PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë...

25
UNIVERSITETI I GJAKOVËSʻʻFEHMI AGANIʼʼ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: ʻʻSTRESI DHE NDIKIMI I TIJ TEK ADOLESHENTETʼʼ Mentori: Kandidatja: Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Arbenita Sylaj Gjakovë, 2017

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

UNIVERSITETI I GJAKOVËSʻʻFEHMI AGANIʼʼ

FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

ʻʻSTRESI DHE NDIKIMI I TIJ TEK ADOLESHENTETʼʼ

Mentori: Kandidatja:

Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Arbenita Sylaj

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

2

Ky punim diplome u mbrojt më___________________________ para komisionit vlerësues

Në përbërje:

1. _______________________________________ Mentori

2. _______________________________________ Antarë

3. _______________________________________ Antarë

Komisioni vlerëson punimin më notën:

Nënshkrimet e antarëve të Komisionit vlerësues:

1. _______________________________________

2. _______________________________________

3. _______________________________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

3

Përmbajtja

Falënderimi ................................................................................................................................4

Abstrakti ....................................................................................................................................5

Hyrja ..........................................................................................................................................6

Kapitulli I

1. Burimet e stresit .....................................................................................................................7

1.1 Shkaqet madhore psikologjike të stresit.............................................................................8

Kapitulli II

2. Ndjenjat negative..................................................................................................................10

2.1 Ankthi ................................................................................................................................10

2.1.1 Shenjat më karakteristike të ankthit ...............................................................................11

2.2 Trauma psikike...................................................................................................................13

2.2.1 Shkaqet e traumës psikike...............................................................................................14

2.3Stresi ...................................................................................................................................15

2.3.1 Shenjat fizike dhe psikologjike të stresit.........................................................................15

2.3.2 Simtomat e stresit............................................................................................................16

2.3.3 Diferencat individuale në reagimin ndaj stresit...............................................................17

2.3.4 Llojet e stresit..................................................................................................................17

2.3.5 Tipi A i sjelljes................................................................................................................18

Kapitulli III

3. Menaxhimi i stresit...............................................................................................................19

3.1 Administrimi i kohës..........................................................................................................20

Kapitulli IV

4. Adoleshenca.........................................................................................................................21

4.1 Problemet që prekin adoleshentet.......................................................................................22

4.2 Adoleshentet e stresuar.......................................................................................................22

4.3 Depresioni dhe vetëvrasja në adoleshencë.........................................................................23

Përfundimi ...............................................................................................................................24

Literatura .................................................................................................................................25

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

4

Falënderim

Padyshim që nuk mund të përshkruhen të gjitha ato që kanë ndodhur, që kur fillova studimet,

e nuk mund as ti falënderoi të gjithë ata që më kanë ndihmuar gjatë ketij rrugëtimi. Por, të

paktën dua ti falënderoi ata, pa të cilët nuk do të isha sot këtu.

Një falënderim dhe një mirënjohje e veqantë për udhëheqësin e temes sime Prof. Asc. Dr.

Behxhet Gaxhiqi, ku ky punim imi është produkt i ndihmës dhe mbështetjes së tij. Falënderoi

të gjithë profesorët tjerë, që me mësimet dhe këshillat e tyre më ndihmuan që të mësoi shumë

në jetë dhe më bënë ta dua edhe më shum profesionin tim. Një falënderim edhe për miqëtë e

mij që ishin gjithmonë aty për mua kur kisha më shumë nevojë. Shpresoi që jeta të na bëj të

takohemi përsëri, si miq dhe kolegë pune!

Dhe, në fund, por jo edhe të fundit një falënderim dhe mirënjohje të thellë atyre që ju dedikoi

gjithçka në jetë-familjes sime. Atyre që asnjëherë nuk e kursyen kohën dhe dashurinë e tyre

për të më mbështëtur në çdo deshirë timen.

Shpresoj që do ju bëjë krenarë gjithmonë.

Falëminderit !

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

5

Abstrakt

Për shkaqe të njohura apo të panjohura të rinjtë kanë prirjen që të bien më shpesh pre emërzisë së thellë që çon në stres.Stresi mund të zgjasë për një kohë të shkurtër, por ka rastet kur stresi bëhet i vazhdueshëmapo kronik gjendja mund të përkeqësohet duke u kthyer në një problem madhor dhe tepërshqetësues për shëndetin. Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund tëjete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme në jetën sociale, ndryshimete natyres fizike, natyres psiçike bën që kjo periudhë të konsiderohet si tepër “delikate” e cilamund të bëhet shkaktare për paraqitjen e stresit, dhe që ka nevojë për një vëmendje tëvazhdueshme, përkrahjen e të tjerve, e sidomos nevojitet ndihma e një profesionisti, siç ështëedhe psikologu.

Fjalët kyçe: paraqitja, përblemet,situatat, ballafaqimi, menaxhimi.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

6

Hyrje

Qëllimi i kësaj teme është që të kemi disa njohuri bazë për serjozitetin e stresit si një reagimtrupor ndaj situatave të dëmshme ( qofshin këto të vërteta apo të përceptushme ). Mu për këtëarsye kam përzgjedhur këtë temë për ta trajtuar, njëkohësisht edhe kam mësuar shumë gjëratë dobishme që do më duhen edhe mua. Ky punim i diplomës është i punim më karakterpërmbledhës, ku përdoret metoda e analizës së dokumentacionit. Punimi është i ndarë nëkatër kapituj të cilët kanë lidhje reciproke mes veti

Në kapitulline parë, shtjellohendisa menyra se si vjen deri tek shfaçja e stresit, dhe si cilat

janë disa nga burimet e ndryshme që vije deri tek shfaçja e stresit si një gjendje e

shqetësimeve të theksuara emocionale

Kapitulli i dytë, flet për Ankthin, Traumen psikike, Stresin, këto janë ndjenja negative të cilat

shfaqen të njërzit si rezultat i burimeve dhe shkaqeve të përmendura në kapitullin I, të cilat

shkaktojn ndryshime tek organizmi i njeriut në zhvillimin normal të tij. Flitet po ashtu edhe

për diferencen individuale të njerzve, se si ka ndikim përsonaliteti i tij në përballje më situatat

stresuse.

Kapitulli i tretë,trajton çështjen se si duhet bërë menaxhimi i stresit, sepse efektet e stresit

janë të ndryshme, dhe janë dhëne disa teknika të cilat duhet ndjekur përsonat e ndikuar nga

stresi që të menaxhojn më lehtë stresin. Pastaj trajtohet edhe administrimi i kohës që ka po

ashtu efekt në menjanimin e stresit.

