Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka...

26
Titulli : Raporti Vjetor Periudha : 01 janar – 31 Dhjetor 2017 Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Financiar Divizioni i Financave

Transcript of Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka...

Page 1: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

Titulli :

Raporti Vjetor

Periudha : 01 janar – 31 Dhjetor 2017

Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Financiar

Divizioni i Financave

Page 2: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 2 nga 26

PËRMBAJTJA E RAPORTIT

RAPORTI I BORDIT TË DREJTORËVE .......................................................................................... 3

Aktivitetet dhe Perfomanca e Ndërmarrjes.................................................................................. 3

Informacion lidhur me Kapitalin dhe Devidenten ........................................................................ 4

Të dhënat për Drejtorët Jo-Ekzekutiv ........................................................................................... 4

RAPORTI I DREJTORIT MENAXHUES ......................................................................................... 5

Ngjarjet Kryesore të vitit 2017 ...................................................................................................... 5

Performanca Operative dhe Indikatorët kyç të Performancës .................................................... 7

Indikatorët kyç të Performancës për vitin 2017 ....................................................................... 7

Divizioni i Mihjeve ......................................................................................................................... 7

Divizioni i Gjenerimit ..................................................................................................................... 9

Performanca Financiare dhe Rezultatet .................................................................................... 10

Pasqyra e të hyrave dhe krahasimet me vitin 2016 ............................................................... 10

Pasqyra e shpenzimeve dhe krahasimet me vitin 2017 ......................................................... 10

Shpenzimet kapitale dhe projektet ........................................................................................ 15

Divizioni i Mihjeve ....................................................................................................................... 16

Divizioni i Gjenerimit te Energjise ............................................................................................... 17

Divizioni i Shërbimeve të Korporatës .......................................................................................... 17

Progresi i Projekteve Kapitale ..................................................................................................... 18

PLANI I BIZNESIT DHE PERSPEKTIVA PËR VITIN E ARDHSHËM.................................................... 18

Divizioni i Mihjeve ....................................................................................................................... 19

Divizioni i Gjenerimit te Energjisë ............................................................................................... 20

Ndikimet e Jashtme në Planin e Biznesit .................................................................................... 21

Rreziqet e Korporatës ................................................................................................................. 22

Shtojca 1 ...................................................................................................................................... 23

RAPORTIMET SHTESË PËR AKSIONARIN ................................................................................. 23

Sponzorimet dhe Donacionet ..................................................................................................... 23

Struktura Organizative KEK Sh.A 2017 ....................................................................................... 24

Përmbledhja e të gjitha procedurave gjyqësore ose të arbitrazhit të pambaruara ................... 25

Transaksionet e Konsiderueshme ............................................................................................... 25

SYGJERIME DHE PROPOZIME ................................................................................................. 26

Page 3: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 3 nga 26

RAPORTI I BORDIT TË DREJTORËVE

Aktivitetet dhe Perfomanca e Ndërmarrjes

Nga perspektiva e Bordit të Drejtorëve, aktivitetet kryesore të ndërmarra gjatë vitit ndërlidhen

kryesisht me përcjelljen dhe mbikëqyrjen e realizimit të planeve operative dhe kapitale në

ndërmarrje. Për të realizuar ketë, Bordi ka shqyrtuar rregullisht performancën financiare dhe

operative, kryesisht gjatë takimeve të rregullta të bordit. Në këtë drejtim, është përkrahur edhe

nga puna e komisioneve të ndryshme në nivel të bordit, dhe kryesisht nga Komisioni i Auditimit .

Performanca operative dhe financiare gjatë vitit 2017 ka shënuar ngritje në krahasim me vitin

paraprak. Kompania gjatë këtij viti ka rezultuar me fitim.

Rezultate të mira janë vërtetuar dhe nga raporti i auditorëve të pavarur për vitin e kaluar dhe

njëjtë shpresohet të konkludohet edhe në auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2017 si i

pakualifikuar. Edhe raportet tremujore dhe vjetore janë miratuar gjatë vitit, sipas kërkesës se ligjit

për ndërmarrjet publike.

Paralelisht me këto rezultate, Bordi i Drejtorëve është angazhuar në zbatimin e vendimeve të

aksionarit për Projektin Kosova e Re, për ndërtimin e kapacitetit të ri të gjenerimit, ashtu si

parashihet në strategjinë kombëtare të Zhvillimit, që është në fuqi nga viti 2016. Po ashtu është

angazhuar ne definimin e statusit të TC Kosova A, si dhe remontin gjeneral te Termocentralit

Kosova B. Sfide mbetet ka qene dhe mbete marrja e tokës për qellim te zgjerimit te minierave, dhe

për këtë, zhvendosja e fshatit Shipitullë dhe Hade, projektit 52ha dhe projektit 120ha, dhe këto

projekte është jetik për ndërmarrjen dhe prek edhe sigurinë e furnizimit me energji te vendit. Ne

këtë drejtim, Bordi i drejtoreve ka qene i përfshirë ne takime me nivele te ndryshme te Qeverise

se Kosovës, përfshire dhe takimin me kryeministrin, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve

ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe USAID. Lidhur me pjesën e pare te 52ha, është arritur

marrëveshja me banorët dhe ne proces gjate muajit dhjetor, e do te vazhdoje ne vitit e ardhshëm

2018, do te jete formatizimi i marrëveshjeve për kompensim real te pasurisë, konform me Planin

e Veprimit për Zhvendosje te rishikuar, dt 10 nëntor 2017, dhe ne pajtim me vendimin e Qeverise

se Kosovës dhe qëndrimeve nga takimet e përbashkët.

Lidhur me projektin e shthurjes, i iniciuar konform strategjisë energjetike 2005 – 2015, i vazhduar

me vonë edhe me vendimet e Qeverisë se Kosovës, dhe rekomandimeve te NjMNP, dhe Vendimit

te Bordi te Drejtoreve te muajit 2016, nuk është zhvilluar me tej gjate vitit 2017, kryesisht për

shkak proceseve zgjedhore ne nivel te vendit si dhe ndryshimeve te përbërjes se Bordit.

Page 4: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 4 nga 26

Informacion lidhur me Kapitalin dhe Devidenten

Ndërmarrja nuk ka nënshkruar kredi te re për këtë vit. Gjatë këtij viti është vazhduar marrëveshja

lidhur me zbatimin e ligjit për faljen e borxheve (Ligji nr_05_L-043) ,e cila ka qenë e hapur deri më

1 Shtator 2017 ,kurse për kreditë e marra ne vitet 2008-2012 është arritur marrëveshja me

Ministrin e Financave gjatë vitit paraprak 2015, për ri-programin e tyre dhe është duke vazhduar

edhe këtë vit pagesat në bazë të marrëveshjes.

Gjatë kësaj periudhe ndërmarrja ka realizuar investimet kapitale nga fondet vetanake, që gjithsej

arrijnë vlerën prej rreth €6.88 milionë. Ndër këto investime, të rëndësishme janë ato në

përmirësimin e ndikimit mjedisor nga termocentrali Kosova A, Investime në Mihje si dhe

investimet në Kosovën B .

