PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ......

30
1 UNIVERSITETII GJAKOVЁS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PROGRAM FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja: Ilir Kelmenidi Ardiana Kelmendi Gjakovё, 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ......

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

1

UNIVERSITETII GJAKOVЁS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA: PROGRAM FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Vlerësimi për të rritur

Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:

Ilir Kelmenidi Ardiana Kelmendi

Gjakovё, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

2

Përmbajtja

Falenderime………………………………………………….…………………………………….3

Abstrakti…………………………………………………….……………………………………..4

Hyrje………………………...……………………………….…………………………………....5

1.Disa koncepte bazë të vlerësimit ………………………………….………..…...………………6

1.1 Llojet e arsimit për të rritur……………………………………………………………8

1.2 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në legjislacionin aktual në Kosovë...........................10

1.3 Vlerësimi i performances ……………………………………………………………13

2. Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë …………………………………………………...14

2.1 Perspektiva e Arsimit të të Rriturve ……………...…………………….....................17

2.2 Pengesat në realizimin e Arsimimit Për Të Rritur……………………………….......20

2.3 Motivimi i të rriturve për arsimim…………………………………………………...22

2.4 Përkrahja institucionale për realizmin e arsimit të të rriturve ……………………….24

3. Kompetencat e arsimit për të rritur ………………………………………..............................26

4. Përfundime dhe rekomandime………………………………………………………. ………28

4.1 Përfundimi……………………………………………………………………………28

4.2 Rekomandimi…………………………………………...............................................29

5. Literatura………………………………………………………………………………............30

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

3

FALENDERIME

Për realizimin e këtij punimi kam patur mbështetjen e shumë bashkëpunëtorëve dhe njërëzve të

dashur. Dëshiroj t’iu shpreh atyre falenderime të sinqerta për kontributin e çmuar që më ofruan.

Andaj fjalët e mia do t’i kufizoj vetëm me falendrim të disa prej shumë personave, të cilëve do të

doja t’u shprehja mirënjohen time.

Pёr mbёshtetjen akademike shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin e veçantё pёr udhёheqёsin e

kёtij punimi Prof. Ilir Kelmendi

Falenderim të veçantё për familjen time së cilës i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin

me sukses të këtij udhëtimi.

Faleminderit!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

4

ABSTRAKT

Arsimimi i të rriturve duhet t‘i sigurojë secilit qasje në dije dhe mësimi gjatë gjithë jetës dhe në

këtë mënyrë secilit t’i krijojë mundësi për të shijuar zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik.

Sot, të rriturit ballafaqohen me sfida të veçanta që nga zhvillimi i teknologjisë dhe zhvillimi

shkencor e deri te kërkesat e shtuara të jetës së shpejtë sociale. Prandaj, qëllimi i këtij punimi

është të kuptohet më mirë rëndësia që ka për të gjithë arsimimi për të rritur: për individët, për

organizatat dhe për shoqëritë duke përfshirë edhe shoqërinë e Kosovës. Ky punim shqyrton

sfidat e arsimimit të të rriturve me të cilat përballet Kosova si një shoqëri në tranzicion. Çdo vit,

mijëra të diplomuar hyjnë në tregun e punës. Ata përballen me sfida nga më të ndryshmet siç

janë përshtatja në ambientet e reja, të mësuarit për t’i treguar aftësitë e reja dhe qëllimin e

karrierës së tyre dhe përpjekjet për të krijuar një identitet të tyre profesional. Me përshpejtimin e

ritmit të ndryshimeve në vendet e sotme të punës, është shtuar edhe nevoja për të krijuar mënyra

të reja në përgatitjen e të punësuarve për t’i përmbushur këto sfida. Thënë ndryshe, shpërthimi në

fushën e dijes dhe të teknologjisë informative kërkon që punonjësit të jenë të gatshëm dhe të aftë

t’i ngërthejnë aftësitë dhe qasjet e reja. Të punësuarve u kërkohet të mësojnë vazhdimisht në

vendet e tyre të punës në mënyrë që të sigurojnë vazhdimisht pjesëmarrjen e tyre. Shumë

organizata e kanë inkurajuar mësimin e mëtejshëm si atë formal ashtu edhe mësimin joformal për

të ndihmuar si organizatën ashtu edhe anëtarët e saj të përballen me ritmin e shpejtë të

ndryshimeve. Kjo mënyrë e arsimimit po bëhet forcë e fuqishme në arsimin elementar dhe të

vazhdueshëm të punonjësve të sotëm.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

5

HYRJE

Vlerësimi është procesi i matjes së performancës dhe i përparimit apo progresit të bërë, i

nxjerrjes në pah të vlerave të punës sonë, të dijeve apo aftësive njerëzore dhe intelektuale nga i

cili secili prej nesh ndihet më mirë apo më keq, jo vetëm në funksion të kërkimit të këtij

vlerësimi për efekte shkollimi apo pune, por edhe në funksion të rritjes së vlerësimit për veten,

qëndrimit mes një grupi shoqëror të caktuar dhe pozicionimit brenda këtij grupi. Si i tillë ai është

mjaft kompleks dhe mbi të gjitha i rëndësishëm duke merituar vëmendjen më të veçantë të të

gjithëve ne. Vlerësimin në shkollë dhe mësimdhënie, nëse do të niseshim nga etimologjia e kësaj

fjale, do të mund ta përkufizonim si një element që i jep një vlerë të caktuar pozitive apo jo

dijeve tona. Dhe duke qenë se shkolla është një mjedis social, ai i vendos edhe ata që vlerësohen

në një pozicion të caktuar brenda këtij ambienti.

Termi vlerësim ka filluar të përdoret gjerësisht në rrethet e edukimit kudo në botë, por

shpeshherë vihet re se fjalët testim dhe vlerësim përdoren në mënyrë sinonimike, gjë e cila nuk

është aspak e drejtë. “Një test është një metodë e matjes një njohurive apo aftësive të një individi

në një fushë të caktuar , duke theksuar në këtë përkufizim konceptet e metodës dhe matjes.1

Testet janë instrumente specifike të cilat hartohen me mjaft kujdes dhe që nevojitet të kenë një

rubrikë të detajuar pikësimi. Testet janë procedura administrative të cilat zënë një periudhë kohe

të caktuar në një plan mësimor dhe përbëjnë momente në të cilat nxënësi përpiqet me të gjithë

kapacitetin e tij mendor të japë rezultatin më të mirë të mundshëm, duke e ditur që përgjigjet e tij

janë duke u matur e vlerësuar me notë.

1 Brown, H.D. 2007 Teaching by Principles “An interactive Approach to Language Pedagogy” Pearson, Longman, fq 445

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

6

1. Disa koncepte bazë të arsimit për të rritur

Vlerësimi duhet të jetë një proces zinxhir, i vazhdueshëm, i cili zhvillohet në nivele e periudha të

ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të ofrojë të dhëna konstante, të cilat nga ana

tjetër do të ndihmojnë në drejtimin e procesit të arsimimit.

Arsimi për të rritur është pjesë e sistemit arsimor i cili siguron arsimim, përsosje, aftësim dhe

mësim për personat e rritur.2

Ofertues të shërbimeve të arsimit për të rritur janë:

a) enti për arsimin e të rriturve është shkolla, enti për arsim sipëror si dhe entet e specializuara

për arsimin e të rriturve.

b) institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

veprimtari për arsimin e të rriturve. Punëdhënës janë shoqëria tregtare, enti apo zejtari te i cili

bëhet aftësimi praktik i arsimit të të rriturve sipas kushteve vijuese të aktiviteteve të tyre, me

ç’rast ky aftësim nuk paraqet veprimtari të tyre kryesore.3

Partnerë socialë janë shoqata (sindikata shumicë dhe dhomat) të cilat i përfaqësojnë interesat e

punëtorëve dhe punëdhënësve të cilët në bashkëpunim me organet e administratës shtetërore, me

njësitë e vetadministrimit lokal e realizojnë sistemin e arsimit të të rriturve.