Ndërsa, kapitulli i katërt dhe i fundit shtjellon pik së pari fazën e adoleshences e cila është

një etap e zhvillimit social, emocional dhe intelektual, ndryshime këto të cilat mund dhe të

kenë edhe anën negative ku adoleshentet preken nga stresi, si rezultat i disa faktorve si

familja, shkolla, shoqërija etj. Nga ndikimi i të cilave tek adoleshenti do të krijohen disa

ndjenja që qojnë në depresion dhe mund të vije deri tek vetëvrasja.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

7

KAPITULLI I

1. Burimet e stresit

Të gjitha ndryshimet e mëdha në jetë krijojnë një sasi të caktuar stresi. Kjo ndodh pjesërisht

sepse ndryshimet e mëdha në jetë shkaktojnë emocione të forta, madje edhe gëzimi dhe

ngazëllimi mund të trazojnë trupin dhe të fillojnë të ndikojnë shumë mbi të. Ngjarjet e mëdha

në jetë mund të jenë stresuese, sepse çdo përvojë e re kërkon një farë përshtatje, na nxitin të

ndryshojmë sjelljen tonë në një farë mënyre, por vetëm disa prej tyre shkaktojnë stres. Si për

shembull, ndalesën të sinjalet e trafikut kur ndizet drita e kuqe. Normalish, kjo nuk ka stres.

Por merrni me mend sikur ju të jini me nxitim për një takim të rëndësishëm ose duhet të

kapin trenin dhe drita e kuqe, natyrisht që do tʼu vonojë. Në këtë rast shkaktohet stres, sepse

situata jo vetëm që kërkon përshtatje, por ajo krijon si tension, ashtu edhe shqetësim. Disa

ngjarje, luftërat dhe fatkeqësit natyrore, janë brez pas brezi shumë stresuse. Rreziku është

real, jeta është e kërcënuar dhe shpesh njerëzit mund të bëjnë pak ose nuk mund të mos bëjnë

gjë për të shpëtuar veten.1

Burime te stresit janë:

1. Presionet për tʼiu adaptuar mjedisit si: moti, zhurma, komunikacioni, ndotja e ajrit.

2. Streset sociale si: afatet kohore, problemet financiare, intervistat për punësim,

prezentimet, mospajtimet, kërkesat për angazhimin dhe vemendje, humbja e më të

dashurve.

3. Faktorët psikofiziologjik si: rritja e shpejtë në adoleshencë, menopauza, fatkeqësitë,

mungesa e aktivitetit fizik, ushqyeshmëria e dobët, çrregullimet e gjumit.

4. Me simtoma stresogjen mund të rezultojnë edhe reagimet somatike të njeriut në

kërcënimet qe vijnë nga mjedisi, si muskulare, kokëdhembja, dhembja e gjoksit,

ankthi etj.

5. Burim i pestë i stresit mund të jenë edhe mendimet tona. Truni ynë interpreton dhe

përkthen ndryshimet komplekse që ndodhin në mjedisin dhe në trupin tonë, nëmënyrë

shumë specifike duke përcaktuar momentin kur duhet të inicohet përgjigja

emergjente.2

1Morris G. Charles, Albert A. Maisto, ʼʼPsikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njërzoreʼʼ.Qendra për Arsim Demokratik. Tiranë, 2008, fq. 386.2 Mimoza, Shahini, ʼʼSeminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisëʼʼ. Prishtin, 2007, fq. 119.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

8

1.2 Shkaqet madhore psikologjike të stresit

Krahas streseve fizike si sëmundjet, zhurma, ekstremet e temperatureës, ka tri shkaqe

madhore psikologjike të stresit: presioni, konflikti, frustracioni.

Presioni.Presionindodh kur përpiqemiforet të plotësojm kërkesat sociale dhe psikologjike që

i vëmë vetes ne ose të tjerët. Kur përpiqemi të ruajmë vetëvlerësimin duke e stërforcuar veten

që të arrijmë standarte më të larta përjetojmë një presion të brendshëm.

Presioni i brendshëm shkaktohet kur studiojmë shumë në shkollë, kur përpiqemi të

jemi më shumë popullorë me shokët tanë, kur përpiqemi të kapërcejmë vështirsitë e

mëdha kur përpiqemi të dukemi tërheqës. Pa presionin e brendshëm ne nuk do të

ishim të motivuar për tʼu përmirsuar dhe për tʼu përpjekur më tepër. Megjithatë, si

rezultat i presionit të brendshëm përjetojm një stres të dëmshëm

.

Presioni i jashtëm shkaktohet prej kërkesave që ushtrojnë njerëzit e tjerë mbi ne. Ne

përpiqemi të kënaqim njerëzit që janë të rëndësishëm për ne. Ne mund të përpiqemi të

dobësohemi për të kënaqur ose për të joshur një të dashur, të marrim nota të larta që të

kënaqim prindrit, të jemi të suksesshëm që të pëlqehemi nga shokët tanë etj. Presioni i

jashtëm na ndihmon që të përshtatemi me mjedisin social. Por kur të tjerët ushtrojnë

shumë kërkesa ndaj nesh ose kur këto kërkesa janë të vështira, atëhere përjetojmë

stres. Disa herë mbi ne ushtrohen presione të ndryshme në të njëjtën kohë dhe

shkaktojnë një situatë që quhet konflikt.

Konflikti. Konfliktindodh kur përjetojmë kërkesa ose dëshira që nuk shkojnë me njëra-

tjetrën. Në shumë raste kur konflikti nuk zgjidhet, rezultati është stresi.Sipas psikologut Kurt

Lewin, konflikti mund të përshkruhet si dukuri me dy tendenca të kundërta: tërheqje dhe

shmangie.3

Në konflitin tërheqje-tërheqj, ne tërhiqemi nga dy qëllime njëlloj të dëshirushme,

por që nuk shkojnë bashkë. P. sh mund të zgjedhim psikologjinë ose biologjinë, por jo

të dyja. Ose mund të shikojmë vetëm një filem në të njëjtën kohë.

Në konfliktin shmangie-shmangiendeshemi me dy kërkesa njëlloj të

padëshirueshme, prej të cilave na duhet të zgjedhim njërën. Megjithatë, me

3Terry F. Pettijohn, ʼʼPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 427.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

9

secileënzgjedhje nuk do të jemi të lumtur. P. sh ne mund të kemi frikë nga deti, por

nga ana tjetër nuk na pëlqen që të tjerët të qeshin me ne, se nuk dimë të notojmë.