Përkundër konsolidimit të pozitës financiare, Korporata ende nuk është në gjendje të ndajë

dividendë për aksionarin.

Të dhënat për Drejtorët Jo-Ekzekutiv

Aksionari, respektivisht Qeveria e Kosovës, me dt. 18 shtator 2013, ka emëruar përbërjen e re të

Bordit të Drejtorëve me mandat trevjeçar, dhe mandati është vazhduar ne pajtim me Ligjin për

Shoqëritë Tregtare, deri ne zëvendësim:

1. z. Berat Rukiqi, drejtor jo-ekzekutiv dhe Kryesues; Magjistër i Shkencave Ekonomike

2. z. Enver Muli, drejtor jo-ekzekutiv; Inxhinier i diplomuar i makinerisë

3. znj. Pranvera Dobruna-Kryeziu drejtoreshë jo-ekzekutive; Inxhiniere e diplomuar e elektro-

teknikes

4. z. Burim Leci, drejtor jo-ekzekutiv; Magjistër i administrimit të biznesit;

5. z. Ranko Makic, drejtor jo-ekzekutiv, Ekonomist i Diplomuar;

6. z. Haki Mjeku, drejtor jo-ekzekutiv, Juristi Diplomuar

Aksionari, me vendim te posaçëm ka caktuar edhe nivelin e kompensimit bazë të Bordit dhe

vendimi i fundit qe rregullon këtë është marrë ne mbledhjen e 81-te saj (vendimi nr. 07/81). E

drejta në kompensim është realizuar konform këtij vendimi si dhe deklaratës për shpërblim të

performancës së miratuar nga Komisioni i Auditimit, konform normave të ligjit për ndërmarrjet

publike.

Gjatë kësaj periudhe Bordi ka mbajtur 18 takime (11 të rregullta dhe 7 të jashtëzakonshme.

Në kuadër të Bordit të Drejtorëve kanë vepruar këto komitete:

1. Komiteti i Auditimit, i formuar me vendim të Aksionarit i cili ka realizuar 11 takime gjatë

këtij viti.

Page 5: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 5 nga 26

Komitete të përkohshme nuk kane qene aktive gjate këtij viit:

Ndërsa me vendimin nr. 10/13, te dt 10.11.2017, Aksionari ka emëruar përbërjen e Re te Bordit, me këtë përbërje:

1. z. Faruk Hajrizi, drejtor jo-ekzekutiv dhe Kryesues; Doktor i Shkencave Ekonomike

2. znj. Fllanza Beqiri-Hoxha drejtoreshë jo-ekzekutive; Inxhiniere e diplomuar e elektro-

teknikes

3. z. Izet Ibrahimi, drejtor jo-ekzekutiv; Doktor i Shkencave Teknike;

4. z. Mehdi Pllashniku, drejtor jo-ekzekutiv, Doktor i shkencave juridike;

5. z. Gjelosh Vataj, drejtor jo-ekzekutiv, Inxhinier i diplomuar i mekanikes

6. z. Ilir Rama, drejtor jo-ekzekutiv, Magjistër i shkencave ekonomike

Ndërsa, Komisioni i Auditimi është emëruar me vendim te Ministrit te MZhE, bazuar ne nenin 14 te ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, me dt. 07.12.2017, nr. 2518, këtë përbërje:

1. Ilir Rama, Kryesues

2. Fllanza Beqiri-Hoxha, Anëtar;

3. Izet Ibrahimi, Anëtar.

Përbërja e re e Bordi ka realizuar 4 takime gjate muajit nëntor dhe dhjetor, ndërsa Komisioni i

auditimit ne përbërje te re ka patur 2 takimeve te tilla.

RAPORTI I DREJTORIT MENAXHUES

Ngjarjet Kryesore të vitit 2017

Përkundër sfidave lokale dhe regjionale Korporata Energjetike e Kosovës Sh. A. (KEK) është duke

u konsoliduar dhe pavarësuar financiarisht në mënyrë që jetë në vijë me përmbushjen e

obligimeve ligjore dhe publike, si ofrues i vetëm publik i shërbimeve me energji elektrike. KEK–u

ka një mision specifik që të ofrojë shërbime të sigurta, të besueshme dhe me çmime të arsyeshme

të energjisë elektrike por gjithashtu edhe të jetë e përgjegjshme ndaj ambientit dhe financiarisht

e qëndrueshme.

Edhe për kundër sfidave të përmendura viti 2017 ishte vit i realizimit të objektivave të parapara

ne planin e biznesit si dhe përmirësimit të parametrave kyç të korporatës. KEK vazhdon të jetë një

korporatë financiarisht e vet-qëndrueshme, kompani likuide, dhe ka vazhduar të investojë në

projekte kapitale me mjete vetanake, në kapacitetet e saja prodhuese dhe gjeneruese të energjisë

elektrike, si dhe investime kapitale në përmirësimin e ambientit, investime që synon t’i vazhdojë

edhe në vitet në vijim. Janë nënshkruar kontrata për investime në divizionin e mihjeve dhe njësitë

Page 6: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 6 nga 26

gjeneruese.

KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe

atë të rikultivimit të tokave, duke mundësuar kështu zvogëlimin e ndotjes se ambientit në

minimum si dhe duke vazhduar mbjelljen e fidanëve dhe mirëmbajtjen e tyre duke ju mundësuar

banorëve përreth jetesën më të lehtë;

Të hyrat e KEK-ut për vitin 2017 nga ZRrE është lëshuar udhëzimi për liberalizimin e tregut te

energjisë dhe mbi këtë baze, KEK Sh.A. duhet te lidhe marrëveshje me operatoret tjetër te tregut.

Këto marrëveshjen ende nuk janë nënshkruar ndërsa faturimi është bere ne baze te pajtimit te

përbashkët ne takime te ndërmjetësuara nga ZRrE.

Njëra ndër objektivat strategjike të KEK-ut, edhe gjatë këtij viti ka qenë përkujdesja për shëndetin

e punëtorëve të tij. Për ta plotësuar përgjegjshmërinë nga aspekti social, ndërmarrja ka realizuar

projektin e sigurimit shëndetësor suplementar, gjegjësisht sigurimin shëndetësor për të gjithë

punëtorët me mjete buxhetore të kompanisë. Kontrata e lidhur për këtë qellim është lidhur me

dt. 13 tetor 2017 dhe do te jete tre-vjeçare. Lidhur me këtë pritet te hyje ne fuqi edhe Ligji për

sigurimin shëndetësor (Ligji NR. 04/L -249) dhe të filloje mbledhja e premiumeve, sipas akteve

nënligjore te cilat duhet t’i miratoje Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë këtij viti është vazhduar marrëveshja e nënshkruar lidhur me zbatimin e ligjit për faljen e

borxheve mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO, për shqyrtimin e ankesave të pashqyrtuara nga ana e

komisionit të KEK-ut, të konsumatorëve të cilët kanë parashtruar ankesat dhe është mbyllur

aplikimi i ligjit për faljen e borxheve e cila ka qenë e hapur deri më 1 Shtator 2017. Përmes kësaj

Marrëveshje, ju ka mundësuar te gjithë konsumatorëve te energjisë elektrike te cilët kanë qenë

të kualifikuar për falje dhe për shlyerje te borxhit, e kanë bërë ne zyrat e shërbimit te

konsumatorëve në KEDS/KESCO në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Me këtë Marrëveshje

është pritur te trajtohen 175.076 konsumatorë te cilët gjeografikisht janë të përfshirë në tërë

territorin e Kosovës. KEK-u i ka ftuar të gjithë konsumatorët që gjatë periudhës së mbetur të

drejtohen në zyrat e KESCO në të gjitha distriktet në mënyrë që të përfitojnë nga Ligji për faljen e

borxheve publike.

