PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha...

45
I UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: "Roli i teknologjisë në metodat bashkëkohore të mësimdhënies në edukimin fillor" Kandidatja: Mentori: Jeta Tetrica Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri Gjakovë, Nëntor 2020

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

I

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: "Roli i teknologjisë në metodat bashkëkohore të

mësimdhënies në edukimin fillor"

Kandidatja: Mentori:

Jeta Tetrica Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri

Gjakovë, Nëntor 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

II

Ky punim diplome u mbrojt me datën:___/___/______ para komisionit vlerësues në

përbërje:

1. _________________________ Udhëheqës shkencor

2. _________________________ Kryetar

3. _________________________ Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. _______________

2. _______________

3. _______________

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notë: _____(_____)

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

III

FALËNDERIMI

Përgjatë këtyre katër viteve të studimit, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e personave shumë mbështetës e me rëndësi. Ju jam gjithmonë falënderuese:

- Profesorit shumë të nderuar Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri për përkushtimin e tij të palodhshëm ndaj nesh.

- Të gjithë profesorëve e stafit akademik të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe

- përjetësisht faleminderit familjes, familjarëve dhe shoqërisë që më qëndruan afër në këtë rrugëtim.

JU FALEMNDERIT!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

IV

ABSTRAKT

Procesi i mësimdhënies çdo ditë e më shumë është duke ndryshuar, ku përdorimi i

metodave, formave dhe teknikave të shumta janë duke e shndërruar mësimdhënien në një punë

komplekse dhe të vështirë.

Ky punim diplome fokusohet tek përdorimi i teknologjisë në metodat bashkëkohore të

mësimdhënies në edukimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Përdorimi i teknologjisë

në mësimdhënie dhe në shkolla, ka hyrë në funksion relativisht vonë, mirëpo në ditët e sotme fjalët

kyçe në çdo institucion edukativo-arsimor janë: teknologjia, interneti, kompjuterët, rrjetet sociale,

programet aplikative, mësimdhënie bashkëkohore, metodat bashkëkohore, metodologji e

avancuar, etj. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) janë bërë pjesë e pandashme

në të gjitha aspektet e jetës. Teknologjia është faktor tashmë me rëndësi në zhvillimin e procesit

mësimor produktiv. Konkretizimi në mësim është bërë më i lehtë falë përdorimit të teknologjisë,

gjithashtu është rritur efikasiteti i bartjes së informacionit. Shpërndarja e shpejtë e komunikimi

masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte

pozitive, por në disa raste ka efekt edhe negativ. Kohëzgjatja e duhur e përdorimit, përdorimi mbi

baza etike, si dhe përdorimi i duhur i pajisjeve teknologjike gjatë procesit mësimor ndihmojnë për

një mësimnxënie efektive.

Fjalët kyçe : teknologjia, interneti, kompjuteri, mësimdhënie bashkëkohore, metoda

bashkëkohore, etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

V

PËRMBAJTJA FALËNDERIMI ............................................................................................................. III

ABSTRAKT ................................................................................................................. IIV

HYRJE .............................................................................................................................1

KAPITULLI I ...................................................................................................................2

1. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ...........................................................................2

Qëllimi i hulumtimit ......................................................................................................2

Metodat e hulumtimit ....................................................................................................2

Popullacioni dhe mostra e hulumtimit ...........................................................................2

KAPITULLI II ..................................................................................................................3

2. TEKNOLOGJIA ...........................................................................................................3

2. 1 Çka është teknologjia? ............................................................................................3

2. 2 Teknologjia në edukim ...........................................................................................3

2. 3 Përgatitja e mësimdhënësve për përdorim të teknologjisë gjatë procesit mësimor ...4

2. 4 Përdorimi i teknologjisë në shkolla .........................................................................5

2. 5 Përdorimi i kompjuterit ..........................................................................................6

2. 6 Aplikimi i kompjuterëve në mësim .........................................................................7

2. 7 Përdorimi i internetit...............................................................................................9

2. 8 Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie..................................................... 10

2. 9 Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie .................................................... 12

KAPITULLI III............................................................................................................... 13

METODAT BASHKËKOHORE TË MËSIMDHËNIES................................................. 13

3. 1 Mësimdhënia bashkëkohore.................................................................................. 13

3. 2 Metodat bashkëkohore .......................................................................................... 14

Metoda e diskutimit ................................................................................................. 15

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

VI

Biseda ..................................................................................................................... 16

Metoda verbale-tekstuale ......................................................................................... 16

Metoda e demonstrimit-ilustrimit ............................................................................ 17

Metoda me në qendër nxënësin ................................................................................ 17

3. 3 Multimedia ........................................................................................................... 18

3. 4 Integrimi i TIK-ut në mësimdhënie dhe mësimnxënie sipas literaturës bashkëkohore

.............................................................................................................................................. 19

3. 5 Teknika dhe teknologjia bashkëkohore mësimore ................................................. 21

KAPITULLI IV .............................................................................................................. 24

4. 1 REZULTATET E HULUMTIMIT NGA PYETËSORI ME MËSIMDHËNËS ..... 24

PËRFUNDIMI ................................................................................................................ 36

REKOMANDIME ...................................................................................................... 36

REFERENCAT ............................................................................................................... 37

BURIME NGA INTERNETI ...................................................................................... 38

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

1

HYRJE

Çdo ditë e më shumë e dëgjojmë fjalën teknologji, e cila po shënon rritje dhe zhvillim në

çdo sferë të jetës tonë. Padyshim që teknologjia është pjesë shumë e rëndësishme edhe në arsim.

Mësimdhënësit dhe nxënësit nuk bëjnë përjashtim nga ky proces, ku tek këto dy pika është bërë e

domosdoshme. Interneti, kompjuterët, televizori, video-projektorët janë ndër pajisjet kryesore

teknologjike që përdoren në shkollat tona. Mësimdhënia në ditët e sotme është bërë më e lehtë me

ndihmën e përdorimit të teknologjisë. Përdorimi i internetit dhe kompjuterit janë dy prej

teknologjive që përdoren më së shumti dhe janë më të pëlqyeshme dhe të përshtatshme nga ana e

mësimdhënësve. Përmes këtyre pajisjeve duke i ndërlidhur me metodat e sotme bashkëkohore

është i mundur e më i qartë konkretizimi, demonstrimi e vizualizimi i shumë njësive mësimore.

Mësimdhënësit në të njëjtën kohë mund të përdorin teknologjinë edhe për arsye komunikimi më

të lehtë e më të shpejtë, si dhe të kursejnë kohë në përgjithësi duke përdorur teknologjinë për

qëllime të ndryshme gjatë shpjegimit të njësisë mësimore. Nxënësit nga ana tjetër mund të përdorin

pajisjet teknologjike, për qëllime si: zgjerimi i njohurive të njësive mësimore të diskutuara në

klasë, duke lexuar informacione shtesë gjatë kërkimeve në internet, poashtu me anë të vetëm një

klikimi ata mund të shohin vende, gjallesa e sende tjera nëse nuk janë në dispozicion për tu parë

në vendin ku jetojnë. Megjithatë shumë shkolla nuk janë të pajisura me pajisjet kryesore të

teknologjisë, por mësimdhënësit mund të gjejnë mënyra të ndryshme për integrimin e teknologjisë

si mjet pune për nevoja arsimore, qoftë me përdorimin e pajisjeve të tyre personale si laptop, ipad,

apo me shfrytëzimin e pajisjeve të kolegëve të tyre, e në disa raste edhe kur vetë nxënësit sjellin

në shkollë laptopët e tyre. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të teknologjisë në edukimin fillor niset

nga fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga

informacionet dhe trendet e komunikimit. Aftësitë e komunikimit, procesimit, mendimit kritik dhe

zgjidhjet e problemeve si dhe puna në grupe janë esenciale në shoqërinë teknologjike dhe socio-

ekonomike në ditët e sotme.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

2

KAPITULLI I

1. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i hulumtimit është bërë në mënyrë që të bëhet “Verifikimi i rolit dhe përdorimit të

teknologjisë në mësimdhënie”. Me anë të mbledhjes së të dhënave me instrument pyetësorët e bërë

për mësimdhënës të shkollave fillore të Kosovës, është arritur rezultati i saktë dhe i besueshëm.

Hipotezat

H1-Teknologjia gjen zbatim të madh në mësimdhënien e nivelit fillor

H2- Përdorimi i teknologjisë ndikon në përmirësimin e mësimnxënies

Metodat e hulumtimit

Me qëllim të grumbullimit të sa më shumë të dhënave për vërtetimin e hipotezave të

parashtruara është përdorur metoda sasiore e hulumtimit. Në këtë punim si instrument i hulumtimit

është përdorur pyetësori, i cili përmban 12 pyetje

Popullacioni dhe mostra e hulumtimit

Popullacion i hulumtimit të bërë janë të gjithë mësimdhënësit që japin mësim në shkollat

fillore të Kosovës, përkatësisht mësimdhënësit e edukimit fillor nga klasa 1-5. Në pamundësi që

të përdoret popullacioni për një hulumtim të tillë, si grup reprezentativ është përdorur mostra dhe

kam parë të arsyeshme që për këtë hulumtim të përzgjidhen vetëm 36 mësimdhënës.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

3

KAPITULLI II

2. TEKNOLOGJIA

2. 1 Çka është teknologjia?

Teknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe

profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në

përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin "Teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston;

"teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat,

harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat

e organizimit dhe teknikat. Teknologjia ka ndikuar në shoqërinë tonë në mënyra të ndryshme. Në

shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë

globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërore të lirë (në aspektin e kohës dhe

punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe

zbrazin resurset natyrore, në dëm të tokës dhe natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë

ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike. Shembujt

përfshijnë rritjen e nocionit "efikasitet" në terme të produktivitetit njerëzor, një term që fillimisht

ishte aplikuar vetëm për makinat, dhe sfidat e normave tradicionale. (Teknologjia)

2. 2 Teknologjia në edukim

Teknologjia në edukim nënkupton të gjitha llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të

shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të Teknologjisë me

Informacionin dhe Komunikimin. TIK në edukim kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe

mjeteve teknologjike në procesin mësimor për të regjistruar dhe përpunuar informacionin në formë

digjitale. Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet

e fundit. Kështu, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim

metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional.

Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të

përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të mësuarit.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

4

Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike,

aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Shkollat në sistemin

arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturë teknologjike, e cila optimizon integrimin e

teknologjisë në procesin edukativ. Përdorimi me efikasitet i teknologjive të reja që mbështet

procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë e nxënësit për t`u përqendruar në mësim,

përmirëson të kuptuarit dhe transferon përmbajtjen në një memorie afatgjatë. Duke u mbështetur

në këtë arsyetim, është synuar t`i kthejmë klasat tradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën e

teknologjisë. Ky proces kërkon që mësuesit të pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të

mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit

dhe progresin e tyre. (Teknologjia në edukim)

2. 3 Përgatitja e mësimdhënësve për përdorim të teknologjisë gjatë procesit

mësimor

Në ditët e sotme është e pamundur që ndonjë profesion të ushtrohet pa ndihmën e

teknologjisë informative. Kompjuteri dhe interneti na japin mundësi dhe resurse të panumërta në

rritjen e kualitetit të punës. Edhe në fushën e arsimit, kompjuteri dhe pajisjet përcjellëse janë të

domosdoshme sepse krijojnë mundësi të mëdha për mësimdhënësit dhe zgjojnë kureshtjen,

imagjinatën dhe interesimin e nxënësve. Çdo ditë e më tepër po ballafaqohemi me interesim të ulët

të nxënësve dhe rezultate të dobëta në mësim-nxënie. Nxënësit e moshave të ndryshme

përfaqësojnë brezat e parë të rritur me teknologjinë e re. Ata kalojnë orë të tëra duke përdorur

kompjuterë, video-lojëra, kamera digjitale, telefona celularë, dhe të gjitha llojet e pajisjeve

digjitale. Mësimdhënësit duhet t’i shfrytëzojnë këto përvoja të nxënësve dhe t’i përdorin si resurse

në mësimdhënien e tyre. Mësimdhënësit nuk duhet t’i rezistojnë ndryshimeve, përkundrazi duhet

ta shfrytëzojnë teknologjinë e re që ta bëjnë mësimdhënien cilësore dhe interesante. Plani mësimor

për orët e mbajtura me ndihmën e teknologjisë duhet të përpilohet me kujdes. Nëse nuk ka

planifikim të mirë atëherë mund të shkaktohet tollovi dhe humbje kohe. Përgatitja e arsimtarëve

në përdorimin e teknologjisë nënkupton më shumë se “shkathtësi teknike” e çastit. Vetëm një

trajnim nuk mjafton. Gjërat harrohen. Mësimdhënësve iu nevojitet vazhdimisht punë me mjete

teknologjike, punë e vazhdueshme për të gjetur burime informacioni, ndërlidhje të tyre me njësitë

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

5

mësimore. Edhe në vendet më të përparuara, ku ka shkolla moderne, vetëm një numër i kufizuar i

mësimdhënësve dinë t’i gjejnë dhe shfrytëzojnë burimet. Shpesh nxënësit dinë të përdorin

teknologjinë më mirë se mësimdhënësit e tyre. Sugjerohet që këto njohuri të nxënësve të përdoren

nga mësimdhënësit e tyre, që këta nxënës të shfrytëzohen si ndihmës në raste të veçanta. Njohja e

mirë e lëndës dhe e teknologjisë informative nga mësimdhënësi dhe integrimi i tyre në

mësimdhënie është mënyrë e përkryer se si nxënësit në ditët e sotme kanë dëshirë të mësojnë.

(Neill-Hall, Juliet, 2003)

2. 4 Përdorimi i teknologjisë në shkolla

Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet e

fundit. Kështu, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim

metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional.

Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të

përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të mësuarit.

Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike,

aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Shkollat në sistemin

arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturë teknologjike, e cila optimizon integrimin e

teknologjisë në procesin edukativ. Përdorimi me efikasitet i teknologjive të reja që mbështet

procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë e nxënësit për t`u përqendruar në mësim,

përmirëson të kuptuarit dhe transferon përmbajtjen në një memorje afatgjatë. Duke u mbështetur

në këtë arsyetim, është synuar t`i kthejmë klasat tradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën e

teknologjisë. Ky proces kërkon që mësuesit të pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të

mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit

dhe progresin e tyre.

Disa nga mjetet teknologjike që mund dhe duhet të përdoren në shkolla janë:

- Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e

mësimdhënies, deri para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i

domosdoshëm për shkak të orientimeve teknologjike që kanë përfshirë

mësimdhënien.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

6

- Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionarizuar mësimdhënien në çdo skaj

të botës. Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit, por

është koordinatori i hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit.

- Video Projektori: Është një teknologji e cila gjendet mjaft në sistemin arsimor

shqiptar. Me anën e tij realizohet prezantimi i punimeve të ndryshme në fushën

didaktike dhe shkencore. Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës interaktive, por

për vetë kushtet e sistemit tonë arsimor ai ngelet si teknologjia më e përparuar e

cila përdoret në mësimdhënie.

- CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por

që janë mjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme. (Mexhuani,

Arbnesha, 2014)

2. 5 Përdorimi i kompjuterit

Një program mësimor kompjuterik i hartuar mirë është tërheqës dhe ndërveprues dhe ka dy

cilësi të rëndësishme për nxënësit që kanë probleme me përqendrimin e vëmendjes ose kanë histori

ngeljesh në klasë që ua kanë shkatërruar motivimin. Për shembull, një program matematikor ose

drejtshkrimor mund të përdorë imazhe (figura), tinguj dhe tipare të natyrës së lojës, për ta mbajtur

të përqendruar vëmendjen e një nxënësi që ka mungesë të vëmendjes. Programet digjitale

ndërvepruese të medias i mësojnë nxënësit që nuk dëgjojnë si të përdorin gjuhën e shenjave. Shumë

programe nuk përdorin tinguj, kështu që nxënësit me dëmtime në dëgjim mund të përfitojnë

plotësisht nga mësimet pamore. Nxënësit që kanë vështirësi në lexim, mund të përdorin programe

që “shqiptojnë” fjalë të panjohura për ta, nëse i klikojnë. Me këtë mundësi për ndihmë të çastit,

nxënësit kanë më shumë shanse të bëjnë praktikë në lexim, e cila u nevojitet për të parandaluar

mbetjen pas. Pajisje të tjera janë edhe ato që faqet e printuara dhe tekstet e shtypura i kthejnë në

fjalë të shqiptuara me zë për nxënësit e verbër ose për nxënës të tjerë që mësojnë më mirë duke e

dëgjuar informacionin. Për një nxënës me paaftësi në të mësuar, shkrimi i të cilit nuk mund të

lexohet, kompjuterët ofrojnë një bukurshkrim të përkryer, kështu që ky nxënës, në fund mund t’i

hedhë ne letër (në të vërtetë në ekran) idetë e tij. Sapo idetë të jenë regjistruar në kompjuter, nxënësi

mund ta riorganizojë dhe ta përmirësojë përmbajtjen e shkrimit të tij ose të saj, pa u torturuar ta

rishkruaj me dorë. (Woolfolk, Anita, 2011)

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

7

2. 6 Aplikimi i kompjuterëve në mësim

Aplikimi i kompjuterëve në mësim është i mundshëm duke filluar prej edukimit fillor e deri

te ai universitar. Është e njohur se sot është prezente “kriza botërore” e shkollimit dhe që shumë

popuj kërkojnë rrugëdalje nga kjo krizë duke përpunuar “indikatorët e efikasitetit shoqëror të

sistemeve shkollore dhe të efikasitetit të institucioneve shkollore”. Përveç të gjitha vështirësive të

cilat e përcjellin arsimimin e nxënësit në ditët e sotme, ka mjaft mësimdhënës të cilët nuk tregojnë

interesim të duhur për aplikimin e kompjuterit në procesin shkollor. Vërejtjet të cilat jepen në

sistemin e sotëm të shkollimit kryesisht parashtrohen në mësimin klasor nëpër shkolla të mesme

dhe në ligjëratat masovike në institucionet e shkollimit të lartë. Për këtë arsye një numër i madh i

shteteve e reformuan shkollimin e ulët dhe atë të lartë. Vazhdimisht potencohet se arsimtarët

shumë pak i kushtojnë kohë nxënësve të caktuar, kurse në institucionet e shkollimit të lartë shumë

shpesh ndodhë që arsimtari e sheh studentin për herë të parë në provim. Nga kjo mund të

konkludohet se arsimimi duhet që t’i përshtatet mësimit individual, e kjo kishte për t’u arritur me

aplikimin e sistemeve bashkëkohore “time sharing” të kompjuterëve me terminale konverzuese.

