Regjistrimi hipotekor - · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE...

16
Regjistrimi hipotekor Dokumentet e nevojshëm Homes & Properties HOMEPLUS Rr. Pjeter Bogdani, No.7 Tirana - Albania 1001 Tel : 00355 4 222 35 22 Email : [email protected] Revistë | numër 3 | Dhjetor 2013 | SHITJE | BLERJE | QIRA | APARTAMENTE | SHTËPI | AMBJENTE TREGTARE | Opinion - Blerje apo qera Me mire ta blesh apo ta marresh me qera. Bankeri juaj Specifika dhe këshilla mbi kreditë për shtëpi. Eksperimente ngjyrash Mos hezito të provosh ngjyra në shtëpinë tënde. Zbukuro kopshtin tend! Përmirëso ambjentin tënd të relaksit.

Transcript of Regjistrimi hipotekor - · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE...

Page 1: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

Regjistrimi hipotekorDokumentet e nevojshëm

Homes & Properties

H O M E P L U S R r . P j e t e r B o g d a n i , N o . 7 T i r a n a - A l b a n i a 1 0 0 1 T e l : 0 0 3 5 5 4 2 2 2 3 5 2 2 E m a i l : i n f o @ h o m e p l u s . a l

Revistë | numër 3 | Dhjetor 2013

| SHITJE | BLERJE | QIRA | APARTAMENTE | SHTËPI | AMBJENTE TREGTARE |

Opinion - Blerje apo qera Me mire ta blesh apo ta marresh me qera.

Bankeri juaj Specifika dhe këshilla mbi kreditë për shtëpi.

Eksperimente ngjyrash Mos hezito të provosh ngjyra në shtëpinë tënde.

Zbukuro kopshtin tend! Përmirëso ambjentin tënd të relaksit.

Page 2: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

I nderuar lexues,

Revista H&P ju ofron një stil unik, të besueshëm dhe praktik të mënyrës me të cilën

trajtohen të gjitha aspektet e tregut imobiliar.

Kjo revistë do t’Ju servir informacione, kuriozitete, oferta dhe çdo gjë që Ju orienton

dhe shërben në fushën e pasurive të paluajtshme. Synimi i saj është të kthehet në një

burim të qënësishëm informacioni dhe idesh. Ju do të keni një guidë të re dhe të pasur

që kënaq nevojat tuaja.

Specialistët tanë do Ju servirin guida të rëndësishme dhe do të sjellin tek Ju shtëpitë

dhe pronat më të reja dhe oportune në treg, do t’ju këshillojnë si të blini e shisni apo

si të investoni në të ardhmen. Shumë shpejt do ta kuptoni se kjo revistë ju kishte

munguar. Le ta shijojmë së bashku këtë rrugë.

Stafi i Homeplus Albania Ju uron Gëzuar Festat!

Agron Nezaj

Drejtor Ekzekutiv

Homeplus Albania

2 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 3

PËRMBAJTJA3. Opinion Të blesh një shtëpi apo ta marrësh atë me qera.

4. Regjistrimi hipotekor Dokumentet e nevojshën për regjistrimin fillestar të prones .

6. Eksperimente ngjyrash Shprehni krijimtarine tuaj duke eksperimentuar me ngjyrat në ambientin ku jetoni.

9. Dizenjmi i kopshtit tuajParime mbi dizenjimin e kopsh-tit tuaj dhe te ambienteve jashtë shtëpisë.

15. Bankieri juaj Procedurat dhe specifikat e kre-dive për shtëpi.

18. Apartamente 1+1 në shitjeOfertat më të mira për aparta-mente 1+1 në Tiranë.

21. Apartamente 2+1 në shitje Gjeni apartamentin tuaj 2+1 në zonat më të mira në Tiranë.

24. Apartamente 3+1 në shitjeOfertat më të mira për aparta-mente 3+1 në Tiranë.

`

25. Zyra & Komerciale Ofertat me te mira per zyrat dhe ambientet e biznesit ne Tirane.

26. Prona VIPVila dhe apartamente te ve-cante.

28. TrojeTroje dhe toka per qellime te ndryshme.

H&PEDITORIAL TEAMHomeplus Real Estate Albania

Rr. Pjeter Bogdani, No.7

Tirana - Albania 1001

Tel : 00355 4 222 35 22

Email : [email protected]

Copyright © 2013

Page 3: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

4 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 5

OPIN

IONTë blesh një shtëpi apo ta

marrësh atë me qera?

Pasi kam jetuar shumë vite në një shtëpi pronë e imja, kam kaluar të tjera vite në apartamente dhe shtëpi me qera. Kjo gjë më ka pëlqyer. Por edhe nuk më ka pëlqyer. Ka mendime pro dhe kundra mbi blerjen por të tilla ka edhe për qeranë. Për mendimin tim, çështja duhet parë në dy drejtime, në atë që lidhet me anën njerëzore dhe atë që lidhet me anën financiare. Në këndvështrimin e parë, atë njerëzor lidhur me qeramarrjen ti do jesh gjithmonë nën presionin kohë, pëlqyeshmëri dhe mundësi veprimi. Kështu, mund të ndodh që edhe një ditë të caktuar pronarët e shtëpisë të kujtojnë se kontrata po mbaron, të të nxjerrin jashtë saj se ti nuk i pëlqen dhe mbi të gjitha nuk ke liri (ti nuk bën dot atë që do në vendin ku jeton). E përsa i përket këndvështrimit financiar ti vazhdon paguan dhe përsëri në fund nuk ke një shtëpi tënden. Nisur nga kjo mendova se blerja e shtëpisë do të ishte një vendim i zgjuar financiar. Por, sa më shumë kërkime bëja, aq më shumë përpiqesha të kuptoja thelbin e çështjes. Padyshim që financiarisht nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë. Aktualisht në vendin tonë nuk aplikohen në mënyrë shumë të rreptë sistemi fiskal dhe ai i taksave mbi pronën. Për aq kohë sa ke një fleksibilitet në këtë pikë, pse jo blerja e shtëpisë mbetet zgjedhje e mirë. Nga ana tjetër, nëse do të fillonte një epokë e zbatimit të ligjit në të gjithë sektorët, përfshirë edhe tre-gun imobiliar, gjërat me siguri do të paraqiteshin ndryshe. Në shtete të ndryshme taksat që lidhen

me pronësinë e shtëpive janë shpesh “të kripura”. Kosto vjetore mbi pronësinë e shtëpive përfshin taksa, interesa,sigurime, mirëmbajtje, detyrime të tjera, shpesh është më e madhe se kosto e qerasë. Gjithësesi duhet të mbani parasysh se kur ven-dosni të investoni në blerjen e një shtëpie, duhet të ndiqni disa objektiva.-Fillimisht kontolloni çmimet mbi qeranë por edhe mbi blerjen, që të tjerët të mos abuzojnë me ju.-Konsideroni të ardhurat tuaja vjetore.-Merrni informacion të saktë mbi normat e interesit në secilën bankë në qytetin tuaj.-Merrni informacion mbi legjislacion në fuqi.Sigurisht që secili prej nesh do të mbetet gjatë në diskutimin mbi zgjedhjen më të mirë. Megjithatë duke vënë në balancë përfitimet dhe humbjet mbetet tek ju vendimi. Nëse ju doni të blini një shtëpi bëjeni, nëse jo zgjidhni alternativa të tjera. Por mos lejoni që dikush t’ju thotë se po shpenzoni paratë kot duke jetuar në shtëpi me qera.

