RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH...

37
1 RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH SHKOLLAVE PROFESIONALE DHE QËNDRIMIT TË TYRE NDAJ SIGURIMIT TË CILËSISË KORNIZËS KOMBËTARE TË KUALIFIKIMEVE DHE AUTORITETIT KOMBËTARË TË KUALIFIKIMEVE 20 Janar 2014

Transcript of RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH...

Page 1: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

1

RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH SHKOLLAVE

PROFESIONALE DHE QËNDRIMIT TË TYRE NDAJ

SIGURIMIT TË CILËSISË

KORNIZËS KOMBËTARE TË KUALIFIKIMEVE

DHE

AUTORITETIT KOMBËTARË TË KUALIFIKIMEVE

20 Janar 2014

Page 2: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

2

1. OBJEKTIVAT E HULUMTIMIT

Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të kuptojë

qëndrimin e përfaqësuesve të tyre rreth Sigurimit të Cilësisë (SC), Kornizës Kombëtare të

Kualifikimeve (KKK) dhe Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK). Në secilën shkollë

është paraparë që të intervistohen: drejtori i shkollës, koordinatori i cilësisë, dy mësues dhe

gjashtë nxënës (2 nxënës nga secili nivel).

Gjatë këtij hulumtimi janë intervistuar gjithsej 65 drejtorë, 58 koordinatorë të cilësisë, 130

mësues dhe 369 nxënës.

2. REZULTATET E HULUMTIMIT

Hulumtimi është realizuar në 27 komuna të Kosovës të cila janë paraqitur në grafin e

mëposhtëm, ku mund të shohim numrin e shkollave në të cilat janë realizuar anketimet, për

komunë.

Grafi .1. Komunat në të cilat janë realizuar intervistat

Page 3: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

3

I.SIGURIMI I CILËSISË

Nga intervistat e bëra në terren në 65 shkollat e targetuara, kemi marrë mendime të

ndryshme për sigurimin e cilësisë në shkollat e tyre, mendime të cilat vijnë nga drejtorët,

koordinatorët e cilësisë, mësuesit dhe nxënësit.

Rreth perceptimit se a ka sigurim të cilësisë në shkollat e tyre, mund të shohim që 60%

e drejtorëve, 59% e koordinatorëve, 62% e mësuesve dhe 47% e nxënësve mendojnë se në

shkollën e tyre ka mjaftueshëm Sigurim të Cilësisë. Ndërsa, 35% e drejtorëve, 27% e

koordinatorëve, 25% e mësuesve dhe 25% e nxënësve mendojnë se ka shumë Sigurim të

cilësisë.

Nga këto të dhëna mund të themi se më shumë se gjysma e respondentëve kanë qëndrim

të njejtë rreth perceptimit së ekzistencës të sigurimit të cilësisë në shkollat e tyre.

Grafi 2. Sigurimi i cilësisë, sipas drejtorëve Grafi 2a. Sigurimi i cilësisë, sipas koordinatorëve

Page 4: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

4

Grafi 2b. Sigurimi i cilësisë, sipas mësuesve Grafi 2c. Sigurimi i cilësisë, sipas nxënësve

Kur janë pyetur se “Kush mendoni se është përgjegjës për sigurim të brendshëm të

cilësisë në shkollat e juaja?” janë marrë këto përgjigje, nga:

1. Drejtorët: 68% mendojnë se përgjegjës janë vet drejtorët së bashku me koordinatorët,

mësimdhënësit dhe grupet e caktuara, 26% mendojnë se përgjegjës janë i gjithë stafi

menaxhues i shkollës dhe mësimdhënësit dhe 6% e tyre mendojnë së përgjegjës janë

arsimtarët, pedagogu dhe disa faktorë të tjerë.

2. Koordinatorët: 27.5% mendojnë se përgjegjës janë drejtorët dhe arsimtarët, 27.5%

mendojnë se janë menaxhmenti i shkollës, 25% mendojnë se janë koordinatori i cilësisë

dhe menaxheri i shkollës, 10% mendojnë se janë mësimdhënësit dhe 10% mendojnë se

përgjegjës janë: bordi, zëvendësdrejtori, grupet punuese dhe të gjithë të punësuarit.

3. Mësuesit: 33.3% e mësuesve mendojnë se përgjegjës është drejtori dhe koordinatori i

cilësisë, 29.1% mendojnë se përgjegjës janë menaxhmenti i shkollës dhe mësimdhënësit,

26.3% mendojnë se përgjegjës janë stafi dhe organet kompetente dhe grupet punuese,

8.3% mendojnë që përgjegjës është drejtoria e arsimit, drejtoria e shkollës, dhe MASHT-i

dhe 3%, të tjera.