Me aplikimin e kompjuterëve në mësim nënkuptojmë zhvillimin e mësimit me ndihmën e

kompjuterit, si dhe mësimin me asistencën e kompjuterit. Përdorimi i shprehjes “ligjërimi dhe

mësimi me ndihmën e kompjuterit” është marrë nga anglishtja: “Computer-assisted instruction”,

por ekzistojnë edhe disa shprehje adekuate si “Computer-assisted learning” dhe “Computer-

assisted teaching” për “mësim me ndihmën e kompjuterit”.

Nocioni “mësimi me ndihmën e kompjuterit” nënkupton vet procesin e mësimit në të cilin

kompjuteri e ndihmon nxënësin apo studentin për të mësuar. Kjo do të thotë se kompjuteri i jep

shfrytëzuesit të gjitha informacionet të cilat janë të nevojshme për aftësimin në lëmin e caktuar.

Me “ligjëratat me ndihmën e kompjuterit” nënkuptohet përdorimi i kompjuterit në procesin e

ligjërimit. Në këtë rast kompjuterin e shfrytëzojnë kryesisht ligjëruesit për ligjëratat dhe

prezantimet e tyre ose për verifikimin e njohurive të kandidatëve të tyre. Përveç këtyre dy

nocioneve, shpesh në literaturë lajmërohet edhe nocioni: udhëheqja në ligjërim dhe mësim me

ndihmën e kompjuterit(Computer management instruction). Me këtë nënkuptojmë shfrytëzimin e

kompjuterit në situata të tjera, p.sh. te mësimi individual. Kjo më së shumti vlen për mësimin e

programuar, por mund të shfrytëzohet edhe në mësimin klasik.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

8

Në procesin e shkollimit kompjuteri mund të shfrytëzohet në disa mënyra: si mjet për

mbajtje të administratës dhe të evidencës, si mjet për kërkime pedagogjike dhe si mjet mësimi në

procesin e mësimit. Një problem i rëndësishëm në fillim të çdo viti shkollor është formulimi i

orarit të mbajtjes së mësimit. Nëse punohet programi përkatës në të cilin do të fusim shënimet mbi

numrin e arsimtarëve dhe të nxënësve, vëllimi i lëndës mësimore, numrin e orëve dhe të objekteve

me të cilët disponojmë, etj., kompjuteri do të krijoj në bazë të këtyre të dhënave një orar optimal

të orëve, duke i respektuar të gjitha kushtet e parashtruara pedagogjike si dhe të tjera.

Kompjuteri si mjet mësimor mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, duke filluar nga

demonstrimet dhe simulimi, e deri te mësimi aktiv. Në bazë të themeleve mësimore të diturisë,

nxënësi mundet që në komunikim me kompjuterin të mësojë lëmin e caktuar i cili paraqitet në

ekran të monitorit. Pas kohës së caktuar të mësimit, kompjuteri parashtron pyetjet në të cilat

nxënësi duhet që të jap përgjigje, kurse kompjuteri e bënë vlerësimin e suksesit të përgjigjeve.

Karakteristika kryesore e kësaj mënyre të mësimit është adaptimi automatik i programit mësimor,

mundësive të nxënësve në varësi nga shpejtësia e kuptimit, lajmërimi i lodhjes dhe reaksionit në

sukses ose mossukses. Kompjuteri mundet edhe t’i notoj përgjigjet e të gjithë nxënësve ndaras dhe

në varësi të kualitetit të përgjigjeve të vazhdojë mbajtjen e mëtejme të mësimit. Notimi nga ana e

kompjuterit është gjithsesi objektiv, nuk ka kurrfarë favorizimesh të nxënësve të caktuar. Mësimi

i programuar mund të zhvillohet në shkolla ose drejtpërsëdrejti në shtëpi, sepse kompjuterët mund

të ndërlidhen me ndihmën e linjave telefonike në një kompjuter qendror në të cilin janë të

vendosura bazat e njohurive dhe softueri i nevojshëm. (Beqiri,Edmod, 1998)

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

9

2. 7 Përdorimi i internetit

Interneti, teknologjia më e dobishme e kohërave moderne na ndihmon jo vetëm në jetën

tonë të përditshme por edhe në jetën profesionale. Për qëllime edukative, përdoret gjerësisht për të

mbledhur informacione dhe për të bërë hulumtime ose për të shtuar njohuritë e lëndëve të

ndryshme. Interneti luan një rol shumë të rëndësishëm në arsim. Nuk ka dyshim se në këtë epokë

moderne të gjithë preferojnë Google për pyetjet, problemet ose dyshimet e tyre. Motorët e kërkimit

popullorë si Google, Yahoo, etj. janë zgjedhja më e shpeshtë e njerëzve pasi ofrojnë shtrirje të

lehtë dhe të menjëhershme të sasisë së madhe të informacionit në vetëm disa sekonda. Këto

përmbajnë njohuri të pasur që mund të kërkohet në çdo kohë. Interneti ka prezantuar përmirësime

në teknologji, komunikim dhe argëtim në internet. Sot ai është bërë shumë i rëndësishëm, si dhe

mjet i fuqishëm në botë i cili preferohet nga të gjithë. Të gjithë kanë nevojë për internet për qëllime

të ndryshme. Nxënësit kanë nevojë për internet për të kërkuar informacione në lidhje me provimet,

kurrikulat, rezultatet, etj. Rëndësia e internetit në arsim për nxënësit do të thotë që ua lehtëson

atyre hulumtimin e gjërave dhe rifillimin e përmbajtjes që mësohet në shkollë. Njerëzit e përdorin

atë sipas nevojave dhe interesave të tyre. (School, Theasian, a.d.)

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

10

2. 8 Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie

Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumëllojshëm në mësimdhënie dhe

mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund

të ndryshojë krejtësisht procesin mësimor, përkatësisht mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve që

e determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e

mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit. E dimë se qysh në antikitetin grek, pedagogët e parë

janë munduar që ta konkretizojnë sa më shumë dhe ta bëjnë më të qartë atë që kanë dashur ta

transmetojnë tek nxënësit e tyre. Nëse duam të shkojmë edhe më thellë në histori, atëherë

përpjekjet e para për futjen e mjeteve ndihmëse në edukimin e brezave të rinj, i vërejmë qysh tek

njerëzit e parë. Le të fillojmë me format e para: Në shpella të ndryshme, 30.000 vite para erës sonë,

në vende të ndryshme të botës janë gjetur vizatime të ndryshme. Këto vizatime janë një mesazh që

u është drejtuar kryesisht njerëzve të asaj kohe dhe sigurisht mjetet që janë përdorur për t’u dhënë

formë këtyre vizatime janë eshtrat e kafshëve dhe guri. Më vonë, pas erës sonë, revolucion në

teknologji paraqet zbulimi i letrës nga kinezët, pastaj shkrimi me dorë i librave apo i ashtuquajturi

manuskripti etj. Në vitin 1450, teknologjia merr një hov edhe më të madh me zbulimin e

shtypshkronjës nga Gutenbergu. Viti 1700, shënon përdorimin e dërrasës së zezë dhe shkumësit.

Viti 1800-libri futet si element i tretë në mësimdhënie. Që nga viti 1940 e tutje, hyjmë në të

ashtuquajturën epokë audio-vizuale, me ç’rast vit pas viti në mësimdhënie futen: radio, televizioni,

projektorët e ndryshëm, videot, informacioni zgjerohet, kemi zbulime të rëndësishme në shkencë,

zhvillime në kulturë etj. Ndërkaq që nga 1990 e tutje, praktikisht hyjmë në epokën e kompjuterit,

me ç’rast futet në masë përdorimi i tyre, pastaj tabelat e mençura/smartbords, interneti, laptopët e

ndryshëm, ku rritet interaktiviteti elektronik. Por, si do të ndikojë teknologjia në të ardhmen në

procesin mësimor? Për këtë, ka shumë pikëpamje, por do të theksoja tri elemente që do të mund

të ndikonin dukshëm në procesin mësimor. Këto janë: Teknologjia e bazuar në Cloud, Biometrika

dhe Hologrami.

