PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që...

40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Emri si pjesë e ligjëratës te vepra “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës Mentorja: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Legjenda Millaku Gjakovë, korrik 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Emri si pjesë e ligjëratës te vepra “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës

Mentorja: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Legjenda Millaku

Gjakovë, korrik

2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

2

Ky punim diplome u mbajt më______________ para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. ____________________ Kryetar

2. ____________________ Anëtar

3. ____________________ Anëtar

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

3

Dedikuar

Këtë punim ua dedikoj të gjithë

atyre që patën besim tek unë dhe më

përkrahën pa kushte gjatë gjithë rrugëtimit tim.

Familjes sime...

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

4

Mirënjohje

Katër vite punë, angazhime, gëzime e ndonjëherë edhe hidhërime nuk do të mund të

tejkaloheshin nëse pranë nuk do të kisha familjen time. Falënderime të përzemërta pa dyshim

shkojnë në radhë të parë për familjen time, e cila ka qenë një shtyllë e fortë që ka qëndruar

gjithmonë pas meje. Në njëfarë mënyre familjarët e mi ishin udhërrëfyesit e mi në këtë

rrugëtim drejt dijes, si dhe bashkudhëtarë me mua në këtë rrugëtim. Pa dyshim ky rrugëtim

nuk do të kishte kuptim pa praninë e miqve, të cilët më qëndruan pranë sa herë kisha nevojë

për ta.

Një falënderim i veçantë është edhe për të gjithë profesorët e mi të Fakultetit të Edukimit, e

në veçanti për profesoreshën time mentore Sindorela Doli-Kryeziu, pa ndihmën e së cilës ky

punim nuk do mund të realizohej.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

5

TABELA E PËRMBAJTJES

Mirënjohje........................................................................................................................................4

Hyrje.................................................................................................................................................8

KAPITULLI I...................................................................................................................................9

1. MORFOLOGJIA........................................................................................................................9

1.1. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën..............................................................9

KAPITULLI II................................................................................................................................10

2. EMRI.........................................................................................................................................10

2.1.Grupet leksiko-gramatikore.................................................................................................10

2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm............................................................................11

2.1.2.Emra konkretë dhe abstraktë............................................................................................12

2.1.3. Emrat përmbledhës..........................................................................................................13

2.1.4. Emrat e lëndës..................................................................................................................13

KAPITULLI III.................................................................................................................................15

3. KATEGORIT GRAMATIKORE TË EMRIT............................................................................15

3.1. KATEGORIA E GJINISË.....................................................................................................15

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini.............................................................................................15

3.1.2. Dallimi i gjinisë te emrat frymorëve.................................................................................16

3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë).....................................................................................16

3.1.4. Emrat asnjanës në gjuhën e sotme letrare.........................................................................16

3.2. KATEGORIA E NUMRIT.....................................................................................................17

3.2.1.Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës............................................................17

3.2.2.Emrat që përdoren vetëm në njëjës....................................................................................18

3.2.3.Emrat që përdoren vetëm në shumës..................................................................................18

3.3. KATEGORIA E RASËS.........................................................................................................19

3.3.1. Kuptimet kryesore të rasave...............................................................................................19

3.4. TIPAT E LAKIMIT..................................................................................................................21

3.4.1. Lakimi i parë......................................................................................................................21

3.4.2. Lakimi i dytë......................................................................................................................22

3.4.3. Lakimi i tretë......................................................................................................................22

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

6

3.4.4. Lakimi i katërt....................................................................................................................23

3.5. KATEGORIA E SHQUARSISË DHE E PASHQUARSISË...................................................24

3.5.1. Trajta e shquar.................................................................................................................24

3.5.2. Përdorimi i emrit në trajtën e shquar...............................................................................24

3.5.3. Trajta e pashquar..............................................................................................................25

3.5.4. Përdorimi i emrit në trajtën e pashquar............................................................................26

3.6. FORMIMI I EMRAVE...........................................................................................................26

KAPITULLI IV................................................................................................................................27

4. Emri ne veprën “Bardha e Temalit”...........................................................................................28

Përfundim.........................................................................................................................................39

Literatura..........................................................................................................................................40

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

7

Abstrakt

Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në

përgjithësi, e në veçanti të tregojë specifikat e emrit si një pjesë shumë e rëndësishme e

ligjëratës.

Si mësues është detyra jonë që të mbledhim informacionin adekuat në mënyrë që të

përfshihen pikat më të rëndësishme, në këtë rast në lidhje me tematikën e emrit. Kjo bëhet me

qëllim të prezantimit sa më të thjeshtë, por që në të njëjtën kohë do të ishte i qartë dhe i

kuptueshëm për nxënësit.

Prandaj, qëllimi i këtij punimi është që të tregohen vetëm specifikat më të rëndësishme të

kësaj çështjeje, duke përdorur informacion nga burime të ndryshme dhe duke marrë vetëm atë

që mendohet se do të ishte më e përshtatshme për nxënësit.

Ndërsa në fund ky punim përfshin edhe një analizë të shkurtër të emrit në veprën “Bardha e

Temalit” nga autori Pashko Vasa, për të parë dhe për t’u njohur sadopak se si mund të bëhet

një analizë e emrit.

Fjalët kyçe: emri, vepër, nxënësit, specifika, analizë etj.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

8

Hyrje

Duke qenë që gjuha shqipe është shumë e vjetër si dhe është degë e veçantë e familjes

indoevropiane, mund të themi se ka pasur dhe ka interes mjaft të madh për studimin e saj si

nga të huajt ashtu edhe nga vetë shqiptarët.

Gjuha shqipe ndahet në dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten. Gjithashtu ajo

është e ndërtuar nga tre faktorë të rëndësishëm siç janë: fonetika, morfologjia dhe sintaksa.

Nëse ndalemi te morfologjia, shohim që në mesin e pjesëve të ligjëratës bën pjesë edhe emri.

Dhe ky punim ka pikërisht tematikën e emrit.

Ky punim është i ndarë në kapituj dhe për realizimin e tij janë shfrytëzuar disa burime me

qëllim që ta kompletoj sa më mirë atë.

Kapitulli i parë tregon në pika të shkurta për morfologjinë dhe lidhjen e saj me fonetikën dhe

sintaksën.

Pastaj në kapitullin e dytë përfshihen njohuri për emrin në përgjithësi si dhe për emrat e

përgjithshëm e të përveçëm dhe emrat përmbledhës e të lëndës në veçanti.

Në vazhdim kapitulli i tretë përmban informacion për kategoritë e emrit, duke treguar

specifikat e secilës kategori në veçanti siç janë: kategoria e gjinisë, e numrit, e rasës,

shquarsia dhe pashquarsia pastaj tipat e lakimit si dhe në fund një informacion të shkurtër për

formimin e emrave.

