Pytje dhe pergjigjje nga lwnda analiza e tw dhwnave pwr hulumtime nw biznes (autosaved)1

22
PYTJE DHE PËRGJIGJJE NGA LËNDA ANALIZA E TË DHËNAVE PËR HULUMTIME NË BIZNES Pr.Vehbi Ramaj Studenti : Fidan Haliti 1. Qka është informacioni ? - Informacioni është rezultat I procedurave të caktuara të përpunimit dhe analizes së të dhenave të paraqitura në formën më të pershtatshme për vendimmarrje. - Informacionet e besueshme nuk bazohen në ndenja, emocione, intuit, gjykim të thjeshtë por në kërkime sistematike dhe objektive. 2. Qka përfshinë kërkimi ? - Kërkimi përfshinë procedurat dhe teknikat për disejnim, mbledhje të të dhënave, analiza dhe prezantim të informacioneve që përdoren per nxjerrjen e vendimeve ne menaxhment. 3. Qka është hulumtimi ? - Hulumtimi është një process hap pas hapi që ka të bëj me mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve. Hulumtimi bëhet me qellim që të përmirsojmë njohurit dhe të kuptuarit e botës që na rrethon. Ai pothuajse përfshin gjetjen dhe zbulimin e diqkaje të re. 4. Ku duhet të bazohet hulumtimi ? - Literatur profeionale dhe shkencore - Anketa - Intervista - Observime 5. Hulumtimi mund të jetë ? - Lokal - Kombëtar - Ndërkombëtar 6. Qka është hulumtimi kualitativ ? - Fjalë /tekste dhe të dhëna në formate jo numerike. P.sh : Motivet ose pengesat për blerjen e një produkti dhe analizën e thell të kësaj dukurie. 7. H.Kualitativ Mbledhja dhe analiza e të dhënave ? - Mbledhja e të dhënave : Takime individuale, Anketa, Intervista. - A. e të dhënave : Duke përpunuar matrijalet e mbledhura, Transkriptat, Raportet me gojë ose me shkrim. 8. Qka është hulumtimi kuantitativ ? - Numra ose të dhëna që mund të transferohen ne numra. Ky hulumtim është i lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të : Mësuar, krahasuar, interpretuar rezultatet e hulumtimit.

Transcript of Pytje dhe pergjigjje nga lwnda analiza e tw dhwnave pwr hulumtime nw biznes (autosaved)1

PYTJE DHE PËRGJIGJJE NGA LËNDA ANALIZA E TË DHËNAVE PËR HULUMTIME NË BIZNES

Pr.Vehbi Ramaj Studenti : Fidan Haliti

1. Qka është informacioni ?

- Informacioni është rezultat I procedurave të caktuara të përpunimit dhe analizes së të dhenave të

paraqitura në formën më të pershtatshme për vendimmarrje.

- Informacionet e besueshme nuk bazohen në ndenja, emocione, intuit, gjykim të thjeshtë por në

kërkime sistematike dhe objektive.

2. Qka përfshinë kërkimi ?

- Kërkimi përfshinë procedurat dhe teknikat për disejnim, mbledhje të të dhënave, analiza dhe

prezantim të informacioneve që përdoren per nxjerrjen e vendimeve ne menaxhment.

3. Qka është hulumtimi ?

- Hulumtimi është një process hap pas hapi që ka të bëj me mbledhjen dhe shqyrtimin e

informacioneve. Hulumtimi bëhet me qellim që të përmirsojmë njohurit dhe të kuptuarit e botës që

na rrethon. Ai pothuajse përfshin gjetjen dhe zbulimin e diqkaje të re.

4. Ku duhet të bazohet hulumtimi ?

- Literatur profeionale dhe shkencore

- Anketa

- Intervista

- Observime

5. Hulumtimi mund të jetë ?

- Lokal

- Kombëtar

- Ndërkombëtar

6. Qka është hulumtimi kualitativ ?

- Fjalë /tekste dhe të dhëna në formate jo numerike. P.sh : Motivet ose pengesat për blerjen e një

produkti dhe analizën e thell të kësaj dukurie.

7. H.Kualitativ Mbledhja dhe analiza e të dhënave ?

- Mbledhja e të dhënave : Takime individuale, Anketa, Intervista.

- A. e të dhënave : Duke përpunuar matrijalet e mbledhura, Transkriptat, Raportet me gojë ose me

shkrim.

8. Qka është hulumtimi kuantitativ ?

- Numra ose të dhëna që mund të transferohen ne numra. Ky hulumtim është i lidhur me dëshirën

dhe vullnetin për të : Mësuar, krahasuar, interpretuar rezultatet e hulumtimit.

9 Teknikat e h. kuantitativ shpesh quhen sondazhe ?

- Zhvillohet me anë të projekteve hulumtuese : Objektivat, metodologjinë , kostën, afatin e realizimit,

mënyren e pageses, nr e personave të përfshire ne h… , nr e respodentëve.

10. Objektivat e hulumtimit ?

- Korespodojne me problemet të cilave duhet ti gjendet përgjigjje

- H. nuk duhet të rëndohet dhe nuk duhet të paraqitet ne mënyrë sipërfaqësore

11. Cilat janë veglat të cilat përdoren për mbledhjen e të dhenave ?

- Pytësorët

- Intervistat

12. Kostoja ?

- Varet nga metodologjia e përdorur gjatë hulumtimit dhe nga madhësia e zgjedhjes.

13.Cilat janë fazat e një procesi kërkiomor ?

- Qeshtja qe trajtohet në një process kerkiomrë

- Gjetja e teorive egzistuese dhe kërkimi i literaturës

- Përcaktimi i hipotezave

- Zgj e tipit të kërkimit

- Zgj e metodës së mbledhjes së të dhënave

- Zgj e medodes së analizës së të dhënave

- interpretmi i rezultateve duke u ballafaquar me hipotezat

- Raportimi i gjetjeve

14. Qështë hipoteza ?

- Hipoteza e nje studiuesi është një deklaratë lidhur me mardhë njen ndërmjet dy apo më shumë

variablave gjë e cila lejon matjen apo manipulimin e këtyre variablave.

15. Qfarë duhet të ketë një hipotez ?

- Lidhje të qartë positive/negative

- Cila lidhet me kë ?

- Lidhje me qëllimin e studimit.

16. Nje studim mundë edhe të mos ket hipoteza :

- Kërkimi eksplorues – Arsyetimi induktiv ( Nisemi nga fakte të reja dhe kalojmë në ide të

përgjithëshme.

17. Vlersimi Deduktiv ?

- Studiuesi e ka një teori të mirë zhvilluar tek e cila bazohet për parashikim duke formuluar hipotezen

dhe më pas bën testimin e saj ) Zakonisht bëhet një miks I këtyre dy vlersimeve.

18. Analiza e të dhënave zhvillohet ?

- Modele dhe teknika statistikore të veqanta.

19. Si mund të vështrohet hulumtimi shkencorë ?

- Proces komunikimi dhe Proces i zgj së problemeve

20. Hulumtimi shkencor si process për zgj e problemeve ?

- Perkufizimi i përafërt i problemit hulumtues

- Faza pregaditore e hulumtimit

- Projektimi i hulumtimeve

- Zhvillimi i instrumetneve

- Realizimi i hulumtimit

- Përpunimi dhe analizimi i të dhënave

- Shkrimi i raportit hulumtues

21. Hulumtimi shkencor si process komunikimi ?

- Studimet shkencore domosdoshmërisht duhet të përfshijnë një numër të aktorëve ( Sidomos ato h.

që bazohen në mostrën kërkimore ) dhe nënkuptojnë zgjedhjen e shumë problemeve praktike dhe

ndërpersonale. Ne h. shkencorë pjesmarrës janë : Porositsi, Hulumtuesi, Intervistuesi dhe I

intervistuari.

