Punimi i disertacionit me temë - doktoratura.unitir.edu.al · ngarkuara mbi të, kjo kategori...

287
REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE DEPARTAMENTI I GAZETARISE DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: +355 4 369 987/ www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Punimi i disertacionit me temë: STATUSI I GAZETARIT SHQIPTAR NË VITET 1945-1990 Në kërkim të gradës shkencore: “Doktor i shkencavenë Shkenca të Komunikimit dhe Informimit Doktorante: Udhëheqës shkencor: Ardita (Hysa) Reçi Prof. as. dr. Mark MARKU Tiranë, Maj 2015

Transcript of Punimi i disertacionit me temë - doktoratura.unitir.edu.al · ngarkuara mbi të, kjo kategori...

REPUBLIKA E SHQIPERISE

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE

DEPARTAMENTI I GAZETARISE DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: +355 4 369 987/ www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Punimi i disertacionit me temë:

STATUSI I GAZETARIT SHQIPTAR NË VITET 1945-1990

Në kërkim të gradës shkencore: “Doktor i shkencave”

në Shkenca të Komunikimit dhe Informimit

Doktorante: Udhëheqës shkencor:

Ardita (Hysa) Reçi Prof. as. dr. Mark MARKU

Tiranë, Maj 2015

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

2

Përmbajtja

Parathënie......................................................................................................................fq.

Hyrje................................................................................................................................fq.

Objekti i studimit.............................................................................................................fq.

Qëllimi i studimit............................................................................................................fq.

Synimet e kësaj doktorature..........................................................................................fq.

Metodologjia e përdorur................................................................................................fq.

Hipoteza e kërkimit shkencor........................................................................................fq.

Kreu i parë

I. TRAJTIME TEORIKE

1.1. Totalitarizmi, mediat dhe modeli komunist...........................................................fq.

1.2. Studime shqiptare mbi totalitarizmin....................................................................fq.

1.3. Shtypi leninist. Teoritë e medias komuniste. Ide, teza, norma të gazetarisë.........fq.

1.4. Propaganda dhe format e shfaqjes së saj...............................................................fq.

1.5. Mediat si sistem i orkestrimit të propagandës.......................................................fq.

1.6. Ndryshimet rrënjësore të konsideratave mbi gazetarinë dhe gazetarët mes

teoricienëve të Lindjes dhe të Perëndimit..........................................................fq.

Kreu i dytë

II. SISTEMI MEDIATIK KOMUNIST SHQIPTAR, NJË SISTEM I FUQISHËM

PROPAGANDE

2.1. Origjinat dhe ecuria e shtypit komunist në Shqipëri..............................................fq.

2.2 Tezat enveriste mbi shtypin....................................................................................fq.

2.3 Tiparet e përgjithshme dhe misioni i mediave në sistemin parti-shtet...................fq.

a) Organizimi i shpërndarjes dhe leximeve kolektive të shtypit................................fq.

b) Libri........................................................................................................................fq.

c) Radioja....................................................................................................................fq.

d) Kinemaja................................................................................................................fq.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

3

e) Televizioni.............................................................................................................fq.

f) ATSH dhe fotografia..............................................................................................fq.

2.4. Mediat si forma të kontrollit të shoqërisë..............................................................fq.

2.5. Struktura e sistemit mediatik propagandistik.........................................................fq.

2.6. Karakteristikat e sistemit mediatik të periudhës komuniste...................................fq.

2.7. Studime shqiptare mbi gazetarinë e viteve ‘45-‘90...............................................fq.

Kreu i tretë

III. PËRCAKTIME MBI STATUSIN E GAZETARIT

3.1. Arsyetime konceptuale mbi statusin e gazetarit dhe përkufizime profesionale.......fq.

3.2. Gazetarët si pjesë të strukturave socio-kulturore....................................................fq.

3.3. Gazetarët nën ndikimet e strukturave organizative të mediave ku punojnë............fq.

3.4. Ndikimet e natyrës ekonomike mbi gazetarët.........................................................fq.

3.5. Ndikimet e politikës mbi gazetarët..........................................................................fq.

Kreu i katërt.

IV. ORGANIZIMI I BRENDSHËM DHE KONTROLLI I MEDIAVE

4.1. Organizimi i punës në redaksitë e mediave..............................................................fq.

4.2. Varësia brenda redaksive......................................................................................fq.

4.3. Varësia nga hierarkia e sistemit politik shtetëror.....................................................fq.

4.4. Varësia nga organizimi në Bashkimin e Gazetarëve të Shqipërisë..........................fq.

4.5. Kontrolli i jashtëm....................................................................................................fq.

4.6. Drejtimi i centralizuar i shtypit.................................................................................fq.

4.7. Letrat në redaksi si formë censure...........................................................................fq.

4.8. Etika, kod partiak.....................................................................................................fq.

4.9. Informimi, desinformimi dhe format e manipulimit të informacionit......................fq.

4.10. Larmi formash të pasqyrimit. Zhanret e lëvruara....................................................fq.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

4

Kreu i pestë

V. STATUSI SOCIO-POLITIK E PROFESIONAL I GAZETARIT NË MEDIAT

TOTALITARE

5.1. Formimi profesional i gazetarit shqiptar...................................................................fq.

a) Politika e arsimimit në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe në disa shtete

lindore.....................................................................................................................fq.

b) Përgatitja me kurse kualifikimi brenda vendit (1962 – 1966)................................fq.

c) Krijimi i Katedrës. Departmenti i Gazetarisë pranë Fakultetit të Shkencave

Juridike dhe Filologjike (1967-1990)...................................................................fq.

d) Vitet ’70-’80. Gazetarët ishin tërësisht me arsim të lartë......................................fq.

e) Prurje nga Lëvizja e Korrespondentëve Vullnetarë...............................................fq.

f) Prurje edhe nga klasa punëtore..............................................................................fq.

5.2. Formimi kulturor......................................................................................................fq.

5.3. Revista “Tribuna e Gazetarit”, përçuese e vijës parti-shtet në gazetarinë e kohës...fq.

5.4. Statusi profesional.....................................................................................................fq.

5.5. Statusi juridik gazetarit dhe të drejtat dhe detyrimet kolektive si pjesëtar i Bashkimit

të Gazetarëve të Shqipërisë......................................................................fq.

5.6. Statusi Politik. Orientimi i Partisë sipas konceptit “ Arkitekt i mendimit revolucionar

të masave”.................................................................................................................fq.

5.7. Statusi Social. Shtresë kryesisht e fshatarëve në proces arsimimi, por edhe

intelektualë qytetarë..................................................................................................fq.

5.8. Statusi ekonomik......................................................................................................fq.

VI. PËRFUNDIME......................................................................................................fq.

VII. SHTOJCA..............................................................................................................fq.

VIII. BIBLIOGRAFIA...................................................................................................fq.

- Literaturë teorike.

- Literaturë e konsultuar.

- Revista.

- Periodikë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

5

PARATHËNIE

Ky punim doktorature i paraqitet Deparatamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në

Universitetin e Tiranës, pas një kohe të gjatë kërkimi shkencor mbi gazetarinë e

periudhës komuniste në Shqipëri. Studimi i një literature relativisht të gjërë teorike dhe i

materialeve të tjera mbështetëse, më ndihmuan të shoh më qartë objektin dhe kohën e

këtij studimi. Është një punim me vështrim e reflekime kritike për periudhën e komunizmit

shqiptar e parë përmes statusit që gëzonin gazetarët në atë kohë. Nëpërmjet kësaj

doktorate evidentohen aspekte të veprimtarive profesionale, sociale, politike, ekonomike,

juridike e shoqërore të gazetarëve shqiptarë duke e vendosur staturën e tyre

shumëplanëshe në sfondin teoriko-politik të kohës. Edhe pse është një studim me

karakter historik për të kaluarën (jo shumë të largët) të gazetarisë shqiptare, mendojmë

se ka vlera edhe në kohët e sotme, jo vetëm në aspektin krahasues, por edhe për të

kuptuar prirjet e herëpashershme të sistemit mediatik të vendit, i cili, shpesh vuan nga

remenishenca të praktikave të së shkuarës. Studiues të ndryshëm thonë se, edhe pas

ndërrimit të sistemeve, gazetaria shqipare vazhdoi ta pasqyronte realitetin nëpërmjet

publikimit të informacioneve të porositura, mbajtjes së qëndrimeve dukshëm

manipulative, paraqitjes së jetës në vetëm dy kahje të kundërta “e bardhë apo e zezë”,

tjetërsimit të të vërtetave për të krijuar një përfytyrim të ndyshëm të realitetit, përdorimit

të trukut të heshtjes, retushimit të fotografive apo montimit manipulues të figurës

televizive 1. Të tilla praktika ose “zakone profesionale”, ndikojnë edhe pozicionin që

marrin gazetarët brenda shoqërisë ku e ushtrojnë gazetarinë, brenda rrethit të tyre

profesional, por edhe në raport me mekanizmat shtetërore e shtetbërëse që ndikojnë

dukshëm në statusin e tyre.

Në mirëkuptimin e këtyre koncepteve dhe praktikave profesionale në të shkuarën

komuniste, edhe për faktin se mosha ime më distancon disi nga ajo periudhë, por

kryesisht si studiuese e re në këtë fushë, më kanë ndihmuar pa fund e pa kursim

pedagogët e mi të Deparatamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e

Tiranës.

1 Grup autorësh (2000): Gazetaria1-Njohuri të përgjithshme, SHBLU Tiranë, fq. 53.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

6

Mirënjohja më e madhe dhe e pakushtëzuar shkon për profesorët: akademik Prof. Dr.

Artan Fuga, që më udhëzoi pa kursim në çdo moment të ndërtimit të temës, që nga ideja e

deri në realizimin e saj, me shembujt e autorët e duhur që i përshtateshin punimit; Prof.

As. Dr. Mark Marku, udhëheqësi im shkencor, që më udhëzoi pa asnjë rezervë drejt

përfundimit dinjitoz të temës si dhe Prof. As. Dr. Gentiana Skura, Prof. As. Dr. Bashkim

Gjergji, Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, Prof. As. Dr. Aleksandër Dhima, Prof. Dr. Briseida

Mema, dhe gjithë të tjerëve, njëkohësisht kolegë në shkollën doktorale pranë këtij

departamenti.

Falenderoj edhe prof. dr. Hamit Boriçin, që hapi arkivin e tij personal në ndihmë të

realizimit të kësaj teme.

Fjalët janë të varfra për të shprehur falenderime për prindërit e mi dhe tim shoq. Edhe

pse me shumë sakrifica, ime më nuk harronte të më blinte pothuaj të gjithë numrat e

revistave “Yllka”, “Fatosi”, “Pionieri”, etj. dhe librat e rinj që dilnin nëpër vitrina. Ajo

ka ruajtur të gjitha shkrimet e mia në gazeta. Ndërrimi i sistemeve politike më ka gjetur

fëmijë, por kujtoj se si në klasën e tretë apo të katërt fillore, im atë përzgjidhte me kujdes

materiale nga gazeta “Bashkimi” dhe m’i diktonte t’i shkruaja për orën e çuditshme të

“Informacionit politik”. Im shoq, dhe miku më i mirë i imi, më krijoi mundësi të punoj e

qetë dhe i dëgjoi pa u lodhur gjithë detajet e punimit, (pavarësisht se ka një tjetër

profesion).

Falenderime të përjetshme për dy njerëz të dashur që i humba gjatë kohës së realizimit të

kësaj doktorate: Gjyshi Zenelin, që pavarësisht se ku vendosej makina e tij qepëse,

ngjitur me të do të ishte patjetër një pasqyrë e madhe ku reflektohej televizioni. Dhe

Gjyshi Rizanë, që e mbante tek koka e shtratit radion dhe nuk flinte asnjë natë pa dëgjuar

analizat politike të “Zërit të Amerikës” e “Deutche Weille”-s. Ndër kujtimet më të

bukura që ruaj prej të dyve, është dashuria e madhe që më transmetuan për mediat dhe

informimin, si dhe dëshira e pashterrshme për të ditur.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

7

HYRJE

Kjo doktoratë është orientuar në studimin e një grupi specifik profesionistësh në gazetari,

dhe një prej grupeve më aktive intelektuale në shoqëri. Në periudhën e komunizmit

shqiptar, për shkak të llojit të punës, ata shpesh gëzonin konsiderata e trajtime të veçanta,

duke dalluar prej grupeve të tjera profesionale e shoqërore dhe duke mbartur njëkohësisht

edhe përgjegjësi, detyra e trysni të ndryshme nga pjesa tjetër e popullatës. Gazetarët

shqiptarë të asaj kohe (ashtu si kolegët e tyre në të gjithë Bllokun Lindor ku u aplikua

modeli komunist i të bërit gazetari), u bënë ndërmjetës të një publiku që “duhej”

manipuluar, prej një partie-shtet që ngriti dhe shfrytëzoi një kompleks strukturash në

shërbim të propagandimit të ideve të veta. Të vendosur përballë shtetit dhe organeve të

tij, si burimi kryesor i informacionit dhe publikut që duhej bindur me forma të larmishme

propagandistike, gazetarët u përshtatën, në varësi të konteksteve dhe hapësirave ku kishin

mundësi të lëvronin. Shteti totalitar nuk i konsideronte thjesht si informues të publikut,

por u caktonte edhe një sërë detyrash partiake e shtetërore, siç ishte edhe vetë përhapja e

vijës politike të partisë-shtet. E gjendur mes pritshmërive profesionale (dhe të publikut)

për informim dhe pritshmërive politike e shtetërore për realizimin e barrës me detyra të

ngarkuara mbi të, kjo kategori sociale gjendej shpesh e dyzyar në shfaqjet e personalitetit.

Jo rrallë mbi gazetarët ushtroheshin “fushata kërcënimesh” nga nomenklatura, “ruajtësit e

vijës së partisë”. Në të tilla raste, sipas studimeve të akademikut Artan Fuga, gazetarët

shfaqnin nuanca të theksuara konformizmi me nivelet e larta drejtuese dhe bëheshin

kritikues të fuqishëm të pjesës tjetër të popullsisë “me pozitë” më të ulët. Në këtë

përmasë, gazetari ishte nën kontrollin e pushtetit dhe i shërbente atij. Fuga thotë se:

“...duke i kryer krejt mirë të dyja funksionet e tij, si propagandimin, po ashtu edhe

kritikën, në të dyja rastet i shërbente pushtetit të kohës”2. Natyra e dyfishtë e punës, bënte

që njëkohësisht të shërbenin edhe në informimin e publikut, popullit, me kritikat që

botoheshin ndaj kuadrove të vegjël e të mesëm. Duke u bazuar në librin Monolog të

Fugës, mund të përmbledhim se gazetarët shqiptarë gjatë regjimit të shkuar politik,

ruheshin nga anëtarët e nomenklaturës së lartë, prej të cilëve vareshin pothuaj të gjitha

2 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 175.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

8

aspektet e jetës së tyre personale, por edhe u ruheshin zyrtarët e niveleve më të ulta, puna

e të cilëve varej shpesh nga përshtyja që krijonin shkrimet në gazeta.

Këto dhe të tjera aspekte të jetës profesionale të gazetarëve të periudhës komuniste më

kanë tërhequr dhe me kanë ngjallur kuriozitet që prej viteve të shkollimit tim unversitar.

Ushtrimi i gazetarisë në kushte të veçanta historike e shoqërore është një sfidë plus në

morinë e përballjeve që këta profesionistë kalojnë gjatë formimit të karrierës së tyre.

Gjatë përvojës time si gazetare terreni në fillim të viteve 2000, kam patur jo rrallë herë

ndjesinë e një tisi të padukshëm censurues, i cili ndikonte në tematikën e shkrimeve që

redaksitë vlerësonin e përzgjidhnin për botim. Kisha dalë nga bankat e shkollës me

shumë ideale për punën që do bëja, por shpejt e kuptova rëndësinë e ambientit dhe të

frymës së kohës ku ushtrohet ky profesion.

Kjo temë erdhi tek unë edhe si reminishencë e kujtimeve të fëmijërisë, ku gazetat (edhe

pse shpesh me ta mbështillej buka) nuk mungonte në asnjë shtëpi, e ku niveli i njohjes së

informacionit politik të prindërve provokohej në orët e përjavshme që në klasat fillore të

fëmijëve. Por kam hasur vështirësi në kuptimin e nivelit të bindjes që imponohej

nëpëmjet sistemit propagandistik të ngritur në atë periudhë. Distanca kohore me

përfundimin e asaj kohe besoj se ka favorizuar vlerësimin e ftohtë të fakteve dhe

dokumenteve të përdorura në realizimin e punimit, por nga ana tjetër ka vështirësuar

kuptimin e mendësive të kohës. Më dukej e çuditshme se si propaganda përçohej kaq

hapur nëpërmejt mediave dhe askush nuk mund të bënte ndryshe përveçse ta

rishpërndante me mjetet e komunikimit ndërpersonal e masiv.

Të tjera vështirësi lidhen me angazhimet e mia akademike pranë Universitetit të

Shkodrës, që edhe diktuan nevojën e përfundimit më të shpejtë të kësaj faze të formimit

tim. Por gjithësesi, pretendimet për realizimin e temës nuk do të ishin shterruese.

Puna ime aktuale pranë këtij universiteti dhe fakti që njëra prej lëndëve ku unë jap mësim

është “Historia e Medias”, e përligj më së miri edhe përzgjedhjen e temës së doktoraturës.

Madje gjatë përpunimit të materialeve të referuara, kam patur kënaqësinë të komunikoj

me studentët për fenomene e momente që më bënin përshtypje. Pas kësaj përvoje, mendoj

që në kurrikulat e lëndëve që jap mësim të pasuroj programet me një pjesë të literaturës

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

9

së përdorur në këtë punim edhe me analiza nga aspekte sociologjike e profesionale të

jetës së gazetarëve në sisteme të ndryshme politike, e kryesisht në sistemet totalitare.

Realizimi i këtij punimi si çdo temë doktorature është ndeshur me sfida të shumta por, do

të thoja se sfida më e madhe ishte të qendroja e ftohtë dhe e papërfshirë brenda një bote

propagandistike, e cila më dukej si një gropë e madhe thithëse e aftë më tërhiqte brenda

saj. Duke mos e jetuar atë periudhë kohore, dhe para se të bëja krahasimet me

bibliografinë e kujtimeve të autorëve të cituar, bota e pasqyruar në shtypin e asaj kohe më

dukej e endur mjaft bukur me optimizëm e transparencë në qeverisje. Ishte sfidë më vete

të përballoje prirjen e natyrshme për ta vlerësuar pozitivisht atë botë të mirëndërtuar në

shtyp me anë të përsëritjes së mesazheve, artikulimeve optimiste e fotove ku reflektohej

vetëm gëzimi për ndërtimin e jetës dhe të vendit, me të rinj entuziastë, fëmijë të

shëndetshëm dhe prindër të suksesshëm e të kënaqur. Por kjo ishte vetëm faza e parë e

kontaktit me arkivat e shtypit komunist shqiptar. Konsultat me profesorin udhëheqës dhe

referimet në literaturën teorike dhe studimet mbi atë periudhë, bënë që të fokusohem

objektivisht tek tema, duke e plotësuar atë me të gjitha aspektet e nevojshme për të punim

me pretendime shkencore.

OBJEKTI I STUDIMIT

Pozicioni që gazetarët kishin në shoqërinë shqiptare nën diktaturë, por dhe të gjitha

nuancat me të cilat shpalosej statusi i tyre social, politik, kulturor, administrativ dhe

profesional janë objekti i këtij studimi. Periudha e studimit është e shtrirë në kohë

përgjatë 45 viteve të regjimit komunist3. Në pamje të parë duket se situata

propagandistike në vend ka qenë e njëtrajtshme, e po ashtu dhe statusi i gazetarit. Por në

3Për sqarim: Ushtrimi i gazetarisë shqiptare nën drejtimin e politikës shtetërore komuniste, ka filluar që më

17 nëntor 1944, me çlirimin e Tiranës, kur Radioja vihet nën kontrollin e forcave partizane, duke u ndjekur

pas nga dalja e numrit të parë të gazetës “Bashkimi”, më 25 Dhjetor 1944. Meqenëse kjo periudhë (rreth

njëmujore) është e shkutër dhe e papërfillshme për përcaktimin e statusit të një kategorie të caktuar

shoqërore, këtë studim e kemi vënë në limitet kohore: nga viti 1945, e deri në vitin 1990 - kur fillon

ndërrimi i sistemeve qeverisëse.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

10

fakt, parametrat e saj kanë qenë shumë të ndryshueshëm. Këto luhatje i ka evidentuar në

mënyrë të detajuar Artan Fuga, në librin Monolog. Aty theksohet se, në varësi nga

ndryshimi i klimës së brendshme politike dhe të marrëdhënieve me vendet e ish-bllokut

socialist, gazetarët herë konsideroheshin si “organizatorë kolektivë të masave”4 (atëherë

kur theksi vihej tek roli i tyre si instrumente të përçimit të direktivave, urdhrave,

sloganeve nga maja e pushtetit të masat popullore, deri në fillim të viteve 1960), herë si

“arkitektë të mendimit kolektiv”5 (atëherë kur bëhen pregatitje që mediat të përdoren për

të reformuar dhe adaptuar politikën e ditës sipas interesave politike të kohës), e herë si

“tribuna të mendimit popullor”6 (atëherë kur pushteti kishte nevojë ta ulte rolin e

gazetarëve, t’i mbante ata nën trysninë e korrespondentëve vullnetarë dhe duke

manipuluar turmat, që të riformulojë radhët e elitave politike që zotërojnë pushtetitn apo

e ushtrojnë atë nga qendra në bazë). Herë të tjera, gazetarët sipas autorit shiheshin me

dyshim nga vetë pushteti dhe në jo pak raste provokoheshin në forma nga më të

ndryshmet. Sistemi komunist i shihte me dyshim të gjithë shtetasit, e aq më shumë ata që

kishin më tepër informacione se masa, gazetarët. Këta ishin persona të veshur edhe me

njëfarë “pushteti”, i cili buronte nga pasojat në jo pak raste fatale që krijonin artikujt e

botuar. Ata kishin “zotësi” të ndryshonin krejt rrethanat e jetës së kuadrove të vegjël e të

mesëm, të cilëve fillimisht me kritikat e botuara në shtyp u rrezikohej vendi i punës e të

tjera. Ky “komoditet” i gazetarëve reflektohej tek konsiderata e popullit për ta si

“burokratët e shtypit” (po sipas përcaktimeve tek Monolog). Veprimtaria e tyre, ndërkaq,

në jo pak raste u shërbente edhe vetë anëtarëve të nomenklaturës së lartë, të cilët i

përdornin gazetarët për “punët tyre personale”, që donte të thoshte: kryesisht si shkrues

fjalimesh. Xhevdet Shehu, në një shkrim tek Media Shqiptare, e paraqet këtë tipar të

gazetarëve shqiptarë të asaj periudhe: “…gazetarët shkruanin raportet e fjalimet e

anëtarëve injorantë të Byrosë Politike...”7. Për këtë fenomen flitet edhe në romanin e

mirënjohur Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, shkrimtarit dhe gazetarit Dritëro Agolli.

Në gojën e personazhit Demkë, autori vë edhe fjalët e rrëfimtarit. Romani fillon me

4 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 125. 5 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 125. 6 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 125. 7 Xhevdet Shehu në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 13, prill-qershor 2004, fq. 28.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

11

fjalinë: “Dikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit”8... më

pas ky personazh del se kishte pasë në plan të shkruante një roman, e në fakt gjatë

shtjellimit të ngjarjeve, kuptohet se ai ishte pas referimeve të sukseshme të një burokrati

si Zyloja që shkëlqen me fjalimet e parapregatitura prej Demkës. Edhe pse gjendeshin

mes zjarresh, keqkuptimesh si nga baza, ashtu edhe nga nomenklatura, gazetarët e atyre

viteve, duket se ishin njëkohësisht të domosdoshëm për të dyja palët. Jo vetëm që publiku

nuk mund të bënte pa shkrimet e tyre, pasi i duhej të orientohej për të qenë në rregull me

vijën e partisë (më shumë nga imponimi dhe detyrimi), por edhe politikanët e niveleve të

mesme e të larta kishin shumë nevojë për penën e tyre. Gjatë hartimit të kësaj teme, kemi

vënë re se në shoqërinë komuniste dhe konkretisht mbi gazetarët ndikonin disa variabla,

mbi të cilët mund të ndërtohet arsyetimi shkencor mbi këtë temë. Kur propaganda ishte

më e fuqishme, menjëherë pas viteve të para të instalimit të regjimit komunist, gazetarët

kërkoheshin të ishin pjesë e masës së fshatarëve e punëtorëve. Ndërsa kur shteti totalitar

vjen e dobësohet, nga fundi i këtij regjimi, për të bërë rolin e gazetarit joshen figurat ndër

më të njohura si intelektualë të arritur në profesionet e tyre, deri edhe akademikë. Po cili

ka qenë roli i gazetarëve shqiptarë në periudhën komuniste? A ishte primar në punën e

tyre informimi i publikut? Sa rëndësi i kushtohej këtij aspekti? Këta janë pyetjet kryesore

të cilat do të marrin përgjigje gjatë analizës së statusit që gëzonte kjo figurë profesionale

e sociologjike gjatë kohës objekt studimi.

QËLLIMI I STUDIMIT

Qëllimi i këtij studimi është trajtimi i aktorëve të komunikimit masiv (gazetarëve) nga

pikëpamja e statusit, roleve dhe funksioneve që ata luajtën në shoqërinë shqiptare të

periudhës së diktaturës komuniste, duke u ndalur edhe në analiza mbi përmbajtjen e

shkrimeve të tyre si dhe panoramën e përgjithshme mediatike të kohës.

Duke iu referuar përcaktimit se: “Gazetari është ai që merret me veprimtari letrare

specifike: politike e ideologjike, ekonomike e shoqërore, kulturore e artistike, sportive e

8 Agolli, Dritëro (ribotim i vitit 1999): Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Botimet Dritëro, Tiranë, fq.7.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

12

pedagogjike, etj”9, me status të gazetarit, do të marrim si të mirëqenë në këtë punim, jo

thjesht trajtimin që i bëjnë pozicionit të përgjithshëm të gazetarit në shoqëri studimet

sociologjike, por së pari: “Rrethin e detyrimeve dhe të të drejtave normative, brenda të

cilave ai mund të veprojë, - siç thekson akademiku Artan Fuga10, - duke marrë parasysh

edhe vetë personalitetin tij si të njërit prej aktorëve pjesëmarrës në veprimtarinë e

mediave, vendosur brenda një strukture të caktuar sociale, siç ishte ideja e shoqërisë

shqiptare nën diktaturë, ku gazetari, ashtu si edhe shtresa të tjera sociale të kësaj shoqërie,

nuk mund të dilte kurrsesi jashtë alternativave, opinioneve dhe direktivave zyrtare.

Për të evidentuar sa më mirë tiparet e gazetarëve shqiptarë të kësaj periudhe, do të

përdorim edhe teorizime dhe përcaktime të tjera, të cilat na ndihmojnë ta studiojmë në

kompleksitetin e saj këtë figurë profesionale. Kështu, në vazhdën e arsyetimit të

mësipërm, mund të përmendim edhe autorin Philip Meyer, i cili e thellon dhe qartëson

misionin e gazetarit duke theksuar se: “...është ai që mbledh e shpërndan fakte...; një filtër

aq sa edhe transmetues, një oganizues aq sa edhe interpretues”11

Forma diktatoriale e regjimit e kërkonte median dhe kryesisht shtypin, në rolin e mjetit

që përçonte saktë dhe vazhdimisht ideologjinë dhe qendrimin politiko-shtetëror, por edhe

të ishte dora e tij e fortë në të shkruar e në të goditur të fenomeneve apo personave që i

bini ndesh politikës shtetërore. Çdo shkrim, përpara se të botohej në shtyp, duhej të

merrte 6-7 firma. Gazetarët, në këtë kontekst ishin sa zbatuesit e urdhrave të drejtuesve të

lartë të nomenklaturës, aq edhe personat e afërt me popullin, nga ku u “këshillohej”

shpesh nga propaganda komuniste të merrnin tematikat e shkrimeve të tyre dhe të gjenin

frymëzim. Në fakt, mendoj se nuk kishte pse të udhëzoheshin, pasi ngjarjet në “popull”,

pra në terren, duhet të jenë burimi i natyrshëm i objektit të punës së gazetarëve

profesionistë, por gjithnjë, në kushtet kur puna e tyre nuk orientohet dhe objektet e

tematikat e shkrimeve nuk sugjerohen nga entitete jashtëmediatike. Fuga vëren se: “... në

një shoqëri totalitare, gazetari e ka të vështirë që të njihet e drejta e tij për të ndryshuar

mendim dhe ide rrugës duke mbledhur të dhëna në terren. Kjo do të thotë që gazetari të

ketë lirinë për të shkruar ndryshe nga çfarë kërkon e udhëzon përgjegjësi i tij në redaksi,

9 Grup autorësh (2000): Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme, SHBLU, Tiranë, Fq.126. 10 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 171. 11 Meyer, Philip (2006): Gazetaria e Saktë, Botimet Koçi, Tiranë, fq. 7.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

13

ndryshe nga ç’janë orientimet dhe urdhërat politikë të pushtetit, pra të ketë të drejtën të

përpunojë ide jashtë kontrollit të hierarkisë së nomenklaturës komuniste.”12

SYNIMET E KËSAJ DOKTORATURE

Një mjet shumë i rëndësishëm kontrolli që ushtronte propaganda zyrtare mbi gazetarët e

kohës ka qenë edhe institucioni (në kuptimin juridik të fjalës) i censurës (edhe pse

juridikishte censura nuk ekzistonte). Format e shfaqjes së saj ishin dy: censura dhe

autocensura. Ndërsa format e ushtrimit ishin të paktën tri: nga zyrat e Komitetit Qendror

të Partisë së Punës që transmetohej nëpërmjet hierarkisë redaksionale, e dyta nga

organizatat e masave përfshi këtu edhe redaksitë e botimit si dhe nga letrat që

dërgoheshin në redaksi. Si bazë analize për qendrimin zyrtar të kohës, mbi kuptimin e

censurës, do të përdorim botimin e “Partisë së punës së Shqipërisë për shtypin” si dhe

fjalimet e Leninit për shtypin.

Për të patur një vizion më të qartë të pozicionimit të gazetarëve shqiptarë të asaj kohe dhe

statusin e tyre, duhet marrë në konsideratë fakti se censura është një koncept kompleks,

tërësi pikëpamjesh e praktikash për të ushtruar kontroll “...që realizohet në mënyrë

sistematike nga zyrtarë të caktuar”13. Gjithashtu në lidhje me shfaqjen e dukurisë së

vetëcensurës (e cilësuar edhe si “agjenti hipotetik i brendshëm”), që frenon e parandalon

ide e koncepte të papranueshme nga autoritetet pushtetare, duhet të mos harrojmë se ajo

“në sistemet totalitare është shndërruar në shprehi vetkontrolli e vetpërmbajtjeje për t’u

mbrojtur nga censura dhe censorët”14,.

Përsa i takon statusit juridik dhe problemeve profesionale të gazetarëve në periudhën

1945-1990, nga kërkimet në arkivën e revistës “Tribuna e gazetarit”15, kemi hasur të

botuara dhe të dhëna legjislative e kushtetuese si dhe ndryshimet e kornizave juridike ku

inkuadrohej statusi i gazetarit. Po ashtu kemi gjetur edhe mjaft udhëzime profesionale në

rrafsh ideologjik, për ngritjen e nivelit të shkrimeve dhe të shkallës së ndërgjegjësimit të

12 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 148. 13 “Media shqiptare”, Tiranë, 2004, nr. 13, prill-qershor, fq. 50. 14 “Media shqiptare”, Tiranë, 2004, nr. 13, prill-qershor, fq. 51. 15 “Statuti i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë”, Tribuna e gazetarit, 1965, nr. 2 (5), fq. 6-9

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

14

gazetarëve për rëndësinë dhe impaktin në popull të profesionit të tyre. Në këtë aspekt

punimi përfshin edhe kërkimet e bëra mbi doktoratura e të dhëna të tjera shkencore në

këtë sektor legjislativ.

Përveç teorizimeve mbi modelet e propagandës (si paradigma shkencore) që aplikohen në

regjimet komuniste, janë bërë krahasime edhe me modele të tjera teorike, duke përvijuar

me krijimin e një “stereotipizimi” apo “identifikimi” sociologjik të gazetarit shqiptar në

kushte të ndryshme shoqërore e politike. Gjithashtu janë nxjerrë në pah veçantitë që e

dallojnë apo e përngjasojnë gazetarin shqipar të asaj periudhe si me modelet teorike,

ashtu edhe me figurën e gazetarit në vendet tjera të dy blloqeve të mëdha politike. Ky

është synimi i këtij studimi, realizimi i të cilit do të pasqyrohet me përfundimet që do të

arrihen sipas metodave shkencore në shkencat e komunikimit.

METODOLOGJIA E PËRDORUR

Brendia e këtij punimi përfshin reflektimin teorik dhe empirik mbi problematikat dhe

anët e personalitetit dhe identitetit vetiak, social, juridik e politik të gazetarit shqiptar në

periudhën 1945-1990. Realizimi i tij është bërë i mundur nëpërmjet përdorimit të

metodave shkencore cilësore e sasisore të ndërthurura si më poshtë:

- Studimi bibliografik dhe teorik.

Së pari, studimin e kemi vendosur në kufij kohorë e teorikë. Për ndërtimin e tij i jemi

referuar një literature që flet ngushtësisht mbi sistemet totalitare të shekullit të XX,

komunizmin, propagandat dhe rolin e shtypit e të mediave në përgjithësi brenda këtyre

sistemeve. Më pas bibliografia është pasuruar me literaturë sociologjike, duke u ndalur

ngushtësisht në sociologjinë e gazetarisë. Brenda këtij konteksti jepen përcaktimet

shumëplanëshe të figurës së gazetarit në shoqëri e në shoqëritë diktatoriale komuniste.

Më tej kalohet tek rasti shqiptar duke marrë në analizë konceptimin dhe organizimin e

krejt sistemit mediatik shqiptar të kohës, dhe vëzhgohet shtypi i kohës, duke u ndalur tek

disa artikuj më përfaqësues që përmbajnë direktivat dhe orientimet ndaj gazetarëve. Vend

të rëndësishëm zë trajtimi i artikujve të publikuar në revistën profesionale “Tribuna e

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

15

Gazetarit”. Në këto shkrime janë vjelë konsideratat mbi gazetarët, të parë nga brenda

sistemit të tyre, gjykime mbi aftësitë profesionale, kritika dhe probleme që shtroheshin

sipas porosive dhe direktivave partiake. Në vështrimin nga jashtë sistemit të gazetarëve,

në punim trajtohen edhe nivelet e ndikimeve dhe kontrolleve jashtëredaksionale, siç është

trajtimi i letrave që dërgoheshin në redaksi nga populli (nga ku dalin problematikat që

ngrinin dhe reagimet e publikut ndaj shkrimeve të tyre, por njëkohësisht për të kuptuar se

si ndikonte “feedback”-u i publikut në ndjenjën e censurimit apo të vetëcensurimit të

gazetarëve). Problematikat dhe përjetimet reale të ish-gazetarëve dhe studiuesve të vjetër

të gazetarisë shqiptare, janë marrë në konsideratë për të parë qasjen që kishin ndaj

profesionit të gazetarit dhe statusit të tij në diktaturë vetë gazetarët e asaj periudhe si:

Dritëro Agolli, Marash Hajati, Agron Çobani, etj.

- Vëzhgime.

Në funksion të realizimit të kësaj teme janë shfrytëzuar edhe arkivat e shtypit të

përditshëm, të gazetave “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” si dhe arkiva e revistës Tribuna

e Gazetarit, që botonte Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë dhe materiale që botonin

organet shtetërore dhe që kishin në fokus shtypin, si botimi i vitit 1980 “Partia e Punës së

Shqipërisë për shtypin”. Janë bërë konsultime me veprat e Enver Hoxhës dhe serinë

Dokumente Kryesore të PPSH. Gjithashtu është vjelë informacion profesinonal në serinë

Media Shqiptare, të botuara nga Instituti Shqiptar i Medias, dhe aktet e konferencave

ndërkombëtare që zhvillon çdo vit Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në

Universitetin e Tiranës, të botuara në serinë e revistës shkencore Studime Albanologjike.

Në faqe të ndryshme interneti janë vrojtuar intervista dhe artikuj memuaristikë të ish-

gazetarëve apo lexuesve të rregullt të shtypit të viteve 1945-1990.

- Metoda krahasuese.

Kjo metodë është përdorur më shumë se një herë gjatë shtjellimeve të punimit. Së pari

është përdorur për të krahasuar konsideratat që kanë për gazetarët sistemet e ndryshme

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

16

politike, në aspektin teorik. Së dy është krahasuar puna dhe dallimet në aspektin

profesional dhe të parimeve të organizimit brendaredaksional. Së treti është krahasuar

deontologjia profesionale që zbatohet në modelet komuniste dhe në ato perëndimore për

gazetarët. Diferencat e vërejtura nga këta krahasime janë përmbledhur edhe tek

përfundimet.

HIPOTEZA E KËRKIMIT SHKENCOR

Gazetarët e periudhës komuniste shqiptare, ishin nën trysninë e vazhdueshme për

qendrim pro vijës së partisë, dhe të lojrave të shpeshta provokuese, si nga shteti e

shtetarët, ashtu edhe nga publiku dhe kuadrot e ndryshme. Këta të fundit i kishin të

lidhura interesat personale, të ardhmen e tyre dhe të familjeve, me artikujt e shtypit dhe

imazhin e krijuar nëpërmjet tyre në publik. Jo pak zyrtarë pësuan transferime dhe lëvizje

në detyrë. Të zakonshme ishin edhe mbledhjet e Byrosë Politike, apo të organizatave të

tjera të masave, me tematikë kritikat e gazetarëve të caktuar, apo të shkrimeve në gazetë.

Gazetari Timoleo Mërtiri, shkruante se: “Gazetari bolshevik me shkrimet e tij në shtyp

duhet të japë diçka të re, jo me kuptimin që ai të çpikë probleme që nuk ekzistojnë, që i

nxjerr nga mendja dhe që askujt nuk i hyjnë në punë, po të reja në kuptimin që shtrojnë

parullat dhe detyrat e Partisë... dhe kësaj gjëje i dilet në krye më mirë se çdo gjëje tjetër

atëherë kur gazetari, në bazë të fakteve konkrete i vjen për dore të tregojë mishërimin në

jetë të parrullave të Partisë, ose shkaqet të cilat e ndalojnë këtë mishërim”16. Aq shabllone

merreshin këto parulla, citate dhe udhëzime të Partisë, sa që në vitin 1951, një artikull i

Zërit të Popullit17, ngjalli shumë reagime dhe trazoi të paktën katër zyrtarë që

përmendeshin në artikull. Në këtë shkrim, autori, një korespondent nga rrethi i Korçës,

ankohej se detyrat që i kishte dhënë Partia si korrespondet, nuk mund t’i ushtronte, për

shkak të pengesave burokratike të anëtarëve të organeve të larta të qeverisjes vendore të

16 Timoleo Mërtiri: “Jeta e gjallë-burim i pashtershëm për informacion”, T. e gazetarit, ‘64, Nr.1., fq.2. 17 “Zëri i popullit”, nr. 273, 14 nëntor 1951, fq. 2, Rubrika “Jeta e Partisë”: “Qëndrim i padrejtë ndaj

korrespondentëve të gazetës”

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

17

kohës: ... “Në Komitetin e Partisë së rrethit të Korçës, vihet re një tendencë e shtrembër, e

cila influencon në mosinkurajimin e gjerë të kritikës së masave…. Shoku Peti Shamlli,

sekretar i parë i këtij komiteti, e pranon këtë dobësi duke thënë se nuk kanë patur një

qartësi të plotë rreth qëndrimit që duhet të mbajë organizata e partisë, udhëheqja e saj me

korrespondentët e gazetës”18. Pasi ka goditur, sekretarin e parë të Komitetit të Partisë në

Korçë, autori, vazhdon të flasë për shefin e sektorit të propagandës: “Korrespondentët

punëtorë dhe fshatarë të këtij rrethi, kur i shkruajnë ndonjë letër “Zërit të Popullit” ose

ndonjë organi tjetër të shtypit, e dërgojnë këtë jo drejt për së drejti në redaksin’e gazetës,

por e kalojnë njëherë nëpëmjet aparatit të Komitetit të Partisë... shoku Gaqo Pisha, që

drejton seksionin e propagandës dhe agjitacionit, jep përgjigje konfuze…”19. Pastaj

ankohet për instruktorin: Një ditë – thotë instruktori shoku Jani Kaçumini – unë ia kam

kthyer një letër korrespondentit se nuk kemi ndonjë udhëzim të veçantë”20. Për sekretarin

e dytë të partisë, thotë se nuk i ndihmon korrespondentët e “Zërit të Popullit” që të

kritikojnë lirisht, sepse sekretari i dytë i Komitetit të Partisë, Katina Starja, kërkonte që

korrespondenca që i dërgohet gazetës t’i nënshtrohet një kontrolli preventiv të Komitetit

të Partisë.

Shembulli i mësipërm tregon saktësisht, jo vetëm se si denigroheshin kuadrot, me një

shkrim në gazetë (edhe pse kishin vepruar sipas zbërthimit të direktivave), por edhe se si

ndikonte censura e organeve shtetërore mbi punën e korrespondentëve dhe të gazetarëve.

Kjo kuptohet mjaft mirë, me pyetjen retorike që bën autori i shkrimit, pasi ka nënkuptuar

se informacioni kalonte nëpër hallkat e mësipërme, para se të merrte miratimin për botim:

“… si shpjegohet fakti që korrespondenti i “Zërit të Popullit” për rrethin e Korçës, shoku

Vasil Morcka, i cili megjithëse ka gati një vit në atë punë, nuk ka shkrojtur në gazetë

pothuajse asnjë artikull me përmbajtje kritike”21.

Censura mbi gazetarët ushtrohej drejtpërdrejt. Së pari, vetë redaksitë ishin struktura

censure. Ajo ushtrohej si nga organet e partisë, nga organizatat e masave, por edhe nga

populli, me letrat në redaksi, për trajtimin e të cilave, organet e shtypit kishin rubrika e

18 Po aty. 19 Po aty. 20 Po aty. 21 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

18

faqe të caktuara. Si censura, ashtu edhe direktivat e partisë, flisnin krejt hapur e qartë dhe

publikisht, aq sa ndikonin drejtëpërdrejt në cilësinë e shkrimeve dhe informimit publik.

Bazuar në elementet e mësipërme dhe rezultatet e kërkimit, mendojmë se është e

rëndësishme të shtrohen këto pyetje kërkimore: A kishte informimi i publikut ndonjëfarë

roli në punën e gazetarëve shqiptarë të periudhës së komunizmit apo gazetarët si i gjithë

sistemi i mjeteve të informimit masiv të asaj periudhe, ishin pjesë e kornizës ideologjike

dhe në shërbim të transmetimit të propagandës shtetërore? Nëse kishte informim

nëpërmjet mediave, kush ishin burimet, dhe me çfarë qëllimi transmetoheshin faktet që

përbënin lajme? A ekzistonin hapësira lirie për profesionin e gazetarit në mediat

shqiptare të diktaturës, nëse po si shfrytëzoheshin ato dhe me çfarë kostoje?

Hipotezat kryesore ku mbështetet punimi është se: Mediat në sistemin komunist shqiptar

ishin një sistem i orkestruar propagande. Ato funksiononin në unison dhe kishin si

funksion kryesor propagandimin. Ndërsa statusi i gazetarit brenda këtij sistemi është i

njëjtë me statusin e propagandistit që gëzonte konsiderata sipas etiketimeve të Leninit,

Stalinit dhe Enver Hoxhës. Ato karakterizohen nga mungesa totale e lirisë.

Nëpërmjet përpjekjeve për t’u dhënë përgjigjeve pyetjeve kërkimore dhe duke u

mbështetur në këto hipoteza, shtjellohen më poshtë roli dhe statusi që gëzonin gazetarët

shqiptarë në vitet 1945-1990.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

19

Kreu i parë.

I. TRAJTIME TEORIKE

1.1. TOTALITARIZMI, MEDIAT DHE MODELI KOMUNIST

Sistemet politike totalitare janë përcaktuar me përkufizime të ndryshme, nga studiues të

shkencave shoqërore, humane e politike. Për të gjithë autorët, pavarësisht mënyrës së

formulimit të ideve të tyre dhe fushës së studimit, kontrolli i mjeteve të komunikimit

masiv (masmediave), është një prej karakteristikave të veçanta që i përcaktojnë këto

sisteme politike.

Me termin “totalitarizëm”, që studiuesit thonë se ka lindur gjaë diskutimit mbi natyrën e

regjimit të Musolinit në Itali, janë klasifikuar më tej regjimet e Gjermanisë Naziste, të

Bashkimit Sovjetik (pas Luftës së Dytë Botërore) dhe shoqëri të ngjashme me to22. Një

ndër studiuesit më të famshëm të totalitarizmave, Raymond Aron, ka përmbledhur pesë

karakteristika ose tipare që shfaqin sistemet totalitare. Si tipar të parë dallues, ai thekson

se veprimtaria politike është monopol i një partie të vetme. Tipari i dytë është, se kjo parti

arrin ta imponojë ideologjinë e saj si të vërtetën zyrtare të shtetit. Monopoli i dyfishtë i

përhapjes së të vërtetës zyrtarë me mjetet e forcës dhe me ato të “Lavazhit të truve”, është

tipari i tretë, dhe siç thotë Aron: “Tërësia e mjeteve të masmedias: radioja, televizioni,

shtypi drejtohen dhe komandohen nga shteti dhe nga ata që e përfaqësojnë”23. Tipari i

katërt i një shteti totalitar, sipas autorit, është se veprimtaria ekonomike dhe profesionale

i nënshtrohet shtetit dhe drejtohet prej tij; dhe i pesti, është tipari ideologjik, sipas të cilit

veprimtaritë kryesore ekonomike e profesionale marrin ngjyrime zyrtare24. Si rrjedhojë e

këtij organizimi, autori thotë se në sistemet totalitare “çdo veprimtari është shtetërore dhe

i nënshtrohet ideologjisë, një gabim i kryer në një aktivitet ekonomik a profesional është

22Schapiro,(1972), tek Sparks, C. (2000): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, IShM, Tiranë., fq. 54. 23Aron, Raymond: Democratie et totalitarisme, Gallimard Paris, pp 287-288. i cituar tek L. Poliakov

(1997): Totalitarizmat e shekullit XX, Botimet Përpjekja, Tiranë, fq. 7. 24Aron, Raymond: Democratie et totalitarisme, Gallimard Paris, pp 287-288. i cituar tek L. Poliakov

(1997): Totalitarizmat e shekullit XX, Botimet Përpjekja,Tiranë,fq. 7.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

20

njëkohësisht edhe një gabim ideologjik”25. Për Aron, në sistemet ku shfaqen

karakteristikat e mësipërme, vërehet dukuria e “politicizmit të shoqërisë”.

Organizimin në shoqëritë totalitare e evidenton edhe studiuesja Hannah Arendt, në librin

e saj Origjina e Totalitarizmave. Arendt e përcakton sistemin totalitar si një organizim

rreth drejtuesit, “udhëheqësit”- siç e përcakton ajo. “Pushteti, siç konceptohet nga

totalitarizmi, qëndron vetëm tek forca e prodhuar nga organizimi”26, - thotë Arendt.

Udhëheqësi në këto sisteme, sipas autores është qendra e të gjitha organizimeve, dhe ai

person apo grup personash ka në dorë shumë monopole. Një prej të cilave, është zotërimi

i të vërtetave dhe i mjeteve të transmetimit të tyre. Përdorimi i këtij monopoli duket se

është jo vetëm armë për përhapjen e të vërtetave sipas versionit zyrtar, por Arendt lë të

kuptohet se u shërben udhëheqësve që të shpjegohen e justifikohen për veprimet e tyre.

“Që kur udhëheqësi ka monopolizuar të drejtën dhe mundësinë e shpjegimit, ai shfaqet në

botën e jashtme si i vetmi person që e di çfarë po bën...”27, - thotë Arendt.

Edhe Brzezinski e ka cilësuar totalitarizmin si një sistem të centralizuar drejtimi të shtetit,

në dorën e të cilit është përhapja e ideologjive zyrtare. Qëllimin e organizimeve të tilla,

ky autor e sheh edhe si një mënyrë për uniformizimin e shoqërisë. “Totalitarizmi, - sipas

tij, - është një sistem ku instrumentet ideologjikisht të përparuara të pushtetit politik janë

në dorë të një lidershipi të centralizuar të një lëvizjeje të elitës, për të bërë një revolucion

shoqëror total, duke e kushtëzuar njeriun mbi bazën e disa hamendjeve ideologjike

arbitrare të shpallura nga lidershipi, në një atmosferë unanime të detyrueshme për gjithë

popullin”.28 Brenda një përkufizimi autori flet për shumë koncepte, të cilat konkludojnë

në atmosferën unanime të detyrueshme për të gjithë popullin. Në një tjetër studim si

bashkëautor, Brzezinski thotë se “përgjithësisht, sistemi i propagandës dhe i komunikimit

masiv i zhvilluar në sistemet totalitare është me rëndësi vendimtare për mbajtjen e

25Aron, Raymond: Democratie et totalitarisme, Gallimard Paris, pp 287-288. i cituar tek L. Poliakov

(1997): Totalitarizmat e shekullit XX, Botimet Përpjekja,Tiranë,fq. 7. 26Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 526. 27Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 480. 28Brzezinski, 1967: 46-79, i cituar tek: Sparks, Colin (2000): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media,

IShM, Tiranë, fq. 54.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

21

regjimit”29... Për pasojë, sipas autorëve sistemi totalitar u heq subjekteve të regjimit anën

njerëzore dhe mundësinë për të patur një mendim e gjykim të pavarur.

Më sipër, cituam mendimin e Aron se organizimi totalitar sjell si pasojë politizmin e

shoqërisë. Edhe një tjetër autor, i njohur si një ndër një ndër kritikët më të mëdhenj të

aplikimeve të Marksizmit në vendet lindore e kryesisht sovjetike, Herbert Marcuse,

profesor në Massachussetts, analizon efektet e këtij lloj sistemi politik. Në kulmin e

ndërtimit dhe jetesës së sistemeve komuniste, në vitet ‘40-’50, Marcuse kritikonte

burokracinë sovjetike, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe diferencat mes teorisë markiste

dhe versionit sovjetik të marksizmit, në librin “Njeriu njëdimensional”. Sipas tij, media

ka një rol të rëndësishëm në krijimin e gjithë problemeve të mësipërme. Në këtë libër

gjejmë shprehje të ideve të kritikuara fort nga ata që e mbanin veten për marksistë të

kulluar, siç pretendonte edhe Enver Hoxha, që e “goditi” veprën, në një botim të vitit

1980, me titull “Eurokomunizmi është antikomunizëm”.

Po sipas Marcuse masmedia dhe kultura, reklamat, menaxhimi industrial, mënyrat

bashkëkohore të të menduarit, që të gjitha riprodhojnë sistemin ekzistues dhe përpiqen që

të eliminojnë mohimin, kritikën dhe opozitën e këtij sistemi.

“Rezultati është një univers “njëdimensional” i të menduarit dhe i sjelljes, në të cilin

pikërisht zotësia dhe aftësia për mendim kritik dhe sjellje kundërshtuese është duke u

venitur.”30 Në të njëjtin botim, të vitit 1964, i cili u bë libër reference për lëvizjet

studentore në SHBA dhe RFGJ të fundit të viteve ’60, Marcuse thotë se mendimi

njëdimensional “nxitet sistematikisht nga politikbërësit dhe nga furnizuesit e tyre të

informacionit masiv.”31 Forma sistematike e kësaj nxitjeje, sipas autorit, “karakterizohet

nga një universi i ligjërimesh i mbushur me hipoteza që vërtetojnë vetveten, të cilat, të

përsëritura me këmbëngulje dhe në formë monopoliste bëhen përkufizime apo diktate

hipnotike”32.

29Friedrich dhe Brzezinski, 1956:117, i cituar tek: Sparks, Colin (2000): Komunizmi, Kapitalizmi dhe

Mass-Media, IShM, Tiranë, fq. 58 30Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 10. 31 Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 38. 32 Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 38.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

22

Si në të gjitha shoqëritë e industrializuara të kohës, edhe në Shqipëri mediat filluan të

ndikonin mbi audiencat vendase, pasi fituan cilësitë e mjeteve manipuluese në duar të

pushtetit. Për këtë Marcuse thotë, se: “...universi ekzistues i ligjërimit mbart anembanë

shenjat e mënyrave specifike të sundimit, të organizimit dhe manipulimit, të cilave iu

nënshtrohen anëtarët e një shoqërie”33. Më vonë, (si edhe në rastin e Shqipërisë), kjo

politikë manipuluese, do të pretendojë të njëjtësohet me mendimet dhe këndvështrimin

real të popullsisë mbi botën dhe situatën ku jetojnë: “...duke përshkruar “nga vetvetja”

situatën politike ose në qytetin e tyre të lindjes, ose në skenën ndërkombëtare, ata

përshkruajnë çfarë u tregojnë atyre mediat e “tyre” të komunikimit masiv – dhe kjo

shkrihet me atë që ata mendojnë, shikojnë dhe ndjejnë realisht.”34

1.2. STUDIME SHQIPTARE MBI TOTALITARIZMIN.

Mendimin shqiptar mbi totalitarizmin, në shkencat e komunikimit e përfaqëson

akademiku Artan Fuga, që para së gjithash, e vlerëson këtë fenomen si njëfarë

botëkuptimi, si një mendim sipas një logjike të caktuar. “Para se të shfaqet në trajtë

burgu, kampi përqendrimi, kontrolli policor, - thotë Fuga, - totalitarizmi përbën një

mendim, ai shprehet përmes një logjikë shoqërore të caktuar, përbën një konfigurim të

veçantë shpikjeje dhe përligjjeje të një strukture të caktuar të së vërtetës dhe të një grupi

të veçantë të pandryshueshëm të ndërkuptuari. Mendimi totalitar përfaqëson një strukturë

të të kuptuarit të botës e të shoqërisë”35. Duke e klasifikuar tek format autoritare të

drejtimit të shteteve, në librin e tij “Shtigje drejt guvës së gjarprit” , Fuga jep katër

karakteristikat kryesore, me të cilat identifikohet edhe totalitarizmi. Të parën

karakteristikë përmend, përqendrimin e kompetencave legjislative, ekzekutive dhe

33 Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 204. 34 Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 205. 35 Fuga, Artan: (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Botimet Ora, Tiranë, fq. 26.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

23

gjyqësore tek një person apo grup shoqëror shumë i kufizuar. 36 Karakteristika e dytë,

sipas autorit është mohimi i të drejtave të individit për të marrë pjesë në organizimin e

pushtetit shtetëror. E treta është ndalimi i çdo kundërshtimi politik a opozite. Si

karakteristikë të katërt përcakton faktin se censura shtetërore shtrihet në krejt jetën

kulturore, intelektuale e shpirtërore të shoqërisë. Për këtë autor “Është krejt e kuptueshme

që në një regjim totalitar, si ai që ekzistonte në Shqipëri para vitit 1990, kryetari i shtetit

të merret me përpunimin e perspektivave teorike e strategjike përsa i përket politikës

zyrtare, - edhe pse pohon se për këto nuk i kishte meritat i njëjti person, pasi, “si edhe në

regjimet të tjera komuniste të vendosura në Evropën Qendrore e Lindore pas Luftës së

Dytë Botërore, linjat kryesore zyrtare të mendimit e të veprimit vendoseshin ose

përpunoheshin gjetiu, domethënë në Bashkimin Sovjetik dhe nga Stalini”37. Këtu duhet

theksuar se sipas studiuesve, pavarësisht se si vijuan marrëdhëniet e shtetit komunist

shqiptar me atë sovjetik, gjatë gjithë ekzistencës së tij, u zbatuan me besnikëri të madhe

pikëpamjet, mendimet dhe prespektivat e ngërthyera në të ashtuquajturën ideologji

marksiste-leniniste.

Përsa i përket konkretizimit të tipareve totalitare në organizimin e shtetit, në rastin

shqiptar, akademiku Artan Fuga ka konkluduar në katër tiparet më të rëndësishme të tij:

a) Roli udhëheqës i Partisë së Punës së Shqipërisë në gjithë jetën e vendit. ... Partia

qendron mbi gjithçka. Anëtari i partisë është specialist për të tëra fushat ku zbatohet

vija e partisë.

b) Politizimi i plotë i pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Parimi i unitetit të

pushtetit. Vendimet themelore mbi veprimtarinë shtetërore merren nga Byroja

Politike, hallka më e lartë drejtuese e partisë komuniste. Politika e emërtimit të

nëpunësve është monopol i partisë. Në ushtri gjithashtu është organizata bazë e

partisë që udhëheq. Çdo kuadër, sado me pozitë të jetë, duhet të japë detyrimisht

llogari para partisë dhe organizatës bazë në të cilën bën pjesë. “Drejtori lypset t’i

japë llogari vetë shoferit të tij, anëtar partie”.

36 Fuga, Artan: (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Botimet Ora, Tiranë, fq. 42. 37 Fuga, Artan: (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Botimet Ora, Tiranë, fq. 75.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

24

c) Planifikimi i përgjithshëm i administrimit të punëve shtetërore përfshin gjithçka

prodhohej.... Shtetëzohen gjithë pasuritë e vendit.

d) Ideologjizimi i plotë i krejt shoqërisë. Shijet estetike kanë karakter klasor. Partia

vendos si duhen prerë flokët dhe cila duhet të jetë moda e fustaneve dhe e fundeve.

Ndalohej sidomos të mbaje mjekër ose mustaqe. Tmerri shpirtvogël nga shpifjet:

“Letrat anonime që i drejohen kryetarit të shtetit dhe ku denoncohen qendrimet e

“pahijshme” të fqinjëve e të kushërinjve – një erë e freskët demokracie”38.

Sipas Fugës, rasti i Shqipërisë vërteton edhe një herë se totalitarizmi ka një mënyrë të

veçantë për ta shpjeguar botën. Në librin “Monolog”, të botuar në vitin 2010, po ky autor

shpjegon logjikën e funksionimit të sistemit të komunikimeve masive në Shqipërinë

komuniste. Në këtë botim thuhet se: “Strategjia e komunikimit dhe informimit zyrtar nuk

bazohet tek mbyllja e fjalëve dhe imazheve në “kazermë”, por te nxjerrja e tyre në

mënyrë shumë të kontrolluar dhe të përzgjedhur , në sheshet publike, sikurse edhe

njerëzit nuk i mbyll në shtëpi, po i nxjerr në parakalime festive të kuadratuara, madje në

mënyrë shumë të rreptë”39. Siç trajtohet edhe më poshtë, e tërë ideologjia dhe propaganda

zyrtare në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, deklarohej krejt hapur dhe masivisht

dhe sistemi mediatik nxitej ta transmetonte atë në plan të parë dhe pareshtur.

Një tjetër autor shqiptar, Hysamedin Feraj, studiuesi i filozofisë politike, e ka studiuar

mendimin politik shqiptar të viteve të sundimit të sistemit monopartiak komunist. Këtë

mendim, Feraj e ka cilësuar si “enverizëm”. Autori thotë se gjatë pesëdhjetë viteve mbas

Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u krijuan “skema standarde të të menduarit,

veçanërisht të të menduarit politik për të kaluarën, për të pranishmen dhe për të

ardhmen”40. Këto skema të të menduarit standarde për shoqërinë shqiptare kishin edhe

autorësi (de facto). Si krijues të tyre autori cilëson institucionet që mbanin emërtime

shkencore dhe krijuese-artistike e politike, si: institute të shkencave (dhe Akademia e

Shkencave) përgjithësisht, Komiteti Qendror i PPSH dhe institutet e krijuara pranë tij.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, katedra universitare, fakultete dhe

38 Fuga, Artan: (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Botimet Ora, Tiranë, fq. 75. 39 Fuga, Artan: (2010), Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 52. 40 Feraj, Hysamedin (2006): Skicë e mendimit politik shqiptar, (botimi i tretë), Pegi, Tiranë. fq. 2.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

25

sistemi arsimor në përgjithësi, shtypi, rrjeti radioteleviziv, kinematografia, etj. Sipas

këtyre konsideratave, këtu shfaqet një nga cilësitë e sistemit mediatik shqiptar të kohës:

Mediat janë ndër përpunuesit e skematizimeve që ndikojnë në konsolidimin e

“enverizmit”. “Enverizmi”, sipas Ferajt, edhe pse i kishte formalizuar edhe ligjërisht disa

nga kufijtë e lejueshëm të mendimit në kushtetutë dhe ligje të tjera, “çdo ide apo mendim

politik i hedhur në qarkullim në Shqipëri, duhej të kishte miratimin e tij (të Hoxhës –

shën. im) të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë.”41 Byroja Politike dhe Enver Hoxha kishin

edhe dy monopole shumë të rëndësishme: “monopolin e kriterit të së vërtetës”, si dhe

“monopolin e interpretimit të marksizëm-leninizmit dhe të “mësimeve të Partisë”42.

Pasi pohon se qendrimet e Byrosë dhe të Hoxhës, “gëzonin statusin e “të vërtetës

absolute”, sa i takon imunizimit nga çfarëdo kritike”,- Feraj shton se njëkohësisht dhe në

absurd,- “bazimi logjik i mendimit politik në to apo në thënie e citate të drejtëpërdrejta

nuk ishte garanci se përfundimet e nxjerra nuk janë të dënueshme dhe “armiqësore”. Në

këtë këndvështrim mbijetesa e përpunuesve të informacioneve masive, duket se ka qenë

mjaft e vështrirë. Nga njëra anë, siç do ta trajtojmë edhe më poshtë, prej tyre kërkohej

përçimi i vijës politike dhe edukimi i masave me idetë e saj, nga ana tjetër, ata nuk mund

të merrni atributet e intepretuesit të kësaj vije politike, pasi nuk mund të rivalizonin

kurrësesi udhëheqjen. Kornizat e vendosura zyrtarisht lejojnë të shikohet vetëm një

staturë nëpunësi që thjesht përcjell atë që të i thonë tek masat.

41 Feraj, Hysamedin (2006): Skicë e mendimit politik shqiptar, (botimi i tretë), Pegi, Tiranë. fq. 4. 42 Feraj, Hysamedin. Po aty. Fq.4.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

26

1.3. SHTYPI LENINIST. TEORITË E MEDIAS KOMUNISTE.

IDE, TEZA, NORMA TË GAZETARISË.

Mediat që u zhvilluan në Shqipërinë e periudhës komuniste, (si në të gjitha vendet tjera të

bllokut të Lindjes), duke iu referuar përcaktimit që bën Wilburn Schramm në librin

“Katër teori mbi shtypin”, themi se i përkasin “Modelit autoritar”. Trajtimi i bërë në këtë

vepër me katër autorë të njohur të fushës, rezulton në përfundimin se disa nga tiparet

kryesore të këtij modeli, “ishin të lidhur ngusht me teorinë komuniste sovjetike”43. Këto i

gjejmë të trajtuara tek vepra krahasuese e studiuesit Colin Sparks, “Komunizmi,

kapitalizmi dhe massmedia”, ku evidentohen ndryshimet që impononin dy sistemet

politike, në mediat e vendeve ku ushtroheshin respektivisht. Sparks shkruan se këto dy

sisteme: “janë pothuajse diametralisht të kundërt në parimet e tyre bazë, megjithëse së

bashku përdorin fjalë si “liri” dhe “përgjegjësi”,- dhe se - “në kërkim të së vërtetës, shtypi

sovjetik orvatet të përcjellë të vërtetën e paracaktuar Marksiste-Leniniste-Staliniste”44.

Duke u ndalur konkretisht tek mediat e vende komuniste, Sparks thekson se: “sistemet e

botës së mediave komuniste në shtete të ndryshme…, sipas shumicës së vrojtuesve,

ruajtën tiparet kryesore të modelit të medias staliniste. Ata krijuan sisteme të plota

mediatike”45.

Për t”i vështruar më konkretisht karakteristikat e sistemeve mediatike komuniste, duhet të

ndalemi tek mendimet e Wilbur Schramm, i cili u mor me kritika ndaj “Teorisë

Komuniste Sovjetike”, në veprën kolektive “Katër teoritë e shtypit” (Siebert dhe al,

1963). Në këtë vepër, ai përcakton se disa tipare kryesore të këtij shtypi, apo më

saktësisht, të medias komuniste ishin:

1- Në komunikim me masat shtypi përdorej si instrument i shtetit.

2- Masmedia ishte integruar ngushtë me instrumentat e shtetit (dikasteret, etj).

3- Edhe partitë, media i shfrytëzonte si instrumente brenda shtetit.

43 Sparks,Colin (2001): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T.,fq. 92. 44 Sparks,Colin (2001): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T., fq. 92. 45 Sparks,Colin (2001):Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T., fq. 190.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

27

4- Masmediat ishin instrumente të agjitacionit dhe të propagandës.

5- Masmedia karakterizohej nga një përgjegjësi strikte e detyruar.

Përmbajtja e këtij teksti u bazua në studimet e bëra gjatë e luftës së ftohtë, në të cilën

Schramm ishte pjesëmarrës, duke punuar direkt në agjencitë qeveritare të ShBA për

problemet e medias, veçanërisht në lidhje me çështjen e zhvillimit kombëtar (Keever,

1991; Tankard, 1998). Pa dyshim kjo atmoferë politike ndikoi në strukturën intelektuale

të librit të teorisë së shtypit “Katër teoritë”.

Ndërsa në një bisedë në funksion të kësaj temë, profesori i gazetarisë Hamit Boriçi, ish-

gazetar dhe ish-drejtues i organeve të shtypit të periudhës komuniste, thotë se media

shqiptare e kohës, kishte edhe një tjetër funksion, veç këtyre ajo ishte zëdhënëse e shtetit

- parti dhe e partisë – shtet, dhe tërthorazi si instrument i dhunës politike, ekonomike,

kulturore e shoqërore.

Studiuesi Colin Sparks, në analizën krahasimore që u bën sistemeve të informimit masiv

të të dy blloqeve të përfshirë në Luftën e Ftohtë, thotë se atë që sistemi komunist e lëvdoi

si besnikëri dhe mprehtësi politike e punëtorëve të medias së saj proletare, komentatorët e

perëndimit e shihnin si servilizëm dhe autocensurë të ulët të kalemxhinjve të poshtëruar

partiakë… dhe ajo që vlerësohej si analizë e shkëlqyer dialektike, komentatorët e

perëndimit e hodhën poshtë si propaganda e shtrembëruar. Drejtuesit e shoqërisë

komuniste pretenduan se karakteristika dalluese e medias së tyre ishte: “Teoria leniniste e

shtypit”..., teori normative, që përcaktonte si duhet të ishte shtypi, funksioni i masmedias

si një e tërë dhe roli i saj politik”. 46 Në funksion të këtij qëllimi, ishin bërë të njohura

edhe tezat e V.I. Leninit për shtypin.

Në botimin e shqip të veprës së Leninit gjejmë mendimin mbizotërues edhe në

atmosferën shqiptare për gjatë gjithë periudhës komuniste se:

a) “Gazeta nuk është vetëm një propagandist kolektiv dhe një agjitator kolektiv, por

edhe një organizator kolektiv”.47;

46 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 84. 47 V.I.Lenin – Vepra të zgjedhura në dy vëllime në Shqip, Vëllimi I, fq. 241.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

28

Ndërsa mendimi tjetër i rëndësishëm i tij i shprehur në shtypin rus dhe i cituar tek

“Organizata e Partisë dhe literatura e Partisë”, thotë se:

b) “Literatura duhet të bëhet pjesë e çështjes së përbashkët të proletariatit,…një

përbërës i veprës social-demokrate të organizuar, të planifikuar dhe të integruar”.48

Të këtilla mendime gjetën terren aplikimi në Rusi, duke i qëndruar mirë, siç rezulton,

kohës dhe ngjarjeve të atjeshme. Modeli i “integrimit shtyp-parti” ishte për një parti, në

një vend me kushte social historike te tjera, me idetë europiane të social-demokracisë,

veçanërisht ato gjermane, me kushtet e Rusisë. Në nëntor 1905, Rusia ndodhej në mes të

revolucionit. Për ta këto ide ishin të ligjshme, pasi “shtypi komandonte një audiencë të

masës”49. Prandaj adaptimi është subjektiv, kopjim. Sparks mendon se nuk kemi të bëjmë

me një “teori shtypi leninst”, pasi përcaktimet e sipërshënuara vijnë nga shkrime të

ndryshme, pra - shkruan ai – “nuk kanë ndonjë karakter sistematik teorik”.50 Në shkrimet

e Leninit përmenden edhe “elementë të ndryshëm të shtypit”, që janë në varësi të

situatave, rrethanave dhe problematikave që ai trajton, si të thuash, “një varg idesh të

shpërndara dhe deklaratash ad hoc”. 51 Pra, mund të flitet për problematikat e shtypit

sipas pikëpamjeve leniniste, por jo për një teori të mirëfilltë të shtypit Leninist.

Nuk kemi “një traktat akademik” … “Teoria e shtypit e leninit është në të vërtetë “një

konglomerat esesh ose pak paragrafe editorialesh, të shkruara në zjarrin e betejës” 52 .

Kështu, p.sh., në ligjëratat e shkollave të gazetarisë ruse, sipas bisedave me profesor

Hamit Boriçin që vjen nga një shkollë e tillë, flitej edhe për kontributin e Leninit në

konceptimin e trajtimin e problemeve teorike, siç është “pasqyrimi” edhe në publicistikë.

Duke zhvilluar tezën e Engelsit të “përfytyrimit të natyrës”53, Lenini thellohet në natyrën

e komplikuar të procesit të pasqyrimit, duke arsyetuar se pasqyrimi “nuk është një akt i

thjeshtë, i drejtpërdrejtë, i vdekur, si në pasqyrë, por i komplikuar, i ndarë më dysh, në

48 Lenin – gazeta “Novaja zhiznj”, nr. 12. dt. 13 nëntor 1905. 49 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 88. 50 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 90. 51 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 90. 52 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 90 53 Shih: Karl Marks e Frederik Engels, Vëllimi XVI, fq. 377-378.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

29

formë zigzakesh, që përfshijnë mundësinë e fluturimit të fantazisë nga jeta… Vetëm

kontrolli nga praktika përcakton realitetin, shkallën e vërtetësisë në dijet tona”. 54 Ide të

kësaj natyre gjejmë edhe në artikujt Kujtimet e Hercenit ku shtjellon përmbajtjen e

togfjalëshit “agjitacion revolucionar”; në trajtesën “Nga e kaluara e shtypit punëtor në

Rusi”55, ku flitet për periodizimin e historik, etj.

Pra, nuk mund të flitet për ligjësi e ligjshmëri teorike. Shumë autorë mendojnë se

pavarësisht pretendimeve shkencore të ngritura nga përfaqësues të mendimit zyrtar

sovjetik, nuk mund të flitet për një teori të mirëfilltë të shtypit leninist, por vetëm për ide

dhe teza të hedhura prej tij në artikuj të shkëputur nga njëri-tjetri, të cilët, në tërësinë e

tyre nuk përbëjnë në sistem më natyrë teorike. Ndaj autorët e librit “Katër teori mbi

shtypin”, i referohen modelit të aplikuar në vendet sovjetike dhe të pasuesve të tyre, si

teoria e komunizmit sovjetik.

Në vitet ’50 të shekullit të kaluar në shkolla të ndryshme të perëndimit dhe të përtej

oqeaneve morën hov studimet teorike mbi shtypin, mbi informacionin dhe informimin

publik dhe me vonë edhe për shkencat e komunikimit. Në atë kohë, idetë dhe politikat e

revolucionit rus, të komunizmit në tërësi po shtriheshin në Europë, duke ardhur deri në

shtetet ballkanike, përfshirë edhe Shqipërinë.

Studimet mbi median, në këtë periudhë, në Amerikë u pasuruan me librin: “Katër Teoritë

e Shtypit” (Four Theories of the Press), botim i Universitetit Illinois, Urbana, 1956,

ribotuar edhe në vitin 196356. Me një trajtim shumëplanësh dhe i realizuar si një punë

grupi, në trajtesën që i bëjnë regjimeve të shtypit në sisteme të ndryshme politike, autorët

konkludojnë në këto teori:

E para është Teoria e autoritetit të një grupi mbi të tjerët ose Teoria autoritare;

E dyta është Teoria e Doktrinës librale;

E treta, është Teoria e përgjegjësisë sociale;

54 V. I. Lenin, Fletoret filozofike, Moskës, 1947, fq. 308. 55 Lenini për kulturën dhe artin, Tiranë 1960, fq. 7. 56Shënim: Ky libër, përbërë prej 8 kapitujsh, është shkruar nga personalitete akademike të kohës si:

Frederik S. Siebert (asokohe Dekan i Kolegjit të Mjeteve të Informimit Masiv në Universitetin e

Miçiganit), Wilbur Schramm (asokohe Drejtor i Institutit Kërkimor në fushën e informimit masiv në

Universitetin e Stenfordit), Theodore Peterson (asokohe Dekan i Kolegjit të Gazetarisë në Universitetin

Illionis ).

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

30

E katërta, është Teoria e Komunizmit Sovjetik apo Teoria e kontrollit të centralizuar

autarkik. Kjo e fundit, sipas studiuesve “është vetëm një zhvillim i teorisë së autoritetit të

një grupi mbi të tjerët”..., ku “Udhëheqësit e kohës e përdornin shtypin për të informuar

popullin për çka dëshironin, mendonin dhe ishin të interesuar sundimtarët dhe që të

gjenin përkrahje”57. Teoria e “Komunizmit Sovjetik”, bazuar në Marksin, Leninin,

Stalinin dhe në Diktaturën e Partisë Komuniste” shprehte “nevojën e pakushtëzuar të

ruajtjes së epërsisë së partisë politike, të një partie, që vepronte si fuqi sunduese në

shoqëri”58. Prandaj autorët në botimin e dytë të këtij libri nënvizonin se Teoria e

Komunizmit Sovjetik ishe “një zhvillim i ri dramatik i teorisë “autoritare”.

Në librin Dinamikat e komunikimit masiv, studiuesi Joseph Dominick, flet edhe në lidhje

me botimin “Four Theories of the Press” dhe Teorinë Komuniste. Sipas, Dominick: “Kjo

teori është një variant i skemës komuniste. Mediat “zotërohen” nga njerëzit, ashtu siç

përfaqësohen nga shteti. Qëllimi i tyre është të mbështesin sistemin marksist si dhe të

përmbushin qëllimet e shtetit, ashtu siç shprehen, me anë të Partisë Komuniste.”59. Si

frymëzues të këtij modeli mediatik Dominick cilëson Leninin dhe deklaratat e tij se

shtypi komunist ekzistonte për të ndihmuar në çuarjen përpara të revolucionit. Ai thotë

se: “Roli i medias sipas teorisë komuniste është i drejtpërdrejtë: Ato janë mjete të

propagandës, bindjes dhe edukimit”60. Pra, arsyeja ekzistenciale e mediave në sistemet

komuniste, nuk është informimi i publikut. Sipas Dominick, funksioni i tyre si burim

informcioni dhe argëtimi vjen në radhë të dytë61.

Ndërsa Milovan Gjilas, në librin e tij Fytyrat e totalitarizmit, flet për një “teori të

realizmit socialist”, që është e parregulluar si një teori e plotë dhe përfshin krejt fushat e

krijimtarisë njerëzore brenda këtyre sistemeve. “Në praktikë, - kjo teori, sipas autorit, -

do të thotë monopol ideor i komunistëve, prirja për të mveshur me një formë artistike

idetë e kufizuara dhe reaksionare të udhëheqësve që të himnizohen veprimet e tyre në një

57 F.S.Siebert, W. Schramm, Th.Peterson (1956 ): “Four Theories of Press”, Illinois, Urbana ShBA, fq. 2. 58 F.S.Siebert, W. Schramm, Th.Peterson (1956 ): “Four Theories of Press”, Illinois, Urbana ShBA, fq. 6. 59 Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 630. 60 Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 634. 61 Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 634.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

31

frymë heroike romantike”62. Për shkak të aplikimit të kësaj “teorie”, sipas Gjilas, në

vendet komuniste, justifikohen veprimet e censurës dhe mbikqyrjes burokratike që

ushtron regjimi mbi artin (edhe në terrenin shqiptar, gazetaria shpesh cilësohet art dhe

artistët e gazetarët konsiderohen njëlloj, “punëtorë të mendjes”63).

Mbi regjimin komunist të shtypit shkruan edhe studiuesi i deontologjisë së mediave,

Claude-Jean Bertrand, në librin “Deontologjia e mediave”, i botuar edhe në shqip. Në

përcaktimet që Bertrand bën për regjimet e shtypit, ndalet tek ai komunist, duke pohuar

se në vendet ku aplikohet ky model “Mediat nuk mund të kuptohen jashtë shtetit totalitar,

i cili përfshin në vetvete të gjitha institucionet dhe industritë dhe ku të gjitha funksionojnë

si ingranazhe të të njëjtit mekanizëm”64. Sipas Bertrand, në komunizëm koncepti i lirisë

së shtypit nuk ka kuptim. “Në regjimin totalitar, shteti i përdor mediat për të përhapur

ideologjinë zyrtare, për t’ua mësuar atë njerëzve, për të nxitur popullin që ta ndjekë këtë

ideologji dhe, më në fund, për ta imponuar atë”65. Në ilustrim të kësaj ideje autori citon

Artikulli 1 të Kodit të Shtypit Kinez, ku thuhet se: “Gazetarët duhet të jenë të ndershëm

ndaj vendit të tyre dhe ndaj komunizmit. Ata duhet të propagandojnë besnikërisht dhe të

vënë në jetë parimet dhe politikën e partisë”66 Me nuancat e përshkruara nga Siebert,

Schramm dhe Peterson, teoria e komunizmit sovjetik të shtypit, shpesh e ngatërruar me

termin “teori leniniste”, dhe me të gjitha karakteristikat e evidentuara nga autorët e cituar

më sipër, u zbatua dhunshëm e me prepotencë në sistemin mediatik shqiptar të viteve

1945-1990.

Por pavarësisht kësaj, nuk mund të themi se ka një teori shqiptare të shtypit. Shpesh ka

patur pretendime për një të tillë në rrethe të ndryshme profesionale. Vitet e fundit janë

botuar shumë libra studimorë në fushën e gazetarisë në përgjithësi dhe të asaj të aplikuar

62 Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuse Fan Noli, Tiranë, Fq. 299. 63 Në statutin e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, (botuar tek “Tribuna e Gazetarit”, 1965, nr. 2 (5), fq.

6-9), në nenin e parë që flet për anëtarët e këtij bashkimi profesional, thuhet: “Anëtar i Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë mund të jetë çdo punëtor i mëndjes që punon në fushën e gazetarisë, në një

gazetë, revistë, në Agjensinë Telegrafike Shqipare, në ndërmarrjen botuese, në radiotelevizion dhe në

kinostudio…”. 64 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, Fq. 16. 65 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, Fq. 16. 66 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, Fq. 16.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

32

në Shqipëri në periudha të ndryshme. Janë botuar gjithashtu edhe disa libra për tema e

probleme të teorisë së mediave, të informacionit dhe të komunikimit publik. Instituti

Shqiptar i Medias ka botuar e boton dhjetra libra e manuale për teorinë e praktikën e

gazetarisë. Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Fakultetit të Historisë dhe

Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ka organizuar kërkime, studime dhe konferenca

shkencore kombëtare e ndërkombëtare të natyrës teorike, duke i botuar në përmbledhje e

botime të veçanta shkencore. Por mund të themi se ende nuk kemi ndonjë studim në

nivelin e standardeve të traktatit teorik për gazetarinë shqiptare.

1.4. PROPANGADA DHE FORMAT E SHFAQJES SË SAJ.

Studiuesi i njohur francez, Jacques Ellul, në librin e tij “Propaganda”, të botuar në Paris

më 1962, kur e pëkufizon propagandën, ashtu edhe si autorë të tjerë, i mëshon së pari

organizimit. Thelbësor për Ellul është gjithashtu qëllimi i këtij organizimi. Ai thotë se:

“Propaganda është tërësia e metodave të shfrytëzuara nga një grup i organizuar, me

qëllim që të tërheqë masën e individëve”67, - duke theksuar se tërheqja e masës duhet të

shërbejë për ta shtyrë atë për pjesëmarrje aktive ose masive në veprimtaritë politike e

shoqërore, ekonomike e kulturore, si dhe të bashkojë psikologjikisht, në korniza të

caktuara, shoqërinë, kombin, organizatat, etj.

Ellul është një ndër studiuesit më në zë përsa i përket teorisë së propagandës dhe kritik i

fortë i studimeve amerikane, që deri në kohën kur ai botoi “Propagandën”, i kishin

orientuar studimet mbi median sipas modelit të “shiringës hipodermike” të Lasswell.

Teoria e Herold Lasswell konsiston në idenë se “injektimi” i informacioneve në popull

nëpërmjet medias, ka ndikim të madh. Shkaqet e këtij besimi mendohej se lidheshin me

popullarizimin e radios dhe televizionit, me fuqizimin e industrisë së reklamave dhe të

propagandës dhe me studimet e asaj kohe në lidhje me ndikimin e imazheve të lëvizshme

67 Ellul, Jacques (1962): Propagande, Paris, fq. 8.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

33

tek fëmijët. Sipas kësaj teze, mediat janë një mjet i rrezikshëm komunikimi, sepse

audienca është e pafuqishme t’i rezistojë impaktit të mesazhit. Nuk ka shpëtim nga efekti

i medias dhe njerëzit, duke qenë pasivë, mendojnë dhe besojnë në çfarë u thuhet, pasi nuk

kanë burime të tjera infomacioni68. Por Ellul mendon se ky përfaqësim është figura e

përmbysur e një realiteti, dhe propagandisti nuk është në fakt “injektuesi” magjistar, në

pritje për t’u bërë gjilpërën propagandë të pafajshmëve. Në fakt, “propaganda” ekziston

para propagandistit, sepse njeriu modern ka një etje të pashuar për propagandë. Ai është

bashkëfajtor me të, e jo vitikmë e saj”, thotë Ellul69. Ellul e quan propagandën

“bashkëfajtore” me të propaganduarit, që janë të gatshëm për t’u propaganduar. Sipas

interpretimit të tij, është vetë shoqëria moderne që krijon kushtetet psikologjike,

sociologjike dhe objektive që e favorizojnë ose e bëjnë të mundur propagandën.

“Shpërbërja e grupeve “organike” si familja ose mjedisi i punës, i ekspozon njerëzit e

çarmatosur ndaj veprimit të mediave, ndërkohë që sasia e tepërt e informacionit e nxit

pasionin për ideologjinë dhe e rrit në mënyrë të kosiderueshme mendjelehtësinë e tyre”70.

Idenë se manipulimi propagandistik realizohet vetëm atëherë kur manipuluesi ka dëshirë

të manipujolë, por edhe kur i manipuluari ka dëshirë të manipulohet, e kanë mbrojtur

edhe shumë mendimtarë të tjerë me përmasa botërore, si Raymond Aron, Hannah Arendt,

Moris Merlo-Ponti, Eliku Katz, etj.

Hannah Arendt, bën përgjegjëse propagandën për lëvizjet e ndryshme totalitare në botë.

Ajo thotë se: “Qyshse ekzistojnë lëvizjet totalitare në një botë që në vetvete s’është e tillë,

ato detyrohen t’i drejtohen asaj çka ne zakonisht e njohim si propangandë”.71 Edhe pse

nuk e etiketon si të tillë, nga shpjegimi i mëposhtëm, duket se qëllimi i këtij veprimi, pra i

përdorimit të propagandës, sipas Arendt është çështje imazhi.

Një imazh që kërkohej të ndërtohej së brendshmi me qëllim efektin në botën e jashtme.

Por jo vetëm aq. Që të bëhet sa me e besueshme, propaganda duhet rrokur më parë së

brendshmi: “Një propagandë e tillë gjithnjë ia bën thirrjen e vet një sfere të jashtme, qoftë

68 Lasswell, H.: The structure and function of communication in society. p. 69 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq. 632 70 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq. 632 71 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 442.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

34

ajo shtresa jototalitare e popullsisë në vend, apo, në vendet jototalitare jashtë”72, - kjo

sferë jashtme së cilws, sipas autores, i drejtohet propaganda totalitare, mund të ndryshojë

shumë. Madje, pas marrjes së pushtetit, propaganda totalitare mund t’u adresohet atyre

segmenteve të popullatës së vet, koordinimi i të cilave nuk ndiqej nga indoktrinimi i

mjaftueshëm. Arendt thotë se fjalimet e Hitlerit mbajtur para gjeneralëve të tij gjatë luftës

janë modele të vërteta të propagandës, të karakterizuara kryesisht nga gënjeshtra

monstruoze me të cilat Fyhreri zbaviste miqtë e tij një për përpjekje për t’i mposhtur ata

Milovan Gjilas, një ish-funksionar i lartë në regjimin komunist jugosllav e më vonë kritik

i tij, shkruan në librin “Fytyra e totalitarizmit”, se në këto sisteme: “Që nga lindja e deri

në vdekje, njeriun e rrethon kujdesi i partisë për ndërgjegjen e tij dhe për “rritjen”.

Gazetarët, ideologët, shkrimtarët e shitur, shkollat speciale, ideja e vetme shtetërore e

lejuar, mjetet e mëdha financiare, është kujdesi në këtë drejtim. Për të plotësuar pamjen

shtoni këtu edhe vëllimin e madh të shtypit masiv, radion e çdo lloj tjetër propagande”73.

Dhe pasojat e këtyre përpjekjeve të vazhdueshme (dhe shumë të kushtueshmë), për

autorin janë rezultate të matshme me shtypjen e çdo iniciative që bie ndesh me atë zyrtare

d.m.th. për çrrënjosjen e mendimit ndryshe. “Në sistemet komuniste njerëzit nuk janë aq

të budallallepsur nga propaganda e pangjyrë, sesa vuajnë nga pamundësia për të arritur

deri te e vërteta, deri të idetë e freskëta”74. Gjithashtu sipas Gjilas, propaganda e

përditshme dhe e gjithë pamja e mësipërme ndikon që qytetari në komunizëm trembet në

çdo hap “të tepërt” që bën, se pastaj mund t’i duhet të provojë se nuk është armik i

socializmit.

