Raport përfundimtar i inspektimit -...

18

Transcript of Raport përfundimtar i inspektimit -...

Page 1: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të
Page 2: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të
Page 3: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

Përmbajtja

1. Përmbledhja ekzekutive

1.1. Informacion i përgjithshëm mbi rezultatet e inspektimit....................(4-5)

2. Hyrje

2.1. Arsyet e inicimit të inspektimit............................................................(6-6) 2.2. Qëllimi i inspektimit............................................................................(6-6) 2.3. Objekti dhe subjekti i inspektimit........................................................(6-6) 2.4. Objektivat e inspektimit......................................................................(6-6) 2.5. Rëndësia e inspektimit.........................................................................(6-7) 2.6. Metodologjia e inspektimit..................................................................(7-7) 2.7. Periudha e kryerjes dhe mbulimit të inspektimit.................................(7-7) 2.8. Drejtimet e inspektimit........................................................................(7-7) 2.9. Kriteret e vlerësimit.............................................................................(7-7) 2.10. Pengesat dhe kufizimet në arritjen e objektivave.................................(7-7)

3. Përshkrimi i objektit, gjetjet dhe rekomandimet

3.1. Baza ligjore dhe kapacitetet për trajtimin e dhunës në familje...........(8-11) 3.2. Performanca policore në trajtimin e dhunës në familje......………....(12-15) 3.3. Respektimi i procedurave dhe rregullave në trajtimin e rasteve......(15-16)

4. Plani për përmbushjen e rekomandimeve

4.1. Plani i veprimit për realizimin e rekomandimeve................................(17-17)

Shtojcat

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 3

Page 4: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

1. Përmbledhja ekzekutive 1.1. Informacion i përgjithshëm mbi rezultatet e inspektimit 1.1.1. Aristoteli e ka konsideruar familjen si “qeliza elementare e shoqërisë” dhe nga ky kontekst përceptohet se familja e shëndoshë don të thotë edhe shoqëri e shëndoshë. Dhuna në familje është formë e ushtrimit të autoritetit të një individi ndaj tjetrit, duke shfrytëzuar forma të ndryshme të dhunës, si: fizike, mendore dhe seksuale. Dhuna në familje është problem social, i cili e ka përcjellë shoqërinë tonë me shekuj, si shoqëri patriarkale. Ky fenomen ka qenë dhe është mjaft prezent, sepse shoqëria kosovare deri vonë për këtë çështje me tepër ka vepruar në bazë të normave dhe rregullave morale se sa në bazë të ligjeve. Disa nga shkaktarët që ndikojnë në shkaktimin e këtij fenomeni në shoqërinë tonë janë kryesisht të natyrës individuale, ekonomike, sociale, ligjore, etj. Dhuna në familje si fenomen ka edhe pasojat e veta që mund të jenë fizike dhe psiqike. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës viteve të fundit ka pasur ngritje të numrit të rasteve të raportuara për dhunë në familje. Në këtë ambient shoqëror del si nevojë mbrojtja e të drejtave të njeriut, si të drejta të garantuara dhe me këtë Policia na paraqitet edhe si një nga akterët kryesor në trajtimin e rasteve kur kemi përfshirje të dhunës familjare. Kosova në vazhdën e përpjekjeve për t’u bërë pjesë e vlerave demokratike, viteve të fundit ka filluar ta trajtoj më me seriozitet këtë fushë. 1.1.2. Qeveria ka hartuar një Strategji Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në frymën e konventave që adresojnë parandalimin dhe luftimin e formave të diskriminimit, përfshirë edhe dhunën në familje. Policia në kuadër të përgjegjësive, problematikën e dhunës në familje e trajton brenda kornizave të ligjeve bazike1 dhe ligjit të veçantë2. Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje përkufizon dhunën në familje brenda një marrëdhënjeje familjare, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave nga shfaqja ose rishfaqja e akteve të dhunës në familje me lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Mbi bazën e këtij Ligji janë nxjerrë dy (2) akte nënligjore që kanë qëllim trajtimin e rasteve të kryesve të veprave të dhunës në familje3. Në frymën e Ligjit, Departamenti i Hetimeve në vitin 2011 ka miratuar Procedurë Standarde të Veprimit4 - Hetimi i Dhunës familjare, me qëllim të zbatimit me përpikëri të rregullave dhe procedurave ligjore në trajtimin e dhunës në familje. Shumica e përgjegjësive të Policisë të përcaktuara me Ligj janë inkorporuar në Procedurë Standarde të Veprimit, veç disa pikave që nevojitet për t’u plotësuar në harmoni me Ligjin. Lidhur me përmbushjen e nevojave me burime njerëzore, në sektorë rajonal është hasë situata kur përcaktimi i personelit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje me Listë të Autorizuar të Personelit është në shpërputhje me obligimet që dalin nga Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare. Hetimet Rajonale në Gjakovë ende nuk kanë Mbikëqyrës të Ekipit për Hetimin e Veprave Penale ‘Dhunë Familjare dhe Delikuencë e të Miturve’. Me gjithë që parashihen hetuesit primar të dhunës në familje, në hetimet e stacioneve policore janë të angazhuar nga dy hetues që kryejnë detyrat e hetuesit primar, por që në vendime për caktim në detyrë figurojnë si ‘hetues’. Lidhur me përgatitjen e hetuesve të dhunës në familje vlerësohet se janë të përgatitur mirë profesionalisht.

1 Kodi Penal i Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. 2 Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. 3 Udhëzimi Administrativ nr. 12/2012 për përcaktimin e vendit dhe mënyrës së trajtimit psiko-social të kryesit të dhunës në familje dhe Udhëzimi Administrativ nr. 02/2013 për mënyrën e trajtimit të kryesve të dhunës në familje, ndaj të cilëve është shqiptuar masa e mbrojtjes e trajtimit të obligueshëm mjekësor nga varësia e alkoolit e substancave psiko-tropike. 4 Shtylla e Hetimeve, Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i dhunës familjare ((PK/ShH-PSO 1.17, 09.08.2011).

