RAPORT VJETOR 2013 RAPORT VJETOR · 2014. 5. 8. · nike, (), paraqet sistem për dhënien e lejeve...

76
RAPORT VJETOR RAPORT VJETOR 2013

Transcript of RAPORT VJETOR 2013 RAPORT VJETOR · 2014. 5. 8. · nike, (), paraqet sistem për dhënien e lejeve...

  • RAPORT VJETORRAPORT VJETOR 2013

  • BASHKËSIA E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES LOKALE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

    Tel: +389(0)2 30 99 033/ faks. +389(0) 2 30 61 994BNJVL, rr. „Kopenhagenska“ nr. 5, F.P. 32, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

    www.zels.org.mk / [email protected]

  • Të nderuar,

    Që në vazhdimësi të mbahet puna e suksesshme e një organizate, padyshim është rezultati i punës së mundimshme dhe përpjekjes së madhe të kryesisë së saj dhe të të gjitha anëtareve të saj. Me kënaqësi mund të konstatohet se Bashkësia e njësive të vetëqe-verisjes lokale të Republikës së Maqedonisë-BNJVL është pikërisht një organizatë e tillë, e cila një periudhë më të gjatë shënon suksese të rëndësishme në përforcimin e pushtetit lo-kal dhe zhvillimin e procesit të decentralizimit të vendit tonë. Gjatë vitit 2013, BNJVL siguroi përkrahje të fuqishme për anëtaret e saj, në rrugën e lobimit për sigurimin e aktvendime-ve më kualitative ligjore lidhur me zbatimin e kompetencave lokale dhe paraqet organizatë të vetme e cila në mënyrë precize i detekton nevojat e vërteta të administratës komunale dhe siguron përforcim të vazhdueshëm në drejtim të krijimit të shërbimeve më kualitative për qytetarët.

    Në vitin 2013 konstituohet përbërja e re katërvjeçare e Ku-vendit Gjeneral të BNJVL-së, si rezultat i zgjedhjeve lokale të realizuara, që në vendin tonë mbahen çdo katër vite. Kryetarët e sapo zgjedhur në zgjedhjet lokale me funksion janë dele-gatë të Kuvendit, ndërsa kryetarët e këshillave të NJVL janë zëvendës të tyre. Duke pasur parasysh që në BNJVL në bazë vullnetare anëtare janë të gjitha komunat dhe qyteti i Shku-pit, numri i përgjithshëm i delegatëve të Kuvendit përmban 81 kryetarë komunash. Një numër i madh i delegatëve të ri, në të vërtetë ishin kryetarë të komunave edhe në përbërjen e mëparshme, pasi në zgjedhjet lokale sërish e fi tuan përkrahjen nga qytetarët. U zgjodh edhe përbërja e re e Bordit drejtues të BNJVL-së dhe përbërja e organeve tjera të Bashkësisë, ndër-sa u përcaktuan edhe anëtarët e 13 komisioneve në BNJVL dhe përfaqësuesit dhe delegatët e BNJVL-së në organet dhe trupat vendore dhe ndërkombëtare. Këto aktivitete morrën

    një periudhë të caktuar kohore që relativisht u refl ektua në fushën e lobimit, respektivisht u vë re një numër relativisht i zvogëluar i ini-ciativave dhe propozimeve të parashtruara të BNJVL-së deri te pushteti qëndror në kra-hasim me vitin e kaluar. Megjithatë, BNJVL ini-cioi ndryshime në Ligjin për tokë ndërtimore, Ligjin për ndërtim, pastaj Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifi kim hapë-sinor dhe urbanistik, Ligjin për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shumë të tjera, ndërsa përmes Rrjetit të njësive territoriale zjarrfi këse pranë BNJVL-së në mënyrë intensive u punua edhe në përcaktimin e dispozitave të reja ligjore dhe ndryshimeve mbi Propozim-Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zjarr-fi kës. BNJVL çdoherë ka tretman të barabartë ndaj të gjitha komunave, pavarësisht a janë të njejtat rurale ose urbane, e këtë politikë absolutisht e praktikon edhe gjatë lobimit.

    Edhe këtë vit rrjedhin iniciativa të drejtuara ndaj sigurimit të pavarësisë më të madhe fi nanciare të komunave rurale, ndërsa mes tyre ishte edhe kërkesa e riaktivizuar për ndryshim të Ligjit për tokë bujqësore, ku kërkohet që mjetet nga qiraja e tokës në fj alë në mënyrë të barabartë të ndahen midis pushtetit qëndror dhe lokal.

    Në rrugë të përforcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të administratës komunale, BNJVL këtë vit jo vetëm që realizon një varg trajnimesh kualitative të cilat u vizituan nga ana e më shumë se 2000 përfaqësuesve nga komunat, por siguroi edhe kursim të konsiderueshëm të mjeteve gjatë realizimit të tyre. Më saktë, në vitin 2013 pothuaj se të gjitha trajnimet janë re-alizuar në hapësirën e adaptuar për Qendrën e Trajnimeve të BNJVL-së, në ndërtesën administrative të BNJVL-së, që dispo-non me salla të pajisura në mënyrë kualitative për këtë dedikim. U bë kursim drastik fi nanciar për Bashkësinë, për dallim nga vi-tet e kaluara kur merreshin me qira salla hotelierike për realizim të trajnimeve.

    Коce TrajanovskiKryetar i BNJVL-së

  • BNJVL në vazhdimësi siguroi kursim të mjeteve edhe për anëtaret e saj përmes përkrahjes në sigurimin e zgjidhjeve softue-rike për vendosjen e shërbimeve elektronike për qytetarët. Gjatë vitit 2013, BNJVL siguroi tri vegla të reja elektronike: aplikacioni softuerik për ndjekjen e afateve nga kontratat e lidhura për tjetërsim të tokës ndërtimore, (www.rdgz.mk); sistem për dhënie elektronike të lejeve për ndërtim (www.gradezna-dozvola.mk), i hartuar në bashkëpunim me Ministrinë për transport dhe lidhje dhe vegla e tretë elektro-nike, (www.ekoloska-dozvola.mk), paraqet sistem për dhënien e lejeve B-PIKN dhe elabo-rateve, me regjistër të lejeve dhe elaborateve, që është hartuar me përkrahjen e Rrjetit për mjedis jetësor pranë BNJVL-së. Këtë vit BNJVL zbatoi tender për furnizim të shërbimeve të ekspertëve për hartimin e specifi kacionit teknik për furnizimin e ueb aplikacionit softu-erik për mbajtjen elektronike të procedurës kundërvajtëse, kon-form Ligjit për higjienë publike dhe mbikëqyrje të implementi-mit të të njejtit. Këto aktivitete Njësia e BNJVL-së për përkrahjen e shërbimeve elektronike për komunat (BNJPE) u pranuan në mënyrë pozitive nga anëtaret-komunat, por edhe nga qytetarët, sepse mundësojnë lehtësim dhe përshpejtim të procedurave, sigurohet unifi kim i procedurës të mbarë territorit të vendit, rri-tet efi kasiteti i shërbimeve të komunave ndaj qytetarëve dhe si-gurohet transparencë dhe kursimtari. Pikërisht ky është shkaku që një numër më i madh i asociacioneve të pushteteve lokale nga rajoni shfaqën interesim për këto aktivitete të BNJVL-së me qëllim zbatimi të tyre edhe në komunat në vendet e tyre.

    BNJVL konform Planit strategjik për periudhën 2011-2015, që u revidua në vitin 2013, si rezultat u aktiviteteve tashmë të realizuara, ndërmorri aktivitete për sigurimin e shfrytëzimit më të madh të mjeteve nga IPA fondet nga ana e komunave. Me shfrytëzimin e kapaciteteve personale BNJVL kreu hulumtimin ,,Analiza e BNJVL-së për përvojat e komunave të Maqedonisë

    në realizimin e projekteve përmes fondeve të BE-së” që dha informacione relevante për atë sa komunat tona aplikojnë me projekte për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e Bashki-mit Evropian, cilat janë përvojat e tyre gjatë aplikimit dhe si janë rezultatet nga aplikimi. Ky hulumtim i shërbeu BNJVL-së t’i përcaktojë drejtimet e mëtejme të veprimit në këtë fushë. Pikërisht kësaj çështjeje i’u kushtua vëmend-je më e madhe edhe në sesionin që e mbajti Komiteti i Përbashkët Konsultativ midis Repu-blikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajone-ve të Bashkimit Evropian (KPK), të mbajtur në Bruksel.

    Puna transparente paraqet veti kryesore të BNJVL-së. Të gjitha aktivitetet, vendimet, lo-bimi, projektet, analizat, studimet, trajnimet, takimet, që i realizoi Bashkësia edhe në vitin 2013, ishin lëndë e shqyrtimit të mëparshëm nga ana e organeve më të larta të BNJVL-së,

    pastaj të arritshme për anëtaret e saj dhe të mbarë publikut. Puna transparente e BNJVL-së, si edhe deri më tani, zhvillohet në drejtim të respektimit dhe zbatimit të parimeve të depolitizimit, barazisë së anëtareve, lojalitetit, pavarësisë politike dhe profesi-onalitetit. Këtë mënyrë të punës BNJVL do t’a përfaqësojë edhe në periudhën e ardhshme.

    Në të vërtetë BNJVL është e përgatitur edhe në të ardh-men me sukses të kontribuojë për ndërtimin e një sistemi të fuqishëm të pushtetit lokal në vend, me anëtare të cilat janë të suksesshme, efi kase dhe të pavarura në mënyrë fi nanciare dhe të cilat janë të gatshme të marrin vendime konsenzuale në dobi të të gjitha pushteteve lokale në vend dhe në drejtim të decen-tralizimit të pushtetit.

    Me respekt,

    Коce Trajanovski Dushica PerishiqKryetar i BNJVL-së Drejtor ekzekutiv i BNJVL-së

    Dushica PerishiqDrejtor ekzekutiv i BNJVL-së

  • 4

  • 5

    VIZIONI, MISIONI DHE QËLLIMET VIZIONI, MISIONI DHE QËLLIMET STRATEGJIKE TË BNJVL-sëSTRATEGJIKE TË BNJVL-së

    BNJVL është organizatë jofi timprurëse dhe asociacion i vetëm kombëtar, në të cilin në bazë vullnetare, anëtare janë të gjitha 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Ajo është themeluar më 26 prill të vitit 1972, si Bashkësi e komunave dhe qyteteve, kjo datë në Statutin e BNJVL-së është shpallur si “Dita e komunave”. Në prill të vitit 1998, në seancën konstitutive të strukturës së re, bashkësia e komunave dhe qyteteve me status u transformua në BNJVL, gjegjësisht fi ton emrin e tanishëm – Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë.

    Për funksionim efi kas, konform Statutit, janë përcaktuar organet e mëposhtme:

    -Kuvendi gjeneral, i përbërë prej të gjithë 81 kryetarëve të komunave;

    -Bordi drejtues, i udhëhequr nga 19 anëtarë;-Bordi mbikëqyrës, i përbërë prej 5 anëtarëve dhe-Komiteti i këshillave, i përbërë prej 12 anëtarëve.

    Në punën e këtyre trupave jep përkrahje shërbimi profesional i BNJVL-së, bashkërisht me 13 komisionet në kuadër të BNJVL-së, anëtarët e të cilave janë kryetarët si dhe të 14 rrjeteve profesionale, të përbëra nga përfaqësuesit e administratës komunale, me ç’rast në punën e BNJVL-së sigurohet përfshirja e kapaciteteve politike, intelektuale dhe teknike të të gjitha komunave.

    Në kuadër të BNJVL-së funksionojnë edhe tre njësi:

    -Qendra e trajnimeve e BNJVL-së (QTB), më pas-Njësia e BNJVL-së për përkrahjen e shërbimeve elektronike

    (ZEPE) dhe -Zyra e BNJVL-së për njoftim, me seli në Bruksel (Mbretëria

    e Belgjikës).

