RAPORT - Egjiptianet shqiptar i Helsinskit.pdfErmir Dobjani, i cili, gjatë shqyrtimit të raportit...

46
Raport janar-prill 2003 KSHH 1 KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT RAPORT Veprimtaria e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Janar-Prill 2003 Falenderojmë Këshillin e Evropës, që nëpërmjet kontributit të autoriteteve Zvicerane në kuadër të Projektetit të Paktit të Stabilitetit të Këshillit të Evropës për minoritetet “Pranimi dhe Zbatimi i Standarteve“, bëri të mundur publikimin e këtij raporti, në zbatim të Projektit të KSHH-së “Diversiteti dhe bashkekzistenca e minoriteteve dhe e komuniteteve në Shqipëri- një faktor i rëndësishëm për stabilititetin në rajon”.

Transcript of RAPORT - Egjiptianet shqiptar i Helsinskit.pdfErmir Dobjani, i cili, gjatë shqyrtimit të raportit...

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    1

    KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT

    RAPORT

    Veprimtaria e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

    Janar-Prill 2003

    Falenderojmë Këshillin e Evropës, që nëpërmjet kontributit të autoriteteve Zvicerane në kuadër të Projektetit të Paktit të

    Stabilitetit të Këshillit të Evropës për minoritetet “Pranimi dhe Zbatimi i Standarteve“, bëri të mundur publikimin e këtij raporti,

    në zbatim të Projektit të KSHH-së “Diversiteti dhe bashkekzistenca e minoriteteve dhe e komuniteteve në Shqipëri- një faktor i rëndësishëm

    për stabilititetin në rajon”.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    2

    Revista KLAN, 12.01.2003

    Gazeta “Albania”, 10.01.2003

    DEKLARATA PËR SHTYP

    EDHE NJË HERË KUNDËR DHUNËS POLICORE

    Kur në Korçë u shtrua çështja e vdekjes së qytetarit Gazmend Tahirllari, që në fillim u shfaqën dyshime për përdorimin e dhunës nga ana e policisë. Korrespondentja e këtij Komiteti për Korçën, znj. Keti Qirinxhi, duke shprehur qëndrimin e KSHH-së, protestoi për përdorimin e dhunës nga ana e policisë.

    KSHH-ja i ka vënë në dukje rastet e përdorimit të dhunës nga ana e policisë, i ka denoncuar ato publi-kisht dhe u ka bërë thirrje organeve të ren-dit të marrin masat përkatëse për të mënjanuar elementët e dhunshëm nga radhët e tyre. Shembujt e përsëritur të përdo-rimit të dhunës, që arriti kulmin me rastin e përmendur më lart, tregojnë se, fatkeqësisht, nuk është treguar kujdesi i duhur për të vënë rregull në radhët e policisë.

    KSHH-ja përshëndet deklaratën e Avokatit të Popullit, z. Ermir Dobjani, i cili,

    gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Policisë së Shtetit,

    Nga reagimet e KSHH, botuar në datën 10.01.2003 në Gazetën “Albania”, Gazetën “Sot” dhe më 12.01.2003 Revista “Klan”

    Gazeta“SOT”, 10.01.2003

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    3

    ngriti zërin dhe denoncoi hapur rastet e shumta të përdorimit të dhunës nga ana e policisë.

    KSHH-ja merr shënim edhe për prononcimin e ministrit të Rendit, z. Luan Rama, i cili e pranoi përgjegjësinë e policisë dhe implikimin e saj në veprime të dhunshme, që janë shkelje të rënda të ligjit. Ky rast i dhembshëm shpresohet të jetë një thirrje alarmi për të shqyrtuar gjithë situatën në sistemin e organeve të rendit, me qëllim që policia t'i përmbahet rreptësisht ligjit dhe të kryejë funksionin e saj kryesor për t'u vënë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit.

    Edhe organeve të prokurorisë, po ashtu, u bie si detyrë të ndalen posaçërisht te ky rast dhe të përcaktojnë përgjegjësitë për të marrë masa kundrejt shkelësve të ligjit.

    Tiranë, datë 9.I.2003

    MË SHUMË KUJDES PËR SHËNDETIN E NJERËZVE Sipas njoftimeve të shtypit, po bëhen gati tri javë që në qytetin e

    Laçit është shfaqur dhe është përhapur sëmundja e verdhëzës. Zyrtarisht, është njoftuar për 122 raste, që kanë prekur kryesisht fëmijë të moshave 5-15 vjeç. Përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë dy versione të ndryshme: në njërin bëhet fjalë për epidemi, kurse në tjetrin situata përshkruhet si një sëmundje në raste të kufizuara, të cilat tani janë vënë nën kontroll.

    Të dhëna kontradiktore ka edhe për trajtimin që po i bëhet sëmundjes. Duket se spitali nuk ka qenë në gjendje t'i bëjë ballë situatës së krijuar dhe ka pasur raste kur pacientët janë dërguar në shtëpi.

    KSHH-ja shpreh shqetësim për gjendjen e krijuar në Laç dhe ka marrë kontakte, si me bashkinë e Laçit, ashtu edhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Kryetari i bashkisë është shprehur se nuk ka mundur të ndërhyjë për problemet e ndryshme që dalin në qytet, sidomos për kanalizimet dhe ujësjellësin, për shkak të investimeve të pakta. Sipas tij, bashkia është e pafuqishme ta përballojë siç duhet, aq më tepër këtë situatë, pasi ajo ka pasur fonde shumë herë më të ulëta se ato të bashkive të tjera në vend.

    Në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë, KSHH-ja ka marrë sigurinë se kësaj situate po i kushtohet vëmendja e duhur. Është shtuar se bëhet fjalë për virusin A të hepatitit, origjina e të cilit është amortizimi i rrjetit të ujit të pijshëm në lagjet më të varfra.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    4

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon që organet që kanë për detyrë të kontrollojnë higjienën e ujit, të ushtrojnë kontrolle periodike mbi ujin, të informojnë publikun për masat mbrojtëse që duhet të marrin në raste të ndotjeve të mundshme të ujit. Gjithashtu, KSHH-ja kërkon të ndërhyhet menjëherë në rrjetin ujor, amortizimi i të cilit përbën rrezik që sëmundjet në përgjithësi të prekin jo vetëm popullsinë e Laçit, por edhe atë të qyteteve të tjera të vendit. KSHH-ja kërkon t'i jepet përparësi kësaj çështjeje tepër të ngutshme dhe bën thirrje që situata e krijuar në qytetin e Laçit të dominohet me angazhimin e kombinuar të pushtetit qendror dhe atij vendor, si dhe në bashkëpunim me institucionet e specializuara.

    Tiranë, më dt. 10.I.2003

    AUTORITETI MË I LARTË ËSHTË LIGJI

    Në shtyp dalin vazhdimisht njoftime për raste të gjakmarrjes dhe

    të hakmarrjes, por gjendja është edhe më tronditëse kur merret vesh se të ngujuarit për shkak të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes janë të shumtë. Nuk kursehen as gratë, as fëmijët, gjë që është në kundërshtim edhe me vetë normat e vjetra kanunore dhe jo më me rendin ekzistues në vendin tonë.

    KSHH-ja përsërit pikëpamjen e shprehur disa herë se këtu kemi të bëjmë me mungesën e shtetit dhe të ligjit. Ky problem, në vend që të kufizohej e të mënjanohej, vazhdon të mbetet shqetësues. Në këto kushte, për të parandaluar këtë dukuri thellësisht të paligjshme dhe çnjerëzore është e domosdoshme ndërhyrja serioze e autoriteteve shtetërore në nivele të ndryshme. Për këtë duhet të mbajmë parasysh edhe normën kushtetuese, nenin 21, që thotë qartë se jeta e personit mbrohet me ligj.

    KSHH-ja ka vënë në dukje se kjo situatë ka të bëjë kryesisht me dobësitë e sistemit të organeve të drejtësisë. Është pikërisht kjo një nga arsyet që shtetas të veçantë shpesh janë të prirur për vetëgjyqësi. Prandaj organet gjyqësore duhet të kryejnë gjithmonë detyrën mbi baza ligjore, duke vënë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjeve.

    Për parandalimin e kësaj dukurie, krahas organeve shtetërore, është e nevojshme të angazhohet seriozisht edhe shoqëria civile. Janë disa shoqata dhe fondacione të ndryshme që kanë si objekt pajtimin e gjaqeve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve në frymën e ligjeve në fuqi.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    5

    KSHH-ja vëren se kësaj dukurie i duhet kushtuar vëmendje e veçantë dhe se çdo shkujdesje do të jetë me pasoja të rënda. Në të vërtetë, kjo dukuri minon rendin juridik të shtetit. Duke shprehur shqetësimin e thellë të mbarë opinionit publik, KSHH-ja bën thirrje që çështja të merret në shqyrtim me urgjencë dhe të trajtohet si përparësi e gjithë shoqërisë shqiptare.

    Tiranë, më 30. I.2003

    GJENDJE E RËNDË NË SPITALIN ONKOLOGJIK

    Duke marrë shkas nga njoftimet e mediave elektronike, një grup i

    KSHH-së bëri një vizitë në spitalin onkologjik për të parë nga afër gjendjen e rëndë të krijuar atje. U mor kontakt, si me personelin shërbyes, ashtu edhe me pacientët. Aparati i kobaltit, i vendosur në spital shumë vite më parë, funksionon, por me defekte të shpeshta dhe me pauza të gjata. Kjo mund të ketë pasoja fatale për një numër të konsiderueshëm të sëmurësh, që e kanë të domosdoshëm kurimin me anë të rrezeve. Mjekimi i tyre është kompleks, ai bëhet edhe me kimioterapi, edhe me ilaçe dhe, kur rrezet dhe mjekimi nuk bëhen në kohën e duhur, të sëmurët keqësohen. Në të vërtetë, është bërë e njohur se gjendja shëndetësore e një numri pacientësh ka ardhur duke u rënduar.

    Aparati, në gjendje pune, është llogaritur për nevojat e një popullsie prej 500 mijë vetësh. Kjo e bën edhe më serioze situatën e krijuar, aq më tepër që ky aparat u shërben edhe pacientëve shqiptarë nga Kosova, si edhe një numri që vijnë nga Maqedonia për t'u kuruar me anë të rrezeve.

    Kjo pakujdesi dhe shpërfillje, që ka të bëjë me jetën e njerëzve, nuk ka si të shpjegohet. Ajo është në kufijtë e krimit që rrezikon jetën. Është në kundërshtim me parimin kushtetues, sipas të cilit "jeta e personit mbrohet me ligj". Ligji kushtetues kërkon të merren masa urgjente për t'i dhënë fund kësaj gjendjeje. Të merren sa më shpejt masat e duhura për ta vënë në funksionim dhe për ta mirëmbajtur aparatin e kobaltit që të fitohet koha e humbur në kurimin e gjithë pacientëve nevojtarë.

    KSHH-ja merr anën e pacientëve dhe të personelit duke denoncuar gjendjen e krijuar në këtë sektor të rëndësishëm të shëndetësisë.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    6

    Ky problem shtron përgjegjësinë e qeverisë qendrore. I takon asaj të veprojë urgjentisht për ta zgjidhur problemin duke siguruar pajisjen e këtij institucioni me një aparat të ri dhe duke e plotësuar këtë edhe me ilaçet përkatëse.