Kapitulli i fundit përmban analizën e emrave nga vepra “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

9

KAPITULLI I

1. Morfologjia

Morfologjia (nga greqishtja morfë – formë dhe logos – fjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e

formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme si emrat, mbiemrat, përemrat dhe

numërorët ose të zgjedhueshme (foljet) si dhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave.

Mirëpo nëse e shohim në një vështrim më të gjerë, morfologjia merret me klasifikimin e

fjalëve në kategori leksiko-gramatikore që quhen pjesë të ligjëratës.

Pra objekt i studimit të morfologjisë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet

edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore

përkatëse.

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta

të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që

kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase.

1.1 Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën

Morfologjia dhe sintaksa, si dy pjesë përbërëse të gramatikës, që vështrojnë anë të ndryshme

të të njëjtave fakte, janë të lidhura shumë ngushtë midis tyre. Ato plotësojnë njëra-tjetrën dhe

nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën. Lidhja e tyre e ngushtë e ndërsjellë kushtëzohet, në vija të

përgjithshme, nga lidhja e ngushtë midis formës dhe përmbajtjes së saj. Kështu, nuk mund të

studiohen format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh edhe funksionet e

tyre sintaksore, që dalin në shesh gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme.

Morfologjia ka lidhje të ngushta edhe me fonetikën. Mjaft dukuri të karakterit fonetik luajnë

rol gramatikor të caktuar brenda një paradigme të caktuar. Këtu është fjala në radhë të parë

për ato ndërrime fonetike që bëjnë të dallohen midis tyre forma të ndryshme gramatikore të

një fjale. Kështu p.sh., kundërvënia njëjës-shumës tek emrat e tipit dash-desh bëhet me anë

të ndërrimit fonetik -a : -e në temën e fjalës. 1

1 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vellimi I,

Tirane, 2002, f, 29-30.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

10

KAPITULLI II

2. EMRI

Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë

gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.

Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksiko-gramatikore të emrave përfshihen fjalë të

ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua; ka, dele, flutur),

sende konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet,

shi, borë), cilësi (bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim,

përkrahje, lodhje, tmerr), nocione abstrakte (e mira, e vërteta).

Pra, në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi, me mbiemrat që u përgjigjen (gjatësi – i

gjatë, trimëri – trim, drejtësi – i drejtë) dhe veprime a gjendje, me foljet që u përgjigjen

(punim – punoj, lëvizje – lëviz, mbyllje – mbyll, ndarje – ndaj). Ku qëndron ndryshimi?2

Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin emrave të caktuar, kurse cilësitë që tregojnë emrat,

janë të shkëputura nga mbartësi i tyre, d.m.th. ato dallohen (veçohen). Krahasim:

1. Dritani është djalë trim.

2. Trimëria e tij është për t’u marrë shembull.

Po ashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje dallohen nga foljet, sepse veprimi a gjendja

janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë si dhe nga koha kur kryhet. Krahasim:

1. Arta punoi deri vonë atë ditë.

2. Punimi i diplomës kërkon angazhim.

Nga ana morfologjike, emrat që emërtojnë cilësi, ashtu si gjithë emrat e tjerë, kanë kategori

gramatikore të mëvetësishme (gjininë, numrin, rasën).

Në radhën e emrave ka edhe fjalë që kanë nyja në ballë. Këta quhen emra të nyjshëm, p.sh.: i

riu, e vërteta, e martë, të kuqtë etj. Një pjesë e tyre vijnë prej mbiemrash të nyjshëm që

janë emërzuar, p.sh.: e mira, e bukura, të rinjtë, të rejat, të ftohtët, të errëtit.

Nga pikëpamja sintaksore emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të

ligjëratës, që i kanë më të kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor,

kundrinor, ndajshtim, rrethanor, përcaktor kallëzuesor etj.3

2 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tirane, 2002, f, 81.

3 A.Jashari, B.Kryeziu, “Gjuhe Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 157-158.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

11

2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrave

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë morfologjike,

gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari, në emra të përgjithshëm e në emra të

përveçëm. Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstraktë. Dallohen

si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.

2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm

A. Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas

tipareve të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim,

fitore, urdhër), ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë).

Emrat e përgjithshëm, pra, shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithësuar qeniet e

gjalla e sendet e së njëjtës klasë. Kuptimi i tyre përfaqëson unitetin dialektik të së

përgjithshmes me të veçantën në gjuhë.

B. Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta, që

bëjnë pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të

klasës së cilës i përkasin.

Në emrat e përveçëm përfshihen:

1. emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollcë, Skënder, Bardhyl, Aleksandër

etj.;

2. emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro etj.;

3. emrat gjeografikë të lumenjve, maleve, deteve, krahinave, qyteteve, rrugëve, shesheve

etj.: Drin, Tomorr, Mesdhe, Karaburun, Sazan, Shqipëri, rruga “Konferenca e Pezës”,

sheshi “Skënderbej” etj.;

4. emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Rilindja, Lidhja e Prizrenit,

Revolucioni i Qershorit etj.;

5. emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve etj.: Fakulteti i Edukimit,

Ministria e Mbrojtjes, Kryesia e Kuvendit të Kosovës etj.;

6. titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: “Bardha e Temalit”, “Vargjet e lira”,

“Bota e re”, revistat “Kosovarja”, “Studime filologjike” etj.;

7. emrat e trupave qiellorë: Toka, Jupiteri, Marsi, Dielli etj.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

12

Emrat e përveçëm dallohen nga ata të përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e

përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm në

shumicën e tyre përdoren në të dy numrat.

Në fakt në disa raste të veçanta edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës, kur duam

të tregojmë, p.sh. me anë të llagapit, tërë njerëzit që e mbajnë atë (Kolgjinajt, Demirajt), ose

kur disa njerëz a sende kanë të njëjtin emër: Në grupin tonë ka tri Besa. Në rrethin e Tiranës

ka dy Arba.

Gjithashtu ka emra të përveçëm që kanë dalë nga të përgjithshmit dhe anasjelltas p.sh.

Gëzimi (nga gëzimi), Lule (nga lule), Bukurie (nga bukuri) dhe amper (nga Amper), herc

(nga Herc), om (nga Om), rentgen (nga Rentgen).

Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe, kurse emrat e përgjithshëm me shkronjë

të vogël.4

2.1.2. Emra konkretë dhe abstraktë

Në radhën e emrave të përgjithshëm dallohen si dy grupe të veçanta dhe që i kundërvihen

njëri-tjetrit nga pikëpamja kuptimore dhe gramatikore, emrat konkretë dhe abstraktë.