Në lidhje me projektin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, edhe gjate vitit 2017 KEK ka

ofruar dokumentacione dhe shënime tjera përmes Njësisë për Implementim të Projektit që vepron

në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Kontrata me kompaninë e përzgjedhur nga

aksionari është nënshkruar me dt. 20 dhjetor 2017. Ne kuadër te marrëveshjet për TCKR janë tri

marrëveshje qe prekin operimet e KEK (i) marrëveshja për furnizim me Linjit, (ii) Marrëveshja për

deponim te hirit dhe grupe dhe (iii) marrëveshja për transfer te lokacioni. Si KEK, për te

përkujdesur për mirëqenien dhe te ardhmen ndërmarrjes është kërkuar qe te ketë kujdes për

vlerat referente te thëngjillit i cili duhet ti dërgohet termocentralit Kosova e Re.

Lidhur me atë qe u tha me larte, kjo është sfide mjaft e madhe për KEK-un sepse pas ndryshimit

të pakos Kompania duhet të investoj ne të ardhmen ne Mihje ne hapjen e minierës se re për

Page 7: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 7 nga 26

furnizim të Kosovës se re. Për këtë ndërmarrja pret planin për zhvillimin e minierës i cili pritet te

jete ne dispozicion ne gjysmën ne pare te këtij vitit

Ne proces te shthurjes se ndërmarrjes, bazuar ne vendimin e Qeverise për shthurje dhe

mbështetjen e MZhE/NjPMNP për ketë proces, me ndihmën e rePower, konsulence e angazhuar

nga USAID, është përgatitur dokumenti mbi opsionet e shthurjes dhe planin e veprimit, dhe ky

dokument është miratuar nga Bordi ne muajin nëntor 2016, dhe tani pritet vendimmarrja e

mëtejmë nga Qeveria e Kosovës. Ky aktivitet është i bazuar ne Memorandumin e mirëkuptimit

nënshkruar me AECOM/rePower ne vitin 2015, muaji prill, i nënshkruar nga Bordi Drejtoreve.

Performanca Operative dhe Indikatorët kyç të Performancës

Indikatorët kyç të Performancës për vitin 2017

Viti 2017 ka qenë një vit i mirë, duke u bazuar në rrethanat dhe ngjarjet sidomos problemi i

shpronësimit të banorëve të fshatit Shipitullë. Praktikisht në Indikatorët Kyç të Performancës (IKP),

divizionet kanë shënuar progres. Realizimi përafërsisht i planit ka qenë pikë reference por në të

shumtën e rasteve Divizionet kanë performuar mirë duke e përmbushur përafërsisht planin. Në

raport me vitin paraprak, performanca ka rezultuar me një uljeje të prodhimit të energjisë rreth

8% në raport me vitin paraprak 2016.

Indikatorët Kyç të Performancës te cilët janë raportuar nga divizionet shërbyese brenda

korporatës siç janë: financat, zyra ligjore, burimet njerëzore dhe shërbimet e korporatës, ofrojnë

të dhëna në bazë të aktiviteteve për raportim në baza periodike. Informatat janë të rëndësishme

për ecurinë e gjendjes financiare apo raportimin e gjendjes së të punësuarve që i shërbejnë

Menaxhmentit dhe Bordit lidhur me marrjen e vendimeve të tanishme dhe vendime strategjike

për të ardhmen e Korporatës.

Divizioni i Mihjeve

Divizioni i Mihjeve kishte për objektiv, si pjesë e Planit të Biznesit 2017, prodhimin e 8.2 milionë

ton thëngjill dhe 13.0 milionë m³ djerrinë. Për implementimin e këtij plani në shërbim ishin

lokacionet si Sibovci Jug- Perëndimor. Secila nga këto departamente kishte planet operative

vjetore.

Siç shihet në Tabelën 1, prodhimi i Thëngjillit për vitin 2017 ka qene 7,574,697 ton apo 7.63% me

e ulët se sa ishte planifikuar. Kurse në segmentin e Djerrinës janë prodhuar 3,927,768 m³ apo

69.78% është më pak se plani vjetor i 2017.

Page 8: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 8 nga 26

Indikatori Kyç i Performancës

2016 % e Realiz.

2017 % e Realiz. Njësia Plani Realizimi Plani Realizimi

Sibovci Jug-Perendimor

Prodhimi i Qymyrit ton 8,400,000 8,800,848 104.77 8,200,000 7,574,697 92.37

Prodhimi i Djerrines m³ 12,500,000 6,927,806 55.42 13,000,000 3,927,768 30.21

Tabela 1 - Divizioni i Mihjeve 2016-2017

Indikatorët Kyç të Performancës, Plani dhe Realizimi

Në tabelën e lart paraqitur (Tabela 1) vërehen disa shmangie në realizim. Ky mos realizim dhe

përafrim i planit të prodhimit të Qymyrit në raport me atë të parashikuar, është për shkak të

ngritjes së efikasitetit dhe produktivitetit në punë dhe investimeve të vazhdueshme në pajisje dhe

kapacitete prodhuese.

Prodhimi i Djerrinës (nga Tabela 1) në total kishte realizueshmëri prej 30.21%, dhe qëllimi i

Divizionit të Mihjeve ishte që të zhvendoset sa më shumë djerrinë nga Sibovci Jug-Perëndimor dhe

të zbulohen rezerva të mjaftueshme në atë pjesë mirëpo mos arritja e planit të paraparë është për

shkak të pengesave në zhvendosjen e banorëve të fshatin Shipitullë zona prej 52ha, si dhe sanimi

i shpatit perëndimor në S.J-P, ndërsa prodhimi i qymyrit ishte ne vije të përafërt me planin dhe e

mjaftueshme për kërkesat e njësive gjeneruese.

Investimet kapitale këto dy vitet e fundit që kapin shifrën e më shumë se €8.34 milionë kanë pasur

efekt konstruktiv në efikasitetin e Divizionit të Mihjeve.

Pas shterimit të rezervave ne sektorin e Sitnicës është mbyllur ky sektor dhe trajtimi ambiental të

këtij sektori është bërë sipas planit duke hedhur mbetjet e hirit nga TC.

Page 9: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 9 nga 26

Divizioni i Gjenerimit

Divizioni i Gjenerimit për vitin 2017 ka arritur rezultate të mira. Tek indikatori i Disponueshmërisë

shihet se blloqet e kanë arritur përafërsisht planin, dhe performanca efektive e blloqeve si tërësi

ka mundësuar të përmbushet plani i prodhimit bruto dhe neto.

Njësia Viti 2016 (%) e realiz.