Sa për mua, unë vazhdoj të kem në planet e mia blerjen e një shtëpie së shpejti. E di që nuk është vendimi më i mirë financiar, por do të përpiqem të jem i kujdesshëm që të kërkojë alternativën që më balancon (njësoj sikur të zgjidhja qeranë). Zgjedh-jet janë të vështira, por agjentët imobiliar mund të jenë lehtësues në gjithë procesin tuaj vendimmar-rës.

Page 4: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

www.918384.vipwell-direct.eu [email protected] 0693310166

6 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 7

per marredhenie me truallin, plan-vendosje dhe aktin e dorezimit te nenshkruar nga AKP-ja dhe bleresi. Ne rastet kur AKP-ja ka shitur me nje kontrate te vetme truallin dhe ob-jektin mbi te, eshte e mjaftueshme vetem kjo kontrate per te regjistruar si truallin, ashtu edhe objektin. Te njejtat dokumente perdoren edhe per rastet e privatizimeve te pasur-ive te NB-ve.

Per pasurite e paluajtshme “pallat” dhe “apartament” Sipas procedurave qe zbatohen ne zyrat e regjistrimit te pasurive se paluajtshme per objektet qe cilesohen “pallat” apo “apartament”, qe jane perfituar fale ligjit “Per privatizimin e banesave shteterore”, do te regjistrohen ne baze te kater dokumenteve. Ne dosje duhet te perfshihet kontrata e shitblerjes, planimetria e apar-tamentit, gent-plani i pallatit, certifikata e gjendjes familjare per te percaktuar bashkepronaret me moshe mbi 18 vjeç ne kete date, kur ata nuk jane pasqyruar ne kontrate.

Kur informacioni nga keto do-kumente nuk ploteson kerkesat e fushave te karteles, perdoren dokumentet e tjera te dosjes se privatizimit si formularet 1, 2, 3 dhe mandat-pagesa. Per pasurine “pallat” duhet te krijohet dosja e dokumenteve me numrin arkivor perkates. Si dokumente sherbejne gent-plani, formulari 1, kontrata e bashkepronesise, shenime te tjera qe lidhen me pallatin.

Per pasurite e kthyera te ish-pronareve

Per pasurite e paluajtshme te kthyera ose te kompensuara fizikisht qe jane perfituar nga ligji “Per kth-imin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” do te regjistrohen

REGJISTRIMI HIPOTEKOR

Regjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme behet me pergatitjen e kar-telave te pasurive te paluajtshme dhe dokumentimin e kufijve te ketyre pasurive ne Harten Treguese te Regjistrimit. Te drejtat e pronesise si dhe kufijte e çdo pasurie te paluajtshme vertetohen me paraqitjen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te dokumenteve te meposhtme.

P E R S E C I L I N R A S T E S H T E D H E N E D H E L E G J I S L AC I O N I K U D U H E T T E B A ZO H E N P E R

P R O C E D U R A T E M E T E J S H M E T E G J I T H E ATA Qy T E TA R E Q E D UA N T E K R y E J N E N J E

R E G J I S T R I M F I L L E S TA R T E PA S U R I V E T E PA LUA J T S H M E Q E P O S E D O J N E.

Per te gjithe ata qe kane perfituar pasuri te paluajtshme fale ligjit “Per rivleresimin dhe shperndarjen ne vlere te pasurise se ish-kooperati-vave bujqesore” duhet kontrata e shitblerjes se nderteses, kontrata e marredhenieve me truallin, vendimi i keshillit te komunes dhe plan-vendosja. Banesat shteterore

Prane zyrave te regjistrimit te pa-surive te paluajtshme vazhdojne te jene te shumta kerkesat per regjistr-imin e objekteve shteterore qe i kane kaluar ne emer te qytetareve. Kjo kategori personash qe kane fituar nga ligji per ristrukturimin e ndermarrjeve bujqesore duhet te dorezojne aktin e marrjes se tokes ne pronesi apo ne perdorim ose kontraten e marredhenieve me truallin midis Agjencise Qendrore te Ristrukturimit dhe Privatizimit te NB-ve dhe subjektit. Po aq e do-mosdoshme eshte edhe kontrata e shitblerjes se objektit dhe plan-vendosja.

PrivatetPer pasurite e paluajtshme te

njohura nga ligji “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private dhe nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimi” duhet te paraqesin kontraten e shitblerjes mes AKP-se dhe bleresit per objektin e privatizuar, kontrate

Per te gjithe ata qe duan te regjis-trojne pasurite e paluajtshme qe e kane marre kete prone fale Ligjit nr. 7501, u duhet si doku-ment akti i marrjes se tokes ne perdorim ose ne pronesi.Rregjistrimi

Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme operojne çdo dite per regjistrimet fillestare te pronave sipas legjislacionit qe u ka mundesuar kete prone qytetareve. Per pasoje dhe do-kumentet qe duhen per secilen nga keto pasuri jane te ndryshme. Qytetaret qe duan te regjistrojne pasurine e paluajtshme, qe e kane perfituar fale ligjit per “Tokat bujqesore te pandara”, u duhen dy dokumente. Dokumenti i pare ka te beje me aktin e marrjes se tokes ne pronesi dhe plan-ven-dosjen. Nderkohe, per te gjithe ata qe pasurine e kane perfituar nga ligji “Per ndarjen e pasurise ne kooperativat bujqesore” lista e dokumenteve te nevojshme eshte me e madhe.

Ne Hipoteke duhet te paraqitet vendimi i komisionit te shper-ndarjes dhe likuidimit te pasur-ive te kooperativave bujqesore, kontrata e shitblerjes se objektit, kontrata e marredhenieve me truallin si dhe plan-vendosja.

HIPOTEKA, DOKUMENTET QE DUHEN PER REGJISTRIMIN FILLESTAR TE PRONES

ne baze te vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, plan-vendosjes, deshmise se trashegi-mise ne rastet kur prona i eshte kthyer trashegimlenesit si dhe procesverbalin e marrjes ne dorezim te prones (dorezi-mi i nderteses ose piketimi i truallit), veçanerisht ne rastet kur nuk eshte e mundur te behet identifikimi ne HTR.

Ndersa per pasurite e kthyera ose te kompensuara fizikisht ne baze te ligjit

“Per kompensimin ne vlere ose me troje ish-pronareve te tokave bujqesore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve duhet vendimi i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, plan-vendosja, deshmia e trashegimise ne rastin kur prona i eshte kthyer trashegimtareve si dhe proces verbali i dorezimit te mbajtur mes Drejtorise se Sherbimit Pyjor dhe

pronarit qe i eshte kthyer prona. Pasurite e paluajtshme te njohura ne baze te dekretit te Presidentit te Republikes “Per faljen e studiove te punes piktoreve dhe skulptoreve” regjistrohen me paraqitjen e aktit te dhurimit nga Komisioni i Perbashket i Bashkise dhe i Lidhjes se Shkrim-tareve dhe Artisteve, plan-vendosja si dhe dokumenti per marredheniet me truallin.