Ndërsa sociologu kanadez Marshall McLuhan, në librin “Mesazhi është media”, të botuar

fillimisht në vitin 1964, kujton se i njëjti mesazh mund të ketë efekte krejt të ndryshme,

varësisht medias që e transmeton. Formulimi i tij se “mesazhi ëshë media”, nënkupton se

ajo që ka rëndësi nuk është përmbajtja e mesazhit, por mënyra se si ky mesazh

transmetohet dhe për më shumë media nëpërmjet të cilës transmetohet. Kjo do të thotë se

72 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 442.. 73 Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuse Fan Noli, Tiranë, Fq. 299. 74 Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuse Fan Noli, Tiranë, Fq. 299.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

35

mjetet e përhapjes dhe të komunikimit, në vend që të jenë mjetet përsosmërisht neutrale,

përcaktojnë mënyrën e mendimit, të veprimit dhe të të ndjerit të shoqërisë. Kjo, sipas

McLuhan, do të thotë se mënyra e transmetimit të një kulture ndikon vetë kulturën dhe e

shndërron atë. Në këtë këndvështrim, në lidhje me efektet e propagandës, ky autor

mendon se: “Përhapja e mesazheve, thjeshtimi i ideve dhe lajmeve nuk ka rëndësi,

rëndësi ka një lloj mesazhi, që mediat i bëjnë mënyrës së kuptimit dhe perceptimit të

botës së ndjenjave dhe realitetit njerëzor”75.

Për Max Horkheimer dhe Theodor W Adorno, Propaganda ka fuqi ta kthejë fjalën në

instrument, në levë, në makinë. Në librin e tyre Dialektika e iluminizmit, autorët thonë se:

“Propaganda, fikson formatin e njeriut, ashtu siç është brumosur ky i fundit, nën peshën e

padrejtësisë shoqërore, duke e vënë në lëvizje këtë njeri. Ajo beson se mund të

mbështetet mbi ta. Në thellësi, gjithkush e ka kuptuar se prej këtij mjeti ai po kthehet në

një mjet më vete, ashtu si edhe në fabrikë”76. Të dy studiuesit mendojnë se propaganda

ngjall zemëratë tek njerëzit, të cilëve u u provokon inatin e lashtë të shtypjes që u është

bërë. E aq më shumë kjo ndjenjë u përforcohet nga parandjenja se rrugëdalja e treguar

prej propagandës është e rreme. Sipas Horkeimer dhe Adorno-së, propaganda është jo

vetëm manipulim, por edhe falsitet dhe një bashkësi gënjeshtrash. “Propaganda

manipulon njerëzit; aty ku ajo bërtet për lirinë, kundërshton sakaq vetveten. Falsiteti

është i pandashëm prej saj. Bashkësia e gënjeshtrave është vendi brenda të cilit

propaganda grumbullon udhëheqësin dhe të udhëhequrit prej tij, edhe në rastet kur thelbi

i kësaj propagande është i drejtë77. Autorët thonë propaganda e përdor të vërtetën thjesht

si karrem. “Për propagandën, edhe e vërteta është shndërruar në një mjet i cili thjeshtë do

të shfrytëzohet për të grishur ithtarët, kjo e vërtetë falsifikohet porsa që propaganda e vë

në gojën e saj. Për këtë arsye kundërvënia e vërtetë nuk do t’ia dijë për propagandën”78.

Qendrimet e tyre janë shumë kritike, ata mendojnë se propaganda është antinjerëzore, për

shkak të të gjitha konsideratave të shprehura si më lart, e për më shumë kur mendojnë se

75 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq. 633. 76 Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386. 77 Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386. 78 Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

36

fjalët dhe e vërteta në gojën e propagandës nuk kanë më asnjë vlerë: “Propaganda është

antinjerëzore. Ajo nënkupton që parimi sipas të cilit politika lind prej një mënyre të

përbashkët të të kuptuarit, nuk është asgë më tepër sesa një mënyrë të shprehuri. 79.

Analiza e studimeve në këtë fushë, ka bërë që propaganda të konsiderohet si formë

patologjike e bindjes80. Identifikimi i propagandës është i thjeshtë, nëse ndalemi në këto

elemente që e karakterizojnë:

1. Përdorimi i ekzagjeruar dhe sistematik i kapacitetit manipulues të gjuhës, i

trukeve dhe i dredhive gjuhësore.

Që në momentin kur të vërtetat e lejueshme për t’u i disponon vetëm shteti, puna e

gazetarëve është e “minuar”. Detyra e tyre profesionale nuk ka mundësi të realizohet

drejtë, ndaj dhe në punën e tyre ka devijime që në konceptim dhe më tej në realizimin e

produktit mediatik. Një fenomen mjaft interesant që impononin kushtet në mediat e

diktuara nga pushteti është aftësia e tyre manipuluese. Në fakt çdo akt bindjeje e ka në

vetvete manipulimin. Por pjesa më e madhe e tyre justifikohen për shkak të qëllimësisë

pozitive. Në rastin e propagandës këto cilësi manipuluese të gjuhës nuk përdoren në

shërbim të komunikimit dhe informimit të publikut, por në shërbim të dezinformimit të

tij. Manipulimet e kësaj natyre vijnë nga:

a. Dykuptimësia e fjalëve.

Përdorimi i fjalëve me dykuptime ka qenë praktikë e shpeshtë në shtypin shqitpar të

periudhës komuniste. Ashtu si edhe detyrat e dyfishta apo të shumëfishta që kishin

gazetarët të cilët i vinin në përdorim këto fjalë e shprehje.

b. Abuzimi me figurat stilistike dhe retorike:

79 Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386. 80 Mark Marku, Leksion mbi Komunikimin Bindës, në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit,

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës..

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

37

“Shtypi është një nga armët më të fuqishme të Partisë në luftën për ndërtimin e jetës së re

socialiste në vendin tonë, për ndërtimin e jetës së re socialiste në vendin tonë, për

triumfin e çështjes së madhe të marksizëm-Leninizmit”.81

c. Klishetë:

Milovan Gjilas thotë se në vendet komuniste censurën (autocensurën) ta servirin me

garniturën e ndihmës “ideore”. Ai thotë se: “Të gjitha në komunizëm kryhen për

“lumturinë absolute” ku fjalët “popull”, “populli punonjës”, “në emër të popullit”,

“popullor”, pavarësisht nga papërcaktueshmëria e tyre ekstreme në kontekstin e dhënë,

futen veçanërisht shpesh e në çdo gjë që lidhet me artin.”. 82 Fjala “popull” përdoret

rëndom për të justifikuar çdo veprim dhe siç vë në dukje Gjilas: “Ndjekjet, ndalimet,

imponimi i ideve dhe i formës, poshtërimet, ofendimet, “patronazhet” e burokratë

gjysmëanalfabetë mbi gjenitë, të gjitha këto bëhen në emër të popullit dhe për popullin”83

Klishetë janë përdorur rëndomë edhe në hapësirën ligjërimore publike shqiptare.

Shprehjet e Enver Hoxhës me konsideratat dhe detyrat që u mveshte gazetarëve dhe

shtypit në përgjithësi, kanë qarkulluar në këtë shtyp dhe botimet e tjera që lidhen me

komunitetin e gazetarëve, gjatë gjithë periudhës diktatoriale.

Formulimet e letrës që Hoxha u dërgoi më 1964 Konferencës së Katërt të Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë84 ishin të citueshme në pothuaj çdo numër të shtypit të shkruar

dhe buletineve të ndryshme. Disa prej këtyre klisheve janë: “Gazetarët revolucionarë janë

arkitektë të mendimit revolucionar të masave”, “Gazetari i tipit leninist është njeri politik,

zëdhënës i Partisë dhe i popullit, edukator i masave”.

Edhe pse klishetë e përdorura nga Hoxha ishin të lejueshme dhe duheshin përfshirë kudo,

gazetarët jo pak herë kritikoheshin për përdorimet e klisheve të tyre të rutinës së

përditshme në punë, siç shihet edhe në këtë artikull të Javer Malos tek Tribuna e

Gazetarit: “...në faqet e shtypit janë të shumtë artikujt, korespondencat në të cilat autorët,

duke dashur të jenë brenda në anën politike të çështjes, përdorin vetëm frazë klishe, të

81“Letër dërguar nga E.Hoxha, Konferencës së IV të Bashkimit të Gazetarëve”, E.H.Vepra, vëll.23, fq. 199. 82 Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuese Fan Noli, Tiranë, fq. 309. 83 Po aty. 84“Letër dërguar nga E. Hoxha, Konferencës së IV të Bashkimit të Gazetarëve”, E.H.Vepra, vëll.23, fq. 199.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

38

përsëritur qindra herë, si: “Masat punonjëse të rrethit, duke vënë politikën në plan të parë,

arritën këto rezultate”, dhe vazhdojnë pastaj të derdhin gjithë baterinë e shifrave ose të

rregullave agroteknike, gjithe baterinë e rregullave metodike të shkollës sonë”85. Në një

shkrim të pas vitit ’90, tek Media Shqiptare, Leonard Gremi, shpreh një këndvështrim

interesant lidhur me klishetë, që përdorte propaganda komuniste për të ngulitur në

mendjen e popullit mesazhet e saj, përsëritja e të cilave ka ndikuar në kahun e kundërt,

duke bërë të lindë, ajo që në gjuhën teknike mediatike njihet si “Efekti Bumerang”. Një

ndjesi të tillë Gremi e reflekton kështu: “…njerëzit tashmë kanë mësuar dhe dyshojnë se,

pas frazave bombastike për “liri”, “barazi”, “liri”, “barazi, “vëllazëri”, “arsye”,”drita e

kuqe”, “dita e madhe”, “dita e bardhë”, “dita e re”, “epoka e re”, “akti i madh i lirisë”,

etj., etj,. janë fshehur inisiativa të regjimeve dhe klikave që kanë dhunuar liritë dhe të

drejtat. Kështu ka ndodhur ne Stalinin”, Hitlerin, Enverin, Papadhopullin, Millosheviçin e

të tjerë…”86.

2. Mospërputhja mes diskursit dhe realitetit.

Format më të shpeshta të kësaj mospërputhjeje janë “gënjeshtra, gjysmë të vërtetat dhe

shpifja”. Claude-Jean Bertrand, kur analizon mediat në regjimet politike komuniste, në

librin Deontologjia e mediave, thotë se funksioni pirmar i tyrë është “të gënjyerit, të

fshehurit e gjithçkaje që nuk i shërben interesave të kastës në pushtet”87.

Ndërsa Erich Fromm në librin Shoqëria e shëndoshë, thotë se: Sistemet e rinj (të shekullit

XX, shën. im) janë ndërtuar mbi gënjeshtrat më të neveritshme. Kjo i përket si

programit..., ashtu edhe prijësve të tyre”88. Fromm vëren se mospërputhja me realitetin

fillon që në programet e partive dhe të liderëve të vendeve totalitare. “Ata premtonin të

ndërtonin diçka si punë socializmi, por në të vërtetë ajo që ata bënin, ishte mohim i

gjithçkaje që nënkuptohej me këtë nocion në traditën socialiste89. Autori vëren se krejt

85 Javer Malo, “Gazetari para së gjithash është njeri politik”, T. e gazetarit, 1966 nr. 3-4 (10-11), fq. 5-6. 86 Leonard Gremi në “Media shqipare”, Tiranë, nr. 6, janar-mars 2001, fq. 40. 87 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 16. 88 From, Erich (2012): Shoqëria e shëndoshë, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, fq. 236 89 Po aty. Analiza psikologjike që u bën autori Musolinit, Hitlerit dhe Stalinit, rezulton në përfundimin se

vetë personaliteti i tyre është një mashtrim i madh. Fromm thotë se Musolini, mburracaku frikaman, u bë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

39

performanca e e tre personaliteteve si Musolini, Hitleri dhe Stalini ishte një mashtrim i

madh si në përmbajtjen e mesazheve, ashtu edhe në imazhin e rremë që ata donin të

krijonin për veten në sytë e publikut.

Arendt thotë se: “Dihet që herët dhe është pohuar shpesh se në vendet totalitare

propaganda dhe terrori paraqet dy anë të së njëjtës monedhë. Kjo është, megjithatë, vetëm

pjesërisht e vërtetë. Kudo që totalitarizmi zotëron kontroll absolut, ai zëvendëson

propagandën me indoktrinimin dhe e përdor dhunën jo aq për të frikësuar njerëzit, (kjo

bëhet vetëm në fazat fillestare, kur ende ekziston opozita politike), sesa për të realizuar

vazhdimisht doktrinat e tij ideologjike dhe gënjeshtrat e tij praktike. Totalitarizmi nuk do

të kënaqet me pohimin, përballë fakteve të kundërta, sepse papunësia nuk ekziston: ai do

t’i heqë përfitimet e papunësisë si pjesë të propagandës së tij. Barabar i rëndësishëm është

fakti se refuzimi i papunësisë së njohur realizonte – megjithëse në një mënyrë mjaft të

pashpresë – doktrinën e vjetër socialiste: Ai që nuk punon, nuk do të hajë.90 Problemi

qëndron se jo përherë ne mund ta vërtetojmë një gënjeshtër si të tillë, sipas Markut.

Problemi bëhet më i lehtë kur bëhet fjalë për të vërteta të dukshme (dëshmi të dukshme,

statistika, të dhëna, etj.). Megjithëse në një workshop të mbajtur në muajin gusht të këtij

viti (2014), në Universitetin e Prishtinës, referuesja Albana Rexhepaj që kishte studiuar

rastin e mbajtjes së fshehtë nga sytë e publikut të vdekjes së 27 foshnjeve në Maternitetin

e Tiranës, brenda nje muaji, ne vitin 1972, tha se statistikat që publikoheshin jepnin

gjithnjë vetëm shifra rritëse91. Dhe kjo me qëllim që të mbillnin ndjenjën e sigurisë në

jetën e re të kishte ndërtuar dhe mbështeste Partia-Shtet.

Përveç statistikave, në raste të tjera është shumë e vështirë të gjesh të vërtetën, brenda

regjimeve totalitare. Ajo bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për gjysmëtë vërteta,

ose për raste me shumë mundësi interpretimi. Ja disa prej tyre:

.

simbol i burrërisë dhe guximit. Hitleri, ky maniak-shkatërrimtar, ngrihej në qiell si ndërtues i Gjermanisë së

re. Stalini, intrigant gjakftohtë e ambicioz, hiqej si babë dashamirës i popullit të vet. 90 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë. fq. 441. 91 Referimi i Albana Rexhepajt, kryeredaktore e revistës “Përpjekja”, në workshopin me temë “Shqiptarët

në komunizëm”, në kuadër të konferencës së përvitshme ndërkombëtare mbi të Albanologjisë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

40

Gjuha e dyfishtë.

Një mënyrë të foluri që shpreh njëherësh një të vërtetë por edhe të kundërtën e saj. Kjo

vihet re shpesh në fjalimet e diktatorit, që publikoheshin pa u hequr një presje, i cili kur

fliste për anëtarët e partisë kishte folë edhe për popullin, por njërkohësisht supozonte se u

kishte “shti” frikën edhe të huajve, armiqve, që sipas gjuhës diskursive të kohës, mezi

pritnin të na kapnin në gabime.

Amalgama.

Përfshirja e realiteteve të ndryshme dhe vendosja në të njëjtin kontekst. Në faqet e

shtypit të kohës, sheh shpesh artikuj apo karikatura që tentojnë talljen me vendet

perëndimore dhe ekonominë e tyre. Kjo lloj publicistike, shpesh e pa vend gjendet edhe

në faqet e numrave të fundviteve të Tribunës së Gazetarit, ku me karikatura krahasohen

pa vend e pa arsye, personazhet e Vitit të Ri Shqiptar (i bukur, i ri, e i pastër), me Vitin e

Ri imperialist e kryesisht amerikan (i lodhur, i palarë dhe që “jagravitet” për para).

Përgjithësimi abuziv.

Populli mendon se... “Ne e bëjmë çdo gjë me duart tona...”, (aq shumë amplifikohej kjo

“dalldi”, saqë për një vend bujqësor si Shqipëria, u harxhuan deri në abuzim të gjitha

fondet, energjitë e huatë e huaja për të ngritur në këmbë një rrjet industrial të rëndë, i cili

pas ’90-tës doli krejt nga funksionimi).

Mashtrimi nëpërmjet jashtëlënies.

Informimi i deformuar dhe selektiv sipas qëllimeve. Kjo ishte tipike e praktikës së

gazetarisë shqipare nën diktaturën komuniste.

Premtimet e parealizueshme.

Synimet e publikuar në shtyp për tejkalimet e planeve.

Në lidhje me përcaktimet e mësipërme, Arendt thotë se: “Format e organizimit totalitar,

siç dallohen nga përmbajtja e tyre ideologjike dhe parullat propagandistike, janë

plotësisht të reja. Ato skicohen për të përkthyer gënjeshtrat propagandistike të lëvizjes,

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

41

thuren rreth një trillimi qendror....në një realitet veprues, për të ndërtuar, edhe nën

rrethana jototalitare një shoqëri, anëtarët e së cilës veprojnë dhe reagojnë sipas rregullave

të një bote të sajuar.92.

3. Shfrytëzimi sistematik i sjelljeve psiko-emocionale të publikut.

Çdo komunikim e ka një aspekt emocional. Ky aspekt theksohet sidomos kur duam ta

nxisim publikun që të kalojë nga fjalët tek aktet. (Për këtë arsye i bëhet thirrje krenarisë,

guximit, atdhedashurisë, shpirtmadhësisë, shpirtit të sakrificës së publikut). Në shumë

raste shfrytëzimi i ndjenjave të publikut bëhet jolegjitim. Më të dënueshme janë ato

forma propagande të tipit sugjestionues. Në sugjestionimin e publikut marrin pjesë disa

elementë njëherësh: elementët e ligjërimit, skenografia, simbolika, atmosfera, etj. Ky

komunikim, sipas Markut93 shtrihet në tre nivele:

a. Shfrytëzimi i nënvetëdijes.

Nga Frojdi kemi mësuar se nënvetëdija u nënshtrohet disa ligjeve që varen nga secili

subjekt. Metodat psikanalitike kanë bërë të mundur njohjen deri në njëfarë mase të unit.

Këto zbulime i shfrytëzojnë në maksimum propaganda dhe publiciteti.

Propaganda totalitare ëshë shumë e interesuar për ato që Pavlovi i quante reflekse të

kushtëzuara. Disa njerëz të dobët, kryesisht neurotikë apo psikopatikë, janë shumë të

nënshtruar ndaj disa urdhërave apo ndaj disa mesazheve që u dërgohen në mënyrë të

kamufluar, duke përdorur skenarin e veprimit të nënvetëdijes së yte. Për shembull, një

njeriu që e dimë se ka prirjen për të bërë të kundërtën e asaj që i themi, i sugjerojmë të

kundërtën e asaj që duam që ai të bëjë. Përveç të tjerave, frika nga dhuna shkakton

deformime të rënda psikike dhe i bën njerëzit të sillen më bindshëm ndaj disa mesazheve.

Mund të kujtojmë këtu se në artikujt e viteve të para të ribotimit të gazetës Zëri i Popullit,

1948-1949, por edhe më vonë, botoheshin të sakta deri në detaje të gjitha ligjërimet në

sallat e gjyqeve ku dënoheshin personat e cilësuar si “Armiq të popullit”. Këto ishin të

92 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë. fq. 447. 93Mark Marku, Leksion mbi Komunikimin Bindës, në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit,

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

42

vetmet procese gjyqësore që reflektoheshin në shtyp dhe ndiqeshin seancë pas seancë,

duke marrë një pjesë të mirë të hapësirës katërfaqëshe të gazetës.

b. Manipulimi i turmave.

Nxitja dhe manipulimi i turmave bëhet sipas disa ligjësive. Janë bërë studime të shumta

për sjelljet e turmave dhe janë nxjerrë disa prej sjelljeve stereotipe të turmës dhe

burimeve të tyre. Në një kontekst masiv, individi ka prirjen për të regresuar

psikologjikisht domethënë të kthehet në sjellje infantile. Ai është më i ndikueshëm nga

stimujt emocionalë dhe nga urdhrat e thjeshtë dhe joshës (sloganet). Kështu, p.sh.:

Gazetarët cilësoheshin si: “arkitektë të mendimit revolucionar të masave”, e herë si

“tribuna të mendimit dhe të aspiratave të masave”, por edhe “burokratët e shtypit”, ata

përfaqësonin “gazetarin e tipit të ri, të tipit leninist” dhe ndihmonin në “luftën e klasave”

dhe ndërtimin e vendit sipas parimeve të “marksizëm-leninizmit”.

Manipulimi i turmës kërkon grumbulimin e shumë individëve në një perimetër relativisht

të ngushtë. Por normalisht, një gjë e tillë mund të realizohet edhe nëpërmjet teknikave

audiovizive nëpërmjet ekraneve të vendosur në sheshe. Por edhe nëpërmjet përsosjes së

rrjetit të shpërndarjes dhe leximeve kolektive të shtypit, siç do ta shohim më poshtë.

4. Adresimi ndaj disa vlerave apo ndjenjave bazë.

Vlera dhe ndjenja parësore janë ato që u korrespondojnë nevojave bazë të njeriut në

gjendjen e tij më pak të përpunuar: ushqimi, dashuria, vlerësimi, pushteti. Propaganda

abuzon me këto ndjenja bazë duke shkaktuar manipulimin e turmave.

Nuk mund të mohohet se duke shmangur informimin e kulluar, në shtypin shqiptar të

kohës, së pari, ka patur shumë hapësirë për tematika që lidheshin me bujqësinë dhe

realizimet e planeve ekonomike e industriale, pra në mënyrë indirekte me sigurimin e

mjeteve të duhura për jetesë e fillimisht për ushqim. Së dyti, ndjenja të tilla si dashuria

motivoheshin sa herë që për të justifikuar veprime të caktuara, ato justifikoheshin si

shërbime në favor të “nënës Shqipëri”. Së treti një pjesë e artikujve të shtypit, shpesh

“reklamonin” punonjësit e dalluar, duke bërë kështu, së bashku me motivimin, edhe

vlerësimin e atyre që identifikoheshin me këta punonjës. Dhe së fundi, pushteti që i

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

43

atribuohej audiencës, është shumë i dukshëm që tek theksimi i shpeshtë se ai sistem ishte

“diktaturë e proletariatit” e deri tek përcaktimi i kundërshtarëve të pushtetit apo vijës

politike që ai ndiqte si “armiq të popullit”, duke e njehsuar këtë të fundit me

pushtetmbajtësin real.

5. Vullneti për të shkatërruar armikun.

Çdo propagandë e ka nevojën e një armiku dhe në momentin që nuk e ka, e shpik atë.

Denigrimi i “armikut”, është dy llojesh:

. Diskretitimi i personit.

. Sulmi ndaj vlerave që përfaqëson individi apo aktiviteti i tij.

6. Dhuna verbale.

Një nga karakteristikat e ligjërimit propagandistik është dhuna verbale. Dhuna verbale

synon intimidimin e kundërshtarit por edhe të partizanëve, shantazhin, nënshtrimin,

dhunën psikologjike. Kjo dhunë mund t’i drejtohet si armikut të jashtëm, ashtu edhe atij

të brendshëm. Por në përgjithësi ajo synon nënshtrimin e publikut.94 Një tjetër element i

rëndësishëm në prirjet totalitare të shfaqjeve propagandistike është edhe: “Sindroma e

grandiomanisë”. Më klishe të tilla si: “Ne epiqendra e marksizë-leninizmit”, “Ne me

forcat tona…”. ...Si edhe Grotesku. Sipas një artikulli të botuar në gazetën e përditshme

“Sot”: “Në artin e realizmit socialist, por ngjashëm në gazetari e publicistikë në thelb

ishte metoda “e pasqyrimit grotesk” sipas një ideologjie që kishte në bazë të saj

“sindromën e grandomanisë” si “Epoka e madhe e Partisë së Punës” e “Luftës së

Klasave”, e “Ndërtimit socialist me Forcat Tona” (vetizolim”), “Kromi çan bllokadën”…

95 Ne epiqendra e marksizë-leninizmit”, “Ne me forcat tona…”96

Ernst Nolte në librin e tij Nacionalsocializmi dhe Bolshevizmi, thekson se për vite të tëra,

Bashkimi Sovjetik u kthye në tabelë të vërtetë të madhe shkrimi, të mbushur nga maja në

fund me parulla, vizatime, paralajmërime dhe akuza, që synonin të gjitha, po të njëjtën

94 Po aty. 95 “Gazeta Sot”, 20 korrik 2014, fq. 16. 96 “Gazeta Sot”, 20 korrik 2014, fq. 16.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

44

gjë, nuk kishte rëndësi nëse, në fakt, qenë shkruajtur mbi kolona dhe mure, ose gjindeshin

në broshura dhe libra. Këtu “armiku Kapital”, paraqitej në formën e një trashaluqi me

pamje antipatike, i ulur në mes të monedhave të shumta prej ari; më tej Lidhja e

Kombeve, e mishëruar nga tre burra me cilindra në kokë dhe me barqe njerëzish të

kamur, të simbolizuar me flamujt kombëtarë të Francës, Anglisë dhe Shteteve të

Bashkuara dhe që kapardiseshin mbi një piedestal të lartë, që kishte mbishkrimin:

“Kapitalistë të të gjithë vendeve, bashkohuni”, përpara një turme njerëzish të mjerë dhe të

dërrmuara; por, po aty, një ëngjëll në fluturim, hedh një lule mbi një turmë të madhe

njerëzish të mbledhur për “festën e punëtorëve të të gjithë botës”97. Të njëjtat “vizatime”

u bëheshin amerikanëve dhe kapitalistëve në përgjithësi edhe nga mjetet e propagandës

shqiptare të kohës. Karikatura e shprehje tallëse, si dhe imazhe të një shoqërie degraduese

i gjejmë shpesh madje edhe në faqet e “Tribunës së gazetarit”, organ udhëzues për

gazetarët dhe korrespondentët vullnetarë, punëtorë e fshatarë.

1.5. MEDIAT SI SISTEM I ORKESTRUAR I PROPAGANDËS

Me konsolidimin e sistemeve komuniste, siç vëren Colin Sparks, në librin Komunizmi,

kapitalizmi dhe masmedia, alternativat e marrjes së informacionit nëpërmjet mediave që

informonin ndryshe, vinin e zvogëloheshin deri në zhdukje: “Në regjimet komuniste

mediat ishin politikisht të mbikqyrura”. Ndërsa Hannah Arendt në librin Origjinat e

totalitarizmave, thotë se: “Vetëm turma dhe elita mund të tërhiqen nga vrulli i vetë

totalitarizmit; masat duhen fituar me propagandë.”98. Ndaj, sipas vërejtjeve të saj, edhe në

komunizëm “… gjithë politikanët ishin të interesuar nëse mediat raportojnë fjalimet dhe

aktivitet e tyre…”.99 Brian McNair, në librin e tij Hyrje në komunikimin politik , e

cilëson propagandën si një ndër format e komunikimit politik 100. McNair thotë se

komunikimi politik përfshin, të gjitha format e komunikimit të ndërmarra nga politikanë

97 Nolte, Ernst (2008): Nacionalsocializmi dhe Bolshevizmi, Shtëpia Botuese 55, Tiranë, fq. 357. 98 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 441. 99 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 441. 100 McNair, Brian (2010): Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë, fq. 18.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

45

dhe aktorë të tjerë politikë, që synojnë arritjen e objektivave specifike; komunikimin e

adresuar te këta aktorë nga jo-politikanët siç janë votuesit dhe kronistët e veçantë të

gazetave, komunikimin rreth këtyre aktorëve dhe aktiviteteve të tyre siç e përmban

raportimi i lajmeve, debatet dhe format e tjera të diskutimit mediatik për politikën. Siç

shihet në këto përcaktime, por jo vetëm, komunikimi politik merr kuptim e vlerë në

përdorimin që i bën medias, për të mos thënë se nuk mund të jetë plotësisht i tillë pa

ekzistecën e tyre.

Një veçanti të tillë duket se e njihte mirë sistemi politik komunist me në krye qendrën

sovjetike të gjenerimit të tij. Shkalla e përfshirjes së aktiviteteve politike në këto media

shkonte gjithnjë drejt ndërhyrjes politike në media, e cila më pas bëhej sistematike, për të

mos thënë se ishte një faktor karakterizues i këtij lloj sitemi mediatik: “Ndërhyrja politike

në mediat komuniste… ishte një varësi sistematike e njohur nga mediat dhe autoritetet

politike”101 , - thotë Colin Sparks. Kështu në fakt kishte ndodhur qëkur ishte konceptuar

ky sistem politik dhe veglat në shërbim të tij. Në po të njëjtin botim të cituar më lart,

Colin Sparks vëren se: “Në periudhën e fortë të stalinizmit, që mund të datohet nga 1928

deri më 1956, mund të jepen shembuj të shumtë të mënyrës se si mass-media ishte

bashkuar e orkestruar, duke iu përgjegjur direkt urdhërave politike më të fundit, që vinin

nga Komteti Qendror, grupi i shumicës ose vetë Lideri i Madh”.102

Studiuesi i historisë së shtypit shqiptar, Mark Marku, në një leksion mbi komunikimin

bindës thekson se termi propagandë, ka dy kuptime: teknik dhe polemik. “I përdorur në

kuptimin teknik, termi propagandë, mund të përdoret në disa forma komunikimi si

publiciteti për komunikimin politik apo komunikimin social e në mënyrë të përgjithshme

për çdo formë komunikimi që synon ndikimin e opinionit.”103. Më tej Marku thotë se:

“Sipas një përkufizmi të përgjithshëm, propaganda është tentiva për të ndikuar opinionin

publik dhe sjelljet shoqërore në mënyrë të tillë që kjo të sjellë ndryshimin e sjelljes së

101 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T., fq.81. 102 Sparks, Colin(2001): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T, fq.190. 103 Barlett, Political Propaganda, fq. 8, cituar nga Mark Marku, Leksion mbi Komunikimin Bindës, në

Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë e Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

46

njerëzve”104. Ai e sheh propagandën si sinonim të bindjes politike, sociale dhe fetare dhe

thotë se: “Në kuptimin polemik, termi propagandë (politike), për shkak të përdorimit të

saj nga regjimet totalitare fashiste, komuniste, autoritariste, shihet si një sistem

komunikimi i deformuar në shërbim të kauzave ekstremiste, totalitare dhe revolucionare.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të theksojmë se ajo merr forma të ndryshme sipas

regjimit politik që e investon.”105. Në shumë raste Marku vlerëson se propaganda mund të

konsiderohet si një mënyrë komunikimi e deformuar, abuzive, manipuluese për shkak se

cënon lirinë dhe dinjitetin e njeriut.

1.6. NDRYSHIMET RRËNJËSORE TË KONSIDERATAVE MBI GAZETARINË

DHE GAZETARËT, MES TEORICIENËVE TË LINDJES DHE TË

PERËNDIMIT.

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, konflikti ndërmjet dy blloqeve të mëdha, të

Lindjes dhe Perëndimit, në fakt nuk kishte përfunduar. Ndjekja e kurseve të ndryshme

për rindërtimin e vendeve të lodhura apo deri të shkatërruara nga lufta (vendet e Lindjes

përqafuan komunizmin, ndërsa vendet perëndimore e më e rëndësishmja Amerika, rrokën

idetë dhe praktikat demokratizuese), nuk ishte i vetmi aspekt diferencues që nxiti këtë

konflikt. Një tjetër lloj armiqësie kishte filluar, me të tjera armë dhe strategji. Ajo që u

quajt Lufta e Ftohtë, (që nuk u shoqërua me përdorimin e armëve të zjarrit), kishte

pasojat e veta edhe në sistemet e medias së të dy ndarjeve të mëdha botërore, madje duhet

thënë se strategjitë e përhapjes mediatike të informacioneve dhe të modeleve të jetesës,

ishin mënyrat më efikase për mbajtjen gjallë të kësaj lufte. Studiuesi francez Francis

Balle, duke e analizuar Luftën e Ftohtë ndërmjet dy blloqeve të mëdha, të Lindjes dhe

Perëndimit, në prespektivën e studimeve mbi mediat dhe modelet e gazetarisë, thotë se

104 Mark Marku, Leksion mbi Komunikimin Bindës, në Departamentin e Gazetarisë dhe

Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.Po aty. 105 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

47

për mëse 70 vjet me radhë, bota ishte e ndarë në dysh, duke kundërvënë, nga njëra anë,

ato vende që kishin besim në konkurencën ndërmjet mediave me ata, nga ana tjetër, që u

ngarkonin atyre këtë mision të “organizatorit kolektiv”, që u jepte Lenini gazetave dhe

bota perëndimore, brenda së cilës, “idetë dhe realitetet e botës “socialiste” përbënin

shpesh një referencë të detyuara në pasqyrën që mediat i jepnin vetvetes, për vete dhe për

të tjerët.”106 Në Bllokun Lindor u përkrahën më së shumti idetë e Leninit, i cili

udhëzonte që: “Gazetat duhet të bëhen organe të organizatave të ndryshme të partisë.”.107

Përveç kësaj, udhëzimet parashikonin një organizim të mirëmenduar të punëve të

krijimtarisë letrarë e asaj të shtypit. Sipas Leninit, “Letrarët duhet të hyjnë patjetër nëpër

organizatat e partisë”108. Por jo vetëm kaq. Organizimi i tejkalonte edhe përmasat

përsonale. Të gjitha institucionet, nëpërmjet të cilave kalonte informacioni masiv përpara

se të binte në duart e lexuesve, duheshin organizuar dhe shtetizuar, ose më mirë

“partizuar”, (nëse mund të përdoret një term i tillë), pasi në këto shtete dihet se partia e

vetme ishte edhe shteti. Shtëpitë botuese dhe depot, libraritë dhe sallat e leximit,

bibliotekat dhe ndërmarrjet e ndryshme për tregëtinë e librit - të gjitha këto sipas porosive

të Leninit, duhet të ishin të partisë, për punën e tyre të jepnin llogari përpara partisë”109.

Pas organizimit dhe për ta vënë përpara përgjegjësisë këtë sistem komunikativ, Lenini

nuk harron të përfshijë rolin kontrollor të popullit. Ai thoshte se: “Gjithë këtë punë duhet

ta ndjekë proletariati socialist i organizuar, ta kontrollojë atë…”110. Ndoshta si elemet

sigurie apo justifikim i ndershmërisë së këtyre mendimeve në të mirë të popullit.

DOKTRINË E NGATËRRUAR ME MARKSIZMIN ME TË DREJTË APO

GABIMISHT...?!

106 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq.252. 107 V. I. Leninit, Vepra bot. shqip, vëll. 10, fq. 33-39. 108 Po aty. 109 Po aty. 110 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

48

Duke analizuar sistemet mediatike në komunizëm në krahasim me ato të modelit

kapitalist, Colin Sparks, thotë se: “Sistemi sovjetik, që doli pas 1929, nguli këmbë që

çdo gazetë duhej të funksiononte si organizatore e masave dhe tërë shkrimet duhej të

ndiqnin vijën e partisë, përcaktuar nga Sekretari i Përgjithshëm”.111 Sipas Sparks, në

teori, e tërë simbolika e shtetit komunist iu nënshtrua direktivave të komitetit drejtues të

partisë së vetme të ligjshme. Edhe studiuesi francez Francis Balle, mendon se modeli

sovjetik u përqafua, me hir apo me pahir, dhe ky realitet u miratua “nga tërësia e vendeve

që e mbanin veten si “socialiste” apo që ndiqnin një doktrinë, që me të drejtë apo

gabimisht, quhet “marksizëm”.112 Balle thekson se doktrina që u zbatua në sistemin e

komunikimit të vendeve lindore u quajt gabimisht “marksizëm”. Ai mbështetet pwr

hipotezwn e tij në analizën që i bën qendrimit të Marksit mbi gazetarinë.

Marksi citohet se e konsideronte shtypin si: “Mjeti më i zakonshëm me anë të të cilit

individët i përcjellin njëri-tjetrin ekzistencën e tyre shpirtërore”113. Ai po ashtu mendonte

se shtypi është “Pasqyra shpirtërore në të cilën kombi sheh vetveten; dhe të shqyrtosh

vetveten është kushti i parë i mençurisë”114. Në lidhje me kritikën dhe censurën, Marksi

mendonte se ato janë “pjesë e pandarë e lirisë së shtypit; ajo është gjyqi që liria e shtypit i

bën vetvetes”115 dhe se “i vetmi shërim nga censura do të ishte heqja e saj, sepse ky është

një institucion i keq dhe institucionet janë më të fuqishme se sa njerëzit”116. Mendimet e

Marksit mbi të ardhmen e censurës janë pesimiste. Ai thoshtë se “Censura është e dënuar

me zhdukje dhe në shoqëri, sa më shumë censura mbahet me forcë kundër mësimeve të

historisë, aq më shumë frenohet zhvillimi shpirtëror dhe material i shoqërisë”.117

Ndërkaq, dy tezat më të famshme të Leninit mbi shtypin, të aplikuara gjerësisht dhe

shpesh të ngatërruara edhe me marksizmin janë dukshëm të ndryshme prej mendimeve të

këtij të fundit:

111 Sparks, Colin(2001): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T., fq. 80. 112 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq.255. 113 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq.253. 114 Po aty. 115 Po aty. 116 Po aty. 117 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq.253.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

49

Teza e parë: “Gazeta nuk është vetëm një propagandist kolektiv dhe një agjitator

kolektiv, por edhe një propagandist kolektiv”.118

Teza e dytë: “Literatura (lexo: edhe gazetaria) duhet të bëhet pjesë e çështjes së

përbashkët të proletariatit, … një përbërës i veprës social-demokrate të organizuar, të

planifikuar dhe të integruar “.119

Sipas Balle, autori i asaj që u zbatua e deformuar si “doktrina marksiste”, në fakt ishte

Lenini, pasi mendimet e tij përputhen me rrugën që ndoqi më vonë e gjithë rrjedha e të

kuptuarit dhe e të bërit gazetari në vendet e bllokut të Lindjes: “Këto fjalë (ato që u cituan

më sipër nga Marksi – shën. im) dallohen nga ato të Leninit më 1901: “Roli i gazetës nuk

reduktohet në shpërndarjen e ideve, në edukimin politik apo në rekrutimin e aleatëve

politikë. Gazeta s’është vetëm një propagandist dhe agjitator kolektiv, por edhe një

organizator kolektiv”.120 Togfjalëshat “agjitator kolektiv” dhe “organizator kolektiv” u

përdorën shpesh edhe si detyra të ngarkuara mbi supet e shtypit shqiptar të kohës. Edhe

drejtuesi komunist shqiptar i shtetit Enver Hoxha që thoshte se: “Shtypi ynë është

përshkuar gjithmonë nga vija e jonë e drejtë marksiste-leniniste si dhe detyrat e saj

nacionale dhe internacionale”121, e mbante veten, po njësoj si Lenini, për një marksist,

por që gjithashtu si Lenini, edhe ai nuk u qendronte besnik mendimeve marksiste mbi

rolin e trajtimin e mediave dhe punonjësve të tyre.

Në lidhje me keqkuptimet dhe keqinterpretimet e marksizmit në hapërisën shqiptare, flet

Artan Fuga, që thotë se: “Në propagandën dhe mediat shqiptare të kohës, sikurse edhe në

shkollën ideologjike sovjetike staliniane, në të cilën u formuan gazetarët e propagandistët

e parë shqiptarë të periudhës komuniste, censurohen veçanërisht disa ide themelore të

Marksit, të cilat, po të kishin parë dritën e botimit, do të kishin nxjerrë në dritë se edhe

brenda kulturës komuniste, projekti politik i komunistëve shqiptarë do të kishte qenë i

pajustifikuar, jolegjitim e i pasuksesshëm”122. Në artikullin “Mbi karakteristikat

themelore të shtypit tonë” autori i referohet 17 herë Leninit dhe Enver Hoxhës, duke

118 V.I.Lenin – Vepra të zgjedhura në dy vëllime në Shqip, Vëllimi I, f. 241. 119 Lenin – gazeta “Novaja zhiznj”, nr. 12. dt. 13 nëntor 1905. 120 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq.253. 121 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq 200. 122 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 221.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

50

synuar të zbërthejë dhe të argumentojë tezën shprehur në letrën drejtuar Konferencës së

4-t të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, formuluar: "Partishmëria dhe ideshmëria e

lartë, principialiteti dhe vërtetësia, papajtueshmëria me armiqtë dhe ideologjinë e tyre

reaksionare, shpirti luftarak e sulmues – këto janë karakteristika të mrekullueshme të

shtypit tonë”. Kjo frymë e përgjithshme, orientim i Partisë, ky koncept ndeshet edhe në

shumë artikuj të tjerë të kësaj reviste. 123 Në një letër, drejtuar “Zërit të Popullit” në

dhjetëvjetorin e themelimit të këtij organi, më 24 gusht 1952, riformulohet mendimi:

“Gazeta duhet të bëhet gjithmonë një agjitator më i fuqishëm, një propagandist i flaktë

dhe një organizator kolektiv më i mirë i masave tona punonjëse…”.124 Jo të ngjashme,

por “pikë për pikë” ishin situatat e shtypit shqiptar, me idetë apo direktivat që Lenini u

kishte dhënë gazetave që në fillesat e sistemeve komuniste. Në vitin 1906 ai u ngarkon

gazetave një rol themelor në ndërtimin e shoqërisë socialiste: “Gazetat duhet të bëhen

organet e ndryshme të Partisë. Shkrimtarët duhet patjetër të hyjnë në organizatat e

Partisë. Shtëpitë botuese dhe magazinat, dyqanet dhe sallat e leximit, bibliotekat dhe

“libraritë e ndryshme” duhet të varen nga Partia. Proletariati socialist i organizuar duhet

ta mbikëqyrë të gjithë këtë aktivitet dhe ta kontrollojë atë me themel....125 Ndërsa tek ne

trumbetohej me të madhe se: “Gazetari i tipit Leninist është njeri politik, zëdhënës i

Partisë dhe i popullit, edukator i masave, mjeshtër për kapjen e problemeve kyçe, në

intepretimin e zbërthimin e thellë dhe në zgjidhjen krijuese të tyre.”. 126 Përsa i përket

konsideratave të kohës mbi gazetarinë e ushtruar në vendin tonë, në krahasim me atë të

vendeve “kapitaliste”, kjo është një temë e trajtuar edhe në libra me karakter studimorë.

Një prej të cilëve është edhe libri Gazetaria dhe publicistika i profesor Hamit Boriçit, ku

thuhet se:

1) Funksioni komunikues është edhe në shtypin tonë, por ndërsa te ne komunikimi është i

partishëm, aktiv, ku merr pjesë edhe vetë lexuesi parimi i pjesëmarrjes së masave në

hartimin e gazetës), në shtypin borgjez komunikimi është pasiv, i njëanshëm, gazeta e

gazëtarët predikojnë.

123 “Tribuna e gazetarit”, nr. 10 (35), 1969, Tiranë, fq. 6—11. 124 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq 123. 125 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq 123. 126 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 202.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

51

2) Edhe në shtypin tonë është funksioni formues, por me një ndryshim rrënjësor. Në qoftë

se te ne funksioni formues synon të formojë një opinion të drejtë, të përgjithshëm

shoqëror për probleme e çështje që janë në interes të masave punonjëse, në shtypin

borgjez formohet ose më saktë, ai përpunohet sipas porosive të padronëve, të tutorëve të

gazetës dhe të shtypit në përgjithës.

3) Funksionet shoqërore të shtypit tonë përmblidhen në përcaktimin e Leninit “edukim

politik” për t’i bërë të vetëdijshme masaj punonjëse për idealet e larta të partisë, për

çështjen e atdheut, të revolucionit.

4) Në shtypin tonë funksioni edukativ realizohet mbi bazën e mësimeve të Partisë sonë,

besnike e marksizëm-leninizmit dhe synon formimin dhe edukimin e njeriut të ri,

armatosjen e tij me këtë ideologji sunduese, me dije të shëndosha, me kulturë të

shëndetshme socialiste, për të çarë përpëra në jetë në rrugën e ndërtimit të socializmit si

qytetar i lirë, si veprimtar aktiv shoqëror127.

Edhe pse është fundi i regjimit, pasi ky libër ka dalë nga botimi në vitin 1990, censura

shtetërore duket se ka qenë shumë e fortë dhe mendimet profesionale ishin të diktura prej

saj. Megjithatë, shihet tek ky botim një tendencë e autorit për t’iu shmangë frymës së

zyrtarizmit, e cila ndryshe nga vitet më të hershme të sundimit të regjimit nuk ka ndikuar

në hierarkinë e vlerave profesionale që rreshton Boriçi. Përtej nevojës për ta paraqitur

“armikun” si të paaftë, tek ky rreshtim funksionesh të gazetërisë shqiptare të komunizmit,

është vënë i pari funksioni komunikues, pra informues, i dyti funksioni formues, i treti

funksioni shoqëror dhe i fundit ai edukativ. Ndryshe ndodhte kur propaganda dhe shteti

komunist ishin në vitet e tyre më të forta. Për shembull, në një vendim të Sekretariatit të

Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë “Mbi përmirësimin e mëtejshëm të

punës për leximin, shfrytëzimin dhe përhapjen e shtypit, të datës 15 korrik 1966, thuhet:

“... që shtypi të përdoret gjerësisht si një mjet edukimi, si agjitator dhe organizator

kolektiv për mobilizimin më të mirë të punonjësve në luftën për realizimin e detyrave

për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e Atdheut”128. Shtypi në ato vite të Shqipërisë

127 Boriçi, Hamit (1990): Gazetaria dhe publicistika, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1990, fq. 16. 128 Vendimi i Sekretariatit të KQ të PPSH “Mbi përmirësikmin e mëtejshëm të punës për leximin,

shfrytëzimin dhe përhapjen e shtypit”, 15 korrik 1966, tek Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin,

Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 228-231.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

52

komuniste konsiderohej ndryshe, e për këtë shkak edhe nxitej të lexohej masivisht, siç

tregon edhe vetë titulli i këtij referimi.

Dhe ndërkohë që gazetarët shqiptarë, si edhe kolegët e tyre të tjera komuniste, mësonin se

partishmëria, principialitetit ejt. ishin kërkesat kryesore në shkrimet e tyre, në botën

perëndimore theksoheshin tiparet e shtypit profesional. Ndërkohë në botën perëndimore,

që në fund të viteve ‘40 kur në Bllokun e Lindjes po konsolidoheshin rregjimet

komuniste, atje merr famë modeli i famshëm i gazetarisë së 5 W-ve. Me autorësi të

Harold Lasswell në 1948, modeli i 5 W-ve: who says what in which channels to whom

with what effect (kush, thotë çfarë, në çfarë kanalesh, kujt dhe me çfarë efekti). Ky

model përmban të gjitha elementet e sistemit të komunikimit masiv dhe është ndër

formulat për të përdorura për strukturimin e shkrimeve gazetareske.

Në lidhje me gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, duke iu referuar gjithnjë dallimeve të

sistemeve mediatike dhe rëndësisë që iu dha në atë periudhë shpërndarjes së

informacionit dhe krijimit të imazhit nëpërmjet mediave, studiuesi Gabriel Partos, i cili

ka shkruar mbi ndyshimet ndërmjet gazetarëve dhe punës së tyre në të dy kampet, thotë

se: “Ata ishin në ballë të luftës së fjalëve që shpërtheu me tërbim gjatë Luftës së Ftohtë, -

duke shtuar këtu se, - “Gjatë periudhave të zbutjes në marrëdhëniet Lindje-Perëndim,

edhe kërkëllima e fjalëve sikur ulej disi, por në këtë luftë nuk pati kurrë armëpushim. Në

masën më të madhe kjo kishte të bënte me qendrimet e ndryshme ndaj gazetarisë së stilit

sovjetik dhe të asaj në shoqëritë demokratike”.129 Ndërsa në vendet perëndimore, që në

vitet ’40 të shekullit të kaluar, kërkohej respektimi i “Pesë standardeve”, që duheshin

mbajtur parasysh në një shtyp të lirë130:

1. Pasqyrimi i vërtetë i kuptueshëm i ngjarjeve të ditës, brenda konteksteve në të cilat ata

marrin kuptim;

2. Të shërbejë si forum për shkëmbimin e komenteve dhe kritikës;

3. Të ofrojë tablo përfaqësuese të grupimeve përkatëse të shoqërisë;

129 Partos, Gabriel (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë, fq. 89. 130 Commission on Freedom of the Press, (1947): A Free and Responsible Press, Chicago, University of

Chicago Press.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

53

4. Të paraqesë dhe sqarojë qëllimet dhe vlerat e shoqërisë;

5. Të japë mundësi të plotë kontrolli mbi informacionin e përditshëm.

Në rastin shqiptar, mediat (të cilat, së bashku, përmblidhen në termin “shtyp”, edhe pse

ka mes tyre dhe radio, televizion dhe agjensi telegrafike), menjëherë me shtetëzimet e

mëdha, që shoqëruan vitet e para të jetës së regjimit komunist, u përfshinë edhe ata në

këtë fazë shtetëzimi dhe funksiononin si të gjitha ndërmarrjet e tjera shtetërore. E për

rrjedhojë edhe ndërmarrjet mediatike do të trajtoheshin si krejtë pjesa tjetër e

administratës. Sipas hierarkisë që kushtëzonte modeli i huazuar sovjetik.

Gabriel Partos, paraqet një veçanti studimore, në kuadër të specifikimit të dallimeve mes

qendrimeve dhe formës se si u indentifikuan gjatë Luftës së Ftohtë të dy kampet e mëdha

botërore. Ai ka vënë re se një pjesë shumë e rëndësishme e mbajtjes gjallë të kësaj lufte,

ka qenë edhe tensionin verbal i krijuar midis tyre. Tension ky i lindur dhe zhvilluar jo

vetëm nëpërmjet përdorimit të retorikave të përshtatshme për gjendje lufte, por edhe

nëpërmjet përdorimit të mjeteve apo strategjive të ndryshme të komunikimit masiv.

“Natyrisht që shumë prej nesh e kanë ndier veten disi ngushtë në atë kohë”, - filloi

tregojë Boris Belicki, një gazetar sovjetik veteran i radio Londrës, i cili në vitin 1946 u

punësua në shërbimin e gjuhës angleze të Radio Moskës, - “Nga ana tjetër, ndërkohë që

Lufta e Ftohtë po merret zhvillim dhe ndërkohë që, si të thuash, Zëri i Amerikës filloi

gjithashtu të bënte një propagandë të dukshme, mori vrull edhe një farë shpirti gare, i një

gare atletike, në mund ta quajmë kështu, midis gazetarëve të radios. Me një fjalë, s’kishe

nga ia mbaje, kishte lindur elementi garës për t’ia kaluar tjetrit”.131

Partos përmend luftën e fjalëve dhe të ligjërimeve që zhvillohej nëpërmjet

radiopërhapjes. Tashmë niveli i krahasimit nuk është thjeshtë teorik në modele veprimi,

por ka vend për zbatim të drejtëpërdrejtë. Stacione radiofonike, të konsoliduara tashmë si

BBC apo Voice of America (VOA), hapën programet e tyre në gjuhët e vendeve të

lindjes. “Radiodifuzioni ndërkombëtar përbënte orvatjen më të dukshme të palëve

kundërshtare të Luftës së Ftohtë për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve që

ndodheshin në anën tjetër të Perdes së Hekurt. Sidoqoftë, Bashkimi Sovjetik i kishte hyrë

131 Partos, Gabriel (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë fq. 89.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

54

mirë kësaj pune. Lufta ideologjike, e mbështetur në mësimet e asaj çka shpejt u bë e

njohur si marksizëm-leninizëm, ishte pjesë e praktikës së qeverisë sovjetike që nga koha

e revolucionit bolshevik.132

Këtë teknikë e përdorën të dyja palët. Radio Moska e kishte krijuar që më 1929 shërbimin

e saj të gjuhëve të huaja me transmetime në gjermanisht, në anglisht dhe frëngjisht. “Deri

në shpërthimin e luftës ky shërbim quhej zyrtarisht “sektori i transmetimeve për punëtorët

e huaj në BRSS”, kjo për t’i shpëtuar akuzës nga shtetet e tjera se Kremlini përpiqej të

përhapte propagandën komuniste nëpër botë – dhe në fakt, atë bënte.”133

Po sipas të njëjtit studim shohim sa strategë janë treguar dhe amerikanët, të cilët sajuan

një novacion në luftën e propagandës, siç e ka cilësuar Partos: “Ky konsistonte në

krijimin e dy stacioneve “zëvendësuese” Radio Europa e Lirë (REL), e cila më 1950 filloi

transmetimet e destinuara për gjashtë vende europianolindore (ndonëse shërbimi për

Shqipërinë u mbyll pas disa vjetësh); dhe Radio Çlirimi (RÇ), ... Qëllimi i këtyre

stacioneve nuk ishte aq paraqitja e politikave të administratës së Shteteve të Bashkuara si

dhe kumtimi i problemeve ashtu siç shiheshin nga Uashingtoni, por përpjekjet për të

pasqyruara shqetësimet dhe interesat e popullit në vendet për të cilat ato transmetonin.”134

Duke bërë krahasime mes dy sistemeve, Sparks vëren se sistemi i vlerave në bllokun e

Lindjes ishte i përmbysur, dhe cilësitë që vlerësoheshin atje në punën e gazetarit dhe të

medias në përgjithësi, ishin krejt të ndryshme, për të mos thënë të kundërta me vlerat që

evidentoheshin tek gazetarët perëndimorë: “Teoritë perëndimore të mass medias me më

shumë ndikim në vendet komuniste pranuan vetëpërshkrimet e ofruara nga partitë

komuniste pak a shumë me vlerë reale. Ndatyrisht shenjat e vlerës ishin përmbysur. Atë

që sistemi komunist e lëvdoi si besnikëri dhe mprehtësi politike e punëtorëve të medias së

saj proletare; komentatorët perëndimorë e panë si servilizëm dhe autocensurë të ulët, të

kalemxhinjëve të poshtëruar partiakë. Atë që sistemi komunist e lëvdoi si analizë e

shkëlqyer dialektike, komentatorët perëndimorë e hodhën poshtë si një propagandë e

shtrembëruar. Megjithatë, së bashku, ranë në një mendje se media në regjimet komuniste

132 Partos, Gabriel (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë fq. 90. 133 Partos, Gabriel (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë fq. 90. 134 Partos, Gabriel (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë fq. 91.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

55

ishte në, thelb, ndryshe nga ajo e demokracive kapitaliste”. 135 Del këtu një dukuri që

shpie në autocensurë, besnikëria që shpesh shpërfaqej edhe si servilizëm.

Censura ishte një “organizëm” i veçantë ndikimi në shkrimet e gazetarëve shqiptarë, për

kohën. Në lidhje me të thuhej: “Censura është një koncept kompleks, tërësi pikëpamjesh

e praktikash për të ushtruar kontroll... që realizohet në mënyrë sistematike nga zyrtarë të

caktuar”. 136 Brenda këtij pohimi gjejmë dy elemente shumë të rëndësishëm. Së pari se

censura ashtu siç kemi thënë edhe për propagandën, ushtrohej në mënyrë sistematike dhe

së dyti, se ajo ishte e institucionalizuar dhe ushtrohej nga zyrtarë të caktuar. Koncepti i

dytë, i bashkëgjendur tek gazetarët e periudhës komuniste shqiptare, për të cilin flet

Boriçi është: “Vetëcensura ose “agjent hipotetik i brendshëm”,- që siç pohon Boriçi,-

frenon e parandalon ide e koncepte të papranueshme nga autoritetet pushtetare…”… Ajo

“në sistemet totalitare është shndërruar në shprehi vetkontrolli e vetpërmbajtjeje për t’u

mbrojtur nga censura dhe censorët”.137 Edhe ky koncept në këtë analizë merr trajtë

dypërmasore, në shprehitë dhe në përjetimet e gazetarëve.

Ndërsa Schudson, duke cituar kolegun e tij James Carey, thekson se gazetaria është emri i

dytë i demokracisë, ndaj dhe shton se në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik “kishte media,

për aq sa kishte kishte komunikim dhe diçka që ngjasonte me bisnesin e lajmeve. Por,

atje nuk kishte gazetari, sepse nuk kishte demokraci, e cila është e vetmja që lejon

zhvillimin e praktikës sociale të gazetarisë"138. Një tezë e tillë është e përgjithshme dhe

mohuese. Në këta qendrime, kur flitet për ushtrim të profesionit gazetarisë, vërejmë se

theksohet diferenca e praktikimit të këtij profesioni, në varësi të sistemit politik të vendit

apo rajonit për të cilin po flitet. Duke e vazhduar idenë e lidhjeve të këtyre dy faktorëve

të jetës shoqërore, por duke zbritur tashmë në rolin e protagonistit që i lidh apo

diferencon ata, shohim edhe krahasimin që i ka bërë studiuesi Colin Sparks punës dhe

pozicionin shoqëror të gazetarëve në vendet lindore me atë perëndimore, kryesisht në

gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

135 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 84. 136 “Media shqiptare”,Tiranë, 2004,nr. 13, prill-qershor, fq. 50. 137 “Media shqiptare”,Tiranë, 2004,nr. 13, prill-qershor, fq. 51. 138 Schudson M., (2003): The Sociology of Neës, Neë York, Norton & Company, NY, London, p. 198.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

56

Sparks vëren në librin e tij Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, se në vendet

totalitare: “Puna e gazetarëve ishte që të shpjegonin, të edukonin e të ndihmonin me

shkrimet e tyre për të fituar mbështetje për ndërtimin e botës socialiste.”139. I njëjti aktor i

komunikimit masiv, ndryshe konsiderohej në Lindjen komuniste e ndryshe në vendet

perëndimore të asaj periudhe. Ndërsa në Perëndim: “...detyra e gazetarit ka të bëjë më

tepër me regjistrimin e ngjarjeve se sa me përzgjedhjen dhe interpretimin e tyre”,140 të

tjera konsiderata ka në bllokun lindor për të njëjtin personazh të jetës publike, aty: “Prirja

e ndërgjegjshme, me të cilën kuptohet përzgjedhja e njohur dhe ndërtimi i materialit për

të provuar një pikëpamje të veçantë mbi botën, ishte parimi organizues i shtypit

komunist.”141

Lind pyetja, se si duhet menduar? A pranon modeli perëndimor selektime ngjarjesh? Po

qendrime mbi ngjarje të caktuara nga ana e gazetarëve?

Në sistemet demokratike, gazetaria konsiderohet si një motor për demokracinë, dhe roli i

gazetarëve në këtë proces është paraqitja sa më e saktë e lajmeve, në mënyrë që të

ndihmojnë qytetarët në marrjen e vendimeve, në mënyrë sa më të mirëinformuar, mbi

transparencën e veprimeve të strukturave shtetërore. Kështu, në botimin e një

përmbledhjeje nga ana e OKB, mbi gazetarinë profesionale dhe vetërregullimin e saj,

thuhet se:“Demokracitë ia dalin ose dështojnë, sipas masës në të cilën janë në gjendje të

bien dakord mbi transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të tyre.”142 Në këtë

punim goditen disa fenomene që i presin hovin demoktarizimit të një vendi, por që

nëpëmjet profesinalizmit të mediave mund të kontrollohen, si: Fshehtësia. “Fshehtësia

është jo vetëm helmuese për qeveritë qendrore dhe vendore e agjencitë e tyre; fshehtësia

është edhe një kërcënim për sektorin privat dhe figurat publike”143. Gjithashtu, një ndër

detyrat e medias së modelit perëndimor është edhe lufta kundër krimeve, abuzimeve me

139 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 81. 140 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 81 141 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 81 142 OKB, (2011): Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi, Maluka, Tiranë, fq. 72. 143 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

57

pushtetin, dhe korrupsionin. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera bën të

nevojshme një media të pavarur dhe të lirë.”144 Për këtë qëllim, edhe media, sipas

parimeve perëndimore profesionale, duhet të jetë e pakorruptuar dhe zbatuese e

rregullave të etikës, në mënyrë që të gëzojë besimin e publikut dhe të ketë ndikimin tek

ai. Cluade-Jean Bertrandt, thotë tek libri Deontologjia e mediave, se regjimet komuniste

zhdukin lirinë e sipërmarrjes duke pretenduar se e lejojnë lirinë e të shprehurit. Rezultati

është se: Shtypi i gjymtuar shndërrohet në një instrument budallallepsjeje dhe

indoktrinimi.145 Dhe si zgjidhje për kwto lloj sisemesh mediatike, autori sugjeron, për

shembull, nëse industrisë së mediave do t’i jepej një liri politike totale. “Në fakt, heqja e

monopolitk të shtetit dhe kontrollit qeveritar mbi radiotelevizoinit në Evropë, në vitet

1970 dhe 1980, ka ndikuar shumë në demokratizimin dhe zhvillimin e mediave”146.

Ndërsa, në bllokun e majtë shohim se, me vendosjen e komunizmit edhe puna me

publikun rinis nga fillimi. “Për të gjitha vendet e “socializmit” marksist, historia e

organeve të informacionit të Bashkimit Sovjetik ka përbërë të paktën deri në mbërritjen e

Gorbaçovit në vitin 1985, një “model” që synonte “ndërtimin” e popullit. (lexo: “krijimin

e publikut” – shën.im)”147. Del këtu një tjetër praktikë. Pasi ka gjetur mjetin për përçimin

e mesazheve të tij të koduar në një mënyrë të caktuar (siç do ta shohim më poshtë:

përsëritje me terma lavdëruese e direktivave të partisë), modeli komunist fillon të krijojë

publikun e tij. Detyrë kjo, që do të bjerë mbi vetë shtypin dhe mbi vetë gazetarët. Situata

të tilla përsëriteshin rëndom edhe në punën e korrespondentëve të angazhuar në mediat

shqiptare të kohës, të cilët nëpërmjet ndihmesës në shpërndarjen dhe imponimin e leximit

në ambjentet publike të punës, apo formave të tjera të organizimit shoqëror, ishin në një

farë mënyrë të detyruar ta ndërtojnë atë audiencë, ta krijonin atë publik.

Një pjesë e mirë e ngjarjeve të historisë së gazetarisë shqiptare të periudhës komuniste,

duket se janë përsëritje pa hequr as pikë e as presje nga ndikimet e gazetarisë së modelit

leninist, të ushtruar në Bashkimit Sovjetik. Duke filluar që nga konceptimi i shtypit në

144 Po aty. 145 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 7. 146 Po aty. 147 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë. fq. 254.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

58

shërbim të Partisë, si i vetmi përfaqësues i proletariatit, shtetëzimi i të gjitha pronave të

shtypit: “Marrja e kontrollit kalon së pari nga shtetëzimi i të gjitha pronave të shtypit dhe

zbatimi i një censure parandaluese për të siguruar që vetëm e vërteta – ajo e Partisë – të

bëhet publike. “E vërteta” është për më tepër emri në rusisht i gazetës së vetme të

autorizuar që në 1917 me ardhjen në pushtetit të Sovjetikëve, Pravda”148; e deri tek

konsideratat për gazetarët, të cilët “kanë një mision të vet, të përsërisin me terma

lavdërues direktivat e Partisë”; si dhe përcaktimi i misionit të shtypit.

Pas rëndësisë që Lenini i dha shtypit për dy arsyet kryesore: “shtypi duhet të jetë një

instrument agjitacioni dhe propagande për të mbajtur lart pa pushim vrullin revolucionar,

ai duhet të jetë gjithashtu rrip transmetimi ndërmjet përfaqësuesve të Partisë dhe

popullit”149, - të njëjtën rrugë ndoqën të gjitha politikat drejtuese të vendeve të bllokut të

Lindjes. Ata jo vetëm propagandonin me mediat e tyre “arritjet” e vendit përkatës dhe të

mirat e kursit politik të ndjekur prej tyre, por edhe trasmetonin mesazhet nga Partia tek

populli, duke u dhënë kështu rolin e komunikatorit, jo gazetarëve, por vetë përfaqësuesve

të Partisë, siç thonë studiuesit edhe për rastin shqiptar, ku shkrimet direktiva, synonin të

orientonin vëmendjen e popullit për nga drejtimi korrekt me vijën e partisë, ishin të

hartuara në zyrat më të larta të nomenklaturës së Partisë,.

148 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë. Fq. 254. 149 Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë. Fq. 254.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

59

Kreu i dytë

II. SISTEMI MEDIATIK KOMUNIST. NJË SISTEM I FUQISHËM

PROPAGANDE

Të shkruarit për një etapë të caktuar të zhvillimit të gazetarisë dhe të komponentëve të

komunikimit masiv të një vendi të caktuar kërkon medeomos vendosjen brenda disa

kornizave që imponojnë kushte shoqërore, politike, ekonomike, etj, të asaj kohe. Kështu,

edhe fillet e gazetarisë shqiptare të pasluftës së Dytë Botërore, duhen kërkuar në kushte të

caktuara. Vështirësitë për ndërtimin e shtetit të ri, që në vitin e parë të jetës së tij, siç

rezulton edhe në studimin e Valentina Dukës, janë me natyrë komplekse. Kështu,

kërkesave të fuqive perëndimore për pasjen e një shteti demokratik sipas parimit të

legjitimitetit, u viheshin përballë përpjekjet e brendshme të udhëheqjes komuniste për

eleminimin e çdo rreziku për vazhdimësinë e drejtimit të vendit. Pas presionit të fuqive të

perëndimore, siç vë në dukej Duka, komunistët u detyruan t’i shpallnin zgjedhjet më 2

dhjetor të vitit 1945, “një vit pas çlirimit të vendit, kohë që u kishte mjaftuar për të

asgjësuar çdo lloj opozite të mundshme”150. Eleminimi i shpejtë i partive të tjera dhe

mospasja e opozitës, është sipas përcaktimeve të cituara më sipër, një ndër elementet e

një shteti totalitar.

Lufta e brendshme politike, që shoqëronte përpjekjet për ta mbajtur në këmbë pushtetin e

ri, u ndihmua edhe nga një element mjaft i rëndësishëm në shkencat e komunikimit dhe të

informimit: propaganda.

150 Duka, Valentina: (2007) Historia e Shqipërisë 1912-2000, Shtëpia botuese“Kristalina-K”,T., fq.232.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

60

Bindja që impononte në popull grupimi i ri drejtues i vendit, flet për një mirëpërdorim

dhe mirëkoordinim të veprimtarisë propagandistike, në funksion të arritjes së qëllimit të

mësipërm: “Sipas disa statistikave, nga 70 mijë partizanë, vetëm 2800 ishin komunistë. Si

rrjedhim, ata e dinin se themelet mbi të cilat qendronin, ishin të brishta dhe kishin nevojë

të forcoheshin... Për këtë arsye, komunistët nisën një fushatë në popull kundër pluralizmit

politik, duke propaganduar se pluralizmi demokratik borgjez dëmtonte interesat e vendit

dhe se nga ai përfitonin armiqtë e Shqipërisë..”151 Në kushtet e reja të fillimit të

ekzistencës së shtetit komunist shqiptar, pra në mungesë së çdo opozite politike, tronditje

pëson edhe tradita e deriatëhershme pluraliste e shtypit, e cila është e destinuar të

përfundojë shpejt, për t’i lënë vendin një tradite të re të shkruarit, në kushtet e reja të

politikës që ushtron regjimi i ri politik. Siç e theksojnë edhe studiuesit Hamit Boriçi dhe

Mark Marku: “Regjimi i ri e filloi sundimin e tij të gjatë në Shqipëri, duke ndaluar

botimin e çdo organi alternativ të shtypit... Gjithashtu gazetat e revistat që botoheshin

jashtë vendit, siç qe p.sh., gazeta “Dielli” e Bostonit, nuk u lejuan të hynin në Shqipëri.

Qeveria komuniste ndërkohë ndaloi edhe botimin e organeve të reja të shtypit, që nuk

kontrolloheshin nga qeveria. De facto, që prej nëntorit të vitit 1944 në Shqipëri nuk

ekzistonte e drejta e pronësisë private mbi shtypin”152 Sipas një raporti të mbajtur në

emër të Qeverisë Demokratike, në sesionin e tretë të Këshillit Antifashist

Nacionalçlirimtar – 26 shtator 1945 , “Në Sektorin e shtypit dhe të propagandës” , del se

ishte krijuar organizmi “Sektori i shtypit dhe i propagandës”.153 Rrjeti i shtypit të

shkruar, tashmë krejtësisht nën kontrollin e shtetit edhe nëpërmjet këtij sektori, shtrihet

shumë shpejt në të gjithë vendin.

Brenda gjysmës së parë të vitit 1945, siç pohon edhe vetë Enver Hoxha në vëllimin e

tretë të veprave të tij: “… Në lëmin e kulturës dhe të propagandës, në një kohë shumë të

shkurtër qeveria jonë ka bërë një punë të madhe. Një rrjet i gjerë gazetash ka mbuluar

Shqipërinë. S’ka sot prefekturë pa tipografi dhe pa gazetë. Fronti, rinia, pionierët, gruaja

151 Duka, Valentina: (2007) Historia e Shqipërisë 1912-2000, Shtëpia botuese“Kristalina-K”,T., fq.231. 152Boriçi,H.; Marku,M.(2010):Historia e shtypit shqiptar, nga fillimet deri në ditët tona, SHBLU,T.,fq. 232. 153Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq fq. 72.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

61

antifashiste, ushtria, të gjithë kanë gazetat e tyre.”154. Synimi i qeverisjes komuniste për

të përhapur shtypin e me anë të tij propagandën, në sa më shumë skaje të mundshme të

vendit, ndihmohet nëpërmjet veprimtarive jo vetëm ekonomike, por edhe nxitjes që

strukturat shtetërore u bëjnë të gjitha formave të organizimit shoqëror, për hapjen e

organeve të reja mediatike për. Në këtë mënyrë, qeveria e re po nxiste njëkohësisht edhe

shumëfishimin e numrit të shkruesve në këto periodikë. Lulëzimi i këtij “shtypi të ri”, siç

e konsideronte shteti komunist shqiptar, erdhi në një periudhë të vrullshme ndryshimesh

dhe menjëherë pas rrënimeve që trashëgoi lufta. Dhe një nga problemet më kryesore të tij

ishte sigurimi i kuadrit dhe përgatitja e tij.

Vendi doli analfabet nga lufta, dhe siç kujtonte Myzejen Shuteriqi rreth 25 vite më vonë,

“Shumë nga ne që shkruam në atë kohë nuk e dinim se ç’ishte gazetaria dhe as që kishim

shkruar ndonjëherë...”155. Regjimi totalitar i instaluar në Shqipëri me mbarimin e Luftës

së Dytë Botërore, erdhi së bashku me mediat e tij të reja, po edhe të tjera ekzistuese, por

që pas luftës ndërruan edhe misionin nga media që luftonin dikur së bashku me grupet

nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit, në media që luftonin për ndërtimin e

“demokratik” të vendit, sipas modelit socialist, në armë në duart e pushtetit. “Në vijim të

traditës së shtypit të periudhës së luftës, në gazetat e pasçlirimit, si organizatorë e

redaktorë hynë të rinj, djem e vajza, me arsim të mesëm ose me 2-3 klasë gjimnaz”156.

Por nga ana tjetër një pjesë e mirë e angazhuarve në shkrimin, organizimin dhe botimin e

shtypit ishin edhe intelektualë, si: “Nako Spiru, Omer Nishani, Medar Shtylla, Sejfulla

Malëshova, Misto treska, Nuri Huta, Fatmir Gjata, Gjovalin Luka, Andon Mara, Andon

Kuqali, etj., që kishin zëvendësuar elitën e vjetër të gazetarëve të viteve ‘30-‘40, të cilët

ose ishin në burg ose kishin kërkuar strehim politik në Perëndim.”157 Kjo periudhë me

ndalimin e çdo organi alternativ i botimeve dhe transmetimeve radiofonike.

154Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 71, citim i Enver

Hoxha, Vepra, vëll. 3, fq. 19, 289-230. 155Myzejen Shuteriqi, ““Shkumbimi” lindi nga “Zona e lirë””, Tribuna e gazetarit, nr. 7 (32), 1969 (flet për

vitin 1944 kur filloi botimi i gazetës “Shkumbini” në Elbasan) 156Boriçi,H.; Marku,M.(2010):Historia e shtypit shqiptar, nga fillimet deri në ditët tona, SHBLU,T.,fq. 232. 157Boriçi,H.; Marku,M.(2010):Historia e shtypit shqiptar, nga fillimet deri në ditët tona, SHBLU,T.,fq. 232.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

62

Të gjitha komunikimet publike kontrolloheshin nga partia – shtet, që në mënyrë

paradoksale deklaronte formalisht lirinë e shtypit, madje kjo sanksionohej edhe në ligjin

për shtypin, i botuar në vitin 1947, ku në nenin 1 thuhej; ‘Shtypi në Republikën e

Shqipërisë është i lirë. Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, çdo njeri është i

lirë të shprehë mendimet e veta nëpërmjet shtypit’. Kontradiktë brenda këtij përcaktimi,

lidhet me idenë e mësipërme se i gjithë sistemi i mediave të kohës konsiderohej si

“pronë” e udhëheqjes komuniste. Për këtë, studiuesi Artan Fuga në botimin Monolog,

thotë se: ‘Shtypi i shkruar dhe mediat zyrtare të vetmet që ekzistojnë, përbëjnë elemente

të sistemit politik autoritar. Mediat transmetojnë ato mesazhe informative që ofron vetë

pushteti dhe, pasi ia kalojnë publikut, vetë pushteti prej të cilit varet i kthen jehonën që ky

kërkon të dëgjojë. Asnjë lajm, koment a korrespondencë nuk duhet të jetë kaotike,

spontane dhe aq më pak të vijë në kundërshtim me ideologjinë dhe me vijën politike

sunduese”158. Fuqia propagandistike e medias e kuptuar që herët nga drejtimi komunist i

vendit (që me lëvrimin e shtypit ilegal gjatë Luftës), vlerësohet shumë herët. Në

“Raportin mbi aktivitetin dhe detyrat e reja të Frontit, mbajtur në mbledhjen e dytë të

Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik159”, të datës 7 tetor 1946, thuhet:

“…Shtypi të shpërndahet dhe të lexohet nga të katër anët dhe ky të jetë një shtyp jo

vetëm informativ, por sidomos edukativ dhe të pasqyrojë jetën dhe frymën e re…” 160.

Detyrat e tij tashmë fillojnë të marrin formë: përveç 1) funksionit informativ, vërehet se

shtypi paska edhe 2) detyrën e edukimit, 3) të pasqyrimit të jetës dhe të 4) përcjelljes së

frymës së re. “Për të rritur rolin e PKSH-së, të gjitha organet e shtetit u mbushën me

komunistë, sepse, për t’u punësuar në administratë, u vendos si kriter qenia komunist.

Duke përdorur si joshje karrierën në shtet si dhe mjaft lehtësira të tjera, krerët komunistë

shtuan radhët e partisë së tyre me burokratë, të cilët do të përbënin mbështetjen kryesore

të PKSH-së. Si rrjedhim, vendin e elitës politike të paraluftës e zuri shtresa e re e

burokratëve komunistë, element kryesor në përzgjedhjen e së cilës, nuk shërbente aftësia

158 Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë, fq. 159 Shënim: PKSH fshihej pas Frontit Demokratik deri më 1948. 160 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 47.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

63

dhe profesionalizmi, por besnikëria ndaj partisë dhe krerëve të saj.”161 Që kërkesat e

partisë për përhapjen e mesazheve të saj ishin shtuar, këtë e tregon edhe shtirja dhe

zhvillimi i shtypit në rrethe, Duke marrë parasysh gjithashtu se organeve shtetërore dhe

komiteteve të Partisë në rrethe u mungon një mjet i nevojshëm agjitacioni, propagande e

organizimi, me qëllim që të zgjerohet puna politike e kulturore e të forcohen lidhjet e

Partisë dhe të shtetit me masat, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, në

mbledhjen e saj të datës 27 korrik 1950, vendosi të miratojë në parim propozimin e

Drejtorisë së Agjitpropit që të zgjerohet shtypi me karakter specifik dhe lokal dhe të

përmirësohet gjendja e gazetave të murit…”162 Tipari i theksuar i partishmërisë që

përshkonte krejt veprimtarinë publike shqiptare, ndikoi shumë shpetj edhe në

stereotipizimin e gazetarëve të rinj.

Pothuajse të njëjtat kërkesa që ngriheshin për gazetarët dhe korrespondentët e rinj ishin

dhe ato të kandidatëve për në parti. Ashtu siç udhëzonin vendimet e Kongresit të Parë të

Partisë Komuniste Shqiptare, të 8-22 Nëntorit 1948, ku kandidatët për në parti ndaheshin

në tre grupe:

“1) Punëtorë të qytetit dhe të fshatit;

2) Fshatarë të varfër, të mesëm dhe zanatçinj dhe shtresa të kësaj kategorie të qytetit;

3) Intelektualë”.163

Po ashtu kërkoheshin edhe gazetarët. (Edhe pse jo të gjithë ishin përfaqësues të

kategorive të mësipërme. Gazetarët që vijuan të punonin që prej kohëve të arta të viteve

’30 për gazetarinë shqiptare, ishin mëse të arsimuar dhe kryesisht me kulturë

perëndimore.) Të parët ishin punëtorët (sepse kjo ishte diktatura e proletariatit), më pas

fshatarët dhe kuptohet të fundit intelektualët. Krejt ndryshe nga përpërcaktimet që kemi

dhënë në pjesën teorike, në lidhje me pretendimet profesionale për gazetarët, dhe bazën e

formimit të tyre, në një sistem demokratik, por kuptohet, në të njëjtën vijë logjike me

teoritë komuniste të shtypit.

161 Duka, Valentina: (2007) Historia e Shqipërisë 1912-2000, Shtëpia botuese“Kristalina-K”, T., f. 234. 162 Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë. 163 PPSH dokumenta kryesore 1, 1971, Tiranë, fq 524.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

64

Përbërja e thjeshtë e kryesisht nga shtresa e mesme e popullsisë, ishte në përputhje edhe

me parimet e lidershipit komunist për takimet e herëpashershme me redaksitë, në analogji

me takimet me popullin. Enver Hoxha dhe nomenklatura e PPSH kanë botuar një libër të

veçantë për takimet, letrat e dërguara në redaksi, apo mesazhet e nisura në forma të tjera

për mediat shqiptare dhe shtypin në veçanti. Enver Hoxha në një takim me redaksinë

“Pionieri” dhe një grup pionierësh, pasi porosit që për ngritjen kulturore të redaktorëve,

duhen studiuar veprat e shkrimtarëve dhe artistëve të huaj që kanë zotësi dhe janë

progresistë dhe se për kuadrin Organizata e rinisë duhet të organizojë kurse të veçanta,

thotë se: “Këta kuadro, lypsen jo vetëm për punë kulturale, por edhe për punë të

organizatës”. Pasi udhëzon se si duhet të formohen kuadrot e çfarë duhet të udhëzojnë,

Hoxha nuk vonon, në të njëjtin takim, t’u mësojë edhe se si duhet reflektuar historia në

shkrimet e kësaj reviste, se si media e adoleshentëve duhet t’u imponojë atyre mësimin

sipas metodave të reja të ngjarjeve të së shkuarës, duke mos harruar asnjëherë

glorifikimin e ngjarjeve që e sollën Hoxhën në pushtet: “Çështja e historisë së Shqipërisë

është një gjë me rëndësi. Historia e Shqipërisë është historia e vendit tonë. Por kjo duhet

të shkruhet me metodën e re. Në të duhen shikuar gjërat progresive. Kur shohim për

shembull jetën e Skënderbeut, duhet të shikojmë ç’ka pasë progresiste në jetën e tij. Ai

është Heroi i Kombit. Ai është progresist për kohën e tij, sepse e ngriti popullin kundër

turqëve. Por në të njëjtën kohë ai ishte një princ feudal që kërkonte bashkimin e

principatave e të ngrinte një mbretëri me në krye veten e tij. Ai u shpall shpëtimtar i

katolicizmit, por duhet treguar mirë se ai mbronte përparimin kundër osmanllinjve. Ai

ngriti popullin, fshatarët luftuan nën drejtimin e tij. Prandaj historia duhet studiuar duke i

vendosur ngjarjet në epokën kur kanë ndodhur. 164Ashtu si ndërtimi i sistemit komunist të

mediave, edhe rishikimi dhe rishkrimi i historisë ishte një model sovjetik.

Hannah Arendt, në librin e saj Origjinat e totalitarizmave shkruan se: “… Kur Stalini

vendosi të rishkruajë Historinë e Revolucionit Rus, propaganda e versionit të tij

qendronte në shkatërrimin, bashkë me librat e dokumentet më të vjetër të autorëve dhe

lexuesve të tyre. Botimi në vitin 1938 i një historie të re zyrtare të Partisë Komuniste

164 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, fq. 198.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

65

ishte sinjali se superpastrimi që kish përjetuar një brez i tërë i intelektualëve sovjetikë

kishte marrë fund. Në mënyrë të ngjashme, nazistët në territoret e pushtuara lindore

përdorën së pari kryesisht propagandë antisemite për të fituar kontroll më të fortë mbi

popullatën”.165 Këto përfundime të Arendt na kujtojnë karakteristika shumë interesante të

propagandës së asaj kohe: shkatërrimi i lexuesve të vjetër (të mendësive të vjetra që

kishte imponuar leximi i deriatëhershëm) dhe edukimi i lexuesve të rinj. Në një raport

“Mbi aktivitetin dhe detyrat e reja të Frontit”, më 7 tetor 1946, kërkohet që “shtypi të jetë

jo vetëm informativ por sidomos edukativ dhe të pasqyrojë jetën dhe frymën e re…”.166

Ndërsa gazetari dhe një nga ish-drejtuesit e medias televizive Marash Hajati, pasi flet për

propagandën historike, shkruan për leximin kolektiv të gazetave dhe shikimin kolektiv të

televizionit: “Në atë kohë ishte propaganduar shumë dhe ishte rekomanduar shikimi i

emisioneve apo dëgjimi i radios në mënyrë kolektive. Njerëzit mblidheshin nëpër familje

tek ata që kishin televizor) apo në klube, në këndin e kuq, në qendra pune, apo

kooperativa bujqësore për të qendruar orët e lira para ekranit”167. Por ky shikim i

përbashkët dukej se kishte edhe reagime të përbashkëta, e kur këta reagime nuk ishin siç i

kërkonte partia, ato mund ta vinin në rrezik ekzistencën e shtetit që ajo kishte ngritur,

ndaj edhe kontrolli për veprime që mund të nxisnin devijime ishtë jo vetëm i nevojshëm,

parë me këtë sy, por edhe me pasoja të rënda.

Ish-drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar, Marash Hajati, kujton se: “Partia dënoi rëndë

gjithë veprimtarinë artistike të fundvitit 1972 (Festivali i 11-t i këngës në Radiotelivizion,

transmetim i drejtpërdrejtë)… Qëllimi kryesor ishte eliminimi i grupit antiparti në fushën

ideologjike, gjoja si kundërshtar i vijës së Enver Hoxhës. Në analizat e mëvonshme dhe

në mbledhjen e Plenumit të 4-t të qershorit 1973 gjithçka u quajt domosdoshmëri e

largimit të rinisë nga dhe të krijimtarisë së artit shqiptar nga ndikimi i artit dekadent

perëndimor….”. 168 Pas kësaj ngjarjeje dhe të tjera prirjeve që në gjuhën e atij sistemi

165 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë., fq. 442. 166 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980 fq.74. 167 Marash Hajati në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 6, prill-qershor 2000, fq. 67. 168 Marash Hajati në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 6, prill-qershor 2000, fq..68.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

66

përktheheshin si të rrezikshme: “Çdo gjë ishte vendosur të kontrollohej, të

redaktohej…”.169

2.1. ORIGJINAT DHE ECURIA E SHTYPIT KOMUNIST NË SHQIPËRI

Shtypi Komunist në Shqipëri i ka rrënjët në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur në

Gjenevë të Zvicrës, më 29 korrik 1925. Në këtë datw del numri i parë i të përkohshmes

shqiptare “Liria kombëtare”, Organ i javshëm i nationalistëve shqiptarë170, drejtuar për 7

vjet nga Dr. Omer Nishani171 ; për të vazhduar në vitet ’30 me të përkohshmet “Flaga”

172, “Rilindja”173 , “ABC”174 dhe “Bota e re”175. Shteti i asokohshëm ndjente shqetësim

169 Marash Hajati në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 6, prill-qershor 2000, fq. 69. 170 Palok Daka – “Studime historike”, 1972, nr.2, fq. 200. 171 Shënim: Dr. Omer Nishani (1887-1954), personalitet i shquar politik e shtetëror shqiptar. Pas

përmbysjes së Revolucionit të Qershorit 1924, jetoi 15 vjet në emigracion ku zhvilloi veprimtari të dëndur

antizogiste, kthyer në atdhe gjatë Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, i zgjedhur në Kongresin e

Përmetit (24 maj 1944) Kryetar i Këshillit ANÇ. Pas çlirimit të Shqipërisë u ngarkua me detyra të

rëndësishme shtetërore, deri Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitet 1946- 1953. (Fjalori

Encikolpedik “Gazetarë e publicistë shqiptarë”, Tiranë 2005, f. 310). 172 Shënim: "Flaga”, e përdyjavshme e Korçës, revistë kulturore e letrare. E boton një grup idealistësh

korçarë. Në numrin e parë më 22 qershor l934, ndonëse botërisht shpall si moto: "Për Mbret dhe për

Atdhe", shfaq mendimin se “… rinia, flaga që ndizet mbi trungjet dhe hirin e dëshmorëvet dhe të fatosavet

të këtij kombi… do të djegë dhe do të luftojë ne anën e kulturës përparimtare çdo sent që nuk përfaqëson

përparim, prosperitet dhe lumturi”. (Revista “Flaga”, Korçë, viti I, nr. 1, date 23 qershor 1934). 173 Shënim: “Rilindja”, e përmuajshme e Korçës, revistë kulturore, shoqërore e politike më l6 faqe në gjuhë

shqipe. Në artikullin programor thuhet: “Do t'i bëjmë pyetje vetes… ç'di populli shqiptar dhe çfarë nuk di?;

a e di ç'është shoqëria njerëzore; e di përse rron në të dhe konditat si mund të rrojë?; e njeh detyrën që ka

kundrejt shoqërisë njerëzore dhe ajo kundrejt tij; a e di se ç'është shteti dhe organizimi i tij; a e di ç'është

liria personale, fusha dhe kufijt e saj?...". (Revista “Rilindja”, Korçë, Viti I. nr. 1, 28 nëntor 1934). 174 Shënim: “ABC” -Numri i parë ishte shumë i pasur me tema e probleme, si "Në prakun e drejtimeve të

reja letrare", "Problemet e djelmënisë", "Për një luftë reale", "Detyra, të drejta, nevoja","Lufta për jetë",

"Probleme ekonomike", "Jeta e katundeve", "shënime të ndryshme, ngjarje", etj. Kjo përmbajte e shqetësoi

shumë qeverinë, prandaj ajo nxitoi ta ndalojë "abc" - ënë ende pa dalë nga shtypshkronja me urdhërin: "Të

arrestohet drejtori, revista të digjet"! Por 5 pako me nga njëqind revista u shpërndanë ilegalisht. (Rev.