Në konfliktin tërheqje-shmangie, ne ndeshemi me një qëllim të vetëm që ka

aspsktet e veta pozitive dhe negative. Ne mund të donim shumë që të kemi një makinë

të re, por ajo do të kërkonte shumë para.

Frustracioni. Frustracioni ndodh kur një person pengohet në arritjen e një qëllimi. Kur

përjetojm frustracion, duhet ose të braktisim qëllimin ose të gjejmë një tjetër për ta arritur atë.

Në çdo rast, stresi është i pranishëm. Disa nga tipat më të zakonshëm të frustracionit janë:

vonesat, shqetësimet e përditshme, mungesa e burimeve, humbjet dhe dështimet.

Vonesat. Jetojmë në një shoqëri ku koha është e rëndësishme, prandaj mërzitemi kur

vonohemi. Njerëzit frustrohen kur u duhet të presin në radhë në një dyqan, kur një

numër telefoni është i zënë ose kur dikush vonohet.

Shqetësimet e përditshme. Shqetësimet e përditshme që na mërzitin në mënyrë

rutinore shkaktojnë më tepër stres sesa ngjarjet e ndryshimeve të mëdha jetësore.

Shqetësime të tilla janë, drejtimi i automjetit në trafik, përgaditja e gjellës, presioni i

kohës, problemet në komunikim dhe të marrjes së vendimeve.

Mungesa e burimeve. Shumica e njerëzve nuk kanë aq shumë para sa të blejnë çdo

gjë që dëshirojnë. Atyre gjithashtu u mungon aftësia që të japin gjithmonë

maksimumin e tyre, si dhe kapacitetin qe të kenë gjithmonë sukses në atë që bëjnë.

Humbjet. Kur njerëzit humbin diqka të rëndësishme, ajo i frustron ata sepse kjo do të

thotë që ata janë të privuar nga qëllimet. Nëse humbasin para ose pasurinë, ata mund

të mos jenë të aftë të realizojnë gjërat që dëshirojnë.

Dështimet. Deshtimet i frustrojnë njerëzit. Disa herë ata nuk fitojnë, nuk marrin nota

të larta në një provim, ose nuk arrijnë tʼu bëjnë përshtypje të tjerëve. Disa herë

edhepse kanë bërë më tepër se çʼmund të pritej. Ndjehen të dështuar, sepse ata kanë

synime tepër të larta. Pastaj dështimi i tyre mund të shkaktojë faj.4

4 Terry F. Pettijohn, ʼʼPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 428.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

10

KAPITULLI II

2. Ndjenjat negative

Të gjitha shkaqet të cilat shkaktojn stres të përmendura më lartë, shkaktojn po ashtu ndjenja

negative, prandaj dhe ndjenja më ndikim të këtillë janë ato ndjenja të cilat e bëjnë jetën e

njeriut gjithnjë e më pak jetë të këndshme, të tërheqshme dhe nxitëse për angazhime, që e

varfërojnë jetën e njeriut. Këtij lloji të ndjenjave njeriu nuk arrin tʼu ikë, por në të gjitha

rrethanat e jetës së tij këto ndjenja nuk ndikojnë negativisht. Ndjenjat e këtilla ndikojnë

negativisht në shëndetin mental e fizik të njeritu dhe në zhvillimin normal të tij atëherë kur

kanë karakter intensiv dhe afatgjat. Nga ndjenjat me ndikim të këtillë dallohen këto ndjenja:5

Ankthi,

Trauma psikike,

Stresi.

2.1 Ankthi

Koncepti i ankthit është i vështirë për tʼu kuptuar. Ai mund të përcaktohet si një ndjenjë e

pakëndshme frike, mërzie dhe shqetësimi për të ardhmen. Përgjithësisht, personi nuk ka një

ide të qatrë për shkakun real të ankthit. Shpesh ai tenton të shmangë mendim e tij për frikën

përderisa ato duket se e identifikojnë atë. Ankthi është shpesh një reagim i përgjithshëm

emocional ndaj stresit. Ai është një frikë e shkaktuar prej kërkesave që i vihen para njeriut

kur, ai nuk e di se qfarë janë aktualisht këto kërkesa.

Ankthi matet zakonisht përmes ekzaminimit të veteraportimeve, vëzhgimit të sjelljes dhe

aktivitetit fiziologjik. Veteraportimet përfshijnë aspekte të tilla si të ndjerët e vështirësive,

impulset për tʼu shmangur e për tʼu mbathur, paaftësia për tʼu përqëndruar, keqësimi i të

folurit, i aktivitetit mendor dhe kordinimit të lëvizjeve, frikëra të paqarta dhe tensione. Matjet

fiziologjike përqëndrohen të sistemi nervor dhe përfshijnë presionin e rritur të gjakut, ritmin e

zemrës dhe frymëmarrjes, djersitjen dhe shqetësimin e stomakit.6

5Pajazit, Nushi, ʻʻPSIKOLOGJIA E PËRGJITHSHME 1ʼʼ. Prishtin, 1995, fq. 570.6 Terry F. Pettijohn, ʼʼPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 430.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

11

Psikologët bëjnë dallimin mes ankthit:

Ankthit si tipar,

Ankthit situativ.

Ankthi si tipar-është diçka e zgjatur e qëndrueshme të personaliteti. Disa njerëz janë në

përgjithësi më ankthoze se të tjerët. Një mjet i vlefshëm për matjen e tiparit të ankthit është

Shkalla e manifesimit të ankthit e Teylor (1953).

Ankthi situativ- lidhet me një ngjarje ose situaë të veçantë. P. sh. Shumica e njerëzve

ndjejnë ankth kur kërcejnë për herë të parë me parashutë, pavarësisht nga niveli i tyre i

përgjithshëm i ankthit.7

Ankthi është një ndjenjë e vështirë për t’u përshkruar me fjalë, është i vështirë të kuptohet

edhe nga vetë individi e aq më pak kuptohet nga personat e tjerë, e për këtë mund të

emërtohet vrasës i heshtur, sepse personi e ka te vështirë të tregojë gjendjen që përjeton në

realitet. Ai ndjen një ngarkesë e shqetësim brenda vetes e nuk gjen fjalë të përshtatshme për

të përshkruar këtë gjendje. Për këtë arsye, është mirë dhe e nevojshme, personi që përjeton

ankth të konsultohet me një psikolog, psikiatër e me persona që janë kompetentë. Mirëpo,

edhe pse ankthi nuk është një çrregullim që duket shumë nga jashtë, është po ai që e

vështirëson punën, pengon për të parë anët pozitive të gjërave, dhe që e kufizon veprimin e

personit.