Page 5: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

EKSPERIMENTE NGJyRASH

Është shumë e lehtë që të ngecni në zakonin apo dëshirën për të dekoruar. Ju i qëndroni besnik ngjyrave që keni përdorur ndër vite, thjesht rifreskoni bojrat e vjetra në vend që të ndërmerrni një ndryshim radikal ngjyrash. Sidoqoftë eksperimentimi me bojrat është një mënyrë e lehtë dhe zbavitëse që rifreskon pamjen e shtëpisë apo hapësirën e punës. Ndryshimi i dizenjimit të brendshëm të hapësirës suaj mund të transformojë si shtëpinë ashtu edhe boten tuaj të brendshme. Bëhuni krijues dhe argëtohuni!

FRyMËZOHUNI

Nëse jeni të pasigurtë se si të filloni, mundohuni të gjeni inspirim nga cdo gjë që ju rrethon. Krijoni një listë të ngjyrave që ju pëlqejnë, duke marrë inspirim nga cdo gjë e mundur: vepra arti, ndërtesa të lyera, deri edhe në produkte të paketuara. Ju do të jeni në gjendje që të gjeni një ngjyrë që u përgjigjet atyre dhe testoni një njollë të tyre në mur për të parë nëse ajo ngjyrë është e përshtatshme për dhomën, shtëpinë apo ambientin tuaj.

`PIKTURË-BOSHE

Konsiderojeni hapesirën tuaj të brendshme si një kanavace boshe dhe zbavituni duke eksperimentuar kombinime të ndryshme. Kushtojini vëmendje trendeve më të fundit, pasi paletet e ngjyrave krijohen dhe për-ditësohen sipas periudhave. Është gjithashtu po aq e rëndësishme për të parë se cfarë juve nuk ju pëlqen apo ju pëlqen, kështu që jini të hapur ndaj gjithë ideve të reja dhe mos kini frikë por eksperimentojini.

SHPREHNI VETVETEN

Ngjyrat që ju zgjidhni zakonisht shoqërojnë personal-itetin tuaj, stadin tuaj të jetesës ose qoftë edhe gjend-jen tuaj të brendshme në një ditë të caktuar. Persona të ndryshëm tërhiqen nga ngjyra apo nuanca të caktuara, kështu që bëni të mundur që shtëpia juaj të reflektojë personalitetin tuaj dhe të atyre me të cilët rrethoheni. Nëse kuzhina është territori juaj i preferuar, bëjeni tuajën edhe nga ngjyrat që ju karakterizojnë juve apo dhe preferencat tuaja estetike. Nëse ju keni fëmijë të vegjël, përfshijini edhe ata në procesin e dekorimit dhe lërini edhe ata të testojne idetë dhe vizionin e tyre për dhomat e tyre të gjumit. Nëse ju karakterizon guximi, ju mund edhe ti lejoni ata të lyejnë vetë dhomat e tyre të gjumit duke i mbikqyrur dhe ndihmuar.

BANJO BLU E NDRICUAR

Kur ju eksperimentoni me ngjyrat, sillni në kujtesë se si doni të ndiheni në secilën prej dhomave. Për hapësirat e përbashkëta me anëtarët e tjerë të familjes, do të ishte e udhës që të kombinohen ngjyra neutrale me ato metalike. A do të dëshironit që kur të dilni nga kabina e dushit, të përballeni me një ngjyrë blu të shndritshme?Merrni në konsideratë dhe kombinoni me ngjyrat, testojini ato në momente të ndryshme të ditës dhe nën ndricime të ndryshme për të parë se cila nga ato përshtatet më mirë.

AKOMA TË PASIGURTË?

Nëse ju dëshironi të ndryshoni po nuk ndiheni aq të guximshëm për të eksperimentuar me ngjyrat në të gjithë shtëpinë, atëherë zgjidhni një dhomë të vogël siç mund të jetë një tualet apo ndonjë aneks dhe eksperi-mentoni aty fillimisht. Nëse kjo nuk është praktike për ju, atëherë mund të eksperimentoni qoftë edhe brenda një garderobe apo dollapi. Një vend i përshtatshëm për të provuar idetë tuaja të reja.

8 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 9

Page 6: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

10 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 11

Elementë për dizenjimin e kopështit tuajNdiqni disa parime artistike për të zbuluar misterin e dizenjimit të kopështit, edhe pse ju mund t’ia keni besuar atë profesionistëve.

Linja është një nga elementët dizenjues më të rëndësishëm dhe të përdorshëm. Çdo gjë në kopësht përfshin linjën. Men-doni rreth trungut të një peme, horizontin e largët, linjën që kri-johet kur përfundon një lëndinë dhe fillon një pyll ngjitur me të. Një trotuar, rruga me pemë, apo gardhi janë linja të qarta dhe lehtësisht të arritshme për peisazhin. Kur planifikoni të dizenjoni kopështin tuaj, gjithmonë konsideroni linjën që krijohet nga çdo gjë që ju vendosni aty. Ekzistojnë katër mënyra krye-sore për të përshkruar linjat: e lakuar, e drejtë, horizontale dhe vertikale. Të gjitha njëlloj të rëndësishme dhe me efekte të ndryshme. Linjat e forta mund të tërheqin syrin tuaj në peisazh, duke drejtuar njëko-hësisht aty ku njerëzit shiko-jnë dhe ku ata shkojnë. Linjat e lakuara formojnë shtretër joformal në kopësht dhe shto-jnë interesin për rrugët. Linjat e drejta shkaktojnë një ndjenjë të rregullit dhe freskisë formale. Kopështi mund të konsiderohet si një parajsë shëruese. Linjat qetësuese horizontale krijojnë një ndjenjë stabiliteti. Mendoni për oqeanin, se si hapësira e tij duket se takon qiellin, duke krijuar një ndjesi të pak-undërshtueshme të paqes dhe madhështisë. Linjat vertikale projektojnë ndjenjat e fuqisë dhe lëvizjes. Nuk ka rëndësi se cilin prej tipeve të linjave po përdorni, kujtoni se linjat drej-tojnë sytë. Linjat largohen nga

ju drejt tokës dhe ju tërheqin përpara. Linjat horizontale në tokë ju ndalin. Linjat ver-tikale drejtojnë sytë tuaj lart dhe jashtë kopështit. Linjat e lakuara i udhëheqin sytë drejt një udhëtimi intrigues. Të gjitha janë të dëshirueshme. Ven-dosni vetë se ku doni t’ju çojnë linjat dhe çfarë doni të shihni kur të arrini atje.

Drita Çfarë mund të jetë më e këndshme se një mëngjes në kopësht, ku bimët shkëlqejnë virtualisht nga ngrohtësia e rrezeve të ditës? Kush mund të mohojë faktin se drita i jep jetë bimëve? Drita dhe hijet ndryshojnë mënyrën se si ngjyrat duken dhe shkojnë sëbashku. Edhe pse ju nuk mund të kontrolloni ndriçimin natyral, ju mund të luani me efektet e tij. Shkëlqimi i dritës ka të njëjtin ndikim sa ngrohtë-sia e saj, avancon në mënyrë vizuale dhe bën që objektet të duken më afër. Mos harroni se drita mund të jetë natyrale dhe artificiale. Është e thjeshtë të rritet voltazhi i dritës për orët e mbrëmjes në kopështin tuaj, duke rritur kënaqësinë e qën-drimit. Pajisjet dhe vendosja e tyre krijon efekte të veçanta dhe të ndryshme. Punoni me ndriçimin dhe hijet në orenditë që keni vendosur në kopësht.

Ndriçimi këndor mund të prod-hojë efekte dramatike, për këtë arsye përdoret më shumë për kalime dhe shtigje të sigurta.