    BNJVL-ja vepron edhe në nivel ndërkombëtar. Ajo është anëtare e CEMR - Kongresi i komunave dhe rajoneve evropiane, NALAS - Rrjeti i asociacioneve nacionale të pushteteve lokale nga vendet e Evropës Juglindore, ALDA - Asociacioni i agjencioneve për demokraci lokale dhe luan rolin e Sekretariatit të Kryetarëve – Delegatë në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale në Këshillin e Evropës (CLRAE) dhe në Komitetin e përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian. BNJVL-ja kontribuon për zhvillimin e demokracisë lokale dhe zbatimin e suksesshëm të decentralizimit të pushtetit dhe jep kontribut aktiv në përpjekjet e vendit tonë për hyrje në Bashkimin Evropian dhe NATO. Aktivitetet e BNJVL-së dhe përparimi i decentralizimit shkaktojnë interes më të madh te një numër I madh asociacionesh të autoriteteve lokale nga vende të tjera dhe institucione të huaja shtetërore, të cilat shprehin iniciativa për bashkëpunim, ku ineteres të veçantë kanë dhe praktikat e BNJVL-së në zhvillimin e e-shërbimeve të komunave, lobimi për ndryshime ligjore në favor të zhvillimit të procesit të decentralizimit dhe përforcimi i kapaciteteve të administratës komunale. BNJVL-ja ishte në fokus të interesit edhe në periudhën e ndërtimit të rregullativës për decentralizimin e pushtetit, por roli i saj është akoma më i rëndësishëm tani në procesin e implementimit të kompetencave të transferuara të komunave dhe zhvillimit të autoriteteve lokale në drejtim të ndërtimit të Komunës sipas masës së qytetarëve”.

    BNJVL-ja sot, me këmbëngulje i përfaqëson interesat e njësive të vetëqeverisjes lokale para pushtetit qëndror. Përfaqësuesit e BNJVL-së realizojnë takime me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndërsa nëpërmjet Komisionit të përhershëm parlamentar për vetëqeverisje lokale në Kuvendin e RM-së, bashkëpunon edhe me përfaqësuesit kombëtarë nga organi ligjdhënës. Në takimet dhe negociatat, BNJVL-ja gjithmonë dilte me iniciativa dhe propozime konkrete, që janë në ineteres të

    PËR BNJVL-në

  • 66

    të gjitha autoriteteve lokale në vend. Kjo mënyrë e funksionimit të organeve të BNJVL-së, ku niset nga nevojat e përbashkëta të të gjitha autoriteteve lokale të vendit dhe ku të gjitha vendimet sillen në konsensus, e sigurojnë unitetin dhe dinjitetin e lartë të Bashkësisë jo vetëm në vend, por edhe para organizatave të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare.

    BNJVL-ja do të vazhdojë me lobimin për arritjen e qëllimeve të përcaktuara, për afirmimin e vlerave lokale demokratike, duke thellësuar bashkëpunimin tashmë të vendosur me subjekte të numërta dhe do të jetë prijës në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të pushtetit lokal në vendin tonë. BNJVL-ja zhvillon dhe aktivitete të tjera, me të cilat drejtpërdrejtë i siguron përkrahje anëtareve të saja, për zbatim më cilësor të kompetencave të tyre dhe zhvillimin e demokracisë lokale. Nëpërmjet Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së, punon shpejtë në përforcimin e kapaciteteve të administrates së komunave, që është faktori kryesor për zbatimin cilësor të kompetencave dhe krijimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, por gjithashtu i zhvillon shërbimet elektronike të autoriteteve lokale, me qëllim sigurimi i shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe krijimi i “E - komunë”, në kuptimin e plotë të fj alës. Lobimi për sigurimin e pavarësisë fi nanciare më të madhe të autoriteteve lokale dhe sigurimi i shfrytëzimit më të madh të mjeteve nga fondet evropiane, nga ana e komunave, paraqet një nga prioritetet më të rëndësishme të Bashkësisë për periudhën që vjen. Duke e ruajtur traditën e punës mbi parimet e depolitizimit, barazisë së anëtarëve, besnikërisë, pavarësisë politike, por duke punuar profesionalisht, BNJVL-ja absolutisht kontribuon për zhvillimin e bashkësisë demokratike në Republikën e Maqedonisë, me pushtet lokal të fuqishëm.

    VIZIONIBNJVL-ja është përfaqësuesja e vetme e njësive të

    vetëqeverisjes lokale, e përkushtuar në ndërtimin e sistemit të fuqishëm në masë të qytetarëve, me anëtare të suksesshme, efi kase, fi nanciarisht të pavarura dhe me nivel të barabartë të zhvillimit. BNJVL-ja në mënyrë të barabartë i përfaqëson njësitë

    e vetëqeverisjes lokale, para Qeverisë së RM-së, insitucioneve të BE-së dhe trupave e organizatave të tjera ndërkombëtare me marrëdhënie partneriteti të ndërtuara.

    MISIONI BNJVL-ja është asociacion kombëtar i pavarur i të gjitha njësive

    të vetëqeverisjes lokale. Ajo i përkushtohet zhvillimit të tyre të barabartë, zbatimit të procesit të decentralizimit nëpërmjet defi nimit të politikave të përbashkëta, përcaktimit të prioriteteve, zbatimit cilësor të kompetencave dhe përforcimit të barabartë të kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes lokale. BNJVL-ja është përfaqësuese proaktive e interesave të bashkësive lokale para publikut, pushtetit qendror dhe organizatave ndërkombëtare.

    QËLLIMET STRATEGJIKE: 1. Lobimi dhe ndërtimi i kapaciteteve për lobim 2. Zhgjidhja aktuale e problemeve 3. Qëndrueshmëria fi nanciare e komunave 4. Vendosja e sistemit për trajnimin e përfaqësuesve të NJVL-ve 5. Përkrahje për shfrytëzimin e Fondeve para –aderuese të BE-së 6. Azhurimi i komisioneve 7. Sigurimi i qëndrueshmërisë fi nanciare të BNJVL-së 8. Kapacitete të përforcuara të Shërbimit Profesional të BNJVL-

    Në seancën e dytë të Kuvendit Gjeneral të BNJVL-së, i mbajtur më 12 dhjetor të vitit 2013, delegatët i votuan qëllimet e reviduara strategjike të BNJVL-së:

    1. Financim dhe lobim 2. Qëndrueshmëri fi nanciare të njësive të vetëqeverisjes lokale 3. Shërbimet e BNJVL-së dhe 4. Sigurimi i profesionalizmit dhe ekspertizës së Shërbimit

    Profesional të BNJVL-së.

  • 77

  • 88

  • 99

    PUNA E ORGANEVE PUNA E ORGANEVE TË BNJVL-sëTË BNJVL-së ORGANET E BNJVL-SË JANË:

    1. Kuvendi gjeneral 2. Bordi drejtues 3. Bordi mbikëqyrës 4. Komiteti i këshillave

    KUVENDI GJENERAL I BNJVL-së

    Kuvendi gjeneral është organi më i lartë i BNJVL-së. Ai përbëhet prej 81 delegatëve, gjegjësisht të gjithë kryetarët e komunave dhe kryetari i Qytetit të Shkupit. Ai e miraton Statutin, programin dhe aktet e tjera; 2. Miraton Raport vjetor, drejtime dhe plan për punë; 3. Aprovon plan fi nanciar dhe llogari përfundimtare të Bashkësisë; 4. Vendos për ndryshim të qëllimit të shoqërimit; 5. Vendos për themelimin dhe anulimin e formave dhe organizimin e Bashkësisë. 6. Vendos për shoqërimin ose ndarjen nga ndonjë shoqatë tjetër dhe për anëtarësimin në aleancat dhe organizatat ndërkombëtare; 7. Konstaton hyrjen e anëtarëve të rinj dhe pushimin nga anëtarsimi; 8. Nga përbërja e saj zgjedh dhe shkarkon anëtarë të Bordit drejtues dhe të Bordit mbikëqyrës; 9. Vendos për pushim të Bashkësisë me shumicë nga dy e treta; 10. Vendos për çështje tjera që nuk janë në kompetencë të organeve tjera të Bashkësisë; 11. Kryen edhe punë tjera në përputhshmëri me Statutin e Bashkësisë.

    Në vitin 2013 janë mbajtur dy seanca të Kuvendit gjeneral të BNJVL-së:

    1. Më 28 qershor të vitit 2013, u mbajt seanca zgjedhore e Kuvendit gjeneral të BNJVL-së, në hotelin “Holidej In”, në Shkup,

    2. Më 12 dhjetor të vitit 2013, u mbajt seanca e dytë e Kuvendit gjeneral të BNJVL-së, në hotelin “Aleksandar Palas”, në Shkup.

    1. Seanca zgjedhore e Kuvendit gjeneral të BNJVL-së

    Më 28 qershor të vitit 2013, në hotelin “Holidej In”, në Shkup, u themelua Kuvendi gjenarl i ri i BNJVL-së, në të cilin u përcaktuan mandatet katërvjeçare të delegatëve të tij. Sipas dispozitave statutare të BNJVL-së, seanca zgjedhore e Kuvendit gjeral, i cili është organi më i lartë i BNJVL-së, thirret në afat prej tre muajve nga përfundimi i zgjedhjeve lokale. Në vitin 2013 në Republikën e Maqedonisë, në muajin mars u mbajtën zgjedhjet lokale. Kryetarët e sapozgjedhur në zgjedhjet lokale, sipas funksionit janë delgatë të Kuvendit, kurse kryetarët e këshillave të NJVL-ve janë zëvendës të tyre. Duke marrë parasysh se në BNJVL, vullnetarisht janë anëtare të gjitha komunat dhe Qyteti i Shkupit, numri i plotë i delegatëve të Kuvendit është 81 kryetarë. Numër i madh prej delegatëve të rinj, faktikisht ishin kryetarë edhe në përbërjen paraprake, sepse në zgjedhjet lokale, të mbajtura këtë vit, përsëri fi tuan përkrahjen e qytetarëve. Në pjesën solemne morrën pjesë përfaqësues nga kori diplomatik, ministri për vetëqeverisje lokale - Tahir Hani dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare të pranishme në vend, si edhe nga organizata vendore me të cilat BNJVL-ja bashkëpunon aktivisht.

    Kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski, të sapo zgjedhurve i uroi sukses në zbatimin e funksionit të kryetarit dhe pjesëmarrje aktive në punën e BNJVL-së, si dhe zbatim të suksesshëm dhe të ndërgjegjshëm të kompetencave lokale. Ai në fj alimin e tij, e arsyetoi punën e BNJVL-së dhe të Bordit drejtues në periudhën e kaluar katërvjeçare, për të cilën shpjegoi se kishte shumë

  • 10

    aktivitete, konsultime, mobolizim të ekspertëve, diskutime të hapura, komunikim me Ministritë dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, si dhe me organizata e institucione vendase dhe ndërkombëtare. Trajanovski theksoi se BNJVL-ja ka arritur ndryshime rrënjësore, të cilat shënuan shenjë të madhe në zhvillimin e pushtetit lokal, me ç’rast potencoi se edhe lëvizjet në dukje të vogla, mundësojnë zbatim më të suksesshëm të kompetencave. Ai theksoi se kjo mundësoi që pushtetet lokale të vendit tonë, për një periudhë relativisht të shkurtër, në krahasim me shumë vende perëndimore më të zhvilluara, treguan dhe arritën rezultate të konsiderueshme. Përkushtimi i BNJVL-së është që komunat të zhvillohen sipas standardeve më bashkëkohore evropiane dhe të jenë shembull në rajon. Më e theksuar ishte sjellja e Ligjit për tokë ndërtimore dhe aktivitetet e Bashkësisë në implementimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë joligjore. U theksuan edhe ndryshimet e rëndësishme ligjore, në favor të komunave rurale, mes cilave sigurimi që komunat të fi tojnë 50% nga kompensimet nga koncesionet për shfrytëzimin e resurseve ujore, nga viti 2016 dhe ndryshimet në Ligjin për tokë bujqësore, ku u mundësua të legalizohen edhe objekte që gjenden në tokën bujqësore (ferma, sera e të tjera). Me këtë i’u mundësua një numri të madh bujqish t’i legalizojnë objektet e tyre, përmes së cilave do të kenë mundësi të sigurojnë mjete për avancimin e bujqësisë, si dhe në

    mënyrë më efi kase t’i shfrytëzojnë mjetet nga fondet evropiane. Nga ana e pushtetit qendror u miratua edhe kërkesa e BNJVL-së për sigurimin e përfshirjes së barabartë të përfaqësuesve të komunës, në procedurat për dhënien me qira të tokës bujqësore, në territorin e pushtetit lokal të caktuar. Menaxhimi me tokën bujqësore dhe respektimi i dispozitave për shpërndarjen e 1% të caktuar nga PBB-ja, në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, janë prioritetet e BNJVL-së në periudhën e ardhshme. Trajanovski e theksoi rëndësinë e madhe e BNJVL-së, në sigurimin e unitetit

    të të gjitha autoriteteve lokale në vend dhe roli i saj në lobimin për përparimin dhe zhvillimin e procesit të decentralizimit në vend, implementimi i të cilit filloi para tetë viteve. Krahas këtyre u potencua edhe përkrahja e drejtpërdrejtë e BNJVL-së për anëtaret e saja, në përforcimin e kapaciteteve të administratës së komunës, nëpërmjet trajnimeve që realizohen nga Qendra e Trajnimeve e BNJVL-së, si dhe në zhvilllimin e e-komunave, me sigurimin e aplikacioneve softuerike për shërbime elektronike për qytetarët. Për

  • 11

    përkrahjen e komunave në zhillimin e TIK-ut, BNJVL-ja miratoi Strategji për zhvillimin e TIK – BNJVL 2011 – 2015, ngriti ueb server në hapësirat e ndërtesës administrative, ku janë vendosur të gjitha shërbimet elektronike të cilat mirëmbahen në emrin e të gjitha komunave. Në raport u theksuan edhe prioritetet e autoriteteve lokale, ku theks të veçantë u vendos mbi nevojën për pavarësi më të madhe fi nanciare.