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 4

Page 5: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

1.1.3. Ekzistojnë disa mënyra të raportimit të rasteve që shfrytëzohen nga raportuesit e tyre, përfshirë shfrytëzimin e linjës telefonike 192, raportimin fizik direkt në stacione policore, raportimin elektronik përmes e-mailit, përmes Qendres për Punë Sociale, Njësisë për Mbrojtjen e Viktimave dhe Qendrave Mjekësore. Statistikat tregojnë se në nivel të përgjithshëm të Policisë, viteve të fundit janë shtuar rastet e dhunës në familje, kurse vetëm në vitin 2017 janë shtuar rastet për 10.6%. Drejtoria Rajonale Policore - Prishtinë mbetet më e prekura dhe ka numrin më të madh të rasteve të raportuara të dhunës në familje, derisa me numër më të ulët të tyre dallohet Drejtoria Rajonale Policore - Mitrovicë - Veriu. Ngritjen më të madhe të numrit të rasteve në vitin 2017 krahasuar me vitin paraprak e ka shënuar Prizreni dhe Prishtina (+30.1%, përkatësisht +29.6%), derisa Mitrovicë - Veriu ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me një vit më parë (-39.3%). Kurse numri i të arrestuarve mbetet pothuajse i nivelit të njejtë për dy vitet. Aktivitetet me Qendrat për Punë Sociale dhe me Mbrojtës të Viktimave kanë shënuar ngritje. Për vitin 2016, shkalla e realizimit të rasteve të dhunës në familje ka arritur kuotë 93.8%, derisa në vitin 2017 në 95.1%. Drejtoria Rajonale Policore - Mitrovicë Jugu ka një ngecie që pasqyrohet përmes kuotave që shënojnë nivelet 79.3% për vitin 2016 dhe 42.5 % për vitin 2017. Sektorët hetimor duhet të rrisin efikasitetin e punës në hetimin e rasteve të dhunës në familje. Sipas dosjeve të përzgjedhura për dy vitet, të gjitha rastet e mostruara të dhunës në familje janë trajtuar nga hetuesit primar të dhunës në familje. 1.1.4. Inspektorët kanë kontrolluar 24 dosje të trajtuara nga Policia lidhur me dhunën në familje. Shumica nga to janë cilësuar si: lëndim i lehtë trupor, lëndim i rëndë trupor, kanosje, sulm, ngacmim, vepra penale të cilat në Kodin Penal të Kosovës janë të përcaktuara si vepra që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Gjatë kontrollit të ndjekjes së rregullave dhe procedurave të trajtimit të rasteve, vlerësohet se rastet kanë dokumentacionin e nevojshëm për të dëshmuar procedurat e ndjekura dhe respektimin e rregullave të hetimit.

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 5

Page 6: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

2. Hyrje 2.1. Arsyet e inicimit të inspektimit 2.1.1. Në bazë të Ligjit nr. 03/L-231, IPK-ja ka mandat ligjor që të kryejë inspektime në Polici, për të vlerësuar mënyrën e kryerjes së detyrave policore. Ky aktivitet ndihmon dhe mbështetë Policinë për të siguruar një shërbim profesional, demokratik dhe të përgjegjshëm. Bazuar në legjislacionin aktual, veç inspektimeve që iniciohen bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta, IPK-ja zhvillon edhe inspektime të jashtëzakonshme që mund të rrjedhin si kërkesë e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Ministrit të Punëve të Brendshme. Dhuna në familje është paraqitur si një dukuri shumë shqetësuese kohëve të fundit në shoqërinë kosovare. Duke u konsideruar si një problem sfidues për institucionet përgjegjëse shtetërore që duhet ta trajtojnë atë dhe si një trend gjithnjë në rritje, është vlerësuar e nevojshme të trajtohet qasja policore ndaj kësaj dukurie, që ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë kosovare. Bazuar në këtë, më 04.09.2018, Kryeshefi Ekzekutiv ka kërkuar inicimin e inspektimit të jashtëzakonshëm për të vlerësuar kryerjen e detyrave policore gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Vlerësimi i menaxhimit të kësaj fushe paraqet interes të madh për të hedhur dritë për përkushtimin dhe seriozitetin policor në trajtimin e këtyre rasteve. 2.2. Qëllimi i inspektimit 2.2.1. Qëllimi i inspektimit është:

• Që të përcaktojë nëse ligjet, rregulloret, parimet dhe procedurat policore zbatohen si duhet dhe janë të përshtatshme për të arritur qëllimet;

• Që të përcaktojë nëse burimet policore shfrytëzohen në mënyrë sa më efektive, efikase dhe se janë të përshtatshme për të arritur qëllimet dhe objektivat;

• Që të jepet një mendim objektiv mbi çështjet që lidhen me trajtimin e dhunës në familje; • Që të parandalojë shkeljet që mund të kryhen gjatë punës në angazhime të kësaj natyre; • Që të identifikojë dobësitë dhe të rekomandojë masa për funksionim më të mirë policor.

2.3. Objekti dhe subjekti i inspektimit 2.3.1. IPK-ja ka vlerësuar kryerjen e detyrave gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe është fokusuar në Sektorët Rajonal për Hetime dhe ato të stacioneve policore të kategorisë A. 2.4. Objektivat e inspektimit 2.4.1. Objektivat që ka synuar t’i arrijë ky inspektim janë:

• Vlerësimi i bazës ligjore dhe kapaciteteve njerëzore për hetimin e dhunës në familje; • Vlerësimi i përformancës së njësive hetimore për hetimin e rasteve të dhunës në familje; • Vlerësimi i respektimit të procedurave gjatë hetimit të rasteve të dhunës në familje.

2.5. Rëndësia e inspektimit 2.5.1. Inspektimi në këtë fushë luan rol të rëndësishëm në:

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 6

Page 7: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

• Ngritjen e përgjegjësisë, performancës dhe llogaridhënies së personelit; • Identifikimin e nevojave dhe kërkesave që shtyjnë para zhvillimin profesional; • Ngritjen e imazhit policor dhe besimit në raport me qytetarët.

2.6. Metodologjia e inspektimit 2.6.1. Gjatë inspektimit:

a) Janë zhvilluar intervista e takime me punonjës dhe bartës pozitash, si: shefat e sektorëve të hetimeve rajonale dhe të stacioneve policore;

b) Janë kryer kontrolle/inspektime fizike: të dhomave të veçanta për trajtimin e personave të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të rasteve të dhunës në familje;

c) Janë marrë dëshmi për kapacitetet e burimeve njerëzore në trajtimin e dhunës në familje, raportet vjetore që pasqyrojnë angazhimet policore dhe kopje të dosjeve të rasteve.

2.7. Periudha e realizimit dhe e mbulimit të inspektimit 2.7.1. Inspektimi ka filluar më 10.09.2018 dhe ka përfunduar më 19.09.2018. Inspektimi është përqendruar në vlerësimin e kryerjes së detyrave gjatë periudhës janar - dhjetor 2016 dhe 2017. 2.8. Drejtimet e inspektimit 2.8.1. Për përmbushjen e objektivave, inspektimi është përqendruar në këto drejtime:

• Baza ligjore dhe kapacitetet për trajtimin e dhunës në familje; • Performanca policore në trajtimin e dhunës në familje; • Respektimi i procedurave dhe rregullave në trajtimin e rasteve.

