Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2003, nr · Çelës, ndërkohë që i njohim borxhin...

358
Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2003, nr.4

Transcript of Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2003, nr · Çelës, ndërkohë që i njohim borxhin...

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 16-të

    Viti 2003, nr.4

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2003

    4

    Tiranë, 2009

  • 1053

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 16-tëSesioni i katërt

    E hënë, 26.05.2003Seanca e pasdites, ora 18:00

    Drejton seancën zëvendëskryetarja e Kuvendit,zonja Makbule Çeço

    Makbule Çeço – Rendi i ditës për sot është:1) Miratimi i programit të punës së Kuvendit për

    periudhën 31 maj – 30 korrik 2003, i cili kaloi nëmbledhjen e Byrosë me miratimin e saj;

    2) Miratimi i kalendarit dyjavor të punimeve tëKuvendit;

    3) Interpelancë me ministrin e Shëndetësisë,kërkuar nga deputetja Ermelinda Meksi;

    4) Raporti i Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Minoritetit dhe Peticioneve. Me kërkesën e këtijKomisioni do të paraqitet veprimtaria lidhur mepeticionet, kërkesat që i kanë ardhur për të drejtate njeriut.

    Programin për periudhën 31 maj - 30 korrik 2003,të Kuvendit të Shqipërisë e keni në tavolinat epunës. Ka ndonjë mendim, diskutim? Po, zotiArbnori.

    Pjetër Arbnori – Zonja drejtuese e seancës,edhe herën tjetër më penguat për të bërë njëdeklaratë sipas Rregullores, dhe më dhatë fjalënvetëm kur ikën treçereku i deputetëve. Do t’ju luteshaedhe njëherë, që të ma jepnit fjalën për ta bërë këtë

    deklaratë, sepse deklaratat mbesin pa kuptim, kurtë jepet fjala në mbyllje të seancës.

    Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Arbnori! Tëndryshojmë Rregulloren dhe të japim të drejtën qëdeklaratat të bëhen para se të fillojë seanca.

    Pjetër Arbnori – Jo të ndryshoni Rregulloren,por të jepni fjalën para se të bëhet votimi.

    Makbule Çeço – Votim nuk kemi sot, porpërpara se të mbyllet seanca dhe të njoftohet seancapasardhëse. Unë, në përputhje me Rregulloren, dot’ju fjalën, zoti Arbnori.

    Zoti Bode.Ridvan Bode – Falemnderit, zonja drejtuese e

    seancës!E mora fjalën për një çështje, që ka të bëjë me

    programin dyjavor dhe për të tërhequr vëmendjenedhe të Byrosë Parlamentare, në lidhje meplanifikimin dhe futjen në rendin e ditës, për t’udiskutuar projektligji “Për kompensimin e tëdënuarve dhe të përndjekurve politikë, në sisteminkomunist”. Ai është parashikuar disa herë në të gjithaprogramet e këtij gjashtëmujori, por nuk është

  • Viti 2003

    1054

    Legjis latura e 16-të

    diskutuar deri më sot në asnjë prej seancave tëkomisioneve parlamentare. Për më tepër, për shkaktë heshtjes dhe të këtij abstenimi të gjatë tëKuvendit, ditët e fundit po përshkallëzohet dhuna,që policia po ushtron ndaj të përndjekurve politikë,të cilët protestojnë që ky ligj të merret nëkonsideratë, dhe të futet në rendin e ditës. Sot,dhuna joligjore e policisë ka arritur kulmin nëpërmjetkeqtrajtimit publik, rrahjes së ish-të përndjekurvepolitikë dhe të një deputeti. Tërheq vëmendjen e këtijKuvendi, për goditjen nga ana e forcave policore,për ndalimin, arrestimin dhe çuarjen në komisariattë deputetit të këtij Kuvendi, zotit Uran Metko. Dukedenoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj njëdeputeti, fill pas një jave, kur ju, të nderuar kolegë,nuk pranuat heqjen e imunitetit të deputetit për disaçështje, dëshmon se imuniteti nuk ekziston përdeputetët e opozitës. Imuniteti është një korracëdhe mburojë e pjesës së maxhorancës, që të mosndiqet dhe hetohet për afera, të cilat duhet tëhetohen, pavarësisht nga qenia deputetë.Konkretisht, bëhet fjalë për çështjet e korrupsionitdhe implikimit në trafiqe. Edhe njëherë, kërkoj qëdeputetët e këtij Kuvendi të shprehen në lidhje medhunën që ka ushtruar policia ndaj zotit Metko.Kërkoj edhe nga Byroja Parlamentare, që të mosendet më ligji “Për statusin e të dënuarve dhe ish-të përndjekurit politikë”, por të futet në komisionepër t’u diskutuar. Mbajtja prej 6 muajsh e më shumënë këtë kalendar dyjavor, dhe mosdiskutimi ështëthjesht për të fituar kohë, është një demagogji, qëvazhdoni ta bëni ju, zotërinj të maxhorancës dhe tëshumicës së Byrosë Parlamentare.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Bode!

    Zoti Ngjela.Spartak Ngjela – Unë vazhdoj të protestoj për

    atë që ka ndodhur sot në relacion në ligjin, duke ikujtuar Qeverisë se po e çon shoqërinë drejtdestabilizimit të plotë, sepse dhuna e përdorur sot,tregon se pala tjetër duhet patjetër të tregojë forcë.Duhet të mateni mirë. Lajmëroje Kryeministrin tuaj,pavarësisht se sot media nuk e ka dhënë, se PD-jaka kërkuar dorëheqjen e tij. Mos e merrni me tëqeshur, se ata nuk kërkojnë as para piramidash eas para bixhozi. Ata kërkojnë t’u kthehetkompensimi i tyre moral, i cili u është kthyer edhejuridikisht. Duke parë gjendjen e sotme, trajtimin edeputetëve, arrestimin e liderëve të këtyre shoqatave,mendoj t’ju vëmë në dijeni, që ne do t’i japimmbështetje të plotë për çdo gjë që do të ndodhë

    dhe përgjegjësia do të jetë në anën tuaj.Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Ngjela!Në programin e punës për periudhën 31 maj – 30

    korrik 2003, të Kuvendit të Shqipërisë, ështëparashikuar ngritja e grupit të punës. Zoti Pëllumbiështë në kontakt të vazhdueshëm. Kjo po shqyrtohetme seriozitetin më të madh, për të bërë një projektligjdhe për ta miratuar si ligj të zbatueshëm dhe joformal.

    Zoti Roqi.Shpëtim Roqi – Falemnderit, zonja drejtuese

    e seancës!Së pari, unë e kërkova edhe në Byronë

    Parlamentare, që ky projektligj duhet futur nëprogramin dyjavor. Ka tejkaluar çdo limit ligjor. Ështëe drejta jonë ta kërkojmë, dhe është e drejta emaxhorancës ta hedhë poshtë. Tashmë grupi ipunës, për informacion, nuk funksionon më. Janëndërprerë kontaktet, pasi u pa që nuk kishte mëseriozitet kjo punë. Dua t’ju kujtoj juve, zonjadrejtuese e seancës dhe kolegëve të mijë, se kurfillojnë e goditen deputetë, pushtetet përgjithësishtndërrohen. Prandaj, ju lutem, edhe kolegëve tëmaxhorancës, ta kenë mendjen mirë në rastinkonkret. Nuk po kërkojnë asgjë më shumë se saka marrë Fatos Nano, Aranit Çela ose NexhmijeHoxha. Po kërkojnë djersën e tyre të papaguar, e jot’u ktheni rininë, sepse mund të kërkonin shumëmë tepër.

    Edhe njëherë, në vëmendjen tuaj dhe tëKryeministrit, që mungon, të gjenden fajtorët, ataqë goditën deputetin Uran Metko, dhe që eshoqëruan, megjithëse e kanë parë me sytë e tyremandatin e deputetit. Përndryshe, ju e dini mirë sekëto po u përshkallëzuan, nuk përmbahen më.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Roqi! Zoti

    Spahia. Ju lutem, zoti Dajçi, po ndjek radhën.Eqerem Spahia – Falemnderit, drejtuese e

    seancës!Tashmë dihet se ky Kuvend, e ka kthyer në

    formalitet gjithçka, sepse që të mos diskutojë votëne lirë, të mos diskutojë pronën dhe ish-të burgosurite të përndjekurit politikë, do të thotë që të gjithëprojektligjet që miratojnë janë të gjitha kot. Edhe nëByronë Parlamentare, e ngrita zërin, sepse në pikën9 thuhet që nesër e pasnesër do të fillojë diskutimii projektligjit “Për Kodin Zgjedhor”, në një kohë qëne akoma nuk kemi projektligjin. Asnjë deputet nuke ka.

    E para, është absurditet që të diskutohet për

  • 1055

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    Kodin Zgjedhor, aq të përfolur nga opozita dhe i gjithëkomuniteti ndërkombëtar, dhe të futet në programindyjavor të Kuvendit, në një kohë që asnjë deputetnuk e ka. Kjo do të thotë se ju talleni me këtadeputetë, talleni me elektoratin shqiptar. Ne povuajmë sot për votën e lirë, dhe jemi në këtë gjendjeqë jemi.

    E dyta, është për ish-të burgosurit dhe tëpërndjekurit politikë. Ka 18 muaj që enden nëpërKryesinë e Kuvendit, projektligjet e depozituara herëpas here nga deputetë të ndryshëm. Ju nuk kenidenjuar as ta futni në programin e punimeve tëKuvendit, për këto dy javë. Kjo do të thotë që ju dota mbani pezull dhe as që keni ndër mend që tazgjidhni. Përveç se nuk e futni në program, ushtronidhunë ndaj atyre fatkeqëve, që këto dhimbje ia kenishkaktuar ju. Dilni me policë e u hapni përsëri plagëte tyre, duke u thënë që nuk do t’ua japim, por jumeritoni përsëri shkopin.

    E treta, është çështja e pronës. Mos t’ju shkojëndër mend se do të kaloni tranzicionin dhe do tëintegrohemi në Europë, në rast se nuk do të zgjidhetpërfundimisht çështja e pronës, për të cilën juspekuloni herë pas here në çdo fushatë elektorale.Prandaj, pa zgjidhur votën e lirë, pronën dhe ish-tëpërndjekurit, unë mendoj se vetëm humbim kohëduke miratuar ligje, që nuk kanë asnjë vlerë paratyre. Këto tre janë çështje jetike për të ardhmen evendit.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Spahia! Për

    sa i përket projektligjit “Për Kodin Elektoral”, ju keniqenë edhe në Komisionin bipartizan. Problemet kanëgjetur rrugën e tyre të zgjidhjes. Shumë shpejt dot’ju vijë në tavolinat tuaja. Kjo është bërë vetëm përefekt të asaj, që të fillojmë procedurat me ta pasurju në dorë dhe jo për efekt mashtrimi. Sapo tëformatohet komplet, është në tavolinën e Kryetarittë Kuvendit. Zonja Topalli.

    Jozefina Topalli – Ashtu siç e diskutuam edhenë Byro, ne të opozitës nuk jemi dakord as mekalendarin, as me programin për tre arsye kryesore.

    Së pari, për kërkesën në vazhdimësi, që nëByronë Parlamentare është sjellë kryesisht ngaopozita, për futjen e ligjit “Për të përndjekurit politikëdhe të dëmshpërblimit të tyre”, në kalendarin dheprogramin e Kuvendit. Ndërkohë, sot në mbledhjene Byrosë nuk kishte ardhur as përfaqësuesi iQeverisë, që është i detyruar për të dhënë shpjegimepër të gjitha kërkesat e drejtuara nga opozita.Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së Byrosë,

    të gjithë e keni parë, se cili ka qenë trajtimi, dhecila ka qenë përgjigjja reale të atij që ju quajeni qoftëgrupi i punës, qoftë cilido grup. Përgjigjja që u ështëdhënë ish-të persekutuarve, ish-të burgosurve, edhe80-vjeçar, të cilëve i është vjedhur jeta, liria, ëndrra,rinia, shëndeti, ekonomia dhe të gjitha ishte ndalimi,goditja dhe rrasja brenda. Kjo është fyerja më emadhe që mund t’i bëhet kësaj shtrese, ndërkohëqë dëmshpërblimi i është dhënë Fatos Nanos, AranitÇelës, ndërkohë që i njohim borxhin Kinës, BS-së,dhe sa e sa borxhe të tjera.

    Arsyeja e dytë është se, as në kalendar dhe asnë program, ashtu siç ishte rënë dakord në këtësallë, nuk është futur mocioni për debat “Për krimindhe biznesin”, ndërkohë që çdo ditë ne dëgjojmëse çfarë po ndodh.