22. Qka paraqet skica fillestare ?

- Paraqet një dokument I cili përcakton se të dyja palët bien dakordë ( Porositsi dhe Hulumtuesi ) mbi

atë se cili është : Objekt i hulumtimit, I cilit karakter do të jetë hulumtimi, Cilat janë efektet e

pritshme, Koha, Qmimi I hulumtimit.

23. Cili është roli i skicës ideore ?

- Roli i kesaj skice është që të menjanoi qdo keqkuptim të mundëshëm në komunikim ndërmjet

hulumtuesit dhe porositësit ( ne lidhje me atë se qfarë është objekt I hulumtimit, afati I realizimit të h.

qmimi etj)

24. Si përpilohet projekti i hulumtimit ?

- Përpilohet ne bazë të skicës fillestare dhe përfshin përkufizimin e të gjitha elementeve më të

rëndesishme të hulumtimit : Lënda e hulumtimit, Qellimet, Detyrat, Metodat dhe teknikat e h.

Definimin e mostrës, Parashtrimin e hipotezave dhe kështu me radhë .

25. Përkufizimi i kornizes së problemit hulumtues ?

- Kur studiuesi gjendt para një problem njohës ose praktik që duhet të hulumtohet, ai perballet me

pytjen se cilës fushë shkencore më te afërt problem i takon.

26. Faza pregaditore e hulumtimit ?

- Puna në biblotek

- Puna në teren dhe

- Hartimi i skicës ideore te h.

27. Në qfarë pytje duhet të përgjigjet skica ideore ?

- Qfarë do jetë lëndë dhe problem i hulumtimit

- Si do të realizohet hulumtimi

- Cilat janë supzimet matriale për realizimin e hulumtimit

28. Problemi, Qellimi dhe detyrat e hulumtimt ?

- Hulumtuesi përcakton problemin, qellimin dhe detyrat e hulumtimit dhe me këte tregon mënyren se si

ai e ka kupëtuar problemin që e ka theksuar porositë si dhe si duke ai problem kur formulohet me

terma shkencorë .

29. Qasjet e mundëshme metodologjike ?

- Përshkruhen metodat, teknikat dhe instrumentet që duhet të ndërtohen dhe përdoren ne hulumtim.

Parashikohet madhësia e mostrës dhe vëllimi i hulumtimit ( popullimi )

30. Koha, Stafi dhe mjetet e nevojshme ?

- Parashikohen aktivitetet themelore hulumtuese, korniza kohore e tyre dhe mjetet e nevojshme për

relizimin e aktiviteteve.

31.Dizajnimi i hulumtimit ?

- Dizajnimi i hulumtimit është një process gjatë të cilit studiuesi merr vendime për të gjitha qështjet e

rëndësishme në lidhje me realizimin e hulumtimit. Qdo projekt në një far mënyre është unik, original

por edhe tipik, karakteristik për një lloj të caktuar dhe llojë të hulumtimit.

32. Zhvillimi i instrumenteve ?

- Pas projektimit të hulumtimit kalohet në krijimin e instrumenteve të hulumtimit. Që të vëzhgohet

dhe regjistrohet një dukuri e caktuar është e nevojshme që të zhvillohen apo adaptohen instrumentet

egzistuese për grumbullimin e të dhënave ( pytësorët, teste, shkalla matëse e vlersimit, protokolle të

intervistimit etj )

33. Realizimi i hulumtimit ?

- Te hulumtimet e mëdha përpara realizimit final kryhen hulumtime paraprake. Hulumtimet paraprake

realizohen me një mostër prej 5% - 10% të madhësisë së mostrës së planifikuar për hulumtimin

përfundimtarë dhe ka funksionet : Që të testoj instrumentet kërkimore dhe që të kontrolloi

organizimin hulumtues.

34. Përpunimi dhe analiza e të dhënave ?

- Pas realizimit të hulumtimit të dhënat futen në një bazë të dhënash të përgaditur paraprakisht dhe

fillimisht analizohen në mënyrë statistikore dhe pastaj analizohen në mënyrë logjike. Të dhënat e

mbledhura vendosen në raport me hipotezën e propozuar me cilën gjë ajo pranohet ose refuzohet.

35. Analiza e të dhenave :

- Për të prodhuar tregues statistikor përmes të cilëve nxjerren përfundime cilësore për dukurinë e

studiuar. - Analiza statistikore statike : Hulumtimi i dukurisë në një moment të caktuar

- A.Dinamike : H. i dukurisë nëpër kohë .

36. Detyrat e përfshira në definimin e problemit ?

- Diskutimet me vendimmarrsit

- Intervistat me ekspertët e industris

- Analiza e të dhënave sekondare

- Hulumtimet kualitative

37. Shtatë -C-të e bashkëveprimit ?

- Komunikimi

- Bashkpunimi

- Besueshmëria

- Sinqeriteti

- Aftësia

- Vazhdimësia

- Kreativiteti

38. Qka janë të dhënat primare ?

- Janë të dhëna të cilat mblidhen drejpërdrejtë nga anketuesi, vrojtuesit dhe eksperimentuesit për

nevojat e studimit që bëhet. Këto të dhëna mblidhen jashtë ndërrmarrjes në teren.

39. Qka janë të dhënat sekondare ?

- Të dhënat e mbledhura, të përpunuara, të analizuara dhe të publikuara më heret për ndonjë kërkim

dhe për ndonjë qëllim tjetër janë të dhëna sekondare. Këto të dhëna janë të rëndesishme dhe

zakonisht hulumtimet fillojnë nga të dhënat sekondare.

40. Krahasimi në mes të dhënave primare dhe sekondare ?

- Te dhënat primare : - Të dhënat sekondare :

- Qellimi i grumbullimit : Për problemin qe studiom - Për problemet tjera

- Procesi i grumbullimit : Përkushtimi madhë - Shpejtë & Lehtë

- Kostot e grumbullimit : Të larta - Relativisht të ulëta

- Koha e grumbullimit : E gjatë - E shkurtër

41. Cilat janë llojet e të dhënave sekondare ?

- Të brendshme : Faturat, Raportet e brendshme

- Të jashtme : Shoqatat, udhëzuesit, kërkimet kompjuterike on, metodat e vëzhgimit.

42. Avantazhet dhe disavantazhet e të dhënave sekondare ?

- Avantazhet ; Përfitime në kosto dhe kohë ndihmojnë në formulimin më të mirë të problemit,

Sugjerojnë metoda të përmirsuara apo të dhëna për një lidhje më të mirë me problemin.

- Disavantazhet : Ato nuk përputhen plotësisht me problemin në fjalë , ka probleme me saktësin e tyre.

STUDENTI : FIDAN HALITI

43. Klasifikimi i databazave të kompjuterizuara ?

- D. Bibligrafike : Përbëhet nga citimet e artikujve

- D. Numerike : Përmbajn informata numerike dhe statistikore

- D. Me tekst të plotë : Përmbajnë tekst të plotë të dokumenteve

- D. Doracakëve : Ofroin informacion mbi individët

- D. Për qëllime speciale : Ofërojnë informacione të specializuara.