Kombinimi Kombinoni një sërë bimësh të llojeve të ndryshme, të holla, të mesme dhe të trasha për të arritur një balancë apo për të shtuar pak dozë drame në kopështin tuaj. Bimësia evokon reagime emocionale. Si ato të prekshme dhe ato vizuale ju ftojnë drejt prekjes. Përdoreni kombinimin për të krijuar një kontrast mes bimëve të ndry-shme apo për të minimizuar linjat arkitekturore.

FormaPemët dhe shkurret mund të marrin forma të ndryshme. Një peisazh i bukur shtëpie përfshin pemë të mëdha me dy ose tre forma kontrastuese. Një peisazh pa forma dhe pa kontrast të fortë, i ngjan një melodie pa ritëm. Format dhe hijet e pemëve dhe objektet e tjera në kopësht ndihmojnë në ndarjen e hapësirës, mbyllin zonën dhe sigurojnë një interes arkitekturor. Grupimi i bimëve i bën të dukshme format e tyre dhe krijon efekte të ndryshme. Format e rrumbullakëta, rrisin përcaktimin dhe stabilitetin.

Page 7: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

12 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 13

Shkalla Shkalla ose proporcioni është marrëdhënia mes madhësisë së një objekti në lidhje me një tjetër. Një pemë e lartë nuk do ishte në vendin e duhur në një ambient me një rrugicë të vogël, ndërkohë që një shkurre e vogël do i jepte më shumë kuptim. Kështu që konsideroni përmasat përfun-dimtare të një peme përpara se ju ta mbillni atë. Edhe pema më e bukur në botë do të dukej e papërshtatshme në rast se ajo do të qëndronte përpara shtëpisë duke e bllokuar pamjen e saj. Në rast se do të vihej prapa shtëpisë, atëherë peisazhi i shtëpisë do të dukej mjaft bukur.

Modelimi Modelimi është përsëritja e formave sipas një rregulli. Modelet krijojnë ritëm ashtu si dhe sharm. Ai përforcon pamjen dhe kontrastet. Kur krijohen modele, mendoni për dritën dhe hijet si pjesë e një paleti. Përdorni modelimin për ti kushtuar vëmendje hapësirës. Po kështu aplikoni këto parime kur krijoni sfonde. Përdorini modelet si mënyrë për ti drejtuar njerëzit drejt kopështit.

BalancaBalanca vizuale arrihet kur elementët në secilën prej akseve imagjinare ose reale janë të barab-arta. Nëse theksohet më shumë një pjesë e kopështit, sytë tuaj do të mbeten aty dhe jo në të gjithë kopështin. Ekzistojnë dy tipe bazë të bal-ancës: simetrike (formale) dhe asimetrike (infor-male). Kur vendoset balanca, ju duhet të përcak-toni një pikë reference qendrore nga e cila mund të ndërtoni aksin. Mund t’ju ndihmojë një derë, një pemë apo çdo objekt tjetër.

Balanca simetrike ose formale është e lehtë

për tu parë dhe kuptuar: Elementët në pjesën tjetër janë imazhe të pasqyruara. Kopështi me pishinë është një shembull i mirë i kësaj balance. Balanca formale nuk i përshtatet gjithmonë një stili shtëpie ose kopështi. Ju mund të preferoni balancën informale ose asimetrike. Një pemë e madhe në të majtë mund të balancohet nga tre pemë te vogla në të djathtë. Në sasi e madhe e ngjyrave të çelëta në njërën anë mund të balan-cojë një sasi të vogël të ngjyrave të forta në anën tjetër.

UnitetiUniteti rezulton kur të gjitha principet dizenjuese të kopështit bashkohen në një mënyrë harmonike dhe të balancuar. Harmonia do ju ndihmojë të zgjidhni mes shumë bimëve dhe materialeve të tjera të peisazhit. Kthejeni thjeshtësinë në një guidë dhe ju do të arrini një dizenjim të unifikuar që ju ofron një ndjesi kompletimi.Struktura e mirë në dizenjimin e përgjithshëm, e kombinuar me pajisjet që plotësojnë nevojat tuaja për shërbimin dhe kënaqësinë, krijon vendosjen perfekte në të cilën ju mund të vendosni pemët e preferuara, shkurret, bimë kacavjerrëse, lule apo vazo sezonale.

KontrastiKontrasti thekson diferencën midis një bime apo një objekti dhe mjedisit përreth. Përdorimi i kontrastit është mënyra më e mirë për të shmangur parashi-kimet në një kopësht. Ai shton gjithashtu sensin e kënaqësisë nga tensioni mes elementëve. Ashtu si shumë principe të dizenjimit të kopshteve, një kontrast i moderuar është i këndshëm, por sasia e madhe e tij mund të jetë konfuzuese dhe aspak relaksuese për sytë. Ju mund të krijoni kontrastin duke përfshirë dhe manipu-luar shumë elementë të tillë si forma, kombinimi dhe ngjyra. Arrini një pamje të dallueshme duke mbjellë bimë në forma të kundërta.

Ju mund të vini në kontrast kombinimet e materialeve të ndryshme, si psh tulla e zhavorr me ato të bimëve si manjole apo shkurre dëllinje. Si përfundim, ngjyrat e luleve mund të krijojnë kontraste të mahnitshme. E kuqja dhe jeshilja, lejlaja dhe portokal-lia dhe e verdha dhe bluja, përfaqësojnë kontrastin më të lartë të ngjyrave. Ju mund të vendosni gjithashtu në kontrast gjethet e larmishme me ngjyra të forta, ose gjethe jeshile dhe të purpurta.

Ngjyrat Ngjyrat tundojnë sytë, rrisin humorin dhe reflektojnë stinën. Si një mjet i fuqishëm dhe unik ato kanë efekte të parashikue-

shme. Bluja e lehtë, e purpurta dhe e gjelbërta zbusin dhe zmbrapsin, ndërsa e kuqja e ngrohtë, portokallia dhe e verd-ha gjallërojnë dhe avancojnë. Skemat një ngjyrëshe kënaqin me thjeshtësinë e tyre. Është argëtuese pjesa e shprehjes së personalitetit tuaj duke kombinuar ngjyrat. Disa ngjyra konkurrojnë për vëmendje dhe të tjerat harmonizohen. Edhe pse lulet janë thesari i kopështit, prezenca e shumë ngjyrave mund ta kthejë pamjen në kaotike. Kujtoni se një ekuilibër i ngjyrave të ndryshme krijon një efekt të kënaqshëm.

Page 8: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

14 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 15

RitmiRitmi dhe përsëritja ndodh kur ju poziciononi në mënyrë korrekte apo në kontrast orenditë. Ritmi shmang monotoninë. Kopshtet që mund të duken të kompletuara pothuaj në cdo kup-tim mund të jenë të zakonshme derisa ritmi të përfshihet, psh një procesim statik i hijes së pemëve përgjatë një makine. Këto elementë krijojnë ndjesinë e lëvizjes. Ritmi nuk kërkon domosdoshmërisht përsëritjen konçize. Ai mund të arrihet nga përdorimi i një linje. Psh përdorimi konsistent i linjës vertikale të bam-busë ndihmon në krijimin e një ritmi. Një tjetër shembull i ritmit është ndryshimi gradual midis mbjelljes së bimëve me ngjyra të ngrohta dhe atyre me ngjyra të çelëta duke i kombinuar edhe me llojet e bimëve.