A. Emrat konkret emërtojnë gjëra të lëndëta: qenie të gjalla dhe sende: nënë, gjyshe, dele,

kodër, fushë, karrige, televizor, portokall etj. Pra, shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të

ndryshme, që mund të veçohen nga sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe

për këtë arsye mund edhe të numërohen, prandaj mund të quhen edhe emra të numërueshëm.

Për nga pikëpamja morfologjike të gjithë emrat konkretë karakterizohen nga fakti se mund të

marrin numërorë themelor: një laps, dy lapsa, një libër, katër libra dhe të përdoren në të dy

numrat në njëjës e në shumës: derë - dyer, shkollë - shkolla, libër - libra etj.

Mirëpo ka edhe emra konkretë të cilët përdoren vetëm në shumës p.sh. pantallona-t, syza-t,

gërshërë-t.

B. Emrat abstraktë janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, veçori dhe cilësi të abstraktuara

ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, përpunim, kujtesë, liri, jetë etj.

Kur përdoren me kuptimin e tyre themelor, ndryshe nga emrat konkretë, ata nuk mund të

kenë forma të numrit shumës dhe as të përcaktohen nga numërorë themelorë. Kjo vihet re më

së shumti tek emrat që emërtojnë veçori abstrakte: bukuri, egërsi, krenari, mendjemadhësi,

bujari, bamirësi ( ta zëmë, *pesë krenari, *katër kujtesa e ndërtime të tjera të palogjikshme)

etj.5

4 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tirane, 2002, f, 82-84. 5 Po aty, f, 84.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

13

Kur nuk përdoren në kuptimin e tyre themelor, kur pësojnë një ndryshim në kuptimin e tyre

leksikor, duke emërtuar shfaqje konkrete të veprimeve, proceseve, cilësive dhe veçorive, ata

mund të shoqërohen edhe me numërorë themelorë: fatkeqësitë, dy fatkeqësi (dy fatkeqësi në

komunikacion); shumë kokëçarje; trimëritë, dy trimëri (trimëritë e ushtarëve tanë) etj.6

Emrat abstraktë përfshihen në kategorinë më të gjerë të emrave të panumërueshëm. Me

përjashtim të disa fjalëve si: drojë, gëzim, rrenë, hare, punë, shëndet etj., shumica e emrave

abstraktë janë fjalë të prejardhura.

Sipas tipit të formimit, ata ndahen në katër grupe:

1. emra të formuar nga mbiemrat, foljet ose ndajfoljet me anë prapashtesash: -i, -(ë)ri, -

(ë)si, -im, -je, -esë, -atë, -më, -izëm etj.: bukuri, trimëri, thjeshtësi, zhvillim,

mbledhje, kujtesë, uratë, ndihmë, fanatizëm etj.;

2. emra asnjanës të formuar nga nyjëzimi i pjesores: të ecurit, të menduarit, të goditurit

etj.;

3. emra të formuar nga emërzimi i mbiemrit në trajtën e gjinisë asnjanëse (ose

femërore): të ftohtët, (i ftohtë), të errëtit, të ritë, e qeshura etj.;

4. emra të përbërë: marrëveshje, marrëdhënie, kryengritje.7

2.1.3. Emrat përmbledhës

Emrat përmbledhës janë një grup i veçantë midis emrave të përgjithshëm. Ata emërtojnë një

tërësi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në formën e numrit njëjës dhe që nga

pikëpamja sasiore janë të panumërueshëm. Te këta emra shumësia na paraqitet e pandarë,

d.m.th. emrat përmbledhës nuk mund të përcaktohen nga numërorët themelorë, prandaj edhe

nuk kanë formë të shumësit, ashtu siç nuk kanë edhe emrat abstraktë p.sh. djemtë, dy djem -

djalëria, gratë, dy gra - graria, proletarët, dy proletarë - proletariati .

Emrat përmbledhës, me ndonjë përjashtim ( fëmija, bota etj.) janë të prejardhur me anë të

prapashtesave -i, -ri, -si, -im, -je: fshatarësi, djalëri, pleqëri, beqari, vëllazëri, bagëti, njerëzi

etj.

Emrat përmbledhës në gjuhën shqipe zakonisht emërtojnë frymorë, por gjejmë tek-tuk edhe

të atillë që emërtojnë sende, si p.sh. fjala drizëri (kolektiv për drizat).

6 A.Konushevci, “Gjuha shqipe 11: Gramatika”, Pejë, 2010.

7 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tirane, 2002, f, 85.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

14

Disa emra me formë të përmbledhësve në kontekste të caktuara janë emra abstraktë, p.sh.

emri pleqëri kur emërton moshën e njeriut, është emër abstrakt, ndërsa kur emërton grupin e

pleqve të një vendi (pleqëria e fshatit – gjithë pleqtë e fshatit), është emër përmbledhës.8

2.1.4. Emrat e lëndës

Emrat e lëndës janë një tjetër grup i veçantë në mesin e emrave të përgjithshëm. Ata

emërtojnë një lëndë homogjene (të njëjta) që ka mundësi të ndahet e të peshohet, por nuk

mund të numërohet, prandaj këta emra nuk kanë shumës, ashtu si edhe emrat abstraktë dhe

përmbledhës. Nga kuptimi leksikor, emrat e lëndës emërtojnë: prodhime ushqimore, kultura

bujqësore, metale e minerale, prodhime kimike etj.: djathë, misër, duhan, soje, krom, letër,

nitrat etj.9

Këta emra nuk mund të përcaktohen nga numërorët themelorë, por mund të përcaktohen nga

përemrat e pacaktuar: pak, shumë, ca etj. P.sh. pak yndyrë, shumë qumësht, ca djathë etj. Nuk

mund të përdoret: një yndyrë, një kos, një djathë etj. Ka raste kur përdoret: një qumësht, një

ujë, një kos me numërorin një, por në këtë rast mendohet: një gotë qumësht, një gotë ujë, një

tas kos.10

8 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 84-85. 9 Po aty, f, 87.

10 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

15

KAPITULLI III

3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT

3.1. Kategoria e gjinisë

Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat në gjuhën shqipe.

Është kategori e mëvetësishme, e pavarur – josintaksore, sepse kundërvënia mashkullor-

femëror-asnjanës ka të bëjë me gjithë klasën e emrave të marrë në tërësi. Kategorinë e gjinisë

e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe. Shumica e emrave janë të gjinisë mashkullore ose

femërore; vetëm një pakicë emrash janë të gjinisë asnjanëse. Gjinia e një emri në gjuhën

shqipe shfaqet në të dy numrat, edhe në njëjës edhe në shumës, por jo në mënyrë krejt të

njëllojtë. Përkatësia e një emri në një gjini të caktuar dallohet më fort nga ana sintaksore,

d.m.th. duke u bazuar në gjininë e fjalëve përcaktuese që i përshtaten emrit: ky libër, libër i

ri, kjo shkollë, shkollë e re.

