RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i...

11
RELACION PER PROJEKTLIGJIN "PER GJUETINE" 1. Informacion i pergjithshem Gjuetia ne vendin tone aktualisht rregullohet nga Iigji nr. 10253, date 11.3.2010 "Per gjuetine", i ndryshuar me ligjin nr.43/2013. Ky ligj ne menyren se si eshte hartuar, pavaresisht aneve te veta pozitive ka rezultuar me mangesi ne shume drejtime, sidomos persa i perket afteise, kapaciteteve dhe profesionalizmit te strukturave shteterore. Ku fakt rezultoi i provuar nga vete materialet qe u paraqiten nga Keshilli Ministrave dhe nga Shoqata Shqiptare per Mbrojtjen e Shpendeve dhe Gjuetareve (SHMSHGJ), si dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyrore ne Shqiperi, ne gjykimin kushtetues qe u zhvillua per kushtetutshmerine e ligjit nr.61/2016 "Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise". Ne keto materiale dukshem theksi u vendos tek mungesa e ketyre elementeve per menaxhimin dhe kontrollin efektiv te gjuetise ne vendin tone. Per kete arsye qellimi i ketij projektligji eshte qe te permiresoje Iigjin aktual ne disa aspekte dhe nene te caktuara te tij. Krahas disiplinimit qe i beri ne teresi veprimtarise se gjuetise, ligji deshmoi dhe nevojen per disa nderhyrje e permiresime ne nene apo procese te caktuara te tij. Riorganizimin e gjuetise sipas projektligjit bazohet kryesisht ne keto drejtime: Percaktimin ne menyre te qarte te kompetencave te autoriteteve shteterore ne menaxhimin e gjuetise; Forcimin e rolit te Federates Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim, si federata e vetme te cites i delegohet nga shteti e drejta e organizimit dhe zhvillimit te veprimtarive se gjuetise;

Transcript of RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i...

Page 1: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

RELACION

PER

PROJEKTLIGJIN "PER GJUETINE"

1. Informacion i pergjithshem

Gjuetia ne vendin tone aktualisht rregullohet nga Iigji nr. 10253, date 11.3.2010 "Per gjuetine", i ndryshuar me ligjin nr.43/2013. Ky ligj ne menyren se si eshte hartuar, pavaresisht aneve te veta pozitive ka rezultuar me mangesi ne shume drejtime, sidomos persa i perket afteise, kapaciteteve dhe profesionalizmit te strukturave shteterore.

Ku fakt rezultoi i provuar nga vete materialet qe u paraqiten nga Keshilli Ministrave dhe nga Shoqata Shqiptare per Mbrojtjen e Shpendeve dhe Gjuetareve (SHMSHGJ), si dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyrore ne Shqiperi, ne gjykimin kushtetues qe u zhvillua per kushtetutshmerine e ligjit nr.61/2016 "Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise". Ne keto materiale dukshem theksi u vendos tek mungesa e ketyre elementeve per menaxhimin dhe kontrollin efektiv te gjuetise ne vendin tone.

Per kete arsye qellimi i ketij projektligji eshte qe te permiresoje Iigjin aktual ne disa aspekte dhe nene te caktuara te tij. Krahas disiplinimit qe i beri ne teresi veprimtarise se gjuetise, ligji deshmoi dhe nevojen per disa nderhyrje e permiresime ne nene apo procese te caktuara te tij.

Riorganizimin e gjuetise sipas projektligjit bazohet kryesisht ne keto drejtime:

• Percaktimin ne menyre te qarte te kompetencave te autoriteteve shteterore ne menaxhimin e gjuetise;

• Forcimin e rolit te Federates Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim, si federata e vetme te cites i delegohet nga shteti e drejta e organizimit dhe zhvillimit te veprimtarive se gjuetise;

Page 2: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

• Vendosjen e kritereve ne lidhje me menyrat dhe programet e testimin te gjuetareve, paisjen e tyre me leje gjuetie, format e lejes se gjuetise, pergjegjesin displinore, si dhe rastet e heqjes se lejes se gjuetise;

• Percaktimin e qarte te rasteve, kritereve, zonave dhe elementeve te tjera qe duhet te zbatohen ne ratet e dhenies se zonave te gjuetise me qira.

• Te drejten Federates Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim per te kontrolluar gjuetine turistike ne pergjithesi, e cila rezulton te kete gene nje nga problemet kryesore te gjuetise ne Shqiperi;

• Rregullime ne lidhje me pronesise mbi gjahun dhe tarifat e gjuetise te aplikueshme ne Shqiperi.