    U potencua se komunat nuk i drejtohen vetëm kërkesave të pushtetit qendror, por edhe vetë ato ndërmarrin masa të ndryshme, me ç’rast në disa komuna mbledhja e tatimit mbi pronën arrin deri në 90%, kundrejt periudhës paraprake, kur ishte më i vogël se 50%. Para delegatëve u theksua edhe iniciativa e BNJVL-së për përcaktimin e mundësive, për hapjen e Bankës së komunave, gjë për të cilën është përpiluar Studim për bankën e komunave, me themelimin e së cilës, do t’i sigurohet përkrahje më e madhe të autoriteteve lokale për sigurimin e kësteve më të pranueshme për zbatimin e investimeve kapitale më të mëdha në komunat dhe shfrytëzimi i IPA Fondeve dhe fondet e strukturuara. Para delegatëve u prezantua edhe Plani fi nanciar i BNJVL-së për vitin 2012, me ç’rast u theksua përkrahja që BNJVL-ja e fi ton nga donimet e huaja dhe u nxorën të dhënat e pagimit të anëtarësisë nga ana e anëtareve të BNJVL – komunat, duke apeluar se nevojitet zbatim në kohë i kësaj përgjegjësie nga ana e komunave.

    Në këtë seancë, delegatët e votuan edhe vendimin, me të cilin u transferua kompetenca për zgjedhjen e anëtarëve në Komitetin e këshillave, nga Kuvendi gjeneral në Bordin drejtues i BNJVL-së. Trajanovski shpjegoi se arsyeja është procedura specifi ke gjatë zgjedhjes, duke pasur parasysh se përfaqësimi rajonal i anëtarëve në këtë trup të BNJVL-së, kushtëzon një procedurë më të ndërlikuar, e cila nuk ka mbaruar akoma. Në seancë u miratuan edhe ndryshimet e Statutit të BNJVL-së, të cilat i dedikoheshin shkurtimit të ditëve për thirrjen e Kuvendit gjeneral, regjistrimit të ndryshimeve në adresën dhe selinë e BNJVL-së, flamurin, kurse të tjerët i dedikohen barazimit të mandateve të anëtarëve të trupave statutare, me kohëzgjatje të mandateve të funksionit të kryetarit – nga katër vjet.

    Në këtë seancë, Kuvendi gjeneral zgjedhi anëtarë të Bordit drejtues të BNJVL-së (gjithsej 19). Kuvendi gjeneral i zgjedhi edhe anëtarët e Bordit mbikëqyrës të BNJVL-së (gjithsej pesë). Në fundin e seancës së Kuvendit gjeneral, Kryetari i BNJVL-së, Koce

    Trajanovski, edhe njëherë e potencoi rëndësinë për mirëmbajtjen e unitetit në BNJVL, i cili deri tani është treguar si kyçi më i madh i të gjitha sukseseve të arritura të BNJVL-së dhe i cili duhet të mirëmbahet edhe në të ardhme.

    2. Seanca e dytë e Kuvendit gjeneral të BNJVL-së

    Më 12 dhjetor të vitit 2013, në hotelin “Aleksandar Palas”, Kuvendi general i BNJVL-së mbajti seancën e dytë. Në fi llimin e seancës, para delegatëve, u drejtua Ministri i vetëqeverisjes lokale, Tahir Hani, por morri pjesë edhe Zëvedëspresidenti i Qeverisë së RM-së dhe Ministri i Financave, Zoran Stavreski. Kryetari i BNJVL-së, në raportin e tij për aktivitetet e realizuara, theksoi se në përgjithësi është i kënaqur nga arritjet e deritanishme, duke potencuar se në vitin 2013 u realizuan zgjedhjet lokale. Si sfi dë më e madhe për këtë periudhë u theksua mungesa e mjeteve që transferohen nga niveli qendror në atë lokal, për zbatimin e kompetencave në arsim, ku komunat ballafaqohen me sfida gjatë transportimit të nxënësve dhe për ngrohjen e objekteve shkollore. Të pranishmit u informuan se pranë Qeverisë së RM-së janë formuar dy komisione, ku BNJVL-ja ka përfaqësuesit e vet dhe të cilët kanë si detyrë të analizojnë situata nga kjo çështje.

  • 12

    Në raport theksi u vendos edhe mbi përqindjen e vogël të pagimit të anëtarësisë, nga ana e komunave ndaj BNJVL-së, me ç’rast u potencua se secila anëtare duhet t’a realizojë këtë obligim në tërësi, sa më shpejtë të jetë e mundshme dhe në këtë mënyrë do të mundësohet mirëmbajtja e mëtejshme e unitetit në BNJVL, i cili në fakt i siguron unitet Bashkësisë, jo vetëm në vend por edhe në rajon dhe në të njejtën kohë është bazë për arritjen e të gjitha sukseseve të deritanishme, si lidere në procesin e decentralizimit në vend. U potencua se në rajon, BNJVL-ja bëhet burim i rëndësishëm i praktikave të mira, mes cilave mund të sigurohen mjete softuerike për anëtaret e saja, me të cilat ato realizojnë shërbime më cilësore për qytetarët e tyre. Procedura për leje për ndërtim dhe të gjitha dokumentet administrative nga Ligji për ndërtim, nga 1 qershori dhe nga 1 nëntori udhëhiqen vetëm në mënyrë elektronike. BNJVL-ja i siguroi mjetet e nevojshme softuerike për të gjitha komunat në mënyrë të barabartë dhe realizoi trajnime për administratën komunale, por njëkohësisht i ofron edhe përkrahje të përditshme në zbatimin e këtyre procedurave. BNJVL-ja siguroi edhe softuer për lëshimin e B – PIKN lejeve dhe elaborateve për mjedis jetësor, kurse tashmë

    po përgatitet sigurimi i softuerit për sistem elektronik për udhëheqjen e procedurave kundërvajtëse sipas Ligji për higjienë publike. U diskutua edhe për punën aktive të Rrjeteve profesionale të BNJVL-së, të përbëra prej administratës lokale sipas fushës së caktuar, që është kompetencë e komunës, por u potencua edhe nevoja për aktivitete më të përforëcuara të Komisioneve të BNJVL-së, të përbëra prej kryetarëve. Krahas këtyre u theksua edhe puna e Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së, në të cilën, gjatë vitit 2013, kanë ndjekur trajnim 2.000 përfaqësues nga komunat. Kryetari i BNJVL-së theksoi se sigurimi i pavarësisë më të madhe financiare të komunave, zbatimi i kompetencave në arsim që mbulohen në mënyrë adekuate me fonde nga blok dotacionet, shfrytëzimi më i madh i fondeve të IPA-s, ndërtimi i administratës komunale efi kase, dhe krijimi i “e-komunave”, janë sfi dat parësore të BNJVL-së në periudhën e ardhshme.

    Në seancë u miratuan: Plani strategjik i reviduar i BNJVL-së 2014 – 2015, Plani për punën e BNJVL-së për vitin 2014

  • 13

    dhe Buxheti i BNJVL-së për vitin 2014. Delegatët e pranishëm të kuvendit theksuan një pjesë prej sfi dave, me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale. U potencua se sjellin vendime ligjore, të cilat përfshijnë obligime të caktuara për komunat dhe pas kësaj për zbatimin e tyre nuk janë siguruar e as transferuar mjetet e posaçme fi nanciare, por parashikohen gjoba të mëdhaja për kryetarin dhe për komunën. Kjo sjell nënçmimin e institucionit kryetar, për shkak se u theksua se duhet të respektohet Karta evropiane e pushtetit lokal, sipas së cilës është përcaktuar se për secilën kompetencë të transferuar të komunës duhet edhe të sigurohen mjete fi nanciare të posaçme për zbatimin e saj. Delegatët përsëri e theksuan kërkesën për apanazhin e kryetarëve sepse edhe ata njësoj si deputetët zgjedhen nga qytetarët, në zgjedhje lokale, me ç’rast theksuan se kjo masë aspak nuk shkakton implikime fi nanciare në Buxhetin e RM-së. U kërkua që gjatë shitjes së tokës bujqësore dhe gjatë koncesioneve, komuna të fi tojë 50% nga mjetet, me ç’rast komunat rurale do të sigurojnë fi nanca plotësuese për aktivitete të dedikuara për sigurimin e nevojave të qytetarëve, kërkesë të cilën BNJVL-ja edhe në periudhën e kaluar e përcaktoi në Qëndrimet e sistematizuara të dërguara drejt Qeverisë së RM-së. U theksuan edhe problemet me të cilat ballafaqohen, veçanërisht komunat më të vogla dhe rurale, gjatë hartimit të planeve urbanistike. U potencua se ato ballafaqohen me proces të gjatë dhe “bllokim” të planeve, sidomos në Ministrinë e bujqësisë, pyjeve dhe ekonomisë së ujërave, kur bëhet fjalë për ridedikim nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore. Urbanizimi i numrit të madh të fshatrave vështirësohet për shkak se në kadastër ata konsiderohen si tokë bujqësore edhe kjo shkakton ngadalësim gjatë realizimit të procesit të legalizimit të objekteve të paligjshme. Një pjesë prej kryetarëve e theksuan pamundësinë për mbulimin e borxheve fi nanciare në arsim, për shkak të mjeteve të pamjaftueshme të transferuara nga blok dotacionet nga ana e MASH-it. Në Kuvendin gjeneral, disa prej kryetarëve i përshëndetën aktivitetet e BNJVL-së për iniciativën për Bankën e Komunave.

  • 14

    BORDI DREJTUES I BNJVL-së

    Bordi drejtues i BNJVL-së numëron 19 anëtarë, që i zgjedh Kuvendi gjeneral, me mandat prej katër viteve. Sipas Statutit, së paku 35 nga anëtarët e përbërjes paraprake zgjedhen në përbërjen e re, për shkak të sigurimit të kontinuitetit në punë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, sipas funksionit zyrtar është anëtar i BD-së. Anëtarët e BD-së, nga rradhët e tyre zgjedhin kryetar dhe dy nënkryetarë. BD-ja vendos për themelimin e komisioneve, grupeve punuese afatshkurtra në kuadër të BNJVL-së, udhëheq dhe përgjigjet për pronën e Bashkësisë dhe përpilon Raport vjetor dhe periodik për punën e saj.

