Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

38
VIZITAT NË SHTËPI PËR PROMOVIMIN E ZHVILLIMIT TË SHËNDETSHËM TË FËMIJËVE ROM NË TIRANË DHE DURRËS: Vlerësim i shpejtë i gjendjes psiko-sociale të nënave dhe fëmijëve Rom Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare 1

Transcript of Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Page 1: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

VIZITAT NË SHTËPI PËR PROMOVIMIN E ZHVILLIMIT TË SHËNDETSHËM TË FËMIJËVE

ROM NË TIRANË DHE DURRËS:

Vlerësim i shpejtë i gjendjes psiko-sociale të nënave dhe fëmijëve Rom

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare

Maj 2011

1

Page 2: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Përmbajtja e vlerësimit

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare (QSHMK) ka filluar të realizojë projektin e mbështetur nga UNICEF me titull: “Vizitat në shtëpi për promovimin e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve Rom në Tiranë dhe Durrës”.

Kryerja e vizitave në shtëpi do të bazohet në disa protokolle bazë, të cilat do të hartohen nga një grup specialistësh. Përmbajtja e tyre do të mbështetet nga gjetjet e vlerësimit të shpejtë (rapid assessment tool) që bëri QSHMK në qytetin e Tiranës dhe Durrësit gjatë periudhës Prill–Maj 2011.

Sfondi

Vitet e fëmijërisë së hershme konsiderohen nga disiplinat mjekësore, arsimore, psikologjike e sociale, si vite vendimtare për zhvillimin e ardhshëm të fëmijëve, për vetë ata si individë, por edhe për të gjithë shoqërinë në tërësi. Kjo e vërtetë e njohur përgjithësisht mjafton për të justifikuar ndërhyrjet e hershme me qëllim garantimin e mirërritjes, edukimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të kësaj moshe.

Vitet e fëmijërisë së hershme janë vite gjatë të cilave realizohen zhvillime, të cilat shtrihen që nga niveli qelizor deri tek ai social i fëmijës. Kjo periudhë njihet si koha kur fëmijët kanë nevojë për ushqim të mirë, dashuri, argëtim, si dhe shanse për të mësuar. Këto nevoja janë themeli për të patur njerëz të shëndetshëm, me kapacitet intelektual dhe të zotë për të qenë qytetarë të përgjegjshëm. Zhvillimi i fëmijërisë së hershme kalon në disa etapa themelore, të cilat ishin objekt i vlerësimit që bëri QSHMK për 100 fëmijë të grup moshës 0–6 vjeç, në kuadër të projektit: “Vizitat në shtëpi për promovimin e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve Rom në Tiranë dhe Durrës”.

Zhvillimi i fëmijës nuk ndodh në një sekuencë fikse. Kështu që, shumë fëmijë tregojnë modele atipike të neuro-zhvillimit. P.sh. disa fëmijë asnjëherë nuk ecin këmbadorazi, disa të tjerë nuk thonë asnjë fjalë deri në moshën 2 vjeç dhe pastaj fillojnë të flasin me fjali. Fëmijët tregojnë modele të pafundëm variacioni, kombinime unike të dobësive dhe

2

Page 3: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

anëve pozitive. Ky variacion mund të jetë gjenetik në pjesën më të madhe, por ambjenti, përvoja dhe mundësitë janë gjithashtu të rëndësishme. Variacioni nuk mund të jetë patjetër patologji. Ndryshueshmëria ndërmjet fëmijëve shihet si një vlerë pozitive. Një nga aspektet e rëndësishme të variacionit individual është temperamenti, ato karakteristika të tjera të lindura, të cilat influencojnë mënyrën se si sillet fëmija.

E rëndësishme për një zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve dhe për formimin e personalitetit të tyre është përmbushja dhe sigurimi i nevojave të tyre. Adresimi i përshtatshëm i këtyre nevojave kërkon ndërhyrje të programuara mirë dhe qartë.

Njohja e kategorive të fëmijëve që vijnë nga familjet Rome, të cilët përjetojnë në masë të ndryshme kushtet e vështira ekonomike dhe sociale dhe fenomenin e përjashtimit social, evidentimi i problemeve që ndikojnë në procesin e rritjes dhe socializimit të fëmijëve Rom, ishin në fokus të këtij vlerësimi.

Qëllimi dhe Objektivat e vlerësimit

Qëllimi ynë ishte vlerësimi i gjendjes psiko-sociale të nënave dhe fëmijëve Rom në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Më specifikisht, objektivat e këtij vlerësimi ishin si më poshtë:

Të vlerësohej gjendja psiko-sociale dhe shëndetësore e nënave Rome. Ky objektiv u realizua nëpërmjet administrimit të një pyetësori të strukturuar dhe fokus grupeve që u ngritën në të dy qytetet.

Të vlerësohej gjendja psiko-sociale dhe shëndetësore e fëmijëve Rom. Ky objektiv u realizua nëpërmjet përdorimit të testit Denver.

