bërë të njohur botërisht qëndrimin e saj për përgjegjësinë e shtetit në vrasjet e 21 janarit 2011, duke mos pasur asnjë dyshim në këtë qën-drim. “të dy këto arsye, na bëjnë të besojmë se nuk do të jetë e vështirë vendimmarrja për dhënien e shpërblimit të dëmit, si i bazuar në ligj dhe në prova,”thuhet në kërkesën drejtuar kryem-inistrit edi rama. një vit më vonë, negociatat ja-

në kthyer në pikën zero. një grup ekspertësh të kryeministrisë, ministrisë së brendshme, Gardës së republikës, ministrisë së financave dhe avo-katurës së Shtetit u ngrit për të llogaritur dëmin, por palët janë ende larg një vlere të pranueshme. avokati i qendrës respublica, dorian matlija, që përfaqëson tre nga familjet e viktimave shprehet se ai shpresoi deri në fund për një zgjidhje me marrëveshje me qeverinë, për arsye se një pro-ces gjyqësor do t’i përballte familjarët me kostot e larta të taksës gjyqësore dhe shpenzimet për ekspertët. “nëse nuk do të arrijmë një mar-rëveshje, do t’i drejtohemi gjykatës. jemi ende në kushtet kur mund të ushtrojmë të drejtën e padisë,” tha matlija për birn.

27 janar 2015 publikuar më:

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup ndërinstitucional për vlerësi-min e dëmit që Garda e Republikës

u ka shkaktuar viktimave të 21 janarit.Ky grup pune është ngritur më 31 korrik

2014, kryesohet nga zv.sekretari i Përgjith-shëm i Këshillit të Ministrave, Artur Metani dhe kishte për detyrë vlerësimin e dëmit të pësuar nga viktimat e 21 janarit 2011.

Kryeministri Rama e mohoi në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës në Top Channel se kishte marrë kërkesë për dëmshpërblim nga familjarët e viktimave, ndërsa shtoi që nuk është qeveria që përcakton dëmin, por gjykata. Megjithatë, dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë që kryeministri ka marrë një kërkesë nga familjarët e viktimave dhe ka firmosur një urdhër për ngritjen e një gru-pi pune, ku qeveria merrte përsipër vlerësi-min e dëmit për katër të vrarët.

Sipas faturave postare, djali i Ziver Veiz-

it, Klajdi dhe djali i Faik Myrtajt, Rinaldo u kanë dërguar më 19 maj 2014 kërkesa për dëmshpërblim Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave. Dy muaj pas dorëzim-it të kërkesave, më 31 korrik 2014, kryemi-nistri Edi Rama urdhëroi ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e dëmit. “Grupi ndërin-stitucional i punës ka për detyrë, që përmes angazhimit të ekspertëve vlerësues të licen-cuar, të bëjë përllogaritjen e drejtë të dëmit të pësuar nga viktimat në përputhje me prak-tikat më të mira kombëtare si dhe të gjejë burimet për përballimin e efekteve financiare”,-thuhet në urdhrin e firmosur nga kryeministri Rama. “Grupi i punës të përgatisë një raport të hollësishëm për pu-nën e vet, që së bashku me akt-ekspertimet e ekspertëve vlerësues, t’ia paraqesë minis-trit të Punëve të Brendshme brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri,” shton ai. Në të njëjtin dokument, kryeminis-