VarieteteAshtu si ju zgjidhni të ftuarit tuaj për një party dhe shqetësoheni për interesat dhe person-alitetin e tyre, ashtu ju mund të kombinoni një varietet bimësh në mënyrë që të përshtaten. Theksi dhe pikat fokale shërbejnë për të krijuar një peisazh më interesant. Përdorini ato me masë, për të maksimizuar impaktin e tyre. Shpesh, një element i vetëm i interesant i shtuar në nëj skenë të zymtë mund të sjellë ndryshim të dukshëm.

Format dhe ngjyrat e ngjashme përforcojnë motivin. Por disa pika fokale, për shkak të karakterit të tyre interesant, kërkojnë një vë-mendje më të madhe. Këto pika fokale duhet të qëndrojnë jashtë kopështit. Theksime të rastësishme, të tilla si një skulpturë, ndihmo-jnë në krijimin e një balance në kopësht midis pikave të referencës dhe sfondit.

Page 9: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

1.Sa është koha mesatare për miratimin dhe disbursi-min e një kredie për shtëpi?

Koha mesatare e analizës varion nga 3 javë në 6 javë. Faza 1. Plotësimi dhe prezan-timi i informacionit: zakonisht kjo fazë merr një kohë mesa-tarisht deri në 5 ditë pune. Faza 2. Procedura e aplikimit për kredi nga ana e kërkuesit kalon nga bordi i vlerësimit të riskut, kjo procedurë kërkon një kohë mesatare nga 15-20 ditë pune nëse dokumenta-cioni i paraqitur është i plotë dhe i saktë.

Faza 3. Vlerësimi i vlerës së pronës, zakonisht bëhet nga ekspertë të licensuar dhe të përzgjedhur nga banka. Koha mesatare e vlerësimit të pro-nës nga vlerësues të pavarur varion nga 5-10 ditë pune në varësi edhe të ngarkesës së vlerësuesit si dhe në varësi të specifikave të pronës, të tilla si venddodhja.

Faza 4. Disbursimi i parasë. Pas komunikimit të aprovimit të kredisë nga ana e bankës, klienti mund të paraqitet në bankë për firmosjen e kontrat-ave. Gjithashtu kryhen vep-rimet me hipotekën për sa i përket veprimeve për kolat-eralin dhe disbursimi mund të kryhet menjëherë brenda

ditës. 2.Cili është dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqitët?

Banka të ndryshme rezer-vojnë të drejtën të kërkojnë dokumenta të ndryshëm në momentin që nisin procedu-rat për marrjen e një kredie. Megjithatë, në dokumentet kryesore janë fotokopje e pasaportës apo e cdo mjet identifikimi, formulari i apli-kimit të kredisë, kolaterali, si dhe dokumentet që provojnë të ardhurat sic mund të jenë: Vërtetimi i pagës, kontrata qerajë, depozita bankare, dividentë, etj.

3.Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen për të marrë një kredi? Kushtet tipike që duhet të plotësohen për të marrë kredi lidhen ngushtësisht me të ardhurat si ato nga punësimi, nga qeratë apo nga burime të tjera. Këto lloj të ardhurash duhet të jenë të garantuara, të mjaftueshme dhe të vazh-dueshme. Përvec profesionit dhe stabilitetit në punë, edhe stili i jetesës mund të konsid-erohet si element që bankat konsiderojnë në kushtet që duhet të plotësohen për marrjen e një kredie. Kështu abuzimi me alkoolin apo bix-hozi janë penguese për mar-

rjen e kredisë. Ndër faktorët që janë shumë me rëndësi në vlerësim janë eksperi-enca në punë, kualifikimet profesionale, kohëzgjatja e qëndrimit në të njëjtën punë apo institucion (pra jetëgjatë-sia në vendet e punës dhe pozicionet e mbajtura). Për këtë arsye rekomandohet që titullari apo aplikanti kryesor të jetë një person i caktuar i familjes që i mbulon me mirë këto kritere. Kur bëhet analiza për kredinë, mbahet parasysh se të ardhurat duhet të ga-rantojnë një jetesë normale si dhe të ketë një tepricë të mjaftueshme të ardhurash, të cilat do të mund të mjaftojnë për të mbuluar këstet mujore të kredisë.

4.Cilat janë kostot admin-istrative në marrjen e një kredie?

a) Vlerësimi i vlerës së pro-nës nga vlersues të bankës.Vlerësimi i vlerës së pronës bëhet nga vlerësues të licen-suar e të pavarur, për llogari të bankës. Ky shërbim, i cili paguhet nga aplikanti i kre-disë varion nga 200-500 euro në varësi të vështirësisë së vlerësimit.b) Kosto e disbursimit të kredisë i ngarkohet kërkuesit të kredisë dhe varion nga 0.5-3% të vlerës totale të kredisë. Mbani parasysh që kjo është

shpesh herë një vlerë e nego-ciueshme.c) Sigurimi i pronës dhe i jetës. Kjo është një kosto e përvitshme dhe varion në varësi të moshës së kredi-marrësit. Sa më e madhe mosha aq më e lartë do të jetë primi i sigurimit. Në këto kushte rekomandohet që, nëse është e mundur zgjed-hja, aplikanti kryesor i kredisë të jetë një pjesëtar me moshë relativisht më të re.

5.Cilat janë format e mund-shme të një kredie për shtëpi?

- Kredi sipas afatit të shly-erjes.Kreditë variojnë në afatin e shlyerjes së tyre nga 10 deri në 25 vjet. Kreditë më të za-konshme janë ato 15 dhe 20 vjeçare.

- Kredi sipas llojit të moned-hës në të cilën është apr-ovuar.Kredimarrjet mund të shër-behen në monëdha të ndry-shme, ku më të zakonshmet janë ato në Lekë, Euro dhe në Dollar.

- Kredi sipas llojit të interesit.Kreditë ndahen nga njëra-tje-

tra sipas llojit të interesit. Në përgjithësi, të gjitha kreditë janë me formën e interesit variabël (të ndryshueshëm). Ky interes varion në varësi të monedhës së përcaktuar në kredi. Nëse kredia është mar-rë në Lekë, atëherë interesi i kredisë së marrë është përqindje plus interes bono thesari, i cili emetohet nga Banka e Shqipërisë. Nësë kredia është marrë në Euro, atëherë interesi është përqin-dje plus Euribor, e cila është një përqindje e emetuar nga Banka Qëndrore Europiane dhe nësë kredia është marrë në Dollar atëherë interesi që duhet paguar është përqin-dje plus Libor, e cila është një përqindje e emetuar nga Rezerva Federale Amerikane. Përqindjet janë shumë të ndryshme dhe variojnë nga bankat dhe produktet që këto banka ofrojnë. Ë rëndësishme në çdo rast është që, klienti i bankës për çdo paketë të ofruar, së pari të këshillohet përpara se të firmosë dhe së dyti paraprakisht të informo-het në mënyrë të detajuar mbi të gjithë skedulin e pagesave mujore për të gjithë afatin e shlyerjes së kredisë.

6.Cilat janë penalitetet në rast të shlyerjes së kredisë përpara afatit?

