QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e...

18
BRUNILDA ÇERRAGA, SILVANA LOKA 5 QYTETARIA Për klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

Transcript of QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e...

Page 1: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

BRUNILDA ÇERRAGA, SILVANA LOKA

5

www.mediaprint.al

Autoret e kanë konceptuar librin me personazhe dhe njohuritë e reja vijnë nga tregimi i tyre. Çdo thënie e personazheve është krijim i autoreve, të cilat janë përpjekur që të realizojnë qëllimin që kërkon programi duke e vendosur në bisedat e tyre.Rubrikat janë ndërtuar në mënyrë të tillë që, t’i lejojnë nxënësit që gjatë një situate të të nxënit të dialogojnë, të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në çift apo në grup.Nxënësit vendosen në situata që duhet t’i japin zgjidhje, të gjykojnë mbi zgjidhjen ose të japin një zgjidhje tjetër duke rritur kështu mendimin kritik dhe krijues.

QYTETARIAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

QYTETARIAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

5BRUNILDA ÇERRAGA, SILVANA LOKA

Page 2: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë
Page 3: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

Qytetaria 5Për klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

Dr. Brunilda Çerraga, Dr. Silvana Loka

Page 4: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Kutia Postare 7467 - TiranëCel.: 069 40 44 [email protected]

Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut:Cel.: 067 50 05 001Cel.: 069 40 20 [email protected]

Shtypshkronja:Cel.: 069 40 50 380Cel.: 069 20 79 [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k.. Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Titulli: Qytetaria 5

Autorë: Dr. Brunilda Çerraga, Dr. Silvana Loka, tematika 1-2Junior Achievement dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për ZhvillimPërshtati për Junior Achievement Astrit Dautaj, tematika 3

Drejtuese botimi: Anila Bisha

Redaktore shkencore: Prof.As.Dr. Fiona TodhriRedaktore: Elona Çali

Design dhe kopertina: Bledar Lame

Shtëpia Botuese MediaprintISBN 978-9928-08-388-3

Botimi i parë, 2019Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 5: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

3

Përmbajtja

Tematika 1: Individët, grupet, shoqëriaKreu 1: Komuniteti1.1 Familja, grupi më i rëndësishëm shoqëror ..............................................................61.2 Funksionet e familjes ................................................................................................81.3 Komuniteti ...............................................................................................................101.4 Diversiteti kulturor dhe trashëgimia .......................................................................121.5 Dobishmëria e bashkëpunimit në komunitet .......................................................141.6 Anëtarët e grupit dhe lideri .................................................................................161.7 Të jesh pjesë aktive e grupit dhe komunitetit .......................................................181.8 Vetëpërmbajtja dhe kompromisi tregues të qytetarisë në komunitet .................201.9 Zgjidhja e konflikteve në komunitet .......................................................................221.10 Puna vullnetare në komunitet ................................................................................241.11 Komuniteti është i lidhur me arsimin .....................................................................261.12 Unë kam një ëndërr: “Dua të bëj ndryshimin!” ......................................................28

Tematika 2: Pushteti, autoriteti, qeverisjaKreu 2: Qeverisja2.1 Demokracia fillon në familje ..................................................................................302.2 Të drejtat, përgjegjësitë dhe rregullat në klasë ...................................................322.3 Komuniteti dhe qeverisja .......................................................................................342.4 Vetëqeverisja vendore ...........................................................................................362.5 Fushata zgjedhore dhe votimi ...............................................................................382.6 Zgjedhjet dhe përfaqësimi ....................................................................................402.7 Pushteti dhe përgjegjësia ......................................................................................422.8 Unë ushtroj demokracinë ......................................................................................44

Kreu 3: Rruga3.1 Aty ku unë banoj ....................................................................................................463.2 Në rrugë për në shkollë ..........................................................................................483.3 Mjetet e transportit .................................................................................................503.4 Konfliktet në rrugë ...................................................................................................523.5 Unë si këmbësor dhe pasagjer .............................................................................543.6 Rreziku dhe informacioni në rrugë ........................................................................56