    Anëtarët e Bordit drejtues deri më 28 qershor të vitit 2013: 1. Коce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit (kryetar i BNJVL-

    së)2. Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit (nënkryetar i BNJVL-

    së)3. Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Кumanovës

    (nënkryetar i BNJVL-së)4. Aleksandar Petreski, kryetar i komunës së Ohrit5. Dragi Naxhinski, kryetar i komunës së Berovës6. Ivica Konevski, kryetar i komunës së Aerodromit7. Petre Llatinovski, kryetar i komunës së Butelit8. Robert Georgiev, kryetar i komunës së Sveti Nikoles9. Arsenço Aleksovski, kryetar i komunës së Kriva Pallankës10. Vanço Stojanov, kryetar i komunës së Vasilevës 11. Nikollçe Çurlinovski, kryetar i komunës së Vallandovës12. Mihajllo Vollkanovski, kryetar i komunës së Resnjës13. Vasko Damçevski, kryetar i komunës së Krushevës14. Mukrem Mehmedi, kryetar i komunës së Mavrovës dhe

    Rostushes15. Toni Koceski, kryetar i komunës së Jegunovcës16. Sadi Bexheti, kryetar i komunës së Tetovës17. Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Osllomeit18. Bajram Kadrija, kryetar i komunës së Vrapçishtit19. Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës

    Anëtarët e Bordit drejtues të BNJVL-së nga 28 qershori i vitit 2013: 1. Коce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit (kryetar i BNJVL-

    së)2. Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit (nënkryetar i

    BNJVL-së)3. Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Кumanovës

    (nënkryetar i BNJVL-së)4. Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit5. Sllavço Çadiev, kryetar i komunës së Velesit6. Zoran Tasev, kryetar i komunës së Sveti Nikoles7. Teuta Arifi , kryetare e komunës së Tetovës8. Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës9. Biljana Beliçanec Aleksiq, kryetare e komunës së Kisella Vodës10. Nikolla Bakraçeski, kryetar i komunës së Ohrit11. Vlladimir Talevski, kryetar i komunës së Manastirit12. Ljupço Kolev, kryetar i komunës së Bosilovës13. Anastasija Ollumçeva, kryetare e komunës së Bogdancit14. Darko Mitevski, kryetar i komunës së Makedonska Kamenicës15. Mukrem Mehmedi, kryetar i komunës së Mavrovës dhe

    Rostushes16. Marjan Risteski, kryetar i komunës së Prilepit17. Azem Sadiki, kryetar i komunës së Studeniçanit18. Toni Trajkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës19. Toni Kocevski, kryetar i komunës së Jegunovcës

    U mbajtën katër seanca të Bordit drejtues të BNJVL-së 1. Seanca konstitutive e BD-së, e mbajtur më 28 qershor të

    vitit 2013, në “Holidej In” 2. Seanca e dytë e BD-së, u mbajt më 11 korrik të vitit 2013,

    në hapësirat e BNJVL-së 3. Seanca e tretë e BD-së, u mbajt më 19 shtator të vitit 2013,

    në hapësirat e BNJVL-së 4. Seanca e katërt e BD-së, u mbajt më 29 nëntor të vitit

    2013, në hapësirat e BNJVL-së.

  • 15

    1. Seanca konstitutive e Bordit drejtues të BNJVL-së

    Më 28 qershor të vitit 2013, pas pauzës së seancës zgjedhore të Kuvendit gjeneral të BNJVL-së, u mbajt edhe seanca konstitutive e përbërjes së sapozgjedhur të Bordit drejtues të BNJVL-së, të cilët nga anëtarët e tyre e zgjodhën Kryetarin e Bordit drejtues të BNJVL-së dhe dy nënkryetarët e BNJVL-së. Koce Trajanovski përsëri e fi toi besimin për kryetar të Bordit drejtues të BNJVL-së në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në vendin e nënkryetarit të deritanishëm Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit, u zgjodh Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit, ndërsa si nënkryetar i dytë përsëri u zgjodh Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Kumanovës. Në këtë seancë Bordi drejtues zgjodhi edhe anëtarë në Komisionin për ndjekjen e zhvillimit të sistemit për fi nancim të njësive për vetëqeverisje lokale. Kryetari i BNJVL-së shprehu falenderim të madh për besimin e dhënë dhe theksoi se anëtarët e këtij trupi kanë detyrë të përgjegjshme sepse Bordi drejtues është nxitësi dhe mbajtësi kryesor i ndryshimeve në favor të komunave në vend. Ai, shkurtimisht i njohu anëtarët me mënyrën e punës së Bordit drejtues, sjelljen e Qëndrimeve të sistematizuara të BNJVL-së, parashtrimin e iniciativave dhe mënyrën e lobimit deri te pushteti qendror. Krahas këtyre i theksoi edhe parimet me të cilat punon BNJVL-ja si edhe për sjelljen e vendimeve konsencuale në favor të të gjitha autoriteteve lokale në vend.

    2. Seanca e dytë e Bordit drejtues të BNJVL-së.

    Bordi drejtues i BNJVL-së, më 11 korrik të vitit 2013, në ndërtesën administrative të BNJVL-së mbajti seancën e dytë. Kryetarët e pranishëm, në fi llim të seancës sollën vendim, me të cilin e autorizuan udhëheqjen e BNJVL-së, t’a zbatojë zgjedhjen e tre përfaqësuesve të BNJVL-së në Komitetin për tokë ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Rendi ditor u plotësua me pika të reja, plotësuese për diskutim.

    Të pranishmit i shqyrtuan iniciativat për zmadhimin e vlerës së tatimit mbi pronën e tokës ndërtimore të pandërtuar dhe për mundësinë për vendosjen e instrumentit tatimor për tatimimin e kapaciteteve prodhuese në ekonomi të cilat nuk janë aktive. U theksua se një numër i madh komunash kanë sipërfaqe të mëdha, nga të cilat, një pjesë janë edhe në zonën qendrore qytetare, por të cilat paraqesin parcela ndërtimore të pandërtuara ose subjekte ekonomike joaktive, që e dëmtojnë pamjen e mjediseve urbane.

    Në pajtim me sistemin tarifor për shitjen e energjisë elektrike të shfrytëzuesve tariforë, i sjellë nga ana e Komisionit rregullues për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, në bazë të Ligjit për energjetikë, para disa viteve, shkollat u nxorrën nga grupi i shfrytëzuesve tariforë, në kategorinë “amvisëri” dhe u vendosën nën kategorinë “objekte industriale”, me çmim i cili është disa herë më i shtrenjtë nga i kaluari. U inicua ndryshim i tarifores për çmimin për energji ngrohëse, për heqjen e shkollave nga grupi i shfrytëzuesve që paguqajnë kompensim me çmime më të larta. Këto ndryshime në

  • 16

    grupet tarifore për shkollat, shkaktuan që vitet e fundit, komunat të paguajnë llogari të larta dhe të kenë borxhe të mëdha për energjinë elektrike dhe ngrohëse të harxhuar. Gjatë zbatimit të procedurave për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore, një numër i madh komunash ballafaqohen me probleme për objektetet, të cilat gjenden në zona që konform ligjit kanë status të veçantë juridik si zona të mbrojtura. Komunat, sipas nenit 18, nga Ligji janë të obliguara që të sigurojnë mendim pozitiv, që të mund të lëshojnë vendim për legalizim.

    Komunat të cilat kanë seli në mjedis urban, por krahas kësaj kanë dhe numër të madh zona rurale në territoret të saj, shprehën propozim për shqyrtimin e mundësisë për ndryshime në kriteret gjatë konkurrimit për fonde të caktuara, të dedikuara për zona rurale. U kërkua që të sigurohet kjo mundësi, me qëllim që të mos ngelen mjete të pashfrytëzuara nga fonde të këtilla, në rastet kur nuk ka mjaftueshëm aplikacione.

    Anëtarët e pranishëm në seancën e dytë të BD-së, nën pikën të ndryshme, hapën diskutim për më shumë tema aktuale. U ngrit pyetja për shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e avokatit komunal, siç e kishin komunat në periudhën e kaluar, për shkak të pamundësisë që inetersat e komunës t’i përfaqësojë avokati i shtetit.

    Bordi drejtues i BNJVL-së votoi tarifore për shfrytëzimin e hapësirave të Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së, e cila disponon me hapësira moderne të pajisura për mbajtjen e trajnimeve dhe takimeve. Në tarifore janë përcaktuar çmimet dhe periudha kohore e qiramarrjes së këtyre hapësirave për organizatat e interesuara. Kjo paraqet pjesë nga qëllimet strategjike të BNJVL-së për sigurimin e vetëqëndrueshmërisë së Bashkësisë.

    Në seancë u shqyrtua organizimi i Panairit të komunave, “BNJVL - EKSPO” – manifestim tradicional, që BNJVL-ja e organizon në çdo dy vjet dhe paraqet promovim të zhvillimit të autoriteteve lokale dhe të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë. U theksua se nevojitet projektimi i tij në kohë në drejtim të promovimit të komunave, si destinacione të favorshme për investim. Për këtë qëllim Bordi Drejtues propozoi formimin e komisionit të veçantë, i cili do t’i dedikohet ngritjes së nivelit të këtij manifestimi.

    Në seancë u kërkua të riafi rmohet kërkesa që shkollave përsësri t’i jepen masa të caktuara nafte nga rezervat e mallrave, për sezonin e ngrohjes, sepse numër i madh komunash akoma kanë borxhe nga vitet paraprake, të shkaktuara sipas kësaj baze. U prezantuan disa njohuri të caktuara për inicimin e masave të caktuara nga ana e pushtetit qendror për ndryshime ligjore në lidhje me zbatimin e kompetencave të mbikëqyrjes së ndërtimtarisë. U theksua se duhet në mënyrë më koncize të njihen këto iniciativa, me qëllim që të sillen qëndrime adekuate nga ana e Bordit drejtues për këtë çështje.

    Në këtë seancë u theksua edhe kërkesa e Bordit drejtues të BNJVL-së që përsëri të riaktivizohet kërkesa për fi timin e përqindjes

  • 17

    për komunat, nga koncesionet për tokë bujqësore, si dhe kërkesa që komunat të menaxhojnë me token bujqësore, kullotat dhe pyjet.

    3. Seanca e tretë e BD-së të BNJVL-së Më 19 shtator të vitit 2013, Bordi drejtues i BNJVL-së mbajti

    seancën e tretë, në hapësirat e ndërtesës administrative të Bashkësisë. Disa pika nga rendi ditor i përkushtoheshin nominimit të përfaqësuesve nga BNJVL-ja, në disa trupa dhe organizata vendase dhe të huaja, ku BNJVL-ja delegon me anëtarë të vetë. Bordi drejtues i BNJVL-së zgjodhi nga tre përfaqësues dhe zëvendës të tyre në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale, në Këshillin e Evropës, ndërkaq u zgjodhën edhe nga dy anëtarë dhe zëvendës të tyre në Kuvendin gjeneral të Rrjetit të asociacioneve të autoriteteve lokale të Evropës Juglindore (NALAS) dhe nga 11 përfaqësues dhe zëvendës në Komitetin e përbashkët konsultativ ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve, trup këshilldhënës në Bashkimin Evropian (KPK). Në këtë seancë u zgjodhën edhe tre përfaqësues nga BNJVL-ja në Komitetin e tokës ndërtimore, trup që formohet në përputhje me Ligjin për tokë ndërtimore. Për sa i përket përbërjes së Komitetit të Këshillave, një nga katër trupat më të rëndësishëm të BNJVL-së, Bordi drejtues i dha detyrë shërbimit profesional të BNJVL-së të organizojë mbledhje koordinuese të kryetarëve të këshillave komunalë nga tetë komunat, ku kryetari i komunës është kryetar i Këshillit rajonal për zhvillim të rajonit planifikues, të cilët më tej duke e ndjekur shembullin e zgjedhjes së përfaqësuesve në Komitetin e këshillave në BNJVL nga përbërja paraprake, do t`a caktojnë përbërjen e re të këtij trupi në përputhje me dispozitat e Statutit të BNJVL-së.