"Tribuna e gazetarit".T. 1986, fq. ) 175 Shënim: “Bota e re’, revistë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare dhe ekonomike. U

botua në Korçë. Numri i parë doli më l5 prill l936, i fundit më l5 shkurt l937. (Palok Daka – “Bibliografi

retrospektivë e shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944”, Revista “Studime historike”,

Tiranë, 1973, nr. 2, f. 196). “Në jetën prej më pak se një viti “Bota e re”, organ i grupit komunist të

Korçës, tërhoq penat më të mira të publicistikës e të letërsisë përparimtare, demokratike e revolucionare të

viteve tridhjetë, si Selim Shpuza (Harbuti), Migjeni, Nonda Bulka, Migjeni, Olga Pëllumbi, Kristaq Cepa,

Kristaq Kapa, etj., të cilët ngritën e trajtuan problemet më themelore shoqërore e politike, kulturore e

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

67

për ndikimin e shtypit përparimtar e demokratik. Këtë e shohim edhe në një raport që

Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Shefki Shatku, i dërgonte më 5 tetor 1936

Mbretit Zog, ku shkruante se: “nga hetimet e tij “mbi jetën dhe prirjet e djalërisë”,

propaganda komuniste po ndjehej mjaft në rrethet e djalërisë, por jo deri në shkallë të

anarshizmit, duke u orvatur të rrënjosej me literaturë komuniste...”176. Ai shënonte si

problematike revistat “Flaga” e “Rilindja”, librat “Në burg” dhe “Nëna” të Maksim

Gorkit. Ishte koha kur qarqet përparimtare e revolucionare i bënin thirrje djalërisë

shqiptare për një “sistem të ri”; kur shtrohej domosdoshmëria “Për nji shtyp serioz, të

lirë, të fortë, të zotin për të thënë pikëpamjen e tij shqiptare të tij “të re”…”177. Pas këtyre

fakteve dhe arsyetimeve mund të arrijmë në përfundimin se të përkohshmet e botuara në

qytetin e Korçës (“Flaga”, “Rilindja” e “Bota e re”) dhe revista “ABC” (1936), janë

pararendëse të Shtypit Komunist Shqiptar dhe përbëjnë periudhën e parahistorisë e tij.

Më pas, sipas studimeve të Luan Zelkës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e sidomos pas

themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, shtypi komunist vijoi të lëvrohej në

ilegalitet178. Pjesë e shtypit të asaj periudhe dhe pararendëse të shtypit të periudhës

komuniste shqiptare, cilësohen edhe thirrrjet, traktet dhe komunikatatat,179 që pretendohej

se ishin “forma operative dhe aktive të pasqyrimit të jetës dhe të problemeve

bashkëkohore, me brendi të re ideore”180. Edhe pse në kushte të vështira, dhe me forma

primitive, pohimi i mësipërm është i rëndësishëm për të kuptuar se organizatorët dhe

lëvruesit e këtyre trajtave të komunikimit masiv, me popullin e zhytyr në injorancë, në

pjesën më të madhe të tij, e kishin kuptuar se ky lloj reagimi ishte një formë

ndërgjegjësimi dhe bindjeje njëkohësisht, për ligjshmërinë e veprimeve që do

ndërmerrnin më vonë. Ata e kishin kuptuar se kështu mund të bëhej më së miri

propagandë. Këto forma morën zhvillim menjëherë pas Thirrjes së parë të Komitetit

letrare të kohës. Me përmbajtjen e saj luajti rol të rëndësishëm në formimin e opinionit përparimtar e

demokratik të kohës në polemikë më organe të ndryshme të shtypit të Tiranës dhe të qarqeve të tjera, që

nuk pajtoheshin mes tyre.” (Hamit Boriçi – Gjovalin Gjeloshi – “Fjalor i periodikut shqiptar”, dorëshkrim). 176 Kastriot Dervishi – Historia e Shtetit Shqiptar 1912 – 2005, Tiranë, 2006, fq. 456. 177 Revista “Bota e re”, Korçë, Viti I, nr. 1, 15 prill 1936, fq. 3. 178 Boriçi, Hamit :(1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit

popullor,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 5. 179 Luan Zelka – “Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste Nacionaliçlirimtare”, T. 1980, fq. 19. 180 Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, T., fq. 5.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

68

Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, drejtuar popullit shqiptar, Thirrje që është

materiali i parë propagandistik, botim publik i Partisë”181. Më pas, nga traktet dhe

komunikatat, u kalua në organe të rregullta periodike. Kështu, më 25 gusht 1942 doli në

dritë numri i parë i “Zërit të popullit”. Pas një jave, më 29 gusht 1942 nisi botimi i

“Kushtrimit të lirisë”. Më 25 mars 1943 filloi të botohej në Durrës gazeta “Bashkimi”,

në korrik 1943 revista “Gruaja shqiptare”, si dhe një varg të përkohshmesh në qarqe e në

reparte a njësi të ushtrisë partizane. Dhe pikërisht sipas parashtrimeve të teorive mbi

propagandën, mëkimi i shpeshtë i të njëjtave mesazhe, dëshmonte “për një shkallë të lartë

organizimi dhe për një punë frontale propagandistike përmes organeve të shtypit të

rregullt”182. Cilësimi që i bëhej në atë kohë këtij shtypi, nga organizuesit dhe studiuesit e

tij, ishte se ky qe një “shtyp i tipit të ri, revolucionar”. Enver Hoxha shkruante: “shtypi

ynë revolucionar u bë, ashtu siç thoshte Lenini i madh, pjesë e çështjes së përgjithshme të

Partisë, pjesë e çështjes së përgjithshme të proletariatit. Traktet dhe gazetat tona shpunë

në popull fjalën e zjarrtë të Partisë dhe ngritën njerëzit peshë në luftën kundër pushtuesve

fashistë e tradhëtarë të vendit. Jo më pak se nga armët partizane armiku tmerrohej nga

shtypi ilegal”183. Pra shtypi, duhej konsideruar si armë e fuqishme kundër armikut. Sipas

leksioneve mbi komunikimin bindës dhe propagandën të Mark Markut184: Çdo

propagandë e ka nevojën e një armiku dhe në momendin që nuk e ka, e shpik atë.

Denigrimi i “armikut”, është dy llojesh: 1) Diskretitimi i personit. 2) Sulmi ndaj vlerave

që përfaqëson individi apo aktiviteti i tij”. Ideja për t’i dhënë sa më shumë fuqi shtypit që

drejtonte e për ta riorientuar audiencën e tij që ta lexonte e besonte atë, Hoxha tenton të

shpikë armiq të dobët e frikacakë, që tmerrohen nga media e kontrolluar dhe orientuar

prej tij. Duke patur në mendje gjithnjë “armiqtë”, e në shërbim të mbajtjes në këmbë të

këtij rregjimi, shtypi i kohës organizohej në atë mënyrë që përmbajtja dhe brendia

ideopolitike e tij të ndiqnin vazhdimisht këtë vijë logjike. “Ai është shtyp i masave dhe

181 Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, T., fq. 5. 182 Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, T., fq.6. 183 Enver Hoxha – Vepra, vëll. 26-të, f. 313-314 184 Mark Marku, Leksion mbi Komunikimin Bindës, në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit,

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

69

për masat, tipar thelbësor që e dallon atë nga shtypi i mëparshëm shqiptar. Prandaj detyra

e tij ishte, që në ditët e para të jetës së tij, propagandimi i ideve luftarake të Partisë për

çlirimin kombëtar e shoqëror nga zaptuesit e huaj e tradhëtarët e vendit”185. Shtypi

Komunist Shqiptar shtrihet në tri periudha (faza), me tipare dalluese të dukshme. “E para:

nis me transmetimet e Radio-Tiranës dhe botimin e së përditshmes "Bashkimi" (25

dhjetor 1944) dhe shtrihet deri me 5 nëntor 1948, kur rifillon botimi i gazetës "Zëri i

popullit"; periudha e dytë rrok vitet 1948-1961; dhe periudha e tretë shtrihet në vitet

1962-1991”186. Siç thamë më sipër, studiuesi i historisë së shtypit të Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare, prof. dr. Luan Zelka, zanafillën e shtypit shqiptar të “tipit të ri” e

shihte në traktet, komunikatat; kurorëzuar me gazetën ilegale “Zëri i popullit” numri i

parë i së cilës qarkulloi më 25 gusht 1942187. Me këtë ide është konceptuar edhe kreu i

parë i librit “Dokumente dhe materiale të tjera për teknikën dhe shtypin ilegal

revolucionar të Partisë gjatë periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (Nëntor

1941- korrik 1944 )”, që ai ka përgatitur për botim188. Brenda një periudhe shumë të

shkrurtër kohore në vendin tonë, sistemi i ri politik e shtetëror, ai komunist, kishte

instaluar edhe një sistem të plotë mediatik, duke filluar që nga gazetat, një pjesë e të

cilave ishin botuar që gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo më parë, por që për të mbijetuar

do të ndryshonin patjetër drejtimin, ose do të pësonin fatin e keq, si shumë organe që u

mbyllën (si “Tomori" e "Tomori i vogël", "Kombi" e "Bashkimi i kombit", apo gazeta e

revista të grupeve dhe të organizatave të ndryshme,si "Balli kombëtar" e "Legaliteti"); Së

dyti u ngrit një rrjet i tërë shpërndarjeje dhe një sistem i tërë propagandimi i “të mirave”

që sillte leximi i shtypit dhe përditësimi me të rejat që dilnin në gazeta e revista; Së treti

Radio Tirana, që gjatë luftës kishte qënë nën drejtimin e italianëve, u mor në dorën e

drejtuesve të rinj të vendit si dhe u shoqërua në transmetimet e veta me disa radio lokale,

degë të saj në disa rrethe kryesore të vendit, si Shkodra, Korça, Gjirokastra e Kukësi.

Këtyre iu bashkëngjitën shpejt edhe mediat me figurë në lëvizje që shoqëronte, theksonte,

185Boriçi, Hamit, (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,Universiteti

i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, T., fq.7. 186 Hamit Boriçi – Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848 - 1997) -, Tiranë 1997, f. 167. 187 Luan Zelka – Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – Tiranë 1980, f. 6. 188Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin – ( Përmbledhje nga dokumentat e PPSh dhe veprat e Enver

Hoxhës), Tiranë 1980, f. 5-6.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

70

apo ndryshonte efektet e zërit apo të elementeve të tjera të mesazheve mediatike.

Kinemaja dhe televizioni (me prodhimet e tyre vendase kryesisht, por kur nevojitej, edhe

me materiale të huaja, marrë nga vendet e Bllokut të Lindjes, e në varësi të situatës së

politikës së jashtme), plotësuan më së miri kornizën e mjeteve të përçimit të propagandës

komuniste

2.2. TEZAT ENVERISTE MBI SHTYPIN.

Misha Glenny në librin e tij The Balkans, citon Arshi Pipën kur flet për politikën

shqiptare të periudhës komuniste “Enver Hoxha ishte vendimtar në prodhimin e një

atmosfere kulturore totalisht të sunduar nga një propagandë doktrinare që e ekzaltonte

nacionalizmin. Gjuha, letërsia, historia, gjeografia, folklori dhe etnologjia u kultivuan, jo

vetëm e thjeshtë për t’i dhënë popullit një ide për të kaluarën e vet, po gjithashtu, për të

përhapur edhe injektuar tek ai ksenofobinë, sllavofobinë, izolacionizmin, kompaktësinë

etnike dhe uniformitetin gjuhesor189. Të dy autorët vënë theksin tek prirjet e Hoxhës për

të krijuar një realiteti të ri e më nuancat që i përcaktonte propaganda komuniste, sipas

qasjes shqiptare. “Për të qënë sa më i sigurtë, - thekson Glenny, - Enver Hoxha e vuri

theksin sërish mbi konceptin e tij të “ luftës popullore”- mobilizimi i masave për të

luftuar kundër pushtuesit190. Brenda një ideologjie të tillë, ku realiteti servirej dhe nuk

kishte pse ta zbuloje, edhe gazetarët gjendeshin në kushte që ndikonin me punën e tyre.

Duke dyshuar tek arsyetimi i subjekteve të komunikimit masiv në sistemet totalitare,

Sparks thotë se: “Përgjithësisht, sistemi i propagandës dhe i komunikimit masiv i

zhvilluar në sistemet totalitare është me rëndësi vendimtare për mbajtjen e regjimit ....në

një kuptim të vërtetë, ai u heq subjekteve të regjimit anën njerëzore dhe mundësinë për të

patur një mendim e gjykim të pavarur”191 . Ndërsa tek ne, në një mbledhje të Byrosë

Politike, të 25 janarit 1952, thuhej: “Redaksia e gazetës “Zëri i popullit” duhet ta kuptojë

189 Pipa, Arshi, (1990): Albanian Stalinism: Ideo-Political Aspects, New York: Columbia University

Press/East European Monographs, f.121. tek Glenny, Misha (1999): The BALKANS, 1804-1999, London:

Granata, fq. 286. 190 Glenny, Misha (1999): The BALKANS, 1804-1999, London: Granata, fq. 287. 191 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq.58.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

71

drejt çështjen e pavarësisë së saj dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve dhe korrespondentëve,

se ndryshe mund të rrëshqasë dhe të bjerë në gabime që kanë rrjedhime të mëdha. Çdo

mendim se “ne jemi të pavarur, se mund të shkruajmë pa u influencuar nga komitetet e

Partisë”, është i gabuar. Kryeredaktori, redaktorët dhe gazetarët kanë kompetencat e tyre,

po njëkohësisht kanë edhe përgjegjësi përpara Partisë për punën që u është ngarkuar.

Asnjë gazetar nuk mund të jetë i shkëputur nga Partia e sidomos organi i Komitetit

Qendror, “Zëri i popullit”. Përkundrazi, ai duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me

Partinë192. Përveç frymës mbytëse që përcjell, interesante për këtë sistem është forma e

të organizuarit. Puna dhe detyrat fillojnë me vënien e gazetarëve nën drejtimin dhe në

shërbim të partisë. Më pas elitat e të shkruarit nxiten për pjesëmarrëje. Pra pasi janë

siguruar mjetet, krijohet edhe komunikatorët që dinë t’i përdorin këto mjete për

realizimin e qëllimit final, dërgimin e mesazheve që nxisin efektet e caktuara. Që këta

komunikatorë (gazetarët) të mos veprojnë sipas dëshirës dhe për të shmanguar devijimet

e tyre të mundshme, përcaktohet edhe kontrollorë e tyre (proletariati). Dhe kontrollorët

janë shumë më të mëdhenj se komunikuesit, si në numër, ashtu edhe në fuqi... edhe pse

nën etiketimin përgjithësues, mbeten thuajse anonimë.

Propaganda totalitare jep efektin e saj tek publiku, tek të cilët mbjell botëkuptimin, dhe

bindjen e nevojshme për të marrë si fryt një popullsi nga e cila e ka të legjitimuar

vazhdimësinë e jetës së vet shtetërore nga njëra anë, dhe veprimtarinë e vet diktatoriale

nga ana tjetër. Me anë të këtyre lloj bindjeve, veprimet shtetërore bëhen të pranueshme,

pasi kanë marrë forcë nga miratimi i opinionit publik: “Mass media dhe sistemi i

propagandës janë mjetet më të fuqishme për formimin dhe shprehjen e opinionit publik.

Si një tribun i opinionit publik sovjetik mass media kontribuon në përmirësimin e

dukurisë së administratës shoqërore dhe aktivizimin e masave. Mass media dhe sistemi i

propagandës përfshihen në skemën e administratës pasi mund të ndihmojnë partinë të

formojë botëkuptimin e popullit dhe vlerat.”193 Realitetin shqiptar të kohës, e ka studiuar

Fuga, që pohon se sistemi i informimit masiv në shoqëritë totalitare është ndërtuar në

192 Partia e Punës së Shqipërisë për shtypin:“Shtypi nuk mund të jetë i pavarur nga Partia”, fq.115-119. 193 Sparks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 89.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

72

mënyrë hierarkike. “I ndodhur mes kulmit të piramidës së pushtetit dhe lexuesit, gazetari

lëkundet mes të dyve, anon edhe nga pushteti por edhe nga masa e qytetarëve nga

individët anonimë, vështirësisht të kontrollueshëm në idetë, bindjet, pakënaqësitë, lidhjet

e tyre shoqërore”. Sipas Fugës, gazetari i asaj periudhe ishte edhe njëfarë nëpunësi i

mesëm, por edhe një individ i thjeshtë si gjithë të tjerët, i cili, sa më lart që të vështrohej,

aq më tepër ai do të trajtohej si një individ anonim, si një vegël e thjeshtë në përdorim, si

një njeri të cilit pushteti nuk i beson tërësisht, por ushqen edhe dyshime ndaj tij, e mban

edhe nën njëfarë kontrolli të përditshëm194. Ndërsa në pozicionin e tij si një njeri i

thjeshtë apo nga një kuadër i ulët apo i mesëm i administratës së partisë apo shtetit,

shfaqet si instrument i pushtetit dhe njësohet me të. Nga ky këndvështrim i fundit,

gazetari ka mbrojtjen e të fuqishmëve të kohës, është i njehsuar me pushtetin dhe shihet

me mosbesim nga grupe të ndryshme shoqërore, nga masat e gjera popullore dhe nga

nëpunësit.”195. Me një fjalë, gazetari është një person që merr goditje nga pushteti, por

edhe jep goditje në emër të pushtetit, ideologjisë dhe politikës në fuqi. Edhe është i dobët,

pra mbahet nën kontroll, por edhe është i fuqishëm dhe ushtron kontroll e trysni mbi të

tjerët.

2.3 TIPARET E PËRGJITHSHME DHE MISIONI I MEDIAVE NË

SISTEMIN PARTI-SHTET

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shteti komunist shqiptar u mor,

me shtypin, si me një ndër prioritetet e tij. Vendosja e sistemit komunist, bëri që për herë

të parë në historinë e shtypit shqiptar, të mbylleshin të gjitha gazetat private dhe të

194 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 175. 195 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 175.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

73

pavarura. Organet e shtypit u bënë organe të partisë dhe të organizatave të saj. “Është

hera e parë në historinë e shtypit shqiptar që krejt botimet kontrolloheshin nga Zyra e

Shtypit e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe jepnin llogari aty”196. Sipas Arshi Pipës, e

gjithë atmosfera kulturore u sundua totalisht nga propaganda. “Enver Hoxha ishte

vendimtar në prodhimin e një atmosfere kulturore totalisht të sunduar nga propaganda

doktrinare që e ekzaltonte nacionalizmin”197. Zotërimi i gjithë kësaj atmosfere, sipas

Pipës, nuk ishte i rastësishëm, sipas tij, shkencat humane dhe mediat përdoreshin me një

qëllim të caktuar nga propaganda shtetërore, që ishte përtej atij të përhapjes së

informatave në funksion të ruajtjes së pushtetit.

Pipa e sheh këtë situatën e përgjithshme, si mundësi veçimi, distancimi. Ai thotë se:

“Gjuha, letërsia, historia, gjeografia, folklori dhe etnologjia u kultivuan jo vetëm e thjesht

për t’i dhënë popullit një ide për të kaluarën e vet, po, gjithashtu për të përhapur edhe

injektuar tek ai ksenofobinë, sllavofobinë, izolacionizmin, kompkatësinë etnike dhe

uniformitetin gjuhësor”198.

Komunikimet masive në Shqipërinë e periudhës komuniste u shtuan shumë shpejt

(kryesisht brenda hapësirës territoriale të Republikës, por edhe jashtë shtetit me botime të

veçanta), “Në pragverën e vitit 1945 nuk kishte asnjë prefekturë pa një bazë poligrafike e,

së paku, një gazetë. Fronti, rinia, pionierët, gruaja antifashiste dhe ushtria kishin organet e

shtypit të tyre”199. Por, megjithëkëtë, edhe pse baza poligrafike në vend ishte mjaft e

gjërë dhe fillimisht ajo u përgjigjej disi kërkesave, nuk ka qenë i lehtë realizimi i këtij

zinxhiri komunikativ. Profesor Boriçi thotë se mungonte letra, boja tipografike, flanet dhe

nuk mjaftonin preparatet sidomos për cinkografinë. Dhe: “Në një kohë kur të përkohshme

të reja shtoheshin në Tiranë, në prefektura dhe në ushtri, redaksia e gazetës "Bashkimi"

(gazeta më e amdhe e kohës) u drejtohej lexuesve: "Tani për tani, gazeta, për mungesa

teknike nuk do të dale me 4 faqe çdo ditë, por vetëm dy herë në javë (të enjtën dhe të

196Fevziu, Blendi (2005): Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, Botimet Onufri, Tiranë, fq. 79. 197 Pipa, Arshi (1990): Albanian Stalinism: Ideo-Political Aspects, New York: Columbia University Press /

East European Monographs, fq.121. 198Pipa, Arshi (1990): Albanian Stalinism: Ideo-Political Aspects, New York: Columbia University Press /

East European Monographs, fq.121. 199 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), SHBLU, Tiranë, fq.95.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

74

dielën), kurse ditët tjera me dy faqe"”200. Nga ana tjetër, sistemi mediatik funksiononte

edhe me mediat tjera, me librin, radion, televizionin, që vazhdonin punën sipas

orientimeve të kohës, siç do t’i shohim më poshtë.

a) Organizimi i shtypit, sistemi i shpërndarjes së tij dhe leximet kolektive.

(Foto e marrë në faqen Na ishte dikur...të rrjetit social Facebook . Maj 2015.)

Përkthyesi dhe publicisti i njohur, Amik Kasoruho shkruante në librin “Një ankth

gjysëmshekullor. Shqipëria e Enver Hoxhës”, se ndikimi sovjetik dhe Stalinizmi në

vendin tonë, në kohën kur marrëdhëniet me BS ishin të ngrohta, ishte tepër i madh. “Në

gazetën “Zëri i Popullit”, organ i Komitetit Qendror, e përditshmja më e madhe e vendit,

nuk mund të botohej asgjë mbi çështjet e politikës së jashtme apo me përmbajtje

200 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), SHBLU, Tiranë, fq.95.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

75

ideologjike, nëqoftëse për këto probleme nuk ishte shprehur me parë Pravda e

Moskës”201. Madje, sipas tij, të gjitha lajmet e jashtme merreshin vetëm nëpëmjet TASS-

it. “Nëqoftëse sindikatat sovjetike botonin gazetën Trud (Puna), - vazhdon Kasoruho, -

edhe sindikatat shqipare u vinin në dorë lexuesve një gazetë të quajtur “Puna”.202 Po

kështu, në qoftëse në Bashkimin Sovjetik Komiteti Qendror i Konsomolit, botonte

“Nauka i zhiznj” (Shkenca dhe jeta), si revistë divulgimi shkencor, në Shqipëri Komiteti

Qendror i Bashkimit të Rinisë së Punës botonte të përmuajshmen “Shkenca dhe jeta”,

kryeredaktore e të cilës ishte e reja e Enver Hoxhës. Edhe organi letar i Lidhjes së

Shkrimtarëve të Shqipërisë do ta ndryshonte emrin në “Nëndori”, për analogji me

revistën e kolegëve sovjetik që titullohej Oktjabr (Tetori), “duke nderuar sikush datën e

lindjes së shtetit të vet”203.

Dhe në fakt numri i organeve mediatike u rrit shumë shpejt që në vitin e parë të

“instalimit” të regjimit komunist në vend. Siç thotë studiuesi Hamit Boriçi: “Në fund të

1945-ës dilnin 31 gazeta e revista.”204. Sipas Boriçit, me përpjekje të shumta, u përftua

një sistem i plotë dhe i qëndrueshëm i mjeteve të informimit masiv, përbërë nga një varg

gazetash, revistash, nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, Radio-Tirana dhe 4

radiostacionet lokale: "Shkodra", "Korça", "Gjirokastra" dhe "Kukësi". Me kapërcimin e

vështirësive materiale të viteve të para, shtypi shqiptar, sipas raportimeve zyrtare të

kohës, arriti nivele tirazhi e shitjeje të papara më parë. Kështu, në vitin 1964, nga një

editorial i botuar në revistën profesionale Tribuna e gazetarit, mësojmë se në atë kohë

dilnin 10 gazeta me tirazh prej 31 000 000 kopjesh dhe 36 revista me një tirazh prej

2 386 000 kopjesh. Autorët e editorialit nuk harrojnë të shtojnë se: “Para çlirimit

botoheshin 21 gazeta dhe revista me një tirazh të përgjithshëm prej pak më shumë se 4

milion kopjesh. Shtypi ka arritur një rritje të fuqishme në vitet e pas çlirimit, qoftë si ai,

qoftë dhe në cilësinë e botimeve.”205. Si faktorë kryesorë të këtij përmirësimi në shkrim

evidentohen: Automatizimi i punës në shtypshkronja, makineritë e reja dhe kualifikimi i

kuadrit. Për sa i përket teknikës së botimit, në librin e tij Historia e shtypit shqiptar 1848-

201Kasoruho, Amik (1996): Një ankth gjysëmshekullor. Shqipëria e Enver Hoxhës, B. Çabej, Tiranë, fq. 75. 202Kasoruho, Amik (1996): Një ankth gjysëmshekullor. Shqipëria e Enver Hoxhës, B. Çabej, Tiranë, fq. 75. 203 Po aty. 204 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), SHBLU, Tiranë, fq.95. 205 Editorial: Rritja e fuqishme e organeve të shtypit, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 3, fq 8.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

76

2005, Blendi Fevziu thotë se “Për një kohë të gjatë ajo vijoi me mjetet e konfiskuara të

shtypshkronjave privare më 1944. Më pas, me mesin e viteve ’60, erdhën mjete të reja

nga Kina dhe në vitet ’70 u ngrit “Kombinati Poligrafik”. Teknologjia e tij qe më e

përparuara e njohur në Shqipëri, por shumë larg teknologjisë së kohës... vazhdoi me atë të

vjetrën të rradhitjes me plumb dhe të riprodhimit të fotografive në xinxografi”206.

Në vitin 1967, drejtori i atëhershëm i RTSH Todi Lubonja,207, në një raport të mbajtur në

aktivitetin e zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “Zëri i

popullit”, se: “Sot tek ne botohen: “Zëri i Popullit” me një tirazh prej 85.000 kopjesh,

“Bashkimi” – prej 20 000 kopjesh, “Zëri i rinisë” – prej 36 000 kopjesh, “Puna” – prej 18

000 kopjesh, “Sporti Popullor” – prej 19 000 kopjesh, “Rruga e Partisë” – prej 9 000

kopjesh, “Ylli” – prej 21 000 kopjesh, “Shqiptarja e re”- prej 27 850 kopjesh, e të tjera

gazeta e revista, me një tirazh të përgjithshëm prej 360 000 kopjesh”208.

Me rëndësi të madhe në impaktin që shtypi shqiptar i kohës kishte në popullsi ishte dhe

efikasiteti i sistemit të tyre të shpërndarjes. Ky sistem u përsos shumë shpejt, duke u

pasuruar edhe me një sistem të ri abonentësh. Fevziu thekson se: “Shpërndarja filloi të

bëhet në të gjithë popullin dhe brenda mesditës, gazeta Zëri i Popullit gjendej edhe në

fshatrat më të largëta të vendit. Nuk kishte asnjë vend të banuar ku të mos shpërndahej

gazeta dhe kjo ndodhte gjithashtu për herë të parë”209.

Titujt më të rëndësishëm të shtypit në tregun mediatik të kohës, ishin mediat qendore të

Partisë: Zëri i Popullit dhe Bashkimi. Pas tyre vinin organet e oganizatave bazë të partisë,

si Zëri i Rinisë, Puna, Drita, Nëntori, etj.

206 Fevziu, Blendi (2005): Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, Botimet Onufri, Tiranë, fq. 79. 207 Shënim: Todi Lubonja me atributetet e kryeredaktorit të gazetës “Zëri i popullit” mban një raport, fund e

krye, me citate, referenca nga Enver Hoxha dhe flet për sukseset e gazetës që drejtoi. 208 “Nga fjala e shokut Todi Lubonja”, me rastin e 25-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “Zëri i

popullit”, Tribuna e gazetarit, 1967 nr. 2 (13), fq. 4-6. 209 Fevziu, Blendi (2005): Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, Botimet Onufri, Tiranë, fq. 85.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

77

b) LIBRI.

Raporti i diktaturave me librin është i veçantë. Ato tentojnë gjithnjë drejt kontrollit të

librit, ashtu si edhe të të gjtha mjeteve të tjera të komunikimit masiv. Edhe në vendin tonë

kjo mendësi zyrtare u përhap shumë shpejt. Në një artikull të 27 marsit 1948, në gazetën

më të rëndësishme të kohës, “Bashkimin”, u publikua një artikull me titull: “Gjykatorja

popullore vendos heqjen nga qarkullimi të librave e të përkohshmeve të dëmshme për

shoqërinë”. Shkalla e groteskut është shumë e lartë. Shteti i vlerëson mjetet si të

dëmshme apo jo për shoqërinë, dhe këtë vlerësim e bën masiv tek mjeti i tij i

komunikimit masiv (që është apriori i dobishëm, sipas kësaj optike, pasi është i shtetit).

Në kërë artikull shkruhej se “romanet e verdhë të Edgar Wallace, librat aventurierë si Nat

Pinkerton, Bufalo Bill; të tjera vepra të degjeneruara, si Një mijë e një net, Dashuri në

Hong Kong; vjershat e vagabondëve si Pjetër Gjini; janë jo vetëm faktorë negativë; janë

të dëmshëm për shoqërinë”210. Pohimet e mësipërme akademiku Artan Fuga i ka

vlerësuar si justifikime të censurës, që deklarohej se kishte qëllime etike. Për të “mbrojtur

popullsinë nga degjenerimi moral”, artikulli i cituar më sipër përcaktonte edhe kriteret që

zbatoheshin për të daluar libra e botime të tjera: së pari, ndaloheshin librat dhe organet e

shtypit me frymë fashiste, dhe së dyti, botime e çfarëdollojshme, por me autorë individë

që mendohej se dikur kishin ushtruar veprimtari profashiste ose të individëve që, duke u

ndodhur në mërgim, quhehsin si armiq të pushtetit popullor, ose të dënuar prej tij. Aty

përmendeshin: Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Terenc Toçi, Vasil Alarupi, Selaudin Toto,

Nebil Çika, Fiqiri Llagami, etj, të cilët, si thuhej në shkrim: “...me shkrimet e tyre u kanë

shërbyer gjithnjë armiqve të popullit tonë”211. Megjithë këtë, numri i librave të botuar

gjatë diktaturës ishte i lartë dhe kishte shumëllojshmëri në tematikë e fusha botimi, edhe

pse si për shtypin e shkruar parimi i përshtatshmërisë me vijën politike ishte parimi i parë

i botueshmërisë. Sistemi i kontrollit të librit u legjitimua me krijimin e Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve, nëpëmjet të cilëve sigurohej parimi i mësipërm. Në

komunizmin shqiptar, ndryshe nga vendet tjera të Bllokut të Lindjes, nuk pati shkrimtarë

210 Sipas referimeve të këtij artikulli tek: Fuga, Artan (2010): Monolog, botimet Dudaj, Tiranë, fq. 106. 211 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

78

disidentë, por herë pas here kishte libra të guximshëm, që kalonin në sitën e Lidhjes së

Shkrimtarëve, si librat e Kadaresë, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Agollit.

Letërsia e huaj varej nga frynte era në marrëdhëniet me shtetet tjera. Deri në fillim të

viteve ’60 vërshojnë përkthimet e veprave të shkrimtarëve rusë. Më pas dalin librat e

autorëve kinezë. Ndërsa në mesin e viteve ’80, pas vdekjes së Hoxhës fillon liberalizimi i

mendimeve të shkritarëve e poetëve vendas. Preç Zogaj në librin Fillimet, ku përshkruan

kujtimet e të vërtetat që ka parë me sytë e tij gjatë ndërrimit të sistemeve, thotë se zgjimi

nuk kishte reshtur asnjëherë në letrat shqipe. “Megjithë goditjet sistematike që kishte

marrë. Përmes dykuptimësisë, alegorisë, parabolave dhe “formave të shumta të dinakërisë

për të thënë të vërtetën”, siç kishte shkruar në kohën e tij poeti dhe dramaturgu i famshëm

gjerman, Bertold Breht, shkrimtarët dhe poetët më të mirë shqiptarë ia kishin dalë të

krijonin një gjuhë të antidogmave dhe kontrabandimit të disa prej të vërtetave të ndaluara

politiko-shoqërore.212 Sipas Zogajt, e folura e Ezopit dhe hermetizmi kishin fillluar të

toleroheshin pas vdekjes së Enver Hoxhës. Kjo deri në vitin 1990. Kur “disa intelektualë

nga më të njohurit në vend kishin “zbuluar” në paragrafë të veçantë të fjalimeve që po

mbante Ramiz Alia për demokratizimin shtegun për të avancuar ide të reja dhe një

kriticizëm më të drejtpërdrejtë të tabuve të sistemit”213. Poezitë dhe tregimet që më parë

ishin konsideruar të pabotueshme, sipas frymës ideologjike zyrtare, panë dritën e botimit.

Kjo ndodhi me krijimet e Fatos Arapi, Rudolf Marku, Bardhyl Londo, Zija Çela, Agim

Spahiu, Teodor Keko, Mimoza Ahmeti, Ilirian Zhupa, Lazër Stani, Besnik Mustafaj,

Gjekë Martinaj e të tjerëve. Ndërsa Aurel Plasari, Ardian Klosi, Pirro Misha apo Mira

Meksi përkthyen vepra dhe autorë me famë botërore, të panjohura apo të ndaluara më

parë në Shqipëri.

c) RADIOJA.

212 Preç Zogaj (2014): Fillimet, bot. II, UET Press, Tiranë, fq. 10. 213 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

79

(Foto e marrë në faqen Na ishte dikur...të rrjetit social Facebook . Maj 2015.)

Radioja, ashtu si edhe shtypi, ekzistonin si media edhe para çlirimit në Shqipëri. Deri

atëherë kishte një stacion me një fuqi prej 1 KW, i cili transmetonte dy orë e gjysëm

program në ditë. Në një editorial tek Tribuna e gazetarit thuhet se: “Në të gjithë vendin

atëherë kishte vetëm 3000 aparate radio-marrëse”214. Historia e radiodifuzionit shqiptar

ka nisur që në ditët e luftës, në korrik të vitit 1943, kur u krijua një radiostacion i vogël

prej 200 Watësh. Pas çlirimit, partia-shtet mori masa për zhvillimin e radiodifuzionit.

Radio-Tirana, disponoi më pas stacione të fuqishme me valë të mesme dhe të shkurtra

dhe një sistem antenash të drejtuara të cilat synonin përhapjen e informacioneve në të

katër anët e botës. Tani Radio-Tirana transmeton emisione që fillonin nga ora pesë e

mëngjesit deri në ora 24.00. Radio-Tirana transmeton në 10 gjuhë të huaja 13 orë

programe. Pasi viteve tw para tw regjimit rwndwsia e radios u shtua, me shtimin edhe tw

aparateve marrwse nw shtwpitw dhe familjet shqitpare. Shumw shpejt, përveç Radio

Tiranës në katër qytete të Shqipërisë, në Kukës, Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër, u

ngritwn dhe funksiononin dhe katër stacione lokale. “Një shprehje e re e kujdesit të

214 Editorial “Rritja e fuqishme e organeve të shtypit”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 3, fq 8.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

80

partisë për radiodifuzionin është edhe ngritja e godinës së re të radios, e cila do të jetë e

paisur me aparatura, studio dhe salla transmetimi nga më modernet”215, shkruan Arben

Muka. Sipas Mukës, katër stacionet lokale, si dhe Radio Tirana, deri në fund të vitit 1990

kanë funksionuar në rezonancë të plotë, në të njëjtën gjatësi vale, me tërësinë e sistemit të

mjeteve të informimit, të ideologjizmit e politizimit të periudhës së “ndërtimit të

socializmit”. “Si pjesë e makinës gjigande propagandistike pushteti autoritar komunist

bënte shumë kujdes për amplifikimin e fuqisë së tyre të transmetimit, duke i lëshuar valët

e “zërit të Partisë- si zëri i vetëm i së vërtetës dhe i diktaturës së proletariatit” mundësisht

në çdo skaj edhe përtej zonave kufitare, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e greqi. Pa

llogaritur këtu sinjalin “Ju flet Radio Tirana!” që transmetohej me valë të shkurtra në çdo

cep të globit”216.

d) KINEMAJA.

Në konferencën shkencore ndërkombëtarë Historia e Medias dhe Mediatizimi i Historisë,

të organizuar nga Deparatameti i Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës,

në nëntori të vitit 2012, u mbajtën referime për historikun e të gjithë spektrit të

komunikimeve masive në Shqipëri gjatë 100 viteve të shtetit shqipar. Ndër ta kishte edhe

referime mbi zhvillimet kinematografike. Mund të përmendim referencën e Spirro

Mëhillit me titull Kinemaja dhe qytetit217, që tregon se shteti komunist i kushtoi shumë

shpejt rëndësi kinemasë. Më 20 dhjetor 1945, sipas këtij shkrimi doli projektligji mbi

Monopolin e Filmave Kinematografik dhe dy ditë më vonë më 22 dhjetor 1945 Monopoli

Shtetëror për Blerjen, Importimin dhe Shpërndarjen e Filmave Kinematografik në

Shqipëri; dy ditë pas kësaj u krijua Agjensia Shqiptare e Filmit. Po më 24 dhjetor 1945 u

215 Muka, Arben(2007): Gazetar në Radio, ISHM, Tiranë, Fq.17. 216 Muka, Arben(2007): Gazetar në Radio, ISHM, Tiranë, Fq.17. 217 Mëhilli, Spiro: Kinemaja dhe qyteti, tek Studime Albanologjike, botimi i akteve të konferencës Historia

e medias dhe mediatizimi i historisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, 2012, fq. 450.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

81

krijua Enti Kinematografik Shqiptar, me drejtor Anastas Plasarin. Ndërsa më 8 dhjetor

1946 u krijua Agjensia e Filmave; për të shkuar më 16 prill 1947 me Dekretin Nr.422

mbi shtetëzimin e të gjitha kinemave pa shpërblim në Tiranë dhe në 13 qytete të tjera të

vendit si dhe u krijua Ndërmarrja Shtetërore Kinematografike Shqiptare. Organizimi

shtetëror duket se ka qenë shumë i përqëndruar edhe në fushën e kinematografisë. Dhe jo

më kot. Ajo çfarë kalonte para syve të spektatorit shqiptar, duhej kontrolluar

paraprakisht. Mëhilli thotë se në vitet e para Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare i

merrte filma artistikë e dokumentarë nga BS, si edhe nga vendet e Demokracive

Popullore, Kina, RPKoresë, Kuba, Meksika dhe nga disa shtete perëndimore si Italia,

Franca, Anglia, Austria, SHBA-të.218

Në vitin 1958 fillon realizimi i filmave shqiptarë. “Më 22 shkurt 1958, u shfaq filmi i

parë artistik me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” nga studenti shqiptar Hysen Hakani,

që e paraqiti si punë diplome në Pragë dhe më 17 korrik 1958, n¸ Kinema “Partizani” u

shfaq i pari film artistik shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, realizuar sipas novelës me

të njejtin titull të shkrimtarit Fatmir Gjata, me regjisor Kristaq Dhamo.219”

Një element i rëndësishëm për t’u pëmendur këtu është se, në të njëjtat salla “argëtimi”

nëpërmjet shfaqjes së filmave, regjimi ushtronte autoritetin e tij edhe në një formë tjetër.

Ato shërbenin si salla gjyqi, për të dënuar “spiunët e tradhëtarët” e atdheut, që punonin në

shërbim të të huajve. Salla kinemaje kishte në çdo qytet e qendër të madhe banimi dhe

ato përdoreshin edhe pse shfaqje e aktivitete te tjera kulturore. Në qytete të mëdha kishte

më tepër se një kinema. Në perëndimi depërtonin vetëm filma komikë, si ato të “Pitkin-

it”, dhe materialet filmike që merreshin nga vendet lindore duheshin kontrolluar e ishin

në përputhje me tematikat e lejueshme për publikun shqipta.

Filmi ishte një tjetër subjekt i censurueshëm nga regjimi. Nomenklatura ishte spektatori i

parë i të gjitha filmave, dhe gjykuesi për fatin e transmetimit të tij apo jo në sallat e

kinemave. Ndërhyrjet e shkaktuara nga këta spektatorë shkonin deri në skenar e episode

që duheshin ribërë nga e para.

218 Po aty. 219 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

82

e) TELEVIZIONI.

(Foto e marrë në faqen Na ishte dikur...të rrjetit social Facebook . Maj 2015.)

Historia e transmetimeve televizive në Shqipëri fillon gjatë sistemit komunist. Ndryshe

nga shtypi, radioja e kinemaja, ky mjet i ri i komunikimit masiv në hapësiën shqiptare

brenda kujfive shtetëror, vjen si një mjet i regjimit që në lindje të tij. Radiodifuzioni, një

sinjal televiziv me fuqi 20 vat që shpërndan figurë vetëm në Tiranë, që më 1 maj 1960.

Në vitet që vijuan, transmetimet televizive mbetën në fazën eksperimentale dhe

realizoheshin vetëm tri herë në javë, të mërkurën, të enjten dhe të shtunën. Kronikën e

parë jashtë studios, sipas Entela Komninos, e realizoi gazetari Alfons Gurashi, në vitin

1967, me objekt pasqyrimin e disa ndërtimeve në Tiranë220. Në atë kohë kërkohej të

xhirohej që në kombinatin “Mao Ce Dun”. Në vitin 1968 dëshmohet një redaksi e quajtur

e aktualitetit, ndërsa vetëm në vitin 1969 dëshmohet kronika e parë televizive, që vjen

220Komnino, Entela: Lajmi i shikuar- njw histori mw vete, tek Studime Albanologjike, botimi i akteve të

konferencës Historia e medias dhe mediatizimi i historisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit,

2012, fq. 385.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

83

bashkë me shtimin e ditëve të transmetimit, 4 në javë221. Në të njëjtin vit Radiodifuzioni

quhet Radiotelevizion, shkëputet nga Ministria e Arsimit dhe hyn në varësinë e fuqishme

të Këshillit të Ministrave. Me ndërtimin e godinës së re (që është ekzistuese edhe sot) të

RTSH, në vitin 1971, fillon edhe transmetimi i rregullt, i përditshëm e zyrtar i lajmeve,

dhe pikërisht në ditën e nisjes së Kongresit të radhës së Partisë, 1 nëntor 1971. Sipas

studimit të Komninos, në mes të viteve ’70, “informacioni zë 24% të programit, 8 orë e

35 minuta në javë, me: edicione lajmesh, rubrika sportive, emisione aktualiteti nga vendi

dhe bota15. Mbulimi i vendit me sinjal është rreth 60% dhe një minutë televizive e

llogaritur me shpenzimet efektive sipas kontabilitetit ishte 115 lekë në një raport

harxhimi filmi 1:3”222. Në vitin 1981 fillon transmetimi me ngjyra, ndërsa dy vjet më

vonë të gjitha transmetimet janë me ngjyra. Kronikat brenda vendit dominoheshin nga

lajmet mbi bujqësinë, për të cilat shpesh kishte ankesa për pasaktësi në shifra e të dhëna.

Ndërsa lajmet nga bota, transmetoheshin me aq material sa u vinte në dispozicion

Agjensia Telegrafike Shqipare, fillimisht me pamje të fiksuara. Pastaj, “Shërbimi me film

16mm realizohej nga agjensia Visneës që vinte rregullisht deri nga vitet ‘82-‘83. Përdorej

dhe Raiuno dhe Raidue, nganjëherë dhe Beogradi për figurë”, thotë Afërdita Sokoli223.

Sipas Sokolit, në lajm jepeshin në përgjithësi të dy palët e konfliktit; fronti i luftës

nacionalclirimtare dhe diktatorët në përgjithësi. Personalitete të botës së ndaluar politike

ishin të ndaluar dhe në ekran deri nga vitet ‘84-‘85. Papa, p.sh., hyri shkallë - shkallë me

idenë për ta goditur. Lajmi për takimet e super të mëdhenjve jepej dhe shoqërohej me

koment që atë natë për atë që ndodhi”.

221 Po aty. 222 Po aty. 223 Cituar tek Komnino, Entela: Lajmi i shikuar- njw histori mw vete, tek Studime Albanologjike, botimi i

akteve të konferencës Historia e medias dhe mediatizimi i historisë, Departamenti i Gazetarisë dhe

Komunikimit, 2012, fq. 387.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

84

(Foto e marrë në faqen Na ishte dikur...të rrjetit social Facebook . Maj 2015.)

Me një vendim të, datës 8 korrik 1974, miratohet Rregullorja e Drejtorisë së Përgjithshme

të Radiotelevizionit (vendim që rishikohet dhe ndryshohet sipas vendimit tjetër nr. 114,

datë 28. 5. 1984.) Për vetë rëndësinë që kishte televizioni për regjimin, rregullorja e

RTSh merr fuqinë e ligjit. Që në nenin e parë të saj përcaktohet se: “Drejtoria e

Përgjithshme e Radiotelevizionit, si institucion ideologjik, ka për detyrë të propagandojë

politikën dhe ideologjinë e Partisë, si dhe aktivitetin që zhvillojnë masat punonjëse në të

gjithë sektorët e veprimtarisë politike, ekonomike dhe shoqërore”.224 Pasi përcaktohet

detyra e bazë e RTSH, në të njëjtin thuhet shprehimisht se “veprimtarinë e saj

propagandistike-edukative dhe kulturalo-artistike (RTSH) e zhvillon mbi bazën e

orientimeve të mësimeve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Propaganda e saj duhet t’i

shërbejë dhe t’i mobilizojë ata për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e

Atdheut”225. Brenda nenit të parë, të rregullores, thuhet edhe se nëpëmjet RTSH u behët e

224Rregullorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit, Neni 1 miratuar me vendimin nr. 158,

datë 8.7.1974, ndryshuar me vendimin nr. 114, datë 28. 5. 1984. 225 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

85

njohur popujve të tjerë eksperienca jonë, me aq nota glorifikuese, sa sot duken si

deklarata tallëse.

Në nenin e dytë përcaktohet varësia e Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit nga

Këshilli i Ministrave. Aty thuhet se për të realizuar sa më mirë detyrat ajo zbaton

orientimet e Komitetit Qendror të Partisë dhe të Këshillit të Ministrave për forcimin e

kontrollit paraprak, për krijimtainë letraro-artistike që botohet, ekzekutohet dhe

ekspozohet, si edhe rekomandimet që i bën Këshilli i Radiotelevizionit si organ këshillur

i Këshillit të Ministrave.

Në nënin katër parashikohet organizimi i brendshëm. “Në Drejtorinë e Përgjithshmë

krijohet kolegjiiumi, si organi këshillues i drejtorisë, me pjesëmarrjen e drejtorave,

kuadrove dhe specialistëve të ndryshëm, të cilët aprovohen nga zëvendëskryetari i

Këshillit të Ministrave. Kolegjiumi jep mendime për probleme e përgjithshme të

propagadnës, për organizimin e përgjithshëm të punës në Radiotelevizion, dëgjon raportet

e punonjësve drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit etj. Kolegjiumi

drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit.” Ndërsa në nenin e gjashtë

thuhet se detyrat e kësaj drejtorie në fushën e propagandës realizohen nga radioja e

brendshme, radioja e jashtme dhe drejtoria e televizionit.

Në lidhje me tematikat e programcionit në radio e Tv, në nenin 10 parashikohet që

redaksitë, në konsulim dhe bashkëpunim me ministritë dhe institcionet e tjera pëkatëse,

hartojnë planet tematike dhe prespektive të propagandës. Ndërsa përsa i përket cilësisë së

materialeve të transmetuara, sipas nenit 11 e gjithë përgjegjsia binte mbi redaktorët që

përgatisin vetën këto materiale, ose i siguronin nga bashkëpunëtorët e jashtëm, “duke u

udhëheqëur nga parimi që gjithçka që thuhet në to të jetë e saktë dhe në përputhje me

vijën e Partisë”.

e) ATSH DHE FOTOGRAFIA.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

86

(Foto e marrë në faqen Na ishte dikur...të rrjetit social Facebook . Maj 2015.)

ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) u themelua në 1929 nga Milah Sherko, dhe sipas

Ilirjan Agollit, që në fillim ka patur një rrjet korrespondentësh në qytetet më të mëdha të

vendit dhe marrëdhënie me agjenci të huaja për lajmet ndërkombëtare226.

Ndërsa sipas propagandës komuniste, edhe meritat e ndërtimit të kësaj mediaje i takonin

partisë-shtet. Në një editorial të vitit 1964, tek Tribuna e gazetarit shkruhet se: “Që në

çlirimin e vendit, Partia krijoi Agjensinë Telegrafikë Shqiptare”. 227 Në fillim natyrisht

paisjet ishin të thjeshta dhe të pakta. Që nga viti 1947, ATSH-ja është paisur me aparate

moderne për kohën, atëherë filloi edhe regjistrimi i lajmeve të mëse 10 agjensive të botës

me radio teleprinter. ATSH transmetonte për botën e jashtme edhe vetë me sistemin

teleprinter.kjo agjensi kryente edhe shërbimin e telefotos, pasi dhe kishte marrëveshje

edhe me 6 agjensi të tjera fotografike.

226 Ilirjan, Agolli, (2010): Historia e agjencive të lajmeve, Tiranë, Ufo press, fq. 118. 227 Editorial “Rritja e fuqishme e organeve të shtypit”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 3, fq 8.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

87

Transmetimi i lajmeve të huaja në ATSH gjatë diktaturës komuniste ishte i rëndësishëm,

ndaj më 1945 u shtuan Redaksia e brendshme, Redaksia e jashtme, Redaksia për botën e

jashtme, Administrata dhe Kartoteka228. Më 9 nëntor 1954 u botua dhe hyri në fuqi

dekreti nr. 1960 i Presidiumit të Kuvendit Popullor mbi Agjencinë Telegrafike Shqiptare,

aprovuar me ligjin nr. 2025, dt. 2 prill 1955229. Në këtë dekret percaktohen qartë detyrat e

ATSH-së, si agjenci zyrtare e Republikës së Shqipërisë, që informon mbi aktivitetin e

vendit si dhe mbi ngjarjet e zhvilluara në mbarë botën. Ky dekret përcakton qartë

strukturën dhe rregullat që ATSH do të ndiqte në këtë periudhë. Çdo lajm dhe çdo

informacion që merrej nga agjencitë e huaja kontrollohej nga shteti. Krahas buletineve

me lajme nga vendi që merrnin gazetat e asaj kohe (p.sh. gazeta Zëri i Popullit), ATSH

nxirrte dhe buletine të posaçme me lajme të përkthyera nga politika, ekonomia, kultura,

sporti, shkenca e socialja, të marra këto nga agjencitë e huaja si AFP, Hsinua, Tanjug,

Tass etj. Sipas referimit të Gjergji Mimës me titull “Roli dhe funksionet e agjencisë

telegrafike shqiptare si përçuese e lajmit të huaj në Shqipëri në 100 vjet pavarësi”, këto

buletine i shpërndaheshin individëve apo institucioneve të veçanta, me një orientim

politik të aprovuar nga Drejtoria e Shtypit e Komitetit Qëndror, nga i cili varej dhe

ATSH. Krahas këtyre dilte dhe një buletin i posaçëm, i ashtuquajturi buletini i verdhë, i

cili përmbante ato lajme të përkthyera që shkruanin keq për jetën politike në Shqipëri,

apo kur kritikonte udhëheqësit shqiptarë të cilët kishin izoluar vendin. Këto buletine

kishin të drejtë t’i merrnin vetëm Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Gazetarëve apo përkthyesve që i përgatisnin këto lajme nuk u lejohej të flisnin për to as

me familjarët e tyre230. Teknologjia e përdorur për transmetimin e lajmeve të huaja në

periudhën komuniste nga ATSH, sipas Mimës, lidhej me një radiostacion të ndërtuar në

Kamëz, që njihej me emrin Radiostacioni i Kamzës231. Rreth godinës së radiostacionit

228 Mima, Gjergji: Roli dhe funksionet e agjencisë telegrafike shqiptare si përçuese e lajmit të huaj në

Shqipëri në 100 vjet pavarësi, tek Studime Albanologjike, botimi i akteve të konferencës Historia e medias

dhe mediatizimi i historisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, 2012, fq. 266. 229 Shih Shtojca.

230Mima, Gjergji: Roli dhe funksionet e agjencisë telegrafike shqiptare si përçuese e lajmit të huaj në

Shqipëri në 100 vjet pavarësi, tek Studime Albanologjike, botimi i akteve të konferencës Historia e medias

dhe mediatizimi i historisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, 2012, fq. 266. 231 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

88

kishte antena marrëse, të cilat, nëpërmjet valëve elektromagnetike, merrnin sinjale nga e

gjithë bota.

Në lidhje me shërbimin fotografik, Qerim Vrioni në librin e tij 150 vjet fotografi

shqiptare, shkruan se: Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më saktësisht, mbas

1944, veprimtaria e fotografëve shqitparë (si mjeshtër), sikundër gjithçka tjetër në vend, u

shtëtëzua232. Sipas tij, kufizimet e rreptë politiko-ekonomike dalëngadalë e ngushtuan

kështu edhe hapësirën e artit të fotografisë. Fotografëve “duhej t’u dridhej edhe pak më

tepër gishti tregues para se të shtypnin butoni”.

Gjatë viteve të komunizmit shqiptar, fotografia u zhvillua në tre drejtime kryesore, në

shërbim të popullatës (dokumente a nostalgji), për qëllime shkencore (pranë

institucioneve të tilla për synime mësimore e kërkimore) dhe me detyra propagandistike

(shtyi periodike dhe botimet, tërësisht të politizuara)233. Këtij të fundit iu kushtua kujdesi

më i madh sepse duhet të mbështeste regjimin. Por, sipas Vrionit, fotogazetarisë së kësaj

kohe (rreth 45 vjet), më shpesh i mungonte thelbi i saj, vërtetësia. “Ata që

fotografoheshin, shtireshin dhe pozonin para aparatit e, si të thuashe, bënin aktorin e

teatrit. Më e keqja ishte se mjaft fotografi historike a politike, kohë mbas kohe

retushoheshin duke hequr persona a ndryshuar vendet e tyre, madje edhe duke shtuar të

tjerë që nuk ishin fotografuar”234. Por kjo nuk do të thotë se fotoreporterët e enteve

shtetërore, të ATSH e të shtypit, që gjatë puëns së tyre kanë mbajtur peshën kryesore të

fotografisë shqiptare, kanë krijuar edhe shumë foto të goditura. Autori dhe kolegët e tij të

cituar në këtë libërë, mendojnë se ATSH, u kthye në një shkollë të madhe praktike për

fotografët e shtypit, ku të vjetrit u mësonin më të rinjve të fshehtat e profesionit, jo vetëm

nga ana teknike. Fotografia, sipas Vrionit në atë kohë ishte zëdhënëse e politikës së

brendshme dhe të jashtme të shtetit, i cili kishte investuar mjaft për pajisjen e saj me

teknikën e kohës. “Shërbimi i saj fotografik, përveç shtypit, institucioneve, dikastereve,

furnizonte me materiale propagandistike edhe përfaqësitë shqiptare jashtë vendit. Por

232 Vrioni, Qerim (2009):150 vjet fotografi shqiptare, shtëpia botuese Milosao, Sarandë, fq. 44. 233 Po aty. 234 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

89

ashtu përmendim se sot fondi i ATSH, përbën një pasuri të vyer të fotografisë historike

për 60 vitet e fundit, shpesh edhe me vlera të mira estetike235”. Në lidhje me temat dhe

subjektevt për fotografët, kryesisht për ata të shtypit, autori thotë se ishin të paracaktuara

dhe të politizuara.

Për vlerësimin e nivelit artistik të fotove, në filllimin e viteve ’70, në sektorin e arteve

figurative pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, u krijua komisioni i

fotografisë artistike. E përmuajshmja e ilustruar “Ylli”, që ishte botim i “Zërit të

Popullit”, në ato vite, filloi të organizonte herë pas here, me raste festash e përvjetorësh

politikë konkurse për fotografinë, “që edhe pse detyrimisht duhet ta përshkonte filli i kuq

ideologjik, luajtën një rol për nxitjen e gjallërimin e fotografisë”236. Ndërsa fotot të arrira

nga teknike botoheshin sidomos në revistën “Shqipëria e Re”, që shtypej në disa gjuhë të

huaja për lexuesin e jashtëm. Në të mund të gjenden fotografi disi më të ç’veshura nga

politizimi mbytës i kohës së diktaturës. Duhet theksuar se thuajse të gjitha fotografitë e

botuara në shtyp, kishin emrin e autorit, gjë që ishte një farë ballafaqimi ndërmjet

fotografëve, pse jo edhe një detyrim për krijime me vlera237. Megjithatë, sipas Vrionit,

fotografët dhe fotografia e kësaj kohë, rëndom krijonin utopinë e një realiteti të bukur e

mrekullues, kurse në të vërtetë, në shumicën dërrmuese i rremë i tjetërsuar, i

parafabrikuar.

2.4. MEDIAT SI FORMA TË KONTROLLIT TË SHOQËRISË.

Me krijimin e shtetit të ri shqiptar, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, organi më

i fuqishëm i shtypit të kohës, u bë gazeta “Bashkimi”, organ i Frontit Demokratik,

organizim ky që po forcohej dita-ditës. Të tilla organizime shtetërore njihen, në fakt, në

sistemet totalitare. Hannah Arendt, thotë se: “Mjeti i ri organizativ më tronditës i

235 Vrioni, Qerim (2009):150 vjet fotografi shqiptare, shtëpia botuese Milosao, Sarandë, fq. 44. 236 Vrioni, Qerim (2009):150 vjet fotografi shqiptare, shtëpia botuese Milosao, Sarandë, fq.47. 237 Vrioni, Qerim (2009):150 vjet fotografi shqiptare, shtëpia botuese Milosao, Sarandë, fq.48.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

90

lëvizjeve në stadin e tyre parapushtet është krijimi i organizimeve të frontit, dallimi i bërë

midis anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë. Të krahasuara me këtë shpikje, veçoritë e

tjera tipike totalitare të tilla si emërimi i funksionarëve nga lart dhe monopolizimi i

mundshëm i emërimeve nga një njeri, janë dytësore për nga rëndësia”238. Studiuesi Hamit

Boriçi thotë në librin e tij ...Një shekull e gjysëm publicistikë shqiptare (1848-1997), se

për shtypin shqiptar periudha e pasluftës: “Zë fill më 17 nëntor, kur, në kryeqytetin e

çliruar, Radio-Tirana transmetoi emisionet e para, dhe përmbyllet në fund të viteve

tetëdhjetë, kur fillojnë proceset e kalimit në ekonominë e tregut”239. Në atë fillim të

vështirë, Shqipëria doli tejet e rënduar nga gjendja ekonomike, por edhe shoqërore, pasi

luftërat dhe pushtimet e gjata, kishin “prodhuar” vetëm shkatërrim. Ndaj dhe siç kemi

thënë, një ndër funksionet e shtypit të kohës, ishte edhe përdorimi i tij për mobilizimin e

ndërtimit të vendit.

Deri këtu situata duket normale, edhe pse shtypi nuk ka rol ndërtues të realitetit material,

por të atij te përceptuar, të ndërgjegjes kritike të qytetarëve. Që në fillim ideja e

organizimit të sistemit të ri të shtypit, u bashkëshoqërua me organizimin në organizata të

masave, siç do t’i shohim më vonë, dhe shumë shpejt secila prej këtyre organizatave do të

ketë median e vet. “Në pragveren e atij viti nuk kishte asnjë prefekturë pa një bazë

poligrafike e, së paku, një gazetë. Fronti, rinia, pionierët, gruaja antifashiste dhe ushtria

kishin organet e shtypit të tyre. Në shtator të 1945-ës qytetet kryesore të Shqipërisë ishin

vënë në garë për të nxjerrë edhe gazeta të profiluara. Deri në atë kohë, përveç

shtypshkronjave ekzistuese, ishin ngritur edhe disa të reja, si në Gjirokastër, Berat e

Peshkopi”240. Më i rëndësishmi prej tyre, ishte Fronti. Siç cilëson edhe Arendt, te

Origjinat e totalitarizmit, “... Organizatat e frontit e rrethojnë anëtarësinë e lëvizjeve me

një mur mbrojtës, i cili i ndan ato prej botës së jashtme, normale; njëkohësisht, ato

formojnë një urë lidhëse me normalitetin, pa të cilin anëtarët në stadin parapushtet do t’i

ndjenin fort ndryshimet midis besimeve të tyre dhe atyre të njerëzve normalë, midis

trillimit të nënkuptuar të llojit të vet dhe realitetit të botës normale. Çiltërsia e kësaj

sajese, gjatë luftës për pushtet të lëvizjeve, është se organizatat e frontit jo vetëm i

238 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 469. 239 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 240 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

91

izolojnë anëtarët, por u ofrojnë atyre një përngjasim të normalitetit të jashtëm, i cili

shmang ndikimin e realitetit faktik në mënyrë më të efektshme se indoktrinimi i

thjeshtë”.241 Më 14 prill 1947, në një qarkore të Komitetit Qendror të Partisë

Komuniste, dërguar aparateve të saj nëpër rrethe, shkruhet; “Sot del nevoja të

përqendrojmë ndër organet e propagandës të gjithë punën politike, kulturore dhe

arsimore, domethënë gjithçka që lidhet me ideologjinë e Partisë. Në Shqipërinë e re janë

krijuar konditat për një veprimtari politike e kulturore-arsimore të gjerë, por puna është se

këto duhet drejtuar dhe organizuar nga Partia”242. Kjo dëshmon se shtypi, ashtu si dhe

sektorë të tjerë si arsimi e kultura, konsideroheshin pjesë përbërëse të sistemit të

propagandës së partisë në fuqi dhe vendosen nën kontroll të drejtpërdrejtë. Varësia e

mediave të kohës nga partia në pushtet u ligjërua në Kushtetutë, në vitin 1951, ndonëse

në një formë disi të tërthortë, ndërsa në praktikë nuk u lejuan më të çara midis pushtetit

dhe mediave zyrtare, të cilat ai i kishte nën kontroll të rreptë dhe të vazhdueshëm.

Për organizimet në shoqëritë socialiste flet edhe Luis Dumont, i cili vëren në librin e tij

Ese mbi individualizmin, se: “Shoqëria socialiste mohon hierarkinë – të paktën në parim

dhe fillimisht-, mirëpo ajo fut sërish një shqetësim të vërtetë për të tërën shoqërore.

Kështu ajo ndërthur një element individualizmi me një element holizmi, ajo është një

formë e re hibride. Në tërësinë e doktrinave dhe lëvizjeve socialiste, apo komuniste,

barazia zë me një fjalë një vend të dorës së dytë, ajo nuk është më një atribut i individit,

por i drejtësisë shoqërore”243.

Faktin se shtypi i kohës objekt studimi ka qënë i kontrolluar nga Partia-shtet, e

konfirmojnë me studimin e tyre edhe profesorët Hamit Boriçi dhe Mark Marku, të cilët

në librin e tyre Historia e shtypit shqiptar, theksojnë se: “Procesi i krijimit të një sistemi

të tillë shtypi të kontrolluar krejtësisht nga Partia Komuniste dhe shteti i saj totalitar, filloi

që më 17 nëntor 1944, ditën kur filluan transmetimet e Radio-Tiranës dhe vazhdoi me

botimin e së përditshmes “Bashkimi” më 25 dhjetor 1944; të revistës “Literatura jonë”

241 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 470. 242 Partia e Punës së Shqipërisë për shtypin, 1980, Tiranë, fq. 72 243 Dumont, Luis: (1997), Ese mbi individualizmin, Korbi, Tiranë. Fq. 91.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

92

më 1946, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i gazetës “Zëri i Popullit” më 5 nëntor

1948”244. Dhe format e kontrollit, sipas të njëjtit libër, ishin të mirëmenduara.

Që në muajt e parë të ekzistencës së tij, në maj të vitit 1945, shteti komunist, kishte

ngritur Drejtorië e Agjitacionit dhe Propagandës, i quajtur shkurt Agjitpropi, i cili

drejtonte pranë Komiteteve, në të gjithë Shqipërinë. Detyra e tij ishte të vinte nën kontroll

gjithë mediat.

Sektorët e Agjitpropit ishin pesë: “1. Sektori i shtypit dhe agjitacionit; 2. Sektori teorik

referues; 3. Sektori kulturor; 4. Sektori organizues teknik: 5. Sektori pedagogjik”245. Siç

lë të kuptojë qartë ndarja e mësipërme në sektorë e për rrjedhojë edhe në kompetenca, ky

institucion kaq i rëndësishëm për kohën, rregullonte disa lloje marrëdhëniesh me median.

Së pari, ai do të siguronte mbulimin e tërë vendit me organe të shtypit qendor, por edhe

lokal; së dyti, duhej të siguronte mirëtrajtimin e çështjeve të caktuara në shtyp; së treti,

vendoste se cilat çështje duheshin botuar e ku duhej vënë theksi; së katërti do të

përcaktonte vijën politike që do të ndiqte shtypi.

Më sipër thamë se shtypi shqiptar pas lufte u organizua shumë shpejt, ashtu si edhe

shoqëria. Boriçi dhe Marku thonë se: “Organizatat që kishin në varësi mediat e

ndryshme, qenë edhe instancat e para të kontrollit, - duke vazhduar, - Por instanca

kryesore e kontrollit dhe e censurës së shtypit ishte Drejtoria e Shtypit e Komitetit

Qendror të Partisë së Punës”246. Kjo drejtori, mësojmë në të njëjtin botim se kishte për

detyrë të ndiqte gjithë veprimtarinë e masmedias në vend dhe të jepte orientime të

përditshme, por edhe të kohëpaskohshme në lidhje me problemet më themelore që

pasqyroheshin në media247. Punë këto që i realizonte nëpërmjet instruktorëve dhe

specialistëve të profilizuar në degë të ndryshme, të cilët i bashkërendonin punët e tyre

edhe me këshilltarë të sektorëve të tjerë të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë248. Një

244 Boriçi, H., Marku, M., (2010): Historia e shtypit shqiptar, SHBLU, Tiranë, fq. 224. 245 Boriçi, H., Marku, M., (2010): Historia e shtypit shqiptar, SHBLU, Tiranë, fq. 225. 246 Boriçi, H., Marku, M., (2010): Historia e shtypit shqiptar, SHBLU, Tiranë, fq. 225. 247 Po aty. 248 Për format e varësisë e të kontrollit të mediave nga organet e pushetit të asaj periudhe flet në mënyrë më

të detajuar Akademiku prof. dr. Artan Fuga, trajtime të cilat do t’i shohim më poshtë, në ndarjet e tjera më

të specifikuara të këtij punimi.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

93

nga gazetarët shqiptarë që shkruan për atë periudhë kohore, pas vitit 1991, Naim Zoto,

thotë se: “Historia e mass-medias shqiptare të pasluftës II Botërore është kryesisht histori

e shtypit politik partiak… e mass-medias që ka qenë në shërbim të politikës, një shtyp i

orientuar kryesisht nga lart, nga pushteti dhe në shërbim të Njëshit”249. Për ta vazhduar të

njëjtën ide: “…historia e shtypit dhe e radiotelevizionit komunist shqiptar është histori e

propagandës, derivate dhe pasqyrë e regjimit totalitar”250. Sipas Zotos, edhe leximi i

shtypit që prodhohej nga këta mekanizma të propagandës dhe në shërbim të pushtetit, siç

i quan ai, janë nga ana tjerë ushqim po për këtë kategori të shoqërisë, për anëtarët e

partisë: “Gazeta “Zëri i popullit arrinte deri në 140 mijë kopje, shumica destinuar për

anëtarët e partisë…”251.

2.5. STRUKTURA E SISTEMIT MEDIATIK PROPAGANDISTIK.

Studiuesit e historisë së zhvillimit të mediave shqiptare të periudhës 1945-1990, kanë

evidentuar disa faza, të përcaktuara nga faktorë të ndryshëm. Në këtë nënndarje do të

trajtojmë dallimet mes periodizimeve që bëjnë studiuesit.

Sigurimi i kuadrit të përshtatëshëm për realizimin e shkrimeve të duhura në mediat

shqiptare të pasluftës së Dytë Botërore, ka qenë një ndër problemet e rëndësishme të

fazës së parë të jetës së shtypit të kohës. Më sipër thamë që drejtuesit e vendit që morën

në dorë shumë shpejt edhe drejtimin e sistemit mediatik, ishin të vetëdijshëm për

rëndësinë e shtypit, të medias në përgjithësi dhe të bindur për nevojën e përdorimit të saj

në funksion të shpërndarjes apo shpërhapjes së propagandës mbizotëruese. Por kush do ta

bënte këtë punë? Shtypi, siç thamë vijoi traditën e shtypit të luftës, ndaj dhe shumë të

rinj, të ardhur nga rreshtat partizanë që kishin filluar të shkruanin në mediat ilegale të

luftës, e vijuan punën e tyre edhe pas çlirimit. Ata ishin shumë të rinj në moshë, kryesisht

djem e vajza, me arsim të mesëm ose me 2-3 klasë gjimnaz, por edhe disa intelektualë, si

249 Naim Zoto në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 3, korrik-shtator 1999, Fq. 7. 250 Naim Zoto në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 3, korrik-shtator 1999, Fq. 8. 251 Naim Zoto në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 3, korrik-shtator 1999, Fq. 8.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

94

Nako Spiru, Omer Nishani, Medar Shtylla, Sejfulla Maleshova, etj. Rreth fletoreve të

kohës u bashkuam mjaft shkrimtarë e publicistë, me përvojë dhe të rinj252.

Kështu, redaksia e të përmuajshmes "Pararoja", botim i Sekretariatit të BRASH-it në

Tiranë që drejtohej nga Liri Belishova, përbehej nga Misto Treska, Nuri Huta, Fatmir

Gjata, Gjovalin Luka, Andon Mara dhe Andon Kuqali. Ndërsa, “Revista kulturore "Bota

e re", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, rrugën e shkurtër të saj e nisi me një

redaksi në të cilën përfshiheshin disa forca të reja krijuese letrare e shkencore: Dhimiter

S. Shuteriqi, Aleks Buda, Nexhat Hakiu, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi, Shefqet

Musaraj, Arshi Pipa, Zihni Sako, Selahudin Toto e Andrea Varfi. Edhe nepër qarqe e

prefektura, në redaksitë e para të shtypit, të Frontit apo të rinisë, u inkuadruan

intelektualë, shkrimtarë, universitarë, shumica e të cilëve i kishin ndërprerë studimet për

t'u lidhur me luftën kundër pushtuesve fashistë253.

Klasifikimin e parë që do të marrim në konsideratë në lidhje me periodizimin e historisë

së gazetarisë shqiptare të asaj periudhe, e bën Artan Fuga në librin Monolog. Ky është

edhe periodizimi që përkon më së shumti me idetë e mia, pasi në fokus të principeve të

diferencimit të këtyre etapave janë sjelljet kundrejt gazetarëve. Dhe më konkretisht

trajtimet e tyre.

Duke u ndalur tek dënimet që pësuan gazetarët shqiptarë të viteve ’45-’90, Fuga thotë:

“Brezi i parë përbëhet nga ata gazetarë që pësojnë dënime të ndryshme, pasi kanë punuar

për gazetën Bashkimi në vitet 1945-1948. Në shkrimet e tyre ata shprehin opinione dhe

bindje të tjera ideologjike në krahasim me prirjet politike staliniste të një numri tjetër

autorësh apo drejtuesish kryesorë të partisë komuniste lidhur me rrugët dhe prespektivat e

zhvillimit të vendit. Autorë shkrimesh apo publicistë si S. Toto, SH. Beja, Gj. Kokoshi,

etj, janë jo vetëm përpunues të opinionit publik, por edhe të angazhuar në politikë si

deputetë apo pjesëmarrës të instancave të ndryshme të pushtetit apo të organizatave

252 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 253 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

95

shoqërore të kohës”254. Individualitetet që përmend autori, (por edhe të tjerë të dënuar në

këtë periudhë) janë në fakt të njohur për natyrën e tyre të lirë dhe shkrimet me karakter

demokratik, në historinë e shtypit shqiptar. Tre vitet e para të regjimit komunist përkojnë

edhe më një farë liberalizimi rudimentar që kishte trashëguar e shkuara pluraliste e

shtypit shqiptar të kohës së Luftës së Dytë Botërore e më parë. Duke rrjedhë nga një

traditë dhe mendësi që nuk i njihte kufijtë e të shprehurit. Këta personalitete vazhduan të

shkruajnë me parimet e tyre liberale, dhe pikërisht për këto u dënuan nga rregjimi. “Këta

janë njerëz që janë futur në lëvizjen antifashiste dhe çlirimtare nga mjedise familjare të

kulturuara, me tradita nacionaliste,që kanë dalë nga shtresa shoqërore relativisht të zëna

ekonomikisht dhe të paangazhuara në radhët e Partisë Komuniste. Pas vitit 1946, sidomos

pas goditjes që mori i ashtuquajturi “grupi i deputetëve” në Asamblenë Legjislative, u

dënuan jo vetëm deputetët që bënin pjesë në të – pushkatime, internimem burgosje me

afatë të zgjatura – por gazetarë për të cilët mendohej se përcillnin frymën demokrate,

liberale dhe properëndimore të këtij grupi”255.

Edhe brenda kësaj etape të parë, Fuga vëren se ka vend të miniperiodizime të tjera, duke

theksuar se shtërngimi filloi në vitin 1946. “Përpara vitit `1946, ata nuk censurohen,

sepse fryma e përgjithshme e kohës pranonte dhe toleronte paraqitjen e të gjitha

opinioneve brenda një strukture politike, që ishte ajo e Frontit Nacionalçlirimtar....

Mirëpo, pas vitit 1946, vendi hyn në një hulli tjetër, ku gradualisht nuk është më Fronti

Nacionalçlirimtar që të konsiderohet si baza e pushtetit të ri, por partia komuniste. Vendi

hyn në rrjedhat e modelit sovjetik, por ende të ndikuar politikisht nga udhëheqja

jugosllave. Pikëpamjet e shprehura në gazetën Bashkimi prej publicistëve të përmendur

nacionalistë, liberal apo komunistë të moderuar, vlerësohen prej partisë komuniste si të

djathta dhe shoqërisht të dëmshme”256.

Mbas ’48-ës fryma e përgjithshme në shtypin e kohës dhe mjedisin gazetaresk ndryshon

edhe për një arsye tjetër. Me forcimin e pozitave të Partisë Komuniste, përkundrejt

254 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 181. 255 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 181. 256 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 182.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

96

Frontit, dhe marrjen e kontrollit prej saj, rinis botimi i së përditshmes Zëri i Popullit,

organ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Bashkimi kalon në plan të dytë dhe e

gjithë veprimtaria gazetareske bëhet më një pikë reference. Organi mediatik i partisë,

orientonte punën e të gjithëve. Periudha e ekzistencës së alternativave të të menduarit

përfundon, e po kështu edhe artikujt “e ndryshëm” nuk hasen më. Pa u shprehur për një

periudhë 25-vjeçare kohore e duke lënë të nënkuptohet se gjatë saj u veprua si në vitin

’48, Fuga thotë se: “Brezi i dytë i gazetarëve të ndëshkuar përfaqësohej nga ata që u

dënuan në periudhën e viteve 1973-1974, në kuadrin e asaj që u quajt “luftë kundër

ndikimeve të huaja dhe liberale”. Këta janë sidomos publicistë ose gazetarë të punësuar

në gazetat Zëri i Rinisë, Drita, revista Nëntori, etj. Akuzat kundër tyre drejtoheshin për

shkak të pikëmapjeve liberale që kishin shprehur se ngaqë kishin lejuar që poezi, tregime,

romane e drama me prirje liberale të botoheshin në gazetat dhe revistat ku ata punonin.

Gazetarë ose publicistë profesionistë të mediave si T. Lubonja, F. Paçrami, K. Spirovogli,

etj krijues dhe letrarë si XH. Spahiu, M. Zeqo, Q. Buxheli, M. Verli, etj., kritikohen rëndë

për devijime ideologjike dhe largoheshin nga detyrat e tyre. Po ashtu, krijues letrare dhe

artistë si M. Velo u ndëshkuan shumë rreptë, me burgime të gjata, akuzuar për agjitacion

dhe propagandë kundër pushtetit popullor.... Më pas ka edhe krijues të tjerë letrarë që

ekzekutohen, duke u shpallur armiq të rrezikshëm të pushtetit popullor, sabotatorë, etj.

Sikurse është rasti i poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka257. Edhe këtë herë fryma

liberale është shkaktarja e dënimeve të gazetarëve. Pushteti kishte frikë nga devijimet që

mund të transmetonin në shtyp në periudha të ndryshme kohore gazetarët gjatë regjimit

komunist shqiptar, ndaj edhe i dënonte ata. Por me kalimin e viteve dhe dobësimin e

sistemit, edhe qendrimi ndaj gazetarëve filloi të moderohej. Sipas Fugës, ky brez

ushtruan gazetari në vitet 1985 -1990. “Por në këto vite, gjithçka është në ndryshim e

sipër. Duke qënë i përfshirë në krizën e rënies politike, pushteti i pranon proceset që nisin

për liberalizimin gradual të shtypit dhe të mediave të kohës. Ndëshkimet për gazetarë apo

drejtues të mediave janë shumë më të buta se më parë: heqje nga deyra, pushim nga puna,

transferime, etj”258. Për historikun e shtypit shqiptar janë bërë disa periodizime, me

257 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 182. 258 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 182.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

97

objekte të ndryshme klasifikimi. Në librin ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare

(1848-1997), Hamit Boriçi dallon tri faza me tipare dalluese të organizimit dhe

funksionimit të sistemit mediatik shqiptar në vitet 1945-1990.

Faza e parë nis me transmetimet e Radio-Tiranës dhe botimin e së përditshmes

"Bashkimi" (25 dhjetor 1944). Ajo shtrihet deri me 5 nëntor 1948, kur rifillon botimi i

gazetës "Zëri i Popullit". Këtë fazë autori e ka cilësuar: Në vazhdën e shtypit të luftës

dhe si tipar të parë të kësaj fazë thekson nevojën e shtypit të pasçlirimit, si vazhdues i atij

ilegal e partizan për t’u organizuar si një sistem informues - propagandues, për t'iu

përgjigjur problemeve që shtronte koha259.

Në këtë fazë vërehet shtimi i vrullshëm i organeve të shtypit lokal e qendror, e për

rrjedhojë edhe e shkruesve në të, gazetarëve, redaktorëve dhe korrespondentëve.

Zgjerimi i rrjetit të masmedias shtronte nevojën e përmirësimit, të organizimit të punëve

në redaksitë, në shtypshkronjat, si edhe për shpërndarjen e shitjen e shtypit në të gjithë

vendin. Prandaj, në vitin 1946, nisi e mori udhë organizimi i redaksive të organeve

qëndrore të shtypit me sektorë të brendshëm e të jashtëm, me korrespondentë nëpër

rrethe. Edhe në strukturat e redaksive të revistave, ashtu si në gazeta, u vendos

kryeredaktori e sekretari i kolegjiumit. Përgjithësisht këto struktura organizative, me

ndryshime të vogla, u ruajtën gjatë tërë rrjedhës së periudhës260.

Nga ana tjetër, brenda strukturave të këtyre mediave u bënë edhe ndryshimet: Së pari, u

morën masa të reja për drejtimin politik, për organizimin e veprimtarisë në gazeta e

revista, për orientimin e përmbajtjes së tyre. Në vitin e parë të jetës së gazetarisë së

pasluftës, në organizimin dhe veprimtarinë publicistike, sidomos në gazetën "Bashkimi",

nën ndikimin e disa intelektualëve e publicistëve, si Sejfulla Malëshova, Omer Nishani,

Medar Shtylla, Petro Marko, Misto Treska etj., u vunë re prirje e praktika të gazetarisë

perendimore, çka nuk përputhej me kursin e ri ideopolitik të Lindjes, që filloi të ndjekë

Shqipëria. Prandaj nëpër redaksitë e gazetave e revistave kryesore u bënë disa ndryshime.

259 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 260 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

98

Gazeta "Bashkimi" u përforcua me kuadro të reja. Petro Marko e ndonjë tjetër, që kishin

pikëpamje të moderuara e liberale u mënjanuan nga punët drejtuese në gazetari.

Së dyti, u reduktua dukshëm numri i gazetave dhe i revistave, organe të shtypit qendror

dhe krahinor. Kësisoj u krijua mundësi për një punë më efektive, si dhe pë rritjen e

tirazhit të fletoreve kryesore të vëndit. Brenda tremujorit gusht-tetor 1946 vërehet një

hop sasior në disa organe të shtypit qendror.

Së treti, u forcua më tej baza e teknikës poligrafike. Tipografët u mobilizuan për botimin

e të përkohshmeve në kushtet e vështira në të cilat ndodheshin shtypshkronjat në

kryeqytet dhe në prefektura. U desh punë e përpjekje për vazhdimin e botimit të së

përditshmes "Bashkimi" në shtypshkronjën "Atdheu", të cilën nazistët gjermanë, para se

të largoheshin, e kishin dëmtuar shumë.

Së katërti, u organizua rrjeti i shpërndarjes dhe i shitjes së shtypit. Në fund të vitit 1946 u

krijua Mesagjeria e Përgjithshme e Shtypit, e cila merrej me organizimin e tregtimit të të

përkohshmeve dhe të librave. Ajo kishte libraritë e veta në qytetet kryesore te vendit.

Faza e dytë rrok vitet 1948-1961. Ajo lidhet me ndryshime në politikën e brendshme,

kushtëzuar edhe nga zhvillimet ndërkombëtare, pas ndërprerjes së marrëdhënieve me

Bashkimin Sovjetik. Në këtë fazë, të emëruar nga Boriçi si Organizimi i masmedias

sipas platformës së vendeve të Lindjes, theksohet drejtimi që mori në sektorin e

komunikimeve masive shqiptare gazeta e rikthyer në treg, “Zëri i Popullit”, e cila si

zëdhënëse e drejtpërdrejtë e partisë luante edhe rol orientues për masmedian, duke e

nxjerrë kështu “Bashkimi”-n në plan të dytë. "Zëri i popullit" përveç rubrikës se jetës së

partisë, të problemeve më kryesore politike e ideologjike trajtonte në rrafsh të gjerë e në

tëranshmërinë e tyre larminë e çështjeve të jetës së përditshme, të brendshme e

ndërkombëtare. Shkrimet e saj kishin karakter direktiv, si për strukturat e partisë, ashtu

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

99

edhe të shtetit; për organet e organizmat ekonomike, të kultures, si edhe për organizatat

shoqërore261.

Tjetër karakteristikë e kësaj faze është propagandimi i sukseseve të Bashkimit Sovjetik në

të gjitha fushat e jetës. Gjë që sipas Boriçit ndikoi edhe në organizimin e gazetarisë.

Kështu: Vërehej një përqasje deri në imitim e kopjim të gazetave sovjetike, për tematikë

e problematikë, por edhe në ndërtimin e faqeve, të rubrikave, shpesh edhe në paraqitjen e

jashtme. E përditshmja "Zëri i popullit" përpiqej të zbatonte përvojën e gazetës "Pravda";

fletorja "Bashkimi" merrte si shembull gazetën "Izvestija"; "Rinia"(e cila nga janari 1954

mori emërin që ka sot, "Zëri i rinisë") e zhvillonte veprimtarinë e saj, sipas praktikës së

gazetës së rinisë sovjetike "Komsomolskaja pravda"; kësisoj edhe gazetat e revistat

tjera262. Natyrisht bëhej përpjekje që secila gazetë a revistë të ngrinte e shtronte

problemet që shqetësonin shoqërinë bashkëkohëse shqiptare. Në këtë fazë mori hov

lëvizja e bashkëpunëtorëve dhe e korrespondentëve vullnetarë.

Ndërsa tipari i tretë dhe më i rëndësishmi në këndvështrimin e këtij punimi, është se gjatë

viteve 1948-1961 u ndoq një fushatë e gjallë aktivizimi dhe zgjerimi të rrjetit të

bashkëpunëtorëve dhe të korrespondentëve vullnetarë. “Nga gjysma e dytë e nëntorit

1959 u përcaktuan detyra për redaksitë, si dhe për Bashkimit e Gazetarëve të Shqipërisë

për organizimin e punës me bashkëpunëtoret dhe korrespondentët vullnetarë. Në vitet

gjashtëdhjetë kjo do të shndërrohej në një lëvizje të gjerë masive në shtypin e kohës”263

Faza e tretë, shumë më e gjatë, shtrihet në vitet 1962-1990264. Kjo fazë përfshin disa lloje

ndryshimesh në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet tjera. Pas prishjes së marrëdhënieve

me Bashkimin Sovjetik, filloi afrimi me Republikën Popullore të Kinës. Po ashtu pësoi

ndryshime përmbajtja e shtypit. Më pas ndodhi edhe shkëputja me Kinën, e po ashtu

sërish ndryshime në përmbajtjen e shtypit. Megjithatë, kjo periudhë e gjatë u shoqërua

261 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 262 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 263 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 264 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

100

nga shtimi i mediave shqipare, jo vetëm të shkruara. Radio-Tirana kishte shtuar tashmë

degët e saj në rrethe, si dhe orët dhe numrin e programeve në transmetim. Por ndodhi

edhe diçka tjetër. U përhap televizioni. U krijua Drejtoria e Përgjithshme e Radio-

Televizionit e bashkë me të edhë një lloj i ri gazetari: telekronisti.

Në pranveren e 1967-ës u riorganizua rrjeti i shtypit lokal. Kështu: “Në qoftë se në vitin

1974 botoheshin 20 gazeta me një tirazh vjetor prej 60 milionë ekzemplarësh si edhe 40

revista me 5 milionë tirazh; në fillim të 1990-ës qarkullonin 110 gazeta e revista. Prej tyre

8 ishin organe qendrore: të përditshmet "Zëri i popullit" e "Bashkimi" dhe të

përkohshmet: "Puna", "Zëri i rinisë", "Drita", "Mësuesi" "Luftëtari" e "Sporti popullor".

Përveç këtyre botoheshin edhe disa revista, si "Shqipëria e re" e "Shqipëria sot" (në 8

gjuhë të huaja) dhe disa gazeta, si "Studenti","Studenti i bujqësisë", "Metalurgu", etj.

Universiteti i Tiranës , Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës dhe institutet e Akademisë

së Shkencave botonin revistat e tyre shkencore, përgjithësisht me periodicitet

tremujor”265.

Ndërkaq, misioni kryesor i tyre ishte propagandimi dhe afirmimi i “arritjeve”. “Qëndrimi

kritik lejohej deri në atë masë sa të mos cënohej vija ideopolitike e partisë dhe e shtetit.

Tiparet themelore të shtypit të kesaj periudhe përcaktoheshin nga jehona,që ai i bënte

vijës së partisë në pushtet. Pra, çdo gjë që botohej në faqet e gazetave, të revistave, në

emisionet radiotelevizive, apo në buletinet e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, duhej të

përputhej plotësisht me detyrat dhe interesat e partisë e të shtetit”266.

2.6. KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT MEDIATIK TË PERIUDHËS

KOMUNISTE.

