RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË...

19
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Financave Ministarstvo za Finansije – Ministry of Finance Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm Centralna Jedinica za Harmonizaciju Unutrašnje Revizije - Central Harmonization Unit on Internal Audit RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK TË KOSOVËS - 2010 Mars 2011

Transcript of RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË...

Page 1: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Financave Ministarstvo za Finansije – Ministry of Finance

Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm

Centralna Jedinica za Harmonizaciju Unutrašnje Revizije - Central Harmonization Unit on Internal Audit

RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË

SEKTORIN PUBLIK TË KOSOVËS - 2010

Mars 2011

Page 2: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

2

Përmbajtja LISTA E SHKURTESAVE ................................................................................................................................... 3 1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ................................................................................................................... 4 2. HYRJE ............................................................................................................................................................. 4 3. AUDITIMI I BRENDSHËM ........................................................................................................................... 5 4. ELEMENTET PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË QEVERINË E KOSOVËS ..................... 6 5. NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM ........................................ 6

5.1 Vizioni i NjQH për auditimin e brendshëm .............................................................................................. 6 5.2 Misioni i NjQH për auditimin e brendshëm .............................................................................................. 6

5.3 Aktivitetet e NjQH për auditimin e brendshëm ........................................................................................ 7

5.3.1 Nxjerrja e udhëzimit administrative për komitete të auditimit ........................................................... 7 5.3.2 Ngritja e kapaciteteve të auditimit të brendshëm ............................................................................... 7 5.3.3 Bashkëpunimi i NjQHAB me ZAP dhe me partnerët tjerë relevant ................................................... 9 5.3.4 Aktivitete tjera të NjQHAB ................................................................................................................... 9 5.3.5 Aktivitete e planifikuara të NJQHAB për vitin 2011 ......................................................................... 10 6. AKTIVITETET E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË QEVERINË E KOSOVËS PËR VITIN 2010 ........... 10

6.1 Funksionimi i njësive të auditimit të brendshëm ..................................................................................... 11 6.2 Planifikimi i auditimit të brendshëm ....................................................................................................... 12 6.3 Auditimet e kryera gjatë vitit 2010 .......................................................................................................... 12

6.4 Numri i auditorëve të brendshëm ........................................................................................................... 15 6.5 Funksionimi i komiteteve të auditimit .................................................................................................... 16

7. KONKLUZIONET ....................................................................................................................................... 17 8. REKOMANDIMET ....................................................................................................................................... 18

Page 3: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

3

LISTA E SHKURTESAVE

1. NjQH/AB – Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm

2. LAB- Ligji për Auditim të Brendshëm

3. AB - Auditorët e Brendshëm 4. IAB - Instituti i Auditimit të Brendshëm 5. MF - Ministria e Financave

6. ZAP - Zyra e Auditorit të Përgjithshëm

7. NjAB - Njësia e Auditimit të Brendshëm

8. KA - Komiteti i Auditimit

9. SSP - Subjekti i Sektorit Publik

10. BE - Bashkësia Evropiane

11. ZNKE - Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian

12. CEF - Qendra për Financa të Shkëlqyera

13. CIPFA – Instituti për Kontabilitet dhe Financa Publike

14. FRIDOM – Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive

15. SIGMA - Mbështetja për Menaxhimin e Përmirësuar dhe Administratën

16. PEMPAL - Menaxhimi i Shpenzimeve Publike shikuar nga Rrjeti i të Mësuarit

17. USAID - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

18. MTPT – Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit

19. KBFP – Kontrolli i Brendshëm i Financave Publike

20. ATK – Administrata Tatimore e Kosovës

21. QKUK – Qendra Klinike Universitare e Kosovës

22. ShKÇAK - Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Page 4: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

4

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Ky raport në përgjithësi prezanton zhvillimet në fushën e auditimit të brendshëm në nivelin qendror dhe lokal gjatë vitit 2010. Këtu përfshihen aktivitetet e NjQH/AB, opinionin, rekomandimet për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës dhe shtjellohen zhvillimet në kapacitetin dhe aktivitetet e auditimit të brendshëm të qeverisë gjatë tre viteve të kaluara. Auditimi i brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës funksionon në mënyrë të decentralizuar, me palët e interesuara në vijim: Njësitë e Auditimit të Brendshëm, Auditorët e Brendshëm, Komiteti i Auditimit, Menaxhmenti i lartë si dhe NjQH/AB. Të arriturat gjatë vitit 2010 në fushën auditimit janë: nxjerrja e udhëzimit administrativ për themelimin dhe funksionimin e komiteteve të auditimit (KA), krijimi i njësive të reja të auditimit, rritja e numri të komiteteve të auditimit, rritja e numrit të auditorëve të brendshëm, trajnimi i auditorëve të brendshëm në programin për trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar dhe në trajnime tjera profesionale, bashkëpunimi me ZAP dhe partnerët tjerë relevant. Me theks të veçantë duhet cekur fillimin e trajnimit të auditorëve të brendshëm në Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga Instituti për Kontabilitet dhe Financa Publike CIPFA – e Britanisë së Madhe dhe Qendra për Ekselencë në Financa – CEF nga Sllovenia që ka filluar në Maj të vitit 2010 dhe do të përfundoj në Qershor të vitit 2011. Për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit NjQH/AB-ja ka identifikuar disa mundësi të cilat ka paraparë ti adresoj gjatë vitit 2011 si: përdorimi i bazave të shpejta të të dhënave, azhurnimin e shërbimeve të internetit sipas standardeve moderne dhe zhvillimin e një qasje që është më shumë e orientuar kah cilësia për të përkrahur auditorët e brendshëm. Veç kësaj, ekziston një numër i përmirësimeve të mëtutjeshme që ne duam t’i promovojmë në gjithë qeverinë, duke përfshi rekrutimin e më shumë auditorëve të brendshëm, për të arritur strukturën e planifikuar, vazhdimin e rritjes së disponueshmërisë dhe efektivitetit të Komitetit të Auditimit dhe alokimit më të mirë të auditorëve të brendshëm, ashtu që të gjitha SSP të kenë qasje në shërbimet e auditimit të brendshëm. 2. HYRJE Duke u bazuar në nenin 8.2 të Ligjit për Auditim të Brendshëm Nr. 03/L-128, Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm ( NjQH/AB ) çdo vit kalendarik përgatit dhe dërgon Ministrit Raportin vjetor në të cilin paraqet aktivitetet e auditimit të brendshëm të realizuara në Qeverinë e Kosovës. Ministri pas shqyrtimit të raportit së bashku me komentet e tij e dërgon në Qeveri, Kuvend të Kosovës dhe në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm. Raporti është përgatitur në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit për Auditim të Brendshëm duke paraqitur një analizë mbi të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm të zhvilluar në Kosovë gjatë vitit 2010.