1. E para, teknologjia e bazuar në Cloud, mundëson ruajtjen e të dhënave,

përpunimin e tyre dhe qasjen online të palëve të interesuara. Shfrytëzimi

i kësaj teknologjie në shkollë, do ta shkarkonte nxënësin nga barra e

madhe e librave, po ashtu do t’u jepte qasje prindërve për ta përcjellë

evoluimin e fëmijëve në procesin mësimor e mësimdhënësit do të mund

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

11

të vëzhgonin thuajse pandërprerë punën e nxënësve edhe në klasë edhe në

shtëpi. (Grup autoresh (Charles G.Morris,Albert A.Maisto), 2008)

2. Biometrika është gërshetim i bioteknologjisë dhe teknologjisë së

informacionit. Kryesisht është e përqendruar, përveç të tjerash, në ngritjen

e një sistemi identifikimi dhe verifikimi të personave. Po ç’hyn kjo në

procesin mësimor? Nëse flasim për një botë gjithnjë e më të digjitalizuar,

atëherë qasja në biblioteka elektronike, verifikimi në ditarët shkollorë

digjitalë e aspekte të tjera, biometriken e bëjnë të domosdoshme.

3. Hologrami nënkupton një fotografi tredimensionale e cila edhe në pjesët

më të vogla të saj dhe përfshin krejt imazhin e përgjithshëm. E gjithë kjo

bëhet me ndihmën e laserëve, që përthyejnë pamjet për t’u krijuar figura

interference. Kjo teknologji bën të mundur ruajtjen e qindra fotove dhe

pasqyrimin e tyre në kohë reale. Nëse në një njësi mësimore nga historia,

ne do të kishim nevojë për t’i parë piramidat e Egjiptit, atëherë hologrami,

do të na e mundësonte t’i kishim para syve “drejtpërdrejt”. Madje, përmes

hologramit, edhe vetë mësimdhënësi do të mund të zëvendësohej. Mbase,

për t’u përsosur interaktiviteti i hologramit-mësimdhënës me nxënës e

studentë do të duhet edhe pak kohë, mendoj në atë masë që mësimdhënësi

do të zëvendësohej plotësisht nga hologrami. Sigurisht, në Kosovë për të

arritur kjo teknologji duhet kohë, por këto janë tendencat e përfshirjes së

teknologjisë informative në procesin mësimor. (Neill-Hall, Juliet, 2003)

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

12

2. 9 Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie

Përdorimi i teknologjisë përmes internetit është nevojë e njëkohësisht edhe lehtësim i

kryerjes së punëve të shumta duke kursyer kohë. Mirëpo, keqpërdorimi përmes përdorimit për

kohë të gjatë po dërgon në rezultate jo të mira. “Bota e trishtuar dhe e vetmuar zbulohet në

hapësirën kibernetike”. “Izolimi rritet me rritjen e përdorimit të internetit”. Këta, janë disa nga

titujt qe hasen nëpër mediume bazuar në hulumtues të shumtë që ashtu siç thonë edhe rreshtat lartë,

potencojnë se përdorimi i internetit mund të shkaktojë izolim, vetmi e depresion, interneti mund

të jetë i dëmshëm për gjendjen psikologjike të disa njerëzve dhe se rritja e përdorimit të internetit

çon në zvogëlimin e raporteve njerëzore dhe në rënien e nivelit të lumturisë. Përdoruesit e mëdhenj

të internetit manifestojnë një ulje të lehtë në disa aspekte të marrëdhënieve të tyre shoqërore dhe

vetëm një rritje të lehtë në vetë-raportimet për vetminë dhe depresionin. (Grup autoresh (Charles

G.Morris,Albert A.Maisto), 2008)

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

13

KAPITULLI III

METODA BASHKËKOHORE TË MËSIMDHËNIES

3. 1 Mësimdhënia bashkëkohore

Sot kur flasim për mësimin bashkëkohor themi se kjo veprimtari ka arritur shkallën më të

lartë të zhvillimit, si në pikëpamje të procesit të njohjes dhe të mësuarit ashtu edhe në pikëpamje

të: varianteve dhe formave të organizimit të punës mësimore; mundësive për inkuadrim dhe

angazhimin e faktorëve të shumëfishtë në mësim; të zgjedhjes dhe të aplikimit të metodave dhe

mjeteve mësimore; në krijimin e kushteve dhe të situatave më adekuate mësimore, si dhe në

aplikimin e sistemeve më bashkëkohore të teknikës dhe të teknologjisë mësimore etj.

Mësimi si veprimtari edukativo-arsimore i organizuar dhe institucionalisht i realizuar, në të

cilën marrin pjesë aktive arsimtari dhe nxënësit, ka karakter të mbështetjes në realizimin e

kërkesave shoqërore dhe të ecurisë zhvillimore didaktike. Procesi mësimor ka karakter të sistemit

të veprimeve dhe të komunikimeve didaktike të planifikuara dhe të organizuara, me të cilat

realizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit, e cila veprimtari zhvillohet nën udhëheqjen e

mësimdhënësit dhe të angazhimit të tërësishëm të nxënësve.

Në teorinë didaktike ky koncept(mësimi) është zhvilluar në të gjitha aspektet e përmbajtjes

së veprimeve didaktike. Shikuar nga aspekti i sistemeve të veprimeve që zhvillohen gjatë punës

mësimore, kemi sistemin klasë-orë-lëndë, e që në vete përfshin komponentët tradicional të procesit

të organizimit mësimor, ndërtuar mbi bazën e një mikro-strukture të formacionit social të

organizimit të nxënësve, ku realizohen përmbajtjet edukative dhe arsimore sipas sistemit lëndor të

organizimit të mësimit. Nocionin mësim në literaturën didaktike dhe në praktikën pedagogjike e

gjejmë në forma të ndryshme organizimi. Elementet përcaktuese të mësimit bashkëkohor i

përbëjnë:

Karakteri institucional i organizimit të kësaj veprimtarie,

Karakteri unik i realizimit të përmbajtjeve edukative dhe arsimore, të mbështetura në

strukturën e planit dhe të programit të aprovuar nga instancat më të larta dhe më kompetente të

vendit,

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

14

Karakteri i zhvillimit të raporteve të drejta ndërvepruese të të gjitha subjekteve në mësim

dhe në mësimdhënie,

Mësimi si veprimtari pedagogjike zhvillohet mbi strukturën e organizimit të jashtëm (vendi

i mësimdhënies, organizimi i nxënësve në formacione sociale, planifikimi etj) dhe organizimin e

brendshëm (ku shprehen etapat e ecurisë punuese-mësimore), si dhe raportet që nxisin karakterin

interaktiv të pjesëmarrjes në punën mësimore, që përfshihen në mikrokomponentët didaktikë të

organizimit të punës.

Si kategori didaktike mësimi realizohet në shumë variante të organizimit dhe të

mikroplanifikimit. Shikuar nga aspekti i shkallës arsimore dhe të karakterit institucional mësimi

mund të jetë i organizuar si mësimi i nivelit: fillor, të mesëm, profesional ose i arsimit të

përgjithshëm të lartë dhe universitar. Nga aspekti i strukturës didaktike të organizimit janë disa

variante si p. sh: mësimi i drejtpërdrejtë, mësimi i tërthortë ose mësimi në largësi, mësimi frontal

ose ballor, mësimi në grupe, mësimi i individualizuar, mësimi lexim-shkrimit fillestar, mësimi

klasor dhe ai lëndor, etj. (Zylfiu Nijazi, 2004)

3. 2 Metodat bashkëkohore

Metoda mësimore është mënyrë, mjet dhe formë e veprimit në punën mësimore përmes së

cilës bëhet përvetësimi i diturive, shprehive, shkathtësive dhe përpunohet materiali edukativo-

arsimor. Fjala metodë rrjedh nga gjuha greke-methodos që do të thotë procedura ose mënyra për

të arritur te qëllimi i caktuar. Metodat e mësimdhënies janë çdo aktivitet që përdoret për qëllime

mësimore, për të përmbushur kërkesat e caktuara mësimore. Disa nga metodat bashkëkohore që

në ditët e sotme përdoren më shumë janë:

1. Metoda verbale-tekstuale

2. Metoda e demonstrimit dhe e ilustrimit

3. Metoda e diskutimit

4. Metoda e bisedës

5. Metoda me në qendër nxënësin

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

15

Metoda e diskutimit

Diskutimi me nxënësit që nga fillesat e konceptit të mësimdhënies ka qenë një strategji

mësimdhënieje. Diskutimi me nxënësin, në shumicën e rasteve e konsideron edukatoren si një

udhëheqëse që drejton diskutimin. Edukatorja ngre pyetje, jep përgjigje sfiduese dhe jep komente

të ndryshme, gjithashtu në të njëjtën kohë menaxhon edhe diskutimin. Diskutimi është metodë në

të cilën nxënësit bisedojnë së bashku rreth një teme të paracaktuar, me qëllim që të ndajnë dhe të

marrin informacione për temën e dhënë. (Carroll,J,M, Rosson, & M.B Dunlap, 2009)