    Tiranë, datë 1. II. 2003

    THIRRJE PËR NDIHMË URGJENTE

    VIKTIMAVE TË TË FTOHTIT DHE RESHJEVE Nga shumë anë të vendit vijnë njoftime për fatkeqësitë natyrore të

    shkaktuara nga të ftohtët dhe reshjet e shumta. Familjet që vuajnë pasojat e këtyre fatkeqësive janë të shumta. Ka familje që kanë mbetur pa strehë prej vitesh dhe janë në mëshirë të fatit. Ka raste të humbjeve të jetëve njerëzore. Ka mjaft familje, pjesëtarë të të cilave ose kanë rënë viktima, ose lëngojnë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të kushteve të rënda të strehimit, të shkaktuara nga përmbytjet ose nga fatkeqësi të tjera natyrore.

    Në adresë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit kanë ardhur letra ku qytetarët ankohen për mungesë vëmendjeje nga ana e organeve shtetërore lidhur me strehimin, lehtësimin dhe dëmshpërblimin e tyre në raste të fatkeqësive natyrore. Nga këto letra veçojmë atë të një familjeje nga fshati Gurr e Madhe, Mullet, e cila deri më tani ka humbur dy fëmijë dhe anëtarët e tjerë të saj janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ngaqë jetojnë në rrugë. Shtëpia e tyre është shkatërruar nga reshjet e mëdha. Po kështu, media njofton për gjendjen e rëndë edhe të një familjeje tjetër nga Kukësi. E rëndë është edhe gjendja e disa familjeve në rrethin e Elbasanit dhe të Tepelenës për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

    Përballë situatës së krijuar, kërkohet që shteti të ndërhyjë urgjentisht për t’u ardhur në ndihmë pa vonesë familjeve nevojtare për ta përballuar gjendje këtë të rëndë. KSHH-ja vëren se mbrojtja e jetës së personit është parim kushtetues. Neni 21 i Kushtetutës së Shqipërisë e thotë qartë : “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Gjithashtu, Kushtetuta, në nenin 59, përcakton objektivat socialë të shtetit për realizimin e të cilëve organet përkatëse mund të përdorin mjetet që disponojnë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rrethana të tilla, ku kryesorja është strehimi.

    Dihet, po ashtu, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 206, datë 26.3.1998, “Për kriteret e pjesëmarrjes së shtetit në përballimin e

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    7

    dëmeve në raste fatkeqësie” dhe ndryshimet e bëra këtij vendimi me vendimin nr. 708, datë 29.1.2000, i cili detyron zyrat e emergjencës civile të njohin gjendjen dhe të përgatitin dokumentacionin, duke siguruar pjesëmarrjen e shtetit në përballimin e dëmeve në raste fatkeqësie. Këto zyra dhe institucionet e tjera shtetërore nuk duhet të kufizohen vetëm me hartimin e shkresave, por duhet t’u vijnë në ndihmë konkretisht familjeve në vështirësi duke i zgjidhur shqetësimet e tyre në kohë. Mbështetur në sa më sipër, KSHH-ja u bën thirrje:

    1. Institucioneve shtetërore vendore, që të evidentojnë saktë të gjitha rastet e familjeve në nevojë. 2. Institucioneve shtetërore vendore dhe qendrore, që t’u jepet ndihmë urgjente viktimave të fatkeqësive natyrore dhe të mos lihen në mëshirën dhe fatin e tyre. 3. Shtetit, që të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen konkrete të shoqatave dhe të bisnesmenëve brenda dhe jashtë vendit. 4. Shtetit, që të bashkërendojë përpjekjet e tija me ato të organizatave humanitare me qëllim që ndihma të jetë efektive dhe në kohë.

    Tiranë, më 10.II.2003

    NJË ATMOSFERË E RËNDUAR NË RRETHET E SHTYPIT Kohët e fundit është vënë re një atmosferë e rënduar në rrethet e

    shtypit. Janë shprehur shqetësime dhe ankesa për presione që pretendohet se bëhen nga politikanë të ndryshëm për t'i imponuar shtypit opinionet dhe qëndrimet e tyre. Në qoftë se kjo vërtetohet, atëherë kemi të bëjmë me orvatje për manipulim të shtypit, me qëllim që ky të mos kryejë si duhet misionin e tij si një institucion i pavarur duke iu përmbajtur rregullave që përcaktojnë lirinë e shtypit. Jo më kot shtypi

    Gazeta “Albania”, date 04.03.2003

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    8

    është quajtur pushteti i katërt. Ai është element i domosdoshëm në një shoqëri demokratike, si shprehës i opinionit.

    KSHH-ja vë re se, deri tani, këtyre pretendimeve dhe ankesave nuk u është dhënë përgjigje e saktë. Është mbajtur heshtje, gjë që mund të lërë shteg edhe për interpretime të pabazuara dhe arbitrare.

    Ditët e fundit atmosfera në radhët e shtypit është rënduar edhe më shumë. Një publicist i njohur, Fatos Lubonja, është bërë objekt i një kërkese për hapjen e një procesi gjyqësor në ngarkim të tij. Akuza niset nga një lajm që gazetari ka huajtur prej shtypit, për blerjen e një sasie të konsiderueshme aksionesh të kanalit televiziv "Arbëria" nga ana e një personaliteti publik. Pra, kemi të bëjmë me një konflikt të gazetarit me një personalitet publik. Është i njohur parimi i përcaktuar në vendime të ndryshme të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sipas të cilit personalitetet publike janë më të ekspozuara ndaj kritikave dhe vërejtjeve sesa qytetarët e thjeshtë. Mund të ndodhë që këto kritika e vërejtje të jenë të tepruara dhe pa bazë. Atëherë personaliteti publik le të bëjë përgënjeshtrim për këtë dhe të paraqesë faktet e tija.

    Për KSHH-në kjo është rruga më e drejtë kur është fjala për një personalitet publik. Përballë fakteve, reputacioni i gazetarit del i cenuar. Por jo gjyq. Një gjyq i hapur kundrejt tij lë shijen e hidhur të ndërhyrjes shtetërore dhe të një intolerance të skajshme nga ana e atyre që, në një formë ose në një tjetër, janë të lidhur me pushtetin dhe, si të tillë, hyjnë në radhët e personaliteteve publike.

    Pavarësisht nga ky rast, KSHH-ja mendon se është detyrë e gazetarit t'i përmbahet etikës gazetareske dhe të respektojë të drejtën e privacisë të personave të veçantë.

    Tiranë, më 3.III.2003

    NJË AKT KRIMINAL KUNDËR NJË INTELEKTUALI TË NJOHUR KSHH-ja bashkohet me indinjatën e thellë që ka ngjallur në

    opinionin më të gjerë akti kriminal kundër jetës së intelektualit të njohur, prof. dr. Ylli Pango, dekan i Fakultetit të Sociologjisë. Mund të shprehet vetëm një ndjenjë lehtësie që ai i shpëtoi rrezikut për jetën dhe që, sipas çdo gjase, ai do të jetë në gjendje të rikthehet shpejt në veprimtarinë mësimore shkencore dhe në jetën e tij private.

    Prof. Ylli Pango është dalluar jo vetëm për një veprimtari pedagogjike të nivelit të lartë, por edhe për një pjesëmarrje shumë aktive në jetën publike. Publiku i gjerë është i njohur me debatet që

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    9

    janë zhvilluar në media të ndryshme, në të cilat prof. Pango ka thënë fjalën e tij të lirë.

    Organet kompetente duhet ta trajtojnë këtë rast sa më shpejt dhe me seriozitetin më të madh për të identifikuar ata elementë të papërgjegjshëm dhe kriminalë që ngritën dorën kundër prof. Ylli Pangos, si dhe motivet e këtij krimi.

    Tiranë, më 7.III.2003

    DHUNË POLICORE, SHKELJE FLAGRANTE E LIGJIT Në adresë të KSHH-së kanë mbërritur dy letra: njëra nga

    kryepleqësia e fshatit Borje të rrethit të Kukësit dhe tjetra nga korrespondenti i KSHH-së nga Kukësi.

    Në këto letra parashtrohen ankime të rënda kundrejt sjelljes brutale të policisë me rastin e arratisjes nga burgu i Kukësit i dy të burgosurve, të dy nga fshati Borje, të dënuar me afate të gjata heqje lirie, nga 13 deri në 15 vjet. Që nga ajo ditë policia e Kukësit është vënë në kërkim të dy të arratisurve, ashtu siç e kërkon ligji. Këta dy elementë të rrezikshëm duhet të kapen përsëri dhe të vuajnë dënimin sipas vendimeve përkatëse gjyqësore.

    Mirëpo, njoftohet se forcat e policisë, duke u përpjekur të shtien në dorë kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre që mund t’i kenë ndihmuar në arratisje, kanë kaluar kompetencat, nuk i janë përmbajtur ligjit dhe kanë krijuar një situatë të rëndë në fshatin Borje. Banorët e fshatit janë ankuar se ato kanë krijuar një psikozë dhune dhe ata po e vuajnë rëndë këtë gjendje. Forcat e rendit i kanë lejuar vetes sjellje të vrazhda dhe kërcënime kundër banorëve. Janë bërë bastisje në një numër shtëpish ku janë shkaktuar edhe dëme. Janë bërë edhe ndalime.

    Banorët e fshatit Borje janë tepër të tronditur nga kjo gjendje, të cilën ata e quajnë që “ka kaluar caqet e durimit dhe të tolerimit”.

    KSHH-ja denoncon çdo dhunë policore që ushtrohet në kundërshtim me ligjin dhe i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje dhe të marrë masat e nevojshme për të vënë ligjin në vend.

    Tiranë, më 11.IV.2003

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    10

    KRIZA E BATHORES MUND TË ZGJIDHET VETËM ME MIRËKUPTIM DHE NË BAZË TË LIGJIT Në lagjen e jashtme të Tiranës, në zonën e Bathores, kanë dalë prej

    kohësh dhe kanë mbetur pa zgjidhje disa probleme themelore që lidhen me banesat dhe ligjësimin e tyre. Mostrajtimi i këtyre problemeve nga ana e organeve kompetente ka shkaktuar reagimin e banorëve. Shumë herë u janë bërë premtime për zgjidhjen e tyre, por gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Nuk janë bërë përpjekjet e duhura për zgjidhjen e problemeve tepër të mprehta dhe serioze: mungon uji, mungojnë dritat, mungon infrastruktura e nevojshme.

    KSHH-ja shpreh mendi-min se kjo zvarritje e zgji-dhjes së problemeve nga autoritetet është bërë shkak për shpërthimin e reagimeve nga ana e banorëve. Por, gjithsesi, dhuna nuk duhet të jetë mjeti për t'i zgjidhur këto probleme. Njoftohet se, në kryerje e sipër të detyrave për sigurimin e rendit, mjaft anëtarë të forcave të rendit janë dëmtuar dhe kjo i kalon caqet e manifestimit paqë-sor. Që problemet të zgjidhen sa më shpejt dhe mbi baza ligjore, midis banorëve dhe autoriteteve duhet mirëkuptim.

    Është me rëndësi të fillojë të funksionojë menjëherë një tryezë bisedimesh ku banorët të shtrojnë problemet e tyre dhe ku autoritetet të marrin angazhime konkrete për t'u dhënë fund zvarritjeve të vëna re gjatë këtyre viteve.

    Tiranë, më 25.IV.2003

    Reagimi i KSHH, botuar në Gazetën “Shekulli”, datë 26.04.2003

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    11

    MISIONE VËZHGIMI

    Gjatë periudhës janar–prill 2003 Komiteti Shqiptar i Helsinkit

    është treguar mjaft aktiv duke ndërmarrë misione të herëpashershme vëzhgimi në disa rrethe të vendit për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Janë kryer vëzhgime për gjendjen e të drejtave të minoriteteve dhe të komuniteteve në Shqipëri, e të drejtave të fëmijëve; për respektimin e të drejtave të qytetarëve nga organet e policisë, administrata publike, nga institucionet e sistemit gjyqësor dhe ato të shërbimit publik shëndetësor etj.