    Së fundi, mund t’ju them një rast. Ndërkohë qëtë gjithë e dinë se cilat janë shifrat dhe si kanë rënëinvestimet në Shqipëri, janë mbledhur, rreth dy miliondollarë për të ngritur një shkollë në hyrje të Tiranësdhe nuk është bërë fare reklamë. Me ndërhyrjen enjë deputeti këtu në këtë sallë, të interesuar për atëtokë në hyrje të Tiranës, i është rritur vlera,meqenëse aty do të ndërtohet një qendër e madhetregtare. Ndërhyhet tek gjyqësori, gjykatësja AnilaCapi, dhe jepet një vendim gjyqësor, që shprehdyshimin për diçka dhe pezullohet një investim mbi2 milionë dollarë për një shkollë, që sillej falas. Kjonë një kohë që shteti ynë nuk është në gjendje t’isigurojë fëmijëve të asaj zone, që janë në atë gjendjeqë të gjithë e dimë, sepse dikujt këtu në Kuvend iintereson që asaj firme t’i marrë pará duke i sjellëdokumente falso, ose të pezullojë komplet tërë atëinvestim prej 2 milionë dollarësh. Ndërkohë, këtune gjejmë kohë për të gjitha projektligjet e gjërat etjera, por për krimin, biznesin, korrupsionin,presionin e politikës mbi investimet nuk gjejmë kohëpër të diskutuar. Njëkohësisht, nuk gjejmë kohë përtë diskutuar as për mediat. Bëhet një debat i madhmbi korrupsionin, dosjet që lexohen, por kanale tëcaktuara televizive nuk lejohen që ta transmetojnë.Ndërkohë kemi një raport të Human Rights Watchmbi shqetësimin e madh mbi mediat, presionin emadh të politikës, koston e fjalës së lirë që ka sipërgjigje kërcënimet ndaj gazetarëve, pronarëve,analistëve. Kemi një raport konfidencial të Këshillittë Europës, që për hir të konfidencialitetit, nuk ekemi diskutuar këtu në Kuvend, por që deputetë tëcaktuar të delegacionit e dinë mirë se çfarë ështëshkruar për median dhe presionin që i bëhet.Ndërkohë, kemi një peticion të parlamentarëve

  • Viti 2003

    1056

    Legjis latura e 16-të

    italianë mbi kërcënimet dhe presionet që i bëhenanalistëve të pavarur, dhe ne përsëri nuk gjejmëkohë. Unë mendoj se ne nuk na kushton asgjë, qëtë shtojmë edhe një ditë brenda javës ose dy javëve,që të fusim këto dy mocione. Ndërkohë, do t’i kërkojaseancës, që të thërrasë Kryeministrin, që të na jepteshpjegime mbi atë që ka ndodhur sot me rrahjen edeputetit, këtu të pranishëm, dhe ish-tëpersekutuarve, që janë ende në qelitë e policisë.

    Makbule Çeço – Zonja Topalli, në seancë nediskutuam problemin e mocionit për debat meKryeministrin. Në kalendarin dyjavor, ështëpërcaktuar dita e enjte, që seanca të merret mecaktimin e datës së shqyrtimit të këtij mocioni, përarsyen se që nga dita e hënë, kur u diskutuaproblemi, ai nuk u paraqit i formatuar në përputhjeme Rregulloren, dhe është paraqitur vetëm ditën esotme. Kështu që, do të bëhen edhe diskutimet meQeverinë, kur të jetë e mundshme, sepse është nëpërputhje me Rregulloren, që ajo të jetë e pranishme.Të gjithë deputetët do të kërkojnë kohën e duhurpër t’u përgatitur, sepse është mocion me debat.Pra, ditën e enjte e kemi lënë që të bëjmë njëmbledhje Byroje paraprakisht. Po ramë nëkonsensus për datën, do të jetë gjëja më e mirë, qëtë mos e fusim seancën në diskutime të gjata dhepa rezultat. Zoti Begeja dhe pastaj zoti Berisha.

    Maksim Begeja – Falemnderit, zonja drejtuesee seancës!

    Vërej që në programin dyjavor që është përfshirëpërsëri diskutimi për çështjen e pronës nëkomisionet parlamentare. Për fakt të keq, ka mbi 2muaj që ky problem përfshihet në programin dyjavortë Kuvendit, por deri më sot për asnjë minutë nukështë diskutuar në asnjë prej komisioneveparlamentare. Mendoj se ky është një qëndrim iqëllimshëm, në radhë të parë i Kryesisë së Kuvendit,personalisht i Kryetarit të Kuvendit, me qëllim që tëmbështesë segmente të caktuara pranë Qeverisë,për ta zvarritur miratimin e këtij ligji. Kjo bëhet përdy qëllime kryesore.

    Së pari, kërkohet që ky abuzim i nisur me pronënprivate të shkojë deri në fund. Kërkohet të zhvishenpronarët nga prona e tyre, t’i merret përfundimishtkjo pronë, të vidhet në këtë pronë, dhe pastaj kur tëvijë puna e miratimit të projektligjit, ky projektligj tëjetë vetëm një copë letër, dhe pronarët të mos kenëse çfarë të marrin.

    Së dyti, zvarritja e diskutimit dhe miratimit tëkëtij projektligji bëhet me qëllim që të shtyhet samë shumë në kohë, me qëllim që t’i afrohemi

    fushatës së ardhshme elektorale, dhe ky projektligjtë përdoret nga maxhoranca si kartë elektorale.

    Prandaj kërkoj nga Kryesia e Kuvendit, ngaKryetari i Kuvendit, që të detyrojë komisionetparlamentare për shqyrtimin e këtij projektligji, meqëllim që ky të kalojë sa më parë në Kuvend. Pronapo vidhet nga ora në orë, nga dita në ditë. Asgjë nukpo mbetet për t’u kthyer pronarëve. Edhe për ato dymomente ku Qeveria ka pranuar të kthehen atoprona që janë të lira, nesër nuk do të ketë asgjë seçfarë t’i kthehet pronarëve. Mos luani me pronarët.Është një bombë që me të vërtetë duket se po hesht,por po të shpërthejë, do të krijojë incidente shumëtë mëdha. Do të ketë pasoja të mëdha sociale.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Begeja! Zoti

    Berisha.Sali Berisha – E nderuar zonja drejtuese e

    seancës!Të nderuar deputetë!Sot, në bulevardin e kryeqytetit, falanga me

    uniformë ushtruan dhunë e terror ndaj ish-tëburgosurve të ndërgjegjes, deputetëve të këtijKuvendi duke dëshmuar edhe njëherë mendësinëstaliniste të Fatos Nanos, dhe se ai ka mbetur ashtusiç ka qenë, drejtor i institutit famëkeq. Ai e kaurrejtjen klasore si parim drejtues në praktikën e tij.Sot ish-të përndjekurit politikë po protestonin nëmënyrën më paqësore, më dinjitoze. Deputetë tëKuvendit u ishin bashkëngjitur atyre dhe çështjessë tyre të drejtë. Kryeministri urdhëroi rrahjen,torturën, shkelmimin dhe burgosjen e tyre. Unëdëshiroj të deklaroj këtu se ne nuk do ta tolerojmëkëtë situatë. Duhet të garantoj gjeneratorin e të gjithakonflikteve në këtë vend, se i ka bërë llogaritë shumëtë gabuara. Ata vërtetë në pamje duken njerëz tëstërmunduar, në tërësi të moshuar, por duhet të dininjë gjë. Ne nuk kemi ndër mend t’i lëmë vetëm.Kemi ndër mend t’i mbështesim me të gjithëpotencialin tonë, sepse çështja e lirisë sëndërgjegjes, e qëndrestarëve për lirinë e ndërgjegjes,është një çështje thelbësore e paqes sociale përkëtë shoqëri. Në rast se ndokush mendon që do tëshpërblejë dhe dëmshpërblejë xhelatët e kombit,arkitektët famëkeq të varrezave të përbashkëta tëTivarit etj, autorët e masakrave të viteve ’50, tëbombës në ambasadë e me radhë, hajdutët endihmave humanitare të fëmijëve shqiptarë dhe dot’u mohojë dëmshpërblimin atyre, që u martirizuanpër fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, tek vlerat e njëshoqërie perëndimore, gabojnë shumë rëndë, sepse

  • 1057

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    këtu duhet të jeni të sigurt që ne jemi shumë tëvendosur. Opozita do të ndërmarrë të gjitha veprimete duhura, për t’i dhënë përgjigjen e merituargjeneratorit të konflikteve të vendit, që sot kryesonQeverinë e babëzisë. Duhet pasur në ndërgjegjeelementët më minimalë të kulturës demokratike, përtë kuptuar që shoqëria shqiptare nuk bie në paqe,në rast se ata nuk dëmshpërblehen si një shenjëpendese e thellë shoqërore, ndaj asaj që kanëpësuar. Nuk po u dëmshpërblehen vitet e djegura etë shkrumbuara të rinisë, vitet e shkatërrimeve tëmëdha njerëzore, konfiskimet absurde staliniste qërënduan mbi ta. Ka rreth një vit që ligji për trajtimine këtyre problemeve, kalon nga sirtarët e njëqeveritari tek ato të një tjetri, shqyrtohet erishqyrtohet, por në tavolinat e deputetëve nuk vjen.Nuk vjen, sepse dikush këtu në sallë dhe jashtësalle, në radhë të parë Kryeministri Shqiptar, ruanmendësinë e tij staliniste ndaj këtyre martirëve tëgjallë të fjalës së lirë.

    Sot ai praktikon qëndrime atavike ndaj fjalës sëlirë dhe mediave. Pas 10 vjet pluralizëm, ai padit nëgjykatë analistë të pavarur dhe e delegon padinëtek beniaminët e tij. Pas 10 vjet pluralizëm meEdvinët e krimit, ai ndërmerr fushatën kundërantenave, vërsul ministrat e tij për të blerë mediat,nxjerr dhe organizon provokacione brenda stafeve,në mënyrë që me çdo kusht t’i shkatërrojë ata qënuk mund t’i nënshtrojë.

    Të nderuar deputetë,Nuk mund të miratohet ky rend dite në rast se

    nuk sillet brenda dy javëve ligji “Për dëmshpërblimine ish-të përndjekurve politikë”. Në rast se nukvendosen brenda dy javëve standardet që mbrojnëmediat e lira nga presioni i tmerrshëm, ngakorrupsioni, në rast se nuk vijnë amendamentet qëndalojnë farsën e pafund të proceseve qeveritarekundër mediave të lira, ne nuk mund të miratojmëkëtë rend dite. Do të votojmë kundër. Kjo edhe nërast se nuk vjen këtu ligji për të zgjidhur çështjen engulimeve të reja, sepse ata janë qytetarë shqiptarë.Ata nuk mund të rrinë në mëshirën e qeveritarëve tëpapërgjegjshëm, nuk mund të shtyhet legjitimimi ityre, nuk mund të pranohet vendosja e tarifave tëgjata. Ata nuk mund t’i paguajnë kurrë këto tarifa,për t’u legjitimuar. Legalizimi i tyre brenda dy javëveme ligj të Kuvendit, është kusht që ne të miratojmëaxhendën. Mendoni ju se në kalendat e Nanos dotë vendosen këto leje? Jo, nuk ekzistojnë mëkalenda greke. Hiqeni nga mendja. Ekzistojnëkalendat e Fatos Nanos, i cili në çdo betim ka një

    mashtrim. Ndaj, zonja drejtuese e seancës, në këtody javë do të kalojë këtu ligji me tre nene, që i jeppërgjigje të plotë dhe përfundimtare jo vetëmqytetarëve të Bathores, por të gjitha Bathoreve tëShqipërisë, nga Gjirokastra, Saranda deri në Kukëse Tropojë. Nuk mund ta ndajmë vendin siç doni tandani ju. Nuk mund t’i përshkallëzojmë qytetarëtshqiptarë disa në vetura e vila luksoze, të tjerë ilegalënë vendin e tyre. Ne nuk mund ta pranojmë këtëpolitikë antisociale, antikombëtare, antidemokratike.Do të marrë fund me një ligj me tre nene. As ish-tëpërndjekurit dhe as të shpërngulurit, nuk mund tëpranojnë cicërimat e citimet e Klosit. Ligjet e shtetit,ligjet e Kuvendit u japin atyre të drejtat epatjetërsueshme që u takojnë. Ju u premtuat vitintjetër me 15 qershor, kur Kryeministri paraqiti këtuplatformën më demagogjike ndaj tyre. Ku janë? Nëfund, është djallëzia për t’u marrë 4 % për ndërtimin.Zotërinj, ka vetëm një zgjidhje. Për atë çfarë ështëndërtuar mbi pronën private, Qeveria do të ofrojë kreditë butë për të blerë truallin. Për çfarë është pronëpublike, do t’u thuhet: “Ta gëzosh”! Në rast se pronaka detyrime, do t’u zbritet. Do të infrastrukturohenkëta qytetarë, dhe nuk do të lihen si vende e popuj.Nuk mund të lejohet, që mbytësi i Tiranës të mbjellëpemë, të sharrojë pemë me 400 mijë lekë, dhe me5000 dollarë, ndërkohë kur e tërë periferia që përbënedhe një shumicë, të zhytet çdo ditë e më shumënë mjerim, në sëmundje, në mungesën e kushtevemë elementare. Për t’u rënë borive, dhe për tëkërkuar legalizime për qëllime elektorale përemigrantët shqiptarë në vende të tjera e bëjnë, kurseata këtu ne i mbajmë si rajanë. Nuk do të rrinë ashtuabsolutisht. Ndaj edhe këto tri çështje, janë taniçështje themelore. Duhet të ndalemi t’i trajtojmë, t’ivendosim në rendin e ditës, se më tutje ne nuk mundtë shkojmë me demagogjinë e Fatos Nanos.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Berisha!