3

Page 4: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

METODOLOGJIA

Ky vlerësim përfshiu dy komponentë: sasior dhe cilësor

Komponenti sasior: konsistoi në administrimin e një pyetësori të strukturuar që i’u drejtua nënave Rome. Gjithsej u intervistuan 100 nëna Rome, zgjedhja e të cilave u bë në mënyrë të rastësishme, si më poshtë:

Tiranë : 50 gra

Durres : 50 gra

Të dhënat sasiore të mbledhura u hodhën në kompjuter dhe u analizuan në programin statistikor SPSS (Statistical Package for Social Sciences, version 17.0).

Pjesa deskriptive konsistoi në raportimin e frekuencave (numrat dhe përqindjet përkatëse) për variablet (ndryshorët) kategorike dhe raportimin e madhësive të prirjes qendrore dhe madhësive të dispersionit për variablet numerike.

Koeficientët e korrelacionit Spearman u përdorën për llogaritjen e forcës së lidhjes (shoqërimit) mes ndryshorëve numerikë.

Testi Mann-Ëhitney (analogu jo-parametrik i testit “t” të Studentit) u përdor për krahasimin e vlerave mesatare të ndryshorëve numerikë.

Testi ekzakt i Fisherit u përdor për vlerësimin e lidhjeve (shoqërimeve) të variableve kategorike.

Për të gjitha testet statistikore të përdorura, vlerat e P<0.05 u konsideruan statistikisht sinjifikante.

Komponenti cilësor: vlerësoi gjendjen psiko-sociale të nënave dhe fëmijëve Rom.

4

Page 5: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Me nënat Rome u zhvilluan 4 fokus grupe (2 në çdo rreth), në të cilat u përfshinë në total 31 gra (7-8 gra për fokus-grup). Në çdo fokus grup, diskutimi zgjati rreth 1,5 orë.

Vlerësimi psiko-social i fëmijëve kaloi në dy faza.

Faza e parë konsistoi në:

Identifikimin dhe përzgjedhjen e dy personave, të cilët shërbyen si pika fokale për identifikimin e fëmijëve Rom në komunitet përkatëse. Ata bënë të mundur përfshirjen në studim të 100 fëmijëve Rom të grup moshës 0-6 vjeç.

Hartimin e një plani pune, duke përcaktuar në bazë të një grafiku kohën dhe radhën e vlerësimit të fëmijëve sipas testit të Denverit. Kështu, duke i’u referuar edhe objektivave të përcaktuara në projekt, u vlerësua çdo element në fushat përkatëse që përbëjnë këtë test.

Faza e dytë konsistoi në:

Vlerësimin e fëmijëve dhe grumbullimin e informacionit të nevojshëm rreth tyre.

Analizën dhe shqyrtimin e rezultateve të përftuara nga testimi i fushave kryesore të zhvillimit të fëmijëve. Fëmijët janë testuar duke përdorur testin e Denverit, janë observuar gjatë kryerjes së disa prej aktiviteteve bazë, që ata mund të kryejnë, sipas fushave/sektoreve të testit.

Duke shfrytëzuar edhe informacionin e marrë nga prindërit, si dhe ato indikatorë që mund të mateshin gjatë testimit, janë vlerësuar elementë që lidhen me motorikën fine dhe atë globale, aftësitë përshtatëse/adaptive të fëmijës, gjendja emocionale, sjellja, elementë të komunikimit verbal dhe joverbal, gjuha ekspresive dhe receptive, bashkëveprimi, përfshirja në lojë etj.

Vlerësimi i fëmijëve

5

Page 6: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Për realizimin e këtij studimi u përdor një test i standartizuar për fëmijët 0 – 6 vjeç, ( testi i Denverit). Krahas këtij instrumenti, fëmijët u vëzhguan në ambjentet e tyre familjare, u observuan me sy të lirë gjatë kohës që ndërvepronin, luanin, komunikonin, dhe gjatë kohës që pregatitej paratestimi dhe testimi i tyre. Gjithashtu u zhvilluan intervista gjysëm të strukturuara me prindërit e fëmijëve, kryesisht nenat dhe motrat dhe vëllezërit e tyre më të mëdhenj për të marrë informacionet e nevojshme nga sa më shumë burime të mundshme.

Testi i Denverit është një test depistimi i aftësive të fëmijës, i fokusuar në disa sektorë të rëndësishëm të zhvillimi të fëmijës, duke përfshirë dhe aspektin psiko- social.

Përmes testit të Denverit bëhet e mundur depistimi i fëmijëve asimptomatikë për probleme të mundshme. Ky test konfirmon dyshimet intuitive me një matje objektive, si dhe monitoron fëmijët me risk të lartë.