2.9. Kriteret e vlerësimit 2.9.1. Dokumentet në vijim janë baza, në të cilën ëshë mbështetur puna e inspektorëve:

• Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës; • Ligji nr. 04/L-076 për Policinë; • Kodi Penal i Kosovës; • Ligji nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje; • Procedura Standarde e Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë (2013) • Procedura Standarde e Operimit - Hetimi i Dhunës Familjare (PK/ShH - PSO 1.17); • Raporti mbi vlerësimin e programit të Kosovës kundër dhunës në familje dhe Planit të

veprimit 2011 - 2014; • Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje- Plani i Veprimit 2016-2020.

2.10. Pengesat dhe kufizimet në arritjen e objektivave 2.10.1. IPK-ja vlerëson se gjatë punës në terren dhe pasqyrimit të gjetjeve në raportin e inspektimit, nuk janë paraqitur vështirësi të natyrës objektive, të cilat kanë mundur të kenë ndikim në realizimin e objektivave të përcaktuar me Programin e punës inspektuese.

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 7

Page 8: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

3. Përshkrimi i objektit, të gjeturat dhe rekomandimet 3.1. Baza ligjore dhe kapacitetet për trajtimin e dhunës në familje 3.1.1. Familja është bazë e fortë e çdo shoqërie. Familja në të cilën mbretëron harmonia, raportet e mira dhe të drejtat në mes të anëtarëve, sidomos marrëdhëniet e mira dhe të ngrohta në mes prindërve dhe fëmijëve, janë garanci e fortë se më pak do të ketë sjellje devijante dhe kriminale tek fëmijët. Dhunë në familje është një shkelje e të drejtave të njeriut. Shtetet kanë përgjegjësi për t’i mbrojtur popullësitë e tyre nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mund të jenë përgjegjës edhe për aktet private nëse dështojnë të veprojnë me kujdesin e duhur për të parandaluar shkeljet e të drejtave, të hetojnë dhe dënojnë aktet e dhunës dhe për të siguruar kompensimin e tyre. Kosova si një aspiruese e vlerave demokratike dhe evropiane synon të jetë një mbrojtëse e të drejtave të qytetarëve dhe në këtë kontekst të mbrojë ata nga çdo shkelje apo cenim në baza racore, etnike, politike, etj. Në drejtim të zvogëlimit të rasteve të dhunës në familje, ngritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të mekanizmave që trajtojnë këtë dukuri, Kosova ka hartuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2016-2020), në kuadër të së cilës janë sugjeruar veprime që dërgojnë drejt harmonizimit të mëtejshëm të legjislacionit nacional me atë ndërkombëtar në përputhje me Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave apo Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje. Kosova ka emëruar një Koordinator Kombëtar Kundër Dhunës në Familje. 3.1.2. Problematika e trajtimit të rasteve të dhunës në familje në Kosovë përveç se është e rregulluar me ligjet bazike (Kodin Penal të Kosovës dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës), është e rregulluar edhe me ligj të veçantë, me Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Kodi Penal i Kosovës nuk ofron një përkufizim të dhunës në familje, sidoqoftë, dhuna në familje përmendet për herë të parë në këtë Kod si përjashtim (në dy nene të tij). Dështimi për të raportuar abuzimin e fëmijëve ose të dhunës në familje është vepër penale dhe kushdo që nuk i raporton veprat penale që ndodhin brenda një marrëdhënjeje në familje, mund të ndiqet penalisht. Kodi Penal i Kosovës parasheh ndjekje ex-officio të krimeve të lëndimeve të lehta trupore, lëndimeve të rënda trupore, kushteve të ngjashme me skllavërinë, punën e detyruar, përdhunimin dhe sulmin seksual kur kryhet në marrëdhënie familjare. Shkelja e urdhrave të mbrojtjes, gjithashtu konsiderohet bazë për ndjekje penale sipas detyrës zyrtare, të mbuluar me Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (neni 26, paragrafi 1). Në ndryshimet që u bënë në Kodin Penal të Kosovës në vitin 2012, janë ofruar edhe përkufizimet në përcaktimin e viktimës së ndjeshme dhe të Fondit për Kompensimin e Viktimës. Kodi Penal i Kosovës përcakton një numër të veprave të tjera penale të kryera në marrëdhëniet familjare, që mund të konsiderohen si një bazë për ndjekje penale. Megjithatë, në Kodin Penal të Kosovës nuk përfshihen të gjitha aktet e dhunës në familje të përcaktuara me Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. 3.1.3. Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës detyron subjektet publike të raportojnë krimet që duhet të ndiqen sipas detyrës zyrtare. Në nenin 63, paragrafi 2, theksohet rritja e rolit të Mbrojtësit të Viktimave për të përfaqësuar të gjitha viktimat e krimit. Megjithatë, me Kodin e ri, pala e dëmtuar ose viktima konsiderohen të njëjtë, të përkufizuar si “personi të cilit çfarëdo e drejte personale ose pasurore i është shkelur ose i është rrezikuar me veprën penale”5. Rritja e rolit të

5 Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, neni 19 (Përkufizimet), faqe 6.