    Këtu kemi projektligjet e parashikuara dhe të vënanë programin e punës për periudhën 31 maj - 30korrik 2003, dhe të gjitha këto kanë gjetur vendin etyre në këtë program pune. Kur të vijë puna për t’ispecifikuar në kalendar, ne të gjithë jemi tëndërgjegjshëm, që “me një të rënë të sëpatës nukkëputet lisi”. Për procedurë janë me radhë, zoti Lesi.Do të mbani radhën. Zoti Metko dhe pastaj zoti Dajçi.

    Uran Metko – Falemnderit, zonja drejtuese eseancës!

    Së pari, unë desha të shpreh shqetësimin timlidhur me përfshirjen në kalendarin dyjavor të

  • Viti 2003

    1058

    Legjis latura e 16-të

    projektligjit “Për marrëveshjen mes Ministrisë sëMbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjessë Greqisë”, për problemin e Bishtit të Pallës.Ndoshta kisha gjëra të tjera, por mendova t’i rendiskështu, pavarësisht nga shqetësimi i kolegëve tëmi, sepse më duket vërtetë një gjë shumë madhore,dhe aq më tepër që Byroja Parlamentare, që e kafutur këtu, ose Kuvendi Shqiptar nuk po tregohenaq të vëmendshëm në këtë problem kaq tërëndësishëm. Ne jemi në dijeni se para disa kohëshparlamenti grek e ka kundërshtuar dhe e ka ngrirë.Në të njëjtën kohë ne e rimarrim. Është hera e tretëapo e katërt, që Kuvendi merr Bishtin e Pallës, qëështë bërë vërtet, ashtu siç e tha ministri Majko, si“bishti i qenit”. Prandaj, edhe njëherë dua të tërheqvëmendjen e Byrosë Parlamentare, të kolegëve tëmi deputetë, që diplomacia shqiptare dhe KuvendiShqiptar, të dalë nga ky lloj servilizmi për sa i përketmarrëdhënieve me Greqinë. Në rast se ata nuk ekundërshtojnë, unë nuk kam ndonjë shembull mëtë mirë, por do të thosha se është njësoj si t’i luteshdikujt: “Aman më merr vajzën”! Kjo, pavarësisht ngamënyra se si ata e kanë ndërtuar këtë. Prandaj,edhe njëherë do të kisha dëshirë që kjo të diskutohejme një seriozitet shumë herë më të madh dhe tëhiqet nga rendi i ditës.

    Së dyti, dua të denoncoj dhunën e ushtruar sotmbi ish-të persekutuarit politikë, mbi ata që vuajtënburgjeve të sistemit komunist për gjithë jetën. Nukdo ta filloj nga dhuna e ushtruar mbi mua, sepse dotë më dukej qesharake. Besoj se ata që po mëdëgjojnë do të thoshin, që u mërzit Urani nga dygrushte që hëngri, apo nga një shoqërim deri nëKomisariatin nr. 1. Nuk është ndonjë gjë e madhe.Nuk ka ndonjë problem në krahasim me vuajtjet dheburgjet, ndoshta edhe të deputetëve që janë këtu,zoti Ngjela, Arbnori dhe mijëra të tjerëve, të cilëtprotestonin sot rrugëve të Tiranës. Do të më dukejnjësoj si ato thëniet e Nanos: ‘Edhe unë kam bërëburg’! Kaq qesharake do të tingëllonte kjo.Megjithatë, unë dua të tërheq vëmendjen për sa ipërket kësaj dhune, jo thjesht për mua. Nuk ka asnjëproblem. Nuk mund të pres asgjë tjetër. Nuk ështëe çuditshme, sepse vetë jam mësuar me këtë. Tëparët e mi kanë bërë burg shumë herë më tepër. Sebëra një xhiro deri atje, nuk ka asnjë lloj shqetësimi,por duhet ta dijë secili, që ky shqetësim të mosishte vetëm në krahun e opozitës, por të ishte edhenë krahun e maxhorancës. Është vërtetë diçka qëshqetëson jo vetëm opozitën, por të gjithëdemokracinë, dhe vë shumë pikëpyetje për ecurinë

    e proceseve demokratike. Edhe njëherë i bëj thirrjeKuvendit dhe Byrosë Parlamentare, të mendojë mirëpërpara se të hezitojë për të futur projektligjin përish-të përndjekurit politikë. E di që është më mirëtë futni 5 apo 6 herë Bishtin e Pallës, dhe të mosmerreni me këtë problem kaq madhor. Mundësitëjanë të gjitha, llogaritë janë bërë të gjitha. Atakërkojnë të hedhin bomba në media duke thënë seështë një faturë kaq e aq e madhe. Në rast se nuki dilni përsipër, ka të tjerë që e mbulojnë këtë punëdhe që mund ta realizojnë.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Metko! Po

    të ishte për ta kaluar shpejt e shpejt projektligjin, aikalonte dhe binte. Kjo nuk ka ndodhur pikërisht,sepse ka qenë ky vullnet që ai projektligj të mosbjerë. Zoti Dajçi dhe pastaj Flamur Rogu.

    Pal Dajçi – Falemnderit, zonja drejtuese eseancës! Diskutuam edhe paradite në mbledhje tëByrosë, por nuk më bie ndër mend të diskutoj përata që diskutuam, sepse dhuna e përdorur sot ndajish-të përndjekurve politikë, më detyron mua sideputet t’i bëj thirrje të gjithë sallës së Kuvendit qëurgjentisht ministri i Rendit, të vijë këtu dhe tëraportojë për atë dhunë të përdorur. Për dy shpullate 26 majit, keni 7 vjet rresht që bërtisni që na rrahuPD-ja. Sot ju keni rrahur ish-të përndjekurit politikë,të cilët unë i kam takuar. Keni rrahur deputetë, tëburgosur, të cilët nuk dinë se ku kanë eshtrat e tëparëve të tyre. Ju sot i keni rrahur, e unë do të kërkojaurgjentisht që ata të lirohen nga burgu, sepse kanëprotestuar dhe protesta e tyre është e drejtë. Këtëe pranoni edhe ju. Keni futur për diskutim projektligjinqë ka të bëjë me dëmshpërblimin e ish-tëpërndjekurve politikë, por nga ana tjetër përdornidhunën, i keni rrahur, i keni masakruar deri sa arritëttë rrihni edhe deputetin. Prandaj i kërkoja meurgjencë Kuvendit që të ndërpriste punimet, të mosmiratonte kalendarin, derisa ministri i Rendit të vintekëtu e të jepte hesap në lidhje me këtë dhe lirimin etë gjithë ish-të përndjekurve politikë.

    Makbule Çeço – Zoti Rogu e pastaj zotiKaramelo.

    Fatmir Rogu – Zonja drejtuese e seancës, dukeparë me kujdes edhe programin, edhe kalendarin,konstatoj se në pikën 17 të programit ështëparashikuar, që mbase duhet futur edhe nëkalendarin dyjavor, projektligji “Për privatizimin eshoqërisë uzina mekanike e naftës Kuçovë”. Mëposhtë, përsëri po në program, dhe që në fakt ështëkështu, thuhet se ky lloj projektligji është parë nga

  • 1059

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    të gjitha komisionet dhe është shtyrë nga seanca edatës 15.05.2003. Do t’u lutesha që ky projektligjtë futej në kalendarin dyjavor, të cilin po miratojmë,dhe konkretisht ditën e enjte me datë 29.05.2003.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Kërkoni përfshirjen e tij në

    seancën e ditës së enjte, datë 29? Zoti Karamelo,pastaj zoti Memia.

    Ligoraq Karamelo – Falemnderit, zonjadrejtuese e seancës!

    E shpreha edhe sot shqetësimin në mbledhjene Byrosë Parlamentare. Më duket se do të ishte edomosdoshme që këtu në seancë, të kishtepërfaqësues të Qeverisë, i cili ashtu si edhe sot nëmbledhjen e Byrosë Parlamentare, mungon. Nediskutojmë jo vetëm për kalendarin dyjavor, por edhepër programin dymujor të Kuvendit. U bënë vërejtjeedhe sot në mbledhjen e Byrosë, por po bëhenvërejtje edhe këtu për programin, dhe përfaqësuesii Qeverisë nuk është i pranishëm dhe nuk jeppërgjigje për këto çështje. Mendoj se dy janëproblemet themelore që duhet të trajtoheshin.

    E para, është Kodi Zgjedhor, shqetësim që paka shumë kolegët e ngritën. Unë do të isha i mendimitme atë që trajtuan edhe disa kolegë sot nëmbledhjen e Byrosë Parlamentare, që për çështjetë Kodit Zgjedhor, duhet paraprakisht të merret edhenjë mendim politik i grupeve parlamentare, me qëllimqë këto ndryshime të miratohen edhe në komisione,që pastaj të kalojnë lehtë në Kuvend.

    Së dyti, ngre shqetësimin se po shikojmë që,lidhur me ndarjen administrative në prag tëzgjedhjeve lokale po punohet, po hartohen draftefshehurazi pa transparencë. Do të ishte mirë qëQeveria, të na thotë nëse do të bëhen ndryshimenë ndarjen administrative për zgjedhjet lokale osejo. Nëse do të bëhen, ato të vendosen e të bëhenme kritere të qarta transparente.

    Së treti, më duket se prania e përfaqësuesve tëQeverisë do të duhej edhe për disa sqarime të tjera.Sot ka ndodhur një ngjarje, që me të drejtë opozitapo e trajton këtu. Kjo lidhet me një protestë që ështëbërë nga ish- të përndjekurit politikë. Do të jetë emira që përfaqësuesi i Qeverisë, të japë mendiminse deri ku është respektuar e drejta për tubimetdhe deri ku është shkelur kjo e drejtë. Kjo, që edheopozita të mos abuzojë me tubimin, por edheQeveria të përcaktojë pozicionin e saj. Më duket sepo lihen hapësira, ndoshta me të drejtë poshfrytëzohen nga të tjerët, por njëkohësisht pokrijohen edhe keqkuptime që pa dyshim me të drejtë

    po shfrytëzohen nga të tjerët. Po ashtu, është edheproblemi që po spekulohet edhe me marrëveshjene Bishtit të Pallës, që me të drejtë një koleg e ngritikëtu. Nuk kemi një sqarim nga Qeveria. Kjomarrëveshje ka vlera apo nuk ka më vlera? Kjo meqëllim që edhe tymnaja, edhe problemet që pongrihen këtu, edhe shqetësimet që po trajtohen, tësqarohen dhe të dihet nëse kjo marrëveshje ekzistonende apo jo. Prandaj, mendoj se të gjitha këtosqarime është e domosdoshme që të bëhen, dhedikush nga kolegët propozoi diçka, them që do tëishte e domosdoshme do të kishim edhe njëprononcim zyrtar të Qeverisë. Kuvendi për këtë punëështë. Të mblidhet, të diskutojë, të analizojë dhe tëjapë mendime për problemet më shqetësuese qëka Qeveria.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Karamelo!Problemet shtrohen dhe kur bëhen pastaj edhe

    kërkesat me shkrim, bëhen edhe proceduratpërkatëse. Në qoftë se doni seancë pyetjesh përsituatën e sotme, formatojeni. Në përgjithësi do tëflasim, do të diskutojmë dhe do të respektojmë edheprocedurat. Për sa i përket ndarjes administrative,zoti Karamelo, sot morët përgjigje. Nuk ka asnjënismë. Po të kishte, do të ishte parashikuar këtu.Se çfarë thuhet në konferenca, në seminare e gjëratë tjera, njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet.Organizohen edhe seminare, edhe konferenca tëndryshme se si mund të bëhen më mirë gjërat, pornismë konkrete nuk kemi. Zoti Paloka dhe pastajzoti Lesi.