Ai përbëhet nga 105 detyra, ose probleme, pika të vendosura në diapazonin e moshës, nga lindja deri në moshën 6 vjeç. Këto detyra janë të vendosura në formatin e testit në katër sektorë:

1. Sektori social - përbëhet nga detyra që tregojnë aftësinë e fëmijës për të bashkëpunuar dhe ndërvepruar me të tjerët, si dhe aftësitë e tij për t’u vetshërbyer dhe për t’u kujdesur për veten. Fusha konjitive përfshin organizimin e stimujve, sjelljen adaptive, përdorimin e materialeve, imitimin, zgjidhjen e problemeve, relacionet, konceptet.

2. Sektori i motorikës fine – adaptive, perceptimi vizual tregon aftësinë e fëmijës për të parë dhe përdorur duart, për të manipuluar me objektet dhe lodrat, për të vizatuar, etj. Motorika fine përfshin perceptimin, koordinimin sy –dorë, eksplorimin senso – motor, njohjen hapësinore.

3. Sektori i motorikës globale tregon aftësitë e fëmijës për të qëndruar ulur, në këmbë, për të ecur dhe për të kërcyer. Motorika globale përfshin reagimet posturale, kontrollin e kokës, ekulibrin, planifikimin motor.

4. Sektori gjuhësor tregon aftësinë e fëmijës për të dëgjuar, kuptuar dhe përdorur gjuhën. Fusha e gjuhës, përfshin ekspresionin facial, gjestet, vokalizimet, artikulimin, të kuptuarit, ekspresionin, përshtatjen, kontaktin me sy, reciprocitetin, përgjigjen emocionale, ndërveprimin, bashkëpunimin, vet-kujdesjen.

6

Page 7: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Sidoqoftë dihet se një ndarje e tillë është disi arbitrare, përderisa shumë aftësi janë të kombinuara me njëra – tjetrën, dmth aftësia e njërës fushë interferon tek fusha tjetër.

7

Page 8: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

REZULTATET

Gjetjet cilësore

A. Fëmijët

Në përgjithësi, nga vlerësimi i kryer në 100 fëmijët Rom, u vërejtën qartë mungesa të përmbushjes së nevojave të fëmijëve, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe aspektin fizik, social dhe emocional të tyre.

Numri total i fëmijëve të vlerësuar ishte 100, me shpërndarje si më poshtë:

38 vajza 62 djem

Në tabelën e mëposhtme po paraqesim shpërndarjen moshore të fëmijëve të vlerësuar:

Fëmijë 0 -1 vjeç

Fëmijë 2 vjeç

Fëmijë 3 vjeç

Fëmijë 4 vjeç

Fëmijë 5 vjeç

Fëmijë 6 vjeç

10 10 16 18 24 22

Disa fëmijë gjatë vlerësimit kanë shfaqur vonesa të dukshme zhvillimi në disa prej fushave të zhvillimit.

38 fëmijë nga 100 fëmijët e vlerësuar, kanë rezultuar të kenë vonesa të dukshme zhvillimi në më shumë se dy fusha. Kështu mund të themi se 34 nga 38 fëmijët që kanë shfaqur problematika të dukshme në fushat kryesore të zhvillimit, kanë

8

Page 9: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

pasur vështirësi të theksuara në fushën e komunikimit dhe në motorikën fine, 2 fëmijë të tjerë të klasifikuar në këtë grup, kanë shfaqur probleme në motorikën globale dhe 2 të tjerë në aftësitë për t’u vetë-kujdesur, pra në fushën e autonomisë personale dhe pavarësisë praktike. Këta fëmijë kanë rezultuar të kenë dy ose më shumë vonesa në dy ose më shumë sektorë, çka nënkupton se testi i tyre ka rezultuar të jetë patologjik

Për 34 fëmijë të tjerë, rezultatet e testit kanë qenë të diskutueshme për t’u klasifikuar ose jo në grupin e fëmijëve testi i të cilëve ka rezultuar patologjik. Për ta mund të themi se: rezultatet e përftuara nga testimi nuk mund të klasifikohen si rezultate që dëshmojnë për një ritëm normal zhvillimi, por as të një testi që mund të klasifikohet si patologjik. Këto raste mbeten të diskutueshme, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi tjetër të mundshëm në një kohë të afërt.

28 fëmijët e tjerë kane rezultuar të kenë tregues të mirë në fushat e zhvillimit të tyre, pra testi i tyre ka rezultuar normal, përkundrejt moshës biologjike dhe detyrave të zhvillimit për çdo etapë/ stad të jetës së tyre. Ata kanë një ritëm normal zhvillimi, konform moshës biologjike, duke mos paraqitur vonesa të dukshme zhvillimi në asnjë prej fushave të testuara.

Duhet theksuar se shumica e fëmijëve nuk frekuentonin asnjë institucion edukativo – arsimor, pranë vendbanimit të tyre, me përjashtim të atyre pak fëmijëve që frekuentonin ndonjë qendër sociale apo kopsht të ngritur nga organizata që operojnë në ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve Rom.