Tematika 3 - Prodhimi, shpërndarja dhe konsumiKreu 4: Europa dhe unë4.1 A jam unë sipërmarrës? .........................................................................................604.2 Burimet rajonale: Mjetet për sipërmarrësit ............................................................624.3 Loja e kioskës ku shiten hotdogë .........................................................................644.4 Sipërmarrësit zgjidhin probleme ............................................................................664.5 Rajoni im në botë ...................................................................................................68

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Kutia Postare 7467 - TiranëCel.: 069 40 44 [email protected]

Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut:Cel.: 067 50 05 001Cel.: 069 40 20 [email protected]

Shtypshkronja:Cel.: 069 40 50 380Cel.: 069 20 79 [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k.. Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Titulli: Qytetaria 5

Autorë: Dr. Brunilda Çerraga, Dr. Silvana Loka, tematika 1-2Junior Achievement dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për ZhvillimPërshtati për Junior Achievement Astrit Dautaj, tematika 3

Drejtuese botimi: Anila Bisha

Redaktore shkencore: Prof.As.Dr. Fiona TodhriRedaktore: Elona Çali

Design dhe kopertina: Bledar Lame

Shtëpia Botuese MediaprintISBN 978-9928-08-388-3

Botimi i parë, 2019Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 6: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

4

Si eshte krijuar libri

Tematika 1: Individët, grupet, shoqëriaNxënësi: njeh dhe emërton grupet shoqërore, duke i dalluar dhe klasifikuar ato; përshkruan grupet e ndryshme shoqërore ku bën pjesë dhe rolet që luan ai në to; përcakton dhe analizon cilësitë e anëtarëve të grupit duke luajtur rolet e tyre. praktikon cilësi si: vetëpërmbajtja, kompromisi; analizon rolet e ndryshme që fëmijët luajnë në grupe të ndryshme shoqërore.

Unë jamBledi!

Unë jamArba!

22

Luaj në role duke zgjidhur një konflikt pa ndihmën e

mësuesit/es!Dy shokë të një klase po grindeshin gjatë orës së Edukimit

fizik. Të dy dëshironin të luanin në rolin e sulmuesit dhe

asnjëri prej tyre nuk dëshironte të ishte portier.

Ndahuni në role! (Negociatori, ndërmjetësi dhe arbitri)

Përpiquni që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të jenë çdo

herë një palë e ndryshme. Kështu ju të gjithë do të mësoni

se zgjidhja e konfliktit ka nevojë për rolin e të gjitha palëve.

Lojë në role

Zgjidhja e konflikteve

në komunitet1.9

Bora: Komuniteti ynë është në përgjithësi i qetë. Njerëzit e gjejnë gjuhën

e përbashkët me lehtësi. Ndonjëherë mund të ndodhë që disa anëtarë të

komunitetit të konfliktohen për arsye të ndryshme. Para disa ditësh dy fqinjët

tanë u konfliktuan për vendin e parkimit. Unë isha larg dhe nuk mund të

kuptoja qartë se çfarë po ndodhte. Dëgjoja zërat e tyre të lartë dhe shikoja

sinjalet me drita që lëshonin makinat e bllokuara në

trafik. Disa fqinj i ndihmuan të shuanin konfliktin.

Bledi: Edhe pushuesit krijojnë një komunitet. Interesi i tyre i përbashkët

është të kalojnë sa më gëzueshëm pushimet. Për të kaluar bukur pushimet

ata duhet të zbatojnë rregullat e komunitetit dhe në këtë mënyrë shmangin

çdo konflikt. Ata ruajnë mjedisin, kujdesen të mos shqetësojnë njëri-tjetrin.

Edhe fëmijët nuk luajnë gjatë orarit të drekës.

Bora: Konfliktet mund të shmangen nëse zbatohen rregullat e bashkëjetesës në komunitet.

Konfliktet edhe mund të zgjidhen lehtë nëse të gjithë respektojnë njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë

midis tyre.

Konflikti është një mosmarrëveshje e thellë midis dy njerëzve a dy palëve. Palët e përfshira

në konflikt mendojnë se po u kërcënohen interesat dhe të mirat e tyre. Konflikti mund të

jetë edhe marrëdhënie e acaruar ndërmjet dy shteteve që çon deri në luftë të armatosur.

