PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë...

35
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Program Fillor PUNIM DIPLOME Tema: Inteligjenca dhe ndryshimet individuale tek nxënësit në mësimUdhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Anita Gjini Gjakovë, 2017

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Program Fillor

PUNIM DIPLOME

Tema: “Inteligjenca dhe ndryshimet individuale tek nxënësit në mësim”

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Anita Gjini

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

2

PËRMBAJTJA

FALËNDERIME ............................................................................................................................ 3

ABSTRAKT…... ............................................................................................................................ 4

HYRJE…... ..................................................................................................................................... 5

1. HISTORIA MBI ZHVILLIMIN E INTELIGJENCËS .............................................................. 7

1.1. Mendimi filozofik, pedagogjik dhe fillet e studimit të inteligjencës ................................... 8

1.2. Zanafilla e identifikimit të ndryshimeve individuale, sjelljet inteligjente të individit......... 9

2. INTELIGJENCA DHE AFTËSITË.......................................................................................... 11

2.1. Inteligjenca, zgjuarsia dhe talenti................................................................................... 13

2.2. Zgjuarsia, talenti dhe krijimtaria .................................................................................... 17

2.3.1. Veçoritë dhe llojet e krijimtarisë............................................................................. 18

3. TEORITË MBI INTELIGJENCËN.......................................................................................... 20

3.1. Teoria nativiste............................................................................................................... 20

3.2. Teoria empirike .............................................................................................................. 21

3.3. Teoria e konvergjimit dhe teoria psikodinamike............................................................ 22

4. ETAPAT E IDENTIFIKIMIT TË FËMIJËVE INTELIGJENTË............................................ 24

4.1. Etapa e parë – e zbulimit.................................................................................................... 25

4.1. Etapa e dytë, tretë dhe katër ............................................................................................... 26

5. EDUKIMI I NXËNËSVE TË ZGJUAR DHE TALENTË ...................................................... 27

5.1. Matja dhe testet e inteligjencës ...................................................................................... 32

REZYME ...................................................................................................................................... 34

LITERATURA ............................................................................................................................. 35

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

3

FALËNDERIME

Më ka ndodhur shumë herë të ndjeja vetën se kam dështuar, por nuk kam ndaluar

asnjëherë së provuari të jem e suksesshme sepse për çfarëdo që kam kaluar këto vite,

gjithmonë kam pasur përkrah persona që më kanë mbështetur. Andaj sot u jam shumë

falënderuese.

Familja ime, prindër të dashur që gjithmonë jeni munduar të më udhëzoni drejt rrugës së

drejtë, ju falënderoj pafundësisht për çdo gjë. Keni bërë të jem e bekuar për besimin,

përkrahjen dhe edukimin që më keni ofruar në çdo hap të jetës.

Shoqëri e çmueshme, jam më fat që ju kam në jetën time. Ju falënderoj për çdo ditë të

bukur në angazhimin tonë për gjithë këto vite që ju njoh.

Gjithsesi falënderoj Prof. Ass. Dr Behxhet Gaxhiqi që gjithmonë ka qëndruar bashkë dhe

përkrahë neve studentëve, për ndihmën dhe këshillat në lidhje me profesionin tonë dhe

jetën profesionale, gjithashtu falenderoj edhe gjithë profesorët bashkëpunues, të rregullt

dhe përkushtues që ky universitet ka.

Nuk do t’ia falja vetës nëse nuk do të përmendja orientuesin tim në karrierë, njëherazi

mësuesin mentor Musë Gjini për të cilin dua të them se është një mësues e pedagogë i

shkëlqyer.

E përgatitur për të diplomuar por që nuk do të mbaron këtu, thjeshtë ky ishte një kapitull

mjaft i rëndësishëm për mua, që po përmbyllet suksesshëm.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

4

ABSTRAKT

Çdo njeri dallon në bazë të njohurive që ka. por se cila është historia e kësaj pjese dhe sesi ka ardhur deri tek zbulimi i saj shumë pak kanë informata.

Të dish të zbulosh gjërat është diçka e ndryshme.

Sa prej nesh jemi të vetëdijshëm se posedojmë brenda nesh diçka që na bën të veçantënga të tjerët, ose cili nga ne është më i aftë ti përcjellë të gjitha ato që i kemi në mendjeme një mjeshtëri të veçantë? Kur ne mendojmë këto na bie ndërmend vetëm një term: eashtuquajtura inteligjencë, që do të thot të posedosh aftësi krijuese, të kesh talentë apozgjuarsi?

Më pas se si ndahet ky term, cilat teori janë thënë e dhënë për të dhe cilët autorë ipërkasin më shumë kësaj fushe flasim në këtë punim.

Kur kemi të bëjmë me fëmijët ne nuk pushojmë së mësuari kurrë për ta, sepse janë krijesamë e mirë dhe në të njëjtën kohë më e dashura prej të gjithëve dhe se si vie deri tekzbulimi se cilët janë ata fëmijë më të zellshëm, puntorë apo më të veçantë dhe ajo më erëndësishmja se në çfarë mënyre duhet trajtuar dhe edukuar këta fëmijë e përbëjnëqëllimin dhe tematikën kryesore të këtij punimi.

Fjalët kyçe: inteligjencë, ndryshime individuale, koeficientë, matje, edukim etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

5

HYRJE

Rëndësia e njohjes së natyrës së inteligjencës, e strukturës, e zhvillimit dhe e matjes së

saj ka të bëjë me rolin e veçantë të inteligjencës në zhvillimin dhe në formimin e

personalitetit të njeriut, sikurse edhe me rolin e përgjithshëm të inteligjencës në formimin

e karrierës jetësore të individit, me zhvillimin njerëzor dhe me përparimin ekonomik,

social dhe politik të shoqërisë qytetare.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia e madhe e njohjes së inteligjencës dhe e çështjeve të saja,

ku, posaçërisht sot, dominon çështja e njohjes së zhvillimit të inteligjencës dhe matja

objektive e shkallës së zhvillimit të saj tek individët e moshave, të gjinive dhe të

kombësive të ndryshme.

Intelekti është mendja e njeriut, kurse inteligjenca është aftësi mentale e njeriut, që

shfaqet në gjindshmërinë e suksesshme të tij në situata të reja sociale, ndërpersonale,

ekologjike, etj. Sjelljet intelektuale janë produkt i funksionit të intelektit, përkatësisht i

inteligjencës.

Për shkak të këtij niveli të njohjes së inteligjencës, edhe sot shtrohen pyetje elementare

për inteligjencën, si: Ç’është inteligjenca? Përse ka ndryshime ndërmjet individëve në

shkallën e zhvillimit të inteligjencës së tyre. Kush i kushtëzon ndryshimet individuale në

shkallën e zhvillimit të inteligjencës? Si matet dhe si vlerësohet shkalla e zhvillimit të

inteligjencës së individit, etj. Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë

përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur në literaturë të gjerë

profesionale dhe shkencore në shumë gjuhë.

Inteligjenca dhe ndryshimet individuale në këtë punim janë konceptuar në tri pjesë, të

cilat në mënyrë funksionale ndërlidhen ndërmjet vete:

Nga historiku i interesimit për inteligjencë

Identifikimi i nxënësve inteligjentë dhe

Edukimi i këtyre nxënësve

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

6

Në pjesën e parë, në mënyrë sistematike paraqitet një tablo historik i interesimit për

inteligjencë që nga kohët e vjetra dhe në bazë të premisave historike materiale përfundon

se falë këtij interesimi është zhvilluar kultura, arti dhe shkenca.

Në pjesën e dytë, shtrohen pikëpamjet, faktorët, kushtet, etapat dhe proceset e

identifikimit dhe të zhvillimit të nxënësve inteligjentë, të zgjuar dhe talentë. Këtu bëhet

fjalë për veçoritë e të zgjuarve dhe talentëve, siç janë veçoritë fizike, veçoritë e të

menduarit, veçoritë emocionale, veçoritë e socializimit dhe të interesimeve me të cilat

veçori dallohen nga fëmijët dhe të rinjtë me koeficient inteligjence mesatare.

Në pjesën e tretë, bëhet fjalë lidhur me konceptimin e ri të planprogramëve të punës

edukative në varësi nga aftësitë psikofizike të nxënësve, që përparimi i nxënësve në

shkollë të varet nga dinamika e zotërimit të planprogrameve.

Njohja dhe zotërimi i përmbajtjes së kësaj pjesë ndihmon dhe informon lexuesin mbi të

arriturat e njohjes së natyrës së inteligjencës e të faktorëve përbërës.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

7

1. HISTORIA MBI STUDIMIN E INTELIGJENCËS

Vlerat e njohjes së historisë së studimeve të inteligjencës

Njohja e metodave hulumtuese dhe e rezultateve të arritura nga ana e studiuesve të

inteligjencës dhe të sjelljeve inteligjente të individit bëjnë të mundshme njohjen jo vetëm

të origjinës dhe të zhvillimit të mendimit mbi inteligjencën, por edhe njohjen e

psikologjisë së ndërlikuar të saj dhe nxitjen e studiuesve për zgjerimin dhe thellimin e

njohurive për zhvillimin e inteligjencës dhe të personalitetit të njeriut në përgjithësi1.