Të kesh ankth, nuk është diçka nga e cila njeriu duhet të ketë turp, sepse ai nuk është diçka që

dikush dëshiron ta përjetojë. Askush nuk është imun ndaj tij, një gjendje ankthi e përjetojn,

edhe personat e pasur, të famshëm, të pashëm dhe të zgjuar. Ndaj, është shumë e

rëndësishme që individi ta pranojë faktin se është duke përjetuar një gjendje ankthi, pasi ai

mund të trajtohet. Sa më shpejt të trajtohet, një person me çrregullime të ankthit, aq më

shumë ka gjasa për t’u përmirësuar.

Ankthi është një rrëmbyes i vëmendjes, ai mund të na shpërqendrojë nga gjërat që ne

vlerësojmë më tepër dhe është një kufizues i jetës sonë. Është i mundimshëm dhe e bën

individin të ndjehet i dërrmuar. Ankthi përcaktohet si një tmerr pa emër, pa formë dhe

misterioz. Mund të jetë shprehje domethënëse e konflikteve të personalitet.

7Terry F. Pettijohn, ʼʼPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 430-431.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

12

2.1.1 Shenjat më karakteristik të ankthit

Shenjat më karakteristike të ankthit, nga shumë studiues, janë ndarë në katër grupe, të cilat

janë:shenjat fizike, emocionale, konjitive (njohjes) dhe të sjelljes.8

Shenjat fizike - Duke pasur parasysh, që ankthi nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet e

shoqërohet edhe me reagime fiziologjike, mund të themi se njihen si shenja fizike të ankthit;

djersitja veçanërisht e shputave të duarve, e ballit dhe e pjesës së poshtme të krahëve. Shtimi i

ritmit të frymëmarrjes, shpejtimi i rrahjeve të pulsit ose ndjesia sikur zemra po del nga vendi,

mosmbushje mirë me frymë, vështirësi për t’u gëlltitur ose ndjesi mbytjeje, dhimbje gjoksi,

dhimbje dhe fryrje barku, marramendje, nevojë e shpeshtë për të shkuar në tualet, dhimbje

koke, dobësi, dridhërima ose afshe të nxehta, tendosje të muskujve.

Shenjat emocionale - Siç u tha mësipërm, frika është ndjesia kryesore që shoqërohet me

ankthin. Frikërat e zakonshme që shoqërohen me ankthin janë: frika e humbjes së kontrollit,

frika se mos çmendet, frika se mos vdes papritur, frika mos refuzohem nga të tjerët, frika nga

e ardhmja etj. Emocionet e tjera që shoqërohen me ankthin përfshijnë, ndjesinë e nervozizmit,

irritimin, dhe individi shoqërohet me ndjesinë sikur është jashtë vetes.

Shenjat konjitive -Shumë gabime të ndryshme të të menduarit zakonisht shoqërojnë

çrregullimet e ankthit. Më të zakonshmet janë; të menduarit herë pas here rreth situatave të

frikshme, fokusimi i tepërt në detaje të vogla duke mos parë tablonë e përgjithshme,

vështirësi në përqendrim, dyshime në aftësi, prirje për të ekzagjeruar problemet etj.

Shenjat e sjelljes - Tek shenjat e sjelljes përfshihen; shmangia e situatave që në të kaluarën

na kanë bërë të ndjehemi në ankth, mpirje emocionale, refuzim për të provuar përvoja të reja,

të qenit i paaftë për të kryer disa detyra normale të jetës së përditshme për shkak të frikës ose

ankthit, përdorimi i drogave ose alkoolit në përpjekje për të përballuar ankthin.

Individët që vuajnë nga ankthi, kërkojnë siguri të plotë dhe të vazhdueshme për çfarëdo gjëje

që ndodhë. Studiuesit theksojnë, se kur individi përjeton ankth, ai priret të shmangë punën me

të tjerët për të ruajtur vetëvlerësimin, pasi prania e të tjerëve dëmton vetë imazhin.Veç kësaj,

ankthi nuk është vetëm një shqetësim, por edhe si një kërcënim i madh për shëndetin e

njeriut. Pasi ai në vetvete është një reaksion përballë rrezikut dhe se përmes tij del në pah

dëshira e individit për mbijetesë.Ankthi është rrjedhojë e eksperiencave të shkuara, gjithashtu

8http://www.drita.info/2015/09/01/ankthi-vrases-i-heshtur-i-shendetit/

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

13

mund të shfaqet prej situatave, por mund të jetë edhe si tipar i personalitetit.Çrregullimet e

ankthit janë të trajtueshme, prandaj mos ngurroni e mos kini frikë, të kërkonindihmë tek

personat kompetentë. Sa më herët të fillojë trajtimi, aq më mirë është për individin.

2.2 Trauma psikike

Termi traumë rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe ka domethënien e plagës,të lëndimit,të

tronditjes së rëndë organike ose psikike të njeriut,që mund të shkaktojë rrjedhime të rënda për

zhvillimin organik ose psikik të njeriut.Me këtë domethënie traumat ndahen në dy grupe:

trauma fizike ose organike dhe në trauma psikike ose psikotrauma.9Në psikologji me traumë

kuptohet tronditja e thellë psikike, mendore e trupore, e shkaktuar nga përjetimi i një ngjarje

ekstremisht të keqe e të rrezikshme për jetën e njeriut, e cila i tejkalojnë fuqitë dhe aftësitë

përballuese të tij.10Në radhë të parë të tilla janë ngjarjet kërcënuese për jetën por edhe ngjarjet

tjera të këqija të përmendura më poshtë.

Një ngjarje e keqe apo situatë e vështirë nuk mund të cilsohet si e till gjithë sepse shikimi i

një njeriu me plagë të shumta në trup, për një njeri të rëndomtë mund të jetë ngjarje

traumatike, por për një kirurg i cili njerëz me plagë në trup ka parë shumë herë, nuk paraqet

ngjarje traumatike. Më tej, nëse një ngjarje do të jetë ose jo traumatike, varët nga prezenca

ose mosprezenca e lëndueshmërisë së lindur psikike, nga forcat përballuese që posedon i

godituri, nga trajtimi apo mostrajtimi i tij terapeutik, nga shkalla e lartë apo e ulët e arsimit,

shkalla e lart apo e ulët e intelektit, kushtet e mira apo të këqia jetësore dhe sociale etj.