tri ngarkon ministrin e brendshëm që të har-tojë një projekt-vendim për shpërblimin e drejtë të viktimave të 21 Janarit, si pasojë e veprimeve të Gardës. Ky projekt-vendim ishte parashikuar t’i kalonte më pas Këshil-lit të Ministrave për miratim. BIRN publikoi më 25 janar lajmin për ngrirjen e negociat-ave mes qeverisë dhe përfaqësuesit ligjor të familjarëve të viktimave të 21 Janarit për dëmshpërblimet. Deri një natë para përvje-torit të katërt të tragjedisë, negociatat ishin në rrugën e mbarë të zgjidhjes së çështjes me marrëveshje. Në fund, Këshilli i Mini-strave u tërhoq nga angazhimi për të dëmsh-përblyer përmes një VKM-je familjarët e vik-timave. Në intervistën e tij për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, kry-eministri e quajti idiotësi lajmin, duke mo-huar faktin se qeveria kishte marrë përsipër të vlerësonte dëmin. Kryeministri Rama mo-hoi gjithashtu të kishte marrë ndonjë kërkesë

për dëmshpërblim nga familjarët e viktimave të 21 janarit apo të ishte njohur me një pre-tendim të tillë prej tyre.

Kalvari i familjarëve të viktimave me dëm-shpërblimet ka filluar më 17 janar 2014, ku avokati i tyre, Dorian Matlija ka kërkuar zgjidhjen me marrëveshje të kërkesës për dëmshpërblim. Në këtë kërkesë, familjarët e viktimave i kërkojnë qeverisë së drejtuar nga Rama të marrë përgjegjësi për vrasjet shtetërore dhe të dëmshpërblejë familjarët e viktimave me 400 milionë lekë.

Avokati Matlija i tha BIRN-it të hënën se mbetet ende në pritje të një vendimi nga Këshilli i Ministrave, por kryeministri Rama ka ndryshuar qëndrim. “Familjet e të vrarëve të 21 janarit, këtë kërkesë do ta çojnë për-para në rrugë gjyqësore. Qeveria nuk ka në dorë të përcaktojë një dëmshpërblim, që e përcakton gjykata”, tha ai në emisionin “Shq-ip” në Top Channel.

Kryeministri ngriti grup pune për dëmshpërblimin e viktimave 21-janarit

lindita çela | BIRN | tiranë

Qeveria shmang përgjegjësinë shtetërore për viktimat e 21-janaritlindita çela | BIRN | tiranë

Urdhri i kryeministrit Rama për ngritjen e një grupi pune për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave.

Page 30: Reporter.al Numri Special

30

21 janar 2015 publikuar më:Dy raportet e fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe avokatit të

Popullit, të siguruara nga BIRN, flasin për një shifër mes 6000 dhe 6022 personash që ndodhen aktualisht pas hekurave, ndërkohë që kapaciteti maksimal i sistemit shqiptar penitenciar është 4537 persona.

Dyshekë në dysheme dhe gjumë me turne: standardi i ri çnjerëzor i burgjeveVala e arrestimeve e frymëzuar nga lufta e qeverisë kundër paligjshmërisë ka mbipopulluar skajshëm burgjet, duke cenuar të drejtat e të burgosurve

Në një ditë të ftohtë dhjetori, një kërkesë e pazakontë mbërriti në zyrat e Kryqit të Kuq në Tiranë.

“Na ndihmoni me ç’të keni,” ishte kërke-sa e zyrtarëve të rinj të administratës së burgjeve. Numri i të burgosurve sa vinte e rritej, ndërsa administrata ishte në vështirë-si për t’u siguruar shtretër, dyshekë apo batanije. Kryqi i Kuq, një organizatë bamirëse e sprovuar për t’i ardhur në ndi-hmë qytetarëve në raste katastrofash u zu ngushtë, por megjithatë vendosi të ndërhyn-te në këtë emergjencë të panatyrshme për misionin e vet. “U dërguam 480 batanije, 30 dyshekë dhe 450 shampo nga fondi që ne mbajmë për katastrofat natyrore,” i tha BIRN-it sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Artur Katuçi. “Është e pazakontë për ne që të japim ndihma për institucionet bux-hetore, por burgjet janë disi delikate,” shtoi ai. Katuçi tregon se ndihmat e Kryqit të Kuq janë dërguar në tre burgje, në dhjetor të vitit 2013.