265 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë. 266 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

101

Për vetë karakteristikat e tij si pjesë e sistemit mediatik shqiptar të periudhës komuniste,

shtypi shfaq disa karakteristika tipike, që cilat në fakt flasin shumë për kufijtë e

mundësive profesionale, etike a qytetare të gazetarëve të kohës. Kështu, disa nga

dukuritë, të cilave u vihet shpesh faji për nivelin e theksuar propagandistik të shtypit të

kohës dhe të gjitha difektet tjera që spikatën në masmedian e atyre viteve shqiptare ishin

si këto që po rendisim më poshtë. Njohja e studimi i tyre ka rëndësi, pasi ato janë pjellë e

sistemeve politiko-shoqërore moniste e totalitare, që Shqipëria i ka provuar në historinë e

saj. E për më tepër, ajo çfarë e afron me këtë studim është se: “Dukuri të kësaj natyre,

sklerotizuese e asfiksuese për gazetarinë, jo rrallë kanë çuar në shtrembërimin e të

vërtetës, me sllogane e frazeologji të përgjithshme267. Ndërsa Fuga thotë se:”Ndokush ka

një farë të drejte të mendojë fillimisht se sistemi politik, që kontrollohej nga komunistët,

pas viti 1944, përderisa mbështetej në ndalimin e fjalës dhe shprehjes së lirë të

mendimeve dhe opinioneve, nuk do të ishte aspak i interesuar dhe i motivuar në rritjen

cilësore të teknologjisë së mediave të epokës në shoqërinë shqiptare. Në kundërshtim me

këtë hamendje fillestare, ndonëse një pushtet i drejtuar mbi bazën e parimeve totalitare, ai

do të vinte mjaft energji dhe nuk do të kursente mjetet financiare, materiale si dhe do të

angazhonte shumë njerëz, për rinovimin, zgjerimin dhe modernizimin, me aq sa mundej,

të mediave që kishte nën kontroll. Në këtë mënyrë nisi të marrë formë një proces tepër

kontradiktor në pamje të parë. Nga njëra anë, zgjerohen pareshtur mundësitë teknike dhe

materiale për komunikimin social dhe mediatik, nga ana tjetër ngushtohen në mënyrë të

rreptë dhe të përshpejtuar kufijtë e hapësirave informative brenda të cilave mediat kanë të

drejtë të veprojnë”268. Sipas Fugës, në këto rrethana, ky sistem i zhvillon mediat si

mundësi komunikimi duke ndërmarrë pastaj një strategji të tërë për t’i censuruar ato, dhe

mbi të gjitha duke i zvogëluar pa masë mundësitë e tyre informative. Mediat e kësaj

periudhe janë vetëm dhe thjesht mjete propagande, ato janë të menduara në formën e një

sistemi dhe gjallojnë me funksionin kryesor: përhapjen e ideologjisë komuniste.

267 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë 268 Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

102

Në një sfond të tillë dhe sipas idesë së pushetetmbajtësve, mediat shqiptare të periudhës

komuniste, e kryesisht shtypi, që përgjigjësonte termin “shtyp”, shfaqen këta tipare:

1. PARTISHMËRIA

Letra që Hoxha i dërgoi konferencës së katërt të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, e

botuar në numrin e parë të revistës “Tribuna e Gazetarit”, do të citohej pjesën më të

madhe të numrave të mëvonshëm të kësaj reviste, dhe konkretisht pasazhi i mëposhtëm,

që gjithashtu haset edhe në botime të tjera: “Partishmëria e lartë, principialiteti dhe

vërtetësia, papajtueshmëria me armiqtë dhe me ideologjinë e tyre reaksionare, shpirti

luftarak dhe sulmues - këto janë karakteristika të mrekullueshme të shtypit tonë, që i ka

rrënjosur thellë në të Partia jonë e Punës, të cilat ne duhet t’i ruajmë dhe t’i zhvillojmë më

tej për ta ngritur sa më lart shtypin tonë popullor.Gazetarët tanë e dinë mirë rolin e shtypit

në ndërtimin e socialist të vendit dhe influencën e tij të madhe në edukimin e masave me

ndërgjegjen socialiste”269. Idetë e përcjella në këtë letër për figurën dhe detyrat e gazetarit

u përmenden edhe pas 20 vjetësh në një botim mbi organizimin e punës në redaksitë e

gazetave... “partishmëria, që është një nga karakteristikat kryesore të shtypit tonë leninist

... duhet të ngrejmë parimin e Partishmërisë në letërsi, ta zhvillojmë këtë parim dhe ta

vëmë në jetë në një formë sa më të plotë”270 Ndërsa artikullin “Mbi karakteristikat

themelore të shtypit tonë” i referohet 17 herë Leninit dhe Enver Hoxhës, duke synuar të

zbërthejë dhe të argumentojë tezën shprehur në atë letër. Konsideratat për gazetarin e

kohës që vinin nga brenda sistemit mediatik të kohës, e vinin të parën si karakterstikën

më të rëndësishme të kësaj figure partishmërinë, e cila renditej si e para në tipizimet

269 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, “Le të qendrojë

pena juaj përkraj kazmës dhe pushkës” Fq. 200.18 prill 1964. 270 V.I.Lenin, Veprat, shqip, vëll. i 10-të, f. 31., cituar tek Boriçi, Hamit :(1986), Redaksia dhe puna e

gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,Universiteti i Tiranës, fq. 38.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

103

profesionale. Atëherë ku thuhej se gazetari është së pari:“... Njeri me partishmëri të lartë,

besnik i çështjes së popullit dhe të Atdheut...”271.

2. PROPAGANDA

Edhe në Shqipërinë e viteve 1945-1990, një sistemi i tërë ishte ngritur në këmbë për të

orientuar të gjithë veprimtarinë e masmedias, me direktiva të përditshme, që përcilleshin

nëpërmjet mënyrave operative me instruktorë, specialistë të profiluar për degë të

ndryshme të jetës e të veprimtarisë politike, ekonomike, kulturore e shoqërore. Ata i

bashkërendonin punët edhe me këshilltarë të sektorëve të tjerë të aparatit të Komitetit

Qendror të Partisë, që ndiqnin edhe veprimtarinë publicistike të organeve të shtypit. E

duke zbatuar hierarkinë brendamediatike, vija e përditshme politike përçohej deri tek

gazetarët, redaktorët e korrespondentët, përpara se ata të dilnin në terren, në kërkim të

lëndës mbi të cilën do të ndërtonin artikujt që do të përgatisnin për botim. Të ndodhur

gjithë nën trysninë e të shkruarit, sipas vijës së politike, qëndrime që Fuga i përmbledh

tek Monolog, si “të qënët brenda”; dhe ambicjeve profesionale, jo pak herë gazetarët

viheshin në dilemën ndërmjet përçimit të informacioneve apo propagandës. Në vendimin

e Komitetit Qendror të PPSH mbi Radiodifuzionin, të datës 18 prill 1949, thuhet: “... në

aktivitetin e radiodifuzionit konstatohen mjaft anë të dobëta. Emisionet kulturoro-artistike

janë të pamjaftueshme dhe jo të përgatitura mirë... Në aktivitetin propagandistik

predominon informacioni dhe përmbajtja agjitativo-propagandistike e tyre është mjaftë e

dobët.”272. Drejtuesve të shtetit të kohës që e shihnin median me lupën e propagandës dhe

kryesisht si mjete të përçimit të saj, i bënte përshtypje dhe madje i dukej i kritikueshëm

fakti se predominonte informacioni (nëse mund të quhej i tillë). Pasi, siç ka konkluduar

në studimet mbi këtë periudhë kohore edhe Godole:“... Sistemi mediatik ishte tërësisht në

shërbim të pushtetit duke ndihmuar me anë të propagandës në ruajtjen e status-quo-së dhe

në ndërtimin e një realiteti që nuk përputhej me aktualitetin”273

271 Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, fq. 63. 272 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 92-94. 273 Godole, Jonila (2014): Gazetaria shqiptare në tranzicion, Papirus, Tiranë, fq. 61.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

104

E rëndësishmë është të theksohet një tjetër aspekt i propagandimit në mediat shqiptare të

kohës: Propagandimi i Shqipërisë së suksesshme në sytë e botës dhe informimi i të

huajve se modeli i rrokur prej saj ishte më rezultativi. Për këtë udhëheqja e i tërhiqte

shpesh vëmendjen reksive në pikat si më poshtë: “...Të forcohen emisionet për botën e

jashtme. Këto emisione duhet të kenë një orientim të precizuar, sipas vendeve të cilave u

drejtohen… Në emisionet për shqiptarët jashtë atdheut duhet të flitet sa më shumë për

jetën në vendin tonë, të tregohen përparimet e popullit tonë nën udhëheqjen e Partisë, të

krahasohen këto përparime me regjimet e kaluara antipopullore, etj., - e veçanërisht u

duhej “shitur mend” vendeve të bllokut perëndimor, “... Në emisionet e drejtuara

vendeve kapitaliste duhet të demaskohet vazhdimisht politika e imperializmit amerikan

dhe e shërbëtorëve të tij kundër kampit demokratik në përgjithësi dhe kundër vendit tonë

në veçanti, t’u jepet përgjigja e duhur gënjeshtrave e shpifjeve të shtypit e të radiove

kapitaliste kundër vendit tonë. Të tregohen njëkohësisht përparimet që bën vendi ynë i

udhëhequr nga Partia e Punës”274. Krijimi i këtyre imazheve në sytë e botës, bëhej

nëpërmjet përdorimit të të gjitha teknikave propadandistike, duke krijuar kështu një botë

imagjinare, siç mendonte Arendt. “... Me përgjithësime të tilla, propaganda totalitare

krijon një botë të përshtatshme për të konkuruar me botën reale, pengesa kryesore e së

cilës është se ajo nuk është logjike, e qendrueshme dhe e organizuar. Qëndrueshmëria e

trillit dhe pikëpamja e organizimit e bëjnë atë të mundshme për përgjithësim, eventualisht

që të mbijetojë shpërthimin e gënjeshtrave më të veçanta... Sapo këto parulla

propagandistike integrohen në një “organizëm të gjallë”, ata sigurisht s’mund të

eleminohen pa prishur të tërë strukturën”275. Ideja e Arendt ishte se në sistemet totalitare

përçimi i propagandës bëhet në mënyrë të organizuar dhe transmetimet e saj ndikojnë në

krijimin e një strukture që mbahet tek ideologjia e sistemit dhe lëvizjeve totalitare. Edhe

në shtypin shqiptar të kohës, kishte organizim, si brenda edhe jashtë sistemit mediatik.

Orientimet dhe këshillat e vazhdueshme të Partisë dhe organeve në varësi të saj, ndikonin

në punët e këtij sistemi.. Përveç komunikimeve të përditshme, i kushtohej kujdes i

veçantë aktiviteteve kolektive, gjithnjë nën kujdesin e Komitetit Qendror, të Byrosë

274 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori Tiranë, 1980, fq. 92-94. 275 Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 465.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

105

Politike, etj. Kështu, që në ’49, Komiteti Qendror vendoste: “ ...Aktiviteti agjitativ dhe

propagandistik të përmirësohet nga përmbajtja politike e ideologjke. Të organizohen

rregullisht konferenca e biseda mbi probleme të rëndësishme ekonomike, politike e

shoqërore nga jeta e vendit tonë… Të përdoren forma të ndryshme në emisionet e radios,

në mënyrë që të lidhen më shumë dëgjues me radion. Të organizohen herë pas here

emisione të posaçme për punëtorët e dalluar në realizimin e planit, për ushtarët, etj. Të

thirren të flasin në mikrofon sulmues, novatorë, punëtorë e fshatarë të dalluar në punë,

artistë, shkrimtarë e personalitete të tjera të vendit tonë276. E për ta realizuar sa më mirë

qëllimin, këshillohej të kihej shumë kujdes me gjuhën e përdorur dhe elementet e saj

stilistikë, në mënyrë që mesazhet të mbërrimin sa më mirë të masa.

3. ZYRTARIZMI:

Kur flet për dallimet mes dy blloqeve të Luftës së Ftohtë, Gabriel Partos thotë se:

“Shpejtësia e njoftimit përbënte një tjetër cilësi që zyrtarizmi sovjetik nuk e çmonte”277.

Duke folur për mangësitë në korrektesën kohore të transmetimit të informacioneve në

bllokun lindor, Partos e trajton si të mirënjohur tiparin zyrtar të shtypit të modelit

sovjetik. Ndërsa Qamil Buxheli (në një si qarkore) kritikon fjalitë urdhërore me

“duhet”….”Jam i mendimit se si “shkrimet relacione” dhe shkrimet “qarkore”, ku jepen

“udhëzime” e “receta”, “porosi” për gjithçka dhe për të gjithë njësoj nuk duhet të kenë

vend në shtypin tonë dhe duhen parë si miell nga thesi i praktikës burokratike, nga thesi i

zyrtarizmit”. 278 Ky fenomen në fakt, në dukje goditej jo pak herë, edhe pse e shoqëroi

deri në fund atë sistem mediatik, për vetë faktin se duke mos arritur ta kritikojë

burokratizimin e vendit, gazetari binte në pozita konformizmi, siç thotë Fuga (Fuga,

2010).

Në librin Gazetaria shqiptare në tranzicion, studiuesja Jonila Godole, kur paraqet

trashëgiminë e sistetimit mediatik të formësuar gjatë periudhës së komunizmit, pasi thotë

276 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori Tiranë, 1980, fq. 92-94. 277 Partos, Gabriel (1994): Bota që erdhi prej të ftohtit, Çabej, Tiranë, fq. 97. 278 “Tribuna e Gazetarit”, nr. 1 (42) 1971, Tiranë, fq. 19.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

106

se: “Të gjitha aktivitetet partiake, kongreset, plenumet e rëndësishme, dhe sidomos

fjalimet e Enver Hoxhës, botoheshin të plota në shtyp dhe transmetoheshin në radio dhe

televizion, - citon (Coman 1994: 82), - Në këtë aspekt, gazetarët nuk dallonin shumë nga

burokratët partiakë, madje Coman, për të vënë në pah ngjashmërinë mes tyre, përdor

termin “burokratët e të vërtetës”. Këta gazetarë “burokratë” ishin kryesisht të shkolluar

dhe zotëronin teorinë e gazetarisë (modeli sovjetik), ndërsa zanatin e tyre praktik e

mësonin në gazetë. Pra, në redaksi, në mjedisin e punës ndodhte procesi i socializimit që

“riprodhonte vlerat mbizotëruese dhe lidhjen pas strukturave burokratike të medias. [...]

Për të mbijetuar në këtë sistem një pjesë e gazetarëve vepronin sipas normave vetjake

morale, kurse një pjesë tjetër ndiqnin interesat personale” (Coman 1994: 83)”279. Duke

vazhduar me citimet e të njëjtit autor, Godole thotë se gazetarët ishin të vetëdijshëm për

mizorinë e sistemit politik, në të cilin ata jetonin. Por nuk përjashton as mundësinë që një

pjesë e madhe e gazetarëve të besonin vërtet te utopia komuniste apo ajo socialiste më

vonë - një shtet pa klasa dhe me begati për të gjithë, - prandaj propagandimi ideologjik

nuk ishte pjesë e hipokrizisë, por realiteti që ata ndanin280. Ata ishin të vetëdijshëm për

punën që bënin dhe se si duhej realizuar ajo, në kuadër të komunikimeve masive të atij

sistem, ndaj dhe gazetari Niko Nikolla shkruante në revistën Tribuna e Gazetarit

artikullin me titull “Zbërthim direktiva, jo urdhëra”.281 Kritika i drejtohet kolegëve të tij,

që të mësuar me terminologjinë zyrtare për shkak të referimeve të shpeshta të tek organet

e shtetit si burime informacioni, kishin pësuar deformime në gjuhën me të cilën i

drejtoheshin publikut në artikuj. Autori kritikon se kolegët e tij merrnin kompetencë të

jepnin urdhëra...kur në fakt duhej të zbërthenin direktivat e partisë...

4. PLANIFIKIMI

279 Godole, Jonila (2014): Gazetaria shqiptare në tranzicion, Papirus, Tiranë, fq. 56. 280 Godole, Jonila (2014): Gazetaria shqiptare në tranzicion, Papirus, Tiranë, fq. 56. 281 “Tribuna e Gazetarit”, nr. 1 (42) 1971, Tiranë, fq. 24.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

107

Në redaksitë e mediave shqipare të periudhës komuniste, bëheshin mbledhje të cilat

paracaktonin detyrat e secilit prej gazetarëve dhe korrespondentëve të terrenit, se çfarë

teme do të trajtonin, duke planifikuar kështu paraprakisht punën dhe materialet që do të

sillnin ata me vete për botim. Rastësia nuk ishte rutinë e punës. Siç pohon Fuga, për

gazetarët nuk ishte jeta që e shtynte gazetarin të bënte punën e tij, “por janë temat e

përcaktuara nga vetë gazetari ato që përcaktojnë, sipas kësaj ideje, agjendën e mediave.

Pra gazetari ndodhet në terren jo për të vëzhguar dhe analizuar faktet dhe ngjarjet e

aktualitetit, por thjeshtë për të vërtetuar një mendim paraprakisht të strukturuar, për të

përmbushur një lëndë empirike një temë tashmë të strukturuar në mendjen e tij”282..

Gazetarët orientoheshin për trajtimin e temave që ishin diskutuar më parë në redaksi. Ata

nuk mund të dilnin të paorientuar në terren e të gjenin lajme, në sektorin që mbulonin, siç

ndodh në sistemet e tjera politike e të shtypit. E duke qenë kështu, duhet të pranojmë një

problem të madh profesional për kohën: nuk kishte lajme të mirëfillta.

Planifikimi bënte që brenda numrit të rradhës të trajtoheshin ngjarje të cilave tashmë u

kishte ikur freskia dhe interesi. Ashtu si fenomenet e tjera politike e sociale në

përgjithësi, edhe mbi planifikimet në gazeta kishte orientime zyrtare. Në Konferecën e 5-t

të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, në përshendetjen e KQ të PPSh thuhet:

“Planifikimi nuk duhet të jetë një gjë e ngurtë dhe e pandryshueshme, që t’u lidhë këmbë

e duar redaksive. Në këtë fushë duhet të ketë inisiativë, operativitet, shkathtësi”. 283

Mendimet organizuese të punës në redaksitë e kohës, i referoheshin fjalëve të Hoxhës:

“Problemet e organizimit dhe të funksionimit të planifikuar të punës në redaksi janë

trajtuar gjërësisht nga shoku Enver Hoxha, duke e shtrirë më shumë idenë e organizimit

të veprimtarisë gazetareske në disa drejtime, si lufta kundër rastësisë në shtyp, kundër

cektësisë e hallakatjes, kundër cingërimave, etj.. “...gjërat e vogla, më duket mua, nuk

është e nevojshme të botohen në gazetë. Shtypi ynë nuk duhet të merret me një punë, si të

thuash bëj një lajmërim këndej, bëj një lajmërim andej...”284.. Gjithnjë ideja ishte se

gazeta e mediat në përgjithësi nuk kishin si funksion parësor informimin, ndaj dhe

282 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 127. 283 “Tribuna e Gazetarit”, nr. 3 (44) 1971, Tiranë, fq. 31. 284 Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 31.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

108

tendencat të tilla ishin të kritikueshme gjithnjë. Akademiku Artan Fuga thotë se: “Roli

parësor i mediave totalitare nuk është aspak ai që përcaktohet në mënyrë klasike për

mediat në përgjithësi. Nuk është e thënë se ato mund të përkufizohen thjesht si

instrumentet të transmetimit të informacionit masiv. Informimi i publikut është një

nënfunksion që, në të vërtetë, varet nga detyra të tjera prioritare. Varet nga fakti se sa i

shërben ai inkuadrimit të masave rreth pushtetit, pra sa e realizon manipulimin masiv për

ta bërë të pranueshme nga publiku politikën e ditës, sistemin politik, pra jetën në një

shoqëri me të drejta individuale krejtësisht të cunguara”285. Media shihej si organ

fillimisht propagandistik dhe mënyra më e mirë për t’ia arritur kësaj ishte që audienca të

edukohej me mendimet e Partisë-shtet, për legjitimin e të cilave shpesh përdorej

argumenti se kishin bazë shkencore: “Gazeta duhet të ketë një plan të kësaj natyre me

qëllim që nëpërmjet artikujve të fusë në kokat e njerëzve, të kuadrove të Partisë, të shtetit

dhe të masave të popullit idetë shkencore, disiplinën shkencore”286. Planifikimi paraprak i

artikujve të shtypit dhe punës së gazetarëve shfaqet si mjet i garantimit të një sistemi të

kontrolluar mediatik në sytë e pushetit.

5. ROLI “ORGANIZATOR KOLEKTIV”

Rëndësinë që merrte shtypi në përçimin e mesazheve politike, drejtuesit komunistë të

shtetit e kishin kuptuar që me lëvrimin e formave ilegale të shtypit që do të drejtonin më

vonë, kur Lufta e Dytë Botërore nuk kishte mbaruar ende. Në një letër, drejtuar “Zërit të

Popullit” në dhjetëvjetorin e themelimit të këtij organi, më 24 gusht 1942, riformulohet

mendimi: “Gazeta duhet të bëhet gjithmonë një agjitator më i fuqishëm, një propagandist

i flaktë dhe një organizator kolektiv më i mirë i masave tona punonjëse…”. 287 Vite më

vonë, ky mendim nuk ndryshoi, përveç se u përforcua ashtu siç u shtri edhe rrjeti i

mediave, tashmë të ligjshme dhe nën drejtimin e njohur të politikës shtetërore. Në

285 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 127. 286 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 266. 287 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 123.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

109

vendimin e Vendimi i Pleniumit të Komitetit Qendror të PPSh “Mbi punën ideologjike të

Partisë dhe masat për përmirësimin e saj”, të datës 27 prill 1955, pasi deklarohet se:

“Shtypi, radioja dhe botimet si armë të fuqishme të agjitacionit e të propagandës dhe të

organizimit të masave për ndërtimin e socializmit, janë zgjeruar dhe forcuar mjaft. Ato

kanë luftuar me sukses për edukimin dhe mobilizimin e masave për zbatimin e detyrave

të ndërtimit ekonomik dhe kulturor të vendit, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë

kombëtare... Por me gjithë këto përmirësime, niveli ideologjik i shtypit është i ulës, ai

nuk tërheq vëmendjen në çështjet kryesore dhe roli organizator i tij nuk ndihet sa

duhet”288. Nëpërmjet organizimit kolektiv që duhej të realizonte shtypi, radioja dhe

televizioni, ata duhej të ndihmonin në formimin e kuadrove të reja të partisë, që do të

thotë me pak fjalë se materialet që publikoheshin aty kishin brendi të theksuar politike. E

për këtë faji shpesh u vihej gazetarëve, të cilët deri sa nuk e realizonin mirë detyrën e

tyre, kjo përkthehej se nuk kishin formim të mirë ideologjik, ndaj duheshin korrigjuar...

“Ndihma për dëgjuesit e formave të arsimit të Partisë me anën e artikujve teorikë, të

konsultimeve, të leksioneve, etj., pothuajse mungon fare. Paraqitja e përpunimi letrar i

materialeve që botohen nuk janë në nivelin e duhur... Përgatitja profesionale dhe

ideologjike e mjaft kuadrove të shtypit është akoma e ulët. Mjaft organizata partie

nënvleftësojnë dhe nuk organizojnë mirë shfrytëzimin e shtypit dhe të librit”289. Sërish

këtu kuptohet qartë se shtypi konsiderohej i domosdoshëm për t’u lexuar nga të gjithë, që

të propagandoheshin dhe organizoheshin sipas mendësisë së kohës. Shteti ndërhynte deri

në nivelin që vendoste për përcaktimin e prioriteve të medias dhe kështu: “Për forcimin e

mëtejshëm të punës së shtypit, të radios dhe të botimeve Pleniumi i Komitetit Qendror

shtron këto detyra kryesore: Puna e shtypit, e radios dhe e botimeve të mbështetet më

shumë në vendimet e Partisë dhe të qeverisë, të përqendrohet në problemet themelore të

politikës së Partisë dhe të forcohet roli i shtypit si organizator kolektiv”290.

288 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 144. 289 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 144. 290 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 144.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

110

6. NJËANSHMËRIA

Sistemi mediatik i shtypit komunist shqiptar dhe gazetarët që ishin pjesë e tij, gjendeshin

brenda një ambienti të strukturuar brenda disa hierarkive njëkohësisht. Fuga përmend

varësinë brenda Komitetit Qendror të Partisë, varësinë e mediave nga Komiteti Qendror i

Partisë, varësinë brendamediatike. Më tej në librin Monolog thuhet se: “Media varet nga

një grup i ngushtë i njerëzve që drejton partinë dhe shtetin me dorë të fortë, autoritare,

diktatoriale. Ky grup përbëhet nga jo më shumë se katër apo pesë njerëz rreth E. Hoxhës,

të cilët janë të pakritikueshëm e nuk mund të sulmohen nga mediat. Gazetarët apo

drejtuesit e mediave nuk guxojnë as ta çojnë nëpër mend të veprojnë jashtë kufizimeve që

u janë vendosur në mënyrë të qartë e jo më të kuturisin për të keqen e tyre e të botojnë

qoftë edhe nuancën më të lehtë e të tërthortë kritike kundër tyre”291. Duke i hequr

përmasën e kritikës, në mënyrë arbitrare, informacioneve që publikoheshin në media iu

hoq një element shumë i rëndësishëm, paanshmëria. Siç thotë edhe Boriçi, “Çdo gjë që

botohej në faqet e gazetave, të revistave, në emisionet radiotelevizive, apo në buletinët e

ATSH, duhej të përputhej plotësisht me detyrat dhe interesat e partisë dhe të shtetit”292.

7. ABSTRAGIMI (ose lënia jashtë, lënia në harresë)

Në mediat shqiptare të asaj periudhe mund të pasqyroheshin vetëm ngjarje, fenomene apo

modele pozitive. Më qëllimin e deklaruar (justifikimin) “që të mos u japim material

mediave të huaja”, dhe në fakt për të mos pranuar të metat e dobësitë e vetë sistemit, në

shtypin shqiptar të kohës nuk flitet për realizimet e mosrealizimet në tregëtinë e jashtme,

"papunësi" apo "inflacion", por as nuk raportohej "nga salla e gjyqit". Ndaj dhe kur flet

për faktet mediatike, Fuga thotë: “se ato ishin në përputhje me ideologjinë, politikën dhe

propagandën në fuqi. Të gjitha faktet e tjera, sado reale të jenë, sado interesante, nuk

291 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 92. 292 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë, fq. 177.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

111

mund të transformohen nga fakte realiteti në fakte mediatike”293. Ndrësa Boriçi që për

shumë vite ka drejtuar gazetën “Bashkimi” në pozicionin e kryeredaktorit, thotë se: “Për

gazetën, radion dhe televizionin nuk është fakt çdo ngjarje, ndodhi, çdo proces jetësor a

veprimtari shoqërore. Këto në vetvete përfaqësojnë fakte jetësore, por jo për t’u

pasqyruar në shtyp, për t’ua servirur lexuesve, ato përbëjnë fakte nëse kanë vlerë

shoqërore, në qoftë se u shërbejnë zhvillimit dhe përparimit shoqëror”294.

8. NJËFYTYRËSIA DHE UNIFORMITETI

Mungesa e ndjeshme e profilit të gazetës, paralelizmi tematik e problemor, mungesa e

individualitetit, me përjashtim të “Bashkimit”, “Zëri rinisë”, “Drita”; gazeta si “Puna” e

sidomos gazetat e rretheve përpiqen të imitojnë “Zërin e popullit”. Për këtë tipar të

shtypit flet Boriçi në librin ...Një shekull e gjysëm publicistikë shqiptare...: shprehej në

njëftyrësinë e gazetave e revistave, sidomos në tematikën e problematikën, në qendrimin

ndaj çështjeve - objekt pasqyrimi, madje deri edhe në mënyrën e faqosjes. Këto

ushqeheshin nga drejtimi i centralizuar i shtypit, çka ngushtonte sferen e vetëveprimit të

redaksive. Shpesh organet e partisë i sugjeronin redaksive të masmedias tema e probleme,

doemos edhe rrugëzgjidhje për çështjet e shtruara e të shtjelluara295.

9. PARALELIZMI

Faza e parë e lindjes dhe zhvillimit të sistemit mediatik komunist shqiptare karakterizohet

nga shtimi i shpejtë i numrit të gazetave dhe revistave. Studiuesit thonë se deri në vitin

1951, numri i gazetave kishte arritur në 11 dhe ai i revistave në 29. Shumë shpejt këtyre

shifrave iu shtuan edhe mediat lokale, që në fund të viteve ’80 kapën shifrën e 28

293 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 151. 294 Boriçi, Hamit; artikull në “Tribuna e Gazetarit”, nr. 1, 1977 me titull: “Fakti, tema problemi”. 295 Boriçi, Hamit (1997): ...Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë, fq.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

112

gazetave. Përveç numrit të shtuar, e për pasojë afrimit të tematikave që u drejtoheshin të

njëjtave audienca, e aq më shumë që këto tematika ishin të kontrolluara e të

censurueshme, në shtyp filloi të shfaqej fenomeni i paralelizmit. Arsye nuk ishte thjeshtë

numri i shtuar, por më tepër shterrimi i ideve dhe mundësive për të “gërmuar” në detin e

fakteve dhe ngjarjeve, pjesa më e madhe e të cilave nuk mund të botoheshin, për shkak të

mosparashikimit të tyre në shtyp nga vija e paracaktuar e partisë. Në vendimin e

Vendimi i KQ të PPSH “Mbi shtypin dhe përhapjen e tij” 22 prill 1949, thuhet: “Midis

organeve qendrore të shtypit ekziston një ngjashmëri e dukshme. Shumë nga gazetat e

revistat nuk i kanë të përcaktuara mirë orientimin dhe detyrat e tyre specifike. Gazeta

“Bashkimi” bën një punë paralele me “Zërin e popullit”. Gazetat “Rinia” e “Puna” nuk

trajtojnë e nuk ndjekin në mënyrë sistematike problemet specifike të rinisë dhe të klasës

punëtore, por bëjnë një punë të rastit dhe merren shumë me çështje të përgjithshme…”296.

I dukshëm në këtë trajtim është fakti i mospranimit të organeve që botonin organizata më

të ulta se Komiteti Qendror i Partisë, të mateshin apo të paralelizonin punën e medias së

saj zyrtare, “Zërit të Popullit". Asnjë organizatë e masave nuk mund të krahasohej me

KQ e për rrjedhojë edhe mediat e tyre nuk mund të krahasoheshin. Përveç kësaj, ZP ishte

edhe organi më afër vijës politike të partisë, ndaj dhe urdhërohet ndarja e punëve.

“…Gazeta “Zëri i popullit” duhet të vazhdojë të ecë në rrugën e caktuar nga Komiteti

Qendror, duke pasqyruar sa më mirë politikën e Partisë dhe duke mobilizuar organizatat,

anëtarët e Partisë dhe masat punonjëse për zbatimin e kësaj vije. Ajo duhet të bëhet

tribuna e Partisë duke u vënë në dijeni me kohë e rregullisht mbi vendimet e Komitetit

Qendror, të qeverisë dhe kuadrove kryesore të Partisë dhe të shtetit. “Zëri i popullit”

duhet të jetë më i shpejtë në mbajtjen e qendrimeve për problemet e jashtme. Gazeta

“Bashkimi” duhet të evitojë paralelizmin e saj me “Zërin e popullit”. Ndërsa “Zëri i

popullit” është organi kryesor i shtypit në vendin tonë që jep vijnë e Partisë, gazeta

“Bashkimi”, sikurse organet tjera, të bëhet një organ ndihmës dhe plotësues e tij. Gazeta

“Bashkimi” nuk duhet të mbajë qendrim për problemet politike kryesore përpara “Zërit të

popullit”, por pas tij dhe në bazë të tij. Gazeta “Bashkimi” duhet t’i kushtojë një kujdes

më të madh të jetës së jetës së organeve të shtetit, problemeve të fshatit si dhe

296 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 95.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

113

problemeve të aktivitetit në fushën e kulturës, arsimit dhe sociale »297. Ashtu siç Fronti

Demokratik nuk e kishte më drejtimin e vendit, pasi i la atë Partisë-Shtet, po ashtu edhe

“Zërit të popullit” do të zinte vendin e “Bashkimit”, në hierarkinë e mediave. Ndërkaq iu

përcaktuan rolet edhe gazetave dhe revista të tjera :

“Gazeta “Luftëtari” duhet të trajtojë kryesisht problemet e përgatitjes luftarake të

ushtrisë, të edukimit ideologjik politik e kulturor të ushtarakëve e të oficerëve. Ajo duhet

të ndihmojë repartet ushtarake në organizimin e në kryerjen sa më mirë të detyrave të

tyre…

Gazeta “Puna” duhet të trajtojë dhe të pasqyrojë kryesisht jetën dhe problemet e klasës

punëtore, mobilizimin e saj në realizimin e planeve të shtetit, aktivitetin e organizatave

sindikale. Ajo duhet të edukojë masën punëtore me idetë e marksizëm-leninizmit, me

qendrimin socilist karshi punës dhe të forcojë ndjenjën e saj të klasës.…

Gazeta “Rinia” duhet të trajtojë problemet që kanë të bëjnë me edukimin komunist të

rinisë, të pasqyrojë jetën dhe mobilizimin e masës së rinisë në ndërtimin e vendit,

aktivitetin e gjithanshëm të organizatave të rinisë…

Revista “Shqiptarja e re”duhet të trajtojë problemet e pjesëmarrjes së gjerë të grave në

jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit, të pasqyrojë jetën dhe aktivitetin e

organizatave të grave. …

Gazeta “Pionieri” dhe revista “Udhëheqësi i pionierit” duhet të synojnë kryesisht që të

edukojnë fëmijët me dashurinë për Atdheun dhe Partinë,... ato duhet t’u mësojnë fëmijve

moralin e ri komunist, qendrimin e tyre në shkollë, në familje e në shoqëri, t’u japin atyre

botëkuptimet e reja mbi jetën, natyrën, etj. …

Gazeta “Llaiko vima” duhet të trajtojë e të pasqyrojë kryesisht jetën e problemet e

minoritetit grek dhe ta edukojë këtë me frymën e forcimit të bashkimit e të vëllazërimit

me popullin shqiptar, për zbatimin e drejtë të kulturës dhe të traditave të tyre nacionale…

Gazeta satirike “Hosteni” duhet të orientohet drejt kritikës sistematike e të vazhdueshme

të tipit të armikut të klasës, sidomos të kulakut, të neglizhentit, burokratit, fanatikut, të

veseve tipike të shoqërisë së vjetër dhe të edukojë masat me moralin e shoqërisë së

297 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 96.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

114

re »298. Në përgjithësi temat e artikujve paracaktoheshin në mbledhjet e redaksisë, kështu

që pak hapësirë mbetej për shkrime kritike që mund të futeshin pa u kontrolluar në të

gjitha instancat redaksionale. Pasojë e kësaj politike ishte uniformiteti i skajshëm dhe

njëtrajtshmëria e organeve të shtypit, deri në mënyrën e faqosjes (Boriçi 1997: 178).

2.7. STUDIME SHQIPTARE MBI GAZETARINË E VITEVE ‘45-‘90.

Në këtë pjesë do të trajtohen analizat që kanë bërë studiues të njohur aktualë të medias

dhe gazetarisë shqiptare dhe të historisë së saj. Qasjet e studiuesve asaj kohe mbi

gazetarinë e po asaj periudhe, do të krahasohen me qendrimin kritik e të shkëputur

tashmë në kohë, të studiuesit i sociologjisë së mediave dhe të sistemeve shqiptare të

komunikimit, Artan Fuga. Mendimi zyrtar mbizotërues i politikës shqiptare, deri në fund

të dekadës së fundit të jetës së regjimit, ishte se, studiuesi e huaj (kryesisht ata

perëndimorë) janë tendenciozë në përcaktimet e tyre të shtypit si mjet informimi, dhe

abuzimi i tyre denoncohej për mosdallimin e klasifikimit të shtypit informativ me

karakterin informativ të shtypit. “Tjetër është të thuash “karakter informativ” dhe tjetër

“shtyp informativ”. Çdo organ shtypi, gazetë e revistë, radio a televizion, medeomos

duhet të informojë lexuesit, dëgjuesit dhe teleshikuesit. Është e domosdoshme që edhe

shkrimet problemore të çdo gruplloji të kenë ngarkesë informative edhe pse kanë detyrë

të zhvillojnë një mendim të caktuar, të përshkruajnë një ngjarje, një gjendje a të tregojnë.

Karl Marksi shkruante: “Fakti nuk e përjashton mendimin, ashtu si edhe mendimi nuk e

përjashton faktin””299. Në atë kohë brenda termit “shtyp”, përfshihej ose përfaqësohej e

gjithë gama e mediave dhe mjeteve të tjera të komunikimit masiv. Dhe kuptohet se një

mendim i tillë, para se të thuhet publikisht merr më parë “vulën” e liderit: “...termin shtyp

e ndeshim të thënë në kuptimin e mirëfilltë si koncept, që ngërthen në vetvete tërësinë e

mjeteve, të organeve të shtypit: botimet, gazetat, revistat, librat, broshurat, Agjencinë

298 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 96. 299 K. Marks – F. Engels, Veprat, rus, vëll.I, f.173, i cituar tek Boriçi, Hamit (1990): Gazetaria dhe

publicistika, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, fq.9.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

115

Telegrafike Shqiptare dhe Radiotelevizionin. Kësisoj, shtypi përfaqëson në vetvete një

institut shoqëror. Për rrjedhojë, ai u përket dukurive të superstrukturës, çka nënkupton

tërësinë e pikëpamjeve politike, ideologjike, juridike, filozofike, estetike, morale, etj.

Këtej rrjedhin edhe ligjësitë më të përgjithshme të shtypit, të gazetarisë, të

publicistikës.”300 Këta cilësoheshin si “shkaktarët” e ligjësive që teorikisht duhej të

vepronin mbi tërësinë e mediave komuniste shqiptare të cilësuara si “shtyp”. Me aq fusha

studimi sa janë të përmendura më sipër, kuptohet se shtypi do të shihej kryesisht me

lupën e ideologjisë, pasi të gjitha të çojnë aty. Propaganda shtetërore flet krejt

drejtëpërdrejtë. Ajo e konsideron shtypin si mjet në dispozicion të saj dhe që ka lindur me

qëllim përçimin e mesazheve të saj. Kjo frymë mbizotëroi deri në fund të regjimit, kur

drejtuesi i tij i fundit Ramiz Alia, citohet të ketë thënë se:“Shtypi ynë i tipit të ri lindi kur

u krijua një nevojë, kur u krijuan kushtet, në pragun e një periudhe të re: lindi së bashku

me Partinë Komuniste të Shqipërisë, si zëdhënës e përçues i mesazheve të saj

revolucionare në popull. “Që në fillim, gazeta e komunistëve shqiptarë, shkruan shoku

Ramiz Alia me rastin e 45 vjetorit të botimit të gazetës “Zëri i popullit”, - u shndërrua në

trumpetë kushtrimi që thërriste popullin në kryengritje të përgjithshme, në flamur të

bashkimi politik, në një armatë të fuqishme lufte kundër pushtuesve të huaj e tradhëtarëve

të vendit”.” 301 Nuk ka nevojë për koment ky qendrim që përcakton jo thjeshtë shkakun e

lindjes së mediave shqiptare të periudhës komuniste, por edhe fatin e tyre të mëtejshëm,

edhe mënyrën se si do të mbijetonin në vite. Alqiviadh Koleka, bën një analizë

krahasuese mes dy periudhave të mediave shqiptare, para dhe pas vitit 1990, duke gjetur

edhe të përbashkëta. Më e rëndësishmja prej të cilave është se në të dyja kohët, si shtypi

edhe mediat elektronike shqiptare janë menduar dhe orientuar në funksion të përçimit të

propagandës së partisë apo grupimit që mbante pushetin shtetëror: “…gjatë dekadave të

komunizmit ke mësuar se media zyrtare është zëri i partisë e për pasojë zëri i së

vërtetës… televizioni shtetëror u bë mjeti më i fuqishëm për t’i mbajtur masat nën

kontroll … lajmet politike të televizionit shtetëror ishin praktikisht të shkruara në zyrat e

300 Boriçi, Hamit (1990): Gazetaria dhe publicistika, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, fq. 4. 301 Gazeta “Zëri i popullit”, 25 gusht 1987, f. 1., cituar tek: Boriçi, Hamit (1990): Gazetaria dhe

publicistika, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, fq. 6.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

116

shtypit të Presidentit”. 302 Qendrimi zyrtar dukej se e njihte mirë rolin dhe pozicionin e

gazetarëve dhe të gazetarisë, si dhe arrinte të bënte diferencimin e formës së të ushtruarit

gazetari në kushtet e atëhershme të Shqipërisë dhe formave të tjera. Kjo, ka mundësi të

ishte krijuar si bindje prej qendrimeve të profesionistëve të fushës. Katedrat e

universiteteve shërbenin si qendra për formimin e opinioneve dhe qendrimeve zyrtare të

kohës, sipas Ferajt, paçka se autorësinë më pas e merrte Hoxha apo Byroja Politike.

Ka mendime se: “As nga psikologjia, as nga niveli i kulturës, as nga gazetari profesionist

nuk varet e nuk përcaktohet tipi i shtypit. Përkundrazi, tipi i shtypit, si pjesë përbërëse e

superstrukturës, kushtëzohet nga një bazë ekonomiko-shoqërore e caktuar, nga faktorët

materialo-teknikë e kulturorë të popullit.”303 Tek brezat që nuk e jetuan atë periudhë,

është krijuar stereotipi se gjatë regjimit komunist shqiptar nuk kishte as media

profesionale dhe as nuk ekzistonte mendimi profesional gazetaresk. Pavarësisht nga

formimi në shkollat e Lindjes apo të Perëndimit (më shumë në të parat), gazetarët që bënë

histori në këtë periudhë të Shqipërisë, vërtetë i njihnin dhe respektonin parimet e

ushtrimit të profesionit të tyre, edhe pse jo gjithmonë, ose më mirë me thënë, jo gjithnjë

me të njëjtin fanatizëm, pasi jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre vihej në rrezik për shumë

pak “rrëshqitje”, ndaj dhe duhej të masnin shumë faktorë përpara se ta përfundonin së

shkruari materialet që do të dorëzonin për botim. Siç thotë edhe akademiku Fuga:

“Gazetari shqiptar i kohës nuk mund të dalë kurrsesi jashtë alternativave, opinioneve dhe

direktivave zyrtare. Çdo mendim jashtë këtyre të fundit do ta fuste atë në një zonë të

rrezikshme për sa i përket ruajtjes së vendit të tij të punës, sidomos lirisë së tij qytetare.

Ndëshkimi që ai mund të marrë është në përputhje me faktin se sa larg ka shkuar ai përtej

normave zyrtare të shprehjes në media. Sigurisht pushteti ka vendosur kufij dhe asnjë

gazetar nuk mund t’i kapërcejë ata për t’u shprehur në media.”304 Përballë të gjitha

trysnive dhe “formatimeve” të figurës së gazetarit, sipas kërkesave të asaj kohe, sërish

Boriçi gjatë bisedave personale thotë se në atë periudhë ushtrohej mirëfilli gazetari, edhe

pse jo në gjitha shkrimet, dhe çfarë është më e rëndësishme, gazetaria dhe publicistika

ushtroheshin duke përkitur në shumë, për të mos thënë në të gjtha zhanret. Në lidhje me

302 Alqiviadh Koleka në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 10, prill-qershor 2001, fq. 62. 303 Boriçi, Hamit (1990): Gazetaria dhe publicistika, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, fq. 6. 304 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 171.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

117

pretendimin se në atëkohë kishte gazetari të mirëfilltë, shumë studiues të tjerë nuk bien

dakort, duke pretenduar se gazetaria shqiptare e asaj periudhe, vetëm informim publik

nuk ishte (dhe ky duhet të jetë kriteri i parë dallues i gazetarisë), por vetëm propagandim

në shërbim të shtetit. Të tilla pretendime, e kryesisht mendimet mbizotëruese të kohës, si

dhe të tjera, do t’i shohim të trajtuara më poshtë.

Kreu i tretë.

III PËRCAKTIME MBI STATUSIN E GAZETARIT:

3.1. ARSYETIME KONCEPTUALE MBI STATUSIN E GAZETARIT DHE

PËRKUFIZIME PROFESIONALE.

Claude-Jean Bertrand thotë në librin e tij Deontologjia e mediave, se “Gazetarët në

sistemet komuniste nuk ishin gjë tjetër, veçse të punësuar të bindur (me përjashtim të

penave të mëdha)”305. Duke folur më tej për rolin dhe staturën që duhet të ketë gazetari

në një shoqëri moderne të demokratizuar, ai thotë se në kohët tona, ky zanat tyre ka

prirjen t’i përngjajë një profesioni të lirë. Gazetarët kanë një arsim universitar të

specializuar, dhe organizohen shpesh në disa shoqata, ku janë grupuar dhe kode

deontologjie. “Si profesionistë, ata janë të interesuar t’i shërbejnë publikut”306. Në

organizime të tjera të brendshme Bertrand vëren se një kategori gazetarësh formon një

klasë të veçantë, tepër të rëndësishme: kuadrot e lartë të redaksive të emëruar nga

pronarët dhe që kanë fituar të drejtën për të fiksuar politikën redaksionale, të drejtën për

të punësuar dhe për të pushuar nga puna, roli i të cilëve është i rëndësishëm në fushën e

deontologjisë, pasi ata mund të zbatojnë ndëshkime për vendosjen e rregullave.

305 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 7. 306 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

118

Bertrand thotë se kur flitet për deontologjinë, normalisht, duhet të flitet për detyrat e

gazetarëve, të cilat nënkuptojnë ekzistencën e të drejtave që njerëzit e shypit kanë si

qenie njerëzore dhe si praktikues të një zanati të veçantë. Disa prej këtyre të drejtave dhe

lirive, të parashikuara edhe më parë në legjislacionet e vendeve të ndryshme janë: e drejta

për një rrogë normale, e drejta e të qënit i informuar për politikat redaksionale dhe e

drejta e konsultimit në rast ndryshimi të rëndësishëm në drejtim, e drejta e refuzomot të

një misioni që nuk përputhet me bindjet e tij dhe me deontologjinë, e drejta e aksesist në

informacion. Meqenëse gazetarët bëjnë atë që publiku s’e bën dot, “gazetari përfiton disa

privilegje, por ka edhe detyra para publikut”307. Ndaj ky autor mendon se janë të

vlefshme një sërë rregullash të hartuara vetëm për gazetarët, si p.sh:

- Gazetarët duhet të jenë neutralë e përveç të tjerash, të mos marrin pjesë në

manifestime apo të në nënshkruajnë peticione.

- Profesionistët duhet të jenë në mënyrë skrupuloze të ndershëm duke shmangur

çdo konflikt interesash dhe duke mos pranuar favore morale ose materiale si

dhurata, shërbime, udhëtime, hyrje falas nëpër spektakle, angazhime të caktuara

në konferenca apo moderatorë kolokiumesh.

- Gazetari nuk duhet të marrë para në formën e çmimeve të dhëna nga institucione

jogazetareske.

- Gjithashtu, gazetari nuk duhet ta përdorë cilësinë e gazetarit për të përfituar një

avantazh personal çfarëdolloj qoftë ai, në shkëmbim të një publiciteti klandestin.

- Gazetari sikurse saktësojnë disa kode, nuk duhet ta shesë penën e tij (ishte e

zakonshme në Rusinë e viteve ’90 që një bisnesmen ose një politikan të blinte një

intervistë).

- Rasti i gazetarëve të çështjeve financiare është i veçantë. Ata nuk duhet të

përdorin për interesin e tyre informacionet financiare që disponojnë, para se ato të

publikohen dhe as të përpiqen të ndikonnë për interesat e tyre personale në uljen

dhe ngritjen e bursës. Shumë media i detyrojnë gazetarët të deklarojnë të gjitha

307 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq.38.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

119

interesat e tyre financiare. Profesionisti nuk duhet t’u krijojë të tjerëve as

mundësëinë që ata të mendojnë se ai mund të korruptohet308.

Përsa i përket përgjegjësive të gazetarëve, Bertrand mendon se gazetarët janë përgjegjës

veçanërisht përgjegjës para 4 grupeve: 1) Para kolegëve të tij, me të cilët duhet të

solidarizohet dhe të luftojë së bashku me ta kundër çdo lloj censure mbi të drejën e tyre

për informimin e publikut. 2) Para burimeve të tij, me të cilët duhet të bëjë kujdes që të

mos u deformojë fjalët duke i cituar jashtë kontekstit apo të deformojë një diskutim të

gjatë duke e përmbledhur; si dhe të mos botojë informacione të dhëna me kushtin që të

mos bëhet publik dhe as të zbulojë një burim kur atij burimi i është garantuar

mosidentifikimi, vetëm nëse, në raste të jashtëzakonshme, e kërkon interesi publik. Por

nga ana tjetër edhe të jetë kritik në raport me informatorët në mënyrë që të mos i lejojë

ata që ta manipulojnë. 3) Para personave të akuzuar. Gazetari nuk duhet të bëjë akuza kur

këto akuza nuk i shërbejnë publikut, madje edhe në rastin kur ajo janë të bazuara. Nëse ai

akuzon ose kritikon një person, duhet q t’i japë rastin personit të akuzuar që të shprehë

pikëpamjen e vet. Ai nuk duhet të vejë në dukje një karakteristikë çfarëdoqoftë ajo (seks,

emër, kombësi, besim, grup etnik, kastë, gjuhë, alternativë politike, profesion, banesë,

parapëlqim seksual, handikam fizik apo mendor), nëse nuk ka lidhje me ngjarjen. Dhe aq

më pak t’i përdorë këto për ta diskretituar atë person. Ai nuk duhet të përdorë shkreje të

kota tallëse309. 4) Para publikut, të cilit gazetarët profesionistë nuk duhet t’u shkaktojnë

dëme me artikujt e botuar.

Trajtesat e derimëtanishme në këtë fushë studimi, kanë mbetur në nivel artikujsh

studimorë ose problemorë, të botuara në revista shkencore apo edhe në rubrika të veçanta

të shtypit, kryesisht të specializuar. Por megjithë mungesën e theksuar të studimeve të

mirëfillta të kësaj natyre, ky nuk është i pari studim që flet për statusin e gazetarit

shqiptar në periudhën totalitare. Në lidhje me këtë temë, të parin botim shkencor e

publikoi akademiku Artan Fuga në studimin e tij, (rezultat i punës disavjeçare) me titull

Monolog. Ky libër i fokusuar në propagandën totalitare dhe sistemin e mjeteve shqiptare

308 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 58. 309 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, fq. 60.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

120

të komunikimit masiv të asaj periudhe, përfshin brenda tij një kapitull të veçantë të

titulluar Statusi i gazetarit. Edhe doktorët e rinj në shkencat e komunikimit dhe të

informimit, dr. Sami Neza310, dr. Jonila Godole311 dhe dr. Pranvera Skana312, e kanë

trajtuar në planin historik statusin e gazetarit shqiptar, në përgjithësi dhe në periudhën e

komunizmit.

Afrimi i tematikave në formulim dhe konceptim, me botimin e Fugës, i ka shërbyer

orientimit dhe abstragimeve të nevojshme të këtij punimi, duke shtuar këtu edhe

shmangiet shpeshherë të qëllimshme, me synim mosrënien në përsëritje mes dy

trajtesave. Monolog-u do të jetë i referueshëm gjatë të gjithë punimit dhe do të shërbejë si

bazë teorike dhe konceptuale për shumë momente domethënëse të tij. Nga ana tjetër,

duke u përpjekur që në brendësi të shkrimit të sillen të dhëna të reja, të siguruara nga

pjesa e hulumtumit origjinal, është përdorur së pari, një tjetër metodologji dhe

këndvështrim trajtimi të temës.

Në librin Monolog, që në krye të këtij kapitullit “Statusi i gazetarit”, gazetarët shqiptarë

të kohës janë objekt i konceptimit dhe i trajtimit sociologjik, por jo vetëm. Duke kaluar

nëpër filtra të imët analizash të jetës dhe karrierës profesionale të gazetarëve, autori

shkruan: “Kur flitet për statusin e gazetarit në çdo shoqëri, sigurisht këtu nuk është fjala

për këtë apo atë gazetar në veçantë, pra nuk kemi të bëjmë me njëriun konkret. Tjetër

është njeriu konkret që ushtron profesionin e gazetarit, tjetër është gazetari si koncept

sociologjik. Me status të gazetarit kuptohet, më së pari, rrethi i detyrimeve dhe i të

drejtave normative, brenda të cilave ai mund të veprojë. Këtu parashikohet edhe vetë

personaliteti i njërit prej aktorëve pjesëmarrës në veprimtarinë e mediave, brenda një

strukture të caktuar sociale. Kjo lidhet me ato prirje të brendshme dhe tipologji sjelljesh

310 Dr. Sami Neza e ka botuar doktoratën e tij në librin me titull: “Gazeta, menaxhimi i krizës në median e

shkruar”, tek UET Press, më 2014. 311 Dr. Jonila Godole e ka botuar doktoratën e saj në librin me titull: “Gazetaria shqiptare në tranzicion.

Struktura, aktorët dhe tipologjia profesionale”, tek botimet Papirus, më 2014. 312 Dr. Pranvera Skana, ka mbrojtur pranë Deparatamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit doktoratën me

temë: “Statusi socio-profesional i gazetarit shqiptar”, në dhjetor 2014.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

121

të jashtme që kjo strukturë lejon të zhvillohen ose të zbehen te gazetari.”313 Fuga

vlerëson, së pari, si përcaktuese të statusit të gazetarit, rrethin e të drejtave dhe

detyrimeve, dhe atë të tipologjive të sjelljeve. Kufijtë etikë, ligjorë e të parimeve

profesionale, shohim se rreshtohen të parët.

Ndërsa Europë, mendimi i konsoliduar tashmë për figurën profesionale të gazetarit (pa iu

referuar kuadrit të ndonjë sistemi të caktuar politik), është formësuar sipas disa parimeve

të mirënjohura dhe të pranuara gjerësisht në këta rrethe. Kështu, studiuesi francez i

sociologjisë së mediave, Éric Maigret thotë se: “...Gazetari është një figurë e identifikuar

mirë që i përket një grupi reference, i pajisur me dije dhe aftësi teknike, dhe që duhet të

ushtrojë për komunitetin një rol të dyfishtë informimi asnjanës dhe të paanshëm (duke e

bërë botën më transparente) si dhe kundërpushteti (mbrojtës i angazhuar i interesit

publik)”.314

Nga ana tjetër e oqeanit, në Shtetet e Bashkuara, që në vitet 1922-1923, editorët e

gazetave amerikane, të cilët formuan shoqatën e parë mbarëkombëtare profesionale “The

American Neëspaper Editors”, përshtatën (me rastin e hapjes së konventës së kësaj

shoqate), një kod etike, të quajtur “Kanone të gazetarisë”, ku përfshiheshin principet:

“Sinqeriteti, vërtetësia, siguria dhe një tjetër: papartishmëria, që përfshin deklarimin se

reporterët e lajmeve duhet të jenë të lirë nga opinionet apo anësitë e çdo lloji”.315 Në

vendin e demokracisë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mendimi liberal i konsoliduar

dhe parimi i ndarjes së pushteteve, patjetër që do të ndikonte në përceptimin e shtypit dhe

të punonjësve të tij, si një entitet, që vetëm po punoi në pavarësi (politike kryesisht),

mund ta bëjë punën e tij. Secili nga tre përcaktimet e mësipërme na jep karakteristika të

figurës shoqërore e profesionale të gazetarit, i cili zë vend në shoqëri brenda kufijve të

veprimit e detyrimit, që përmend Fuga; me rolin e tij të dyfishtë (të gazetarit) të

informimit profesional dhe të kundërpushtetit, siç klasifikohet në Europë; si dhe i pajisur

313 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 171. 314 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 189. 315 Schudson M., (2003): The Sociology of News, New York, Norton & Company, New York, L., p. 82.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

122

me cilësi etike, respektimi i të cilave kërkon si kusht të detyrueshëm papartishmërinë, që

kërkohet në Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër karakteristikë të shfaqjes profesionale të gazetarit na e jep edhe një studim i

Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi gazetarinë profesionale dhe vetërregullimin,

i cili i mëshon mbështetjes së gazetarëve në parime të forta etike, Në të theksohet se

detyra e gazetarit është edhe të qenit skeptik, edhe pajisja me syrin dhe të menduarin

kritik: “Karakteristikat që dallojnë gazetarinë nga profesionet e tjera janë dhe ato që i

përkufizojnë gazetarët në një mënyrë të caktuar. Gazetarët e mirë janë informues të

pavarur dhe të mprehtë, investigues këmbëngulës të fakteve reale, shqyrtues agresivë të

rretheve dhe institucioneve të pushtetit, komentues të lirë dhe këshillues të besueshëm,(të

publikut – shën. im) të cilët praktikojnë profesionin gjithmonë nën dritën udhëheqëse të

mendjeve kritike dhe skeptike. Pa themele të forta të etikës, gazetarët, ashtu si dhe mjekët

dhe avokatët, do të humbisnin ndjenjën e tyre të qëllimit.”316 Maigret kur flet për punën e

gazetarëve, e cila lidhet me ndërtimin e informacioneve për ngjarjet, sipas një forme të

caktuar, në mënyrë që mesazhi të shkojë tek publiku, jo vetëm i paanshëm, i ndershëm,

dhe i sigurtë, por edhe sipas një skematizmi, të cilin tashmë vetë gazetarët ua kanë

mëkuar audiencave të tyre dhe i kanë mësuar me këtë formë të të marrurit të lajmeve.

Pasi, gazetarët përtej natyrës dhe logjikave të punës, u përkasin mjediseve dhe kulturave

që prodhohen dhe riprodhohen nëpërmjet ligjërimeve të tyre317. Ndaj, punën e gazetarëve

Maigret e shikon si vazhdimësi e krijimi apo ruajtjes së tipizimeve të caktuar të botës apo

të ngjarjeve që ndodhin në të. “Të prodhosh informacione, - thotë Maigret, - do të thotë

të thurësh një rrjetë për të kapur ngjarje, dmth, “tipizime” në një vazhdimësi të botës,

shpesh të gjykuar si të pakontrollueshme dhe madje të pashpjegueshme. Gazetari

mbështetet mbi elemente që përsëriten, ose të paparashikueshme, të kontrolluara mirë nga

pikëpamja organizative, sepse lidhen me mundësitë materiale të ndërhyrjes së

reporterëve”318.

316 OKB, (2011): Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi, Maluka, Tiranë, fq. 72. 317 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë fq. 191. 318 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë fq. 190.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

123

Devis “Baz” Merit, në librin e tij Gazetaria dhe jeta publike, përcakton se emërtimi

gazetar “...është përdorur për të kuptuar çdo person që angazhohet për të informuar

publikun lidhur me çështje aktuale. Në të përfshihet personeli i gazetave, i medias

elektronike, autorët e artikujve të llojeve të ndryshme, si dhe kryeredaktorët e tyre”, - për

të vazhduar, - “Gazetarët përgatisin një produkt. Lajmin...”319. I njëjti autor, edhe pse i ka

përfshirë të gjithë punonjësit e medias në angazhimin për të informuar publikin, e bën

diferencimin e punës së gjithsecilit prej tyre e për më tepër dallon median nga gazetaria.

“Media është më shumë se gazetaria. Në të përfshihen forma dhe materiale të ndryshme

si për shembull filmat, dramat, librat, mjetet argëtuese. Media dhe shtypi janë edhe

veprimtari të gjëra komerciale, të cilat mund të përfshijnë ose jo gazetarinë... Dallimi

është mjaft i rëndësishëm”320. Pra edhe pse ushtrohet nëpërmjet mediave, gazetaria si

profesion nuk është e thënë që të njëjtësohet me këtë të fundit, e cila jo gjithmonë ka në

plan të parë prodhimin e produktit-lajm. E aq më shumë që kategoria sociale e

profesionale qe angazhohet në të bërit gazetari, është krejt tjetër nga tërësia e elementeve

sociale që përfshin bashkësia e të punësuarve në media.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, po për shkak të afrimit të çështjes në ambjentit tonë,

njëkohësisht me afrimin e tematikave më të afërta me boshtin e punimit, po parashtrojmë

mendimet e bashkautorëve të librit Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme. Në këtë libër,

figura e gazetarit profesionist përcaktohet si: “një punonjës krijues i redaksisë, njeri me

dije e aftësi profesionale, të fitura përmes shkollimit të profiluar, por edhe nga praktika e

gjatë e punës në organet e shtypit”321 Studiuesit shqiptarë kanë renditur së pari,

shkollimin, arsimimin dhe më pas angazhimin e gazetarëve, për të përcaktuar statusin e

tyre profesional. Më pas ndalen në tiparet e tjera që duhet të shfaqë përfaqësuesi i këtij

etiketimi profesional, si: “Profesionalizmi i gazetarit vlerësohet nga formimi i tëranshëm

qytetar e kulturor, nga aftësia për të marrë përsipër e zgjidhur çdo problem që lidhet me

detyrën e tij misionare, me një pavarësi relative, pa tutorë dhe me dinjitet personal”322.

319 Merit, Deivis “Baz” (2010): Gazetaria publike dhe jeta publike, ISHM, Tiranë, fq.13. 320 Merit, Deivis “Baz” (2010): Gazetaria publike dhe jeta publike, ISHM, Tiranë, fq.13. 321 Grup autorësh (2000): Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme, ShBLU, Tr., fq. 127. 322 Grup autorësh (2000): Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme, ShBLU, Tr., fq. 127.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

124

Në përfundim, si nga rezultatet e studiuesve të huaj, ashtu edhe në ambientin shqiptar,

është evidentuar polivlera që mbart ky profesion dhe këta profesionistë, në mes të

politikës, shtetit, qytetarit, e në kërkim të vendit që zënë mes tyre, njëkohësisht të

barazlarguar prej secilit: “Profesioni “gazetar” ka ngjyra e ngarkesë politike, ideologjike

e shoqërore; ai përmban angazhim me përgjegjësi të lartë. Ai nuk është as nuk mund të

jetë vetëm një “instancë transmetimi”, një përcjellës i thjeshtë në publik i lajmeve, i

ngjarjeve apo i ndodhive të jetës përmes gazetës, radios apo televizionit. Gazetari

profesionist vlerëson politikisht çdo fakt, gjykon për vlerat e tij dhe e interpreton atë,

duke u shprehur edhe qendrimin vetjak”323.

3.2. GAZETARËT SI PJESË TË STRUKTURAVE SOCIO-KULTURORE.

Gazetarët, nëpërmjet shkrimeve të tyre, përveçse informojnë, krijojnë edhe lidhje të

caktuara me publikun. Ata e dinë se ekzistenca profesionale e tyre varet nga pasja e një

audience, prandaj mbajnë parasysh pritshmëritë e saj, kur nisin të shkruajnë për media.

Por shpesh kjo marrëdhënie ndërtohet jo e barazvlefshme, nga të dy kahet, siç thuhet

edhe në prononcimin e mëposhtëm: “Çdo redaktor do të të thoshte se njerëzit më të

rëndësishëm për ta janë njerëzit që lexojnë gazetën e tyre, faqen e tyre të internetit,

dëgjojnë stacionin e tyre të radios apo shohin kanalin e tyre televiziv. Megjithatë,

shtangesh me mënyrën e dobët se si media trajton ata që e konsumojnë atë.324 Kjo lidhet

me shumë faktorë, si mungesa e kohës, kushtet në të cilat e zhvillojnë gazetarinë, me

presionin e realizimit në kohë të detyrave, etj.. Por varet gjithashtu edhe nga një faktor

tjetër shumë i rëndësishëm, shpesh i padukshëm në pamje të parë, i kuptueshëm nga

analiza më të thelluara: prejardhja e gazetarëve, shtresa shoqërore nga ku janë rritur e

323 Grup autorësh (2000): Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme, ShBLU, Tr., fq. 127. 324OKB, (2011): Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi, Maluka, Tiranë, fq. 74.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

125

formësuar si individualitete. Më poshtë do të shohim disa qendrime të studiuesve që janë

marrë me këtë tematikë:

Max Weber thotë se: “Gazetari i përket një kaste të ulët, e cila vlerësohet gjithmonë nga

“shoqëria” bazuar në përfaqësuesin e vet më të ulët moral. Prandaj ekzistojnë nocionet

më të çuditshme për gazetarin dhe punën e tij325. Ai arsyeton se që gazetari të plotësojë

misionin e tij duhet të ketë të paktën po aq “aftësi gjeniale” sa dhe arritje shkollore”326.

Weber përgjegjësinë e gazetarit e krahason me atë të shkencëtarit, por ai shkruan edhe me

porosi.

Ndryshe mendon studiuesi i kohëve tona, Maigret, i cili thotë se gazetarët i përkasin

shtresave të mesme e të larta, ndaj dhe ndjeshmëria e tyre ndaj shumë problemeve të jetës

së përditshme të popullit nuk është në nivelet e dëshiruara prej këtij të fundit. “Përkatësia

e tyre në shtresat e mesme dhe të larta sidomos, justifikon kritikën që u bëhet se

interesohen veçanërisht për tematika jopopullore, duke bërë një refuzim “aktiv” të

popullit, ose, më rëndom, duke i injoruar.”327

Vetëm prej dy qendrimeve të mësipërme vumë re se ndryshimet që kanë ndodhë në

diferëncën njëshekullore në prejardhjen sociale të gazetarëve (nga “kasta e ulta” sipas

Weber, tek “shtresat e mesme e të larta” sipas Maigret) kanë ndryshuar edhe imazhin e

tyre publik, mënyrën se si ata konsiderohen në sytë e popullit, por jo vetëm, megjithatë

nuk e kanë ndryshuar mënyrën e reagimit ndaj tyre. Në të dy rastet e mësipërme gazetarët

shihen me skepticizëm.

Në fillim të shekullit të kaluar Weber kishte vënë re se origjina nga klasat e ulta, vinte

perden e paragjykimit para syve të atyre që jepnin vlerësime për gazetarët, duke mos i

vlerësuar drejt ata për nga puna e vështirë dhe me investim inteligjent që ata kryenin.

Krejt ndryshe vjen situata në fillim të shekullit XXI, kur Maigret mendon se përkatësia

325 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166. 326 Po aty. 327 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

126

nga klasat e mesme dhe të larta ka që bërë gazetarët të jenë ata që nuk merren më me

tematikat popullore. Në të dy rastet ndaj tyre reagohet me mospranim, në të parin për

shkak se nuk kanë besim, dhe në të dytin për shkak se gazetarët u duken të largët me

realitetin dhe përparësitë e tyre, dhe me atë çfarë ata duan që të transmetohet nga media.

Të dy studiuesit mendojnë se prejardhja e gazetarëve ndikon jo vetëm në punën e tyre

(përqasja ndaj tematikave të ditës), në imazhin publik, por edhe pozicionim social. Puna e

gazetarëve, edhe pse ka bërë që ata të “refuzohen” vazhdimisht, ka patur ndikim të madh

tek mentaliteti i publikut.

Në vazhdim të idesë së tij, mbi trajtimin e temave të afërta apo jo me popullin, Maigret i

referohet edhe ideve të Schudson, i cili thotë se, sidoqoftë, niveli i përfaqësimit të

popullit në media, nuk bjen asnjëherë në shifra të papranueshme, për shkak të vetë

cilësive të gazetarëve (në këtë rast të empatisë): “Edhe pse dëshiron një zgjerim shoqëror

të aksesit në media për të rritur larminë e përmbajtjeve, Schudson vëren se empatia

sociale nuk është anjëherë plotësisht e pamundur. Argumenti i mbylljes absolute dhe të

përhershme të elitave në vetvete nuk është i bazuar.”328

Ndërsa sociologu tjetër i mediave Herbert Gans, mendon se gazetarët mbështesin vlerat e

shumicës në një shoqëri: “... Ata mbështesin vlerat dominuese të një shoqërie...

Përkatësia e tyre ndaj “klasës së mesme” kufizon vizionin e tyre për botën dhe dëshmon

në sytë e të gjithëve për besnikërinë e tyre ndaj estabilishmentit, por përsëri për këtë arsye

ajo garanton lirinë e tyre të shprehjes dhe hapësirën e tyre për të vepruar.329 Gans e

trajton sigurinë, si një prej elementeve që ndikon në statusin dhe dhe pozicionimin e

gazetarëve brenda një shoqërie të caktuar, elemente këta që u mëshonte shumë edhe

Weber, kur i krahasonte gazetarët me të gjithë figurat e tjera politike, duke e vlerësuar

ushtrimin e gazetarisë dhe angazhimin në gazetari, si një prej formave të të bërit politikë

dhe të arritjes në politikë. “Tundimet e rënda të pakrahasueshme, dhe kushtet e tjera që

328 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195. 329 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

127

shoqërojnë punën e gazetarit në kohën e sotme, kanë prodhuar përfundimet që e kanë

kushtëzuar publikun ta konsiderojë shtypin me një përzierje përçmimi dhe frike të

vajtueshme. Sot nuk mund të diskutojmë se çfarë duhet bërë. Këtu jemi të interesuar në

çështjen e fatit personal të gazetarit politik dhe në mundësinë e tij për të arritur një pozitë

drejtimi politik”.330

Në nivelin makrosociologjik të këtij fenomeni, edhe studiuesit e shfaqjeve të propagandës

dhe autorët e teorive mbi të, Noam Chomsky dhe Edward Herman, si dhe Herbert

Altschull janë të mendimit se gazetarët janë të ndikueshëm, kryesisht nga shtresat

dominuese, ndaj dhe midis tyre ka lidhje organike. Sipas tyre: “Shtypi është në shërbim të

interesave kapitaliste dhe nuk bën tjetër gjë përveç reflektimit të ideve të tyre, të kulturës

së tyre, sipas tezës marksiste të reflektimit.”331. Pak a shumë këtu konsiston edhe teza e

Stuart Hall mbi një riprodhimi hegjemonik për shkak të efektit strukturues të fjalës së të

fuqishmëve. Ngaqë ata janë të parët që kanë akses në media për të komentuar ngjarjet dhe

zotërojnë kodet simbolike legjitime, të fuqishmit u imponojnë gazetarëve ose ndërhyjnë

me një “përkufizim të parë” të problemeve të përmendura dhe që i mbajnë peng këta të

fundit. Tek Gans ose tek Tunsall hasim një konceptim të afët me ndikimin struktural332.

Nga ana tjetër, edhe aktorët politikë janë shumë të interesuar për të krijuar dhe ruajtur

imazhin e tyre, por edhe për të ushtruar autoritetin apo presioni e nevojshëm tek masat,

nëpërmjet përdorimit të mediave, në mënyrë që të sigurojnë apo të masivizojnë numrin e

votave të nevojshme në fushatën e ardhshme elektorale. Ata janë të ndërgjegjshëm për

fuqinë medias dhe të gazetarëve, siç pohonte edhe Weber: “Arsyeja për këtë qendron në

rritjen e fuqishme të “domodoshmërisë” së gazetarit, mbi të gjitha, e gazetarit pa prona

dhe të lidhur me profesionin, një domosdoshmëri e cila përcaktohet nga rritja e pamasë e

intensitetit dhe ritmit të veprimeve gazetareske. Nevoja për të fituar jetesën duke shkruar

artikuj ditorë ose të paktën javorë, është si plumb në këmbët e politikanëve. Unë di raste

330 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166. 331 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195. 332 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 196.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

128

në të cilat kryetarët e natyrshëm janë paralizuar përgjithmonë në ngjitjen e tyre në

pushtetit, së jashtmi dhe së brendshme, nga ky detyrim.”333

3.3. GAZETARËT NËN NDIKIMET E STRUKTURAVE ORGANIZATIVE TË

MEDIAVE KU PUNOJNË.

GAZETARI DHE REDAKSIA

Gazetarët punojnë në brendësi, ose për llogari të një redaksie mediatike, si

korrespondentë, (por mund të jenë edhe gazetarë të lirë, siç etiketohen me termat e sotëm:

freelance). Veprimtaria e tyre profesionale ka të bëjë me hartimin e mesazheve mediatike,

të afta për të përcjellë tek audienca ato pjesë dhe këndvështrime të realitetit, që në fakt

janë diskutuar edhe më parë në redaksi.

Në modelin klasik të të bërit gazetari (duke përjashtuar trajtimin e thyerjes së sotme të

barrierave redaksionale, për shkak të zhvillimit të teknologjisë, e cila shtron nevojën e

rikonceptimit të profesionit të gazetarit), puna në redaksi është e organizuar në nivele

hierarkike. Shefat e kronikave, redaktorët apo kryeredaktorët rëndojnë mbi gazetarët dhe

reporterët, sa herë që mbi ta bie pesha e përgjegjësisë së ngarkuar nga drejtuesit apo

pronarët e mediave, që në shumicën e rasteve e konsiderojnë atë si bisnes dhe që në

ngritje të saj e mendojnë si një model bisnesi.

Chomsky dhe Herman kanë thënë se: Shtypi është në shërbim të interesave kapitaliste.

Ndaj dhe marrëdhëniet që ndërtohen me qëllim realizimin e prodhimit mediatik,

333 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 167.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

129

ndikojnë në modelin e bisnesit të ndërtuar, nga pronarët e gazetave. Marrëdhënia e këtyre

të fundit me drejtuesit e redaksive ndikon drejtëpërdrejtë në punën e gazetarëve.

KONFLIKTI NË PROCESIN E PUNËS NË REDAKSI

Herbert Gans, i cili është thelluar në studimin e marrëdhënieve të gazetarëve me

drejtuesit, ka thënë se kjo marrëdhënie duhet të mendohet në këndvështrimin e idesë së

negocimit dhe jo të dominimi të njëanshëm...pasi...Presioni i ushtruar mbi redaksitë është

një realitet që ndryshon në varësi të momenteve dhe të njerëzve. Nëse politika e

informimit vendoset njëherë e përgjithmonë në rrethet e larta, zbatimi i saj ndryshon ditë

pas dite, në funksion të rrethanave dhe të aftësive që kanë gazetarët dhe reporterët për ta

bërë të tyren: konflikti nuk mungon nëpër redaksi.334 Kuptojmë kështu, politika editoriale

nuk ndryshon, por zbatimi i saj moderohet, sipas kohës dhe rrethanave, kontribuojnë edhe

në luhatjet edhe të marrëdhënieve brendaredaksionale. Pasi edhe strukturimi i

përmbajtjeve vendoset në raport me veprimet e gazetarëve dhe me përfshirjen e tyre në

bashkësitë organizacionale (redaksitë).

Një tjetër element që merret për bazë kur studiohen marrëdhëniet organizative brenda

redaksive të mediave, është edhe lloji gazetarisë që studiohet. Në lidhje me këto

marrëdhënie, Maigret ka bërë edhe një klasifikim të llojeve të të bërit gazetari në mediat

tradicionale: “Universi i shtypit, tradicionalisht ndahet midis gazetarisë së informacionit

politik dhe të përgjithshëm (QËLLIMI) (i mbujtur nga ideja për të luajtur një rol

kundërpushtetit), gazetarisë audiovizive (MJETI) (e ndarë midis zhvatjes dhe

informacionit), gazetarisë së specializuar (PËRMBAJTJA) (që pretendon se është më

shumë pedagogjike) dhe gazetarisë lokale (AUDIENCA) (e cila është e përfshirë në

funksione komuniteti)”.335

334 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195. 335 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

130

TEORIA E INFORMACIONIT DHE E INFORMIMIT PUBLIK.

Por edhe kriteri i klasifikimit të lajmeve, sipas rëndësisë që u japin redaksitë e ndryshme,

mbetet gjithnjë në fuqi dhe është gjithashtu faktor përcaktues në marrëdhëniet

brendaredaksionale. Sipas David M. White: “Shijet dhe konceptimet subjektive, e thënë

ndryshe, përvoja personale, shpjegojnë në një pjesë të madhe përzgjedhjen – e cila pra,

nuk u përgjigjet kritereve të pastra të impersonalitetit dhe objektivitetit. Rregullsia e

zgjedhjeve nga një gazetë në tjetrën çon në vënien në diskutim të idesë se informacioni

varej fillimisht nga pritshmëritë individuale. Ekzistojnë shtërngesa organizacionale, ato

që autorët amerikanë i quajnë “rutina burokratike” në origjinë të sjelljes shpesh prej të

nënshtruari të mediave të informimit. Disa ngjarje privilegjohen vazhdimisht sepse

konsiderohen si veçanërisht dramatike ose të përshtatshme për mjetet teknike të

reporterëve”. Në këtë kontekst, sipas Schudson që citohet nga teksti i tij (“News as Public

Knowledge” in The Power of News”, 1995), duhet thënë se mediat janë të prirura të

trajtojnë: (1) ngjarje negative ose dramatike, në mënyrë të (2) distancuar, (3) teknike,

duke u bështetur (4) fillimisht mbi burimet zyrtare.336

Një rol të rëndësishëm luan edhe kriteri i kulturës së të bërit gazetari. Një studim i kohëve

të fundit flet për probleme në përceptimin e gazetarëve, për shkak të gabimeve të tyre

njerëzore. “Dihet mjaft mirë që anëtarët e medias përgjithësisht perceptohen si arrogantë

kundrejt publikut; që gazetarët kanë ‘lëkurë të trashë’ kur vjen fjala për kritikat prej

lexuesve, dëgjuesve dhe shikuesve të tyre. Pandjeshmëria e gazetarëve ka arritur të

ushqejë dyshimet që gazetarët shpesh motivohen prej interesave që nuk përkojnë me ato

të publikut dhe që rendin pas axhendave të veta... Mungesa e transparencës lidhur me

gazetarinë i bën njerëzit të besojnë që “ka diçka të dyshimtë atje tej””337. Në fakt edhe

336 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195. 337 OKB, (2011) Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi, Maluka, Tiranë, fq.72.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

131

ideja e gazetarisë së gazetarisë bazohet pak a shumë në të tilla probleme, e kryesisht në

faktin se duhet dikush që të shkruajë mbi problemet e gazetarëve, të cilat ata vetë nuk

kanë kohë t’i evidentojnë apo t’i korigjojnë. E që për më tepër të shërbejë si një “ëatch

dog” për gazetarët dhe gazetarinë, praktikë që së fundi është zhvilluar, e për më tepër me

krijimin e mundësive teknologjike për realizimin e gazetave online.

Për ndërlidhjet mes ndikimeve të brendshme organizative dhe reklamuesve, në mjedisin

që u krijohet gazetarëve për të punuar, Maigret ka cituar Tunstall, i cili thotë se: “Pra

ndodh një shkëmbim i përhershëm midis aktorëve të procesit të prodhimit që përcaktojnë

orientimet fitimprurëse, reklamuesve që duhet të dinë të tërhiqen para autorëve të serive

ose gazetarëve, atyre që janë më të përfshirë në aktin e krijimit ose të dëshmimit”338...

duke vazhduar me idenë e tij, se: “Shumica e kërkuesve bien dakort kur flasin për

ndikimin e ushtruar mbi gazetarët, edhe pse nuk ka ndonjë model koherent në lidhje me

këtë”... dhe kur përmend reklamuesit, thotë se: pjesa më e madhe e gazetave të mëdha të

informacionit u përkasin industrialistëve që shqetësohen për interesat e tyre.

Si përfundim, mund të përmbledhim idetë e mësipërme duke u mbështetur në qendrimet e

Herbert Gans (Deciding What’s News 1979) dhe nga Gaye Tuchman (Making News) se:

“Shtypi është një industri e kërkimit të formave të standardizimit të praktikave për arsye

të rentabilitetit ekonomik, por gjithashtu të stabilitetit organizacional.”339; (Ide që do të

trajtohet më tej), si dhe studimin e Jeremy Tunstall, cili pyeti më tepër se 200 gazetarë

para se të shkruante Journalist at work, .... dhe sugjeronte një model ndërveprimesh të

strukturuara midis gazetarëve dhe informuesve. “Të dy kampet duhet të bashkëpunojnë

dhe njëkohësisht të luftojnë për ta përvjellë informacionin ose për ta marrë, sipas

interesave të njërit grup apo tjetrit.”340.

338 OKB, (2011) Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi, Maluka, Tiranë, fq.191. 339 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq.191. 340 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq.193.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

132

3.4. NDIKIMET E NATYRËS EKONOMIKE MBI GAZETARËT.

Si të gjitha marrëdhëniet e punës, edhe marrëdhënia që gazetarët lidhin me punëdhënësit

e tyre konkretizohet në shpërblimin që ata marrin për e kryerjen e një shërbimi të caktuar,

që në këtë rast është krejt i veçantë nga llojet e tjera të marrëdhënieve të punës. Të dyja

palët pjesëmarrëse në këtë marrëdhënie japin e marrin në një raport të drejtash dhe

detyrimesh, të rregulluara jo vetëm në ligj, por edhe në kode etike e deontologjie të

profesionit të gazetarit, e shpesh herë në rregulla të pashkruara bisnesi. Shumica e

mediave (mediat private), janë në pronësi të personave që kanë edhe të tjera aktivitete

ekonomike. Por spektri i përgjithshëm mediatik përmban edhe media publike (që

financohen kryesisht nga të ardhurat publike, e shpesh me një përqindje që nuk kalon

50% të buxhetit të tyre, nga buxheti i shtetit), si dhe media shtetërore, të cilat janë më të

shpeshta në ato vende ku nuk zbatohet ekonomia e tregut, dhe në kushtet e ekonomisë së

centralizuar edhe aktiviteti mediatik, shihet si çdo formë tjerë organizimi shtetëror. Në

varësi të modelit të medias ku punon, edhe gazetari ka rol dhe funksione të caktuara, të

cilat në fakt parashikohen që në lidhjen e marrëdhënieve të tij të punës (kontraktuale apo

jo). Të tjera kërkesa e pritshmëri ka prej tij një media me pronësi private (e cila ka

gjithnjë tendenca të përfitojë nga puna e gazetarëev për të ndikuar në maksimizimin e

fitimeve të financuesve dhe të bisneseve të tyre, e kjo kryesisht nëpërmjet reklamimit të

objekteve të para të bisnesit të tyre, apo nëpërmjet krijimit e ruajtjes së një imazhi të

caktuar, etj.) , të tjera një media publike (e cila në fakt ka objekt informimi atë që ndodh

në masën më të madhe të popullsisë së një vendi, dhe maksimizimi i fitimeve pretendohet

nëpërmjet tërheqjes së vëmendjes dhe për rrjedhojë edhe të investimeve dhe përfitimeve

të pjesës më të madhe të shtresëzimeve të një shoqërie. Prej gazetarëve në këto media

kërkohet pasja në vëmendje e një horizonti sa më të gjerë informacionesh, mbulimi i sa

më shumë sektorëve dhe aktiviteteve jetësore), e krejt të tjera një media shtetërore (ku

përfshihen edhe mediat e regjimeve totalitare e komuniste, të cilat nëpërmjet gazetarëve

dhe shkrimeve të tyre pretendojnë të krijojnë dhe ruajnë një atmosferë të caktuar në

popullsi, nëpërmjet orientimit në një kurs të caktuar politik dhe një skeme të përcaktuar

ekonomie). Kështu, autorët më afër me teoritë neoklasike, mbështesin argumentin se:

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

133

“Sa më e shumëllojshme të jetë oferta në treg, aq më të forta janë mundësitë e gazetarëve

për t’u shprehur dhe publiku mund të ketë akses në forma informacioni të larmishme,

kurse monopoli publik i informacionit shkakton kufizimin e informacionit.”341

Ndërsa studimet e dekadave të fundit, të viteve 1990, në Europë dhe SHBA, lidhen me

një dukuri të anasjelltë: “Pushteti i gazetarëve mbi burimet e tyre, duke përfshirë këtu

edhe botën politike. Suksesi i pabesueshëm i masmediave për sa i përket audiencës dhe

prestigjit, liberalizimi i audiovizives dhe dalja në dritë e një “mediakracie” kanë

shkaktuar efektet e kthimit tek të zgjedhurit që mund të vendosen nën projektorët e

aktualitetit dhe që detyrohen të dalin para “gjyqit të opinionit””.342Argumentin e

pluralizmit të nevojshëm të mënyrave të të shprehurit dhe mjeteve të komunikimit masiv,

Tocqueville e shikonte si një antidot për problemet e shkaktuara nga ngushtësia ose nga

cilësia e keqe e të shprehurit.

Ndërkaq ekspertët e që ndihmuan në hartimin e studimit të OKB për median dhe

vetërregullimin e saj, kanë theksuar se, sado që gazetarët, në kushtet e një ekonomie tregu

të lirë, ku ligjërojnë kushtet e konkurencës së lirë, janë në shërbim të përmbushjes së

kushteve për realizmin e pritshmërive ekonomike të pronarëve të mediave, ata sërish nuk

mund të mos e përmbushin së pari kushtin e ekzistencës së tyre profesionale, informimin

e publikut dhe në interes të publikut. Në këtë studim rreshtohen detyrat e gazetarë brenda

një shoqërie të caktuar: “Se kujt i shërbejnë gazetarët dhe çfarë prodhojnë ata duhet

gjykuar gjithmonë mbi bazën e përkushtimit të tyre moral dhe ndërgjegjes së tyre.

Megjithëse organet e medias duhet të funksionojnë me sukses si biznese në tregje të lira,

si dhe duhet të përmbushin pritshmëritë financiare të pronarëve të tyre, media ka edhe

angazhimin sheoqëror: detyra e tyre parësore është t’i shërbejnë interesave të

publikut”.343 Gazetarëve u është besuar e mira e përbashkët e publikut. Veprimtaria e tyre

ka në qendër grumbullimin e sa më shumë informacioni që të munden, për t’i shërbyer

interesit të publikut dhe shpërndarja e tij në mënyrë të saktë dhe të drejtë.

341 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 194. 342 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 193. 343 OKB, (2011) Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi, Maluka, Tiranë fq. 72.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

134

Por a lë vend ekonomia e tregut për realizimin e transmetimeve me cilësi të

informacioneve nga ana e gazetarëve, të cilët, përveç se u rëndon koha e tyre e limituar

për shkrimin e lajmeve, u rëndon edhe gara për daljen me lajmin më të shpejtë, përballë

kolegëve dhe mediave të tjera, të cilat në konkurencë e sipër vijnë gjithnjë duke e

shpejtuar ritmin e njëkohësisht, duke kërkuar prej gazetarëve që të rendë me këtë ritëm?

“… Gazetaria do të përparojë falë përpjekjeve të pastërta komerciale a politike në

gazetarinë me prirje shoqërore”. 344 Por a është i mjaftueshëm kapitali financiar për të

rritur cilësinë e profesionalizmit në gazetari? Studiuesit më në zë të fushës, kanë dhënë

mendimet e përmbledhura si më poshtë: “Ekzistenca ose jo e një korrelacioni të saktë

midis strukturave të tregut dhe “cilësisë së informacionit” është një dilemë e madhe e

ardhshme për kërkimin shkencor, e vënë në qendër të rrymave të reja të ekonomisë së

mediave, që nuk kënaqen më shumë vetëm me zbatimin e modeleve të thjeshtë të

ekonomisë neoklasike në fushën e informacionit dhe të kulturës, ose në krijimin e një

ekonomie të mediave nga banalitetet sociologjike kritike.”345 Me këtë përcaktim, i

rikthehemi edhe një herë niveleve të ndikueshmërisë që veprojnë mbi gazetarët dhe

pikërisht tek niveli ekonomik, që sipas ekspertëve, si në rastin kur nuk është i

mjaftuesëhm që nuk motivon realizimin e artikujve të mirë, ashtu edhe në rasti e mbi

financimit, ku informacioni rrezikon të industrializohet gjithnjë e më shumë, duke

humbur cilësinë e tij, të dyja ekstremet vënë në dilemë gazetarinë profesionale dhe të

lëvruesve të saj.