Gjinia e emrave mund të dallohet edhe nga ana morfologjike, nga tipi i lakimit, p.sh.: mali –

malit (m), fusha – fushës (f).

Tek emrat e frymorëve, emrat mashkullorë që emërtojnë frymorë, tregojnë njerëz ose kafshë

përgjithësisht të seksit mashkullor, kurse emrat femërorë të frymorëve tregojnë njerëz ose

kafshë përgjithësisht të seksit femëror.

Ndërsa, në emrat e jofrymorëve, përkundrazi, gjinia nuk ka asnjë lidhje me kuptimin leksikor

të fjalës. Në gjuhën e sotme emrat e frymorëve janë vetëm mashkullorë ose femërorë. Emrat

asnjanës në asnjë rast nuk tregojnë frymorë.11

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini

Gjininë e emrave në gjuhën shqipe e dallojmë duke u mbështetur në këto tipare morfologjike:

1. mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;

2. mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;

3. tingulli fundor i temës.

a) Kështu, emrat mashkullorë gjatë lakimit në njëjësin e pashquar e të shquar marrin

përgjithësisht mbaresat: -i ose -u (gjinore, dhanore dhe rrjedhore e pashquar) dhe -i, -it, -in

ose -u, -ut, -un në format rasore të njëjësit të shquar.

Emrat femërorë gjatë lakimit në njëjësin e pashquar e në të shquar marrin mbaresat -e, -je,

përkatësisht -a, -ja.

11

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 88-89 .

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

16

Ndërsa, gjinia asnjanëse në rasën emërore, në trajtën e shquar, njëjës merr mbaresën -t(ë).

P.sh.: krye-t, të foluri-t, të zi-të, të ftohtë-t etj.

b) Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i përkasin: libër i

ri, shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.

c) Gjinia e shumicës dërrmuese të emrave mund të përcaktohet nga tingulli fundor i temës.

Kështu, në formimet me prapashtesa gjinia e fjalës së prejardhur përcaktohet nga prapashtesa.

P.sh., gjithë emrat e formuar me prapashtesat -i, -(ë)ri, -(ë)si, -je janë të gjinisë femërore,

ndërsa emrat e formuar me prapashtesat -im, -(ë), -(ë)s janë të gjinisë mashkullore.12

3.1.2. Dallimi i gjinisë tek emrat e frymorëve

Dallimi i gjinisë mashkullore nga femërorja shprehet në disa mënyra, si nga pikëpamja

morfologjike (me anë të mbaresave), por edhe sipas kuptimit leksikor, përkatësisht sipas

seksit.

Emrat e gjinisë femërore, që emërtojnë frymorë, mund të kenë rrënjë të ndryshme nga gjinia

mashkullore, si: baba – nënë, vëlla – motër, burrë – grua, ka – lopë, etj.

Pjesa më e madhe e emrave, që emërtojnë frymorë, e formojnë gjininë femërore duke i shtuar

temës së emrit të gjinisë mashkullore një nga këto prapashtesa:

-e: punëtor – punëtore, shitës – shitëse, gjysh – gjyshe, mjek – mjeke etj.;

-ë: plak – plakë, zog – zogë, kunat – kunatë etj.;

-eshë: princ – princeshë, profesor – profesoreshë, luan – luaneshë etj.;

-ushë: ari – arushë, dre – drenushë etj.;

-icë: buall – buallicë, gomar – gomaricë etj.13

3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)

Ka disa emra mashkullorë të cilët kur dalin në shumës e ndërrojnë gjininë dhe kthehen në

femërorë dhe kjo zbulohet nga gjinia e mbiemrit p.sh.: mal i lartë – male të larta. Në gjuhën

e sotme shqipe në përgjithësi emrat e gjinisë mashkullore, që e formojnë temën e shumësit

me prapashtesën -e, marrin fjalë përcaktuese (përemra dëftorë, pronorë dhe mbiemra) në

shumës të gjinisë femërore, si: seminare, aparate, personazhe, procese, aksione, stacione

12

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 89-90. 13

M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

17

etj. Emrat e tillë quhen emra të dygjinishëm, sepse kane dy gjini: në numrin njëjës janë

mashkullorë (mali, bregu), kurse në shumës janë femërorë (këto male, këto brigje).14

3.1.4. Emrat asnjanës në gjuhën e sotme letrare

Gjinia asnjanëse në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori e cila sa vjen e ngushtohet

duke u reduktuar kështu në një numër të kufizuar fjalësh. Me humbjen pothuaj të gjinisë

asnjanëse të fjalëve përcaktuese (të mbiemrave, përemrave dëftorë e pronorë), shfaqet vetëm

në mënyrë morfologjike (në rasën emërore dhe kallëzore njëjës).

E ruajnë ende gjininë asnjanëse:

1. disa emra të nyjshëm prejfoljorë që kanë dalë nga emërzimi i pjesoreve: të ecurit, të

folurit, të menduarit, të ngrënët, të shtypurit etj.;

2. pak emra të nyjshëm që kanë dalë nga emërzimi i mbiemrave të gjinisë asnjanëse: të

ftohtët, të nxehtët, të kuqtë, të zitë etj.

Disa emra lënde, si: ujë, djathë, dhjamë, dyllë, mjaltë etj., dikur kanë qenë të gjinisë

asnjanëse, kurse tani kanë kaluar në gjininë mashkullore.15

3.2. Kategoria e numrit

Të gjithë emrat në gjuhën shqipe (me pak përjashtime) kanë dy numra: numrin njëjës dhe

numrin shumës që dallohen si nga forma: lis (njëjësi) – lisa (shumësi), ashtu edhe nga fjalët

përcaktuese: ky lis (njëjësi) – këta lisa (shumësi), lis i madh – lisa të mëdhenj.

Emri është në numrin njëjës kur tregon një frymor ose një send: një mik, një vajzë, ky njeri,

secili nxënës. Emri është në numrin shumës kur tregon shumë frymorë ose shumë sende: disa

miq, vajzat, këta njerëz, këto gra, nxënësit etj.

Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat, tregojnë sende të numërueshme. Këta emra

mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelor, i cili tregon sasinë e saktë të

sendeve: një djalë – dy djem, një fshat – katër fshatra. Ndërsa, emrat që kanë vetëm njëjës,

përbëjnë shumicën e emrave që emërtojnë sende të panumërueshme: uthull, sheqer,

mendjemadhësi, errësirë, vapë etj.16

14

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 92. 15

A.Jashari, B.Kryeziu, “Gjuhe Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 162. 16

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 94-96.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

18

3.2.1. Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës

Shumica e emrave që përdoren në të dy numrat, në shumës dalin me një temë të veçantë, të

ndryshme nga ajo e njëjësit. Kjo temë, merret si bazë për formimin e rasave të numrit

shumës.