Një vit më pas situata në burgje është edhe më dramatike. Mbipopullimi ka arri-tur pikun e vet historik në 24 vitet e tranzi-cionit shqiptar dhe kushtet në burgjet shq-iptare janë përkeqësuar ndjeshëm, nënvi-zojnë organizatat e të drejtave të njeriut.

Dy raportet e fundit të Komitetit Shqip-tar të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit, të siguruara nga BIRN, flasin për një shifër mes 6000 dhe 6022 personash që ndodhen aktualisht pas hekurave, ndërkohë që ka-paciteti maksimal i sistemit shqiptar peni-tenciar, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është 4537 persona.

Rreth 1500 të burgosurit mbi normë fle-në ku të munden; shumica përtokë, të tjerët në qeli të improvizuara brenda objekteve të kultit, dhomave të këshillimit apo zyrave të administratës. Në raportet e monitorim-it të Komitetit të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit situata e mbipopullimit në burgje përshkruhet si shumë e rëndë, ku një qeli e vetme në burgun Rrogozhinës ndahet nga 21 të paraburgosur. “Në këtë dhomë, 14 veta flinin në shtretër marinarë, pesë të tjerë flinin me dyshekë përtokë dhe dy të fundit me turne,”thuhet në raportin e Avo-katit të Popullit.

Por burgu i Rrogozhinës nuk është i vet-mi në këtë situatë. Nga 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, 20 prej tyre kishin nga 10 deri në 200 persona mbi ka-pacitet.

Përveç dyshekëve dhe batanijeve, mun-gojnë paratë për të blerë solucione higjie-nike të mjaftueshme për ambientet e për-bashkëta. Higjiena personale është kthyer gjithashtu në luks, ku larja 1 herë në javë ishte rasti më i mirë.

Dy organizatat që kanë bërë monito-rime të veçanta bien në një mendje kur tho-në se situata alarmante e mbipopullimit kri-jon kushte për cenimin e të drejtave të të burgosurve dhe trajtim çnjerëzor të tyre.

E shoqëruar me mungesë buxheti dhe personeli shtesë, kjo situatë vështirëson

jetesën pas hekurave dhe krijon premisa për agresivitet dhe rritje të kriminalitetit në këto institucione.

BIRN iu drejtua me dy kërkesa Drejto-risë së Përgjithshme të Burgjeve-për t’u lejuar të vizitojë një institucion parabur-gimi dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga KSHH dhe Avokati i Pop-ullit. Të dyja kërkesat nuk morën përgjigje.

Armata e të arrestuarveNjë grumbull i madh valixhesh, qesesh

plastike dhe çantash janë bërë kapicë në hyrje të paraburgimit “Mine Peza” në Ti-ranë. Është e hënë vizitash dhe një duzinë njerëzish presin në shi hapjen e portës prej hekuri. Zhurma metalike shoqëron hapjen e një frengjie të vogël dhe i shtyn ata instik-tivisht drejt çantave, por zëri i thatë i rojes i kthen në pozicionin fillestar.

“Prisni dhe ca se nuk kanë mbaruar pu-në gardianët,” ia pret roja dhe mbyll sërish dritaren. Një gruaje të imët, të mbërthyer deri tek sytë nga një shall i trashë i shtohet ankthi me kalimin e minutave.

“Nuk di si do ta gjej këtë herë tim bir. Lëkura i është bërë plagë nga myku i qelisë, ndërsa i nxjerrin gjithnjë e më rrallë në ajrim për shkak të mbipopullimit,’ thotë nëna e të burgosurit- një 21 vjeçar i arres-tuar gjashtë muaj më parë, pasi u kap nga policia me 4 gram hashash.

Gruaja punon si shërbyese dhe tregon se me zor ia kishte dalë të përgatiste pakot e së hënës për të birin- në të parën ushqi-met e javës dhe në të dytën ndërresat e lara. Brenda at yre qeseve ndahen dhe përgjegjësitë mes drejtuesve të burgjeve

dhe familjarëve të të burgosurve, që së bashku ndajnë kostot dhe vështirësitë e jetës në paraburgim.