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 8

Page 9: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

Mbrojtësit të Viktimave gjithashtu parasheh të drejtën e kërkimit në emër të viktimës, të sqarimeve për dëmet dhe shumën e kompensimit të kërkuar me anë të parashtrimit të një deklarate të thjeshtë mbi dëmet. Dëmet e pretenduara mund të jenë fizike, financiare, emocionale dhe mund të përmendin ndonjë rrethanë të ndryshuar të jetës. 3.1.4. Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në thelb e përkufizon dhunën në familje, brenda një marrëdhënjeje familjare, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave nga shfaqja ose rishfaqja e akteve të dhunës në familje me lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Tre llojet e urdhrave të mbrojtjes përcaktohen në përputhje me autoritetin e organit që e lëshon urdhrin për mbrojtje, përmbajtjen dhe procedurat që duhet të ndiqen. Kjo përfshinë llojet e masave që mund të lëshohen me urdhrat e mbrojtjes. Ligji përcakton Urdhrin për Mbrojtje, Urdhrin për Mbrojtjen Emergjente dhe Urdhrin e Mbrojtjes së Përkohshme Emergjente. 3.1.5. Siç është paraparë në Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, janë hartuar dhe miratuar dy akte nënligjore me qëllim të trajtimit të rasteve të kryesve të veprave të dhunës në familje: Udhëzimi Administrativ nr. 12/2012 për përcaktimin e vendit dhe mënyrës së trajtimit psiko-social të kryesit të dhunës në familje dhe Udhëzimi Administrativ nr. 02/2013 për mënyrën e trajtimit të kryesve të dhunës në familje, ndaj të cilëve është shqiptuar masa e mbrojtjes e trajtimit të obligueshëm mjekësor nga varësia e alkoolit e substancave psiko-tropike. Këto akte përqendrohen vetëm në nevojën për kryesit e varur nga alkooli dhe droga, që të trajtohen nga shteti duke identifikuar ato si shkaqe të mundshme të akteve të dhunës në familje. Aktet nënligjore lejojnë krijimin dhe licencimin e organizatave jo-qeveritare, si dhe agjencive qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve shëndetësore e sociale për të ofruar trajtime të detyrueshme të urdhëruara nga gjykatat. Kjo përfshinë ndihmën e ofruar në nivel komunal. Procedurat Standarde të Veprimit të miratuara në vitin 2013 nga Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje gjithashtu ofrojnë hollësi për rolet ligjore dhe institucionale dhe përgjegjësitë e institucioneve të pavarura, Gjykatave, Prokurorisë, si dhe për Organizatat Joqeveritare ofruese të shërbimeve, si p.sh. strehimoret. Kuadri ligjor kombëtar plotësohet më tej edhe me Programin e Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planin e Veprimit - në vazhdimësi të të cilit është pikërisht hartimi i kësaj strategjie kombëtare. 3.1.6. Policia heton krimet që lidhen me dhunën në familje dhe i referon viktimat e dhunës tek shërbimet tjera. Policia bën hetimin dhe ndjekjen penale për krimet që kryhen brenda familjes në pajtim me Kodin Penal të Kosovës. Veç zbatimit të përcaktimeve sipas Kodit Penal, Policia zbaton edhe Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, duke lëshuar urdhra për mbrojtje të përkohshme emergjente jashtë orarit të punës së gjykatave, si dhe duke zbatuar urdhrat mbrojtës. Policia ka detyrim të shoqërojë viktimën, me qëllim që ai/ajo të marrë sendet personale, t’i përgjigjet çfarëdo lloj njoftimi për kërcënime apo akte të dhunës në familje ose në rastet kur ekzistojnë dyshime se kanë ndodhur akte të dhunës në familje, t’i arrestojë menjëherë kryesit që dyshohen se kanë kryer vepra penale. Për të kontaktuar Policinë me rastin e raportimit të dhunës në familje, përdoret linja e rregullt telefonike. Policia ka themeluar Njësitë e Hetimeve për Dhunë në Familje (NJHDHF) në kuadër të stacioneve policore dhe nga pikëpamja strukturore, përbëhen nga një grua dhe një burrë (praktikisht të dhënat flasin për raste më të shumta të burrave që marrin kontaktet e para). Trajnimi dhe arsimimi i lartë për personat që kanë detyrim t’i zbatojnë ligjet e Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, organizohen nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, e cila organizon trajnime edhe për NJHDHF-të lidhur me hetimin e dhunës në familje.

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 9

Page 10: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

3.1.7. Me qëllim që të ketë zbatim të mirëfilltë dhe respektim të procedurave që rrjedhin nga aktet ligjore mbi rastet e dhunës në familje, Departamenti i Hetimeve ka miratuar Procedurë Standarde të Veprimit - Hetimi i dhunës familjare, e cila ka vënë në përgjegjësi për zbatim të saj të gjitha njësitë policore të nivelit qendror dhe lokal. Procedura Standarde e Veprimit parasheh veprime që duhet të ndërmerren nga zyrtarët policor gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, e të cilat derivojnë nga Ligji nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Për më tutje, Procedura Standarde e Veprimit përfshinë kapituj që përcaktojnë ndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje, përgjegjësitë e personelit, procedurën që duhet ndjekur gjatë trajtimit të rasteve për dhunë në familje, procedurën sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ndërhyrjet e Policisë në rastet e dhunës në familje, detyrat e Pranuesit të Thirrjes (dispeqerit), detyrat e patrullës policore në reagimin e rasteve të dhunës në familje, detyrat e hetuesve (hetuesit primar) në hetimin e rasteve, intervistimin e viktimës, intervistimin e të dyshuarit, intervistimin e dëshmitarëve, intervistimin e fëmijëve, detyrat e Hetuesit Rajonal të Dhunës në Familje dhe përgjegjësitë e Sektorit të Hetimeve për Dhunë në Familje në Drejtorinë për Hetime të Krimeve të Rënda. 3.1.8. Të gjithë kapitujt e përfshirë në Procedurën Standarde të Veprimit janë në harmoni me aktet ligjore, kurse në veçanti të gjitha përgjegjësitë e Policisë së Kosovës që janë përcaktuar në Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje janë inkorporuar në Procedurën Standarde të Veprimit në përjashtim të disa pikave që nuk janë përfshirë e që kanë të bëjnë me sigurimin e linjës së posaçme telefonike për raportim të dhunës në familje, sigurimin e transportit të viktimës dhe vartësve të saj deri në objektin e duhur mjekësor për trajtim ose kontrollin mjekësor, nëse paraqitet nevoja, sigurimin e mbrojtjes për ata që kanë lajmëruar dhunën në përputhje me obligimet përkatëse ligjore lidhur me mbrojtjën e dëshmitarëve, si dhe sigurimin e kontaktit zyrtar për viktimën apo përfaqësuesin ligjor me nëpunësin hetues në kuadër të Policisë së Kosovës nëse kërkohet ndihma e mëtejshme dhe nëse mungon nëpunësi hetues, atëherë ndonjë nëpunës tjetër i Policisë duhet t’i ndihmojë viktimës6. Pikat e potencuara, cilat janë të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje nuk janë trajtuar si pika të veçanta në Procedurën Standarde të Veprimit. Rekomandimi nr. 1 IPK-ja i rekomandon Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që të plotësohet - ndryshohet Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare (PK/ShH-PSO 1.17), në mënyrë që të jetë në harmoni të plotë me Ligjin nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

3.1.9. Sa i përket hetimit të rasteve të dhunës në familje dhe keqtrajtimit të fëmijëve, Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i dhunës familjare përcakton edhe personelin, i cili duhet të merret me trajtimin e rasteve, si në nivel rajonal po ashtu edhe në atë të stacioneve policore. Në çdo rajon duhet të jenë së paku dy zyrtarë policorë (njëri nga ta rreshter) për hetime dhe koordinim me hetuesit në nivel stacioni të dhunës familjare. Së paku dy hetues për stacion nga njësitë e hetuesisë duhet të jenë të zgjedhur si hetues primar të dhunës në familje për hetimin e rasteve për dhunë në familje dhe rastet e keqtrajtimit të fëmijëve. Nga analiza e dokumentacionit vërehet se kemi shpërputhje në mes të obligimeve që dalin nga Procedura Standarde e Veprimit dhe Listës së Personelit të Autorizuar. Të gjeturat tregojnë se në Listën e Personelit të Autorizuar, për nivelin rajonal parashihet të ketë një

6 Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, neni 24, paragrafi 3, pika 3.1, 3.5, 3.7 dhe 3.9.