• Percaktimin e rregullave te reja ne lidhje me trofete e gjuetise; • Raportin ligjor qe kane shoqatat vendore te gjuetise me Federaten

Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim. • Te drejten e organeve publike qe te japin me qira zonat e gjuetise sipas

procedurave te hapura publike dhe rolin e Federates Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim dhe shoqatave vendore te gjuetareve ne keto caste.

• Shfuqizimin e ligji nr. 61/2016 date 02.06.2016 "Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise" dhe kufizimin e gjuetise turistike per nje periudhe 5 vjecare.

2. Risite e projektligjit

Ndryshimet e propozuara ne kete projektligj do t'i sherbejne permiresimit te punes ne drejtimet e siperpermendura.

Periudha e zbatimit te ligjit nr.10253, date 11.3.2010, "Per gjuetine", te ndryshuar, nga hyrja e tij ne fuqi e deri ne mars te vitit te kaluar kur filloi moratoriumi i gjuetise, ka deshmuar qe ligji, krahas vendosjes se rregullave dhe kritereve per mirerregullimin e veprimtarise se gjuetise, ka nevoje qe te pasqyroje dhe disa plotesime te kerkuara gjate kesaj periudhe, sikurse dhe te ndryshoje dhe te perrniresohet ne nene te caktuara te tij.

Nje aspekt i rendesishem qe synohet me kete projektligj eshte rritja e pergjegjegjesise se vete gjuetareve ne menaxhimin e veprimtarise se gjuestise. Per kete arsye ne projektligj eshte rritur roli i organizmave qe perfaqesojne kete

2

Page 3: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

grupim. Me konkretisht FKSHGJK ka te drejten qe te ndermarre nje sere hapash dhe propozimesh, per krijimin e zonave te gjuetise, mbareshimin e gjuetise, krijimin e rezervateve, dhenien me qira te siperfaqeve te caktuara, zgjidhjen e parakohshme te kontrates se qirase etj. Ne keto raste FKSHGJK ka rolin e propozuesit dhe miratimi realizohet nga strukturat kompetente shteterore, kryesisht ministria pergjegjese per kete fushe. Pra, ne kete kendveshtrim duhet theksuar se pavaresisht rritjes se rolit te organizmave te gjuetareve, ky rol nuk eshte mbizetorues por gjithmone i nenshtrohet mbikqyrjes dhe kontrollit nga ana e strukturave shteterore.

Persa i perket ushtrimit te profesionit te gjuetise, projektligji synon qe ky kjo veprimtari te jete e veteorganizuar. Ne kete menyre i takon FKSHGJK qe te krijoje programet e trajtimit, kualifikimit dhe testimet per vete gjuetaret. testimi do te jete teorik dhe praktik dhe synon zgjerimin e njohurive ne fushen e gjuetise, persa i pekret llojet te kafsheve, llojet e mjeteve qe mund te perdoren ne gjueti, ndalimet e ndryshme, llojet e armeve te zjarrit etj. Ne kete menyre kemi nje rritje te per te larte profesionale te vete gjuetareve

Realizimi i testimit i jep federates te drejten qe te jape edhe lejet per ushtrimin e gjuetise, duke perfituar ne kete rast nga tarifat perkatese, te cilat do te perdoren prej tyre ne funksion te rritjes profesionale te gjuetareve si edhe ne menaxhimin e strukturave te sherbimit te rojes se gjuetise.

Nje nga risite e ketij ligji eshte pikerisht lejimi i sherbimit te rojes se gjuetise. Rojet e gjuetise, kane te drejte qe te identifikojne te gjithe ushtruesit e kesaj veprimtarie si edhe te kerkojne dokumentacionin perkates. Madje ky sherbim ka te drejte qe te kontrolloje edhe mjetet qe perdoren ne gjueti dhe t'i bllokoje ato per nje periudhe deri ne 24 ore duke njoftuar dhe dhene mundesi strukturave shteterore (le te veprojne. Ne kete menyre rritet edhe pergjegjesia dhe kapacitetet per ruatjen dhe mbareshtimin e gjahut ne vendin tone.

Po keshtu jane propozohet qe te rriten denimet administrative ne disa raste sipas propozimit bashkelidhur. Ne keto raste masa e gjobes eshte disa here me e larte me qellim ndeshkimin e kundravajtesve te cilet me veprimet e tyre demtojne faunen e eger ne vendin tone.