Page 5: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

5

4. Nxënësit: 49.1% e nxënësve mendojnë se përgjegjës janë drejtori dhe mësimdhënësit,

20.1% mendojnë të ndryshme si: MASHT, rojet e shkollës, nxënësit, pedagogu , vet shkolla,

policia, etj., 14.2% mendojnë se përgjegjës është drejtoria dhe kolektivi i shkollës, 8.5%

mendojnë se përgjegjës janë stafi punues, 5.1% janë përgjegjës koordinatorët, 3% nuk e

dinë fare.

Kur janë pyetur se a kanë njohuri që shkolla e tyre posedon koordinatorin për sigurimin

e cilësisë, nga përgjigjet që janë marrë del se: 88% e drejtorëve kanë njohuri, 75% e mësuesve

dhe 48% e nxënësve kanë njohuri për koordinatorin e cilësisë në shkollat e tyre.

Në grafet e mëposhtme mund të shohim edhe përqindjet e tjera, që janë përgjigjur me

JO, Nuk e di apo edhe nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Pa përgjigje janë 5% e drejtorëve dhe

2% nxënësve. (Shih grafet 3/3a/3b/3c)

Grafi 3. Njohuria e drejtorëve rreth koordinatorit për

siguriminë e cilësisë

Grafi 3b. Njohuria e mësuesve rreth koordinatorit për Grafi 3c. Njohuria e nxënësve rreth

sigurimin e cilësisë koordinatorit për sigurimin e cilësisë

Page 6: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

6

Rreth pyetjes se përmes cilave mekanizma mund të rritet sigurimi i cilësisë, përgjigjet e

marra tregojnë se:

-34% e drejtorëve, 39% e koordinatorëve, 38% e mësuesve dhe 40% e nxënësve kanë

përzgjedhur opsionin ‘Trajnimet Adekuate’

-28% e drejtorëve, 29% e koordinatorëve, 26% e mësuesve dhe 20% e nxënësve kanë

përzgjedhur opsionin Raporti i Vet-Vlerësimit.

-26% e drejtorëve, 20% e koordinatorëve, 23% e mësuesve dhe 23% nxënësve kanë

përzgjedhur opsionin Vetëdijesimi i stafit menaxhues.

(Shih grafet 4/4a/4b/4c)

Grafi 4. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë, Grafi 4a. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë,

sipas drejtorëve sipas koordinatorëve

Grafi 4b. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë, Grafi 4c. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë,

sipas mësuesve sipas nxënësve

Të intervistuarit janë pyetur se “A është punuar në drejtimin që të keni më shumë

njohuri për praktikat dhe implementimin e Sigurisë së cilësisë nga institucioni i juaj?” dhe nga

përgjigjet që janë pranuar, mund të shohim se, të katër kategoritë (drejtorët, koordinatorët,

mësuesit dhe nxënësit) mendojnë se në këtë drejtim është punuar mjaftueshëm.

Page 7: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

7

Në grafet e mëposhtme mund të shihet se 60% e drejtorëve, 54% e koordinatorëve, 49%

e mësuesve dhe 38% e nxënësve mendojnë se është punuar mjaftueshëm. Po ashtu mund të

shihen edhe përqindjet e tjera për secilën kategori, ku mund të kuptojmë se ka të tillë nga

koordinatorët(3%), mësuesit (1%) dhe nxënësit(5%) të cilët nuk janë në dijeni fare për këtë

dukuri. (Shih grafet 5/5a/5b/5c)

Grafi 5. Mendimi i drejtorëve për punën e bërë në Grafi 5a. Mendimi i koordinatorëve për punën e bërë

drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë në drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë

nga institucioni i tyre nga institucioni i tyre

Page 8: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

8

Grafi 5b. Mendimi i mësuesve për punën e bërë në Grafi 5c. Mendimi i koordinatorëve për punën e bërë

drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë në drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë

nga institucioni i tyre nga institucioni i tyre

Mendimet e drejtorëve, koordinatorëve, mësuesve dhe nxënësve, se a është punuar në

drejtim që të kenë njohuri për praktikat dhe implementimin e Sigurimit të Cilësisë nga

institucionet përgjegjëse, si: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe MASHT-it, kryesisht

janë marrë përgjigje si ‘mjaftueshëm’ duke e përjashtuar vetëm tek nxënësit të cilët mendojnë

se ‘pak’ kanë punuar në atë drejtim.

Nga grafet e mëposhtme mund të shohim se 52% e drejtorëve, 45% e koordinatorëve

dhe 42% e mësuesve mendojnë se është punuar mjaftueshëm kurse 40% e nxënësve mendojnë

së është punuar pak. Mund të themi se një përqindje e madhe e drejtorëve (34%),

koordinatorëve (43%) dhe mësuesve (39%), mendojnë se është punuar pak në këtë drejtim.