Nga pikëpamja e ndërtimit të trajtave të numrit shumës, emrat e gjuhës shqipe ndahen në dy

grupe:

1. emra që nuk e ndryshojnë temën në shumës: sy-, sy-ve, sy-sh, sy-të; lule-, lule-ve,

lule-sh, lule-t;

2. emra me temë të veçantë në shumës: plepa-, plepa-ve, plepa-sh, plepa-t; brigje-,

brigje-ve, brigje-sh, brigje-t.

1. Kanë të njëjtën temë, si në njëjës ashtu edhe në shumës:

a) gjithë emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me -e të patheksuar, me -o të patheksuar

dhe me një zanore të theksuar si -i, -e, -a, -u, -o: anije, dele, faqe, lagje, lutje, mace

etj.; ballo, pako, pallto, radio etj.; kusi, lajthi, shtëpi etj.; epope, re etj.; bakllava, kala,

para; dru; byro;

b) gjithë emrat mashkullorë të formuar me prapashtesat -(ë)s, -(ues) dhe -as: blerës,

gjykatës, kalorës, lexues, mbledhës, mësues; beratas, egjiptian, elbasanas, maqedonas

etj.;

c) një pjesë e emrave femërorë që mbarojnë me -ë të patheksuar, veç atyre që në shumës

marrin prapashtesën -a. Me disa përjashtime të pakta si kafshë-kafshë, lopë-lopë,

shtazë-shtazë, shumica janë emra jofrymorësh: brinjë, ditë, enë, këmbë, këngë, mollë

etj.;

d) pak emra mashkullorë si: lot, qen, muaj, sy, thi, laro, palaço, ballë, muze (një lot – dy

lot – lotët).

Emrat që kanë një temë të veçantë për shumësin, e sajojnë këtë me anë të këtyre mjeteve

gramatikore:

a) me prapashtesa trajtëformuese, që i shtohen temës së njëjësit, p.sh.: mur – mur-e, lis –

lis-a, nip – nip-ër, shkop – shkop-inj etj.;

b) me ndërrimin e tingujve, (nga tingujt e temës mund të ndryshoj zanorja e theksuar,

bashkëtingëllorja fundore ose të dyja së bashku): dash – desh, armik – armiq, murg –

murgj, avull – avuj, bir – bij, lepur – lepuj;

c) me ndërrimin e tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg – brigj-e, kunat –

kunet-ër etj. 17

17 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 94-97.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

19

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës

Emrat që s’kanë formë shumësi dhe përdoren vetëm në njëjës, mund të grupohen si më

poshtë:

1. emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë, si: dashuri, guxim, kolektivizëm,

mbarim, nxehtësi, partishmëri etj.;

2. emra përmbledhës, si: djemuri, grari, gjendje, vëllazëri etj.;

3. emra që tregojnë lëndë në formën e një tërësie të pandashme e të panumërueshme:

benzinë, çimento, dhallë, kos, rërë, uthull, vaj etj.;

4. shumica e emrave të sëmundjeve, që afrojnë nga kuptimi me emrat abstraktë: fruth,

li, kollë, qere, zgjebe etj.;

5. disa emra me kuptime të ndryshme, që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug,

lindje, perëndim; bimë: lëpjetë, spinaq, thekër; dukuri atmosferike: brymë,

breshër, dëborë etj.;

6. emra të përveçëm, kur tregojnë frymorë ose sende të veçanta, unike;

7. emra të gjuhëve, të shkencave etj.: shqipja, latinishtja, greqishtja etj.; gjuhësia,

kimia etj.18

3.2.3. Emrat që përdoren vetëm në shumës

Këta emra kanë një kuptim përmbledhës, sepse tregojnë jo një shumësi të thjeshtë si sasi, por

një shumësi tërësore, një shumësi në unitetin e saj.

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre, këta emra mund të ndahen në grupet e mëposhtme:

1. emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrujtura prej një lënde, mbeturina,

shuma e grumbuj të hollash, si: hime-t, makarona-t; qelqurina-t, bakëre-t; të

korra-t, të lashta-t; të fshira-t, të mbetura-t; të holla-t, të ardhura-t etj.

2. emra që tregojnë sende të përbëra prej dy ose më shumë pjesësh: benevrekë-t,

brekushe-t, dokrra-t, pantallona-t, ski-të etj.;

3. emra që tregojnë një shumicë qeniesh (frymorë, njerëz) si diçka të pandashme: dhen-

të, shqerra-t, shtojzovalle-t, vetë (persona; sy, tre vetë);

4. emra të ndryshëm abstraktë, që tregojnë veprime ose gjendje abstrakte, disa emra

sëmundjesh, lojërash: lajka-t, teka-t, plaka-t, ethe-t, shyta-t, grykë-t, kupa-t etj.;

5. disa emra të përveçëm ose të përgjithshëm që tregojnë vende: Alpe-t, dardha-t (ara),

lugje-t etj. 19

18

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 96-104. 19

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 104-105.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

20

3.3. Kategoria e rasës

Rasa e emrit është kategori morfologjike - sintaksore: shprehet me forma të posaçme dhe në

fjali shpreh funksione të caktuara. Format e ndryshme që merr emri në fjali për të shprehur

gjymtyrë të caktuara, quhen rasa. Të gjitha funksionet sintaksore të emrave shprehen

nëpërmjet pesë rasave: emërores, gjinores, dhanores, kallëzores dhe rrjedhores. Ndryshimin

që pëson emri nëpër këto rasa, quhet lakim.

Në gjuhën shqipe lakohen të gjithë emrat, pa përjashtim, cilido qoftë burimi i tyre dhe ata

lakohen në të dy trajtat: në të shquarën dhe në të pashquarën, d.m.th. çdo rasë ka dy trajta si

për numrin njëjës, ashtu edhe për numrin shumës.

Shënim. Disa gjuhëtarë (në gramatikat e veta) kanë pranuar rasë të veçantë edhe thirroren,

duke u bazuar në funksionin e saj sintaksor dhe për praninë e pjesëzës o, p.sh. O shok!

Shoku!20

3.3.1. Kuptimet kryesore të rasave

Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa parafjalë ose me parafjalë.

1. Rasa emërore pa parafjalë. Emri në rasën emërore pa parafjalë në fjali shërben si

kryefjalë, si përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror. P.sh.

Shqipëria është vend i bukur (kryefjalë dhe pjesë e kallëzuesit emëror). Anila u

emërua drejtoreshë (përcaktor kallëzuesor i kryefjalës). Profesor Xhuvani ka qenë

gjuhëtar i shquar (ndajshtim). O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë (thirror).