Meqe historia e studimit të inteligjencës përputhet kryesisht me historinë më të re të

zhvillimit të psikologjisë, njohja e historisë së inteligjencës ushtron ndikim te të

interesuarit për njohje të zhvillimit të mendimit psikologjik në tërësi.

Ky është një aspekt i rëndësisë së njohjës së historisë së hulumtimeve të inteligjencës.

Rezultatet e hulumtimit të inteligjencës tregojnë se studiuesit e saj i janë qasur

inteligjencës në mënyrë anësore dhe të mirëfilltë.

Qasja anësore e studimit të inteligjencës i përket atij procesi të hulumtimit të

inteligjencës, që ka të bëjë me fillesat e hulumtimit të inteligjencës, kur është menduar se,

duke dalluar disa nga ndryshimet trupore dhe psikike të njerëyve dhe duke matur këto

ndryshime, mund të përcaktohet relativisht saktë shkalla e zhvillimit të inteligjencës së

një individi. Ndër hulumtimet e këtilla janë hulumtimet që kanë të bëjnë me ndryshimet

në reagimet e shqisave dhe të muskujve ndaj ngacmuesve të ndryshëm të tyre.2

Ndërkaq, hulumtimet e mirëfillta të inteligjencës kanë të bëjnë me matje të ndryshimeve

individuale pikërisht në shpejtësinë dhe në saktësinë e zgjidhjes së situatave problemore,

ku inteligjenca e individit dhe funksioni i saj janë parësorë. Hulumtimet anësore u kanë

paraprirë hulumtimeve të mirëfillta të inteligjencës.

1 Pajazit Nushi, Inteligjenca dhe masa e zhvillimit të saj, Prishtinë, fq. 21.2 Carol Tavris & Carole Wade, Psychology in perspective, fq. 393.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

8

Hulumtimet e inteligjencës janë zhvilluar nga ato të thjeshta në hulumtime të ndërlikuara.

Hulumtimet e thjeshta kanë të bëjnë me matje të shpejtësisë së reagimit të individit dhe të

shqisave e të muskujve të tij ndaj ngacmuesve të caktuar; këto janë hulumtime të

organizuara kryesisht në mbështetje të testeve psikofizike.

Hulumtimet e ndërlikuara i përkasin kohës së zbatimit të testeve të përpiluara apostafat

për matje dhe diagnostifikim e prognozim të shkallës së zhvillimit të inteligjencës.

Hulumtimet e inteligjencës janë të lidhura më së tepërmi me hulumtimin e ndryshimeve

individuale. Ndryshimet individuale, sikurse është e njohur, shfaqën në strukturën e

aktiviteteve të njeriut dhe në format e shumëllojshme të manifestimit të këtyre

aktiviteteve në relacionin njeri - ndryshime mjedisore fizike, biologjike, ekonomike,

sociale e psikologjike. Këto ndryshime ndërmjet njerëzve janë më të dallueshme në

inteligjencën e tyre.

1.1 Mendimi filozofik, pedagogjik dhe fillet e studimit të inteligjencës

Nga zhvillimi i mendimit filozofik antik shkëputen edhe disa pikëpamje sociologjike dhe

pedagogjike, të cilat kanë ushtruar ndikim në zhvillimin e interesimit dhe të studimit të

inteligjencës.

Në shkollat e themeluara nga mendimtarët e mëdhenj të filozofisë antike greke, sikurse

ishin Sokrati, Platoni, Aristoteli, etj. dallojmë disa pikëpamje, të cilat përkojnë edhe me

rëndësinë e njohjes së aftësive. Siç dihet, çdo teori e inteligjencës që të jetë e besueshme,

duhet të plotësojë tri kushte:

të lidhë inteligjencën me botën e brendshme të individit, të shpjegojë se çfarë

ndodh kur ai mendon intelektualisht;

Duke pranuar lidhjen në mes të botës së jashtme dhe inteligjencës;

Lidhjen e inteligjencës me përvojat personale, të zbulojë mënyrën e ndikimit të

saj mbi to.3

3Bardhyl Musai, Psikologji edukimi, Tiranë, 1999, fq. 147.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

9

Bazuar në këto kushte, le të kthehemi tek disa modele interpretimi për inteligjencën.

Nga thënia e Sokratit “Njihe vetveten” dhe nga rëndësia që Sokrati i ka dhënë njohjes së

vërtetës, virtytit të diturisë, metodës së ironisë dhe majeutikës në të nxënit e diturive

dallohet interesimi i tij për njohjen e aftësive dhe për zhvillimin e tyre.

Për Platonin (427-347 p.e.r.), për të kuptuar idetë, sidomos për të njohur të vërtetën,

rëndësi të madhe ka të njohurit e të zotëruarit e logjikës, të aritmetikës dhe të gjeometrisë.

Mendimtari i madh i filozofisë antike greke, Aristoteli, në veprën e vet “Mbi shpirtin”

dallon shpirtin iracional, që përbëhet nga shpirti vegjetativ (ndjenja e dëshira) dhe shpirti

animal (vullneti, kur animali i nënshtrohet arsyes).

Në mbështetje të pikëpamjeve filozofike, sociologjike dhe pedagogjike të këtyre

mendimtarëve të antikës greke me të drejtë theksohet se këta kanë ndihmuar në

formësimin e pikëpamjes mbisunduese për inteligjencën, sipas të cilës, inteligjenca është

mendimi abstrakt në gjuhë dhe në matematikë. Pikëpamjet e tyre mbi inteligjencën kanë

dominuar shumë kohë, madje, kanë ushtruar ndikim të posaçëm edhe në gjurmimet

empirike të psikologjisë së inteligjencës.

Përmasa edukative e njeriut të mençur dallohet edhe në mendimin e I.Lafaterit, kur

ka thënë: “Po deshe të jesh i mençur, mësohu të jesh i mençur, mësohu të pyesësh me

mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke

çfarë të thuash”.4

1.2 Zanafilla e identifikimit të ndryshimeve individuale dhe sjelljet inteligjente të

individit

Interesimi për inteligjencën, për zhvillimin, për funksionin dhe për çështje të tjera të

inteligjencës është i lidhur me interesimin e njerëzve për ndryshime trupore e mentale

ndërmjet tyre. Ky ka qenë interesim i hershëm i mendimtarëve të lashtë. Interesimi i tyre

për ndryshimet individuale dhe për inteligjencën gjithsesi duhet të lidhet me dallimin e

4 Edmond Dragoti, Psikologjia sociale, fq. 198.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

10

individëve në zotërimin e punëve praktike, sikurse kanë qenë shpejtësia e individit në

gjueti të bishave, në gatishmërinë e tij për mbrojtje, në forcën trupore për ngritje të

peshës, në shkallën e qëndrueshmërisë ndaj kushteve atmosferike të rënda dhe në fusha të

tjera të aktiviteteve të përbashkëta dhe individuale. Vështirë është të thuhet saktësisht kur

kanë filluar interesimet e këtilla të mendimtarëve.5

Dallimet e lartpërrmendura të anëtarëve të bashkësive njerëzore në shpejtësi, në cilësi, në

force, në qëndrueshmëri, etj.mund të përcaktohen me shpejtësi të ndryshme dhe jonjësoj

për të gjithë anëtarët e këtyre bashkësive. Këto dallime tek anëtarët e bashkësive të lashta

kanë mundur të përcaktohen më shpejt dhe më saktësisht vetëm nga ana e një ose disa

individëve, të cilët kanë luajtur rolin e angazhimit të më të fortëve, më të qëndrueshëmve,

më të shpejtëve, etj.në detyra të posaçme të bashkësive shoqërore.

Në ndërkohë individët kanë filluar të bëhen të vetëdijshëm edhe për ndryshimet e tyre

nga të tjerët në pikëpamje të shpejtësisë, të qëndrueshmërisë, të forces trupore, etj.në

kryerjen e punëve të përbashkëta dhe individuale.

Dallimet e këtilla të tipareve trupore të individëve dhe të vetvetes së secilit janë të lidhura

me gjurmët e zhvillimit të vetëdijes së njeriut. Por, vështirë është të thuhet saktësisht se

në cilën periudhë historike të lashtësisë ka filluar zhvillimi i vetëdijes, ndonëse shumë

veta këtë e lidhin me shfaqjen e cipës ose të korës së trurit të madh në kohën e fundit të

periudhës së gurit dhe të fillimit të neolitit.

Zbulimet arkeologjike dhe zbulimet e tjera duhet të japing përgjigje më të saktë për

kohën e zhvillimit të aftësive individuale për punë të veçanta. Megjithëse kjo është ndër

çështjet e përgjithshme psikologjike, sociologjike, antropologjike, etj.vetëdija e

ndryshimeve individuale prek drejtpërdrejt edhe kohën e fillimit të shfaqjes së aftësive të

individëve për të dalluar ndryshimet ndërmjet anëtarëve të bashkësive shoqërore.6

Besojmë se me këtë kohë janë të lidhura edhe elementet e identifikimit të inteligjencës.