Në përgjithësi bankat aplikoj-në penalitete në rast të shly-erjes së kredisë në avancë, pra përpara përfundimit të af-atit të nënshkruar. Masa e pe-nalitetit është e ndryshme për banka të ndryshme. Penaliteti mund të jetë 2- 5%. Ndërkohë disa banka sanksionojnë mos mbylljen në një afat 5 vjeçar dhe pas këtij afati, nuk apliko-hen penalitete. Afati, është një element që mund të ne-gociohet përpara firmosjes së kontratës me bankën, kështu që këshillohet të ndërmerret ky hap përpara finalizimit.

8.Sa përqind e kredisë mbulohet nga banka?

Zakonisht kreditohet 70% deri në 80 % e vlerës së pronës që do të blihet. Në raste shumë të rralla kreditohet 100% e vlerës së pronës. Në çdo rast, prona duhet të jetë afatgjatë dhe mbi të cilën të jetë e mundur që të mbështeten ekspertët e vlerësimit për të bërë siguri-min e kredisë.

Homeplus Albania ofron shërbimet më cilësore në fushën e pronave.Shitje / Blerje / Qera

Apartamente / Shtepi / Komerciale / Troje / VIP

16 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 17

BANKIERI JUAJPROCEDURAT DHE INFORMACIONE PER

KREDITE PER SHTEPINa shkruani në [email protected]

Page 10: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

9.Cilat janë format e kolateralit që mund të përdoren për një kredi?

Norma e kolateralit zakonisht kërkon 150% të vlerës së kredisë, por kjo është e negoci-ueshme dhe nuk përbën kushtin kryesor. Kjo normë mund të shkojë edhe në 120% të vlerës së kolateralit. Mbetet e rëndësishme të ardhu-rat e garantuara.

10.A mund të transferohet një barrë kredie për një banesë nga një klient i bankës tek tjetri?

Ky transferim bëhet i bazuar në kontrata që lidhen me Bankën dhe me pas këto kontrata regjistrohen tek Hipoteka. Një pronë mundet të jetë barrë e dytë dhe barrë e tretë në varësi të vlerave dhe kohës përkatëse për llogari të bankave të ndryshme.Duhet mbajtur parasysh që shpesh ngatërro-het koncepti i transferimit të kredisë me atë të

barrës kreditore. Një kredi mund të transfero-het nga një bankë në një tjetër nëse normat e interesit janë më të favorshme dhe këtu ju riku-jtojmë edhe një herë negocimin për penalitetet e mbylljes së parakohshme të kredisë me bankën në menyrë që të shmangen penalitetet e mevonshme. Gjithashtu një kredi mund të transferohet edhe nga një individ tek një tjetër. Por në këtë rast ky i fundit do ti nënshtrohet procesit të analizës së të ardhurave dhe të riskut njësoj si një aplikant i ri. Me marrjen e miratimit për kalimin e kredisë, ai nënshkruan një kontratë të re me bankën pasi personi paraardhes e ka mbyllur kredinë. Këshillohet që në çdo rast, aplikanti kërkues i kredisë për-para aplikimit duhet të analizojë në menyrë të sinqertë se sa i aftë është ai të paguajë shu-mat fikse mujore në mënyrë që të mos gjendet në situata të paparashikuara financiare si dhe rekomandohet që ky individ të analizojë në mënyra periodike shpenzimet mujore.Na shkruani në [email protected]

Studio “Kontabiliteti 411"

Jemi CELËSI I SUKSESIT për kompanitë që nuk preferojnë ose nuk munden të punë-sojnë financierët e tyre me kohë të plotë. Ofrojmë për Biznes të VogëI, të Madh, VIP dhe Organizata Jo-Fitimprurëse:Përgatitjen e Deklaratave Mujore dhe vjetoreTatimore, Shërbime Kontabiliteti, Shërbime Financiare, Konsulenca Ekonomike të Ndryshme etj.

Tel : 355 4 2230 464Cel: 355 69 20 730 30E-mail:[email protected] www.kontabiliteti411.comAdresa: Rruga "Vaso Pasha", Ndërtesa 22,Ap.4, Tiranë

KUPON PROMOCIONAL100 Litra karburant nga ALPET

Referoni një blerës për një nga pronat në këtë revistë dhe pëfitoni promocionin Homeplus Magazine

18 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 19

Page 11: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

HOMEPLUS PRONA HOMEPLUS PRONAApartamente 1+1 Apartamente 1+1

Apartament 1+1, Sip. 53 m2, kati V, ne zonen e Brrylit, prane karbu-rant Elda. Ref: AN161113-11. Cmimi 850 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 63 m2, prane Kodres se Diellit. Pallati eshte i sapo perfunduar, me ash-ensor. Hipoteka ne perfundim. Ref: MJ 081113-08. Cmimi 42,500 €.

Apartament 1+1, Sip. 67 m2, Rr. Ali Demi. Ne nje kompleks banimi & qender biznesi. Me hipoteke. Ref: AN111013-07. Cmimi 750 €/m2

Apartament 1+1, Sip. 74 m2 + Verande 100 m2, kati VI (Papafin-go) ne koshtin Botanik. Orientimi Jugperendim. Apartamenti eshte ne nje pallat te ri, ne perfundim. Ref: AN161113-10. Cmimi 110,000 €.

Apartament 1+1, Sip. 73.7 m2, Kati II, prane liqenit te thate. Apartamenti ka pamje nga liqeni. Ref: MJ081113-03. Cmimi 640 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 78 m2, Rr. Frosina Plaku. Apartamenti ndodhet ne nje kompeks te ri. Me hipoteke. Ref AN270713-02. Cmimi 770 €/m2,i negociueshem.

Apartament 1+1, Sip. 74 m2 + Verande 85 m2, ne zonen e Ali Demit. Pallat i ri me punime shume cilesore, me hipoteke. Ref: AN161113-03. Cmimi 780 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 80 m2, Kati V, ne zonen e Ali Demit. Orientimi nga Jug-Lindja. Pallat i ri. Ref: AN161013-05. Cmimi 600 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 72 m2, Rr. Frosina Plaku. Apartamenti ndodhet ne nje kompeks te ri. Me hipoteke. Ref: AN270713-01. Cmimi 770 €/m2,i negociueshem.

Apartament 1+1, Sip. 73.65, ne zonen e Porcelanit, prane bankes Raiffeisen. Me hipoteke dhe mundesi kreditimi. Ref: AN22013-02. Cmimi 600 €/m2.

Apartament 1+1, Sip.87.5m2, Kati IV, zona Kashar, pallat i ri. Me hipoteke, Ref: AN230313-14. Cmimi 450 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 68.5 m2, Kati II, ne zonen e komunes se Parisit. Apartamenti ndodhet brenda nje kompleksi banimi te ri. Me hipoteke. Ref: AN60413-13. Cmimi 68000 €.

Apartament 1+1, Sip. 75.08 m2, ne zonen e Porcelanit, prane bankes Raiffeisen. Me hipoteke dhe mundesi kreditimi. Ref: AN22013-02. Cmimi 600 €/m2.

Apartament 1+1, Sip.67.47 m2, Kati IV, zona Kashar, pallat i ri. Me hipoteke, Ref: AN230113-04. Cmimi 450 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 78 m2, Kati I & II (I konvertueshem ne 2+1), ne Don Bosko. Pallati i ri ndertuar vitet e fundit. Punimet jane te nje cilesie shume te larte. Me hipo-teke. Ref: AN240613-04. Cmimi: 595 €/m2.