Page 5: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

5

Është viti i tretë me radhë për të cilin NJQH/AB përgatitë një raport të tillë mbi funksionimin e auditimit të brendshëm, me qëllim që Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe ZAP ta kenë një pasqyrë më të plotë mbi të gjitha aktivitetet dhe zhvillimet e auditimit të brendshëm në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2010.

3. AUDITIMI I BRENDSHËM Çka është auditimi i brendshëm: “Auditimi i Brendshëm” është një aktivitet i pavarur, i sigurisë objektive dhe këshillëdhënës i dizajnuar që të shtojë vlerën dhe të përmirësojë veprimet e organizatës. Ai e ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave të saj duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efikasitetit të procesit të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes. (Përkufizimi nga IAB) Pse është i nevojshëm auditimi i brendshëm:

• Të mbështes menaxhmentin rreth përgjegjësive të tyre lidhur me kontrollin e brendshëm duke rishikuar në mënyrë të pavarur dhe raportuar lidhur me efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit në arritjen e objektivave të tyre;

• Të ndihmojë në sigurimin e performancës më të mirë dhe vlerës për para. Detyra të cilat auditimi i brendshëm mund t’i kryejë për menaxhmentin:

���� Të vlerësoj nëse sistemet e kontrollit të brendshëm të dizajnuara nga menaxhmenti janë adekuate;

���� Të përcaktoj përmes testeve dhe procedurave tjera, nëse proceset e kontrollit të

brendshëm në fakt funksionojnë siç është paraparë, në mënyrë efikase dhe efektive; dhe

���� Të raportoj rezultatet e punës së kryer të auditimit dhe ofrimit të rekomandimeve për

përmirësimin e procesit të sistemit të kontrollit të brendshëm. Pra, roli i auditorit është të vlerësojë sistemet e kontrollit të brendshëm se a kontribuojnë në mënyrë ekonomike, efektive dhe efikase, në arritjen e qëllimeve të organizatës. Nëse auditori përcakton që sistemi i kontrollit të brendshëm nuk funksionon në mënyrë adekuate dhe efektive atëherë ai rekomandon që të merren veprimet për përmirësimin e sistemit. Të kuptuarit e këtyre marrëdhënieve në mes të sistemeve të Kontrollit të brendshëm dhe Auditimit të Brendshëm, është i rëndësishëm për zhvillimin e suksesshëm të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike (KBFP). Menaxhmenti duhet ta kuptoj se auditimi i brendshëm nuk ka rolin e inspektorit, por është aty për të përkrahur dhe këshilluar menaxhmentin në identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve në mënyrën më të mirë të mundshme për shpenzimin adekuat të parasë publike.

Page 6: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

6

4. ELEMENTET PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK TË KOSOVËS

Elementët kryesor për funksionimin e auditimit të brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës janë: korniza legjislative për auditim të brendshëm dhe akterët kyç në auditim.

Korniza legjislative për auditim të brendshëm përfshinë:

Ligjin për auditim të brendshëm, doracakun e auditimit të brendshëm, standardet ndërkombëtare për auditim të brendshëm, kodin e etikës, praktikat më të mira profesionale për auditim të brendshëm, model statutin për NjAB, Udhëzimin administrativ për krijimin dhe funksionimin e komiteteve të auditimit, praktikat më të mira për komitete të auditimit dhe model statutin e komiteteve të auditimit. Këto dokumente janë të publikuara edhe në web – faqe të Ministrisë së Financave.

Akterët kyç për funksionimin e auditimit të brendshëm në Qeverinë e Kosovës janë: Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm, Njësitë e Auditimit të Brendshëm, Auditorët e Brendshëm, Komitetet e Auditimit dhe Menaxhmenti.

5. NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRE NDSHËM Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm (NjQH/AB) është themeluar më 01 prill 2008 si departament i veçantë në kuadër të Ministrisë së Financave dhe i raporton drejtpërsëdrejti Ministrit që do t`i ndihmojë atij për përmbushjen e detyrave sipas këtij ligji.

NjQH/AB është e përbërë prej dy njësive:

- Njësia për standarde dhe metodologji, dhe

- Njësia për shqyrtimin dhe analizën e planeve strategjike të njësive të auditimit të brendshëm dhe për raportim.

5.1 Vizioni i NjQH/AB

Të ju mundësoj Njësive të Auditimit të Brendshëm ngritjen e kapaciteteve profesionale për kryerjen e aktiviteteve të auditimit të brendshëm bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

5.2 Misioni i NjQH/AB Misioni i NjQH/AB është organizimi i punës për funksionimin normal të procesit të auditimit të brendshëm në sektorin publik, përcaktimi i politikave të auditimit në përshtatje me standardet ndërkombëtare, trajnimin, zhvillimin dhe aftësimin e përhershëm të auditorëve të brendshëm, rritja e cilësisë së auditimit në të gjitha njësitë e auditimit të brendshëm në sektorin publik, organizimi dhe realizimi i mbikëqyrjes së njësive të auditimit, krijimi i bazës së të dhënave për vlerësimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm, rishikimi i bazës ligjore dhe hartimi i metodikave të veçanta në përshtatje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të përparuara të vendeve të BE-së.