3

Page 4: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

Si model kryesor per hartimin e ketij projektligji ka sherbyer ligji kroat per gjuetine i vitit 2005 si nje model i avancuar pot- edhe njekohesisht i perafert me situaten ne Shqiperi.

3. Vleresimi i kushtetutshmerise se aktit dhe raportit me aktet nderkombetare

Sikurse u permend me fart, ky akt del si nje kerkese per te permiresuar me tej ligjin aktual "Per gjuetine", te ndryshuar dhe, me kete cast, per te kompletuar me tej te gjithe kuadrin ligjor qe lidhet me veprimtarine e gjuetise dhe miremenaxhimin e faunes se eger, objekt gjuetie. Ai eshte ne perputhje me te gjithe legjislacionin e brendshem dhe ate nderkombetar.

3. Struktura e projektligjit

Kreu I i cili percakton "dispozitat e pergjitheshme" te ligjit, pothuajse nuk eshte ndryshuar, me perjashtim te faktit qe ne nenin 2, jane shtuar dy perkufizime qe lidhen me shkurtimin e emertimit te Federates Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim dhe me sqarimi e termit "ligatina".

Ne kreun II ne te cilin percaktohen "Ilojet e faunes se eger, objekt gjuetie" jane bere disa shtesa dhe ndryshime te cilat lidhen kryesisht me rolin qe merr Federata Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim (FKSHGJ) ne percaktimin llojeve te faunes objekt gjuetie. Keshtu ne nenin 3, pika I percaktohet se gjate hartimit te listes se gjahut objekt gjueti, ministria pergjegjese merr mendimin e FKSHGJK dhe bashkepunon me institucionet kerkimore-shkencore perkatese dhe me Agjencine e Mjedisit dhe te Pyjeve.

Po ashtu ne nenin 4, pika 2 eshte percaktuar kompetenca e FKSHGJK per te propozuar prane ministrit, mundesine e gjuatjes te disa lloje gjahu te cilat edhe pse jane te ndaluara per to gjuajtur.

Gjithashtu kompetencat qe ka patur drejtoria e sherbimit pyjor (DSHP) ne lidhje me gjuetine reduktuese, gjuajten per qellime reduktuese dhe rastet e vrasjes emergjente te faunes se eger, i jane kaluar FKSHGJK. Kjo eshte bere per faktin qe

4

Page 5: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

FKSHGJK eshte nje organizem i specializuar ne fushen e gjuetise dhe ka te gjitha kapacitetet profesionale dhe shtrirjen e plote territoriale nepermjet shoqatave vendore, per te evidentuar rastet e mbipopullimit apo probleme epidemike te cila mund te kercenojne qendryeshmerine e habitateve.

Nje aresye tjeter e kalimit te ketyre kompetencave ne favor te FKSHGJ, eshte edhe fakti qe duke gene nje organizem i specializuar dhe i profilizuar ne fushen e gjuetise, eshte me prane problematikave te fushes se sa DSHP e cila eshte e ngarkuar me shume kompetenca qe duhet te zbatoje.

Ne kreun III te ligjit objekt ndryshmi, percaktohen rregullimet ne Iidhje me "zonat e gjuetise".

Edhe ne kete kre jane bere kryesisht shtesa dhe ndryshime qe lidhen me percaktimin kompetencave te institucioneve shteterore dhe FKSHGJ ne lidhje me percaktimin e zonave te gjuetise. Ne termat e ligjit percaktimi i zonave te gjuetise ne shkalle vendi, studiohet dhe propozohet prane ministrise perkate nga FKSHGJK. Kjo e drejte e cila i eshte dhene FKSHGJ, lidhet me mundesine e saj reale, per te studivar dhe percaktuar se cilat habitate kane burime dhe rezerva te tilla natyrore, qe mund te konsiderohen dhe me pas shfrytezohen si zona gjuetie.

Per here te pare me ndryshimet e bera, eshte lene e hapur mundesia qe siperfaget ligatinore bregdetare, te perdoren pjeserisht si zona gjuetie. Projektligji kete rregullim e ka kufizuar me sasine e siperfaqes e ligatinave qe mund te shfytezohet si zone gjuetie, e cila nuk mund te jete me shume se 30 % e siperfaqes totale.