Procedura e realizimit të metodës së diskutimit lidhet me zgjedhjen e temës së diskutimit

që përcakton edukatorja, me përcaktimin e objektivit të studimit, me ndarjen e detyrave të

nxënësve që janë pjesëmarrës në diskutim, me krijimin e mjedisit për zhvillimin e diskutimit dhe

me realizimin e diskutimit. Roli i secilit në grup është të ndihmojnë njëri-tjetrin për t’i zhvilluar

idetë personale. Diskutimet nuk janë debate, ndërsa gjatë diskutimit paraqitja intelektuale nuk

inkurajohet. Ato janë të suksesshme kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale për sa i përket

temës së diskutimit. Diskutimi është një nga metodat më të thjeshta që përdoret kur është fjala për

të mundësuar procesin e pjesëmarrjes të sa më shumë nxënësve në mësim dhe kur duhet të

realizohet ndërveprimi në të gjithë masën e nxënësve në klasë ose brenda grupeve të nxënësve.

Diskutimi fillon në çastin kur nxënësit bëjnë pyetje dhe kur një nxënës përgjigjet për atë që ka

thënë një nxënës tjetër. Pra kjo metodë është një përzierje e shpjegimeve edukatore-nxënës, e

shkëmbimit të pikëpamjeve dhe pyetjeve ndërmjet tyre. (QTKA, 2005)

Diskutimi është një nga metodat mësimore që përdoret në të tre komponentët. Ai, më shumë

se disa metoda të tjera, në mësim krijon një atmosferë të gjallë, të ngrohtë, të natyrshme dhe

revolucionare. Në shikim të parë duket se ka ngjashmëri me bisedën, por në të vërtetë ato

ndryshojnë. Metoda e bisedës, siç dihet, e ka bazën tek dialogu mësues-nxënës, kurse diskutimi

mësimor merr pamjen e një polemike të vërtetë. Diskutimi mësimor krijon mundësi që të vendoset

një lidhje më e mirë në mes të studimit individual dhe atij kolektiv. Diskutimi mësimor varet nga

metodat e tjera. Pra kërkime, lexime, vrojtime, eksperimente etj. për diskutimin mësimor dallohen

mirë dy faza që lidhen organikisht njëra me tjetrën: në të parën fillon puna përgatitore për diskutim,

kurse në të dytën bëhet diskutimi për çështjet e caktuara. (Dedja.B, Como.B, Vuji.M, Gace.P,

Temo.S, Osmani.Sh, Xhaxho.T, 1986)

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

16

Nxënësit, gjatë procesit të diskutimit duke korrigjuar dhe saktësuar mendimet e njëri-tjetrit,

arrijnë në përfundime më të sakta. Zakonisht diskutimin mësimor mësuesit e përdorin në orët e

përsëritjeve ose në përforcim, ku mësuesi kontrollon dijet e nxënësve, kurse përmes diskutimeve

dalin në dukje aftësitë e tyre pra nxënësit nxiten të mendojnë dhe gjykojnë. (Pettijohn T.F, 1996)

Biseda

Kjo metodë organizohet mbi bazën e dialogut mësues-nxënës. Autori i parë i saj ka qenë

Sokrati, prandaj quhet dhe bisedë sokratike ose euristike. Kjo metodë përdoret për të paraqitur dijet

e reja, për të kontrolluar të dhënat që kanë nxjerrë nxënësit nga vrojtimet e sendeve dhe të dukurive

të ndryshme, etj. Biseda ka një vijë metodike të thjeshtë. Mësuesi përcakton temën e bisedës,

studion çfarë dinë nxënësit rreth temës për të cilën do të bisedohet, bën pyetje, dëgjon përgjigjet

dhe vërejtjet që nxënësit i bëjnë aty për aty njëri-tjetrit. Në fund, bën plotësimet e nevojshme. Çdo

mësues ia përshtat këtë vijë metodike natyrës së materialit mësimor që përpunon. (Dedja.B,

Como.B, Vuji.M, Gace.P, Temo.S, Osmani.Sh, Xhaxho.T, 1986)

Metoda verbale-tekstuale

Veçoria kryesore verbale qëndron në shprehjen e fjalës, si mjet i komunikimit dhe i

informimit në mësim. Si metodë, konsiderojmë se është një ndër më të vjetrat, pasi që në

veprimtarinë edukative dhe arsimore është përdorur që në kohët e hershme. Metoda e monologut

është kultivuar sidomos në shkollat e mesjetës ku arsimtari me rolin e tij aktiv e dominues bazohej

kryesisht në këtë metodë e cila kushtëzonte pozitën pasive të nxënësit. Ligjërimi është një nga

variantet më të vjetra të monologut i cili përdoret nga arsimtarët, nga ekspertët po edhe nga

nxënësit gjatë angazhimeve të tyre në forma të ndryshme. Variante të tjera të monologut janë:

rrëfimi, përshkrimi, sqarimi, raporti.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

17

Metoda e demonstrimit-ilustrimit

Kjo metodë e cila është e përbërë prej dy aspekteve(demonstrimit dhe ilustrimit) të procesit

të veprimeve njohëse-mësimore, qëndron në burimin themelor të përmbajtjes gnoseologjike të

mësimit, që është vrojtimi si dhe në përmbajtjet e përvojës së shfaqur në forma të ndryshme të

perceptimeve tona për dukuritë dhe fenomenet e shoqërisë dhe natyrës. Demonstrimi dhe ilustrimi

në mësim janë rezultat i vlerësimeve të shumta të angazhimit shqisor dhe të aktiviteteve motorike

të nxënësve në përfitimin e diturive të reja.

Metoda e demonstrimit nuk është vetëm privilegj i shkencave, siç mendohej më parë,

megjithëse përmbajtjet e diturive natyrore mënyrën më adekuate të shtjellimit e gjejnë pikërisht te

përdorimi i kësaj metode. Esenca e demonstrimit qëndron në demonstrimin e sendeve, dukurive,

veprimeve në mënyrë që nxënësit ti vërejnë sa më mire këto përmbajtje dhe fenomene.

Ilustrimin si metodë mësimore e përdorin me të madhe mësimdhënësit por edhe nxënësit,

sepse krijon shumë mundësi dhe është mjaft i përshtatshëm për të shprehurit, por edhe për një

demonstrim më të mirë të përmbajtjeve të shumta edukative dhe arsimore në mësim.

Metoda me në qendër nxënësin

Metodat novatore të instrukturimit përdoren nga sistemet arsimore të shumë vendeve dhe

shfrytëzojnë përgjithësisht idetë novatore në fushën e mësimdhënies si dhe teknikat dhe

teknologjitë e kohës. Shpesh këto metoda huazohen nga sistemet arsimore ku lindin dhe adaptohen

në vendet ku përdoren. Gjatë adaptimit këto metoda kanë synuar zhvendosjen e fokusit të punës

në klasë, nga mësuesi tek nxënësi. Pra, karakteristikë kryesore e këtyre metodave është se lejojnë

që nxënësit në klasë të bëhen më aktivë dhe të përfshihen më shumë gjatë procesit të

mësimdhënies. Mësuesit në këtë rast spostohen nga roli qendror mësimor si burim i vetëm i

organizimeve dhe informacionit. Këtë rol ata e shpërndajnë tek nxënësit duke mbetur në rolin e

orkestruesit, ndihmësit, këshilluesit dhe vlerësuesit të përpjekjeve mësimore të nxënësve. (Garo

Sofokli, 2013)

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

18

3. 3 Multimedia

Multimedia është kombinimi i disa llojeve të ndryshme digjitale siç është teksti, fotografitë,

audiot dhe videot, brenda një aplikacioni të integruar multi-ndijor apo prezantimi për të përçuar

informacionit tek audienca. Trajtimet tradicionale edukative kanë rezultuar me një mospërputhje

mes asaj se çfarë iu është mësuar nxënësve dhe asaj çfarë në të vërtetë kërkohet të mësohet.