Pra, interesimi i njeriut për dallimet individuale është i lashtë, kurse pikëpamjet dhe

qëndrimet shkencore janë të vonshme.

5 Pajazit Nushi, Inteligjenca dhe masa e zhvillimit të saj, Prishtinë, 2004, fq. 22.6 Carol Tavris & Carole Wade, Psychology in perspective, fq. 402.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

11

2. INTELIGJENCA DHE AFTËSITË

Çfarë është inteligjenca?

Ideja se njerëzit kanë nivele të ndryshme të asaj që ne e quajmë inteligjencë ka ekzistuar

për shumë kohë. Platoni fliste për dallime të këtij lloji mbi 2 000 vjet më pare. Pjesa më e

madhe e teorive të hershme rreth natyrës së inteligjencës përfshinin një apo më shumë

nga tri temat e mëposhtme:

1. Aftësinë për të mësuar

2. Sasinë totale\tërësore të njohurive

3. Aftësinë për t’u përshtatur në situate të reja dhe në përgjithësi, në mjedise të reja.7

Inteligjenca: një aftësi, apo shumë të tilla?

Duke qenë se midis rezultateve të të gjitha testeve mendore ekzistojnë korrelacione nga

ato mesataret e deri te të lartat, disa mendojnë se inteligjenca është një aftësi bazë që

ndikon mbi rezultatet e të gjitha detyrave konjitive, duke filluar nga zgjidhja e

problemeve matematikore, analizat e poezisë e deri te kalimi me sukses i provimeve.

Përgjithësisht, psikologët sot bien dakord se jemi në gjendje të përllogaritin në mënyrë

matematikore një faktor të përbashkët për të gjitha testet konjitive, por ky fakt nuk

ndihmon shumë në kuptimin e aftësive të veçanta njerëzore.

Këto aftësi shpjegohen më mirë nga teoria e Rajmond Katellit dhe Xhon Hornit

(John Horn) për inteligjencën fluide dhe atë të kristalizuar. Inteligjenca fluide është

efektiviteti mendor dhe aftësia për të arsyetuar.8

Bazat neurofiziologjike të inteligjencës fluide mund të kenë lidhje me përmasat e

ndryshme të trurit, me procesin e myelinizmit, dendësinë e receptorëve të dopaminës apo

me aftësitë përpunuese të lobit parafrontal të trurit, si vëmendja selective dhe kujtesa e

punës. Ngaqë është i lidhur me zhvillimin e trurit, ky aspekt i inteligjencës vazhdon të

7 Zenel Orhani, Psikologjia konjitive, Tiranë, 2005, fq. 243.8 Anita Woolfolk, Psikologji edukimi, Tiranë, 2011, fq. 114.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

12

forcohet deri në adoleshencën e vonë (rreth moshës 22 vjeç), më pas fillon rënia.

Inteligjenca fluide është e ndjeshme ndaj dëmtimeve fizike dhe sëmundjeve.

Inteligjenca e kristalizuar mund të rritet gjatë gjithë jetës, sepse krahas njohurive, ajo

përfshin edhe shprehitë praktike, si: leximi, zotërimi i fakteve të ndryshme, p.sh., si

ndalohet taksia, apo si hartohet një strofë në poezi. Duke investuar inteligjencë fluide në

zgjedhjen e problemeve, zhvillojmë inteligjencën e kristalizuar (Ferrer & McArdle,

2004).

Inteligjenca e përgjithshme

Fig.1 Një shembull i modelit hiearkik të inteligjencës9

9 Anita Woolfolk, Psikologji edukimi, Tiranë, 2011, fq. 115.

Inteligjencafluide

Inteligjenca ekristalizuar

Përceptimi igjerë pamor

Përceptimi igjerëdëgjimor

Faktorët enivelit-Arsyetimi ipërgjithshëm-Arsyetimipiazhetian

Faktorët enivelit-zhvillimi igjuhës-tëkuptuarit

Faktori inivelit-vizualizimi

Faktorët enivelitDiferencimimuzikor

Faktorët eshpejtësisë-Shpejtësia earsyetimit

Faktorët eshpejtësisëRrjedhshmëria në të folur

Faktorët eshpejtësisëMarrëdhëniethapësinore,Shpejtesia eperceptimit

Faktorët eshpejtësisëpragudëgjimit

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

13

Pikëpamja më e përhapur psikometrike në ditët tona është se inteligjenca, ashtu si dhe

koncepti për vetën, ka shumë aspekte dhe përfaqëson një hierarki aftësish ku aftësitë e

përgjithshme gjendën në maje të piramidës dhe aftësite e tjera, më të veçanta, qëndrojnë

në nivelet e poshtme të hierarkisë (Carroll,1997; Sternberg, 2000). Xhon Karolli (1997)

identifikon një aftësi të përgjithshme, disa aftësi të gjera (të tilla si aftësitë fluide dhe të

kristalizuara, aftësinë e të nxënit dhe të kujtesës, përceptimin pamor dhe dëgjimor, si dhe

shpejtësinë e përpunimit) dhe, më së paku, 70 aftësi të veçanta, si zhvillimi gjuhësor,

diapazoni i kujtesës dhe koha e reagimit të thjeshtë. 10

Aftësitë e përgjithshme mund të jenë të lidhura me maturimin dhe funksionimin e lobit

frontal të trurit kurse aftësitë e veçanta mund të kenë lidhje me pjesët e tjera të trurit

(Byrnes & Fox, 1998).

2.1 Inteligjenca, zgjuarsia dhe talenti

Përkundër mospajtimeve ndërmjet psikologëve lidhur me strukturen dhe kahet

manifestive zhvillimore përmbajtësore të aftësive të larta intelektuale krijuese të njeriut,

përkatësisht të inteligjencës, bashkë me të edhe të zgjuarsisë dhe talentit, për herë e më

shumë po zotëron pikëpamja se ajo “…është efikasitet ose aftësi e përgjithshme për

aktivitet të përbërë njohës të situatave problemore për zgjidhjen e të cilave doemos lypset

aftësi parashikimi i raporteve qenësore.” 11

Inteligjenca manifestohet në funksion të shumëfishtë të jetës së njeriut, si aftësi për

adaptim (kuptimi dhe interpretimi i saj biologjik), ai aftësi për të mësuar (kuptimi dhe

interpretimi i saj pedagogjik), si aftësi për zgjidhjen e situatave problemore (kuptimi dhe

interpretimi psikologjik).

Studimi i natyrës tejet të përbërë të inteligjencës është bërë kryesisht me dy qasje, me atë

të analizës faktoriale në mbështetje me matjet psikometrike (me bateri testesh) dhe në

10 Anita Woolfolk, Psikologji edukimi, Tiranë, 2011, fq. 115.11 Pedagoška enciklopedija, I.Novisad, 1989, fq. 278.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

14

mbështetje me kërkimet afatgjata eksperimentale kryesisht longjitudinale. Qasja e parë

njihet si qasje kuantitative, kurse e dyta si qasje kualitative.

Studimi kuantitativ i inteligjencës ka zënë fill nga matjet e para psikometrike të bëra nga

psikologu anglez Spirmani dhe njihet si analizë dyfaktoriale (1927). Sipas Spirmanit

inteligjenca përbëhet nga grupe faktorësh që korrelojnë ndërmjet vete. Këto janë faktori

G – general, që manifestohet si aftësi e përgjithshme krijuese intelektuale (si zgjuarsi)

dhe faktori S – special si aftësi speciale (te talentët). 12

Konstatimet e Spirmanit janë rishqyrtuar më vonë nga shumë psikologë, të cilët kanë

arritur në përfundim se ka edhe shumë faktorë të tjerë nëpërmjet të të cilëve manifestohet

natyra komplekse e inteligjencës së njeriut dhe atë në formë grup - faktorësh (N -

numerik, V - verbal, M - memorje, kujtesë etj.)

Në bazë të matjeve të shumta është përcaktuar kjo tabelë e koeficientëve të inteligjencës

(IQ):

IQ Shkalla e zhvillimit të IQ % e popullatës

Mbi 140 Gjenialët 1.5%

120-140 Të zgjuarit, të talentuarit 11.0%

110-120 Inteligjentët 18.0%

90-110 Mesatarët 48.0%

70-90 Zhvillimi i ulët 14.0%

50-70 Zhvillimi shumë i ulët 5.0%

Nën 50 Jashtëzakonisht i ulët 2.5%13

Psikologu zvicran Zhan Piazhe ka studiuar detyrat dyzetë vjetë rresht zhvillimin e

inteligjencës te fëmijët dhe ka arritur në përfundim se inteligjenca zhvillohet nëpër disa

etapa kontinuale cilësore, njohja e të cilave ka rëndësi të madhe për punën edukative me

12 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq. 63.13 Po aty, fq. 63.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

15

fëmijë të moshës parashkollore, me nxënës të shkollës fillore si dhe me nxënës të

shkollave të mesme.

Këto etapa janë etapa sensomotorike, zhvillohet te fëmijët e moshës 0-2 vjeç; etapa

paraoperacionale te fëmijët e moshës 2-7 vjeç; etapa konkrete operacionale zhvillohet te

fëmijët e moshës 7-11 vjeç dhe ajo formal - operacionale te të rinjtë e moshës 12-18 vjeç.