Do të aftësohemi të zbatojmë në

praktikë njohuritë përmes veprimeve

praktike dhe projekteve.

Personazhet zbulojnë njohuritë e reja

Aftësi, qëndrime, vlera

Page 7: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

5

Tematika 2: Pushteti, autoriteti, qeverisjaNxënësi: njeh, përshkruan mënyrën si është organizuar pushteti qëndror dhe si organet e

qeverisjes vendore zgjidhen nga komuniteti; merr pjesë në zgjedhje të organizuara nga klasa, mëson parimet mbi të cilat

organizohen këto zgjedhje duke respektuar demokracinë në klasë dhe në shkollë; krahason procedurën e zgjedhjeve në klasën e tij me atë që përdoret për zgjedhjen

e qeverisjes lokale; njeh automjetet, llojet e tyre dhe shenjat e qarkullimit rrugor; identifikon raste rreziqesh në rrugë dhe shpjegon pasojat që i shoqërojnë ato; respekton rregullat e qarkullimit rrugor.

Tematika 3: Prodhimi, shpërndarja dhe konsumi (e gjeni në faqen 59)

Unë jam Gjergji!

Unë jam Bora!

23

Me ndihmën e prindërve gjej një personalitet shqiptar që ka kontribuar në zgjidhje konfliktesh.

negocimi – dy palë të interesuara që bisedojnë për zgjidhjen e një problemi. ndërmjetësimi – një palë e tretë lehtëson bisedimet dhe vendos rregullat e këtyre bisedimeve. arbitrimi – një palë e paanshme përpiqet që të zgjidhë konfliktet, jep sugjerime që ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Fjalor

Ke qenë i pranishëm në ndonjë konflikt në familje, klasë apo lagje?A mendon se konflikti mund të shmangej?Si u zgjidh konflikti?Cili ishte kontributi yt në zgjidhjen e konfliktit?Çfarë mësimi nxore nga ky konflikt?

Të kërkosh të falur shpesh herë nuk është e lehtë. Kur të thonë se ke bërë një gabim, ti mund të ndjesh nevojën të mbrohesh, sidomos nëse mendon se po të akuzojnë pa të drejtë. Ndaj ti nuk dëshiron të kërkosh të falur. Por, nëse e bën, kjo tregon se ti e ke kuptuar se diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe se të vjen keq për çfarë ka ndodhur. Ka disa gjëra që duhen mbajtur mend rreth të kërkuarit falje: Të kuptosh plotësisht se në ç’mënyrë veprimi yt ka lënduar dikë tjetër. Asnjëherë të mos fajësosh dikë tjetër për veprimet e tua! Përpiqu të kuptosh ndjenjat e lënduara të tjetrit edhe duke i thënë: “Edhe unë do të ndjehesha si ty nëse do të isha në vendin tënd”. Thuaje qartë se të vjen keq për çfarë ndodhi. Mos prit që situata të përmirësohet menjëherë pas ndjesës tënde. Kjo do të marrë pak kohë. Pasi të kërkosh të falur, jepi mundësinë edhe personit tjetër të flasë.

Ndahuni në çifte dhe provoni të luani në role situatat e mëposhtme. Provoni të luani të dyja rolet, edhe të atij që kërkon të falur, edhe të atij që e pranon kërkesën e faljes. Ti i kishe premtuar shokut/shoqes tënde që do ta thërrisje për të luajtur dhe harrove. I more një libër shokut/shoqes dhe e humbe. Ishe shumë e zemëruar me motrën/vëllain tënd dhe ia nxorre inatin shoqes/shokut tënd. Diskutoni me shokët përse në disa raste, konfliktet nuk zgjidhen edhe pse dikush kërkon të falur.

Provojmë të kërkojmë të falur!

Zbulo veten!