2. Rasa gjinore pa parafjalë. Përdoret kryesisht tek emrat me funksione përcaktuese,

duke treguar të përkitur, tipar të sendeve, raport të pjesës me të tërën, krahasim etj.;

librat e bibliotekës, lulet e majit, këngët e dasmës, gjysma e bukës, shumica e

studenteve etj. Në gjinore emri mund të përdoret me parafjalë në trajtën e

lokucioneve, duke shprehur marrëdhënie të ndryshme, si: mjet, shkak, zëvendësim

etj.: Lajmi u përhap me anën e mjeteve të medias. Nuk shkuam dot për shkak të motit

të keq.

3. Rasa dhanore. Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë dhe

të ndajshtimit të veçuar: Gjithçka duhet t’ia kushtojmë popullit, atdheut. Këtë duhet

t’ia dorëzosh Agronit, menaxherit të ri.

20 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

21

4. Rasa kallëzore pa parafjalë. Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i

drejtë, përcaktor kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar:

Ai e kryen mirë detyrën. Në rasën kallëzore me parafjalë emri shpreh kuptime të

ndryshme (vend, kohë, tipar, mjet, kuptim sqarues etj.). Në mëngjes u nisem për në

shkollë. Folëm për rezultatet e provimeve. Ardiani është njeri me karakter.

5. Rasa rrjedhore pa parafjalë. Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e

përcaktorit për të treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte pjese etj., si dhe në

funksionin e rrethanorit: turmë udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti.

Dimrit maleve bie shumë dëborë etj. Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej,

afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë etj.: Roja rrinte majë shkëmbit. U

mblodhën të gjithë rreth zjarrit. Thoshte fjalë prej çilimiu.21

3.4. Tipat e lakimit

Në gramatikat e gjuhës shqipe emrat janë ndarë në lakime në mënyra të ndryshme.

Ndryshimet vijnë: nga trajta nga janë nisur për të caktuar numrin e lakimeve, e pashquara ose

e shquara; nga mbaresat e rasës që kanë marrë si kriter ndarjeje: të rasës emërore të shquar

ose të gjinores së pashquar a të shquar.

Duke u bazuar në mbaresat e rasës emërore të shquar, emrat ndahen në katër lakime:

1. në lakimin e parë – përfshihen emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e shquar

njëjës marrin mbaresën -i;

2. në lakimin e dytë – përfshihen emrat e gjinisë mashkullore që marrin mbaresën -u;

3. në lakimin e tretë – hyjnë emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresat -a, -ja;

4. në lakimin e katërt – hyjnë emrat e gjinisë asnjanëse që marrin mbaresën -t(ë).22

21 A.Jashari, B.Kryeziu, “Gjuhe Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 166-167.

22 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 89-90.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

22

3.4.1. Lakmi i parë

Në lakimin e parë hyjnë shumica dërrmuese e emrave të gjinisë mashkullore, të cilët në rasat

emërore të trajtës së shquar dalin me mbaresën -i.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) lis (ca) lisa lis-i lisa-t

Gj. i, e (një) lis-i i, e (ca) lisa-ve i, e lis-it lisa-ve

Dh. (një) lis-i (ca) lisa-ve lis-it lisa-ve

K. (një) lis (ca) lisa lis-in lisa-t

Rr. prej (një) lis-i prej (ca) lisa-sh lis-it lisa-ve

Siç e shohim nga pasqyra, emrat e lakimit të parë në rasën emërore dhe në kallëzore të trajtës

së pashquar njëjës dhe shumës nuk marrin mbaresë. Këta emra në rasat gjinore, dhanore,

rrjedhore të njëjësit të pashquar marrin mbaresën -i, ndërsa në trajtën e shquar dalin me këto

mbaresa: emërore -i, gjinore, dhanore dhe rrjedhore -it, kallëzore -in ose -në.

Në trajtën e pashquar shumës, emrat e lakimit të parë (si edhe gjithë emrat e tjerë) dalin me

këto mbaresa: emërore – (s’ka mbaresë), gjinore, dhanore -ve, rrjedhore -sh ose -ve dhe në të

shquarën: emërore: -t(ë) (drerë-t, lapsa-t; djem-të, ullinj-të), gjinore, dhanore, rrjedhore -ve

dhe kallëzore -t(ë) si në rasën emërore.23

3.4.2. Lakimi i dytë

Në lakimin e dytë hyjnë ata emra të gjinisë mashkullore të cilët në trajtën e pashquar, njëjës

të rasave gjinore, dhanore dhe rrjedhore e marrin mbaresën -u.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) mik (ca) miq mik-u miq-të

Gj. i, e (një) mik-u i, e (ca) miq-ve i, e (një) mik-u i, e miq-ve

Dh. (një) mik-u (ca) miq-ve mik-ut miq-ve

K. (një) mik (ca) miq mik-un miq-të

Rr. Prej (një) mik-u prej (ca) miq-sh mik-ut miq-ve

Edhe emrat e lakimit të dytë në emërore dhe kallëzore të numrit njëjës dhe shumës nuk kanë

mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave: gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra

marrin mbaresën -u. Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa:

23

M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 90.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

23

emërore -u, gjinore, dhanore e rrjedhore -ut, kallëzore -un, ndërsa në shumës: emërore e

kallëzore -t(ë), gjinore, dhanore e rrjedhore -ve.24

3.4.3. Lakimi i tretë

Në lakimin e tretë hyjnë emrat të cilët në rasat emërore dhe kallëzore në trajtën e pashquar

njëjës nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore marrin mbaresën -

e.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) motër (ca) motra motr-a motra-t

Gj. i, e (një) motr-e i, e (ca) motra-ve i, e motrë-s i, e motra-ve

Dh. (një) motr-e (ca) motra-ve motrë-s motra-ve

K. (një) motër (ca) motra motrë-n motra-t

Rr. prej (një) motr-e prej (ca) motra-ve motrë-s motra-ve

Ndërsa, emrat femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar, në rasat gjinore, dhanore njëjës

të pashquar dhe në emëroren e shquar marrin përkatësisht alomorfet -je, -ja: rrufeje, rrufeja;

kalaje, kalaja. Nga kjo rregull përjashtohen emrat me zanoren -i të theksuar, që në këto raste

marrin alomorfet -e, -a: bukurie, bukuria; shtëpie, shtëpia. Emrat femërorë që mbarojnë me -e

të patheksuar, marrin në rasat e sipërpërmendura përkatësisht alomorfet -je, -ja; -e-ja e temës

ruhet në gjinoren e dhanoren e pashquar, po bie në emëroren e shquar: lule: luleje, lulja;

mësuese: mësueseje, mësuesja etj.25

3.4.4. Lakimi i katërt

Në lakimin e katërt hyjnë të gjithë emrat e gjinisë asnjanëse, të cilët nga pikëpamja e

ndërtimit janë të nyjshëm.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Numri njëjës

E. (një) të ecur të ecur-it

Gj. i (një) të ecur-i i të ecur-it

Dh. (një) të ecur-i të ecur-it

K. (një) të ecur të ecur-it

Rr. (një) të ecur-i të ecur-it

24 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 91-92.