    Të ftuar nga BNJVL-ja dhe të pranishëm në këtë seancë ishin: sekretari shtetëror i MPJ-së, Vllado Misajllovski; Viktor Mizo, drejtor i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike - industriale, përfaqësues nga kabineti i ministrit pa resor në Qeverinë e RM-së, Vele Samak, përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja, Ministria e ekonomisë, Ministria e transportit dhe lidhjeve si dhe Agjencioni për investime të huaja. Arsyeja e thirrjes drejtuar këtyre institucioneve rrjedh nga ad-hok Komisioni për përcaktim të konceptit lidhur me organizimin e Panairit të komunave – “BNJVL EKSPO”, i formuar nga Bordi drejtues, me synim organizimi i panairit të ardhshëm të autoriteteve lokale, nga pikëpamja tematike, t`i dedikohet tërheqjes së investimeve në komunat. Të pranishmit shprehën gatishmëri të madhe për bashkëpunim në këtë lëmi me BNJVL-në, me ç`rast

    u theksua se nga 8 deri më 10 tetor të vitit 2013, vendi ynë të jetë organizuesi dhe nikoqiri i “Panairit Global të Investimeve”, eveniment me tematikë të ngjajshme i cili do të mbahet në Ohër, meqë u propozua ndryshim kohor i terminit të zakonshëm të deritanishëm për mbajtjen e panairit të komunave (deri tani periudha e zakonshme e mbajtjes së panairit ishte muaji nëntor ose fi llimi i muajit dhjetor).

    U dhanë kahje për Komisionin rreth përfshirjes së anëtarëve të institucioneve të ftuara, si dhe përfaqësuesve të odave ekonomike, të cilët me koordinim të ndërsjellë do të qasen në përpunim të Planit

  • 18

    aksional që do të prezantohet para Bordit drejtues. Plani i miratuar do mund të dërgohet tek të gjitha ambasadat dhe promotorët ekonomik jashtë vendit, si dhe tek odat ekonomike të huaja me qëllim mobilizimi i një numri sa më të madh afaristësh të huaj dhe investues, para të cilëve komunat do të kenë mundësi t`i prezantojnë kushet që pushteti lokal i ofron për zhvillimin e bizneseve dhe përfshirjen e tyre në projekte të caktuara infrastrukturore dhe të atilla me domethënie për komunën.

    U shkëmbyen edhe propozime të tjera dhe u konkludua që Komisioni të mbajë mbledhje së paku një herë në muaj dhe konkluzionet të prezantohen në seancat e Bordit drejtues të BNJVL-së. Anëtarët e BD-së të BNJVL-së shqyrtuan dhe miratuan disa iniciativa të parashtruara për bashkëpunim me Bashkësinë. U pranua iniciativa për shqyrtim të mundësive për realizim të aktiviteteve të caktuara nga lëmia e planifi kimit urbanistik të integruar në komunat, me një ndërmarrje holandeze përmes shfrytëzimit të fondeve nga qeveria holandeze. U dha udhëzim që gjatë bashkëpunimit të merret parasysh nevoja për përfshirje të barabartë të komunave nga të gjitha rajonet në vend.

    Ambasadori i Republikës së Polonisë në vendin tonë inicioi bashkëpunim ndërmjet Odës ekonomike të Polonisë dhe komunave maqedonase, të cilin BD-ja e pranoi, me ç`rast u propozua që gjatë organizimit të BNJVL-EKSPO të ftohen përfaqësuesit e kësaj ode. Bordi drejtues gjithashtu e pranoi iniciativën për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim të BNJVL-së me Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në Republikën e Maqedonisë. Bashkëpunimi do të rrjedhë në kahje të mbajtjes së trajnimeve të vazhdueshme për kryetarët dhe grupet e tjera të synuara, si dhe mbajtjes së vazhdueshme të trajnimeve për personat zyrtarë në njësitë e vetëqeverisjes lokale që drejtpërdrejtë marrin pjesë në zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe janë të obliguar për ndërmjetësimin e informacioneve me karakter publik, me ç`rast do të ngritet edhe ndërgjegja publike, niveli i njohjes së grupeve të synuara me Ligjin në fj alë, si dhe mundësitë dhe obligimet që rrjedhin prej tij.

    Bordi drejtues e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e marrëveshjes ndërmjet BNJVL-së dhe Fondit të hapur rajonal për realizim të projektit BFC – SEE (Çertifi kim miqësor i biznesit). Gjithashtu, Bordi drejtues e miratoi tekstin e marrëveshjes ndërmjet BNJVL-së dhe

    LOE-së për zbatimin e procesit të çertifi kimit të BFC SEE standardit në Republikën e Maqedonisë, me të cilin do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e BNJVL-së dhe LOE-së në procesin e zbatimit të aktiviteteve për dhënien e çertifi katës të njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë konform Programit për çertifi kim të NALED-it me titull “Çertifi kim miqësor i biznesit” – Vulë ndërkombëtare për cilësi për Bashkësitë miqësore të biznesit”. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të lidhet marrëveshje për vendosjen e Këshillit rajonal për rrethim të favorshëm të biznesit, me ç`rast do të mundësohet që një numër i madh komunash t’a kalojnë procedurën dhe t’a fi tojnë këtë çertifi katë.

    Nën pikën të ndryshme, BD-ja e BNJVL-së shqyrtoi iniciativën e dërguar nga një komunë, me të cilën në fakt u kërkua riaktivizim i qëndrimit të BNJVL-së që komunat të marrin së paku 50 % nga mjetet e paguara për koncesionet për shfrytëzim të tokës bujqësore. U potencua se komunat i kryejnë të gjitha intervenimet dhe sanacionet që shfaqen gjatë dëmtimit të infrastrukturës rrugore, nga rrjedhjet e ujit dhe përmbytjet të cilat në mënyrë permanente i dëmtojnë rrugët fushore, shkaktojnë rrënimin e plotë të kalimeve të kanaleve, si dhe vetë kanalet kurse nga makineritë e rënda, që përdoren në bujqësi i shkatërrojnë autostradat ekzistuese të asfaltuara. Krahas këtyre mjetet nga koncesionet shkojnë vetëm në Buxhetin e RM-së, nëpërmjet Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Komunat rurale disponojnë me mjete të pakta fi nanciare, për mirëmbajtjen e infrastrukturës kurse këtë problem e kanë edhe komunat me seli në qytet, ku një pjesë prej popullsisë, në lagjet e tyre periferike merret me veprimtari bujqësore.

    Të pranishmit gjithashtu e theksuan edhe çështjen lidhur me qasjen serioze, në kahje të zgjidhjes së borxheve, që pushtetet lokale i gjenerojnë si pasojë e mjeteve të pamjaftueshme të transferuara nga pushteti qendror për zbatimin e kompetencës në arsim. U theksua se një numër i madh komunash kanë borxhe pikërisht për këtë arsye, që janë pasojë e shpenzimeve të pambuluara për transport të nxënësve nga arsimi i mesëm i domosdoshëm dhe zmadhimi i çmimit të energjensave: rrymë, naftë për ngrohje, ngrohje qendrore. Situata është posaçërisht kritike në disa komuna ku ka përqëndrim më të madh te shkollat e mesme. U potencua se është e nevojshme të zmadhohen këto mjete në Buxhetin e RM-së prej së paku 30 %.

    Në seancë u ngre edhe iniciativa për shqyrtim të mundësive për bartje të së drejtës të shfrytëzimit të tokës, aty ku pushtetet lokale

  • 19

    ballafaqohen me situata të caktuara të pazgjidhura. Gjithashtu, u ngrit edhe iniciativa për ndryshime ligjore për futjen e dënimeve mandatore për shkak të dëmtimeve fushore, për shkak të situatave të shumta kur arat janë dëmtuar ndërsa bujqit nuk munden t`a kompensojnë humbjen. Të pranishmit poashtu e ngritën edhe iniciativën për riaktivizim të kërkesës për apanazh të kryetarëve, si persona të zgjedhur nga qytetarët në zgjedhjet lokale. U theksua informacioni për transferime të reja të mundshme për objekte të caktuara sportive të komunës, me ç`rast u udhëzua se ka nevojë për informacione plotësuese sepse mund të shfaqen probleme për komunat nëse bëhet fj alë për objekte me borxhe të larta, të gjeneruara, konteste të pazgjidhura pronësoro-juridike, marrëveshje afatgjate për koncesione dhe të tjera. U potencuan edhe obligimet që u barten komunave, siç është mirëmbajtja e sinjalizimit rrugor të hekurudhave pa konsultim paraprak me pushtetet lokale ose transferim përkatës të mjeteve pa kryerje të detyrimeve të këtilla. U theksua edhe nevoja për formimin e llojit të caktuar të komisionit rregullues i cili do t`a përcaktojë metodologjinë në lidhje me caktimin e çmimeve për shfrytëzimin e ujit. Bordi drejtues konstatoi se për këto çështje duhet të mblidhet një trup punues i përbërë prej juristëve nga pushteti lokal dhe nga BNJVL-ja, të cilët do mund t`i shqyrtojnë të gjitha zgjidhjet e mundshme për këto iniciativa dhe situata, ndërsa konkluzionet do të shqyrtohen në seancë të Bordit drejtues.

    4. Seanca e katërt e Bordit drejtues të BNJVL-së Bordi Drejtues i BNJVL-së, më datë 29 nëntor të vitit 2013,

    mbajti seancën e katërt në të cilën u shqyrtuan dokumente të rëndësishme për punën e Bashkësisë dhe njëkohësisht u diskutua për sfi dat e shumta me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale në zbatimin e kompetencave të tyre. Para të pranishmëve u prezantua Plani strategjik i reviduar i BNJVL-së për vitet 2014-2015 si edhe Plani i aktiviteteve të BNJVL-së bashkë me Planin financiar për vititn 2014. U theksua se vitin e ardhshëm Bashkësia do t›i forcojë aktivitetet në fushën e lobimit dhe përfaqësimit të anëtareve të saja, me qëllim që të sigurojë ndryshime më cilësore për përparimin e decentralizimit të pushtetit në vend. Në planin aksional është caktuar se BNJVL-ja do të vazhdojë

    me përforcimin e kapaciteteve të administratës komunale nëpërmjet Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së dhe do të sigurojë shërbime të reja elektronike për komunat nëpërmjet Njësisë për përkrahjen e e-shërbimeve të BNJVL-së. Nevoja për përforcimin e kapaciteteve të komunave për shfrytëzim më të madh të mjeteve nga IPA Fondet gjithashtu paraqet prioritetet për BNJVL-në për vitin e ardhshëm, për të cilën tashmë kanë fi lluar diskutime me institucionet adekuate. Pas diskutimit për përmbajtjen e këtyre dokumenteve të rëndësishme ata u miratuan unanimisht.

    Në këtë takim, në pajtim me aktivitetet e planifi kuara për vitin e ardhshëm u diskutua për themelimin e Bankës së komunave, e cila do t’i dedikohet vetëm nevojave të komunave dhe tashmë është përgatitur studim. Anëtarët e BD-së e theksuan nevojën për rishqyrtimin e studimit të përgatitur, për të cilin u kërkua të sigurohet takim të përbashkët të Bordit drejtues dhe anëtarëve të Komisionit për fi nancim me hartuesit e studimit me qëllim që të shqyrtohen në detaje të gjitha kushtet dhe mundësitë për arsyetimin e themelimit të kësaj banke.

    Anëtarët e BD-së të BNJVL-së e shqyrtuan edhe shqyrtimin e arkëtimit të anëtarësisë drejt BNJVL-së nga ana e komunave (vlera vjetore caktohet sipas numrit të banorëve të komunës, gjegjësisht tetë denarë për banor). U konstatua se një numër i madh komunash kanë borxh të madh ndaj BNJVL-së sipas kësaj

  • 20

    baze. Bordi drejtues i dha obligimin shërbimit profesional të dërgojë informacion deri te secila komunë për vlerën e borxhit të saj, në vite, me metodologji të propozuar për pagim.

    Bordi drejtues i shqyrtoi edhe propozimet për anëtarë në 13-komisionet e BNJVL-së, të përbëra prej kryetarëve. Ishte dhënë një periudhë prej shtatë ditësh për propozime shtesë deri te përcaktimi përfundimtar i listave. Bordi drejtues e theksoi nevojën për azhurim më të madh të komisioneve, të cilat për aktivitetet e tyre duhet rregullisht t’a informojnë Bordin drejtues nëpërmjet raporteve dhe në mënyrë direkte për të gjitha iniciativat, propozimet dhe modelet për përmirësimin e kushteve për realizimin e kompetencave të autoriteteve lokale nga fusha e tyre.