3.5. NDIKIMET E POLITIKËS MBI GAZETARËT.

Mbi modelet ideale të të bërit gazetari, flitet shpesh në auditoret e departamenteve të

gazetarisë, por teoritë që fokusohen tek lidhjet e gazetarit me terrenin ku e ushtron këtë

profesion, e drejtojnë vemëndjen për nga afërsia dhe marrëdhëniet me politikën. Edhe pse

344 Goss, 1996:168. 345 Maigret, Éric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë, fq. 195.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

135

gazetari duhet të jetë “mbrojtësi i angazhuar i interesit publik”, nëpërmjet të bërit

oponencë qeverisjes së një vendi, marrëdhënia e tij me faktorët politikë të këtij vendi,

qofshin këta pushtetarë apo opozitare është e pashmangshme. Se si ndërtohen të tilla

raporte, në varësi të sistemit politik, do t’i shohim më poshtë, duke renditur studime të

njohura mbi sociologjinë e gazetarisë.

Sociologu i mediave Michael Schudson thotë se gazetaria nuk qëndron dot larg politikës

dhe është një element i saj, por “për ta kuptuar gazetarinë si një pjesë të politikës, duhet

të tregohemi mëndjehapur, duke pranuar që kultura të ndryshme politike dhe institucione

të ndryshme politike i japin formë dhe strukturë lajmeve”346. Mënyra se si i qasen

realitetit, sipas sasisë së ndikimit të politikës mbi median, ndikon edhe në vetë formën

dhe strukturën e shkrimit dhe pasqyrimit të lajmeve. Një lidhje të tillë e shpjegon edhe

sociologu Max Weber, edhe pse e ka të vështirë të bëjë një përcaktim të saktë shoqëror.

Weber gazetarin e rendit si një nga figurat politike të një shoqërie të caktuar: “Ajo që

gazetari ka të përbashkët me demagogun dhe meqë ra fjala, me avokatin (dhe artistin)

është mungesa e një klasifikimi të caktuar shoqëror”347, - më tej shton: “Natyrisht çdo

politikan e ka ndjerë nevojën për të ndikuar në shtyp dhe si rrjedhim ka ndjerë nevojën

edhe për lidhje me të.”348 Në këtë marrëdhënie, që Weber e shpjegon si më poshtë, hallka

lidhëse me më shumë ndikim janë gazetarët, të cilët përveç aftësive dhe formimit të tyre

(të nevojshme për ta ushtruar këtë lloj profesioni), kanë edhe mundësi reale për t’u

përfshirë në jetën politike të një vendi.

Një lidhje apo varësi të tillë, Weber e ka shpjeguar në gjithë kompleksitetin e saj. Ai

mendon se karriera e gazetarit mbetet një nga rrugët më të suksesshme të veprimtarisë

profesionale politike: “Ajo nuk është një rrugë që mund ta ndjekin të gjithë, dhe për më

tepër, për karakteret e dobët, veçanërisht për njerëz që mund të ruajnë ekuilibrin e tyre të

brendshëm vetëm me një pozitë të sigurtë statusi”349. Weber mendon se nëse jeta e një

346 Schudson M.,(2003): The Sociology of Neës, Neë York, Norton&Company, Neë York, L., p. 166. 347 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166. 348 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 166. 349 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

136

shkencëtari të ri është një lojë kumari, pasi, ai ende nuk është i murëzuar nga tradita të

qendrueshme të statusit, të cilat nuk e lejojnë të rrëshqasë; jeta e gazetarit është një rrezik

absolut në çdo drejtim dhe në rrethana që testojnë sigurinë e brendshme të njeriut në

mënyrë të tillë që, rrallëherë ndodh në situata të tjera. Përvojat shpesh të hidhura në jetën

profesionale, ndoshta nuk janë më të këqijat, por gazetarët (flet për gazetarët e

suksesshëm) , sipas Weber kanë kërkesa të e brendshme, që janë mjaft të rënda.

Sipas tij këta profesionistë janë njerëz me personalitet të spikatur. “Në të vërtetë, nuk

është pak të frekuentosh sallonet e pushtetarëve në tokë, në një nivel në dukje të barabartë

dhe shpesh të tundohesh nga të gjithë, sepse ta kanë frikën, megjithatë duke ditur gjatë

gjithë kohës, se duke mos e mbyllur derën, i zoti i shtëpisë ndoshta duhet të justifikohet

përpara të ftuarve të tij për lidhjet e tij me “pastruesit nga shtypi””350. Vlen të theksohet

se, gazetarët kanë një raport të ndryshëm nga profesionet e tjera me ndjesinë e të paturit

të një pune, apo jetese të sigurtë.

Siç edhe i krahason më sipër Weber, ata nuk kanë një status të qendrueshëm, si shumica e

profesioneve të tjera (Weber i ka krahasuar me shkencëtarët, për t’i dhënë të njëjtën

nuancë serioziteti të dyja llojeve të punëve që bëjnë këta kategori shoqërore). Ndoshta

edhe për shkak të forcës që fitojnë në luftën për të vendosur sado pak qendrueshmëri në

statusin e tyre, social, ekonomik, politik, juridik, etj, gazetarët fitojnë ato cilësi që pak

profesione të tjera mund të ofrojnë dhe që Weber i përshkruan me pak fjalë. Ata janë të

zotë të gjenden mirë në çdo ambjent, duke u përshtatur mjaftueshëm me të gjitha

kategoritë shoqërore, që sa më të larta të jenë (për nga kategorizimi ekononik dhe

politik), përpiqen t’i joshin gazetarët, në mënyrë që të sigurojnë pak nga vëmendja e tyre.

Kjo nuk ndodh vetvetiu, por për shkak të aftësive përshtatëse dhe mënyrës elokuente të të

prezantuarit dhe të qendrimit të gazetarëve. “Nuk është pak që njeriu të shprehet i

gatshëm dhe bindës kur diskuton për të gjitha problemet e imagjinueshme të jetës –

çfarëdo të kërkojë “tregu” – dhe kjo duhet bërë pa u treguar i cekët dhe mbi të gjitha pa e

humbur dinjitetin duke e zhveshur veten, gjë kjo që ka përfundime të pamëshirshme. Nuk

është e habitshme që ekzistojnë shumë gazetarë, të cilët janë shndërrruar në dështime

350 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 168.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

137

njerëzore dhe njerëz pa vlerë. Përkundrazi, është mbresëlënës fakti se, pavarësisht nga

kjo, në këtë shtresë përfshihet një numër kaq i madh njerëzish me vlerë dhe të sinqertë,

fakt ky që së jashtmi nuk shihet dot me lehtësi”351. I njëjti autor, lidhjet e gazetarisë me

politikën i sheh shumë të vjetra, që zënë fill që në lindjen e partive dhe të organizatave

politike:”Nëse gazetari si një lloj politikani profesionist kthehet sërish në një të shkuar të

konsiderueshme, figura e zyrtarit të partisë, i përket vetëm zhvillimit të dekadave të

fundit, dhe pjesërisht, vetëm viteve të fundit. Për të kuptuar pozitën e kësaj figure në

evolucionin historik, do të na duhet të marrim edhe një herë parasysh partitë dhe

oganizatat e partive”.”352

POHIME DHE ARSYETIME TEKNIKE RRETH GAZETARIT TË POLITIKËS.

Një tjetër këndvështrim ka studiuesi bashkëkohës i shkencave të komunikimit dhe më

ngushtësisht, i komunikimit politik, Bryan McNair. Në librin e tij Hyrje në komunikimin

politik, bën përcaktimin e gazetarit që merret me politikë, apo që raporton mbi politikën,

si një specialist, pra gazetar i specializuar në shkrimin e lajmeve të këtij sektori. Për

përcaktimin e këtij lloj gazetari McNair përdor termin: “pundit”, me të cilin

personifikohet eksperti, specialisti, dijetari, mësuesi353.

Kështu, gazetari pundit, jo vetëm që është njohës i politikës në nivel eksperti, por siç e

cilëson McNair: “Një person i tillë bëhet burim i formimit dhe i artikulimit të opinionit, i

përcaktimit dhe i vlerësimit të axhendës”, - ai është, - “një vëzhgues i mprehtë me njohuri

të gjera dhe një komentues i skenës politike, që na e bën të kuptueshme kompleksitetin e

saj”.354

351 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 169. 352 Weber, Max (2004): Studime sociologjike, botimet Plejad, Tiranë, fq. 169. 353 McNair, Bryan (2009): Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë, fq. 84, (ku shpjegohet se ky

term që rrjedh nbga sanskritishtja në fillimet e shekullit të nëntëmbëdhjetë mbijetoi në Indinë moderne për

t’iu referuar një “personi të mësuar ose një mësuesi, i cli nuk është vetëm një autoritet, por gjithashtu një

figurë e njohur politike, sipas studiuesve Nimmo dhe Combs, 1996, fq.6). 354 McNair, Bryan (2009): Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë, fq. 85.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

138

Ashtu si Weber edhe McNair ndan ide të afërta, kur përcakton se “gazetari –pundit” është

pjesë e botës politike. “Për të arritur një status të tillë, eksperti, gazetari ose gazetarja, -

thotë McNair, - duhet të pranohet nga klasa politike, në mënyrë që të mund të lëvizë mes

tyre, të mbledhë informacione – shpesh në fshehtësi – dhe të japë gjykime të

besueshme.355 Në këtë përcaktim duket se autori i sheh të bashkëlidhura në marrëdhënie

këto dy kategori. Por, pas këtyre cilësimeve, McNair shton se në kategorinë e “gazetarëve

– punditë” nuk përfshihen gazetarët politikë që zakonisht e reflektojnë partishmërinë e

gazetave ku janë të punësuar, pasi vlerëson se: “Gjëja më e rëndësishme për një gazetar të

politikës nuk është partishmëria, por besueshmëria”.356

Ndërsa Devis Baz Merit i cilëson gazetarët politikë si personazhe të spektakleve

televizive më shumë se sa si informues, e sidomos pas modës së shfaqjeve nëpër shoë-t e

darkave: “Profili gjithnjë dhe më i lartë i gazetarëve politikë, paraqitjet e tyre në shfaqjet

televizive si analistë më shumë se thjeshtë informues, vetë krijimi i statusit të yllit të

drejtuesve të emisioneve të lajmeve nga stacionet televizive kombëtare dhe ato lokale,

pamjet filmike të gazetarëve të Uotergeitit bënë që njerëzit të fillojnë t’i shikojnë

gazetarët politikë dhe politikanët në të njëjtën mënyrë si amorfe dhe të largët, pra si

ata....357

Statusin që u jep të bërit i njohur nëpërmjet promovimeve spektakolare, Merit e analizon

shikon në raport me pjesën tjetër të popullsisë dhe kryesisht me administratën.

“Shpeshherë vepronin si administratë e njëtrajtshme e elitës: të pajisura me statusin e

brendshëm, që luanin me rregulla misterioze dhe që nuk i kushtojnë rëndësi të

parendësishmes; në dukje indiferentë, të papranueshëm prej sfidave të jashtme”358.

Personazhe të tilla ka patur, edhe në mesin e gazetarëve shqiptarë të viteve ’45-’90. Në

librin e tij Dera e prapme e shtypit, gazetari dhe drejtuesi i disa mediave të kohës Marash

355 McNair, Bryan (2009): Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë, fq. 85. 356 McNair, Bryan (2009): Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë, fq. 85. 357 Merit, Deivis “Baz” (2010): Gazetaria publike dhe jeta publike, ISHM, Tiranë, fq.87. 358 Merit, Deivis “Baz” (2010): Gazetaria publike dhe jeta publike, ISHM, Tiranë, fq.87.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

139

Hajati, me këtë etiketim që përdori për titullimin e librit nënkuptonte kolegun e tyre S. L.,

që kishte rol të dyfishtë brenda sistemit, ishte edhe pjesë e redaksive, edhe futej nga dera

e prapme e tyre, sa herë duheshin shpënë informacione në zyrat e kontrollit të

informacioneve359.

Një nga vështirësitë më të mëdha që kalon një gazetar i niveleve të tilla, është ndërtimi i

një imazhi të besueshëm në sytë e publikut, krijimi i besimit. Që nuk është shumë i lehtë.

Sidomos në kohët tona, kur siç thotë edhe Dominique Wolton, sfidat ekonomike janë në

rritje dhe “publiku nuk e sheh detyrimisht ndryshimin midis së vërtetës, konkurrencës,

skupit, pavarësisë, reklamës - reportazh, investigimit. Atëherë publik nuk është i bindur

se shtypi, pavarësia e të cilit nuk është gjithmonë në lartësinë e ligjërimeve të tij, mund të

kalojë nga stadi i kundër - pushtetit, në atë të pushtetit të katërt360. Ideja është se mosbërja

transparencë ndaj publikut lë gjithnjë hapësirë për lindjen e dyshimeve të tij për lidhje

ndërmjet gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të jetës publike e politike të vendit, duke luajtur

keq me krijimin dhe ruajtjen e besueshmërisë

“Qysh prej nja njëzet vjetsh, për të siguruar rolin e tyre të kalorësit shpëtimtar të

demokracisë, shumë gazetarë të vendeve perëndimore kanë mbështetur hapur drejtësinë,

që donte të bënte zap politikanët. Prej këtej rodhën një numër i caktuar skupesh pak a

shumë të justifikuar ku gjykatësit përdornin shtypin dhe anasjelltas. Rezultati? Askush

s’është në vendin e vet dhe ky ngatërrim rolesh, më në fund shumë i vlerësuar nga

publiku u bën keq të gjithëve. Në këtë lojë karrigesh muzikore treshe (politikanë,

gjyqtarë, gazetarë), gazetarët nuk fitojnë legjitimitet. Sa më shumë të afrohen rolet, aq më

shumë duhet ruajtur specifika e secilës prej tri lidhjeve me botën dhe nuk u duhet

kërkuara këtyre apo atyre të ndryshojnë referencat dhe rolet”.361 Problematikë e njohur

kjo në shkencat sociale, ku sa më shmë afrohen fushat e ushtrimit të profesioneve, aq më

shumë lind nevoja e diferencimit për të mos humbur nuancat dalluese të secilës.

359 Hajati, Marash (1998) Porta e pasme e shtypit, Tiranë, fq. 360 Wolton, Dominique (2010): Të shpëtojmë komunikimin, Papirus, Tiranë, fq. 41. 361 Wolton, Dominique (2010): Të shpëtojmë komunikimin, Papirus, Tiranë, fq. 41.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

140

Kreu i katërt.

IV. ORGANIZIMI I BRENDSHËM DHE KONTROLLI I MEDIAVE:

4.1. ORGANIZIMI I PUNËS NË REDAKSITË E MEDIAVE.

Për organizimin e punës në redaksitë e shtypit shqipar të periudhës së pasmbarimit të

Luftës së Dytë Botërore, u përdor modeli sovjetik. Mendimi profesional i kohës ishte se:

“Bazat e organizimit të punës dhe të të gjithë veprimtarisë së redaksisë i ka hedhur

Marksi, kur nxirrte “Gazetën Renane” si kryeredaktor i saj”362. Redaksitë e kohës ishin të

organizuar në formë hierarkike, ashtu si edhe administrata, ndaj dhe kalimi në çdo hallkë

duhej të miratonte tejçimin në hallkën e rradhës, duke e filtruar kështu informacionin dhe

artikullin e hartuar për transmetimin e tij.

Organizimi në redaksi varej nga disa faktorë, ndër të cilët edhe periodiciteti i botimit të

medias. Periodiciteti, nga ana tjetër së bashku me entitetin botues ndikonin edhe në

tematikat që trajtonte ajo media, e për rrjedhojë edhe në sektorët që zinin vend të faqet e

shtypit. Kështu, “Në qoftë se gazetat e përditshme “Zëri i popullit” e “Bashkimi”, secila

në profilin dhe drejtimin e caktuar, kanë për detyrë të informojnë për të rejat, për ngjarjet

e ditës dhe të pasqyrojnë një larmi temash e problemesh; revistat e kanë më të kufizuar

tematikën e problematikën”363. Po ashtu edhe lloji i medias ndikonte në organizimin e

punës në redaksi, për shkak edhe të teknologjisë që përdorej për realizimin e produktit

final. Dionis Bubani, ish-drejtues i revistës “Hosteni”, 364, në artikullin “Kundër

362 Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 5. 363 Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 34. 364 Shënim: Dionis Bubani ka qenë shkrimtar humorist, autor i disa librave. Gjatë gjithë kohës ka punuar në

revistën “Hosteni” ku ka shkruar me pseudonimi “Jonis”. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e publicistë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

141

praktizicmit në punë, rutinës e burokracisë në zbatimin dhe kuptimin politik të detyrave”,

shkruan se: “Lexuesit korrespondentët, etj, na dërgojnë kritika, skica e tregime, vjersha e

karikatura... Bashkëpunëtori i “Hostenit” duhet ta ndjejë se përgjigjen s’ia dërgon një

burokrat i ftohtë, që ngre përpara tij, me mendjemadhësi, murin e firmës së mirënjohur,

me sentenca kategorike të paepshme... Ka qenë një kohë (rreth viteve 1954-1955) kur ne

kishin pregatitur në shtypshkronjë përgjigje të gatshme, në dy-tre formularë të ndryshëm,

ku ne nuk shtonim me dorë veç emrin dhe drejtimin e lexuesit”.365 Kjo flet për mënyrën

se si shpërndaheshin punët në rëdaksi, dhe si mbuloheshin shkrimet e sjella nga jashtë.

4.2. VARËSIA BRENDAREDAKSIONALE.

Çdo organ shtypi kishte kolegjium. Organizimi vazhdonte me: kryeredaktor,

zëvëndëskryeredaktori, sekretari i kolegjiumit, shefat e sektorëve, korrespondentët e

përhershëm në rrethe, punonjësit krijues (redaktorë e korrespondentë), punonjës të

sektorëve teknikë, ndihmës (Boriçi 1986). Puna në redaksi për përpunimin e materialeve

që paraqiteshin për botim, organizohej në disa nivel,e që përfaqësoheshin nga disa figura

profesionale.

Ja cila ishte panorama e organizimit të brendshëm të punëve në redaksi dhe e strukturave

hierarkike profesionale:

Kryeredaktori që në shumë raste konsiderohej edhe drejtori kishte për detyrë të

organizonte dhe drejtonte veprimtarinë botuese, “në bazë të platformës që i ka caktuar

Byroja Politike dhe të orientimeve të herëpashershme të KQ të Partisë, i udhëhequr nga

organizata-bazë e Partisë, i ndihmuar nga kolegjiumi, nga zëvendësi i tij dhe nga sekretari

shqiptarë”, Tiranë 2005). Në këtë shkrim të detyruar, suket sa me sforco ka renditur disa mendime për

korrespondentët vullnetarë. Themi me sforco, pasi Dionisi bën përjashtim,pasi babai i tij Gjergj Bubani,

gazetar e drejtues mediash në diasporë në vitet’ 30-’40 dhe themeues i Radio-Tiranës, ishte i dënuar me

burgim për shkaqe politike. Megjithëkëto në këtë shkrim Dionisi gati hapur flet për të ashtuquajturit

“Korrespondentë vullnetarë”, të cilëve shpesh ua shkruanin materialet nga e para. 365 Dionis Bubani, “Kundër prakticizmit në punë, rutinës e burokracisë në zbatimin dhe kuptimin politike të

detyrave”, Tribuna e gazetarit, 1969, nr. 3 (28), fq. 13-14.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

142

i kolegjiumit366. Duke trajtuar problemin e iniciativës së drejtuesve të gazetave, në

mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, më 22 dhjetor 1961, thuhej: “Drejtoria e

Agjitacionit dhe e Propagandës mund t’ju orientojë që të theksohen disa probleme

politike nga më kryesoret, të cilat i shikon të arsyeshme Byroja Politike. Por ju, duhet të

jeni në korrent të zhvillimit të ngjarjeve politike dhe t’u jepni bashkëpunëtorëve idetë

kryesore për shkrimet e ndryshme”367.

Kryeredaktori në fakt kishte shumë funksione dhe detyra brenda redaksisë. Ai

përcaktonte paraprakisht përmbajtjen e çdo numri, synimet për çdo numër, lexonte në

dorëshkrim dhe në faqe shkrimet, pasi ishin firmosur nga zëvendësi dhe sekretari i

kolegjiumit dhe, kur e shihte të arsyeshme, bënte ndryshime në faqet e gazetës.

Zëvendëskryeredaktori (zëvendësdrejtori), ishte jo vetëm ndihmës i kryeredaktorit, por

edhe bashkëpjesëmarrës në drejtimin e punëve në redaksi. Ai drejtonte punët dhe mbante

përgjegjësi për mbarëvatjen e tyre, në mungesë të kryeredaktorit.

Sekretari i kolegjiumit, ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të redaksisë së gazetës. “Njeri

i zgjedhur, me formim të lartë ideopolitik e profesional, me aftësi drejtuese e organizuese,

që mban peshën më të madhe në tërë punët, është sekretari i kolegjiumit. Përgjegjës për

punën organizuese, duke filluar që nga planifikimi e deri në zbatimin e tij, nxjerrjen e

gazetës. Ai konsiderohet si drejtuesi operativ i gazetës”368. Ai mbulonte sektorin e

informacionit, që quhej edhe sektori i brendshëm dhe përfshinte: faqosësin, ndjekësin e

zbatimit të maketit të ditës. Gjithashtu organizonte punën për nxjerrjen e gazetës me

punonjësit e sektorit të natës, korrektorë, tenikë, me përgjegjësin e numrit të ditës

(dezhurnin) me ndërlidhësin dhe me të freskëtin.

Kolegjiumi. Nënkuptonte që në emërtim një organizëm kolegjial. Si rregull, përbëhej

nga: kryeredaktori, zëvendëskryeredaktori, zëvendësi i tij, sekretari i kolegjiumit, shefat e

sektorëve dhe nga redaktorë më të shquar për krijimtarinë publicistike.

Gazetarët (që në atë kohë cilësoheshin shpesh si punonjësit krijues). “Gazetarët janë të

gjithë punonjësit e shtypit e të radiotelevizionit, që merren me “veprimtari

366 Boriçi, H.: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 43. 367 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, f.179. 368 Boriçi, H.: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 59.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

143

publicistike””369. Sipas rolit e funksionit që kryenin ata emërtoheshin: redaktorë dhe

korrespondentë. Redaktorët ishin punonjës në qendër, në redaksi; kurse korrespondentët

ishin përfaqësuesit e medias në një rreth a në një zonë të caktuar të vendit.

Redaktori punonte sipas orientimit të kryeredaktorit dhe kishte tre funksioneve përbërëse

të detyrës së tij si gazetar: organizator, redaktor dhe vetautor.

“Roli dhe detyra e redaktorit kushtëzohej nga:

a) Përgatitja dhe formimi i tij ideopolitik

b) Përgatitja dhe aftësia letrare e publicistike

c) Detyrat dhe orientimi, nga specifika e organit të shtypit a të propagandës (gazetë,

radio a televizion, në ATSH a shtëpi botuese, organ i përditshëm a periodik,

qendror e lokal, etj)

d) Sektori që i është besuar të mbulojë, ga shkalla e njohjes së problemeve që trajton

dhe nga përpjekja e vazhdueshme që bën ai ose ajo në fushat e caktuara të jetës

dhe të veprimtarisë përkatëse”370.

Në rolin Gazetar-organizator, puna e tij lidhej me kontraktet me bashkëpunëtorët dhe

ngarkimi i tyre me detyra.

Në rolin Gazetar-redaktor, përfshihej redaktimi i shkrimeve të bashkëpunëtorëve.

Në rolin Gazetar-vetautor, përshiheshin aspektet e ndryshme të të shkruarit të

gazetarëve. “Gazetari herë pas here shkruan së bashku edhe me bashkëpunëtorë, duke

ndikuar te ata për ngritjen e mjeshtërisë publicistike, duke e ndihmuar veten për njohjen e

kapjen e thelbit të problemeve, që zgjedh si objekt pasqyrimi. Shkrimet e redaktorit duhet

të jenë modele për bashkëpunëtorët që këto të fundit, jo vetëm të vërejnë një gjëndje të

caktuar, por edhe të përcaktojnë shkaqet, të kërkojnë rrugëzgjidhje dhe të orientojnë

masat për ndryshimin e saj në interes të shoqërisë”371.

Korrespondenti “është syri dhe veshi i gazetës në një rreth a zonë të caktuar dhe ndjek

jetën, ngjarjet e përditshme, politike, ekonomike, kulturore, shkencore, sportive dhe

369 “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, T. 1984, f. 333. 370 Boriçi, H.: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 66. 371 Boriçi, H.: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 66.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

144

shoqërore”372 Në një të E. Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të 25 janarit 1952, ai

flet lidhur me pavarësinë e gazetës dhe të korrespondentëve, në përmbledhje nën titullin

Shtypi nuk mund të jetë i pavarur nga partia. Megjithë lirinë e madhe që u jepet lëvizjeve

të korrespondentëve dhe prurjeve që ata u sillni redaksive nga qendrat ku informonin,

sërish duheshin mbajtur nën kontroll: “Korrespondentit duhet t’i sqarohen mire

kompetencat. Ai nuk duhet të jetë mendjemadh e të mendojë se “unë kam aftësira e

kompetenca të veçanta, prandaj mund të shkruaj edhe pa u konsultuar me Partinë”.373

4.3. VARËSIA NGA HIERARKIA E SISTEMIT POLITIK SHTETËROR.

Gjatë regjimit komunist shqiptar, ndërmjet mediave dhe niveleve të pushtetit, ekzistonin

marrëdhënie varësie. Me rastin e 25-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “Zëri i

Popullit”, (pak vite para se të burgosej, në detyrën e drejtuesit të Televizionit Shqiptar),

Todi Lubonja thoshte në referatin e tij se: “... Forca e shtypit tonë, forca e punonjësve të

tij, e gazetarëve gjendet në lidhjet me partinë, në forcën e ideve të saj. “Gazetari pa

partinë, - thoshte Lenini, - nuk është në gjendje të bëjë asgjë”. Mund t’i kryejnë me

sukses detyrat e tyre ato organe shtypi që janë të lidhura ngushtë me organet e partisë dhe

punojnë nën udhëheqjen e tyre të drejtëpërdrejtë.”374. Një lidhje të tillë me të gjitha

variablat që e karakterizonin e ka shpjeguar studiuesi Artan Fuga, në librin mbi mediat

totalitare, Monolog (2010:85). Sipas Fugës, në majë të hierarkisë drejtuese të pushteti që

kontrollon mediat, qendron:

- Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë; Ky ishte personi më i rëndësishëm

përsa i përket fatit që mund të kishte jeta e gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të

komunikimeve masive. Fuga thotë se ai jepte orientime dhe detyra të përgjithshme për

mediat, të cilat ishin të detyrueshme për t’u realizuar nga shtypi dhe mediat në

përgjithësi. Ai ndiqte ecurinë e përditshme të mediave dhe bënte vërejtje konkrete për

372 Boriçi, H.: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 72. 373 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 117. 374 “Nga fjala e shokut Todi Lubonja”, (me rastin e 25-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “Zëri i

popullit”) Tribuna e gazetarit, 1967 nr. 2 (13), fq. 4-6.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

145

emisione radioje apo televizioni, si dhe shkrime që nuk i pëlqenin. Kritikonte ashpër kur

e gjykonte se praktika të ndryshme gazetarie, sipas mendimit të tij, nuk ishte në përputhje

me “vijën e partisë”. “Pakënaqësitë që ai shpreh, herë-herë mund të jenë në formë

këshillash apo kritikash, por herë të tjera, jo rrallë, shprehen edhe në formë që pastaj

shndërrohen në goditje të vvërteta, të cilat bien mbi gazetarët dhe drejtuesit e mediave.

Ato shoqërohen me masa administrative, që mund të sjellin pasoja fatkeqë mbi gazetarit,

regjisorin apo shkrimitarin që është vënë në shënjestër. Sekretari i parë, sidomos për

problemet themelore të politikës së jashtme, shkruan teza për shkrime apo shkruan edhe

ai vetë artikuj të plotë, që më pas botohen pa emër”375.Shpeshherë direktivat e partisë-

shtet ishin që për problemet kryesore, e sidomos për ato që përcaktonin vijën politike, të

angazhoheshin me shkrime orientuese për publikun, figurat kryesore dhe pushtetarët e

rangjeve të larta. Artikujt të tillë duheshin botuar sidomos në “Zërin e Popullit”, kur

kishin rëndësi të madhe, prandaj edhe ndaj kësaj gazete kushtohej shumë vëmendje, si

dhe ndërhyhej nga shtetit që gazetat e tjera të mos e konkuronin. Nga ana tjetër bëheshin

përpjekje të mëdha për përhapjen e numrave të saj dhe leximet kolektive të artikujve

direktiva.

- Sekretari për propagandën. Fuga thotë se ky ishte personi që drejtonte në përgjithësi

në linjat e partisë fushat e arsimit, kulturës, shkencës dhe shtypit. Gazetarët vareshin prej

tij përsa i përket punësimeve. “Ai transmeton urdhrat dhe porositë që vijnë nga maja më e

lartë e hierarkisë partiake, nënshkruan vetë shkresat për emërime gazetarësh dhe për disa

drejtues shtypi të rangjeve të ndryshme, ka të drejtë t’i thërrasë për t’i dëgjuar e për t’u

kërkuar llogari kryeredaktorëve, përgjegjësve të redaksive apo drejtuesve të mediave

audiovizie, shkruan artikuj direktivë për mediat dhe shtypi, etj”376.

- Shefi i sektorit të shtypit. Ky ishte personi që ushtronte drejtpërdrejt pushtetin e

Komitetit Qendror mbi median dhe shtypin. Lidhje e gazetarëve me të ishte tërësisht

profesionale. Asnjë lajm, fjalim, apo formë tjetër trasmetimi informacioni nëpërmjet

mediave, nuk mund të botohej apo shfaqej në publik pa kaluar më parë nën kontrollin e

pa marrë miratimin e tij. Gjithashtu: “Ai u transmetonte drejtuesve të mediave formulat,

375 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 85. 376 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 85.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

146

sloganet e ditës, pozicionet e përgjithshme politike që duhen trajtuar, kufijtë e kritikës në

shtyp, si dhe jep direktiva konkrete që kanë të bëjnë me trajtimin mediatik të personave

konkretë, ngjarjeve të shteteve të tjera, pa qënë i detyruar, nëse e gjykon ashtu, t’u japë

shpjegime të hollësishme drejtuesve të mediave. Fjalët e tij nuk diskutohen, sepse dihet

që vijnë nga më lart. Ato vetëm zbatohen. Ai është ekzekutues i i urdhërave të

udhëheqjes më të lartë pranë partisë. Secili nga drejtuesit e mediave që thirret bashkë me

të në mbledhjet e përjavshme që ai organizon në sallat e komitetit qendror të partisë,

përpiqet ta kapë sa më qartë thelbin e mesazheve që transmeton shefi i sektorit të shtypit.

Këtu dallohen edhe “inteligjentët”, që çajnë përpara në karrierë në sektorin e mediave, si

dhe “të pazotët”, ata që nuk kanë nuhatjen e duhur politike, që e keqkuptojnë mesazhin e

që zakonisht i pret ulja në detyrë”377. Siç shihet, kryeredaktorët, gazetarët e të tjera figura

të mediave, jo vetëm që kishin pozicione dhe detyra të caktuara më parë, sipas shkallës së

hierarkisë ku e ushtronin profesionin e tyre, por edhe ishin tërësisht të varur nga

strukturat politiko-shtetërore. Ato emëroheshin, drejtoheshin, transferoheshin apo

pushoheshin nga puna, nga strukturat në varësi të Komitetit Qendror të Partisë. Kështu,

“Kryeredaktori i Zëri i Popullit, Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit, ai i ATSH-së,

e ndonjë tjetër emërohen nga Byroja Politike. Drejtuesi i çdo gazete apo medie tjetër ka

kompetenca të plota mbi gazetarët, dhe ai vendos për gjithçka që botohet”378. Por sipas

Fugës, këto rrethana nuk e lejojnë drejtuesin e medias që ai të mund të ushtrojë pushtet

personal. Përsa u përkiste gazetarëve, ata vareshin nga kryeredaktorët. Të gjitha shkrimet

para botimit, duhej të merrnin miratimin e kryeredaktorit. “Gazetari jo vetëm që nuk ka të

drejtë që të kërkojë që shkrimi të botohet, por edhe i takon ta shohë me sy kritik punën që

ai bën, në rast se shkrimi i është kthyer mbrapsht”379. E megjithatë, edhe gazetarët e

kishin njëfarë pushteti. Ata nuk ishin hallka e fundit në hierarkinë brendaredaksionale.

Puna dhe fati i shkrimeve të korrespondentëve vareshin prej gazetarëve që punonin në

redaksitë në qendër. Kështu thotë edhe Fuga: “Gazetari, sado që është “vegël” e

kryeredaktorit, në hallkën e ndërmjetme të kësaj varësie, me tri nivele, ka njëfarë

pushteti, sepse ka të drejtë të “komandojë”, të gjithë informacionet që vijnë nga rrjeti i

377 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 86. 378 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 87. 379 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 88.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

147

korrespondentëve vullnetarë. E seleksionon, e kontrollon, e redakton, e miraton ose e

hedh tej shkrimin që ka sjellë korrespondenti i gazetës nga një rreth i vendit”380. Siç

shihet procesit i redaktimit, merrte rëndësi të veçantë pasi që bënte lidhjen ndërmjet

strukturave të redaksive, Fuga përmend tre nivele dhe tre role të tij: 1. Garantimi i

saktësisë profesionale dhe i vërtetësisë së fakteve; 2. Ndërtimi e organizimi i duhur i

formës së materialit që shkonte për botim, duke përmirësuar stilin e tij, gjetja e fjalëve,

përmirësimi e strukturës së fjalive, etj. 3. Dhe më i rëndësishmi ishte se redaktimi bëhej

nga gazetari për ta sjellë shkrimin në përputhje me politikën në fuqi.

4.4. VARËSIA NGA ORGANIZIMIN NË BASHKIMIN E GAZETARËVE TË

SHQIPËRISË.

Përveç organizimeve hierarkike dhe atyre brendaredaksionale, që prej fillimvitit 1949,

për gazetarët shqiptarë ekzistonte edhe një tjetër formë organizimi, ajo e Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë. Misioni i sai ishte kryesisht ndikimi në rritjen profesionale të

gazetarëve.

Kjo oganizatë mblidhte rreth saj gazetarë dhe punonjës të medias. Në vitin 1964, filloi të

botonte revistën profesionale “Tribuna e gazetarit”, në brenditë të së cilës përfshiheshin

artikuj, shkrime të ndryshme, mbi praktikat e gazetarëve, veprimtarinë e tyre të

përditshme, korrespondenca të ndryshme, por edhe shkrime-direktiva për punën e

gazetarit dhe vijën politike që ata duhej të ndiqnin. Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë

ka qenë një organizatë mjaft aktive. Ajo luante një rol mjaft të rëndësishëm në formimin

dhe kualifikim e komunitetit të gazetarëve të kohës, korrespondentëve vullnetarë,

bashkëpunëtorëve punëtorë e fshatarë.

Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë, zhvillonte edhe konferenca e simpoziume

shkencore mbi teorinë e praktikën e gazetarisë në Shqipëri. Konferencës e katërt të këaj

organizate, Enver Hoxha i dërgoi një letër, ku bënte vlerësime dhe orientonte: “Pa shtyp,

s’mund të ketë edukim të masave, pa shtyp s’mund të ketë mobilizim të tyre të

380 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 88.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

148

ndërgjegjshëm, organizim dhe zgjidhje të problemeve të ndërtimit ekonomik e kulturor

në shoqërinë e re socialiste”. Edukimi i masave si një detyrë e përhershme e gazetarëve

të atyre viteve, i shtonte një tjetër funksion Bashkimit të Gazetarëve. Ai p ndryshme

ushtronte ndikim në jetën dhe punën ideoprofesionale të gazetarëve. Kjo shoqatë

organizonte edhe kurse pasuniversitare njëvjeçare, me dhe pa shkëputje nga puna, për

ngritjen e nivelit ideoapublicistik. Me gjallërimin e Radiotelevizionit shqiptar dhe

profesionale të shtypit dhe të ATSH, edhe kuadri që numëronte afro 2000 gazetarë,

operatorë, regjisorë, montazhierë, inxhinierë, teknikë, punonjës të shtypshkronjave etj.,

edhe Bashkimi i Gazetarëve u bë më aktiv. Rreth 15 vjet pas themelimit të saj, kjo

shoqatë arriti të formulonte “Statutin e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë”, që e

gjejmë të botuar në revistën “Tribuna e gazetarit”, nr. 2 (5), fq. 6-9, të vitit 1965:

“Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë është një organizatë vullnetarë, politiko-shoqërore

me karakter profesional e cila bashkon gazetarët e Republikës të Shqipërisë, nën

udhëheqjen e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë ka këto detyra:

a. – Të ndihmojë në edukimin e gazetarëve shqiptarë me frymën e besnikërisë ndaj

marksizëm-leninizmit, ndaj atdheut tonë socialist dhe Partisë së Punës, me frymën e

internacionalizmit proletar, të mospajtimit e të luftës së vendosur kundër imperializmit

dhe revizionizmit modern, për demaskimin e planeve të tyre në dëm të lirisë e pavarësisë

së popujve, demokracisë, socializmit dhe paqes në botë. Të sigurojë pjesëmarrjen aktive

të gazetarëve në luftën e gjithë popullit për mbrojtjen e atdheut dhe ndërtimin socialist të

vendit.

b. – Të kujdeset për zhvillimin e gazetarisë shqiptare, duke luftuar për forcimin e

mëtejshëm të parimeve të gazetarisë socialiste në shtypin tonë dhe përhapjen e traditave

përparimtare e luftarake të shtypit tonë në të kaluarën. Të godasë çdo shfaqje të

shabllonizmit e skematizmit në shtyp, çdo rast të pasqyrimit të shtrembër të fakteve dhe

paraqitjes së tyre të gabuar.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

149

c. – Të kujdeset për edukimin ideo-profesional të gazetarëve shqiptarë. Të përhapë

eksperiencën pozitive të gazetarëve më të mirë dhe të ndihmojë për zgjerimin e lëvizjes

së korespondentëve punëtorë, fshatarë e ushtarë.

ç. – Së bashku me Bashkimet Profesionale të ndihmojë për mbrojtjen e të drejtave të

punës dhe të autorit të gazetarëve, ta marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve të veçantë

veprimtarisë së tyre krijuese dhe në plotësimin e nevojave kulturale dhe të jetës së

përditshme të gazetarëve.

d. – Të ndihmojë për zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të gazetarëve shqiptarë në dobi

të forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve, duke treguar kujdes të gveçantë

për t’i njohur ata me eksperiencën e shtypit të huaj revolucionar e përparimtar.

Për zbatimin e këtyre detyrave, Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë:

1. – Zhvillon një punë edukative masive midis gazetarëve dhe korespondentëve

punëtorë, fshatarë e ushtarë, duke i aktivizuar ata në veprimtarinë e organizatës.

2. – Organizon kurse, seminare, biseda, diskutime krijuese, mbledhje për shkëmbimin e

eksperiencës, konferenca shqtypi, takime midis gazetarëve dhe personaliteteve politike,

shoqëroe, ekonomike dhe kulturale, punonjësve të dalluar të prodhimit dhe mysafirëve të

huaj.

3. – Drejton aktivitetin e klubit të gazetarëve.

4. – Boton revistën “Hosteni”, buletinin e gazetarëve dhe broshura për eksperiencë.

5. – Jep çmime dhe shpërblime për merita krijuese të gazetarëve në fushën e

publicistikës, kariktaturës, humorit, fotografisë dhe organizon konkurse për vepra të

ndryshme të gazetarisë.

6. – Bën pjesë në Organizatën Ndërkombëtare të Gazetarëve, dërgon përfaqësuesit e saj

në takimet ndërkombëtare të gazetarëve dhe organizon shkëmbime delegacionesh me

bashkimet e gazetarëve të vendeve të tjera”381.

Të gjitha organizimet e mësipërme flasin për një drejtim të centralizuar e të kontrolluar të

mediave shqiptare të asaj kohe, ku çdo gjë ishte mirëmenduar, pa iu lënë rastësisë. Që

nga orientimet dhe lidhjet e redaksive me strukturat partiako-shtetërore, tek drejtimi dhe

organizimi i brendshëm i punëve në redaksi sipas direktivave dhe orientimeve që

381 “Tribuna e gazetarit”, viti 1965, nr. 2 (5), fq. 6-9.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

150

impononte “vija e partisë”, e deri tek përgatitja profesionale, nëpërmjet kurseve,

simpoziumeve, aktiviteve, e deri tek bërja e mundur e ndjekjes së kurseve universitare e

pasuniversitare të gazetarëve, që duheshin farkëtuar sipas modelit leninist, e në fuksion të

propagandës në fuqi. Me gjithë këtë zinxhir hallkash e llojesh varësie, lind natyrshëm

pyetja nëse kanë patur ndonjë hapsirë këta gazetarë, ta ushtronin normalisht profesionin e

tyre, sipas parimeve profesionale? Përgjigja lidhet edhe me të tjerë faktorë, që

kushtëzojnë këta nivele varësie, siç janë format e shfaqjes së censurës.

4.5. KONTROLLI I JASHTËM.

Në filtrin që i ka bërë dinamikës së evoluimit të sistemeve të komunikimit masiv

njerëzor, siç përcakton edhe titulli i librit Dinamikat e Komunikimit Masiv, Dominick

mendon se “qasja komuniste ndaj shtypit funksionon më mirë në një shoqëri të mbyllur,

në të cilën informacioni kontrollohet në mënyrë të kujdesshme nga qeveria 382,- këtë e

favorizon edhe mendësia e përhapur në shtetete komuniste, që “mendojnë se është e

domosdoshme të flitet me një zë dhe kritika kundër qeverisë apo partisë është e

ndaluar”383. Për të realizuar mirë këtë mendësi, autori vëren se shtypi në vendet

komuniste kontrollohet. Ushtrimi i këtij kontrolli ushtrohet në mënyra të ndryshme: “së

pari, qeveria kontrollon burimin”384. Pajisjet e shtypit dhe transmetimit i jepen vetëm

organizatave të miratuara. Në Kubë, për shembull, ka një sasi të vogël letre gazetash, dhe

vetgëm gazeta qeveritare furnizohet me të. Më tej, gazetarët trajnohen dhe miratohen nga

shteti. Në fund agjencitë e lajmeve zotërohen nga shteti dhe burimet e lajmeve

kontrollohen prej tij..

CENSURA

Autorët e librit Historia e medias: nga Dideroi tek interneti, F. Barbier dhe C. B. Lavenir,

thonë se mediat e regjimeve komuniste, janë përdorur për një kohë të gjatë në

382 Po aty. 383 Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 633. 384 Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 633..

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

151

kundërshtim me çdo progres hapjeje dhe zgjerimi (për shkak të censurës, ose më

hollësisht i autocensurës), dhe janë rekrutuar në shërbim të një partie, të një qeverie, të

një shteti. Këto sisteme bazohen në filozofi të ndryshme politike nga demokracia dhe

dhe funksionojnë sipas një interpretimi që ka për qëllim të shpjegojë universin në tërësi

dhe këtë e bën nëpërmjet një numri tepër të kufizuar njerëzish. “Kontrolli dhe rekrutimi

sistematik i mediave – censura dhe propaganda – zënë një vendin qendror në këtë

mekanizëm. Nuk ka më asnjë paradoks po të marrim në konsideratë që totalitarizmat e

fundit politike (sistemi komunist), u rrëzuan si rezultat i një hapjeje mediatike planetare

kundër të cilës nuk mund të luftohej, por edhe po të llogarisim që plotfuqia e re e tregut

dhe e ekonomisë liberale, duke imponuar një homogjenitet dhe mediokritet, përbën për

mediat rreziqet kryesore të mëdha, sigurisht edhe më të vështirët për t’u nuhatur”385. Por

krijuesit gjenin mënyra të shpëtonin nga ashpërsia e censurës. Sipas Ernst Nolte mendjet

më të holla, Ana Ahmatova, për shembull, apo Boris Pasternak, “strehoheshin në

anonimat, kur ato nuk zgjidhnin mërgimin; profesorët e vjetër, hiqeshin vazhdimisht nga

vendet e tyre të punës dhe zëvendësoheshin nga rekrutët e rinj, që vinin në Istituti për

profesorë i universitetit të kuq, ku kishin marrë një arsimim me pak vlerë”386. Censura në

Bashkimin Sovjetik u zyrtarizua që në fillim të viteve ’20, ku u krijua një zyrë shtetërore

“organ i censurës shtërore, i quajtur “Glavit”, i cili vigjëlontë me sytë e Argos-it, që të

mos dilnin në shtyp sekrete të Shtetit apo ide armike. Shteti u bë, përnjëherësh, i vetmi

botues”387. Dukej krejtësisht e natyrshme që çdo aktivitet edukativ dhe artistik duhej të qe

mbruajtur me frymën e luftës së klasave dhe se shkenca e pastër nuk ekzistonte.

Sidoqoftë, “Shoqata e shkrimtarëve proletarë”, ia doli që për shumë vjet, të pengonte një

ndërhyrje direkte të partisë në letërsi dhe po ashtu disa revista letrare. Kjo ndodhi edhe

nw vendin tonw, edhe pse nuk ligjwrisht e zyrtarisht censura nuk ekzistonte.

Milovan Gjilas thotë në librin Fytyrat e totalitarizmit se në vende të ndryshme komuniste

mbikqyrja është e organizuar në mënyra të ndryshme duke filluar nga censura burokratike

partiake e deri te të mësuarit mbi “vijnë ideologjike”. Për shembull, në Jugosllavi nuk ka

385 F. Barbier, C. B. Lavenir (2007): Historia e medias: nga Didëroi tek interneti, ISHM, Tiranë, Fq. 172. 386Nolte, Ernst (2008): Nacionalsocializmi dhe Bolshevizmi, Shtëpia Botuese 55, Tiranë, fq. 376. 387 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

152

patur kurrë censurë. Mbikëqyja realizohet në mënyrë të tërthortë me anë të anëtarëve të

partisë në shtepitë botuese, në lidhjet e krijuesve, gazetat, revistat, të cilat për çdo lloj

“ndryshimi” u drejtohen menjëherë instancave më të larta. Sipas Gjlas, në parim as në

Bashkimin Sovjetik e as në vendet e tjera komuniste censura zyrtare nuk e shpëton dot

personalitetin krijues nga e ashtuquajtura autocensurë. Realiteti i marrëdhënieve

shoqërore do apo nuk do i çon njerëzit drejt “autocensurizmit”, formës kryesore të

mbikqyrjes ideopartiake në komunizëm. “Censurën (autocensurën) ta servirin me

garniturën e ndihmës “ideore”. Por edhe të gjitha të tjerat në komunizëm kryehn për

“lumturinë absolute” ku fjalët “popull”, “populli punonjës”, “në emër të popullit”,

“popullor”, pavarësisht nga papërcaktueshmëria e tyre ekstreme në kontekstin e dhënë,

futen veçanërisht shpesh e në çdo gjë që lidhet me artin. Ndjekjet, ndalimet, imponimi i

ideve dhe i formës, poshtërimet, ofendimet, “patronazhet” e burokratë gjysmëanalfabetë

mbi gjenitë, të gjitha këto bëhen në emër të popullit dhe për popullin388.

Në studimet shqiptare ka mendime se censura është një institucion, organizëm shtetëror,

që vepron dhe prapavepron. Kështu, në mjaft rase censorët shtetërore, i ndalojnë gazetat

ose librat, kur janë në shtypshtronjë ose pa shkuar atje. “Në periudhën e monizmit

censura motivohej me parimin e mbrojtjes së shtetit, dhe të sistemit të “diktaturës së

proletariatit”, duke peshuar fort mbi të gjithë përmbajtjen e shtypit, radios, televizionit,

mbi politikën e botimeve në përgjithësi”389. Mediat shqiptare të periudhës komuniste,

ishin të censuruara “organikisht”. Që në mënyrën se si u lindën dhe u drejtuan, e më pas

se si i orientonin punën e brendshme, e gjitha kjo fliste për një drejtim të centralizuar dhe

të orientuar të tyre, që e favorizonte në çdo hap censurën. Dhe kjo fillonte që me

planifikimin e tematikave që duheshin zgjedhur, hedhja e ideve për realizimin e tyre, e

deri tek redaktimi i materialeve të dërguara për botim në redaksi. Në fakt, censura

pavarësisht në ç’formë konceptohet e zbatohet, në emër të kujt e nga kush ushtrohet,

shpreh kufizimet e lirisë së fjalës, të lirisë së shtypit. Pasi citon gazetarin i njohur të kohës

Vangjush Zallëmi, se: ““Parimet kryesore dhe teknika e redaktimit nuk kanë ndonjë

388 Gjilas, Milovan (2008): Fytyrat e totalitarizmit, Botimet 55, Tiranë, fq. 375. 389 Grup autorësh (2000) Gazetaria, SHLBU, Tiranë, fq. 165.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

153

ndryshim të madh nga të gjitha proceset e shtypit... Së pari, duhet qartësuar prozita nga

është nisur autori për të shkruar shkrimin. Së dyti, duhet patur kujdes nëse janë parë në

mënyrë objektive faktet dhe ngjarjet për të cilat bëhet fjalë në shkrim. Së treti, përveç

përmbajtjes së shëndoshë, a është punuar për një formë të përshtatshme... Si njeri politik,

që ta kryejë mirë detyrën e tij, redaktori duhet të ketë njohur të gjera e të thella në profilin

e punës së tij, të njohë mirë vendimet dhe dokumentet e Partisë, të jetë njëri me kulturë të

gjerë, të përgjithshme e profesionale.”, Fuga thotë se, - procesi i redaktimit përfshin edhe

një akt censurimi, të kryer nga redaktori mbi punën e gazetarit apo të korrespondentit

vullnetar390. Ka të paktën dy mënyra të shfaqjes së censurës: si censurë (që është

gjithmonë institucionale, ose shtetërore, ose nga grupe të mëdha interesi) dhe

autocensurë. Edhe autocensura shfaqet dy llojesh, institucionale dhe individuale. “Krahas

censurës zyrtare vepron edhe vetëcensura e gazetës apo e institucionit botues.

Vetëcensura redaksionale mund të jetë edhe masë mbrojtëse nga censura zyrtare. Ndërsa

vetëcensura individuale e gazetarit është formë e mbrojtjes nga censura redaksionale dhe

nga ajo zyrtare. Ajo, më së shumti shprehet në mënjanimin nga temat e problemet

delikate apo “tabu”, si dhe në përdorimin e gjuhës së Ezopit”391.

4.6. DREJTIMI I CENTRALIZUAR I SHTYPIT.

Që në konceptim, si mjete për përçimin e propagandës shtetërore, mediat shqiptare të

kohës ishin të “destinuara” për qenë të censurueshme prej organeve që e prodhonin dhe

orientonin këtë propagandë. Dhe shumë shpejt pas marrjes në drejtim të shtetit, në

Komitetin Qendror të Partisë ishte krijuar Sektori i Shtypit dhe i Propagandës. Ai

përmendet në një raport të datës 26 shtator 1945.392

Në librin Monolog, akademiku Artan Fuga evidenton një fenomen shumë të rëndësishëm:

Prirjen e gazetarëve për të qenë brenda vijës politike dhe korrekt me të. “Gazetari mund

390 Vangjush Zallëmi, “Tre kërkesa të rëndësishme të redaktimit”, Tribuna e gazetarit, nr.2, viti 1971, cituar

tek: Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 88. 391 Grup autorësh (2000) Gazetaria, SHLBU, Tiranë, fq. 165. 392 Shih “Partia e Punës për Shtypin, Tiranë 1980, f. 72.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

154

të mos ketë asnjë shtërngesë të fortë që ta detyrojë ta falsifikojë informacionin që

transmeton në publik, por megjithatë, për shumë arsye të tjera, ai mund ta bëjë këtë gjë....

Gazetari ndodhet brenda një zone, kufijtë e jashtëm të së cilës shpesh mund të bëhen disi

të paqartë, shpesh zgjerohen disi dhe pastaj ngushtohen shumë... Kështu ndodh edhe me

shumë shkrime në shtyp, emisione në radio apo televizion. Autorët e tyre nisin të mbajnë

rezerva personale, madje edhe më të ngurta ngase u kërkohet zyrtarisht për të qenë

tërësisht të sigurt e të mbrojtur nga ndonjë ndëshkim i mundshëm gjatë ushtrimit të

profesionit të tyre”393. Teksa shpjegon se si lindte autocensura tek gazetarët e asaj kohe,

Fuga vë re edhe një tjerë fenomen interesant që lidhet drejtëpërsëdrejti me cilësinë e

informacioneve të transmetuara. Të dyja format e shfaqjes së censurës: censura zyrtare që

përcaktonte se çfarë duhej publikuar e çfarë jo, dhe qendrimet e gazetarëve përballë

realitetit, në të cilin tashmë ishin kalitur se çfarë duhej të përzgjidhnin për ta publikuar,

pra autocensura, rëndonin në cilësinë e informimit. “Midis kufijve politikë që censura

ideologjike vendos zyrtarisht për shkrimet dhe emisionet si dhe përmbajtjen konkrete të

refleksioneve, dhe analizave që zhvillohen në to, ka një “hapësirë boshe”, një “zonë

sigurie personale”, që shtrihet midis pushtetit dhe gazetarit. Brenda këtyre kufinjve të

rinj, gazetari ndodhet në një situatë sigurie relative më të madhe. Në zhargonin e

përditshëm të gazetarëve, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, të intelektualëve në

përgjithësim kjo emërtohet me fjalët “për të qenë brenda”394.

Ndërsa studiuesja Jonila Godole, mekanizmit të censurës, i vë përgjegjësinë e tkurrjes

dhe të asgjësimit të profesionalizmit të gazetarëve shqiptarë të viteve 1940 e më tej, të

cilët me vendosjen e rendit komunist, u shkëputën nga tradita e shkëlqimit të gazetarisë

dhe publicistikës në vitet 1920-1930. Duke folur më konkretisht për censurën e asaj

periudhe Godole thotë se ajo kryhej përmes:

a) presionit ndaj gazetarëve nëpërmjet kryeredaktorëve të gazetave ose direkt përmes

zyrës së shtypit pranë Komitetit Qendror në raste botimi artikujsh problematikë. Pra,

393 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq.171. 394 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq.172.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

155

gazetarët nuk duhet të shkruanin mbi situatën siç ishte në të vërtetë, por siç duhet të ishte

nën frymën e “mësimeve të partisë”.....

b) përmes klasifikimit të temave tabu, çdo shkelje e të cilave mund të rrezikonte karrierën

(dhe jetën) e gazetarëve: “[…] askush nuk duhet të shkruante mbi anëtarët e lartë të

Partisë, madje as t’i lavdëronte ata; vetëm diktatori përbënte përjashtim. […] Jo rrallë, ai

(gazetari) ndodhej para rrezikut, dhe një kritikë mund t’i ndryshonte gjithë jetën. Te

temat tabu përfshiheshin aktivitetet e Ministrisë së Brendshme (siguria e shtetit),

Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes etj. Gjithashtu askush nuk mund të merrte

iniciativën dhe të shkruante mbi Kosovën, Çamërinë (d.m.th: shqiptarët në Greqi) apo

çështje të tjera të rëndësishme kombëtare. Kritika ndaj Partisë mund të bëhej deri në

nivelin e Komitetit Ekzekutiv, të Lagjes, të ndërmarrjes shtetërore, e në këtë rang. Për

një anëtar të KQ, le të ishte ministër a fshatar, mund të shkruhej vetëm me leje apo

udhëzim nga lart. Këto tabu e kufizuan jashtëzakonisht iniciativën e lirë të gazetarëve

duke bërë që artikujt e tyre të ishin të thatë dhe të mërzitshëm” (Münch & Simaku 1994:

73).

c) përmes denoncimit si mjet kontrolli nga poshtë, nga “masat” me anë të letrave

anonime ose të firmosura, të cilat evidentonin shmangiet ideologjike të autorëve.

Nivelin më të lartë të represionit dhe kontrollit mbi masmedian (fushën e prodhimit

kulturor) censura e arriti në vitet 1970, sidomos pas Festivalit 11 të Këngës (1972), por

masat e rënda të censurës ishin marrë edhe në vitet 1960 nën ndikimin e revolucionit

kulturor kinez. Ndërmjet këtyre fushatave represive gazetarët dhe punonjësit e kulturës

mund të merrnin frymë më lirshëm, liri kjo që do të rritej gradualisht pas vdekjes së

Hoxhës më 1985 dhe do të reflektohej sidomos në vitet 1989-1990 pas rënies së Murit të

Berlinit (Münch & Simaku 1994: 74). Pas vitit 1978 – politika shqiptare mund të

përkufizohet si një politikë e autarkisë dhe e izolimit”395.

Në fakt që në konceptimin sipas modelit leninist për shtypin, pranohej se: “… Gazetat

duhet të bëhen organe të organizatave të ndryshme të partisë. Letrarët duhet të hyjnë

patjetër nëpër organizatat e partisë. Shtëpitë botuese dhe depot, libraritë dhe sallat e

395 Godole, Jonila (2014): Gazetaria shqiptare në tranzicion, Papirus, Tiranë, fq. 59.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

156

leximit, bibliotekat dhe ndërmarrjet e ndryshme për tregëtinë e librit - të gjitha këto duhet

të jenë të partisë, për punën e tyre të japin llogari përpara partisë. Gjithë këtë punë duhet

ta ndjekë proletariati socialist i organizuar, ta kontrollojë atë, të futë në gjithë këtë punë

pa përjashtim rrymën e gjallë të çështjes së gjallë proletare... puna e shkrimtarit është të

shkruajë, puna e lexuesit është të lexojë”396.

Si të gjitha shtresat tjera të shoqërisë shqiptare të viteve 1945-1990, edhe gazetarët

jetonin brenda kornizave dhe kufizimeve që impononte sistemi diktatorial. Por gazetarët,

si ushtrues të një profesioni të veçantë, gëzonin disa “privilegje” më shumë, në dukje,

shoqëruar me ca trysni më tepër. “Gazetari i tipit leninist është njeri politik, zëdhënës i

Partisë dhe i popullit, edukator i masave, mjeshtër në kapjen e problemeve kyçe, në

interpretimin e zbërthimin e thellë dhe në zgjidhjen krijuese të tyre.”397 Duke u

konsideruar gjithnjë si ndërmjetës të pushtetit dhe përçues të fjalës së tij tek masat,

“lidhja me masat” ka qenë detyra e përhershme e tyre, e kështu thuhej se: ““Letrat nga

popullit” janë të lidhura ngushtë me pjesëmarrjen e masave në organizimin, në drejtimin

e punëve dhe në pasqyrimin sa më realisht e gjerësisht të problemeve të jetës së

përditshme. Gazeta, shtypi në tërësi, si një nga armët më të rëndësishme të Partisë për

agjitacionin e propagandën, është njëheri një nga format e frytshme për komunikimin, për

lidhjen e saj me masa”398.

Ndalemi këtu për të folur mbi rëndësinë e letrave që mbërrini çdo ditë në redaksitë e të

përditshmeve shqiptare të asaj kohe. Duke patur gjithnjë në mendje popullin, si objekt

drejtimi, por edhe burim force, gazetarët, duhet të kishin në mendje disa lloje të

ndryshme konsideratash, kur përballeshin me letrat e përmbajtjen e tyre. Siç citohet më

sipër, masat “marrin pjesë në organizimin dhe drejtimin e punëve”, prandaj letrat e tyre

kanë shumë rëndësi. Nga ana tjetër, “masat marrin pjesë edhe në pasqyrimin sa më realist

të problemeve të jetës së përditshme”…pra masat kanë fuqi e në këtë rast, ato imponojnë

396 Vepra e V. I. Leninit, bot. shqip, vëll. 10, f. 33-39. 397 “Le të qendrojë pena juaj përkraj kazmës dhe pushkës”, Letër përshendetëse drejtuar Konferencës së 4-t

Kombëtare të Gazetarëve të Shqipërisë, 18.04.1964, botuar në E. H., Vepra, vëll. 26, f. 313-319. 398 Boriçi, H.:(1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 147.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

157

mënyrën se si gazetarët do të pasqyrojnë realitetin në mediat ku shkruajnë, realitet, të

cilin, do ta lexojnë sërisht të njëjtat masa, të cilat sërish do të shohin arritjet e tyre, e

sërish do të vihen në lëvizje me letra për të imponuar mendimin e tyre “kompetent”… Po

t’i qendrojmë kësaj vije logjike, duket qartë se bijmë në një rreth vicioz interpretimi, ndaj

dhe mendimet e mia lidhur me këtë temë, do t’i kanalizoj duke e trajtuar letrën si një nga

fomat e censurës që ushtrohej mbi gazetarët shqiptarë të periudhës 1945-1990, mbas

presionit që ushtronin direktivat e partisë e të udhëheqjes për qendrimin drejt ndaj vijës

politike, si dhe mbas censurës që ushtronin organizatat e masave (organe të të cilave ishin

të gjitha mediat në Shqipërinë e asaj kohe).

4.7. LETRAT NË REDAKSI, SI FORMË CENSURE.

Në librin e tij “Redaksia dhe puna e gazetarit”, të botuar gjatë rregjimit të kaluar,

studiuesi Hamit Boriçi, na dëshmon frymën e kohës në lidhje me vendin që zinin letrat në

redaksi: “Nëpërmjet letrave masat e gjera popullore shprehin gjendjen shpirtërore e

materiale, ngrenë përpara opinionit publik problemet aktuale që i shqetësojnë ato, dhe në

një shkallë të rëndësishme realizojnë udhëheqjen politike, ideologjike dhe kontrollin e

gazetës, të radios, të televizionit dhe të ATSH-së.”399

Pra, në atë kohë, letrat që konsideroheshin shprehje e drejtëpërdrejtë e mendimit të

popullit, e që nxiteshin të shkruheshin, ashtu si edhe fletërrufetë, gazetat e murit dhe të

gjitha llojet e dëmimeve e të gjykimeve kolektive, kishin të paktën katër funksione:

1) shprehja e gjendjes shpirtërore e materiale të popullit (shumë e rëndësishme për

diktaturat për të kuptuar se deri ku populli është i ndërgjegjësuar për gjendjen e tij, dhe sa

ka guxim të mendojë);

2) të ngrejë përpara opinionit publik problemet aktuale që i shqetësojnë (pra, të mos jetë

në dorën e gazetarëve përcaktimi i agjendës mediatike të kohës, por këtë si çdo sektor

tjetër të jetës “ta drejtojë populli”);

399 Boriçi, H.:(1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 148.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

158

3) realizon udhëheqjen politike dhe ideologjike (të duket shumë ironike, kur mendon se të

tilla parulla jepeshin që në fund të viteve ’40, kur pjesa më e madhe e popullsisë ishte

analfabete…);

4) realizon kontrollin e gazetës, të radios, të televizionit e të ATSH-së (dhe këtu kemi të

shprehur pikërisht thelbin e artikullit tim).

Lidhur me këtë funksion kaq të rëndësishëm, Enver Hoxha në një botim të veçantë siç

ishte “PPSH për shtypin”, citohet teksa përcakton se puna me letrat në redaksi duhet parë

në tre drejtime kryesore: Së pari, në drejtimin politik: “Letrat e popullit tregojnë shkallën

e pjesëmarrjes së tij në punët e Partisë dhe të shtetit. Ato reflektojnë nivelin e zhvillimit

të demokracisë popullore proletare te ne…”; Së dyti, në drejtimin ideologjik. “Letrat nga

populli, qofshin ato që kanë karakter vetjak, shprehin psikologjinë e masës.”; Së treti, në

drejtimin organizativ të punës së kolegjiumit dhe të redaktorëve, në punën krijuese që bën

redaksia për të shfrytëzuar informacionin, përmbajtjen e letrave, për të pasqyruar gjithnjë

e më mirë, gjithnjë e më drejtë realitetin historik të shoqërisë sonë, tematikën më

kryesore të jetës.400

Partia-shtet kërkonte vazhdimisht nga shtypi mundësimin e lidhjes me masat, e për këtë

ata duhet të vlerësonin më tepër “letrat e punonjësve” (duke bërë, si të thuash një tip

kategorizimi të letrave) e njëkohësisht me këtë kërkohej të bëhej “një punë të

vazhdueshme e e organizuar për shtimin e numrit të korrespondentëve punëtorë e

fshatarë, për edukimin e tyre profesional dhe për t’i pasur një mbështetje efektive në

punën e gazetës…”401.

Lidhjen ndërmjet letrave të punonjëse dhe korrespondentëve punëtorë e fshatarë, mund ta

gjejmë në faktin se pushteti ishte gjithnjë në kërkim të mendimit dhe qendrimit të

popullit, e për këtë nxiste të folurin masiv, por më parë duhej verifikuar ai që fliste. “Kur

letrën e dërgon një njeri që i shkruan gazetës për herë të parë, ai duhet verifikuar. Duhet

pyetur për të: cili është, çfarë njeriu është, pasi gazeta nuk mund të botojë letra nga njerëz

që nuk meritojnë të dalin në faqet e shtypit. Ata që shkruajnë, qoftë edhe një letër, duhet

të gëzojnë respektin e shoqërisë. Ka pasur raste që ndonjë autor joobjektiv ka dhënë

400“PPSH për shtypin”, Tiranë, 1981. 401Po aty, fq. 126-128.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

159

informime të gabuara.”402, e për këtë më mirë se kushdo në redaksitë e qendrës

informonin korrespondentët. Mbas verifikimit të autorësisë së letrave, puna vazhdonte

me informimin rreth figurës së tij morale, politike e shoqërore, për të vërtetuar kështu

edhe saktësinë e të dhënave. Më pas merrej takim me personat e interesuar për të parë se

kush shkruan dhe kujt i drejtohet, e ndaj kujt shkruan. Merrej mendimi i organeve të

Partisë, të pushtetit dhe të personave përgjegjës në institucionet që lidheshin me

përmbajtjen e letrës. Dhe pasi krijohej bindja, - siç shkruan Boriçi403, - atëherë niste

etapa e punës krijuese me letrën që i ka ardhur redaksisë. E kështu fillonte procesit i

shkrimit dhe dhënies përgjigje me anë të artikujve të caktuar. Letrat bënin që të

shkruheshin përditë artikuj në përgjigje të tyre, duke ndikuar kështu në agjendën e

gazetave të kohës. Radio Tirana, gjithashtu, merrte letra nga brenda dhe jashtë vendit.

Letra prej të cilave, pasi lexoheshin me vërejtje, - sipas Hoxhës404, - duhej të nxirreshin

konkluzione prej tyre, dhe në bazë të kërkesave që shtoheshin në to, duhej të hartoheshin

programe e emisione të ndryshme. I gjithë rrugëtimi i përmendur më sipër i punës për

nxitje, pranimin, trajtimin, verifikimin dhe shkrimin mbi letrat e dërguara në redaksi, në

shumë raste ishte vendimtar edhe për vetë punën e gazetarëve. Në jo pak raste, i gjithë

aparati i përmendur më sipër vihej në lëvizje nga një përshtypje që reklamohej në letër

mbi një artikull të caktuar, e në këtë rast autori jepte llogari përpara kolegjiumit të

gazetës, instruktorëve të Partisë, punonjëve të Agjitpropit, sekretarëve të Partisë, etj.,

edhe pse shkrimi i kishte kaluar të paktën 4-5 hallka brenda redaksisë që përpara se të

botohej. Dhe në jo pak raste masat që janë marrë, kanë përcaktuar fatin e mëtejshëm të

gazetarëve, duke i transferuar në zona larg qendrës, si më e pakta.

Kaq shumë ndikim dhe rëndësi kishin letrat që dërgoheshin në redaksi, saqë në gazeta e

revista të ndryshme ishin caktuar rubrika më vete për trajtimi e problematikave që

shtroheshin në to, si: “Nga njëri rreth në tjetrin”, “Letra nga punonjësit”, “Nga posta e

djeshme”, “Lexuesit propozojnë”, “Lexuesit pyesin”, “Na pyesin, u përgjigjemi”, “Këndi

402Boriçi, Hamit:(1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti

i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 158 403 Po aty, fq. 153. 404“PSH për shtypin”, fq Fq. 181-184.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

160

i kronistit”, “Syri kritik”, “Njerëz të ditëve tona”, “Jehonë e temave të ditës”, “Në gjurmë

të një letre”, etj.

Për “letrën” si një lloj i veçantë i shkrimi gazetaresk, në katedrën e atëhershme të

Gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës,

ishte pregatitur një grup leksionesh lidhur me “llojet e letrave”, ku letrat shiheshin me një

tjetër kuptim tjetër, që lidhen me procesin e dytë të punës organizative të sektorit të

letrave dhe të redaksisë në tërësi.405 Letrat në redaksi grupoheshin sipas përmbajtjes,

sipas prirjes së tyre, në: a) Letra – mesazh ose përshëndetje (Në këtë grup hyjnë të gjitha

letrat që kanë përmbajtje falenderimi, e to bëheshin përshkrime, reportazhe, komente

shtypi ose mund të botoheshin ashtu siç ishin.); b) Letra – propozime, sugjerime

(sidomos rreth diskutimeve që ngrinte gazeta); c) Letra – jehonë (Karakteristike për

periudhat pas ngjarjesh të rëndësishme); ç) Letra – kritike(Me karakter denoncues të të

metave në punë dhe në jetë); d) Letra – ankesa personale (Me të cilat autorët sinjalizonin

redaksinë për veprimet e padrejta që mban një person a ndonjë ent zyrtar)

Irfan Velçani, një ndër gazetarët e njohur të kohës, tregonte në n jë artikull se si ndiqeshin

kritikat që u vinin në redaksi nëpërmjet letrave të popullit: Tek ne në gazetën “Bashkimi”

ngjet kështu: pothuajse në të gjitha kritikat e javës, që organizojmë çdo të martë,

referuesit apo ata që diskutojnë, do të zënë në gojë botimin ose mungesën e kritikave e të

letrave nga populli në gazetë; i bëjnë analizë kritikës së botuar dhe çfaqin mendimin, që

të botohen sa më shumë shkrime të kësaj gjinie në javën e ardhshme406. Sipas mendimit

mbizotërues të kohës: “Kritikat e forcojnë autoritetin e gazetës, rritin influencën e saj në

masat punonjëse; ato shkundin nga plogështia drejtuesit e asaj dhe të kësaj ndërmarrjeje a

kooperative, ndikojnë në zbulimin e rezervave të brendshme, dhe, bëhen kështu një

shtytës i vërtetë për mbarëvajtjen e punës, që të plotësohen më mirë dhe më shpejt detyrat

e planit”407. Interesim i veçantë tregohej për ndjekjen e letrave kritike dhe të

405Boriçi, Hamit:(1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,Universiteti

i Tiranës “Enver Hoxha”, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 158. 406 Irfan Velçani, “Si i ndjekim ne kritikat”, Tribuna e gazetarit, 1965, nr. 3-4 (6-7), fq. 9-10. 407 Shënim: Qëllimi i kritikës në shtyp ishte: të ndikonin në zbulimin e rezervave të brendshme, dhe, bëhen

kështu një shtytës i vërtetë për mbarëvajtjen e punës, që të plotësohen më mirë dhe më shpejt detyrat e

planit.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

161

sinjalizimeve të korespondentëve punëtorë e fshatarë si dhe të lexuesve të ndryshëm. Kur

pregatitej një letër për shtyp vlerësohej çfarë interesi kishte një letër e tillë dhe, çfarë

përfundimi të mirë mund të pritej prej saj. Pasi botohej letra, gazetarët drejtoheshin për

nga organet përgjegjëse, “njësoj si dhe për kritikat e bëra nga vetë shokët e gazetës”408.

Në fund ai ose ngrente kritika, ose krahas letrës botonte edhe komentin e saj.

1.8. ETIKA KOD-PARTIAK.

“Një gazetar me personalitet të fortë, - thotë Artan Fuga, - ndonëse mund të jetojë e të

punojë nën presion të vazhdueshëm, duke qenë i ndershëm dhe duke respektuar

deontologjinë e profesionit të tij, bën çfarë është e mundur që të jetë sa më objektiv”409,

por në kushtet kur këta kufij janë të lëvizshëm e të varur nga politika, gazetarit për të

ruajtur veten, i duhet shpesh të shkelë parimet profesionale dhe etike.

Të gjithë kodet ("canons") e etikës së gazetarisë e të gazetarit, pavarësisht nga numri i

"rregullave" të formuluara, janë të përafërt në idetë themelore. Në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës kodi i shoqatës së botuesve amerikanë, ("American Society of Neëspaper

Editors"), është i hershëm. Në vitin l954, në Bordo, Federata Ndërkombëtare e

Gazetarëve hartoi e shpërndau një Kod etik profesional prej 8 pikash. Theksi vihej në

parimin e profesionalizmit, në përgjegjësinë e gazetarit ndaj opinionit pubik. Në Kod

përcaktoheshin shkelje të rënda të dinjitetit profesional: shtrëmbërimi i së vërtetes,

korruptimi i gazetarit për përhapjen ose e fshehjen e lajmeve, plagjiatura, shpifja, si edhe

ofendimi i individit. Më vonë u hartuan disa kode të kësaj natyre. Midis tyre është ëdhe

kodi i Elisabetë Noell-Nauman dhe Binfried Schulz, botuar më l97l, Kod, i cili gjeti

përhapje në qarqet ndërkombëtare të gazetarisë. Në të u jepet përparësi vetëdijes së

përgjegjëshme të publicistit për pasqyrimin e të vërtetës me tolerancë shoqërore

shumëplanëshe, duke respektuar të drejtat e individit,kundër kritikës denigruese; ruajtjes

së pavarësisë të gazetarit dhe sekretit profesional.

408 Po aty. 409 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq.171.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

162

Etika profesionale e gazetarisë dhe e gazetarit është përfshirë si displinë e veçantë

mësimore në shkollat dhe fakultetet e gazetarisë në disa universitete të Shteteve të

Bashkuara dhe të Europës.

Shumë kode janë marrë në shqyrtim nga pedagogët, duke nxjerrë e përcaktuar të

përbashkëtat e të veçantat e tyre. Drejtimet kryesore të përmbajtjes së etikës gazetareske,

që dalin nga shumë kode të etikës gazetareske: përgjegjësia e gazetarit ndaj opinionit

publik; pavarësia në ushtrimin e detyrës; dhe ruajtja e integritetit profesional. Në mjaft

kode i kushtohet vend besueshmërisë së opinionit publik ndaj medias. Për këtë problem

janë pyetur lexuesit, dëgjuesit e teleshikuesit për media të caktuara në vende konkrete.

Në të shumtën e rasteve etika konceptohet në mënyrë të njëanshme,duke u marrë vetëm

me gazetarin dhe personalitetin e tij qytetar e profesional. Pak janë marrë studiuesit me

etikën kolektive, redaksionale, botuese apo institucionale.

Në njërin prej Kodeve nga Shoqata e Gazetarëve Pofesioniste thuhet: “Gazetari duhet t’i

shërbejë mirëqenies së përgjithshme, - dhe se “Gazetaria nënkupton moral”. Komuniteti

gazetaresk ka krijuar një numër konvencionesh mbrojtjëse, të cilat kanë të bëjnë me

rrugët që duhet të ndjekin. Gazetaria e mirë është ajo që i respekton kodet që janë

pranuar në përgjithësi. Grupe të ndryshme gazetareske janë përpekur t’i shndërrojnë këto

norma në ligje, çka nuk është pranuar universalisht, për shkak të natyrës së pavarur të

atyre që angazhohen në gazetari.

Edhe në shtypin shqiptar të Rilindjes është shtruar si kërkesë shkruarja e të vërtetës dhe

lufta për një shtyp të lirë e të pavarur. Publicisti Kisto Dako, sipas kërkimeve të profesor

Hamit Boriçit, rezulton si autor i të parit dhe te vetmit kod etik të gazetarisë shqiptare,

prej 23 pikash, të formuluar në vitet e para të Pavarësisë.

Kristo Dako shkruante: “Shtypi është me të vërtetë një fuqi e madhe, por nuk lipset

harruar se është një fuqi e cila mund të sjellë dobi ose dëm. Kjo varet nga karakteri i

njerëzve që e udhëheqin shtypin”. Në pikën 19 të këtij Kodi thuhet: “Gazetari lipset të

jetë kaq i paanshëm në të botuarit e lajmeve të kritikës së tij, sa edhe kundërshtarët e vet

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

163

t’i pranojnë si edhe miqtë…”. Liria e shprehjes, liria e fjalës në media nuk është dhe nuk

duhet kuptuar si liri për të sharë, për të fyer a për të diskredituar dikë në mënyrë publike”.

Ndërsa Faik Konica, këshillonte në gazetën e tij “Albania”:

"E para punë është të dini mirë ç'doni të dëfteni. Pastaj kërkoni mënyrën që ta thoni. Pas

hyrjes zenite, çfaqni mendimin tuaj, nuk përnjëherë, po dalë ngadalë, që rë gëlltiet më

lehtë...Një tok fjalësh duhet të pjellë një tjetër, që të hypë këndonjësin si në shkallë...

Prapoja duhet me një mënyrë të ngjeshur e të fortë; të përsëritë me çfarë pak fjalë gjithë

mendimet e mësipërme edhe të nxjerrë më në fund cili ishte qëllimi i shkronjës. Mbani

mend edhe ca të tjera të nevojshme: kur e thatë një gjë njëherë të jetë e mbaruar, mos ma

përsëritni; gjuha të jetë e qëruar (pa fjalë "që na i kanë mbjellë manitë e të huajve).

Mësoni më mirë rregullat e gjuhës shqipe. Funt, kur shkruani një gjë, këndojeni dhe

ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok letrash si një copë muzike"410.

Por megjithatë, shtypi i modelit të ri, atij komunist solli me vete edhe probleme të reja

etike. Megjithë traditën e mëparshme të gjallë e të larmishme, të një shtypi që lëvrohej jo

vetëm brenda vendit, po kryesisht në ngulimet shqiptare në diasporë, e për rrjedhojë

mbartte modelet bashkëkohore të të shkruarit në perëndim apo në lindje, shtypi i

periudhës komuniste, për shkak të censurës së ashpër, shfaqte tipare anemike, për sa i

përket së pari pasqyrimit të realitetit, e të të vërtetave, siç thamë më sipër. Ndonëse,

“Pasqyrimi i të vërtetës dhe vetëm të vërtetës... thotë Lamberth, - është përcaktuar si një

nga parimet bazë të shtypit. Në të thuhet: "duhen bërë të gjitha përpjekjet"-pra "jo

thjeshtë përpjekje", por "të gjitha përpjekjet"- për të siguruar që përmbajtja e lajmeve të

jetë sa më e saktë, e çliruar nga anësia dhe brenda kontekstit, dhe që të paraqiten të gjitha

anët me ndërshmëri"411

Por shtypin shqiptar të kohës, duhej ta drejtonte Marksizëm-Leninizmi. Luan Zelka, një

ndër studiuesit më të vjetër, pedagog në degën e Gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës,

në një artikull të titulluar “Etika e gazetarit”, botuar tek revista “Tribuna e gazetarit”, në

410 Konica, Faik: "Ca këshilla mbi artin e të shkruarit", botuar tek "Albania", Bruksel, 31.03.l898, fq. l9. 411 Lamberth , Edmund (2007): Gazetaria me përkushtim"-Etikë për profesioni, ISHM, Tiranë, fq. 44.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

164

numrin 8 të vitit 1969, shkruan: “Marksizëm-Leninizmi na mëson se morali është i

ndryshueshëm, ka karakter klasor. Prandaj edhe etika e gazetarit nuk mund të merret e

shkëputur nga etika predominuese e një rendi shoqëror të caktuar dhe në rastin tonë, nga

etika apo morali i shoqërisë socialiste. Ai parim themelor dhe ato kategori të moralit

komunist, siç janë lufta për çështjen e socializmit e të komunizmitt (parimi më i lartë i

moralit komunist), drejtësia, ndershmëria, etij., që duken në çdo sektor të punës fizike

apo mendore të vendit tonë, si pasqyrim i qënies shoqërore, sot në jetën tonë të

përditshme gazetareske. ... ashtu sikurse politika dhe arti në përgjithësi, edhe gazetaria, si

një mjet propagandistik në shërbim të politikës dhe si një motër e artit, zhvillohet në

përputhje me moralin e shoqërisë socialiste, por, nga ana tjetër ndihmon në formimin dhe

forcimin e tij tek masat e gjëra të punonjësve412.

Siç e themi që në krye të kësaj nëndarjeje, etika profesionale e kohës, nuk ishte gjë tjetër,

veçse një kod i miratuar nga partia, sipas të cilit do të realizoheshin komunikimet e

mesazheve të saj publike nëpërmjet medias. Ashtu si për çdo detaj tjetër, edhe në figurën

morale e etike të gazetarit, ky artikull direktivë që u drejtohej komunitetit të anëtarëve të

Bashkimit të Gazetarëve, që botonte Tribunën, por edhe më gjerë, i referohet

karakteristikave që u ka bërë Enver Hoxha, në Kongresin e 5-të të partisë, komunistëve e

për rrjedhojë edhe gazetarëve. Dhe Zelka i rreshton si më poshtë:

“ - Duhet të jetë besnik ndaj marksizëm-leninizmit, partisë dhe popullit, i

ndërgjegjshëm se qenia në parti nuk sjell e nuk mund të sjellë as më të voglin privilegj

personal,

• i thjeshtë,

• të dëgjojë me vëmendje e respekt zërin e masave,

• të njohë pulsin e hallet e tyre,

• të qendrojë në krye të tyre,

• të jetë armik i mendjemadhësisë, arrogancës, frymës së komandimit, hatëreve,

akraballëkeve, etj.,

412 Luan Zelka, “Etika e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1969, nr. 8 (33), fq. 9-11.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

165

• të luftojë me guxim kundër kujtdo që çfaq tendenca të tilla,

• të jetë vigjilent, revolucionar,

• të veprojë me drejtësi të kulluar,

• të jetë parimor, i ndërgjegjshëm në punë,

• të verë kurdoherë e mbi të gjitha interesin e përgjithshëm.

Ky është një artikull i referuar shpesh në ambjentet e gazetarëve të kohës, por edhe në

studimet e mëvonshme, për shkak të përpikmërisë së referimeve të sakta të pretendimeve

të kohës mbi gazetarët dhe punën e tyre. Më poshtë vijon me idenë: “Gazetari i shtypit

tonë popullor karakterizohet nga bindje të thella marksiste-leniniste, nga partishmëria dhe

principialiteti i lartë. Ky hyn në jetën gazetareske, çdo njeri tek ne e kupton se i ka hyrë

një rruge të vështirë, por fisnike, dhe kërkon t’i kushtojë gjithë jetën çështjes së popullit e

të partisë, t’i shërbejë me ndershmëri e ndërgjegje të kulluar të vërtetës. Janë këto bindje

dhe pikëpamje që e bëjnë gazetarin e Shqipërisë socialiste njeri të ndershëm, që shkruan

të vërtetën.

Ndërshmëria e kuptuar sipas moralit komunist, është një kërkesë e dorës së parë për

punonjësit e shtypit tonë popullor. Kuptimi marksist mbi ndershmërinë është i gjerë. Në

radhë të parë ai presupozon kryerjen me nder të detyrave që i shërbejnë shoqërisë. Nga

kjo pikëpamje mund të themi me bindje të plotë se gazetarët tanë kanë plotësuar këtë

kërkesë të etikës marksiste. Për këtë flasin vlerësimet që u ka bërë atyre partia dhe shoku

Enver. Në letrën dërguar konferencës kombëtare të gazetarëve më 18 prill 1964, shoku

Enver Hoxha ka shkruar: “...populli me të drejtë krenohet me gazetarët që lindi dhe kaliti

partia jonë, me këta luftëtarë të pendës që e kanë kryer vazhdiisht dhe po e kryejnë me

nder misionin e tyre”413.

Një tjerë element karakteristik për kohën, është edhe lidhja e jetës personale me atë

shoqërore e profesionale. Gjykimet morale ishin tepër të rënda për personat me

“probleme” në jetën e tyre private. Dhe kudo kërkohej njeri i ndërshëm për nga

pikëpamja morale. “Por përveç plotësimit të detyrave para shoqërisë, ndershmëria, nga

413 Luan Zelka, “Etika e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1969, nr. 8 (33), fq. 9-11.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

166

pikëpamja e etikës marksiste presupozon edhe që të jesh i ndërgjegjshëm për

ndershmërinë personale, dmth të mos jesh indiferent për vlerësimin që u bën shoqëria

veprimeve dhe sjelljeve të tua. Këtu, pa dyshim, nuk është fjala për të dëgjuar e vlerësuar

thashethemet dhe pëshpërtitjet mokroborgjeze, po për opinionin e shëndoshë shoqëror.

Pikërisht për këtë secili prej nesh duhet të interesohet dhe në fakt interesohet e nxjerr

mësime. Sepse ka shumë rëndësi që në përfytyrimin e popullit, të lexuesve, pra të

opinionit shoqëror, të përputhet ajo ndershmëri shoqërore e gazetarit që pasqyrohet në

gazetë me ndershmërinë personale në jetën e përditshme, në marrëdhënie me njerëzit në

punë, jashtë saj, në familje e kudo”414.

Claude-Jean Bertrand thotë se “propaganda komuniste ishte e mbushur me denoncime

(për racizmin dhe imeperializmi) dhe deklarata të bukura (për paqen, zhvillimin) që ishin

rimarrë nga qeveritë e vende “të paangazhuara” dhe nga universitetet marksiste në shumë

vende demokratike415. Kur flet pwr deontologjinw e mediave, ky autor mendon se

Deontologjia nuk mund të zhvillohet pa media të lira. Ka pesë pengesa madhore për lirinë

e shtypit, krejt të ndryshme njëra me tjetrën. “Pengesa më e vjetër, pengesa teknologjike

ose vështirësia materiale për t’u informuar dhe komunikuar është zbehur disi në ditët

tona. Pengesa e dytë është politika: që me lindjen e shtypit, zhvillimi i tij është penguar

nga sovranët dhe gjykatat e tyre, dhe madje, edhe sot, në demokraci, shtetit rreket

gjithmonë që ta censurojë apo ta orientojë informacionin. Kërcënimi i tretë, gjithnjë e më

i rëndë që nga shekulli i XIX-të, është kërcënimi ekonomik: përdorimi i mediave vetëm

për të nxjerrë fitime. Ndërsa, për sa i përket pengesës së katërt, ajo mund të duket e

çuditshme, pasi për të flitet rrallë: konservatorizmi i profesionistëve dhe i shoqërive të

tyre dhe përdorimet demode. Pengesa e fundit, për të cilën nuk flitet kurrë, vjen nga

kulturat e tjera: tradita të tilla si statusi i femrave në vendet muslimane, ndershmëria ndaj

tribusë në Afrikë, respekti për të vjetrit në Japoni. E thënë ndryshe, ajo vjen nga

publiku”416.