Viti 2017 (%) e realiz.

Plani Realizimi Plani Realizimi

Disponueshmëria kohore

A3 % 42.58 58.09 1.36 45.77 45.26 0.99

A4 % 47.93 67.05 1.63 53.52 67.69 1.27

A5 % 43.66 57.97 1.39 44.63 69.08 1.51

B1 % 95.07 87.66

B2 % 93.32 99.18

Gjenerimi Bruto

Kosova A MW/h 2,120,920 2,056,681 1.09 2,138,289 2,084,003 0.97

Kosova B MW/h 4,079,124 3,933,959 0.96 3,953,296 3,641,962 0.92

TOTALI (Kosova A + B) MW/h 6,200,044 6,248,769 1.01 6,091,585 5,725,965 0.94

Gjenerimi Neto

Kosova A MW/h 1,866,065 1,803,994 1.09 1,881,600 1,826,890 0.97

Kosova B MW/h 3,671,212 3,556,994 0.97 3,579,734 3,294,175 0.92

TOTALI (Kosova A + B) MW/h 5,537,277 5,600,670 1.01 5,461,334 5,121,065 0.94

Tabela 2 - Divizioni i Gjenerimit 2016-2017 Indikatorët kyç të Performancës, Plani dhe Realizimi

Siç shihet në tabelën 2, gjenerimi bruto dhe neto kanë arritur të përmbushin planin e prodhimit ne shkalle 0.94 % (bruto) apo 94 % me atë të planifikuar, respektivisht 0.94% (neto) apo 94 % me atë të planifikuar, mospërmushja e planit është për shkak të mungesës së thëngjillit.

Krahasuar me vitin 2016, viti 2017 (shiko Tabelën 2) ka më pakë prodhimtari bruto dhe neto, diku kemi përreth 8 % më të ulët se prodhim të energjisë elektrike në raport me vitin paraprak.

Investimet kapitale në Divizionin e Gjenerimit që për vitin 2017 ishin €9.3 milionë. Investimet e vazhdueshme kapitale kanë luajtur një rol kyç në rritjen e efikasitetit të divizionit.

Page 10: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 10 nga 26

Performanca Financiare dhe Rezultatet

Performanca e përgjithshme e KEK-ut për vitin 2017 është reflektuar edhe në segmentin financiar.

Analizat financiare janë të ndara në pjesë të ndryshme në përputhshmëri me standardet

financiare.

Analiza e kësaj performancën është bere ne baze të Draft Pasqyrave Financiare të cilat do të

finalizohen vetëm pas auditimit te pavarur te tyre.

Pasqyra e të hyrave dhe krahasimet me vitin 2016

Siç shihet në draft pasqyrat financiare, korporata ka regjistruar një rezultat neto pozitiv për vitin

që ka përfunduar më 31 dhjetor 2017 në shumë prej €19,75 milionë. Fitimi i krijuar është si

rrjedhoje e shpenzimeve më të ulëta në raport me të hyrat e Korporatës.

Kompania për vitin 2016 nuk ka marre grande nga Qeveria. Ndërsa të hyrat nga grandet e shtyra

janë 5.42 milionë.

Të hyrat operative totale të realizuara për vitin 2017 janë në shumë prej €171.51 milionë dhe janë

me të larta për €2.15 milionë krahasuar me vitin 2016 ose shprehur në përqindje 0.01% apo 1.3%

më e lartë krahasuar me vitin paraprak 2016. Kjo rritje e të hyrave është si pasojë e arkëtimit më

të lartë të pozicioneve të hyrave në raport me vitin paraprak.

Duke analizuar më në detaje, janë këto të hyra:

- Të hyrat nga veprimtaria për këtë vit janë realizuar në shumë prej € 164.41 milionë nga €

156.61 milionë kundrejt një viti më parë me një rritje prej 1.53% ose € 7,8 milionë më shumë.

- Të hyrat nga grandet janë realizuar këtë vit në shumë prej € 5.43 milionë kundrejt një viti me

parë me një ulje prej 15.5% ose € 1.04 milionë .

- Të hyrat tjera janë realizuar këtë vit në shumë prej € 1.67 milionë kundrejt një viti me parë me

një uljeje prej 73.4% ose me të ultë prej € 4.61 milionë.

Ne përgjithësi të dhënat financiare të vitit 2017 tregojnë një zvogëlim të grandit dhe të hyrat tjera

ndërsa të hyrat nga veprimtaria tregojnë një rritje të të hyrave në raport me vitin paraprak 2016 .

Pasqyra e shpenzimeve dhe krahasimet me vitin 2017

Gjithsej shpenzimet operative për vitin 2017 janë realizuar në shumë prej €147.07 milionë e që

krahasuar me € 147.87 milionë të vitit paraprak janë më të ulta për €0.80 milionë apo shprehur

në përqindje 0.54% më e ultë apo 5.4% më e ulët se a i vitit paraparak.

- Shpenzimet e personelit, arrin në € 48.24 milionë në vitin 2017, nga € 48.98 milionë të vitit

Page 11: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 11 nga 26

2016, pra janë më të ulëta për rreth €0.7 milionë.

- Shpenzimet e energjisë ku përfshihet importi dhe lëndët djegëse në vitin 2016 arritën në €

20.33 milionë dhe janë më të larta krahasuar me vitin paraprak për €7.77 milionë.

- Shpenzimet tjera operative janë realizuar në shumë prej €10.40 milionë apo rreth €7.04

milionë me të ulëta se në vitin paraprak.

Pra në përgjithësi shpenzimet operative kryesisht kanë një ulje nga viti paraprak përveç pjesës se

shpenzimeve të energjisë .

Kompania gjatë kësaj periudhe ka realizuar fitim në vlerë prej €19.75 milionë. Humbja e akumuluar

zbritet për vlerën e fitimit vjetore.

Asetet janë rritur në vlerë të investimeve për pjesën e aktivizuar për €13.2 milionë në krahasim

me fund vitin dhe është zvogëluar në vlerën neto për efektet e zhvlerësim të periudhës.

Vlera neto e kërkesave nga afaristët vendore është €22.0milionë.

Detyrimet afatshkurtra janë zvogëluar për €0.76 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit

paraprak.