Detyrë

Zbulo dhe provo aftësitë

Pasuro fjalorin me fjalë të reja

Praktiko njohuritë dhe puno i pavarur

Page 8: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

6

Familja, grupi më i rëndësishëm shoqëror

Bledi: Prindërit kanë vendosur që të shkruajnë historinë e familjes sonë dhe unë po i ndihmoj në mbledhjen dhe renditjen e të dhënave. Për të bërë pemën e familjes, ne kemi përdorur shënime dhe relikte të gjyshërve, artikuj gazetash, fotografi dhe histori që na i kanë treguar njerëz që kanë njohur familjen tonë ndër vite. Familja është grupi më i rëndësishëm shoqëror.

Gjergji: Në familje secili ka rolin e tij dhe të gjithë përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin. Duke bashkëvepruar dhe duke kryer secili rolin e tij, jeta në familje bëhet më e lehtë dhe më e bukur. Një ndër rolet është mbështetja që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit.

Arba: Familja ime është e vogël. Ajo përbëhet nga mami dhe vëllai më i vogël. Ne jetojmë në një lagje të vjetër të qytetit. Në komunitetin tonë ne e njohim të gjithë njëri-tjetrin. Edhe komuniteti është një grup shoqëror, i cili ka si interes bashkëveprimin për plotësimin e nevojave të anëtarëve të tij. Rregullat që duhet të zbatojnë këta anëtarë janë të afishuara në një kënd në cep të çdo pallati të lagjes sonë.

Bora: Unë kam një familje të madhe dhe shpesh në familjen time është e pranishme edhe Eni, shoqja ime e pallatit. Ajo nuk i ka prindërit dhe halla e saj ka marrë kujdestarinë mbi të. Ajo merr një pension të posaçëm që ofrohet nga shteti për fëmijët jetimë. Eni bashkë me hallën e saj më ftojnë shumë shpesh të kaloj orët e pasdites në shtëpinë e tyre. Në shtëpitë e njëra-tjetrës ne ndjehemi si në shtëpinë tonë.

1.1

Familje quhet një grup njerëzish të bashkuar nga lidhjet fisnore apo birësimi, pjesëtarët e së cilës kanë përgjegjësinë e përkujdesjes për fëmijët. Lidhjet fisnore janë lidhje midis individëve që vendosen nëpërmjet martesës apo trashëgimisë (nënat, baballarët, pasardhësit, gjyshërit etj.).

Page 9: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

7

Trego rolin që luan secili nga pjesëtarët e familjes tënde.

relikte – sende të vjetra me ose pa vlerë.

Fjalor

Luaj në role duke u vendosur në rolin e dikujt tjetër!

Në familje vendimet merren së bashku. Familja duhet të vendosë në lidhje me pushimet verore: sa lekë do të shpenzohen nga kursimet, ku do të shkojnë për pushime, sa ditë do të rrinë. Përgjigju pyetjeve duke luajtur në role. Si do të diskutohej kjo situatë në: një familje bërthamë; një familje me një prind; një familje adoptive; një familje të hapur.

Cilët do të përfshihen në diskutim? Kush do ta marrë vendimin? Cili është roli i gruas në këtë vendimmarrje? Cili është roli i fëmijëve?

Provo veten!

Familje me njerk

quhet ajo familje, ku të paktën njëri

nga të rriturit është prind-njerk, prind jo biologjik për

fëmijët.

Familja bërthamë

përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët

e tyre.

Familja e hapur përbëhet nga

gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

të tjerë.

Familja me një prind përbëhet nga

njëri prej prindërve dhe fëmijët. Prindi tjetër mund të jetë ndarë nga jeta apo

çifti i prindërve të jetë i divorcuar.

Familje adoptive quhet

ajo familje në të cilën prindërit jo biologjikë marrin përsipër rritjen

e një fëmije me ndërmjetësimin e

shtetit.

Disa nga llojet e

familjeve janë:

Detyrë

Page 10: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

8

Funksionet e familjes1.2

Bora: Gjatë pushimeve të verës shtëpia jonë u lye. Ne vendosëm së bashku me prindërit ngjyrat me të cilën do të lyhej shtëpia. Prindërit kujdesen që ne fëmijët të bëhemi pjesë e vendimeve që merren në familje.