414 Po aty. 415 Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë. Fq 11. 416 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

167

Ndërsa Patterson dhe Wilkins na japin panoramën e etikës e punës së gazetarëve në

Perëndim, e cila matet me respektimin e disa normave si më poshtë:

. Saktësia – përdorimi i fakteve të vërtetët dhe i fjalëve të duhura dhe vendosja e tyre në

kontekst sipas një rendi logjik. Gazetarët duhet të jenë sa më shumë të pavaruru gjatë

hartimit të historive. Ata duhet të jenë në dijeni të paragjykimeve apo edhe njëanshmërive

të tyre, duke përfshirë edhe ato që « i trashëgojnë » nga shtresa shoqërore që i përkasin,

gjinia dhe etnia e tyre, si edhe normat profesionale që duhet të përvetësohen. Organizmat

mediatikë duhet t’u besojnë gazetarëve kur ata raportojnë në mënyrë të pavarur.

. Konfirmimi – shkrimi i artikujve që janë në gjendje të përballen me kritika brenda dhe

jashtë redaksisë. Specialisti i etikës së mediave, Sandy Borden (në shtyp) i referohet

konfirmimit si « një disiplinë » më vete – një koncept që pasqyron se sa e vështirë mund

të jetë zbulimi qoftë edhe i një pjese të së vërtetës në disa situata të ndërlikuara.

. Ngulmimi – kuptueshmëria dhe rëndësia e një historie që kërkon përpjekje të shumta –

profesionale dhe institucionale. Ngulmimi i orienton gazetarët të tentojnë të përftojnë të

gjitha të dhënat që ata posedojnë pavarëisisht detyrës së tyre individuale të përcaktuar.

Kjo gjë mund të shkaktojë ndërlikime institucionale sepse individi nuk mund të

përmbushë detyrën e tij në një mjedis ku resurset janë të rralla dhe përfundimet janë

shumë dominuese.

. Dinjiteti - dedikimi ndaj një subjekti të një historie me sa më shumë vlerësim. Dinjiteti

vlerëson çdo person pavarësisht historisë së veçantë apo rolit të tij specifik. Dinjiteti u

mundëson gazetarëve të miratojnë se mbledhja e të dhënave për një lajm të caktuar është

një sipërmarrje bashkërenduese ku secili luan një rol të caktuar – duke përfshirë botuesit,

kameramanët, dizenjatorët dhe menaxherët e shitjeve dhe të reklamave.

. Reciprociteti – zbatimi i nodmrave morale në trajtimin e personave të tjerë rreth jush.

Shpesh herë, sipërmarrja gazetareske përkufizohet si “shkrim për një standard të ulët ose

të zakonshëm”. Reciprociteti shmang konceptin e gazetarisë si një paternalizëm

mirëbërës – “Po ju tregojmë se ne çfarë duhet të bëni” – dhe pranon se gazetarët në

bashkëpunim me teleshikuesit dhe lexuesit e tyre janë partner në zbulimin e lajmeve të

rendësishme dhe në mbledhjen e të dhënave të tyre.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

168

. Mjaftueshmëria – përshtatja e resurseve të mjaftueshme ndaj çështjeve të rëndësishme.

Në nivel individual, mjaftueshmëria mund të nënkuptojë një shqyrtim detajor – për

shembull: kontrollim ndaj njerëzve dhe dokumentave për çdo të metë rreth fakteve

përpara fillimit të shkrimit të draftit. Në nivel organizativ, mjaftueshmëria paracakton

vendosjen e resurseve të përshtatshme në procesin e mbledhjes së të dhënave.

. Paanshmëria – drejtësi për të gjithë ata që përfshihen në çështje polemizuese dhe

trajtimi i burimeve dhe subjekteve në mënyrë të barabartë. Ashtu si edhe vlera etike e

saktësisë, paanshmëria duhet të marrë në konsideratë të gjitha pikëpamjet; mirëpo, të

gjitha ato nuk mund të na “imponohen” për t’i vlerësuar në mënyrë të barabartë.

Paanshmëria i zgjeron normat gazetareske nga “pasqyrimi i dy anëve të historisë” në

“informimin për të gjitha anët e historisë”.

. Komuniteti – vlerësimi i kohezionit social. Në nivel organizativ, ndjenja komunitare

parashtron se punonjësit e mediave dhe korporatave që kanë në pronësi këto media duhet

ta konsiderojnë veten si qytetarë dhe jo thjeshtë si “punonjësit e qendrave fitimprurëse”.

Në nivel individual, komuniteti i vlerëson historitë pikë së pari nga këndvështrimi: “Cilat

janë dobësitë sociale që këto histori i sjellin komunitetit?”

. Diversiteti – raportimi it ë gjithë audiencës në mënyrë të paanshme dhe të mjaftueshme.

Evidentohet se organizmat mediatikë “nuk i ngjasojnë” shoqërisë për të cilën ata

raportojnë. Ndonëse bordet drejtuese mund “të kurojnë” një pjesë të këtij problem duke

ndryshuar rregullat e rekrutimit, gazetarët duhet të mësojnë “të mendojnë mbi

diversitetin” pavarësist trashëgimisë së tyre417.

Ndryshe ndodhte në vendin tonë gjatë regjimit komunist. Luan Zelka shkruante se

“Marksizëm-Leninizmi na mëson se morali është i ndryshueshëm, ka karakter klasor.

Prandaj edhe etika e gazetarit nuk mund të merret e shkëputur nga etika predominuese e

një rendi shoqëror të caktuar dhe në rastin tonë, nga etika apo morali i shoqërisë

socialiste”418. Ai parim themelor dhe ato kategori të moralit komunist, konsideroheshin

lufta për çështjen e socializmit e të komunizmitt (parimi më i lartë i moralit komunist),

417 Patterson, Philip; Wilkins Lee (2009): Etika në media. Çështje dhe raste, UET press, Tiranë. Fq. 45. 418 Luan Zelka418, “Etika e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1969, nr. 8 (33), fq. 9-11.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

169

drejtësia, ndershmëria, etij., që duken në çdo sektor të punës fizike apo mendore të vendit

tonë, si pasqyrim i qënies shoqërore, sot në jetën tonë të përditshme gazetareske.

Ashtu sikurse politika dhe arti në përgjithësi, edhe gazetaria, si një mjet propagandistik

konsiderohej se ishte në shërbim të politikës dhe si një motër e artit, zhvillohej në

përputhje me moralin e shoqërisë socialiste, por, nga ana tjetër ndihmonte në formimin

dhe forcimin e tij tek masat e gjëra të punonjëseve. “Gazetarët, ndryshe nga punonjës të

disa profesioneve të përafërta, janë të lidhur ditë për ditë me një rreth të gjerë njerëzish, si

nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta, ashtu edhe nëpërmjet gazetës”419.

Të tjera kërkesa që shtroheshin para gazetarit ishin:

I ndërgjegjshëm se qenia në parti nuk sjell e nuk mund të sjellë as më të voglin privilegj

personal, i thjeshtë, të dëgjojë me vëmendje e respekt zërin e masave, të njohë pulsin e

hallet e tyre, të qendrojë në krye të tyre, të jetë armik i mendjemadhësisë, arrogancës,

frymës së komandimit, hatëreve, akraballëkeve, etj., të luftojë me guxim kundër kujtdo

që çfaq tendenca të tilla, të jetë vigjilent, revolucionar, të veprojë me drejtësi të kulluar, të

jetë parimor, i ndërgjegjshëm në punë, të verë kurdoherë e mbi të gjitha interesin e

përgjithshëm. Me një punë dhe sjellje të tillë ai fiton besimin dhe dashurinë e njerëzve,

edukon dhe shpëton ata që gabojnë, godit pa mëshirë e m e urrejtje të pandreqshmit e të

rrezikshimt për shoqërinë. Gjithashtu, gazetari i shtypit popullor duhej karakterizuar nga

bindje të thella marksiste-leniniste, nga partishmëria dhe principialiteti i lartë. Të hyje në

jetën gazetareske, do të thoshte, t’i shërbeje me ndershmëri e ndërgjegje të kulluar të

vërtetës (atë zyrtaren – shën.im).

4.9. INFORMIMI, DESINFORMIMI DHE FORMAT E MANIPULIMIT TË

INFORMACIONIT.

Në një artikull mbi personalitetin e gazetarit, që në numrin e dytë të botimit të revistës

“Tribuna e Gazetarit”, gazetari i njohur i kohës, Sofokli Lazri thekson mungesën e unit të

419 Po aty

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

170

gazetarit në shkrimet e asaj periudhe. “...Unë nuk e kam fjalën për atë autoritet që u jep

gazetarëve emri i organit ku punojnë ose përgjegjësia që mbajnë për të. Të tillë ka shumë.

Po, puna është për ata, shkrimet e të cilëve lexohen me një frymë, firma e të cilëve mban

numrin e gazetës, mendimet e të cilëve bëhen objekt diskutimi, sugjerimet e tij dëgjohen

me vëmendje. Duhet të pranojmë se tek ne ka mjaft gazetarë, nëpunës administratorë

botonjës. Ai në gazetë merret me gjithçka por vetëm jo me shkrime. Sigurisht nuk është

fjala se nuk shkruan, por shkrimet e tij janë të paindividualizuara, pa vulë, diçka e parë

disa herë, shabllone a shtampë. Nga se vjen kjo? Për këtë ka shumë arsye. Disa thonë se

kjo vjen nga shkaku se në redaksitë tona punojnë pak njerëz dhe punët e shumta nuk i

lenë të mendojnë e të punonjë për ngritjen profesionale, disa herë artikujt kërkohen

shpejt, aq sa disa thonë se mungesa e këndës i detyron redaksitë të botojnë edhe materiale

të dobëta. Ka disa që thonë se rezultati i punës, sidomos cilësia e shkrimeve nuk

influencon në përcaktimin e pozitës së gazetarit. Unë mendoj se të gjithë këta faktorë

ekzistojnë dhe Bashkimi i Gazetarëve së bashku me redaksitë, duhet të mendojnë dhe të

punojnë për t’i eleminuar, për të kapërxyer disa forma të vjetëruara organizimi420. Ndërsa

profesori i gazetarisë, Fiqri Vogli, tërheq vëmendjen me një artikull në të njëjtin numër,

“... Dihet se gazetar njeriu nuk lind, por bëhet. Që të bëhesh i tillë është e nevojshme të

bësh një punë të madhe për edukimin e vetvetes, e cila fillon që nga ndjekja e shkollave,

e fakulteteve, te studimi i eksperiencës së shtypit tonë përparimtar të së kaluarës, të

shtypit tonë të kohës së luftës , të eksperiencës së madhe të këtyre 20 vjetëve, gjer te

leximi i rregullt e i vazhdueshëm i veprave të letërsisë dhe i materialeve të ndryshme të

publicistëve të shquar të gazetarisë botërore. Por ne na del se mjaft shokë gazetarë nuk

lexojnë fare vepra letrare, lexojnë fare pak materiale teorike të gazetarisë, pak materiale

të gazetarëve të njohur përparimtarë në botë, etj. Që gazetari të përfeksionojë mjeshtërinë

e vet, në radhë të parë, është e nevoshme të futet më shmë në jetë, ta njohë sa më shumë

atë, dhe jo të njihet me jetën nga zyra421.

420 Sofokli Lazo, “Mbi personalitetin e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 12. 421 Fiqiri Vogli: “Mbi detyrat aktuale të shtypit dhe ngritjen e mjeshtërisë së gazetarit” Pjesë nga raporti i

mbajtur në konferencën IV-të të gazetarëve, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 15.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

171

Kritikat brenda komunitetit të gazetarëve, deri në përfundim të studimeve të brezit të parë

të gazetarëve, në degën e Gazetarisë ’64-’67, binin mbi Bashkimin e Gazetarëve,

organizatë kjo, së cilës i ishte ngarkuar barra e rëndë e formimit dhe kualifikimit të

gazearëve. Rregullat e gazetarisë dhe parimet profesionale, harroheshin, veniteshin e

pothuajse zhbëheshin, përballë kërkesave gjithnjë në rritje për pasqyrimin politik të

realitetit. Kontradiktat e brendshme duket se kanë qenë të gjata dhe i kanë ndjekë gjatë

gjithë periudhës komuniste gazetarët që e ushtruan profesionin në atë sistem politik. “Si

çdo fushë e krijimitarisë, ashtu edhe gazetaria ka mjeshtërinë e saj me rregullat e parimet

e saj, me praktikën, pra edhe me teorinë e saj. Duke u nisur nga kjo, që të jesh gazetar,

është e nevojshme të njohësh edhe mjeshtërinë e gazetarisë. Bashkimi i Gazetarëve duhet

të bëjë më shmë në këtë drejtimi, sepse puna për ngritjen profesionale të gazetarëve ësgtë

detyrë kryesore e organizatës sonë. Por, sado punë që të bëjë seminari, ai në asnjë mënyrë

nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë punën që duhet të bëjë vetë gazetari, të

zëvendësojë studimin dhe punën e tij këmbëngulëse. Prandaj, në radhë të parë,

gjithësecili duhet të punojë vetë për ngritjen e mjeshtërisë së tij si gazetar. Kjo fillon para

së gjithash duke shkrojtur. Pra, që të bëhesh gazetar, duhet të shkruash vetë”422.

Siç duket edhe në këtë pasazh, frika për të hedhur në letër mendimet personale mbi

vëzhgimet dhe informacionin që vinte nga realiteti shoqëror, kishte bërë që shumë

anëtarë të Bashkimit të Gazetarëve, të stepeshin e të tërhiqeshin në “rehatinë” e tyre, duke

mos rrezikuar me shkrime të ndryshme nga vija politike. Kritikat për këta kategori janë të

ashpra në çdo fazë të jetës së rregjimit. “Fatkeqësisht ne kemi anëtarë të Bashkimit të

Gazetarëve, mjaft mjaft nga penat e të cilëve nuk shihen fare në shtyp. E çfarë t’u thuash

pastaj atyre shokëve, që prej kaq vjetësh punonjë në organet e shtypit e të radios, e askush

nuk i njeh ata nëpërmjet shkrimeve të tyre? Kjo ka bërë që gjer më sot të kemi pak firma

të afirmuara në shtypin tonë, megjithëse, duhet thënë që Shqipëria nuk ka patur kurrë një

numër kaq të madh gazetarësh sa ç’ka sot! “E, po dimë të organizojmë”, thuhet në ndonjë

rast. Kjo, patjetër, është një cilësi që nuk mund ta ketë kushdo. Por, po të merresh vetëm

422 Fiqiri Vogli: “Mbi detyrat aktuale të shtypit dhe ngritjen e mjeshtërisë së gazetarit” Pjesë nga raporti i

mbajtur në konferencën IV-të të gazetarëve, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 15.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

172

me organizim dhe të mos shkruash, kjo është një punë burokrati, që s’të mban gjatë në

gazetë423.

Zgjatja në kohë e jetës së rregjimit, e njëkohësisht e propagandës së tij, kishte bërë që

mendimet dhe krijimtaria e gazetarëve të venitej, ashtu siç varfërohej leksiku, për shkak

të përdorimit të shpeshtë të klisheve gjuhësore dhe mendimeve të gatshme që fshiheshin

pas tyre. Konfliktet e brendshme, problemet e unit të gazetarëve, përballë mospatjes

mundësi për ta publikuar realitetin e trishtë, të funviteve ’80, kishin sjellë shterpësi

mendimi e pasqyrimi mediatik. Kështu mësohet nga kritikat e Dritëro Agollit, në vitin

1986, në një shkrim tek “Tribuna e Gazetarit: “Mendimet e cekëta, të pasakta dhe të

rastësishme vijnë edhe ngaqë disa nga ne gazetarët, kemi njohuri dhe kulturë më të pakët

se njerëzit për të cilët shkruajmë. Një konstruktor i shquar digash, për të cilin ne

shkruajmë, ka njohuri të mëdha dhe ne nuk arrijmë ta kuptojmë. Atij ia reduktojmë

mendimet, e barazojmë me veten dhe si në gazetë del si portreti ynë. Mendimet e tij i

varfërojmë, se të varfra i kuptojmë. Ata që flet ku konstruktor ne nuk e mbajmë dot

shënim, pasi nuk e marrim vesh. Duhet të kesh kulturë që të mbash shënime. Plaka

Xhixho, nëna ime, nuk di të m’i mbajë shënim ato që flas. Ne ndonjëherë, ndaj

konstruktorëve, inxhinierëve, teknikëve dhe njerëzve të përparuar jemi si plaka Xhixho.”.

424

4.10. LARMI FORMASH TË PASQYRIMIT. ZHANRET E LËVRUARA.

Teksa vëzhgon shtypin e periudhës komuniste shqiptare, dy janë elementet më kryesore

që vëren: Së pari, mungesa e shkrimeve me karakter informativ (pasi ...mbizotëronte

mendimi se: “Shoku Enver ka theksuar se shtypi ynë nuk duhet të jetë një organ thjeshtë

informativ, por një organ serioz për edukimin e masave. Për këtë ai duhet të ketë një

përmbajtje të lartë ideologjike, dhe kësaj përmbajtjeje, pra, t’i shërbejë faqosja. Në këtë

423 Po aty. 424 Dritëro Agolli, “Të shkruajmë me kulturë për gazetën dhe revistën”, Tribuna e gazetarit, nr.1 , 1986.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

173

mënyrë, çdo gjë në gazetë duhet t’i shërbejë qëllimit të caktuar politik: edhe përmbajtja

edhe tema425”, e për pasojë ka shumë pak lajme.

Së dyti, numri i pakët e emrave të gazetarëve (sidomos në deri në vitet ’70, shumica e

shkrimeve janë anonime) Siç pohon edhe Sofokli Lazo, në artikullin “Mbi personalitetin

e gazetarit”, botuar tek “Tribuna e gazetarit”, e vitit 1964, nr. 2: “... Kuadrot tona janë

mjaft më të ngritura, jo vetëm nga ana ideologjike, por ato kanë bërë përparime të mëdha

edhe nga ana profesionale. Megjithëse duhet të pranojmë se akoma janë shumë të pakta

firmat e afirmuara të gazetarisë publicistike me fizionomi edhe personalitet të qartë që

gëzojnë një autoritet të shëndoshë midis të gjitha masave të lexonjësve”426. Në fillimet e

këtij shtypi, tek gazeta më e rëndësishme e viteve ’45-’48, “Bashkimi”, vërehet një larmi

formash shkrimi dhe tolerancë në përfshirjen e mendimeve dhe individualiteteve të

ndryshme. Faqet e para janë të mbushura me shkrime analitike e kryesisht editoriale që

vazhdojnë në brendësi. Në faqen e dytë, rubrika problemore dhe lajme nga vendi. Në

faqen e tretë ka më tepër hapësira për krijimtari, dhe shpesh gjejmë proza e tregime të

shkurtra, por edhe kritika e polemika. Të forta janë ironitë e Petro Markos në atë

periudhë, por edhe kritikat e tij të drejtpërdrejta në artikuj problemorë. Faqja e katërt,

është më “soft”. Aty gjenden edhe njoftime për ballo, mbi aktivitetet e kinemave, apo të

rejat të tjera, si dhe programacioni i radios. Rishfaqja e “Zërit të Popullit”, merr me vete

edhe fenomenin e artikujve direktiva. Faqet e kësaj gazetet, parë me syrin e sotëm janë të

mërzitshme, për shkak të përsëritjeve pafund të klisheve propagandistike, dhe përfshirjes

kryesisht të artikujve të gjatë, të cilësuar si editorialë, por që në fakt janë fiks referate për

mbledhje partie. Meqenëse “Zëri i Popullit”, rilindi si gazetë e Partisë-shtet, detyra e saj

ishte e mirëpërcaktuar, ndaj përmbajtja e shkrimeve direktiva impononte edhe formën e

artikujve të gjatë, joinformativë. Megjithatë, përsa i përket formave gazetareske e

publicistike, mund të themi se në atë periudhë janë lëvruar pothuajse të gjitha zhanret, e

kjo për faktin se shtypi u fragmentarizua shpejt, dhe për kategori të ndryshme sociale

kishte lloje të ndryshme shtypi, e gjithashtu profilizim kishte edhe sipas llojit të brendisë

425 Fiqiri Vogli: “Mbi detyrat aktuale të shtypit dhe ngritjen e mjeshtërisë së gazetarit” Pjesë nga raporti i

mbajtur në konferencën IV-të të gazetarëve, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 15. 426 Sofokli Lazo, “Mbi personalitetin e gazetarit”, tek “Tribuna e gazetarit”, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 12.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

174

së shkrimeve. Por ajo që mbeti e përhershme, në frymën gazetareske të kohës, kombinuar

edhe me faktorët e tjerë, ishte se nuk pati lajme, në kuptimin e vërtët të fjalës.

Informacionet që botoheshin me këtë emërtim, edhe kur ishin të freskët e të pakonsumuar

si informacione, nuk gëzonin një nga elementet kryesore që përcakton pasjen e lajmit:

verifikueshmërinë e informacioneve, bazuar së paku në tre burime. Lajmet ishin kryesisht

të njëanshëm, tipar ky që e përçonin për shkak të llojit të mediave ku transmetoheshin.

Kreu i pestë.

V. STATUSI SOCIO-POLITIK E PROFESIONAL I GAZETARIT NË MEDIAT

TOTALITARE:

5.1. FORMIMI PROFESIONAL I GAZETARIT SHQIPTAR.

Nevoja për kuadro të kualifikuar që të shkruanin në shtypin e zgjeruar tashmë, bëri që të

shfrytëzoheshin prurjet e të diplomuarve pranë Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, i ngritur

për të përgatitur mësues në vjeshtën e vitit 1946, për herë të parë në Shqipëri. Kjo ndodhi

edhe në Radio Tirana, ku shtimi i programacionit, kishte shtruar nevojën e aktorëve të

ndryshëm të komunikimit radiofonik. Në një botim ku përfshin kujtimet e personazheve

më të njohura të gazetarisë dhe programacionit të Radio Tiranës, Albert Zholi, thotë se:

“Kuadrot me arsim të lartë që kishin mbaruar para çlirimit për letërsi, drejtësi, filozofi,

ekonomi e që mund të punonin në Radio, ishin të paktë për të mos thënë se një pjesë e

mirë e tyre, intelektualë të ndershëm, duke u quajtur agjentë të vendeve ku kishin studiuar

ose ishin burgosur, internuar, madje dhe vrarë, ose ishin lënë në punë të

parëndësishme”427..

427 Zholi, Albert Z. (2010): Sekretet e ish gazetarëve të RTSH, vëll. 1, Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

175

Sigurimi i kuadrit të përshtatshëm për të shkruar në shtypin e asaj kohe, ka qënë

shqetësim i përhershëm për drejtuesit e këtyre organeve dhe madje edhe për vetë

drejtuesit e shtetit dhe zyrave të administratës që orientonin punën e mediave. Por në

fazën e parë të lindjes dhe zhvillimit të këtij shtypi, ky problem ishte edhe më shqetësues,

siç pohohet në një shkrim për periodizimin, faza e parë e këtij shtypi shtrihej mes viteve

1944-1948. “Në atë periudhë një nga problemet e rëndësishme ishte edhe sigurimi i

kuadrit për shtypin, përgatitja dhe kualifikimi i tij”428. Meqenëse studiuesit e historisë së

shtypit shqiptar e kanë përcaktuar shtypin e viteve të para të pasçlirimit si vazhdim i

shtypit ilegal të luftës, edhe pas çlirimit, “si organizatorë e redaktorë kuadrot të ardhur

nga rreshtat partizane, letrarë te rinj, shkrimtarë përparimtarë e demokratë... mjaft të rinj e

të reja, disa prej të cilëve ose kishin shkruar rrallë, disa vetëm hartime shkollore e një

pjesë as që e kishin zënë penën për gazetari”429. Më pas për përgatitjen e tyre u hap një

kurs, një paralele në shkollën e Partisë. Nga kjo shkollë dolën mjaft kuadro, që për shumë

vite, mbajtën një peshë të rëndësishme në shtypin tonë popullor, si gazetarë (redaktorë e

korrespondentë në rrethe), por edhe si drejtues edhe organizatorë të shtypit”430. Pas vitit

1946 një pjesë e mirë e intelektualëve të angazhuar në shtypin shqiptar qysh në kohët e

arta të tij, në vitet ’20-’30, u eleminuan nga qarkullimi. Artan Fuga thotë se “pas vitit

1946, sidomos pas goditjes që mori i ashtuquajturi “grupi i deputetëve” në Asamblenë

legjislative, u dënuan jo vetëm deputetët që bënin pjesë në të – pushkatime, internime e

burgosje me afatë të zgjatura – por gazetarë për të cilët mendohej se përcillni frymën

demokrate, liberale dhe properëndimore të këtij grupi”431.

Në vitet e para pati mungesa të theksuara të gazetarëve të arsimuar. Në një statistikë

““Mbi gjendjen arsimore të kuadrit”, del se në gusht të vitit 1951 në redaksinë e gazetës

“Bashkimi” nuk kishte asnjë gazetar e as drejtues me arsim të lartë. Kryeredaktori,

428 Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 11. 429 Arkivi i gazetës “Bashkimi”, shkresa dt. 20 gusht 1951. 430 Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 11. 431 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 181.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

176

sekretari i kolegjiumit dhe 7 redaktorë (bashkëpunëtorë letrarë) ishin me shkollë të

mesme, 2 anëtarë kolegjiumi me nga 5-6 klasë shkollë të mesme, 8 redaktorë me nga 2-4

klasë shkollë të mesme, 1 redaktor dhe 5 korrespondentë vetëm me shkollë 7 vjeçare”432.

Në këto kushte, kur në mes të gazetarëve nuk kishte më intelektualë, gazetat drejtoheshin

de facto e de jure nga Fronti, “duke pasur si përgjegjës, zakonisht, të ngarkuar për

agjitpropin... Gazetat kishin nga 2-3 të rinj me shkollë të mesme, që më parë nuk ishin

marrë me gazetari.”433 Klimi Misa434, në vitin 1964 shkruante tek Tribuna e Gazetarit, në

artikullin me titull “Mjeshtëria e gazetarit kërkon horizonte të reja”, se “Misioni fisnik i

gazetarit, roli i tij i rëndësishëm politiko-shoqëror si dhe detyrat shumë të mëdha që i

shtrohen shtypit në periudhën e tanishme, kërkojnë një mjeshtëri të lartë gazetareske në të

gjitha drejtimet: politike, organizuese, letraro-artistike, psikologjike, etj, kërkojnë pra

edhe ngritjen e mëtejshme të nivelit ideo-politik e kulturalo-arsimor, ngritjen në një

shkallë më të lartë të aftësive profesionale të gjithë punonjësve të shtypit e të radios.

Pregatitja ideo-politike sot për ne duhet të jetë më e fortë se asnjëherë me qëllim që në

shkrimet tonë politika e partisë sonë të pasqyrohet e kristaltë ashtu siç është që të mos u

lihet shteg keqkuptimeve e keqinterpretimeve”435. Në të njëjtin artikull, ku thuhet se

gazetarët duhet të kenë një kulturë të gjerë të gjithanshme, mësohet se: Në organet e

shtypit, në radio dhe ATSh, sot mbi 65% e gazetarëve kanë arsim të lartë dhe mjaft të

tjerë po përpiqen ta fitojnë atë me korespondencë”436. Po kështu, në gazetat “Puna”,

“Drita”, “Mësuesi”, pothuasje të gjithë gazetarët thuhej se kishin kryer shkolla të larta.

Kjo shifër në “Zërin e Popullit”, “Bashkimin”, me përjashtim të korrespondentëve,

shkonte gati në 75% të gazetarëve. Ndërsa në disa organe shtypi si psh në revistën

“Hosteni”, “Zëri i Rinisë”, “Sporti”, pjesa më e madhe e gazetarëve nuk e kishin fituar

arsimin e lartë.

432 Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 12. 433 Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 12. 434 Shënim: Klimi Misa, zyrtar, funksionar i lartë në aparatin e Komtetit Qendror të PPSh, për disa vjet

drejtor i Radio-Tiranës. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e publicistë shqiptarë”, Tiranë 2005). Ka shkruar

disa artikuj orientues për vijën e partisë në gazetarinë e kohës. 435 Klimi Misa, “Mjeshtëria e gazetarit kërkon horizonte të reja”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 8-9. 436 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

177

a) Politika e arsimimit në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe në disa shtete

lindore.

Në Vendimin e Pleniumit të Komitetit Qendror të PPSh “Mbi punën ideologjike të

Partisë dhe masat për përmirësimin e saj”, të datës 27 prill 1955, ku flitet edhe mbi

shtypin, radion dhe botimet, pasi ritheksohet se ato janë “armë të fuqishme të agjitacionit

e të propagandës dhe të organizimit të masave për ndërtimin e socializmit”...që kanë

luftuar me sukses për edukimin dhe mobilizimin e masave për zbatimin e detyrave të

ndërtimit ekonomik dhe kulturor të vendit, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë

kombëtare dhe për forcimin e paqes në botë”, shtrohen si detyra ndër të tjera, edhe:

“...sigurimi i tyre me kuadro të aftë. Prandaj brenda pesëvjeçarit të dytë të merren masa

që të gjithë kuadrot e shtypit të kenë shkollë të mesme të plotë dhe kuadrot drejtues

(kryeredaktorë dhe anëtarë të kolegjiumit) të kenë arsim të lartë. Duke filluar prej këtij

viti, t’i jepen shtypit, radios dhe Ndërmarrjes së Botimeve disa kuadro që mbarojnë

studimet e larta. Gjithashtu gjatë pesëvjeçarit të të dytë të dërgohen çdo vit për studime të

larta në Bashkimin Sovjetik disa kuadro për gazetari, botime dhe përkthime të

kualifikuara.

Të dërgohen në Shkollën e Partisë punonjës të redaksive të gazetave, të revistave, të

radios dhe të ATSH-së, si dhe nga korrespondetët më të mirë; të merren masa për

forcimin e punës mësimore në paralelin e gazetarisë pranë kësaj shkollë”437.

Këto dy forma pregatitjeje të kuadrit për mediat, u shfrytëzuan, deri në prishjen e

marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Por të shkolluarit atje, u “përdorën” për të hedhur

bazat e shkollës së ardhme të gazetarisë shqiptare.

437 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, Fq. 144-147.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

178

b) Përgatitja me kurse kualifikimi brenda vendit (1962 – 1966).

Me rifillimin e botimit të gazetës “Zëri i Popullit” në 1948 u shtuan edhe organet e tjera

të shtypit, e kryesisht të shtypit lokal. Kështu, në vitin 1950 botoheshin 11 gazeta dhe 21

revista. Shtimi i numrit të organeve të shtypit kërkonte patjetër edhe shtim të punonjësve

dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Më 1 shtator 1949 nis nga funksionimi një rrjet i tërë i

studimit të marksizëm-leninizmit nga ana e kuadrove të partisë dhe të pushtetit. Me

vendim të komitetit qendror të partisë hapet ajo që më pas u quajtë “Shkolla e Partisë”,

ku për një periudhë njëvjeçare, të ndarë në fakultete të ndryhme, funksionarë të lartë të

partisë dhe të organve të pushtetit apo të ekonimisë do të mësojnë marksizëm-

leninizmin”438, - thotë Artan Fuga.

Pasi citon një shkrim të “Zëri të Popullit” të datës 5 korrik 1949, ku thuhet se tek

“Shkolla e Partisë” të gjithë kuadrot do të kalojnë kurse tremujore. Të tilla institucione u

hapën në pesë qendra të mëdha të vendit për kuadrot dhe dymbëdhjetë qendra për

drejtuesit më të ulët, si sekretarët e organizatave bazë, të cilët do të ndiqnin kurse

njëmujore. “Sigurisht që në këto shkolla e kurse do të kalojnë edhe gazetarët e kohës dhe

ata të brezave që do të vijnë më pas. Është pikërisht në këtë kohë që në shtyp dhe në

propagandë futet gjerësisht terminologjia leniniste dhe staliniste, nis përdorimi intensiv i

koncepteve “imperializëm”, “revolucion proletar”, “kolektivizim”, “diktaturë e

proletariatit”, “pronë socialiste”, etj”439. Dhe si pasojë të këtij lloj arsimimi Fuga përmend

dogmatizimin në ndërgjegjen e kuadrove drejtuese. Megjithatë, të punojë në shtyp në ato

vite nuk ishte vetëm çështje prirjesh a dëshire. Gazetarët përzgjidheshin, dhe jo gjithmonë

ata ishin të paarsimuar. Në vitet ’60 gazetarët kishin pak a shumë profile dhe specialitet të

caktuar, si ato të komentatorit, ekonomistit, agronomit, juristit, pedagogut, shkrimtarit,

sipas një artikulli të Javer Malos në Tribunën e Gazetarit440

Periudha e dytë e zhvilimit të shtypit popullor është e lidhur me kthesën historike, që u

shënua në jetën e Partisë dhe të vendit tonë nga Kongresi I i Partisë. Ajo nis me rifillimin

e botimit të gazetës “Zëri i popullit”, me 5 nëntor 1948, në prag të Kongresit I të Partisë

Komuniste të Shqipërisë. Gazeta “Zëri i popullit”, pas 4 vjet ndërprerjeje del sërishmi në

438 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 209. 439 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 209-210. 440 Javer Malo, “Gazetari para së gjithash është njeri politik”, T. e Gazetarit,1966,nr. 3-4 (10-11), fq.56.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

179

dritë, në zbatim të detyrës, që u shtrua në rrezolucionin e Pleniumit të 11-të të KQ të

PPSH, mbajtur më 13-24 shtator 1948, ku theksohej: “Të rifillohet botimi i përditshëm i

“Zërit të popullit”, organ i Komitetit Qendror të Partisë…”441

Në gusht të vitit 1950, botoheshin 11 gazeta dhe 21 revista. Gazeta “Zëri i popullit” dilte

me një tirazh prej 25000 kopjesh. Në qoftë se më 1983 dilte një gazetë e revistë për çdo

145 frymë, në vitin 1950, për çdo 29 frymë botohej një gazetë ose revistë. Periodiciteti i

gazetave ishte: 2 të përditshme (“Zëri i popullit” dhe “Bashkimi”), 2 dilnin dy herë në

javë (“Puna” dhe “Rinia”) dhe 7 gazeta ishin të përjavshme.

Plenumi i KQ të PPSh “Mbi punën ideologjike të Partisë dhe masat për përmirësimin e

saj”, mbajtur më 27 prill 1955, vendosi që vëllimi i shtypit të rritej 160% në krahasim me

vitin 1953. Gjithashtu vendosi të zgjerohej radiofikimi në qytet, qendra pune, në

ndërmarrjet bujqësore, në një numër kooperativash bujqësore dhe fshatrash.442 Shtimi dhe

zgjerimi i mjeteve të propagandës, të shtypit e të radios lidhej ngushtë me detyrat në rritje

që shtronte Partia para medias. Krahas zhvillimit të tyre sasior kërkohej edhe ngritja

cilësore e propagandës, që ajo të luante rol gjithnjë e më të madh në rritjen e rendimentit

të punës, “në krijimi e të mirave materiale e kulturore, në forcimin e ndërgjegjes

komuniste të punonjësve”.

Përpara se të ngrihej e konsolidohej katedra e Gazetarisë (1964), punën për përmirësimin

e nivelit profesional të kuadrit të gazetarëve, sidomos pas boshllekut që krijonte

“mosfurnizimi” me kuadro që deri në 1961 diplomoheshin në universitetet e vendeve të

bllokut lindor, kjo detyrë iu la Bashkimit të Gazetarëve. Në vendimin e Sekretariatit të

KQ të PPSH “Mbi aktivitetin e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë”, thuhet:

“Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë të kujdeset më shumë dhe të organizojë më mirë

punën për edukimin profesional të kuadrove të shtypit dhe të radios, duke e konsideruar

441 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 84. 442 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 147.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

180

këtë si detyrën e tij kryesore. Ai të kujdeset edhe për edukimin profesional të

korrespondentëve punëtorë e fshatarë”443.

Sekretariati vendosi gjithashtu botimin e një buletini tremujor për gazetarët, orientoi

botimin e studimeve në ndihmë të punonjësve të shtypit, organizimi e punës shkencore

për studimin e teorisë dhe të praktikës së shtypit tonë, si dhe të historisë së shtypit

shqiptar.

c) Krijimi i Katedrës. Departmenti i Gazetarisë pranë Fakultetit të Shkencave

Juridike dhe Filologjike (1967-1990).

Siç theksuam më sipër, deri në vitin 1964, kur pranë Fakultetit të Shkencave Politike e

Juridike të Universitetit të Tiranës u themelua dega e Gazetarisë, formimi gazetaresk ka

ndjekur, rrugë të ndryshme, duke u bazuar më së shumti, në rrugën e praktikës.

Specializimi dhe formimi universitar në këtë drejtim, në gjirin e të shkolluarve shqiparë,

që në fundin e viteve ’20 e deri pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pothuajse spontane.

Shumë pak, kanë studiuar në fakultetet e shkencave politike dhe të gazetarisë në

universitetet e Evropës. Pjesa më e madhe e atë angazhuarve me ushrimin e këtij

profesioni, ishin të rinj që kishin studiuar për jurisprudencë apo edhe ndonjë degë tjetër të

shkencave shoqërore e ekzakte. Ardhja e tyre në disa prej redaksive të gazetave të kohës,

ka ndihmuar për një gazetari e publicistikë profesionale, pasi, për shumë kohë, gazetaria

shqiptare ishte në duar të diletantëve politikë, që kishin kryer a jo një gjimnaz444.

Ndërsa, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së marrëdhënieve

diplomatike me vendet e bllokut të Lindjes, kryesisht nga viti 1946, u dërguan disa të rinj

për studime gazetareske në shtetet e Lindjes, më së shumti në Bashkimin Sovjetik. Brezat

443 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq. 158. 444 Grup autorësh (2000): Gazetaria, SHBLU, Tiranë, fq. 137.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

181

e parë të të formuarve atje, filluan të kthehen pas vitit 1950, të pajisur me formim e dije

profesionale. Ata ndihmuan dhe drejtuan masën e gazetarëve, që kishin marrë përsipër

profesionin e gazetarit me një kurs disamujor. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve

shtetërore me Rusinë Sovjetike dhe kufizimin me shtetet e bllokut të Lindjes lindi nevoja

e përgatitjes së kuadrove të gazetarisë në vend445.

Më 1964 u hap dega e gazetarisë pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike në

Universitetin e Tiranës. Trupi mësimor pedagogji u ngrit me gazetarë profesionistë, që

kishin studiuar në shkollat ruse-sovjetike. Pa përvojë pedagogjike, ata krijuan leksionet

për lëndër profesionale duke e kryer këtë më shumë si detyrë shoqërore. U shkruan edhe

librat-tekste mësimore. Megjthëkëtë, në vitet e para shumica e lëndëve bëhej me diktim

në orët e mësimit. Studentët e parë që fituan konkursin, vinin nga fakultetet e ndryshme,

si histori-filologji, ekonomi, drejtësi, agronomi, etj. Vitin e tretë dhe të katërt, programi i

tyre do të oshte kryesisht për gazetarinë. Më 1966, nga kjo degë u diplomuan gazetarët e

parë, që lëndët e gazetërisë i morën për dy vjet.

Pedagogë të degës së gazetarisë së Universitetit të Tiranës, gjatë viteve botuan një varg

librash që u përdorën si tekste mësimore. Fiqri Vogli, Marash Hajati, Hamit Boriçi,

Dritëro Agolli, Xhevat Lloshi e Zihni Reso. Krahas Pirro Takos, Petrit Mëzezit, autorë

monografish, ka sjellë kontribute edhe Luan Zelka. Disa studiues, edhe pse nuk janë

marrë me trajtesa të mirëfillta të gazetarisë, me artikuj e studime, kanë dhënë ndihmesë të

dukshme në këtë fushë, si Nasho Jorgaqi e Jup Kastrati, Rexhep Qosja e Karlo Gurakuqi,

Shukri Rrahimi e Sabri Hamiti, etj. Palok Daka është marrë gjerësisht me bibliografi e

studime të kësaj natyre, me vlera shkencore, që shërbejnë si udhërrëfim për çdo studiues

të kësaj fushe.

Detyra për hapjen e studimeve universitare në këtë fushë, iu ngarkua Fakultetit të

Filologjisë të UT-së në bashkëpunim me Bashkimin e Gazetarëve të Shqipërisë. Sipas

dëshmive të profesor Hamit Boriçit, që ka qenë një ndër themeluesit e Katedrës së

445 Grup autorësh (2000): Gazetaria, SHBLU, Tiranë, fq. 138.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

182

Gazetarisë, kjo degë është hapur për herë të parë në vjeshtën e vitit 1964446. Që nga

fillimi, deri më 1991, katedra ka qenë pjesë e Fakultetit të Shkencave Juridiko-Politike

dhe në vitet e para ka ofruar programe universitare njëvjeçare dhe programe

pasuniversitare, për gazetarë që ishin diplomuar në degë të tjera dhe që ishin angazhuar

pranë mediave të kohës, duke shërbyer kështu, si specializime kualifikuese. Në rrjedhën e

kohës, katedra është marrë edhe me studime si dhe kualifikim, ku janë mbrojtur edhe dy

doktorata.

Për realizimin e procesit mësimor janë angazhuar një varg drejtuesish të mediave të

kohës dhe gazetarë të njohur, pjesa më e madhe e të cilëve ishi diplomuar në vendet e ish-

bllokut të Lindjes. Pedagogë efektivë, ndërkohë kanë qenë Zihni Reso, drejtues i Degës

dhe i Katedrës që në krijim, deri në vitin 1977, kur është krijuar sektori shkencor; Petro

Kita dhe, nga viti 1973 deri më 1992, Luan Zelka, që kanë qenë pedagogë të brenshëm.

Ndërsa Hamit Boriçi, pedagog i jashtëm. Me këtë status ka drejtuar katedrën dhe sektorin

shkencor, që prej viti 1980 e deri më sot është profesor i gazetarisë në universitetet

Shqiptare.

Për realizimin e kursit të parë Fiqri Vogli, gazetar i njohur i kohës, kryeredaktor i gazetës

Bashkimi dhe kryetar i shoqatës Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë, sipas kujtimeve të

Boriçit, organizoi një konsultë me gazetarë që kishin studiuar në universitetet e huaja.

Këta studentë të ardhur nga Lindja, shërbyen si trupa e parë pedagogjike në këtë degë të

re, të cilët sollën eksperiencën e tyre.

Përsa i përket përzgjedhjes së studentëve të parë, ata u morën me konkurs. Dhe konkursi

zhvillohej me vizita nëpër qendra prodhimi. Pedagogët drejtues të konkursit, i udhëzonin

kandidatët për studentë të shkruanin për çfarë vëzhgonin nëpër këta qendra.

Studentët e parë, që fituan konkursin, vinin nga fakultete të ndryshme si Histori-Filologji,

Ekonomi, Drejtësi, Agronomi etj. Vitin e tretë dhe të katërt programi i tyre do të ishte

446 Intervistë e dhënë në funksion të realizimit të doktoraturës së dr. Pranvera Skana (Doktoratura e

Pranvera Skana, tek Shtojcat)

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

183

kryesisht për gazetarinë. “Më 1966 nga kjo degë dolën e u diplomuan gazetarët e parë, që

lëndët e gazetarisë i morën për dy vjet. Nga viti 1966 deri më 1969, kur dega e gazetarisë

ishte me status eksperimental fituan profesionin “gazetar” 50 studentë, 47 prej të cilëve

filluan punën menjëherë në organet e shtypit qendror e lokal, si dhe në Radiotelevizionin

Shqiptar në Tiranë”.

Historiani i medias, Boriçi447, për të qenë më i saktë në kujtesën e tij për të tjera detaje që

lidhen me fillimet e shkollës së gazetarisë në vendin tonë, shfleton revistën profesionale

Tribuna e gazetarit, ku është botuar reportazhi i parë i titulluar Me gazetarët e ardhshëm

ku shkruhet se; “ Në vitin akademik 1964/65 Dega e Gazetarisë ishte me program

profesional dyvjeçar. Studentët vinin nga Degë e Fakultete të Gjuhësisë e Letërsisë, të

Ekonomisë e Drejtësisë si dhe nga Instituti i Lartë i Bujqësisë. Por që nga viti akademik

1965/1966 e deri në vitin akademik 1973/1974 mësimet u zhvilluan në formë

eksperimentale me programe tre dhe katërvjeçare, duke u pranuar çdo vit nga 15

studentë. Në konsultën e dhjetorit 1973 u arrit në përfundimin se, në kushtet e vendit

tonë, shtypi, ATSH dhe Radio-Televizioni kishin nevojë për gazetarë, sidomos të

formuar me profil të gjerë. Prandaj u konsiderua i drejtë propozimi që Katedra-Degë të

punonte edhe me programe studimi e kualifikimi të gazetarëve që, në media kishin ardhur

nga fakultete e degë të ndryshme të ekonomisë e kulturës. Këtë mision kishte Sektori

Shkencor i Gazetarisë, sidomos gjatë viteve 1977-1991. Në kurset njëvjeçare kaluan

shumica e gazetarëve të Radio-Televizionit, veçanërisht ato të moshave të reja, ku fituan

certifikatën e studimeve të gazetarisë, sipas viteve të “Diplomimit”. Në degën e

gazetarisë, në këtë sistem, studentët i nënshtroheshin 20 disiplinave të ndryshme të

përgjithshme dhe të profilizuara. Programi mësimor përfshin lëndë me karakter, historik,

ekonomik, gjuhësor dhe profesional. Por ka harruar edhe një vend shumë të rëndësishëm

që zinte praktika mësimore. Praktika zhvillohej në institucionet e medias që ekzistonin

atëherë, si Zëri i Popullit, gazeta Bashkimi, ATSH-ja, Radiotelevizioni Publik, Zëri i

447 Intervistë e dhënë në funksion të realizimit të doktoraturës së dr. Pranvera Skana (Doktoratura e

Pranvera Skana, tek Shtojcat)

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

184

Rinisë etj. Viti akademik ndahet në 2 semestra. Në vijim ndodhet plani mësimor ku çdo

student duhet të ndjekë të gjitha këto disiplina;

Profesor Boriçi, si i ngarkuari në grupin e pedagogjik që do të hartonte programin

mësimor për grupin e lëndëve profesionale, thotë se “Baza kryesore e programit mësimor

dhe deri diku i kurrikulave tona ishte ai i shkollës universitare të gazetarisë së Moskës, të

Leningradit, Pragës e Bratislavës. Po jemi konsultuar edhe me programet mësimore të

shkollave të gazetarisë italiane, natyrisht, pa iu referuar zyrtarisht. Disa prej atyre

programeve i ruaj ende në arkivin tim vetjak së bashku me dorëshkrimin e

projektprogramit mësimor tre dhe katërvjeçar për lëndët profesionale, që me disa

ndryshime u miratuan në Katedër, në Fakultet dhe në Rektorat”.

Disiplinat kryesore profesionale448, në të cilat zhvillohej mësim pranë katedrës së

Gazetarisë, përveç lëndëve të formimit të përgjithshëm, politik e juridik, që i ofronte

fakulteti, ishin:

1. Publicistika jonë revolucionare

2. Organizimi i punës në shtyp, radio e ATSH

3. Gjinitë gazetareske (lajmi, intervista, reportazhi, korrespondenca,

kryeartikulli, recensioni kino-teatral, kritika dhe bibliografia në shtyp,

letrat në redaksi, përshkrimi, skica dhe fejtoni).

4. Pasqyrimi i problemeve të ekonomisë, shoqërore, të kulturës, arteve e

sporteve.

5. Praktika në mediat e shkruara në Radio dhe Televizion

6. Kurse speciale politiko-profesionale.

448 Sipas të dhënave që kemi vjelë në funksion të kësaj teme nga arkivi personal i prof. Hamit Boriçit.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

185

Ndërsa literatura profesionale, edhe pse fillimisht ishte e kufizuar, u plotësua shpejt me

studimet e pedagogëve që u angazhuan në mësimdhënie. Shumë shpejt ata filluan të

botojnë ciklet e leksioneve, fillimisht në formën e dispencave e më pas u botuan edhe

disa libra e tekste mësimore si dhe monografi.

I pari tekst ishte :

• “Teoria dhe praktika e shtypit popullor”, botuar në vitin 1972 nga tre bashkautorë:

Fiqri Vogli, Marash Hajati dhe Hamit Boriçi.

Për të vijuar me:

• “Mbi disa probleme dhe gjini të publicistikës”, botuar më 1973, me autor Hamit

Boriçin;

• “Figura dhe figurshmëria në gazetari”, botuar më 1975, me autor Dritëro Agollin;

• “Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, botuar më 1980,

me autor Luan Zelkën;

• “Partia e Punës së Shqipërisë për shtypin” (Përmbledhje me dokumente të PPSH dhe

veprat e shokut Enver Hoxha )” , botuar më 1981;

• “Publicistika letrare”, 1982, me autor Hamit Boriçin;

• “Stili dhe redaktimi në gazetë”, botuar më 1984, me autor Xhevat Lloshin;

• “Llojet e shkrimeve informative dhe analitike të gazetarisë”, botuar më 1985;

• “Redaksia dhe puna e gazetarit”, botuar më 1986, me autor Hamit Boriçin;

• “Gazeta “Zëri i Shqipërisë””, botuar më 1987, me autor Zihni Reson;

• “Gazetaria dhe publicistika”botuar më1990, me autor Hamit Boriçin.

Si literaturë plotësuese rekomandohej edhe revista “Tribuna e Gazetarit” (1964-1990),

organ i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Pothuajse dhjetë vjetë pas hapjesë së kësaj dege, studimet me kohë të plotë u shkëputën,

si pasojë e një vendimi të rektoratit të Universitetit të Tiranës, dhe kjo degë u shndërrua

në sektor shkencor. Puna vazhdonte me bashkëpunëtorë të jashtëm, si: Hamit Boriçin,

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

186

apo Luan Zelka, që ishte i vetmi punonjës efektiv. Rezultat i punës së këtij institucioni

pedagogjik, ishte përgatitja e botimeve dhe e teksteve mësimore e monografive, e

artikujve studimorë në revista letrare, profesionale e shkencore.

Pas mbarimit të studimeve trevjeçare, studentët emëroheshin pranë redaksive qendrore

dhe lokale të shtypit dhe Radiotelevizionit ose të ATSH-së. Deri në vitin 1968 ishin

diplomuar 57 studentë. Prej tyre, 47 punonin në gazetarinë profesioniste: shumica në

organet qendrore të shtypit, të Radios në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Deri në vitin akademik 1976/1977 me programe studimi 3-vjeçar dhe 4-vjeçar u

përgatiten gjithsej 150 gazetarë profesionistë. Studentët, që ndiqnin mësimet me

programin 4-vjeçar, vitin e fundit e kishin stazh pune të detyruar në gazetat qendrore dhe

lokale, në Radio-Televizion dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Kështuqë stazhierët,

përveçse aftësoheshin profesionalisht, siguronin edhe vendet e punës menjëherë pas

diplomimit. Statistikat dëshmojnë se në vitin 1974 të 23 studentë stazhierë u diplomuan

dhe vazhduan punën, shumica e tyre, në ato media ku kishin kryer vitin e stazhit; një vit

më pas 25 dhe më 1976 në media u emëruan edhe 14 gazetarë të diplomuar nga

Universiteti i Tiranës.

Bërthama pedagogjike në fillimet e kësaj dege përbëhej nga gazetarë që kishin studiuar

për gazetari në Moskë e Leningrad (në ish-Bashkimin Sovjetik): Fiqri Vogli, Sofokli

Lazri, Marash Hajati, Dritëro Agolli, Hamit Boriçi, Fatmir Dibra e Ymer Minxhozi.

Përveç këtyre për të dhënë mësim, ishin ftuar edhe gazetarë e studiues të shquar si

Vangjush Gambeta, Niko Nikolla, etj. Nga viti 1973 u emërua pedagog gazetari i Zërit të

Popullit, Luan Zelka, ish- student i gazetarisë në Universitetin “Lomonosov” të Moskës,

etj.

Por formimi profesional i nënshtrohej edhe specializimeve pasuniversitare. Përshembull

do të ndalemi në kursin pasuniversitar që u hap në vitin 1981, me rekomandim të KQ të

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

187

Partisë, me kërkesë së përgjithshme të Radiotelevizionit dhe me vendim të organeve

kompetente pranë Fakultetit të Shkencave Politiko Juridike.

Nga viti 1982-’83 kursin pasuniversitar në gazetari, e kanë ndjekur vetëm 5 veta, ndërsa

nga viti 1986-87 e kanë përfunduar këtë kualifikim mbi 50 vetë, kryesisht redaktorë,

gazetarë etj. Pra domosdoshmëria dhe nevoja e këtij specialiteti ka ardhur në rritje.

d) Vitet ’70-’80. Gazetarët ishin tërësisht me arsim të lartë.

Në shkresat dhe dokumentacionin që profesor Hamit Boriçi ka arkivuar në bibliotekën

personale mësojmë se nga viti 1966 deri më 1969, kur dega e gazetarisë ishte me status

eksperimental, fituan profesionin “gazetar” 50 studentë, 47 prej të cilëve filluan punën

menjëherë në organet e shtypit qendror e lokal, si dhe në Radiotelevizionin Shqiptar në

Tiranë.

Më pas sistemi mësimor për përgatitjen e gazetarëve pranë degës së gazetarisë u

mëvetësua me program 3 dhe 4-vjeçar, duke vijuar deri më 1978 e diplomuar deri 20

studentë për çdo vit akademik. Në këtë njësi mësimore universitare të profiluar u

përgatitën dhe diplomuan më shumë se 150 gazetarë.

Pas ndërprerjes së studimeve të plota universitare, pranë degës së gazetarisë, shndërruar

në sektor të gazetarisë, me vendimin nr. 413 datë 9.3.1974, u organizuan kurset e

specializimit pasuniversitar, kurse speciale me cikle ligjëratash për teorinë, praktikën dhe

historinë e shtypit. Për gazetarë, që kishin kryer fakultetet të ndryshme, u ngrit kursi

njëvjeçar pasuniversitar me program të plotë të formimit profesional. Këtë kurs, që vijoi,

deri nga viti 1990, e kanë kryer shumë punonjës krijues të organeve të shtypit dhe të

radiotelevizionit. Njëheri janë zhvilluar kurse soeciale me një cikël ligjëratash formuese

për gazetarinë edhe në Fakultetin Histori-Filologji. Gjatë gjithë ekzistencës së saj, dega e

gazetarisë e shndërruar në katedër dhe më pas në sektor shkencor, kaloi në eksperimentim

të formave të përgatitjes e të kualifikimit të gazetarëve. Një palë, që përbënin shumicën,

ishin të mendjes që formimi gazetaresk universitar të bëhej në Fakultetin e Filologjisë,

pasi ishte më afër fushës. Pala tjetër arsyetonte që përgatitja e gazetarëve të vijonte sipas

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

188

konceptit politiko-juridik, ku një cikël lëndësh ishin të historisë, të teorisë e të praktisë së

gazetarisë.

Në janar të vitit 1990, Ministria e Arsimit miratoi propozimin e sektorit shkencor të

gazearisë për transferimin e kësaj njësie pedagogjike universitare në Fakultetin Histori-

Filologji. Më 1992, u krijua departamenti i gazetarisë pranë Fakuletit Histori-Filologji të

Universitetit të Tiranës449.

e) Prurje nga Lëvizja e Korrespondentëve Vullnetarë.

Në mediat e viteve ’45-’90, korrespondentëve vullnetarë u është lënë një hapësirë shumë

e madhe raportimi dhe trajtimi i tyre shpesh ka qenë i veçantë, pasi gëzonte vëmendjen e

organizmave shtetërore. Në artikullin e Klimi Misës, “Mbi punën e korrespondentëve të

shtypit në rrethe”450, gjejmë këto konsiderata: “Korespondentët janë një forcë e madhe

dhe e rëndësishme e shtypit tonë.... Roli i madh i tyre qendron në faktin se ata janë

komandues të opinionit publik, janë syri e veshi i gazetës për zonën ku punojnë dhe si të

tillë ata japin mundësi që redaksia të njihet me jetën e zonës së tyre dhe gazeta të

pasqyrojë jetën e gjallë të organizatave të partisë e atyre të masave, veprimtarinë praktike

të kolektivave të ndryshme, të komunistëve e masave punonjëse. Duke jetuar e punuar në

bazë, korespondentët më mirë se punonjësit e tjerë të redaksive munden, jo vetëm të

informojnë, por edhe të ngrejnë pobleme”451. Për shkak të rëndësisë që i nevojës së

pushtetetit për të ditur çdo gjë nga afër, korrespondentëve u atribuohej një kontribut i

madh për ato që konsideroheshin si arritje në shtypin e kohës. Tek korrespondenca ai

praktikë pune gazetareske, vlerësimet profesionale bazoheshin mbi faktin se kjo formë e

të bërit gazetarit respektonte një nga parimet bazë të shtypit socialist: saktësinë dbe

vërtetësinë, si dhe atë që quhej “pasqyrimi i drejtë dhe ekzakt i realitetit tonë”. “Shtypi

ynë duhet që ketë realitet, ta paraqisi atë ashtu siç është; as ta errësojë, as ta abukurojë.

Lexuesit tanë kanë një besim të madh në shtypin tonë, për çdo fjalë që ai thotë. Ata e

449 Sipas të dhënave që kemi vjelë në funksion të kësaj teme nga arkivi personal i prof. Hamit Boriçit. 450 Shënim: këtu shprehen dy ide: E para - “Korrespondentët - komandues të opinionit publik, janë syri e

veshi i gazetës. E dyta - “Gazetari... duhet të jetë njeri me gjykim të mprehtë politik dhe organizator. 451 Klimi Misa, “Mbi punën e korrespondentëve të shtypit në rrethe”, T. G., 1965, nr. 3-4 (6-7), fq. 2-3.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

189

konsiderojnë zërin e shtypit tonë si zërin e partisë. Në materialet e gazetave

mbështehteten dhe orientohen, për veprimtarinë e tyre praktike, organizatat e partisë,

organet shtetërore”452. Për të realizuar pritshmëritë nga ana e korrespondenëve, u kujtohej

atyre se nga ana e partisë, pra e shtetit, u ishte dhënë besim i madh fakti që u ishte dhënë

mundësia të shkruanin në organet e shtypit qendror. “por ky besim dhe nder duhen

merituar plotësisht duke shkrojtur gjithmonë drejtë e saktë, duke mos u influencuar nga

dëshirat dhe deklaratat e njërit apo tjetrit dhe të mos shkruajnë pa i analizuar më parë

mirë gjërat, pa iu futur thellë çështjeve”453. Pavarësisht konsideratave, edhe kritikat dhe

tërheqjet e vëmendjeve ndaj korrespondentëve ishin të shumta, si përsa u përket

tematikave, ashtu edhe për mënyrën e pasqyrimit të problemeve në shtyp. Një e metë

tjetër që vihet re në punën e korespondentëve dhe gazetarëve të tjetër është se materialet e

tyre në pjesën më të madhe janë informative, shkruajnë për shumë gjëra, por rrallë

ngrejnë probleme që preokupojnë seriozisht organizatën e partisë, komunistët dhe

punonjësit. Në shkrimet e tyre rrallë trajtohen probleme të jetës së gjallë të organizatave

të partisë, probleme të organizimit socialist të punës në ndërmarrje dhe kooperativa

bujqësire. Pjesa më e madhe e shkrimeve janë për probleme të fushatave në bujqësi, për

realizim planesh në ndërmarrjet ekonomike dhe ato në mjaft raste të trajtuara në mënyrë

të përciptë, në atë mënyrë që nuk i bëjnë njerëzit të mendojnë, të dërsijnë454. Në një

shkrim të vitit 1969, Koço Lako, pasi evidenton se në çdo qendër pune e kooperativë

bujqësore në rrethin e Vlorës ishin ngritur grupet e korrespondentëve vullnetarë të

gazetave “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Puna”, “Zëri i Rinisë”, “Zëri i Vlorës”,

korrespondentët vullnetarë të ATSH-së, të radios dhe të organeve të tjera të shtypit,

shtron pyetjen: “Për çfarë të shkruajmë? Korrespondenti vullnetar ka si detyrë kryesore të

pasqyrojë në shtyp heroizmin masiv, shembullin dhe eksperiencën pozitive, sukseset dhe

fitoret që arrinë klasa punëoter, fshatarësia kooperativiste, inteligjencia, nxënësit dhe

gjithë punonjësit tjerë në çdo sektor të jetës dhe të aktivitetit tonë, punën e madhe të

452 Klimi Misa, “Mbi punën e korrespondentëve të shtypit në rrethe”, T. G., 1965, nr. 3-4 (6-7), fq. 2-3. 453 Po aty. 454 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

190

organizatave të partisë dhe të atyre të masave, të organeve të pushtetit për realizimin e

planeve dhe edukimin revolucionar, për metodën dhe stilin në punë455.

f) Prurje edhe nga klasa punëtore.

Përveç korrespondentëve vullnetarë, një kategori e rëndësishme për mediat e asaj kohe

ishin edhe aktivistët e klasës punëtore. Për ta ekzistonin të njëjtat kritere e kërkesa si edhe

për korrespondentët vullnetarë. Vetëm se specifika e vendit të punës i diferenconte.

Përpjekjet e organeve shtetërore për t’i afruar përfaqësuesit e “zërit të punëtorëve” në

shtyp ka qenë e vazhdueshme në një shkrim të Alush Çekrezit456 me titull “Për

informacion mund të aktivizohen masa të gjera punonjësish”, thuhet se: “Komiteti i

partisë së rrethit në bashkëpunim me shokët e kolegjiumit tëATSH-së, ka përdorur disa

forma pune për aktivizimin e korrespondentëve, si seminare në bazë rrethi e zone, takime,

mbledhje të ndryshme, nxitje e inkurajim për të shkrojtur, etj”457. Për organizimi e tyre

kujdeseshin organizatat bazë të partisë dhe të masave në qendra pune e në fshat, të cilët

“...analizojnë herë pas here probleme të edukimit të punonjësve, si shpërndahet dhe si

shfrytëzohet shtypi, libri, si dëgjohet radioja, etj.458 Aq të dendura ishin këto takime dhe

kërkesat për aktivizim, saqë indiferentëve u tërhiqej edhe vëmendja: “Në fakt, në këtë

kooperativë bujqësore, ka mjaft shoqe e shokë kooperativistë që kanë mbaruar shkollën

tetëvjeçare, ka kuadro e specialistë të bujqësisë, arsimtar, bile edhe me arsim të lartë, që

mbajnë raporte e referate të tëra, por kur vjen puna, u duket e pamundur të shkruajnë një

ose dy faqe informacion për ATSh-në ose për organet tjera. ... në çdo fshat apo qendër

455 Koço Lako, “Korrespondentët vullnetarët janë ndihmës aktivë të propagandës së partisë”, Tribuna e

gazetarit, 1969, nr. 5 (30), fq. 3-6. 456 Shënim: Autori ka qenë Sekretar i Propagandës në rrethin e Librazhdit. Shkruan për përvojën e punës

me korrespondetët vullnetarë, formalizon një formalizëm masiv. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e

publicistë shqiptarë”, Tiranë 2005). 457 Alush Çekrezi, “Për informacioin mund të aktivizohen masa të gjëra punonjësish”, Tribuna e gazetarit,

1969, nr. 6 (31), fq. 8-9. (Nga diskutimet në konferencën ndërkombëtareë të korrëspondentëve vullnetarë

të ATSH-së). 458 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

191

pune ne tani kemi korrespondentë vullnetarë të ATSH-së, “Zërit të Popullit”,

“Bashkimit”, “Punës”, etj, dmth bëhen 10-15 veta459.

5.2. FORMIMI KULTUROR.

Për gazetarin e ditëve tona nuk shtrohet vetëm të ketë arsimin elartë, por edhe të zgjerojë

vazhdimisht njohuritë dhe dijenitë e tija mbi shkencën, teknikën, artin, letërsinë460

Nga anketat ka rezultuara se gazetarët nuk janë nga spektatorët e parë të çfaqjeve të reja

të Teatrit dramatik, të Operas, Baletit, të koncerteve, të ekspozitave të ndryshme, të

aktiviteteve të ndryshme që organizon klubi i shkrimtarëv dhe artistëve që është edhe

klubi ynë. Ka shumë nga ne që pak bile shumë pak i frekuentojnë këto institurione që

shërbejnë për edukimin tonë. Për ngritjen profesionale ne duhet të punojmë më mirë me

librin. Leximi i vazhdueshëm i veprave të leteraturës politike, shoqërore, shkencore,

artistike, shërben jo vetëm për të fituar një kulturë të naltë të përgjithshme, por edhe për

të krijuar tek gazetari aftësinë e të folurit e të shprehurit bukur të mendimit, për t’u

larguar nga formulimet shabllone, skematike, për të krijuar një stil të tij origjinal.461

Leximi i vazhdueshëm rrit tek gazetari aftësinë për të përdorur argumenta të forta, për të

përdorur një gjuhë të pasur dhe stil të përsosur me mjeshtëri në të gjitha gjinitë e

shkrimit. Pra ai ndihmon për rritjen e aftësive profesionale. Stalini duke folur për Leninin

thoshte se:

“Lenini shkruante për çështjet më të ndërlikuara kaq thjestë dhe qartë, kaq përmbledhtas

dhe me mënyrë kaq të guximshme sa që çdo frazë e tij nuk flet por qëllon”.

Për gazetarin e tipit leninist nuk mjafton vetëm të dijë të bëjë shkrime me përmbajtje të

lartë, por që këtë përmbajtje si ta argumentojë me mprehtësi, me gjuhë dhe stil të

përsosur, me mjeshtëri në përputhje me kërkesat e natyrës së lexuesve tanë.462 Pas

459 Po aty. 460 Klimi Misa, “Mjeshtëria e gazetarit kërkon horizonte të reja”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 8-9. 461 Po aty. 462 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

192

përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të sistemit mediatik komunist shqiptar, pra pas

vitit 1948, në shtypin dhe programacionin e radios, përfundon edhe koha e njëfarë

liberalizimi. Tashmë ajo pjesë e plejadës së viteve ’30, që u angazhua fillimisht në

shtypin e pasçlirimit, ishte eleminuar, një pjesë me anë të gjyqeve speciale, e një pjesë

kishte emigruar jashtë vendit.

E para që kërkohej për gazetarët shqiptarë të kohës, ishte përgatitja e tij ideo-politike.

Edhe kur flitet për mjeshtërinë e gazetarit, si në këtë artikull: “Pregatitja ideo-politike sot

për ne duhet të jetë më e fortë se asnjëherë me qëllim që në shkrimet tonë politika e

partisë sonë të pasqyrohet e kristaltë ashtu siç është që të mos u lihet shteg keqkuptimeve

e keqinterpretimeve. Ne e dimë se armiqtë e shikojnë më lente shtypin tonë për t’u kapur

pas ndonjë fraze apo fjale të vetme. Prandaj rritja e vazhdueshme e nivelit, e mprehtësisë

tonë politike dhe ideologjike mendoj se është një nga detyrat me shumë rëndësi. Në këtë

drejtim kemi akoma shumë për të bërë”463.

Për të vazhduar: “Siç dihet bazë për një kulturë të përgjithshme dhe profesionale është

arsimi i lartë. Në organet e shtypit, në radio dhe ATSh, sot mbi 65% e gazetarëve kanë

arsim të lartë dhe mjaftë të tjerë po përpiqen ta fitojnë atë me korespondencë.Në gazetat

“Puna”, “Drita”, “Mësuesi”, pothuasje të gjithë gazetarët kanë kryer shkolla të larta. Në

“Zërin e Popullit”, “Bashkimin”, me përjashtim të korrespondentëve, gadi 75% e

gazetarëve kanë arsim të lartë. Po në të njëjtën kohë në disa organe shtypi si psh në

revistën “Hosteni”, “Zëri i Rinisë”, “Sporti”, pjesa më e madhe e gazetarëve nuk e kanë

fituar arsimin e lartë. E keqja është se disa shokë as që e venë ujin në zjarr. Ka edhe nga

ata që duke u kapur pas stazhit të vjetër gazetar, eksperiencës së tyre të gjatë dhe talentit

mendojnë se edhe pa shkollë mund të bëjnë. S’ka dyshim se këto janë faktorë shumë të

rëndësishëm për të qenë një gazetar i mirë, por ato nuk mjaftojnë për t’ju përgjigjur

detyrave të kohës. “Gazetari më shumë se kushdo tjetër duhet të ecë me kohën dhe bile

më shpejt se koha” na porosit shoku Enver”464.

463 Klimi Misa, “Mjeshtëria e gazetarit kërkon horizonte të reja”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 9. 464 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

193

Është tamam viti kur hapet edhe dega e Gazetarisë. Por në vend tashmë, të ardhurit nga

Bashkimi Sovjetik, kanë shtuar numrin e të arsimuarve edhe në degë të tjera, si dhe numri

i të diplomuarve në shkolla të mesme. Vërejtja në këtë artikull shërben për të tërhequr

vëmendjen, për shkak të një audience tashmë të ngritur, ndaj dhe kërkesat e gazetarëve

duheshin përshtatur me situatën sociale e kulturore të kohës. “...Në rast se ne duam të

ruajmë të drejtën t’i këshillojmë, t’i mësojmë ata nëpërmjet faqes së gazetës, në rast se

duam që pena jonë të mos rendisë vetëm fakte e shembuj të thatë por nga këto fakte të

nxjerrim edhe për...masat për të kapërxyer vështirësitë e ndërtimit socialist, duhet në

radhë të parë të jemi vetë të mësuar. Për gazetarin e ditëve tona nuk shtrohet vetëm të

ketë arsimin elartë, por edhe të zgjerojë vazhdimisht njohuritë dhe dijenitë e tija mbi

shkencën, teknikën, artin, letërsinë”.

Artikulli i botuar në Tribunën e Gazetarit, që gjithashtu ishte në vitin e parë të jetës së saj

dhe kishte mbi supe gjithë përgjegjësinë e vëmendjes që kushtohej nga komuniteti i

gazetarëve, vazhdon me kritika se anketat e bërë ndër gazetarë kishin rezultuar se ata nuk

ishin spektatorët e parë të shfaqjeve të reja të Teatrit dramatik, të Operas, Baletit, të

koncerteve, të ekspozitave të ndryshme, të aktiviteteve të ndryshme që organizon klubi i

shkrimtarëv dhe artistëve që është edhe klubi i gazetarëve. Ndaj dhe në fund mbyllet më

këshillat: “Leximi i vazhdueshëm i veprave të literaturës politike, shoqërore, shkencore,

artistike, shërben jo vetëm për të fituar një kulturë të naltë të përgjithshme, por edhe për

të krijuar tek gazetari aftësinë e të folurit e të shprehurit bukur të mendimit, për t’u

larguar nga formulimet shabllone, skematike, për të krijuar një stil të tij origjinal. Leximi

i vazhdueshëm rrit tek gazetari aftësinë për të përdorur argumenta të forta, për të përdorur

një gjuhë të pasur dhe stil të përsosur me mjeshtëri në të gjitha gjinitë e shkrimit. Pra ai

ndihmon për rritjen e aftësive profesionale”465

Nga ana tjetër, me forcimin e Televizioni Publik Shqiptar, filloi të ndihej edhe roli i tij

në formimin shoqëror, dhe në krijimin e koncepteve të shoqërisë socialiste, në mënyrën e

465 Klimi Misa, “Mjeshtëria e gazetarit kërkon horizonte të reja”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 9.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

194

jetesës, në shijet, në sjelljet, kulturën, letërsinë, artin etj. Kështu, Marash Hajati, ish -

drejtues i TVSH-së, shkruante se, duke pretenduar se “emisionet e kohës, ngriheshin mbi

kërkesat e masave...”. Gjendet në këtë artikull edhe se si ndahej hapësira e transmetimit:

çështjet informative duke përfshirë këtu edhe telereportazhin e rubrikën sportive zinin

24.8 % të transmetimeve televizive; problemet ideopolitike, edukative, kulturore dhe

ekonomiko-shoqërore përbënin 39.6% ; ndërsa problemet artistike-muzikore e argëtuese

35.6%. Në arkivat e këtij institucioni gjenden mjaft materiale muzikore, me humor, filma,

kuriozitete, shkencë, sport etj., pjesë e pothuajse një të tretës së progamacionit në total.

Pjesë e kësaj audience dhe njëkohësisht pjesë e popullit ishin edhe gazetarët, që silleshin

herë si transmetues e herë si marrës të kulturës masive që shpërndane media. Shumë

shpejt filluan të shfaqen dokumentarë dhe zhanre të tjera publicistiko-letrare, që mbi të

gjitha kërkonin njohuri të mira të fushës. Ndihmëse e madhe për këtë ishte përbërja e

përzier e gazeratarëve, një pjesë e të cilëve kishe formim letraresk ose artistik.

a. REVISTA “TRIBUNA E GAZETARIT”, MBIKËQYRËSE E VIJËS

PARTI- SHTET NË GAZETARINË E KOHËS.

Revista “Tribuna e Gazetarit” ishte organ i Bashkimit të Gazetarëve, që u botua deri në

vitin 1990. Që me daljen e numrit të parë ishte menduar të botohej çdo tre muaj dhe siç

thuhet në numrin e parë të saj: “Ky buletin që do të dalë çdo tre muaj, ka për qëllim të

ndihmojë në ngritjen ideo-profesionale të azetarëve dhe të korrespondentëve puntorë e

fshatarë...Që të bësh këtë duhet në radhë të parë të njihesh mirë me detyrat që shtron

Partia jonë, me detyrat që shtron vetë jeta.”466.

Shkrimi i parë i këtij organi, buletini, përcakton qartë edhe komunitetin të cilit i drejtohet,

por edhe karakteristikat që e përcaktojnë këtë komunitet, dhe shërben si të thuash si një

466 Editorial: “Dy fjalë mbi buletinin “Tribuna e gazetarit””, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 1, fq.1.

(Shënim: Programi i revistës ka si orientim kryesor politikën dhe vijën e PPSh, prandaj vihet theksi “në

radhë të parë… në ngritjen ideologjike të gazetarëve; prandaj misioni i këtij botimi është të njohë “ detyrat

që shtron Partia jonë”. Në të nëjtën kohë, përcaktohet përmbajtja ideopolitike e shtypit: “një propagandist

kolektiv, një agjitator kolektiv dhe një organizator kolektiv i masave punonjësve për zbatimin e vijës së

drejtë të Partisë, për zgjidhjen e detyrave të ndërtimit të socializmit.”).

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

195

kod i parë i komunikimit dypalësh. Më poshtë, po brenda këtij editoriali gjejmë: “…Ne

gazetarët duhet që të gjejmë rrugët me anë të shtypit, radios, Agjensisë Telegrafike për të

propaganduar në një shkallë më të lartë këto vendime dhe të përpiqemi me të gjitha forcat

tona që ato të vihen në jetë.

... Shtypi ynë i ri popullor është shtypi i çlirimtarëve të djeshëm dhe i ndërtonjësve të

sotëm të socializmit në vendin tonë.

... Gazetarët tanë janë pjesëmarrës aktivë në punën vetëmohonjëse të popullit tonë për

ndërtimin socializmit dhe të luftës së tij të vendosur për mbrojtjen e paqes.

... Ata janë përçonjës të përditshëm të vijës së drejtë të Partisë sonë në masat tona

punonjëse, luftëtarë aktivë për demaskimin e politikës agresive të imperializmit me në

krye imperializmin amerikan, përkrahës të vendosur të luftës së popujve të ndryshëm për

pavarësi, liri, demokraci dhe socializëm, mbrojtës konsekuentë të pastërtisë së

marksizëm-leninizmit kundër veprimtarisë tradhëtare të revizionistëve modern, të

përfaqësuar nga grupi revizionist i Nikita Hrushovit dhe klika renegate e Titos.

... Por që gazetari të jetë propagandist i flaktë për komunizëm, është e domosdoshme që

ai të punojë vazhdimisht për ngritjen e nivelit të tij ideo-politik dhe të jetë i lidhur

ngushtë me popullin, me veprat dhe mendimet e tij. Vetëm kështu shtypi ynë do të bëhet

në një shkallë gjithnjë e më të lartë një propagandist kolektiv, një agjitator kolektiv dhe

një organizator kolektiv i masave punonjësve për zbatimin e vijës së drejtë të Partisë, për

zgjidhjen e detyrave të ndërtimit të socializmit.”467

Pra, siç del nga ky editorial, qëllimi i Tribunës së Gazetarit, ishte ngritja e nivelit ideo-

profesional të gazetarëve dhe korrespondentëve punëtorë e fshatarë. Ky buletin është

kështu vënie në zbatim e detyrave të ngarkuara Bashkimit të Gazetarëve për ndihmesën

në formimin profesional të gazetarëve dhe korrespondentëve. Sipas konstatimeve të

studiuesve të tjerë, edhe në këtë editorial del i qartë mendimi se detyra e parë e gazetarit

është njohja me detyrat e partisë, më pas propagandimi dhe ndihmesa për vënien në jetë

të këtyre detyrave. Aty flitet edhe për të kaluarën “e ndritshme” të shtypit që trashëgohej

nga lufta, edhe për përcaktimet në emër të tij si propagandist kolektiv, agjitator kolektiv

467 Editorial: “Dy fjalë mbi buletinin “Tribuna e gazetarit””, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 1, fq.1.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

196

dhe organizator kolektiv për zbatimin e vijës së drejtë të partisë, po në asnjë moment, si

as më vonë gjatë viteve të jetës së kësaj gazete, informimi nuk do të dalë në plan të parë,

si detyrë kryesore e gazetarëve.

Tematikat e lëvruara tek revista “Tribuna e gazetarit”:

Nga vëzhgimet dhe studimi i artikujve të revistës “Tribuna e gazetarit”, në funksion të

realizimit të kësaj teme, kemi evidentuar se aty përfshihen:

1. Direktivat e Enverit dhe të Partisë për shtypin dhe gazetarët.

2. Qendrimet ndaj luftës dhe kujtimet nga lufta.

3. Shkrime mbi aspektet profesionale të punës së përditshme të gazetës dhe gazetarëve.

4. Artikuj problemorë lidhur me nivelin e angazhimeve të korrespondentëve.

5. Historik i shtypit shqiptar.

6. Artikuj udhëzues për mirëshkrimin e gjuhës shqipe.

7. Shpjegime dhe teorizime të gjinive mediatike dhe llojeve të shkrimeve.

8. Tallje me sistemin kapitalist dhe mediat perëndimore.

9. Rubrika me kuriozitete dhe lojra.

10. Leksione stenografie, fotografie dhe redaktimi të etiketuara si “kurse me

korrespondencë”.

11. Pasqyrim të aktiviteteve të gazetarëve, korespondentëve apo anëtarëve të

Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

12. Rubrika “Shpjegim termash” lidhur me pajisjet e teknikës mediatike elektronike.

13. Shkrime mbi televizionin, radion dhe gjinitë gazetareske e publicistike që mund

të lëvrohen në këto media.

14. Njoftime konkursesh dhe sesionesh shkencore si dhe artikuj apo njoftime të tjera

pasuese mbi rezultatet e realizimit të tyre.

Në vitin 1971 ajo mori përfundimisht pamjen e një reviste, pas disa ndryshimeve cilësore.

Ndërsa gazetarët që u angazhuan në realizimin e saj ishin pena të njohura në fushën

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

197

gazetareske e publicistike shqiptare si: Shefqet Musaraj, Sofokli Lazri, Dritëro Agolli,

Marash Hajati, Javer Malo, Hamit Boriçi, Qamil Buxhelit, Ajet Simitxhiu, Qemal

Sakajeva, Namik Dokle, Ylli Pepo, Mitro Çela. etj.

b. STATUSI PROFESIONAL.

Statusi i gazetarit është kompleks. Mendësia e tij bombardohet pareshtur me propaganda,

ideologjinë e “edukimit komunist”; personalitet shpesh i dyzuar , “punëtorë me mëditje”;

pasiguria ekonomike dhe, ndoshta edhe fizike. Timoleo Mërtirit468, në një artikull

autokritikë tek gazeta “Zërit të popullit”, me titull “Ti nuk je ti, por gazeta” shpreh frikë,

pasiguri, autocensurë…

Nga ana tjetër, status i gazetarit, është një gjendje qytetare, profesionale e politike në

shoqëri; personaliteti dhe roli, kontributi i vetdijshëm, jo vetëm, në shoqëri, që lidhet me:

a) qënien objekt e subjekt institucional, politik, social;

b) nga formimi tij arsimor, kulturor, etik e qytetar;

c) nga misioni i gazetarisë në shoqëri;

ç) nga politikat editorial dhe profile i medias ku punon;

d) nga vetëdija e tij dhe ndjenja e përgjegjësisë së misionit të tij si gazetar;

Gazetari në periudhën komuniste, siç edhe kemi cilësuar në pjesën ku flitet për statusin

juridik të tij, është cilësuar “çdo punëtor i mendjes që merret me aktivitet publicistik e

gazetaresk”. Profesionalizmi në gazetari ka qenë i ndryshëm nga ai koncept që ne kemi

sot për gazetarët. Praktika në shtyp ishte faktori kryesor që i jepte statusin “Gazetar”

gazetarëve të atyre viteve, dhe jo detyrimisht formimi universitar dhe kurorëzimi i në

fund me diplomën me po të njëjtin titull.

468 Shënim: Autori, Timoleo Mërtiri, në gazetari hyri me rrobat partizane. Me arsim fillor, por gazetar i

talentuar, punoi shumë vjet në të përditshmen “Bashkimi” derisa , i dënuar nga Enver Hoxha, u largua nga

Tirana. Punoi në gazeta të rretheve derisa doli në pension në Sarandë. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e

publicistë shqiptarë”, Tiranë 2005).

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

198

Kjo sepse, e para degë e gazetarisë u hap 20 vjet pas çlirimit, kur shtypi dhe gazetarët e

kësaj periudhë tashmë e kishin konsoliduar staturën dhe individualitetin e tyre në tregun

mediatik, por edhe sepse konsideratat për profesionin e gazetarit nuk ishin të njëjta me

ato që kemi ne sot për këtë profesion. Kjo pasi objektivi kryesor i punës së gazetarëve, siç

kemi thënë nuk ishte informimi i saktë, objektiv dhe i paanshëm i publikut, në respektim

të kërkesave etike e profesionale, por vënia nën dispozicion të përçimit të propagandës

shtetërore. Ndaj dhe gazetarët nuk ishin të lirë në pozicionin e tyre, e për rrjedhojë statusi

që gëzonin ishte i kufizuar. Kështu përcakton Artan Fuga, që thotë se me status të

gazetarit kuptohet rrethi i detyrimeve dhe i të drejtave normative brenda të cilëve ai mund

të veprojë. “... gazetari, i parë nga këndvështrimi i një njeriu të thjeshtë apo nga një

kuadër i ulët apo i mesëm i administratës së partisë apo shtetit, shfaqet si instrument i

pushtetit dhe njësohet me të”. Por sidoqoftë, shkruan Fuga, gazetari shqiptar i kësaj kohe

nuk ka pasur vetëm një përmasë, atë të konformizmit, por edhe përmasën e kritikës, por

vetëm aq sa e lejonte pushteti. “Mirëpo Partia, që ka në dorë të gjitha mekanizmat e

pushtetit, paradoksalisht ka nevojë për shtyp dhe për media, gazetarët e të cilëve duhet të

përballen me problemet e kohës dhe mundësisht t’u japin zgjidhje apo të informojnë për

to, por brenda alternativave shumë të ngushta dhe të përcaktuara politike, të shprehura

nga normat shtetërore dhe partiake në fuqi. Pikërisht këtu nis rreziku për gazetarët”.

Kjo ishte e përgjithshme në çdo organ shtypi të përditshëm apo periodik, viziv apo të

shkruar, me tërheqjen e përvijueshme të veshit, për të mos dalë jashtë “kuadrit normativ

të vijës së Partisë”! Ka dhe një shpjegim disi më fluid të statusit të gazetarit që kryesisht

vinte nga pena të afirmuara të kohës siç qe shkrimtari dhe publicisti Dritëro Agolli. Sipas

tij, “gazetari” nuk është thjesht një nëpunës i zakonshëm, nuk është një zyrtar me një post

e zyrë të caktuar. Kudo që ai të ndodhet ai është shpesh vetëm tetë orë gazetar. ‘Kur jemi

në zyrë jemi gazetarë, kur dalim nga zyra shndërrohemi në njerëz të zakonshëm. Ne kur

largohemi nga gazeta, na zhduket emri, nami dhe nishani. Disa gazetën e kanë si

trampolinë për të kapërcyer në punë të tjera, në letërsi, në studime, në zyra më të qeta, në

pedagogji…’

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

199

Studiuesi i historisë së medias shqipe, Hamit Boriçi, e përkufizon në këtë mënyrë

konceptin e “gazetarit” dhe të veprimtarisë së tij në komunizëm: ‘Profesioni “gazetar” ka

ngjyra dhe ngarkesë politike, ideologjike e shoqërore; ai përmban angazhim me

përgjegjësi të lartë. Ai nuk është, as nuk mund të jetë vetëm një “instancë transmetimi”,

një përcjellës i thjeshtë në publik i lajmeve, i ngjarjeve apo i ndodhive të jetës përmes

gazetës, radios apo televizionit. Gazetari profesionist vlerëson politikisht çdo fakt, gjykon

për vlerat e tij dhe e interpreton atë, duke shprehur edhe qëndrimin vetjak. Kësisoj,

punonjësit e shtypit të kohës, duhej të ishin njohës të kërkesave që partia “dirigjonte”,

për cilësinë dhe nivelin ideopublicistik të shkrimeve të tyre. Këto shkrime kryesisht duhet

të ishin të karakterit si, për shembull, programe pune, arritje në fusha të caktuara

shoqërore, kulturë, koment etj. Nuk është e vështirë të diskutohet dhe të konkludohet se

gazetari që lëviz përherë në terren, është gazetari më interesant në shkrimet e tij, më

novatori. Dhe ndërkohë gazetari që bën një jetë të mbyllur qytetare, që punon konkretisht

në linjën shtëpi-redaksi, që bën një jetë të vakët, është gazetar më pak i lexueshëm, më

pak interesant, ose aspak novator’.