44. Pse përdoren të dhënat sekondare ?

- Identifikimi i problemit

- Definimi më i mirë i problemit

- Zhvillimi i një qasje ndaj problemit

- Formulimi i një dizajni të përshtatëshëm hulumtues

- Përgjigjja e pytjeve të caktuara hulumtuese dhe testimi i disa hipotezave

- Interpretimi më preciz i të dhënave primare

45. Të dhënat për fakte dhe gjendje ? .

- Të dhënat që përshkruajn faktet dhe gjendjet janë të dhënat që paraqesin vetitë e të anketuarëve,

të dhënat për konsumatorët potencial dhe jo konsumatorët. Këto të dhëna zakonisht i mbledhim gjat

hulumtimit sepse janë shum të rëndësishme për vendimmarrjen.

46. Cilat janë llojet e të dhënave primare që mblidhen zakonisht ?

- Karakteristikat demografike/ socioekonomike

- Karakteristikat psikologjike/ stili i jetës

- Qëndrimet / Opinionet

- Dijenia / Njohurit

- Synimet

- Motivimi

- Sjellja

47. Cilat janë mënyrat bazë për marrjen e të dhënave primare ?

- Komunikimi

- Observimi

- Shumanshmëria

- Shpejtësia dhe kostoja

- Objektiviteti dhe siguria

48. M.K, Strukturimi dhe maskimi ?

- Pytësor të strukturuar / të pa maskuar

- Pytësor të pastrukturuar dhe të pa maskuar

- Pytësor të pastrukturuar dhe të maskuar

- Pytësor e strukturuar dhe të maskuar

Shoqërizimi i fjalëve, Plotësimi i fjalive, Tregimi i historive

- Pytësor të kalisifikuar sipas mënyrës së administrimit

Një intervist personale, I. npërmjet telefonit, I. postë

49. Cilat janë metodat e komunikimit ?

- Metoda e intervistës ose Anketës

- I. në përmjet telefonit

- Pytësori nëpërmjet postës

- Intervistat e kombinuara

- Intervista e thell

- Intervistat grupore

Gr. Konsumatorëve, Shitorëve, Bashkësive familjare, Nilsen, Tv shikuesëve.

50. Qka paraqesin motivet ?

- Motivet paraqesin nevojat, dëshirat, shtytjet, impulse ose forcat tjera të brendëshme të cilat i

orjentojnë sjelljet e konsumatorëve kah ndonjë qëllim.

51. Hulumtimi Kualitativ ?

- Objektivi : Të sigurohet të kuptuarit cilësor të arsyeve dhe motiveve të problemit

- Zgjedhja : Nr i vogel i rastëve jo përfaqësuese

- Mbledhja e të dhënave : E pastrukturuar

- Analiza e të dhënave : Jo Statistikore

- Rezultati : Zhvillimi i të kuptuarit

52. Hulumtimi Kuantitativ ?

- Objektivi : Të kuantifikohen të dhënat dhe të përgjithësohen rezultatet nga zgjedhja në interes të

popullimit

- Zgjedhja : Nr i madhë i rasteve përfaqësuese

- Mbledhja e të dhënave : E Strukturuar

- Analiza e të dhënave : Statistikore

- Rezultati : Rekomandohet një kurs final i veprimit

53. Qka është anketimi i grupit ?

- Anketimi i grupit është formë e mbledhjes së informacionit ku anketuesi pytë ndërsa të anketuarit

përgjigjen gjegjësisht grupi përgjigjet në pytjet e parashtruara.

54. Qka është intervista e thell ?

- Është e gjatë e pastrukturuar dhe e drejtpërdrejt pra fëtyr për fëtyrë ku i anketuari pytet nga

intervistuesi i shkathët për ti zbuluar motivet, ndenjat, mendimet, qëndrimet lidhur me qështjen.

55. Qka janë teknikat e projekteve ?

- Janë intervistimi i tërthorët i pastrukturuar që e nxitë respodentin qe ti projekton qëndrimet,

motivet, ndenjat e tyre lidhur me qështjen e cila shqyrëtohet.

56. Si mbildhen të dhënat kuantitavie ( Sasiore ) ?

- Këto të dhëna mblidhen prei individëve duke u zbatuar një qasje e standardizuar ku përdoren

pytësorët, Intervisat e strukturuara dhe testet ku këta individ përfaqësojnë mostrën prei popullatës së

përgjithëshme.

57. Si mundë të kemi një studim të mirë ?

- Që të kemi një studim të mirë duhet që objektivat të jenë specifike dhe të matëshme, mostra e

zgjedhur për hulumtim duhet të jetë e përshtatëshme, pytësorët dhe testet duhet të jenë te vlefshme,

analizat e përshtatëshme duhet të zbatohen në mënyrë që të arrihen objektivat dhe rezultatet duhet

të raportohen saktësisht.

58. Qka janë kërkimet sasiore ?

- Janë kërkime të cilat bëhen me përdorimin e kërkimit të strukturuar me mostër të popullimit për të

fituar matje të sjelljes, motiveve dhe qëndrimeve.

59. Qka është vrojtimi ?

- Është proces i të vrojtuarit dhe evidencimit të faktëve ose ndodhive pa parashtrimin e pytjeve

personale, sjelljet e të cilave përcillen.

60. Qka paraqet anketimi personal ?

- Anketimi personal paraqet komunikimin e drejtëpërdrejtë ndërmjet anketuesit dhe të anketuarit me

qrast anketuesi parashtron pytjet ndërsa i anketuari përgjigjet.

61. Procesi i dizajnimit të pytësorit ?

- Specifikohet informacioni i kerkuar

- Specifikohet tipi i pytësorit dhe metoda e administrimit

- Përcaktohet forma e pytjeve për gjdo përgjigjje

- Përcaktohet përmbajtja e pytjeve individuale

- Përcaktohet struktura e pytjes dhe formzohet me fjal ajo

- Përcaktohet sekuenca e pytjeve

- Përcaktohet forma dhe paraqitja fizike e pytësorit

- Para testohet pytësori

62.Pse dështojnë pytësorët ?

- Shumë pytësor dështojnë se ose bëjnë pytje të gabuara ose pyesin në përmjet një pytje të saktë

por të ndërtuar në mënyre të gabuar.

63. Qfar duhet të kihet parasyshë kur ndërtohet një pytësorë ?

- Duhet të ketë pytje që lidhen me njëra tjetren dhe të ketë sekuenca logjike

- Të jetë sa më i shkurtër I mundëshëm

- Përdorimi i shprehëjeve sa më neutral

- Formulimi i kujdesëshëm i pytjeve personale

- Duhet të shmangim pytjet e hapura

- Nuk duhet të japim paralajmrime në fillim të pytjeve etj.

64. Përse disa pytësor nuk marrin përgjigjje nga gjdo i intervistuar ?

- Nuk i kuptojn pytjet

- Kanë arsye personale

- Nuk dinë të përgjigjen

65. Qka janë variablat e pavarura ?

- Variabla që mund të manipulohen efektet e të cilave maten dhe krahasohen. Njësit që testohen :

individët, organizatat ose të tjera etnitete përgjigjjet e te cilëve si variabla të pavarura egzaminohen.

66. Qka janë variablat e varura ?

- Janë variabla që masin efektin e variablave të pavarura në njësin e testimit

67. Qka janë variablat e jashtëme ?

- Janë variabla të ndryshme nga ato të pavarura që ndikojnë përgjigjjet e njësive të testimit.