Shumica e familjeve jetojnë në kushte të vështira social – ekonomike, në shtëpi të papërshtatshme, me mungesa të theksuara të mjeteve kryesore të jetesës, nivel të lartë papunësie. Ky kontekst shpjegon një varg arsyesh që lidhen me mjedisin e papërshtatshëm familjar dhe psiko - social, në të cilin rriten dhe zhvillohen fëmijët e përfshirë në studim. Shumë prej vonesave qe ata kanë shfaqur gjatë testimit mund të vijnë edhe si rezultat i ambientit jo të përshtatshëm, ku ata rriten dhe zhvillohen.

Shumë prej vonesave të fëmijëve në disa prej fushave të testuara si psh. ajo gjuhësore, sociale apo dhe motorika fine, ishin të kushtëzuara nga mungesa e kujdesit dhe vëmëndjes prindërore, nga probleme që vinin si rezultat i lidhjes nënë - fëmijë, apo dhe ndërveprimeve dhe marrëdhënieve të tjera jo të përshtatshme në familje.

Familjet përbëheshin nga shumë anëtarë, kishin numër të madh fëmijësh, lindje të njëpasnjëshme, çka krijonte probleme në drejtim të përkujdesjes dhe

9

Page 10: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

vëmendjes prindërore për fëmijët që ishin ende në moshën e fëmijërisë së hershme dhe kishin nevoja komplekse.

Diferencat gjinore në familje, në drejtim të fëmijëve djem dhe fëmijëve vajza, krijonin një tjetër problem lidhur me nivelin e shtuar të përkujdesjes, vëmendjes dhe super-protektivitetit te prindërve për fëmijët djem, krahasuar me fëmijët vajza.

Mungesa e arsimimit të nevojshëm të prindërve, si dhe e informacioneve dhe njohurive të tyre rreth prindërimit efektiv, krijonte vështirësi gjatë procesit të rritjes dhe socializimit të tyre.

B. Analiza dhe interpretimi i informacioneve të marra nga fokus-grupet

Nënat pohuan gjatë fokus-grupeve se ato kujdesen për fëmijët në pjesën më të madhe të ditës. Në përkujdesjen ndaj fëmijëve ato asistohen kryesisht nga nënat dhe vjehërrat e tyre, ku në një pjesë të konsiderueshme rastesh, ato luajnë edhe rolin kryesor në përkujdesjen ndaj fëmijëve. Ndërkohë që bashkëshorti i ndihmon fare pak ato në përkujdesjen ndaj fëmijëve. Në një pjesë të tyre bashkëshorti nuk është prezent në jetën e familjes si pasojë e emigrimit, burgosjes, apo ndarjes dhe zënkave. Në raste të tjera, gratë pohuan se bashkëshortët e tyre kthehen vetëm natën vonë në shtëpi. Ishin shumë të rralla rastet, ku nënat deklaruan se asistoheshin dhe kishin edhe ndihmën e bashkëshortit në përkujdesjen për fëmijët. Gjithashu, fëmjët rrinin për një periudhë të konsiderueshme kohe edhe me vëllezërit apo motrat më të mëdha.

Pjesa më e madhe e nënave e konsideronin veten prind të mirë. Karakteristikat e një prindi të mirë janë sipas tyre: “Prindi duhet t’i jap edukatë fëmijës, t’i lajë, t’i pastrojë, t’i çojë në shkollë”

Pothuaj të gjitha nënat e të katërt fokus-grupeve mund të përshkruanin lojrat dhe lodrat me cilat merrej më shumë fëmija i tyre. Në varësi të situatës ekonomike të gjithësecilës familje këto lojra e lodra varionin nga kukulla, makina, top, tollumbace deri në kapakë tenxheresh apo copë buke.

10

Page 11: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Pothuaj të gjitha nënat pohuan se ua festojnë ditëlindjen fëmijëve, se ato e mbajnë mend ditëlindjen e çdo fëmije, dhe festojnë edhe festa të tjera si p.sh. 1 Majin.

U vunë re diferenca në nivelin e përkujdesjes ndaj fëmijëve vajza dhe atyre djem, ku përkujdesi ndaj djemve ishte më i veçantë. Vajzave u kërkohet të kryejnë më shumë punë në familje, të kujdesen për vëllëzërit dhe motrat më të vegjël, ndëkohë që për djemtë nuk ka kërkesa të tilla. Një diferencë e tillë vihet re edhe nga pritshmëritë e këtyre nënave lidhur me ecurinë e tyre në shkollë, ku nënat, në pjesën më të madhe të tyre, mendojnë se është me e favorshme për djalin që të ndjekë më shumë shkollë sesa vajza. Njëra prej nënave pohon: “vajzat do t’i çoj në shkollë sa të mësojnë për vete,po pastaj do t’ua pres,nuk i le të shkojnë në shkollë të lartë. Nuk jemi ne as për tu bërë doktoresha,as doktorë. Vajzat të kenë fatin e mirë.”

Në pjesën më të madhe nënat ishin në dijeni të peshës së fëmijës së tyre, por jo të gjatësisë së tij. Ato i kishin vaksinuar rregullisht fëmijët. Në raste sëmundjeje i vizitonin fëmijët në konsultor.