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 10

Page 11: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

pozitë “Ekipi për hetime të VP dhunë familjare dhe delikuenca e të miturve”, për të cilën pozitë parashihet të jetë një rreshter, kurse për hetimin e veprave të dhunës në familje nga niveli i stacioneve policore me Listën e Personelit të Autorizuar nuk është përcaktuar asnjë pozitë. Pra, përcaktimi i personelit për trajtimin e veprave të dhunës në familje me Listë është në disharmoni me obligimet që dalin nga Procedura Standarde e Veprimit. Në Sektorët e Hetimeve Rajonale është caktuar nga një rreshter në pozitën Mbikqyrës i Ekipit për Hetime të Veprave Penale ‘Dhunë Familjare dhe Delikuencë të të Miturve’. Në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, nga data 01.06.2016, kjo pozitë është vakante, kurse pranimi i raporteve nga stacionet dhe raportimi në nivel qendror i është caktuar një zyrtareje policore (Hetuese në Sektorin e Hetimeve Rajonale). Rekomandimi nr. 2 IPK-ja i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Personelit që në afat sa më të shkurtër kohor të bëjë plotësimin e pozitës Mbikëqyrës i Ekipit për Hetimin e Veprave Penale ‘Dhunë Familjare dhe Delikuencë e të Miturve’ në Drejtorinë Rajonale Policore të Gjakovës.

3.1.10. Sa i përket nivelit të stacioneve, sipas Listës së Personelit të Autorizuar është përcaktuar që struktura e stacioneve policore të ketë Sektorin e Hetimeve në kuadër të së cilit bëjnë pjesë: Ekipi i hetimeve, Ekipi i teknikës kriminalistike dhe Dhoma e dëshmive, por nuk parashihet asnjë pozitë “Hetues primar i dhunës në familje”. Të gjeturat e inspektimit tregojnë se në kuadër të stacioneve policore të inspektuara, janë të caktuar nga dy zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve, të cilët e kryejnë detyrën e Hetuesit primar të dhunës në familje. Gjatë kontrollimit të vendimeve për caktimin në detyrë për hetuesit e dhunës në familje, inspektorët kanë vërejtur se në disa raste në këto vendime, te rubrika ku përcaktohet pozita e vendit të punës, këtyre zyrtarëve ju figuron vetëm “Hetues”, pa e specifikuar se janë Hetues primar të dhunës në familje. Rekomandimi nr. 3 IPK-ja i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Personelit që të bëjë harmonizimin e Listës së Personelit të Autorizuar me Procedurën Standarde të Veprimit - Hetimi i dhunës familjare (PK/ShH-PSO 1.17), duke përfshirë caktimin e pozitave konkrete për hetuesit e dhunës në familje si në nivelin regjional, po ashtu edhe në nivelin e stacioneve policore.

3.1.11. Trajtimi i rasteve që kanë të bëjnë me dhunën në familje është një fushë mjaft e ndërlikuar dhe e ndjeshme. Andaj, është e nevojshme që hetuesit, të cilët merren me hetimin e rasteve të tilla të kenë një ngritje më të lartë profesionale. Të gjeturat e inspektimit tregojnë se Policia është kujdesur në ngritjen profesionale të hetuesve të dhunës në familje, duke organizuar trajnime dhe seminare të ndryshme, të cilat lidhen drejpërdrejt me fushën e hetimit të rasteve të dhunës në familje, si: hetimi i dhunës në familje, implementimi i urdhrave për mbrojtje nga dhuna në familje, intervistimi hetimor i të miturve dhe menaxhimi i dhomave të intervistimit, roli i Policisë sipas Ligjit kundër Dhunës në Familje. Hetuesit e dhunës në familje janë të trajnuar mirë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe inkurajohen që të vazhdojnë me trajnime të tilla, në mënyrë që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të bëhet në mënyrën më profesionale të mundshme.

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 11

Page 12: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

3.2. Performanca policore në trajtimin e dhunës në familje 3.2.1. Çdo rast që konsiderohet se bie në fushën e detyrave dhe përgjegjësive policore, qytetarët mund ta paraqesin përmes thirrjes telefonike 192. Edhe për rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, raportimi i tyre mund të bëhet përmes kësaj thirrjeje, në të cilën lajmërohet dispeçeri, i cili menjëhere sapo të marrë informacionin se rasti ka të bëjë me dhunë në familje, lajmëron hetuesit përgjegjës në mënyrë që të reagojnë në rast. Sipas të dhënave në shkresat e drejtorive rajonale dhe stacioneve policore të kategorisë A, si mënyrë të paraqitjes së rasteve të dhunës në familje, nga qytetarët janë shfrytëzuar thirrjet telefonike 192, paraqitja e drejtpërdrejt e rastit në stacion qoftë nga viktima apo persona tjerë, forma elektronike, përmes Qendres për Punë Sociale, Njësisë për Mbrojtjen e Viktimave dhe Qendrave Mjekësore. Mënyra më e shpeshtë e raportimit të rasteve të dhunës në familje është potencuar të jetë ajo e raportimit në stacion. Detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë lidhur me trajtimin e rasteve të paraqitura si dhunë në familje janë të përcaktuara hollësisht në Procedurën Standarde të Veprimit. Sipas kësaj, Policia duhet t’i përgjigjet secilit njoftim për veprat ose kërcënimet e dhunës në familje ose shkeljes së urdhrit për mbrojtje apo të urdhrit për mbrojtje emergjente, pa marrë parasysh se kush e bën njoftimin7. 3.2.2. Të gjeturat e inspektimit tregojnë se gjatë periudhës 2016 - 2017 në Polici janë raportuar një numër i konsiderueshëm i rasteve të dhunës në familje. Gjatë vitit 2016, në nivel vendi janë raportuar gjithsej 1.135 raste të dhunës në familje, kurse gjatë vitit 2017, në nivel vendi janë raportuar gjithsej 1.255 raste të dhunës në familje. Nga të dhënat shihet se kemi një trend në ngritje për 10.6% të numrit të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Nëse krahasojmë të dhënat në nivel të drejtorive rajonale policore, numri më i madh i rasteve është raportuar në Drejtorinë Rajonale Policore të Prishtinës, pasuar nga ajo e Pejës dhe Prizrenit, kurse numrin më të vogël të rasteve të raportuara të dhunës në familje e kemi në Drejtorinë Rajonale Policore të Mitrovicës - Veriu. Nëse përcjellim raportimet për vitet e fundit del se Drejtoria Rajonale Policore - Prizren dhe Drejtoria Rajonale Policore - Prishtinë në vitin 2017 kanë ngritjen më të lartë të numrit të rasteve krahasuar me vitin paraprak. Në anën tjetër, Drejtoria Rajonale Policore - Mitrovicë - Veriu e Mitrovicë - Jugu kanë rënien më të theksuar në vitin 2017 krahasuar me vitin paraprak. Tabela nr. 1 - Të dhëna mbi numrin e rasteve të raportuara të dhunës në familje Nr. Drejtoria Rajonale 2016 2017 Trendi në % 1. Prishtinë 230 298 29.6 2. Prizren 186 242 30.1 3. Pejë 191 211 10.5 4. Ferizaj 142 136 -4.2 5. Gjilan 142 154 8.4 6. Gjakovë 101 104 2.9 7. Mitrovicë - Jugu 82 73 -10.9 8. Mitrovicë - Veriu 61 37 -39.3

Gjithsej 1.135 1.255

7 Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare (PK/ShH-PSO 1.17).