(Damotharan V.S, Rengarajan V., 2006)

Kështu, metodat e procesit mësimor po lëvizin drejt mësimit të bazuar në problem, të cilat

metoda nxjerrin në pah nxënës kreativ; që të mendojnë në mënyrë kritike dhe analitike, të zgjidhin

probleme, pasi që dituria nënkupton krijimin e zgjidhësve më të mirë të problemit dhe inkurajimin

e mësimit gjatë gjithë jetës. Mësimi i bazuar-në problem po bëhet gjithnjë e më i përdorur në

institucionet edukativo-arsimore si një mjet për të adresuar papërshtatshmëritë e mësimit

tradicional. Mësimi tradicional nuk i inkurajon nxënësit të pyesin atë çfarë ata kanë mësuar apo të

ndërlidhen me njohuritë e fituara më herët. (Dedja.B, Como.B, Vuji.M, Gace.P, Temo.S,

Osmani.Sh, Xhaxho.T, 1986)

Mësimi i bazuar në problem shikohet si një matje inovative për t’i inkurajuar nxënësit si të

mësojnë përmes problemeve të vërteta jetësore. Mësuesi përdorë multimediat për të ndryshuar

përmbajtjen e materialit. Multimedia i mundëson mësuesit ta prezantojë mësimin në mënyrë më të

kuptueshme, duke përdorur elemente të ndryshme mediale. Këto elemente mediale mund të

shndërrohen në forma digjitale, të ndryshohen dhe të rregullohen për prezantimin final.

(Damotharan V.S, Rengarajan V., 2006)

Duke inkorporuar media digjitale brenda projektit, nxënësit kanë mundësi të mësojnë më

shumë pasi që ata përdorin modalitete të shumta ndijore, që i motivojnë ata t’i kushtojnë më shumë

vëmendje informacionit të prezantuar dhe ta kujtojnë atë informacion më mirë. Krijimi i projekteve

multimediale është sfidues dhe emocionues. Fatmirësisht, ekzistojnë teknologji multimediale që

janë të disponueshme për të krijuar aplikacione multimediale bashkëkohore dhe ndërvepruese.

Këto teknologji përfshijnë Adobe Photoshop dhe Adobe Premier për të krijuar, redaktuar grafika

dhe dosje videosh, dhe SoundForge dhe 3D Studio Max për të krijuar dhe/ose redaktuar dosjet

animuese. Mësuesit gjithashtu mund të përdorin një mjet personal siç është Macromedia Director

ose Authorware për të përfshirë dhe sinkronizuar të gjitha këto elemente mediale në një aplikacion

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

19

përfundimtar, të shtojnë tipare ndërvepruese, dhe ta paketojnë aplikacionin në një format

shpërndarës për përdoruesin e fundit. Një përparësi tjetër e krijimit të projekteve multimediale në

mjedisin e klasës është që kur nxënësit krijojnë projekte multimediale, ata provojnë ta bëjnë këtë

në një mjedis grupor. Duke punuar në grup, nxënësit mësojnë të punojnë në bashkëpunim, duke

përdorur aftësitë grupore dhe llojllojshmëri aktivitetesh për të përmbushur objektivat e projektit.

Studiuesit sugjerojnë që disa metoda mund të aplikohen shumë mirë nga mësuesit. Ata mendojnë

se, në thelb, objektivi kryesor i mësimit nuk duhet devijuar nga përdorimi i një metode inovative.

3. 4 Integrimi i TIK-ut në mësimdhënie dhe mësimnxënie sipas literaturës

bashkëkohore

Një përmbledhje bashkëkohore e literaturës që ka të bëjë me studime nga praktika të

suksesshme dhe politika arsimore ilustron progres të rëndësishëm në Evropë, në përfshirjen e TIK-

ut në mësimdhënie. Gjatë studimit të literaturës kemi hasur se identifikimi i kritereve për praktikat

e suksesshme të TIK- ut në fushën e arsimit është tepër i vështirë, për shkak se një praktikë që ka

funksionuar mirë në një kontekst, mund të mos jetë aspak e tillë në një kontekst tjetër. Pajisja e

shkollave me TIK është zakonisht hapi i parë në agjendën e hartuesve të politikave, megjithatë

investimi vetëm në pajisjen e shkollave me teknologji informative të komunikimit ishte një

praktikë jo e mirë, ashtu siç raportuan disa nga vendet evropiane. Politikat duhet të sigurojnë një

vizion afatgjatë, të shpjeguara në objektiva të detajuara në një shkallë të gjerë veprimi, të “zgjerimit

të qasjes për të gjithë, rritje të cilësisë së arsimit, riformim i organizimit dhe i menaxhimit të

proceseve të arsimit, aftësimi për të nxënit afatgjatë, shtimi i kompetencave të TIK-ut të nxënësve,

mësuesve dhe stafit administrativ, ngritja e efektshmërisë në 10 në administrimin e shkollës”.

Çështje kryesore sipas studimeve të shumta është përqendrimi në shfrytëzimin e TIK nga mësuesit

dhe nxënësit për qëllime arsimore, sesa shfrytëzimi praktik i kompjuterëve bashkë me mjetet dhe

programet e tij”1 . Lidhur me këtë çështje duhet të përcaktohet një program. Mësuesve u nevojiten

(80%) shprehi jo teknike dhe (20%) shprehi teknike, ndërsa nxënësit, së pari duhet të përpunojnë

informacionin që marrin, dhe pastaj ta lidhin atë me përvojat që ata njohin nga jeta e tyre: pra

lidhja e teknikës me jetën reale dhe me natyrën”. 2 Pavarësia, puna në grupe. , , shprehitë baza të

nevojshme (të lexuarit, të shkruarit, skicimi) dhe shprehi të tjera të nivelit të lartë të njohjes janë

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

20

kushte paraprake për një përdorim të suksesshëm të TIK-ut”3 . Në librin CALL Environments

(Egbert & Hanson-Smith, 1999) janë përshkruar disa metoda se si të zhvillohet mësimi me anë të

mjeteve të ndryshme teknologjike për grupet e ndryshme të pjesëmarrësve (nxënësve). Një ndër

metodat ishte edhe metoda e bashkëveprimit gjatë mësimit përmes TIK-ut. Sipas tij, kjo metodë

realizohet nxënës me nxënës, nxënësi me grupin dhe grupi me grupin. Nxënësit munden që

gjithashtu të bashkëveprojnë me njerëz të ndryshëm, si me shokët e klasës, mësuesin, nxënësit e

klasave të tjera, nxënës nga komunitete të ndryshme dhe njerëz nga e gjithë bota. Meqë nxënësit

vendosen nëpër grupe, prej tyre kërkohet që të jenë aktivë në orë, për këtë kërkohet bashkëpunimi,

por për të arritur këtë bashkëveprim që mësimi të bëhet sa mi i lehtë, kërkohet që mësuesi të

sigurojë që bashkëveprimi të jetë efektiv” 4 . Teknika të tjera janë kur mësuesit i zhvillojnë detyra,

të cilat rrisin mundësinë e bashkëveprimit social sa më cilësor. Përmes kësaj teknike, mësuesi

duhet të përpiqet që të gjithë nxënësit të jenë aktivë në orë. Ka nxënës të cilët nuk janë aktivë në

orë, atëherë mësuesi/ja duhet t’ia caktojë secilit nga një rol specifik, në mënyrë që të gjithë nxënësit

në grup të marrin pjesë edhe së bashku të arrijnë qëllimin e grupit. Kjo strukturë mundëson që

nxënësit të kontaktojnë me njëri-tjetrin duke mësuar. Sa më shumë që të kenë nevojë për

bashkëpunim, aq më shumë efektiv do të jetë bashkëpunimi. Këto principe janë bazat e teknikave

si mësimi kooperativ (bashkëpunues)” 5 . Teknikë tjetër është prezantimi i punimeve në klasë.

Nxënësit i prezantojnë punimet e tyre në klasë për t’i vlerësuar mësuesi/ja. Shtrohet pyetja: Cila

është arsyeja që nxënësit e tjerë të dëgjojnë prezantimet e grupeve të tjera? Mësuesi/ja duhet t’u

paraqesë nxënësve arsye për të dëgjuar prezantimet, si, për shembull, të bëjnë vlerësimin e

prezantimeve të shokëve, të marrin shënime, që do t’u duhen për ndonjë kuiz apo test, ose të

kërkohet ndonjë përmbledhje e prezantimit që ata dëgjuan”6 . Në këtë mënyrë mësuesi i inkurajon

të gjithë nxënësit që të dëgjojnë dhe të japin përgjigjet e duhura. (Mexhuani, Arbnesha, 2014)

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

21

3. 5 Teknika dhe teknologjia bashkëkohore mësimore

Në kushtet bashkëkohore të organizimit të punës mësimore si dhe në teorinë didaktike,

përpos terminologjisë së caktuar pedagogjike, përdoren edhe terma të ndryshëm të cilët në punën

mësimore janë të bartura nga veprimtaritë e tjera dhe lëmenjtë e ndryshëm shkencor, me të cilët

didaktika ka raporte të lidhjeve reciproke dhe pozitive. Përdorimi i këtyre termeve ka të bëjë me

aplikimin e të arriturave nga lëmenj të ndryshëm tekniko-shkencor dhe të barturit e tyre në procesin

e organizimit të punës mësimore, me të cilën gjë mësimi si veprimtari, e veçantë dhe komplekse

me vetitë e veta specifike aktualizohet dhe pasurohet më tepër duke marrë karakter të mundësive

të gjera për inovacione të shumëfishta.