    Shaban Memia – E kisha unë radhën.Makbule Çeço – Të kanë kaluar në fund.Shaban Memia – Si në fund? Falemnderit!Makbule Çeço – Zoti Memia.Shaban Memia – Zonja drejtuese e seancës!Së pari, projektligji “Për dëmshpërblimin e ish–

    të përndjekurve politikë”, ka një vit që sorollatet nësirtarët e ministrive, dikastereve të ndryshme. Mekeqardhje them, që në mënyrë përfundimtare arrihetnë përfundimin që kjo Qeveri, nuk ka vullnetin përt’u marrë dhe për të njohur detyrimin që i ka shtetishqiptar kësaj shtrese, e cila është përndjekur për50 vjet. Është krejt normale që nuk mund të ketëvullnet, pasi janë pinjollët e atyre që kanë vrarë epersekutuar, i kanë dërguar burgjeve dhe kampevetë internimit. Njëkohësisht kjo Qeveri, nuk mund tëketë vullnet, pasi për rreth 12 vjet që në jemipluralizëm, nuk ka marrë guximin askush t’u kërkojëtë paktën të falur. Ndërkohë, i është njohur borxhi

  • Viti 2003

    1060

    Legjis latura e 16-të

    BS-së, Kinës, detyrimi ndaj Kryeministrit të sotëm,Fatos Nano, i cili është dënuar për afera abuzivedhe vjedhje.

    Së dyti, do të thosha që ngjarja e sotme, dhunae ushtruar në sheshin Skënderbej, është njëprecedent shumë i rrezikshëm, është një ogur i zi.Jo vetëm dhunohen qytetarë që protestojnë nëmënyrë të qetë dhe paqësore, por dhunohen edhedeputetët. Në tërë botën, po të kishte ndodhur kjongjarje, ministri i Rendit do të jepte dorëheqje. Kurndodh në sheshin e kryeqytetit, para medias, paratrupit diplomatik, para institucioneve ndërkombëtare,përfytyrojeni se çfarë bën fytyra e kësaj Qeveria mesegmentet kriminale në strukturat e rendit, në rrethee zona të tjera periferike. Qeshni, por nesër mundta pësoni akoma më keq. Ju bëj thirrje të gjithëveqë kjo Qeveri, të heqë dorë nga përpjekja për tëvënë policinë përballë protestave paqësore. Të ngrejëdialogun dhe komunikimin me qytetarët, sepse dota pësojë shumë keq. Qytetarët dalin dheprotestojnë në mënyrë të qetë e paqësore, kërkojnëtë drejtat e tyre. Qeveria nuk duhet të çojë policinë,por të çojë përfaqësuesit e saj për të ngritur dialogun.Së bashku me evolucionin e shoqërisë njerëzore,është ngritur edhe ky institucion çudibërës, dialogu,marrëveshja, por Qeveria nuk ka vullnet dhe nuk içon përfaqësuesit. Sot në komisariate ka disa ish-të përndjekur të lënduar shumë rëndë. Janë nëkomisariat, mbahen, por duhet të lirohen në mënyrëtë menjëhershme. Nga ana tjetër të marrin ndihmëshëndetësore.

    Së fundi, zonja drejtuese e seancës, para trejavësh në këtë sallë Kryeministri shpalli axhendëne veprimtarisë së Qeverisë, për të përpiluarprojektligjin për legalizimin e banorëve të vendosurnë zonat suburbane, në periferi të Tiranës dhe tërretheve të tjera. Ka përcaktuar si datë 15 qershorin,për të sjellë në Kuvend projektligjin me të gjithadetajet përkatëse për ta diskutuar e miratuar. Unënuk e shoh këtë projektligj të reflektuar as nëkalendar, as në programin e punimeve të Kuvenditpër këto dy muaj. Kërkoj që ky projektligj të vihetnë kalendar së bashku me projektligjin “Përdëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”. Nuk ështëQeveria që imponon Kuvendin, por është Kuvendiqë i imponohet Qeverisë. E kemi pritur dhe ka kaluarçdo kufi. Tani ne duhet t’i caktojmë detyrimin qëbrenda 15 ditëve, të sjellë projektligjin në Kuvend.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Memia!

    Zoti Paloka.

    Edi Paloka – Lidhur me kalendarin dyjavor edheunë do të ngre dy çështje, që në fakt i ngriti edhezoti Berisha. Por unë do t’i bëj bashkë dhe do tëtregoj edhe një detaj, pasi janë të lidhura. Ështëfjala për çështjen e ish-të përndjekurve, që ne mundt’i mbyllim sytë sa të duam, ta fusim edhe kokën sistruci poshtë. Ata janë përditë në rrugë dhe sot kapasur një përplasje, të cilën unë nuk do ta merrjame të qeshur, siç e marrin zotërinjtë nga e majta,sepse e qeshura shpejt mund të kthehet në të qarë.Kjo është çështje për ju. Është një çështje tepër erëndësishme, të cilës ne duhet t’i japim përgjigje samë shpejt, sepse të rrihen, të burgosen, tëtorturohen ata që për 50 vjet i provuan këto tortura,provuan krimet më makabër mbi veten dhe familjete tyre, vazhdojnë sot të dhunohen me të njëjtatforma, në mos më keq, është e patolerueshme.Dëgjova një zonjë sot në televizor, dhe aty në turmëtha; “se vërtetë e fala prokurorin që më dënoi nëkohën e Enverit, por këtyre nuk ua fal”. Për ta lidhurkëtë ngjarje me problemin e mediave, me lirinë efjalës në Shqipëri, do të jap këtë fakt. Ka njëtelevizion kombëtar, që dikush me të drejtë e kaquajtur “Telenano”, i cili sot, me gjithë ngjarjen erëndë që kishte në Tiranë, një ngjarje që ishte lajmii parë për shumicën e televizioneve, nuk denjoi tajapë fare këtë lajm, sepse po jepte lajme për shefate Qeverisë, prodhimin bujqësor, kooperativat.Shqipëria me këto forma, e kam thënë edhe mëparë, po i kthehet diktaturës. Mund të duket si fjalëe madhe ose absurde, por ne po i rikthehemidiktaturës me një formë më të maskuar, por këtojanë shenja të qarta se këtu nuk ka më as liri fjale,as liri organizimi dhe asgjë tjetër. Prandaj, nëse nuki diskutojmë këto probleme në këtë Kuvend dhenëse nuk i japim zgjidhje, unë nuk po i qaj hallin mëtepër vetes, por do t’ua qaj hallin juve. Ju nuk mundtë ktheheni më aty, ku keni qenë. Harrojeni atë punë!Po nuk i zgjidhët, problemet do t’i keni ju, jo ne.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Paloka! Zoti

    Lesi, pastaj zoti Agasi.Nikollë Lesi – Falemnderit, zonja drejtuese e

    seancës!Së pari, kam një problem. Që me datë 7 shkurt

    të këtij viti, kam kërkuar një interpelancë meKryeministrin Fatos Nano, të firmosur nga 48deputetë. Kërkesa është e depozituar në Kryesinëe Kuvendit. Kanë firmosur deputetë të majtë, tëdjathtë, të qendrës, të të gjitha krahëve. Pyetja kaqenë: Cilat janë raportet e Nanos me median? Ka

  • 1061

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    qenë direkt kërkesa ime pas deklaratës sëKryeministrit në Korçë, kur tha se media financohetnga krimi i organizuar. Dua që ju, në cilësinë edrejtueses së seancës, bashkë me Kryetarin dhenënkryetaren tjetër, të fusni patjetër në rendin e ditëskëtë kërkesë për interpelancë. Të vijë zoti Nano,dhe të na thotë, se cila media është e inkriminuar,cili botues e pronar ka vjedhur, kush merr tenderë,kush është pjesë e drogës, e mafies, të bëjmë debatdhe të na sqarojë. Do të jetë një nga seancat perlë,parapërgatit ty dhe seancën e Kuvendit, që do ketëdokumente ekskluzive edhe për aksionet e JoyTravel.

    Së dyti, kërkoj që në kalendarin dyjavor të futetprojektligji “Për dëmshpërblimin e ish–tëpërndjekurve dhe persekutuarve politikë”. Natyrisht,kjo është një faturë shumë e rëndë për çdo Qeveri,edhe po të jetë zoti Berisha, edhe zoti Nano. Ështënjë faturë e madhe ekonomike, por është një detyrimi gjithë politikës, i të gjitha palëve, që ky projektligjtë futet, të diskutohet, të debatohet. Personalisht,do të isha me formulën e zotit Dashamir Shehi, qëtë jepet dëmshpërblimi për disa vite. Ajo diskutohetnë seancën e Kuvendit. Por duhet futur dhe duhetshuar kjo gjendje e tensionuar.

    Së treti, për atë që ka ndodhur sot. Nuk jamdakord me një deputet që diskutoi, në mos gabohemi Ballit Kombëtar, që tha se nuk është problem përmua, që më kapi policia e më futi në furgon. Nëmënyrë kategorike, policia dhe shteti kanë bërëgabim. Kushdo që të jetë, nuk ka të drejtë të vejëdorë mbi qytetarin e thjesht, në mënyrë të padrejtë,e aq më tepër mbi ish-të përndjekurit, dhe aq mëtepër mbi një përfaqësues që është i votuar. Ështëdeputet. Edhe më 26 maj, zonja drejtuese eseancës, kam qenë gazetar, kam kritikuar pushtetine PD-së për dhunën që u përdor ndaj disa deputetëvedhe pjesëmarrësve. Jam i të njëjtit mendim, pa hequrasnjë presje. Po ju them hapur se dhuna e përdorursot ndaj pjesëmarrësve dhe deputetëve është shenjëe një farsifizimi të qeverisjes. Po ju them hapur,përveç blerjes së mediave, përveç krimit që ka blerëpolitikën, përveç dhunës që po përdoret, do të jemisë shpejti në muajin shtator, në një pasqyrë shumëtë egër të krimit të organizuar. Këtu do të jemi.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Lesi!Për sa i përket interpelancës, është një kërkesë

    që do të merret parasysh kur të miratojmëkalendarin. E kuptoj, nuk është parashikuar këtu.Hapi mikrofonin, të lutem.

    Nikollë Lesi – Në qoftë se ju, zonja drejtuese eseancës, verifikoni se në këtë gjë unë po ju gënjej,po të them emrat e deputetëve, janë afërsisht 48deputetë, që kanë firmosur. Nga shkurti deri taniduhej të ishte interesuar vetë Kryeministri, që të nashpartallonte ne, botën e krimit në botën e medias.Jemi edhe në Kuvend, edhe jashtë tij. Të vinte ai tëna thoshte, “ti kriminel, ti hajdut”. Ia kam çuar fjalën.

    Makbule Çeço – Zoti Lesi, për ato që janëparashikuar si interpelanca me Qeverinë, ështëkomunikuar zyrtarisht dhe është gjendur edhemundësia se kur janë të lirë për të ardhur. Kështu,që këtë problemin e interpelancës suaj do tashikojmë për kalendarin dyjavor në vijim.

    Falemnderit për mirëkuptimin! Zoti Berisha.Sali Berisha – Në qoftë se interpelanca qenka

    që nga shkurti, ka një afat ligjor. Atëherë ajo merrpërparësi ndaj të gjitha të tjerave. Afati iinterpelancës nuk është më shumë se 45 ditë; apojo? Ajo vendoset menjëherë në rendin e ditës. Duhetdetyrimisht të vijë Kryeministri. Ka edhe një debat,por ai është më i vonshëm. Zoti Lesi e ka ngriturperiodikisht këtë problem. Nuk mund tënënvlerësohet, nuk mund të ofendohet deputeti e t’ishtyhet në kalendat greke.

    Makbule Çeço – Zoti Berisha, me zotin Lesi umirëkuptuam; apo jo? Kështu që, nuk ka nevojë qëtë bëjmë këto ndërhyrje. Unë them se e mbyllëmkëtë çështje. Do të komunikojmë me Qeverinë, meKryeministrin dhe do të biem dakord përkalendarin dyjavor pasardhës. Zoti Agasi dhepërgatitet zoti Çako.