Projektligji shton elemente dhe kritere qe duhen pasqyruar dhe zbatuar ne programet e mbareshtimit te gjahut. Keshtu ne nenin 18, pas pikes 5 shtohet pika 6 e cila vendos kritere qe duhet te zbatohen nga rezervatet e mbareshtimit te gjuetise dhe qe lidhen kryesisht me strategjite e siguron riprodhimi dhe rritjen e sasise numerike te gjahut, sigurimin e kushteve optimale per riprodhim, sigurimin e masave diagnostikuese, kurative dhe higjenike, sigurimin e sasive te nevojshme te furnizimit me uje te pishem dhe ushqim etj.

5

Page 6: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

Gjithashtu jane bere ndryshime edhe ne lidhje me zonat dhe rregullat e stervitjes se qeneve te gjahut. Projektligji i jep nje rol te rendesishem FKSHGJK si ne percaktimin e zonave te stervitjes se gjahut, ashtu edhe ne miratimin e rregullave per perdorimin e ketyre zonave.

Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga pjeset me te prekura nga shtesat dhe ndryshimet qe sjell projekt ligji.

Fillimisht jane riorganizuar kompetencat e strukturave pergjegjese per menaxhimin e gjuetise. Keshtu disa kompetenca te ministrise ne lidhje me menaxhimin e gjuetise, jane decentralizuar tek struktura te tjera shteterore apo tek FKSHGJK, te cilat jane me afer problematikave te gjuetise se sa ministria.

Eshte bere pjese e strukturave pergjegjese per menaxhimin e gjuetise FKSHGJK, te cites i jane dhene kompetenca te rendesishme ne menaxhimin e gjuetise te tilla si, pergjegjesite ne lidhje me organizimin dhe funksionimin e zonave te gjuetise, hartimin dhe propozimin e planeve dhe programeve te zhvillimit te gjuetise ne shkalle vendi dhe per cdo zone gjuetie dhe inventarizimin e monitorimin e llojeve te gjahut objekt gjuetie.

Gjithashtu sipas permbajtjes se projekt ligjit, FKSHGJK eshte kompetente per miratimin e planeve menaxhuese te zonave te gjuetise. Kjo kompetence i eshte dhene FKSHGJK per arsye te njohurive te fushes per te testuar te gjithe komponentet qe duhet te permbajne planet menaxhuese te zonave te gjuetise, per aresye te mbulimit te te gjitha zonave te gjuetise nepermjet shoqatave vendore te gjuetise, si dhe per aresye te mundesise per to ndjekur ne vazhdimesi te zbatimit te planit te zonave te gjuetise nga menaxhuesit e zones.

Nje risi qe sjell projektligji jane edhe sherbimi i rojeve te gjuetise te cilet mund te jene ne varesi te FKSHGJK, shoqtave vendore te gjuetise apo te menaxhuesit e zones se gjuetise. Projektligji ka vendosur kritere dhe i ka ngarkuar me pergjegjesi sherbimin e rojeve te gjuetise, te cilet luajne nje rol te rendesishem ne menaxhimin e gjuetise.

6

Page 7: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

Ne lidhje me dhenien ne perdorim te zonave te gjuetise, projektligji ka zgjatur afatet per te cilat mund te jepet nje zone ne perdorim, nga deri ne 10 vjet qe ishte, eshte bere 10-30 vite.

Projektligji lejon qe nepermjet vendimeve apo marreveshjeve, organet e qeverisjes qendrore te delegojne tek njesite e veteqeverisjes vendore, te drejten per te dhene me qira zonat e gjuetise ne territorin e tyre. Ky rregullim gjen mbeshtetje edhe ne ligjin Nr. 139/2015 "Per veteqeverisjen vendore" i cili ne nenin 2/4 te tij percakton se, funksione te deleguara jane ato funksione te qeverise qendrore, ushtrimi i te cilave u delegohet njesive te veteqeverisjes vendore.

Ne lidhje me te drejten e njesive te veteqeverisjes vendore per te dhene ne perdorimin nepermjet qirase zonat e gjuetise, projektligji ka vendosur detyrime per te bashkepunuar dhe per te marre mendim paraprak tek shoqatat vendore to gjuetise. Gjithashtu projektligji e ben te detyrueshme njoftimin dhe marrjen e pelqimit paraprak nga FKSHGJK per Iidhjen e kontratave te qirase per zonat gjuetise, nga ana e autoriteteve kontraktore.

FKSHGJK sipas percaktimeve te vendosura nga projektligji, ka te drejte te kerkoje nga autoriteti kontraktore te zgjidhje ne menyre te parakoheshme te kontrates se qirase, ne rastet kur veren shkelje te ligjit apo te detyrimeve kontraktore.