    Në këtë raport vijon një informacion përshkrues i problemeve, i shqetësimeve dhe i mangësive të evidentuara gjatë misioneve të vëzhgimit të KSHH-së në rrethe.

    KOMUNITETI EGJIPTIAN

    Për të parë nga afër gjendjen e komunitetit egjiptian në vend,

    grupi i vëzhgimit shkoi në disa qytete të vendit, me qëllim konstatimin e kushteve të jetesës të komunitetit egjiptian, gjendjen e tij ekonomike, shëndetësore, arsimore, problemet sociale, që e bëjnë këtë grup një nga kategoritë më të lëna pas dore të shoqërisë.

    Grupi i vëzhgimit u njoh me situatën dhe kreu shumë takime në komunitet, ndërsa u përpoq të merrte informacion dhe t’i ballafaqonte problemet edhe në takimet me përfaqësues të qeverisjes vendore, drejtues të institucioneve arsimore, shëndetësore, të rendit etj.

    Në datën 18.III.2003, grupi i vëzhgimit vizitoi komunitetin egjiptian në qytetin e Cërrikut. Nga takimi me përfaqësues të komunitetit, u mësua se në lagjen "Ferma" të Cërrikut jetonin 312 familje egjiptiane rreth 1800 banorë. Prej këtyre familjeve, vetëm 10 persona janë të punësuar (në

    pastrim dhe mirëmbajtje). Mbijetesa e tyre sigurohej kryesisht vetëm nëpërmjet lypjes. Prindër e fëmijë, që në orët e para të mëngjesit, ecnin

    Gjatë vëzhgimit të komunitetit egjiptian në Cërrik

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    12

    kilometra të tërë për të arritur në stacionin e trenit (Paper) dhe, prej andej, në Tiranë e Durrës për të lypur, duke u kthyer në orët e vona të mbrëmjes.

    Përfaqësuesit e degës së Shoqatës Egjiptiane për Cërrikun u ankuan për qëndrimin diskriminues që mbahej ndaj njerëzve të komunitetit në çështjen e punësimit. Edhe kur në raste të rralla krijohej ndonjë mundësi punësimi nga ana e shtetit, përparësi i jepej pjesës tjetër të popullsisë (siç kishte ndodhur në rastin e disa vendeve pune në pastrimin e qytetit).

    Vetëm një pjesë e vogël e familjeve egjiptiane merrte përkrahje sociale (simbolike për gjendjen e tyre ekonomike), pjesa tjetër nuk e përfitonte atë ose, sipas pretendimeve të komunitetit, u ishte hequr padrejtësisht. Një pjese të familjeve u ishin dhënë ngastra toke, si pronë, por ato nuk mund t'i punonin, pasi nuk kishin mundësi financiare dhe materiale.

    Grupi i vëzhgimit hyri nëpër mjediset e banimit të disa familjeve egjiptiane. Kushtet në të cilat jetonin ishin jonjerëzore: kasolle pa tavane, pa dritare, me truall dheu, me një mungesë të plotë të kushteve higjieno-sanitare; kishte raste kur në të tilla mjedise jetonin 6 deri në 9 persona. Një numri familjesh u ishte ndërprerë energjia elektrike, pasi, për shkak të pamundësisë së plotë financiare, nuk e kishin paguar. Kjo gjendje ishte në të gjitha familjet, pjesëtarët e të cilave jetonin me lypje ose me ndonjë punë të rastit. Kishte ditë që mund të mos kishin asgjë për të ngrënë ose vetëm sa për një vakt ushqimor në ditë. Një familje e ardhur nga Burreli prej vitesh, pa asnjë mjet jetese, si ushqim kryesor të përditshëm kishte vetëm barishtet e egra. Me vite të tëra, jeta e tyre mbështetej vetëm tek borxhet.

    Pjesa më e madhe e familjeve në këtë zonë të Cërrikut ishin të ardhura pas viteve ‘90 ose në vitet e fundit. Edhe shtëpitë ku jetonin nuk ishin pronë e tyre, por të marra me qira ose të lëna për ruajtje nga pronarët e shtëpisë, të larguar jashtë vendit.

    Duke jetuar në kushte higjienike mjaft të këqija, ata vuanin nga sëmundje kronike, si: astmë, hepatite, tuberkuloz, reumatizëm etj. Grupi i vëzhgimit nxori konkluzione edhe për gjendjen e rëndë në fushën e arsimit. Një pjesë e fëmijëve e frekuentonin arsimin 8-vjeçar, por, përgjithësisht, pa arritur ta mbaronin atë. Arsyet e këtij mosfrekuentimi dhe braktisja e shkollës vinin nga mungesa e kushteve ekonomike si dhe nga pamundësia për të siguruar bazën e nevojshme materiale, ndërkohë që prindërit parapëlqenin t’i dërgonin fëmijët e tyre për të lypur. Në lagjen "Ferma" kishte gjithsej rreth 60-70 fëmijë

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    13

    egjiptianë të moshës 6-13 vjeç, por shkollën e frekuentonin më pak se 30 prej tyre, shpesh pa arritur ta përfundonin.

    Për sa i përket gjendjes së kriminalitetit, ky komunitet nuk paraqiste probleme dhe ndonjë specifikë të veçantë. Megjithatë, shqetësues ishte fakti se shumë femra ishin viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

    Ankesë e përbashkët e komunitetit ishte indiferenca e organeve të pushtetit lokal. Sipas të dhënave të anëtarit të këshillit bashkiak të Cërrikut, pjesëtar i komunitetit, gjithashtu anëtar i degës së shoqatës, ky këshill nuk e kishte analizuar ndonjëherë veçanërisht gjendjen e rëndë socialekonomike të komunitetit.

    Në datën 27.III.2003, misioni vëzhgues i KSHH-së u njoh me gjendjen e komunitetit egjiptian në një zonë të Tiranës, të quajtur "ish-Dega Ushtarake". Grupi i vëzhgimit hyri në shtëpitë e banimit të këtij komuniteti, ku konstatoi kushte jetese në nivel tepër minimal. Në sipërfaqe mjaft të vogla banimi jetonin një numër i madh personash. Prej ditësh një numri familjesh u ishte prerë energjia elektrike, të cilën nuk e kishin paguar për shkak të pamundësisë financiare.

    Nga biseda me ta u bë e ditur se familjet jetonin me asistencë sociale prej 2000 lekësh në muaj, që përdoreshin kryesisht për të blerë ilaçet e pjesëtarëve të familjes që vuanin nga sëmundje të ndryshme kronike si pasojë e kushteve jo të mira të jetesës.

    Gjendja ekonomike përgjithësisht paraqitej mjaft e rëndë. Fëmijët ushqeheshin shumë keq, madje kishte raste kur nuk kishin ç’të hanin tërë ditën. E gjitha kjo kishte ndikuar në zhvillimin dhe sëmundshmërinë e tyre. Papunësia paraqitej masive. Punësimi në administratën shtetërore nuk vihej në diskutim. Komuniteti u ankua edhe se, më parë, në shërbimet komunale të pastrimit, ata kishin pasur njerëz të punësuar, por, më pas, i kishin hequr për t'i zëvendësuar nga persona të tjerë të "racës së bardhë", të ardhur nga zonat verilindore të vendit. Sipas mendimit të tyre, në çështjen e punësimit dhe të zgjidhjes së problemeve të rënda socialekonomike, ata ndeshnin me mendësi diskriminuese edhe nga ana e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, që i diferenconin se ishin "jevgj".

    Shumica e fëmijëve të familjeve egjiptiane në moshë shkollore nuk e frekuentonin shkollën. Argumenti kryesor i prindërve ishte gjendja e vështirë ekonomike, që nuk plotësonte nevojat e fëmijëve për veshje, mjete shkollore etj. Fëmijët e komunitetit e ndienin veten inferiorë dhe të diferencuar. Sidoqoftë, nga komunikimi me prindërit dhe fëmijët, grupi i vëzhgimit nxori konkluzionin se ndërgjegjësimi për nevojën

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    14

    dhe rëndësinë e arsimimit tek ky komunitet (pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe mundësitë financiare) ishte mjaft i ulët, ndonëse nuk mungonin shembujt e emancipimit dhe të ngritjes ekonomike në kushtet e shkollimit me arsim të mesëm, madje, tek-tuk, edhe të lartë.

    Në bisedat me njerëz të komunitetit, prindër dhe fëmijë, u sollën edhe raste, të cilësuara nga ata si "diskriminuese" në shkollë, siç ishte ndonjë rast i veçimit dhe i vendosjes së fëmijëve egjiptianë në bankë të fundit, të përçmimit se "ndotnin mjedisin", apo rasti i një mësuesi që, në orën e historisë, e kishte cilësuar racën egjiptiane si “kanibale”.

    Për të ballafaquar çështjet e ngritura, pretendimet dhe ankesat si dhe gjendjen e rëndë socialekonomike të komunitetit, grupi i vëzhgimit mori takim me autoritetet e qeverisjes vendore të zonës. Sipas përfaqësuesve të këtyre organeve, ky komunitet ka veçoritë e veta: familjet kanë shumë fëmijë, martesat bëhen në moshë të re dhe rastet e divorcit janë të shumta. Shumë familje marrin asistencë sociale. Kur këtyre familjeve u është ofruar punë kundrejt heqjes së përkrahjes ekonomike, ata nuk kanë pranuar.

    Problem për komunitetin mbetej edhe mungesa e kopshteve dhe e shkollave të afërta për banorët.

    Pas ankesave të marra nga komuniteti për raste diskriminimi në shkollë, grupi i vëzhgimit mori takim me drejtorin e shkollës 8-vjeçare "Bajram Curri" si edhe me drejtoreshën e shkollës 8-vjeçare "Gjon Buzuku", ku mësojnë një kontigjent i fëmijëve egjiptianë.

    Sipas tyre, për nxënësit e këtij komuniteti, mbetet problematik frekuentimi, i cili paraqet shifra gjithnjë e më të ulëta, veçanërisht me kalimin nga cikli i ulët në atë të lartë, ku numri i i tyre përgjysmohet, ndërsa në klasën e tetë ai arrin vetëm në 5 për qind.

    Shkolla "Bajram Curri" është përfshirë në disa projekte, me synim integrimin e fëmijëve me probleme sociale, pjesa më e madhe e të cilëve i takon komunitetit rom dhe egjiptian. Aplikimi i kurseve të përshpejtuara, me financim të shoqatave të huaja që veprojnë në fushën e arsimit, ka ndihmuar në integrimin e fëmijëve, duke zvogëluar edhe numrin e atyre që braktisin shkollën. Projektet e përkohshme, me gjithë efektivitetin e tyre, vërtet mbeten një faktor nxitës dhe ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes, por ndryshimi i mendësisë dhe ndërgjegjësimi për rolin e shkollës në emancipimin dhe përmirësimin e kushteve socialekonomike mbeten një detyrë e përhershme e shoqatës së egjiptianëve, intelektualëve dhe pjesës më të përparuar të vetë komunitetit.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    15

    Në datën 8.IV.2003, në kuadër të vëzhgimeve të komunitetit egjiptian, përfaqësues të KSHH-së vizituan qytetin e Kavajës, ku jeton një kontigjent i madh i këtij komuniteti.