Gjergji: Në shtëpinë time, prindërit kujdesen për mbarëvajtjen e familjes. Ata gjithashtu kujdesen për plotësimin e nevojave dhe dëshirave të mia, prandaj

punojnë shumë. Në ditët e pushimit, ata gjithmonë më pyesin se ku kam dëshirë të shkoj së bashku me ta. Mami gjithmonë më pyet se si duket kur niset për në punë apo kur shkon në ndonjë darkë.

Bledi: Edhe në familjen time secili prej anëtarëve ka rolin e tij. Të gjithë kujdesemi që të bëjmë mirë detyrat tona dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Gjatë gjithë verës, babi më thotë që jam ndihmësi i tij numër një, sepse ndonjëherë e ndihmoj të komunikojë në gjuhë të huaj me turistët. Unë gjithmonë jam i gatshëm për t’i ndihmuar sa herë që ata kanë nevojë. Kur prindërit nuk janë ose kur dalin në plazh, unë kujdesem për motrën time të vogël. Gjatë vitit shkollor e shoqëroj çdo ditë për në shkollë. Ajo ka

shumë dëshirë që shokët ta shohin me vëllanë e saj të madh.

Neni 13 i “Konventës së Fëmijëve” thotë: “Fëmija ka të drejtë të thotë mendimin e tij me fjalë, shkrim, vizatim, vjersha, skeçe të ndryshme etj. Kjo do të thotë që fëmija ka të drejtë të kërkojë, të marrë dhe të japë lajme dhe mendime të ndryshme”.

Zbulo veten!

Si zbatohet kjo e drejtë e fëmijëve në familjen tënde? Kush është anëtari i familjes që të ndihmon më shumë ta gëzosh këtë të drejtë?A ka anëtarë të familjes tënde që të pengojnë ta gëzosh këtë të drejtë? Cilat janë detyrat që burojnë nga kjo e drejtë? Mendon se kjo e drejtë zbatohet ndryshe në familje të ndryshme?

Page 11: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

9

Krijo një ese me temë: “Çdo problem që kalon familja ime sot, është një përvojë për mua nesër”.

Të jesh i pavarur do të thotë që shumë vendime t’i marrësh vetë dhe të mbash përgjegjësi për to. Një nga rolet e familjes është të ndihmojë fëmijët të bëhen të pavarur. Trego tri veprime të cilat nuk mund

t’i bëje kur ishe 5 vjeç. Përmend pjesëtarë të familjes tek

të cilët mbështetesh dhe trego pse. Cili është pjesëtari i familjes që

mbështetet tek ty? Trego kur dhe pse.

Për mbarëvajtjen e saj, familja mbështetet edhe tek të afërmit dhe miqtë.Familjes, në raste të veçanta, i vijnë në ndihmë edhe njerëz të profesioneve të ndryshme. Shkruaj emrat ose profesionet e tre njerëzve që janë të gatshëm të të ndihmojnë ty dhe familjen tënde në çdo moment.

Cili ka qenë problemi i fundit që ka patur familja jote?Cilat ishin arsyet që e sollën këtë problem?A të kërkoi kush të shprehje mendimin tënd për ta zgjidhur problemin?Si veprove ti?Nëse ky problem ndodh përsëri, çfarë qëndrimi do të mbaje?

Provo veten!

Zbulo veten!

Detyrë

Page 12: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

10

Diskutojmë së bashku

Arba: Shkolla jonë si qendër komunitare ka marrë vendimin të bashkëpunojë me organizatën “Fëmijët pranë moshës së tretë”, e cila ofron shërbime për të moshuarit në komunitetin pranë shkollës. Në këtë organizatë ndihmojnë edhe njerëz të tjerë dhe disa biznese të vogla në afërsi të qendrës ku ajo ofron shërbimet. Çdo ditë e më shumë komuniteti po e kupton se mund të zhvillohet vetëm nëse i trajton të moshuarit si një grup i dobishëm për shoqërinë dhe i mbështet ata në punën që mund të ofrojnë për komunitetin e tyre.

Bora: Edhe unë bëj pjesë në një grup sportiv, në atë të fëmijëve notarë të qytetit. Ne kemi shumë interesa të përbashkëta për sportin dhe aktivitete të tjera kulturore, si dhe kalojmë shumë kohë bashkë në mjediset e klubit sportiv. A përbën një komunitet ky grup bashkë me grupet e tjera sportive në qytet?