Standard i profesionit është përcaktimi i llojit të profesionit, niveli dhe kërkesat e punës dhe

kompetencat, dija dhe shkathtësitë e nevojshme. Modul është njësi autonome e të mësuarit, e cila

si tërësi programore e mundëson fitimin e kompetencave, dijes dhe shkathtësive nga një fushë e

caktuar. Programe publikisht të njohura për arsimin e të rriturve janë programet për arsimin

formal të cilat i miraton apo të cilave u jep pëlqim organi kompetent shtetëror.

Programe të veçanta janë programe për arsim joformal për marrjen e njohurive, shkathtësive dhe

kompetencave. Diplomë, dëftesë, vërtetim janë dokumente publike me të cilat verifikohet

mbarimi i një program publikisht i njohur për arsimin e të rriturve.

Certifikatë është dokument me të cilin verifikohet mbarimi i një programi të veçantë për

2 Ligj për arsimin e të rriturve nr. 7/2008; 17/2011 fq.3 3 Po aty fq.20

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

7

arsimin e të rriturve.

Pjesëmarrës është personi i cili inkuadrohet në programet arsimore për të rritur dhe i cili

paraprakisht i ka plotësuar kushtet në aspekt të arsimit të detyrueshëm paraprak dhe persona të

tjerë të cilët arsimohen, kurse nuk e kanë statusin e nxënësit.

Përfaqësuesja e MASHT-it deklaron se shkollat që tanimë ofrojnë mësim për të rritur i plotësojnë

kushtet kuadrovike edhe të infrastrukturës, prandaj edhe i ofrojnë këto programe. Mbetet detyrë e

Autoritetit Kombëtar në procesin e akreditimit të shkollave të vlerësojnë se cilat shkolla mund të

ofrojnë mësim për të rritur, ata e bëjnë vlerësimin e përformancës së shkollave edhe lidhur me

këto programe.4

4 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010-2015 Raport studimi fq. 57

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

8

1.1 Llojet e arsimit për të rritur

Arsimi për të rritur e përfshin mësimin formal, joformal dhe informal:

1. Arsimi formal për të rritur e përcakton veprimtarinë e cila realizohet në përputhje me ligjet të

cilët e rregullojnë veprimtarinë e arsimit fillor, të mesëm dhe sipëror, nëse me këtë ligj ndryshe

nuk është rregulluar. Arsimi formal për të rritur është arsim i institucionalizuar i cili zbatohet në

ente dhe institucione shtetërore e private si arsim i rregullt dhe me korrespondencë, sipas planeve

dhe programeve përkatëse mësimore.

Arsimi formal për të rritur e përfshin:

- arsimin fillor për të rritur,

- arsimin e mesëm për të rritur, aftësimin profesional, arsimin profesional për profesion, arsimin

teknik dhe arsimin pas mbarimit të shkollimit të mesëm për të rritur si dhe rikualifikimin dhe

kualifikimin plotësues,

- arsimin sipëror për të rritur.5

Arsimi formal për të rritur realizohet në përputhje me ligjet të cilat e rregullojnë këtë veprimtari,

nëse me këtë ligj ndryshe nuk është rregulluar.

2. Arsimi joformal për të rritur i përcakton proceset e organizuara të mësimit të orientuara në

drejtim të aftësimit të të rriturve për punë, për aktivitete të ndryshme sociale apo për zhvillim

personal.

3. Mësimi informal i të rriturve paraqet aktivitete në të cilat të rriturit i pranojnë standardet dhe

vlerat, shkathtësitë dhe njohuritë pozitive nga përvoja të përditshme dhe ndikimet tjera nga

rrethina e vet.

Qëllimi i arsimit për të rritur është që të sigurohet mundësia për fitimin e nivelit arsimor përkatës

për gjithsecilin dhe për të gjitha grupmoshat e rritura, dhe të mundësojë të njëjtit të fitojnë dije,

5 Woolfolk, Anita. (2011). Psikologji Edukimi, botimi i njëmbëdhjetë, CDE Qendra për Arsim Demokratik fq.30

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

9

shkathtësi dhe qëndrime që do të jenë në përputhje me kërkesat e shoqërisë dhe tregut të punës.

Detyrat e arsimit për të rritur janë:

- mbarimi i së paku arsimit të detyrueshëm; - aftësimi për punësimin e të rriturve të cilët nuk

kanë mbaruar arsim të nivelit të parë të kualifikimeve profesionale;

- rikualifikimi dhe kualifikimi plotësues, aftësimi dhe trajnimi i personave të rritur të punësuar

dhe të papunësuar;

- mundësimi i arsimimit dhe fitimi i dijes dhe shkathtësive të cilat u përgjigjen aftësive personale

dhe moshës së personave;

- fitimi i shkathtësive dhe kompetencave themelore përmes të cilave sigurohen bazat e mësimit

të përjetshëm.6

Arsimin e të rriturve, në përputhje me këtë ligj, mund ta realizojnë entet publike dhe private të

arsimi për të rritur, institucionet për arsimin për të rritur, qendrat për ngritje profesionale,

punëdhënësit dhe partnerët socialë, shoqatat ose trajnuesit individualë të cilët i plotësojnë

kushtete përcaktuara me këtë ligj.

6 Woolfolk, Anita. (2011). Psikologji Edukimi, botimi i njëmbëdhjetë, CDE Qendra për Arsim Demokratik fq. 82

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

10

1.2 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në legjislacionin aktual në

Kosovë

Vlerësimi i punës është një proces i sistematizuar për të përcaktuar vlerën relative të një pune

brenda organizatës në mënyrë që: - Të sigurojë sa më shumë që të jetë e mundur një bazë për

vlerësimin e punëve dhe menaxhimin e punëve të përafërta brenda një strukture (klasifikimi)

Mundëson një vendim të qëndrueshmërisë në lidhje me klasifikimin e punëve -Siguron që

kompania po plotëson kërkesat etike dhe ligjore "për pagë të barabartë për punë me vlerë të

njëjtë" (drejtësia e brendshme dhe drejtësia e jashtme).

Rregullimi i Sektorit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe nënsektorit të Arsimit dhe

Aftësimit të të Rriturve (AARr) i nënshtrohet politikave arsimore në fuqi në Kosovë, përfshirë

ligjet, udhëzimet administrative, strategjitë, rregulloret dhe dokumentacion përcjellës. Në vitet e

fundit, reformat në arsimin parauniversitar, si hartimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

(2011), miratimi i Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (2011),

procesi i vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve dhe licencimi i tyre etj., shtruan nevojën

për rishikimin e disa prej dokumenteve legjislative që rregullojnë sistemin arsimor në Kosovë, në

përgjithësi, përfshirë edhe arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin dhe aftësimin e të

rriturve. Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, i rishikuar dhe miratuar në

vitin 2011, ka për qëllim të rregullojë edukimin, arsimin dhe aftësimin parauniversitar nga niveli

0 deri në 4 i ISCED-it, duke përfshirë arsimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rriturve që marrin

kualifikime në këto nivele.7 Arsimi i mesëm i lartë, sipas ligjit, fillon që nga mosha

pesëmbëdhjetëvjeçare, zgjat tre vjet dhe përfshin gjimnazin, shkollën e mesme profesionale,

shkollën e muzikës dhe atë të artit, varësisht nga kurrikulumi i përcaktuar nga ministria.

Arsimimi dhe aftësimi i të rriturve, sipas ligjit, përfshin mësimin dhe aftësimin publik dhe privat

që ofrohet për të rriturit dhe për fëmijët e moshës mbi pesëmbëdhjetë vjeç, që i plotësojnë

kushtet për të vijuar programet mësimore të përcaktuara për të rritur, ndërsa qëllimi i arsimit dhe

i aftësimit të të rriturve është zhvillimi i shkathtësive, njohurive dhe parimeve të duhura te të

rriturit, si pjesë e kornizës së të mësuarit gjatë gjithë jetës.