Dhe së fundi nëse një ngjarje e keqe do të jetë ose jo ngjarje traumatike varët edhe nga faktoripersonal: nga aftësia dhe mënyra se si personi i goditur e bënë analizën mendore-objektivedhe perceptimin psikik (subjektiv) të saj, nga mosha e të goditurit etj. Dihet përgjithësisht setraumat e shkaktuara nga njeriu përjetohen më rëndë se traumat e shkaktuara nga natyra,katastrofat natyrore etj. Po ashtu dihet se moshat e reja për shkak se ende nuk e kanë arriturpjekurin e plot mendore e psikike, ngjarjet traumatike i përjetojnë më rëndë se moshat erritura

9 Pajazit,Nushi, ʻʻPsikologjia e përgjithshme 1ʼʼ. Prishtinë, 1995, Fq. 572.10http://parandalo.ch/sq/aktuell/shqip-ii-trauma-psikike-rrjedhat-fazat-perballimi-mosperballimi/

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

14

2.2.1 Shkaqet e traumas psikike

Fatkeqësit natyrore ( tërmetet, vërshimat, zjarret, etj. )

Shkatrrimet teknologjike ( eksplodimet, rrëzimet e aeroplanëve, derdhja e substancave

toksike etj.)

Dhuna kriminale

Lufta

Dhuna politike

Dhunimi

Dhuna në familje

Abuzimi i fëmijëve

Abuzimi seksual

Abuzimi fizik

Katastrofat e natyrës,

Fatkeqësitë e shoqëruara me lëndime të rënda trupore,

Luftërat,

Masakrat,

Torturat nëpër burgje,

Pengmarrjet, kërcënimet për vdekje,

Torturat fizike e psikike,

Poshtërimet etj

Paraqesin vetëm disa nga ngjarjet e shumta traumatike.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

15

2.3 Stresi

Njeriu përjeton stres atëherë, kur nga ndikimi që ushtrojnë stresoret dëmtohet baraspesha

psikike e sociale e tij dhe përpjekja e individit për rivendosjen e saj është e mundimshme dhe

herë pas here e pasuksesshme. Dallohet stresi fiziologjik, sociologjik dhe psikologjik.

Faktorët të ndryshem që shkaktojn stresin quhen stresorë.11Varësisht nga mënyra e paraqitjes

dhe kohëzgjatja e tij, stresi mund të jetë akut (i shpejtë, momental ) dhe kronik ( i zgjatur ).Në

fakt, ka një stres që quhet normal, që na shtyn ne drejt veprimtarive tona të përditshme. Është

pikërisht ai stresi që na motivon, na rrit adrenalinën që ne të kërkojmë nga vetja zgjidhjen e

problemeve, sidomos kur kemi të përcaktuara objektivat tona, kur kemi pritshmëri për këto

objektiva dhe kur kemi afate kohore për t’i arritur. Në këtë rast, organizmi ynë e menaxhon

gjithë këtë kërkesë që realiteti apo ambienti përplas ndaj nesh. Pjesa tjetër e patologjisë së

stresit, që ndryshe quhet gjendje e ankthit, është kur kjo gjë ndikon te ne jo vetëm fizikisht,

por edhe psikologjikisht.12

2.3.1 Shenjat fizike dhe psikologjike të stresit

Të shenjat fizike- bënë pjesë rrahjen e shpejtë të zemrës, djersitjen, ndjesitë e mpirjes së

duarve dhe të këmbëve, dhimbje koke, gjendja sikur frymëmarrja jonë nuk shkon deri në fund

dhe nuk mund të ngopemi më oksigjen, Shenjat fizike janë nga më të ndryshmet dhe ngjajnë

kaq shumë me problematika të vërteta organike, saqë ndonjëherë njerëzit, në kërkim të një

shkaktari të vërtetë organik shkojnë nga mjeku në mjek, por që në fakt kemi të bëjmë me

stresin.

Të shenjat psikologjike- Njeriu që ka pasur një çrregullim të ankthit është i

shpërqendrueshëm. Nuk arrin të përqendrohet dhe kjo e çon në një çrregullim të memories.

Duket sikur ai s’mban mend. Pjesa tjetër është e një frike: nuk përcakton dot subjektin e

frikës, por ka ndjesinë dhe nuk e shpjegon dot përse i vjen. Në disa lloje stresi kemi dhe

derealizimin, ku personi duket sikur humbet kontrollin e ambientit dhe nga momenti në

moment “do rrëzohet”, “do çmendet”, “do t’i bjerë të fikët” ose “do t’i pushojë zemra”. Të

gjitha këto janë prononcime të përsonit më stres.

11 Pajazit, Nushi,ʻʻPSIKOLOGJIA E PËRGJITHSHME 1ʼʼ. Prishtinë, 1995, fq. 577.12https://durreslajm.al/intervista/ja-si-ta-parandaloni-stresin-pa-ila%C3%A7e

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

16

2.3.2 Simtomat e stresit

Sikur që egzistojn burime të ndryshme të stresit ashtu egzistojn edhe simtoma të ndryshme në

bazë të së cilave mund të vërehet që një përson vuan nga stresi.

Tabela 1. Simtomat fizike, emocionale, mentale të stresit.

Fizik: Emocional: Mental:

të rrahurat e zemrës

kokëdhembja

shuplakat e djersitura

tretja e vështirësuar

ndryshimet në lëkurë

ndërprerja e

frymëmarrjes

vështirësi në

frymëmarrje

duart e ftohta

pagjumësia

përgjumësia

lodhja

tuga

barkqitja

lukthi i shtrënguar

muskujt e tendosur

dhembja

disponimi i

ndryshueshëm

irritabiliteti

depresioni anksioz

mungesa e ndjenjessë

humorit

bezdisshmëria

hostiliteti (armiqësia)

nervozizmi

harresa

mungesa e

koncentrimit

gjykimi i dobët

dezorganizimi

percepcioni i

turbulluar

konfuzioni

mungesa e interesimit

gabimet në llogaritje

të menduarit e

vështirësuar

imagjinata e pakët

perceptimi negativ

i vetes13

13Mimoza, Shahini, ʼʼSeminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisëʼʼ. Prishtin, 2007, fq. 120.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

17

2.3.3 Diferencat individuale në reagimin ndaj stresit

Personaliteti ynë ndikon në faktin sesa jemi të aftë të përballojmë stresin. Kobasa (1982) ka

identifikuar stilin e personalitetit të fortë që e përballon mir stresin. Karakteristikat e këtij

personaliteti përfshijnë përkushtimin, fleksibiliteti dhe kontrollin.

Përkushtimi- karakterizohet nga një sens qëllimi në jetë dhe një besim në atë çʼka

bëjmë.