Bledi: Po, edhe njerëzit që komunikojnë në faqe të ndryshme në internet quhen komunitet. Njerëzit që përfshihen në një komunitet, jetojnë ose punojnë së bashku dhe kanë interesa ose nevoja të përbashkëta. Edhe grupet etnike formojnë komunitete. Komunitetet janë të shumëllojshme dhe të gjitha kanë rregullat e tyre. P.sh, dy ndër rregullat e komuniteteve në internet janë: mosha e lejuar për t’u bërë anëtar i këtyre komuniteteve dhe kontrolli prindëror.

Komuniteti1.3

Komuniteti është një grup njerëzish që ndërveprojnë për mirëqenien e përbashkët. Ka disa lloje komunitetesh:

komunitete gjeografike, të cilat përcaktohen në nivel lagjeje, fshati, qyteti, rajoni, kombi apo planeti;

komunitete kulturore, të cilat përcaktohen si nënkultura, grupe etnike, fetare ose multikulturore;

komunitete në nevojë që përbëhen nga persona me aftësi të kufizuara ose persona të moshës së tretë;

komunitete organizative, të cilat përcaktohen duke filluar nga familja, organizatat, strukturat politike, ndërmarrjet ekonomike ose shoqatat profesionale në nivel lokal, kombëtar apo rajonal.

Në cilat komunitete bën pjesë ti?Po ti së bashku me shokët e tu të klasës në cilat komunitete bëni pjesë?Cili është komuniteti yt i preferuar?

Page 13: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

11

komunitet/ bashkësi - grup njerëzish të bashkuar nga prejardhja, nga veçoritë kombëtare etj; grup vendesh apo popujsh të lidhur nga kushte historike apo interesa të përbashkëta.grup etnik – grup i cili i përket një kombi të caktuar dhe ka kulturën materiale e shpirtërore të tij.

Fjalor

Nxënësit e klasës mund të punojnë së bashku për të hartuar një projekt për ngritjen e një shërbimi të nevojshëm për komunitetin. Nëse secili jep kontributin e tij, projekti i përbashkët do të mund të jetë i suksesshëm. A nuk e bën këtë edhe një komunitet?

Faza e parë e projektit Ndahuni në tri grupe. Secili nga grupet të diskutojë në lidhje me gjërat që e shqetësojnë më shumë. Gjysma e grupit të diskutojë për shqetësimet në lidhje me komunitetin e lagjes dhe gjysma tjetër në lidhje me komunitetin e shkollës. Shkruajini problemet më të rëndësishme në tabelë. Shprehni idetë tuaja për shërbimet më të mira që mund të ngrihen për të zgjidhur këto probleme. Votoni për të zgjedhur tri idetë më të rëndësishme për të ndërtuar një shërbim, i cili ndihmon për të zgjidhur çështjet që ju shqetësojnë.

Faza e dytë e projektit Ndahuni sërish në tri grupe për të diskutuar në lidhje me çdo shërbim të dhënë si alternativë. Secili nga grupet t’u japë përgjigje pyetjeve: A ka organizata komunitare që merren me probleme të tilla, të cilat mund t’ju

ndihmojnë? Si mund t’i përfshini familjet tuaja në këtë projekt? A kërkon projekti ndonjë financim apo kontribut të njerëzve të tjerë jashtë shkollës? Si e parashikoni që do të shkojë projekti? A ka gjithsecili një punë për të bërë lidhur me projektin? A ka ndonjë problem që mund ta vështirësojë zbatimin e projektit?

Faza e tretë e projektit Nëse ky del një projekt i suksesshëm, ti dhe shokët e tu mund ta përsëritni për të zgjidhur probleme të tjera që mund t’ju shqetësojnë në të ardhmen.

Punë në grup

Bëj një ese me temë: “Komuniteti dhe unë”.