25 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tirane, 2002, f, 116-117.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

24

Emrat e lakimit të katërt dallohen prej atyre të lakimit të parë vetëm në rasat emërore dhe

kallëzore të trajtës së shquar. Në këto dy rasa ata marrin të njëjtën mbaresë -t/-it: të ecur-it, të

nxehtë-t. Në rasat e tjera mbaresat e këtyre lakimeve përkojnë. Zanorja fundore e temës -ë, që

shfaqet në emëroren dhe kallëzoren e pashquar, do të ruhet në këto dy rasa edhe në të

shquarën: të ngrohtët, të ftohtët, të nxehtët.

Emrat asnjanës, me prejardhje nga forma e pjesores së formuar me prapashtesën -ur, në

emëroren dhe kallëzoren e trajtës së shquar, marrin alomorfin -it: të ngritur-it, të ecur-it etj.26

3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë

Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët që e kanë kategorinë gramatikore të trajtës (të

shquarsisë e të pashquarsisë), emri ka dy trajta: trajtën e shquar (a shquarsinë) dhe trajtën e

pashquar (a pashquarsinë). Kundërvënia e këtyre dy trajtave vërehet jo vetëm nga ana e

formave të ndryshme gramatikore, por edhe nga ana kuptimore.27

3.5.1.Trajta e shquar

Emri në trajtën e shquar shënon një a më shumë qenie të gjalla, një a më shumë sende të

përcaktuara, të individualizuara nga klasa e qenieve të gjalla a e sendeve të të njëjtit lloj ose

të njohura për dëgjuesin. Treguesit formalë të shquarsisë sot janë mbaresat (dikur këto janë

quajtur nyja shquese a nyja të prapme) e rasës emërore të numrit njëjës: -i dhe -u (student-i,

mjek-u) për gjininë mashkullore, -a ose -ja (fush-a, kala-ja) për gjininë femërore dhe -t(ë) (të

folur-it, të kuq-të) për gjininë asnjanëse. Ja një fragment me disa emra të shquar: Ai priste të

stacioni i autobusit... Shiu porsa kishte pushuar dhe njerëzit që përkohësisht kishin gjetur

strehë nëpër hyrjet e dyqaneve, tani shpejtonin që të mos i zinte furia e re e shiut.28

3.5.2. Përdorimi i emrit në trajtën e shquar

Emri përdoret në trajtën e shquar përgjithësisht në këto raste:

1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë. Ky tip shquarsie quhet

anaforik. Një emër duke u përmendur në të njëjtin kontekst, mendohet si i caktuar,

sepse tashmë ai njihet jo vetëm nga folësi, por edhe nga dëgjuesi, prandaj edhe vihet

në trajtën e shquar. P.sh.: Dy fshatarët, ngarkonin dy mushka me vandakë misri.

Fshatarët, me t’i parë udhëtarët, kthyen kokën.

26

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 117-118.

27 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” ,Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 121-122-123.

28 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 85-86.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

25

2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një

konteksti të mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi. Këto lidhje bëhen

shkak i shquarsisë së disa emrave, megjithëse këta në kontekst dalin për herë të parë.

P.sh.: Pastaj ia dha vrapit dhe doli në xhade, se pa që larg një autobus. Autobusi

mbërriti në kthesën e parë dhe frenoi pranë tij. Shoferi dhe pasagjerët u çuditën.

3. Kur nga situata konkrete, në të cilën zhvillohet ligjërimi, merret vesh se për çka

flitet. Sendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë, ata mund

ta shohin dhe ta prekin, prandaj edhe flasin për të si për një send të caktuar, p.sh.:

Shikoni xhenierët, - tha Besa. – Përsëri po rregullojnë një urë.

4. Kur nga informacioni që kanë bashkëbiseduesit, merret vesh se bëhet fjalë për

një send a person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër.

P.sh.: Mos flitni me zë të lartë se do të më zgjoni djalin, - tha nëna.

5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emra të tillë janë: dielli, hëna,

marsi, toka etj., si emërtime trupash qiellorë: Atë do ta kishte aty mbi krye për sa kohë

të shndriste dielli e hëna.

Në trajtën e shquar vihen edhe emrat e stinëve, të muajve të vitit dhe të disa erërave:

veri, jug, goren etj.

6. Kur shoqërohet nga disa tipa fjalësh përcaktuese (emra në gjinore, mbiemra në

shkallën krahasore, mbiemra prejnumëror, përemra etj.), si: vlerat e virtytit, shkalla e

parë, motra jonë, gjithë fshati etj.

7. Në disa shprehje frazeologjike. Frazeologjizmat me emër të shquar janë më të pakta

se ato me emër të pashquar. P.sh.: më dhemb koka, gjuaj topin, vras mendjen,

shtrëngoj duart etj.

Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe zakonisht përdoren në trajtën e shquar. Në këtë pikë

shqipja dallohet nga disa gjuhë tjera. Në trajtën e pashquar ata hasen vetëm në disa funksione

sintaksore, ku edhe emrat e përgjithshëm dalin gjithashtu të pashquar dhe pikërisht:

1. si ndajshtime të emrave të shquar: Në fshatin Dushk ata arritën në mëngjes;

2. si përcaktorë kallëzuesorë të kryefjalës ose të kundrinës: Ai djalë quhet Petrit. E

quajnë Agim, - shpjegoi vajza.;

3. si thirrorë të pa ndjekur nga fjalë përcaktuese: - Lamtumirë, Petrit! – Prit, Lumtë!;

4. të paraprirë nga nja mbiemër: I ziu Petrit ç’pësoi!;

5. kur përdoren me disa parafjalë që drejtojnë rasën kallëzore si dhe me parafjalën prej:

Kam vajtur në Mat me qëllim që të dal në Martanesh dhe së andejmi të zbres në

Elbasan.29

29

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,

Tirane, 2002, f, 123-124-126.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

26

3.5.3. Trajta e pashquar

Emri në trajtën e pashquar shënon frymorin a sendin si të përcaktuar, si të individualizuar,

por jo plotësisht nga klasa e frymorëve a e sendeve ose që s’është i njohur për dëgjuesin. Këtë

e bën me një kuptim të përgjithësuar (abstrakt), d.m.th. pa ditur me saktësi për kë a për se

është fjala. Emri në trajtë të pashquar zakonisht përdoret në bashkëvajtje (i prirë) me nyjën e

pacaktuar (joshquese) një, por kjo nyjë mund t’i mungojë emrit në disa kontekste. Ja një

fragment me emra në trajtë të pashquar: Erdhi një grua e shkuar në moshë me bucelë në

kurriz... Në klub kishte shumë tym duhani etj.

