QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare...

115
QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare

Transcript of QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare...

Page 1: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

QËNDRESA / 8, 2018

E pavarur, kulturore, letrare

Page 2: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

Botues: Edicioni i botimeve

Sh Sh “Feniks” Preshevë

Themelues dhe kryeredaktor:

Bilall MALIQI

Redaktor:

Arsim HALILI

Redaksia:

Demush Berisha, Alixhemal Salihu, Nehat Ramizi, Mejdi

Shabani, Avni Shaqiri, Ismet Bajrami, Jalldëze Kasumi, Rexhep Abazi, Rrahman Hyseni, Halim Hasani.

Redaktor gjuhësor:

Shefat ADEMI

Page 3: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

SHOQATA E SHKRIMTARËVE

“FENIKS” PRESHEVË

QËNDRESA 8 (E pavarur, kulturore, letrare)

PRESHEVË

2018

Page 4: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad
Page 5: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

5

FJALA E REDAKSISË

U bënë tetë vjet nga dalja e numrit të parë të revistës

“Qëndresa”. Revista e jona dhe e juaja edhe më tej vazhdon

të prezantojë vlera dhe risi kulturore të të gjitha gjinive

letrare. Është revista letrare e vetme në Kosovën Lindore

(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), dhe është

gjithpërfshirëse për të gjithë krijuesit e botës shqiptare.

Revista letrare “Qëndresa” del në çdo mars, në

kujtim të datave të historisë jetike të shqiptarëve të tri

komunave tona.

“Qëndresa” i bashkon shqiptarët e ndarë

padrejtësisht nga trungu i vetëm shqiptar me krijimet e tyre

të cilat janë të zhanreve dhe motiveve të ndryshme, andaj

jemi këtu t’i shpalosim vlerat e krijuesve shqiptar.

Pra, revista edhe më tej do të vazhdojë të botohet në çdo

mars, por kërkohet ndihmë materiale për daljen në dritë të

kësaj reviste lidere në Kosovën Lindore, ajo do të qëndrojë

Page 6: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

6

vertikal me vlerat e krijuesve që gjenden brenda

kopertinave të saj.

Revista letrare “Qëndresa”, është e hapur për bashkëpunim

me të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar artistike.

Ju mirëpresim!...

Page 7: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

7

“FENIKSI” NËPËR KOHË !...

Klubi Letrar “Feniks” i Preshevës daton qysh nga vitet e

shtatëdhjeta dhe për një kohë të g jatë zhvilloi aktivitete të shumta letrare si në territorin e komunës së Preshevës, por edhe më gjerë.

Ky Klub u themelua nga disa krijues letrar të kësaj ane, të cilët tani janë bërë të njohur në mbarë etnikumin shqiptar: Demir Behluli, Qerim Arifi, Jonuz Fetahaj, Mexhid Mehmeti e Sadete Emërllahu-

Presheva. Që nga themelimi e deri më 1986, kur edhe ue shua çdo aktivitet i

Klubit u mbajtën orë letrare, përurime të librave dhe manifestimeve të tjera kulturore si dhe botime të disa librave me prozë dhe poezi të autorëve preshevarë.

Kryesia e Klubit Letrar “Feniks” u zgjodh më 15.X.1975 në përbërje: Hasan Emërllahu kryetar, Demir Behluli, Sadete

Emërllahu, Mexhid Mehmeti. Xhemaludin Rexhepi dhe Gani Misini. Në këtë mbledhje të klubit u aprovua edhe rregullorja e Klubit.

Më 19.X. 1979, në mbledhjen e Klubit letrar “Feniks” u bë zgjedhja e kryesisë së re në përbërje: Mexhid Mehmeti kryetar,

Tomisllav Trajkoviq, Xhemaludin Rexhepi, Fatmire Mehmeti dhe Qenan Jusufi. Më 15.07.1984 Klubi Letrar “Feniks” , zgjodhi kryesinë e

re në përbërje: Gani Misini kryetar, Selajdin Salijesor, Ferid Selimi, Jovan Ristiq dhe Mexhid Mehmeti.

Më 15, 16 e 17 maj 1985 Klubi Letrar “Feniks” organizon Manifestimin kulturor “Takimet e krijuesve preshevarë” me ç’rast mbahen orë letrare nëpër shkolla të komunës së Preshevës. Në

mbrëmjen e fundit të këtij Manifestimi letrar u organizua Ora e Madhe letrare, ku morën pjesë Esad Mekuli, Sinan Hasani,

Maksut Shehu, Bedri Hysa, Ibrahim Kadriu. Më 15.07.1984, Esad

Page 8: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

8

Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad Mekulit iu dha një pikturë PORTRETI I BAJRAM CURRIT i piktorit akademik preshevar Eshref Qahili).

Më 15 dhe 16 maj 1986 u mbajtën “Takimet e krijuesve preshevarë”. Manifestimi iu kushtua kompozitorit të mirënjohur

Lorenc Antonit dhe u shpall anëtar nderi i Klubit letrar “Feniks” Preshevë. Më 11 tetor 1986 u zgjodh kryesia e re e Klubit në përbërje: Nijazi

Aliu kryetar, Ibrahim Osmani, Mirushe Limani, Vehbi Bajrami, Xhemail Halili si dhe anëtarë të tjerë të Klubit.

Prej vitit 1995 deri në vitin 2000, u zgjodh kryesia e re e Klubit: Ferid Selimi, kryetar, Jeton Arifi (nënkryetar) Dashnim Hebibi, Sadete Presheva, Demush Berisha, Selajdini Salijesor dhe

Amir Latifi. Gjatë këtij mandati në vitin 1998, u mbajtën

‘Takimet e krijuesve preshevarë”, ku në kuadër të këtij evenimenti kulturor e letrar, u përuruan edhe dy libra: Libri me tregime “Kambanaret “ i Ramadan Rexhepit dhe përmbledhja me poezi

“Rekuiem për kalanë” i poetit Qerim Arifi. Pastaj u organizua ora e madhe letrare ku lexuan poetët: Haxhi Vokshi, Sadete Presheva,

Ibrahim Kadriu, Sadbere Kamberi, Hysen Këqiku, Demir Behluli, Jonuz Fetahaj, Mexhid Mehmeti, Demush Berisha, Xhemail Halili, Sevdail Hyseni, Dashnim Hebibi, Hasan Emërllahu dhe Ferid

Selimi. Vlenë të theksohet se gjatë këtij mandati kryetari Ferid

Selimi nxori revistën “Kanarina” e cila u botua dy numra. Prej vitit 2000 deri më 2005, Klubi Letrar “Feniks” nuk funksionoi për shkak të rrethanave të rënduara politike.

Në vitin 2005, u riaktivizua Klubi Letrar “Feniks”, më datë 16.12.2005, u zgjodh kryesia e re: Demush Berisha kryetar,

sekretar Bilall Maliqi, Sedate Presheva, Skënder Latifi, Sadbere Kamberi, Agron Boriçi dhe Shqipe Kamberi. Gjatë këtij mandati u

Page 9: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

9

organizuan një mori aktivitetesh e orë letrare nëpër shkolla, përurime të librave etj. Më 23.10.2010, në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e

kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë, u zgjodh kryesia e re: Bilall Maliqi kryetar, Nehat Ramizi nënkryetar, Sadete Presheva,

Ismet Bajrami, Mejdi Shabani, Halim Hasani dhe Rexhep Abazi. Po këtë vit kryetari i Klubit Bilall Maliqi themeloi revistën letrare “Qëndresa” e cila është vjetore dhe del në çdo mars në virgjilje të

Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 për autonomi territoriale me të drejtë bashkangjitjes Kosovës.

Pas mbledhjes së grupit iniciues për themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” me seli në Preshevë, më datë 13 qershor 2011, nga: Bilall Maliqi (kryetar), Demush Berisha

(kryetar i kryesisë), Nehat Ramizi (nënkryetar) dhe Arsim Halili (anëtar), po këtë ditë u aprovua edhe statuti Shoqatës në fjalë.

Ndërsa Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” u regjistrua me vendim të Agjencionit për Regjistrim në Beograd (APR), me datë 22 shtator 2011 me numër: 28060955 dhe BU 22763/2011. E gjithë kryesia e

Klubit u shkri në Sh.Sh. “ Feniks” në Preshevë. Vlen të theksohet se edhe poetesha e parë në trojet shqiptare të ish-

Jugosllavisë e ndjera Sadete Presheva shpallet anëtare nderi e Shoqatës pas vdekjes më 27.08.2013. Më 13 shtator 2014 u mbajt Manifestimi i madh kulturor “Kultura

na bashkon” në theks të veçantë Tribunë dhe orë letrare për poetin e njohur Qerim Arifin, ku Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks e shpall

anëtar pas vdekjes. Më 18 tetor 2014, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Shoqatës së

Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, ku për kryetar rizgjidhet Bilall

Maliqi (mandati i dytë katër vjeçar), Arsim Halili nënkryetar, Rexhep Abazi zv/kryetar.

Kryetar i Kuvendit të Shoqatës, zgjidhet Demush Berisha, zv./ Jalldëze Kasumi –Arifi.

Page 10: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

10

Anëtarë të kryesisë nga Presheva zgjodhen : Ismet Bajrami, Jalldeze Kasumi-Arifi, Qëndresë Jakupi dhe Selajdin Salijesor. Nga komuna e Bujanocit: Arsim Halili, Halim Hasani dhe Mejdi

Shabani. Nga Medvegja: Rexhep Abazi.

Më 15 tetor 2016, u mbajt Manifestimi i madh letrar “40 vjet me “Feniks”- in, Tribunë, evokim kujtimesh dhe orë e madhe letrare, në të cilën evokuan kujtime themeluesit e Feniksit dhe ora letrare

në të cilën lexuan shumë poetë nga vise të ndryshme shqiptare. Po në këtë Manifestim u nderuan me mirënjohje për kontributin e

dhënë shtatë kryetarët e “Feniksit” dhe profesor Xhemaludin Rexhepi, si dhe mediet e shkruara dhe elektronike që kontribuan dhe bashkëpunuan me Feniksin. Shoqata numëron mbi tridhjetë anëtarë të moshave të ndryshme të cilët kanë të botuar dy e më shumë vpera letrare.

Shoqata e shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, ka edhe Edicionin e Botimeve, ku kohët e fundit ka botuar një numër të konsiderueshëm të librave të zhanreve të ndryshme letrare dhe me

këtë tregon qartë se Shoqata “Feniks” po ecën me hapa të sigurt drejt suksese të reja. Poashtu vlenë të theksohet se me statut të

Shoqatës i organizojmë këto veprimtari kulturore : Orë letrare nëpër shkollat e tri komunave tona dhe më gjerë, përurojmë libra të autorëve të ndryshëm, shënojmë data me rëndësi jetike për kombin

tonë dhe brenda Shoqatës organizohet “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës”, ku bëjmë prezantime poetësh, orë të shumta letrare dhe

përurime librash para nxënësve nëpër shkolla…

Page 11: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

11

Adem GASHI

KUFIJTË

në natyrë të hapur në natyrë të virgjër

bëmë ritin e seancës erotike me të gjitha fijet e fijezat e ndijës

këputur fuqish na erdhën dridhmat

thellë gjirit të tokës shpërthyen tërmete

humbëtirës së pafund të qiejve u shemben rrebeshe

kaq qe më tej nuk mban qenia prej njeriu

pastaj zuri era

s'e di në u bëmë pemë a lule a ferra

DËNIMI I PËRHERSHËM

nganjëherë ndihem i humbur i tretur

ndihem i uritur i etur nganjëherë

Page 12: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

12

nganjëherë vera më bëhet dimër më behet herë tjetër vjeshta pranverë

një plagë më kullon në veri pareshtur

e më ther në jug një brinjë

nganjëherë ndiej lodhje në zemër kur kukëza më bëhen prangat

s’është liria kjo derisa vijnë e shkojnë falangat

e vetmja gjë që më mban gjallë dënimi i përhershëm për të qëndruar edhe në zjarr edhe në flakë

S’KAM SHPËTIM NGA SHIGJETA JOTE

s’di në ç’betejë më ra

mburoja prej tunxhi ma morën a më humbi

tunika m’u gris kaska m'u ça e parzmorja e brinjëve m’u hap hapekrah

unë akili nuk jam ç’më shikon në thembër

tani mos prit shkreh harkun e vetullës drejt e në zemër

Page 13: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

13

Ahmet SELMANI

GJETJA E MONEDHËS

(Tregim)

(ose kërkimi në gropë)

Duke u kthyer në shtëpi, mu para një grope të hapur në cepin e

rrugicës, njëri prej tyre seç e pikati një monedhë të vogël. Dhe

vrik u sul që ta merrte i pari, por monedha i shkau nga duart dhe

përfundoi në gropë.

- Unë do hyj ta kërkoj – tha me vendosmëri.

- S’do ta gjesh kurrë – ia preu tjetri.

- Ai që kërkon, patjetër do ta gjejë, ndërsa ai që rri duarkryq, s’do

të gjejë asgjë.

Dhe hop kërceu në gropë për ta kërkuar. Filloi ta trazonte dheun

me duar, por vështirë gjendej monedha e vogël.

- Të thashë që s’e gjen kurrë – foli sërish ai.

- Të thashë që do ta gjej – nguli këmbë ai.

Pas një kohe të gjatë, ai vërtet nuk mundi ta gjente atë që i ra në

gropë, por rastisi t’i gjente tri monedha të tjera, duke i futur në

xhep fshehurazi. Pastaj ngadalë doli nga gropa pa i treguar asgjë

atij.

- Tani, u binde që kot kërkove? – i tha me krekosje ai.

- Mjafton që unë e kërkova. Edhe sikur të mos gjeja asgjë, do të

Page 14: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

14

ndihesha i pasur. – ia ktheu me gjakftohtësi.

Atëherë ai filloi ta shihte vëngër me bisht të syrit. Brenda vetes

ndjeu sikur po e brente ndonjë krimb i çuditshëm.

VDEKJA E SHTIRUR

(Tregim)

(ose pështyrja në ballë)

Me një mal dëshpërim në shpirt, një ditë seç i shkrepi në mendje

që të shtirej si i vdekur, për ta parë se çdo të thoshin gjindja,

sidomos ata që ia kishin nxirë jetën me lloj-lloj intrigash nga më

djallëzoret. Dhe, pa humbur kohë, sakaq doli në rrugë, shikoi

rreth e rrotull që të mos e pikaste dikush. Si e pa që s’lëvizte njeri

i gjallë, vriktas u shtri në mes të rrugës duke mos lëvizur fare.

Pas një kohe të shkurtër, posa e panë në atë gjendje të

palakmueshme, menjëherë e dhanë lajmin se ai kishte ndërruar

jetë. Ndaj shpejt e shpejt gëluan plot njerëz nga të gjitha anët. Të

parët mbërritën ata që ia kishin mbushur shpirtin me helm, por

tani filluan të shqiptonin vetëm fjalë engjëllore. Teksa e kapën

për duarsh e këmbësh që ta tërhiqnin, vazhduan të flisnin pa

reshtur duke i fërkuar sytë, sikur po u vinte keq. Dhe pas gjysmë

ore, pikërisht kur njëri prej shtirakëve e quajti atë mik të ngushtë,

me të cilin e kishin ndarë të mirën dhe të keqen, madje duke thënë

se tanimë as jeta e tij nuk kishte asnjë kuptim, atij seç i vloi barku

nga neveria që ndjeu.

- Mjaft hëngre mut, o qelbësirë! – u shfry duke i hapur sytë dhe

duke e pështyrë në ballë.

Në atë çast ia mbathën vrapit si rrufe duke ngritur shtëllunga resh

të pluhurta.

Page 15: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

15

Albina IDRIZI

NJË TREGIM DASHURIE

‘Sa bëri të nisej, ajo u ndal. Mori frymë thellë dhe përsëriti pa zë për të kushedi të satën herë: qetësohu, mos u rrëmbe, mos u trego histerike, mos bërtit me zë të lartë dhe, kurrsesi (mos e harro

këtë), kurrsesi mos e fyej qoftë edhe sikur të të dalin pikërisht atë çast para syve dhëmballët e saj që shpërfaq duke u qeshur sa herë

sheh tët shoq. As mos e përqesh. Edhe nëse zemra të qan për të shtrembëruar hovin e saj t’i bëjë përshtypje burrit tënd. Ncuk. Po e bëre këtë ke marrë fund. Është pika më e ulët e xhelozisë dhe ti

nuk guxon të rrëshqitësh. Eci drejt tij me hap të ngadaltë ndonëse zemra po i rrihte në galop

të papërmbajtur duke e lënë mbrapa mospërfillëse me krejt ato që provoi në mendje pak më parë. Duart i qenë djersitur dhe fytyrës po i lozte një refleks i pakontrolluar muskuli. E dinte, nuk dukej

bukur me buzët e shtrëngura teksa përpiqej ta ndalonte. -Ti e more atë në punë?! Dëshiron t’i japësh rast të më përçmojë

edhe më shumë se gjer tani? Si munde ta bësh këtë? Shpërtheu me të parën në një çirrje plot histeri. Mos, mos, mos, dëgjonte vazhdimisht zërin e një çasti më heret. Mos bërtit, dreqi

Page 16: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

16

e marrtë! Mos bërtit kaq shumë! Nuk e sheh sa larg e ke shpjerë me zërin tënd? Ai e shikoi me një zhbirim të tillë sikur të kërkonte në të gjurmët

e gruas që kishte dashuruar dikur. Si duket, nuk gjeti. Edhe ajo e ndjeu. Jo që nuk ishte mësuar me këtë shikim, aq të shpeshtë

kohëve të fundit. Zakonisht ai pasonte me një: si thua të zgjasësh flokët pak më shumë? Besoj se do të të shkojnë më mirë. Apo: fshije pak faqen. Ke një njollë në anën e djathtë.