    Bardhyl Agasi – Zonja drejtuese e seancës,Byroja Parlamentare bëri shumë mirë sot, që dukeu nisur nga shqetësimi i opozitës, shtyu projektligjinpër Kodin Zgjedhor, për arsye se është një kohë epamjaftueshme dhe asnjë nga deputetët, asnjë ngagrupet parlamentare dhe komisionet, nuk e kishinnë duar këtë projektligj. Shtyrja për të enjten e javëssë ardhshme besoj se do të jetë një kohë emjaftueshme, por ju lutem, që ky projektligj të jetësa më shpejt në duart e deputetëve dhe të grupeveparlamentare, në mënyrë që të shqyrtohet meseriozitet, dhe të vijmë sa më të përgatitur nëseancën e ardhshme. Për sa i përket ligjit “Përkthimin dhe kompensimin e pronave”, dhe ligjit “Përish–të përndjekurit politikë”, futja në program mëduket vërtet një angazhim serioz i Kuvendit dhe iQeverisë, në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje sa mëreale. Tashmë, për të gjithë është bërë e qartë qëzgjidhja dhe miratimi i këtyre projektligjeve nuk mund

  • Viti 2003

    1062

    Legjis latura e 16-të

    të vijë as nga loja politike, as nga demagogjia epalëve politike, por nga mundësitë reale. Lidhur pome ngjarjen e sotme, megjithëse ne na mungoninformacioni i mjaftueshëm, por duke i besuaropozitës në rast se vërtet është një gjë e tillë, nekërkojmë që ky akt të jetë sa më i dënueshëm ngatë gjithë pjesëtarët e këtij Kuvendi. Nuk mund tëpërdoret dhuna ndaj një deputeti me mandat,sidomos ndaj një deputeti të opozitës. Megjithatë,ne kërkojmë që të mos ketë as më të voglënngjashmëri me periudhën e para disa viteve, kur kjodhunë përdorej nga policia dhe SHIK-u ndajqytetarëve, ndaj vetë ish-të përndjekurve politikë, dhedeputetëve të opozitës. Lidhur me kërkesën që këtutë vijë ministri i Rendit, ne shprehim gatishmërinëtonë për të pasur një interpelancë të tillë, por kjo dotë bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në një afatsa më të shpejtë.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Agasi!Zoti Çako, pastaj zoti Dajçi. Prapë do të

    diskutoni? Zoti Çako, mbase zoti Dajçi ka ndonjëgjë për të plotësuar. E ka fjalën zoti Dajçi.

    Pal Dajçi – Falemnderit, zonja drejtuese eseancës!

    Në fjalën time më parë, thashë se dikush këtuduhet të japë përgjigje. Akoma ish-të përndjekuritpolitikë, janë nëpër rajone. Ne kemi këtu në rendine ditës një raport të Komisionit të të Drejtave tëNjeriut. Tani të kuptohemi. Ky raport lexohet, kurkëto thyerje të të drejtave të njeriut sot janë kaqevidente. Ata janë atje, dhe këtu nuk vjen asnjëpërgjigje. Nuk e mendoj se ne duhet të vazhdojmëseancën, zonja drejtuese e seancës. Prandaj themise dikush duhet të raportojë, t’i nxjerrë ata njerëzdhe pastaj të ulemi tek dialogu, dhe përfshirja nëkalendar e projektligjit për këtë punë. Prandaj do tëkërkoja pushim në emër të grupit, në mënyrë që jutë na ktheni një përgjigje pas 20 minutash në lidhjeme atë që kërkova, pra lirimin e ish-të përndjekurvepolitikë që ndodhen nëpër komisariate.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Ju kërkoni seancë pyetjesh

    me ministrin e Rendit? Kërkoni informacion? Tëshikojmë edhe praktikat e Kuvendit, se nuk do tëshpikim praktika të reja, të lutem. Ju kërkoni pushimnë emër të grupit dhe unë jam dakord t’ua jap. Dopushim në emër të grupit? Ministrin nuk e kam unënë dispozicion. Do të komunikojmë me zotinMinistër. Ministri mund të jetë në një vend tjetër.Zoti Dajçi, ne mund ta vendosim këtë për të enjten,

    në përputhje me Rregulloren. Juve nuk ju ndalonasnjëri të kërkoni informacion si deputet. Mund tëkërkoni edhe si deputet, edhe në emër të grupit tëshkoni të kontaktoni me ministrin e Rendit. Në qoftëse ju e kërkoni me këmbëngulje, ne mund ta hedhimnë votim, këtu në Kuvend. Vendos seanca. Kërkonipushimin. Gjysmë ore pushim.

    * * *

    Makbule Çeço – Zoti Dajçi, nuk e marr unëpërsipër të marr informacion, sepse ato janëprobleme teknike. Nuk e marr përsipër unë kush kashkelur ligjin, si e ka shkelur. Kështu që zoti Dajçi,në përputhje me statusin, mund të shkoni të kërkoniinformacion të hollësishëm te Ministri i Rendit. Nësedoni informacion, mund ta parashikojmë për tëenjten. Formatojeni me shkrim dhe çdo gjë është ezgjidhur.

    Zotërinj deputetë, fillojmë nga seanca, sepsekemi goxha punë për të bërë. Kemi edhe raportin eKomisionit të të Drejtave të Njeriut. Ne mund të biemdakord që ministri i Rendit të vijë të enjten dhe tëraportojë.

    Ju lutem zoti Pal, bëj një kërkesë me shkrim qët’i drejtohemi zotit Ministër, që ditën e enjte, parase të fillojë seanca, të vijë të japë një informacionpër këtë situatë. Zoti Imami që ka kërkuar për tëfolur, nuk është momentalisht, as zoti Laço. Mbyllendiskutimet për programin e punës për periudhën 31maj - 30 korrik 2003. Nuk ka ndonjë kërkesë tëposaçme. Të gjitha kërkesat e bëra janë tëplanifikuara. Kështu që, me konsensus, programi ipunës për këtë periudhë dymujore miratohet. Përkalendarin dyjavor iu dha përgjigjja, në përputhje meRregulloren, kërkesave për projektligjin “Për ish-tëpërndjekurit politikë”. Qeveria do të marrë renditjentonë, që të sjellë sa më shpejt projektin përkatës.

    Për projektligjin “Për pronën”, gjithashtu, udiskutua gjerësisht edhe këtu, edhe në Byro. U la,edhe me kërkesën e zotit Mediu, që të trajtohet mëparë nisma e dy deputetëve, zotit Mediu dhe zotitÇako, dhe pastaj të trajtohet edhe problemi iprojektligjit nga Qeveria.

    Për sa i përket pikës 17 të programit, me kërkesëtë zotit Rogu, ajo nuk ka asnjë pengesë. Është egatshme, dhe komisionet përkatëse janë shprehurpër ta kaluar në seancë. Kështu që, do tëparashikohet në kalendarin dyjavor për ditën e enjte.

    Për ndarjen administrative, zotit Karamelo ia

  • 1063

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    dhamë përgjigjen. Nuk kemi nismë për këtë.Për sa i përket projektligjit “Për legalizimin e

    banesave të zonës së Bathores”, dhe siç u shprehëndeputetë këtu, edhe për zona të tjera, ajo do të marrënjë zgjidhje tërthore, sepse nuk është vetëm kjozonë e shkëputur nga zona të tjera. Do të bëheminxitës, do të komunikojmë me Qeverinë, që tërespektohet programi që ka parashtruar Kryeministri,me rastin e interpelancës që është kërkuar.

    Për sa i përket kërkesës së zotit Nikollë Lesi, uzgjidh me mirëkuptim. Kështu që, mendoj se edhekalendari dyjavor do të marrë miratimin mekonsensus nga seanca.

    Po, zoti Dajçi. Zoti Dajçi, edhe për shqetësimintuaj e thamë se ditën e enjte ne do të mblidhemipara seancës që të vendosim.

    Pal Dajçi – Falemnderit, zonja drejtuese eseancës!

    Ne, edhe kryetari i PD-së, ngritëm disashqetësime, të cilët donim t’i përfshinim në kalendar.Normalisht, unë pushimin e mora për problemin, qëështë shqetësues. Desha një informacion ngaministria e Rendit, që t’i thoshte drejtueses sëseancës për atë që ndodhi sot dhe për ish-tëpërndjekurit politikë, të cilët janë përsëri në rajon.Zonja nënkryetare, në qoftë se ju nuk merrni përsipër,deklarojeni këtu që nuk e merrni përsipër as të sillniinformacionin e ministrit të Rendit. Ai mund të mosjetë këtu, por një drejtues i Ministrisë së Rendit mundt’ju informojë. Unë do të isha i kënaqur edhe meinformacionin që do të jepnit ju. Pra, që ish-tëpërndjekurit politikë të shoqëruar në komisariatejanë të liruar tashmë dhe të shkojnë në shtëpitë etyre. Përderisa ata vazhdojnë të jenë aty, edhe sipasinformacionit që mora në pushim ata janë në rajon,unë kërkoj me këmbëngulje që të thuhet edhe psejanë ndaluar. Pra, dua një informacion për këtëngjarje.

    Makbule Çeço – Zoti Dajçi, ai është njëinformacion jo për të kaluar radhën, prandaj edheunë ju thashë ditën e enjte, ne përpara se të fillojmëseancën, vëmë në dijeni ministrin e Rendit, që tëvijë të japë një informacion me të gjitha kërkesat,zhvillimet, trajtimin ligjor të problemit. Pra, të bëjënjë informacion dhe jo sa për të kaluar radhën.

    Falemnderit për mirëkuptimin!Atëherë, kalojmë në çështjen e tretë të rendit

    të ditës, interpelancë me ministrin e Shëndetësisë,kërkuar nga deputetja Ermelinda Meksi. Zoti Çako,i mbyllëm të gjitha. Kaluam edhe kalendarin, edheprogramin. U morëm vesh me deputetët. Nuk do të

    kthehemi më mbrapa. Kaluam në çështjen e tretëtë rendit të ditës. Lajmëroni zotin Xhani. Ështëinterpelancë e kërkuar nga zonja Meksi.

    Zotërinj deputetë, ashtu si keni lëvizur ju, kalëvizur edhe ai.

    Kalojmë tek paraqitja e informacionit ngaKomisioni për të Drejtat e Njeriut, Minoritetit dhePeticioneve. Zoti Arbnori do të mbajë fjalën? Po,zoti Tavo.

    Vangjel Tavo – E nderuar zonja drejtuese eseancës,

    Të nderuar kolegë,Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Minoritetit dhe

    Peticioneve mbështetur në Kushtetutë, neni 48, dhenë bazë të Rregullores së Kuvendit, neni 166, ështëi ngarkuar një herë në vit të relatojë në lidhje mepeticionet e dërguara në Kuvend, e pikërisht gjatëperiudhës janar-korrik dhe shtator-dhjetor të vitit2002. Ky shqyrtim nxjerr në pah shqetësimet dheproblemet, me të cilat përballen qytetarët shqiptarënë jetën e përditshme. Ai luan një rol të rëndësishëmdhe konstitucional, për orientimin më të mirë tëveprimtarisë së Kuvendit, komisioneve, grupeveparlamentare duke bërë përmirësimin osendryshimin e ligjeve ekzistuese. Ky informacion vënë dukje punën procedurale dhe apatike të organevetë zgjedhura, ose të emëruara të pushtetit qendrordhe vendor, si dhe sistemin gjyqësor, gjykatat dheprokuroritë. Numri i peticioneve të ardhura ngaindividë dhe shoqata të ndryshme është ikonsiderueshëm. Ai është rreth 110. Ato kanë njështrirje të gjerë gjeografike që nga Shkodra, Durrësi,Kukësi, Elbasani, Vlora, Saranda, Lezha, Korça,Berati, Librazhdi, Lushnja, Fieri, Bulqiza, Tirana,Puka, Pogradeci, Dibra, Skrapari, Mallakstra etj, sidhe nga qytetarë me banim në Gjermani e Greqi.Komisioni, në bazë të tagrës që i jep Kushtetutadhe ligji, është munduar të programojë dhe klasifikojëproblemet adekuate, që shqetësojnë opinioninshqiptar. Ai, është përmbajtur kritereve dhe afateveligjore, brenda të cilave ata dërgohen dhe marrinpërgjigje zyrtare nga organet kompetente, qofshinkëta ministri, bashki ose komuna. Dëshirojmë t’junjohim me përmbajtjen e peticioneve, duke bërëfillimisht grupimin sipas problematikave:

    1) Peticione në lidhje me problemin e pronësisë:·Kërkesa për njohjen e pronësisë së ligjshme,

    që toka t’u jepet pronarëve të ligjshëm;·Kërkesa për përmirësimin e Kushtetutës, dhe

    ligjit mbi pronësinë;·Kërkohet zbatimi i ligjit “Për ndarjen e tokës”,

  • Viti 2003

    1064

    Legjis latura e 16-të

    pasi sipas peticioneve nuk është zbatuar ligji;·Ankesa për mostrajtimin e tokës bujqësore,

    mosnjohje të pronësisë apo të pronarëve tëpaligjshëm;

    2) Peticione në lidhje me problemin e strehimit,në të cilat shtrohen:

    ·Kërkesa për shpërnguljen e familjeve, qëndodhen në territorin ku do të ndërtohen objektepublike të rëndësisë së veçantë dhe që hyjnë nëçështje të shpronësimit publik. Kërkesa të tilla kanëardhur nga komuna e Cullsit, Krujë; fshati Nimsë,Kukës; fshati Sheg i Vogël, Fier; lëvizje nga Kukësipër në kënetën e Durrësit etj. Pasi i janë dërguarpeticionet organeve përgjegjëse sipaskompetencave, kanë ardhur përgjigjet nga Ministriae Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Ministria ePushtetit Vendor dhe Decentralizimit, brenda afatevetë caktuara me ligj. Por, vërejmë se ka ndonjëinstitucion, i cili nuk i është përgjigjur kërkesës sëkomisionit tonë, ose kjo përgjigje ka ardhur jashtëafateve të përcaktuara.