Apartament 1+1, Kati IV, blloku V. Shanto, pallat i ri, me hipoteke, Ref: AN240313-03. Cmimi 850 €/m2.

Apartament 1+1, Sip. 74 m2, Kati II, ne zonen e komunes se Parisit. Ndodhet brenda nje kompleksi te ri banimi. Me hipoteke. Ref: AN60413-12. Cmimi 75000 €.

Garsoniere, Sip. 47 m2, Kati V, ne zonen e Ali Demit. Orientimi nga Jug-Lindja. Pallat i ri. Ref: AN161013-06. Cmimi 600 €/m2.

SHITUR

20 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 21

Page 12: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

KUPON PROMOCIONAL20 000 L blerje ne Eco Market

Referoni një blerës për një nga pronat në këtë revistë dhe pëfitoni promocionin Homeplus Magazine

Apartament 2+1, Sip. 100 m2, kati II, prane q.Kristal. Punime ekstra patinimi te mureve, tavaneve, aspirim, parket dhe kondicionim. Dritare dopio xham dhe grila. Ref: AN101213-01. Cmimi 850 €/m2.

Apartament 2+1, Sip. 100 m2 + Verande 92 m2. Rr. Idriz Dollaku - Ali Demi. Pallat i ri me punime shume cilesore, me hipoteke. Ref: AN161113-04, Cmimi 780 €/m2.

Apartament 2+1, Kati II, Sip. 101m2, ne Rr. Mihal Grameno, pallati i ri, me hipoteke. Ref: AN141013-04. Cmimi 72,000 €.

Apartament 2+1, Sip. 119.3 m2, kati Ii, tek Kopshti Botanik. Orien-timi nga Jug-perendimi. Aparta-menti ndodhet ne nje pallat te ri 6 katesh, ne perfundim. Ref: AN161113-09. Cmimi 600 €/m2, i neg.

Ap 2+1, Sip. 90 m2, Zona 21 Dhje-tori, prane hotel Mondial. Pallat i ri, ashensor dhe punime cilesore. Hipoteke. Ref: HF151113-01. Cmimi 90,000 €.

Apartament 2+1, Sip. 100 m2, Rr. Ali Demi. Ne nje kompleks banimi & qender biznesi, me akses ne transportin publik. Me hipoteke. Ref: AN111013-01. Cmimi 750 €/m2.

Apartament 2+1, Sip. 102 m2, Rr.Kavajes (prane Qendres Globe). Pallat i ri, me ashensor, Orientimi Jug-Veri. Me Hipoteke. Ref: AN161113-05. Cmimi 78,000 €.

Apartament 2+1, Sip. 103 m2, ne zonen e Brrylit, 200 m nga mater-niteti i ri. Pallat i ri, me ashensor. Hipoteka ne proces. Ref: MJ081113-09. Cmimi 750 €/m2.

Apartament 2+1+2 Banjo+ Ballkon+Aneks+Depo+Verande 16 m2, Sip. 119 m2, Kati VII, ne zonen e Freskut, prane supermar-ket Conad & Big Market. Pallat i ri. Me hipoteke. Ref: AN240613-02. Cmimi 430 €/m2.

Experienced - Friendly – Reliable

HOMEPLUS PRONA Apartamente 2+1

22 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 23

Page 13: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

Ap. 2+1, Sip. 124 m2, ne Blv. Bajram Curri perballe pallatit me shigjeta, brenda nje kompleksi banimi shume cilesor, ndertim i ri, me ashensor. Ref: AN070613-01. Cmimi 900 €/m2.

Apartament 2+1, sip. 122 m2, kati III, prane liqenit artificial Tirane. Apartamenti ka nje pamje te mrekullueshme nga liqeni. Ref: MJ230113-05. Cmimi 750 €/m2.

Apartament 2+1, sip. 107 m2, kati IV. Rr. Elbasanit, 3-Vllezerit Kondi. Pallat i ri i sapo perfunduar. Ref: AN180113-02. Cmimi 780 €/m2.

Apartament 2+1, Sip. 125 m2, tek pallati me shigjeta, orientimi nga Lindja. Ref: AN190313-05. Cmimi 850 €/m2.

Apartament 2+1, Sip.102 m2, Kati IV, zona Kashar, pallat i ri, me hipoteke, Ref: AN230313-13. Cmimi 450 €/m2.

Apartament 2+1, Sip. 126 m2, ne zonen e Porcelanit, prane bankes Raiffeisen. Me hipoteke dhe mundesi kreditimi. Ref: AN24013-02. Cmimi 600 €/m2.

Sip. 93.3 m2, Rr.Kongresi i Man-astirit prane IKEDA, kati VI,sistem ngrohje-ftohje qendrore, parket druri, dopioxham dhe grila.Ref: MJ150213-02Cmimi 82,000 €

Apartament 2+1, Sip.89.78 m2, Kati IV, tek Liqeni, pallat i ri, me hipoteke. Mundesi kreditimi. Ref: AN230313-04. Cmimi 750 €/m2.

Apartament 2+1, Sip. 105 m2, ne zonen e Liqenit, kompleksi Colombo. Me hipoteke. Ref: AN210613-01. Cmimi 800 €/m2.

HOMEPLUS PRONA Apartamente 2+1

24 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 25

Adresa 1 – Rr. Prokop Mima Komuna e Parisit TiraneAdresa 2 – Rr. Egnatia Flagship Center DurresAdresa 3 – Tek Gjiri I Lalzit, Fsahti Turistik Lura

Adresa 4 – Rr. Studenti tek konviktet e inxhinierise se ndertimitAdresa 5 – Rr.Naim Frasheri ne yzberisht

Adresa 6 – Rr.Hime Kolli prane Rr. se Kavajes

Page 14: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

Apartament 3+1, Sip. 144 m2, Rr. Frosina Plaku. Me hipoteke. Ref: HF161113-01. Cmimi 1000 €/m2

Apartament 3+1, Sip. 130 m2, kati III, brenda Kompleksi Kristal. Ref: MJ081113-11. Cmimi 115,000 €

Apartament 3+1, Sip. 169 m2, ne Don Bosko. Me hipoteke. Ref: AN200613-03. Cmimi 700 €/m2.

Apartament 3+1, Sip. 175 m2, kati VI, Rr. Idriz Dollaku. Me hipo-teke. Ref AN161113-02. Cmimi 700 €/m2

Apartament 3+1, blloku Vasil Shanto, kati i IV. Me hipoteke. Ref: AN161013-08. Cmimi 850 €/m2

Apartement 3+1, Sip. 150 m2, Kati III, tek stadiumi Dinamo. Me hipoteke. Ref: AN190113-01. Cmimi 1500 €/m

Apartament 3+1, me Sip. 138 m2, Kati IV, Rr. Besim Alla. Me hipo-teke. Ref: AN151113-02. Cmimi 420 €/m2

Apartament 3+1, Sip 159 m2. kati V, ne Don Bosko. Me hipoteke. Ref: AN240613-05. Cmimi 595 €/m2

Apartament 1+1, Sip. 65 m2, kati II, tek Brryli, prane hotel Ara-gostes-Durres. Ref: AN200613-07. Cmimi 800 €/m2

Zyra prane Televizionit Shqiptar, Sip. 208 m2, Kati II, Sistem qen-dror ajrim-kondicionimi, sistem kunder zjarrit, alarmi kunder vjedhjes, sistemi monitorues.Ref: AN110313-02. Cmimi 1400 €/m2