Pjesa më e madhe e nënave deklaruan se ato gatuanin çdo ditë. Gatuhej njësoj për të gjithë. Nuk kishte dallime në ushqim nëse ato ishin shtatzënë apo për fëmijët. Gjendja ekonomike e familjes dhe kushtet e jetesës ndikonin në këtë aspekt. Kur u pyetën se cili ishte një lloj gatimi i veçantë që pregatisnin për fëmijën e tyre, në raste të rralla u përmend ndonjë lloj i caktuar gatimi.

Përsa i përket higjenës, nënat pohuan se kujdesen shumë për të. Ato lajnë pothuaj çdo ditë veshëmbathjet e fëmijëve. Në një pjesë të mirë të grave, ky proces u konsumon mjaft kohë pasi një pjese e tyre nuk kishin makinë larëse në shtëpi.

Ndërkohë, nga vëzhgimi i fëmijëve që gratë kishin marrë me vete gjatë zhvillimit të fokus-grupeve mund të thuhet se një pjesë e tyre kishin veshje, fytyrë dhe duar të ndotura. Fëmijët luanin lirshëm në oborret e shtëpive, në rrugicat e lagjes, ambiente aspak higjenike. Veçanërisht në Durrës, ku pranë oborreve të shtëpive kishte kanale të dëmtuara të ujrave të zeza.

Në përgjithësi, nënat nuk reagonin nëse fëmija hynte në një pellg uji, ecte mes baltës, rrëzohej apo bëhej pis. Krahas ndikimit pozitiv të këtij reagimi në lënien e fëmijës të lirë për të eksploruar mjedisin, një reagim i tillë mund të cënojë higjenën e fëmijës dhe të dëmtojë shëndetin e tij.

11

Page 12: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Ndonëse duket se nënat Rome i japin mjaft liri fëmijës për të luajtur dhe eksploruar ambientin, ato pohuan se i ndëshkojnë fizikisht fëmijët (i rrahin) në rastet kur nuk i binden. Pjesa më e madhe e nënave pohuan se nuk e konsideronin pozitive rrahjen e fëmijëve, por në disa raste ishin të detyruara të vepronin në këtë mënyrë.

Pyetjet lidhur me faktin nëse fëmija lind me një zgjurasi të caktuar apo nëse prindërit mund të ndikojnë në inteligjencën e fëmijëve, apo nëse prindërit mund të ndikojnë që fëmija të flasë apo të ecë më shpejt, pjesa me e madhe e nënave pohuan se prindërit mund të ndikojnë në këtë drejtim, ndërkohë që kishte edhe nëna që mendonin të kundërtën.

Të pyetura se çfarë kanë bërë ato për t’i ndihmuar fëmijët të ecin më shpejt, të flasin më shpejt apo të bëhen më inteligjentë ato pohuan kryesisht faktin që i kanë mbajtur dhe ndihmuar fëmijët të ecin, ‘që u kanë ndejtur mbrapa fëmijëve’ pra që u kanë qendruar pranë atyre apo që u kanë folur atyre.

Nënat nuk treguan ndonjë shembull se si i ndihmojnë ato fëmijët që të bëhen më inteligjentë, gjithashtu pohuan se nuk u lexonin përralla fëmijëve (kjo edhe sepse një pjesë e madhe e tyre ishin analfabete), por as u tregonin përralla, vjersha, tregime e histori fëmijëve. Në raste të rralla ato u përshkruajnë fëmijëve objekte, kafshë etj, për t’i ndihmuar ata të formojnë koncepte dhe për të klasifikuar.

Nënat e konsideronin të rëndësishëm shkollimin e fëmijës (pasojat e mosfrekuentimit të së cilës ato i kishin vuajtur edhe vetë) dhe dëshironin që fëmijët e tyre të shkonin në shkollë. Por, pritshmëritë e tyre lidhur me ecurinë e fëmijëve në shkollë dhe vitet e shkollimit ishin relativisht të ulta. Në raste shumë të rralla nënat pretendonin që fëmijët e tyre të vijonin studimet e larta. Akoma edhe më të ulta ishin këto pretendime për vajzat, të cilat duhet të bënin disa vite shkollë dhe më pas duhet ta linin atë dhe të martoheshin. Mosha optimale për martesë sipas tyre është ajo 13 vjeçare. Vajzat 18 vjeçare konsiderohen si “të mbetura në shtëpi” dhe paragjykohen.

Ndërkohë që edhe për djemtë ëndrrat më të shpeshta të shprehura nga nënat lidhur me profesionet e tyre të ardhshme ishin rreth profesioneve si muzikant apo futbollist.

Rezultatet e komponentit sasior të vlerësimit të shpejtë

12

Page 13: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Në total, u intervistuan 100 gra Rome, 50 në Tiranë dhe 50 në Durrës.