E kishte mërzi kur e shikonte. Gjithmonë e kapte një siklet nga ajo çfarë do t’i thoshte. Siklet që e torturonte deri sa e dëgjonte.

Shpeshherë i ikte. Ishte bërë mjeshtre në shmangien e shikimit të tij. Vërtet sakrifikonte edhe shikimin e saj, por ja që ia vlente. Gjithnjë e më pak shikime. Gjithnjë e më pak fjalë.

Tani edhe kjo. - Je çmendur? – foli ai. Sigurisht që je çmendur përderisa nuk di

gjë. Nuk di si qëndrojnë punët. Nuk di nëse kisha ndonjë zgjidhje tjetër. Nuk di gjë prej gjëje. Vërtet po çmendej? Ajo kurrë më parë nuk kishte vepruar ashtu,

paçka se po ndjehej gjithnjë e më e vetmuar. Ishte mënyra më e keqe për të poshtëruar, jo ate. Veten. Sa e sa herë kishte

këshilluar shoqet e saj se vetëpërmbajtja tregonte respekt për veten dhe se xhelozia ishte opozita më e ligë e saj. Ç’po ndodhte me të? Po, ishte e vërtetë se nuk dinte gjë prej gjëje në punët e tij

por, e kishte ajo fajin për këtë? Dëgjoi hapat e tj si u ngjitën me të shpejtë shkallëve. Kishte

ngelur vetëm. Vetëm me pjesën më të shëmtuar të saj. Të tjerat, të bukurat i kishte vjedhur dikush gjatë njëzet viteve dhe nuk dinte si ti kthente.

Mos po gabonte? Edhe mund të gabonte. Ajo as që e njihte ate. Disa herë kishte dashur ta përshëndeste por ajo kishte qenë tepër

e zënë, tepër e përqëndruar në të shoqin, sa kësaj i kishte ngrirë buzëqeshja në buzë. Madje kishte qenë aq e duruar sa të priste radhën, të mbaronte me të e ti kthehej. Përsëri do ti buzëqeshte.

Page 17: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

17

Nga fillimi. Nuk kishte ndodhur. Gjithë bujë e potere ajo përherë qeshej e llafosej me burrin e saj dhe ikte që andej pa ia lëshuar sytë as për një herë të vetme.

Deshi të ngjiste shkallët dhe ti kërkonte të flisnin hapur. Të shpjegoheshin një herë e mirë çfarë kishte ndodhur që ishin

larguar aq shumë sa të binin pre e provokimeve më të lira. Në cilën pjesë të rrugës bashkëshortore kishin harruar njëri tjetrin sa tani nuk po njiheshin dot.

Nuk bëri asgjë. Ngeli aty poshtë me zemërimin e fashitur por me një uragan dhembjeje brenda vetes që po përlante edhe dromcat

më të imta të dëshpërimit si për ta nxitur të nisej thellësive. Jo drejt tij. Drejt vetes.’

Fund.

Pritni! Ju e lexuat këtë? Joooo! Jo, jo! Gabim. Më është ngatërruar personazhi i një tregimi tjetër. Sa të pafytyrë dijnë të

jenë nganjëherë. Shfrytëzojnë rastin më të vogël të mosvëmendjes së autorit dhe fap, kërcejnë në skenën e tjetrit. Kodoshët!

Dëgjoni tani!

‘Sa bëri të nisej, ajo u ndal. Iu bë se dëgjoi derën të hapej. Pastaj hapat. I njohu. Ishte ai. Ndodhte shpesh të kthehej para kohe në

shtëpi dhe sa herë ndodhte kjo, ajo mbushej frymë të qetësonte të rrahurat e gëzuara të zemrës e cila sa nuk fluturonte nga lumturia. Vrapoi t’i dilte përpara sikur hovi i saj të mos kishte të bënte me

njëzet vitet e kaluara bashkë. Përherë ngjante i ri. Në rastet kur e priste, rregullohej në pasqyrë dhe i dilte e përgaditur. E qetë dhe e

qeshur. Por, kur vinte kështu si tani, ngutej ashtu si ishte e pushtuar me emocionet e një çupëline që vetëm ai arrinte t’i zgjonte.

- Hëëëëm... sa e ëmbël kjo çokolata në faqen tënde. Tani e gatove? Si i thonë, çokofaqe? – e puthi ai.

- Ah! – qeshi ajo dhe fshiu me dorë atë që kishte mbetur nga e puthura.

Page 18: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

18

U zhyt në syt e tij me vetëdëshirë të përhumbej gjersa të tretej gjithçka përreth. Si nuk i shterri njëherë kjo magji?, pyeti veten. Si arrinte ta bënte gjithmonë të ndjehej e bukur, e dashur, e

veçantë. Ishte e lumtur dhe ai e ndjente këtë. E shihte. Sikur sheh krijuesi i palodhur ditë për ditë përsosjen e veprës së vet, ashtu

shihte ai mrekullinë e dashurisë së tij. Dhe kënaqej së admiruari. Ishte i bindur se e gjithë shtëpia vallëzonte me këngën e zemrës së saj.

- E di çfarë? Sot ishte në intervistë pune ajo vajza që takuam atë ditë. Ajo të cilën e ndërpreva duke i thënë se, njëherë para se të

bisedojmë, duhet të të njohtoj me gruan time të bukur. Të kujtohet? Sigurisht që i kujtohej. Lulja që kishte mbirë në zemrën e saj

çastin që ai i kishte folur ato fjalë, vazhdonte ti jipte aromë buzëqeshjes dhe ngjyrë shikimit sa herë e shikonte të shoqin.

- Dhe? - Nuk e di! Stafi është duke shqyrtuar disa konkurues. Ti si thua? - Them se i duhet dhënë rasti të tregojë zotësinë e saj me punë,

shpirti im. Ti mund ta bësh këtë. I hodhi krahët në qafë dhe e puthi të shoqin gjatë në buzë. Nuk

ishte e sigurtë nëse e kishte fshirë tërësisht çokolatën.’

Fund

(23 qershor 2017)

Page 19: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

19

Avdush CANAJ

BUZËQESHJET MJALTORE

Shpesh

më pyesin zambakët:

Ku i gjenë

vargjet, ku,

që na gëzon prore?

Unë e di,

thotë zemra, e di:

Dallëndyshet

i sjellin

me buzëqeshjet mjaltore!

DRITAREVE TË DIELLIT

Vargje bluan

mulliri i poetit.

Bluan e s`ndalet!

Pastaj ëndrra gatuan

në tepsi yjesh.

Edhe ëmbëlsira

me petale rimash.

Page 20: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

20

Për pëllumbat e këngës

dritareve të diellit.

ZOGJTË E ZEMRËS

ATA më bëjnë kalë pa shalë e fre!

Më shalojnë si era

edhe përmbi re!

Si në pemë më fryte ,ATA në krahët e mi!

Vjelin puthje përditë,

përqafime pakufi!

Ndodhë ndonjëherë pahiri t`më përmjerrin,

me buzëqeshje lulesh

më sjellin ylberin!

Janë zogjtë e zemrës , unë gjysh me pranverë,

në dhomën time hyjnë

pa trokitur në derë.

PEMËT BËJNË VJERSHA

Në kopshtin tim

pemët bëjnë vjersha,

tregime çdo orë!

Zogjve me libra

u pikin në prehër,

u pikin në dorë!

Pasha mamin e babin,

s`i kam shkruar unë,

diellin kanë autor!

Page 21: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

21

Avni SHAQIRI

NË ËNDËRR

Tinëzisht më futesh në dhomë

Kur gjumi mbërthyer më ka të tërin Atëherë kur errësira sundon çdo gjë

Më pëshpërit diç në vesh E trupi pakontrollueshëm më dridhet. Vallë kush ma trazon shpirtin

Në këtë natë kaq vonë Jam zgjuar apo fjetur?!

Nata skëterrë, të kallë datën E unë s’mund ta lexoj as uratën Mundohem s’lëviz dot

Kur befas T’i më shfaqesh plot dritë, bukuri

Më merr në parzmë E më ledhaton, fytyrën, trupin Me ato duar të buta.

Fytyra yte e bukur si hëna Puqet në faqet e mia,

E unë... Fluturoj maleve e fushave me lule I puthitur për ty

Page 22: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

22

E i egzaltuar gjerë në qiell. E lehura e qenit Ma prish ëndrrën

Që doja të zgjaste Gjerë në pakufi.

KAM NEVOJË

Kam nevojë për ajër të freskët e t’pastër Që t’frymoj lirshëm në timen ngastër

Kam nevojë për më shumë dritë Që lirshëm të vazhdoj timen rritë

Kam nevojë për më shumë të ëmbla fjalë

E bashk me mua t’rrojë i imi djalë Kam nevojë për më shumë hapësirë

Ku lirshëm mund t’lozë djali i tim birë

Kam nevojë për një klimë më të butë Që luadheve pa fre, t’vrapojë ime çupë

Kam nevojë që kush mos t’më bëjë keqë E rehatshëm të bëjnë gjumin tanët pleqë

Kam nevojë për më shumë diell Që lirshëm e pa frikë t’fluturoj në qiell

Kam nevojë të mirat t’më mbërthejnë

E jo kujt t’i teket të gjitha t’mi rrëmbejnë Unë s’mund ta dua një të tillë jetë

Page 23: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

23

Kur vegjëlia jonë s’bënë dot gjumë të qetë. KËSHTJELLA SHQIPTARE

Ndoshta i vogël jem si popull Por krenar e me t’margaritarit zemër Në çdo kënd me hiena rreth e rrotull E s’humbëm dot, prandaj bëmë emër Pëllumbeshat shqiptare kudo që ndodhen Mbase në jetë, s’do dashurohen kurrë Vetëm me t’shqipesh pëllumba, ato martohen Që kalasë së shqipes t’i vënë gurë Se djalë i shkabës porsi dragua Kur i vie koha atij për martesë Një zanë të Arbërit e zgjedh për grua E kështu e çelikosë tonën fortesë Kështu ndërtojmë me nga një gurë Të gjithë t’bashkuar se jemi një pjellë Ngrisim gjithkah të patheshmion murë Të shqipes fole, të pamposhturën kështjellë ÇAMËRIOT

Pse kaptove detin e ike matanë, o racëmiri E la shkret vatanin, braktise Morenë Kush t prishi rehatinë, o popull miri Flakë e la shtëpinë e degdisur kopenë Brigjet e jeshilta e të kristaltët kroje T’i ndotën e grabitën bandat falangiste Qiellin ta errësuan , të grabitën troje Trup e nder t’i skuqën hienat heleniste

Page 24: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

24

Kush ta njollosi tëndin t’virgjër nder Fëmijëve, kush ua prishi t’mirin gjumë Gjunjazi e me lot në sy, puthnit prag e derë Para nisjes, n’golgotë si i vërshuari lumë Qenien hyjnore çamëriote, të pastër si ari Deshën ta zhbënin prore, bishat mesjetare S’ndotet jo, rrezja e diellite pastr si ari E Çamëria do të ringjallet, kjo kala shqiptare

ZOG I SHQIPES

Ç’e kishj falë për bukuri Zoti i Madh një zog shqipe Larg mëmëdheut n’pa kufi Kah lëviz ngjan në reze drite E sa mirë kishte mësuar Se çfarë është mos të harrojë Nëna prej tij ka kërkuar Shqip të qajë e të këndojë Zogu i bukur shpejt hedh shtat Kurrë s’e harroi t’ëmës porosi Krenar gjithëherë që pati fat T’nënës shkabëv të marrë dhunti Zog i vogël u bë shqiponjë Krenar me veten e t’mirin gjen Kështu e mësoi nëna zonjë N’Mëmëdhe të vetin me gaz vjen Bërthamë e kombit kështu ruhet Duke e dashur t’shenjtin mëmëdhe Kurrë kjo dashuri mos të shuhet Se do tëna përpijë i zi

Page 25: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

25

Arsim HALILI

ALKIMIA E KËPUCËVE

(Tregim)

Gjatë tërë ditës në labortor punuan në ekzaminim të materialit K/ 42. Shënonin në formularët e tyre, të gjitha të dhënat, duke u

nisur nga numri, madhësia, pesha, ngjyra.Vetëm për baltën e ngjitur në ato këpucë vazhdonin dyshimet. Se cila është materia

e saj, ai takon asaj toke që kishte kaluar. Dyshimi rreth kësaj çështje, do të shkoj në labortorin më prestigjioz të vend it. Në javën e tretë, arriti edhe një dosje shtesë e koduar SK dhe R&B

20. Patjetër duhet t’i përgjigjet në pyetjet tona, për origjinën e këtyre këpucëve, me që të dhënat na çojnë te kjo dosje, foli

eprori me nervozizëm. Në kthinën katërqind e shtatëmbëdhjetë, qëndronte prej disa ditësh ulur, pronari i atyre këpuceve me ngjyrë të zezë,ndërsa

vetëm një kthinë më mbrapa këpucët e tij,iu kishin shtruar një ekzaminimi shtesë. Ato do të qëndrojnë të mbyllura, pa të drejtë

largimi, deri sa të kuptohet nga ekipi i forenzikës, se në cilat diagonale kanë kaluar. Dyshimet i kishin dërguar, pikrisht të shtylla e tretë në dalje të

qytetit, ku edhe ishte gjetur letra e shkruar me dorën e tij. Eprori insistoi me ngulm që ky hetim të mbështet në tri pika :

Kur dhe si erdhën këpucët te ai?

Page 26: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

26

Pse atë ditë i kishte mbathur, për herë të parë, kur kishte edhe tjera këpucë më të reja se këto? Dhe pse në tri ditë e fundit erdhi me këpucë të ndryshme, tek në

ditën e tretë i la këpucët, që i zumë së bashku me letrën në flagrancë.

Roja duket përsëri në atë dhomë, të vetëmuarit. E vetmja gjë që ia prishte qetësinë, ishte ritmi i atyre pikave të ujit, që binin pa ndëpre në kokën e tij. Për çudi në kokë i binin ato pika uji dhe

vetëm këmbët i lageshin. Edhe kur i thante me peshqir, ato prapë i lageshin. Roja e mbylli shpejtë portën, iku nga aty shkoi në

kthinën katërqind e tetëmbëdhjetë, hapi portën, çfarë të shihte edhe këpucët, mbusheshin me ujë. E në atë dhomë nuk pikonte asgjë nga lartë. Mbylli derën me të

shpejtë, duke krijuar frikë se çfarë po ndodhte aty. Ditën tjetër kur shkuan për çudi, i vetëmuari, vraponte në ato dy metra të

asaj kthine, rreth qark tij, depërtonte vetëm drita që kishte hap brejtësi. Ndërsa në dhomën tjetër, këpucët vezullonin nga drita edhe pse në dhomë nuk kishte asnjë poç elektrik, madje edhe

vet këpucët kishin ngjyrë të zezë. Ditën tjetër u dha urdhër që t’i ndërrohet dhoma anasjelltas të vetëmuarit dhe këpucëve. Disa

ditë nuk i vizitoi askush. I vetëmi ndryshim që vërehet në vizitën e radhës, nga roja ishte: Këmbët e të vetmuarit herë skuqeshin e herë nxiheshin,ndërsa në të dyja këpucët ishte

vendosur në të djathtë një lule e bardhë, e në majtën një trëndëfil i kuq. Takimi ishte tepër urgjent, po asnjëri nuk ishte në gjendje

të komentonin çfarë po ndodhte në ato kthina. Në përfundim të atij takimi u vendos. Për njëzetë e pesë ditë, patjetër duhet t’i mbajë mbathë ato

këpucë, të mos i heq për asnjë çast, qoftë edhe kur të bie në gjumë, ishte urdhër i prerë, doli jashtë, i skuqur i tëri në fytyrë

eprori. Roja i mori këpucët, ia vendosi përpara të vetmuarit dhe i tha shkurt. - Mbajë tani afër!

