RAPORTI PERFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË … Estetike e... · raporti perfundimtar i...
Transcript of RAPORTI PERFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË … Estetike e... · raporti perfundimtar i...
RAPORTI PERFUNDIMTAR
I
VLERËSIMIT TË JASHTËM
TË PROGRAMIT PROFESIONAL 2-VJEÇAR
NË
“ESTETIKË E AVANCUAR”
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM
1- PROF. ARBEN LLOZI
2- GUGUSHKA ISLAMI
TIRANË 2013
Page 2 of 25
RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin Profesional Jouniversitar “Estetikë e avancuar”
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1- Prof. Arben Llozi
2- Gugushka Islami
Gjatë punës së tij, GVJ është munduar të punojë sipas parimeve të:
Vërtetësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë;
Vlerësimi është bërë i mbështetur në dokumenta, vizitën në kolegj, pyetësorët e studentëve,
etj.
GVJ pasi mori dosjen e vlerësimit të brendshëm nga APAAL, vizitoi institucionin nën vlerësim, më
datë 14.06.2013, sipas një axhende të plotë. Në këtë axhendë ishin përcaktuar disa takime dhe
veprimtari, si:
1. Takim me Titullarin e Institucionit;
2. Takim me Grupin e vetëvlerësimit të programeve të studimit;
3. Takim me stafin akademik (efektiv dhe me kontratë) të programeve të studimit;
4. Vëzhgim i mjediseve (auditorët, laboratorët, bibliotekën dhe shërbimet për studentët etj.);
5. Takim me Njësinë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë;
6. Takim dhe intervista me studentët e programeve të studimit;
7. Takime dhe vizita në sekretarinë mësimore, zyrën e burimeve njerëzore dhe zyrën e
kurrikulave;
8. Takim përmbyllës me titullarët e institucionit.
GVJ i realizoi të gjithë këto takime dhe mori të gjithë informacionin e nevojshëm për të realizuar
vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit. Raporti i Vlerësimit të Jashtëm (RVJ) është
mbështetur në të gjitha burimet dokumentare dhe vëzhguese.
HYRJE
Kolegji Profesional “New Generation” (më tej KPNG) është themeluar nga shoqëria Venere sh.p.k.
Kolegji është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009. Me këtë VKM u
hap institucioni si dhe programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri estetiko kuruese.
Licencimi u bë me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 263, datë 14.05.2010.
Që në fillim veprimtarisë së tij institucioni ka zhvilluar procesin e mësimdhënies në një ambient, të
marrë me qera dhe të përshtatur me investime, për të plotësuar të gjitha kërkesat e MASH (shih më
tej të dhënat për infrastrukturën. Vendodhja e Kolegjit Profesional “New Generation”. KPNG ndodhet
në rrugën e “Saraçëve”, Pallati 11 Katësh, në katin e dytë, Tiranë. Hyrja është larg rrugës kryesore.
Nga RVB dhe nga takimet e shumta që GVJ realizoi sipas axhendës së hartuar nga APAAL GVJ u
njoh me:
a) aktivitetet didaktike, profesionale apo promovuese që kishte realizuar Kolegji gjatë viteve;
b) bashkëpunimi me institucione brenda dhe jashtë vendit, si institucione arsimore, firma
prodhuese të produkteve europiane, sallone bukurie apo qendra estetike. KPNG
bashkëpunon (na u vunë në dispozicion kontratat e bashkëpunimit të nënshkruara
brenda dhe jashtë Shqipërisë) me:
Page 3 of 25
1. Universitetin e Arteve, Tiranë;
2. Cirkun Kombëtar, Tiranë;
3. TKOBAP, Tiranë;
4. Universiteti Aldent, Tiranë;
5. Instituti i Fëmijeve që nuk dëgjojnë, Tiranë;
6. Shoqata e Fizioterapistëve Shqiptarë;
7. Magic Center, Tiranë;
8. Vip line, Tiranë;
9. Tropikal Center, Tiranë;
10. Centro Studi Estetica, Itali;
11. Famasar Academy, Itali;
12. Color Store Academy, Itali;
13. Hand and Nail Harmony, SHBA;
14. Tocco Magico & Junit, Itali.
Kolegji gjatë viteve ka realizuar edhe shërbime në ndihmë të komunitetit, si bashkëpunimi pa pagesë
me Institutin e Fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë. Kjo ndihmoi shkollën, nxënësit e saj, por edhe
studentët e shkollës, të cilët e shikonin këtë aktivitet si një punë sociale e dobishme.
Kolegji profesional “New Generation” ofron programet e studimit me kohë të plotë. Titujt e Diplomave
që lëshohen janë:
1. Diplomë Bachelor në Masazheri Estetiko-Kuruese
2. Diplomë profesionale jouniversitare (DPJ - dy vjeçare) në “Estetikë e Avancuar”
3. Diplomë profesionale jouniversitare (dy vjeçare) në Parukeri e Avancuar
1. Struktura akademike e Kolegjit (përgjegjës për programin e studimit)
Pjesa përshkrimore
Page 4 of 25
Nga RVB dhe nga paraqitja që drejtoresha bëri në takimin me GVJ u deklarua se struktura
akademike e Kolegjit profesional është si më poshtë (shih organigramën). Njësia bazë është
Departamenti. Struktura didaktike e departamentit përbëhet nga disa seksione:
- seksioni i lëndëve bazë;
- seksioni i lëndëve të fushës së estetikës;
- seksioni i lëndëve të fushës së parukerisë.
Parimet e funksionimit të KPNG, autoritetet dhe organet drejtuese me kompetencat e tyre jepen në
Statutin e Kolegjit. Nga ky statut rrjedhin këto veçori për secilën pjesë të saj:
Në krye është Bordi drejtues
Kryetar i Bordit është Administratori i shkollës.
Një organ kolegjial akademik është Këshilli i Kolegjit. Drejtori është Kryetar i Këshillit të
Kolegjit. Këshilli kryen disa funksione:
a. Miraton planet mësimore;
b. Harton kriteret e rekrutimit të personelit akademik dhe atij administrativ;
c. Miraton planin e zhvillimit strategjik akademik të Kolegjit;
d. Vlerëson dhe miraton programet e studimeve dhe ndryshimet në to;
e. Miraton kriteret e pranimit të studentëve;
f. Jep mendim për kandidaturat për personel akademik e administrativ, dhe bën
përzgjedhjen;
g. Harton Rregulloren e Kolegjit dhe ja paraqet për miratim Bordit të Kolegjit;
Drejtuesi i shkollës është Drejtori që emërohet nga administratori i KPNG. Detyrat e tij janë
a. Është Kryetar i Këshillit të Kolegjit Profesional;
b. Nënshkruan në emër të Kolegjit Profesional (i deleguar nga Administratori i Kolegjit)
marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera homologe, protokollin e
anëtarësimit të këtij Kolegji në shoqata e organizata kombëtare e ndërkombëtare të
arsimit të lartë, ose të tjera, dokumentacionin e bashkëpunimit me organizma jo
qeveritare e donatore vendas ose të huaj që ndihmojnë në zhvillimin e Kolegjit;
c. Miraton personelin akademik dhe administrativ, (pasi merr edhe mendimin Këshillit
të Kolegjit) para fillimit të çdo semestri;
d. Firmos diplomat e përfundimit të studimeve, pa patur të drejtën e delegimit të firmës
personave të tjerë;
Departamenti është njësia themelore mësimore dhe shkencore në Kolegjin Profesional.
Objekti i mësimdhënies të Departamentit përfshin disa disiplina të një fushe. Veprimtaria,
programet dhe projektet me të cilat punon departamenti miratohen nga Drejtori.
Departamenti ka këto kompetenca:
a. Përbëhet nga sektorët e gruplëndëve të ngjashme;
b. Shqyrton planet mësimore dhe ia paraqet për miratim Këshillit të Kolegjit i cili ia
paraqet Bordit;
c. Shqyrton dhe miraton tekstet mësimore për përdorim nga studentët;
d. Përgjigjet për realizimin e planit mësimor të miratuar;
e. Kryen vetëvlerësimin e veprimtarisë mësimore shkencore;
f. Shefi i departamentit zakonisht është drejtori i shkollës.