Mosha mesatare e grave të intervistuara sipas qytetit pasqyrohet në grafikun e mëposhtëm:

Gratë Rome në Durrës ( ishin lehtësisht më të reja në moshë në krahasim me Tiranën, por ky rezultat nuk ishte statistikisht sinjifikant (testi Mann-Ëhitney: P=0.29).

Mediana e fëmijëve sipas qytetit të përfshirë në studim pasqyrohet në grafikun e mëposhtëm:

13

Page 14: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Gratë Rome në Durrës kishin një numër mesatar më të lartë fëmijësh (4) në krahasim me Tiranën (3), dhe ky rezultat ishte pothuajse statistikisht sinjifikant (testi Mann-Ëhitney: P=0.079).

Niveli i edukimit të grave të përfshira në studim paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

14

Page 15: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Kishte evidencë të një korrelacioni të dobët (pozitiv) mes moshës dhe nivelit të edukimit të grave të përfshira në studim: r = 0.327, P=0.09, që do të thotë se gratë Rome më të reja në moshë kishin një nivel më të ulët edukimi.

Gjendja e punësimit të grave të përfshira në studim paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

15

Page 16: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Duhet theksuar që gratë që raportuan të ishin të punësuara ishin që të gjitha (pra, 100%) të vetë-punësuara, kryesisht në të njëjtin “zanat” me atë të burrave të tyre (d.m.th. shitëse, ose mbledhëse mbeturinash për skrap, etj.)

Një analizë më e detajuar evidentoi që niveli i vetë-punësimit ishte më i lartë në Tiranë në krahasim me Durrësin dhe ky rezultat ishte statistikisht sinjifikant (sipas testit ekzakt të Fisherit: P=0.043).

Gjendja ekonomike e familjeve të të intervistuarave paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

16

Page 17: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Vërejmë se situata ekonomike e perceptuar nga vetë gratë e intervistuara është më e ulët se ajo e gjithë popullatës shqiptare. Vetëm 7% të tyre referojnë se kanë një nivel të lartë të ardhurash për frymë në familje.

Pas një analize më të hollësishme, vërejmë që niveli ekonomik në qytetin e Durrësit ishte pak më i ulët se si në qytetin e Tiranës dhe pse ky përfundim nuk ishte statistikisht sinjifikant (sipas testit ekzakt të Fisherit: P=0.07).

Ushqyerja me gji e fëmijëve paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

17

Page 18: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

98% e nënave të intervistuara raportuan se i kishin ushqyer fëmijët e tyre me gji.

Ushqyerja e fëmijëve gjatë 7 ditëve të javës paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

Në këtë grafik paraqiten frekuencat e marrjes së këtyre ushqimeve çdo ditë të javës (për 7 ditë). Gati gjysma e nënave (48%) raportuan se i jepnin patatina fëmijëve të tyre në të gjitha ditët e javës. Ndërkohë që vetëm 12% e nënave i jepnin çdo ditë qumësht

18

Page 19: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

fëmijëve dhe 10% e tyre i jepnin çdo ditë vezë dhe mish. Ushqimet më të shpeshta për fëmijët, përveç patatinave ishin: sallami, pijet e gazuara, kruasanët dhe fast-food-et.

Këshillimi gjatë shtatëzanisë

56% e grave të intervistuara raportuan se gjatë shtatëzanisë ishin vizituar tek mjeku obstetër-gjinekolog, 13% e tyre tek mjeku i familjes dhe 8 % ishin këshilluar me maminë e qendrës shëndetësore. Ndërsa 23% e tyre raportuan se gjatë shtatëzanisë nuk kishin kryer asnjë vizitë tek mjeku.

Analiza më e hollësishme, evidentoi se gratë nga qyteti i Durrësit kishin frekuentuar më pak personelin shëndetësor gjatë shtatëzanisë krahasuar me ato nga Tirana dhe ky përfundim ishte statistikisht sinjifikant (sipas testit ekzakt të Fisherit: P=0.03).

Niveli i kënaqësisë nga shërbimi shëndetësor

19

Page 20: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

63% e grave të intervistuara raportuan se ndiheshin të kënaqura nga shërbimi që i behej në qendrat shëndetësore; 27% e tyre ndiheshin pjesërisht të kënaqura dhe 10% ndiheshin të pakënaqura nga ky shërbim.

Prania e dhunës fizike

37% e grave të intervistuara raportuan se gjatë vitit të fundit janë dhunuar fizikisht nga bashkëshorti apo familjarë të tjerë.

20

Page 21: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Nëse i krahasojmë të dyja qytetet, pas një analize më të hollësishme vërejmë që niveli i dhunës është pak më i lartë në qytetin e Durrësit kundrejt Tiranës dhe ky përfundim është statistikisht sinjifikant (sipas testit ekzakt të Fisherit: P=0.047).

Grafiku i mëposhtëm paraqet dhunuesit kryesorë, ku vërehet që pothuajse gjithmonë (98% të rasteve), bashkëshorti është dhunuesi i gruas.