(Shih grafet 6/6a/6b/6c)

Page 9: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

9

Grafi 6. Mendimi i drejtorëve për punën e bërë në Grafi 6a. Mendimi i koordinatorëve për punën e bërë

drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë në drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë

nga institucionet tjera (AKK, MASHT) nga institucionet tjera (AKK,

MASHT)

Grafi 6b. Mendimi i mësuesve për punën e bërë në Grafi 6c. Mendimi i nxënësve për punën e bërë në

drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë

nga institucionet tjera (AKK, MASHT) nga institucionet tjera (AKK, MASHT)

II. RAPORTI I VET-VLERËSIMIT

Nëse bëjmë krahasimin se sa janë të informuar ose sa kanë njohuri, drejtorët,

koordinatorët, mësuesit dhe nxënësit për raportin e vet-vlerësimin, mund të shohim se 52% e

drejtorëve dhe koordinatorëve thonë se kanë shumë njohuri për këtë raport,kurse 51% e

mësuesve thonë se dinë mjaftueshëm dhe 32% e nxënësve thonë se din pak për këtë raport.

(Shih grafet 7/7a/7b/7c)

Page 10: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

10

Grafi 7. Njohuria e drejtorëve për Grafi 7a. Njohuria e koordinatorëve

raportin e vet-vlerësimit për raportin e vet-vlerësimit

Grafi 7b. Njohuria e mësuesve për Grafi 7c. Njohuria e nxënëseve për

raportin e vet-vlerësimit raportin e vet-vlerësimit

Nga pyetja se “Kush mendoni se është përgjegjës për përpilimin e raportit të vet-

vlerësimit”, janë marrë këto përgjigje, nga:

1. Drejtorët: 48.5% mendojë se përgjegjës është drejtori dhe koordinatori, 14.2% grupet

punuese, 8.5% mësimdhënësit, 5.7% MASHT-i, 23.1% te tjera.

2. Koordinatorët: 59.5% mendojë se përgjegjës është drejtori dhe koordinatori, 9.5%

menaxhmenti, 7.1% grupet punuese, 4.7% MASHT-i, 19.2% te tjera.

3. Mësuesit: 38.5% mendojë se përgjegjës është drejtoria dhe koordinatorë, 15.7%

menaxhmenti dhe mësimdhënësit, 11.4% grupet punuese, 7.1% MASHT-i, 27.3% të tjera.

4. Nxënësit: 34.2% mendojë se përgjegjës është drejtoria dhe koordinatorët, 14.4%

menaxhmenti dhe mësimdhënësit, 11.1% grupet punuese, 6.5% MASHT-i, 17.1% nuk e

dinë,16.7% të tjera.

Page 11: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

11

III. KORNIZA KOMBËTARE E KUALIFIKIMEVE

Rreth Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve janë marrë përgjigje nga më të ndryshmet,

ku mund të shohim se në përgjithësi të katër kategoritë janë të kënaqur me funksionimin e kësaj

kornize.

-31% e drejtorëve dhe 35% koordinatorëve kanë dëgjuar për Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve në vitin 2010. Kurse 22% e mësuesve kanë dëgjuar në vitin 2011 dhe 26% e

nxënësve në vitin 2013.

Një numër i madh i nxënësve (47%) nuk kanë dëgjuar fare për Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve. (Shih grafet 8/8a/8b/8c)

Grafi 8. Kur kanë dëgjuar drejtorët për KKK-në Grafi 8a. Kur kanë dëgjuar koordinatorët për KKK-në

Page 12: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

12

Grafi 8b. Kur kanë dëgjuar mësuesit për KKK-në Grafi 8. Kur kanë dëgjuar nxënësit për KKK-në

Kur janë pyetur se nëpërmjet cilave forma kanë dëgjuar për Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve, 40% e drejtorëve janë përgjigjur se kanë dëgjuar nga Seminaret/ Konferencat,

41% e koordinatorëve janë përgjigjur se kanë dëgjuar po ashtu nga Seminaret/Konferencat,

25% e mësuesve janë përgjigjur se kanë dëgjuar nga Kolegët/Miqtë dhe 49% e nxënësve janë

përgjigjur se nuk kanë dëgjuar ndonjëherë, kurse 12% e tyre janë përgjigjur se kanë dëgjuar

përmes internetit. (Shih grafet 9/9a/9b/9c)

Page 13: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

13

Grafi 9. Format e dëgjimit për KKK-në – Drejtorët Grafi 9a. Format e dëgjimit për KKK-në -

Koordinatorët

Grafi 9b. Format e dëgjimit për KKK-në – Mësuesit Grafi 9c. Format e dëgjimit për KKK-në – Nxënësit

Komponentë kryesore e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, sipas katër kategorive