Qendra/Salloni i bukurisë, në të cilën kryhen trajtime mbi klientët nga vetë studentët e vitit
të dytë ose të tretë nën mbikqyrjen e pedagogut të lëndës;
Dega e produkteve.
Gjatë vizitës në sekretarinë mësimore të Kolegjit u verifikuan të dhënat e deklaruara nga RVB (me
përzgjedhje të rastësishme). U verifikuan të dhënat për stafin akademik në vite, sipas tabelës së
mëposhtme:
Page 5 of 25
Për vitin
akademik
Stafi akademik
Personeli Akademik
Efektiv
Personeli
Akademik me
Kontratë
Staf i ftuar Stafi
administrativ
2010-2011 4 10 3 3
2011-2012 4 5 2 3
2012-2013 6 7 4 2
2. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit DPJ “Estetikë e
Avancuar”
Kolegji profesional “New Generation” ofron programin e studimit me kohë të plotë “DPJ në Estetikë e
Avancuar”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2010-2011 (i cili është edhe objekt vlerësimi në
këtë raport).
Në Strategjinë e zhvillimit të Institucionit (e paraqitur si Aneks në Dosje), për programin e studimit
DPJ në “Estetikë e Avancuar” janë përcaktuar:
a) Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit;
b) Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e studimit;
Drejtoresha e shkollës Prof. Asoc. Enkeleda Goga theksoi se, për hartimin e programeve të studimit
(dy dhe tre vjeçarë), ka pasur një koncept të qartë, që kreditet e akumuluara gjatë studimeve pas
arsimit të mesëm, transferohen në studimet universitare të ciklit të parë në përputhje me kriteret e
Kolegjit. Korniza Shqiptare e Kualifikimeve këtë parim e ka në themel të saj. Prandaj programi dy
vjeçar në Estetikë e avancuar është i njejtë me programin e dy viteve të para të programit tre vjeçar
në Masazheri estetiko kuruese (MEK).
Programi i studimit DPJ në “Estetikë e Avancuar” ka organizimin e tij si më poshtë:
1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
1 kredit ka 25 orë mësimore punë të studentit
1 orë mësimore ka 50 minuta
Në këtë program studimi, siç e theksuam edhe më sipër, janë përcaktuar objektivat formues dhe
karakteristikat e programit të studimit, njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e
studimit, nevojat e tregut të punës
Për programin e studimit Estetikë e Avancuar (dhe Bsc në MEK së bashku), gjithsej në këto vite kanë
dhënë mësim rreth 21 pedagogë.
Vlerësimi sipas standardeve1
1 Standardet e propozuara për akreditimin e diplomave profesionale. Ato përmbajnë indikatorët e suksesit në
përmbushjen e këtij standardi. Ende nuk janë detajuar Standardet e cilësisë për Diplomën Profesionale 2-
vjeçare. Megjithatë, diploma është pjesë e programit të studimit të ciklit të parë, kështu që deri sa standardet për
Diplomën Profesionale të jenë rishikuar, institucionet e arsimit të lartë, që ofrojnë diploma të tilla, duhet të
supozojnë se standardet e cilësisë që zbatohen për programet e ciklit të parë zbatohet edhe për ta. Në këshillën e
Page 6 of 25
Standardi 1: Aftësitë specifike për sektorin e punësimit në një ekonomi moderne janë
zhvilluar, monitoruar dhe vlerësuar gjatë gjithë programit të studimit
Kriteri 1 Punësimi është
trajtuar në hartimin e
kurrikulave, në karrierën
edukimin, informimin dhe
udhëzimet
Gjatë takimeve në KPNG na u theksua se punësimi është trajtuar në
hartimin e kurrikulave, në karrierën edukimin, informimin dhe udhëzimet.
Mendojmë se gjatë hartimit të programit të sudimit dhe gjatë zbatimit të
tij, krijimi i aftësive specifike për sektorin e punësimit:
a) janë zhvilluar, sepse objektivat e programit të studimit janë
qartësisht në funksion të punësimit;
b) monitoruar, sepse gjatë viteve të studimit, njohuritë profesionale
zënë pjesën më të madhe;
c) vlerësuar, sepse edhe vlerësimi i studentëve bëhet kryesisht mbi
bazën e këtyre njohurive;
Kriteri 2 Punësimi është
një çështje kyçe për
miratimin e programit,
monitorimin dhe rishikimin
e tij
Nga RVB dhe takimet me studentwt na u krijua bindja se PSEA ka
rezultuar si program i sukseshëm sepse
a) Programi i studimit EA është hartuar si kërkesë imediate e tregut të
punës në Shqipëri, që edhe sot nuk ka shkollë të lartë (përveç
Kolegjit New Generation” që formon profesionistë, në përputhje me
nevojat e tregut të punës dhe me zhvillimin ekonomik të vendit.
b) Programi i studimit PSEA është hartuar në përputhje me qëllimet
dhe misionin e institucionit. (sipas Strategjisë së institucionit);
c) Ai ka objektiva për formimin e studentëve në fushën e estetikës së
avancuar, që përfshijnë edhe kompetencat profesionale që duhet të
fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit;
d) Studentët janë punësuar akoma pa mbaruar shkollën;
e) Mendojmë se korniza kombëtare e kualifikimeve është zbatuar drejt
sepse kreditet e akumuluara mund të transferohen në studimet
universitare të ciklit të parë;
Kriteri 3 Studentëve i janë
dhënë mbështetje për
zhvillimin e aftësive për
punësim
Në RVB por edhe gjatë vizitës në Kolegj na u vunë në dispozicion
materiale të shumta për të gjitha aktivitetet që janë organizuar në KPNG.
Këto aktivitete dhe trainimet me profesionistë të huaj, kanë synuar veç të
tjerash kontaktet me punëdhënësit. Studentët na thanë se kjo ka qenë
një mbështetje e madhe për to, si një nga rrugët e punësimit të tyre.
Kriteri 4 Programi përfshin
kredite edhe për vendosjen
në punë
Programi i studimit dhe rregullorja e institucionit parashikojnë njohjen e
krediteve të mëparshme, kur ato dokumentohen zyrtarisht. Me vendim të
këshillit të Kolegjit, studentit i njihen orët e praktikës profesionale në
lëndët e profesionit, dhe orët e laboratorëve.
GVJ kontrolloi dy raste të njohjes së krediteve të studentëve. Në të dy
rastet studentët kishin dokumenta zyrtare të shkollave të mëparshme,
ku veprimtaria profesionale ishte e vlerësuar me orë mësimore.
Kriteri 5 Iniciativa specifike
të tilla si mbështetje për
sipërmarrjen
Nuk ka inisiativa të Kolegjit në sipërmarje individuale të studentëve. U
deklarua se kontaktet që krijohen në aktivitete të ndryshme ndikojnë në
punësimin e përkohshëm apo të përhershëm të studentëve.
saj ndaj Ministrisë së Arsimit, Kate Ashcroft sugjeron se duhet të ketë standarde shtetërore të vendosura (në një
kohë relativisht të shkurtër) për Diplomën Profesionale, që janë në përputhje me Përshkruesit e Dublinit dhe
Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.
Page 7 of 25
Kriteri 6 Krijimi i lidhjeve
punëdhënës / universitet.
Bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo
ndërkombëtar, u verifikua me materiale të shumta që na u vunë në
dispozicion. Ky bashkëpunim ka qenë:
Me universitete, me institucione artistike kombëtare, me
institucione mediash, me firma produktesh;
Me subjekte në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Itali, Malin e Zi
Ne mendojmë se kjo gjë:
E ka bërë Kolegjin të mësojë prej tyre;
Ka rritur shkëmbimet e ndërsjellta me komunitetin e biznesit;
Ka forcuar sidomos pjesën profesionale;
Ka rritur njohjen si shkollë profesionale;
Konkluzionet e GVJ:
Programi i studimit PSEA është hartuar në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit.
Ky program ka objektiva për formimin e studentëve në fushën e estetikës së avancuar.
Të gjitha aktivitetet që janë organizuar në shkollë si dhe trainimet me profesionistë të huaj, kanë
rritur kontaktet me punëdhënësit. Kjo ka qenë mbështetje për studentët.
Bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar, u verifikua me
materiale të shumta që na u vunë në dispozicion. Ky bashkëpunim ka qenë:
Me universitete, me institucione artistike kombëtare, me institucione mediash, me firma
produktesh
Me subjekte në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Itali, Malin e Zi
Programi i studimit dhe rregullorja e institucionit parashikojnë njohjen e krediteve të mëparshme,
kur ato dokumentohen zyrtarisht.