7 Doracak për Nivelet Drejtuese nË Shërbimin Civil. Prishtinë,(2016) fq 15

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

11

Neni 12 i këtij ligji jep bazë për rregullimin e arsimit dhe aftësimit të të rriturve, sipas të cilit të

rriturit mund të arsimohen ose aftësohen në institucionet e licencuara private, publike dhe të

partneritetit të niveleve 3 dhe 4 të ISCED-it, sipas dispozitave të këtij ligji, me ndryshimet në

vijim, të cilat specifikohen në një akt nënligjor:

• Përshtatja e kurrikulumit, vlerësimi i të mësuarit paraprak, kohëzgjatja e programeve, vijimi,

vlerësimi dhe procedurat e tjera për të mësuarit e të rriturve;

• Caktimi i pagesave për vijim dhe kriteret e pranimit;

• Përcaktimi, në bazë të këshillave të Këshillit Shtetëror për Licencimin të Mësimdhënësve

(KSHLM), i kualifikimeve për mësimdhënës, trajnerë, instruktorë, apo personel tjetër i përfshirë

në arsimin dhe aftësimin profesional;

• Përcaktimi i kritereve shtesë për licencimin e institucioneve të arsimit dhe aftësimit, të cilat

ofrojnë programe për arsimin dhe aftësimin e të rriturve;

• Financimi i institucioneve të arsimit dhe aftësimit për ofrimin e programeve efektive për

arsimin dhe aftësimin e të rriturve (MASHT: LAP 2013, neni 12 - Dispozitat specifike për

arsimin dhe aftësimin e të rriturve).8

Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, i miratuar në vitin 2008, ka për qëllim

të rregullojë organizimin e institucioneve arsimore publike dhe ofrimin e arsimit publik në

nivelet arsimore parashkollor, fillor, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë dhe të lartë në komunat e

Republikës së Kosovës (MASHT: LAK 2008).9 Ligji potencon përgjegjësitë dhe kompetencat e

institucioneve të Republikës së Kosovës në arsim. Sipas ligjit, kompetencat e komunave

përfshijnë kompetencat e veçanta komunale në arsimin publik për nivelet parashkollor, fillor, të

mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, në pajtim me legjislacionin, procedurat dhe standardet e

përgjithshme të përcaktuara lidhur me ndërtimin e objekteve shkollore, regjistrimin dhe pranimin

e nxënësve, punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave, zgjedhjen e drejtorit

dhe/ose zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo- arsimore, regjistrimin, inspektimin e

8 PLANI STRATEGJIK I ARSIMIT NË KOSOVË 2011-2016 fq. 20 9 Po aty fq. 21

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

12

shëndetit publik dhe sigurisë dhe licencimin e institucioneve arsimore, pagesën e stafit

menaxherial, si dhe të personelit tjetër të punësuar, trajnimin e edukatorëve dhe stafit tjetër

profesional dhe mbikëqyrjen e procesit arsimor në institucionet arsimore (LAK, neni 5-

kompetencat e komunave).

Ligji për Kualifikime Kombëtare, i miratuar në vitin 2008, ka për qëllim krijimin e Sistemit

Kombëtar të Kualifikimeve, që bazohet në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), të

rregulluar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), ndërsa objektivat e ligjit janë:

• Të përmirësojë njohjen e kualifikimeve në të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit formal dhe

joformal;

• Të sigurojë se kualifikimet përmbushin nevojat e tregut të punës, ekonomisë dhe shoqërisë;

• Të rregullojë kualifikimet, vlerësimin dhe certifikimin, në bazë të cilësisë dhe standardeve; •

Të përmirësojë qasjen në vlerësim dhe njohjen e mësimit paraprak;

• Të bëjë sistemin e kualifikimeve fleksibil dhe transparent;

• Të përmirësojë mundësitë për përmirësim dhe transferimin për të gjithë (LKK, neni 1- Qëllimi

dhe objektivat e ligjit).10

10 Ligj për arsimin e të rriturve nr. 7/2008; 17/2011 fq. 17

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

13

1.3 Vlerësimi i përformances

Po shkojmë gjithmonë dhe më tepër drejt një shoqërie të zhvilluar, sidomos në aspektin

teknologjik. Sipas Banduras27 , ritmi shumë i shpejtë i ndryshimeve teknologjike dhe rritja e

përshpejtuar e njohurive kërkon një rritje të vazhdueshme të kompetencave, nëse njerëzit duan të

mbijetojnë dhe të kenë prosperitet nën kushtet e një konkurrence gjithmonë e në rritje. Këto

realitete sfiduese kërkojnë gjithmonë edhe më tepër një edukim për gjatë gjithë jetës.

Kurrikulat janë një element shumë i rëndësishëm përsa i përket arsimimit të të rriturve qoftë atij

formal, ashtu edhe atij jo-formal. Kurrikulat të cilat mund të aplikohen për këtë tip arsimimi,

mund të grupohen në dy grupe kryesore, kurrikula të bazuara tek lënda dhe kurrikula të bazuara

tek problem.

Korniza për sigurimin e cilësisë së përformancës së institucionit arsimor është politikë arsimore

që përcakton:

- Kriteret e cilësisë së përformances së institucionit arsimor

- Treguesit e përformancës së institucionit arsimor

- Nivelet e vlerësimit të përformances së institucionit arsimor dhe

- Shkallët e cilësisë së përformancës së institucionit arsimr.11

Matja dhe vlerësimi i rezultateve mësimore të arritura nga vijuesit e programeve të mësimit për

të rritur sigurisht që është një proces sa i vështirë dhe kompleks, po aq edhe i rëndësishëm dhe

tregues i asaj se çfarë arrihet në këto programe. 12

11 Udhëzimi administrative nr.4 për vleresimin e performances së institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar 12 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010-2015 Raport studimi fq42

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

14

2. Sfidat për arritjen e arsimimit për të rritur në Kosovë

Kosova përballet me një sërë sfidash në arritjen e arsimit të përshtatshëm për të gjithë. Në

eksplorimin e kësaj çështjeje, këto sfida janë kategorizuar si: ndryshimi, ekonomia, nxitja e një

kulture të të mësuarit, dhe perspektivat e arsimimit të të rriturve.

Në mënyrë që të kuptojmë situatën aktuale arsimore në Kosovë, është e rëndësishme të

reflektojmë në ish-sistemin arsimor në Kosovë dhe procesin e tij kalimtar. Para përpjekjeve serbe

për dominimin politik dhe ushtarak në të gjitha republikat e Jugosllavisë dhe në veçanti në

Kosovë gjatë viteve '90, të gjitha ish republikat e Jugosllavisë kishin një bazë të përbashkët të

arsimit, edhe pse çdo republikë kishte të drejtë të siguronte ligjin e vet arsimor2 . Pavarësisht

ngjashmërive në sistemin e arsimit nga republika në republikë, ka pasur edhe shumë dallime në

gjuhë dhe kulturë e që kanë rezultuar me dallimet në programet shkollore. Megjithatë, struktura e

përgjithshme e sistemeve shkollore ishte e njëjtë.

Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të

nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t‘i sigurojë secilit qasje në dije

dhe mësimi gjatë gjithë jetës dhe në këtë mënyrë secilit t’i krijojë mundësi për të shijuar

zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik. Sot, të rriturit ballafaqohen me sfida të veçanta që nga

zhvillimi i teknologjisë dhe zhvillimi shkencor e deri te kërkesat e shtuara të jetës së shpejtë

sociale. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është të kuptohet më mirë rëndësia që ka për të gjithë

arsimimi për të rritur: për individët, për organizatat dhe për shoqëritë duke përfshirë edhe

shoqërinë e Kosovës. 13

Ky punim shqyrton sfidat e arsimimit të të rriturve me të cilat përballet Kosova si një shoqëri në

tranzicion. Çdo vit, mijëra të diplomuar hyjnë në tregun e punës. Ata përballen me sfida nga më

të ndryshmet siç janë përshtatja në ambientet e reja, të mësuarit për t’i treguar aftësitë e reja dhe

qëllimin e karrierës së tyre dhe përpjekjet për të krijuar një identitet të tyre profesional. Me

përshpejtimin e ritmit të ndryshimeve në vendet e sotme të punës, është shtuar edhe nevoja për të

krijuar mënyra të reja në përgatitjen e të punësuarve për t’i përmbushur këto sfida. Thënë

ndryshe, shpërthimi në fushën e dijes dhe të teknologjisë informative kërkon që punonjësit të

jenë të gatshëm dhe të aftë t’i ngërthejnë aftësitë dhe qasjet e reja. Të punësuarve u kërkohet të

13 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010-2015 fq. 150

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

15

mësojnë vazhdimisht në vendet e tyre të punës në mënyrë që të sigurojnë vazhdimisht

pjesëmarrjen e tyre. Shumë organizata e kanë inkurajuar mësimin e mëtejshëm si atë formal

ashtu edhe mësimin joformal për të ndihmuar si organizatën ashtu edhe anëtarët e saj të përballen

me ritmin e shpejtë të ndryshimeve. Kjo mënyrë e arsimimit po bëhet forcë e fuqishme në

arsimin elementar dhe të vazhdueshëm të punonjësve të sotëm.14

Me fjalë të tjera, struktura e sistemit të arsimit ishte: 4 +4 +4 (klasat I-IV dhe V-VIII për

shkollën fillore dhe I-IV të Shkollës së Mesme dhe duke përfshirë edhe Shkollën Teknike /

Shkollat Profesionale). Arsimi i të rriturve si një prej forcave më të mëdha në zhvillimin dhe

përmirësimin e përmbushjes individuale dhe shoqërore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,

është realizuar nga universitetet e punëtorëve të cilat ofronin kurse të udhëhequra nga organizatat

politike nën ideologjinë marksiste4 si dhe nga organizatat industriale e të tjera të organizuara për

punonjësit e tyre. Ky ishte një sistem i:

• Universiteteve popullore dhe universiteteve të punëtorëve në republikat më të zhvilluara të ish

Jugosllavisë si në: Slloveni, Kroaci dhe Serbi;

• Shkollave të mbrëmjes dhe njësive të arsimit të të rriturve në shkollat e rregullta dhe

• Qendrave arsimore në ndërmarrjet industriale dhe të tjera. Shkolla e mbrëmjes, njësitë e

arsimit të të rriturve, dhe qendrat arsimore në ndërmarrje ishin të hapura dhe funksionale në të

gjitha republikat

Sipas paragjykimeve mjaft të përhapura, fëmijët janë më të lehta, ndërsa të rriturit kanë më pak

ose më shumë vështirësi, varësisht nga mosha e tyre. Në të vërtetë, mund të citohen hulumtime

që janë krahasuar midis aftësive të mësimit të personave të moshuar me atё të rinj dhe që

dëshmojnë rezultate më të mira për personat me moshë. Megjithate, përfundimi i mëparmit është

i gabuar, domethënë se inteligjencia ose aftesia shpirtërore fillon përsëri të zvogëlohet në nismën

e moshës 30 vjeçe. Hulumtimet përkatese tregojnë gabime metofdologjike. Para së gjithash, nga

kontrolli i hollësive të rezultateve dalin dy fakte :

14 Stephen Billet. Learning in the workplace: Strategies for effective practice. Australia: Allen & Unwin, 2001.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

16

-Nëse thjeshtë nuk krahasohen midis grupeve të ndryshme të ndryshme të moshës, por ndjek

zhvillimi i personave të caktuar gjatë fazave të ndryshme të jetës, atëherë nuk mund të vėrtetohet

zvogëlimi i aftësise shpirtërore. Ecuria e jetës se njeriut nuk ndjek asnjë drejtim të përgjithshëm

apo të obligueshëm. Aftësia e arritjes së rezultateve varet nga jetesa e rrethanat, nga kërkesat e

profesionit dhe nga gjendja shėndetësore. Për zhvillimin e mëtejë, para së gjithash shumë e

rëndësishme është "afiniteti dalës", d.m.th. aftësia rinore e arritjes së rezultateve. Kështu, mund

të vërehet se dallimet në mes të njerëzve janë shumë të mëdha dhe se këto dallime aq shumë

thellohen në pleqëri. Ndonjëherë, ndikimet në moshën e shtyrjes së pleqërisë janë shumë të vogla

Biografia jetëtore dhe rregullimi i jetëve janë të mëdha për zhvillimin e njeriut, sesa vetja plakja

biologjike e ndikimit shumë të majtë .15

-Pasqyra gabuar, që fiton nga krahasimi i grupeve me persona të moshuar dhe me persona të rinj,

paraqitet nga shkaku se një numër i vogël i të moshuarve arrijnë rezultatet aq të dobëta, sa që nga

kjo fitore mesatare më e vogël për të gjithë grupin. Gjatë hulumtimit është konstatuar se mbi

3.000 të moshuarve kanë arritur rezultate shumë të mira, që tejkalojne vlerën mesatare të grupit

të të rinjve16

Një sfid tjeter është edhe ndarja e buxhetit të mjaftueshëm për arsimin për të rriturit dhe për

arsimin joformal për arritjen e synimeve për qasje dhe barazi. Financimi i duhur dhe i

parashikueshëm i nënsektorit është vendimtar për përmirësimin e qasjes, barazisë dhe cilësisë në

nënsektorin e arsimit për të rriturit, sidomos në segmentin e mallrave shpenzuese.17

15 Trajnimi për mësimin e të rriturve. Regula Sgreder-Nef fq 18 16 Po aty fq. 19 17PLANI STRATEGJIK I ARSIMIT NË KOSOVË 2011-2016 fq.145

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

17

2.1 Perspektiva e Arsimit të të Rriturve

Arsimi i të rriturve praktikohet në të gjithë botën dhe dallon në filozofi, fushëveprim, dhe

strukturë. Si i tillë, një numër i perspektivave për arsimin e të rriturve janë evidente në literaturën

ndërkombëtare. Knowles (1988) përshkruan edukimin e të rriturve mbi bazën e tre fenomeneve:

(a) si një sërë aktivitetesh të individëve dhe një numër të programeve të ofruara nga institucionet,

(b) si proces intelektual i të rriturve në të mësuarit, dhe

(c) si sistem shoqëror ", i cili është i përbërë nga individë dhe organizata që merren me

arsimimin e të rriturve"18.

Meqë njerëzit ndikojnë në ndryshime ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore dhe

kulturore, si dhe i përgjigjen të njëjtës, ata kanë nevojë për njohuri, kapacitetet, aftësi dhe

perspektiva të ardhshme. Meqë këta faktorë do t'u mundësojë atyre të kenë zgjedhje për ta, të

kenë mundësi të reja për të udhëhequr dhe kontrolluar jetën e tyre,familjen,punën, komunitetin

dhe shoqërinë në përgjithësi, atëherë zhvillimi profesional, social, rekreativ dhe vetëzhvillimi

janë përcaktuar si katër kategori të arsimimit të të rriturve.19

Human Manifesto (Manifesti Njerëzor) I dhe II nënkupton që: “kërkesa për jetë të mirë është

ende detyrë qendrore e njerëzimit. Njeriu më në fund po bëhet i vetëdijshëm se ai është

përgjegjësi i vetëm për realizimin e botës së ëndrrave të tij; se ai ka brenda vetes fuqinë për

arritjen e saj. Ai duhet ta përdorë inteligjencën dhe vullnetin për ta përmbushur detyrën.20

18 Gordon Selman, Michael Cooke, Mark Selman, & Paul Dampier. The foundations of adult education (2nd ed.). Toronto: Thompson Educational Publishing, Inc.,1998f.15 19 4 Selman et al. The foundations of adult education (2nd ed.). Toronto: Thompson Educational Publishing, Inc.(1998). 20 John Ellias, & Sharan Merriem. Philosophical foundations of adult education(3rded.). Florida: Krieger Publishing Company,2005. f.117- 118

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

18

Lista e institucioneve që ofrojnë arsim për të rritur në Republikën e Kosovës

Ndoshta numri i vogel i këtyre institucioneve është një sfidë për sistemin tonë arsimor.