(drejtorëve, koordinatorëve, mësuesve dhe nxënësve) është Certifikimi. Mund të shohim se

38% e drejtorëve, 59% e koordinatorëve, 47% e mësuesve dhe 34% e nxënësve, thonë se

komponenta kryesore e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve është Certifikimi. (Shih grafet

10/10a/10b/10c)

Page 14: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

14

Grafi 10. Komponenta kryesore e KKK-së, Grafi 10a. Komponenta kryesore e KKK-së,

sipas drejtorëve sipas koordinatorëve

Grafi 10b. Komponent kryesore e KKK-së, Grafi 10c. Komponent kryesore e KKK-së,

sipas mësuesve sipas nxënësve

Page 15: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

15

IV. AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE

Disa nga pyetjet në këtë intervistë, kanë të bëjnë edhe më Autoritetin Kombëtar të

Kualifikimeve. Të intervistuarit janë pyetur se, çfarë funksioni kryen Autoriteti Kombëtar i

Kualifikimeve dhe nga analiza që është bërë mund të shohim se: 46% e drejtorëve, 48% e

koordinatorëve dhe 42% e mësuesve, thonë se AKK-ja kryen funksionin e Sigurimit të Jashtëm

të Cilësisë (Akreditim të ofruesve të AAP-së), kurse 34% e nxënësve nuk e dijnë dhe 31% e

tyre thonë se AKK-ja kryen funksionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Po ashtu, ka edhe drejtorë (34%), koordinatorë (31%) dhe mësues (31%) të cilët

mendojnë se AKK-ja kryen funksionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Në grafet e mëposhtme mund të shohim edhe përqindjet e tjera, se çka mendojnë

drejtorët, koordinatorët, mësuesit dhe nxënësit, rreth funksionit që kryen AKK-ja. (Shih grafet

11/11a/11b/11c)

Grafi 11. Funksioni i AKK-së sipas drejtorëve Grafi 11a. Funksioni i AKK-së, sipas

koordinatorëve

Page 16: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

16

Grafi 11b. Funksioni i AKK-së, sipas mësuesve Grafi 11c. Funksioni i AKK-së, sipas nxënësve

V. OFRIMI I PROGRAMEVE MESIMORE NGA SHKOLLAT E

TARGETUARA

Për përmirësimin e të ofruarit të programeve mësimore, 48% e drejtorëve, 48% e

koordinatorëve, 50% e mësuesve dhe 34% e nxënësve, thonë se është përmirësuar mjaftueshëm

deri më tani. 34% e nxënësve po ashtu thonë se është përmirësuar shumë ofrimi i programeve

mësimore, për dallim nga drejtorët (18%), koordinatorët (16%) dhe mësuesit (20%), të cilët

thonë se është përmirësuar shumë. Pra, nxënësit dalin të jenë më të kënaqur me ofrimin e

programeve mësimore që kanë tani. (Shih grafet 12/12a/12b/12c)

Page 17: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

17

Grafi 12. Sa është përmirësuar ofrimi i Grafi 12a. Sa është përmirësuar ofrimi i

programeve mësimore, sipas drejtorëve programeve mësimore, sipas koordinatorëve

Grafi 12b. Sa është përmirësuar ofrimi i Grafi 12c. Sa është përmirësuar ofrimi i

programeve mësimore, sipas mësuesve programeve mësimore, sipas nxënësve

Page 18: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

18

Kur janë pyetur se sa janë të kënaqur me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e

tyre, 58% e drejtorëve thonë se janë mjaftueshëm të kënaqur, 53% e koordinatorëve dhe

mësuesve po ashtu thonë se janë mjaftueshëm të kënaqur, kurse 41% e nxënësve thonë se janë

shumë të kënaqur me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre. (Shih grafet

13/13a/13b/13c)

Grafi 13. Sa janë të kënaqur drejtorët Grafi 13a. Sa janë të kënaqur koordinatorët

me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre

Page 19: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

19

Grafi 13b. Sa janë të kënaqur mësuesit Grafi 13c. Sa janë të kënaqur nxënësit

me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre

Me praktikën profesionale në shkolla, 49% të drejtorëve, 46% e koordinatorëve, 39% e

mësuesve janë mjaftueshëm të kënaqur, kurse 41% e nxënësve janë shumë të kënaqur me

praktikën profesionale. (Shih grafet 14/14a/14b/14c)

Page 20: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

20

Grafi 14. Sa janë të kënaqur drejtorët me praktikën Grafi 14a. Sa janë të kënaqur koordinatorët me

profesionale në shkollat e tyre praktikën profesionale në shkollat e tyre

Page 21: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

21

Grafi 14b. Sa janë të kënaqur mësuesit me praktikën Grafi 14c. Sa janë të kënaqur drejtorët me praktikën

profesionale në shkollat e tyre profesionale në shkollat e tyre

Kur janë pyetur nxënësit se a kanë qenë pjesë e ndonjë praktike profesionale jashtë

shkollës së tyre, në ndonjë biznes ose ndërmarrje, 49% e tyre janë përgjigjur se kanë qenë kurse