Page 27: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

27

I vetëmuari guxoi të flas vetëm, pas disa ditësh, kur ia sollën këpucët, tani e dinte se më nuk ishte i vetëmuar. Askush nuk e kuptonte, pse i donte ato këpucë më shumë se çdo

gjë tjetër, madje përmes tyre kuptonte një shpirt njeriu. A guxoi këto këpucë t’i mbajë edhe pasi të heq nga këmbët pas

njëzet e pesë ditësh. Roja vetëm qeshi me ironi. - Mos do që edhe me këto këpucë të dërgojmë në botën tjetër.

Iku me të shpejtë. I mbathi këpucët, sipas urdhërit, i rodhën disa pika loti edhe mbi

to, sikur foli me vetën e tij, Vetëm njëzetë e pesë ditë bashkë në këto shtatë vjet ndarje. Në ditën e njëzetë gjashtë, roja u shfaq përsëri në kthinën

katërqind e tetëmbëdhjetë. Më zë të lartë

Zbathi menjherë. I vetëmuari i zbathi heshatzi, i la me një qoshe. Roja i mori dhe iku nga ajo kthinë.

Për çudi kur ato këpucë i vendosën në tavolinën e eprorit, në vend të kundërmimit të rëndë atë ditë këpucët kundërmonin erë

trëndëfili, ndërsa lidhëset e saj formuan dy shkronja S & H .

Page 28: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

28

Bilall MALIQI

KUJTIME PËR TY

(poemë)

I

s'di si u fshehe pas ëndrrës me (ato) episode të kënaqësisë

më lë të kërkoj kthinave të natës për ta gjetur udhën e dashurisë...

II

as ngrehinave të zeza timin vrull dot s'e ndala

seç shpërthen vrullshëm njashtu sikur e lumit vala...

Page 29: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

29

III

u therr e jotja hije nga (një) rreze dielli

mbas Kodrës së Luleve diku humbi

unë ngela së kërkuari ndonjë gjurmë e të lidhem me ty me shpejtësi plumbi...

IV

s’e lashë pritjen të thinjet as në pushimore të tumës

aty ku plasi loti i gëzimit

(për) para hijeve të turmës...

V

buzët e thara m’i njome me puthje të etura ishin sikur toka për lagështirë

edhe sytë e tu të lyer me bojë qielli n’timin shikim sikur hije janë shkrirë...

VI

e vara një buzëqeshje në bisht të kujtesës sikur varg fjalësh mbledhur nëpër kohë

sa më ra ndërmend shikimi yt i habitshëm e një puthje m’i lëngëzoi buzët një trohë...

Page 30: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

30

VII

vizavi shihem me kujtimin

si në pasqyrë të ditës së re

sa më shtohet mallëngjimi derisa Fati vertikal më ngre...

VIII

me të vjeshtës gjethe u fshehën ca gjurmë në ikje ishe apo e kthyer kah unë

s’e kuptova orientin e ikjes tënde (kur) bushtra frikshëm të ndoqi me dhunë...

IX

e ti aspak nuk u drithërove

në mes të ëndrrës së trishtë

ia mbylle me shpejtësi portën

fillimit të skenës së brishtë...

X

dorën e vure mbi dorën time shikimin e lidhe me shikim

shpirtrat tanë i mishërove në timen zemër mbolle gëzim.

(18-22 tetor 2017)

Page 31: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

31

Demush BERISHA

FLUTURA NË MALËSI

Flutur krahëlehtë Flutur bukuroshe Lulet i puthë me butësi

Atje lart në malësi Më të bukur s’ka si ti

Lulet i viziton pa përtesë Në të vjetrin Karadak

Në kopshtin e dajës Murat Brenda fshatit Sefer

Atje (s)ke qenë (as) njëherë Në Karadak lulet

Kanë aromë shumë Fluturon pa ndalur

Luadheve të gjera E pinë ca ujë në lumë

Page 32: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

32

Flutur në kopshtije Krejt lara-lara

Të ngjyrosi xhaxhi piktor Gjithmonë ndër shoqe

Të jesh në gara e para

DHELPRA

Dhelpra ishte shtrënguar Të shkoj deri në Stançiq

Atje disa nga pulat Thoshte i kam miq

Ajo nuk ishte lodhur Në këtë udhë të gjatë

Mikesha e din mirë S’e pritet me mish të thatë

Me shkop në derë trokiti Ai sharovi mirë e priti

Urdhëro mikeshë e vjetër Të afrohet ai e nxiti

Dhelpra në mes këmbëve Bishtin seç e vuri

T’ia mbathi sa më shpejt Sa belaja nuk më zuri

Page 33: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

33

Havushe AHMETI

EDHE NJËHERË PËR NËNËN

Kur e kemi njohur nënën Kemi mësuar mësimin

Më të rëndësishëm të jetës DASHURINË…

Një botë pa nëna Do të ishte një botë sasiore Pa cilësi

Pa dashuri Pa energji

Dhe si e tillë Nuk do të mbijetonte kurrë Me miliarda e miliarda vite…

ZBARKIM NË ZEMËR

Secili njeri është një hënë Dhe çdo njeri

Ka anën e vet Të pandriçuar.

Page 34: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

34

Nëse duam Ta zbulojmë atë Atëherë

Duhet të zbarkohemi në zemrën e tij…

E si do ta kishim zbuluar Anën e errët të hënës Po mos ta kishim pushtuar atë!?

JAM NJË DIELL

Nganjëherë E ndjej veten

Si një yll i shuar Sepse nuk mund të rrezatoj

Mbi askënd Nuk shkon gjatë

Dhe fillojnë Reaksionet termobërthamore

Në timen brendi Atëherë…

Unë shndërrohem Në një diell që rrezaton Pastaj shpërndajë

Mirësi Dashuri

Lumturi…

Page 35: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

35

Ismet BAJRAMI

SHPALOSI KUJTIMET

Pranë Durrësit në plazh Kur të vish tek vendi Dikur më vonë pas Do të më kërkosh mua Nga koha me shi Në dritaret e restoranit Pluskat e shiut rrëshqasin Lotët e syve të mi Ty të përkasin Deti i tërbuar me veten valon Mjellmat mbi to tunden Në këto ditë vikendi Ne brenda pushojmë Edhe një herë po të shkosh Aty mos më lyp Jam bërë rërë e detit Sikur mjellma me kripë Me ujë jam përzirë Aty pranë qëndroj Si në ëndrrën e Dantos Pamëshirshëm të kërkoj

Page 36: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

36

I TRETURI

Isha njëherë tek ti Trokita në derën tënde Askush nuk doli Askush nuk bëzanë Prita e prita ca prita Pritja mu bë shumë e gjatë U zhyta nëpër shekuj Shumë u ktheva prapë Ku jam unë nuk e di Aq larg u treta në mendime Krejt kisha harruar Se në atë shtëpi nuk ka njeri Oborri plot bari Gurët në të fshehur Lulet që dikur ishin Tani ishin tretur U largova kokulur I mbushur plot dhembje I mbushur plot vajë Sikur dikur gjallë Dola nga oborri Pa e kthyer kokën prapa Fola si ndërveti As nuk u përshëndeta Lamtumirë nuk thashë

Page 37: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

37

Jashar ESATI

TË JETOSH ME ËNDRRËN

Tash në Miratoc njerëzit e mi flenë mes ëndrrës Ka ardhur maji e në livadhe mugullon vrullshëm bari. Buzëqeshja iu tretet ngadalë me dritën e hënës

Bleron mali, pylli dhe Luginës çelin lule margaritari.

Tash në Miratoc njerëzit flenë në një gjumë të trazuar Pas një dite kur kanë vrapuar në brazda e ugare. Hallet e tyre janë një gjerdan i gjatë, i pambaruar

Në udhët e jetës me shumë djersë, ëndrra dhe varre. Ah, që s’kam ca krahë të gjatë që miqësisht t‘i shtrij

T’i përqafoj një nga një në ato netë të gjata e të bardha e t‘i uroj për ditën e re që do të prekin të nxituar në agim

nga këto brigje mrekullorë që kanë kurora të arta.

Page 38: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

38

Juljana MEHMETI

PASQYRAVE TË BARDHA…

Në këtë stërgjatje të përjetshme dritëhijesh

përplasur honeve të shpirtit

diku akull i ftohtë

e fshehur,

si ajzbergë të errtës thellësi,

diku tjetër magmë e derdhur

dejeve që lëvrijnë jetën

në rendje të kapjes së kohës

hapësirës tonë njeri.

Akrepat e orës rikthyer pas

ditënetëve që rrjedhin pa pushim

në shkëmbim të stacioneve ndërrim,

mëngjesit të zbardhur përmes mjegullash

e diellit larguar sërish

ngarkuar me frymën e tokës

shpejtësisë dritë

shpërndarë universit më të largët

në pluhur të verdhë kozmik.

Dua të zgjoj të nesërmen

gjurmëhapash përplasur fort pragut të agimit

të shkund këpucët e përgjumura

e ti flas për ngjyrat rikthyer

Page 39: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

39

përthithjes vështrim kufijve të borës

në rrëzëllim

imazhit reflektuar pasqyrave të bardha

formave shkëlqim.

QIEJ TË RREMË

Me re të pangjyrta shikimin

mbështjell

e diellin fsheh..

në këtë teatër- spektakël

gjestesh …, fjalësh ,

përpjekje fluturake

pa krahë.

Përplasur erës leshragjatë

Dënuar stuhive pafund ..

Qiejve të rremë...

..., kërkim iluzionesh të vetëdijshme

në realitetin e një ëndrre.

Kushedi sa kohë akoma

do të endesh

hapësierave gri,

që kujtimet mbrapsht thithin

në këtë aktrim nate...,

derisa…,

agimi i kohërave

të të dhurojë një ngjyrë

nga ylberi jetë,

që errsirën fshin

e retë ngjyros,

për të vizatuar sytë.

Page 40: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

40

Majlinda Nana- RAMA

JU QË MË DESHËT ME ZJARR!

E nisëm së bashku të vështirën rruginë,

kur cickat m’buçitën si t’bardhat lulebore,

qiejt e gojës suaj i ngrija mbi shpinë,

nëpër vite ju mbaja, vazhdimisht përdore.

Ju, të dashurit e mi, qejflinj e buzëprush’

që kopshtet Edenë m’i mbollët manushaqe,

si gjerdan të çmuar ju varja nëpër gushë,

hënzat tuaja - i ngjisja hartë në faqe.

Djelmoshët e mi që shkumëzoni përvëlim,

diellin e gjinjve s’ma lat’ të ftohet kurrë,

me lulevere çdo ditë, më bët’ shkëmb në zgjim,

në mua ngritët flakë, gjelbëruat një mur.

T’dashuruar të thekur, kazanovët e mi,

Page 41: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

41

nëpër koh’ harruat penelopat tuaja,

flokët flakë m’i ndiznit nën të lagshtin shi,

mesnetësh, dhimbjen e grave tuaja vuaja.

Oh, të dashur, pushkinët e mi nëntëqiejsh

që haremit tim shpërthenit zogjë të valë,

vajtimet m’i zverdhët e lidhët kurme diejsh,

m’u mbollët thëngjinj, më mbitë si mal me mall.

Onjegin’ që ma deshët akullin e huaj,

ju që më quajtët Helen’, Anë Karenin’

që më lindët e zhytët një jet’ n’vargun tuaj,

ju shokë, me t’vetmin sekret ndër jush, emrin tim.

Eh, dashnor’ të krisur, dalë nga borëbardhat,

që rrugët m’i puthnit buzëmbrëmjeve-agim,

m’i mbushët shpresat me të kaltrat pulëbardha,

ju që në turrën e druve - u shkrit’ papushim.

Apollon’ të regjur, vjeshtakë katërstinësh,

secili m’u lut t’më bëhej një ditë burrë,

nën gjuhë më fshehët të më takonit tinëz ,

unë - hënë e dikujt, që s’më deshi kurrë!

Page 42: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

42

UNE - NJE ZHAN D'ARK

përpara kam zëra -

atë të shën margaritës

shën katerinës e shën mikelit

pas meje - turra drush përflaken në vallëzimin ritual

me trëndafila në duar futem në betejën e harengave

19 vjeçe

hyrë në grua

në shtëpinë e zezë rrënoja shpirtrash mesjetarë

qepalla të lodhura nga verbëria

mbi natën time kanë mbetur ca shkëlqime të rrëzuara

ja, tani bëhem gati të jetoj brenda vdekjes

tek shkoj - kashtës së kumtrit i mbjell dy gonxhe

e nëpër ecje zbath sytë prej mosit tim

pastaj me vete marr dy brinjë burri për të lindur të tjera

gra

e një shpatë të zhgroposur prej altarit të kishës në shën

katerinë

në karrocë ngarkoj kthime pa kthim

unë - bijë orleansi

përpara kam zëra

pas meje - turra drush përdigjen në vallëzimin ritual

diellin po ua lë ndezur mesnetëve

le të vdes sot për ta shpëtuar orleansin tonë

Page 43: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

43

Mejdi SHABANI

BINEQËT

Liridoni dhe Liria

Janë motër e vëlla Shkojnë në shkollë së bashku Dorë për dore pa u nda

Ata janë edhe bineq

Shkojnë në klasë të parë Janë nxënës të shkëlqyeshëm Mësuesin në zemër e kanë

Edhe rrugës kah shkojnë

Gjithë u kanë lakmi Çdokend e përshëndesin Edhe pse janë fëmi’

Liridoni dhe Liria

Vëlla e motër janë Babain dhe nënën Në zemër i kanë

Gjyshin e gjyshen

I përqafojnë me mallë Se kur të vijë mbrëmja

Ua tregojnë nga një përrallë..

Page 44: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

44

Mexhid MEHMETI

PSALME DASHURIE

tepër e vogël është tash hëna (nuk më mjafton as për një këngë rinore) poetët e rinj e paskan shpenzuarshekujve

para meje para kohës sime në motet kur hëna ishte femër dhe quhej hanë dhe lunë

e shoh sesi e paskan kafshuar me dhëmbët e tyre të mprehtë me këngët e tyre fillestare

e paskan sakatosur bërë pluhur e hi... dhe tash kur nuk më mjafton hëna

e pakta që ka mbijetuar nuk më mbetet tjetër veç me pluhur sysh me magji me mortjen time t'ju mashtroj

(me vjershat e dikurshme kushtuar asaj) dhe të (ri)lindem në vargje të reja

psalme dashurie

Page 45: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

45

MBRETËRESHA IME MUZË

mbretëresha ime muzë pati dëshirë të më marrë

të më shndërrojë në luftëtar sozish e kafkash më donte të tillë poet

në tokën kafkiane këtë mund ta ketë dëshiruar

shumëkush por tashmë nuk gjendeshin kafka të tilla dashurish

mungonin gozhdëtarët të kalëronin harbueshëm

qiellit me qerre dielli të ardhurit tashmë po villnin

po seksonin pabesisht veshur me këmishë qashtërore

po më goditnin fort me vetëtima sëpatash të ma fshinin nga kujtesa

mollën e kuqe

më rrihnin pamëshirshëm t'më shndërronin në monstër që kullot fushtirave të mortit

ndaj pa asnjë hezitim këmbeva shpatën me penë

dhe përjetova ekstazë (ri)ngjalljeje

Page 46: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

46

tashti ngjallem pas çdo fjale pas çdo vargu pas çdo rime besoj

tashti me fyellin tim kangjellor me pasionin e lulimtë

pas atij (ri)zgjimi biblik shumëkujt do t'ia prish gjumin shekullor

nga sot e tutje

këmisha e bardhë në trupin tim nuk do të jetë e bardhë as dita e zgjimit nuk do të jetë

ditë e gjykimit ndaj mos më fajësoni

kur t'më groposni atje ku "rrojnë" të vdekurit në vendgjuetitë e përhershme

të qetësisë heshtake

o zot do të më mungojë shumë vetëm mbretëresha ime muzë

2012

Page 47: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

47

AKUAREL NË SHI

(apo PREMTIM i çuditshëm) do ta bëjmë shtëpinë në ajër

midis resh diku në pyllin qiellor do të ecim yjesh me kujdes të mos shafitemi n'dysheme uji e ajri

akulli nën këmbët tona do të jetë tmerrësisht rrëshqitës

atje do të flasim do të këndojmë e do të qajmë qetë ngadalë ngulfatshëm nga zhumhur i brishtë të mos na plasë kulmi

nuk do të prekim fare njëri-tjetrin ndjenjash të mos na lëndohen zemrat

do të ngremë shtëpi në ajër e dashur si askush tjetër do të kemi shtëpinë në eter

do të fshihemi në mal ere do të duhemi llugave t'padukshme

me ndezje gjethesh kristali do të digjemi së brendshmi si dëshirë e parë e si afsh i mbramë

në kthim e sipër në gjysmërrugë do të ecim majë gishtash

kujdesshëm dorë për dore do të bisedojmë heshturazi për hiçgjë në distancë përkatëse pa dyshim

do të shëtisim gëzueshëm nëpër oborrin e shtëpisë sonë

në atë pjesë të mahnitshme qiellore dhe përsëri do të jemi si gjithë të tjerët

Page 48: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

48

hije të rënduara të vetvetes hesht tash fli shpejt e gjumë të ëmbël

nuk është lehtë jo në ajër të vësh themele ëndrrash

shtator 2015

TREKËNDËSH BERMUDIAN I DASHURISË

në momentet vendimtare artistike mu në mes të ndërprerjes e të vazhdimit

më duhet të marr rrugë pa kthim me anijen pa ekuipazh vargjesh

nëpër lumenj ndjenjash çmendurake të arrij tek ti

trekëndëshi bermudian i dashurisë më në fund do ta zgjidhë misterin

e zhdukjes së besimit në këngët përkushtuese për ty dhe kjo që po shkarravis tani

sipas kujtesës së zbukuruar të së shkuarës më tingëllon false e rreme si jehonë valësh e moçme në guacë boshe

do të fundosem brenda vetes në kërkim të së vërtetës

dhembjeve të dhimbshme poetike tretjeve të pakuptimta të dashurisë sate të pamëshirshme

Page 49: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

49

pjesët e mbetura të dashurive të mia do t'i kërkoj edhe thellësive tua shpirtërore fundosur tallazeve mbytëse të vetmisë sime

e të pleqërisë së paftuar që më erdhi

do të provoj të të gjej vrimës unazore të kohës midis së shkuarës ku ishim e së tashmes ku jemi në mos kështu atëherë do ta gjej

dhembjen e fundosur midis brinjësh sa për t'ia thënë këngës së fundit

për ty e për trekëndëshin tonë bermudian të dashurisë

2013

HAPAT

le të ndriçojë dielli përherë

le të rigojnë shirat pandërprerë le të vyshken gjethet nën këmbët tona

le të zbardhin edhe dimrat me borë fenerët le të digjen netëve me hënë si sy shprese të na ndriçojnë rrugët

për hapa të rinj do të doja t'i numëroja hapat

të shkelur e të pashkelur hapat para dhe pas nesh që presin shkeljet numërimin e hapave të mirë

mbetur gjurmë të bukura kohe kam bindjen hapa të mirë na presin

pooo 2015

Page 50: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

50

KËNGË TERRI

E kamë ngjyrosur me terr

dhomën time të gjumit këta pak metra katrorë të përditshmërisë sime

ia kam përshtatur vetes shijes së pashije

as në ballkon nuk dua të kem qasje

nuk dua diell dritë as cicërimë zogjsh

as shushurimë gjethesh as...