Kandidatët e AARr janë të gjithë ata persona, mosha e të cilëve është më e madhe se mosha e

paraparë në ligjin për arsimin parauniversitar për të ndjekur një nivel arsimor.

Puna arsimore përafruesit e arsimit dhe aftësimit e të rriturve, realizohet përmes planit vjetor të

punës dhe planit zhvillimor. Plani vjetor i punës dhe plani zhvillimor i ofruesve të arsimit formal

për të rritur rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga MASHT. Plani i punës dhe plani

zhvillimor për ofruesit e arsimit dhe aftësimit për të rritur joformal, hartohet në bazë të

legjislacionit në fuqi.21

Programet, kualifikimet dhe modulet e arsimit dhe aftësimit për të rritur, i hartojnë MASHT,

institucionet dhe ofruesit tjerë përkatës,varësisht prej interesave dhe veprimtarisë së tyre me

orientim në tregun e punës. Ofruesit e arsimit dhe të aftësimit formal, i hartojnë programet dhe

modulet e tyre, të cilat i akrediton AKK dhe i miraton MASHT-i. Programet e arsimit dhe

aftësimit formal për të rritur vlerësohen sipas standardeve të hartuara nga MASHT deri me

themelimin e Agjencionit për Kurrikula, Standarde dhe Vlerësim.22 Programet e arsimit dhe

aftësimit profesional për të rritur, i nënshtrohen procesit të validimit dhe akreditimit nga AKK në

përputhshmëri me kriteret, standardet dhe procedurat sipas legjislacionit në fuqi.

21 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010-2015 fq 147 22 Po aty fq. 147

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

19

Publikimi i programit arsimor

Programi formal për arsimin dhe aftësimin e të rriturve, duhet të publikohet në mjetet e

informimit publik para shpalljes së konkursit për regjistrimin e kandidatëve.

Në programet për arsimin dhe aftësimin për të rritur, kandidatët regjistrohen në bazë të konkursit

publik dhe përmban këto të dhëna:

- emrin e programit dhe shkallën,

- numrin e vendeve të lira të parapara për regjistrim,

- kriteret për regjistrim,

-vendin,

- shumën e pagesës sipas nivelit.23

Konkursi duhet të publikohet më së voni në afat prej një (1) muaj para fillimit të mësimit,

trajnimit. Kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas kritereve të paraqitura në konkurs regjistrohen

në arsimin dhe aftësimin për të rritur. Të rriturit regjistrohen në programet arsimore aftësuese, në

bazë të kontratës në mes të punëdhënësit dhe ofruesve të arsimit dhe aftësimit. Përmbajtja e

kontratës përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga MASHT-i.

Certifikatat, diploma

Certifikatat dhe diplomat, që iu lëshohen kandidatëve në programet kompensuese dhe në arsimin

e mesëm të lartë për të rritur, janë të barasvlefshme me diplomat dhe certifikatat në arsim dhe

aftësim formal. Certifikata dhe diplomat që u lëshohen kandidatëve të arsimit joformal, bazohen

në rezultatet e pritura sipas Ligjit për Kualifikime Kombëtare, duke aplikuar standardet e njëjta

të vlerësimit si te kandidatët tjerë. Forma dhe përmbajtja e certifikatave, diplomave dhe

dokumentacionit të AARr rregullohen me akt nënligjor. Neni 15 .24

23 PLANI STRATEGJIK I ARSIMIT NË KOSOVË 2011-2016 fq.16 24 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010-2015 fq.145

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

20

2.2 Pengesat në realizimin e Arsimimit Për Të Rritur

Janë një sërë pengesash që dalin në përmbushjen e arsimimit të të rriturve dhe atij

gjithëpërfshirës në Kosovë.

Identifikimi i pengesave

Arsimimi i të rriturve është i njohur dhe i mbrojtur në mënyra të ndryshme në legjislacione të

ndryshme të vendeve të ndryshme. Pjesëmarrja në arsimimin e të rriturve mbetet shumë e

pabarabartë, sepse ata që janë më në nevojë kanë tendencë të kenë më pak mundësi për të marrë

pjesë. Meqë filozofia themelore e arsimimit të të rriturve qëndron në ndërtimin e kapitalit

shoqëror, nxitjen e përfshirjes sociale dhe luftimin e shpenzimeve qofshin ato të drejtpërdrejta

dhe më pak të dukshme të përjashtimit social, shpeshherë pengesat që qëndrojnë në rrugën për të

siguruar mundësitë e duhura dhe të nevojshme për arsimimin e të rriturve dhe për të krijuar një

kulturë të të mësuarit, janë të pranishme. Këto pengesa duhet të kundërshtohen me seriozitet dhe

të minimizohen në mënyrë që të mundësojnë zhvillimin e duhur të arsimimit të të rriturve.

Pengesat ndryshojnë nga vendi në vend dhe shkojnë nga ato të thjeshta e deri tek ato komplekse,

e Kosova ka disa pengesa për të kapërcyer.

Në vendet e zhvilluara të Evropës, pengesat dhe barrierat ndryshojnë nga ato në vendet më pak të

zhvilluara dhe vendeve në tranzicion. Ndërsa pengesa kryesore për nxitjen e arsimimit të të

rriturve në vendet e zhvilluara mund të përfshijnë mungesën e kohës, të hollat, ofertat e duhura

arsimore, familjen jo përkrahëse, mungesën e kulturës, përvojën jo të mirë gjatë periudhës së

mëhershme të të nxënit, dhe dështimi për të kuptuar të mirat e të mësuarit dhe nxënies,arsimimi

për të rriturit në Kosovë ballafaqohet me të gjitha ato që u përmendën më lartë dhe më shumë .25

Përfshirja është informimi i lexuesve që ata të bëjnë pjesë në një mjedis, në të cilin ata dhe

instruktorët e tyre respektohen dhe lidhen me njëri-tjetrin.26

Krijimi i një klime sociale në klasë është një element shumë i rëndësishëm e cila krijon një sens

përfshirjeje. Në të njëjtën kohë, duhet të ketë një kulturë të përbashkët të pranuar në mënyrë

25 Adult Education Trends and Issues in Europe. Trends in Participation- Access and Social Inclusion, 2003 26 Wlodkowski, R.J. Enhancing Adult Motivation to Learn: A Comprehensive Guide For Teaching All Adults. Vepër e cituar fq 21

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

21

reciproke nga të gjithë, brenda një grupi i cili i është nënshtruar proceseve të të nxënit.

Atmosfera gjithëpërfshirëse i inkurajon lexuesit që të ndjehen të sigurtë, të aftë dhe të mirëpritur,

por në radhë të parë, që studentët e rritur të jenë të përfshirë, duhet të trajtohen me respekt.