3.5.4. Përdormi i emrit në trajtën e pashquar

Emri përdoret në trajtën e pashquar përgjithësisht në këto raste:

1. kur është në funksionin e pjesës së kallëzuesit emëror, si p.sh.: Ky ishte një qytet i

çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur... Ky është mysafir.;

2. kur emri përcaktohet nga ndonjë numëror themelor (i mirëfilltë), p.sh.: Ka një javë që

jam kthyer nga plazhi.;

3. kur emri përcaktohet nga përemri dëftor, p.sh.: Atë ditë ne shkuam për piknik;

4. kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar çdo, secili etj., p.sh.; Në festë secili

nga ne ishte veshur bukur.;

5. kur emri përcaktohet nga përemrat pyetës cili, sa, ç’, çfarë, p.sh.: Çfarë dite është

sot.30

30 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 86-87.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

27

3.6. Formimi i emrave

Emrat në gjuhën e sotme shqipe janë një nga pjesët e ligjëratës që shtohen dhe pasurohen

vazhdimisht me fjalë të reja. Në formimin e emrave rolin themelor e luajnë prapashtesat, që

janë krejt të ndryshme nga ato të foljeve e të ndajfoljeve.

Sipas kuptimit që kanë, emrat e formuar me prapashtesa i ndajmë në këto grupe:

1. emra vetash sipas mjeshtërisë që ushtrojnë, ose vendit ku banojnë;

2. emra sendesh;

3. emra vendesh;

4. emra që shënojnë veprime e nocione abstrakte

5. emra të prejardhur me prapashtesa që i japin fjalës një ngjyrë emocionale – zvogëlim,

përkëdhelje, përbuzje etj.31

31

F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 133.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

28

KAPITULLI IV

Vepra “Bardha e Temalit” e autorit Pashko Vasa

“Bardha e Temalit” është një roman i shkruar në gjuhën franceze që Pashko Vasa e botoi në

Francë, (Paris) me pseudonimin Albanus Albano. Edhe pse vepra e Vasës nuk është shkruar

në shqip, ajo mbahet si romani më i vjetër me temë shqiptare, i shkruar nga një shqiptar. Në

këtë roman vihet re realizimi si dhe disa elemente të kritikës shoqërore, me reformime të

veçanta për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Romani është marrë nga një histori që ka

ndodhur realisht në Shkodër më 1842.

Qëllimi i Vasës është që të vërë në dukje doket e zakonet e jetës së popullit shqiptar.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

29

Analiza e emrit në veprën “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës

Dashuria – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, abstrakt, njëjës,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

E Bardhës – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, konkret, njëjës, frymor,

emër i përveçëm.

E Shqipërisë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, abstrakt, njëjës,

jofrymor, emër i përveçëm.

I shekullit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, abstrakt, njëjës,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Luftat – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, abstrakt, shumës,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Zemrat – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, abstrakt shumës,,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Pushka – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, konkret, njëjës, jofrymor,

emër i përgjithshëm.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

30

Fyerje – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa emërore, abstrakt, njëjës,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Mëkat – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Gjak – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Dukuri – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, shumës, abstrakt,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Romanit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, konkret,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

31

Sytë – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret, jofrymor,

emër i përgjithshëm.

Vasha – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor,

emër i përgjithshëm.

Autorit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, frymor,

emër i përgjithshëm.

Gjuhët – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Projeksionit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, abstrakt, njëjës,

jofrymor, emër i përgjithshëm.

Mirësisë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa dhanore, abstrakt, njëjës, jofrymor,

emër i përgjithshëm.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

32

Orë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret, jofrymor, i

përgjithshëm.

Degët – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret, jofrymor, i

përgjithshëm.

Trungun – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,

jofrymor, i përgjithshëm.

Madhështisë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Soditjen – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Psherëtimë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Ankthet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

33

Pasionin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Paragjykimet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt,

i përgjithshëm.

Sedra – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt, jofrymor, i

përgjithshëm.

Mik – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i

përgjithshëm.

Fjalët – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt, jofrymor,

i përgjithshëm.

Pushimi – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Shokut – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, frymor, i

përgjithshëm.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

34

Shtëpive – gjina femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa dhanore, shumës, konkret,

jofrymor, i përgjithshëm.

Moshe – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Dëshirë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Fëmija – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i

përgjithshëm.

Qortimet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, shumës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Zjarrin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Martesa – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt, jofrymor,

i përgjithshëm.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

35

Lumtëria – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Shpirtin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Krijuesit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Dila – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i

përgjithshëm.

Fytyra – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, jofrymor, i

përgjithshëm.

Pikëllimin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Autoritetit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

36

Bijës – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, frymor, i

përgjithshëm.

Shikimin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Qëllimet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Shtërgaten – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Turp – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Vëllai – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i

përgjithshëm.

Këshillës – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

37

Shenjë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Oborrin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Batanie – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, konkret, i

përgjithshëm.

Gardhi – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, jofrymor,

i përgjithshëm.

Letër – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret, jofrymor,

i përgjithshëm.

Fishekoren – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,

jofrymor, i përgjithshëm.

Shërbëtor – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, konkret,

frymor, i përgjithshëm.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

38

Burrat – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret, frymor,

i përgjithshëm.

Gaca – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, shumës, konkret,

jofrymor, i përgjithshëm.

Dritare – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,

jofrymor, i përgjithshëm.

Gjahtarët – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret,

frymor, i përgjithshëm.

Rreziku – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Fshatit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,

jofrymor, i përgjithshëm.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

39

Përfundim

Gjatë leximit dhe analizimit të punimit, keni pasur mundësi të shihni që në të përfshihen

vetëm pikat që janë menduar se janë më të rëndësishme. Duke e lexuar keni parë që emri

përmban kategoritë e veta siç janë: kategoria gramatikore e gjinisë, numrit, rasës, e shquarsisë

dhe e pashquarsisë si dhe tipat e lakimit.

Për secilën nga këto kategori është përfshirë informacion më i përmbledhur në mënyrë që

kuptimi të jetë më i lehtë.

Po ashtu te vepra “Bardha e Temalit” keni pasur mundësi të shihni mënyrën se si janë

analizuar disa emra. Sigurisht vepra nuk është për nivelin e njohurive të nxënësve, por jep një

kontribut të madh për punimin.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Millaku.pdf · 7 Abstrakt Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në përgjithësi, e në

40

Literatura

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e

gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011

A. Konushevci, “Gjuha shqipe 11: Gramatika”, Pejë, 2010

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003