Regresioni logjistik binar (ku prania e dhunës u mor si variabël i varur) tregoi se dhuna tek gratë ishte e lidhur pozitivisht si me moshën e gruas (OR=1.3, 95%CI=1.2-1.7) ashtu edhe me nivelin e punësimit (OR=1.5, 95%CI=1.2-2.0).

Shendeti mendor i nenave

Për të vlerësuar shëndetin mendor të nënave Rome janë përdorur pesë pyetje që synojnë të vlerësojnë simptoma të depresionit dhe ankthit dhe ndërhyrjes së tyre në funksionimin gjatë jetesës së përditshme.

Nga grafiku i mposhtëm vërehet se 41% e nënave kanë raportuar se janë ndier të mërzitura dhe të dëshpëruara gjatë gjithë kohës dhe shumicën e kohës gjatë 4 javëve përpara intervistimit.

21

Page 22: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

19% e nënave raportojnë për prezencë të simptomave të mundshme të ankthit gjatë gjithë kohës dhe shumicës së kohës gjatë 4 javëve përpara intervistimit

.

22

Page 23: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Vetëm 39% e nënave raportuan se janë ndier rrallë apo asnjëherë të qeta dhe të ralaktuara 4 javët e fundit.

22% e nënave Rome të intervistuara raportuan se problemet emocionale i kanë penguar për të kryer punët e përditshme dhe për t’u kujdesur për fëmijët.

23

Page 24: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Ndonëse pyetjet e përshkruara më lart janë të pamjaftueshme për të diagnostikuar çrregullime të ankthit apo të depresionit, një pjesë e nënave shfaqën simptoma të këtyre çrregullime dhe është i nevvojshëm një vlerësim i mirëfilltë i shëndetit mendor të tyre.

Problemet e mëdha ekonomike, kushtet e vështira të jetesës, problemet e dhunës në familje, përkujdesja për mesatarisht 3 – 4 fëmijë me diferencë të vogël moshore nga njeri – tjetri, përbëjnë faktorë të konsiderueshëm riskues për shëndetin mendor të nënave Rome.

24

Page 25: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

KONKLUZIONET

Gjetjet kryesore të vlerësimit tonë janë përmbledhur më poshtë:

Situata socio-ekonomike e familjeve të grave Rome paraqitet e vështirë. Niveli ekonomik dhe punësimi janë shumë të ulëta krahasuar me popullatën tjetër shqiptare. Ajo që spikat më tepër është mungesa e arsimimit të nënave, ku vërehet që një pjesë e konsiderueshme e nënave të reja nuk kanë bërë asnjë vit shkollë.

38% e fëmijëve të vlerësuar, kanë rezultuar të kenë vonesa të dukshme zhvillimi në më shumë se dy fusha. Për 34% të fëmijëve rezultatet e testit kanë qenë të diskutueshme dhe vetëm 28% e fëmijëve kanë patur rezultate normale të testit përkundrejt moshës biologjike dhe detyrave të zhvillimit.

Mungesa e ndërveprimit cilësor prind – fëmijë shihet nga mjeku pediatër gjatë testimit si një nga shkaqet kryesore të këtij rezultati.

Nënat, gjyshet ose motrat më të mëdha janë personat që kujdesen kryesisht për fëmijët Romë 0 – 6 vjeç.

Njohuritë dhe aftësitë e nënave për të ndihmuar në zhvillimin e gjuhës dhe zhvillimit mendor të fëmijës janë shumë të pakta.

Në ambientet ku rriten këta fëmijë ka probleme të rënda në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare

Njohuritë e nënave lidhur me ushqimin e fëmijëve sipas një diete të balancuar janë inekzistente.

Ushqyerja e fëmijëve të komunitetit Rom u paraqit problematike. Përdorimi i produkteve ushqimore të nevojshëm për mirërritjen e fëmijëve u raportuan në nivele të ulëta. Ndërkohë që ushqimet më të shpeshta për ta ishin produktet e gatshme të tipit të fast-food-eve, patatinave dhe pijeve të gazuara.

25

Page 26: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Shumica e grave raportuan se gjatë shtatëzanisë ishin vizituar të paktën një herë tek mjeku obstetër-gjinekolog. Arsyja kryesore e vizitës prenatale ishte identifikimi i seksit të fetusit.

Dhuna fizike është e pranishme në familjet e komunitetit Rom, si ndaj gruas edhe ndaj fëmijëve. Dhunuesi kryesor i gruas është bashkëshorti i saj, ndërsa dhunuesi i fëmijëve është kryesisht nëna.

Në përgjithësi, imunizimi i fëmijëve Rom është i kënaqshëm. Megjithatë vihen re vonesa të kryerjes së vaksinimit, përgjithësisht si pasojë e ndërrimit të shpeshtë të vendqëndrimit. Nuk u konstatua asnjë rast që të mos ishin kryer vaksinat tek fëmijët.

Niveli i higjienës personale dhe i banesës shpesh nuk ishte në kushtet optimale. Arsyet e një situate të tillë ishin mungesa e ujit në banesë, kushtet e vështira ekonomike, të cilat nuk mundësonin blerjen e sapunit apo detergjenteve larës sipas nevojave të familjes.