Nëse nuk mundësohet një dialog kuptimplotë dhe një veprim i përshtatshëm, studentët e rritur

mund të bëhen më pak të motivuar për të mësuar.27

Më tej, Wlodkowski73 , argumenton se lidhshmëria në një grup të të nxënit perceptohet si një

ndjenjë përkatësie për secilin individ dhe një ndjenjë që çdokush tregon kujdes dhe njëkohësisht

për të tregohet kujdes nga të tjerët. Në klasë krijohet një ndjenjë mirëbesimi midis anëtarëve të

grupit, nëse ata mbështesin mbarëvajtjen e njëri-tjetrit. Një një mjedis të tillë, studenti i rritur

ndjen besim dhe lidhje emocionale me të tjerët, dhe për shkak të kësaj, ekziston një shpirt

tolerance dhe besnikërie që mundëson vlerësimin e pasigurisë dhe të mospajtueshmërisë. Kur

atributi i lidhshmërisë bashkohet me respektin, ai krijon një klimë në grup që i fton të rriturit të

tregojnë përvoja, të reflektojnë, të dialogojnë dhe të lejojnë që historitë e tyre tu nënshtrohen

njohurive të veçanta akademike apo njohurive profesionale, ku çdonjëra prej tyre nxit motivimin

për të mësuar.

Më tej, ky autor vazhdon se, të treguarit dhe të dëgjuarit e jetëve të gjithsecilit është thelbësore

për natyrën njerëzore. Duke patur ndjenjën e përfshirjes, shumë të rritur mund të tregojnë

publikisht përvojat e tyre të të mësuarit. Ata mund të personalizojnë njohuritë, të përdorin gjuhët

e tyre, metaforat, përvojat, ose histori që lidhen me ato gjëra që ata po mësojnë. Ata mund të jenë

ndërtues të përbashkët të njohurive më shumë se sa kundështues armiqësorë të njohurive. Kur

lexuesit inkurajohen nga atmosfera mësimore për të përdorur vetëdijen e tyre sociale dhe

kulturore, ata mund të ndërtojnë lidhje konjitive që i bëjnë njohuritë relevante dhe nën kontrollin

e tyre personal28 .

27 Wlodkowski, R.J. Enhancing Adult Motivation to Learn: A Comprehensive Guide For Teaching All Adults. Vepër e cituar fq 22 28 Vygotsky, 1978. Cituar nga Wlodkowski, R.J. Enhancing Adult Motivation to Learn: A Comprehensive Guide For Teaching All Adults, (revised edition), (San Francisco: Jossey-Bass. 1999)

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

22

2.3 Motivimi i të rriturve për arsimim

Ekziston një literaturë e kufizuar mbi arsimin e të rriturve e cila në mënyrë specifike adreson

pyetjen se si duhet motivuar të rriturit për të marrë pjesë dhe për të përfunduar arsimin e

organizuar mëtej.Qasja e njohur kognitive e Frederic Herzbergut, mbi motivimin, e njohur si

qasja e “-bukës dhe kërrbaçit” shpjegon se "edhe pse njerëzit mund të kontrollohen nga forcat e

jashtme siç janë shpërblimet dhe ndëshkimet, një faktor i rëndësishëm në motivimin e njerëzve

qëndron brenda vetë individëve"29, përderisa perspektiva humaniste shpjegon "se nevojat

personale vazhdimisht rriten dhe zhvillohen, duke kultivuar vetëbesimin individual, dhe duke

plotësuar kështu marrëdhëniet njerëzore e që konsiderohet si nxitës shumë motivues"30; poashtu

"motivimi i njerëzve nuk është një çështje e thjeshtë dhe as nuk mund të shikohet si çështje e

thjeshtë, dhe sigurisht as si procedurë mekanike, ose grup procedurash të thjeshta"31

Motivimi, pra, është një pengesë e madhe në krijimin e infrastrukturës së domosdoshme për

arsimimin e të rriturve në shkallën e cila do të mbështeste si zhvillimin shoqëror ashtu edhe atë

personal. Edhe pse mbi 90% e të rriturve thonë se arsimimi i ndihmon individët dhe vendit në

përgjithësi, mospjesëmarrja e të rriturve në mësim flet se arsimimi i të rriturve nuk është zgjedhje

tërheqëse për shumë të rritur. Motivimi si pengesë është një çështje që duhet të konsiderohet

çështje serioze nga palët përgjegjëse siç janë qeveritë, industritë dhe organizatat, me qëllim të

nxitjes, inkurajimit dhe bindjes tek të rriturit për lidhjen e drejtpërdrejtë në mes të mësimit dhe

mirëqenies personale. Duke marrë pjesë në arsimimin e të rriturve, të rriturit mund të zhvillojnë

nevojat e tyre individuale, aspiratat, vetë-besimin, vetë-përcaktimin dhe vetë-respektin.

Avancimi i mëtejmë nëpërmjet arritjes personale dhe profesionale, të siguruar nga arsimimi i të

rriturve, është faktor i motivimit i lidhur me organizatat dhe ndërmarrjet. Këto kontekste kanë

bërë të mundur qasjen dhe arritjet për të mirën, sukseset, dhe promovimin e organizatës dhe

individit.

29 Robert G. Owens. Organizational behavior in education: Adaptive leadership and school reform (8th ed.). USA: Pearson education, Inc.,2004.f.369 30 Po aty.f.369 31 Po aty. f.381

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

23

Motivimi njerëzor ka qënë në qendër të studimeve në shumë disiplina, duke përfshirë edukimin,

psikologjinë, sociologjinë, shkencat politike dhe ekonominë. Kjo ndodh sepse njerëzit

angazhohen vazhdimisht në sjellje të qëllimshme dhe prapa këtyre sjelljeve janë motivet.

Wlodkowski përcakton disa kritere motivacionalë shumë kuptimplotë për moshën e rritur. Së

pari, një individ konsiderohet adult nëse ai kryhen role tipikisht të përcaktuara shoqërore të

përcaktuara nga shoqëria si role të të rriturve, rolet e punëtorëve, bashkëshortit, prindit, ushtarit,

etj. Së dyti, një individ konsiderohet adult nëse ai e perception vetveten si qënie të përgjegjshme.

Më tej, ky autor vazhdon me faktin që, përgjegjshmëria është guri i themelit në motivimin e të

rriturve, jo vetëm për të mësuar, por për të kryer edhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme në

jetën e tyre të përditshme. Vlera e thellë shoqërore për përgjegjësi midis të rriturve, ushqen në

vazhdimësi mendimin, se të qënit efektiv është një vlerë shumë e fortë dhe konsistente në shumë

kultura dhe përbën një forcë për të nxënit midis të rriturve.32

Nëse dikush mendon se qëllimi kryesor i arsimimit të të rriturve është zakonisht i bazuar në një

aktivitet vullnetar të individëve që kërkojnë të mësojnë duke u bazuar në interesin e tyre,33 duhet

thënë poashtu se arsimimi për të rritur çon në emancipimin, iluminizmin dhe fuqizimin. Ky

kompleksitet është rritur edhe më shumë nga realiteti se arsimi për të rritur nënkupton

përmbushjen e nevojave jo vetëm të komuniteteve me gjendje të pandryshuar por edhe të

komuniteteve të margjinalizuara siç janë njerëzit me aftësi të kufizuara, grupet e pakicave etnike,

femrat kryesisht në zonat rurale dhe atyre që nuk kanë kualifikim pavarësisht nga mosha e

popullsisë së tyre, qoftë ajo e re apo e shtyer.