3. Personeli akademik dhe ai mbështetës.
Nga prezantimi i Drejtueses së Kolegjit dhe nga RVB del se zgjedhja e stafit akademik dhe
administrativ ka disa veçori. Strategjia ka qenë:
- Përthithja e profesionistëve estetistë shqiptarë që kanë mbaruar studimet e tyre në shkollat
europiane;
- Është bërë përzgjedhja e pedagogëve me tituj dhe grada në lëndët bazë;
- Profesionistë të ftuar, që realizojnë module të tëra ose disa orë mësimore;
GVJ bëri takim me një pjesë prej tyre. Drejtuesit e Kolegjit kishin bërë një analizë të hollësishme për
të përcaktuar edhe teorikisht, nevojat për stafin akademik. Kjo analizë ishte dërguar edhe në MASH.
Mbështetur në këtë analizë në KPNG duhen minimalisht:
• 3-5 pedagogë të brendshëm
• 4 pedagogë të jashtëm;
• 2 profesionistë që bëjnë orët praktike
Në RVB është paraqitur Tabela 1 me personelin akademik që ka dhënë mësim që nga 2009. Gjatë
vizitës edhe në sekretarinë mësimore të Kolegjit u verifikuan (me përzgjedhje të rastësishme) të
dhënat nga të cilat del se:
- Në Seksionin e Lëndëve bazë kanë dhënë mësim gjithsej 10 pedagogë;
- Në Seksionin e lëndëve të Estetikës kanë dhënë mësim gjithsej 8 pedagogë;
Page 8 of 25
- Në Seksionin e lëndëve të Parukerisë kanë dhënë mësim gjithsej 3 pedagogë;
- Personeli Administrativ kanë qenë gjithsej 3 punonjës;
Kualifikimi i stafit akademik rezultoi si më poshtë:
- 1 Prof. Dr
- 1 Prof. Asoc.
- 1 Dr
- 1 Doc
- 4 MA
- 11 Profesionistë
- 2 Pedagogë (pa tituj)
- 3 Personeli Administrativ
Raporti PAE/PAK i stafit akademik rezulton si më poshtë:
- 0/1 Prof. Dr
- 1/0 Prof. Asoc.
- 0/2 Dr
- 2/2 MA
- 4/7 Profesionistë
- 0/2 Pedagogë (pa tituj)
- 2/1 Personeli Administrativ
Për vitin akademik në vazhdim, Personeli Akademik i Kolegjit për programin e studimit Bsc në
MEK është si më poshtë:
- 1 Prof. Dr
- 1 Prof. Asoc.
- 1 Dr
- 1 Doc
- 3 Ma
- 4 Profesionistë
- 1 Pedagogë (pa tituj)
- 3 Personeli Administrativ
Koordinatorët e programit të studimit janë:
- Dr. Driada Harja
- Marjana Kroj (Profesioniste)
Në zyrën e sekretarisë u njohëm me Kontratat e punës, të cilat përmbanin detyrat dhe të drejtat e
stafit akademik. Kontratat ishin semestrale për pedagogët e jashtëm dhe vjetore për pedagogët e
brendshëm. Gjithashtu në këtë zyrë ishin edhe dosjet personale të stafit akademik dhe
administrativ. Në dosjet personale futen:
- Kontrata juridike me KPNG;
- CV e punës dhe eksperiencës në mësimdhënie;
- Fotokopje e mjetit të identifikimit;
- Fotokopje të Edukimit /Diplomave/kualifikimet;
- Fotokopje e vërtetimit të titullit/gradës së fituar;
Për ngarkesën e pedagogëve Kolegji ka dhënë çdo vit informacion të detajuar në MASH.
Vlerësimi sipas Standardeve
Page 9 of 25
Standardi 5: Stafi posedon shkathtësitë, qëndrimet dhe përvojën e duhur
për rezultatet e pritura të mësimit të programit
Kriteri 1 Ka të dhëna
nga specialistë në
sektorin e punësimit
përkatës
Institucion ka ndjekur një politikë të punësimit me kohë të plotë dhe të
pjesshme për nevoja të tij.
Institucioni ka punësuar personelin ndihmës mësimor (profesionistët)
dhe personelin administrativ, në përputhje me ligjin Nr. 9741/2007/i
ndryshuar “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve
të tjera nënligjore.
KPNG ka përcaktuar kriteret dhe procedurat për rekrutimin e
personelit, në rregulloren e brendshme. Në nenin 7 është përcaktuar se
cilat janë detyrat e administratorit dhe drejtorit për përzgjedhjen e
stafit akademik:
- Personeli akademik (efektiv, me kontratë) propozohet nga
Drejtori;
- Miratohet nga Këshilli i Kolegjit;
- PAE emërohet nga Administratori i Kolegjit;
Kandidatët e përzgjedhur merren me një kontratë semestrale. Pas
përfundimit të kontratës ajo mund të kthehet në definitive ose të
përsëritet.
Personeli akademik mësimor i huaj pranohet në bazë të marrë-
veshjes dypalëshe.
Institucioni ka ndjekur një politikë për promovimin e personelit
akademik me kohë të plotë dhe personelit akademik me kohë të
pjesshme, të ftuar apo me kontratë.
KPNG mban të dhëna të plota për anëtarët e personelit akademik të
përfshirë në program.
Çdo anëtar i stafit akademik ka dosjen e vet personale që përmban:
- Kontratën juridike me KPNG;
- CV e punës dhe eksperiencës në mësimdhënie;
- Mjeti identifikimit;
- Edukimi /Diploma/kualifikimet;
- Vërtetim i titullit/gradës së fituar;
Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin
semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij
administrativ. Kjo listë dërgohet sipas modeleve formale edhe në
MASH.
KPNG ka publikuar kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit
akademik.
KPNG ka angazhuar si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e
studimeve të ciklit të parë, personel akademik që kanë tituj “Prof.
Asoc.” dhe gradën shkencore “Doktor”. Por kjo është e mundur vetëm
për lëndët e formimit bazë. Ndërsa për lëndët profesionale janë
angazhuar profesionistë që kanë diplomë profesionale nga vëndet e
Europës perëndimore si Itali, Greqi etj.
Institucioni në disa raste ka publikuar në web kërkesën për punësim
për ndonjë pozicion pune vakant. Stafi i punësuar është përzgjedhur
nëpërmjet konkurimit të ndershëm e transparent.
Page 10 of 25
Kriteri 2 Stafi mësim-
dhënës angazhohet në
azhurnim të shtuar
(updating), specifikisht
për anën profesionale,
lëndët dhe vendet e
punës
Nga RVB dhe takimet që bëmë në institucion, na rezultoi që Kolegji ka
pasur një plan trajnimi sipas prioriteteve të përcaktuara në strategjinë
e zhvillimit.
Janë organizuar trainime të shumta si për stafin profesional ashtu
edhe për studentët.
Marrëveshjet ndër-institucionale me firmat e huaja ndihmojnë që stafi
akademik të jetë në kohë reale me zhvillimet dhe tendencat e reja të
fushës së estetikës së avancuar. Duhet theksuar se këto trainime kanë
impakt të menjëhershëm tek studentët dhe profesionistët, pra vihen
menjëhërë në zbatim.
Kolegji ka inkurajuar trajnimin dhe promovimin e personelit akademik
në IAL perëndimore. Në bazë të një marrëveshje që është nënshkruar
midis KPNG dhe Famasar Academy, Romë, Itali ka një mundësi më
shumë.
Kriteri 3 Ka sisteme për
diagnozën e hershme dhe
ofrimin e mbështetjes për
nevojat e të mësuarit të
studentëve
Praktika profesionale ishte një element i rëndësishëm dhe faktor
përcaktues në programin e estetikës së avancuar. Psh, leksionet e
estetikës, përveç sallave –klasë bëheshin edhe në salla me poste-
poltrona, ku bëheshin praktikat nga studentët.
Numri i studentëve ka qenë relativisht i vogël dhe kriteri një instruktor
për 12 studentë për mbikëqyrjen e studentëve në praktikë është
zbatuar.