Page 7: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

7

5.3 Aktivitetet e NjQH/AB

NjQH/AB gjatë vitit 2010 aktivitetin e vet e ka zhvilluar duke u bazuar në Planin e Punës për vitin 2010 i cili është në harmoni të plotë me strategjinë për funksionimin e auditimit të brendshëm në institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2008-2012, prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2012, dhe të Planit për Veprim të Partneritetit Evropian (PVPE).

Aktivitetet kryesore të NjQH/AB për vitin 2010 kanë qenë të përqendruara në përmbushjen e planit vjetor kryesisht në infrastrukturën ligjore dhe në ngritjen e kapaciteteve të auditimit të brendshëm, si:

- Nxjerrja e udhëzimit administrative për komitete të auditimit; - Ngritja e kapaciteteve të auditorëve të brendshëm; - Monitorimi dhe vlerësimi i funksionimit të AB në SP - Bashkëpunimi me partnerët; - Planifikimi i aktiviteteve të NjQH/AB për vitin 2011; dhe - Aktivitetet tjera të NJQH/AB.

Këto janë shtjelluar më hollësisht në vijim. 5.3.1 Nxjerrja e udhëzimit administrative për komitete të auditimit

Për të promovuar pajtueshmërinë e SSP të cilat financohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës me një dispozitë të rëndësishme të Ligjit për Auditimin e Brendshëm, NjQH/AB ka përgatitë një Udhëzim Administrativ për themelimin dhe funksionimin e Komitetit të Auditimit në Subjektin e Sektorit Publik. Ky Udhëzim administrativ është miratuar nga Ministri i Financave në gusht të vitit 2010 dhe ka vendosur kriteret për themelimin dhe funksionimin e Komiteteve të Auditimit me të cilin obligohet Menaxhmenti i lartë i subjektit të Sektorit Publik për të themeluar Komitetin e Auditimit në pajtueshmëri me këtë udhëzim.

5.3.2 Ngritja e kapaciteteve të auditimit të brendshëm

Trajnimi i auditorëve të brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës ka filluar prej vitit 2000, kur është zbatuar për herë të parë auditimi i brendshëm dhe ka vazhduar që atëherë. Gjatë vitit 2010 për ngritjen e kapaciteteve të auditimit dhe arritjen e nivelit bazë të çertifikatës së pranuar ndërkombëtarisht, NjQH/AB në bashkëpunim me CIPFA-në e Britanisë së Madhe dhe CEF-in e Sllovenisë ka filluar implementimin e Programit për Trajnimin dhe Çertifikimin ndërkombëtar të auditorëve të brendshëm. Ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementuar nga konsulentët e “Tribal-Helm”.

Meqë në trajnimin për çertifikatë, numri i vendeve ishte i kufizuar, kandidatët janë përzgjedhur në bazë të performancës së tyre në një punishte pesë ditore me temën “Bazat e kontabilitetit” që është organizuar për këtë qëllim. Punishtja është ndjek nga të gjithë auditorët e brendshëm të Sektorit Publik dhe në fund të punishtes është organizuar testi.

Page 8: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

8

Auditorët e brendshëm që do të marrin pjesë në Programin për Trajnim dhe Çertifikim, janë përzgjedhur kryesisht në bazë të performancës së tyre në test, edhe pse janë marr parasysh edhe faktorë të tjerë si shmangia e mundësisë që të gjithë auditorët e një Njësie të Auditimit të Brendshëm, të angazhohen në trajnim njëkohësisht.

Në Programin për Trajnim dhe Çertifikim janë përzgjedhë të marrin pjesë 54 auditor të brendshëm, nga niveli qendror janë përfshirë 35 auditor të brendshëm kurse nga niveli lokal 19 auditor të brendshëm.

Programi për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar përbëhet nga 4 module:

• Kontabiliteti dhe Raportimi financiar në Sektorin Publik, • Bazat e Auditimit të Brendshëm, • Qeverisja dhe Kontrolli si dhe • Moduli Nacional i Ligjeve - legjislacioni.

Për tri modulet e para janë organizuar ligjërata dhe trajnime praktike dhjetë ditore (për çdo modul). Trajnimi është mbajt në gjuhën angleze me përkthim simulant në gjuhën shqipe dhe serbe. Kurse për modulin nacional të ligjeve është organizuar trajnimi pesë ditor në gjuhën shqipe dhe me përkthim simulant në gjuhën serbe. Të gjitha modulet, përveç atij për Qeverisje dhe Kontroll, janë testuar nëpërmjet të një provimi me shkrim, që është realizuar sipas standardeve strikte dhe është mbikëqyrur nga ekspertët ndërkombëtare. Veç kësaj, është dhënë mundësia e riprovimit për modulin Kontabiliteti dhe Raportimi financiar. Provimet e kompletuara janë përkthyer në gjuhën angleze, janë vlerësuar, dhe mandej është bërë edhe ri-vlerësimi i një mostre të përgjigjeve, për të siguruar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e kontrollit. Gjatë vitit 2011 do të testohen njohuritë e kandidatëve për modulin Qeverisja dhe Kontrolli me anë të një punimi me shkrim, si dhe do të ofrohen mundësi shtesë për riprovimeve për auditorët. Është me rëndësi të ceket se Çertifikatat e lëshuara me përfundimin e këtij programi do të njihen ndërkombëtarisht, si tregues i arritjes së një niveli të mirë bazik të zotësisë së auditimit të brendshëm. Gjithashtu NjQH/AB në bashkëpunim me projektin e EU-PIFC, ka organizuar edhe trajnime tjera për auditorët e brendshëm që nuk janë përfshirë në Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar. Nga ekspertët ndërkombëtarë janë organizuar dhe mbajtur nga dy herë 11 seminare një ditore me temat si në vijim:

• Roli i Auditorit të brendshëm dhe menaxhmentit, • Auditimi i performancës, • Mashtrimi dhe auditori i brendshëm, • Çështjet e teknologjisë informative, • Menaxhimi i rrezikut, • Kontrolli i brendshëm i financave publike, • Kontrolli, • Planifikimi i auditimit, • Analizimi i të dhënave të auditimit,

Page 9: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

9

• Raportimi i të gjeturave të auditimit te menaxhmenti, si dhe • Prokurimi Publik.