45% e tyre janë përgjigjur se nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e praktikave të tilla. (Shih grafin

15)

Page 22: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

22

Grafi 15. Pjesë e praktikës profesionale jashtë shkollës – Nxënësit

Përgjigjet e marra nga nxënësit për pjesëmarrjen e tyre në praktikat profesionale jashtë

shkollës në ndonjë biznes, kryesisht janë: disa herë, dy herë, shumë herë, të paktë janë ata që

kanë thënë rregullisht, apo çdo javë.

Nxënësit janë pyetur “Sa mendojnë që pjesëmarrja në punëtoritë dhe në

bizneset/ndërmarrjet, ju ndihmon në përfitimin e shkathtësive profesionale” dhe nga përgjigjet

e marra mund të shohim se 64% e tyre mendojnë se kjo praktikë/pjesëmarrje ju ndihmon

shumë, kurse 3 % janë të tillë që mendojnë se nuk ju ndihmon aspak.

Page 23: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

23

Grafi 16. Sa i ndihmon nxënësit pjesëmarrja në ndonjë biznes

Duke filluar nga 83% e drejtorëve, 76% e koordinatorëve, 85% e mësuesve dhe 70% e

nxënësve mendojnë se kualifikimet e marra/ofruara nga shkolla janë në përputhje me kërkesat e

tregut të punës.

Mund të shohim që të katër kategoritë janë të kënaqur me kualifikimet e ofruara/marra nga

shkolla.

Në anën tjetër 9% e drejtorëve, 19% e koordinatorëve, 5% e mësuesve dhe 10% e nxënësve nuk

mendojnë një gjë të tillë. (Shih grafet 17/17a/17b/17c)

Page 24: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

24

Grafi 17. Drejtorët – Kualifikimi i marrë nga shkolla Grafi 17a. Koordinatorët - Kualifikimi i marrë nga

shkolla

përputhet me kërkesat e tregut përputhet me kërkesat e tregut

Page 25: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

25

Grafi 17b. Mësuesit - Kualifikimi i marrë nga shkolla Grafi 17c. Nxënësit - Kualifikimi i marrë nga shkolla

përputhet me kërkesat e tregut përputhet me kërkesat e tregut

Ndërsa kur janë pyetur nxënësit se çka mendojnë për kualifikimet/programet e shkollës,

a do të iu ndihmojnë të gjejnë vende pune që lidhet me këtë profesion, mund të shohim se 40%

e nxënësve mendojnë se kualifikimet ndihmojnë për të gjetur vende pune, kurse 4% e tyre

mendojnë që këto kualifikime nuk ndihmojnë fare, për të gjetur punë (Shih grafin 18)

Page 26: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

26

Grafi 18. Mendimet e nxënësve për ndihmën e kualifikimeve për të gjetur vend pune

Mendimi i drejtorëve për kualifikimin e mësimëdhënësve për mësimdhënie, është se

55% e tyre mendojnë se mësimëdhënësit janë mjaftueshëm të kualifikuar, kurse 47% e

koordinatorëve, 48% e mësusve dhe 47% e nxënësve mendojnë se mësimëdhënësit janë shumë

të kualifikuar për mësimëdhënie.

Page 27: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

27

Grafi 19. Kualifikimi i mësimdhënësit për Grafi 19a. Kualifikimi i mësimëdhënësit për

mësimdhënie, sipas drejtorëve mësimdhënie, sipas koordinatorëve

Page 28: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

28

Grafi 19b. Kualifikimi i mësimëdhënësit për Grafi 19a. Kualifikimi i mësimëdhënësit për

mësimdhënie, sipas mësuesve mësimdhënie, sipas nxënësve

-37% e drejtorëve mendojnë se politikat për trajnimet e stafit për ngritje profesionale të

vazhdueshme, respektohen mjaftueshëm. Poashtu edhe 36% e koordinatorëve dhe 38% e

mësuesve, mendojnë se këto politika respektohen mjaftueshëm.