Dobësitë në përgatitjen e studentëve korigjohen gjatë vitit, me punën
individuale me secilin student. Vlerësimi i punës së studentit gjatë vitit
akademik nxjerr mangësitë që paraqesin studentët dhe ndihmon në
eliminimin e tyre.
Kriteri 4 Stafi ka
siguruar mbështetje për
studentët me kohë të
pjesshme (part time),
p.sh. nëpërmjet email-it,
ofrimit të e-learning dhe
ambienteve të të
mësuarit virtual.
Kolegji ofron studime me kohë të plotë. Gjatë takimit me stafin
akademik mësuam se stafi akademik ofron mbështetje për të gjithë
studentët, veçanërisht kanë qenë të ndjeshëm ndaj kërkesave të
studentëve për përshtatjen e orareve të studimit.
Konkluzione të GVJ:
Institucion ka ndjekur një politikë të punësimit me kohë të plotë dhe të pjesshme për nevoja të
tij.
Institucioni ka punësuar stafin e tij, në përputhje me ligjin Nr. 9741/2007/i ndryshuar “Për
arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve të tjera nënligjore.
Në rregulloren e brendshme KPNG ka përcaktuar kriteret dhe procedurat për rekrutimin e
personelit.
Gjatë aktivitetit të saj shkolla i ka konsideruar pjesëtarët e stafit si një aset të dobishëm për
shkollën.
KPNG disponon të dhëna (database) të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të
përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit.
Çdo anëtar i stafit akademik ka dosjen e vet personale. Institucioni disponon listën e plotë të
personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij
administrative. Kjo listë dërgohet sipas modeleve formale edhe në MASH.
Page 11 of 25
KPNG ka publikuar kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik.
Në takimet me stafin akademik dhe nga të dhënat e RVB del se në këtë program studimi janë
angazhuar pedagogë që kanë titujt “Prof. Asoc” dhe gradën shkencore “Doktor”, (vetëm për
lëndët e formimit bazë). Ndërsa për lëndët profesionale janë angazhuar profesionistë që kanë
marrë diplomë profesionale jashtë Shqipërisë.
Stafi i punësuar është përzgjedhur nëpërmjet konkurimit. Institucioni trajnon në mënyrë të
vazhduar stafin akademik profesional, në bashkëpunim me firmat e huaja promovuese të
produkteve dhe metodave të reja.
Dobësitë në përgatitjen e studentëve korigjohen gjatë vitit, me punën individuale me secilin
student. Vlerësimi i punës së studentit gjatë vitit akademik nxjerr mangësitë që paraqesin
studentët dhe ndihmon në eliminimin e tyre. Gjatë takimit me stafin akademik mësuam se stafi
akademik ofron mbështetje për të gjithë studentët, veçanërisht kanë qenë të ndjeshëm ndaj
kërkesave të studentëve për përshtatjen e orareve të studimit.
4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe
shërbime të tjera ndaj komunitetit
Ne vizituam mjediset e Kolegjit. Bordi i shkollës ka investuar për të realizuar një ambient funksional,
në përputhje me synimet dhe natyrën profesionale që ka ky instituion. Infrastruktura e tij
përmbante këto elementë që u verifikuan gjatë vizitës në vend:
- Sallë për leksione/ seminare/ për aktivitete promovuese;
- Laboratori i informatikës/sallë interneti. Ajo është e pajisur edhe me kompjutera dhe
shfrytëzohet edhe për laborator informatike dhe ka në përbërjen e saj gjithashtu ka wireless
dhe kjo i mundëson studentëve punën me laptopët e tyre personalë;
- 2 Salla për praktikë lëndore e estetikës;
- Laborator/ sallon bukurie, mjedis për të tretë;
- Mjedis dhe makinë fotokopje;
- Zyrë informacioni për studentët (pranë Sekretarisë);
- Korridore/holle;
- Nyje hidrosanitare për studentët;
- Nyje hidrosanitare për personelin akademik;
- Zyra për Drejtorin & Administratorin;
- Zyra për sekretarinë mësimore;
- Salla për personelin akademik;
- Zyrë për financën (financat mbahen nga kontabilistë të jashtëm);
- Magazina e produkteve;
- Salla për mbledhje;
Nga verifikimi del se:
- Norma m2/për person është rreth 6.9 m2/për person
- Norma m2/për student rreth 10.24 m2/për student
Page 12 of 25
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Në RVB janë dhënë të plota burimet e financimit, të dhënat në vite, shpenzimet, kostoja për student,
kontrolli financiar, kapacitetet menaxhuese. Në tabela të veçanta janë dhënë:
- Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në tre vitet e fundit;
- Shpenzimet në tre vitet e fundit sipas burimit të financimit;
- Kosto e studimit/për student për një vit akademik
(referenca nga RVB);
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë, në funksion të programit të
studimit
GVJ bëri takim edhe me pjesëtarët e njësisë së Brendshme të sigurimit të cilësisë. Morëm
informacion se në këtë grup bëjnë pjesë:
Enkelejda Goga (drejtoresha e shkollës) si përgjegjëse kryesore e procesit mësimor,
përzgjedhjes së stafit akademik, zbatimit të rregulloreve të shkollës dhe të programeve të
studimit, etj.
Rezarta Hamzallari (sekretare e shkollës) si përgjegjëse për cilësinë e dokumentacionit ligjor
dhe mirëmbajtjen e tij;
Marjana Kroj dhe Driada Hajra (anëtare të stafit akademik), si përgjegjëse për cilësinë e
mësimdhënies, cilësinë e mësimnxënies dhe aftësitë dhe shprehitë praktike të studentëve;
Rigena Kolmili (studente)
Drejtuesi kryesor i strukturës së cilësisë është Drejtori i Kolegjit. Nga GVJ u rekomandua se
megjithëse Drejtuesi i shkollës harton politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve
periodike, etj, ai nuk mund të jetë pjesë e grupit.
Vetëvlerësimi dhe përmirësimi i cilësisë bëhet:
- së pari me kontaktet ditore me studentët. Nga kontakti që patëm me studentët ne verifikuam
se ato e preknin cdo ditë kërkesën për cilësi të lartë.
- së dyti anketimet me studentët. Ne pamë modelet e anketimeve që janë përdorur dhe
rezultatet e këtyre anketimeve. U deklarua se rezultatet e vlerësimeve të studentëve nga
anketimet janë parë si mjet për përmirësimin e pikave të dobta.
7. Programi i studimit, organizimi i ti
Programi i studimit DPJ në Estetikë e Avancuar, ka këto të dhëna akademike:
Kohëzgjatja e studimeve 2 vite
Sasia e ECTS 120 ECTS
Sasia e semestrave 4 semestra
Siç kemi shkruar më lart, për këtë program studimi janë përcaktuar:
Page 13 of 25
Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit:
Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në
fushën e estetikës zbukuruese. Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë
plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar në sallonet e
bukurisë si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë për këtë drejtim.
Objektiv tjetër i këti programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit
europiane dhe botërore në fushën e përmendur (marrë nga RVB).
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë programin e studimit
Studentët do të pajisen me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e estetikës së
përmirësimit të imazhit të femrës dhe të meshkujve. Kjo do të realizohet përmes orëve teorike të
mjaftueshme, dhe orëve të praktikës për çdo lëndë të cilat përmbushin qëllimin e përvetësimit të
plotë të teorisë (marrë nga RVB).
Nevojat e tregut të punës
Tregu i punës nuk ka specialistë të përgatitur në shkolla të larta sipas kërkesave të Procesit të
Bolonjës. Deri më sot për tregun e punës janë përgtitur vetëm kursantë të përgatitur në kurse disa
mujore.
Me zhvillimin e këtij profesioni, si dhe me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë 9741/2007/i
ndryshuar, është e domosdoshme që tregu i punës të kërkojë specialistë të përgatitur në shkolla të
larta 2 vjeçare (marrë nga RVB).
Programi i studimit organizohet me këto parametra:
1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
1 kredit ka 25 orë mësimore punë të studentit
1 orë mësimore ka 50 minuta
Mënyra e ndarjes së orëve për 1 kredit, për format e studimit është përcaktuar sipas
udhëzimit 15/2008 të MASH:
a) Në leksione 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
b) Në seminare 7.5 orë në auditor dhe 17.5 orë punë e pavarur e studentit
c) Në laboratorë 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
d) Në praktikë lëndore 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
e) Në praktikë Profesionale 25 orë në auditor dhe 0 orë punë e pavarur e studentit
f) Në provimin përfundimtar 0 orë në auditor dhe 25 orë punë e pavarur e studentit
Plani mësimor për programin e studimit jepet në mënyrë të hollësishme, me lëndët, kreditet,
orët totale të ndara në leksione, seminare, laboratore dhe praktika.