Fleksibiliteti- përfshin të qënit fleksibil dhe të paturit e një qëndrimi pozitiv ndaj

kërkesave që na bëhen.

Kontrolli- është besimi se ne jemi përgjegjës për vetveten dhe se mund të

përballojmë situatat stresuse.

2.3.4 Llojet e stresit

Dallojm dy lloje të stresit: stresin negativ dhe stresin pozitiv.

Stresi negativ-Distresi – nënkupton stresin e shkaktuar nga ngacmues (stresorë) të jashtëm

apo të brendshëm, veprimi i të cilëve shpie në dëmtime psikike ose/dhe trupore te individit të

goditur prej stresorëve. Ne e përjetojmë distresin kur humbasim një njeri të dashur, kur nuk e

kryejmë mirë një test ose kur vuajmë nga një sëmundje e rëndë. Të cilat sidomos kur janë të

vrullshme dhe afatgjata qojnë në dëmtime të shumta të shëndeti trupor e psikik të njeriut.

Stresi pozitiv-Eustresi – nënkupton stresin e shkaktuar nga ngacmues -stresorë të caktuar,

veprimi i të cilëve shoqërohet me stimulim trupor dhe psikik të njeriut. Stresi pozitiv ndodh te

ata individ të cilët duke e bërë punën e tyre trupore ose mendore me dëshirë e vullnet, nuk

stresohen nga stresorët e punës që bëjnë, por përkundrazi i përjetojnë stresorët e punës

pozitivisht, duke u motivuar edhe më shumë për punë. Shembuj të eustresit janë martesa,

marrja e një note të mirë ose arritja e ndonje suksesi etj. Këta individ zakonisht thojn se, pa

stres nuk mund të jetojnë!. Njerëzit të cilët stresin e përjetojnë pozitivisht janë më të pakët se

ata që stresin e përjetojnë negativisht.14

14Terry F. Pettijohn, ʻʻPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 424

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

18

2.3.5 Tipi A i sjelljes

TIPI A:Njerëzit e tipit A kanë prerjen të jenë individe,konkurues, agresive të paduruar dhe

gjaknxehtë të cilet vazhdimisht janë nen stres. Njerezit e ketij tipi janë tëpadurueshem me të

tjerët, të cilet nuk ndjekin një ritem me të. Ata jane tipa që kerkojne vetem të konkurojne

duke u futur në gare më vete kohen. Personi i tipit A kerkon më çdo kusht të arrije më sukses

qellimet e tij, por që shpesh deshtojne nga mungesa e padurimit të tyre. Tipi A ka më teper

mundesi të vuaje nga semundja konoreare e zemres, kur arrin moshen e tretë.Aktiviteti i

sistemit nervor simpatik dhe sekretimi i neropirefina është më i larte të njerezit e tipit A.

Neroprinefina është hormoni që se bashku më sistemin nervor simpatik e pergatisin trupin për

situata urgjente. Nivelet e larta të sekretimit të ketij hormoni kontribuojne në menyrë të

dukshme të semundjet konorare te zemres.Tipat A jane me te afte dhe efektive, se ata të

tipitB në një atmosfere ku shperqendron vemëndjen. Ata janë teper të afte të perballojne

punen qëKanë në dore ashtu edhe ngacmuesit përqendrues.

TIPI B: Pershkruan një tip të ndryshem të sjelljes. Njerezit e tipit B reagojne qetësisht ndaj

kerkesave të mjedist.Nuk janë agresive nuk jane konkurues,nuk karakterizohen si tipa

urgjente. Janë të prekoupueshem dhe dine të zgjidhin situatat më qetesi dhe durim.Për ketë

arsye nuk perjetojne stres të vazhdueshem si tipi i sjelljes A.15

15Terry F. Pettijohn, ʻʻPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 441.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

19

KAPITULLI III

3. Menaxhimi i stresit

Çdokush përjeton stres në jetën e përditshme. Njerëzit mund të dorëzohen para stresit dhe të

bëhen të pafuqishëm ose edhe të mësojnë menyra për të përballuar me sukses problemin e

stresit.

Mund te dobësohën efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe

pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë te

ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshoje nga një person tek tjetri. Ja disa teknika

qetësuese:

a) Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat me efektive te menaxhimit te

stresit:Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrje, ushtrime për qetësimin e

muskujve, masazhe trupi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.

b) Shkruaj: Shkruaj diqka që të bën të rrëfesh të fshehtat tua.

c) Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qene pastaj

i qete.

d) Bej diçka qe te kënaq: Një hobi ose aktivitet qe mbush kohen e lire mund t’ju

ndihmoje tërelaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të tjerëve ju ndihmojnë të

zvogloni stresin.

e) Aktivitete qe njihen pak: Të mësosh si te qetësosh trupin tënd përmes

vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzike qetësuese

dhe rri me njerëz qe dine të bëjnë humor.

f) Menaxho kohen: Programin dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëje me shumë

produktive

g) Krijo një stil jetë: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohen e mjaftueshme për

t’u qetësuar. Ushqehu mire, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e

alkoholit.

h) Mbaj afër miq te mire: Njerëzit qe kane një rrjet të forte shoqëror që i mbështet janë

shume të afte te përballojnë ndryshimet e jetës

i) Ndrysho mënyrën e te menduarit: Thuaju ʻ‘stop”mendimeve qe të shkaktojnë stres.

Zgjidhni problem duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë,

që të jenë sa me të këndshëm për syrin.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

20

3.1 Administrimi i kohës

Administrimi i kohës është aspekti më i vështirë i përshtatjes për shumicën e njerëzve si në

shkollë ashtu edhe jashtë saj. Një diçka thelbësore që duhet patur parasysh është se të gjithë

kemi të njëjtën sasi kohe. Nuk ka rëndësi nëse jemi të varfër ose të pasur, në kemi të njejtin

numër minutash për çdo ditë. Ajo që ka rëndësi është se çfarë bëni me kohën tuaj. Nëse e

përdorni kohën në mënyrë racionale,ju do të përshtateni më mirë dhe do të përjetoni më pak

stres. Administrimi i suksesshëm i kohës kërkon që ne të përcaktojmë qëllimet, të analizojmë

detyrat, të organizojmë aktivitetet dhe të vlerësojmë programin drejt arritjes së qëllimeve.

Administrimi efektiv i kohës

Përkushtoju administrimit të kohës

Vlerëso vlerat dhe besimet.

Analizo përdorimin akutual të kohës.

Përcakto qëllimet dhe vendos prioritetet.

Të jesh fleksibël në përcaktimin e qëllimeve.

Merru në fillim me prioritetet krysore.