    Në takimin me kryetarin e bashkisë u evidentuan problemet e mprehta sociale të këtij komuniteti. Shqetësimi kryesor që paraqiti kryetari i bashkisë ishte mosregjistrimi i shoqatës së egjiptianëve në bashkinë e Kavajës, çka bënte që edhe ankesat e ardhura në bashki nga ky komunitet, pikërisht për këtë arsye, të ishin sporadike dhe individuale. Në këtë situatë, bashkia nuk kishte marrë masa të posaçme për ta, por i kishte

    trajtuar si pjesën tjetër të popullsisë. Për hartimin e politikave të punësimit (të paktë nga komuniteti punojnë në pastrimin e qytetit), në fushën e arsimit e, në përgjithësi, të përkrahjes dhe trajtimit të komunitetit egjiptian, kryetari i bashkisë tha se mund të ishin efektive vetëm nëse bëhej mbi baza

    institucionale, çka kërkonte angazhimin e munguar deri më sot nga ana e përfaqësuesve të shoqatës për evidentimin e nevojave dhe kërkesave të tyre.

    Për problemet e arsimi-mit, grupi takoi drejtorin e shkollës "3 Dëshmorët", ku mësoi se, pas klasës së tretë të fillores, vërehej një braktisje masive e shkollës prej fëmijëve egjiptianë, ndonëse stafi pedagogjik ka bërë përpjekje për rikthimin e tyre në shkollë nëpërmjet sigurimit falas të bazës materiale, bisedave me pri-ndërit, dhënies së stimujve të ndryshëm moralë etj.

    Në fshatin "Shtodhër", ku është përqendruar një kontigjent i konsiderueshëm familjesh egjiptiane, grupi i vëzhgimit mori takim me drejtorin e shkollës 8-vjeçare "Shtodhër", i cili e njihte mirë komunitetin

    Egjiptianët ne Kavajë

    Me egjiptianet ne rrethin e Kavajës

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    16

    dhe kishte të dhëna të evidentuara për kontigjentin dhe për gjendjen e frekuentimit të mësimit nga fëmijët egjiptianë.

    Në këtë shkollë, nga 257 nxënës, 76 prej tyre i përkasin komunitetit egjiptian. Shqetësim mbetej braktisja e shkollës nga fëmijët, pas klasës së katërt. Sipas drejtorit, kjo ndodhte për shkak të martesës në moshë shumë të re të vajzave.

    Grupi i vëzhgimit zbriti edhe në terren. Në lagjen 4, problematika e hasur ishte pak a shumë e njëjtë me atë të zonave të vëzhguara më parë. Komuniteti jetonte në një gjendje jo të mirë. Kushtet e banimit dhe kushtet ekonomike, në përgjithësi, ishin mjaft të këqija, higjiena mungonte tërësisht. Në kohën e vizitës së grupit të vëzhgimit lagjja ishte pa ujë prej më se 4 javësh, për shkak të një defekti teknik. Zvarritjen e zgjidhjes se problemit banorët e zonës e komentonin si shprehje diskriminimi. Familjet jetonin kryesisht me asistencë sociale. Gratë ishin shtëpiake, ndërsa burrat të papunë ose me ndonjë punë që mund të gjenin për momentin.

    Në lagjen nr. 1 gjendja paraqitej disi më ndryshe, pasi një pjesë e komunitetit ishin të arsimuar, madje kishte prej tyre që kishin përfunduar edhe arsimin e mesëm. Grupi pati takim edhe me dy përfaqësues të komunitetit, të punësuar në forcat e rendit. Aty ku kishte dëshirë për t’u arsimuar, edhe gjendja socialekonomike paraqitej e ndryshuar.

    Nga të gjitha këto vëzhgime, grupi i misionit i KSHH-së arriti në përfundimin se duhet punuar më tepër nga ana e shtetit për hartimin dhe zbatimin e politikave të veçanta sociale; kërkohet, gjithashtu, një ndihmesë më e madhe edhe nga ana e shoqërisë civile për integrimin në shoqëri të kësaj kategorie shoqërore, të varfër ekonomikisht dhe me shumë probleme sociale, në kushte normale jetese, duke respektuar të drejtat njerëzore.

    Nga ana tjetër, edhe vetë komuniteti, përfaqësuesit intelektualë të tij dhe shoqata e egjiptianëve kanë terren për të qenë më tepër aktivë në realizimin e kërkesave të tyre si dhe në punën me komunitetin, veçanërisht në fushën e arsimit, të edukatës shëndetësore etj.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    17

    MINORITETI GREK NË GJIROKASTËR Në kuadër të projektit, gjatë muajit prill, u vizitua zona e

    minoritetit grek në Gjirokastër për të parë si respektohen të drejtat e këtij minoriteti.

    Drejtimet kryesore ku u fokusuan vëzhgimet e KSHH-së për sa i përket minoritetit grek, ishin: bashkëjetesa e minoritetit me pjesën tjetër të popullsisë në zonat ku ai banon; konstatimi nëse ekzistojnë raste diskriminimi; respektimi i së drejtës për arsimim në gjuhën amtare; gjendja e shërbimit shëndetësor në zonat minoritare; përfaqësimi në administratën publike dhe organet e qeverisjes vendore; pjesëmarrja aktive në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike; aksesi në media, ruajtja dhe forcimi i identitetit etnik; lidhjet me shtetin amë etj.

    Problemet janë vëzhguar në këndvështrimin e respektimit të të drejtave të minoritetit. KSHH-ja është mbështetur në konventën evropiane “Për të drejtat e njeriut”, konventën-kuadër “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si edhe në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.

    Metodologjia e përdorur Gjatë misionit të vëzhgimit, KSHH-ja ka realizuar takime me

    drejtues të organeve të qeverisjes vendore, të institucioneve shtetërore që mbulojnë arsimin, shëndetësinë, rendin, me përfaqësues të medias lokale, të shoqatës "OMONIA" etj.

    Vend të rëndësishëm kanë zënë takimet me kryetarët e komunave minoritare dhe drejtues të tjerë të institucioneve arsimore e shëndetësore në këto komuna, me të cilët është diskutuar një problematikë e larmishme. Takimet me komunitetin kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e aktivitetit të misionit të vëzhgimit.

    Nëpërmjet këtyre takimeve është mundësuar marrja e informacionit nga burime të ndryshme dhe verifikimi i tyre me qëllim që përfundimet e arritura të ishin sa më objektive dhe t'i përgjigjeshin sa më shumë realitetit.

    Përfundimet e misionit të vëzhgimit Konstatimi i përgjithshëm i misionit të vëzhgimit, mbi bazën edhe

    të pohimeve e deklarimeve të përfaqësuesve të qeverisjes vendore, të drejtuesve të institucioneve, të organizatës "OMONIA", të njerëzve të thjeshtë nga minoriteti apo pjesa tjetër e popullsisë shqiptare, është

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    18

    bashkëjetesa shembullore, fryma e tolerancës, e mirëkuptimit dhe e emancipimit në marrëdhëniet e minoritetit me pjesën tjetër të popullisë.

    Nuk u konstatuan raste diskriminimi, marrëdhënieje pabarazie ose keqtrajtimi për shkak të kombësisë.

    Probleme të zhvillimit ekonomik, të kushteve të jetesës, të

    infrastrukturës etj. Kushtet e ekonomisë së tregut dhe emigracioni u kanë hapur

    rrugë investimeve dhe zhvillimit të biznesit vendës (minoritar), duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen ekonomike të zonës. Një numër firmash dhe shoqërish private të biznesit të madh veprojnë tashmë prej

    vitesh, veçanërisht në zonën e Gjirokastrës, ndër-sa hapësirë të gjerë ka zënë edhe biznesi i mesëm dhe i vogël në përgjithësi.

    Ka kthime të emigran-tëve, në kushtet kur tash-më iniciativa private ka marrë rrugë. Shenjë e një perspektive kthimi është rregullimi i shtëpive apo ndërtimet e reja të bane-

    save e mjediseve përreth. Furnizimi me energji elektrike ka përmirësim (një ose dy orë

    ndërprerje në ditë), ndërsa pagesa nga popullsia minoritare bëhet në mënyrë korrekte (karakteristikë kjo e përgjithshme e zonave minoritare.) Problemet e sigurimit të ujit të pijshëm për disa fshatra mbeten ende të pazgjidhura, për shkak të amortizimit të ujësjellësve.

    Gjendja e rrugëve, veçanërisht në zonat malore, lë për të dëshiruar.

    Lidhja telefonike mungon në të gjithë zonën minoritare. Komunikimi realizohet vetëm nëpërmjet celularëve.

    Sidoqoftë, për të gjitha problemet e mësipërme situata paraqitet e tillë në konteksin e gjendjes së përgjithshme të vendit, madje, e krahasuar, në zonën e minoritetit ka tregues relativisht më të mirë, ndërsa janë në proces zbatimet e një sërë projektesh lokale për përmirësimin e rrjetit elektrik, ujor e rrugor.

    Minoriteti grek në Gjirokastër

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    19

    Arsimi Në bazë të konventës -kuadër “Për mbrojtjen e pakicave

    kombëtare” ato kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e tyre. Në zonën e minoritetit, në shkollat 8-vjeçare ruhet raporti i dhënë me ligj për zhvillimin e lëndëve në 8-vjeçare në të dyja gjuhët, raport i cili, në ciklin e ulët, është 90% me 10%, përkatësisht i lëndëve në gjuhën greke dhe i lëndëve në gjuhën shqipe dhe, në ciklin e lartë, 70% me 30%, përkatësisht i lëndëve në gjuhën greke dhe i lëndëve në gjuhën shqipe Në shkollat e mesme, lëndët zhvillohen në gjuhën shqipe dhe 2 orë në javë bëhet mësimi i gjuhës greke.

    Ndonëse numri i nxënësve ka ardhur në rënie për shkak të emigracionit, shteti shqiptar nuk ka mbyllur, por ka vazhduar të financojë shkolla edhe me një numër minimal nxënësish (me 2-3 nxënës). Në zonën minoritare, raporti mësues-nxënës është mjaft i ulët: 1 mësues për 6-7 nxënës.

    Gjendja e shkollave përgjithësisht është e kënaqshme. Është investuar nga shteti për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre.

    Për shkak të dukurisë së emigracionit, që ka zvogëluar ndjeshëm numrin e nxënësve, në disa raste janë krijuar shkollat qendër, ku janë përqendruar fëmijët e disa fshatrave, një zgjidhje kjo me efekte pozitive, pasi rrit cilësinë dhe efektivitetin e dhënies së mësimit duke zvogëluar numrin e klasave kolektive që, nga ky këndvështrim, paraqesin probleme. KSHH-ja vlerëson si pozitive edhe angazhimin e shtetit në sigurimin e transportit të fëmijëve në shkolla.

    Një problem i konstatuar në shkollat e minoritetit vazhdon të mbetet furnizimi dhe sigurimi në kohë i teksteve shkollore. Shqetësim në zbatimin e programit mësimor ka pasur me tekstin e historisë së përgjithshme dhe të historisë së kombit grek ku lënda është zhvilluar me shënime për shkak të mungesës së teksteve. Për disa tekste të tjera në gjuhën greke nuk përdoren tekstet e reja dhe nxënësit mësojnë me ribotimet e teksteve të vjetra, të viteve 1993-1994.

    Problem tjetër është edhe ai i vështirësisë së fëmijëve minoritarë në mësimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe. Kjo vështirësi ndihet edhe më shumë me kalimin në shkollë të mesme, ku të gjitha lëndët bëhen në gjuhën shqipe.

    Në Gjirokaster është hapur shkollë 8-vjeçare për minoritetin grek si dhe shkolla pedagogjike me degë në gjuhën greke.