Nëna e të burgosurit i njeh me detaje kushtet e të birit brenda hekurave, të cilat i mëson javë pas jave në takimet me të. “Në qeli u kanë çuar dy të rinj, të arrestuar për energjinë. Flenë përtokë të zinjtë,” thotë ajo. Mbipopullimi është një gangrenë e vjetër e sistemit të amortizuar të burgjeve në Shqipëri. Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Avokati i Popullit vërejnë se dyndja aktuale është e pangjarë më parë dhe e përhapur në 22 institucionet e priv-imit të lirisë. Arsyet për këtë mbipopullim të skajshëm i faturohen disa operacioneve masive, që qeveria “Rama” ka ndërmarrë gjatë vitit të shkuar e që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike, ndërtimet pa leje dhe ashpërsimin e masave për shkelësit e qa-rkullimit rrugor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brend-shme, gjatë vitit 2014 janë arrestuar 2581 persona nga policia rrugore, 758 të tjerë për vjedhje të energjisë elektrike dhe dh-jetëra për ndërtimet pa leje nga totali prej 1572 njerëzish të proceduar penalisht.

Ky grup i ri të arrestuarish u është bash-kuar kohë pas kohe të paraburgosurve të tjerë për krime nga më të ndryshmet në burgjet ku mungojnë hapësira, shtretër e pajisje të tjera për një fluks kaq të lartë.

Kryetarja e KSHH-së, Vjollça Meçaj i tha BIRN-it se një vendim i Gjykatës së Strasburgut i detyron vendet anëtare që kur arrestojnë dikë, duhet ta dinë nëse ka vend të lirë në burg. Një gjë e tillë, nuk ndodh

aktualisht në Shqipëri.“Politika e burgut, e ndërmarrë nga qe-

veria është e gabuar. Ajo rrit kostot për sistemin, krijon premisa për shkeljen e të drejtave të njeriut në burg dhe i zhyt njerëz-it në vështirësi edhe më të mëdha financi-are,” thotë Meçe.

Kostot e dyfishta:Në rrugën “Berisha” në Kamëz, familja

e një tregtari në arrest shtëpie për vjedhje energjie po bën llogaritë e dëmit. Shkelësi nën arrest refuzon të flasë nga frika e rik-thimit në qeli, por vëllai i tij është i gatshëm të rrëfejë kalvarin 2-javor në këmbim të anonimatit.

“Ata që arrestohen kanë vështirësi të rrinë mbyllur, por kusuret i heqin famil-jarët,” thotë ai, ndërsa rreshton setin e produkteve që i duhen një të burgosuri për të mbijetuar në qeli.

Tregtari nga Kamza kishte kaluar 2 javë paraburgim në burgun 302 në Tiranë. Në dhomë ishin 6 veta, tre prej të cilëve flinin përtokë, ndërsa dalja në ajër të pastër kon-siderohej prej tij si i vetmi aktivitet i kryer në burg. Tregtari rrëfen se “paketa javore” për të vëllanë në burg përfshinte ushqime, ndërresa të lara, batanije, çarçafë dhe para të thata, të depozituara në llogarinë perso-nale. Buxheti i familjes rëndohej gjithashtu nga kostot e transportit dhe një ditë të harx-huar dëm nga vizitori në burg.

“Shpenzimi minimal javor për një të burgosur shkon në 8 mijë lekë të reja. Dy javët e burgut të tim vëllai ne na kushtuan 25 mijë lekë të reja, pasi depozituam edhe 10 mijë lekë në llogarinë e tij personale për t’i shpenzuar në dyqanin e burgut,’ thotë ai. Kjo shumë është veçse një pjesë e vogël e dëmit ekonomik që llogarit familja nga Kamza, pasi arrestimi i të zotit u shoqërua përveç ankthit, edhe me mbylljen e dyerve të biznesit të tij.