Këto tema janë bazuar në analizat e nevojave për trajnim që janë është bërë në vitin 2009. Seminaret do t’i ndihmojnë auditorëve të brendshëm në kryerjen e auditimeve të brendshme në mënyrë sa më profesionale. Përveç kësaj, për vitin 2011 janë paraparë të mbahen 11 trajnime gjatë punës, të mbikëqyrura nga ekspertë ndërkombëtar, për të përforcuar mësimet teorike që kanë marrë auditorët e brendshëm.

5.3.3 Bashkëpunimi i NjQH/AB me ZAP dhe me partnerët tjerë relevant NjQH/AB ka bashkëpunim të mirë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha NjAB si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, si dhe me Menaxhmentin e lartë të SSP, përfaqësuesit e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Thesarin, Qeverinë, Kuvendin e Kosovës, etj. NjQH/AB gjatë këtij viti ka qenë pjesë e grupit punues për azhurnimin e Dokumentit të Politikave dhe Planit të Veprimit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe në azhurnimin e Rregullës nr. 1 të Thesarit ”Menaxhimi financiar dhe kontrolli” NjQH/AB ka punuar me programin për trajnimin e zyrtarëve financiar, projekt i financuar nga USAID-i dhe i implementuar nga ShKÇAK-u, për të theksuar rolin e auditimit të brendshëm. Veç palëve të interesuara vendore, NjQH/AB ka një bashkëpunim të shpeshtë dhe të afërt me palët e interesuara ndërkombëtare. Në veçanti, kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrin e Financave dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Auditimit të Brendshëm të Republikës së Shqipërinë, CEF-in Slloven, PEMPAL-in e Austrisë, SIGMA, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore si dhe Komisionin Evropian - ZNKE që vazhdon të përkrah projektet tona. Në këto takime ne kemi marrë pjesë, duke prezantuar informatat për zhvillimet dhe funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në Kosovë.

5.3.4 Aktivitete tjera të NjQH/AB

Gjatë vitit 2010, NjQH/AB ka:

- përgatitur Doracakun për menaxhimin e rreziqeve të NjQH/AB. Ky doracak përshkruan rëndësinë për menaxhimin e rreziqeve, hapat të cilët duhet ndjekur për menaxhimin e rreziqeve dhe gjithashtu ka përgatitë listën e rreziqeve dhe planin e veprimit si të menaxhohen këto rreziqe;

- përgatitur planit strategjik 2011-2013 dhe planin vjetor për vitin 2011 të NjQH/AB;

- bërë licencimin e 112 auditorëve të brendshëm, në bazë të kërkesave të Ligjit për auditim të brendshëm;

- bërë rifreskimin e bazës së të dhënave për Njësitë e auditimit të brendshëm dhe auditorët e brendshëm; si dhe

- Inkurajuar rekrutimin e auditorëve të ri të brendshëm, duke i sjellë të gjitha NjAB-të deri në nivelet e planifikuara.

Page 10: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

10

5.3.5 Aktivitetet e planifikuara të NjQH/AB për vit in 2011 Viti 2010, shënon vitin e tretë të ngritjes së kapaciteteve të NjQH/AB-së për të udhëzuar dhe përkrahur zhvillimin e auditimit të brendshëm si pjesë e kontrollit të brendshëm. Gjatë kësaj periudhë është bërë zhvillimi i një kornize të fortë legjislative, përforcimi i kapacitetit teknik dhe zhvillim i procedurave administrative. NjQH/AB ka mbikëqyrur edhe përmirësimet kryesore në kapacitetin e NjAB-ve, sa i përket numrit të auditorëve, NjAB-ve dhe komiteteve të auditimit, si dhe rritje në aktivitetin e auditimit, përfshirë një numër të auditimeve, gjeturave dhe rekomandimeve që kanë rezultuar nga këto (janë diskutuar në seksionin pasuese). Ende mbeten disa çështje të rëndësishme, ku NjQH/AB do të fokusoj vëmendjen në vitin 2011, me sa vijon:

- Përgatitja e Raportit vjetor për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në Qeverinë e Kosovës;

- Organizimi i seminareve për anëtarët e komiteteve të auditimit;

- Doracaku i auditimit të brendshëm duhet të rishikohet, për të përcaktuar nëse mund të bëhen përmirësime;

- Sigurimi i asistencës teknike për të ofruar trajnimin për Çertifikim për një numër të konsiderueshëm të auditorëve të brendshëm që nuk kanë marrë pjesë në vitin 2010;

- Bazat e të dhënave të NjAB-ve dhe AB-ve duhet të zgjerohen dhe të avancohen në një

platformë më të fuqishme teknike;

- Stafi i NjQH/AB do të trajnohet për të zbatua programin e cilësisë që të monitoroj dhe raportoj për cilësinë dhe dobinë e punës së auditimit;

- Përgatitja e planit strategjik 2012-2014 dhe planin vjetor për vitin 2012 të NjQH/AB;

- Bashkëpunimi me AB, NjAB, ZAP dhe personat tjerë relevant.

6. AKTIVITETET E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTO RIN PUBLIK TË KOSOVËS PËR VITIN 2010

Siç kërkohet me Ligjin për auditim të brendshëm NjQH/AB ka monitoruar dhe vlerësuar funksionin e Auditimit të brendshëm në SSP që janë nën fushëveprimin e saj (pra ku nuk përfshihen ndërmarrjet publike) duke rishikuar raportet tremujore dhe vjetor të ofruara nga NjAB-të. NjQH/AB prej 63 Njësive të auditimit të brendshëm ka pranuar 61 raporte (95 %). Njësitë e Auditimit të Brendshëm të cilat nuk kanë raportuar janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Pavarur për Media. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Pavarur për Media nuk kanë raportuar për shkak se janë formuar në fund të vitit 2010.