    Në këtë seancë morrën pjesë dhe përfaqësues nga Sindikata e pavarur e zjarrfi kësve me të cilën BNJVL-ja ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim. Ata kërkuan dialog të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve rreth shumëllojshmërisë së pikave për pagë, në komunat edhe për pyetje të tjera lidhur me detyrat e tyre të punës. Në këtë pikë të rendit ditor të BD-së u hap diskutim për kompensimin joadekuat nga blok dotacionet që komunat i fi tojnë për mbulimin e shpenzimeve të Njësive territoriale të mbrojtjes zjarrfi këse në vend (gjithsej 31) edhe për ata që komunat i kanë hapur plotësisht por për mirëmbajtjen dhe funksionimin e të cilave paguajnë vetëm me mjetet e tyre. U konkludua se që të arrihet informacion përmbledhës për numrin e plotë të zjarrfi kësve, sa prej tyre mbulohen me mjetet nga blok dotacionet për këtë dedikim dhe sa komunat mbulojnë me mjetet e veta, të formohet grup punues i përbërë nga përfaqësues nga BNJVL-ja, nga MPB-ja, nga Ministria e fi nancave, e cila do t’i shqyrtojë mundësitë dhe nevojat për zhgjidhjen më adekuate të këtij problemi. Të pranishmit e theksuan nevojën të dërgohet letër te Ministria për shoqëri informatike dhe administratë me qëllim që të shpërndahen 1,600 vende të reja pune nga familjet e prekura sociale (aksion i Qeverisë së RM-së) në komunat të bëhet në pajtim me nevojat dhe mundësitë e secilës komunë. U theksua se gjatë shpërndarjes së personave në institucionet, të cilat

  • 21

    fi nancohen me blok dotacione të mundësohet plotësimi edhe i këtyre mjeteve. Të pranishmit kërkuan që në komunikim me Zyrën e furnizimeve publike, BNJVL-ja të organizojë trajnime për të punësuarit e komunave në këtë fushë por të cilët do t’i dedikohen ndryshimeve të reja ligjore. Në lidhje me tatimin mbi pronën, anëtarët e Bordit Drejtues të BNJVL-së inicuan disa ndryshime të caktuara, gjegjësisht propozuan që për objektet në të cilat jeton pronari t’a paguajë vlerën e plotë e bazës së caktuar kurse për objektet të cilat nuk i shfrytëzon për jetesë tatimi mbi pronën të zmadhohet dy herë. U theksua edhe nevoja që vlerësuesve të pronës t’i mundësohet të hyjnë në çdo banesë, me qëllim që të përcaktojnë vlerën reale të objektit, por u theksua se pushtetet lokale duhet t’i shfrytëzojnë në mënyrë adekuate mundësitë për zbatimin e arkëtimit me forcë. U inicua edhe heqja e autorizimeve për objektet të cilat trajtohen si trashëgimi kulturore, pronarët e të cilave janë liruar nga pagimi i tatimit mbi pronën. U propozua të parashtrohet kërkesë deri te MSHIA për organizim të këshillimit për sekretarët e komunave, për shpjegim plotësues në lidhje me rregullimin e kompensimeve, si rezultat nga realizimi i aktiviteteve nga projekti ‘’Nuk ka derë të gabuar’’. Gjithashtu u theksua nevoja për ndryshime ligjore në lidhje me obligimin e komunave t’a kompensojnë dëmin në rastet kur qytetari kafshohet nga një qen, për trajtimin e të cilit është përgjegjëse komuna dhe në kushtet kur komuna i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme. U theksua edhe kaosi me lavazhet e makinave të cilat janë vendosur në vende të papërshtatshme në komuna, si rezultat të ndryshimeve me të cilat pajtueshmëritë për zbatimin e kësaj veprimtarie i lëshon Oda e zejtarëve kurse komuna nuk konsultohet aspak për këtë. Të pranishmit shprehën shqetësim për publikimet që komunave do t’i transferohen objektet sportive, me të cilët administron shteti dhe u theksua se një iniciativë e këtillë mund të pranohet, por vetëm për objekte të cilat nuk kanë borxhe dhe u kërkua të inicohet takim me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në takimin e katërt të Bordit drejtues të BNJVL-së u shprehën edhe iniciativat për sigurimin e pavarësisë më të madhe fi nanciare të komunave rurale gjegjësisht u propozua të riaktivizohet kërkesa për pagimin e koncesioneve

    nga toka ndërtimore në raport 80%-20%, në favor të komunave dhe gjithashtu u theksua të intervenohet në Programin kombëtar për përkrahje fi nanciare të zhvillimit rural.

    BORDI MBIKËQYRËS I BNJVL-së

    Bordi mbikëqyrës numëron pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuven-di gjeneral me mandat prej katër viteve. BM-ja e kontrollon zbatimin e vendimeve të Kuvendit gjeneral dhe Bordit drejtues. Kontrollon ligjshmërinë dhe statutshmërinë e vendimeve të Drejtorit ekzeku-tiv dhe e kontrollon punën fi nanciare dhe udhëheqjen me pronën e Shoqatës. Sipas nevojës organizon zbatim të revizionit për punën fi nanciare dhe Kuvendit gjeneral i dërgon mendim për raportin për punë dhe për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Shoqatës dhe i dërgon Raport vjetor për punën. Anëtarët e Bordit mbikëqyrës zgjed-hin kryetar të bordit nga përbërja e tyre.

    Anëtarët e Bordit mbikëqyrës të BNJVL-së, deri më 28 qershor të vitit 20131. Toni Trajkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës (Kryetar i BM-

    së) 2. Sllavko Velevski, kryetar i komunës së Mogillës 3. Sadulla Duraku, kryetar i komunës së Likovës 4. Pane Trajkov, kryetar i komunës së Negotinës 5. Stevço Jakimovski, kryetar i komunës së Karposhit

    Anëtarë të Bordit mbikëqyrës të BNJVL-së nga 28 qershor të vitit 2013

    1. Zhika Stojanovski, kryetar i komunës së Ilindenit ( Kryetar i BM-së) 2. Sadulla Duraku, kryetar i komunës së Likovës 3. Illço Zahariev, kryetar i komunës së Shtipit 4. Momçillo Aleksovski, kryetar i komunës së Rankovcës 5. Nikollçe Çurlinovski, kryetar i komunës së Vallandovës

  • 22

    Bordi mbikëqyrës i BNJVL-së në vitin 2013 mbajti dy seanca:1. Seanca konstitutive e Bordit mbikëqyrës të BNJVL-së, e

    mbajtur më 4 korrik të vitit 2013, në hapësirat e BNJVL-së. 2. Seanca e dytë e Bordit mbikëqyrës të BNJVL-së, e mbajtur

    më 26 nëntor të vitit 2013, në hapësirat e BNJVL-së.

    1. Seanca konstitutive e Bordit mbikëqyrës të BNJVL-sëNë seancën konstitutive të Bordit Mbikëqyrës të BNJVL-

    së, e mbajtur më katër korrik të vitit 2013, Zhika Stojanovski,

    kryetar i komunës së Ilindenit, u zgjodh njëzëri për Kryetar të ri të Bordit. Në pajtim me ndryshimet e statutit, të votuara nga Kuvendi gjeneral i BNJVL-së, më 28 qershor të vitit 2013, mandati i anëtarëve të këtij trupi, duke përfshirë dhe kryetarin e Bordit mbikëqyrës, zgjat katër vjet. Të pranishmit diskutuan për çështje të rëndësishme për punën e BNJVL-së, në pajtim me obligimet statutare të Bordit Mbikëqyrës.

    2. Seanca e dytë e Bordit mbikëqyrës të BNJVL-së Anëtarët e Bordit mbikëqyrës, në seancën e dytë, diskutuan

    për Planin aksional dhe për Buxhetin e BNJVL-së për vitin 2014 si dhe për tekstin e propozuar të Planit strategjik të reviduar të BNJVL-së për vitin 2014-2015, dhe të njejtat i aprovuan. U diskutua për katër qëllimet e përcaktuara strategjike krahas

    tetë të deritanishme në Planin trategjik për 2011-2015: përfaqësimi dhe lobimi, qëndrueshmëria fi nanciare e komunave, sigurimi i mirëmbajtjes së sistemit të shërbimeve për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe sigurimi i qëndrueshmërisë dhe profesionalizmit të Zyrës administrative të BNJVL-së. Në qëllimin e tretë janë përfshirë tre qëllime të veçanta: përforcimi i kapaciteteve të NJVL-ve, përkrahje për shfrytëzimin e Fondeve të BE-së, krijimi dhe mirëmbajtja e e-shërbimeve për NJVL-të. Kryetari i Bordit mbikëqyrës së BNJVL-së, Zhika Stojanovski e përshëndeti këtë iniciativë të shërbimit profesional të BNJVL-së për revidimin e Planit, posaçërisht që edhe ai ishte përfaqësues direkt në përgatitjen e Planit strategjik për vitet 2011-2015, duke

    theksuar se shumë nga qëllimet janë tashmë të realizuara. Plani i aktiviteteve për vitin 2014 është i hartuar duke e

    ndjekur shembullin e ri të Planit strategjik të reviduar të BNJVL-së për vitet 2011-2015. Të pranishmit diskutuan edhe për propozim – Buxhetin e BNJVL-së, i caktuar në pajtim me aktivitetet e parashikuara për vitin 2014. Shumë donatorë ikin nga vendi dhe me këtë zvogëlohet përkrahja e aktiviteteve të BNJVL-së dhe kjo kërkon përkushtim në gjetjen individuale të mjeteve fi nanciare, gjegjësisht përforcimi i vetëqëndrueshmërisë së Bashkësisë. Anëtarët e Bordit mbikëqyrës diskutuan edhe për riafi rmimin e çështjes për shpërndarjen e kompensimeve nga mjetet nga koncesionet e tokës bujqësore, por theksuan edhe nevojën për incim të përsëritur të kërkesës për apanazhin e kryetarëve, por u potencua edhe nevoja për sjelljen e masave urgjente për pagimin e kompensimit të detyruar të anëtarësisë nga komunat drejt BNJVL-së.

  • 23

    Në kuadër të BNJVL-së janë këto komisione:1. KOMISIONI PËR FINANCIM 2. KOMISIONI PËR URBANIZËM DHE PLANIFIKIM

    HAPËSINOR 3. KOMISIONI PËR VEPRIMTARITË KOMUNALE 4. KOMISIONI PËR ZHVILLIM RURAL 5. KOMISIONI PËR E-KOMUNA 6. KOMISIONI PËR ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL 7. KOMISIONI PËR ARSIM DHE SPORT 8. KOMISIONI PËR KULTURË 9. KOMISIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR 10. KOMISIONI PËR SHËNDETËSI DHE MBROJTJE SOCIALE 11. KOMISIONI PËR ZHVILLIM TË BARABARTË RAJONAL 12. KOMISIONI PËR ADMINISTRATË KOMUNALE 13. KOMISIONI PËR ENERGJETIKË

    КОМITETI I KËSHILLAVE Коmiteti i këshillave është një ndër katër organet më

    të rëndësishme të Bashkësisë. Ka gjithsejt 12 anëtarë, prej cilëve kryetar dhe njëmbëdhjetë anëtarë të cilët zgjedhen si përfaqësues të rajoneve në Republikën e Maqedonisë. Këshilli i qytetit të Shkupit, sipas funksionit, ka një anëtar në Komitetin. Komiteti i këshillave duhet të mundësojë përforcim të rolit të këshillave komunale në punën e BNJVL-së dhe afi rmim të rolit të këshilltarëve. Gjatë zgjedhjes së anëtareve mbahet llogari për sigurimin e vazhdimësisë në punën e përfaqësimit politik, etnik, rajonal dhe gjinor. Detyrat e Komitetit janë t’a afi rmojë rolin e Këshillit të komunës, t’a nxisë bashkëpunimin rajonal, të shqyrtojë qëndrime lidhur me miratimin ose përputhshmërinë e ligjeve të rëndësishme për komunat, t’a theksojë kontributin aktiv të këshillave në procesin e decentralizimit, t’a përforcojë konceptin e zhvillimit të shoqërisë civile dhe demokracisë lokale etj. Kryetari i Komitetit, merr pjesë në seancat e BD të BNJVL-së, pa të drejtë vote. Më 1 tetor të vitit 2013 BNJVL organizoi takim koordinativ për fi llimin e aktiviteteve për formimin e përbërjes së re të Komitetit të këshillave pranë BNJVL-së, ku ishin të ftuar kryetarët e këshillave komunale, ku kryetarët e komunave janë kryetarë të këshillave të tetë rajoneve planifi kuese në vend me qëllim që më shpejt të konsolidohet përbërja e trupit në fj alë të BNJVL-së.