Ja pra dolëm në një kusht esencial të gazetarit të atyre viteve, siç është domosdoshmëria e

madhe për të dalë në terren për të takuar njerëz, për të biseduar me ta, për të shkëmbyer

mendime, për t’i dëgjuar dhe për t’i kundërshtuar etj. Ai gazetar që e respektonte dhe e

zbatonte këtë kërkesë, vlerësohej si një gazetar i suksesshëm, i pasur me tema dhe ide,

për kohën. ‘Pra me pak fjalë, gazetari i vërtetë militant është njeriu i mirinformuar me

problemet që mbulon si sektor, për arritjet dhe problemet që ka vendi, për çka analizohet

nëpër forume partie e pushteti për çka bisedojnë njerëzit e shtresave të ndryshme

etj.’.Takimet me njerëzit, bisedat me ta, ishin taktikat më të rëndësishme të punës së

gazetarit, në mos më kryesoret. Ku qëndron rëndësia e tyre? Njohja e gjithanshme e jetës

ishte baza e krijimit publicistik të kohës. Në qendër të punës së gazetarit në komunizëm

qëndronte njeriu me të gjitha interesat e tij materiale dhe shpirtërore, politike,

ideologjike, kulturore, profesionale etj.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

200

Enver Hoxha analizonte dhe këshillonte shpesh arketipin e gazetarit të asaj kohe.

“Gazetari shkon te masat me çantën nën sqetull, me autoritetin e njeriut që të bën

“gjëmën”, me paraqitjen e zyrtarit prepotent e mendjemadh, me frymën e tendencës

subjektive, apo që me kontaktin e parë, pas përshëndetjes nis e krijon një atmosferë të

ngrohtë e shoqërore si ajo që krijohet midis shokësh të ngushtë që luftojnë për arritjen e

qëllimeve të përbashkëta?” Gazetari është “edukator i masave”, i cilësonte udhëheqësi

Hoxha. Por, sikurse në ditët e sotme, edhe në stafet e punonjësve të medias së kohës,

ngrihej një kërkesë e vazhdueshme, për të përmirësuar CV-të e tyre, sidomos pas viteve

80-të. Një gazetar i suksesshëm përkufizohej një person, me një punë dhe përvojë

shumëvjeçare, njohje të historisë, gjuhëve të huaja, por edhe njohës i mirë i gjuhës

shqipe, i leximit të shtypit apo literaturës tjetër, publicistikës etj. E megjithatë “boshti

ideologjik” ishte kryesori. “Për një orientim të drejtë, të punës së tij, kërkohen njohuri sa

më të sakta të qëndrimeve të Partisë, orientimeve të saj për problemet ndërkombëtare,

qëndrimeve të shtetit shqiptar ndaj kësaj apo asaj tendence etj”.

Në këtë periudhë, nuk mund të mohojmë se përpjekjet, për ngritjen e statusit kulturor dhe

profesional të gazetarit kanë qenë të vazhdueshme. ‘Gazetari që nuk lexon një libër të ri,

që nuk merr pjesë gjallërisht në debate e diskutime për probleme të detyrës që mbulon,

apo për çështje të natyrës shoqërore në redaksi e jashtë saj, në lagje e në veprimtari

shoqërore, nuk mund të thotë se i ka ezauruar përpjekjet për ngritjen profesionale e

kulturore. Një gazetar që nuk shihet në sallat e bibliotekave e për të thënë të vërtetën pak

i kemi mundësitë që të kemi biblioteka aq të pasura në shtëpi, ka pak mundësi të njihet

me të rejat artistike e kulturore dhe me të rejat shkencore, qoftë edhe në fushën që

mbulon në redaksi’..

Pra, rritja e statusit të gazetarit, nuk është vetëm një impenjim personal i tij, sesa një

detyrim shoqëror për sa kohë ai është në shërbim të komunitetit të gjerë apo pozicionit që

ai mbante në shoqëri. Në gazetari mbase dhe më dukshëm sesa në çdo profesion tjetër

rritja profesionale e çdonjërit, që i ka hyrë kësaj rruge, përcaktohet nga rritja e nivelit të

kulturës së përgjithshme të gazetarit.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

201

Në këtë aspekt, gjendja analizohet me sy kritik. Në përgjithësi mund të thuhet se të

rinjtë, që kanë ardhur në shtyp dhe kanë zgjedhur këtë profesion,vitet e fundit janë

përballur me provat e para. Duke ardhur drejt nga shkolla, tek ata shfaqet një mungesë

tjetër, e cila sa më shumë që kalon koha, aq më serioze bëhet për gazetarin. “Gazetari i ri

mbart në punën që fillon edhe ato defekte që ka shkolla jonë e lartë në formimin e gjerë

kulturor të brezit të ri, e që Partia jo një herë i ka kritikuar. Po veçoj dy -tre nga këto

probleme duke i parë si dukuri të dëmshme që ndeshin në punën e përditshme të

gazetarëve të rinj. Në shumicën e rasteve ato trashëgojnë nga vitet e studimeve

universitare një farë dembelizmi intelektual, siç theksoi edhe Plenumi i 5-të i KQ të

Partisë, dhe ky dembelizëm intelektual te gazetari i ri shfaqet te mungesa e kërkimit për

mjete dhe forma të reja të shprehjes publicistike”. Besnik Mustafaj, në një artikull kritik

të botuar te Tribuna e Gazetarit, lidhur me formimin e gazetarit shkruan; ‘Dihet tashmë se

shkolla jonë e lartë ende nuk po arrin që t’i pajisë kuadrot që përgatit edhe me një gjuhë

të huaj qoftë edhe në nivelin minimal të shfrytëzimit të literaturës. Mirëpo sot ky është

një defekt që bie së tepërmi në sy. Me ndonjë përjashtim të rrallë në masën e gazetarëve

të rinj, që punojnë në sektorët e brendshëm të gazetave tona qendrore, asnjëri nuk di

gjuhë të huaja’. Pra, në përgjithësi shumica e gazetarëve të rinj në shtypin e asaj kohe,

vinin nga fakulteti Histori-Filologji dhe nga Fakulteti Ekonomik. Dhe sipas këtij formimi

që kanë marrë shpërndahen në sektorët ideologjikë e të kulturës dhe në sektorët

ekonomikë të gazetave. Por ky formim ngushtësisht profesional reflektohej edhe në

publicistikën e tyre. Për shembull, ishte tepër i rrallë rasti kur një gazetar i ekonomisë të

shkruante një reportazh apo një skicë letrare. Ndërkaq, po kaq të rralla ishin edhe rastet

kur një gazetar i sektorëve të tjerë t’i drejtonte sytë te një problem ekonomik.

Në këtë kontekst, rritja e cilësisë së gazetës apo të organeve të tjera, ishte një mision i

lidhur ngushtë me rritjen e aftësive profesionale të punonjësve të shtypit dhe më gjerë.

Rritja e cilësisë profesionale ishte një prioritet i partisë në pushtet. “Shpesh, sekretarët e

Komitetit të Partisë të rrethit apo instruktorët, krahas takimeve që organizojnë me

kryeredaktorin e gazetës apo me redaktorët bëjnë takime dhe me gazetarët. Kjo ndikon në

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

202

forcimin e lidhjeve midis aparatit të Komitetit të Partisë të rrethit dhe kolegjiumit e

redaksisë së gazetës si dhe me bashkëpunëtorët, gatishmëria e të cilëve për të dhënë

ndihmesën e tyre në trajtimin e problemeve që shtohen, vjen duke u rritur. Kualifikimi i

përhershëm i bashkëpunëtorëve dhe korrespondentëve vullnetarë ka qenë një drejtim

tjetër i Komitetit të Partisë të rrethit, kolegjiumit dhe redaksisë së gazetë, sepse ai është

parë si faktor i rëndësishëm për rritjen e nivelit cilësor të gazetës. Për këtë qëllim janë

përdorur forma të larmishme të cilat kanë ndikuar fuqimisht në ngritjen e nivelit

ideoprofesional të korrespondentëve vullnetare etj.”

Niveli ideoprofesional i korrespondentëve rritet. Duke i thirrur herë pas here

bashkëpunëtorët e gazetës në mbledhje e aktive, seminare e veprimtari të tjera, që

zhvillojnë Komiteti i Partisë, Komiteti Ekzekutiv dhe kryesitë e organizatave të masave,

atyre u është dhënë mundësia të jenë të njohur me problemet që dalin në rreth e në zona

të veçanta, detyrat që shtrohen, përvoja që ka etj.Përvoja e gjertanishme tregon se si

gazetari drejtues, ashtu edhe specialisti drejtues po të jenë njerëz të aftë, kompetentë

mund të realizojnë me cilësi një cikël apo rubrikë bisedash gjithëvjetore në televizion.

Gazetari i asaj kohë, personifikonte një punonjës i cili ishte njohës i mirë i vijës së Partisë

dhe përçues i kësaj vije, etikës komuniste dhe marksiste-leniniste te masat, përmes

shkrimeve të tij. “Duke pasur dije e kulturë ai di të bisedojë shtruar me punëtorin e

kooperativistët dhe me gjithë kategoritë e ndryshme të punonjësve. Në këtë komunikim të

ngrohtë shoqëror ai përfiton dhe mëson gjithmonë diçka të re. Merr kulturë, duke lexuar e

studiuar librin, duke biseduar me njerëz të ditur e duke jetuar me popullin. Në punë e në

jetë rrit e zgjeron jo vetëm kulturën politike e ideologjike, por edhe kulturën letrare,

artistike, shoqërore, përvetëson edukatën e kulturën e popullit. Vetë natyra e punës së tij

nuk e pranon dembelizmin e rehatinë mendore, por përkundrazi mendja e tij vihet në

lëvizje”.? Prandaj gazetari quhej nga udhëheqësi Enver Hoxha si arkitekt i mendimit

revolucionar. Gazetari konsiderohej si njeri progresiv. Atë duhej ta karakterizonte kultura

e gjerë, mirësjellja, morali dhe taktika në marrëdhëniet me njerëzit. “Gazetari është anëtar

i shoqërisë dhe ndikon si gazetar tek ajo, por edhe ndikohet nga ajo. Ndikohet shumë nga

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

203

fryma e shëndoshë revolucionare, por ndodh të molepset edhe nga ndonjë shfaqje

negative si nga ndërhyrjet, miqësitë e sëmura, familjariteti, sentimentalizmi, etj. Prandaj

është e nevojshme ngritja në shkallën më të lartë e vigjilencës etike dhe e militantizmit të

gazetarit tonë”.

Më tej, përkufizimet e gazetarit komunist, statusi i tij, profili i tij dhe roli në shoqërinë e

censurës, lidhej drejtpërsëdrejti me diktimet që i vinin figurës së tij nga Partia. Ai ishte

një punonjës i ngjashëm me atë të administratës ku puna dhe e gjithë veprimtaria e tij,

udhëhiqej nga sistemi. Ai ishte një ndër qytetarët më aktivë të shoqërisë në të gjitha

mjediset, duke filluar që nga organizata-bazë e Partisë, Bashkimet Profesionale,

Bashkimi i Rinisë e në çdo grumbullim shoqëror.

Konceptet si gazetari i kulturuar dhe kulturë gazetareske, kanë qenë koncepte mjaft

prezentë dhe të rëndësishme për kohën, madje është diskutuar dhe folur rreth tyre edhe

në Plenumin e 5-të të KQ të PPSH-së. Nga gazetari i para viteve ’90, kërkohej, që të ishte

kundërshtar i shfaqjeve të huaja, ndikimeve të saj në fushën e artit e të kulturës, në

veshje e në mënyrë të jetesës. Roli i gazetarit në shoqëri konsiderohej si një njeri i

emancipuar dhe i kulturuar, por që nuk imiton modele të kulturës së huaj. “Si përfaqësues

i opinionit shoqëror gazetari ka të drejtën, autoritetin e Partisë për t’i luftuar shfaqje e

dukuri të tilla. Të gjitha këto lidhen me idenë se gazetari, para se të jetë subjekt i kulturës

socialiste, është objekt i saj, i kulturës politike dhe ideologjike, i kulturës artistike e

shoqërore”.

“Gazetari i viteve të komunizmit konsiderohej para së gjithash njeri politik. Kryesore në

punën e tij është lufta me pasion për politikën e partisë. Ndaj konkludohej se zakonisht

gazetarë të mirë janë ata që lexojnë shumë dhe me kujdes pasurohen në mendime e ide,

me fjalor dhe fraza që gjenden në letërsinë tonë dhe atë botërore. Për lexuesin bëhen të

padurueshëm ata gazetarë që vuajnë nga deficiti i lëndës së parë, nga varfëria e fjalorit,

etj.” Gazetari perceptohej si figura qendrore në gazetë. Puna në shtyp është po aq

kolektive aq sa edhe individuale. Mendimet, shqetësimet preokupimet, i sjell në gazetë,

gazetari. Prandaj është e natyrshme që përgatitja e tij të ketë tërhequr vëmendje. Duke

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

204

ngritur pyetjen se çfarë tip gazetari është formuar te ne? “Shokët tanë janë kalitur me

udhën e partisë, si militantë për çështjen e socializmit. Kjo është karakteristikë themelore

e gazetarit te ne. Por kur flitet për dobësitë, nuk mund të mos vëmë re elemente të

burokracisë që e shëmtojnë fizionominë e gazetarit, të tipit socialist.” Flitet për

personalitetin e gazetarit, roli i tij është mjaft i rëndësishëm. Puna e tij ka si qëllim

sqarimin dhe mobilizimin e masave të gjera të popullsisë. Kontakti i gazetarit me

komunitetet dhe organizatat e partisë, me popullin me çdo kusht duhet të jetë sistematik.

Në rast të kundërt ai rrezikon që të shpikë gjëra nga mendja e vet, dhe që në këtë moment

fillojnë dështimet e tij. “Nga gazetari kërkohen shkrime edukuese dhe vlerë

përgjithësuese. Partia, na porosit të mësojmë nga jeta dhe nga librat. Fizionomia e

gazetarit militant, që ditën e parë, kur merr penën në dorë që shkruan… por në çdo rast

vendos puna…” Edhe Bashkimi i Gazetarëve, si organizëm trajnues i gazetarëve për

kohën, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në edukimin, profesionalizmin dhe

formimin e statusit të gazetarit të kohës. Kjo organizatë e gazetarëve të kohës, ka ardhur

me një veprimtari të sajën gjithnjë në rritje, duke ndikuar në praktikat gazetareske. Në

artikullin “Kultura e të shkruarit”, Agolli469 shkruan se duhet bërë shumë punë për

formimin profesional dhe publicistik të gazetarëve. Duhen bërë botime për publicistikën,

për historinë dhe teorinë e saj… botime të gazetarëve etj. “Shumë nga ne nuk e dinë fare

terminologjinë e publicistikës, e përziejnë atë me terminologjinë e letërsisë”.

Stimuli i gazetarëve ka qenë në natyrën e organizmave të ndryshëm qoftë ata partiakë,

por dhe organizmit profesional. Në këtë periudhë të sistemit totalitar, nuk mungojnë edhe

stimulimet profesionale ndaj punëtorëve të medias, me qëllim nxitjen e krijimtarisë

publicistike për të pasqyruar drejt dhe mirë në shtypin e kohës, problemet kryesisht që

ngre partia. Të kësaj natyre janë edhe konkurset dhe dhënia e çmimeve të reporterëve dhe

fotografëve të shtypit. Konkretisht, Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë, shpall njoftim

konkursin për këto çmime; dy çmime për gazetarë që kanë botuar artikuj dhe

korrespondenca problematike kushtuar çështjeve të ndryshme që ngrihen në “Thirrjen

469 Agolli, Dritëro: Kultura e të shkruarit, Tribuna e gazetarit, Tiranë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

205

dhe në Letrën e hapur, të KQ të PPSH-së”; dy çmime për ata punonjës që kanë pasqyruar

punën dhe hovin revolucionar të masave punonjëse; një çmim për një seri fotosh të

botuara në shtyp, që pasqyrojnë jetën dhe punën e komuniteteve të gjera popullore etj.

Ama puna e medias në përgjithësi dhe gazetarëve në veçanti mbahej nën vëzhgim të

instancave të Partisë e deri vetë Udhëheqësi. Për rolin dhe misionin e gazetarit, Enver

Hoxha në një mesazh dërguar konferencës IV të Bashkimit të Gazetarëve u shpreh se ;

“Misioni i gazetarit është i vështirë e delikat aq edhe fisnik. Ai, më shumë se kushdo

tjetër, duhet të ecë me kohën, dhe bile me shpejt se koha, duke përshkuar vështrimin e tij

jo vetëm në të tanishmen, por edhe në të ardhmen; ai duhet të jetojë me zemër dhe me

trup midis masave punonjëse, dhe bile të jetë në krye, në pararojë të tyre. Ai duhet të jetë

përçues i vijës së partisë në popull. Gazetarët revolucionarë janë arkitektë të mendimit të

masave.”

Në këtë mënyrë, roli i gazetarit shënjohet si i tillë që të ndikojë mbi popullin që jo vetëm

të pasqyrojë jetën e popullit, por dhe të ketë një nivel të lartë ideologjik dhe politik, të

diktuar nga Partia.

Në 25 vjetorin e saj Partia mbajti Kongresin V, nga ku u shtrua një çështje mjaft e

rëndësishme për shtypin. “Ngritjen në një nivel më të lartë profesional të gazetarit,

gjithmonë në syrin politik” . “ Një gazetar që mbahet vetëm me ato që ka mësuar njëherë

e një kohë do të qëndrojë në vendnumëro… natyrisht të gjithë punën për edukimin tonë

nuk duhet ta shohim si diçka të shkëputur nga jeta, por me një frymë të thellë,

revolucionare. Kush nënvlerëson sado pak, rolin e teorisë, kush neglizhon detyrën për

studim të thellë humbet perspektivën dhe largohet nga parimet e jetës”, tha Ramiz Alia,

në diskutimin e tij, në Kongresin e 5-të të Partisë, Gazetari, para së gjithash, është njeri

politik, Është ky titulli i një artikulli nga Javer Malo470. Sipas tij, gazetarët kanë pak a

shumë profile dhe specialitete të caktuara, si ato të komentatorit, ekonomistit, agronomit,

juristit, pedagogut, shkrimtarit etj. Por pavarësisht nga specialiteti i ngushtë, ata në radhë

të janë njerëz politikë që i shohin, nga ku duhet të pasqyrojnë politikën e Partisë, në

470 Javer Malo: Gazetari para së gjithash është njeri politik, Tribuna e Gazetarit, Tiranë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

206

sektorët ku ata punojnë, sepse fundi i fundit nuk ka rëndësi në cilët sektorë ata punojnë;

në politikë, në ekonomi a kulturë, puna e tij është pjesë përbërëse e një të tëre.

Historia e shtypit të kohës së komunizmit lidhet dhe me ata që quheshin “bashkëpunëtorë

vullnetarë”. Përveç gazetarëve të cilët ishin rekrutuar nga Partia ose kishin ardhur me

rekomandim, numri i vullnetarëve që punonin në shtyp qe relativisht i lartë. Mjaftonte që

ata të ishin fanatikë të linjave ideologjike të kohës dhe “statisticienë arritjesh”, dhe ishin

të mirëpritur në këto radhë. Në një letër drejtuar korrespondentëve vullnetarë Enver

Hoxha thotë: “Është nder i madh të jesh korrespondent vullnetar i shtypit dhe i radios

tonë. Pa ju ngec në vend edhe shtypi edhe radioja, pse ju u jepni atyre ushqim kryesor, të

shëndetshëm pa fraza boshe, stereotipa, ju jetoni jetën e gjallë, eksperiencën e madhe të

popullit”471.

Në të tilla rrethana, korrespondentët vullnetarë filluan që të kërkonin rrugë të reja për të

ndihmuar më shumë shtypin, si për shpërndarje sa më të shpejtë, dërgimin e shkrimeve të

ndryshme nëpër redaksi. Për shembull, korrespondentët vullnetarë të Murriz –Kozarës,

kritikuan me guxim në shkrimet e tyre zakonet prapanike si dasmat me shpenzime të

tepërta, etj. Ky artikull çoi në këmbë të gjithë fshatin duke dënuar këto zakone. Pra ashtu

si edhe organet e tjera të shtypit, radios dhe “ATSH, edhe Zëri i popullit, ka qindra

korrespondentë vullnetarë nga radhët e punëtorëve, kooperativistëve, intelektualëve,

grave, të rinjve, ushtarakëve, pra nga katër anët e vendit. Këto kategori shkruajnë

vullnetarisht herë pas here në gazetë, duke sjellë zërin, mendimet e masave.

Paraprakisht, mund të themi se në këtë aspekt një vend të rëndësishëm zinte edukimi

marksist-leninist i gazetarit i këtyre viteve etj, pasi pa këtë lloj arketipi që ngjasonte me

një “kostum tipik kinez” nuk mund të funksiononte shtypi dhe media propaganduese e

regjimit.

Thelbësisht, këtu do të ecim përmes këtij drejtimi;

471 Burim i cituar më sipër.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

207

Statusi-kultura-formimi- roli që i jepet punonjësit të medias në shoqërinë e viteve të

komunizmit.

Kjo e ka një arsye, për të mbajtur në koherencë lidhjen sesa kjo kulturë e huazuar para

viteve ’90, reflektohet apo si reflektohet sot në aktualitetin mediatik shqiptar.

Dhe këtë e kemi sjellë jo vetëm përmes konsultimit të kurikulave mësimore që

ofroheshin, por përmes intervistave cilësore, me tre drejtues të kësaj shkolle ndër vite, si

Prof. Dr. Hamit Boriçi, drejtues i shkollës së gazetarisë në Tiranë, në vitet’80, Prof. Asoc.

Dr. Bashkim Gjergji, drejtuesi i viteve ’90 i kësaj shkolle ku përmes intervistave të tyre

do të njihemi më specifikisht sesi lindi kjo shkollë, çfarë ofronte ajo, çfarë programesh,

mundësish, apo kapacitetesh infrastrukturore dhe intelektuale kishte, si erdhi

rikonceptimi i saj në vitet e pluralizmit politiko-shoqëror me qëllim që të plotësoheshin

nevojat e një shtypi të ri me orientim krejt të kundërt nga ai i periudhës komuniste, me

qëllim që të krijohej një brez gazetarësh me standarde të larta profesionale e etike, të

pajisur me kulturën e demokracisë dhe të opinionit të lirë.

Por nuk do të injorohet, një çështje tjetër, që lidhet edhe me organizimin kulturor dhe

artistik të shoqërisë së asaj kohe. Duke u ndalur në një panoramë të gjerë përshkruese,

por edhe sasiore, mbi institucionet kulturore që operonin në sistemin diktatorial. Për t’u

njohur kështu edhe me konceptin “ kulturor” të shoqërisë së mbyllur shqiptare.

E gjithë kjo pjesë, do të mbështetet fort në dokumentet si: përmbledhja e revistës Tribuna

e Gazetarit, PPSH për Shtypin, Vjetari Statistikor i vitit 1986, Raporti i Aktivit Kombëtar

të Kulturës, disa Kongrese të Komitetit Qendror, libra dhe studime të autorëve si Fuga,

Boriçi, Agolli, etj., kujtimet e gazetarëve dhe personazheve të asaj kohe si Hajati dhe

artikuj dhe fjalime të ndryshme, plenume, etj., kësilloj dokumentacionesh parësore.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

208

c. STATUSI JURIDIK I GAZETARIT DHE TË DREJTAT E DETYRIMET

KOLEKTIVE, SI PJESËTAR I BASHKIMIT TË GAZETARËVE TË

SHQIPËRISË.

Në rubrikën: “Fjalorthi i “Tribunës së gazetarit”, të kësaj reviste, nr. 6 (51), të vitit 1972,

termi “Status”, shpjegohet kështu:

“Status (latinisht status, “gjendje”) – Në të drejtën ndërkombëtare – gjendje juridike. Për

shembull: Kisinger nënvizoi se një “përparim shumë i rëndësishëm u arrit mbi probleme

të tilla si dhënia e Bashkimit Sovjetik të statusit të kombit më të privilegjuar”... (“Zëri i

Popullit”, 19.09.1972)”472. Pra për fjalën status, përcaktimi juridik i saj është mëse i

natyrshëm.

Kur flasim për statusin juridik të një personi apo kategorie të caktuar personash, duhet të

marrim parasysh marrëdhëniet juridiko-civile në të cilat individi shfaq anët që e

karakterizojnë këtë kategori. Pra, kur flasim për statusin juridik të gazetarit, duhet të

shohim marrëdhëniet në të cilat shfaqet kjo figurë e jetës shoqërore. Në marrëdhëniet e

punës, gazetarët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre të përditshme publikimin e

informacioneve në media. Nëpërmjet veprimeve të tij profesionale, gazetari ushtron të

drejtën e tij për t’u shprehur, duke përdorur lirinë e mediave. Nga ana tjetër, ushtrimi i

profesionit të gazetarit përmban në vetvete një dilemë të madhe nga pikëpamja juridike.

Gazetari është në një pozicion të dyzuar si punëmarrës në raport me financuesin e botimit

(shtetin në rastin e Shqipërisë komuniste) dhe si profesionist.

Sipas Irma Barakut, “Në kushtet e mungesës së një statusi të gazetarit kjo është një

dilemë që rrezikon produktin e aktivitetit të gazetarit; por rreziku më i madh është për

mënyrën e gabuar në të cilën mund të informohet publiku, duke shtrembëruar opinionin

publik”473. Ndërkaq, përcaktimi i këtij statusi, Baraku thotë se varet nga profesionalizmi i

gazetarit. Studiuesja i referohet autorit italian Garrone, kur flet në lidhje me lirinë e

shtypit “kuptojmë se ai bën një dallim të qartë mes ushtrimit të lirisë së shtypit nga ana e

472 “Tribuna e gazetarit”, nr. 6(51), fq. 19. 473 Doktoratura e Irma Barakut: E drejta për informim dhe mjetet e realizimit të saj në Republikën e

Shqipërisë, fq. 20, parë në faqen e publikimt të doktoratave të Universitetit të Tiranës, 2014.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

209

një personi të zakonshëm dhe ushtrimit të saj nga një person i kualifikuar si gazetar, i cili

e ushtron lirinë e shtypit me cilësinë e një profesionisti”474.... Kështu që ai ka një status të

dyfishtë: gazetari si profesionist, që i nënshtrohet rregullave që imponon komuniteti i

organizuar i gazetarëve dhe gazetari si i punësuar që varet nga sipërmarrja475.

Në temën e saj doktorale mbi të drejtën për informim në Republikën e Shqipërisë, Irma

Baraku thotë se në shekullin e njëzetë, studiuesit mendonin se duheshin përballur dy

sfida:

“1. Sfida që lidhej me lindjen e revolucionit bolshevik në 1917 dhe që i shtriu efektet deri

në vitet ’90-të. Ajo karakterizohej nga rehabilitimi i parimit të autoritetit. Kjo ide evoluoi,

nga idea marksiste sipas të cilës përmbysjet e mëdha që sjellin revolucionet në çdo fushë,

duhet të shtrihen edhe tek liria e shtypit dhe më tej tek idea leniniste se shtypi duhet të

jetë një mjet propagande dhe një hallkë e transmetimit të saj tek publiku.

2. Sfida me të cilën liria duhej të përballej pas vitit 1945, që lidhet me qëndrimin e disa

eseistëve amerikanë dhe europianë, të cilët kanë në thelb idenë e “përgjegjshmërisë

shoqërore të mediave”. E lindur njëkohësisht me shpikjen e televizionit, por edhe me

nevojën për ndryshime të shumta pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore, me një sërë

kritikash për rolin e shtypit dhe shkeljes së shpeshtë të moralit publik e të jetës private të

qytetarëve; nënshtrimi ndaj “biznesit të madh”, teoria liberale nuk mundi të shmangë e as

të fitojë përballjen me sfidën në fjalë”476.

Edhe në Shqipërinë e pasvendosjes së sistemit komunist, kishte dilema dhe kundështi

brenda kuadrit ligjor dhe frymës praktike që drejtonte punët e kohës. Në vitin 1946, një

pjesë e mirë e kundërshtarëve dhe të personave që pushteti i shihte si rrezik potencial për

ekzistencën e tij ishin eleminuar. Ndër ta edhe publicistë. Po atë vit, Asambleja

Kushtetonjëse boton “Statutin e Republikës Popullore të Shqipërisë”, (ky Statut kishte

474 Po aty. 475 Po aty. 476 Doktoratura e Irma Barakut: E drejta për informim dhe mjetet e realizimit të saj në Republikën e

Shqipërisë, fq. 16, parë në faqen e internetit të Unviersitetit të Tiranës, më 2014.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

210

vlerën e Kushtetutës, ligji themeltar që rregullonte marrëdhëniet juridike brenda territorit

të shtetit shqiptar - A.R.) në faqen 8 të të cilit, artikulli 18, përcakton:

“Të gjithë shtetasve u garantohet liria e fjalës, e shtypit, e organizimit, e mbledhjes, e

grumbullimit dhe e manifestimit publik”477.

Në ndryshimet që pësoi Kushtetuta (jo më Statuti) në vitin 1951, në nenin 20 të tij kemi

të njëjtën përmbajtje me artikullin e mësipërm. Por në nëni pasardhës, neni 21,

parashikohet e dretja e bashkimit në organizata shtetërore. Këtu fillon organizimi

shtetëror edhe për shtypin, duke u specializuar në organe të këtyre organizimeve, si

Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, kooperativat, organizatat e Rinisë, të Gruas,

organizata sportive, kulturore, etj..

Akademiku Artan Fuga thotë se këtu “juridikisht merr fund shprehimisht

papërcaktueshmëria ligjore, boshllëku formal për sa i përket drejtimit politik të shtypit

dhe mediave në përgjithësi nga ana e partisë komuniste”478.

Ndryshimi tjetër ligjor në përcaktimin e kufinjve të gazetarisë, është Kushetuta e vitit

1976. Në nenin 53 të saj gjejmë: “Shtetasit gëzojnë lirinë e fjalës, të shtypit, të

organizimit, të grumbullimit, të mbledhjes, të manifestimit publik. Shteti garanton

realizimin e këtyre lirive, krijon kushte për to dhe vë në dispozicion mjetet e nevojshme

materiale”. Por menjëherë pas tij vjen neni 55, “Agjitacioni dhe propaganda kundwr

shtetit”, ku thuhet: “Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter fashist,

antidemokratik, fetar dhe antisocialist. Ndalohet veprimtaria dhe propaganda fashiste,

antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste si dhe nxitja e urrejtjes kombëare dhe

racore”. I njëjti nen, në Kodin Penal të RPPSH, i miratuar me ligjin nr. 6069, datë

25.12.1979 dhe indryshuar me ligjin nr. 6300, datë 27. 03. 1981, parashikon:

“Neni 55.

Agjitacioni dhe propaganda kundër shtetit.

477 Asambleja Kushtetonjëse:“Statutin e Republikës Popullore të Shqipërisë”, Art. 18, fq. 8. 478 Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë, fq. 108.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

211

Agjitacioni e propaganda fashishte, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si

dhe pregatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë, për të

dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet: me heqje të lirisë nga

tre gjer në dhjetë vjet.

Po këto vepra, kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasija veçanërisht të

rënda, dënohen: me heqje të lirisë, jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje”.

Në këtë kontekst Fuga thotë se: “Gazetari nuk ka asnjë mundësi të hedhë alternativa të

tjera zhvillimi ekonomik dhe shoqëror. Arsyesja është e thjeshtë; në të kundërt, ai do të

konsiderohej si person që ngrihet kundër rendit kushtetues të vendit”479

Në një analizë të hollësishme që akademiku Fuga i ka bërë ndikimit të kuadrit ligjor mbi

gazetarët shqiptarë të periudhës komuniste, tek libri i tij Monolog, thuhet se “direktivat

dhe urdhëri i partisë në fuqi bëhet një kufi i pakapërcyeshëm për shprehjen e lirë të

gazetari në shtyp dhe në media. Gazetarit mund të vërë në diskutim faktin nëse direktiva,

urdhri i dalë nga instancat drejtuese partiake është kuptuar ose jo, ta zëmë diku në një

fshat a në ndonjë uzinë...Por kurrsesi nuk mund të vihej në diskutim nëse vetë direktiva

në fjalë ishte apo jo e logjikshme, e drejtë. Ky lloj diskutimi mbetet tabu, prandaj është i

ndaluar. Pra, gazetarit, i hiqet aftësia e lirë krijuese, përfytyruese, imagjinata. I ndalohet

të mendojë përtej direktivës partiake, i ndalohet të krijojë në mendje një model të vetin

reformash shoqërore”480.

Një frymë e frike reflektohej edhe në jetën e përditshme, prej kontureve të mësipërme.

Fuga thotë se zilja e telefonit të zyrës apo shtepisë bëhej një makth i vërtetë për gazetarin

pas çdo shkrimi që ka botuar, po ashtu si edhe për drejtuesin e medias.

Në qoftëse do ta marrim organizimin e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, në nivelin

e një organizimi prej nga burojnë të drejta e detyrime, sipas parashikimeve të bëra në

479 Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë, fq.110. 480 Fuga, Artan (2010): Monolog, Dudaj, Tiranë, fq. 111.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

212

“Statutin e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë”, botuar në revistën “Tribuna e

gazetarit”, nr. 2 (5), fq. 6-9, të vitit 1965, gazetarët dhe korrespondentët që

anëtarësoheshin pranë këtij organizmi, kishin këto të drejta dhe detyra:

“ Anëtari i Bashkimit të Gazetarëve ka këto detyra:

• Të zbatojë statusin dhe detyrat që i ngarkon Bashkimi;

• Të marrë pjesë aktive në shtypin shqiptar;

• Të influencojë për përmirësimin e punës së gazetave, revistave, Agjensisë

Telegrafike, ndërmarrjes së botimeve, radiotelevizionit dhe kinostudios;

• Të marrë pjesë aktive në veprimtarinë e Bashkimit për kryerjen e detyrave që i

ngarkohen;

• Të ngrejë vazhdimisht nivelin e tij ideopolitik dhe mjeshtërinë profesionale;

• Të ndihmojë në pregatitjen dhe zhvillimin e gazetarëve të rinj dhe

korespondentëve punëtorë, fshatarë e ushtarë, t’u japë atyre eksperiencën e tij;

• Të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë.

Anëtari i Bashkimit të Gazetarëve ka këto të drejta:

• Të zgjedhë e të zgjidhet në të gjitha organet e Bashkimit;

• Të marrë pjesë në diskutimin e problemeve që shqyrtohen në mbledhjet e

anëtarëve të Bashkimit të Gazetarëve;

• Të ngrejë përpara organeve udhëheqëse të Bashkimit çështje të veprimtarisë së

organizatës dhe të parashtrojë propozime konkrete për përmirësimin e punës së

saj;

• Të marrë pjesë në mbledhjet e organeve të Bashkimit të Gazetarëve kur

shqyrtohet veprimtaria dhe sjellja e tij;

• Të marrë pjesë në format e ndryshme të organizuara nga Bashkimi i Gazetarëve

për edukimin dhe ngritjen profesionale të gazetarëve si në aktivitetet kulturale dhe

shoqërore të klubit të gazetarëve, si dhe në aktivitetet kulturale dhe shoqërore të

klubit të gazetarëve;

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

213

• Të kërkojë ndihmë të gjithanëshme nga Bashkimi i Gazetarëve për ngritjen e tij

profesionale”481.

Pjesëmarrja në anëtarësinë e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, kishte kushtet e veta.

Së pari për të marrë pjesë në këtë organizëm të krijuar 15 përpara hartimit të statutit të tij

(sipas gazetës “Zëri i Popullit” të 19 shkurtit 1949), përcaktuar se cilat kategori shoqërore

mund të afroheshin me këtë organiziëm. Në statut thuhet se: “Anëtar i Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë mund të jetë çdo punëtor i mëndjes (ja ku kemi këtë një

përcaktim tjetër për gazetarët), që punon në fushën e gazetarisë, në një gazetë, revistë,

në Agjensinë Telegrafike Shqipare, në ndërmarrjen botuese, në radiotelevizion dhe në

kinostudio, si dhe korespondentët punëtorë e fshatarë më aktivë, që bashkëpunojnë

vazhdimisht me shtypin e radion dhe që kanë përvetësuar mjeshtërinë e gazetarisë”482.

Ndërsa kusht për t’u pranuar ishte stazhi dhe eksperienca prej jo më pak se dy vjet si

redaktor, korrespondent, reporter, komentator, fotoreporter, karikaturist, radiotelekronist,

korektor, përkthyes apo bashkëpunëtor me një numër materialesh të botuara ose të

transmetuara me anë të radios e televizionit ose të ekranizuara.

Përjashtime kishte për publicistët dhe gazetarët e njohur që kishin punuar më parë në

mediat e kohës, edhe pse nuk vazhdonin të kishin aktivitet të vazhdueshëm gazetaresk.

Gjithashtu kishte përjashtime për “personat, që janë shtetas shqiptarë, që kanë mbushur të

tetëmbëdhjetë vjetët dhe që luftojnë aktivisht për ndërtimi socialist të vendit, për

mbrojtjen e Atdheut dhe zbatimin e vijës marksiste-leniniste të Partisë së Punës së

Shqipërisë”. Anëtarësimi bëhej pasi kandidati i paraqiste Bashkimit të Gazetarëve paraqet

lutjen dhe rekomandimin e redaksisë, në të cilën punonte apo bashkëpunonte,

bashkëngjitur me listën e materialeve që karakterizonin veprimtarinë e tij. Nuk mund të

jenë anëtarë të Bashkimit të Gazetarëve persona me qëndrim të keq moral e politik. Dhe

largimin nga radhët e BG bëhej në rast të shkeljes së statutit të Bashkimit të Gazetarëve;

kryerjes së një akti antiligjor dhe antishoqëror, që nuk pajtohej me titullin e “gazetarit

481 “Tribuna e gazetarit”, viti 1965, nr. 2 (5), fq. 6-9. 482 “Tribuna e gazetarit”, viti 1965, nr. 2 (5), fq. 6-9.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

214

popullor”; në rast largimi nga fusha e gazetarisë ose pasiviteti për një kohë të gjatë në

fushën e veprimtarisë gazetareske (përveç rasteve të humbjes së mundësive për punë nga

sëmundja apo pleqëria); në rast çfaqjeje dëshire nga vetë gazetari.

E veçantë e kohës ishte se për largimet apo përpjashtimet nga radhët e Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë, krijohet gjyqi shoqëror, që kishte për detyrë të shqyrtonte

veprat, që cënonin dinjitetin e gazetarit. Pra në raste të caktuara, Bashkimi i Gazetarëve

kishte të drejtë të formonte një gjykatë speciale për të gjykuar, jo vetëm veprimet, por

edhe moralin e gazetarit të anëtarësuar në të.

d. STATUSI POLITIK. ORIENTIMI I PARTISË SIPAS KONCEPTIT

“ARKITEKT I MENDIMIT REVOLUCIONAR TË MASAVE”.

Periudha e parë e historisë së shtypit komunist shqiptar ajo e viteve 1945-1948, është

karakterizuar nga një frymë më liberale, për t’u radikalizuar në periudhat pasardhëse. Kjo

dallohet jo vetëm në larminë e artikujve të gazetës Bashkimi, që ishte gazeta më e

rëndësishme, ashtu si organizata që e botonte, Fronti Demokratik, por edhe nga

qendrimet e vetë udhëheqësit politik në raport me shkruesit në shtyp.

Në vitet e para të këtij shtypi, si është thënë edhe më herët, një pjesë e mirë e redaksive

kishin preardhje politike nga rreshtat partizane, por jo vetëm. Mes “gazetarëve” kishte

edhe intelektualë të njohur e të sprovuar në gazetari, si Dr. Omer Nishani, apo Dr. Ymer

Dishnica. Ata shkruanin shpesh edhe kryeartikuj a artikujt kryesorë në numrat e ditës,

botuar në faqet e para të gazetës “Bashkimi”.

Por, përbërja e stafeve të redaksive ndryshonte sipas lloji të medias dhe audiencës së cilës

ajo i drejtohej. Në një bisedë që ai ka bërë me një drejtuesit e redaksisë “Pioneri” dhe një

grup pionerësh në janar 1947, Hoxha citohet të ketë “kritikuar” faktin se në revistën e

tyre kishte shumë politikë. “…Pyetje e pjesëmarrësve: Si ju është dukur mënyra e të

shkruarit të situatës? Shoku Enver: Mirë, mirë, po gjatë. Ka pasur numra, ku tri të katërtat

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

215

janë politikë. Edukimin politik ju mund ta shtroni në mënyra më të përshtatshme”483.

Pavarësisht tolerancës me nivelin e politizimit të medias së fëmijëve, këtu dallohet një

elementi interesant. Liderit i dukej i natyrshëm edukimi politik i fëmijëve. E në pyetjen e

bërë dallohet se edhe redaksia e një reviste fëmijësh ka frikë se mos del jashtë vijës

politike. Për këtë flet edhe fakti se pjesa më e madhe e artikujve janë politikë…

Që në fillesat e ushtrimit të funksioneve drejtuese shtetërore, Hoxha është marrë edhe me

orientimet e të gjithë sektorëve të rëndësishëm. Në përshkrimin që i është bërë këtij

takimi në botimin Partia e Punës së Shqipërisë për shtypin, shohim se si ai orienton edhe

për gjetjen e përdorimin e burimeve të artikujve. Ai ua mëton edhe fëmijëve që të vegjël

se cilët duhet të jenë burimet për informimin e tyre, për më tepër burime joprofesionale, e

gjykuese: “Po, tamam nga gazetat e murit duhet t’i merrni ju artikujt”.

Edhe pse në një redaksi me lexues të vegjël në moshë, orientimet dhe konsideratat për

anëtarët e saj ishin si për të tjerë gazetarë në mediat kryesore. Hoxha fliste për rëndësinë

e folklorit e të letërsisë, dukë sugjeruar : “Duhet të botoni edhe më shumë krijime të

folklorit, që kështu pionierët të njohin mirë shpirtin e popullit tonë. Zgjidhni folklor të

Luftës Nacionalçlirimtare si dhe folklor të kryengritjeve që ka bërë populli kundër

feudalëve, sepse këtu duket më mirë trimëria e popullit dhe dëshira e tij për liri. Pionierët

duhet të dinë mbi heroizmat e shokëve tanë, të marrin shembull nga këta”.

Për dëshmorët duhet shkruar më dendur, por jo vetëm për kryesorët. Ka shumë trima që

janë vrarë, katundarë e punëtorë të thjeshtë. Duhet mbajtur gjallë fryma e patriotizmit me

fakte konkrete. Duhet të mblidhni këngët që këndon populli për ta e t’i botoni. Poionierët

duhet të shkruajnë vjersha për këta dëshmorë, por vjersha mos të jetë e përgjithshme, të

shkruhet për një dëshmor të caktuar, ç’ka qënë e si është vrarë ai. Ju duhet t’i drejtoni

pionierët kur të shkruajnë”. Ndërsa këshillat për ngritjen kulturore të redaktorëve, ishin

studimi i veprave “të shkrimtarëve dhe të artistëve të huaj që kanë zotësi dhe janë

progresistë”. Përpara se të parashtronte idenë e rishkrimit të historisë, orientoi

483 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, Fq. 75-79.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

216

Organizatën e Rinisë “të organizojë kurse të veçanta për kuadrin. Këta kuadro, lypsen jo

vetëm për punë kulturale, por edhe për punë të organizatës”.

FORCIMI I ORGANIZATAVE TË KONTROLLIT.

Në prill të po atij viti, në një udhëzim të KQ të PKSH mbi propagandën agjitacionin dhe

punën kulturore me masat, që u është dërguar gjithë komiteteve qarkore të PKSH thuhej:

“duhet që Partia me anë të organeve të propagandës të drejtojë të gjitha institucionet

kulturore dhe të gjithë jetën politike dhe ideologjike. … Puna duhet filluar nga forcimi i

seksioneve të agjitacionit e të propagandës pranë komiteteve të prefekturave,

nënprefekturave më të mëdha dhe organizimit më të mirë të organeve të propagandës

pranë organizatave të masave, sindikata, rini, grua... Prandaj në vijë të parë duhet të

ngrihen e të forcohen seksionet e agjitacionit e të propagandës pranë komiteteve qarkore

të Partisë si dhe pranë komiteteve të nënprefekturave më të mëdha…”484. Në realizimin e

gjithë këtij aksioni ndihma e shtypit u shkonte menjëherë në mendje ideatorëve të

organizimeve masive. “Për të vënë në vijë të drejtë agjitacionin e propagandën e Partisë

duhet që forumet dhe anëtarët e Partisë, të ndjekin me shumë kujdes “Bashkimin”. Shtypi

ynë do të japë materialin e nevojshëm për agjitatorët e propagandistët e Partisë. Artikujt

me rëndësi duhet të punohen nga organizatat e Partisë dhe të merren menjëherë masa për

zbatimin e tyre”485.

ORIENTIMI PËRMES SHTYPIT.

E nëse flasim për përbërjen politike të gazetarëve të këtyre viteve, duhet më mirë të

flasim për përbërjen e shkruesve të artikujve. Pohimet e kësaj urdhërese na kujtojnë se

gazetarët e asaj kohe ishin lehtësisht të zëvendësueshëm me anëtarë të besuar të rangjeve

të larta të partisë. Por përfshirja e tyre në shtyp me anë të shkrimit të materialeve

propagandistike dhe të artikujve që zbërthenin politikën e brendshme e të jashtme, në

484 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, Fq. 80-84. 485 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq.80-84.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

217

mënyrë të “përtypshme” për popullin, bëhej pikërisht me këtë qëllim. “Agjitatorët dhe

propagandistët e Partisë nga të gjitha organet e propagandës duhet të përdorin të gjitha

mjetet për t’ua bërë (shtypin) të njohur e të kuptueshëm masave të popullit. Artikujt e

udhëheqësve, psh. anëtarë të Komitetit Qendror, duhet të punohen, të studiohen e t’i

shpjegohen mirë popullit. Artikujt me rëndësi janë udhëzime të përditshme që Partia u

dërgon anëtarëve e forumeve të saj me anë të shtypit. Bile, duhet të mësojmë edhe

popullin që të mendojë kështu dhe nuk mund të pranohet që anëtarët e Partisë e forumet

të rrinë larg problemeve politike të vendit dhe të mos interesohen për shtypin e

qendrës”486.

MISIONI I SHTYPIT.

Me rëndësi të madhe siç kuptohet është edhe krijimi i publikut. I atij publiku që duke u

interesuar për punët e veta periferike nuk kishte tërheqje ndaj shtypit të qendrës. Me anë

të shkrimeve duhej që gazetarët, apo edhe shkruesit-anëtarë të organizatave të partisë, të

tërhiqnin publikun e ri të painteresuar. E për ta bërë këtë gazetari, a shkruesi duhej të

kishte formim të theksuar e bindje politike. Shumë shpejt situata e përbërjes politike të

kuadrit ndryshoi. Formimi ideologjik e politik ishte kërkesë e përhershme për aspirantët

për t’u bërë gazetarë dhe kërkesë e vazhdueshme për gazetarët dhe korrespondentët

aktivë.

Kur revista “Tribuna e Gazetarit” kishte vetëm 10 numra që kishte dalë, gazetari Javer

Malo487, një nga autoritetet politike dhe diplomatike të kohës, shkruan artikullin:

“Gazetari para së gjithash është njeri politik”, ku thotë se: “Kur partia thotë që në çdo gjë

ne duhet të vëmë politikën në plan të parë, për punonjësit e shtypit kjo duhet të jetë një

kërkesë mëse e domosdoshme, primordiale. Gazetat, radioja, janë organe politike”488. Në

shtyp angazhoheshin jo vetëm persona që kishin mbaruar studimet universitare për

486 Partia e Punës e Shqipërisë për shtypin, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1980, fq.80-84. 487Shënim: Javer Malo, personalitet politik dhe diplomat (Amabasador në Francë për shumë vjet), osokohe

ishte redaktor në gazetën “Zëri i popullit”. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e publicistë shqiptarë”, Tiranë

2005). Edhe në këtë shkrim i përmbahet vijës së partisë: Kur partia thotë që në çdo gjë ne duhet të vëmë

politikën në plan të parë, për punonjësit e shtypit kjo duhet të jetë një kërkesë mëse e domosdoshme,

primordiale. 488 Javer Malo, “Gazetari para së gjithash është njeri politik”, T. e Gazetarit, ‘66, nr.3-4 (10-11), fq. 5-6.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

218

gazetari, por edhe me formime të ndryshme universitare apo jo, që kontribuonin në

sektorë të ndryshëm, sipas emërimeve. Problemi ishte që gazetari konsiderohej “njeri

politik” dhe duhej të mendonte dhe vepronte si i tillë.

“Sepse, pavarësisht nga specialiteti, në radhë të parë ata janë gazetarë, pra njerëz politikë,

që i shohin ose duhet t’i shohin çështjet me syrin e publicistit, të njeriut politk, duhet të

pasqyrojnë politikën e partisë në tërësinë e saj, sepse fundi i fundit, asnjë problem, qoftë

ai politik, ekonomik, apo kultural, nuk qendron i çkëputur, por është pjesë përbërëse e

një të tëre”489. Partishmëria, që ishte një nga tiparet më të theksuara të shtypit dhe

gazetarëve të kohës, kishte ndikim edhe në përcaktimin e prioriteteve të të shkruarit.

Informacioni i kulluar dhe këshillat praktike ndaj publikut nuk mund të viheshin përpara

tejçimit të mesazhit politik në sektorë të caktuar. Në të njëjtin artikull Malo kritikon se

“Jo rrallë, ne ndeshemi në faqet e shtypit me artikuj, korespondenca e aq më keq akoma

me kryeartikuj, që nuk kanë asgjë tjetër veçse këshilla agroteknike apo rregullore teknike,

me artikuj apo reçensione mbi vepra letrare e artistike që s’janë gjë tjetër veçse

përmbledhje shumë të shkrutra të kurseve shkollore mbi estetikën, me informacione të

shumta që janë radhitje shifrash apo frazash shkresash zyrare”490. Prentendimet e kohës

për të qëndruar politikisht saktë me vijën e përcaktuar nga hierarkia e lartë e partisë,

çonin në absurd, po të shihen me syrin e sotëm. “Jo rrallë ndodh në redaksitë e gazetave

që për të shkruar për një çështje – le ta zemë për grumbullimin e misrit në fushë, - me që

duhet vënë theksi mbi anën politike, të ngarkohet jo redaktori përkatës që merret me

çështjet bujqësore, por një redaktor tjetër, që di pak pse aspak nga bujqësia, por di dhe

njeh anën politike. Në qoftë se nuk di politikën, nuk është njeri politik, atëherë ç’do që

punon në gazetë?”.491 Megjithatë në lidhje me përbërjen dhe qendrimin politik të

gazetarëve, në të njëjtin artikull vërejmë një fakt interesant.

Gazetarët ishin të ndërgjegjshëm për sjelljen e tyre politike. Ata e dinin se deri ku mund

të ishin brenda korrektësisë politike, e ku fillonte vija ndarësë me gabimin politik, ndaj

489 Javer Malo, “Gazetari para së gjithash është njeri politik”, T. e Gazetarit, ‘66, nr.3-4 (10-11),fq. 5-6. 490 Po aty. 491 Po aty.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

219

për të ruajtur veten, përpiqeshin të përpunonin mjeshtërinë e tyre profesionale në mënyrë

sa më të pështatshme me situatën politike. Por edhe kjo ishte e kritikueshme...: “Është një

traditë disavjeçare kjo që po vazhdon në shtypin tonë dhe që ka sjellë një farë ndarjeje

gazetarësh në dy profile kryesore: politike dhe teknike (duke përmbledhur këtu redaktorë

të çështjeve ekonomike, bujqësore e kulturale). Bile aq e vërtetë është kjo sa që në faqet e

shtypit janë të shumtë artikujt, korespondencat në të cilat autorët, duke dashur të jenë

brenda në anën politike të çështjes, përdorin vetëm frazë klishe, të përsëritur qindra herë,

si: “Masat punonjëse të rrethit, duke vënë politikën në plan të parë, arritën këto

rezultate”, dhe vazhdojnë pastaj të derdhin gjithë baterinë e shifrave ose të rregullave

agroteknike, gjithe baterinë e rregullave metodike të shkollës sonë”. Deri këtu duket se

artikulli ka brenda kundërshti dhe se autori është i lëkundur ndërmjet kritikës për

praktikat e kolegëve të vet dhe orientimit të tyre politikisht drejtë. Por fundi i shkrimit e

ripozicionin atë në shkrimet-direktiva, të cilat i kujtojnë gazetarëve identitetin e tyre

profesional, që konsiderohej i barabartë me qenien e tyre politike. “... Gazetari mund të

jetë specialist, dhe është mirë të jetë, por në radhë të parë ai është gazetar, pra njeri

politik, dhe si i tillë, duhet të jetojë intensivisht me politikën e vendit të tij dhe me

politikën ndërkombëtare në çdo sektor që të punojë492. Kërkesat arrinin deri aty sa

pretendohej se gazetari duhej “të jetonte politikisht” dhe të ishte në gjendje të thoshte

“fjalën e tij si kompetent për politikën e partisë” në atë sektor të medias ku punonte. Në

mesin e viteve ’60 partishmëria ka qënë kriter i rëndësishëm në punën e gazetarit. Nga

analiza e shkrimeve të tilla, dallohet qartë se strukturat politiko-shtetërore e kishin

ngushtuar së tepërmi nivelin e tolerancës devijimeve politike. Dhe në fakt, përplasjet

ndërmjet niveleve të administratës kishin filluar. Në 6 shkrut 1966, sipas historianes

Valentina Duka, “... në emër të luftës kundër burokratizimit, Enver Hoxha urdhëroi

qarkullimin e shumë funksionarëve të të gjitha niveleve të tjera të Partisë dhe të

adminstratës së lartë. Orientimi i kësaj lëvizjeje kundër burokracisë dëshmonte faktin se

fuqizimi i këtij segmenti të shoqërisë shqiptare kishte shkaktuar shqetësim të madh në

rradhët e udhëheqjes komuniste”493. Pas qarkullimit të funksionarëve të niveleve të

492 Javer Malo,“Gazetari para së gjithash është njeri politik”, T. e Gazetarit, 1966,nr.3-4 (10-11), fq. 5-6. 493 Duka, Valentina (2007): Historia e Shqipërisë 1912-2000, “Kristalina-KH”, Tiranë, fq. 282.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

220

ndryshme të administratës nga një nivel në tjetrin, si dhe nga një rreth në tjetrin, “... me

parullën e luftës kundër tipareve borgjeze”, Duka thotë se u bënë të modës “letrat e

hapura të udhëheqësit komunist drejtuar popullit, në emër të revolucionarizimit të

shoqërisë shqiptare. Në letrën e hapur të marsit të 1966-ës Enver Hoxha i bëri thirrje

popullit që t’i shprehte hapur pakënaqësitë e tij kundrejt funksionarëve të lartë të

administratës dhe të Partisë”494.

Dukej se kjo situatë nxiti valë kritikash brenda komunitetit të gazetarëve, të cilët duhej të

përshtateshin me kursin e ri politik. Brenda të njëjtit numër të Tribunës së Gazetarit, si

shkrimi i mësipërm i Javer Malos, shkruante edhe gazetari i njohur, Vangjush Gambeta,.

në një shkrim të titulluar “Politika proletare – alfabet i punës sonë”495. Në këtë shkrim

Gambeta thotë se: “... Politika është mjeshtëria jonë, politika është puna jonë e

përditshme, politika është mjeti dhe objekti i ynë i punës, pavarësisht nga sektorit ku

punojmë, pavarësisht nga mjeshtëria që kemi fituar në shkolla. Në qoftë se nuk vë

politikën në plan të parë, nuk mund ta quash veten gazetar militant, sepse të jesh i tillë

nuk dot të thotë “të dish të shkruash” në përgjithësi, por të dish çfarë të shkruash dhe si,

duke vënë politikën në plan të parë. Të gjitha të tjerat janë çështje të dorës së dytë, janë

çështje të mjeshtërisë gazetareske. Pa sqaruar kryesore, mos u ul të shkruash, sepse ti nuk

di alfabetin, sepse politika proletare është alfabeti i punës sonë”496. Profesioni kalon në

plan të dytë përballë partishmërisë. Synohet sërish ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e të

qendruarit korrekt dhe konform politikës.

Por në vitet e fundit të sistemit komunist, konsideratat për gazetarëve fillojnë të

ndryshojnë. Drejtuesi politik i kohës, Ramiz Alia në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të

Partisë, më 5 prill 1985, tha: “Sa më shpejt të rritet aftësia profesionale e gazetarëve,

494 Duka, Valentina (2007): Historia e Shqipërisë 1912-2000, “Kristalina-KH”, Tiranë, fq. 283. 495 Shënim: Edhe ky autor, gazetar i shquar edhe pse kishte studiuar jashtë shteti për ekonomi, pas

shërbimeve të shumta që i bëri sistemit politik, u dënua “për gabime politike”, duke e internuar në një zonë

të thellë malore. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e publicistë shqiptarë”, Tiranë 2005). Siç shihet, edhe në

këtë shkrim Gambeta predikonte: politika është mjeshtëria jonë, politika është puna jonë e përditshme,

politika është mjeti dhe objekti i ynë i punës, pavarësisht nga sektorit ku punojmë, pavarësisht nga

mjeshtëria që kemi fituar në shkolla”. 496 Vangjush Gambeta, “Politika proletare–alfabet i punës sonë”, T. e Gazetarit,‘66 nr. 3-4 (10-11), fq.7.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

221

fryma militante e pasioni revolucionar i tyre, aq më mirë ata do ta kryejnë detyrën e lartë

që u ka ngarkuar Partia dhe shoku Enver, aq më mirë do ta justifikojnë konsideratën që

ka popullit për ta”497. Kjo është periudha e vetme kur gazetari shqiptar i periudhës

komuniste shqiptare nuk konsiderohej fillimisht si person politik, por sërish kjo

konsideratë vinte nga qëndrimi zyrtar i politikës në pushtet.

e. STATUSI SOCIAL. SHTRESË KRYESISHT E FSHATARËVE NË PROCES

ARSIMIMI, POR EDHE INTELEKTUALË QYTETARË.

STATUSI EKONOMIK.

Sipas studimeve të Fugës, duket se ata kishin shumë nevoja për të plotësuar, e më së pari

ekonomike. “Paga e tij mujore në vitet e fundit të ekzistencës së sistemit socialist shkon

nga 680 deri në afërsisht 1000 lekë. Pra, aq sa rroga mesatare mujore brenda gjithë

sistemit të pagave dhe shpërblimeve të kohës. Të ardhur shpesh nga rrethet për t’u

punësuar në Tiranë apo qytete të tjera, ndodh që gazetarët kalojnë vite të tëra të jetës së

tyre nëpër dhoma konviktesh studentore. As që mund të bëhet fjalë që në apartamentet e

tyre të vegjël, me një ose dy dhoma, të zotërojnë një dhomë pune ku mund të shkruajnë

ose të studiojnë të qetë. Shumë artikuj me jehonë të veçantë në shoqërinë shqiptare të

kohës janë shkruar në kuzhinat e mbushura plot aroma gjellësh, të qara fëmijësh të

porsalindur apo ankimet e ndonjë të moshuari. Gazetari kalon ditë të tëra nëpër shërbime,

në qytete të largët, rrugë pa rrugë, duke udhëtuar nëpër autobusë të vjetër të linjave, me

kamionë a me çfarë të munden. “Arkitekti” i shpirtrave, në fakt, nuk është veçse një

hallexhi i zakonshëm, “hallexhi” – sikurse përdoret kjo fjalë në ambjente të ndryshme për

të treguar një njeri që shtyn me vështirësi jetese ditët e veta të zakonshme, që dëshiron të

mbijetojë duke bërë një punë pa ndonjë pasion të veçantë498.

497 Ramiz Alia, burim i cituar, tek Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe

praktika e shtypit popullor,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, T. fq.14 498 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 178.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

222

Një nga fenomenet e shtypit shqiptar të periudhës së komunizmit, ka qenë njëanshmëria

në trajtimin e ngjarjeve, e kjo ndodhte kryesisht per shkak te partishmërisë së lartë, ose të

burimit zyrtar që i furnizonte gazetarët me lëndë të parë. Akademiku Artan Fuga thotë në

librin Monolog, se: “Jo rrallë informatat u jepen gazetarëve nga persona që kanë

rivalitetet dhe armiqësi me personat të cilët rrëfehen gjysmë fshehurazi tek gazetarët. Një

shkrim në gazetë kundër një nëpunësi është pothuajse i barabartë me një goditje që ai

pëson e që mund t’i rrezikojë, në shumicën e rasteve vendin e punës. Zakonisht, kush

kritikohet në gazetë me emër, dihet se, për pasojë humbet vendin e punës. Zbulimi i të

metave në shtyp përbën një tmerr të vërtetë për kuadrot gjysmë të lartë dhe të mesëm të

regjimit, sepse deri në këto nivele zakonisht mund të ngjitet kritika499.

Gazetarët viheshin këtshtu në një pozitë të dyfishtë. Nga njëri nivel i administratës

drejtohen, niveli tjetër u druhet, sepse, “vetëm përmendja e emrit në gazetë për paaftësi

në punë, mosrealizim planesh e detyrash sjell si pasojë të menjëhershme shkarkimin nga

detyra ose edhe ndonjë masë tjetër të papëlqyeshme për karrierën e mëtejshme të tyre”500.

Në këta situata personaliteti i gazetarëve vihej në dyshim. Një një artikull të titulluar

“Mbi personalitetin e gazetarit”, Sofokli Lazo501, shkruan në vitin 1964, se:

“Duhet të pranojmë se tek ne ka mjaft gazetarë, nëpunës administratorë botonjës. Ai në

gazetë merret me gjithçka por vetëm jo me shkrime. Sigurisht nuk është fjala se nuk

shkruan, por shkrimet e tij janë të paindividualizuara, pa vulë, diçka e parë disa herë,

shabllone a shtampë. Nga se vjen kjo? Për këtë ka shumë arsye. Disa thonë se kjo vjen

nga shkaku se në redaksitë tona punojnë pak njerëz dhe punët e shumta nuk i lenë të

499 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 177. 500 Po aty. 501 Shënim: Autori, Sofokli Lazri, pas studimeve për gazetari në Moskë, u emërua zëvendëskryeredaktor i

gazetës “Zëri i popullit”. Më pas Drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare dhe deri në fund të viteve

‘80 zyrtar i lartë në Komitetin Qëndror të Partisë. Si një nga gazetarët. Një prej themeluesve të Degës së

Gazetarisë dhe pedagog i lëndës “Marrëdhëniet ndërkombëtare”. Shkroi e botoi disa artikuj në revistën

“Tribuna e gazetarit”, duke zbërthyer e përcjellë idetë e PPSh. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e

publicistë shqiptarë”, Tiranë 2005). Në këtë artikull trajton problemin e statusit të gazetarit, të

personalitetit të tij.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

223

mendojnë e të punonjë për ngritjen profesionale, disa herë artikujt kërkohen shpejt, aq sa

disa thonë se mungesa e këndës i detyron redaksitë të botojnë edhe materiale të dobëta.

Ka disa që thonë se rezultati i punës, sidomos cilësia e shkrimeve nuk influencon në

përcaktimin e pozitës së gazetarit. Unë mendoj se të gjithë këta faktorë ekzistojnë dhe

Bashkimi i Gazetarëve së bashku me redaksitë, duhet të mendojnë dhe të punojnë për t’i

eleminuar, për të kapërxyer disa forma të vjetëruara organizimi502.

Ndërsa Fuga në këndvështrimin e sotëm gjykon se “Në shoqërinë shqiptare të kohës

duket se ka dy pushtete. Pushteti i lartë ndodhet në duart e udhëheqjes kryesore, që në të

vërtetë vendos për fatet vendit. Pushteti i saj ndodhet përgjithësisht në duart e Enver

Hoxhës, e pastaj edhe të një grupi shumë të ngushtë prej pak vetash, rreth tij. Por ka edhe

një pushtet të dytë, të hallkave dhe gjysmë hallkave të larta, të mesme, por edhe të ulëta,

pra ai i nëpunësve të administratës apo të shërbimeve të sektorit shtetëror, që nuk kanë

mundësi të ndikojnë në marrjen e vendimeve thelbësore për fatet e vendit. Ndërkaq, këto

kanë në duart e tyre të drejtën e shpërndarjes së të gjitha të mirave dhe privilegjeve, të

tjera që zotëron shoqëria shqiptare e kohës: bursa studimi, futja në punë e të afërmve,

fleta kampi për pushime, autorizime për ta marrë shtëpi, televizorë, makina larëse, etj.

Pikërisht me këtë kategori sociale kanë të bëjnë më shumë gazetarët.

Është pikërisht kjo kategori zyrtarësh dhe nëpunësish që reagon ndaj gazetarëve me dy

mënyra, që kanë mundësi t’i përdorin gjithmonë. Pra, ose duke i kërcënuar ata nëpërmjet

pushtetit të vogël, të përditshëm që kanë në duar, ose duke u ofruar si shpërblim, së paku

në shkëmbim të qetësisë mediatike rreth tyre, shërbime dhe të mira materiale të

privilegjuara. Tregu nuk ekziston formalisht, pra këto të shërbime dhe të mira materiale

nuk shkëmbehen me para, por me vlera, merita të njohura, shërbime të tjera të vlefshme,

që në fakt luajnë rolin e parasë në qarkullim. Mendësia sunduese është: “Më bëj një nder

sot, sepse nesër do të ta kthej me shërbimin tim, duke shfrytëzuar të drejtat e mia në

administratë, në një çast kur të kesh nevojë”.

502 Sofokli Lazo, “Mbi personalitetin e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 12.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

224

Ndërsa koha impononte tjetër këndvështrim. Brenda llojit të tyre, gazetarët që gjindeshin

në pozitë të vështrirë mes hallkave të sistemit apo të administratës, merreshin si shembull

që duhej korigjuar. Morali përdorej edhe në këto raste dhe gjithnjë vëmendja ishte tek

propagandimi i punës dhe leximit të pandarë, duke bërë më parë një autokritikë

kolektive.

“Është fakt që gazetarët tanë studiojnë pak. Për ta konstatuara këtë nuk është e vështirë.

Artikulli, korrespondenca, reportazhi e çdo material që botohet në gazetë është një

provim me shkrim që jep gazetari jo përpara një mësuesi të dremitur, por përpara dhjetëra

mijëra lexonjësish. Në shkrim duket qartë sa e njeh ti problemin për të cilin shkruan, cilat

janë njohuritë e tua teknike e praktike, cili është niveli yt i intelektual, bile lexonjësi

mund të dallojë edhe karakterin e temperamentin tënd. Kur nga një gazetar vite me radhë

lexon po të njëjtat gjera, kur sheh se ai jo vetëm nuk ecën përpara, por nuk është as i

azhurnuar me përparimin e përgjithshëm, që bën vendi dhe e gjithë bota, kur mendimet

dhe gjuha janë të konservuara, nuk mund të thuash se ai studion. Një lexonjës i rregullt e

kupton menjëherë nëse ti me shkrimin tënd ke bërë ndonjë montazh të lajmeve të

agjensisë telegrafike, ke ndryshuar vetëm shifrat dhe emrat e ndonjë materiali të vjetër,

apo ke studiuar materiale, libra, dokumentacione, etj. Që të shkruash sot në një gazetë

nuk është e lehtë. Edhe sikur të zotërosh në mënurë të përfeksionuar teknikën e shkrimit

pa njohjen e thellë e të hollësishme të problemit nuk mund të nxjerrish ndonjë gjë të mirë

në dritë. Pse psh. shumë reportazhe dhe të njerësvetë njohur nuk pëlqehen?”503.

Dhe këshilla është edhe më e vështirë. Ajo i shpie gazetarët mu në mes të konfliktit.

Ashtu siç duhet të jetë në fakt, në kushte normale të realizimit të puëns së tyre. Në kushte

kur mbrohet të paktën nga ligji... Këto kritika nxjerrin në pah sjelljet praktike të

gazetarëve shqiptarë të periudhës komuniste. Frikën e tyre për të kritikuar vend e pa

vend, ashtu siç janë direktivat.

503 Sofokli Lazo, “Mbi personalitetin e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 12.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

225

“Puna është se sot nuk mjafton të shkruash si turist, të fotografosh e të leteraturizosh. Të

shkruash për një kooperativë bujqësore ose uzinë, do të thotë të shkruash për një problem

ekonomik, për marrëdhënie konkrete pune.

Nga një reportazh njerëzit duan të njohin jo vetëm vendin nga pikëpamja gjeografike, kjo

është ana më e lehtë dhe më pak e rëndësishme. Ata duan të dinë me cilat probleme

jetojnë njerëzit për të cilët bëhet fjalë, si e zgjidhin ata, për më tepër duan të dinë edhe

gjykimin e autorit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet kopjonjës e sistematizonjës i disa

njoftimeve që të jep nëpër këmbë nëpunësi i fabrikës, kooperativës, ose institucionit për

të cilin shkruan. Prandaj, gazetari sot, përpara se të marrë penën në dorë, ai duhet të ketë

përpara syve lexonjësin e ngritur nga çdo pikëpamje, politike, ideologjike, teknike e bile

edhe letrare.

Një problem tjetër që preokupon sot pak a shumë të gjitha redaksitë është raporti jo i

drejtë midis propagandës direkte dhe indirekte. Dominojnë përgjithësisht shkrime me

karakter informative që shpesh bien në didaktikë të thjeshtë. Pak gazetarë merren me

gjinitë artistike si reportazhe, fejtone dhe shumë më pak me artikuj të vërtetë publicistikë.

Por njëkohësisht nuk duken edhe shkrime të gjinive të vogla , si trafilet, rubrikat

kronikale, etj. Ka ardhur koha që të ketë gazetarë të specializuar jo vetëm për sektorë të

ndryshëm të ekonomisë, artit e kulturës, por edhe për gjinitë e ndryshme. Pra të kemi

komentatorë të vërtetë që ta njohin mirë profilin e tyre”504

.....................

Ndaj në këto kushte, sipas analizës së mësipërme, shtresa e mesme nëpunësve tregohet

edhe hakmarrëse ndaj gazetarëve, dhe ushtron trysninë mbi ta, forma nga më të

ndryshmet, me shpifje, intriga, letra anonime kundër gazetarëve, masa administrative të

pabazuara ndaj të afërmve të tyre – këta janë vetëm disa nga shembujt e kësaj trysnie. Pra

mes tyre qendron përherë njëlloj rivaliteti dhe ka tension. “Majës së pushtetit i intereson

jashtë mase ky lloj tension që shfaqet në forma të ndryshme. Nëpunësit janë vënë nën

kontrollin e gazetarëve, kurse gazetarët n dodhen përherë nën trysninë që ushtrojnë

nëpunësit duke përdorur të gjitha lidhjet e tyre punëtore, partiake dhe familjare, si reagim

504 Sofokli Lazo, “Mbi personalitetin e gazetarit”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6, 7, 12.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

226

ndaj kritikave që mund të vijnë nga mediat. Në këtë përplasje, maja e pushtetit piramidal

merr rolin e privilegjuar të arbitrit. Ajo fal, rikhen në detyrë, mbështet gazetarët, nxit atë

që konsiderohet se ka gabuar, të bëjë autokritikë, etj. Mbi të gjitha, kanë dorë një sistem

shumë të pasur me informacion si për ata që bien nën projektorët e mëdhenj të mediave,

ashtu edhe për vetë aktorët e komunikimit, gazetarët”505.

Nga ana tjetër edhe gazetarët që kanë guxim të kritikojnë ndodhen në gjendje të vështirë.

Në fillim të viteve ’70 Dritëro Agolli shkruan tek “Tribuna e Gazetarit” artikullin me

titull: “Katër çështje”, ku shtron pyetjen: “Ç’e pengon debatin që të zhvillohet në shtypin

tonë?”. Më poshtë të njëjtës pyetje i përgjigjet:

1) Përgatitja e pakët e gazetarit, teorikisht dhe praktikisht.

2) Mungesa e vullnetit, përtesa për t’u hyrë thellë çështjeve (‘Edhe pa hyrë thellë’ –

mendon ndonjëri, - jetoj, rrogën e marr, gruan e kam, shtëpinë e kam, jam ngrohtë.’).

3)Mungesa e guximit (‘Kush e di se ç’më thonë!’ Dhe raste ka patur që gazetari është

kritikuar rëndë nga ata që ka kritikuar).

4) Pajtimi me gjendjen, amullia e idealeve gazetareske, mungesa e idealit krijues

publicistik, me një fjalë mungesa e anës qytetare të gazetarit.

5) Parimi i gabuar: “Ka kush e bën këtë, s’kam marrë për detyrë të rregulloj gjendjen”.

6) Mungesa e stimulit moral në gazetë.

7) Krijimi i vetërutinës: “Po ta shkruaj kështu, vallë a botohet?”. E shumë gjëra të tjera

subjektive.” 506

Agolli, në po të njëjtin organ, pak vite përpara këtij artikulli kishte shkruar se tema duhet

kërkuar nga realiteti. Dhe pikërisht këtu lindin edhe përplasjet dhe keqkuptimet e mëdha.

Një realitet që nuk mund të verifikohet dhe as që mund të vihet në dyshim. Realiteti që

kërkohet të shihet përmes lupës së partishmërisë. Realitetit i përceptuar sipas vijës

politike që përditësohet shpesh në redaksitë e mediave në mbledhjet e mëngjesit dhe ato

të planifikimit.

505 Po aty. 506 Dritëro Agolli, “Katër çështje”, Tribuna e Gazetarit, 1971, nr.1, fq. 3-4.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

227

Në artikullin: “Gazetari, fakti dhe tema”507 , Agolli508 thotë se: “Jo nga çdo fakt mund të

lindë tema. Për t’u bërë fakti temë duhet një punë e madhe, një punë e lodhshme

krijonjëse. Por sidoqoftë gazetari e nis punën nga fakti; pikësapari ai duhet kërkuar, duhet

gjetur. Pastaj, duke u pëërpunuar, duke u ndeshur me fakte të tjera arrin të bëhet temë, të

marrim një shëmbëll....... Me këtë dua të them, pra, se fakti duhet të hyjë në laboratorin e

gazetarit, të përpunohet me fakte të tjerë në mënyrë që të dali një temë e bukur, tërheqëse

dhe edukonjëse. Pra, fakti është baza e shkrimeve të gazetës dhe ai duhet kërkuar me

këmbëngulje, pa u tërhequr. Por ndonjëherë fakti gjendet edhe pa pritur e pa kujtuar.

Edhe në këtë rast gazetari pa humbur kohë duhet të mbajë në fletoren e tij shënime pasi e

bijë rasti që t’i duhen....

Dhe më poshtë shton se faktet lindin edhe indirekt, jo nga baza apo terreni, por nga letrat

e lexuesve...dhe gjithashtu nga informacionet që vijnë në redaksi.

Duke iu rikthyer trajtimit të Fugës, për të qendruar tek kontradiktat me të cilat haseshin

gazetarët, refesione në jetën dhe personalitetin e tyre, citojmë se: “Tepër kontradiktore

bëhen marrëdhëniet midis hallkave të ndryshme të pushtetit dhe shtypit, sidomos në

periudhën e viteve 1986-1990. Presidenti Ramiz Alia detyrohet nga rrethanat e jashtme

dhe të brendshme, të ndërmarrë disa ndryshime në planin administrativ, ekonomik dhe

politik. Sado që këto reforma janë relativisht të ndruajtura dhe gjithmonë brenda kuadrit

politik e juridik të regjimit në fuqi, ndihet se kundër tyre mobilizohen ose rezistojnë

gjithfarë aparatçikësh. Sigurisht që askush nuk ka guximin t’i godasë drejtpërdrejtë ata, sa

kohë që janë një masë jo e vogël individësh me pushtet. Nga njëra anë eksizton frika e

kundërveprimit të tyre, nga ana tjetër, si reformatorët, ashtu edhe konservatorët bëjnë

pjesë tek e njëjta familje ideologjike dhe janë shokë. Ndihet druajtja se mos goditja ndaj

burokracisë dhe rretheve konservatore të administratës së pushtetit dhe të partisë u hap

rrugë dhe krijon kushte për ardhjen në pushtet të forcave antikomuniste. Në këto kushte,

presidenti i vendit, duke pasur në dorën e tij edhe drejtimin e komitetit qendror të partisë,

507 Dritëro Agolli, “ Gazetari, fakti dhe tema”, Tribuna e gazetarit, 1964, nr. 2, fq 6-7. 508 Shënim: Dritëro Agolli, që studimet për gazetari i bëri në Sant Petersburg (Leningrad), punoi shumë vjet

gazetar në “Zërin e popullit”. Ka dhënë ndihmesë të dukshme edhe si pedagog i jashtëm i Degës së

Gazetarisë, sidomos për publicistikën letrare. (Fjalori Encikolpedik “Gazetarë e publicistë shqiptarë”,

Tiranë 2005).

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

228

nis ta lejonë disi shtypin të ndërmarrë kritika të ndryshme ndaj hallkave të aparatit

shtetëror, madje edhe të nxjerrë pakëz në dritë disa grimca nga gjendja e vështirë

ekonomike e vendit509.

Në të tilla kushte, të ndodhur gjithnjë në mes të problemeve dhe të hallkave të pushtetit.

Të veshur me pushet joformal, i cili nuk garantohej nga asnjë dispozitë ligjore, nën

peshën e mendësive vetjake, sektorit të propagandës, zyrës së shtypit në Komitetin

Qendror të Partisë, gazetarët ruheshin nga sulmet, sipas Fugës, duke u dorëzuar njerëzve

me pushtet “haraçin” që ata kërkojnë: “Gazetarët apo drejtuesit e ndryshëm të shtypit, që

kanë guxuar të kritikojnë apo që i kanë botuar këto kritika”510.

Figurë me detyra dhe funksione të mirëpërcaktuara, pavarësisht ndryshimit të emërtimeve

apo etiketave të ndryshme, me funksion kryesor përcjelljen e propagandës shtetërore tek

masat, gazetarët shqiptarë vuan nga shumë dukuri të tjera, përveç të qënit gjatë gjithë

kohës viktima të rivaliteteve të hallkave të ndryshme të pushetit. I kemi parë më sipër se

si vuanin për kualifikime, për marrjen e firmave të nevojshme për botimin e një artikulli,

e të tjera peripeci që rridhnin edhe nga privimi i lirisë së shprehjes. Nga ana tjetër

gëzonin disa privilegje të vogla që e pozicionionin pak si më ndryshe nga figurat e tjera të

terrenit shoqëror shqiptar të kohës. Një pjesë e të pabindurve u dënuan, nga më të

ndyshmet, të tjerët ditën të përshtaten dhe i mbijetuan diktaturës. Por shumë pak,

pothuajse askush nuk e vazhdoi ushtrimin e këtij profesioni pas ndërrimit të sistemeve. Se

cilat ishin arsyet, kjo mbetet për t’u studiuar.

VI. PËRFUNDIME.

Tipari kryesor i shtypit të Periudhës Komuniste ishte partishmëria, formuluar në të

gjitha orientimet e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe zbatuar me dhe pavetëdije nga

gjithë sistemi mediatik i viteve 1944-1990. Si e tillë gazetaria e asaj kohe kishte si

509 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq.180. 510 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq.180.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

229

mision, që me moton mashtruese “të ndërtojmë njeriu e ri”, të ushtrojë ndikim te lexuesit,

dëgjuesit e radios dhe teleshikuesit për politizimin dhe ideologjizimin e tyre si “qenie

shoqërore”..

Në kundërshtim me parimin “shtypi-mjet i informimit publik”, gazetaria e asaj kohe

në Shqipëri prirej nga ideja e Leninit, sipas të cilës “shtypi duhet të jetë një instrument

agjitacioni e propagande” me qëllim që të “shpërlante trurin e audiencës” dhe, siç

shkruante Zhak Ellul “të bashkojë psikologjikisht, në korniza të caktuara, shoqërinë,

kombin, organizatat, etj”. PPSh me mediat e saj propagandonte “arritjet” dhe të mirat e

kursit të saj politik, trasmetonte mesazhet, duke u dhënë rolin e komunikatorit, jo

gazetarëve, por vetë përfaqësuesve të Partisë. Propagandimi i Shqipërisë së suksesshme

në sytë e botës dhe informimi i të huajve se modeli i rrokur prej saj ishte më rezultativi.

Krijimi i këtyre imazheve në sytë e botës, bëhej nëpërmjet përdorimit të të gjitha

teknikave propadandistike, duke krijuar kështu një botë imagjinare

Zbatimi i orientimeve, direktivave të Partisë për median ndiqej rregullisht e

sistematikisht nga organe e organizma të caktura, duke ushtruar kontroll të rreptë të

publikimeve, të përmbajtjes së lëndës tekstuale në gazetarinë e shkruar, të programeve në

radio, në television apo edhe në shtëpitë botuese. Ishte krijuar një sistem censure

hierarkik, duke filluar nga Sektori i Shtypit në Komitetin Qendror të Partisë, shtrirë në

organizmat qendrore të Bashkimeve profesionale, të rinisë, të grave etj. Edhe në

Kryeministri ka pasë një drejtori shtypi, që ndiqte me sy kritik botimet. Në qoftëse në

institucionet e sipërpërmendura ushtrohej censure, nëpër redaksitë ishte krijuar sistemi i

vetëcensurës, duke filluar që nga vetë gazetarët. Censura ushtrohej edhe pse formalisht

deklarohej: ‘Shtypi në Republikën e Shqipërisë është i lirë”. Kështu, siç e përcaktonte

Profesor Fuga: “Shtypi i shkruar dhe mediat zyrtare të vetmet që ekzistojnë, përbëjnë

elemente të sistemit politik autoritar”. (Monolg).

Qendrimet perëndimore në lidhje me qëllimshmërinë, kryesisht informative të shtypit,

viheshin në pozita tallëse, duke trumbetuar me të madhe, se ne, shtypin e kuptojmë

fillimisht si mjet i përçimit të mendimit politik, e jo si mjet informativ, edhe pse brenda

tij mund të ketë informacion. Pra shtypi ishte përcjellës i informacionit politik, por në

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

230

asnjë moment nuk mund ta vinte në dyshim faktin se fjala e politikës-shtet ishte e vërteta.

Shtypi nuk udhëhiqej nga parimi i zbulimit të së vërtetës, e në këtë këndvështrim na del si

një mjet i pastër propagandistik, si një mjet në shërbim të pushtetit dhe jo në shërbim të

publikut. Si një mjet që ndikon në prodhimin dhe riprodhimin ligjërimore të pushtetit në

sytë e publikut. E gjithashtu mjet krijues i publikut. I publikut të bindur ndaj dogmës

politike shtetërore, mbi të cilën nuk mund të binte asnjëherë hija e dyshimit (përveçse kur

vetë ajo kërkonte devijime të përkoheshme me qëllime të ulta, si vënie në pozita të

gabuara të atyre që binin pre e provokimeve, apo sa herë që nevojitej që dikush të

ndëshkohej, duke i krijuar terren për të gabuar.)

Në regjimet komuniste mediat ishin politikisht të mbikqyrura dhe të gjithë politikanët

ishin të interesuar që mediat raportojnë fjalimet dhe aktivitet e tyre. Ndërhyrja politike në

media bëhej e organizuar, sistematike dhe me persona përgjegjës.

Në periudhën e fortë të stalinizmit, që për vendin tonë daton nga 1944 deri më 1956,

mund të jepen shembuj të shumtë të mënyrës se si mass-media ishte bashkuar e

orkestruar, duke iu përgjegjur direkt urdhërave politike më të fundit, që vinin nga

Komteti Qendror, grupi i shumicës ose vetë Enver Hoxha.

Termi propagandë (politike), për shkak të përdorimit të saj nga regjimet totalitare

fashiste, komuniste, autoritariste, shihet si një sistem komunikimi i deformuar në shërbim

të kauzave ekstremiste, totalitare dhe revolucionare. Është e rëndësishme të theksojmë se

ajo merr forma të ndryshme sipas regjimit politik që e investon. Në shumë raste ajo

“mund të konsiderohet si një mënyrë komunikimi e deformuar, abusive, manipuluese për

shkak se cënon lirinë dhe dinjitetin e njeriut Propaganda është tentativa për të ndikuar në

opinionin publik dhe në sjelljet shoqërore në shërbim të politikës autoritare.

Mediat shqiptare te periudhës së sistemit komunist, u ndërtuan dhe u vunë nën

përdorimin e shtetit dhe të propagandës së tij sipas modeli autoritar, të njohur edhe si

modeli komunist i shtypit. Gazetarët cilësoheshin si: “arkitektë të mendimit revolucionar

të masave”, e herë si “tribuna të mendimit dhe të aspiratave të masave”, por edhe

“burokratët e shtypit”, ata përfaqësonin “gazetarin e tipit të ri, të tipit leninist” dhe

ndihmonin në “luftën e klasave” dhe ndërtimin e vendit sipas parimeve të “marksizëm-

leninizmit. Gazetari është një figurë profesionale që zë vend në shoqëri brenda kufijve të

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

231

veprimit e detyrimit; gjatë ushtrimit të profesionit gazetari shoqërohet gjithnjë me rolin e

dyfishtë të informimit profesional dhe me të bërit e kundërpushtetit. Ai duhet të jetë i

pajisur me cilësi etike, për ta realizuar sa më mirë detyrën e tij, respektimi i të cilave

kërkon si kusht të detyrueshëm papartishmërinë; duhet të jetë skeptik përpara vrullit të

informacioneve që vërshojnë përditë nga burime të ndryshme dhe duhet të ketë aftësi të

mendojë në mënyrë kritike. Gazetarët përtej natyrës dhe logjikave të punës, u përkasin

mjediseve dhe kulturave që prodhohen dhe riprodhohen nëpërmjet ligjërimeve të tyre.

Prejardhja e tyre ndikon jo vetëm në punën e tyre (përqasja ndaj tematikave të ditës), në

imazhin publik, por edhe pozicionim social. Gazetarët punojnë në kushte trysnie të

vazhdueshmë, të cilat gjenerojnë nga grupet e ndryshme profesionale dhe sociale të

cilave u përkasin dhe u shërbejnë njëkohësisht; Strukturat e tregut ndikojnë mbi punën e

gazetarëve dhe cilësinë e informacionit që ata përcjellin në media. Edhe lidhjet e

gazetarëve me politikën janë shumëplanëshe, po aq sa edhe niveli i ndikimit të tyre prej

saj; gazetarët dhe gazetaria varen edhe nga sistemi politik në të cilin ushtrohet kjo e

fundit, dhe ndërsa në vendet demokratike puna e gazetarëve lidhet me informimin sa më

të paanshëm dhe objektiv të publikut në lidhje me të rejat e fundit, duke bërë rregullisht

dhe një lloj opozite ndaj qeverisë, me qëllim zbulimin e të vërtetave. Puna e gazetarëve

në vendet komuniste ishte që të shpjegonin, të edukonin e të ndihmonin me shkrimet e

tyre për të fituar mbështetje për ndërtimin e botës socialiste;

Në këto kushte gazetarët shqiptarë të periudhës komuniste jetonin në situatat e

ndërtimit dhe ruajtjes së skemave standarde të të menduarit veçanërisht të të menduarit

politik për të kaluarën, për të pranishmen dhe për të ardhmen; ku monopolin e së vërtetës

e kishte vetëm Byroja Politike dhe Enver Hoxha, ndaj askush tjetër nuk mund të

pretendonte se punon për zbulimin e saj;

Gazetari shqiptar i kohës nuk mund të dalë kurrësesi jashtë alternativave, opinioneve

dhe direktivave zyrtare; e megjithatë edhe në atë periudhë mund të pretendohet për

ushtrim të gazetarisë profesionale. Sistemi mediatik shqiptar i viteve te

komunizmit,imiton deri në kopjim atë sovjetik, si përsa i përket tematikave e

problematikave që trajton, ashtu në ndërtimin e faqeve e rubrikave e çka është më e

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

232

rëndësishme, ka të njëjtin përceptim për të dhe të njëjtin përcaktim në detyrat

propaganduese.