Kostot e familjarëve janë pothuajse të barabarta me shumën që shpenzon buxhe-ti i shtetit për një të burgosur. Një i burgo-sur u kushton taksapaguesve shqiptarë 57 mijë lekë të reja në muaj, pa përfshirë këtu rrogat e administratës dhe shpenzimet op-erative.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve merr aktualisht pjesën e “luanit” në buxhe-tin e Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Shqipëria shpenzoi rreth 3.8 miliardë lekë të reja për burgjet, ndërsa buxheti i këtij vi-ti është rritur në 4.3 miliardë lekë.

Kryetarja e KSHH-së, Vjollca Meçaj ngulmon që burgu nuk duhet të shihet si e vetmja alternativë. Ajo argumenton se Shq-ipëria duhet të heqë dorë nga tradita e ko-hës së komunizmit dhe të shkojë drejt apli-kimit të dënimeve alternative.

“Nevojitet ndërhyrja e të gjithë aktorëve, politikë apo sistemi gjyqësor për të mos e parë masën e sigurisë me burg si të vetmit mjet. Politika duhet të mbyllë gojën dhe të mos përzihet me dënimet që japin gjykatat, ndërsa duhen parë instrumentet për çliri-min e politikës penale,” përfundon ajo.

alekSandra boGdani | BIRN | Gërdec

një i burgosur në ditën e lirimit, pranë burgut "ali Demi"

Page 31: Reporter.al Numri Special

31

28 gusht 2015 publikuar më:

Donald Qerimi, një adoleshent nga qyteti i Korçës në juglindje të Shq-ipërisë, nuk eci mirë si nxënës gjatë

vitit të parë të gjimnazit dhe u desh të përsërisë klasën.

Gjithsesi, kur ai u rikthye për t’u regjistru-ar shtatorin të 2013-ës në shkollën e mesme Themistokli Gërmenji, drejtori i shkollës nuk pranoi ta regjistrojë.

“Drejtori nxorri si shkak mungesat dhe sjelljen time, por në të vërtetë ai s’donte të më regjistronte sepse unë jam rom”, thotë 15-vjeçari Qerimi. Të pafuqishëm për të mposhtur refuzimin e drejtorit për të regjis-truar Donaldin, prindërit e tij iu drejtuan për ndihmë një organizate joqeveritare, qendra “Qëndistarët”. Megjithëse puna kryesore e qendrës është për integrimin e grave rome në shoqëri, ata pranuan të angazhohen për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Gjith-sesi, pavarësisht ndërmjetësimit të qendrës, drejtori i shkollës qëndroi i palëkundur në refuzimin e tij për të regjistruar Donaldin.