çirrjet gërvalljet e njerëzve

nuk ma tërheqin vëmendjen madje më bëjnë nervoz në njëfarë mënyre

jam ngopur edhe me ty e dashur

ka kohë që nuk më ofron asgjë të re

tash luaj me hijet n'tavan

duke i ndjekur sa njërën sa tjetrën luaj symbyllazi me to

Page 51: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

51

ah sa mirë sa mirë

në boshllëkun e dhomës sime të errët

jehon muzikë e mrekullueshme trishtimi shoqëruar

me kërcëllimë parketi të përpëlitjeve të mia

dëshpëruese

pres të bjerë

orë e urisë është kohë mëngjesi

më duhet ta prek me dorë ta ha me grykësi

por ah në çdo çast

mund të më futesh në dhomë të m'i heqësh perdet nga dritarja

dhe edhe këtë herë

si rëndom të ma shkërdhesh qejfin

2013

Page 52: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

52

Muhamet HALILI

FJONGO E ZEZË

(Tregim)

E kush mundi t’i rezistonte! Më së paku, shpirti i një poeti. Krejt

bukuria e Karadakut zuri vend në buzëqeshjen e saj dhe në

fjongon e zezë që e mbante anash në kokë, shumë më tepër për

zbukurim, e fare pak për t’i mbajtur flokët. E në anë tjetër, krejt

bukuria e saj shpërndahej në atë peizazh blerimi të Grykës së

Karadakut, mu si një shami beqari e valëzuar. Në këtë të diele

qershori, të zaptuar fort prej dielli, kjo pjesë e tokës së Kosovës,

ku pushojnë edhe muzat e Agimit, kishte mbledhur shpirtin

poetik, mu sikur shqiponja zogjtë e saj. Ndonëse ishte manifestim

poetik, atë ditë poetët heshtën! Heshtën, sepse vajza e

buzëqeshur, me fjongo të zezë, rreth të cilës vallëzonte poleni

veror, u shndërruar vet në poezi.

Kjo pjesë e brezit kufitar, bashkë me pakufitë e poetëve, u

pushtuan nga një trup i bollshëm, skicë poetike, me një fytyrë në

të cilën shkrihej një natyrë fëmijërore pa as më të voglën ide se

çfarë është mëkati. E, si vargu që i radhitet një poezie të përkryer,

ashtu edhe hapat e saj i shtoheshin asaj blerine magjepse nën

Page 53: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

53

këmbët e saja, të krijuar nga peneli i vet Krijuesit. Ishte poezia që

defilonte para poetëve. Herë pas herë, prekte fjongon me dorë. Jo

për ta rregulluar, sa për të provokuar. Sa bukur i kombinohej me

buzëqeshjen, që për asnjë çast nuk e largonte nga fytyra. E, kush

mundi t’i rezistonte se! Më së paku poeti. Sa e sa, prej tyre, në atë

momentin i hipën makinës së kohës për të zbarkuar, njëzetë vite,

tridhjetë vite, dyzet vite... mbrapa, në kujtim të vrullit rinor që u

shpërthente asokohe, dashuriçkave të para!... Disa prej poetëve

më të rinj, i grisën poezitë e tyre, me të cilat kishin ardhur në këtë

takim poetik, për t’u parë përpjekja e tyre për të shkruar, aty për

aty, në qastë, një poezi të re, për buzëqeshjen e saj, për fjongon në

të cilën putheshin mes vete rrezet e qershorit, që dinë të jenë e

tillë veç kur rrezojnë në këtë Grykë trimërie. Por jo! As muzat e

tyre nuk bënin punë. Si duket edhe ato, kokë e këmbë, kishin ra

në fjongon e zezë që rrinte aq bukur në ato flokë të palosura aq

kujdesshëm, të lëshuara me delikatesë mbi ato supe të asaj vajze

me buzëqeshje karadakçe!

- Është poete? - pyeti dikush.

- Nga e kemi? - u dëgjua një tjetër.

- Me cilin varg erdhi?, - tha i treti.

- Kujt i foli, kush i foli? - ngulmoi ta dijë poeti i radhës...

As unë nuk isha imun ndaj kësaj magjie. I fola! I premtova se do

të jetë në prozën time. Buzëqeshi edhe më ëmbël. Preku sërish

fjongon e saj, por me një butësi të tillë sikur të prekte buzët e mia.

Më foli edhe ajo mua! Më tha diçka që nuk e kuptova! E mora për

një gjëegjëzë që mund ta zbërthej veçse një i dashuruar. Këtë gjë

ma shkrepi mendja, andaj mu bë qejfi që ma tha mua atë gjë.

Sërish u ngrit të vallëzonte me polenin. Unë u lëshova thellë në

fantazira, aq thellë sa më humbi parasysh vajza poezi. U ngrita,

vrapova në drejtim të daljes. Në urë të Dunavit pashë fjongon e

saj.

Page 54: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

54

- I paska ra, - thash, me zërin plotë dhimbje, për shkakun se

mendoja se pa të, ajo mund të mos ishte poezi e përkryer. Por, më

befasoi një zë që më erdhi nga mbrapa, nga një vendas që

qëndronte me tufën e tij të deleve, në shpatin matanë rrugës,

- Nuk i ra. Të shikojë për ca kohë, pastaj e hodhi vet, - më

tha.

Mos fati luan me mua dhe bënë që të kemi këtu Hirushen e

shekullit njëzetenjë?! - më foli mendja.

Pastaj, qesha me vetëm time qe e kujtova Hirushen. Vërtetë, vajza

poezi kishte hiret e saja, andaj fillova ta besojë përrallëzën! As ai

fllad i herë pas hershëm, që kombinohej me flladin e hijeve të

trupave kurorë-gjelbër dhe nga flladi i lumit që derdhej vrullshëm

shtratit të tij, nuk më freskonte aq shumë sa fjongo e zezë që

mbaja tani për gjoksi.

- Do ta gjej, s’ka fjalë, - i premtova vetes.

Kjo fjongo mund të kombinohet me të vetmen një buzëqeshje.

Me buzëqeshjen karadakçe të vajzës poezi.

E kush mundi t’i rezistonte se! Më së paku, shpirti i një prozatori!

Page 55: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

55

Nehat RAMIZI

NETËT ME HËNË Netët janë dëshmitare

E dashurisë së lidhur kurorë.

Edhe yjëzit si fener Dritësojnë afshet tona.

Të gjitha lidhjet e dashurisë Bëhen në fshehtësi.

Lidhen dhe zgjidhen gishtat Me dashuri dhe xhelozi.

Hëna dhe netët janë aty

Në kohën e bashkimit para altarit. Unazat robërojnë zemrat tona

Me bashkimin e quajtur lidhje.

Shumë dasmorë e përcjellin aktin Dhe si të tillë i vëjnë kurorë përjetësie !

Page 56: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

56

KUJTIMET Sa herë kujtimet

Më tretën diku Vargun n’poezi

Nuk po e gjej dot ! Mbi ato bjeshkë

Mbi ato male Harmoni e trazuar

Fare e pa qetësuar ! Çmendurisht

Vrapoj pas shkronjave Për t’i lidhur varg e vi

Po mbetën pa u vargëzuar

JETA LAJTHITJEJE As dje

As sot Nesër s’e di Njëherë po

Pastaj jo Premtim lajthitjesh

Kurrë realizim As dje As sot

As nesër Nuk ka kuptim !

Page 57: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

57

Ibrahim BERJASHI

FLOÇKË DETI

Sot është hapur Porta triumfale Të alivanosur ishim

Nuk arrinim dot Ta gjejmë çelësin e stinëve. Ti edhe përtej jetës

Shëron të gjitha drithërimat e zemrës Detin e paske zënë peng

Në sytë e tu A mund të zbritet pak, shumë pak Të lulëzojë kopështi i ëndrrave

Lirikë e gjelbërt Mos ik më

Se do gurëzohem eklips Muranë koralesh na pi gjakun Sot është hapur Porta triumfale

Të alivanosur ishim

Page 58: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

58

FLETË E GRISUR

NË LIBRIN E HISTORISË

Rrënjët – t` k`putura,në zemër tjetër,

Dhe gjakun - të dalldisur e t`shprishur, Belbëzim- pa ndiesi,të vjetër,

Udhëtarë –të kërrusur e t`braktisur... Herë -në ferr, Herë -në parajsë,

Skandaloze- kapricioze: Gur i çarë,det i tharë,

Pa fis,ulli as farë, Nuk lind - djalë, As – s`vehet unazë.

Krejt- të katandisur! Ritual – shëmti,etike,

Shurrufull – miopë pa fre, Djall – në shishe plastike, Dielli – o, s` po na nxe` ,

Mollë – e mbetur në fyt! Lolo – pordhecë,

Ëndrrën- kërkojmë me gisht, Të pa shpresë- e mistrecë, Shooping - me bel e bisht!

Fusnotë – me strehë rebus në turma, Harta- viktimë e prerë në kurma!

Kjo ikje në ambis – tej shtëpisë, Recetë e shthuarjes- deri n` amshim, Shkruar e vulosur – pa asnjë vlerë,

Fletë e grisur – në Librin e historisë! Dhimbje e përsosur – të qaj edhe një herë!

Ulqin, maj 2

Page 59: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

59

Jalldëze KASUMI

PRITJA

Seç m’u sos jeta Duke të pritur

Agimeve u doli ngjyra

Muzgjet me natën Ka kohë që nuk flasin

E unë do të pres Nuk je ndoshta

Pafundësia vetë

MOS E DASHURO VETVETEN

U tha lule Narcisi Në kopshtin tim

Në çdo lulishtë Njerëzimi

Le të mbetet relikt

Page 60: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

60

I kohës së ikur

Dhëmbët shtrëngohen

Nga mallkimi

Mijëra lule paqeje Presin në radhë Me duart e zgjatura

Nga qielli i drejtësisë

PRANVERA ERDHI

Iku dimri

Tok me acarin e egër

Pranvera erdhi Pa Ty Pa Atë

Pa Ju Ju shkuat me dimrin

Në rrugën e pakthim

Ai do të kthehet Kalendari do ta sjellë Pa dëshirën time

Pa dëshirën e shumëkujt

Page 61: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

61

Jonuz FETAHAJ

PROTESTË

(N o v e l ë)

IDE E MIRË....

Pasi përfundoi një emision special në TV, djaloshi flokëkaçurrel e më ngjyrë bojëkafe, syrrushi i gjyshit dhe gjyshes, Andi, i tha babit:

-Pse protestuan këta!... – duke dashur të mos ia zërë emrin, sepse nuk e kishte zënë fillin e përmbajtjes së demostruesve.

Ishte duke i bërë detyrat dhe nuk donte të shkëputej nga detyrat.

-Kërkojnë të drejtat e tyre. Kërkojnë punë. Kërkojnë… Andi solli diçka nëpër kokë.

Bëri një plan të vetin. Nuk e shkroi në letër, por nisi ta bluaj në kokë deri nesër, kur të

takohej me shokët e shoqet…

Page 62: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

62

“Për çdo mbrëmje po jepen lajme të rrejshme… Për çdo natë po raportohet për ata që kanë bërë gjithçka në truallin tim. Për çdo natë gjyshi lëshon ofshamë dhe namë për ata që mbollën…” –

dhe nuk deshti ta përmend fjalën më pezmatuese, irituese…

Kur të nesërmen doli ditë e re, Andi pasi e kishte marrë në mendje vetëm një vell të një ëndrre të blertë u tha shokëve të lagjes:

-Sot është ditë pushimi…

-Atëherë të lozim! – i thanë si në kor. -Jo! – ua preu shkurt. -Atëherë?

-Kam një plan për ne të vegjlit. -Filozof, more filozof, gjithmonë të pjell mendja...

Andi hesht. Të gjithë picërrojnë shikimin kah ai. -Fol! Po të dëgjojmë… - i tha njëri që i kruhej këmba për lojë

futbolli. -Do të organizojmë një protestë.

-Aiiiii! – bën të gjithë. -Pritni!... -E kënaqën të mëdhenjtë, e ne të vegjlit do ta ndreqim… - si me

ironi tha Blerta. -Pa ta bëjmë një protestë kundër urrejtjes!

-Urrejtjes! – tha Lena. -Po, po, kundër urrejtjes! -Urrejtjes!... – vazhdoi Narti.

-Protestë kundër urrejtjes! – as që më ka shkrepur në mendje kjo ide, - tha Duçi pasi i ndezi feneri pak si vonë.

-Mirë e ka Andi! -E kush do të na përkrah! -I gjithë qyteti!

Page 63: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

63

-Të përgatitetmi! -Si? -T’i shkruajmë pankartat…

Të gjithë u pajtuan… -Të hënën do të marrim leje nga ata që e sigurojnë qetësinë në

qytet. Fëmijët ia hynë punës.

Pasi bënë planin shkruan pankartat:

“Poshtë urrejtja!...” “S’duam urrejtje, por dashuri…”

“Ta varrosim urrejtjen nga qyteti ynë!” etj…

Pasi i lanë mënjanë pankartat u kall loja e topit. Tre me dy përfundoi loja e golave.

Djersa që u kishte mbirë në balluke u përngjante kristaleve…

Deri te e hëna e diela ishte në mes… BROHORITJE...

Tërë qyteti ishte lajmëruar përmes mediave elektronike për një demostratë të veçantë…

-Jemi gati! – pyeti Andi fëmijët e lagjes! -Gati!

-I kemi lajmëruar edhe fëmijët e kuarteve të tjera. -Jemi mobilizuar mirë.

Page 64: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

64

-Në lagjen e poshtme prindërit e një shokut tim, Dritonit ia kishin shkruar një pankartë të madhe në plasmast që e zë gjysmën e rrugës dhe duhet të dalin ata të parët, të na prijnë në ballë.

-Shumë mirë! – u tha Andi i ngazëllyer.

-Përpara, po nisemi! – u dëgjua zëri kumbues i një fëmije të zëshëm.. -Ecim në rresht!

-Të mbajmë disciplinë. Shumë fëmijë kishin vënë shirita kujdestarie që të mbanin rend

gjatë parakalimit deri në qendër. Nga shtëpitë dhe apartamentet nisën të dalin qytetarët.

Nuk i linte kurreshtja dhe zëri i fëmijëve brenda… Afroheshin sa më ngat që t’i lexonin pankartat.

-E kanë me hak vocët! -Nuk duan helm!

-As vrerë! -Ata duan pranverë.