Page 12: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 12 nga 26

Tabela 3 - Draft Pasqyra e të ardhurave për vitin 2017

Pasqyra e të ardhurave

Për vitin 2017

(në EUR 000) (në EUR 000)

Shitjet 164,414 156,609

Të hyrat nga grantet 5,425 6,462

Të hyrat tjera 1,668 6,282

171,507 169,353

SHPENZIMET OPERATIVE

Zhvlerësimi dhe amortizimi (35,075) (35,195)

Shpenzimet e stafit (48,242) (48,983)

Energjia elektrike dhe komunalitë (20,326) (12,553)

Shpenzimet e mirëmbajtjes (3,475) (3,158)

Materialet dhe furnizimet (6,300) (4,913)

Shpenzimet e l injitit (23,250) (26,670)

Lirimi i provizioneve/Provizionetpër shlyerjen e inventarit 431

Humbjet nga zhvlerësimi i të arkëtueshmeve (310)

Ndryshimet në provizione 902

Shpenzimet e tjera operative (10,400) (17,422)

(147,068) (147,871)

Fitimi nga operecionet 24,439 21,482

Shpenzimet/ (të hyrat) financiare,neto (2,499) (7,623)

Fitimi para tatimit 21,940 13,859

Tatimi (2,194) (2,861)

Fitim neto për vitin 19,746 10,998

Të ardhurat tjera gjithëpërfshirëse për vitin

Njësitë që nuk do të riklasifikohen në fitim dhe humbje

-       Efekti i tatimit të shtyer në rivlerësimin e pronës, impianteve dhe paisjeve0 37

Gjithsejtë ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin 19,746 11,035

20162017

Page 13: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 13 nga 26

Tabela 4 – Draft Bilanci i gjendjes për vitin 2017

Bilanci i gjendjes

Për vitin 2017

2017 2016

(në 000 Euro) (në 000 Euro)

ASETET

Asetet jo-qarkulluese

Prona, impiantet dhe pajisjet 283,720 305,722

Asetet e paprekshme 249 44

283,969 305,766

Asetet qarkulluese

Stoqet 21,939 22,950

Llogaritë e arkëtueshme tregtare dhe të tjera,neto 22,227 22,212

Tatimi në të ardhura i arkëtueshëm 4,009 4,841

Paraja në dorë dhe në bankë 89,609 63,305

137,784 113,308

GJITHSEJ ASETET 421,753 419,074

EKUITETI DHE DETYRIMET

Ekuiteti i aksionarëve

Kapitali aksionar 25 25

Rezervat 565,772 565,772

(Humbjet) e akumuluara (444,166) (463,912)

Gjithsej ekuiteti i aksionarëve 121,631 101,885

Detyrimet

Detyrimet jo-qarkulluese

Huamarrjet – pjesa afatgjatë 171,804 182,680

Grantet e shtyera 33,612 39,037

Provizionet 52,333 52,333

Detyrimet e shtyera tatimore 11,773 11,773

269,522 285,823

Detyrimet qarkulluese

Huazimet – pjesa afatshkurtër 10,876 7,550

Të pagueshmet tregtare dhe të tjera 14,313 13,411

Tatimi në të ardhura i pagueshëm 2,861

Shpenzimet akruale 5,410 7,543

30,600 31,366

Gjithsej detyrimet

GJITHSEJ KAPITALI DHE DEYRIMET 421,753 419,074

317,189 300,122

Page 14: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 14 nga 26

Tabela 5 - Bilanci i rrjedhjes së parasë për vitin 2017-Draft

Bilanci i rrjedhës së parasë

Për vitin 2017

2017 2016

(në EUR 000) (në EUR 000)

21,940 13,859

35,075 35,195

(5,425) (6,462)

0 (4)

2,499 7,627

0 310

0 (902)

0 (431)

502

54,089 49,694

1,011 (3,569)

(15) (824)

(4,092) (350)

50,993 44,951

4

(2,499) (7,297)

(2,196) (2,796)

46,298 34,862

(13,278) (10,121)

(13,278) (10,121)

(6,716) (2,557)

(6,716) (2,557)

26,304 22,184

63,305 41,121

Paraja dhe ekuivalentët e parasë në

fund të vitit89,609 63,305

Rrjedha eparasë nga aktivitetet operative

Fitimet para tatimit

Rregullimet e zërave jo-monetar:

Zhvlerësimi dhe amortizimi

Amortizimi i granteve

Të ardhurat nga interesi

Shpenzimet e interesit

Të ardhurat nga lirimi i interesittë pagueshëm

Provizion për borxhet e dyshimta

Provizion për kostot e mjedisit dhe pensioneve

Provizioni për shlyerjet/kthimet e stoqeve

Humbja nga pajisjet e dëmtuara

Shlyerja e pronës, impianteve dhe paisjeve

Interesi i pranuar

Fitimi para ndryshimeve në asetet dhe detyrimet

operative

Zvogëlim/(Rritje) në stoqe

Zvogëlim/(Rritje) në të arkëtueshmet tregtare dhe të tjera

Rritje/(Zvogëlim) në të pagueshmet tregtare dhe të tjera

dhe shpenzime akrualeParaja e gjeneruar nga aktivitetet operative

Interesi i paguar

Tatimi në të ardhura i paguar

Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative, neto

Rrjedha eparasë nga aktivitetet investive

Blerjet e pronës impianteve dhe pajisjeve

Paraja e përdorur në aktivitetet investive

Rrjedha eparasë nga aktivitetet financiare

Grantet e pranuara gjatë vitit

Paraja e gjeneruar nga aktivitetet financiare

Pagesat e kredise

9

Rritja/(zvogëlimi) neto në ekuivalentet e parasë

Paraja dhe ekuivalentët e parasë në fi l l im të vitit

Page 15: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 15 nga 26

Tabela 6 – Draft Kapitali (viti 2017)

Shpenzimet kapitale dhe projektet

Projektet kanë vazhduar me dinamikë racionale. Shpenzimet kapitale për vitin 2016 kanë shënuar

rritje prej €9.35 milionë në krahasim me vitin paraprak. Te gjitha investimet në këtë periudhe janë

realizuar nga mjetet vetanake te KEK-ut, dhe nuk ka pasur financim nga huat.

Shpenzimet për investime kapitale të financuara nga KEK-u sipas divizioneve për periudhën

raportuese janë realizuar në shumë prej € 16.23 milionë ose 1.42% më shumë apo 142% në raport

me vitin paraprak.

2016 2017

Mihje 3,375,241 6,646,412

Gjenerimi 3,479,721 9,347,928

Serviset, IT dhe Mirëmbajtja 27,878 232,841

Totali 6,882,840 16,227,181

Kapitali

Për vitin 2017

Kapitali aksionar Rezervat (Humbjet) e akumuluara Gjithsej

000 Euro 000 Euro 000 Euro 000 Euro

Gjendja më1 janar 2016 25 565,735 (474,910) 90,850

Transaksione me pronarët

Fitimi i vitit 10,998 10,998

Të ardhurat tjera gjithëpërfshirëse 37 37

Gjithsej të ardhurat gjithëpërfshirëse 0 37 10,998 11,035

Gjendja më 31 dhjetor 2016 25 565,772 (463,912) 101,885

Gjendja më1 janar 2017 25 565,772 (463,912) 101,885

Transaksione me pronarët

Fitimi i vitit 19,746 19,746

Të ardhurat tjera gjithëpërfshirëse 0

Gjithsej të ardhurat gjithëpërfshirëse 0 19,746 19,746

Gjendja më 31 dhjetor 2017 25 565,772 (444,166) 121,631

Page 16: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 16 nga 26

Divizioni i Mihjeve

Shuma e shpenzimeve kapitale për divizionin e mihjeve për vitin 2017 arrin në €6.65 milionë.

Lista e shpenzimeve kryesore për këtë divizion është si vijon:

- Eskavator hidraulik € 0.21 milionë.

- Përvetësimi i tokave, €0.82 milionë.