Page 14 of 25
Viti I (Viti II) (Viti III)
Lëndë/Module
Sem
estr
i
EC
TS
Orë
në javë
Orë mësimore
Pro
vim
e Leksione Seminare Laborator Praktikë
Orë
në a
udit
or
Pu
në
e P
avaru
r
Gjith
sej
EC
TS
Në a
udit
or
P.
e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
P.
e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
P.
e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
Pu
në e
Pavaru
r
1 Lënda 1
2 Lënda 2
3 ...
Totali 60
Plani mësimor është ndarë edhe sipas veprimtarive Formuese (A-F), sipas udhëzimit
15/2008 të MASH
Tipi i Veprimtarisë (A-F) Totali
Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm (A) 24
Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues (B) 41
Veprimtari në disiplina të Ngjashme dhe/ose integruese (C) 22
Veprimtari në disiplina me zgjedhje (D) 8
Njohuri të tjera formuese si plotësime në gjuhët e huaja,
informatikë, stazh, apo praktika (E) 19
Teza e Diplomës (F) 6
.
GVJ verifikoi (në regjistra) të dhënat tabelore të RVB, ku është dhënë plani mësimor i lidhur
me personelin akademik.
Për ngarkesën e pedagogëve Kolegji ka dhënë çdo vit informacion të detajuar në MASH. U
verifikuan korespondencat me MASH.
Në Dosjen e RVB janë paraqitur syllabuset e lëndëve me të gjitha elementët. Gjatë vizitës u
diskuatua me pedagogët e lëndëve për elementë të veçantë të tyre. U deklarua se para fillimit
të vitit të ri akdemik këto syllabuse “freskohen” me të dhëna më të reja. Syllabuset kishin
këto elementë:
o Emërtimi i lëndës/modulit
o Viti/semestri kur zhvillohet lënda
o Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën
o Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit
o Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës
o Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë
o Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik
o Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS
o Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre
o Format e vlerësimit të studentëve
o Detyrimet e studentit për lëndën
Page 15 of 25
o Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse
Vlerësimi sipas standardeve
Standardi 6: Struktura e programit, rezultatet e të mësuarit dhe mësimdhënies/ proceset e
vlerësimit në përputhje me standardet evropiane.
Kriteri 1 Programi është
kompatibël me Bolonjën,
Përshkruesit e Dublinit dhe
Kornizën Evropiane të
Kualifikimeve.
Në RVB dhe nga takimet me drejtuesen e Kolegjit është theksuar se për
hartimin e programeve të studimit dy vjeçare të Kolegjit u respektua
Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK) që lejon: kreditet e
akumuluara gjatë studimeve pas arsimit të mesëm mund të
transferohen në studimet universitare të ciklit të parë, në përputhje me
kriteret që vendosin institucionet e arsimit të lartë.
Kjo vihet re sepse programi dy vjeçar në Estetikë e Avancuar, përbën
(me ndryshime të vogla) programin e dy viteve të para të programit tre
vjecar në programin Bsc në “Masazheri estetiko kuruese”. Ndërsa vetë
dy programet dy vjeçare që ofrohen kanë një semestër të përbashkët
midis tyre.
U vendos gjithashtu që programet e studimit dy vjeçare dhe tre vjeçare
të kishin organizimin e tyre të njejtë në orë, javë, semestra.
U vendosën të njejtat ndarje të orëve në auditor dhe punës së pavarur të
studentit për të tre programet.
Ky është themeli i procesit të Bolonjës.
Kriteri 2 Studentët janë të
pajisur me Suplementin e
Diplomës që përputhet me
rregulloret e BE-së për
diplomim
Në Anekset e RVB është vënë suplementi i Diplomës për Programin e
Studimit në EA. Ky dokument përmban të gjithë elementët e kërkuar
nga Udhëzimi i Ministrit. Ky dokument është në dy gjuhë
shqip/anglisht. Dhe është aprovuar nga MASH.
Kriteri 3 Realizimi i nivelit
të 4 në Kornizën Shqiptare
të Kualifikimeve, lejon hyrje
në program
Sipas KSHK Niveli i 4 është shkolla e mesme (e përgjithshme dhe
profesionale).
Ne si GVJ ju referuam Statutit dhe rregullores së Kolegjit profesional për
të parë procedurat e pranimit për programin e studimit. Në këtë
program studimi mund të regjistrohen përsonat që zotërojnë:
a) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave
ose Diplomën;
b) Dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të
barasvlershme me të në Shqipëri;
c) Dëftesë pjekurie të shkollës së mesme (kandidatët që kanë
përfunduar para vitit 2008);
d) Dokument identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
e) Dy (2) fotografi;
f) Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:
Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);
Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në
Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet
kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në
gjuhën shqipe);
Page 16 of 25
g) Regjistrimi i studentëve ndjek rregulloren e përcaktuar nga MASH
për çdo vit akademik për afatet.
Kriteri 4 Hyrësit jo
tradicionalë janë të
mbështetur në mënyrë të
përshtatshme në fazat e
hershme të programit të
tyre.
Nga diskutimi me drejtuesit e shkollës u përcaktua se në hyrësit jo
tradicionalë konsiderohen:
persona që e kanë mbaruar shkollën e mesme vite më parë, ose
nxënës shqiptarë që kanë studjuar në një shkollë të mesme
jashtë Shqipërisë.
U deklarua se këto studentë ndihmohen në shumë mënyra:
në aspektin e impenjimit të pedagogëve jashtë orëve të mësimit,
për përshtatjen sa më të shpejtë të studentëve me programin dhe
lëndët,
në shpjegimin e termave jo të qartë për studentët që kanë kryer
shkollën e mesme jashtë Shqipërisë.
Ndihma ka qenë për t’i përfshirë sa më shumë në jetën shkollore.
Kriteri 5 Programit ka 120
ECTS dhe lejon hyrjen në
vitin e 3, të një programi
bachelor.
Ky kalim është i mundur dhe i lehtë për dy programet 2 dhe 3 vjeçare në
fushën e Estetikës. Edhe programet PSEA, PSPA dhe PSMEK kanë vitin
e parë të përbashkët (përveç dy lëndëve).
Kjo lehtëson ndryshimin e programit të studimit në vitin e dytë, nga
studentët e pavendosur.
Kriteri 6 Ka një raport
praktikë / teori 50:50 në
programin mësimor,
metodat e mësimdhënies
dhe rregullat e vlerësimit të
studentëve.
Raporti teori/praktikë midis formave të mësimdhënies është pozitiv.
Kështu:
Raporti orë leksione/orë të tjera është 1 : 2.4 . Ky raport tregon
se për një orë teori studentët realizojnë 2.4 orë (seminare,
laboratore apo praktikë profesionale për ta përvetsuar dhe të
krijojnë aftësitë (skills).
Ndërsa raporti Teori (leksionet, seminaret, laboratorët)/
Praktikë (lëndore dhe profesionale) është 47 % : 53 %
Mendojmë se këto shifra janë shumë pozitive për programet e studimit
profesionale.
Kriteri 7 Rreth 25% e
programit është i vendosur
në punë (p.sh. në një
semestër ose i vendosur në
pushimet e verës) ose në
shkëmbime ndërkombëtare
(p.sh. Erasmus).
Nga takimet me stafin akademik dhe studentë morëm informacion se në
programin e studimit praktika lëndore dhe ajo profesionale, zë një vënd
të rëndësishëm. Në RVB është deklaruar rreth 53 % të të gjithë
ngarkesës. Ajo realizohet në shkollë.
Page 17 of 25
Kriteri 8 Mësimit praktik
dhe elementëve të
vendosjes në punë u janë
dhënë pesha e duhur në
vlerësim dhe rivlerësim.