    Pranë Universitetit “Eqrem Cabej”, qysh prej vitit shkollor 1994, është çelur dega gjuhë-letërsi, në gjuhën greke, ku studiojnë një numër

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    20

    i konsiderueshëm studentësh minoritarë. Ka sugjerime që të ndryshojë natyra e departamentit dhe të funksionojë si tip akademie pedagogjike në mënyrë që të përgatiten mësues të profilizuar nga minoriteti edhe për lëndë të tjera. Kjo do t'i hapte rrugë zvogëlimit të numrit të minoritarëve që shkojnë për studime të larta në Greqi.

    Shëndetësia Shërbimi shëndetësor në fshatrat e minoritetit grek përgjithësisht

    paraqitet në parametra pozitivë. Zonat minoritare janë të mbuluara me qendra shëndetësore dhe me kuadrin e nevojshëm mjekësor. Ka probleme për disa fshatra të largëta ku shërbimi shëndetësor mungon. Ka mungesa edhe në bazën materiale të ambulancave dhe të qendrave shëndetësore. Ndërkaq vazhdojnë investimet për ngritjen e qendrave të reja shëndetësore dhe të ambulancave në fshatra si dhe për përmirësimin e atyre ekzistuese. Për sa i përket shërbimit privat farmaceutik dhe stomatologjik, ai është ende i kufizuar.

    Probleme të rendit dhe të qetësisë Nga takimet me shefin e komisariatit në Gjirokastër dhe në

    komuna u pohua mungesa e problemeve shqetësuese dhe përgjithësisht stabiliteti në këtë fushë. Kjo situatë i dedikohet nivelit të emancipimit dhe të komunikimit njerëzor të minoritarëve, korrektesës ndaj ligjit, marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe popullsinë e ardhur.

    Pjesëmarrja në administratën publike Në takimet që grupi i vëzhgimit pati me përfaqësuesit e organeve

    shtetërore, të organizatës “ OMONIA ” dhe minoritetit u diskutua pjesëmarrja e minoritarëve në organet e qeverisjes vendore, ndërsa nga organizata “ OMONIA ” pati pretendime për pjesëmarrje relativisht të pakët. Në të vërtetë, gjatë bisedave, ballafaqimeve dhe verifikimeve në vend të këtij problemi, doli se një numër i konsiderueshëm kuadrosh dhe intelektualësh minoritarë gjenden aktualisht në strukturat shtetërore lokale, në administratën publike, në organet e rendit etj. Sidoqoftë, në disa nga këto organe, si të rendit, p.sh., pjesëmarrja varet nga kërkesat e vetë subjekteve dhe kualifikimi i tyre.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    21

    Ushtrimi i kompetencave të organeve të qeverisjes vendore si dhe

    probleme të tjera të lidhura me të Disa kryetarë komunash të zonës së minoritetit ngritën çështjen

    se duhet të rritet më shumë fuqia ekonomike e pushtetit lokal që ai të realizojë siç duhet autoritetin dhe kompetencat e tija. U pretendua për

    më shumë politikë rajonale lidhur me investimet. Gjithashtu, kryetarë komunash dhe përfaqësues të organizatës “OMONIA ” shtruan nevojën e funksionimit të dygjuhësisë në dokumentacionin shtetëror si dhe çështjen e funksionimit të tabelave dygjuhëshe topografike në fshatra, të cilat shpesh janë

    bërë objekt prishjeje nga elementë të caktuar, duke i dhënë këtij fakti interpretime politike. Sipas opinionit të grupit të vëzhgimit, këto veprime duhet të konsi-derohen si sporadike e të disa elementëve të veçuar keqbërës. Vetë komunat duhet të bëjnë më tepër dhe duhen gjetur mënyrat për ruajtjen e tabelave. I takon policisë të veprojë në mënyrë më të shpejtë dhe rezultative për gjetjen e autorëve, për të mos i lënë shteg asnjë spekulimi.

    Media, jeta kulturore dhe artistike etj. Për minoritetin dhe nga minoriteti botohen disa organe shtypi,

    gazeta dhe revista, ndërsa në zonë transmetojnë programe në gjuhën greke dhe me problematikë nga minoriteti radio “Gjirokastra” dhe disa radio private. Ka vend për një akses më të gjerë e më cilësor të problematikës së minoritetit në median lokale. Në këtë zonë ndiqen stacione televizive greke,TVSh-ja e disa stacione private të televizionit shqiptar. Në disa fshatra malore ka vështirësi në kapjen e valëve televizive, për shkak të pozitës gjeografike dhe mungesës së repetitorëve.

    Gjatë vëzhgimit, minoriteti grek në Gjirokastër

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    22

    Probleme të ruajtjes dhe të forcimit të identitetit kulturor etnik Përfaqësues të minoritetit në komuna si dhe të organizatës

    “OMONIA” pretenduan për njëfarë zbehjeje të jetës kulturore dhe artistike në zonën e minoritetit, dikur e dalluar për nivelin e lartë dhe larminë e saj. Qendrat e vetme që gjallërojnë disi kohën e lirë janë shkollat, me aktivitetet artistike e sportive që organizojnë. U pretendua se duhet bërë më shumë në këtë drejtim nga ana e shtetit shqiptar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Por mendimi i grupit të vëzhgimit është se duhet të stimulohen më tepër iniciativat edhe nga vetë minoriteti, për të promovuar më tej identitetin kulturor dhe për të forcuar ruajtjen e traditave në këtë fushë.

    Misionet e vëzhgimit të gjendjes së të drejtave të komunitetit egjiptian dhe të minoritetit grek u realizuan në zbatim të projektit “Diversiteti dhe bashkekzistenca e minoriteteve dhe e komuniteteve në Shqipëri- faktor i rëndësishëm për stabilitetin në rajon” me mbështetjen e Këshillit të Evropës në kuadër të Paktit të Stabilitetit.

    NGA MISIONET E VËZHGIMIT TË KORRESPONDENTËVE NË RRETHE

    Gjatë këtyre muajve kemi marrë informacion të vazhdueshëm nga korrespondentët tanë në të shtatë rrethet e vendit, të bazuar në vëzhgimet e tyre në terren. Në paragrafët e mëposhtëm kemi paraqitur disa nga problemet më të mprehta të ngritura për këtë periudhë.

    Qytetarët në kontakt me institucionet e sistemit gjyqësor

    dhe respektimi i të drejtave të tyre nga këto organe

    Korrespondentët tanë në Vlorë dhe në Gjirokastër kanë vëzhguar probleme nga më të ndryshmet nga të cilat mund të përmendim mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore për pensionet ushqimore për shkak të zgjidhjeve të martesave si edhe nga padi të tjera civile. Janë vënë re, gjithashtu, shkelje të të drejtave të njeriut në procese gjyqësore, sidomos në zvarritjet e këtyre proceseve. Kjo është vënë në pah nga korrespondenti ynë në Gjirokastër. Në prokuroritë e rretheve të lartpërmendura kanë mbërritur ankesa nga shtetas, kryesisht nga qytetarë romë, ku del në pah dukuria e tërheqjes së padisë sidomos për mitmarrje. Nga vëzhgimet e korrespondentëve tanë në këto rrethe, rezulton se marrëdhëniet e prokurorisë me policinë janë të mira.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    23

    Gjithashtu, prokuroria ka dhënë ndihmesën e saj edhe në ekzekutimin e disa vendimeve penale, të cilat përmbarimi nuk mund t’i ekzekutonte dhe, brenda një kohe të shkurtër, janë ekzekutuar 12 vendime.

    Respektimi i të drejtave të fëmijëve në fusha të ndryshme

    Në fushën e arsimit janë vërë re probleme të ndryshme në rrethet

    Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Më konkretisht, në raportet nga korrespondentët tanë vihet re se ka fëmijë që braktisin shkollën për arsimin e detyrueshëm. Ligji për këtë pjesë nuk zbatohet, pasi nuk është aplikuar vënia e gjobave ndaj prindërve të cilët e lejojnë këtë dukuri, që çon në rritjen e numrit të analfabetëve. Të dhënat janë verifikuar në disa drejtori të shkollave në zona rurale dhe urbane në rrethet e mësipërme. Gjithashtu, nga vëzhgimet nëpër shkolla ka rezultuar se të rinjtë nuk kanë informacionin e duhur dhe të plotë për të drejtat e tyre, megjithëse kanë strukturat e tyre rinore, të organizuara nëpër shkolla, dhe marrin pjesë aktivisht për zgjidhjen e problemeve të tyre. Edhe informacioni për organizimin dhe funksionimin e policisë është, gjithashtu, i pakët.

    Një tjetër problem i mprehtë, i raportuar nga korrespondentët tanë, është shfrytëzimi i fëmijëve për punë. Këto raporte theksojnë se fëmijët të cilët shfrytëzohen më shumë për punë të zezë janë ata romë. Ata lypin nëpër bare dhe restorante dhe nuk shkojnë në shkollë.

    Janë raportuar, gjithashtu, raste shkeljeje të të drejtave të fëmijëve me probleme. Nga vëzhgimet është vërejtur se, në shkollat publike, ka rreth 50 fëmijë që vuajnë nga çrregullime ose sëmundje mendore, por që nuk kanë trajtim të veçantë dhe të specializuar, ndërkohë që strukturat përgjegjëse shëndetësore dhe psikiatrike nuk kanë identifikuar raste të fëmijëve me zhvillim të vonuar. Megjithëse janë shkelur të drejtat e këtyre fëmijëve, organet ose institucionet shtetërore, përgjegjëse në këtë fushë, nuk janë vënë përpara përgjegjësisë.

    Respektimi i të drejtave të qytetarëve nga administrata publike

    në rrethe Në fushën administrative janë vërejtur probleme në rrethet Vlorë,

    Gjirokastër, Kukës, Elbasan dhe Korçë. Në përgjithësi, nuk zbatohet statusi i nëpunësit civil, vihet re mungesa e kualifikimeve të

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    24

    nëpunësve që punojnë në organet e qeverisjes vendore. Janë vënë re shkelje të së drejtës për informim të qytetarëve në lidhje me dokumentet zyrtare nga administrata e këtyre organeve. Në shumë raste shumica e nëpunësve nuk e njohin këtë ligj, prandaj dhe nuk e zbatojnë atë. Raportet theksojnë se shkelet e drejta e vendimmarrjes e qytetarëve në veprimtarinë e përditshme dhe publike të administratës shtetërore në nivel lokal, duke shkelur kështu Kodin e procedurës administrative. Probleme të tjera që janë vënë re në këto zyra, janë parregullsi në shërbimin publik të qytetarëve. Për rrjedhojë, ka radhë të gjata dhe sorrollatje të qytetarëve. Në zyrat e gjendjes civile, korrespondenti i Vlorës raporton për ankesa të qytetarëve për parregullsi në shërbimin publik ndaj tyre. Gjithashtu, nuk ka hapësira për informimin publik.

    Korrespondenti i Elbasanit vë në pah shkeljen e ligjit “Për shërbimin taksi” nga bashkia e Tiranës duke mos zbatuar dispozitat e këtij ligji dhe duke u vënë gjoba të rënda taksistëve të Elbasanit.

    Korrespondenti i Gjirokastrës vë në dukje edhe disa anë pozitive në bashkinë e këtij rrethi. Raporti thekson se ekzistojnë struktura të cilat synojnë të njohin më nga afër problemet e qytetarëve. Në këtë bashki ka grupe këshillimi me qytetarët (kryesisht ekonomistë, inxhinierë ndërtimi etj.). Gjithashtu, herë pas here, afishon vendime të ndryshme që merren nga organet e saja. Bashkia e Gjirokastrës është munduar vazhdimisht të zgjidhë problemet e qytetarëve të saj, si në rastin e banorëve të një lagjeje, të cilët kishin problem në lidhje me vendosjen e një antene nga VODAFON-i në këtë zonë.