Page 11: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

11

Të dhënat e ofruara nga NjAB-të, janë përmbledhur në tabelën e prezantuar në Shtojcën 1, sipas SSP. Këto informata na mundësojnë, që të gjurmojmë trendet gjatë tri viteve të kaluara. Këto trende, demonstrojnë një përmirësim të njëtrajtshëm në kapacitetin dhe aktivitetet e auditimit të brendshëm gjatë tri viteve të shkuara, siç është shtjelluar më tej në seksionet në vijim.

6.1 Funksionimi i Njësive të Auditimit të Brendshëm Menaxhmenti i lartë i subjektit të Sektorit Publik është përgjegjës për zbatimin e kontrolleve të brendshme efektive, përfshirë funksionin e auditimit të brendshëm që qeveriset nga Ligji për Auditim të Brendshëm. NjAB janë krijuar nga SSP për të i ofruar menaxhmentit siguri se sistemi i kontrollit të brendshëm është funksional dhe se burimet publike përdoren në mënyrë efikase dhe efektive si dhe të jap rekomandime për përmirësimin e tyre. Deri në fund të vitit 2010, 64 prej 70 subjekteve të Sektorit Publik kanë themeluar Njësinë e auditimit të brendshëm. Njësi të auditimit të brendshëm nuk kanë themeluar komunat serbe me përjashtim të Komunës së Shtërpcës. Por, ekzistojnë edhe disa subjekte të pavarura të sektorit publik që nuk plotësojnë kriteret për njësi të pavarura të AB (Komisionet e ndryshme, Zyrat rregullative, Agjensionet) të cilat kryesisht raportojnë në Kuvendin e Kosovës dhe nuk kanë kryer funksionin e auditimit të brendshëm gjatë vitit 2010. Për vitet në vijim deri sa këto subjekte nuk krijojnë funksionin e auditimit të brendshëm do të mbulohen nga NjAB në kuadër të MF. SSP ku janë kryer auditime, mbulojnë 98% të Buxheti i Republikës së Kosovës për vitit 2010. Në presim një mbulim të plotë në vitin 2011. 64 NjAB janë themeluar deri në fund të vitit 2010, që është një rritje prej 5 (8%) në krahasim me vitin e kaluar. Në grafikun e mëposhtëm, paraqitet shpërndarja në mes të qeverisë qendrore dhe lokale dhe një rritje gjatë 3 viteve të kaluara.

Tabela 1. Numri i NjAB-ve në vitin 2010, krahasuar me vitet 2009 dhe 2008 Institucionet Numri i NjAB

gjatë vitit 2008

Numri i NjAB gjatë vitit 2009

Numri i NjAB gjatë vitit 2010

Krahasimi i vitit 2009 – 2010 (%)

Niveli qendror 25 31 35 12.90 Niveli lokal 25 28 29 3.57 Gjithsej 50 59 64 8.47

Tabela 2 tregon përbërjen e NjAB-ve sipas numrit të auditorëve. Mund të vërehet që në vitin 2010, kemi një rritje prej 2.78% të NjAB-ve me nga një auditor, krahasuar me vitin 2009; një rritje prej 16.67% tek NjAB-të me nga dy auditorë; një rritje prej 12.5% të NjAB-ve me nga tre auditor; dhe një rritje prej 50% e NjAB-ve me nga katër auditor. Në ndërkohë, një NjAB mbetet të ketë shtatë auditorë.

Page 12: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

12

Tabela 2 NjAB sipas numrit të auditorëve të brendshëm gjatë vitit 2010, krahasuar me vitin 2009

NjAB sipas numrit të AB

Nr i NjAB sipas numrit të AB gjatë vitit 2009

Nr i NjAB sipas numrit të AB gjatë viti 2010

Krahasimi i vitit 2009-2010 ( %)

NjAB me 1 AB 36 37 2.78 NjAB me 2 AB 12 14 16.67 NjAB me 3 AB 8 9 12.5 NjAB me 4 AB 2 3 50.00 NjAB me 7 AB 1 1 0.00 Gjithsej 59 64 8.47

Siç shihet ende vazhdojmë të kemi NjAB me nga një auditor të brendshëm e që nuk janë as efektive e as efikase.

6.2 Planifikimi i auditimit të brendshëm Planifikimi është një funksion themelor menaxherial për të gjitha SSP. Planifikimi përfshinë zhvillimin e planit strategjik dhe vjetor të auditimit të brendshëm, i cili duhet të jetë në përputhje me objektivat që përmban plani strategjik dhe vjetor i organizatave buxhetore. Plani strategjik dhe vjetor i auditimit të brendshëm përgatitet nga drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në bazë të vlerësimit të rrezikut të përgatitur së bashku me zyrtarin kryesor administrativ. Këto plane duhet të miratohen nga menaxhmenti i lartë dhe komiteti i auditimit mandej pas miratimit dorëzohen në NjQH/AB jo më vonë se 31 Tetor të secilit vit. Plani vjetor i auditimit është i ndarë nga plani strategjik dhe në të specifikohen auditimet që duhet të kryhen, fushëveprimi i tyre, objektivat, afatin kohor. NjQH/AB ka pranuar plane nga 56 prej 63 njësive të auditimi të brendshëm (88.8%). Planet e dorëzuara, sipas NjQH/AB-së janë përgatitur në pajtim me standardet ndërkombëtare, janë të bazuara në vlerësimin e rreziqeve dhe janë miratuara si duhet nga menaxhmenti i lartë si dhe nga komiteti i auditimit aty ku ekzistojnë komitetet. Planet strategjike nuk i kanë dorëzuar këto Organizata buxhetore; Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni i Pavarur për Media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komuna e Pejës, Komuna e Malishevës dhe Komuna e Skenderajt.

Tabela 3 Njësit e auditimit që kanë përgatitë planet strategjike dhe vjetore për vitin 2011-2013, krahasuar me vitin 2009 dhe 2008

Institucionet Plani strategjik

dhe vjetor 2008 Plani strategjik dhe vjetor 2009

Plani strategjik dhe vjetor 2010

Krahasimi i vitit 2009-2010 ( %)

Niveli Qendror 21 28 30 7.14 Niveli lokal 23 28 26 -7.14 Gjithsej 44 56 56 0 6.3 Auditimet e kryera gjatë vitit 2010

Gjatë vitit 2010 Auditorët e brendshëm kanë kryer auditime të planifikuara si dhe auditime me kërkesë nga menaxhmenti i lartë. Këto përfshijnë auditime të sistemit, të pajtueshmërisë

Page 13: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

13

dhe të performancës, të cilat kryesisht kanë mbuluar me auditim këto fusha: proceset buxhetore, shpenzimeve, menaxhimin e të hyrave, parasë së gatshme, prokurimin, menaxhimin e pasurisë, menaxhimin e veturave, proceset e rekrutimit, menaxhimin e listës së pagave etj.