Gjej kohë që të planifikosh çdo ditë.

Ndaj qëllimet e mëdha në detyra të vogla.

Bëj listën e aktiviteteve ʻʻpër tʼu bërëʼʼ.

Grumbullo detyra të ngjashme për tʼi kryer së

bashku

Shmang shtytjen e punëve dhe përfeksionin.

Mëso tʼu thuash jo kërkesave që të bëhen.

Mëso tʼu delegosh detyra të tjerëve.

Prefero të bëhesh efektiv në vend që të bëhesh

efiçent.

Vlerëso progresin drejt realizimit të qëllimeve.

Gjej kohë për tʼu relaksuar.16

16 Terry F. Pettijohn, ʻʻPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996, fq. 449.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

21

KAPITULLI IV

4. Adoleshenca

Adoleshenca është një etap e zhvillimit social, emocional dhe intelektual që e zhvendos të

riun drejt të rriturit. Është një periudhë rritje midis fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fillimi

dhe fundi i adoleshencës është i ndryshëm jo vetëm në kultura të ndryshme, por edhe në

individë të veçantë. Sidoqoftë, është një moshë e ndërmjetme, të cilen duhet ta kalojë çdo

njeri për të arritur pjekurinë dhe statusin e të rriturit.

Pjekuria ose maturimi, është ajo gjendje apo moshë e jetës kur personi e kompleton

zhvillimin e tij fizik, emocional, shpirtëror, social dhe intelektual. Formimi i një prej cilësive

të mësipërme nuk presupozon formimin e njëkohshëm edhe të cilësive të tjera. 14 vjeçari që

është pjekur fizikisht, mund të jetë i papjekur në sferat e tjera,17 është mosha që spikat në

jetën e çdo njeriu si një moshë e shkurtër, por me ndryshimr të mëdha cilësore, që prekin

shumë sfera të zhvillimit të personalitetit: fizike e psikologjike, mendore e sociale. Zhvillimet

e adoleshencës marrin ngjyrë të theksuar sociale e psikologjike, ato reflektohen krysisht në

raportet që krijon adoleshenti me të rriturit e moshatarët, në qëndrimin që mban ai ndaj vetes,

në normat e reja morale që vendos në grupin e vogël shoqëror, në vështirësitë e problemet e

edukimit të vetëedukimit, në afrimimin e statusit të ri social të moshës, në përcaktimin e

vendit të vet në shoqërinë e të rriturve.

Kjo moshë është quajturkritike, e vështirë, moshë delikate sepse vështirësitë e rritjes janë të

shumta,ndërlikimi i problemeve që lindin është i shpeshtë, rëndësia e ndryshimeve në jetën e

fëmijës është e madhe, njohja e zhvillimeve të brendshme tek adoleshenti është e pakët dhe

reflektimi i kualifikuar e kompetent i të rriturve nuk është në nivelin e duhur. Adoleshenti

është një fëmijë i rritur që kërkon të vetëpërcaktohet jo më në shoqërinë e fëmijëve, por më

lart. Prandaj adoleshenti shprehet herë si i rritur dhe her si fëmijë. Vrulli dhe koha e shkurtër

e zhvillimeve fizike e fiziologjike, sociale e psikologjike i jepin adoleshencës nuanca dhe

karakter spontan e të papritur, shpërthyes e afektiv. Por ai nuk arrin të jetë shpesh dhe

gjithmonë i pavarur, sepse i mungojnë njohuritë e plota e të thella mbi botën dhe vetveten,

nuk ka pjekurinë dhe provojën e duhur jetësore,nuk mund të ruajë ekuilibrimin dhe

qëndrueshmërinë emocionale. Mosha e adoleshencës është periudhë vendimtare në formimin

e gjithanshëm psikik të fëmijës, sepse problemet dhe dukurit që shfaqen në adoleshenc janë të

ndërlikushme. Ndryshimet e papritura të fëmijës që hyn në adoleshencë shpesh e fusin

17Edmond, Dragoti, ʻʻADOLESHENTIʼʼ. Tirane, 2011, fq. 12.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

22

prindin në konfuzion dhe shqetësim të natyrshëm se a është normale apo anormale rruga në të

cilën po rritet dhe po ecën fëmija i tij. Për shkak të ndryshimeve të thella të individit, si të

natyres fizike, si të natyres psiqike adoleshentet preken nga stresi.

4.1 Problemet që prekin adoleshentet

Stresi tek adoleshentet mund të shkaktohet nga faktor te ndrshem si:

Shkolla.

Marrëdhëniet prind-fëmij.

Marrëdhëniet jo të mira më vëllezrit dhe motrat.

Pamja fizike.

Shoqëria.

Ndjenja se të tjeret e kanë braktisur.

Terheqja afektive ndaj seksit të kundert.

Përdorimi i droges, alkolit dhe duhanit.

4.2 Adoleshentet e stresuar

Ndjehen keq shpirtërish shumicen e kohës.

Ndjehen të pa vlerë dhe më munges të vetësiguris.

Janë të angazhuar më mendime negatie.

Ndjehen të ngurosur, ndjehen të zbrazët dhe të dëshpruar.

Fajësojn vetveten dhe ndjehen fajtor për gjëra po nevojë.

Kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime.

Janë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurushëm.

Zgjohen herët ose kanë probleme më pagjumesin.

Hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbasin peshë.

Nuk kënaqeb me aktivitete.

Pinë më sumë cigare alkool dhe droga të tjera.

Shkëputen nga të tjerët në vend se të kërkojn ndihmë dhe përkrahje

.Kanë mendime të shkreta dhe pesimise.18

18https://www.slideshare.net/adisokaj/stresi-tek-adoleshentet

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

23

4.3 Depresioni dhe vetëvrasja në adoleshencë

Adoleshentët që preken nga simtomat e depresionit mund të kërcënohen seriozisht. Mosha

16vjeç dhe 19 vjeç është më tipike për këtë. Djemtë e depresuar, kanë prirjen që të përfshihen

në sjellje delinkuente dhe në abuzimin me drogë. Vajzat e depresuara, janë të priruar të

ndrydhin emocionet e tyre dhe kjo bën që ato të depresohen edhe më shumë.depresioni është

dyfish më i latë te vajzat sesa te djemtë. Ritmet e vetëvrasjeve në adoleshencë janë të larta.

Disa faktor riskues që paralajmërojnë një vetëvrasje janë:

Një përpjekje e mëparshme për vetëvrasje.

Depresioni, përfshirë këtu ndjenjat e të qënit pa shpresë dhe pa ndihmë.

Probleme të tjera psikiatrike.