Kreu V qe rregullon "ushtrimi i gjuetise" gjithashtu eshte nje nga kreret me te prekur nga ndryshimet e bere nga ky pjojektligj.

Ashtu si edhe ne kreun IV, edhe ne kete kre, eshte bere nje riorganizim i kompetencave te institucioneve shteterore pergjegjese per gjuetine dhe i jane dhene disa kompetenca shtese FKSHGJK.

Qe ne fillimin pasqyrohet e drejta e FKSHGJK per te propozuar prane ministrit, sezonet e gjuetise, hapjen dhe mbylljen e tyre. Ne dallim me rregullimin aktual, projektligji e thjeshton proceduren e miratimit te sezoneve te gjuetise, pasi ato nuk miratohen me nga Keshilli i Ministrave, por nga ministri pergjegjes per fushen e gjuetise.

7

Page 8: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

Projektligji ka bere ndryshime te rendesishme edhe ne drejtim te testimit qe duhet te kalojne gjuetaret per paisjen me leje gjuetie. Projektligji ngarkon me organizimin e testimit te gjuetareve, FKSHGJK. Testimi i kandidateve per gjuetare realizohet nga komisioni i FKSHGJK i ngritur per kete qellim, dhe qe perbehet nga ekspert biolog, veterinere, eksperte te qeneve te gjahut, te armeve, perfaqesues te ministrise, si dhe perfaqesues te vete federates.

Ne projektligj eshte percaktuar se pas nenit 36, shtohet nenin Neni 36/1, dispozite e cila percakton se testimi zhvillohet ne dy faza, teorike dhe praktike, percakton programin qe duhet ndjeke testimi dhe kriteret e testimit.

Projektligji ka bere nje formulim te qarte ne lidhje me lejet e gjuetise. Keshtu sipas projektligjit, lejet e gjuetise ndahen ne licensa gjuetie te cilat kane afat vlefshmerie 5 vjecare dhe ne leje gjuetie te cilat kane afat vlefshmerie vjecare.

Projektligji kompetencen per heqjen e lejes se gjuetise i ka dhene komisionit te shqyrtimit te kundervajtjeve prane FKSHGJK-se. Kjo kompetence e FKSHGJK lidhem me teresine e kompetencave qe ka ajo ne menaxhimin e gjuetise dhe ushtrimin e saj, si dhe ne dhenien e lejeve te gjuetise per shtetasit shqipetare dhe te huaj, etj,.

Projektligji percakton se operatoret e tureve te gjuetise ne rastet kur organizojne ture gjuetie duhet te lidhin nje marreveshje me FKSHGJK, ne te cilen duhet te pasqyrohen sezoni i gjuetise gjate te cilit do te organizohen turet e gjuetise, zonat e gjuetise ne te cilen do te zhvillohen turet e gjuetise, llojet e gjahut qe do te gjuhen gjate turet, te drejten e FKSHGJK-se per te vezhguar nepermjet sherbimit te rojeve te saj, turet e gjuetise dhe zbatimin e marreveshjeve.

Projektligji ben rregullime te ndryshme edhe ne lidhje me tarifat e gjahut, te cilat i ndryshe nga ligji aktual, i ndane ne: tarifa ditore te gjahut; tarifa per produktet e gjahut ne baze numrin te kafsheve dhe shpendeve te vrara; dhe tarifa per certifikimin e produkteve te gjahut nga sherbimi veterinar.

Gjithashtu projektligji ka sjelle ndryshime edhe ne lidhje me pronesine e gjahut, duke percaktuar se gjuetari qe ka vrare gjahun, fiton pronesine mbi te

8

Page 9: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

vetem nese paguan to tarifen mbi produktet e gjahut, ne te kundert pronesia mbi gjahun i takon menaxhuesit te zones se gjuetise.

Risi te tjera kane te bejne edhe me trofete e gjahut, per vleresimin dhe certifikimin e te cileve ligji ka bere kompetente FKSHGJK.

Ndryshime te rendesishme te bera ne kete kre jane ndryshimet e neneve 52 dhe 53 te cilat i kane riformatuar ne menyre te plote shoqatat vendore te gjuetise dhe FKSHGJK. Nje parashikim i rendesishem eshte fakti qe shteti i delegon te drejten e organizimit dhe te zhvillimit te veprimtarive se gjuetise, vetem nje federate gjuetie dhe ne kuptim te ketyre ndyshimeve ligjore, kjo eshte Federata Kombetare Shqiptare per Gjueti dhe Konservim.