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 12

Page 13: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

3.2.3. Viktimat e dhunës në familje zakonisht për herë të parë kontaktojnë me zyrtarët e Policisë andaj si rezultat, këta duhet të luajnë rol thelbësor në krijimin e besimit e bashkëpunimit të ndërsjellë. Policia duhet të jenë shumë më e ndjeshme ndaj dhunës së ushtruar në familje, sesa ndaj dhunës në mjediset shoqërore. Nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra që ka të bëjë me dhunën në familje, Policia ndalon kryerësin e supozuar në pajtim me ligjin8. Nga inspektimi në terren dhe bazuar në të dhënat statistikore të drejtorive, Policia ka qenë shumë e angazhuar në trajtimin e rasteve të raportuara të dhunës në familje, ku gjatë vitit 2016 në nivel vendi janë arrestuar 371 persona, kurse në vitin 2017 janë arrestuar 364 persona. Nga të dhënat shihet se Policia gjatë kësaj periudhe kohore është angazhuar edhe në bashkëpunimin me organizatat tjera, të cilat merren me trajtimin e rasteve të dhunës në familje (Qendrën për Punë Sociale, Gjykatat, Mbrojtësin e Viktimave, etj). Në aspektin e trajtimit të rasteve të dhunës në familje, gjatë periudhës 2016 - 2017, Policia ka zhvilluar aktivitete edhe lidhur me shqiptimin e urdhrave për mbrojtje të përkohshme emergjente (urdhra mbrojtës që shqiptohen Policia). Gjatë periudhës 2016 - 2017 kemi patur numër relativisht të vogël të shqiptimit të urdhrave për mbrojtje të përkohshme emergjente (tre raste në vitin 2016 dhe pesë raste në vitin 2017). Urdhrat për mbrojtje të përkohshme emergjente lëshohen nga Shefi i Njësitit Rajonal të Policisë së Kosovës Kundër Dhunës në Familje, vetëm në rastet kur Gjykata nuk punon dhe vlefshmëria e tyre është deri në fillimin e punës së Gjykatës. Tabela nr. 2 - Të dhëna mbi aktivitetet policore në trajtimin e rasteve të dhunës në familje Drejtoria rajonale

Viti Të arrestuar

Aktivitetet me Qendra për Punë Sociale

Aktivitetet me Mbrojtës të Viktimave

Urdhra mbrojtës- Gjykatë

Urdhra mbrojtës-

Polici

Viktima të strehuara

Prishtinë 2016 58 87 25 1 0 0 2017 90 114 61 6 1 1

Gjilan 2016 29 36 50 0 0 4 2017 37 62 49 0 0 6

Ferizaj 2016 12 57 120 2 1 17 2017 9 509 107 1 0 0

Pejë 2016 108 33 166 148 0 20 2017 37 35 206 0 0 1

Gjakovë 2016 87 34 49 6 0 4 2017 106 27 43 4 2 8

Prizren 2016 29 50 80 8 0 14 2017 69 67 130 9 1 22

Mitrovicë Jugu

2016 22 46 59 2 2 6 2017 43 32 64 5 1 5

Mitrovicë Veriu

2016 15 47 33 33 0 2 2017 7 27 27 11 0 0

Gjithsej 2016 371 432 603 214 3 71 2017 364 873 687 36 5 43

3.2.4. Krimet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, Policia duhet t’i trajtoj me të njëjtin seriozitet si edhe llojet tjera të krimeve. Policia me veprimet e saj duhet të fitojë besimin e viktimës në mënyrë

8 Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare (PK/ShH-PSO 1.17).

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 13

Page 14: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

që të jetë në gjendje të grumbullojë informacionin e duhur për të vazhduar hetimin deri në fund9. Se Policia është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe obligimeve të dalura nga Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës në Familje, më së miri e tregojnë të dhënat statistikore, ku në nivel vendi gjatë vitit 2016 nga gjithsejt 1.135 raste të raportuara, janë zgjidhur 1,065 raste (93.8%), kurse gjatë vitit 2017 nga gjithsej 1.255 raste të raportuara të dhunës në familje, janë zgjidhur 1.194 raste (95.1%). Nëse e bëjmë një analizë për rastet e zgjidhura në nivel të drejtorive rajonale, shohim se të gjitha ato efikasitetin e përfundimit të rasteve të dhunës në familje e kanë të lartë e që eshtë rreth 95%, përjashtim bën Drejtoria Rajonale Policore - Mitrovicë - Jugu, ku efikasiteti i përfundimit të rasteve të dhunës në familje për vitin 2016 është 79.3%, kurse për 2017 është 42.5 %. Rasteve të tilla duhet t’i kushtohet kujdes edhe më i madh duke ditur ndjeshmërinë e tyre.

Rekomandimi nr. 4 IPK-ja u rekomandon Udhëheqësve të Sektorëve Rajonal të Hetimeve dhe Shefave të Njësive të Hetimeve në stacione policore, që të rrisin edhe më shumë efikasitetin në zgjidhjen e rasteve të dhunës në familje, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe trendin në ngritje të tyre.

3.2.5. Hetuesit primar duhet të jenë në thirrje 24 orë për të gjitha rastet e dhunës në familje, të cilët do t’i përgjigjen në thirrje në vendngjarje dhe hetim të rastit. Kur hetuesit primar të dhunës në familje nuk janë në detyrë dhe nuk mund t’i përgjigjen rasteve të tilla, hetuesit tjerë nga njësitë e hetuesisë mund ta hetojnë rastin, mirëpo duhet të bashkëpunojnë me hetuesin e dhunës në familje10. Ndërsa, obligim i njësive patrulluese që i përgjigjen rastit të raportuar të dhunës në familje është të njoftojnë për të dalë në vendngjarje, njësinë e hetimeve (hetuesin primar të dhunës në familje) dhe njësitë tjera kompetente”11. Duke u bazuar në shkresat e hetuesve primar të dhunës në familje si dhe raportet e trajtimit të rasteve të dhunës në familje, të gjitha rastet e raportuara si dhunë në familje janë trajtuar nga hetuesit primar të dhunës në familje. Sa i përket kujdestarisë në thirrje 24 orë, të cilët do t’i përgjigjen për të gjitha rastet e dhunës në familje, hetuesit primar të dhunës në familje iu përgjigjen të gjitha rasteve që raportohen si dhunë në familje, në përjashtim të atyre kur ata është e pamundur

9 Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare (PK/ShH-PSO 1.17). 10 Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare. 11 Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare.