“Pasi bëmë disa përpjekje në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Korçës, sërish drejtori nuk pranonte ta bënte regjistrimin. Madje me përçmim thoshte ‘se një evgjit (term ofen-dues i zonës së Korçës për anëtarët e komu-nitetit rom) po i krijonte probleme,” thotë Etleva Tare, drejtoresha ekzekutive e qendrës “Qëndistarët”. “Drejtori përsëriste se edhe sikur t’i ngrihej i ati nga varri nuk do e regjis-tronte këtë fëmijë”, shtoi Tare. Kur u pyet nga BIRN, drejtori i shkollës, Vangjel Simaku, mohoi se vendimi për të ndaluar regjistrimin e Qerimit ishte rezultat i diskriminimit racor duke thënë se ai bazohej në numrin e madh të mungesave. “Ai nxënës kishte shumë mungesa dhe shumë shkelje të rregullores,” tha Simaku. “Madje unë shumë vonë mora vesh se ai i përkiste komunitetit rom”, shtoi ai. Pasi përpjekjet për negocim me drejtorin e shkollës dhe me Drejtorinë Arsimore Rajo-nale nuk dhanë rezultat, në mënyrë që Don-aldi të riniste shkollën, në tetor 2013, Qëndis-tarët u ankuan formalisht për diskriminim racor nga ana e shkollës te komisioneri kom-bëtar kundër diskriminimit. Pasi mori ankesën, komisioneri kreu një hetim. Hetimi doli në konkluzionin se drejtori i shkollës e kishte diskriminuar Qerimin dhe urdhëroi Drejtorinë Arsimore Rajonale ta regjistrojë atë. Gjithsesi, hetimi i komisionerit nuk gjeti asnjë provë se diskriminimi qe me motive ra-core. Nuk pati gjoba apo penalitete të tjera mbi drejtorin edhe pse sanksionet janë të për-caktuara në ligj. Neni 33 i ligjit shqiptar kundër diskriminimit thotë se çdo zyrtar pub-lik që ‘shkel dispozitat e këtij ligji’ mund të dënohet me gjobë nga 30 mijë në 80 mijë le-kë. Komisioneri shqiptar kundër diskrimin-imit, Irma Baraku, i tha BIRN se vendosja e gjobave nuk qe pjesë e filozofisë së saj, e cila synon të zgjidhë rastet e diskriminimit në një

“mënyrë pozitive”.Gjithsesi, përqasja e butë e Barakut nuk

mbështetet nga grupimet e të drejtave të njer-iut. Ata argumentojnë se diskriminimi kundër romëve është i shumëpërhapur në sektorin arsimor dhe ata që gjenden përgjegjës për diskriminim të tillë duke të përballen me forcën e plotë të ligjit.

Për shkak se shumica e familjeve rome nuk janë zyrtarisht të regjistruara në vendba-nimet e tyre, vlerësimet mbi numrin e këtij komuniteti ndryshojnë shumë.

Censusi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave në vitin 2011 i kryer nga Instituti i Statistikave, INSTAT, vlerësoi se popullsia rome është 8,301 individë.

Sipas një censusi tjetër i pjesshëm mbi po-pullsinë rome të kryer nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA në vitin 2014, “minoriteti gjuhësor” u vlerësua se qe 18,276 individë, nga të cilët 6,799 prej tyre janë fëmijë. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit sugjerojnë se vetëm gjysma e fëmijëve romë në vend ja-në të regjistruar në shkolla.

Sipas organizatës Save the Children, rasti i Qerimit nuk është i pazakontë. Kjo organi-zatë e të drejtave të fëmijëve në raportin e saj për Shqipërinë thekson se fëmijët romë/egji-ptianë në Shqipëri vijojnë të vuajnë nga për-jashtimi dhe segregimi në shkolla apo kop-shte. “Vetëm 13.5 për qind e fëmijëve romë në moshën 3-5 vjeçare marrin pjesë në arsi-min parashkollor në Shqipëri. Rreth 54 për qind e fëmijëve romë në moshë shkolle nuk kanë shkuar kurrë në shkollë dhe 43 për qind e tyre në moshën 15-16 vjeç janë analfabetë,” vëren kjo organizatë.

“Në një çdo dy fëmijë romë të moshës 6-16 vjeç ikën nga shkolla. Rreth 54 për qind e fëmijëve romë/egjiptianë të moshës së ar-

simit të detyruar (6-16 vjeç) nuk e kanë për-funduar ende arsimin e detyruar,” shton ra-porti i vitit 2013.

Komisioni është një institucion i pavarur. I krijuar në vitin 2010, ai ka për detyrë të zba-tojë ligjin shqiptar kundër diskriminimit, në mënyrë që të luftojë dhe dekurajojë të gjitha format e diskriminimit me bazë race, etnie, orientimi seksual apo tjetër.

Komisioneri mori shtatë ankesa për dis-kriminim në sistemin arsimor bazuar në racë në vitin 2013 dhe tetë në vitin 2014.