Rr.Him Kolli, Sip.180 m2, Kati I. Pallat i ri, cilesor, arkitekture e admirueshme. I pershtatshem per aktivitete te ndryshme biznesi. Ref: MJ240413-02. Cmimi 800 €/muaj

Ambiente komerciale ne nje kompleks ne Rr. Ali Demi. Kom-pleksi perbehet nga dyqane, zyra, supermarket dhe hapesire rezi-denciale. Sip. sipas preferencave. Ref: MJ130113-06. Cmimi 8 €/m2

Zyra me qira ne bllok. Sip. 50 m2, perbehet nga 2 ndarje zyrash, recepsion, holl dhe toilet. Ndod-het ne katin e dyte dhe eshte e mobiluar. Ref: AN141013-02. Cmimi 300 €/muaj

Jepet me qera zyra, ne zonen e ish bllokut, Rr. P.Bogdani, sip. 20 m2, kati II, . Ref: AN180113-03. Cmimi 200 €/muaj

Jepet me qera magazine, prane bllokut te magazinave Tirane, 300- 2000 m2 (sipas preferen-cave). Ref: AN190113-01. Cmimi 3 €/m2

Prane Zogut te Zi. Sip.165 m2. Kati II. E mobiluar, sistem qendror ngrohje-ftohje, sistem kunder zjarrit, vjedhjeve, central i brend-shem si dhe internet. Ref: AN200613-05. Cmimi 800€/muaj

Lokal prane 21 Dhjetorit, Sip. 75 m2. Lokali ka 14 tavolina. I pozicionuar ne nje rruge shume te populluar. Ref: AN161113-06. Cmimi 600 €/muaj

Shitet lokal Bar-Kafe prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave ne Laprake. Sip 60 m2, hapesire e brendshme dhe verande 70 m2. Ref: MJ081113-01 Cmimi 90,000 €

SHITUR

HOMEPLUS PRONA HOMEPLUS PRONAApartamente 3+1 ZyRA & KOMERCIALE

26 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 27

Page 15: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

Apartament dublex tek Kodra e Diellit. Siip. 192.7 m2, 3 dhoma, soxhorno, aneks, depo, 3 tualete, ballkon dhe verande. Orientimi nga Lindja. Me hipoteke. Ref: MJ081113-07. Cmimi 190,000€.

Vile luksoze 4 Kate ne Rr. Babe Rexha. Sip banimi 1080 m2. Ref: HF001VS-01, Cmimi 1,000,000 €

Hotel ne Golem me 3 kate, bar-restorant ne katin zero, bar kafe jashte, hapesire per varka me qera, me dalje direkte ne det. Ref: AN71212-03Cmimi 2,000,000 €.

Ne rrugen “3 v. Kondi” (tek vilat Gjermane). Vile 3 kate, 2 hapesira rrethuese perpara te ndara rreth 300 m2. Secili nga katet ka siper-faqe 40.8 m2. Me hipoteke. Ref: AN200613-04. Cmimi 200,000 €.

Vile luksoze ne kompleksin Aka-cia. Sip.700 m2. 7 dhoma gjumi, 5 banjo, soxhorno, kuzhine gatimi, salle fitnesi, sauna, papafingo, 5 ballkone.Ref: MJ140213-03Cmimi 1,500,000 €.

Hotel ne Golem ne vijen e pare. Sip. ndertimi 1184 m2 dhe sip. trualli 5000 m2, 8 dhoma dopio dhe 13 dhoma me 3&4 shtreter. Restorant 80 vende dhe verande me 60 vende. Parkimi per 100 makina, 150 cadra (300 shezllone)Ref: MJ081113-05Cmimi 1,300,000 €.

Apartament 2+1, St. Qemal Stafa, Sip 94 m2, kati VII. I dizenjuar dhe kompletuar ne nje menyre shume elegante dhe te nje klasi te larte. Me hipoteke. Ref: AN070613-03. Cmimi 235,000 €.

Vile ne kompleks turistik Golem, parkim per dy makina. Ngrohje qendrore me gaz, panele diellore, sistem kondicionimi. Me hipo-teke. Ref: MJ140213-05Cmimi 270,000 €.

Kompleks tek Gjiri i Lalzit, Sip. 1900 m2 . Stacion karburanti (4 pompa furnizimi, depozita 40000 lt nafte dhe 10000 lt benzine), 4 kate Hotel me sip. 680 m2 (Bar-Restorant- Supermarket, 3 kate hotel, Bar-Restorant veror). Ref: MJ161013-01. Cmimi 350,000 €.

HomePlus Albania eshte kompania me standardet më të larta në industrinë immobiliare në Shqipëri. Kur ju telefononi agjentët tanë, ju keni arritur në një rrjet shitësish profesionistë, të cilët do t’ju ndihmojnë të blini ose shisni ne zonat qe ata njohin dhe duan.

Nuk shisni dot shtepine?

Keni provuar vete pa sukses?

Tek homeplus do gjeni zgjidhjen.

HOMEPLUS PRONA Prona VIP

28 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 29

Page 16: Regjistrimi hipotekor -  · PDF filePER SECILIN RAST ESHTE DHENE DHE LEGJISLACIONI KU DUHET TE BAZOHEN PER ... Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin

Shitet toke prane aeroportit te Ri-nasit, shume prane rruges nacio-nale, sip. 10000 m2, me hipoteke. Ref: AN280613-02Cmimi 15 €/m2

Truall ne zonen e plazhit te Shengjinit. Rruga e asfaltuar deri ne breg. Me dokumentacion te plote. E pershtatshme per inves-tim ne kompleks vilash, etj. Ref: AN070213-01. Cmimi 50 €/m2.

Shitet truall me Sip. 720 m2, kanali i Cukes, Sarande. Me hipo-teke. Me leje ndertimi. Ref: AN180113-03Cmimi 30,000 €

Toke ne hyrje te Rinasit, shume prane rruges kryesore, sip. 6400 m2, me dokumenta te rregullta, e pershtatshme per banim, kapa-none, magazina, rezidenca. Ref: AN280613-01Cmimi 30 €/m2

Shitet truall me sip. 430 m2 prane pishave ne qytetin e Sarandes. Me dokumentacion te rregullt dhe hipoteke. Ref: AN180113-11Cmimi 25000 €

Truall per ndertim prane Pazarit te Ri. Sip. e sheshit 941.58 m. Koe-ficienti i shfrytezimit 55%. Ref: AN161013-12

Truall ne Linze-Dajt, Sip. 3000 m2. Trualli ndodhet ne nje pjese shume terheqese te Malit te Da-jtit, mes gjelberimit, pamje mbi Tiranen. Me hipoteke. Ref: AN200613-02Cmimi 100 €/m2

Truall ne bregdet, Sip. 3000 m2, trualli ndodhet ne Karpen, 5 km nga aksi nacional Durres-Kavaje. Dalje direkte ne det. Me hipoteke. Ref: AN070213-05Cmimi 30 €/m2

Truall per ndertim ne zonen e Ali Demit. Siperfaqja e sheshit 2000 m2. Ref: AN161013-12Cmimi 150 €/m

HOMEPLUS PRONA Troje / Toka

30 | Homeplus Real Estate | www.homeplus.al | [email protected] [email protected] | www.homeplus.al | Homeplus Real Estate| 31

Homeplus ju uron Gezuar Festat e Fundvitit