Kontrolli i njohurive të studentëve është i parashikuar në të gjitha
syllabuset. Dallohet që vlerësimi i studentëve bëhet për punën e tyre
gjithë vitit, si:
Pjesmarrja aktive në auditor zë 10 % të vlerësimit të studentit
Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit), Testimet
gjatë vitit, zënë 40-50 % të vlerësimit të studentit
Njohuritë teorike në Provimin përfundimtar 50-40 % të vlerësimit
të studentit;
Metodat e mësimdhënies zgjidhen nga pedagogët. Pamë që përdoren
teknologjitë e reja të mësimdhënies. Vlerësimi i brendshëm i
mësimdhënies bëhet nga bisedat me studentët.
Konkluzione të GVJ:
Për hartimin e programeve të studimit dy vjeçare të Kolegjit u respektua Korniza Shqiptare e
Kualifikimeve (KSHK) që lejon: kreditet e akumuluara gjatë studimeve pas arsimit të mesëm mund
të transferohen në studimet universitare të ciklit të parë, në përputhje me kriteret që vendosin
institucionet e arsimit të lartë. Programi dy vjeçar në Estetikë e Avancuar përbën programin e dy
viteve të para të programit tre vjecar në programin Bsc në “Masazheri estetiko kuruese”. Ndërsa
vetë dy programet dy vjeçare që ofrohen kanë një semestër të përbashkët midis tyre. Ky është
themeli i procesit të Bolonjës.
Suplementi i Diplomës për Programin e Studimit në EA përmban elementët e kërkuar nga Udhëzimi
i Ministrit. Ky dokument është në dy gjuhë shqip/anglisht. Dhe është aprovuar nga MASH.
Sipas KSHK Niveli i 4 është shkolla e mesme (e përgjithshme dhe profesionale).
Në këtë program studimi mund të regjistrohen përsonat që zotërojnë:
a) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose Diplomën;
b) Dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në
Shqipëri;
c) Dëftesë pjekurie të shkollës së mesme (kandidatët që kanë përfunduar para vitit 2008).
d) Dokument identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm
fotokopja e dokumentit të identifikimit;
e) Dy (2) fotografi;
f) Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:
Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);
Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Filologjisë të
Universitetit të Tiranës ;
g) Regjistrimi i studentëve ndjek rregulloren e përcaktuar nga MASH për çdo vit akademik për
afatet.
Studentë “jo tradicionale” ndihmohen në shumë mënyra dhe konsiston t’i përfshijë sa më shumë në
jetën shkollore.
Raporti teori/praktikë midis formave të mësimdhënies është 47 % : 53 %. Mendojmë se është
pozitiv për këtë program profesional studimi.
Vlerësimi i studentëve bëhet gjatë gjithë vitit, me këto forma:
Pjesmarrja aktive në auditor zë 10 % të vlerësimit të studentit
Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit), Testimet gjatë vitit, zënë 40-50 % të
vlerësimit të studentit
Page 18 of 25
Njohuritë teorike në Provimin përfundimtar 50-40 % të vlerësimit të studentit;
8. Mësimdhënia
Format e mësimdhënies janë: leksionet, seminaret, laboratoret, praktikat lëndore dhe praktika
profesionale. Në RVB jepen bashkë me format e mësimdhënies edhe orët totale që realizohen për to
në auditor (shih RVB).
Raporti teori/praktikë është: 1 / 2.4. Raporti tregon se për një orë teori studentët realizojnë
2.4 orë (seminare, laboratore apo praktikë profesionale për ta përvetsuar dhe të krijojnë
aftësitë (skills). Nga RVB citojmë, që format e mësimdhënies janë:
Format e mësimdhënies % e orëve
Leksione 29.3 %
Seminare 17.5 %
Laboratore 7.5 %
Praktikë lëndore 43.4 %
Praktikë profesionale 10.3 %
Në total 100 %
Raporti teori/praktikë është 1 / 2.4
Raportet leksione/orët praktikë për programet dalin të tilla që japin një raport në favor të
praktikës. 47 % : 53 %.
Kontrolli i njohurive të studentëve jepet në syllabuset e lëndëve. Politika për format e
kontrollit të njohurive është që vlerësimi i studentëve bëhet gjatë gjithë vitit. Ndarja është si
më poshtë:
- Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive 10 %
- Plotësimi i detyrimeve lëndore + Testimet gjatë vitit 40 - 50 %
- Provimi përfundimtar 50 - 40 %
Metodat e mësimdhënies janë shpjegimi, demonstrimi i pedagogut, demonstrimi nga
studentët, essetë individuale, etj.
Bëhet edhe vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies nga studentët.
Vlerësimi sipas standardeve
Standardi 2: Zhvillim i shkathtësive të transferueshme janë zhvilluar,
monitoruar dhe vlerësuar gjatë gjithë programit
Kriteri 1 Punëdhënësit
ndihmojnë të
përcaktohen përvojat
themelore (p.sh. përvoja
e punës) dhe
shkathtësitë ndër-
kurrikulare, qëndrimet
dhe njohuritë (p.sh. të
menduarit kritik, zgjidhja
e problemeve,
komunikimi, TIK,
Eksperiencat, qoftë ato tradicionale apo novatore të profesionit të
estetistit kanë ardhur drejtpërdrejtë nga stafi profesionist, sepse
anëtarët e stafit njëkohësisht kanë edhe eksperiencën si punëdhënës,
sepse njëkohësisht kanë edhe sallonet/qendrat e individuale të
estetikës.
Prandaj gjatë procesit të mësimdhënies-mësimnxënies janë këto
profesionistë që i sjellin të gjalla kërkesat për shkathtësinë që duhet të
kenë të diplomuarit.
Në planin mësimor në semestrin e parë është vendosur lënda “Etikë
Page 19 of 25
marrëdhëniet me
klientët)
profesionale” me 7 kredite. Kjo jep njohuri për marrëdhënie me klientë.
Drejtuesit e shkollës dhe studentët janë të kënaqur me këtë zgjidhje.
Kriteri 2 Çdo aftësi
është shtrirë edhe tek
modulet (Përmbajtja e
kursit, metodat e
mësimdhënies, vlerësimi)
në fazën e zhvillimit të
kurrikulës dhe nëpërmjet
rishikimit programit
Në çdo syllabus të lëndëve janë parashikuar aftësitë dhe shprehitë që
fitohen dhe që janë parashikuar në “objektivat e lëndës”. Ato i bëhen të
qarta studentit, në fillim të lëndës.
Metodat e mësimdhënies janë disa: leksione, seminare, laboratore,
praktika lëndore, praktika profesionale. Kjo ndikon edhe në vlerësimin
që merr çdo student.
Në vizitën në insitucion u deklarua (edhe u pa në dokumentacion) se
çdo vit akademik bëhet rishikimi i kurrikulës dhe syllabuseve. Kështu
lëndës Biokimi, i është shtuar moduli “Materiale Minerale”, duke i
ndarë në këtë formë kreditet mes lëndës së Biokimisë dhe asaj të
Materiale Minerale. Kjo erdhi si nevojë e pasurimit të njohurive të
studentëve mbi produktet kozmetike profesionale që përdorin.
Mungesa e teksteve për të gjitha lëndët është një pikë e dobët (që edhe
institucioni e njeh si të tillë). Por drejtuesit e Kolegjit e justifikojnë me
profilin e veçantë të tij, sepse është e vetmja shkollë e këtij profili në
Shqipëri.
Mungesa është plotësuar me leksione të përgatitura nga stafi dhe të
fotokopjuara.
Kriteri 3 Rezultatet
(p.sh. punësimi i të
diplomuarve) janë të
monitoruara.
Nga takimi me studentë ato e quanin këtë pika më e fortë e kësaj
shkolle. Për punësimin e tyre edhe shkolla interesohet vazhdimisht.
Janë studentët e shkollës që realizojnë marketingun që bëhet nëpër
shkollat e mesme.
Konkluzione të GVJ:
Eksperiencat, qoftë ato tradicionale apo novatore të profesionit të estetistit kanë ardhur
drejtpërdrejtë nga stafi profesionist, sepse anëtarët e stafit njëkohësisht kanë edhe
eksperiencën si punëdhënës, sepse njëkohësisht kanë edhe sallonet/qendrat e individuale të
estetikës.
Në planin mësimor në semestrin e parë është vendosur lënda “Etikë profesionale” me 7 kredite.
Kjo jep njohuri për marrëdhënie me klientë. Drejtuesit e shkollës dhe studentët janë të kënaqur
me këtë zgjidhje.