68. Qka është vlefshmëria ?

- Një matje është e vlefshme për aq kohë sa variabiliteti në rezultate ndërmjet objekteve reflekton

ndryshimin e vërtet të karakteristikave që maten. Kemi 3 lloje të vlefshmëris : V. parashikuese, V.

përmbajtej, V. Konstruktit.

69. Qka quajmë besueshmëri ?

- Ngjajshmeria e rezultatëve të siguruara nga matje të pavarura por të krahasueshme të të njejtit

objekt quhet besueshmëri.

70. Zgjedhjet propabilitare dhe jo-propabilitare ?

- Zgj.Propabilitare : Zgj e rastit e thjesht, sistematike, në seri

- Zgj Jo-propabilitare : Metodat e përshtatëshme, zgj me kuota, zgj e qëllimëshme, zgj top-bore

71. Cilat janë llojet e statistikave ( Analizat e thejshta ) ?

- Statistika përshkruese ( Deskriptive ) : Përdor metoda grafike dhe numerike për të përmbedhur dhe

paraqitur informacionin që përmban një seri të dhënash. Qellimi nuk është përgjithësimi.

- Statistika inferenciale : Përdor të dhënat e zgjedhjes për të bër vlersime, parashikime ose

përgjithësime të tjera për një seri më të madhe të dhënash që ndihmojnë në vendim marrje. Për

shkak të karakterit dëshmues egziston gabimi ndaj flasim për interval besimi, një matje e siguris së

dëshmis.

- Statistika e marëdhënjëve : Përdor të dhënat e zgjedhjes për të matur shkallën e marëdhënjeve

ndërmjet dy apo më shum variablave. Edhe ketu ka karkter dëshmues , egziston gabimi ndaj flasim për

interval besimi.

72. Cilat janë shkallët e matjës së variablit ?

- Popullimi : Tërsia e elementeve që i intereson studiuesit

- Zgjedhja : Një pjes e elementeve të popullimit

- Variabli : Karakteristik e përbashkë te elemeteve

- Vrojtimi : Tërsia e të dhënave për një element

- Shkalla e matjes : Shkalla e informacionit që mbart variabli dhe lidhet me analizën e mëtejshme të tij.

73. Si shprehet shkalla e matjes nominale ?

- Shprehet në numra, simbole, shkronja etj, që tregojn grupin në të cilin bën pjes elementi.

74. Shkalla e matjes e zakonshme ?

- Ka vetit e shkallës nominale por ka kuptim renditja e elementeve.

75. Shkalla e matjes intervalore ?

- Shprehet në numra që mbartin sasi, ka kuptim veprimi i mbledhjes dhe zbritjes por jo i shumzimit dhe

pjestimit.

76. Shkalla e matjes në formë raporti ?

- Ka vetit e shkallës së matjes intervallore por ka kuptim edhe veprimi i shumzimit dhe pjstimit.

77. Cilat janë rregullat e përgjithëshme për pytësor ?

- Pytjet duhet gjithëmon të ken lidhje me qështjet e kërkimit

- Duhet të përcaktoim qart qfar duam të dim

- Vënja e vetes në pozicionin e ati që pytet

78. Cilat janë rregullat specifike kur dizajnohen pytjet ?

- Duhet të shmangim pytjet me disa kuptime

- Duhet të shmangim pytjet e gjata

- Duhet të shmangim pytjet që trajtojnë dy qështje brenda tyre

- Duhet të shmangim pytjet e përgjithëshme etj.

79. Qka janë pytjet skic ?

- Pytjet skic trajtohen kur të intervistuarit i paraqiten disa skenare dhe ata pyten si do të kishin vepruar

sipas skenarëve përkatës.

80. Qka kuptoim me instrumentet për mbledhjen e të dhënave ?

- Kuptoim të gjitha mjetet për mbledhjen e të dhënave dhe të informacioneve të cilat përdoren gjatë

zbatimit të kërkimeve në teren.

81. Si i klasifikojmë instrumentet sipas llojit dhe metodes së hulumtimit ?

- Instrumentet për vrojtim : Formulari për vrojtim dhe instrumentet e ndryshme teknike dhe

audiovizuale për regjistrim të cilat përdoren gjat zbatimit të metodës së vrojtimit

- Instrumentet për anketim : Pytësori anketues : Prandaj përpiluesit e instrumenteve duhet të ken dituri

të gjëra profesionale, të njohin metodologjinë e hulumtimit, psikologjin, sociologjin, statistikë n.

82. Qka është pytësori anketues ?

- Është instrument themelorë dhe kryesorë i anketimit i cili përdoret për regjistrim dhe mbledhje të të

dhënave primare. Me pytësor anketues kupëtojmë instrumentin e përbër prej një vargu të pytjeve të

formuluara dhe të renditura të cilat i parashtrohen të anketuarit dhe prei hapësirës për përgjigjje të

cilat i regjistron anketuesi në anketimin personal dhe të anketimit në telefon, kurse anketimi me postë

dhe anketimi elektronik përgjigjet i regjistron vet i anketuari.

83. Përplimi i pytësorit anketues ?

- Kjo është një faz shum e rëndësishme sepse hulumtimi është aq i mirë sa janë mirë të formuluara

pytjet, prandaj cilësia e të dhënave të mbledhura varet direkt nga cilësia e pytësorit anketues. Përpilimi

është më tepër aftësi se sa shkenc dhe në këtë rast vije në shprehje provoja kërkimore dhe aktiviteti.

84. Cili është shkaku i gabimeve në hulumtim biznesi ?

- Hartimi jo-adekuat i pytësorit

- Interpretimi i keq

- Mostra jo-adekuate

- Metodat jo-adekuate statistikore

- Prezantimi i rezultatëve që nuk bazohet në fakte

85. Cili është qëllimi i përdorimit të pytësorit anketues ?

- Është që të siguroi mbledhje të të dhënave me vendosje të komunikimit ndërmjet hulumtuesit dhe

respodentit. Pytesori kur përdoret i katër qëllime :

- Të siguroi informacione të sakta nga respodenti

- Të siguroi përbërje të pranueshme të pytësorit

- Të siguroi formë standarte në të cilën faktet, komenten dhe qëndrimet mundë të paraqiten

- Pytësori e ndihmon procesimin e të dhënave

86. Cilat janë llojet e pytësorë e anketues ?

- Pytësori i pastrukturuar : Është ku secili respondent pytet me pytje të njejta dhe në mënyrë të njejt.

- Pytësori i strukturuar : Është kur respodenti pytet me pytjet të hapura kur përgjigjjet nuk janë

kufizuara ose të papërcaktuara

- Pytësori gjysëm i strukturuar : Përbëhet nga te dy lloje të pytjeve te hapura dhe të mbyura.

87. Qka janë pytjet e hapura dhe të mbyllura ?

- Pytjet e hapura janë pytje që nuk kanë përgjigjje të parapërcaktuar, respodentët përgjigjen si

dëshirojnë .

- Pytjet e mbyllura janë pytje kur respodenti është i kufizuar në përgjigjje.