Historia e mass-medias shqiptare të pasluftës II Botërore është kryesisht histori e

shtypit politik partiak… e mass-medias që ka qenë në shërbim të politikës, një shtyp i

orientuar kryesisht nga lart, nga pushteti dhe në shërbim të Njëshit” Për ta vazhduar të

njëjtën ide: “…historia e shtypit dhe e radiotelevizionit komunist shqiptar është histori e

propagandës, derivate dhe pasqyrë e regjimit totalitar”. Mjeti i ri organizativ më tronditës

i lëvizjeve në stadin e tyre parapushtet është krijimi i organizimeve të frontit, dallimi i

bërë midis anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë. Të krahasuara me këtë shpikje,

veçoritë e tjera tipike totalitare të tilla si emërimi i funksionarëve nga lart dhe

monopolizimi i mundshëm i emërimeve nga një njeri, janë dytësore për nga rëndësia.

Gazetari shqiptar i kohës nuk mund të dalë kurrsesi jashtë alternativave, opinioneve

dhe direktivave zyrtare. Çdo mendim jashtë këtyre të fundit do ta fuste atë në një zonë të

rrezikshme për sa i përket ruajtjes së vendit të tij të punës, sidomos lirisë së tij qytetare.

Ndëshkimi që ai mund të marrë është në përputhje me faktin se sa larg ka shkuar ai përtej

normave zyrtare të shprehjes në media. Sigurisht pushteti ka vendosur kufij dhe asnjë

gazetar nuk mund t’i kapërcejë ata për t’u shprehur në media. Gazetarët e periudhës

komuniste shqiptare, punonin në një shtyp që kishte këto tipare: Partishmëria,

Propaganda, Planifikimi, Roli “Organizator kolektiv”, Njëanshmëria, Abstragimi,

Njëfytyrësia, Paralelizmi, etj.

Në sformësimin e statusit juridik, profesional, ekonomik, shoqëror, arsimor e kulturor

të gazetarit shqiptar të viteve 1945-1990, ndikuan shumë faktorë, por më i rëndëishmi

ishte ai politik. Kjo për vetë faktin se gazetarët në atë sistem, u përshtatën me gazetarët si

punonjës të mediave të modelit komunist sovjetik dhe parësore në punën e tyre nuk ishte

informimi apo përçimi i vlerave profesionale, por ndikimi në përçimin e propagandës së

kohës në sa më shumë hapësira të mundshme, brenda territorit të vendit. Kësisoj

gazetarët ishin të kufizuar në shumë drejtime dhe nuk ishin të lirë të ushtronin profesinin

e tyre, aq më shumë që misioni i tyre që orientohej herë pas here nga organet e ushtrimit

të propagandës që vepronin në forma direkte dhe indirekte mbi punën e tyre, përcaktohej

shprehimisht sipas qendrimeve dhe luhatjeve politike të kohës.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

233

Ndikimet e shkollës sovjetike ishin tipar thelbësor në formimin e gazetarëve të kohës,

në përmbajtjet e shkrimeve të tyre, në forma të ndryshme të praktikave të gazetarisë, etj.

Në fakt, po ato mendësi që viheshin re gjithandej ku ushtron ndikimin e vet shkolla

bolshevike, në të gjitha fakultetet e shkencave humane apo shoqërore, në filozofi,

ekonomi, jurisprudencë etj. Të njëjtat parime edhe në publicistikë. Ndërkaq asnjë arritje e

shkollave perëndimore nuk merrej në konsiderate ose nuk pasqyrohej. Veç arsyeve

politike, këtu ndikon edhe fakti se njerëzit që merreshin më shumë me shpjegimin teorik

dhe praktikimin e gazetarisë me studentë i kishin përfunduar studimet universitare në

Bashkimin Sovjetik, ose studionin pothuajse vetëm autorë sovjetikë. Ata nuk e njihnin

aspak Perëndimin dhe nuk kanë se ku ta njohin në fakt. As kulturën, as mediat e tij.

Teoria mbi faktin, mbi të dhënën, mbi lajmin, mbi informacionin, zotëron sipas këtij

autori tri nivele apo nënkultura siç e quan ai, ndër të cilat e para, më globalja, ideologjia

sunduese, është materialiste. E dyta, teoria e gazetarisë rrëshqet drejt subjektivizmit të

pastër, që legjitimon çdo propagandë, çdo keqinformim, çdo shtrembërim ideologjik mbi

informacionin. Kurse niveli i tretë, ai që ka të bëjë me referimin e burimeve zyrtare, është

edhe një subjektivizëm i pastër, sepse e merr si tërësisht të mirëqenë objektivitetin e

informacionit zyrtar, por edhe materialist vulgar, sepse e përkul gazetarin ndaj sistemit të

informimit zyrtar duke i quajtur të dhënat e tij si fakte objektive. Pra ajo çfarë përbën

fakt, nuk ishte as më pak as më shumë një diktim prej së larti se çfarë duhej raportuar apo

propaganduar të nesërmen nëpër media. Mungesa e një frymëmarrje të tillë, e shndërron

gazetarin e kohës në një nëpunës me kohë të plotë të administratës politike, që vepron me

moto të qartë se faktet mediatike burojnë nga partia, pa dyshim në përputhje të plotë me

ideologjinë e kohës, frymën propagandistike që duhet t’i shërbejnë “përparimit shoqëror”.

Si rrjedhojë, në shtypin dhe mediat e kohës qarkullojnë vetëm ato fjalë që shprehin

një përmbajtje krejt të përcaktuar dhe të unifikuar politike. Gjuha shqipe ka një leksik të

pasur, shprehje e frazeologji të përpunuara e të përdorura gjerësisht në botime a në

trajtime të ndryshme si pasojë e zhvillimit të shoqërisë në rrjedhën historike dhe në

kontakte me kulturat e vendeve të tjera. Lexuesi shqiptar ka lexuar përkthime

mjeshtërore në gjuhën shqipe të majave të letërsisë botërore. Mirëpo tjetër gjë është gjuha

kombëtare me mundësitë e saj të pamata shprehëse dhe tjetër është përdorimi i gjuhës në

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

234

mediat totalitariste. Kështu sipas Artan Fugës, në shtyp gjuha, veçanërisht leksiku i

gjuhës politiko-shoqërore, i nënshtrohet një rregullsie themelore. Në mënyrë të njësuar,

shtypi dhe mediat në përgjithësi përdorin pak a shumë të njëjtin fond fjalësh e termash

lidhur në një fushë të caktuar. Kjo fushë mund të jetë sistemi politik, marrëdhëniet

ndërkombëtare, ekonomia, etika etj. Fjalët e marra si kod komunikimi lejojnë të shprehen

vetëm ato mendime apo mesazhe që janë në përputhje me ideologjinë në fuqi. Pra kemi

një unifikim si të kodit të fjalëve, ashtu edhe të mendimeve të shprehura nëpërmjet tyre,

mesazhet janë unifikuar ideologjikisht dhe kjo sjell edhe një ngurtësim të gjuhës.

Edhe teknologjia që ata përdorin është e vjetër. “Gazetarët, zakonisht i shtypin vetë

në makina të vjetra shkrimi materialet që do të çojnë për botim. Nga makinat

daktilografike dallohen ato Olivetti, të prodhimit italian, mbetur në Shqipëri që nga koha

e pushtimit Musolinian. Të punojnë mbi to, ky është një privilegj ose i përgjegjësve të

redaksive ose i disa gazetarëve të vjetër, shumë të njohur”. Fuga citon edhe një gazetar të

njohur të kësaj periudhe, Javar Malo, i cili përshkruan në detaje, procesin e hedhjes së

shkrimeve në procesin e shtypit; “Makinat, daktilografike punojnë me shpejtësi.

Gishtërinjtë e shkathët të daktilografisteve bien shpejt e shpejt mbi germa, mbi presje,

mbi pikëpresje dhe mbi pika. Faqet mbushen shpejt e shpejt me fjalë, me fjali... Nga

Agjencia Telegrafike vjen buletini me lajmet e fundit, të cilat seleksionohen, shkurtohen,

përmblidhen dhe më në fund marrin rrugën, për poshtë në shtypshkronjë. Shtypshkronja

është si një balenë që mund të gëlltisë sa faqe letër që të duash dhe prapë mbetet e uritur.

Linotipistët, si dhe daktilografistët, qëllojnë germat, por në vend që të nxjerrin faqe të

shkruara, nxjerrin kolona me karaktere plumbi.

Shpërndarja e shtypit ishte një tjetër njësi organizative. Shpërndarja e shtypit bëhet

nga shërbimi tranzit i sistemit të zyrave të postës, që në ato vite quhej PTT ( Postë-

Telegraf-Telefon). Çdo ditë të javës duke filluar qysh nga orët e para të agimit makinat e

këtij shërbimi nisen nga Tirana për në qytetet e tjera të vendit. Pastaj nga çdo qendër

qyteti për në fshatrat përreth, shtypi shpërndahet nëpërmjet një rrjeti që, herë pas here ka

edhe çrregullime të ndryshme dhe që jo rrallë pengojnë gazetat të shkojnë brenda ditës

edhe në zona të thella... Organet më të larta të partisë në fuqi, këmbëngulnin që shtypi të

shkonte gjithandej, brenda ditës, ngaqë mendohet se ai shpërndan atë që quhet “fjala e

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

235

partisë”. Referuar më tej, librit Monolog, Fuga shkruan se në disa krahina, sipas kushteve

të rrugëve automobilistike dhe kapaciteteve të parkut të autobusëve që janë në përdorim,

shtypi dërgohet në hapësirën rurale përreth qyteteve me autobusët e linjave të

udhëtarëve. Sipas tij, me shpërndarjen e shtypit ndodh që të ngarkohen edhe ata që quhen

korrierët e zonave. Kjo ndodh zakonisht atje ku krahinat kanë një reliev shumë të thyer

malor dhe përgjatë stinës së dimrit, bora, shiu, balta dhe rrëshqitjet e terrenit pengojnë

qarkullimin e makinave.

Pushteti i kohës shfrytëzoi të gjitha taktikat që nëpërmjet përdorimit të shtypit të

impononte autoritetin e tij dhe për këtë gazetarët shërbenin si mjeti që u lehtësonte

komunikimin e mesazheve. Ndaj në përfundim mund të kthemi se hipoteza e parashtruar

që në hyrje të këtij punimi se gazetarët shqiptarë të periudhës së komunizmit nuk e kishin

detyrë parësore informimin qendron dhe është e provueshme.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

236

SHTOJCA:

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË,

ligj Nr. 5506, datë 28.12.1976, ndryshuar me ligjin NR. 6799, datë 29.6.1983.

Hyrje

Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Në përleshje me armiqtë e

jashtën e të brendshëm, ai mbrojti qenien si popull e si komb, luftoi për liri e pavarësinë

kombëtare, për tokën dhe gjuhën ambtare, për bukën dhe drejtësinë shoqërore. Pas

shekujsh robëri ai arriti një fitore të madhe me krijimin e shtetit të pavarur kombëtar

shqiptar më 28 Nëntor 1912.

Lëvizja kombëtare, demokratike dhe revolucionare mori një vrull e përmbajtje të re me

triumfin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit dhe me përhapjen e ideve komunite,

që shënuan një kthesë vendimtare edhe për fatet e popullit shqiptar.

Në gjendjen e rëndë të pushtimit fashist e nazist, i tradhtuar nga klasat sunduese, populli

shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë (sot Partia e Punës), u ngrit

në këmbë dhe, i bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, me armë në dorë u hodh në luftën

më të madhe të historisë së tij për çlirimin kombëtar dhe shoqëror. Në zjarrin e luftë për

liri, mbi gërmadhat e pushtetit të vjetërlindi shteti i ri shqiptar i demokracisë popullore, si

formë e diktaturës së proletariatit. Më 29 nëntor 1944 Shqipëria fitoi pavarësinë e vërtetë

dhe populli shqiptar mori në dorë fatet e tij. Triumfoi revolucioni popullor dhe u hap një

epokë e re, epoka e socializmit.

Në kushtet e pushtetit popullor, nën udhëheqjen e Partisë së klasës punëtore, u realizuan

shndërrime të mëdha ekonomiko-shoqërore, që u përvijuan në Kushtetutën e parë të

shtetit socialist shqiptar. Iu dha fund sundimit të kapitalit të huaj dhe grabitjes së pasurive

të vendit. Kapitalistët e çifligarët u shpronësuan dhe mjetet kryesoer të prodhimit kaluan

në duart e popullit. U hap rruga për industrializimin socialist të vendit. Reforma agrare ia

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

237

dha tokën atij që punon dhe kolektivizimi i bujqësisë e futi fshatin në rrugën e

socializmit.

Vendin e pronës private dhe të ekonomisë shumëformëshe e zuri prona shoqërore mbi

mjetet e prodhimit dhe sistemi i vetëm i ekonomisë socialiste në qytet e në fshat. U

likuiduan klasat shfrytëzuese dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut. Gjithë zhvillimi

shoqëror bëhet në mënyrë të vetëdijshme, me plan dhe në interes të popullit.

Në Shqipërinë socialiste klasa punëtore është klasa udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë.

Marrëdhëniet të reja ndihme reciproke dhe bashkëpunimi janë vendosur midis dy klasave

mike të shoqërisë sonë, klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste, si edhe shtresës

së inteligjencies popullore. Puna e lirë e njerëzve të lirë është bërë faktori vendimtar i

lulëzimit të atdheut socialist, i ngritjes së mirëqenies së përgjitshme dhe të gjithësecilit.

Shqipëria e kapërceu prapambetjen shekullore dhe është shndërruar në një vend me

idustri e bujqësi të përparuar.

U çliruan forcat e gjala të popullit dhe shpërthyen energjitë e tij krijuese të pashtershme.

Gruaja shqiptare në procesin e pandërprerë të revolucionit fitoi barazinë në të gjitha

fushat, u bë një forcë e madhe shoqërore dhe shkon drejt emancipimit të saj të plotë.

Arsimi e kultura janë bërë pronë e masavve të gjera të popullit dhe shkenca e diuria janë

vënë në shërbim të shoqërisë. U shembën bazat e obskurantizmit fetar. Figura morale e

njeriut punonjës, ndërgjegjja dhe botëkuptimi i tij formoohen në bazë të ideologjisë

proletare, e cila është ideologjia sunduese.

Socializmi e tregoi gjithë epërsine e tij mbi rendin e vjetër shfrytëzues.

Shoqërua ka hyrë në etapën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste. Shndërrimet e

mëdha historike kanë krijuar kushte të reja për zhvillimin e vazhdueshëm të revolucionit

socialist.

Zhvillimi i luftës së klasave në dobit të socializmit, forcimi i vazhdueshëm i shetit të

diktaturës së proletariatit dhe thellimi i demokracisë socialiste, zhvillimi i forcave

prodhuese dhe përsosja e marrëdhënieve socialiste në prodhim, ngritja e pandërprerë e

mirëqenies së bujqësisë, qytetit e fshatit, punës mendore e punës fizike, afirmimi i

personalitetit të njeriut brenda kolektivitetit socialist, zotërimi i teknikës dhe i shkencës

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

238

së kohës, revolucionarizimi i vazhdueshëm i gjihë jetës së vendit janë rrugët e gjera nëpër

të cilat forcohet dhe ecën përpara shoqëria socialiste.

Populli shqiptar është i vendosur të mbrojë nga çdo armik pavarësinë kombëtare,

pushtetin popullor dhe fitoret e veta socialiste. Shqipëria socialiste është gjithnjë një

faktor aktiv në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror, për paqen, lirinë dhe të drejtat e të

gjithë popujve kundër imperializmit, reaksioonit dhe revizionizmit. Në politikën e saj të

jashtme ajo udhëhiqet nga idealet e mëdha të socializmit e të komunizmit dhe lufton për

ngadhënjimin e tyre kudo në botë.

Populli shqiptar ka gjegur dhe gjen frymëzim të vazhdueshëm në doktrinën e madhe të

marksizëm-leninizmit, në flamurin e së cilës, i bashkuar rreth Partisë së Punës dhe nën

udhëheqjen e saj, ai çon përpara ndërtimin e shoqërisë socialiste për të kaluar pastaj

gradualisht në shoqërinë komuniste.

Neni 53

Shtetasit gëzojnë lirinë e fjalës, të shtypit, të organizimit, të grumbullimit, të mbledhjes

dhe të manifestimit publik.

Shteti garanton realizimin e këtyre lirive, krijon kushtet për to dhe vë në dispozicion

mjetet e nevojshme materiale.

Neni 55

Ndalohet krijmi i çfarëdo organizate me karakter fashist, anti-demokratik, fetar dhe

antisocialist.

Ndalohet veprimtaria dhe propaganda fashiste, anti-demokratike, fetare, luftenxitëse,

antisocialiste si edhe nxitja e urrejtjes kombëtare e racore.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

239

Dekret Nr. 1960, datë 9.11.1954

PËR AGJENSINË TELEGRAFIKE SHQIPTARE.

Neni 1

Agjensia Telegrafike Shqipare (ATSH) është agjensia zyrtare e Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë, që informon mbi aktivitetin e vendit dhe mbi ngjarje

ndërkombëtare.

Neni 2

Agjensia Telegrafike Shqitpare ka për detyrë:

a) Të informojnë mbi të gjithë aktivitetin politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror

që zhvillohet në të gjithë territorin e Republikë.

b) T’i bëjë të njohur botës së jashtme luftën e vendosur të popullit shqiptar për

mbrojtjen e paqës dhe ndërtimin e bazave të socializmit, politikën paqësore të

Qeverisë Shqiptare dhe të gjithë sukseset që arrihen në sektorë të ndryshëm të

aktivitetit të vendit.

c) Të informojë shtypin, radion dhe organe të tjerë të interesuara mbi ngjarjet

ndërkombtare. T’i japë këto shpejt dhe me saktësinë më të madhe. E drejta për të

ushtruar këtë detyrë i takon vetëm Agjensisë Telegrafike Shqiptare;

ç) Të popullarizojë me anën e fotografive brenda dhe jashtë shtetit gjithë aktivitetin

politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror që zhvillohet në vend. T’u sigurojë nga

bota e jashtme shtypit dhe organizatave të interesuara fotografi të përshtatshme

për qëllimet e tyre.

Neni 3

Për kryerjen e detyrave Agjensia Telegrafike Shqiptare ka të drejtë:

a) Të ketë në posedim dhe të përdorë stacione radiofonike dhe radiotelegrafike, të

përdorë shërbimet telegrafike të telefonike të shtetit dhe mjetet të tjera

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

240

komunikacioni. Për kryerjen e shpejtë të shërbimit të sa, organet e PT të

komunikacioneve, duhet ti japin prioritet Agjensisë Telegrafike Shqiptare;

b) Të ketë korespondentë brenda vendit dhe kur të shihet e nevojshme edhe jashtë

shtetit.

c) Të lidhë kontratë me agjensi të haja të lajmeve ose të fotografive për përdorimin

e informatave ose të fotografive të tyre me qëllimet e caktuara në nenin 2 germa c

dhe ç.

Neni 4

Agjensia Telegrafike Shqiptare ruan të drejtën e autorit mbi të gjitha informatat dhe

materialin tjetër që shpërndahet prej saj 48 orë pas botimit të tyre, në buletinin e

agjensisë. Askuh nuk ka të drejtë të përdorë këto pa qenë i autorizuar prej Agjensisë

Telegrafike Shqiptare dhe pa përmendur burimin e marrjes.

Neni 5

Agjensia Telegrafike Shqiptare shpërndan infomatat e saj ose çdo material tjetër kundrejt

pagese dhe në këtë rast lidh kontratë me organet e interesuara. Për çdo shtrembërim ose

përdorim të informatave në kundërshtim me realitetitn, Agjensia Telegrafike Shqiptare ka

të drejtë t’u drejtohet organeve të drejtësisë për mbrojtjen e të drejtave të saj.

Neni 6

Të gjitha informatat që organet shtetërore ose organizatat shoqërore duhet t’ia bëjnë të

dituar popullit i dorëzohen Agjensisë Telegrafike Shqitpare. Me dispozita të Këshillit të

Ministrave caktohen çëshjet për të cilat duhet t’informohet Agjensia Telegrafike

Shqiptare dhe mënyra e informimit të saj.

Neni 7

Gjithë organet e shetit dhe të organizatave shoqërore e kanë për detyrë të ndihojnë

Agjensinë Telegrafike Shqiptare në kryerjen e detyrave të saj.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

241

Neni 8

Agjensia Telegrafike Shqitpare varet nga Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë, i cili cakton strukturën dhe rregullat e funksionimit të saj.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

242

RREGULLORE E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË

RADIOTELEVIZIONIT, miratuar me vendimin nr. 158, datë 8.7.1974, ndryshuar me

vendimin nr. 114, datë 28. 5. 1984.

(Ekstrakt)

Neni 1

Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit, si institucion ideologjik, ka për detyrë të

propagandojë politikën dhe ideologjinë e Partisë, si dhe aktivitetin që zhvillojnë masat

punonjëse në të gjithë sektorët e veprimtarisë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Veprinërinë e saj propagandistike-edukative dhe kulturalo-artistike e zhvillon mbi bazën

e orientimeve të mësimeve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Propaganda e saj duhet t’i

shërbejë dhe t’i mobilizojë ata për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e Atdheut.

Gjithashtu ajo u bën të njohur popujve të vendeve të tjerë sukseset që arrin populli

shqiptar në të gjithë sektorët e veprimtarisë së tij, eksperiencën dhe praktikën shqiptare në

ndërtimin e socializmit, politikën e jashtme të Partisë së Punës të Shqipërisë,

internacionalizmin proletar dhe solidaritetin e popullit dhe të Partisë sonë me popujt

kundër imperializmit dhe të social-imperializmit, kundër ideologjisë borgjeze

revizioniste.

Neni 2

Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit varet nga Këshilli i Ministrave. Për të

realizuar sa më miër detyrat ajo zbaton orientimet e Komitetit Qendror të Partisë dhe të

Këshillit të Ministrave për forcimin e kontrollit paraprak, për krijimtainë letraro-artistike

që botohet, ekzekutohet dhe ekspozohet, si edhe rekomandimet që i bën Këshilli i

Radiotelevizionit si organ këshillur i Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Radiotelevizionit shqyrton herë pas here problemet më themelore që

preokupojnë institucionin dhe i bën rekomandimet përkatëse Këshillit të Ministrave.

Neni 3

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

243

Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit drejtohet nga Drejori i Përgjithshëm i cili,

mbi bazën e drejtimit unik, të kombinuar edhe me zbatimin e vijës së masave, udhëheq të

gjithë veprimtarinë e Radiotelevizionit.

...............................

Neni 4

Në Drejtorinë e Përgjithshmë krijohet kolegjiiumi, si organi këshillues i drejtorisë, me

pjesëmarrjen e drejtorave, kuadrove dhe specialistëve të ndryshëm, të cilët aprovohen nga

zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave. Kolegjiumi jep mendime për probleme e

përgjithshme të propagadnës, për organizimin e përgjithshëm të punës në

Radiotelevizion, dëgjon raportet e punonjësve drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të

Radiotelevizionit etj. Kolegjiumi drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i

Radiotelevizionit.

Neni 5

Për aktivitetet të rëndësishme me karaker kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e

Radiotelevizionit krijon komisione të veçanta të cilët ndihmojnë në kryerjen me sukses të

detyrave të caktuara.

Neni 6.

Detyrat e drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizonit në fushën e propagandës kryhen

nga drejtoria e radios së brendshme, drejtoria e radios së jashtme dhe drejtoria e

televizionit. Realizimi teknik i programeve kryhet nga drejtoria teknike, ndërsa detyrat në

fushën ekonomiko-financiare nga drejtoria e plan-financës.

................................

Neni 8

Pranë drejtorisë së radios së brendshme, drejtorisë së radios së jashtme dhe drejtorisë së

televizionit, krijohen kolegjiume, si organe këshilluese, në të cilët marrin pjesë

përgjegjësat e redaksive ose të sektorëve si edhe kuadro të tjera të afata. Kolegjiumet

shqyrtojnë dhe miratojnë planet vjetore dhe mujore të propagandës ose të punës si dhe

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

244

çështje të tjera që kanë të bëjnë me drejtoritë. Përbërja e kolegjiumit të drejtorive

caktohet nga drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit.

Neni 9

Për probleme të rëndësishme, pranë drejtorive, krijohen komisione të veçanta me

pjesëmarrjen e specialistëve përkatës. Sipas rëndësisë dhe natyrës së problemit,

komisionet kryesohen nga drejtori ose zëvendësdrejtori i drejtorisë.

Neni 10

Redaksitë, në konsulim dhe bashkëpunim me ministritë dhe institcionet e tjera pëkatëse,

hartojnë planet tematike dhe prespektive të propagandës dhe marrin të gjitha masat për

realizimin e tyre.

Neni 11

Redaksitë përgatisin emisionet dhe materialet që transmetohen në programet e

radiotelevizionit, duke u mbështetur në punën krijuese të redaktorëve, regjizorëev dhe të

bashkëpunëtorëve të jashtëm. Redaksitë dhe redaktorët mbajnë përgjegjësi të plotë për të

gjitha emisionet dhe materialet që përgatisin vetë ose që i sigurojnë nga bashkëpunëtorët

e jashtëm, duke u udhëheqëur nga parimi që gjithçka që thuuhet në to të jetë e saktë dhe

në përputhje me vijën e Partisë. Për këtë redaktori verifikon të gjitha shifrat, citatet,

emrat, datat etj, që përdoren në emisionet e tij edhe kur këto të dhëna merren nga shtypi.

Neni 12

Pranë redaksive, për emisione të ndryshme, krijohen komisionet këshilluese të përbërëa

nga specialistë të jashtëm, të cilët me mendimet dhe sugjerimet e tyre ndihmojnë për

përmirësimin e përmbajtjes dhe të nivelit artistike të emisioneve.

Çdo redaksi mban lidhje të vazhdueshme mee dëgjuesit ose me telespektatorët, studion

me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe nxjerr konkluzione e detyra për

përmirësikmin e emisioneve që përgatit.

........................................

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

245

Neni 18

Drejtoria e Përgjithme e Radiotelevizionit është person juridik dhe institucion shtetëror

buxhetor.

Neni 19

Në përputhje me parimet e përgjithshme të politikës së RPSSH, Drejtoria e Përgjithshme

e Radiotelevizionit mban dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

analloge të vendeve të tjera, në kuadrin e planeve kulturore që nënshkruhen me shtetet

përkatëse.

STATUTI I BASHKIMIT TË GAZETARËVE TË SHQIPËRISË, VITI 1965

Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë është një organizatë vullnetarë, politiko-shoqërore

me karakter profesional e cila bashkon gazetarët e Republikës të Shqipërisë, nën

udhëheqjen e Partisë së Punës së Shqipërisë.

• Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë ka këto detyra:

e. - Të ndihmojë në edukimin e gazetarëve shqiptarë me frymën e besnikërisë ndaj

marksizëm-leninizmit, ndaj atdheut tonë socialist dhe Partisë së Punës, me frymën e

internacionalizmit proletar, të mospajtimit e të luftës së vendosur kundër

imperializmit dhe revizionizmit modern, për demaskimin e planeve të tyre në dëm të

lirisë e pavarësisë së popujve, demokracisë, socializmit dhe paqes në botë. Të

sigurojë pjesëmarrjen aktive të gazetarëve në luftën e gjithë popullit për mbrojtjen e

atdheut dhe ndërtimin socialist të vendit.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

246

f. - Të kujdeset për zhvillimin e gazetarisë shqiptare, duke luftuar për forcimin e

mëtejshëm të parimeve të gazetarisë socialiste në shtypin tonë dhe përhapjen e

traditave përparimtare e luftarake të shtypit tonë në të kaluarën. Të godasë çdo

shfaqje të shabllonizmit e skematizmit në shtyp, çdo rast të pasqyrimit të shtrembër të

fakteve dhe paraqitjes së tyre të gabuar.

g. - Të kujdeset për edukimin ideo-profesional të gazetarëve shqiptarë. Të prhapë

eksperiencën pozitive të gazetarëve më të mirë dhe të ndihmojë për zgjerimin e

lëvizjes së korespondentëve punëtorë, fshatarë e ushtarë.

ç. - Së bashku me Bashkimet Profesionale të ndihmojë për mbrojtjen e të drejtave të

punës dhe të autorit të gazetarëve, ta marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve të veçanta

të veprimtarisë së tyre krijuese dhe në plotësimin e nevojave kulturale dhe të jetës së

përditshme të gazetarëve.

h. - Të ndihmojë për zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të gazetarëve shqiptarë në

dobi të forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve, duke treguar kujdes të

gveçantë për t’i njohur ata me eksperiencën e shtypit të huaj revolucionar e

përparimtar.

• Për zbatimin e këtyre detyrave, Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë:

7. – Zhvillon një punë edukative masive midis gazetarëve dhe korespondentëve

punëtorë, fshatarë e ushtarë, duke i aktivizuar ata në veprimtarinë e organizatës.

8. – Organizon kurse, seminare, biseda, diskutime krijuese, mbledhje për shkëmbimin e

eksperiencës, konferenca shqtypi, takime midis gazetarëve dhe personaliteteve

politike, shoqëroe, ekonomike dhe kulturale, punonjësve të dalluar të prodhimit dhe

mysafirëve të huaj.

9. – Drejton aktivitetin e klubit të gazetarëve.

10. – Boton revistën “Hosteni”, buletinin e gazetarëve dhe broshura për eksperiencë.

11. – Jep çmime dhe shpërblime për merita krijuese të gazetarëve në fushën e

publicistikës, kariktaturës, humorit, fotografisë dhe organizon konkurse për vepra të

ndryshme të gazetarisë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

247

12. – Bën pjesë në Organizatën Ndërkombëtare të Gazetarëve, dërgon përfaqësuesit e saj

në takimet ndërkombëtare të gazetarëve dhe organizon shkëmbime delegacionesh me

bashkimet e gazetarëve të vendeve të tjera.

• Anëtarët e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë

• Të drejtat dhe detyrat e tyre-

1. – Anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë mund të jetë çdo punëtor i mëndjes

që punon në fushën e gaazetarisë, në një gazetë, revistë, në Agjensinë Telegrafike

Shqipare, në ndërmarrjen botuese, në radiotelevizion dhe në kinostudio, si dhe

korespondentët punëtorë e fshatarë më aktivë, që bashkëpunojnë vazhdimisht me

shtypin e radion dhe që kanë përvetësuar mjeshtërinë e gazetarisë. Konditë e pranimit

në Bashkimin e Gazetarëve është stazhi dhe eksperienca gazetareske prej jo më pak

se dy vjetësh si redaktor, korespondent, reporter, komentator, fotoreporter,

karikaturist, radiotelekronist, korektor, përkthyes si dhe bashkëpunëtor me një numër

materialesh të botuara ose të transmetuara me anë të radios e televizionit ose të

ekranizuara.

2. – Si anëtarë të Bashkimit të Gazetarëve mund të pranohen edhe persona që nuk

punojnë në fushën e gazetarisë, por janë gazetarë të shquar, publicistë, të cilët kanë

punuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë aktive në gazetat, revistat dhe në

radiotelevizion. Gazetarët, që kanë më shumë se 10 vjet veprimtari aktive në fushën e

gazetarisë, kanë të drejtë të jenë anëtarë të Bashkimit të Gazetarëve edhe në rast se

kalojnë në një punë jogazetareske.

3. – Si anëtarë të Bashkimit të Gazetarëve pranohen personat, që janë shtetas shqiptarë,

që kanë mbushur të tetëmbëdhjetë vjetët dhe që luftojnë aktivisht për ndërtimi

socialist të vendit, për mbrojtjen e Atdheut dhe zbatimin e vijës marksiste-leniniste të

Partisë së Punës së Shqipërisë. Nuk mund të jenë anëtarë të Bashkimit të Gazetarëve

persona me qëndrim të keq moral e politik.

4. – Kandidati për anëtar i Bashkimit të Gazetarëve paraqet lutjen dhe rekomandimin e

redaksisë, shtëpisë botuse, Agjensisë Telegrafike, radiotelevizionit, kinostudios, në të

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

248

cilën ai punon ose bashkëpunon, duke i bashkëngjitur listën e materialeve që

karakterizojnë veprimtarinë e tij.

5. – Pranimi për anëtar i Bashkimit të Gazetarëve bëhet në mënrë individuale nga

Këshilli Drejtues i Bashkimit në bazë të propozimit të kryesisë së Këshillit.

6. – I pranuari anëtar i Bashkimit të Gazetarëve paguan kuotën e hyrjes dhe kuotën e

zakonshme të anëtarësisë, shuma e së cilës caktohet nga Këshilli Drejtues i Bashkimit

të Gazetarëve.

7. – Përjashtimi praj radhëve të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë bëhet nga

Këshilli Drejtues i Bashkimit, me propozimin e kryesisë së Këshillit.

8. – Përjashtimi nga radhët e Bashkimit të Gazetarëve mund të bëhet në rast të shkeljes

së statutit të Bashkimit të Gazetarëve; kryerjes së një akti antiligjor dhe antishoqëror,

që nuk pajtohet me titullin e gazetarit popullor; në rast largimi nga fusha e gazetarisë

ose pasiviteti për një kohë të gjatë në fushën e veprimtarisë gazetareske (përveç

rasteve të humbjes së mundësive për punë nga sëmundja apo pleqëria); në rast

çfaqjeje dëshire nga vetë gazetari.

9. – Pranë Bashkimit të Gazetarëfve krijohet gjyqi shoqëror, i cili ka për detyrë të

shqyrtojë veprat, që cënojnë dinjitetin e gazetarit. Përbërja e gjyqit shoqëror caktohet

nga Këshilli Drejtues i Bashkimit të Gazetarëve.

• Anëtari i Bashkimit të Gazetarëve ka këto detyra:

Të zbatojë statusin dhe detyrat që i ngarkon Bashkimi, të marrë pjesë aktive në shtypin

shqiptar, të influencojë për përmirësimin e punës së gazetave, revistave, Agjensisë

Telegrafike, ndërmarrjes së botimeve, radiotelevizionit dhe kinostudios; të marrë pjesë

aktive në veprimtarinë e Bashkimit për kryerjen e detyrave që i ngarkohen; të ngrejë

vazhdimisht nivelin e tij ideopolitik dhe mjeshtërinë profesionale; të ndihmojë në

pregatitjen dhe zhvillimin e gazetarëve të rinj dhe korespondentëve punëtorë, fshatarë e

ushtarë, t’u japë atyre eksperiencën e tij; të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë.

- Anëtari i Bashkimit të Gazetarëve ka këto të drejta:

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

249

Të zgjedhë e të zgjidhet në të gjitha organet e Bashkimit; të marrë pjesë në diskutimin e

problemeve që shqyrtohen në mbledhjet e anëtarëve të Bashkimit të Gazetarëve, të ngrejë

përpara organeve udhëheqëse të Bashkimit çështje të veprimtarisë së organizatës dhe të

parashtrojë propozime konkrete për përmirësimin e punës së saj; të marrë pjesë në

mbledhjet e organeve të Bashkimit të Gazetarëve kur shqyrtohet veprimtaria dhe sjellja e

tij, të marrë pjesë në format e ndryshme të organizuara nga Bashkimi i Gazetarëve për

edukimin dhe ngritjen profesionale të gazetarëve si në aktivitetet kulturale dhe shoqërore

të klubit të gazetarëve, si dhe në aktivitetet kulturale dhe shoqërore të klubit të

gazetarëve, të kërkojë ndihmë të gjithanëshme nga Bashkimi i Gazetarëve për ngritjen e

tij profesionale.

- Organet udhëheqëse të Bashkimit të Gazetarëve

1. – Organi më i lartë i Bashkimit të Gazetarëve Shqiptarë është Konferenca, e cila thirret

një herë në tre vjet.

2. - Konferenca e Bashkimit të Gazetarëve:

Dëgjon dhe aprovon raportet e Këshillit Drejtues dhe të Komisionit të revizionimit të

Bashkimit; Aprovon statutin e Bashkimit të Gazetarëve për periudhën e ardhshmë;

përcakton numrin dhe zgjedh me votim të hapur Këshillin drejtues të Komisionit të

revizionimit.

3. – Që Konferenca të jetë e rregulltë, në punimet e saj duhet të marrin pjesë të paktën dy

të tretat e anëtarëve të Bashkimit. Të gjitha vendimet në Konferencë merren me

shumicën e zakonshme të votave.

4. – Në intervalet midis konferencave, puna e Bashkimit të Gazetarëve udhëhiqet nga

Këshilli Drejtues, i cili përfaqëson Bashkimin pranë të gjitha organizatave shtetërore

dhe shoqërore, duke u bazuar në statutin dhe në vendimet e konferencës, ai përcakton

detyratr e Bashkimit të Gazetarëve lidhur me problemet aktuale të brendshme dhe të

jashtme; diskuton mbi problemet krijuese të gazetarisë shqiptare; mban lidhje me

Organizatën Ndërkombëtare të Gazetarëve che me organizata të gazetarëve të vendeve

të tjera; cakton datën e thirrjes së konferencës së zakonshme dhe, kur e shikon të

nevojshme, thërret konferencën e jashtëzakonshme të anëtarëve të Bashkimit të

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

250

Gazetarëve; aprovon buxhetin vjetor të Bashkimit të Gazetarëve; së bashku me

Bashkimet Profesionale, merr pjesë për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me të

drejtat e autorit të gazetarëve si dhe me përmirësimin e kondistave të tyre të punës dhe

të jetesës.

5. – Këshilli Drejtues i Bashkimit të Gazetarëve mblidhet të paktën një jerë në dy muaj.

6. – Për drejtimin epunës së përditshme, Këshilli Drejtues i Bashkimit të Gazetarëve

zgjedh kryesinë e tij; kryetarin, një nënkryetar dhe sekretarin. Kryesia e Këshillit

Drejtues të Bashkimit të Gazetarëve drejton krejt punën e përditshme organizative,

ideopolitike dhe profesionale të Bashkimit të Gazetarëve; organizon kontrollin lidhur

me zbatimin e vendimeve të mbledhjes së përgjithshme dhe të Këshillit Drejtues të

Bashkimit të Gazetarëve. Kryesia e Këshillit Drejtues mblidhet të paktën një herë në

muaj.

7. – Komisionin i revizionimit zgjedh nga radhët e tij një kryetar komisioni, kontrollonn

veprimtarinë ekonomiko-financiare të Bashkimit të Gazetarëve dhe punën e aparatit të

tij për zbatimin e vendimeve të mbledhjes së përgjithshme, të Këshillit Drejtues;

anëtarët e Komisionit të Revizionimit, kur është e nevojshme, marrin pjesë në

mbledhjet e Këshillit Drejtues të Bashkimit të Gazetarëve me të drejtë vote

konsultative.

8. – Vendimet e Konferencës, të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë, janë të detyrueshme

për të gjithë anëtarët e Bashkimit të Gazetarëve.

9. – Pranë Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë organizohen grupe të veçanta, të cilët,

sipas profilit dhe vendit shqyrtojnë dhe zgjidhin çështjet e tyre të veçanta me karakter

profesional e shoqëror; zhvillojnë aktivitetet krijuese edukative dhe kulturale. Për

zhvillimin e aktiviteteve të tyre, grupet marrin ndihmë nga Bashkimi i Gazetarëve.

Çdo grup zgjedh nga radhët e tij një përgjegjës për tgë mbajtur lidhjet me kryesinë e

Këshillit Drejtues të Bashkimitë të Gazetarëve.

10. – Pranë Bashkimit të Gazetarëve kërkohen komisione për gjinitë e ndryshme të

shkrimit.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

251

• Burimet financiare të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë Fondet e

Bashkimitë të Gazetarëve krijohen:

a) Nga kuotat e hyrjes dhe kuotat e anëtarësisë;

b) Nga botimet.

• Dispozita të përgjithshme:

1. – Bashkimi i Gazetarëve ka një vulë të rrumbullaktë, me në mes yllin me pesë cepa,

në fushën e të cilit ndodhet një penë me një fletë gazete dhe një degë dafine. Për

rreth është shkruar: “Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë”.

2. – Bashkimi kremton festën e tij vjetore ditën e daljes së numurit të parë të gazetës

“Zëri i Popullit”, organ i KQ të PPSH, më 25 gusht.

3. – Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë është person juridik me qendër në Tiranë.

LETRA PËRSHENDETËSE E ENVER HOXHËS, DREJTUAR KONFERENCËS

SË KATËRT KOMBËTARE TË GAZETARËVE TË SHQIPËRISË.

“Le të qendrojë pena juaj përkraj kazmës dhe pushkës!”

18 prill 1964

Të dashur shokë,

Konferenca e 4-t e Gazetarëve të Shqipërisë është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për ju,

por edhe për Partinë, sepse shtypi, të cilit ju i keni kushtuar mendjen dhe zemrën tuaj,

është një nga armët më të fuqishme të Partisë në luftën për ndërtimin e jetës së re

socialiste në vendin tonë, për triumfin e çështjes së madhe të marksizëm-leninizmit.

Prandaj, në emër të Partisë-themelueses së shtypit tonë popullor, si dhe në emrin tim

personal, më lejoni të përshëndes me këtë rast të gjithë punonjësit e shtypit, të gazetave e

të revistave, të radios e të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

252

Që ditën që lindi Partia, shtypi ynë revolucionaru bë ashtu siç thoshte Lenini i madh,

pjesë e çështjes së përgjithshme të Partisë, pjesë e çështjes së përgjithshme të

proletariatit. Traktet dhe gazetat tona shpunë në popull fjalën e zjarrtë të Partisë dhe i

ngritën njerëzit peshë në luftën kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit. Jo më

pak se nga armët partizane armiku tmerrohej nga shtypi ilegal. 20 vjet jetë e lirë, vite

lufte dhe pune të palodhur, vite fitoresh mbi vështirësitë e panumërta dhe mbi armiq të

pabesë mbajnë edhe vulën e shtypit tonë popullor të udhëhequr nga Partia.

Shtypi ynë i ka kryer detyrat e tij, sepse ai është përshkruar gjithamonë nga vija e drejtë e

Partisë, se vetë Partia jonë marksiste-leniniste i ka kryer si duhet detyrat e saj nacionale

dhe internacionale.

Misioni i gazetarit është sa i vështirë e delikat aq edhe fisnik. Ai më shumë se kushdo

tjetër ruhet të ecë me kohën dhe bile më shpejt se koha, duke përshkruar vështrimin e tij

jo vetëm në të tashmën, por edhe në të ardhmen; ai duhet të jetojë me zëmër dhe trup

midis masave punonjëse dhe bile të jetë në krye, në pararojë të tyre; ai duhet të jtë

përçues i vijës së Partisë në popull. Gazetarët revolucionarë janë arkitektë të mendimit

revolucionar të masave. Duke bërë bilandin e rrugës së lavdishme të shtypit tonë të ri,

populli me të drejtë krenohet me gazetarët që lindi dhe kaliti Partia jonë, me këta luftëtarë

të pendës, që e kanë kryer vazhdimisht dhe po e kryejnë me nder misionin e tyre.

Shekuj kanë kaluar që kur lindi shtypi në botë. Sa qindra dhe mijëra tonelata letër dhe

bojë janë haxhuar dhe harxhohen në këtë fushë! Por ndërsa një pjesë e madhe është

përdorur për t’u hapur sytë masave punonjëse, një pjesë e konsiderueshme është

shpenzuar dhe shpenzohet për të helmuar ndërgjegjen e tyre. Që nga fillimi i tij e deri më

sot, dhe derisa në botë do të ekzistojnë shoqëritë me klasa antagoniste, shtypi ka pasur, ka

dhe do të ketë karakter klasor. Profkat mbi “shtypin e lirë” dhe “mbiklasor” në vendet

revizioniste, janë demaskuar prej kohësh nga klasikët e marksizëm-leninizimit dhe sot po

i demaskon edhe një herë koha. Vetë përmbajtja borgjeze dhe antimarksiste e shtypit

imperialist e revizionist tregon se ai është një armë në duart e disa klikave dhe u shërben

interesave të tyre të ngushta shfrytëzuese dhe kundërrevolucionare.

Shtypi ynë, që bën pjesë në shtypin boteror leninist, shpreh dhe mbron interesat e klasës

punëtore dhe të masave të gjera të punonjësve. Ai përshkrohet nga ideologjia e

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

253

pavdekshme e marksizëm-leninizmit dhe i edukon masat me ndjenjat e patriotizmit

popullor, e të internacionalizmit proletar, ai e mobilizon popullin në luftë pë triumfin e

çështjes së madhe të socializmit, të paqes, të lirisë e të demokracisë dhe në luftën kundër

imperializmit, me SHBA-në në krye, si dhe kundër revizionizmit modern të grupit

Hrushov-Tiot e pasuesve të tyre, që sot përfaqësojë rrzikun kryesor në lëvizjen komuniste

e punëtore ndërkombëtare.

Ashtu si vetë Partia jonë e Punës, edhe shtypi ynë aq sa është i dashur për popullin tonë

dhe për popujt vëllezër të vendeve të tjera, për partitë motra marksiste-leniniste dhe për të

gjithë revolucionarët në botë, aq është i urryer për armiqtë e hapët e të maskuar të Partisë

e të popullit tonë. Ky, pa dyshim, është nderi dhe shpërblimi më i madh për punonjësit e

shtypit të vendit tonë.

Partishmëria e lartë, principialiteti dhe vërtetësia, papajtueshmëria me armiqtë dhe me

ideologjinë e tyre reaksionare, shpirti luftarak dhe sulmues-këto janë karakteristika të

mrekullueshme të shtypit tonë, që i ka rrënjosur thellë në të Partia jonë e Punës, të cilat

ne duhet t’i ruajmë dhe t’i zhvillojmë më tej për ta ngritur sa më lart shtypin tonë

popullor.

Gazetarët tanë e dinë mirë rolin e shtypit në ndërtimin e socialist të vendit dhe influencën

e tij të madhe në edukimin e masave me ndërgjegjen socialiste. Prandaj, për këto arsye

ata u kushtojnë këtyre problemeve vendin kryesor në organet e shtypit. Partia e ka shtruar

thjeshtë problemin: pa shtyp s’mund të ketë edukimi të masave, pa shtyp s’mund të ketë

mobilizim të tyre të ndërgjegjshëm, organizim dhe zgjidhje të problemeve të ndërtimit

ekonomik e kulturor në shoqërinë e re socialiste. Ja pse jeta dhe aktiviteti i masave në

qendrat e prodhimit, në kooperativat bujqësore, në fushën e arsimit, të kulturës, të artit,

etj., veprat e njërzve të thjeshtë, fitorja e së resë në luftë me të vjetrën, të gjitha këto

përbëjnë objektin e madh të shtypit tonë.

Në luftën fisnike për të kryer sa më mirë rolin e tij, shtypi ynë është rritur e forcuar nga

dita në ditë, nga viti në vit. Mbi këtë eksperiencë të pasur dhe mbi këtë bazë të

shëndoshë, ekzistojnë mundësitë për ta shpënë atë akoma më përpara, për ta ngritur lart e

më lart, duke synuar për ta pasur kurdoherë një shtyp me përmbajtje të shëndoshë e të

pastër, ashtu si vetë Partia e populli ynë. Kjo është sot detyra e madhe që vë Partia

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

254

përpara gazetarëve tanë. S’ka dyshim se në këtë drejtim do të ndihmojë shumë edhe

konferenca juaj e tanishme. Le të jetë dhe në të ardhmen shtypi ynë tribunë ku të buçasë

me forcë fjala jetëdhënëse e Partisë, ku të shkëlqejnë vija e saj e drejtë dhe mësimet e

pavdekshme të marksizëm-leninizmit, ku të flasin dhe të shkëmbejnë eksperiencën e tyre

qindra e mijëra kuadro e punonjës të tjerë të qytetit e të fshatit, ku të pasqyrohet lufta

kundër vështirësive në të gjitha fushat e jetëspër ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste;

le të bëhet ai tribunë ku të fshikullohet me ashpërsi çdo gjë që pengon ecjen përpara të

shoqërisë sonë dhe ku të demaskohen pa mëshirë e të damkosen me turp armiqtë e vendit

tonë, të socializmit, të paqes dhe lirisë – imperialistët dhe revizionistët modernë.

Në këtë luftë të madhe për çështjen e Partisë, të popullit e të marksizëm-leninizmit, le të

pasqyrohen me forcë, gjithnjë më të madhe, vetitë komuniste të gazetarëve tanë, aftësia e

tyre për t’i parë gjërat me syrin e Partisë, shpirti luftarak, zotësia për t’u lidhur sa më

ngushtë me masat e pë rtë shprehur aspiratat e tyre.

Gazetari i tipit leninist është njeri politik, zëdhënës i Partisë dhe i popullit, edukator i

masave, mjeshtër në kapjen e problemeve kyçe, në interpretimin e zbërthimin e thellë dhe

në zgjidhjen krijuese të tyre. Ai, para së gjithash, di të përqendrohet në çështjet më të

rëndësishme, t’i ngrejë ato në kohë dhe t’i shohë kurdoherë me syrin politik. Për shtypin

tonë, pra, janë të huaja kotësia dhe sensasioni, sakrifikimi i përmbajtjes për hir të formave

“origjinale”, prirja drejt gjërave të vogla dhe meskine. Gjithashtu ju e dini fare mirë se

gazeta dhe revista që merret “me të gjitha nga njëçikë”, që mendon vetëm “të shuajë

kureshtjen e lexuesve”, që nuk mendon t’i bëjë ata njëkohësisht të djersijnë, që vonohet

në kapjen e problemeve jetike aktuale, ajo mbetet në bisht të masave dhe të situatës dhe si

e tillë s’mund të luajë rolin e saj udhëheqës, të agjitatorit, të propagandistit dhe të

organizatorit kolektiv.

Por që shtypi të jetë sa më efektiv, krahas brendisë së lartë, ai duhet të ketë edhe paraqitje

të mirë, gjuhë të pasur dhe të përdorë zhanre të ndryshme të publicistikës. Dihet se ideja e

madhe i bën për vete masaj, por ajo duhet t’u transmetohet atyre sa më qartë dhe në

formë tërheqëseqë të mund të përvetësohet lehtë prej tyre. Prandaj shtypi ynë duhet të

jetë një sintezë e përmbajtje së lartë, me shtjellim sa më të thjeshtë dhe me format më të

përshtatshëm dhe interesant, në përputhje me kërkesate natyrën e lexuesve shqiptarë. Çdo

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

255

gjë në shtypi tonë duhe të ruajë unitetin e plotë, të qëllimit, të brendësisë dhe të bukurisë.

Bile edhe faqosja e gazetave ose ndërtimi i emisioneve të radios duhet të bëhen duke u

nisur nga kritere qëpërbëjnë sumumin e qëllimeve të Partisë për edukimin e shumanshëm

të masave.

Por kuptohet, shokë, se të gjitha këto do të mund të bëhen nga dita në ditë më mirë, sa më

shumë që gazetarët do të punonjë për ngritjen e nivelit të tyre ideopolitik, arsimor,

kulturor e profesional, sa më shumë që ata do të perfeksionojnë mjeshtërinë e tyre si

gazetarë. Në këtë drejtim duhet të luajë një rol gjithnjë e më të madhe organizata juaj –

Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë.

Partia dhe populli presin shumë nga ju. Ne sot jetojmë ngjarje të tilla, në të cilat fjala juaj,

fjala e zjarrtë e Partisë sonë heroike dhe e popullit tonë revolucionar, duhet të buçasë

gjithnjë e më fort në shtyp e në valët e eterit.

Le të qendrojë penda juaja krah për krah kazmës dhe pushkës, duke nxitur mendimin

krijues të masave, duke ndezur vazhdimitsht zemrat e tyre për t’u hedhur nga aksioni në

aksion, duke përvëluar armiqtë imperialistë dhe veglat e tyre revizionistët modernë, duke

kontribuar për ta ngritur lart e më lart lavdinë e Partisë e të popullit tonë të dashur!

Le t’ju udhëheqë kurdoherë në punë tuaj fisnike shembulli i publicistëve të mëdhenje-

mësuesve tanë të pavdekshëm Marks, Engels, Lenin, Stalin!

Rroftrë shtypi ynë popullor!

Rroftë PPSh – themeluesja e shtypit tonë të ri leninist!

Lavdi Marksizëm-Leninizmit!

Përshëndetje komuniste

Enver Hoxha, Vepra, vëll. 26, f. 313-319

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

256

- KODE ETIKE

KODI I ETIKËS SË SHOQATËS SË GAZETARËVE PROFESIONISTË, 1987

STANDARDET:

I. PËRGJEGJËSIA: E drejta e publikut për të mësuar mbi ngjarjet e rëndësishme

dhe me interes është kryesor i masmedias. Shpërndarja e lajmeve dhe ndriçimi i

opinioneve synon t’i shërbejë të mires së përgjithshme. Gazetarët që e përdorin statusin e

tyre professional si përfaqësues të publikut për t’i shërbyer motiveve të tyre personale ose

motiveve të tjera të pavlefshëme, shkelin një besim të lartë.

II. LIRIA E SHTYPIT – Liria e shtypit duhet të ruhet si e drejtë e patjetërsueshme e

njerëzve në një shoqëri të lire. Ajo mbart mbi vete lirinë dhe përgjegjësinë për të

diskutuar, për të vënë në dyshim dhe për të sfiduar veprimet dhe artikulimet e pushtetit

apo të institucioneve tona publike dhe private. Gazetarët përkrahin të drejtën për t’i dhënë

zë opinioneve jo-popullore dhe privilegjin për të qenë në një mendje me shumicën.

III. ETIKA – Gazetarët duhet të jenë të çliruar nga detyrimet ndaj çdo interesi

tëndryshëm nga e drejta e publikut për të ditur të vërtetën.

1. Dhuratat, favoret, udhëtimet falas, trajtimet speciale ose privilegjet mund të

kopromotojnë integritetin e gazetarit dhe të punëdhënësve të tyre. Nuk duhet pranuar

asnjë vlerë.

2. Punësimet e dyta, veprimtaria politike, mbajtja e posteve zyrtare dhe sherbimi në

organizatat e komunitetit duhen shmangur në rast se komprometojnë integritetin e

gazetarëve dhe punëdhënësve të tyre. Gazetarët dhe punëdhënësit e tyre duhet ta

organizojnë jeten vetiake në mënyrë që të jenë të mbrojtur nga përplasjeteresave,

3. Të ashtuquajturat komunikata shtypi të burimeve të shtypit nuk duhet të botohen

apo të transmetohen pa verifikuar pretendimet e tyre për vlerën lajmore.

4. Gazetari ka për detyrë të kërkojë lajme që shërbejnë interesit të publikut, pavarësisht

nga pengesat. Ai duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për t’u siguruar se i është

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

257

sherbyer interesit të publikut dhe se dokumentacioni public është i hapur për inspektim

publik.

5. Gazetarët e pranojnë etikën e njeriut të lajmeve që mbrojnë konfidencialitetin e

burimit të informimit.

6. Plagjiatura është e pandershme dhe e papranueshme.

IV. SAKTËSIA DHE OBJEKTIVITETI – Baza e të gjithë gazetarisë me vlerë

qendron te besimi i mire që krijon te publiku.

1. Qellimi ynë final është e vërteta.

2. Tjetër qellim është paanshmëria në raportin, e cila shërben si shenjë dalluese e

profesionistit me përvojë. Ajo është standart veprimtarie për të cilën edhe luftojmë. Të

gjithë ata që e qrrijnë gëzojnë nderimin dhe respektin tone.

3. Nuk ka asnjë shfajsim për pasaktësitë ose mungesën e qartësisë.

4. Titujt e gazetave duhet të jenë të justifikuar plotësisht me përmbajtjen e artikuje

që shoqërojnë. Fotografitë dhe pamjet televizive duhet të japin tablo të qarta të ngjarjes

dhe jot ë nënvizojnë nga konteksti incidente të parëndësishëm.

5. Praktika e përditshme normalisht duhet të bëjë dallimin e qartë midis raportimit të

lajmeve dhe shprehjes së opinioneve. Raportimet e lajmeve duhet të jenë të çliruara

plotësisht nga opinionet dhe paragjykimet dhe të përfaqësojnë të gjitha anët e një

çështjeje.

6. Tifozlleku në komentet redaksionale, që i largohen qellimisht të vërtetës. Është në

kundërshtim me shpirtin e gazetarisë amerikane.

7. Gazetarët e kuptojnë përgjegjësinë e tyre për të ofruar analiza, komente dhe

redaksioale të mirëinformuara në lidhje me çështje dhe ngjarje publike. Ata pranojnë

detyrimin për t’i paraqitur këto lloj materialesh me anë të njerëzve, kompetenca, përvoja

dhe gjykimi i të cilëve është mjaft i kualifikuar për ta kryer një rol të tillë.

8. Artikuj apo paraqitje të veçanta, që i dedikohen mbrojtjes së përfundimeve apo

interpretimeve të vetë autorit, duhet të etiketohen sit ë tilla.

V. LOJË E NDERSHME – Në çdo kohë gazetarët duhet të tregojnë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

258

respect për dinjitetin, privacinë, të drejtat dhe mirëqenien e njerëzve me të cilët kanë

pasur të bëjnë gjatë mbledhjes dhe pasqyrimit të lajmeve.

1. Media e lajmeve nuk duhet të komunikojë akuza jozyrtare, që ndikojnë në nderin

ose në figurën morale, pa i dhënë të drejtën edhe të akuzuarit për t’u përgjigjur.

2. Media e lajmeve duhet të ruhet ga shkelja në të drejten e njeriut për privaci.

3. Media nuk duhet ta teprojë me kurreshtje të padurueshme në lidhjet dhe detajet e

veseve të krimeve.

4. Është detyrë e medias së lajmeve të bëjë korigjim të shpejtë dhe të plotë të

gabimeve të saj.

5. Gazetarët duhet të jenë përgjegjës përpara publikut për raportimin e tyre dhe

publiku duhet nxitur që t’i shprehë pakënaqësitë e veta kundër medias. Duhet nxitur

gjithmonë dialogu i hapur me lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit.

VI. LUTJE – Aderimi në këtë Kod synon të ruajë e të forcojë lidhjet

besimit dhe respektit të dyanshëm midis gazetarëve amerikanë dhe popullit amerikan.

Shoqata duhet që, me anë të progameve të edukimit dhe mjete të tjera – të nxisë gazetarët

individualë ti pranojnë këto pika dhe të nxisë botimet dhe transmetimet gazetareske ku

njihet përgjegjësia e këtyre gazetarëve për të farkëtuar Kodet e Etikës, në mirëkuptim me

punëdhënësit e tyre, për të sherbyer si piketa orientuese për çuarjen më tej të këtyre

qellimeve.

KODI I ETIKËS SË ASSOCIATED PRESS, 1975

• PARIMI UDHËHEQËS ËSHTË E VËRTETA

Gazeta duhet të shërbejë si një kritik konstruktiv i të gjitha segmenteve të shoqërisë. Ajo

duhet të demaskojë fuqimisht keqbërjet dhe keqpërdorimin e pushtetit, qofshin këto

publike a vetiake.

Do të mbrojë domosdoshmërinë e reformave dhe të risive në interest ë publikut.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

259

Duhet të tregohen të gjitha buret e informacionit, me përjashtim të rasteve shumë të qarta

kur është e domodsoshme të mbrohet konfidenca e burimit, duke shpjeguar arsyen.

Gazeta duhet të mbrojë të rejtën e fjalës së lire dhe të lirisë së shtypit, te respektojë të

drejtën e individit për privacy.

• SAKTËSIA – Gazeta duhet të ruhet nga pasaktësitë.

• INTEGRITETI – Gazeta duhet të përpiqet për një drejtim të paanshëm të

çështjeve dhe për një manovrim të çliruar nga pasionet e temave të diskutueshme. Ajo

duhet të krijojë një tribune për shkëmbimin e komenteve dhe të kritikës, veçanërisht kur

këto komente vijnë në kundërshtium me pozicionin e saj redaksional. Redaksionalet dhe

shprehet e tjera të opinionit nga reporterët dhe redaktorët duhet të shënohen qartë se janë

të tilla.

Gazetat duhet të raportojë lajmet pa marrë parasysh interesin e vet. Ajo nuk duhet t’i

trajtojë në mënyrë të veçantë në lajmet e saj reklamuesit apo grupimet e interesave të

veçanta.

Shqetësimi për komunitetin, biznesin apo interesin personal nuk duhet të bëjë që gazeta të

shtrembërojë apo të keqintepretojë faktet.

• PËRPLASJE INTERESASH

Gazetat dhe stafet e tyre duhet të jenë të çliruara nga çdo detyrim ndaj burimeve apo

grupimeve me interest ë veçantë

Gazetat nuk duhet të pranojnë asgjë me vlerë nga burimet e lajmeve apo nga të tjerë

jashtë profesionit.

Duhet shmangur përzierja në gjera të tilla si politika, çështjet e komunitetit, demostatat

dhe çështjet shoqëore që mund të shkaktojnë përplasje interesash.

Duhet shmangur punësimi nga burimet e informacionit.

Duhen shmangur investimet financiare të anëtarëve të personelit apo të tjerëve me

interesa biznesi që mund të bien ndesh me aftësinë e gazetës për të raportuar lajmet.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

260

KODI I ETIKËS SË SHOQATËS AMERIKANE TË REDAKTORËVE TË

GAZETAVE, 1975

• PARËSORE – Amandamenti i Parë, që mbron lirinë e e informimit nga

shkurtimet që mund t’i bëjë ndonjë lloj ligji, nepërmjet shtypit të tyre, u garanton

njerëzve një të drejtë ushtetuese, duke i vënë punonjësit e gazetave përpara një

përgjegjësie të veçantë. Në këtë mënyrë gazetaria kërkon nga praktikuesit e saj jo vetëm

zell dhe dituri, por edhe ndjekjen e një standardi integriteti në përpjestim me detyrimet e

veçanta të gazetarit.

• NENI 1. – PËRGJEGJËSIA

Qellimi parësor në mbledhjen dhe shpërndarjen e lajmeve dhe të mendimeve është t’i

shërbehet mirëqenies së përgjithshme, duke i informuar njerëzit dhe duke u dhënë

mundësi atyre për të krijuar gjykime në lidhje me çështjet më kryesore të kohës.

Shtypi amerikan është krijuar i lire jo vetëm sa për të informuar apo sa për t’ë krijuar një

tribune të lire të debatit, por edhe për t’u bërë një kontroll të pavarur forcave të pushtetit

në shoqëri, duke përfshirë këtu edhe sjelljen e pushtetit zyrtar në të gjitha nivelet e

qeverisjes.

• NENI 2 – LIRIA E SHTYPIT

Liria e shtypit është diçka që i përket popullit. Ajo duhet mbrojtur nga sumet ose

dëmtimet që mund t’i vijnë nga çdo anë, publike apo private.

Gazetarët duhet të jenë gjithnjë syçelët për të kontrolluar që punët publike kryhen

publikisht. Ata duhet të jenë vigjilente kundër të gjithë atyre që duan ta shfrytëzojnë

shtypin për qellimet e tyre vetiake.

• NENI 3 – PAVARËSIA

Gazearët duhet të shmangin vartësinë ose dukjen e çfarëdolloj forme të vartësisë, si dhe

çdo përplasje interesash apo dukje të përplasjeve të tilla. Ata as nuk duhet të pranojnë gjë,

dhe as duhet të ndjekin veprimtari që mund ta komprometojnë ose duken sikur

komprometojnë integritetin e tyre.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

261

• NENI 4 – E VËRTETA DHE SAKTËSIA

Baza e një gazetarie të mire mbetet besimi i mire te lexuesi. Duhen bërë të gjitha

përpjekjet për t’u siguruar se përmbajtja e lajmeve është e saktë, e çliruar nga

paragjykimet dhe brenda përmbajtjes, dhe se janë paraqitur në mënyrë të ndershme të

gjitha anët. Redaksionalet, shkrimet analitike dhe komenet duhet t’u përmbahen të

njëjtave standarte të saktësisë si edhe regimet e lajmeve.

Gabime të rëndësishme të fakteve si dhe gabime të mospërmendjes duhet të korrigjohen

menjëherë dhe në vende të dukshme.

• NENI 5 – PAANËSIA

Qenia i paanshëm nuk parakupton që shtypi të mos pyesë e të mos vërë në dyshim apo që

të mos ketë asnjë shprehje redaksionale. Megjithate, praktika më e mire kërkon ndarjen e

qartë për lexuesin midis raportimit të lajmeve dhe shprehjes së opinionit. Artikujt që

përmbajnë opinione ose intepretime vetiake duhet të veçohen qartë.

• NENI 6 – LOJË E NDERSHME

Gazetarët duhet të rrespektojnë të drejtat e njerëzve të përfshirë në procesin e lajmeve, të

vezhgojnë dhe rrespektojnë standartet e pranuara nga të gjithë të dinjitetit dhe të jenë të

përgjegjeshëm përpara publikut për ndershmërinë dhe saktësinë e raportimit të lajmeve

që bëjnë.

Personave të akuzuar publikisht duhet t’u jepet sa më shpejt rasti për t’u përgjigjur.

Duhen nderuar me çdo kusht premtimet e bëra burimeve për konfidencialitet, gjë që

nënkupton se këto premtime nuk duhen dhënë lehtë. Përderisa nuk ka asnjë

domosdoshmëri të qartë dhe tepër urgjente për ta ruajtur fshehtësinë, burimet e

informimit gjithmonë duhen identifikuar.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

262

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

263

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

264

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

265

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

266

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

267

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

268

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

269

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

270

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

271

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

272

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

273

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

274

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

275

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

276

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

277

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

278

VI. BIBLIOGRAFIA.

LITERATURA E PËRDORUR DHE KONSULTUAR:

A. Libra (sipas rendit alfabetik):

1. Agolli, Dritëro: (2011), Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët, UET Press,

Tiranë.

2. Akademia e Shkencave të Shqipërisë: ( ), Historia e popullit shqiptar, Tiranë.

3. Arendt, Hannah: (2002 ), Origjinat e Totalitarizmit, Dija, Prishtinë.

4. Arendt, Hannah: (2006), Gjendja njerëzore, ISPL e Dita 2000, Tiranë.

5. Aron, Raymond: (2005), Opiumi i intelektualëve, Dituria, Tiranë.

6. Bakalli, Nihat: (2010), Nga njëri vit në tjetrin, Rozafat, Shkodër.

7. Balle, Francis: (2011), Mediat dhe shoqëritë, Papirus, Tiranë.

8. Berdjajev,Nikollaj: (2008), Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit rus,Sh. bot. 55,

Tiranë.

9. Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Tiranë

10. Boriçi, Hamit: (1997), Një shekull e gjysëm publicistikë shqiptare, Tiranë

11. Boriçi, Hamit: ( ), Publicistika letare, Tiranë

12. Boriçi, Hamit; Marku, Mark: (2010), Historia e Shtypit Shqiptar –Nga fillimet

deri në ditët tona, Botim i ShBLU, Tiranë

13. Christian Baylon, Xavier Mignot: (2004), Komunikimi, botimi i LogosA, Shkup

14. Çobani, Agron: (2010), Ju flet Tirana, Botimet Toena, Tiranë

15. Debord, Guy: (2009), Shoqëria e spektaklit, Shtëpia botuese Gait Margot, Tiranë

16. Deëey, John : (2010), Publiku dhe problemet e tij, ISP e Dita 2000, Tiranë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

279

17. Elezi, Ismet: (2004), Me syrin e juristit, 20 vjet të qeverisjes moniste, Toena,

Tiranë

18. Elihu Katz e Paul Lazarsfeld: ( ), Personal influence

19. Elsie, Robert: (1997), Historia e letërsisë shqiptare, Pejë

20. Fevziu, Blendi: (2011), Enver Hoxha, UET Press, Tiranë

21. Fidler, Roger: (2001), Mediamorfoza, ISHM, Tiranë

22. Foniqi, Shaqir: ( ), Teori dhe praktikë gazetarie

23. Fukuyama, Francis: (2012), Fillesat e rendit politik, Aiis, Tiranë

24. Fuga, Artan: (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Botimet Ora, Tiranë

25. Fuga, Artan: (2010), Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë

26. Fuga, Artan: (2008), Brirët e dhisë, Botimet Ora, Tiranë

27. Fuga, Artan: (2008), Media, politika dhe shoqëria (1990-2000), Dudaj, Tiranë.

28. Fromm, Erich: (2012), Shoqëria e shëndoshë, Shtëpia Botuese Fan Noli, Tiranë

29. Frojd, Zigmund: (2009), Psikologjia e turmave, Shtëpia botuese Fan Noli, Tiranë

30. Grans, Herbert: ( ), Democracy and the neës

31. Gjilas, Milovan: (2006), Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuese Fan Noli, Tiranë

32. Gjilas, Milovan: (2012), Shoqëri e papërsosur, Shtëpia botuese Fan Noli, Tiranë

33. Gjergji, Bashkim: ( ), Revistat kulturore në rrjedhën e viteve ’30, Tiranë

34. Habermas, Jurgen: (2006), Perëndimi i përçarë, Botimet Asdreni, Shkup

35. Habermas, Jurgen: (2011), Ah, Evropë, Botimet Asdreni, Shkup

36. Hajati, Marash: (1998), Dera e prapme e shtypit, Logoreci, Tiranë

37. Hitler, Adolf: (2012), Mein Kampf, Botimet Belina-H, Tiranë

38. Huntington, Samuel: (2009), Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit të ri

botëror, LogosA, Shkup

39. Horkheimer, Max: (2010), Kritika e arsyes instrumentale, Fan Noli, Tiranë

40. Horkheimer, Max; Adorno, Theodor W.: (2009), Dialektika e iluminizmit, IPSL e

Dita 2000, Tiranë

41. Instituti i studimeve publike dhe ligjore: (2000), Gjykata Europiane dhe liria e

shprehjes, Tiranë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

280

42. Kadare, Ismail: (1977), Dimri i vetmisë së madhe, botimi i dytë, Naim Frashëri,

Tiranë

43. Krasniqi, Milazim:( ), Historia e gazetarisë shqiptare (Shtypi shqiptar në

periudhën e okupimit klasik 1990-1999 e deri më sot, Prishtinë

44. Krasniqi, Milazim: (2008), Hyrje në gazetari, Prishtinë

45. KUSHTETUTA e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1998

46. Lanko, Islam; Ymeri, Eshref: (2006), Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse,

Toena, Tiranë

47. Maigret, Eric: (2010), Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, UET Press,

Tiranë

48. Markuse, Herbert: ( ), Njeriu njëdimensional, Tiranë

49. McLuhan, Marshall:(2009), Instrumentet e komunikimit, media si zgjatim i

njeriut, IDK, Tiranë

50. Media dhe shoqëria e informacionit në Shqipëri – IshM, Tiranë

51. Mediakriza sociale,...

52. Merit Baz, John: ( ), Gazetaria publike dhe jeta publike, IshM, Tiranë

53. Milosh, Çeslav: ( ), Mendja e robëruar

54. Michlen, Adam... mbi shtypin polak

55. Munier, Emmanuel: (2006), Personalizimi, ISP e Dita 2000, Tiranë

56. More, Thomas: (2003), Utopia, Botimet Ideart, Tiranë

57. Nolte, Ernst: (2008), Nacionalsocializmi dhe bolshevizmi, Shtëpia Botuese 55,

Tiranë

58. Oruell, Xhorxh: (2001), Republika e kafshëve, ShBLSh, Tiranë

59. Overy, Richard: (2008), Mbas hapjes së dosjeve sekrete të dy diktaturave, Emal,

Tiranë

60. Partia e Punës së Shqipërisë, (1981) Përmbledhje nga dokumentet e PPSh dhe

veprat e Enver Hoxhës, Tiranë

61. Plaka, Armand: (2012), Shqipëria ashtu siç e pamë, Shqipëria moniste në mediat

perëndimore 45-90, Botim i Universitetit Kristal, Tiranë

62. Poliakov, Leon: (1999), Totalitarizmat e shekullit XX,Botimet Përpjekja, Tiranë

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

281

63. Popper, Karl: (1996), Mjerimi i historicizmit, Botimet Onufri, Tiranë

64. Raino Malnes, Knut Midgaard: (2009), Filozofia politike, CID, Podgoricë

65. Rama, Luan: ( ), Metamorfoza e fjalës, Tiranë

66. Rusell, Bertrand: (2008), Përse nuk jam i krishterë, Dituria, Tiranë

67. Schudson, Michael: (2003), The sociology of neës,Norton, N.Y, London

68. Searle, John R.: (2011), Liria dhe neurobiologjia, ISP e Maluka, Tiranë

69. Searle, John R.: (1995), Constructing the social reality,Neë York

70. Sinani, Shaban: (2006), Një Shqipëri tjetër, Argeta LMG, Tiranë

71. Sparks, Colin: (2000), Komunizmi, kapitalizmi dhe massmedia, botim i ISHM,

Tiranë

72. Shehu, Bashkim: (1994), Vjeshta e ankthit, Albin, Tiranë

73. Shkurtaj, Gjovalin: (1988), Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, ShBLU,

Tiranë

74. Toto, Ismet: (1997), Bota e një djali kryengritës, Botimet Toena, Tiranë

75. Vehbiu, Ardjan: (2007), Shqipja totalitare, tiparet e ligjërimit publik në

Shqipërinë e viteve 1945-1990, Botimet Çabej, Tiranë

76. Wolton, Dominique: (2009), Të shpëtojmë komunikimin,Botimet Papirus, Tiranë

77. Wolton, Dominique: (1990), Eloge du grand public, Flammarion

78. Udhëzuesi i Gazetarëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore

79. Universiteti i Tiranës: (1981), Materializmi historik, Tiranë

80. Universiteti i Tiranës: (1964), Feja është opium për popullin, Naim

Frashëri,Tiranë

81. Zelka, Luan: (1980), Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare, Tiranë

82. Zelka, Luan: (1984), Studime nga historia e shtypit tonë popullor, Tiranë

83. Zelka, Luan: (2006), Mendimi për gazetarinë shqiptare, Tiranë

84. Zelka, Luan: ( ), Shtypi shqiptar gjatë Luftës së dytë Botërore (1939-1944)

85. Zyra e Shtypit e Oborrit Mbretëror (1928), Statuti Themeltar i Mbretërisë

Shqiptare, botim i dytë, Tiranë, (1997)

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

282

86. Zhiti, Visar: (2010), Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, OMSCA-1,

Tiranë

87. Zholi, Albert Z.: ( ), Sekretet e ish-gazetarëve të RTSH, Tiranë, V. I dhe II

88. Xoxa, Zoi: (2007), Kujtimet e një gazetari, Shtëpia botuese 55, Tiranë

- REVISTA.

Nga revista “Tribuna e gazetarit” ( 1964-1990)

1. Afezolli, Sofokli: Pasioni i gazetarit, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (43), 1971, Tiranë.

2. Agolli, Dritëro: Katër çështje, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (42), 1971, Tiranë.

3. Alia, Ramiz: Gazetarët tanë duhet të jenë të guximshëm, të kenë shpirt sulmues dhe

principialitet komunist – Fjala në Konferencen e 5-të të Bashkimit të Gazetarëve të

Shqipërisë, Tribuna e gazetarit, nr. 3 (44), 1971, Tiranë.

4. Dini, Xhemal: Mjet i fuqishëm për të vënë në jetë direktivat e partisë, Tribuna e

gazetarit, nr. 1 (52) , 1973, Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

283

5. Çela, Mitro: Për ngritjen profesionale të gazetarëve, Tribuna e gazetarit, nr. 3 (54),

1973, Tiranë.

6. Editorial: Shtypi ynë në 20-vjetorin e Çlirimit,Tribuna e gazetarit, nr. 1, dt. 3,

nëntor 1964, Tiranë.

7. Editorial: Tribunë e mendimit revolucionar të masave, Tribuna e gazetarit, nr. 1

(12), 1967, Tiranë.

8. Gambeta, Vangjush: Politika proletare – alfabeti i punës sonë, Tribuna e gazetarit,

nr. 3-4 (10-11), dhjetor 1966, Tiranë.

9. Gurashi, Alfons: Ne jemi në hapat e para, por ecim me besim për ta bërë

televizionin një mjet të fuqishëm për edukimin komunist të punonjësve, Tribuna e

gazetarit, nr. 3 (44), 1971, Tiranë.

10. Hajati, Marash: Mbi disa probleme të rinisë në shtypin tonë, Tribuna e gazetarit, nr.

1 (52), 1973, Tiranë.

11. Halili, Ballkiz: Shqiptarja e Re - Luftëtare besnike e vijës së Partisë, Tribuna e

gazetarit, nr. 6 (21), gusht 1968, Tiranë.

12. Hoxha, Enver: Gazetarët revolucionarë janë arkitektë të mendimit revolucionar të

masave, Tribuna e gazetarit, nr. 4 (49), 1972, Tiranë.

13. Lazri, Sofo: Mbi personalitetin e gazetarit, Tribuna e gazetarit, nr. 1, dt. 2 gusht

1964, Tiranë.

14. Le të qëndrojë penda juaj krahpërkrah kazmës dhe pushkës - Letër e Enver Hoxhës

Konferencës Kombëtare të Gazetarëve, Tribuna e gazetarit, nr. 1, dt. 2 gusht 1964,

Tiranë.

15. Lenini si redaktor dhe organizator i shtypit të Partisë, Tribuna e gazetarit, nr. 4 (45),

1971, Tiranë.

16. Lubonja, Todi: Stil dhe ritëm revolucionar, Tribuna e gazetarit, nr. 1(8), prill 1996,

Tiranë.

17. Malo, Javer: Gazetari, para së gjithash, është njeri politik, Tribuna e gazetarit, nr.

3-4 (10-11), dhjetor 1966, Tiranë.

18. Me gazetarët e ardhshëm, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (4), 3 prill 1965, Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

284

19. Misa, Klimi: Mbi punën e korrespondentëve të shtypit në rrethe, Tribuna e

gazetarit, nr. 3-4 (6-7), 31 dhjetor 1965, Tiranë.

20. Mitrojorgji, Pipi: Për thellimin e mëtejshëm të vijës së masave në shtyp dhe radio,

Tribuna e gazetarit, nr. 5 (20), korrik 1968, Tiranë.

21. Mitrojorgji, Pipi: T’i pasqyrojmë më gjerë e më thellë problemet shoqërore, Tribuna

e gazetarit, nr. 3 (27), 1969, Tiranë.

22. Mitrojorgji, Pipi: Mbi disa kritere themelore ideopolitike të debatit në shtypin tonë,

Tribuna e gazetarit, nr. 2 (52), 1973, Tiranë.

23. Nano, Thanas: Radio-Tirana gjatë rrugës së saj të lavdishme 25-vjeçare, Tribuna e

gazetarit, nr. 7 (32), 1969, Tiranë.

24. Nathnaili, Nasho: Vija e masava në Agjencinë Telegrafike Shqiptare…, Tribuna e

gazetarit, nr. 6 (31), 1969, Tiranë.

25. Në 20 vjet - Rritja e fuqishme e organeve të shtypit, Tribuna e gazetarit, nr. 1, dt. 3,

nëntor 1964, Tiranë,.

26. Nga fjala e shokut Todi Lubonja në 25-vjetorin e gazettes “Zëri i popullit”, Tribuna

e gazetarit, nr. 2 (13), 1967, Tiranë.

27. Papuli, Sotir: Kujdesi ynë për brezin e ri të gazetarëve, Tribuna e gazetarit, nr. 1

(52), 1973, Tiranë.

28. Papuli, Sotir: Për një kritikë parimore dhe të guximshme në shtypin lokal, Tribuna e

gazetarit, nr. 2 (89), 1979, Tiranë.

29. Përgatitja e kuadrove te reja…në RTRV…, Tribuna e gazetarit, nr. 3 (18), maj

1968, Tiranë.

30. Rizo, Ndreçi: Fletë-rrufeja një formë e re revolucionare shtypit të murit, Tribuna e

gazetarit, nr. 9 (34), 1969, Tiranë.

31. Simixhiu, Ajet: Një dokument i rëndësishëm që çoi në thellimin e mëtejshëm të

vijës së masave në shtypin tonë popullor, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (16), 1968,

Tiranë.

32. Skarço, Kozma: Mbi vlerësimin paraprak të shkrimeve dhe të emisioneve, Tribuna

e gazetarit, nr. 1 (52), 1973, Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

285

33. Sollaku, Hamdi: Mbi karakteristika themelore të shtypit tonë, Tribuna e gazetarit,

nr. 10 (35), 1969, Tiranë.

34. Të lidhemi ngusht me masat për të pasqyruar realisht dhe me entusiazëm problemet,

eksperiencen dhe fitoret e tyre revolucionare, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (26), 1969,

Tiranë.

35. Të vërejmë, të nuhatim dhe të përgjithësojmë me syrin e partisë, Tribuna e

gazetarit, nr. 2 (27), 1969, Tiranë.

36. Të ngremë shtypin në nivelin e kërkesave të Partisë – Shënime nga Seminari me

kuadrot e shtypit e të radios, 5 shtator 1970, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (42), 1971,

Tiranë.

37. Tosku, Zoi: Emancipimi i vetvetes – kyçi për të çelur e pushtuar mendjet dhe

zemrat e njerëzve, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (47), 1972, Tiranë.

38. Vogli, Fiqri: Mbi detyrat aktuale të shtypit dhe ngritjen e mjeshtërisë së gazetarisë,

Tribuna e gazetarit, nr. 1,dt. 2 gusht 1964, Tiranë.

39. Vogli, Fiqri: Figura morale e gazetarit tonë, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (4), 3 prill

1965, Tiranë.

40. Vogli, Fiqri: Në prag të Konfërencës së 5-të të Bashkimit të Gazetarëve të

Shqipërisë, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (42), 1971, Tiranë.

41. Zelka, Luan: Etika e gazetarit, Tribuna e gazetarit, nr. 8 (33), 1969, Tiranë.

42. Zelka, Luan: Disa mendime që kanë të bëjnë me nivelin e shtypit tonë, Tribuna e

gazetarit, nr. 4 (45), 1971, Tiranë.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

286

ABSTRAKT I DOKTORATURËS

Tema: STATUSI I GAZETARIT SHQIPTAR NË VITET 1945-1990.

Fusha: Sociologji e gazetarisë.

Ky studim doktorate ka në objekt të trajtimit të tij pozicionimin profesional, social, politik, ekonomik e

juridik të gazetarëve që punuan në mediat shqiptare të periudhës komuniste. Pavarësisht shtrirjes së gjatë

kohore, tema është ngushtësisht e përqendruar në këtë kategori sociale dhe trajton me detaje konsideratat e

kohës mbi gazetarët. Metodologjia e përdorur për trajtimin e kësaj teme është edhe e veçanta e këtij

studimi. Ky studim është menduar të trajtojë statusin e gazetarëve në periudhën komuniste, duke e parë atë

nga brenda sistemit ku e ushtronin profesionin, e njëkohësisht nga brenda sistemit politik të kohës ku

jetonte. Me rëndësi kanë qenë për realizimin e këtij punimi edhe konsideratat e publikut për figurën dhe

rolin gazetarëve të kohës. Në këtë punim fokusi drejtohet për nga gazetarët që punonin brenda sistemit të

komunikimeve publike masive të periudhës komuniste. Megjithatw, ky nuk është as një studim mbi

politikën e shtetit komunist as mbi propagandën e tij, por sheh se si gazetarët e kohës pozicionoheshin në

ato kushte politike, ekonomike dhe shoqërore. Gjithashtu nuk është as studim mbi jetën e popullsisë në

periudhën totalitare, por sheh se si zinin vend gazetarët brenda “masave”. Referimet shkencore për

realizimin e këtij punimi kanë përfshirë ndërfutjen e koncepteve të shumë shkencave sociale, duke u

fokusuar më shumë tek sociologjia e gazetarisë. Në mirëkonceptimin e gazetarëve si figurë sociale e kohës-

objekt studimi, janë përdorur teori dhe ide të autorëve vendas, europianë dhe amerikanë. Të dhënat

bibliografike si dhe materialet e konsultuara, janë vjelë prej librash studimorë, artikuj gazetash, direktivat e

botuara nga organet e partisë-shtet, botime të vetë komunitetit të gazetarëve, kryesisht të Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë, si dhe përshtypje të marra nga botimet e kujtimeve dhe bisedat me gazetarët

shqiptarë të periudhës komuniste. Studimi nuk është shterrues. Shumë pikëpyetje dhe enigma shkencore

mbeten ende në pritje të përgjigjeve që mund të vijnë nga të tjera studime pasuese. Synimi i tij është të

portretizojë gazetarët shqiptarë të periudhës komuniste si dhe të konkludojë mbi raportet e statusit të tij me

faktorët socialë, politikë e profesionalë.

Fjalë kyçe: Gazetar, statusi i gazetarit, sociologji e gazetarisë, komunizmi, propaganda.

Statusi i gazetarit shqiptar në vitet 1945-1990.

287

ABSTRACT OF THE DOCTORATE

Subject: STATUS OF THE ALBANIAN JOURNALISTS DURING THE YEARS 1945-1990.

Field of study: Sociology of journalism

The object of this doctorate study is to treate professional, social, political, legal and ekonomic positions of

journalists who worked in the Albanian media during the communist era. Despite the extension in time, the

topic is closely focused on the social categories and treats in detail the considerations of time on journalists.

The methodology used for the treatment of this topic is also unique to this study. This study is intended to

address the status of journalists in the communist period, viewing it from within the system where

practicing, and also from within the political system of the time in which he lived. Important for the

realization of this paper have been considerations of public figure and role playing by journalists in the

populationat that time. In this study does not analyze massive communications system in Albania, but the

focus is directed to journalists working within the system. This study is neither a policy nor a communist

state on his propaganda, but sees that as journalists positioned that time in those conditions. Also there is no

study on the population lives in the totalitarian period, but sees it as within the "masses" journalists standed.

Scientific references for the realization of this work have included incorporation of many social science

concepts. But it is focused on sociology of journalism. For the good concepsion of journalists, as social

figure of the time-subject study, are used theories and ideas of local authors, Europeans and Americans. In

function to realize this study are used study books and journal articles published by the directives of the

party-state, publications and media community itself mainly by Albanian Union of Journalists and the

impression of memories culled from publications and from conversations with Albanian journalists during

communist period. The study is not exhaustive and many scientific questions and puzzles remain still

awaiting answers can come from other subsequent studies. His aim is to portray Albanian journalists in

communist era and conclude on his addiction of the status by social, politics and professional factors.

Keywords: Journalist, Status of journalists, Sociology of Journalism, Communism, Propaganda.