Tabela 4 Auditimet e realizuara gjatë vitit 2010, krahasuar me planin e auditimit për vitin

2010

Institucionet Auditimet e planifikuara për vitit 2010

Auditimet e kryera gjatë vitit 2010

Krahasimi i auditimeve të kryera gjatë vitit 2010 me planin e auditimit për vitin 2010 ( %)

Niveli qendror 315 232 73.65 Niveli lokal 161 132 81.99 Gjithsej 476 364 76.47

Tabela 4 tregon që 75% e auditimeve të planifikuara janë realizuar në nivelin qendror dhe 82% në nivelin lokal. Kjo performancë reflekton ndikimin e trajnimit të auditimit të brendshëm, që ju morri kohë auditorëve nga puna e tyre, si:

- Trajnimi 5 (pesë) ditor me temën “Bazat e kontabilitetit” për të gjithë auditorë e brendshëm;

- 39 ditë trajnimi për 54 auditorë të brendshëm në Programin për Trajnim dhe Çertifikim

ndërkombëtar; dhe - 11 ditë të seminareve për 57 auditor.

Edhe pse auditimet nuk kanë arritur nivelin e planifikuar, të dhënat tregojnë që auditorët e brendshëm kanë realizuar një efikasitet të vogël (1.1%) në mesataren e auditimeve të kryera për auditor. Kështu në bazë të informatave të marra nga raportet e NjAB-ve auditorëve të brendshëm për vitin 2010 në nivelin qendror dhe lokal janë kryer gjithsej 364 auditime, duke vazhduar rritjen e përvitshme.

Tabela 5: Auditimet e kryera gjatë vitit 2010, vitit 2009 dhe vitit 2008

Institucionet

Auditimet e kryera gjatë vitit 2008

Auditimet e kryera gjatë vitit 2009

Auditimet e kryera gjatë vitit 2010

Niveli qendror 161 212 232 Niveli lokal 131 148 132 Gjithsej 292 360 364

Rritja e njëtrajtshme në numrin e auditimeve të realizuar gjatë tri viteve të kaluara, është prezantuar më poshtë:

Page 14: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

14

Grafiku 1. Auditimet e kryera gjatë vitit 2010, vit it 2009 dhe vitit 2008

Grafiku nr. 1

Si rezultat i këtyre auditimeve, auditorët e brendshëm kanë dhënë 1987 rekomandime Për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm.. Prej këtyre rekomandimeve nga menaxhmenti janë implementuar 1060 (53%) në proces të implementimit janë 561 (28%), nuk janë implementuar 366 (19%) të rekomandimeve. Rekomandimet e pa implementuara është planifikuar që të zbatohen në vitin 2011.

Grafiku 2 Rekomandimet e zbatuara

Grafiku nr . 2

Edhe pse ekzistojnë shumë të gjetura individuale, që shpien drejt rekomandimeve, ato mund të grupohen në kategoritë e përgjithshme në vijim:

- Mos identifikimi i rreziqeve dhe përpilimi i listës së rreziqeve nga menaxhmenti; - Mungesa e procedurave të brendshme për procese të ndryshme; - Planifikimi jo i mirë i buxhetit të hyrave dhe shpenzimeve (Definimi i kritereve më të

sakta në përcaktimin e programeve dhe projekteve prioritare në përputhje me programet e organizatave buxhetore);

Page 15: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

15

- Inkasimi i pamjaftueshëm i të hyrave buxhetore (Mungesa e procedurave dhe angazhimit të duhur në grumbullimin e të hyrave vetjake);

- Shpenzimi i buxhetit jashtë atij të planifikuar dhe aprovuar; - Disa nga proceduat e prokurimit nuk janë udhëhequr në pajtueshmëri me Ligjin e

Prokurimit Publik; - Mos barazimi i raporteve financiare të SSP me raportet nga departamenti i Thesarit -

Ministria e Financave; - Mos regjistrimi i disa transaksioneve financiare nëpër kode adekuate; - Mungesa e një regjistri të mirëfilltë të pasurisë sipas Udhëzimit Administrativ të

Qeverisë Nr. 21/2009 për Menaxhimin e Pasurisë Qeveritare; - Shfrytëzimi i automjeteve zyrtare nuk kontrollohet në harmoni me udhëzimin

administrativ nr. 03/2008 për përdorimin e automjeteve qeveritare; si dhe - Mos respektimi i procedurave ligjore për shërbyesit civil e sidomos në procesin e

rekrutimit dhe të kontratave.

Për të gjitha këto të gjetura Auditorët e Brendshëm kanë dhënë rekomandime adekuate për mënjanimin e të metave të konstatuara gjatë auditimit në Subjektet e Sektorit Publik të Kosovës. Menaxhmenti ka reaguar ndaj rekomandimeve të auditorëve duke ndërmarrë këto veprime:

- Përgatitjen e planit të veprimit për implementimin e rekomandimeve; - Nxjerrja e udhëzimeve administrative, për të udhëzuar proceset operative; - Rekrutimin e personelit për të plotësuar vendet e lira; - Marrja e masave disiplinore ndaj zyrtarëve përgjegjës; si dhe - Janë filluar hetimet për disa raste të caktuara.