- Pjesë ndërrimi për Sh.Tr. Dhe shtrat sferik me kurore të dhëmbëzuar për SRs470 (Projektet : nr.74,76,149,160,162,164), €1.01 milionë.

- Përgatitja e projektit të detajiuar për zhvillimin e fushës se re të eksploatimit, €0.48

milionë.

- Furnizim me reduktor të kabinës –I SRs 470 (dizajn i ri) ,€0.07 milionë.

- Makinat e kombinuara (shtrat sferik dhe kurore e dhëmbëzuar ),€0.35 milionë

- Ekskavatorë hidraulike me zinxhirë, €0.21 milionë

- Pastrues dytësor, centrues dhe vetërregullues për shirita transportues B=1800 mm,B=1600

mm,B=1400 mm, €0.32 milionë

- Vinç per objektin e garazhes. €0.11 milionë

- Riparimi i shiritave Magjistral te qymyrit drejtimi TCB (TMLa1, b1, a2, b2, 9a, 9b, 4a, 4b,

14a dhe 14b) -. € 2.09 milionë

- Kamion-bus për bartjen e punëtoreve, €0.28 milionë

- Automjete tereni për transportin e punëtorëve deri ne vendin e punës 4X4,€0.36 milionë

- Autocisternë për ujë, €0.12 milionë

- Skip, €0.13 milionë

- Furnizim me pirunarë mbi 10 t për Depon e Serviseve, €0.13 milionë

- Furnizim me pirunarë 5 t, €0.04 milionë

- Furnizim me pompa për largimin e ujërave, €0.15 milionë

- Furnizim me reduktor të lëvizjes rrethore SRs 470, €0.03 milionë.

Sa për sqarim, dinamika e punës rreth përfundimit tek disa projekteve mund të mos përfundojë

brenda vitit dhe të vazhdojë në vitin vijues.

Page 17: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 17 nga 26

Divizioni i Gjenerimit te Energjisë

Shuma e shpenzimeve kapitale për divizionin e gjenerimit për vitin 2016 arrin në €9.35 milionë.

Lista e shpenzimeve kryesore për ketë divizion është si vijon:

- Ndërrimi i vulvave (qarkore ), si dhe pjesët havarike-motorike ,të dorës ,të avullit për fryrëse të blozës në Bll.A3/A4 dhe A5 në TCA, €0.14 milionë.

- Matjet –rregullimi –komandimi –sinjalizim në tri blloqet A-3 ,A-4 dhe A5, të ndara në lote

në TCA, €0.37 milionë.

- Modernizimi i 5+5 fushave të kullës ftohëse në Bll. A-4 në TCA €0.50 milionë. - Pompa furnizuese dhe pompa demi si dhe reduktor (Voith) të pompave furnizuese Bll.A-3

dhe A-4 në A5 TCA, €1.25 milionë. - Largimi i rërës së vjetër dhe kthimi i rërës së freskët në filtrat dekarb. të bllokut A-3 në

TCA, €0.05 milionë. - Ndërrimi i tre fushave, fushave dalëse 35 KV në TCA, €0.06 milionë.

- Ndërrimi i kokave të rotorit të gjeneratorit të bllokut A5 në TCA, €0.23 milionë.

- Matjet –Rregullimi-Komandimi –sinjalizim në Bll.A-5 në TCA, €0.13 milionë.

- Rregullimi automatik i procesit të de-minarilizmit në TCA, €0.29 milionë.

- Projekte tjera të realizuara në TCA, €0.37 milionë

- Modernizimi i sistemit të transmisionit të mullinjve të lignitit në B1dhe B2 në TCB, €0.19

milionë.

- Blerja e ftohësve të hidrogjenit në gjenerator (2 copë),ne TCB, €0.05 milionë.

- Prodhimi, liferimi, instalimi dhe komisionimi i vulvave të bajpasit të trusnisë së lartë në B1

dhe B2 ne TCB, €0.89 milionë.

- Furnizim me EM 6.3 kV për pompën e kondenzatit për ventilatorin riqarkullues dhe për

urën e pjerrtë në TCB, €0.14 milionë.

- Sistemi i pompave për ngritjen e rotorëve në B-2 në TCB ,€0.14 milionë.

- Riparimi i pompës së kondenzatit në TCB ,€0.38 milionë.

- Modernizimi i sistemeve elektrike në 4 vinça urë në TCB ,€0.34 milionë.

- Blerja e makinave për punëtori mekanike në TCB ,€0.16 milionë.

- Liferimi i pjesëve për remontin e turbinës në B-2 në TCB ,€2.01 milionë

- Liferimi i pjesëve për remontin e turbinës në B-1 në TCB ,€1.00 milionë

- Projektet tjera kapitale ne TCB, €0.65 milionë.

Një pjesë e Projekteve kapitale për Divizionin e Gjenerimit do të vazhdojnë edhe në vitin tjetër,

sidomos ato në mbrojtjen e mjedisit dhe në kapacitete gjeneruese.

Divizioni i Shërbimeve të Korporatës

Shuma e shpenzimeve kapitale për divizionin e shërbimeve të korporatës (që përfshin sektorin e

IT-së) për vitin 2017 arrin në €0.23 milionë që përfshinë furnizime me pajisje elektronike.

Page 18: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 18 nga 26

Progresi i Projekteve Kapitale

Investimet kapitale nuk kane pas një realizim sipas planit. Dinamika e punës rreth kompletimit të

projekteve mund të mos përfundojë brenda vitit dhe të vazhdojë në vitin vijues. Ne fakt, disa

projekte pritet të përfundojnë gjatë vitit 2018, si projekte afat-mesme të kontraktuara nga ana e

KEK-ut me operatorët ekonomik.

PLANI I BIZNESIT DHE PERSPEKTIVA PËR VITIN E ARDHSHËM

Plani i Biznesit 2018 identifikon synimet e korporatës, plotësimi i të cilave do t’ia mundësonte KEK-

ut të arrijë strategjinë e tij, e cila ka për qëllim përmirësimin e performancës financiare të

kompanisë, duke rritur inkasimin e të ardhurave potenciale, përgatitjen e shthurjes funksionale të

aseteve (miniera e thëngjillit dhe gjenerimi), me qëllim të afarizmit komercialist të zbatueshëm

dhe të qëndrueshëm, të cilat zotërohen, menaxhohen dhe operohen në pajtim me praktikat më

të mira ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve të besueshme dhe konkurruese.

Synimet e korporatës janë zbërthyer në një numër objektivash dhe qëllimesh numerike, të cilat

duhet t’i arrijnë KEK-u dhe divizionet e saj. Plani afarist do t’i mundësojë KEK-ut që të gjurmojë,

monitorojë dhe vlerësojë performancën e tij në nivel qendror dhe të divizioneve, dhe të përgatisë

plane të detajuara veprimi për implementimin e suksesshëm të strategjisë afariste.

Page 19: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 19 nga 26

Divizioni i Mihjeve

Gjate vitit 2018 Divizioni i Mihjeve planifikon 7.4 milionë ton prodhim të qymyrit dhe 12.135

milionë ton të djerrinës, duke furnizuar termocentralet me qymyr në sasi të duhur dhe në kohë,

si dhe mbajtjen e rezervave të qymyrit në sasinë e planifikuar .