    3) Peticione në lidhje me infrastrukturën nëqendra të banuara, në të cilat gjejmë:

    · Kërkesa për të ndërtuar rrugë, kanalizime;· Kërkesa për dritë elektrike, ujë të pijshëm në

    zona të thella malore;·Ankesa në lidhje me amortizimin dhe

    mosfunksionimin normal të rrugëve që pengojnëzhvillimin e jetës së komunitetit;

    · Kërkesa për mirëmbajtje nga ana e pushtetitvendor të ujësjellësve, kanalizimeve, me qëllim qëtë mos përmbyten zona të banuara;

    4) Peticione në lidhje me të drejtat e njeriut qëpërmbajnë:

    ·Kërkesa për sqarimin e rrethanave tëkeqtrajtimit të një fëmije jetim në rrethin e Sarandës,peticion dërguar Prokurorit të Përgjithshëm, prej tëcilit kemi marrë përgjigje. Dyshohet për keqtrajtimnga ana e një efektivi të komisariatit të rrethit. Pasiu përgatit dosja me materialet e nevojshëm, u çuapër gjykim nën kujdestarinë e vetë Prokurorit tërrethit;

    ·Shkelje të të drejtave ligjore, dërguardepartamentit të Administratës Publike;

    ·Ankesa të personave të veçantë, në lidhje mepërdorimin e dhunës nga ana e organeve policore;

    5) Peticione në lidhje me njohjen e statuseve,ku veçojmë:

    ·Kërkesa për njohjen e Statusit të Ushtarakut;·Ankesë për moszbatimin e ligjit “Për statusin

    e veteranëve”;

    6) Peticione në lidhje me amnistinë, si:·Kërkesë për amnisti të veprave penale, të kryera

    me dashje indirekte;7) Peticione të minatorëve ku shtrohen:·Ankesa për shpërdorim të vlerave të minierave;·Kërkesë për kalimin në Kuvend të ligjit “Për

    punonjësit që kanë punuar në miniera dhe nëntokë”;8) Peticione në lidhje me problemet e

    ekosistemit, në të cilat shtrohen:·Ankesa për gjuetinë pa kriter;·Kërkesa për investime për pyjet, si dhe

    mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor;9) Peticione të ish-të përndjekurve politikë, ku

    theksohen:·Ankesa në lidhje me rishikimin e shpërblimit të

    ish-të burgosurve të ndërgjegjes;·Kërkesa për dëmshpërblim të ish-të

    përndjekurve, me një ligj bashkëkohor.Duke analizuar e ndjekur me kujdes kërkesat

    dhe peticionet e ardhura nga grupe të ndryshmeshoqërore në një vit, e veçanta rezulton se:

    1) Për vetë stadin e zhvillimit ekonomik e socialtë vendit, prirja kryesore e kërkesave, peticioneveështë në drejtim të përmirësimit sa më të shpejtëtë infrastrukturës, në zona të ndryshme të vendit,sidomos atë rurale. Ato konsistojnë në përshpejtimine punës, për funksionimin e rrjetit rrugor, energjetik,kanalizimeve, ujit të pijshëm, riparimit ose ndërtimittë shkollave të reja, qendrave shëndetësore etj. Përkëto probleme kanë ardhur rreth 31 peticione.

    2) Për vetë problematikën e krijuar gjatë më senjë dekade, zgjidhje duhet të gjejë problemi ipronësisë mbi tokën. Për këtë çështje, kanë ardhurrreth 31 peticione. Këtu vërejmë dy lloj kërkesashme prirje të ndryshme:

    - Kërkesa për zbatimin rigoroz të ligjit ekzistuesmbi tokën në zonat ku nuk është zbatuar deri tani,11 peticione,

    - Kërkesa për kthimin e pronës pronarit tëligjshëm, 10 peticione.

    Mendojmë se Kuvendi, si organ legjislativ, nënjë afat sa më të shpejtë duhet t’i japë zgjidhjen eduhur çështjeve mjaft delikate që lidhen mepronësinë.

    3) Në kërkesat e tjera, rreth 10 peticione, janëato që lidhen me rishikimin e dëmshpërblimit përish-të burgosurit e ndërgjegjes dhe dëmshpërblimit,nëpërmjet një ligji të veçantë të ish-të burgosurve tëtjerë jopolitikë, për punën e bërë në vepra të ndryshmegjatë sistemit diktatorial komunist, si dhe kërkesaqë lidhen me zbatimin e ligjit “Për veteranët e LANÇ”.

  • 1065

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    4) Kërkesa e peticione të tjera, që lidhen mestatusin e dëshmorit, ushtarakëve në reformë,punonjësve që kanë punuar në miniera, familjeve tëpolicëve të vrarë në krye të detyrës, 10 peticione.

    Komisioni ynë ka mbajtur lidhje të vazhdueshmeme institucionin e Avokatit të Popullit, e këto lidhjekanë qenë pozitive dhe me mirëkuptim. Avokati iPopullit i është drejtuar Komisionit tonë me kërkesatpër të ndihmuar në përsosjen e legjislacionit, që katë bëjë me të drejtat e njeriut, lidhur memospërdorimin e dhunës policore etj. Komisioni ynëi ka rekomanduar edhe Komisionit për ÇështjetKushtetuese dhe Ligjore, që të modifikohet ligji, icili i jep kompetencë për ndjekjen ligjore të forcavetë ndërhyrjes së shpejtë, sidomos në rastet kurpolicë me maska kanë përdorur dhunë ndaj tëburgosurve dhe nuk janë përgjegjës, me pretekstinse prokuroria nuk mund të hapë procese penale ndajnjerëzve, që i mbron ligji me pa të drejtë. Sidomossekretari i Komisionit, ka pasur një korrespondencëtë shpejtë me Avokatin e Popullit, lidhur me ankesatqë kanë ardhur dhe kanë gjetur në të shumtën erasteve përgjigje korrekte. Kjo korrespondencëpozitive ka rrjedhur edhe nga fakti se Komisionittonë i ka munguar personeli dhe mjetet, ndërsaAvokati i Popullit ka pasur buxhet, mjete e personapër të ndjekur problemet. Duke parë shqetësimet eparashtruara në këto peticione, mendojmë se kyraport përbën një përmbledhje të të gjitha çështjeve,që shqetësojnë njerëzit dhe që kërkojnë një zgjidhjeligjore korrekte dhe humane. Duke pasur parasyshtakimet që Komisioni ka zhvilluar me Drejtorinë ePritjes dhe Këshillimit Ligjor, ka arritur nëpërfundimin se duhet të zbatohen disa pika përpërmirësimin e punës, dhe konkretisht:

    1) Të hartohet dhe miratohet një ligj i veçantëpër kërkesat, ankesat, peticionet sipas kërkesavetë nenit 48 të Kushtetutës, me qëllim që të marrëtrajtim të plotë ky problem.

    2) Në Rregulloren e Kuvendit, të bëhenpërmirësimet përkatëse, ku për çështje të karakteritankimor personal për propozime ligjesh oseamendime ligjesh dhe çështje të tjera, që nuk janëtë karakterit për Kuvendin, të trajtohen nga ana edrejtorisë përkatëse në aparat, sipas shënimit tëKryetarit të Kuvendit. Kjo do t’i linte hapësirë dhemundësi më të shumta Komisionit, për rritjen e nivelittë punës. Në Rregulloren e Kuvendit të përcaktohenkompetencat e Komisionit për kontroll nga të gjithëanëtarët e Komisionit.

    3) Të përcaktohet e drejta që Komisioni të

    thërrasë edhe për shpjegime drejtues tëinstitucioneve, kur nuk përgjigjen në kohë përpeticione, deri në interpelancë parlamentare.Komisioni duhet të ketë pranë tij një specialist nëfushën e të drejtave të njeriut. Përpara se të vendosetpër këto probleme, është e nevojshme të merretpërvoja e punës së komisioneve homologe nëparlamentet e tjera fqinj. Nisur nga praktika eBundestagut gjerman, mendojmë se duhet tëkrijohet një Sekretariat Teknik në aparat, në niveldepartamenti, që të merret me pritjen e popullit,peticioneve dhe të ndjekë detyrat e Komisionit.Komisioni i të Drejtave të Njeriut, Minoriteteve dhePeticioneve, duke parë numrin në rritje tëpeticioneve, e për rrjedhojë të problemeve qëparashtrojnë qytetarët, konstaton dhe vlerësonkonsideratën, që ka komuniteti për punën eKuvendit, dhe me dëshirën e mirë, është munduarqë t’i japë zgjidhje këtyre peticioneve, por puna eKomisionit ka mbetur vetëm në stadin e konstatimit,pasi ai nuk ka kompetenca ekzekutive dhe bënvetëm mbylljen e ciklit të shqyrtimit të tyre. Ngaana tjetër, puna e Komisionit shërben si nxitës përinstitucionet, të cilëve ua dërgon çështjen përshqyrtim, duke bërë të mundur që këto organe tëpushtetit qendror apo lokal të ndjejnë një përgjegjësideri në shkallën e marrjes së nismës, përpërmirësimin e normave ligjore dhe nënligjore.Komisioni mund të luajë edhe një rol primar në këtëdrejtim. Hapësira të nevojshme dhe akses kërkohett’i jepet Komisionit, duke e vendosur në rolin e njësupervizori, duke bërë kontrolle dhe përcaktuarshkeljet ose shpërdorimet në disfavor të qytetarëve,dhe duke nxjerrë përgjegjësitë.

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zoti Tavo!

    Atëherë kalojmë tek çështja tjetër e rendit të ditës,interpelanca e kërkuar nga deputetja Meksi drejtuarMinistrit Xhani. Zonja Meksi keni fjalën.

    Ermelinda Meksi – Falemnderit, zonjadrejtuese e seancës!

    I nderuar zoti Ministër!Të nderuar kolegë deputetë!Samitet dhe konferencat globale të OKB-së, të

    mbajtura në të gjithë botën gjatë viteve ’90, kanëadresuar shqetësime globale e sociale, ekonomikedhe mjedisore që i përballojnë si vendet në zhvillim,ashtu edhe vendet e zhvilluara. Konventat dhedeklaratat e mësipërme u sintetizuan në Samitin eMijëvjeçarit në shtator të vitit 2000. Në këtë Samittë 180 vendet e OKB-së, u angazhuan të punojnë

  • Viti 2003

    1066

    Legjis latura e 16-të

    për një botë më paqësore e më të sigurt. Në njëbotë të tillë zhvillimi i qëndrueshëm dhe eliminimi ivarfërisë, do të kenë prioritetin më të lartë. Në këtëSamit u adoptua edhe Deklarata e Mijëvjeçarit, qërikonfirmoi Objektivat e Zhvillimit të tij, të shpallurazyrtarisht që në vitin 1996. Objektivat e Mijëvjeçaritmaten me tregues sasiorë, për t’u arritur deri nëvitin 2015. Këto Objektiva janë pranuar gjerësisht sinjë kuadër për matjen e progresit të zhvillimit përvendet nënshkruese të kësaj deklarate. Konkretishtkëto Objektiva janë:

    -Eliminimi i varfërisë;-Arritje e arsimimit fillor të përgjithshëm;-Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i

    pozitës së gruas në shoqëri;-Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore;-Përmirësimi i shëndetit të nënës;-Lufta kundër SIDA-s, malarjes dhe sëmundjeve

    të tjera;-Mbrojtja e mjedisit, si dhe-Zhvillimi i një partneriteti global për mbështetjen

    e zhvillimit.Objektivat e Mijëvjeçarit shërbejnë si piketa për

    matjen e progresit. Ato, gjithashtu orientojnë edheasistencën financiare të vendeve të zhvilluara, nëfunksion të arritjes së tyre. Në këtë kontekst, duketse këto Objektiva përmbajnë substancën përkrijimin e një sinergjie me gjithë Programin përZhvillim të PNUD-it, BE-së, BB-së, dhe institucionevetë tjera, që financojnë zhvillimin. Shqipëria ështënjë nga nënshkruesit e kësaj deklarate, dhe ajo kapranuar të masë zhvillimin e vet krahasuar me këtoobjektiva.

    Ato kanë përfshirë brenda vetes sfidat kryesore,që i shqetësojnë sot vendet, ku edhe Shqipëria midisatyre nënshkruesve, ka po të njëjtën angazhim.Prandaj, edhe qëllimi i thirrjes së kësaj interpelance,është:

    Së pari, të sensibilizojë nivelin më të lartë tëvendimmarrjes, të ne parlamentarëve, ndaj këtyreobjektivave, si dhe niveli i arritjes së tyre. Kjo dothotë, që njohja dhe prezantimi i tyre të vendosuranga OKB-ja, si dhe kombëtarizimi i tyre për t’uharmonizuar me objektivat tona të zhvillimit dhestrategjitë tona sektoriale kombëtare, janë një detyrëshumë e rëndësishme për sot dhe për të ardhmen.