Termat më të njohur të këtyre kategorive, që luajnë rrol të rëndësishëm dhe kanë karakter

funksional në organizimin e drejtë të punës mësimore, janë termat: teknika dhe teknologjia e punës

mësimore. Këto terma janë të bartur nga lëmenj të tjerë shkencorë dhe të punës në sferën e

veprimtarisë mësimore. Në njohuritë e tyre të drejtë dhe aplikimi i tyre në teorinë dhe praktikën

bashkëkohore, janë një nga çështjet tejet me rëndësi në ngritjen e efikasitetit të rezultateve

përfundimtare të punës mësimore.

Në literaturën pedagogjike çështja e teknologjisë mësimore në kohët e fundit ka preokopuar

të gjitha mjediset teorike dhe praktike-mësimore.

Me teknologji dhe përdorim adekuat të teknikës mësimore bëhet racionalizimi dhe

ekonomizimi i punës së mësimdhënësit dhe të nxënësve, si dhe dituritë e fituara bëhen më të

qëndrueshme dhe më funksionale, drejt përgatitjes së nxënësve për punë mësimore dhe jetën

shoqërore.

Me shkallën e zhvillimit shkencor dhe teknologjik në të cilën tash ndodhemi, ku kemi rritjen

cilësore dhe sasiore të rezultateve shkencore, duke shkaktuar procese integrimi dhe diferencimi të

diturive shkencore, teknologjia mësimore lehtëson procesin e përvetësimit(të mësuarit dhe

nxënien) të njohurive të reja nga lëmenj të ndryshëm shkencorë, përkatësisht të përmbajtjeve

mësimore, i tejkalojnë izolimet mono-disiplinare të planifikimit të punës mësimore. Sistemi

tradicional klasë-orë-lëndë duhet të transformohet në dimensione të kërkesave të kohës, të

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

22

akselerimeve zhvillimore të sistemit të diturive shkencore, të kërkesave shoqërore dhe ekonomike

që shtrohen para përgatitjes dhe të aftësimit të brezit të ri.

Teknologjia mësimore shikuar nga aspekti i vlerës dhe rëndësisë që ka në teorinë didaktike,

ajo mbështetjen e saj duhet ta ndërtojë mbi bazat e ergologjisë, përkatësisht të ergodidaktikës

bashkëkohore.

Zbatimi i teknologjisë në procesin mësimor në sasi të konsiderueshme varet nga qëndrimi i

personelit mësimor ndaj këtij fenomeni didaktik, sepse përdorimi i mediave të shumta në mësim

shkakton ndryshime në situata stereotipe të punës mësimore. Mësimi fiton veçoritë e organizimit

bashkëkohor, pasi teknologjia mësimore ndikon në individualizimin e procesit të arsimit dhe në

racionalizimin e veprimeve dhe të angazhimit të përmbajtjeve materiale, me të cilat dukshëm

ndikohet në përmirësimin e cilësisë punuese-mësimore. Teknika mësimore, sikurse edhe

teknologjia mësimore, janë përmbajtje dhe kategori dinamike mësimore. Me karakterin e tyre të

ndryshueshëm, të cilat ndryshime shkaktohen si pasojë e ndikimeve të të arriturave tekniko-

shkencore të lëmenjve të ndryshëm, bëjnë që mësimi të pasurohet me veti ergo-didaktike, si proces

që nxit aktivitetet e shumëfishta të nxënësve. Prandaj, ndryshimet në strukturën e teknikës

mësimore janë të shkaktuara nga ndryshimet dhe zhvillimi i teknikës në kuptim të përgjithshëm të

procesit të punës pedagogjike të arsimtarit që në mënyrë permanente dhe sistematike t’i bartë

inovacionet tekniko-teknologjike në mësim. Duke u bazuar në këta faktorë, themi se, përpos

nevojës së ndryshimeve permanente të përmbajtjeve arsimore, ”me inovacione nënkuptojmë edhe

aplikimin e mjeteve të ndryshme mësimore si dhe të arriturat më të reja shkencore dhe ato teknike

dhe teknologjike në mësim, në mënyrë që shkolla jonë të ngritet në një nivel më të lartë, duke

aplikuar edhe mësimin e programuar, makinat për mësim(nxënie)dhe të arriturat e tjera të

inovacionit mësimor që ndikojnë pozitivisht në krijimin e situatave të reja ergo-didaktike në

organizimin e punës mësimore.

Teknologjia mësimore është nocion i bartur në kuadër të përmbajtjeve terminologjike të

teorisë didaktike, e cila ka të bëjë kryesisht me gjeturinë sa më racionale dhe produktive të

organizimit të punës mësimore në tërësi dhe në pjesët përbërëse të modaliteteve të ndryshme

didaktike të mikro-artikulimit mësimor.

Duke folur për zhvillimin dhe perfeksionimin e punës mësimore zakonisht mendohet edhe

për zhvillimin e bazës teknologjike të kësaj veprimtarie, e cila në vete mbërthen një spektër të

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

23

gjerë dhe të shumëfishtë të mjeteve, të metodave dhe të formave të ndryshme të punës. Me të

zotëruar të teknologjisë së punës mësimore nënkuptojmë, pos aftësisë së përgjithshme profesionale

dhe të përgjithshme të organizimit të punës mësimore bashkëkohore, edhe gjeturinë teknike të

aplikimit të këtyre mjeteve dhe të mundësive të shumëfishta mësimore.

Duke i tejkaluar format konvencionale të punës mësimore, arsimtari, i cili në punën e tij bën

që të shprehet e tërë teknologjia bashkëkohore mësimore, krijon kushte për racionalizimin dhe

ekonomizimin sa më të lartë të tërë veprimtarisë së tij mësimore, si dhe të lehtësuarit e punës së

nxënësve në përvetësimin e përmbajtjeve të reja mësimore dhe në aftësimin e tyre profesional dhe

përgatitjen për jetë dhe punë. Zakonisht, kur flasim për teknologjinë mësimore, ”kemi parasysh

kontekstin në kuadër të përpjekjeve që në arsim të aplikohen të arriturat e diturive shkencore”. Për

këtë themi se mundësitë për aplikimin e teknologjisë mësimore janë të shumëfishta, gjë që shihet

edhe nga sistemi i gjerë i zhvillimit të formave teknologjike. Bazat e teknologjisë së përgjithshme

mësimore janë lënda-nxënësi-arsimtari. Nga kjo që u tha deri tani, shihet se teknologjia mësimore

është grumbull i mjeteve, metodave dhe të formave të organizimit të mësimit.

Në literaturën didaktike, lidhur me teknologjinë mësimore jepen klasifikime të ndryshme.

Duke u ndalur në llojet teknologjike aktuale, veçojmë:

a)teknologjinë mësimore të vogël, që përfshin përdorimin e mjeteve të thjeshta (gramofoni,

radio emisionet, etj) dhe ato ndihmëse mësimore dhe

b)teknologjinë e madhe, e cila përfshin përdorimin e mjeteve të përbëra dhe të përsosura në

shkallë më të lartë si dhe metodat dhe format më të përbëra dhe të përsosura mësimore.

Me të përdorurit e teknologjisë bashkëkohore mësimore pa marrë parasysh se është fjala për

teknologji të madhe apo të vogël, puna e arsimtarit në mësim, po ashtu, lehtësohet, kurse të

kuptuarit e përmbajtjeve mësimore nga ana e nxënësve është në nivel më të lartë, gjë që krejt kjo

pasqyrohet në rezultatet përfundimtare të punës mësimore.

Në fund duhet cekur se teknika dhe teknologjia mësimore me përmbajtjet dhe format e

realizimit të tyre janë pjesë e rëndësishme e sistemit të zhvilluar të faktorëve mësimor. Përmbajtja

dhe struktura e tyre, shkuar nga mundësitë e gjera të aplikimit dhe të organizimit të punës

mësimore, më së miri shihen në sistemin e tërësishëm për mjetet mësimore dhe ato ndihmëse-

teknike. (Zylfiu Nijazi, 2004)

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

24

KAPITULLI IV

4. 1 REZULTATET E HULUMTIMIT NGA PYETËSORI ME

MËSIMDHËNËS

1. Gjinia

Grafiku nr. 1

Në pyetësor gjithsej janë përgjigjur 36 mësimdhënës që japin mësim nga klasa e parë deri

në klasën e pestë. Prej tyre janë përgjigjur 69% femra apo 25 mësimdhënëse, kurse 31% meshkuj

apo 11 mësimdhënës.