-Ndërsa 6% e drejtorëve, 3% e koordinatorëve dhe 7% e mësuesve, mendojnë se këto

politika nuk respektohen fare. (Shih grafet 20/20a/20b)

Page 29: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

29

Grafi 20. Respektimi i politikave për trajnimet e stafit, Grafi 20a. Respektimi i politikave për trajnimet

sipas drejtorëve e stafit, sipas koordinatorëve

Grafi 20b. Respektimi i politikave për trajnimet e stafit,

Page 30: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

30

sipas mësuesve

Kur janë pyetur drejtorët, koordinatorët dhe mësuesit, se çka mendojnë, a rritet çasja

dhe besueshmëria në mes të institucioneve të ndryshme trajnuese me procesin e akreditimit,

mund të shohim se 49% e drejtorëve, 55% e koordinatorëve dhe 45% e mësuesve mendojnë se

po, çasja dhe besueshmëria mund të rritet shumë me procesin e akreditimit. (Shih grafet

21/21a/21b)

Grafi 21. Mendimet e drejtorëve për Grafi 21a. Mendimet e koordinatorëve për

procesin e akreditimit procesin e akreditimit

Page 31: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

31

Grafi 21b. Mendimet e mësuesve për

procesin e akreditimit

Drejtorët, koordinatorët dhe mësuesit, janë pyetur se çka mendojnë, a rritet çasja dhe

besueshmëria në mes të institucioneve të ndryshme trajnuese dhe punëdhënësve/biznsit me

procesin e akreditimit, mund të shohim se 49% e drejtorëve, 57% e koordinatorëve dhe 50% e

mësuesve mendojnë se po, çasja dhe besueshmëria në mes të institucioneve trajnuese me

bizneset, mund të rritet shumë me procesin e akreditimit.

Page 32: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

32

Grafi 22. Rritja e çasjes dhe besueshmëisë në mes Grafi 22a. Rritja e çasjes dhe besueshmërisë në

të institucioneve trajnuese dhe biznesit, mes të institucioneve trajnuese dhe biznesit,

sipas drejtorëve sipas koordinatorëve

Grafi 22b. Rritja e çasjes dhe besueshmërisë në mes të

Institucioneve trajnuese dhe biznesit,

Page 33: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

33

sipas mësuesve

Nga pyetja se a mendojnë që shkolla është në gjendje të jetë pjesë e procesit të

validimit, akreditimit dhe përfshirjes së kualfikimeve të tyre në Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve, 94% e drejtorëve, 93% e koordinatorëve dhe 88% e mësuesve kanë thënë se

mendojnë që po, shkolla e tyre është në gjendje të jetë pjesë e këtij procesi.

Grafi 23. Mendimet e drejtorëve për pjesëmarrjen e Grafi 23a. Mendimet e koordinatorëve për

shkollave në validim dhe akreditim pjesëmarrjen e shkollave në validim dhe akreditim

Page 34: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

34

Grafi 23b. Mendimet e mësuesve për pjesmarrjen e shkollave

në validim dhe akreditim

Konkluzionet dhe Rekomandimet Sigurimi i cilësisë

Sigurimi i cilësisë ka për qëllim përfshirjen e cilësisë së procesit të mësimëdhënies,

mësimnxënies dhe administrimit. Zyra e sigurimit të cilësisë bashkëpunon me menaxhmentin,

njësitë administrative, studentët dhe hisedarët e jashtëm. Sigurimi i cilësisë është në

pajtueshmëri me zhvillimet evropiane (Procesi i Bolonjës, ‘Standardet dhe Udhëzimet

Evropiane').

Nga anketat që janë realizuar me drejtorët, koordinatorët, mësuesit dhe nxënsit, mund të

shohim se shumica e tyre (rreth 80%) kanë njohuri që sigurimi i cilësisë ekziston në shkollat e

tyre dhe vetëm një përqindje e vogël (15% - 20%) kanë shprehur mendimin që sigurmi i

cilësisë ekziston në sasi të vogël në shkollat e tyre, apo edhe nuk ekziston fare.

Për të njoftuar sa më shumë personelin e shkollave si dhe nxënësit e shkollave adekuate, që

sigurimi i cilësisë ekziston në shkollat e tyre, janë edhe mundësit, si: organizimi i sa më shumë

trajnimeve dhe duke e përdorur ‘Raportin e vet-vlerësimit’. Primare është që të njoftohet/

trajnohet stafi menaxhues i shkollave, pasi që është mënyra më e lehtë që nivelet e tjera

(mësuesit, nxësit) të informohen dhe të fusin në funksion përdorimin e mënyrave që duhet të

përdorën në përpuethshmëri me sigurimin e cilësisë dhe të krijohet një sistem cilësor në të

gjitha nivelet shkollore. Sigurimi i cilësisë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe kjo inkurajon

përmirsimin e mëtutjeshëm, gjë e cila mund të bëhet përmes trajnimeve, shpërndarjes së

fletushkave dhe përdorimit të informimit në sfera të ndryshme.