Me tej, ky autor vazhdon se në këtë aspekt ekzistojnë dy hipoteza bazë shumë të rëndësishme për

të kuptuar motivimin e të rriturve për të mësuar. Hipoteza e parë është: - “Të rriturit kanë një

vetëkonceptim përgjegjësie për jetët e tyre…ata zhvillojnë një nevojë të thellë psikologjike për tu

parë dhe trajtuar nga të tjerët si të aftë për vetëdrejtim,” dhe hipoteza e dytë: - “Të rriturit janë të

gatshëm që të mësojnë ato gjëra që kanë nevojë që t’i dinë … që t’i përdorin me efektivitet në

situatat jetësore reale”

32 Wlodkowski, R.J. (1999). Enhancing Adult Motivation to Learn: A Comprehensive Guide For Teaching All Adults. Faqe 5-6. Vepër e cituar fq 29 33 Malcolm Knowles. Self-directed learning: A guide for learners and teachers. New York: Cambridge Book Co.,1998

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

24

2.4 Përkrahja institucionale për realizimin e arsimit të të rriturve

Shoqëria kosovare kërkon përparim. Prandaj qëllimi themelor i qeverisë së saj është të zhvillojë

një sistem koherent të arsimit gjatë gjithë jetës. Kjo do të thotë se përgjegjësia e Qeverisë është

që të ndërtojë një sistem të arsimit, në të cilën shkollat, kolegjet, universitetet, vendet e punës

dhe komuniteti përqafojnë dhe mbështesin politikat arsimore dhe iniciativat që promovojnë

arsimin dhe edukimin e të rriturve në veçanti. Roli i saj thelbësor është në promovimin e

pjesëmarrjes më të madhe të komunitetit, promovimin e barazisë sociale, dhe të një shoqërie

gjithëpërfshirëse. Me fjalë të tjera, roli i saj është promovimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe

për të gjithë individët e shoqërisë, përmirësimi i cilësisë, dhe qasja në sistemin arsimor në

Kosovë; përputhja e sistemit arsimor në Kosovë me standardet e BE-së; integrimi i të gjithë

fëmijëve në arsimim të detyrueshëm nga mosha 6 deri në 15, dhe inkurajim në zhvillimin e

komunitetit shkencor si një treg shumë i kualifikuar për inovacionet dhe zhvillimin e një sistemi

gjithëpërfshirës të arsimit të lartë.Ministria është përgjegjëse edhe për promovimin e një sistemi

të vetëm, të unifikuar, dhe gjithëpërfshirës arsimor në mënyrë që e drejta e secilit person për

arsim të jetë respektuar. Gjithashtu të ofrojë mundësi të të nxënit cilësor dhe në dispozicion për

të gjithë, pavarësisht nga origjina e tyre etnike apo sociale, raca, gjinia, paaftësia, feja, politika,

ose mendimi apo opinioni ndryshe. Arsimi i të rriturve është bërë një pjesë shumë e rëndësishme

e arsimit në përgjithësi, dhe për zbatimin e tij, Ministria e Arsimit nuk mund të jetë lojtar i

vetëm.34

Përkundrazi ajo ka për të punuar në partneritet me ministritë tjera që gjithashtu luajnë një rol në

arsimin e të rriturve dhe arsimin gjatë tërë jetës si:

- Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila me anë të politikave të saj kulturore

punon në drejtim të rritjes së demokratizimit të shoqërisë, ofron aktivitete kulturore për të

rinjtë e Kosovës, aktivitete të ndryshme në ngritjen e vetëdijes mbi çështjet si: sjellja e të

rinjve në shoqëritë kalimtare, rreziqet me të cilat mund të përballet rinia në Kosovë,si:

abuzim të drogës, HIV / AIDS, dhe trafikim, të cilat nuk kanë qenë pjesë e shoqërisë së

Kosovës deri pas luftës së fundit;

34 Ligj për arsimin e të rriturve nr. 7/2008; 17/2011 fq 19

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

25

- Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ofron formim profesional me qëllim të

përmirësimit të punësimit të të papunëve të regjistruar, përmes përditësimit të njohurive

dhe shkathtësive të nevojshme për tregun e punës në disa fusha të profesionit.35

Në krahasim me arsimin profesional klasik, i cili është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit,

Shkencës dhe Teknologjisë, trajnimi profesional i ofruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies

Sociale përdor metodat e arsimimit të të rriturve, dhe tenton të jetë me orientim më afatshkurtër,

duke synuar konkretisht riintegrimin e të papunëve në punësim brenda një periudhe të caktuar

kohore pas trajnimit; • Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e cila bashkëpunon me ministritë e

tjera duke ofruar të dhëna për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë dhe duke krijuar mundësi për të

rriturit për të siguruar vende të punës dhe duke reduktuar kështu shkallën e lartë të papunësisë.

Qeveria gjithashtu duhet të punojë në partneritet me aktorë të tjerë që përfaqësojnë organizatat

ndërkombëtare dhe kombëtare, qeveritare dhe jo-qeveritare, si: GTZ, KOSVET, Swiss Contact,

AGEF, dhe Agjencia Evropiane për Rindërtim. Ajo duhet të bashkëpunojë ngushtë me Bankën

Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të planifikojë dhe koordinojë

buxhetin e siguruar për zhvillimin e arsimit.

35 Ligj për arsimin e të rriturve nr. 7/2008; 17/2011 fq.18

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

26

3. Kompetencat e arsimit për të rritur

Teoria e kompetencës36 presupozon që njerëzit në mënyrë natyrale përpiqen për ndërveprime

efektive me botën e tyre. Ne jemi gjenetikisht të programuar për të eksploruar, perceptuar,

menduar, manipuluar dhe ndryshuar ambientin pranë për të nxitur një ndërveprim efektiv me

mjedisin përreth nesh. Të praktikuarit e mjeshtërive më të reja të zhvillimit njerëzor dhe zgjidhja

e detyrave sfiduese që dalin përpara, çon në lindjen e emocioneve pozitive, ndjenjave të

efikasitetit që janë të dukshme madje që në fëmijërinë e hershme.

Kjo gadishmëri e lindur për të qënë kompetent është kaq e fortë saqë njerëzit rrezikojnë të

dëmtohen vetëm e vetëm që të arrijmë një marrëdhënie më të plotë me mjedisin. Psh, një fëmijë

një vjeçar vazhdimisht rrëzohet në përpjekje për t’u ngritur në këmbë, dhe megjithëse vazhdon të

qajë nga rënia në tokë, përpiqet që të ngrihet vazhdimisht në këmbë. Ose një i rritur, gjatë

përfitimit të mjeshtërisë në një nivel të dhënë të bërjes ski, notimit, ngjitjes apo vrapimit, lëviz

“natyrshëm” në nivelin tjetër, shpesh duke e vendosur trupin në rrezik. Historia e racës njerëzore

është një katalog i vazhdueshëm dhe i dhimbshëm i shkencëtarëve dhe aventurierëve guximtarë

të cilët me papërkulshmëri të spikatur kanë mundur që të eksplorojnë botën. Njerëzit janë krijesa

aktive të cilat dëshirojnë që të marrin pjesë në formimin e jetës së tyre.37

Kompetentë për arsimin e të rriturve janë ministria kompetente e arsimit (në tekstin e mëtejmë:

Ministria), ministria kompetente e punës, Këshilli për arsimin e të rriturve, njësitë e

vetadministrimit lokal dhe partnerët socialë.

Kompetencat e Ministrisë në fushën e arsimit për të rritur

Ministria ka kompetencë:

- të miratojë strategji për arsimin e të rriturve dhe plane aksioni vjetor për realizimin e tij, në

bazë të propozimeve nga Këshilli për arsimin e të rriturve; - t’i propozojë Qeverisë së Republikës

së Maqedonisë rrjet të enteve për arsimin e të rriturve;

36 White, W.R. Motivation reconsidered: The concept of competence. 1998 http://www.psyconet.apa./org/journal/rev/66/5/297/ 37 Wlodkowski, R.J. Enhancing Adult Motivation to Learn: A Comprehensive Guide For Teaching All Adults. Vepër e cituar fq 21.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

27

- t’i japë mendim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndërprerjen e punës së enteve për

arsimin e të rriturve, në mënyrë të përcaktuar me ligj;

- të bëjë verifikimin e enteve dhe të institucioneve për arsimin e të rriturve, në mënyrë të

përcaktuar me ligj; - të mbajë regjistër të enteve dhe institucioneve të verifikuara për arsimin e të

rriturve;

- të miratojë plane dhe programe kornizë nacionale arsimore për arsimin e të rriturve;

- të miratojë plan dhe program arsimor për arsimin fillor, për arsimin gjimnazor dhe profesional

të të rriturve, sipas propozimit të Qendrës për arsimin e të rriturve (në tekstin e mëtejmë:

Qendra);