88. Prcesi i ndërtimit të pytësorit ?

- Përcaktohet informacioni i kërkuar

- Pëecaktohet lloji i pytësorit dhe forma e komunikimit me të anketuarin

- Përcaktohet pë rmbajtja e secilës pytje

- Përcaktohet forma e pytjes dhe përgjigjjes

- Formulimi i pytjeve – Kuptimi dhe parimet

- Përcaktohet renditja e pytjeve

- Përcaktohet pamja e jashtë me e pytësorit

- Shqyrtimi dhe përmirësimi i pytësorit dhe

- Testim piloti

89. Përcaktimi i përmbajtejes së secilës pyetje ?

- Sa është e nevojshme pytja

- A është e mundër në vend të një pytje të bëhen më shum pytje

- A do të mund i anketuari të përgjigjet në pytjet e parashturara dhe

- A dëshiron i anketuari të përgjigjet

90. Përcaktimi i formës së pytjes dhe përgjigjjes ?

- Pytje të mbyllura

- Pytje të hapura

- Pytje të përziera

- Pytje me dy përgjigjje dhe

- Pytje me shum përgjigjje

91. Qka është teknika e hinkës ?

- Kur shtrimi i pytjeve fillon me pëmbajtje të zgjeruar dhe pastaj orjentohemi në fusha të ngushta dhe

pytje detaje, ky parim i shtrimit të pytjeve njihet si teknika e hinkës.

92. A ka rëndësi pamja e jashtëme e pytësorit ?

- Pamja e jashtë me e pytësorit ka rëndësi mjaftë të madhe për suksesin e pytësorit, sikurse gjdo

produkt me ambalazh të mirë që përjetohet më mirë se sa ai me ambalazh të keq.

93. Qka është testim piloti ?

- Testim piloti është test i pregaditur që e promovojmë në njësi të vogë, të atyre anketuesëve të

ciliët kemi menduar ti anketojmë .

94. Qka kuptojmë me shprehjen puna në teren ?

- Me shprehjen puna në teren sipas terminologjisë kërkimore kupëtojmë mbledhjen e të dhënave

primare jasht ndërrmarrjes, pra në teren për dallim nga shprehja kërkimet në tavolinë të cilat i

përdorim për mbledhjen e të dhënave sekondare, pra të dhënat Brenda ndërrmarrjes.

95. Subjektet në metodën e anketimit ?

- Meqë metoda e anketimit është forma më e shpesht e mbledhjes së të dhënave ne kë të metodë

marrin pjes disa subjekte :

- Anketuesi

- I anketuari ( Respodenti )

- Mbikqyersi ( Kontrollori )

96. Si bëhet përzgjedhja e anketuesë-ve ?

- Anketuesi duhet përzgjedhur nga radhët e atyre personave të cilët janë në gjendje të punojnë në

kushte që i diktonë natyra e punës së anketimit. Personat që më së shumti angazhohen janë

studentat dhe të tjerë . Ata para së gjithash duhet të ken këto aftësi : Shëndet të mirë dhe kondicion

fizik, komunikues të mirë , pamje të mirë , arsimim, provojë etj.

97. Sa pjesë marrës i kemi në projektet kërkimore ?

- Kryeshishtë i kemi dy pjsëmarrës anketuesi dhe të anketuarin, si pjesë marrës të tërthortë

mbikqyersin e punës në teren. Raportet ndërmjet tyre kanë rëndësi në suksesin e mbledhjes së të

dhënave, raporti ndërmjet tyre duhet të karakterizohet me bashkpunim dhe dhënje të raportit për

punën e bër.

98. Cilat janë rregullat themelore për kryerjen e anketimit ?

- Sigurimi i pytësorit

- Trajnimet-Aftësimet

- Ndihma e mbikqyersit

- Nuk duhet ti anketojmë shokët ose të njohurit

- Zbatimi i procedurave dhe udhëzimeve nga studimi

- Përfundimi i detyrës në kohë

- Efiqienca në punë

- Shpejtësia dhe cilësia

- Hetimi i qartësisë së përgjigjjes

99. Situata në të cilën zhvillohet anketimi ?

- Anketimi që kryen anketuesi është me rëndësi të madhe për kërkimin, mirpo që të jetë mostra

representative është me rëndësi që anketimi të bëhet sipas planit të mostrës, që ndikojnë edhe disa

faktorë :

- Faktori kohë

- Faktori vend-hapësirë

- Respodenti i kualifikuar

- Kundërshtimi shum i zën

100. Situata në të cilën gjendet anketuesi ?

- Praktika tregon se respodenti duhet të anketohet i vetëm sepse prania e personave të tjerë ndikon në

përgjigjjen e respodentit.

- Anketuesi i kualifikuar

- Pytja e pytjes

- Nuk duhet ta udhëheqim në përgjigjje respodentin

- Nuk duhet të jemi negative

- Regjistrimi i pytjeve origjinale

101. Qka përfshijnë udhëzimet për punë anketuese ?

- Përfshijnë disa qështje të cilat janë :

- Si të bëhet kontakti i parë më të anketuarin

- Si të parashtohen pytjet

- Si të nxitet i anketuari në dhënjen e përgjigjeve

- Si të shënohen përgjigjjet dhe

- Si të përfundon biseda

102. Gabimet në mbledhjen e të dhënave ?

- Saktësia e të dhënave që sigurohet në projektin hulumtues varet nga disa aktivitete të ndërvaruara:

- Duhet të jen të artikuluara qëllimet kërkimore

- Duhet të jet bër dizajnimi i saktë

- Teknikat e sakta të mostrimit

- Të dhënat duhet të jen të mbledhura mirë dhe

- Të dhënat duhet të analzihonet saktësishtë

103. Cilat janë fazat e përpunimit të të dhënave ?

- Kontrollimi logjik

- Kodimi i të dhënave dhe

- Tabelimi i të dhënave

104. Qka kupëtojmë me kontroll logjik ?

- Me kontrollë logjike nenkupëtojmë procesin e vërtetimit të tërsisë , konsekuencës dhe lexueshmërisë

së të dhënave si dhe përgaditjen e tyre për kodim dhe bartje në memorjen e kompjuterit. Kontrolli më

i mirë logjik është të bëhet në teren kur menjëher pas anketimit ose vrojtimit kontrollori e kryen

kontrollen.

105. Qka është kodimi i të dhënave ?

- Kodimi është procedur e bashkangjitjes së numrave ose shkronjave të dhënave të ndryshme. Kodimi

të dhënat e mbledhura i shëndrron në simbole në numra të rëndomtë në mënyrë që të tabelohen

dhe të numrohen. Kodimi është i domsdoshëm nëse dëshirojmë të dhënat ti plotësojmë në

kompjuter, pra në këtë rast duhet që gjdo kategorie ti jepët shifër e veqant, Numer, shkronjë ose

ndonjë shenjë .

106. Qfarë rregulla duhet të respektohen gjatë kodimit ?

- Duhet të respektohen dy rregulla kryesore të tij :

- Tërsinë e kodimit ku duhet të parashihen të gjitha përgjigjet e mundëshme

- Eliminimi reciprok dhe pavarësia. Pra d.m.th përgjigjjet duhet të jen të koduara ashtu që të mos

egzistojë dilema se me cilin kod të shënohet pergjigjja.

107. Tabelimi i të dhënave ?

- Hulumtuesit pasi e bëjnë kontrollen logjike të të dhënave dhe kodimin sigurojnë impute –

informacione bruto që rezultojnë në informacione të tabeluara për përgjigje në pytjet kërkimore. Me

këtë imput hulumtuesi saktësishtë i përshkruan rezultatet e projektit.

108. Qka përfshinë tabelimi i thejshtë dhe i përbërë ?

- Tabelimi i thjeshtë përfshin llogaritjen e një ndryshoreje

- Tabelimi i përbërë përfshin dy ose më shum ndryshore të cilat merren në shqyrtim njëkohësisht.