Nga përgjegjjet që janë marrë nga të anketuarit, mund të shohim se 39% mendojnë që është

punuar pak nga ana e MASHT-it dhe AKK-së dhe kjo gjë ndikon në mos-informimin

gjithëpërfshirës të të gjitha niveleve të shkollës. Një gjë e tillë mund të arrihet nëse nga

Page 35: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

35

MASHT-i dhe AKK-ja përdoren mekanzima që ndihmojnë në informim sa më të gjerë të

personelit adekuat të shkollave rreth sigurimit të cilësisë dhe disa nga mekanizmat mund të

jenë: trajnime/grupe punuese, shpërndarja e fletushkave nëpër shkolla dhe më gjerë, informimi

përmes portaleve dhe gazetave etj., gjë që bënë edhe të tjerët, përvec nxënësve dhe stafit të

shkollës, të dijnë më shumë rreth implementimit të sigurimit të cilësisë nëpër shkollat vendore.

Raporti i vet-vlerësimit

Raporti i vet-vlerësimit është një prej mënyrave më të mira për të shtuar qëndrueshmërinë e

programeve/projekteve si dhe për të ngritur cilësinë e tyre. Mund të themi se raporti i vet-

vlerësimit është të inkurajoj bashkëpunimin dhe proceset demokratike në shkolla. Vet-vlerësimi

i fuqizon proceset dhe rezultatet, të cilat me kalimin e kohës do të thjeshtësojnë punën në

shkolla dhe do të arrihen rezultate pozitiv, si tek mësuesit ashtu edhe tek nxënësit.

Raporti i vet-vlerësimit është një dokument që shërben për të analizuar gjendjen dhe për të

reflektuar mbi mënyrën se si njësia realizon misionin e saj. Qëllimi i fundit i vet-vlerësimit

është të inkurajoj të gjithë anëtarët e njësisë për të menduar që secili prej tyre është përgjegjës

për cilësinë dhe për të marrë masa për përmirësim.

Rreth Raportit të vet-vlerësimit, sipas përgjegjjeve të marra nga hulumtimi i bërë, shumica

(rreth 80%) e të anketuarëve kanë thënë se kanë njohuri rreth ‘Raportit të vet-vlerësimit’ dhe se

mendojnë që për përpilimin e këtij raporti kanë përgjegjësi më së shumti stafi i shkollës

(drejtori, koordinatori, menaxhmenti dhe mësimëdhënësit). Disa nga të anektuarit (4%)

mendojnë se përpilimin e Raportit të vet-vlerësimit duhet ta bëjë MASHT-i.

Raportin e vet-vlerësimit është mirë që ta përpilojnë vet stafi menaxhues, drejtori dhe

koordinatori i shkollës, pasi që ata janë në dijeni për kërkesat që janë të nevojshme në shkollat

e tyre. Pasi të përfundohet vet-vlerësimi dhe analizimi i të dhënave, ky raport duhet të

dorëzohet tek AKK-ja.

Çfarë MASHT-i mundet të kontriboj në këtë proces është, të insistoj për futjen në përdorim

të kësaj metode nëpër shkolla deri sa kjo të bëhet pjesë e kulturës në të gjitha institucionet

arsimore adekuate. Raporti për vet-vlerësim në shkollat adekuate është mirë të jetë e impounar

edhe sipas ligjit duke bërë futjen e sistemit të kontrollimit dhe inspektimit të tij, gjë që ndihmon

në përmirsimin e cilësisë.

Korniza Kombëtare e kualifikimeve

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve ka hyrë në funksion në vitin 2008, atëherë kur është

themeluar edhe Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve.

Nga të anketuarit janë marrë përgjigjje se ata janë në dijeni për Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve nga viti 2010 (22.25%) mirëpo janë edhe prej atyre të cilët kanë dëgjuar për herë

Page 36: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

36

të parë në vitin 2014 (1.25%). Mund të themi që vetëm 1.25% e të anketuarve kanë dëgjuar për

KKK-në nga viti 2008.

Të dhënat e mësipërme na tregojnë se për katër vite, njohuria rreth KKK-s është rritur për

21%.

Mënyra më e mirë për të arritur një informim sa më të shpejt, më të gjërë dhe më efektiv tek

personat adekuat që duhet patjetër të kenë informata rreth KKK-së, është krijimi i një historiku

të shkurtër me të dhënat e themelimit, përmbajtjes, si është e rregulluar me ligj dhe pse është e

domosdoshme për shkollat, Korniza Kombëtare e Kualifikimeve. Të shpërndahet sa më shumë

përmes seminareve, fletushkave, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (këto janë disa

prej formave që edhe janë përzgjedhur nga të anketuarit, se si ata kanë dëgjuar për KKK-në),

gjë që do t’i mbaj të informuar dhe të vetëdijësuar për rëndësinë e Korinzës Kombëtare të

Kualifikimeve.