-Edhe këngë e cicërimë zogjësh! -Edhe qiell pa re të zeza e të murrme. -Edhe diell e rreze…

“Duam paqe!” – doli një zë fëmije në altoparlant që kishte

huazuar nga një xhaxhi që bënte atletikë me sportistët në një garë. U dëgjua brohoritja…

Edhe duartrokitja e fëmijëve. Edhe pleqët e zonjat e qytetit nisën të shkrihen e përzihen në mes

shiritave të asfaltit. Komunikacioni bëhej një rruge tjetër dytësore.

Page 65: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

65

Asnjë ngasës i makinës nuk e kishte pranuar dozën e nervozës. “Mirë e kanë fëmijët” – tha një taksist që i përkrahu me të rënë të

borisë…

Gumëzhinte qyteti… Dëgjoheshin brohoritjet…

Dita kishte marrë tjetër kuptim…

FJALIMI Kur turma u ngjesh në shesh, në një podium të ngritur aty për aty,

por që nuk nxinte shumë fëmijë, duhej dikush të fliste i pari.

Një copë letre i doli nga xhepi, një çupurline, që askush nuk ia dinte emrin, por e shihnin të buzëqeshur. Kishte shikimin që derdhej anëpërtej hapësirës së sheshit.

-Të gjithë të tubuar këtu, sot kemi dalur ne fëmijët e qytetit në

protestë… Duartrokitje.

Plot intensitet ishin duart që puqeshin njëra me tjetrën…

-Nuk jemi as udhëheqës. As qeveritarë. As liderë… -Bravo!... – u dëgjua një zë nga turma. -Sot kemi dalë këtu të protestojmë kundër urrejtjes.

-Mirë e keni, - pushkoi një zë i një zonje, që i kishte ardhur shpirti në majë hunde duke u rropatur çdo ditë me probleme e që

kurrë nuk zgjidheshin.

Page 66: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

66

-Uh, po zërin që paska ajo zonja bjonde atje kah fundi i turmës…- tha një qytetar që ishte një numër më shumë në turmë.

Andi ishte ndër pesë fëmijët që rrinin njëri pranë tjetrit dhe që duhej të flisnin me radhë…

-I pari do të flas Betimi! – tha moderatorja flokëkaçurrele. -Po rritemi edhe ne, përditë, por të dashur të pranishëm, të dashur

gjysh e gjyshe, të dashur mësues e mësuese, të dashur artistë, të dashur qytetarë të qytetit tim, protesta jonë është e veçantë… Që

sot ne kemi vendosur që ta varrosim urrejtjen në këtë qytet… U dëgjuan aq shumë brohoritje dhe duartrokitje, saqë fjalët që

përcilleshin nëpërmjet altoparlantit përziheshin dhe nuk kuptoheshin si mesazh.

Por Betimi, si Betimi, e lexoi letrën deri në fund dhe pasi u bë vi me të tjerët ia la vendin të dytit.

-Tash flet ai që ka merita më të mëdha: Andi, i cili na tuboi deri këtu.

Vogëlushja që kishte veshur një xhaketë fëmije të blertë e ftoi para megafonit që mbante në dorë një djelosh syshkruar që ia

afronte secilit që fliste në podium.

-Unë jam vetëm njëri nga ata që kemi shumë imagjinatë dhe ide për të gjithë. E kemi vendosur që sot e tutje, në emër të fëmijëve, në emër të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, në

emër të studentëve, në emër të punëtorëve, në emër të pastruesve të rrugëve dhe shesheve të ju përshendesim dhe të na mirëkuptoni

se të gjithë ne duhet të kemi vetëm një rrugë: rrugën drejt ardhmërisë… Rrugën…

Page 67: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

67

Ndërpritet nga ovacionet… Pas një pauze që kishte pasur nevojë, Andi vazhdoi:

-Lusim të gjithë punëtorët nëpër zyra që të mos dalin, por të punojnë. Lusim gjithë shoferët dhe konduktorët të mos na

bashkohen, por të punojnë, lusim gjithë bukëpjekësit që të pjekin pjekurina dhe të mbushin shitoret plot me artikuj të ndryshëm që ne t’i kemi me bollëk, sepse ne jemi këtu për ta mbajtur këtë

protestë që nuk do të zgjas shumë, sepse, të gjithë duhet të bëjmë punët tona, por me dashuri dhe angazhim për të pasur ardhmëri të

qetë... Sheshi ishte mbushur me pankarta dhe flamuj shumëngjyrash që

kurrë më parë nuk ishin parë.

Aty u pa edhe një veteran arsimi… Një sportist që kishte bërë emër për qytetin, por që mosha tash e kishte frenuar dhe hapin ia kishte zvogëluar…

Aty u panë edhe shumë qytetarë që u bënë simpatizantë të protestës së fëmijëve.

-Ka vendi fëmijë me ide… - tha një kalimtar që ishte ndalur për ta përjetuar këtë pamje…

Kamerat inçizonin…

Pasi folën edhe tre fëmijët e tjerë, në oktavën e zërave të tyre u ngjiz edhe një gjysh që i kishte varguar shumë vite e stinë, edhe dy gjysmëshekuj…

Doli në skenë.

Kur pa masën, trupi i tij i kërrusur nisi të drejtohej, e bastuni, që ishte shok i tij, mbante drejtpeshimin.

Page 68: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

68

Foli:

-Edhe unë jam më këta fëmijë… Na e çelën dritaren e jetës. Ta shohim ardhmërinë… Ta varrosim urrejtjen që na ka verbuar… Foli edhe diçka, por nuk u dëgjua, sepse fëmijët në tribunë e

rrethuan dhe e përqafuan, kurse djaloshi la megafonin dhe i ndihmoi gjyshit…

Folën edhe të tjerët… Kishin një emrues.

Kishin një përmbajtje. Ishin si një ylber me shumë ngjyra.

Para se të ndaheshin u dëgjua porosia: -Që nesër vazhdon nënshkrimi për ta vënë në jetë këtë porosi

tonën…

Atë ditë qyteti jetonte më fjalimin e fëmijëve…

DEKLARIMI

Qyteti gumëzhinte pas orës dhjetë të mëngjesit. Një gjyshe me dy nipër përdore trupoi njërën rrugë dhe doli në anën tjetrën.

Një përshëndetje ia fali një gjyshe tjetër, e cila ishte për ngut, se

kishte harruar të blej diç në vetshërbim. -Pata të ndalem, por më presin në shtëpi. Dola me ngut, - i tha që të mos e zgjas më shumë.

Page 69: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

69

Dielli kishte depërtuar nga një shelgje latuese që degët kishte kacavarë gati deri në tokë.

Nën të, një tavolinë. Një fëmijë që ishte pipëruar dhe priste kalimtarët që të

nënshkruanin një fletë ku përkrahej lufta kundër urrejtjes. Për pak kohë vargu u bë i gjatë.

Çunit i bëhej zemra mal. I priste me zemërgjerësi dhe me dashuri...

E përkrahnin qytetarët… Kjo ishte arritja më e madhe e nismës së fëmijëve.

-Kemi shpresë te kjo gjeneratë. – tha një veterane e arsimit që e

njihnin të gjithë në qytet. -Ardhmëria u takon këtyre. -Stafetën janë duke e bartur mirë…

-Maratona e jetës së kësaj gjenerate është e gjatë, por këta do të arrijnë. – qiti një qytetar duke futur lapsin në xhep.

-Mburrja jonë do të jenë këta. -Dalin edhe më të mirë se ne, - belbëzoi një tjetër që ia kishte marrë inat tërë të tjerëve.

-Xhaxhi, ne jemi për ndryshim, por pa e varrosur urrejten nuk

mund të ecim përpara. – tha një shok që i rrinte përbri çunit. Qyteti frymonte ndryshe.

Deklarimet i pranonin të gjithë… Fëmijët rriteshin tok me rrezet e diellit.

Pranverë ishte në qytet…

Page 70: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

70

Luan MALOKU

TERCINA

1

Natën vonë e gjumi më iku Ti dashuri më përqafo fort

S’e për ty më ka kapluar malli

Engjëlli im i bardhë si bora Shtrihu në gjoksin tim si nënkresë

Dhe dëgjoje pulsin e zemrës sime

2

Pa ty shkret, gjithçka më dhemb

I etur jam për një përqafim e një puthje Dhe për një shikim sy më sy

Sigurisht do të vish një ditë e dashur T’i trazojmë shpirtrat e heshtur

Se shumë kam nevojë për Ty

Page 71: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

71

3

Imja bukuroshe shtrirë në krevat

Pret një puthje si në ëndërr Medet… sa e ftohtë është vetmia

Sa më pëlqen shiu i vakët i verës E ne në dritare shihnim rrjedhat e rigave

Sikur lotët faqeve tona të ndara...

4

Vetëm mendueshëm jam këtu

E me trup në vendlindje Duke kërkuar hijen tënde

Digjem kur në ëndërr më shfaqesh Peng mbetet malli e dashuria

Çdo gjë është e kotë pa ty 5

Me ty ndjehem i kënaqur

Ti ke një dashuri me stil E pastër si pika loti, si një yll

E di se e mban portën hapur Duke më pritur të kthehem tek ti

S’e mungesa ime s’ishte e lehtë (Marrë nga libri me tercina “E ftohtë vetmia”)

Page 72: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

72

Rexhep ABAZI

KTHEHUNI

Ju presim të vini

Në vendlindjen tuaj Dhe aty të rrini Nuk jeni të huaj

Barbari ju përzuni

Ju nuk patët faj Tani duhet t’ktheheni Mos jetoni me vajë

Po ju pret shtëpia

E po ju thërret ara Të vini t’punoni Siç punuat përpara

Page 73: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

73

BORA E PARË

Pritëm mjaft Ti me ardhë Shumë të duam

Borë e parë

Me çarçaf Mbulove fushën Edhe arën

Me livadh

Tërë natyrën Zbukurove Duke e veshur

Në të bardhë

Na mundësove Gëzim të madh Lojë të bëjmë

Pa u ndalë

Kush me ski E kush me sajë Nëpër borë

Kemi dalë

Page 74: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

74

Rrahman HYSENI

DY ZEMRA

Natën pa hënë Më erdhe në dhomën e gjumit

Si detin e vdekur aty më gjete Sytë e tu ridhnin pandalur lotë

Zemra më dridhej

Nga një disfatë e rëndë psherëtime Dy zemra kërkonin (për)mirësim

E ti larg derës rrije Në dhomën time të boshatisur

Kozuistik në zemër kishe Me këmbëngulje doje të më ikje

Në këtë natë të qetë nga dhoma ime.

Page 75: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

75

NËNËS

Për ty i flas tokës

Zotit për dhimbjen që kam,

Për mungesën ditëve me radhë

Për ty nënë sa shumë kam mall.

U mësova bashkë me ty nënë

Thoja se bota pa ty s'ka vlerë,

Unë biri yt, krenohesha gjithmonë

Imja nënë, për ty sa dhimbje ndjej.

Duke qarë linda në prehrin tënd

Dhe sot duke qarë më le,

Lotoj pa ndalur mbi varrin tënd

Në jetë s'kishte ndarje më të rëndë.

Netët sjellin tash ftohtësinë

E ditët prapë freskojnë pikëllimin,

Nga zemra nënë nuk të nxjerr

S’e shuan dot ikja dashurinë.

Nëna ime mundin tënd ma bëj hallall

S’e nuk bëra unë gjithçka për ty,

Ti më dhe shpirt nga shpirti yt

E shpirti yt u prehtë i qetë n'përjetësi!

Page 76: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

76

Sevdail HYSENI

FENIKS-it…

Dyzet vjet me Ty “Feniks”

Një botë arti u stolis… Ky rrugëtim, nuk qe pa fat

Herë si Klub, herë si Shoqatë

Mblodhe penat varg e vi Gjithandej në shqiptari

Emri yt nuk zbehet kurrë Është “Feniks” me kulturë

Do t’kremtoj edhe të tjera Jubile me shumë vlera

Sa të ketë jetë e art

Ty Feniks do ngjitesh lart Ngase je Feniks presheve

Sikur Dielli sipër reve

Përhap rreze edhe dritë Në këto anë me meritë

Page 77: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

77

Qofsh me fat në këtë jetë

Nga dyzet në një qind vjet...

ALFABETI I ARIFIT

Në Tërnoc, më të bukurin vend

Sa ka shqipja natyrale Lind ideja e Arifit

Për një shpikje epokale Kjo ide lind që moti

Jo më pak se dyzet vjet Që shqiptarët më në fund

Të kenë vet një Alfabet Alfabet me germa shqip Jo si Ai i Manastirit As i Fishtës e Stambollit As i Mjedës – Kristoforidhit Mjaft ne mësuam e kënduam Me do shkronja mbarë e prapë Që tingëllonin me një stil Grek, latin dhe arab Udhë e shkronjave rrokulliset Sipër maleve e mbi det Vjen e ndalet te Arifi Për të marrë një tjetër jetë Sfidë e madhe për gjuhëtarë Për shkollarë e shqiptarë Qoftë me jetë ky Alfabet

Page 78: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

78

Që na bënë kaq shumë krenarë

FESTA E PLISIT TË BARDHË

Në Festën e Plisit të Bardhë Sikur të bardhët e vezës Do të bashkohen shqiptarët

Prej Preshevës e Prevezës

E pse mos t’jenë bashkë Në këtë ditë historike Aty ku shpaloset Plisi

I lashtësisë mitike

Që të parët tanë Këndej e matanë deti E bartnin mbi kokë

Si kartë identiteti

Mbi Malin e Dajtit Te Parku i Tiranës Ikona e veshjes kombëtare

Në kulm të jehonës

Kjo nismë Bytyçase Është me shumë thesare Dita e 27 Gushtit

Merr ngjyrë mbarëkombëtare

Le të jetë në traditë Për çdo vjet me radhë Ta festojmë së bashku

Festën e Plisit të Bardhë

Page 79: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

79

Poezi nga letërsia botërore

Tomas ELIOTI

Zbritni më poshtë. Zbritni vetëm në botën e vetmisë së përjetshme.

1.

O terr! O terr O terr!! Gjithçka shkojnë në terr.- Hapësira të zbrazëta ndëryjore,

zbrazdësira në zbrazdësi.

O terr!O terr! O terr! Të gjithë shkojnë në terr- Kapitenët e mëdhenj- kryetarët e bordeve,

-bosët e industrisë, mëditësit pa emër, - të gjithë shkojnë në terr,-

Dhe gazetat e bursës-dhe ai që emëron drejtorët- Në terr lëvizin dhe Dielli e Hëna.

Page 80: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

80

2.

I thashë shpirtit tim qetësohu, do të kalojë errësira Ajo që do të jetë errësira e Zotit, si në teatër,

dritat fiken që të ndërrohet skena, me shushurimë të pastër, me lëvizjen e errësirës

në errësirë. Ju vëreni fytyra me të cilat shihet

Zbrazdësia e thellë mendore me frikën e vetme se s’kanë përse të mendojnë

ose, kur u shter mendja është e vetëdijshme por, e vetëdijshme për asgjënë.

3.

S’di gjë për zotat, por them se lumi është zot i madh, I egër dhe i zymtë, shekullor dhe i paepur, Shpesh i durueshëm, i dobishëm si transportues tregtie

Sfidë dhe kërcënim për ndërtuesit e urave Zoti, ai që qëndron përmbi zotat e tjerë,

pothuaj është harruar nga njerëzit e qyteteve, ndërsa ai kontrollon gjithë stinët, shkatërrues

që u kujton harresën njerëzve, i pa adhuruar nga adhuruesit e makinave, i vëzhgon duke pritur,

aksidentet, katastrofat,i pranishëm dhe në dhomën e fëmijës, dhe në vargje, dhe në hapjen e portave

të prillit,dhe në muzgjet kur ndizen fenerët me vajguri , i pranishëm dhe në pasigurinë e çastit

dhe në paanësinë e absolutes.

Page 81: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

81

4.

Ju vëreni fytyra në të cilat shihet zbrazdësia e thellë mendore Me frikën e vetme që s’kanë përse të mendojnë.

Ose, kur në eter mendja është e vetëdijshme Por e vetëdijshme për asgjënë.

I thashë shpirtit tim, qetësohu. Dhe prit pa shpresë. Të gjitha janë pritje.

Prit pa mendim, se ende nuk je i gatshëm për mendim. Kështu errësira do të jetë dritë, qetësi,vallëzim.

………….

Shpirti i egër i nënës, i paparë, dhe dredhësa të egra Qeshja në kopsht, ekstazë e jehonës,

Jo i humbur, por edhe më i fortë, duke treguar agoninë

e vdekje dhe të lindjes.

5.

Duhet të shkosh rrugës ku nuk ka ekstazë

që të mbërrish atë që s’e mbërrin njeri, duhet të shkosh në rrugën e injorimit

që të kesh atë që nuk e ke, duhet të shkosh në rrugën e shpronësimit

që të rrish atje ku nuk je, duhet të shkosh në rrugën në të cilën nuk je.

Dhe ajo që ti nuk di është e vetmja gjë që ti nuk di, Dhe ajo që nuk ke është e vetmja gjë që nuk ke

Dhe vendi ku je është aty ku nuk je.