Në çdo syllabus të lëndëve janë parashikuar aftësitë dhe shprehitë që fitohen dhe që janë
parashikuar në “objektivat e lëndës”. Ato i bëhen të qarta studentit, në fillim të lëndës.
Metodat e mësimdhënies janë disa: leksione, seminare, laboratore, praktika lëndore, praktika
profesionale. Kjo ndikon edhe në vlerësimin që merr çdo student.
Në vizitën në insitucion u deklarua (edhe u pa në dokumentacion) se çdo vit akademik bëhet
rishikimi i kurrikulës dhe syllabuseve.
Mungesa e teksteve për të gjitha lëndët është një pikë e dobët (që edhe institucioni e njeh si të
tillë). Por drejtuesit e Kolegjit e justifikojnë me profilin e veçantë të tij, sepse është e vetmja
shkollë e këtij profili në Shqipëri. Mungesa është plotësuar me leksione të përgatitura nga stafi
dhe të fotokopjuara.
Nga takimi me studentë ato e quanin punësimin si pika më e fortë e kësaj shkolle. Për
Page 20 of 25
punësimin e tyre edhe shkolla interesohet vazhdimisht. Janë studentët e shkollës që realizojnë
marketingun që bëhet nëpër shkollat e mesme.
9. Studentët
Nga informacioni që GVJ mori nga RVB dhe nga takimi me studentët e PSEA, u informuam se
studentët e rinj njihen që në fillim të vitit akademik me Rregulloren e studimeve, nëpërmjet
angazhimit të përbashkët të drejtorisë së shkollës, sekretarisë mësimore, etj. Ato sqarohen edhe me
programet mësimore, me detyrimet lidhur me frekuentimin nëpër leksione, seminare, praktikat,
laboratoret etj.
Gjatë vitit akademik studentët informohen pedagogët dhe nga sekretaria mësimore. Ato informohen
edhe nëpërmjet faqes së internetit të shkollës, broshurave etj. Me studentët realizohet pyetsori i
përvitshëm, lidhur me cilësinë e stafit akademik dhe procesin e mësimdhënies. Në këto pyetsorë janë
kërkuar të dhëna për metodat e mësimdhënies në leksione, përmirësimet e mundshme që mund të
bëhen, etj. Ato pëpunohen dhe janë pjesë e punës së mëtejshme për rritjen e cilësisë.
Në Rregulloren e Shkollës janë procedurat e pranimit për programin e studimit “Estetikë e
avancuar”. Në këtë dokument kuptojmë se një student mund të regjistrohet vetëm nëse zotëron këto
dokumenta:
a) Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose Diplomën;
b) Dëftesa e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me
të në Shqipëri; Dëftesa e pjekurisë së shkollës së mesme (kandidatët që kanë
përfunduar para vitit 2008);
c) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje
mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
d) Dy (2) fotografi;
e) Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:
o Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteruar);
o Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e
Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program
studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe);
o Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (njohur ndërkombëtarisht) në
të cilën zhvillohet programi i studimit, ku regjistrohet kandidati (me përjashtim
të rastit kur gjuha e huaj është gjuha zyrtare e shtetit nga vjen kandidati).
Regjistrimi i studentëve ndjek rregulloren e përcaktuar nga MASH për çdo vit akademik për
afatet. Kushte specifike të pranimit të studentëve nuk ka.
Numri i studentëve gjatë viteve ka qenë:
- Në vitin 2010 - 2011 4 studentë
- Në vitin 2011 - 2012 11 studentë
- Në vitin 2012 - 2013 9 studentë
Studentët në hyrje kanë notë mesatare të shkollës së mesme 7.3. Këto të dhëna janë nxjerrë
nga sekretaria e shkollës.
Përfshirja e studentëve në programet e lëndëve mundësohet nëpërmjet pyetsorit të
përvitshëm lidhur me cilësinë e stafit akademik dhe procesin e mësimdhënies.
Page 21 of 25
U verifikuan studentët e transferuar. Mobiliteti i studentëve ka qenë nga shkolla të tjera të
larta në KPNG. Studentë të transferuar nga IAL të tjera janë nga Universiteti “F. S. Noli”,
Korçë, Universiteti i Tiranës, etj. Ka dy raste kur studentët kanë përfunduar një shkollë të
lartë, por janë regjistruar në PSEA për të marrë një profesion, për shkak të mungesës së
punës në profilet që kanë studiuar.
Punësimi i studentëve, ishte pjesë e diskutimit gjatë vizitës në vend. Nga të dhënat që ka
KPNG del se 9 studentë janë punësuar në përputhje me diplomën.
Vlerësimi sipas standardeve
Standardi 4: Rezultatet e të mësuarit komunikohen prej pranimit të diplomimit dhe janë
shqyrtuar dhe vlerësuar
Kriteri 1 Janë botuar
informacione të qarta për
mundësitë e hyrjeve, të
mbështetura me një
udhëzues të dobishëm nga
stafi
Studentët informohen për programin e studimit, organizimin dhe
kohëzgjatjen e programit të studimeve. Të gjitha materialet janë në
dispozicion të tyre.
Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të
semestrit. Për këtë bëhen anketime për vlerësimin e tyre, por edhe
vlerësime nga titullari i Kolegjit.
Studentët informohen për qendrat estetike, sallonet e bukurisë dhe
mbi mundësitë për punësim pas diplomimit.
Të dhënat statistikore mbahen në formë dixhitale në formatet e
aprovuara nga MASH. Këto regjistrohen edhe në regjistrin themeltar.
Çdo vit MASH informohet për të gjitha të dhënat gjenerale të
studentëve.
Transferimet janë pjesë e të dhënave të përgjithshme që mbahen në
të dy format (hard copy dhe dixhitale). Institucioni disponon të dhëna
të mjaftueshme. Por ato janë mbajtur në paketën Ms – Office dhe
përpunimi i tyre (në mënyrë statistikore duhet të jetë më i plotë).
Kriteri 2 Ekziston praktika
efektive punës - në ekip,
midis stafeve nga AFP dhe
IAL
Nga takimi me stafin akademik kuptuam që në shkollë janë kujdesur
edhe për punën në ekip. Pedagogët e lëndëve bazë dhe lëndëve
profesionale bashkëpunojnë në: metodat e mësimdhënies, vlerësimin
e studentëve, etj. Ka pasur raste diskutimesh midis stafit akademik
për këtë problem.
Kriteri 3 Synimet e
programit dhe rezultatet e
duhura të mësuarit për
elementë praktikë dhe
akademikë janë të qarta, të
mbështetura nga
publikimi, i rezultateve të
të mësuarit në nivel moduli
Duke pasur si politikë të tyre vlerësimin gjatë gjithë vitit, kjo është
parashikuar në të gjitha syllabuset.
Metodat e mësimdhënies zgjidhen nga pedagogët. Vlerësimi i
mësimdhënies bëhet edhe nga bisedat me studentët.
Kriteri 4 Monitorimi i
bibliotekës dhe i burimeve
të tjera, mësimdhënies dhe
të të nxënit; janë
ndërmarrë rregullisht
praktika specifike të
Çdo fillim viti, por edhe në aktivitetet e ndryshme, studentët
informohen për karierën e tyre.
Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë bën monitorimin e procesit
të mësimdhënies, në të gjitha hallkat e tij.
Zhvillimi i aftësive të studentëve bëhet si me njohuritë teorike, ashtu
Page 22 of 25
punësimit dhe zhvillimi i
aftësive.
edhe me krijimin e aftësive profesionale për kryerjen e procedurave të
ndryshme të punës, etj. Në çdo orë mësimi këto aftësi demonstrohen
nga studentët.
Konkluzione të GVJ:
Studentët informohen për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të
studimeve. Të gjitha materialet janë në dispozicion të tyre.
Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit me anketime.
Të dhënat statistikore mbahen në formë dixhitale në formatet e aprovuara nga MASH. Këto
regjistrohen edhe në regjistrin themeltar. Çdo vit MASH informohet për të gjitha të dhënat
gjenerale të studentëve.
Institucioni disponon të dhëna të mjaftueshme. Por ato janë mbajtur në paketën Ms – Office dhe
përpunimi i tyre, në mënyrë statistikore duhet të jetë më i plotë.
Nga takimi me stafin akademik kuptuam që në shkollë janë kujdesur edhe për punën në ekip.