    Së dyti, raportimi dhe monitorimi i Qeverisë mbiecurinë e këtyre objektivave, është një proces irëndësishëm që ndihmon në rinovimin eangazhimeve politike të ndërmarra, të përqendruaranë debatin e zhvillimit kombëtar mbi prioritetet, si

    dhe promovon përfshirjen e tyre në strategjitë ezhvillimit sektorial dhe kombëtar. Mendoj që, debatimbi prezantimin, vlerësimin, institucionalizimin dheraportimin e ecurisë së arritjes së Objektivave përZhvillim të Mijëvjeçarit, të fillojë me sektorin eshëndetësisë, si një nga sektorët prioritarë tëQeverisë shqiptare, me efekte evidente dhendjeshmëri më të lartë në mirëqenien e popullsisë.Rëndësia e këtij sektori është shprehur dukshëmedhe brenda këtyre objektivave, ku vetëmshëndetësia përfshin tre objektiva nga pesë që janëgjithsej. Prandaj, edhe në interpelancën e sotmedo të dëshiroja që në diskutim të sqarohet se siështë harmonizuar realizimi i këtyre objektivave, nëstrategjinë afatgjatë të sektorit të shëndetësisë.Konkretisht; çfarë propozohet për rritjen e aksesitndaj shërbimeve të nënës dhe fëmijës, përpërmirësimin e shëndetit të tyre, dhe si do tëkoordinohet roli i të gjithë aktorëve, që ndikojnë direktdhe indirekt në shëndet; sa është kostoja përrealizimin e këtyre objektivave në sektorin eshëndetësisë dhe si mendohet që mund të jetësistemi i monitorimit, raportimit dhe vlerësimit tëkëtyre objektivave?

    Falemnderit!Makbule Çeço – Falemnderit, zonja Meksi! Zoti

    Xhani keni fjalën.Mustafa Xhani – E nderuara zonja drejtuese e

    seancës!Të nderuar kolegë deputetë!E nderuara zonja Meksi!Kam kënaqësinë që po më drejtoni një

    interpelancë të tillë, në të cilën ju më jepni rastin,që në emër të dikasterit që unë drejtoj, të shpalosdisa nga strategjitë dhe politikat që Ministria jonëka. OKB-ja, ka organizuar një sërë konferencashndërkombëtare dhe samitesh mbi çështjet epërgjithshme shoqërore, ekonomike dhe mjedisore,karakteristikë si për vendet në zhvillim, edhe përvendet e zhvilluara, çështje këto që u sintetizuannë deklaratën e Samitit të Mijëvjeçarit të mbajtur nështator të vitit 2000, me përfaqësues të 191 vendevetë botës. U formuluan objektiva të përcaktuara,synime dhe tregues të matshëm. Ky është grupi iobjektivave, i cili njihet me emrin Objektivat eZhvillimit të Mijëvjeçarit dhe përfshin 8 objektivat qëju përmendët. Në këtë kuadër, Ministria eShëndetësisë, shoqëria dhe shteti shqiptar, pondeshen me sfidat e periudhës së transformimit nëtë cilën po kalojmë, ndërsa punojmë për integrimine vendit në BE. Shqipëria është një partner aktiv në

  • 1067

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    bashkëpunimin global ndërkombëtar, dhe bënpërpjekje të vazhdueshme për të përmbushur tëgjitha angazhimet në planin ndërkombëtar. Në këtëkuadër, Shqipëria ka nisur të integrojë Objektivat eZhvillimit të Mijëvjeçarit në Objektivat Kombëtare tëZhvillimit. Kështu, edhe ne si Ministri eShëndetësisë, jemi angazhuar në arritjen eObjektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, dhe tëintegrimit të këtyre tërësisht në programet ekzistuesekombëtare të zhvillimit; si strategjia kombëtare ezhvillimit ekonomik e social, gjithashtu edhestrategjia 10-vjeçare e sistemit shëndetësor. Në këtëkuadër, sistemi shëndetësor përfaqësohet me treobjektiva themelore:

    1) Zvogëlimi i vdekshmërisë foshnjore;2) Përmirësimi i shëndetit të nënës;3)Lufta kundër SIDA-s, malarjes dhe

    sëmundjeve të tjera infektive.Këto objektiva zënë një vend të rëndësishëm

    në të gjithë dokumentet strategjike të shëndetësisë,përfshi këtu strategjinë 10-vjeçare të sistemitshëndetësor, programin e punës të vetë Ministrisësë Shëndetësisë, dhe strategjinë kombëtare tëzhvillimit ekonomik e social.

    Objektivi i parë: Zvogëlimi i vdekshmërisëfoshnjore dhe fëminore.

    Synimi: Brenda periudhës 1990-2015, tëzvogëlohet me 2/3 norma e vdekshmërisë së fëmijëvenën 5 vjeç.

    Objektivi i vendosur në strategji: Reduktimi ivdekshmërisë foshnjore dhe prenatale deri në 10për 1000 lindje të gjalla, brenda vitit 2012.

    Të dhënat tregojnë një shkallë prej rreth 17.8vdekje në 1000 lindje të gjalla për foshnjat për vitin2001, dhe 18.6 për fëmijët nën moshën 5 vjeç përvitin 1999, me një tendencë uljeje gjatë viteve tëfundit, duke u përgjysmuar në krahasim me vitin1990, ku regjistroheshin 40 vdekje për 1000 lindjetë gjalla.

    Problemet lidhur me këtë vdekshmëri janë tëlidhura me:

    -Njohuritë dhe aftësitë e stafit jo në nivelin eduhur;

    -Mungesa në pajisje;-Aksesi jo i mirë ndaj shërbimeve;-Niveli i ulët i edukatës në familje, sidomos i

    nënës.Këto kushte janë më të pranishme në zonat

    rurale dhe kryesisht ato veriore.Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore

    sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së

    Shëndetësisë janë:-Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes;-Sëmundjet e të porsalindurve;-Sëmundjet e aparatit tretës;-Sëmundjet infektive etj.Vitet e fundit, sëmundjet e aparatit të

    frymëmarrjes dhe ato gazintestinale, si rezultat iprogrameve kombëtare për kontrollin e sëmundjevetë frymëmarrjes dhe aparatit tretës, kanë pësuarnjë rënie të theksuar. Po kështu, krahasuar me vitin’90, në këto vitet e fundit vihet re një përmirësim isituatës së kequshqyerjes, veçanërisht të formëssë rëndë, prevalenca e të cilit është bërë pothuaj enjëjtë si në zonat urbane, ashtu edhe rurale.

    Ushqyerja me gji konsiderohet si një ngatreguesit rrënjësorë të shëndetit dhe mirërritjes sëfëmijëve. Në vendin tonë, ushqyerja me gji ka qenëtraditë, por me hapjen e vendit ndaj ekonomisë sëtregut, filloi të futet edhe qumësht industrial. Kështunë shtator të vitit’99, u miratua ligji “Për nxitjen eushqyerjes me gji”, qëllimi i të cilit ishte sigurimi injë ushqimi të sigurt, të përshtatshëm dhe tëmjaftueshëm për fëmijët, nëpërmjet mbrojtjes dhenxitjes së ushqyerjes me gji dhe rregullimi ipraktikave që lidhen me tregtimin e zëvendësuesvetë qumështit të gjirit. Për të nxitur dhe mbrojturushqyerjen me gji, në institucionet e kujdesit përnënën dhe fëmijën, po punohet për përhapjen enismave ndërkombëtare “spitale mike të fëmijëve”.Në vitin 1998 materniteti i Lezhës ishte i pari spitalnë Ballkan që ka marrë certifikatën si “spital mik ifëmijëve”, në kuadër të përhapjes së kësaj nismepër nxitjen e ushqyerjes me gji. Ndërsa në vitin 2000,vlerësohet edhe materniteti i Fierit si “spital mik ifëmijëve”, i cili zë vendin e tretë në vend për sa ipërket numrit mesatar vjetor të lindjeve. Gjatëdekadës së fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërëshumë përpjekje për të arritur një përfshirje të mirëtë fëmijëve në procesin e vaksinimit duke siguruarkushte ruajtjeje të përshtatshme të tyre në të gjithëvendin. Çdo vit janë siguruar 100 % të vaksinave tëEPI-t. Që prej vitit ’95 më shumë se 90 % e fëmijëvejanë raportuar të vaksinuar ndaj një numrisëmundjesh infektive. Niveli i vaksinimit të fruthit dherubeolës, është i krahasueshëm me vendet e tjeranë rajon. Në vitet e ardhshme, fokusi kryesor iaktiviteteve vaksinuese do të jetë në programin evaksinave kundër hepatitit B (verdhëzës), dhehemofilës së influencës. Objektivat tona lidhur meimunizimin e popullatës janë:

    -Mbajtja në nivele të larta e mbulesës vaksinale;

  • Viti 2003

    1068

    Legjis latura e 16-të

    -Mbulimi 100 % i fëmijëve deri në 2 vjeç;-Zgjerimi i grupmoshave për vaksina të veçanta;-Zbatimi i skemave të vaksinimit dhe rivaksinimit

    në mbi 95% të fëmijëve;-Futja graduale e vaksinave të reja të programit

    EPI;-Sigurimi dhe administrimi i rregullt i vaksinave;-Sigurimi dhe mirëmbajtja e mjeteve të zinxhirit

    ftohës dhe vlerësimi i këtij zinxhiri;-Trajnimi i stafit që merret me vaksinim.Masat e marra në këtë drejtim kanë çuar në

    eliminimin e epidemive. Krahas vaksinimit dhepërmirësimit të statusit të imunizimit të fëmijëve 0-6 vjeç, janë parashikuar ndjekja dhe monitorimi izhvillimit fizik psikomotor të tyre, futja e menaxhimittë integruar ambulator të sëmundjeve të fëmijërisë.Kështu, po punohet drejt përmirësimit të kujdesitshëndetësor spitalor ndaj fëmijëve, duke ndjekurzbatimin në praktikën e përditshme të programit tëmirërritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Ka filluar njëprojekt pilot në Bulqizë dhe Pogradec, dhe janëorganizuar kurse trajnimi lidhur me MICF-në, në këtody rrethe pilot. Duke pasur parasysh problematikënshëndetësore të nënës dhe të fëmijës dhe parimine Objektivave të Mijëvjeçarit, Ministria eShëndetësisë ka disa programe kombëtare qëoperojnë në këtë fushë, në bashkëpunim me partnerëdhe donatorë të ndryshëm:

    1)Projekti i mëmësisë së sigurt nga UNICEF;2)Projekti për nxitjen e ushqyerjes me gji, dhe

    krijimi i “spitaleve mik të fëmijës” nga UNICEF;3)Programi Kombëtar i Imunizimit EPI nga

    UNICEF;4)Programi për menaxhimin integrues të

    sëmundjeve të fëmijërisë, nga OBSH dhe UNICEF;5)Projekti për eliminimin e çrregullimeve nga

    pamjaftueshmëria jodike nga OBSH;6)Programi Kombëtar “Ta bëjmë shtatzëninë të

    shëndetshme, promovimi efektiv i kujdesit prenatal”,nga OBSH dhe UNICEF.

    Edhe në strategjinë e zhvillimit ekonomik esocial, parashikohen objektiva afatmesme më tëdetajuara, që lidhen me reduktimin e vdekshmërisëfoshnjore. Mbi bazën e këtyre objektivave janëhartuar plane veprimi, që synojnë reduktimin evdekshmërisë foshnjore. Për të përmirësuar cilësinëe konsultoreve të nënës dhe fëmijës, po punohetpër sigurimin e kushteve të përshtatshme për punënnë to, sigurimin e pajisjeve të nevojshme, dhetrajnimin e stafeve përkatëse. Gjithashtu, do tëpërmirësohet cilësia e mbledhjes së përpunimit të

    informacionit për treguesit kryesorë të ndryshëm.Do të bëhet trajnimi i vazhdueshëm i personelit, nëlidhje me kujdesin shëndetësor ndaj fëmijës, si dhepromocioni dhe edukimi shëndetësor në familje dhekomunitet, në lidhje më kujdesin, mirërritjen dheushqyerjen e fëmijës.