Page 82: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

82

Guzepe UNGARETI

NËNA

Kur zëmra të ndjejë rrahjen e fundit dhe të shembet hija ime projektuar në mur

për të më çuar,, gjer te i Plotfuqishmi si dikur, ti dorën ke për të ma zgjatur, o nënë

Përulur në gjunjë përpara të Plotfuqishmit, porsi një statujë, fytyrë mermer,

do të ngresh ti dorën drithëronjëse dhe krahët e plakur si atëherë.

Duke i thënë :”Ja tek më ke, O Zot!”

Dhe vetëm atëherë, kur të më ketë falur do të të ndizet dëshira për të më parë,

do kthesh sytë drejt meje, sa shumë më ke pritur, një psherëtimë të shpejtë do të lëshosh plot mall.

Page 83: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

83

Për tim bir të vdekur

“Asnjë nënë s’ka vuajtur kështu si unë.”

Kur fytyra e tij gati i përhumbej

Bebëzat i kishte ende flakëruar… Prej jastëkut fluturonin jashtë dritares

Dhe dhoma mbushej plot me harabela Prej thërrmijave që babai i u hidhte

Për të gëzuar fëmijën e vet.

Tani e tutje veç në ëndrra do mund t’i puth

Ato duar besnike… Bisedoj…punoj…Sapo kam ndërruar veshjen.

Kam frikë. Pi duhan…. Si mund të duroj kaq shumë natë?

Asnjë rrëqethjes’ më sjell më vera,

As pranvera, as përtëritja e saj. Mund të perëndosh dhe ti vjeshtë

Me lavditë e tua të çmendura; E ndjellë prej dëshirave. Lërja vendin dimrit

Të shtrihet mbi stinët sa gjatë gjerë.

Ku është? Ku gjendet zëri i tij?! Duke vrapuar kumbonte nëpër dhoma…

Dhe fluturake I bënte brengat e një burri të lodhur. Toka që e ka gëlltitur e mbron

Nga një e shkuar përrallore. Të dua! Të dua! Vazhdojnë në përjetësi

Krismat e një gjëmimi.

Page 84: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

84

Kritika dhe studime:

Prof.dr. Begzad BALIU

PROFESOR SHEFKI SEJDIU DHE EUROPEIZIMI I ALBANOLOGJISË

Rreth një dekadë e gjysmë pasi i kemi dhënë lexuesit dy

vëllime me studime të Profesor Shefki Sejdiut1, po i japim edhe

një tjetër. Si në dy botimet e para ashtu edhe në këtë vëllim, sfida e parë për mua ka qenë fjala hyrëse, e cila për autorin e veprave,

nuk ishte e domosdoshme. Për mua ndërkaq, një Parathënie e zakonshme, sado modeste të ishte, duhej të vendosej në hyrje edhe të këtij libri.

Gjatë këtyre viteve, kur edhe janë shkruar studimet e këtij vëllimi, kam qenë dëshmitar i një pune shumë sistematike dhe

këmbëngulëse të Profesor Sejdiut për të sjellë në studimet shqiptare pamje dhe prirje të reja të kërkimeve shkencore. Studiuesit, kolegët dhe studentët e brezit tim, dhe madje, tash,

1 Shih vëllimet e fundittëProfesorShefkiSejdiut:Sisteme, struktura,

raporte (etnolinguistikë) (2002) dheSprovaetimologjike(2002).

Page 85: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

85

edhe studentët e mi të masterit, do t’i kujtojnë gjatë diskutimet e Profesor Shefki Sejdiut në amfiteatrot e fakultetit dhe në institucionet e tjera arsimore e shkencore dhe insistimet e tij prej

shkencëtari të formuar në vendet elitare akademike europiane, që gjuhësinë shqiptare dhe albanologjinë përgjithësisht t’i ‘edukojë’

me nocionet dhe termat më bashkëkohore të gjuhësisë europiane. Pra, besoj se lexuesit dhe studiuesit e

brezave të ardhshëm do ta kuptojnë se

kemi të bëjmë me profesorin, i cili në jetën akademike ka

sjellë njëmendësinë europiane të dijes

dhe të komunikimit në gjuhësinë

shqiptare.

Libri (Iliro-arbroro) shqiptarët dhe gjuha e tyre në Universin globalist është edhe një vëllim i përzgjedhur i

studimeve të Profesor Shefki Sejdiut. Në të vërtetë libri përmban një përzgjedhje trajtesash të kumtuara në disa konferenca shkencore të mbajtura në Prishtinë dhe në Tiranë, të cilat në

ndonjë rast nuk janë botuar të plota, ndërsa në raste të tjera janë botuar me gabime të natyrës teknike (skemat) dhe përmbajtjesore

(formulimet). Në këtë vëllim me studime, të cilit do t’i pasvjen edhe një

vëllim tjetër më heterogjen, ato janë të paraqitura, sikur do të

shprehej autori i tyre, sipas një rendi lëndor, tematik e zhvillimor, logjiko-kongnitiv epistemologjik, duke pasur parasysh edhe

aspektet rrethanore, tipologjike, kulturo-historike, gjuhësore relacio–zhvillimore të entiteteve objekt, subjekt, specie njeriu, racë, popull etj. Qëllimi i kësaj vepreje, i cili më parë se një

Page 86: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

86

vëllim kumtesash, mund të quhet edhe korpus studimesh të ndërlidhura e të sistemuara në aspektin tematik dhe metodologjik, është përqendruar në vëmendjen tek pre- dhe proto-ilirët, iliro-

arbrorët–shqiptarët dhe gjuha e tyre, që gjatë mileniumeve kanë marrë forma transpozicionale e zhvillimore, evolutive e fiziko–

shpirtërore, kulturore dhe gjuhësore. Vëllimit i paraprinë paradigma, e cila i përcakton ligjësisë e

të gjitha temave dhe proceseve të trajtuara, qoftë në kontekstin

historik - pra në diakroni, qoftë në kontekst të periudhave të caktuara - pra në sinkroni; për të vazhduar me transpozicionin

(Rreth transpozicionit semantiko-referencial dhe kategorialo-formativ të strukturave leksikore (leksik, terminologji, nomenklaturë), pa të cilin nuk ka nuancim të gjuhës. Pra, nëse

studimi i parë e shihte procesin si zhvillim të jashtëm, transpozicioni merret në mënyrë thellësisht logjike me zhvillimin

e brendshëm të saj. Studimi i tretë Gjurmë lashtësie antropologjike, trajton ndërrimin dhe zhvillimin kronologjik nga dolikocafalia në mezocefali dhe bracikofali. Edhe këtu nga

aspekti metodologjik i qasjes shkencore, funksionon paradigma dhe transponimi mijëvjeçar dhe si rrallë kund tjetër funksionojnë

përballë njëra tjetrës paradigmat dhe transpozicionet përballë njëra tjetrës, apo paradigmat me transpozicionet dhe anasjelltas. Studimi i katër Gjurmë interferimesh emërtimi helen(ik)o-greke,

ilir(ik)o-albane dhe ital(ik)o-romane, identifikon gjerësisht gjurmët, ndikimin, paralelet, strukturat etj, përmes

transpozicionit, shenjave, shtresave, referencave etj. Në këtë mënyrë konceptet metodologjike ndaj proceseve historiko-gjuhësore në studimet e Profesor Sejdiut, përveç me paradigmat

dhe transpozicionin, plotësohet edhe me interogativët brenda gjuhës. Studimi i pestë Fjalëformime mbi bazë interrogativësh

(aspekti logjiko- semantik dhe strukturor), interogativët, një dëshmi se njeriu kur ishte homoanimalis ka filluar të zhvillohet dhe përmes instiktit a nevojës ta pyesë veten apo t’i shtrojë pyetje

Page 87: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

87

vetvetes dhe tjetrit: Kush? Çka? Ku? Kur? Pse? Sa? Si? etj. Përmes ridefinimit kompleks të tyre, autori vjen në përfundim se përmes interogativëve logjika zhvillohet në të menduarit e njeriut

dhe bashkë me to edhe njeriu e shoqëria. Studimi Parafjala NË dhe disa relatorë lokativë 2 të shqipes, çështjen e kërkimit e

thellon për një shkallë më të lartë: nga një përpjekje për të nxjerrë zërin, jo si pasthirrmë po si mendim, drejt një parafjale, prej nga krijohet sistemi i parapërgatitjes për ndikimet në universin

globalist, qoftë si dhënëse qoftë si marrëse, pra qoftë si gjuhë e ndikuar qoftë si gjuhë ndikuese. Vëllimi përmbyllet me një

studim kulmor (Proto-)shqipja në universin globalist, që mund të quhet edhe përmbyllje e të gjitha studimeve të mëparshme, për faktin se temat e trajtuara nga njëri studim në tjetrin, sikur i

rimerr dhe i trajton duke i parë bashkërisht në vertikalen e tyre. Kësaj paraqitjeje i paraprinë trajtesa Paradigma formë

sistemore (argumentimi apo edhe përgënjeshtrimi) në trajtime shkencore. Fjala është për kumtesën e lexuar në një nga tryezat shkencore të Prishtinës, menjëherë pas daljes nga shtypi të

Enciklopedisë maqedonase, me të cilën autori iu përgjigjej argumentueshëm, si kurrë më parë në studimet albanologjike,

synimeve largvajtëse të studiuesve të politizuar skajshëm maqedonas, për shqiptarët dhe trashëgiminë materiale e shpirtërore të tyre në Maqedoninë e sotme Perëndimore dhe

Qendrore 3 . Në këtë studim të karakterit monografik Profesor 2Përaspektinteorik shih Encyclopedia of Language and Linguistic, bay

Keith Brown, Amstardam, 1994, M. f. 198.

3 Shih vëllimin me kumtesa: Enciklopedia e ndarjes (Marrëdhëniet

shqiptare-maqedonase - konteksti i Enciklopedisë së Maqedonisë).

Kumtesa të Tribunës shkencore të organizuar nga Instituti Albshkenca,

mbajtur në Prishtinë, më 7. 10. 2009. Botoi Instituti Alb-shkenca,

Prishtinë, 2010, f. 124.

Page 88: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

88

Sejdiuka trajtuar një nga problemet më me ndikim në gjithë historinë e studimeve albanologjike të studiuesve serbë e maqedonas në dy shekujt e fundit. Fjala është për sintagmën

zbritje nga malet, përmes së cilës, sikur është thënë shumë herë Akademia maqedonase përpiqet ta mohojë autoktoninë e

(proto)shqiptarëve në ultësira dhe në lokalitete urbane të Maqedonisë së sotme shtetërore. Pra, vlerëson Profesor Sejdiu "autoktonia e banorëve shqiptarë të kësaj hapësire përmes kësaj

sintagme është vënë në sprovë, duke harruar se (jo)autoktonia e banorëve të hapësirave të ndryshme të mbarë globit tokësor (janë)

është dukuri universale, probleme komplekse e edhe koncepte relative, ku nënkuptohet edhe kronologjia që përmban edhe konceptin rend në kohë dhe të tjerë faktorë e rrethana që janë në

raporte kauzaliteti".(24) Çështjes në fjalë autori fillimisht i është qasur nga aspekti

semantik dhe në mënyrë interdisiplinare, ndërsa më tej, sidomos në pjesën e dytë, çështja është kundruar nga aspekti antropologjik e tipologjik. Pjesët vijuese të këtij studimi i janë kushtuar

konkordancave, por edhe dallimeve kundërvënëse në fushë të onomastikës me përqendrim të veçantë tek gjinia e gjenerikut të

emrave të lumenjve, cilësi kjo dalluese e gjuhës shqipe, si dhe kundërvënëse në raport me gjuhët sllave. Vëmendje të veçantë u është kushtuar disa çështjeve të domenit të fonologjisë

diakronike, përkatësisht evoluimit të fërkimores (frikativit) /s/ në /sh/ në protoshqipe. Këto fërkimore u kanë shërbyer shumë

gjuhëtarëve, që nga Skoku, Bariqi e Çabeji, t`i trajtojnë etimologjitë e disa toponimeve (ojkonime e oronime), si tek seria Naissus, Scupi, Astibos, Lychnidus, Scardus, të cilat në saje të

ligjeve fonetike të shqipes kanë evoluar në të sotmet (forma): Nish, Shkup, Shtip, Ohër dhe Sharr.

Ky fenomen evolutiv ka bërë që protoshqipja të dallojë nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja dhe të ndihmojë në diskutimin rreth autoktonisë së elementit etnik shqiptar në këto hapësira dhe

Page 89: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

89

lokalitete urbane. Kalimi i fërkimores alveolare /s/ në /sh/ u ka shërbyer shumë gjuhëtarëve të huaj e të vendit ta shikojnë në sistem-zinxhirin ojkonomik Nish – Shkup – Shtip – Sharr, që

rrjedhin nga trajtat Naissus – Scupi – Astibos – Scardus, ku fërkimorja alveolare /s/, sipas mendimit të Skokut, Bariqit e

Çabejt ka evoluar në fërkimore alveolare qiellzore /sh/ vetëm mbi bazë të ligjeve fonetike të shqipes.

Studimi i Profesor Sejdiut është nga ato pak sinteza

shkencore të shkruara në gjysmën e dytë të shekullit XX e këtij, që i ka dhënë përgjigjen e duhur jo vetëm akademikëve

maqedonas, po edhe akademikëve serbë e albanofilë përgjithësisht, prandaj mund të thuhet se përmasa e përgjigjes së tillë është pritur gjatë.

Studimi i dytë i këtij vëllimi trajton një problem të karakterit leksikor, por me një qasje shumëdimensionale, e që ka

të bëjë me transpozicionin semantiko-referencial dhe kategorialo-formativ të strukturave leksikore (leksik, terminologji, nomenklaturë)4.

Nëse në studimin e parë Profesor Sejdiu nisej mbi një frakturë historike (hapësirë, kohë, gjuhë, origjinë), në studimin e

dytë niset prej shkollave (kognitivizmi dhe koneksionizmi) dhe koncepteve teorike (teoria e prototipave) që mundësojnë hyrjen në diskutimin e shumanshëm të transpozicionit semantiko-

referencial dhe kategorialo- formativ të strukturave leksikore (leksik, terminologji, nomenklaturë). Problemi me të cilin merret

4 Përkonceptinbazëtranspozicion, shihgjerësisht, Cambridge

International Dictionary of English, Originally published: 1995,

Editor: Paul Procter, f. 1552 dheEncyclopedia of Language and

Linguistics,2nd edition, bay Keith Brown, Amstardam,

1994,ndërsamungonte The Cambridge enciklopedia, edited by David

Krystal, Cambridge University press.

Page 90: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

90

Profesor Sejdiu, megjithëse i natyrës gjuhësore, trajtohet si formë e sistem i gjerë dhe kompleks entitetesh formale, konceptuale e semantiko - kognitive, duke sjellë në plan të parë edhe referentë

të tjerë etno- linguistik, që gjuhësisht realizohen përmes formave, llojeve dhe kategorive ligjërimore e, në veçanti, siç do të shprehej

autori “përmes formave leksikore që shënjojnë koncepte dhe krijojnë shenja gjuhësore” (51). Në këtë mënyrë, duke u mbështetur në universin semantiko - kognitiv, autori arrin deri te

disiplina gjuhësore, siç është leksikologjia, tek e cila si bazë qëndron emri (nomen) dhe termi(nologjia) - disiplinë gjuhësore

që studion sistemet e termave. Në rrjedhë të këtyre kërkimeve: sisteme e nënsisteme, terma

e nocione, autori arrin deri te përfundimi se dukuria e

transpozicionit kategorialo-formativ, semantiko-kognitiv dhe referencial, haset dendur jo vetëm në fushë të terminologjisë, por

edhe në fusha të tjera të leksikut, sidomos në taksonominë popullore të bimëve e të shtazëve, por edhe në sisteme e nënsisteme të emërtesës strukturore si ky i farefisnisë tek

shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe krijimin e realiteteve të reja formale, semantike e referenciale.

Te trajtesa Gjurmë lashtësie antropologjikedhe gjuhësore tek shqiptarët, hetohen çështje të origjinës pre– dhe proto-ilire të njërit prej fiseve indoeurpiane, që së bashku më pre- dhe proto-

gjermanikët dhe pre-, proto-keltët, lëvizën në drejtim të hapësirave të Europës Qendrore dhe të Mesdheut, apo sikur e

identifikon autori: Mediterrani. Pasi diskuton çështje të natyrës teorike dhe metodologjike të problemit, një pjesë të gjerë të studimit të tij Profesor Shefki Sejdiu ia kushton njërës prej

teorive më me ndikim në studimet antropologjike të origjinës së popujve, përbërësve antropo-fizikë të gjurmëve të popujve të

lashtë, krahasuar me pasardhësit e kohës së re. Në këtë rrjedhë diskutohen rrethanat dhe hapësira gjeo-klimatike, që do të ndikojnë edhe në karakterin antropologjik dhe tipologjik të

Page 91: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

91

etnive, si te rasti i dukurisë së dedolikocefalizmit, mezosefalizmit dhe brakiocefalizimit, sidomos i atyre që u vendosën në hapësirat e Mesdheut (ilirëve, italikëve dhe keltëve).