Duke pasur si politikë të tyre vlerësimin gjatë gjithë vitit, kjo është parashikuar në të gjitha
syllabuset. Metodat e mësimdhënies zgjidhen nga pedagogët. Vlerësimi i mësimdhënies bëhet
edhe nga bisedat me studentët.
Çdo fillim viti, por edhe në aktivitetet e ndryshme, studentët informohen për karierën e tyre.
Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë bën monitorimin e procesit të mësimdhënies, në të
gjitha hallkat e tij.
Zhvillimi i aftësive të studentëve bëhet si me njohuritë teorike, ashtu edhe me krijimin e aftësive
profesionale për kryerjen e procedurave të ndryshme të punës, etj. Në çdo orë mësimi këto aftësi
demonstrohen nga studentët.
10. Aktivitetet profesionale në funksion të programit të studimit
Raporti i vlerësimit të Brendshëm ka të dhëna të hollësishme për aktivitetet profesionale të Kolegjit.
Ato synojnë:
Masivizimin, për të nxitur të gjithë studentët të marrin pjesë.
Edukimin profesional me etikën profesionale dhe atë qytetare;
Shpeshtësinë (frekuencën);
Krijimin e aftësive dhe shprehive të qëndrueshme për studentët.
Gjatë vizitës në vënd u verifikuan të dhënat e deklaruara në RVB për aktivitetet e realizuara.
Informacioni u dha si nga Drejtoresha e shkollës, nga stafi por edhe nga vetë studentët.
U verifikuan të dhënat për aktivitetet profesionale:
- 4 trainime janë kryer nga personeli akademik efektiv i Kolegjit
- 9 seminare janë kryer nga personeli i ftuar i Kolegjit (me pedagogë të huaj)
- 3 aktivitete gjithë përfshirëse janë organizuara nga Kolegji
- 18 pjesëmarrës kanë qenë në aktivitetet profesionale brenda Kolegjit
- 5 aktivitete janë kryer brenda procesit mësimor;
- 18 studentë janë përfshirë në aktivitete brenda procesit mësimor ;
Page 23 of 25
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Në RVB është theksuar rëndësia që ky institucion i jep bashkëpunimit me institucionet e tjera në
nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar. Ky bashkëpunim është:
Lokal (me universitete, shkolla, institucione artistike kombëtare, me institucione
mediash, me firma produktesh, etj)
Rajonal (me Kosovën, Maqedoninë, Bullgarinë, Italinë, Malin e zi)
Gjatë takimeve me drejtuesit e shkollës u theksua se kjo gjë është në politikën e insitucionit.
Gjatë vizitës u njohëm me shumë aktivitete (nëpërmjet fotove, posterave, etj.). Tabela e
mëposhtme i referohet deklarimeve në RVB.
Aktivitete individuale ose në rang Institucioni, në kuadër të bashkëpunimit
ndërkombëtar në vitet e fundit
1 Orë mësimore (leksione/seminare dhe praktika) të realizuar nga lektorë të huaj profesionistë: nga Bullgaria dhe nga Italia
96 orë mësimore 8 aktivitete
2 Orë mësimore (leksione/seminare dhe praktika) të realizuar nga 2 lektorë vendas
10 orë mësimore 2 aktivitete
3 Numri i pjesëmarrjeve në trainime fushën e trainimit profesional jashtë vendit
2 konferenca në Hollandë
Komunikimi dhe bashkëpunimi me këto oraganizata:
Institucionet dhe Organizatat
bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Institucioni i fëmijve që nuk dëgjojnë Ofrimi i shërbimeve falas me frekuencë 1 herë në muaj
Universitetin e Arteve Marrëveshje bashkëpunimi e zgjeruar
Cirkun Kombëtar Marrëveshje bashkëpunimi e zgjeruar
Universiteti Aldent Përdorim laboratoresh
TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas) Marrëveshje bashkëpunimi e zgjeruar
Shoqata e Fizioterapistëve Shqiptarë Marrëveshje bashkëpunimi e zgjeruar
Magic center Punësim dhe praktika profesionale
Tropical center Punësim dhe praktika profesionale
Vip line, Tiranë Punësim dhe praktika profesionale
Page 24 of 25
ANALIZA SWOT
Mbështetur në të dhënat e Raportit të vlerësimit të brendshëm, si dhe në verifikimin që GVJ realizoi
nga vizitat në Kolegjin profesional “New Generation”, për Programin e studimit dy vjeçar në “Estetikë
e Avancuar”, konkludojmë se janë këto:
a. Pika të forta:
1. Programi i studimit dy vjeçar në “Estetikë e Avancuar” është hartuar në përputhje me Ligjin e
Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” Nr 9741/2007 /i ndryshuar).
2. Programi i studimit dy vjeçar në “Estetikë e Avancuar” ka objektiva të arritshme dhe është i
pari dhe i vetmi institucion i lartë arsimor i këtij lloji në Shqipëri dhe në hapsirën
mbarëshqiptare;
3. Programi i studimit dy vjeçar në “Estetikë e Avancuar” është hartuar sipas kërkesave të
Kartës së Bolonjës. Kjo nënkupton që lëndët janë shoqëruar me kredite, orë mësimore, në
auditor dhe jashtë tij. Zbatimi i sistemit të vlerësimit në kredite europiane (ECTS) është
efektiv. Kjo lehtëson transferimin e njohurive të studentëve, që mund t’i transferojnë ato në
një program tjetër të ciklit të parë universitar, që ofron ky Kolegj (Programi i Studimit të ciklit
të parë “Masazheri Estetiko- Kuruese”). Por ky transferim mund të bëhet edhe në institucione
të tjera të arsimit të lartë.
4. Programi i studimit dy vjeçar në “Estetikë e Avancuar” ka raport të ekuilibruar midis lëndëve
teorike dhe atyre praktike.
5. Ky Program studimi është hartuar sipas eksperiencës europiane. Studentët përftojnë njohuri
dhe aftësi profesionale të një niveli të lartë.
6. KPNG bashkëpunon me disa institucione brenda dhe jashtë vendit. Ai organizon aktivitete të
ndryshme trainuese me profesionistë të huaj (nga Italia, Bullgaria, etj); KPNG ka
bashkëpunim me qendrat estetike dhe sallonet e bukurisë, për t’i krijuar mundësi praktikimi
dhe punësimi studentëve gjatë, por dhe pas përfundimit të studimeve.
7. Stafi akademik përzgjidhet sipas kritereve të shpallura.
8. KPNG plotëson normativat shtetërore për infrastrukturën. Ai plotëson normativën e
sipërfaqes së shfrytëzueshme prej 6.9 m2/student.
b. Pika të dobëta (ose pikat ku ka vend për përmirësim):
1. Mungesa e një Biblioteke të mirëfilltë. Në strategjinë afatmesme është vendosur ndërtimi i një
biblioteke.
2. Mungesa e një programi software i veçantë, që nevojitet për të menaxhuar Kolegjin me
metodë më integrale dhe të shërbejë si një intranet për stafin dhe studentët.
3. Mungesa e teksteve për të gjitha lëndët. Sigurimi i teksteve paraqet vështirësi.
c. Mundësitë:
Page 25 of 25
1) Ndërtimi i ambientieve të reja, që do të jetë investimi më i rëndësishëm së afërmi.
2) Lobimi në institucionet përkatëse për ti dhënë prioritet të diplomuarve në këtë profesion dhe
nxitjen e më shumë se 5000 profesionistëve që operojnë në Shqipëri të ndjekin studimet e
larta.
3) Ndërtimi i një salloni më të madh për trajtimet estetike kuruese, si shërbim ndaj të tretëve.
Kjo do të rriste punësimin e studentëve.
4) Plotësimi i të gjithë mangësive si: ndërtimin e Bibliotekës, sigurimin e literaturës dhe
përkthimin e saj, si dhe futjen në sistemin e manaxhimit të shkollës të një software integral.
d. Pengesat:
1) Mungesa e eksperiencës kombëtare në programe studimi jouniversitare dy vjeçare në fushën
e estetikës së avancuar.
2) Konkurrenca e pandershme ne treg. Në këtë fushë funksionojnë kurset disa mujore.
3) Numri i vogël i studentëve të regjistruar.
Si përfundim rekomandojmë që programi i studimit dy vjeçar në Estetikë e Avancuar të
vlerësohet pozitivisht dhe të akreditohet.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
1- Prof. Arben Llozi
2- Gugushka Islami