    Në bashkinë e Kukësit aksesi i qytetarëve tek këto organe paraqet disa probleme. Ka mungesa në informimin e popullit për orarin e pritjes dhe vendimet që afishohen nuk i përkasin aktualitetit, por janë vendime të marra kohë më parë. Personeli i zyrës së pritjes nuk tregon gatishmëri për pritjen e popullit, kështu që përpara dyerve të kësaj zyre ka shumë njerëz të cilët presin të marrin takim. Kërkesat e drejtuara bashkisë kanë të bëjnë kryesisht me punësimin, ndihmën ekonomike, strehimin etj.

    Për sa i përket problemit të strehimit, në qytetin e Korçës ka rreth 8137 familje të pastreha, ndër të cilat 600 janë të kategorisë së parë. Ka familje të pastreha që jetojnë aktualisht në prona të ish-pronarëve, ka nga ato të cilat janë të regjistruara pranë bashkisë dhe, me vendim gjykate, pronarët detyrohen t'u sigurojnë këtyre banesë tjetër, ndërsa familjet të cilat nuk janë regjistruar pranë bashkisë, pronarët mund t'i nxjerrin jashtë. Në dispozicion të familjeve të pastreha bashkia e këtij

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    25

    rrethi vë 15 hyrje përkundrejt 500 kërkesave, pra raporti është 1 me 35. Ndërkohë, është në plan të vihen në dispozicion për shitje edhe 20 hyrje të tjera me çmim më të lartë. Gjithashtu, janë rreth 15 familje të pastreha të cilat, aktualisht, banojnë në zyrat e ish-ndërmarrjes së financës. Vetëm 2 prej tyre janë regjistruar të pastreha, ndërkohë që 13 familjet e tjera janë të paregjistruara.

    Respektimi i të drejtave të qytetarëve nga institucionet e shërbimit publik shëndetësor

    Korrespondentët e Korçës, të Gjirokastrës dhe të Vlorës kanë

    trajtuar probleme të ndryshme në këtë fushë, të tilla si: mungesa e ilaçeve, cilësia tepër e dobët e ushqimit në këto institucioneve, dukuria e korrupsionit mes mjekëve dhe diferencimi i pacientëve, sidomos për ata romë. Krahasuar me disa muaj më parë, korrespondentët kanë vënë në pah se ka përmirësime në këto institucione për sa i përket furnizimit me ujë, me energji elektrike, higjienës në dhomat e të sëmurëve dhe në korridoret e mjediset e tjera të pavijonëve, ushqimit të të sëmurëve etj.

    Respektimi i të drejtave të qytetarëve nga organet e policisë Gjatë kësaj periudhe, shkelje të të drejtave të qytetarëve nga

    organet e policisë u vunë re në qytetet Gjirokastër dhe Korçë. Korrespondentja e Korçës ka denoncuar keqtrajtimin e një shtetasi shqiptar nga policia greke. Po kjo korrespondente ka raportuar, gjithashtu, përdorim të dhunës nga forcat e gatshme të policisë së Korçës kundrejt G. Tahirllarit , i cili më pas ka vdekur. Korrespondentja ka marrë kontakte menjëherë me kompetentët dhe është prononcuar edhe për median duke bërë të qartë qëndrimin e KSHH-së në këtë rast. Janë raportuar, gjithashtu, shkelje të të drejtave të njeriut nga policia e qytetit të Korçës, e cila ka shkelur të drejtën e paprekshmërisë së banesës: janë pyetur fëmijët (fëmijë të mitur), pa qenë të pranishëm prindërit.

    1 Për më shumë informacion, ju lutem lexoni deklaratën publike të KSHH-së të datës 9.I.2003, në këtë buletin.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    26

    KSHH-ja, me anë të korrespondentëve të vet, ka marrë të dhëna për gjendjen dhe problematikën në mjediset e paraburgimit në rrethet Shkodër, Gjirokastër, Kukës. Vëzhgimet në paraburgim vunë në pah probleme të tilla, si: mbipopullim, kushte të këqija higjienike, mungesë e shërbimeve mjekësore dhe e ndihmës sociale në këto institucione, mungesë e një regjimi të veçantë për gratë dhe të miturit, kushte të këqija higjienike për këtë kategori të grupeve të veçanta etj. Korrespondenti i Kukësit ka raportuar ankesa të ardhura nga fshati Borje për sjelljen brutale të policisë ndaj qytetarëve të këtij fshati pas arratisjes nga paraburgimi në Kukës të dy të dënuarve2.

    Respektimi i të drejtave të qytetarëve nga firmat private Problematika në këtë fushë është paraqitur nga korrespondentë të

    Gjirokastrës dhe Elbasanit. Midis të tjerash, ata kanë raportuar shkelje të të drejtave të punëtorëve të cilët, në shumicën e rasteve, nuk përfitojnë sigurime shoqërore, u mungojnë masat e sigurisë në punë, ka shkelje të Kodit të punës. Korrespondenti i Elbasanit denoncon rastin e një personi i cili, duke punuar te një firmë turke, u aksidentua dhe, si rezultat, humbi shikimin pjesërisht. Për këtë ai ka ngritur padi për dëmshpërblim nga firma turke, e cila po bën çmos për të mos ia dhënë, duke mohuar kështu të drejtën e punëtorëve për dëmshpërblim në rast aksidenti gjatë punës.

    Vëzhgimet e mësipërme u realizuan në zbatim të fazës së fundit të projektit “Rrjeti i korrespondentëve të KSHH-së në disa rrethe të vendit”, mundësuar financiarisht nga fondacioni SOROS.

    2 Për më shumë informacion, ju lutem lexoni deklaratën e KSHH-së të datës 11.IV.2003, në këtë buletin.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    27

    Seminar edukues me nxënësit e shkollave të mesme

    Në shkollën “M.Keta”, 6 shkurt 2003

    VEPRIMTARI EDUKUESE DHE SENSIBILIZUESE Gjatë katërmujorit të parë të vitit 2003, në kuadër të misionit të

    KSHH-së për edukimin dhe sensibilizimin e publikut janë zhvilluar veprimtari duke filluar me disa seminare ligjore, takime me institucione dhe organe qeveritare si dhe publikime informative për të drejtat e njeriut.

    SEMINARE EDUKUESE ME MËSUESIT DHE NXËNËSIT*

    Pas gjithë punës

    përgatitore e cila është bazuar në marrëveshjet e nënshkruara midis KSHH-së dhe Drejtorive të Tiranës, Fierit dhe të Korçës, u organizuan 2 seminare (një me mësuesit dhe një me nxënës të përzgjedhur) në qytetet Tiranë, Fier dhe Korçë.

    Seminaret trajnuese synonin që të trajnonin mësuesit (të cilët japin

    mësim lëndën e edukatës shoqërore), që ndodhen në shkolla të vendosura në zona rurale gjithashtu dhe me grupet e nxënësve të cilët do të punojnë me të rinjtë e tjerë, nën drejtimin e mësuesve të trajnuar.

    Rreth 30 mësues morën pjesë në secilin nga seminaret trajnuese. Ata u përzgjodhën nga autoritetet lokale të drejtorisë arsimore. Në këtë trajnim morën pjesë dhe inspektorë dhe specialistë të drejtorisë arsimore të rretheve përkatëse. * Seminaret edukuese, publikimi i materialeve të trajnimit të mësuesve e të nxënëse, si dhe Guida “Mirësevini në sistemin gjyqësor janë realizuar me mbështetjen e Komitetit Suedez të Helsinkit, në kuadër të Projektit “Edukimi Ligjor i të Rinjve në Komunitet”.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    28

    Përsa i përket semina-reve trajnuese me nxënësit, 40 nxënës kanë marrë pjesë në secilin seminar trajnues. Metodologjia e trajnimit ishte e ndryshme nga ajo që u përdor me mësuesit. Trajnimi ishte shumë prak-tik dhe i përshtatej nxënë-sve, moshës së tyre, nevojave dhe situatave të për-ditshme.

    Për shumicën e të pranishmeve veprimtari të tilla ishin të parat në llojin e tyre.

    BOTIME Përgatitja dhe publikimi i materialeve për trajnimin e mësuesve

    dhe të nxënësve

    8 ekspertë të fushave të ndryshme kanë punuar dhe kanë pregatitur materiale për mësuesit. 8 fushat e përzgjedhura si më të nevojshme janë trajtuar në këtë broshurë, si p.sh., Kushtetuta e Shqipërisë dhe të rinjtë, të drejtat e fëmijëve dhe familja, policia, krimi dhe të rinjtë në situata të ndryshme, e drejta për informim, institucionet demokratike dhe shteti i së drejtës, mënyrën se si ne mund të përdorim insitucionet përkatëse dhe kompetente; të

    rinjtë dhe e drejta për të punuar; mbrojtja e të drejtave të fëmijëve; informacione praktike se si të ushtrohen këto të drejta, etj.

    Kjo broshurë është rreth 100 faqe dhe është printuar në 500 kopje. Ajo iu është dhënë të pranishmëve në trajnim si dhe autoriteteve dhe të gjitha bibliotekave të shkollave të përfshira në këtë projekt (më shumë se 40 shkolla).

    Gjatë seminareve me nxënsit

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    29

    Përgatitja dhe publikimi i guidës “Mirësevini në sistemin gjyqësor shqiptar”

    Kjo guidë e vogël përmban informacione

    ligjore për mësuesit dhe për të rinjtë, si dhe për çdo person që do të dijë më shumë rreth gjykatave dhe funksionimit të tyre, për të drejtat e personave në kontakt me sistemin juridik, për rolin e Avokatit të Popullit dhe për Gjykatën Kushtetuese. Ky publikim është shkruar në gjuhë të thjeshtë dhe është printuar në 1000 kopje. Është një informacion praktik jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga formati dhe prezantimi. Kjo broshurë i është shpërndarë nxënësve, mësuesve dhe biblio-tekave të shkollave që merrnin pjesë.

    Botimi “Zbatimi i ligjit në sfidat e kohës” Botimi “Zbatimi i ligjit në sfidat e kohës” paraqet një përmbledhje

    shkrimesh dhe intervistash për probleme aktuale në fushën e legjislacionit në vend, përgatitur nga z. Niazi Jaho, këshilltar ligjor i KSHH-së. Në to shtjellohen probleme dhe çështje juridike që kanë ngjallur diskutim gjatë kohëve të fundit në Shqipëri, si respektimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe i vetë institucioneve kushtetuese, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokatit të Popullit, prokurorive e gjykatave, si dhe transparenca në hartimin e projektligjeve.

    Në këtë informacion të shkurtër për përmbajtjen e botimit do të veçonim edhe një herë idenë themelore që thekson autori se bindja për drejtësinë apo padrejtësinë e një ligji apo dispozite të veçantë dhe aq më tepër nevoja e amendimeve kushtetuese nuk krijohen as me slogane, as me deklarata apo konferenca shtypi, por me studime dhe përgjithësime, me diskutime dhe debate konstruktive, pra, mbi të gjitha, me argumente.

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    30

    Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Komitetit Norvegjez të Helsinkit.

    Pasurimi i bibliotekave të shkollave

    Është një nevojë e madhe për të gjitha shkollat e Shqipërisë që të kenë bibliotekën e tyre dhe publikimet për të drejtat e njeriut. Bazuar në kërkesat e ardhura nga mësuesit dhe nxënësve gjatë kontakteve dhe

    takimeve që kemi patur me ta, KSHH përgatiti për çdo shkollë, si dhe për të gjitha drejtoritë arsimore të rretheve dhe inspektorët, një sasi librash për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe për të drejtat e të rinjve në veçanti.