Duke e parë problemin në diskutim si një kompleks çështjesh interdisiplinare (të origjinës, të historisë dhe të

arkeologjisë, të kulturës, të civilizimit, të gjuhës, të antropologjisë fizike, sociale dhe kulturore, por edhe gjuhësisë dhe disiplinave të tjera diakronike), autori sjell një varg përbërësish të lashtë

etnokulturorë (siç janë kuvada, kulti i diellit, kulti i gjarprit, ritet mortore, të ngjashme me ato të italikëve të periudhës romake,

pastaj gjakmarrja, e ngjashme me vindetta-n korzikane); në fushë të kostumologjisë (qeleshja (plisi), fustanella); në fushë të etnolinguistikës (përdorimi virtual dhe simbolik i numrave

3,7,9,12), gjurmët e sistemit vigezimal (si:dyzet, trezet dhe katërzet) etj. Duke i hapur dimensionet e kërkimeve të tij në

lashtësinë e përbërësve antropolinguistikë dhe kulturorë, autori arrin të dëshmojë lashtësinë e kontakteve të protoshqiptarëve dhe të gjuhës së tyre me popuj, gjuhë dhe kultura paraindoeuropiane

të Mesdheut, p.sh.: emri motër <i.e., mater, struktura mëmëdhe etj. Në këtë rrjedhë të studimit të tij shumëdimensional, ai arrin të

rikonstruktojë edhe strukturat antropolinguistike në disa rrafshe të sistemit të farefisnisë tek protoshqiptarët, sikur janë: gjurmët e sistemeve të emrave të ditëve të javës në gjuhën shqipe (ilire,

latine, të latinishtes së periudhës pagane romake dhe të epokës së kristianizmit).

Në studimet e tij në fushë të onomasiologjisë, ka një gjysmë shekulli që Profesor Sejdiu sjell rezultate të reja, mbështetur në fitoniminë e shqipes. Në këtë studim ai fitoniminë e shqipes e bën

objekt krahasimi dhe referimi, duke gjetur te ajo gjurmë origjine paraindoeuropiane dhe mediterane (shegë, fik, ilqe etj). Po të

kësaj natyre i sheh edhe hidronimet Buenë apo Bunë (Barbanna) dhe Ibër, të cilët autori, duke iu referuar edhe Skokut, konsideron se korrespondojnë nga aspekti formal dhe ai i origjinës

Page 92: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

92

(paraindoeuropiane) me lumin Barbanne (Francë) dhe Ebro (Spanjë). Të substratit mediteran e konsideron edhe apelativin oronimik të shqipes mal “montagne’’, malh “shkëmb’’, kodër

shkëmbore në vargmalet e Pirinejeve spanjolle, malkar “vend shkëmbor’’ në baskishte, mala “mal’’ në frëngjishte, Mala, plazh

shkëmbor afër Monakos, Maluentum dhe Malventum në Italinë qendrore, Di-mallum, në Iliri, etj. Në këtë trajtesë, si në pak studime të kësaj natyre, në fushë të albanologjisë autori ndërton

struktura të pasura, të gjera e të lashta antropologjike, etnokulturore dhe gjuhësore që ndeshen jo vetëm tek shqiptarët

po edhe tek popujt dhe rajonet e tjera fqinje, dëshmi kjo e një jete simbioze që në kohërat më të lashta me popujt paraindoeuropianë dhe indoevropianë, si dhe me kulturat dhe gjuhët e tyre në

hapësirën e Mesdheut. Objekti i studimit mbi interferencat dhe interferimet në

fushë të emërtimit me titull Gjurmë interferimesh emërtimi helen(ik)o-greke, ilir(ik)o-albane dhe ital(ik)o-romane, vendoset në hapësirën e gjerë të Gadishullit, duke e parë atë si një udhë dhe

urë, njëkohësisht të kalimit dhe të lëvizjeve jo vetëm të kryqëzatave po edhe të popujve, kulturave e gjuhëve, përgjatë

mileniumeve. Duke qenë kështu një çështje thellësisht dhe gjerësisht komplekse, Profesor Sejdiu temës i qaset duke e parë atë në mënyrë konvergjente, pra në kontekst të gjeografisë,

historisë, arkeologjisë, etnologjisë, antropologjisë, etnopsikologjisë, linguistikës, semantikës, si dhe teorisë së

emërtimit (onomasiologjisë). Pra, sikur shprehet: “vëmendja hetuese e hulumtuese është përqendruar tek motivimet, konceptualizimet dhe bazat emërtuese, si dhe tek origjina e

etnonimeve ilir, gegë, alban (arbën, arbër), grek dhe italik” (83), prej nga arrin të ndërtojë tri etnofaza: I. ILIRE – shek. VI para

erës së re – shek. VII mbas erës së re; II. ALBANO-ARBËRORE – shek. VII-XVII; dhe III. ALBANO-SHQIPTARE – shek. XVII-XXI. Në këtë rrjedhë ai krijon edhe sistemin e raporteve të

Page 93: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

93

brendshme, por edhe të jashtme, me fqinjët: grekët dhe italikët, duke i parë mes tyre anët jo vetëm gjuhësore e gjeografike, po edhe etnopsikologjike e semantike të komunikimit me botën dhe

bashkëkohësinë. Megjithëse, autori shquan mjaft përbashkësi të tyre kohore (disa mija vjet), rajonale (Gadishullin Ballkanik) dhe

gjuhësore (indouropiane) arrin në përfundimin se megjithatë te këta popuj vërehen dallimet në të menduar dhe vepruar, pasi: “tek heleno-grekët ka mbisunduar mitologjia dhe egocentrizmi, tek

iliro-albano-shqiptarët ka mbizotëruar spontaniteti dhe individualizmi, tek italo-romanët ka predominuar racionalja,

institucionalja dhe rendi” (103). Në studimet albanologjike, gjatë gjithë shekullit XX janë

zhvilluar shumë diskutime mbi raportet ndërndikuese dhe

gjuhësore të gjuhëve e kulturave të fqinjëve në dy dialektet e gjuhës shqipe, duke i parë ato jo si zhvillime të brendshme po të

ndikuara nga jashtë 5 . Do të ishte me shumë interes sikur në rrjedhë të kërkimeve albanologjike, qasja e Profesor Sejdiut të gjente zbatimin e saj edhe në këtë temë, sado shumë herë të

përjashtuar nga diskutimi, apo të rivlerësuar vetëm brenda fushës së dialektologjisë.

Trajtesa mjaft komplekse, para se gjithash në kontekstin historik, etnopsikologjik dhe gjeografik e krahasues,Gjurmë interferimesh emërtimi helen(ik)o-greke, ilir(ik)o-albane dhe

ital(ik)o-romane, pasurohet ndjeshëm në kontekstin etnolinguistik me trajtesën tjetër Fjalëformime mbi bazë interrogativësh (aspekti

logjiko- semantik dhe strukturor).Në këtë studim autori vazhdon kërkimet e tij për interogativët, forma këto ligjërimore ndër më të hershmet e species homo, me të cilat qenia njerëzore ka filluar të

5 Shih, gjerësishtdiskutimet e JorgjiGjinaritnëstudiminPërhistorinë e

dialektevetëgjuhësshqipe, ”Studimefilologjike”, Tiranë, 1968/4, f. 127-

144.

Page 94: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

94

shprehë të menduarit, të interesuarit e të kureshtjes për ta njohur botën materiale dhe shpirtërore. Studimi synon hulumtimin e disa strukturave të ndërtuara mbi bazë të interrogativëve,

transpozicionimin, ndërtimin dhe transformimin e tyre formal dhe kuptimor, kategorial e funksional, primar e sekondar, si edhe

risemantizimin dhe rikategorizimin e tyre. Duke e parë natyrën komplekse të interrogativëve dhe

raportet e tyre të ngushta, sidomos me indefinitët dhe relativët,

dhe duke i parë veçantitë e shqipes për ndërtime aq të shumta mbi këtë bazë dhe me një sistem kaq koheziv dhe harmonik, të cilat

nuk i shpreh asnjëra nga gjuhët e Ballkanit dhe as të Europës, arrin tek një pikëpamje se mbase “aftësitë e shq ipes për ndërtime të tilla, rrjedhin ngase protoshqiptarët ishin lashtësisht dhe shumë

kohë në kontakt me popuj dhe gjuhë paraindoeuropiane të hapësirës së Mesdheut” (122). Në këtë rrjedhë, mund të

supozohet që ky zhvillim mendor dhe interesimi për ta njohur botën që e ka rrethuar, tek shqiptarët, përkatësisht paraardhësit e tyre, është arritur edhe përmes formave logjiko-interrogative,

kognitvo-epistemologjike, sikundër që janë format dhe substancat e përmbajtjes që artikulohen përmes interrogativëve çka, kush, ku,

kur, si etj. Në mënyrë po kaq të natyrshme, radhës së këtyre trajtesave

iu vjen studimi Parafjala NË dhe disa relatorë lokativë 6 të

shqipes. Fjala është për njërën prej trajtesave më komplekse, që më parë se sa një studim i rrjedhës është një trajtesë e karakterit

teorik dhe monografik, për të cilën autori, bashkëkohësit dhe brezat e studiuesve që vinë, nga radhët e gjuhësisë së përgjithshme dhe të gramatologjisë së shqipes e të albanologjisë,

do të kenë çka të diskutojnë. Për më tej, qasje të tilla dhe

6Përaspektinteorik shih Encyclopedia of Language and Linguistics, bay

Keith Brown, Amstardam, 1994, M. f. 198.

Page 95: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

95

shumëfish më komplekse në fushë të gramatikës së shqipes, presin studiuesit e tjerë nga radhët e gramatikanëve, leksikografëve, albanologëve e linguistëve shqiptarë

përgjithësisht, me kusht që të tejkalojnë fazën e sotme tradicionale të perceptimit dhe të studimit mbi të, si dhe me kusht

që këtë lëndë hulumtimi e trajtimi ta kalojnë në fazën e këndvështrimit nga ai tradicional në kognitivo-semantik e strukturor.

Dhe pse të mos e bëjnë! Hulumtime të tilla (investiguese) raportesh, konstaton autori në fillim të këtij studimi, mundësohen

falë metodave heuristike, ku kognitivistika dhe teoria e toposeve me qasjet dhe metodat, dendur po aplikohen në gjuhësi, për të vazhduar me shembullin e arritjeve të sotme të shkollave, teorive,

nocioneve e përfaqësuesve kryesorë të tyre në Europë dhe në Amerikë.

Parafjala në, si me origjinë dhe lashtësinë ashtu edhe format parafjalësore, ashtu edhe me origjinën e saj, me lashtësinë e saj, me format parafjalësore që janë ndërtuar mbi bazë të saj, ashtu

edhe me veçantinë strukturore të sistemit në krahasim me gjuhët e tjera simotra indoeuropiane, paraqet lëndë me interes trajtimi në

frymën e të arriturave të gjuhësisë bashkëkohore. Në të vërtetë, mbështetur në rrymat, metodat dhe konceptet e përvojës euro-amerikane autori arrin disa rezultate, të cilat janë të pranishme në

fushë të gramatikës, në shembullin e parafjalës në, por që mund të bëhen edhe model kërkimi, sistemi e strukturimi në diakroni e

sinkroni edhe për kategori të tjera gramatikore. Prej këtij studimi, ndërkaq, autori arrin te konstatimi se edhe parafjalë(sorë)t-lokativë, të cilët shprehin vendosje në kohë dhe hapësirë u

zhvilluan herët, si forma kategoriale për të shprehur e shënjuar raporte topikale midis ensit subjekt dhe objekt (real apo virtual), e

që epistemologjia kognitive dhe teoria e toposeve i konsideron si shumë relevante për zhvillimin e ligjërimit dhe të komunikimit njerëzor. Në të vërtetë edhe autori e përmbyll trajtesën e tij mbi

Page 96: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

96

parafjalët lokative të shqipes me konstatimin se gjuhësia e toposit dhe ajo kognitive, u kanë hapur rrugë njohjeve të proceseve, në sistem, sikundër që janë perceptimet vizuale, spekulative, logjiko-

kognitive, reale e virtuale, formale dhe semantike, etj. Në kushtet e sotme shembulli më konkret mund të merret

ndikimi globalist mbi gjuhët. Kaq imponues e dinamik është atakimi mbi gjuhët në të gjitha rrafshet, kategoritë dhe nivelet, madje si në aspekt të formës ashtu dhe të substancës, si në

rrafshin shprehës ashtu edhe në nivel të përmbajtjes së shenjës gjuhësore, përkatësisht, në fonetikë e fonologji, në morfo-sintaksë

dhe leksiko–semantikë etj. Në të gjitha situatat paradigmatike dhe të përmbajtjes ndikimet globaliste janë evidente, e ato mund të vërehen edhe tek tekstet “e sajuara” e të diskutuara në trajtesën

përmbyllëse të kësaj monografie. Trajtesa përmbyllëse e këtij vëllimi, që mund të quhet edhe

një monografi më vete, mbështetur në sistemin metodologjik, që bartet nga njëri studim në tjetrin, merr në shqyrtim (proto-)shqipen në universin globalist.

Duke qenë një koncept jo shumë i ri7, që më parë shënjohej me termin mondializëm 8 , viteve të fundit ka marrë përmasa

7Globalizimi, si koncept njihet nga shekulli XV, ndërsa si term në

gjuhën angleze në vitet 30 të shekullit XX. ( shih, Hopkins, A.G.

(ed.). (2004). Globalization in World History. London: Norton, pp. 4–8; Jump, Bakari, Mohamed El-Kamel. "Globalization and Sustainable Development: False Twins?".New Global

Studies. 7 (3): 23–56.Megjithëse për çështje të natyrës ekonomike dhe arsimore shfaqet dendur që në fund të Luftës së Dytë

Botërore, trajtën përfundimtare e merr nga mesi i vitetve ’80. Në gjuhën frënge, të cilës i referohet Profesor Sejdiu, shfaqet në fillim të shekullit XX, pra në vitin 1903 (Shih, Pierre de Coubertin, “Le Figaro”, 13 dhjetor 1904).

Page 97: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

97

përshtrirëse në shumë fusha të dijes, të ekonomisë e të tregut, të kulturës, prandaj edhe të filozofisë së sjelljes dhe të të menduarit. Përmasa posaçërisht të veçanta (dhe madje shqetësuese, e

ndonjëherë edhe refuzuese) globalizimi si term ka marrë në fushë të gjuhësisë, për të cilin ka shumë diskutime dhe referime. Ky

koncept, në gjuhësi fillimisht perceptohej si tendencë ndikimi, huazimi e më gjerë, mbivendosje e gjuhëve të mëdha në ato të vogla, që fillojnë me forma leksikore dhe artikulimi. Profesor

Shefki Sejdiu, vë re se mbishtresa a mbivënie të kësaj natyre i kanë zhdukur gjuhët e nënshtruara, siç ishin hetitishtja,

pellazgishtja, fenikishtja dhe etrurishtja, për t’u ndalur në mënyrë të veçantë në ndikimin globalist mbi (proto)ilirët dhe arbëroro-shqiptarët e gjuhën e tyre, dhe duke u mbështetur në një skemë

bosht në përcaktimin hapësinor e kontaktues të gjuhës shqipe me gjuhët e tjera.

Në të vërtetë skema e “Universit Globalist” shpreh gjithë universin e kontakteve të (proto)ilirëve dhe arbëro-shqiptarëve dhe gjuhës së tyre gjatë mileniumeve sa ishin në truallin e

hershëm indoeuropian të hapësirave midis Kaspikut, Pontusit (Detit të Zi), Kaukazit dhe Karpateve, si dhe lëvizjes drejt

Europës dhe Mediteranit (Mesdheut) ku ranë në kontakt edhe më banorët, kulturën dhe gjuhën e këtij nënqielli. Kjo skemë është paraqitur fillimisht nga dy rrafshe o.P.ie – para indoeuropiane,

mediterane dhe 0.1.al. – (iliro-arbroro-) shqiptare e përshkallëzuar më tej edhe në njëmbëdhjetë nënsisteme: 1. ie. indo-europiane; 2.

heleno-bizantino-greke; 3. latino-romane; 4. italiane; 5.

8 Shih gjerësisht, Mavoungou PA (2001). “La mondialisation et la

lexicographietrilingueouplurilingue au Gabon”. In Emejulu J duT(ed.)

Elements de lexicographieGabonai, e.Tome 1. New York: Jimacs-

Hillman Publishers. 160–183, sëcilësireferohetedheEncyclopedia of

Language and Linguistics, bay Keith Brown, Amstardam, 1994.

Page 98: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

98

gjermanike; 6. sllave; 7. turko-orientale; 8. frënge; 9. anglo-amerikane; 10. internacionalizma dhe terminologji tekniko-shkencore; 11. globalizma (144).