Nga sa u tha mund të kuptohet se zhvillimi i inteligjencës te njeriu bëhet krahas zhvillimit

dhe përdorimit të shqisave, të aktivitetit motorik dhe mendor në formë të shërbimit

intelektual me simbole si të menduar abstrakt.

Gati të gjithë psikologët pajtohen se format manifestive të zhvillimit të lartë të

inteligjencës janë zgjuarsia dhe talenti, mirëpo kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me

kohën moshore të zhvillimit të saj, përkatësisht të zgjuarsisë dhe talentit. Disa mendojnë

se zgjuarsia dhe talenti duken që nga perioda e zhvillimit parashkollor të fëmijës, andej

nga mosha katërvjeçare (për muzikë dhe për artet figurative), kurse për shkencat ekzakte

dhe teknike më vonë (andej kah mosha 14-18 vjeçare).

Zgjuarsia dhe talenti relativisht konstant për shkencat ekzakte dhe natyrore paraqiten në

klasat e fundit të shkollës së mesme dhe afirmohen gjatë dhe pas mbarimit të studimeve,

duke ushtruar profesionin e zgjedhur. Ka raste zhvillimi dhe afirmimi edhe pas mbarimit

të studimeve, duke ushtruar profesionin e zgjedhur.

Mendimet e psikologëve janë të ndara edhe rreth ngritje - renies së inteligjencës. Disa

mendojnë se kulmi i zhvillimit të inteligjencës te meshkujt arrin deri në moshën 25

vjeçare, kurse te femrat deri në moshën 22 vjeçare14.

Gjurmimet më të reja longjitudinale kanë nxjerr në shesh faktin se inteligjenca zhvillohet

në mënyrë progresive deri në pleqëri te njerëzit me kondicion të mirë psikofizik dhe që

kanë motiv pune e përparimi, me pak rënie që nuk mund të hetohet, ngase njohuritë dhe

përvoja e madhe jetësore e kompensojnë atë rënie.

14 Bardhyl Musai, Psikologji edukimi, Tiranë, 1999, fq. 156.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

16

Lidhur me këtë psikologu amerikan Torndajku thotë: “Njeriu nuk duhet ndaluar së

mësuari duke u arsyetuar se është plakur.” Kjo thënie ka mbështetje në faktin se shumë

njerëz të mëdhenj kanë krijuar në moshën e shtyer.

Babai i atomiotikës, filozofi materialist i Greqisë së vjetër Demokriti (470-360 para erës

sonë), ka krijuar edhe në moshën 109 vjeçare. Taciti, historian i njohur romak, ka krijuar

vepra të mëdha kur ishte 98 vjeç. Mikelangjello (1475-1564), skulptor, piktor, arkitekt

dhe poet i njohur Italian.

Në kushte të përshtatshme zhvillimi, inteligjenca shfaq tendencë të zhvillimit progresiv.

Këtë e ka konstatuar psikologu amerikan Hozniku me bashkëpunëtorë në gjurmimin

longjitudinal, në të cilin gjurmim janë përfshirë fëmijët dhe të rinjtë e moshës 6 deri 18

vjeç.

Pas 12 vjetë përcjelljeje, Hozniku ka arritur në përfundim se 85 për qind e gjedhës së

stratifikuar ka arritur koeficient inteligjence mbi dhjetë njësi, kurse pjesa tjetër me

variacione plus minus deri në dhjetë gjë që është varur nga kushtet dhe nga rrethanat

jetësore edukative.

Edhe gjurmimet e psikologëve tjerë kanë vërtetuar se edukata në kushtet shkollore ndikon

në ngritjen e koeficientit te inteligjencës përkatësisht të efektëve të saj, kuptohet te të

rinjtë me inteligjencë mesatare posaçërisht te ata me inteligjencë mbi mesatare edhe deri

në 15 njësi.

Të zgjuarit kanë koeficient të lartë të inteligjencës - mbi mesataren. Dallohen me të

arritura të larta teorike – praktike në të gjithë lëmenjtë, ose në një lëm vemprimtarie.

Sipas psikologut amerikan Xhilford-it të zgjuarit dallohen me këto aftësi:

me aftësi intelektuale fluentive (japin disa ide për zgjidhjen e një problemi),

fleksibile (me shpejtësi kalojnë nga një nivel në nivelin tjetër të të menduarit),

origjinale (japin ide të reja) dhe

elaboruese (i begatojnë idetë e vjetra me detaje të reja). 15

15 Charles G.Morris & Albert A.Maisto, Hyrje në psikologji, Tiranë, 2008, fq. 247.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

17

2.2 Zgjuarsia, talenti dhe krijimtaria

Zgjuarsia, talenti dhe krijimtaria janë veti gjenetike të njeriut, atribut i qenies së tij

njerëzore sociale. Këto janë “privilegje” njeriut dhuruar nga natyra dhe zhvilluar në

formë të dispozitave dhe aftësive në procesin historik të punës, të zhvillimit dhe të

afirmimit të vetive të tija shqisore praktike, intelektuale dhe krijuese universale, të cilat

nuk i kanë qeniet e tjera shumëqelizore.16

Zgjuarsia dhe talenti manifestohen përmes krijimtarisë. Respektivisht, krijimtaria

manifeston shkallën dhe cilësinë e zhvillimit të zgjuarsisë dhe të talentit. Së këndejmi,

krijimtaria shpeshherë identifikohet me inteligjencën dhe zhvillimin e saj në shkallë të

lartë. Por, jo gjithmonë. Akoma ndërmjet psikologëve dhe pedagogëve që merren me

studimin e raportëve ndërmjet inteligjencës dhe krijimtarisë ka mjaft luhatje, madje edhe

paqartësi.

Në ato raste kur inteligjenca kuptohet si aftësi e lartë intelektuale, kurse krijimtaria si

veprimtari e imagjinatës, me matjet objektive, më shumë dedikuar konstatimit të

koeficientit të inteligjencës sesa shpjegimit të natyrës komplekse të krijimtarisë, është

konstatuar korrelacion minimal ndërmjet koeficientit të inteligjencës dhe krijimtarisë

saqë ka bërë të nxirret konkluzioni se këto dy aftësi janë relativisht të pavarura me

kushtëzim jo aq të madh. Madje, mund të ketë raste kur te individi i caktuar të hetohet

dallimi i madh ndërmjet koeficientit të inteligjencës dhe aftësisë krijuese.

Në kategorinë e fëmijëve me koeficient të lartë të inteligjencës hasim në fëmijë me aftësi

të larta krijimtarie, por edhe me aftësi mesatare (në mesin e këtyre nuk duhet të ketë me

aftësi krijimtarie nën mesatarën).

Konsiderojmë se dukuria e parë mund të shpjegohet si rezultat i ndikimit të faktorëve

edukativë në zhvillimin e aftësive të fëmijëve.

Fëmijët me kushte më të mira zhvillimi mund të zhvillojnë aftësitë krijuese konforme me

shkallën e lartë të inteligjencës kurse të tjerët, duke mos pasur kushte të përshtatshme

zhvillimi, përkundër shkallës së lartë të inteligjencës kanë aftësi krijuese mesatare.

16 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq. 66.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

18

Krijimtaria kryesisht trajtohet si aftësi e lartë për të krijuar në mënyrë origjinale në

shkencë, në artet e bukura, për të dhënë ide revolucionare në të menduarit filozofik,

sociologjik dhe politikologjik.

Psikologët dhe pedagogët merren me studimin e zgjuarsisë, talentit, në mënyrë të

posaçme të krijimtarisë, gati unanimisht pranojnë se krijimtaria është dukuri, proces dhe

aktivitet tejet i përbërë, që mbërthen në vete një vaster aftësish, vetishë dhe tiparesh të

personalitetit, të cilat në kushte dhe në momente të caktuara i bëjnë të mundshme

krijuesit të krijojë risi materiale dhe shpirtërore me vlerë kapitale.

2.2.1 Veçoritë dhe llojet e krijimtarisë

Natyra e përbërë e krijimtarisë, siç thotë psikologu amerikan J. Tejlor, manifestohet në

llojshmërinë dhe në komponentët procesivë të saj, në rend të parë e më së shumti, përmes

veçorive karakteristike dhe motivacionit të fuqishëm. Meqë njohja e këtyre veçorive

karakteristike dhe të komponentëve të krijimtarisë ka vlerë të madhe për organizimin e

drejtë të punës edukative me nxënës të zgjuar dhe talentë, do t’i shtrojmë në vijim në

formë të përmbledhur. Karakteristikat e përmendura fuqimisht spikaten në llojet e

krijimtarisë si vijon:

Krijimtaria ekspresive ka për mbështetje aftësinë shprehjore. Bazohet në aktivitetin

shqisor dhe emocional. Manifestohet në variacione të lira dhe spontane. Është

karakteristike për fëmijë e të rinjë që shfaqin prirje për krijime, random artistike, madje

edhe nga artizanatët, sidomos vajzat.17

Krijimtaria produktive spikatet me tendencë progresive për krijime të qëllimshme, me

vlera të parapara dhe të kontrolluara e të përmirësuara në nivel përsosmërie. Krijuesit e

tillë janë krijues të shkathët dhe të suksesshëm.