Një pjesë e konsiderueshme e nënave shfaqin simptoma të mundshme të çrregullimeve të humorit dhe çrregullimeve të ankthit.

26

Page 27: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

REKOMANDIME

Nevojitet një rritje e ndërgjegjësimit të nënave rreth rolit të tyre në zhvillimin gjuhësor dhe mendor të fëmijës.

Trajnimi dhe aftësimi i nënave në këtë drejtim është domosdoshmëri.

Trajnimi i nënave lidhur me ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve është një tjetër prioritet.

Aftësimi i nënave për të krijuar kushte higjeno-sanitare për mirërritjen e fëmijëve.

Nevojiten ndërhyrje për të reduktuar problemet e shëndetit mendor të nënave, të cilat përveç ndikimit në shëndetin mendor të nënave ndikojnë dhe në cilësinë e përkujdesjes së tyre ndaj fëmijëve.

Nxitja e qasjeve më të ngushta të nënave ndaj arsimimit të fëmijëve dhe rritja e pritshmërive dhe besimit të tyre në mundësitë e fëmijëve për arritje intelektuale, e cila do të ndikojë pozitivisht në përparimin intelektual të fëmijëve në të ardhmen.

27

Page 28: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Shtojcë

Fokus-grupe me nënat Rome

Ç’lloj aktivitetesh pëlqejnë më shumë fëmijët?

A ka ndonjë lloj të veçantë loje apo lodre që parapëlqejnë më shumë fëmijët?

Përveç jush, me kë rri më shumë fëmija juaj?

Ç’bën ky person më shumë me fëmijën?

Çfarë bëjnë baballarët dhe gjyshërit me fëmijën?

Cilat janë festimet kryesore që familja ben për fëmijën?

Çfarë gjërash duhet të bëjnë ‘prindërit e mirë’ për fëmijën?

A kanë ndryshuar gjërat lidhur me mënyrën se si duhet të sillen prindërit që nga koha kur ju ishit vetë fëmijë?

Çfarë gjërash ju shqetësojnë lidhur me fëmijët tuaj?

A ka ndryshime në mënyrën se si rriten djemtë dhe vajzat?

Disa fëmijë janë më të zgjuar se të tjerët. Mendoni se fëmija lind i tillë apo prindërit mund të bëjnë gjëra që t’i bëjnë fëmijët e tyre më të zgjuar? Çfarë mund të bëjnë?

A mund të bëjë prindi që fëmija të flasë më shpejt? Çfarë mund të bëjë?

A mund të bëjë prindi që fëmija të ecë më shpejt? Çfarë mund të bëjë?

Si mund ta kuptosh nëse fëmija yt po zhvillohet shumë ngadalë? Çfarë duhet të bëjë prindi në këtë rast?

Cila është gjëja më e rëndësishme për të cilën fëmija juaj ka nevojë?

Çfarë ëndrrash dhe shpresash keni ju për fëmijën tuaj?

28

Page 29: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

Për cilët persona kujdeseni që të ushqehen më mirë në familje?

A keni marrë ju ushqim të ndryshëm gjatë shtatzanisë apo jeni ushqyer si zakonisht?

A i trajtoni ju fëmijët djem dhe vajza në të njëtën mënyrë?

A i çoni vajzat në shkollë më shumë se djemtë apo çoni më shumë djemtë?

Sa kohë në ditë shpenzoni për të gatuar? Po për të gatuar për fëmijën?

Ç’gatim të veçantë bëni për fëmijët?

Në ç’moshë mëson fëmija të hajë vetë?

Po të shkojë në tualet?

Po të lahet vetë?

A mendoni se është rritur si duhet fëmija juaj? Mendoni se ka ndonjë prapambetje?

E peshoni rregullisht fëmijën?

A është i pastër uji i pijshëm?

Si keni vepruar herën e fundit që ju është sëmurur fëmija?

A është i pastër ambienti ku luan fënija juaj?

Vëzhgimi

A patë që fëmijës t’i tregohet dashuri?

A i flet prindi fëmijës? A përdor gjeste, shprehje emocionale dhe tinguj për të komunikuar me të’

A e ndjek prindi fëmijën në kërkesat e tij’

29

Page 30: Rapid Assesment of Roma families in Tirana and Durres / Vleresim i ...

A i jep prindi shpërblim dhe vlerësim fëmijës kur ai bën diçka mirë?

A e ndihmon prindi fëmijën që t’i kuptojë fjalët duke i shpjeguar ato si p.sh; Shiko, cfare eshte kjo, ky është filxhan.

A mundohet prindi të ndihmojë fëmijën që të zgjerojë eksperiencat e tij?

A i vendos prindi limite fëmijës, a i vë rregulla, apo mëson vlera?

A është fëmija i pastër?

Si vepron nëna kur ai bëhet pis?

A ushtron dhunë ndaj fëmijë?

30