Tabela e planit të biznesit 2018 për këtë divizion është si vijon:

Tabela 8 - Plani i Biznesit 2018 Divizioni i Mihjeve

Sasia dhe cilësia e thëngjillit planifikohet duke u bazuar në bilancin energjetik, dhe sasia e djerrinës

përcaktohet bazuar në konfigurimin e terrenit.

Nr. TREGUESIT KRYESORË TË PËRFORMANCËS Njësia Plani për vitin 2018

1 Sibovci Jug-perëndimor

Prodhimi i qymyrit ton 7.400.000

Zhvendosja e djerrinës m³ 12.135.000

Page 20: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 20 nga 26

Divizioni i Gjenerimit te Energjisë

Plani për prodhimin e energjisë elektrike është zhvilluar në bazë të Bilancit të aprovuar Energjetik

të KEK-ut. Për realizimin e planit, kusht kryesor është furnizimi i vazhdueshëm i thëngjillit në sasitë

e duhura dhe me cilësinë e duhur, në përputhshmëri me planin e pajtuar edhe me Divizionin e

Mihjeve.

Tabela e planit të biznesit 2018 për Divizionin e Gjenerimit është si vijon:

Nr. TREGUESIT KRYESORË TË PËRFORMANCËS

Njësia Plani për vitin 2018 (MESATARJA/TOTALI)

1 DISPONUESHMËRIA %

A3 % 58.0

A4 % 58.0

A5 % 64.0

B1 % 95.0

B2 % 95.0

2 GJENERIMI BRUTO MWh

Kosova A MWh 2 053 738

Kosova B MWh 3,546,477

3 GJENERIMI NETO MWh

Kosova A MWh 1 918 967

Kosova B MWh 3,205,166

Tabela 9 - Plani i Biznesit 2017

Divizioni i Gjenerimit

Page 21: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 21 nga 26

Ndikimet e Jashtme në Planin e Biznesit

Gjatë vitit 2017 janë paraqitur disa sfida të paplanifikuara që kanë pasur një ndikim në planin e

biznesit.

Problemet e krijuara nga gjykatat në procedimin e lëndëve të KEK-ut, ka qenë një brengë e shtuar

e cila ka pasur ndikim direkt në performancën e KEK-ut, sidomos me vendimet për kthimin në punë

të punëtorëve të larguar për mungesë performancë në punë, të cilët edhe pse ishin punëtore të

rrjetit dhe furnizimit, para privatizimit, tani i bien barrë KEK-ut.

Sfidë tjetër gjatë këtij viti dhe do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm është procesi i shpronësimit

dhe zhvendosjes së banoreve të fshatit Shipitullë. Nga informatat deri me tani është kryer

zhvendosja e një numri te konsiderueshëm te banoreve , zhvendosje e cila ka ndikuar qe te fillojnë

operimet ne zhvendosjen e djerrinës ne drejtim te këtij fshati. Se këndejmi, kjo gjendje e re ne

zonën e përmendur e ka rrit koston e kësaj zhvendosje .Menaxhmenti ka marre veprimet e

nevojshme për te kërkuar ndihme dhe veprime konkrete nga institucionet relevante për zgjidhjen

e këtij problemi. Gjatë këtij viti është kryer regjistrimi i gjendjes faktike dhe vlerësimi i pronave

dhe ju ka dërguar PVZh-ja Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe është aprovuar. Ka filluar

procesi i nënshkrimit të kontratave me banoret e fshatrave Hade dhe Shipitullë është duke shkuar

sipas dinamikës së paraparë dhe sipas procedurave ligjore, si dhe duke i mbajte te informuar të

gjithë akterët e këtij procesi, duke i ndarë në bazë të lagjeve me prioritet dhe atë të ndarë në tri

zona. Nënshkrimi i këtyre kontratave i ka mundësuar KEK-ut, stabilizimin dhe operimin e të gjitha

njësive për gjenerimin dhe furnizim të qytetarëve me energji elektrike.

Gjithashtu dhe kryesisht për shkak të vjetërsisë se kapaciteteve aktuale gjeneruese, mbetet sfidë

mundësia e prodhimit të energjisë në sasinë e duhur për ta mbuluar gjithë kërkesën nga operatori

i shpërndarjes.

Sfide është edhe realizimi i investimeve kapitale sipas planit te biznesit.

Page 22: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 22 nga 26

Rreziqet e Korporatës

Problemet e mundshme që mund të sfidohet korporata në planin afat-shkurtë mund të

klasifikohen si të rrezikshmërisë së lartë, mesme dhe të ulët.

Natyrisht nga perceptimi i rrezikshmërisë zhvillohet edhe plani i biznesit për vitin vijues me

përkushtim adekuat për segmentet e caktuara. Problemet e rrezikshmërisë së lartë që kanë

mundësi të madhe të ndikojnë në zvogëlimin e mbulimit të prodhimit me energji elektrike për

territorin e Republikës së Kosovës, zakonisht i kushtohet përkujdesje më e madhe dhe investime

kapitale shtesë nëse rezultatet e ekspertizës e kërkojnë një investim të tillë.

Problemet e Korporatës pra mund të jenë të ndryshme dhe ato ndikohen nga faktorët natyror

(kushtet e ndryshme atmosferike), planifikimi jo i mirë, dhe shkurtesat në buxhet.

Në divizionin e mihjeve mos-implementimi ne tërësi i planit plotësues xehetar për minierën e re

Sibovc Jug-Perëndim, edhe pse vazhdimisht investohet në këtë drejtim mbetet çështje për t’u

adresuar.

Problem tjetër është edhe ripërtërija e stafit, apo mungesa e programeve zhvillimore në mënyrë

që të zëvendësohet me kuadër të ri, për ato profesione që janë në prag të pensionimit apo edhe

e kanë arritur moshën e pensionimit.

Gjithashtu problemi me komunitetin e sidomos zhvendosja e pronareve te tokave ne zonën e

minierave si dhe me ndotjen e ambientit. Sfide mbetet ende marrja e tokës për qellim te zgjerimit

te minierave dhe kostoja e pritur e këtij projekti

Në divizionin e gjenerimit problem mund të jenë pamundësia e rrumbullakimit të investimeve të

nevojshme të blloqeve punuese me qëllim të gatishmërisë punuese dhe zgjatës së jetës së

Termocentraleve.

Pamundësia e financimit të vazhdueshëm në përmirësimin (zvogëlimin) e ndotjes minimale të

ambientit, ku do të bëjmë përpjekje të vazhdueshëm në gjetjen e donatorëve për financim në

ndërrimin dhe ndërhyrjen ne pajisjet në Termocentrale, që do të ulnin në minimum ndotjen e

ambientin.

Korporate Energjetike e Kosovës e ka planin e vet operativ për të ulur ndikimin e rreziqeve, por

fondet e KEK-ut nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për t’i mbuluar projektet e nevojshme kapitale

në secilin divizion. Menaxhmenti i lartë i korporatës në vazhdimësi zhvillon analiza të ndryshme

për kërkesat e investimeve në projekte të ndryshme dhe në bazë të analizave aprovohen ato

projekte që kanë prioritetin (rrezikshmërinë për prishje) më të lartë dhe të tjerat radhiten sipas

nivelit të rrezikut dhe brenda limitit të fondeve të alokuara.