Detyrë

Page 14: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

12

Diskutojmë së bashku

Diversiteti kulturor dhe trashëgimia1.4

Gjergji: Mua më pëlqen shumë kur prindërit më tregojnë për traditat e të parëve tanë. Ata kanë ruajtur me kujdes sende që shërbejnë si kujtim nga familjet e tyre. Kur familja shkoi në Amerikë, prindërit morën me vete edhe kulturën e tyre, traditat dhe zakonet. Herë pas herë mendoj pemën e familjes sime. Shumë nga të afërmit u kanë vendosur fëmijëve të tyre emrat e të parëve.

Bledi: Edhe ne e kemi këtë traditë, e cila po ndryshon, sepse dalëngadalë emrat e vjetër po zëvendësohen me emra të rinj. Edhe prindërit tanë kanë ruajtur sende të ndryshme të të parëve të tyre. Mamaja ime mban një unazë që e ka mbajtur gjyshja e gjyshes sime. Ajo shpesh më thotë se këtë unazë do ta trashëgojë motra ime e madhe. Në një kënd të hotelit, ne kemi ekspozuar sende që i kanë përdorur gjyshërit e mi dhe paraardhësit e tyre. Aty ka një mulli kafeje, një kostum popullor, një llullë druri të punuar me dorë, perde të punuara me grep dhe kartolina me pamje të qytetit tonë në të shkuarën. Turistët mrekullohen dhe i fotografojnë këto sende.

Bora: Ne në Shkodër, që të vegjël mësojmë këngët e krahinës sonë dhe i këndojmë në çdo gëzim familjar. Sendet që i përkasin kulturës sonë duhet t’i ruajmë brez pas brezi. Ne, shqiptarët, jemi një popull i lashtë dhe me tradita. Jam krenare për kulturën e vendit tim.

Gjuha, tradita, kultura materiale dhe arti reflektojnë historinë, zhvillimin e njerëzve dhe komuniteteve të tyre. Gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të vjetra, ndërsa populli shqiptar nga më të lashtët.

Folklori ynë është i pasur me fjalë e shprehje të urta popullore. Zbërtheni kuptimin e shprehjeve dhe fjalëve të urta popullore të krahinave të ndryshme.Si është vendi bëhet kuvendi. (Veri)Dardha bie nën dardhë. (Vlorë)

Gjeni fjalë të urta popullore të krahinës suaj, e cila flet për familjen ose komunitetin. Diskutoni me shokët.

Foto: Abdurrahim Buza, “Shqipëria vallëzon”, 1971

Page 15: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

13

Kërko, gjej dhe pyet se ç’përfaqëson ky personalitet për kulturën e vendit tonë.

kulturë materiale - veglat e punës dhe enët e gatimit etj., karakteristike për një popullsi të caktuar.folklor - tërësia e krijimeve artistike(gojore, muzikore etj.), zakonevedhe riteve të një populli

Fjalor

Çdo komunitet ka kulturën e tij, të cilën përpiqet ta shpërndajë tek të gjithë anëtarët e tij. Me ndihmën e prindërve, mblidhni fotografi, receta ushqimesh, vizatime, pamje nga kultura materiale dhe kostumet tradicionale apo gjithçka tjetër që përshkruan kulturën e komunitetit ku ti dhe familja jote bën pjesë apo ku mund të keni bërë pjesë kohë më parë. Këto të dhëna do të shërbejnë për të kuptuar se si klasa jote është një komunitet multikulturor.

Ndiqni hapat e mëposhtëm: Mendo se çfarë të bën ty dhe familjen tënde interesante.

Diskutoni me klasën për pushimet, festimet, punët e prindërve, gjërat që të pëlqejnë më shumë, talentet e veçanta në familje, histori të ndryshme etj.

Sill nga shtëpia ose vizato në klasë objekte që prezantojnë konceptin tënd për familjen.

Sistemo në një album të gjitha elementet që përfaqësojnë familjet tuaja si klasë.

Gjej elementet e përbashkëta të komuniteteve ku bën pjesë ti dhe familja jote me komunitetet e prezantuara nga nxënësit e tjerë.

Nëse dëshironi, prezantoheni punën në klasat e tjera.

Provo veten!