Megjithëse, sikur është shprehur autori, globalizimi sot kërkon qasje interdisiplinare, në këtë studim ai merr në diskutim e

vlerësim aspektin leksiko-tekstor, fono-artikulativ dhe sistemo-strukturo-kategorial. Brenda të gjithë parametrave të saj, në këtë trajtesë, nuk mungojnë as shqyrtimet teorike, historiko-gjuhësore

dhe analitike, e në mënyrë të veçantë shembujt konkretizues e diskutues.

Libri përmbyllet me një bibliografi të zgjeruar, e cila në mënyrë unike përcjell gjithë literaturën e shfrytëzuar për studimet e këtij vëllimi, pavarësisht se shumë prej tyre janë cituar apo

referuar edhe brenda studimeve të veçanta. Profesor Shefki Sejdiu është specialist i romanistikës dhe

ballkanolog sui generis në studimet gjuhësore shqiptare. Ai është formuar në institucionet më të rëndësishme arsimore (Prishtinë, Shkup, Zagreb, Paris) në fushë të filologjisë në përgjithësi dhe

romanistikës në veçanti. Këtë nxënie dhe përvojë bashkëkohore në fushë të gjuhësisë, ai e ka sjellë për pesë dekada me radhë në

veprën e tij shkencore, qoftë si metodë: nga strukturalizmi te semiologjia e kognitivistika, qoftë si përmbajtje: nga korpusi i fitonimisë shqipe te struktura e fitonimisë ballkanike e

mesdhetare. Në këtë mënyrë, me veprën e tij shkencore në fushë të romanistikës, ballkanistikës dhe gjuhësisë së përgjithshme,

Profesor Shefki Sejdiu e ka europeizuar edhe albanologjinë si dije nacionale.

Le të jetë prandaj shprehja latine ad infinitum, një urim për

jetën dhe veprën e tij njëkohësisht.

Prishtinë, më 5 tetor 2016

Page 99: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

99

Shefat ADEMI

ISMAIL KADARE DHE GJENIALITETI I TIJ

(ese)

Letërisa shqipe, ka futur në analet e saja të lavdishme shumë

intelektualë, shkrimtarë, publicistë, poetë e shumë figura të shquara poliedirke, që sot mund të flitet me pietet.

Ndoshta do të ishte e pakapshme në qoftë se, nuk do përmendej njëri nga

njëqind personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, e që është padyshim Ismail Kadare.

Viti, 1936 ky vit kur solli në jetë një shkrimtar të ardhshëm, që do ta

barazonte me shkrimtarë dhe patriotë, ku historia dhe letërsia shqipe i ka futur në analet më të lavdishme, si pasardhës i Jeronim De Radës, Naim Frashërit, Faik

Konicës, Fan S. Noli, Migjenit e shumë të tjerë. Letërsia e tij, ka arritur majat e suksesit duke u përkthyer mbi

dyzet gjuhë botërore, çka ka bërë të mundshme që bota ta njohë popullin shqiptar në bazë të veprave të Kadaresë.

Page 100: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

100

Edhe pse bota e tij krijuese, qysh në fëmijëri nuk njohu tjetër tezë pos letërsisë, edhe pse diktatura komuniste tanimë kishte filluar të lulëzonte, letërsia e Kadaresë nuk u ndal, sepse tashmë edhe

periudha komuniste e kishte të qartë, se shkrimet dhe botimet e romaneve të tij, ishin të pashmangshme dhe s'kishte forcë që

mund ti ndalonte. Romani i tij i parë " Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i botuar në vitin 1963, që shënoi një kthesë historike në kujtesën e popullit

shqiptar, këtu edhe fillon fama dhe gjenialiteti i tij, për t'i treguar botës, se shqiptarët me të vërtetë kanë pasuar dhe kanë me çka të

krenohen me figura si Ismail Kadare. Edhe pse ky roman u prit ftohtë nga periudha komuniste, posa u shpërnda në Europë filluan përkthimet e para saqë shumica u

mahnitën me këtë roman, ku një studiues i huaj, kur e lexon do shprehej kështu: Kur lexova, romanin Gjenerali i ushtrisë së

vdekur të Ismail Kadresë, kuptova që shqiptarët mikut i'a kthejnë sofrën, kurse armikut barotin" tregon qartë se letërsia e tij tanimë vetëmse ka filluar të ngjitet shkallëve të suksesit.

Pasandej do vinë vepra të njëpasnjëshme si: Kronikë në Gur, Prilli i Thyer, Kështjella, Koncert në fund të dimrit, Dimri i

vetmisë së madhe e shumë e shumë romane të tjera, ku sot e kësaj dite, këto vepra janë të përkthyer e të shpërndarë anekënd viset e botës.

I nominuar, për çmimin Nobel për letërsi, çdoherë e më shumë po na bën të ndihemi krenar, se me vërtetë letërsia e tij tashmë, është

bërë bibliotekë edhe për çdo vend në botë ku flitet për historinë, mitologjinë, dhe kulturën shqiptare. Të jemi të sigurtë, se edhe pa çmimin Nobel, Kadare është dhe do

mbetet shkrimtari, ambsadori i letërsisë shqiptare kudo në botë.

Page 101: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

101

A f o r i z m a o r i gj i n a l e

Alixhemal SALIHU

1.Njeriu gjatë tërë jetës duhet të jetë nxënës i zellshëm për të

mësuar. 2. Ajo që është ndërtuar gjatë shekujve mund të rrënohet brenda

një sekonde.

3. Injorantët për të ditur e vlerësojnë atë që nuk e kuptojnë. 4. Topi meqë është i rrumbullakët nuk zë vend askund.

5. Shumica e njerëzve të mëdhenj (të famshëm), lindin në

vendbanime të vogla. 6. Njeriu pa parime është si i sëmuri pa imunitet.

7. Miku i mikut tim nuk do të thotë që do të jetë edhe miku im.

Page 102: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

102

8. Çdo periudhë e jetës së njeriut e ka bukurinë dhe rëndësinë e vet.

9.Injorantët e paditur janë kampion të pamposhtur.

10. Me armikun që nuk ta ka frikën nuk mund të jetosh kurrë në paqe.

11. Për çdo njeri më së vështiri gjatë jetës së tij është të mbetet njeri.

12. Të mjerët e duan fatin, por fati nuk i do ata.

13. Fati është me guximtarët.

14. Të ngathëtit nuk mund ta zënë fatin edhe po ta shohin. 15. Fati lind dhe vdes me njerëzit, por disa kurrë nuk takohen me

të; e dini cilët janë ata: të pafatët.

Page 103: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

103

Halim HASANI

1.Timonin e popujve të vegjël e kanë në dorë popujt e mëdhenj.

2.Diktatura shkencës ia ndal hapin, por ia hap derën kasapit. 3. Loti i mjerimit , fara e krimit.

4. Muret ndërmjet popujve i ndërton diktatura.

5. Kush nuk ka mëkat, s’ka shpirt.

6. Sa më pak krim aq më pak mjerim.

7. Sa më shumë që dikujt ia kufizon lirinë aq më shumë robërohesh edhe vet.

8.Një popull i shtypur është më tepër se rob.

9.Armiku lirisë jetën ia shkurton.

Page 104: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

104

10.Të pasurit nuk kanë kohë të merren me hallet e të varfërve.

11.Deri sa një popull nuk e kupton rëndësinë e atdheut atëherë shumë pak do t’i kontribuojë atij.

12. I forti të mbështetë për muri harron se dikur kishte stil burri.

13.Mbyllja hermetike e të këqijave herët a vonë do të eksplodojë.

14.Sa më shumë që zgjat dhuna do të thellohet urrejtja ndërmjet popujve.

15. Sa herë që gjendesh në pozicionin e të dobëtit koka do të gjendet në mes kullës dhe çekanit.

Page 105: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

105

Poezi nga krijuesit e rinj

Fitore HALITI

ERDHI VJESHTA

Vera iku e përcëlluar Erdhi vjeshta e gëzuar

Vjeshta ka aromë plot Shporta mbushur plot

Dielli tash është nazeli I thërret retë t’sjellin shi

Stinë e vjeshtës-përrallore

Hidhet fara në hamullore

Page 106: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

106

Herolinda SALIHU

LULET NË PRANVERË

Manushaqja e lulebora Dorë më dorë po na vijnë

Po lajmërojnë për pranverën Stinën më të mirë

Dhe zymbyli sa ka çelë Tash po rritet më shumë

E ne po e ujisim Nga rrjedha e të lumit lumë

Page 107: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

107

Linda AGUSHI

NËPËR SFIDAT E JETËS Në përballjen e sfidave të jetës, Mos ki frikë të jesh i vetmuar!

Ç'rëndësi ka të jesh me turmën, Nëse po shkoni në drejtim të gabuar. Assesi mos lejo që nga turma të hutohesh. E caqeve tua Të mos i përkushtohesh. Gjithçka që duhet të bësh Është të vazhdosh intensivisht kah dija. Të hulumtosh lëmshin, Të cilit i ka humbur fija. Mos ndalo! Kujtimet e kaluara ti kujtosh Ose me iluzione të thurresh. Thjesht, bëj hapin e parë! Dhe më vonë ke me çfarë të mburresh. Jeta është e tillë, Të sjell sprova e sfida. Mirëpo, pas çdo nate të errët Vjen mëngjesi, vjen drita. Andaj pesimizmi S'ka pse të na pushtojë Çdo përjetim jo i mirë, Një ditë do të kalojë. Dhe po atë ditë Do të jemi të kënaqur ndaj vetes. Për shkak të forcës që treguam

Për t'u përballur me sfidat e jetës.

Page 108: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

108

Marigona FEJZULLAHU

FSHATI IM

Era lëkundi malin Aromën seç e ndjeva

Zogjtë shtegtarë cicërojnë nëpër degë

Grumbuj bagëtish Kullosin nëpër luadhe Ç’bukuri…?!

Bujku i punon tokat

Hedh farë Nëpër arë

Seç buron uji E një fyell bie

Zgjon nga heshtja malin E ju bjeshkët e mia

Andej nga lëndinat Është një bukurosh

Fshati im në stinën pranverë E verë

Ka sy kaltëroshë

Page 109: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

109

Ramize HALIMI

HABIA E ZANËS

(tregim)

Mbrëmja thuajse kishte ardhur dhe e tërë familja e Zanës ishte në

shtëpi. Zana çdoherë kur kthehej nga shkolla, ulej dhe ngopej mirë me bukë e pastaj fillonte të merrej me detyrat e shkollës, por për çudi

këtë herë ajo nuk deshi të hante vetë dhe u shpreh se donte të hante me të tjerët së bashku.

Darka pothuajse ishte gati. Të gjithë po pritnin motrën e madhe që të vinte që edhe ajo dhe të ulej. Ajo sapo hyri i tha të ëmës: -A mund të ulem këtu? Akoma pa mbaruar mirë fjalën, nëna ia

priti: -Të lutem bijë, kalo më lart se jam e lodhur aq shumë, sa nuk

lëviz dot, ndërsa motra i tha se ndihej keq që ajo të ulej më lart se ajo. Motrës i erdhi keq, por kaloi dhe u ul. Kur u qetësuan të gjithë dhe nuk bëzante askush, atëherë Zana u

tha me habi: -Pa më tregoni ju mua tani se nuk e kuptoj , si është kjo më lart e

më poshtë? Të gjithë jemi në rrafsh. Kolltuku qëndron drejt. Si kështu? Me të thënë Zana këto fjalë, filluan të qeshurat dhe shakatë.

Mbasi mbaruan së ngrëni, prindërit i shpjeguan qartë e mirë këtë çështje

Page 110: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

110

Përmbajtja:

-FJALA E REDAKSISË, 5 -“FENIKSI” NËPËR KOHË !...7

Adem GASHI , 11

-KUFIJTË, 11 -S’KAM SHPËTIM NGA SHIGJETA JOTE, 12

Ahmet SELMANI, 13

-GJETJA E MONEDHËS, 13

-VDEKJA E SHTIRUR, 14

Albina IDRIZI. 15

-NJË TRGIM DASHURIE. 15

Avduh CANAJ, 19

-BUZËQESHJE MJALTORE, 19 -DRITAREVE TË DIELLIT, 19

-ZOGJTË E ZEMRËS, 20 -PEMËT BËJNË VJERSHA, 20

Avni SHAQIRI, 21

-NË ËNDËRR, 21

-KAM NEVOJË, 23 -KËSHTJELLA SHQIPTARE, 23

-ÇAMËRIOT, 23 -ZOG I SHQIPES, 24,

Arsim HALILI, 25

-ALKIMIA E KËPUCËVE, 25

Page 111: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

111

Bilall MALIQI, 28

-KUJTIME PËR TY (Poemë), 28

Demush BERISHA, 31

-FLUTURA NË MALËSI, 31 -DHELPRA,32

Havushe AHMETI, 33

-EDHE NJËHERË PËR NËNËN, 33

-ZBARKIM NË ZEMËR, 33 -JAM NJË DIELL, 34

Ismet BAJRAMI, 35

-SHPALOSI KUJTIMET, 35

-I TRETURI, 36 Jashar ESATI, 37

-TË JETOSH ËNDRRËN, 37

Juljana MEHMETI, 38

-PASQYRAVE TË BARDHA, 38 -QIEJ TË RREMË, 39

Majlinda NANA RAMA, 40

-JU QË MË DESHËT ME ZJARR, 40 -UNE –NJË ZHAN D’ARK, 42

Mejdi SHABANI, 43

-BINEQËT, 43,

Page 112: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

112

Mexhid MEHMETI, 44

-PSALLME DASHURIE, 44 -MBRETËRESHA IME MUZË, 45

-AKUAREL NË SHI, 47 -TREKËNDËSH BERMUDIAN I DASHURISË, 48

-HAPAT, 49 -KËNGË TERRI, 50

Muhamet HALILI, 52

-FJONGO E ZEZË, 52 Nehat RAMIZI, 55

-NETËT ME HËNË, 55 -KUJTIMET, 56

-JETA LAJTHITJEJE, 56

Ibrahim BERJASHI, 57

-FLOÇKË DETI, 57 -FLETË E GRISUR NË LIBRIN E HISTORISË, 58

JALLDËZE KASUMI–ARIFI, 59

-PRITJA, 59

-MOS E DASHURO VETVETEN, 59 -PRANVERA ERDHI, 60

Jonuz FETAHAJ, 61

-IDE E MIRË, (NOVELË), 61

-BROHORITJE, 63 -FJALIMI,65

-DEKLARIMI, 68

Page 113: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

113

Luan MALOKU, 70

-TERCINA, 70

Rexhep ABAZI, 72

-KTHEHUNI, 72

-BORA E PARË, 73

Rrahman HYSENI, 74

-DY ZEMRA, 74

-NËNËS, 75

Sevdail HYSENI, 76

-FENIKS-IT, 76

-ALFABETI I ARIFIT, 77 -FESTA E PLISIT TË BARDHË, 78

Poezi nga letërsia botërore Tomas ELIOTI, 79

- ZBRITNI POSHTË. ZBRITNI, VETËM NË BOTËN E VETMISË SË PËRJETSHME, 79

Guzepe UNGARETI, 82

-NËNA, 82

-PËR TIM BIR TË VDEKUR, 83

Kritika dhe studime Prof.dr. Begzad BALIU, 84

- PROFESOR SHEFKI SEJDIU DHE EUROPEIZIMI I ALBANOLOGJISË, 84

Page 114: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

____________Q ËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare_______________

114

Shefat ADEMI, 99

-ISMAIL KADARE DHE GJENIALITETI I TIJ, 99

A f o r i z m a o r i gj i n a l e Alixhemal SALIHU,101

Halim HASANI, 103

P o e z i n g a k r i j u e s i t e r i nj Fitore HALITI, 105

-ERDHI VJESHTA, 105

Herolinda SALIHU, 106

-LULET NË PRANVERË, 106 Linda AGUSHI, 107

-NËPËR SFIDAT E JETËS, 107

Marigona FEJZULLAHU, 108

-FSHATI IM, 108

Ramize HALIMI, 109 -HABIA E ZANËS, 109

Page 115: QËNDRESA / 8, 2018 E pavarur, kulturore, letrare...QËNDRESA, 8, E pavarur, kulturore, letrare _____ 8 Mekuli u shpall anëtar nderi i Klubit Letrar “Feniks”, me këtë rast Esad

QËNDRESA 8

E pavarur, kulturore, letrare

Redaktor gjuhësor: Shefat Ademi

Faqosja dhe përkujdesja artistike

Shtëpia Botuese

KURORA

Gjilan

Preshevë, shkurt , 2018

Këtë numër dhe dy numrat e ardhshëm i financon veprimtari dhe dashamiri i artit e i kulturës shqiptare, z. Qenan Haxhi Vlora

Hamdiu, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Redaksia e revistës letrare “Qëndresa” e falënderon

përzemërsisht...