109. Qka është dhe qka kupëtojmë me analizn e të dhënave ?

- Analiza e të dhënave është baz për të gjitha përpunimet statistikore dhe bëhet sipas llojit të të

dhënave dhe sipas nevojës nga ana e hulumtuesëve në biznes. Me analiz të të dhënave kuptojmë

rregulimin e të dhënave të llogaritura prei të cilave nxjerrim kuptim të caktuar.

110. Qka përfshin analiza statistikore e të dhënave ?

- Përfshin metoda të ndryshme të anaizës duke nga filluar nga :

- Analiza përshkruese, përkatësisht statistika përshkruse dhe analitike

- Testimi i hipotezave pë rmes analizës me një ndryshore, Analizës me dy ndryshore, ndervarëshmëris,

A. me disa ndryshore të lidhura me analizën me shum ndryshore të pavarura.

111.Qka quajmë statistik ?

- Statistika është shkenc e grubullimit, organizimit, prezantimit, analizimit dhe interpretimit të dhënave

të dukurive masive variabile.

112. Qka studion statistika ?

- Studion se si mblidhen të dhënat, përpunohen, paraqiten, analizohen dhe interpretohen këto të

dhëna.

113. Cilat janë elementet e analizës statistikore ?

- Popullimi/tërsia e përgjithëshme ose dukuria masive : Varësisht nga qëllimi i hulumtimit, tërsia e

përgjithëshme mund të përbëhet nga njerëzit, kafshët, ngjarjet, objektet dhe sendet.

- Mostra : Mostra është porcion ose pjesë e popullimit me interes për mes së cilës merret vendimi

bëhet vlersimi, parashikimi ose përgjithësimi rreth popullimit.

- Njësia statistikore ( individi ) : Paraqet elementet individuale prei të cilave përbëhet tërsia e

përgjithëshme ose dukuria masive të cilat kanë karakter variablie.

- Të dhënat statistikore : Paraqesin qdo veti të veqant për secilin dhe të përbashkët për të gjitha njësit

statistikore.

114. Qka është populacioni ?

- Është mbledhja e të gjithë individëve të mundëshëm, objektiveve dhe njësive të tjera me interes ose

sasia e difirencuar në mënyrë cilësore.

115. Pse përdoret mostra ?

- Pamundësia fizike për të kontaktuar me të gjitha njësit e popullimit

- Shpenzimet e studimit të të gjitha njësive të popullimit

- Rezultatet e mostrës zakonisht janë adekuate

- Kontaktimi i të gjitha njësive do të marrë shum kohë

- Natyra shkatrruese e disa provave

116. Të dhënat dhe kuptimet themelore ?

- Elementet : Njësit për të cilat grumbullohen të dhënat ( për shtete, familje, punëtor )

- Variabla : Karakteristik e përbashkët e elementeve për të cilat jemi të interesuar ( Gjinia, edukimi.. )

- Vrojtimi : Bashkësia e matjeve për një element quhet vrojtim.

117. Cilat janë llojet e variablave ?

- Variabla kualitative ose atributive : Karakteristikat e variablave që studiohen janë jo numerike dhe

mund të jenë nominale dhe rendore. P.sh Gjinia, perkatësia etnike, vendi i lindjes etj.

- Variabla kuantitative ( Sasiore/numerike ) : Variablat mund të raportohen në mënyrë numerike dhe

mund të jen në intervale dhe proporcionale. P.sh Nr i anëtarëve të familjes, mosha e tyre, pasha etj.

118. Në sa kategori ndahen variablat kuantitative ?

Ndahen në dy kategori kryesore :

- Diskrete – të ndërprera dhe mundë të marrin vetëm disa vlera të caktuara dhe gjithmon ka

ndërprerje në mes te vlerave. P.sh Nr i fëmijëve, Banseave etj.

- Vazhdueshme – Kontinuele : Mund të marrin qfardo vlere Brenda një rangu të caktuar. P.sh Koha e

kaluar duke studiuar, pasha, gjatësia etj.

119. Cilat janë nivelet e matjes së statistikave ?

- Niveli nominal i të dhënave ( të parënditëshme ) : Matjet bëhen sipas kategorive apo emrave që ne i

japim. P.sh Feja, Ngjyra etj.

- Niveli ordinar i të dhënave ( të renditëshme ) : Statistikat renditen sipas vlerës së tyre nga më e ulta

tek më e larta.

- Niveli interval i të dhënave : Vlera e intervalëve në mes të kategorive është e njejtë kudo në zingjirin

e kategorive. 0 në këtë nivel të matjes nuk e ka vlerën e 0 apsolute

- Niveli proporcional i të dhënave : I posedon të gjitha përparësit e tri niveleve të para, por këtu vlera e

0 është e barabart me 0 apsolute.

120. Nëndarjet e statistikës ?

- Statistika analitike ( inferenciale) : Statistika representative – testojnë ndryshueshmërinë

domethënëse në mes te grupeve dhe lidhëshmërit domethanë se midis variablave të të njejtit grup.

- Statistika përshkruese ( Deskriptive ) : Përshkruajn karakteristikat e mostrës

121. Vlera mesatare ?

- Shpesh përdoret si vlera reprezentuese

- Përdoret si vlerë mbi individualen

- Është vlerë e përgjithësuar

- Paraqet një emrues të të gjitha vlerave individuale edhe pse ato mund të ndryshojnë nga ajo

- Ajo mund të llogaritet vetëm atëher kur të është bër klasifikimi dhe grupimi i vlerave në seri

122. Mediana ose vlera qëndrore ?

- Ka pozit qëndrore në seri dhe e ndan serin në dy pjes të barabarta. Mediana i përgjigjet më së

tepërmi shkallës respektivisht vlerave ordinale. P.sh Në se kemi një seri me vlera të renditura sipas

vlerës së tyre ( nga më e vogla deri tek më e madhja ) atëher mediana është vlera që gjendet në

mesin e seris.

123. Modusi ( Mode ) ?

- Është vlera e cila më së shpeshti paraqitet në seri. Rreth modusit grumbullohen më së shumti vlerat

e serisë .

124. Kuartiliteti dhe Deciliteti ?

- Nëse në shpërndarje dëshirojmë që përveq medianës të gjejmë edhe vlera tjera që i përfaqësojnë

pjesët të ndryshme të shpërndarjes atëher serin e ndajmë në :

- Katër pjes të barabarta ( Kuartilitet )

- Dhjetë pjes të barabarta ( Decilitet )

125. Qka paraqet varianca ?

- Varianca paraqet shumën e ndryshimeve në katëror të vlerave origjinale dhe mesatarës aritmetike të

tyre, pjestuar me numrin e njësive të seris minus 1. Varianca shënohet me sigma të vogel ne katërorë.

126. Qka është deviacioni standard ?

- Është një masë apsolute e dispresionit ( ndrysheshmëris ) të vlerave në shpërndarjen e frekuencës.

127. Pse përdoret dhe si fitohet koeficienti i variancës ?

- Përdoret për krahasimin e vlerave të dispresionit të serive të ndryshme.

- Fitohet duke pjestuar vlerën e deviacionit standard me mesatarën aritmetike dhe produktin e

shumëzojmë me 100 që ta nxjerrim përqindjen e variacionit të deviacionit standard ndaj mesatarës

aritmetike dhe sa më e madhe vlera e koeficientit të variacionit aq më e madhe është dispresioni i

vlerave në seri dhe anasjelltas.