KEK-u përkundër vështirësive financiare mundohet t’i sigurojë buxhet shtesë divizionit të mihjeve

për pjesën e investimeve kapitale. Në divizionin e gjenerimit, blloqet janë të vjetruara dhe kanë

nevojë për remonte kapitale. Në fakt, remontet e tilla janë të rëndësishme sepse mos investimi në

to do të zvogëlonte prodhimin e energjisë dhe do të shtonte nevojën për import.

Page 23: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 23 nga 26

Shtojca 1

RAPORTIMET SHTESË PËR AKSIONARIN

Sponzorimet dhe Donacionet

Gjate vitit 2017 Korporata Energjetike e Kosovës ka iniciuar disa projekte te cilat kane për qellim

përmirësimin e kushteve te jetesës për komunitetin ne Komunës se Obiliq, dhurimi i investimit

“Ndriçimi i rrugëve në fshatin Mazgit” ne vlere €39,434.65 euro si dhe dhurimi i investimit “Punimi

i parkut të qytetit nën Hekurudhë –Qendër “ Obiliq ne vlere €72,513.19 euro .

Njëherësh, sipas praktikes nga vitet paraprake, si ndihmë e raportuar, donacion thëngjilli falas për

ish-punëtorët, si përfitues te skemës se pensionimit te parakohshëm.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me rastin e festave të Vitit të Ri, ka ndihmuar komunitetin

duke shpërndarë 250 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit. Në këtë

rast nxënës të shkollës Fillore “MIGJENI” në Sibovc kanë mirëpritur dhuratat, po ashtu dhurata

janë shpërndarë edhe në shkollën fillore në shkollën fillore “Abdurrahman Gërguri” në Dardhishtë.

Dhurata ju kanë ndarë edhe fëmijve të shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së ,të cilët janë

përzgjedhur nga ana KEK-ut .

Page 24: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

Struktura Organizative KEK Sh.A 2017

Sekretari i Korporatës/Këshilltari i Përgjithshëm

Divizioni i Termocentralit ‘Kosova A’ Divizioni i Termocentralit ‘Kosova B’ Divizioni për Prodhimin e Qymyrit

Drejtori Menaxhues Zyrtari për Auditim të

Brendshëm Kabineti i Drejtorit Menaxhues

Divizioni i Shërbimeve të Korporatës

Divizioni Financiar

Zyra Ekzekutive e Përpushmërisë Institucionale dhe Organizative

Divizioni i Prokurimit

Drejtoria Operative

Bordi i Drejtorëve Komisioni për Auditim

të Brendshëm

Page 25: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

Përmbledhja e të gjitha procedurave gjyqësore ose të arbitrazhit të pambaruara

Në Zyrën Ligjore gjatë vitit 2017 janë regjistruar gjithsejtë 88 padi (civile dhe penale) shuma e

përgjithshme e të cilave sillet rreth €4.72 milionë. KEK-u ka qenë palë paditëse me lëndë. Numri i

padive të palëve kundër KEK-ut arrin në 62 lëndë.

Në segmentin e aktgjykimeve gjatë vitit 2017 janë regjistruar gjithsejtë 199 të tilla (të shkallës së parë,

dytë dhe supreme) prej tyre 104 kanë rezultuar në favor të KEK-ut kurse 95 në favor të palëve.

Në segmentin e arbitrazhit, për vitin 2017 nuk ka patur asnjë lëndë në procedurë kontesti në mes të

KEK sh.a dhe ndonjë operatori ekonomik qoftë vendor apo e jashtëm.

Transaksionet e Konsiderueshme

Në kuadër të këtyre transaksioneve ne tabelën e mëposhtme janë përfshire 9 (nëntë) transaksionet

më të rëndësishme, me vlerë mbi €1.3 milionë, të cilat janë nënshkruar gjatë gjithë vitit kalendarik

2017, pa marrë parasysh realizimin e tyre.

Kontratat e Nënshkruara gjatë vitit 2017 Vlera e Publikuar

Furnizimi me mekanizëm shtrëngues, pajisje për pastrim të shiritave dhe pjesëve rezervë

1,425,982

Shërbimet e sigurimit shëndetësor për punëtoret e KEK-ut,sh.a 3,680,654

Furnizim, demontim , montim dhe komisionim i reduktorëve të pompës furnizuese për Bllokun A-3 dhe A-4

4,197,020

Furnizim me gëlqere të hidratuar 1,308,384

Përgatitja e një Miniere të re të detajuar , Plani i prodhimit dhe investimeve 1,608,400

Blerja e pjesëve rezervë për riparimin e turbinës në TC Kosova B i ndarë ne dy lote 10,481,943

Furnizimi me pjesë ndërrimi për mekanizmin Komatsu 1,438,662

Modernizimi i fushave në kullën ftohëse Bl A-4 3,357,192

Riparimi i shiritave magjistral , drejtimi TC Kosova B 19,443,832 Tabela 10. Transaksionet kryesore gjatë vitit 2017

Page 26: Raporti Vjetor 01 janar 31 Dhjetor 2017 · faqe 6 nga 26 gjeneruese. KEK-u, gjatë vitit 2017 ka vazhduar investimet në projekteve lidhur me ndotjen e ambientit si dhe atë të rikultivimit

faqe 26 nga 26

SYGJERIME DHE PROPOZIME

Përkundër performancës së mirë viteve të fundit, KEK-u mund të ballafaqohet me vështirësive te

natyrave te ndryshme, por me efekt ne veprimtarinë e saj.

Siç është cekur më lartë korporata ka për detyrë ti analizoj të gjitha rreziqet e mundshme në planin

afat-shkurtë, afat mesëm dhe afat gjatë. Identifikimi i rreziqeve potenciale është kruciale për

produktivitetin e korporatës.

Investimet financiare në riparimet e blloqeve në TC A dhe TC B si dhe investimet në blerjen apo

riparimin e teknologjisë punuese në Mihje janë të domosdoshme për një funksionalitet të mirë. Vlen

të theksohet se planifikimi i buxhetit për vitin vijues duhet të bëhet në mënyrë pragmatike që

shkurtesat në buxhet të mos rezultojnë fatale për operimin funksional të korporatës.

Gjithashtu duhet kushtuar rëndësi edhe më të madhe problemit serioz që janë remontet apo ndaljet

e planifikuara të TC-ve, sipas planit operativ kur kërkesa për energji elektrike është e ulët.

Rritja e efikasitetit të organeve të gjyqësisë në realizimin e ankesave dhe padive të KEK-ut kundër

keqpërdoruesve të natyrave të ndryshme, do të ndikonte në zgjidhjen e shumë kontesteve dhe

dyshimeve gjë që do të ndikonte në mbar-vajtën më të mirë dhe më të sigurt të Korporatës.

Menaxhmenti i KEK-ut i mbetet besnik vizionit të korporatës që është prodhimi i energjisë elektrike i

bazuara në kosto sa më të ulët dhe me ndikim minimal në ndotjen e ambientit.