17 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq. 68.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

19

Krijimtaria produktive spikatet me aftësi të larta të përdorimit dhe të kombinimit të

materialeve, teknikave dhe metodave për formësimin e asaj që është projektuar në kokë si

ide. Prandaj, trajtohet si krijimtari e risive.

1. Krijimtaria inventive spikatet me nivel të lartë të origjinalitetit me vlera

kulminante në fushëveprimin e caktuar. Këtu bëjnë pjesë shkrimtarët, poetët,

piktorët dhe aktorët me famë botërore, por edhe shpikësit nga lemi i teknikës dhe

teknologjisë super moderne.

2. Krijimtaria emergjente është kulminante, spikatet me të arritura në nivel

gjenialiteti, me të arriturat të pashoqe, të cilat në çdo pikëpamje dallohen dhe

qëndrojnë mbi të tjerat. Nga komponentët procesive të krijimtarisë të vlefshme për

njohjen dhe edukimin e nxënësve të zgjuar dhe talentë po paraqesim këto:

3. Origjinaliteti manifestohet si risi e llojit të vet që me formën dhe përmbajtjen e vet

dallohet nga krijimet në lëmin e caktuar në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Fëmijët dhe të rinjtë e zgjuar dhe talentë manifestojnë orvatjet e suksesshme për

krijime origjinale, jo vetëm në pikturë e muzikë, por edhe në letërsi dhe në

fushëveprimet e tjera.18

4. Imagjinata krijuese paraqet shkallë të lartë të të menduarit krijues. Manifestohet

në aftësinë e individit të zgjuar dhe talent të ngritet në sferën e të menduarit

abstrakt, të elaborojë me koncepte, me gjykime dhe premisë për të nxjerr

konkluzione krijuese, kurse në artet e bukura për ta elaboruar me përfytyrime dhe

aftësi sensorike për të krijuar të bukurën. Në këtë sens, imagjinata krijuese është

formë e të menduarit të lartë, që lirohet nga kufizimet e përditshmërisë, nga

raportet konvencionale dhe konservatore.19

5. Fluiditeti i krijimtarisë, dallohet nga fleksibiliteti me paraqitjen sistematike,

suksesive të ideve të ndryshme rreth zgjidhjes së një problemi.

6. Sensibiliteti për risi është veçori tejët e rëndësishme e krijimtarisë, e të menduarit

krijues. Manifestohet në aftësinë për të hetuar, identifikuar dhe përkufizuar

problemin.20

18 Borisllav Stevanoviq, Psikologjia pedagogjike, Beograd, fq.9719 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë,2005, fq. 68.20 Po aty, fq. 68.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

20

3. TEORITË MBI INTELIGJENCËN

3.1 Teoria nativiste

Teoria nativiste (nga lat. Natives – i lindur), aftësitë si dhe zgjuarsinë dhe talentin si

veçori të tyre të trashëguara e të dhëna me natyrën e fëmijës i trajton të pandryshueshme.

Kështu, sipas kësaj teorie, rrethi shoqëror dhe edukata janë të pafuqishme.21

Zhvillimi i psikologjisë gjenetike ka vërtetuar se njeriu trashëgon veçoritë biologjike

humane (pamjen njerëzore, konstruktin muskulor dhe skeletor për ecje vertikale, shqisat

për vrojtim dhe përceptim njerëzor, aparatin e të folurit dhe të të dëgjuarit, etj.), gjenet

për të vazhduar farën njerëzore dhe nga këto – dispozitat për t’u manifestuar dhe afirmuar

si njeri (strukturën përmbajtësore anatomike – fiziologjike të cipës së trurit të madh) të

zhvilluara si veçori karakteristike njerëzore (për të menduar, folur dhe krijuar në mënyrë

universale njerëzore) në procesin evolutiv bashkë dhe me ndihmën e aktivitetit punues

individual dhe kolektiv, që humanizohen në përmasa optimale falë rrethit shoqëror dhe në

mënyrë të organizuar dhe sistematike të qëllimshme falë edukatës në familje dhe në

format tjera të institucionalizuara të rrethit shoqëror siç janë shkolla, institucionet

kulturore – arsimore, rekreative – sportive dhe masmediumet.

Në këtë lëmi janë bërë një varg studimesh, në rend të parë për të vërtetuar koeficientin

ndërlidhor të inteligjencës, por edhe të ndryshimit të këtij koeficienti, sidomos ndërmjet

gjeneratave të të njëjtës familje dhe ndërmjet binakëve monozigotë dhe të binjakëve

heterozigotë. Lidhur me këtë profesor dr. Pajazit Nushi paraqet këto të dhëna të vlefshme

nga gjurmimet e autorëve të ndryshëm, të cilët kanë të bëjnë me koeficientin ndërlidhor:

1. ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre 0.49

2. ndërmjet vëllezërve dhe motrave 0.58

3. ndërmjet binjakëve heterozigotë 0.63

4. ndërmjet binjakëve monozigotë 0.88

21 Zenel Orhani, Psikologjia konjitive, Tiranë, 2005, fq. 247.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

21

“Këto rezultate tregojnë se sa më e madhe ka qenë afërsia ndërmjet dy palë subjektësh, aq

me i lartë ka qenë koeficienti ndërlidhor. Koeficienti i ngjashëm u dallua edhe tek ata

prindër dhe fëmijë, vëllezër e motra dhe binjakë që pas lindjes u zhvilluan në rrethe të

ndryshme ekonomike, sociale, kulturore etj.” 22

Kjo dëshmon se inteligjenca si aftësi e përgjithshme, por edhe aftësitë e veçanta – special

kanë mbështetjen në dispozita si strukturë anatomiko – fiziologjike e trashëguar e cipës

së trurit të madh të njeriut, por që mund të zhvillohen nën ndikimin e rrethit shoqëror dhe

të edukatës.

Kjo do të thotë se njeriu bëhet njeri vetëm në rrethin njerëzor, përkatësisht se do të

zhvillojë potencialet e tij njerëzore (dispozitat) nën ndikimin e të tjerëve dhe duke

vepruar me ta bashkërisht në mjedisin natyror - shoqëror.

3.2 Teoria empirike

Teoria empirike, në filozofi trajtohet si teori dhe metodë e njohjes, e cila në formimin e

koncepteve dhe të gjykimeve e mbështet në praktikën shqisore dhe në përvojën

individuale dhe kolektive, kurse në pedagogji, posaçërisht ndikimin e rrethit shoqëror dhe

të edukatës e trajton vendimtar në zhvillimin e njeriut. 23

Me pikëpamjet e tyre mbi rolin vendimtar të mjedisit jetësor dhe të edukatës në

zhvillimin dhe formimin e personalitetit të njeriut, empiristët kanë ndikuar gjatë në

praktikën edukative që të trajtohet fëmija si objekt e jo edhe si subjekt i edukatës, gjë që

vërehet edhe te Uotsoni.

Edhe sot në shkollat tona arsimtari jep (falë) njohuri, kurse nxënësi i pranon ato në besim

dhe i ruan në kujtesë për t’i riprodhuar sa herë të kërkojë arsimtari.

Empiristet njeriun e kanë trajtuar si krijesë pasive (çfarë të dojë do të krijojë nga ky rrethi

shoqëror dhe edukatori – edukata), duke mos parë të vërtetën shkencore se njeriu është

22 Pajazit Nushi, Psikologjia e përgjithshme, Prishtinë, 1995, faqe 42123 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq. 53.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

22

qenie bio – psiko - sociale aktive dhe në saje të strukturave të tij anatomike – fiziologjike,

të aktivitetit të tij të nxitur nga motivet e brendshëm dhe të jashtëm, në interaksion me të

tjerët, pranon ndikime dhe ndikon në të tjerët dhe bashkërisht me këta ndikon në

ndryshimin e natyrës dhe natyra në këta dhe falë këtij interaksioni shumëdimensional

ndryshon edhe vete dhe mund të zhvillohet si njeri.

Kështu, njeriu përherë e më shumë afirmohet si subjekt i fatit të vet, përkatësisht fëmija

afirmohet si subjekt kreativ i edukatës në kuptimin e zhvillimit të aftësive për

mësimnxënie të pavarur dhe për punë kreative, për vetëdukim dhe vetarsimim.

3.3 Teoria e konvergjimit

Teoria e konvergjimit njeriun e trajton si qenie pasive, që i nënshtrohet fatit të faktorit të

brendshëm – dispozitave dhe të faktorit të jashtëm – rrethit gjeografik dhe shoqëror.

Kështu, kjo teori nuk është në gjendje të shpjegojë proceset e formimit të vetëdijës dhe të

ndërgjegjës së njeriut, as rolin progresiv të edukatës në formimin e këtyre veçorive të

personalitetit të njeriut, që nuk kanë determinantë absolute biologjike as gjeografike –

natyrore. 24

3.4 Teoria psikodinamike

Teoria psikodinamike mbështetet në dinamikën e personalitetit të njeriut.