128. Qka paraqet mesatarja aritmetikore ?

- Paraqet vlerën e mesme të variablës numerike.

129. Cilat janë karakteristikat e mesatarës aritmetikore ?

- Përllogaritet në qdo varg numerik

- Për llogaritje përdoren të gjitha të dhënat e vargut numerik

- Vargu numerik mund të ketë vetëm një mesatare aritmetikore

- Gjithëmon gjendet ndërmjet vlerës më të ulët dhe më të lart të vargut

130. Mesatarja gjeometrike ?

- Definohet si rrënja N e produkit të vlerave numerike të variablës X dhe shënohet me G.

131. Qka paraqet mesatarja harmonike ?

- Paraqet vlerën reciproke të mesatarës aritmetike. Ka kupëtim të përllogaritet vetëm për dukurit, vlera

e të cilave është më e madhe se 0. Kjo përdoert si vlerë mesatare e të dhënave të prezantuara.

132. Cilat janë programet që më së shumti përdoren për zgj e problemeve statistikore ?

- EXCEL, SPSS ( Statistical package for social science ), SAS ( Statistical anlysis system ), MINITAB,

STATGRAPHICS, STATISTICA.

133. Cilat janë karakteristikat e mod-it ?

- Përllogaritet për qdo varg statistikorë

- Gjdo varg i të dhënave statistikore duhet të ketë një mod, mirpo nëse të gjitha vlerat e të dhënave

statistikore janë të ndryshme, vargu nuk ka mod.

- Një varg statistikor mund të ketë një ose më shum mod, në këto raste bëhet fjal për shpërndarjen

multimodale. - Te vargjet numerike mod gjendet ndërmjet vlerës më të lartë dhe më ulët.

134. Qka është hipoteza në teorinë e hulumtimit dhe në statistik ?

- Në teorinë e hulumtimit është një e vërtet e pa vërtetuar apo një supozim që lidhet me natyrën e

problemit.

- Në statistik është një ide, supozim ose teori e lidhur me karakteristikën e një ose më shum

ndryshoreve në një ose më shum popullime.

135. Qka është testimi i hipotezave ?

- Është procedurë statistikore që përfshin formulimin e hipotezës dhe përdorimin e të dhënave nga

mostra për të vendosur për vlerën e hipotezës. Qëllimi i testimit të hipotezës është vërtetimi se cila

nga hipotezat kërkimore është e sakt.

136. Qka përfshin testimi i hipotezave ?

Përfshinë disa veprime me rëndësi :

- Përkufizimi i hipotezave nule dhe alternative

- Zgjedhja e nivelit të sinjifikancës –përcaktimi i rajonit të mohimit ose pohimit

- Zgjedhja e testit statistikor dhe llogaritja e vlerës P

- Bërja e vendimit statistikorë me pëerdorimin e vlerës së P-së

- Përfundimin e hulumtimit

137. Përkufizimi i hipotezës nule dhe alternative ?

- Hipotezat statistikore zakonisht paraqiten në formën nule ( zero ) dhe në formën alternative.

- Hipoteza nule është qëndrim që lidhet me gjendjen e padryshuar. Kjo përherë është hipotezë që

testohet.

- Hipoteza alternative është e kundërt me H. Nule dhe këtu pritet një ndryshim ose efekt, pranimi i

H.Alternative na qonë në ndryshimin e mendimit ose veprimit.

138. Cilat janë dy tipe të gabimit gjatë përdorimit të mostrës ?

- Tipi 1 është kur e mohojmë hipotezen e vërtet, pra kur refuzohet h.nule dhe pranohet h.alternative,

pra kur h.nule është e vërtet.

- Tipi 2 është kur e pranojmë hipotezën e gabuar, pra kur pranohet h.nule e cila është hipotez e

gabuar.

139. Zgjedhja e nivelit të sinjifikancës ( alfa ) ?

- Përcakton rajonin e mohimit ose pohimit. Niveli i sinjifikancës duhet të caktohet përpara se ti

mbledhim të dhënat. Niveli më i rëndomët është 0.05 që d.m.th shqyrëtimi i dukurisë do të jet deri

95% si dhe 0.01-99%.

140. Përpilimi dhe prezantimi i raportit hulumtues ?

- Kjo është faza e fundit në procesin e hulumtimit në biznes dhe rëndësia e kësaj faze është e madhe

sepse puna në procesin e hulumtimit përfundohet me përpilimin e raportit hulumtues dhe prezantimin

e tij. Raporti hulumtues është paraqitja me gojë ose me shkrim që deklarohet me qëllim të

komunikimt të rezultatëve kërkimore, rekomandimeve strategjike dhe përfundimet tjera të

menaxhmentit ose audiencës tjetër.

141. Cili është qëllimi i raporit kërkimor ?

- Qëllimi i këtij raporti është komunikimi i rezultatëve, përfundimeve dhe porosive të projekteve

kërkimore.

142. Si duhet të përpilohet raporti ?

- Raporti duhet të përpilohet në atë mënyrë dhe nivel që të mundë të kuptojmë edhe ata

shfrytëzues të cilët nuk janë kërkues profesional dhe nuk e kuptojnë gjuhën e statistikës. Prandaj

raporti duhet të jet gjithpërfshirës duhet të tregoi bazën teorike, në baz të të cilës është kryer

hulumtimi, ndërsa në fund me fjalorin e biznismenit të shpjegohen rezultatet në formën e kuptueshme

për të gjithë ata që do të shërbehen me raportin.

143. Cilat janë kërkesat që duhet ti plotësoj qdo matrijal i shkruar ?

- Tërsia

- Saktësia

- Qartësia dhe - Përmbledhësia

144. Prezantimi i raportit kërkimor ?

- Prezantimi i raportit me gojë është menyra për ti paraqitur rezultatet e arrituara, përfundimet dhe

porositë gjatë kërkimit në projektin hulumtues. Qëllimi i prezantimit me gojë është që ti theksojë

gjetjet më të rëndësishme të projektit dhe ti ofrojë mundësi shfrytëzuesit të rezultatëve për ti

qartësuar gjërat e paqarta me anë të parashtrimit të pytjeve.

145. Prezantimi i të dhënave statistikore ?

- Për prezantim të të dhënave statistikore përdoren dy metoda të cilat janë : Tabelat dhe Grafiket.

Këto metoda përdoren shum në raportet kërkimore. Lloji i të dhënave ose dëshira e hulumtuesëve

ndikojn që të vendosin dhe që të përcaktojnë se qfar metodash të përdoren.

146. Qka janë tabelat statistikore ?

- Tabelat statistikore janë metoda të prezantimit dhe rregullimit të të dhënave të cilat janë mbledhur

lidhur me qështjet që jane shqyrëtuar.

147. Qfar rëndësie kan grafitet ?

- Grafitet ose fotografitë kan rëndësi të madhe dhe këtë e ilustrojmë me thënjen : Fotografia është

më e vlefshme se sa një mij fjalë .

- Paraqitja rrethore e diagrameve është grafik i dobishëm në hulumtim.

- Histogramet janë të dobishëm për paraqitjen e dallimeve ndërmjet grupeve

- Grafiket me vij përdoren për të paraqitur marëdhënjen e një ndryshorëje me tjetrën.