Tabela nr. 3 - Të dhëna mbi statusin e rasteve të dhunës në familje Drejtorit Rajonale

Prishtinë Gjilan Ferizaj Peja Gjakovë

Prizren MitrovicëJugu

Mitrovicë Veriu

2016

2017

2016

2017

2016

2017

2016

2017

2016

2017

2016

2017

2016

2017

2016

2017

Prokurori Themelore

227 293 132 150 131 134 120 211 99 104 182 234 65 31 60 35

Dërguar në Gjykatë

0 0 0 0 0 0 42 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Të mbyllur - pa bazë

0 0 6 1 1 1 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Nën hetime 3 5 4 3 10 1 29 0 2 0 4 8 17 42 1 2 Gjithsej 230 298 142 154 142 136 191 211 101 104 186 242 82 73 61 37

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 14

Page 15: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

që t’iu përgjigjen, atëherë inkuadrohet hetuesi tjetër, por në të njëjtën kohë informohet edhe hetuesi primar i dhunës në familje12. 3.2.6. Procedura Standarde e Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna në Familje në Kosovë (kapitulli - Mekanizmat institucional dhe akterët e tjerë të përfshirë drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e viktimave nga dhuna në familje) ka përcaktuar detyrat e përgjegjësitë e mekanizmave institucional, ku ndër të tjera thuhet: “Mbrojtësit e viktimave zakonisht takohen me viktimat menjëherë pas reagimit të Policisë ndaj një rasti të lajmëruar të dhunës në familje. Ky kontakt në fillim me viktimën lejon që Mbrojtësi i Viktimave të ndërtojë një raport me viktimën që zgjatë gjatë kontaktit të viktimës me mekanizmat tjerë institucional. Përgjegjësia e Mbrojtësit të Viktimave është që të sigurojë se viktima kupton shërbimet që mund t’i ofrohen nga Shteti dhe si mund t’i pranojë ato13. Mbrojtja e përkujdesja për viktimat e dhunës në familje bie në kompetencë të Mbrojtësit të Viktimave. Gjetjet e inspektimit bazuar në shkresat zyrtare të hetuesve primarë të stacioneve të inspektuara tregojnë se hetuesit primar i kontaktojnë rregullisht viktimat e dhunës në familje dhe anëtarët e familjeve të tyre deri në përfundim të hetimeve. Kurse, pas përfundimit të hetimeve kontakti me viktimat e dhunës në familje apo me ndonjë nga anëtarët e familjeve të tyre është më i rrallë për shkak të ngarkesës së hetuesve edhe me raste tjera, por edhe të mungesës së automjeteve, siç ishte rasti në Stacionin Policor në Ferizaj14. Hetuesit primar të dhunës në familje u mundësojnë viktimave të dhunës në familje dhe familjarëve tjerë që t’i kontaktojnë sa herë të kenë nevojë, përmes telefonit apo kontaktit të drejtëpërdrejtë në stacion. 3.3. Respektimi i procedurave dhe rregullave në trajtimin e rasteve 3.3.1. Policia e Kosovës, konkretisht të gjitha nivelet e hetimeve përballen me presionin e rasteve për vepra të ndryshme penale. Kodi Penal i Kosovës, dhunën në familje nuk e përmban si figurë të veçantë të veprës penale. Megjithatë, të dhënat nga regjistrimi i rasteve hetimore për vitin 2016 dhe 2017, tregojnë që janë regjistruar edhe raste që në Kodin Penal të Kosovës janë përcaktuar si vepra penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje e të cilat zakonisht kanë qenë lëndim i lehtë trupor, lëndim i rëndë i trupor, kanosje, sulm seksual, shtrëngim, etj. Policia ka përgjegjësinë të veprojë në mënyrë profesionale dhe pa asnjë paragjykim në lidhje me këto raste, kurse zyrtarët përgjegjës duhet të përqëndrohen në mbrojtjen e viktimës, hetimin dhe ndjekjen e të dyshuarit dhe parandalimin e recidivizmit. Me qëllim të parandalimit, minimizimit të rasteve të dhunës në familje si dhe garantimit për mbrojtjen e anëtarëve të familjes, Policia ka hartuar Procedurë Standarde të Operimit me qëllimin që zyrtari policor të zbatojë rregullat e përcaktuara dhe t’i aplikojë ato kur përballet me një rast që ka të bëjë me ushtrim të dhunës në familje, masat mbrojtëse që duhet marrë për viktimën, ekzekutimin e urdhrave mbrojtës, si dhe shqiptimin e urdhrit mbrojtës emergjent të përkohshëm. Procedura Standarde e Operimit - Hetimi i Dhunës Familjare shërben si një udhëzues për të gjithë zyrtarët policor në funksion të detyrimeve ligjore që kanë për të marrë masat efektive në një kohë të shpejtë dhe me veprime ligjore, për parandalimin e dhunës, mbrojtjen dhe kujdesin për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare.

12 Shkresë zyrtare përmes postës elektronike e datës 12.09.2018 nga hetuesi primar (Stacioni Policor - Pejë). 13 Procedura Standarde e Veprimit për mbrojten e viktimave nga dhuna në familje (Agjencia për Barazi Gjinore). 14 Shkresë zyrtare përmes postës elektronike e datës 19.09.2018 nga hetuesi primar (Stacioni Policor - Ferizaj).