6.4 Numri i auditorëve të brendshëm gjatë vitit 2010

Numri i auditorëve të brendshëm vazhdon të rritet, deri në 14% gjatë vitit prej 97 në 111, që janë të shpërndara nëpër qeverinë qendrore dhe atë lokale me sa vijon:

Tabela 6 Numri i auditorëve të brendshëm gjatë vitit 2010, krahasuar me vitin 2009 Institucionet Numri i AB në vitin

2009 Numri i AB në vitin 2010

Krahasimi i vitit 2009-2010 ( %)

Niveli qendror 61 71 16.39 Niveli lokal 36 40 11.11 Gjithsej 97 111 14.43

Përkundër kësaj rritje, tabela në vijim tregon se rekrutimi i planifikuar i auditorëve të brendshëm nuk është arritur deri në një margjinë të konsiderueshme në vitin 2010, as në nivelin qendror e as në atë lokal.

Tabela 7 Numri i auditorëve të brendshëm gjatë vitit 2010, krahasuar me planin

Institucionet Numri i planifikuar i AB për vitin 2010

Numri aktual i AB gjatë viti 2010

Realizimi i planit për rekrutim 2010 (%)

Niveli qendror 81 71 88% Niveli lokal 66 40 61% Gjithsej 147 111 76%

Page 16: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

16

Sipas raporteve të SSP në mungesën e auditorëve të brendshëm për 24% ka ndikuar: mungesa e buxhetit për rekrutimin e auditorëve edhe pse vet menaxhmenti ka aprovuar planet vjetore dhe strategjike, që kanë përfshirë këtë rekrutim.

Më shumë suksese janë evidentuar në shtimin e numrit dhe përpjesëtimit të numrit të femrave në kuadro të auditimit të brendshëm, ashtu siç është prezantuar më poshtë: Grafiku 3. Struktura gjinore e auditorëve të brendshëm gjatë vitit 2010, krahasuar me 2009

Grafiku nr. 3

6.5 Funksionimi i Komiteteve të Auditimit

Përgjegjës për krijimin e komiteteve të auditimit është menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik.

Komiteti i auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për menaxhmentin e lartë të subjektit të sektorit publik dhe mbështetës për auditorët e brendshëm, këshillon menaxhmentin e lartë se si të zbatohet KBFP, motivon menaxhmentin në implementimin e rekomandimeve si dhe siguron pavarësinë e auditorit duke penguar ndërhyrjen e menaxhmentit në punën e auditorit. Tabela dhe diagrami në vijim, paraqesin një rritje të konsiderueshme në numrin e KA në qeveritë lokale dhe qendrore.

Tabela 8 Numri i komiteteve gjatë vitit 2010, krahasuar me vitin 2009 dhe 2008

Institucionet Numri i komiteteve

të auditimit 2008 Numri i komiteteve të

auditimit 2009 Numri i komiteteve të

auditimit 2010 Niveli qendror 14 19 22 Niveli lokal 10 12 14 Gjithsej 24 31 36

Megjithatë me komitete të auditimit janë mbuluar 41 Subjekte të Sektorit Publik ose 64%, një rritje prej 61% mbulim në vitin 2009. Kjo reflekton faktin që KA kanë mbuluar disa

Page 17: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

17

institucione që janë të ndërlidhura. Për shembull Ministria e Financave ka themeluar një komitet të përbashkët të auditimit për Ministrinë, ATK, Doganën dhe Thesarin; Ministria e Shëndetësisë ka themeluar një komitet të përbashkët të auditimit për Ministrinë dhe QKUK. Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar komitetin e përbashkët për auditim për Ministrinë dhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

7. KONKLUZIONET

Në vitin 2010, në përgjithësi duke ju falënderuar angazhimit të Ministrisë së Financave, NjQH/AB dhe ekspertëve të Komisionit Evropian, janë dhënë këshilla të konsiderueshme sa i përket funksionimit të auditimit të brendshëm në vend.

- Auditimet e brendshme gjatë vitit 2010 janë kryer kryesisht në bazë të Ligjit për AB, Doracakut të Auditimit të Brendshëm, kodit të etikës dhe në drejtim të plotësimit të standardeve ndërkombëtare të auditimit, praktikave më të mira profesionale të BE-së.

- Të gjithë auditorët e brendshëm janë trajnuar në trajnimin me temën “Bazat e kontabilitetit” të organizuara nga CIPFA - Britani e Madhe në bashkëpunim me CEF-in Slloven.

- Në Programin për Trajnim dhe Çertifikim Ndërkombëtar janë duke u trajnuar 54 auditor të brendshëm.

- Janë organizuar 11 seminare të ndryshme për pjesën tjetër të auditorëve të brendshëm si në vijim: Roli i auditorit të brendshëm dhe menaxhmentit, Auditimi i përformancës, Mashtrimi dhe auditori i brendshëm, Çështjet e teknologjisë informative, Menaxhimi i rrezikut, Kontrolli i brendshëm i financave publike, Kontrolli, Planifikimi i auditimit, Analizimi i të dhënave të auditimit, Raportimi i të gjeturave të auditimit te Menaxhmenti si dhe Prokurimi Publik.

- Auditorët e brendshëm vazhdimisht përkrahen nga NjQH/AB dhe ZNKE për të

arritur standarde më të larta të Auditimit të Brendshëm në kuadër të Qeverisë për të menaxhuar dhe zhvilluar karrierën e tyre.

- Edhe gjatë vitit 2010 NjQH/AB ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët relevant

duke filluar nga NjAB, Menaxhmentin e lartë të organizatave buxhetore, Thesarin, ZAP, BQK, PEMPAL, CEF, CIPFA, SIGMA, FREEDOM si dhe me organizma tjerë vendore dhe ndërkombëtar.

- Në ngritjen e kapaciteteve të auditimit gjatë vitit 2010 kemi një rritje të numrit të

Njësive të auditimit të brendshëm krahasuar me vitin 2009. Megjithatë edhe gjatë këtij viti një numër i njësive të auditimit të brendshëm kanë nga një auditor, sipas standardeve profesionale, shkallës së rrezikshmërisë dhe strategjisë për funksionimin e auditimit të brendshëm njësite e auditimit duhet të kenë më shumë se një auditor.

Page 18: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

18

- NJQH/AB ka këshilluar menaxhmentin e SSP-ve dhe kryesuesit e Komiteteve të auditimit lidhur me rolin, detyrat dhe përgjegjësit me qëllim të funksionimit të komiteteve të auditimit në OB.