148. Qka është SPSS ?

- Është një paket softverike e cila përdoret për analiza statistikore. E prodhuar nga kompania SPSS INC..

e cila u përvetësua nga IBM në vitin 2009, verzionet e tanishme (2014) janë emëruara zyrtarisht si IBM

SPSS Statistics. Produktet shoqëruese nga e njejta familje janë përdorur për studime të ndryshme nga

autor të ndryshëm dhe disa prej tyre janë : IBM SPSS Data Collection, data mining ( IBM SPSS Modeler )

Text Analytics etj. Ky program ishte i destinuar që ti shërbej hulumtimeve kryesisht nga fusha sociale

por ai tash përdoret në shumë fusha të tjera siq janë : Shkencat shëndetësore, biologjia, marketing,

për hulumtime në biznes etj.

149. Cilat analiza statistikore përdoren ne SPPS ?

- Statistika përshkruese : Tabelat e kontinigjencës, frekuencat, statistikat përshkruse descriptive etj.

- Statistika bivariate ( me dy variabla ) : t-testet, anova, korrelacioni ( bivariate, i pjesëshëm, me

distance), testet jo parametrike.

- Parashikimi për rezultatet numerike : Regresioni linear, logjik, logaritmik etj.

- Parashikimi për identifikimin e gr : Analiza e faktorëve, analiza e cluster-it ( dy hapshe, K-means,

hierarkike), diskriminanta.

150. Qka përmban shiriti i menysë së SPSS ?

- FILE, EDIT, VIEW , DATA, TRANSFORM, WINDOW , HELP

151. Ku vendos kufizime SPSS ?

- SPSS vendos kufizime në strukturën e mbrendëshme të file, në llojet e të dhënave, në përpunimin e

të dhënave dhe në fajjlat që bëhen bashk, të cilat së bashku në mënyr të konsiderueshme lehtësojnë

programimin.

152. Qfar strukture kan bashkësit e të dhënave në SPSS ?

- Kanë një struktur tabelore dy dimensionale, ku rreshtat zakonisht përfaqësojnë rastet ( Si të

individëve apo familjeve ) dhe shtyllat përfaqësojnë matjet ( të tilla si mosha, gjinia ose të ardhurat

familjare )

153. Sa lloje të të dhënave janë të definuara ?

- Vetëm dy lloje të të dhënave janë të definuara : numerike dhe tekstuale.

154. Si ndodh përpunimi i të dhënave

- I gjithë përpunimi i të dhënave ndodh në mënyr sekuenciale rast pas rasti brenda fajllit. Fajllat mund

të krahasohen një me një dhe një me shumë por jo shumë me shumë .

155. Sa dritare i ka GUI ( Graphical user interface ) i SPSS ?

I ka dy dritare :

- Data view : Kjo shihet si një tabelë me shum kolona e rreshta por ndryshe nga programet e ngjashme

spreadsheet që kan pamje të njejt në celulat e kësaj pakete softverike nuk mund të shkruhen formula

e funksione por vetëm numra dhe karaktere.

- Variable view : Përfaqëson fjalorin e të dhënave ku qdo rresht paraqet një variabël dhe tregon emrin

e variablës, etiketën e variablës, gjerësin e printimit, llojin e matjes.

156. Bërja e analizave në SPSS ?

- Shumica e analziave të cilat i nevoiten një hulumtuesi janë në opcionin ANALYZE ku kemi këto

nenopcione : RAPORTS, DISCRIPTIVES STATISTICS, TABELS, COMPARE MEANS, GENERAL LINEAR, MODEL,

CORRELATIONS, FORCASTING, LOGLINEAR, REGRESSION ETJ.

157. Si krijohet një table e frekuencave ?

- Analyze > Descriptive statistics > Frequencies, pastaj zgj variablat të cilat dëshirojmë ti analizojmë dhe

të kryejm statistikat.

158. Si bëhet paraqitja grafike në SPSS ?

- Graphs > Chart builder, tek gallery zgj llojin e grafikut që duam ta kemi, pastaj zgj variablat apo

variablën varësisht nga lloji i grafikut që e kemi zgj, në fund rregullojmë grafikun me elemente të

ndryshme e veti përkatëse që gjenden në tabelë : Basic elemtens , grups/point id dhe titles/foototes.

159. Leximi i fajllave të të dhënave në SPSS ?

-Fajllat e të dhënave të SPSS kanë ekstensionin sav. Për të hapur një fajll të till ndjekim procedurën :

FILE > OPEN > DATA, në fund caktojmë lokacionin e fajllit përmes shfletimit nga dritarja e cila hapet dhe

kilikojmë OK, pas klikimit ok pamja e të dhënave ( Data view ) në SPSS popullohet me të dhëna të

cilat ishin të ruajtura në atë fajll.

160. Cilat veti i shohim tek dritarja Variable vieë ?

- NAME, TYPE, WIDTH, DECIMALS, LABEL, VALUES, MISSING, COLUMNS, ALIGN, MEASURE DHE ROLE.

161.Qfar vlera të munguara kemi në SPSS ?

- System missing ( Mungesat nga sistemi )

- User Defined ( Mungesa të përcaktuara nga përdoruesi )

162. Analiza dhe editimi i të dhënave nga burime të shumëfishta ?

- Që nga verizioni 14.0 e këtej i SPSS-it na mundësohet të hapim burime të shumëfishta të të dhënave

në të njejtën kohë , duke bërë më të lehtë :

- Kalimin para dhe prapa ndërmjet burimeve të të dhënave

- Të krahasojmë përmbajtejn e burimeve të ndryshme të të dhënave

- Të kompjomë dhe të ngjeshim të dhëna midis burimeve të të dhënave

- Të krijojmë nënbashkësi të rasteve dhe variablave për studim të mëtejm.

163. Si paraqiten të dhënat në histogram ?

- Analyze > Discriptive Statistics > Frequencies dhe pastaj klikojm në butonin Charts ku selektojmë

Histograms dhe With normal curve ( Lakoren e shpërndarjes nornale )

STUDENTI : FIDAN HALLITI

164. Si bëhet testimi i hipotezave në SPSS ?

- Testimi i hipotezave në SPSS bëhet nga menu duke zgj opcionin Analyze > Compare Means. Ku mund

të zgj testimin e hipotezave për një mostër ( ONE SAMPLE T TEST ), Për mostra të varuara ( PARIED

SAMPLE T TEST ), Për mostra të pavarura ( INDEPENDENT SAMPLE T TEST ), Anovën një dimensionale (

ONE WAY ANOVA ) Etj.

165. Si bëhet hapja e snintaksës ?

- FILE > NEW > SYNTAX, e cila mund të editohet dhe të korigjohet e ndryshohet edhe më vonë për

përdorim të poseduesit.

166. Si krijohen variablat e reja ?

- Transform > Compute Variable.

167. Si bëhet rikodimi i variablave ?

- Nëse gjatë punës e kemi të nevojshme të rikodojmë variablat, atëher atë mund ta bëjmë ose në një

variabël të re me anë të opcionit Recode into defferent variables.

168. Përzgjedhja e rasteve në SPSS ?

- Nëse gjatë punës na intereson që të marrim opinionin e vetëm njërës gjini lidhur me ndonjë qështje

të caktuar, këtë e realizojmë duke i dhën komandën Select Case nga Data, Ku pastaj hapet një dritare

e re në të cilën caktojmë kushtet dhe në këtë mënyrë SPSS nuk i merr parasysh të dhënat që nuk na

interesojnë gjat hulumtimit.

PR.VEHBI RAMAJ STUDENTI : FIDAN HALITI