69%

31%

Femra

Meshkuj

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

25

2. Përvoja e punës me nxënës

Grafiku nr. 2

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 11 mësimdhënës kanë përvojë 1-5 vjet

- 5 mësimdhënës kanë përvojë 5-10 vjet

- 20 mësimdhënës kanë përvojë 10 e më shumë vjet

30%

14%

56%

1-5 vjet

5-10 vjet

10 e më shumë

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

26

3. Cilën nga metodat bashkëkohore në mësimdhënie përdorni më shumë?

Grafiku nr. 3

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- Metoda me në qendër nxënësin 16 persona

- Metoda verbale 4 persona

- Metoda demonstruese-ilustruese 4 persona

- Metoda e komunikimit 3 persona

- Metoda ndërvepruese 2 persona

- Teknologjinë 7 persona

45%

11%

11%

8%

6%

19% Metoda me në qendër nxënësin

Metoda verbale

Metoda demonstruese-ilustruese

Metoda e komunikimit

Metoda ndervepruese

Teknologjinë

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

27

4. Sa ka ndikuar përdorimi i TIK-ut në ditët e sotme

Grafiku nr. 4

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 29 persona-Shumë

- 6 persona-Mesatarisht

- Asnjë person-Pak

- 1 person-Aspak

80%

17%

3%

Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

28

5. Si e përdorni TIK-un në procesin mësimor ?

Grafiku nr. 5

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- Për përgatitjen, prezantimin dhe demonstrimin e temave të ndryshme me foto, video,

diagrame, tabela, etj-23 persona

- Për plotësimin e literaturës shkollore nga internet, e cila mungon- Asnjë person

- Për hartimin e teksteve dhe projekteve të ndryshme- 3 persona

- Për mësimdhënie më atraktive përmes lojërave dhe materialeve të ndryshme të

marra nga internet- 10 persona

64%8%

28%

Për përgatitjen,prezantimin dhedemonstrimin e temave të ndryshme mefoto,video,diagrame,tabela,etj.

Për plotësimin e literaturës shkollore ngainterneti,e cila mungon

Për hartimin e testeve dhe projekteve tëndryshme

Për mësimdhënie më atraktive përmeslojërave dhe materialeve të ndryshme tëmarra nga interneti

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

29

6. Sa keni njohuri në përdorimin e kompjuterit, laptopit, projektorit dhe mjeteve tjera të

TIK-ut?

Grafiku nr. 6

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 17 persona-Shumë

- 19 persona-Mesatarisht

47%53%

Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

30

7. Si ndikon TIK-u në mësimdhënie?

Grafiku nr. 7

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 35 persona-Pozitivisht

- 1 person-Neutral

97%

3%

Pozitivisht

Negativisht

Neutral

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

31

8. Përdorimi i TIK-ut rrit besimin për mësimdhënie bashkëkohore

Grafiku nr. 8

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 22 persona-Shumë

- 14 persona-Mesatarisht

61%

39%Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

32

9. Përdorimi i TIK-ut mundëson që nxënësit të jenë më të motivuar dhe aktiv në procesin

mësimor?

Grafiku nr. 9

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 26 persona-Shumë

- 10 persona-Mesatarisht

72%

28%Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

33

10. Përdorimi i TIK-ut përmison aftësitë e mësimdhënësve dhe nxënësve për të punuar në

mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim

Grafiku nr. 10

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 19 persona-Shumë

- 17 persona-Mesatarisht

53%47%

Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

34

11. Përdorimi i TIK-ut rrit kreativitetin, imagjinatën dhe mendimin kritik të nxënësve dhe

mësimdhënësve

Grafiku nr. 11

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë:

- 29 persona-Shumë

- 6 persona-Mesatarisht

- 1 person-Pak

80%

17%

3%

Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

35

12. Cilët janë faktorët që pengojnë përdorimin e TIK-ut në procesin mësimorë

Grafiku nr. 12

Në këtë pyetje mësimdhënësit janë përgjigjur si më poshtë

- 12 persona-Mungesa e trajnimeve të mësimdhënësve për përdorimin e pajisjeve

ndikon në mos përdorimin e teknologjisë në procesin mësimor

- 20 persona-Mungesa e mjeteve të punës ndikon në mospërdorimin e teknologjisë në

procesin mësimor

- 1 person-Mosgatishmëria e prindërve për forma të ndryshme të mësimdhënies-

nxënies ndikon në mospërdorimin e teknologjisë në procesin mësimor

- 3 persona-Qëndrimet dhe besimet e mësimdhënësve për ndikimin e teknologjisë në

procesin mësimor ndikojnë në mospërdorimin e teknologjisë në procesin mësimor

33%

56%

3%8%

Mungesa e trajnimeve tëmësimdhënësve për përdoriminpaisjeve ndikon në mos përdorimin eteknologjisë në procesin mësimor

Mungesa e mjeteve të punës ndikonnë mos përdorimin e teknologjisë nëprocesin mësimor

Mos gadishmëria e prindërve përforma të ndryshme tëmësimdhënies-nxënies ndikon nëmos përdorimin e teknologjisë nëprocesin mësimor

Qëndrimet dhe besimet emësimdhënësve për ndikimin eteknologjisë në procesin mësimorndikojnë në mos përdorimin eteknologjisë në procesin mësimor

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

36

PËRFUNDIMI

Nga analiza e rezultateve të pyetësorëve të hulumtimit për përdorimin e teknologjisë në

metodat bashkëkohore në mësimdhënie, kam marrë përgjigje të shumta ku vijmë në përfundim se

përdorimi i teknologjisë në mësim është një prej metodave më të praktikuara në mësimdhënie dhe

mësimnxënie. Metodat bashkëkohore kanë një lidhje të ngushtë me përdorimin e pajisjeve

teknologjike. Mësimi përmes metodave dhe pajisjeve teknologjike është më efikas si për

mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësin, pasi që përmes teknologjisë dhe metodës demonstrative

nxënësve u mundësohet që të vërejnë sende, dukuri, veprime, me qëllim të përfytyrimeve,

koncepteve, konkludimeve, etj. Ndërsa, përmes teknologjisë dhe metodës ilustrative para nxënësve

paraqiten fotografi, figura, vizatime të ndryshme, të cilat bëjnë që nxënësit të kuptojnë më mirë

mësimin në një mënyrë më të saktë. Ne vijmë në përfundim se në këtë hulumtim është bërë

vërtetimi i hipotezave tona.

Gjatë punimit të temës duke u bazuar në sqarimin e autorëve të ndryshëm si dhe në përgjigjet

e mësimdhënësve të anketuar arrita në përfundim se pothuajse në të gjitha metodat bashkëkohore

që praktikojnë mësimdhënësit gjatë procesit mësimor përdorin teknologjinë.

Si një mësimdhënëse e ardhshme do të praktikoj llojllojshmëri të metodave bashkëkohore

gjatë orëve të mësimit.

REKOMANDIME

Nga gjetjet e punimit mund të jepen disa rekomandime si në vijim:

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të organizojë trajnime të ndryshme në mënyrë që

mësimdhënësit të kenë më shumë njohuri në përdorimin e teknologjisë

- Të pajisen shkollat me mjete bazike teknologjike si: Televizor, kompjuter dhe internet

- Mësimdhënësit e trajnuar të bashkëpunojnë me mësimdhënësit e pa trajnuar, që të kenë

mundësi të shkëmbejnë ide në mes vete

- Në shkollat tona është e nevojshme të bëhet vendosja e kritereve për përdorimin e

teknologjisë informative në mësim.

Page 43: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

37

REFERENCAT

1. Beqiri, Edmond. (1998). Bazat e informatikes. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

2. Carroll, J, M, Rosson, & M. B Dunlap. (2009). Struktura për bashkëpunim me

praktikat e të mësuarit, Educational Technology & Society. Dublin.

3. Damotharan V. S, Rengarajan V. (2006). Inovative methods of teaching. Dhaka.

4. Dedja. B, Como. B, Vuji. M, Gace. P, Temo. S, Osmani. Sh, Xhaxho. T. (1986).

Diskutimi mësimor, Didaktika. Tiranë.

5. Garo Sofokli. (2013). Teoria dhe praktika e mësimdhënies. Tiranë.

6. Grup autoresh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto). (2008). Psikologjia-

Shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore. Tiranë.

7. Hajdari, Besnik. (2019). Interneti dhe teknologjia në mësimdhënie. Prishtinë.

8. Mexhuani, Arbnesha. (2014). Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit

në mësimdhënie dhe nxënie. Prishtinë.

9. Neill-Hall, Juliet. (2003). How to help your child succeed at school. Canada.

10. Pettijohn T. F. (1996). Efikasiteti i grupit, Psikologjia. Tiranë.

11. QTKA. (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin. Tiranë.

12. Woolfolk, Anita. (2011). Psikologji Edukimi. Tiranë.

13. Zylfiu Nijazi. (2004). Didaktika. Prishtinë.

Page 45: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org...Shpërndarja e shpejtë e komunikimi masiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Përdorimi i teknologjisë padyshim që jep efekte pozitive,

39

Punimi me titull: ROLI I TEKNOLOGJISË NË METODAT BASHKËKOHORE TË

MËSIMDHËNIES NË EDUKIMIN FILLOR

AUTORE: Jeta Tetrica

LEKTORE: Mr.Sc. Rreze Muhaxhiri

Gjakovë, Nëntor 2020