Këtë dinamikë e ka shpjeguar Sigmund Frojdi, themeluesi i psikanalizës. Sipas tij

struktura e personalitetit përbëhet nga:

Idi (baza e tij biologjike – nga motivet biologjike, në rend të parë nga instinkti dhe nga

motive seksuale),

Ego (rezonë që censuron përmbushjen e motiveve biologjike), dhe

24 Terry F. Pettijon, Psikologjia - një hyrje koncize, Tiranë, 1996, fq. 287.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

23

Super - ego (morali shoqëror, që në formë tabu – temash censuron dhe frenon të

menduarit – rezoning dhe përmbushjen e motiveve biologjike). 25

Pikëpamjet psikodinamike bashkëkohore zhvillimin e potencialeve njerëzore të

personalitetit të njeriut e vërejnë dhe shpjegojnë, jo si produkt kryekëput të faktorit të

trashëgimit, të motiveve biologjike, por edhe si produkt të interaksionit ndërmjet njerëzve

në kushtet dhe në rrethanat jetësore – punuese dhe të interaksionit ndërmjet faktorëve

gjenetikë njerëzor, të mjedisit natyror – shoqëror dhe fuqimisht të edukatës dhe të

aktivitetit të individit.

Faktorët gjenetikë përbëjnë potencialet zhvillimore të domosdoshme, kurse mjedisi

natyror - shoqëror – edukata dhe vet aktiviteti i individit ndikojnë të zhvillohen dhe të

afirmohen ato potenciale.

Dinamikën e personalitetit e determinojnë motivet (nxitësit) e aktivitetit të tij dhe sasia e

cilësia e përmbushjes së tyre. Këto motive janë: biologjike, sociale dhe intelektuale.

25 Charles G. Morris & Albert A. Maisto, Hyrje në psikologji, Tiranë, 2008, fq. 354.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

24

4. ETAPAT E IDENTIFIKIMIT TË FËMIJËVE INTELIGJENTË

Identifikimi i fëmijëve dhe të rinjve të zgjuar dhe talentë është proces relativisht i gjatë, i

përbërë dhe mjaft me përgjegjësi humanitare dhe profesionale psikologjike - pedagogjike.

Lidhur me këtë, mendimet e psikologëve dhe të pedagogëve janë të ndryshme, madje

edhe kontradiktore.

Disa sish janë kundër identifikimit kategorik dhe trajtimit special, kurse të tjerët janë për

qasje të studiuar dhe sistematike të çështjes, ngase të zgjuarit dhe talentët janë gjenerator

lëvizës i zhvillimit të shoqërisë.

Gjurmimet longjitudinale të bëra në këtë lëmi kanë veçuar katër etapa kryesore të

ndërlidhura ndërmjet vete në procesin e gjatë të identifikimit dhe të zhvillimit të fëmijëve

dhe të rinjve të zgjuar dhe talentë që nga mosha e tyre sa më e re deri në pjekurinë e plotë

të tyre psikofizike.

Po theksojmë – etapa të ndërlidhura, sepse me të hetuar se fëmija – i riu shfaqë veçori

intensive të zgjuarsisë dhe talentit, menjëherë duke ndihmuar zhvillimin e tij. Pastaj, në

kontinuitet dhe ndërlidhmëri, duhet bërë punët e tjera rreth konstatimit të vlerave dhe të

mundësive operative të ngritjes së tyre në nivel sa më te lartë, në nivel prodhimi dhe

krijimtarie cilësore kulminante.

Këto etapa janë:

a. Etapa e parë – e zbulimit

b. Etapa e dytë – e studimit

c. Etapa e tretë – e konstatimit dhe e veprimit pedagogjik dhe

d. Etapa e katërt – e zhvillimit dhe e afirmimit të fëmijëve të zgjuar dhe

talentë.26

Secila nga këto etapa ka specifikat dhe objektivat e veta pedagogjike, psikologjike.

26 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq. 110.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

25

4.1 Etapa e parë e zbulimit

Etapa e parë – e zbulimit ose më mirë të themi e të hetuarit, kërkon informacione nga

prindërit dhe nga edukatorët – arsimtarët lidhur me fëmijët dhe të rinjtë që shfaqin

simptoma zgjuarsie dhe talenti.

Karakteristikat e përgjithshme të vlefshme për zbulimin e fëmijëve dhe të të rinjve të

zgjuar dhe talentë sjellen në këto relacione psikologjike:

aftesitë e pergjithshme - akademike, që manifestohen në formë interesimesh

intensive dhe të përhershme lidhur me lëmenjtë e caktuar, suksesi i lartë

relativisht konstant i arritur në një apo grup lëmenjsh, kuptojnë shpejtë dhe lehtë,

kanë kujtesë të fortë dhe logjike, janë të pavarur në punë dhe nuk heqin dorë nga

puna pa arritur rezultatin e kërkuar, i qasen zgjidhjes së problemeve në forma

dhe mënyra të ndryshme, janë të liruar nga sjelljet dhe veprimet steriotipike, të

mësuarit pa kuptim, kryesisht të mësuarit përmendësh i nevrikos pamasë;

kanë aftësi sociale: janë të gatshëm për bashkëpunim me përcaktimin e

përgjegjësisë individuale dhe kolektive, kooperojnë me sukses me të tjerët,

posaçërisht me ata me koeficient të përafërt inteligjence, angazhohen në gara

dhe janë parimor në manifestimin e rezultateve – urojnë më të mirin, janë

ambiciozë, prandaj nuk heqin dorë nga arritja e suksesit për të zënë vendin e

merituar në hierarkinë e klasës. Janë kritikë dhe autokritikë;27

dallohen me prirjen për udhëheqje demokratike, por nëse kundërshtohen pamasë

dhe paarsye, dinë të jenë arrogante;

kanë aftësi psikomotorike – janë në gjendje të koordinojnë aktivitetin shqisor me

atë motorik;

kanë aftësi sensorike, përceptojnë dhe vlerësojnë drejt raportet ndërmjet

objekteve, dukurive dhe proceseve në hapësirë, kanë prirje për artet figurative,

për planifikim dhe vepra arti.

shfaqin interesime dhe arrijnë sukses në artet e ndryshme, sidomos në artin

muzikor, në artin figurative etj;

27 Theodhori Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq. 273.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

26

4.2 Etapa e dytë – e studimit

Etapa e dytë e identifikimit të fëmijëve dhe të rinjve të zgjuar dhe talentë është etapë tejet

mobile dhe intensive. Prandaj, njihet si etapë e studimit të personalitetit të tyre.

Kjo etapë ka për objektiv diagnostifikimin (e zgjuarsisë dhe të talentit) dhe prognozimin

(parashikimin e zhvillimit) sa më adekuat të fëmijëve dhe të rinjve të zgjuar dhe talentë.28

4.2 Etapa e tretë – e konstatimit dhe e veprimit pedagogjik

Etapa e tretë ndërlidhet ngushtë me etapën e dytë – të konstatimit të zgjuarsisë dhe

talentit dhe ka të bëjë me interpretimin pedagogjik të përfundimeve të nxjerra mbi fëmijët

e zgjuar (zgjuarsia e përgjithshme, në grup lëmenjsh) dhe talentë (random në degët e

ndryshme të arteve) që do të shërbejnë si bazë për gjetjen dhe komponimin e sistemeve

dhe të modaliteteve pedagogjike dhe didaktike – metodike për zhvillimin intensivë të

tyre. 29

4.2 Etapa e katërt – e zhvillimit dhe e afirmimit

Etapa e katërt përqëndrohet në përcjelljen e zhvillimit dhe të afirmimit të fëmijëve dhe të

rinjve të zgjuar dhe talentë. Kjo etapë është relativisht e gjatë dhe shumë me përgjegjësi

humanitare dhe profesionale pedagogjike. Pa këtë etapë identifikimi nuk do të ketë

kurrëfarë kuptimi. Përcjellja bëhet në mënyrë të organizuar, sistematike dhe ekipore.

Fillon që nga etapa e parë dhe mbaron me zhvillimin dhe afirmimin e plotë të të zgjuarve

dhe talentëve.

28 Riza Brada, Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005, fq. 114.29 Po aty, fq. 115.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

27

5. EDUKIMI I NXËNËSVE TË ZGJUAR DHE TALENTË

Si dukuri dhe manifestim i ligjshëm njerëzor, edukata dhe edukimi zhvillohet në

mbështetje me ligjësitë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore që nuancohen në ligjësitë e

edukatës dhe të edukimit siç janë:

edukata është aktivitet qëllimisht i organizuar,

veprimi harmonik i faktorëve edukativë është parakusht themelor për

edukimin e drejtë,

përmes edukatës zhvillohet personaliteti tërësor i njeriut,

puna edukative doemos duhet të individualizohet dhe përshtatet fuqive

psikofizike të njeriut,

edukimi zhvillohet në grupin social,

edukimi është aktivitet i vetëdijshëm dhe

edukata dhe edukimi doemos duhet të mbështetet në shkencë.

Nga këto ligjësi dalin parimet, kurse brendaperbrenda tyre karakterizohen rregullat

themelore në formë kërkesash dhe udhërrefimi në të cilat mbështetet dhe sipas të cilave

drejtohet edukata dhe edukimi edhe i fëmijëve dhe të rinjve të zgjuar dhe talentë.