    KOMISIONE NË BNJVL

    Në kuadër të BNJVL-së janë formuar 13 komisione, që i përfshijnë lëmitë nën kompetencën e komunave. Në komisionet në BNJVL, vetëm kryetarët janë anëtarë, (nga pesë, deri në shtatë), të cilët në seancën konstitutive, zgjedhin kryetar të komisionit nga rendi i anëtarëve të tyre. Aktivitetet në komisionet realizohen në seanca, që mbahen në ndërtesën administrative të BNJVL-së. Efi kasitet më i madh në punën e tyre sigurohet edhe me komunikim elektronik, posaçërisht kur bëhet fj alë për dërgimin e mendimeve për propozime të caktuara ligjore. Komisionet shqyrtuan pyetje të rëndësishme nga puna e autoriteteve lokale, nga lëmia për të cilën janë ata kompetentë dhe të cilat vendosen në rend ditor. Në seancat ata i shqyrtojnë

  • 24

    Në kuadër të BNJVL-së janë këto 14 Rrjete profesionale nga administrata e komunave:1. Rrjeti për çështje dhe fonde evropiane (RÇFE) 2. Rrjeti i njësive territoriale zjarrfi këse – NJTZF 3. Rrjeti për energjetikë dhe efi kasitet energjetik në

    kuadër të BNJVL-së 4. Rrjeti i personave për menaxhim me resurset

    njerëzore 5. Rrjeti i punëtorëve fi nanciarë 6. Rrjeti i këshilltarëve dhe inspektorëve komunalë për

    arsim 7. Rrjeti i personave përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit

    jetësor 8. Rrjeti i juristëve 9. Rrjeti i urbanistëve 10. Rrjeti i ZHEL-it 11. Rrjeti i IT personave 12. Rrjeti i personave për marrëdhënie me publikun në

    komuna (PR)13. Rrjeti i rojtarëve komunalë 14. Rrjeti i inspektorëve për qarkullim, rrugë dhe

    qarrkullim rrugor

    edhe propozimet që dalin nga takimet e rrjetit përkatës, në të cilin përfaqësuesit e administratës komunale kanë vënë re ndonjë sfi dë të caktuar dhe kanë ofruar zgjidhje të caktuar. Konkluzionet e secilit komision dërgohen në shqyrtim deri te Bordi drejtues i BNJVL-së dhe më pas bëhen qëndrime të sistematizuara të BNJVL-së. Për shkak të zgjedhjeve lokale, që u realizuan në pranverën e vitit 2013 dhe procedura për përcaktimin e anëtarësisë së re të komisioneve (nga kryetarët e sapozgjedhur) komisionet në BNJVL në vitin 2013 nuk patën aktivitete mbresëlënëse. Komisioni për fi nancim pranë BNJVL-së mbajti seancë konstitutive, në të cilin u zgjodh kryetari i komisionit më pas u shqyrtuan dokumente të vlefshme të caktuara për punën e autoriteteve lokale, që i dedikoheshin blok dotacioneve në lëminë e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes sociale. Qëndrimet e sjella të Komisionit u shprehën në takimin e Komisionit për ndjekjen e zhvillimit të sistemit të fi nancimit të komunave.

    KATËRMBËDHJETË RRJETET PROFESIONALE PRANË BNJVL-së

    Në kuadër të BNJVL-së janë formuar 14 rrjete profesionale, të përbëra prej përfaqësuesve nga administrata komunale, të cilat zbatojnë veprimtari të njejtë në pushtetin lokal. Interesi për anëtarësim në rrejtet e BNJVL-së është i madh dhe numri i anëtarëve vazhdimisht po rritet. Rrjetet mbajnë takime në hapësirat e BNJVL-së, në të cilat shqyrtojnë çështje të rëndësishme nga lëmitë që janë nën kompetencën e komunës, diskutohet për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre, por me rëndësi të veçantë është që sillen qëndrime, iniciativa dhe propozime të përbashkëta për ndryshime ose plotësime ligjore. Komunikimi i anëtarëve në rrjetet, gjatë vitit 2013 në përqindje të madhe zhvillohej nëpërmjet postës elektronike, kryesisht që vetëm shumë shpesh, propozim ligjet ose propozim ndryshimet e ligjeve ekzistuese, propozuesit i dërgojnë deri te BNJVL-ja, me afate të shkurtra për të kthyer përgjigje nga pushteti lokal. Për këtë kjo mënyrë komunikimi mundësoi efikasitet të madh në veprimtarinë e administratës komunale dhe të BNJVL-së. Efektiviteti shprehet sepse propozimet shqyrtohen nga persona kompetentë nga komunat, të cilët çdo ditë ballafaqohen me sfida nga puna në lëminë e dhënë nga kompetencat lokale.

    Mendimi i përcaktur dërgohet deri te BNJVL-ja, ku në formë të përmbledhur dërgohet deri te propozuesi, ministritë ose institucione të tjera. Rëndësi të madhe për anëtarët e këtyre rrjeteve ka edhe shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave dhe praktikave të mira në punën e administratës komunale . Në raste të caktuara vendoset edhe bashkëpunim i ndërsjellë mes përfaqësuesve nga dy ose më shumë rrjeteve të ndryshme, në drejtim të zhgjidhjes së një sfi de të caktuar të përbashkët. Puna e këtyre rrjeteve përkrahet nga shërbimi profesional i BNJVL-së, nëpërmjet koordinatorët kompetentë. Një nga qëllimet strategjike të BNJVL-së është që komunat të kenë administratë profesionale, e cila në mënyrë adekuate do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve, kështu që të gjitha nevojat e shprehura të anëtarëve të këtyre rrjeteve, që i dedikohen përforcimit të kapaciteteve realizohen nëpërmjet Qendrës së trajnimeve të BNJVL-së.

  • 25

  • 26

  • 27

    LOBIMI DHE PËRFAQËSIMILOBIMI DHE PËRFAQËSIMILobimi dhe përfaqësimi paraqet bazë dhe qëllim strategjik më të

    rëndësishëm të BNJVL-së, që përcaktohet edhe në Planin strategjik të BNJVL-së 2011-2015. Procesi i lobimit dhe përfaqësimit kanë rëndësi thelbësore në vëllimin e përgjithshëm të aktiviteteve të Bashkësisë dhe janë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e procesit të decentralizimit të pushtetit në Republikën e Maqedonisë, si dhe bazë për krijimin e kushteve për zbatim adekuat dhe kualitativ të kompetencave komunale. Përfaqësuesit e administratës komunale, duke vërejtur zbrazëtirat ose mangësitë ligjore, përcaktojnë propozime dhe iniciative për përmirësimin e procedurave për kryerjen e kompetencave lokale, ose për përmirësimin e rregullativës ligjore. Të gjitha propozimet të cilat rrjedhin nga puna e rrjeteve të BNJVL-së ose arrijnë në Bashkësi, shqyrtohen nga ana e komisioneve adekuate të BNJVL-së dhe pas miratimit nga Bordi drejtues, në mënyrë të Qëndrimeve të Sistematizuara të përcaktuara të BNJVL-së, dërgohen deri te pushteti qëndror ose institucione tjera adekuate.

    Qëndrimet e sistematizuara të BNJVL-së (dokument ku janë përmbajtur të gjitha kërkesat për ndryshime të ligjeve dhe akteve tjera) paraqet vegël të fuqishme të BNJVL-së në procesin e përfaqësimit të interesave të komunave të cilat në vazhdimësi plotësohen, si rezultat i nevojës për zhvillim të vazhdueshëm, dhe avancim të procesit të decentralitimit të pushtetit në vend. Parimi i punës së BNJVL-së është i njohur me atë që në iniciativat, propozimet, vërejtjet e saj, çdoherë ofron edhe propozim-zgjidhjen precize të përcaktuar. Për shkak të realizimit të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, në gjysmën e parë të vitit 2013, dukshëm u zvogëluan aktivitetet e trupave të BNJVL-së, veçanërisht të komisioneve të Bordit drejtues të BNJVL-së, me ç’rast relativisht, në këtë periudhë stagnuan edhe aktivitetet e lobimit. Por edhe gjatë këtij viti, veçanërisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, trupat e BNJVL-së, shqyrtuan dhe hartuan një numër të madh mendimesh, vërejtjesh, iniciativa dhe propozim- vendime lidhur me ligjet, aktet ndërligjore, dokumentet strategjike të cilat u dërguan deri te institucionet e pushtetit qëndror.

    1. BNJVL realizoi bashkëpunim intensiv dhe konsultime me shumë ministri, ndërsa këtë vit më i shprehur ishte bashkëpunimi me Ministrinë për transport dhe lidhje, veçanërisht në pjesën e përforcimit të shërbimeve elektronike për procedurat e parashikuara me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për tokë ndërtimore. BNJVL duke fi lluar nga dhjetori i vitit 2012, në bashkëpunim me MTL, në mënyrë intensive punoi në hartimin e aplikacionit softuerik për dhënien e lejeve për ndërtim. Në muajin prill, aplikacioni u vendos në fazë testimi, ndërsa në maj, më shumë se 400 persona nga komunat dhe organet dhe institucionet tjera të përfshira në shfrytëzimin e sistemit elektronik, përdorimi zyrtar i të cilit fi lloi nga 1 qershori, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për ndërtim. Konform Ligjit për tokë ndërtimore, u sigurua aplikacion i ri softuerik për ndjekjen e afateve nga kontratat e lidhura për tjetërsim të tokës ndërtimore.

    2. BNJVL ngreu iniciativë deri te Ministria për transport dhe lidhje lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për taksa komunale, në nenin 5, i cili rregullon caktimin e lartësisë së taksës komunave për rajonin e Qytetit të Shkupit. Me shtimin të edhe dy qëndrimeve të reja mundësohen kritere plotësuese me të cilat merret parasysh zhvillimi i pabarabartë të komunave të caktuara në rajonin e qytetit të Shkupit, si dhe atraktiviteti i pabarabartë i vendpozitës së hapësirës para hapësirave afariste për kryerjen e detyrës, respektivisht profesionit.

    3. BNJVL parashtroi mendim deri te Ministria për transport dhe lidhje lidhur me Propozimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, paraprakisht të shqyrtuar nga Rrjeti për inspektorë për komunikacion rrugor pranë BNJVL-së, ku është intervenuar lidhur me përgatitjen profesionale të personave të cilët mund të jenë inspektorë komunikacioni, pastaj rreth sfi dave në zbatimin e procedurës për marrjen afatgjate të automjetit që është shfrytëzuar për transport, me të cilën është bërë kundërvajtje, si dhe lidhur me keqtrajtimin e shfrytëzimit të liçencës për transport të udhëtarëve, jashtë rajonit të përcaktuar. Anëtarët e Rrjetit parashtruan propozime për ndryshime në Ligjin për rrugë publike, lidhur me nevojën e

  • 28

    miratimit të metodologjisë për vlerësim të vlerës së përdorimit të tepruar të rrugëve. Rrugët lokale shumë shpesh mbingarkohen nga mekanizimi i rëndë që e shfrytëzojnë subjektet afariste gjatë bartjes së peshës së rëndë, siç është pesha nga minierat, prerja e pyjeve, ndërsa sanimin e dëmeve të bëra i mbulon komuna nga mjetet e saj.