Ne keto dy dispozita jane te elaboruara ne menyre te plote kompetencat e FKSHGJK, si dhe marredhenjet e saj me shoqatat vendore.

Ne kreu VI qe rregulon "monitorimin dhe kontrollin" jane bere disa ndryshime te cila rrisin aftesine kontrolluese te FKSHGJK per zbatimin e legjislacionit te gjuetise.

Ne kreun VII qe rregullon "sanksionet" jane bere ndryshimet perkatese ne lidhje me rritjen e disa mases se ndeshkimit per disa veprime te caktuara qe demtojne faunen e eger..

Ne kreun VIII qe rregullon "dispozita kalimtare dhe te fundit" jane bere tre shtesa te rendesishme per aktivitetin e gjuetise ne Shqiperi.

Eshte percaktuar se me hyrjen ne fuqi te ketij Iigji, shfuqizohet Iigji nr. 61/2016 date 02.06.2016 "Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise",.

Ky shfuqizim eshte bere per shkak se aktualisht ekzistojne edhe tre ligje te te tjera ndryshme, pervec ligjit te gjuetise, te cilat rregullojne mbrojtjen e faunes se

9

Page 10: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

eger dhe me konkretisht: 1. Ligji nr.8906, date 6.6.2002 "Per zonat e mbrojtura",' 2. Ligji nr.9587, date 20.7.2006 "Per mbrojtjen e biodiversitetit" 2 dhe3. Ligji nr.10 006, date 23.10.2008 "Per mbrojtjen e faunes se eger". 3

Ne baze te ketyre ligjeve ne menyre te permbledhur institucionet shteterore per mbrojtjen e faunes se eger mund te marrin masat si me poshte:

Keshilli i Ministrave

a. Te shpalle zona te mbrojtur me qellim ruajtjen e faunes se eger. b. te shpalle lloje kafshes apo habitate si te mbrojtura. c. te organizoje qendra te shpetimit per shpendet e eger, d. te vendose kuf ► zime ne sezonet e gjuetise me vendim, etj.

Ministri pergjegjes:

a. te hartoje regjistrin per llojet vecanerisht te mbrojtura te cilat i nenshtrohen nje regjimi te mbrojtur sipas legjislacionit shqiptar.

b. B. te nxjerre udhezim per miratimin e llojeve te shpendeve te eger vecanerisht vulnerabel.

c. te ndaloje gjuestine ne mbrojtje te faunes se eger. c.te miratoje rregullat per inventarizimin dhe biomonitorimin e faunes se eger. d. te percaktoje zonat e gjuestise dh. te percaktoje zonat per ripopullimin e faunes se eger. e. te kufizoje apo ndaloje sezone te gjuetise, etj

Edhe institucionet e ngarkuara per monitorimin, inspektorati qe mbulon fushen e mbrojtjes se mjedisit, Policia e Shtetit, Policia Pyjore, inspektorati qe mbulon fushen e peshkimit, inspektorati qe mbulon fushen e mbrojtjes se bimeve, Sherbimi i Zooteknise dhe inspektoratet e tjera, kane kompetenca qe te kontrollojne dhe te vendosin sanksione ne lidhje me shkeljet qe kryhen ne kete fushe.

Ndryshuar me ligjin nr.9868, date 4.2.2008 2 Ndryshuar me ligjet nr.37/2013 dhe nr.68/2014 3 Ndryshuar me ligjet nr.10137, date 11.5.2009 dhe nr.41/2014

10

Page 11: RELACION PER PROJEKTLIGJIN PER GJUETINE · PDF fileemergjente te faunes se eger, ... Kreu IV i ligjit qe rregullon "menaxhimi i gjuetise" eshte nje nga ... miratimin e planeve menaxhuese

Nga sa me siper duke gene se legjislacioni ne fuqi parashikon nje sere organesh, mjete ligjore per te nderhyre me qellim, mbrojtjen e faunes se eger, eshte e pakuptimte ekzistenca e ligjit nr.61 /2016

Eshte vendosur ndalimi i gjuetise turistike per nje periudhe 5 vjecare nga data e hyijes ne fuqi te ketij ligji. Kjo behet pasi kjo lloj gjuetie eshte konsideruar se ka demtuar me shume faunen e eger ne Shqiperi.

Gjithashtu eshte ngarkuar FKSHGJK-ja qe brenda nje perjudhe 6 mujore nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, te pershtase organizimin dhe funksionim e saj ne perputhje me kete ligj.

Deputetet propozues

11