- të sigurojë mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për financimin e arsimimit të të

rriturve në bazë të nevojave të përcaktuara të shtetit; dhe

- të sigurojë mjete për kërkime dhe zhvillim për nevojat e arsimit për të rritur, në përputhje me

nevojat e shtetit dhe të Unionit Evropian; dhe

- të kryejë punë të tjera konform ligjit.38

38 Ligj për arsimin e të rriturve nr. 7/2008; 17/2011 fq 3.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

28

4. Përfundime dhe rekomandime

4.1 Përfundimi

Gjatë dy dekadave të fundit vendi ynë ka pësuar një sërë ndryshimesh mjaft të rëndësishme të

cilat kanë ndikuar thellësisht jetën politike, ekonomike dhe atë sociale. Individi dhe shoqëria po

përballen gjithmonë e më tepër me sfida të reja, nga njëra anë për shkak të tranzicionit të gjatë

dhe të vështirë dhe të shoqëruar, nga ana tjetër, me një zhvillim shumë të fuqishëm në

teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit. Ekonomia e të shkuarës, e cila pranonte faktin

që individi edhe nëse nuk ishte shumë i kualifikuar mund të punësohej dhe të paguhej disi

mjaftueshëm, gjithmonë e më tepër po ja lë vendin një ekonomie shërbimi dhe informimi, e cila

kërkon një nivel mjaft të lartë të njohurive teknike dhe akademike si edhe aftësi të tjera specifike,

siç janë ato të komunikimit dhe të zotërimit të aftësive të problemzgjidhjes. Të gjitha këto

ndryshime të thella sjellin gjithashtu ndryshime të rëndësishme në fushën e punësimit dhe të

karrierës, të cilat përbëjnë faktorë shumë të rëndësishëm të kërkesave në rritje për arsimim të

vazhduar dhe përmirësimit të aftësive individuale.

Në këtë këndvështrim, është një fakt i pakundërshtueshëm, si në botë ashtu edhe në vendin tonë,

që numri i studentëve të rritur gjithmonë dhe më tepër po vjen drejt rritjes si për arsimimin

formal ashtu edhe për atë joformal, që tregon se interesi i individëve për të mësuar po rritet

gjithmonë edhe më tepër. Gjithashtu, studentët e rritur janë një segment me një rritje shumë të

shpejtë në të gjithë popullatën e studentëve në arsimin e lartë dhe kjo prirje pritet që të vazhdojë

të rritet edhe në të ardhmen. Motivet që i kthejnë këta studentë në bankat e shkollës, nuk

ndryshojnë në përmbajtje nga motivet që i kthejnë kolegët e tyre në shkollë edhe në vendet e

zhvilluara. Kështu, nga ky studim, është evidentuar që motivet kryesore primare të cilat i kthejnë

studentët e rritur në arsimin formal publik me kohë të pjesshme janë motivet e punësimit dhe

këtu mund të përmblidhen:- Arsyet për të gjetur punë (për të ndryshuar punësim, për të ruajtur

vendin e punës si edhe për të kryer më mirë punën ekzistuese), zhvillimi personal (këtu bën pjesë

zhvillimi i mëtejshëm i njohurive dhe pasioni për degën që studjohet), zhvillimi i karrierës (këtu

bën pjesë arsyeja për të patur një profesion dhe për një karrierë të mëtejshme), siguria ekonomike

(ku bëjnë pjesë arsyet për të rritur të ardhurat ekonomike dhe për më shumë siguri në të

ardhmen), kërkesa e kohës (ku bën pjesë motivi që diploma universitare është bërë një

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

29

domosdoshmëri) dhe arsye sociale (ku bëjnë pjesë motive të tilla si, për t’u ndjerë më mirë në

shoqëri, për të njohur shoqëri të re dhe për të rritur më tepër statusin social). Në këtë optikë

vështrimi, në vendin tonë arsimimi i të rriturve ofrohet nga një spektër relativisht i gjërë

institucionesh dhe organizatash si publike ashtu edhe jo publike.

Nga ana tjetër, studentët e rritur të cilët ndjekin shkollën hasin një sërë sfidash të ndryshme gjatë

kompletimit të arsimimit të tyre, të krahasuar me studentët e tjerë, të cilët regjistrohen në

universitet direkt pas përfundimit të studimeve në shkollë të mesme. Ndërmjet këtyre sfidave

mund të përmenden: mungesa e kohës së nevojshme për të ndjekur në vazhdimësi shkollën,

përgjegjësitë familjare, koha dhe vëndi i orareve të shkollës dhe kostoja financiare e studimeve.

4.2 Rekomandime

-Duke qënë se Institucionet e Arsimit të Lartë ofrojnë programet e studimit me kohë të pjesshme

për studentët e rritur, këto institucione janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për krijimin e një klime

sa më të përshtatshme institucionale për këta studentë. Siç është përmendur edhe në kapitullin e

shqyrtimit të literaturës së këtij punimi, ndërmjet të tjerash, klima institucionale interpretohet në

një bashkëpunim sa më efikas të strukturave të cilat janë përgjegjëse për studentët e rritur dhe

krijimin e një mjedisi sa më të përshtashëm të të nxënit në klasë.

-Gjithashtu ky studim evidentoi një set motivesh të cilët rikthenin të riturit në bankat e shkollës,

në studimet e mëtejshme të cilat mund të aplikohen në këtë drejtim, mund të përdoren variabla të

vazhduara për të realizuar matjet për faktorët motivacionalë. Më pas, përdorimi i këtij niveli

matjesh, hap dhe mundësitë për realizimin e një sërë analizash statistikore inferenciale të cilat

nuk mund të realizoheshin në këtë studim pasi faktorët motivacionalë të cilët i rikthejnë të rriturit

janë realizuar me matje nominale. Kështu, mund të maten korrelacionet midis faktorëve

motivacionalë të cilët rikthejnë të rriturit në bankat e shkollës, moshës dhe nivelit të edukimit,

apo faktorëve motivacionalë dhe motivimit të tyre për të mësuar.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · PUNIM DIPLOME TEMA: Vlerësimi për të rritur ... institucioni për arsimin e të rriturve është personi juridik ose fizik i cili ka regjistruar

30

5.Literatura

1. PLANI STRATEGJIK I ARSIMIT NË KOSOVË 2011-2016

2. Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010-2015

3. Trajnimi për mësimin e të rriturve; Regula Sgreder-Nef

4. Ligj për arsimin e të rriturve nr. 7/2008; 17/2011

5. Doracak për Nivelet Drejtuese nË Shërbimin Civil. Prishtinë,(2016)

6. Kraja,V., Selita,G., Selmani, V., Prenga, A. (2010) Instituti i Zhvillimi të Arsimit,

Udhëzues Kurrikular ) Tiranë

7. Matthews, B. dhe Ross, L. “Metodat e hulumtimit – Udhëzues praktik për shkencat

sociale dhe

humane” CDE, Tiranë, 2012

8. Stephen Billet. Learning in the workplace: Strategies for effective practice; Australia: Allen &

Unwin, 2001.

9. Gordon Selman, Michael Cooke, Mark Selman, & Paul Dampier. The foundations of

adult education (2nd ed.). Toronto: Thompson Educational Publishing, Inc.,1998f

10. John Ellias, & Sharan Merriem. Philosophical foundations of adult education(3rded.).

Florida: Krieger Publishing Company,2005

11. Adult Education Trends and Issues in Europe. Trends in Participation- Access and Social

Inclusion, 2003

12. Malcolm Knowles. Self-directed learning: A guide for learners and teachers. New York:

Cambridge Book Co.,1998

13. Wlodkowski, R.J. Enhancing Adult Motivation to Learn: A Comprehensive Guide For Teaching All

Adults. Vepër e cituar fq 21

14. White, W.R. Motivation reconsidered: The concept of competence. 1998

http://www.psyconet.apa./org/journal/rev/66/5/297/