Abuzimi me alkool dhe drogë.

Ndodhi jetësore që mund të kenë përjetuar adoleshentët (divorci i prinderve etj).

Lehtësi për të gjetur dhe për të përdorur armë.

Shansin më të madh për vetëvrasje e kanë ata adoleshentë që humbin besimin dhe kontrollin

e tyre dhe që besojnë se nuk do ta arrijnë atë që dëshirojnë. Janë më shumë vajzat sesa djem

që synojnë vetëvrasjen. Megjithatë, djemetë janë më të vendosur në kryerjen e vetëvrasjes,

sepse ata janë më seriozë se vajzat kur duan të vdesin. Depresioni të adoleshentet shpesh

shfaqet i shoqëruar me çrregullime të tjera si p.sh. më çrregullimet e ankthit. Vajzat

zhvillojnë çrregullime të të ngrënit si anoreksi dhe bulimia nervoze kur janë të depresuara.

Depresioni shpie në mendimin për vetëvrasjen dhe në përdorimin e drogës. Nga ana tjetër

imazhi i ulët i trupit mund të shjerë në çrregullimet e të ngrënit dhe me pas në depresion.

Depresioni po ashtu mund të shoqërohet me sëmundje trupore

Depresioni ndikon në keqësimin e marrëdhënive me prindërit me shokët dhe me partnerin.

Nga të dhënat ka dalë se vajzat e depresuara rrezikojnë tri hero më shumë se të tjerat për të

mbetur shtatzanë.

Disa nga faktorët mbrojtës lidhur me depresionin janë: marrëdhëniet e mira me prindër,

përfshirja në një veprimtari ku adoleshenti të ketë sukses dhe që të rrisë vetëbesimin e tij,

përfshirja në role ku adoleshentët përkujdesen për të tjerët.19

19Theodhori, Karaj, ʻʻPSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FËMIJËSʼʼ. Tiranë, 2010, fq. 320-322.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

24

Përfundim

Ky punim më ka ndihmuar shumë, sepse më trajtimin e kësaj teme kam mësuar shumë gjëra

të reja të cilat do më shërbejnë në përballje më njerëz të cilet janë të stresuar. Kjo teme

shqyrton mjaft qartë se si vjen deri tek shfaqja e stresit e se si duhet të ballafaqohemi me

situatat e pakëndshme që mund të ndodhin gjatë jetës, qofshin ato të mira apo të kqija sepse

jo vetëm gjërat negative mund të kenë ndikim ansor tek njeriu dhe të shkaktojn stres, kjo e

cila jep të kuptohet se edhe ngjarjet pozitive apo ndjenja e gëzimit mund të shkaktoj stres për

arsyje se është e domosdoshme një ndryshim apo përshtatje. Secili kapitull ka dobinë e vete

dhe trajton gjëra mjaft të rëndësishme.

Stresi është një gjendje fizike, mentale dhe emocionale e tensionuar që zakonisht shfaqet në

rrethanat kur ndaj një individi ushtrohen kërkesa personale e sociale jashtë mundësive të tij

që të arrij përballimin e tyre. Varësisht nga mënyra se si është paraqitur dhe kohëzgjatja e tij,

stresi mund të jetë akut i momentit nëse ai trajtohet mënjeherë dhe kronik i zgjatur nga mos

trajtimi i tij më kohë.

Menyra se si ne arrim të kuptojm që një shokë ose shoqë është në fazën e mbingarkesës më

stres është nëpërmjet ndryshimeve në sjelljet e tyre si: mospërgatitje e mirë në mësim,

ndryshimi i sjelljes në familje ose në shoqëri, shtimi i pirjes së duhanit ose i pirjes së alkoolit,

përdorimit të drogës, mohimit të stresit dhe pesimizmit.Menaxhmi i dobët i stresit mund të

shoqërohet me shkallë të shtuar të sëmundjeve të zëmrës, mungesën e koncentrimit,

frymarrjen e shpejt, rrahjet e shpejta të zemrës, pagjumësi, lodhje të përgjithshme të disa

njerëz etj. Por ne kemi shumë në dorë për parandalimin e stresit, sepse përmes një jete të

shëndetshme gjithkush mban larg stresin. Pra, duke ngrënë shëndetshëm, nga ana tjetër,

raportet sociale janë shumë të rëndësishme që të prekemi sa më pak nga stresi. Duke bërë të

ditur problematikën tënde, duke e vënë në tavolinë si një problem ku ti nuk ke asnjë

kompleks për ta ndarë me të tjerët, jo vetëm shkarkon nga vetja një ngarkesë që nuk është

mirë ta mbash, por edhe do të gjesh një zgjidhje për problemin tënd.

Një nga fazat e zhvillimit të njeriut më e prekura nga stresi është adoleshenca, fazë kjo në të

cilen ndodhin shumë ndryshime fizike e psiçike tek adoleshentet e si rezultat i tyre ata preken

nga stresi dhe si rezultat i ndikim që ka adoleshentet mund të mendojnë edhe për vetëvrasje

ku ne këtë faze është e nevojshme edhe nderhyrja profesionale e një psikologu, për tu shëruar

ose larguar nga stresi fëmija ka nevojë për qetësi, dashuri, vemendje nga ana e prindërve.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sylaj.pdf · Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni, por mund të jete edhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme

25

Literatura

Morris, Charles G. Maisto, Albert A. ʻʻHyrje në psikologjiʼʼdhe ʻʻTë kuptojmë

psikologjinëʼʼ. Tiranë, 2008.

Shahini, Mimoza, ʻʻSeminare të zgjedhura nga lënda e psikofiziologjisëʼʼ. Prishtinë,

2007.

Pettijohn, Terry F. ʻʻPsikologjiaʼʼ, Botimi II. Tiranë, 1996.

Nushi, Pajazit, ʻʻPSIKOLOGJIA E PËRGJITHSHME 1ʼʼ. Prishtinë, 2002.

Dragoti, Edmond, ʻʻADOLESHENTIʼʼ. Tiranë, 2011.

Karaj, Theodhori, ʻʻPSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FËMIJËSʼʼ. Tiranë, 2010.

Burime nga interneti

https://www.slideshare.net/adisokaj/stresi-tek-adoleshentet

https://durreslajm.al/intervista/ja-si-ta-parandaloni-stresin-pa-ila%C3%A7e

http://parandalo.ch/sq/aktuell/shqip-ii-trauma-psikike-rrjedhat-fazat-perballimi-

mosperballimi/

http://www.drita.info/2015/09/01/ankthi-vrases-i-heshtur-i-shendetit/