- Bashkëpunimi më i afërt me menaxhmentin ka ndikuar në krijimin e komiteteve të

auditimit gjatë vitit 2010 për 16.13% krahasuar me vitin 2009. Komitetet e auditimit do të ndihmojnë menaxhmentin në implementimin e rekomandimeve dhe mbrojnë auditorët nga ndërhyrjet e menaxherëve, funksionet e të cilëve auditohen.

- NjQH/AB vazhdimisht ka ofruar këshilla Drejtorëve të Njësive të auditimit të

brendshëm për të përgatitur planet strategjike 2012-2014 dhe planet vjetore 2012 duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe në bazë të shkallës së rrezikut.

- Edhe pse kemi një rritje të numrit të auditorëve të brendshëm për 14.43% gjatë vitit

2010 krahasuar me planifikim, ende mungojnë burimet e mjaftueshme për auditim të brendshëm më efektiv.

- Në rekomandimet e pa implementuara janë përfshi edhe një numër i rekomandimeve

nga auditimet që janë përfunduar në tremujorin e fundit (TM-4) të vitit 2010, kështu që për implementimin e këtyre rekomandimeve menaxhmenti ka planifikuar se i duhet një kohë më e gjatë dhe përcjellja e implementimit të këtyre rekomandimeve do të bëhet gjatë vitit 2011.

- Menaxhmenti i lartë i organizatës buxhetore mund të ndihmoj në avancimin e

vazhdueshëm të auditimit të brendshëm, me plotësimin e pozitave të lira, përkrahjen e iniciativave për trajnim dhe me promovimin e punës së auditorit të brendshëm brenda organizatës. Si rezultat i kësaj, kjo do të ndihmoj që funksioni i auditimit të brendshëm të siguroj menaxhmentin që organizata funksionon me efikasitet, efektivitet dhe ekonomizëm ashtu si do të duhej.

- Përkrahja nga institucionet ndërkombëtare në formë të asistencës teknike dhe

burimeve të tjera, vazhdon të jetë e rëndësishme në forcimin e kapacitetit dhe konsolidimin e rolit të auditimit të brendshëm në operacionet e Qeverisë së Kosovës.

- Shikuar në përgjithësi gjatë vitit 2010 falë përkushtimit të Ministrisë së Financave, NjQH/AB dhe ekspertëve të Komisionit Evropian, janë arritur përparime shumë të rëndësishme për funksionalizimin e auditimit të brendshëm në vend.

8. REKOMANDIMET Për të adresuar çështjet e paraqitura në seksionet e mëparshme, ne rekomandojmë veprimet në vijim për vitin 2011:

• Menaxhmenti të shpejtoj rekrutimin e burimeve të nevojshme për plotësimin e njësive të auditimit me staf të ri konform planeve të tyre për auditim. Me qëllim të rritjes së efikasitetit, objektivitetit dhe transparencës njësit e auditimit te brendshëm duhet të kenë personel të mjaftueshëm që nënkupton se ekipi i auditimit duhet të

Page 19: RAPORTI VJETOR PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË …gapmonitor.org/data/Image/AuditimiBrendshem.pdf · 1. PËRMBLEDHJE ... Programin për Trajnim dhe Çertifikim ndërkombëtar nga

RAPORT PËR FUNKSIONIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

NJËSIA QENDRORE PËR HARMONIZIMIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM CENTRALNA JEDINICA ZA HARMONIZACIJU UNUTRAŠNJE REVIZIJE CENTRAL HARMONIZATION UNIT ON I NTERNAL AUDIT

19

ketë së paku 2, 3 e më shumë auditorë (për dallim nga gjendja e tanishme ku disa Ministri dhe Komuna kanë vetëm nga një auditor).

• Kuvendi i Kosovës të plotësoj kapacitetin e njësinë së auditimit të brendshëm me

burime të mjaftueshme e cila do të kryente shërbimin e auditimit të brendshëm në të gjitha agjencione dhe organizatat e vogla që janë të ndërvarura nga Kuvendi.

• Subjektet e Sektorit Publik të cilat deri më tani nuk kanë krijuar ose zbatuar

funksionin e auditimit të brendshëm të krijojnë ose zbatojnë funksionin e auditimit të brendshëm bazuar në LAB përkatësisht në Udhëzimin Administrativ Nr. 23/ 2009.

• Auditorët e brendshëm duhet të përkrahen vazhdimisht nga menaxhmenti duke u

siguruar kushte adekuate për punë, pavarësinë e plotë, mos kufizimin e kontratave të punës, pjesëmarrjen në trajnimet e organizuara nga MF-NjQH/AB si dhe në trajnime tjera të organizuara nga shoqatat tjera profesionale vendore dhe ndërkombëtare, që kanë për qëllim ngritjen e tyre profesionale, sepse produktet e tyre do të rrisin vlerën e organizatës përkatëse.

• Subjektet e Sektorit Publiku të cilat ende nuk i kanë krijuar komitetet e auditimit të

krijojnë ato duke u bazuar në udhëzimin për krijimin dhe funksionimin e komiteteve të auditimit. Komitetet e auditimit do të jenë të dobishme për menaxhmentin e lartë sepse do të ndihmojnë dhe këshillojnë ata në implementimin e rekomandimeve dhe njëkohësisht mbrojnë auditorët nga ndërhyrjet e menaxherëve, funksionet e të cilëve auditohen.

• Një përkushtim më i lartë i menaxhmentit për kontroll të brendshëm, transparencë,

llogaridhënie dhe kompetencë për menaxhimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm që sigurojnë funksionimin efektiv dhe efikas për mbrojtjen e burimeve kundrejt humbjes.

• Menaxhmenti të përgatis listat e rreziqeve të mundshme dhe konformë tyre të

ndërmerr masat e nevojshme për parandalimin e tyre.

• Menaxhmenti të përgatit me kohë planet e veprimit për implementimin e rekomandimeve të marra nga auditorët dhe t’i përcjell ato deri në implementimin e plotë të tyre.