    Faqja jonë e internetit Keni ‘klikuar’ në adresën tonë të internetit? Nëse deri tani nuk e

    keni hapur faqjen e re të KSHH, atëherë ‘klikoni’ në www.ahc.org.al dhe bashkohuni edhe ju me 1432 vizitorë të kësaj faqjeje.

    Faqja e internetit të KSHH-së ofron informacione mbi punën,

    veprimtarinë dhe rolin e Komiteti Shqiptar të Helsinkit në shoqërinë

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    31

    shqiptare në përmbushje të misionit të tij: respektimi dhe promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të individid. Reagimet më të fundit publike lidhur më rastet e shkeljeve të të drejtave të qytetarëve publikohen vazhdimisht duke ofruar informacion “të freskët” për të gjithë publikun. Ndërkohë, mirëpresim çdo sugjerim për përmirësime të faqjes prezantuese të KSHH.

    Publikimi i web site është mbështetur nga Komiteti Norvegjez i Helsinkit, në kuadër të Projektit “Ngritje e kapaciteteve; Forcimi i KSHH”.

    PROJEKTE TË REJA

    PROJEKTI “Vëzhgimi i ekzekutimit të vendimeve penale”

    Pavarësia e sistemit gjyqësor dhe respektimi i të drejtave të shtetasve nga organet e drejtësisë kanë qenë dhe mbeten një nga fushat e veprimtarisë së Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Duke pasur parasysh problemet me të cilat përballen organet e policisë, gjykatës dhe prokurorisë si dhe sistemi gjyqësor dhe duke synuar të kontribuojmë në funksionimin më të mirë të këtij sistemi dhe në përmirësimin e respektimit të të drejtave të personave në kontakt me këto organe, duke filluar nga muaji prill 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka filluar disa vëzhgime rreth ekzekutimit të vendimeve penale me formë të prerë, të dhëna nga gjykatat e rretheve Tiranë dhe Durrës gjatë vitit 2002.

    Nëpërmjet kësaj veprimtarie, KSHH –ja synon të njohë më mirë aspekte të veçanta qe kanë lidhje me ekzekutimin e vendimeve penale, vështirësitë objektive dhe subjektive që hasin gjykatat, prokuroritë, zyrat e përmbarimit dhe organet e tjera në faza të ndryshme të ekzekutimit të vendimeve penale dhe të sugjerojë mundësitë për përmirësimin e procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale.

    Një aspekt i rëndësishëm i punës së Komitetit në këtë fushë do të jetë vështrimi i legjislacionit penal për ekzekutimet e vendimeve penale, evidentimi dhe nevoja për plotësimin ose ndryshimet e

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    32

    legjislacionit, nëse do të ketë të tilla, në mënyrë që ligjet të bëhen sa më të aplikueshme në praktikë dhe të shmangen vështirësitë subjektive në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër, KSHH-ja, nëpërmjet përfundimeve dhe sugjerimeve të saja, synon të nxitë bashkëpunimin dhe koordinimin më të mirë ndërmjet protagonistëve kryesorë të sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale, si: policisë, gjykatës, prokurorisë dhe zyrave të përmbarimit duke mundësuar respektimin më të mirë të ligjit dhe të të drejtave të palëve në proces.

    Projekti shtrihet vetëm në rrethet Tiranë dhe Durrës. Në kuadër të këtij projekti, do të realizohen një sërë aktivitetesh të karaktereve të ndryshme:

    - vëzhgime në komisariatet e policisë dhe vendet e paraburgimit,

    - vëzhgime në sekretaritë gjyqësore të gjykatave të Tiranës dhe Durrësit,

    - vëzhgime në zyrat e përmbarimit të Tiranës dhe Durrësit, - vëzhgime në prokuroritë e rretheve Tiranë dhe Durrës, - studimi i legjislacionit për ekzekutimin e vendimeve

    penale.

    Krahas vëzhgimit të praktikës së ekzekutimit të vendimeve penale, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet informimit dhe sensibilizimit të publikut për të drejtat dhe detyrimet e tyre në lidhje me organet e drejtësisë në këtë fushë. Kjo do të arrihet nëpërmjet informimit të tyre për të drejtat që u jep ligji, si dhe për mjetet që mund të përdorin nëse të drejtat e tyre shkelen.

    Për njerëzit e thjeshtë që nuk kanë formim për ligjin, do të botohet edhe një udhëzues, i cili do t’i orientojë ata në lidhje me funksionimin e sistemit në ekzekutimin e vendimeve penale dhe procedurat e ankimit ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre. Ky udhëzues shihet, gjithashtu, si ndihmesë edhe e punonjësve që punojnë në këtë fushë.

    Përfundimet e studimeve dhe të vëzhgimeve të kryera do të paraqiten në një tryezë të rrumbullakët ku do të jenë të ftuar ekspertë të kësaj fushe si dhe përfaqësues të institucioneve që kanë lidhje me zbatimin e procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale. Në varësi të problematikës që do të dalë, KSHH-ja do të bëjë propozimet e nevojshme për të përmirësuar ligjin dhe praktikën e ekzekutimit të vendimeve penale.

    Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit “Vëzhgimi i ekzekutimit të vendimeve penale dhe forcimi i bashkëpunimit

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    33

    ndërmjet institucioneve përgjegjëse”. Ky projekt realizohet në kuadër të nismës së koalicionit të shoqërisë civile kundër korrupsionit (MSI) dhe me mbështetjen e USAID-it.

    GJYKATA KUSHTETUESE SHFUQIZON

    NENIN E KPP-SË ME KËRKESËN E KSHH-SË Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në dt.26.III.2003, i është drejtuar

    Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të nenit 410/2 të ligjit nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 8813, datë 13.VI.2002.

    Nëpërmjet këtij ndryshimi cenoheshin të drejtat e të dënuarit në mungesë, sepse familjarëve të të gjykuarit u mohohej e drejta të autorizonin mbrojtjen e tij.

    Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e mësipërme dhe, me vendimin e saj nr.16, datë 17.IV.2003, vendosi shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndër-kombëtare, në nenin 410, paragrafi i dytë, i Kodit të procedurës penale, të fjalëve “nga i pandehuri”. Më poshtë, vijon teksti i plotë i këtij vendimi.

    V E N D I M “NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Fehmi Abdiu, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Zija Vuci, Anëtar i “ “ Gjergj Sauli, Anëtar i “ “ Alfred Karamuço, Anëtar i “ “ Kujtim Puto, Anëtar i “ “ Xhezair Zaganjori, Anëtar i “ “ Petrit Plloçi, Anëtar i “ “ Sokol Sadushi, Anëtar i “ “ Kristofor Peçi, Anëtar i “ “

    Botuar në gazetën “Koha Jonë”, datë 27.02.2003

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    34

    me sekretare Arbenka Lalica, në datë 26.02.2003, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çëshjen nr.16 Akti që i përket:

    K Ë R K U E S:

    KOMITETI SHQIPTAR i HELSINKIT, përfaqësuar nga zoti Njazi Jaho, me prokurë.

    SUBJEKT i INTERESUAR:

    1. KUVENDI i REPUBLIKES SE SHQIPERISE, përfaqësuar nga zotërinjtë Viktor Gumi, Ilir Shurdhi e Gëzim Veleshnja, me autorizim.

    2. KESHILLI i MINISTRAVE, në mungesë. O B J E K T I: Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 410/2 të ligjit

    nr.7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.06.2002.

    BAZA LIGJORE:Nenet 31/ç, 42, 131/f të Kushtetutës së Republikës së

    Shqipërisë; neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; nenet 27-31 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”

    Kërkuesi ka parashtruar këto shkaqe për shfuqizimin e nenit 410/2 të

    Kodit të Procedurës Penale: - Ndryshimi që i është bërë nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, ka

    cënuar të drejtën e individit për një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet mohimit të së drejtës për t’u mbrojtur dhe të drejtës për gjykim, të garantuara nga nenet 31/ç, 42 të Kushtetutës si dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

    - Formulimi i mëparshëm i këtij paragrafi në lidhje edhe me nenin 48 të Kodit të Procedurës Penale parashikonte të drejtën e mbrojtësit për të bërë ankim ndaj vendimit të dhënë në mungesë të të gjykuarit edhe në rastet kur akti i përfaqësimit i është dhënë nga të afërmit e të pandehurit, kurse shtesa e bërë ia heq këtë të drejtë;

    - Pranimi i shqyrtimit vetëm të rekursit të prokurorit kundër vendimit, pa pranuar ankimin, i ve palët në pozita të pabarabarta duke mos respektuar kërkesat e nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për “barazinë e armëve”;

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    35

    - Amendimi i nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale nuk reflekton as jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimet nr.17/2000 dhe 5/2001) në të cilën është mbajtur një qëndrim krejt i ndryshëm, duke arritur në përfundimin se një praktikë e tillë, cënon të drejtën kushtetuese të mbrojtjes.

    GJYKATA KUSHTETUESE pasi dëgjoi relatorin e çështjes Kristofor Peçi, përfaqësuesit e kërkuesit, të

    subjekteve të interesuara dhe bisedoi çështjen në tërësi, V Ë R E N Komiteti Shqiptar i Helsinkit, është një organizatë e njohur për

    veprimtarinë e saj në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, i cili sipas statutit, ka si objekt dhe qëllim vëzhgimin e gjendjes lidhur me këto të drejta. Duke patur një qëllim të tillë, ai ka statusin e një kërkuesi të legjitimuar, sipas nenit 134 të Kushtetutës.

    Në shqyrtimin e kësaj çështje, Gjykata Kushtetuese niset nga qëllimi që të garantojë realisht të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë dhe si të tilla dher vendosjen e konsolidimin e një sistemi ligjor të përshtatshëm dhe të aftë për t’i mbrojtur ato nga çdo cënim real apo potencial.

    Me këtë rast, ajo ve në dukje se nuk mund të bëhet fjalë për garantim të të drejtave e lirive themelore të individit, nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, kur ky proces bazohet në një akt normativ me përmbajtje antikushtetuese, siç është edhe neni 410/2 i Kodit të Procedurës Penale me plotësimet që i janë bërë me ligjin nr.8813, datë 13.06.2002 dhe konkretisht me shtesën në të të fjalëve “... nga i pandehuri”. Ky plotësim, i cili në vetvete rezulton të jetë i panevojshëm sepse pa të ky paragraf është i kuptueshëm dhe i zbatueshëm në lidhje dhe me dispozita të tjera të ligjit, shkel të drejtat e individit për një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet të drejtës për t’u mbrojtur dhe të drejtës për gjykim të çështjes në të gjitha shkallët, të garantuara nga nenet 31/ç e 42 të Kushtetutës dhe nenet 6 e 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Gjykata Kushtetuese çmon se antikushtetutshmëria në paragrafin e dytë të nenit 410 të Kodit të Procedurës Penale konsiston në disa drejtime, të cilat evidentohen nga krahasimi i përmbajtjes së tij me dispozitat e Kushtetutës dhe të akteve ndërkombëtare.

    1. Shtesa në këtë paragraf vjen në kundërshtim me parimin kushtetues të mbrojtjes në procesin penal. Para këtij ndryshimi, pika 2 e nenit 410, kishte këtë përmbajtje: “Kundër vendimit të dhënë në mungesë, mbrojtësi mund të bëjë ankim vetëm kur është i pajisur me një akt përfaqësimi të lëshuar në format e parashikuara nga ligji”. Me plotësimin që i është bërë këtij paragrafi,

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    36

    duke shtuar pas fjalës “lëshuar”, fjalët “nga i pandehuri”, mohohet e drejta e mbrojtësit për të bërë ankim dhe për të marrë pjesë në gjykim në një shkallë më të lartë po qe se ai nuk është pajisur me akt përfaqësimi të lëshuar nga i pandehuri. Në këtë mënyrë, cënohet e drejta e ankimit dhe e mbrojtjes për vetë të pandehurin, gjë që vjen në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 17 të Kushtetutës, sepse kufizimi prek thelbin e së drejtës dhe tejkalon kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Prekja e thelbit të së drejtës së ankimit dhe mohimi i saj, konsiston në faktin se i gjykuari në mungesë që i fshihet drejtësisë, është në pamundësi të pajisë mbrojtësin me akt përfaqësimi të lëshuar prej tij në format e parashikuara nga ligji, pra efektivisht të mos ushtrojë të drejtën e ankimit.