Në punën edukative me nxënës të zgjuar dhe talentë, gjithnjë duhet pasur parasyshë edhe

përfiljen e parimeve të tjera. Këto janë:

Parimi i interaksionit social,

Parimi i aktivitetit të vetëdijshëm,

Parimi i diferencimit dhe i individualizimit të punës me nxënës të zgjuar

dhe talentë,

Parimi i veprimit dhe ndikimit harmonik të faktorëve edukativë30

30 Carol Tavris & Carole Wade, Psychology in perspective, fq. 406.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

28

Parimi i interaksionit social

Parimi i interaksionit social del nga ligjësia themelore antropologjike dhe sociologjike se

njeriu është qenie njerëzore shoqërore dhe se vetitë e tija njerëzore – gjenetike (si qenie

konkrete bio – psikike - sociale, aktive, praktike shqisore, që flet, mendon, punon dhe

prodhon e krijon në mënyrë universale), janë zhvilluar dhe mund të zhvillohen vetëm në

mjedisin social, përkatësisht në grupin social primarë (në familje, entet parashkollore

dhe në shkollë), në grupet sociale sekondare (në vendin e punës, në asociacionet

kulturore publike, etj.) dhe në ato terciale (të rastit) që determinohen nga jeta

dinamike.31

Në interaksion social me ta, duhet jetuar, punuar dhe vepruar bashkërisht, fëmijët – të

rinjtë e zgjuar dhe talentë do të përvetësojnë sistemin e sjelljeve të lejueshme, të

aprovueshme nga mjedisi social, do të ndikojnë në përparimin e njëri – tjetrit, do të

mësojnë dhe të përvetësojnë mënyrat dhe përdorimin human të mjeteve të lejueshme

sociale për përmbushjen e motiveve personale dhe kolektive, do të formojnë ndjenjën e

solidaritetit dhe vetëdijen mbi domosdonë dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit, të

bashkëjetesës dhe të respektit të ndërsjellë, posaçërisht ndërmjet gjinive, do të formojnë

dhe fisnikërojnë emocionet e larta – sentimentet siç janë ato të miqësisë, të dashurisë, të

patriotizmit dhe të solidaritetit humanist kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në saje të interaksionit të këtillë social edukativ, qëllimisht të organizuar dhe të

udhëhequr në mënyrë të studiuar nga arsimtari, pastaj në mënyrë të pavarur nga vetë

nxënësit, duke shtjelluar përmbajtjet e caktuara edukative me teknikë e teknologji

adekuate mësimore, nxënësit e zgjuar dhe talentë do të kuptojnë se janë të dobishëm për

rrethin social dhe si të këtillë i ka përvetësuar dhe i trajton ky rreth.

31 A. Xhuvani, Fillime të pedagogjisë, Tiranë, 1993 fq. 2.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

29

Parimi i aktivitetit të vetëdijshëm

Njeriu dhe shoqëria njerëzore esencën dhe ekzistencën e vet e sigurojnë dhe e

manifestojnë me ndihmën dhe nëpërmjet të aktivitetit të vetëdijshëm.

Parimi i aktivitetit të vetëdijshëm kërkon nga edukatori (nga prindërit, nga të rriturit, nga

arsimtarët si dhe nga ata që edukohen (nga fëmijët, të rinjtë, të rriturit) të angazhohen në

mënyrë të vetëdijshme në procesin e bashkëndikimit, të bashkëveprimit dhe të

bashkëpunimit rreth sendërtimit të qëllimit dhe të objektivave të edukatës. Edukatorët,

me vetëdije të lartë njerëzore (prindërit dhe të rriturit tjerë me aftësi dhe njohuri

elementare nga puna edukative, arsimtarët dhe bashkëpunëtoret e tjerë të mësimit), së

këndejmi edhe me vetëdije të lartë profesionale – pedagogjike, kurdoherë duhet të jenë të

vetëdijshëm dhe të mobilizohen të udhëhequr nga vetëdija dhe ndërgjegja se kë, me kë,

përse, më se (me përmbajtje, teknike dhe teknologji edukative), ku dhe kur do të arrijnë

qëllimin dhe objektivat e shkollës.32

Parimi i aktivitetit të vetëdijshëm nuancohet dhe fiton cilësi më të re krahas me

zhvillimin dhe rritjen e nxënësit të zgjuar dhe talentë. Në varësi nga mosha fizike dhe ajo

mendore, përkatësisht në varësi nga aftësitë prodhuese dhe kreative, që ka e duhet të

arrijë, në varësi nga intensiteti dhe ekstensiteti i interesimeve, që shfaqë dhe duhet të

shfaqë, dhe në varësi nga rezultatet që arrinë e duhet te arrijë, nxënësin e zgjuar – talent

duhet futur në rrjedhat e metodologjisë së punës prodhuese dhe krijuese. Në këtë sens,

doemos duhet aftësuar nxënësit që të njohin dhe të studiojnë burimet primare dhe

sekondare të fakteve. Të aftësohen të përdorin literaturë shkencore, enciklopeditë dhe

fjalorët (gjuhësorë, shkencorë e teknikë etj.) si kusht paraprak për qasjen e gjurmimit të

problemit, që i preokupon.

Duke parë rëndësinë e këtij aftësimi, ligjdhënësi ka paraparë në planprogramet mësimore,

punët laboratorike, praktikën kërkimore feriale, hartimin e punëve seminarike dhe të

punës së diplomës, etj.

32 Edmond Dragoti, Psikologjia sociale, Tiranë, fq. 204.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

30

Parimi i diferencimit dhe i individualizimit

Këtu kemi të bëjmë me dy nocione didaktike, me diferencimin dhe individualizimin e

punës edukative aftësive psikofizike të nxënësve.

Me nocionin e parë, ithtarët e ndasive klasore, me mbështetje racore, nënkuptojnë ndarjen

e fëmijëve në shkolla, përkatësisht nëpër klasa dhe paralele të tyre sipas aftësive

intelektuale, sipas përkatesisë racore, nacionale, sociale, gjinore, fetare, me pretekst se

fëmijët e racës së zgjedhur, e racës së bardhë, e kombit të kulturuar, e të pasurve,

meshkujt ndaj femrave, janë më inteligjentë, kurse pedagogët e orientimit humanist, nën

ndikimin e përparimit të shkencave humanitare mbi shpjegimin shkencorë të natyrës së

njeriut dhe të mundësive të humanizmit të saj, posaçërisht nën ndikimin e afirmimit të

forcave demokratike dhe të mbështetjes humanitare të edukatës, me nocionin diferencim

nënkuptojmë konceptimin e përmbajtjeve arsimore dhe të grupimit të fëmijëve në grupe

edukative – klasë dhe shkolla për përvetësimin e tyre sipas aftësive dhe interesimeve

individuale, gjë që shpie në trajtimin humanitar të individualitetit të secilit nxënës dhe të

krijimit të kushteve për përparimin sipas mundësive të tyre në zhvillim.

Në kuadër të mësimit të përbashkët, puna mësimore mund të individualizohet:

(1) me individualizimin e përmbajtjeve mësimore (të anës ekstensive dhe intensive të

tyre, përkatesisht të gjerësisë dhe të thellësisë së tyre) sipas mundësive të tyre psikofizike

dhe interesimeve në zhvillim të nxënësve;

(2) me individualizimin e teknikës dhe të teknologjisë mësimore (puna eksperimentale –

kërkimore, laboratorike, prodhuese – në makina, etj);

(3) me individualizimin e formave të punës në mësim (përmes punës individuale,

zgjidhjes së detyrave, duke punuar me fletët mësimore etj.);

(4) me individualizimin e aktiviteteve të tjera edukative, sipas interesimeve të nxënësve.33

Me individualizimin e mësimit nuk duhet tepruar, sepse mund të formohen nxënësit

individualistë ekstremë, egoistë, të cilët me rastin e përmbushjes së motiveve personale

33 Edmond Dragoti, Psikologjia sociale, fq. 304.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

31

nuk marrin parasysh motivet, nevojat, dëshirat, interesimet e të tjerëve, prandaj si të

këtillë nuk do të mirëpriten, as që do të përvetësohen në grupin e ngushtë dhe të gjerë

social.

Parimi i veprimit dhe i ndikimit harmonik të faktorëve edukativë

Qëllimi i edukatës – zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të njeriut, humanizimi i

natyrës së tij, zhvillimi i potencialeve të tija njerëzore fizike, njohëse, emocionale,

sociale, i tiparëve të vullnetit të fortë dhe të karakterit të moralshëm…,i njeriut të lirë dhe

të lumtur, i prodhuesit dhe i krijuesit të të mirave material dhe shpirtërore të tij, të

familjes dhe të shoqërisë së cilës i përket, nuk do të sendërtohet me sukses pa

harmonizimin e pikëpamjeve, qëndrimeve, bindjeve, veprimeve, ndikimeve dhe

aktiviteteve edukative të të gjithë faktorëve edukativë.