    4. BNJVL u shpreh edhe lidhur me shumë Propozim-Aktvendime ligjore. Parashtroi mendim deri te Ministria për transport dhe lidhje edhe për Ligjin për varreza dhe shërbime varrimi. Në vërejtjet u përmend t’i kushtohet vëmendje menaxhimit të të ashtuquajturave varreza të fshatit, problemin me mosekzistimin e operatorëve, për shkak të mospagesës së disa fi rmave t’a kryejnë këtë veprimtari, në vendet më të vogla të banuara. Si dhe rreth kompetencës për dhënien e liçencave për kryerjen e shërbimeve të varrimit të ndërmarrjeve publike. BNJVL siguroi mendime mbi këtë Ligj edhe nga Shoqata e veprimtarive komunale. Grupacioni për varreza dhe shërbime varrimi pranë odës ekonomike të Maqedonisë dhe të njejtat i parashtroi deri te MTL.

    5. BNJVL dërgoi mendim deri te Ministria për transport dhe lidhje, lidhur me Propozim-Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për higjienë publike. Konform konkluzionit të Komitetit për mbeturina pranë Qeverisë së RM në seancën, e mbajtur më 19 tetor, 2012, BNJVL u obligua në bashkëpunim me Ministrinë për punë të brendshme dhe MTL të hartojë aplikacion softuerik për mbajtje elektronike të procedurës kundërvajtëse, konform Ligjit për higjienë publike, u hartoi aplikacionin softuerik që ishte funksionalisht gati për përdorim nga ana e institucioneve kompetente. Në këtë kontekst, BNJVL propozoi në ligj të përcaktohet dispozita me të cilën do të shënohet se procedura, konform Ligjit për higjienë publike detyrimisht do të mbahet në mënyrë elektronike duke fi lluar nga janari, 2014. Gjithashtu u dhanë edhe propozime në nenin 40, alinea 6, e Ligjit, të përcaktohet gjatë kryerjes së punëve me dobi të përgjithshme, ndërmarrja publike apo personi juridik ku kryhet puna me dobi të përgjithshme, të obligohen të autorizojnë person i cili tri herë do t’a fotografojë personin që kryen punë me dobi të përgjithshme dhe fotografi të të ruhen në mënyrë të përcaktuar konform dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale, së paku një vit. U propozua të përcaktohet edhe bazë ligjore për formimin e komisionit të shkallës së dytë në komunë, që do të vendoste mbi

    kundërvajtjet, me qëllim të zgjidhjes më efi kase dhe në kohë të lëndëve.

    6. Gjatë zbatimit të procedurave për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, si dhe në procedurat për ndërtim, për shkak të ndryshimeve të bëra në Planin Gjeneral urbanistik, ose për shkak të mosekzistimit të planeve urbanistike për pjesët e caktuara. Për kryerjen tyre ose kryerjen e përputhjeve në planet ektsituese detajuese janë të nevojshme një numër i madh mjetesh, ndërsa shumë komuna nuk kanë mundësi të ndajnë shumën e nevojshme. BNJVL propozoi iniciativë deri te Ministria për transport dhe lidhje, për ndryshimet në nenin 24, nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për planifikim hapësinor urbanistik, me të cilin planet urbanistike, dokumentacionet dhe aktet e përgjithshme të cilat nuk janë harmonizuar në afatet e përcaktuara, konform nenit 78 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik të mos zbatohen, ndërsa hapësira e përfshirë në të njejtat konsiderohet për hapësirë jashtë përfshirjes së planit. U propozua të përcaktohet afat kalmitar në të cilin do të mund të shfrytëzohen dokumentacionet ekzistuese urbanistike, me qëllim të realizohen kushte të komunës, të mund të jepet leje për ndërtim dhe dokumentacion tjetër i nevojshëm, ndërsa veçanërisht çertifikatë nga plani, sipas së cilës do të mund të kryhej transformimi i tokës ndërtimore, për të cilën është propozuar afat për pranim të kërkesës për 9 muaj.

    7. BNJVL dërgoi mendim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, lidhur me informacionin për hartim dhe implementim të sistemit për menaxhim elektronik me procedurat për miratim të planeve urbanistike dhe dokumentacionit planifi kues urbanistik me ç’rast përmendi të sigurohet hartim i planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike, në sistemin e propozuar për menaxhim elektronik, të jetë adekuate për zbatim në punën me sistemet e përhershme gjeoinformatike. Gjithashtu theksoi të mundësohet implementimi i propozim-aktvendimit ligjor të zhvillohet në disa faza, me qëllim të përshtatjes së vazhdueshme të të gjitha palëve të involvuara dhe të sigurohet përkrahje e barabartë fonanciare për komunat në hartimin e planeve të reja urbanistike, respektivisht për përtrirjen e të vjetrave, të cilat tashmë në bazë të ligjit, nuk zbatohen.

    8. BNJVL në prill të vitit 2013 deri te Ministria për Financa, parashtroi kërkesë në të cilën shpreh nevojën për zgjidhje

  • 29

    urgjente të iniciativës së BNJVL-së, të parashtruar deri te Ministria për drejtësi dhe Ministria për fi nanca në nëntor të vitit 2012, që ka të bëjë me nevojën për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të pronës, që rrodhi pas miratimit të Ligjit për vlerësim, në drejtim të harmonizimit të dispozitave të cilat kanë të bëjnë me vlerësimin e vlerës së tregut gjatë tatimimit të pronës së patundshme. Në shtojcë të të njejtës kërkesë u dërgua informacion deri te Qyteti i Shkupit, për urgjencë në zgjidhjen e çështjeve që i dedikohen metodologjisë për vlerësimin e pronës së patundshme dhe çështjes për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje gjatë përcaktimit të obligimit tatimor, pyetjeve të cilat vazhdimisht i hutojnë komunat, gjatë zbatimit të vlerësimit të pasurisë së patundshme, gjegjësisht gjatë zbatimit të dispozitave ligjore të përcaktuara me këto dy ligje.

    9. Bashkëpunim u realizua edhe me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifi kim hapësinor. BNJVL-ja dërgoi mendim për propozim Rregulloren për përmbajtjen e planit rajonal për menaxhim me mbeturinat, në bazë të vërejtjeve të përmbledhura që komunat i dërguan deri te BNJVL-ja. U potencua se planet rajonale duhet t’a respektojnë Direktivën kornizë për mbeturina, që është e ratifi kuar nga Republika e Maqedonisë dhe njëkohësisht u theksua nevoja për analizën e instalimeve të propozuara për trajtimin e mbeturinave dhe lokacioneve të propozuara për deponi rajonale. Pushtetet lokale kërkuan të konkretizohet se çfarë përfshijnë veprimtaritë bujqësore dhe blegtorale dhe u shprehën vërejtjet në lidhje me afate të caktuara kohore etj.

    10 Bashkëpunim me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifi kim hapësinor, BNJVL realizoi edhe në drejtim të sigurimit të unifi kimit të procedurave dhe dokumenteve për lëshimin e B – lejeve të integruara ekologjike dhe përmirësimi i elaborateve. Në kërkesë të BNJVL-së, në vitin 2012 u zbatuan ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor në pjesën e lëshimit të B –lejeve dhe elaborateve, gjegjësisht procedurat për të njejtat u mundësua që të udhëhiqen edhe në mënyrë elektronike nga ana e komunave, që i njejti të shfrytëzohet si mënyra e vetme për të vepruar dhe lëshuar B – leje dhe elaborate, si dhe mbajtja e regjistrave nga 1 shtatori i vitit 2013.

    11. BNJVL-ja ka kushtuar vëmendje të madhe dhe ka shfrytëzuar energji për defi nimin ligjor të kompetencës

    kundërzjarrit të komunave. Nëpërmjet komisionit special të formuar të përfaqësuesve të Rrjetit të njësive territoriale zjarrfi këse pranë BNJVL-së (NJTZF) me përfaqësues nga Sindikata e zjarrfi kësve dhe nga Lidhja zjarrfi këse e Republikës së Maqedonisë, punonte në mënyrë intensive për përcaktimin e dispozitave dhe ndryshimeve të reja ligjore sipas propozim – Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zjarrfi kës. Më pas u sigurua edhe bashkëpunim më i ngushtë me propozuesin, Ministria për mbrojtje dhe me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH). U propozua që numri minimal i zjarrfi kësve të njësive territoriale zjarrfi këse të jetë një zjarrfi kës për çdo 1.500 banorë, u kërkua zmadhim prej 5%, në vend të deritanishmet 2% të cilat ndahen nga primet e arkëtuara për sigurimin e automjeteve (kasko) dhe sigurim nga përgjegjësia nga shfrytëzimi i automjeteve për nevojat e shërbimeve zjarrfi këse. U potencua, gjatë krijimit të rregullave që i sjell drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), por që i dedikohen të drejtave të zjarrfi kësve dhe të njësive territoriale zjarrfi këse (NJTZF), patjetër duhet të konsultohet BNJVL-ja. U shprehën vërejtjet edhe në lidhje me titujt e zjarrfi kësve u propozua në çdo 18 muaj të zbatohen vizita mjekësore për zjarrfi kësit, u dërguan propozime për rregulla të nominuara për kohën e punës, për aftësimin profesional, për realizimin e trajnimeve etj.

    BNJVL-ja në mënyrë aktive morri pjesë edhe në përgatitjen e propozim Rregullores për përcaktimin e programit për trajnimin e personave që të fi tojnë vërtetim për kryerjen e profesionit – zjarrfi kës. Qëllimi i këtij programi është aftësimi profesional i zjarrfi kësit, për zbatimin e detyrave dhe punëve të caktuara si standarde profesionale për titullin zjarrfi kës.

    U propozua që Programi të përfshijë 300 orë për trajnim dhe një muaj punë praktike në territoret e brigadës zjarrfi këse të qytetit të Shkupit ose të njësisë territoriale zjarrfi këse, që mund të realizohen në organizim të Qendrës së trajnimeve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Në program është përcaktuar edhe pajisja standarde e nevojshme për organizimin dhe zbatimin e Programit për aftësimin profesional të zjarrfi kësve. Bordi drejtues i BNJVL-së, në seancën e katërt, diskutoi për nevojën për sigurimin e mundësive ligjore për mbulimin me blok dotacione të shpenzimeve të njësive territoriale për mbrojtje kundër zjarrit, që komunat i kanë hapur plotësisht, pas fi llimit të decentralizimit në

  • 30

    vend, por mirëmbajtja dhe funksionimi i të cilave tani mbulohet vetëm me mjete nga arka e komunës.

    12. BNJVL-ja gjithmonë i trajton në mënyrë të njejtë të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë rurale ose urbane dhe këtë plotikë absolutisht e praktikon edhe gjatë lobimit. Edhe këtë vit dolën iniciativa të drejtuara për sigurimin e pavarësisë më të madhe fi nanciare të komunave rurale, gjegjësisht u dërgua kërkesë deri te MBPU për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore në nenin 33, me të cilin përcaktohet se mjetet nga qiradhënia e tokës bujqësore në pronësi të Republikës së Maqedonisë janë të ardhura të Buxhetit të RM-së. Kërkohet ndryshim, në mënyrë që njësive të vetëqeverisjes lokale t’u përcaktohet e drejta e një pjese prej mjeteve sipas kësaj baze, si burim i të ardhurave të tyre. Në kërkesë u propozua që shpërndarja në lidhje me të hyrat në bazë të qiradhënies së tokës bujqësore, pronë e RM-së, të shpërndahet në raport 50% - 50%, ndërmjet Republikës dhe komunave, në zonën e të cilave gjendet toka.

    13. Iniciativë për normim ligjor për mbrojtjen nga dëmet e pronës fushore parashtroi BNJVL-ja deri te Ministria e bujqësisë,pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, si rezultat të kërkesave nga shumë komuna. Me shpalljen e Ligjit për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore, nuk është vendosur rregullativa e re ligjore për normimin e dëmeve, që në pronë fushore të huaj janë shkaktuar nga persona fi zik ose juridik, nga kafshë ose shpendë. Qytetarët vazhdimisht i drejtohen komunave me ankesa për dëme të kryera, shkaku për të cilin pushtetet lokale kanë ngritur iniciativë të këtillë.

    14. BNJVL-ja ka dërguar kërkesë deri te Ministria e RM-së, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave të RM-së, Agjencia për përkrahje fi nanciare të bujqësisë dhe zhvillimit rura