    Gjykata Kushtetuese, vlerëson se në miratimin e një ligji apo plotësimin e tij nuk duhet të lejohen mospërputhje mes qëllimit që synohet të arrihet dhe masave që shërbejnë për arritjen e tij. Në rast se ligji synon të sigurojë të drejta, shmangia nga ky qëllim nëpërmjet masave kufizuese tej kritereve të lejuara, cënon të drejtat në mënyrë të papërligjur. E parë në këtë aspekt, përmbajtja e nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale ka si qëllim të njohë dhe garantojë të drejtën e ankimit ndaj vendimit gjyqësor të dhënë në mungesë të të akuzuarit. Por, kufizimi që mbrojtësi duhet të jetë i pajisur me akt përfaqësimi të lëshuar vetëm nga i pandehuri, kur ky i fundit nuk është i pranishëm, del jashtë qëllimit të ligjit, duke prekur e mohuar të drejtën e ankimit.

    Respektimi i së drejtës së mbrojtjes është një kriter i rëndësishëm që duhet të përmbushë ligji procedural, për t’u konsideruar i pajtueshëm me Kushtetutën. Në kuadrin e konsolidimit të shtetit ligjor, është e domosdoshme që organi ligjvënës të respektojë kritere të tilla që i japin mundësi të përsosë procesin e miratimit të ligjeve në përputhje me Kushtetutën, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të individit. Procesi i transformimit të sistemit të mëparshëm ligjor në një të ri dhe i përsosjes së tij në konformitet me Kushtetutën, kërkon që jo vetëm të ekskludohen prej tij norma që vijnë ndesh me parimet kushtetuese, por edhe të afirmohen ato parime të njohura që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore. Garantimi i të drejtës për një ankim efektiv nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga akte të tjera ndërkombëtare shtron para organit ligjvënës detyrën që jo vetëm të mos e pengojë individin të ushtrojë një të drejtë të tillë, por t’i sigurojë atij mjetet e nevojshme për ushtrimin efektiv të saj.

    Në nenin 8 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe në nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parashikohet e drejta e rekursit efektiv ndaj vendimit të gjykatës. Kurse në nenin 2 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike, përcaktohet për shtetet detyrimi që të garantojnë nëpërmjet organeve kompetente gjyqësore, administrative ose

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    37

    legjislative të drejtën e individit për të ushtruar rekurs si dhe krijimin e mundësiveë për gjykimin e këtij rekursi.

    Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në zbatim të nenit 6 të Konventës, lejohen që shtetet palë të kenë një kufi vlerësimi të caktuar për të bërë kufizime të të drejtave, por me kusht që kufizimi të mos e reduktojë të drejtën në mënyrë dhe masë të tillë që të preket thelbi i saj (në këtë mënyrë shprehet dhe nenit 17 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë), të ndiqet kurdoherë një qëllim i ligjshëm për interes publik dhe të mos ketë disproporcion të paarsyeshëm midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që synohet të arrihet.

    Kufizimi i bërë në nenin 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, nuk përmbush asnjë nga këto kërkesa të rëndësishme, por bie haptazi në kundërshtim me to.

    Me ndryshimin që i është bërë nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata Kushtetuese, thekson se çdo përpjekje e gjykatave të sistemit gjyqësor për të zhvilluar një proces të rregullt ligjor dhe respektuar të drejtën e ankimit dhe të mbrojtjes, do të ishte pa asnjë efekt, nëqoftëse ligji ku mbështeten vendimet e tyre nuk lejon ushtrimin e një të drejte të tillë. Si rrjedhojë ai ka përmbajtje antikushtetuese. Në zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, rëndësi vendimtare ka saktësia dhe drejtësia e ligjeve materiale e procedurale në të cilat mbështetet gjykata për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjen.

    Neni 410/2 i Kodit të Procedurës Penale e cënon të drejtën e mbrojtjes edhe në një drejtim tjetër, në atë të shkeljes së parimit të barazisë së palëve dhe të kontradiktoritetit në gjykim, gjë që vjen në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për respektimin e kërkesave për “barazinë e armëve”, që secilës palë t’i sigurohen mundësitë përkatëse për të parashtruar pretendimet e saj në kushte që nuk e vënë atë në gjendje më pak të favorshme se palën tjetër. Moslejimi i mbrojtësit për të bërë ankim ndaj vendimit të gjykatës, të dhënë në mungesë të të akuzuarit, në kushtet e nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, e ve njërën palë në pozitë të pabarabartë me palën tjetër.

    Gjykata Kushtetuese vlerëson se për të siguruar zbatimin e drejtë të parimit të barazisë, organi ligjvënës duhet të udhëhiqet nga rregulla të tilla përcaktuese që në kushte të njëjta, të bëjë rregullime ligjore në mënyrë të tillë që të përjashtojë arbitraritetin dhe trajtimin favorizues të një pale në dëm të palës tjetër. Parimi i barazisë para ligjit duhet kuptuar jo vetëm si përjashtim i arbitraritetit në zbatimin e tij, por në radhë të parë, në miratimin e ligjeve me përmbajtje të tillë që të shmangin pabarazinë.

    Nga ana tjetër, për t’i qëndruar konsekuent ndryshimit të bërë në paragrafin e dytë të nenit 410 të Kodit të Procedurës Penale, organi ligjvënës duhej të harmonizonte me të edhe pikën 3 të nenit 48 të këtij Kodi, sipas të

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    38

    cilës, zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij në format e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni. Po të bëhet krahasimi i përmbajtjes së këtyre neneve të të njëjtit ligj, del se sipas nenit 48, mbrojtësi mund të caktohet jo vetëm nga i pandehuri, por edhe nga të afërmit e tij, por për të bërë ankim ndaj vendimit të dhënë në mungesë të të pandehurit, sipas nenit 410/2, kërkohet akti i përfaqësimit i lëshuar nga ky i fundit. Caktimi i mbrojtësit në procesin penal në kushtet dhe mënyrat e parashikuara në ligj, përfshirë dhe atë të caktuar kryesisht nga gjykata, nuk ka për qëllim vetëm pjesëmarrjen e tij në një shkallë të gjykimit, por ndjekjen e çështjes nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së ankimit dhe pjesëmarrjes në të, deri në instancën më të lartë gjyqësore, për të mbrojtur plotësisht të drejtat e të pandehurit në një proces të rregullt ligjor. Duke patur caktimi i mbrojtësit këtë qëllim ligjor e kushtetues, del se përmbajtja e nenit 410/2 vjen ndesh me të e për rrjedhojë, ka karakter antikushtetues.

    Në vijim të argumenteve për shkelje të parimeve të së drejtës së mbrojtjes që rezulton nga përmbajtja e nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata Kushtetuese thekson se e drejta e mbrojtjes me avokat si garanci kushtetuese duhet të jetë efektive. Që kjo e drejtë të jetë jo thjeshtë teorike, por praktike dhe efektive, ushtrimi i saj nuk duhet bërë duke plotësuar kushte formale e të panevojshme, por kushte të përshtatshme me kërkesat e një gjykimi të drejtë, nisur nga qëllimi i dukshëm për mbrojtjen e të akuzuarit në mungesë. Në të kundërt, përdorimi i kritereve procedurale, duke shkelur parimin e proporcionalitetit dhe të barazisë së palëve, kombinuar edhe me rrezikun imediat të ndëshkimit penal pa u kondicionuar me zbatimin e parimit të kontradiktoritetit, krijon në vetvete një situatë arbitrariteti që mund të çojë edhe në dënim të padrejtë. Gjykata Kushtetuese është e mendimit se parimi i proporcionalitetit duhet të merret në konsideratë edhe nga pikëpamja e rrezikut që mund të krijojë për gjykimin e çështjes në mënyrë të njëanshme dhe dhënien e dënimit të padrejtë. Kjo gjë jo vetëm do të shkelte të drejtat e individit, por do të cënonte edhe bazat e shtetit ligjor.

    2. Ndryshimi i pikës 2 të nenit 410 të Kodit të Procedurës Penale bëhet nga Kuvendi, pasi Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj nr.17, datë 17.04.2000 dhe nr.5, datë 07.02.2001, ka shfuqizuar si antikushtetues dy vendime të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, përkatësisht atë me nr.386, datë 29.07.1999 dhe nr.371, datë 21.10.2000, për shkak të procesit të parregullt ligjor dhe shkelje të parimeve kushtetuese që garantojnë liritë dhe të drejtat e individit.

    Në vendimin nr.17, datë 17.04.2000, Gjykata Kushtetuese arsyeton ndër të tjera se Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë interpretuar gabim ligjin duke shkelur një të drejtë themelore dhe kanë zhvilluar një proces të

  • Raport janar-prill 2003 KSHH

    39

    parregullt gjyqësor. Në vendim arsyetohet gjithashtu: “... Mbrojtësi i të pandehurit që gjykohet në mungesë, i caktuar sipas kërkesave të ligjit, gëzon të gjitha të drejtat e mbrojtësit në një mbrojtje të detyrueshme, përfshirë dhe të drejtën e ankimit ndaj vendimit të gjykatës...”.

    Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese, sqaron se interpretimi i ngushtë i nenit 410/2 të bërë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke kufizuar të drejtën e mbrojtjes për të bërë ankim ndaj vendimit të dhënë në mungesë të të gjykuarit, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kërkojnë një interpretim sa më të gjerë të parimeve të së drejtës së mbrojtjes dhe të procesit të rregullt ligjor.

    Në vendimin tjetër me nr.5, datë 07.02.2001, Gjykata Kushtetuese, duke bërë një interpretim përfundimtar të ligjit lidhur me të drejtën e mbrojtjes në frymën e Kushtetutës dhe të akteve ndërkombëtare shprehet: “... Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme. Ato përbëjnë jurisprudencën kushtetuese dhe për rrjedhojë, kanë efektet e formës së prerë...”. Më tej në këtë vendim arsyetohet se asnjë organ tjetër nuk ka të drejtë të vejë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë ato, gjë që do të bënte një precedent të rrezikshëm për t’i mohuar këtij organi funksionin e garantimit të Kushtetutës. Gjithashtu, duke mbështetur qëndrimin e mbajtur në vendimin e mëparshëm për të drejtën e mbrojtësit të caktuar nga të afërmit e të pandehurit për të bërë ankim ndaj vendimit të gjykatës sipas neneve 48 e 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, në vendim theksohet se në këtë rast, nuk është bërë një interpretim i thjeshtë i ligjit “por është arritur që të rikonfirmohet, nëpërmjet interpretimit kushtetues, një parim thelbësor që përbën garanci kushtetuese”.

    Nga paraqitja shkurtimisht e argumenteve të këtyre vendimeve del qartë se Gjykata Kushtetuese duke interpretuar përmbajtjen e neneve 410/2 e 48 të Kodit të Procedurës Penale, në përputhje me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe akte të tjera ndërkombëtare, u ka dhënë këtyre dispozitave një kuptim të caktuar në mënyrë që me zbatimin e tyre të sigurohet mbrojtja e të drejtave themelore.

    Pikërisht këto vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë përfundimtare, t