Detyrë

Page 16: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

14

Dobishmëria e bashkëpunimit në komunitet

1.5

Bora: Para disa ditësh, mësuesja bashkë me një punonjës të komisariatit të lagjes na prezantuan me programin e “Policimit në komunitet”. Ky është një program i cili synon të sigurojë një jetesë të qetë të komunitetit. Të gjithë anëtarët e komunitetit duhet të ndihmojnë për të raportuar çdo rast të mundshëm të thyerjes së ligjit, duke përfshirë edhe fëmijët. Për herë të parë unë kuptova se sa i rëndësishëm mund të jetë një anëtar i komunitetit për mbarëvajtjen e një jetese të qetë në komunitet.

Arba: Unë gjithashtu kam dëgjuar për një program të ri, i cili mund të ndihmojë fëmijët që rrezikohen nga dhuna. Çdo anëtar i komunitetit mund të ndihmojë këta fëmijë nëse telefonojnë në numrin 116-111. Ky është një numër ku telefonatat bëhen pa pagesë. Kur komuniteti është i ndërgjegjësuar për problemet i tij dhe përgjegjësitë që ka për t’i zgjidhur këto probleme, çdo anëtar ndjehet më i sigurt.

Bledi: Në qytetin tim bregdetar, gjatë sezonit turistik, komuniteti ndryshon vazhdimisht. Në këtë periudhë të vitit këtu vijnë shumë njerëz nga qytete të tjera të Shqipërisë, familje që kanë emigruar jashtë dhe turistë. Jeta bëhet e zhurmshme dhe bashkia është e gatshme të ndihmojë komunitetin pritës dhe turistët e ardhur për të kaluar një sezon të qetë turistik.

Çfarë të bën të ndjehesh i/e sigurt në komunitetin tënd?Si funksionon komuniteti ku jeton?A njeh programe në shërbim të komunitetit?A keni marrë pjesë ti dhe familja jote në ndonjë aktivitet në ndihmë të komunitetit?Ka ndodhur që ti dhe familja jote të keni patur nevojë për ndihmën e komunitetit?Nëse po, si je ndjerë për ndihmën që ju është dhënë?

Zbulo veten!

Page 17: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

15

policimi në komunitet - sigurimi i një jete të qetë dhe të sigurt për komunitetin me ndihmën e strukturave shtetërore dhe të anëtarëve të komunitetit.

Fjalor

Je vetëm në shtëpi. Dëgjon zhurma në korridorin e shkallës dhe afrohesh te syri magjik. Përtej tij shikon që një i panjohur po përpiqet të hapë derën e fqinjit tënd. Fytyra e tij nuk dallohet qartë. Ai mund të jetë një i afërm i fqinjit që ti nuk e njeh ose një hajdut që po përpiqet të hyjë.Të duhet të veprosh shpejt dhe të marrësh një vendim.

Si do të veproje?

Secila nga shkronjat që përbëjnë fjalën “komunitet”, mund të jetë shkronja e parë e një fjalie që përshkruan të gjitha të mirat që burojnë nga komuniteti.K= Komunikim i vazhdueshëm i anëtarëve të komunitetit me njëri-tjetrin.

O =

M =

U =

N=

I =

T =

E =

T =

Provo veten!

Vepro!

Kontribuo duke mbjellë një pemë pranë komunitetit ku jeton.

Detyrë

Page 18: QYTETARIA · Familja bërthamë përbëhet nga dy të rritur që jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Familja e hapur përbëhet nga gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe anëtarë

BRUNILDA ÇERRAGA, SILVANA LOKA

5

www.mediaprint.al

Autoret e kanë konceptuar librin me personazhe dhe njohuritë e reja vijnë nga tregimi i tyre. Çdo thënie e personazheve është krijim i autoreve, të cilat janë përpjekur që të realizojnë qëllimin që kërkon programi duke e vendosur në bisedat e tyre.Rubrikat janë ndërtuar në mënyrë të tillë që, t’i lejojnë nxënësit që gjatë një situate të të nxënit të dialogojnë, të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në çift apo në grup.Nxënësit vendosen në situata që duhet t’i japin zgjidhje, të gjykojnë mbi zgjidhjen ose të japin një zgjidhje tjetër duke rritur kështu mendimin kritik dhe krijues.

QYTETARIAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

QYTETARIAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

5BRUNILDA ÇERRAGA, SILVANA LOKA