Harmonizimi i pikëpamjeve, qëndrimeve, ndikimëve, veprimëve dhe i aktiviteteve

educative, të faktorëve edukativë është punë e vështirë, komplekse dhe afatgjatë.

Mund të arrihet përmes interaksionit social edukativë, që reflekton në vetë nivelin dhe

cilësinë e standartit jetësor dhe kulturo – arsimor të mjedisit primar dhe më të gjerë

social.34

Veprimi dhe ndikimi harmonik i faktorëve edukativë jep rezultate të larta, në mënyrë të

veçantë për zhvillimin e talentëve për muzikë dhe sporte.

Kjo dëshmohet me të dhënat se fëmijët e prindërve muzikantë, përkatësisht sportistë,

duke pranuar impulse adekuate që nga fëmijëria e hershme, zhvillojnë aftësitë e tyre

speciale dhe ushtrojnë në jetë profesionin e prindërve të tyre.

34 Carol Tavris & Carole Wade, Psychology in perspective, second edition, fq. 437.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

32

5.1 Matja dhe testet e inteligjencës

Për herë të parë matja e inteligjencës u bë për hir të nevojave s hkollore. Në fillim të këtij

shekulli, në Paris, Ministria e Arsimit ishte e preokopuar për të gjetur një mënyrë të

vlerësimit dhe të përcaktimit të atyre nxënësve që nuk ishin mjaft të zhvilluar mentalisht

për të përcjellë mësimin e rëndomtë në shkollë. Psikologu francez Alfred Bine dhe

bashkëpunëtori i tij Teodor Simon iu rrekën këtij problemi dhe në vitin 1905 përpiluan

një test të përbërë prej 30 detyrash të radhitura sipas vështirësisë së tyre.35

Një pyetje praktike që këta shkencëtar i parashtruan vetës ishte: çfarë aftësish kërkon

mësimi shkollor? Në pyetjet apo detyrat e testit të tyre më së shumti kërkohej aftësia e të

kuptuarit të materialeve verbale, aftësia e të gjykuarit dhe aftësia e rezonimit.

Bine dhe Simon bënë dy revidime të testit të tyre. Në të parin (1908), detyrat e testit u

grupëzuan sipas moshave, duke filluar prej moshës 3 deri në 13 vjeç. Kështu lindi nocioni

i të ashtuquajturës moshë mentale. Për secilën moshë prej 3 deri në 13 vjeç u përcaktuan

detyrat të cilat i zgjidhnin me sukses pjesa më e madhe e fëmijëve të asaj moshe.

Shembull: nëse pjesa më e madhe e fëmijëve 4 vjeç i kanë zgjidhur me sukses disa detyra

të testit atëherë ato detyra janë paraparë për moshën katërvjeçare. Kështu me radhë janë

përcaktuar detyrat edhe për moshat e tjera prej 3 deri në 13 vjeç. Përfundimisht u arrit ajo

që për secilën moshë prej 3 deri 13 vjeç u përcaktuan detyra të posaçme. Në këtë mënyrë,

nëse një fëmijë i zgjidh me sukses detyrat e parapara për moshën 5 vjeçe, mosha mentale

e tij është pesë vjeç, pavarësisht sesa është mosha e tij e vërtetë, mosha kronologjike, më

e madhe apo më e vogël.

Në revidimin e dytë të bërë me 1911 numri i detyrave u shtua, meqë u parapanë detyra

edhe për mosha të mëtejme dhe testi apo shkalla u parapa për zbatim edhe për të rriturit.

Ky test i inteligjencës, që në botë njihet si shkalla e Bine Simonit, tërhoqi vëmendjen e

shumë psikologëve dhe në shumë vende të Evropës Perëndimore e në Amerikë u

përkthye dhe u adaptua për zbatim. Përshtatjet e këtilla në shumë vende të botës janë të

35 A.Binet & Th. Simon, Testet - Inteligjenca e fëmijëve, Tiranë, 2003, fq.7.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

33

njohura si revizione të Shkallës së Bine Simonit. Revizioni më i njohur është ai i

psikologut amerikan Terman, i bërë në Universitetin e Stanfordit, në SHBA.

Testi zbatohet në atë mënyrë që psikologu ia shtron fëmijës detyrat të cilat ai ka gjasë t’i

zgjidhë me sukses të gjithat. Zakonisht fillohet me detyrat e asaj moshe që është një vitë

nën moshën e vërtetë të fëmijës. Shembull: nëse fëmija që testohet është nëntë vjeç,

fillohet me detyrat e parapara për moshën tetëvjeçe dhe vazhdohet me detyrat e vitit të

nëntë e shkohet deri në detyrat e asaj moshe nga të cilat fëmija mund të zgjidhë me

sukses vetëm një detyrë.36

Koeficienti i inteligjencës llogaritet në atë mënyrë që mosha mentale pjesëtohet me

moshën kronologjike apo kalendarike (moshën e vërtetë). Herësi i fituar shumëzohet me

100. Ky koeficient matematikisht shprehet kështu:

IQ= x100

IQ është koeficient i inteligjencës

MM është mosha mentale

MK është mosha kronologjike37

36 Zenel Orhani, Psikologjia konjitive, Tiranë, 2005, fq. 246.37 Neki Juniku, Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 2015, fq. 198.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

34

Rezyme

Dhurata më e mirë që mund të kesh është inteligjenca, kjo që të hap shumë dyer. Nëse

këtë dhuratë e përdorë në mënyrën e duhur atëherë bota është e jotja.

Inteligjenca është gjithmonë e bukur dhe asgjë në botë nuk është më e bukur se

inteligjenca e fëmijëve. Çdo fëmijë ka një inteligjencë, apo është një gjeni, por nëse e

gjykon se pse një peshk nuk mund të ngritet në pemë, atëherë do të besosh se gjithçka

është një “budallallëk”.

Nëse një fëmijë nuk mund të kuptojë mënyrën se si ne e mësojmë atë ndoshta ne duhet të

ndryshojmë mënyrën e të shpjeguarit. Nota nuk nënkupton inteligjencë e çdo herë një

fëmijë inteligjentë synon notën e lartë. Ajo që ne duhet të vlerësojmë është se jo të gjithë

janë të njëjtë. Një fëmijë mund të jetë i zellshëm në mësim, mund të jetë përtac në të

mësuar, por ajo që vlen është që çdo fëmijë ka mënyrën e vet të vrojtuarit të gjërave.

Unë nuk dua të jem gjyqtare mbi atë se cila është mënyra e duhur por nëse ndodhemi

para pyetjes se çfarë është inteligjenca e ndryshimet individuale tek ne në mësim?! Ajo se

çfarë unë mendoi në fakt është se një imagjinatë e vogël inteligjente mund të bëhet

gjigante nëse ne si mësues do të dijmë t’ua shfaqim nxënësve, se edhe një shtëpi më parë

ishte veç plan në letër.

Ne nuk jemi vetëm mësues, por ne jemi menagjerët më të mëdhenjë të botës, jemi mësues

të fëmijëve. Fëmijët më shumë mësojnë nga mënyra se si jemi sesa nga ajo që ne i

mësojmë ata. Edukimi i duhur është një armë shumë e fuqishme që mund ta përdorim për

të ndryshuar botën. Pavarësisht ndryshimeve individuale të fëmijëve, çdo njëri prej tyre

mund të ndryshojë botën për mirë.

Çdo nxënës mund të mësojë ndoshta vetëm në ditën e njejtë dhe në mënyrën e njejtë.

Mund t’u mësosh fëmijëve një mësim në ditë, por nëse do arrish të u mësosh të krijojnë

kuriozitetin, atëherë ata do të vazhdojnë të mësojnë për aq sa jetojnë. Thjeshtë edukoji ata

të shikojnë idetë se qëllimi i edukimit është fëmijë “INTELIGJENTË DHE ME

KARAKTER”.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjini.pdf · Për këto dhe shumë pyetje të tjera në këtë punim kam bërë përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta duke u mbështetur

35

LITERATURA

Tavris, Carol & Wade, Carole: Psychology in perspective, second edition;

Orhani, Zenel: Psikologjia konjitive, Tiranë, 2005;

Musai, Bardhyl: Psikologji edukimi, Tiranë, 1999;

Juniku, Neki: Kaptina nga psikologjia, Prishtinë, 2015;

Brada, Riza: Nxënësit e zgjuar dhe talentë, Prishtinë, 2005;

Karaj, Theodhori: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005;

Nushi, Pajazit: Inteligjenca dhe masa e zhvillimit të saj, Prishtinë, 2004;

Nushi, Pajazit: Psikologjia e përgjithshme, Prishtinë, 1995;

Morris, Charles & Maisto, Albert: Hyrje në psikologji, Tiranë, 2008;

Woolfolk, Anita: Psikologji Edukimi, Tiranë, 2011;

Binet, Alfred & Simon, Theodore: Testet - Inteligjenca e fëmijëve, Tiranë, 2003;

Pettijon, Terry: Psikologjia - një hyrje koncize, Tiranë, 1996;

Xhuvani, A: Fillime të pedagogjisë, Tiranë, 1993;

Dragoti, Edmond: Psikologjia sociale, Tiranë.