Nga shtatë hetimet administrative të nisu-ra më 2013, bazuar në ankesat apo të kryera ex officio, komisioneri nuk gjeti prova për diskriminim në gjashtë prej tyre. Në rastin e Qerimit, hetimi doli në konkluzionin se dis-kriminimi nuk qe i shkaktuar nga përkatësia e tij rome. BIRN rishikoi të gjitha vendimet për hetimet e rasteve kur komisioneri nuk ka gjetur diskriminim. Në një pjesë prej tyre, kur komisioneri qe në gjendje të zgjidhte çështjen me ndërmjetësim, hetimi mbyllej me vendimin se nuk është zbuluar diskriminim.

Për shembull, kur kreu i një shkolle fillore në Tiranë refuzonte të regjistronte një fëmijë rom,komisioneri e mbylli hetimin pasi drej-tori ndryshoi mendim – sapo ankesa qe dorë-zuar dhe hetimi administrativ qe nisur. “Qël-limi ynë nuk është të vëmë gjoba, por t’ia ar-rijmë qëllimit për të hequr situatën diskrimin-uese”, thotë Baraku. “Dikush mund të niset nga filozofia e sanksionit, por unë nisem nga sa çështje janë zgjidhur pozitivisht”, vijon Baraku.

Baraku i tha BIRN që dispozitat e ligjit an-ti-diskriminim parashikojnë vendosjen e gjo-bave vetëm nëse komisioneri urdhëron rregullime ose masa, dhe personi kundër të cilit është paraqitur ankesa nuk i zbaton bren-da një afati të arsyeshëm.

Megjithatë, në rezolutën për punën e komisionerit të aprovuar nga parlamenti ne qershor 2014,ligjvënësit konstatojnë se gjatë 2013-ës në veprimtarinë e komisionerit “ka një numër të ulët të aplikimit të masës admin-istrative “ gjobë.” Parlamenti i kërkon komis-ionerit që të aplikojë “një politike më strikte në përmbushje të sanksioneve administrative sipas përcaktimeve të ligjit.”

Fation Qama, një specialist kundër diskri-minimit te organizata “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë -Të Drejtat e Njeriut”, thotë se drejtorët apo mësuesit që demonstrojnë sjel-lje diskriminuese duhet të sanksionohen apo edhe të pushohen nga puna nëse është e nevo-jshme.

Avokati i Popullit Igli Totozani shkon më tutje, duke argumentuar se zyrtarët që gjen-den fajtorë për diskriminim kundër romëve duhet të përndiqen penalisht.

“Në rastet e ankesave nga anëtarët e ko-munitetit rom mbi diskriminimin racor në shkolla, përgjegjësit e veprimeve të tilla duhet të përndiqen penalisht,” tha Totozani.

Qama thotë se diskriminimi kundër fëmi-jëve romë në arsim shpjegon se pse shkalla e braktisjes së shkollës prej tyre është kaq e lartë. Ajo që është e nevojshme është të kri-johet fryma e gjithëpërfshirjes, gjë që do të thotë mbështetje më aktive nga politikbërësit dhe zyrtarët e sistemit arsimor drejt këtyre fëmijëve.

“Të gjithë këto faktorë të marrë sëbashku jo vetëm që mund të ndihmojnë në integrim-in e tyre në shkollë por edhe në integrimin e tyre në shoqëri,” thotë Qama.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës "Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë

Civile dhe Gazetarëve Investigativë," me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur

për Shqipërinë.

ola mitre | BIRN | tiranë dhe korçë

Diskriminimi i lë nxënësit romë jashtë shkollës në ShqipëriRomët shpesh akuzohen se nuk kanë dëshirë për t’u arsimuar – por kur ata përpiqen, shkollat shqiptare shpesh nuk janë aspak mikpritëse.

fëmijë romë pranë qendrës së emergjencave

Page 32: Reporter.al Numri Special

#birndecade

Ten Years of Making a Difference