Prej përgjigjjeve të marra nga të anketuarit komponentet kryesore të Kornizës Kombëtare të

Kualifikimeve sipas tyre janë:

44.5% e të anketuarve mendojnë se ‘certifikimi’ është komponenta kryesore e e Kornizës

Kombëtare të Kualifikimeve

25.5% e të anketuarve mendojnë se ‘rezultatet e pritshme’ është komponenta kryesore e

Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

13.75% e të anketuarve mendojnë se ‘tregu i punës’ është komponenta kryesore e e Kornizës

Kombëtare të Kualifikimeve

8 % e të anketuarve mendojnë se ‘kredia’ është komponenta kryesore e e Kornizës

Kombëtare të Kualifikimeve

Autoriteti Kobëtar i Kualifikimeve

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ose AKK është organ publik i pavarur, i cili ka për

detyrë të vëzhgoj kualifikimet kombëtare dhe e gjitha kjo ndodh në bashkëpunim me Ministrinë

e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila edhe e ka formuar AKK-në. Autoriteti Kombëtar i

Kualifikimeve është një organ që do të punoj krahas me Zyrën e Kryeministrit dhe disa prej

ministrive të tjera. AKK vepron prej vitit 2008 dhe është themeluar si rezultat i miratimit të

Ligjit të Kualifikimit.

Mendimet e të anketuarve rreth funksionit të AKK-s, janë si mëposhtë:

Sigurimi i jashtëm,

Sigurimi i brendshëm,

Certifikimi i kandidatëve dhe

Page 37: RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH ...akkks.rks-gov.net/uploads/hulumtimi_-_autoriteti...Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të

37

Nostrifikimi i diplomave.

Funksionet e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, janë të:

Definoj e certifikoj diplomat – që do të përfshihen në KKK,

Aprovoj kualifikimet e aprovuara - për përfshirje në KKK,

Akreditoj dhe monitoroj organet e vlerësimit, tërheqjen e akreditimit prej organeve të

papërgjegjshme,

Të kryejë sigurimin e jashtëm të cilësisë,

Miratimin e certifikatave dhe diplomave - të lëshuara për kualifikimet në KKK dhe

Të mirëmbajë bazën e të dhënave dhe evidenca dokumentuese - të kualifikimeve në KKK.

Në takimet/seminaret që organizohen nga AKK, apo edhe në fletushkat që shperndahen

nëpër shkolla, është mirë që të potencohen më shumë këto të dhëna rreth funksionit që ka

AKK-ja dhe rëndësisë së saj.

Kjo ndihmon në lehtësimin e punës së AKK-së ndaj shkollave si dhe duke patur informata

të tilla, zgjidhja e ndonjë problemi që mund të bëhet përmes AKK-së, do të iu lehtësoj

nxënësve, mësuesve, koordinatorëve dhe drejtorëve për të bërë zgjedhjen e duhur, duke u

drejtuar direkt tek AKK-ja.

Ofrimi i programeve mësimore në shkollat e targetuara

Për ofrimin mësimor në shkolla, rreth 50% e të anketuarve janë të kënaqur me ofrimin e

programeve mësimore, me llojet e programeve, praktikën profesionale kualifikimet e ofruara si

dhe janë të kënaqur me kualifikimet e mësimdhënësve në shkollat e tyre.

Për të ngritur vetëdijen dhe të ndahen të kënaqur si drejtorët, ashtu edhe koordinatorët,

mësuesit dhe nxënësit, është mirë programet mësimore, prakatikat dhe llojet e programeve të

jenë më të kapshme dhe më të përshtatshme për nxënësit, gjë që do t’i bëjë ata të rrisin

interesimin e tyre ndaj mësimit dhe do të dalin nxënës më të kualifikuar dhe më të përgatitur

për vazhdimin e studimeve. Poashtu, kualifikimet e mësimëdhënësve duhet të jenë të nivelit të

lartë, pasi që e gjithë kjo ndërlidhet me ofrimin e programeve dhe kënaqshmërinë e nxënësve

me mësimet dhe me mundësitë që i ofron shkolla.

E gjithë kjo mund të bëhet, nëse AKK-ja ofron ndihmë edhe ana e materialeve dhe

rregullimit me ligj për përdorimin e raproti të vet-vlerësimit dhe raportimit vjetor për

procedurat dhe të gjitha proceset që janë zhvilluar gjatë një viti në shkollë, në të gjitha nivelet e

gjeneratave. Nga kjo mund të punohet më shumë në mangësitë që hasin gjatë vitit, gjë që mund

të përmirsohet për vitet në vijm. Me kalimin e kohës niveli mësimor mund të jetë në nivel

shumë më të lartë dhe professional, e cila do t’i ndihmoj gjeneratave të reja të kenë një

inkuadrim më të lehtë në shkollat kombëtare dhe ndëkombëtare.