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 15

Page 16: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

3.3.2. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të evidentuara për vitet 2016-2017, në të gjitha drejtoritë rajonale policore (tetë drejtoritë rajonale policore, plus nga një stacion i kategorisë A dhe hetimet rajonale) janë kontrolluar gjithsej 24 raste apo dosje lidhur me dhunën në familje. Prej 24 rasteve, për vitin 2016 janë kontrolluar 11 raste, kurse për vitin 2017 janë kontrolluar 13 raste. Për njohuri më të hollësishme, numri i tillë i rasteve është i ndryshëm për shkak se gjatë vitit 2016-2017, të gjitha drejtoritë rajonale, konkretisht hetimet rajonale, nuk kanë pasur të evidentuar raste nga fusha e dhunës në familje. Nga të gjitha rastet e kontrolluara të dhunës në familje, shumica nga to janë cilësuar si: lëndim i lehtë trupor, lëndim i rëndë trupor, kanosje, sulm, ngacmim, vepra penale të cilat në Kodin Penal të Kosovës janë të përcaktuara si vepra që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Varësisht nga cilësimi i veprës penale, të cilat në Kodin Penal janë të përcaktuara si vepra penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje, rastet e kontrolluara të cilat kanë qenë në proces hetimor gjatë viteve 2016 - 2017, kanë përmbajtur dokumentet apo formularët të cilët janë të nevojshëm për të dokumentuar një rast hetimor dhe atë: deklaratat e dëshmitarëve, deklaratat e viktimave, deklaratat e të dyshimtve, raportet fillestare policore mbi rastin, raportet mjekësore në ato raste kur ka pasur nevojë për vizitë mjekësore, fotografi në ato raste kur ka pasur lëndime të dukshme për procedim të mëtejm, aktvendime të Prokurorit për ndalim/arrestim, kallëzime penale/raporte të veçanta apo shënime zyrtare, raporte dorëzuar Gjykatave dhe urdhra mbrojtës të shqiptuar nga Gjykatat kompetente. Në të gjitha rastet kur nuk ka pasur aktvendim të Prokurorit kompetent për ndalim/arrestim, rastet e tilla të hetimit me sugjerim të Prokurorit kompetent kanë vazhduar në procedura të rregullta hetimore15. 3.3.3. Në respektim të rregullave të përcaktuara në Procedurën Standarde të Veprimit, njësitë e hetimeve rajonale gjatë vitit 2016 - 2017, vetëm në një rast (Drejtoria Rajonale Policore - Prizren) kanë shqiptuar urdhrin e përkohshëm emergjent. Për më tutje, urdhrin e përkohshëm emergjent jashtë orarit të punës së gjykatave e kanë përgjegjësi ta shqiptojnë hetuesit e hetimeve rajonale me kërkesën e palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe të tjerëve sipas ligjit16.

15 Rastet e kontrolluara në nivelin e hetimeve rajonale dhe stacioneve policore, 2016-AS-10, 2016-GI-04, 2016-CFI-006, 2016 -AB- 3714, 2016-GA-0468, 2016-DA-1667, 2016-EA-0682, 2016-CA-1565, 2016-CF-2024, 2016-SA-135,2016-BC-1317, 2017-AC-0869, 2017-DA-1088, 2017-EI-4,2017-CI-28, 2017-SI-23, 2017-AB-2738, 2017-GA-0163, 2017-DA-2512, 2017-EA-0223, 2017-CA-1093, 2017-CF-1001, 2017-SA-074, 2017-BC-1043. 16 Procedura Standarde e Operimit – Hetimi i dhunës familjare (PK/ShH-PSO 1.17, kapitulli XIV, 14.1 a, b).

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 16

Page 17: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

4. Plani i përmbushjes së rekomandimeve 4.1. Plani për përmbushjen e rekomandimeve 4.1.1. Mbi bazën e gjetjeve, IPK-ja ka dhënë një numër rekomandimesh dhe pas komenteve të ofruara nga menaxhmenti policor në takimin përmbyllës të datës 06.02.2019, është vendosur që ato të realizohen sipas Planit të veprimit të prezantuar në tabelën e mëposhtme.

Nr. Rekomandimi Prioriteti Komentet e strukturës policore Plani i veprimit

1. IPK-ja i rekomandon Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që të plotësohet - ndryshohet Procedura Standarde e Veprimit - Hetimi i Dhunës Familjare (PK/ShH-PSO 1.17), në mënyrë që të jetë në harmoni të plotë me Ligjin nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

II

Rekomandimi qëndron. Kemi hartuar draft PSV. Jemi në pritje të plotësim ndryshimit të KPK-së, ku do t’i fusim inputet me ndryshime të Kodit Penal. Pasi që Sektori për Hetimin e Dhunës në Familje ka kaluar në Departamentin e Operacioneve, kjo PSV do të miratohet nga Drejtori i Departamentit të Operacioneve. Kjo PSV hartohet nga Sektori dhe aprovohet nga Drejtori i Operacioneve.

01.07.2019

2. IPK-ja i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Personelit që në afat sa më të shkurtër kohor të bëjë plotësimin e pozitës Mbikëqyrës i Ekipit për Hetimin e Veprave Penale ‘Dhunë Familjare dhe Delikuencë e të Miturve’ në Drejtorinë Rajonale Policore të Gjakovës.

I Rekomandimi qëndron. Është kërkuar nga DRP- Gjakovë, të përzgjedhë dhe të caktojë në detyrë-Mbikëqyrësin e Hetimeve të veprave penale të dhunës në familje në DRP në Gjakovë. E realizon Drejtori Rajonal në DRP, Gjakovë

01.03.2019

3. IPK-ja i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Personelit që të bëjë harmonizimin e Listës së Personelit të Autorizuar me Procedurën Standarde të Veprimit - Hetimi i dhunës familjare (PK/ShH-PSO 1.17), duke përfshirë caktimin e pozitave konkrete për hetuesit e dhunës në familje si në nivelin regjional, po

II Rekomandimi qëndron. Jemi në procedurë të ndryshimit të strukturës organizative të Policisë së Kosovës dhe këto rekomandime do të reflektohen në strukturë të PK-së. Gjithashtu do të rifreskohen vendimet të caktimit në detyrë për zyrtarët në hetime të dhunës në familje, duke u bazuar në PSV të re dhe në ndryshimet e ligjeve tjera bazike.

01.07.2019

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 17

Page 18: Raport përfundimtar i inspektimit - ipk.rks-gov.netipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/02/RAPORT-I-INSPEKTIMIT-Nr.-6... · të prekur nga dhuna familjare dhe të dosjeve të

ashtu edhe në nivelin e stacioneve policore.

Departamenti i Personelit dhe Drejtoritë Rajonale.

4. IPK-ja u rekomandon Udhëheqësve të Sektorëve Rajonal të Hetimeve dhe Shefave të Njësive të Hetimeve në stacione policore, që të rrisin edhe më shumë efikasitetin në zgjidhjen e rasteve të dhunës në familje, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe trendin në ngritje të tyre.

I Rekomandimi qëndron. Do të ngritet efikasiteti i punës të zyrtarëve policor që hetojnë rastet e dhunës në familje në të gjitha stacionet policore e posaçërisht në DRP- Mitrovicë Jugu dhe Veriu. Zbatimi i rekomandimeve do të bëhet nga udhëheqësit në DRP dhe në stacionet policore në përkrahjen dhe monitorimin nga Sektori për parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.

Menjëherë

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT - INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS 18