    Objektivi i dytë: Përmirësimi i shëndetit të nënës.Synimi: Reduktimi me ¾ brenda periudhës

    1990-2015, të normës së vdekshmërisë amtare.Gratë në Shqipëri përfaqësojnë 50.1 % të

    popullsisë. Vdekshmëria amtare arrin 22 për 100.000lindje për vitin 2001. Është relativisht e lartë,megjithëse ajo është përgjysmuar në krahasim menormat e para viteve ‘90. Si shkaqe më të shpeshtatë vdekjeve, janë përcaktuar:

    -Hemorragjia gjatë dhe pas lindjes,-Patologjitë ekzistuese, ku mbivendoset

    shtatzënia dhe preklapsia.Faktorët kryesorë që ndikojnë në normat e

    vdekshmërisë amtare lidhen me situatat aktuale tëvendit dhe me sistemin shëndetësor. Faktorët qëlidhen me situatat e vendit janë:

    -Një shoqëri e re në ndryshim;-Varfëria dhe emigracioni i brendshëm;-Migrimi jashtë vendit;-Faktorët që lidhen me sistemin shëndetësor;-Aftësi dhe njohuri jo të mira, dhe nën nivelin

    bashkëkohor të personelit shëndetësor;-Kushte të vështira të punës;-Motivimi i ulët financiar i personelit;-Mungesa në medikamente dhe pajisje, e në

    disa raste keqpërdorimi i tyre;-Organizimi i shërbimeve dhe lidhjet funksionale

    ndërmjet qendrave shëndetësore dhe sistemet ereferencës janë të kënaqshme.

    Për përmirësimin e shëndetit të nënës dhereduktimin e vdekshmërisë foshnjore, rëndësi eveçantë i është kushtuar planifikimit familjar.Shërbimet e planifikimit familjar ofrohen në të gjithamaternitetet, ku janë ngritur qendra të planifikimitfamiljar me një mjek obstetër-gjinekolog, dhe njëmami. Po kështu, këto shërbime janë integruar nëkëshillimore në të gjithë vendin. Në vitin 2001, kishte114 qendra të planifikimit familjar. Në kuadrin eplanifikimit familjar synohet: Përmirësimi ipromocionit, edukimit, komunikimit dhe i planifikimitfamiljar, rritja e aksesit, si dhe përmirësimi i cilësisësë shërbimeve të tij dhe kujdesi shëndetësorparësor. Lidhur me vlerësimin e gjendjes aktuale,gjithashtu dhe nevojave që kanë shërbimet eplanifikimit familjar në rrethe dhe menaxhimin e

  • 1069

    Viti 2003 Legjis latura e 16-të

    informacionit për sigurinë e kontraceptivëve, ështëhartuar protokolli për të lehtësuar nevojat e shërbimit,dhe vazhdon trajnimi i personave lokal në 36 vendepër këtë program. Partnerë të shumtë të vendit tonë,si UNFPA, UNICEF etj, kanë mbështetur dhevazhdojnë të mbështesin Ministrinë e Shëndetësisënë:

    -Përmirësimin e kapaciteteve të personelitshëndetësor;

    -Zhvillimin e një sistemi efektiv të kujdesitemergjent obstetrik;

    -Aktivitetet për nënat e sotme dhe ato tëardhshme;

    -Krijimin me një nivel të komunitetit të grupitpilot, të mbështetjes së nënës me një vëmendje tëveçantë për zonat që kanë shërbime të dobëta.

    Aktivitetet dhe veprimtaritë për arritjen e këtijobjektivi, që pasqyrohen edhe në programin e punëssë Ministrisë së Shëndetësisë, përqendrohen nërritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor nëpërmjet:

    -Unifikimit të protokolleve dhe standardeve, përkujdesin para dhe pas lindjes;

    -Përmirësimi i gjendjes së ushqimit të gruasshtatzënë.

    Ka protokolle dhe kalendarë vjetorë përmonitorimin, me anë të të cilave ndiqen nëvazhdimësi situata e sëmundshmërisë dhe evdekshmërisë amtare, prenatale, infantile dhesupervizioni i punës në shërbimet e nënës dhefëmijës, në kujdesin shëndetësor parësor. Në çdotre muaj bëhet analiza e situatës në KomisioninQendror “Nëna dhe Fëmija”. Gjithashtu, do të krijohetnjë sistem referimi dhe ndjekje për:

    -Gruan shtatzënë;-Sigurimin e një kujdesi bazë obstetikal dhe

    neonatal në kujdesin shëndetësor parësor;-Monitorimin e ngushtë të barrave me rreziqe të

    larta;-Edukimin shëndetësor të gruas, familjes dhe

    komunitetit;-Sigurimin e një lindjeje të sigurt;-Përmirësimin e kujdesit për fëmijën e

    porsalindur;Në matricën e veprimeve prioritare të SKZHE-

    së, objektivi i lidhur me këtë çështje është:Përmirësimi i gjendjes shëndetësore të gruas dhefëmijës, duke ndikuar në reduktimin e vdekshmërisëdhe sëmundshmërisë amtare dhe fëmijërore. Përarritjen e tij janë parashikuar një sërë masash dheaksionesh, si:

    -Ndjekja e situatës së sëmundshmërisë dhe

    vdekshmërisë amtare, perinatale, infantile;-Mbikëqyrja e punës në shërbimet e nënës dhe

    fëmijës, nën kujdesin shëndetësor parësor;-Monitorimi në vazhdimësi i ligjit “Për mbrojtjen

    dhe ushqyerjen me gji” dhe ligjit “Për shëndetinriprodhues”;

    -Trajnimi i stafit shëndetësor që punon nëshërbimet e kujdesit për fëmijën;

    -Koncepte bashkëkohore në lidhje me ndjekjenmbi rritjen dhe ushqyerjen e fëmijëve;

    Objektivi i tretë: Parandalimi i HIV/AIDS-s,malarjes dhe sëmundjeve të tjera.

    Synimi: Të ndalohet përhapja e virusit të HIV/AIDS-sit, deri në vitin 2015, dhe të fillojë tendencae kundërt.

    Të ndalohet përhapja e virusit të HIV/AIDS-sit.Për shumë vite këto sëmundje u hasën pak ose

    aspak në statistikat zyrtare. Kjo edhe për arsyen tëkontrollit shumë të rreptë të tyre nga regjimi i asajkohe. Sipas të dhënave nga Instituti i ShëndetitPublik, ka pasur një tendencë në rritje të sifilizit,ndërsa tendenca e gorroresë është duke u ulur vitete fundit. Ndryshimet në infeksionet seksualisht tëtransmetueshme kanë lidhje me:

    -Ndryshimet në përgjithësi në Shqipëri;-Shtimi i popullsisë në Shqipëri;-Mosha relativisht e re e popullsisë, dhe-Rritja e prostitucionit, si një fenomen brenda

    dhe jashtë vendit.Tashmë këto janë disa prej faktorëve më të

    spikatur. Të tjerë faktorë të rëndësishëm janë:-Mungesa e informacionit dhe edukimit të

    përshtatshëm mbi sëmundjet seksualisht tëtransmetueshme në popullsi, veçanërisht në grupete riskut, që reflektohen në sjellje seksuale tëpambrojtura, dhe përdorim të ulët të profilaktikëvemidis popullatës seksualisht aktive;

    -Shërbimi shëndetësor i mangët dhe ineficentlidhur me mungesën e:

    a) burimeve teknike,b) protokolleve për menaxhimin e kujdesit,c) një sistemi të përshtatshëm të referimit për

    t’u marrë me sëmundjet seksualisht tëtransmetueshme,

    -Shmangia e njerëzve, si rezultat i mungesëssë besimit në ruajtjen e konfidencialitetit.

    Edhe pse raporti i sëmundjeve seksualisht tëtransmetueshme konsiderohej si tabu, dhe përshkak të kontrollit shumë të rreptë të këtyresëmundjeve nga regjimi i asaj kohe, ato janë hasurpak ose aspak në statistikat zyrtare të para viteve

  • Viti 2003

    1070

    Legjis latura e 16-të

    ’90. Në Shqipëri, rastet e dokumentuara tëinfeksioneve seksualisht të transmetuara janë tëkufizuara. Shqipëria radhitet në vende me prevalencëtë ulët të HIV/AIDS, pavarësisht tendencës në rritjetë tij, që është vënë re vitet e fundit. Përpjekjet përtë parandaluar virusin kanë filluar para viti ’90, mekrijimin e laboratorit të parë diagnostik në Institutine Shëndetit Publik. HIV/AIDS, u zbulua dhe udiagnostikua në maj të vitit ’93. Deri në fund të viti2002, janë gjetur 89 raste zeropozitive. Rruga einfektimit me HIV është kryesisht seksuale heteroose homoseksuale, ndërsa ajo nëpërmjet gjakut nukështë vënë re që prej vitit 1996. Përgjigjja kundrejtHIV/AIDS, ka qenë kryesisht mjekësore, ndonësemungon trajtimi me antiviral specifik për këta tësëmurë në vend. Që prej vitit 1992, ka funksionuarnjë program i luftës kundër HIV-it, i cili ka shënuarfillimin e trajtimit të problemit në përputhje mefilozofinë e OBSH-së dhe USAID-it për këtë problem.Po ashtu, nën drejtimin e këtij programi u arrit tëgarantohej sigurimi i gjakut në të gjithë bankat egjakut të vendit. Të dhënat e survejancës sentimelnë grupet e riskut, si: të droguarit, të politransfuzuaritdhe femrat e moshës riprodhuese ose personelshëndetësor, nuk tregojnë përhapje të kësajsëmundjeje. Në vitin 2000, u miratua nga KuvendiShqiptar ligji “Për HIV/AIDS”, i cili siguron të drejtëne këtyre të sëmurëve. Ngritja më pas e një KomisioniNdërministror të luftës kundër HIV-it në Shqipëri, icili drejtohet nga zëvendëskryeministri, nxit njëpërgjigje më të gjerë se sa ajo mjekësore. Dukepasur parasysh prevalencën e ultë të infeksionit HIV,është kryer vetëm survejanca sentinel në grupet eriskut, si tek drogëmbartësit, hemofilikët dhetalasemikët, megjithëse ndryshimet politike,ekonomike dhe sociale e bëjnë të vështirëpërcaktimin e grupeve me risk të lartë. Në këtorrethana, fokusi në strategjinë e survejimit tëinfeksionit HIV/AIDS, është spostuar drejt testimittë dhuruesve të gjakut, testimit vullnetar dhesurvejimeve të vazhdueshme sieroepidomologjike,në grupe të tjera të popullatës. Në të gjitha bankate gjakut në rrethe, janë ngritur laboratorë, përtestimin e gjakut të dhuruar, për praninë ekontratrupave ndaj HIV-it, hepatitit B, C dhe sifilizit.Për të monitoruar situatën, në vitet 1998-1999, ështëkrijuar një sistem mbikëqyrjeje. Qendrat janëvendosur në qendrat kombëtare të transfuzionit tëgjakut, klinikat e toksikologjisë, hematologjisë nëspitalin pediatrik dhe në maternitet, si dhe në Vlorënë dy organizata, Aksion + dhe Vatra e Grave. Kohët

    e fundit janë kryer analizat për zeropozitivë në rrethine Tiranës te fëmijët e moshës 5-15 vjeç. Në të gjithërrethet janë hapur banka gjaku, laboratorë për tëtestuar gjakun e dhuruar, për praninë e antitrupavetë viruseve HIV/AIDS, hepatit dhe sifilizit. Në vitin1992, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti iShëndetit Publik, u ngarkuan me detyrën e hartimittë programeve dhe edukimit seksual me kurseformale dhe informale. Përdorimi i kontraceptivëvembetet i ulët. Megjithëse, është vënë re një rritje endjeshme e përdorimit të tyre gjatë 10 viteve të fundit,shtrirja territoriale mbetet e kufizuar. Nivelet epërdorimit lidhen ngushtë me nivelin e edukimit tëgrave. Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, qënga viti 1996, kontraceptivët janë shpërndarë falasnë të gjitha qendrat e shëndetit publik. Ato mund tëgjenden në të gjitha farmacitë me çmim tëarsyeshëm. Programi kombëtar i SIDA-s, përfaqësonnjë plan veprimi, i cili krijon një bazë përbashkëpunim midis institucioneve të ndryshmeshtetërore. Arritja e synimeve në fushën e HIV/AIDS-itdhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dotë realizohet nëpërmjet zbatimit të ligjit dhestrategjisë kombëtare. Do të promovohet nëpërmjetKomisionit Ndërministror ngritja e strukturave tëveçanta për HIV/AIDS, në ministrinë e linjës dhe dotë fuqizohet e përmirësohet veprimtariasensibilizuese e objektivave shëndetësore dhepromocionale në këtë fushë.

    Një drejtim tjetër për këtë qëllim, do të jetësigurimi i medikamenteve të duhura, për trajtimin etë sëmurëve dhe grave shtatzëna, zeropozitive dheai i HIV-it. Për sa i përket objektivit tonë, nëstrategjinë kombëtare ekonomike dhe sociale përparandalimin e përhapjes së HIV/AIDS-it, dhesëmundjeve seksua